referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në kirurgji

44
N.Bardhi Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji 1 Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji (përgatitja dhe kontrolli i pacientit) Niman BARDHI

Upload: egla-kraja

Post on 21-Apr-2015

546 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 1

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

(përgatitja dhe kontrolli i pacientit)

Niman BARDHI

Page 2: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 2

Ç’është Kirurgjia Kirurgjia është arti i trajtimit të dëmtimeve,

deformimeve dhe çrregullimeve të tjera me anë të veprimeve me dorë dhe me ndihmën e instrumenteve.

Një nga mjeshtrat e mëdhenj të Kirurgjisë, Moynihan në fillim të shek.XX, theksoi në mënyrë figurative, se:

“Kirurgu duhet të ketë sytë e shqiponjës, duart e një zonje dhe kurajon e një luani”.

Page 3: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 3

Arritjet në Kirurgji Në sferen e teknikes dhe teknologjisë kanë bërë

të mundur jo vetem ndryshimet morfologjike makroskopike por edhe ato ndryshime që larg kalojnë aftësitë parëse të syrit të njeriut.

Megjithë këto, teknika dhe teknologjia edhe më tutje kanë ngelur vetëm mjete ndihmëse në shërbim të dijes dhe shqisave tona në rrugë deri te diagnoza definitive.

Page 4: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 4

Personaliteti Kirurgjikal

Kirurgjia është specialitet që i ka bërë optimist profesionistët për punën e tyre.

Sa më i lartë të jetë niveli kulturor i një populli, aq më i drejtë do të jetë edhe ky vlerësim për kirurgjinë.

Page 5: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 5

Efektet psikologjike Operacionet dhe intervenimet kirurgjikale

kanë efekte të forta psikologjike tek i sëmuari.

Sot kirurgjia nuk mund të kuptohet pa punën

ekipore, ku bëjnë pjesë: Kirurgët, Specialistë të degëve të tjera, Infermierët me kualifikim të lartë.

Page 6: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 6

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal

I sëmuri cili paraqitet me një sëmundje që kërkon trajtim kirurgjik, duhet:

Të përdoren me sukses dhe në mënyrë efektive njohuri të thella e të plota shkencore për problemet e diagnozes,

dhe

Pas vënies së saktë të saj të tregohet kujdes i madhë para, gjatë dhe pas intervenimit.

Page 7: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 7

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Kirurgu/Infermieri duhet të tregojnë:

Një simpati të brendshme dhe një afërsi shpirtërore, për të kuptuar dhe dashur me të vërtet të sëmuarin.

Profesionizëm në kuptimin e plotë të fjalës me sens human, aplikues i shkencës e jo një prakticient i thjeshtë.

Page 8: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 8

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Njohja me të sëmuarin bëhet në rrethana të ndryshme, zakonisht vijnë papritur dhe të ngarkuar emocionalisht.

Ky i sëmuar duhet të trajtohet si një person që kërkon ndihmë dhe jo si një “rast” që ka ardhur në ambulance apo në klinkë.

Në trajtimin e suksesshëm të një sëmuari, besimi i tij te mjeku apo infermieri ka rëndësi të madhe.

Page 9: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 9

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Anamneza - në kirurgji ka veçoritë e saj.

Duhet të kemi parasysh sfondin emocional që mund të ketë i sëmuari.

Merret me kujdes dhe në hap pas hapi .

Shkojmë drejt qëllimit tonë, gjetjes së sëmundjes e vënjes së diagnozës.

Page 10: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 10

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Në marrjen e anamnezës, ka rëndësi eksperienca e mjekut/infermierit

Për marrjen e saj ka një skemë: Ankesat, Anamneza e sëmundjes, Anamneza e jetës, Anamneza familjare.

Page 11: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 11

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Vëmendje të veçantë nga mjeku/infermieri duhet kushtuar:

Dhimbjes kur ka filluar, si ka filluar, intesiteti i saj, me se

shoqërohet, çfarë karakteri ka (vazhdueshme apo e ndërprerë).

Ankthit shumë të sëmurë kur paraqiten në urgjencë, janë

anksiozë.

Të vjellat çfarë vjell, si vjell, kur vjell, a janë të vjella me përmbajtje

ushqimore, gjaku apo kanë karakter tjetër (ileus).

Page 12: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 12

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Vëmendje të veçantë nga mjeku/infermieri duhet kushtuar gjatë ekzaminimit të

sëmuarit me trauma

Këtu duhet të kemi parasysh: Gjendjen psiqike të tij, Rrethanat e traumas, Mekanizmi i traumas, Mjeti që ka shkaktuar traumën, Pozita e të sëmurit.

Page 13: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 13

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Në kirurgji, për vënien e diagnoses, luan rol të veçantë ekzaminimi objektiv apo fizik i të sëmurit.

Ky ekzaminim duhet të jetë i plotë dhe i

saktë, duke përdorur metodat e njohura si: Inspeksionin, palpacionin, Auskultacionin, Perkusionin.

Page 14: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 14

Ekzaminimi i të sëmuarit kirurgjikal…

Të gjitha konstatimet e mundshme, për gjendjen e të sëmurit të shtrirë në spital, shënohen në kartelen shëndetësore.

Pas grumbullimit të këtyre të dhënave vijnë procedurat ekzaminuese

laboaratorike, radiologjike, endoskopike, etj.

Page 15: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 15

I - Ekzaminimet elementare laboratorike

Janë rrëfyes i shpejtë i prezencës ose jo proceseve patologjike përmes ekzaminimeve

të:

Pasqyrës së gjakut (hemoglobina, hematokriti, eritrocitet, leukocitet, trombocitet, etj.)

Sedimenti i gjakut (SE)

Anemia

Çrregullimet e hemostazës (gjakderdhje nga hunda, në urine, pështymë, pas injektimit, intraoperative dhe postoperative)

Ekzaminimi i urines

Page 16: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 16

II - Ekzaminimet standarde me rreze të

rentgenit

Përkundër shumë teknikave diagnostike, ekzaminimi rentgenologjik ka mbetur mjeti i

pazëvendësueshëm në punën e përditshme.

Mund të realizohen: Rentgen ekzaminimet native (skeletit, krahërorit,

barkut)

dhe Ekzaminimet rentgenologjike me kontrast

(Ezofagografia, pasazha e lukthit dhe e zorrëve, prezentimi i zorrëve të holla me kontrast të dyfishtë, prezantimi i zorrës së trashë me kontrast, holecistoholangjiografia, pielografia intravenoze, arthrografia, flebografia, limfografia, angjiografia).

Page 17: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 17

III - Ekzaminimi me ultrazë

Është gjithnjë e më i përhapur, shumë i thjeshtë, praktikë dhe realizohet

pothuajse në çdo situate dhe të çdo i sëmurë.

Ekzaminimi me ultrazë bëhet sipas:

Kërkesës (ekzaminim i planifikuar, rastet urgjente, ndërhyrjet kirurgjike, ekzaminim të lumenit, etj.)

Regjionit (ekzaminimin e barkut, krahërorit, qafës, kokës, ekstremiteteve, etj.)

Page 18: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 18

IV - Ekzaminimet me tomografi të kompjuterizuar

(CT)

Përmes përdorimit të rrezeve “X”, mundëson ekzaminimin e pjesëve të trupit në shumë shtresa transverzale në trashësi prej 1 – 8 mm.

Shënimet e fituara me ndihmën e kompjuterit

zbërthehen në imazh dydimensional.

Me injektimin intravenoz të kontrastit në bolus, prezentimi i regjioneve prej interesi bëhet edhe më i qartë.

Page 19: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 19

V - Ekzaminimet me rezonancë magnetike

(rezonanca magnetike nukleare - RMN)

Diagnostikë joinvazive që bëhet pa rrezatim të trupit.

Diferencohen indet stacionare nga gjaku lëvizës, krijohen detaje më precize dhe më besnike anatomike.

Me përdorimin e kontrastit paramagnetik (p.sh. Gadolinium-DTPA), qartësohen indet që ekzaminohen.

Kontraindikimet me RMN (të sëmurët me: pacemaker, me proteza metalike të implantuara, kapëse metalike për hemostazë kirugjikale).

Mangësia e RMN (ekzaminimi zgjatë mbi një orë)

Page 20: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 20

VI - Ekzaminimet me përdorim të izotopeve

Është metodë e mjekësisë nukleare për prezantimin e mënyrës dhe intenzitetit të distribuimit dhe materieve radioaktive në inde dhe organe të ndryshme.

Proceset e ndryshme patologjike absorbojnë izotopin e ordinuar ndryshe nga indi normal.

Absorbimi regjistrohet në mënyrë:

Statike - me skener dydimensional të njohur si scintigram,

Dinamike (serike) - me gamokamerë kur objekti i interesit tone është funksioni i indit (enët e gjakut, zemra, etj.)

Page 21: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 21

VII - Ekzaminimet endoskopike

Janë shumë efikase në diagnostifikimin e proceseve patologjike që shkaktojnë ndryshime në ndërtimin anatomik të regjionit prej interesi.

E meta e ekzaminimit qëndron në

përdorimin e aparateve shumë të ndieshme dhe teper të shtrejta.

Page 22: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 22

VIII - Gjendja febrile akute

Konsiderohet rritja e temperatures trupore në vlerat >37.0 0C (për disa >37.8 0C) e shkaktuar nga faktor të ndryshëm.

Temperatura trupore në individë të shëndoshë oscilon gjatë ditës, duke qenë në mbrëmje prej 0.5 – 1.0 0C më e lartë se në mëngjez.

Me termin gjendje febrile e etiologjisë së paqartë kuptojmë temperaturen trupore >38 0C, shkakun e së cilës nuk e sqarojmë për më tepër se tre javë.

Page 23: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 23

VIII - Gjendja febrile akute…

Objektivizimi i febrilitetit arrihet në matjen 2 deri 6 herë në ditë të temperatures aksillare, asaj bukale dhe rektale.

Nuk duhet harruar se vlerat e temperatures bukale janë në mes të vlerave të temperatures aksillare dhe rektale.

Për arsye praktike, në varësi nga mënyra e oscilimit (lakores) të temperatures

dallohen:

Page 24: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 24

VIII - Gjendja febrile akute…

Tipi kontinuel i temperatures Është perzistente me oscilime ditore më të vogla se

1 0C. Zgjojnë dyshimin për natyren bakteriale të

infeksionit.

Tipi remitent i temperatures Karakterizohet me oscilime diçka më të mëdha të

temp. e cila asnjëher nuk kthehet në vlera normale. Zakonisht e përcjellin infeksionet virale dhe ato të

shkaktuara nga mukoplazma.

Page 25: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 25

VIII - Gjendja febrile akute…

Tipi intermitent i temperatures Cilësohet me oscilime të mëdha ditore që arrijnë

edhe vlera normale. Këta të sëmurë janë në ethe (gjendjet septike).

Tipi dydhëmbëzorë i temperatures Shoqërohet me infeksione akute dhe është shumë

specifike për malarien. Oscilimet ndrsyhojnë tek grupmoshat, tek të

sëmurët me uremi dhe ata që trajtohen me doza të larta të kortikosteroideve ose marrin terapi imunosupresive.

Page 26: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 26

VIII - Gjendja febrile akute…

Temperaturën trupore e rregullon neuroni që ndodhet në hipotalamus.

Ky neuron është i ndieshëm në materiet endogjene pirogjene, respektivisht proteinet me peshë të vogël molekulare që lirohen nga monocitet dhe fagocitet.

Rritja e temperatures trupore shfaqet në gjendje dhe rrethana si vijon:

Page 27: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 27

VIII - Gjendja febrile akute…

a) Temperaturat e shkaktuara nga veprimi i faktorëve të zakonshëm si:

në infeksione, nga barnat e ndryshme, në dëmtimet e indeve, infarktet, në reakzionet imunologjike dhe në çrregullimet inflamatore.

Page 28: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 28

VIII - Gjendja febrile akute…

b) Në rrethana të ndryshme si janë:

maligniteti, temperatura e lartë e ambientit, lëndimet e hipotalamusit, hiperaktiviteti, hipertermia malinje, etj...

Page 29: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 29

VIII - Gjendja febrile akute…

Temperatura <40.5 0C

Personat relativisht të shëndoshë nuk i rrezikon.

Te këta persona temp. normailozohet lehtë me masa të zakonshme terapeutike.

Masa shtesë zbatohen nëse temp. shoqërohet me:

takikardi, konvulzione (veçanërisht tek fëmijët), shqetësime të mëdha

Page 30: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 30

VIII - Gjendja febrile akute…

Temperatura >41.1 0C

Rasti me encefalopati kërkon masa terapeutike urgjente. Secila rritje e temp. për 10C i shpejton të rrahurat e

zemres për 10–15 rrahje/min. dhe shton numrin e respiracioneve për 3–5 respiracione/ min.

Këto temperatura zakonisht janë pasojë: E goditjeve termike dhe hipertermisë malinje (lëkura e

nxehtë, e skuqur, e thatë, takikardi dhe tahipne, konfuzion mental, shtangime trupore dhe lehtë mund të bien në komë).

E dëmtimit primar neurologjik apo hipotalamusit që përfshijnë qendrën e termorregullacionit.

E infeksionit (mundësi e lëngimit nga malaria).

Page 31: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 31

IX - Diagnoza

Veprimet diagnostike ndërmerren shkallë-shkallë, janë racionale dhe të shpejta.

Ekzaminimi fillestar - është rutinor dhe konsiston në:

Pasqyrën e gjakut, SE, prezence të bakterieve aerobe dhe aneorobe,

Ekzaminim rentgenologjik, ultrasonografik dhe EKG,

Ekzaminimin e urinokulturës së paku 2 herë dhe testimin e jashtëqitjes për bakterie patologjike (salmonellë, shigellë, etj.)

Ekzaminimin e qelbit respektivisht të strishos nga secila pjesë e dyshimtë e trupit.

Page 32: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 32

IX - Diagnoza

Ekzaminimi plotësues – ndërmerret në rastet kur diagnoza është e paqartë dhe konsistonë në:

Ekzamineme fizikale të përsëritura, Ekzaminime të pështymës për bacile të TBC, të përcaktimit

të flores bakteriale, Testin tuberkulinik (Mendel-Mantoux) në raste të dyshimit për TBC,

Kultivimin e gjakut për prezence të baktereve aerobe dhe aneorobe,

Testet serologjike për hepatit, brucellozë, salmonelozë, etj. Ekzaminimin rutinor të strishos nga hunda dhe fyti, Ekzaminimin mikroskopik të gjakut, CT të krahëroroit dhe barkut.

Page 33: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 33

IX - Diagnoza

Ekzaminimi invaziv – janë:

Gastroduedeno-skopia,

Pasazha e lukthit, e zorrëve dhe kolorektoskopia,

Laparoskopia apo laparatomia me biopsi të mëlçisë dhe organeve të tjera peritoneale.

Page 34: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 34

X – Diagnoza diferenciale

Anamneza adekuate dhe njohja e moduseve të febrilitetit në

sëmundje të shkaktuara nga faktorë etiologjik, i jep kësaj diagnoze një siguri shtesë.

Page 35: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 35

Roli dhe kujdesi infermieror

Infermieria:

Dhënja e informacioneve pacientit, Mbështetja e pacientit, Vlerësimi i pacientit, Pozicionimi i pacientit, Lehtëson situatën e pacientit,

Page 36: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 36

Roli dhe kujdesi infermieror…

Infermieria:

Planifikon kohën e kryerjes së procedurës,

Edukon pacientin dhe përgatitë atë psiqikisht dhe fizikisht,

Është dëshmitare kur pacienti firmos për miratimin e aplikimit të procedurave,

Siguron pajisjet e nevojshme për procedurat.

Page 37: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 37

Përgjegjësitë infermierore pas procedurave

Vlerësimi i pacientit,

Mbledhja e pajisjeve pas aplikimit të procedurës,

Dokumentimi,

Mbështetja e pacienitit dhe familjes.

Page 38: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 38

Edukimi i pacientit

Qëllimi i edukimit infermieror është të:

lehtësojmë kuptimin e gjendjes shëndetsore,

Zgjedhim alternativat për kujdesin shëndetësor,

Inkurajojmë pjesëmarrjen e pacientit dhe familjes në procesin e marrjes së vendimeve rreth alternativave të kujdesit shëndetsor.

Page 39: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 39

Edukimi i pacientit…Qëllimi i edukimit infermieror është të:

Rritë potencialin e pacientit dhe familjes për të ndjekur planin terapeutik të kujdesit shëndetësor,

Maksimizojë aftësitë e pacientit dhe familjes në përballimin e statusit shëndetësor të pacientit, prognozës dhe objektivave,

Rrisë rolin e familjes në vazhdimësinë e kujdesit,

Përkrahë një mënyrë jetese të shëndetshme të pacientit.

Page 40: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 40

Edukimi i pacientit…

Ndërtohet mbi bazën e: respektit reciprok, kujdesit dhe

komunikimit, jo vetëm ndërmjet infermieres, pacientit dhe familjes,

por edhe ndërmjet të gjithë anëtarëve të kujdesit shëndetsor.

Page 41: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 41

XI – Këshilla

Gjithnjë mendo sikur je ti vetë i sëmurë.

Mos u huto nga shfaqja e jashtme e një dëmtimi.

Shënimet në kartelen shëndetësore kanë rëndësi mjeko-ligjore dhe duhet bërë në çdo rast që bëjmë manipulime tek i sëmuri.

Diagnistifikimi i fraktures është klinike dhe jo radiologjike.

Page 42: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 42

XI – Këshilla…

Kurr mos vendos diagnozën i dehur.

Kurrë mos vendos diagnozën histeri.

Dysho për praninë e një shtatzanie tek çdo grua e aftë për të mbetur shtatzënë.

Mundësia e rrezikut të një plagë është në porporcion të kundërt me madhësinë e saj.

Nëqoftëse i sëmuri ka një dhimbje barku ekzaminoji edhe gjoksin.

Page 43: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 43

Referencat: Koçillari A. 2003. Leksione të Kirurgjisë

klinike. Tiranë Shaqiri G. 2001. Kirurgjia Urgjente.

Sëmundjet akute. Pjesa e përgjithshme. Prishtinë

Page 44: Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në Kirurgji

N.Bardhi

Referime mbi hetimet kryesore diagnostikuese në

Kirurgji 44

Ju faleminderit