prof. dr. gjergji foto*; prof as. dr. ismet beqiraj ... · në vitin 1887, në shqipëri, kishte...

19
SHKOLLA PROFESIONALE DHE INXHINIERIKE E NAFTËS DHE GAZIT, T’I PËRGJIGJET ZHVILLIMIT EKONOMIK E SHOQËROR ME RITME TË LARTA (Një analizë e shkurtër e zhvillimeve dhe e ardhmja ) Prof. Dr. Gjergji Foto*; Prof As. Dr. Ismet Beqiraj**; Prof.Dr. Alfred Frashëri*; Prof.Dr. Kristaq Muska*; Prof. Dr. Vilson Silo*; Prof. Dr. Eleni Gjani*. Abstrakt Kujdesi për arsimin, shënon edhe të ardhmen e një vendi. Si është arsimi sot, do të jetë e ardhmja nesër. Jemi në momentin kur në vendin tonë, është duke u zbatuar Reforma e re në sistemin arsimor, ndaj duke kaluar nëpër historinë pak mbi një shekullore të arsimit në vendin tonë, kërkesat e kohës së sotme, dhe nevojat për të pasur një zhvillim ekonomiko shoqëror me ritme të shpejta, kemi hedhur dritë mbi sukseset në periudha por edhe në problemet që rezultojnë në ato fusha që sjellin të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit, sjellin punësim dhe rritje në vazhdimësi të mirëqënies. Kështu, kemi paraqitur atë ç’ka rezulton në shkollat profesionale dhe inxhinierike që ndikojnë në industrinë e naftës dhe gazit, në kërkime, shpime, nxjerrje dhe përpunimin kimik të tyre. Natyrisht, problemet a arsimit janë sa financiare por edhe të shkallës së përgatitjes dhe përvetësimit të njohurive për t’i u përgjigjur kërkesave të kohës. Në analizën e punës së kryer dhe mundësive që ka sot shteti shqiptar, rezulton se ka mjaft mungesa, sidomos në pajisjen e bibliotekave shkencore, laboratorëve, punëve praktike dhe praktikave profesionale e në prodhim, shumë të domosdoshme në përgatitjen cilësore të specialistëve. Ka një fjalë të urtë që duhet të jetë edhe filozofia e grupimeve qeverisëse kur bëhet fjalë për arsimin ““është e vërtetë që jemi duke kaluar një periudhë krize ekonomike, por nuk duhet të harrojmë që edhe në periudha të varfërisë ekstreme, fshatari, kursente gjithçka por asnjëherë farën”, ndaj tërheqim vëmendjen në këtë drejtim. Fjalë kyç: Sistemi arsimor; Inxhinierë; Industria e naftës dhe e gazit. Hyrje Arsimi në përgjithësi dhe brenda tij përgatitja e specialistëve të lartë naftëtarë, ka hyrë në një proçes reformimi dhe për mendimin tonë, duhet një shqyrtim analitik për ç’është bërë dhe ç’duhet bërë për forcimin e cilësisë së “themelit”, mbi të cilët pastaj ngrihet tërë “godina” ose më qartë, rritet dhe zhvillohet një komb. Ai themelduhet përforcuar e ristrukturuar për të mbajtur gjithë “katet”; ose ndryshimet që vijnë për shkak të shtimit të popullsisë, shtimit të kërkesave për një zhvillim të qendrueshëm si nëpërmjet shtimit të veprimtarive prodhuese, llojeve të tyre, kushte të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mirëqënien. Nga këto reforma dhe vendimmarrja varet jeta dhe e ardhmja e vendit dhe e kombit tonë. Duket mjaft e përshtatshme për gjendjen dhe kushtet tona, shprehja e një pedagogu italian (1), i cili thotë se “është e vërtetë që jemi duke kaluar një periudhë krize ekonomike, por nuk duhet të harrojmë që edhe në periudha të varfërisë ekstreme, fshatari, kursente gjithçka por asnjëherë farën”! Kjo thënie, filozofike, duhet të na udhëheqë! Ato kërkesa të reformës në arsim, detyrimisht duhet të kapërxejnë gjendjen aktuale dhe t’i paraprijnë të ardhmes. *Fakulteti i Gjeologisë dhe Minierave, Tiranë ** Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

SHKOLLA PROFESIONALE DHE INXHINIERIKE E NAFTËS DHE GAZIT, T’I

PËRGJIGJET ZHVILLIMIT EKONOMIK E SHOQËROR ME RITME TË LARTA

(Një analizë e shkurtër e zhvillimeve dhe e ardhmja )

Prof. Dr. Gjergji Foto*; Prof As. Dr. Ismet Beqiraj**; Prof.Dr. Alfred Frashëri*; Prof.Dr.

Kristaq Muska*; Prof. Dr. Vilson Silo*; Prof. Dr. Eleni Gjani*.

Abstrakt

Kujdesi për arsimin, shënon edhe të ardhmen e një vendi. Si është arsimi sot, do të jetë e

ardhmja nesër. Jemi në momentin kur në vendin tonë, është duke u zbatuar Reforma e re në

sistemin arsimor, ndaj duke kaluar nëpër historinë pak mbi një shekullore të arsimit në vendin

tonë, kërkesat e kohës së sotme, dhe nevojat për të pasur një zhvillim ekonomiko shoqëror

me ritme të shpejta, kemi hedhur dritë mbi sukseset në periudha por edhe në problemet që

rezultojnë në ato fusha që sjellin të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit, sjellin punësim

dhe rritje në vazhdimësi të mirëqënies. Kështu, kemi paraqitur atë ç’ka rezulton në shkollat

profesionale dhe inxhinierike që ndikojnë në industrinë e naftës dhe gazit, në kërkime,

shpime, nxjerrje dhe përpunimin kimik të tyre. Natyrisht, problemet a arsimit janë sa

financiare por edhe të shkallës së përgatitjes dhe përvetësimit të njohurive për t’i u përgjigjur

kërkesave të kohës. Në analizën e punës së kryer dhe mundësive që ka sot shteti shqiptar,

rezulton se ka mjaft mungesa, sidomos në pajisjen e bibliotekave shkencore, laboratorëve,

punëve praktike dhe praktikave profesionale e në prodhim, shumë të domosdoshme në

përgatitjen cilësore të specialistëve. Ka një fjalë të urtë që duhet të jetë edhe filozofia e

grupimeve qeverisëse kur bëhet fjalë për arsimin ““është e vërtetë që jemi duke kaluar një

periudhë krize ekonomike, por nuk duhet të harrojmë që edhe në periudha të varfërisë

ekstreme, fshatari, kursente gjithçka por asnjëherë farën”, ndaj tërheqim vëmendjen në këtë

drejtim.

Fjalë kyç: Sistemi arsimor; Inxhinierë; Industria e naftës dhe e gazit.

Hyrje

Arsimi në përgjithësi dhe brenda tij përgatitja e specialistëve të lartë naftëtarë, ka hyrë në një

proçes reformimi dhe për mendimin tonë, duhet një shqyrtim analitik për ç’është bërë dhe

ç’duhet bërë për forcimin e cilësisë së “themelit”, mbi të cilët pastaj ngrihet tërë “godina” ose

më qartë, rritet dhe zhvillohet një komb. Ai “themel” duhet përforcuar e ristrukturuar për të

mbajtur gjithë “katet”; ose ndryshimet që vijnë për shkak të shtimit të popullsisë, shtimit të

kërkesave për një zhvillim të qendrueshëm si nëpërmjet shtimit të veprimtarive prodhuese,

llojeve të tyre, kushte të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mirëqënien.

Nga këto reforma dhe vendimmarrja varet jeta dhe e ardhmja e vendit dhe e kombit tonë.

Duket mjaft e përshtatshme për gjendjen dhe kushtet tona, shprehja e një pedagogu italian

(1), i cili thotë se “është e vërtetë që jemi duke kaluar një periudhë krize ekonomike, por

nuk duhet të harrojmë që edhe në periudha të varfërisë ekstreme, fshatari, kursente

gjithçka por asnjëherë farën”! Kjo thënie, filozofike, duhet të na udhëheqë! Ato kërkesa të

reformës në arsim, detyrimisht duhet të kapërxejnë gjendjen aktuale dhe t’i paraprijnë të

ardhmes. *Fakulteti i Gjeologisë dhe Minierave, Tiranë

** Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë

Për të përcaktuar objektivat e një reforme kaq të rëndësishme, duhet ditur nga vimë, ku jemi

dhe ku duam të arrijmë. Lidhur me këtë, ka objektiva afat shkurtër, afat mesme por edhe afat

gjatë.

Sidoqoftë, jemi në një Jubile ndaj, analizat, shkaqet, rekomandimet, janë detyra të punës së

përditshme të institucioneve arsimore në përgjithësi.

Kemi jetuar intensivisht veprimtarinë në shkollën e lartë teknike, por disa nga ne, kanë pasur

rastin të kryejnëshkollate mesme profesionale të naftës në Kuçovë, Patos, Vlorë dhe Ballsh.

Kemi punuar, parë dhe mësuar shumë edhe nga tregu i punës, pas shkollës së mesme e të

lartë. Vërtet çdo periudhë kohe ka problemet e veta por që duhen ndjekur dhe ndrequr, në

ecuri. Reforma duhet të jetë dinamike. Problemet dallohen, sidomos kur krahasohemi me

nivelin e arritjeve dhe kërkesat e vendeve fqinjë por edhe më tej, në vendet evropiane.

Sidoqoftë, jemi të ndërgjegjshëm se starti ynë në arsim, dhe jo vetëm, nuk ka qenë ai i atyre

vendeve me sistem arsimor disa shekullor ndaj duhet të jemi objektivë në hapat që hedhim,

kërkesat dhe afatet.

Sistemi gjerman i arsimit të lartë, përshëmbull,përbëhet nga 379 institucione me rreth 2,4

milionë studentëdhe financohet nga fondet publike. Institucionet private, zenë më pak se 5%

të numrit të përgjithshëm të studentëve. Sistemi gjerman megjithatë, i është nënshtruar një

sërë ndryshimesh e lëvizjesh në vite, edhe lidhur me tarifat, shpesh të nxitura edhe nga

politika. Problem ka qenë edhe rrafshimi i sistemit arsimor i të dy gjermanive. Por vini re:

Nuk ka pasur asnjëherë problemin e cilësisë së përgatitjes.

Italia, gjithashtu ka një sistem arsimor me probleme (1). Siç shkruajnë analistët dhe

pedagogët e disa universiteteve atje, janë “ ...një armatë e madhe, me rreth 1 milion e 800

mijë studentë, 57 mijë mësues të punësuar, pa llogaritur numrin e të diplomuarve, apo ata që

janë duke u diplomuar, e që japin mësim, të shpërndarë deri në skutën më të largët të

provincave”. Arsimi në Itali, krahasohet me “një balenë, që gëlltit çdo vit 10 miliardë euro

publike dhe që duket gjithmonë më i paaftë të përmbushë ëndrat e të rinjve dhe t’i përgjigjet

nevojave edukative të vendit..” Pra edhe në Itali, bëhet fjalë për shpenzimet publike por jo

për cilësinë.Edhe Australia është përfshirë në këto diskutime të tarifave dhe shpenzimeve (8).

Australianët “...sugjerojnë norma më të larta pranimi në arsimim, por që mundësohen vetëm

me një kontribut të vogël nga studenti. Siç e shohim, në tërësi, problemet përgjithësisht janë

financiare. Askund nuk bëhet fjalë për cilësinë e përgatitjes nga sistemi arsimor.

Të gjithë janë në lëvizje për të gjetur ekuilibrin në kushtet edhe të krizave financiare. Besoj se

të gjithë e kuptojmë se cila ka qenë, ishte apo do të jetë aftësia e shtetit tonë për të përballuar

një arsim të lartë falas, publik apo privat. Por në fund të fundit, kujt do t’i vlente arsimime

cilësi të diskutueshme? Le t’a fillojmë gjykimin me rradhë:

Së pari, nga vijmë:

Për të vlerësuar se cila është historia e arsimit tonë, po përmendimfjalë për fjalë, një pasazh të

shkurtër (2);

Në vitin 1887, në Shqipëri, kishte 3000 shkolla, prej të cilave 1200 shkolla publike

turke, po aq shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, sërbe dhe vllahe dhe vetëm 1

shkollë shqipe, me Drejtor Pandeli Sotirin!... Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet

dhe shkolla shqipe mbyllet”! Pra, shkolla e parë shqipe, formalisht konsiderohet se

filloi vetëm para 131 vitesh. Deri më 1920-n, shqiptarët qeveriseshin nëpërmjet

grupimeve fisnore, të ndara por dhe shpesh në luftë me njeri tjetrin. Fiset ishin krejt të

pa interesuara për çështjen kombëtare dhe arsimimin kombëtar. Qeverinë e parë pas

Kongresit, e kontrollonte një regjencë e formuar nga përfaqësues të katër feve (3, fq.

27).

Mund të ndahen disa periudha zhvillimi nisur që nga qeverisja e parë që filloi disi me

Kongresin e Lushnjes.

Kjo periudhë,shpesh e emërtuar si periudha e “Zogut”, personazh aktiv i asaj kohe, që i

përgatitur nga Austro-Hungarezët, prej vitit 1919 deri më 7 Prill 1939, dominoi skenën

politike dhe ekonomike të vëndit.

Ahmet Zogu, mësimet e para i mori nga hoxha i fshatit (3,fq.24). Gjatë kësaj

periudhe, përshëmbull në vitin 1921, 7 qytetet më të mëdha, të vendit me kufijtë e

sotëm, kishin rreth 122 mijë banorë dhe përgjithësisht, rreth 900 mijë banorë.

Popullsia merrej tërësisht me bujqësi dhe blegtori. Në vend, mbizotëronin

marrëdhëniet feudale. Shumica dërrmuese e popullsisë, përbëhej nga fshatarë pa tokë,

ose me aq pak sa nuk plotësonin nevojat e veta (4). Në vitin 1922, industria,

përfshinte deri 35 mullinj bloje me motorr, 11 fabrika vaji, 16 sharra mekanike, 8

shtypshkronja. U shtua në këtë kohë një Central elektrik, një fabrikë karamelesh dhe

një alkooli. Qëndra më e madhe ekonomike brenda kufijve të Shqipërisë së sotme,

ishte Shkodra. Aty ishte e zhvilluar zejtaria dhe më vonë, punishtet e tipit

manifakturë. Kjo ishte industria jonë, deri gati një shekull para (4 fq. 67).

Popullsia e vendit në vitin 1927-n, përfitonte 40$ të ardhura vjetore për frymë, kur në

Greqi siguronte 75,7$, në Jugosllavi 76,9$, në Itali 128,5$ dhe në Çekosllovaki

171,8$.

Për arsimin, mund të thuhet se gjatë vitit 1926-’27, u shpenzuan 9,82% e të gjithë

buxhetit, 11,28% në vitet 1927-’28 dhe 11, 46% në vitet 1928-’29. Më 1928-’29,

kishte gjithësej 527 shkolla me 29199 nxënës dhe me 913 vetë personel arsimor dhe

administrativ. 159 vetë, ndiqnin shkollat e huaja me bursë, 430 vetë me lekët e tyre

dhe 313 me bursa të huaja. Në vitin 1927, në Bullgari, popullsia analfabete zinte 25%,

në Jugosllavi 51,5%, në Greqi 50,3% dhe në Shqipëri 90%.

Më 1 Dhjetor 1928, me Ahmet Zogun “mbret të shqiptarëve”, mbizotëroi korrupsioni

pa kufi, pasurimi i mëtejshëm i çifligarëve që u bënë edhe mbështetësit kryesorë të

monarkisë por edhe paaftësia. Për të mbuluar nevojat e ngutshme, u rënduan taksat

dhe për t’i vënë fre pakënaqësisë së masave, një pjesë e madhe e buxhetit u shpenzua

për ushtrinë dhe forcat e rendit (4).

Që nga viti 1918, italianët kishin marrë në zotërim bitumet e Selenicës; Në vitin 1921

nga qeveria e kohës, i u dha Anglo-Iranian Oil Co, monopoli për kërkimin dhe

shfrytëzimin e naftës, që u kundërshtua ashpër nga SHBA. Më 1925, fiilluan nga puna

disa shoqëri konçesionare për shfrytëzimin e gjitha pasurive të vendit tonë, mbi dhe

nëntokësore. Çifligarët vendas, u kënaqën me paratë korruptive dhe të ardhurat nga

konçesionet e huaja.

Në Prill 1944, kur u duk qartë se të huajt nuk mund të ishin më mbështetje për

tregëtarët vendas dhe atë pak borgjezi të sapo krijuar, me nxitjen e Mehdi Frashërit,

përfaqësuesit kryesorë të borgjezisë tregtare shqiptare, formuan shoqërinë SAPRES

për “zhvillimin ekonomik të vendit”. Kjo, pati si qëllim krijimin e një banke me

kapitale shqiptare, që donte të thoshte, përjashtimin e kapitaleve të huaja. Gazeta

gjermane “Pariser Zeitung” e dt 30.5.1944 në një artikull, pranonte se “... forcat e

Shqipërisë, që nuk ishin pajtuar kurrë me tutelën e një fuqie të huaj, duallën në krye të

gjendjes”(4).

Në Nëntor 1944, u vendos pushteti popullor.Këtu, do të fillonte edhe një periudhë e

re e zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe arsimit në përgjithësi. Duke cituar një nga

studiuesit e mirënjohur (5), rezulton se “...masa të marra çuan në zhvillime me ritme

të shpejta ekonomiko-shoqërore...... Kështu, në vitin 1980, produkti i përgjithshëm

shoqëror u rrit në 11,4 herë kundrejt vitit 1950, e ardhura kombëtare 7,7 herë,

prodhimi industrial 33 herë dhe ai bujqësor 3,7 herë. Në vitin 1990 Shqipëria kishte

realizuar elektrifikimin e të gjithë vendit, kishte arsimin e detyrueshëm 8-vjecar,

kishte zhdukur me kohë analfabetizmin; kishte 92 kuadro të mesme dhe 24 kuadro të

larta për 1000 banorë (kundrejt përkatësisht 2,5 dhe 0,5 në vitin 1950), kishte 2

kuadro të larta mjekësore për 1000 banorë, kishte zhdukur sëmundjet infektive dhe

zgjatja mesatare e jetës arriti në 72,4 vjet.”

Nivelet e arritura në zhvillimin ekonomik, shënonin përparime të ndieshme kundrejt

gjendjes shumë të prapambetur të trashëguar; por përsëri ishin mjaft të ulëta në

krahasim me vende të tjera, qoftë edhe rreth nesh.

Ç’ishte bërë për arsimin dhe Shkollën e Lartë në përgjithësi, pas vitit 1944

Nevojën për shkollën dhe shkollimin e përcaktoi nevoja për zhvillimin e shpejtë

ekonomik dhe shoqëror të venditdhe më thjesht, tregu i punës në vend. Ritmet e

planifikuara të zhvillimit kërkonin doemos, mbështetje me arsimin përkatës. Për

fushën e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve dhe naftës, gjatë viteve

1946-47, qeveria popullore, dërgoi jashtë shtetit, kryesisht në Bashkimin Sovjetik,

Poloni, Bullgari por edhe në vende të tjera, dhjetëra studentë. Në vitin 1947, ngriti

Politeknikumin 7 Nëntori, dhe në vitin 1950, Teknikumin e naftës në Kuçovë (6).Në

vitin 1951, u ngrit Instituti i Lartë Politeknik në Tiranë me tre degë inxhinierike;

Ndërtim, Mekanikë dhe Elektrike dhe në vitin 1952, brenda tij, degën e gjeologjisë.

Gjatë viteve 1952-53, u kthyen në vend specialistët e parë të fushave profesionale të

naftës që u shpërndanë kantiereve dhe uzinave të përpunimit të naftës (6).Në vitin

1957, u diplomuan inxhinier gjeologët e parë shqiptarë dhe u krijua Universiteti

Shtetëror i Tiranës me Fakultetin e inxhinierisë dhe degën e Gjeologjisë por edhe

Fakulteti i Shkencave të Natyrës mediplomën e Kimisë Industriale që përfshinte e dhe

teknologjinë e përpunimit të naftës. Përgatitja e specialistëve në vendet e huaja

lindore, u ndërpre në vitin 1961. Në degën e gjeologjisë, u kthyen rreth 50 studentë, të

cilët nga viti 1961 deri ’64, vazhduan dhe përfunduan me programe individuale (7).

Nga ta, u diplomuan hidrogjeologë, gjeofizikë dhe gjeologë nafte, shpesh në kurse që

u plotësuan me studentë të tjerë nga Fakulteti. Në vitin 1962, u krijua Fakulteti i

Gjeologjisë me tre degë, atë të Gjeologjisë, Shpim-shfrytëzimit dhe Minierave, me

150 studentë (7).

Historia e përgatitjes së specialistëve të lartë shqiptarë të naftës, qysh nga viti 1952

dhe deri sot, në tërësi, mund të ndahet në dy periudha me karakteristika të ndryshme:

1)Periudha e parë deri në fund të viteve tetëdhjetë që lidhej me një ekonomi dhe treg

të centralizuar dhe qeverisjetë pushtetit popullor dhe

2) Periudha e dytë, nga fillimi i viteve 90 e deri sot, që karakterizohet nga zhvillimet

demokratike dhe tregu i lirë.

Periudha e parë, ka pasur këto objektiva dhe karakteristika:

-Specialistëtduhej të ishin të gatshëm pas diplomimit për të filluar drejtpërdrejt nga puna, në

një boshllëk të pashëmbullt specialistësh dhe nevojës për ritme të larta zhvillimi.

-Përgatitja e specialistëve të parë, filloi me planet mësimore të ish Bashkimit Sovjetik, i cili

në atë kohë përfaqësonte kulmin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për vendet e ish kampit

socialist. Një pjesë e mirë e pedagogëve ishin sovjetikë, ashtu siç kishte specialistë të ish

Bashkimit Sovjetik edhe në industrinë e naftës, por që u larguan pas vitit 1961 (6,7).

-Në vitin 1966 deri në vitin 1983, u ritheksua fort që përgatitja e specialistëve të lidhej sa më

ngushtë me prodhimin.Ishin vitet me një numër të madh zbulimesh të vendburimeve të naftës

dhe rritjes së vazhdueshme të prodhimit. Ka pasur porosi që në përgatitjen e specialistëve të

kiheshin parasysh edhe planet mësimore të vendeve perëndimore, përvojë që u përfshi në

planet mësimore të viteve 1983-1988 (7).

-Afati i studimeve të larta ka qenë herë katër vite dhe herë 5 vite, me ngarkesë javore 36 orë.

- Deri në vitin arsimor ’92-’93, në planet mësimore,përveç mësimeve teorike në auditor,

përfshiheshin edhe seminaret, punët laboratorike dhe detyrat e projekt-kurset,me ngarkesë të

barabartë teori-praktikë. Po ashtu, kishte një periudhë për praktikën profesionale

dheprodhuese kryesisht në kantieret e naftës. Deri në vitin 1988, praktika profesionale dhe

puna në prodhim, për vitin e parë dhe të dytë zinin 7 javë për vitin e tretë dhe të katërt 8 javë,

ndërsa në vitin e pestë, arrinte deri 10 javë, pra gjithësej 40 javë (7).

-Numri i degëve ose diplomave që janë lëshuar në shkollën e lartë gjatë mbi 65 vite jetë të

arsimit të lartë inxhinierik të Universitetit të Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Gjeologjisë,

për industrinë e naftës, nga viti në vit, ka ardhur duke u rritur. Kështu, në vitin 1957, nga 15

inxhinierët gjeologë të përgjithshëm, 2 punuan në naftë; Në vitin 1961, 1 diplomë në

gjeofizikë; Në vitin 1962, diploma në shpim-shfrytëzim, diploma e posaçme për gjeologjinë e

naftës dhe gazit që u ndërprenë vitin 1965. Në këtë vit, pati edhe një diplomë në

Hidrogjeologji. Në vitin 1966 deri në vitin 1970, Filiali i Kuçovës, diplomoi rreth 50

inxhinierë shpim-prodhimi. Në vitin 1980, u diplomuan veças inxhinierët e nxjerrjes dhe të

shpimit të puseve të naftës dhe gazit;

-Deri në vitin 1990, janë diplomuar 747 inxhinierë shpim- prodhimi, 278 gjeologë nafte dhe

202 gjeofizikë, por jo vetëm për naftën.

Realizimi i këtyre objektivave nga shkolla e lartë, në periudhën e parë, ishte bërë i mundur

falë drejtimit të centralizuar që detyronte punë të planifikuar të krejt institucioneve shtetërore,

dhe të gjithë njësive prodhuese e zbatuese të fushës, që kishin detyrë mbështetjen e

përgatitjes me cilësi.

Në fushën e Përpunimit Kimik të naftës ka pasur këto karakteristika:

-Në vitin 1954, u diplomuan teknikët e parë të Kimi-Përpunimit të naftës në Teknikumin e

Naftës në Kuçovë, që u bënë drejtuesit dhe punonjësit e parë të Uzinave të Përpunimit në

Kuçovë, Cërrik dhe Ballsh.

-Në vitin 1970 u hap shkolla e natës në degën përpunim nafte. Në vitin 1970, me fillimin e

punimeve për ndërtimin e KPTHN-së Ballsh, u hap Teknikumi i naftës në Ballsh dhe shkolla

politeknike dy vjeçare.

-Në vitet 1974-1976, në Uzinat e Përpunimit të naftës në vend, filluan punë rreth 60

inxhinierë që përfunduan studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të

Universitetit të Tiranës, të diplomuar“Teknolog Nafte dhe Gazi” për Uzinat e Përpunimit.

-Brezi i teknologëve të parë të Teknikumit të naftës në Ballsh, të diplomuar gjatë periudhës

1974-1978, jo vetëm u bënë një bazë e fuqishme profesionale, së bashku me inxhinierët e rinj

të sapodiplomuar të asaj periudhe, për vënien në punë me sukses të KPTHN-së dhe më pas

Uzinën e Vajrave Lubrifikantë në Ballsh, por i dhanë jetë nga jeta e tyre deri në ditët e sotme

industrisë së përpunimit të naftës në vend.

Në fund të vitëve 1980 nga Dega e Kimisë e riorganizuar në Fakultetin e Shkencave të

Natyrës, u përgatitën kështu tre diploma ndër të cilat edhe diploma e “Kimisë Industriale”.

-Por a kishte probleme shkolla e lartë në këtë periudhë të ekonomisë së centralizuar?

Natyrisht, dhe sidomos pas mesit të viteve ’80, u duk qartë pamundësia e ekonomisë së

centralizuar dhe të mbyllur, për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe shoqëror të

vendit. Ashtu si të gjithë degët e ekonomisë, edhe arsimi pësoi goditje të rënda, duke

ndërhyrë në cilësinë e përgatitjes së inxhinierëve të ardhshëm, dhe pikërisht nga pamundësia

e financimit të sistemit arsimor. Në këtë mënyrë qeverisja e pushtetit popullor, mori edhe

përgjegjësinë e cënimit të së ardhmes së vendit. U ndje kjo mungesë me barazimin dhe

unifikimin e planeve mësimore në vitet 1988-1992, për dy deri tre vitet e para, për tërë

diplomat inxhinierike të Universitetit Politeknik.U ul ngarkesa për punët praktike në auditor

në favor të teorisë. U reduktuan ndjeshëm gjithë praktikat profesionale në rilevimet

gjeologjike e në prodhim, duke dëmtuar drejtpërdrejt përgatitjen inxhinierike zbatuese për

diplomat e gjeologjisë së naftës dhe të shpim-shfrytëzimit në Fakultetin e Gjeologjisë.

Por a kishim ne pedagogët dhe specialistët një vizion për të dalë nga kjo situatë dhe për të

siguruar të ardhmen e sistemit arsimor sidomos atij inxhinierik? Për këto probleme ishte i

shqetësuar edhe shteti i para ’90-s. Ai, solli ekspertë nga vende perëndimore, për të

evidentuar problemet, por pas ekspertizës, nuk pati asnjë ndryshim. Pushteti popullor, në atë

kohë, kish shumë halle të tjera.

-Nga përballja e drejtpërdrejtë me ekspertizën evropiane dhe të SHBA-së, tipike tëtregut të

lirë, rezultonin disa praktika që kishin penguar dhe pengonin cilësinë e përvetësimit të

njohurive nga studentët pra edhe përgatitjene specialistëve inxhinierë të ardhshëm e që nuk

kishin të bënin drejtpërdrejt me aftësinë financuese të shtetit.

Analiza e shkaqeve, e ballafaquar me përvojën e huaj, tregoidifektine sistemit tonë

arsimor në shkollën e lartë. Programet mësimore u vlerësuan bashkëkohore, për profile

të ngushta sipas nevojës, por cilësia e përvetësimit dhe përgatitjes së specialistëve, ishte

e ulët. Shkak ishte pikërisht mungesa e konkurencës midis vetë studentëve ballafaquar

sidomos me barazinë ndajvendevetë punës të cilat në të gjitha rasteti siguronte shteti,

pavarësisht cilësisë së përgatitjes rezultateve të arritura ose meritës.

Kështu, si “pa dashur”, ajo ekspertizë krijoi mundësinë të bëhej edhe një analizë

kuptimplotë e sistemit arsimor të asaj kohe, së paku për inxhinieritë, të gjitha me të

njëjtin model.

Kjo kërkonte që shkolla e së ardhmes, të ishte një shkollë dinamike, konkuruese dhe në

përgjigje të drejtpërdrejtë të nevojave në rritje të ekonomisë dhe të tregut, gjithmonë duke

shmangur në maksimum një shkollë si “qëllim në vetvete”.

Fillimet e viteve ’90, sollën tronditje të fortë në arsimin e lartë inxhinierik.Kthesë të fortë,

sollën kërkesat për përfshirjen nëKonventën e Bolonjës. Këto do të karakterizonin një

periudhë të veçantë.

-Gjithçka filloi me një përmbysjetë përgjithshme, si filozofi, në ide e koncepte, në strategji,

në praktika madje edhe në teknika, teknologji, literaturë tekniko-shkencore etj etj. Situatat e

reja nuk erdhën nëpërmjet një rritjeje të natyrshme graduale e të mirëmenduar, ashtu siç

kishte ndodhur me zhvillimin e vendeve të Evropës perëndimore. Pikërisht kjo mungesë

dijesh dhe drejtimi, bëri që gjithçka të zhvillohej spontanisht dhe shpesh në emër të një

“demokracie” dhe “lirie të shprehjes dhe veprimit”, vendi të hynte në në një zhvillim kaotik.

-Dëmi më i madh, i u bë sistemit arsimor në tërësi por sidomos shkollës së lartë dhe brenda

saj, shkollës së lartë inxhinierike.Por si kudo, edhe për shkollën e lartë, ishte shpejt të

kuptonim çfarë po ndodhte dhe ku po shkonim. Nën efektin e një euforie të përgjithshme,

edhe shkolla e lartë, e filloi me ndryshimet politike, më të dukshme. Krahas kësaj, filloi

pastrimi i planeve mësimore, programeve, teksteve dhe leksioneve nga ndikimet e ideologjisë

së kaluar. Nga shkollat në përgjithësi, u hoq “boshti ideologjik”, i ashtuquajturi “trekëndësh”,

“edukim, punë prodhuese dhe përgatitje ushtarake”. Në jetën e brendshme studentore, u

mënjanua kontrolli nga “pedagogu kujdestar” dhe krahas kësaj edhe përgjegjësia dhe

veprimtaria e organizatave politike brenda shkollës.Shkolla e lartë, filloi t’i nënshtrohej

kërkesave shpesh herë spontane të studentëve, që kishin filluar të ndjenin forcën e fjalës dhe

veprimeve të përbashkëta. Nën presionin e studentëve, u fitua deri edhe leja për të kryer dy

fakultete, brenda pesë vitesh.

Të gjitha këto lëvizje në emër të “lirisë dhe demokracisë”, nuk shkuan më tejpër të përfshirë

në këto ndryshime, sidomos sigurimin e cilësisë së përgatitjes së specialistëve në shkollën

e lartë, “guri i themelit dhe i provës” për të gjithë sistemin arsimor të vendit dhe

përgjegjësisë së tij ndaj zhvillimit ekonomiko-shoqëror e kombëtar.

Karakteristika kryesore e të gjithë viteve ’90, ishte spontaneiteti në zhvillimin e sistemit

arsimor dhe shkollën e lartë e që siç u pa, do të shfaqej si shqetësimi i fundit i pushtetarëve të

rradhës. Pushtetarët, filluan të qeverisnin ende pa pasur një strategji e për pasojë, pa strategji

të zhvillimit ekonomik, as që mund të kishte një strategji të zhvillimit të

arsimit.Mungesa e strategjisë, do të shprehej qartë edhe në disa shkrime në shtyp e media por

edhe në ndonjë botim periodik nga institucione të pavarura, nga ekspertë vendas dhe të huaj

(9).

-Nën efektin e zgjidhjeve të rastit u bënë disa reformime edhe në planet dhe programet

mësimore të diplomave të specialiteteve të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave:

Kështu: Ngarkesa javore mësimore në auditor nga 36 orë në vitin 1995, u ndryshua në 30

orë. Mësimet në laboratorë të cilët në të gjithë rastet, duhej t’i paraprinin zbatimit praktik të

teknikave dhe teknologjive bashkëkohore në prodhim, gjithësej 37 (7) mbetën vetëm

emërtime në dyer. Prej mbi 30 vite, në përgjithësi nuk pati shtesë pajisjesh, as fonde për

botime të reja për bibliotekat shkencore të Fakultetit.

-Në vitin mësimor 1992-1993, praktikat profesionale në kantieret e shpimit dhe të nxjerrjes

së naftës u reduktuan 5 herë, pra gjithësej 8 javë gjatë 5 viteve. U eliminua praktika në

rilevimet gjeologjike që bëhej në fund të vitit të dytë, e domosdoshme për gjeologët e naftës.

Në vitin 1995, u mbyll dega e diplomës së gjeologut të naftës, e rikrijuar si e tillë në vitin

1973, duke e unifikuar si diplomë e gjeologjisë. Ky ndryshim planesh mësimore ishte një

kthim mbrapa në përgatitjen cilësore e profesionale të inxhinierëve të ardhshëm.

-Në vitin 1996, në Fakultetin e Gjeologjisë, u lëshuan diploma sipas opsioneve të përcaktuara

qysh në vitin 1991, si Gjeoteknikë & Hidrogjeologji, Stratigrafi & Tektonikë; Mineralogji &

Gjeokimi. Në vitin 2003, u lëshua për herë të parë diploma e Menaxhimit inxhinierik. Në

vitin 2008, u lëshuan për herë të parë diploma e gjeoinformaticienit, e gjeoburimeve, e

gjeoinxhinierisë dhe diploma e inxhinierit gjeolog 3 vjeçar, në Shkencat e Tokës. Në vitin

2010, ky Fakultet ka lëshuar, 9 diploma, dhe diplomat e Masterit Profesional dhe Masterit

Shkencor. Ndërkohë, shkolla rezulton e shkëputur nga kërkesat e tregut të punës, duke i u

nënshtruar një formimi të përgjithshëm.

-Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në interes të përpunimit kimik të naftës dhe gazit, nga

diploma e parë që daton në vitin e largët 1963 dhe deri në vitin 2010, janë lëshuar gjithësej 96

diploma. Tematikat e trajtuara janë shumë të larmishme, të cilat veç një trajtimi teorik japin

edhe zgjidhjen e shumë problemeve praktike që kanë dalë në industrinë e naftës si:

● Trajtimi dhe përmirësimi i vetitve fiziko - kimike të naftës dhe nënprodukteve të saj në

vendin tonë.

● Përpunimi sekondar dhe primar i naftës dhe nënprodukteve të saja.

● Proçeset e përpunimit të thellë të nënprodukteve të naftës.

● Projektimi i impianteve të distilimit atmosferik, distilimit në vakum, koksifikimit të vonuar,

hidropastrimit , hidrogjenit , reformingut katalitikt të benzinave e tje.

● Katalizatorët që përdoren në industrinë e përpunimit të naftës, dhe rritja e kohës së

shfrytëzimit të tyre.

● Proçeset e hidropastrimit të naftës dhe nënprodukteve të saja.

● Vajrat lubrifikat dhe trajtimi i tyre.

● Nënproduktet kimike që përfitohen nga proçeset e përpunimit të naftës, vetitë dhe

përmirësimi i tyre.

● Efektet mjedisore në industrinë e përpunimit të naftës.

● Karburantet alternativë.

● Tregu i hidrokarburëve në vendin tonë dhe monitorimi cilësor i tij.

-Ndërkaq, në Departamentin e Kimisë Industriale deri në vitin 2008-2009, është dhënë

diploma e Kimistit Industrialdhe Diploma e Shkollës Pasuniversitare “MASTER” për

“Përpunimin Kimiko-Teknologjik të lëndëve të para natyrore dhe mbeturinave industriale e

urbane”.

-Prej disa dekadash punohet në fushën e kërkimit shkencor, në Teknologjinë e Kimisë

Organike dhe veçanërisht në trajtimin e lëndëve të djegëshme të gazta, të lëngëta, të ngurta,

lubrifikantëve, riciklimin e mbetjeve plastike dhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

-Aktiviteti i edukimit profesional e shkencor i Grupit të Teknologjisë së Kimisë Organike,

është materializuar në punën shumëvjeçare dhe eksperiencën që ofrohet në fusha studimore

me karakter teorik dhe aplikativ në:

Teknologjinë e Naftës dhe nënprodukteve të saja,

Në fushën e monitorimit dhe vlerësimit cilësor të nënprodukteve të naftës,

Në fushën e ndotjeve në Industrinë Kimike dhe atë të naftës në veçanti,

Në fushën e aplikimit të teknollogjive të reja për zvogëlimin e impaktit mjedisor.

A e kemi ne rastin për një shkollim për kulturë të përgjithshme? Nuk bëhet fjalë! Kemi

pasur shumë nevojë për të dalë nga stanjacioni, për të penguar rritjen e varfërisë, për

t’u zhvilluar me ritme të shpejta, pra për punë të pa rreshtur ndoshta edhe me

sakrificë, për të shfrytëzuar ato burime të begata pasurish natyrore që i ka falur natyra

këtij vendi, pasuri që i mungojnë shumicës së vendeve që na rrethojnë (12,16).

Populli ynë, historikisht i varfër nuk e ka merituar të shpenzojë para për të përgatitur

specialistë me shkollë të lartë e me cilësi të ulët dhe që nuk mundin t’i kthejnë familjes të

paktën financimin e bërë për shkollimin. Mos harrojmë se në çfarë stadi zhvillimi dhe

mirëqenie jemi si vend. Ka shumë treguesa që, thonë këtë dhe midis tyre, si një nga treguesat

sintetikë të mirëqenies, konsumi i naftës dhe gazit, për frymë të popullsisë, gjatë një viti.

Sipas tij dhe jo vetëm, jemi ende në nivelet poshtë vendeve fqinjë: Shqipëria 648,3 kilogram

naftë ekuivalente; Mali i Zi-1303,5; Kosova-1372; Maqedonia-1402,3; Bosnja-1703; Sërbia-

2141; Italia-2814 dhe vendi më i zhvilluar SH.B.A-7164 kg.n.e.

Por veç të tjerash, për “fatin” tonë, të themi po me ndikim historik, kemi edhe një pasuri që e

kapërxen atë të Evropës dhe më tej, një pasuri dinamike, “trurin”; një pasuri që rritet

natyrshëm çdo moment që kalon e që është si “Llamba e Aladinit”. Kjo pasurishoqërohet

edhe me energjinë më të madhe fizike, atë të moshës së rinisë. Prej dhjetëra vitesh, por edhe

sot vazhdojmë të jemi vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë deri në tridhjetë vjeç.

Evropa, shumë më e zhvilluar se ne, e ka kaluar këtë fazë. Sot, po i afrohet treguesit 2 fëmijë

për femër, e cilësohet si tregues i plakjes së popullsisë (10). Kjo plakje, emërtohet si

“sëmundje e zhvillimit” ekonomik e shoqëror. Ne jemi ende në “moshën e foshnjërisë”, “të

mësimit për të ecur”. Duhet “çokitur” truri që kemi, duhet “fërkuar”“Llamba e Aladinit” për

të përfituar punë efektive, pra duhet shkolluar sa më shpejt e sa më mirë!

Kemi nevojë për ritme më të larta rritjeje dhe zhvillimi se ç’realizon sot Evropa,

ndryshe do mbetemi përherë në fund. E pra!Potenciali intelektual i gjithë kësaj rinie,

duhet “rrezatuar” që të prodhojë “energji” në dobi të zhvillimit.

Përmendëm më sipër “fatin historik” që herë herë na paska penguar e herë na ndihmon.

Gjykojeni, atë “fat” në komentin që bëhet nga një analist amerikan, se pse ka dhe do ketë

ende kaq shumë të rinj në vendin tonë. Autori, pasi analizon shkaqet e rënies së ritmit të

rritjes së popullsisë, që nga shekulli i 19, fjalë për fjalë thotë se:“Njerëzit e pëlqejnë seksin”,

“... njerëzit nuk e vrisnin mëndjen në se do të kishin shumë fëmijë, meqënëse fëmijët do të

bëheshin baza e pasurisë. Në një shoqëri bujqësore, një krah pune krijon pasuri....Familjet me

shumë fëmijë, ishin më të pasurat, ndaj edhe numri mesatar i tyre për familje për atë periudhë

zhvillimi, arrinte deri dhjetë. Kur filloi industrializimi, ndryshoi...numri i fëmijëve.

“Ndërkohë që përparonte ndërlikimi i industrisë, vlera ekonomike e fëmijëve ra. Që të ishin

ekonomikisht të dobishëm, (fëmijët) duhej të shkonin në shkollë për të mësuar, duke i

konsumuar të ardhurat familjes. Me kalimin e kohës shuma që i u duhej fëmijëve (për të

mësuar), u rrit në mënyrë dramatike, deri sa sot, shumë fëmijë shkojnë në shkollë deri në

moshën njëzetepesë vjeçare dhe ende nuk kanë fituar asnjë qindarkë. Sipas Kombeve të

Bashkuara, numri mesatar i viteve të shkollimit në njëzetepesë vendet kryesore në botë, arrin

nga pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë vjet” (10).

Ja pra, cila paska qenë arsyeja e të pasurit të një numri kaq të lartë të të rinjve në vendin tonë,

industrializimi tepër i vonuar i vendit në krahasim me vendet evropiane por edhe vendet rreth

nesh. Sapo filloi industrializimi masiv gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, kur

popullsia nuk e kalonte ende milionin, pushteti popullor ofroi një sistem arsimor falas dhe të

hapur për të gjithë që plotësonin kriteret, por gjithmonë bazuar në nevojat e zhvillimit

industrial e bujqësor të vendit. Kështu, deri në vitin 2010, në fushën e naftës e gazit,u

përgatitën rreth 300 gjeologë për naftë dhe gaz, rreth 750 Inxhinierë për shpimin dhe

shfrytëzimin, dhe si specialitete ndihmëse rreth 200 Inxhinierë gjeofizikë (7).

Por zhvillime relativisht intensive dhe të suksesshme në prodhimin e naftës dhe gazit, pati

deri në fillim të viteve ’80. Gjatë kësaj periudhe pushteti popullor ndiqte me vemëndje e

kujdes përgatitjen e specialistëve sipas kërkesave të ekonomisë. Edhe ngritja e degës së

gjeologjisë në rend Fakulteti të veçantë, në vitin 1962, lidhej me nevojën e tregut të punës,

për rritjen e aktivitetit të kërkimit dhe shfrytëzimit të pasurive nëntokësore aq të

domosdoshme për sigurimin e të ardhurave për ekonominë. Gjatë viteve ‘60 dhe fillimin e

viteve ‘70, pati një sërë zbulimesh të reja në naftë dhe gaz të cilat gjithashtu kërkonin

mbulimin me specialistë të lartë. Në këto vite, u hapën edhe filiale të Fakultetit të Gjeologjisë

në Kuçovë dhe Fier, që përgatisnin Inxhinierë nafte pa shkëputje nga puna duke përfituar nga

që studentët e kishin përvojën praktike. Numri i inxhinierëve deri në vitin 1975, ka qenë

përherë në favor të shpim prodhimit ndërsa gjeologët e naftës, me një numër të vogël

përgatiteshin me opsione ose me ndërprerje deri në vitin 1995. Diplomimi iInxhinierëve të

shpimit dhe nxjerrjes vazhdoi me ritme të larta, deri në vitin 1995, me një numër mesatarisht

30-40 në vit.

Ndryshe ka ndodhur në zhvillimet botërore e sidomos në shkollat e larta të naftës në SHBA,

kur numri i studentëve të pranuar në universitetet e lidhura me naftën, ka ndjekur

ngushtësisht ndryshimin e çmimit të naftës në treg. Mbusheshin shkollat e larta kur çmimi

rritej dhe krahas tij rriteshin edhe pagat e punonjësve (11).

Përfundimi i shkollës së lartë, u bë gjithashtu një motiv i fortë edhe për të rinjtë që

përfundonin shkollën e mesme, të përgjithshme ose profesionale, që normalisht lidhej me

punësim të sigurtë, të ardhura të larta e që siguronin edhe një nivel relativisht të lartë jetese

për ta dhe familjet e tyre. Përvoja e shkollave të mesme teknike të naftës, tregon se kjo

kategori teknikësh të mesëm, ishte jo vetëm forca kryesore e specializuar për naftën por për

shkak të numrit të lartë të tyre rritej në proporcion të drejtë edhe mirëqenia e familjeve që

gjendeshin deri në “skutat” më të largëta të vendit.

Pas vitit 1985, aktiviteti i ndustrisë nxjerrëse dhe përpunuese, përgjithësisht ra. Siç do të ish e

pritshme, duhej të kishte edhe një ulje të numrit të pranimeve. Në fakt, siç rezulton, kjo nuk

ndodhi. Shkolla e lartë, të paktën për Fakultetin e Gjeologjisë, kishte filluar shkëputjen nga

lidhja e ngushtë me tregun e punës. Zenia me punë e “bollëkut të të rinjve”, ka qenë problem

madhor për pushtetin popullor dhe zgjidhje është gjetur te rritja e numrit të pranimeve në

shkolla. Ky ishte edhe viti i fundit kur shteti emëronte gjithë specialistët që përfundonin

shkollën tonë. Në fakt, këto vite, kishte filluar ulja e ndjeshme e numrit të vendeve të punës.

Gjithë vitet ’90, jo vetëm nuk sollën asgjë në rritjen e ritmeve të prodhimit të përgjithshëm

industrial dhe bujqësor, por përkundrazi, u rrënua ç’ka ish arritur. Ndërkohë, filluan lëvizjet e

mëdha demografike, kryesisht të zonave veriore e verilindore drejt qendrave urbane dhe

sidomos drejt kryeqytetit, si e vetmja shpresë për të mbijetuar. Pushteti, i gjendur para

presionit në rritje të numrit të të rinjve, pamundësisë për t’i punësuar dhe para rrezikut të

rritjes së shfaqjeve të kriminalitetit, zgjodhi të vazhdojë “futjen” e të rinjve brenda mureve të

shkollës së lartë, duke i dhënë asaj tërësisht statusin e “shkollës si qëllim në vetvete”. Siç

evidentuam, më sipër, ky status u thellua, me uljen e financimit të shtetit për përgatitjen

cilësore të specialistëve nëpërmjet uljes së ndjeshme të orëve në favor të punëve praktike,

laboratorike dhe sidomos praktikave profesionale dhe prodhuese.

Në “Raport përfundimtar për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, kapitullin

e tretë (13), për herë të parë, renditen disa nga difektet e arsimit të lartë në vend, gjatë dhe pas

viteve ’90. Aty, thuhet se ishte dëshira e të rinjve për arsim, si trysni shoqërore e tyre dhe

“Kjo, çoi në zgjerimin e kapaciteteve pritëse të institucioneve shtetërore të arsimit të lartë, në

hapjen e disa universiteteve të reja, në shndërrimin e instituteve të larta në universitete, në

dhënien e mundësive të lehtësuara shtresës së ish të përndjekurve politikë....”. “Por kjo, nuk

u shoqërua paralelisht me rritjen e financimit për të siguruar cilësi, infrastrukturën e

nevojshme mbështetjen e kërkimit shkencor etj.” Nuk mund të besohet se ishte “shoqëria shqiptare” ose më thjesht familjarët e të rinjve tanë,

që dëshironin të shpenzonin të ardhurat e tyre të pakta dhe shpesh të rrezikuara nga papunësia

dhe mbyllja masive e vendeve të punës në fund të viteve ’80, për të arsimuar bijtë e tyre dhe

që praktikisht do të ishin pa punë. Ishte paaftësia e politikës dhe shtetit të rradhës që nuk

gjente dot mundësi punësimi tjetër veç futjes në “vathë”,të të rinjve, të paktën për një

pesëvjeçar. Ngritja e shkollave të larta private dhe më pas e universiteteve në rrethet e mëdha,

në fillim të viteve ’90, ishte thjesht një mundësi që “grumbullimi” i të rinjve të bëhej në

vendin e tyre.

Konstatimit dhe habisë së pedagogëve italianë kur thonë se “.... Një armatë e madhe , rreth 1

një milion e tetëqindmijë studentë, 57 mijë mësues të punësuar....të shpërndarë deri në skutën

më të largët të provincës, kush e di pse.” (1), besojmë se mund t’i japim ne përgjigjen me

shëmbullin tonë dhe të dhënat e vetë Italisë. Papunësia e të rinjve italianë në vitin 2013,

arrinte pak mbi 40%, pra si tek ne, ata duhej të gjendeshin të “grumbulluar” mundësisht në

vendet e tyre të banimit.

Problemedhe mundësi të reja në sistemin arsimor inxhinierik, cilësinë e përgatitjes dhe

punësimin e inxhinierëve solli edhe Konventa e Bolonjës

Kjo rritje e numrit të pranimeve në shkollën e lartë, pa asnjë synim e perspektivë punësimi,

vihet në dukje edhe në Raportin (13), ku theksohet se “numri i të rinjve të pranuar në shkollën

e lartë për vitin arsimor 2013-2014, arriti 174 mijë” ose edhe mbi 13 mijë ndaj vitit arsimor

2012-’13. Në Raportin (13) nuk thuhet se si u përgatit dhe ku përfundoi kjo armatë të rinjsh.

Cili ishte kontributi i gjithë kësaj armate të madhe të rinjsh të shkolluar në kthimin e

financimit familjeve të tyre dhe sidomos vlerësimi i kontributit vit pas viti të kësaj armate të

rinjsh për rritjen e ritmeve të zhvillimit të vendit dhe mirëqënies. Gjithçka kalohet vetëm me

një shprehje tepër të përgjithshme dhe pa analizë: “Është për t’u theksuar se ky ndryshim

sasior (me rritjen e numrit të pranimeve), nuk u shoqërua gjithmonë me një ndryshim cilësor,

pra me një rritje të cilësisë së arsimit të lartë”. Nuk është i mjaftueshëm ky përfundim kur

bëhet fjalë për kërkesën urgjente për arritje të ritmeve të larta në zhvillim në ekonominë tonë.

Sipas Bankës Botërore, parashikohet që në se ritmet e rritjes ekonomike janë rreth 3,5%,

vendit tonë do t’i duheshin 40 vite për të arritur vendet evropiane. Në se ato do të ishin 4 %

do të duheshin 35 vjet dhe po të ishin 6%, mund të duheshin vetëm 25 vite.” Ndërkohë, numri

i të rinjve në popullsinë e vëndit, bie vazhdimisht. Siç evidentohet në raportin mbi censusin

(16).

Çfarë duhet të parashikohet nga institucionet shtetërore për këtë situatë të disfavorshme që na

pret? Ç’do të bëhet me vëndin tonë të pasur me burime natyrore të bollshme? Si po përgatiten

të rinjtë për të realizuar këtë objektivë, arritjen e zhvillimeve evropiane? Kush po merret me

“kontrollin dhe orientimin e të rinjve” drejt interesave madhore të vendit?

Ja një fakt që tregon mungesën e strategjisë së zhvillimit të vendit, përfshi edhe zhvillimin e

degëve të arsimit të lartë. Raporti i Censusit, (14) na e jep gjendjen aktuale të degëve të

shkollimit të të rinjve:NëShkencat humanitare - 40,8%; Shendeti&Mirëqenia - 13,4%;

Shkencat e Arsimit - 9,2%; Shkencat sociale&Biznes&Ligj - 9,1%; Shkencat e Natyrës -

7,7%; Shërbimet- 2,6% dhe në gjëndje alarmi, Bujqësia - 13,2%; Shkencat Inxhinierike -

4%.

Pra, 80,2% e të rinjve në moshë shkolle, janë të orientuar në degët jo prodhuese të

shoqërisë, të themi pa asnjë ndikim në rritjen ekonomike dhe mirëqënien e vendit.

Nuk mund të pohojmë se kjo shpërndarje e të rinjve ka qenë e studiuar nga shtetarët

dhe në përputhje me devizën “T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa” kaq shumë e

përsëritur këto 27 vite “demokraci”. Demokraci që nuk ka prodhuar ende asgjë për të

arritur Evropën.

Nuk vijnë rritja ekonomike dhe ritmet për të arritur evropën, pa orientuar të rinjtë të mësojnë

që të kontribuojnë për bujqësinë dhe industrinë. Burimet e lëndëve të para minerare dhe të

naftës dhe gazit në vendin tonë, janë nga më të vlerësuarat për larminë, cilësinë por edhe për

sasinë e tyre (12,16). Dhe shteti i periudhës së “demokracisë”, duket që nuk ka asnjë ide më

të mirë se sa të fusë në “vathë” të rinjtë dhe t’i u mpijë mëndjen me “terma të “lirisë” dhe

“demokracisë”.

Figura 1 Pasuritë natyrore për frymë në USD (sipas 16)

Vendimi për të financuar nga buxheti i shtetit sot, të 175 mijë studentët dhe gjithë shkollat e

larta ku studjojnë ata, vërtet është një vendim i paargumentuar. Ky vendim veçse nxiti të

rinjtë të anatemojnë njeri tjetrin e të hidhen në protesta të zhurmshme e pa vlerë koregjimi.

Mendojmë se ka vend të subvencionohen së pari vetëm ato shkolla që sjellin nxitje të

prodhimit bujqësor dhe industrial si dy degët më të rëndësishme të zhvillimit me ritme të larta

të vendit, degë që sigurojnë punësim Mendojmë se ka vend të subvencionohen së pari vetëm

ato shkolla që sjellin nxitje të prodhimit bujqësor dhe industrial si dy degët më të

rëndësishme të zhvillimit me ritme të larta të vendit, degë që sigurojnë punësim në vend,

sigurojnë prodhim dhe të ardhura të mira, e që rrisin mirëqënien. Veprimi i tillë do të sigurojë

edhe sipërmarrësit dhe investitorët për suksesin e investimit.

në vend, sigurojnë prodhim dhe të ardhura të mira, e që rrisin mirëqënien. Veprimi i tillë do

të sigurojë edhe sipërmarrësit dhe investitorët për suksesin e investimit.

Së dyti, dhe problemi më i rëndësishëm është shkollimi dhe përfshirja në mësim profesional

e kulturë të përgjithshme e gjithë masës së rinisë.Duhet kujtuar se në vendin tonë, ka pasur

mjaft shkolla të mesme profesionale pikërisht për degët më të rendësishme të ekonomisë,

bujqësi dhe industri, por pa përjashtuar edhe të mesmet profesionale të fushave ndihmëse dhe

të shërbimit, të gjitha të shpërndara nëpër qytetet kryesore, pranë industrive apo drejtimit

bujqësor të zhvillimit. E gjithë kjo rini, duhet të shkollohet në shkollat e mesme profesionale

në qarqet përkatëse, për interesat e që ka vetë qarku për burimet potenciale natyrore që ka

vetë qarku dhe me financimet e brendshme të tyre.

Por, problem i madh mbeten shkollat e larta inxhinierike dhe brenda tyre, cikli i dytë, ai i

Masterit. Si përmëndëm më sipër, ndarjen në dy cikle tashmë e siguroi Konventa e Bolonjës.

Fakti që për këto shkolla interesi i të rinjve shprehet vetëm me 4%, tregon se është tepër larg

pritshmërive dhe mundësive reale të vendit. Duket që për këto shkolla ashtu siç edhe nuk

pritej, interesi i shtetit deri tani është i padukshëm. Këto shkolla, kanë shumë kërkesa që

lidhen me sigurimin e kontigjenteve të përshtatshëm të studentëve që do të hyjnë në to, me

planet mësimore të cilat detyrimisht duhet të jenë dinamike dhe të përshtaten me teknikat dhe

teknologjitë perëndimore, me përgatitjen teorike dhe botimet e literaturën përkatëse, pajisjen

e laboratorëve për të mbështetur konceptet teorike dhe sidomos me gjetjen e mundësive reale

për kryerjen e praktikave në prodhim dhe profesionale në kushtet e sotme. Inxhinierët e

ardhshëm të naftës nuk mund të formohen me 5 ditë praktikë në vit shoqëruar me autobuz

turistik. Problem i veçantë është ai i sigurimit të numrit të pedagogëve lektorë, për të cilët

përveç përgatitjes teorike të përsosur, tepër e rëndësishme dhe e dorës së parë është përgatitja

e tyre praktike. Nuk mund të shërbejë në fakultetet inxhinierike si pedagog lektor, apo edhe

asistent lektori, një specialist apo një laborant pa qënë asnjëherë në zbatim. Një i tillë, nuk ka

se çfarë njohuri inxhinierike dhe zbatimi praktik t’i u japë studentëve veç ç’kanë marrë nga

pedagogu i kohës së tyre. Sot, është e vështirë të gjesh pedagogë të tillë në kushtet kur

industria e të gjithë degëve nuk funksionon, prej mbi 30 vite. Studentët inxhinierë, të paktën

për gjeologjinë, (në kërkim të mineraleve të dobishme të ngurta dhe të naftës dhe të gazit),

minierat, (hapje, mirëmbajtje dhe shfrytëzim të minierave), në inxhinierinë e naftës (shpim

pusesh dhe nxjerrje nafte dhe gazi), ashtu si edhe në Fakultetet e tjera inxhinierike në

përfundim, rezultojnë me mungesë të theksuara në njohuritë praktike dhe të zbatimit. Ky

është problem madhor dhe që e vendos shkollën tonë inxhinierike në vendet e fundit të

renditjes botërore.

Kjo renditje, nuk na vlen për nevojat që kemi, por edhe për potencialin intelektual të masës së

madhe të të rinjve. Të rinjtë tanë, kur gjejnë mundësi të plota jashtë Shqipërisë, vlerësohen

lart për intelektin dhe rezultatet. Renditja në vende të fundit, është rezultat i varfërisë

ekonomike, mosplotësimit të kërkesave për rritjen e cilësisë së përgatitjes, përvetësimit të

shkencave inxhinierike dhe ndjekjen në dinamikë të zhvillimit të tyre (14).

A e kemi analizuar dhe gjetur mënyrën më të mirë të përgatitjes së specialistëve të rinj

në këto kushte?

Pikërisht kjo pyetje duhej të ishte në bazë të Reformës në arsimin e lartë në vendin tonë.

Jo pa qëllim, në pjesën e parë, evidentuam faktin që në Evropë, të rinjtë studentë protestojnë

për shpenzimet e nevojshme për arsimimin e tyre dhe është normale të kërkojnë arsimim

falas. Kjo, lehtëson ngarkesën e familjeve të tyre, ndaj të cilëve të rinjtë, ndjehen përgjegjës.

Por, si kemi evidentuar, asnjëherë nuk diskutojnë cilësinë. Atë ata e kanë në kushtet

maksimale të mundshme. Dhe në këto kushte, “erdhi shndërrimi i shkollës së lartë” për t’i u

përgjigjur normave të Konventës së Bolonjës”. Zbatimi i këtyre normave, donte të thoshte

ekuivalentim programesh dhe planesh mësimore me ato universitete evropiane që kishin

pranuar ato norma të konventës. Në këtë mënyrë, studentët tanë, mund të kalonin për të

vazhduar studimet e larta në ato universitete të evropës, apo diplomat e specialistëve të

përgatitur në shkollat tona të larta, mund të njiheshin apo konvertoheshin me lehtësi për

përdorim në vendet evropiane.

Për vendin tonë, përfshirja në Konventën e Bolonjës, duhej të ishte gjithashtu një hap mjaft i

madh përpara dhe një “çertifikim” i sistemit tonë arsimor 45 vjeçari shkollës së lartë.

Kur e kuptuam ç’kërkonte ajo konventë, u gëzuam për faktin se së pari, ajo do t’a ndante

shkollën e lartë në dy cikle: atë të tre vjetëve të para dhe të një dy vjeçari, si cikëli dytë për

specializim të ngushtë sipas kërkesës së momentit dhe vendit të punës. Dy diplomat e këtij

cikli të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, mendojmë se mund të ishin të

tepërta për t’u kuptuar si domosdoshmëri për t’u përfshirë në atë konventë. Keqkuptimi

ndodhi me studentët që pa argumentuar nevojën dhe rëndësinë e diplomës “Master” dhe aq

më pak pa e kuptuar nevojën, përkushtimin, seriozitetin dhe përgjegjësinë e një diplome

“Masteri Shkencor”, u hodhën në protesta që t’u lejohej përfshirja në to, pavarësisht cilësisë

dhe rezultateve të përgatitjes.

Kjo ndarje tashmë e detyruar në dy cikle, mendojmë se përputhet mjaft mirë me faktin që

populli ynë përgjithësisht i varfër, mund të përballojë deri diku shpenzimet për arsimimin e

fëmijëve në ciklin e parë të shkollës së lartë, dhe shteti të përballojë një numër të madh

pranimesh. Në këtë mënyrë, krijohej mundësia që fëmijët e tyre, mund të fillonin t’u kthenin

familjeve financimin e dhënë, në moshën maksimumi 21 vjeçare. Përfitim nga kjo kategori, të

diplomuarish do të kishte sidomos edhe prodhimi në kantiere, nga që do të rritej më tej

kualifikimi i punonjësve, kur në përgjithësi, mbizotëron një kualifikim i përgjithshëm

profesional i ulët. Dobia që do të kishte ekonomia në këtë rast, do të ishte e ndjeshme. Ndaj

edhe u përfshimë me entusiazëm në transformimin e shkollës. Përveç kësaj, ashtu si në Itali

(1) do të kishte një numër të konsiderueshëm pranimesh në ciklin e parë tre vjeçar edhe nga

punëtorë që vijnë nga praktika, dhe që do të gjenin rastin të merrnin një diplomë inxhinieri

me pak shpenzime dhe kohë.

Në përfundim të diskutimeve dhe debateve në departamentet e Fakultetit të Gjeologjisë, gjatë

punës për reformimin, u formulua një raport përfundimtar i cili i u dërgua për miratim

Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, nëpërmjet Rektoratit të UPT (15). Në Raportin

përfundimtar zgjedhja e prioriteteve për përgatitjen e inxhinierëve në FGJM, ka qenë e

gabuar. Ajo fillonte me hidrogjeologjinë, mjedisin dhe përfundonte me burimet minerale.

Ndërkohë jo vetëm tradicionalisht nuk ka qenë kjo renditja por edhe sot, prioritete janë nafta,

gazi dhe burimet minerale ato që mbizotërojnë në aktivitetin industrial. Kështu ka filluar edhe

shfaqja e interesave të vogla të stafit akademik të Fakultetit duke anashkaluar krejt interesat

madhore të vendit.

Por, në këtë raport, ka edhe disa konstatime të rëndësishme, midis të cilëve për cilësinë e ulët

të përgatitjes së gjeologëve, që natyrisht ka qenë rrjedhojë e një sërë të metash që në planet

dhe programet mësimore, mungesën e laboratorëve dhe praktikave profesionale por sidomos

edhe në mungesën e motivimit të studentëve e për rrjedhojë edhe uljen e kërkesës së cilësisë

së mësimdhënies dhe stafit pedagogjik të atij fakulteti, duke kaluar në një qark të mbyllur.

Figura 2 Fotografi e listëssë publikuar e cila ka krijuar kursin e “Master Profesional” në

diplomën “Gjeologji Inxhinierike Hidrogjeologji” në Fakultetin e Gjeologjisë. Në të,

dallohen mesataret e notave të diplomimit të tre vjeçarit “Baçelor”.

Sot për sot, shteti është treguar i pa aftë që të orientojë arsimin e lartë drejt nevojave

kombëtare për zhvillim intensiv të bujqësisë dhe industrisë, por edhe i pa aftë të dallojë çfarë

është më e rëndësishmetë subvencionojë, me ato pak mundësi financiare që ka. Nuk bëhet

fjalë të financojë arsimimin e të gjithë studentëve, por të financojë atë specialitet që është më

i nevojshmi në kushtet e sotme. Pra në se ky shtet nuk është i aftë sot, të mbështesë

përgatitjen cilësore dhe bashkëkohore të specialitetit “Master” në fushat inxhinierike, duhet të

subvencionojë bursa, sipas meritës dhe aftësive për ciklin e dytë të inxhinierive në vendet e

huaja ku janë ato mundësi përgatitje. Cikli i parë, mund të jetë më masiv dhe i subvencionuar,

pjesërisht apo tërësisht.

Shkollat private, përgjithësisht të përcaktuara për fushat jo inxhinierike, të lejohen të

grumbullojnë të rinjtë që kanë dëshirën për të studjuar dhe kulturuar në fushat anësore

kundrejt pagesës, madjé, ato shkolla të larta të përgjithshme mund të shkojnë deri në qarqet

ku ka një numër të lartë të rinjsh të pa punë, por me mundësi të mira financiare.

Këto do të ishin shkurt disa drejtime për të tërhequr vëmendjen e grupimeve qeverisëse të

rradhës.

Akademia e Shkencave, që duhej të ishte në krye të evidentimit të drejtimeve themelore të

zhvillimit dhe orientimit të gjithë punës kërkimore-shkencore dhe arsimimit, ka mbetur në

“bisht” të situatave. Me punët themelore të saj, historinë e kombit tonë, evidentimit të

heronjve kombëtarë, evidentimit të burimeve potenciale natyrore, orientimit të arsimit

kombëtar, ndërtimit të një hierarkie intelektuale akademike dinamike sipas nevojave,

ndërtimit të një strategjie efektive për arritjen e ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik e

shoqëror tashmë i janë lënë mediave dhe diletantëve, që nuk mungojnë këto kohë.

DISA REKOMANDIME PËR SHKOLLAT PROFESIONALE, SHKOLLËN E LARTË

INXHINIERIKE DHE TË NAFTËS

Të ndërtohet “Strategjia e zhvillimit të sistemit arsimor”, për t’i u përgjigjur

veçanërisht nevojës për ritme të larta të zhvillimit të ekonomisë për degët me prioritet,

mundësi të larta të punësimit, mundësi të larta për peshën që zenë në të ardhurat

kombëtare e që rrisin mirëqënien.

Të subvencionohen vetëm ato shkolla që sjellin nxitje të prodhimit bujqësor dhe

industrial si dy degët më të rëndësishme të zhvillimit me ritme të larta të vendit.

Veprimi i tillë do të sigurojë edhe sipërmarrësit dhe investitorët për suksesin e

investimit.

Përfshirja në mësim profesional e kulturë të përgjithshme e gjithë masës së rinisë, në

shkollat e mesme profesionale në qarqet përkatëse, për interesat, për burimet

potenciale natyrore që ka vetë qarku dhe me financimet e brendshme të tyre.

Kontigjent i përshtatshëm për shkollat e mesme profesionale dhe ato inxhinierike të

naftës dhe të gazit,do të ishin për të parat punëtorët e kualifikuar dhe me përvojë

profesionale, dhe për diplomën e inxhinierit të ciklit të parë, ata me shkollë të mesme

profesionale apo të përgjithshme por me përvojë pune në naftë.

Fillimisht shteti duhet të nxisë dhe propagandojë sigurimin e kontigjenteve të

përshtatshëm të kandidatëve për studentë që do të hyjnë në to; planet mësimore

detyrimisht duhet të jenë dinamike dhe të përshtaten me teknikat dhe teknologjitë

perëndimore; me botimet e literaturës përkatëse, pajisjen e laboratorëve për të

mbështetur konceptet teorike dhe sidomos me gjetjen e mundësive reale për kryerjen e

praktikave në prodhim dhe profesionale në kushtet e sotme.

Përfshirja në Konventën e Bolonjës, duhet të ishte gjithashtu një hap mjaft i madh

përpara dhe një “çertifikim” i kërkesave të planeve mësimore dhe programeve

mësimore 45 vjeçare për shkollën e lartë, i vlerësuar nga ekspertët perëndimorë dhe

duke përfshirë konkurimin për vendet e punës dhe meritokracinë në përvetësimin e

tyre.

Sot për sot, shteti është treguar i pa aftë që të orientojë arsimin e lartë drejt nevojave

kombëtare për zhvillim intensiv të bujqësisë dhe industrisë, por edhe i pa aftë të

dallojë çfarë është më e rëndësishme të subvencionojë, me ato pak mundësi financiare

që ka. Nuk bëhet fjalë të financojë arsimimin e të gjithë studentëve, por të financojë

atë specialitet që është më i nevojshmi në kushtet e sotme.

Shteti, të subvencionojë bursa për vendet e huaja ku janë ato mundësi përgatitje, sipas

meritës dhe aftësive për ciklin e dytë “Master Profesional” dhe sidomos “Master

Shkencor”, për të nxitur kërkimet shkencore në fushat me interes për ekonominë.

Shkollat private, përgjithësisht të përcaktuara për fushat jo inxhinierike, të lejohen të

grumbullojnë të rinjtë që kanë dëshirën për të studjuar dhe kulturuar në fushat anësore

kundrejt pagesës, madjé, ato shkolla të larta të përgjithshme mund të shkojnë deri në

qarqet ku ka një numër të lartë të rinjsh të pa punë, por me mundësi të mira financiare.

BIBLIOGRAFIA:

1) “Salvare l’Università, Matricole in calo. Credibilità al minimi storici. Ma è ancora

l’unico posto dove si produce sapere e si educano i giovani. Otto grandi esperti

spiegano i perche della crisi. E come uscirne”. (Inchiesta); L’Expresso, 14

Febraio, 2013

2) Serge Metais, 2006- “Historia e Shqiptarëve”, Paris,

3) Bernd Fischer, 2009- “Diktatorët e Ballkanit”, Tiranë

4) Kristaq Misha, 1970-“Lëvizja Punëtore në Shqipëri”, Tiranë

5) Eqerem Beci-“Mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, eksport-importin dhe

bilancin valutor të Shqipërisë (1945-1990), Tiranë, 2011.

6) Akademik Prof. Dr. Teki Biçoku, 2004- “Historiku i kërkimeve dhe studimeve

gjeologjike të Shqipërisë”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë

7) Andon Grazhdani, 2012- “Historiku i Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave

(1952-2010)”, Tiranë

8) http://dx.doi.org/10.1787/eag-2013-en

9) Revista “Ekonomia”; Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike; Viti VI, nr.

1(19) Janar-Mars, 1999)

10) George Friedman, 2010- “100 vitet e ardhshme. Parashikimi për shekullin XXI”,

(fq. 100, 101).

11) Earth Science World Image Bank. 2009 American Geological Institute, 4220 King

Street, Alexandria, VA 22302-1502

12) Ilir Alliu- A General Owerview in Mining Industri (Dorëshkrim).

13) Komisioni për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor; Drejtuar nga Dr. Arjan

Gjonça-“Raporti Përfundimtar për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit

shkencor”; (Kreu i III, “Gjendja e arsimit të lartë, situata, problematika dhe

zhvillimi i sistemit” (fq 12-19));Tiranë Korrik 2014.

14) Instituti i Statistikave (INSTAT, Swis Agency for Development and Cooperation

SDC,UNFPA) - “Të rinjtë në Shqipëri, sfidat në kohët që ndryshojnë”; Tiranë,

Nëntor 2015.

15) Raporti i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave për Ministrinë e Arsimit dhe

Shkencës. (dt. 17/5/2005 & 28/9/2005).

16) Banka Botërore: “Shqipëria dy herë më e pasur se Gjermania në burime natyrore

për frymë”

Tiranë, Mars 2018