publikuar nga«s_drejt... · 2012-11-30 · në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar...

30

Upload: others

Post on 17-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e
Page 2: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

PUBLIKUAR NGA:

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË (QKSS)

DOKUMENT I POLITIKAVE:

RRUGA E KOSOVËS DREJT PROGRAMIT TË NATO-S: PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

BASHKË-AUTORËT: Mentor VRAJOLLIPëllumb KALLABA

Ky projekt është mbështetur nga Fondacion i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Prishtinë, KosovëPrill, 2012

Page 3: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

Qamil Hoxha, 2-210000 Prishtinë, KosovëAdresa elektronike: [email protected]; Web-faqja zyrtare: www.qkss.orgTel: +381 (0) 38 221 420

© Të drejtat autorialeTË GJITHA TË DREJTAT E DISTRIBUIMIT TË KËTIJ RAPORTI JANË TË REzERVUARA NGA: QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË (QKSS) 1

1 Të gjitha pikëpamjet e shprehura në këtë dokument të politikave janë të autorëve dhe jo domosdoshmërisht paraqesin pikëpamjet e donatorit

Page 4: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

PËRMBAJTJA

LISTA E AKRONIMEVE.. ........................................................................................................ 5

PROGRAMI I NATO-S: PARTNERITETI PËR PAQE (PPP) .................................. 6 NDIKIMI I TIJ NË BALLKANIN PERËNDIMOR ........................................................ 6 ÇKA NËNKUPTON PROGRAMI I NATO-SË: PARTNERITET PËR PAQE?.......... 6 PARTNERËT E PPP-SË NË EVROPËN LINDORE DHE JUGLINDORE .............. 7SFIDAT POLITIKE...................................................................................................................... 8 SFIDAT QË BUROJNË NGA SHTETET QË NUK E KANË NJOHUR KOSOVËN.................................................................................................................................. 10 MBËSHTETJA E BRENDSHME DHE VIzIONI STRATEGJIK .............................. 13SFIDAT INSTITUCIONALE .................................................................................................. 15 PREzENCA NDËRKOMBËTARE USHTARAKE - KFOR ........................................ 15 FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS ............................................................................. 16 BASHKËPUNIMET BILATERALE DHE MULTILATERALE TË FSK-SË ............... 20REKOMANDIMET .................................................................................................................. 22 QEVERISË SË KOSOVËS ............................................................................................ 22 MINISTRISË SË FORCAVE TË SIGURISË SË KOSOVËT ....................................... 22 NATO ................................................................................................................................ 23 KATËR SHTETEVE QË NUK E NJOHIN KOSOVËN (SPANJA, SLLOVAKIA, RUMANIA DHE GREQIA) .......................................................................................... 23BIBLIOGRAFIA........................................................................................................................ 24 LEGJISLACIONI DHE STRATEGJITË ....................................................................... 24 INTERVISTAT ................................................................................................................. 24 RAPORTET DHE ARTIKUJT ...................................................................................... 24

Page 5: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e
Page 6: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

5

LISTA E AKRONIMEVE

EULEX Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit

ICJ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

ICO zyra Civile Ndërkombëtare

KFOR Prania ushtarake ndërkombëtare

FSK Forca e Sigurisë së Kosovës

MKSF Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

NATO Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut

PpP Partneriteti për Paqe

PSOTC Qendra e Trajnimeve për Operacione të Mbështetjes

së Paqes

RACVIAC Qendra për Asistim në Implementim dhe Verifikim të

Kontrollit Rajonal të Armëve

SOFA Marrëveshja mbi Statusin e Forcës

KSKB Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Page 7: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

6RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

NDIKIMI I TIJ NË BALLKANIN PERËNDIMOR

ÇKA NËNKUPTON PROGRAMI I NATO-S: PARTNERITET PËR PAQE?

Partneriteti për Paqe (PpP) ishte një iniciativë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) që u lansua në vitin 1994, pas Samitit të Brukselit.2 Kjo iniciativë u konsiderua si hap i rëndësishëm strategjik, i cili mundësoi kushte të volitshme për një bashkëpunim të ndërsjellë në mes NATO-s dhe shteteve të dala nga Pakti i Varshavës, si dhe shtete e tjera post-komuniste të Evropës.3

Që nga fillimi i kësaj iniciative, roli i Programit të PpP-së ka qenë vendimtar në përcaktimin e proceseve të ardhshme të Integrimeve Euro-Atlantike që u zhvilluan në Evropë gjatë dy dekadave të fundit. Në disa studime dhe analiza akademike ky hap është konsideruar si gjysma e rrugëtimit në procesin drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Në përgjithësi, koncepti i PpP-së së NATO-së bazohet në parimin e solidaritetit që thekson se ‘mungesa e stabilitetit në cilindo vend të Evropës paraqet kërcënim edhe për anëtaret e kësaj aleance’.4 Si rezultat i kësaj qasjeje, NATO ka shtrirë veprimtarinë e saj përtej përpjekjeve për ruajtjen e sigurisë në territoret e shteteve anëtare, duke bashkëpunuar më shumë në aspektin e sigurisë në nivelin rajonal dhe global. Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se Programi PpP i paraprinë proceseve të integrimeve Euro-Atlantike dhe anëtarësimi përfundimtar në NATO paraqet hapin përfundimtar që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë.

2 Për më shumë detaje mbi Samitin e Brukselit, 1994 shiko : http://www.nato.int/docu/review/1994/9401-3.htm

3 Shiko publikimin: GAO, “Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka nevojë që të vlerësoj asistencën e SHBA në përgjegjësinë dhe ndryshimet e Programit Partneritet për Paqe”, Rapor-timi tek Shefi i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Senatin e SHBA-ve, Shtator 2010 http://books.google.com/books?id=7kdp1AIozMMC

4 Shiko artikullin: http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/country_profiles/1549072.stm

Page 8: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

7PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

PARTNERËT E PPP-SË NË EVROPËN LINDORE DHE JUGLINDORE

Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e këtyre vendeve janë nga Evropa Lindore / Juglindore apo Euro-Azia)5, ndërkohë që 12 shtetet tjera nënshkruese të PpP tanimë janë anëtare me të drejta të plota në NATO.

Në mesin e shteteve që ju bashkangjitën Programit PpP janë po ashtu edhe ato të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Shqipëria (1994) dhe Maqedonia (1995) ishin ndër të parat që kishin nënshkruar PpP-në, më pas këtij programi i ishte bashkangjitur edhe Kroacia (2001). Raundi i fundit i nënshkrimit të PpP-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor u arrit në Samitin e Rigës në vitin 2006, ku Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi dhe Serbia iu bashkëngjitën këtij programi.

5 Shiko listën e shteteve që kanë nënshkruar Programin e PpP-së: http://www.nato.int/cps/en/natolive/topics_82584.htm

Page 9: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

8RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

SFIDAT POLITIKE

Në krahasim me vendet tjera të rajonit, sfidat e Kosovës për tu bërë pjesë e proceseve Euro-Atlantike janë shumë më të ndërlikuara. Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, si rrjedhojë e negociatave të pasuksesshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara. Deklarimi i Pavarësisë u bazua në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës,6 dokument ky i cili u përpilua nga Marti Ahtisaari, i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Dokumenti në fjalë specifikoi se Kosovës duhet t’i jepet statusi i pavarësisë, e cili do të mbikëqyret për një periudhë kohore prej 5 vjetësh nga misionet ndërkombëtare si: zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), Misioni i Unionit Evropian për Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Prezenca Ndërkombëtare Ushtarake në Kosovë e udhëhequr nga NATO-s (KFOR).

Deri tani, Kosova është njohur nga 89 shtete anëtare të OKB-së7, ku përfshihen shumica dërmuese e vendeve më të fuqishme demokratike perëndimore. Megjithatë, ende janë disa shtete të rëndësisë kyçe të cilat nuk e njohin Kosovën. Mes këtyre vendeve vlen të përmenden sidomos: dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së8, si dhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian9, katër prej të cilave janë gjithashtu anëtare të NATO-s.10 Refuzimi i tyre për të njohur Kosovën ndjeshëm ka ngadalësuar rrugën e Kosovës drejt proceseve integruese rajonale, evropiane dhe Euro-Atlantike, pavarësisht nga përpjekjet e Qeverisë së Kosovës.

6 “Propozimi Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës” I njohur si Plani i Ahtisaarit. Për më shumë detaj shiko mbi këtë dokument shiko: http://www.unosek.org/docref/report-english.pdf

7 Me 13 Mars 2012 Sao Tome dhe Principe ishte shteti i 89.që njohu Kosovën. Për më shumë detaje shiko listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën: http://www.mfa-ks.net/?page=1,33

8 Këto shtete janë: Rusia dhe Kina. Në fakt, Rusia paraqet pozicion me problematik në lidhje me njohjen e Kosovës meqë në vazhdimësi ka mbështetur politikat e Beogradit zyrtar.

9 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Rumania, Sllova-kia, Greqia dhe Qiproja.

10 Këto 4 anëtare të NATO-së janë: Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

Page 10: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

9PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

Në të vërtetë, pavarësisht nivelit të lartë të përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë të NATO-së në Kosovë tanimë më tëpër se një dekadë (duke filluar nga intervenimet Ajrore në vitin 1999) dhe pavarësisht nga fakti se të gjitha vendet fqinje të Kosovës tashmë kanë nënshkruar PpP-në me NATO-n, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka filluar negociatat për nënshkrim të Partneritetit për Paqe.

Ndoshta edhe për arsye të njohura deri tani, nuk ka pasur rrethana të përshtatshme në Kosovë të cilat do ta kishin mbështetur perspektivën e Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes së PpP-së. Kosova ishte ende në procesin e ndërtimit të kapaciteteve dhe si e tillë e kishte të pamundur ta arsyetoj kandidaturën e saj për t’u bërë pjesë e proceseve Euro-Atlantike., gjë që shpjegon arsyen pse institucionet kosovare nuk kanë aplikuar zyrtarisht në NATO për të filluar procesin e nënshkrimit përfundimtar të PpP-së.11 Këto vonesa janë rezultat jo vetëm për shkak të detyrimeve politike, por ndërlidhen edhe me tranzicionin e brendshëm të sigurisë i cila ka vazhduar gjatë katër viteve të fundit. Megjithatë, duke pasur parasysh se sektori i sigurisë së Kosovës tani ka hyrë në fazën e tij përfundimtare të rishikimit strategjik, më në fund shprehja e interesimit për integrime Euro-Atlantik është cilësuar si prioritet në agjendën institucionale. Prandaj, në lidhje me procesin e integrimit në NATO, në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të analizohen sfidat me të cilat Kosova mund të përballet për shkak të 4 shteteve anëtare të NATO-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

11 Intervistë me Ibrahim Gashi, zëvendësministër i MPJ, 18.02.2012

Page 11: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

10RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

SFIDAT QË BUROJNË NGA SHTETET QË NUK E KANË NJOHUR KOSOVËN

Në rastin e integrimit në NATO, problemi kryesor konsiston në qëndrimin e 4 anëtarëve të NATO-së që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, siç janë: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. Refuzimi për ta njohur Kosovën zyrtarisht e bën marrëdhënien kontraktuale në mes NATO-s dhe Kosovës shumë të vështirë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, deklarata e Këshillit të Atlantikut të Veriut ka mbetur e pandryshuar: “Duke ju referuar shpalljes së pavarësisë së Kosovës dje, NATO ri-konfirmon se KFOR-i do të mbetet në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244, të miratuar nga Ministrat e Jashtëm në dhjetor 2007, përveç nëse Këshilli i Sigurimit vendos ndryshe.” 12 Ky qëndrim kishte implikime edhe në mandatin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), i cili vazhdon ende të jetë i pranishëm nën kornizën ligjore të Rezolutës 1244.

Në ndërkohë, këto katër vende nuk u ndikuan as nga opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të 22 Korrik 2010, e cila nxori përfundimin se ‘Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. 13

Megjithatë, sipas gjetjeve të këtij hulumtimi këto shtete nuk kanë ndonjë rol aktiv që të pengojnë ose ndalojnë procesin Euro-Atlantik vis-à-vis Kosovës dhe në krahasim me procesin e integrimit në BE, situata është më progresive. Fakti që njëra ndër vendet hezituese më “aktive” kundër Kosovës në kuadër të Bashkimit Evropian - Qiproja, nuk është anëtare e NATO-s, kjo zvogëlon paksa taborin e kundërshtimeve, gjë që paraqet një sfidë më pak politike në këtë drejtim.

Një tregues tjetër i rëndësishëm që mund të konsiderohet si premtues për rrugën e Kosovës drejt Programit PpP, dhe më vonë anëtarësimin e plotë në NATO, ka të bëjë me mbështetjen politike të ofruar nga të gjitha shtetet anëtare, (duke përfshirë edhe katër vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës)

12 NATO, “Deklarata nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës “, Njoftim për Shtyp i NATO-s, 2008-02-18 <http://www.nato.int/docu/pr/2008/p08-025e.html

13 Verdikti final I ICJ për Statusin e Kosovës link: <http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15987.pdf>

Page 12: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

11PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)14. Meqë detajet mbi FSK-në do të shtjellohen në pjesën e mëposhtme të këtij dokumenti të politikave, vlen të theksohet se përmes pjesëmarrjes së trajnerëve ose këshilltarëve të KFOR-it, Rumania dhe Greqia kanë mbështetur përpjekjet për konsolidimin e FSK-së. Ky studim ka evidentuar se aktualisht një njësit i kontingjentit grek është ende i pranishëm në Kosovë si dhe ka zyrtarë, këshilltarë dhe trajnerë rumun15. Në anën tjetër, Spanja dhe Sllovakia drejtpërsëdrejti nuk i mbështesin përpjekjet për konsolidimin e FSK-së, mirëpo këto vende nuk kanë shfaqur ndonjë tendencë për ta bllokuar procesin.

Është deklaruar që pjesëmarrja e kufizuar në misionin e KFOR-it nga ana e shteteve që nuk njohin Kosovën është e lidhur edhe me qasjen e tyre pragmatike. Prandaj, nuk ka asnjë shenjë evidente në rast se tërheqja e kontingjentit sllovak16 dhe spanjoll është plotësisht e ndërlidhur me qëndrimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës, mirëpo mund të thuhet se tërheqja e tyre ka të bëjë më tepër me problemet e tyre të brendshme dhe reduktimet buxhetore në sektorin e mbrojtjes. Gjatë 10 viteve të prezencës së tyre në Kosovë, Spanja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it. Gjatë kësaj periudhe në total kanë shërbyer 22.000 ushtarë spanjollë në Kosovë, ndërsa në vitin 2000, NATO-ja emëroi si udhëheqës të misionit të KFOR-it spanjollin Gjeneral-lejtnant Juan Ortuño17. Më të vërtetë kjo gjë në mënyrë të qartë thekson se Spanja kishte një barrë mjaft të rëndë financiare, prandaj si rrjedhojë mund të konkludohet se aspekti financiar kryesisht ka diktuar qëndrimin spanjoll ndaj misionit të KFOR-it18.

14 Shiko artikullin: http://www.nato.int/cps/en/natolive/topics_48818.htm

15 Shiko artikullin: http://www.nato.int/kfor/structur/nations/placemap/kfor_placemat.pdf

16 Bazuar në diskutimet e QKSS me zyrtarë sllovak dhe shoqërinë civile, tërheqja e kontingjenti sllovak është bërë për shkak të rolit të Sllovakisë në Afganistan dhe shtete tjera të dalura nga konflikti si dhe kufizimeve buxhetore. Shiko artikullin : http://spectator.sme.sk/articles/view/40317/2/slovak_troops_will_leave_kosovo.html

17 NATO, Larry Wentz, Mësimet e Nxjerra për Kosovën: Eksperienca e KFOR, Komanda dhe Kontrolli Programi Hulumtues, http://www.dodccrp.org/files/Wentz_Kosovo.pdf,,

18 Shiko artikullin: http://www.nato.int/kfor/chronicle/2009/chronicle_08/chronicle_08.pdf

Page 13: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

12RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

Në anën tjetër, Sllovakia ka shfrytëzuar momentin kur NATO-ja vendosi të pakësojë misionin, për të deklaruar se kufizimet buxhetore dhe përmirësimi i situatës së sigurisë në fushën e operimit të tyre janë arsyeja kryesore për largimin19 apo tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, ka disa indikacione pozitive shtesë që mund të kenë zbutur qëndrimin e vendeve që nuk njohin Kosovën. Marrëveshja e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit mbi pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale (përkundër reagimeve të brendshme dhe pakënaqësive) mund të jetë një hap i rëndësishëm që mund të përmirësojë shanset e Kosovës në lidhje me proceset e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare të integrimit20, duke përfshirë këtu edhe Programin PpP të NATO-s21. Po ashtu, duke theksuar se një nga qëllimet kryesore të programit është që të krijohet një partneritet dhe bashkëpunim rajonal, gjë që ftesa e mundshme Kosovës për të nënshkruar PpP-në, do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2008 i janë dhënë këshilla të konsiderueshme në baza ditore nga ekipi këshillues i NATO-s në kuadër të Divizionit për Politika të Mbrojtjes dhe Planifikimit. Rrjedhimisht, përmes kësaj mbështetje të drejtpërdrejtë, pavarësisht qasjes neutrale ndaj statusit, NATO-ja miratoi një bashkëjetesë ‘modus-vivendi’ me institucionet e pas- pavarësisë së Kosovës.

19 Edhe pse Sllovakia nuk mori pjesë në përgatitjen e Misionit të BE-së në Kosovë në

kuadër të Politikave të Përbashkëta të Mbrojtjes dhe Sigurisë, sapo EULEX shpalli veten opera-tive në fund të vitit 2008, Sllovakia riinstaloj kontributin e saj të dedikuar për Kosovën duke dërguar një numër të kufizuar të oficerëve të policisë prej gjashtë deri në tetë: http://www.eulex-kosovo.eu/en/info/StaffInfo.php

20 Shiko artikullin: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-17156905

21 Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Njoftim, 24 Shkurt 2012, http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=1,9,2689,

Page 14: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

13PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

MBËSHTETJA E BRENDSHME DHE VIzIONI STRATEGJIK

Nga pikëpamja politike, është shumë e rëndësishme që të nënvizohet gatishmëria, besimi dhe mbështetja e qytetarëve të Kosovës drejt integrimit Euro-Atlantik. Në të vërtetë, hulumtimet e zhvilluara me qytetarët e Kosovës rezultuan se NATO dhe misioni i saj KFOR-i prinë si njëra prej mekanizmave të sigurisë më të besuara në vend22. Pavarësisht nivelit të lartë të besimit dhe mbështetjes së demonstruar nga qytetarët e Kosovës dhe liderëve institucional, sfidat e lart-përmendura politike kryesisht pengojnë Kosovën për t’iu qasur procesit të integrimeve Euro-Atlantike.

Nga pikëpamja institucionale, praktikisht aspiratat e Kosovës për t’u bërë pjesë në NATO janë paraparë në të gjitha dokumentet strategjike kombëtare dhe legjislacionin e sektorit të sigurisë. Vizioni për anëtarësimin në NATO është përmendur qartë në pothuajse çdo dokument krahas integrimit në BE. Në këtë kontekst, diskursi politik i trajton integrimet Euro-Atlantike si një nga synimet kryesore në afat-mesme dhe afat-gjate.

Duke pasur parasysh interesin e shprehur nga institucionet e Kosovës për të ecur në çështjet e shtetësisë tutje, domosdoshmëria për rishikimin gradual të qasjes ndërkombëtare ndaj Kosovës është theksuar fuqishëm si çështje. Është shumë e qartë se rishikimi i qasjes së NATO-s ndaj Kosovës duhet patjetër të ngërthej nevojat për zëvendësimin gradual të rolit të saj aktual me ndikim, e që ushtrohet përmes pranisë direkte fizike,23 në favor të një mbështetje të theksuar ndaj institucioneve të Kosovës në zhvillimin e pronësisë lokale edhe në sektorin e mbrojtjes. Programi PpP është dëshmuar si një instrument i rëndësishëm që përdoret nga NATO-ja për të mbështetur vendet në zhvillim në ndërtimin e sektorit të sigurisë bazuar në praktikat demokratike. Prandaj, perspektiva e Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen e PpP-së me NATO-në do të jetë nevojë e domosdoshme në drejtim të së cilës, Kosova do të lëviz. Kjo jo vetëm që mund të shërbejë për të ruajtur besimin e ndërsjellë në zhvillimin pozitiv të proceseve rajonale, por kjo gjë gjithashtu do të sigurojë në mënyrë efektive dhe afatgjate paqe dhe stabilitet në Kosovë, si dhe rajon.

22 Raporti i Paralajmërimit të Hershëm, UNDP Kosovë, 2010, P. 9 http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/EËR_eng_web-opt.pdf

23 Ushtrimet nëpërmjet prezencës së KFOR në Kosovë

Page 15: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

14RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

Mbështetja e instrumenteve të transformimit përmes PpP-së do të përforcojë edhe kapacitetet e shoqërisë civile në komponentët e arsimit dhe trajnimit, siç janë: Shkolla e NATO-s në Oberamergau, Gjermani; Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s në Romë, Itali dhe rreth 20 Qendra të Trajnimit dhe Arsimit Kombëtar të Partneritetit24.

24 Shih: Mjetet për Partneritet: http://www.nato.int/cps/en/SID-E87CB788-E5249D64/natolive/topics_80925.htm

Page 16: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

15PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

SFIDAT INSTITUCIONALE

PREzENCA NDËRKOMBËTARE USHTARAKE - KFOR

Politikat e mbrojtjes dhe detyrat ushtarake ishin tërësisht nën përgjegjësinë e KFOR-it. Në të vërtetë, këto janë disa prej kompetencave të cilat janë ushtruar vetëm nga KFOR-i që nga viti 1999, dhe në vazhdimësi. Megjithatë, përgjatë viteve fushëveprimi i KFOR-it në Kosovë u transformua në mënyrë të konsiderueshme dhe mbi të gjitha u reduktua numri i pjesëtarëve.25 Me fjalë tjera, që në fillim prezenca e KFOR-i përbëhej në total nga 50.000 trupa ushtarake26, ndërsa aktualisht KFOR-i ka rreth 6, 226 trupat27 në terren dhe planifikimi për reduktim të mëtejshëm të personelit të KFOR-it radhitet ndër pikat e para në agjendën zyrtare të NATO-s. Kjo pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë në tërë territorin e Kosovës, me përjashtim të pjesës veriore të Kosovës. Me fjalë të tjera, nevoja për praninë e KFOR-it dhe rolin e tij duhet të fokusohet vetëm në pjesën veriore përderisa në pjesët tjera të Kosovës çështjet të ndërlidhura me sigurinë, veçanërisht ato të sigurisë publike, duhet të jenë nën autoritetin e Policisë së Kosovës. Reduktimi i trupave është evidentuar edhe në diskursin ndërkombëtar dhe në dokumente, duke theksuar se misioni i KFOR-it është i përkohshëm dhe se prania e tij në Kosovë duhet të rishikohet në përpjesëtim me gjendjen e sigurisë dhe dorëzimin e përgjegjësive tek institucionet vendore të sigurisë.28 Po ashtu, shqyrtimet strukturore të KFOR-it në kontekst të zhvillimeve të ardhshme duhet të jenë në koordinim të plotë

25 Qehaja, F. & Vrajolli, M. “Alanaliza e Kontekstit të Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Kosovë””, Aneksi “Kronologjia e Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Kosovë”, publikuar nga QKSS, faqe. 36 http://qkss.org/new/images/content/PDF/KOS%20-%20KCSS_eng.pdf

26 Shiko artikullin “NATO in the Balkans – Briefing”, p.6 http://www.nato.int/docu/brief-ing/balkans/balkans-e.pdf

27 Për më shumë detaje shiko: http://www.nato.int/kfor/structur/nations/placemap/kfor_placemat.pdf

28 Kombet e Bashkuara: “Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement”, Annex, Provision of the Settlement, Marti Ahtisaari, Untitled Nation Special Envoy of Secretary General, P. 6, http://www.unosek.org/docref/report-english.pdf

Page 17: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

16RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

me institucionet vendore te sigurisë, model ky i cili nuk është zbatuar deri tani. Deri atëherë, roli i KFOR-it duhet të jetë thelbësor në mbështetjen e procesit të ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve vendore, veçanërisht të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mandati i së cilit pritet të shqyrtohet në vitin 2013. 29

FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfaqëson një force të sigurisë që është themeluar rishtazi, aktualisht të mandatuar me një mision civil “për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë ose organizatave tjera të zbatimit të ligjit”. Në përgjithësi, FSK konsiderohet të jetë pasardhësi i pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Nga pikëpamja strukturore, FSK-ja përfaqëson një forcë relativisht modeste. Forca e saj aktive numëron 2500 anëtarë, ndërsa komponenti rezervë ka deri në 800 anëtarë. Anëtarët e FSK-së në baza vullnetare janë profesionistë me strukturë të uniformuar dhe të armatosur lehtë. 30Struktura e tyre e hierarkike bazohet tërësisht në sistemin ushtarak të NATO-s.

Aktualisht, procesi i rekrutimit dhe konsolidimit institucional për komponentën aktive është pothuajse i përfunduar dhe do të finalizohet së shpejti, duke përfshirë edhe komponentën rezervë. Në tërësi, procesi i rekrutimit, trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të anëtarëve të FSK-së është udhëhequr nga NATO dhe është bazuar në standarde të cilat zbatohen njëlloj nga forcat e armatosura të vendeve demokratike. Përveç konsolidimit të komponentës së uniformuar të

29 Edhe pse roli i misionit të KFOR-it është i një rëndësie të konsiderueshme jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në vend, por edhe në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila pritet së shpejti tw marrë përsipër, qoftë pjesërisht ose plotësisht, detyrat ushtarake të KFOR-it, ky hu-lumtim siguroi asnjë kontribut të drejtpërdrejtë nga personeli i NATO-s dhe KFOR-it. Pavarësisht se nw fillim ishte pranuar kërkesa për intervistë, pas dy shtyrjeve të datës së intervistës, zyrtari i shtabit të KFOR-it me keqardhje informoi ekipin kërkimor të QKSS se atij i është ‘ndaluar’ t’iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ky dokument i politikave. Mungesa e transparencës e të gjitha misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë është një çështje serioze e shqetë-suese.

30 Po aty, Neni 9 & 10

Page 18: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

17PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

FSK-së, është shënuar progres i konsiderueshëm edhe në zhvillimin e zinxhirit të komandës civile, si dhe kontrollit ekzekutiv. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) përfaqëson një strukturë të integruar të personelit civil (60%) dhe të uniformuar (40%), të ngjajshme me standardet e aplikuara nga ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.31 Komandanti i FSK-së është drejtpërsëdrejti përgjegjës ndaj Ministrit të MFSK-së,32 të cilit i raporton.

Buxheti i alokuar për FSK-në dhe MFSK-në përbëhej prej 2% deri në 4% të buxhetit total vjetor, në periudhën e viteve 2009-2011. Buxheti i alokuar për MFSK dhe FSK-së nga Qeveria e Kosovës për vitin 2012 është rreth 35.800.000 euro apo shprehur në përqindje rreth 2.8% e buxhetit vjetor të Kosovës. Pavarësisht nga kjo, përqindja është e rëndësishme në krahasim me buxhetin e konsoliduar të Kosovës, megjithatë, fondet aktuale nuk janë të mjaftueshme për tu furnizuar me armë dhe pajisje të nevojshme në kuadër të mandatit të FSK-së.

Është shënuar një progres i rëndësishëm në kontekstin e konsolidimit të FSK-së dhe MFSK. Sipas zyrtarëve të MFSK-së, vetëm 5 nga 132 kriteret e përcaktuara për FSK-në nuk janë përmbushur.33 Deri tani ka mbetur pa u themeliuar vetëm njësiti i helikopterëve.34 Megjithatë, duhet të bërë ende përpjekje në krijimin e praktikave të qeverisjes së mirë, 35 përkundër vullnetit të mirë të demonstruar në zbatimin e standardeve demokratike nga forcat e armatosura. Në përpjekje për të ndërtuar urat e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovë, FSK-ja është përkushtuar veçanërisht në sigurimin e përfshirjes së konsiderueshme të bashkësive etnike dhe grave brenda strukturave të saja. 36

Deri tani, FSK-ja ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme me qëllim të mbështetjes së drejtpërdrejt të komuniteteve. Përveç kësaj, FSK-ja është angazhuar me sukses edhe në misionet e ndryshme të shpëtimit. Së fundi, FSK-ja ishte e përfshirë në misionin e shpëtimit pas ortekut në komunën e Dragashit,

31 Më të vërtetë, MFSK konsiderohet si Ministri e ardhshme e Mbrojtjes së Kosovës.

32 Po aty, Neni 16

33 Intervistë me Gjen. Kadri Kastrati, Komandant i FSK-së, 24 Janar 2012

34 Intervistë me Bejtush Gashi, zëvendësministër i MFSK-së, Janar 2012

35 Qehaja, F. & Vrajolli, M. “Monitorimi dhe Vlerësimi I Qeverisjes së Mirë në Sektorin e Sigurisë në Kosovë”, Prishtina, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë Prishtinë 2012, www.qkss.org

36 QKSS, Monitorimi dhe Vlerësimi I Qeverisjes së Mirë në Forcën e Sigurisë së Kosovë p. 77

Page 19: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

18RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

në pjesën jug-lindore të Kosovës, ku ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke shpëtuar një vajzë 5-vjeçare pas 24 orëve të kërkimit.37 Ky nuk është rasti i parë ku FSK-ja ka bërë punë të shkëlqyer për të shpëtuar qytetarët gjatë krizave emergjente. Sukseset e ngjashme u demonstruan edhe gjatë misioneve tjera të shpëtimit që FSK-ja ka ndërmarrë. Një fushë tjetër në të cilën FSK-ja ka zhvilluar ekspertizën dhe profesionalizëm është deminimi i zonave të minuara gjatë luftës si dhe de-aktivizimi i lëndëve të pashpërthyera. 38

Në përgjithësi, FSK-ja është ende në proces të zhvillimit, roli dhe se mandati i saj ende duhet ri-definuar. Sipas legjislacionit, qëllimi fillestar operacional i FSK-së është përqendruar kryesisht në misione humanitare dhe intervenime emergjente. Nga ana tjetër, legjislacioni nuk ofron ndonjë kufizim territorial, duke lejuar që FSK-ja të marrë pjesë në misionet humanitare të shpëtimit dhe të emergjencës, jo vetëm brenda territorit të Kosovës, por edhe duke dhënë kontribut në misionet rajonale dhe /ose ndërkombëtare, në rast se ftohet për të kontribuar në misione të tilla. 39

Pavarësisht përkufizimit, nuk ka asnjë referencë konkrete ku i ipen përgjegjësi kësaj force në sferën mbrojtjes. Këto kompetenca do të duhej të ishin bërë pjesë e misionit të FSK-së menjëherë pas rishikimit të fundit të mandatit të tij. Megjithatë, mandati aktual i FSK-së në esencë nuk dallon nga mandatet dhe detyrat e ushtrive tjera në rajon. Detyra kryesore e ushtrive në rajon është pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, në të cilat edhe FSK-ja ka të drejt të pjesëmarrjes. Detyrat e emergjencave civile janë të inkorporuar në parimet dhe mandatin e ushtrive të rajonit, ngjashëm si në FSK. Në fakt, rreziqet dhe sfidat kryesore të sigurisë që kërkojnë përfshirjen e ushtrive në rajon ndërlidhen me emergjencat civile dhe lehtësimin e fatkeqësive, ndërsa llojet tjera të sfidave të sigurisë si krimi i organizuar dhe korrupsioni janë nën përgjegjësinë e policisë apo të xhandarmërisë. Në përgjithësi, mandati aktual i FSK-së nuk duhet të shfrytëzohet si argument nga ato shtete që pretendojnë se vetëm vendet me ushtri mund t’i bashkohen PpP-së. Ndërsa në aspektin e madhësisë dhe kapaciteteve, as Mali i zi nuk e ka ushtrinë më të madhe se Kosova, megjithatë është pjesë e PpP-së dhe përparon tutje drejt integrimit në NATO.

37 Shiko artikullin: http://www.huffingtonpost.com/2012/02/12/kosovo-avalanche-rescue_n_1271286.html

38 “Të arriturat e Ministrisë për vitin 2011”, MFSK, 28th December 2011, http://www.mksf-ks.org/repository/docs/Raporti_-_Reviste_2011_-_shqip.pdf

39 Shiko “Ligjin e Forcës së Sigurisë së Kosovë ”, Art 2 & Art 10 http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L046_en.pdf

Page 20: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

19PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

Megjithatë, mandati aktual i FSK-së do t’i nënshtrohet rishikimit siç parashihet me Planin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit mbi FSK-në. Neni 10.2 i Ligjit për FSK në mënyrë eksplicite deklaron se ndryshimet e ardhshme të misionit të FSK-së do të përcaktohen nga Prezenca Ushtarake Ndërkombëtare në koordinim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar. Ky ligj gjithashtu thekson se shqyrtimi i plotë i kufizimeve të nënkuptuara për misionin e FSK-së duhet të bëhet jo më herët se 5 vjet nga data kur ky ligj hyn në fuqi.40 Duke pasur parasysh këtë dispozitë, ka indikacione të qarta se FSK-ja mund të rishikojë misionin e saj në një të ardhme shumë të afërt, duke filluar nga viti 2012. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës (KSK) në shkurt të vitit 201241 konfirmoi nisjen e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë, ku do të konsiderohet gjithashtu rishikimi i mandatit të FSK-së dhe këto rekomandime janë inkorporuar në vendime të Qeverisë të cilat janë lëshuar me 29 mars 2012.42 Ndryshimet në lidhje me disa çështje që lidhen me FSK-së pritet të ndodhin krahas modifikimit të ardhshëm kushtetues edhe të rolit të Presidentit të Republikës së Kosovës. Mbajtja e përgjegjësive për komandimin e FSK-së, e cila është një praktikë e zakonshme në të gjitha shtetet kur është fjala për forcat ushtarake, është gjithashtu në mesin e kërkesave të parashtruara nga elita politike e Kosovës në lidhje me rolin e Presidentit.43 Mandati i ri i FSK-së do të reflektohet në strukturën e saj aktuale, ku pozita e tanishme e Komandantit të FSK-së nuk do të ekzistojë më,44 përderisa pozicioni më i lartë ushtarak do të jetë Shefi i Shtabit. Pavarësisht njoftimit mbi këto ndryshime, është gjithashtu mjaft e rëndësishme të sqarohet që nuk ka pritje të mëdha se mandati i ardhshëm ushtarak i kësaj force do të pësojë një transformim të madh në krahasim me atë aktual. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është heqja e kufizimeve politike për institucionet e vendit në fushën e mbrojtjes. Duke marrë parasysh analizat mbi rreziqet dhe kërcënimet, kapacitetet e kufizuara ekonomike dhe kufizimet buxhetore, është e qartë se nuk ka asnjë qëllim nga ana e autoriteteve të Kosovës që të ketë një forcë shumë ambicioze ushtarake, si në aspektin e madhësisë dhe fushëveprimit. Konkretisht, të gjithë këta tregues dëshmojnë se përpjekjet e institucioneve

40 Ibid, Art. 10.2

41 Shih Artikullin http://www.koha.net/index.php?page=1,13,88790

42 Qeveritare “Vendimi për lansimin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë”, Kryeministri I Republikës së Kosovës, 29 Mars 2012 http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/vendimet_e_mbl_63.pdf

43 Rubikon, KTV intervistë me Ministrin of FSK, Agim Çeku, 2 Mars 2012

44 Ibid

Page 21: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

20RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

të Kosovës për të zhvilluar FSK-në në një forcë të ardhshme ushtarake të Kosovës – bazohen krejtësisht në qëllime defanzive dhe humanitare. Ndërsa, argumentet që vijnë nga qarqet ndërkombëtare që FSK-ja e tanishme dhe forca e ardhshme ushtarake e Kosovës mund të përbëjnë një kërcënim për vendet e tjera fqinje, veçanërisht në Serbi, janë të palogjikshme dhe nuk korrespondojnë me balancin dhe konstalacionin ushtarak në rajon.

BASHKËPUNIMET BILATERALE DHE MULTILATERALE TË FSK-SË

FSK-ja ka shënuar bashkëpunim në nivel bilateral dhe multilateral duke demonstruar pjekurinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në programe të rëndësishme siç është PpP. Ky bashkëpunim nuk është shtrirë vetëm në nivel rajonal, por edhe përtej tij. FSK-ja ka nënshkruar Marrëveshjen mbi Statusin e Forcave (SOFA) me Shtetet e Bashkuara, e cila padyshim në perspektivë afatgjate paraqet një nga arritjet më të mëdha të FSK-së. Sa i përket SHBA-së, FSK-ja ka bashkëpunim të ngushtë me Gardën Kombëtare të Ioëa. 45 FSK-ja ka ndërtuar bashkëpunim edhe me shtete tjera të rëndësishme dhe tani është duke planifikuar të delegojë atashe ushtarak ose të mbrojtjes në Ambasadat e Kosovës në Bruksel, Londër, Ankara; ndërsa, Qeveria e Kosovës ka dërguar tashmë një atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Uashington.46 Në kohën e fundit, ka pasur përpjekje konkrete për hartimin e Ligjit mbi Marrëveshjen për Statusin e Forcave (SOFA). Pritjet janë të mëdha për përshpejtimin e miratimit të këtij ligji duke plotësuar edhe më tej kornizën ligjore të FSK-së. Deri më tani, bashkëpunimi bilateral dhe multilateral i FSK-së me NATO-n dhe shtetet jo-anëtare të NATO-s është ushtruar kryesisht në kontekstin e shkëmbimit të përvojave dhe, më konkretisht, disa vende kanë ofruar trajnime dhe mbështetje për konsolidimin e FSK-së. Hulumtimi ka evidentuar bashkëpunim të ngushtë dhe platforma për ngritjen e kapaciteteve të vendosura me Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë, Turqinë, Britaninë e Madhe,

45 Intervistë me Gjen. Kadri Kastrati, Komandant i FSk-së 24 Januar 2012

46 Ibid,

Page 22: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

21PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

Slloveninë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë si dhe vende tjera. 47

Bashkëpunimi ekzistues në mes FSK-së dhe partnerëve të tyre zakonisht nuk konsiston vetëm në ushtrimet e përbashkëta. Ka edhe raste ku FSK-ja konkretisht ka mbështetur këto vende partnere gjatë krizave emergjente. Në këtë drejtim, një nga shembujt më të suksesshëm ishte përkrahja dhënë nga FSK-ja në Shqipërinë veriore gjatë përmbytjeve të vitit 2010/2011. Ky intervenim rezultoi të jetë shumë i suksesshëm në shpëtimin e shumë qytetarë shqiptarë të cilët ishin të bllokuar nga përmbytjet e mëdha. 48 Edhe më pozitive është që ka indikacione të qarta se në kohën e fundit FSK-ja është ftuar nga ana e Mbretërisë së Bashkuar që të jetë pjesë e kontingjentit të tyre që trajnon ushtrinë e Libisë, gjë që në të vërtetë do ti japë një profil shtesë FSK-së krahasuar me atë aktual. 49

Siç kemi përmendur në pjesën e sfidave politike, pengesë kryesore kur është fjala për bashkëpunim multilateral dhe sidomos pjesëmarrja në platforma rajonale ose ndërkombëtare ishte kundërshtimi i Serbisë dhe vendeve tjera që nuk njohin Kosovën. Këto probleme janë veçanërisht të theksuar kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në platformat e Ballkanit Perëndimor. Ekipi hulumtues ka evidentuar se janë së paku dy iniciativa të rëndësishme, ku deri më tani Kosova ende nuk është ftuar për të marrë pjesë, siç janë: Verifikimi i Kontrollit të Armëve në Rajon dhe Qendra e Asistencës për zbatim (RACVIAC) iniciativë me seli në Kroaci, dhe Qendra e Trajnimit për Operacionet në Mbështetje të Paqes (PSOTC) – me seli në Bosnje dhe Hercegovinë . Ka disa iniciativa ku FSK-ja ka qenë pjesëmarrëse, sidomos në ato që përfshijnë më shumë se dy vende. Vlen të theksohet se Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, morri pjesë në takimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të “Kartës së SHBA-Adriatikut (A5)” në qershor të vitit 2011 në Mal të zi.50 Rrjedhimisht, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, vendet përkatëse anëtare siç janë Shqipëria, Mali i zi, Kroacia dhe Maqedonia kanë shfaqur angazhimin e shteteve të rajonit ndaj Kosovës. Pastaj, në kuadrin operacional, FSK-ja mori pjesë në trajnimet ushtarake në Krivollak,51 Maqedoni të cilat u zhvilluan nga 02-12 korrik 2012. Megjithatë, kjo pjesëmarrje është e

47 Bazuar në obzervimin pa pjesëmarrje të QKSS

48 Shih artikullin : http://kosovain.eu/?cid=1,40,1572

49 Shemsi Veseli, zv Ministër I MFSK , Komunikatë për Media, Telegrafi, 19 Mars 2012, http://www.telegrafi.com/lajme/fsk-se-i-kerkohet-ta-trajnoje-ushtrine-e-libise-2-21039.html

50 Shih raportin informativ:”Karta e Adriatikut – një mundësi e mire për Kosovën për të lëvizur drejt integrimeve euroatlantike” linku: http://www.mfa-ks.net/?page=2,4,832

51 Shih raportin informativ: http://www.koha.net/?page=1,13,62355

Page 23: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

22RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

ulët në krahasim me numrin e iniciativave që realisht mbahen në rajon dhe më gjerë. Megjithatë, progresi mbi pjesëmarrjen e menjëhershme të Kosovës në nismat rajonale duhet të marrin parasysh edhe iniciativat në sferën e mbrojtjes në të cilat përfshirja e FSK-së është shumë e rëndësishme në kontekstin e marrëveshjes së PpP-së.

REKOMANDIMET QEVERISË SË KOSOVËS:

1. Të rrisë përpjekjet e saja në arritjen e qëllimit për përfshirjen në Partneritetin për Paqe (PpP) në Samitin e Çikagos në vitin 2012;

2. Të finalizohet Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë më së largu nga mesi i vitit 2013 dhe të ofrojë rekomandime konkrete për emërtimin dhe mandatin e ri të FSK-së;

3. Të angazhojë në mënyrë aktive shoqërinë civile dhe akterë tjerë relevant të komunitetit gjatë procesit të ardhshëm të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë si parakusht për krijimin demokratik dhe të besueshëm të sektorit të sigurisë në vend.

MINISTRISË SË FORCËS SË SIGURISË TË KOSOVË:

4. Të realizojë mandatin dhe objektivat aktuale në kornizën kohore të paracaktuar në mënyrë që të justifikojë përgjegjësitë e ardhshme të forcës së re;

5. Të ri-konsolidojë strukturën e saj në baza të profesionalizmit dhe llogaridhënies dhe t’i shmang mangësitë në sferën e qeverisjes së mirë në FSK-së.dhe mandatin e ri të FSK-së;

Page 24: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

23PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

6. Të konsiderojë menjëherë përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe (PpP). NATO duhet të përfshijë këtë çështje në agjendën e saj të Samitit të ardhshëm të Çikagos që do të mbahet në Maj 2012;

7. Të mbështes përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë, në veçanti, rishikimin e mandatit të FSK-së konform me rrethanat aktuale dhe në përputhje me mandatin e ushtrive të vogla në Ballkanin Perëndimor;

8. Të vë në funksion PpP-në si instrument për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të paqes bazuar në parimet e barazisë, qëllimeve të përbashkëta dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

9. Të mbështes aktivizimin e shoqërisë civile përmes mekanizmave që rrjedhin nga Partneriteti për Paqe në kontekstin e mbikëqyrjes demokratike;

PËR KATËR SHTETEVE QË NUK E NJOHIN KOSOVËN (SPANJËN, SLLOVAKINË, RUMANINË DHE GREQINË):

10. Të përmbahen nga bllokimi i mundshëm i rrugës së Kosovës në drejtim të NATO-s dhe të konsiderojnë zhvillimet e rezultatet e reja në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Kosovës dhe NATO-së (duke përfshirë PpP-në);

11. Të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre aktual në sa i përket hapjes së dyerve për akterët jo-politik nga Kosova në programet e NATO-s, siç janë projektet e shoqërisë civile dhe universiteteve;

NATO:

Page 25: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

24RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

BIBLIOGRAFIA LEGJISLACIONI DHE STRATEGJITË

1. Kuvendi i Kosovës -Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2012, <http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Budget%202012.pdf>

2. Kuvendi i Kosovës- Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës Force”, Art 2 & Art 10 <http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L046_en.pdf>

3. Marti Ahtisaari. “Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, I emëruari i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

4. Verdikti final i ICJ për Statusin e Kosovës link: <http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15987.pdf>

5. Intervistë me Mr. Ibrahim Gashi zv- Ministër i MPJ, 18th Shkurt 20126. Intervistë me: Bejtush Gashi, zv-Ministër i MKSK, 7th Shkurt 20127. Intervistë me: Gjen. Kadri Kastrati, Komandant i FSK-së , 24th Janar 2012

RAPORTET DHE ARTIKUJT

8. Associated Press, “Orteku në Kosovë. Fëmija Asmira Reka, shpëtohet gjallë, 9 të tjerë të vdekur” Associated Press, Hufington Press, 12 Shkurt 2012, http://www.huffingtonpost.com/2012/02/12/kosovo-avalanche-rescue_n_1271286.htmlKuvendi i Kosovës- Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës Force”, Art 2 & Art 10 <http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L046_en.pdf>

9. BBC, “Profili: NATO”, Artikull i BBC Shkurt 2012 <http://neës.bbc.co.uk/2/hi/europe/country_profiles/1549072.stm>

10. EULEX, “Informacione nga EULEX”, Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Kosovo, 27 Korrik 2011 <http://www.eulex-kosovo.eu/

INTERVISTAT

Page 26: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

25PROGRAMI I NATO-S:

PARTNERITETI PËR PAQE (PPP)

en/info/StaffInfo.php >11. GAO, “Departamenti Amerikan I Mbrojtjes ka nevojë që të vlerësoj

asistencën e SHBA në përgjegjësinë dhe ndryshimet e Programit të Partneritetit për Paqe”(Needs to Assess U.S. Assistance in Response to Changes to the Partnership for Peace Program), Raportimi tek Shefi i Komisionit për Marrdhenie Nderkombetare në Kongresin Amerikan US Senate NATO Partnerships, zyr, Shtator 2010 http://books.google.com/books?id=7kdp1AIozMMC

12. Kohavision, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, “RUBIKON” organizuar nga Adriatik Kelemendi, Live Intervieë, Televizion- Nacional- Privat “Kohavision” 2nd Mars 2012”

13. Kosova-in-EU, “Skuadrat e FSK-së ndihmojnë Shkodrën (KSF Squadron in Shkodër for Support)”, Artikull Info, Media Online, Kosova në EU, http://kosovain.eu/?cid=1,40,1572 3 Dhjetor 2010

14. MoFA, “Vendet të cilat nuk e njohin Republikën e Kosovës” Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, 17th Shkurt 2012<http://www.mfa-ks.net/?page=2,33>

15. NATO, “ Kronika e KFOR-ItEdicioni i 8” Raporti I KFOR Kosovë 31 Gusht 2009, <http://www.nato.int/kfor/chronicle/2009/chronicle_08/chronicle_08.pdf>

16. NATO, “Deklarata nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës “, Njoftim për Shtyp I NATO-s, 2008-02-18 <http://www.nato.int/docu/pr/2008/p08-025e.html

17. NATO, “NATO në Ballkan – Udhëzim”, Raporti i NATO-s fq.6 http://www.nato.int/docu/briefing/balkans/balkans-e.pdf

18. NATO, “Roli i NATO-s në Kosovë”Burime nga NATO NATO: 6th Mars 2012 <http://www.nato.int/cps/en/natolive/topics_48818.htm>

19. NATO, Fakter dhe shifrat kyqe”, Raport I KFOR 1st Shkurt 2012 http://www.nato.int/kfor/structur/nations/placemap/kfor_placemat.pdf

20. ATO, Larry Ëentz, Mësimet e Nxjerra për Kosovën: Eksperienca e KFOR, Komanda dhe Kontrolli Programi Hulumtues, http://www.dodccrp.org/files/Ëentz_Kosovo.pdf, Korrik 2002

21. NATO, Les Aspin, Ish Sekretar Amerikan i Mbrojtjes “Evropa e re Nato e re ”, NATO, Shkurt 1994 <http://www.nato.int/docu/revieë/1994/9401-3.htm>

22. Qehaja, F. & Vrajolli, M. “Kronologjia e Reformimit të Sektorit të Sigurisë Kosovë” Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), http://qkss.org/neë/images/content/PDF/KOS%20-%20KCSS_eng.pdf QKSS 2010

Page 27: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e

26RRUGA E KOSOVËS DREJT

PROGRAMIT TË NATO-S PPP

23. Qehaja, F. & Vrajolli, M. “Monitorimi dhe Vlerësimi i Qeverisjes së mire në Sektorin e Sigurisë në Kosovë”, Prishtinë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Shkurt 2012, http://qkss.org/neë/index.php?section=neës&cmd=details&neësid=316&teaserId=5

24. RTV21, “FSK vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga minat” (“The KSF Raise Children’s Aëareness about Threats Caused by Landmines”) Artikull Info, Radio-Televisioni 21 (RTV 21), 26 Dhjetor 2011 http://rtv21.tv/home/?p=50548

25. Spectator, “Trupat sllovake do të largohen nga Kosova”, Raporti ONLINE i Spectator’s, 4th Tetor 2010, http://spectator.sme.sk/articles/vieë/40317/2/slovak_troops_ëill_leave_kosovo.html>

26. Tanjug, “Uganda njeh Kosovo” Burime nga TANJUG, Econom:east Media Group, 18 Shkurt 2012<http://www.emg.rs/en/neës/serbia/174904.html>

27. UNDP, “Raporti i Paralajmërimit të Hershëm”, UNDP Kosovë, Prill-Qershor 2010, http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/EËR_eng_ëeb-opt.pdf

Page 28: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e
Page 29: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e
Page 30: PUBLIKUAR NGA«s_drejt... · 2012-11-30 · Në total, deri më tani, 34 shtete kanë nënshkruar PpP-në, 22 prej të cilave ende janë vetëm pjesë e këtij programi (shumica e