punim diplome · 2018-10-11 · tema: puna e mësimdhënësit me nxënës me vështirësi në ......

38
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Puna e mësimdhënësit me nxënës me vështirësi në sjellje në klasat e bashkëngjitura në “SHFMU” Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass. Shefqet MULLIQI Alberina GASHI Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 19-Feb-2020

66 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Puna e mësimdhënësit me nxënës me vështirësi në

sjellje në klasat e bashkëngjitura në “SHFMU”

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass. Shefqet MULLIQI Alberina GASHI

Gjakovë, 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt me ____/____/____ para komisionit vlersues në përbërje

:

1._______________________ Kryetar

2._______________________ Anëtar

3._______________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlersoj punimin me noten __________________

3

MIRËNJOHJE

Dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur një

rol të rëndësishëm në studimet e mia në Fakultetin e Edukimit.

Falënderoj mentorin tim Prof.ass.Dr. Shefqet Mulliqi për sygjerimet, mbështetjen dhe

durimin e tij.

Mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për familjen time,e cila ishte pranë meje gjatë

gjithë këtij rrugëtimi.

Përgjithmonë mirënjohëse …

4

Përmbajtja

Mirënjohje ...................................................................................................................... 3

Abstrakti ......................................................................................................................... 6

Hyrje .............................................................................................................................. 7

I. VËSHTRIMI HISTORIK I PROBLEMIT TË HULUMTIMIT........................ 8

1.1. Historiku i klasave të bashkëngjitura .................................................................... 10

1.1.2. Klasat e bashkëngjiturura ................................................................................... 11

1.2. Origjina dhe historiku i sjelljeve të vështirësuara ................................................. 11

a)Modeli psikoanalitik ................................................................................................. 12

b.Etologjia .................................................................................................................... 12

II. METODOLOGJIAE HULUMTIMIT ............................................................... 13

2.1. Objektivat e hulumtimit. ....................................................................................... 14

2.2. Qëllimi i hulumtimit ............................................................................................. 15

2.3. Detyrat e hulumtimit ............................................................................................. 15

2.4. Metodat dhe teknikat e hulumtimit. ...................................................................... 16

2.5. Hipoteza e hulumtimit........................................................................................... 17

2.6. Variablat e hulumtimit .......................................................................................... 18

2.7. Popullacioni dhe mostra e hulumtimit .................................................................. 19

2.8. Rëndësia e hulumtimit .......................................................................................... 19

2.9. Organizimi i hulumtimit ....................................................................................... 20

2.10. Përpunimi statistikor i të dhënave ....................................................................... 20

III. MËSIMDHËNIA DHE LLOJET E SAJ ........................................................... 20

3.1. Përkufizimi dhe karakteristikat e mësimdhënies .................................................. 21

3.2 Përkufizimet dhe karakteristikat e mësimdhënies me në qendër nxënësin ......... 21

3.3 Llojet e punës së mësuesit me në qendër nxënësin ............................................... 22

3.4 Kuptimi për mësimdhënien ndërvepruese tek ne .................................................. 23

3.5 Mësimdhënia me në qendër mësuesin .................................................................. 24

3.6 Përkufizimet dhe karakteristikat e mësimdhënies me në qendër mësuesin ........... 24

IV. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT ME

MËSIMDHËNËS DHE PRINDËR NË MESIN URBAN ...................................... 25

4.1. Analizat dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit në SPSS ............................ 25

4.2. Pyetësorët për mësuesin ........................................................................................ 25

4.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit me mësimdhënësit ................................ 25

PËRFUNDIMI............................................................................................................ 33

5

REKOMANDIME ..................................................................................................... 34

LITERATURA ........................................................................................................... 35

SHTOJCA ................................................................................................................... 36

6

ABSTRAKTI

Nxënësit me vështirësi në sjellje janë një problem në rritje në klasë dhe një ngs

shqetësimet me serioze.Ky hulumtim paraqet se çfarë marrëdhëniesh ka në mes punës

së mësimdhënësit dhe nxënësit me vështiresi në sjellje.Popullata e këtij studimi janë

nxënësit e arsimit fillor të shfmu në regjionin e Pejës në vitin shkollor

2017/2018.Hulumtimi i këtij problemi,mendojmë se do ta plotësojë një boshllëk në

fushën e edukimit të fëmijëve me vështirësi në sjellje dhe do të mundësojë me lehtësi

adoptimin dhe rehabilitimin e këyre fëmijëve në shkollat tona. Si hipotezë të

përgjithshme kemi përcaktuar supozimin se nxënësit me vështirësi në sjellje pjesërisht

janë të integruar në klasat e bashkëngjitura në kuadër të shkollimit të

obligueshëm,prandaj kanë edhe me tej nevojë për një qasje sa më gjithëpërfshirëse në

edukimin dhe reabilitimin e tyre.Duke hulumtuar në aspektin teorik, bëmë përpjekje të

kuptojmë se cilat janë kushtet me të favorshme edukative-arsimore të kësaj kategorie

nxënësish me vështirësi në sjellje për t’i edukuar,adoptuar dhe inkorporuar,çfarë

kushtesh duhet ofruar për t’iu përshtatur të nxënit të tyre.Prandaj,institucionet tona

duhet të bëjnë përpjekje për t’i akomoduar dhe për tu ofruar kushte sa më të favorshme,

që këta nxënës të edukohen dhe arsimohen bashkërisht me moshatarët e tyre,pa u

anashkaluar,pa u diskriminuar dhe pa u apostrofuar nga rrethi shoqëror.

Fjalët kyçe:Nxënës, sjellje asociale,aftësi menaxhuese,metoda

psikoedukative,ndërhyrje.

7

HYRJE

Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qendrore në shkollë.Për mësuesin ideal është folur

që nga koha e Sokratit,Aristotelit,Pestalocit.Por çfarë është mësuesi ideal sipas këtyre

autorëve? Ky mësues që konsiderohet si mësues ideal është vëzhgues, eksplorues,

njohës i shpirtit, lexues imirë,tregimtar i hollë, një njeri me horizont të gjerë,është

gjithmonë një hap para të tjerëve,është e nevojshme të përmbushë imazhin dhe mbi të

gjitha të jetë human.Puna e mësuesit është përcaktuar si njëra nga detyrat më të vështira

dhe më me përgjegjësi.Është një punë që për të arritur rezultate maksimale,kërkon

përfshirje të madhe nga mësuesi,nga prindërit dhe nga vetë nxënësit ku inpenjimi i tyre

duhet të jetë më i madh, për faktin se ata do të marrin njohuri dhe dituri të reja.Por më

i rëndësishëm ështe inpenjimi i mësuesit kundrejt nxënësit të tij.Mësuesi duhet të ketë

role të ndryshme brenda dhe jashtë klasës.Përcaktimi i marrëdhënieve mësues – nxënës

është një çështje themelore në të cilën ndërthuren koncepte,norma e parime kryesore të

pedagogjisë,psikologjisë dhe didaktikës. Mësuesi dhe nxënësi janë dy bashkëpunëtorë

të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin gjatë gjithë shkollimit,ku mësuesi është drejtues dhe

nxënësi duke punuar nën drejtimin e mësuesit do të përvetësojë njohuri, shkathtësi dhe

shprehi që do të përcaktojnë programet mësimore, përvetësim që varet nga puna e

mësuesit dhe përkushtimi i nxënësit.Përmes punës se tij,mësuesi, duke krijuar një

partneritet të suksesshëm ndërmjet shkollës, nxënësit dhe familjes, bën të mundur

përgatitjen e nxënësve për suksese gjatë procesit mësimor,pavarësisht diversitetit

kulturor të nxënësve, në mënyrë që të përfundojnë me rezultate sa me të larta studimet

e tyre dhe për të kontribuar sa më pozitivisht në jetë dhe në komunitet.Mësuesi duhet

të mbajë parasysh gjithmonë qe një mësimdhënie e mirë është e vlefshme për

shoqërinë.Mësimdhënia efektive është kyqi i një edukimi të vërtetë.Mësuesi duhet të

jetë ai që krijon qytetarë të ditur dhe të ndërgjegjshëm,të cilët janë të aftë të shohin

botën në mënyrë kritike,të marrin vendime të zgjuara për jetën e tyre dhe tëtë

tjerëve.Edukimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë bazat e demokracisë në

shkollë,në jetë,shoqëri dhe familje.

8

I. VËSHTRIMI HISTORIK I PROBLEMIT TË HULUMTIMIT

1.1. Historiku i klasave të bashkëngjitura

Klasat e bashkëngjitura në Kosovë kanë gjetur zbatim pas vitit 2000 dhe janë të

rëndësishme për integrimin e nxënësve me nevoja të veçanta në sistemin e rregullt

arsimor.Ndryshimet e mëdha shkencore,shoqërore e humane kanë ndikuar që pozita e

këtyre nxënësve me nevoja të veçanta të ndryshojë nga një qenie e pavlerë në një nxënës

të barabartë me të tjerët.Fëmijët me nevoja të veçanta edukoheshin dhe edukohen nëpër

ente speciale (që egzistojnë edhe në vendin tonë),mirëpo, tendenca të disa ekspertëve

vendorë dhe ndërkombëtarë janë që këta fëmijë të integrohen nëpër shkolla të

rregullta.Nëpër disa shkolla fillore egzistojnë nxënës të tillë që ndjekin procesin

mësimor në klasa të rregullta,derisa në shkolla të tjera egzistojnë klasa të veçanta ku

edukohen dhe arsimohen këta fëmijë.E tërë kjo përpjekje bëhët me qëllim të integrimin

të fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin e rregullt.Kuptohet, kjo bëhet me një

përkushtim të madh të ekspertëve, me përshtatje të programeve individuale,objekteve

e mjeteve për këta fëmijë. Shoqëria jonë çdoherë do të bëjë përpjekje që fëmijët me

nevoja të veçanta të kenë mundësi të edukohen dhe arsimohen.

1.1.1.Nocionet themelore dhe përkufizimi i tyre

Disrupsion-i Përqarje-a

Hulumtim

Hulumtime shkencore.Vepër e shkruarnë të cilën

është shqyrtuar një çështje; paraqitje e të

dhënave që janë mbledhur nga kërkimet për një

çeshtje;gjurmime,gjetje ose arritje shkencore.

Hulumtime të rëndësishme (me vlerë).

Inferioritet

Më i vogël,më i pavlefshëm;i nënshtruar,në një

shkallë më të ulët se tjetri.

9

Klasa të bashkëngjitura

Hapja e klasave speciale në shkollat e

rregullta,ose përfshirja e fëmijeve me nevoja të

veçanta në kuadër të shkollave të rregullta.

Klasë

Grup nxënësish që dallohen nga vendi që zënë

në një sistem arsimor të caktuar të edukimit

shoqëror nga roli i tyre në organizimin shoqëror

të punës,nga mënyra se si e marrin arsimimin.

Komunitet Shoqëri

Konflikt

Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a

dy palëve,ndeshje e ashpër,acarim.Konflikt

familjar(shoqëror).

Labiliteti psikik Jostabiliteti psikik

Liberal

Ai që bën lëshime ndaj të metave,gabimeve,ai që

nuk kërkon llogari deri në fund ose tregohet

tepër dorëlëshuar në kërkesat ndaj të tjerëve.

Metodologji

Studimi i metodave dhe mënyrave të fitimit të

njohurive shkencore. Metodologjia na mëson se

me cilat mjete duhet të shërbehemi që të arrijmë

të njohim në mënyrë në të vërtetë botën.

Mësimdhënës Ai që jep mësim,mësues,arsimtar, edukator.

Mësimdhënie Dhënia e mësimit në shkollë në një kurs etj.

Metodat e mësimdhënies,cilësitë e

mësimdhënies etj

10

Neglizhencë Pakujdesi,moskokëqarje,mospërfillje.

Nevrastik Nervoz /e

Sjellje asocial Sjellje joshoqërore,kundërshoqërore.

Vandalizëm

Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i

monumenteve të artit e të kulturës dhe i gjithë

gjërave me vlerë.

Abstrakti Mini tema juaj, është hyrje para hyrjes e cila

tregon se çfarë është kërkuar dhe se çfarë është

arritur në punimin tuaj kërkimor.

Influencë Ndikim

1.1.2. Klasat e bashkëngjiturura

Me qëllim të përfshirjes së një numri më të madh të këtyre fëmijëve,të racionalizmit

financiar dhe të zvogëlimit të stafit administrativ nëpër shkollat fillore,ka filluar

integrimi i këtyre fëmijëve në shkollat e rregullta.Për këtë qëllim ka filluar hapja e

klasave speciale në kuadër të shkollave të rregullta nëpër të gjitha komunat e

Kosovës.Këto janë klasa të kombinuara. Paralelet e kombinuara përbëhen nga dy e më

shumë klasa.Një paralele mund të ketë dy ose tri klasa në një shkollë.Kombinimi i

klasave mund të jetë i ndryshëm, varësisht nga numri i nxënësve.Kombinimi mund të

jetë I-II-III-IV.Paralelet që përbëhën prej dy klasave kanë po ashtu kombinime të

ndryshme.Klasat e bashkëngjitura funksionojnë si klasë speciale brenda shkollës së

rregullt.Në këto klasa mësojnë nxënës me dëmtime të ndryshe, por që kanë kontakt me

nxënësit e tjerë të shkollës.Kjo është një e mirë drejt integrimit të fëmijëve me nevoja

të veçanta në sistemin e rregullt dhe më fëmijët e tjerë.Në këto klasa mësim jep mësuesi

special,por që ndihmohet nga mësuesi përkrahës.Edukimi dhe arsimi i këtyre nxënësve

në klasat e bashkëngjitura ndikon pozitivisht në socializimin dhe edukimin e drejtë të

tyre, si dhe eliminimin e paragjykimeve tek nxënësit e klasave të rregullta.Nëse klasat

e bashkëngjitura formohen drejt,nxënësve me nevoja të veçanta u krijohet një ambient

i favorshëm,kështu që gjasat janë shumë të mëdha që këta nxënës të arrijnë rezultate të

11

mira në bazë të mundësive individuale.Klasat e bashkëngjitura janë një hap pozitiv drejt

gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në sistemin e rregullt arsimor.1

1.2. Origjina dhe historiku i sjelljeve të vështirësuara

Njeriu lind, jeton dhe vdes së bashku me sjellje destruktive. Përse janë agresivë dhe

destruktivë njerëzit? Shekuj më parë shkencëtarët janë përgjigjur në dy mënyra:

1. Disa mbështesin idetë e filozofit të shekullit të 17-të, Thomas Hobbs, që

argumentonte se njerëzit janë krijesa natyrore vicioze. Ai e quante specien tone Homo

Lupus, ose ujk njerëzor dhe besonte se ne do ta vrisnim shumë shpejt njëri-tjetrin në

qoftë se nuk do të frenonte civilizimi.P.sh. civilizimi i lashtë grek-spartan, i jepnin

rëndësi të madhe edukimit të fëmijëve, të cilët vazhdimisht ishin të detyruar të jenë

ushtarë dhe janë ndarë nga prindërit që në moshën shtatë vjeçare, edukoheshin në

shkolla të veçanta-gjimnaze. Për spartanët, kryesore ka qenë që të ishe trim, i

durueshëm dhe ushtar i shkathët. Të rinjët para se gjithash mësoheshin t’i përdornin

armët mirë.Që të forcoheshin,ushtroheshin në vrapim,kërcim,mundje,not dhe në sporte

të tjera.Me qëllim që t’i qelikosnin fëmijët dhe t’i bënin të aftë në sfidat e jetës ushtarake

i vishnin dhe i ushqenin dobët, kurse ndonjëherë edhe publikisht i rrihnin para altarit të

Perëndeshës Artemidë.Ishin të njohur për nga shkurtësia konciziteti dhe spirituoziteti

i përgjigjeve të tyre.Për shkak të edukimit të vrazhdë të këtillë,spartanët ishin trima dhe

ushtarë të qëndrueshëm.Ushtria spartane ishte shumë e disiplinuar.Veçohej nga

qëndrimi dinjitoz.Këmbësoria spartane konsiderohej më e mira në Greqi.

2. Ndërsa disa të tjerë mbështeten tek teoria e John Lockut, “tabula rasa”! Loku

mendonte se që nga lindja njeriu është një pllakë dylli ku përvoja lë përshtypjet e

saja.Pra, ne mësojmë të bëhemi ( agresivë) ose të sillemi keq.Mbi bazën e këtyre

dydrejtimeve janë lindur e zhvilluar shumë teori për shpjegimin e sjelljeve asociale.2

1 Zabeli Naser,”Nxënesit me nevoja të veçanta”, Prishtinë, 2001 2 Corno. L. Psikologjia,Tiranë. 1994

12

a) Modeli psikoanalitik

Sipas Sigmund Freud (1961), tek njeriu egziston ndjenja e armiqsisë që rrjedhë nga

forcat dinamike, psikologjike, të cilat burojnë nga pavetëdija.Pavetëdija është një pjesë

e mendjes që drejton aktivisht veprimet dhe mendimet e cila mbetet e fshehur nga

ndjesitë e vetëdijes.Frojdi mendonte se ka shumë instikteqë lidhen me pavetëdijen,por

dy janë me të rëndesishme:Erosi, ose instikti i jetës dhe Thanatos, instikti i

vdekjes.Erosi na shtyn drejt kënaqësisë fizike,ndërisa Thanatos drejt shkatërrimit dhe

dhunës.P.sh. agresiviteti mund të jetë pasojë e armiqësisë së thellë ndaj autoritetit.Kur

të tjerët thonë se bëjnë diçka, ne e interpretojmë si një synim të tyre pë të na kontrolluar

dhe përpiqemi të rezistojmë me agrisivitet dhe pavetëdije. Në qoftë se kjo rrymë

psikologjike zbrazet herë pas here, presioni në sistem mund të shkaktojë çrregullime

psikologjike.Prandaj njerëzit e shëndetshëm e normalë e shkaktojnë këtë instikt agresiv

në procesin që quhet katarsis. Në qoftë se agresiviteti drejtohet jashtë vetes,katarsisi

përfshin dëmtimin e të tjerëve, ndërisa kur orientohet në drejtimin e brendshëm,

përkundrazi sjell dëmtimin e vetes (depresion,vetëvrasje,mazohizëm).3

b). Etologjia

Frojdi i shpjegon veprimet e dhunshme me impulse agresive të pavetëdijes.Ndërisa

etologjia,degë e biologjisë,e shikon sjelljen e kafshëve në mjedisin e tyre natyror.Pra,

ofron tjetër perspektivë.Kur zogjtë ndërtojnë çerdhen, roast ndjekin nënat e tyre,macja

ha miun, të gjitha keto janë sinjale të mjedisit. Sipas Konrad Lorenc (1966), shumë

sjellje,duke përfshirë edhe agresivitetin janë instikte.Ashtu si Frojdi,Lorenci,mendon se

instiktet agresive akumulohen të kafsha dhe çlirohen kur presioni rritet shumë.Lorenc

mendon gjithashtu se ngacmimet e mjedisit shpesh veprojnë duke çliruar këto instikte

agresive.Dhunimi i territorit tonë,i shtëpisë,i makinës, i oborrit tonë,mund të jetë

suficient i mjaftueshëm pë të çliruar agrisivitetin njerëzor.Etologët besojnë se

agrisiviteti është një reagim i lartë, adoptim në shumë specie.Kafshët më të forta e më

agresive zënë pozitën më të lartë në hierarkinë sociale të grupit.

3Corno.L.,Psikologjia,Tiranë.1994

13

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Ky është një hulumtim i cili analizon marrëdhëniet mes punës së mësuesit dhe

nxënëseve me vështirësi në sjellje. Kryhet në klasat e arsimit fillor.Mësimdhënia

dominuese në klasat e arsimit fillor tek ne është e drejtëpërdrejtë. Sipas kësaj klase të

mësimdhënies roli kryesor për përzgjedhjen e materialeve mësimore,për organizimin e

klasës,për organizimin e aktiviteteve mësimore etj., nuk është në dorën e

nxënësve.Mësimdhënia ndervepruese, nxënia ndervepruese në klasat e arsimit fillor tek

ne është një prirje e re ende në zhvillim.Sipas kësaj klase të mësimdhënies, nënësit kanë

një rol të madh në procesin mësimor.Ata mund të mësojnë edhe nga njëri-tjetri duke

bashkëpunuar dhe duke qenë aktivë gjithë kohën. Këto dy klasa të mësimdhënies

supozohet se mundësojnë nivele të ndryshme të nxënësve me vështirësi në sjellje. Tema

e studimit është se puna e mësimdhënësit me nxënësin në qendër të shoqërohet me më

pak sjellje të vështirësuara nga se mendohet përgjithësisht nga mësuesit.Andaj, studimi

synon të mësojë nëse mësimdhënia me në qendër mësuesin tëshoqërohet me një numër

më të vogël sjelljesh asociale se sa mësimdhënia me në qendër mësuesin. Nëse nxënësit

manifestojnë vështirësi në sjellje (jo) të njëjta gjatë mësimdhënies me në qendër

mësuesin krahasuar me mësimdhënien me në qendër nxënësin dhe nëse mësimdhënia

ndërvepruese shoqërohet me diferencime gjinore (jo) të njëjta në sjelljen

disruptive,krahasuar me mësimdhënien e drejtëpërdrejtë.Pika kritike e çdo hulumtimi

është zbulimi i boshllëqeve,paqartësive e vështirësive që duhet të zgjidhen.Njohuritë e

mëparshme dhe përvoja luajnë një rol të madh në identifikimin dhe përcaktimin e

problemit.Prandaj, prej hulumtuesit pritet që së pari, në mënyrë teorike të analizojë

problemin dhe pastaj në mënyrë të qartë ta formulojë.4Arsimi parauniversitar i Kosovës

është prej dy dekadash në një proces ndryshimesh të thella dhe komplekse.Ndryshimet

në mësimdhënie e në të nxënë janë ndër më të rëndësishmet e këtij procesi.Gjithnjë e

më shpesh mësimdhënia ndërvepruese është në qendër të zhvillimeve të sotme në arsim.

Ajo i përgjigjet prirjes së sotme botërore për ta shndërruar klasën në një mjedis të

gjallë,ku në vend të dhënies së infromacionit,kultivohen shprehitë për gjetjen,kërkimin

e pavarur të tij,diskutohençështje në këndëveshtrime të ndryshme,analizohen

ato,identifikohen problemet dhe punohet bashkërisht për zgjedhjen e tyre.Mësimdhënia

4Yigit,A.R.”Disiplina në klasë dhe sjelljet e nxënësve”, Ankara, 2002

14

në shkollat e Kosovës është dalluar për natyrën tradicionale të saj.Ajo është cilësuar si

mësimdhënie me në qendër mësuesin.Në këtë mjedis ka një shqetësim në rritje të

mësuesve për sjelljen e nxënësve në klasë. “Nuk mbahen, janë të papërmbajtshëm!”,

këto janë fjalët që dëgjon të thuhen gjithnjë e më shpesh nga mësuesit tanë. Më shumë

se gjysma e mësuesve ankohen për sjelljen problematike të nxënësve.Është i dukshem

numri në rritje i fëmijëve që shfaqin vështirësi gjatë rrjedhjes normale të zhvillimit.Një

sjellje e tillë është bërë një nga çështjet më të ngutshme në shkolla.Vështirësitë në

sjellje, shpeshherë e quajtur e mundimshme ose sjellje e keqe, ka qenë gjithmonë një

nga shqetësimet më serioze të shkollave.Termi “sjellje disruptive” nuk përdoret në

mjedisin tonë arsimor.Kjo sjellje nuk disrupton vetëm mësuesit, por gjithashtu fokuson

ose piketon në të nxënë të nxënësve.Ajo gjithashtu mund të krijojë një atmosferë që

zvogëlon pjesëmarrjen e nxënësve.Një çështje e rëndesishme në shkollat fillore është

sjellja disruptive e nxënësve në klasë dhe ndikimi që mësimdhënia mund të ketë në

sjelljen disruptive.Është pranuar që metodat e mësimdhënies janë influencuese ndaj

sjelljes disruptive të nxënësve.Problem i adresuar në këtë punim është fakti që sjellja

disruptive në klasë, e cila qon në një pamjaftueshmëri të kohës ndërvepruese mësues-

nxënës, përfaqëson një faktor kritik rreziku, i cili mund të kontribuojë në një përvojë të

pasuksesshme për të gjithë fëmijët nëshkollat fillore.Tek nxënësit me vështirësi në

sjellje gjatë viteve të shkollës fillore, është vënë re se ndikon negativisht në aftësitë e

deshifrimit në lexim dhe arritje akademike.5

2.1. Objektivat e hulumtimit.

Për të arritur qëllimin e hulumtimit kemi zgjedhur disa detyra:

-Të analizojmë dhe të studiojmë këtë problem;

-Të hartojmë anketën (pyetësorin),si mjet hulumtimi;

-Të grumbullojmë të dhëna përmes pyetësorëve;

-Të bisedojmë me palët e interest.

5 Grup autorësh. Metoda të mësimdhënies: Manual për mësuesit e rinj, 1999

15

2.2 Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i punës së mësuesve më nxënësit me

vështirësi në sjellje në SHFMU nga klasa e I-V; cilat janë metodat,strategjitë apo

mënyrat që ata përdorin pë të mbajtursa më aktiv procesin e të mësuarit,të motivuarit e

nxënësve në klasë dhe për qëndrimin e tyre gjatë orës mësimore. Problematika e gjerë

e ka zanafillën në ndërveprimin mësues-nxënës, lidhjen e ndërsjellë shkollë-familje,

detyrimet, përgjegjësitë që ka secila në skemën e edukimit dhe arsimit të femijëve në

vështirësi në sjellje. Dhënia e këshillave për mësuesit që të jenë sa më efektivë dhe

motivues në punën e tyre për të quar nxënësit drejt arsimdashjes. Ky hulumtim ka për

qëllim informimin se si si kanë mdikuar metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe

mësimnxënies në procesin mësimor të nxënësve me vështirësi në sjellje dhe përmes

rezultateve të tij të nxjerrim rekomandimet drejtuese të shkollave,mësimdhënësve,

nxënësve në vështirësi në sjellje dhe të prindërve,në mënyre që nevojat dhe kërkesat e

tyre për ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies të realizohen në praktikë.

Qëllimi i hulumtimit është të analizojë marrëdhëniet mes punës së mësuesit dhe

nxënësve në vështirësi në sjellje.Sot flasim për lloje të ndryshme të mësimdhënies.Në

fokus të studimit është puna e mësimdhënësit dhe metodat me të cilat ai punon.Studimi

synon të analizojë ndikimin që ka mësimdhënia ndërvepruese krahasuar me

mësimdhënien tradicionale me nxënësit në vështirësi në sjellje në klasë.Nxënësit me

vështirësi në sjellje pengojnë mësuesit gjatë procesit mësimor, po ashtu edhe nxënësit

gjatë procesit të të nxënit. Nëse në klasë nuk mund të mësohet, atëherë cili është qëllimi

i mësimdhënies ?

2.3. Detyrat e hulumtimit

Për të relaizuar objektivat studimore për këtë problem në mënyrë precioze fokusimi

i domosdoshëm ishte përmbushja e detyrave kryesore:

1. Konsultimi i literaturës në koordinim me problemin hulumtues në sjelljet asociale;

2. Përpilimi i projektit ideor, i cili na ka shërbyer si një dokument orientues pë studimin

e problemit;

3. Hulumtimi empirik i problemit me mësimdhënës dhe prindër;

16

4. Përpunimi dhe nxerrja e të dhënave për dukurinë qe e studiojmë,duke i përdorur

metodat dhe instrumentet e hulumtimit;

5. Hartimi i pyetësorit si mjet hulumtimi për realizimin e qëllimit;

6. Të njoftohen përgjegjësit e shkollave dhe nxënësit me qëllimin e hulumtimit;

7. Marrja e opinionit të prindërve dhe nxënësve lidhur me temën e studimit dhe faktorët

që ndikojnë në këto sjellje;

8. Grumbullimi it ë dhënave përmes pyetësorit;

9. Rekomandimet e rezultateve;

10. Interpretimi sa më i saktë i rezultateve të hulumtimit lidhur me punën që bëjnë

mësimdhënësit me këta nxënës.

2.4. Metodat dhe teknikat e hulumtimit.

Për studimin teorik të problemit është i nevojshëm edhe përdorimi i metodave të

hulumtimit teorik dhe empirik të problemit. Këto metoda na ndimuan qe ne të kemi më

shumë mundësi për shqyrtimin e burimeve që flasin për problemin të cilin e kemi objekt

studimi. Ndër metodat të cilat do t’i përdorim gjatë këtij hulimtimi janë : Metoda

përshkruese, metoda e dokumentacionit, metoda e analizës dhe metoda

statisitkore,përmes të cilës i analizuam dhe i përpunuam të dhënat. Përpos metodave që

i përdorëm për të hulumtuar edhe në aspektin empirik,përpiluam teknika

dheinstrumente të hulumtimit të mësimdhënësve dhe prindërve, lidhur me atë se çfarë

mendojnë ata për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sjelljeve të papërshtatshme. Ne për

këtë qëllim përdorëm pyetësorin. Për të realizuar ne kemi caktuar si mjet hulumimi

pyetësorin i cili na mundësoi mbledhjen e rezultateve në të cilat jemi fokusuar.

Metoda përshkruese – me këtë metodë kemi përshkruar këtë dukuri që është

objet hulumtimi, faktorët të cilët ndikojnë në shfaqejn e vështirësive në sjellje,

pasojat që mund të sjellin vështirësitë e këtyre nxënësve.Gjithashtu edhe

hulumtimin qe e kemi realizuar me mësimdhënësit kemi përshkruar opinionet

e tyre në raport me nxënësit më vështirësi në sjellje, punën me ta dhe strategjitë

e mundshme për adaptimin e tyre në klasë.

17

Metoda e Analizës Teorike – Përmes kësaj metode ne kemi hulumtuar

literaturën e punimeve të ndryshme shkencore të nevojshme për punimin tonë.

Me anë të analizës teorike ne kemi konstatuar,analizuar,krahasuar edhe

opinionet e mësimdhënësve për vështirësitë në sjellje të këtyre fëmijëve,punën

me ta dhe bashkëpunimin e faktorëve të ndërsjellë.

Metoda krahasuese – me anë të kësaj metode ne kemi nxjerrë të dhëna nga

pyetësori i relaizuar me mësimdhënës në SHFMU – Pejë, duke bër krahasimin

e të dhënave nga hulumtimi i realizuar si dhe analizën mbi hulumtimin e

mësimdhënësve dhe prindërve.6

2.5 Hipoteza e hulumtimit

Hipoteza është supozim pikënisjeje për studimin e një problemi apo fenomeni. Kjo

paraqet qasje hipotetike duke supozuar se: praktika e punës së mësimdhënies, roli i

mësuesit, prindërve, rrethi shoqëror dhe një tërësi e pasur faktorësh dhe institucionesh

sociale ndikojnë në mënyrë specifike direkt apo indirekt mbi krijimin e botëkuptimit

dhe të sistemit të vlerave të personalitetit, në mënyrën e sjelljes dhe veprimeve, andaj

supozojmë se:

1. Nxënësit me vështirësi në sjellje motivohen, stimulohen nga mësuesit,arrijnë

rezultate të kënaqshme në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

2.Familja, shkolla dhe rrethi social (shoqeria) po ndikojnë në sjelljet e papërshtatshme

të nxënësve. Problemet familjare,kushtet e vështira ekonomike ndikojnë në sjelljet e

këtyre nxënësve.

Roli i mësuesit të sotëm nuk është vetëm ai i të dhënit mësim, por sot ai shihet si

mbështetës kryesor i nxënësve të vet. Mësuesit dhe akterë të tjerë të arsimit mund të

përfitojnë nga të kuptuarit e arsyeve që çojnë në sjellje asociale në shkollë. Studimi

është i lidhur me mësuesit falë efektit që kanë llojet e ndryshme të mësimdhëniesqë ata

përdorin me nxënës me vështirësi në sjellje në klasa. Studimi gjithashtu ka potencialin

të rrisë ndërgjegjësimin e mësuesve rreth menaxhimit të mësimit. Vendimmarrësit e

6Grup autoresh.Metoda të mësimdhënies:Manual për mësuesit e rinj,Shtypshkronja LAERT ,Tiranë,1999,fq.19.

18

arsimit janë ata që mund të reflektojnë që mbi bazën e përfundimeve të këtij studimi të

bëjnë të mundur ofrimin e tematikave trajnuese reale për mjedisin tonë arsimor e që

lidhen me sjelljen e vështirësuar të nxënësve në klasë, ndikimi që lloji i mësimdhënies

mund të ketë mbi të. Gjithashtu, studimi është i rëndësishëm për nxënësit e arsimit fillor

për shkak të efekteve “ negative “ që sjellja e nxënësve me vështirësi në sjellje ka në

rezultatet e nxënësve të tjerë. Si përfundim, ky punim mund të ndihmojë për të

informuar SHMU rreth njohurive për strategji të larmishme mësimdhënies që duhet të

zotërojnë mësuesit e rinj. Punimi është si pasojë domethënëse, sepse përzgjedhja dhe

përdorimi me mjshtëri i punës së mësimdhënësit të arsimit fillor, mundëson uljen e

sjelljes së papërshtashme dhe të nxënë të efektshëm.Shkollat kanë nevojë për

mësimdhënie ndërvepruese.7

2.6. Variablat e hulumtimit

Nga nocionet e rëndësishme dhe element përbërës në kërkimin pedagogjik është

përcaktimi i variablave. Variablat si madhësi të ndryshme në kërkimet pedagogjike janë

dy llojesh: Të pavarura dhe të varura. Të pavarura quhen variablat që ndikojnë në

variablat e varura.

Variabël e varur (pasojat) – faktorët e shfaqjes së sjelljeve të vështira të

nxënësve;

Variabël e pavarur (shkaku) – puna e mësuesit dhe lloji i mësimdhënies,

manipulimi me përdorimin e metodave (ndërvepruese) me në qendër

nxënësin dhe metodave të (drejtpërdrejta) me në qendër mësuesin.

Në këtë studim kontrollohet manipulimi i variablave të pavarura, punës së mësuesit,

duke u përpjekur qëtë mbahen nën kontroll variable të tjera.Variablat e pavarura janë

puna e mësuesit me metodën tradicionale të (drejtpërdrejta) dhe puna e tij

ndërvepruese.Manipulimi që i bëhet llojit të mësimdhënies ka të bëjë më përdorimin në

fillim të mësimdhënies së drejtpërdrejtë dhe më pas të mësimdhënies ndërveruese.Më

tej veçohen pasojat e manipulimit në variablin e varur, sjelljen disruptive. Në këtë

7Fjalori i Fjaleve të Huaja,Rilindja,Prishtinë,1988

19

hulumtim janë nxënësit e moshës 6-9 vjeçare, duke bërë anketa (pyetësorë) me mësues

dhe prindër, ato nuk janë ekuivalente dhe nuk janë të krijuar nëpërmjet shpërndarjes së

rastësishme. Mungesa e shpërndarjes rastësore në përzgjedhjen e subjekteve redukton

vlerën e brendshme dhe vlerën e jashtme të hulumtimit. Në këtë studim pyetësorët u

përgatitën jo mbi bazën e rastësisë. Grupet mendohen se janë të ngjashme në përbëjen

e tyre, por grupet (klasat mësimore), megjithëse u zgjodhën samë të ngjashëm, nuk janë

aq përfaqësues sa grupet që zgjidhen në mënyrë të ratësishme.8

2.7. Popullacioni dhe mostra e hulumtimit

Popullacioni i këtij studimi janë mësues dhe prindër të shkollës së mesme të ulët nga

klasa I-V të qytetit të Pejës.Mostra e këtij hulumtimi është numerikisht e caktuar.Meqë

numri i klasave të bashkëngjitura është në një numër të vogël, ne jemi përcaktuar që

këtë problem ta zgjerojmë edhe në klasat e rregullta të arsimit fillor.Grupi reprezantiv

përbëhet prej 50 mësuesish.Kampioni i përzgjedhur është bërë në mënyrë rastësore

(mësues të shkollave të ndryshme të qytetit) ku përfshihen klasat e bashkëngjitura në

kuadër të shkollave të rregullta.Arsyeja e hulumtimit që është bërë në qytetin e Pejës

është sepse të gjithë nxënësit që jetojnë në viset rurale vijojnë mësimin në klasat e

bashkëngjitura në shkollat fillore në Pejë.

2.8. Rëndësia e hulumtimit

Rëndësia e hulumtimit ka të bëjë me faktin se nëpërmjet pyetësorëve të bërë nëpër

shkolla me mësues dhe prindër arritëm të marrim informacion konkret dhe real në lidhje

me punën e mësimdhënësve me nxënësit me vështirësi në sjellje; poashtu kuptuam sa

të përqendruar dhe të motivuar ndjehen ata nga ana e mësuesit. Si ndjehen në ambientin

shkollor, si është klima që mbizotëron brenda klasës së tyre? Sa të mbështetur e ndiejnë

veten këta fëmijë nga mësuesit?

8 Fjalori i Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988

20

2.9. Organizimi i hulumtimit

Organizimi i hulumtimit është zhvilluar nëpërmjet tre instrumenteve: rishikim,

literaturë dhe pyetësor, në një periudhë kohore pesë mujore, ku fillimisht u konsultua

literatura dhe pjesa teorike, konsultimet në vazhdimësi me mentorin prof.def. Shefqet

Mulliqin, pastaj u plotësuan pyetësorët e mësuesve dh të prindërve. Kurse koha e

përpunimit të të dhënave statistikore, analizës dhe konkluzionit zgjati rreth dy muaj.

2.10. Përpunimi statistikor i të dhënave

Ne e kemi përdorur edhe metodën statistikore, e cila na mundësoi grumbullimin e

të dhënave, gjetjen e përqindjeve, nxjerrjen e mesatares dhe paraqitjen në grafikone dhe

format tabelare.

III. MËSIMDHËNIA DHE LLOJET E SAJ

Në “Fjalorin e edukimit” mësimdhënia përkufizohet si akti i të dhënit mësim në një

institucion arsimor; është veprimtaria dhe drejtimi i procesit mësimor nga

mësuesi.Mësimdhënia gjithnjë është një proces i qëllimshëm, ku duhet të realizohen

objektivat e caktuara. Si çdo veprimtari e qëllimshme, mësimdhënia nuk ndodh

rastësisht, por është një process i planifikuar, që kushtëzon realizimin e efektshëm të

këtij procesi.

Mësimdhënia është :

a. Transmetimi i njohurive nga mësuesi te nxënësi, që shoqërohet me pyetjen

“Çfarë”- çfarë do t’i mësoj atij;

b. Organizimi dhe drejtimi i punës se nxënësit, që shoqërohet me pyetjen

“Si?” dhe lehtësimi i mësimdhënies “Çfarë do të mësoj dhe si do të mësoj nxënësi?”.9

9Grup autorësh.Metoda të mësimdhënies: Manual për mësuesit e rinj, LAERT ,Tiranë, 1999, fq. 19.

21

3.1. Përkufizimi dhe karakteristikat e mësimdhënies

Sipas Banks-itmësimdhënia është një proces aktiv në të cilin një person e ndan

informacionin me të tjerët për t’i paisur ata me njohuri të cilat çojnë në ndryshime të

sjelljes.10Mësimdhënia është një proces ose një veprimtari ndërpersonale, ku mësuesi

bashkëvepron me një ose me më shumë nxënës dhe ndikon tek ata, por që nënkupton

edhe ndikimin e nxënësve te mësuesi.Në kuptimin e gjerë mësimdhënia është drejtimi

nga mësuesi i situatës mësimore dhe të nxënit që përfshin:

a. Procesin paraveprues të marrjes për planifikim, skicimin dhe përgatitjen e

materialeve për të mësuarit dhe të nxënit, për diagnostifikimin e nevojave të nxënësve,

për krijim e mjedisit mësimor, për shfrytëzimin e kohës mësimore;

b. Procesin bashkëveprues, bashkëpunimin e drejtpërdrejt mësues-nxënës,

përdorimin e metodave të mësimdhënies;

c. Fazën pasvepruese, që përmbledh: vlerësimin, vetëvlerësimin, ridrejtimin,

caktimin e procedurave për të vlerësuar të nxënit, për të vënë nota, për të vlerësuar

programin mësimor, për të vlerësuar materialet mësimore.

3.2 Përkufizimet dhe karakteristikat e mësimdhënies me në qendër nxënësin

Mësimdhënia ndërvepruese është përkufizuar në The National Numeracy Strategysi:

një process me dy drejtime, në të cilin nxënësit priten të luajnë rol aktiv duke iu

përgjigjur pyetjeve, duke kontribuar në diskutime dhe duke i shpjeguar dhe demostruar

klasës metodat e tyre. Abahamson-i vë në dukje se në thelbmësimdhënia ndërveprues

është tu japësh nxënësve diçka për të bërë, duke marrë atë që ata kanë bërë dhe pastaj

ta asimilosh vet atë, nëmënyrë që të mund të vendoset se çfarë do të jetë më mirë të

bëhet më pas. Më tej Abrahamson-i rendit tri arsyet se pse mësuesit duhet të përzgjidhin

mësimdhënien ndërvepruese.E para, kjo është një përpjekje për të parë se çfarë ekziston

në të vërtetë në trurin e nxënësve. Ky është aspekti “përmbledhës” , që është aspekti më

i lartë për tu kuptuar dhe kjo është e përshkruar më së miri në literaturë. Por, është larg

nga të qenit perspektiva e vetme.E dyta është “ formuese” , ku mësuesi synon që

nëpërmjet detyrës së caktuar të drejtojë përpunimin mendor të nxënësve përgjatë një

10 Banks,T.Teaching learning process.North Carolina,f.1.

22

rruge të duhur në “ koncept-hapësirë”. Qëllimi është që, teksa nxënësit mendojnë

përmes çështjeve të nevojshme në kapërcimin e rrugës, ndërtimi mendor i rezultuar që

është zhvilluar në kokën e nxënësit do të ketë ato veçori që mësuesi është duke u

përpjekur tu mësojë nxënësve. Siç ka zbuluar Sokrati, një pyetje e mirë mund ta arrijë

këtë rezultat më mirë sesa thjesht duke dhënë përgjigjen. Arsyeja e tretë mund të quhet

“ motivuese” . Të nxënit është një punë e vështirë dhe një injeksion motivimi në

momentin e duhur mund të sjellë ndryshimin. Një faktor motivues dhënë nga mësuesi

ndërveprues është kërkesa e një përgjigjeje ndaj një detyre të gjallë në klasë. Kjo

shërben për ta nxjerrë nxënësin në veprim, për të nxjerrë trurin e tij jashtë shtratit,

domethënë që të flasë.11

3.3 Llojet e punës së mësuesit me në qendër nxënësin

Karter-i vë në dukje se ka disa mënyra të ndryshme për kategorizimin e ndërveprimit

në klasë,por që të gjitha llojet e bashkëveprimit janë të rëndesishme për të angazhuar të

nxënit dhe për të krijuar njerëz të rinj të mirinformuar brenda dhe jashtë klasës. Ai

dallon këto lloje të ndërveprimit :

Ndërveprimi nxënës-mësues;

Ndërveprimi nxënës-nxënës;

Ndërveprimi i një grupi të vogël dhe

Ndërveprimi i një klase.

Për të shmangur të theksuarit e tepërt të teorisë dhe mësimin përmendësh të materialit

të paraqitur në klasë, thekson Verial’i, mësuesit përdorin ose vënë në punë

ndërveprimin në klasë klasë, për tu dhënë nxënësve mundësinë për të menduar në

mënyrë kritike për tu pëqendruar në detaje të veçanta dhe për të praktikuar atë që ata

kanë mësuar. Mësuesit kanë qasje ose mundësi hyrjeje në shumë metoda të krijimit të

një klase ndërvepruese. Metodat e zakonshme përfshijnë bashkëbisedimin në klasë,

pyetje-përgjigjje,leximin me zë të lartë dhe lojën me role.Pjesëmarrësi më i

rëndësishëm në diskutim është mësuesi, i cili vlerëson situatën dhe përdor pyetje

fokusuese që tërheqin vëmendjen e klasës në aspekte të kontributeve të nxënësve që

11Abrahamson,L,A.Teaching ëithClassroomCommunication System-Ëhat it Involves and Ëhy it ëork.

23

janë të rëndësishme. Për shembull, vëmendja mund të tërhiqet për

strategjitë,shpjegimet,njohuritë e dobishme ose karakteristika të problemit që nuk janë

kuptuar akoma.Pastaj klasa vlerëson strategjitë dhe shpjegimet,zgjidh kolektivisht një

shqetësim që është krijuar,ose merr ide të reja për t’i zhvilluar ato me tej.12

3.4 Kuptimi për mësimdhënien ndërvepruese tek ne

Në “Mësimdhënia me në qendër nxënesin (I) ” autorët paraqesin konceptin e tyre për

mësimdhënien ndërvepruese. Ata vënë në dukje se kur flasin për mësimdhënien

ndërvepruese duhet të kuptojmë mësimdhënien si një proces

bashkëveprimi,dinamik,fleksibil dhe të hapur midis mësuesit dhe nxënësve, por edhe

midis vetë nxënësve ku të gjithë kanë të drejtë të marrin vendime dhe të zgjedhin rolet

qëu përshtaten. Mësimdhënia ndërvepruese kërkon role të reja bashkëvepruese, si

brenda ashtu edhe jashtë mjedisit shkollor. Burimi për këtë tip mësimdhënieje dhe të

nxënit bëhët i tërë konteksti i sotëm social,rajonal dhe më gjerë,i cili përcjell

informacion të dendur,të shpejt dhe të ri,vendi i të cilit duhet të jetë sa më parë dhe sa

më pranë përmbajtjes se kurrikulit shkollor dhe familjes se madhe të metodave të

mësimdhënies,që i japin jetë kësaj përmbajtjeje shkollore dheduke i dhënëprofilin dhe

cilësinë e kërkuar. Si përfundim theksojmë autorët në tërë gamen e gjerë të kërkesave

të mësipërme për një mësimdhënie ndërvepruese në themel qëndron krijimi i fytyrës se

asaj mësimdhënie që ne duam të krijojmë, në qendër të së cilës qëndron nxënësi.13

12 Grup autorësh.Mësimdhënia me në qendër nxënësin,Geer,Tiranë, faq.10. 13Zajazi,T.Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies, Shkup, 2003. fq. 290.

24

3.5 Mësimdhënia me në qendër mësuesin

Zajazivë në dukje se mësimdhënien e drejtëpërdrejtë ekuptojmë si një strategji të punës

mësimore,ku dominon udhëheqja frontale e mësuesit me të gjithë nxënësit e klasës

njëkohësisht,me synim që bashkërisht të përqëndrohen në efekte dhe vlera bazë të

caktuara mësimore,të përbashkëta për të gjithë. Kështu pra,strategjia e mësimdhënies

se drejtpërdrejtë,ashtu si ajo indirekte ( jo e drejtëpërdrejtë) ka fusha të caktuara

përdorimi në klasë.Musai thekson se mësimdhënia e drejtëpërdrejtë është një

mësimdhënje që vë theksin në zotërimin e shprehive bazë. Karakterizohet nga

përzgjedhja e kujdesshme,organizimi i qartë i përmbajtjes, përfshirje aktive e

nxënësve,kohë e zënë me veprimtari,drejtim i qartë, zotërim i materialeve dhe

atemosferë e këndeshme pune.Një shikim i hulumtimit tregon se mësimdhënia e

drejtpërdrejtë i zgjeron shprehitë në mënyrë të qëndrueshme, me një numër të gjerë

nxënësish dhe lëndësh.

3.6 Përkufizimet dhe karakteristikat e mësimdhënies me në qendër mësuesin

Mësimdhënia e drejtëpërdrejtë, vë në dukje Ëoolfolk, sidomos kur përfshin prezantime

të zgjeruara ose leksione nga mësuesi,ka disa disavantazhe.Gjatë shpjegimit mund të

shihni se disa nxënës e kanë të vështirë t’u dëgjojnë disa minuta rresht,çka ju shkëput

nga rrjedha e mësimit.Me sa duket, mungesat që kanë shkollat në mjete

didaktike,demostruese,eksperimentale ose audiovizuele i kufizojnë mundësitë e

mësuesit për të përdorur metoda ndërvepruese dhe i bën këta të ndihen “rehat” në

metodat e tyre “tradicionale” të mësimdhënies. Mësimdhënia e drejtëpërdrejtë është

më e përdorshmja në kontekstin tonë arsimor sepse se pari në këtë mësimdhënie

sigurohet një shkallë e lartë e kontrollit nga ana e mësuesit në klasë,e cila është e

përqendruar në përmbajtjen e lëndës,sepse siguron mësimdhënie,ritëm në të

nxënë,korrigjim dhe vlerësim të përgjigjjeve të nxënësve. Së dyti, kjo mësimdhënie

priret në punën në grupe me të gjithë klasën,ku numri i madhi nxënësve mund të

ndihmojë ekspertizën profesionale të mësuesit.

25

IV. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT ME

MËSIMDHËNËS DHE PRINDËR NË MESIN URBAN

4.1. Analizat dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit në SPSS

Në këtë kapitull do të bëjmë analizën dhe interpretimin e të dhenave. Do të shqyrtojmë

për secilën variabël statistikat deskriptive, analizën e regresionit dhe të korrelacionit për

të vërtetuar apo rrëzuar hipotezat tona.

Le të shohim për secilën veç e veç!

4.2. Pyetësorët për mësuesin

Ecuria e procesit të plotësimit të pytësorëve është mundësuar nga kontakti i

drejtëpërdrejtë me pjesëmarrësit në studim, të cilëve u është kërkuar leje paraprake dhe

u është shpjeguar çdo detaj,por identifikimi i tyre do të mbetet konfidencial. Gjatë

kryerjes se pyetësorëve janë respektuar me përpikëri parimet etike. Pyetësorët janë

plotësuar nga 50 mësimdhënës. Pyetësori ka 7 pyetje me kërkesa alternative. Ky

pyetësor synon që të masë shkallën e përdorimit të formave,teknikave,metodave të

mësimit për të arritur vlerat motivuese dhe vlerësuese si dhe mjetet për arritjet dhe

socializimin e këtyre fëmijëve.

4.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit me mësimdhënësit

SHFMU “Vaso Pasha” , Pejë

SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, Pejë

SHFMU “Asdreni” , Pejë

SHFMU “Ramiz Sadiku”, Pejë

26

Tab nr.1 Shkolla dhe mësimdhënësit sot a mund t’i menagjojnë sa duhet nxënesit

më vështirësi në sjellje ?

Opsionet Përqindjet

Po deri diku 55%

Po mesimdhënësit a mund t'i menaxhojnë 41.70%

Jo 3.30%

Përgjigjje e hapur 0%

Hulumtimi tregon se mësimdhënësit kanë shumë vështirësi në menagjimin e këtyre

sjelljeve. Shkolla dhe mësimdhënësit deri diku mund t’i menagjojnë nxënësit me

vështirësi në sjellje,këtu përfshihën arsye të shumta si p.sh hapsirën,numrin e

nxënësve në shkollë, jo funksionimi i shërbimit në shkolla, koha e limituar në oraret

e mësimit etj. Këto arsye japin një pamundësi të menagjimit nga ana e mësimdhënësit.

Mjedisi shkollorë është territor i privilegjuar, ku analizohet e zhvillohet procesi

shoqëror e mendor i nxënësve andaj duhet të tregojmë kujdes të veqantë në këtë

drejtim.

Tabela2.Si mendoni,cilët janë faktorët që ndikojnë më shumë në sjelljet e këtyre

nxënësve ?

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Po deri diku Po mesimdhenesit amund t'i menaxhojne

Jo Pergjigje e hapur

27

Tab nr.2 Cilët faktorë mendoni se ndikojnë më shumë në sjelljen e këtyre nxënësve ?

Opsionet Përqindjet

Faktori familje 33.34%

Faktori shoqëri 26.67%

Faktori shkollë 23.33%

Mjetet elektronike 16.66%

Përgjigjje e hapur 0%

Sipas paraqitjes grafike shihet se faktori familje është më i ndjeshëm për nxënësit në

vështirësi në sjellje. Në kushtet e sotme ku fëmija krijon raporte në institucione të

ndryshme,që nga qerdhja,kopshti etj kërkesa për autonomi duket që shfaqet që në

moshë të vogël. Familja është një sistem dinamik i hapur. Përfaqsuesit e saj janë të

lidhur në mënyrë të pavarur shprehur me ndikimi të ndersjellta dydrejtimëshe.

Neglizhenca, indiferencimi mungesa e lirisë apo vlerësimi nga ana e prindërve shkakton

agresivitet dhe inat tek fëmijët në vështirësi në sjellje .

0.00%

5.00%

10.00%

15.00%

20.00%

25.00%

30.00%

35.00%

40.00%

Faktori familje Faktori shoqëri Faktori shkollë Mjetetelektronike

Përgjigje e hapur

28

Tab nr. 3 Nga faktori familje cilat janë shkaqet që i shtyjnë më shumë nxënësit të

shfaqin sjellje të papërshtatshme ?

Opsionet Përqindja

Mungesa e përkujdesjes familjare 65%

Problemet familjare 20%

Kushtet e vështira ekonomike 10%

Sëmundjet e prindërve 5%

Përgjigjje e hapur 0%

Sipas rezultatit hulumtues duket se nga faktori familjar shkaqet që i shtyjnë nxënësit të

shfaqin vështirësi në sjellje janë: mungesa e përkujdesjes familjare.Shumë studiues

kanë theksuar se raportet prind-fëmijë modelohen dhe zhvillohen njëkohësisht me vet

vlerat e çdo shoqërie në një moment të saj të caktuar historik.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

Mungesa epërkujdesjes

familjare

Problemetfamiljare

Kushtet evështira

ekonomike

Semundjet eprindërve

Përgjigje e hapur

%

29

Tab nr 4. Vendosja e rregullave në klasë është me efektive kur ?

Opsionet Përqindjet

Janë të vendosura nga ju 40%

Janë të vendosura ne nxënësit 10%

Janë të vendosura nga nxënësit ne bashkëpunim me mësuesin 50%

Sipas hulumtimit të nxjerr nga pyetësorët me mësimdhënës duket se vendosja e

rregullave në klasë udhëhiqet nga mësimdhënësit në bashkëpunim me nxënës në

vështirësi në sjellje është një veprimtari e nderlikuar dhe mjaftë e ndjeshme sidomos

kur kemi parasysh punën me nxënës në klasat e bashkëngjitura . Dihet se nxënësit në

vështirësi në sjellje trajtohen në klasa të bashkëngjitura ,mirëpo ka disa prej tyre që

varësisht nga shkalla e zhvillimit dhe rehabilitimit mund të inkuadrohen në sistemin e

rregullt shkollor. Këta kerkojnë nje angazhim shtesë nga ana e mësimdhënësit për të

bërë një trajtim të veçantë,duke stimuluar vazhdimisht për një inkuadrim në procesin

mësimor duke besuar në aftësitë e secilit prej tyre arrijmë rezultate të kënaqshme në

mësimnxënie.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Janë të vendosura nga ju Jane të vendosura nga nxënësit Janë të vendosura nga nxënësitne bashkëpunim me mësuesin

30

Tab nr 5. Mendoni se bashkëveprimi në grupe nxit ?

Opsionet Përqindjet

Nxënësit të jene aktiv dhe produktiv 86.70%

Çon ne ulje të kreativitetit te nxënësve 10%

Çon ne distancim te disa nxënësve 3.30%

Përgjigje e hapur 0%

Nga kjo paraqitje grafike shihet se puna në grupe praktikohet mjaft tek mësimdhënësit

në shkollat tona në klasat e rregullta,sepse ben të mundshëm individualizimin e punës

në mënyrë të posaçme,sepse në të respektohet talenti,prirja,interesi dhe tempoja e punës

e nxënësve veç e veç. Grupet mund t’i formojë vetë arsimtari po ashtu grupet mund të

formohen edhe nga vetë nxënësit të cilët mblidhen për motive të caktuara. Duhet pasur

parasysh faktin se në raste të këtilla mund të shfaqen dukuri të grupizmit,të ndarjes e të

copëtimit të kolektivit dhe grupe të veçanta mund t’i inponohen klases. Puna në grupe

realizohet në klasat e rregullta pasi që në klasat e bashkëngjitura është e vështirë të

realizohet për shkak të moshës dhe shkallës së zhvillimit.

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

90.00%

100.00%

Nxenesit të jenë aktivdhe produktiv

Çon ne ulje tekreativitetit te

nxënësve

Çon ne distancim tedisa nxënësve

Përgjigje e hapur

31

Tab nr. 6 Si i nxisni ju nxënësit me vështirësi në sjellje të kenë besim dhe

vetëvendosje në vete ?

Opsionet

Përqindjet

Nxenesi ka liri te plote zgjedhje dhe veprimi 25%

Nxenesi ka liri te kufizuar zgjedhje dhe veprimi 13.30%

E vendosni ju qfare duhet te zgjedh nxenesi 61.70%

Pergjigje e hapur 0%

Sipas rezultatit të hulumtimit shihet se 37 pyetësor apo 61.7% janë përgjigjur se ata

zgjedhin se çfarë duhet të zgjedh nxënësi . Nderisa 15 pytësor apo 25% e

mësimdhënësve në shkollat e Pejës mendojnë se nxënësit kanë liri të plotë zgjedhjeje

dhe veprimi. Puna e mësimdhënësit realizohet me tërë klasën,por mësuesi duke bërë

perpjekje qe me të vertetë t’i njohë fëmijet me të cilët punon dhe përpiqet që procesin

mësimor t’ia përshtat nevojave të secilit prej tyre ,kjo arrihet përmes autonomisë dhe

individualizimit të secilit nxënës më vetëvendosjen e tyre.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

Nxenesi ka liri teplote zgjedhje dhe

veprimi

Nxenesi ka liri tekufizuar zgjedhje dhe

veprimi

E vendosni ju qfareduhet te zgjedh

nxenesi

Pergjigje e hapur

%

32

Tab nr 7. Nxënësit me vështirësi në sjellje stimulohen duke vlerësuar më shumë ?

Opsionet Përqindjet

Vlerësimi me anë te notes 3.34%

Vleresime simbolike 41.66%

Stimulime me anë te pyetjeve 55%

Pergjigje e hapur 0%

Sipas rezultatit të marrë nga pyetësoret si në klasat e bashkëngjitura ashtu edhe me

mësimdhënësit në klasat e rregullta,nga opinion i tyre shihet se stimulimi me anë të

pyetjeve është një prej strategjive pë një motivim me efektiv për nxënësit me vështirësi

në sjellje. Pyetjet kanë funksionin e tyre mësimor. Nëpërmjet tyre zbulohet dhe

kontrollohet niveli i njohjes dhe it ë kuptuarit të lëndës nga nxënësi. Stimulimi me anë

të pyetjës është një nder metodat më të përdorura me këta nxënës.

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

Vleresimi me anë tenotes

Vlerësime simbolike Stimulime me anë tepyetjeve

Përgjigje e hapur

33

PËRFUNDIMI

Meqenëse gjatë gjithë këtij punimi fokusi kryesor ka qenë të identifikojmë metodat e

punës dhe mënyra të tjera që mësuesit mund t’i përdorin ndaj nxënësve me vështirësi

në sjellje.Nxënësit me vështirësi në sjellje pengojnë mësuesit gjatë procesit mësimor,

po ashtu edhe nxënësit gjatë procesit të të nxënit. Në bazë të pyetësorit të zhvilluar

enkas për mësuesit e klasave të ulëta ne vërejtëm se mësuesit mund të menaxhojnë

nxënësit me vështirësi, sigurisht se përse ata bëjnë këso veprimesh, ndikohen nga

shumë faktorë si familja, shkolla, shoqëria etj. Familja është faktori kryesor që ndikon

që femijet të kenë vështirësi në sjellje si kushtet e vështira ekonomike ose sëmundje

brenda familjes.Ndikim të veçantë kanë edhe sjellet e ashpra që marrin nga rrethi

shoqëror, menjanimi apo mospërfshirja e këtyre fëmijëve mund t’i çojënjë hap më

shumë drejt mbylljes së tyre në vetevete.Metoda kryesore që mund të përdorin mësuesit

është të bëjnë të efektshëm trekëndëshin mësues-prind-nxënës, të arrijnë kompromise

së bashku me qëllim të një përfundimi të suksesshëm.Gjatë këtij kërkimi shkencor

vërejta se mësimdhënesi ka një rol mjaft të madh tek femijet me nevoja të veçanta duke

u bazuar tek sjellja e mësimdhënesit e cila është e ndryshme tek shkollat në qytetin e

Pejës ata lavdërojnë çdo sjellje të nxënësit me nevoja të veçanta, pa bërë ndonjë dallim

të caktuar. Mësuesit që punojnë me motivim u transmetojnë edhe nxënësve të tyre duke

i bërëata të ndihen të vlefshëm dhe të sigurtë pranë tyre, andaj mësuesi ka një rol të

veçantë tek këta fëmijë.Duhet pasur parasysh nga mësuesit se nxënësit nuk kanë faj dhe

nuk meritojnë të marrin sjellje agresive, të ashpra e të ftohta nga mësuesi. Edhe pse të

dhënat tona janë të pakta që të vërtetojmë plotësisht një hipotezë të tillë, ne mendojmë

se mësuesit tanë mundohen në maksimum që të ndikojnë pozitivisht tek nxënësit e tyre,

t’i motivojnë e të gëzojnë sukseset së bashku.

34

REKOMANDIMET

Gjatë studimit tonë dhe referimeve të literaturës së ndryshme, si dhe kontaktit të

drejtpërdrejtë me këtë kategori, kemi vënë re se duhet të vendosen rregulla të

caktuara,lavdata të përzgjedhura me kujdes nga mësimdhënesi etj. Po ashtu, fëmijët

me vështirësi në sjellje duhet të inkurajohen që të fitojnë sigurinë mbi opinionet e

ndryshme të marra në klasë,shtepi etj. . Gjithashtu duhet të kërkohet nga mësimdhënësi

që të ketë durim të pakufizuar me këta femijë .Duhet të ofrohen aktivitete të cilat

mundësojnë largimin e pasigurisë se fëmijes pa parrë parasysh vendin ku ndodhet.

Mësojini fëmijët të cilët kanë vështirësi në sjellje të prezantojnë veten e tyre dhe të

përshkruajnë me fjalë punën e tyre të krijuar nga vetë ata.Po ashtu, edhe komunat duhet

të jenë agjenti kryesor veprues në arsimimin e fëmijëve me vështirësi në sjellje dhe

përfshirjen e tyre në klasa të rregullta. Gjithashu, nëse është e nevojshme duhet të

punësohen zyrtarë komunalë për të ndalur largimet nga mësimi.Ata duhet të punojnë

në departamentin komunal për arsim, dhe me lidhje të forta me Departamentin për

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Siç u përmend edhe më lart, duhet që secila komunë

të ketë bazën me të dhëna përkatëse për secilin fëmijë me vështirësi në sjellje.Niveli

komunal duhet të thellojë zhvillimin e kapaciteteve institucionale për liderë në fushën

e vështirësive në sjellje në nivel lokal. Trajnime intensive për mësimdhënësit kosovarë

mbi nevojat e fëmijeve me vështirësi në sjellje të vendosura si prioritet në nivelin

parashërbyes. Gjithashtu, shkolla duhet të: krijojë një klimë dhe atmosferë në shkollë,

në mënyrë që edhe kjo kategori të ndjehet e barabartë dhe e integruar në shoqëri;

sigurojë kushtet e nevojshme për këta nxënës, si teknologji ndihmëse për këta nxënës,

dhe pajisje të tjera që do t’i vinin në ndihmë kësaj kategorie; bashkëpunojë me prindërit

e këtyre nxënësve dhe institucioneve lokale, në mënyrë që të shërbejë si urë lidhëse dhe

të funksionojë sa më mirë ky trekëndësh i bashkëpunimit.

35

LITERATURA

Yigit,A.R.”Disiplina në klasë dhe sjelljet e nxënësve”, Ankara,2002

Grup autoresh.Metoda të mësimdhënies:Manual për mësuesit e rinj,Shtypshkronja

LAERT ,Tiranë,1999,fq.19.

Fjalori i Fjaleve të Huaja,Rilindja,Prishtinë,1988

Corno.L.,Psikologjia,Tiranë.1994

Zabeli Naser,”Nxënesit me nevoja të veçanta”,Prishtinë,2001

Wolfolk,A. Psikologji edukimi,Tiranë,2011,fq.466.

Grup autoresh. Metoda të mësimdhenies: Manual për mësuesit e rinj,1999

Zajazi,T.Metodologji të mësimdhëniës dhe mësimnxënies,Shkup,2003.fq.290.

Abrahamson,L,A.Teaching with Classroom Communication System-What it Involves

and why it work

.Mr.sc.Naser Zabeli “ Strategjitë psiko-pedagogjike për reduktimin e sjelljes së

papërshtatshme në klasë”,Prishtinë,2008

Grup autoresh.Mësimdhënia me në qendër nxënësin,Geer,Tiranë,Fq.10.

Banks,T.Teaching learning process.North Carolina,f.1.

Zabeli Naser,”Nxënesit me nevoja të veçanta”,Prishtinë,2001

36

SHTOJCA

37

Pyetësor

Pyetësor për mësimdhënësit në SHFMU në Pejë

Të nderuar mësimdhënës dhe prindër!

Me anë të këtij pyetësori dëshirojmë të marim mendimet e juaja lidhur me punën që

bëni me nxënësit me vështirësi në sjellje,faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre

sjelljeve dhe inkuadrimi i tyre në mësim. Pëmes këtij hulumtimi,synojmë t’i zbulojmë

shkaqet e paraqitjes se këtyre sjelljeve,strategjitë përparandalimin e tyre ,sepse në të

kundërtën po ndikohet në rënien e suksesit në shkolla.

1. A munden shkollat dhe mësimdhënësit t’i menaxhojnë sa duhet nxënesit me

vështirësi në sjellje ?

a. Po deri diku;

b. Po, mësimdhënesit mund t’i menaxhojnë;

c. Jo;

d. Përgjigjje e hapur;________________________

2. Si mendoni,cilët janë faktorët që ndikojnë më shumë në sjelljet e këtyre

nxënësve ?

a. Faktori familje;

b. Faktori shoqëri;

c. Faktori shkollë;

d. Mjetet elektronike;

e. Përgjigjje e hapur; ______________________

3. Nga faktori familje,cilat janë shkaqet që i shtyejnë më shumë nxënësit të shfaqin

sjellje të papërshtatshme ?

a. Mungesa e përkujdesjes familjare;

b. Problemet familjare;

c. Kushtet e vështira ekonomike;

38

d. Sëmundjet e prindërve;

e. Përgjigjje e hapur; _______________________

4. Mendoni se vendosja e rregullave në klasë është me efektive kur ?

a. Janë të vendosura nga ju;

b. Janë të vendosura nga nxënësit;

c. Janë të vendosura nga nxënësit në bashkëpunim me mësuesit;

7. Mendoni se bashkëveprimi në grupe nxitë ?

a. Nxënësit të jenë me aktivë dhe produktivë;

b. Çon në ulje të kreativitetit të nxënësve;

c. Çon në distancim të nxënësve;

d. Përgjigjje e hapur;__________________________

6.Si i nxisni ju nxënësit me vështirësi në sjellje të kenë besim dhe vëtëvendosje në

vete ?

a. Nxënësi ka liri të plotë zgjedhjeje dhe veprimi;

b. Nxënësi ka liri të kufizuar zgjedhjeje dhe veprimi;

c.E vendosni ju qfarë duhet të zgjedhë nxënësi;

d Përgjigjje e hapur;______________________

7.Nxënësit me vështirësi në sjellje stimulohen duke vlersuar më shumë ?

a.Vlerësim me anë të notës;

b.Vlorësime simbolike;

c.Stimulime me anë të pyetjeve;

d.Përgjigjje e hapur; __________________________

Ju faleminderit për bashkëpunim!