raporti vjetor i punes per vitin 2019 nga drejtoria per … · 2020-01-22 · raporti vjetor i...

36
RAPORTI VJETOR I PUNES PER VITIN 2019 NGA DREJTORIA PER TURIZEM DHE ZHVILLIM EKONOMIK - PRIZREN HYRJE: Drejtoria e Turizmit në kuadër të realizimit të detyrave dhe obligimeve të parashikuara për vitin kalendarik 2019 , ka vepruar duke organizuar takime të ndryshme me akterët relevant vendor dhe te huaj të cilët veprojnë në zhvillimin e ekonomik dhe atij turistik në rajonin e Prizrenit, me qellim të përbashkët promovimin e turizmit. Buxheti i paraparë për vitin 2019 ishte me vlerë prej 1.105.650,00, në të cilën janë përfshirë 15 kod projekte. Nga këto kod projekte për investime kapitale 11 janë te implementuar. Kod projektet te implementuar përfshihen ne shume prej afro 600.000,00 te buxhetit, që janë shpenzuar gjatë vitit 2019. Ne vazhdimësinë e aktiviteteve dhe bashkëpunimeve përveç atyre Institucionale, Komuna e Prizrenit gjegjësisht drejtoria për turizëm ka arritur t’i lidh disa Marrëveshje të Bashkëpunimit gjate tere vitit kalendarik me qellim dhe me fokus te turizmit dhe zhvillimit ekonomik, ne mes te Komunës se Prizrenit dhe organizatave vendore e ndërkombëtare te cilat veprojnë ne vendin tone. Me date 14.06.2019, Komuna e Prizrenit e përfaqësuar nga Kryetari Mytaher Haskuka arrin te lidh Marrëveshje Bashkëpunimi/Partneriteti ndërmjet Aleancës Franceze ne Prishtine , Komunës Metropolitane te Parisit per realizimin e aktivitetit “Nuit Blanche 2019” Netët e Bardha 2019 ne Prizren, ku kontributi i Komunës se Prizrenit për këto aktivitete ka qene rreth 20.000 euro. Ku bashkëpunim kurorëzoi fillimin e partneritetit mes Komunës se Parisit dhe Komunës se Prizrenit, i cili e vendos qytetin tone ne hartën e qyteteve botërore qe e realizojnë këtë aktivitet tradicional te nisur ne Paris. Për zhvillimin e produktit turistik i quajtur Via Ferrata ne Prizren, si produkt publik për tërheqjen e vizitoreve vendor dhe turisteve te huaj, Komuna e Prizrenit e përfaqësuar nga Kryetari Mytaher Haskuka, me date 14.06.2019 arrin Marrëveshjen Trepalëshe te Bashkëpunimit ndërmjet

Upload: others

Post on 27-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

RAPORTI VJETOR I PUNES PER VITIN 2019 NGA DREJTORIA PER TURIZEM DHE ZHVILLIM EKONOMIK - PRIZREN

HYRJE:

Drejtoria e Turizmit në kuadër të realizimit të detyrave dhe obligimeve të parashikuara për vitin kalendarik 2019 , ka vepruar duke organizuar

takime të ndryshme me akterët relevant vendor dhe te huaj të cilët veprojnë në zhvillimin e ekonomik dhe atij turistik në rajonin e Prizrenit, me

qellim të përbashkët promovimin e turizmit.

Buxheti i paraparë për vitin 2019 ishte me vlerë prej 1.105.650,00, në të cilën janë përfshirë 15 kod projekte. Nga këto kod projekte për

investime kapitale 11 janë te implementuar.

Kod projektet te implementuar përfshihen ne shume prej afro 600.000,00 te buxhetit, që janë shpenzuar gjatë vitit 2019.

Ne vazhdimësinë e aktiviteteve dhe bashkëpunimeve përveç atyre Institucionale, Komuna e Prizrenit – gjegjësisht drejtoria për turizëm ka arritur

t’i lidh disa Marrëveshje të Bashkëpunimit gjate tere vitit kalendarik me qellim dhe me fokus te turizmit dhe zhvillimit ekonomik, ne mes te

Komunës se Prizrenit dhe organizatave vendore e ndërkombëtare te cilat veprojnë ne vendin tone.

Me date 14.06.2019, Komuna e Prizrenit e përfaqësuar nga Kryetari Mytaher Haskuka arrin te lidh Marrëveshje Bashkëpunimi/Partneriteti

ndërmjet Aleancës Franceze ne Prishtine , Komunës Metropolitane te Parisit per realizimin e aktivitetit “Nuit Blanche 2019” – Netët e Bardha

2019 ne Prizren, ku kontributi i Komunës se Prizrenit për këto aktivitete ka qene rreth 20.000 euro.

Ku bashkëpunim kurorëzoi fillimin e partneritetit mes Komunës se Parisit dhe Komunës se Prizrenit, i cili e vendos qytetin tone ne hartën e

qyteteve botërore qe e realizojnë këtë aktivitet tradicional te nisur ne Paris.

Për zhvillimin e produktit turistik i quajtur Via Ferrata ne Prizren, si produkt publik për tërheqjen e vizitoreve vendor dhe turisteve te huaj,

Komuna e Prizrenit e përfaqësuar nga Kryetari Mytaher Haskuka, me date 14.06.2019 arrin Marrëveshjen Trepalëshe te Bashkëpunimit ndërmjet

Swisscontact- Financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim ne Kosove mbi Promovimin e punësimit ne sektorin privat (PPSE),

dhe SH.B. Sharri për te mbështetur zhvillimin e produktit turistik.

Kontributi i Komunës nga ky Memorandum përfshinë shumën financiare prej 27.500 euro.

Forumi i Bashkëfinancimit dhe Rrjetëzimit ( Invest in Prizren), i cili projekt bazuar ne Memorandumin e Mirëkuptimit te nënshkruar ndërmjet

Komunës se Prizrenit përfaqësuar nga Kryetari Mytaher Haskuka, dhe OJQ Germin me date 29.01.2019 , i cili u mbajt me date 05-07 korrik arrin

t’i mbledh ne Prizren 253 persona te ftuar zyrtarisht nga Kryetari i Komunës, përfshirë biznese dhe investitor ndërkombëtare, me qellim

tërheqjen e investitorëve nga diaspora si dhe krijimin e lidhjeve te reja tregtare për biznese vendore.

Gjate aktivitetit te Forumit tre ditor u mbajtën trajnime për biznese ne bashkëpunim me Oden Ekonomike Gjermano-Kosovare,trajnime

përgatitore për eksport dhe për takime B2B me bizneset e Prizrenit.

Ndërkaq kontributi i Komunës se Prizrenit përfshinë shumën prej 16.000 euro.

Me date 18.10.2018 duke konsideruar përshtatshmërinë e palëve për te hyre ne Marrëveshje për Partneritet lidhur me projektin - “Fuqizimi i

Turizmit Rural dhe Ambiental përmes Qendrave të Mençura Informuese Turistike/FRET-STIC” ,ku palët e Marrëveshjes ishin Komuna e

Prizrenit, Komuna e Dragashit dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug – projekt ky dy vjeçar nen thirrjen e Programit te Bashkëpunimit Ndërkufitar

Kosove dhe Maqedoni.

Kontributi i Komunës se Prizrenit për këtë projekt ne vitin 2018 arrin shumën prej 4.447,45 euro , ndërsa për vitin 2019 arrin shumën e

participimit prej 2.503,74 euro, dhe se shpejt pritet te behet funksionalizimi i saj.

Me qellim te Promovimit te Punësimit dhe bashkëpunimit ne Sektorin Privat PPSE – Komuna e Prizrenit përfaqësuar nga Kryetari Mytaher

Haskuka dhe Swisscontact përfaqësuar nga Argjentina Grazhdani arrin te lidhet Memorandumi i Mirëkuptimit me date 26.02.2019 , ku angazhimi

i përbashkët i palëve ka te bej rreth implementimit te Strategjisë për turizëm, dhe gjetjen e modeleve te menaxhimit efikas te monumenteve

kulturore, trajnimin e guidave (ciceroneve) për zhvillim te produkteve turistike.

Ne emër te bashkëfinancimit për këtë projekt Komuna e Prizrenit kontribon me mjetet ne shume prej 20.000 eurove. Ne vitin 2019 sipas

Strategjise se Turizmit jane realizuar disa projekti/

Për bashkëfinancimin e aktiviteteve per markimin, identifikimin, shenimin dhe promovimin e shtigjeve te ecjes ne Malin Sharr ne Zonën e

Prizrenit, me date 02.10.2019 arrihet Marreveshja tjeter e radhes ne mes te Komunes se Prizrenit dhe Organizates “Shoqata Alpinistike

Marimangat e Pejes” ne emer te projektit “Perkrahje per potencialin turistik rajonal” , financuar nga Bashkimi Evropian ne kuader te

Bashkepunimit Ndërkufitar (CBC) , ndërmjet përfituesve IPA II 2014-2020.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e potencialit turistik dhe promovimi i vlerave te rajonit nderkufiar.

Kontributi i Komunës se Prizrenit arrin shumën prej 19.990 euro.

Komuna e Prizrenit ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin kosovar trashëgimia kulturore pa kufije – CHWB Kosova, me ane te se

ciles do te behet aktivizimi i muzeut te Nenen Terreze. Komuna e Prizrenit ka ndare mjete prej 20.00 euro, projekti eshte duke u realizuar.

Ne kuadër te projektit: “Mbeshtetje stabilitetit socio – ekonomik ne regjionin e Ballkanit perëndimorë 2019 – 2020 ne bashkëpunim me

Komune e Prizrenit dhe Organizatën Help – është realizuar projekti i shpërndarjes se pajisjeve ndaj 47 biznese. Prej te cileve 23 jane gjinise

femerore dhe 24 gjinise mashkullore. Kontributi i Komunës se Prizrenit ka arritur shumën prej 24.000 euro.

Gjate vitit 2019 ne Komunën e Prizrenit gjegjësisht nga Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik janë mbështetur dhe implementuar këto

produkte turistike, si:

-Paraglaiding -

Prizreni ka burime natyrore që ofrojnë kushte të shkëlqyera për të kryer sportin e paragliding’ut.

Paraglaid është oferta më e re turistike në Kosovë, që nga viti 2019, me të cilën aktivitet mundësohet të gjithë të interesuarve të përjetojnë një

adrenalinë të veçantë duke shikuar Prizrenin e bukur nga lartësia prej 1300 metrash.

Ky aktivitet startohet nga pjesa e Cvilenit dhe përfundon në pjesën e fshatit Nashec.

Kajaku

Ofertë tjetër turistike për qytetin e Prizrenit, si për qytetarët ashtu edhe turistët është Kajaku. Kajaku ndodhet në luginën e lumit të Drinit në

fshatin Nashec.Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shijojnë sportin rekreativ, I cili zhvillohet me anë të lundimit përgjatë lumit Dri, gjendet

rreth 9 kilometra në largësi nga qendra e qytetit të Prizrenit.

Shtegu për çiklistë

Prizreni gjithashtu si ofertë turistike prezanton edhe shtegun e çiklizmit malor, e cila zë gjatësi prej 5 kilometra. Ky shteg starton nga pjesa e

Karapotokut dhe përfundon në pjesën e Shtëpisë Malore.

Me anë të këtij shtegut ofrohet mundësia për çiklistë, për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative - sportive.

Kampingu

Kampingu është ofertë turistike për turistë që dëshirojnë të shijojnë jetën në natyrë të qytetit të Prizrenit. Prizreni posedon kampingun me

tenda, tualetë, hapësirën e gjelbëruar me lodra për fëmijë dhe autorulota përgjatë gjithë sezonës së verës.

Kampu gjendet në Grykën e Lumbardhit, mbi Marash dhe mund të arrihet duke ecur në këmbë dhjetë (10) - minuta nga qendra e qytetit.

Via Ferata

Via Ferrata është produkt i ri sportiv, aktiviteti i së cilës zhvillohet në stinët e pranëverës, verës si dhe vjeshtës. Ky aktivitet gjithashtu zhvillohet

në të gjitha kohërat të cilat nuk kanë pengesa atmosferike si ato të reshurave të shiut dhe borës. Via Ferrata mund të zhvillohet nga të gjitha

grupëmoshat, që nga fëmijët e deri tek moshat e shtyera. Fillimi i shtegut të Via Ferratës bëhet nëpërmjet urës së hekur Tibetiane, e cila

ndodhet përgjatë lumit të Grykës së Lumbardhit. Gjendet në km 5 Prizren – Reçan, ngjitja e së cilës është 30-40 min dhe rreth 1 orë e gjysmë

kthimi, me gjatesi prej 510 metra dhe me lartësi prej 285 metra.

Downhill’u

Ofertë tjetër turistike nga interesimi i madh i çiklistëve është edhe downhillu, shteg I cili i përmbush të gjitha kërkesat e biçiklistëve për një

atraksion të ri. Downhili gjendet mbi fshatin Pousk, kalohet nga Pashaqeshmja, dhe në fund me anë të disa shtigje mund të zbritet në Kala, në

Marash, si dhe në Qendrën Historike të Prizrenit.

Shtegu i downhillit posedon gjatësi prej 7 km.

Realizimi i projekteve te Drejtorisë se Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik janë:

1. Mirëmbajtja e Muzeut Arkeologjik – Projekt I cili është parapare ne afat 1 vjeçar qe te behet mirëmbajtja dhe pastrimi i kopshtit dhe muzeut arkeologjk, njëkohësisht edhe pastrimi i tabelave informuese te vendosuar nga ASB – ja, vazhdimi I te cilës do te behet deri ne vitin 2020.

2. Projekti i cili ka filluar ne vitin 2018, Rregullimi i ambientit ne fshatin Kabashe Korishe, ne vitin 2019 ka perfunduar dhe eshte bere hapja e Ujvares ne Kabashe Korishe te Prizrenit.

3. Videospoti 4 stine – Projekti është parapare te behet ne afat 1 vjeçar, ku do te përfshihet incizimi I qytetit te Prizreni ne 4 stine, gjere me tani janë bere incizimi i mesit te stinës se verës dhe vjeshtës. Ky projekt do te vazhdohet gjere ne vitin 2020.

4. Sipas projektit mirëmbajtja e rrugëve malore janë parapare 2 projekte: a) Projekti “ Kala Pasha – Qeshme 2 dhe 3, e cila ka përfunduar dhe mirëmbajtja e rrugës malore Struzhe - Shpi malore – Jabllanice, e cila do te përfundon ne vitin 2020.

5. Projekti i Organizimit te Panaireve ne te cilën janë realizuar Panairi I Veshjeve Tradicionale, Punime Artizanale dhe Prodhime Vendore. Gjithashtu është mbajtur edhe Panairi I Turizmit - Gastronomise.

6. Shtypja dhe dizajnimi I materialeve promovuese – Ne kete projekt jane implementuar keto lloje te Shtypjes dhe Dizajnimit: a) 7 Arsye per te vizituar Prizrenin, b) Katalogu (Prizreni vendtakim I civilizimeve), c) Fotoalbumi ( Katalogu I restoranteve, Hoteleve dhe Qytetit te Prizrenit), d) Shtypja dhe Dizajnimi I broshurave te ofertave turistike dhe USB, e) Hartat Turistike, f) Turi nje ditor, te gjitha keto ne 4 gjuhe dhe jane te perfunduara.

7. Projekti I Parkut te Biznesit – projekt ne afat 3 vjeqar, gjate ketij viti kalendarit eshte parapara implementim ne infrastruktur, ndersa ky projekt do te vazhdohet gjere ne vitin 2021.

8. Ndertimi I shtigjeve per ciklist – Ndertimi I shtigjeve per ciklist nga Karapotoku deri ne shtepine malore si dhe Shtegu per ciklisti per Downhill nga Pouska deri ne KalaPashaqeshme.

9. Tek Zhvillimi I Turizmit Malor dhe Rural eshte duke u implementuar Vendi per piknik ne Jabllanice, projekt I cili eshte ne fazen e implementimit.

10. Tek Zhvillimi I Turizmit Urban – eshte duke vazhduar rregulli I ambienti te Auto Kampit. 11. Tek Zhvillii I Turizmit Kulturor jane kryer organizimet e Veres Kulturore dhe Dimrit Kulturor. 12. Drejtoria per Turizem dhe Zhvillim Ekonomik ka hapur thirrjen publike per mbeshtetje financiare te subvencioneve, ne te cilen jane

mbeshtetur Ojq-te nga sektori I turizmit dhe zhvillimit ekonomik, ne te cilen jane subvencionuar 20 Ojq, 14 te udhehequr nga meshkujt dhe 6 nga femrat.

13. Drejtoria per Turizem ka dhene mbeshtjetje gjinise femrore me mbajtjen e kurseve te Komekut, kurse te cilat jane mbajtur ne 5 lloje, te veshjeve, te qendisjes, te punimeve te drurit, te rolijevit, dhe punime me ane te rruzave, ku kane ndjekur kurset 107 gra.

14. Nder projekti qe kane filluar dhe vazhdojne te implemtohet jane: Webfaqja e Komunes se Prizrenit dhe Info Pointit.

Gjithashtu gjate ketij viti (2019), Drejtoria per Turizem ka qene pjesemarrese ne Panairin e Turizmit Nderkombetare – ne Tirane, ku komuna ka

siguruar standin dhe udhetimin e pjesemarresve te ndryshem, si Touroperatoreve, agjencioneve turistike, punedoreve te filigranit, promovimi i

produkteve ushqimore si djathi i sharrit, etj. Pas ketij panairi ne Prizren kane ardhur 100 touroperatore te ndryshem per vizite nga shume vende

boterore, ne te cilen është mundësuar takimi me touroperatoret vendor.

Touroperatore te ndryshem boteror.

Me pas Drejtoria per Turizem ka marr pjese ne “ Festivalin e punimeve te dores” ne Bursa te Republikes se Turqise. Per prezantim ne kete Panair

nga Prizreni kane marr pjese: Filigrani si dhe mjeshter te punimeve te dores, per promovimin e punime te tyre.

Drejtoria per Turizem dhe Zhvillim Ekonomik, ka pergaditur rregulloren per Rregullimin e orarit te punes te subjekteve afariste, tregtare zejtare

te Komunes se Prizrenit, e cila pritet te miratohet gjate vitit 2020.

Ne bashkepunim me Shkollen e Kompetences dhe Shkollen Ekonomike ne Prizren, me nxenesit e ketyre dy shkollave te vitit te fundit, gjate

stines se veres kane qene prezent ne Shatervan, per informimin e turisteve, me ane te shperndarjes se hartave turistike dhe broshurave te

ndryshme.

Gjithashtu gjate vitin 2019 eshte perfunduar projekti ne KullaMuze ne fshatin Jeshkove.

Si dhe ne vazhdimsi te këtij projekti eshte bere implementimi i Kroit te Gorozhupit

Ne vitin 2019 ka filluar implementi i projektit te Restaurimit te nderteses se Ish- Armates, ku ky projekt pritet te perfundohet gjate vitit 2020.

Ne kete vit eshte bere funksionalizimi i Qender Informuese, Infoqendra, e cila nuk ka qene prej kohesh aktive ne lagjen Bazhdarhane, e njëjta

eshte bartur tek stacioni i autobusëve dhe eshte funksionalizuar me qellim te informimit te turisteve sa me afer.

Vërejtje: Ju lutem gjeni te bashkangjitur listën e projekteve te realizuara gjatë vitit 2019 nga Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik

Nr. EMRI I PROJEKTIT / Vlera e kontratës VITI/ Finalizimi

1. Mirembajtja e Muzeut Arkeologjik 4.040 Vazhdon 2020

2. Videospoti Prizreni ne 4 Stine 9.000 Vazhdon 2020

3. Kala Pasha Qeshme 2 – 3 8.800 Finalizuar

4. Miremnajtja e Rrugeve Malore Shpi Malore Struzhe 8.162.50 Vazhdon 2020

5. Organizimi i Panaireve 9.720.00

Finalizuar

6. Organizimi i Panaireve 8.499 Finalizuar

7. Dizajnimi dhe shtypja e materialeve promovuese 33.139 Finalizuar

8. Ndertimi i Infrastruktures ne Parkun Ekonomik ne Lubizhde 132, 941.10

Vazhdon 2020-2021

9. Ndertimi i shtigjeve per biqiklist 6,856.60 Finalizuar

10.

Ndertimi i shtigjeve per biqiklist Downhillu 5,720.00 Finanlizuar

11. Vendi per piknik 15.414.63 Vazhdon

12.

Autokampi 21.078.30 Vazhdon

13.

Vera Kulturore 8.338.00 Finalizuar

14.

Dimri Kulturor 9.399 Vazhdon

15.

Furnizimi me material stimulues për promovim te turizmit 6.882.05

Finanzuar

Foto nga aktiviteti i dimrit kulturor

Foto nga Panairi ne Turqi- Kryetari i Komunës se Prizrenit dhe drejtoresha Sevil Kazaz

Përurimi i shtegut te çiklisteve dhe shtegut Downhill

Foto nga Vizita Studimore ne Tirane dhe ne Berat – Pjese drejtoria e turizmit

Foto nga Panairi i Prodhimeve Vendore

Foto nga aktiviteti i verës kulturore