raporti i auditimit pËr pasqyrat financiare vjetore tË ... · puna e ndërmarrë e auditimit...
TRANSCRIPT
Nr. i Dokumentit: 22.8.1-2017-08
RAPORTI I AUDITIMIT
PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË
OBILIQIT
PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017
Prishtinë, qershor 2018
2
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është
institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me
Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale,
financiare dhe operative. Zyra e Kombëtare e Auditimit kryen
auditime të rregullsisë dhe të performancës dhe për punën e vet
i jep llogari Kuvendit të Kosovës.
Misioni ynë është që përmes auditimeve cilësore të fuqizojmë
llogaridhënien në administratën publike për përdorimin
efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.
Ne kryejmë auditime në përputhje me standardet e njohura
ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik si dhe me
praktikat e mira evropiane.
Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë
drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike pasi që
ato ofrojnë bazë të qëndrueshme për të kërkuar llogari nga
menaxherët e çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne
rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë një
rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve
tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.
Auditori i Përgjithshëm ka vendosur në lidhje me opinionin e
auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së
Obiliqit, në konsultim me Ndihmës Auditorin e Përgjithshëm
Valbon Bytyqi i cili e ka mbikëqyrur auditimin.
Raporti është rezultat i auditimit të kryer nga Luljeta Sylaj,
Udhëheqës Ekipi dhe Anëtarët Syeda Oruqi dhe Ardita Salihu,
nën menaxhimin e Udhëheqësit të Departamentit të Auditimit
Zukë Zuka.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT – Adresa: Musine Kokalari, Nr. 87, Prishtinë 10000, Kosovë Tel: +383(0) 38 60 60 04/1011
http://zka-rks.org
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
3
TABELA E PËRMBAJTJES
Përmbledhje e përgjithshme ........................................................................................................... 4
1 Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimit ....................................................................... 6
2 Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera për raportimin e jashtëm ................... 7
3 Menaxhimi financiar dhe kontrolli ..................................................................................... 11
4 Progresi në zbatimin e rekomandimeve ............................................................................. 25
5 Qeverisja e mirë ...................................................................................................................... 26
Shtojca I: Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të aplikuara nga ZKA .................. 29
Shtojca II: Progresi në zbatimin e rekomandimeve të dy viteve paraprake .......................... 31
Shtojca III: Letër Konfirmimi ........................................................................................................ 40
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
4
Përmbledhje e përgjithshme
Hyrje
Ky Raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Financiare Vjetore të
Komunës së Obiliqit, për vitin 2017, i cili e përcakton Opinionin e dhënë nga Auditori i
Përgjithshëm. Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2017 është kryer në përputhje me
Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Qasja jonë ka përfshirë testet
dhe procedurat, të cilat ishin të nevojshme për të arritur në një opinion lidhur me pasqyrat
financiare. Qasja e aplikuar e auditimit është paraqitur në Planin e Jashtëm të Auditimit, të datës
23/11/2017.
Auditimi ynë është fokusuar në:
Puna e ndërmarrë nga Zyra e Kombëtare e Auditimit për të përfunduar auditimin për vitin 2017
është përcaktuar varësisht nga cilësia e kontrollit të brendshëm të zbatuar nga menaxhmenti i
komunës.
Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson Menaxhmentin e lartë dhe stafin e Komunës së Obiliqit për
bashkëpunim gjatë procesit të auditimit.
Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm
Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes
Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2017 paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale.
Theksim i Çështjes
Si theksim të çështjes, duam të përmendim faktin se informatat e shpalosura në Pasqyrat Financiare Vjetore në lidhje me pasuritë nuk janë të sakta.
Më gjerësisht shih Pjesën 2.1 të këtij Raporti.
Shtojca I, shpjegon llojet e ndryshme të opinioneve të aplikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Pasqyrat Financiare Vjetore
Menaxhimi financiar dhe kontrolli
Rekomandimet e vitit paraprak dhe ato të
mëhershme
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
5
Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore
Përgjigja e Kryetarit të Komunës
Kryetari është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë
të gjitha rekomandimet e dhëna.
Pasqyrat financiare - Theksimi i çështjes pasqyron dobësitë në kontrolle për ta
konfirmuar shpalosjen e saktë të pasurisë në përputhje më kërkesat
ligjore të raportimit.
Kryetari duhet të sigurohet se procesi i përgatitjes së pasqyrave financiare për
vitin 2018 përfshinë një rishikim përfundimtar të menaxhmentit përgjegjës, dhe deklarata për të
nënshkruhet vetëm pasi të jenë zbatuar të gjitha veprimet e nevojshme
(shih kapitullin 2.1).
Edhe pse në disa fusha kontrollet e brendshme ishin efektive, mangësi janë vërejtur në disa sisteme të rëndësishme
financiare, si të të hyrat, shpenzimet, pasuritë dhe llogaritë e arkëtueshme.
Kryetari duhet të aplikojë një vlerësim të detajuar të menaxhimit të fushave
brengosëse të theksuara në këtë raport për t′i identifikuar arsyet e paraqitjes së mangësive dhe veprimet e nevojshme
për t′i adresuar ato(shih çështjet nga 2 - 17).
Përgjigja ndaj rekomandimeve të vitit paraprak nuk po adresohet ashtu siç
kërkohet për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës.
Kryetari duhet ta zbatojë një proces rigoroz për të siguruar që
rekomandimet e vitit paraprak adresohen në mënyrë aktive ku
çështjet/progreset kyçe i raportohen menaxhmentit në baza mujore
(shih çështjen 18).
Aranzhimet e qeverisjes që kanë të bëjnë me llogaridhënien, menaxhimin e
rrezikut dhe raportimin menaxherial kanë shënuar progres, por jo të
mjaftueshëm.
Kryetari duhet të sigurojë që aranzhimet e qeverisjes janë rishikuar në mënyrë kritike për t'u siguruar se
janë bërë ndryshime adekuate në përmirësimin e aranzhimeve të llogaridhënies dhe raportimit
menaxherial (shih çështjet 19 - 20).
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
6
1 Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimit
Hyrje
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është përgjegjëse për kryerjen e auditimit të rregullsisë që
përfshin ekzaminimin dhe vlerësimin e pasqyrave financiare dhe të dhënave tjera financiare, si dhe
dhënien e opinionit:
Nëse pasqyrat financiare japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të llogarive dhe çështjeve
financiare për periudhën e auditimit;
Nëse të dhënat financiare, sistemet dhe transaksionet janë në pajtim me ligjet dhe rregulloret
në fuqi;
Për përshtatshmërinë e funksioneve të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit të
brendshëm; dhe
Për të gjitha çështjet të cilat dalin apo kanë të bëjnë me auditimin.
Puna e ndërmarrë e auditimit është bazuar në vlerësimin e rrezikut për auditimin e komunës. Ne
kemi analizuar veprimtarinë e saj se deri në çfarë mase mund të mbështetemi në kontrollet
menaxheriale për të përcaktuar nivelin e testeve të hollësishme, që janë të nevojshme për të siguruar
dëshmitë që mbështesin opinionin e Auditorit të Përgjithshëm.
Seksionet e mëposhtme ofrojnë një përmbledhje më të detajuar të gjetjeve tona të auditimit, me theks
të veçantë në vëzhgimet dhe rekomandimet në çdo fushë të rishikimit.
Procedurat tona kanë përfshirë rishikimin e kontrolleve të brendshme, të sistemeve të kontabilitetit,
teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën që ne
i konsiderojmë të nevojshme për kryerjen efektive të auditimit. Të gjeturat e auditimit nuk duhet të
konsiderohen si një pasqyrë gjithëpërfshirëse e të gjitha dobësive që mund të ekzistojnë, apo e të
gjitha përmirësimeve që mund të bëhen në sistemet dhe procedurat që kanë operuar.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
7
2 Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera për
raportimin e jashtëm
Hyrje
Auditimi ynë i Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) merr parasysh pajtueshmërinë me kornizën
raportuese si dhe cilësinë dhe saktësinë e informacionit të prezantuar në PFV. Gjithashtu merret
parasysh edhe deklarata e bërë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Zyrtari Kryesor Financiar,
kur PFV-të dorëzohen në Ministrinë e Financave (MF).
Deklarata për prezantimin e PFV-ve përfshin një numër të pohimeve në lidhje me pajtueshmërinë
me kornizën raportuese si dhe cilësinë e informacionit në kuadër të PFV-ve. Këto pohime kanë për
qëllim t’i ofrojnë Qeverisë sigurinë se të gjitha informatat relevante u janë ofruar për të siguruar se
mund të ndërmerret një proces auditimi.
2.1 Opinioni i auditimit
Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes
Ne kemi audituar PFV-të e Komunës së Obiliqit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017, të cilat
përfshijnë pasqyrën e pranimeve dhe të pagesave në para të gatshme, pasqyrën e ekzekutimit të
buxhetit, shpalosjet dhe raportet tjera përcjellëse.
Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017,
prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me
Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit të bazuar në para
të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me
plotësime dhe ndryshime) dhe Rregullore MF, Nr. 01/2017 për raportim vjetor financiar nga
organizatat buxhetore.
Baza për opinion
Ne kemi kryer auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të
Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar më poshtë tek pjesa
‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare’. Besojmë se dëshmitë e auditimit
që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinion.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
8
Theksimi i çështjes
Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se:
Vlera e pasurive të regjistruara në PFV nuk ishte e plotë, pasi që komuna ende nuk kishte
regjistruar të gjitha tokat në pronësi të komunës;
Pasuria e blerë në vitin 2017 në vlerë 202,806€ nuk është regjistruar në regjistrat kontabël të
pasurisë. Kjo vlerë kishte të bënte me projektet, “Asfaltimi i rrugëve rurale dhe trotuareve”,
“Rregullimi i parqeve”, një pjesë e “Ndërtimit të shkollës në Lajthishtë” dhe “Shtruarja e
rrugëve me zhavorr; dhe
Objekti i ri komunal, në të cilën është e vendosur administrata komunale e cila ishte
donacion, nuk është regjistruar si pasuri komunale.
Shpalosjet e pasakta ishin për shkak të mungesës së qasjes adekuate për të menaxhuar pasuritë dhe
shpenzimet konform rregullave të aplikueshme. Opinioni jonë nuk është modifikuar për këto
çështje.
Përgjegjësia e menaxhmentit dhe personave të ngarkuar me qeverisje për PFV
Kryetari i Komunës së Obiliqit është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave
financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik - Raportimi
Financiar bazuar në Kontabilitetin e Parasë së Gatshme të modifikuar, si dhe është përgjegjës për
kontrolle të brendshme të cilat menaxhmenti i përcakton si të nevojshme për të mundësuar
përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq-deklarime materiale të shkaktuara qoftë nga mashtrimi
apo gabimi. Kjo përfshin zbatimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime).
Kryetari i Komunës është përgjegjës për të siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar
të komunës.
Përgjegjësia e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e PFV-ve
Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për PFV në bazë të auditimit të kryer. Auditimi
është kryer në përputhje me SNISA. Këto standarde kërkojnë që t’i përmbahemi kërkesave etike, të
planifikojmë dhe të kryejmë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme se pasqyrat financiare nuk
përmbajnë keq-deklarime materiale.
Siguria e arsyeshme është një nivel i lartë i sigurisë, por nuk garanton se një auditim i kryer në
pajtim me SNISA-t do të zbulojë çdo keq-deklarim material që mund të ekzistojë. Keq-deklarimet
mund të rezultojnë nga mashtrimi ose gabimi dhe konsiderohen materiale nëse, individualisht ose
së bashku, mund të ndikojnë në vendimet e marra mbi bazën e këtyre PFV-ve.
Auditimi përfshin kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi në lidhje me informatat financiare
dhe shpalosjet në PFV. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i auditorit, duke përfshirë edhe
vlerësimin e rreziqeve nga keq-deklarimet materiale në PFV, qoftë për shkak të mashtrimit apo
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
9
gabimit. Gjatë vlerësimit të rrezikut, auditori merr në konsideratë kontrollin e brendshëm që është
relevant në përgatitjen e pasqyrave financiare nga entiteti, në mënyrë që të dizajnojë procedura të
auditimit që janë të përshtatshme për rrethanat e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit
mbi efektivitetin e kontrolleve të brendshme të entitetit.
Auditimi përfshin edhe vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave kontabël të përdorura,
arsyeshmërinë e përllogaritjeve kontabël të bëra nga menaxhmenti, si dhe vlerësimin e prezantimit
të pasqyrave financiare.
2.2 Pajtueshmëria me kërkesat për PFV-të dhe kërkesat tjera për raportim
Komuna kërkohet të raportojë në përputhje me kornizën e caktuar raportuese dhe kërkesat tjera për
raportim. Ne kemi marrë parasysh:
Pajtueshmërinë me Rregulloren MF. Nr. 01/2017 për Raportim Vjetor Financiare nga
Organizatat Buxhetore;
Kërkesat e LMFPP-së nr. 03/L-048 (me ndryshime dhe plotësime);
Kërkesat e ligjeve Organike për Qeverisje Lokale;
Pajtueshmërinë me Rregullën Financiare nr. 01/2013 dhe 02/2013;
Planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve;
Kërkesat e Procedurave të Menaxhimit Financiar dhe të Kontrolleve;
Raportet tremujore duke përfshirë këtu edhe pasqyrat nëntëmujore me kohë;
Raportet dhe faturat e papaguara; dhe
Planin e prokurimit dhe raportin për kontratat e nënshkruara publike.
Në kontekst të PFV-ve, këshillat që i kemi dhënë në Memorandumin e Auditimit ishin adresuar
gjatë procesit të përgatitjes së tyre. Por sfidë edhe më tutje mbetet angazhimi i Zyrtarit Kryesor
Financiar (ZKF).
Në draft PFV fillestare kishte disa gabime, mirëpo gjatë kohës së auditimit ato janë korrigjuar.
Megjithatë, në PFV-të finale nuk janë shpalosur drejtë informatat për pasuritë të cilat janë
përmendur te Theksimi i çështjes te opinioni i auditimit.
Marrë parasysh çka u tha më lartë, Deklarata e bërë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe ai
Financiar, me rastin e dorëzimit të PFV-ve në MF, mund të konsiderohet e saktë në të gjitha aspektet
materiale.
Sa i përket kërkesave tjera për raportim të jashtëm, komuna nuk ka arritur të dorëzojë në Ministrinë
e Financave (MF) raportin e detajuar tremujor për progresin e investime kapitale.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
10
2.3 Rekomandimet lidhur me Pasqyrat Financiare Vjetore
Për çështjet e sipër përmendura ne japim rekomandimin si në vijim:
Rekomandimi 1 Kryetari duhet të siguroj se janë analizuar shkaqet për Theksim të Çështjes në
opinionin e auditimit. Veprime specifike duhet të ndërmerren për t’i adresuar
shkaqet në mënyrë sistematike për ta konfirmuar menaxhimin dhe regjistrimin
e plotë të pasurisë, përfshirë edhe shpalosjen e drejtë të tyre në PFV.
Po ashtu, Kryetari duhet të siguroj se janë vendosur procese efektive për të
konfirmuar që plani i hartimit të PFV-ve për vitin 2018, i adreson të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë. Deklarata e bërë nga Zyrtari
Kryesor Administrativ dhe ai Financiar, nuk duhet të dorëzohet përveç nëse
ndaj draft PFV-të janë aplikuar të gjitha kontrollet e nevojshme.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
11
3 Menaxhimi financiar dhe kontrolli
Hyrje
Puna jonë lidhur me Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (MFK), pasqyron aktivitetet e detajuara
të auditimit për sistemet e të hyrave dhe shpenzimeve në organizatat buxhetore. Në mënyrë të
veçantë, në fokus të auditimit ishte menaxhimi i buxhetit, çështjet e prokurimit, burimet njerëzore,
llogaritë e arkëtueshme, pasuritë dhe detyrimet.
Konkluzioni për menaxhimin financiar dhe kontrollin
Komuna e Obiliqit kishte shpenzuar 91% të buxhetit final për vitin 2017, që nënkupton një realizim
të mirë në nivel të përgjithshëm, megjithëse sfidë mbetet niveli i realizimit të investimet kapitale.
Në kontekst të sistemeve financiare, kontrollet mbi të hyrat janë të vendosura, megjithatë nevojiten
mekanizma shtesë për të reaguar në inkasimin e tyre dhe mbledhjen e të arkëtueshmeve në masë
më të madhe. Gjithashtu, kontrollet mbi një sërë fushash të shpenzimeve kërkojnë përmirësim të
mëtejshëm për të parandaluar ekzekutimin e pagesave në mënyrë jo të rregullt.
3.1 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit
Ne i kemi shqyrtuar burimet e fondeve buxhetore, shpenzimet e fondeve si dhe të hyrat e arkëtuara
sipas kategorive ekonomike. Kjo është paraqitur në tabelat e mëposhtme:
Tabela 1. Burimet e fondeve buxhetore (në €)
Përshkrimi Buxheti fillestar
Buxheti Final1
2017 Realizimi
2016 Realizimi
2015 Realizimi
Burimet e Fondeve: 6,061,079 6,437,696 5,870,255 5,526,498 5,511,351
Granti i Qeverisë -Buxheti 5,016,366 5,128,812 5,090,813 4,546,596 4,241,691
Të bartura nga viti paraprak2 – - 161,488 133,548 315,585 515,298
Të hyrat vetjake3 1,044,713 1,044,713 548,797 648,276 725,279
Donacionet e brendshme - 11,428 5,842 10,840 7,738
Donacionet e jashtme - 91,255 91,255 5,201 21,345
Buxheti final në raport me buxhetin fillestar ishte rritur për 6% apo 376,617€. Kjo rritje është rezultat
i të hyrave të bartura nga viti paraprak në vlerë 161,488€ e cila bartje ishte aprovuar nga Kuvendi
Komunal në shkurt të vitit 2017. Po ashtu, me vendim të Qeverisë, në dhjetor, buxhetit i janë shtuar
112,466€ për mbulimin e disa projekteve. Komuna kishte përfituar edhe donacione të jashtme dhe
1 Buxheti Final – buxheti i aprovuar nga Kuvendi i përshtatur më pas nga Ministria e Financave 2 Të hyrat vetjake të Komunave të pashpenzuara në vitin paraprak të bartura në vitin aktual. 3 Pranimet e përdorura nga entiteti për financimin e aktiviteteve vetjake.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
12
të brendshme në vlerë 102,683€, të cilat ishin alokuar kryesisht për të financuar sektorin e bujqësisë.
Ndërkohë që shpenzimi nga grantet (përfshirë ato të bartura nga viti kaluar) ishte 97,098€, diferenca
e bartur për 2018 ishte 5,585€, performancë kjo mjaft e mirë.
Për vitin auditues, komuna ka shpenzuar 91% të buxhetit final, që konsiderohet një performancë e
mirë e buxhetit, mirëpo krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie në shkallën e realizimit për 4%. Më
poshtë jepen shpjegimet për pozitën aktuale.
Tabela 2. Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike (në €)
Përshkrimi Buxheti fillestar
Buxheti Final
2017 Realizimi
2016 Realizimi
2015 Realizimi
Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike:
6,061,079 6,437,696 5,870,255 5,526,498 5,511,351
Pagat dhe Mëditjet 3,664,936 3,709,367 3,695,367 3,673,058 3,529,492
Mallrat dhe Shërbimet 367,452 383,724 350,052 372,479 437,866
Shërbimet komunale 123,000 176,017 167,628 116,453 126,974
Subvencionet dhe Transferet 138,799 140,558 135,981 133,127 165,009
Investimet Kapitale 1,766,892 2,028,030 1,521,227 1,231,381 1,252,010
Shpjegimet rreth ndryshimeve në kategoritë buxhetore janë në dhënë si në vijim:
Buxheti për kategorinë e investimeve kapitale ishte rritur për 261,138€ si rezultat i të hyrave
vetanake të vitit të kaluar si dhe granteve të përcaktuara te donatorëve të brendshëm dhe të
jashtëm. Pavarësisht rritjes së buxhetit, vetëm 75% e buxhetit të investimeve ishte shpenzuar.
Vlen të theksohet se PIP përfshinë 22 projekte, nga të cilat vetëm projekti për Hartën Zonale
nuk kishte arritur të fillojë për shkak të vonesave në përgatitje për përpilimin e saj;
Buxheti për paga dhe mëditje ishte rritur përmes buxhetit që është alokuar nga granti
qeveritar për 44,431€, për të mbuluar deficitin e buxhetor të kësaj kategorie;
Me rishikim të buxhetit, kategoria e mallrave dhe shërbimeve kishte rritje të buxhetit në vlerë
prej 16,272€;
Buxheti final për shpenzimet komunale ka ndryshuar nga ai fillestar për 53,017€ dhe i njëjti
ishte shpenzuar në shkallën 95%. Kjo kategori ka pësuar ndryshime më të mëdha mes vitesh
si rezultat i investimeve të mëdha tek ndriçimi publik. Kjo ka shkaktuar rritje të shpenzimeve
komunale (shpenzime të rrymës). Duhet të cekim se edhe pse ky buxhet ishte rritur, komuna
sërish nuk ka arritur të mbuloj të gjitha shpenzimet dhe si rezultat i kësaj, shpenzimet prej
27,065€ janë kryer përmes përmbaruesit; dhe
Kategoria e subvencioneve dhe transfereve ishte rritur për 1,759€, e cila shumë ka rrjedhë
nga të hyrat vetanake të vitit të kaluar, me vendimin e Kuvendit Komunal, me qëllim të
subvencionimit të personave individual, bursa të studentëve dhe nxënësve, aktiviteteve
kulturore, etj.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
13
Çështja 2 – Realizimi i buxhetit dhe keq-klasifikimi i shpenzimeve
E gjetura Shkalla aktuale e ekzekutimi të buxhetit për investimet kapitale është sfida
kryesore me të cilën përballet komuna. Një përqindje e madhe e shpenzimeve
është koncentruar në tremujorin e fundit, dhe përsëri vetëm 75% e buxhetit të
kësaj kategorie është shpenzuar. Kjo ishte si rezultat i planifikimit jo të mirë të
shpenzimeve në këtë kategori. Sipas zyrtarëve komunal, në vitin 2017 nuk kishte
rishikim të buxhetit, andaj nuk kanë mundur të ri destinohen mjetet dhe kanë
mbetur të pa shpenzuara.
Po ashtu, pagesa në vlerë 5,396€ për blerje të veglave dhe renovime të disa
institucioneve shkollore, ishin paguar nga investimet kapitale edhe pse për nga
natyra i takojnë kategorisë së mallrave, gjithashtu nga investimet kapitale
përmes përmbaruesit ishte paguar edhe fatura e rrymës me vlerë 27,065€, të cilat
kanë rritur përqindjen e realizimit.
Rreziku Ekzekutimi i ulët i buxhetit tek investimeve kapitale do të rezultojë me
shfrytëzim joefikas të burimeve në dispozicion. Për komunën mos-përmbushja
e programit për investimet kapitale do të rezultojë në realizimin e më pak
projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve si dhe në cilësinë e
shërbimeve. Raportimi apo klasifikimi jo i saktë i të dhënave në pasqyrat
financiare shpie në keqkuptim të aktiviteteve financiare të komunës.
Rekomandimi 2 Kryetari, duhet të ndërmarrë një vlerësim sistematik të arsyeve për nivelin e ulët
të ekzekutimit të buxhetit tek investimet kapitale në 2017 si dhe të përcaktojë
opsionet praktike për përmirësimin e ekzekutimit të tij për vitin 2018. Aty ku
planifikimet fillestare të buxhetit janë të pasakta, kjo duhet të reflektohet
plotësisht në pozitën e buxhetit final. Ndërsa, planifikimi dhe shpenzimi për
projekteve të caktuara duhet të bëhet konform kodeve ekonomike të ndara për
kategori përkatëse varësisht përfitimeve.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
14
Çështja 3 – Pagesa direkt nga Thesari
E gjetura Sipas nenit 39.2 dhe 40 të LMFPP-së, Thesari ka ekzekutuar pagesa në vlerë prej
70,423€ nga buxheti i komunës direkt në llogari të Operatorit Ekonomik (OE).
Punët ishin të përfunduara, mirëpo nuk ishin paguar sipas procedurave të
rregullta për shpenzimin e parave publike. Kjo ka ndodhur si rezultat i
planifikimit jo të mirë të nevojave dhe mjeteve për realizimin e tyre. Ekzekutimi
i këtyre pagesave kishte shkaktuar shpenzime shtesë për 9,460€.
Rreziku Format e pagesës përmes vendimeve gjyqësore, rrezikojnë realizimin e
projekteve të planifikuara kapitale apo realizimit të shërbimeve nga ku janë
marrë mjetet për pagesë. Po ashtu pagesat e tilla mund të shkaktojnë dëmtim
shtesë të buxhetit për shkak të shpenzimeve përmbarimore.
Rekomandimi 3 Kryetari, duhet të siguroj kontrolle, përgjegjshmëri më të lartë ndaj kryerjes së
obligimeve me kohë ndaj operatorëve, si dhe të shmang hyrjen në obligime në
mungesë të mjeteve apo kontratës. Gjithashtu, gjatë planifikimit buxhetor, të
bëhet një vlerësim i shumave të mundshme të daljes së parasë nga kontestet
gjyqësore dhe këto të planifikohen në kuadër të buxhetit vjetor, në mënyrë që
mos të rrezikohet realizimi i projekteve tjera të planifikuara.
3.2 Të hyrat
Të hyrat e realizuara nga komuna në 2017 ishin në vlerë 891,848€. Në këtë vlerë, të hyrat nga tatimi
në pronë përbëjnë 37%, ndërsa pjesën tjetër të hyrat, si: të hyrat për ndërrim destinimi të shfrytëzimit
të tokës, taksa për ushtrimin e veprimtarisë, taksa për regjistrimin e trashëgimisë, lejet e ndërtimit
etj. Po ashtu komuna këtë vit ka pranuar edhe të hyra prej gjobave nga trafiku dhe gjykatat në vlerë
prej 25,619€ të cilat janë shpalosur në PFV.
Tabela 3. Të hyrat vetjake (në €)
Përshkrimi Buxheti fillestar
Buxheti Final
2017 Pranimet
2016 Pranimet
2015 Pranimet
Gjithsej të hyrat vetjake 1,044,713 1,044,713 891,848 782,798 1,043,717
Tatimi në pronë 366,984 366,984 333,395 328,871 320,244
Taksa komunale 677,729 677,729 558,453 453,926 723,473
Në vitin 2017 nga të hyrat vetjake ishin shpenzuar 682,345€4, derisa vlera prej 396,610€ është bartur
për tu shpenzuar në vitin 2018. Nga të hyrat vetanake mbulohen një pjesë e shpenzimeve, kryesisht
të hyrat vetanake destinohen për projekte kapitale, ku 503,728€ ishin shpenzuar për investime
kapitale.
4 548,797€ nga të hyrat e vitit aktual dhe 133,548€ nga të hyrat e vitit te kaluar.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
15
Gjatë auditimit për mënyrën e menaxhimit te të hyrave në komunë ne kemi vërejtur disa mangësi
që do t’i paraqesim në vijim.
Çështja 4 – Mos verifikimi 1/3-tës së pronave të komunës
E gjetura Komuna nuk kishte arritur të kryej verifikimin e 1/3 së pronave të paluajtshme
siç kërkohet me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme nr. 03/L-204 dhe UA
në fuqi. Nga gjithsej 5,813 prona deri më tani komuna ka arrit të verifikoj vetëm
rreth 610 sosh. Sipas zyrtarëve verifikimi i 1/3 së pronave është një gjë e
pamundur për shkak të numrit të vogël të stafit.
Rreziku Mos përditësimi i të dhënave që lidhet edhe me verifikimin e 1/3 të pronave
mund të rezultojë me mangësinë e informatave të plota të pronës së tatueshme
aktuale, me ndikimin e mundshëm që të hyrat e vlerësuara për tatimin në pronë
të ulen.
Rekomandimi 4 Kryetari, duhet të përmirësoj procesin e verifikimit të pronave dhe të siguroj se
verifikimi i 1/3-tës së pronave bëhet në baza të rregullta vjetore, në mënyrë që
shënimet rreth tatimit në pronë të janë të plota, për të reflektuar gjendjen reale
të pronave të tatuara. Rritja e regjistrimit të pronave do të rezultojë me më shumë
të hyra komunale si dhe performancë më të mirë buxhetore.
Çështja 5 – Vonesat në definimin e pronësisë
E gjetura Gjatë auditimit kemi konstatuar disa probleme lidhur me menaxhimin e objektit
“D”dhe “GJ”, në të cilin janë 32 banesa dhe 9 lokale. Këto objekte gjenden në
qendër të qytetit dhe sipas rregullores, baza e tatimit në pronë do të duhej të
ishte 320€/m2. Total i sipërfaqes së të gjitha banesave është 2,106m2.
Komuna i kishte shitur banesat në vitin 2015 të cilat deri në këtë periudhë ishin
shfrytëzuar me qira. Edhe pse shitja kishte ndodhur, pronat nuk ishin
transferuar te pronarët e ri dhe si pasojë komuna nuk po arrin të vjelë të hyra
nga tatimi në pronë.
Sa i përket lokaleve, kjo çështje është trajtuar në auditimin e vitit 2016 dhe është
cekur tek pjesa e rekomandimeve të vitit paraprak.
Rreziku Mos definimi i pronësisë me kohë, rrezikon që të hyrat që do të duhej inkasuar
nga tatimi në pronë nuk do të realizohen dhe kjo do të ndikonte direkt në
buxhetin e komunës.
Rekomandimi 5 Kryetari, duhet të sigurojë që komuna si shitëse e banesave në përmbushje të
dispozitave të ligjit 04/L061 të sqarojë me autoritetet relevante çështjen e
pronësisë së banesave dhe të përmbyllë procesin e bartjes së pronësisë tek
pronarët e rinj. Po ashtu, të aplikoj procedurat e nevojshme për regjistrimin e
pronarëve në sistemin e tatimit në pronë.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
16
Çështja 6 - Ngecjet tek të hyrat nga qiraja
E gjetura Ne kemi vërejtur se:
Komuna në vitin 2014 i kishte dhënë operatorit ekonomik pëlqim për
shfrytëzim të hapësirës për vendosje të reklamave, mirëpo e njëjta nuk i ka
paguar obligimet që ka ndaj komunës. Obligimet janë përcaktuar për tarifën
vjetore prej 900€ të cilën nuk e ka paguar deri më tani. Në pikën IV të
pëlqimit, theksohet se çdo mosrespektim i pëlqimit sanksionohet me gjoba,
gjë e cila nuk kishte ndodhur, derisa në vitin 2017 nuk i është tërhequr as
vërejtja për mos pagesë; dhe
Nga testimi i katër kontratave të qirasë për lokale afariste, komuna nuk
realizon të hyrat për të cilat ka nënshkruar kontratë. Të njëjtëve nuk i është
ndërprerë kontrata, personat vazhdojnë të shfrytëzoje të njëjtat prona, derisa
komuna nuk iu kishte shpërndarë asnjë vërejtje. Borxhi i tyre është 2,192€.
Rreziku Menaxhimi i dobët i hapësirave publike dhe i kontratave të qirave rezulton në
rritjen e të arkëtueshmeve si dhe ka shkaktuar rritjen e papërgjegjshmërisë së
qytetarëve të cilët shfrytëzojnë pronat publike duke mos kryer obligimin që kanë
ndaj tyre.
Rekomandimi 6 Kryetari, duhet të siguroj se asnjë pronë publike nuk do të lejohet të shfrytëzohet
dhe keqpërdoret pa pagesën e qirave të parapara me kontratë. Duhet të gjenden
forma që të merren masa të menjëhershme që detyrojnë obliguesit të respektojnë
detyrimet kontraktuale.
Çështja 7 – Mos aplikimi i taksës adekuate
E gjetura Sipas rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba, për ndërrimin e destinimit të
tokës së klasës I-IV, taksa është e përcaktuar 1€/m2, ndërsa komuna nuk ka
aplikuar taksën adekuate për pagesë, pasi që për të njëjtin qëllim, komuna kishte
faturuar obliguesin me taksë 0,75€/m2.
Rreziku Mangësitë në procesin e përcaktimit të taksës adekuate për mbledhjen e të
hyrave, mund të dëmtojnë këtë proces dhe të shkaktojë humbje financiare apo
të hyra më të vogla për komunën, siç edhe ka ndodhur.
Rekomandimi 7 Kryetari, duhet të sigurojë që kriteret për tarifat e përcaktuara në rregullore
duhet të zbatohen sipas rasteve përkatëse, në mënyrë që të hyrat të arkëtohen në
kohën dhe mënyrën e duhur, duke u qartësuar ngarkesat që iu takojnë
obliguesve.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
17
3.3 Pagat dhe shtesat
Pagat dhe mëditjet paguhen përmes një sistemi të centralizuar (payroll) që menaxhohet nga
Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe MF. Kontrollet që operojnë në nivel lokal nga komuna
kanë të bëjnë me: kontrollin e pagesave, nënshkrimin e listave të pagave, verifikimin e ndryshimeve
të mundshme që mund të paraqiten përmes formularëve, azhurnimin e dosjeve të personelit si dhe
rishikimin e buxhetit për këtë kategori dhe barazimet me thesarin.
Për vitin 2017 buxheti për kategorinë e pagave dhe mëditjeve ishte 3,709,367€ me një shpenzim prej
3,695,367€, duke rezultuar me një realizim të tërësishëm të buxhetit.
Testet tona kanë vënë në pah mangësitë si në vijim:
Çështja 8 - Kompensimi i pagave dhe harmonizimi i koeficienteve
E gjetura Kemi vërejtur se një pjesë e konsiderueshme e stafit komunal kompensohet me
koeficientë më të ulët krahasuar me pozitat ekuivalente të organizatave tjera
lokale apo koeficientët e tyre janë më të ultë se sa u garantohen me ligjet dhe
vendimet përkatëse, ndër të tjerash:
Menaxheri i prokurimit paguhet me koeficientin 7.5 edhe pse që nga
qershori 2015 ka të nënshkruar akt-emërimin me koeficient 9.5; dhe
Sipas vendimit për unifikim të pagave të bërë nga MAP, datë 03.12.2010
auditori i brendshëm duhet të kompensohet me koeficientin 15, ndërsa
aktualisht ka koeficientin 7.
Rreziku Kompensimi jo i drejtë i punonjësve, sjellë demotivim të tyre duke rrezikuar të
ofrohet një shërbim jo cilësor ndaj qytetarëve. Përveç kësaj, komuna mund të jetë
subjekt i kontesteve gjyqësore.
Rekomandimi 8 Kryetari, duhet të sigurojë se Zyra e Burimeve Njerëzore dhe ajo e Financave
kanë ndërmarrë hapat e duhur dhe në bashkëpunim me MAP-in të
harmonizojnë në sistem të pagave koeficientët ashtu siç janë të lejuar me
rregullat aktuale.
3.4 Menaxhimi i personelit
Sipas Ligjit Nr.03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; Ligjit të Punës Nr.03/L-212
dhe Ligjit mbi të drejtat dhe detyrime Nr.04/L-077 rregullohen çështjet të cilat kanë të bëjnë me
menaxhimin dhe organizimin e personelit. Çështjet e evidentuara janë si në vijim:
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
18
Çështja 9 – Dobësi në procedurën e rekrutimit për personelin arsimor
E gjetura Mënyra e përzgjedhjes/rekrutimit të personelit arsimor është e rregulluar me
UA mbi “Procedurën e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë”5. Bazuar në
këtë, ne kemi evidentuar mangësi në përzgjedhjen e mësuesit për shkollën
“Ibrahim Rugova”.
Kryetar i komisionit përzgjedhës ishte caktuar drejtori i drejtorisë së arsimit. Kjo
paraqet një konflikt interesi, pasi të njëjtit i bëhet rekomandimi për të
përzgjedhurin dhe i njëjti bën nënshkrimin e kontratës. Në konkursin e
rishpallur, anëtari i tretë i komisionit (drejtori i shkollës) nuk kishte qenë prezent
dhe në emër të tij/saj, vlerësimin e kandidatëve e kishte bërë pedagogu i
shkollës.
Rreziku Anashkalimi i rregullave mbi procedurat e rekrutimit, mund të hap mundësinë
drejt favorizimit të kandidatëve të caktuar dhe përzgjedhjes së tyre në mungesë
të kritereve të duhura, e cila në këtë rast mund të ketë efekt negativ në një
kategori të ndjeshme, sikurse arsimi fillorë.
Rekomandimi 9 Kryetari, duhet të rishikojë shkaqet e anashkalimeve të tilla në procedurat e
rekrutimit dhe të sigurojë forcimin e kontrolleve në këtë fushë, në mënyrë që
procedurat e rekrutimit të zhvillohen konform rregullave të kërkuara.
5 Neni 3, komisioni për zgjedhjen e personelit arsimor përbëhet nga dy përfaqësues të drejtorisë komunale të arsimit
(DKA) dhe një drejtor i shkollës, po ashtu personelin arsimor e zgjedh DKA në bazë të rekomandimit të komisionit përzgjedhës.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
19
Çështja 10 - Marrëveshjet për shërbime të veçanta (MShV)
E gjetura Komuna për realizimin e shërbimeve të domosdoshme, kishte angazhuar
përmes MShV-ve 23 persona. Në pesë rastet e rishikuara kemi vërejtur se
zyrtarët ishin angazhuar në kryerjen e punëve për periudhë më të gjatë se gjashtë
muaj dhe për ta nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit. Ky staf ishte
angazhuar në kryerjen e detyrave si zyrtarë të ndryshëm, kordinatorë, etj. Një
prej tyre ishte duke kryer aktivitet që nga viti 2014.
Rreziku Mbulimi i pozitave me MShV dhe pa procedura të rekrutimit rezulton me
performancë dhe monitorim të dobët të stafit dhe rritë pasigurinë nëse në pozitat
e tilla është angazhuar stafi meritor.
Kryetari, duhet të sigurojë se punonjësit me MShV të angazhohen vetëm në
rastet kur ka kërkesa specifike dhe angazhimet për këto shërbime nuk duhet të
zgjasin më shumë se gashtë muaj. Për të gjitha pozitat e rregullta të punës duhet
të sigurohet se janë marrë në konsideratë me rastin e planifikimit buxhetor, të
trajtohen si të nevojshme dhe të diskutohen me MF.
3.5 Mallrat dhe shërbimet si dhe shërbimet komunale
Buxheti final për mallra dhe shërbime përfshirë komunalit në vitin 2017 ishte 559,741€, kurse
buxheti ishte realizuar 92%. Pjesa më e madhe e shpenzimeve në këtë kategori përfshijnë,
shpenzimet komunale, derivatet dhe dru për ngrohje, mirëmbaja rutinore, mirëmbajtje e veturave,
furnizime pastrimi, etj.
Çështja 11 – Mos përmbushje e kërkesave të dosjes tenderuese
E gjetura Tek lënda e prokurimit “Furnizim me dru Ahu & Bungu” me vlerë 15,375€, në
dosjen e tenderit ishte paraparë që kriter për përzgjedhjen e fituesit, të jenë listat
origjinale të kontratave të realizuara në tri vitet e fundit (2014-2016) si dhe
dëshmitë (referenca) për kryerjen e furnizimeve të ngjashme. OE fitues nuk e
kishte plotësuar këtë kriter ngase posedonte vetëm një referencë për një projekt
të realizuar.
Rreziku Mos përmbushja e kërkesave të përcaktuara në dosjen e tenderit nga ana e OE
dhe përzgjedhja e tij fitues nga Autoriteti Kontraktues rrezikon që kontraktuesi
mund të mos ketë kapacitetet e duhura për përmbushjen e kontratës.
Rekomandimi 11 Kryetari, duhet të forcojë kontrollet për të siguruar se kontratat publike
nënshkruhen vetëm me operatorët që përmbushin në tërësi kriteret e kërkuara
me dosje të tenderit.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
20
3.6 Subvencionet dhe transferet
Buxheti final për subvencione dhe transfere ishte 140,558€. Prej tyre në 2017 ishin shpenzuar
135,981€. Ato kanë të bëjnë me subvencionimin e aktiviteteve kulturore dhe sociale, fermerëve,
bursa të studentëve dhe nxënësve, si dhe mbështetje individuale për shërim, etj.
Çështja 12 – Ndarja e subvencioneve dhe transfereve
E gjetura Në konkursin për përkrahjen e studentëve me bursa për vitin 2017/2018, ishin
përcaktuar kushtet dhe kriteret për përfitimin e bursës si dhe ishin përcaktuar
fakultetet që kanë përparësi në përzgjedhje. Në mungesë të aplikuesve nga këto
fakultete, do të përfitonin studentët që plotësojnë kriteret tjera. Ne kemi vërejtur
se nuk janë respektuar kritere të njëjta për të gjithë aplikuesit, përkatësisht ishin
zbatuar standarde të dyfishta. Studenti i Drejtimit Matematikë Financiare6 i cili
plotësonte kriteret tjera nuk ishte shpërblyer me arsyetimin se nuk është drejtim
arsimor. Në anën tjetër, studentë nga drejtime jo me përparësi ishin përfitues të
bursës.
Rreziku Vendosja e standardeve të dyfishta dhe mos respektimi i kritereve të njëjta për
të gjithë aplikantët mund të shpie në keq përdorim të qëllimit të subvencioneve,
dhe njëkohësisht dëmton përfituesit tjerë potencial. Përveç kësaj, mund të ndikoj
në reputacionin e komunës.
Rekomandimi 12 Kryetari, duhet t’i forcojë kontrollet mbi menaxhimin e subvencioneve dhe të
sigurojë që bursat ndahen në përputhje me rregullat dhe kriteret e vendosura,
në mënyrë që procesi të jetë në dobi të atyre që kanë plotësuar kriteret më të
përafërta.
3.7 Investimet kapitale
Për vitin 2017, buxheti final i investimeve kapitale ishte 2,028,030€ dhe shpenzimi 1,521,227€ apo
75%. Vitin e kaluar shkalla e realizimit ishte 86%, sidoqoftë krahasuar në shuma absolute, vitin e
kaluar kishte projekte kapitale rreth 24% më pak se në 2017. Po ashtu, nga kjo kategori janë
ekzekutuar pagesa direkte nga Thesari, bazuar në nenin 39.2 dhe 40 të LMFPP-së, për shpenzime
komunale.
6 Drejtimi Matematikë dhe Informatikë ishte drejtim me përparësi sipas konkursit por jo edhe Drejtimi Matematikë
Financiare (edhe pse që të dyja i takojnë Fakultetit të Shkencave Matematiko-natyrore) me arsyetimin se studentët me këtë drejtim nuk mund të angazhohen në mësimdhënie.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
21
Çështja 13 – Mangësitë në përcaktimin e specifikave të mallit
E gjetura Për projektin “Inventar shëndetësor për QKMF Obiliq”, në vlerë 5,930€ njësia
kërkuese kishte listuar furnizimet që janë të nevojshme, por ato pozicione nuk
përmbanin informata të mjaftueshme të cilat do të mundësonin që inventari të
pranohet sipas cilësisë së duhur. Pozicionet ishin përshkruar vetëm si emërtim7
pa përcaktuar llojin, materialin, dimensionet apo specifiket tjera teknike.
Rreziku Specifikimet e pamjaftueshme teknike lënë hapësirë që OE të furnizojë me mall
jo cilësor dhe të mos përmbushen kërkesat e caktuara nga njësia kërkuese. Po
ashtu, kjo mund të ndikoj që malli i furnizuar të mos ketë vlerën për para.
Rekomandimi 13 Kryetari, duhet të sigurojë se njësitë kërkuese kuptojnë qartë kërkesat për
specifikim teknik të saktë si dhe në rastet e ngjashme, zyrtari i prokurimit duhet
të ofrojë këshilla praktike për njësitë kërkuese mbi përmbajtjen e pozicioneve
dhe mandej të filloj me proceset e prokurimit.
Çështja 14 - Mos azhurnimi i duhur i planit për menaxhim të kontratës
E gjetura Në tri kontrata, planet e menaxhimit të kontratës nuk janë plotësuar me
informatat e nevojshme dhe ato nuk janë azhurnuar krahas progresit të kontratës
siç parashihet me nenin 55.7 të LPP-së. Sipas menaxherëve të kontratës, arsyeja
për mos azhurnimin e planeve, është mungesa e informatave dhe trajnimeve për
mënyrën e përdorimit të tyre.
Rreziku Mos azhurnimi i planit për menaxhimin e kontratës pa mundëson pasqyrimin e
një gjendjeje të vërtetë dhe të drejtë të ekzekutimit të punimeve.
Rekomandimi 14 Kryetari, duhet të sigurojë se është kryer një rishikim i brendshëm për të
siguruar se Plani i Menaxhimit të Kontratës do të azhurnohet me kohë në bazë
të përfundimit të punëve.
7 Përshkrimi ishte: orman për kartela shëndetësore, karrige, ulëse për mjek, çarçafë, etj
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
22
3.8 Çështjet e përbashkëta për mallrat dhe shërbimet si dhe investimet
kapitale
Në vijim janë çështjet e përbashkëta që kanë të bëjnë me mallrat dhe shërbimet si dhe investimet
kapitale:
Çështja 15 – Mangësi në procesin e pagesave
E gjetura Sipas Rregullës Financiare 01/2013, neni 22, procesit për inicimin e shpenzimit,
i paraprin kërkesa për blerje, zotimi i mjeteve, urdhërblerja, raporti për pranimin
e mallit dhe më pas fatura. Po ashtu, pagesa duhet të paguhet brenda afatit prej
30 ditësh nga data e pranimit. Si pasoj e kontrolleve joadekuate kemi gjetur se:
Komuna kishte bërë pranimin e punëve/faturave (44,339€8) në nëntor të vitit
2016. Derisa pagesat janë bërë me vonesë prej 130 ditë pas afatit ligjor.
Arsyeja e bartjes së obligimeve dhe vonesës në pagesë, ishte mungesa e
zotimit të mjeteve me kohë;
Tek furnizimi me material stomatologjik me vlerë 2,643€ dhe material
ampular në vlerë 6,001€, urdhërblerja është krijuar pas faturës si dhe pranimi
i mallit është bërë nga menaxheri i kontratës dhe jo nga komisioni për
pranimin e mallit. Pranimi i mallit vetëm në prezencën e menaxherit ishte
bërë edhe për inventarin shëndetësorë me vlerë 5,930€9; dhe
Te pagesa për furnizim me dru për ngrohje në shkolla të ndryshme të
komunës, me vlerë 6,000€, pranimi i mallit ishte bërë nga drejtorët e secilës
shkollë, pa formuar ndonjë komision për pranimin e tij.
Rreziku Hyrja në obligime në mungesë të zotimit të mjeteve, ka shkaktuar bartjen e
obligimeve të papaguara në vitin vijues dhe rritë rrezikun e mos përmbushjes së
tyre me kohë ndaj OE, ku si pasojë pagesat mund të ekzekutohen direkt nga
Thesari dhe të kenë efekt negativ në realizimin e projekteve tjera të planifikuara.
Po ashtu, pranimi i mallit pa urdhër blerje dhe në mungesë të komisionit pranues
të mallit, rrezikon pranimin e mallit sipas specifikave të përcaktuara.
Rekomandimi 15 Kryetari, duhet të sigurojë forcimin e kontrolleve në fushën e shpenzimeve, duke
siguruar se zotimi i mjeteve bëhet para hyrjes në obligime, dhe faturat paguhen
brenda afatit. Po ashtu me rastin e pranimit të mallit të emërohet komisioni
përkatës, i cili do të siguronte që mallrat të përputhen në aspektin e cilësisë dhe
sasisë me mallrat e kontraktuara.
8 “Asfaltim i rrugëve rurale dhe trotuareve” në vlerë 29,729€ dhe “Mbjellja e drunjëve dekorativ” në vlerë 14,610€. 9Neni 8, pika pesë e rregullores së pasurisë shprehë që komisioni për pranimin e pasurisë jo financiare duhet të jetë në
përbërje të jo më pak se tre anëtarë të fushës përkatëse.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
23
3.9 Pasuritë kapitale dhe jo-kapitale
Menaxhimi i pasurisë është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit financiar dhe kontrollit në
sektorin publik. Një menaxhim i mirë i pasurive kërkon që komuna të ketë një pamje të plotësisë së
pasurive, procedura të kontrollit dhe menaxhimit të tyre dhe të azhurnojë vazhdimisht ndryshimet
në regjistrat e saj.
Në fund vitin 2017, vlera neto e pasurive kapitale jo financiare ishte 12,960,601€. Në përgjithësi,
komuna ka nevojë për vëmendje të shtuar në menaxhimin kësaj kategorie. Deri në dhjetor të vitit
2017 pozita e zyrtarit të pasurisë nuk ishte e plotësuar për shkak të pensionimit të zyrtarit përgjegjës.
Prandaj, përkundër mangësive të prezantuara tek theksimi i çështjes, te opinioni i auditimit, ne kemi
shpalosur edhe mangësitë tjera si në vijim.
Çështja 16 – Menaxhimi i pasurive kapitale
E gjetura Në regjistrin e pasurive gabimisht janë prezantuar pasuri të cilat sipas natyrës
janë mallra dhe shërbime, përkatësisht shërbimi për dezinsektim në vlerë 9,750€.
Regjistri i pasurive ishte i mbivlerësuar për ketë vlerë.
Rreziku Mungesa e informatave të sakta rreth pasurisë, pamundëson një menaxhim dhe
kontroll efektiv mbi pasuritë. Kjo po ashtu shkakton shpalosje jo të saktë të
informatave në PVF-të e komunës.
Rekomandimi 16 Kryetari, duhet të sigurojë se të gjitha drejtoritë bashkëpunojnë në mënyrë
efektive me zyrtarin e pasurive për t’i ofruar dokumente të mjaftueshme lidhur
me pasuritë e komunës. Me pas Zyrtari i pasurisë duhet të mirëmbajë rregullisht
ketë regjistër duke e azhurnuar me të gjitha informatat e kërkuara.
3.10 Të arkëtueshmet
Të arkëtueshmet përbëhen kryesisht nga: tatimi në pronë, taksa në firmë, hapësirat publike, qiraja
komunale, si dhe shitja e banesave dhe ndërrimi i destinimit të tokës10.
Vlera e të arkëtueshmeve në fund të vitit 2017 ishte në vlerë 1,064,069€. Komuna në vitin 2017 nuk
kishte marrë ndonjë masë për inkurajimin e të gjithë obliguesve të komunës që të paguajnë obligimet
e tyre.
10 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka obligime komunës në vlerë 211,759€, në emër të taksës për
shpronësim të tokës.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
24
Çështja 17 – Sfidat në menaxhimin e të arkëtueshmeve
E gjetura Në menaxhimin e të arkëtueshmeve janë identifikuar mangësitë si në vijim:
Komuna nuk ka të vendosura procedura të brendshme të shkruara lidhur
me evidentimin, inkasimin dhe raportimin e të arkëtueshmeve. Komuna
mban të regjistruara në Excel shënimet lidhur me pagesat dhe të
arkëtueshmet e cila nuk jep siguri të plotë për saktësinë e tyre, ngase të
njëjtat shënime në mënyrë manuale barten vit pas viti. Ne nuk kemi
mundur të marrim siguri se saldo fillestare e këtyre llogarive është e saktë;
dhe
Prej mostrave të testuara të te arkëtueshmeve nga tatimi në pronë, kemi
vërejtur se një pjesë e konsiderueshme e tyre figurojnë që nga viti 2009.
Prej tyre, 11 raste kishin të bënin me borxhet, të cilat rrjedhin nga objektet
afariste me vlerë 69,303€.
Rreziku Niveli i lartë i të arkëtueshmeve dhe jo efikasiteti në mbledhjen e tyre mbeten
sfidë edhe për periudhën e ardhshme. Mos inkasimi i të arkëtueshmeve rrezikon
që ato të bëhen të pa mbledhshëm duke krijuar një humbje të drejtpërdrejtë
financiare për komunën.
Rekomandimi 17 Kryetari, duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet
e mundshme, duke vendosur politika dhe rregullore me qëllim të rritjes së
efikasitetit në mbledhjen e të arkëtueshmeve. Duhet shqyrtuar të gjitha masat në
pajtim me ligjin, ndaj operatorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet. Po ashtu
komuna duhet të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të një softueri për
menaxhimin e tyre.
3.11 Obligimet e papaguara
Komuna ka deklaruar obligime ndaj furnitorëve vlerën prej 122,751€, shumë kjo më e ulët për 33%
krahasuar me vitin 2016. Derisa në lidhje me pretendimet e palëve tjera ndaj komunës, në bazë të
kontesteve aktuale gjyqësore, komuna ka listuar disa raste të mundshme me një shumë të vlerësuar
prej 1,439,073€. Vlen të theksohet se detyrimet kontingjente janë rritur konsiderueshëm për
903,529€. Kjo, si rrjedhojë e padive që kishin të bënin me kompensim dëmi nga vitet e mëhershme
1999-2004.
Komuna zbaton një proces relativisht të rregullt të raportimit të obligimeve. Drejtoritë në përgjithësi
janë të vetëdijshme për kërkesat e rregullores për raportim të faturave të papaguara si dhe zyrtari
përgjegjës raporton me kohë në Thesar në lidhje me këtë.
Rekomandimet
Nuk kemi rekomandime në këtë fushë.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
25
4 Progresi në zbatimin e rekomandimeve
Raporti ynë i auditimit për PFV-të të vitit 2016 të Komunës së Obiliqit ka rezultuar në 19
rekomandime kryesore. Komuna kishte përgatitur një Plan Veprimi ku paraqitet mënyra se si do t’i
zbatoj rekomandimet e dhëna. Raporti i AP-së dhe progresi i zbatimit të Planit të Veprimit për
rekomandimet e dhëna, nuk është diskutuar në Asamblenë Komunale.
Nga rekomandimet e dhëna për vitin 2016, shtatë rekomandime janë zbatuar; tri ishin në proces dhe
nëntë nuk janë adresuar ende. Nga viti 2015 ishin bartur 15 rekomandime, prej tyre katër janë
zbatuar në vitin 2017, dy nuk ishim zbatuar dhe shtatë të tjera ishin në zbatim e sipër. Për një
përshkrim më të plotë të rekomandimeve dhe mënyrën se si janë trajtuar ato, shihni Shtojcën II.
Çështja 18 – Nivel i ulët në zbatimin e rekomandimeve nga viti paraprak dhe viti i mëhershëm
E gjetura Komuna, ka bërë progres të kufizuar në adresimin e rekomandimeve pasi që
vetëm disa nga rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar plotësisht. Komuna,
nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar
mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të AP-së. Për më tepër, Plani i Veprimit
për rekomandimet dhe progresin e tyre, nuk kanë arritur ta diskutojë në
Asamblenë Komunale.
Si pasojë, rekomandimet e pa zbatuara si: niveli i ulët i ekzekutimit të buxhetit
te investimet kapitale, regjistri i pasurive jo i plotë, mungesa e regjistrit të
rreziqeve, mungesa e Komitetit të Auditimit (KA) dhe niveli i lartë i të
arkëtueshmeve, janë të gjetura të përsëritura në raportet e auditimit në tri vitet
e fundit.
Po ashtu, edhe për rekomandimin e vitit të kaluar lidhur me lokalet të cilat
ndodhen në objektin “D”dhe “GJ” e që shfrytëzohen nga partitë politike dhe nga
bizneset private, nuk ishte marrë asnjë veprim nga komuna në drejtim të dhënies
së lejes për shfrytëzim.
Rreziku Përmirësimet e kërkuara të proceseve operacionale dhe të tjera mund të mos
zbatohen duke rezultuar në mos efikasitet të vazhdueshëm përderisa
rekomandimet e dhëna nuk adresohen.
Rekomandimi 18 Kryetari, duhet të sigurojë që plani i veprimit, rishikohet duke analizuar shkaqet
e rekomandimeve të pazbatuara, dhe të përcaktojë një afat të ri kohor për
adresimin e rekomandimeve me anëtarët e stafit llogaridhënës, me fokus fillestar
në fushat e një rëndësie më të madhe. Monitorimi i progresit të rekomandimeve
duhet të bëhet në mënyrë sistematike, dhe aty ku ka ngecje, të propozohen masat
adekuate.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
26
5 Qeverisja e mirë
Hyrje
Qeverisja e mirë nënkupton parimet themelore të llogaridhënies, efektivitetin e kontrolleve,
menaxhimin e rreziqeve, pavarësinë e auditimit të brendshëm, koordinimin e ZKA-së me auditimin
e brendshëm dhe qeverisjen e mirë me pasuritë publike.
Tregues kyç në mbështetje të qeverisjes efektive është zbatimi i rekomandimeve të auditimit pasi
kjo tregon se në çfarë mase menaxhmenti po ndërmerr veprime për t’i përmirësuar proceset
ekzistuese dhe kontrollet. Niveli i përmbushjes së kërkesave të MFK-së nga ana e organizatave
buxhetore po monitorohet edhe nga plotësimi i pyetësorëve të vet-vlerësimit që plotësohet nga të
gjitha OB-të, të cilat në fund të vitit i dorëzohen Ministrisë së Financave.
Fusha të veçanta të rishikimeve tona lidhur me qeverisjen kanë qenë procesi i llogaridhënies dhe
menaxhimi i rreziqeve, ndërsa komponentët tjerë janë trajtuar në brendi të kapitujve apo
nënkapitujve të mësipërm të raportit.
Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjen
Në lidhje me qeverisjen e mirë vlerësojmë progresin që ka bërë komuna në lidhje me iniciativat për
përpilimin e listës së rreziqeve për vitin 2018 dhe raportimet e rregullta financiare. Megjithatë,
ekzistojnë disa mangësi sa i përket qeverisjes brenda komunës, veçanërisht në lidhje me mos
zbatimin e plotë të rekomandimeve nga viti paraprak, realizimin e buxhetit dhe kontratat e
nënshkruara, dhe iniciativa modeste për mbledhjen e të hyrave.
Sipas Ligjit për planifikimin hapësinor planifikimi i nivelit lokal bëhet përmes tri dokumenteve, si:
Plani Zhvillimor Komunal, Harta Zonale e Komunës dhe planet Rregulluese të Hollësishme.
Komuna gjatë vitit 2017 kishte përfunduar Hartimin e Strategjisë për Zhvillim Socio Ekonomik lokal
2017-2021, Planin Zhvillimor Komunal 2016-2025 dhe i njëjti e kishte të llogaritur koston për
zbatimin e saj. Po ashtu komuna ka hartuar grupin për fillimin e hartimit të Hartës Zonale si
dokument fillestar për krijimin e strategjisë, pas së cilës do të duhej të krijohet Plani i Ri Zhvillimor
Komunal.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
27
5.1 Sistemi i auditimit të brendshëm
Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) gjatë vitit 2017 kishte operuar me dy anëtarë të stafit -
Drejtori i NjAB dhe një auditor. Aktualisht është vetëm një auditor, ngase drejtori ka shfrytëzuar të
drejtën e pensionimit të parakohshëm. Për të kryer një auditim efektiv nevojitet një program
gjithëpërfshirës i punës që reflekton rreziqet financiare dhe të tjera të entitetit të audituar dhe që
ofron siguri të mjaftueshme mbi efektivitetin e kontrollit të brendshëm. Ndikimi i produkteve të
Auditimit të Brendshëm duhet të gjykohet nga rëndësia që i jep menaxhmenti adresimit të
rekomandimeve si dhe nga mbështetja e ofruar nga një Komitet efektiv i Auditimit.
Çështja 19 – Sfidat në sistemin e Auditimit të Brendshëm
E gjetura Mangësitë në lidhje me operacionet aktuale të NjAB-së, janë:
NjAB kishte arritur të finalizojë gjashtë11 auditime nga shtatë që kishte
planifikuar të cilat nuk mbulonin periudhën aktuale, mirëpo ishin të
fokusuara vetëm në aktivitetet e periudhës paraprake, 2016; dhe
NjAB, kishte dhënë gjithsej 34 rekomandime se si menaxhmenti të
përmirësoj funksionimin e kontrollit të brendshëm, mirëpo njësitë që
kanë qenë subjekt i auditimit nuk kanë përgatitur plane veprimi për
adresimin e rekomandimeve, përveç raportit të fundit (Auditimi i të
hyrave dhe shpenzimeve në Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies
Sociale).
Këto çështje mund të jenë evidente edhe si pasojë e mungesës së Komitetit të
Auditimit (KA), të cilin komuna ende se ka themeluar.
Rreziku Ndjekja e ngjarjeve nga auditimi pasi ato të kenë ndodhur nuk i shton vlerë
përmirësimit të gjendjes dhe parandalimit të gabimeve që mund të rrjedhin nga
komuna. Derisa mos krijimi i KA dhe mos zbatimi i rekomandimeve të AB-së,
ndikon që niveli i kontrolleve të brendshme të mos përmirësohet dhe rrit
rrezikun që gabimet dhe mangësitë e njëjta të vazhdojnë të përsëriten, duke
rezultuar në jo efikasitet operativ dhe humbje financiare.
Rekomandimi 19 Kryetari, duhet të ndërmarr veprime konkrete për përpilimin e planit të veprimit
për zbatimin e rekomandimeve të NJAB-së dhe të marrë të gjitha veprimet ndaj
njësive administrative që u adresohen rekomandimet, që të kenë një përkushtim
maksimal në marrjen e masave përmirësuese në fushat ku dobësitë janë
identifikuar, derisa themelimit të KA duhet t’i jepet rëndësi e veçantë.
11 Raportet për vitin 2016: Menaxhimin e të hyrave dhe shpenzimeve, Rishikimi i proceseve të subvencioneve, Procesi i
Prokurimit, Menaxhimi i pasurisë dhe inventarit, Rishikimi i proceseve të donacioneve dhe Auditimi i të hyrave dhe shpenzimeve në DSHMS për vitin 2017.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
28
5.2 Raportimi menaxherial, llogaridhënia dhe menaxhimi i rrezikut
Për të pasur një planifikim të mirë, për të mbikëqyrë aktivitetet në baza të rregullta dhe për të
mundësuar vendimmarrje efektive, menaxhmenti ka nevojë të posedoj raporte të rregullta.
Llogaridhënia si proces është pranim i përgjegjësive, mbajtje e personave përgjegjës për veprimet e
tyre dhe shpalosje e rezultateve në mënyrë transparente.
Menaxhmenti, ndonëse ka zbatuar një numër kontrollesh të brendshme për të siguruar se sistemet
funksionojnë si duhet, ne kemi vërejtur se masat e aplikuara kanë nevojë për forcim në mënyrë që
të mundësojnë një përgjigje efektive dhe me kohë ndaj problemeve operative të identifikuara.
Çështja 20 - Dobësi në kontrollet menaxheriale dhe menaxhimin e rrezikut
E gjetura Si pasojë e kontrolleve jo të mira menaxheriale, shuma të konsiderueshme të
buxhetit për investime kapitale nuk janë shpenzuar dhe numër i madh i
pagesave ishin bërë në tremujorin e fundit të vitit. Po ashtu menaxhimi i të
arkëtueshmeve nuk ishte në nivelin e duhur. Menaxhmenti duhet të bëjë analiza
të rregullta për ecuritë buxhetore, të rishqyrtojnë planin e prokurimit si dhe
arkëtimin e të hyrave.
Sipas rregullave të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, komuna duhet të ketë
një sistem për menaxhim të rreziqeve. Për vitin 2017 ky sistem nuk ishte
vendosur për tu paraparë edhe veprimet monitoruese për mbikëqyrjen e
aktiviteteve për menaxhimin e rreziqeve.
Rreziku Kërkesat jo të forta të llogaridhënies dhe raportimi financiar duhet të forcohen
për të ndikuar në efektivitetin e menaxhimit financiar. Kjo rezulton me dobësi
në procesin e buxhetit dhe e zvogëlon aftësinë e menaxhmentit për të reaguar
ndaj sfidave financiare me kohë.
Rekomandimi 20 Kryetari, duhet të siguroj se është kryer një rishikim për të përcaktuar formën e
raportimit financiar dhe operativ tek menaxhmenti i lartë. Ecuritë buxhetore,
duke përfshirë të hyrat dhe shpenzimet, dhe plani i prokurimit duhet të jenë
subjekt i raportimeve dhe rishikimeve të rregullta nga ana e menaxhmentit.
Gjithashtu, për të reduktuar ndikimin e rreziqeve në nivele të pranueshme,
organizata duhet të hartoj strategjinë për menaxhimin e rrezikut me të gjitha
masat/veprimet e duhura për të vendosur nën kontrolle kërcënimet e
ekspozuara.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
29
Shtojca I: Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të
aplikuara nga ZKA
(e shkëputur nga ISSAI)
Forma e opinionit
147. Auditori duhet të japë një opinion të pa-modifikuar nëse arrin në përfundimin se pasqyrat
financiare janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme
financiare.
Nëse auditori, bazuar mbi dëshmitë e marra të auditimit, arrin në përfundimin se pasqyrat
financiare si tërësi përmbajnë keq-deklarime materiale ose nuk arrin të marrë dëshmi të
mjaftueshme auditimi për të nxjerrë përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi nuk përmbajnë
keq-deklarime materiale, atëherë ai duhet të modifikojë opinionin në raportin e auditorit sipas
pjesës që flet për ‘Përcaktimin e llojit të modifikimit që i bëhet opinionit të auditorit’.
148. Nëse pasqyrat financiare të përgatitura sipas kërkesave të një kornize për prezantim të drejtë
nuk arrijnë të japin një paraqitje të drejtë, auditori duhet të diskutojë çështjen me menaxhmentin
dhe, varësisht nga kërkesat e kornizës së zbatueshme për raportim financiar dhe nga mënyra se si
zgjidhet çështja, të përcaktojë nëse është e nevojshme të modifikojë opinionin e auditimit.
Modifikimet që i bëhen opinionit në raportin e auditorit
151. Auditori duhet të modifikojë opinion në raportin e auditorit në rast se, duke u bazuar në
dëshmitë e marra të auditimit, arrin në përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi përmbajnë
gabime materiale, ose në qoftë se auditori nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi të mjaftueshme
dhe të përshtatshme për të nxjerrë përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi nuk përmbajnë keq-
deklarime materiale. Auditorët mund të japin tri lloje opinionesh të modifikuara: opinion të
kualifikuar, opinion të kundërt dhe mohim të opinionit.
Përcaktimi i llojit të modifikimit që i bëhet opinionit të auditorit
152. Vendimi se cili lloj i opinionit të modifikuar është i përshtatshëm varet nga:
natyra e çështjes që i jep shkas modifikimit – d.m.th nëse pasqyrat financiare përmbajnë keq-
deklarime materiale ose, në rast se ishte e pamundur për të marrë dëshmi auditimi të
mjaftueshme dhe të përshtatshme, mund të përmbajnë keqdeklarime materiale; dhe
gjykimi i auditorit rreth përhapjes së efekteve ose efekteve të mundshme që çështja ka në
pasqyrat financiare.
153. Auditori duhet të japë një opinion të kualifikuar nëse: (1) pasi ka marrë dëshmi auditimi të
mjaftueshme dhe të përshtatshme, auditori arrin në përfundimin se keqdeklarimet, ose
individualisht ose së bashku, janë materiale por nuk janë përhapur në pasqyrat financiare, ose (2)
nëse auditori nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme në të
cilat të bazojë një opinion, por arrin në përfundimin se efektet e çdo gabimi të pazbuluar mbi
pasqyrat financiare kanë mundur të jenë materiale por jo të përhapura.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
30
154. Auditori duhet të japë një opinion të kundërt nëse, pasi ka marrë dëshmi auditimi të
mjaftueshme dhe të përshtatshme, auditori arrin në përfundimin se keqdeklarimet, ose
individualisht ose së bashku, janë edhe materiale edhe të përhapura në pasqyrat financiare.
155. Auditori duhet japë mohim të opinionit nëse, pasi nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi
të mjaftueshme dhe të përshtatshme në të cilat të bazojë një opinion, auditori arrin në përfundimin
se efektet e çdo gabimi të pazbuluar mbi pasqyrat financiare kanë mundur të jenë edhe materiale
edhe të përhapura. Nëse, pas pranimit të angazhimit, auditori bëhet i vetëdijshëm se menaxhmenti
ka imponuar një kufizim të fushëveprimit të auditimit, për të cilin auditori konsideron se mund të
rezultojë në nevojën për të shprehur një opinion të kualifikuar ose mohim opinioni mbi pasqyrat
financiare, auditori duhet të kërkojë nga menaxhmenti ta heqë atë kufizimin.
156. Nëse auditori jep një opinion të modifikuar, ai duhet të modifikojë edhe titullin për të
korresponduar me llojin e opinionit i shprehur. ISSAI 1705 jep udhëzime shtesë rreth gjuhës
specifike që duhet përdorur kur jepet një opinion dhe për të përshkruar përgjegjësinë e auditorit.
Ajo gjithashtu përfshin shembuj ilustrues të raporteve.
Paragrafët e Theksimit të Çështjes dhe paragrafët e Çështjeve të Tjera në raportin e auditorit
157. Nëse auditori e konsideron të nevojshme për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve në një
çështje të paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare, e cila është sa e rëndësishme aq edhe
thelbësore që ata të kuptojnë pasqyrat financiare, por ka prova të mjaftueshme e të përshtatshme se
çështja nuk përmban keqdeklarime materiale në pasqyrat financiare, auditori duhet të përfshijë një
paragrafi të Theksimit të Çështjes në raportin e tij. Paragrafët për Theksimin e Çështjes duhet t'i
referohen vetëm informacionit të paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare.
158. Një paragraf i theksimit të çështjes duhet:
të përfshihet menjëherë pas opinionit;
të ketë titullin ‘theksim i çështjes’ ose ndonjë titull tjetër të përshtatshëm;
të përmbajë një referencë të qartë ndaj çështjes që theksohet dhe të tregojë se në ç’pjesë të
pasqyrave financiare mund të gjenden shpalosjet relevante që e përshkruajnë plotësisht
çështjen; dhe
të tregojë se opinioni i auditimit nuk është modifikuar për sa i përket çështjes të theksuar.
159. Nëse auditori e konsideron të nevojshme për ta komunikuar një çështje, përveç atyre që janë
paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare, e cila, në gjykimin e auditorit, është e rëndësishme
për përdoruesit në mënyrë që ta kuptojnë auditimin, përgjegjësitë e auditorit apo raportin e
auditimit, dhe me kusht që kjo nuk është e ndaluar me ligj ose rregullore, duhet të përpilohet një
paragraf me titullin "Çështje Të Tjetra", apo ndonjë titull tjetër të përshtatshëm. Ky paragraf duhet
të paraqitet menjëherë pas opinionit dhe pas çdo paragrafi të Theksimit të Çështjes.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
31
Shtojca II: Progresi në zbatimin e rekomandimeve të dy viteve paraprake
Komponenta e Auditimit
Rekomandimet e bartura nga viti 2015 Të zbatuara gjatë vitit 2017
Në proces të zbatimit gjatë 2017
Të pa zbatuara
1. Pasqyrat vjetore financiare dhe obligimet e tjera për raportimin e jashtëm
Kryetari duhet të siguroj se është bërë një analizë për t’i përcaktuar shkaqet për mos adresimin e rrezikut domethënës lidhur me plotësinë e pasurive e që mund të rezultoj me Theksim të Çështjes. Duhet të ndërmerren veprime për t’i adresuar shkaqet në mënyrë sistematike për të siguruar një vlerësim të saktë të pasurive kapitale. Ky proces duhet të monitorohet formalisht nga Kryetari i Komunës.
Nuk janë marrë masa.
1. Pasqyrat vjetore financiare dhe obligimet e tjera për raportimin e jashtëm
Kryetari duhet të siguroj se janë vendosur procese efektive për të konfirmuar që plani i hartimit të PVF 2016 i adreson të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë. Kjo gjithashtu duhet të përfshijë rishikimin e draft PVF-ve nga menaxhmenti, me fokus të veçantë në fushat me rrezik të lartë dhe/ose fushat ku janë identifikuar gabime në vitet e mëparshme. Deklarata e bërë nga ZKA dhe ZKF nuk duhet të dorëzohet, përveç nëse në draft PVF janë aplikuar të gjitha kontrollet e nevojshme.
Nuk janë marrë masa.
2.3 Rekomandimet e vitit paraprak
Kryetari duhet të shqyrtoj pse plani i veprimit për vitin e kaluar nuk është zbatuar, si dhe në planin e implementimit për vitin 2015 të përcaktoj saktë afatet kohore për adresim të rekomandimeve të bëra nga AP dhe stafin përgjegjës, me fokus fillestar në çështjet më të rëndësishme të ngritura nga auditimi.
Është përgatitur dhe dorezuar plani i veprimit, mirëpo niveli i zbatimit të rekomadimeve është shumë i ulët.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
32
2.4 Lista kontrolluese e vetëvlerësimit të MFK-së
Kryetari duhet të trajtoj si çështje urgjente hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse ku duhet të përcaktohen objektivat zhvillimore të përcjellura me burimet e kërkuara për realizimin e saj. Ai gjithashtu duhet të siguroj se është zbatuar një rishikim për plotësimin e listës kontrolluese të vetëvlerësimit dhe që është bërë adresimi i fushave me dobësi në mënyrë proaktive. Auditimi i brendshëm duhet të aplikoj një proces rishikimi për ta konfirmuar saktësinë e listës kontrolluese si dhe për të siguruar dokumentacionin mbështetës.
Po
2.5.1 Vlerësimi i rrezikut
Kryetari duhet të siguroj se është deleguar përgjegjësia e drejtpërdrejtë për menaxhimin e rrezikut tek një drejtor përkatës dhe të siguroj raportim mujor për zbatimin e kërkesave në këtë fushë dhe për rreziqet që janë duke u menaxhuar.
Nuk janë marrë masa.
2.5.2 Raportimi Menaxherial
Kryetari duhet të siguroj se është kryer një rishikim për të përcaktuar formën e raportimit financiar dhe operativ tek menaxhmenti i lartë, nga i cili kërkohet që të mbështesë menaxhimin efektiv të veprimtarisë dhe të siguroj se është vendosur një zgjidhje e përshtatshme deri në fund të vitit 2016.
Mbahen procesverbale te takimeve te bordit të drejtorëve, mirëpo duhet të behet raportim formal lidhur me anën financiare.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
33
2.6 Sistemi i auditimit të brendshëm
Kryetari duhet të siguroj themelimin e Komitetit të Auditimit për të arritur përfitimin maksimal nga aktiviteti auditimit të brendshëm. KA fillimisht duhet të siguroj që NjAB ka të gjitha burimet e nevojshme për kryerjen e një auditimi të pavarur dhe efektiv. KA, po ashtu, duhet të rishikoj në mënyrë kritike planet e auditimit të brendshëm për të konfirmuar se ato bazohen në rrezik dhe t’i ofroj sigurinë e kërkuar menaxhmentit mbi efektivitetin dhe përshtatshmërinë e kontrolleve. Gjithashtu, duhet të rishikoj veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.
Nuk janë marrë masa.
3.3 Planifikimi dhe Realizimi i Buxhetit
Kryetari duhet të siguroj që performanca buxhetore rishikohet në mënyrë sistematike në baza mujore dhe që ky rishikim i identifikon dhe adreson barrierat për realizim të buxhetit në nivel të planifikuar. Këtij aktiviteti duhet t’i paraprijë një proces i mirëfilltë i planifikimit, përcaktimit të objektivave dhe ndërlidhjes së tyre me buxhetin e komunës.
Realizimi i buxhetit ne total është i pranueshëm 91%, mirëpo tek investimet kapitale realizimi është i ulët.
3.4 Prokurimi Kryetari duhet të siguroj se është kryer një rishikim i brendshëm për të përcaktuar pse kërkesat e prokurimit nuk janë adresuar në të gjitha prokurimet e zhvilluara. Rrjedhimisht, duhet të vendosen kontrolle të shtuara për të siguruar se dobësitë sistematike të identifikuara do të adresohen brenda një periudhe të arsyeshme kohore gjatë vitit 2016.
Po
3.5 Shpenzimet jo përmes prokurimit
Kryetari duhet të siguroj aplikimin e kërkesave të Rregullës Financiare nr. 01/2013/MF - mbi shpenzimet e parasë publike me rastin e shpenzimeve pa prokurim, duke forcuar kontrollet për pagesat e bashkëfinancimeve. Gjithashtu, pagesat tjera duhet mbështetur me dëshmitë që arsyetojnë qëllimin zyrtar të shpenzimit dhe të monitorohen që nga fillimi i procedurave.
Po
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
34
3.6 Të Hyrat (përfshirë të hyrat vetjake)
Kryetari duhet të siguroj një parallogaritje të bazuar në analiza reale për të hyrat e komunës para propozimit për aprovim nga Kuvendi Komunal. Ky proces duhet të përfshijë të gjitha të hyrat potenciale të komunës duke përfshirë edhe ato nga shpronësimi i pronave komunale.
Niveli i realizimit ka arritur në 86% te të hyrave të planifikuara.
3.6 Të Hyrat (përfshirë të hyrat vetjake)
Kryetari duhet t‘i forcoj kontrollet për dhënien dhe inspektimin e lejeve ndërtimore dhe të siguroj zbatimin e procedurave dhe angazhimin e stafit profesional sipas kërkesave ligjore.
Po
3.6 Të Hyrat (përfshirë të hyrat vetjake)
Kryetari duhet të siguroj një planifikim adekuat të të hyrave nga tatimi në pronë dhe të vendos kontrolle mbi verifikimin e pronave më qellim të ngritjes së realizimit të të hyrave nga ky burim dhe arritjen e objektivave komunale.
Nuk janë marrë masa.
3.7 Pasuritë dhe detyrimet
Kryetari duhet të siguroj një proces efektiv të regjistrimit të të gjitha pasurive, duke përcaktuar rolet kyçe, që në këtë proces mund të ketë Drejtoria e Kadastrit, duke mbledhur dhe raportuar të gjitha të dhënat mbi pronat në posedim të komunës. Më pas, një komision i veçantë duhet të bëj një vlerësim të pasurive të identifikuara dhe, pas rishikimit kritik nga ana e Kryetarit, një raport t’i dorëzohet zyrtarit të pasurive për t’i proceduar regjistrimet e duhura në SIMFK (moduli i pasurive). Gjithashtu, komisionet për inventarizim dhe vlerësim të pasurive duhet të krijohen çdo vit në kohë adekuate që të kryhet inventarizimi i tërësishëm për të konfirmuar ekzistencën e pasurive (në veçanti të pasurive të luajtshme). Të gjitha aktivitetet duhet të kryhen para se PVF-të e vitit 2016 të jenë dorëzuar në MF.
Nuk janë marrë masa.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
35
3.7.2 Trajtimi i të arkëtueshmeve
Kryetari duhet t’i analizoj arsyet e nivelit të lartë të të arkëtueshmeve dhe t’i forcoj kontrollet për të parandaluar rritjen e tyre të mëtutjeshme. Një strategji dhe mekanizma adekuat duhet të prezantohen për të mundësuar mbledhjen e të arkëtueshmeve historike, përfshirë edhe veprimet ligjore.
Nuk janë marrë masa.
3.7.3 Trajtimi i borxheve (detyrimeve)
Kryetari duhet t’i forcoj kontrollet menaxheriale duke siguruar një planifikim të hollësishëm dhe real të buxhetit dhe se shfrytëzimi i fondeve bëhet në bazë të një plani të qartë të rrjedhës së parasë, duke mos tejkaluar në asnjë rast fondet e alokuara sipas kategorive ekonomike. Për trajtimin e borxheve të akumuluara, Kryetari duhet të paraqes një plan ku parashihen veprime konkrete për shlyerjen graduale të borxheve të komunës. Zbatimi i këtij plani duhet të monitorohet direkt nga Kryetari i Komunës.
Po
Komponenta e auditimit
Rekomandimet e dhëna në vitin 2016 Të zbatuara Në proces të zbatimit Të pa zbatuara
1.3 Pasqyrat Financiare
Kryetari duhet të siguroj se me rastin e përgatitjes së PFV, është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm për procesim të shumave të pranuara nga palët e treta në pasqyra si dhe në modulin përkatës në SIMFK, regjistri i pasurive të jetë i plotë, duke përfshirë edhe tokat në pronësi komunale, dhe zërat që nuk përmbushin kriteret e pasurisë, duhet të largohen nga regjistrat. Kryetari duhet të siguroj se gjendet një zgjidhje e përshtatshme për plotësimin e pozitës së ZKF-së. Gjithashtu, para se pasqyrat të dërgohen në MF, ato duhet t’i nënshtrohen një rishikimi gjithëpërfshirës në lidhje me përmbajtjen dhe saktësinë e tyre, me theks të veçantë tek regjistrimi i pagesave nga palët e treta dhe shpalosjet e informatave tjera.
Nuk janë marrë masa.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
36
2.1 Zbatimi i rekomandimeve
Kryetari duhet të shqyrtoj arsyet pse një numër rekomandimesh nga viti i kaluar nuk janë zbatuar, si dhe të siguroj që plani i veprimit i përgatitur pas marrjes së këtij raporti, do të inkorporoj të gjitha rekomandimet e dhëna dhe do të përcaktoj saktë afatet kohore, masat dhe personat përgjegjës për zbatimin e rekomandimeve. Për ta përmirësuar procesin, raportet e progresit në zbatimin e rekomandimeve duhet të shqyrtohen çdo tremujor dhe mekanizmi i llogaridhënies duhet të vendoset.
Është përgatitur dhe dorezuar plani i veprimit, mirëpo niveli i zbatimit të rekomadimeve është shumë i ulët.
2.2 Lista kontrolluese e vetëvlerësimit të MFK-së
Kryetari duhet të trajtoj si çështje me prioritet finalizimin e strategjisë gjithëpërfshirëse, regjistrin e rreziqeve, të siguroj që pasi të jetë hartuar regjistri i rreziqeve, është deleguar përgjegjësia e drejtpërdrejtë për menaxhimin e rrezikut tek një drejtues përkatës i cili në koordinim me udhëheqësit e njësive tjera do ta menaxhoj këtë proces dhe të raportoj në baza të rregullta mbi rreziqet.
Nuk janë marrë masa.
2.3.1 Mungesa e planeve strategjike
Kryetari duhet të siguroj finalizimin e draft planeve strategjike, si dhe hartimin e planeve operative si dhe të hartoj planin e veprimit për monitorimin e arritjes së rezultateve kundrejt objektivave dhe të vendos funksione efektive të mbikëqyrjes.
Po
2.3.2 Raportimi Menaxherial
Kryetari duhet të siguroj se cilësia e kontrolleve menaxheriale dhe mbikëqyrjes buxhetore duhet të rishikohet në mënyrë kritike dhe sistematike për të siguruar se janë vendosur kontrolle të përshtatshme, në fushat ku janë identifikuar dobësitë.
Në proces, mbahen takime cdo javë si dhe ka procesverbale. Mirëpo, çështjet e ngritura në raport ende tregojnë dobësit e shfaqura dhe jo të analizuara në raportimet e bëra.
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
37
2.4 Sistemi i auditimit të brendshëm
Kryetari duhet të fuqizoj bashkëpunimin me auditimin e brendshëm përmes identifikimit të fushave më të ndejshme për auditim, bazuar në nivelin potencial të rrezikut, si bazë për hartimin e planit vjetor të punës. Më pas, duhet të rishikoj veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm. Themelimi i Komitetit të auditimit, gjithashtu duhet të jetë çështje që duhet shqyrtuar brenda një periudhe të arsyeshme.
Nuk janë marrë masa.
3.1.1 Të hyrat
Kryetari duhet të siguroj që zyra e tatimit në pronë ka burime të mjaftueshme për të përfunduar procesin e verifikimit vjetor të pronave më qëllim të përmbushjes së detyrimit ligjor, në njërën anë, dhe ngritjes së realizimit të të hyrave nga ky burim, në anën tjetër.
Nuk janë marrë masa.
3.1.1 Të hyrat
Kryetari duhet të siguroj se proceset për qiradhënie të shoqërohen me përcaktimin e kritereve të qarta për ofertuesit e interesuar, në mënyrë që komuna të nxjerrë përfitimet maksimale nga dhënia me qira e hapësirave publike.
Nuk janë marrë masa.
3.1.1 Të hyrat
Kryetari duhet të siguroj që shfrytëzuesit e lokaleve komunale, të pajisen me kontrata ku do të përcaktoheshin në mënyrë specifike të gjitha kushtet e shfrytëzimit, kohëzgjatja, afatet për kryerjen e pagesave, dhe kushtet e mirëmbajtjes së objektit.
Nuk janë marrë masa.
3.1.2 Pagat dhe meditjet
Kryetari duhet të siguroj se bëhet një rishikim nga drejtoria e arsimit, për mësimdhënësit që i plotësojnë kriteret për t’i pajisur me kontrata me afat të pacaktuar të gjithë stafin arsimor të cilët i përmbushin kushtet ligjore.
Po
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
38
3.1.3 Mallrat dhe shërbimet
Kryetari duhet të siguroj se për të gjitha aktivitetet që nevojiten procedura të prokurimit, të zhvillohen procedurat përkatëse, në mënyrë që të sigurohet transparencë e procesit dhe çmimet më të përshtatshme që ofron konkurrenca.
Pjesërisht, çështjet e përmendura në rekomandim nuk janë përsëritur, megjithatë, në këtë vitë, janë shfaqur dobësi në vlerësimet e ofertave.
3.1.3 Mallrat dhe shërbimet
Kryetari duhet të siguroj se shpenzimi i fondeve të bëhet në përputhje me ndarjet fillestare të buxhetit, dhe në rast të devijimeve të tilla, shpenzimet duhet të prezantohen dhe shpalosen në përputhje me kërkesat ligjore, për një pasqyrim të drejtë në raportimet financiare.
Po
3.1.5 Investimet kapitale
Kryetari duhet të siguroj që për asnjë projekt të mos lejoj ekzekutimin e punimeve para se të hartoj projektet ekzekutive, si dhe të forcoj kontrollet e mbikëqyrjes dhe të zgjidhë të gjitha çështjet që mund të reflektojnë në vonesa të ekzekutimit të projekteve.
Po
3.1.5 Investimet kapitale
Kryetari duhet të siguroj se para se të filloj ekzekutimin e projekteve, do të zotoj fondet e duhura për secilin projekt dhe se nuk do të rrezikoj realizimin e projekteve të planifikuara me Planin vjetor të prokurimit.
Po
3.1.5 Investimet kapitale
Kryetari duhet të siguroj se do të merren të gjitha masat e kontrollit që marrëveshjet e bashkëfinancimit, përfshirë kërkesat e qarta të raportimit, do të zbatohen dhe monitorohen në pajtim me kërkesat kryesore të marrëveshjeve.
Po
ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE
39
3.1.5 Investimet kapitale
Kryetari duhet të aplikoj kontrolle shtesë në mënyrë që pagesat të jenë në harmoni me rregullat financiare, përkatësisht Urdhërblerja të krijohet dhe përgatitet nga ana e organizatës buxhetore sipas kërkesave të parapara.
Nuk janë marrë masa.
3.2 Pasuritë kapitale dhe jo-kapitale
Kryetari duhet të siguroj një regjistër të saktë të pasurive, që zyrtari i pasurisë para se të bëjë regjistrimet e duhura, të sigurohet se plotësohen kriteret sipas rregullores për regjistrim në pasuri, si dhe të sigurohet funksionalizimi i sistemit e-pasuria në gjithë komunën. Komisioni për inventarizim të siguroj një raport përmbledhës për rezultatet e inventarizimit. Lista e vlerësimit të pronave komunale të rishikohet dhe të gjitha pronat kontestuese të hiqen nga lista. Pasi që procesi të jetë kompletuar, të gjitha regjistrimet të azhurnohen në regjistrat kontabël të pasurive.
Nuk janë marrë masa.
3.2.2 Trajtimi LLA Kryetari duhet t’i analizoj arsyet e nivelit të lartë të arkëtueshmeve dhe t’i forcoj kontrollet për të parandaluar rritjen e tyre të mëtutjeshme. Një strategji dhe mekanizma adekuat duhet të prezantohen për të mundësuar raportimin e saktë të tyre si dhe mbledhjen e të arkëtueshmeve historike, përfshirë edhe veprimet ligjore.
Nuk janë marrë masa
3.3 Obligimet e papaguara
Kryetari duhet të siguroj se të gjitha faturat e pranuara procedohen për pagesë brenda afatit të paraparë me rregullën e thesarit nr. 02/2013, si dhe të sigurohet një menaxhim më i mirë dhe më efikas për nevoja të raportimit.
Po