promemorie - s3.e-monsite.coms3.e-monsite.com/2010/08/14/17848072poezi-valmira-peci-pdf.pdf ·...

64
Valmira Peci - Lamin PRISHTINË, 2010 PROMEMORIE

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Valmira Peci - Lamin

PRISHTINË, 2010

PROMEMORIE

Faqe2

Valmira PECI - LAMIN

PROMEMORIE

Redaktor: Milazim Krasniqi

Redaktore gjuhësore:Mimoza Sinani

Ballina & faqosja:Osman D. Gashi

Botues:Zëri Ynë

Shtypshkronja:“Mozaiku” - Besianë

Madhësia & Tirazhi:130x210mm; 500 copë

©Copyright: Të gjitha të drejtat janë të rezevuara për autoren dhe botuesin.

Faqe3

Valmira Peci - Lamin

PRISHTINË, 2009

PROMEMORIE

Qëllimisht bosh

Faqe5

Florës,për zemrën e saj flori

Qëllimisht bosh

Faqe7

Promemorie

ILAH

S´ka të adhuruarTjetërTë merituarPos Teje

MëshiruesTë falem me shpirtin plot dashuriMëshirëbërësTë lutem për dashuritë e mia

Qëllimisht bosh

Faqe9

Promemorie

ORA

Qëllimisht bosh

Faqe11

Promemorie

LULES

Kush të rrëmbeu flladin e ëmbël të erës,Aromën që ta fali natyra, kush ta mori?Me kërcell të dëmtuarMe gjethe gjysmë të këputuraRrënjën e prerë…Askush nuk të ujiti kurrë.

Ta shkelën ngjyrënTa ndalen pranverën, gëzimin…E thyer, e tharë, e vyshkurVështrove saksitë në dritareUjite vetveten me vajin e heshturShërove plagët me duhinë e shpresës…

E bukura luleErdhi dita joteSë bashku me pranverën.

1997

Faqe12

Valmira Peci - Lamin

KOHË PA KRYE

Rrëfim pafatësie ndër shekujMe ëndrra gjysmake

Kohë pa krye

Skenar i stërlindurMe regjisorin më të zotë

Kohë pa krye

Dogji njeriun e dheunNë furrë dhembjeje

Kohë pa krye

Gërreu tokën e sytëTreti eshtrat

Kohë pa krye

Zvarrë na tërhoqiNë këtë breg

1997

Faqe13

Promemorie

IZOLIM

Dita nis e vjetërAg e muzg njësoj

Vatra fik dëshiratMe hirin e ri

VjetrohenPranë murit vajzërisht

Qëndisin ëndrratPa shpëtimtar

Faqe14

Valmira Peci - Lamin

PAS SHIUT

Vegim i gjallëruar në perëndimShtegtim i zogjve të lagurShkunden, tunden e humbin në fluturim

Sipërfaqja e tendosur e detitPastrohet, kthjellohet pa valëTrazimin sikur fundos e varros

Shpirti shpupuris nëpër mëkateFshin, mbulon e fshehPas shiut fillon një ditë e re

Faqe15

Promemorie

IBRI

Aty ku rrjedh uji bashkë me gjakunDashurova për herë të parë natyrën

Se uji më i nxehtë se gjakuSytë valon

Me zjarrin e zemrësFlaka politike përdridhetFlokët djeg

Lumin në veriVajzën në jugUra e Ibrit ndan

Asgjë s´është si ishteE s´do të jetëKurrë

Faqe16

Valmira Peci - Lamin

BUKUREZË

E bukura e dheutNga përralla iku

Në jetëNë dashuriNë ty

Vajzë bukuraneFluturoMe shpirtBukurazi

As nata s´mund ta ndal dritënZonjë e Bukur

Faqe17

Promemorie

MILANO

Virgjëresha e fjeturPasqyrës nuk i zë besë

Kurora rreth ballitUnaza rreth gishtit

Se njeriu nuk vdes nga lumturiaBesoni

Një çerek shekulli unazë vjetoreSa një fundjavë dashurie vlen

Princesha i buzëqesh qytetit lirshëmBota është e saj

Faqe18

Valmira Peci - Lamin

PO

Sa vjet ka fjetur vajzaMe Orën plakë mbi sy

Sa hapa Purgatori eciMe parajsën danteske në kokë

Pas gjumit të plogësht mesjetarNë shtratin e Rilindjes fërkon sytë

Buzë lumit italian lan flokët zonjushaUji botën prek

Faqe19

Promemorie

PA ORKESTËR

Vepër e parëE simfonisë pedagogjikeBashkon zërat Në këngë

Tinguj që vrasin zhurmënMe ngjyra harmonikeSimfoni arsimoreThyen shkëmbinMe dritë

Në katër kohëUjit rrënjëtKëput ferratSimfoni hulumtueseZgjon detin

Promete i zgjidhurNdez zjarrinMe brezin e riPër ardhmëri

Faqe20

Valmira Peci - Lamin

AEROPORTI

Pistë a piskamëAvionëshNjerëzishNë tokën tullaceKoha qethetVeshët zgjaten

Në liman a oqeanPërshëndetjesh të laguraNjeriu bëhet pikëMbi qiellNëntokëMe(det)

Faqe21

Promemorie

ORA

Flakë pishtari themeleve të shtëpisëLundron imazhi ytOrë e Mirë

E rinimit të babës,E kënaqësisë amënoreE vatrës së nipit…

Orë e Bardhë

Fascinon përrallen e mitinLargon mallinOrë e Madhe

Amshueshmërisht me mua

Faqe22

Valmira Peci - Lamin

DANIMARKË

Tre vjet malliTë bën treshe

OrëNë lumin danezMotra nuk u beson syve

Faqe23

Promemorie

OAZA

Dashuria jote e gjelbërShkretëtirën ujitPrej se rëra ekziston

Toka jote e bekuarFole të jetës ka ngriturNën diell

Faqe24

Valmira Peci - Lamin

SUEDI

ArlindiArtinaArditiNë prehër të hallës së vogëlFrymojnë

Valët e lumit suedezHallën trazojnë RHEIN

Rrjedha e ujitTë përkujtonE panjohur jeNuse e lumit gjermanVeç lumturinë Njeh

Faqe25

Promemorie

UJI BOTËN SPASTRON

Me lëngun e lumturisë rrjedh fatiE kaluara VdesHarrohet

Uji botën spastron

Bukuritë e gruasLumi holandez shijon

Faqe26

Valmira Peci - Lamin

GJITHMONSHËM

Kur pinë kafenë e mëngjesitSofrën shtronUnë jam

Të premteveKur mbrëmjen falAty

Për çantën timePër syzetMos qaj nënë

Faqe27

Promemorie

07

Vdekja GëzimploteFloriRingjallja me JetëRilindja e AritRigatë e lumturisëBashkë me tyBrilant

Faqe28

Valmira Peci - Lamin

Qëllimisht bosh

Faqe29

Promemorie

DASHURIA QE VRET

Faqe30

Valmira Peci - Lamin

Qëllimisht bosh

Faqe31

Promemorie

OKSIMORON

Fustanin hekurosaE shpirti soset në tehGrimi ngjyros lotëtE takat hyjnë në dhé

Bukurveshur ishaShpirtzhveshur u bëraNë festë ngushëllimeshHelmohem e tëra

Faqe32

Valmira Peci - Lamin

JE A S´JE

S´më je e lumtur sa dukeshS´më dukesh e madhe sa je

E qeshur s´më je sa të shohE dashur s´më je sa të njoh

E hijshme, e ndejshme jeE vogël, e vogël faj s´ke

Je më e bukur sesa dukeshDukesh më e butë sesa je

Je e bardhëS´je e kuqe

Faqe33

Promemorie

ZONA E SIGURISË

Po dridhet toka Shpirti imNga telat me gjemba S´kam frymëPo rrënohet uraNë mes neshKepi i Shpresës se MirëPo vdesPër dashurinë Zonë rrezikuNe në mes

Faqe34

Valmira Peci - Lamin

BULEVARDI “BILL CLINTON”

Nëpër vijat e bardhaShkele shpirtinGodite mendjenUdhëkryqeve griËndrra parkohet qiellitMit bëhet ndjenjaPara semaforit të kuqDashuria u nxiNë Bulevardin e PaqesShpalle Luftën e PërjetshmeBulevardi mbeti pa emërNe pa dashuri

Faqe35

Promemorie

SHESHI “NËNË TEREZA”

Ta ujita bustinMe lotët e miHumba gjelbëriminNatën plot mjegullPlot trishtimPlot vdekje

Zonjë e MadheMë jep pak humanizëmShtigjeve me hithraZbathur shpreseZhveshur besimiLutem në sheshPër ne të dyMë jep pak humanizëmPër dhembjenJetës i përkulemMë jep vdekjen Merre dashurinë

Faqe36

Valmira Peci - Lamin

DASHURIA QË VRET

Kam frikë pluhurin e kuqZjarr e akullNektari i luleve t´majitDeh shqisatNga dashuria që vret

Kam frikë kohën pa mendAg e muzgVerbëruar nga sytëPuth errësirënE dashurisë që vret

Kam frikë letrën e bardhëHimn e elegjiNë festivale dashurieVajton mallin e sertëPër dashurinë që vret

Kam frikë mëkatin nuseJetë e vdekjeNga lufta me njeriun Bota është sëmurëPrej dashurisë që vret

Kam frikë shpirtin fëmijëParajsë apo ferrFreskon e djegLëkurën shpirtëroreDashuria që vret

Faqe37

Promemorie

REVOLUCIONI I DHJETORIT

Koha le ta përmbysë me dhunë Këtë lavire të lashtëQë bredh nëpër glob

Në emër të njerëzimitJeta dënohet me vdekjeStafeta e njeriutMe shpëtim

Faqe38

Valmira Peci - Lamin

VOX POP

Vaji ngjiz jetënOfshamaPsherëtimaKëlthitjaMërziaBëhet zëri i saj

ZotMëshiro zërat shpirtërorë!

Faqe39

Promemorie

QIRIU NË DHOMËN TËNDE

Ti kërkon terrinFik zjarrin e zemrësFut kokën në qelesheLuan fshehtas me ne

Fjala e valëDritëz qiriu të bëhetNë gjumin e rënë keq

KthjelluMerre veten në dorëYllin tim

Faqe40

Valmira Peci - Lamin

DHOMË VISHNJAKE

Nuk di sa shekuj bëhenNë dhomën timeFshihem a fle

Nën qershinë e egërLulet e mermeVerdhohen

Nuk di sa net mijëvjeçareKuvendoj me libratFotografitë vishnjeNë muzeDitari mat mërzinëMureve të gjelbraMe lutjet e shpirtit

Faltore a tempullIshull vetmieKu prehet e plas zemraVarur në degë qershieMerohet

Përballë globit bluDhoma tepër e madheOqeanShkretëtirëPa tokë

Faqe41

Promemorie

PARKU

Ëndrra kultRrugës rrumbullakeDashurisë i vë rrethojaPa derë

Ëndrra utopiRrugës së ngushtëDashurisë i vë murePa dritare

ËndrraRrugaDashuriaKanë zënë mykNgjyrë malli

Faqe42

Valmira Peci - Lamin

NOSTALGJI

Era shkund ëmbël lisatMuaMë bien kujtimetGjethe-gjetheGurë-gurë

Era luan ëmbëlsisht me lisatKujtimet me muaZgjedhinGjithë botën në ata syMarrinSytë e gjithë botës

Era bëhet stuhiMe shi Ata syNgjallen e vdesinVdesin e ngjallenShkëlqimi që trembBukuria që dhembMalli që çmend

Faqe43

Promemorie

QYQE

Të kujtohet koha nektarTa mbolla një luleTa lashë një buzëqeshjeTa fala një lotQyqe

Fytyrën ma pudros me pluhur kohePërplasesh syve me erënMbyll të gjitha portatHap dritaretMë bën gojëdhënëGaz i botësQyqe

Lërmë të vdes në baladëNë përqafimin e fundit17 herë të ringjallemTë të ndiej njësoj

Faqe44

Valmira Peci - Lamin

VENERA

Zanë e dashurisë shndrit qytetinMajë kodrësMajë afshitNgrihet përpjetë mbi planetE mbërrin kënaqësinë e vetShkëputur nga tokaPrerë nga deti100 vjet largësiTë jetës fantaziMall e shfrimPuthje vullkanike dërrmimShiu valë gjithësinë ta falDashuri e paperëndueshme

Zanë e bukurisë hijeshon qytetinNë prillLakuriqësi antikeYjet bën armikeUjdhesë gjithçka vë në harresëPuthjet rrebesh e fjalët në veshNatën me çmim 1001 netDelfini bëhet fli në detMërzinë e vretBukuri e papërballueshme

Zanë e pllenimit mbeti shterpëNë fillim dhjetoriQytetit iu ngrinë dritatBora mbi kodër vuri pritatPlaneti trembetPëllumbi pa kokë endetNë fund të detit shembetMe lëngim shtrati në varrDashurinë e bukurinë fashitPlleshmëri e paprodhueshme

Faqe45

Promemorie

PIRAMIDA

Globi në formën e zemrës sillet rreth e rrotull boshtit tënd Zemra vesh miokardin me copëza të lëkurës sate

Miokardi rreh vrullshëm nga gjaku yt Gjaku nxin dhembjen e bardhë Dhembja bëhet gur Guri gravurë Dashurie

Faqe46

Valmira Peci - Lamin

AUTOART

Vura gurthemelinNë Teatrin timMe shfaqje tjetërsimiDramë dashurie Fund tragjikKomedi

Publik i dashurS´ka çmimMa flakni kohën Mbushur aktrimSkenave pa lidhje artistikeTrishtohemMidis pasqyrave të mprehtaVetëvritemNëpër tatuazhe jete

Të nderuar spektatorë DuartrokitjePas kaq vite pritjejePortreti im i varur Apogje arti

Faqe47

Promemorie

SUVENIR

Qëllimisht bosh

Faqe49

Promemorie

HELENA

Larg Me mallTë shpëtoj nga dhembjaTa prek flakënLargësinëMe heshtjePër fajin tragjik

FrymojMe ty

Vrapoj verbërishtJetës së ngushtëDashuria pa kufijNë kohë cikërrimtareS´ka çaste As prehjeAs dritë Veç kujtesë e botës Iluzion

Me shpirt HeleneJetë PenelopeDuhet Afër e larg të jem hijeShpëtim nuk ka

Faqe50

Valmira Peci - Lamin

ZJARRI

Ndjenjë që drithëronTrupin e virgjërTë shpirtit grua

Kutinë e Pandorës hapi…

Faqe51

Promemorie

DETI

Nëse e than detinE jotja do të jemValmirisht

Faqe52

Valmira Peci - Lamin

QIELLI

Ti ma jep qiellinMerre dashurinë fluturimthiAtje ku shuhet zjarriThahet detiToka s´është

Faqe53

Promemorie

AJRI

Po kthehem nga luftaNë luftëNdërtoj kështjella ajri

Nga shpirti i dashurisë Në dashurinë pa shpirtJeta bëhet klisheAjër deti mbi mal

Faqe54

Valmira Peci - Lamin

TOKA

Perëndon shekulliNë stinën e dashurisëNdjenja s´njeh kufij

Penelopa thur qiliminHelena ringjalletNë shkurt

PushtomëSi TrojënNga toka e detiMe zjarr e qiellPërjetësisht si ajriDashuria s´vdes

Faqe55

Promemorie

KATARZË

I lagur nga shiu i vjeshtësRrjedh mbi poezinë timeTrishtimi yt

Sa stinë je lagurSa ombrella keNë vetminë tëndeShpirti e fjalaNuk janë një

Nuk të njohaKur poezia dhe shpirti Ishe ti

Faqe56

Valmira Peci - Lamin

SUVENIR

E lagur nga shiu i dimritPaqësohem në librin tënd

Shkruan ndrysheSa faqe Aq fytyra ke

Të njoh Ta shtrij dorënMë puth faqetMe duar në xhepa

Faqe57

Promemorie

KOHA

JavaGjashtë ditë e një vit

E shtunaFatkeqe

E dielaApokalips

E premtjaRilindje

Faqe58

Valmira Peci - Lamin

SONET PËR HIPOKRITIN

Parfume të zeza grash qelben në ty,Lypës i zi, mendjendritur tepër,Pjellë në teatër si kryevepër,Qaj e qesh për maskën e shkrirë mbi sy.

Qaj për mjerimin tënd si endacak,Rrugëve me shi maska e përlyer,Qeshu me veten, hipokrit i përkryer,Përjetësisht emri yt është dështak.

Virgjëreshë e trëndafiltë zihetEcejakeve të errëta të hipokrizisë,Ti nuk njeh nektarin e dashurisë.

Mendjemadh i uritur duarshtrirë,Me dekorata maskuara mirë,Ti, krimb i kërleshtë i shoqërisë.

Faqe59

Promemorie

AMIN

Zot Në emër të Mëshirës Na fal

Zot i GjithësisëPas vdekjesNa shpëto

Qëllimisht bosh

Faqe61

Promemorie

BIOGRAFIA

Valmira Peci-Lamin u lind më 23.08.1983 në Rahovë të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në komunën e Mitrovicës.

Në vitin 2006 u diplomua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe. Është shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”.

Ka punuar si gazetare në Radio-Mitrovicë, si redaktore në TV-Mitrovicë dhe si hulumtuese në Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK).

Ka botuar një libër me vjersha për fëmijë: “Fëmijëri e vrarë”, 1998.

Ky është libri i saj i dytë. Vazhdon studimet master. Jeton në Gjermani.

Faqe62

Valmira Peci - Lamin

Përmbajtja

Ilah...............................................7Ora ..............................................9Lules ..........................................11Kohë pa krye ..............................12Izolim ........................................13Pas shiut .....................................14Ibri .............................................15Bukurezë ....................................16Milano .......................................17Po ..............................................18Pa orkestër..................................19Aeroporti ....................................20Ora ............................................21Danimarkë .................................22Oaza ..........................................23Suedi ..........................................24Uji botën spastron ......................25Gjithmonshëm ...........................2607 ..............................................27Dashuria që vret ........................29Oksimoron .................................31Je a s’je .......................................32Zona e sigurisë ...........................33Bulevardi “Bill Clinton” .............34

Faqe63

Promemorie

Sheshi “Nëna Terezë” .................35Dashuria që vret ........................36Revolucioni i dhjetorit ...............37Vox pop .....................................38Qiriu në dhomën tënde .............39Dhomë vishnjake .......................40Parku ..........................................41Nostalgji ....................................42Qyqe ..........................................43Venera .......................................44Piramida ....................................45Autoart .......................................46Suvenir ......................................47Helena .......................................49Zjarri ..........................................50Deti ............................................51Qielli .........................................52Ajri .............................................53Toka ...........................................54Katarzë .......................................55Suvenir .......................................56Koha ..........................................57Sonet për hipokritin ...................58Amin ..........................................59Biografia ....................................61Përmbajta ...................................62

Faqe64

Valmira Peci - Lamin

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

821.18-1

Peci-Lamin, ValmirePromemorie / Valmire Peci-Lamin. - Prishtinë : Zëri Ynë, 2010. - 64 f. ; 21 cm.

Biografia : f. 61

ISBN 978-9951-433-12-9