projekti inovativ pËr modelin e kËpucËve – “only one” -fitim, agim, ilir.doc
TRANSCRIPT
U N I V E R S I T E T I I P R I S H T I N Ë S H A S A N
P R I S H T I N A
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA FERIZAJ
LËNDA: MENAGJIMI I INOVACIONEVE
TEMA: ANALIZË MBI PROJEKTIN INOVATIV PËR MODELIN E KËPUCËVE –
“ONLY ONE”
Kandidati: Mësimdhënësi
Fitim axhami Dr.sc. Ibrahim Çunaku, prof.asoc
Agim Krasniqi
Ilir Breznica
Ferizaj, 2014
HYRJE
Këpucë Për Femra Me Take Që Do Të Ndërrohen: Fleksibile, Të Lehta Dhe Komode –
Only One
NTP “FAI” është formuar në vitin 1992 në Shkup, nga një punëtori e vogël familjare.
Momentalisht ka gjithsej 25 punëtorë ndërsa në plan është edhe zgjërimi i kapacitetit të
prodhimit, që nënkupton edhe rritjen e numrit të punësuarve.Duke përcjell trendet dhe gjendjen
në treg, menaxhmenti i ndërmarrjes kryesisht është orientuar në prodhimin e këpucëve për femra.
Fig: Punëtori e vogël familjare në Shkup NTP “FAI”
Menaxhimi i inovacioneve 1
Duke marrë parasysh nevojën e femrave për këpucë me take të ndryshme, si këpucë pa
take, me take mesatare dhe take të larta, është paraqitur nevoja për prodhim të një lloji të veqantë
të këpucëve, takat e të cilëve do të mund të ndërrohen – ONLY ONE.
Për shkak të kërkesës për prodhim të këtij lloji të këpucëve, me take që do të mund të
ndërrohen- ONLY ONE, nga kompani kosovare, për prodhim të gjërë, NTP “FAI” hap repart të
prodhimit në qytetin e Ferizajit si qendër që do ti lidh qytetet e Kosovës por edhe shtetin e
Kosovës me shtetet fqinje siç janë Shqipëria, Maqedonija dhe shtetet tjera të ish Jugosllavisë.
Disponueshmëria e infrastrukturës si ujë, energji elektrike, transporti, rrugë, etj puna dhe tregu i
produktit do të diktojë vendndodhjen e ndërmarrjes. Prandaj, ndërmarrja është propozuar të jetë e
vendosur në qytetin e Ferizajit.
Fig: Harta e Kosoves vendndodhja Fig: Repart të prodhimit në qytetin
e firmes e Ferizajit nga NTP “FAI”
Menaxhimi i inovacioneve 2
Duke marrë parasysh nevojën e femrave për këpucë me take të ndryshme pasioni i
madh për punën dhe dëshira e pafund për inovacion udhëhe kompaninë drejt qëllimeve të reja,
është paraqitur nevoja për prodhim të një lloji të veqantë të këpucëve, takat e të cilëve do të
mund të ndërrohen – ONLY ONE.
Fig: Këpucë only one Fig: Taket e ndryshme për këpuct only one
Ishte e nevojshme një grupë elite e mendimtarëve, inovatorëve, dizajnerëve dhe
shkencëtarëve që të krijohen këpucë për femra me take që do të ndërroheshin dhe njëkohësisht të
jenë komode, të lehta dhe fleksibile.
Menaxhimi i inovacioneve 3
Procesi Kreativ i Zgjidhjes së Problemit
Objektivi kryesorë i ndërmarrjes NTP “FAI” është rritja e saj nga një punëtori familjare
në kompani regjionale, e që këtë mund ta arrinë me idenë për këpucë me take që do të mund të
mdërroheshin – ONLY ONE, dhe që do të plasoheshin ne regjionin e gadishullit Ballkanik.
Duke analizuar nevojën e gjinisë femrore për këpucë të ndryshme që do të përdoreshin
për raste të ndryshme dhe nevoja për shpenzime sa më të ulta, krijohet mundësia për plotësimin e
këtyre nevojave me këtë lloj të produktit – ONLY ONE.
Fleksibiliteti i këpucëve ONLY ONE
Fleksibiliteti është çelësi për të promovuar gamën e plotë të lëvizjes. Kjo do të thotë se
këmba duhet të jetë e lirë – natyrshëm të lëviz nga gishtërinjtë deri te kyçi i këmbës.
Që të mund të ndërtohen këpucët me taka që ndërrohen (ONLY ONE) duhet të krijohet
një taban që ka glenk prej materiali të tillë që të mund të merr formën e lartësisë së takës. Do të
thotë se glenku nuk duhet të jetë nga çeliku i zakonshëm por nga materialet kompozite nga e cila
kërkohet:
1. Fortësia,
2. Ngurtësia,
3. Elasticiteti dhe
4. Rezistenca në temperatura të ndryshme.
Gjithashtu edhe fundi i këpucës duhet të jetë nga goma e jo nga gjoni, ashtu që të jetë sa
më e butë në lakim gjatë ndërrimit të takave, takat duhet të jenë nga materijali i plastikës dhe me
bulona që të mund të vendosen në tabanin e këpucës.
Kur është pyetja e punimit të kallëpit për këpucë shpesh bëhet në fillim. Fjala është për
kallëp për këpucë për femra të punuar në formën e këmbës ashtu që materiali rreth tij të
mbështillet (ngjitet) gjatë punimit. Lartësinë e ka në pozitë të caktuar. Ky kallëp lakohet dhe
lëviz në përputhje me këmbët e njeriut, e që paraqet qasjen dinamike të kreativitetit.
Menaxhimi i inovacioneve 4
Fig: Take te ndryshme Fig: Taban i veqant për këpucë only one
Pesha e lehtë
Kur është fjala për këpucë për performancë më të mirë, atëhere duhet të kihet parasysh që
të jenë sa më të lehta gjatë lëvizjes natyrore. ONLY ONE është projektuar për të siguruar
ekuilibrin e përsosur në mes të formës dhe funksionit, me një theks të veçantë që është e
rëndësishme në atë që është e domosdoshme dhe jo e tepruar.
Lehtë dhe të rehatshme
Dizajni dallues i ONLY ONE ka gjuhë përkrahëse të këpucës që bëhet nga lëkura e hollë
kështu që mudëson të mbështillet rreth këmbës si çorape, duke krijuar rehati shtesë.
Materialet Dhe Te Hyrat (Inputet)
Materialet
Materialet lëndësh të para për prodhimin e këpucëve ONLY ONE prej lëkure janë: pjesa
e sipërme (fëtyra) prej lëkure, astar prej lëkure, shtroje, fije për qepje, fort, thumba, ngjitës, taka
prej PVC, tabani specijal me glenk prej materijali kompozite, etj. Lëndët e para dhe inputet
lidhur me kërkesat nga ndërmarrja parashikohen të merren nga prodhues vendas dhe
importuesit.
Menaxhimi i inovacioneve 5
Kërkesës për lëndë të parë dhe shpenzimet vjetore në funksionimin e plotë të
kapaciteteve të impiantit është përshkruar në Tabelë.
Tabela 1.
Materiali Për 1 palë Për një vit
Lëkura 10,5 euro 105 000 €
Tabani 4,5 euro 45 000 €
Pjesa a prapme 0,5 euro 5 000 €
Taka për femra 10,5 euro 105 000 €
Gjoni (përfundme) 5,5 euro 25 500 €
Ngjitëse - 15 000 €
Materiale tjera - 16 852 €
Totali297 352 €
Menaxhimi i inovacioneve 6
Siç tregohet në tabelën e mësipërme, kostoja totale e lëndëve të para dhe ndihmëse me
kapacitet te plote të prodhimit të ndërmarrjes është vlerësuar në 297 352 €.
Vëllimi i prodhimit
Vëllimi i prodhimit planifikohet të jetë 10 000 palë këpucë të llojit Only One.
Kapaciteti i ndërmarrjes
Ndërmarrja ka parashikuar të ketë një kapacitet prodhues prej 10 000 palë këpucë prej
lëkure dhe sandale (Only One) për zonjat për vitin më të mirë duke punuar 300 ditë në vit dhe 8
orë në ditë.
Programi i prodhimit
Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për penetrim të tregut dhe zhvillimit të
shkathtësive, ndërmarrja supozohet të fillojë prodhimin në 70% të kapacitetit të tij në vitin e
parë, 85% në vitin e dytë, dhe të arrijë në 100% në vitin e tretë dhe më pas.
Si bazë për planifikimin e vëllimit të prodhimit, lartësia e harxhimeve direkte të
materialeve dhe çmimi i shitjes për njësi është marrë vetëm realizimi i produktit të kontraktuar.
Me analizën e prokurimit dhe të tregut të shitjes me nivelin e çmimeve që garanton
konkurrencën, mund të themi se pjesmarrja direkte e harxhimeve të materialit në çmimin e
shitjes do të jetë mesatarisht rreth 62,5% për 1 palë. Me 37.5% të çmimit shitës për 1 palë fitim
do të mbulohen harxhimet e tjera. Harxhimet direkte të materialit dhe kosto sipas produkteve
janë të dhëna në tabelën e mëposhtme:
Tabela 2.
Për një palë Harxhimet direkte Çmimi shitës Profiti
Only One 58 80 22
Menaxhimi i inovacioneve 7
Fig. 1. Këtu janë paraqitur disa nga produktet që do ti prodhon NTP “FAI” – Ferizaj.
Makineria Dhe Pajisjet
Makineria dhe pajisja që kërkohen nga ndërmarrja për veshmbathje do të prokurohen nga
burime të huaja. Kostoja totale e makinerive dhe pajisjeve për ndërmarrjen vlerësohet në euro
1.155.000.
Zgjidhja tekniko - teknologjike duhet tu përshtatet sinjaleve të tregut dhe prognozave mbi
tregun potencijal. Është e rëndësishme zgjidhja teknologjike sepse e përcakton në mënyrë
afatgjate kapacitetin e prodhimit dhe ka ndikim shumë të madh në shpenzimet e projektit
investiv, si gjatë realizimit ashtu edhe gjatë periudhës së eksploatimit për këtë arsye ne
teknologjisë i kemi kushtuar rëndësi të veqantë.
Investimet tekniko – teknologjike dhe riparimin e tyre kemi paraparë një shumë prej 225
000 euro për zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit, ku pjesa më e madhe e teknologjisë do të
importohet në të cilën marrin pjesë rreth 45 % të kësaj shume.
Investitorët, në konsultim me profesionistët nga ky biznes, planifikon që për fillim të
punës instalon pajisjet më të nevojshme. Specifikacioni i pajisjes e cila planifikohet të instalohet
për fillim është dhënë në tabelë:
Tabela 3. Lista e makinerive dhe pajisjeve
PAJISJA vlera në $ vlera në €
Makina anësore dhe për thembër CF-6400CC 40 000 29 250,46
Makina për montim të pjesës së përparme CF-777MA 40 000 29 250,46
Menaxhimi i inovacioneve 8
Presa për ngjitje të tabanit CF-710 24 000 17 550,28
Makina për formësim CF-9002 25 000 18 238,86
Presa për prerje CF-405 10 000 7 312,62
Makina për gravure të këpucëve - GL-960 7 000 5 106,88
Makinat për qepje të këpucëve 5 tipe të ndryshme 10 000 7 312,62
Gjithsej 156 000 113 810,47
Burimi i Teknologjisë
Makineria dhe pajisjet e kërkuara nga ndërmarrja të parashikuar, mund të merren nga kompania
vijim.
JAY PEE EXPORTS.
Tel. 6564022, 6525820.
Fax. 91-11-6859019.
E-mail japee@ ders Vsnl. Net.In.
India.
Faza e Implementimit të Idesë
Procesi i Prodhimit
Faza e parë është prerja makinerike e të gjithë pjesëve të fytyrës dhe astarit të këpucës.
Bëhet në presa me ndihmën e thikave specijale, duke marrë parasysh kahjen e tërheqjes së
materialit dhe kualitetin e lëkurës për pjesët e caktuara të këpucës, si dhe të shfrytëzohet sa më
mirë që të ketë sa më pak mbetje.
Pas prerjes, pjesët e këpucës qepen, ashtu që fitohet pjesa e epërme e këpucës. Në këtë
fazë ka më shumë operacione.
Menaxhimi i inovacioneve 9
Fig. 2. Prerja e pjesëve të fytyrës së këpucës në presa me ndihmën e thikave
Pas qepjes, të gjitha pjesët transportohen në repartin për montim. Pjesa e fundme e
këpucës – gjoni duhet të përgatitet në mënyrë adekuate para montimit. Pasi që kemi të bëjmë me
gomë, kjo pjesë duhet që të bëhet përgatitja kimike për ngjitje. Qëllimi është që të fitohet
sipërfaqe e vrazhdë aktive për ngjitje.
Fig. 3. Pjesa e epërme së bashku me gomën vendosen në trakë.
Që pjesa e epërme të vendoset në kallëp, së pari bëhet nxemja, e cila mundëson
formësimin. Pjesa e përparme formësohet në kallëp me ndihmën e makinës (shpic-aparat). Vijon
me formësimin anësor dhe pjesës së prapme me tërheqje në kallëp në të cilën më herët është
vendosur tabani specijal për ndryshim të formës me ndryshim të takave dhe në të cilën
mundësohet që nëpërmjet bulonave të ndërrohen takat. Pas formësimit bëhet përgatitja e pjesës
së poshtme për ngjitje. Mënjanohet materiali i tepërt dhe falltat, e pastaj me ndihmën e makinës
gdhendet lëkura që të fitohet sipërfaqe e rrafshët dhe e vrazhdë për ngjitje. Te lyerja e gomës dhe
pjesës së poshtme të fytyrës, duhet të llogarisim sasinë e ngjitësit dhe kohës mes lyerjes dhe
ngjitjes. Pjesët e lyera duhet në mënyrë termike të aktivizohen në temperaturë saktë të caktuar në
Menaxhimi i inovacioneve 10
interval kohor të caktuar. Goma ngjitet me pjesën e sipërme të këpucës dhe vendoset në presë, ku
gjithashtu llogaritet saktë presioni dhe koha e presimit.
Fig. 4. Formësimi i majës së këpucës dhe lyerja e gomave me ngjitës
Pas presimit, montohen takat specijale me bullona dhe këpuca shkon në përpunimin final,
e që mund të bëhet me pasta të ndryshme dhe me brusha rrotullues. Në fund bëhet kontrolli dhe
paketimi.
Fig. 5. Presimi i këpucës dhe përpunimi final
Menaxhimi i inovacioneve 11
Fig. 6. Kontolli i këpucës së gatshme
Shtojcë
Menaxhimi i inovacioneve 12
Menaxhimi i inovacioneve 13
Fig.7. Makina për montim të Fig.8. Makina anësore dhe Fig.9. Presa për ngjitje të
pjesës së përparme CF-777MA thembër CF-6400CC tabanit CF-710
Fig.10. Presa për prerje CF-405 Fig.11. Makina për formësim CF-900
Menaxhimi i inovacioneve 14
Tabela 4. Makina për montim të pjesës së përparme CF-777MA figura 1
MODEL CF-777MA
Pincers 9
Pump Motor 2.2 KW
Max.Power Consumption 4.5 KW
Oil Pressure 50 kg/cm2
Productivity 180 pairs/hour
Oil Filling 136 liters
N.W. 1400 kgs
G.W. Be provided before shipment
Dimension(LxWxH) 1950x1050x2000 mm
Packing size(LxWxH) 2100x1150x2230 mm
Tabela 5. Makina anësore dhe thembër CF-6400CC. figura 2
MODEL CF-6400CC
Pump Motor 3.7 KW
Max.Power Consumption 5 KW
Productivity 180 pairs/hour
Oil Filling 70 liters
N.W. 1176 kgs
G.W. Be provided before shipment
Dimension(LxWxH) 1700x1450x1950 mm
Packing size(LxWxH) 1820x1570x2230 mm
Menaxhimi i inovacioneve 15
Tabela 6. Presa për ngjitje të tabanit CF-710. figura 3
MODEL CF-710A-1 CF-710C CF-710E
Pcs of Lateral Latexes 8 22 16
Height of Lateral
Latexes80 mm 80 mm 80 mm
Adjustment of
Constrction2 sections 3 sections 2 sections
Pump Motor 2.2 KW 2.2 KW 2.2 KW
Oil Pressure 50 kg/cm2 50 kg/cm2 50 kg/cm2
Productivity 250 pairs/hour 250 pairs/hour 250 pairs/hour
N.W. 1140 kgs 1255 kgs 1270kgs
G.W. Be provided before shipment
Dimension(LxWxH) 1090x1000x1960 mm 1070x1000x1960 mm 1060x1000x1960 mm
Packing
size(LxWxH)1150x1220x2030 mm 1150x1220x2030 mm 1150x1220x2030 mm
Menaxhimi i inovacioneve 16
Tabela 7. Presa për prerje CF-405. figura 4
MODEL CF-405A CF-405B CF-405B-1 CF-405C
Cutting Force 15tons 20tons 20tons 25tons
Max.Power
Consumption1.8KW 2.5KW 2.5KW 4.0KW
Cutting
Head(LxW)370x550mm 370x550mm 550x550mm 550x550mm
Cutting
Pad(LxW)500x1000mm 500x1000mm 500x1000mm 500x1000mm
Stroke 5-80mm 5-80mm 5-80mm 5-80mm
Oil Filling 70 Liters 70 Liters 70 Liters 70 Liters
N.W 1112kgs 1124kgs 1138kgs 1140kgs
G.W Be provided before shipment
Dimension(LxW
xH)
1000x950x1270
mm
1000x950x1270
mm
1000x950x1270
mm
1000x950x1270
mm
Packing
size(LxWxH)
1120x1060x1480
mm
1120x1060x1480
mm
1120x1060x1480
mm
1120x1060x1480
mm
Menaxhimi i inovacioneve 17
Literatura
1. Menaxhimi i inovacioneve, ligjerata – Prof. Dr. Ibrahim Çunaku, Ferizaj 2014.
2. Menaxhimi strategjik – Prof. Dr. Vasilika Kume, Tiranë 2007.
3. Inxhinerstvo na materijali – Emilija Fidançevska, Universiteti “Shën Kirili dhe
Metodi” Shkup.
4. Manaxhini - Prof. Dr. Shyqyri Llaqi, Tiranë 2010
5. Biznesi për vitin e IV – Sllavica Kovaçevska Vellkova dhe Zoran Zllatkovski,
Shkup 2012
6. Literaturë e marrë nga interneti.
Menaxhimi i inovacioneve 18