relacioni i prokurorisë dhënë parlamentit për deputetët doshi dhe frroku

5
1. Më datë 03.03.2015, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z.Tom Doshi, ka deklaruar publikisht për median e shkruar dhe audiovizive se ai dispononte prova, sipas të cilave kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, kishte paguar vrasës për ta eliminuar atë fizikisht dhe ndër të tjera, ai dispononte një video, ku një prej personave i ka pohuar atij për tentativat që ishin bërë për të realizuar vrasjen, por që nuk ishte bërë e mundur të realizohej. 1.1 Po më datë 03.03.2015, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime e Rënda, Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Durim Bami, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Komunën Nikël, Fushë- Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasja e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a-22, i Kodit Penal. 1.2 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e materialeve referuese të Policisë së Shtetit, si dhe deklarimeve publike në median e shkruar dhe audiovizive të deputetit Tom Doshi, po më datë 03.03.2015, ka filluar procedimin penal nr.63, për veprën penale “vrasja e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a-22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Durim Bami, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Komunën Nikël, Fushë- Krujë. Ky shtetas është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe vazhdon të jetë aktualisht nën hetim, me masë sigurimi “arrest ne burg”, të parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Nga veprimet e deritanishme hetimore të kryera në interes të këtij procedimi penal ka rezultuar se: 2.1 Në muajin gusht të vitit 2014, shtetasi Tom Doshi është vënë në dijeni nga deputeti Mark Frroku, se ndaj tij po organizohej një vrasje. Për të realizuar vrasjen, një shtetasi ( i identifikuar më vonë me emrin Durim Bami) i ishte ofruar një shumë prej 500 000 euro. Sipas deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, ka qenë deputeti Mark Frroku që e ka prezantuar me shtetasin Durim Bami, i cili nga ana e tij, pas njohjes me deputetin Tom Doshi, i kishte thënë se vrasjen po e organizonte kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta. Gjithashtu i është thënë se për të realizuar eliminimin fizik të tij, ky i fundit kishte angazhuar një shtetas me emrin Fajton Skënderi, (i cili ka dhe një lokal në bllok të quajtur “Viva”), si dhe shtetasin Rezart Skënderaj, i cili ishte personi që e kishte ndjekur disa herë deputetin Tom Doshi. Madje, sipas shtetasit Tom Doshi, shtetasi Durim Bami i kishte thënë se në muajin qershor të vitit 2014, në afërsi të makinës së tij të parkuar pranë Gjykatës Kushtetuese Tiranë, këta persona kishin vendosur një motoçikletë (nga ata që përdoren për shpërndarjen e picave), brenda të cilit gjendej një sasi eksplozivi dhe ishte paracaktuar të shpërthehej në kohën që shtetasi Tom Doshi do të hipte në makinën e tij. Sipas deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, Durim Bami i kishte shpjeguar ndër të tjera se ai nuk kishte pranuar që të realizonte shpërthimin, pasi kishte pasur frikë se nga shpërthimi mund të dëmtoheshin edhe persona të tjerë. 2.2.1 Për të provuar sa më lart, shtetasi Tom Doshi ka dorëzuar para grupit hetimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, një USB, e cila përmban një regjistrim audio dhe video prej 37 minutash, ku shtetasi Durim Bami, pohon para shtetasit Tom Doshi, planin si më lart. 2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka parë fizikisht sasinë e eksplozivit të disponuar nga ORA NEWS

Upload: dina-davis

Post on 23-Dec-2015

1.224 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

TRANSCRIPT

Page 1: Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

1. Më datë 03.03.2015, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z.Tom Doshi, ka deklaruar publikisht përmedian e shkruar dhe audiovizive se ai dispononte prova, sipas të cilave kryetari i Kuvendit tëShqipërisë, z.Ilir Meta, kishte paguar vrasës për ta eliminuar atë fizikisht dhe ndër të tjera, ai disponontenjë video, ku një prej personave i ka pohuar atij për tentativat që ishin bërë për të realizuar vrasjen, porqë nuk ishte bërë e mundur të realizohej.

1.1 Po më datë 03.03.2015, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kareferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime e Rënda, Tiranë, materialet nëngarkim të shtetasit Durim Bami, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Komunën Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasja e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, tëparashikuar nga neni 79/a-22, i Kodit Penal.

1.2 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e materialevereferuese të Policisë së Shtetit, si dhe deklarimeve publike në median e shkruar dhe audiovizive tëdeputetit Tom Doshi, po më datë 03.03.2015, ka filluar procedimin penal nr.63, për veprën penale“vrasja e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a-22 i Kodit Penal, nëngarkim të shtetasit Durim Bami, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Komunën Nikël, Fushë-Krujë. Ky shtetas është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe vazhdon të jetë aktualisht nën hetim, memasë sigurimi “arrest ne burg”, të parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale.

Nga veprimet e deritanishme hetimore të kryera në interes të këtij procedimi penal ka rezultuar se:

2.1 Në muajin gusht të vitit 2014, shtetasi Tom Doshi është vënë në dijeni nga deputeti Mark Frroku, sendaj tij po organizohej një vrasje. Për të realizuar vrasjen, një shtetasi ( i identifikuar më vonë me emrinDurim Bami) i ishte ofruar një shumë prej 500 000 euro. Sipas deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, kaqenë deputeti Mark Frroku që e ka prezantuar me shtetasin Durim Bami, i cili nga ana e tij, pas njohjesme deputetin Tom Doshi, i kishte thënë se vrasjen po e organizonte kryetari i Kuvendit të Republikës sëShqipërisë, z.Ilir Meta. Gjithashtu i është thënë se për të realizuar eliminimin fizik të tij, ky i fundit kishteangazhuar një shtetas me emrin Fajton Skënderi, (i cili ka dhe një lokal në bllok të quajtur “Viva”), si dheshtetasin Rezart Skënderaj, i cili ishte personi që e kishte ndjekur disa herë deputetin Tom Doshi. Madje,sipas shtetasit Tom Doshi, shtetasi Durim Bami i kishte thënë se në muajin qershor të vitit 2014, nëafërsi të makinës së tij të parkuar pranë Gjykatës Kushtetuese Tiranë, këta persona kishin vendosur njëmotoçikletë (nga ata që përdoren për shpërndarjen e picave), brenda të cilit gjendej një sasi eksplozividhe ishte paracaktuar të shpërthehej në kohën që shtetasi Tom Doshi do të hipte në makinën e tij. Sipasdeklarimeve të shtetasit Tom Doshi, Durim Bami i kishte shpjeguar ndër të tjera se ai nuk kishte pranuarqë të realizonte shpërthimin, pasi kishte pasur frikë se nga shpërthimi mund të dëmtoheshin edhepersona të tjerë.

2.2.1 Për të provuar sa më lart, shtetasi Tom Doshi ka dorëzuar para grupit hetimor në Prokurorinëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, një USB, e cila përmban një regjistrimaudio dhe video prej 37 minutash, ku shtetasi Durim Bami, pohon para shtetasit Tom Doshi, planin si mëlart.

2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka parë fizikisht sasinë e eksplozivit të disponuar nga

ORANEWS

Page 2: Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

shtetasi Durim Bami. Ai pohon gjithashtu se kësaj sasie eksplozivi i bashkëlidhej dhe një telefon celular(C-4 dhe një telefon i lidhur me të). Në muajin tetor të vitit 2014, shtetasi Tom Doshi pretendon se nëbanesën e shtetasit Durim Bami, që ndodhet në zonën e plazhit Durrës, i ka bërë foto kësaj sasieeksplozivi bashkë me telefonin celular. Këtë foto ai e ka fotografuar në telefonin e tij, iPhone, dhe e kadorëzuar para organit procedues.

2.2.3 Të dhënat e lartpërmendura të paraqitura nga shtetasi Tom Doshi, janë mohuar para organitprocedues nga shtetasi Mark Frroku. Ky shtetas, në deklarimin e tij mohon se ka njohje me të dyshuarinDurim Bami. Po ashtu, ai mohon se ka prezantuar shtetasin Durim Bami me deputetin Tom Doshi. Paraorganit procedues, ky shtetas ka deklaruar se nuk ka dijeni përse ka deklaruar publikisht apo paraorganit procedues shtetasi Tom Doshi.

2.2.4 Edhe në ballafaqimin midis tyre, shtetasit Mark Frroku dhe Tom Doshi, kanë qëndruar deklarimevetë kundërta të dhëna para organit procedues.

2.2.5 Qëndrim të kundërt për deklarimet e shtetasit Tom Doshi ka mbajtur edhe shtetasi Durim Bami, ipyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime. Ai ka deklaruar se shtetasin Tom Doshi e ka njohurnëpërmjet shtetasit Alfons Shpati, i cili është nipi i Tom Doshit dhe njohje e vjetër e tij. Ai sqaron se kaqenë shtetasi Tom Doshi që në një nga takimet me të, i ka ofruar që të sajojnë një regjistrim video, ku tëpretendohet se ndaj tij ishin bërë përpjekje për ta vrarë. Po ashtu, në këtë regjistrim, sipas kërkesës sështetasit Tom Doshi duhet të përfshiheshin edhe disa persona të tjerë, si, Fatjon Skënderi, të cilin DurimBami e kishte njohur në burg dhe e dinte që kishte një lokal në bllok të quajtur “Viva”, ambient të cilinDurim Bami e frekuentonte shpesh. Gjithashtu, do të përfshihej edhe shtetasi Rezart Skënderi, kushëri iFatjonit dhe i njohur personalisht edhe nga Durimi. Po ashtu, do të përfshiheshin edhe disa shtetas tëtjerë që frekuentonin lokalin si: Eugen Beci, në atë kohë drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda;Agron Kuliçaj, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Agim Ramaj, kunati i deputetit SaliBerisha, e persona të tjerë.

2.2.6 Në fillim të muajit tetor 2014, në zyrën e shtetasit Tom Doshi, brenda ambienteve të ish-Profarmës, Tiranë, është regjistruar audio dhe video biseda midis shtetasve Tom Doshi dhe Durim Bami,(filmim i bërë publik në mediat vizive), në të cilën shtetasi Durim Bami, nëpërmjet pyetjeve tëbëra/servirura nga shtetasi Tom Doshi, ka shpjeguar për organizimin e eliminimit fizik të shtetasit TomDoshi. Ky filmim është administruar si provë nga Prokuroria pasi është dorëzuar nga shtetasi Tom Doshi,në datën 05.03.2015.

2.2.7 Sipas deklarimeve të të dyshuarit Durim Bami, shtetasi Fatjon Skënderaj, kishte njohje meshtetasin Ilir Meta dhe përfshirja e personave të tjerë nga ana e tij dhe e Tom Doshit e bënte çështjen evrasjes serioze dhe të besueshme. Sipas shtetasit Durim Bami, ai kishte rënë dakord me shtetasin TomDoshin, se sajesën e tentativës së vrasjes së tij, ai do t’ia shpjegonte ministrit të Brendshëm, SaimirTahiri, me të cilin nga hetimi rezultoi se ishin takuar tri herë. Këto takime ishin zhvilluar njëherë nështëpinë e shtetasit Tom Doshi në Durrës, brenda rezidencës qeveritare dhe dy herë të tjera nëambientet e Ministrisë së Brendshme në praninë edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,shtetasit Artan Didi.

ORANEWS

Page 3: Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

2.2.8 Rezulton e provuar se i dyshuari Durim Bami, para ministrit Tahiri, të ketë pohuar të njëjtatrrethana që ka shpjeguar edhe në regjistrimin audio-video të vënë në dispozicion si provë nga shtetasiTom Doshi. Por shtetasi Durim Bami edhe pse i është ofruar mbrojtje në rast se bashkëpunonte duketreguar organizatorët e vrasjes, nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe të bëjë deklarim para oficerëve tëPolicisë Gjyqësore dhe në këtë mënyrë të iniciohej procedura hetimore nga ana e Drejtorisë sëPërgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas të dyshuarit Durim Bami, ai nuk ka pranuar të deklarojë pasi edinte se kjo ishte një sajesë midis tij dhe Tom Doshit, e cila mund t’i sillte më pas pasoja ligjore.

3. Nga ana jonë, në kuadër të hetimit të filluar për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a - 22 i Kodit Penal, janë kryer një sërë veprimeshhetimore si dhe më konkretisht: U pyetën në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimitshtetasit: Tom Doshi, Mark Frroku, Durim Bami (ndaj të cilit zhvillohen hetimet), Ilir Meta, Edi Rama, SaliBerisha, Saimir Tahiri, Alban Peza, Eugen Beci, Agron Kuliçaj, Ylli Xhaxhollari, Petrit Çinari, Mhill Fufi,Fatjon Skënderi, Rezart Skënderi, Klodian Merna, Agim Ramaj, Adriatik Haxhia, Besnik Toma, AgimPrebibaj, Flori Hoda, Dallëndyshe Mulaj, Dorian Xheraj, Dritan Prifti, Ymer Lala, Rexhep Meta, Ylli Arapi,Alfons Shpati, Angjelin Ograja, Edi Paloka, Bujar Hasaj, Rasim Shira, Paulin Fufi, Petrit Vasili, SpartakBraho, Monika Kryemadhi, etj. Janë realizuar ballafaqimet mes personave që kanë kundërthënie mestyre e më konkretisht mes Tom Doshit dhe Durim Bamit, Tom Doshit dhe Mark Frrokut, Tom Doshit dheYmer Lalës. Gjithashtu, gjatë hetimit të kësaj çështjeje janë përdorur dhe metodat speciale të hetimit.

3.1 Nga veprimet hetimore të mësipërme, pavarësisht qëndrimit mohues që mban shtetasi Mark Frrokunë lidhje me faktin, ka rezultuar e provuar se shtetasi Mark Frroku është ai që ka informuar i parishtetasin Tom Doshi se është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme parash për persona tëcaktuar, të cilët po organizojnë eliminimin fizik të tij. Gjithashtu, shtetasi Mark Frroku ka bërë njohjen eshtetasit Tom Doshi me shtetasin Durim Bami, i prezantuar si personi i caktuar për të bërë ekzekutimin.

3.2 Gjatë fazës së hetimit, shtetasi Tom Doshi ka vënë në dispozicion të organeve të hetimit pamjetfilmike të lokal “Viva” Tiranë, me praninë e personave Fatjon Skënderaj, Ylli Xhaxhollari dhe Eugen Beci,të servirur këta si organizatorë të vrasjes së Tomës. Këto pamje filmike, Tom Doshit ia ka kopjuar sëbashku me disa të dhëna të aktivitetit të biznesit të shtetasit Mark Frroku, me anën e së cilës provonfaktin se pikërisht ky është personi që ka iniciuar historinë e vrasjes së tij.

3.3 Shtetasi Mark Frroku mohuar të ketë dijeni për eliminimin fizik të shtetasit Tom Doshi dhe gjithashtumohon edhe njohjen me shtetasin Durim Bami.

3.4 Analiza e komunikimeve telefonike për periudhën kohore gusht 2014 deri në mars 2015, hedh dritëpër komunikime të shpeshta telefonike midis shtetasve Mark Frroku dhe Tom Doshi. Gjithashtu, përperiudhën tetor 2014 deri shkurt 2015, rezultojnë komunikime të shpeshta telefonike midis shtetasitDurim Bami dhe shtetasit Besnik Toma, i cili është shofer i shtetasit Mark Frroku. Analiza ekomunikimeve telefonike hedh dritë edhe për shumë lidhje të përbashkëta midis shtetasit Durim Bamidhe shtetasit Mark Froku, çka hedh poshtë pretendimin e shtetasit Mark Frroku për mos njohjen eshtetasit Durim Bami.

3.5 Nga deklarimet si persona që tregojnë rrethana të hetimit, shtetasit Dorian Xheraj, Agim Perbibaj

ORANEWS

Page 4: Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

dhe Flori Hodaj, punonjës të restorant “Antika” në zonën e “Shallvareve”, Tiranë, rezulton se ata e kanëparë shtetasin e dyshuar Durim Bami të qëndronte së bashku me shtetasit Mark Frroku dhe Tom Doshinë restorantin ku ata punojnë. Në dijeninë e tyre, shtetasit Mark Frroku dhe Durim Bami janë takuar sëbashku dhe gjithmonë në prezencën e shtetasit Tom Doshi.

3.6 Nga aktet e administruara rezulton se më datë 11.09.2014, shtetasi Durim Bami është shoqëruar nëambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, me automjetin tip “Audi” me targa “AA600 JP” (iblinduar), i cili figuron në pronësi të shtetasit Mark Frroku.

3.7 Gjithashtu, dy nipërit e shtetasit Tom Doshi, Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja, kanë pohuar paraorganit të Prokurorisë se ata e kanë parë shtetasin Mark Frroku në shoqërinë e të dyshuarit Durim Bamidisa herë, në prani edhe të deputetit Tom Doshi. Po ashtu, shtetasi Angjelin Ograja ka shpjeguar seherën e fundit që e ka parë Durim Bamin në prani të Mark Frrokut dhe Tom Doshit, ka qenë nga fundi imuajit Shkurt 2015, në ambientet e Hotel “Sheraton”, disa ditë para se kjo ngjarje të bëhej publike. Aishpjegon se pasi i dyshuari Durim Bami ka hyrë në hollin e këtij hoteli ka takuar dy deputetët, MarkFrroku dhe Tom Doshi.

3.8 Fakti që shtetasi Mark Frroku ka njohje me shtetasin Durim Bami mbështetet edhe në ballafaqimin ebërë midis shtetasit Tom Doshi dhe të dyshuarit Durim Bami. Ky i fundit, që prej fillimit të procedimit kakëmbëngulur se nuk e njihte shtetasin Mark Frroku dhe se nuk e ka takuar asnjëherë atë, por e ka parëvetëm në televizor. Gjatë ballafaqimit pasi iu vu në dispozicion një foto e printuar nga sistemi TIMS eshtetasit Mark Frroku, në këtë moment ai e pranoi se e ka takuar disa herë personin e paraqitur në fotonë prani të shtetasit Tom Doshi.

3.8.1 Gjithashtu, referuar këqyrjes së tabulateve të numrit celular në përdorim nga shtetasi Tom Doshi,rezulton se ka pasur telefonata hyrëse nga deputeti Mark Frroku në datën 11.08.2014 dhe më pas kadisa thirrje hyrëse dhe dalëse që vijojnë midis njëri-tjetrit.

3.8.2 Megjithatë, edhe shtetasi Mark Frroku pohon që ka komunikuar me shtetasin Tom Doshi në datën11.08.2014, por mohon përmbajtjen e bisedës së zhvilluar, duke mos dhënë shpjegime të detajuara përarsyen e komunikimit për kohën e komunikimit kjo e bën të dyshimtë deklarimin e tij në shumë aspekte.Ai mohon njohjen me shtetasin Durim Bami, ndërkohë që rezulton e kundërta. Po ashtu, shtetasi MarkFrroku mohon t’i ketë thënë shtetasit Tom Doshi se ndaj tij po organizohej një vrasje, mohon që t’i ketëprezantuar Tom Doshit shtetasin Durim Bami, mohon që të ketë diskutuar me shtetasin Tom Doshi nëlidhje me këtë ngjarje.

3.8.3 Nga përgjimet e komunikimeve të bisedave rezultoi se, shtetasi Durim Bami i qëndron faktit sengjarja është sajuar nga ai dhe Toma, madje përmend dhe një person të tretë pa emër (cituar: këtë gjë edimë unë, ti dhe ai).... Ndërsa nga ana e tij, shtetasi Tom Doshi këmbëngul që Durim Bami të thotëvetëm të vërtetën, duke i sugjeruar të tregojë rrethanat dhe personat, ashtu siç ky shtetas i ka deklaruarnë videoregjistrimin e dorëzuar përpara organit procedues nga Tom Doshi.

4. Nga veprimet hetimore të deritanishme të krijohet bindja se kjo ngjarje është e sajuar. Kjo, së parimbështetur në faktin që shtetasi Durim Bami ka shpjeguar në deklarim se tentativa për vrasjen e

ORANEWS

Page 5: Relacioni i Prokurorisë dhënë Parlamentit për deputetët Doshi dhe Frroku

shtetasit Tom Doshi është inskenim. Po ashtu, ka mospërputhje midis asaj që ka deklaruar para organitprocedues, me atë që ka deklaruar në videon e regjistruar nga Tom Doshi, si edhe në qëndrimin që kambajtur para ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në përforcim të bindjes se ngjarja është e inskenuar,organi procedues mbështetet edhe në faktin se shtetasi Durim Bami nuk ka pranuar që të bëjë kallëzimqë në fillim edhe pse është ndodhur para ministrit të Brendshëm, drejtorit të Përgjithshëm të Policisëdhe Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, ku ai ka patur mundësi të bëjë ligjërisht kallëzim ose deklarim.Të gjitha këto rrethana të krijojnë bindjen se me të vërtetë kjo ngjarje është e sajuar.

5. Nga të dhënat e hetimit të deritanishëm, provat që ka në dispozicion organi procedues, ka dyshime tëarsyeshme që shtetasi Mark Frroku ka iniciuar krijimin e rrethanave të rreme për ekzistencën e veprëspenale dhe ka bashkëpunuar me shtetasit Tom Doshi dhe Durim Bami, për të bërë të besueshëm njëfakt të tillë.

6. Në analizë të provave të mësipërme, edhe pse fillimisht organi procedues i përqendroi hetimet nëdrejtim të sqarimit të elementëve të veprës penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” të deputetit TomDoshi, rezultoi se një fakt i tillë nuk ka ekzistuar. Dyshimi i shtetasit Tom Doshi është mbështeturfillimisht në informacionin e marrë nga shtetasi Mark Frroku dhe rrethanat e pa vërteta që i ka servirurai, që më pas janë mbështetur në videon që ai ka regjistruar me shtetasin Durim Bami, ku i ka kërkuar tëshprehë një pohim, sipas të cilit Durim Bami ka qenë i paguar për të realizuar vrasjen e tij. Ndërkohë qënë deklarimet e tij para organit procedues, ballafaqimet e realizuara mes tij dhe deputetit Doshi,përgjimet e komunikimeve etj, shtetasi Durim Bami ka deklaruar se ato çfarë janë pohuar në video nukjanë të vërteta.

Nga të dhënat e hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku,bazuar në pozicionin e tyre publik dhe kapitalit financiar që disponojnë, dyshohet se kanë kanosurshtetasin Durim Bami për të bërë deklarim të rremë. Këtë deklarim, shtetasi Bami e ka dhënë në njëregjistrim video, në një ambient privat. Fakti që deklarimi i bërë në regjistrimin video është i rremëpranohet nga shtetasi Durim Bami.

Ky deklarim provohet edhe me rrethanat e tjera, të përfituara gjatë hetimit. Ndërsa personi nën hetimDurim Bami, nuk mban përgjegjësi për deklarimet e dhëna për shkak të pozitës së tij procedurale, si idyshuar, deputeti Mark Frroku duhet të hetohet për sa ka rezultuar nga ky hetim.

Nga hetimi i kryer deri më tani, krijohet dyshimi se deputeti Mark Frroku, në bashkëpunim me shtetasinDurim Bami, si dhe me deputetin Tom Doshi kanë krijuar prova të rreme me qëllim që të bëhet ndjekjepenale. Këto veprime kualifikohen si elemente të anës objektive të veprës “kallëzim i rremë” iparashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, në formën e krijimit të provave të rreme, me qëllim që të bëhenndjekje penale. OR

ANEWS