jo drogËs! jeto shËndetshËm - ishp.gov.al · personat tё cilёt janё tё varur nga droga nuk...

2
JO DROGËS! JETO SHËNDETSHËM Nё ditёt e sotme, pёrdorimi dhe abuzimi me drogat ёshtё njё fenomen i pranishёm nё shoqёrinё tonё. Numri i pёrdoruesve tё drogёs ka ardhur nё rritje, duke rritur ndjeshёm jo vetёm problemet shёndetёsore, por nё tё njёjtёn kohё edhe koston shoqёrore dhe financiare, qё shoqёria duhet tё paguajё pёr kёtё fenomen. Çkuptojmё me drogё? Me drogë kuptojmë atë substancë (në formë të ngurtë, lёngu apo gazi) e cila pasi hyn në organizëm ndryshon funksionet e tij. Drogat më problematike janë ato psiko-aktive, të cilat prekin sistemin nervor dhe qendror. Këto lloj drogash çlirojnë efektet e tyre në tru dhe ndryshojnё disa procese të funksionimit normal një organizmi, si p.sh: të menduarit, vepruarit, ndjenjat, reagimet apo sjelljen tek personi përdorues. Çfarё ёshtё varёsia ndaj drogave? “Sёmundje kronike e trurit (por plotёsisht e parandalueshme dhe e trajtueshme), e cila karakterizohet nga apasionimi dhe dёshira shumё e madhe pёr tё marrё drogё, edhe pse pёrdorimi i vazhdueshёm i saj jep pasoja tё rёnda pёr shёndetin e pёrdoruesit”. Stop droges

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

JO DROGËS!JETO SHËNDETSHËM

Nё ditёt e sotme, pёrdorimi dhe abuzimi me drogat ёshtё njё fenomen i pranishёm nё shoqёrinё tonё. Numri i pёrdoruesve tё drogёs ka ardhur nё rritje, duke rritur ndjeshёm jo vetёm problemet shёndetёsore, por nё tё njёjtёn kohё edhe koston shoqёrore dhe financiare, qё shoqёria duhet tё paguajё pёr kёtё fenomen.

Çkuptojmё me drogё?Me drogë kuptojmë atë substancë (në formë të ngurtë, lёngu apo gazi) e cila pasi hyn në organizëm ndryshon funksionet e tij.

Drogat më problematike janë ato psiko-aktive, të cilat prekin sistemin nervor dhe qendror. Këto lloj drogash çlirojnë efektet e tyre në tru dhe ndryshojnё disa procese të funksionimit normal të një organizmi, si p.sh: të menduarit, vepruarit, ndjenjat, reagimet apo sjelljen tek personi përdorues.

Çfarё ёshtё varёsia ndaj drogave?

“Sёmundje kronike e trurit (por plotёsisht e parandalueshme dhe e trajtueshme), e cila karakterizohet nga apasionimi dhe dёshira shumё e madhe pёr tё marrё drogё, edhe pse pёrdorimi i vazhdueshёm i saj jep pasoja tё rёnda pёr shёndetin e pёrdoruesit”.

Stopdroges

Pasojat e përdorimit të drogës:Pёrdorimi i vazhdueshёm i saj prek dhe dёmton pjesё tё rёndёsishme tё trurit, dёmtim, i cili bёn qё njё pjesё e mirё e pёrdoruesve tё mos heqin dorё nga pёrdorimi i drogave, pavarёsisht pasojave tё rёnda social-shёndetёsore.

Ky pёrdorim mund tё shkaktojё një sërë problemesh, përfshirë:• Probleme shëndetësore (shëndeti fizik dhe mendor)• Probleme sociale• Probleme ligjore• Probleme financiare

Varёsia ndaj drogave ёshtё e parandalueshme dhe e trajtueshme edhe pse rruga drejt shёrimit ёshtё njё rrugё e gjatё dhe me plot probleme e tё papritura. Nuk ka ndonjё formulё apo shkop magjik tё ndalojё pёrdorimin e drogёs, qoftё tek tё rinjtё apo dhe tё rriturit. Prandaj rruga mё e mirё ёshtё parandalimi dhe mospёrdorimi i saj.

Personat tё cilёt janё tё varur nga droga nuk mund tё kontrollojnё mё vetveten mbi pёrdorimin e saj, pavarёsisht pasojave negative qё ato shkaktojnё pёr shёndetin, jetёn sociale dhe problemet ligjore, tek pёrdoruesi, familja apo komuniteti.

JETA JUAJ ëSHTë Më MIRë PA DROGЁëJETO SHëNDETSHëM

THUAJ JO PЁëRDORIMIT TëЁ DROGëЁS

Pergatitja e ketij materiali eshte mbeshtetur financiarisht nga Zyra e Mardhenieve me Publikun prane Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Mendimet dhe opinionet e shprehura ne kete material nuk paraqesin ato te Departamentit te Shtetit.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK