nexhatqehaja.files.wordpress.com · web viewburimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.),...

55
Menaxhimi i prodhimtarisë 4.0.0.0. SISTEMI ORGANIZATIV PRODHUES 4.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME Prodhimtaria e të mirave të nevojshme materiale zhvillohet nëpër njësi të posaçme organizative. Këto njësi emërtohen organizata prodhuese industriale, ndërmarrje prodhuese industriale, ose thjesht ndërmarrje industriale. Qëllimi i organizatës prodhuese industriale është që me punim, përpunim ose ripunim të sendit të punës (paralëndës ose repromaterialit) të prodhojë në mënyrë fabrikore për treg prodhimet e nevojshme (të mirat e nevojshme materiale), me sasi dhe cilësi të kërkuar në treg, në kohën kur i pret tregu dhe me çmimin që mund ta pranojë tregu. Që organizata prodhuese industriale të mund t`i realizojë qëllimet e veta në treg duhet të disponojë me hapësirën e nevojshme të punës (hapësirën teknologjike), mjetet e punës së planifikuar, sendet e punës, kuadrot e afta dhe të gjitha llojet e energjive të duhura për zhvillimin e operacioneve punuese e shërbyese të prodhimtarisë së planifikuar e të programuar. Për këtë shkak themelohen ndërmarrje prodhuese industriale me madhësi dhe forma të ndryshme organizative. Me qëllim që të kuptohet më mirë dhe më lehtë veprimtaria e tyre ato dallohen sipas kritereve të ndryshme. 4.2.0.0 KLASIFIKIMI I SISTEMEVE ORGANIZATIVE PRODHUESE Që të mund të përcillet dhe studiohet më lehtë e më mirë organizimi dhe afarizmi i organizatave prodhuese industriale ato klasifikohen:

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

4.0.0.0. SISTEMI ORGANIZATIV PRODHUES

4.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Prodhimtaria e të mirave të nevojshme materiale zhvillohet nëpër njësi të posaçme organizative. Këto njësi emërtohen organizata prodhuese industriale, ndërmarrje prodhuese industriale, ose thjesht ndërmarrje industriale. Qëllimi i organizatës prodhuese industriale është që me punim, përpunim ose ripunim të sendit të punës (paralëndës ose repromaterialit) të prodhojë në mënyrë fabrikore për treg prodhimet e nevojshme (të mirat e nevojshme materiale), me sasi dhe cilësi të kërkuar në treg, në kohën kur i pret tregu dhe me çmimin që mund ta pranojë tregu.

Që organizata prodhuese industriale të mund t`i realizojë qëllimet e veta në treg duhet të disponojë me hapësirën e nevojshme të punës (hapësirën teknologjike), mjetet e punës së planifikuar, sendet e punës, kuadrot e afta dhe të gjitha llojet e energjive të duhura për zhvillimin e operacioneve punuese e shërbyese të prodhimtarisë së planifikuar e të programuar. Për këtë shkak themelohen ndërmarrje prodhuese industriale me madhësi dhe forma të ndryshme organizative. Me qëllim që të kuptohet më mirë dhe më lehtë veprimtaria e tyre ato dallohen sipas kritereve të ndryshme.

4.2.0.0 KLASIFIKIMI I SISTEMEVE ORGANIZATIVE PRODHUESE

Që të mund të përcillet dhe studiohet më lehtë e më mirë organizimi dhe afarizmi i organizatave prodhuese industriale ato klasifikohen:

- sipas mënyrës së prodhimtarisë dhe llojit të prodhimeve,- sipas numrit, llojit dhe mënyrës së shkallëzimit të prodhimtarisë, dhe- sipas madhësisë.

Sipas mënyrës së prodhimtarisë dhe llojit të prodhimeve dallohen organizatat prodhuese të cilat prodhojnë paralëndë-industria ekstraktive dhe organizatat prodhuese të përpunimit të paralëndëve në gjysmëfabrikate ose fabrikate-industria përpunuese (prodhimtaria e këpucëve, cigareve, automobilave, mobileve etj.). Për të gjitha këto organizata rëndësi të madhe ka jo vetëm lloji i prodhimeve, por edhe vëllimi i prodhimtarisë në pikëpamje të sasisë dhe të cilësisë së paralëndëve, rrugëve të distribuimit, organizimit, lartësisë së mjeteve financiare dhe llojit të procesit teknologjik.

Sipas numrit, llojit dhe mënyrës së shkallëzimit të prodhimtarisë dallohen:

- organizatat prodhuese me prodhimtari të thjeshtë,- organizatat prodhuese me prodhimtari të ndërlikuar me ndërlidhje vertikale ose me ndërlidhje horizontale.

Page 2: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Organizatat prodhuese me prodhimtari të thjeshtë prodhojnë vetëm një lloj prodhimi ose ndonjë prodhim të llojit special (për shembull: mullinjtë, sheqeroret, qumështoret të ndara, etj.).

Në organizatat prodhuese me prodhimtari të ndërlikuar me ndërlidhje vertikale prodhohet në më shumë shkallë, rëndom duke filluar prej përfitimit të paralëndëve e deri te prodhimi final. Këtu hyjnë për shembull: prerja e drunjve deri te prodhimi i letrës, nxjerrja e xehes së hekurit deri te përpunimi i çelikut në prodhime të ndryshme, ngritja e bagëtisë deri te prodhimtaria e këpucëve dhe e prodhimeve tjera prej lëkure. Një ndërlidhje e tillë e prodhimtarisë preferohet meqë në këtë mënyrë arrihet kursimi i madh me shfrytëzimin më të mirë të mjeteve transportuese, me shfrytëzimin më të mirë të kapacitetit të punëtorive ndihmëse, të regjisë, me sigurimin më të madh të furnizimit me paralëndë etj., gjë që ndikon shumë në uljen e çmimit të tërë të kushtimit të prodhimit final.

Organizatat prodhuese me prodhimtari të ndërlikuar me ndërlidhje horizontale janë ato organizata prodhuese ku prodhimtaria nuk është e ndërlidhur me procesin prodhues, por me mundësitë e përshtatjes të pajimeve proceseve të reja teknologjike. Këtu marrin pjesë për shembull prodhimtaria e makinave të shtypit dhe biçikletave, prodhimtaria e makinave të rënda bujqësore dhe të makinave ndërtimore, pastaj prodhimtaria e automobilave dhe e aeroplanëve, e teknikës së bardhë dhe e mjeteve të komunikacionit të PTT, etj. Me një ndërlidhje të tillë të prodhimtarisë arrihet shfrytëzimi racional i organizimit të shërbimit të shitjes, të drejtorisë, të disa punëtorive ndihmëse (për shembull mekanike, farkuese, galvanizuese etj.). Nga ana tjetër me këtë mënyrë të ndërlidhjes së prodhimtarisë industriale arrihet edhe shfrytëzimi më i mirë i fuqisë punonjëse, veçanërisht në rastet kur tregu i kushtëzon ndërrimet e programit prodhues.

Sipas madhësisë organizatat prodhuese industriale ndahen në të vogla, të mesme e të mëdha. Mirëpo, ndarja e tillë e organizatave prodhuese nuk mund të identifikohet me madhësinë absolute të cilësdo element të saj. Prandaj ndarja e tillë për studimet e veprimtarisë së organizatave prodhuese është e pamjaftueshme dhe joprecize, sepse klasifikimi i tillë nuk jep kriteret e sakta mbi madhësinë, siç janë: hapësira, numri i kW të montuar, numri i punëtorëve, sasia e mjeteve themelore dhe qarkulluese, kapaciteti, shfrytëzimi i kapacitetit, e të ngjashme.

Cilido prej këtyre kritereve i ndarë nuk jep pasqyrën e mjaftueshme mbi madhësinë e organizatës shqyrtuese, prandaj duhet të merren disa kritere kryesore, e në rend të parë sasia e prodhimtarisë e krahasuar me sasinë e prodhimtarisë të një organizate të ngjashme të ndarë.

96

Page 3: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Mirëpo, pa marrë parasysh karakterin e tillë relativ të kritereve për matjen e madhësisë së organizatës prodhuese industriale, për çdo organizatë ekziston një madhësi optimale, si dhe kufiri i poshtëm dhe i lartë i madhësisë së organizatës prodhuese jashtë të cilëve organizata pushon të ketë madhësi rentabile.

Shikuar nga ky aspekt do të ishte ekonomikisht e arsyetueshme që klasifikimi i organizatave prodhuese industriale të bëhet në:

- organizata prodhuese me madhësi nënë optimale,- organizata prodhuese me madhësi optimale dhe - organizata prodhuese industriale me madhësi mbi optimale.

Gjatë caktimit të kapacitetit të organizatës prodhuese industriale ky klasifikim gjithsesi duhet të ketë rol të rëndësishëm.

Me krahasimin e të metave dhe të përparësive të madhësisë s organizatave prodhuese dhe llojit të prodhimeve, gjendjes së pajimeve teknike, shpenzimeve të qarkullimit, tregut, personelit në dispozicion dhe të shpenzimeve kërkohet madhësia optimale e organizatës prodhuese industriale.

Përparësitë e organizatave të mëdha industriale janë, mes tjerash, mjetet e mëdha financiare, fondet e mëdha, etj. Pastaj organizatat e tilla kanë shumë mundësi që të ndërmarrin punë të mëdha për përparimin e prodhimtarisë, mirëmbajtjen e laboratorëve. për ngritjen e kualifikimeve të punëtorëve. Në këto organizata rëndom punon edhe numri më i madh i punëtorëve me kualifikime superiore. Kanë mundësi më të madhe për hulumtimin special të tregut, për reklamimin e mallit, për furnizimin më të mirë e më të lirë me repromaterial dhe paralëndë me sasi të madhe. Mund ta përdorin më racionalisht dhe më lehtë prodhimtarinë serike ose masovike, për shkak të ndarjes më të hollësishme të punës dhe mekanizimit si dhe eksperiencës më të madhe.

Të metat e organizatave të mëdha prodhuese industriale janë kujdesi më i madh për administrim se sa për ekonomizim, shtimi i shpenzimeve të regjisë së shitjes dhe të drejtimit me tempo më të madhe se sa që është shtimi i prodhimtarisë, përshtatja më e vështirë konjukturës për shkak të organizimit të pandryshuar të udhëheqjes, shtimi i shpenzimeve të transportit e të distribuimit për shkak të shtimit të prodhimtarisë dhe zgjerimit të tregut.

Përparësitë e organizatave të vogla e të mesme prodhuese industriale janë: organizimi i decentralizuar, universaliteti më i madh i personelit udhëheqës dhe ekzekutues, përshtatja më e lehtë dhe më e shpejtë konjukturës dhe rëndom atmosfera më e mirë e punës brenda anëtarëve të kolektivit punues.

97

Page 4: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Meqë për organizimin si dhe ekonomikën e organizatës prodhuese industriale rëndësi të posaçme kanë sasia e mjeteve themelore dhe qarkulluese, numri i punëtorëve, sasia e materialit dhe sasia e energjisë së shpenzuar, atëherë në bazë të intenzitetit të tyre klasifikimi i organizatave prodhuese mund të bëhet në:

- organizata prodhuese industriale me sasi të mëdha të mjeteve themelore,- organizata prodhuese industriale me numër të madh punëtorësh,- organizata prodhuese industriale me shpenzime të mëdha materiali, përkatësisht të paralëndëve, dhe- organizata prodhuese industriale me shpenzim të madh të energjisë.

Që të mund të kuptohet më mirë klasifikimi i tillë organizatave prodhuese industriale do t’i analizojmë këto lloje organizatash veç e veç.

Organizata prodhuese industriale me mjete të mëdha themelore (me më shumë se 50% të shpenzimeve të tëra) janë: hidroelektranat, termoelektranat, organizatat e nxjerrëse të naftës, shkritoret, fabrikat e mekanizuara të qelqit, të makinave të rënda, disa fabrika kimike, (cementoret, gëlqeroret etj.) dhe objektet e tjera industriale për të cilat nevojiten mjete të mëdha investive për objektet ndërtimore dhe pajimet. Këtu veçanërisht janë të larta shpenzimet e amortizimit, e mirëmbajtjes së stabilimenteve, premitë e sigurimit janë gjithashtu të larta, etj.

98

Çkk K

Qk Qn Q

Fig. 14a.

THÇ

Page 5: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Për shkak të karakterit të tyre këto shpenzime janë kryesisht konstante dhe janë shumë të larta në krahasim me shpenzimet e tëra (fig.14a). Prandaj esenca e ekonomikës në organizatat e tilla industriale qëndron në shfrytëzimin sa më të madh të kapaciteteve dhe shpenzimin sa më racional të energjisë ngasëse. Organizatat prodhuese me mjete të mëdha themelore rëndom quhen edhe organizata intensive me mjete.

Fig. 14b .

Organizatat prodhuese industriale me numër të madh punëtorësh ose thjesht intensive me punë, kanë shpenzime të mëdha proporcionale (fig. 14b), pra rrogat e punëtorëve bëjnë pjesën më të madhe të çmimit të kushtimit, kurse shpenzimet konstante janë relativisht të vogla. Në këto organizata hyjnë fabrikat e mekanizuara dobët siç janë për shembull fabrikat për ndreqje dhe mirëmbajtje, fabrikat për prodhimtari me seri të vogla, organizatat prodhuese të duhanit, të tekstilit, të këpucëve, të tjegullave dhe të tullave, të mobileve e të ngjashme.

Esenca e ekonomikës në këto organizata prodhuese qëndron, për shkak të numrit të madhë të punëtorëve, në organizimin racional të punës dhe në shtimin e prodhimësisë së punës, sepse në këto organizata të prodhimtarisë industriale shpenzimet e njëshme të shpenzimeve të tëra konstante rriten ngutshëm me zvogëlimin e tepërt të vëllimit të prodhimtarisë. Mirëpo,

99

Page 6: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

organizatat e tilla prodhuese mundësojnë punësimin e numrit të madh të punëtorëve, prandaj preferohen të ngriten në regjionet ku ka fuqi të madhe punëtore.

Organizatat prodhuese industriale me sasi të madhe materiali ose thjeshtë intensiv me material, përkatësisht intensiv me material shumë të shtrenjtë janë kryesisht organizatat prodhuese metalurgjike, fabrikat e makinave, fabrikat kimike, fabrikat për përpunimin e drurit, e lëkurës, e metaleve të çmueshme etj. Pjesën kryesore të shpenzimeve në këto organizata prodhuese e përbëjnë shpenzimet e materialit, të cilat rriten me rritjen e vëllimit të prodhimtarisë, pra janë kryesisht shpenzime proporcionale. Esenca e ekonomikës dhe e organizimit të mirë te këto organizata qëndron në furnizimin e volitshëm, deponimin e kujdesshëm dhe përdorimin racional të materialit dhe të mbeturinave përpunuese. Me zvogëlimin e vëllimit të prodhimtarisë nuk zvogëlohen shpenzimet e njëshme të prodhimeve. Gjatë themelimit të organizatave të tilla prodhuese kujdes i posaçëm duhet t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së punëtorëve për zbatimin konsekuent të parimeve të racionalizimit të punës.

Organizatat prodhuese industriale me shpenzim të madh të energjisë ose thjeshtë intensiv me energji, ndahen në dy grupe:

- organizatat prodhuese industriale me shpenzim të madh të energjisë termike dhe

- organizatat prodhuese industriale me shpenzim të madh të energjisë elektrike.

Si për grupin e parë, ashtu edhe për grupin e dytë të këtyre organizatave prodhuese esenca e organizimit dhe e ekonomikës së mirë qëndron në zgjedhjen e lokacionit të përshtatshëm ndaj burimeve të energjisë, si dhe në përdorimin e energjive alternative ndaj burimeve të shtrenjta të energjisë kudo që është e mundshme me shpenzimin racional të energjive të të gjitha llojeve. Organizatat intensive me energji, sa i përket energjisë kanë shpenzime të përbëra nga shpenzimet konstante (nëse energana është ndërtuar në regjinë e tyre) dhe variabile.

Pikënisje gjatë organizimit të organizatave prodhuese industriale është sigurimi i burimeve të energjisë. Shpeshherë ky është kusht i pavarur.

4.3.0.0. SAJIMI I SISTEMIT ORGANIZATIV PRODHUES

Për aspektin juridik e ekonomik të themelimit të organizatave prodhuese, është bërë fjalë në kuadër të shqyrtimit të formave të organizimit të prodhimtarisë materiale sipas kushteve të tregut. Në kuadër të kësaj teme

100

Page 7: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

bëhet vështrimi i themelimit të organizatave nga aspekti teknik e ekonomik i organizimit.

Që të mund të themelohet ndonjë organizatë prodhuese industriale (ndërmarrja shoqërore, ndërmarrja private etj.) më parë hollësisht duhet studiuar kushtet e themelimit dhe duhet përpiluar elaboratin e dokumentuar për çështjet kryesore që ai i trajton siç janë:

- a nevojitet ndonjë prodhim në vend dhe jashta vendit,- a kemi paralëndë të nevojshme në vend apo duhet s’importojmë

dhe me çfarë kushtesh,- a kemi, sa kemi dhe ku kemi energji të nevojshme për

prodhimtarinë e paraparë,- cilat pajime për prodhimtari (makinat, instalimet, stabilimentet,

veglat, etj.) na duhen dhe a mund t’i sigurojmë në vend apo duhet t’importojmë nga jashtë dhe me çfarë kushtesh,- çfarë fuqie punonjëse na duhet, sa, me çfarë profilesh dhe a mund të sigurojmë në vend apo duhet të kërkojmë në botën e

jashtme, a kemi mundësi që kuadrat t’i ngrisim në organizatë përkatësisht në vend veçanërisht nëse është fjala për punëtorët specialistë ose ekspertët,

- çfarë janë kushtet e transportit lidhur me vendosjen e organizatës prodhuese industriale (lokacioni),- çfarë objektesh nevojiten të standardit shoqëror,- me çfarë procesi teknologjik mendojmë të prodhojmë, a do të prodhojmë për depo apo për porositësin, a do të prodhohet

veçueshëm (me copë), në mënyrë serike, masovike apo në ndonjë mënyrë tjetër të kombinuar,

- sa dhe çfarë mjetesh financiare do të nevojiten dhe si dhe me çfarë kushtesh ato do të mund të sigurohen,- cili është rreziku i prodhimtarisë dhe i afarizmit të organizatës, veçanërisht nga aspekti i modës, sezonës, sigurimit të paralëndëve,

të tregut e të ngjashme,- llogaritja e rentabilësisë individuale dhe shoqërore të organizatës, përkatësisht llogaria e kohës brenda të së cilës investimet do të shpaguhen.

Të gjitha këto çështje duhet të analizohen nga aspekti i përcaktimeve të përgjithshme dhe të veçanta të zhvillimit shoqëror.

Nga interesi i përgjithshëm dhe i veçantë shoqëror rrjedh edhe struktura e veprimtarisë së organizatës prodhuese industriale.

101

Page 8: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

4.3.1,0, CAKTIMI I LOKACIONIT TË SISTEMIT ORGANIZATIV PRODHUES

Me caktimin e lokacionit kuptojmë gjetjen e vendit ku do të themelohet organizata e re prodhuese ose joprodhuese. Caktimi i lokacionit të përshtatshëm posaçërisht problem të madh e të ndërlikuar, paraqet gjatë marrjes së vendimit se ku duhet të ndërtohet objekti i organizatës së re të themeluar ose pjesa e zgjeruar e objektit të vjetër të organizatës ekzistuese. Problemi i lokacionit është i lidhur ngushtë me zgjedhjen e vendit më të përshtatshëm ose optimal të organizatës prodhuese industriale të ardhshme. Sepse vendit në të cilën do të gjendet mund të ndikojë shumë në ekonomësinë dhe rentabilësinë e afarizmit të organizatës.

Gjatë caktimit të lokacionit të organizatës prodhuese industriale duhet pasur parasysh strukturën e saj prodhuese, përkatësisht duhet nisur nga karakteristikat e saja teknike e ekonomike: a është prodhimtaria-kryesisht intensive me material, energji, fuqi punonjëse, mjete tjera prodhuese, etj. Sepse këto veçori me kohë e përcaktojnë lokacionin. Për shembull organizatat prodhuese të industrisë ekstraktive dhe organizatat prodhuese intensive me material gravitojnë kryesisht burimeve të materialit riprodhues, përkatësisht burimeve të paralëndëve. Kjo ka të bëjë me organizatat prodhuese të ndërtimtarisë së makinave, të cilat shpenzojnë sasi të mëdha të xehes së hekurit dhe koks, prandaj janë të orientuara kah burimet e xehes së nevojshme dhe të koksit e më rrallë kah vendet ku janë të koncentruar sasitë e mëdha të mbeturinave të hekurit. Organizatat prodhuese, të cilat zhvillojnë procese elektronike dhe të elektrolizës rëndom janë të orientuara kah burimet e elektroenergjisë, ndërsa organizatat prodhuese dhe joprodhuese intensive me punë locohen më së shpeshti afër vendbanimeve, për sigurimin më të lehtë të fuqisë punonjëse.

Nga kjo rrjedh se lokacioni mund të vlerësohet sipas kritereve ekonomike e gjeografike dhe teknike e topologjike. Në rastin e parë ajo quhet caktim i lokacionit të gjerë, ose lokacion i gjerë, kurse në rastin e dytë caktim i lokacionit të ngushtë ose lokacion i ngushtë. Lokacioni i ngushtë caktohet pas caktimit të lokacionit të gjerë.

Organizatat e para prodhuese industriale janë locuar kryesisht afër pyjeve dhe lumenjve të shpejtë, me qëllim të shfrytëzimit të avullit të përfituar me djegien e drurit dhe të thëngjillit të drurit si dhe të rënieve natyrore të lumenjve, si energji ngasëse. Me përdorimin e thëngjillit të gurit ndërron edhe orientimi i lokacionit kah burimet e kësaj lënde djegëse, kurse në fitimin e energjisë elektrike fitohet pavarësia më e madhe në caktimin e lokacionit të organizatave prodhuese industriale. Mirëpo, përsosja e bartjes

102

Page 9: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

së energjisë në distanca më të mëdha me humbje të vogla, bën të mundshme, gjithnjë e më shumë caktimin e lokacionit sipas faktorëve të tjerë relevantë.

Ekzistojnë klasifikimet e ndryshme të faktorëve të lokacionit, varësisht nga rëndësia që u kushtohet ndikimit të faktorëve të ndryshëm gjatë caktimit të lokacionit për ndërtimin e organizatave prodhuese industriale.

Për të mundur më lehtë t’i zbatojmë në praktikën e caktimit të lokacionit, faktorët e lokacionit i ndajmë kryesisht në tri grupe:

- faktorët ekonomikë të lokacionit të gjerë, - faktorët joekonomikë të lokacionit të gjerë dhe - faktorët e lokacionit të ngushtë.

4.3.1.1. Faktorët ekonomikë të lokacionit të gjerë

Faktorët kryesorë ekonomikë të cilët mund të ndikojnë gjatë caktimit të lokacionit të gjerë për ndërtimin e objektit (ose të objekteve) të organizatës prodhuese industriale janë:

- rrethanat historike,- burimet e paralëndëve,- energjia,- tregu,- transporti,- fuqia punonjëse,- shkalla e zhvillimit teknik dhe teknologjik,- madhësia e organizatës prodhuese,- koha e ndërtimit të objekteve.

Të gjithë këta faktorë do t’i përpunojmë veç e veç.

Rrethanat historike. Këtu hyjnë kushtet e trashiguara teknike e ekonomike, siç janë: objektet prodhuese dhe të infrastrukturës ekzistuese, niveli i kulturës teknike e fuqisë punonjëse për profesione të ndryshme me kualifikime dhe eksperiencë të nevojshme. Ndonjëherë vetë ekzistimi ose mos ekzistimi i kapaciteteve të caktuara industriale në ndonjë vend të caktuar mund të ndikojnë në caktimin e lokacionit për kapacitetet e reja.

Objektet e infrastrukturës paraqesin kushte të përgjithshme historike për zgjedhjen e lokacionit të organizatës së re prodhuese industriale si dhe për ekzistimin e saj në përgjithësi. Këto janë objektet banesore e komunale (banesat, rryma elektrike, ujësjellësi, kanalizimi, shtëpitë e kulturës, shtëpitë e shëndetit, shkollat, hotelet, terrenet sportive e të ngjashme). Pastaj objektet e infrastrukturës së gjerë: infrastruktura e madhe përfshin burimet e energjisë (largpërçuesit e rrymës elektrike, largpërçuesit e gazit, të ajrit, të avullit),

103

Page 10: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

objektet e komunikacionit (hekurudha, rrugët, urat, tunelet, limanet, lidhjet e PTT etj.).

Burimet e paralëndëve. Në shumë raste, veçanërisht për veprimtarit e caktuara prodhuese industriale, burimet e paralëndëve paraqesin faktorin e rëndësishëm për caktimin e lokacionit të kapaciteteve prodhuese. Largësia e burimeve të paralëndëve vepron si faktor lokacioni me lartësinë e shpenzimeve të transportit. Prandaj ky faktor ka vlerë më të madhe për ato veprimtari industriale ku është e madhe pjesëmarrja e paralëndëve në shpenzimet e tëra, përkatësisht në të cilat shpenzimi i paralëndëve është shumë intensiv.

Energjia. Ky është faktori më rëndësishëm të cilin duhet pasur parasysh gjatë caktimit të lokacionit të organizatës prodhuese industriale. Burimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë. Mundësitë bashkëkohore për transportimin e energjisë elektrike në distanca të mëdha me humbje të vogla dukshëm kanë zvogëluar ndikimin e këtij faktori në zgjedhjen e vendit për ngritjen e objekteve prodhuese industriale. Kështu qëndron edhe me ujin dhe avullin, të cilët mund të barten gjithashtu në distanca të mëdha pa humbje të dukshme. Në këto raste si dhe në rastin e transportimit të gazit në distanca të mëdha rritet ndikimi i këtij faktorit në çmimin e prodhimtarisë.

Tregu. Në kushtet bashkëkohore të ekonomizimit ky faktor ka humbur nga rëndësia që dikur ka pasur. Mjetet e reja transportuese kanë bërë të mundshme që në distanca të mëdha të barten pa ndryshime të mëdha dhe shpejt të gjitha llojet e prodhimeve, madje edhe ato ushqyese të cilat, për shkak të natyrës së vet, dikur kanë diktuar ndërtimin e objekteve për përpunimin e tyre afër burimeve të paralndëve.

Transporti. Shpenzimet e transportit hyjnë në të gjitha shpenzimet të cilat krijohen në bazë të ndikimit të faktorëve të lokacionit të gjerë e të ngushtë. Faktori i transportit gjatë caktimit të lokacionit, duhet të merret parasysh pa marrë parasysh se a është fjala për transportimin e prodhimeve të gatshme deri në treg, ose për transportimin e paralëndëve deri në fabrikë, ose për transportimin e energjisë, ose për transportimin e fuqisë punonjëse. Prandaj transporti paraqet njërën prej faktorëve më të rëndësishëm gjatë caktimit të lokacionit. Transporti ndikon në zgjedhjen e lokacionit nëpërmes: largësisë nga komunikacionet, kualitetit të këtyre komunikacioneve dhe llojit dhe kapacitetit të mjeteve dhe të rrugëve transportuese. Caktimi i lokacionit optimal duhet të bëhet pas analizës së hollësishme të ndikimit të të gjitha këtyre karakteristikave të transportit.

Fuqia punëtore. Ndikimi i këtij faktori në caktimin e lokacionit të organizatës prodhuese varet në masë të madhe prej shkallës së automatizimit

104

Page 11: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

dhe të robotizimit të prodhimtarisë. Nëse procesi prodhues në masë të madhe është intensive sa i përket fuqisë punëtore (punonjëse), atëherë ndikimi i këtij faktori rritet. Përndryshe, ndikimi i këtij faktori në caktimin e lokacionit të kapaciteteve prodhuese është zvogëluar dukshëm me rritjen e mundësive transportuese, të komunikacionit urban, ndërurban dhe individual.

Megjithatë në disa veprimtari me punë intensive (me fuqi të madhe punonjëse), të cilat kërkojnë shkallë të lartë kualifikimi për numrin e madh të punëtorëve, profesionalësia (profesionaliteti) i fuqisë punonjëse mund të ketë ndikim të madh gjatë caktimit të lokacioneve për objektet në të cilat do të ushtrohen këto veprimtari.

Shkalla e zhvillimit teknik e teknologjik. Niveli teknik e teknologjik i zhvillimit të mesit ndonjëherë, varësisht nga niveli i teknologjisë që do të zbatohet, mund të luajë rol të madh gjatë caktimit të lokacionit të objektit të ri industrial. Ky faktor posaçërisht fiton në peshë nëse teknologjia e re për zbatimin e vet kërkon ekzistimin e laboratorëve dhe instrumenteve të caktuara me ekspertë dhe fuqi tjetër punonjëse me nivel dhe kualifikime të caktuara profesionale e shkencore.

Madhësia e organizatës prodhuese. Madhësia e organizatës prodhuese ndikon shumë në zgjedhjen e lokacionit. Mirëpo, lokacioni me madhësinë e vet gjithashtu ndikon në përcaktimin e madhësisë së objektit industrial. Në zgjedhjen e lokacionit në varësi nga madhësia e objektit industrial ndikim të madh ka mundësia komunikative dhe rrugët e mjetet e komunikacionit. Nga marrëdhënia e madhësisë së objektit të prodhimtarisë industriale dhe lokacionit të tij rrjedh alternacioni: a më mirë është të ndërtohet një objekt i madh apo më shumë objekte të vogla. Kjo ka të bëjë me caktimin e madhësisë optimale të kapacitetit të organizatës prodhuese industriale.

Koha e ndërtimit të objekteve Nëse merret parasysh se ekzistojnë lokacionet më të përshtatshme dhe më pak të përshtatshme për ngritjen e ndonjë objekti industrial, atëherë koha e ndërtimit ka ndikim të madh në zgjedhjen e lokacionit. Shikuar nga ky aspekt, koha si faktor i pavarur i lokacionit çmohet lidhur me caktimin e afateve dhe plotësimin e tyre gjatë ndërtimit të objekteve ekonomizuese industriale.

Nga pikëpamja e interesimit shoqëror nuk është njësoj se ku dhe për sa do të ndërtohet një objekt dhe sa do të kushtojë ai, a do të zgjasë ndërtimi shumë apo pak, varësisht nga lokacioni.

Prandaj faktori që rrjedh nga koha e ndërtimit qëndron në marrëdhënie reciproke e relative me zgjedhjen e lokacionit. Në esencë prapa të gjitha këtyre faktorëve qëndrojnë shpenzimet e transportit.

105

Page 12: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

4.3.1.2. Faktorët joekonomikë të lokacionit të gjerë

Këta faktorë nuk janë të lidhur për zbatimin e parimeve ekonomike, por burojnë prej interesave të ndryshme shoqërore, të cilat lokacioni duhet t’i plotësojë. Këta faktorë joekonomikë ndonjëherë mund të kenë ndikim më të madh se sa faktorët ekonomikë.

Interesi i bashkësisë, ose interesi i shoqërisë me faktorët joekonomikë i shmanget principeve ekonomike të determinimit të lokacionit, dhe kështu faktorët joekonomikë mbizotërojnë faktorët ekonomikë. Interesat e tilla janë për shembull: interesi i mbrojtjes popullore, interesi i shëndetit popullor, interesi i sigurimit të popullsisë nga ndotja e ajrit, ujit, etj. Faktorët joekonomikë dominojnë edhe kur ekzistojnë arsyet strategjike, për shkak të të cilave disa organizata prodhuese duhet të ndërtohen në pjesët e brendshme më lehtë e më mirë të mbrojtura nga sulmi eventual i armikut, ose kur natyra e prodhimeve është e tillë e cila kërkon që kapacitetet prodhuese të jenë sa më larg vendbanimeve.

Ndonjëherë faktorët joekonomikë të lokacionit dominojnë nëpërmes interesit social të banorëve, atëherë kur politika e vendit kërkon zhvillimin më të shpejtuar të viseve më të pazhvilluara, me qëllim që të zbuten dallimet ekzistuese ekonomike dhe diferencimet sociale. Në të gjitha këto raste faktorët joekonomikë obligojnë me vendime administrative të organeve përkatëse shtetërore.

4.3.1.3. Faktorët e lokacionit të ngushtë.

Në bazë të të gjitha shpenzimeve, të cilat burojnë nga ndikimi i të gjith faktorëve të lokacionit të gjerë bëhet, zgjedhja e lokacionit të gjerë optimal. Pas zgjedhjes së lokacionit të gjerë optimal bëhet zgjedhja e lokacionit të ngushtë. Nga kjo del se faktorët e lokacionit të ngushtë nuk kanë ndonjë ndikim të madh ekonomik gjatë vendosjes së organizatës prodhuese industriale, mirëpo dukshëm mund të ndikojnë në zgjedhjen e terrenit ku do të ndërtohen objektet industriale, ose pjesët e tyre.

Faktorët të cilët më së shumti mund të ndikojnë në zgjedhjen e vendit për ndërtimin e kapaciteteve janë:

- afërsia e vendbanimeve dhe mundësia e shfrytëzimit të komunaleve ekzistuese,- natyra e tokës, e cila duhet t’u përgjigjet kërkesave të caktuara ndërtimore dhe shkallës së kërkuar të ndërtimit ekonomik,- afërsia e burimeve të energjisë, ujit, avullit etj.,

106

Page 13: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

- afërsia e vendbanimeve të punëtorëve dhe mundësia e ngritjes së tyre,

- mundësia e plotësimit të nevojave jetësore dhe kulturale, zbavitëse dhe sportive të punëtorëve dhe afërsia e këtyre objekteve,- afërsia e objekteve (rrjetës) të komunikacionit publik, dhe- mundësia e zgjerimit të kapaciteteve me zhvillimin e ardhshëm eventual të organizatës prodhuese industriale.

Analizimi i ndikimit reciprok të këtyre faktorëve mund të japë lokacionin e ngushtë optimal. Mirëpo, edhe këtu shpeshherë dominon interesi i ngushtë ose i gjerë shoqëror.

4.4.0.0. ZGJEDHJA E LLOJIT TË PRODHIMTARISË INDUSTRIALE

Organizata prodhuese industriale themelohet me qëllim që në te, duke vepruar me vetëdije dhe në mënyrë të organizuar me mjetet e punë mbi sendet e punës, të krijohen të mira materiale për plotësimin direkt ose indirekt të nevojave të bashkësisë së ngushtë ose të gjerë njerëzore. Nga qëllimi i themelimit të organizatës prodhuese industriale rrjedh definicioni i prodhimtarisë industriale, si proces i veprimit të vetëdijshëm dhe të organizuar të njerëzve, ku duke vepruar me mjetet e prodhimtarisë mbi sendet e punës prodhohen të mira materiale. Nga ky definicion del se për të realizuar prodhimtarinë industriale duhet angazhuar këto elemente:

- punën, si aktivitet psikofiziologjik të njeriut,- mjetet e punës, me të cilat njeriu vepron mbi sendet e punës, - sendet e punës, të cilat njeriu i përdor për punimin e mëtejmë ose

për të mira materiale.

Nga kjo rrjedh se qëllimin e prodhimtarisë industriale mund ta shprehim me funksionin e elementeve të angazhuara:

y = f(x1, x2, x3 )ku janë:

y - sasia e efekteve të prodhuara,x1 - sasia e punës së angazhuar,x2 - sasia e mjeteve të angazhuara për punë,x3 - sasia e sendeve të angazhuara të punës.

Derisa të mos shumëzohen me çmimet e veta sasitë e elementeve të angazhuara të prodhimtarisë janë të pamatshme, si dhe vetë efektet e prodhimtarisë. Prandaj që të mund t’i masim sasitë e elementeve të angazhuara si dhe efektet e prodhimtarisë, ato i shumëzojmë si vijon:

- x1 c1 - sasinë e punës me të ardhurat e punëtorit,

107

Page 14: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

- x2 c2 - sasinë e mjeteve me çmimin e tregut,- x3 c3 - sasinë e sendit të punës me çmimin e tij në treg.

Me zëvendësimin e këtyre vlerave në ekuacionin e lartë do të kemi:

y = f(x1 c1, x2 c2, x3 c3 )

si formë të re të funksionit të prodhimtarisë industriale.

Meqë secili nga elementet e angazhuara (x1, x2, x3) është i përbërë si vijon:

- nga punët e çdo punëtori (x1,1 deri x1,n),- nga secili mjet i punës (x2,1 deri x2,m),- nga secili send i punës (x3,1 deri x3,k), atëherë funksioni i prodhimtarisë e merr formën:

y = f(x1,1 c1,1 deri x1,n c1,n, x2,1 c2,1 deri x2,m c2,m, x3,1 c3,1 deri x3,k c3,k).

Në këtë ekuacion, në të vërtetë kur të mblidhen të gjitha elementet e angazhuara të shumëzuara me çmimet përkatëse, brenda kllapave fitohet lartësia e shpenzimeve të tëra të prodhimtarisë (H).

Me zëvendësimin e shpenzimeve të tëra në funksionin e prodhimtarisë ai e merr formën

y = f(H)

që paraqet funksionin monetar të prodhimtarisë.

Për realizimin e qëllimit lidhur me llojin e prodhimtarisë, nga ky ekuacion dalin shumë mundësi, prej të cilave dy janë më të rëndësishme:

- të caktohet efekti i dëshiruar, e atëherë me kombinimin e elementeve të gjendet mënyra më e lehtë e realizimit të prodhimtarisë dhe

- të kombinohen elementet ekzistuese dhe të kërkohen mundësitë prodhuese me të cilat përcaktohen efektet.

Kështu për shembull me kombinimin sasior dhe cilësor të elementeve të angazhuara:

- të punës me ndërrimin e kualifikimeve të punëtorëve (x1,1 deri x1,n) do të kemi efektin e punës:

y = g(x1, x2, x3),

- të mjeteve me ndërrimin e teknikës së prodhimtarisë (x2,1 deri x2,m) do të kemi efektin e mjeteve:

108

Page 15: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

y = h(x1, x2, x3), dhe

- të sendeve, me ndërrimin për shembull të paralëndës (x3,1 deri x3,k) do të kemi efektin e sendit të punës:

y = p(x1, x2, x3).

Nëse këto elemente të angazhuara i shumëzojmë me çmimet, atëherë do të kemi:

y = g(H), y = h(H) dhe y = p(H).

Secili prej këtyre funksioneve do t’i ketë karakteristikat e veta të cilat e veçojnë procesin e prodhimtarisë sipas:

- llojit të procesit teknologjik,- metodës së zbatuar të punës dhe - tipit organizativ.

Me kombinimin e të gjitha këtyre veçorive duhet kërkuar llojin më optimal të prodhimtarisë, e cila do t’i përgjigjet realizimit të prodhimit të dëshiruar ose të prodhimeve të dëshiruara. Prandaj studimi i karakteristikave të prodhimtarisë industriale kërkon kujdes të posaçëm. Për këtë arsye do t`i përpunojmë veç e veç:

- procesin prodhues,- metodat prodhuese dhe - tipet prodhuese, sepse me to edhe përcaktohet lloji i prodhimtarisë

industriale.

4.4.1.0. PROCESI PRODHUES

Në organizatat prodhuese industriale procesi prodhues përbëhet nga dy procese të ndërlidhura reciprokisht:

- procesi material e teknik dhe - procesi social e ekonomik.

Procesi material e teknik ka të bëjë me veprimin e punëtorëve me mjetet për punë mbi sendet e punës. Me nivelin teknik të mjeteve për punë caktohet niveli i forcave prodhuese.

Procesi social e ekonomik, si pjesë e procesit të tërësishëm prodhues, paraqet karakterin e forcave të organizuara prodhuese, përkatësisht paraqet marrëdhënien e forcave prodhuese me vetitë e tyre. Kështu për shembull në shoqërinë socialiste këto marrëdhënie i karakterizon pronësia shoqërore e mjeteve të prodhimtarisë, si dhe pjesëmarrja kreative e punëtorëve në zhvillimin dhe përparimin e proceseve prodhuese.

109

Page 16: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Ndërrimin e proceseve prodhuese e përcjellin edhe mënyrat e klasifikimit të tyre. Në këtë periudhë të zhvillimit të tyre ato mund të ndahen sipas:

- formave kryesore,- rrjedhës kohore,- veprimtarisë afariste të organizatës prodhuese,- veçorive teknologjike,- mjeteve të përdorura të prodhimtarisë.

Nga nyjëzimi i tillë i proceseve prodhuese rrjedhin tri forma kryesore të proceseve prodhuese:

- procesi i fitimit (përfitimit),- procesi i rikrijimit (riprodhimit), dhe- procesi i riformimit (ripunimit).

Në grupin e parë hyjnë proceset prodhuese të cilat i karakterizon:

- lidhëmëria e organizatës prodhuese për lokacionin e caktuar për shkak të vetë natyrës së punës,

- parapërgatitja e madhe e organizatës prodhuese për punë të Rregullt për të cilën nevojitet investimi i mjeteve të mëdha paraeksploatuese,

- shpenzimi i mjeteve të mëdha investive për mirëmbajtjen e procesit prodhues,- ndërrimi i madh cilësor dhe sasior i mjedisit të punës e të natyrës,- shpenzimet e larta të nevojshme për pengimin dhe ruajtjen e

kualitetit të prodhimit për përdorimin e mëtejmë, për evitimin e dështimeve eventuale, etj.

Në këtë lloj procesesh prodhuese përfitohen paralëndët e nevojshme për dy llojet e tjera të proceseve prodhuese, siç janë: xehet e ndryshme, thëngjilli, nafta, guri, kripërat e ndryshme, gazi i tokës, etj.

Në grupin e dytë të formave të proceseve prodhuese, në proceset e rikrijimit marrin pjesë proceset për dhënien e formave të tjera të sendeve të punës të përfituara me llojin e parë të proceseve prodhuese, dhe këto procese i karakterizon:

- pjesëmarrja e madhe e punës së kaluar (të mjeteve të - prodhimtarisë) në krahasim me punën e gjallë (të njeriut),

- ciklet relativisht të shkurtër të prodhimtarisë,- shfrytëzimi i shumëfishtë i paralëndëve,- rrjedha e pandashme (kontinuale) e procesit prodhues,- mundësia e madhe për automatizimin e prodhimtarisë, etj.

110

Page 17: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Ky lloj procesi më së shumti haset në industrinë kimike (proceset rikrijuese të prodhimeve nga nafta, masat plastike, guri, dheu, etj.), në prodhimtarinë e energjisë (prodhimi i gazit industrial nga thëngjilli, prodhimi i koksit, i thëngjillimit të drurit, djegia e mbeturinave për qëllime energjetike, etj.).

Prodhimet e këtyre proceseve pjesërisht shërbejnë të pandryshuara për përdorim të drejtpërdrejtë e pjesërisht shërbejnë si sende të rikrijimit (paralëndë), për sende të punës për proceset e riformimit (ripunimit). Shkalla e përdorimit të njërës ose të formës tjetër varet në masë të madhe nga standardi i përgjithshëm jetësor i mjedisit ku është i zhvilluar ky lloj procesi prodhues.

Proceset e riformimit, përkatësisht të ripunimit kanë të bëjnë me ndërrimin e pamjes së jashtme të sendit (objektit) të punës. Prandaj ky lloj procesi prodhues karakterizohet me:

- kohëzgjatjet e ndryshme të proceseve të ndryshme prodhuese, - proceset e ndryshme teknologjike,- përshtatjen e sendit dhe të mjeteve të punës llojit të prodhimit,- përshtatjen e prodhimit nevojave të tregut e me këtë ndërrimet e shpeshta konstruktive,- ngritjen dhe ndërrimin e shpeshtë të kualifikimit të punëtorëve etj.

Proceset riformuese, ripunuese ose përpunuese hasen më së shumti në prodhimtarinë makinerike, elektroteknike, ndërtimore si dhe në shumë degë të ndryshme të industrisë së ashtuquajtur të lehtë (prodhimtaria e cigareve, e veshmbathjes e radioaparateve, e teknikës për amvisni, etj.).

Secila nga këto lloje procesesh prodhuese i ka specifikat e veta organizative, prej nga burojnë edhe metodat me të cilat duhet të realizohet prodhimtaria (veç e veç, në mënyrë serike, masive).

4.4.2.0. PROCESI TEKNOLOGJIK

Procesi prodhues përbëhet nga proceset teknologjike. Prandaj procesi i prodhimtarisë me proceset teknologjike, si pjesë të procesit të tërësishëm prodhues bën ndërrimin e sendit të punës (pamjen e jashtme, dukjen, dimensionet, vetitë, gjendjen agregate, përbërjen molekulare, etj.). Çdo proces i prodhimtarisë karakterizohet me proceset e veta teknologjike.

Procesin teknologjik e përcakton lloji i prodhimit. Prandaj procesi teknologjik ndahet në numër të caktuar operacionesh punuese. Operacionet punuese ndahen në kalime dhe kapje.

111

Page 18: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Mënyra e organizimit të procesit teknologjik varet nga niveli i mekanizimit të procesit prodhues, pra nga lloji i teknologjisë. Nga niveli i mekanizimit dhe i automatizimit të procesit teknologjik varet edhe numri i vendeve të punës dhe lloji i tyre. Dallojmë

- proceset e thjeshta dhe - proceset e përbëra teknologjike.

Proceset e thjeshta teknologjike. Këto procese teknologjike dallohen me ecjen e njëpasnjëshme punuese. Radhitja e vendeve të punës si dhe e makinave varet nga këto ecje, me të cilat bëhet shndërrimi i sendit të punës në prodhim të gatshëm, mundësisht pa ecje kthyese. Te këto procese teknologjike duhet gjetur marrëdhëniet rrjedhëse të përshtatshme në mes fazave të ndryshme prodhuese dhe kapaciteteve të tyre. Për një punë të tillë të suksesshme nevojitet njohja e mirë e kapaciteteve prodhuese nga ana e kuadrove tekniko-teknologjik.

Proceset e thjeshta teknologjike i hasim te industria kimike, te ajo tekstile, ushqimore, përpunuese të naftës, pastaj hasim në metalurgji, etj.

Proceset e përbëra teknologjike. Këto procese teknologjike janë të përbëra nga shumë pjesë të njëpasnjëshme të proceseve prodhuese, për krijimin e pjesëve të ndryshme të ndonjë prodhimi përfundimtar ose të ndonjë pjese të përbërë të ndonjë prodhimi përfundimtar. Këto pjesë të procesit teknologjik nuk janë të ndërlidhura me nevojën e përcjelljes së njëpasnjëshme të ecjeve prodhuese. Kështu secila pjesë prodhohet me ritmin e vetë prodhues, por të harmonizuar me efektin përfundimtar të procesit të përbërë teknologjik.

Proceset e përbëra teknologjike përdoren në makineri, anijendërtimtari, elektroindustri, në industrinë e automjeteve dhe të motorëve, në industrinë e drurit dhe të konfeksionit, në ndërtimin e fluturakeve, etj.

Ky lloj procesi teknologjik organizohet më vështirë. Kërkesat që parashtrohen lidhur me organizimin e tyre të suksesshme janë të shumta e të llojllojshme, sepse fazat e punës, mjetet e punës, vendet e punës me operacionet punuese duhet të organizohen sa më racionalisht në klasa dhe seksione punuese, në mënyrë që të mos ndërpritet rrjedhja qëllimsjellëse e prodhimtarisë të prodhimeve ose të pjesëve të prodhimeve të caktuara - (kontinuiteti i prodhimtarisë).

Lidhur me kontinuitetin e prodhimtarisë ekzistojnë dy mundësi për zhvillimin e proceseve të përbëra teknologjike:

- prodhimtaria me metoda të specializuara dhe - prodhimtaria me prodhime të specializuara.

112

Page 19: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Te prodhimtaria e specializuar sipas metodave të punës, organizimi i prodhimtarisë mbështetet në principin teknologjik, kështu që njësitë teknologjike organizohen me ndërlidhje në hapësirë sipas llojeve të njëjta të mjeteve të punës (derdhoret, saldatoret, tornoret, zdruthtoret, etj.).

Te prodhimtaria e specializuar sipas prodhimeve organizimi i punës mbështetet në principet e prodhimtarisë, kështu që mjetet e prodhimtarisë organizohen në hapësirë ashtu që një vend të gjenden të gjitha mjetet e nevojshme për prodhimin e prodhimit ose të pjesës së prodhimit përfundimtar, të renditura sipas operacioneve punuese, pra sipas procesit prodhues, përkatësisht procesit të ndërlikuar teknologjik.

Secila prej proceseve të përmendura teknologjike do të zbatohen varet prej ndikimit të faktorëve të ndryshëm me të cilët përcaktohen përparësitë ose të metat e llojeve teknologjike, prej të cilëve më të rëndësishmit janë:

- tipi organizativ i prodhimtarisë,- sipërfaqja e nevojshme prodhuese (sipërfaqja teknologjike),- nevoja dhe shpenzimi i energjisë ngasëse,- sasia e sendeve të punës (paralëndëve) të nevojshme dhe sasia e

shpenzimit të tyre,- sasia dhe cilësia e mjeteve të punës të nevojshme për procesin e

caktuar teknologjik,- numri dhe kualifikimi i punonjësve,- karakteristikat teknike të prodhimit me kërkesat e tregut, etj.

Në bazë të karakteristikave që dalin nga zbatimi i faktorëve të përmendura bëhet projektimi i procesit teknologjik përkatës.

4.4.3.0. METODAT PRODHUESE

Sipas formës organizative të mjeteve të prodhimtarisë dhe të vetë prodhimtarisë, me qëllim që të plotësohen kushtet themelore për punë ekonomike dhe rentabile dallojmë metodat prodhuese që vijojnë:

- prodhimtaria veçore (veç e veç),- prodhimtaria serike dhe - prodhimtaria masive.

Kur kemi bërë fjalë për prodhimtarinë industriale, atëherë janë dhanë veçoritë me përparësitë dhe të metat e secilit prej këtyre metodave prodhuese. Prandaj këtu do të cekim vetëm faktorët, të cilët ndihmojnë zgjedhjen e metodës prodhuese.

Në zgjedhjen e metodës prodhuese ndikojnë këta faktorë:

- veprimtaria e organizatës prodhuese,

113

Page 20: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

- kushtet e tregut,- kapaciteti i mjeteve prodhuese,- aftësia financiare dhe- cilësia e kuadrove.

Metoda optimale zgjedhet pas analizës së hollësishme të të gjitha përparësive dhe të metave të metodave të cekura prodhuese, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe ai organizativ. Kjo zgjedhje duhet të bëhet që në fillim gjatë themelimit të organizatës prodhuese industriale. Sepse me këtë janë lidhur ngushtë forma e objekteve ndërtimore, lloji i pajimeve, burimet energjetike, organizimi i transportit të brendshëm dhe të jashtëm, përgatitja e kuadrove, etj. Që të mund të kuptohen më mirë e më drejt kriteret të cilat ndihmojnë përcaktimin për njërën nga metodat prodhuese, duhet kuptuar sa më mirë e më drejtë faktorët e cekur për caktimin e metodës prodhuese. Për këtë qëllim këta faktorë do t’i përpunojmë veç e veç.

Veprimtaria e organizatës prodhuese. Kjo është njëra prej faktorëve të parë dhe kryesorë për zgjedhjen e metodës prodhuese. Disa organizata prodhuese kanë llojin e tillë të veprimtarisë që atë nuk mund ta ndërrojnë (termoelektranat, hidroelektranat, cementoret, xeheroret, shkritoret dhe organizatat e tjera prodhuese metalurgjike, sheqeroret, mullinjtë e të ngjajshme), kurse disa të tjera, kryesisht organizatat prodhuese përpunuese, me angazhim të vogël të mjeteve mund ta ndërrojnë veprimtarinë duke u përshtatur në këtë mënyrë më lehtë kushteve të tregut. Te lloji i parë i organizatave prodhuese prodhimtaria është masive me të vetmen mundësi ndërrimi: kalimi në prodhimtari sa më të madhe të mekanizuar ose automatizuar. Kurse te organizatat prodhuese të llojit të dytë mund të përdoret metoda prodhuese veçore ose serike, me mundësi kalimi prej njërës në tjetrën, me kushte më të volitshme për zhvillimin dhe përparimin e prodhimtarisë.

Kushtet e tregut. Këto kushte e përcaktojnë llojin e prodhimit dhe sasinë e nevojshme. Nga këto kushte duhet nisur gjatë themelimit të organizatës punuese për qëllime të caktuara dhe zgjedhja e metodës prodhuese. Ndonjëherë tregu kërkon shumë prodhime të llojit të njëjtë brenda kohës së shkurtë, kurse ndonjëherë shumë prodhime të llojit të njëjta brenda kohës më të gjatë, e ndonjëherë kërkon prodhime specilae të thjeshta ose të ndërlikuara. Në të gjitha këto raste me kujdes kërkimore duhet zgjedhur metodën prodhuese.

Kapaciteti i mjeteve prodhuese. Për prodhimtarinë e llojit të caktuar të prodhimeve, kapaciteti i mjeteve prodhuese ose të punës varet prej sasisë dhe kohës brenda të së cilës duhet të qiten në treg, duke realizuar ekonomisinë dhe rentabilësinë e duhur.

114

Page 21: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Aftësia financiare. Lartësia e shpenzimeve investive dhe të tjera, si dhe aftësia financiare që më parë e detyrojnë themeluesin që të orientohet për një metodë prodhuese më të përshtatshme nga aspekti financiar, por jo edhe nga ai teknik e teknologjik.

Përndryshe. këtu ishte dashur të bëhet krahasimi i efektit të një lloji të pajimeve me një lloj tjetër më të përsosur, duke marrë parasysh vëllimin e mjeteve të nevojshme investive për njërën dhe llojin tjetër të pajimeve me llogarinë e rentabilësisë.

Metoda prodhuese më e përshtatshme përherë është ajo e cila në kushtet e caktuara prodhuese jep prodhime më të nevojshme e më të shumta, për plotësimin e interesit të përbashkët dhe të përgjithshëm shoqëror.

Cilësia e kuadrove. Kualiteti i kuadrove ka të bëjë me kuadrot të cilat brenda kohës së caktuar (të cilën e dikton tregu) mund të sigurohen për vendosjen e metodës së caktuar prodhuese. Secila metodë prodhuese karakterizohet me shkallën e caktuar të ndarjes së punës, e lidhur me këte edhe me shkallën e caktuar të specializimit ose të kualifikimit të vendeve të punës.

Për aftësimin e kuadrove për plotësimin e këtyre vendeve të punës nevojitet më pak ose më shumë kohë.

4.4.4.0. TIPET PRODHUESE

Në bazë të metodave prodhuese janë krijuar tipe të ndryshme prodhuese. Kështu në prodhimtarinë bashkëkohore dallojmë këto cipe të prodhimtarisë, përkatësisht tipe prodhuese:

- veçorë,- serikë,- masivë dhe - vargorë.

Cili nga tipet e përmendura do të përdoret në rastin e konkretizimit të procesit prodhues varet nga lloji i prodhimit që synohet të prodhohet, sasia e prodhimeve të planifikuara për prodhim, lloji i procesit teknologjik me metodën teknologjike e cila do të zbatohet dhe përgatitja teknike e fuqisë punonjëse.

Që të mund të mësojmë diç më tepër për veçoritë organizative të këtyre tipeve prodhuese, do t’i përpunojmë veç e veç.

4.4.4.1. Prodhimtaria veçore

115

Page 22: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Prodhimtaria veçore karaterizohet me metodën më joracionale prodhuese për shkaqe vijuese:

-shpenzimet përgatitore janë relativisht më të larta,- dokumentacioni teknik përgatitet vështirë dhe është e shtrenjtë,- procesi prodhues është i copëtuar dhe vështir kontrollohet,- vendet e punës nuk janë të specializuara, prandaj duhet të jenë të pajisura me vegla më të llojllojshme dhe me punëtorë më të kualifikuar,- mjetet e punës (makinat, veglat, etj.) janë universale me

shfrytëzimin e kufizuar të kapacitetit,- grumbullitë e materialit dhe të gjysëmprodhimeve janë të shumta

dhe vështirë kontrollohen,- ecja e sendit të punës është më e gjatë dhe mjaft shpesh endëse, për shkak të pozitës reciproke të vendeve të punës, të makinave e të punëtorive, etj.

Në aspektin organizativ ky tip prodhues së bashku me prodhimtarinë, me seri të vogla formon prodhimtarinë e vogël, për dallim nga prodhimtaria me seri të mëdha dhe prodhimtaria masive, të cilat formojnë prodhimtarinë e madhe.

Tipi prodhues veçorë në prodhimtarinë industriale përdoret për prodhimin e makinave, të pajimeve, të veglave dhe të objekteve të tjera të mëdha dhe speciale, ose të pjesëve të tyre.

4.4.4.2. Prodhimtaria serike

Ky tip prodhues karakterizohet me mundësinë që në një cikël prodhues mund të punohet një numër i madhë punimesh të gatshme ose pjesët e tyre njëkohësisht, duke filluar me prodhimin e parë dhe duke përfunduar me prodhimin e fundit nga seria, me çka edhe mbyllet cikli i prodhimtarisë.

Ky tip prodhues është më ekonomik se sa tipi prodhues veçor, sepse pa marrë parasysh që faktori njeri ka rol të madh te ky tip prodhues, si te tipi prodhues veçor, prapëseprapë ky tip prodhues është më racional, meqë kushtëzon hartimin më të holluar të dokumentacionit teknik, lejon shfrytëzimin e mjeteve të punës (makinave, veglave, etj.) me kapacitet të lartë, radhitjen e tyre sipas procesit prodhues, shfrytëzimin më të përplot të makinave, punësimin e fuqisë punonjëse me kualifikime të ultë, aftësimin më të shpejtë e më ekonomik të kuadrove për specialistë të lartë. Përveç kësaj te prodhimtaria serike zgjidhjet organizative janë më aktive e më ekonomike, sepse shumë zgjidhje organizative të cilat merren për një prodhim ose pjesë të prodhimit vlejnë për të gjitha pjesët, të cilat prodhohen në një seri. Seritë e mëdha, për këtë shkak janë më ekonomike. Ato janë më

116

Page 23: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

ekonomike edhe për arsye se vendi i punës përgatitet për një operacion, i cili zbatohet në shumë prodhime ose pjesë të tyre dhe sa më i madh që të jetë numri i prodhimeve shpenzimet e njëshme të përgatitjes do të jenë më të ultë. Në serinë e madhe janë më të ultë edhe shpenzimet e njëshme për konstruktimin dhe përpunimin e procesit të ri teknologjik, prandaj te seritë e mëdha mund të zbatohen racionalisht të gjitha shkallët e racionalizimit dhe të automatizimit me robotizimin, si te prodhimtaria masive.

Sipas sasisë së prodhimeve të një serie si dhe sipas treguesve ekonomikë të serisë dallohen prodhimtaria me seri të vogla, prodhimtaria me seri të mesme dhe prodhimtaria me seri të mëdha.

Prodhimtaria me seri të vogla ka karakteristikat ekonomike dhe teknike të tipit prodhues veçor, kurse prodhimtaria me seri të mëdha ka karakteristikat ekonomike dhe teknike të prodhimtarisë masive. Madhësia optimale e serisë varet prej llojit të prodhimit. Prandaj për çdo lloj prodhimi që duhet të prodhohet serikisht duhet të gjendet madhësia e serisë optimale.

Caktimi i serisë optimale. Prodhimtaria serike është më racionale se sa prodhimtaria veçore. Mirëpo ekzistojnë seri me madhësi të ndryshme. Madhësia e serisë mund të kufizohet me zgjatjen e procesit prodhues si dhe me kushtet e përcaktuara me programin prodhues, në pikëpamje të afateve për dërgimin e prodhimeve të gatshme.

Gjatë caktimit të madhësisë së serisë duhet pasur pasaçërisht kujdes për sjelljen e shpenzimeve të karakterit përgatitor-përfundimtar dhe shpenzimeve të mjeteve qarkulluese. Këto shpenzime, sipas natyrës së tyre, kanë tendenca të kundërta:

- shpenzimet me karakter përgatitor-përfundimtar zvogëlohen me rritjen e serisë, sepse masa e njëjtë ndahet me numër gjithnjë më të madh të prodhimeve,

- shpenzimet qarkulluese rriten me rritjen e serisë, sepse me rritjen e shpenzimeve këtu bëhet angazhimi gjithnjë e më i madh i mjeteve, si dhe zgjatja e procesit, përkatësisht ciklit prodhues.

Për çdo lloj prodhimi duhet të gjendet ajo madhësi e serisë për të cilën shuma e këtyre shpenzimeve për njësi të prodhimtarisë do të jetë minimale. Seria me madhësi të tillë quhet seria optimale.

Shpenzimet përgatitore-përfundimtare janë të përhershme, prandaj të shndërruara për njësi të prodhimtarisë marrin formën e hiperbolës, e nëse prodhimtaria matet me copë, të shndërruara për një copë të prodhimtarisë janë:

117

Page 24: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

tsx1 ,

këtu janë: s [€.] - shpenzimet e përhershme, x [copë/seri] - madhësia e serisë.

Shpenzimet e ndryshme (shpenzimet e mjeteve qërkulluese pa materialin direkt dhe pa fuqinë punonjëse) janë:

to = a.x,

a (€./copë) - shpenzimet e mjeteve qarkulluese për njësi të prodhimtarisë,

x [copë/seri] - madhësia e serisë.

Në këtë llogari nuk marrin pjesë shpenzimet e njëshme për materialin direkt dhe shpenzimet e njëshme të fuqisë punonjëse, meqë madhësia e tyre nuk varet prej numrit të prodhimeve, përkatësisht nga seria e prodhimtarisë:

h md [€./copë] - shpenzimet e njëshme të materialit direkt,h fd [€../copë] - shpenzimet e njëshme të fuqisë punonjëse direkte.

Duke mbledhur shpenzimet e njëshme përgatitore-përfundimtare dhe shpenzimet e njëshme të ndryshueshme kemi:

y = ti + to, përkatësisht me zëvendësimin adekuate kemi:

;

ku y paraqet shpenzimet e përgjithshme të njëshme, të cilat varen nga madhësia e serisë.

Me derivimin e funksionit të lartë sipas x dhe me krahasimin e funksionit të tillë me 0 kemi:

prej nga kemi:

Nga fig.6. kemi:

s OA AM , dhe aAMOA

Me zëvendësimin e s me OA AM dhe të a me AMOA

në relacionin e majtë

kemi:

118

Page 25: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

ku OA paraqet minimumin e shpenzimeve për njësi të prodhimtarisë dhe gjendet në prerjen e lakoreve, të cilat shprehin ecurinë e shpenzimeve të përhershme dhe të ndryshueshme të prodhimtarisë (fig. 15), përkatësisht madhësia x=n paraqet madhësinë e serisë optimale.

Fig.15.

Ekzistojnë edhe format e tjera kryesisht empirike për llogaritjen orientabile të serisë optimale. Prandaj për caktimin sa më të saktë të madhësisë optimale të serisë duhet të merren parasysh të gjitha karakteristikat ekonomike dhe teorike për çdo lloj prodhimi konkret. Në praktikë rezultate të mira japin edhe metodat grafike. Në figurën 15 është paraqitur metoda grafike për caktimin e serisë optimale.

Nëse kemi: n [copë/seri]-prodhime të serisë optimale,

h1 [€/copë]-shpenzime të njëshme të pavarura nga madhësia e serisë,h2 [€/copë]-shpenzimet e njëshme të cilat rriten me madhësinë e serisë, dheh3 [€/copë]-shpenzimet e njëshme të cilat zvogëlohen me shtimin e serisë,

119

Shpenzimet konstante0

Shpenzimet e tëra

h m

h

h 1h 2

h 3

h

nopt n[copë/seri]

M

hh3

Shpenzimet variabile

h2

h1 Shpenzimetproporcionale

A

Page 26: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

atëherë çmimi real i njëshëm i kushtimit paraqitet grafikisht si në figurën 15.. me h [€/copë].

Madhësia h fitohet me mbledhjen e madhësive h1, h2, dhe h3; sepse për çdo interval kemi:

h = h1 + h2 + h3, gjë që mund të shihet edhe nga figura 6.

Mirëpo për zgjedhjen e serisë optimale nuk mjafton të merren parasysh vetëm shpenzimet e cekura, por duhet të mirren parasysh edhe faktorët vijues, siç janë:

- vëllimi i prodhimtarisë i paraparë me plan,- afatet e caktuara me plan për dërgimin e prodhimeve,- metoda prodhuese dhe montuese,- kapaciteti i hapësirës prodhuese dhe montuese,- madhësia e sipërfaqeve prodhuese dhe deponuese,- rrjedhshmëria e linjës prodhuese me madhësinë e sipërfaqeve të vendeve të punës,- madhësia dhe vëllimi i prodhimeve dhe i prodhimtarisë së pakryer, etj.

Nga kjo që u tha më lartë rrjedh se për çdo lloj prodhimi duhet të gjendet seria optimale, duke i marrë parasysh të gjitha karakteristikat ekonomike e teknike të prodhimtarisë përkatëse.

Nga figura 15 rrjedh se vlerës minimale të h në abcisë i përgjigjet seria optimale, shënuar me nopt [copë/seri].

Në literaturën profesionale hasen edhe shumë formula të tjera për llogaritjen e madhëisë të serisë optimale. Prej tyre më së shpeshti hasen formula e De Vallere-it:

XV Kz K

j r

s0 10

2

këtu janë: X0[copë/seri] - numri optimal i prodhimeve në seri, Vj [copë/vit] - numri i nevojshëm i prodhimeve për një vit,

Kr [€/copë] ose [€/seri] - ose me ndonjë njësi tjetër paraqet shpenzimet përgatitore, Ks [€copë] - shpenzimet e njëshme të cilat paraqesin çmimin e njëshëm të kushtimit të prodhimtarisë, z [%] - kamatat vjetore për mjetet e angazhuara.

4.4.4.3. Prodhimtaria masive

120

Page 27: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Me këtë tip prodhues prodhohen në mënyrë masive prodhime të gatshme ose pjesët e tyre. Prodhimtaria masive shquhet me përgatitjen e mirë të prodhimtarisë që në fillim të ngritjes së stabilimenteve, prandaj shpenzimet e përgatitjes kalkulohen me amortizimin e mjeteve themelore.

Te ky tip i prodhimtarisë vendet e punës janë të grupuara sipas rrjedhës së procesit teknologjik, e kjo ndihmon racionalizimin e ecjes së materialit. Zgjatja e cikleve prodhuese është e caktuar me kohën teknologjike të nevojshme që materiali t’i kalojë të gjitha fazat e prodhimit.

Në këtë tip prodhues mund të angazhohen e me sukses të zbatohen të gjitha të mbërrimet teknike e teknologjike si dhe fazat e mekanizimit, automatizimit e të robotizimit. Sepse investimet sado të mëdha që të jenë meqë ndahen në numër shumë të madh prodhimesh, llogaritur për njësi të prodhimtarisë, janë të ulëta.

Tipi prodhues masiv mund të kombinohet me tipin prodhues serik. Në këtë rast operacionet e ndryshme prodhuese janë të varura më shumë njëra prej tjetrës se sa te prodhimtaria e thjeshtë masive.

4.4.4.4. Prodhimtaria vargore

Te të gjitha tipet e përmendura prodhuese, e posaçërisht te prodhimtaria serike dhe masive shfrytëzohet organizimi i procesit prodhues sipas sistemit vargor. Karakteristika themelore e këtij tipi prodhues është kontinuiteti i procesit krijues prej fillimit e deri në fund të ciklit prodhues.

Operacionet prodhuese janë të caktuara si në kohë ashtu edhe në hapësirë.

Takti i punës, koha e qëndrimit të prodhimit në një vend të punës, është caktuar gjatë përgatitjes së punës. Nga aspekti teknologjik, tipi prodhues vargor është identik me tipin prodhues serik. Përparësitë e tipit prodhues vargor janë:

- rrjedhshmëria e madhe e materialit, përkatësisht shfrytëzimi më i mirë i kohës së punës të njerëzve e të makinave,

- mundësia pë vendosjen e makinave njëpasnjëshëm sipas rrjedhjes së procesit prodhues dhe për përdorimin e makinave të specializuara, universale ose të kombinuara,

- ndarja e lehtësuar e punës,- bartja kontinuele e sendit të punës gjatë tërë procesit të punimit, me mundësinë e rregullimit të shpejtësisë së ecjes,- kontrolli i lehtë i fazave të punës, etj.

121

Page 28: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Që mund të funksionojë me sukses procesi prodhues vargor, që më parë duhet të përpunohet hollësisht i tërë dokumentacioni teknik. Ky obligim njëkohësisht mund të llogaritet si përparësi e këtij tipi prodhues, sepse që me kohë racionalizohet prodhimtaria.

Me tipet prodhuese është e lidhur ngushtë radhitja e makinave dhe e mjeteve prodhuese.

4.5.0.0. RADHITJA E MJETEVE PRODHUESE

Sipas parimit themelor të racionalizimit të procesit prodhues sendi i punës gjatë veprimit të mjeteve prodhuese duhet të udhëtojë në një kahe pa kthime dhe gërshetime të endjes. Në këtë mënyrë duhet të sigurohet që kjo rrugë të jetë sa më e shkurtër. Nga kjo rrjedh që më ideale do të ishte endja nëpër vijën drejtvizore. Kuptohet kjo duhet të zbatohet me eliminimin e njëkohshme të distancave në kohë dhe në hapësirë. Për t’i plotësuar këto kërkesa duhet të përputhen disa faktorë të prodhimtarisë, siç janë:

- vëllimi i prodhimtarisë i të gjitha llojeve të prodhimeve,- organizimi i procesit prodhues dhe i kontrollit teknik,- njëshmëria e procesit prodhues,- sasia e mjeteve dhe e makinave me numër të nevojshëm punëtorësh me specializime të caktuara,- sipërfaqet e nevojshme prodhuese,- kërkesat për mbrojtjen higjiene e teknike, etj.

Format klasike për radhitjen e makinave janë:

- radhitja linjore,- radhitja grupore dhe - radhitja e kombinuar.

Se cila prej këtyre formave të radhitjes së makinave do të jetë më e përshtatshme në rastin konkret varet prej definimit preciz të programit prodhues dhe prej metodave të përpunuara hollësisht të procesit prodhues. Prandaj për gjetjen e radhitjes optimale të makinave dhe të mjeteve të tjera prodhuese domosdo duhet:

- të definohet në mënyrë precize programi prodhues dhe - të përpunohen hollësisht metodat teknologjike.

Karakteristikat themelore të mënyrave të cekura për radhitjen e makinave duhet të studiohen veç e veç.

4.5.1.0. RADHITJA LINJORE

122

Page 29: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Kjo mënyrë e radhitjes së mjeteve të prodhimtarisë (stabilimenteve, makinave, etj) është e përfaqësuar shumë te prodhimtaria bashkëkohore vargore. Veçoritë e saja ndikojnë në:

- mjetet e punës,- përgatitjet e prodhimtarisë,- rrjedhën e prodhimtarisë,- angazhimin e mjeteve,- vëllimin e prodhimtarisë,- kushtet ekonomike e komerciale dhe teknike e ekonomike të

afarizmit të organizatës të punës së bashkuar.

Mjetet e punës (për shembull: makinat) janë të radhitura sipas rrjedhës së operacioneve punuese, kështu që sendi i punës ec gradualisht prej mjeti të punës deri te mjeti tjetër në një kahe (fig. 16). Nëse radhitja linjore e mjeteve të prodhimtarisë është në shërbim të prodhimtarisë masive, atëherë karakteristikat e saja janë identike me ato të tipit prodhues vargor:

- nevojiten investime të mëdha në mjetet themelore, sepse një mjet i punës (për sh.: makina ose mjeti tjetër i punës) lajmërohet aq herë sa herë përsëritet operacioni i punës,

- mjetet e punës (makinat, veglat, etj.) janë kryesisht speciale e jo universale,

- transporti i brendshëm zhvillohet me mjete speciale transportuese, - nevojiten metoda, sisteme, dhe instrumente speciale kontrolluese, - arrihet racionalizimi i madh për shkak të zvogëlimit të hapësirave të dëmshme dhe të evitimit të depove nëpër punëtori,

Fig. 16.

- shkalla më e lartë e përpunimit të metodave krijuese me:- përgatitjen e vendit të punës, e cila bëhet cetëm njëherë, kurse shpenzimet e saj ndahen në prodhime dhe pjesët e tyre sa zgjatë linja,- operacionet teknologjike rëndom të zbërthyera në nën operacione ekzekutuese dhe kontrolluese,- shkallën e lartë të mekanizimit, të automatizimit dhe të robotizimit,

123

a b c d e f gsendet e punës

mjetet e punës prodhimi

Page 30: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

- standardizimin e sendeve të punës dhe të materialeve si kusht për fillimin dhe zhvillimin e papenguar të rrjedhës së prodhimtarisë,- caktimin e normave dhe të normativave dhe kalkulimin e të ardhurave personale shumë të thjeshtuara, pastaj:- rrjedhat e sendeve të punës janë të njënjëshme gjatë tër fazave të punës- kapacitetet janë të harmonizuara në të gjitha fazat,- precizitet të madh të mjeteve të mekanizuara të punës,

- lidhshmëria e madhe e vendeve të punës, me çka evitohen mospajtimet në mes të ekzekutuesve të vendeve të punës,

disiplina e punës është më e madhe, shpejtësia e prodhimtarisë rregullohet dhe kontrollohet gjatë tërë linjës prej një vendi,- prishja vetëm e njërës makinë, ose mjeti tjetër në linjën e punës shkakton ndaljen e tërë linjës, e kjo shkakton humbje të mëdha në kohë, gjë që ndikon në rritjen e madhe të çmimit të kushtimit,- mjetet e angazhuara për një punëtor janë të mëdha, por kjo ndikon nëpërmes mjeteve të mëdha themelore në:- shkurtimin e ciklit punues,- evitimin gati të plotë të depove ndërfazore, - zvoglimin e bartjes së sendeve të punës gjë që ndikon shumë në uljen e shpenzimeve të transportit të brendshëm;- tipi prodhues racional vargor kërkon vëllimin e madh të prodhimtarisë,- duhet të ekzistojë numri i caktuar i punëtorëve specialistë në në rezervë, që të mund të zëvendësojnë në rast nevoje numrin e punëtorëve që mungon, ose nuk mund të punojë,- duhet të ekzistojë numri i caktuar i makinave në rezervë që të zëvendësohen makinat e prishura,- të gjitha kalkulimet janë të thjeshta për shkak të prodhimtarisë së thjeshtuar,- nevojiten punëtor me kualifikime të ultë, por me specializime të

larta, që relativisht përgatiten lehtë,- tipi prodhues është i ngurtë-riorjentimi i prodhimtarisë së caktuar

ose mund të bëhet pak ose nuk mund të bëhet fare,- sigurimi i tregut i paralëndëve dhe i prodhimeve të gatshme.

4.5.2.0. RADHITJA GRUPORE E MJETEVE TË PUNËS

Radhitja grupore e makinave dhe e mjeteve të tjera prodhuese përdoret më së shpeshti te të ashtuquajtura prodhimtari grupore. Makinat janë të radhitura sipas grupeve të posaçme funksionale, përkatësisht sipas karakteristikave të tyre teknike e teknologjike. Gjatë prodhimtarisë grupore, ku makinat dhe mjetet e tjera prodhuese janë të radhitura sipas karakteristikave teknologjike,

124

Page 31: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

ecja e sendit të punës nuk i nënshtrohet në masë të duhur parimeve të racionalizimit-lajmërohet ecja kthyese e sendit të punës, gjë që mund të shihet në figurën 17.

Përparësitë e radhitjes grupore janë:

- shkurtimi i rrugëve transportuese, shpejtimi i proceseve prodhuese, zvogëlimi i cirkulimit të mjeteve qarkulluese, zvogëlimi i

cirkullimit të prodhimtarisë së pakryer,- prodhimet janë të tipizuara, kurse punëtorët janë të specializuar për punë me makinat dhe mjetet e caktuara prodhuese,- procesit prodhues i bëhet vështrimi leht, për shkak të punimit sipas grupeve funksionale, kontrolli është i lehtë, më mirë planifikohen

dhe përcillen terminët,- shpenzimet e përgatitjes janë të ultë, etj.-

Të metat e radhitjes grupore janë:

- nevoja për hapësirën punuese shtohet me shtimin e numrit të mevojshëm të makinave e të mjeteve të tjera punuese,- hapësira punuese nuk i nënshtrohet parimeve themelore të racionalizimit, sepse vetë radhitja e makinave i zgjat rrugët transportuese dhe shton nevojën për hapësira deponuese në mes grupeve të makinave me karakteristika të ndryshme teknologjike,

Fig. 17. Radhitja grupore e makinave.

- me zvogëlimin e prodhimtarisë duhet të reduktohen vendet e punës e kjo është e lidhur ngushtë edhe me reduktimin e numrit të nevojshëm të mjeteve prodhuese nëpër grupet funksionale,

- për të gjitha operacionet punuese nuk mund të formohen grupet funksionale të mjeteve prodhuese, prandaj sendi i punës për disa

125

a

a

a

b b b

b c

c

c

d

d

d d

d

sendi i punës

prodhimi

Page 32: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

operacione punuese duhet të endet prej një grupi në grupin tjetër funksional, e të tjera.

4.5.3.0. RADHITJA E KOMBINUAR E MJETEVE TË PUNËS

Radhitja e kombinuar e makinave dhe e mjeteve të tjera prodhuese paraqet kombinimin në mes radhitjes linjore dhe radhitjes grupore. Ky kombinim mund të zbatohet çdo herë kur atë e lejon procesi teknologjik. Kjo mënyrë e radhitjes së makinave mundëson më shumë se dy mënyrat e para racionalizimin e prodhimtarisë, gati në të gjitha kushtet teknike e ekonomike dhe ekonomike e komerciale.

Proceset teknologjike duhet të zgjedhen ashtu që disa operacione të mund të kryhen në makinat dhe veglat e radhitura linjikisht e disa në ato të radhitura, sipas funksioneve të tyre. Kështu për shembull nëse punohet ndonjë prodhim i komplikuar me shumë pjesë të standardizuara, atëherë pjesët e tilla mund të prodhohen në makinat e radhitura linjikisht, kurse disa pjesë të tjera në makinat e radhitura funksionalisht. Vendosja e këtyre makinave dhe të veglave mund të bëhet nëpër punëtori të specializuara, gjë që lehtëson organizimin e prodhimtarisë, figura 18.

Fig. 18. Radhitja e kombinuar e makinave.

Radhitja e kombinuar e makinave nuk duhet të bëhet pa studim të hollësishëm të procesit prodhues. Megjithatë ekzistojnë disa mënyra të radhitjes së kombinuar të makinave të cilat japin mundësi pak më të madhe universale për përdorimin e tyre për nevojat e ndryshme teknologjike. Njëra prej metodave më të shpeshta për radhitjen e kombinuar të makinave për qëllime të tilla është metoda e trekëndëshit, figura 19, 20, 21 dhe 22. Principi i radhitjes së kombinuar sipas metodës së trekëndëshit është si vijon:

126

a b c d e f gsendi i punës prodhimi

a

a

a b b b

b c c

c

d

d

d

d d

Page 33: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Menaxhimi i prodhimtarisë

Për dy operacione punuese: makinat vendosen linjikisht si në figurën 19, ku sendi i punës, pas kryerjes së operacionit punues në makinën a kalon e deponohet te makina b për operacionin e dytë punues,

Për tri operacione punuese: makinat vendosen në këndet e trekëndëshit brinjënjëshëm si në figurën 20, sepse në këtë mënyrë sendi i punuar në cilëndo prej makinave pa vështirësi të posaçme mund t’i jepet operuesit te makina tjetër,

Për katër operacione punuese:duke nderuar principin e radhitjes në trekëndësh, makina e katërt mund të vendoset në njërën nga pozitat e cekura në figurën 21, prej nga shihet se pa vështirësi makina e katërt mund të komunikoj vetëm me dy makinat, kurse për komunikim me makinën e tretë nevojitet angazhim i ri transportues, pra duhet të zbatohet zgjidhja e re transportuese.

Për pesë e më shumë operacione punuese radhitja e makinave duhet të bëhet si në figurën 22, do të thotë se makinat duhet të vendosen sipas metodës së trekëndëshit në pikat prerëse të rrjetit trekëndësh.

Fig.19.- Radhitja linjore e makinave

Fig.20.Radhitja e makinave Fig.21. Radhitja e makinave sipas sistemit të sipas sistemit të trekëndsheve. trekëndsheve.Radhitja e makinës sipas metodës së trekëndëshit është e përshtatshme si për prodhimtarinë veçore, ashtu edhe për prodhimtarinë me seri të vogla .

127

d”’

a b

c

a b

d’ c

a b

Page 34: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewBurimet e energjisë (elektrike, ujit, avullit etj.), me largësinë e vet ndikojnë shumë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë

Sistemi organizativ prodhues

Fig. 22. Radhitja e makinave sipas sistemit të trekëndësheve.

128