projekti pËr ngritjen e kapaciteteve nË ......dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona...

4
1. Studimi i Sasisë dhe Përbërjes së mbeturinave (WACS): Shtator - Tetor/2011 Objektivat e Studimit: WACS është bërë i. për të vlerësuar shkallën e gjenerimit të Mbeturinave nga burimet gjeneruese (amvisëritë dhe subjektet afariste) dhe ii. të identifikohet përbërja fizike e mbeturina të shkarkuara nga burimet gjeneruese. Përmbajtja e Studimit: WACS përbëhet nga studimi i sasisë së Mbeturinave (WAS) dhe studimi I përbërjes së mbeturinave (WCS). Grumbullimi i mostrave: Projekti ka grumbulluar 71 mostra Mbeturinave nga amvisëritë,organizatat komerciale (restorane dhe lokale tjera),zyra,shkolla,hotele dhe një pjesë të rrugës në Komunën e Prizrenit përfshirë zonën urbane (qytetin e Prizrenit) dhe zonën rurale (Dobrushtë dhe Zhur) për tetë ditë. Peshimi: Të gjitha mostrat e grumbulluara janë bartur në premisat e Ekoregjionit. Secila mostër është matur.Në këtë mënyrë është vlerësuar shkalla e gjenerimit Mbeturinave amvisëri,organizata komerciale,zyra,shkolla,hotel dhe një pjese të rrugës (Studimi i Sasisë së Mbeturinave: WAS ). Të gjitha mostrat e grumbulluara janë hapur dhe ndarë 11 lloje: mbeturina nga kuzhina,letër,tekstil,Plastikë,bari/dru,gomë/lëkurë, metal,xham/shishe,qeramikë/guri,dheu/hiri dhe të tjera.Është bërë studimi dhe kategorizimi në 11 llojet e përmendura për mënyrën se si mbeturina gjenerohet nga amvisëria,organizata komerciale,zyra,shkolla,hoteli dhe një pjesë e rrugës (Studimi i Përbërjes së Mbeturinave: WCS ). Janë bërë analizat e C/N (azoti dhe komponentet e karbonit) të disa Mbeturinave të grumbulluara sipas procedurave përmendura.Rezultati poashtu është përdorur për Studimin e Tregut të Kompostit (shih Seksionin 5). Rezultatet e WAS: Rezultatet e WAS tregohen poshtë. Tregohen sipas amvisërive,restoraneve,organizatave komerciale ( restorane dhe lokale tjera),zyra,shkolla,hotele dhe një pjesë e rrugës.Të gjitha të dhënat janë fituar nga analizat e sasisë së mostrës së Mbeturinave e cila është grumbulluar për tetë ditë nga 28 Shtatori deri me 5 Tetor 2011.Janë përdorur si të dhëna ‘verore’.WAS është bërë përsëri në Mars 2012 për të fituar të dhënat ‘dimërore’. Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave në Amvisëri (verës) Kategoria e Amv Nr.i Amv Shkalla e Gjenerimit (g/person/ditë) Amv në zona urbane 40 360 Amv në zona Rurale 6 464 Total 46 377 Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave tjera (Verës) Burimet e zgjedhura Total mbeturina (kg) 5 526.3 344 g/tavolin/ditë 4 369.5 13,685 g/lokal/ditë 4 28.8 101 g/puntor/ditë 2 96.6 5 g/student/ditë 2 12.3 142 g/dhomë/ditë Fruta 1 301.7 43,096 g/tezgë/ditë Ushqimore 1 102.1 14,586 g/tezgë/ditë Perime 2 121.2 12,121 g/tezgë/ditë Mallra 1 64.1 10,677 g/tezgë/ditë Tjera (Druvar) 1 1.6 233 g/tezgë/ditë Nëntotal 6 590.7 15,964 g/tezgë/ditë 1 418.1 7 g/m2/ditë Rrugë dhe Sheshe (9,600m 2 ) Shkalla e gjenerimit (g/njësi/ditë) Kategoria e Bizneseve tezga e tregut Restoran Lokale tjera Zyra Shkolla Hotel Gjetjet tona në Verë për WAS: Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave të amvisërisë në qytetin e Prizrenit (urbane) është vlerësuar 360g/person/ditë. Në anën tjetër,shkalla në dy fshatra (Dobrushtë dhe Zhur) (rurale) është vlerësuar 464 g/person/ditë. Rezultati i WCS: Përbërja e Mbeturinave për nga lloji i mbeturinës (mbetje nga kuzhina,letër,tekstil,Plastikë,bari/dru,gomë/lëkurë, metal,xham/shishe,qeramikë/guri,dheu/hiri,tjera) Studimi Përmbajtësor: Projekti në mënyrë aktive është duke punuar në fuqizimin e kapaciteteve në menagjimin e Mbeturinave të Ngurta në Komunën e Prizrenit që nga Shtatori.Ky buletin i dytë prezenton disa nga rezultatet e studimit përmbajtësor.Ju prezentojmë disa rezultate mbi sasinë dhe përbërjen e Mbeturinave (WACS),studimi i Kohës & Lëvizjes,studimi i Opinionit Publik (POS),studimi i aktiviteteve recikluese dhe studimi i tregut kompostit.Të gjitha rezultatet duhet të jenë interes juaji pasiqë këto studime nuk janë bërë deri më tani në Komunën e Prizrenit.. Buletini Nr.2 PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË MENAGJIMIN E MBETURINAVE DREJTË NJË SHOQËRIE TË SHËNDOSHË WACS në Ekoregjioni Prizren

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË ......dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona urbane,amvisëria në zona rurale,restorane,lokale tjera,zyra,shkolla,hotel,tezgë

1. Studimi i Sasisë dhe Përbërjes së mbeturinave (WACS): Shtator - Tetor/2011

Objektivat e Studimit: WACS është bërë i. për të vlerësuar shkallën e gjenerimit të Mbeturinave nga burimet gjeneruese (amvisëritë dhe subjektet afariste) dhe ii. të identifikohet përbërja fizike e mbeturina të shkarkuara nga burimet gjeneruese. Përmbajtja e Studimit: WACS përbëhet nga studimi i sasisë së Mbeturinave (WAS) dhe studimi I përbërjes së mbeturinave (WCS). Grumbullimi i mostrave: Projekti ka grumbulluar

71 mostra të Mbeturinave nga amvisëritë,organizatat komerciale (restorane dhe lokale tjera),zyra,shkolla,hotele dhe një pjesë të rrugës në Komunën e Prizrenit përfshirë zonën urbane (qytetin e Prizrenit) dhe zonën rurale (Dobrushtë dhe Zhur) për tetë ditë.

Peshimi: Të gjitha mostrat e grumbulluara janë bartur në premisat e Ekoregjionit. Secila mostër është matur.Në këtë mënyrë është vlerësuar shkalla e gjenerimit të Mbeturinave në amvisëri,organizata komerciale,zyra,shkolla,hotel dhe një pjese të rrugës (Studimi i Sasisë së Mbeturinave: WAS).

Të gjitha mostrat e grumbulluara janë hapur dhe ndarë në 11 lloje: mbeturina nga kuzhina,letër,tekstil,Plastikë,bari/dru,gomë/lëkurë,metal,xham/shishe,qeramikë/guri,dheu/hiri dhe të tjera.Është bërë studimi dhe kategorizimi në 11 llojet e përmendura për mënyrën se si mbeturina gjenerohet nga amvisëria,organizata komerciale,zyra,shkolla,hoteli dhe një pjesë e rrugës (Studimi i Përbërjes së Mbeturinave: WCS).

Janë bërë analizat e C/N (azoti dhe komponentet e karbonit) të disa Mbeturinave të grumbulluara sipas procedurave të përmendura.Rezultati poashtu është përdorur për Studimin e Tregut të Kompostit (shih Seksionin 5).

Rezultatet e WAS: Rezultatet e WAS tregohen

më poshtë. Tregohen sipas amvisërive,restoraneve,organizatave komerciale ( restorane dhe lokale tjera),zyra,shkolla,hotele dhe një pjesë e rrugës.Të gjitha të dhënat janë fituar nga analizat e sasisë së mostrës së Mbeturinave e cila është grumbulluar për tetë ditë nga 28 Shtatori deri me 5 Tetor 2011.Janë përdorur si të dhëna ‘verore’.WAS është bërë përsëri në Mars 2012 për të fituar të dhënat ‘dimërore’.

Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave në Amvisëri (verës)

Kategoria e Amv Nr.i AmvShkalla eGjenerimit

(g/person/ditë)

Amv në zona urbane 40 360

Amv në zona Rurale 6 464

Total 46 377

Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave tjera (Verës)

Burimet ezgjedhura

Totalmbeturina

(kg)

5 526.3 344 g/tavolin/ditë

4 369.5 13,685 g/lokal/ditë

4 28.8 101 g/puntor/ditë

2 96.6 5 g/student/ditë

2 12.3 142 g/dhomë/ditë

Fruta 1 301.7 43,096 g/tezgë/ditë

Ushqimore 1 102.1 14,586 g/tezgë/ditë

Perime 2 121.2 12,121 g/tezgë/ditë

Mallra 1 64.1 10,677 g/tezgë/ditë

Tjera (Druvar) 1 1.6 233 g/tezgë/ditë

Nëntotal 6 590.7 15,964 g/tezgë/ditë

1 418.1 7 g/m2/ditëRrugë dhe Sheshe (9,600m2)

Shkalla e gjenerimit(g/njësi/ditë)

Kategoria e Bizneseve

tezga etregut

Restoran

Lokale tjera

Zyra

Shkolla

Hotel

Gjetjet tona në Verë për WAS: Shkalla e gjenerimit të Mbeturinave të amvisërisë në qytetin e Prizrenit (urbane) është vlerësuar 360g/person/ditë. Në anën tjetër,shkalla në dy fshatra (Dobrushtë dhe Zhur) (rurale) është vlerësuar 464 g/person/ditë.

Rezultati i WCS: Përbërja e Mbeturinave për nga lloji i mbeturinës (mbetje nga kuzhina,letër,tekstil,Plastikë,bari/dru,gomë/lëkurë,metal,xham/shishe,qeramikë/guri,dheu/hiri,tjera)

Studimi Përmbajtësor: Projekti në mënyrë aktive është duke punuar në fuqizimin e kapaciteteve në menagjimin e Mbeturinave të Ngurta në Komunën e Prizrenit që nga Shtatori.Ky buletin i dytë prezenton disa nga rezultatet e studimit përmbajtësor.Ju prezentojmë disa rezultate mbi sasinë dhe përbërjen e Mbeturinave (WACS),studimi i Kohës & Lëvizjes,studimi i Opinionit Publik (POS),studimi i aktiviteteve recikluese dhe studimi i tregut të kompostit.Të gjitha rezultatet duhet të jenë interes juaji pasiqë këto studime nuk janë bërë deri më tani në Komunën e Prizrenit..

Buletini Nr.2

PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË MENAGJIMIN E MBETURINAVE DREJTË NJË SHOQËRIE TË SHËNDOSHË

WACS në Ekoregjioni Prizren

Page 2: PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË ......dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona urbane,amvisëria në zona rurale,restorane,lokale tjera,zyra,shkolla,hotel,tezgë

dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona urbane,amvisëria në zona rurale,restorane,lokale tjera,zyra,shkolla,hotel,tezgë tregu,pjesë rruge) është vlerësuar si më poshtë.Njëjtë sikur në WAS,të gjitha të dhënat do të përdoren si të dhëna ‘verore’.WCS do të bëhet prapë në Mars 2012 për të fituar të dhënat ‘dimërore’. Përbërja e Mbeturinave (Verës)(1)

1 Mbeturina e Kuzhinës 63.8% 34.8% 54.8% 18.8% 9.3%2 Letra 6.6% 10.8% 7.1% 74.4% 51.2%3 Tekstili 3.0% 1.5% 0.7% 0.1% 0.9%4 Plastika 13.3% 8.9% 4.2% 5.1% 29.7%5 Bari/Druri 0.4% 12.5% 1.7% 0.0% 0.0%6 Goma/Lëkura 0.7% 0.3% 0.0% 0.0% 0.0%7 Metal 1.6% 0.9% 3.0% 0.3% 4.5%8 Xhami/Shishet 2.6% 1.4% 28.1% 0.3% 0.3%9 Qeramika/Guri 0.3% 1.5% 0.0% 0.1% 0.0%

10 dheu/hiri 0.1% 11.6% 0.0% 0.2% 0.6%11 Tjera 7.7% 15.8% 0.4% 0.6% 3.4%

Grand Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Amv në zonaurbane

Amv në rurale Restorane Lokale tjera ZyraNo. Tipi I Mbeturinave

Përbërja e mbeturinave (Verës)(2)

1 Mbeturina e Kuzhinës 5.1% 6.3% 70.8% 2.5% 46.2%2 Letra 32.3% 14.8% 26.8% 8.2% 29.9%3 Tekstili 1.5% 6.1% 0.0% 1.4% 0.7%4 Plastika 40.2% 26.5% 2.0% 10.7% 7.5%5 Bari/Druri 0.3% 0.0% 0.0% 25.9% 2.4%6 Goma/Lëkura 0.0% 0.1% 0.0% 0.1% 0.1%7 Metal 1.9% 8.5% 0.1% 0.5% 1.1%8 Xhami/Shishet 3.2% 35.2% 0.2% 0.5% 5.9%9 Qeramika/Guri 3.1% 0.0% 0.0% 0.7% 0.4%

10 dheu/hiri 1.2% 0.1% 0.0% 29.9% 2.3%11 Tjera 11.2% 2.3% 0.0% 19.4% 3.5%

Grand Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

TotalShkolla Hotele TregjeRrugë dhe

ShesheNo. Tipi I Mbeturinave

Gjetjet tona në WCS verës: Pjesa me e madhe/përbërja ishte nga mbetjet e

kuzhinës (46.2 %), përcjellë nga letra(29.9 %). Të dyja llojet përbëjnë pjesën e llogaritur për 76.1 përqind. Secila pjesë/përbërje e llojeve tjera përveq mbetjeve të kuzhinës dhe letrës nuk ishte më e madhe se 10 %.

Mbeturinat e Amvisërisë: i) Letra,bari/druri,qeramika/guri, dheu/ hiri dhe të

tjerat gjenerohen më shumë në zona rurale(Dobrushtë dhe Zhur).Dallimet në pjesë/përbërje në mes të zones urbane (qytet të Prizrenit) dhe zonës rurale janë të dukshme.Pjesa/përbërja e barit/drurit dhe qeramikës/gurit në zona rurale ishte 12.5 dhe 1.5, respektivisht.Në zona urbane,ato ishin 0.4 dhe 0.3, respektivisht.Ishte dheu/hiri ku është parë dallimi më i dukshëm në proporcion.Pjesa/përbërja ishte 11.6 në zona rurale kundrejtë vetëm 0.1 në zona urbane.

Mbeturina tjera: i) Proporcioni/Përbërja e xhamit/shisheve ishte mjaft e lartë në restorane dhe hotele.Ishte 28.1 në restoran dhe 35.2 në hotel, respektivisht, edhepse proporcioni/përbërja gjithsejt ishte vetëm 5.9 përqind.

ii) Pjesa/Përbërja më e madhe e letrës është parë në lokale tjera (74.4 përqind),përcjellë nga zyrat (51.2 percent) dhe shkollat (32.3 përqind).

iii) Proporcioni I plastikës është pare i lartë në zyra (29.7 përqind), shkolla (40.2 përqind) dhe hotel (26.5 përqind), edhepse gjithsejt ishte 7.5 përqind.

iv) Proporcioni i dheut/hirit ishte mjaft i lartë në rrugë ose sheshe (29.9 përqind),edhepse gjithsejt ishte vetëm 2.3 përqind.

2. Studimi i Opinionit Publik(Komunitetit dhe operatorëve të Biznesit) ,(POS): Tetor – Dhjetor/ 2011

Objektivat e Studimit: POS është bërë për të mësuar se në çfarë mase janë të kënaqur qytetarët dhe subjektet afariste në Komunën e Prizrenit me Menagjimin e Mbeturinave të Ngurta. Përmbajtja e Studimit: 401 amvisëri dhe 101 subjekte afariste janë

zgjedhur si mostra studimi. Projekti ka vizituar secilën mostër dhe ka bërë

intervistën sy-më-sy duke përdorur një pyetësor. Projekti ka mbledhur/analizuar opinionet e tyre

përmes pyetësorit të plotësuar. Është studijuar se si banorët e Komunës së

Prizrenit ndihen rreth: i) çeshtjeve të tyre komunale përfshirë atyre socio-ekonomike,politike dhe çeshtjet mjedisore; ii) problemin serioz mjedisor; iii) ndonjë problem të shkaktuar nga mbeturinat; iv) çeshtjet që kanë të bëjnë me menagjimin e Mbeturinave; v) mbledhja e pagesës për mbeturinat/mënyra e pëlqyer e tyre për mënyrën e grumbullimit të mbeturnave; vi) reciklimi, dhe vii) përmirsimi i gjendjes së Mbeturinave të Ngurta.

Rezultatet e Gjetjeve tona: Ju prezentojmë disa nga rezultatet.Rezultati mbi atë se si ata ndihen për’problemin serioz mjedisor’,shkalla sa janë të kënaqur me shërbimin aktual të grumbullimit”,”sa janë të gatshëm të paguajnë për grumbullimin e Mbeturinave” dhe”aktivitetet e reciklimit” mund të jenë interesante për ju.Ju lutem shihni tabelën më poshtë.

Cilat janë problemet më serioze mjedisore (Amvisëri & Subjekte Afariste)

Probleme Mjedisore Amvisëri Biznese Ndotja e Ujit 13,9% 8.90% Ndotja e Ajrit 9,8% 14.10%

Problem I Zhurmës 6,1% 15.60% Problemet e Mbeturinave

të ngurta 57,7% 60.00%

Vërshimet 2,0% 0.70% Tjera 10,5% 0.70%

Gjithsejt 100% 100%

Scene of Interview in POS

Page 3: PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË ......dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona urbane,amvisëria në zona rurale,restorane,lokale tjera,zyra,shkolla,hotel,tezgë

Pamje e puntorëve të grumbullimit me 4 ton kamion gjatë studimit të Kohës & Lëvizjes

“Problemi i Mbeturinave të Ngurta” ka dale të jetë problem më i madh mjedisor.Është përmendur nga rreth 60 % e të anketuarve.

A jeni të kënaqur me shërbimin aktual të grumbulimit? (Amvisëria)

16.6 % (13.9+2.7) janë përgjigjur “jo shumë” ose “Aspak”.Të anketuarit poashtu janë pyetur me pyetjet si më poshtë.

Pse nuk janë të kënaqur me shërbimin aktual të grumbullimit? (Amvisëria,u lejuan më shumë përgjigje)

Pag

esa

e sh

ërb

imit

e

shtr

enjt

ë

Sh

ërb

imi

nu

k b

ëhe

t m

e o

rar

Nu

k m

jaft

on

fr

eku

en

ca

Sje

llja

e p

un

torë

ve

nu

k ës

htË

e m

irë

Pik

a e

gru

mb

ulli

mit

n

uk

pas

tro

he

t p

as

gru

mb

ulli

mit

pak

ëna

qu

r m

e sh

ërb

imin

14 23.7% 32 54.2% 37 62.7% 13 22.0% 6 10.2% 59

Pika që ceket më shumë është “Nuk mjafton frekuenca.” (62.7%), përcjellë nga “Shërbimi nuk bëhet me orar”(54.2%) Sa jeni të gatshëm të paguani në muaj për

shërbimin e grumbullimit nëse përmirsohet shërbimi? (amvisëria,treguar nga shkalla e të ardhurave)

36.3 % janë përgjigjur “zero” euro, e cila mund të interpretohet si jo gatishmëri për të paguar shërbimin.Në anën tjetër, 57.4 (12+38.8+6.6) % janë të gatshëm të paguajnë më shumë se tarifa e tanishme që është 4.5 euro. Më shumë se gjysma e amvisërive me të ardhura 200 euro ose më pak janë përgjigjur “zero” ose “<

4.5” euro. Sidoqoftë,nëse shikohen amvisëritë tjera,më shumë se gjysma janë të gatshëm të paguajne më shume se aktualisht 4.5 euro.

A bëni reciklim? (Amvisëria)

Shumica e banorëve në Komunën e Prizrenit nuk bëjnë reciklim.Vetëm 20 nga 398 amvisëri është përgjigjur “Po”.Gjërat e recikluara ku banorët thanë “po” përfshijnë letrën,kartonin,shishet e gjamit,kanaqet,kanaqet e metalit ,shishet plastike,plastikën e butë dhe metalet( siq janë të vjetrat).Tanimë,është e qartë se banorët e Prizrenit nuk bëjnë reciklim të ndërgjegjshëm. A mendoni se reciklimi është i nevojshëm?

(Amvisëri)

Sidoqoftë,banorët e Prizrenit e konsiderojnë të nevojshëm reciklimin.90 % ose më shumë se aq janë përgjigjur se reciklimi është i nevojshëm.Arsyeja kryesore pse ata e shihnin të nevojshëm reciklimin ishte se donin “mbrojtjen e ambientit”.

3. Studimi i Kohës dhe Lëvizjes (K&L) : Tetor – Nëntor/2011

Objektivat e studimit: Ky studim është bërë i) të studijohet gjendja aktuale e shërbimit të grumbullimit dhe ii) të identifikohen problemet që duhet të zgjidhen për një përmirsim të shërbimit të grumbullimit. Përmbajtja e Projektit: Për studimin e K&L projekti ka zgjedhur 4 lloje të

automjeteve për grumbullimin e mbeturinave: i) kamion 4 ton, ii) kamion 7 ton, iii) traktorin 1.5 ton iv) skip ngarkuesin.Secili aset është i Ekoregjionit.Ne kemi ndjekur rrugëtimin e secilit automjet.

Është studijuar efikasiteti i punës i vozitësit të mjetit dhe punëtorve të grumbullimit duke regjistruar kohën e fillimit/përfundimit të grumbullimit të mbeturinave.

Poashtu është studijuar lloji i grumbullimit të Mbeturinave (kontejnerë,komunal,derë më derë dhe pika ilegale).

Për më shumë,është studijuar sasia e mbeturinave të grumbulluara duke përfshirë gjërat e reciklueshme. Edhe lokacionet ku janë grumbulluar ato janë studijuar.Këto rezultate të studimit janë përdorur për studimin e aktiviteteve të reciklimit (shih Seksionin 4).

Të dhënat gjeografike të rrugëve të grumbullimit si dhe pikat e grumbullimit janë marrë duke përdorur pajisjen GPS.

Po,shumë Po,në një

masë Jo

shumë Aspak Nuk e di Total

121 33.0% 184 50.1% 51 13.9% 10 2.7% 1 0.27% 367

Tarifa Të ardhurat

0 < 4.5 € 4.5 € 4.5€< 9€ 9€ < Total

< 200€ 38 46.3% 8 9.8% 17 20.7% 19 23.2% 0 0.0% 82

< 400€ 57 35.8% 13 8.2% 18 11.3% 62 39.0% 9 5.7% 159

< 600€ 14 26.4% 0 0.0% 4 7.5% 30 56.6% 5 9.4% 53

< 800€ 2 13.3% 1 6.7% 1 6.7% 8 53.3% 3 20.0% 15

<1000€ 1 12.5% 0 0.0% 0 0.0% 5 62.5% 2 25.0% 8

<2000€ 1 14.3% 0 0.0% 0 0.0% 4 57.1% 2 28.6% 7

Nuk e di 12 50.0% 1 4.2% 2 8.3% 8 33.3% 1 4.2% 24

Pa përgjegje 8 44.4% 0 0.0% 2 11.1% 6 33.3% 2 11.1% 18

Gjithsej 133 36.3% 23 6.3% 44 12.0% 142 38.8% 24 6.6% 366

Po Jo Gjithsej 20 378

Po Jo Total Urbane 229 95.42% 11 4.58% 240 Rurale 145 90.06% 16 9.94% 161

Page 4: PROJEKTI PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË ......dhe nga kategoria e gjenerimit (amvisëria në zona urbane,amvisëria në zona rurale,restorane,lokale tjera,zyra,shkolla,hotel,tezgë

Rezultatet e Gjetjeve tona: Rezultatet kryesore dhe gjetjet tona prezentohen më poshtë.

Rruga e grumbullimit: Në rrugën unazore kamioni 7 tonësh disa here në ditë përsëritë grumbullimin e Mbeturinave.Disa here në ditë përshkon rrugën e njëjtë.Zona/rruga e grumbullimit për kamionin 7 tonësh duhet të rikonsiderohet.

76 deri 82 përqind e orëve të punës për vozitësit/puntorët e grumbullimit hargjohen për seri të grumbullimeve të Mbeturinave duke përdorur kamionët për bartjen e tyre në deponi.Efikasiteti punës së tyre është gjykuar I lartë.

4. Aktivitetet e Reciklimit: Tetor – Nëntor/2011

Objektivat e Studimit: Ky studim është bërë i) të identifikohet gjendja aktuale e sistemit të reciklimit në Komunën e Prizrenit dhe ii) të vlerësohet shkalla e reciklimit si dhe rrjedha e reciklimit.

Përmbajtja e studimit: Projekti ka vlerësuar sasinë e gjenerimit të

gjërave të reciklueshme(metal,letër,PET shishe,xham,plastikë e butë dhe plastikë e fortë) bazuar në WACS,Studimin e K&L dhe intervistave me 21 persona / organizata, përfshirë puntorët e grumbullimit,mbledhësit e Mbeturinave,blerësit e gjërave të reciklueshme dhe vende tjera ku mblidhen gjërat e reciklueshme,si KFOR-i Gjerman dhe disa qendra tregtare.

Sasia e gjërave të reciklueshme të mbledhura nga puntorët e grumbullimit poashtu është studijuar.

Rezultatet dhe gjetjet tona: Në Komunën e Prizrenit, reciklohen

metali,letra,plastika e fortë,plastika e butë,PET shishet dhe xhamat.

Metali dhe PET shishet reciklohen 100 % dhe 48 % respektivisht.Shkalla e reciklimit të tyre është relativisht e lartë.

Plastika e fortë,letra dhe plastika e butë nuk reciklohet shumë. Shkalla e reciklimit (artikullit) është vlerësuar 3.3%(plastika e fortë), 11.1% (letra), dhe 17.5% (plastika e butë).

Gjithsej sasia e vlerësuar e gjërave të Recikluar në Komunën e Prizrenit është vlerësuar 9.0 ton/ditë. Është 5.5 % e sasisë totale të Mbeturinave të gjeneruara në Komunë.

Sasia e gjeneruar e letrës për tu Recikluar është vlerësuar 35.2 ton/ditë në Komunën e Prizrenit. Sidoqoftë, shkalla e reciklimit është vlerësuar të jetë vetëm 11 %.

5. Studimi i Tregut të Kompostit:Tetor – Nëntor/ 2011

Objektivat e Studimit: Ky studim është bërë për të analizuar fizibilitetin e kompostimit të Mbeturinave organike në Komunën e Prizrenit.

Përmbajtja e Projektit: Rezultatet/të dhënat mbi C/N (komponentet e

azotit dhe karbonit),analizimi i mbetjeve nga kuzhina të fituara përmes WACS,janë rishikuar.

Projekti ka studijuar ata që bëjnë kompostim në Komunën e Prizrenit.

Është studijuar në çfarë mase bëhet biznesi i kompostimit.

Rezultatet dhe Gjetjet tona: Është studijuar shkalla e C/N përmes WACS dhe

është gjetur të jetë 20-40.Kjo konsiderohet e përshtatshme për kompostim.

Është vetëm një kompani që bënë kompost në Komunën e Prizrenit.Kompania bënë 200 ton kompost në vit.Çmimi I kompostit shkon rreth 20-25 Euro/ton ose 0.40 euro/20 kg pako.Çmimi I kompostit ishte relativisht më I lartë se I plehut kimik,duke marrë parasysh sasinë e nevojshme të kompostit/plehut që kërkohet të shpërndahet për njësi të fermës.

Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit është aplikuar.Nëse ndërtohen premisa për bërjen e kompostit,ligji përcakton ndërtimin e premisave me sistemin trajtues në mënyrë që të shmang erërat/rrjedhjet jashtë.

6. Konkludim

WACS është bërë prapë në Mars 2012 për të fituar të dhënat ‘dimërore’.Këto dhe të dhënat/rezultatet tjera nga studimi përmbajtësor do të përdoren për të identifikuar rrjedhën e mbeturinave duke shfaqur procesin e gjenerimit të Mbeturinave/shkarkimin,grumbullimin/bartjen,procesimin e ndërmjetëm dhe deponimin final në Komunën e Prizrenit. Për më shumë,të dhënat/rezultatet poashtu do të përdoren për planifikimin e pilot projekteve që do të implementohen për ekzaminimin e një sistemi më të mire për grumbullimin e Mbeturinave.

KONTAKT PËR INFORMATA Personat kontaktues: -Zt. Junji ANAI, Kryekëshilltar -Zt. Hiroshi FUJITA,Zv/Kryekëshilltar *Kontakt në Anglisht

-Zt. Nehat Bojaxhiu,Asistent I Projektit Nr.i tel: 044 191 488

-Znj. Mimoza Kele, Asistente e Projektit *kontakt në gjuhën Shqipe dhe Angleze

Adresa e zyrës: Zyra e Projektit për ngritjen e Kapaciteteve për Menagjimin e Mbeturinave drejtë një Shoqërie të Shëndoshë Dhoma Nr. 70, Kati I 4të , Kuvendi Komunal (ish- Bankos) Rruga Remzi Ademaj 20000, Prizren, Republika e Kosovës