pËrsosuria e ligjit islam dhe rreziku nga risitË nË fe filetij famëlartë, në kuran, ka...
TRANSCRIPT
Muhamed ibn Salih El Uthejmin
PËRSOSURIA E LIGJIT ISLAM
DHE RREZIKU NGA RISITË NË FE
2017
2
Titulli në origjinal
اإلبداع في كمال الشرع وخطر االبتداع
Autor
Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Përkthyes
Dr. Sedat Islami
Redaktor gjuhësor
Jeton Koqinaj
Redaktor fetar
Jusuf Kastrati
Ballina
Elite IT Group – www.elite.al
Boton
Shembulli
ISBN-978-9951-732-06-2
Copyright © Shembulli
3
Në vend të hyrjes1
بسم الله الرحمـن الرحيم
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotit!
Falënderimet i takojnë Allahut, Atë e
falënderojmë e prej Tij ndihmë kërkojmë. Atij
i kërkojmë falje për gabimet tona dhe tek Ai
pendohemi. Allahut i kërkojmë të na mbrojë
kundrejt të këqijave të vetvetes dhe kundrejt
ligësisë së veprave tona. Kë e udhëzon Allahu,
s’ka kush e lajthit, kurse atë që e largon nga
rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj
se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është
Një, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe
i dërguar i Tij, të cilin Allahu e dërgoi me
udhëzimin dhe me fenë e vërtetë, ndaj ai e 1 Të gjithë nëntitujt e këtij punimi janë vënë nga
përkthyesi.
4
kumtoi mesazhin, e përmbushi amanetin, e
këshilloi umetin dhe luftoi denjësisht në
rrugën e Allahut, derisa vdiq! Umetin e tij e la
në rrugë të drejtë e të qartë, nata e të cilës
është po aq e ndritshme sa dita e saj,
rrjedhimisht, kushdo që devijon (nga kjo
rrugë), është i shkatërruar.
Përmasat gjithëpërfshirëse të udhëzimit
profetik
Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka
shpjeguar tërë atë që i duhet umetit, saqë Ebu
Dherri, radijallahu anhu, tek përshkroi
përmasat e këtij shpjegimi, tha:
يقلب جناحيه يف االنيب صلى اهلل عليه وسلم طائر ما ترك » «.لماالسماء إال ذكر لنا منه ع
5
“I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka
informuar për çdo gjë, madje edhe për
shpendin që i lëviz krahët e tij në qiell.”2
Një idhujtar e pyeti me ironi Selman Farisiun,
radijallahu anhu: “Profeti juaj ju paskësh
mësuar edhe edukatën e kryerjes së nevojës
fiziologjike?!” Selmani, Allahu qoftë i kënaqur
me të, iu përgjigj me krenari:
ل أو أن نستنجي نعم، لقد هنانا أن نستقبل القبلة بغائط أو بو »بأقل من ثالثة أحجار، أو أن نستنجي باليمني أو أن نستنجي
«.برجيع أو عظم“Po. Na ka ndaluar ta kryejmë nevojën e
madhe ose të urinojmë të kthyer nga kibleja,
të pastrohemi me më pak se tre gurë, të
pastrohemi me dorën e djathtë, si dhe të
pastrohemi me ndyrësira a me eshtra.”3
2 Hadithin e shënon imam Ahmedi, 21689, 21770,
21771. 3 Hadithin e shënon Muslimi, kreu Et-tahareh, kapitulli
El-istitabeh, 262.
6
Kurani i ka shpjeguar bazat dhe degët e fesë
Do të vëresh se Allahu i Lartësuar në Librin e
Tij famëlartë, në Kuran, ka shpjeguar bazat e
fesë dhe degët e saj; ka shpjeguar (fjala vjen)
monoteizmin (teuhidin) me të gjitha llojet e tij
(si bazë kryesore e fesë), porse ka shpjeguar
edhe shumë gjëra të tjera, madje edhe etikën
e ndejave dhe kërkimlejes për të hyrë e për të
dalë (si degë e fesë). Allahu i Lartësuar thotë:
تـفسحوا في المجالس يا أيـها الذين آمنوا إذا قيل لكم ﴿ ﴾فافسحوا يـفسح الله لكم
“O besimtarë! Kur ju thuhet t’u hapni vend të
tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se
Allahu do t’ju bëjë vend (në Xhenet).” (El-
Muxhadele, 11)
ر بـيوتكم حتى تدخلو يا أيـها الذين آمنوا ال ﴿ ا بـيوتا غيـر لكم لعلكم تذكرون تستأنسوا وتسلموا على أهلها ذلكم خيـ
ذن لكم وإن فإن لم تجدوا فيها أحدا فل تدخلوها حتى يـ
7
أزكى لكم والله بما تـعملون قيل لكم ارجعوا فارجعوا هو ﴾عليم
“O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja
pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e
tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do
t’ia vini veshin. Nëse atje nuk gjeni askënd,
mos hyni derisa t’ju lejohet e, në qoftë se ju
thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni. Kjo
është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë
bëni ju.” (En-Nur, 27-28)
Gjithashtu, ai ka shpjeguar edhe etikën e
veshjes. Allahu i Lartësuar thotë:
يـرجون نكاحا فـليس عليهن تي ال والقواعد من النساء الل ﴿ر متبـرجات بزينة ﴾جناح أن يضعن ثيابـهن غيـ
“Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të
martohen, nuk është gjynah ta heqin
mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar
stolitë e tyre...” (En-Nur, 60)
8
منين يدنين ﴿ زواجك وبـناتك ونساء الم يا أيـها النبي قل لنى أن يـعرفن فل عليهن من جل ذين وكان بيبهن ذلك أ يـ ﴾الله غفورا رحيما
“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si
dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë
mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo
është mënyra më e përshtatshme që ato të
njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me
të vërtetë Allahu është Falës dhe
Mëshirëplotë.” (El-Ahzab, 59)
أرجلهن ليـعلم ما يخفين من زينتهن وتوبوا إلى يضربن ب وال ﴿منون لعلكم تـفلحون ﴾الله جميعا أيـها الم
“Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në
mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të
fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni
tek Allahu të penduar, që të arrini
shpëtimin!” (En-Nur, 31)
وليس البر بأن تأتـوا البـيوت من ظهورها ولكن البر من اتـقى ﴿ ﴾ا البـيوت من أبـوابهاوأتو
9
“Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera
e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por
mirësia qëndron në të ruajturit nga të
këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre...!”
(El-Bekare, 189)
Këto ajete/citate, dhe të tjera, nga Kurani
dëshmojnë se kjo fe është gjithëpërfshirëse
dhe e përkryer, e cila nuk paramendohet të
ketë mangësi e as të ketë sajime. Përkitazi me
këtë, Allahu, tek e përshkruan Kuranin, thotë:
يانا لكل شيء وهدى ورحمة ﴿ ونـزلنا عليك الكتاب تبـ ﴾وبشرى للمسلمين
“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo
çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm
të mirë për muslimanët.” (En-Nahl, 89)
Së këndejmi, nuk ka gjë që u nevojitet
njerëzve, për fenë a për dynjanë e tyre, e që
Allahu i Lartësuar të mos e ketë përmendur
tekstualisht ose të mos ketë aluduar në të,
drejtpërdrejt ose tërthorazi, që vetëkuptohet.
01
Vëllezër të dashur!
Disa njerëz fjalën vijuese të Allahut:
ابة في الرض وال وما﴿ أمم يه إال طائر يطير بجناح من ﴾من شيء طنا في الكتاب أمثالكم ما فـر
“Të gjitha kafshët e të gjithë shpendët që
fluturojnë me krahët e tyre, janë në bashkësi
të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar
asgjë në Librin tonë.” (El-Enam, 38)
Respektivisht, pjesën: “Ne nuk kemi harruar
asgjë në Librin tonë.” po e komentojnë kinse
me të u nënkuptuaka Kurani. Ndërkaq, e
vërteta është se me të synohet Pllaka e
Ruajtur mirë (Leuhi Mahfudhi). Në anën tjetër,
sa i përket Kuranit, Allahu i Lartësuar e ka
përshkruar edhe me më shumë madhështi.
Këtë e dëshmon ajeti:
يانا لكل شيء ﴿ ﴾ونـزلنا عليك الكتاب تبـ“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo
çështje...” (En-Nahl, 89)
00
Ky përshkrim është më i fuqishëm dhe më
shpjegues sesa përshkrimi i bërë në ajetin:
ابة في الرض وال وما﴿ أمم يه إال طائر يطير بجناح من ﴾طنا في الكتاب من شيء أمثالكم ما فـر
“Të gjitha kafshët e të gjithë shpendët që
fluturojnë me krahët e tyre, janë në bashkësi
të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar
asgjë në Librin tonë.” (El-Enam, 38)
02
Sqarim i gjithëpërfshirjes kuranore të
çështjeve fetare
Ndoshta ndokush do të pyeste: Meqë Kurani
na qenka i kësisojtë, atëherë ku ta gjejmë
shpjegimin për numrin e pesë namazeve në
Kuran, pastaj numrin e rekateve të këtyre
namazeve? Si mund të ngjajë që ne nuk e
hasim përshkrimin e numrit të rekateve të
namazit, ndërkohë Allahu thotë:
يانا لكل شيء ﴿ ﴾ونـزلنا عليك الكتاب تبـ
“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo
çështje...” (En-Nahl, 89)
Përgjigjja ndaj kësaj është se, Allahu i
Lartësuar në Kuran na ka shpjeguar se e kemi
obligim t’i përfillim e të veprojmë në
përputhje me thëniet dhe me këshillat e të
Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem:
ه ومن تـولى فما أرسلناك من يطع الرسول فـقد أطاع الل ﴿ ﴾عليهم حفيظا
03
“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur
Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën
mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh
rojtar i tyre.” (En-Nisa, 80)
﴾وما نـهاكم عنه فانتـهواوما آتاكم الرسول فخذوه ﴿“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë,
e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”
(El-Hashr, 7)
Atë që e ka shpjeguar Suneti, Kurani veçse ka
aluduar në të, ngase ai (Suneti) është një nga
dy format e shpalljes qiellore, përmes të cilit
Allahu i Lartësuar i është drejtuar të Dërguarit
të Tij duke ia mësuar atë, siç pohon i
Lartësuari:
مك ما لم تكن وأنزل الله عليك الكتاب والحكمة وعل ﴿ ﴾تـعلم
“Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe
Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e
ke ditur.” (En-Nisa, 113)
04
Domethënë, ajo që është shpjeguar në Sunet,
gjendet edhe në Kuran (ndonëse në njërën
apo në formën tjetër, siç përmendëm më
lart).
Mënyrat e shpjegimit profetik të çështjeve
fetare
Vëllezër të dashur!
Nëse këtë e kemi të qartë, a mund të thuhet
se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka
vdekur duke lënë në fe pa na shpjeguar diç
me të cilën i afrohemi Allahut të Lartësuar?!
Përgjigjja: Jo, kurrsesi, ngase i Dërguari, sal-
lallahu alejhi ue selem, e ka shpjeguar tërë
fenë; ose me fjalët, me veprat dhe me
miratimet e tij, ose me shpjegimet, që
fillimisht i ka nisur vetë ai, apo me ato që janë
përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara.
Ndonjëherë, meqë shokët e tij (sahabët),
Allahu qoftë i kënaqur me ta, që e shoqëronin
vazhdimisht të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue
05
selem, hezitonin t’i parashtronin shumë
pyetje, Allahu i Lartësuar çonte ndonjë beduin
nga shkretëtira, që vinte dhe e pyeste
Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, rreth
gjërave të cilave sahabët, radijallahu anhum,
u gëzoheshin tej mase. Kjo dëshmon se i
Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk ka
lënë gjë, që u duhet besimtarëve, qoftë nga
fusha e adhurimit, qoftë nga fusha të tjera, pa
shpjeguar. Në këtë udhëzon edhe ajeti
kuranor:
ينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت ﴿ اليـوم أكملت لكم ينا ﴾لكم اإلسلم
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova
dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që
Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide, 3)
06
Risitë fetare, jo vetëm lajthitje nga feja, por
edhe përgënjeshtrim i saj
Së këndejmi, vëlla i dashur, dije se atij që
sajon ligj në fenë e Allahut, qoftë edhe me
nijet a me qëllim të mirë, sajimi, krahas asaj
që i konsiderohet humbje dhe lajthitje, i
konsiderohet edhe akuzim i fesë së Allahut të
Lartësuar, respektivisht përgënjeshtrim i
ajetit:
ينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت ﴿ اليـوم أكملت لكم ينالكم ا ﴾إلسلم
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova
dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që
Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide, 3)
Kjo për faktin se ky shpikës që ka sajuar në
fenë e Allahut, diç që nuk është pjesë e saj,
duket se me gjuhën e tij thotë: “Kjo fe nuk
është kompletuar.” Rrjedhimisht, ka “gjetur”
hapësirë që të sajojë diç me të cilën i afrohet
Allahut të Lartësuar. Është interesante
07
(njëherit krejtësisht e pakuptimtë) se si njeriu
shpik diç që ka të bëjë me Allahun, me emrat
dhe me cilësitë e Tij, e pastaj pretendon se
këtë e paskej bërë për ta madhëruar Zotin e tij
duke e zhveshur prej asaj që nuk i takon,
madje duke iu referuar ajetit:
ا وأنتم تـعلمون ﴿ ﴾فل تجعلوا لله أندا“Prandaj, mos sajoni me vetëdije zota të
barabartë me Allahun.” (El-Bekare, 22)
Do të habitesh me këtë tek sajon në fenë e
Allahut diç që ka të bëjë me qenien e Tij
(Allahut), gjë për të cilën të parët dhe
dijetarët e mëdhenj të umetit nuk kanë folur,
ndërsa ky të shpjegohet dhe të justifikohet
kinse e bëka për ta zhveshur Allahun prej asaj
që nuk i përket e për ta madhëruar, madje
duke u mbështetur e duke u arsyetuar me
fjalën e Allahut:
ا وأنتم تـعلمون ﴿ ﴾فل تجعلوا لله أندا
08
“Prandaj, mos sajoni me vetëdije zota të
barabartë me Allahun.” (El-Bekare, 22)
...si dhe duke akuzuar për mumethil e
mushebih (shëmbëllyes e përngjasues të Zotit
me krijesat e Tij) dhe gjithçka tjetër këdo që e
kundërshton ose mendon ndryshe.
Gjithashtu, do të habitesh nga të tjerë që
sajojnë në fenë e Allahut gjëra që kanë të
bëjnë me të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue
selem, e për të cilat e pretendojnë dashurinë
dhe respektin ndaj tij, si dhe duke akuzuar për
ngurtësi, madje edhe për urrejtje ndaj të
Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, këdo që
nuk pajtohet me bidatin (risinë) e tyre.
Çudia e këtyre njerëzve, që sajojnë ndaj
Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij gjëra të
paqena nga feja, është se këtë e bëjnë me
pretekstin e madhërimit dhe respektimit. Në
të vërtetë, kur ata shpikin diç në fenë me të
cilën është dërguar Muhamedi, sal-lallahu
alejhi ue selem, atë që nuk është e saj, mu
09
këta nxitojnë para Allahut dhe të Dërguarit të
Tij. Ndërkaq, Allahu i Lartësuar ka thënë:
ا الذين آمنوا ال تـقدموا بـين يدي الله ورسوله واتـقوا يا أيـه ﴿ ﴾الله إن الله سميع عليم
“O ju që keni besuar! Mos nxitoni para
(urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij
dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu
dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.”
(El-Huxhurat, 1)
21
Për ata që bidatin e justifikojnë me respekt
Vëllezër të dashur!
Ju lutem në Allahun që të më përgjigjeni
sinqerisht, nga ndërgjegjja e jo nga
emocionet, nga parimet fetare e jo nga
traditat: Çfarë mendoni për ata që sajojnë në
fenë e Allahut atë që nuk është pjesë e saj,
qoftë diçka që ka të bëjë me Allahun, me
emrat dhe me cilësitë e Tij apo diçka që ka të
bëjë me të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue
selem, e pastaj thonë se po e madhërojmë
Allahun dhe po e respektojmë të Dërguarin e
Tij? A këta janë më meritorë të quhen
madhërues të Allahut dhe respektues ndaj të
Dërguarit të Tij apo ata që nuk devijojnë dhe
nuk lajthiten nga vija fetare asnjë milimetër e
që thonë: “Kemi besuar e kemi vërtetuar atë
që na është rrëfyer, si dhe kemi dëgjuar e
kemi përfillur atë që na është urdhëruar për
ta bërë apo për t’iu larguar. Ndërkaq, për atë
që feja nuk ka sjellë asgjë, jemi përmbajtur,
duke mos dashur të nxitojmë para (urdhrit të)
20
Allahut dhe të Dërguarit të Tij?!” Cilët e
meritojnë të jenë të dashur dhe respektues
ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij?
Sigurisht se ata që thonë: “Kemi besuar e
kemi vërtetuar atë që na është përcjellë
(rrëfyer); kemi dëgjuar e kemi përfillur atë që
na është urdhëruar; kemi hequr dorë dhe jemi
përmbajtur prej asaj për të cilën nuk jemi
urdhëruar; veten e kemi konsideruar më të
vogël sesa t’i japim mandat që të sajojë në
fenë e Allahut atë që nuk është e saj.” Këta
janë që e kanë njohur vetveten, por edhe
Zotin e tyre; janë që e kanë madhëruar dhe e
kanë respektuar, siç duhet dhe siç kërkohet,
Allahun e Lartmadhëruar dhe të Dërguarin e
Tij, sal-lallahu alejhi ue selem; janë ata që
kanë shfaqur dashuri të sinqertë dhe të çiltër
ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj të
Dërguarit të Tij, sal-lallahu alejhi ue selem.
Këta janë më meritorë kundrejt atyre që
sajojnë në fenë e Allahut atë që nuk
22
parashihet në besim (akide), në fjalë e në
vepra.
Bidati është tërësisht i keq
Ti do të ndihesh i habitur kur të shohësh një
grup njerëzish që e dinë fjalën e të Dërguarit,
sal-lallahu alejhi ue selem:
فإن كل حمدثة بدعة، وكل بدعة ،إياكم وحمدثات األمور» «.ضاللة، وكل ضاللة يف النار
“Kini kujdes nga risitë, ngase çdo risi është
bidat, e çdo bidat është humbje. Ndërkaq, çdo
humbje është (e gjykuar të përfundojë) në
Zjarr (në Xhehenem).”4
4 Hadithin e shënojnë imam Ahmedi, 17274, 17275;
Ebu Davudi në Sunen, 4607; Tirmidhiu në Sunen, 2676; Ibn Maxhe në Sunen, 42. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih, ndërkaq Hakimi, 1/95, e vlerëson autentik, për ç’gjë ka edhe miratimin e Dhehebiut.
23
Këta njerëz e dinë se shprehja e përmendur
në hadith çdo bidat është e përgjithshme dhe
gjithëpërfshirëse, siç është e bashkëshoqëruar
me përemrin që më së shumti aludon në këto
dy elemente (përgjithësim dhe gjithë-
përfshirje), domethënë me përemrin çdo (ar.
kul-lu). Pastaj, ai që e ka thënë këtë është më
elokuenti dhe më gojëtari. Ai është i Dërguari i
Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, njeriu më
këshillues dhe më dashamirës i umetit, që ia
di domethënien fjalëve të veta dhe çfarë
synohet me to. Pra, kur i Dërguari, sal-lallahu
alejhi ue selem, ka thënë se çdo bidat është
humbje, ka qenë i vetëdijshëm se ç’ka thënë
dhe ç’ka synuar në atë fjalë. Shtoja kësaj edhe
faktin se kjo thënie ka dalë si rezultat i
dashamirësisë së tij të përsosur ndaj umetit të
vet.
E, nëse në një ligjërim ndodh të gërshetohen
këto tri elemente: (1) përsosja në këshillim
(dashamirësi), në vullnet dhe në dëshirë; (2)
përsosja në shpjegim dhe në kumtim; dhe (3)
24
përsosja në dije dhe në njohuri, atëherë kjo
tregon se nga ky ligjërim synohet domethënia,
që shihet dukshëm. Kështu, pas kësaj, besoj se
nuk ka vend për të diskutuar më nëse bidati
(risia) duhet të ndahet në tri ose në pesë
grupe. Assesi. Pretendimet e disa dijetarëve
se ka edhe bidat të mirë, nuk mund të
përjashtohen nga njëra prej këtyre dy
gjendjeve:
1) Të mos jetë bidat, porse ai e sheh si të
kësisojtë, ose
2) Të jetë bidat, që është i urryer dhe i
përbuzur, porse ai nuk ka njohuri rreth
këtij përshkrimi të bidatit.
Së këndejmi, çdokujt që pretendon (për diçka
se është) bidat i mirë, i përgjigjet në këtë
mënyrë. Risitarët nuk mund ta arsyetojnë
bidatin e mirë me asgjë, kurse ne në dorë
kemi këtë argument profetik: “... e çdo bidat
është humbje...” Ky argument i fuqishëm
është thënie profetike, firmosur në
25
punëtorinë profetike, formuluar e thënë nga
elokuenti dhe oratori i rrallë. Ndaj, kushdo që
në dorë ka këtë argument të fuqishëm si
shpata, thënien profetike “... e çdo bidat është
humbje...”, nuk mund të mposhtet prej atyre
që thonë se bidati është i mirë.
Shpjegim i rëndësishëm rreth qëndrimit të
Omerit, radijallahu anhu, kundrejt bidatit
Më duket se po dëgjoj njëfarë shushurime në
zemrat tuaja, që thotë: “Po ç’t’i themi prijësit
të besimtarëve, Omer ibn Hatabit, radijallahu
anhu, të frymëzuarit ndaj të qëlluarës, i cili,
kur e pa Ubej ibn Kabin dhe Temim Dariun tek
falnin teravitë me njerëz në ramazan, tha: “Sa
bidat i mirë që qenka ky! Ndërkohë, ajo (kohë)
tek flenë ata (pjesa e tretë e natës) është më
26
e mirë sesa kjo tek falen (pra, sikur ta shtynin
teravinë në pjesën e tretë të natës).”5
Përgjigjja ndaj kësaj mund të jepet në dy
aspekte:
Aspekti i parë: asnjë njeriu nuk i takon ta
kundërshtojë fjalën e të Dërguarit të Allahut,
sal-lallahu alejhi ue selem, me fjalën e askujt,
madje as me fjalën e Ebu Bekrit, radijallahu
anhu, i cili, njëzëshëm, njihet si njeriu më i
mirë pas Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue
selem, as me fjalën e Omerit, radijallahu
anhu, i cili njihet si njeriu i dytë më i miri, as
me fjalën e Othmanit, radijallahu anhu, i cili
njihet si i treti më i miri pas Pejgamberit, sal-
lallahu alejhi ue selem, e as me fjalën e Aliut,
radijallahu anhu, i cili njihet si njeriu i katërt
më i miri i këtij umeti. Fjala e të Dërguarit, sal-
lallahu alejhi ue selem, nuk kundërshtohet me
5 Shënon Buhariu në Sahihun e tij, 2010.
27
fjalët e tyre, por as me të kurrkujt tjetër pas
tyre, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:
نة أو ﴿ ليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبـهم فتـ فـ ﴾يصيبـهم عذاب أليم
“Le të frikësohen ata që kundërshtojnë
urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë
ose që të mos i godasë një dënim i
dhembshëm.” (En-Nur, 63)
Imam Ahmedi fjalën fitneh (ndonjë sprovë), të
përmendur në ajet, e interpretonte si shirk
(idhujtari) dhe thoshte se ndoshta të tillëve
(që e kundërshtojnë të Dërguarin, sal-lallahu
alejhi ue selem), u sëmuren zemrat, lajthiten,
devijojnë, rrjedhimisht shkatërrohen.
Ibn Abasi, radijallahu anhuma, atyre, që,
qëndrimet e veta i argumentonin me
argumente të këtilla, u përgjigjej: “Mbase do
t’ju bien gurë nga qielli (si ndëshkim). Unë ju
them se (ashtu) ka thënë i Dërguari i Allahut,
28
sal-lallahu alejhi ue selem, kurse ju më thoni
se (kështu) ka thënë Ebu Bekri e Omeri.”
Aspekti i dytë: ne të gjithë e dimë se prijësi i
besimtarëve, Omer ibn Hatabi, radijallahu
anhu, ka qenë ndër njerëzit me respektin më
të lartë ndaj fjalës së Allahut të Lartësuar dhe
ndaj fjalës së të Dërguarit të Allahut, sal-
lallahu alejhi ue selem. Ka qenë i njohur për
domethënien e teksteve fetare dhe
mosanimin drejt tjetërçkaje, qoftë ajo fjalë
apo koncept. Mu për këtë njihej e përshkruhej
si i paluhaturi ndaj fjalës së Allahut të
Lartësuar. Për shumicën nuk është i panjohur
rrëfimi për gruan që e kundërshtoi Omerin,
radijallahu anhu, rreth çështjes së përcaktimit
të mehrit (dhuratës martesore - prikës) tek
thirrej në ajetin kuranor:
وكيف تأخذونه وقد أفضى بـعضكم إلى بـعض وأخذن منكم ﴿ ﴾ميثاقا غليظا
29
“Si do t’ia merrnit atë dhuratë, kur ju i jeni
dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë
nga ju besë të fortë.” (En-Nisa, 21)
...me ç’rast bëri të ndryshojë mendje dhe
qëndrim rreth kësaj çështjeje. Edhe pse rreth
saktësisë së tregimit ka hapësirë diskutimi, ajo
që është e rëndësishme për ne ka të bëjë me
qëndrimin e Omerit, që nuk e la fjalën e
Allahut të Lartësuar për mendimin e tij. Një
sahabiu të ndritur, siç ka qenë Omeri,
radijallahu anhu, nuk i takon ta kundërshtojë
fjalën e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu
alejhi ue selem, apo për ndonjë bidat, për të
cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue
selem, ka thënë se çdo bidat është humbje, të
thotë se është bidat i mirë. Fjala e tij duhet
nënkuptuar për risitë që nuk hyjnë në kuadër
të asaj që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi
ue selem, synon në thënien e tij: “... çdo bidat
është humbje...” Ndërkaq, Omeri, radijallahu
anhu, me thënien e tij: “Sa bidat i mirë që
qenka ky!, ka për qëllim rreshtimin e njerëzve
31
për faljen e namazit të teravive pas një imami,
ngase faleshin ndaras dhe në mënyrë të
paunifikuar. Pastaj, falja e namazit të teravive
ka bazë në thëniet e të Dërguarit, sal-lallahu
alejhi ue selem. Kështu, Buhariu dhe Muslimi,
përcjellë nga Aishja, radijallahu anha,
shënojnë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue
selem, ua kishte falur namazin njerëzve tri
net, e në natën e katërt mungoi me
arsyetimin:
«.إين خشيت أن تفرض عليكم فتعجزوا عنها»“Druhesha mos ju obligohej (namazi i
teravive), ndërkohë që s’do të mund ta
kryenit.”
Domethënë, falja e namazit të natës gjatë
ramazanit në mënyrë kolektive (me xhemat)
është sunet i të Dërguarit të Allahut, sal-
lallahu alejhi ue selem, e Omeri, radijallahu
anhu, duke pasur parasysh këtë fakt, e quajti
bidat të mirë. Njerëzit ishin ndarë dhe
ndodhte që ndokush ta falej i vetëm, tjetri
30
falej vetë i dyti, i treti me dy a tre, të tjerë në
grupe të vogla. Omeri, radijallahu anhu, me
mendimin e tij të drejtë dhe të qëlluar pa se
më e udhës është që të bashkohen nën
udhëheqjen e një imami. Ky veprim, duke
pasur parasysh gjendjen e njerëzve më parë,
tek faleshin ndaras, u quajt bidat. Është risi e
konstatuar (nga një gjendje e mëparshme e
bazuar), e nuk është risi e shpikur dhe e filluar
nga vetë ai. Thamë se një traditë e këtillë ishte
edhe në kohën e të Dërguarit të Allahut, sal-
lallahu alejhi ue selem, të cilën e riktheu në
praktikë Omeri, radijallahu anhu. Kësisoj,
duke i bërë këtë interpretim thënies së
Omerit, radijallahu anhu, fesajuesit (ithtarët e
bidatit) nuk mund të gjejnë mbështetje në të
për sajimet, që i shohin si të mira.
32
Risi që nuk njiheshin në kohën e Muhamedit,
sal-lallahu alejhi ue selem
Dikush mund ta parashtrojë pyetjen:
Ka disa risi që nuk kanë qenë të njohura në
kohën e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue
selem, fjala vjen shkollat, përpilimi i librave,
dhe veprime të ngjashme, të cilat muslimanët
i kanë pranuar njëzëri dhe i kanë vlerësuar si
vepra të mira, madje ndër më të mirat. Ndaj,
si të harmonizojmë këtë qasje a mendim, që
pothuajse është zëri unanim i umetit, me
thënien e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue
selem: “... çdo bidat është humbje...”
Përgjigjja:
Në fakt, kjo nuk konsiderohet risi, por mjet
drejt diçkaje që është e ligjësuar fetarisht.
Mjetet dallojnë sipas kohës dhe vendit,
ndërsa është rregull i miratuar se normat që
vlejnë për qëllimet (gjërat e synuara), vlejnë
dhe për mjetet. Pra, mjetet për gjërat e
ligjshme janë të ligjshme, dhe anasjelltas,
33
mjetet për gjëra të paligjshme janë të
paligjshme. Madje, mjetet e gjërave të
ndaluara janë të ndaluara (haram). Së
këndejmi, nëse e mira është mjet për të
keqen, është e keqe dhe e ndaluar. Ja çfarë na
mëson Allahu i Lartësuar:
ون الله فـيسبوا الله عدوا بغير ﴿ وال تسبوا الذين يدعون من ﴾علم
“Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në
vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e
shajnë Allahun armiqësisht nga padija.” (El-
Enam, 108)
Sharja e zotave të rremë (idhujve) nuk është
vepër e keqe, është me vend, por sharja e
Zotit të vërtetë, që vjen si pasojë e sharjes së
zotave të rremë, është gabim, dhunë dhe
padrejtësi. Për këtë shkak, kjo vepër, që
parimisht është e mirë (e pëlqyer), ndalohet,
ngase epilogu i saj është sharja e Allahut.
34
E solla këtë ajet për ndalimin e sharjes së
zotave të rremë si argument të asaj se mjetet
kanë ato norma që kanë edhe qëllimet. Së
këndejmi, shkollat dhe përpilimi i librave,
edhe po qe se janë risi, që nuk janë njohur në
kohën e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue
selem, ato nuk janë synime më vete. Ato janë
mjete, kurse mjetet kanë normat që kanë
edhe qëllimet. Kësisoj, nëse ndokush do të
ndërtonte ndonjë shkollë për t’u mësuar e
keqja, ndërtimi do të ishte i ndaluar, ndërkohë
që i këtillë nuk do të ishte po qe se do të
bëhej për mësimin e ndonjë dijeje të hairit
dhe të dobishme.
35
Domethënia e hadithit “Ai që nis një traditë
të mirë në Islam...”
Nëse të thuhet si i përgjigjesh ose si e
shpjegon hadithin:
من سن يف اإلسالم سنة حسنة فله أجرها وأجر من عمل هبا » «.إىل يوم القيامة
"Ai që nis (ligjëson) në Islam një traditë të
mirë, do ta ketë shpërblimin e saj dhe
shpërblimin e atyre që veprojnë në përputhje
me të deri në Ditën e Kiametit.”6
... kur dihet se folja nis (ar. senne) e ka
kuptimin e ligjësimit (ar. sherea)?
Përgjigjja:
Ai që ka thënë: “Ai që nis (ligjëson) në Islam
një traditë të mirë, do ta ketë shpërblimin e
6 Hadithin e shënon Muslimi në Sahihun e tij, kreu Ez-
zekah, kapitulli El-hath-thu ala es-sadekati ue leu bi shekki temretin..., 1017.
36
saj dhe shpërblimin e atyre që veprojnë në
përputhje me të deri në Ditën e Kiametit.”,
është po ai që ka thënë: “... çdo bidat është
humbje...” Sakaq, nga Muhamedi, sal-lallahu
alejhi ue selem, nuk imagjinohet të thuhen
fjalë që nuk harmonizohen me njëra-tjetrën,
aq më pak ta kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ata
që mendojnë se ka mospërputhje ndërmjet
ajeteve kuranore apo ndërmjet thënieve
profetike, le ta korrigjojnë veten e tyre, për
shkak të peshës së rëndë që bart ky mëkat,
përndryshe, kurrë nuk mund të ekzistojë as
dhe kundërthënia më e vogël ndërmjet fjalëve
të Allahut të Lartësuar apo ndërmjet thënieve
të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem.
Nëse këtë e kemi të qartë, atëherë se nuk ka
kundërthënie ndërmjet hadithit: "Ai që nis
(ligjëson) në Islam një traditë të mirë, do ta
ketë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e atyre
që veprojnë në përputhje me të deri në Ditën e
Kiametit.” dhe hadithit “... çdo bidat është
humbje...” flet fakti se me hadithin: "Ai që nis
37
(ligjëson) në Islam një traditë të mirë...” nuk
synohen risitë (bidatet), ngase bidatet nuk
janë pjesë e Islamit. Gjithashtu, në hadith
tradita është përshkruar e mirë, sa kohë që
bidatet nuk mund të jenë të mira. Ndërkaq,
mes Sunetit dhe bidatit ka dallim të thellë.
Ka dhe një përgjigje tjetër, e cila, mbase,
mund të merret për argumentim. Është thënë
se me fjalën nis apo ligjëson është për qëllim
ringjallja e një suneti të qenë, por që është
harruar ose është rralluar praktikimi i tij.
Kështu, bazuar në këtë, ligjësimi (ar. es-sennu)
është shtesë relative, siç është edhe bidati
shtesë relative për atë që ringjall një sunet, që
më parë është lënë ose është braktisur.
Ka dhe një përgjigje të tretë, në të cilën
aludon shkaku i thënies së hadithit. Fjala
është për rrëfimin e një grupi njerëzish që
erdhën tek i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue
selem, ndërkohë që ishin në skamje dhe në
mjerim të madh. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi
ue selem, i ftoi besimtarët të solidarizoheshin
38
me ta. Një medinas erdhi duke sjellë një
bohçe me argjend, që mezi e mbante në duar.
E pruri dhe e vendosi para të Dërguarit të
Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ndërsa
fytyra e tij shndriste nga gëzimi dhe lumturia.
Atëbotë tha:
من سن يف اإلسالم سنة حسنة فله أجرها وأجر من عمل هبا » «.إىل يوم القيامة
“Ai që nis (ligjëson) në Islam një traditë të
mirë, do ta ketë shpërblimin e saj dhe
shpërblimin e atyre që veprojnë në përputhje
me të deri në Ditën e Kiametit.7
Kështu, ligjësimi (ar. es-sennu), në këtë
kontekst, e ka kuptimin e zbatimit dhe
ekzekutimit të një vepre, e jo të vendosjes ose
ligjësimit të saj. Rrjedhimisht, domethënia e
hadithit është ai që kryen një vepër të
ligjësuar, e jo ai që ligjëson a sjell një vepër të
7 Po aty.
39
re, ngase ligjësimi është i ndaluar sepse “...
çdo bidat është humbje...”
Si të jemi pasues të denjë të Sunetit?
Pasimi i vërtetë i Sunetit arrihet kur
plotësohen gjashtë kushtet vijuese:
1. Shkaku. Nëse besimtari e adhuron Allahun
duke i shoqëruar ndonjë shkak jo të
ligjshëm, atëherë adhurimi është risi dhe,
rrjedhimisht, i refuzuar. P.sh.: disa njerëz
falen në natën e 27 të muajit rexheb me
arsyetimin kinse kjo është nata kur
Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, u
ngrit në qiell (udhëzimi i Israsë dhe
Miraxhit). Falja e namazit të natës është
adhurim, porse, meqë ka ardhur paralel
me këtë shkak, atëherë është bidat.
Shkaku për të cilin po kryhet ky adhurim
nuk është vërtetuar fetarisht, andaj dhe
adhurimi i ndërtuar mbi këtë bazë nuk
pranohet.
41
Harmonizimi i adhurimit me shkakun e tij
(përse bëhet adhurimi) është çështje e
rëndësishme, njëherit kriter, që shumë
njerëzve që bëjnë bidate ua bën të qartë se
ajo që bëjnë, edhe nëse e konsiderojnë pjesë
të Sunetit, nuk është sunet.
2. Lloji. Adhurimi kushtëzohet të përputhet
me fenë edhe në llojin e vet. Nëse njeriu
kryen një adhurim, lloji i të cilit nuk është
legjitimuar fetarisht, atëherë atij i
refuzohet ai adhurim, fjala vjen, personit
që për kurban ther ndonjë kalë. Kjo nuk
pranohet, sepse nuk është prej llojit të
pranuar të adhurimit, në këtë rast
kurbanit, e që kërkohet të jetë deve, lopë
ose dele.
3. Sasia. Nëse njeriu do të donte ta shtonte
numrin e namazeve farze, do ta ndalonim
duke i thënë se ajo që je duke vepruar
ndeshet me fenë në numrin e caktuar të
namazeve (sasinë). Nëse një njeri e fal
(qëllimshëm) namazin farz të drekës me
40
pesë rekate, atëherë namazi i tij me
unanimitet të dijetarëve është i
papranuar.
4. Forma dhe mënyra. Nëse një njeri e fillon
abdesin duke i pastruar së pari këmbët,
pastaj kokën, duart dhe fytyrën, atëherë
themi se abdesi i tij është i papranuar,
sepse nuk është kryer sipas rregullave të
caktuara fetarisht.
5. Koha. Nëse një njeri e ther kurbanin e tij
në ditën e parë të muajit dhul-hixhe,
atëherë kurbani nuk i pranohet, për shkak
se therja e tij nuk ka qenë në kohën e
paraparë fetarisht. Kam dëgjuar se disa
njerëz therin dele në ramazan, si kurbane
për t’iu afruar Allahut të Lartësuar. Kjo
vepër, në këtë formë, është bidat, sepse
Allahut i afrohesh me therje vetëm kur e
ther kurbanin për Bajram (ai që nuk është
në haxhillëk), kurse haxhiu gjatë riteve të
haxhillëkut, si dhe kurbani për akika.
Ndërkaq, sa i përket therjes në ramazan,
42
me bindjen se për të ka shpërblim sikurse
për therjen gjatë Bajramit të Kurbanit,
është bidat. Në anën tjetër, nëse therja
bëhet për mish, atëherë nuk ka gjë të
keqe.
6. Vendi. Nëse ndokush vendos të mos e
kryejë itikafin në xhami, atëherë itikafi i tij
refuzohet. Kjo për shkak se itikafi kryhet
vetëm në xhami, askund tjetër. Madje,
edhe gruas, e cila dëshiron të bëjë itikaf në
dhomën e namazit të shtëpisë së vet, nuk i
pranohet, ngase kjo nuk i llogaritet
hapësirë e legjitimuar fetarisht për itikaf.
Ngjashëm me këtë është edhe çështja e
ndonjë personi që dëshiron ta kryejë
tavafin rreth Qabesë, porse, për shkak të
vështirësisë së kryerjes së tavafit brenda
hapësirës së kërkuar, ai del dhe e kryen
jashtë Xhamisë. Këtij nuk i pranohet tavafi,
ngase hapësira e paraparë për tavaf është
rreth Qabesë. Allahu i Lartësuar Ibrahimit,
alejhi selam, i kishte thënë:
43
﴾وطهر بـيتي للطائفين ﴿“... dhe pastroje Shtëpinë Time (nga
idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në
shenjë adhurimi)...” (El-Haxh, 26)
Dy kushtet kryesore të veprës së mirë
Së këndejmi, që vepra të jetë e mirë, e
pranuar, duhet të përfshijë dy kushte
kryesore:
1) Sinqeritetin, dhe
2) Pasimin.
Sa i përket kësaj të fundit, më lart
përmendëm gjashtë pikat e kërkuara për
realizimin e saj të plotë.
Atyre që kanë rënë në bidate, ndërkohë që e
duan të mirën dhe kanë synime të çiltra, u
themi se ne për Allahun nuk dimë rrugë më të
mirë sesa rrugën e të parëve tanë (selefit).
44
Vëllezër të dashur!
Mbahuni fort për Sunetin, pasojeni rrugën e
të parëve tanë të mirë (selefit) dhe vazhdoni
t’i ndiqni hapat e tyre pëllëmbë për pëllëmbë.
Ju them, ndërkohë i kërkoj Allahut të
Lartësuar të më mbrojë që të mos them atë
që nuk e di, se ndër shumë kureshtarë risish
do të hasni tek braktisin apo ndiejnë plogështi
në kryerjen e shumë gjërave të vërtetuara
fetarisht, ose suneteve të vërtetuara me
argumentet përkatëse. Kjo për shkak të
pasojave të rënda të bidateve në zemër.
Bidatet e dëmtojnë seriozisht zemrën. Bidati
paraqet rrezik të madh për fenë. Një nga
dijetarët e gjeneratave të para ka thënë: “Nuk
ndodh të shpiket ndonjë bidat në fenë e
Allahut e të mos braktisen një apo më shumë
sunete të ngjashme.”
Kur njeriu pason a kryen atë që është e
ligjësuar fetarisht duke mos qenë fesajues, në
zemër ndien frikërespekt, përulje, nënshtrim
45
dhe adhurim për Allahun, Zotin e botëve, siç
ndien se është duke e pasuar në mënyrë të
duhur prijësin e të devotshmëve, zotërinë e të
dërguarve, të Dërguarin e Allahut,
Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem.
Të gjithë vëllezërve të mi muslimanë, që kanë
parapëlqyer ndonjë bidat ose risi, pavarësisht
asaj se ka të bëjë me qenien e Allahut, me
emrat a me cilësitë e Tij, apo se ka të bëjë me
Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe
respektin ndaj tij, i këshilloj t’ia kenë frikën
Allahut dhe të heqin dorë nga këto bindje e
veprime. Le të ndërtojnë bindjet dhe
qëndrimet e tyre duke pasuar, e jo duke
shpikur; duke qenë të sinqertë, e jo duke rënë
në idhujtari; duke përfillur Sunetin, e jo duke
sajuar; duke përzgjedhur atë që do Allahu
kundrejt asaj që do i mallkuari... Kur ta kenë
bërë këtë, le të shohin mirësinë, gjallërinë,
qetësinë, prehjen dhe dritën që do të
përshkojë zemrat e tyre!
46
E lus Allahun e Lartësuar të na bëjë
udhërrëfyes të udhëzuar, prijës të ndershëm
dhe përmirësues, të na i ndriçojë zemrat me
dije dhe me besim, të mos e bëjë atë që dimë
ndëshkim për ne, të na mundësojë ta ndjekim
rrugën e robërve të Tij besimtarë, të na bëjë
prej të dashurve të Tij të devotshëm dhe prej
grupit të Tij të shpëtuar.
وصحبه أمجعنيوصلى اهلل وسلم على نبينا حممد وعلى آله
Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të Dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen
dhe mbi të gjithë shokët e tij!
47
Përmbajtja
Në vend të hyrjes . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 3
Përmasat gjithëpërfshirëse të udhëzimit profetik
.. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 4
Kurani i ka shpjeguar bazat dhe degët e fesë . . . . 6
Sqarim i gjithëpërfshirjes kuranore të çështje-ve
fetare . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 12
Mënyrat e shpjegimit profetik të çështjeve fetare
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 14
Risitë fetare, jo vetëm lajthitje nga feja, por edhe
përgënjeshtrim i saj . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 16
Për ata që bidatin e justifikojnë me respekt . . . . 20
Bidati është tërësisht i keq . . . . . . . . . . . . . . . . . . 22
Shpjegim i rëndësishëm rreth qëndrimit të Omerit,
radijallahu anhu, kundrejt bidatit . . . . . . . . . . . . 25
Risi që nuk njiheshin në kohën e Muhamedit, sal-
lallahu alejhi ue selem . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 32
Domethënia e hadithit “Ai që nis një traditë të
mirë në Islam...” . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 35
Si të jemi pasues të denjë të Sunetit? . . . . . . . . . 39
Dy kushtet kryesore të veprës së mirë . . . . . . . . 43
Përmbajtja . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 47
48
Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
28:008
El Uthejmin, Muhamed ibn Salih Përsosuria e ligjit islam dhe rreziku nga risitë në fe / Muhamed ibn Salih El Uthejmin. – Prishtinë: Shembulli, 2017. – 48 f.; 21 cm. ISBN-978-9951-732-06-2