punime të kuvendit legjislatura e 15-të viti 1997, nr · 2009-06-06 · 1037 viti 1997...

534
Punime të Kuvendit Legjislatura e 15-të Viti 1997, nr.3

Upload: others

Post on 07-Mar-2020

5 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 15-të

    Viti 1997, nr.3

  • Libri 3, fq. 1031 - fq. 1564Ribotim, 2009Botimi i parë, 2001

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat PlenareViti 1997

    3

    Tiranë, 2009

  • 1034

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 1035

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    REPUBLIKA E SHQIPERISEPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 15-tëSesioni i parë

    E hënë, 22.9.1997Seanca e pasdites

    Drejton Kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi

    Skënder Gjinushi – …meqënëse kemi pasurprobleme në teknikë ju kujtoj që është marrë njëmasë e përkohshme. Çdo tavolinë ka një grup prejkatër deputetësh dhe ka një mikrofon që punon.Kërkesa për të marrë fjalën bëhet duke ngritur dorënme qëllim që të ndihmojmë teknikën për t’ju lidhur.

    Fillimisht ju bëjmë të njohur programin, për tëcilin është rënë dakord edhe në konsultimin me grupetparlamentare. Pra programi ka të bëjë me periudhën22 shtator –10 tetor.

    1.Në këtë program parashikohen shqyrtimi dhemiratimi i propozimeve të Presidentit të Republikëspër emërimin e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit tëShërbimit të Kontrollit të Shtetit, pra një çështje qëështë futur tashmë në program.

    2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për katëranëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që sipasligjit, caktimin e tyre e ka në kompetencë KuvendiPopullor. Propozimet janë bërë, janë shpërndarë.

    3. Projektligji për disa ndryshime në ligjinnr.7806, datë 17.3.1994 “Për disa ndryshime në ligjinnr. 7574, datë 24.6.1992 “Për organizimin e drejtësisëdhe disa ndryshime në kodet e procedurave penalee civile”, paraqitet nga Këshilli i Ministrave. Projektligji

    është shpërndarë e duhet të kaloj në komision, nëKomisionin e Ligjeve dhe më tej në grupetparlamentare për t’iu paraqitur seancës plenare.

    4.Projektligji “Për Institutin e Integrimit të tëPërndjekurve”, është përsëri me iniciativën e Këshillittë Ministrave, është shpërndarë në sallë, duhet tëkaloj në Komisionin e Ligjeve, në Komisionin eEkonomisë, në grupet parlamentare dhe pastaj tëshqyrtohet nga ju.

    5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjinnr.7777, datë 22.12.1993 “Për sistemin e taksavenë Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjetnr.7788, 7899, 8079, 8191, është përsëri propozimii Qeverisë, do u shpërndahet deputetëve, doshqyrtohet nga Komisioni i Ekonomisë, i Ligjeve,pastaj nga grupet parlamentare.

    6. Projektligji për një shtesë në ligjin nr.7693 “Përurbanistikën”, me inisiativën gjithnjë të Qeverisë, dota shikoj Komisioni i Industrisë, Transportit, PunëvePublike dhe Tregtisë, Komisioni i Ligjeve si dhe grupetparlamentare.

    Është futur në program edhe caktimi i një anëtaritë ekipit përzgjedhës të Komisionit të EntitRregullues të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe

  • 1036

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    përpunimi të ujërave të ndotura. Ky ent përbëhet prej5 vetësh, një prej të cilëve do ta caktojë KuvendiPopullor. Priten propozimet për të.

    Përveç projektligjeve janë të parashikuara njëseancë pyetjesh me Ministrin e Punëve Publike dheTransportit, zotin Gaqo Apostoli, kërkuar nga disadeputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,e përfshirë tashmë në program, interpelancë meMinistrin e Brendshëm kërkuar nga deputeti AzemHajdari, kërkesa i është dërguar Ministrit në 8.9.1997,pra është në kufijtë që duhet t’i përgjigjet.

    Seancë pyetjesh me Ministrin e Bujqësisëkërkuar nga një grup deputetësh të GrupitParlamentar të Partisë Socialiste. Kjo sot i ështëpërcjellë Ministrit, kështu që mund të planifikohetnë kohën që Ministri do të jetë i gatshëm për tëzhvilluar këtë seancë pyetjesh.

    Këto janë çështjet e parashikuara për këtëperiudhë 22 shtator-10 tetor, në qoftë se nuk kandonjë sugjerim nga ana juaj. Dëshiron njeri të marrëfjalën?

    Po, zoti Gjiknuri.Lekë Gjiknuri - Unë kisha këtë sugjerim që

    ligji “Për urbanistikën” mund të diskutohet edhe nëKomisionin e Shëndetësisë dhe Mjedisit. Problemeturbane janë të lidhura ngushtë me problemet emjedisit.

    Skënder Gjinushi – Dakord. Tjetër sugjerim?Nuk ka.

    Atëherë, programi nuk hidhet për miratim kurështë me konsensus, ai vetëm i njoftohet Parlamentit,kështu që e quajmë të adoptuar këtë program.

    Për sot mendohet si kalendar pune dhekonkretisht kalendari për javën mendohet të jetë ky:Sot të trajtojmë këto dy çështje, programi i punësqë sapo e shqyrtuam, shqyrtimi dhe miratimi ipropozimeve të Presidentit për Kryetarin dheZëvendëskryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetitdhe shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për Këshilline Lartë të Drejtësisë. Nesër të vazhdojë puna mekomisionet, kryetarët e komisionit të procedojnë përtë shqyrtuar gjithë këto projektligje që kanë ardhurdhe të mërkurën në seancë plenare në orën 10 doshqyrtohen projektligji “Për disa ndryshime në ligjinnr.7806, datë 17.3.1994 “Për disa ndryshime në ligjinnr. 7574, datë 24.6.1992 “Për organizimin e drejtësisëdhe disa ndryshime në kodet e procedurave penalee civile”, caktimi i një anëtari të ekipit përzgjedhëstë Komisionit të Entit Rregullues të furnizimit meujë dhe largimit të përpunimit të ujërave të ndoturadhe seanca e pyetjeve me Ministrin e Punëve Publike

    dhe Transportit, zotin Gaqo Apostoli.Javën e ardhshme e hëna dhe e marta do të

    jenë punë në komisione, kurse seanca do të filloj tëmërkurën pasdite.

    Për këtë javë janë këto dy çështje, nesër punanë komisione dhe të mërkurën ligji që ka të bëjë meKodin e Procedurës Penale e Civile dhe seanca mezotin Apostoli, që nga pyetjet e bëra ajo seancëshkon një orë e ca.

    Fillojmë me propozimet për Këshillin e Lartë tëDrejtësisë, pasi zgjedhja e kryetarit të komisionitdo të bëhet me votim të fshehtë, sepse ka disakandidatura, pra është një procedurë më e gjatë.

    Përsa i takon katër anëtarëve të Këshillit të Lartëtë Drejtësisë propozimet vijnë kryesisht nga grupisocialist, kështu që zoti Majko e ka fjalën.

    Pandeli Majko – Zoti Kryetar,Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i propozon

    Kuvendit Popullor që anëtar të Këshillit të Lartë tëDrejtësisë të emëroj në Kuvendin Popullor zotërinjtëDashamir Kore, Përparim Sanxhaku, Petrit Plloçidhe Valentina Zaçe.

    Po i marr me radhë sipas përcaktimeve që kanëedhe kurrikulumet e tyre që ndodhen në tryezat edeputetëve dhe sipas ndarjes që i përcakton edheligji.

    Dashamir Kore është diplomuar në Fakultetin eShkencave Politike – Juridike në vitin 1975, pastajka vazhduar punën e tij si këshilltar ligjor dhe gjyqtarpranë Gjykatës së Rrethit Sarandë, më pas kryetarGjykate respektivisht në Përmet dhe Korçë, ’87-’90ka punuar anëtar i Gjykatës së Lartë dhe në krijimine Ministrisë së Drejtësisë ka qenë drejtues i saj.Nga viti 1992 e në vazhdim vazhdon punën si avokat.Gjithashtu është sekretar i kryesisë së DhomësKombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, si dhe anëtari Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Ka aktivitet nëfushën e drejtësisë me artikuj, intervista, opinione.Ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin eDrejtësisë ku ka dhënë lëndën e të Drejtës Penale.

    Kandidatura tjetër është Përparim Sanxhaku, idiplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi në vitin 1979. Ka punuar sindihmës prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë,më pas ka qenë specialist për veprat penale nëekonomi në Hetuesinë e Përgjithshme. Nga viti 1991e në vazhdim ka qenë avokat. Është anëtar i Kryesisësë Dhomës së Avokatëve dhe anëtar i Kryesisë sëDhomës së Avokatëve në Tiranë. Ka mbrojtur dheka përfaqësur çështje të rëndësishme në të gjithashkallët e gjykimit brenda vendit dhe në organizmat

  • 1037

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    e ndryshme ndërkombëtare. Ka aktivitet të pasurme artikuj, intervista, opinione në fushën e së drejtës.

    Zoti Petrit Plloçi, lindur në Mat në vitin 1958, kambaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik.Fillimisht ka punuar në Gjykatën e rrethit të Dibrëssi përmbarues gjyqësor, më pas në Gjykatën eRrethit Shkodër si këshilltar ligjor, më pas gjyqtarnë Gjykatën e Rrethit Shkodër. Në maj 1989 – shkurt1991 në Gjykatën e Rretit Mat gjyqtar, shkurt ’91-tetor ’93 ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë nëDrejtorinë e Kodifikimit. Nëntor 1993 e në vazhdimështë në Gjykatën e Kasacionit, gjyqtar. Ështëpjesëmarrës në sesionin e Konferencës së Hagëspër të Drejtën Ndërkombëtare Private, më pas kamarrë pjesë në seminar për partitë politike tëorganizuar nga Fondacioni Zvicerian për partitë dhesi shihet nga kurrikulumi ka një pjesëmarrje tepëraktive në institucionet ndërkombëtare apo nëseminare të organizuara prej tyre.

    Valentina Zaçe, ka lindur në Ersekë. Nga viti ’80-’83 ka kryer studimet universitare, në vitin ’83 – 90ka marrë gradën kandidate e shkencave juridike metemën “Marrëdhëniet martesore sipas legjislacionitshqiptar”. Ka përfunduar diplomën e studimeve tëthelluara universitare ekuivalent IDEAS ose masterpranë Fakultetit të Drejtësisë Xhin Mulin Lion,Francë. Në vazhdim studimet për përgatitjen e tezësdhe marrjes së gradës Doktor të Shkencave Juridikenë Fakultetin e Drejtësisë në Lion, Francë, më paska marrë gradën Doktor i Shkencave Juridike. Nëvitin 1994 ka marrë titullin asistent profesor. Në vitin1993 e në vazhdim ka marrë diplomën përpjesëmarrjen në seminare dhe konferenca, kursetrajnimi nga ILO, Insitutiti Universitar Europian, nëFirencë, Itali, Qendër Daneze e të Drejtave të Njeriutetj. Aktiviteti profesional i saj është tepër i pasur.Nga 1983 punonjëse shkencore në sektorin shkencorpranë Fakultetit të Drejtësisë Universiteti Tiranë, 83-’87 ka qenë asistente pedagoge e të Drejtës Civilenë Fakultetin e Ekonomisë. Në vitin 1987 e nëvazhdim pedagoge e të Drejtës Familjare nëKatedrën e të Drejtës Familjare në Fakultetin eDrejtësisë së Universitetit të Tiranës, në vitet ’93-’94ka qenë dekane e Fakultetit të Drejtësisë nëUniversitetin e Tiranës, në ’93 e në vazhdim avokatepranë Dhomës së Avokatëve Tiranë, ’93 e në vazhdimanëtare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve mecilësinë e pedagoges së të Drejtës Familjare. Në1996 e në vazhdim ka qenë koordinatore e programitmanual për të drejtat e njeriut në Shqipëri nëbashkëpunim me Qendrën Daneze të të Drejtave të

    Njeriut. Ka pasur edhe botime të pasura në 12 artikujbrenda dhe jashtë vendit dhe monografinë“Marrëdhëniet martesore sipas legjislacionit shqiptar”,botuar në vitin 1996. Di disa gjuhë të huaja.

    Pra, pas paraqitjes që bëra, zoti Kryetar, ftojkolegët deputetë t’i votojnë këto kandidatura tëarritura nga pikëpamja profesionale, të cilat mëshumë se politikisht flasin profesionalisht.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit edhe ju!Urdhëro zoti Dizdari.Limoz Dizdari – I nderuar zoti Kryetar, më duket

    se ka një gabim në procedurë.Kjo seancë diskutimi për Këshillin e Lartë të

    Drejtësisë ka qenë e planifikuar atë ditë që ndodhiai incidenti i shëmtuar dhe zoti Pandeli tha do tëmblidhet grupi parlamentar të dikutojë për këtë.

    Skënder Gjinushi – Ishte Kontrolli i Shtetit.Limoz Dizdari – Ishte dhe kjo si pikë e dytë

    dhe ishte planifikuar që të diskutohej, mbase nukkam qenë unë në diskutim, por në qoftë se është evërtetë që nuk është bërë diskutimi, mendoj se ështëe dobishme të kthehemi në diskutim në grupinparlamentar.

    Skënder Gjinushi – Se ç’kanë bërë grupetparlamentare nuk ka të bëjë me procedurën nëParlament, grupet e dinë vetë si përgatiten kur hyjnënë seancë plenare.

    E dyta, këtu ka një ndryshim tek Kontrolli iShtetit janë disa kandidatura për të njejtin post dhekonsulenca u kërkua që çdo grup të përcaktojë sekujt do ia jap votën, eventualisht, ka raste kur grupipozicionohet, ka raste kur grupi lihet i lirë, atë edinë kryetarët e grupeve sipas politikës. Në rastinkonkret ky është propozim i grupit socialist, nuk edi se me kë do kunsultohet sepse janë katër poste,katër kandidatura.

    Unë dua të sqaroj një gjë që për Parlamentinështë konform ligjit. Këtu propozohen dy avokatë seka rëndësi edhe ndarja zoti Majko, një ngaprofesoriati, një gjykatës dhe dy avokatë, domethënësiç obligon ligji, kështu që në qoftë se grupi socialistdo përsëri të konsultohet është e drejtë e grupit.

    Grupet e tjera kanë ndonjë sugjerim, propozim,sado që propozimet duhet të kishin mbërritur, pormegjithatë deri në kalimin në votim priten, segjithkush ka të drejtë të mbështes kandidatura, tëpropozojë një tjetër apo të kundërshtojë ndonjëkandidaturë.

    Ndonjë tjetër kërkon fjalën? Jo.Ju lutem në qoftë se ka deputetë, sekretaria,

  • 1038

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    meqë votohet, mirë është që të gjithë deputetët qëvotojnë të jenë në sallë.

    Kush është dakord që zoti Dashamir Kore tëjetë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Kundraka? Nuk ka. Abstenim? 1 abstenim.

    Me 1 abstenim me të gjitha votat e tjera pro, zotiDashamir Kore miratohet si anëtar i Këshillit të Lartëtë Drejtësisë.

    Kush është dakord që zoti Përparim Sanxhakutë jetë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Kundraka? 1 kundër. Abstenim? 1 abstenim.

    Me 1 kundër, me 1 abstenim miratohet zotiPërparim Sanxhaku anëtar i Këshillit të Lartë tëDrejtësisë.

    Kush është dakord që zoti Petrit Plloçi të jetëanëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Kundra ka?Nuk ka. Abstenim? Asnjë abstenim.

    Me të gjitha votat pro, asnjë kundër, asnjëabstenim miratohet zoti Petrit Plloçi anëtar i Këshillittë Lartë të Drejtësisë.

    Së fundi, kush është dakord që zonja ValentinaZaçe të jetë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë?Kundra ? 2 kundra. Abstenim? 3 abstenim.

    Me 2 vota kundra, 3 abstenim, miratohet zonjaValentina Zaçe anëtare e Këshillit të Lartë tëDrejtësisë.

    Kalojmë në zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëvetë Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Propozimet sipasndryshimeve të bëra në ligj, sado që kjo ka qenë nëfuqi edhe më parë, këto poste, këto kandidaturapropozohen nga Presidenti i Republikës.

    Konkretisht ju keni përpara propozimin ePresidentit të Republikës, zotit Rexhep Meidanit, icili, për secilin post, për kryetar propozon trekandidatura Eduard Ypi, Mustafa Kërçuku, SpartakNgjela.

    Për zëvendëskryetar Ariana Nati, SheferedinShehu, Shkëlqim Barushi dhe për zëvendëskryetarine dytë, nga radha jo si rëndësi, Arben Kraja dheSpartak Braho.

    Siç dihet, për kryetarin, ligji obligon që të jetënga opozita parlamentare, pra nga opozita, të mosjetë nga mazhoranca dhe një nga nënkryetarët,përsëri propozimi ka ardhur nga opozita, kursenënkryetari tjetër është propozuar nga mazhoranca.Pra, ne jemi konform ligjit, meqënëse për të zbatuarligjin Presidenti është konsultuar me parti tëndryshme opozitare.

    Fjalën e kanë partitë, të cilat eventualisht kanëpropozuar këto kandidatura dhe dëshirojnë t’imbështesin.

    Kush e dëshiron i pari fjalën? Zoti Selfo.Hysen Selfo – I nderuar zoti Kryetar, të nderuar

    kolegë,Kemi propozuar për Kryetar të Shërbimit të

    Kontrollit të Shtetit zotin Mustafa Rustem Kërçuku,i datëlindjes 1946, vendlindja Kavajë, vendbanimiTiranë, me prejardhje nga një familje e pasur. Kambaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin eTiranës, dega e Ekonomisë Kontabël në vitin 1969.Është diplomuar në Akademinë e Lartë të Mbrojtjesnë Kolegjin Civil në vitin 1996. Është specializuarnë kurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit përfinancë, kontroll dhe në fushën e sigurimeve, INSIG.Flet dy gjuhë të huaja, rusisht dhe anglisht. Vjetërsiae përgjithshme në punë 29 vjet, nga këto nëadministratë në ndërmarrjen e ndërtimeve Mirditë 12vjet, ’70-’81, ka kryer detyrën e revizorit dhe kryetari degës plan-financë në ndërmarrjen e furnizimit dhendërtimit Durrës 8 vjet, ’82-’89 me detyrën e kryetarittë degës së financës, në Ministrinë e Ndërtimit 3vjet nga ’89-’91, kryeinspektor në Drejtorinë eFinancës së Kontrollit të Privatizimit, në Shërbimine Kontrollit të Shtetit 1 vit ’92-’93 me detyrën ezëvendëskryetarit dhe është larguar me dorëheqjentij, në ’93-’96 në degën e sigurimeve INSIG Tiranë,3 vjet, në detyrën e drejtorit, është larguar mekërkesën e tij. Që prej një viti punon në degën eBankës së Kursimeve në Tiranë, si zëvendësdrejtor.Është i martuar me dy fëmijë. Nuk ka qenë anëtar iPartisë së Punës së Shqipërisë, por njëkohësishtnuk është anëtar i Partisë së Ballit Kombëtar. Ne ekemi propozuar thjesht si teknik, specialist dhe njerishumë të aftë dhe mendojmë se mund ta drejtojëshumë mirë Shërbimin e Kontrollit të Shtetit. Nukështë dënuar asnjëherë nga gjykata për asnjë llojkrimi, nuk ka qenë informator i sigurimit të shtetitdhe as i SHIK-ut, nuk ka qenë asnjeherë dëshmitarnë gjykata politike. Gjatë gjithë aktivitetit të jetës sëpunës së tij është munduar që të punoj mendershmëri, profesionalizëm, përkushtim dhe kasynuar t’i zbatojë ligjet dhe rregullat me kujdes dhesaktësi, duke ruajtur figurën e zyrtarit dhe qytetarittë ndershëm.

    Ju ftoj zotërinj deputetë, të nderuar kolegë, tëvotoni për Mustafa Kërçukun, se atëherë dijeni sekeni vënë në krye të Shërbimit të Kontrollit të Shtetitnjë specialist dhe një njeri shumë të ndershëm.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit Zoti Selfo!

    Kush dëshiron ta mbështes këtë kandidaturë.Zoti Bejtaj.

  • 1039

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    Engjëll Bejtaj – Falemnderit zoti Kryetar!Pavarësisht se votimi është i fshehtë, ne si grup

    parlamentar socialdemokrat prononcohemi dukembështetur kandidaturën e zotit Mustafa Kërçukunë detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Shtetit.

    Së pari, përgëzoj zotin Selfo dhe subjektin që aipërfaqëson për përzgjedhjen e mirë që ka bërë nëkëtë drejtim dhe ndërkohë duke respektuar edheMarrëveshjen e Romës, e gjykoj se duke mbështeturzotin Mustafa Kërçuku , duke qenë i propozuar ngaopozita, por njëkohësisht jo nga ajo pjesë e opozitëse cila ngarkohet me përgjegjësi për korrupsionin ederitanishëm, mbështesim një kandidaturë shumëtë përshtatshme në këtë post.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Çuçi e ka fjalën.Leontiev Çuçi – Zoti Gjinushi, unë përpara se

    të kaloj në emra, do të desha të shtroja një problemedhe të karakterit parimor. Kam parasysh një faktse Kontrolli i Shtetit aktualisht, nisur edhe ngainstitucionet ndërkombëtare që e njohin këtë fushë,po përgatitet që shumë shpejt të paraqesë në këtëParlament ligjin për shndërrimin e këtij kontrolli nëgjykatë llogarie. Duke pasur parasysh njëtransformim të tillë, unë do të isha që në mospresidenca ose Kryetari i Kontrollit të Shtetit, për tëcilin unë jam dakord me kandidaturën e zotit Kërçuku,të paktën një nga nënkryetarët të ishte jurist, të mose lëmë presidencën që nesër shumë shpejt tëshndërrohet në një gjykatë dhe të mos ketë nëkryesinë e saj një që të njoh dhe të jetë kompetenti fushës së jurisprudencës.

    Skënder Gjinushi – Është Kraja.Leontiev Çuçi- Nuk e di dhe e dyta zoti Gjinushi,

    unë nuk e quaj antiligjore në qoftë se ata qëkandidojnë për kryetar të mos kandidojnë edhe përnënkryetar. Natyrisht ky është propozim i presidentitdhe nuk e ndërrojmë dot. Megjithatë unë këtëproblem e shtroj në parim, në qoftë se zgjidhetkryetari dhe ndër dy nënkryetarët nuk ka jurist unëdo ta quaja të pagoditur propozimin e zotit Meidani.

    Skënder Gjinushi – Dakord. Kjo do kihetparasysh në votim.

    Leontiev Çuçi – Megjithatë zoti Gjinushi ështëedhe një vërejtje që është bërë këtu edhe më përparaqë do të ishte mirë që në dekretet dhe në vendimetqë sjell Presidenti të jetë edhe juristi i tij, sepse potë ishte sot mund të jepte edhe ai ndonjë ndihmesënë këtë trajtim.

    Skënder Gjinushi – Nuk e kam aty, po sigurishtkur Presidenti merr iniciativë ligjvënëse sjell një dekret

    patjetër që duhet të jetë juristi apo dikush që e mbronatë, kurse me propozimet është pak ajo që thotëzoti Fehmi. Normalisht duhet të ishte vetëm njëpropozim, që nuk është e shprehur prerë në ligj, pornormale është që të kishte një propozim dhe në qoftëse Parlamenti e mbështet, ajo fiton, në qoftë serrëzohet vjen propozimi tjetër.

    Këtu ka një qëndrim më pak “demokratik”, nenuk mund ta quajmë antiligjore se mund ta kthenimnë qoftë se gjykohej e tillë, aty nuk është e shprehurqartë që në rastet…

    Urdhëro zoti …Një deputet – Ky si problem lindi ditë më parë

    në grupin tonë. Sipas ligjit Kuvendi propozon kryetarine këtij institucioni dhe zëvendëskryetarët, meqënëseata janë shumës. Edhe sipas praktikave që kemideri sot, propozimet janë bërë në mënyrë nominale.Po qe se ligji do ta shikonte të nevojshme tëbëheshin propozime me kandidatura alternativeatëherë nuk do të ishte vështirë fare aq më tepër qëne për këtë problem operuam para një jave me njëndryshim që i bëmë këtij ligji. Prandaj, nisur nga kyfakt, edhe pse nuk ka asnjë shkelje në kuptimin ligjor,dua të them se Presidenti ka vënë në pozita të vështiragrupet parlamentare dhe ne vetë, sepse në fund tëfundit për të gjitha ato kandidatura që janë propozuarnga subjektet politike, në parim ne mund të moskemi asgjë kundër, mundet që të gjithë të plotësojnëkushtet për të qenë titullarë apo zëvendës edhe nënjë farë mase do të vihemi pastaj për të parë përpreferenca njërin apo tjetrin e duam a s’duam ne dotë ketë edhe keqdashje, keqinterpretime, por ajo qëmë shqetëson më shumë mua është ai fakt qëdiskutoi edhe zoti Çuçi. Meqënëse propozimet janëbërë në mënyrë të tillë, unë mendoj se do të ishtemirë që të diskutohej në parim edhe për një zgjidhjetjetër, fjala vjen nga tre kandidaturat e propozuaranga Presidenti për kryetar do zgjedhim njërin,natyrisht që njeri prej tyre do të fitoj. Është normaleqë këta që janë propozuar për kryetar mund të dalinedhe zëvendëskryetar, prandaj do të mendoja që kyproblem, qoftë diskutimi, qoftë votimi të shikohej nëkëtë mënyrë. Unë jam i bindur që Presidenti nuk dotë kishte kundërshtim që këto kandidatura të parapër kryetar mund të dilnin në qoftë se e meritonin sizëvendës të tij.

    Skënder Gjinushi – Ne ose e pranojmë këtëpropozim siç është bërë, ose e kthejmë. Bazë përta kthyer ne nuk kemi, sepse nuk është dukshëmantiligjore, është në mënyrë interpretative. Do tëpunojmë me këtë procedurë. As këshilltarët tanë,

  • 1040

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    as Komisioni i Ligjeve nuk ka shfaqur idenë qëndodhemi…

    Propozime për kryetar janë tre. Është mbështeturderi tani kandidatura e Mustafa Kërçukut. Kushdëshiron të shtojë mbështetje ose kundërshtim përnjë nga këto kandidatura para se të kalojmë në votim.

    Zoti Imami e ka fjalën.Arben Imami – Ju falemnderit!Besoj se nuk mund të diskutohet vlefshmëria e

    këtij propozimi. Është e diskutueshme dhe kjo duhettë na bëjë që të kuptojmë që kur të hartojmëlegjislacion të jemi të qartë deri në fund sesi duhethartuar ky legjislacionin, domethënë duhet lënë menjë propozim apo me tre propozime.

    Interpretimi im personal do të ishte që duhet njëpropozim, por kjo nuk ka rëndësi, është diçka që ipërket interpretimeve personale. Unë dua të flasthjesht si deputet i këtij Parlamenti dhe anëtar i njëpartie të koalicionit. Unë mendoj se përgjithësishtpropozimet e Presidentit të Republikës janëpropozime serioze, propozime që i qëndrojnë kriterevemorale, kritereve profesionale siç ishte, fjala vjen,për zotin Kërçuku ashtu sikurse është edhepropozimi për kolegun tonë zotin Ngjela.

    Unë nuk kam ndonjë vërejtje të posaçmepërkundrejt propozimit të parë të zotit Ypi, por kamnjë problem parimor që dëshiroja ta trajtoja. Dua tëthem se zoti Ypi ka qenë në këto 5 vitet e fundit, nëmënyrë të vazhdueshme, anëtar kabineti. Kjo nukështë as meritë, nuk është as faj, nuk dua të ngarkojnjeri me faj për këtë gjë, por dua të them se një ngadetyrat përparësore të Kontrollit të Shtetit në këtovite që vijnë do të jetë krahas kontrollit të ekzekutivittë sotëm edhe kontrolli i ekzekutivit të djeshëm, përtë cilin, në mënyrë deduktive, të gjithë biem dakordse ka qenë me problematikë nga pikëpamja ekorrupsionit dhe korrupsioni ishte një nga arsyet qëçuan vendin në krizën e fillimit të vitit, e para kjo.

    E dyta, zoti Ypi ka qenë anëtar kabineti në njëperiudhë, që ka qenë periudha intensive eveprimtarisë së firmave piramidale, periudha mëintensive e hyrjes dhe e daljes së parave të papastranë Republikën e Shqipërisë, ka qenë drejtues i njëprej bankave kryesore. Unë me këtë që them nukdua të ngarkoj kënd pa prova e përgjegjësi, porgjithsesi dua të them që është një nga bankat, ecila në shtypin e huaj dhe nga specialistët, që janëmarrë me problemin e piramidave shqiptare, ështëcilësuar si një bankë me hije dyshimi. Nëse ne dotë kishim argumente që kjo bankë është krejtësishte pastër, sigurisht që unë do të votoja krejt

    normalisht, por ne në gjendjen aktuale jemi tëdetyruar të votojmë pa pasur argumete pro osekundër kësaj çështjeje.

    Duke qënë në këtë situatë unë mendoj sekandidatura e zotit Ypi për këto dy arsye, pra dukeqenë anëtar i kabinetit, që duhet parë, dhe dy,meqënëse ka punuar në një bankë të tillë dhe e tretado të thoja që do të ishte në të mirë të këtijParlamenti, do të ishte pozitive edhe për grupin mëtë madh të Parlamentit Shqiptar, flas për socialistët,që kryetari i Kontrollit të Shtetit t’i jepej disa forcavepolitike historike, që kanë treguar moralitet historikpër gjatë 50-60 vjetëve të fundit të historisë politikeshqiptare, siç janë Balli Kombëtar ose Partia Lëvizjae Legalitetit. Kështu që ne do të mbështesim njënga këto kandidatura.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Ahmetaj.Luftim Ahmetaj – Falemnderit zoti Kryetar!Ditën që ndodhi ai incident fare i pakëndshëm

    në Parlament, Kryetari i Grupit e Djathta e Qendrësi bërtiti me të madhe zotit Ngjela për të hequrkandidaturën. Unë akoma nuk e di në se zoti Ngjeladhe partia e tij i qëndron kësaj kandidature apo ështëtërhequr, dhe për të vazhduar shtesën jo se mbështesImamin, po duke menduar që Imami kishte plotësishttë drejtë që Kërçuku është një kandidaturë jo vetëme zgjedhur, më vjen jashtëzakonisht mirë për miqtëe mi ballistë që kanë propozuar këtë kandidaturë,por duke punuar në Kontrollin e Shtetit ai u larguanga Kontrolli i Shtetit për të mos bërë ato që bëriBlerim Çela. Mendoj dhe më vjen mirë që kanë bërëpikërisht këtë zgjedhje.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit!Fejzo.Vladimir Fejzo - Jam i mendimit që nuk duhet

    sqaruar shumë problemi.Dhe ne si grup i Qendrës Liberale e mbështesim

    totalisht këtë kandidaturë të përzgjedhur nga opozita.Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit edhe juve.Pandeli Majko – Zoti Kryetar,Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh

    para dy, tre ditësh, pikërisht ditën e incidentit tërëndë, që ndodhi pas kuintave të këtij Parlamentidhe pati një diskutim një orësh lidhur me kandidaturëne paraqitur. Dhe në fakt ne si grup po shkonim drejtmendimit të përkrahjes së kandidaturës së EduardYpit, mirëpo edhe pas konsultimeve me pjesëtarët ekoalicionit edhe me një psikologji politike realiste

  • 1041

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    ne kemi përpara dy kandidatura Eduard Ypin, tëpropozuar nga opozita e pas viteve ’90 dhe MustafaKërçukun, të propozuar nga opozita historike e sëmajtës, me të cilën kjo e majtë 40 e ca vjet përparaedhe është gjakosur domethënë as nuk ështëplagosur, por është gjakosur.

    Unë mendoj që kolegët deputetë të grupit timparlamentar, duke patur parasysh edhe mendimin epjesëtarëve të nderuar të koalicionit, do dinë tëzgjedhin midis këtyre dy kandidaturave të spikatura.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Hajro e ka fjalën.Sokol Hajro – Falemnderit zoti Kryetar,Unë do të mbështes kandidaturën e zotit Ypi

    për një arsye, nuk mbaj përgjegësi për ato që thanëkolegët, sepse as i miratoj, as i hedh poshtë e nuki di, por ka qenë konkurrenti im i 29 qershorit,kandidat për deputet nga Partia Demokratike dheka qenë nga kandidatët që ndryshe nga partia e vetka bërë një fushatë shumë të mirë, shumë tëekuilibruar dhe shumë profesionale. Pra, ai kakontribuar që në Kolonjë hendeku i thelluar nga Butkamidis të majtëve dhe të djathtëve të ngushtohej sadopak. Kështu që do të mbështes këtë kandidaturë.

    Skënder Gjinushi – Dëshiron ndonjë tjetërfjalën?

    Zoti Gjiknuri.Lekë Gjiknuri – Zoti Kryetar, unë kam një pyetje

    për ju.Duke qenë se keni qenë një nga personat që

    keni firmosur Marrëveshjen e Romës, nuk di në kandonjë obligim që personi që propozohet të jetë ngaradhët e partisë më të madhe opozitare.

    Skënder Gjinushi – Jo nuk është e shkruar.Bile po të ishte ky rresht unë nuk do e firmosja. Potë ishte vënë ky kusht, unë absolutisht nuk do tëfirmosja. E shpjegova edhe atë ditë që u bë debatikëtu që ashtu ndryshe do të thoshte që të rri BlerimÇela, por në asnjë mënyrë, përkundrazi edhe praktikabotërore është që në tërësi vihet një i pavarur, sadoqë atje krijohet pavarësia edhe nga rrjedhja ehistorisë dhe vihen edhe nga parti të vogla, pikërishtpër arsye se partitë e vogla nuk janë të implikuar mepushtetet e ndryshme.

    Meqë më detyrove të them dy fjalë, edhe unëpersonalisht mbështes kandidaturën e Kërçukut përtë tëra motivet dhe argumentat që dhanë parafolësitdhe për mënyrën si e argumentoi edhe Selfoja nëemër të subjektit që e propozon.

    I mbyllim diskutimet përsa i takon kandidaturavepër kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit,

    meqënse votimin do e bëjmë njëherësh, vazhdojmëme postin e dytë të zëvendëskryetarit. Propozohentri kandidatura Nati, Shehu, Barushi.

    Kush dëshiron të shprehet për këto kandidatura.Çenga.Afrim Çenga – Ju falemnderit zoti Kryetar!Unë personalisht, meqënëse kam punuar një

    kohë të gjatë në juridiksionin e Ministrisë sëNdërtimit, aty kam njohur Shkëlqim Barushin.

    Unë mendoj që ai është një intelektual mepotencial të lartë, një intelektual që ka ditur mjaftmirë të mosimplikohet edhe pse ka qenë në disaposte apo në disa detyra që mjaft mirë mund tëimplikojnë në ish- korrupsionin e pushtetarëve, kaditur të mbajë një qëndrim korrekt. Ndaj unëpersonalisht e mbështes zotërinë, kuptohet që përmë tej nga ka lindur, kush është dhe ku ka punuarvetë kurrikulimi i tij e thotë më mirë atë.

    Skënder Gjinushi – Zoti Majko dëshironi tëshpreheni në emër të grupit? Urdhëroni.

    Pandeli Majko – Grupi Parlamentar i PartisëSocialiste do përkrahi kandidaturën e zonjës ArianaNati, ekonomiste, doktore e shkencave.

    Skënder Gjinushi – Falemnderit!Ahmetaj.Luftim Ahmetaj – Faleminderit zoti Kryetar!Zoti Barusha ka edhe disa parametra të tjerë që

    e zhvlerësojnë figurën e tij. Ai ka qenë pretendentipër deputet në zonën time elektorale dhe nuk ishteshumë luajal në propagandën ose më mirë të theminë përpjekjet e tij për t’u bërë deputet i KuvenditPopullor, plus që është një person që për çudi edhepse është dukur sikur ka bërë kundërshtim, kalëvizuar me aparatin shtetëror gjithmonë atje ku kanëshkuar miqtë e pushtetit dhe të Berishës.

    Unë jam kundër kësaj kandidature.Falemnderit!Skënder Gjinushi - Falemnderit edhe juve!Kërkon të shprehet ndonjë tjetër? Nga e Djathta?

    Zoti Selfo.Hysen Selfo – Për nënkryetarin ne do të

    mbrojmë patjetër kandidaturën e Shkëlqim Barushit,e kemi edhe në koalicion në të Djathtën e BashkuarShqiptare, është një ekonomist i provuar, është njëdjalë me kulturë, dhe mendoj se ai mund ta kryjëshumë mirë atë detyrë dhe ka një farë eksperiencenë këtë drejtim.

    Skënder Gjinushi – Falemnderit!Zoti Imami.Arben Imami – Falemnderit!Unë besoj që të tre propozimet janë shumë

  • 1042

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    serioze, njerëz të cilët kanë kurrikulume të mira,gjithsesi unë do të thoja që për të pasur njëpërfaqësim sa më të mirë dhe sa më të plotë tëspektrit politik të opozitës së sotme, unë po shohqë ka një konsensus nga partitë dhe nga grupetparlamentare lidhur me zotin Kërçuku, atëherë dotë ishte normale që një nga nënkryetarët të mosishte po nga i njejti grupim politik dhe në veçanti dotë shtoja se zonja Nati është një profesioniste mekualifikim të lartë, plus është e vërtetë që duhenmbështetur gratë që tregojnë aftësi dhe janë së pakunë kushte të barabarta me burrat. Kjo duhet të jetënjë tendencë, besoj, e këtij Parlamenti në emërime.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit zoti Imami.Mbyllim diskutimet edhe për kandidaturën e dytë.

    Vazhdojmë për postin e dytë të zëvëndëskryetarittë Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Këtu ka dykandidatura Kraja dhe Braho.

    Arben Isa Kraja ekonomist dhe jurist dhe SpartakIbrahim Braho jurist.

    Kush dëshiron të shprehet?Zoti Majko.Pandeli Majko – Zoti Kryetar,Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të

    përkrah kandidaturën e zotit Arben Isa Krajaekonomist dhe jurist.

    Ndërsa, për sa i përket kandidaturës së nderuartë kolegut tonë, anëtar i Grupit Parlamentar tëPartisë Socialiste, Spartak Ibrahim Braho, nemendojmë pa nënvleftësuar asnjë cilësi të koleguttonë, mendojmë që Kontrolli i Shtetit të dominohetnga sa më pak politikanë, pavarësisht se tepërprofesionist, por sa më pak politikanë.

    Ne mendojmë që Arben Isa Kraja i ka këto vlera,e përfaqëson, pra ekonimist dhe jurist. Grupi do tëpërkrahi pikërisht këtë kandidaturë, ndërsa SpartakBraho, duke u marrë vesh edhe me të, nuk do tëkandidojë për këtë post.

    Skënder Gjinushi – Spartak Braho tërhiqet,kështu duhet interpretuar?

    Pandeli Majko – Po.Skënder Gjinushi – Ka ndonjë prononcim tjetër

    për këtë çështje? Nuk ka.Kalojmë në votim. Ngremë një komision prej tre

    vetësh.Kush ka propozim për komisionin.Fejzo na e zgjidh këtë çështje.Vladimir Fejzo – Unë propozoj në komision

    deputetin e pavaruar Maksim Hasani.Falemnderit!

    Skënder Gjinushi – Propozim tjetër? ZotiMajko.

    Pandeli Majko – Zoti Kryetar,Propozojmë deputetët Hamdi Jupe dhe Lekë

    Çukaj.Skënder Gjinushi - Një nga qendra dhe një nga

    e djathta. Nga e Djathta, Fatbardh Hushi mbetet.Një deputet – Propozojmë zotin Afrim Çenga.Skënder Gjinushi – Mbaruam, u bënë 5.Po, zoti Jupe.Hamdi Jupe - Jam kundër propozimit për të qenë

    dhe unë në këtë komision, sepse kam qenë njëherë,po me z. Hasani, dhe fryti i punës së komisionittonë ende nuk duket në këtë Kuvend, kështu që nukdëshiroj të jem prapë në një komision të tillë.

    Skënder Gjinushi - Atëherë, komisioni përbëhetnga deputetët: Maksim Hasani, Afrim Çenga,Fatbardh Hushi, Lekë Çukaj dhe Ardian Myslimaj.

    Tani do të kalojmë në seancën e pyetjeve meministrin e Punëve Publike dhe të Transportit, z. GaqoApostoli.

    Zoti Gjiknuri e ka fjalën në fillim.Lekë Gjiknuri - I nderuar Kryetar, të nderuar

    kolegë deputetë,Një grup deputetësh socialistë ka kërkuar një

    seancë pyetjesh me ministrin e Punëve Publike dhetë Transportit për disa probleme të mjedisit urban.Probleme të tilla, si: pakësimi në mënyrë të theksuari sipërfaqeve të gjelbërta, ndërtimet pa leje e pa kriter,mbeturinat e ngurrta urbane, mungesa e ujit tëpijshëm, mosfunksionimi si duhet i kanaleve tëujërave të zeza, ndotja e ajrit, pluhuri dhe balta,përkeqësimi i vazhdueshëm i rrugëve dhe trotuarve,makina të vjetra të braktisura e të hedhura gjithandej,mungesa e wc-ve publike, shtimi i qenve, minjve,mizave, tregtimi i ushqimeve të pakontrolluara nëvende të papërshtatshme janë bërë prej kohëshshqetësime të mëdha për popullatën e qyteteve tona.

    Zoti ministër, para se të merrni fjalën për t’iupërgjigjur pyetjeve që ju kanë drejtuar zotërinjtëdeputetë, do të dëshiroja të paraqitja shkurtimishtdisa mendime e të dhëna vetëm për katër nga këtoprobleme, pa menduar aspak se të tjerat janë mëpak të rëndësishme:

    1. Për gjelbërimin e qyteteve.Duke filluar nga vitit 1992, sipërfaqet e gjelbërta

    të qyteteve kanë pësuar dëmtime shumë serioze.Kështu, në kryeqytet, nga 11 lulishte që ekzistoninnë vitin 1992, sot pothuajse nuk ka mbetur asnjë.Anët e Lanës, dikur të gjelbëruara me drurëdekorativë, janë tjetërsuar. Dëmtime serioze ka

  • 1043

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    pësuar dhe Parku i Madh i Tiranës. Mbi 6 mijë kioskadhe ndërtime të tjera të ndërtuara, me leje e pa leje,kanë zaptuar këto sipërfaqe. Kjo ka bërë që, nga12,7 metra katrorë sipërfaqe të gjelbërta për banorëqë Tirana ka pasur më 1992, sot ajo është reduktuarnë më pak se 5 metra katrorë. Kjo që ndodhi nëkryeqytet e në shumë qytete të tjera ishte njëmasakër, që do të mbahet mend për një kohë shumëtë gjatë. Haraçin e tranzicionit, mbështetur në njëpolitikë të gabuar ekonomike që u ndoq, nuk duhetta kishin paguar sipërfaqet e gjelbërta, mushkëritë eqyteteve. Dëmi i shkaktuar është shumë i madh,shumëplanësh dhe tepër i vështirë për t’u riparuar.Fajtorët e këtij krimi duhet të përgjigjen, aq më tepërkur flitet se pas këtyre ndërtimeve fshihet njëkorrupsion i madh. Së fundi, për këtë problem, duatë shtoj se gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së PDpothuajse nuk u mboll asnjë fidan i ri. Madje ka tëdhëna se fondet e planifikuara për gjelbërimin janëshpërdoruar. Shembulli më tipik është ai i vitit tëkaluar, kur 5 milionë lekë të reja, të faturuara përNdërmarrjen e Gjelbërimit në kryeqytet, u përdorënnga PD për fushatë elektorale.

    2. Për ndërtimet e reja.Ndërtimet pa kriter, jashtë normave urbanistike,

    ishin karakteristikë e kësaj periudhe. Kudo të zësyri ndërtime të bëra pranë pallateve, të tjera tëzgjeruara në dëm të rrugëve dhe të trotuarve. Porkaosin më të madh e vëren sidomos në periferi tëqyteteve të tilla, si: Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora,Saranda etj., ku banorët e rinj jetojnë në kushteurbane dhe higjienike mizerabël. Kur shikon gjithëkëto ndërtime, çdokush mund të shtrojë pyetjen: Aka pasur në këtë vend shtet? Për të gjitha këtopërgjegjësia bie mbi qeverisjen e PD-së, këshillat erregullimit të territoreve, bashkitë dhe policinëndërtimore. Muajt e fundit dukuria e ndërtimeve paleje ka marrë përmasa alarmante.

    3. Për mbeturinat e ngurrta urbaneGrumbullimi, transportimi dhe depozitimi i

    mbeturinave të ngurrta urbane ka qenë dhe ështënjë nga problemet shqetësuese të mjediseve urbanetë qyteteve tona. Sipas llogaritjeve të bëra, vetëmnë Tiranë në një ditë prodhohen rreth 3 mijë tonëmbeturina të tilla. Disa nga masat e marra, si:vendosja e kontenierëve për grumbullimin e plehëravedhe përfshirja e firmave të huaja për grumbullimindhe transportimin e tyre e kanë përmirësuar fare paksituatën. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, sidomosnë brendësi të lagjeve dhe larg rrugëve kryesore. Kurmerr vesh se vetëm për dy ndërmarrjet e pastrimit

    të Tiranës, që bashkëpunojnë me të huajt,shpenzohen 150 mijë dollarë në muaj dhe në revistatë huaja lexon se Tirana është kryeqyteti më i pistëi Evropës, nuk ka se si të mos ndjesh njëherazikeqardhje dhe revoltë të brendshme. Zoti ministër,dihet se në këtë problem ndërthurren shumë faktorë,por një gjë mund të thuhet me bindje: kontrolli dhevënia para përgjegjësisë e njerëzve që merren mekëtë aktivitet lë shumë për të dëshiruar.

    4. Për furnizimin me ujë të pijshëm.Mosfurnizimi me ujë të pijshëm të rrjedhshëm

    për pjesën më të madhe të ditës, sidomos gjatëmuajve të stinëve të thata, nga viti në vit, po bëhetmë i rëndë. Premtimet e vazhdueshme të qeveritarëvetë mëparshëm për përmirësimin e gjendjes nukdhanë rezultat. Gjendja në disa qytete dhe lagje tëkryeqytetit është bërë tepër e rëndë. Shqetësimibëhet akoma më i madh kur merr vesh se mbi 50për qind e ujit të pijshëm humbet apo shpërdorohetgjatë rrugës për te konsumatori.

    Nga ana tjetër, jo të gjithë banorët kanë ujë, edhekur ai vjen me orar. Kjo ndodh pasi ai vjen me presiontë dobët dhe nuk mund të ngjitet në katet e sipërmetë ndërtesave. Zbrazja dhe rimbushja e tubave krijondiferenca presionesh, gjë që bën të mundur që uji tëmarrë me vete të gjitha papastërtitë e tubave. Këtopapastërti futen në të krisurat e rrjetit dhe si rrjedhiminfeksionet janë të shumta. Këtu në Tiranë, vetëmbrenda një viti, janë identifikuar 800 raste sëmundjeshgastro-intensinale, që kanë pasur si shkakpërdorimin e ujit të rrjetit. Nga ana tjetër, është epafalshme dhe e pajustifikueshme përdorimi i ujit tëpijshëm nga dhjetëra firma ndërtimore apo lavazhepër larjen e makinave, ndërkohë që shumë banorënuk kanë fare ujë për të pirë e për t’u larë.

    Zoti Kryetar, fjalën time të hyrjes, për mungesëkohe, jam i detyruar ta ndërpres këtu, duke lënë paprekur shumë probleme të tjera jo më pak tërëndësishme, që lidhen me mjedisin urban. Por dhepër gjysmë minuti dëshiroj të theksoj një diçka tjetërqë më ka shqetësuar vazhdimisht.

    Është fjala për konceptimin e problemeve tëmjedisit. Ato pothuajse vazhdimisht thjeshtësohene trajtohen si probleme higjieno-sanitare. Një trajtimi tillë nuk i përgjigjet realitetit dhe prej kohësh ështëkapërcyer në botë. Problemet e mjedisit, në radhëtë parë, duhen parë si probleme ekonomike. Ngaana tjetër, ato kanë lidhje me shumë aspekte tëshoqërisë njerëzore, duke përfunduar në atopsikologjike. Për këtë, më lejoni t’ju sjell për ilustrimrezultatet e një anketimi të bërë vitin e kaluar në një

  • 1044

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    klasë mature të një shkolle. Kur nxënësve iu shtruapyetja se ç’do të dëshironin të bënin pas mbarimittë shkollës, 50 për qind e tyre u përgjigjën se do tëpreferonin të largoheshin nga Shqipëria. Kur këtyreiu kërkua shkaku apo arsyeja pse donin tëlargoheshin, 60 për qind e tyre u përgjigjën se nukmund të jetonin në një mjedis të tillë të pistë. Megjithërezervat që duhen treguar ndaj anketimeve, shifratjanë domethënëse. Ato duhet të na shtyjnë tëmendojmë e të veprojmë.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi - Falemnderit, zoti Gjiknuri.Fjalën e ka zoti Ministër për t’iu përgjigjur

    pyetjeve.Gaqo Apostoli - I nderuar zoti Kryetar, të

    nderuar kolegë deputetë,Falenderoj deputetët Lekë Gjiknuri, Lesko Gjata,

    Flamur Hoxha, Rahmi Mehmetllari, Stefan Çipa,Bardhyl Agasi, Niko Pandeli, Spartak Poçi dheDashamir Karafili, të cilët më krijuan mundësinë përtë dhënë këtu një panoramë të përgjithshme përproblemet që ata ngrenë në pyetjet e tyre.

    Ashtu siç e përmendi dhe zoti Gjiknuri këtu,pyetjet e tyre koncentrohen, kryesisht, në pakësiminnë mënyrë të theksuar të sipërfaqeve të gjelbërta,ndërtimet pa leje e pa kriter, mbeturinat e ngurtaurbane, gjendja e keqe e rrugëve, mungesa etheksuar e ujit të pijshëm etj., duke pasur parasyshkëtu që problemet e mjedisit janë komplekse dhe jotë gjitha mbulohen nga dikasteri që unë drejtoj sot,pa iu shmangur asnjë lloj përgjegjësie në këtë drejtim.

    Para së gjithash, do të thosha që panaroma ekësaj gjendjeje komplekse është tepër e zymtë dhedramatike, shkaku i së cilës, siç u përmend edhenga kolegu Gjiknuri, tashmë është e kotë të kërkohetnë trashëgiminë e diktaturës komuniste të përmbysur6 vjet më parë, por do të ishte me vlerë referencandaj qeverisjes së shëmtuar dhe të papërgjegjshmetë Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve, e cila nëdrejtimet e mësipërme e ka përkeqësuar gjendjen,duke e çuar në një katastrofë të vërtetë, gjë që mundta konsiderosh një krim të vërtetë.

    Ndërtimet pa kritere urbanistike, zënia esipërfaqeve të gjelbërta, e territoreve publike, sidomosvitet e fundit, mori përmasa shqetësuese, dukedëmtuar rëndë mjediset e qyteteve. Kjo gjendje kaardhur si rezultat i ndërtimeve të bëra në mënyratë ndryshme, ku dominojnë ndërtimet pa leje:ndërtime pa leje krejtësisht spontane, ndërtime paleje në pritje të marrjes së kësaj të ashtuquajtureleje, ndërtime pa leje në troje të pronarëve, ndërtime

    pa leje duke abuzuar me lejet provizore, që pothuajsee kanë humbur vlerën ligjore, ndërtime pa leje ngamungesa e studimeve urbanistike etj.

    Dëmtime të mëdha të mjediseve urbane janëshkaktuar nga çdo ndërtim pa leje, por ato mëflagrantet janë ato të karakterit spontan, të ndërtuaranë territore publike, në sipërfaqe të përcaktuara si:gjelbërime, lulishte, vendqëndrime, hapësira ndërmjetblloqeve të banimit, territore të objekteve shkollore,si: shkolla, kopshte, çerdhe etj. Zënia e territorevepublike dhe veçanërisht e territoreve të gjelbërta, siato në funksion, ashtu dhe të zhvillimit perspektiv,janë tepër të ndjeshme dhe kanë krijuar tensione,sepse ato u shërbejnë të gjithë banorëve. Dhënia elejeve provizore për kioskat, për të cilat në ligj ështëpërcaktuar edhe lloji i konstruksionit: tësmontueshme, degjeneroi në ndërtime betonarme,të cilat, siç po shihen kohët e fundit, janë katastrofaledhe tashmë nuk mund të quhen më ndërtimeprovizore. Tirana është bërë shembull i keq edhepër qytetet e tjera në drejtim të ndërtimeve pa leje.Ato kanë krijuar shqetësime shumë të mëdha socialedhe mjedisore.

    Me krijimin e situatave tepër të vështira në drejtimtë ndërtimeve pa leje dhe në lindjen e konfliktevendërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal ka ndikuaredhe kthimi i pronave në territore të gjelbërta, nëlulishte, parqe dhe territore shoqërore, duke u trajtuarsi zona të lira, ndërkohë që funksioni i tyre ka qenëi përcaktuar edhe në shërbimet urbanistike sifunksion shoqëror etj.

    Shtrirja e sipërfaqeve të gjelbërta në të gjithaqytetet tona deri në vitin 1990 evidentohej në masën8.832.861 metra katrorë, pra rreth 9 milionë metrakatrorë. Në këto sipërfaqe janë evidentuar lulishtet,parqet e qyteteve dhe parqet periferike. Bazuar nëpopullsinë që numërohej në qytete në vitin ’90, i binteqë në shkallë vendi të kishim rreth 8,5 - 9 metrakatrorë gjelbërim për banor. Duke pasur parasyshqë shumë qytete të Evropës së përparuar evidentojnë10 deri 12 metra katrorë gjelbërim për banor, edhepër vendin tonë kjo normativë e realizuar në atë kohëishte në nivel të kënaqshëm. Ndërsa sot, edhe siç upërmend, Tirana, nga 10 deri 11 metra katrorëgjelbërim për banor që ka pasur në ato vite, sot ka4,3 deri 4,6 metra katrorë gjelbërim për banor dhetendenca është për të shkuar drejt një katastrofe. Iashtuquajturi tranzicion ka bërë që të kemi ndërtimetë pallogaritshme në territore të gjelbërta të qyteteve,veçanërisht në qytetet ku popullsia i preferonte përt’i sistemuar për banim, si rezultat i lëvizjes së lirë,

  • 1045

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    por krejtësisht të pakontrolluar. Megjithatë, evidentimii saktë i territoreve të gjelbërta që janë dëmtuar apouzurpuar, ende nuk është i plotë.

    Për qytetin e Tiranës rezulton që nga 555.984metra katrorë gjelbërim në qytet, janë zënë rreth205.000 metra katrorë me kioska dhe ndërtime tëtjera deri në janar të vitit 1997. Pra, rreth 37 për qindështë dëmtuar ose në qoftë se nuk do të marrim nëkonsideratë sipërfaqen ujore, nga llogaritjet del qëështë dëmtuar 58 për qind e sipërfaqes së gjelbëruarvetëm në qytetin e Tiranës. Duhet të marrim nëkonsideratë dhe faktin që mbi 60 për qind e kioskavetë ndërtuara në Tiranë janë pa leje.

    Një problem që shtrohet edhe në pyetje është aiqë gjatë kohëve të fundit ndërtimet pa leje, sidomosanës së Lanës, kanë krijuar një problem tepër tëmprehtë. Kanë filluar të ndërtohen kioska e ndërtimetë tjera me shpejtësi, volume e struktura masive,gjë që e kanë zhvleftësuar Lanën si element pozitivtë qytetit, duke e kthyer atë në burim ndotjeje.Struktura e rrjetit ekzistues të kanalizimeve kashfrytëzuar pjerrësinë natyrore të terrenit të qytetitdrejt Lanës, ku janë vendosur dy kolektorët kryesorë.Me asistencën nga Qeveria Japoneze, ështëndërmarrë një studim për sistemimin e kanalizimevetë ujërave të zeza, studim i cili pritet të përfundojësë shpejti. Por nga studimi i besueshmërisë karezultuar që zbatimi i projektit do të fillojë ngakolektorët kryesorë në të dy anët e Lanës dhederdhjet e tyre në impiantin e pastrimit, që do tëndërtohet e që do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëridhe i fundit në kryeqytetet e Evropës. Por ndërtimetmasive që po vazhdojnë të bëhen, po i dëmtojnëkëto tubacione, duke vënë në vështirësi zbatimin eprojektit. Pra, ndodhemi përpara zgjidhjes së njëproblemi tepër të vështirë.

    Për sa u përket ndërtimeve pa leje, evidencatdisi të plota janë për vitin 1996 dhe për periudhën ederitanishme të vitit 1997, aq sa ka mundur tëevidentojë policia ndërtimore. Në vitin 1996 janë tëevidentuara rreth 12.500 ndërtime pa leje në Shqipëri,ndërsa deri në periudhën e tanishme, korrik 1997,janë rreth 7.500 ndërtime pa leje. Problemi ështëtepër kompleks dhe i ndërlikuar në kontekstin e tijjuridik, social dhe ekonomik. Policia e Ndërtimit kakryer vetëm rolin e evidentuesit, të denoncuesit aponë ndonjë rast edhe të gjobitësit, sepse dhe statusii saj është i mangët dhe fuqia e saj teknike për tëpërballuar fluksin e madh të ndërtimeve pa leje ështëi pakët. Sidoqoftë, puna e saj ka qenë krejtësisht epamjafueshme, sidomos në fillimet, kur fluksi i

    ndërtimeve ka qenë i pakët. Policia bashkiake ështëende në fillimet e saj dhe nuk po merr formë.Plotësimi i kuadrit ligjor, vënia në eficiencë të plotëe Policisë Bashkiake, transformimi i Policisë sëNdërtimit, e cila deri më sot pothuajse është jashtëfunksionit, vetëm në funksionin evidentues, nëInspektoriat të Kontrollit Teknik, si dhe zbatimi i ligjitpër ndërtimet pa leje do të çojnë në një normalizimtë kësaj gjendjeje të pakontrolluar deri më sot, gjëqë do të tregojë se kemi ndërtuar shtetin, që e kemigjetur të shkatërruar nga qeverisja e keqe e PartisëDemokratike. Në këtë drejtim po punojmë dhe duhettë shtojmë ritmet. Por në këtë aspekt duhet tëintegrohet edhe pushteti lokal, që sot është thuajseinert apo dhe më keq.

    Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin eparqeve dhe të lulishteve në qytetin e Tiranës? Siç ethashë dhe më lart, përgjegjësia për gjendjen kuështë katandisur gjelbërimi i qyteteve bie mbiqeverisjen e papërgjegjshme të PD-së, që ështëreflektuar edhe në pushtetin lokal dhe në hallkat etij, që për vite me radhë nuk kanë qenë në gjendje tëparandalonin invazionin ndaj sipërfaqeve të gjelbërtadhe të realizonin zhvillimet urbanistike në territorete studiuara më parë. Këtu kemi parasysh faktin qëPD-ja ndërtoi një shtet që u korruptua dhekomprometua, pra nuk pati forcë, nuk pati autoritetqë të prishte kioskat, sepse ishte vetë shteti qëndërtonte kioska në mënyrë të dukshme apo tëpadukshme.

    Drejtoritë komunale në bashki, seksionet engritura pranë tyre për ndjekjen e problemeve, janëtreguar neglizhente dhe në disa bashki tepër të paaftanë realizimin e detyrave për ruajtjen dhe zhvilliminmë tej të sipërfaqeve të gjelbërta.

    Konstatohen shkelje të ligjit Për kthimin dhekompensimin e pronave. Siç e përmenda dhe mëlart, në vend që pronarët e sipërfaqeve të gjelbërta tëkompensoheshin, në shumë raste, u është kthyerprona në pakësim të fondit të gjelbërt të qyteteve.Për ndërtimet pa leje në këto territore, bashkitë dheorganet e tjera, si Policia Ndërtimore, ajo e Renditetj. nuk kanë mbajtur qëndrime për mosprekjen ekëtyre sipërfaqeve. Madje ka pasur dhe raste tëkomprometimit të këtyre institucioneve. Në raste tëtjera janë konstatuar dhënie leje ndërtimi nga pushtetilokal në kundërshtim me ligjet në fuqi. Po kështu,edhe politika e ndjekur nga dikasteri për të mbrojturfondin e sipërfaqes së gjelbërt në qytete ka qenëjoefektive. Dhe, kuptohet, nga të gjitha shembujt qëjepen, rezultati në këtë drejtim ka qenë negativ,

  • 1046

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    prandaj duhen marrë masa organizative,administrative dhe duhet ndërtuar një politikë e re.

    Në kërkim të mbrojtjes së territoreve të gjelbërtaurbane po punojmë që të përmirësojmë legjislacionin,ku të qartësohet paprekshmëria e fondit të gjelbërtnë këto territore. Gjithashtu, mendojmë që me ligjtë detyrojmë subjektet për ruajtjen e fondit tëgjelbërt, si dhe për investimet e domosdoshme qëduhet të realizojnë ato në territoret që u janë besuar.Po kështu, pushtetet lokale duhet t’i angazhojmëqë të kryejnë dhe ato studime për vendosjen e nivelittë taksës në shërbim të territoreve të gjelbërta urbane.

    Për të gjitha sa më sipër, mendojmë që në tëardhmen, gradualisht, po jo me vonesë, dhe nëmënyrë të programuar, KRRT-të e rretheve e tëbashkive, nëpërmjet rishikimit të planeve rregulluesetë qyteteve, të saktësojnë zhvillimet e sipërfaqeveurbane në zonat e gjelbërta dhe, nëpërmjet hallkavepërkatëse, të zbatojnë ligjet, duke i kthyer nëgjendjen fillestare të gjitha territoret e dala jashtëfunksionit. Kuptohet që kjo punë do një programkompleks, për të cilin jemi në fillimet e tij.

    Lidhur me fondet e vëna në shërbim të këtyreterritoreve për vitin 1997 e në vazhdim, dua të theksojse fondet që janë dhënë për shtimin apo ruajtjen esipërfaqeve të gjelbërta kanë qenë simbolike, kapasur dhe shpërdorime. Duke parë fondet e vitit ’97,them që, në krahasim me ato që janë kërkuar, janë16 herë më pak. Kuptohet që qeverisja e mëparshmee ka neglizhuar totalisht këtë aspekt. Ndërkohë,nëpërmjet investimeve të dhëna e që do të vazhdojnënë të ardhmen, do të ndërtohen sipërfaqe të gjelbërtanë territore të reja urbane, që u shtohen qytetevedhe qendrave të banuara, përmes projekteve, për tëcilat jemi duke punuar.

    Në pyetjet që më bëjnë kolegët, kërkojnëshpjegime edhe për disa qytete të veçanta, për tëcilat dua të jap disa shpjegime:

    Qyteti i Tiranës ka një plan rregullues të miratuarme vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit ‘90, nëtë cilin janë bërë analiza dhe parashikime përperspektivën për të gjithë elementët përbërësjetësorë të qytetit, ndër të cilët edhe të gjelbërimit.Nga këto analiza rezulton se Tirana në vitin 1989 kapasur 38 ha gjelbërim të zonës së banimit, 227 hatë Parkut të Madh në periferi, 33 ha gjelbërim dhehapësira të shkollave, kopshteve e çerdheve dhe 43ha të Kopshtit Botanik, atij Zoologjik dhe tëFidanishtes. Parashikohej, sipas studimit të planitrregullues të asaj kohe, që është ende në fuqi,përderisa s’ka dalë një plan rregullues tjetër, që

    gjelbërimi i zonës së banimit të rritej në 210 ha, nga33 ha që ishte në vitin 1989. Dhe ky është ai treguesi gjelbërimit që është më i prekshëm për qytetin dhebanorët e tij. Po kështu, edhe sipërfaqet e kategorivetë tjera të gjelbërimit do të rriteshin: Parku i Madh,nga 227 ha, do të shkonte në 420 ha, gjelbërimet eshkollave, të kopshteve e çerdheve në 60 ha, KopshtiBotanik, ai Zoologjik dhe Fidanishtet në 105 ha. Këtoparashikime jo vetëm që nuk u realizuan, porsipërfaqet e gjelbërta, dhe kjo është fatkeqësi,degjeneruan, u masakruan, u zunë me ndërtime paleje dhe me të ashtuquajtura leje, në kundërshtimme konceptet urbanistike dhe ekologjike.

    Sipërfaqe të gjelbërta të Tiranës, si ato faktike,ashtu dhe ato të parashikuara në studimin e planitrregullues, janë zvogëluar edhe nga ndërtime tëligjshme, duke bërë ndërrimin e destinacionit tëfunksionit të zonës nga zona të gjelbërta e hapësiratë lira, në zona banimi apo funksione të tjera mevendime të Këshillit Rregullues të Territorit tëBashkisë apo të Shqipërisë, me kërkesa dheinsistime të pronarëve, që i kanë rimarrë këto territoreme vendime të Komisionit të Kthimit dheKompensimit të Pronave, si: në Bulevardin “BajramCurri” (ish-këndi i lojërave në rrugën e Elbasanit mesipërfaqe 0,4 ha, lulishtja në dy anët e ish-ekspozitës“Shqipëria sot” me sipërfaqe 2,3 ha, në anë tëbulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë lulishtes sëvëllezërve Frashëri, me sipërfaqe 0,23 ha, pranëFakultetit të Gjeologjisë me sipërfaqe, rreth 7 ha dhepranë shkollës “Edit Durhan” me sipërfaqe 1,2 ha,në ish-Bllokun me sipërfaqe rreth 3 ha etj. Po kështu,nuk dua të zgjatem, po panorama është tepër egjerë. Më e dëmtuar është zona e Paskuqanit dhe eBashkisë së Kamzës. Gjendja është rënduar mëshumë gjatë periudhës 1994-1995. Janë zënë nëmënyrë masive tokat shtetërore me ndërtime një deridy kate dhe me blloqe betoni e baraka. Në zonën eBathores dhe në Komunën e Paskuqanit kanëndërtuar kryesisht banorët e ardhur nga zonatverilindore. Gjithashtu, ndërtime pa leje në mënyrëmasive janë bërë edhe në tokat e vetë pronarëvenga ata vetë dhe nga të tjerë jo pronarë. Ka njëpyetje për qytetin e Sarandës, për dëmtimin egjelbërimit.

    Plani rregullues i Sarandës është bërë në vitin1981. Sipas këtij plani, sipërfaqet e gjelbërta në qytetparashikohej të zinin rreth 68 ha. Kjo sipërfaqe egjelbërt ishte e përbërë nga 56 ha në zonën mbiqytet, 10 ha në kodrën e Limionit dhe 2 ha gjatëbregut të detit, në formë brezash gjelbërimi. Zona

  • 1047

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    56 ha mbi qytet dhe zona 10 ha në kodrën e Limionitjanë zënë krejtësisht me ndërtime banesash.Ndërkohë planit rregullues të vitit 1981 iu bë dhe njështesë sipërfaqeje për zhvillimin e ndërtimeve ngahotel turizmi deri në kanalin e Çukës. Edhe sipaskëtij studimi, është parashikuar një brez i gjelbërtgjatë gjithë bregut, nga rruga automobilistike deri nëbreg. Vetë pushteti lokal këtë zonim e ka shkelurduke bërë ndarje në parcela për ndërtime, dukedhënë sheshe ndërtimi në zonën e gjelbërt në bregtë detit. Por ky veprim tashmë është pezulluar dhenuk janë dhënë më leje ndërtimi. Megjithatë, duatë theksoj se, pavarësisht se këto zona i ka pushtetilokal, kjo ka qenë një politikë e përgjithshme që ështëndjekur nga pushteti qendror, nga qeverisja e PD-së. Në këtë territor janë kthyer prona ish-bujqësore,të cilat janë bërë shkas për zënie masive, dukedëmtuar atë pak gjelbërim të kultivuar apo gjelbëriminnatyror. Në rastin e qytetit të Sarandës, studimi kaekzistuar qoftë për qytetin apo dhe për pjesën e repas hotel turizmit, por ky studim nuk ështërespektuar, është shkelur nga pushteti lokal dhe ngabanorët.

    Mendojmë që në Sarandë, përveç studimeve qëdo të kryhen, si në çdo zonë tjetër, do të marrimmasa që të mos lejojmë ndërrimin e destinacionevetë zonave përbërëse, sipas zonimit funksional dhetë planit rregullues. Me përparësi do të kryhenstudime të tjera pjesore, atje ku ato mungojnë, sidhe do të bëhet një rishikim i plotë i studimeve tëbëra më parë. Kuptohet që këtu një rol ka Instituti iStudimeve dhe Projektimeve të Urbanistikës, nëbashkëpunim me autoritetet lokale dhe me zyrën eurbanistikës së rrethit. Krahas angazhimit tonë sidikaster, kërkohet që pushteti lokal të integrohettërësisht në detyrat që dalin nga programi i Qeverisësë re Demokratike.

    Për qytetin e Gjirokastrës, për të cilin ka njëpyetje të veçantë, do të thoshim që ky qytet muze,me veçori urbanistike dhe arkitektonike, sipërfaqete gjelbërta i ka tepër të kufizuara. Zonat muze e tëmbrojtura kanë legjislacion të veçantë. Sipas planitrregullues, lulishtet e qytetit ishin parashikuar nëzonën e lagjes “15 shtatori”. Këto gjelbërime janëzënë me ndërtime të papërshtatshme. Gjithashtu,studimi ka parashikuar sipërfaqet e gjelbërta nëperiferi, në zonën e spitalit dhe në zonën e Kucullës.Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbërimit, sipasstudimit, parashikohet të jetë 82 ha.

    Duke qenë se mundësitë e krijimit të zonave tëgjelbërta brenda territorit të urbanizuar në Gjirokastër

    janë të kufizuara, ripunimi i planit rregullues do tëketë si objektiv kryesor që zonat e gjelbërimeveperiferike të mund të zhvillohen më tej, dukepenetruar, me të gjitha mundësitë që lejon terreni,sa më shumë në thellësi të qytetit. Do të synohetqë, në bashkëpunim edhe me dikasteret e tjera, kamparasysh Ministrinë e Kulturës, këto studime tëinkuadrohen edhe në projektet e financuara ngaorganizma ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar faktinqë Gjirokastra është qytet muze.

    Për sa i përket qytetit të Durrësit (ka një pyetjespecifike nga z. Bardhyl Agasi dhe kolegë të tjerë tëkëtij qyteti), për zonën e ish-kënetës së Durrësitështë studimi për ndërtimin e një parku agro-industrial, që do të krijonte mundësinë e hapjes sëvendeve të reja të punës, ngritjen e një zone tërëndësishme prodhimi. Investimi, sipasparashikimeve, do të kryhej nga një shoqërikanadeze e specializuar dhe e njohur në botë.Ekzistojnë të gjitha dokumentacionet e nevojshme,por fatkeqësisht kjo zonë pjesërisht u bë objekt ingulmimeve të familjeve që erdhën nga zonat e Veriutnë mënyrë të paligjshme, duke zënë afërsisht 60 hatokë me rreth 200 familje. Në këtë territor ku janëndërtuar këto banesa, tashmë nuk ekziston asnjëlloj infrastrukture. Fillimi i investimit për infrastrukturëndo të bëhet pasi të shihet nëse ato banesa do tëqëndrojnë apo jo. Por për momentin ky studim endenuk ka filluar, për arsye se pushteti lokal, që ka përdetyrë edhe sistemimin, po qëndron inert dhe nuk eka paraqitur ende të qartë situatën.

    Si një nga qytetet me portin më të madh nërepublikë e me vlera të veçanta, për Durrësin ka njëstudim të kryer nga Instituti i Urbanistikës, të cilinne do ta shikojmë në kuadrin e politikave nacionaleqë ka dikasteri për ripunimin e të gjitha studimeveurbanistike. Do të aktivizojmë edhe forcat intelektualeqë ka Durrësi në fushën e urbanistikës.

    Për qytetin e Korçës ka një pyetje, ku thuhet:Nën krismat e kallashnikovëve janë blerë troje dukeshkelur ligjin. Cili ka qenë qëndrimi juaj si dikaster?

    Përgjigjja është e shkurtër: Të blesh troje mekallashnikov, do të thotë të grabitësh pronën; nukbën pjesë në blerje, është akt terrorist, që duhetndëshkuar në bazë të ligjit, mbështetur në prova,duke filluar nga denoncimi i tij.

    Si përfundim, mund të themi se qëndrimi ynëpër problemet shqetësuese që kanë krijuar ndërtimetpa leje dhe pa kritere urbane në qytetet epërmendura më lart, është hartimi i politikave të qartapër një urbanizim bashkëkohor, në funksion e

  • 1048

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    shërbim të banorëve, për një fizionomi të kulturuar ejokaotike të mjediseve urbane, që do të arrihet dukeu mbështetur në hartimin, realizimin dhe kontrollinrigoroz të çdo lloj studimi të kryer qoftë ngainstitucionet studimore qendrore, ashtu dhe tëpushtetit lokal. Po bëjmë përpjekje për të siguruarfinancim edhe nga donatorë të huaj, krahas asaj qëdo të sigurohet nga buxheti i shtetit.

    Përmirësimi i legjislacionit në fushën eurbanistikës dhe i akteve nënligjore të tij do të jetënjë detyrë kryesore e ministrisë. Kështu, paraprakishtkemi përgatitur një projektligj për të mos lejuarabuzime, që edhe këshillat e rregullimit të territorittë dy niveleve të mos miratojnë asnjë ndërtim tëpërhershëm ose provizor jashtë funksionit të territoritnë ambiente apo territore publike të gjelbërta:shoqërore, sportive, rrugë-sheshe, vendqëndrime etj.,por siç i përcakton rregullorja e urbanistikës. Kyështë një projektligj që ne e kemi përgatitur dhe sëshpejti do të vijë në Kuvend. Kuptohet që, memiratimin e këtij ligji, lejet provizore të ndërtimit që uka kaluar afati, të dhëna në territore të përcaktuarapublike, nuk mund të rinovohen.

    Pastrimi i territoreve publike do të bëhet dukerinovuar funksionin publik në shërbim të qytetit.Dëmet që do të kenë pronarët e këtyre ndërtimeve,nuk janë detyrë ligjore e shtetit. Kjo do të përmirësojësituatën e gjelbërt në Tiranë dhe në qytete të tjeragradualisht. Ndërkohë, jemi duke përgatitur njëpaketë amendamentesh që do t’i bëhen ligjit “PërUrbanistikën”.

    Gradualisht, sipas mundësive financiare që dotë krijohen, do të mund të realizojmë investimet eduhura për t’i kthyer territoret publike në kushte tëpërshtatshme, për t’i mbrojtur ato, duke bërë dhezgjerimin e tyre. Këtu do të mendojmë të shikojmëedhe nga ana ligjore për kompensimin e pronarëveqë kanë marrë pronat në territoret publike me vendimtë Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,për t’i kompensuar me përparësi në zona të tjera qënuk cënojnë interesat e qytetit. Në këtë drejtimmendoj se duhet të hidhen hapa përpara, sepse tëkompensosh në territore të gjelbërta, quhetkompensim absurd.

    Ka një pyetje për studimet në fushën e planifikimittë territorit, në fushën e urbanistikës.

    Për periudhën 1992-1997 janë kryer disa studimeapo plane rregulluese. Dua të sqaroj që studimeturbanistike parashikojnë planifikimin territorial për njëperiudhë 15-20-vjeçare; më pas ato duhet tërinovohen. Deri më sot është rinovuar vetëm plani

    rregullues apo studimi për Kavajën, Korçën dheVlorën. Të gjitha rrethet e tjera kanë nevojë përripunimin e planeve urbanistike. Në rrethet e tjera,pra, situata është tepër e vështirë, për arsye se edhepuna studimore në institute ka degjeneruar, qeverisjae mëparshme e ka lënë pasdore, institutet janë nëmëshirën e fatit. Si ministri po përpiqemi në këtëdrejtim, por unë doja, me këtë rast, të bëja dhe njëapel që të gjithë së bashku duhet të interesohemidhe të marrim masat e duhura për të rimëkëmburpunën studimore në institute, duke eliminuargjithmonë parazitizmin.

    Gjithashtu, është kryer një projekt apo alternativëstudimore për ndërhyrjen në planin rregullues tëTiranës nga një firmë austriake, e cila nuk ështëmiratuar nga institucionet, se gjykohet që studiminuk ka gjetur ende zgjidhjen e duhur. Janë kryerstudime pjesore për ndërhyrje të tjera në zonënperendimore të Tiranës, me asistencë të USAID-it.Studimi është në përfundim, por zbatimi i tij pritet tëfillojë së shpejti. Ka një investim prej 22 milionëdollarë nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare.Plani rregullues i Tiranës mbetet ende i hapur, popunojmë intensivisht, ndërkohë që po krijojmëhapësira për të gjetur një mbështetje financiare.

    Kërkesat nga rrethet për kryerjen e studimevejanë të mëdha. Për këtë duhet një ringritje e nivelittë organeve projektuese. Por duhet përmendur dhenjë herë se ka një gjendje mjaft inaktive, sidomosnë pushtetin lokal.

    Sipas projekt-programit tonë, që po e rishikojmëpër ta kthyer në një program të plotë e konstruktiv, 6janë drejtimet kryesore që mendojmë të zhvillojmëpër të rinovuar totalishst konceptet ligjore e teknikenë fushën e projektimit të planifikimit të territorit, dukeu mbështetur, kryesisht, në ngritjen e nivelit të punësdhe të platformës shkencore në Institutin eUrbanistikës. Këtu mund të përmendim:

    1. Planin rregullues të Tiranës, ku mendohet tëinvestohen rreth 400 mijë dollarë;

    2. Përgatitjen e Kodit të Urbanistikës;3. Kryerjen e një studimi me temë “Urbanistika”,

    si një studim konkret për rajonin Tiranë-Durrës-Elbasan, që mund të shërbejë edhe si studim pilotnë fushën e planifikimit apo zhvillimit të rajoneve;

    4. Master-planet turistike bregdetare, liqenore ekontinentale;

    5. Ripunimin e planeve rregulluese tëpërgjithshme të qyteteve, që, për mendimin tim, dotë ishte një ndërmarrje shkencore në nivele madhore;

    6. Zhvillimin institucional e kualifikues në fushën

  • 1049

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    e planifikimit të territorit.Të gjitha këto kërkojnë fonde nga prapa. Po

    përpiqemi të çelim hapësira bashkëpunimi dhefinancimi. E them këtë, sepse kërkoj tësensibilizohemi të gjithë që rritja e fuqisë projektuesedo të rrisë dhe fuqinë për të absorbuar investimet,sepse ndodhemi në një situatë tepër të vështirë.

    A ka planifikim për studime e projektime? Unëmund të them që për vitin 1995 kërkesa ka qenë100 milionë lekë, realizimi ka qenë rreth 7 milionëlekë. Në vitin 1996 kërkesa ka qenë 105 milionë lekë,realizimi ka qenë shumë i vogël. Në vitin 1997kërkesa ka qenë 95 milionë lekë, si plan janëmiratuar 15 milionë lekë; është në proces, por përsëripritshmëria e realizimit të studimeve është tepër ezymtë. Këto konfirmojnë atë që fuqia projektueseduhet forcuar, duhet seleksionuar dhe nxitur në atënivel që i takon zhvillimit që kërkojmë.

    Përsa i përket një pyetjeje të z. Lesko Gjata seç’zgjidhje do të ketë për grumbullimin e mbeturinavetë ngurta të Tiranës, sipas të dhënave që kam, nëTiranë prodhohen 160 mijë tonë mbetje të ngurta nëvit. Në këtë drejtim ministria, në bashkëpunim meKëshillin e Rrethit, Bashkinë, Komitetin Kombëtartë Mbrojtjes së Mjedisit dhe institucione të tjera, popunon për të përcaktuar një zonë të re përgrumbullimin e plehrave. Së shpejti do të paraqitendy variante të mundshme për grumbullimin embeturinave të ngurta urbane. Në përcaktimin evendit do të kihet parasysh dhe studimi i bërë nëkuadrin e programit “PHARE”, “Plani Kombëtar iMenaxhimit të Plehrave për Shqipërinë”, ku jepenqartë kriteret për ngritjen e një baseni për trajtimin embetjeve të ngurta urbane. Gjithashtu, përadministrimin e mjedisit urban dhe programit tëinvestimeve për Tiranën, nëpërmjet programitmesdhetar të asistencës teknike për mjedisin, ështëkërkuar nga Banka Botërore një shumë orej 1 miliondollarësh. Jemi në pritje të kësaj. Gjithashtu, janëparaqitur disa firma për marrjen me koncension tëzonës Tiranë-Durrës-Kavajë për trajtimin e mbetjevetë ngurta urbane. Njëra prej tyre ka përgatiturprojektin dhe kontratën, mbështetur në ligjin “Përkoncensionet”. Tani, me vendosjen e rendit, jemisërish në tratativa për rifillimin e punës.

    Gjej rastin të shtoj se në kuadrin e programit“PHARE” janë çelur rreth 1.100 mijë ECU përstudimin dhe projektimin se si duhen administruarmbetjet e ngurta urbane në 8 bashki kryesore:Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Pogradec, Korçë,Fier, Gjirokastër dhe, së shpejti, kompania fituese

    do të fillojë studimin dhe projektet e mësipërme.Tjetër faktor për përmirësimin e ambientit nga

    ndotja e mbetjeve të ngurta urbane, ku do tëpërqëndrohet puna jonë dhe e pushtetit lokal, ështësensibilizimi i popullsisë nëpërmjet familjes, shkollës,masmedias, në mënyrë që qytetari tëndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e një mjedisitë pastër. Megjithatë, do të shtoja që, nëse do tëishte zbatuar ligji “Për sistemin e taksave nëRepublikën e Shqipërisë”, ku taksa për përpuniminme kompostim të mbeturinave shtëpiake është 20lekë të reja në muaj për person, sot do tëdisponomim një fond të konsiderueshëm, me të cilinmund të afrohej çdo firmë e huaj apo vendase, pandërhyrë ndoshta fare buxheti i shtetit. Kështu, përTiranën, me një popullsi mbi 400 mijë banorë, po tëzbatohej kjo taksë, do të vilej një fond prej 8 milionëlekësh të reja në muaj. Për këtë ne po punojmë dheunë kam insistuar që edhe pushteti lokal të vihettamam në pozicionin që i takon, për të përcaktuarmënyrën se si do të vilet taksa, ku kemi dhënë dhesugjerimet përkatëse.

    Përsa u përket makinave të vjetra, të braktisurae të hedhura gjithandej, problemi është tepërshqetësues, janë qindra automjete-hekurishte tëhedhura spontanisht, statistika nuk ka. Për arsyetqë dihen, Shqipëria po bëhet një varrezë e madhembeturinash, sidomos në fushën e makinave. Nëkëtë drejtim, kemi filluar të iniciojmë marrjen e njësërë masash me karakter legjislativ, studimor,tekniko-ekonomik dhe organizativ.

    Masat me karakter studimor, tekniko-ekonomikdhe organizativ do të synojnë në përcaktimin evendeve ku do të mund të vendosen këto makina,në përputhje me kriteret e mbrojtjes së ambientit,duke bërë dhe një prognozë për rritjen e numrit tëtyre në vite, për teknikat që do të përdoren përpërpunimin e leverdisshëm të tyre, për organizimine ndërmarrjeve përpunuese të tyre, si dhe nxitjen einiciativës private për këtë qëllim, sepse organizimete sotme janë spontane; ndërsa masat legjislativedo të synojnë të disiplinojnë grumbullimin e makinavetë amortizuara në vende të posaçme për këtë qëllim.Në këtë fushë po punojmë që të realizojmë sa mëshpejt, është filluar puna që tani, projektligjin “Përpërpunimin e mbetjeve të ngurta urbane”,përmirësimin e ligjit “Për organizimin e vjeljeve tëtaksave të pastrimit”, projektligjin “Për administrimine sipërfaqeve të gjelbërta urbane”, pa përmendur këtupaketën e amendamenteve të ligjit “Për Urbanistikën”,të cilat në kompleksitetin e tyre, ndikojnë në

  • 1050

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    përmirësimin e mjedisit apo në ndalimin eshkatërrimit të mjedisit.

    Ka një pyetje: A ka pasur korrupsion apoabuzime gjatë privatizimit të banesave?

    Dua të theksoj që gjatë viteve 1993-1994 uprivatizuan mbi 200 mijë apartamente shtetërore nërang republike. Si rezultat i këtij privatizimi, pranëEntit Kombëtar të Banesave u inkasuan rreth 17milionë dollarë, për t’u përdorur si investime përpërfundimin e rreth 8 mijë apartamenteve tëpapërfunduara nga sistemi i kontributit vullnetar. Ngaky fond, një pjesë është përdorur si pjesë kundërpartie kredisë së Bankës Botërore për 3 mijëapartamente dhe pjesa tjetër për përfundimin e rreth5 mijë apartamenteve që ishin në proces nga vitet1988-1989.

    Për sa i përket asaj që a ka pasur korrupsionapo abuzime, unë mendoj që korrupsioni, kuptohet,ka qenë linjë e qeverisjes së mëparshme, por vetëmpër këtë proces them që mund të ketë ekzistuar nëmomentin e vlerësimit të banesës, si dhe gjatëndërtimit apo përfundimit të apartamenteve, nëshpërndarjen e tyre etj. Çdo informacion në drejtimtë korrupsionit në fushën e privatizimit do ta mirëprisjae do të merrja masa për investigimin në të gjithainstancat.

    Ka një pyetje specifike për PolicinëNdërtimore. Unë e thashë dhe më lart idenë apovlerësimin tim për punën e kësaj policie, që ka qenëkrejtësisht e pamjaftueshme dhe tepër konformiste.

    Lidhur me faktin që Policia Ndërtimore nuk kadegë në Pogradec, dua t’ju informoj që dega epolicisë ndërtimore është në Korçë, ndërsa nëPogradec ka një zyrë të policisë ndërtimore me njëinspektor dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kur nëPogradec vetëm në vitin 1996 janë evidentuar 112ndërtime pa leje dhe më 1997 120 ndërtime pa leje,janë prishur vetëm 3 ndërtime pa leje. Kuptohet saefektivitet minimal apo rezultat negativ ka pasur derimë sot në punën e Policisë Ndërtimore, e cila ështëshndërruar gati në një rudiment. Jo se duhet hequr,por duhet rikonsideruar, që të marrë vlerat që i takojnë.

    Përsa u përket shkaqeve të mungesës sëujit të pijshëm, që është një problem kardinal, unëdo të përmendja:

    1. Keqadministrimin e ujit nga ndërmarrjete ujësjellësve dhe në këtë kuadër ndërhyrjet pa lejedhe përdorimin jo vetëm për të pirë të ujit ngakonsumatorët.

    2. Mungesën në një masë tëkonsiderueshme të matësve dhe mosleximin e atyre

    ekzistues, gjë e cila çon në shpërdorimin e ujit tëpapaguar.

    3. Amortizimin fizik të rrjeteve shpërndarëseapo dhe të linjave të dërgimit. Në disa nga qytetet,një pjesë e rrjeteve shpërndarëse është amortizuardhe kërkohet zëvendësimi i tubacioneve.

    4. Amortizimin moral të rrjeteve, si pasojë ezhvillimit demografik të pakontrolluar.

    5. Sasinë e vogël të ujit që hyn në qytet, nëndonjë rast të veçantë si pasojë e zhvillimitdemografik me ritme galopante, gjë që ka çuar nërritjen e nevojës për ujë tej aftësisë furnizuese tësistemit ekzistues, si për shembull, në Tiranë,Lushnjë, Fier, Kavajë, Krujë, Patos, në shumicën erasteve për shkak të lidhjeve pa leje apo dhe “meleje” në linjat e dërgimit, para se uji të hyjë në qytet,si për shembull, në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë,Patos, Sarandë.

    Për Tiranën, nga 1.360 litra në sekondë qëprodhohen, në qytet mbërrijnë vetëm 700 litra nësekondë, pasi ka lidhje pa leje në trungjet kryesore.Nga një evidentim, që mbase duhet rikonfirmuar aporivlerësuar, rreth 1.500 familje, rreth 20 klube erestorante, rreth 25 firma industriale dhe 30 lavazhemakinash konsumojnë dhe shpërdorojnë një sasiekuivalente për 300 mijë banorë.

    Për Kavajën, nga 90 litra në sekondë, vetëmfshati Arapaj shpërdoron kryesisht për ujitje, po dhepër pirje rreth 65 litra në sekondë.

    Për Durrësin, nga 700 litra në sekondë tëprodhuar, mbërrijnë në depo rreth 350-400 litra nësekondë etj.

    Nevojat e popullsisë në shkallë vendiNga të dhënat e përafërta, rezulton që, në

    shkallë vendi, nevojat janë për rreth 8 mijë litra nësekondë, të ndara në 3 mijë litra në sekondë përfshatrat dhe 5 mijë litra në sekondë për qytetet. Kanëujësjellës rreth 2.300 fshatra, nga të cilët 80 për qindme çezma publike dhe 20 për qind me furnizim nëbanesë. Nuk kanë ujësjellës rreth 400 fshatra. Nëqoftë se nevojat, sipas të dhënave të përafërta, janëpër rreth 8 mijë litra në sekondë, prodhimi në shkallëvendi arrin në 12 mijë litra në sekondë. Kjo diferencëshkaktohet ngaqë uji shpërdorohet.

    Meqë kërkohet në mënyrë specifike ngadeputetët për gjendjen e furnizimit me ujë për Tiranëndhe për disa qytete të tjera, do të theksoja që nëTiranë në dimër prodhohen 2.200 litra në sekondëdhe në verë 1.360 litra në sekondë. Ndërsa hyrja nëdepo në dimër është 1.800 litra në sekondë dhe nëverë 700 litra në sekondë. Janë bërë investime dhe

  • 1051

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    në total janë shpenzuar për furnizimin me ujë tëTiranës rreth 51 milionë dollarë, përafërsisht rreth115 dollarë për banor. Këtu futet edhe Bovilla, poredhe investimet që ka bërë shteti apo dhe vetëndërmarrja që ka qenë.

    Bovilla shton sasinë e ujit me 1.800 litra nësekondë, shton rreth 30 km rrjet kryesor tëbrendshëm në zonat e zgjerimit të qytetit dhe 20km linja dërgimi nga diga në impiant dhe nga impiantinë depo. Me mbarimin e Bovillës, rrjeti i Tiranës dotë ketë rreth 3.200 litra në sekondë në verë,ekuivalente me 250 litra në ditë për banor, duke zbriturkëtu dhe 25 për qind humbje fizike.

    Përsa i përket gjendjes së furnizimit me ujënë Kombinatin e Tekstileve, prurjet e puseve të vjetrajapin 70 litra në sekondë, kapaciteti i depos është 6mijë metra kub. Depoja për kuotat e larta nukmbushet, pasi nga partitori nuk vjen asnjë litër dhelinjat e dy puseve nuk e përballojnë, për shkak tëlidhjeve pa leje në to dhe të furnizimit me leje tëzonës së re të ndërtimeve pa leje. Pra, është kyabsurd, po jemi të detyruar ta përballojmë.

    U kërkua me urgjencë përpara zgjedhjeveqë ministria të financonte hapjen e një pusi të ri,pasi tubat dhe pompat ndërmarrja i kishte gjendje.Ky pus u hap, tubat u montuan, pompa u vendos,por nuk punoi, pati një peripeci. Nuk dua të zgjatemnë këtë drejtim, por me sa jam informuar tani, pompaka ardhur dhe së shpejti mendojmë të vihet nëfunksionim.

    Problemi i furnizimit me ujë në Korçë.Bëhet fjalë për ujësjellësin e Korçës.

    Financimi i bërë nga buxheti rezultoi me këto të meta:1. Të meta në zgjidhjen teknike të projektit;2. Të meta në mbivendosje fondesh, në një

    kohë kur Korça ishte futur në listën e qyteteve që dotë financoheshin nga ndihma, pra, defekte tëkordinimit;

    3. Defekte të zbatimit: a) moszbatim tëprojektit dhe shkelje të kushteve teknike në zbatim;b) ndryshime në projekt nga projektuesit nëkundërshtim me kushtet teknike të projektimit;

    4. Shkelje të rënda f inanciare meparamendim, me mashtrim në dokumente nga firmandërtuese “Konstruksion ’93” sh.p.k.

    Për pikën 1: Në janar ’96 u konstatua seprojekti nuk ishte i studiuar nga ana ekonomike.Skema e adoptuar për zgjidhje ishte joekonomikedhe nuk shfrytëzonte depot ekzistuese në qytet përtë ulur shpenzimet në energji elektrike si pasojë euljes së lartësisë të ngritjes së pompave.

    Për pikën 2: Tenderi i financimit, fillimi ipunimeve, të gjitha janë bërë pasi ishte firmosurmarrëveshja me firmën gjermane për Korçën dhekishte filluar studimi për besueshmërinë e ujësjellësitdhe të kanalizimeve nga firma gjermane “DORSHCONSULT”. Gjoja “sa për të filluar”, i jepen Korçës10 milionë lekë të reja në fillim të vitit 1995 (6-mujorii parë) dhe me një vendim të veçantë, me propozimtë Ministrisë së Ndërtimit, por jo nga Drejtoria eUjësjellësve, pa marrë mendimin e kësaj drejtorie tëspecializuar, i jepet dhe një shtesë financimi prej 60milionë lekësh, pra gjithsej 70 milionë lekë të reja,ndërkohë që ishte futur në projekt financimi nga firmagjermane. Ndërkohë studimi i besueshmërisë, i kryernga firma gjermane, nuk e merrte në konsideratëlinjën e re, as depon që ishte në kuota tëpapranueshme dhe as skemën e furnizimit.

    Nga kontrollet e bëra nga Drejtoria eUjësjellësve, u konstatuan të metat, iu dorëzua njërelacion i detajuar ish-ministrit të asaj kohe, u kërkuandihma e Drejtorisë së Kontroll-Revizionit tëministrisë. Konstatimi i tyre ishte se kishte problemefinanciare me bankën dhe sugjeruan t’i dërgohejKontrollit të Shtetit. U kërkua ndihma e Shërbimit tëKontrollit të Shtetit, pasi ishin bllokuar punimet, përarsye se kompania e shkeli këtë bllokim për të zbuturvlerën e raportimeve fiktive. Kontrolli i Shtetitrikonfirmoi ato çka kishin evidentuar specialistët, pormori masa qesharake, që, deri më sot, nuk janëzbatuar. Supervizorët dënoheshin me mosmarrjene pagës si supervizorë, firma dënohej me 1 mijëdollarë gjobë dhe të kthente vetëm paratë që kishtevjedhur, drejtori i institutit shkarkohej nga puna sidrejtor. Nga ana e dikasterit ishte kërkuar që Shërbimii Kontrollit të Shtetit të hapte padi penale, pasi kishtevjedhje dhe jo raportime fiktive, kishte shkelje tëkushteve teknike të zbatimit dhe nxjerrje të objektitjashtë pune, kishte shkelje ligjesh dhe jo padashje.Përgjigjja nga Kontrolli i Shtetit vjen negative, thotë“le të merret ministria”, në një kohë që ai kishte tëgjithë dokumentacionin zyrtar të asaj kohe. Nga anatjetër, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit dhe Instituti iStudimeve të Ujësjellësve të Ndërtimit insistonin qëtë gjendej një zgjidhje teknike, qoftë dhe provizore,që të vihej përkohësisht në punë linja e ndërtuar,pasi ndryshe dëmi ishte 70 mijë dollarë dhe jo 112mijë dollarë, sa ishin vjedhur.

    Për fondet e harxhuara, për shkaqet dheshpërdorimet mendoj se duhet të merren organet eprokurorisë, duhet hapur padi penale. Deri më sot,kompania private nuk ka kthyer asnjë lek, edhe pse

  • 1052

    Viti 1997 Legjislatura e 15-të

    ish-kryetari i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, mesa më kujtohet, më 22 janar 1997 ka informuar tëashtuquajturin parlament të asaj kohe gjatëinterpelancës se “me punën e mirë të Shërbimit tëKontrollit të Shtetit i janë kthyer buxhetit të shtetit112 mijë dollarë nga ujësjellësi i Korçës.

    Për problemin e ujit të pijshëm nëSarandë

    Për qytetin janë investuar rreth 500 mijëdollarë në linjat e jashtme të dërgimit, në puse edepo, gjë që do të përmirësonte furnizimin eSarandës. Nuk është filluar me rrjetin e brendshëm,pasi ishte në proces studimi i besueshmërisë, qëkryhej nga një ekip hollandez, financuar nga programi“PHARE”. Është në proces tenderimi pompa përLukovën. Po punojmë për gjetjen e një pompe edhepër Ksamilin, pasi dhe aty ka probleme. Pointeresohemi për ta gjetur sa më shpejt, për tësiguruar ujin e pijshëm në Ksamil. Në këtë drejtim,janë investuar rreth 250 mijë dollarë për rrjetin ejashtëm dhe në Konispol. Gjithashtu, ka përfunduarstudimi i besueshmërisë për ujësjellësin dhekanalizimet e pastrimit për qytetin e Sarandës. Pritettë fillojë hartimi i projektit të zbatimit dhe zbatimi ipunimeve. Janë të interesuar, gjithashtu, e po bëjnëpërpjekje maksimale edhe komuniteti evropian meprogramet “PHARE” e “CROSS BORDER” dheBanka Botërore.

    Edhe për zonën turistike të Ksamilit ështëhartuar një projekt. Ka kërkuar ta shfrytëzojë, pasita ndërtojë me fondet e veta, një shoqatë hollandezee ujit, në bashkëpunim me ujësjellësin e Sarandës.Në këtë drejtim, po studiojmë ligjet tona, në mënyrëqë të saktësojmë ligjet dhe aktet nënligjore përkoncensionet e ujit të pijshëm, që ta zgjidhim edhekëtë problem.

    Përsa i përket zgjidhjes së problemevetë kanalizimeve, pra në lidhje me kanalet e ujëravetë zeza, deklarimi im i parë është që ky problem, nëtërësi, është lënë krejtësisht pasdore për një kohëtepër të gjatë. Tani ka filluar të punohet. Praktikisht,deri më sot, janë financuar nga buxheti me fonde qëjanë sa një e treta apo një e dyta e atyre tëujësjellësve. Është problem në qytetet fushore ebregdetare. Mirëmbajtja nga ndërmarrjet komunalelë shumë për të dëshiruar. Mjafton të përmend njëshembull: Katakombi i Shijakut ka 25 vjet pa upastruar, edhe pse në të ka shina dekovili për këtëqëllim. Ndërsa në qytete të tjera situata është akomadhe më k