draft / raport pËr vlerËsimin e jashtËm tË … bsc finance.pdf · standartit/kriterit 1 i ......

14
DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT BACHELOR “FINANCE KONTABILITET” INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK “Shkolla e Lartë Private LOGOS” Tiran`, 4 Maj 2012

Upload: vuduong

Post on 03-Feb-2018

230 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

DRAFT / RAPORT

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË

STUDIMIT

BACHELOR

“FINANCE KONTABILITET”

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“Shkolla e Lartë Private LOGOS”

Tiran`, 4 Maj 2012

Page 2: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Ky vlerësimbëhet pas vizitës në vend, takimit me grupin e vlerësimit të brendshëm, takimin me

personelin mësimdhënës, takimin me studentët, konsultimin me Raportin e vetvlerësimit të

përgatitur nga Shkolla e LartëPrivate “Logos”. Ky raport pasqyron vlerësimin e bërë për

programin e studimeve “bachelor” në“Financë –Kontabilitet”. Vlerësimi institucional në këtë

raport është lënë për t’u plotësuar nga eksperti përkatës i papërfshirë në grupin e emrave të

ekspertëve.

Përbërja e GVJ

Në grupin e vlerësimit tëjashtëm për programin FINANCË KONTABILITET, bachelor, bëjnë pjesë:

Lavdosh Zaho (Kryetar),

Mimoza Kasimati (anëtare),

Raimonda Duka (anëtare).

Të dhëna për programin e studimit Bachelor nëFinancë Kontabilitet

Programi i studimit Bacelor në “Financë –Kontabilitet” është në vitin e tretë të jetës. Studentët e

vitit të tretë të regjistruar në këtë program janë të diplomuar në institutin dyvjeçar

”FrymëDashurie” të drejtuar nga i njejti ekip si edhe SHLP “Logos”. Instituti dyvjeçar ka pushuar

sëfunksionuari, për t’ia lënë vendin SHLP. Senati i SHLP “Logos”, ka marrë vendim për masën e

njohjes së krediteve përkatës për studentët e ish-Institutit dyvjeçar. Raporti i vetvlerësimit ka të

dhëna mbi kriteret e përdorur dhe vendimet për kreditet përkatës.

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor nëFinancë Kontabilitet, mbështetur në Standartet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standartet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standartit/kriterit1 I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standarti I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Institucioni ofron programe studimesh që synojnë akreditohen të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë

është 60 kredite;

Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

1GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gji tha kri teret. Në fund të kri tereve duhet të jap mendimin e ti j për përmbushjen e s tandartit në tërësi.

Page 3: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva

të përcaktuar qartë për formimin e studentëve

në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë

dhe kompetencat profesionale që duhet të

fitojnë studentët në përfundim të programit të

studimit dhe që karakterizojnë profilin e

programit;

Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në programin e Financë Kontabilitetit, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Hartimi i programit të studimit pretendon se ka patur parasysh kërkesat e tregut të punës por, GVJ nuk gjeti ndonjë studim të posaçëm për këtë qëllim. Edhe sipas anketimit të organizuar nga APAAL, rezultoi se më shumë se gjysma e studentëve të anketuar mendojnë se janë mbajtur parasysh shumë mirë nevojat e tregut

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi i studimeve në Financë Kontabilitet është hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Konkluzione: Institucioni ofron një program studimi në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Standarti I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit në Financë Kontabilitet është i përshtatur me strategjinë për zhvill imin e institucionit

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Programi synon pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta

në një llojshmëri të gjerë profesionesh e

specialitetesh.

Programi i studimit në Financë Kontabilitet synon formimin e shprehive të veçanta në përputhje me llogjikën formuese standarte të fushës, por edhe me kuptimin që ka ky institucion për profesionin e specialistit të financës dhe të kontabilitetit. Për këtë dëshmojnë lëndët e përfshira, mënyra e organizimit të programit me praktika mësimore, etj.

Konkluzione: Programi i studimeve në Financë Kontabilitet është në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMIT TË STUDIMEVE

Standarti II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Programi i studimit në “Financë kontabilitet”synon të plotësojë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në

Institucioni bën parashikim për mundësitë e punësimit të studentëve të programit “Financë Kontabilitet” në tregun vendas; për kërkesat e punëdhënësve si dhe ka një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

Page 4: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; për mundësitë paguese të studenteve potenciale.

Konkluzione: Programi i studimeve synon të plotësojë nevojat e tregut të punës.

Standarti II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimeve në Financë kontabilitet i këtij institucioni nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programii studimeve synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Konkluzione:

Programi i studimeve në Financë – kontabilitet synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe tëinteresave kombëtare.

Standarti II.3

Institucioni, për akreditimin e prograneve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Nga vizita në institucion nuk gjetëm ndonjë metodologji të shkruar për vlerësimin e ecurisë së programit të studimit në “Financë – Kontabilitet”.Kurse, sipas rezultateve të anketimit të organizuar nga APAAL, del se rreth 80 % e studentëve japin vlerësimin shumë mirë dhe shkëlqyeshëm

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Institucioni nuke ka përfshirë këtë informacion në vetvlerësimin institucional.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni publikon planet e punës dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimitpërdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Teste të standartizuara

Për vlerësimin institucioni përdor kryesisht metoda të drejtpërdrejta si: dëgjime në auditor; vlerësimi me nota/pikë; testimet përfundimtare; provime për module, praktikë dhe vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (provimet, referatet) por nuk ka të dhëna për metoda të tërthorta si sondazhet me studentët, sondazhet e vlerësimit apo të dhëna mbi tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët didaktikës, të kurrikulës, intervista etj.

Page 5: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga

studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Konkluzione: Për akreditimin e programit të studimit, institucioni përdor instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre megjithse ka vend për përdorimin në një shkallë më të madhe të metodave të tërthorta të

vlerësimit.

Standarti II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Ka të dhëna të nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimevemegjithse nuk është ende i pranishëm dhe i kompletuar fakulteti apo departamenti përkatës si njësi kryesorepërgjegjëse.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Në planin mësimor dhe në programet e lëndëve jepen të dhënat e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër por nuk ka njësi kryesore përgjegjëse për të kryer këtë funksion.

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Në planin mësimor dhe në programet e lëndëve dhe në evidencat e secilit pedagog jepen të dhënat e nevojshme për ngarkesën mësimore, për orët në auditor, për frekuentimin ndjekjen e programit por nuk ka njësi kryesore përgjegjëse për këtëshërbim.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Në raportet e dorëzuara për efekt vlerësimi ka informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë të përfshirë në programin Financë – kontabilitet, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj. Por, nuk ka njësi përgjegjëse për këtë pasi nuk ka departament në kuptimin e plotë. Detyrën e informimit e kryen kryesisht pedagogu i lëndës. Grupi i vlerësimit ka komente mbi paraqitjen e syllabuseve të lëndëve në raportet e institucionit.

Konkluzione: Programi i studimit i ciklit të parë në Financë Kontabilitet është i detajuar dhe informues.Por, në syllabuset e lëndëve, duke filluar që nga semestri III ka mungesë të theksuar të emrave dhe të titujve të pedagogëve që mbulojnë lëndet në këtë program studimi.Në disa lëndë programet (temat) janë dhënë shumë shkurt, në një pjesë të programeve nuk paraqiten literaturat me të cilat do të punohet ose emërtimet janë të pasakta duke krijuar përshtypjen e vendosjes formale.

Standarti II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Page 6: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standarti III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën më pak se 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë.nëFakultetin e Ekonomisë ka4pedagogëtë punësuar me kohë të plotë. Por, nga këta, tre janë të punësuar edhe si rektor, zv. Rektor dhe kancelare.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Nga biseda me grupin e vlerësimit të brendshëm, del që institucioni kryenvlerësim informal të performancës së pedagogëve. Edhe në raportin e vetvlerësimit lexohet kjo, por si nga biseda edhe nga raporti, del në pah që nuk ka ndonjëinstrument për ta kryer këtë.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

VLERËSIM INSTITUCIONAL.

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

Standarti III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

VLERËSIM INSTITUCIONAL Nuk na u paraqitën të dhëna të shkruara mbi personelin akademik të përfshirë në këtë program.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Page 7: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent.

Në programin e studimit Financë – kontabilitet, duke përjashtuar ata që janë rektor apo zv. rektor etj, në një shkallë të madheinstitucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve, personel akademikqë janëtë regjistruar në shkollë doktorature por që nuk e kanë përfunduar ende.

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

Standarti III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-

shkencor për realizimin e orëve laboratorike

dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Institucioni ka gjithsej 51 studente në degën Financë - Kontabilitet. Nga këta, 30 studentë e zhvillojnëmësimin pasdite. Programi i studimeve nuk kërkon përdorimin ekstensiv të laboratorëve në procesin didaktik. Si i tillë, nevojat mbulohen drejtpërdrejt nga pedagogu i lëndës.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të burimeve njerëzore për

përmbushjen e objektivave të programeve të

studimeve të ciklit të parë;

Ka angazhim për përmbushjen e objektivave të programeve të studimit të ciklit të parë, por burimet njerëzore janë kryesisht jashtë institucionit. Kjo kërkon angazhim të fortë në organizim e koordinim.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel

të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen

dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12

studentë).

1. Praktika profesionale përfshin studentët e vitit të parë e të dytë (aktualisht viti i tretë ka vetëm studentë të punësuar). Në programin e financë – kontabilitetit janë21 studentëqë praktikojnë një herë në javë pranë kompanisë Nerenxi. Vëmendja nga ana e institucionit në këtë pikë është pozitivisht e vlerësueshme. Megjithatë, nisur nga rezultatet anketimit të organizuar nga APAAL-I, duket se ka vend për përmirësim. Kështu psh, ndërmjet pikave të dobëta ata rendisin të parën “Praktika jo e duhur”

urKonkluzione: Në programin “Financë kontabilitet”, institucioni nuk ka personel ndihmës mësimorshkencor. Personeli administrativ i institucionit i shërben njëkohësisht edhe këtij programi studimi.

Standarti III.4

- Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm

profesional të personelit akademik e të

personelit mësimor – shkencor;

Personeli akademik i institucionit ndjek programe individuale kualifikimi jashtë institucionit. FE ka 28 pedagogë të jashtëm. Shtatë prej tyre ishin në takim me grupin e vlerësimit të jashtëm. Një perspektivë interesante duket marrëveshja e bashkëpunimit me Univesitetin e Pireut, një nga drejtimet e bashkëpunimit të së cilës është edhe dërgimi në Greqi i pedagogëve dhe i studentëve për të përfituar nga përvoja e shkollave verore.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të programeve të studimeve të Nuk gjetëm të dhëna për programe studimesh për kualifikimin e mëtejshëm të personelit.

Page 8: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

ofruara.

Konkluzione: Personeli akademik i institucionit ndjek programe individuale kualifikimi jashtë institucionit.Pjesa më e madhe e personelit akademik të punësuar janë në nivelin maksimal të raportit: kualifikim akademik/moshë.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standarti IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Institucioni i Arsimit të Lartë ka kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatëve për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Megjithatë, sikurse u pranua edhe nga takimi, në pranimet e reja nuk ka patur ndonjë përzgjedhje sipas kritereve të vendosura dhe, deri tani, një kriter faktik për përzgjedhjen ka qenë përfundimi i studimeve të institutit profesional “Frymë Dashurie” dhe vlerësimi i krediteve përkatës.

Konkluzione: Institucioni i Arsimit të Lartë ka kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatëve për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve por, deri tani, një kriter faktik për përzgjedhjen ka qenë përfundimi i studimeve të institutit profesional “Frymë Dashurie” dhe vlerësimi i krediteve përkatës.

Standarti IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nga biseda me grupin e vlerësimit të brendshëm, kuptohet që studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve..

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Edhe në Raportin e vetvlerësimit dhe në takimin me grupin e vlerësimit të brendshëm përmendet që “bëhetvlerësim i performancës së pedagogëve” por, me gojë, nga komunikimi informal me studentët. Institucioni po punon për të ndërtuar njëpyetësor për këtë. Megjithatë, nga anketimi i organizuar e përpunuar nga APAAL, del se në programin e studimeve në Financë kontabilitet: - Format e mësimdhënies vlerësohen 100% - Prania e elementëve praktikë e profesional, 84% - Angazhimi i stafit akademik për të sjellë të rejat

shkencore e praktike, 100% - Aftësia pedagogjike e pedagogut në shpjegimin e

leksioneve 85%.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Nuk ka një qendër që të ofrojë shërbimin e këshillimit të karrierës. Kjo bëhet në mënyrë spontane nga pedagogët.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program

Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi. Studentët e vitit të

Page 9: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

studimi. tretë të kësaj dege janë të gjithë të punësuar, prandaj edhe e zhvillojnëmësimin pasditeve nga ora 4 deri në 8.

Konkluzione: Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Standarti IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Institucioni ka statistika vjetore për numrin e studenteve në ciklin e parë por ende nuk ka të diplomuar në bachelor në këtë program studimi.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

VLERËSIM INSTITUCIONAL Nuk mundëm të shihnim dokumentat përkatëse, pasi kryesekretari ishte në trainim në MASH.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Institucion ka të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim, por regjistrat janë akoma të paplotësuar.

Konkluzione: Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë por rregjistrat ishin ende të paplotësuar

Standarti IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Institucioni ndjek progresin e studentëve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Studentet e “Financë kontabilitetit” u shprehen se, për tregun

e punës të diplomës marrin informacion mjaftueshëm 8%, mirë 15%, shumë mirë 54% dhe shkelqyeshëm 23%.Kurse, për ndihmën në gjetjen e vendeve të punës (shërbim karriere)

vlerësimet ishin: dobët 8%, pranueshëm 8%, mirë 15%, shumë mirë 54% dhe shkëlqyeshëm 23%.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni ka zgjidhur çështjen e praktikave profesionale në marrëveshje me një kompani private për studentët e degës Financë – Kontabilitet.

Konkluzione: Megjithëse nuk ka një qendër të këshillimit të karrierës, Institucioni ndjek progresin e studentëve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor. Institucioni ka zgjidhur çështjen e praktikave profesionale në marrëveshje me një kompani private.Çdo javë një ditëmësimi i është caktuar në mënyrë të detyruar praktikës profesionale.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standarti V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste

Page 10: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësi.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Nuk morëm të dhëna, pasi bibliotekaishte në rikonstruksion. Por, studentët e anketuar e vleresuan

disponibilitetin e l iteraturës së nevojshme në shqip dhe gjuhë të huaj. mirë 8%, shumë mirë 69% dheshkëlqyeshëm 8%,

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Nuk morëm të dhëna, pasi bibliotekaishte në rikonstruksion. Pritej të silleshin të dhënat nëpërmjet koordinatores së agjensisë APAAL. Anketimi vleresoi: aksesin në libra dhe gazeta profesionale: pranueshëm 15%,

mirë 23%, shumë mirë 54% dhe shkëlqyeshëm 8%; aksesin në gazeta dhe publikime online, përkatësisht: 8%, 31%, 22% dhe 31%.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Nuk gjetëm të dhëna për këtë.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka ka të shpallura oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve. Ajo është e hapur çdo ditëmësimi deri në orën 8 të darkës.

Konkluzione: Institucioni ka një bibliotekëmodeste e cila sapo ishte furnizuar me një fond të ri nga Universiteti i Pireut. Biblioteka shërben me salla leximi dhe me skedar elektronik për gjetjen e materialeve. Ajo pasurohet vazhdimisht dhe u shërben studentëve deri në orën 20,00. Nuk ka bibliotekëon-line. Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme mbi titujt në mbështetje të mësimit e kërkimit përprogramin “Financë – Kontabilitet”.

Standarti V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për

formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Institucioni dëshmon se,për realizimin e programit të studimeve, ka në sasi të mjaftueshme: laboratorësh, klasash me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit.Mbi 90% e studentëve të Financë

kontabill itetit u shprehën se mirëmbajtja e sallave dhe e paisjeve përkatëse mësimore mbaheshin shumë mirë ose shkëlqyeshëm. Megjithatë, GVJ vuri re se disa prej klasave ishin pa tabela për të shkruar dhe pa mjete teknike si projektor, perde projektimi që ndihmojnë përrealizimin normal të procesitmësimor. Disa prej sallave janë me kollona ndërtimi brenda duke vështirësuar pjesëmarrjen fizike të studentëve në proces.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët kanë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka dy salla të pajisura me aparatura teknike të nevojshme.

Page 11: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Institucioni disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit. Nuk u verifikua nëse kishte ose jo programe të posaçme për statistikë apo ekonomi.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Në bashkëpunim me kompaninë Nerenxi institucioni garanton mundësi të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Konkluzione: Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standarti VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standarti VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit me kohë të plotë e të pjesshme nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive dhe analizës së vazhdueshme të punës, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.Nga takimi me pedagogët me kohë të pjesshme që përbëjnë numrin më të madh të mësimdhënësve, fidbeku është shumë pozitiv.

Page 12: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Konkluzione:institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të angazhuar.

Standarti VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Për realizimin e objektivave të programeve të studimeve Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit. në Universitetin e Pireut dy pedagogëmarrin aktualisht kualifikim profesional. Lektorë të këtij universiteti vizitojnë institucionin sipas nje marrëveshjeje dypalëshe të lidhur së fundmi.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Kompanine Neranxi për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës për studentët e programit të studimeve bachelor. Raporti i vlerësimit që jepet nga kompania për çdo student, përdoret për të bërëvlerësimin e praktikës mësimore të studentit.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Pra ideja eshte: a ofron trainim institucioni pas diplomimit?

Institucioni praktikisht ofron shkollim në vitin e tretë bachelor në Financë – Kontabilitet për të diplomuarit e tij në institutin dy-vjecar, të cilët praktikisht janë të punësuar.Në të ardhmen, vlen të shikohetmë tej në këtë drejtim.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standarti VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standartet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

VLERESIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Nuk ka të dhena të mjaftueshme për të thënëçfarë instrumentesh përdor institucioni për sigurimin e cilesisë. Nuk ka një njësi të pavarur të vlerësimit të cilësisë.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standarteve të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni vlerëson efikasitetin e veprimtarive që kryen, për sigurimin e cilësisë dhe standarteve të programeve të studimeve që ofron por, nuk ka politike të qartë dhe ndonjë procedurë të standartizuar për këtë.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni nuk përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë

Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e

Page 13: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Nuk mund të identifikohet strategjia për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë e përdorur nga Institucioni. Nuk kastrategji, politika apo proceduratë publikuara.

Konkluzione: Institucioni përpiqet për të siguruar cilësi në realizimin e programeve të studimeve por, nuk ka ndonjë njësi të posaçme për kontrollin e cilësisë sipas standarteve.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Orientimi i spikatur i procesit didaktik nga praktika.

2. Prania e laboratorëve bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor dhe të veprimtarive

të tjera.

3. Imazhi shumë pozitiv tek bashkëpunëtorët e jashtëm.

4. Strategjia e hapjes ndaj bashkëpunimit dhe partneritetit.

5. Mbështetja financiare nga Kisha ortodokse.

Pikat e dobëta

1. Cilësia e ulët e pranimeve (nota mesatare e ulët e studentëve në hyrje).

2. Numri relativisht i madh i personelitmësimdhënës të angazhuar me kohë të pjesëshmeqë

është në proces doktorimi.

3. Mungesa e një njësie të pavarur të vlerësimit të brendshëm.

4. Mospajisja me rregullore e të gjithë programeve të studimeve.1

Kërcënimet

1. Rritja e ardhshme kërcënohet nga hapësirat e kufizuara.

2. Numri i kufizuar i personelit efektiv dhe mosha mesatare e lartë e tyre.

Oportunitetet

1. Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Pireut për kualifikim e zhvillim.

2. Lidhja shumë e mirë dhe e konkretizuar me marrëveshje me praktikën profesionale.

3. Personeli mësimdhënës i angazhuar me kohë të pjesëshme shpejt do të mbarojë procesin

e doktorimit.

Page 14: DRAFT / RAPORT PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË … Bsc Finance.pdf · standartit/kriterit 1 I ... studentët (detyra kursi për të analizuar të ... kontabilitet, për praktikat,

Rekomandimet

1. Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të krijohen strukturat përkatëse

universitare si department, etj.

2. Të punohet për hartimin e një metodologjie të shkruar për vlerësimin e ecurisë së

programit të studimit të programit.

3. të punohet më shumë për përdorimin e metodave të tërthorta të vlerësimit për tërheqjen

e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët.

4. Te rritet kapaciteti fizik i auditorëve dhe i shërbimeve ndihmëse.

5. Të plotësohen regjistrat.

6. Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkatës, për të rritur

mundësitëpër tërheqjen e studentëve me cilësorë dhe për krijimin e mundësisë për

rivendosjen e kritereve përzgjedhëse.

Në përfundim të këtij raporti, GVJ mendon se, në përgjithësi, programi i studimit Bachelor në Financë

Kontabilitet i SHLP “LOGOS”, përmbush kërkesat e standarteve kryesore në tërësi.

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Prof.Dr. Lavdosh Zaho

2. Prof. asoc. Dr. Mimoza Kasimati

3. Prof. Dr. Raimonda Duka

1 Nga anketimi i studenteve rezultoi sinjë nga pikat e dobëta fakti që institucioni“nuk është institucion i

njohur në tregun e punës”.