debate në ps, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “superman”, merr...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Shtunë 1 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Ramazan SHERJA Drejtësia e vonuar është padrejtësi Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Nga Lolita BAHOLLI Shoqata “Çamëria” nuk dallon nga partia Prokurimi publik dhe ndikimi social Qeveria ka miratuar dje paketën e famshme kundër KÇK (Kap Çfarë të Kapësh). Dje u bë një mbledhje e posaçme qeverie, ku u miratua drafti në fjalë, por me shumë ndryshime krahasuar me ligjin e prezantuar nga kryeministri vitin që lamë pas. Por kryeministri i ka surprizuar të gjithë, pasi drafti ka dalë në formën e një akti normativ me efektet e ligjit dhe do ketë efekt... Qeveria miraton draftin kundër KÇK, Drejtori i Policisë kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Ilir Metës dhe amnistimin e Sali Berishës, kërkojnë hetim për krimet e zyrtarëve të PD Juristët e njohur kanë rrëzuar paketën an- ti-“KÇK” të miratuar nga qeveria. Kjo e fundit miratoi dje paketën anti-“KÇK” dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, paketë kjo që hyn në fuqi menjëherë pasi është miratuar si akt normativ. Por për juristët një vendim i tillë është i paprecedent dhe një atentat ndaj Kushtetutës dhe kuadrit ligjor të Shqipërisë... Kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja ka mbyllur garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e djeshme u bë publike lista me 40 emrat, të cilën kanë shfaqur interes për të qenë në krye të FBI shqiptare, mes të cilëve edhe 7 femra. Kreu i SPAK bëri me dije se ditën e hënë do të dalin emrat që plotësojnë kushtet dhe kriteret, të cilët më pas do të marrin pjesë në... Juristët rrëzojnë paketën anti-“KÇK”: Policia nuk mund të marrë kompetenca ekstra, skandal të dublosh organet e drejtësisë 40 kandidatë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në listë 25 policë, 1 prokuror dhe juristë, Eduart Merkaj më i favorizuari Ilir Meta përplaset sërish me Ardian Dvoranin, presidenti kërkon përjashtimin e Arta Markut nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zbardhen debatet Kreu i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka dhënë ditën e djeshme sinjale të qarta për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Teksa foli për uljen e palëve në tryezën e dialogut për miratimin e reformës zgjedhore, kreu demokrat deklaroi se kjo tryezë do të pasohet me shkuar- jen në zgjedhje të parakohshme, duke ritheksu- ar se nuk është tërhequr nga kushti i opozitës për qeveri teknike. Shefi i selisë... Faqe 7 Faqe 9 Ndrec Deda, Kryetari që ecën më shpejt se koha... Faqe 11 Faqe 5 ATP nxjerr listën, ja pronarët e prekur nga ndërtimet informale që kompensohen, përfitojnë 80 mln lekë ATP do të kompensojë rreth 90 pronarë, pasuritë e të cilëve janë të prekura nga ndërtimet pa leje. Ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare,Agjencia eTrajtimit të Pronave njoftoi se, ka përfunduar kontrollin e të gjithë kërkesave për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private... Faqe 12 Tërmeti, qeveria shpall 18 zonat e rindërtimit, hapen aplikimet për modelet e banesave, ja si duhet të veprojnë qytetarët Qeveria ka nisur procedurat për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë një sërë vendimesh në kuadër të kësaj çështje, të cilat i bëri... Faqe 10 Faqe 2,3 Soreca dhe Kim mesazh të qartë pushtetarëve: SPAK do u tregojë vendin të korruptuarve, viti 2020 vendimtar për rezultatet e reformës Faqe 4 Basha paralajmëron zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike 100 ditë para votimit, ja si PD-PS pritet të shkojnë te modeli maqedonas në pranverë Faqe 6

Upload: others

Post on 06-Mar-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Shtunë 1 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Ramazan SHERJA

Drejtësia e vonuar është padrejtësi

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Nga Lolita BAHOLLI

Shoqata “Çamëria” nuk dallon nga partia

Prokurimi publik dhe ndikimi social

Qeveria ka miratuar dje paketën e famshme kundër KÇK (Kap Çfarë të Kapësh). Dje u bë një mbledhje e posaçme qeverie, ku u miratua drafti në fjalë, por me shumë ndryshime krahasuar me ligjin e prezantuar nga kryeministri vitin që lamë pas. Por kryeministri i ka surprizuar të gjithë, pasi drafti ka dalë në formën e një akti normativ me efektet e ligjit dhe do ketë efekt...

Qeveria miraton draftin kundër KÇK, Drejtori i Policisë

kthehet në “Superman”, merr kompetencat e

prokurorëve dhe gjyqtarëve

Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Ilir Metës dhe amnistimin e Sali Berishës, kërkojnë hetim për krimet e zyrtarëve të PD

Juristët e njohur kanë rrëzuar paketën an-ti-“KÇK” të miratuar nga qeveria. Kjo e fundit miratoi dje paketën anti-“KÇK” dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, paketë kjo që hyn në fuqi menjëherë pasi është miratuar si akt normativ. Por për juristët një vendim i tillë është i paprecedent dhe një atentat ndaj Kushtetutës dhe kuadrit ligjor të Shqipërisë...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja ka mbyllur garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e djeshme u bë publike lista me 40 emrat, të cilën kanë shfaqur interes për të qenë në krye të FBI shqiptare, mes të cilëve edhe 7 femra. Kreu i SPAK bëri me dije se ditën e hënë do të dalin emrat që plotësojnë kushtet dhe kriteret, të cilët më pas do të marrin pjesë në...

Juristët rrëzojnë paketën anti-“KÇK”: Policia nuk

mund të marrë kompetenca ekstra, skandal të dublosh

organet e drejtësisë

40 kandidatë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare

të Hetimit, në listë 25 policë, 1 prokuror dhe juristë, Eduart

Merkaj më i favorizuari

Ilir Meta përplaset sërish me Ardian Dvoranin, presidenti kërkon përjashtimin e Arta Markut nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zbardhen debatet

Kreu i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka dhënë ditën e djeshme sinjale të qarta për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Teksa

foli për uljen e palëve në tryezën e dialogut për miratimin e reformës zgjedhore, kreu demokrat deklaroi se kjo tryezë do të pasohet me shkuar-

jen në zgjedhje të parakohshme, duke ritheksu-ar se nuk është tërhequr nga kushti i opozitës për qeveri teknike. Shefi i selisë...

Faqe 7

Faqe 9

Ndrec Deda, Kryetari

që ecën më shpejt se

koha...Faqe 11

Faqe 5

ATP nxjerr listën, ja pronarët e prekur nga ndërtimet informale që

kompensohen, përfitojnë 80 mln lekëATP do të kompensojë rreth 90 pronarë, pasuritë e të cilëve janë të

prekura nga ndërtimet pa leje. Ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se, ka përfunduar kontrollin e të gjithë kërkesave për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private... Faqe 12

Tërmeti, qeveria shpall 18 zonat e rindërtimit, hapen aplikimet për modelet e banesave, ja si

duhet të veprojnë qytetarëtQeveria ka nisur procedurat për rindërtimin e banesave të prekura

nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë një sërë vendimesh në kuadër të kësaj çështje, të cilat i bëri... Faqe 10

Faqe 2,3

Soreca dhe Kim mesazh të qartë pushtetarëve: SPAK do u tregojë vendin të korruptuarve, viti 2020 vendimtar për rezultatet e reformës Faqe 4

Basha paralajmëron zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike 100 ditë para votimit, ja si PD-PS

pritet të shkojnë te modeli maqedonas në pranverë

Faqe 6

Page 2: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

2 GAZETA SOTE Shtunë 1 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reforma në drejtësi, Natasha Mulaj: Procesi i Vetingut, një nga iniciativat më të mbështetura nga politika dhe ndërkombëtarët

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zhvilluar ditën e djeshme një tryezë ku tema e diskuti-mit ishte: “Gjetjet e raporteve të monitorimit të realizuara nga KShH”. Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj u shpreh, sa i takon vendimmarrjes së organeve të vetingut, se procesi i vetingut mbetet padyshim një nga hapat më të rëndësishme të reformës në sistemin e drejtësisë. Sipas Mulajt, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është gjithashtu një nga iniciativat më të

mbështetura nga ndërkombëtarët, politika dhe shoqëria në tërësi. “Ky mekanizëm gjatë funksionimit të tij nxori në pah problemet e mëdha përsa i përket pasurisë së pajustifikuar, figurës ashtu dhe mangësive të theksuara lidhur me anën profesionale të subjekteve të analizuara. Shumë përfaqësues të drejtësisë të përjashtuar nga sistemi, vërtetuan se mung-esa e besimit të qytetarëve tek sistemi ynë i drejtësisë ishte i justifikuar dhe se problemet kishin të bënin më së shumti me individët dhe

jo me kuadrin ligjor”, tha kryetarja e KPA-së. Ajo ka përgëzuar punën e bërë nga reforma në drejtësi dhe nga vetingu. Sipas Mulajt procesi i vetingut e ka treguar tashmë se në vendin tonë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë të korruptuar dhe padyshim, është shprehur ajo, që është një lajm i mirë që këta prokurorë dolën në pah vetëm në sajë të vetingut. “Ky proces ka sjellë rezultate të konsiderueshme në drejtim të pastrimit të sistemit gjyqësor, nga gjyqtarë apo prokurorë me probleme

në një apo disa kritere si pasuria, figura dhe aftësitë profesionale”, u shpreh Mulaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i vetmi organ gjyqësor i procesit, ushtron detyrën dhe përgjegjësitë e tij bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Deri në fund të 2019-ës, KPA ka shpallur 46 vendime të formës së prerë. Duket se vetingu provoi se mungesa e besimit të publikut tek drejtësia, ishte e justifikuar.

Arbjona ÇIBUKU

Përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED, Arian Dvorani janë rikthy-er. Presidenti dështoi të fuste në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të gjithë të

besuarit e tij, por duket se nuk ka hequr dorë. Gazeta ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së KED të datës 30 dhjetor 2019, ku tregohen qartë marrëdhëniet e tensionuara mes Metës dhe Dvoranit. Në këtë mbledhje, këshilltari juridik i Metës, Bledar Dervishaj ka dhënë sinjale se Presidenca kërkon përjashtimin e Arta Markut nga KED. Marku e humbi postin e Prokurores së Përgjithshme dhe për Presidencën ajo nuk duhet të jetë në KED. Duke folur mbi përmbajtjen e raportit vjetor, Dervishi tha: “Po ashtu mund të evidentohet në këtë pjesë edhe që anëtarja tjetër Arta Marku ka humbur funksionin bazë mbi të cilin u zgjodh. Të jetë e shkruajtur aty, sepse unë nuk i di arsyet. Mospjesëmarrja në mbledhje është shkak disiplinor. O nuk ka ardhur se e nd-jen veten që e ka humbur këtë funksion ose ka një shkak tjetër të konfirmuar por duhet thënë diçka. Me vendimin nr. 138, dt. 05.12.2019 është zgjedhur Z. Olsian Çela Prokuror i Përgjithshëm, pra zonja Marku ka humbur këtë funksionin që ka mbi të cilin është zgjedhur. Mendoj që duhet të gjejë vend patjetër në këtë pjesë”.

Reagon DovraniNë mbledhjen e datës 30 dhjetor 2019 të

KED-së, ka pasur një përplasje mes Dvoranit dhe Dervishajt. Mbledhja është shoqëruar me debate, siç mund të shihet edhe tek procesverbali që ka siguruar gazeta. “Por një gjë dua të them, për zonjën Marku. Është apo nuk është anëtare e Këshillit, kjo nuk është çështje e trajtimit në raportin vjetor. Ju thoni që është zgjedhur e tillë, dhe ajo nuk është më Prokurore e Përgjithshme dhe ndaj nuk është këtu”, ka deklaruar kreu i KED Ardian Dvorani. Sakaq këshilltari juridik i Metës, Bledar Dervishaj ka reaguar kundër Dvoranit. Ai është shprehur se nuk kishte dashur të nënkuptonte këtë. “I nderuar unë nuk thashë atë. Por në raport duhet të gjej vend fakti që anëtarja e Këshillit humbi funksionin bazë mbi bazën e të cilit u zgjodh”, tha ai. Debatet mes dy palëve kanë vijuar. Dvorani ka reaguar sërish ndaj Dervishajt. Ai ka thënë se nuk mundet që KED të marrë përsipër të deklarojë nëse anëtari e ka humbur apo jo mandatin, pasi kjo nuk është kompetencë e KED për ta thënë në raport. “Ky që shprehni është një mendim, një qëndrim dhe ne nuk kemi qëndrim për këtë. Dhe pastaj ky është një diskutim tjetër, e ka humbur apo s’e ka humbur. Ju folët për natyrën e raportit dhe thatë në disa vende ka dalë nga natyra e vet disa herë. Unë them që kjo është një gjë që del nga natyra e raportit sepse ky nuk është konstatim. Ky është raporti vjetor dhe shpjegon çfarë ka ndodhur. Ne nuk mund të marrim përsipër të themi që

Dvorani përplaset me këshilltarin e presidentit

Ilir Meta përplaset sërish me Ardian Dvoranin, presidenti kërkon përjashtimin e Arta Markut nga KED, zbardhen debatet

Ja debatet mes Dvoranit dhe këshilltarit të Metës

-Bledar Dervishaj: E kuptoj, por i përkohshëm nuk mund të quhet. Një koment tjetër që do doja të vendosej, ka të bëjë edhe me mënyrën sesi trajtohet anëtarësia e Këshillit dhe humbja e mandatit prej anëtarëve për shkak të shkarkimit nga vetingu të këtij Këshilli, ku mbyllet me zotin Fatri Islamaj fjalia këtu që është shkarkuar më datën 10 dhjetor.

-Ardian Dvorani: Kjo shkresë sapo erdhi.-Bledar Dervishaj: Për procesverbalet e dër-

guara nuk mund të japim koment përderisa nuk na u ofruan transkriptet e plota të zbardhura apo audio-t e tyre.

-Ardian Dvorani: Disa nga ato që ju thatë bëhen sepse nuk ka ndonjë problem. Por një gjë dua të them, për zonjën Marku. Është apo nuk është anëtare e Këshillit, kjo nuk është çështje e trajtimit në raportin vjetor. Ju thoni që është zgjedhur e tillë, dhe ajo nuk është më Prokurore e Përgjithshme dhe ndaj nuk është këtu.

-Bledar Dervishaj: I nderuar unë nuk thash atë. Por në raport duhet të gjej vend fakti që anëtarja e Këshillit humbi funksionin bazë mbi bazën e të cilit u zgjodh.

-Ardian Dvorani: Ky që shprehni është një mendim, një qëndrim dhe ne nuk kemi qëndrim për këtë. Dhe pastaj ky është një diskutim tjetër, e ka humbur apo s’e ka humbur. Ju folët për natyrën e raportit dhe thatë në disa vende ka dalë nga natyra e vet disa herë. Unë them që kjo është një gjë që del nga natyra e raportit sepse ky nuk është konstatim. Ky është raporti vjetor dhe shpj-egon çfarë ka ndodhur. Ne nuk mund të marrim përsipër të themi që anëtari ka humbur mandatin sepse nuk na takon ne ta themi këtë në raport. Ajo që thatë juve atë nënkupton se nuk ka çfarë të nënkuptojë tjetër.

-Bledar Dervishaj: Por nëqoftëse e ka hum-bur mandatin, dikush nga organet do të duhet ta deklarojë atë apo jo? Që e ka humbur mandatin. Unë prandaj nuk e thashë kot. E thashë që kjo çësht-je duhet të gjejë pasqyrim në Këshill sepse lidhet me procesin disiplinor ndaj këtij anëtari të Këshillit, mbi një mungesë të justifikuar apo një mungesë të pajustifikuar. Është pjesë e raportit sepse flitet për Fatri Islamajn, që është shkarkuar edhe kjo nuk ka ardhur, sepse jo të gjithë kanë ardhur në mbledhjen e Këshillit ashtu siç përmendet në raport.

-Ardian Dvorani: Ne po bëjmë raportin vjetor të veprimtarisë së Këshillit dhe parashtrojmë vetëm se çfarë ka ndodhur. Që kolegu jonë z. Fatri u shkarkua, për këtë ka një vendim që sipas Kus-htetutës e ka marrë një organ tjetër dhe sigurisht që ky është një fakt. Ndërsa e ka humbur apo nuk e ka humbur mandatin një anëtar ky nuk është fakt, ky është një mendim dhe ne nuk e dimë e ta themi këtë gjë tani sepse ne nuk jemi mbledhur për këtë çështje. Ne duhet të bëjmë një mbledhje për këtë, nëse na takon ne ta trajtojmë.

anëtari ka humbur mandatin sepse nuk na takon ne ta themi këtë në raport. Ajo që thatë juve atë nënkupton se nuk ka çfarë të nënkuptojë tjetër”, ka deklaruar Dvorani. Debate mes Dvoranit e këshilltarit të Metës

Këshilltari i Metës ka ndërhyrë sërish duke debatuar me Dvoranin për Markun. Ai ka kërkuar të dijë se nëqoftëse anëtari e ka mbaruar mandatin, dikush duhet ta deklarojë këtë. “Por nëqoftëse e ka humbur mandatin, dikush nga or-

ganet do të duhet ta deklarojë atë apo jo? Që e ka humbur mandatin. Unë prandaj nuk e thashë kot. E thashë që kjo çështje duhet të gjejë pasqyrim në Këshill sepse lidhet me procesin disiplinor ndaj këtij anëtari të Këshillit, mbi një mungesë të jus-tifikuar apo një mungesë të pajustifikuar. Është pjesë e raportit sepse flitet për Fatri Islamajn, që është shkarkuar edhe kjo nuk ka ardhur, sepse jo të gjithë kanë ardhur në mbledhjen e Këshillit ashtu siç përmendet në raport”, tha Dervishaj.

Mosnjohjen e ligjit nga kandidatët edhe mund ta heqim. Por është një e vërtetë. Është një e vërtetë që ne që i prekëm kandidaturat këtë e kuptuam dhe kjo ishte shumë evi-dente. Disa nga kandidatët gjatë procesit e shfaqën vetë habinë dhe u gjendën para një situate që nuk e kuptonin se çfarë afatesh dhe kushtet duhet të përmbushnin, ishin të papërgatitur për këtë proces madje disa prej tyre i humbën edhe afatet. Komunikimin me Presidentin për vakancat e përfshijmë

në raport. Zoti Bledar ju kërkoni të veçoni Kryetarin nga Këshilli e të shënohet fakti që shkresat për vendet vakante tek Presidenti dhe Kuvendi i ka bërë kryetari i Këshillit. Po kryetari i KED do ti përcjellë sepse çdo komunikim me palët e treta dhe çfarëdo shkrese që del nga KED për të tretët përf-shirë edhe organet e emërtesës përcillet dhe firmoset vetëm nga kryetari dhe nuk ka arsye se përse vetëm për atë rast duhet të përmen-det që e ka përcjellë kryetari.

Dvorani flet për komunikimet me Metën

Meta ka paditur Ardian Dvoranin duke tentuar largimin e tij, ndërkohë që po ashtu sytë janë te Arta Marku, e cila nuk është më Kryeprokurore. Por pak kohë më parë ka dalë një raport që zbeh shpresat e kreut të shtetit. Në një raport rekomandimesh për KED, Komisioni i Pavarur i Monitorimit të organeve të reja të drejtësisë, e bën mjaft të qartë këtë gjë. Asnjë nga anëtarët e KED nuk mund të ndryshojë gjatë gjithë vitit të punës së këtij

institucioni. Madje as lista e kandidatëve që duhet të hidhen në short nga Presidenti apo Kuvendi pas publikimit të saj që në 15 nëntor. Raporti i komisionit të monitorimit i është dërguar KED një ditë para mbledhjes së tij të parë. Ky sqarim për rolin e Arta Markut, edhe pse nuk përmendet me emër, u bë pas debatit mediatik se ish-Kryeprokurorja duhej zëvendësuar në KED, për aq kohë sa nuk është më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

SUGJERIMET E KOMISIONIT TË MONITORIMIT

Page 3: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

..........GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Ilir Metës dhe amnistimin e

Sali Berishës, kërkojnë hetim për krimet e PD

Socialistët kërkojnë që shkarkimi i Metës të mos kthehet në lojë

Tryeza e dialogut PS-PD dhe shtyrja e shkarkimit të Metës, Alban Zeneli: Shoh pazare të pista që po bëhen

Opozita parlamentare ka hedhur dje akuza në adresë të mazhorancës qeverisëse sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra dhe uljes së Partisë Socialiste në tryezën e dialogut me Partinë Demokratike. Pak ditë më parë mazhoran-ca iu drejtua sërish Komisionit të Venecias, duke i kërkuar një opinion për shkeljet kushtetuese të konsumuara nga presidenti për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por kjo lëvizje e mazhorancës ka ngjallur zemëratë në radhët e anëtarëve të opozitës, të cilët kanë shpërthyen në akuza ndaj shumicës qeverisëse. Ka qenë nënk-

ryetari i komisionit hetimor, deputeti Alban Zeneli, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive u shpreh se komisioni hetimor duhet të përmbyllë misionin e tij për të cilin është krijuar dhe jo të dështojë. “Kam votuar pro zgjatimit të punës së komisioni, por me shtimin e çështjeve kemi qenë kundër. Vlerësimet e Komisionit të Venecias janë të pranueshme. Mua nuk më lejohet të flas si pjesë e komisionit të hetimit pa dalë në një konkluzion. Për mua ka më shumë rëndësi serioziteti dhe integriteti i këtij vendimi se çfarë do jetë përfundimi. Por unë uroj që kjo të mos jetë në vazhdën e proceseve

hetimore që ka ngritur Kuvendi i Shqipërisë gjatë 30 viteve, ku kanë ikur në drejtim të paditur. Një nga arsyet kryesore pse është bërë reforma në drejtësi është që të mos ketë njëri të pahetuar dhe të pagjykuar, duke filluar nga presidenti. Besoj që në një vijë sjellje do të jetë edhe raporti i Komisionit të Venecias”, deklaroi ai. Ndërkohë, deputeti Zeneli shprehu rezervat e tij në lidhje me uljen e palëve në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore, ndërsa akuzoi mazhorancën se po bën pazare me opozitën joparlamentare në kurriz të qytetarëve. “Këshilli Politik nuk ka kontribute vendimmarrjeje,

unë e shikoj në dy plane. E shikoj pozitiv uljen në dialog pavarësisht se kush janë palët. Do të pranoja një marrëveshje edhe jashtë institucioneve vetëm të jenë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të krerëve politikë. Pavarësisht se shoh pozitivisht, shoh edhe pjesën e pazareve të pista që bëhen në kurriz të qytetarëve. Çfarë ndryshoi në këtë rast që u ulën pas gjithë kësaj kohë? Sot vendi ka shumë probleme, dhe dihet që është politika ajo që është përgjegjëse. Unë do them që kauza jonë përveç mbështetje institucionale, është edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor”, nënvizoi Zeneli.

Rigels SELIMAN

Zvarritja e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presiden-tit të Republikës ka irrituar një pjesë të deputetëve të

Partisë Socialiste. Edhe pse proce-durat për shkarkimin e Metës nga detyra nisën që në muajin korrik të vitit që lamë pas, sot ai vijon të jetë në krye të shtetit, për shkak se mazhoranca ka shtyrë disa herë afa-tet e komisionit hetimor. Por kjo gjë ka shkaktuar debate në mbledhjen e grupit të PS që u mbajt ditën e enjte para seancës plenare. Gazeta ka mësuar se disa deputetë socialistë kanë kërkuar sqarime nga kreu i grupit, Taulant Balla se përse po ndiqet kjo strategji. Burime shumë të sigurta nga kjo mbledhje, thek-suan se ligjvënësit socialistë kanë ngelur tejet të zhgënjyer nga mënyra se si shumica qeverisëse po vepron me dy standarde për këtë çështje. Në këtë kontekst, mësohet se ata janë shprehur para deputetit Balla se për ta ka ardhur koha që mazhoranca ta ndajë nëse do ta shkarkojë apo jo Metën nga detyra dhe se për ta zvar-ritja e kësaj çështje nuk është lojë. Madje, për t’i treguar Ballës se ata janë tejet të zëmëruar me mënyrën se si mazhoranca po vepron në lidh-je me presidentin Meta, mësohet se këta deputetë i kanë kujtuar shefit të tyre edhe akuzat dhe sulmet e kreut të shtetit të artikuluara në adresë të socialistëve. Sipas tyre, të gjitha këto janë arsye që mazhoranca të mos zvarrisë procesin, por ta çojë deri në fund nismën e saj për ta shkarkuar Metën nga detyra dhe më pas të jetë Gjykata Kushtetuese që të japë vendimin final.

Amnistimi i BerishësPor zvarritja e shkarkimit të

presidentit Ilir Meta nga detyra, nuk është e vetmja çështje që ka shqetësuar disa nga deputetët e Par-tisë Socialiste me kupolën drejtuese të kësaj partie. Gazeta ka mësuar se në mbledhjen që grupi socialist zh-villoi ditën e enjte, të njëjtët deputetë që i kërkuan llogari shefit të tyre, zotit Taulant Balla, kanë shprehur rezerva edhe mbi mënyrën se si po pushohen shumë dosje të bujshme, për të cilat socialistët kur ishin në opozitë, kishin premtuar që do t’i

zbardhnin sapo të vinin në pushtet. Sipas informacioneve, mësohet se shqetësimi i parë që ata kanë vënë në dukje dhe që nuk duhet që të përfundonte në mënyrën më të turpshme është pushimi i hetimeve nga ana e Gjykatës së Tiranës sa i takon dosjes “CEZ”, në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë ish-ministra të tij, pasi kanë abuzuar me fondet e

Kushi: Qeveria e vendosur për të luftuar krimin

dhe korrupsioninDeputetja e Partisë Socialiste,

Evis Kushi foli dje për miratimin e paketës anti “KÇK” dhe ligjit për ma-sat pasurore ndaj krimit, si dhe për procesin e ndërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, deputetja socialiste deklaroi se me miratimin e këtij akti normativ, qeveria sipas saj, tr-egon se është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Miratimi i kësaj pakete është një lajm shumë pozitiv. Bëhet fjalë për dy ligje, njëri është ligji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa tjetri është i ashtuquajturi KÇK. Nuk mund të presim deri në fund të vetin-gut, kur disa gjyqtarë dhe prokurorë i bien në qafë qytetarëve nëpërmjet korrupsionit me veprime të padrejta. Kjo është një masë parandaluese sepse vetingu merr kohën e tij. Ne kemi konstatuar raste kur gjyqtarë dhe prokurorë shfrytëzojnë kohën që u ka mbetur”, deklaroi Kushi.

Golemi: Do të ketë investime në çdo

cep të GjirokastrësKryebashkiaku i Gjirokastrës,

Flamur Golemi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për të investuar në çdo cep të këtij qyteti. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, zoti Golemi zbuloi in-vestimin e fundit që bashkia ka bërë, duke iu ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Humelicë. “Qendra e fshatit Humelicë do të ketë një pamje tjetër. Bëmë një investim të vogël, por të domosdoshëm për banorët të cilët janë gjithashtu kontributorë bashkë me bashkinë në sistemimin e qen-drës së fshatit. Krahas investimeve në zonën urbane, do të shohim po me aq vëmendje edhe zonat rurale. Prioritet mbetet infrastruktura pasi kemi trashëguar një situatë jo të mirë. Për fat të keq ka fshatra ku nuk është vënë dorë prej vitesh. Buxhetin që kemi në dispozicion do ta përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo zone”, deklaroi kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi hodhi akuza në adresë të mazhorancës se po bën pazare dhe lo-jëra politike më shtyrjen e hetimeve. Në mbledhjen e datës 3 dhjetor të komisionit hetimor, deputeti Alima-dhi u shpreh se shtyrja me katër muaj e afateve të komisionit hetimor është tendencioze. “Por nuk e di nëse keni informacion se argumenti shtesë për

këtë komision do t’i jepte diçka kohës që në kërkojmë. Do ta argumentonim plotësisht në lidhje me kohën. Edhe për dokumentet për kohën e zgjatjes shkon deri në katër muaj. Kështu që, kuptohet që ne po bëjmë një lojë politike më shumë sesa një hetim. Pra, katër muaj janë tepër dhe kjo është lojë e Ramës dhe Metës”, deklaroi Alimadhi.

EDHE OPOZITA E RE AKUZA MAZHORANCËS PËR METËN

shtetit. Në këtë kontekst, mësohet se deputetët janë shprehur para Ballës se për ta është e papranueshme që ish-kryeministri amnistohet nga drejtësia. Po ashtu, të njëjtët burime nga mbledhja i pohuan gazetës se Berisha nuk duhet të amnistohet edhe në lidhje me masakrën e “21 Janarit” ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë katër qytetarë të pafajshëm. Sipas tyre, zbardhja e kësaj trag-jedie ishte një nga shumë premtimet e dhëna nga socialistët para se të vinin në pushtet.

Socialistët kërkojnë hetim të krimeve të PD

Një tjetër çështje, e cila ka shkaktuar debate në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste paraditen e së enjtes që lamë pas, ishte edhe mbyllja e disa dosjeve të tjera, për të cilat akuzohen shumë zyrtarë të Par-

tisë Demokratike. Gazeta ka mun-dur të sigurojë një nga këto dosje, për të cilat socialistët i kanë kërkuar llogari kreut të grupit, Taulant Balla, sikundër është ajo për lobimin rus të PD në Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës. Në këtë kontekst, mësohet se deputetët janë shprehur se për ta është e papranueshme që social-istët po miratojnë amnistinë, duke nxjerrë nga burgu qytetarët dhe në një kohë kjo mazhorancë nuk bën asnjë veprim për të çuar para drejtësisë zyrtarët e PD që vërtet e meritojnë burgun. Pra, mësohet se socialistët kanë shfrytëzuar çështjen e amnistisë për t’i kujtuar Ballës se ajo duhet të jetë më e madhe dhe se PS duhet që ta pastrojë figurën e saj, në mënyrë që të insistojë që në burg të futen të korruptuarit dhe jo qytetarët e thjeshtë, sikundër ka ndodhur gjatë këtyre 6 viteve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu bindjen pak ditë më parë se mazhoranca qeverisëse do të hasë “vështirësi” për të siguruar votat për shkarkimin e tij nga detyra. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Meta theksoi se mazhoranca nuk i ka votat për të shkarkuar Presidentin. “Mazhoranca nuk i ka as votat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Mirëpres faktin që kanë ftuar Komisionin e Venecias. Besoj në integritetin e anëtarëve të Komisionit të Venecias, por më tepër besoj në integritetin tim. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës”, deklaroi presidenti i Ilir Meta.

SHKARKIMI NGA DETYRA, META:

PS NUK I KA VOTAT

Page 4: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT4 E Shtunë 1 Shkurt 2020

..........

p o l i t i k e www.sot.com.al

Soreca dhe Yuri Kim mesazh të qartë pushtetarëve: SPAK do ju tregojë vendin të korruptuarve, viti 2020 vendimtar për rezultatet e reformës

Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të zbatohet e plotë

Veting, prokurori i Tiranës probleme të shumta në pasuri, Miliana Muça rezulton e pastër në të tre kriteret e rivlerësimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi dje në seancën dëgjimore të prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili problemet e shumta të këtij të fundit në kriterin e pasurisë. Që në nisje të se-ancës, relatorja e çështjes bëri me dije se hetimi për Xhelilin ka përfunduar vetëm për pasurinë, ndërsa evidentoi gjetjet e Komisionit. Fillimisht u përmend pasuria apartament që Xhelili e kishte blerë si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milionë lekë. Për këtë pasuri, KPK ka konstat-uar mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin

2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursime familjare. Relatorja tha gjithashtu se probleme janë konstatuar dhe në deklarimin e vlerës së pasurisë. Sipas relatores, Xhelili ka paguar 570 mijë lekë për apartamentin, ndërsa ka deklaruar se vlera është 1.1 milionë lekë. Lidhur me analizën financiare, prokurori ka rezultuar me balanc negativ për krijimin e pasurisë në fjalë. Për këtë pasuri, Xhelili mori një pyetje nga përfaqësuesi i ONM-së, lidhur me deklarimin ndryshe të vlerës së çmimit të aparta-

mentit. Prokurori i tha se kur kishte nisur të shlyejë këstet mujore, kishte pasur përfitime ligjore dhe ulje të kostos për shkak të statusit si i përndjekur politik. Për pasurinë e dytë, shtëpi banimi 3 katësh, në Borsh, prokurori ka deklaruar se vlera e ndër-timit ka qenë 9 milionë lekë, ndërsa burim krijimi ka deklaruar kursime familjare, kredi dhe një hua. KPK ka konstatuar mospërputhje në deklaratat për burimin e krijimit. Për burimin e krijimit, relatorja tha se Xhelili ka deklaruar se bashkëshortja ka mar-rë një kredi nga një bankë, për t’u shlyer për 15 vite,

ndërsa është shlyer për 4 vite. Relatorja tha se Xhelili ka rezultuar pamundësi financiare për shlyerjen e kredisë. Gjithashtu, relatori e njoftoi prokurorin se nëse bind të kundërtën e gjetjeve, do të riçelë hetimin për dy kriteret e tjera të rivlerësimit. Ndërsa gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Miliana Muça, rezultoi e pastër në të tre kriteret e rivlerësimit. Gjyqtarja sipas konstatimeve të KPK, kishte bërë deklarim të saktë, nuk kishte fshehur pasuri, kishte burime të mjaftueshme të ligjshme dhe nuk kishte konflikt interesi.

Ornela ÇELPICA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës , Yur i Kim dhe ambasadori i Bash-

kimit Europian, Luigji Soreca paralajmëruan dje një epokë të re kundër korrupsionit, falë ngritjes së SPAK. E ftuar në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Dre-jtësisë për reformën, ambasadorja Yuri Kim foli gjatë mbi sistemin e drejtësisë, duke theksuar se reforma duhet të zbatohet e plotë. “Kam vetëm 9 ditë këtu dhe janë takuar me të gjithë përfaqësuesit kryesorë të politikës. Kam pasur nderin të takohem me një pjesë të madhe prej jush dhe mund të kem tingëlluar si një magnetofon i prishur për sulmin që reforma në drejtësi do t’i japë fund korrup-sionit. Reforma në drejtësi duhet të zbatohet e plotë. Të gjithë jemi shërbyes publikë. Jemi mbledhur për të shënuar kauzën “Drejtësi për të gjithë”. Ne mbartim një privilegj të madh, por një detyrë edhe më të madhe për të siguruar publikun që do t’i bëjmë detyrat me integritet. Ne kemi një idiomë në gjuhën angleze “Ne themi “shër-beji drejtësisë”. Kjo do të thotë çështje që jep trajtim të drejtë”, theksoi ambasadorja amerikane.

Soreca mesazh pushtetarëve Në aktivitetin e ministres

Gjonaj, nuk mungoi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se është shumë e rëndësishme që t’i jepet mbështetje SPAK, pasi sipas tij, ky institucion garanton arritjet në vend. “I duhet dhënë mbështetje SPAK për të pasur një historik solid të punës dhe arrit-jeve. Ne të gjithë duhet të punojmë që të ketë një zgjidhje të qën-drueshme për vakancat e krijuara nga procesi i rivlerësimit, Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë pje-sa qendrore e kësaj zgjidhje. Në aspektin afatgjatë duhet të bëjmë të pamundurën që trupat e reja të gjyqësorit, Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe KED të funksionojnë në më të mirën e tyre dhe të ruajnë parimet e përgjeg-jshmërisë dhe pavarësisë”, deklar-oi Soreca. Duke mos u ndalur me kaq, ambasadori i Bashkimit

Europian theksoi se 2020 është viti vendimtar, duke shtuar se reforma në drejtësi është çelësi për ta çuar vendin drejt integrimit me BE-në. “Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të jetë çelësi për suksesin që do të arrihet. BE dhe miqtë tanë amerikanë do të vazhdojnë të qën-drojnë krah jush për të vazhduar këtë ritëm reformash. Reforma në drejtësi në Shqipëri na ka mësuar se me kurajë, me shumë punë dhe dëshirën për një të ardhme më të mirë gjithçka mund të arrihet. Gjatë këtij viti vendimtar, 2020, do të arrijmë edhe më shumë. Refor-

ma në drejtësi është pasaporta, motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh ambasadori Soreca. Mbështetja e ndërkombëtarëve

Por nuk u la pa përmendur dhe mbështetja që ndërkombëtarët, përkatësisht Bashkimi Europi-an dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe do vazhdojnë t’i japin Shqipërisë, në fushën e reformës në drejtësi. “SHBA dhe BE kanë për synim të mbështesin reformën në drejtësi. I uroj mirëseardhjen institucion-eve të reja të SPAK. Në këto kohë

kritike, në këtë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ju që përfaqësoni shpresën, paçi kurajon për ta kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet, për të gjithë ata që besojnë te integ-riteti dhe ndershmëria. BE e ka mbështetur reformën në drejtësi prej ditës së parë, ka qenë edhe angazhimi ynë më i madh politik dhe financiar gjatë viteve të fundit të shtyrë nga besimi i thellë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një Shqipëri demokra-tike, stabël dhe të gatshme për in-tegrimin në BE”, tha ambasadori.

Preçi: Qeveria nuk duhet të marrë

kompetencat e gjykatave Juristi dhe ekonomisti i njohur,

Zef Preçi ka reaguar dje pas mira-timit të aktit normativ të qeverisë, sikundër është paketa anti-“KÇK”. Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, zoti Preçi deklaroi se qeveria nuk duhet të marrë kompetencat e gjykatave. “Sipas mendimit tim, institucionet e reja të drejtësisë që po krijohen, duke filluar me SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatën Kushtetuese, kanë nevojë të konsolidohen hap mbas hapi dhe jo të shndërrohen në shtojca të ekzekutivit. E në këtë proces, rikthimi i besimit të publikut ndaj shtetit të së drejtës, lidhen ngushtë-sisht me fillimin e ndëshkimit të abuzivizmit me fondet publike, i cili nga ana tjetër është në ADN-në e qeverisjes. D.m.th çfarëdo nisme ligjore që i jep ekzekutivit tipare apo atribute të gjykatave, nuk i shërben as krijimit të besimit të publikut ndaj shtetit të së drejtës dhe as integrimit europian të ven-dit”, deklaroi Preçi.

KPK rihap hetimin për kryegjyqtaren e Kavajës

Kryetarja e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula ndërsa priste dje të merrte vendimin nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, u njoh me vendimin se për të është riçelur hetimi. Dje në orën 09:45, trupa e mbledhur për të shpallur vendimin, tha se ka vendosur riçeljen e hetimit pas marrjes sw shpjegimeve të dhë-na nga gjyqtarja. Seanca dëgjimore për kryegjyqtaren Shedula u mbajt të enjten e 30 janarit. Hetimi për të kishte përfunduar për të tre kriteret e rivlerësimit. Relatorja e çështjes evidentoi një sërë gjetjesh në pasuri, konkretisht mungesë burimesh, mospërputhje mes deklarimeve dhe dokumentacionit dhe pasaktësi. Ndërsa u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës. Ndërsa për krit-erin e profesionalizmit, Komisioni evidentoi një gjetje, konkretisht gjyqtarja kishte zgjatur shqyrtimin e një çështje për 11 muaj, duke shkelur afatet e përcaktuara. Por, gjyqtarja e justifikoi vonesën me ngarkesën në punë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në aktivitetin që mbajti dje, tha se reforma në drejtësi do të arrijë kulmin në vitin 2020. “Prokurori i ri Përgjithshëm ka filluar ush-trimin e detyrës, ILD sapo është zgjedhur, Kuvendi ka zgjedhur anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Janë bërë hapa pozitivë përpara, por që kërkojnë ritme shumë

më të mira për të përmbyllur sa më shpejt ciklin e forma-timit të institucioneve të reja dhe funksionimin tërësor të tyre. Viti 2020 besoj fort se do të jetë viti i funksionimit të drejtësisë së re. Viti që do të përmbyllë ngritjen e të gjithë institucioneve të saj, viti që do të shohim rezultatet e para të shumë prej tyre”, u shpreh ajo.

VITI 2020, KULMI I REFORMËS NË DREJTËSIGJONAJ:

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në fjalën e saj ritheksoi mbështetjen që SHBA do vazhdojë t’i japë Shqipërisë. “Për të gjithë momentet e shkuara, por edhe ata që do vijnë, ju themi se jemi krah për krah me ju. Unë mendoj për Skënderbeun dhe Xhorxh Uashingonin, dy personalitete të jashtëzakonshëm.

Por, jemi në prag të diçkaje tejet të rëndësishme. Be-soj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri, ashtu si fryma e Xhorxh Uashing-tonit është po aq prezente këtu. Besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut, Uashingtonit, janë të gjalla këtu”, tha më tej Yuri Kim.

AMBASADORJA E SHBA: DO JEMI KRAH PËR KRAH ME JU

Page 5: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e djeshme një takim pune me ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë me të cilët ka biseduar për disa tema të rëndësishme të aktualitetit politik. Sipas burimeve nga selia blu, bëhet me dije se temë e diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore,

reforma në drejtësi, por edhe dekriminalizimi duke iu referuar denoncimeve të opozitës për disa kryebashkiakë. Pjesë e takimit ishin dhe ish-deputetë e përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike. Por takimi i Bashës me diplo-matët në vendin tonë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.

Basha takon ambasadorët e akredituar në Tiranë

Situata politike në vend, Edi Rama: Shpresoj që tryeza e reformës zgjedhore të funksionojë, PS nuk është e përfshirë në vjedhje votash

Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e djeshme uljen e palëve politike në tryezën e dialogut për miratimin e reformës zgjedhore. Në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Spiegel”, shefi i qeverisë u shpreh optimist se kjo tryezë do të funksionojë dhe do të bëjë që palët të reflektojnë. Por duke iu referuar djegies së mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Rama tha se kjo rrugë është një traditë e përhershme e palëve politike që janë në opozitë. “Ne nuk jemi ende plotësisht të pjekur për praktikat

demokratike sepse Shqipëria ka qenë diktatura komuniste më e izoluar në Europë. Bojkotet parlamentare janë një traditë te ne. Edhe partia ime e ka praktikuar atë, por, një bojkot zgjedhor është një përshkallëzim që kërcënon sistemin demokratik. Kjo gjë duhet të ndalet. Kohët e fundit kemi vendosur me opozitën që të hartojmë një reformë zgjedhore. Shpresoj se do të funksionojë. Përsa i përket blerjes së votave unë nuk e diskutoj problemin. Ky fenomen ka rënë ndjeshëm dhe kurrë nuk ka qenë i fortë sa të ketë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve”, tha

Edi Rama. Më tej, kryeministri mohoi të gjitha akuzat se ka qenë i përfshirë në vjedhje votash gjatë proceseve zgjedhore, duke shtuar se për këtë gjë ka hedhur në gjyq gazetën “Bild”. “Jo. Vitin e kaluar unë padita gazetën “Bild” për këtë pretendim. Procesi është ende në vazhdim. Unë shoh suksese. Ne jemi në procesin e pastrimit të gjyqësorit tonë. Ne po operojmë kancerin në trupin e pacientit. Ai mund të ngrihet në këmbë vetëm pas operacionit”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë mohoi gjithashtu që krimi i organizuar të jetë një kërcënim se-

rioz për vendin, duke shtuar se janë burgosur anëtarët e klaneve kryesore të drogës. “Jo, nuk është e vërtetë. Shqipëria është një vend shumë më i mirë se katër apo pesë vite më parë. Nuk ka më prodhim në shkallë të gjerë të kanabisit, numri i vrasjeve nga krimi i organizuar ka rënë ndjeshëm. Ne kemi burgosur anëtarët kryesorë të klaneve të drogës. Gjatë javëve të ardhshme ne do të fillojmë një ofensivë shumë të ashpër kundër krimit të organizuar dhe do të konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme”, tha Edi Rama.

Elisjeda KIKO

Kreu i Partisë Demokratik Lulzim Ba-sha ka dhënë ditën e djeshme sinjale të qarta për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Teksa foli për uljen e

palëve në tryezën e dialogut për miratimin e reformës zgjedhore, kreu demokrat deklaroi se kjo tryezë do të pasohet me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, duke ritheksuar se nuk është tërhequr nga kushti i opozitës për qeveri teknike. Shefi i selisë blu në një intervistë televizive, shtoi më tej se kushtet e vendosura më herët nga opozita u miratuan në dokumentin e miratimit të reformës zgjedhore, ku shtoi se 100 para zgjedhjeve vendi duhet të ketë një qeveri transitore. “Beteja që ne kemi nisur tani është në fazën e saj përfundimtare. Nuk ka qenë e lehtë, vendimet që kemi marrë kanë qenë shumë vështira, por kanë shërbyer për të afruar ditën kur shqiptarët mund të zg-jedhin qeverinë dhe Parlamentin që meritojnë me votat e votën e tyre. Shqipëria duhet të ketë një kuadër ligjor zgjedhor që i garanton qytetarëve të drejtën e votës, së dyti zbatimin e këtij kuadri, pra zbatimi që kërkon vullnet politik. Në këtë kuadër, 30 qershori ka treguar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri transitore, jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Ky është një qëndrim që ne nuk tërhiqemi. Edhe në dokumentin e miratuar të hënë kemi paraqitur qëndrimin tonë. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri transi-tore”, u shpreh Lulzim Basha. Kreu i selisë blu kërkoi më tej që në të njëjtën ditë të mbahen dy palë zgjedhje: një palë për vendoret dhe një palë parlamentaret. “Të gjithë po e shohim që zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë farsë, pasi çdo javë po del ndonjë kryebashkiak me rekorde kriminale, zgjedhjet vendore të mba-hen në një ditë me zgjedhjet parlamentare”, tha Lulzim Basha.

Palët drejt modelit maqedonas Në korridoret e politikës po flitet prej disa

javësh se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Gjithçka do varet nga mbyllja e reformës zgjedhore. Nëse ajo finalizohet në mars dhe palët kanë rënë dakord që vendi të shkojë në zgjedhje në tetor, atëherë me gjasë do kemi modelin maqedonas. Në qershor pritet që të kemi një qeveri teknike nga të gjitha forcat politike. Por nëse do kemi zgjedhje si zakon-isht në fund të qershorit, atëherë me gjasë do të kemi qeveri teknike në fund të marsit. Mbetet të shihet si do shkojnë punët, por duket se palët po përgatiten fuqishëm për të pasur zgjedhje të reja.

Pakti i “17 majit”Por pas uljes së palëve politike në tryezë,

Kreu demokrat: Në të njëjtën ditë të ketë dy palë zgjedhje

Lulzim Basha paralajmëron zgjedhje dhe qeveri teknike 100 ditë para votimit, ja si PD-PS pritet të shkojnë te modeli maqedonas në pranverë

Luan Rama: Dialogu politik, e vetmja gjë

pozitive në vendIsh-deputeti i LSI, Luan Rama u

shpreh ditën e djeshme se edhe ky vit ka nisur me probleme të mëdha në qeverisjen e vendit. Në një dalje për mediat, ai tha se e vetmja gjë e mirë për vendin është dia-logu i opozitës për miratimin e reformës zgjedhore. “Në fakt ajo çfarë bën për-shtypje dhe që nuk bën fare surprizë për shqiptarët është që dhe janari i vitit 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i proble-meve të mëdha të qeverisjes në vend dhe e tërë kjo gamë problemesh evidenton edhe një herë faktin e rëndë, faktin e trishtë që faktikisht dhe fatalisht shqiptarët vazhdo-jnë të mos qeverisen, shqiptarët vazhdojnë të jenë nën pushtetin e dhunshëm të një qeverie që nuk punon për ta e për pasojë situata e tyre sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë. Në kontrast me vullnetin e shpre-hur të opozitës, në kontrast me atë çfarë synon në fakt tryeza e dialogut politik ku po punohet për reformën zgjedhore, e cila është në thelb edhe përmbushja e detyr-imit të vetëm që ka opozita në kuadër të të gjitha kushteve Bundestagut gjerman, e gjithë pjesa tjerët është si mos më keq”, tha Luan Rama.

Integrimi në BE, Dedja: Perspektivat janë pozitive

Zv.ministri i Jashtëm, Sokol Dedja komentoi ditën e djeshme procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një intervistë, ai tha se procesi i anëtarësimit është i vështirë dhe i gjatë, por perspek-tiva është pozitive. “Bllokimi i vendimit në tetor ishte kryesisht nga Franca, nuk lidhet me plotësimin ose mos plotësimit e kushteve nga Shqipëria dhe Maqedon-inë e Veriut. Franca kërkoi ndryshimin e metodologjinë se si bëhen nga negociat-ave. Ndryshimi i metodologjisë është një çështje e brendshme e BE. Më 5 shkurt komisioni i do të paraqesë një metod-ologji të caktuar. Nëse kjo miratohet, do të rriten më shumë shanse e hapjeve të negociatave. Në këtë drejtim ka sinjale pozitive. Funksionimi i shtetit, i adminis-tratës, dhe të dëshmojë me rezultate që e zbaton legjislacioni ashtu sikurse edhe BE. Procesi është i vështirë dhe mund të jetë një proces i gjatë. Perspektiva e anëtarësimit është vërtetë e besueshme dhe e prekshme”, tha Sokol Dedja.

kreu demokrat deklaroi se historia e 17 ma-jit 2017 nuk do përsëritet, pasi sipas tij këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit. “Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, çka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti për re-formën zgjedhore dhe të përpjekjes së PD-së dhe opozitës së bashkuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha. Kreu i selisë blu deklaroi se gjithë beteja që opozita ka bërë deri tani ka qenë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend. “Gjithë beteja

jonë politike, që nga djegia e mandateve për shkak të krizës së thellë ku asgjë nuk funk-siononte dhe gjithçka ishte fasadë, deri tek mos pjesëmarrja në zgjedhje bëri që të arrinim të grisnim fasadën e propagandës dhe t’u tre-gonim shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që këtu ka një krizë të rëndë politike dhe zgjidhja e kësaj krize kalon përmes disa hapash që është e përmbledhur në rezolutën e Bundesta-gut. Ne kemi arritur objektivat politike. Sepse ndërkombëtarët dolën duke thënë se Shqipëria është në krizë dhe thanë që kjo kalohet duke bërë zgjedhje të lira. Me kë do ta bënim ne reformën? S’do ta linim Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe krimin”, tha Lulzim Basha.

Sekretari për marrëdhëniet me me-diat në Partinë Socialiste, Alfred Peza dy ditë më parë të gjitha dyshimet se ka një skenar të mundshëm nga mazhoranca për zgjedhje të parakohshme. "Zgjedhjet e Përgjithshme, vetë liderët e opozitës kanë thënë pavarësisht se reforma zgjedhore

e dakordësuar pritet të miratohet në Par-lament, nuk ka kohë fizike për ta imple-mentuar deri në zgjedhjet e parakohshme. Ato do të bëhen në 2021 siç e parashikon Kushtetuta. Ne s'kemi një skenar për zg-jedhje të parakohshme. Jemi mazhorancë e përgjegjshme", tha Peza.

PS: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Page 6: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT6 E Shtunë 1 Shkurt 2020

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qeveria miraton draftin kundër KÇK,Drejtori i Policisë kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Paketa ndaj KÇK miratohet si akt normativ

Është përgjegjës për ndjek-jen dhe zbatimin e politikave dhe harton planin e masave për bash-kërendimin e veprimeve për të parandaluar dhe goditur/luftuar krimin e organizuar, terrorizmin;

Është përgjegjës për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të masave parandaluese të dhëna apo të aplikuara në zbatim të këtij akti normativ;

Është përgjegjës për koordinimin, dhënien e mendi-meve si dhe orientimeve në lidhje me ndjekjen e praktikave më të mira në lidhje me procedurat e zbatimit të masave parandaluese;

Është përgjegjës për edhe për çështje të tjera që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucion-al në kuadër të angazhimit për parandalimin dhe goditjen e krim-it të organizuar dhe terrorizmit.

DETYRAT E KOMITETI KOMBËTAR

I KOORDINIMIT

Kliti TOPALLI

Qeveria ka miratuar dje paketën e famshme kundër KÇK (Kap Çfarë të Kapësh). Dje u bë një

mbledhje e posaçme qeverie, ku u miratua drafti në fjalë, por me shumë ndryshime krahasuar me ligjin e prezantuar nga kryeministri vitin që lamë pas. Por kryeministri i ka sur-prizuar të gjithë, pasi drafti ka dalë në formën e një akti normativ me efe-ktet e ligjit dhe do ketë efekt vetëm këtë vit. Kjo do të thotë se ai hyn në fuqi menjëherë dhe më pas është Kuvendi ai që e vlerëson nga ana juridike. Por çfarë sjell drafti? Ajo që bie në sy është se i jepen fuqi super të mëdha Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ky i fundit ka të drejtë të sekuestrojë pasuri dhe të përgjojë qytetarët. Sipas ligjit, do të ngrihet Njësia Forca e Ligjit dhe në krye të saj do të jetë Drejtori i Policisë. Sipas ligjit, në rastet e nevojës dhe të urgjencës, kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, (Operacioni Forca e Ligjit) mund të vendosë: masën e kufizimit të perimetrit të lëvizjes; masën e nxjerrjes jashtë territorit për shtetasit e huaj për një afat deri në 1 vit; masën e bllokimit apo të ndalimit të përdorimit të pasaportës apo të do-kumenteve të tjera; masën e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 1 vit.

Sekuestrimi i pasurisëAjo që bie në sy në ligjin kundër

KÇK, është se në shumë raste policia merr kompetencat e gjykatës dhe prokurorisë. Në nenin 19 i jepet e drejta policisë dhe drejtorit të saj, të urdhërojë sekuestrimin e pasurive. “Në rastet e nevojës dhe të urgjencës

kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit se pasuritë e subjekteve të parashikuara në nenin 16 të këtij akti, pavarësisht nëse zotërohen apo janë në përdorim apo posedim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë prej tyre, janë siguruar në mënyrë të pajustifikuar në raport me nivelin e të ardhurave apo fiti-meve nga veprimtari të ligjshme, të deklaruara sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, si dhe kur pasuria ka rrezik të tjetërsohet, të asgjësohet, të dëmtohet, të trans-

ferohet, të transportohet apo në çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron vendosjen e masës së sekuestros”, thuhet në draft. Edhe në këtë proces duket se dhe kreu i policisë ka rol të rëndësishëm. Ajo që bie në sy është se Ardi Veliu do jetë si një “Superman”. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi i ka bërë me dije subjektit të in-teresuar urdhrin e sekuestros, merr masa për vënien në ekzekutim të

1. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së pre-rë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie, për:

a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar krim-inal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;

b) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e të krimeve për qëllime terroriste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;

c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140. 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;

SUBJEKTE QË PREKEN NGA AKTI NORMATIV

JA SI POLICIA DO TË SEKUESTROJË PASURINENI 19- SEKUESTRIMI

I PASURISË1. Në rastet e nevojës dhe të

urgjencës kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit se pasuritë e subjekteve të parashikuara në nenin 16 të këtij akti, pavarësisht nëse zotërohen apo janë në përdorim apo posedim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë prej tyre, janë sigu-ruar në mënyrë të pajustifikuar në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme, të deklaruara sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, si dhe kur pasuria ka rrezik të tjetërsohet, të asgjësohet, të dëmtohet, të trans-ferohet, të transportohet apo në çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron vendosjen e masës së sekuestros.

2. Urdhri që parashikon ven-dosjen e masës së sekuestros duhet të përmbajë:

a) përcaktimin apo përshkrimin e çdo pasurie, objekt i masës;

b) identifikimin e pronarit të dy-shuar (pavarësisht vendndodhjes); shkakun zbatimit të procedurës së parashikuar në këtë nen.

3. Masa e sekuestros sipas pikës 1 të këtij neni i njoftohet menjëherë subjektit, i cili, brenda 24 orëve nga marrja e njoftimit, jep vetëdeklarim në lidhje me të gjitha apo ndonjë nga pikat më poshtë:

i. burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive;

ii. cilësimin e natyrës dhe për-caktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi;

iii. mënyrën e fitimit të pasurisë (në veçanti burimin e të ardhurave në rast transferimi të pronësisë etj),

iv. përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në për-dorim të të tretëve apo këta përfito-jnë prej saj në tjetër mënyrë;

v. të ardhurat e ligjshme vjetore;vi. çdo informacion tjetër lidhur

me pasurinë.

4. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë, dhe në çdo rast brenda 72 orëve nga nxjerrja e urdhrit për masën e sekuestros, i referon çështjen prokurorit dhe i kërkon vleftësimin e masës së sekuestros.

5. Brenda 15 ditëve nga para-qitja e kërkesës nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prokurori me vendim të motivuar:

a) vendos heqjen e masës së se-kuestros kur diktohet e nevojshme nga rrethanat e ndjekjes penale, kur del e qartë se është ngatërruar personi, nuk është një nga subjek-tet e parashikuara në nenin 16 të këtij akti, nëse konstaton se masa e sekuestros është vendosur mbi pas-urinë e gabuar, apo nëse të ardhurat e subjektit nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë;

b) paraqet kërkesën për vleftësimin e masës së sekuestros në gjykatën kompetente sipas parashikimit të këtij akti nor-mativ. Mosrespektimi i afatit për

paraqitjen e kërkesës në gjykatë nuk pezullon zbatimin e masës parandaluese.

6. Gjykata shprehet me ven-dim për vleftësimin e masës së sekuestros brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës së prokurorit kompetent sipas parashikimeve të këtij akti normativ. Nëse gjykata nuk shprehet brenda këtij afati masa e sekuestros mbetet në fuqi.

7. Masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4-mujo-re, duke filluar nga momenti i zba-timit të saj. Në rastin e verifikimeve komplekse, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtet-it, prokurorit, ose kryesisht, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestros edhe për një periudhë tjetër, por jo më shumë se katër muaj.

8. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve nga mar-rja dijeni apo njoftimi i vendimit. Gjykata shprehet me vendim për vleftësimin e masës së sekuestros

brenda 15 ditëve nga paraqitja e ankimit. Nëse gjykata nuk shpre-het brenda këtij afati masa e se-kuestros mbetet në fuqi. Paraqitja e ankimit nuk pezullon zbatimin e masës së sekuestros.

NENI 20- EKZEKUTIMI I SEKUESTROS

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,pasi i ka bërë me dije subjektit të interesuar urdhrin e sekuestros, merr masa për vënien në ekzekutim të tij nëpërmjet dorëzimit të pasurisë, objekt i urdhrit të sekuestrimit, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Se-kuestruara e të Konfiskuara sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

2. Bazuar në rrethanat dhe informacionet e verifikuara, Poli-cia e Shtetit mund të urdhërojë evakuimin e ndërtesave të cilat janë objekt i masës së sekuestros. Me udhëzim të ministrit të Brendshëm parashikohen kushtet e zbatimit të këtij urdhri.

tij nëpërmjet dorëzimit të pasurisë, objekt i urdhrit të sekuestrimit, Ag-jencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, thuhet në draft.

Përgjimet Përveç masave ndaj personave

të rrezikshëm duke i izoluar apo dhe sekuestrimit të pasurive, policia do të ketë akses në të gjitha proceset e telekomunikacionit. Agjencitë tele-fonike detyrohen t’u vënë në dispo-zicion efektivëve të gjitha tabulatet. Po ashtu polica mund të kryejë përg-jime duke shmangur prokurorinë. “Kur në bazë të informacioneve që disponohen nga OFL-ja/Njësia Anti-terror në Policinë e Shtetit, dyshohet se subjekti i këtij akti normativ po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo veprimtarie terroriste dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet dhe të parandalohet në mënyra të tjera apo me aplikimin e masave paran-daluese të parashikuara nga ky akt normativ, drejtuesi i OFL-së, vetëm ose në bashkëpunim më drejtuesin e Njësisë së Antiterrorit, nëse jemi në kushtet e dyshimit për veprimtari terroriste, mund të kërkojë akses për strukturat e policisë: në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorim-in e shërbimeve elektronike e tele-

fonike të çdo lloji, për identifikimin në kohë reale të subjektit a numrit të telefonit, të numrit të aparatit telefon-ik (IMEI) apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve, si dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit; në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve ele-ktronike për komunikimin dhe postën elektronike, përfshirë internetin, ndër të tjera, edhe për identifikimin në kohë reale të përdoruesve të internetit me IP publike; në database e regjistra elek-tronikë të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në draft.

Page 7: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në Shqipëri qeveria miratoi dje paketën anti “KÇK” përmes një akti normativ. Në përgjigje të interesimit të “Zërit të Amerikës” për paketën e re ligjore, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për të. “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KCK”.

Presim që të kuptojmë detajet”, shkruan “Zëri i Amerikës”. Ndërkohë, edhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, duket se nuk është e infor-muar për paketën ligjore të miratuar sot. Përfaqësia e BE-së i tha “Zërit të Amerikës” se Delegacioni nuk e ka parë aktin normative të miratuar dhe nuk mund të bëjë komente në këtë moment.

SHBA-BE: Nuk e kemi parë ende aktin normativ anti “KÇK”

Komiteti i Helsinkit dhe 21 shoqëri civile kundër draftit për “KÇK”: Cenon parimin e transparencës

Nisma e shpallur nga kryeministri Edi Rama me shumë bujë më nëntor të vitit që lamë pas u miratua dje nga qeveria shqiptare në formën e aktit normativ dhe pritet që të mirato-het me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Por miratimi i kësaj pakete shihet si i nxituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 21 shoqata të shoqërisë civile dhe opozita joparlamentare, të cilët kanë reaguar për nismën e qeverisë, e cila parashikon t’i japë super kompetenca policisë në realizimin e përgjimeve, apo të kryerjes së veprimeve që shmangin proku-rorinë. Përmes një deklarate të shpërndarë

për mediat, Komiteti i Helsinkit ka akuzuar qeverinë se me miratimin e paketës anti-“KÇK” cenoi parimin e transparencës, pasi sipas tij, nuk është konsultuar me grupet e interesit. “Procedura e ndjekur për miratimin e një pa-kete ligjore të tillë, me akt normativ me fuqinë e ligjit, cenon parimin e transparencës dhe konsultimit efektiv të kësaj pakete me të gjithë aktorët, përfshi këtu organizatat e shoqërisë civile. Këshilli i Ministrave nuk ka reaguar për deklaratën tonë të mëhershme, ku u bashkuan rreth 30 organizata, që të mos ndiqej kjo pro-cedurë pasi cenon standardet e një qeverisje të

hapur dhe llogaridhënëse”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit. Ndërkohë, kundër paketës anti-“KÇK” të miratuar nga qeveria në formën e aktit normativ janë rreshtuar edhe 21 organizata të shoqërisë civile, të cilat përmes një njoftimi të përbashkët të shpërndarë për mediat, theksojnë se sugjerimet e tyre janë injoruar nga ekzekutivi shqiptar, ndërsa kanë kërkuar anulimin e tij. “Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë res-pektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bënin thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në

respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropi-ane të të Drejtave të Njeriut. Organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pa-kete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Duke mos pasur mundësi të shprehemi për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës së ministres së Drejtësisë tërheqim vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 21 shoqërive civile.

Rigels SELIMAN

Juristët e njohur kanë rrëzuar paketën anti-“KÇK” të miratuar nga qeveria. Kjo e fundit miratoi dje paketën anti-“KÇK” dhe ligjin

special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, paketë kjo që hyn në fuqi menjëherë pasi është miratuar si akt normativ. Por për juristët një vendim i tillë është i paprecedent dhe një atentat ndaj Kushtetutës dhe kuadrit ligjor të Shqipërisë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokati i njohur, Saimir Vishaj u shpreh se paketa anti-“KÇK” e miratuar nga qeveria është i do-mosdoshëm në kushtet kur në gjyqësor situata është shqetësuese, ndërsa shtoi se ky akt normativ është i pamundur të kthehet në ligj. Në këtë kontekst, zoti Vishaj theksoi se policia nuk mund të marrë kompetenca ekstra ligjore, pasi nëse kjo do të ndodhte sipas tij, sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka për të vdekur. “Unë nuk e di që një akt normativ sikundër është paketa anti-“KÇK” të kthehet në akt procedural apo penal. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ky ligj me thënë të drejtën është i domosdoshëm për momentin, pasi situata është shumë e rëndë, sa i takon gjyqësorit. Por mbetet për t’u parë nëse ligji do të zbatohet nga gjykatat dhe prokuroria do të jetë shumë mirë. Por nga ana tjetër në qoftë se ky ligj do t’i bjerë në dorë policisë, do të jetë një vdekje për drejtësinë në Shqipëri”, deklaroi Vishaj.

Daci: Skandal që policia zëvendë-son gjykatat

Në të njëjtën linjë me avokat Saimir Vishajn, dje është rreshtuar edhe juristi i njohur Jordan Daci. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” deklaroi se miratimi i paketës anti-“KÇK” dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar si akt normativ nga ana e qeverisë është një çmenduri, pasi sipas tij, jo vetëm që dublon institucionet e drejtësisë, por i pushkaton ato. Në këtë kontekst, zoti Daci theksoi se miratimi i këtij akti normativ nga ana e qeverisë zëvendëson prokurorët dhe gjyqtarët me policat. Sipas tij, ky vendim i qever-isë është një skandal i madh. “Miratimi i këtij akti normativ nga ana e qeverisë është totalisht në shkelje të çfarëdo lloj standardi, ose më saktë fundi i shtetit të së drejtës. Miratimi i këtij akti normativ, nuk i dublon fare organet e drejtësisë,

Daci, Vishaj dhe Gjokutaj reagojnë për aktin normativ të qeverisë

Juristët rrëzojnë paketën anti-“KÇK”: Policia nuk mund të marrë kompetenca ekstra, skandal të dublosh organet e drejtësisë

Sandë Lleshaj: Policia mund të sekuestrojë

pasuritë kriminaleMinistri i Brendshëm, Sandër

Lleshaj ka folur dje për paketën e masave kundër krimit të organizuar dhe Konferencën e nivelit të lartë “Kundër armëve të vogla e të lehta” që u mbajt në Gjermani. Në fund të konferencës që u mbajt në Berlin zoti Lleshaj u shpreh se përmes paketës anti-“KÇK”, policia sipas tij, mund të sekuestrojë pasuritë kriminale. “Poli-cia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, “Operacioni Forca e Ligjit”, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbull-uar pasuri dhe asete kriminale. Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pasqaruara që t’i provojnë para gjykatave kompe-tente. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut”, deklaroi Lleshaj.

PD: Paketa anti-“KÇK” e Edi Ramës, njësoj

sikur hiena të hajë barPartia Demokratike ka reaguar

përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi lidhur me miratimin dje nga qeveria të të ashtuquajturës pa-keta anti-“KÇK”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se që do zbatojë kryeministri Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hiena do bëhet vegjetariane. “Që do zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hiena do të bëhet vegjetari-ane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. An-ti-“KÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, deklaroi Bardhi.

por nxjerr jashtë loje dhe i çon me push-ime. Gjykatat dhe gjyqtarët i zëvendë-son me policët akti normativ, edhe prokurorët i zëvendëson me policët. Domethënë akti i miratuar anti-“KÇK” shtetin ligjor e zëvendëson me shtetin policor. Pra, për mua do të ishte ofendim që të diskutoja për diçka që është apriori e papranueshme sikundër është ky akt normativ. Ky është një skandal. Pra, si përfundim ky akt normativ mesa dëgjova unë, Kushtetutën, Konventën

Europiane, disa kode dhe disa ligje me shumicë të cilësuar i kap edhe i hedh në kosh të plehrave dhe i quan në zero”, deklaroi Daci.

Gjokutaj: Qeveria dorë të lirë me paketën anti-“KÇK”

Miratimin e paketës anti-“KÇK” si akt normativ nga ana e qeverisë dje e ka komentuar edhe avokati i njohur, Genc Gjokutaj. Ky i fundit gjatë një pro-noncimi për gazetën “SOT”, deklaroi se qeveria përmes miratimit të kësaj pakete

“Ky akt normativ i miratuar nga qeveria nuk ndryshon shumë nga drafti final anti-“KÇK”. Si fillim miratimi i këtij akti është katastrofë. Kufizimi i të drejtave të njeriut bëhet me ligj. Së pari akti normativ nuk mund të gjejë zbatim fare. Së dyti edhe nëse do të kufizohej me ligj të miratuar nga Parlamenti, përsëri këto dispozita bien ndesh me të

gjithë kapitujt e të drejtave të njeriut në Kushtetutë, përfshi edhe Konventën Europiane dhe një seri ligjesh të tjera me shumicë të cilësuar, përfshi Kodin e Procedurës Penale, etj. Kjo do të thotë se KÇK e famshme është atentat kushtetues ndaj Kushtetutës, për mendimin tim”, deklaroi juristi i njohur, Jordan Daci për gazetën “SOT”.

Daci: Miratimi i paketës anti-“KÇK”, atentat kushtetues

i jep dorë të lirë asaj që të mbledhë prova kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, ndërsa shtoi se ky akt normativ në asnjë rast nuk mund të dublojë organet e drejtësisë. “Unë nuk e kam lexuar aktin se çfarë masash parashikon të marrë, por ai nuk mund të dublojë organet e drejtësisë, pasi ky është një mjet që qeveria kërkon që t’i japë dorë të lirë vetes, që në vlerësimin e saj e kupton se kush janë subjektet që abuzojnë dhe kush janë ata që nuk abu-zojnë. Në fund të fundit nëse kjo qeveri konstaton elementë penalë në gjyqësor dhe në aktivitetin e dikujt, ka detyrimin ligjor që të kallëzojë këto subjekte në SPAK apo Prokurori. Ndoshta kjo ag-jenci do të grumbullojë materiale që t’ia përcjellë prokurorisë, pasi këta me këtë ligj anti-“KÇK” nuk mund të finalizojnë, nuk mund të dënojnë, nuk mund të pe-nalizojnë. Kjo do të thotë se shteti krijon një strukturë të tipit Task-Forcë me këtë akt normativ, duke i dhënë prioritet”, deklaroi Gjokutaj.

Page 8: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

8 GAZETA SOTE Shtunë 1 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Çfarë heton SPAK? Ka një përqendrim te ato vepra që janë të rëndësishme krimi i organizuar dhe korrupsioni. Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsionit deri në nivelin e lartë të zyrtarëve dhe politikës. Në rast se ne presim rezultate në luftën kundër korrup-sionit, portofoli i juridiksionit duhet të jetë i fokusuar te funksionarët që

kanë peshë, nuk është zgjidhja më e mirë, por edhe mund të rishikohet në të ardhmen përsa i përket jurid-iksionit. Është e domosdoshme që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funk-sionarëve që kanë peshë. Kjo edhe mund të rishikohet në të ardhmen, por sidoqoftë kemi një zhvillim të madh cilësor”, tha Gent Ibrahimi pak ditë më parë.

KLP kërkon rishikimin e kompetencave të SPAK

“Për sa i përket mbështetjes administrative thjesht evidentojmë që minimalisht do të duhen të paktën edhe 2 specialiste të sekretarisë gjyqësorë për tu bashkuar në mënyrë të dedikuar Këshillit për vitin e ardhshëm. Gjithsesi kjo është një çështje që duhet ta trajtojë Këshilli për vitin e ardhshëm. Ndërkohë janë duke u zhvilluar të gjitha përpjekjet e mundshme me Këshillin e Lartë Gjyqësor, por edhe me mbështetjen e

Delegacionit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rishikuar çështjet e administrimit me të gjithë problematikat që ka Gjykata e Lartë sidomos në kuadrin e emergjencës dhe besojmë që Gjykata e Lartë për vitin e ardhshëm, shpresojmë sa më shpejt edhe gjatë Janarit, do të gjejë një mbështetje për të pasur shtesa në buxhet, shtesa në organike, e kështu me radhë”, ka deklaruar Dvorani.

ARDIAN DVORANI: NUK KEMI STAF TË MJAFTUESHËM

Spartak Ngjela: Ambasadorja Kim ka thurur shpresë për luftën kundër krimit, forca tani është tek SPAK

Ardhja e ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim është komentuar nga të gjithë dhe është pritur me entuziazëm nga palët politike. Kim është cilësuar si ajo që do të luftojë krimin dhe korrupsionin. Sakaq ditën e djeshme ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela, i cili ka deklaruar se ardhja e Kim ka thurur shpresë tek të gjithë që mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin, si dhe ka theksuar se forca tani është tek SPAK. “Forca tani është SPAK-u. Politika amerikane duhet t’ua japë shqiptarëve mundësinë historike të elimin-

imit të klikës së lartë korruptive, dhe fillimin e procesit real të zhvillimit ekonomik në Shqipëri: prodhimi industrial i mallrave; reforma e cilësisë së lartë në arsim; krijimi real i ushtrisë shqiptare; ristrukturimi real institucional modern i shtetit shqiptar; shkatërrimi përfundimtar i krimit të organizuar, të lidhur me kupolat qeveritare që kanë ardhur, kanë ikur, e kanë ardhur sërish në pushtet. Kjo është skema reale e zhvillimit mod-ern të Shqipërisë, zhvillim ky, i cili merr me vete si histori edhe krijimin e shpirtit të lirë shqiptar

në Kosovë dhe në të tetë milionët e shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaru-ar Ngjela. Ndër të tjera avokati ka thënë se sot vendi gjendet në një gjendje të lodhur shoqërore, e cila sipas tij nuk duhet të vijojë me këto ritme, pasi mund të shkoj më keq se kaq. Andaj Ng-jela ka propozuar se duhet frenuar ky ritëm i shfrenuar i gjendjes shoqërore dhe kjo duhet të bëhet nëpërmjet politikës amerikane. “Ku jemi sot? Sot ndodhemi në një drobitje të brendshme shoqërore, e cila, po të vijojë, për Shqipërinë, do

të krijojë fillimin e të keqes së madhe të shekullit XXI. Prandaj duhet frenimi i shpejtë, me anë të forcës së politikës amerikane. Duhet të kemi parasysh se, fillimi, si nisma e një fenomeni të keq për një shoqëri, mban me vete edhe fundin shkatërrimtar të saj, nëse ajo shoqëri nuk e bllokon dot atë fenomen që në fillim. Kjo është gjendja jonë. Fenomeni i keq ka filluar. Reforma e nisur me ndihmën e Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit duhet ta frenojë atë, madje, sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Ngjela.

Zbardhen kërkesat e KED për Parlamentin

Reforma në drejtësi drejt dështimit, institucionet e reja kërkojnë ndryshimin

e ligjeve, ja ku pritet të ndërhyhetArbjona ÇIBUKU

Reforma në drejtësi pritet të rishikohet. Teksa kanë kaluar tri vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese

dhe i paketës së ndryshimeve të ligjore, është shfaqur nevoja për ndryshimet e një sërë nenesh përveç ndryshimeve sa i takon betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një sërë ndryshimesh janë kërkuar dhe nga organet e reja të drejtësisë. Pak ditë më parë ishte kreu i KLP, Gent Ibrahimi ai i cili u shpreh se duhet të ndryshojë ligji, me qëllim që SPAK të hetojë vetëm korrupsionin në nivele të larta. Por propozimet janë dërguar dhe nga KED. Në mbledhjen e datës 30 dhjetor 2019, gjatë diskutimeve për raportin vjetor, Ardian Dvorani ka folur edhe për ndryshimet ligjore. “Në pjesën e fundit, në mënyrë të shkurtër parashtrohet si shqetësim që dispozitat ligjore mbi të cilat funksionon Këshilli kanë nevojë për ndryshime dhe për shtesa sepse kjo u bë evidente qysh në fillim të veprimtarisë të këtij Këshilli, qysh në momentin që filluam procesin të përgatitjes së akteve nënligjore. Konstatuam jo pak çështje të cilat nuk ishin të rregulluara në mënyrë të qartë në ligj. Apo ndërmjet dy apo tre ligjeve të cilët janë të zbatueshëm për ne ka edhe rregullime të cilat nuk them që janë të kundërta, por aty trajtohen me një gjuhë dhe me një mënyrë disi të ndryshme nga njëra-tjera. Ka nevojë që Kuvendi të ndërhyjë dhe të bëj ndryshime si në ligjin nr. 115/ 2016 “ Për organet e qeverisjes të sistemit të Drejtësisë” përfshirë dhe pjesën tonë, ashtu dhe në ligjin “Për Organizimin dhe Funk-sionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Dvorani gjatë mbledhjes. Po ashtu edhe KLGJ ka kërkuar rishikimin e ligjeve.

Reagon mazhorancaSakaq ka ardhur edhe reagimi

nga mazhoranca. Kryetari i Komi-sionit të Ligjeve, Ulsi Manja e ka pranuar se disa institucione kanë kërkuar rishikim të ligjeve dhe kjo ka bërë që Parlamenti të nisë punën për rishikimin e reformës. “Ndry-shimet që kërkon Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i prokurorisë lidhur me qartësimin e disa dispozitave lidhur

15 të dënuar për terrorizëm, shtohen masat e monitorimit

Një pjesë e shqiptarëve që iu bashkuan Isis, të cilët kapnin numrin 100, janë kthyer në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në Irak. Ata do ti nënshtrohen një mbikëqyrje të specializuar nga ana e autoriteteve shqiptare. Kjo shifër u bë e ditur nga drejtori i qendrës së ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati në një tryezë diskutimi me përfaqësues të OSBE teksa shtoi se këtij procesi i janë nënshtruar edhe 15 të dënuarit për veprat penale të terrorizmit. “Ka një axhendë bashkëpunimi në rajon kryesisht me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Rreth 1000 shtetas të Europës Juglindore nga të cilët mbi 100 shqiptarë iu bashkuan teatrit të luftës në Siri dhe Irak duke iu atashuar ISIS-it dhe Al Nusrës dhe aktualisht mbi 500 prej tyre janë në proces kthimi. Shqipëria është në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthe-hen dhe të riintregrohen”, u shpreh drejtori i qendrës së ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati.

Meta: Të merren masa kundër koronavirusit në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë dje thirrje sa i takon koro-navirusit. Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në nivel global nga OBSH, Meta tha se duhen marrë ma-sat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemiologjike për të paranda-luar koronavirusin të hyjë në vendin tonë. Aq më tepër, ka theksuar Meta, kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta dhe në vende të tjera pranë nesh. “Unë men-doj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka një ekspe-riencë me raste të tilla, siç ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur. Por, është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike dhe unë shpresoj dhe inkurajoj marrjen e masave më të forta parandaluese”, është shprehur Meta. Ai ka shtuar se, rastet në Itali dhe ndoshta dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë se ne jemi të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht depërtimin e këtij virusi.

për të filluar një orë e më përpara inspektimet në gjykata dhe proku-rori pasi në këtë fazë mungon llog-aridhënia e sistemit”, ka bërë me dije kreu i Komisionit të Ligjeve. Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, Manja thekson se thelbi i 7 ligjeve bazë të reformës në drejtësi nuk do të preket. Këto ndryshime ligjore do

të miratohen bashkë me nismën e mazhorancës për të hequr nga duart e presidentit betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ligjet e reformës nuk mund të preken përveçse kur nevoja e ndryshimit vjen nga këto institucione dhe në konsultim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë, EURALIUS dhe OPDAT”, tha Manja.

me skemën e delegimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë diktuar edhe nga vetingu. Ndryshimet konsistojnë në shkurtimin e afateve kohore për ta bërë më fleksibël skemën e delegimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mos krijuar problem në gjykimin e çështjeve”, ka deklaruar Manja. Ndërhyrja tjetër që do të bëhet, do jetë për të mundësuar ndëshkimin e prokurorëve e gjyqtarëve që shkelin ligjin. Mazhoranca është tërhequr nga ideja që këto kompetenca t’i marrë përkohësisht KLGJ dhe KLP, e ka vendosur që të ndihmojë të sapozgjedhurin Artur Metani, In-spektorin e Lartë të Drejtësisë të ngrejë skuadrën e tij. “Në ligj është përcaktuar ngritja brenda 6 muajve e këtij institucioni, por ka lindur nevoja të kemi një dispozitë tran-zitore konkrete lidhur me skemën e delegimit të magjistratëve pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Page 9: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA EMRAT E KANDIDATËVE PËR KREUN E BKH1. Adriatik Ago- Zv/drejtor i Përgjith-shëm i SHÇBA2. Agim Ismaili- Drejtori i Përgjith-shëm i Burgjeve3. Aida Veizaj- Ish-Drejtuese e De-partamentit për Kufirin dhe Mi-gracionin, Zëvendësdrejtor i Përg-jithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit4. Ajas Gjeta-5. Arben Karkini- Zyrtar i Hetimit Doganor6. Ardian Çipa- Ish-zv/drejtori i Përg-jithshëm i Policisë së Shtetit

7. Artan Pjetërnikaj- Ish-drejtues Policie8. Artan Shkëmbi- Drejtues i Tas-Forcës “Forca e ligjit” në Policinë e Shtetit9. Artur Beu- Zyrtar i Interpolit10. Atnan Shehu- Funksionar policie, ka mbajtur poste të ndryshme11. Bardhi Koçi-Avokat12. Blerina Bajollari- Kryekomisare, funksionare policie13. Blerta Dervishi- Funksionare policie14. Bujar Madani- Oficer i policisë gjyqësore

15. Dritan Osmani- Pjesë e Gardës së Republikës16. Edmond Kasmi- Ish-drejtues Policie17. Eduart Merkaj- Drejtori i Depar-tamentit të Kufirit dhe Migracionit18. Endri Hoxha19. Enver Levani- Kryekomisar, funksionar policie20. Ervin Hodaj- Ish-drejtor i Policisë Tiranë21. Ervin Hoxha- Ish-shefi i Qarkul-limit në Tiranë22. Gentian Hilla- Funksionar Policie23. Gentjan Shehaj- Ish-drejtuesi i

Policisë së Vlorës24. Gjovalin Ulndreaj- Ish-oficer policie, aktualisht avokat25. Haris Ngjeqari- Juriste26. Ibrahim Disha- ish-funksionar policie i cili aktualisht jeton në Kanada.27. Idajet Faskaj- Zyrtar i lartë i Policisë28. Krenar Ahmeti- Ish-shefi i Qa-rkullimit Rrugor Tiranë29. Kristaq Dashi30. Lindita Nushi- Ish-drejtore e kufirit Durrës31. Mimoza Haxhihyseni- Eksperte

kriminaliste, pjesë e Policisë së Shtetit32. Pal Shkambi- Avokat33. Pëllumb Seferi- Ish-shef i Interpol34. Petrit Imeraj- 35. Rakela Ismaili36. Sabri Hoxha- profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor37. Saimir Shehri- Ish-drejtor i Përg-jithshëm i Burgjeve38. Xhabir Zejnuni- Avokat39. Ylli Pjetërnikaj- Prokurori i ko-manduar në Tiranë, ish-drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër40. Zef Preçi- Kreu i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha dy ditë më parë se miratimi dhe zbatimi i plotë i reformës në drejtësi është një gur kilometrik i madh. “Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur. Kjo nuk është përgjeg-jësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për miqtë tanë në komunitetin e biznesit: Ju nxis të udhëhiqni duke kryer punën tuaj me integritet dhe duke kërkuar politika e praktika të shëndosha qeverisëse", tha Yuri Kim.

Zbatimi i reformës në drejtësi, reagon Yuri Kim“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen

e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë pro-fesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar

dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, tha kreu i SPAK Arben Kraja, pak ditë më parë.

Kraja: Kandidatët duhet të jenë me integritet dhe përvojë

Doloreza Musabelliu anëtarja më e re e SPAK, betohet në Presidencë, të pranishëm Gent Ibrahimi dhe Arben Kraja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandat 9-vjeçar. Ditën e djeshme në institucionin e Presidencës u zhvillua ceremonia e betimit, ku në prani të kreut të Këshillit të Lartë të Proku-rorisë Gent Ibrahimi dhe kreut të SPAK, Arben Kraja, prokurorja më e re e SPAK u betua para presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores Doloreza Musa-belliu, e cila e konsideruar si "gruaja e hekurt" e drejtësisë u konfirmua nga vetingu me shumicë

votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesion-ale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues, të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut. Doloreza Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtronte funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh, por pas shkrirjes së saj ajo kandidoi për të qenë pjesë e SPAK. Doloreza Musabelliu është prokurorja e parë që ka hetuar Emiljano Shullazin në vitin 2007. Në atë kohë, prokurorja Musabelliu kërkoi 18 vite

burg për Shullazin. Musabelliu ka hetuar edhe çështjen e avionit të pilotuar nga Guido Guidi, i cili u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Ishëm, por që prokuroria nuk vërtetoi nëse me të do të kryhej trafik droge, pavarësisht pretendimeve dhe dyshimeve. Dy vjet më parë, prokurorja Do-loreza Musabelliu ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të dyshimta të biznesmenit të hidrosan-itareve Nikolin Janina, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcelanosa”. Janinës iu bllokuan 4 milionë euro, pasi Spanja lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të si të përfshirë në

trafik droge. Në pronat e bllokuara janë 4 banesa e 2 garazhe në Tiranë, 1 banese në Vlorë, tokë në Drimadhe, Porto Palermo, Llaman e Himarë. Gjithashtu Doloreza Musabelliu ka hedhur për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ndërsa ka në dorë dosjen Toyota Yaris me miliona euro të sekuestruara në Durrës. Prokurorja ka qenë e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe, kryesisht në fushën e trafikut. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.

Elisjeda KIKO

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja ka mbyllur garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e djeshme u bë publike lista me 40 emrat, të cilën kanë

shfaqur interes për të qenë në krye të FBI shqiptare, mes të cilëve edhe 7 femra. Kreu i SPAK bëri me dije se ditën e hënë do të dalin emrat që plotësojnë kushtet dhe kriteret, të cilët më pas do të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes. Arben Kraja shtoi se Komisioni i Përzgjedhjes do të nisë menjëherë punën për të vlerësuar kandidatët sipas ligjit në fuqi “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. “Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të identi-fikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotëso-jnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes”, tha kreu i SPAK Arben Kraja.

Ja emrat e kandidatëvePor kreu i Prokurorisë së Posaçme bëri publik

40 emrat e kandidatëve, ku ajo që bie në sy është se kanë aplikuar shumë funksionarë të policisë, por edhe prokurorë dhe juristë. I pari që ka aplikuar është Adriatik Ago, i cili mban postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili pak kohë më parë kaloi me sukses vetingun në polici, ku rezultoi pa probleme në të tre kriteret e vlerësimit. Në listën e të interesuarve është edhe ish-oficeri i policisë, Gjovalin Ulndreaj, i cili ka shërbyer në polici deri në vitin 2003 dhe që prej këtij viti vazhdon të ushtrojë profesionin e avokatit në Shkodër. Një tjetër emër që ka shprehur dëshirën për të qenë në krye të BKH është edhe Artan Shkëmbi, i cili është drejtues i njësisë Task-Force në Policinë e

Arben Kraja: Të hënën shpallen emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret

40 kandidatë në garë për kreun e BKH, në listë 25 policë, 1 prokuror dhe juristë, Eduart Merkaj më i favorizuari

Shtetit, prej më shumë se 1 viti. SPAK shtoi gjithashtu se në listën e konkurrentëve gjendet edhe profesori Sabri Hoxha, i cili ushtron po ashtu profesionin e mje-kut ligjor. Ai është diplomuar në mjekësi, inxhinieri dhe jurisprudencë, duke u pasuar më pas nga Ibrahim Disha, i cili ka shërbyer për disa vite në polici dhe që aktualisht jeton në Kanada. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka shfaqur interes për të qenë

në krye të FBI shqiptare, ku pritet që t’i nënshtrohet procedurave të verifikimit nëse i plotëson apo jo kus-htet për të qenë pjesë e BKH. Një tjetër emër që u bë publik nga kreu i SPAK është edhe ai i Aida Veizaj, e cila ka qenë ish-Drejtuese e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke vijuar më pas me Arben

Karkinin, i cili është zyrtar i Hetimit Doganor. Por një tjetër funksionar policie që ka shprehur vullnet për të qenë në krye të BKH është edhe Atnan Shehu, i cili ka mbajtur poste të ndryshme në Policinë e Shtetit. Më tej lisa e publikuar nga kreu i SPAK vijon me Ble-rina Bajollari, e cila është kryekomisare, funksionare policie; Blerta Dervishi funksionare policie; Bujar Madani oficer i policisë gjyqësore; Dritan Osmani pjesë e Gardës së Republikës dhe Edmond Kasmi ish-drejtues Policie. Por në listë për të qenë në krye të BKH është edhe Ylli Pjetërnikaj, i cili është prokuror i komanduar në Tiranë, ish-drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër.

Favoriti për të fituarPor ndonëse 40 emrat thjesht kanë kandiduar,

më favoriti për të qenë në krye të FBI shqiptare është Eduart Merakj. Këtë të fundit e favorizojnë disa gjëra, ku më kryesoret vlen të përmenden trajnimet e shum-ta që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se Uashingtoni ka qenë një mbështetje e fortë për reformën në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja, pritet që BKH t’i besohet pikërisht një individi që ka marrë leksione nga amerikanët. Por një tjetër fakt që e favorizon janë edhe rezultatet pozitive gjatë gjithë karrierës së tij që ka ushtruar.

Page 10: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT10 E Shtunë 1 Shkurt 2020

..........

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pasojat e tërmetit, qeveria shpall 18 zonat e rindërtimit, hapen aplikimet për modelet e banesave, ja si duhet të veprojnë qytetarët

Ahmetaj thirrje qytetarëve të prekur të përshpejtojnë aplikimet

Ambasadorja e SHBA takon Ramën dhe viziton nga afër zonat e shkatërruara nga tërmeti, premton rritje të mbështetjes

Destinacioni i radhës i Yuri Kim si ambasa-dore e SHBA në Shqipëri, ishte Durrësi. Amba-sadorja amerikane vizitoi zonën e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa u shpreh se qëllimi ishte që të shikonte nga afër dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti fatal i 26 nëntorit, por jo vetëm. Ambasadorja Yuri Kim theksoi se e rëndësishme gjithashtu ishte të shikonte edhe mënyrën si po menaxhohen këto dëme. Ambasadorja e SH-BA-ve, nga zona e shkatërruar tha për mediat se shqiptarët janë miqtë e Amerikës, dhe ndihma e këtij vendi për tërmetin e 26 nëntorit ka qenë e

pakursyer. "Ne donim të vinim këtu për t'i shpre-hur solidaritetin popullit të Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit. Miqtë festojnë së bashkuar, por është më e rëndësishme që ata të ndihmojnë njëri-tjetrin kur kanë nevojë. Kam ardhur për të parë jo vetëm dëmet, por edhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar dëmet. Ju jeni miqtë e Amerikës, ndihma jonë erdhi menjëherë pas fatkeqësisë. U preka shumë kur pashë kontributet që ne po japim dhe ne jemi shumë krenarë që në kutitë e ndihmave tregohet që kjo është një dhuratë nga populli amerikan. Ushtarakët tanë

kanë pasur mundësi të ndihmojë ndërsa përveç atyre që ndihmuan për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat ne sollëm edhe ekspertë", tha Yuri Kim. Ambasadorja e SHBA-ve dje gjithashtu zhvilloi edhe një takim për rreth dy orë me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Lajmin e bëri me dije ambasada amerikane. “Në vizitën e sotme prezantuese me kryeministrin Rama, Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e SHBA në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për

zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe ameri-kanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”, shkruan am-basada. Gjithashtu, ambasadorja ka takuar edhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kështu njoftoi ambasada amerikane në vend, duke bërë të ditur se tema e bisedës ka qenë synimi i misionit për rritjen e lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ornela ÇELPICA

Qeveria ka nisur proce-durat për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në

mbledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë një sërë vendimesh në kuadër të kësaj çështje, të cilat i bëri me dije ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ministri Ahmetaj shpalli zonat që do të rindërtohen, pasi mbetën të shkatërruara nga tërmeti tragjik i nëntorit. Ahmetaj bën me dije se janë të paktën 18 zona, 9 të cilat janë në Tiranë. “Dua të ndaj sot me ju disa vendime të rëndësishme që kemi kaluar në Qeveri lidhur me avancimin e procesit të Rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Sot, Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim, të cilat do t’i citoj në vijim, edhe për të infor-muar qytetarët e këtyre zonave që praktikisht dhe ligjërisht çështja e rindërtimit në territoret e tyre përkatëse ka marrë rrugën ligjore dhe shpejtësinë e duhur. Njësia administrative Shijak; Laç, Bashkia Kurbin; Thumanë, Bashkia Krujë; Laç, Kurbin; Në Bashkinë Krujë dy zona; Bubq; Fushë-Krujë; Në Bash-kinë Durrës një zonë; Në Bashkinë Vorë një zonë; Në Bashkinë Kavajë një zonë; Në Tiranë 9 zona; 5 Maj; ish-Uzina e Autotraktorëve; Kom-binat; Zona e Universitetit Bujqësor të Tiranës; Zona në njësinë adminis-trative Baldushk; Ndroq, Vaqar; Zall Herr”, njoftoi ministri Ahmetaj.

Ahmetaj thirrje qytetarëveThirrja e qytetarëve të aplikojnë

ishte pjesa e dytë e fjalës së ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ky i fundit tha se duhet të përshpejtohet aplikimi online, duke theksuar se pa plotësuar këtë hallkë, nuk mund të kalojmë tek tjerat. “Ndërkohë, gjej rastin t’iu bëj dhe njëherë thirrje qytetarëve, por edhe njësive ven-dore, që të përshpejtojnë procesin e aplikimit në platformën elektronike. Është proces ligjor i domosdoshëm që të kalojmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri tek përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i domosdoshëm edhe për planifikimin. Deri më sot janë hapur

75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. U njoftova që në vetëm dy ditë kanë aplikuar mbi 200 familje, ju lutem të dashur qytetarë, aplikoni sa më shpejt”, tha Ahmetaj. Përpos kësaj, ministri i Rindërtimit njoftoi se 31 janarin e

PD: Tregu elektrik mbyllet se do t’i vihet në dispozicion oligarkëve Prishja e tregut elektrik në Tiranë,

ka sjellë reagime nga Partia Demokra-tike. Konkretisht, ish-deputetja Dhura-ta Çupi tha se ky vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka të bëjë me interesat e tij. "Është një treg prej 20 vitesh, i transferuar kur ishte krye-tar bashkie Edi Rama në vitin 2000, u transferua nga 21 dhjetori, për shkak se në atë kohë bëhej një kullë. Tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë rëndësinë e këtij tregu, një ndihmë për shërbimin publik. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë mbajtur fëmijët e tyre, kanë mbajtur ekonominë famil-jare, dhe sot kanë dalë në rrugë. Nuk është njoftuar asnjë vendim se ku do të transferohen. Tregtarët kanë mil-iona mall që nuk kanë ku t'i lënë sot, është dëmtuar djersa e tyre. Ky treg mbyllet se do t'i vihet në dispozicion oligarkut të radhës të Erion Velisë me shokë. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Veliajn, dhe kjo e kthen në dhunë dhe pashpirtësi", tha Çupi

Cakaj në Berlin:

Prioritetet e kryesisë së OSBE në 2020

Ministri në Detyrë, Gent Cakaj dje ka qenë i pranishëm në takimin e dytë të nismës franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Lehta në vendet e Ballkanit Perën-dimor. Cakaj përmes një postimi në Facebook, tha se prioriteti i kryesisë së OSBE-së 2020 është lufta kundër trafikimit të armëve. “Sot në Berlin së bashku me ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Francës dhe Gjerman-isë biseduam për sigurinë e rajonit dhe masat e nevojshme për luftën kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta. Në mbledhje shpalosëm arritjet e Shqipërisë në plotësimin e objektivave të kësaj nisme dhe gatishmërinë e plotë për të vazhduar bashkëpunimin rajonal në shërbim të kësaj çështje. Shpjeguam pjesën e prioriteteve të Kryesisë së OSBE-së 2020 që ndërlid-het drejtpërdrejt me luftën kundër trafikimit të armëve dhe kërcënimeve të sigurisë rajonale”, shkruan ai.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dje tha disa fjalë për të prekurit nga tërmeti. “Dua të shpjegoj edhe njëherë për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti, duke i garantuar se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i kanë shfrytëzuar maksimal-isht për të bërë nga A e procedurave ligjore deri tek

shpallja e zonave që përmenda. Të nderuar qytetarë që jetoni në vështirësi në zonat e dëmtuara nga tërmeti, këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko, por për të ndërtuar mbi bazën e ligjit dhe procedurave, duke zbatuar të gjithë kriteret dhe standardet bashkëkohore në ndërtim, përfshirë e theksoj, edhe ato antisizmike”, tha ai.

AHMETAJ: NUK BËHET FJALË PËR TË NDËRTUAR SHKEL E SHKO

së premtes, u hap gara për modelet e shtëpive që do të rindërtohen në zonat e sipërpërmendura. “Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale të banimit. Sot deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve në datën 6 shkurt do të kemi modelet, që njësitë zbatuese FSHZH dhe Bashkia Tiranë do të fillojnë një proces ligjor të hapur zbatimi, pra, nga prokurimi deri tek vendosja e shtëpisë, ose në zonat e

reja rurale, ose në vendin ku ndod-hen aktualisht shtëpitë e dëmtuara që do të rindërtohen me modelet e reja bashkëkohore, antisizmike”, tha ai. Ndërsa janë bërë me dije 4 pika të cilat do të bazohen rindër-tuesit, në zonat e sipërpërmendura. Do të ndërtohen banesa të reja ose ndërtesa publike të dëmtuara, do të ndërtohen dhe rikonstruktohen infrastrukturat publike dhe kritike, do të realizohen ndërtimet dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

• Laç• Thumanë• Laç• Bubq • Fushë-Krujë • Shijak• Në Durrës është shpallur një zonë• Në Bashkinë Vorë një zonë• Në Bashkinë Kavajë një zonë• Në Tiranë 9 zona: “5 Maji”; Kombi-nati; Baldushk; Ndroq; Vaqarr; Zall-Herr; Ish-Uzina e Autotraktorëve• Zona e Universitetit Bujqësor të Tiranës

ZONAT QË DO TË RINDËRTOHEN

Gjej rastin t’iu bëj dhe njëherë thirrje qytetarëve, por edhe njësive vendore, që të përshpejtojnë

procesin e aplikimit në platformën elektronike. Është proces ligjor i domosdoshëm që të kalo-

jmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri tek përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i

domosdoshëm edhe për planifikimin...

Page 11: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

..........GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 11

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nga Pandeli BARDHI …. Edhe sikur të mos e keni njohur

më parë dhe ta takoni për herë të parë, nuk e mban vendi dhe të krijon përshtyp-jen që hallin e ka të mos e “arrijë” koha! Mendjen, diku e ka të përqendruar, duart i “hanë” për punë, nuk ka kohë të ulet e ta lërë për njëherë tjetër atë punë ç’ka planëzuar dhe ecën me shpejtësi për atje ku ka për të shkuar. Edhe gjatë kohës që shkon për në zyrën e tij të punës, në çdo kohë të ditës që të jetë, para dite apo në orët e vona të pasdites ka kryer shumë punë që koha vetë, nuk i kishte “planifi-kuar”! Edhe ditën, edhe natën, ai, i prin kohës... Nuk ka kohë të qëndrojë gjatë në takime të ndryshme, në ecje e sipër të dëgjon me vëmendje, merr mendime, këshillon dhe të thotë “po” ose “jo”. Po të premtoi, dije që premtimin do ta bëjë realitet, në të kundërt as mos e merrni mundimin që t’ia rikujtoni... Për ata që e takojnë për herë të parë, ndoshta do ta quajnë si “jo punë mbaruar”, kurse përshtypjet e mësipërme janë të të gjithë atyre që e njohin nga afër, që kanë pun-uar e punojnë me këtë shok punëtor që aftësitë e tij drejtuese dhe organizuese i vë në funksion të punës.

Mendja dhe zemra i punon për shqetësimin e vetëm, si të investojë sa më shumë për zonën e tij Mirditën, si t’u bëjë sa më të lehtë punën mirditorëve e t’u vijë atyre në ndihmë sa më shumë të jetë e mundur. “Qysh nga viti 2015, kur ai ka marrë detyrën e kryetarit të bashkisë, nuk e prisnim që të ishin bërë kaq shumë punë për Mirditën. Edhe gjatë kohës që për më shumë se nëntë vite ka organi-zuar dhe drejtuar Policinë Bashkiake të kryeqytetit, koha vetë, nuk e kishte të “planifikuar” që të bëheshin aq shumë punë në Mirditë, përveç të tjerave edhe atyre që i ka paraprirë “investimi” men-dor dhe ekonomik i Ndrec Dedës, aktual-isht kryetar i Bashkisë Mirditë me qendër në Rrëshen. Janë projektuar shumë punë e janë realizuar shumë të tilla, në të gjitha fushat, në fushën e dijes e kulturës, në infrastrukturë, në punësimin e të rinjve të rejave, në rritjen e të ardhurave. Janë këto përshtypjet e të gjithë atyre që e njohin nga afër, që kanë punuar e punojnë për shumë vite me Ndrecën.

Mendimet dhe përshtypjet e të gjithëve, kuadro intelektualë e punonjës të thjeshtë bien në një emërues të për-bashkët: i papërtuar, vizionar, këmbën-gulës, që me aftësi drejtuese dhe organ-izuese ka bërë të mundur që të lidhet fort me Mirditën e të dy së bashku, të ecin përpara kohës. Ka qenë mbi njëzet e pesë vite i larguar nga Mirdita me punë e detyra të ndryshme. Ka qenë i larguar fizikisht, por jo me mendje, jo me zemër, jo me shpirt. Në vitin 2013, u zgjodh de-putet i Kuvendit të Shqipërisë... Në vitin 2015, e ndërpret mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar të bashkisë. Nuk mund t’ia bënte fjalën dysh veteranit N.P, i cili i ka kaluar të tetëdhjetat, kur ai mori rrugën nga rrethinat e Rrëshenit për në Tiranë: “Ndrec, keni ba boll për ne dhe ne, jemi të kënaqun. Shumë punë janë bërë për Mirditën, por edhe halle të tjera, kena. Ne duam që t’ju kemi midis nesh, t’ju kemi pranë për çdo hall sepse pasha nerit të duen boll, të duen të tanë, të duen të rinj e të moshuem”!

Nga mbi pesëmbëdhjetë mijë votues fitoi bindshëm me kundërshtarin tjetër me mbi njëmijë e gjashtëqind vota. E veçanta është që në vitin 2011, për kan-didatin e forcës së majtë politike votuan vetëm dy bashki, ajo e Rrëshenit dhe ajo e Rubikut. Në vitin 2015, për kryetarin Ndreca, votuan të shtatë njësitë admin-istrative të Mirditës. “Njëherit është ndjenjë e madhe përgjegjësie dhe përg-jegjshmërie për t’u përballuar me sfidat, punët, hallet dhe problematikat e shumta të akumuluara këtu e njëzet e katër vite

Kryetari që ecën më shpejt se koha...

me radhë”, premtoi ai para popullit të Mirditës... E njihte gjendjen me imtësi, i dinte edhe premtimet që bëheshin në prag zgjedhjesh, ndoshta jo me qëllim-in për të gënjyer, por të rrëmbyer nga rutina e përditshme në metodën dhe stilin e punës, me gjithë dëshirën e mirë, premtimet mbeteshin vetëm në kuadrin e dëshirave... Megjithëse, siç e theksuam gjendjen e njihte në “majë të gishtave”, punën e filloi nga hallet dhe shqetësimet që preokuponin banorët e Mirditës, fshat më fshat e lagje më lagje dhe mbi bazën e halleve dhe shqetësimeve të banorëve, hartoi edhe programin për t’i bërë ato realitet duke u dhënë prioritet atyre më emergjenteve. Ua shprehu qartazi banorëve të Mirditës: “Juve ma besuat mua këtë detyrë, por juve do të jeni ata që do të më largoni nëqoftëse unë nuk do të mbaj premtimet. Gjërat t’i kemi të qarta qysh në fillim. Unë i di aftësitë e mia dhe nuk më mungon as vullneti dhe as dëshira për punë”.

Gjatë kohës si drejtues i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, krijoi bindjen e patundur të një drejtuesi punëtor e të përkushtuar për punën. Me të drejtë, një nga kolegët e tij që punoi për shumë

kohë me Ndrecën në këtë sektor, thotë: “Është njeri që nuk i ndahet punës. E veçanta e tij është që çdo punë, çdo de-tyrë ta ndjekë vetë, ta prekë vetë. Vetëm atëherë do të bindet. Të imponon që ta duash dhe ta respektosh, më shumë se për çdo cilësi tjetër të tij, për punën që bën. Ama, të them edhe këtë, që, për tërë kohën që punoi këtu, njërin sy dhe njërin vesh e mbante nga Mirdita, aq sa, një ditë, e detyroi një nga ministrat, t’i shprehet: “Nuk e kuptoj, juve përgjigjeni për punën ku jeni apo për Mirditën””. I besuan bindshëm mirditorët dhe në vitin 2013, e zgjodhën përfaqësuesin e tyre në organin më të lartë legjislativ. Të njëjtat përshtypje, janë edhe nga kolegët e punonjësit e bashkisë e deri tek ata të zonave më të thella të Fanit, Lajthizës e Nënshetit. Punonjësit e stafit të bash-kisë, në metodën e punës së tyre, kanë “kopjuar” atë të Ndrecës. Secili me detyra me afat, ndjekja dhe realizimi i tyre me kërkesë e kontroll të rreptë. Ka edhe një të veçantë tjetër Ndreca.

Ai është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, bile kundërshtarëve të tij, u jep më shumë përparësi. Nuk e thonë këtë ata që janë të të njëjtës forcë politike, por e thonë kundërshtarët e tij: “Nuk na ka lënë “shteg”, jo vetëm ne që aderojmë në një tjetër forcë politike, por askujt që të shprehin pakënaqësi si i njëanshëm… Ndreca, është i dashur dhe shumë i vëmendshëm me të gjithë e me të gjitha forcat poli-tike”. Dhe P.P vazhdon si me të qeshur: “Mikun më të mirë sot ka atë që deri dje ishte kundër-shtari i tij. Po na “prish” shumë punë duke bërë për vete edhe shumë nga shokët tanë që deri dje ishin kundër-shtarë të forcës së tij politike. Por, të jemi të ndërgjegjshëm,, është bindës në ato ç’ka thotë e ç’ka bën” e mbyll për-shtypjen e tij

një kuadër i një force tjetër politike. Të flasësh për punët që janë bërë në zonën e Mirditës duket sikur është e tepërt, duke filluar qysh nga sheshi “Abat Doci” në qendër të qytetit të Rrëshenit, Unaza e qytetit, shkolla e mesme dhe konvikti Rrëshen, dy shkolla 9-vjeçare, asfaltimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë 18 km, asfaltimi i rrugës Fan-Domgjon. Rikonstruksioni i shkollës së mesme Klos. Të tilla janë të shumta dhe e mira është që të gjitha, t’i përmbledhim në një: Në Mirditë, vetëm qysh nga viti 2013, kur Ndreca u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor, e këtej, pra për gjashtë vite janë bërë aq punë sa që nuk janë bërë gjatë njëzet e pesë vite të shkuara.

Ishte këmbëngulja e Heroit të Pop-ullit, Bardhok Biba që qendra e Mirditës të ishte Rrësheni, mbas shumë dekreteve që dolën nga Kuvendi Popullor në vitet 1946 e 1947 që qendra e Mirditës të ishte Gjegjani. Më në fund me dekretin e prillit të vitit 1949, u vendos Rrësheni. Këtu e filloi punën e tij edhe Bardhok Biba, për ndërtimin e Shqipërisë, fill mbas mbarimit të luftës. Sa do të gëzohej ky “Tribun popullor” sikur të ishte gjallë, që mbas shtatëdhjetë e një vitesh që është ndarë nga jeta, punën e tij po e vazh-don ky pasardhës i denjë mirditor. Janë tashmë në proces, rikonstruksioni i digës së rezervuarit Malaj 1 dhe Malaj 2 kodër. Vetë “Koha” nuk i kishte planifikuar që

këto vepra të ndërtoheshin kaq shpejt. Por kur koha “mori vesh”

këmbënguljen e Ndrecës, nuk “foli”! Edhe ndërtimi i Kopshtit të ri nuk ishte planifikuar, por u ndër-tua. Investimet e tyre i tejkalojnë fondet e bash-kisë, por Ndreca, është i vendosur dhe nuk është si disa tipa deputetësh e kryetarësh që gogësijnë

në sallën e Parlamentit. Edhe koha e di që Ndrecën

nuk e zë gjumi, por edhe nuk i lë as ata të qendrës që

t’i zërë “gjumi”. Nuk e linte rehat Bardhok Biba sa

ishte gjallë pushte-tin qendror kur

ishte fjala për të kërkuar për zonën e Mirditës, nuk i le rehat as Ndreca për të çuar deri në fund amanetin e tij...

Mendjen, diku e ka të përqendru-

ar, duart i “hanë” për punë, nuk ka kohë të ulet e ta lërë për njëherë tjetër atë

punë ç’ka planëzuar dhe ecën me shpejtë-si për atje ku ka për

të shkuar. Edhe gjatë kohës që shkon për

në zyrën e tij të punës, në çdo kohë të ditës që të jetë, para dite apo në orët e vona

të pasdites ka kryer shumë punë që koha

vetë, nuk i kishte “planifikuar”! Edhe

ditën, edhe natën, ai, i prin kohës...

Page 12: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

12 GAZETA SOTE Shtunë 1 Shkurt 2020

C M Y K

e k o n o m i www.sot.com.al

ATP do të kompensojë rreth 90 pronarë, pasuritë e të cilëve janë të prekura nga ndërtimet pa leje. Ndërkaq, vlera totale e përcaktuar për kompensim të kërkesave

të aprovuara është plot 80 186 549,83 lekë. Aplikantët fitues përfitojnë rreth 70% të shumës së plotë të shpërndarë në këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë...

Zbardhet lista me 90 emrat e pronarëve që do përfitojnë 80 milionë lekë

ATP nxjerr listën, ja pronarët e prekur nga ndërtimet informale që

kompensohen, përfitojnë 80 milionë lekëEsmeralda HIDA

ATP do të kompensojë rreth 90 pronarë, pas-uritë e të cilëve janë të prekura nga ndër-

timet pa leje. Ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se, ka përfunduar kontrollin e të gjithë kërkesave për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pro-narët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Aplikantët fitues përfitojnë rreth 70% të shumës së plotë të shpërndarë në këste. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 31. 01. 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 90 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, njofton ATP. Ndërkaq, vlera to-tale e përcaktuar për kompensim të kërkesave të aprovuara është plot 80 186 549,83 lekë, i cili do të shpërndahet në 5 këste. Më tej në njoftim sqarohet se çdo kërkesë e dërguar nga aplikantët ka kaluar përmes një shqyrtimi rrënjësor, për të cilat institucioni përgjegjës ka siguruar se, dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Ven-dimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kom-pensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar. Në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar dhe në vendimet për-katëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar. Në mbyllje të njoftimit, Agjencia

e Trajtimit të Pronave sqaron subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Ndërsa, të dhënat e nevojshme në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi të dhënat identifikuese të subjek-teve përfitues dhe çdo paqartësi tjetër mund t’i gjejnë në njoftimet e publikuara në faqen e ATP, lehtësisht e aplikueshme për të gjithë qytetarët e interesuar.

DokumentacioniShpërblimi i pronarëve,

tokat e të cilët janë zënë për ar-sye të ndryshme, do të vazhdojë edhe përgjatë këtij viti. Për këtë kategori Ministria e Financave

ka vendosur një fond prej rreth 4.5 miliardë lekësh nga buxheti i vitit 2020. Për të përfituar nga kjo vlerë, pronarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ATP, të plotësojnë formularin tip dhe të zgjedhin një nga tri afatet që parashikon ligji, pagesë brenda vitit, brenda 3 vjetëve ose brenda 5 vjetëve. Referuar ligjit për këtë çështje, dokumentacioni që duhet të posedojë çdo aplikant përfshin: dokumentacionin hartografik, që përfshinë çdo të dhënë topo-grafike dhe hartografike të tru-allit apo ndërtesës; vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore; dokumentacion hipotekar, ka-dastral, arkivor, vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të

Përfundon projektligji i ri për tenderët, Braçe: Tolerancë zero, synojmë transparencë

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjisla-cionin për Nëpunësin Civil shpall procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I.Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:-Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar në Bachelor:Ekonomiks; Të diplomuar në Master Shkencor në Studime Ekonomike Europiane;Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit; Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit;

teknikat CAAT në Auditim si dhe programet e Mbajtjes së Kontabilitetit Alpha/Financa;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve KonkurrimiSi dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e

kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Pronave, Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensim-it të Pronave, ish-ZRKKP-së, AKKP-së. Duhet të dorëzohet dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.19443; pranëvendos-jen e pronës, akt-ekspertimin, të cilat paraqesin madhësinë, sipërfaqen dhe kufijtë e tokës. Me hapjen e platformës e-Alba-nia, aplikantët mund t’i kryejë pjesën më të madhe të proce-durave dhe gjetjen e dokument-eve on-line, ndërsa pjesën tjetër të dokumenteve i përzgjedh vetë institucioni në këtë platformë.

Në muajin dhjetor të vitit të shkuar Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se qeveria do të angazhohet për hartimin e pro-jektligjit të ri për Prokurimin Publik. Aktualisht, hartimi i këtij projektligji ka përfunduar, kështu ka njoftuar ditën e djeshme zëvendëskryeministri, Erion Braçe, gjatë një tryeze konsultative me ekspertë dhe bashkëhartuesit e këtij drafti. Braçe tregoi ndryshimet e bëra që do të rregullojnë procedurat tenderuese në vend, të cilat ai i konsideroi si garantuese të mirë përdorimit të fondeve publike dhe konkurrencës së ndershme mes opera-torëve ekonomikë. “Është e qartë se një procedurë prokurimi e hapur, transparente, e pandikuar, me garë reale efektive në kohë, në çdo fazë të saj, nga njoftimi deri te kontrata, përfshirë edhe një proces ankimimi transparent, efikas e të shpejtë mbetet në interes absolut të qeverisë. Gara e ndershme dhe konkurrenca efektive mbeten për ne prioritet absolut”, u shpreh Erion Braçe. Për hartimin e këtij projektligjit dhe ndryshimeve të bëra janë marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtarë, si: Komisioni Europian, Banka Botërore, OECD, SIGMA, etj. Ndërkohë pikat të cilat janë sjellë si risi dhe ato të cilat vijnë të ndryshuara kërkojnë, njoftimin para-prak të kontratës deri në 12 muaj përpara zhvillimit të procedurës si dhe shkurton kohën e ankesave për operatorët ekonomikë pjesëmarrës në garë. Ndërkohë që për këta të fundit parashiko-hen përjashtime nga tenderët deri në 3 vjet në rast të tërheqjeve të qëllimta nga gara, duke i dhënë fund pjesëmarrjeve fiktive. Në diskutime e sipër, Braçe pranoi që procedurat e tenderëve publikë pasohen nga praktika korruptive, ndërsa paralajmëroi tolerancë zero në rast të konstatimit të tyre. Gjithsesi ai bëri të qartë se, drafti i këtij projektligji, i cili synon të përmirësojë kuad-rin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, duke lehtësuar procesin e prokurimit si për autoritetet kontraktore, ashtu edhe për operatorët ekonomikë, është tashmë në fazë konsultimi me grupet e interesit. Ai shtoi se qeveria ka arritur të minimizojë vitin e kaluar procedurat problematike, gjë që do të reflektohet më tej me ndryshimet në ligjin e prokurimeve publike. “Kemi bërë një punë të mirë gjatë vitit që shkoi. Në vitin 2019 janë vetëm 192 procedura të tilla nga 7384 procedura në total. Zënë vetëm 2,5% e procedurave. Është niveli më i ulët historik në 10 vitet e fundit. Në vlerë ishte vetën 2.3 miliardë lekë nga 110.6 miliardë lekë të prokuruara në total. Edhe këtu është vetëm 2.1% e vlerës totale të përmbyllur. Të ulësh në 2.1% nga 13.9% këtë procedurë prokuri-mi është arritje pozitive. Ndryshimet në këtë projektligj synojnë pikërisht garën efektive”, deklaroi zëvendëskryeministri. Sipas tij, draftligji parashikon procedura më të thjeshtuara, si dhe lehtësi në prokurimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera të veçanta, rritjen e rolit kontrollues të APP-së, shkurton procesin e rishikimit administrativ të afateve të ankimimit.

TIRANËRudina LlagamiIsuf MukaSaimir MukaHajrie DemaMinir DajaBedri AjdiniSilvana PodgoricaRudina LlagamiIsmail PetrelaQemal XhilagaNurije VathiBilal DeliuDivin LlagamiYlli KocilliHasab ÇaushllariIlir AllushiShpresa MinxolliIbrahim TopiTrifon MaloIslam DeliuEmine MeçeEnon MyftiuMehmet KadilliuAdmirjana LlaziValdete Emiri

Fatbardha QosjaLiljana DushkuDjala LikaTritan NaçiBilal DeluIslam DeliuDURRËSArdian KazaziBardhyl MesiEmina DurajSurila MllojaMentor MesiArtan MesiMerdare HoxhaGjylisha ÇelaMehmet BylykbashiAinisha KapxhiuYllka DhaskaliArjan GuzaErvehe SulejmaniGentian MyshketaIsa BylykbashiNexhmije KoraveshiArben MyshketaRamazan KapseriHalil Kapseri

Aishe GashiElona VrioniIlir AllushiShpresa KokomaniIlir MesiSokol JaninaAishe GashiElona VrioniIlir AllushiShpresa KokomaniIlir MesiSokol JaninaELBASANLejla MarkuSuzana MuratajSotiraq BinjakuElion BadhiaMimoza HasekiuAlbana BedhiaSaida MuçaArben BedhiaKujtim QafaLejla MarkuHaxhire PeniSuzana MuratajNexhmije Kajolli

Dashamir QorriBrikena BashakuShpresa BardhiSelahudin HaxhiademiSherif ShqypejaMehmet KadilliuBrikena BaxhakuEnis BellovaSkënder LelaLuljeta HidriDashuri RamalliSHKODËRZyrha GjyreziRuzhdi AnamaliMet MehmetajKomuniteti Musliman Shqipëtar VLORËFredinand MyshketaJuleda FallanajKORÇË Visiol LlaimaniZhaneta PulahaFIERDiana Voti

LISTA ME EMRAT QË DO KOMPESOHEN

Page 13: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Zyrtarizohet data, më 3 shkurt votohet për qeverinë e re të Kosovës, VV dhe LDK ende pa marrëveshje

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRamush Haradinaj: Nuk votojmë qeverinë e re

Sonila ELEZI

Kryesia e Kuvendi të Kosovës ka vendosur datën 3 shkurt për mbajtjen e seancës plenare lidhur me votimin

e qeverisë së re. Mbledhja e djeshme erdhi si pasojë e kërkesës së kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Kjo lëvizje nga ana e tij u pa si një humbje durimi për marrëveshjen e cila nuk po arrin të finalizohet mes VV dhe LDK, ose dhe si sfidë për kreun e LDK, Isa Mustafa, pasi VV nuk e ka je-tike këtë marrëveshje përderisa mund ta krijoje qeverinë edhe me partitë e pakicës. Mos arritja e marrëveshjes nga dy liderët, pavarësisht se që nga fillimi kanë theksuar se nuk kanë alternativë më të mirë se koalicionin qeverisës me njëra tjetrën, ka pasur si shkak fillimisht mospajtimin rreth zgjedhjes së presidentit, së cilës më vonë iu shtua edhe çështja e Glauk Konjufc në krye të kuvendit, post të cilin LDK pretendonte t’i takonte atyre për një vit. Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje midis LDK-së dhe VV-së para datës 3 shkurt. “Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti”, tha ai. Në lidhje me kërkesën e LDK për postin ne tij, Konjufca tha: “Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”. Mesa duket Kurti ka vendosur ta formojë qeverinë vetëm

Gjyqi ndaj Trump, demokratët nuk thërrasin dot dëshmitarët

Zjarret, Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Demokratët amerikanë janë përballur me një pengesë mad-hore në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarët në gjyqin më të njohur në Amerikë, atë mbi hetimin dhe shkarkimin e Trump. Demokratëve i nevojitej vota e katër Republikaneve në mënyrë që të lejohej thirrja e dëshmi-tarëve, por njëri prej senatorëve ka shprehur se do të tërhiqej nga nisma. Senatori Lamar Alexander tha se ishte provuar tashmë që Trump kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme. Por kjo sipas tij nuk do të thotë se veprimi i

presidentit është i dënueshëm dhe shkak për shkarkimin e tij. “Pyetja nuk është nëse Presidenti e ka bërë apo jo këtë, por se çfarë do të vendosin të bëjnë qytetarët mbi këtë fakt. Unë besoj se Kushtetuta u ka krijuar mundësinë njerëzve të japin verdiktin e tyre në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, tha 79 vjeçari. Qëllimi i demokratëve ishte thirrja si dëshmitar i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton i cili është personi të cilit Trump i ka thënë personalisht se po nuk po dërgonte qëllimisht ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Australia është duke u për-ballur me krizë të zjarreve nga muaji shtator i vitit të kaluar, por duket se gjendja po precip-iton dhe po bëhet akoma më shumë kritike, aq sa ka detyruar autoritetet e Kryeqytetit të Aus-tralisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret janë zgjeruar në jug të Kanberas. Në jug të kryeqyteti Australian zjarret janë duke djegur më shumë se 18.500 hektarë tokë, ndërkohë që banorët e zonave përreth janë paralajmëruar mbi mundësinë e evakuimit në çdo

moment që do rritet akoma më shumë rreziku. Zjarret e këtij viti janë cilësuar edhe të rrezikshme dhe më me shume pasoja se ato të 2003. Më 2003, si pasojë e zjarreve në periferi të Kanberas kanë vdekur katër persona, janë plagosur 500 të tjerë dhe janë shkatërruar rreth 470 shtëpi. Vështirësi në kontrollimin e zjarreve krijon dhe fakti që temperaturat kanë kapur shifrat 40 gradë Celsius. Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe.

Qëndrimi i SHBA, Erdogan sulmon shtetet arabe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur ditën e djeshme lidhur me mungesën e reagimit të disa shteteve arabe mbi planin e propozuar nga pres-identin amerikan Trump për paqe në Lindjen e Mesme. Erdogan ka quajtur tradhtarë shtetet të cilat e kanë mirëpritur këtë plan. “Disa shtete arabe që kanë mbështetur këtë plan kanë kryer tradhti kundër Jerusalemit, dhe vetë njerëzve të tyre, por çfarë është më e rëndësishme kundër gjithë njerëzimit”, u ka shpreh Erdogan për pjesëtarët e partisë së tij në

Ankara. Erdogan, një mbrojtës i madh i të drejtave të palestinezëve u është referuar, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Omanit kur ka bërë këto kritika. “Arabia Saudite, ju në veçanti jeni e heshtur. Kur do të thyeni heshtjen?”, ka pyetur ai. Plani i propozuar nga Trump synon të shuajë mosmarrëveshjet shumëvjeçare mes Izraelit dhe Palestinës. Izraeli është shprehur pozitiv në lidhje me planin, ndërsa Palestina ka qenë kundër për sa kohë plani parashikon Jerusa-lemin si kryeqytet të Izraelit.

Aktorja serbe: Kosova është shtet

Janari, muaji dimëror me i ngrohtë ndër vite

Energjia bërthamore, SHBA bllokon

zyrtarin iranianOrganizata për Energj i

Bërthamore e Iranit i ka cilësuar sanksionet e fundit të SHBA kundër kreut të kësaj agjencie si “vendim të pamatur” që nuk do të pengojë politikat bërthamore paqësore të Iranit. SHBA ka bërë të ditura të enjten sanksionet e reja kundër drejtorit të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, duke bllokuar aksesin në të gjitha asetet që ka Salehi në llogari amerikane.

Pas takimit të së enjtes me autoritetet kosovare, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Eu-ropian Josep Borrell, kërkoi ditën e djeshme nga Beogradi rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen e Kosovës nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Kjo deklaratë vjen akoma më e fuqishme sepse Borrell iu drejtua komunitetit ndërkombëtar nga Beogradi. Gjithashtu gjatë takimit men presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ai shpresoi për rifillimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi. Borrell siguroi se kur një gjë e tillë të ndodhë, Bashkimi Europian do të jetë i gatshëm për të ndërmjetësuar. Ndërsa presidenti serb Vuçiç, ndonëse pesimist, tha se Serbia është gati të bisedojë me Prishtinën pas shfuqizimit të taksës.

Personat asimptomatikë duket se janë një nga të fshehtat e përhapjes së koronavirusit. Të prekurit nga virusi, por që akoma nuk kanë shfaqur simpto-mat janë ato që e kanë sjellë virusin edhe në shtete të tjera veç Kinës. Rasti i parë i përhapjes në këtë mënyrë u regjistrua në Gjermani. Ishte rasti i një biznesmeni i cili u diagnostikua i infektuar vetëm pasi dikush me të cilin kishte pasur takime ditë më parë u konfirmua si mbartës i virusit. Ky zbulim e bën akoma më të vështirë seç mendohej kontrollin e virusit dhe mospërhapjen e tij. Disa viruse, siç ishte SARS vite më parë, mund të kalojë nga një person në tjetrin vetëm pas shfaqjes së simptomave. Të tjera si p.sh gripi mund të përhapet një ose dy ditë përpara se simptomat të jenë të dukshme.

Borrell në Serbi: Njihni pavarësinë e Kosovës Vështirësohet më shumë kontrolli i koronavirusit

me pakicat dhe mundësia e ndonjë lëvizje në minutat e fundit, duket e vogël. Lideri i VV ka kryer takime me Goran Rakiç i Listës Serbe edhe me përfaqësues të pakicave, për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së ardhshme. Rakiç ka deklaruar se forca e tij politike “nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re”.

Reagon ThaçiMegjithatë Presidenti i Kosovës,

Hashim Thaçi tha se Kosovës i duhet një qeveri stabël dhe efektive çka nënkupton se formimi i qeverisë me anë të koalicionit me pakicat nuk është shumë i mirëpritur. “Kosovës i duhet një qeveri stabël, efektive, për respekt të vullnetit qytetar dhe orientimit euroatlantik pra të një bashkëpunimi të ngushtë BE-së, Shtetet e Bashkuar dhe NATO-s”, tha ai. Megjithatë zërat nga LDK shprehen se akoma nuk janë shuar shpresat për një marrëve-

shje për sa kohë që ka ende pak ditë nga 3 shkurti. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se do të përdorin çdo meka-nizëm të mundshëm që deri të hënën, kur edhe është caktuar seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës, të arrihet partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosja dhe të evitohet mundësia për qeveri të pakicës. “Kemi në dispozi-cion edhe pak kohë, nuk është shumë por duhet të bëhet”, tha ai. Në të njëjtën linjë duket se është edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka konfirmuar vullnetin e partisë së tij për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosjen.

PDK dhe AAK kundër KurtitI mandatuari nga presidenti Thaçi

si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk do të ketë në seancën e të hënës mbështetjet e Partisë Demokra-tike të Kosovës dhe Aleancës për

Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do ta votojë një qeveri, e cila formohet prej partive të tjera dhe se partia e tij do të mbetet në opozitë. “Përgjeg-jësia kryesore për mos formimin e institucioneve i takon Vetëvendosjes dhe zotit Kurti, meqë ai ka marrë mandatin dhe në të kaluarën kur PDK i ka fituar zgjedhjet ne kemi marrë mandatin dhe kemi krijuar qeverinë”, ka thënë Hoxhaj. Gjithashtu, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar para mediave, se AAK nuk e voton Qeverinë “Kurti”. “Është normale që është caktua seanca sepse kryhet edhe afati kohor. AAK nukështë pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk e voton ndonjë qeveri këtë të hëne”,është shprehur ai.

Ndërkohë që ka akoma shtete të cilat nuk pranojnë pa-varësinë e Kosovës edhe pse ka kaluar tashmë më shumë se një dekadë nga 17 shkurti i 2008, duket që ka shtetas të shtetit më të përfshirë në këtë çështje që shprehen hapur pro Kosovës. I tillë është rasti i aktores dhe producentes serbe Bojana Mal-jeviç e cila ka surprizuar me qëndrimin e saj. “Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka karrige ose jo në OKB”, deklaroi ajo.

E njohur për dimrat tejet të ftohtë, Moska është përballur me janarin më të ngrohtë në shekull. Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar të këtij viti ka qenë rreth zero gradë Celsius ndërkohë që mesatarja e Moskës është 9.3 gradë celcius më e ulët. Përgjatë janarit bora në Moskë ka arritur në shtatë centimetra në krahasim me mesataren prej 32 centimetrave. Viti 2019 po ashtu ka qenë viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Rusi.

Mbledhja e djeshme erdhi si pasojë e kërk-esës së kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Kjo lëvizje nga ana e tij u pa si një humbje durimi për marrëvesh-jen e cila nuk po arrin të finalizohet mes VV dhe LDK...

Page 14: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT14 E Shtunë 1 Shkurt 2020

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas prokurorisë, në pamje shfaqen Leonard dhe Bajram

Hajri teksa kanë futur në ambientet e resortit në pronësi të tyre, trupin e Prengës me një mjet “Range Rover”. Më pas, me ndihmën e administra-torit të resortit, Olsi Turja, trupi i vik-timës është transportuar në fugonin në pronësi të Elton Hajrit...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra5 të arrestuarit mohojnë akuzat e ngritura nga prokuroria

U kapën me armë me silenciator, gjykata lë në burg dy të rinjtë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ermal Zallën dhe Ed-mir Albrahimin, përkatësisht 24 dhe 29-vjeç. Togat e zeza të kryeqytetit kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për dy të rin-jtë, të cilët tre ditë më parë u kapën me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë. Sipas burimeve nga hetimet mësohet se numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotë-sisht. Ndërkohë, sipas policisë këta dy të rinj do të kryenin një vrasje. Dy të arrestuarit u kapën më 29 janar në Fushë-Krujë ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime në distancë. Por më pas policia ka arritur t'i arrestojë. Prokuroria ka dyshime se dy të rinjtë do të kryenin vrasje dhe janë duke kryer hetime të thelluara për rastin.

Pjesë e organizatës “Hellbanianz”, dënohen tre të rinjtë shqiptarëTre të rinj shqiptarë janë dënuar me 16 vite burg si pjesë

e një grupi të rrezikshëm kriminal që operon në Angli. Më konkretisht me 6.8 vite burg u dënua 25-vjeçari Azen Dajçi; 27-vjeçari, Fabion Kuçi, u dënua 6 vite e 4 muaj burg, ndërsa Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg. Vendim për dënimin e tre të rinjve shqiptarë është dhënë nga një gjykatë në Portsmuth në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë anëtarë të grupit Hellbanianz, cilësuar si një grup kriminal i rrezikshëm në Angli, të cilët u burgosën për përfshirjen në një grabitje të armatosur në fabrikën e një bande rivale të kana-bisit. Dënimet erdhën pasi ata pranuan akuzat për grabitje. Kur policia mbërriti, një pjesë e tyre u arratisën dhe policia ishte në gjendje të ndalonte Dajçin dhe Kuçin në vendin e ngjarjes, ku ata gjithashtu sekuestruan kanabis me një vlerë rreth 30 mijë paund. Sipas policisë, hetimet kanë vazhduar për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë në bastisje.

Bulqizë/ Gjendet në kanal nga kalimtarët, vdes rrugës për në spital biznesmeni

Ndërron jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari mbrëmjen e djeshme është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës. Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë. Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ai është aksidentuar nga një automjet. “Rreth orës 21.00, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit pas aksi-dentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha policia.

Elvis MYRTA

Gjykata vendosi të lërë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e

trupit të 49-vjeçarit Jak Prenga. Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja. Ata akuzohen për mbajtje peng të personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Fes-tim Bexhdili, që u arrestua në Ka-vajë, akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim të trupit të viktimës. Të arrestuarit mohuan akuzat e prokurorisë dhe u shprehën se nuk kanë lidhje me rrëm-bimin dhe zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit. Edhe babai i një prej të arrestuarve pretendon se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen. Por prokuroria shprehet e bindur se 5 të arrestuarit janë përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe paraqiti si provë pamjet filmike që janë fiksuar nga një kamera sigurie në garazhin e kompleksit Gold-en në Shijak. Sipas prokurorisë, në pamje shfaqen Leonard dhe Bajram Hajri teksa kanë futur në ambientet e resortit në pronësi të tyre, trupin e Prengës me një mjet “Range Rover”. Më pas, me ndihmën e administratorit të re-sortit, Olsi Turja, trupi i viktimës është transportuar në fugonin në pronësi të Elton Hajrit. Festim Bexhdili ka qenë personi që ka marrë fugonin nga resorti, bash-kë me trupin e viktimës dhe e ka transportuar jashtë ambienteve, për të zhdukur më pas kufomën. Sipas prokurorisë, në kamera shihet Olsi Turja, duke pastruar gjakun nga fugoni, si dhe duke sistemuar disa vegla pune që dyshohet se janë përdorur për varrosjen e trupit të Jak Prengës. Në seancën e djeshme të 5 të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke u shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur si pasojë e një përplasje që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organiza-torët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe për prishjen

e pazareve të drogës. Ndër-kohë, policia vijon kontrollet për gjetjen e trupit të Jak Prengës, por ende pa një rezultat. Përveç zonës së Shijakut, në afërsi të resortit “Golden”, kërkimet janë shtrirë dhe në vijën bregdetare në Durrës e Kavajë. Pas vendimit nga Prokuroria e Tiranës për sekuestron preventive të resortit “Golden”, policia ka marrë në ru-ajte ambientet e kompleksit. Jak Prenga u rrëmbye me 17 janar në rrugën “Londër” në Kamëz, gjatë kohës që 49-vjeçari ishte nisur për të kontrolluar banesën e njërit prej vëllezërve që ka në Angli.

KonfliktiMosdorëzimi i një sasie

prej 283 kg kokaine është bërë

shkak i pengmarrjes dhe më pas asgjësimit të Jak Prengës. Hetues anglezë janë duke bash-këpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në pengmarrjen e ba-bait të 5 fëmijëve në Kamëz dhe personat e përfshirë në trafikun e drogës në Angli. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, si i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut dre-jtuar nga vëllezërit Hajri. Burime nga organi i akuzës thanë se personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë dashur të fusin në

Vrau me sëpatë bashkëfshatarin pas konfliktit për varrin, lihet në burg 42-vjeçariGjykata e Korçës ka lënë në burg Zamir Topin,

42-vjeçarin i cili vrau me sëpatë në mes të Korçës katër ditë më parë bashkëfshatarin e tij Dashnor Os-manin. Gjatë seancës së djeshme, Topi ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit. Topi ka qën-druar i heshtur dhe nuk ka pranuar që t’i përgjigjet asnjë pyetjeje. Seanca e djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa në fund të saj gjyqtari Arben Lera pranoi kërkesën e prokurores Oli Visi duke lënë në masën e “Arrestit me burg”, të paktën deri në përfundim të hetimeve për Zamir Topin. Zamir Topi, autori vrasjes makabre në mes të ditës në qyte-tin e Korçës, konsiderohet nga komuniteti i zonës si i “çmenduri i Libonikut”, kjo pasi ai kurohej me

sëmundjen e “çrregullimeve deluzionale” (probleme mendore). Ndërkohë, edhe pse përpara gjykatës nuk foli, Topi përpara oficerit të policisë gjyqësore ka treguar se banon në fshatin Poçestë të Libonikut dhe se prej më shumë se 12 vitesh kurohej, nga ana psikologjike në një doktor në Korçë. “…po kam 12 vjet që kurohem tek doktori Landi Lalaj, por emrin e sëmundjes nuk e di të saktë, por di të them se në qoftë se nuk marr mjekimet, dridhem dhe bie në tokë dhe më del shkumë nga goja”, ka deklaruar Topi. Dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes së bashkëfshatarit të tij nga Poçesta, Dashnor Osmani është dhënë para një oficeri të policisë gjyqësore, në prani të një avokati dhe babait të vetë Zamirit,

Petrit Topi. Zamir Topi, ka rrëfyer se kishte disa vite që kishte hyrë në konflikte verbale me viktimën Dashnor Osmani, pasi ky i fundit e akuzonte herë pas here se i kishte zënë dhe prishur varrin e nënës, në varrezat e fshatit Poçestë të Libonikut. Debatet e ndërsjellta kanë vazhduar gjatë derisa në 28 ja-nar 2020 Zamir Topi, ka qëlluar me një sëpatë në kokë Dashnor Topin, duke i çarë kafkën dhe e la të vdekur në vend. Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i dyshuar i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

territorin anglez 283 kg kokainë. Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qenë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani. Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe për ta futur në territorin an-glez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në des-tinacion nga vëllai i Jak Prengës. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar tjetri në kërkim, kanë marrë peng Jak Prengën në Kamëz, vëllanë e personit që nuk dorëzoi në destinacion 283 kg kokainë. Marrja peng e Jak Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokuror-isë, autorët kanë përdorur mak-inën e një këngëtareje, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre. Deri më tani policia refuzon të japë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina. Pengmar-rja ka ndodhur për të detyruar vëllanë tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerrë nga porti.

Pengmarrja e Jak Prengës, Gjykata e Tiranës lë në burg të arrestuarit, ja provat që prokuroria paraqiti kundër të akuzuarve

Page 15: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Kur kanë parë policinë ata kanë vjedhur një automjet në banesë dhe kanë tentuar të largohen. Por gjatë ndjekjes, ata goditën me makinë një 36-vjeçar të rastësishëm, që u bëri shen-jë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur duke e lënë të plagosur dhe përsëri tentuan...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Katër anëtarë të një grupi të rrezikshëm që kryenin vjedhje të parave dhe sendeve me

vlerë në banesa të ndryshme janë arrestuar në Fier. Ata u kapën në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran të Fierit. Kur kanë parë policinë, kanë vjedhur një automjet në banesë dhe kanë tentuar të largohen. Por gjatë ndjekjes, ata goditën me makinë një 36-vjeçar të rastësishëm, që i bëri shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur duke e lënë të plagosur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia. Në prangat e uniformave blu përfunduan shtetasit me inicialet A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje dhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”; E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje; A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier. Të katër personat e lartpërmendur janë persona me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Të rinjve u mjaftonte vetëm një çantë me pajisjet e “punës”: kaçavida, darë prerëse, çelësa të ndryshëm. Me to futeshin me forcë në banesa dhe kryenin vjedhjet. Policia thotë se veç mjeteve që përdornin hajdutët, sekuestroi edhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme dhe një automjet, i cili gjithashtu përdorej nga këta persona për të kryer vjedhjet. Të arrestuarit janë tre me banim në Vlorë dhe një nga Fieri. Ndërsa njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nga policia, pikërisht për vjedhje. Nga hetimet e kryera, policia thotë se ka arritur të zbardhë dhe dokumentojë vjedhjet e ndodhura nga ky grup në qytetin e Fierit. Policia thotë se nga hetimet e kryera janë doku-mentuar edhe vjedhje të tjera të kryera prej tyre ku kanë vjedhur rreth 10 milionë lekë.

Vjedhjet e dokumentuaraPas arrestimit të katër “skift-

erëve” fierakë dhe shoqërimit të tyre në komisariat, uniformat blu pas veprimeve hetimore arritën që të zbardhin edhe katër vjedhje që ishin kryer përgjatë vitit 2019 në zonën e Fierit nga personat e lartpërmendur. Sipas burimeve zyrtare në sajë të materialeve të administruara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të një vjedhje të datës 30 maj të vitit 2019 në fshatin Ferras. Katër të rinjtë tashmë të ar-restuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases me inicialet E. M.. Ata kanë arritur të futen në banesën e kësaj shtetaseje dhe kanë arritur të marrin 5 milionë lekë dhe disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri. Ndërkohë, në muajin tetor të vitit të kaluar pre e vjedhjes nga këta persona ka rënë një banesë në fshatin Fra-kull e Madhe. Më konkretisht në datën 13.11.2019 ata kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet M. H., për të kryer vjedhjen e radhës. Në këtë banesë “skifterët” e ar-restuar dje nga Policia e Fierit gjatë operacionit “Shigjeta”, arritën të marrin një sasi prej 1 milion e 700 mijë lekësh të vjetra, disa sende me vlerë si dhe bizhuteri floriri. Një javë më pas objektiv i vjedhjes ka qenë një banesë në fshatin Ka-faraj. Sipas policisë katër të rinjtë

në datën 19.11.2019 kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet J. B.. Ndryshe nga dy banesat e tjera, ku hajdutët arritën të vidhnin sasi lekësh të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit J. B., ata kanë marrë një shumë të vogël parash, por për të mos dalë duarbosh ata kanë mundur të marrin disa pajisjeje eletroshtëpi-ake. Vjedhjen e fundit skifterët tashmë të arrestuar e kanë kryer rreth një javë më parë në fshatin Ferras. Më datë 23.01.2020 katër të rinjtë kanë mundur të futën në banesën e shtetasit me inicialet shtetasit R. N.. Në këtë banesë ata kanë mundur të marrin një shumë parash prej 2 milionë e

800 mijë lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri floriri. Policia e Fierit vijon punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të kryera në qarkun e Fierit që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet në ngarkim të personave të arrestuar dje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ndaj tyre organi i akuzës ka ngritur tre akuza, më konkretisht atë të “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në ten-tativë dhe “Vjedhja me dhunë”. Pritet që në ditët në vijim katër të rinjtë të dalin përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Hajdutët kanë arritur të marrin rreth 10 milionë lekë e bizhuteri floriri

Vidhnin para e sende me vlerë në banesa, shkatërrohet banda e “skifterëve” në Fier,

policia aksion si në filma për t’i kapur

Lirimi i Endrit Dokles, ja gjyqtarët që do shqyrtojnë çështjen në Apel

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit në Tiranë në lidhje me lirimin e Endrit Dokles nga burgu. Shorti përcakton relator gjyqtarin Genti Shala. Indrit Dokle u lirua nga burgu më datë 14 janar 2020. Treshja do të plotësohet nga Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa. Akuza e Krujës ka apeluar vendimit e 14 janarit 2020, ku gjyqtarja Enkeleida Hoxha, ka vendosur të lirojë me kusht një të dënuar me burg të për-jetshëm me argumentin se Endrit Dokle ka kryer ¾ e masës së dënimit, duke përllogaritur që Dokle ka qëndruar në burg 25 vite e 7 muaj. Por nga ana tjetër prokuroria në apelimin e saj, ka argumentuar se i dënuari Dokle është një përsëritës krimesh dhe nuk ishte në kushtet ligjore për tu liruar me kusht. Prokuroria më tej argumenton se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka bërë një interpretim të gabuar të neneve 64 dhe 65 të Kodit të Procedurës Penale, duke lënë të lirë me kusht një të dënuar për shumë vepra penale duke filluar nga vrasja deri tek trafiku i drogës e mbajtja pa lejë e armëve luftarake.

Kërcënoi me armë qiradhënësen, parandalohet ngjarja e rëndë në kryeqytet

Identifikohet autori i 2 vjedhjeve në Dibër, arrestohet 26-vjeçariNjë 26-vjeçar u arrestua nga policia, pasi u

identifikua nga kamerat e sigurisë së një biznesi të vogël në Dibër, teksa vodhi mjaft qetësisht një portofol brenda të cilit ishin 15 mijë lekë. Në pran-gat e uniformave blu të Dibrës përfundoi shtetasi me inicialet J. B., 26 vjeç, banues në Dibër. Nga hetimet, rezultoi se i riu kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se 26-vjeçari ka vjedhur orendi shtëpi-ake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë. Ishte Policia e Dibrës, e cila pasi zbardhi vjedhjet e kryera nga i riu dha informacion zyrtar për arrestimin e tij. “Në vijim të

punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. I riu shihet në video teksa hyn në një dyqan, merr diçka dhe më pas largohet. Si rezultat i punës së mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet J. B., 26 vjeç, banues në Dibër. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një

banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë”, sqaroi zyrtarisht policia. Policia ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të dyqanit, shihet teksa i zoti i dyqanit nuk ndodhet brenda, por dera është e hapur. 26-vjeçari hyn mjaft i qetë, me veprime të ngadalta, i pashqetësuar se dikush mund të hyjë, ndoshta duke e ditur ku ndodhej pronari, ka shkuar deri në sirtarin ku mbaheshin lekët dhe ka marrë portofolin. Ka dalë sërish pa nxituar duke e futur portofolin në xhep. Vi-jon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Vrau motrën dhe kunatin në ‘97, policia publikon foton e Gjovalin Lecit

Policia e Shtetit ka publikuar mëngjesin e djeshme një tjetër personazh të krimit, i cili është shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Leci, i dënuari me burg për-jetë për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, i dënuar me burg përjetë. Sipas Policisë, Lesi akuzohet se në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik të Mirditës ai ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, shtetasen me inicialet M. Gj., dhe burrin e saj, shtetasin me inicialet A. Gj.. Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Leci është personi i 6 i publikuar nga policia, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në ditët në vazhdim uniformat blu do të publikojnë edhe 43 persona të tjerë që janë në kërkim, të dënuar për vepra të rënda penale.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Një shtetas 43-vjeçar hyri me armë në një lokal, duke kërcënuar me pis-toletë qiradhënësen e lokalit, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Spiro Çipi” ka kërcënuar qiradhënësen, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin: A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ai ishte i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Page 16: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

16 GAZETA SOTE Shtunë 1 Shkurt 2020

Nga Lolita BAHOLLI*

Procesi i blerjes së punëve, mallrave e shërbimeve, është një detyrë e vështirë për bashkitë dhe institucionet e tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta lidhur

atë me arritjen e përfitimeve më të gjera lokale, ekonomike, sociale dhe mjedisore. Procesi i prokurimit mund dhe është parë si burokratik, i ndërlikuar ligjërisht, i izoluar nga funksionet e tjera dhe me mangësi për t'u përfshirë në të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat në shumë raste janë konkurruese.

Ashtu si disa profesione të tjera si kontabi-liteti dhe marketingu, etj., profesioni i prokurimit duhet të rrisë përgjegjësinë për të forcuar rrolin e tij në Autoritetin Kontraktor. Roli kryesor i secilit zyrtar të prokurimit është të ekzekutojë funksionin e tij të prokurimit sipas standardeve më të larta të profesionalizmit dhe në respektimin e vlerave, objektivave dhe interesave të organiza-tës. Kjo nënkupton që zyrtari i prokurimit duhet t'i përmbahet parimeve të drejtësisë, paanësisë, transparencës, të shmangë konfliktin e interesit dhe të ndonjë padrejtësie tjetër si dhe të respekto-jë dhe zbatojë politikat, rregullat dhe procedurat përkatëse të organizatës.

Zyrtarët e prokurimit duhet të udhëhiqen nga fryma e ligjit ose koncepti më i gjerë që ka për qëllim të shprehet në një kod. Është e nevojshme që zyrtarët e prokurimit të kuptojnë

Nga Ramazan SHERJA

Në monizëm kishim demokracinë pro-letare dhe as që flitej për shtet të

së drejtës, por për shtet të diktaturës së proletariatit. Ashtu ishte natyra e shtetit dhe ashtu vepronte, pa u fshehur pas fasadave. Por që kur filloi demokracia, asnjë nga shqiptarët nuk e ka hequr nga goja fjalën “drejtësi”, që nga pushtetari më i lartë e deri tek njeriu i zakonshëm. Pushtetari i lartë e ka përdorur si slogan, si maskë për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, kurse njeriu i zakonshëm si shpresë se një ditë do ta takonte drejtësinë. Pushtetarët përmendin sloganet “shteti i së drejtës”, “zbatimi i ligjit në raport me të drejtën e shtetasit”, “para ligjit jemi të barabartë”, “do vendosim drejtësi për të gjithë, pa dallime partiake” etj., gjë që nuk u aplikua asnjëherë gjer më sot. Kurse njerëzit e thjeshtë, hallex-hinjtë, endeshin në dyer shtetarësh të dhjamo-sur e gjykatash të korruptuara, duke thirrur herë me zë të lartë e herë si fakirë: “Kërkoj të drejtën time”, “Unë dua vetëm drejtësi”, “Kam besim tek drejtësia”, “Më jepni të drejtën, ndryshe do të bëj vetëgjyqësi”, por askush nuk ua vinte veshin. Ata që e kishin në dorë të bënin drejtësi, e vlerësonin atë sipas midesë së tyre e si t’i vinte për mbarë për të mbushur xhepat. Tridhjetë vjet që shqiptarët e zakon-shëm bëjnë sorollatje me drejtësinë dhe ajo pak ose aspak i shërbeu qytetarit. Ajo më shumë qe favor, privilegj për pushtetarin dhe dhunë e shpërfillje për qytetarin. Ashtu siç eci demokracia, e zvarritur, e nëpërkëmbur, ash-tu u zvarrit dhe u përdhunua edhe drejtësia, se nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa një drejtësi për të gjithë. Pushteti berishian, jo vetëm që nuk e deshi kurrë drejtësinë, por bëri gjithçka që të kishte monopolin mbi të, duke futur në dorë të gjitha pushtetet dhe duke i trajtuar shqiptarët dhe veçanërisht ata që nuk ishin nga veriu, si skllevër, sepse ai me mendësinë patriarkale komuniste që kishte, mendoi vetëm për oborrin e tij dhe mbajtjen sa më gjatë e me çdo kusht të pushtetit. Beri-sha e konceptoi dhe e organizoi Presidencën

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Tridhjetë vjet që shqiptarët e zakon-shëm bëjnë sorollat-je me drejtësinë dhe ajo pak ose aspak i shërbeu qytetarit. Ajo më shumë qe favor, privilegj për pushtetarin dhe

dhunë e shpërfillje për qytetarin...

Prokurimi publik dhe ndikimi social

Drejtësia e vonuar është padrejtësi

se çfarë ligji apo rregulli synon të arrijë. Kjo do të thotë se prokurimi duhet të shihet si një pro-fesion që duhet të kryhet nga stafi profesional, pasi prokurimi i cili bazohet në praktika të shën-dosha etike ndikon në ekonominë e çdo vendi. Prokurimi në fakt është një nga levat kryesore që autoritetet kontraktore kanë në dispozicion të tyre, për të stimuluar zhvillimin ekonomik lokal dhe për të trajtuar çështjet sociale dhe mjedisore, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe varfërinë. Aktiviteti i prokurimit duhet të jetë në pararojë të të gjitha aktiviteteve të politikave, ku faktorët ekonomikë, socialë dhe mjedisorë kanë një rëndësi thelbësore. Kjo përfshin shpërndarjen e projekteve të infrastrukturës, shpenzimet e in-stitucioneve që prokurojnë si dhe shpërndarjen e projekteve, duke u bërë një nga mjetet më të fuqishme, për të arritur një qasje të integruar sociale. Integrimi i prokurimit është udhëhequr nga aktet ligjore e nënligjore të fushës si dhe aktet ligjore e nënligjore që lidhen me fusha të ndrys-hme që kanë lidhje me prokurimin publik, të cilat duhet të njihen mirë nga zyrtarët e prokurimit, si aktet ligjore për ndërtimin, për kontabilitetin, për tatimin, për sigurimet shoqërore, për licencimin, për certifikimin etj. Ligji “Për prokurimin publik” duhet të plotësohet nga tri konsiderata kryesore: Ai duhet të inkurajojë më shumë fleksibilitet në prokurim - kjo përfshin aftësinë për t'u an-gazhuar me furnizuesit e mundshëm përpara se një mall ose shërbim të shkojë në treg; Ligji duhet

sapo erdhi në krye të saj si të gjithëpushtetshme, me kompetencat e pakufishme të shtetarit, me veton politike të prokurorit dhe gjykatësit që vendosnin sipas urdhrave presidencialë, me imazhin e keq të diplomatit që bënte spekulime në kurriz të interesave të Atdheut, me figurën e policit injorant që përtypnin fara para dyerve të institucioneve, të shefit të kuadrit që hiqte e vinte njerëz si t’ia jepte rradakja dhe të rek-torit të universitetit që shpërndante diploma false, sa herë t’i duheshin pushtetarit pd-ist. Për tu vënë një bazë ligjore, me gjasme si shtet i së drejtës, gjithë procedurave manipulative të drejtimit, ai e ktheu tërë sistemin e drejtë-sisë në shërbëtore të pushtetit pd-ist. Për këtë pastroi gjithë prokurorët dhe gjykatësit e ndershëm në emër të luftës kundër drejtësisë komuniste dhe plotësoi struk-turat e këtij sistemi në mënyrë të rrufeshme, sikur nxjerr sim-itet nga furra, me të ashtuqua-jturit prokurorë e gjykatës të plepave, që bënë një kurs for-mal tre mujor në Durrës. Ele-mentë që bënë këtë kurs nuk u shikuan as nga ana morale dhe as nga ana meritokratike e profesionale, por mjafton të kishin ulëritur për PD dhe të kishin mbajtur Berishën në krah nëpër mitingje. Shteti që ngriti Berisha nuk ishte kurrë shteti i së drejtës, por shtet i padrejtësisë, sepse të gjithë ata që zunë kolltukët e kishin nga një kleçkë në veprimtarinë e tyre, që Berisha ua dinte shumë mirë dhe kështu i vinte në rresht kollaj. Edhe kur ndodhi rrotacioni i pushtetit, për vendos-jen e një drejtësie të vërtetë, jashtë politikës u bë pak, sepse rrënjët antidemokratike dhe të padrejtësisë të pushtetit berishian ishin futur shumë thellë. Por jo vetëm kaq. Socialistët që erdhën në pushtet, në emër të një pushteti “më të moderuar” dhe “të evropianizimit të partisë”, si dhe të një qëndrimi tej liberal se “ne social-istët nuk jemi si ata”, se “do të ngremë shtetin ligjor”, Fatos Nano e liberalizoi fare partinë dhe mbolli kudo kulturën e mosndëshkimit. Në vend që të ngrihej një shtet i fortë ligjor, në raport të drejtë me një demokraci funk-sionale, Fatos Nano harroi gjithçka kur arriti

të kërkojë rritjen e pjesëmarrjes së ndërmarr-jeve të vogla dhe të mesme dhe jashtëzakonisht konkurruese në procesin e prokurimit - duke i bërë ata më të vetëdijshëm për mundësitë, duke i inkurajuar ata të bëjnë oferta dhe përfundimisht të fitojnë kontrata; Si dhe duhet të inkurajojë blerësit që të konsiderojnë se si mund të përdoret prokurimi për të adresuar qëllime më të gjera sociale dhe mjedisore. Në nivel kombëtar më shumë rëndësi është gjeografia e shpenzimeve për të identifikuar sektorët ku ka shumë shpen-zime, sektorët ku ka rrjedhje jashtë ekonomisë lokale apo sektorë ku ka shumë pak shpenzime lokale, si dhe ndikimi social i këtyre faktorëve. Gjithashtu e njëjtë për nga rëndësia është edhe natyra e shpenzimit e cila ka lidhje me analizën gjeografike për të identifikuar shkallën e furni-zuesve. Ndarja e këtyre të dhënave me të gjithë aktorët lokalë ndihmon në rritjen e të kuptuarit të ndikimit të shpenzimeve publike dhe gjen-erimin e vetëdijes më të mirë për prokurimin si një mjet për të arritur qëllimet e politikës në fushat e caktuara duke patur në konsideratë ndikimin social. Kjo për faktin se në bashki periferike transfertat nga pushteti qendror janë shumë të ulëta, fonde minimaliste në krahasim me nevojat e tyre për një jetë sociale normale. Një nga qëllimet kryesore të ligjit të prokurimit është maksimizimi i përfitimit nga prokurimi nëpërmjet procesit të ndërmarrjes së analizës së shpenzimeve të tyre dhe vendosjen e kontekstit

majat e pushtetit, duke arritur deri aty sa që nuk ndëshkoi dot ligjërisht as ata që e bur-gosën dhe e njollosën si hajdut e kriminel padrejtësisht. Mosndëshkimi i së keqes që mbolli kudo Berisha, i bëri edhe më të egër kundërshtarët politikë që kishin vetëm emrin demokratë, kurse kryeministri, në vend që të mbështetej tek armata e ndërgjegjshme e socialistëve të vërtetë, të cilët kishin sakrifi-kuar shumë për të,u largua prej tyre dhe i harroi ata, dhe kështu u detyrua ta lërë pushte-tin. Nëpërmjet dinakërisë kopiste të Berishës dhe xhuvelizmit pragmatist, u bë prapë rota-cioni i pushtetit dhe politika u hipokritizua dhe personalizua,kurse drejtësia u vu plotë-sisht në shërbim të saj. Dhe kështu duke lua-jtur me shtetin e së drejtës, lufta për një dre-

jtësi reale u fut në kalendat greke. PS me Edi Ramën erd-hi në pushtet me shpresën e madhe për ta futur vendin në rrugën e reformave. Dhe nisën realisht reformat në të gjithë sektorët e jetës, ku kjo e dre-jtësisë qe kryesorja. Shumë reforma patën deri diku rezu-ltat, por kjo e drejtësisë, që është thembra e Akilit e një demokracie të vërtetë, po ecën mes vështirësive e peng-esave të mëdha. Pavarësisht se këtu faji kryesor është i opozitës që nuk e deshi asn-jëherë drejtësinë e kulluar

dhe të pavarur, edhe qeveria që është krejtë-sisht e PS duhet të kishte bërë më shumë. Po bëjmë gjashtë vjet që merremi me reformën në drejtësi, duke e konsideruar atë edhe si kushti bazë për integrimin në BE, dhe rezu-ltatet e deritanishme nuk po bindin plotësisht as popullin dhe as ndërkombëtarët. Vetingu që u trumpetua me të madhe për një drejtësi të vërtetë, pak ka lënë gjurmë ndershmërie. Kastës së drejtësisë që ngriti në sistem Sali Berisha deri tani nuk i është dridhur qerpiku. Vërtet u hoqën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mjaft prokurorë e gjykatës të korruptuar, por ama kë komision “dogji” edhe disa punonjës të ndershëm të drejtësisë, ndërkohë që u konfirmuan disa koka të ko-rrupsionit, madje disa ngjitën shkallë më të

më të gjerë për veprime të integruara. Mak-simizimi i përfitimit përmes prokurimit arrihet vetëm pas bërjes së një analize duke parashikuar që zgjedhja e ofruesit të shërbimit të bëhet mbi bazën e ofertës që paraqet raportin më të mirë çmim-cilësi dhe qëndrueshmërisë për shërbimet sociale. Nisur sa më sipër ka shumë rëndësi që në parimet e përzgjedhjes në prokurim, duhet të jetë pajtueshmëria dhe zbatimi i detyrimeve të përcaktuara në fushat e legjislacionit mjedisor, social dhe të punës. Auditimi i prokurimit është një sfidë e punës audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e cila ndikon në përmirësimin e perfor-mancës së prokurimit, veçanërisht në lidhje me rezultatet e prokurimit. Në vazhdim të punës së tij audituese, KLSH-ja së fundmi i është drejtuar edhe Komisionit për Ekonominë dhe Financat, mbi disa problematika në fushën e prokurimeve publike dhe drejtimet kryesore të përmirësimeve ligjore. Kjo në lidhje me ndryshimet ligjore në vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës që plotësojnë kriteret e kualifikimit; vendosja e garancisë së ofertës në të gjitha llojet e proce-durave të prokurimit; përcaktimi i qartë, ligjor, transparent dhe ezaurues për përllogaritjen e fondit limit sipas tipit të kontratës; si dhe harti-mi i një kuadri rregullator të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së.*Kryeaudituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit

larta të sistemit. Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit në emër të pavarësisë që i jepte ligji i hartuar me konsensusin e dy forcave poli-tike, në përgjithësi nuk bëri hetim, nuk bindi subjektin e marrë në gjykim, nuk e ndau sa e si duhet barin e njomë nga i thati, por në emër të asaj se “e gjithë drejtësia është e korruptuar”, skualifikoi edhe prokurorë dhe gjykatës që i bënin nder drejtësisë shqiptare. Këtu nuk mund të mohohen edhe selektimet sipas urdhrave politikë. Në disa raste argu-mentat, puna, ndershmëria nuk u morën parasysh nga Komisioni, edhe pse ligji para-shikonte se duheshin analizuar me objektiv-itet të tre treguesit, pasuria, profesionalizmi dhe figura e pastër. Opinioni i shëndoshë i sheh gjyqtarët e prokurorët që kanë mbyllur çështje madhore, që kanë liruar kriminelë vrasës, e grabitës pronash që me paratë e korrupsionit kanë ngritur vila e kanë hapur biznese, dhe di ta bëjë dallimin me ca ta të tjerë që kanë një apartament e një makinë të thjeshtë, e mezi shtyjnë muajin me rrogën që marrin. Kam provuar vetë në kurriz vendimet e padrejta të disa gjyqtarëve dhe mund të përmend edhe emra, por ama jam çuditur, kur ata janë konfirmuar në detyrë pa siklet edhe pse notojnë në pasuri. Vetingu u bë vetëm për ata që iu nënshtruan atij me shpresën se ndershmëria e drejtësia do tri-umfonte e do të konfirmoheshin. Realisht ata u dogjën, kurse ata që dhanë dorëheqje, ata që morën leje lindjeje apo raporte mjekësore, u lanë të qetë për të ngrënë gëzuar makropas-urinë e vënë padrejtësisht në kurriz të këtij populli fukara. Në kushtet kur është ngritur SPAK dhe BKH, janë rritur edhe shpresat e të varfërve se më në fund do të vihet drejtësi edhe në këtë vend. “Të varfërve u duhet të shpresojnë te drejtësia, të pasurit mbarojnë punë me padrejtësinë”, shkruante Bertol Breht. Ndoshta mund të bëjë diçka edhe KÇK, që po përpiqet të ngrejë qeveria, por sa të ngrihet ajo e kur të fillojë të veprojë, secili nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit ka mbaruar punë. Pra si shumë po vonohet vendosja e drejtësisë në këtë vend të varfër. “Sa më e ngadalshme është drejtësia, aq me vështirësi arrihet”, theksonte Ilija Markoviq. Kurse W. Savage deklaronte se “Drejtësia e vonuar është padrejtësi”.

Page 17: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 17

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Me l i n d j e n e pluralizmit në Shqipëri, vër-shuan një mori

partish (që arritën shifrën mbi 100 ), të emërtuara të majta e të djathta, që me frymën e tyre destruktive e turbulluan dhe e përçanë klimën shoqërore dhe mar-rëdhëniet ndërnjerëzore. Në këtë mjedis të kontaminuar, për kundërpeshë u krijuan dhe disa shoqata atdhetare-kulturore, që morën si mision të amortizonin konfliktet politike dhe të krijonin një frymë miqësore brenda një komuniteti të caktuar. Në këto vite ku demokracia ishte e brishtë u krijuan shoqatat atdhetare-kulturore “Labëria”, “Kosova”, “Çamëria” dhe kështu vijuan një sërë shoqatash të tjera, që numri i tyre u rrit duke konkurruar me partitë politike. Këndvështrimi ishte krejt i ndryshëm. Par-titë të ndara në kampe formale të majta e të djathta, konkurronin njëra-tjetrën me egërsi për të pushtuar pushtetin fitimprurës, ndërsa shoqatat zhvillonin veprimtari atdhe-tare-kulturore për të përjetësuar historinë, traditat, zakonet dhe heroizmin e popullit tonë në luftërat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Por ka disa shoqata që kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë rënë pre e interesave të disa partive që i përdorin për qëllimet e tyre diabolike. Një nga këto shoqata që ka rënë nën tutelën e partisë PDIU, është Shoqata Patriotike Çamëria. Është bërë e modës që në përvjetorët e kri-jimit të shoqatave, që kanë karakter festiv, të ketë ftesa të ndërsjella. Unë në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, kam marrë pjesë në të gjitha ceremonitë festive, që kur është kri-juar shoqata Çamëria, që drejtohej nga Abas Dojaka, e më vonë nga kryetarët Ardian Tana e Abas Hado dhe reciprokisht dhe ata kanë asistuar në ceremonitë e Labërisë. Fryma e këtyre veprimtarive ka qenë brenda kuadrit të shoqatës, për të prezantuar veprimtaritë atdhetare-kulturore. Ndryshe nga herët e tjera, shoqata “Çamëria”, në kremtimin e 29-vjetorit të krijimit të saj ngjante me një parti ekstremiste, që nisi e mbaroi me akuza politike ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë së saj, me në krye kryeministrin Rama. Në fjalën e tij, kryetari i shoqatës Çamëria, z. Dritan Sejko nuk shpalosi veprimtarinë e kësaj shoqate për misionin atdhetar e kulturor, por u pozicionua në një poligon politik, që zgjatimi i idesë së shoqatës, pa-soi me fjalën e kryetarit të partisë PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Të dy lektorët ishin në sinkron dhe si dalloje dot njërin nga tjetri nga fryma që përcollën në fjalën e tyre. Kjo situatë jo normale për një shoqatë, irritoi jo vetëm të ftuarit nga shoqatat homologe, siç ishte dhe kryetari i Mallakastrës e ndonjë tjetër, por dhe disa miq çamë, personalitete të Çamërisë dhe më gjerë, të Shqipërisë. Kra-hina e Çamërisë, në shekuj ka njohur njerëz të mençur, trima e patriotë, personalitete të shquara të kombit, që me veprimtarinë e tyre atdhetare kanë dhënë kontribut rrënjësor në identitetin e kombit. Labëria dhe Çamëria, janë si motra binjake, që si zgjatim të njëra tjetrës i ka vendosur historia. Labëria, e do fort Çamërinë, si motrën e vet. Çamëria, historikisht e ka pasur strehë Labërinë. Edhe gjatë gjenocidit të egër grek në vitin 1944, porta e parë ku ndalën çamët ishte Labëria. Por unë kam dhe një arsye më shumë që më afron me vëllezërit tanë çamë, vendlindjen time Dukatin, që i priti përzemërsisht, i stre-hoi dhe i trajtoi si pjesë të familjes së tyre. Dhe komuniteti çam i Vlorës, për të shprehur mirënjohjen e tyre ka ngritur një lapidar në Fushë-Dukat. Kaskada e marrëdhënieve me të përndjekurit nga Çamëria zbret deri te familja ime, që jo vetëm strehoi një familje “

Unë në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kom-bit”, kam marrë pjesë në të gjitha ceremonitë festive, që kur është kri-juar shoqata Çamëria, që drejtohej nga Abas Dojaka, e më vonë nga kryetarët Ardian Tana e Abas Hado dhe recip-rokisht dhe ata kanë asistuar në ceremonitë e Labërisë. Fryma e këtyre veprimtarive ka qenë brenda kuadrit të shoqatës, për të prezan-tuar veprimtaritë atd-hetare-kulturore. Ndry-she nga herët e tjera, shoqata “Çamëria”, në kremtimin e 29-vjetorit të krijimit të saj ngjante me një parti ekstrem-iste, që nisi e mbaroi me akuza politike ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë së saj, me në krye kryeministrin Rama. Në fjalën e tij, kryetari i shoqatës Çamëria, z. Dritan Sejko nuk shpalosi veprim-tarinë e kësaj shoqate për misionin atdhetar e kulturor, por u pozicio-nua në një poligon poli-tik, që zgjatimi i idesë së shoqatës, pasoi me fjalën e kryetarit të...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shoqata “Çamëria” s’dallon nga partiaçame, por babai im ka bërë një gjest human që pak e bëjnë, që kësaj familje i dhuroi 2 dynym tokë dhe 20 krerë bagëti për t’i bërë pronar të pavarur dhe njëkohësisht punonin së bashku në veprimtarinë bujqësore e blegtorale.

Qarqet reaksionare greke, ja kanë ndi-erë peshën, njohur vlerat dhe ja kanë pasur frikën Çamërisë, duke e parë si rrezik për komunitetin grek që jetonte në rrethinat e Çamërisë. Por jo vetëm Çamërisë, por dhe emri i Labërisë, e tmerronte Napolon Zervën. Jo më kot, ai është shprehur: “Le të ketë një çik Shqipëri, por mos ketë Labëri”. Por kjo ëndërr e tij s’mund të jetojë sot, kur Çamëria e Labëria dhe e gjithë Shqipëria e Kosova, janë të bashkuara në një front unik për çësht-jen çame. Për çështjen çame s’ka e s’duhet të ketë të majtë e të djathtë, por ka vetëm shqiptarë dhe kush mendon ndryshe është antishqiptar, është i shitur, mercenar. Kam shkruar shumë shkrime për çështjen çame, pasi është një plagë që s’ka gjetur shërim, që mua më lëndon dhe s’ka libër timin publicistik ku mos të kem dy e tre shkrime për Çamërinë, si te “ Papagajtë e politikës”, “Ishim më mirë kur ishim më keq” dhe te “ Shqipëria dhe Krahinomania”. Kam marrë pjesë aktivisht në tubimet që ka bërë shoqata Çamëria dhe e ndiej obligim shpirtëror dhe institucional, që të kontribuoj intelektualisht dhe nëpërmjet shoqatës Labëria për çështjen e Çamërisë. Por intelektuali dhe shoqata kurrë s’mund të bëhet lodër djallëzore për interesat meskine të partive. Te kryesia e sho-qatës “Labëria”, ka personalitete kombëtare të majta e të djathta, që brenda shoqatës ndihen komodë, se aty nuk ekziston fjala Parti Socialiste apo Parti Demokratike. Duke i parë në këtë sfond, unë partitë i kam për-caktuar si një kopsht me gjemba që shpojnë dhe helmojnë njëra-tjetrën, ndërsa shoqatat një kopsht me lule, kolor, që i bashkojnë e vëllazërojnë njerëzit brenda misionit të tyre patriotik. Shoqata Labëria ka treguar me fakte se ajo mund të reagojë vetëm atëherë kur preken interesat kombëtare. Dhe një rast flagrant ka qenë marrëveshja e detit. Për këtë akt antikombëtar, shoqata Labëria bëri një tubim me 67 shoqata, përfshirë këtu dhe shoqatat Kosova dhe Çamëria, ku u firmos një peticion kundër marrëveshjes së detit dhe aktorëve shtetërorë që e iniciuan këtë akt antikombëtar. Po të përsëriten raste të tilla, nga kushdo qoftë, të djathtë apo të majtë, ne do jemi në një front të përbashkët për t’i denoncuar e ndaluar në aktin e tyre tradhtar. Por kurrë, s’duhet t’u bëjmë fresk partive, që të na përdorin disa vagabondë politikë të djathtë e të majtë për të realizuar qëllimet e tyre diabolike.

Shoqatat duhet të realizojnë misionin e tyre patriotik dhe të ruajnë identitetin social për t’i shërbyer emancipimit të shoqërisë shqiptare. Është për të ardhur keq që një vend i BE-së siç është Greqia, flet për të drejtat e minoriteteve, në një kohë që pop-ullsisë çame nuk u njeh vendlindjen e tyre, Çamërinë, që është e shenjtë, pa folur këtu për t’i njohur pronat dhe varret e të parëve të tyre. Ne me Greqinë vazhdojmë marrëdhënie fqinjësie me ironinë më diabolike si “dy popuj miq”, që na bashkon ligji i luftës. Kanë ndod-hur shumë incidente në trojet shqiptare si në Himarë, në Boboshticë të Korçës, në Këlcyrë, e së fundi në Bularat të Gjirokastrës, ku autoritet greke na shfaqen si në shtëpinë e tyre me ministra, deputetë e politikanë dhe para një situate absurde shteti ynë hesht. Inferioriteti dhe heshtja e qeverive tona ndaj veprimeve agresive të Greqisë, është dobësi. Pa dashur të bëj interpretime sipas qëndri-meve personale që i kam shprehur në shtyp, po shkëpus disa fragmente nga teksti i një prej deklaratave të Shoqatës “Labëria”, që ka bërë për çështjen e incidentit të Bularatit në Gjirokastër.

Deklaratë e kryesisë të shoqatës kultu-rore atdhetare “Labëria”

...Shoqata “Labëria” i bën apel qeverisë që të vendosë standarde reciproke në tërë marrëdhëniet që funksionojnë me Greqinë, duke kërkuar partneritet dhe barazi për kërkesat preferenciale që ka pala greke. Krijimi i varrezave me eshtrat e ushtarëve grekë në territorin shqiptar të rënë në luftën italo-greke, është një precedent i rrezikshëm që do acarojë klimën mes dy vendeve dhe do krijoi tensione të vazhdueshme nëpërm-jet pelegrinazhit që do kryhet në vite, për ritualin e të rënëve. Shoqata “Labëria”, konstaton se:

-Duhet bërë kujdes dhe transparencë publike për marrëveshjen e detit nga nego-ciatorët e Shqipërisë.

-Të kërkohet me forcë njohja e të dre-jtave të rikthimi i shqiptarëve të Çamërisë në tokat dhe trojet e tyre etnike.

-Të hapet Konsullata Shqiptare në trojet shqiptare në Çamëri.

-Të hapen shkollat shqipe në të gjitha territoret Çame.

-Të lejohen nga qeveria greke të zbulo-hen eshtrat e shqiptarëve të masakruar nga gjenocidi grek, mbi shqiptarët e pafajshëm në trojet e tyre etnike.

-Ti kërkohet shtetit grek, dëmshpërblim për masakrat greke në trojet shqiptare.

-Respektimin në mënyrë rigoroze të pa-rimit të reciprocitetit midis shteteve fqinje.

-Agjencitë ligjzbatuese shqiptare të het-ojnë mbi skandalin e pagesave të shtetarëve dhe gazetarëve shqiptar etj, dhe kushdo qofshin ata të përballen me ligjin. (Tiranë më 09.11.2018).

Për të gjitha këto raste e të tjera si këto, shoqata “ Labëria” ka protestuar me deklarata eventuale për çdo rast. Papagalli i qarqeve greke, kryetari i PBDNJ-së, z. Dule, (ngule e shkule), që lëviz si lavjerës sa te e majta, te e djathta, është i shqetësuar për fatet e mi-noritetit grek, që në Shqipëri i kanë me tepri, duke na e quajtur dhe Himarën minoritet grek. Përgjigjen koherente ja dha kryeminis-tri Rama, që i tha se Himara është njësoj si Tropoja. Por, ajo që dua ti kujtoj unë z. Dule është të shfletos historinë e Himarës te libri i profesor Pëllumb Xhufit, “Arbërit e Jonit” dhe aty do shohë se Himara qysh në vitet 1635 ka qenë kryeqendra e Labërisë me 52 fshatra, që fillon nga bregdeti, shkon në fshatrat e Kur-veleshit dhe përfundon në Delvinë. Ja kujtoj këtë fakt, jo se ai nuk e di, por si çdo grek, ka në ndërgjegje pak dredhi, që ja bën shpirtin më të zi. Ky “human i madh” i opozitës, për-faqësues i minoritetit grek, pse nuk ndikon në qeverinë greke që t’i lejojnë çamët që kanë lin-dur në Çamëri të vizitojnë trojet e tyre, se po largohen nga kjo jetë me brengën e thellë pa prekur pragun e portës së tyre, ku kanë marrë ninullat e para, duke u përkundur në djepin e nënës. Ndiej keqardhje dhe për një mikun tim, Profesor Resmi Osmanin, që ka ikur pesë vjeç nga Margëlliçi dhe s’ka mundur dot të vizitojë shtëpinë ku lindi, falë “demokracisë liberale greke”. Greqia e ka realizuar strateg-jinë e saj në aspektin politik dhe atë fetar. Edhe në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare kanë prurë kryepeshkop Janullatosin, ku Berisha e emëroi dhe Meta e ligjëroi, duke i dhënë dhe nënshtetësinë shqiptare, që ta kenë grekët si pretekst pelegrinazhi, te ati i tyre shpirtëror. Shoqatat duhet të jenë të bashkuara për çështjen kombëtare. Kur sho-qata rrëshqet në politikë, s’ka më patriotizëm, por partitizëm. Të gjitha shoqatat shqiptare duhet të bashkojnë zërin në një front unik për çështjen çame dhe të reagojnë me peticione e tubime të përbashkëta ndaj organizatave ndërkombëtare, që të vendosin drejtësi për një çështje që ka mbetur pezull si rrjedhojë e padrejtësive të fuqive të mëdha. Shoqata “Çamëria”, në kuadrin e 30-vjetorit të krijimit të saj, duhet të jetë lideri dhe lokomotiva që do tërheqë të gjitha shoqatat pas vetes për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për të korrigjuar padrejtësinë ndaj çështjes çame. Ky do të jetë kontributi final.

Page 18: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT18 E Shtunë 1 Shkurt 2020

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

Në Shqipëri libri nuk është institucion, sepse nuk trajtohet si i tillë. Mendoj, që libri trajtohet si një akt për të shpallur fituesin e klanit të caktuar, për të shpallur tek e fun-dit, që ky libër që unë lexova është kryevepër, ndonëse unë nuk kam lex-uar libra të tjerë, dhe këtu jemi në një absurd...

k u l t u r e www.sot.com.al

Studiuesi pohon se institucionet bëjnë atë që nuk i shërben letërsisë

Në Shqipëri libri nuk është institucion, trajtohet si një akt për të shpallur fituesin e klanit të caktuarInstitucionet në vend nuk e tra-

jtojnë si duhet librin, por dhe problemet me aktivitetin e au-torëve të ndryshëm nuk janë të

pakta. Për studiuesin e njohur Behar Gjoka, sot libri trajtohet si një akt për të shpallur fituesin e klanit të caktu-ar. Në intervistën për “SOT” studieis Behar Gjoka shprehet mes të tjerave se tek ne shpesh ndodhen absurde, që ata që nuk kanë lexuar librin flasin më mirë në promovime, dhe ata që e kanë lexuar nuk dinë ç’të thonë, sepse çuditen nga “mjeshtëria” e atyre që nuk e kanë lexuar. Duke folur për problemet studiuesi shpre-het se sot institucionet paguhen nga shteti, por me sa duket llogaridhënia është e barabartë me zero. Gjoka pohon se institucionet bëjnë atë që duan dhe shumicën e rasteve i shër-ben pak letërsisë shqipe. Si drejtues i qendrës shqiptare të studimeve le-trare “Pjetër Budi”, Behar Gjoka flet dhe për punën gjatë këtyre 5 viteve. Një qendër sipas tij, që ka sjellë ak-tivitete dhe veprimtari të ndryshme dhe për autorë, që janë lënë në hije nga institucionet në vend.

-Qendra shqiptare e studimeve letrare “Pjetër Budi” mbush 5 vite, të ngjeshura me veprimtari të ndrys-hme, shkencore dhe letrare. Si dre-jtues i saj, çfarë mund të na thoni?

Misioni i qendrës ka qenë vënia në fokus të vlerave, që ka letërsia shqipe. Natyrisht e shtrirë në kohë dhe hapësirë, pa penguar asnjë nga dukuritë. Gjykoj që me mundësitë tona është bërë diçka, që mbi të gji-tha studiuesit shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë kanë gjetur një dritare, ku mund të thonë men-dimet e tyre. Në 5 konferenca kanë qenë mesatarisht nga 40 studiues. Unë do të thosha, që është nga ato çuditë, që dhe mua vetë me ka lënë impresion. Me sa duket njeriu ka nevojë të thotë diçka dhe hapësira që krijohen në këtë rast ka bërë që të mbahet qendra e studimeve letrare, ka bërë që të dalë revista “Pasqyra e t’rrëfyemit”, ka bërë që tashmë mendimi alternativ të cilën qendra dhe revista kërkon ta prezantojë të ketë hapësirën e vet.

-Me rëndësi sipas jush është dhe hapësira, që i është krijuar studi-uesve të rinj. Çfarë mund të na thoni për këtë pjesë?

Për mua ka qenë shumë e rëndë-sishme, që të heqim dorë nga ndarja studiues i ri dhe i vjetër. Studiues, që kërkon të thotë diçka, dhe të ketë një hapësirë dhe një shans. Pikërisht duke parë nevojën dhe dëshirën e tyre, në konferencën e fundit për autorin Petro Marko janë bërë dy seanca paralele. Njëra ishte me studiues, të cilët ishin studentë të viteve të fundit ose që kanë mbaruar studimet dhe që janë tashmë drejt kërkimit shkencor në gjuhë apo në letërsi, apo në albanologji, dhe studiuesve të cilët janë të afirmuar. Pra unë mendoj, që ndarja e studi-uesve i afirmuar dhe i pa afirmuar

është më normal, në kuptimin e marrëdhënies, që ata kanë me teks-tin. Shumë nga ata studiues, të cilët janë nga Prishtina, janë të Universi-tetit të Tiranës, Shkodrës, Durrësit e me radhë që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e konferencave, unë kam këmbëngulur që ata të dorëzojnë dhe abstraktin. Nuk kam dashur të pengoj përmes abstraktit, por kam dashur të kuptoj që ajo që ata duan të prezantojnë jo në kuptimin a e meriton, por krijon hapësirë që të zgjerohet mendimi për x temë, x autor etj. Janë ofruar edhe forma të tjera, forma provimi të librit, forma të tryezave shkencore, forma të një komunikimi në gjithëkohësi dhe në të gjitha hapësirat, ku shkruhet libri shqip. Modestisht do të thoja, që ajo që është bërë ka krijuar një mirëkuptim mes njerëzve që merren me letërsinë shqipe, në ndryshim nga institucionet që shpesh kanë krenari e të thonë, që nuk ka letërsi shqipe. Ky është një lloj absurdi, që duhet tejkaluar. Unë nuk mendoj se ne jemi qendra e botës për letërsinë, por nuk mendoj as se jemi bishti. Letërsia në këtë moment që ne po flasim është në atë që quhet shtegtim në hapësirat e lirisë, dhe si e tillë do të duhet që mendimet zyrtare apo mendimet alternative të jenë pjesë e rrugëtimit tonë, sepse në të gjithë botën kështu veprohet. Në të gjithë botën nuk është vetëm mendimi akademik apo universitar, por është dhe mendimi alternativ, i cili krijon hapësirën e lënë bosh për ta përçuar te lexuesi. Sepse është shumë e rëndësishme, kur ka një përpjekje serioze, ka një përpjekje kërkimore, ka një përpjek-je shkencore, kur kam parasysh këtu botimin revistës dhe konferencat, atëherë lexuesi ka një hapësirë tjetër, që të shkojë te letërsia shqipe. Jo të shkojë sepse thuhet, por të shkojë sepse aty gjen pjesën e kohës së vet, gjen vetveten, gjen të djeshmen, të sotmen, gjen projektimin edhe të ëndrrës. Unë nuk di të ketë letërsi pa ëndërr, pa të nesërmen, madje

BEHAR GJOKA:

letërsia dhe arti bën atë që e kufizon politika, që e vret ëndrrën.

-Çdo gjë që ka ndodhur në ve-primtarinë tuaj provuese dhe kon-ferencave shkencore janë botuar. Sa rëndësi ka dhe për atë, që sot pohohet se nuk ka kritikë?

Për mua janë dy institucione, është qendra që organizon vep-rimtaritë, por “Pasqyra e t’rrëfyemit” është dokumentimi i asaj. Janë botuar për të ditur, se ky është mendimi për letërsinë tonë. Herë pas here tek revista veç botimeve të konferencave ka edhe ese, ka dhe shënime kritike, ka edhe qasje krejtësisht personale, sepse të men-duarit për letërsinë nuk mund të jetë i ngrirë, është shumë dinamik, sepse vetë letërsia e presupozon dinamikën dhe nuk mund të vijë mendimi i ngrirë. Në këtë kuptim ato ulërima, që nuk ka kritikë, që nuk ka studime, që nuk ka letërsi duhet të marrin fund. Ka letërsi, por ne ose e fshehim ose nuk e vëmë re, ose e zëvendësojmë, do të thosha që me shkarrashkrime që na japin një mënyrë të menduari, që letërsia pothuajse është asfiksuar. Në atë moment që do të vdesë letërsia, kombi shqiptar është i shuar. Ky vend ka ardhur dhe ka mbijetuar falë idealizmit dhe ëndrrës që patën shkrimtarët e Rilindjes, dhe u rik-thye në ekzistencën e vet. Unë nuk kam qenë krejt i qartë, sepse e kam lexuar në distancë, por të thuash që nuk kritikë kur ka shkrime, kur ka gazeta dhe suplemente të mirëfillta, kjo është të ulërasësh në tym, sepse nëse nuk ka kritikë të mirëfilltë a ka kritikë shkrimtarësh? A e keni vënë re që autorët shkruajë për njëri-tjetrin, madje dhe me shumë krenari dhe e shpallin dhe gjeni. Problemi është, që ne duhet të vijmë tek ai momenti libri është institucion, dhe si i tillë duhet përfillur. Lexuesi, i cili e lexon për qejf nuk ka pse të japë argumente. Lexuesi profesionist kri-tik apo studiues duhet të ndalet tek vlera letrare e krijuar, jo të mungesa

e vlerave. Në raport me librin unë mendoj, që në Shqipëri libri nuk është institucion.

-Çfarë ka munguar nga in-stitucionet, kur ju pohoni se në Shqipëri libri nuk është institucion?

Në Shqipëri libri nuk është institucion, sepse nuk trajtohet si i tillë. Mendoj, që libri trajtohet si një akt për të shpallur fituesin e klanit të caktuar, për të shpallur tek e fun-dit, që ky libër që unë lexova është kryevepër, ndonëse unë nuk kam lexuar libra të tjerë, dhe këtu jemi në një absurd. Nuk ka mundësi që të ndodhemi tek ajo situata që e kam trajtuar seriozisht librin, por kam lexuar emrin e autori, kopertinën, kam lexuar fotografinë por jo tekstin. Këtu shpesh ndodhen absurde, që ata që nuk kanë lexuar librin flasin më mirë në promovime. Dhe ata që e kanë lexuar nuk dinë ç’të thonë, sepse çuditen nga “mjeshtëria” e atyre që nuk e kanë lexuar librin. Këtu jemi në një situatë, që libri është marrë në përdorim, trajtohet si një akt zyrtar kur nuk është, sepse libri është ën-drra e një autori. Libri është ëndrra e një autori, që përçon ëndrrën e një kombi dhe tani gjithë ajo përpjekja për ta zyrtarizuar, për ta quajtur me vlerë librin akademik, ndonëse Aka-demia deri tani ka vërtetuar që mund të bëjë shumëçka, por unë nuk men-doj se po bën gjënë e duhur në raport me librin. Mund ta trajtojë si nivel metodik, por nuk është çështje meto-dike letërsia, letërsia është çështje vlerash, shenjash, dëshmish, çështje e betejës që ka individi shqiptar dhe shoqëria shqiptare për të nesërmen. Në këtë kuptim do të thosha, që nga

zyrtariteti politik kemi kaluar në një zyrtaritet, që në emër të gjithëdijes, gjithëlogjisë, bën atë që shpall kryevepra të radhës, shpall gjeni të radhës, ndonëse unë nuk vë re se ku ka gjeni. Unë them që letërsia shqipe ka gjurmët e veta në gjithë këtë shtegtim, por gjurmët shpesh i dhunohen.

-Në aktivitetin tuaj ju keni sjellë dhe figura të njohura, që janë lënë në harresë. Sa rëndësi ka kjo sipas jush?

Ka njëzet vjet, që letërsia shqipe është e njohur dhe pan-johur. Është letërsi në dritë dhe në hije, natyrisht me autorët që unë jam përpjekur të merrem, me libra të shkruar për ta, për shumicën e tyre, por dhe me autorë të cilët unë i kam në hije. Deri tani këta janë autorë, që kanë qenë në hije dhe vazhdo-jnë të mbeten në hije nga in-stitucionet. Mbeten në hije, sepse është absurde që akademikë të Shqipërisë kërkojnë të thonë, që dialektet kanë të drejtë të ekzistojnë. Nuk kanë të drejtë të thotë një akademik këtë. Dialek-tet nuk ekzistojnë sepse thotë x akademik. Gjuha nuk ndahet në dialekte dhe në standart, gjuha është gjuha e gjallë e popullit

dhe ajo e shkruar. Në këtë kuptim unë do të thosha që modestisht është bërë një përpjekje të tërhiqet vëmendje te letërsia në hije me qen-drën tonë. Tek ata autorë si Kasem Trebeshina, që zyrtariteti se përfill se ekziston, si Pjetër Budi që dhe profesorë të universitetit e quajnë përshtatës. Si Martin Camaj, që ka akademikë që e kanë përkthyer nga gjuha që ka shkruar në standard, etj. Problemi është, nëse ne letërsinë e ndajmë në letërsi që nuk na duhet dhe na dalin tepër shkrimtarët, dhe në letërsi që na duhet dhe nuk ka vit që të mos shpallim, që gjeniu i letrave është Kadareja. Problemi është, që letërsia është atu ku duket dhe aty ku fshihet. Fshihet tek ajo përpjekje, që ne duhet ti lexojmë librat. Por rilexoj “Ara në mal” të Petro Markos, dëshpërohem nga fakti që në mënyrë të shkujdesur janë mun-dur ta paraqesin si roman, që i përket realizmit socialist, por asnjë gjurmë e tillë nuk gjendet aty. Mora një tekst për të thënë se sa vlerë ka rileximi, rikthimi te figurat, tek tekstet e tyre. Institucionet paguhen nga shteti, por me sa duket llogaridhënia është e barabartë me zero, ata bëjnë atë që duan dhe shumicën e rasteve i shërben pak letërsisë shqipe.

-Ju shpreheni dhe kritika për in-stitucionet, si e keni parë Ministrinë e Kulturës për punën me librin?

Kur themi Ministria e Kulturës, më vjen ndër mend një situatë e Austrisë dikur. Ata mbetën të çudi-tur, që Shqipëria paska Ministri Kulture dhe thanë pse mos të kemi ne Ministri Peshkimi

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 19

Programi i “MetroSounds 2” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë mesd-

hetare. Për disa mbrëmje në skenë do të jenë artistë të huaj, por dhe shqiptarë...

k u l t u r e www.sot.com.al

Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt të 2019 është 383 shfaqje, duke shënuar një rritje me 2,7 për qind në krahasim me tremujorin e katërt 2018. Sipas të dhënave nga INSTAT, në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e katërt 2019 janë regjistruar 71.477 spektatorë, 2,8 për qind më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, numri gjithsej i shfaqjeve kulturore është 1.124 shfaqje, 8,9 për qind më shumë, në krahasim me vitin 2018. Numri i spektatorëve në vitin 2019 është 223.614, duke shënuar rritje prej 3,1 për qind, krahasuar me vitin 2018. Sipas Institutit të Statistikave, pjesëmarrja mesatare në institucionet qendrore të artit dhe kulturës ka rënë me 5,1 për qind, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019, krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 142 të tilla, 31 shfaqje më pak, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Referuar INSTAT, Teatri Kombëtar E k s p e r i m e n t a l është institucio-ni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kultu-rore, me 444 shfaq-je, 2,8 për qind më pak, krahasuar me vitin 2018. Qendra Kombëtare e Kul-turës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019. Numri i shfaqjeve të realizuara ka ardhur në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme. Në tremujorin e katërt 2019, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është in-stitucioni me numrin më të lartë të spektatorëve, me 26.567 të tillë, duke shënuar një rritje me 6,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky institucion ka numrin më të lartë të spektatorëve edhe në vitin 2019, me 70.647 spektatorë, 29,8 për qind më shumë, krahasuar me vitin 2018. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni i dytë me numrin më të lartë të spektatorëve, për të dyja periudhat në fjalë. Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka pësuar një rënie të lehtë, nga 197 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërt të vitit 2018, në 187 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërt 2019. Rënia është në masën 5,1 për qind. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, në vitin 2019, numri mesatar i spektatorëve për shfaqje është 199 spektatorë, nga 210 të tillë, që ishin në vitin 2018.

Grupi i parë në skenë për publikun është “DuOud”

tij kryesor, i cili është pianoja. Temat të kompozuara me intervalet e folk-lorit, edhe pse nuk janë shpesh herë realisht tema këngësh folklorike por që kujtojnë, thërrasin folklorin. Në materialin e festivalit, thuhet se njo-huria e repertorit klasik perëndimor pianistik, njohuria e shumë zhanreve të ndryshëm muzikore të kohërave tona apo të lashta, e bëjnë Robertin një improvizues dhe kompozitor me cilësi mbarëkombëtare, por edhe me mënyra shprehëse unike në instru-mente. Dhe pse i ri në moshë, ka fituar çmime të ndryshme kompozimi dhe ka luajtur LIVE me artistë të ndry-shëm me rëndësi mbarëkombëtare. Linda Rukaj këngëtare, kompozitore,

kitariste dhe kontrabasiste vjen në skenë më datë 13 shkurt. Që nga mo-sha 6 vjeçare, Linda Rukaj angazhon një larmi instrumentesh, që evokojnë emocione të përveçme, duke përçuar gjithpërfshirje dhe intimitet, krahas një force ndjesore të pashoqe. Ansambli folklorik “Tirana” do të jetë gjithashtu në skenë më 15 shkurt, me një pro-gram të pasur popullor. Ndërsa Anto-nio Forcione vjen në skenë mbrëmjen e datës 20 shkurt. Kompozitor, kitarist dhe producent, arbëreshi Forcione konsiderohet nga kritika si “Jimi Hendrix i kitarës akustike”. Një histori talenti, pasioni dhe egërsie spazmike për të arritur përsosmërinë e nxjerrjes së çdo tingulli dhe emocioni nga kitara.

Statistikat, 3 mujori i katërt i 2019 më pak spektatorë se në 2018

Festivali “MetroSounds” në Metropol, përzgjedhje artistike për të na vënë në kontakt me identitetinJulia VRAPI

Festivali muzikor “Metro-Sounds” nis këtë mbrëmje në skenën e teatrit Metropol. Produksioni më i ri i teatrit

vjen në edicionin e dytë për publikun, në bashkëpunim me “Ballkan World Music Management”. “MetroSounds” është një festival muzikor, i cili do të shtrijë programin e tij nga data 1-20 shkurt në sallën “Shekspir” të Met-ropolit. Programi i “MetroSounds 2” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë mesdhetare. Për disa mbrëmje në skenë do të jenë artistë të huaj, por dhe shqiptarë. Koncertet do të zhvillohen në data 1, 6, 13, 15 dhe 20 shkurt për publikun. Teatri bën me dije se përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”, dhe sjell copëza kulturash të ndryshme. “Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt, si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës”, shprehet institucioni. Grupi “DuOud” do të çelë programin dinamik të festivalit “MetroSounds 2”, në teatrin Metropol. Janë dy instrumentistë, të cilët nëpërmjet instrumentit të “Ud-it” ndërthurin trashëgiminë e tyre muz-ikore afrikano - veriore, me tingujt elektronik më të fundit perëndimorë. Ata e bëjnë këtë me një liri imagjin-are, që i veçon nga bashkëkohësit e tyre. “DuOud” vjen në Tiranë, por ata ndërtojnë një cikël muzikor, që duket sikur fillon nga rrënjët afrikane ndërsa thith dhe zhvillon elemente të muzikës franceze bashkëkohore - brake beats, ritmet xhaz dhe tingujt e metaltë të kitarës. Në shkrimet e huaja, “Le Monde” shkruan për ta: “Të zëshëm dhe ritmikë gjallërues si dashnia”.

Artistët në skenëRobert Bisha do të jetë në skenën

e teatrit Metropol mbrëmjen e datës 6 shkurt. Në mbrëmjen e dytë të këtij festivali, pritet të përcillet një program i veçantë muzikor. Bisha ka lindur në Shkodër dhe që në moshën 6 vjeçare ka filluar studimin e pianos. Më vonë ka studiuar kitarë klasike dhe fizarmonikë. Pasioni i tij për folklorin dhe për instrumentet e tij e ka shtyrë Robertin të eksperimen-tojë shumë gjatë në instrumentin e

“Oda e Kulturës Zadrimore”, për traditën dhe kulturën në Gjadër

Arkivat e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunime të tjera

Qendra kulturore “Oda e Kulturës Zadrimore” u inau-gurua në Gjadër të Lezhës. Qendra u hap në kuadër të projektit “Krenaria Folklor-ike dhe Turistike e Lezhës”, i cili zbatohet nga Fonda-cioni “Mary Ward Loretto”, në kuadër të projektit “Re-LOaD- Programi Rajon-al për Demokraci Vendore financuar nga Bashkimi Europian. Projekti ka si qëllim kryesor që nëpërmjet organizimit të festave lokale të komuniteteve të Lezhës, të promovojë jetën social-kul-

turore dhe turizmin lokal të zonës, të angazhojë të rinjtë dhe njerëzit e artit dhe sportit për të gjallëruar jetën social-kulturore dhe të promovojë turizmin lokal. Kjo qendër do t’i shërbejë shkollës dhe komunitetit të zonës e do të jetë një model për t’u ndjekur nga njësitë administrative të tjera të Lezhës. Sipas institucioneve, ripërtëritja e traditës dhe vlerave historike kulturore, janë një mundësi e mirë për angazhimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme.

Kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, bashkë me kolegët e tij vizitoi Drejtorinë e Përg-jithshme të Arkivave. Kjo vizitë, sipas drejtorit të DPA Ardit Bido ishte për t’u njohur nga afër me mjediset e in-stitucionit, si dhe për të disku-tuar mbi thellimin e mëtejshëm të raporteve mes arkivave. “Në pak kohë, Arkivat e Shqipërisë e Kosovës do përafrohen më tej, me qëllim që kushdo që do të studiojë kombin tonë ta ketë mundësinë përtej kufijve që na ndajnë. E me Bedriun,

Shpresën, Bekimin dhe stafin e mrekullueshëm të arkivave të dy vendeve jam i bindur se do ia dalim. Sepse ngado ta kthesh, jemi një”, shprehet drejtori Bido. Arkivat janë in-stitucione, të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë, përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore. Ato mundësojnë shfrytëzimin e saj për hu-lumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera, të cilat janë në interes për organet, organizatat, in-stitucionet, etj.

Fotografi Storer, në vendet më të bukura të Shqipërisë

Qytetet e bukura të Shqipërisë vijnë në fokusin e fotografit australian Mat-thew Storer, i cili ka sjell përmes një video vende, peizazhe e disa prej atrak-sioneve turistike që vendi ynë ofron. Fotografi austral-ian e nis videon me pamje nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, duke vijuar, me Be-ratin i quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dri-tareve e për ta mbyllur me Himarën e Vunoin, qytetet të cilat tregojnë bukurinë bregdetare, në jug të vendit.

Por qyteti i Beratit, vazhdon të jetë në çdo kohë në vëmendje. Qytet në UNESCO, por në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të kon-siderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona, zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Page 20: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT20 E Shtunë 1 Shkurt 2020

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Partizani nuk e ka grintën e një sezoni më parë. Problem mbetet sulmi, që nuk shënon mjaftueshëm, por edhe raporti i tensionuar që është krijuar mes lojtarëve dhe stafit, si pasojë e rezultateve të dobëta të javëve të fundit. Në shumë media sportive online flitet për një gjobë që ka vendosur presidenti Gazmend Demi për paraqitjet e dobëta të grupit, ndërkohë që në analizën e bërë në prag të javës së 20-të, besohet se “demat” do t’i mbledhin energjitë e tyre për të bërë kthesën e madhe në kampionat. 3 humbje radhazi përfshirë dhe atë në Kupë ndaj Besëlidhjes duket sikur kanë shpërfytyruar tërësisht Partizanin, që jo vetëm humbi një epërsi që

kishte me rivalët në krye po të marrësh në konsideratë dhe paraqitjet negative në 2019-ën por gjithashtu tashmë e gjen veten shumë poshtë në renditje. Sigurisht që gara për tit-ullin është ende aty por paraqitjet e të kuqve janë shqetësuese dhe sfida me Luftëtarin këtë fundjavë dhe pse në transfertë duket se vjen në momentin e duhur për ekipin e Sormanit. Ende pa një fitore që kur u rikthye në krye të stolit të Partizanit, me vetëm 1 gol të shënuar dhe 7 të pësuar, italiani nuk e kishte menduar se do ta niste në këtë mënyrë aventurën e tij por tanimë ekipi ka nevojë për një kthesë që mund të ngrejë disi moralin dhe Luftëtari të paktën në letër nuk është asnjë nga rivalët

direkt dhe të paktën në këtë aspekt Partizani mund të shpresojë që më në fund të gjejë jo vetëm rezultatin pozitiv në një 2020 që nuk ka nisur siç duhet por dhe qetësinë për të zgjidhur një ngërç që duket se është dhe psikologjik. Parë në këtë aspekt Luftëtari i një mijë e një problemeve mund të jetë rivali ideal, dhe pse nuk duhet nënvlerësuar pasi diçka më tepër e di Kukësi që u ndal në një barazim në Gjirokastër. Në total gjithashtu statistikat e 7 ndeshjeve të fundit flasin për gjirokastritët por dy takimet e fundit, kur në krye ishte Lerda u fituan nga Partizani dhe pse me një lojë jo bindëse, por tanimë ajo që ka më tepër vlerë është rezultati.

Partizani nuk dorëzohet, “demat” mbledhin fuqitë për javën e 20-të

Dy barazime në dy fazat e para kanë treguar se Tirana dhe Teuta vuajnë për të fituar ndaj njëra-tjetrës. Sidoqoftë, ecuria e jashtëzakonshme me trajnerin Egbo në stol mund të bëjnë që për Tiranën të ketë ardhur momenti i duhur për të marrë një fitore ndaj durrsakëve këtë edicion. “Air Albania” i sjell fat Tiranës, e provoi këtë me Partizanin në derbi. Dhe nëse ia del, fitorja do ta mbante Tiranën si pretendente kryesorë për fitimin e titullit, siç është transfor-muar në javët e fundit dhe mbi të gji-tha ndaj rivali të fortë si Teuta mund të nevojitet ajo forca karakteri që tekniku Emanuel Egbo ka mundur të injektojë te Tirana dhe që deri tani ka funksionuar.

Takimi i futbollit midis Kosovës dhe Rusisë, këtë herë për femra dhe i vlefshëm për eliminatoret e Kampion-atit Evropian 2021, do të luhet në terren neutral dhe një vend të sigurt. Në fakt, UEFA ka vendosur që ky takim, i plan-ifikuar të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Viesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arse-na”. Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një vend neu-tral. Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti. Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-off”-it.

SUPERIOREAsnjë emër i madh në merkaton e dimrit, klubet “arnojnë” boshllëqet me blerje afatshkurta

Mbyllet merkato, lëvizje të pakta të pretendentëve, dominojnë prurjet e huajaAdriatik BALLA

Merkato u mbyll zyr-tarisht mbrëmë në mesnatë dhe klubet e Kategorisë Superiore

po bëjnë llogaritë e transferimeve dimërore, nëse ata bëjnë diferencë me skuadrat e tyre ose jo. Kjo mbetet të shihet në fushë, por një pjesë e klubeve kanë bërë lëvizje përforcuese, por asnjëra deri tani nuk ka bërë blerje lojtarësh që ndryshojnë fatet e sezonit. E thënë ndryshe, merkato e këtij dimri ishte e vaktë, pa shumë emra të mëdhenj, me lëvizje të dorës së dytë dhe me shumë pak kokrra cilësore. Nuk është vetëm për një ekip por në tërë-si dhe ky është një fakt i pranuar dhe nga analistët. Vllaznia mori Junior si më të mirin, Laçi bëri dje godit-jen e tij me një shqiptar që luan në Kroaci, Kukësi gjithashtu pretendon se solli një sulmues që zëvendëson Shkurtajn, Teuta ka bërë blerje por nuk dihet asgjë rreth cilësisë së tyre, Flamurtari e Luftëtari qëndruan në vend numëro, e madje me largime jo të pakta, kurse Skënderbeu bëri një merkato të çuditshme jo vetëm për emrat, por edhe për balancat e skuadrës, lëvizje që pritet të shihen me interes në javët dhe muajt e ardhshëm. Ajo që shihet si surprizë janë lëvizjet pa bujë të Tiranës dhe të Partizanit, të cilat, duke pasur eksperiencë më të madhe nga klubet rivale, nuk kanë shpenzuar shumë në këtë afat kalimtar, duke e ditur që në këtë periudhë nuk ka lojtarë të lirë cilësorë në treg. Për këtë ar-

sye, si Partizani, ashtu dhe Tirana, i kanë besuar grupit të mëparshëm, duke vënë theksin tek rëndësia që ka bërthama e grupit. Në këtë pikë kanë avantazhe, pasi Partizani dhe Tirana kanë grupe solide dhe janë në gjendje të ruajnë pretendimet e tyre sa i takon objektivave sezon-ale. Brenda kësaj kornize të përg-jithshme mund të thuhet edhe që dita e sotme mund të ketë surpriza në emra, pasi klubet i depozitojnë blerjet e tyre zakonisht në orën e fundit të merkatos. Një pjesë depozi-tojnë emrat dhe procedurën e bëjnë hap pas hapi, duke përfituar nga tolerimet e zakonshme të FSHF-së.Kukësi gjen pasuesin e Shkurtajt

Kukësi është padyshim një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni dhe këtë e tregon jo vetëm pozita në klasifikim, por edhe grupi cilësor që disponon. Megjithatë, disa largime kanë sjellë shqetësim. Në

fakt, lëvizjet e Kukësit në merkaton e janarit nuk ka qenë të shumta, përkundrazi klubi është fokusuar më tepër tek grupi i lojtarëve aktual se sa tek përforcimet, gjithsesi jo pak herë drejtuesit patën deklaruar nevojën për një sulmues i cili mund të mbulojë rolin e Shkurtajt, pra për një alternativë dhe duket se tashmë e kanë gjetur. Bëhet fjalë për Gudberg Kuper. 22-vjeçari ganez në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në ligën e dytë zvicerane me Shaf-hausen, në 7 takimet e zhvilluara me ekipin helvet ka gjetur rrjetën vetëm një herë në Kupën e Zvicrës. Një pjesë të konsiderueshme të kar-rierës së tij të shkurtër e ka zhvilluar në ligat e ulëta portugeze me Espin-jon, Vianesen e Aruçën. Pavarësisht se është me prindër ganez dhe ka luajtur në Portugali e Zvicër, Kuper është i lindur në Bergamo të Italisë dhe zotëron pasaportë italiane.

Kampionati shqiptar vuan për sulmues prej disa vitesh. për këtë arsye më të spikatur kanë dalë të huajt Soue, Pejiç, Rexhinaldo e ndonjë tjetër. I vetmi në 5 vitet e fundit që ka kapur 20 gola ishte Sindrit Guri i Kukësit. Ndërkohë, këtë edicion ka spikatur Nuabueze i Laçit, por javët e fundit edhe ai ka pasur “shterpësi”. Dhe është fakt që, kur nuk shënon në 3 ndeshje radhazi dhe krijon shqetësim se përse nuk po realizon, atëherë ke bërë diçka të jashtëzakonshme më herët. Kirian Nuabueze e mbylli 2019

me 14 gola në 17 ndeshje. Një lojtar të cilin shumë pak e njihnin para se të fil-lonte sezoni dhe me kalimin e javëve u shndërrua në një nga protagonistët kryesor të këtij sezoni. Periudha e pushimit është e nevojshme për këdo, por duket se amerikano-nigeriani e ka marrë pak shtruar. 27-vjeçari nuk ka realizuar asnjë gol në 3 sfidat e para të Laçit në këtë 2019-të. Kundër Teutës pati disa mundësi, megjithatë në atë rast pati meritë edhe Frashëri, kundër Vllaznisë serish nuk ja doli, ndërsa në takimin e Kupës kundër

Bylisit sulmuesi u pa shumë pak për të mos thënë aspak. Për hir të së vërtetës nuk është se është shërbyer pa fund, megjithatë në 17 ndeshjet e para Nuabueze na mësoi keq duke gjetur rrjetën në mënyrë sistematike dhe përgjithësisht pa pasur ndonjë ndihmë të pabesueshme nga të tjerët, një çast negativ i ndodh kujtdo, madje edhe në nivelet më të larta të futbollit, gjithsesi nëse mekanizmat e sulmuesit nuk rinisin nga puna, atëherë vështirë që Laçi t’i shkojë pranë objektivave sezonalë.

Shqetësimi/ 3 ndeshje pa shënuar, në Laç tema e ditës është Nuabueze

Frikë nga trazirat, Kosovë-Rusi do të luhet në Gjermani

Tirana synon mbajtjen e ritmit të fitoreve,

me Teutën duel kreu

Domgjoni ikën nga Kurbini, i bashkohet Selmanit në Turqi

VENDIMI

LËVIZJA

Tek Kukësi shpresojnë që me një staturë fizike imponuese, 1 metër e 91 centimetra për 78 kg sulmue-si të jetë i aftë të zëvendësoj Vasil Shkurtajn, në mënyrë që sulmuesi vlonjat në momente të caktuara të ketë mundësinë të rikuperojë forcat. Duke analizuar statistikat Gudberg Kuper nuk është një golashënues por mund ta ndihmojë ekipin duke qenë një pikë mbështetës në fazën sulmuese.

Laçi goditje të orës së fundit në Kroaci, vjen shqiptari

i LokomotivësNjë nga skuadrat që cilësohet

“mace e zezë” në kampionat dhe kushtëzon edhe fatet e titullit për shkak të rivalitetit që u bën skuad-rave pretendente për titull, Laçi, ka bërë merkato të çuditshme dhe njëherësh pritet me interes çdo lëvizje në grupin e trajnerit Arman-do Cungu. Dhe në orët e fundit të merkatos, teksa ndodhi një largim, Laçi bëri dhe një goditje, që mund të jetë përcaktuese. Bëhet fjalë për Al-bion Marku, kartoni i të cilit i përket Lokomotivës së Zagrebit dhe do të luajë për bardhezinjtë deri në fund të sezonit i huazuar. Marku është edhe pjesë e Shpresave, teksa tashmë do të ketë mundësinë të gjejë më shumë minuta dhe të rritet akoma më shumë profesionalisht. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi i Laçit, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare njoftojnë se Marku do të jetë një forcë e shtuar për ekipin në pjesën tjetër të sezonit, teksa në postimin e tyre thuhet se do ketë edhe surpriza të tjera deri në fund të merkatos.

Mbyllja e merkatos dje ka qenë surprizuese për një futbollist të skuadrës kurbinase, pasi ka ikur me avionin e parë të ditës dhe pasdite ka mundur të prezantohet me një klub turk. Kështu, referuar edhe medieve turke, David Domgjoni braktisi Laçin në këto orë të fundit të merkatos së dimrit për t’u trans-feruar te skuadra e ligës së dytë turke, Menemenspor ku luan edhe ish-kapiteni i kurbinasve, portieri Gentjan Selmani. Pas ndeshjes ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, trajneri i Armando Cungu theksoi se merkatoja e klubit bardhezi ishte e mbyllur, por në Turqi informuan se Domgjoni kaloi vizitat mjekësore me Menemenspor dhe hodhi firmosi kontratë me skuadrën turke.

Page 21: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, është lar-guar nga Bolonja dhe ka arritur mar-rëveshje për t’u transferuar në klubin Shenzhen FC në Kinë. “Në emër të të gjithë stafit tonë do të donim të falën-deronim Xhemailin. Përveç kontributit të madh teknik, ai ishte shumë njerëzor, veçanërisht që nga pensionimi i Castel-rotto dhe pas lajmit për sëmundjen e trajnerit. Faleminderit Blerim”, shkruan klubi italian. Xhemaili tani do ta vazh-dojë karrierën në Kinë me Shenzhenin. Aty ai do të paguhet tre milionë euro në vit dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2024. Shuma për të cilën ai u transferua, sipas “Transfermarkt”, është 1 milion euro.

Mesfushori shqiptar i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë Liverpulin në ndeshjen e së shtunës kur “The Reds” presin në shtëpi Sauthemptonin. Futbollisti me prejardhje nga Kosova është konfirmuar si mungesë për këtë ndeshje nga trajneri Jurgen Klop, i cili nuk do të mund të llogarisë as në Xhe-jms Milner. “Jo për këtë ndeshje, por pas kësaj, me shpresë”, u përgjigj Klop kur u pyet nëse Shaqiri dhe Milner janë të gatshëm. Lajm i mirë për Klopin është se mund të llogarisë në Adam Lallana and Divok Orixhi. Liverpul pas 24 xhi-rove, kryeson në Premier League me 70 pikë, 19 pikë më shumë se sa Mançester Siti i Guardiolës.

MESFUSHORIDy gardianët po kalojnë moment të mirë, të dielën përplasin “brirët” me njëri-tjetrin

Rikthehet dueli Berisha-Strakosha, Edi Reja në dilema për titullarin e Kombëtares në sezonin e ri

Adriatik BALLA

Të dielën në orën 15:00 në kuadër të xhiros së radhës në Serie A italiane Lacio e Tomas Strakoshës do të

presë SPAL-in e Etrit Berishës, në një duel jo vetëm interesant e të rëndësishëm për të dyja skuadrat, por veçmas për dy gardianët e Kombëtares kuqezi, të cilët kanë një rivalitet të heshtur për të veshur fanellën e ekipit kombëtar edhe në edicionin e ardhshëm kualifikues, ku bëhet fjalë për eliminatoret e Kupës së Botës 2022 në Katar. Pady-shim që Strakosha ka më shumë shanse, nisur jo vetëm nga fakti se luan me një skuadër më cilësore dhe është për momentin në top-formë, por edhe se ka moshë më të re dhe i përket të ardhmes. Kurse veterani Berisha, tani që i ka kaluar të 30-tat, po synon të shfrytëzojë eksperiencën e tij dhe faktin që ka luajtur me disa skuadra për të qenë në nivel të lartë, por edhe duke mos i lëshuar “dorezat” në Kombëtare, atje ku grupi e ka preferencë të parë. Dihet që Berisha ka një arritje brilante në karrierën e tij, pasi e ka nisur me 2 Korrikun në Prishtinë, për të shkuar më pas në Norvegji, e prej andej direkt e në Serinë A me Lacion, ndërsa më pas me Ata-lantën e tash së fundmi me Spalin. Në të gjitha rastet ka dëshmuar se është portier me personalitet, nu-

hatës i shkëlqyer dhe që bën pritje të shkallës më të lartë të vështirë-sisë. Natyrisht, edhe Strakosha është potencialisht shumë lart, madje këtë sezon është një nga shtyllat më të forta të Lacios. Falë paraqitjeve të tij të mira, kryesisht, skuadra po konkurron në kryesim dhe nëse ia del të renditet brenda top-4, do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League. Për Strakoshën ky do të ishte një moment kulmor në karrierën e tij dhe maja e përfaqësimit me Lac-ion. Gjithsesi, në Kombëtare nuk ka favoritë për momentin mes tij e Berishës dhe gjithçka është lënë në dorë të trajnerit Edi Reja. Ka gjasa që trajneri të jetë në Romë të dielën për të ndjekur pikërisht paraqitjen e dy gardianëve të skuadrës së tij.

Kombëtarja, shansi i madh i portierëve kuqeziKombëtarja është një shans i

madh për futbollistët shqiptarë, përf-shi dhe dyshen e portierëve Berisha e Strakosha. Të dy janë paraqitur mirë dhe siç e theksuam më lart ata kanë peshë në paraqitjen e mirë të skuadrave të tyre në Serie A italiane, ku sidomos Lacio po rivalizon fort me skuadrat e kreut. Strakosha ka avantazh moshën, kurse Berisha ka avantazh eksperiencën dhe dhuntinë për të bërë pritje tej limiteve. Kosovari na ka përfaqësuar denjësisht në portë gjatë 6 viteve të fundit, duke qenë edhe në Europianin e Francës. Ka bërë dhe gabime, por e përgjithshmja është se Berisha ka kuotë shumë të lartë në përfaqësuese. Madje ai kon-siderohet si një nga portierët më të

Merkato u mbyll dje dhe për një futbollist shqiptar ishte një fund i lumtur, sepse zyrtarizoi lëvizjen e dëshiruar. Kështu, një nga futbol-listët shqiptarë më të spikatur të momentit, Florent Hadërgjonaj, do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 duke luajtur në Superligën turke për klubin Kasimpasa, ku u zyrtarizua sot. Kosovari 25-vjeçari fillimisht i ishte bashkuar Huders-fieldit në formë huazimi nga In-golshtadt në gusht të vitit 2017, para se të kalonte aty në mënyrë per-

manente në vitin 2017. Ai i ka bërë 73 paraqitje për Hudersfieldit gjatë kësaj kohe, mirëpo nuk ka luajtur si titullar për klubin e nivelit të dytë të futbollit në Angli që nga 26 dhjetori, pasi e humbi vendin në skuadrën e trajneri Deni Koulej shkaku i Zhun-injo Bakunas dhe Dani Simpsonit. Mediat britanike kishin raportuar se një numër i klubeve ishin interesu-ar për transferimin e 25-vjeçarit, mirëpo klubi turk kishte qenë më i shpejtë në negociata dhe e siguroi huazimin e Hadërgjonajt. Futbollisti

i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke. 25 vjeçari synon të luajë në vazhdimësi në Turqi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Për-faqësuesen e Kosovës, për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, Kasimpasha renditet në vendin e 16-të në Super-ligën turke dhe drejtuesit e klubit e shohin Hadërgjonajn si shtesë të rëndësishme në skuadër për ta arritur mbijetesën në ligën elitare të futbollit në Turqi.

Merkato/ Hajdërgjonaj i bashkohet klubit Kasimpasha në Turqi

Shaqiri sërish jashtë për duelin e Liverpulit me Sauthemptonin

Shqiptari Blerim Xhemaili i bashkohet Donadonit në Kinë, fiton miliona

Talenti i U-19 Kleis Bozhanaj bëhet pjesë e Napolit

MESFUSHORI

LËVIZJA

mirë që ka patur kombëtarja kuqezi ndër dekada, nisur jo vetëm nga arritja e madhe e tij në rang klubesh, por edhe përfaqësimin e Shqipërisë në Euro-2016 në fazën finale të saj. Strakoshës i duhet punë për të pasur këto arritje dhe sa kohë Berisha është në formë do ta ketë të vështirë t’i zërë vendin. Grupi e pëlqen Berishën, pasi është mësuar me të. Edhe në ndeshjet kualifikuese, dy portierët kanë luajtur thuajse në mënyrë të barabartë, paçka se Strakosha gjithnjë e më shumë po merr përparësi, për shkaqet që për-mendëm më sipër. Mbetet të shihet se cilin prej tyre do të preferojë trajneri Edi Reja, pasi të dy gardianët luajnë në Serie A, janë titullarë dhe me minutazh të plotë, si dhe të sprovuar në grupin e kuqezinjve. Kjo është gjë e mirë për trajnerin, pasi ai ka mundësi zgjedhjeje, por është njëherësh e vështirë, pasi midis dy “yjeve” është e vështirë të vendosësh njërin në kuadrat e tjetrin ta ulësh në stol. Për këtë arsye edhe në edicionin e shkuar Reja është treguar balancues, duke u dhënë mundësinë e dy ndeshjeve për secilin. A do ta ruajë këtë parim ekuilibrues në sezonin e ri trajneri Reja? Kjo do të varet shumë nga forma e momentit që do të kenë dy gardianët kuqezi. Për momentin ata mund të konsiderohen edhe si pikat e forta të Kombëtares tonë, pasi janë portierë të nivelit të lartë. Sidoqoftë, Kombëtarja është një shans i madh për të dy gardianët kuqezi.

Një nga lojtarët e mirë të për-faqësueses së moshave të Shqipërisë, Kleis Bozhanaj, kartonin e të cilit e ka Empoli, ka bërë dje një lëvizje surpri-zuese, pasi firmosi me Napolin. Talenti i kombëtares U-19 kishte rënë në sytë e menaxherëve dhe skautëve të Napolit dhe lëvizja drejt të kaltërve ishte jo vetëm e mirëmenduar, por vlerësohet si largpamëse nga ana e napolitanëve. Në fakt, Napoli e ka marrë në formë huazi-mi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje, por analistët besojnë se Bozhanaj do të angazhohet fillimisht me të rinjtë e më pas me ekipin e parë. Nëse ia del të bindë, atëherë ai mund të bëjë një hap cilësor në karrierën e tij, sepse Napoli është skuadër e madhe e Serisë A.

Sulmuesi i përfaqësueses tonë, Bekim Balaj, e tregoi dhe një herë tjetër dje se është i rëndësishëm në fushën e lojës, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë për ekipin e tij, Shturm Graz të Austrisë dhe duke shënuar dy gola për këtë skuadër në miqësoren ndaj Domazhales. Padyshim që ky është një moment i mirë për futbollistin, para rikthimit të ndeshjeve zyrtare, pasi tregon se është në formë të mirë sportive dhe mund të shkëlqejë me gola dhe asiste për skuadrën e tij, diçka që e ndihmon edhe për të mbajtur ritmin e kërkuar në ekipin përfaqësues, ku ai synon të jetë lider në repartin ofensiv kuqezi për sezonin e ri kualifikues. Në ndeshjen e djeshme që Shturm Grazi zhvilloi ndaj Domzhales sllovene, Balaj shënoi shumë shpejt golin e parë, me penallti, që në minutën e 2-të të takimit.

Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, duhej që skuadra austriake të bindte në fushë dhe trajneri kishte rreshtuar një skuadër në tërësi ofensive, prandaj Balaj duhet të tregohej i matur në veprimet e veta në sulm. Dhe kësh-tu ndodhi, pasi, menjëherë pas golit të patë erdhi dhe goli i dytë i Balajt, i cili në minutën e 29-të veproi mjaft mirë me topin në një aksion perfekt nga Shturm Grazi. Dy gola për Balajn, ndërkohë që skuadra austriake e fitoi takimin me shifrat 4-1. Dy golat e shkodranit në pjesën e parë ishin vendimtar, prandaj në fund atë nx-ituan ta përgëzonin jo vetëm shokët e grupit, por edhe pjesëtarët e stafit. Padyshim që ky është një moment impresionuese për Balajn edhe në Kombëtare, pasi ruan formën, mban ritëm të lartë dhe e vë trajnerin Edi Reja në pozita që nuk ka rrugë tjetër veçse t’i bëjë ftesë në

përfaqësuese e ta mendojë, pse jo, titullar në sezonin tjetër kualifikues. Kuptohet, miqësorja e 30 marsit e programuar të luhet në Itali ndaj Sllovenisë, është një mundësi e mirë për të rinjtë, por është një mundësi dhe për veteranët si Balaj, për t’u kujtuar të gjithëve se ai ka ende peshë dhe mund të jetë shtyllë e parë e skuadrës në vijën ofensive dhe natyrshëm e pretendon këtë gjë. Golat e shumtë në miqësore, por edhe performanca e mirë në pjesën e parë të sezonit me Shturm Grazin e ndihmojnë të mbajë staturën e duhur pretenduese. Mbetet të shihet qëndrimi i trajnerit Edi Reja, por Balaj ka potencial të madh në lojën me këmbë dhe me kokë dhe është një “gjigant” në sulm. Për të ka ende vend në Kombëtare dhe shkodrani mund ta shfrytëzojë eksperiencën e tij për të lënë gjurmë.

Bekim Balaj shkëlqen në miqësoren e Shturm Grazit me Domzhalen

Page 22: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

22 GAZETA SOTE Shtunë 1 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Dua Lipa vjen me këngën “Physical”, inspiruar nga vitet ‘80

Dua Lipa publikoi këngën e saj më të re, që pritet të jetë një tjetër sukses i saj. “Physical” titullo-het projekti i saj i ri muzikor, që vjen i realizuar edhe me klip. Ditë më parë Dua Lipa kishte pohuar, se kënga është e inspiruar nga vitet 80’ dhe është stil i asaj kohe. “Ju mund të kërceni me të. Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”, tha Dua ditë më parë në tapetin e kuq të “Grammy”, e pyetur rreth kësaj kënge. Këngëtar-ja vjen mjaft atraktive dhe me stil në klipin e këngës, duke dhuruar një performancë fantastike

me trupën e baletit. “Physical” është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet i plotë më 3 prill. Deri më tani, Lipa ka publikuar tre këngë nga ky album “Don’t start now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”. Lipa në vi-tin 2015, nënshkroi me “Warner Music Group” dhe lançoi një nga këngët e suksesshme të saj. Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA. Albumi i saj debutues, që mbante edhe emrin e saj Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të 2017. Albumi u vlerësua shumë mirë nga kritikët.

8 6 4

9 7

5 3 4

8 5 1 9

1 9 4 8

5 2 3 7

1 2 7

3 2

4 8 5

4 5 3 6 1

7 1 9 5

3 4 1

8 2 7

9 5 2 3

9 1

2 7 9

6 4

8 7 3

7 3 5 6 1

5 3 6 2

4 1 9

4 5 7 8 2

8 6 4 7 3

5 9 2 4 6

3 8 7 6 4

2 5 1

8 2 4 6

50 Cent, me një yll në Bulevardin e të Famshmëve

Ylli i muzikës hip-hop 50 Cent po vijon me vlerësime, për aktivitetin e tij në muzikë. Ai është nderuar me një yll në Bulevardin e të Famshmëve në Hollywood. Ndërsa për ta mbështe-tur dhe për të mbajtur fjalim, aty ishin prezentë veteranët e këtij zhanri të muzikës, Eminem dhe Dr Dre. Curtis Jackson, emri i vërtetë i 44-vjeçarit nga Queensi, në këtë eveniment ishte i shoqëruar edhe nga e dashura e tij, Jamira Haines, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitet tjera të njo-hura. Theksojmë se përveç muzikës, 50 Cent është angazhuar edhe në disa filma, që kanë rezultuar mjaft të suksesshëm dhe ka luajtur në krah të yjeve më të mëdha të kinematograf-isë botërore. Për më shumë, ai është përfshirë me të gjitha forcat në ak-trim, me raste të caktuara duke bërë ndryshime të mëdha në paraqitjen e tij për t’iu përshtatur rolit.

1- Qytezë në rrethin e Dibrës në komunën e Martaneshit, pa fund 2-Vënia në qarkullim e kartëmonedhave të reja 3-Ish baletmaestri Kace-li 4-Drama “...e Kremlinit 5-Ka edhe një të tillë fetar 6-Instituti teknik 7-Kacek prej lëkure ku mban ushqimet bariu 8-Ramazoti i këngës italiane 9-Petitin në mes 10-Largohu 11-Vërteton identitetin 13-Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta 14-Është fshat i Kavajës 15-Lartësia midis Palestinës dhe Izraelit 16-Jo origjinali 18-Njeri koti që nuk i hyn në punë asnjeriu 19-Njesi e vogël e tregtimit të rrobave të përdorura të gatshëme20-Aktorja Marjana... 22-Lak që i vihet në qafë qeve kur janë në qerre 23-Vargmale në Europën qendrore , i pashquar 25-Qytezë në rrethin e Rrëshenit 26-“Shtëpia” e pulës 27-Shkrimtari Dardani 28-Solo në klarinetë 29-Patrioti Oso ... 30-Një një filmat e parë shqiptar 32-Johan Sebastian ... dramaturg gjerman 33-Vilhem ... heroi kombëtar i Zvicrës 34-Këngëtarja dhe pedagogia Turku në inc. 35-Në krye të çatisë...

1-Është shkallë profesionale 7-I thonë pishës së zezë, borige ose... 12-Markë cigareje italiane 13-Shkrimtari turk... Aziz 14-Kën-aqësi 15-Stërqokat, femrat e gallofit 16-Komuniteti europian 17-Bën një gjiro në një park 19-Një opera e Musorgsit “....Godunov” 20-Grup këngëtarësh 21-Filmi italian “...në Iskia” me Domeniko Modunjën 22-Fshatar i pasur i pasluftës 23-Personazh kryesor te filmi “ Pyl-li i liris: 24-... Sadria, pjesëtar në luftën çlirimtare 25-Mbulesë me lesh dhije 26-Lumë në veri, degë e lumit Drin 27-Njëri muaj i vitit 28-Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 29-Janë popullsi etnike në Tur-qi, Jordani dhe Iran 31-Adelina e shkrimeve në inic 32-Mikael... ish futbollist gjerman ka luajtur me Çelsean 33-Ai nuk hahet bukë, ves që të ligështon 34-Njësi ushtarake në kohën e sulltanit prej njëmijë veta 35-Një shtet në zemër të Europës 36-Janë objekte fetare 37-Sistem me vete që formojnë një numër të madh yjesh e trupa qiellorë...

Pyetja Vajza që i drejtohet nënës duke

i thënë:-Mami, përse babi është kaq i

dobët?Nëna që përgjigjet:-Sepse ka më shumë tru sesa

muskuj.Vajza përgjigjet:-Atëherë, po ti pse je kaq e shën-

detshme?

Fëmija Djali i vogël i familjes shkon me

vrap tek babai dhe i thotë duke qarë:-Babi, dje më the se do të më

çoje tek kopshti zoologjik për të parë kafshët, dhe nuk më ke çuar deri tani. Po sot do të më çosh?

Babai i cili duke lexuar gazetën nuk e ndërpret shikimin prej faqeve të saj përgjigjet:

-Sa herë ta kam thënë vogëlush. Nëse të duan, mund të vijnë për të takuar në shtëpi.

Pulla e postësNjë polic duhej të dërguar një

letër urgjente dhe drejtohet tek pos-ta për ta postuar. Sapo mbërrin tek sporteli i thotë sportelistes:

-Ju lutem, mund të më jepni një pullë poste 50 qindarkëshe?

Sportelistja i jep pullën e postës. Polici e merr në dorë dhe e pyet sërish sportelisten:

-Më falni, por sa kushton?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT E Shtunë 1 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorDiçka në dashuri mund

të mos shkojë ashtu siç dëshi-roni, por mos u mërzisni, gjërat do të përmirësohen. Zemrat e vetmuara do të kenë mundësinë të kenë njohje.

23 shtator-22 tetor

Një ditë e mirë për dashu-rinë, edhe nëse mosmarrëve-shjet mund të lindin me të dashurin tuaj. Nuk do ketë lehtësime në komunikim, por në mbrëmje do të përmirësohet.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Fatkeqësisht nuk është një periudhë e mirë për sferën senti-mentale, sot ato dyshime që nuk janë zgjidhur ende me partnerin do të rishfaqen. Fillimi i ditës ka të bëjë me disa probleme.

Sot diskutimet nuk do të dështojnë, ju do të luftoni edhe me partnerin tuaj për gjëra të parëndësishme, por për fat të mirë në mbrëmje çdo keqkup-tim do të zhduket.

Do përjetoni ditë me ul-je-ngritje që në mëngjes. Gjërat do të përmirësohen pasdite, kur të gjeni se keni shkuar shumë larg. Angazhimet për punë sot do të zgjasin shumë.

Demi

Në këtë ditë ju mund të nd-jeni disa ankthe dhe të përjeto-ni momente stresi në jetën tuaj private. Sidomos në mëngjes, humori juaj do të komplikojë gjërat me partnerin tuaj.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot mund të mbështeteni tek mbështetja e Venusit, plan-eti i dashurisë do t’ju dhurojë shumë emocione gjatë kësaj dite, pavarësisht nëse jeni beqar apo çift.

Venusi në shenjë ju bën interesant dhe joshës, kështu që do të keni shumë mundësi për të bërë një thyerje në zemrën e dikujt. Sa i takon punës, gjithç-ka do jetë nën kontroll këtë ditë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majDitë revolucionare për

dashurinë, në mbrëmje do të ketë surpriza të këndshme nga partneri. Sa i takon punës, është koha ideale për të hedhur theme-let për projektet e ardhshme.

Facebook, do të heqë pretendimet e rreme

me Coronavirus

Dita fillon mirë në frontin sentimental, por në mbrëmje do të ketë disa tensione me part-nerin. Përfitoni nga mundësitë e mira për t’i kushtuar ca kohë marrëdhënies tuaj.

Horizontal

Partneriteti do të jetë në krye dhe mund të ketë projekte interesante për një të ardhme për të dyja palët, si çiftet dhe beqarët. Guxoni nëse me të vërtetë ju pëlqen dikush.

Jeni gati të jetoni plotësisht ndjenjat tuaja, yjet njoftojnë një ditë me pasion. Beqarët do jenë në gjendje të bëjnë pushtime dhe çiftet do jenë në gjendje të forcojnë dashurinë e tyre.

Facebook do të fillojë të heqë pretendi-met e rreme dhe teoritë konspirative në lidh-je me Coronavirusin, duke rritur përpjekjet për të luftuar përhapjen e dezinformatave për një shpërthim viral, që vrau më shumë se 200 persona. Përhapja e virusit, i cili është shpallur një emergjencë globale nga Organ-izata Botërore e Shëndetit, është testi i fundit i aftësisë së rrjeteve sociale për të frenuar pretendimet e rreme dhe të rrezikshme. Kompania ka një politikë ekzistuese për të hequr përmbajtjen, që konsiderohet një kërcënim për dëmtimin fizik të përdoruesve, dhe ka përdorur atë politikë në të kaluarën për të hequr dezinformatat e lidhura me vaksinat, megjithëse në raste të rralla.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Rezidenca më e shtrenjtë në SHBA, del në shitje

1-“...dhe deti” roman nga Heminguej 5-Fut-bollisti Ervin... 9-Liqen në Hungari 11-Edukatë politike 13-Janë kafshë të mëdha deti 14-Ndër-marrje ushtarake 15-Aktori amerikan Ron... 17-Ish futbollisti anglez Robin... 18-... Ir Sen, ish futbollist kroat 19-Goditje e fortë 21-Është kryeqyteti i Taxhikistanit 22-Igor...ish futbollist kroat 23-Canaj i futbollit 24-Nevojë e ngutshme për të ngrënë 25-Shkrimtari dhe poeti Podrimja 26-Hyrja në restorant 27-Mister...nofkë e hu-moristit Atkinson 28-Tip pistolete 29-Inspektor ndërkombëtar 32-Partia komuniste 34-I thonë çajit italianët 35-Një shtet në lindjen e mesme 38-Krahinat, tokat, trojet 40-Lumë në Rusinë lindore, buron nga malet Verkojansk 42-Një fig-urë gjeometrike 43-Organizata terroriste baske 44-Lojë në fushën e shahut 46-Gazeta që ke në dorë 47-Aktori Pogaçe në inic 48-Një perime vjeshte 50-Repart industrial 51-Tip autoveture lukzoze amerikane 53-Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë 54-Atdheu i Odisesë.

1-Lindje para kohe 2-Regjizori Basha në inic 3-Një ngjyrë e pashquar 4-Çalaman 5-Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës 6-Një fjalë pa qëllim 7-Energji natyrore 8-Grumbullimi pjesë-pjesë i një diçkaje për t’u përdorur më vonë 10-Heroi i Trojës, i pashquar 12-Pantallona burrash prej shajaku, i thonë edhe brekushe 14-Ish aktori Xhoja 16-Ai që ndjen kënaqësi kur i bën keq tjetrit 18-Lloj pushke me 5 fishekë 20-Korça në makina 21-Në fillim të bisedës 30-Sëmundje e tokës 31-Është lëndë narkotike 33-Një ishull i madh grek 34-Zë në opera 36-Agjencia e lajmeve greke 37-Posedon 39-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 41-Kular që i vihet qenve në qafë 44-Lojë që luhet në fushën e shahut 45-I vogli i pelës 48-Fshat turistik në buzë liqenit të Pogradecit 49-Ka edhe një të tillë fetar 51-Notë në pentagram 52-Përemër vetor.

Rezidenca e quajtur “The One”, gjendet në majë të një kodre, në lagjen e pasur të Los Angeles të Bel Air dhe pritet që së shpejti të dalë në shitje. Ajo është cilësuar, si shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë, që kap shifrën e 500 milionë dollarëve. Investuesi i kësaj shtëpie, është Nile Niami, producent i filmave amerikanë. Shtëpia ka afër 1.000 metra katrorë, duke përfshirë një klub nate me dhomën e vet VIP, 20 dhoma gjumi, përfshirë një suitë prej 510 m2, shtatë pishina, pesë ashensorë dhe një sallon bukurie. Ndër tjerash kjo shtëpi përmban një garazh parkimi me 30 vetura dhe një teatër filmi IMAX me 45 vende.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 54

Page 24: Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e …...kthehet në “Superman”, merr kompetencat e prokurorëve dhe gjyqtarëve Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen

GAZETA SOT24 E Shtunë 1 Shkurt 2020

3,4,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Kur krahasohen Leo mesi e Kristiano Ronaldo ka shpesh qëndr ime emo-

cionuese, por kur flasin lojtarët situata bëhet e ndezur. Një tjetër “thumb” vjen për Ronaldon, madje nga një shok i tij. Kësh-tu, Angel Di Maria, pjesëtar i PSG-së, ka luajtur me disa nga lojtarët më të mirë të gjener-atës së tij gjatë karrierës së tij me Real Madridin, Mançester Junajtid, PSG-së e Kombëtaren e Argjentinës. Prej të gjithë bashkëlojtarëve të tij, ai e cilë-son Lionel Mesin më të mirin. Argjentinasi Angel di Maria e quajti “Santiago Bernabeun” shtëpi për katër vjet, 2010-2014, gjatë të cilave luajti përkrah Kristiano Ronaldos dhe fitoi tituj të Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit. Pas kësaj periudhe erdhi një më zhgënjyese në Mançester Junajtid, mirëpo argjentinasi e pati mundësinë ta shijojë faktin se luante dhe stërvitjet me golashënuesin më të mirë anglez në histori, Uejn Runin, të cilin e vlerëson mjaft. Dhe përderisa Di Maria e pranon se për të ka qenë ëndërr të luajnë

TENIS/ Thiem surprizon në "Australia Open", në

finale me Xhokoviç

SULMUESI Shpërthimi i Nejmarit në fushën e blertë ka sjellë edhe tensione tek kundërshtarët e tij. Në fakt, sulmuesi brazilian Nejmar u akuzua se kishte mungesë respekti pasi që i kishte bërë disa trike gjatë fitores me re-zultat 3:1 të Paris Saint Germainit kundër Montpeljesë, në dhjetor. Ai e kishte shënuar golin e parë të PSG-së atë natë përmes një gjuajtje të lirë, duke e barazuar rezultatin, pasi që parisienët kishin qenë duke humbur shkaku i një autogoli të

Leandro Paredes. Mysafirët pastaj u goditën nga humbja e mbrojtësit Pedro Mendes që u ndëshkua me karton të kuq, si dhe me dy golat e tjera të PSG-së, të shënuara nga Kil-ian Mbape dhe Mauro Ikardi. Drama nuk përfundoi kur gjyqtari e sinjaliz-oi ndeshjen, pasi që Delort e pati një zënkë me Nejmarin teksa dilnin nga fusha. Algjeriani e kishte kritikuar kundërshtarin e tij për sjelljen afër fundit të ndeshjes. “Diçka ndodhi kur ne po ktheheshim në dhomat e

zhveshjes dhe ai moment bëri shumë bujë pasi që ishte i përfshirë Nejmari. Është apo jo Nejmari, s’ka rëndësi. Ai është vetëm një njeri, edhe nëse është futbollist i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka nevojë të tallet me kundërshtarët e tij. Ai fitoi 3:1 dhe e shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, kjo ishte e mirë. Por, unë e kritikova atë për sjelljen e tij arrogante. Ishte e rëndësishme për mua t’ia them në fytyrë”, sqaroi sulmuesi në një intervistë të dhënë për “Le Parisien”.

DERBI SULMUESI MERKATO

Ronaldo në formacionin e më të mirëve në Serie A

Trajneri Zinedine Zidane ka bërë që Real Madridi të lu-ajë sërish si skuadër fituese, për herë të parë qëkur e ka marrë mandatin e dytë në klub në mesin e stinorit të kaluar. Atletiko Madridi, në anën tjetër, është në pikën më të ulët qëkur Diego Simeone e ka transformuar skuadrën në një sfiduese për titull, tetë vjet më parë. Real Madridi ka 20 ndeshje pa humbje, përfshirë një fitore ndaj Atle-tiko Madridit pas penalltive në finale të Superkupës së Spanjës më 12 janar. Fitorja 4:0 në udhëtim ndaj skuad-rës së kategorisë së dytë të

Sulmuesi portugez , Kristiano Ronaldo, e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli portugez ka shkëlqyer gjatë janarit, duke u zgjed-hur futbollisti më i mirë i muajit. Në katër ndeshje të zhvilluara, 34 vjeçari i ka realizuar 7 gola, përfshirë këtu një tregolësh dhe një dygolësh. Gjithashtu, ai e ka dhuruar edhe një asistim dhe ka kontribuuar me para-qitjet e tij të shkëlqyeshme. Ish-futbollisti i Mançester Junajtid e Real Madridit ka shënuar gola në tetë ndeshje radhazi. Për këtë, Liga Ital-

E prisnin tek Atletiko e Madridit, por në fund mbeti pjesë e PSG-së. E thënë ndrys-he, mbyllet me një fund aspak të këndshëm telenovela “Ka-vani”. Sulmuesi uruguajan, për të cilin prej javësh është folur se kishte arritur marrëve-shjen me Atletikon e Madridit dhe priste vetëm “dorëzimin” e PSG-së, do ta respektojë deri në fund kontratën me kampionët e Francës, ndërsa në qershor do të largohet me parametër zero. Në lidhje me vendimin e PSG-së për të mos lejuar largimin e Edinson Kavanit, trajneri gjerman i parizienëve, Thomas Tuhel,

Spanjës, Zaragoza, në Kupën e Spanjës të mërkurën mbrëma, ishte e shtata rresht për Realin që nga pushimi dimëror. Pra sfidat mbetet vetëm Barcelona.

komentoi: “Mendoj se në jetë ka gjëra më të këqija sesa të qëndrosh te PSG. Mendoj se do të ndihet mirë, duhet të gje-jë besimin dhe ritmin”, tha ai.

bashkë me disa ndër futbol-listët më të mirë në futbollin modern, lëvdatat më të mëdha i ruajti për bashkëkombësin e tij, Mesin. “Ishte një ëndërr për mua ta kem mundësinë të luaj me Uejn Runin, Zlatan Ibrahi-moviçin, Kristiano Ronaldon, Leo Mesin… ata janë lojtarë të mrekullueshëm të cilët i zgjedh në “Play Station” dhe kurrë nuk e kisha menduar se do të luaja me ta një ditë. Unë i shikoja ndeshjet e tyre dhe fakti që e pata mundësinë të luaj me ta është shumë i mirë për mua. Leo është më i miri nga të gjithë, Kristiano është bishë dhe Ne-

Di Maria: Kam provuar të luaj me të gjithë “yjet”, askush nuk i afrohet Lionel Mesit

jmari është thjesht kënaqësi për futbollin. Ai është brazilian dhe kur luan, vetëm argëtohet”, tha Di Maria. Ndërkohë, Mesi kapi shifrën e 500 fitoreve me Barce-lonën, një rekord fantastik dhe është lojtari i parë në La Liga që e bën këtë. Ndodhi mbrëmjen e të enjtes, kur Barça mundi legalesh 5-0 në Kupën e Mbretit. Golat nga Antuan Greizman dhe Klement Lenglet i dhanë avantazh të qetë Blaugranës në pjesën e parë në “Camp Nou”, pas një paraqitje zhgënjyese në La Liga kundër Valencias të shtunën ku ata humbën me rezultat 2-0. Mesi shënoi golin

Sulmuesi argjentinas “thumbon” shokun e tij, Ronaldon, në krahasimin me “Pleshtin”, duke thënë se numri 10 i Barçës qëndron mbi të tjerët

iane e Futbollit e shpërbleu përfaqësuesin portugez. Muajin e kaluar, Ronaldo ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Serie A.

Real-Atletiko në La Liga, skuadra e Zidanit favorite

Deklarata e Delort: Nejmar është arrogant

Austriaku Dominik Thiem do të bëhet gati për finalen e tij të tretë në “Grand Slams”, e cila po do të zhvillohet të dielën në “Melbourne Park” në kuadër të “Australia Open”, dhe ai do të duhet sërish të përballet me njërin nga “tresh-ja e madhe” e tenisit botëror, këtë herë me serbin Novak Xhokoviç. 26-vjeçari austriak, i cili është i radhitur i pesti në ranglistën botërore, e mposhti gjermanin Aleksander Zverev, i radhitur i shtati në botë, në katër sete 3-6, 6-4, 7-6 (3), 6-4 për ta arritur finalen e parë të “Australian Open” në karrierë. Atë tani e pret takimi i së dielës

me shtatë-herë kampionin e “Australian Open”, Novak Xhokoviç, i cili luan për titullin e 17-të të “Grand Slams” në karrierë. Roxher Federer, të cilin Djokovici e mposhti në tri sete radhazi në gjysmëfinale, ka më së shumti tituj të Grand Slams (20), ndërsa ndiqet nga pas me 19 nga Rafael Nadali, të cilin Thiem e mposhti në çerekfinale. Pasi i humbi dy finalet e “French Open” kundër Nadalit, Thiem tani do të ten-tojë ta marrë titullin e parë të një turneu të madh në karrierë. Për ta arritur këtë ai duhet ta mposhtë 32-vjeçarin Xhok-oviç, diçka jo e lehtë.

Dështon kalimi tek Atletiko, Kavani mbetet tek PSG

e tretë pas një devijimi pak minuta para se të bëhet gjysmë ore, para se Arthur të shënonte gol në minutën e 77-të. Maestro i Barçës, argjentinasi shënoi edhe një gol të bukur në minu-tat e fundit, pasi e shtangu portierin e Leganesh. Ky rezul-tat bëri që Mesi të arrinte fitor-en e tij të 500-të me fanellën e Barçës-më se shumti fitore të regjistruara nga një lojtar i vetëm në futbollin spanjoll. Për ta arritur këtë ai është dashur të luaj 710 ndeshje dhe ai mund të arrijë edhe më shumë nëse vazhdon me paraqitje të tilla në “Camp Nou”. Barça tani ka sig-uruar çerekfinalen në Kupën e Mbretit bashkë me Real Madridin, Granadën, Vilarealin dhe Real Sociedadin kurse nesër do të hidhet shorti për çerekfinalen. Dygolëshi i fun-dit i Mesit ishte goli i 20-të në të gjitha garat këtë sezon dhe ai do të këtë një mundësi që të shënojë prapë për Barçën që pret Levanten në “Camp Nou” të dielën. Lojtarët e Setien janë tri pikë prapa Real Madridit që është në krye të La Ligës pas humbjes se tyre në “Mestaja”, por titulli i tretë me radhë ende mund të vije pasi që ka ende ndeshje për t’u luajtur.