projekti për ushqim në kuadër të qëllimeve globale secila ...ајголемиот... ·...

14
1 Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve Globale Secila pjatë e tregon një rrëfim Kohëzgjatja Mosha 60 minuta 9-14 vjeçare Lënda Shkencë, Gjeografi, Shkenca shoqërore, Gjuhë Arte/Shkrim lexim, Matematikë Rezultatet e mësimit Nxënësit: do ta kuptojnë procesin përmes së cilit janë krijuar Qëllimet Globale dhe planin e përcaktuar për t’u arritur deri në vitin 2030 do të bëjnë lidhje ndërmjet Qëllimeve Globale dhe jetës së tyre do ta evaluojnë një ushqim të dhënë si mostër dhe do t’i identifikojnë alternativat, të cilat i mbështesin Qëllimet Globale do t’i sintetizojnë informacionet dhe deklarojnë përkushtimin personal për të ndihmuar në përmbushjen e Qëllimeve Globale përmes zgjedhjes së ushqimit dhe sjelljeve Përgatitja e mësimit Shtypni kopje të dokumenteve (nga një për secilin nxënës) Ambienti i klasës duhet të organizohet në mënyrë që të promovojë diskutim dhe punë të përbashkët grupore, duke i radhitur karriget në rrathë ose për rreth tavolinës Do të nevojiten video dhe audio pajisje për video prezantim Nëse nuk keni në dispozicion video dhe audio pajisje, atëherë mund të prezantohet një afishe (poster). Përgatitja e mësimit Afishe të Qëllimeve për Zhvillimit të Qëndrueshëm (Shtojca A) Çka ka në afishet e pjatës sime (Shtojca B) përdoret si zëvendësim për videon ose vegël shtesë Fleta e aktivitetit Secila pjatë e tregon një rrëfim (Shtojca C) Afishe “Zotimi i pjatës sime” (Shtojca Ç) Shkrimi dhe vizatimi i materialeve Video: https://vimeo.com/220663067, teksti i Shtojcës D Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim MËSIMI MË I MADH NË BOTË Jo varfërisë Zero uri Shëndet dhe mirëqenie të mirë Arsim cilësor Punë të denjë dhe rritje ekonomike Industri, inovacion dhe infrastrukturë Zvogëlim të padrejtësive Konsumim dhe prodhim i përgjegjshëm Veprim klimatik Jeta nën ujë Jeta në tokë

Upload: hahanh

Post on 26-Jan-2019

233 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve GlobaleSecila pjatë e tregon një rrëfim

Kohëzgjatja

Mosha

60 minuta

9-14 vjeçare

LëndaShkencë, Gjeografi, Shkenca shoqërore, Gjuhë Arte/Shkrim lexim, Matematikë

Rezultatet e mësimit Nxënësit:• do ta kuptojnë procesin përmes së cilit janë

krijuar Qëllimet Globale dhe planin epërcaktuar për t’u arritur deri në vitin 2030

• do të bëjnë lidhje ndërmjet Qëllimeve Globale dhejetës së tyre

• do ta evaluojnë një ushqim të dhënë si mostër dhedo t’i identifikojnë alternativat, të cilat i mbështesinQëllimet Globale

• do t’i sintetizojnë informacionet dhe deklarojnëpërkushtimin personal për të ndihmuar nëpërmbushjen e Qëllimeve Globale përmes zgjedhjessë ushqimit dhe sjelljeve

Përgatitja e mësimit• Shtypni kopje të dokumenteve (nga një për secilin nxënës)• Ambienti i klasës duhet të organizohet në mënyrë që të

promovojë diskutim dhe punë të përbashkët grupore, dukei radhitur karriget në rrathë ose për rreth tavolinës

• Do të nevojiten video dhe audio pajisje për videoprezantim

• Nëse nuk keni në dispozicion video dhe audio pajisje,atëherë mund të prezantohet një afishe (poster).

Përgatitja e mësimit• Afishe të Qëllimeve për Zhvillimit të Qëndrueshëm

(Shtojca A)• Çka ka në afishet e pjatës sime (Shtojca B) përdoret si

zëvendësim për videon ose vegël shtesë• Fleta e aktivitetit Secila pjatë e tregon një rrëfim (Shtojca

C)• Afishe “Zotimi i pjatës sime” (Shtojca Ç)• Shkrimi dhe vizatimi i materialeve• Video: https://vimeo.com/220663067, teksti i Shtojcës D•

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

MËSIMI MË I MADH NË BOTË

Jo varfërisë

Zero uri

Shëndet dhe mirëqenie të mirë

Arsim cilësor

Punë të denjë dhe rritje ekonomike

Industri, inovacion dhe infrastrukturë

Zvogëlim të padrejtësive

Konsumim dhe prodhim i përgjegjshëm

Veprim klimatik

Jeta nën ujë

Jeta në tokë

2

Qëllimi dhe pedagogjia Në shtator të vitit 2015 të gjitha 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara i kanë miratuar Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZHQ) ose “Qëllimet Globale”, siç njihen zakonisht. Pra kjo “Agjendë për vitin 2030” është e përbërë nga 17 Qëllime, që synon ta shpijë shpirë përpara zhvillimin gjatë 15 viteve të ardhshme, përmes përfundimit të përbashkët të varfërisë ekstreme, përmes përpjekjeve kundër ndryshimeve klimatike dhe luftës kundër pabarazisë. Kjo ka qenë një marrëveshje historike, e cila e ka trasuar rrugën për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Secili Qëllim, duke filluar nga sfera e eliminimit të varfërisë (Qëllimi1) reduktimi i pabarazive (Qëllimi 10) veprimet klimatike (Qëllimi 13), ofron caqe të qarta dhe të matshme për shtetet dhe qytetarët, me qëllim që veprojnë ndaj thirrjes për përmbushje të Qëllimeve deri në vitin 2030. Për më shumë detaje lidhur me qëllimet shihni:

1. Bën një kurs falas për trajnim onlajn të Microsoft Educator në lidhje me Qëllimet Globaledhe resurset në mësimin më të madh në botëhttps://education.microsoft.com/courses-and-resources/courses/sdg2. Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e përshtatur më 25 shtator të vitit 2015:http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/70/1&Lang=E

Ky plan mësimor, “Secila pjatë tregon një storje”, ofron një aktivitet të mbikëqyrur për mësimdhënës dhe nxënës, që do të punojnë së bashku për t’i sjellë Qëllimet Globale më afër klasës.

Mësimi fillon me një prezantim të gjerë të termit “qëllim” dhe iu bën thirrje nxënësve të bëjnë lidhje personale me njerëzit, vendet dhe mjediset, duke i shqyrtuar qëllimet në jetën e tyre. Nxënësit e avancojnë dijen e tyre, duke e integruar botëkuptimin e tyre lidhur me Qëllimet Globale dhe proceset, në të cilat kanë qenë të përcaktuar.

Gjatë mësimit, nxënësit do të përfshihen në procesin e studimit përmes dialogut, bashkëpunimit dhe hulumtimit, ashtu që konkretisht do të mësohen për qëndrueshmërinë e ushqimit, të cilin ata e konsumojnë. Po ashtu gjatë mësimit mund të përdoren burimet e shumta të vërtetimit/vlerësimit formues për të dokumentuar mësimin, për drejtim të bisedës dhe për formulim të udhëzimeve të ardhshme.

Për ta përmbyllur mësimin, i ftojmë arsimtarët dhe nxënësit të marrin pjesë në krijimin e hartës Globale të të intervistuarve, që e përvijon dhe shkëmben kontributin e tyre në arsim dhe mësim për Qëllimet Globale http://worldslargestlesson.globalgoals.org/MapNxënësit mund njashtu të kontribuojnë me idetë e tyre për atë që e kanë mësuar përmes Flipgrid në https://flipgrid.com/globalvoiceNëse përmbushen Qëllimet Globale, ato do ta transformojnë jetën dhe të ardhmen e të rinjve. Mirëpo jo vetëm kaq, pasi të rinjtë ofrojnë kontribut kyç në arritjen e vetë këtyre Qëllimeve. Për këtë arsye ju ftojmë juve dhe nxënësit tuaj, t’i bashkëngjitni kësaj lëvizje për të krijuar ndryshim pozitiv për njerëzit dhe planetin përmes arsimit dhe për t’u bërë pjesëmarrës në kuadër të “orës globale” mësimore Secila pjatë tregon një rrëfim

Për të thelluar kuptimin dhe për të vazhduar studimin e Qëllimeve Globale dhe sistemeve botërore të ushqimit ofrohen pesë aktivitete investiguese si shtojcë, ndërsa nga arsimtarët kërkohet ta lidhin klasën e tyre dhe të ndajnë përvoja me botën në “Shtrirjen globale kooperative” e sugjeruar.

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

3

Vokabulari kryesor• Qëndruesh

mëria• Zhvillimi• Qëllimi• Zotimi

Metodat e vlerësimit formues:• Përmbledhjet dhe reflektimet e të kuptuarit të procesit të hartimit të qëllimit• Listë kontrolluese për dokumentim të përdorimit të gjuhës specifike të konceptit dhe vokabulari kryesor gjatë

punës së partneritetit dhe punës grupore• Dokumentimi i pyetjeve verbale dhe atyre të shkruara në pyetje të hapura me përdorim të aktiviteteve në fletë• Evidentimi i zotimeve për të shënuar përkushtimet individuale në arritjen e Qëllimeve Globale

Standardet dhe praktikat e SHBA-veCommon Core Standards English Language Arts, (NGAC, 2010), ISTE Standards for Students (ISTE, 2016); National Curriculum Standard for Social Studies (NCSS, 2010) Next Generation Science Standards (NGSS, 2013)

Për autorinMësimi është hartuar në bashkëpunim me World’s Largest Lesson dhe Ekipin e punës #TeachSDGs.

Falënderime të posaçme i drejtojmë Fran Siracusa, Calliope Global dhe Ekipit të punës #TeachSDGs Task, Dr. Jennifer Williams, Calliope Global dhe Ekipi i punës #TeachSDGs .

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

4

Si mund t’i mbështes Qëllimet Globale, duke u zotuar se do t’i ndryshoj zgjedhjet e mia të ushqimit dhe duke u bazuar në këtë evaluim të ushqimit në pjatën time?

Prezantoni dhe diskutoni procesin e përcaktimit të qëllimeve:

1. Përderisa mësimdhënësi e ndan me ju shembullin e një qëllim, të cilin e keni përcaktuar dhe procesin në tëcilin e keni kaluar, nga ju kërkohet t’i përshkruani hapat e zakonshme për përcaktim të qëllimeve, siç janë:

• Identifikimi i qëllimi• Dokumentimi i Qëllimit duke e shkruar dhe duke e ndarë atë me ndonjë person

tjetër• Hartimi i një plani hap pas hapi2. Kërkoni nga disa nxënës të ndajnë më të tjerët përshtypjen për kohën që iu është nevojitur për përcaktimin eqëllimeve dhe për proceset që i kanë kaluar për të arritur qëllimet e tyre.

1. Ndani me nxënësit qëllimet e mësimit.

2. Prezantoni Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm duke iu prezantuar nxënësve afishe të shtypura (Shtojca A).

Përshkruani punën e Kombeve të Bashkuara dhe shpjegoni sesi është bashkuar bota për të përcaktuar këto 17 qëllime si një thirrje universale për veprim, me qëllim që të çrrënjosjet varfëria, mbrohet planeti dhe të mundësohet që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030. Shkëmbeni informacione me të tjerët për atë sesa është i ngjashëm procesi, që ata si nxënës e kanë kaluar drejt përcaktimit të arritjes së qëllimeve, në të cilat OKB-ja dhe bota në përgjithësi punojnë në mënyrë aktive për ta arritur këtë agjendë.Si alternativë ose shtojcë, prezantoni videon e Malala Yousafzait (https://vimeo.com/138852758) dhe Serena Uiliamsit (https://vimeo.com/137728737), me çka do ta përcaktoni skenën dhe do t’ua prezantoni fëmijëve Qëllimet Globale në mënyrë të kuptueshme për ta.

3. Shënoni fjalët qëndrueshmëri, zhvillim dhe qëllime si dhe nxitni fëmijët t’i ndajnë mes vetë botëkuptimet e tyredhe definicionet korresponduese. Po ashtu, ndani edhe shkurtesën QZHQ (SDG) dhe shpjegoni se edhe shkurtesaedhe “Qëllimet Globale” përdoren në referencë të Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Secila pjatë e tregon një rrëfim

Pyetje themelore

Hapi 1: Aktivizimi i njohurive paraprake

Hapi 2: Prezantoni Qëllimet Globale

5

10

min.

min.

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

5

Pasi të kuptohet koncepti i Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, theksoni nxënësve se pavarësisht nga mosha ose vendi ku jetojnë në planet, çdo person luan një pjesë të rolit në rrugën drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Po ashtu potenconi se ata janë me rëndësi qenësore dhe kanë fuqi për të bërë dallim të rëndësishëm. Bëni me dije nxënësve, që ka shumë mënyra që çdo person të mund të kontribuojë në drejtim të përmbushjes së Qëllimeve Globale deri në vitin 2030, mirëpo pyetni nëse ka një praktikë ditore që e bën çdokush anekënd botës, e cila mund të ketë ndikim ose sugjeron për qëllimet e shumëfishta. Pranoni sugjerime, para se të zbuloni se ajo praktikë në fakt është ushqimi që e hamë për çdo ditë, që është tema e këtij mësimi - gjegjësisht sfera e qëndrueshmërisë së ushqimit - nga sistemet botërore të ushqimit në ushqimin në pjatën tonë.

Ndani nxënësit në tre grupe të barabarta dhe caktoni detyrë secilit grup në njërën ndër këto sfera:

(1) Qëndrueshmëria(2) Zhvillimi(3) Qëllimet

Prezantoni videon për ushqimin dhe qëllimet (https://vimeo.com/220663067). Jepni udhëzim grupeve, që të shënojnë ndonjë ide që theksohet gjatë shfaqjes së videos, por që ka të bëjë me temën. Idetë mund të regjistrohen në fletëza të vogla ngjitëse, në letër, kartela me shënime ose pajisje digjitale. Lëshojani videon nxënësve dhe theksoni pikat relevante. Pas videos ftoni grupet e vogla, që në fillim të diskutojnë së bashku e pastaj t’i ndajnë me të tjerët konstatimet e tyre në nivel të grupit. Hulumtoni lidhjet, të cilat mund të ekzistojnë ndërmjet ideve dhe potenconi Qëllimet e prezantuara në video.

Nëse nuk mund ta prezantoni videon, ju lusim ta përdorini afishen (Shtojca B) ose lexoni skenarin (Shtojca D) dhe pyetni nxënësit ta ndjekin procesin e njëjtë të identifikimit të lidhshmërisë së afishes me fjalët.

(1) Qëndrueshmëria(2) Zhvillimi(3) Qëllimet

Diskutoni për lidhshmërinë e Qëllimeve të theksuara me çështjet me të cilat ata përballen përpos qëllimeve të theksuara në afishe.

Prezantoni nxënësve fletën e aktivitete të “Secila pjatë tregon një rrëfim” (Shtojca C). Shpjegoni se në kuadër të aktivitetit, nxënësit do të hulumtojnë një pjatë ose një ushqim të përzgjedhur dhe do ta zbulojnë storjen e tyre. Bëni me dije se nxënësit duhet të ilustrojnë ose fotografojnë një ushqim reprezentativ (p.sh. ushqimin e preferuar, ushqimin e fundit, ushqimin e rregullt) e pastaj referohuni ushqimit të përzgjedhur prej tyre me qëllim që t’i kompletoni pyetjet. Lexoni me zë të gjitha pesë pyetjet dhe kërkoni nga nxënësit t’i lexojnë në shënimet e dhëna në fletën e aktivitetit, në mënyrë që përgjigjet e tyre t’i vlerësoni me gjykime didaktike arsimore, nëse ata nuk janë në gjendje të ofrojnë përgjigje specifike.Përveç kësaj, resurset, siç janë hartat dhe librat mund të përdoren me qëllim që të ndihmojnë nxënësit në përcaktimin e përgjigjeve. Kërkoni nga nxënësit ta lënë për më vonë plotësimin e pjesës së ZOTIMIT.

Hapi 3: Lidhja e Qëllimeve Globale me jetën e përditshme

Hapi 4: Aktiviteti mësimor: Ushqimi dhe Qëllimi Globale

Hapi 4: Aktiviteti mësimor: Ushqimi dhe Qëllimi Globale

Hapi 5: Prezantoni studimin “Pjata ime tregon një rrëfim”

5

5

5

min.

min.

min.

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

6

Plotësojeni hulumtiminShpërndani afishet e QZHQ (Shtojca A) dhe fletën e aktivitetit (Shtojca C). Ndihmoni nxënësit me pyetjet ose në rast se kanë nevojë për udhëzim shtesë.

Evaluoni dhe reflektoniPasi të gjithë nxënësit ta kompletojnë aktivitetin, shpërndani afishen “Zotimi i pjatës sime” (Shtojca Ç). Mundësoni fëmijëve të punojnë në çifte dhe bashkërisht t’i vlerësojnë ushqimet, duke u bazuar në përgjigjet nga fleta e aktivitetit dhe Qëllimet e identifikuara Globale. Le t’i shqyrtojnë pyetjet “Çka mund të bëjë ndryshe?” dhe “Kujt mund t’i them?” Përgjigjet mund të ndahen në një afishe kolaborative ose në një dokument të përbashkët digjital (shembuj të platformës digjitale, duke përfshirë Padlet, World Onlajn ose OneNote).

ZotimiPërfshini fjalën zotim dhe mënyrën sesi janë të ndërlidhura zotimet drejt përmbushjes së qëllimeve. Diskutoni sesi mund të përdoren përgjigjet e marra nga aktiviteti, me qëllim që të jepet udhëzim për zotim formal. Nxënësit mund të shkëmbejnë ide lidhur me zotimet e tyre.

Për të plotësuar fletën e aktivitetit, pyetni nxënësit t’i përcaktojnë dhe regjistrojnë zotimet e tyre formale. Pastaj ata mund t’i përdorin afishet e QZHQ-së për të përzgjedhur qëllimin global përkatës, të cilit do t’ia dedikojë zotimin.

Nxënësit mund ta ndajnë me të tjerët mësimin dhe zotimin duke përdorë video përmes via https://flipgrid.com/globalvoicе.

Po ashtu nxënësit qoftë individualisht ose si klasë mund ta vendosin mësimin ose zotimin e tyre në një hartë globale https://worldslargestlesson.globalgoals.org/Food.

Në përmbyllje të orës vizitoni sërish qëllimet e mësimit dhe diskutoni në lidhje me përcaktimin e tyre. Përmes zotimeve të deklaruara, ftoni nxënësit ta shqyrtojnë rrjedhën e veprimeve dhe sfidoni ata që komentet e tyre për Qëllimet Globale t’i ndajnë me familjen dhe miqtë.Merruni vesh me klasën një moment specifik, kur ju do t’i vizitoni sërish zotimin e tyre dhe do ta rishikoni progresin e tyre.Në vende të dukshme të mureve të klasës vendosni fletët e aktivitetit, në mënyrë që ta inkurajoni vazhdimin e diskutimit dhe zgjerimin e ideve.

Hapi 6 Aktiviteti mësimor “Pjata ime tregon një rrëfim”

Hapi 7: Përmbyllja

25

5

min.

min.

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

7

Zgjerimi për bashkëpunim globalMësimdhënësit mund ta zgjerojnë botëkuptimin dhe këndvështrimet, duke i ndërlidhë nxënësit me klasat anekënd botës. Lidhjet mund të bëhen duke marrë pjesë në krijimin e hartës globale të Mësimit më të madh në botë http://worldslargestlesson.globalgoals.org/Map dhe duke identifikuar të tjerët përmes lidhjeve të krijuara në hartë.

Ndani me të tjerët mësimin e marrë duke postuar:

• Fotografi të nxënësve duke punuar në imazhe të fletëve të aktiviteteve;• Video të nxënësve duke lexuar zotimet e tyre;• Kërkesa për klasat tjera për të ndarë me të tjerët përvojat e tyre përmes postës elektronike dhe Skype ose si

shok për letërkëmbimNxënësit e përfshirë në bashkëpunim global me klasat të botës mund të punojnë së bashku për të zbuluar zgjedhje përmes projekteve rrjedhëse dhe aktivitete mësimore.

Lista e pjesëmarrësve dhe burimetInternational Society for Technology in Education (2016). ISTE Standards for Students. Eugene, Oregon: International Society for Technology in Education.

National Council for the Social Studies (2010). National Curriculum Standards for Social Studies: A Framework for Teaching, Learning, and Assessment. Silver Spring, MD: NCSS.

National Governors Association Center for Best Practices, Council of Chief State School Officers. (2010). Common Core State Standards (CCSS). Washington, D.C.: National Governors Association Center for Best Practices, Council of Chief State School Officers

NGSS Lead States (2013). Next Generation Science Standards: For States, By States. Washington, DC: The National Academies Press.

United Nations General Assembly (2015). Transforming Our World. The 2030 Agenda for Sustainable Development. NY, NY: United Nations.

Aktiviteti

Përmes këtij hashtagu ju mund të lidhen në mediat sociale:

#WorldsLargestLesson#TeachSDGs#GlobalGoals

Bëni Tag Mësimin më të madh në botë

@TheWorldsLargestLesson

@TheWorldsLesson

@theworldslesson

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

8

Shtojca A: Fleta e afishes me Qëllimet Globale

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

9

Shtojca B: Çka ka në pjatën time?

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

10

Shtojca C Fletë pune Secila pjatë tregon një rrëfim?

SECILA PJATË TREGON NJË RRËFIM?

Rezultati i përgjithshëm i pjatës

Emri Klasa

Vizato flamurin tënd...

Për të ndihmuar në arritjen e numrit/numrave të Qëllimeve Globale...

Zotimi im global është.....…

...#WorldsLargestLesson”

Në partneritet me Falënderuar

Shëno këtu

Nga cili shtet je?

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

11

Shtojca Ç: Udhëzime të fletës së pune Secila pjatë tregon një rrëfim?

Në partneritet me Falënderuar

UDHËZIME PËR PLOTËSIM TË FTESË SUAJ TË AKTIVITETEVEZgjedheni një ushqim, të cilin dëshironi ta testoni. Mund të jetë ushqimi i preferuar, të cilin do ta hani sot, ose atë që e ka ngrënë para pak kohësh. Bëhuni gati për ta vizatuar ose fotografuar atë.Për sa i përket përgjigjes lidhur me këtë pyetje, mos u shqetësoni nëse nuk i keni të gjitha informacionet. Nëse ka nevojë bëni edhe supozime arsimore. Poenta është të mendoni në lidhje me atë që e hani dhe si ajo ndërlidhet me qëllimet.

1. Sa artikuj në pjatën tuaj përmbajnë sheqer të përpunuar?

Nocioni kryesor: “sheqeri i përpunuar” ndryshe i njohur si sheqer “i rafinuar” ose “artificial” – është sheqeri i cili iu shtohet prodhime të ushqimit, përpos sheqerit “natyror” që haset te frutat, perimet dhe ushqimet tjera. Konsumimi i lartë i këtij lloji të sheqerit ka qenë i ndërlidhur me rritjen e problemeve të caktuara shëndetësore te fëmijët dhe të rinjtë anekënd botës, përfshirë këtu edhe diabetin. Nganjëherë mund të zgjedhni ndonjë produkt ushqimor, që nga jashtë duket se është shumë i mirë për ju, mirëpo nëse e shikoni më me kujdes, do të vëreni se ai përmban sasi të madhe të sheqerit të shtuar. Si ta:gjeni Qëllimin:Shikoni afishen tuaj të Qëllimeve Globale dhe mendoni se me cilin Qëllim ndërlidhet kjo pyetje. Mund të ketë më shumë se një Qëllim. Ndjekeni këtë qasje për të gjitha pyetjet.

Vlerësoni pjatën tuaj:Shikoni elementet përbërëse në anën e pasme të paketimit ose pyeteni personin, që e ka përgatitur ushqimin tuaj. Edhe te ushqimi i freskët i përgatitur disa nga pjesët përbërëse mund të përmbajnë sheqerna. Sheqernat e rafinuara hasen në forma të ndryshme dhe shpesh emërtohen si sheqerna misri, dekstrozë, mjaltë, shurup i rafinuar misri, sakarozë, fruktozë, glukozë, melasë.

Nëse mendoni se pjata juaj fare nuk përmban sheqer të përpunuar, atëherë jepni vetes një simbol smajli ngjyrë të gjelbër. Nëse mendoni se pjata juaj përmban pak sheqer (jo më shumë se një lugë çaji ose katër gramë), vlerësojeni veten me smjali të verdhë, ndërsa nëse mendoni se pjata juaj përmban më shumë se katër gram sheqer, atëherë vlerësojeni veten me një smajli të kuq.

2. Sa artikuj të ushqimit tuaj ishin të mbështjellë me pajisje të plastikut?A ishin të mbështjella artikujt me përbërje të plastikut? Mund të jetë mbështjellës i plastikut për vakumim, siç mund të jetë mbështjellës i plastikut i brendit Saran ose Glad, karton, qese, tenxhere ose tas. A keni përdorë kashtë plastiku për pije? Numëroni sa pjesë individuale të plastikut keni përfshirë.

3. Sa ushqim është hedhur nga pjata juaj?A ka pasur shumë ushqim në pjatën tënde? A e keni ruajtur pjesën e ngel të ushqimit për ta ngrënë më vonë, a e keni marrë në shtëpi, ose e keni hedhur? Llogaritni numrin e lugëve me ushqim të hedhur.

1.Sa artikuj në pjatën tuaj përmbajnë sheqer të përpunuar?

0 1 2+

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

12

Shtojca Ç: Skenari i animuar i Secila pjatë tregon një rrëfim?

4. Sa artikuj në pjatën tënde vijnë nga shteti juaj?Mendo në lidhje me artikujt në pjatën tënde dhe nëse mundesh kontrollo paketimin. Pyeteni personin, që e ka blerë atë nëse i di përgjigjet. Nëse pemët dhe perimet, që i ke ngrënë nuk janë nga stina përkatëse e vitit, atëherë me siguri janë sjellë nga ndonjë shtet tjetër. Nëse keni ngrënë mish ose peshq, që zakonisht nuk kultivohen në vendin ku ju jetoni, atëherë edhe ato janë sjellë nga tjetërkund. Nëse nevojitet bëni supozime arsimore.

5. A janë trajtuar drejtë njerëzit, të cilët e kanë sjellë ushqimin tim nga ferma?~Hetoni sesi janë trajtuat njerëzit, të cilët kanë ndihmuar që të prodhohet ushqimi juaj.

A është branduar ose prodhuar ushqimi nga ndonjë kompani e madhe? Duke kontrolluar ueb faqen e atyre kompanive, mësoni nëse ato kanë politika për të drejtat e njeriut, për luftë kundër diskriminimit, ose politikë për barazi. Kontrolloni gjithashtu ueb faqen e supermarketit ose marketit me artikuj ushqimore, ku është blerë ushqimi juaj. A mendoni se kjo do të thotë se ata i trajtojnë drejt punëtorët e tyre. Çka thonë politikat e tyre në lidhje me gjininë, etninë, seksualitetin, paaftësinë dhe moshën?

Nëse ushqimi juaj është blerë nga marketi ose drejtpërsëdrejti nga bujku, konsideroni t’ua parashtroni këto pyetje herën tjetër, kur të blini prej tyre. Bëni supozime arsimore, me qëllim që ta vlerësoni pjatën tuaj.

Po, jam i sigurt se nuk ka pasur punë të detyruar ose diskriminim (gjinor, etnik, në bazë të seksualitetit, paaftësisë, moshës etj.)

Po, por jam i sigurt vetëm për njërën fazë të zinxhirit të furnizimit

Jo, ata ishin trajtuar padrejtësisht, ose nuk mund të jem i sigurt

1. Numëroni sa rrathë keni shënuar në secilën kolonë; shënojeni në rreshtin e fundit totalin e të gjithakolonave

2. Cilat prej këtyre fytyrave i shihni më së shumti?Ndiqeni këtë çelës për ta përllogaritur rezultatin tuaj të përgjithshëm dhe ngjyrosni qartazi rrethinpranë rezultatit

Më së shpeshti

Njësoj lartë

Numër i barabartë

Njësoj lartë

Më së shpeshti

dhe

ose më së shumti

dhe

dhe

Ndiqni udhëzimet e rezymuara të projektit për ta nxjerrë rezultatin tuaj përfundimtar...

Rezultati i përgjithshëm i pjatës

Shëno këtu

ose3

2 2

2 2

3

3

2 2

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

13

Shtojca 2: Rezultatet e Secila pjatë tregon një rrëfim

1. Sa artikuj në pjatën tuaj përmbajnë sheqer të përpunuar?

Sa artikuj të ushqimit tuaj ishin të mbështjellë me pajisje të plastikut?

3. Sa ushqim është hedhur nga pjata juaj?

4. Sa artikuj në pjatën tënde vijnë nga shteti juaj?

5. A janë trajtuar drejtë njerëzit, të cilët e kanë sjellë ushqimin tim nga ferma?

Ndiqni udhëzimet e rezymuara të projektit për ta nxjerrë rezultatin tuaj përfundimtar

SECILA PJATË TREGON NJË RRËFIM Përgjigjuni pyetjeve të dhëna më poshtë dhe vlerësoni ato një nga një. Ju lusim referohuni rezymesë së projektit për udhëzime plotësuese.

0

Asgjë nuk është hedhur

Të gjitha artikujt

1 2+

0 1 2+

1-2 lugë

Disa artikuj

3+ lugë e më tepër

Asnjë artikull

Po, jam i sigurt se janë trajtuar mirë

Po, por jam i sigurt vetëm për njërën fazë të zinxhirit të furnizimit

Nuk mund të jem i sigurt

Në partneritet me Falënderuar

Kjo ndërlidhet meNumrin/numrat e Qëllimit

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim

14

Përshëndetje! A i mbani mend Qëllimet Globale, misioni i të cilëve është të ndal varfërinë ekstreme, ta zvogëlojë pabarazinë dhe t’i luftojë ndryshimet klimatike deri në vitin 2030.Nëse i arrijmë ato, ne do ta përmirësojmë jetën e të gjithëve, përfshirë edhe jetën tënde.

Nëse keni menduar për këtë, vendi ku jetoni, shkolla juaj, rrobat tuaja, madje edhe gjërat që hani të gjitha janë të ndërlidhura me Qëllimet Globale.

Në fakt, ushqimi në pjatën tuaj ka shumë gjëra për të treguar për Qëllimet dhe për mënyrën sesi ju mund të ndihmoni, që ato të përmbushen. [duket e çuditshme – por edhe dreka që hani mund t’u mësojë më shumë gjëra sesa mund t’u mësojnë arsimtarët tuaj!].

Në fakt, a keni menduar ndonjëherë se kush e prodhon ushqimin, që ju e hani. Sigurisht nuk e prodhoni ju, as babai juaj, as nënë juaj ose kuzhinieri i shkollës suaj, por pak para asaj. Kush përkujdeset për rritjen, kultivimin dhe paketimin e ushqimit. Çka di për ata dhe të drejtat e tyre.

Ose çka di për rrugën që bën ushqimi deri sa të arrijë deri te ti. Duket shume e pazakonshme, distanca që e kalon ushqimi i servuar në pjatën tënde mund të jetë më e gjatë sesa distanca që ju do ta bënit brenda gjithë vitit. E pastaj, kur e shohim se në disa shtete ushqimi përfundon në koshin e mbeturinave!

Pasi të arrijë ushqimi në pjatën tënd, a përmban sasinë e duhur të ushqimit që të nevojitet, gjegjësisht a ta ofron energjinë e duhur për të mësuar në shkollë. Të gjithë kanë nevojë për të!Pra e shihni, vete duhet të mendoni pak përtej kornizës së ushqimit që e hamë për drekë.

Gjithçka që hamë është një rrëfim i Qëllimit global. Për këtë arsye dua që t’i të marrësh pjesë në një projekt zbavitës.

Është e thjeshtë, bëhu investigues për Qëllimet Globale dhe vendos për ushqimin, që dëshiron ta bësh hulumtim. Bëni disa analiza dhe vlerësojeni ushqimin me dhënie të pikëve.

Mund ta ndani atë me ne, por edhe mund t’i shihni investigimet tjera të bëra anekënd botës.

Mbi të gjitha më e mirë është që ju të mendoni sesi do t’i përmirësoni pikët tuaja dhe si do të shërbejë ajo në drejtim të Qëllimeve Globale.

Shtojca DH: Skenari i animuar i Secila pjatë tregon një rrëfim?

Projekti për ushqim në kuadër të Qëllimeve globale. Secila pjatë e tregon një rrëfim