poezitë konkuruese për Çmimin letrar “ frang bardhi” -2017 ... filepoezitë konkuruese për...

112
Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim ylli unë kam vonesë Vijë nga legjendat shpirtin mbush furtunë Atje ku më syrgjynose n'katakomb-harresë Ti shpirtbardha zemërakullta Ajkunë Unë jam kalorës ndaj s’më mposht gurrnia Ti mbyllma dritaren me forcë e tërsëllimë Me buzëqeshjen tënde do shëroj plagët e mia Ti zapto dhe ajrin unë prapë do marr frymë Do vijë ballëlart përmbi Vraç kalëruar Lugjeve të Verdha nëpër ato dhiare Do vijë këtë fillimvjeshte etjen për të shuar Aromën larg ia ndjej mollës TETOVARE Nëse pret të vijë në këto ditë shtatori Mos më prit në ëndërr më prit në çdo kohë Do vijë me shpejtësi si flakë meteori Rrugën nuk ma ndal as shtrëngatë as llohë.

Upload: others

Post on 24-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017

Poezeia Nr 1

RRUGËTIM YLLI

Një rrugëtim ylli unë kam vonesë

Vijë nga legjendat shpirtin mbush furtunë

Atje ku më syrgjynose n'katakomb-harresë

Ti shpirtbardha zemërakullta Ajkunë

Unë jam kalorës ndaj s’më mposht gurrnia

Ti mbyllma dritaren me forcë e tërsëllimë

Me buzëqeshjen tënde do shëroj plagët e mia

Ti zapto dhe ajrin unë prapë do marr frymë

Do vijë ballëlart përmbi Vraç kalëruar

Lugjeve të Verdha nëpër ato dhiare

Do vijë këtë fillimvjeshte etjen për të shuar

Aromën larg ia ndjej mollës TETOVARE

Nëse pret të vijë në këto ditë shtatori

Mos më prit në ëndërr më prit në çdo kohë

Do vijë me shpejtësi si flakë meteori

Rrugën nuk ma ndal as shtrëngatë as llohë.

Page 2: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 2

ZOGU ME KRAH TË THYER

Vërtitet diku në anërrugë duke kërcyer

dhe mundohet të vendosë në vendin e vet,

krahun e tij të thyer.

Por ai nuk i bindet,

ashtu siç nuk i bindet dega e thyer pemës,

pasi ka kaluar marrëzia e erës.

Tashmë e ka humbur përfundimisht,

krahun e tij të brishtë.

Së afërmi do të humbasë edhe jetën,

e cila bën përgatitjet e fundit para nisjes.

Zogu ka hapur portat e pritjes

dhe e sheh sa e kobshme është e vërteta.

Veçse as krahu, as jeta,

nuk i kushtojnë sa humbja e Perandorisë së Qiellit,

ku ai ishte një perandor i vogël.

Hedh sytë në kaltërsi

dhe nuk do ta besojë.

* * *

Tani që ka humbur qiellin përgjithnjë,

vdekja le të vijë kur të dojë.

Page 3: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 3

Dy herë s'muj me dekë...

Dy herë s' muj me dekë

I mblodha nadjet,

pa dalë drita.

Si troftë mbrrina në bregun tánd.

Natën njimijë vjeçe,

e ktheva n'libër lutjesh.

Djalë i rritun!

Më merr përdore,

unë e vogla kam humb rrugën...

Cila hije t'u shfaq

që ndau më dysh

Titanikun e ndjesive?

Ndoshta ti nuk erdhe

që unë tē shoh rrugën ku duhet të ec.

Ani!

Të penduemin e fal dhe Zoti.

Në s'më përgjigjeshe dot n'dashni,

mos ta lëshoje n'dritaren teme

Page 4: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

atë guralec,

se unë tash...

s'ta kthej dot me gurë.

As fjala e zemrës nuk m'shëron má.

Pranvera me sy të tham'

po vjen drejt meje.

Lem' në zjermin tem

që nesër mos të t'urrej!

Dy herë s' muj me dekë...

Page 5: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 4

PAMË PLISA TË GRISUR E TË

PËRGJAKUR

Kam përsëritur me qindra herë

Se në mëngët e këmishës sime të arnuar

Fshihen

Të gjitha llojet e erërave

Stuhitë dhe furtunat

Si foshnjat flenë nëpër historitë e arnave

Gjithmonë dhe në çdo kohë

Më kujtohen kaprojtë e fëmijërisë

Më kujtohen

Sutat e egra kur lodronin

Nëpër gjelbërimin e djegur

Lodronin

Pa asnjë ëndërr për të nesërmen

Ishin kohërat e liga

Kur njeriu përtypte hekurin

Për një fjalë goje

E degdisnin nëpër burgjet e nëndheshme

Nga të cilit mund të dilte

Vetëm me një arkivol gri

Page 6: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Ishin motet e liga për shqiptarët

Nëpër rrugët e Gjilanit

Pamë plisa të grisur

E të përgjakur

Pamë se si i gjuante furtuna me gurë

Kurse fjalën

S’mundte ta burgoste askush.

Page 7: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 5

Trimi me muskuj prej balte

Mes klithmave të kamufluara Nga spazmat e dhëmbjeve

Që as djajtë nuk i durojnë

E pashë viganin prej leckash,

E s’di nga se më erdh me thirrë: -Ky është trimi i çartur

I nahijes ku përkunden

Në shilarësin e vegimeve fatlume!

Zgjimet ne dijmë t’i vrasim Me shigjeta e me plumba Ëndrrash nevrastenike Vagabondësh të

pandreqshëm,

Dhe me një xixëllonjë mirësie

Rrekemi për të ndezur

Të nesërmen në udhëkryqe Vakishë që të trembin.

Unë nuk e di se në cilën çerdhe

Struket vendi i fshehtë

Ku çelësi i pseve të panumërta

Futet lirshëm e pazhurmë,

Por, di se besimet sharlatane

Kanë krijuar marimangën e neveritshme

Me paradoksin e një sudoku

Marrëzisht të padëshifrueshëm.

Page 8: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Kam mësuar nga zoologët

Se ka kërma që shpresojnë

Para se të jenë lavra bajate

Si ky trim i çartun pa pupla

Që ka veç muskuj prej balte,

E kam thënë troç e pa nëntekst:

-Duhet drejtësi e jo fjalë të mekuna

Me e ndalë turrin e kafshimeve mbi altar!

Page 9: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 6

ASGJË GJERGJI IM

Asnjë fjalë njeriu

Të thënë a të pathënë

Nuk e mbaj në kokën time

Të njëjtat si të djajëve ngjajnë.

Me ty Gjergji im ruhet emri i kësaj toke

Kënga e që nxirret legjendave

Kohët e betejave flasin vet

Askush asgjë nuk keni thënë për heroin tim.

Toka dhe deti më mirë së cili do kronikan

Janë dëshmitar kur flasin për heroinat suliote

Që ruan nderin thellësive titanikiane.

Cili zot nëse është zot nuk do të urrente

Barbarinë e pesqind shekujve ferri.

Me njeriun nuk merrem

Nëse nga shpirti më flet

Me gjuhën e djallit.

Page 10: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Agjë nga fjalët Gjergji im

Edhe nëse bota dhe njeriu

Nuk jetojnë fare.

Me tokën flasin lulet

Dhe çdo ditë sjellin shi

Të rritën sa krenaria ime për ty

Gjergji im.

Page 11: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 7

Pasqyra

Pasqyra,

sot herët reflektoi

imazhin e dikujt

që s’isha unë.

Gjunjëzuar përballë saj

si murgeshë para altarit,

që Hyjit e Virgjëreshës lutjet i çon,

dallova tjetërkënd në xham.

Imazh që ikte e vinte,

ulej e ngrihej,

a thua luante vigani – shkurtabiqi.

E unë nga frika e shpërfytyrimit

u kërrusa,

përmbys u ktheva dhe dënesja fort, me dhimbje.

Mendja më gjëmonte.

Ku jam unë?

Ku?

Më vodhën, shpërfytyruan

apo pasqyra luan e tallet me mua?!

Page 12: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 8

NGREHINAT E RRËNUARA

Eh, memorja ime e plagosur, e vrarë,

Ulur këmbëkryq mbi ato pak qeliza të trurit,

që ende kanë mbetur gjallë.

Ngrehina të rrënuara,

pa formë e pa ngjyrë,

si fantazma enden,

në trurin tim të mpirë.....

Hije të së shkuarës që dikur ishin njerëz,

baresin në rrafshinat e kujtesës,

pa shenja trafiku e semaforë,

Somnanbulë të frikshëm,

kërkojnë frymën të më marrin,

në bulevardet pa dritë, misterioze,

mbështjellë me pelerinën e zezë të krimit,

përgjojnë molekulën më të fundit

të mendimit.....

Hijet, këto larva të neveriteshme,

pasi më vranë rininë,

e me vodhën pranverën plot dritë,

Tentojnë,

egërsisht përsëri,

Të më vrasin Lirinë.....

Page 13: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 9

Vdekje me zà t'naltë

Drita e mëngjesit vetshpallet

Pa ty , pa mue.

Pikëpyetjet bien nga qielli si shi gushti.

Gjithëçka ka nji t'kalueme

Por jo dhe nji t'nesërme.

Dhimbjet forcohen

Si engjëj pa gjumë

Nji erë fryen skutave

I kalon gardhiqet e zemrës e ban cka don vetë

Zogu qi rri hutueshem në shpirt e ka harrue kangen

Tek- tuk lëshon ndonji pendël ujore nepėr tregimet e dhimshme

Të nji durimi t'sterzgjatun dhe hesht.

Retë!

Ah retë mblidhen në gushë

Si peshqi t'ngordhun

S'kan fillim ss fund.

Nis e sos njeri lufton

Për tu ba vdekje me zà t'nalt.

Page 14: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 10

VJEN E IKËN

Vjen e ikën duke ecë mbi gishta mendimesh

si me pasë drojë

se po m'i çakërdis kordat e qetësisë.

Ti nuk vjen.

Hi cigaresh prehet përgjumshëm

në tavllën hapur goje,

e unë rriska indiference

kinse,

rreshku përcëllueshëm

mbi gaca vegimesh.

Ti vjen.

Fryma jote m'i ngujon fjalët

e zdralë mërzie

lahen

prej afshesh të ndezura

deri në asht.

Me sytë kah porta e ditë-netëve

ecjen tënde mbi gishta mendimesh

ndjej,

e përkundem

nëpër shtëllunga gjumi,

ëndrrash kafshuar.

Page 15: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 11

LETËR VËLLAIT

Nuk e di, s’e di për çka më vjen të qaj

Dhe pse një lotëz më ndrit nëpër sy?

Para odës së vjetër shpesh hapat i mbaj

Ku flinim dikur në fëmini.

I heshtur, kokulur rri para asaj dere…

Herë syri çelet e mbushet me dritë,

Kujtimet e dëshirat gjëmojnë si koshere

Dhe ndjej si largësia na tret e cfilit…

Edhe qeni plak nis e rebelohet

Me një të lehur trishtimi të zbetë,

Po në vend të tij shpejt po hijeshohet

Një këlysh i bardhë plot jetë.

Po ti eja një herë, vëlla i dashur!

Çdo lule në kopsht petalet do t’i hap,

Muzat këtu do të presin krahëhapur

Dhe shpirti një melodi të re do kap!

Page 16: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Vargjet do të bien erë trëndelinë

Rimat do të shndrisin vërshime hënore…

Në pranverë do të kthehet çdo stinë

Sa herë të vish me nusen për dore!

Eja pa droje, vëllathi im, ti eja!

Eja kur të duash, dimër qoftë a verë!

Sepetin plot me ftonj e mban nëneja

E përmallur do të hapet këtu çdo derë!

Page 17: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 12

ATA QËNDROJNË ZGJUAR

…dje tinguj kitare e krisma armesh

Sot ligjërues të përjetshëm

Kuqezi në palë të flamurit

Në beteja tinguj zjarri dëgjohen

Telave të mprehtësisë së mendjes

Në udhëtimin e pafund

Qëndrojnë zgjuar

Kotjen e hoqën nga sytë

Prushin e këngës së pavdekshme

E ruajtën në bërthamën e shpirtit

Ata nuk i prek vaji i nënave

As rënkimi i etërve

Madhërisht

Rinin e tyre e mbyllen në shtigjet e lirisë.

Page 18: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia nr 13

Zonjushë e përjetshme

(Musine Kokalarit dhe jo vetëm)

Vetëm nga një fjalë e jotja

Ndjej pavlefshmërinë time, mike.

Se je befasia e vendit tim,

Ngjan me një perrì antike.

Dhe me tënden mençuri, pyes:

Përse zemrën dot s’ta shembën,

Kur vlerësoje ligjin e frymëmarrjes,

Për të shkruar fjalën liri,

kurrë s’të trembën?

Pak fjalë të tuat

Dhe më bëhet sikur jetoj një përrallë.

Bota më zbulon motivin e saj rastësor,

Magjinë e pashpjegueshme të të qenit i gjallë.

Kur fole, shkrove

Dhe sfilonin buzëqeshjet

Mes dhëmbëve të bukur,

Zonjushë e përjetshme, më mbete pranë

Duke ëndërruar me sytë pa lot.

Dinjiteti i kishte shkundur.

Page 19: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Si jehonë më arrijnë fjalët e tua.

Më sjellin Koloseun e mbijetesës:

Të rrosh a mos të rrosh dhe si?!

Shtëpinë e dijes “La Sapienza”*.

E vetmja, e jotja dashuri…

Dhe shëtitoren e Rrëshenit,

Ku askush veç vrundullit të erës

Rrotull nuk të gjindej.

Kalldrëmet e qytetit jugor,

Ku përjetësia me mund e me vdekje lindej.

Edhe një rresht tëndin…

Pres që ligjërata të mbarojë

Dhe gëzimi për të jetuar të më rrëmbejë

E gjer në pambarim të më dërgojë.

Vetëm një fjalë e jotja

Dhe mësoj se ndodhemi në histori

Si një çrregullsi e shtrënguar fort te kujtimi,

Për të mësuar mirë,

Se ç’do të thotë, për njeriun, mundimi.

Përsëri, vetëm një fjalë e jotja

Dhe më zhvishet nga retë mbrëmja.

Është mrekulli, që ne jemi akoma

Page 20: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Dhe ti, shpresoj më në fund,

Të kesh shpëtuar, atje, përtej, nga ftoma.

Dhe vazhdoj të lexoj

Magjitë e fatit, absurditetet e kohës,

Mes telave me gjemba

Dhe telave të një çiftelie.

Dhe hamendësohem,

Nëse e kemi kapur ëndrrën tënde të hershne

Për një grimë të vërtetë lirie.

Ndaj, do të të thoja, Zonjushë e përjetshme,

Se do të vazhdoj t’i ndjej rrahjet e zemrës tënde

Brenda simes edhe më të thekshme.

Page 21: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 14

Natë

Natë, mbulesë kozmike

Lum ata që nuk kanë frikë

Natë, terr magjik

Lum ata që nuk flenë...

Oh, natë që pushton

Larg nga dita e paditur

Dhe dërgon lart, shumë lart

Atje ku shpirti është ngjizur...

Premtimin e moçëm e mbajte

Oh, natë e bekuar,

Yjet sërish i dërgove

Sho-shoqit kemi shumë për ti treguar...

Page 22: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 15

SE KAM MERAK SË VDEKURI

Se kam merak së vdekuri

Do ju flas së gjalli,

Me zërin e shtruar të erës,

A me ndonjë

Bubullimëz qielli,

E flakës zjarri,

Me heshtje sysh

Shkëputur prej yjeve,

A me ndonjë rreze dimërore,

Që më shpon në shpirt,

Si një gozhdës ari.

Dua t’ju flas me aromën

E bukur të luleve,

Kur janë në shpërthime prilli,

E me përvojën e malit

Që ka duruar rrufe,

E ngrica mbi shpinë,

Mahnitur dhe nga këngë bilbili,

Se dua t’ju ndriçoj rrugët,

Se dua t’ju ngroh shpirtrat

Page 23: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Me ndonjë fjalëz malli…

Se kam merak së vdekuri,

Të mos ju ndëshkojë nata,

Dua t’ju flas së gjalli.

Se të vetmet pasuri që kam,

Në këtë kafkë e zemër plot gjak,

Janë dashuria, dhimbja dhe fjala,

Që koha e pamëshirë po i flak!

Ndaj dua t’ju flas së gjalli,

Se, së vdekuri, kam kaq, merak!

Page 24: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 16

KËNGË NJË PËR TY!

Këngë një dua të këndoj

për të bukurën nusen e shtëpisë,

tentoj që ylberi të më xhelozoj

këngët lirike të bashkëngjiten

shronjat të hedhin vallen

për të

nënën e fëmijëve të mij!

Ah...sa dua

pleqërinë të shijojmë,

në vendin e bekuar të takimit të parë

shtetitjet në alenë e rinisë

përqafimet e ngrohta

mirësia e natyrës të na shpërblej.

Ndofta, nuk di, ndoshta tepër kërkoj

perëndimin e diellit të takojmë

endemi në natën e yjeve

sërish, po po sërish,

të zgjohemi me lindjen e ditës.

Shpresoj

ushqyer me nektarin e bujarisë

Page 25: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

hap pas hapi largohemi në ngrohtësinë e pragut

ti, unë, të lëvizim bashkërisht

drejt të merituarës pleqëri.

Unë

pasardhësit endrroj

buzëqeshjen që deh edhe kohën

të lutemn, shikjo

ofruar janë

dëgjon

zërat e hollë shkrijnë moshën

është poezi kjo

gjyshe, gjyshi ynë

ndiej

derdhen fjalët e ardhmërisë!

Page 26: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 17

DITA TJETËR

Kaloi dhe vera me shpirtin në fyt

vjeshta avitet shtëpive- kulçedër.

Fjalë, haber nuk erdh- veç u prit-

dita me brengë pasohet me tjetër

Ranë dhe shirat e parë të fungushtit

në kopështin e mbjellë me pjepër,

nëna shtrëngon me gishtat e grushtit

brengën që pasohet nga dita tjetër

Tralliset dhe qielli, rrufe shkrep në plepa

herë pas here gojës vjell breshër

apet priten hajre, apet priten letra

dita me brengë pasohet nga tjetër.

Mandej vjen një fllad, turret një veri

në plepat e katundit Shën Pjetër

Dy prindër të kyçur në një shtëpi

përcojnë brenga te dita tjetër.

Tash nëna me përparsen lidhur nyje

shkon edhe shtron dy shtretër

një për të shoqin, një për të birin-

Page 27: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

shtrëngon brengën për ditën tjetër

Vetë nuk shtrihet, mendjen e çon gjetkë,

gjezdis në Kontinentin e Vjetër

ruan të gjallë kujtesen e vetë

brengën e forcon për ditën tjetër.

Dhe pret mesnatën, vijën fatale

tek datat i ndanë një kronometër

drejtohet kah qielli dhe lutet pa prà

"Jepmë Zot jetë dhe për ditën tjetër!

Kudo që ta keshë degdisë birin tim

vetëm jetën, të lutem, falja patjetër!

Falja dhe shëndetin në e paç mundësinë

dhe jepmë forcë për ditën tjetër!"

Dëbora u derdh miell mbi përtrollëza

në Korab e zu dëborën e vjetër,

nëna me përparësen lidhur nyje

pason brengën për tek dita tjetër.

Page 28: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 18

TË DY TË HUAJ

Të dy të huaj në këtë vend

ti i varfër unë një e pashpresë

ne jemi harresa për gjithkënd

ti kujdes shpresën dhe ajo të vdes.

S' na vë kufij gjuha që ne flasim,

ky vend ku jetojmë, pa të dy ne rron

në halle kaq shumë sot ngjasim

kriza, kjo plagë heshtur kafshon.

Ti nën kazane rrëmon orëve të vona

t'u çosh fëmijëve ndonjë kothere në darkë

unë pasuri kam një pako makarona

dhe xhepin bosh, pa asnjë qindarkë.

Nëse të shoh nesër tek i njëjti vend,

lëmoshë s'do mundem të të fal, natyrisht

do eci e menduar me mendimin tënd

uria jote do më ngopë plotësisht.

Page 29: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 19

Lermëni…

Mos ma merrni atë copëz qiell, ju lutem!

Mos ma mohoni atë rreze dielli,

Mos ma zbrazni këtë shpirt në shkreti,

Mos mi mohoni ato pak copëza lumturie,

Lermëni akoma dhe një ditë më shumë të marr frymë e lirë !

Ju lutem,

të jem mes jush,

të rend mes fushash të blerta pafund ,

të prek ndër gishta barin e njomë,

e të ndjej aromë pafund pranverash,

nektare lulesh të ujitura nga lotët e dhimbjes dimrave të jetës sime.

Lermëni akoma dhe një herë të rindërtoj ato rrënoja të rëna kështjellash,

një e nga një të vendos me durimin e kalitur të shekujve

copëza gurësh të rëndë, sa vetë jeta rrokullimë,

me duar gjakosur të ngre mure të larta,

e mbi të sotmen e hidhur të ngre botë të reja...

Page 30: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 20

GRUA, MOS PROVO TË VDESËSH!...

Grua, për pak sa s’më ike, nga gripi i rëndë...

Vdekja zgjati kthetrat, skërmiti dhëmbët,

të më linte vetmitar, me fëmijët pa nënë

dhe u bëra copë akulli, nga koka te këmbët.

Ne përjetuam një jetë binjakësh të adhuruar,

aq sa më duket, sikur linda i martuar me ty.

Tani, kaq keq, fatin kush ma kish zemëruar,

të më sillte për trupin tënd, arkivolin e zi?...

Fanatikët donin mos lidhnim gjakun bashkë,

mos përzienim ndarjen, në emra e mbiemra.

mos shkelnim kufirin e bajramit me pashkë,

kur ne i kishin lidhur nyje, fijet në zemra...

Dhe u kurorëzuam pa saze e fustan nusërie,

duke fjetur në çarçafë të bardhë ëndërrimi.

U mbuluam me jorgan puthjesh, në vite rinie,

për të krijuar tre yje, me ndriçim vezullimi.

Kush ma mbylli papritur rrugën me ferra

dhe të ardhmen me xhama të copëtuar?

Kush më hapi, nga horizonti, deri te dera,

Page 31: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

këtë humnerë të thellë, për t’u dërrmuar?...

Ndjeva, më sulmuan ujqër, lukuni egërsire,

arinj nga thellësitë e pyjeve të qoftëlargut,

gjarpërinj helmatisës, kobra shkretëtire,

të më helmonin deri në inde, gjakun...

E mira grua, kryezonja e shtëpisë sime,

lartësuar, perëndesha ime e dashurisë,

ty të kam librin e jetës, me disa vëllime,

s’prisja të më bëheshe lot i dhembshurisë.

Kështjella ime do shembej, bashkë me mua,

nga katastrofa e apokalipsit tënd të tmerrshëm.

Grua, të kam dashur, tani më fort do të dua,

por para meje, më kurrë, mos provo të vdesësh.

Page 32: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 21

VAJZA E LETRAVE

Tani është ora e saj,

mos i fol,

nëse e sheh me një laps në dorë.

Jo! Mos guxo! Mos i fol!

Ej...ajo flet me letrat...

Tani ajo vajzë ka ndjerë shiun që ka rënë,

i ka prekur shpirtin, e do t'ia thotë dikujt,

por jo! Ajo nuk zgjedh dikë,

Ajo zgjedh t'ia thotë një copëze letre

Po! Ajo flet me letrat! Të habit?!

Tashmë asaj i ka rrahur zemra,

Kujt t'ia thotë? Njeriut-idiot?!

Jo! Ajo zgjedh një copëz letre,

Mos u çudit! Ajo flet me letrat...

U bë natë, mesnatë, ag...

Gjumi i saj ka marrë pushime,

Ajo vajzë dhe një letër po udhëtojnë...

Mos u çudit!

Ato shkojnë në Botën e Çudirave...

Page 33: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Shikoje! Ajo po loton,

Hë, i sheh njeri pranë?

Jo, sepse ajo nuk duron t'i qeshin me lotin!

Si gjithmonë ajo ka pranë një letër...

Sërish mos u çudit!

Ajo edhe kur loton, loton mbi letra...

Ajo tani ka kapur diellin,

ka veshur ylberin e do të shkojë t'i heqë retë qiellit,

por së bashku me një letër

Mos qesh të thashë!

Ajo flet me letrat...

Tani ajo vajzë është mrekulluar,

se nuk gjen fjalë të shpjegojë,

Se sa shpirt mban një letër!

Se sa peshë ka një letër!

Se sa e bardhë është kjo copëz letre!

Por ajo e di!

Është aq e bardhë sa e mban shpirtin e saj...

Kujdes kur ta gjesh vajzën e letrave!

Atë s'mund ta flakësh nëpër koshe mbeturinash,

E kam vërtet, kujdes!

Ajo s' ta ka nevojën, është e çmendur,

....të thashë,

Page 34: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Ajo flet me letrat...

Ah, pooo!!

Ti tani po pyet se ku i di unë këto!

Eh pra, të prezantoj,

Unë jam vajza e letrave...!

Page 35: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 22

IDA DHE ISIDORI

(Në çastet e fundosjes së Titanikut)

Kur shtretërit e akullt ujor të ajsbergut,

po thithnin ngadalë, Titanikun e madh,

dy zëra të ëmbël kuvendonin para direkut,

me pëshpëritjet e tyre në qiellin dëshmitar.

Të dua,- i thosh ajo me shpirt të vagëlluar,-

më dhe pijen e dashurisë, për në amshim

sytë e tu, aurora e drite më kanë ndriçuar,

shpirti yt zambak i artë, medaljon i gjirit tim.

Dua të jemi bashkë në të tjera përjetime,

kur të kthemi në dritë, të ngjitemi në yllësi.

Në gjoksin tënd, do ruaj zemrën time,

qielli, deti, toka janë të gjitha tek ti...

E dashur, je harmonia më e ëmbël për mua,

smeraldi i qiellit të sodit ecjen në sy,

hajmali e fatit, dëlirësi e ditëve, ti grua,

buzët mjaltë, fryma me cicërima e mirësi.

Të dua më shumë në këto çaste fundore,

perla ime e ngjyer me vesë trëndafilash,

Page 36: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

janë të pafuqishme kthetrat e vdekjes mizore

kur na pret parajsa me lule e këngë bilbilash.

Uji i detit xheloz, për këtë dashuri hyjnore,

hapi krahët e errësirës, rrëmbeu dritën njerëzore.

Page 37: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 23

ÇADRAT PREJ KASHTE TË

PLAZHIT NË DIMËR

Vuve..

Heshtja,

theu guackën e verës,

harruar mes brrylash të algave,

mbufatur nga mërzitja.

Vetmia,

mbi ylberin e hutuar të plazhit

nervin e etur për diell

kalb.

Era,

lëpin të verdhën e gjetheve

si një hardhucë e mbarsur.

Hija,

nëpër gurët e mardhur

heq lëkuren,

ndërsa kapele e kashtës numuron thinjat,

ulur në zgavrën e verbër të muzgut.

Page 38: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Trumcaku,

kruan sqepin në limanin,

ku temperaturat vallzojnë nën zero,

dhe mbledh thërrimet rënë nga dita.

Te pikëlluara,

rreken të kapin vezullime,

që gumezhijnë në ikje,

por dhimbja kullon

përkulur mbi arkivolin e vogël

të gjurmës së veruesit

të fundit....

Page 39: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 24

VAJZA

Një ditë, vajza pyeti plotë dëshirë ;

Nënë tregomë tek ty ,si kam ardhë,

Nga thellësia e shpirtit të mirë,

thotë nëna , nga zemra e bardhë.

Ti ishe në qënien time, ishe tek mendja,

shpirtin e kisha të mbushur plotë dashni,

ti ishe tek trupi im, plot ëndërra,

ishe mbrënda tek qetësia e syve të mi

Pastaj ëmbël, ju drejtua, të j'atit;

Baba,po tek ty,si erdha papritur?

O dritë e syve, nga dashuri e fatit,

o jetë, nga hapësirë e qiellit të ndritur.

Ju drejtua të motrës, motër e dashur,

tek ty si erdha ,mos erdha padashur,

OH e shtrenjta ime, isha e vogël,

kur prindërve u kërkoja; Më blini një motër,

Dhe bashkë të ndjeva tek profumi,

tek lulet e pranverës plot ngjyra,

drita e mëngjezit në krahë të pruri,

Page 40: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

me cicërimat e zogjve, ti ishe vet natyra.

Dhe me një buzëqeshje të ëmbël ,

vajza thotë plot çiltërsi,

vëlla,o vëlla, o shpirti i motrës ti,

po tek ty si erdha dhe t'u futa në gji.

Ti erdhe, si shpërthejnë lulet në lëndina,

shumë të kërkova, me to mblodha një buqetë,

për krahu nuse, vëllai të përcjell tek makina,

me vello të bardhë, motra ime, se ëngjëll je ti vet.

Me lot e ngashëryer, e vogla motër,

me magjin e pushtuar, plot lumturi,

atëherë edhe unë, ju kam në zemër,

si ngrohtësia e diellit, do ju ruaj brenda në gji.

Page 41: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 25

Heshtja

Ajo ka këmishë të gjatë deri në nyje,

ka sy,

duar,

gojë,

trup që i shkon vjeshtës

mbi gjethe prej bronzi

dhe shkruan me ngjyrë kanellë

histori të vërteta të shpirtit.

A e ke lexuar heshtjen faqe dyqind e tridhjetë e tetë?

Ajo i ha fjalitë

dhe lë vetëm shenjat e pikësimit,

ha netët e gjata pa gjumë,

gojë njerëzish që s'dinë ta lexojnë,

ha edhe veten.

Unë jam heshtja ime!

E ti mund t'i marrësh të gjitha fjalët;

t'i transformosh,

t'i bësh të tuat,

t'i japësh tjetër kuptim,

t'i tjetërsosh,

Page 42: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

t'i kundërshtosh,

t'i luftosh,

t'i godasësh

me harkun e hipokrizisë.

Por heshtjen, jo!

Ah, jo!

Se heshtja ka sy të mëdhenj

si satelitë të lëshuar në hapësirë,

zë kumbues,

e rrugëve të ndërgjegjes shëtit

me altoparlant në dorë,

korsi të posaçme

me sinjale të qarkullimit rrugor.

Kujdes! Përplasja mund të shkaktojë thyerje të gjuhës.

Ka aftësi të zhbirojë

në dhomat më të thella të shpirtit,

të hapë,

e të mbyllë dyer,

heshtja nuk ka frikë nga errësira

dhe as nga drita verbuese,

nga turma njerëzish

apo vetmia,

nuk ka frikë nga të tjerët

e as nga vetja.

Page 43: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Ajo ka shprehje të butë

dhe dhëmbë të fortë,

si dy gur të mëdhenj mulliri,

kur bluajnë kocka mendimesh.

Dhe pasi ka ngrënë, të gjitha fjalitë,

netët pa gjumë,

veten...

Mund të të kafshojë, një ditë,

ndërgjegjen.

Page 44: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 26

MËRGIMTAR...

I

Trup e shpirt i baltosur,

përpëlitet me dëshirë.

Rrugët duken kaq të gjata,

plot me gropa e me gracka.

Nuk u lodh ky shpirti i tij,

ngjitur malet ka përdite.

A janë me dëborë,

a janë me shtëpi pa dritë.

Shishja plot e gota bosh,

në këtë rrugë e shoqërojnë.

Këmbët copë si mërgimtar,

që shëtit varr më varr.

Eh ç' po heq njeriu i shkretë,

kush ja ndjeu dhimbjen vallë?

Në shtëpitë me drita fik,

herë mik e herë armik.

Page 45: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

II

Qetë ulur ishte shpirti,

në harresë nga e shkuara.

Frymën prapa nuk e kthente,

që e shkuara ta rrëmbente.

Plasaritur i kish këmbët,

rrugë të gjate kishte bërë.

si Sizifi nëpër male,

ngjitur kodrat plot me halle.

Një shami e lidhur keq,

dhe një bluzë rreckagrisur.

Kish plot djersë e lot në gjak,

si stoli i kish ky plak.

Rrudhat zinin sytë e tij,

të harruar ishin vitet.

S' ishte më një djalë i ri,

ish një plak me fat të zi.

Jeta e mundoi shumë,

si t' i kishte 105.

Por ish veç një shpirt fëmij,

me një moshë 25.

Page 46: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Thone se Zoti nuk harron,

çdo krijesë e do fort.

Se me njërën dorë e ul,

dhe me tjetrën e ngre furtunë.

Përherë shpresa vdes e fundit,

bashkë me njeriun tretet.

Kush ka lindur dhe s' ka vdekur,

por kujtimi gjallë mbetet.

Le të thonë ish i keq,

apo ish i mirë shumë.

Në at botë do marrim zinë,

dhe do lemë historinë!

Page 47: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 27

“Frëgëllima shpirti”

(Poezi tanka)

Ti je pasqyra

Ku shohë veten time,

Tani që s'je më

Ndjehem i shemtuar,

Në pasqyrën e verbuar.

***

S'më venitet dashuria e parë:

Në korie gjithëçka u çlirua.

Kur doli hëna

E futëm në mesin tonë

E zu të flerë si grua.

***

Në puthjen e zjarrtë

Keq u prangosa

Në rini me veten time.

Që të ç'prangosem

Kërkoj zanafillën.

***

Page 48: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Si borë e sotme në Tiranë

Të më veshësh dua,

Ne trupin tim të më tretesh;

Aherë do jeshë me mua

Dhe kur si shi të derdhem.

***

U hirosen ylberet,

Lumejtë e ndjenjave

Në fundo mbeten;

Ti më shikon pa zë:

- Do vish shtegut ku më le?...

***

Ne bregun e Currilave

Me boren e rënë

Dallgëzat e detit,

Si buzet e një gruaje

Fërgëllojnë në ekstazë.

***

Më tha:S'dëshiroj të shoh

Page 49: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Si çmenden lotët,

E malli faqeve zë të bjerrë.

Druaj zjarrin m'a vjedhin vashat

E mbetem një shteg i mjerë.

***

Në uren e Ardhishtës

Frëngji e syrit

Shpoi perden e mallit.

Faqeve të rreshkura

Loti shoi zjarrin.

***

Larg vendlindjes

Më trembi stuhia.

Nën rrap u strehova,

Degët qanin mbi mua

Me litaret e shiut.

***

Bregu i Erzenit

Me dritë gjelbëroshe

Më ndez fantazinë.

Fluturoj si marsiake,

Zhytem në thellësi.

Page 50: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 28

UNË DHE TI PËRTËRIJMË UNIVERSIN

Eja i shtrenjti im, zbrit nën lëkurë,

muret e mishta m’i bëj thërrime,

në hipodermë, s’ke zbritur kurrë,

indin dhjamor ndiz me prushërime!

Pastaj shkëndijën merre me gjuhë

urdhëro buzën të bëjë pushtime,

gonxhe të nxehta të lërë gjithkund,

të përcëllojnë gjithë qenien time.

Ti mos u ndal nga të ëmblat dhimbje,

nga afshi gruas, që djeg çdo burrë,

thuaji shpirtit, në zjarr le të digjet,

ndizma hojen e mishtë, o sot, o kurrë!

E mbill qeliza me ereksion çmendurie,

të thithin hekur kudo nëpër plazmë,

gjakun ta kthejmë në uragan dashurie,

të lidhemi kimikisht me orgazmë.

Page 51: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Triumfin ndiej, kur më prek në mish,

teksa rënkon me psherëtima,

ringjallje kërkon, tek digjesh si pishë,

kur gjunjët këputen me ulërima.

Se unë dhe ti rrëzojmë mure me brymë,

s’pyesim nëse mbi ne bie breshër,

kur gjaku i dashurisë na djeg me frymë,

përtërijmë universin gjer në eshtër.

Eja i shtrenjti im, zbrit nën lëkurë,

muret e mishta bëji thërrime,

në hipodermë, s’ke zbritur kurrë,

indin dhjamor ndiz me prushërime!

Page 52: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 29

NGA PAS MË VJEN...

Stomakun marr për dore

Trasten pas shpine hedhur

Buzë udheve,kanaqe duke mbledhur

Dhe kazanet e kohes moderne duke rremuar.

Zemra,pas më vjen si kone...

Kone laramane llapë-përjashta...

Kercen vibrueshem,kërcen

E loz me hijen e sajë relaksuese...

Nis stomaku buzqesh nën buzë,

Sikur ndjehet...i lumtur,(budallai)

Kanaqe...kanaqe...kanaqe..!

U bë edhe për sot vakti i dites sonë:

(Buk-vezë,një copë djathë bebi,

Dy-tre speca djegës të kohës moderne...

Buk-vezë,një copë djath bebi)

Mbremjes mbuluar me re,kaçurela

Hedhur mbi qeleshen e qiellit.

Do shohim në lepirje:

Politikanet brenda ekranit...

Duke folur për mbrojtjë sociale

Page 53: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Të shtresës se varfer në zonat rurale...

I shkreti stomak heshtur rri përpara ekranit,

Zemra rruspi dridhet,trembet

Nga frika e gjysemdrites...

A,ndoshta nga zëri..i analisteve

Që llomotisin pa thenë asgjë të re,për nesër,

As për kohen që tjetersohet në shekull,

As për ngrohjen globale...

Stomakun dhe zemren fsheh në kraharor

Të mos dridhen kesajë nate vjeshte gri…

Page 54: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 30

JETËRRËFIME

Kam njohur në jetë njerëz puntorë

që gjith’ jetën e shkuan me punë,

me trup të kërrusur e kallo në dorë,

as pasuri , as para mënjanë vunë.

Kam njohur në jet’ njerëz me talent,

që ‘’ikën’’ ashtu, thjesht e pa zhurmë,

edhe ata pasuri s’ lanë asnjë ‘’cent’’,

por vepra e tyre për kombin la gjurmë.

Kam njohur në jet’ gra heroina,

që mbi supe kan’ mbajtur shtëpinë,

në këmbë nuk vun’ kurrë këpuc’ por opinga,

dhe tërkuza u la shenja në shpinë.

Kam njohur në jetë dhe shumë të rinj,

që e filluan çdo gjë nga e para,

ndërtuan familje dhe rritën fëmijë

me supet e vet, pa borxhe e huara.

Kam nohur të tjer’ që s’ vunë një gurrë,

dhe jetën e shkuan ha…ha…ha.

‘’u bluanin mullinjt’ qoft’ dhe me shurrë’’….-1-

Page 55: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

se kishin fat,a punuan te tjer’ per ta.

Kam pare disa të ‘’ngjiten’’ shum’ lart

dhe s’donin t’ja dinin, ‘’si je e ku je’’,

kështu ësht’ kjo jet’, e marrtë dreqi e marrtë,

ca i ngre përpjet, ca i fut dhjet pash nën dhe.

– 1 – shprehje popullore.

Page 56: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 31

Kjo natë

Si trembje nate, heshtja ra,

përmbi qytetin e trazuar,

ku ece, për aq kohë sa,

në kalendar, të ishte shkruar .

Ky qytet, i pa përmbushur,

me dashuri të vogëla e të mëdha,

i zbehu dritat, kësaj here

e rri i heshtur, si më s’ka .

Ti ike, aq i heshtur,

si kjo mesnatë e padritë .

Asnjë ankim, nuk kishe për qytetin,

asnjë ankim, nuk kishe për njeri .

Nuk di, ç’të them tani, për mallin,

se ti, i malltë ishe i tërë .

Kjo natë i grisi kalendarët,

që numëroje, nëpër hënë .

Page 57: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 32

Lufta e Kllasave

Në klasë të parë isha, kur më folën për "luftën e klasave"

Me supet ngritur, vështroja rreth vetes

Të gjeja trima dhe luftëtar, të gjeja betejë

Po s'gjeja asgjë, dhe vështroja e çuditur!

Mendova se më gënjenin, si e vogël që isha

Dhe hapa një libër ku të lexohesh, se ç'ishte kjo luftë

Në cilën gjuhë apo popull praktikohesh

Në cilin vend, bëhej gjithë kjo zhurmë.

Në libër shkruhesh "luftë e kllasave"

Po kllasa se dija se ç'mure ishin

S'kaloi gjatë me të u përplasa

Në mure të ftohtë, ku më dergjej gjyshi !

Nuk zgjati shumë dhe njoha luftë

Beteja gjaku, torture e dhimbje

Njoha si ç'virgjèrohej një burrë

Në mure të ftohtë me erë qelie!

Nuk qe luftë e zbritur nga qielli

Por vinte erë egërsie njeriu

Në "luftën e kllasave" kish frikë dhe dielli

Page 58: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Ndaj vishte shpesh, lëkurë ariu.

Shumë shpejt mësova të mos e kërkoja në libra

Ajo gjendesh jashtë dhe brenda meje

Me të shkulesh nata, nxirte sytë dhe dita

Prej saj nxihej hekuri ,me gjuhë fliste tmerri.

Prej saj dhe muret gjak pikonin

Qenia njeri ishte e pa vlerë

Varret pareshtur jo të gjithë i shikonin

Ja, kjo ishte "lufta e kllasave",

...o të mjerë!

Page 59: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 33

TI MA KE FAJIN

Ti ma ke fajin,

të m' kishe tregu se "largësi" domethanë "vuetje",

para se me m' shpërnda nëpër botë ,

të m' kishe tregu që klandestin kanë me m' quejt,

e mbrapa pa ndâ veç " i huej " .

E sa herë ta hedhësh hapin,

ka me t' dhimbtë në shpirt ,

e për çdo hap të hedhun para,

ka me t' ardhë nëpër mend

me i hedh mbrapsht dhjetra t' tjerë përditë.

Të m' kishe tregu që kanë me m' thanë :

Ku shkon o i huej ?! A s'të mbajti dheu jot?!

Që për pragun e shpisë mall kam me pas ,

për gurët e oborrit e pemët e bahçes,

për baltën , aromën e frymën tande.

Të m' kishe thanë se m' don e kurrë s'të kisha lanë,

e tash vazhdojmë me e vra njani-tjetrin prej larg,

Ti me heshtjen tande e unë me nganji varg.

Por prap s'mundem me t' mbajt inat,

s'e di për ty ,por unë të du njisoj ,pa hile,

me dashunin’ e kristaltë të nji fëmije...

Page 60: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 34

NJË FËMIJË VDIQ NË RRUGË TEKSA LYPTE

Fle një fëmijë në trotuar, rrugët gumëzhijnë,

njerëzit në hesap të tyre shkojnë dhe vijnë,

trupi i dridhet nga ethet, buza ca fjalë psherëtin

e shikoj, zemra më pikon, dhëmb ky shpirti im…

Nëna e tij per disa qindarka të gjithëve dorën iu zhgjat,

fjalët uruese nga zemra i dalin kur diçka ajo merr,

përsëri vazhdon ritualin e ditë-natës së pafat,

një fëmijë në rrugë të madhe shpirt ngandalë po jep.

I afrohet fëmijës dhe papritur lëshon piskamën,

fëmija i saj sytë i mbylli përgjithmonë në atë rrugë,

shpirti i asaj nëne e alarmoi të gjithë Tiranën,

nga politika barkfryrë për atë fëmijë s'pyeti askush.

Por mua poetit shpirti më dogji, ndaj po shkruaj,

se zerin dua të ngre lart deri në kupë të qiellit,

plehëra pushtetarë, çdo të bënit po të ishte fëmija i juaj,

patjeter me paratë që kini për të do të blinit diellin.

Page 61: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Dhe mua më dridhet dora, zemra jep ulërimën,

për ju, o te pashpirt, që lini të vdesin fëmijët,

as shtatorja e Migjenit s’e nxë dot fëmijën,

as hotelet gjigande, ku qetësisht ju zë gjumi.

Mbrëmë një fëmijë vdiq në rrugë teksa lypte,

disa qindarka që frymën ta mbante të gjallë,

por ai përpara nesh përgjithmonë mbylli sytë,

dhe tek zemrat tona u hap më e madhja plagë.

Page 62: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 35

Si një Doruntinë!

Vrapi im,

përngjan me kalërimin përmes kohërash

pluhurosur epokash

e thinjur dëshirash të fshehta,

rikthyer magjishëm

në krifën e një kali

që e përpin era të lirë

e thundrave të çelikta

rrahur në ajsbergët e shpirtit

në çelje të vullkaneve braktisur.

Hingëllima e egër

zbritur fëshfërima pyjesh

pasthirrmë e fjalëve të munguara

dhe jehonave mbetur pas

hoveve të thyer

pasqyruar në të kthjelltat liqene

ashtu trokthit të çmendur

shfaqur ngadhënjyes.

Page 63: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Hijet pas,

mbetur reve shtjellë

e tymnajës ngritur lart

gjurmëve të thella jetë,

tek ky kalërim i nisur,

me një frymë

horizonteve të tjera

kortezheve të thurura me ylberë.

...Qiellit mbrrin me rrahjet e tokës

ngritur vrikthi,

si në të fundit vallëzim

ardhur tingujve të largët

e arena të përflakura perëndim

në oshëtima rrahjesh

e klithje dhimbjesh,

si një Doruntinë!

Page 64: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezoa Nr 36

Nëse

Nëse mund,

do t'i shumëzoj të gjitha mëngjeset.

E me to pastaj do të përpjestoj terrin.

Pa mund të mbledh disa zanore bindëse,

midis bashktingëlloresh të fjetura.

Nëse mund,

mund të përmbledh në një rrënjë të vetme katrore të gjitha pasthirrmat e habitura të trishtimit,

Dhe ti pjestoj me ca britma gëzimi...

Eh...sa numërues.

Dhe ja beh ti.

Po pra po, ti.

Duke nënqeshur.

Ti emërues i përbashkët i kësaj thyese të pathyeshme.

TI.

Page 65: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 37

Bota në tenxhere

Pak kripë,

nga eshtrat e shekujve

nxjerr brigjeve të dritës.

Pak kripë ashtnore

të paraardhësve tanë

që nuk na japin dot shenjë…

Pak vaj,

nxjerr dhjamit të tretur

brengave të diellit

shpëlarë në një ujvarë.

Pak vaj,

prej kandilit të djegur

të historisë njerëzore të vrarë.

Pak erëza,

prej tymit të djegur

të vërtetave fshehur.

Pak erëza,

nga aroma e luftës

që shuan breza…

Page 66: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Mi jepni këto çika gjërash

t’i përziej në zjerjen mistike të botës,

m’i jepni ti godas

si shpërthim i tenxheres me presion

gënjeshtrat që na rrëfejnë…

Page 67: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 38

Shpirti pa flokë

Atje në zbrazëtirë..!!!

Atje e lash shpirtin tim me gjithë këmishë!

Atje e lash flakën e ëndrrave të mia, bashkë me thëngjillat e dashurisë

Atje, atje u tret qenia ime

Atje mbi aromën e trëndafilave të kalbur

Mbi filizat e vdekur ende pa u lindur

Mbi rrëmbyeshmërinë e rinisë

Atje ku syri kish tjetër funksion

Atje ku zemra voziste si e çmendur

Atje ku thurja gërsheta për shpirtin pa flokë

Dhe ai imi mbeti flokëprishur…!

Page 68: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 39

E kam pyetur veten

E kam pyetur veten për kohën para meje,

për gjurmët e erës mbi pjergulla,

për stinën e ëmbël të vjeshtës

mbush me fruta buzë rrugës,

për çerdhet mbi lisa

dhe endjen bletëve.

E kam pyetur veten për kohën pranë meje,

për ikjen pa kthim të së djeshmes,

rrugës së gjatë në harrim

pa pendesën,

për varret-tempuj ku muroset kujtesa,

për gurët e lehtë, më të lehtë se era,

për dheun e brishtë, më të brishtë se vesa,

për kohën që lind, për kohën që vdes,

për një qiri të fikur, për një flakë që e ndez.

Page 69: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

E kam pyetur veten për kohën pas meje,

për qiellin që zbret, për tokën që ngjitet,

për verën e vjeshtës e vjeshtën e dimrit,

për kohën që fsheh pasione që shihen.

E kam pyetur veten, për dallgën kam pyetur,

shkulm ujë që s’shkulet prej lumit në det,

kam pyetur përjetë

sa kam ditur.

Page 70: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 40

Unë jam një stinë!

Degëve të gjelbra harlisem e kthehem në bistak,

mpakem, rrudhem, këputem e bie ne tokë prap.

Se jam një stinë!

Jam Pranverë, kur dielli shtrin krahët e më përqafon!

Ngjyrosem aromave, petaleve,

kthehem në qiell plot jetë

Mrizeve të parajsës lodroj.

Se jam një stinë!

Kur flaka shpon ajrin e drita verbon,

unë behem Vera!!!

Shijoj dashuritë që ndizen,

frymën tek ndalet e zemrat kur digjen.......

Sepse jam stinë!!

Kur loti hedh rrënjë e rrit trishtimin,

kur gjethja vyshket e than gëzimin,

unë bëhem Vjeshtë.

Page 71: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Mbledh retë e ushqej shpirtin e tharë

me gjakun tim.

Se jam një stinë!!!

Kur thinjen malet e gëzon bora,

kur s'ka petale as gjethe molla,

kur mblidhet, struket i riu e plaku,

kur më fort se dielli digjet oxhaku,

unë bëhem Dimër!!!!

Këndoj vallëzoj mbaj qeshur zemrën

rilind nën hi e ndez krejt jetën.

Se jam një stinë!

Çdo herë ndryshe kur t'më shikoni,

më shani, mburrni, heshtni a flisni!.....

Bëni ç'të doni!!

Veç më dëgjoni:

Më duhet të jem një stinë!!!!!!

Page 72: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia nr 41

SHËROHET

Plagën, mos ma prek plagën

nuk është çarçaf shtrati

që zhubravitet

Nga larg e shoh atë të voglën,

dritën,

që herë shfaqet, herë zhduket

e herë venitet

E syrit tim loti nuk i dhimbset

që rrjedh e det formon

Falmani por

një pulëbardhë që rrugën ma shkurton

se plaga

në ditën kur qiellit fluturoj

qoftë edhe një ditë para saj

shërohet.

Page 73: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 42

E Shenjtë

Futja malit me kokë,

bëje fushbetejë për anoreksitë e vogla,

pendesave jepu shkelmin;

të bien si shkëmb nga mali

e të sheshojnë jetën e vdekur që përpelitet

në duart që premtojnë,

pastaj zhgënjejnë.

Merr hov, e ndaje veten prej sheqerit që të ngjit,

më këtë lloj mjalti artificial që rrëzon flokët,

t'i nxin dhëmbët e të rrudhos fytyrën,

përqafohu me stinët e ndahu menjëhere prej tyre,

mos prit sa të këmbehen,

ato jane hapa iluzionesh,

ti mos ndiq rrugët e tyre,

premtimet merri e futi ne shishe,

aty s'do të zenë vënd në zemrën tende;

fjalët lidhi në ndonjë balonë shumëngjyrëshe,

kanë nevojë për hapësirë e ajër,

mes dhëmbëve të tu kalbem e ngjasojnë të njëjta si dje si sot.

Page 74: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Lodhu derisa gishti i vogël i këmbës të protestojë për këmbmbajtje pa leje

e kur mos duash të dëgjosh më;

të hidhesh në ujin e kripur të detit ..

Veç mua i dashur më jep ujë sërisht e sërisht nga duart e tua pa derdhur asnjë pikë;

është e shenjtë etja ime

e të denja këto buzë që prekin pëllëmbën tënde;

që prej asaj dite që më premtove që lëkurës sime të re

do t'i gjeje një tjetër emër!

Page 75: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 43

Nostalgji

Ti ulesh dhe vështrimin e hedh tej

Unë përtueshëm të zgjas një gote plot nostalgji

Mundohem më kot, sytë nuk po ti gjej

Ti gotën ngre dhe nostalgjinë me fund e pi.

Ulem unë dhe lugën e mërzisë e mbaj në duar

Një pjatë plot fjalë boshe përpara kam

Tutje e shtyj, gjuhën e kam përvëluar

Nga supet e përlotura sot e lodhur jam.

Gotën plot mëri ti sonte hidhe tej

Mos u mjafto veç me pakëz nostalgji

Dora jote, zemrën time le ta gjejë

Dashurinë që ka brenda sot me fund ta pijë!

Page 76: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 44

UDHËTIM

Këto kthesa ishin për tu takuar me ëndrrën

zhgjaten, besomë

Ta kam borxh një udhëtim

pa u ftohur bota e brendshme.

Të kujt janë ethet

Ai është më afër se zëri im

Po, jetojmë në jetën mistike, nxito

Eja t'i zbërthej fjalêt brenda teje

emocionet tek yjet.

T'i je më afer se menjda e njeriut

nxito i dashur !

Mbylli sytë e takohu me ...

Oh, jam bërë pulëbardhë!

Pres një diell të ri

më je shfaqur, si një agim që vjen me rrëzëllitje

rrugë e gjatë drejt pritjes.

Page 77: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 45

FËMINIA

Fëminia jonë është

një xham i thyer

në dritaren e shtëpisë se vjetër

ku bëjnë fole zogjtë.

Në muret ku ka mbirë bari

e përmes trarëve të çatisë

vazhdon të shihet qielli.

Diellin e Hëna varen

si shtojzovalle mbi djep të braktisur

me një ninullë të kahershme nëne

dhe e palodhura merimangë

end si Penelopa

pritjen.

Fëminia jonë janë kujtimet

që nuk kanë hijen e varrit

sa kohë që jetojnë ndër të gjallët.

Page 78: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia nr 46

DIL NGA FUTA

Të iku mot i bukur

Ia qite dorën diellit

Ia zure faqen hënës

Ti zhig i zhiguar

Uri i nëmur

Me shatin te koka!

Të shqiti ylli meteor

E le...

Nuk i re shpatë territ

Nuk zaptove qiejt

Ti kameleon i dreqit

Gjithmonë i dorëzohesh korbit

Si lugat ndjek çakejtë e natës

“Qorr si huti në z’gurë”

Mos ia vë dorën diellit!

Mos ia zë faqet hënës!

Se thonë: “Nata s’ka”ispatë”

Page 79: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Lakuriq i nxirë terreve korb

Dil nga zhgjyri nga llumi nga lluca

Dil nga futa!

Page 80: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 47

RROBAT E VERDHËME

( Variant)

I shkoi erës tek veshi

zëri i çdo peme:

S`na rrinë mirë, s`na rrinë,

rrobat e verdhëme!

S`jam fajtor, ta dini,

vjeshta kështu deshi.

Dhe si n`shaka, pahiri,

era krejt i zhveshi!

Pemët kafshuan buzët,

i pa një buburizë,

gjinjtë mbuluan me njërën dorë,

tjetrën nën kërthizë!

Page 81: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 48

MALLI MË QESH

Nata!... Kalon...

Buzëqeshjeve flinin kupat e ëndrrave

i kthej me fund.

Malli!... Më qesh.

Mos më ure, zemra!…

Sa shumë të ngjan.

Përqendrohu, mbi freskinë mendjes

rrahjet e zemrës

Impulsojnë!... Dritës..., sytë e tu

sjellin hijen tënde.

Kur je i mërzitur, shtri vështrimet!...

Tej kaltërsisë

sytë e mi i magjepse

në shtrydhje kujtimesh gdhendin

më të bukurin kujtim.

Ëndrrat?...

M’i njome.. mall tretur ndez

shpresat dhe

shpirtin tim. Ti?.... Si mister i natës

më fto… agimet?!...

Si vesë petalesh më qëndron dhe

ndizesh…, jetës!...

Më mban… kohën peng

Page 82: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

në këtë aromë

të ngrohtë me vargun e bukurisë

digjet flake!...

Në fshehtësinë e ëmbëlsive jeto

Ç’do çast?..,

Ruajmë kujtim e më të ëmblit!...

Pëlqim.

Page 83: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 49

E vërteta

Xhveshën të vërtetën lakuriq, e nxorën në shesh,

plagët e shpirtit nuk i dukeshin mbi lëkurë,

po mahniteshin se si ajo diti të buzëqeshë,

e shihnin me përçmim, e gjuanin me gurë.

Ndërsa ecte kryelartë, shihte n'dritë të syrit,

rrëke gjaku rridhnin sytë e saj të flakët,

nuk e ulte kokën dhe pse i dukej gjiri,

kush e pa përballë nga tmerri shkulte flokët.

S'po e ndalte hapin, vraponte drejt zhurmës,

asnjë gjethe fiku trupbardhës nuk ju dashka,

nuk mbante shami t'i mbyllte gojën turmës,

dëshirë e sajë e vetme ipokritit t'i çirrej maska.

U mblodhën ipokritët, e quajtën të përdalë,

dikush u mundua t'i hedhi dhe thes në kokë,

por qënka kaq e bukur kjo e hijshme vajzë,

as mjeshtërit e baltës se shpërfytyruan dot.

Ngadalë njerëzit i afrohen e veshtrojnë me frikë,

patjetër nënë k'të frikë fshihen edhe shkaqe,

kjo krijese hyjnore e ka vëndin në dritë,

që njerëzimi k'tej e tutje të jetojë në paqe.

Page 84: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 50

Me flatra tempullit

Kur ti shkoje Kryezot

N’ kishën tënde

E n’gluë t’Buzukut flisje.....

Për me ndigluom Zoti

N’dashuni të botës tanë

Krejt dritë e lume derdhej kah perëndon dielli

Si Moisiu me shkop kur i printe udhë grigjës n’ujë

Për të krijuar strehë e jetë

Sodit asht i tjatër kohë, sot kur reja kris shkoj e hyj me flatra tempullit

Për me kuptue dallgën, thellësinë e pamatshme t’ujëravet që sollën vjetët

Kumtet sot i lexoj në pergamenë t’purpurt, fjalët e gdhendura gurit

Kur ngjitem malit me prit erën e nji tjatre stinë

Ku vetëm bukuria e dritës mundet me pa përtej

... jetësë glatë....

Në kupë të qiellit e në zemër të tokës.

Page 85: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 51

Heshtje që vrasin

Nëse dikush i mbyll sytë para së vërtetës,

Mos fol me të! Nuk është i denjë të bisedojë me ty.

Nëse ti i mbyll sytë para së vërtetës,

Mos i fol askujt! Nuk je i denjë të flasësh me të tjerët.

Nëse dhe të tjerët i mbyllin sytë,

Atëherë jemi veçse qenie fatkeqe,

Të mbyllur në hambarët e heshtjes.

Ka ndodhur dhe më parë me fise, krahina,

Madje dhe popuj, kanë provuar hambarët e marrëzisë kolektive,

Pas memecllëkut janë gjendur në listën e të zhdukurve.

Trupi i shëndetshëm i Atdheut tim në këtë Mijëvjeçar të Ri,

Me zemër në Tiranë e kryet në Prishtinë,

Shumë troje i ka humbur nga shirat e plumbave

Dhe hambarët-fantazmë, kurth pabesie, ngritur për fatkeqit

E racës sonë,

Mbi pellgjet e gjakut që lanë pas vëllezërit e tyre.

Duke heshtur për ta dhe për veten,

U gjendën jashtë oborrit të gjuhës stërgjyshore. Tashmë i dëgjon

Duke përsëritur fjalët e papagallit që imiton pronarin e hambarit, i strukur

Pas fasadës së mikut.

Page 86: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Mjekët e matin shikimin e njeriut me shkronjat e gjuhës së tij,

Ata, brejtësit e identitetit,

E matin me simbole kombesh,

Gjersa i deklarojnë individit verbërinë

Dhe nisjen urgjente në hambarët e të mekurve.

Ti poet, i bekuar nga Perënditë, që statusin e profetit ke marrë,

Plotësoje misionin tënd: shkatërroji përgjithmonë hambarët e mallkimit,

Me shigjetat e fjalës tënde.

Page 87: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 52

Krejt Dashni

Oh sa qelizat ngjallin damarët shtrydhun n'qafë,

tue zbrite lehtë mbi kodra pa vjeshtë,

majebuzësh,

shteg më shteg,

kangë harlisun...

Mes për mes etheve të tokës, ndër skutat diell fjetun,

prehun qiell shtëllungë reje,

etje harbueme,

lajmëtar vese,

bar përgjumun,

ah ç'soditje, andërr thurun,

sisë puthun , strukun në mugëtinë terr lindun...

Mrekulli e hazdisun përkul shekuj me nji hurb,

zgjon stinë, aty ku heshtja kish mbie

çap me çap,

gjak ndër vena, ah ç'dashni,

gemb n'gemb krejt si zog.

Veç me ndie fije bari t'përkulun me nji fjalë,

diell zgjuem në kupë të qiellit,

krejt dashni.

Page 88: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 53

DEHJE

Njëmijë ëndrrave, si në botën e përrallave

U treta ishullit të pritjes për të vetmin shtegtim

Ku thurnim dëshirat, për jetën, andrrallave

E ditët zbardhnin praruar, mëngjeseve me agim

Atje, ku gotë e fundit, përmbysej rrëmbim

Dhe trupi drithmash, rrëmbehej papritmas

Mbi njëmijë fjalë kur shkruhej nata vegim

Mbi epshe ndezur, mbuluar mes britmash

Asnjë pikë verë, s’mbeti buzë etjes që vlon

Dhe një këngë e grisur, shpirtin që shpon

Veç qelqe të thyera, dhe një shpirt i vrarë

E koha që përpëlit tik-taket mbi mure varë

Ku shpirti të ndizet, frikshëm të vuaj

Etjen me zjarr mbi buzë të ta shuaj

Me pikën e fundit të verës në gotë

Lermë, lermë të tretem, tek ajo botë

Nuk mbeti asgjë, as fjalë gërvishtur mbi karta

Në jehonë nate, në t’erës fërshëllimë

Rishtas më vjen, dehjen ta pi me kupa të arta

Ta përpijë vapën, me atë përcëllimë .

Page 89: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 54

TI JE E MENÇUR.

Ti je e mençur se linde pasi unë e gjeta dhe e lashë rrugës mençurinë.

Unë jam i marrë sepse fshihesha pas heshtjes e vetmisë, gjithë kohën që nuk kishe lindur ti.

Ti je e mençur se dashurohesh me endërrën e martohesh me sigurinë.

Unë jam i marrë se dashurohem me ëndërrën e nuk martohem me asgjë.

Ti je e mençur se pasi martohesh me sigurinë, kthehesh e dashuron përsëri ëndërrën.

Unë jam i marrë sepse martesat e funeralet i konsideroj të njëjtën gjë.

Ti je e mençur sepse ngjyrën e bardhë e konsideron ngjyrën më të ndershme, pa dhënë

spjegime pse.

Unë jam i marrë sepse ngjyrën e bardhë e konsideroj ngjyrën më të ndershme, sepse e bardha

nuk i fsheh asnjëherë njollat.

Ti je e zgjuar sepse dashurinë e konsideron të vetmen grataçielë që nuk e rrëzon tërmeti.

Unë jam i marrë se gjithmonë mendoj se diçka tani po digjet, po bëhet shkrumb e hi, dhe

dashuria.

Ti je e mençur se je grua.

Unë jam i marrë se jam burrë.

Page 90: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 55

UDHËTAR ME VARFËRINË

Albumi i kujtesës

më hedh në trajektore kohërash.

Trokëllijnë shpatat.

Mbi kalin e bardhë,

me rripin e kuq lidhur kuror' ballit

fluturonte Arbëria.

Këputen fletët e kalendarit.

Janari vishet në zi,

acari dhimbjen ngrin.

U thinjën malet,

harku i qellit përkulet mbi atdhe,

kokën ul shqiponja.

Lamtumirë Ante!

Pesë shekuj robëri

me diell të rrëzuar,

gjysmëhëna zveniste mbi bedena.

Shqiptar këmishëdjegur

në zjarre betejash,

në brirë drerësh e vare shpatën,

zhgënjim e peng i fatit,

udhëtar me varfërinë!

Sa herë të kanë vrarë,

Page 91: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

të kanë coptuar,

gjithmonë je ngritur

me ashtin tënd prej shkëmbi,

me shpirtin tufan

derdhur në shtizë flamuri.

Me ëndrrën e bardhë

mbështjellë me psherëtima,

me buzëqeshje të përgjakura,

fluturove

me dy kobure në brez,

me shpirtin prej ere

nëpër meridiane e paralele.

Diku,

përplase grushtin,

diku bërtite:

-- Lëshomani diellin!

Në Paris edhe qëllove.

Frynin erërat,

këputen fletët e viteve,

vitet e shekujve...

Flente verbëria

nën mashtrime reklamash,

skuqte nëpër gjokse shkronja "S" ,

lehnin gjurmët që lije nga mbrapa,

pemët çelnin sythe vëzhgimi,

Page 92: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

përgjumej syri radhëve të mesnatës

nën këmbët e mëkatit ngritur statujë,

në copa e thërmuan gurgullimat e bardha,

epitafin ia shkroi epilogu i zemratës.

Çelën ëndrrat,

dielli të lindi në gazin e syrit,

me fjongo të bardhë erdhi liria.

U ngjite nëpër shkallët e qiellit,

këpute tufa yjesh,

me to,

mbi sfondin e tij blu

shkrove fjalën,

Demokracia!

Erdhi si ylber me ngjyra

pas një rrebeshi të gjatë...

Mashtruan me ty, demokraci,

më shumë deshën se nuk ditën,

e di.

Në emrin tënd

sajuan "çekun e bardhë"

dhe një palo "terapi shoku".

Shembën

çerdhet e lejlekëve

oxhaqesh të larta.

Vajtuan bilbilat pyjeve të prera.

Arratija

Page 93: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

u ngrit mal mbi dete,

piramidat u bënë predha,

gruri në fusha u bë drogë,

pranvera e luleve skuqet në Gërdec.

Shqiptar ëndërrgrisur

puthur me varfërinë!

Ti mbete viktimë

në udhëkryqe pazaresh,

mbete

Sizif i mitologjisë,

mëkatar pa mëkate

me gurin e rëndë mbi shpinë,

brum i fatit tënd

ngulur si gozhda në mur,

ngjasuar

me pëlhurën e Penelopës

që nuk mbaroi kurrë!

Page 94: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 56

Kënga e të humburve

Robër të fatit jemi e nënshtrimin kemi mjeshtëri,

shpirtrat ngasim rrëmujshem...Deri ku,deri kur?

Endrrat pa dhimbje i thyejmë në stinë pa dashuri,

zotit i lutemi e gotën e shpresës ngremë me fund.

Në kutitë e pabesa votojmë veten,përtej vetes,

"ndërtojme" pa themele të ardhmen e fëmijëve tanë.

Oratorë të lindur pimë në mitrën e hidhur të jetës,

mbi plagët e urrejtjes fantazëm lotët i thajmë.

Shpejt iku fëmija brenda nesh,tani një kuletë na ngroh,

u fshinë premtimet,ëndrrat e bardha,ikën dhe ato.

Një lypës trotuaresh këndon i lumtur këngët e Migjenit,

çifti plak i dashuruar nuk shihet më buzë liqenit.

Të lutemi s'kemi harruar e plot i mbushim baret

Vrasim orët e shpresëhumbur ngremë nga një gotë

Mëkatarë jemi, fikim e ndezim simfoni faljesh

Ngremë sytë nga qielli.(Çfare presim?!)...Na fal o zot!

Page 95: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 57

PA SUNDIM

Më shumfishojnë

provokimesh?...

Dhe një gjykim mohues

nuk do ta mbroj.

Nuk do qëndroj: Lirive

aktoreske

në cilësi dhe veçori

të komerciales?...

Vargjet e mia, nuk i shtroj

as nuk i shtoj!...

Dëshirat?...I devijoj

në udhëtime

të panjohurash i projektoj

nuk përcaktoj!...

Mistikën?... Në cilësi

pranimi

e shmang dhe i mohoj

lutjet?...

Mes lutjeve nuk udhëtohet!...

Dritës

i shmangur, lutjeve?...

E vrava, e vrava

dritën dhe shpirtin?...

Page 96: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Zvaritur

në fshehtësi, do t'a mohoj

se më dhunon

ndjenjës?... Më shtiret

sa i pa cipë sa....

pafytyr e pa virtyt

formës

por dhe qellimit gdhendur

nuk ja përshtas

doktrinave mohuese?...

Kjo kultur!...

Kulturë.... etike apo

cilësi

që më mundon, si t'a trajtoj

mashtrimit?...

Gjej forcën mbi mendim!...

Në këtë pushtet

lëviz!... Një ledhë, e tradhtuar?...

O ledhë e tradhëtuar

Sundim!....

Në shpirt të tradhëtuar!...

Mos kërko.

Page 97: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 58

Dallgë mendimet...

Mendimet janë si dallgët në breg të detit,

Si hapat e lëna pas në rërën e tij të lagur,

Shkojnë e vijnë, njëherë të fryra me oshëtimë,

Hera-herë të bardha me shkum dhe zhurmë...

Të përplasen, të kundërshtojnë.

Ndonjëherë ngjajnë me hapat e qeta që s'lejnë gjurmë,

Mendimet s'kanë formë dhe ngjyrë por t'shpërthejnë,

Vrullshëm...

Ka'hera të flejnë të qeta si vijnë, të largohen pa jehonë,

Të nanurisin, të vejnë në gjumë, tak-tuk si hapat që humbin...

Përmes rrugës së gjatë me pluhur të thatë.

Si rekrutueset e dala të gjalla nga një furtunë,

Të thjeshta, të shkurtëra, të qeta, ku përhumb,

Hera-herës si litar i gjatë, i bërë fije-fije tërkuzë,

Ku e kur janë si deti i fryrë nga dallgët që të mbyt...

Mendimet në ngulcimin e shpirtit,

O' të turturojnë ose shumë herë të japin shpëtim!

Të qetësojnë, të çlirojnë!!

Page 98: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 59

Një natë dashurie

Mbajta frymën!

Përgjova natën me sytë e mendjes.

Qielli lartësohej mbi botë ëndrrash.

Nëpër ajër endej fjala

Që puthja jote e bëri pluhur dashurie.

Në gjysmë errësirë binin premtimet

Plasariteshin mure, thyheshin xhama

Dridhej mjegulla që mbështillte të nesërmen

Eshtra të zbardhëllyera

Përpiqen të zbardhin natën e rrëzuar

Nën trupat tanë

Përuluni përpara një nate magjie!

Digjini xhindet në vullkane shpirti

Dhe prisni që bota të ndalë rrotullimin

Cilën pjesë të dashurisë e lamë të shkonte

pa jetuar?

Cilën pjesë të shpirtit e lamë të humbiste

në humbëtirë?

Cila pjesë e jona doli prej nesh

për të mos u kthyer kurrë?

Ta kërkoj, mashtroj veten

Të mos e gjej mbetem cunguar

Mes botëve që nuk ndryshojnë

Page 99: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Mplaket këpuca që merr me vete

Udhëtarin që fort e dashuroi rrugën

Mplaket edhe ëndrra që merr me vete

Njeriun që fort i shkelmoi dëshirat

Mbajta frymën!

Mbështolla pas vetes natën

Druaja mos e lëndoja

Nga dashuria ime…

Page 100: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 60

Atdhe - fjalë e zanafillës

Gjurmë fjalësh zverdhur nga koha

në pergamenë gravuar më janë...

Harkut të At dheut...

as vaje, as gjëmë, nuk ia zhveshën shtatin,

as psalmet biblike dhe lutjet,

sa e sa doktrina...

s’na e shterpëzuan trungun...

(kur nga origjina ilire kullonte gjak

dhe gjak na duhej për Kanun).

Rrugëtime të gjata historish

ç’na i mbëltuan plagët

e At dheut kafshuar cep më cep:

në Manastir, Shkup, Prizren e gjetiu,

me gjuhën tonë mblatuar

si arbërishtja e fisme,

herë uratë e herë mallkim!

Historia copëzohet si koleksion ndjenjash

me rrëfimin e zogut të djegur nga shkul i diellit.

Page 101: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Koha zvarritet me hapa të lodhur

lë gjurmët e rënda

mbi të përgjakurat stinë,

fjalë të brishta e ngacmojnë harresën

në ngatërresë filli përkundur nga përgjumja,

historitë mbeten të pashkruara

për fatin shqiptar degdisur shtigjeve të vjetra!

Nuk di ta përshkruaj dhembjen me urtinë e moçme,

as të them pse orakujt na braktisën,

e tërbimin e kohës s’e ndalëm

kur strehë e ligësisë nënqeshej me ne,

shkronjat e kafshuara qarkonin hartën

dhe shpirtin ta brenin si krimba sizmografë,

po ato, të njëjtat dhembje të At dheut.

Gjurmë fjalësh zverdhur nga koha

në pergamenë gravuar më janë!

Page 102: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 61

UDHËTARË

Më bini pak bukë Kosove

Një copë misërnike të bardhë

Nga fara e moçme e tokës

Të mbjellë nga djersa e prindërve

Se është e ëmbël balta ku rritet

Gatuar në maxhe prej duarve të nanës

T'ia ndjej aromën e saj kur shijohet

Ma sillni këtu në vendin e mërguar

Ku bren miza me dhëmbë hekur.

Page 103: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 62

Kalë i bardhë

Kalë i bardhë

me thundrra të hekurta

shkel mbi dallgët shkëmbore

e valët ngrejnë stërkala mbi lëkurën e brishtë,

që zbardhëllojnë errësirën,

si nën dritën e yjeve

shkrin zinxhirët e rëndë,

pjellë të skllavërisë,

përdorur në luftra

në emër të kauzave

paqes së shprishur njerëzore,

për jetë a vdekje.

Kalë i bardhë

ti nuk trasporton veç karro dhe ushtarë me parzmore

trasporton dhe Engjëj

veshur me petkun e ngjyrës tënde

hapësirave kozmike

për të çelur të tjera zjarre

e risjellur agun e ditës.

Page 104: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Kalë i bardhë,

jele e mbetur erës së tokës

rendur,

përherë drejt trokthit të dashurive.

(askush nuk mund të prekë parajsat, pa praninë e

KUAJVE....)

Page 105: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 63

Unë e dua LASGUSHIN ! (cikël me poezi)

In memroriam, për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta.

1. Lasgush Poradecit

Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa

Për tërë jetës rrije strukur,sikur vije që nga BIBLA?!!!

Me kostumin e roitur,vije rrotull si një KRISHT

Me një zemër të drobitur,vrisje natën; ndizje dritë!

Ç'mbaje fshehur në humnera(plot xehërorë që nuk i dhe)

Prisje "kohëra të tjera"...(plaç, moj vdekje, që s'e le!)

Bridhje vetëm i pangrënë, i mbështetur mbi një stap

Eh, sa fjalë që le pa thënë,se s'të la "hija farmak"

Se të ndiqte si tinzare,për të futur nënë lak

Bëje si s'e "shihje fare", duke ecur nëpër natë.

Edhe flisje si me vete, ca lirika,ëmbël, mjaltë

Lagur me ujtë e Liqerit, rrëzës së Malit të Thatë!

Ja, kështu, mbështetur stapit, si një shenjt e si një KRISHT

Me lirikat, pikzë të mjaltit, rron në zemra,përjetësisht.

Page 106: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

2.Kujtimit të LASGUSH PORADECIT

Përmbi stapin proverbial,englendisesh buzë Liqerit

Mërmërit e mërmërit, ca lirika të njëherit

Këtu "hesht një lopatë",atje"vdes një nosit"

E të gjitha "zhyten- mbyten" e tubohen në lirikë.

Buzët rreshkur "sulesh kroit" dhe pi "ujë të kulluar"

Ku harlisen e dogdisen vasha"gushë e gjizbuluar"

E "mbollisura" të dogdisë", të ngopë era trëndelinë

Pa zu zemra të këndojë, si bilbil ka melodinë.

Pastaj,"merr shoqezen prej krahu", dhe zë"zhytesh" në liqen

Velesh,çvelesh dashurisht dhe ringjallesh si një mjellmë

Muhameti pati Mekën,Krishti ka Betlehem

Ty s'të dilin, doje dy:Poradecin dhe Liqen!

Dhe aty të prehet shpirti, ty, LIRIKUT MADHËSHTOR

I PËRJETSHMI I DASHURISË! Mbi poetet:PERANDOR!

Në Tomor a në Olimp (thonë u mblodhën Perënditë?!!!)

Dhe i thanë Afërditës:- Shko dhe dorëzoja "tapitë".

3. Vij në Pogradec

Vij në Pogrdec dhe zihem pak ngusht:

Më mungon LASGUSHI,por nuk je dhe ti, MITRUSH!

Njëri qe si prushi,tjetri mu si zjarri

Page 107: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Unë zë hamendësosj:-Cili qe më i madhi?

Por flet vet MITRUSHI ( më shpëton nga halli)

Mos e vrit hiç mendjen:- Pa dyshim, L L A Z A R I !

4. Kur dal buzë Liqenit

Kur dal buzë liqenit (vendalinjtë i thonë:GJOL!)

Nuk e di seç ndjej pezmit,xhë më dhëmb në kraharor

Më kujtohen "mrëmërimat" e të madhit PORADEC

Them diku do jenë"rimat" edhe mbushem debulesë.

Mërmëriste si me vete,po drejtohej për nga ZOTI

S'ishin rima, po "sedefe" si malaksur pikaloti

Ishin rima dalë nga shpirti,se i ndjente thellë në zemër

Tek ay qe ngjallur KRISHTI! KRISHT ishte, pa la emër.

5. POETI- MBRET

BUDË a KRISHT... e MUHAMET

Që të tre, i përfaqëson vet

Ish i ditur, si AI!

Madhështor: si PERËNDI!

Dhe kullonte poezi

Me TË s'matej dot:asnji!

Page 108: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Jepini spektër prej ZEUSI

POET-MBRET është vetëm LASGUSHI!

6. Nga LASGUSHI nuk ndahem dot

Nga Lasgushi s'ndahem dot

Vargu i tij: i ëmbël- mjaltë!

Dua t'i ikë, bot e bot

Por jam ngjitur si me zamkë.

Se më mbush me mërmërima

Si ai? Rrallë,tjetërkush!

Shpirti mbushur plot me rima

Rima made in LASGUSH!

Më malaks me ujë liqeri

Tek në gjumë më nanuris

Fjalë e ëmbël-mjaltësheqeri

Mu në zemër më ujdis.

Mu në zemër më ujdis

Me të zë këndojmë tok

Aq me të jam lidhur"pisk"

Dhe të dua, nuk ndahem dot.

Page 109: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

7.ÇOÇËRRI i LASGUSHIT

Më dol"çoçërri" i Lasgushit,nga një blacë a nga një ferrë

Edhe shpritin plot ma mbushi,për t'u çmallur një copëherë

Ja tek u shfaq"BABUSHI", i mbështetur përmbi stap

Pa më thotë ky"ENGJËLLUSHI":-Në Shqipëri, nisu me vrap!

Doja unë me të, të çmallem, me POETNË E dashurisë

Dhe me vete zë e hahem (ç'shkruaj, e kam prej nostalgjisë)

Fjala jote,-them,- BABUSH mu në vesh të Perëndisë

Syri pak m'u rrëmbush, për POETNË e dashurisë.

Page 110: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 64

ËSHTË MBRËMJE!

Lexoj në sytë tu

çaste gëzimi,

të mallëngjimit,

të dhembjes,

të humbjes e të çmendurisë…

Lexoj dhe humbem në faqet e një libri,

që përkëdhelin mendimet e mia

dhe i dërgojnë shumë më larg nga këtu ,

mbase në një fluturim të gjatë,

përtej distancave dete.

Lexoj në mendimet e mia

për të mos ikur,

përballë vështrimeve t’ëmbëla,

të padjallëzuara,

Eh…. dhe të djallëzuara!

Page 111: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

Poezia Nr 65

SYTË

Sytë që dinë të qeshin e të qajnë

e ta mbulojnë dritën me dritë

e natën me natë.

Sy të zinj që depërtojnë mbi objektin

dhe e fshehin brenda perceptimit shqisor

duke u bërë sy konspirativë…

Sy kafë që mbi një copë të kadifenjtë

e lanë imazhin qëndisur

duke u bërë sy të lodhur…

Sy të tjerë që ndërtojnë pamje

e krijojnë delirin turbullonjës

duke u bërë sy të rremë…

Sy blu që shkarkojnë qiellin

e qiellit i veshin frikë

duke u bërë sy hiperbolikë…

Gjithçka fundoset brenda syve

e mbushen sytë sa fillojnë e derdhen

si enë e mbushur që kërkon kapakun…

Nën qepallat e mbyllura

receptorët në ëndrra përflaken

si mbi qindra dosje që kërkojnë të hapen.

E sytë bëhen të ndjeshëm a të thatë

të ftohtë a dinakë

Page 112: Poezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 ... filePoezitë konkuruese për Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” -2017 Poezeia Nr 1 RRUGËTIM YLLI Një rrugëtim

të lagur, të palexueshëm

të lëvizshëm,të padepërtueshëm

misteriozë, të etur

të ngulët, të fjetur

të hapur, vetmitarë

të nënshtruar, krenarë…

Se sytë dinë të qeshin e të qajnë…