plani strategjik i kosovës për hiv/aids 2009 – 2013 · okb organizata e kombeve të bashkuara...

54
Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 Komiteti Kosovar për AIDS Qershor 2009

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

Plani Strategjik i Kosovës

për HIV/AIDS 2009 – 2013

Komiteti Kosovar për AIDS Qershor 2009

Page 2: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

ii

Falënderimet Hartimi i Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013 është mundësuar përmes punës së përkushtuar të shumë ekspertëve, përfaqësuesve të institucioneve nga sektori qeveritar dhe joqeveritar të Kosovës. Falenderimet janë të dedikuara për konsulentët ndërkombëtar Z.Joost Hoppenbrouwer dhe Z.Dominic Haazen të cilët kanë ofruar përkrahje teknike në këtë proces, si pjesë e ndihmës të siguruar nga shërbimi ASAP i UNAIDS-it dhe i udhëhequr nga Banka Botërore në Uashington, SHBA si dhe zonjës Janet Leno përfaqësuese e këtij institucioni. Poashtu, shprehim mirënjohje për ndihmën e dhënë Grupit Tematik për HIV/AIDS të agjencioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Falenderime të posaçme për individët në vazhdim të cilët si ekspert ose përfaqësues të organizatave përkatëse kanë qenë të kyqur aktivisht në zhvillimin e Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013, përfshirë: Grupi koordinues me Dr. Curr Gjocaj /kryesues i grupit kordinues (MSH) dhe anetaret e grupit : Alban Gjonbalaj (SHPJHIVK) Fatime Arenliu Qosaj (UNDC), Ilir Begolli (IKSHPK), Izet Sadiku (Shoqata e Infektologëve të Kosovës), Leonora Shala (MASHT), Milazim Gjocaj (MD), Mirushe Emini (MKRS), Salih Ahmeti (Shoqata e Infektologëve të Kosovës) si dhe Fekrije Hasani (MSH, sekretare e grupit koordinues). Anëtarët e grupeve teknike të punës: Arbër Nuhiu (CSGD), Ardita Tahirukaj (OBSH), Dafina Gexha Bunjaku (MSH), Dren Rexha (UNICEF), Drita Salihu Zajmi (IKSHPK), Edona Dobroshi Deva (MSH, ish koordinatore e procesit të planifikimit strategjik gjatë periudhës kohore maj-nëntor 2008), Genc Shala (FSK), Gjyle Mulliqi Osmani (IKSHPK), Kushtrim Koliqi (INTEGRA), Laura Luzha Berzati (IKSHPK), Lulzim Çela (UNICEF), Luljeta Gashi (IKSHPK), Maliq Konushevci (MPB), Mazllum Belegu (QKTGJ), Njazi Shala (MSH), Pashk Buzhala (MSH), Safet Blakaj (Labirint), Violeta Zefi (SHPJHIVK), Valdet Hashani (MSH), Visare Mujko Nimani (UNFPA) si dhe Xhevat Jakupi (IKSHPK). Pjesëmarrësit në takime të punës dhe punëtori: Adnore Nurboja (IRSHP Pejë), Agron Gashi (UNICEF), Bahri Shala (MPB), Bruno Bytyqi, [Diellushë Dushi] (Labirint), Erroll Shporta, Fadil Kurmeli (Reparti për sëmundje ngjitëse, Spitali i Pejës), Fatmir Gashi (QKTV, Klinika Infektive, QKUK), Flutura Mustafa (Shoqata e Pulmologëve të Kosovës), Flutura Topalli (IRSHP Ferizaj), Genc Ymerhalili (QZHMF/MSH), Gëzim Visoka (UNFPA), Gramoz Begolli (QKTV, Bioticus), Haxhi Ibishi (Infektolog, Klinë), Idriz Mumçi (Shoqata e Pulmologëve të Kosovës), Ilir Tolaj (Klinika për sëmundje ngjitëse, QKUK), Ilirjana Bunjaku (Shoqata e Pulmologëve të Kosovës), Irid Biçaku (FPH), Isuf Dedushaj (IKSHPK), Lebibe Hashani (IRSHP Prizren), Magbule Vata (IKSHPK), Majlinda Gjocaj (QZHMF/MSH), Man Dajaku (QKMF, Skenderaj), Merita Berisha (IKSHPK), Murat Mehmeti (Klinika për sëmundje ngjitëse, QKUK), Murat Zejnullahu (Shoqata e Pediatërve të Kosovës), Naser Ejupi (Shoqata e Pulmologëve të Kosovës), Naser Ramadani (IKSHPK), Nazmi Gashi (CSGD), Nuhi Baftiu (Spitali Rajonal Ferizaj), Ragip Rretkoceri (Shoqata e Pediatërve të Kosovës), Ramush Bejiqi (Shoqata e Pediatërve të Kosovës), Rexhë Ahmetaj, Rifat Batusha (KOPF), Sinan Rizvanolli (IRSHP Gjakovë), Sylejman Topalli (IRSHP Ferizaj), Xhafer Bajgora (Shoqata e Pulmologëve të Kosovës), Xhevrije Gjonbalaj (SHPJHIVK) si dhe Zenel Shatri (Reparti për sëmundje ngjitëse, Spitali i Pejës).

Page 3: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

iii

Fjala hyrëse Po bëhen tri dekada që nga periudha kohore kur janë identifikuar rastet e para me AIDS dhe kjo sëmundje vazhdon të jetë njëra ndër sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Përkundër faktit që njihen mirë rrugët e bartjes së infeksionit me HIV, mënyrat e parandalimit të bartjes së këtij virusi dhe pranisë së medikamenteve antiretrovirale, secilin vit në nivelin global regjistrohen me miliona individ të infektuar si dhe miliona tjerë vdesin nga AIDS-i. Për momentin, Kosova është vend me prevalencë të ulët të HIV-it por në të njejtën kohë janë të pranishëm një numër i faktorëve të cilët mund të ndikojnë në ngritjen e numrit të infeksioneve me këtë virus, veçanërisht ato të lidhura me grupet e popullatës të cilat janë më shumë të rrezikuara nga HIV-i. Strategjia e mëparshme e Kosovës për parandalimin e HIV/AIDS-it i kishte definuar qartë këta faktorë kërcënues, por fatkeqësisht për shkak të kufizimeve buxhetore si dhe mungesës së kapaciteteve institucionale ndaj shumicës dërrmuese të tyre Kosova nuk ka krijuar përgjigje adekuate gjatë viteve të fundit. Duke marrë në konsiderim prezencën e faktorëve te rrezikut të lidhura me përhapjen e mundshme të infeksionit me HIV në Kosovë, bazuar në përvojën nga strategjia e mëparshme për AIDS të Kosovës si dhe të ndihmuar nga UNAIDS-i, institucionet e Republikës së Kosovës përmes një grupi të gjerë të ekspertëve nga sektori qeveritar dhe shoqëria civile, hartuan Planin Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS për periudhën kohore 2009-2013. Ky plan synon që të mban Kosovën si vend me prevalencë të ulët të HIV-it, përmes zhvillimit të shërbimeve kualitative që do të jenë gjithëpërfshirëse si dhe krijimit të ambientit përkrahës. Jetësimi i aktiviteteve të planifikuara është drejpërdrejt i lidhur me arritjen e rezultateve kyçe. Roli udhëheqës i Qeverisë së Kosovës është thelbësorë në implementimin e Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë sektorët, përfshirë këtu shoqërinë civile si dhe sektorin privat. Mekanizmat institucional për përgjigje shumë sektoriale do të forcohen pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë që t’i japim përgjigje adekuate sfidës së HIV/AIDS-it. Të punojmë së bashku që të ketë sa më pak infeksione me HIV në Kosovë. Prof.Dr Alush Gashi Ministër i Shëndetësisë

Page 4: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

iv

LISTA E PËRMBAJTJES Shkurtesat e përdorura iv Përmbledhja ekzekutive vi 1. Hyrje 1. 2. HIV/AIDS-i në Republikën e Kosovës 2. 2.1 Epidemiologjia e HIV/AIDS-it në Kosovë 2.2 Shtytësit potencialë të epidemisë së HIV-it 2.3 Grupet kryesore të popullatës në rrezik 2.4 Grupet e tjera të popullatës që janë më të rrezikuara nga HIV-i 3. Përgjigja e Kosovës deri më tani 14. 4. Çështjet dhe kërkesat me prioritet strategjik 18. 5. Korniza strategjike për zbatimin e Planit Strategjik të Kosovës (PSK) 2009-2013 22. 5.1 Parimet udhërrëfyese dhe konteksti më i gjerë politik 5.2 Caku i PSK-së dhe objektivat strategjike 5.3 Strategjitë dhe aktivitetet kryesore për arritjen e rezultateve kyçe 6. Zbatimi i Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013 41. 6.1 Korniza institucionale dhe marrëveshjet për zbatimin e PSK 2009-2013 6.2 Resurset financiare në dispozicion dhe të nevojshme 6.3 Monitorimi dhe vlerësimi i Planit strategjik të Kosovës Shtojca 1: Korniza e rezultateve të PSK-së I. Shtojca 2: Plani pesëvjeçar i punës të PSK dhe korniza e M&E II. Shtojca 3: Plani dyvjeçar i veprimit i PSK III. Shtojca 4: Buxheti i PSK IV.

Page 5: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

v

SHKURTESAT E PËRDORURA AIDS Sindromi i imunodefiçiencës së fituar ART Trajtimi antiretroviral ARV Antiretroviral CSGD Qendra për zhvillimin e grupeve në shoqëri DQP Dituria, Qëndrimet, Praktikat ELISA Testi imunosorbent i lidhur me enzim (teknikë laboratorike për zbulimin e antitrupave ose antigjenëve) FPH Fondacioni Partneriteti në Shëndet GFATM Fondi Global për AIDS, TB dhe Malarie GIPA Pjesëmarrja më e madhe e PJHIV GKPRr Grupet Kyçe të Popullatës në Rrezik nga HIV-i HBV Virusi i Hepatitit B HCV Virusi i Hepatitit C HIV Virusi i imunodefiçiencës së fituar IEK Informim, Edukim, Komunikim IKShPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim IPVQ Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes IRShP Institucionet Regjionale për Shëndetësi Publike IST Infeksionet seksualisht të transmetuara KAPHA Shoqata e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS në Kosovë KFOR Forcat e NATOs në Kosovë KKA Komiteti Kosovar për AIDS KNS Komunikimi për Ndryshimin e Sjelljes KTV Këshillimi dhe Testimi Vullnetar LlKA Llogaria Kombëtare për AIDS M&E Monitorimi dhe Evaluimi MAShT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë MD Ministria e Drejtësisë MEF Ministria e Ekonomisë dhe e Financave MKK Mekanizmi Koordinues i Kosovës (për GFATM) MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit MM Ministria e Mbrojtjes MSh Ministria e Shëndetësisë MSM Meshkujt që kanë seks me meshkuj NASA Vlerësimi i Shpenzimit Kombëtar për AIDS NATO Organizata e Paktit Veriatlantik OBSh Organizata Botërore e Shëndetësisë OJQ Organizata Joqeveritare OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë (i HIV-it) PCR Reaksioni Vargor i Polimerazës (teknikë që përdoret në biologjinë molekulare) PDI Përdorues i drogave injektuese PJHIV Personat që jetojnë me HIV/AIDS PKGjSh Programi për Këmbimin e Gjilpërave dhe Shiringave PPE Profilaksa pas Ekspozimit PS Punëtore e seksit PSI Shërbimet Ndërkombëtare për Popullatën

Page 6: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

vi

PSK Plani Strategjik Kosovës QKTGj Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut RAE Romë, Ashkali dhe Egjiptas RAR Programi i Shpejtë për Vlerësim dhe Reagim (WHO/UNICEF) SAPV Strategjia për AIDS dhe Plani i Veprimit ShFN Shëndeti Familjar në aspektin Ndërkombëtar ShSR Shëndeti Seksual dhe Riprodhues SKD Strategjia Kombëtare kundër Drogës SZhM Synimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit TB Tuberkuloza TMM Tretmani i Mbajtjes me Metadon TVO Treguesi që mund të vërtetohet në mënyrë objektive UMCOR Komiteti i Bashkuar Metodist për Ndihmë UNAIDS Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNFPA Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë UNGASS Seanca Speciale e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (për HIV/AIDS) UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNTG Grupi Tematik i Kombeve të Bashkuara USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar VBS Vrojtimi Biologjik dhe i Sjelljes

Page 7: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

vii

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Me 33 milion njerëz duke jetuar me HIV në gjithë globin dhe 25 milion të tjerë të cilët vetëm se kanë vdekur nga AIDS-i, kjo sëmundje është njëra ndër më shkatërrueset që ka njohur njerëzimi deri më tani. Edhe pse vend me prevalencë të ulët, Kosova ballafaqohet me një seri të faktorëvë te rrezikut, duke përfshirë këtu numër të shtuar të përdoruesve të drogave, punë të seksit të lidhur me krim, një komunitet të MSM-ve të stigmatizuar dhe diskriminuar, përqindje të lartë të të rinjëve në mesin e popullates së përgjithshme të cilët po i ndryshojnë normat sociale e veçanërisht ato seksuale, prani të madhe të popullatës mobile si dhe një sektor shëndetësor që vështirë po i përgjigjet nevojave të të gjitha grupacioneve të popullatës në Kosovë. Bazuar në analizën e kujdesshme të situatës së tanishme në fushën epidemiologjike, faktorëve të rrezikut dhe shkaktarëve potencial të epidemisë, si dhe në vlerësimin e mësimeve të nxjerrura, mangësive dhe dobësive të deritanishme të përgjigjes kombëtare, janë identifikuar çeshtjet kryesore strategjike të cilat duhet të adresohen. PSK për HIV/AIDS 2009-2013 synon të përdor të gjitha mundësitë ekzistuese për të mbajtur infeksionin me HIV në nivel të ulët, nën 5%, te grupet kyçe të popullatës në rrezik, të parandalon përhapjen e HIV-it në grupet tjera të popullatës si dhe të zvogëlon ndikimin e HIV-it dhe AIDS-it në individë dhe shoqërinë si tërësi. PSK-ja mëton të arrin këtë synim të përgjithshëm përmes realizimit të shtatë objektivave strategjike, që kanë për qëllim të kontribuojnë në përforcimin e përgjigjes kombëtare, si në kuptim të (1) përfshirjes dhe cilësisë së programeve dhe shërbimeve; dhe (2) krijimit të një ambienti të gjithëmbarshëm përkrahës. Këto objektiva kanë të bëjnë me zgjerim të programeve të cilat hartohen për grupet kryesore të popullatës që janë në rrezik nga infeksioni me HIV; personat që jetojnë me HIV/AIDS; si dhe për popullatën e përgjithshme, me një fokus specifik në grupe më vulnerabile. Një theks i veçantë do të jipet sektorit të shëndetësisë i cili është përgjegjës për ofrimin e disa shërbimeve kyçe. Në anën tjetër, një ambient përkrahës kërkon përforcimin e bazës së të dhënave; përkrahje institucionale dhe përforcim të kapaciteteve të tyre; legjislacion dhe politika përkrahëse, si dhe qëndrueshmëri të resurseve financiare. Strategjitë e përdorura në kontekstin e këtij PSK do të bazohen në një numër të parimeve që shërbejnë si udhërrëfyes për drejtimin e gjithëmbarshëm dhe përbëjnë thelbin e filozofisë së përgjigjes shtetërore të Kosovës ndaj HIV-it dhe AIDS-it, përfshirë këtu:

a) Udhëheqja e përgjigjes nga qeveria në partneritet multisektoral dhe bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe me sektorin privat. Në këtë kontekst PSK 2009-2013 mbështetet në parimet Tre Njëshe – njëra për kornizën kombëtare të veprimit për të cilën është arritur pajtimi; njëra për autoritetin bashkërendues, dhe njëra për sistemin kombëtar të monitorimit dhe vlerësimit.

b) Parandalimi është çelësi i përgjigjës ndaj HIV/AIDS-it – Fokusi i strategjisë së Kosovës për HIV/AIDS qëndron në parandalim përmes zhvillimit të programeve të drejtuara në faktorët që shtojnë vulnerabilitetin e grupacionave të popullatës dhe ndikojnë në përhapjen e HIV-it. Programet parandaluese do të prekin çdo cep të shoqërisë kosovare, duke marrë në konsiderim rrethanat lokale, vlerat etike dhe kulturale dhe do jenë të pranueshme për komunitetin.

Page 8: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

viii

c) Promovimi i drejtave të njeriut – Përgjigja kombëtare e Kosovës ndaj HIV/AIDS-it ndërtohet në të drejtat fundamentale të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës.

d) Qasja e bazuar në gjini pranon se gratë e reja dhe meshkujt e rinj kanë vulnerabilitet të ndryshëm ndaj HIV dhe AIDS-it; dhe se HIV/AIDS-i i prek të dy gjinitë në mënyrë dhe shkallë të ndryshme. Prandaj, programet dhe shërbimet për parandalim, trajtim dhe kujdes duhet të adresojnë këto dallimet gjinore, dhe të ofrojnë grave dhe meshkujve shërbime që i përshtaten kërkesave dhe situatave të tyre.

e) Pjesëmarrja më e madhe e personave që jetojnë me HIV – PJHIV kuptojnë situatën në të cilën gjenden më mirë se çdokush tjetër, dhe përvoja e tyre personale duhet të na ndihmon të japim formën përgjigjes ndaj HIV/AIDS-it.

Përmirësimi i mekanizmave për koordinim si dhe të kapaciteteve institucionale dhe teknike të organeve për bërjen e politikave dhe zbatimin e tyre në sektorë të ndryshëm është njëri ndër aspektet e planit strategjik. Komiteti Kosovar për AIDS (KKA) do të vazhdon të jetë përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e përgjigjes kombëtare. Në këtë funksion, KKA do të mbikëqyrë zbatimin e PSK-së dhe do të udhëzojë të gjithë partnerët sa i përket aspektit të përgjithshëm të politikave. Zyra për HIV/AIDS-in në MSH do të kryen funksionet e sekretariatit për KKA-në dhe do të jetë përgjegjëse për menaxhimin ditor të detyrave kryesore në lëmin e koordinimit kombëtar, monitorimin dhe vlerësimin dhe dhënien e udhëzimeve në aspektin e politikave në lëmin e HIV/AIDS-it. Shpenzimet e përgjithshme për PSK-në janë llogaritur të jenë afro 18.6 milion euro, për pesë vite, ku 70 për qind e fondeve është ndarë për aktivitetet për parandalimin e HIV-it. Aktualisht për zbatimin e PSK 2009-2013 është në dispozicion vetëm një pjesë e kufizuar e burimeve financiare (4.6 milion euro nga Fondi Global për HIV/AIDS, TB dhe Malarie) , që paraqet mungesë substanciale, adresimi i të cilës kërkon mobilizimin e burimeve shtesë në pesë vitet e ardhshme. Për këtë qëllim, janë të domodoshme strategji të veçanta për të mobilizuar burime financiare shtesë nga burime të ndryshme. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet qëndrueshmërisë duke mobilizuar përkushtimin në rritje e sipër të qeverisë për të përfshirë në buxhetin e qeverisë një linjë të veçantë buxhetore për AIDS-in. Kosova ka shansin për të penguar bartjen e infeksionit me HIV në mesin e qytetarëve të saj dhe për t’i ikur ndikimit negativ që mund të shkakton AIDS-i në mirëqenien e kosovarëve. Plani Strategjik i Kosovës për vitet 2009-2013 është udhëzuesi që do të drejton nëpër këtë shteg.

Page 9: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

1

1. HYRJE Në pesë vitet e fundit jemi dëshmitarë të përparimit të rëndësishëm në reagimin global ndaj HIV-it dhe AIDS-it. Rritja enorme e resurseve në dispozicion ka lehtësuar një përgjigje të gjërë në tërë botën, ndërsa ngritja e përvojës dhe e diturisë rreth asaj se çka mund të jetë funksionale ka përmirësuar cilësinë e programeve të përfshirjes dhe të shërbimeve. Përvoja e grumbulluar ka mundësuar që shtetet me prevalencë të ulët të përqendrohen në mënyrë më efektive në përpjekjet e tyre për parandalimin e HIV-it në mesin e popullatës që është më në rrezik, sikurse janë: përdoruesit e drogave injektuese, punëtorët e seksit dhe meshkujt që kanë seks me meshkuj. Sikurse edhe vendet e tjera me prevalencë të ulët në regjion, Republika e Kosovës që në fazat e hershme ka pranuar rëndësinë e një përgjigjeje efikase shtetërore ndaj HIV/AIDS-it me qëllim të mbajtjes së HIV-it nën kontroll dhe të parandalimit të pasojave serioze për individë, familje dhe për shoqëri në tërësi në periudhat e mëvonshme. Nga ky këndvështrim, Plani i parë Strategjik Kombëtar (PSK) i Kosovës për periudhën 2004-2008 identifikoi strategjitë prioritare të nevojshme për t’ju shmangur përhapjes së mëtutjeshme të epidemisë. Përveç kësaj, Kosova përmes PSK 2004-2008 i është përkushtuar parimeve nga Deklarata e zotimit për AIDS të dalura nga Sesioni i posaçëm për AIDS i Asambles së Përgjithshme të OKB-së nga viti 2001, ka nënshkruar Deklaratën e vendeve të Evropës juglindore për HIV/AIDS më 2002; Deklaratën e Dublinit për HIV/AIDS më 2004, si dhe në tetor 2008 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për Deklaratën e mijëvjeçarit. Poashtu, Kosova ka zhvilluar dokumentin Caqet e qasjes universale deri në vitin 2010. Pas katër viteve, mungesa e vazhdueshme e resurseve si rezultat i prioriteteve konkurruese, kanë bërë pengesa serioze në zbatimin e prioriteteve strategjike, të cilat ishin planifikuar si pjesë e PSK-së të parë. Përkundër shumë nismave të izoluara, ende nuk kemi përgjigje sistematike dhe të bashkërenditur. Por sidoqoftë informatat që i kemi në dispozicion për faktorët që shkaktojnë epideminë e HIV-it si dhe të dhënat për grupet kyçe të popullatës që janë në rrezik në mënyrë të qartë na tregojnë nevojën e vazhdueshme për një përgjigje adekuate ndaj HIV-it dhe AIDS-it. Në këtë kontekst, në fillim të 2008, Zyra për AIDS në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Kosovar për AIDS – që përbëhet nga një spektër i gjërë i palëve me interes nga ministritë, shoqëria civile, agjencitë e OKB-së – kanë iniciuar hartimin e një Plani Strategjik Kombëtar për HIV/AIDS për periudhën kohore 2009-2013. Ndihma teknike është siguruar nëpërmjet programit ASAP1, i cili përkrahet nga Banka Botërore dhe UNAIDS. Duke marrë parasysh mësimet e nxjerra nga periudha paraprake 2004-2008, dokumenti i ri i PSK-së ka një orientim të fuqishëm, si dhe në mënyrë të qartë i paraqet komponentet kyçe të zbatimit të strategjisë, përfshirë këtu: Konturën e qartë të strategjisë së përgjithshme 5 vjeçare; Plani i detajuar dhe programi kohor 2 vjeçar, me të cilin identifikohen partnerët kryesorë

zbatues, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e tyre; Identifikimi i rezultateve kryesore të pritura – përfundimeve dhe produkteve – me caqet

vjetore dhe me një plan gjithëpërfshirës për monitorim dhe evaluim; dhe Llogaritja e shpenzimeve të të gjitha të hyrave si dhe buxheti i detajuar.

1 Strategjia dhe plani i veprimit për AIDS është një shërbim i UNAIDS, i financuar Banka Botërore në interes të UNAIDS-it në bashkëpunim me bashkësponzoruesit e tjerë kryesorë.

Page 10: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

2

Në këtë mënyrë PSK i ri 2009-2013 ka për qëllim të siguron një udhëheqje efektive dhe një kornizë të përgjithshme për veprime të bashkërenditura në fushën e parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të HIV/AIDS-it. Mbështetja e vazhdueshme qeveritare për pakon themelore të shërbimeve për HIV/AIDS si dhe fillimi i projektit “Përforcimi i shërbimeve për parandalimin e HIV-it në Kosovë” në pjesën e fundit të vitit 2008 dhe i financuar nga Fondi Global për AIDS, Tuberkuloz dhe Malarie (GFATM), do të mundësojnë zbatimin e strategjive prioritare të PSK-së 2009-2013 në një shkallë më të madhe se më parë – posaçërisht në fushën e parandalimit të HIV-it në mesin e popullatës më të rrezikuar. Zbatimi efikas i këtyre programeve dhe shërbimeve si dhe strategjitë plotësuese në mobilizimin e resurseve në kontekstin e PSK-së 2009-2013 pritet të përforcojnë qëndrueshmërinë e reagimit të Kosovës ndaj HIV/AIDS-it në një afat më të gjatë.

Page 11: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

3

2. HIV/AIDS NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Të dhënat demografike Republika e Kosovës shtrihet në Evropën Juglindore, ka rreth 2.1 milionë banorë, përbëhet nga grupe të ndryshme etnike dhe fetare – me 88% shqiptarë të Kosovës (shumica janë mysliman laikë), 7% serb të Kosovës dhe 5% grupe të tjera etnike (myslimanë boshnjak 3%; romë 1.8%; turq të Kosovës 0.8%; si dhe grupe të tjera pakicë 0.4%). Shumica e popullatës është e moshës së re, me mbi 50% të popullatë nën moshën 25 vjeçare. Historia e fundit e Kosovës është e shënuar me konflikt të armatosur. Derisa ishte ende pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë viteve 1990, shtypja e rritur dhe mospajtimet e brendshme kanë shkaktuar luftë të hapur ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe armatës serbe më 1998, që ka rezultuar me shpërnguljen e 1.2 milion kosovarëve në brendi të Kosovës ose në vendet fqinje. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në qershor të 1999 ka shpie në dëbimin e trupave serbe, pas së cilës Kosova u bë protektorat i OKB-së. Më 17 shkurt 2008 është shpallur pavarësia, e cila ka hapur perspektiva të reja për zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Acarimi politik dhe konflikti ushtarak me Serbinë, si dhe paqartësia e gjatë rreth statusit të të Kosovës në mënyrë serioze kanë vështirësuar zhvillimin e Kosovës në 20 vitet e fundit. Dhjetë vite pas përfundimit të luftës, sistemet qeveritare, përfshirë këtu shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore dhe të tjera, kanë filluar të kthehen në normalitet, por lufta ka lënë Kosovën në shumë fusha të dobësuar dhe të cenueshme. Edhe pse shkalla e shkrim-leximit është e lartë – 98% te meshkujt dhe 90% te gratë – papunësia është shumë e lartë dhe arrin mbi 50%. Raporti i Bankës Botërore për Varfëri më 2005 tregoi se 49% të popullatës është e varfër, prej tyre 15% jetojnë në varfëri të skajshme. Shumë familje varen nga anëtarët e familjes të cilët dërgojnë para nga jashtë. Zhvillimi në dy dekadat e fundit po ashtu ka shpie në ndryshime të shpejta shoqërore, kulturore dhe ekonomike – posaçërisht në viset urbane – që ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në rrezikshmërinë për infektim me HIV.

2.1 Epidemiologjia e HIV/AIDS-it në Kosovë Në bazë të të dhënave ekzistuese dhe sistemit të klasifikimit të UNAIDS-it, Republika e Kosovës për momentin është e kategorizuar në grupin e shteteve që ka një shkallë të ulët të epidemisë së HIV-it, me shkallën e infeksionit me HIV nën 1% brenda popullatës së përgjithshme dhe nën 5% në të gjitha grupet kyçe që janë në rrezik të rritur nga HIV-i. Por situata aktuale me HIV/IST është e pasigurt për shkak të raportimit jo të plotë të rasteve, mungesës së të dhënave të sakta, shkallës së ulët të përdorimit të qendrave për këshillim dhe testim vullnetar (QKTV) për HIV si dhe programeve të pamjaftueshme për parandalimin e HIV-it në mesin e grupeve kryesore të popullatës në rrezik. Evropa Lindore karakterizohet me njërën nga epidemitë e HIV-it me shkallë më të lartë të rritjes në botë, që me siguri do të ketë po ashtu ndikim edhe në Kosovë. Të dhënat e fundit nga studimi i integruar i Vrojtimit Biologjik dhe i Sjelljeve (VBS)2 nuk tregojnë fakte të qarta për rritjen e shkallës së infeksionit me HIV në Kosovë, por tregojnë një shkallë të lartë të sjelljes së rrezikshme në mesin e grupeve kryesore të popullatës që janë në rrezik nga HIV-i, gjë që vërtetohet me shkallë të larta të IST-ve dhe hepatitit B e C.

2 KAC, FHI dhe bashkëpunëtorët. (2006). HIV/STI Vrojtimi biologjik dhe i sjelljes, 2006. Prishtinë: Komiteti Kosovar për AIDS.

Page 12: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

4

Rastet zyrtarisht të raportuara të HIV-it dhe AIDS-it deri më tani Të dhënat zyrtare për HIV/AIDS në Kosovë mbështeten në raportimin e rasteve të HIV-it dhe AIDS-it nga shërbimet e kujdesit shëndetësor, qendrat për transfuzion të gjakut dhe qendrat për KTV. Ndërmjet viteve 1986-2008, janë raportuar 74 raste me HIV/AIDS prej të cilave 34 ishin raste të AIDS-it – të regjistruar në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës (IKShPK) - Departamentin e Epidemiologjisë. Shumica e rasteve (61%) ishin meshkuj të moshës 30-39 vjeçare3. Deri më sot, 28 persona kanë vdekur nga AIDS-i, ndërsa 46 janë ende gjallë. Që nga viti 1986 të gjithë dhuruesit e gjakut testohen për HIV, Sifiliz dhe Hepatit B e C. Ndërmjet vitit 2000 dhe 2008 Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut (QKTGJ) ka analizuar 108,777 donacione të gjakut – rreth 14 mijë në vit. Dy rastet e para të HIV-it në mesin e dhuruesve të gjakut janë raportuar te pacientët ambulatorë në vitin 2002. Për më tepër, 3.3% të mostrave të gjakut ishin gjetur të jenë pozitive në HBV; 0.3% pozitiv në HCV; dhe 49 raste të sifilizit (0.04%)4. Nga 3,600 persona të testuar ndërmjet 2003 dhe 2008 nëpërmjet QKTV-ve, 11 ishin pozitiv në HIV5. Grafiku (1) tregon trendin e numrave zyrtar të rasteve të raportuara të HIV-it në periudhën 1986-2008. Rritja e madhe e numrit të rasteve të raportuar pas vitit 2000 mund të përshkruhet një kombinimi të rritjes aktuale të numrit të rasteve të infeksionit me HIV; forcimit të sistemit të vrojtimit pas themelimit të Njësisë së HIV/AIDS/IST në IKSHPK; shërbimeve më efikase të KTV-së6; si dhe vetëdijesimit të rritur dhe gatishmërisë për t’u testuar në HIV.

0

2

4

6

8

10

12

14

86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 00 01 02 03 04 05 06 07 08

HIV/AIDSAIDS vdekur

Figura 1: Numri i rasteve të HIV/AIDS-it dhe numri i rasteve të vdekjes të raportuar nga Instituti

Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (1986-2008)7 Përveç raportimit të rasteve me HIV, në vitin 2006 për herë të parë është kryer studimi i vrojtimit biologjik dhe të sjelljes (VBS) në mesin e PDI-ve, punëtorëve të seksit dhe MSM-ve. Fakti që studimi nuk regjistroi asnjë rast të infeksionit me HIV në mesin e këtyre grupeve të popullatës në Kosovë mund që pjesërisht të ketë qenë rrjedhojë e kufizimeve në metodologji gjatë regjistrimit të pjesëmarrësve8, që pasqyron vështirësinë e qasjes në grupet e popullatës

3 Burimi: Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike i Kosovës (IKShPK), 2008. 4 Burimi. Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut (QKTGJ), 2008. 5 Burimi: Ministria e Shëndetësisë, Qendrat për KTV, 2008. 6 KTV qendrat kanë qenë në dispozicion në Prishtinë dhe Ferizaj që nga fillimi i 2003. 7 Burimi: Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike i Kosovës (IKShPK), 2008 8 KAC, FHI dhe bashkëpunëtorët (2006). HIV/IST Vrojtimi Biologjik dhe i Sjelljes 2006; Prishtinë: KAC. Raporti i studimit përmend disa faktorë të cilët kanë mund të shpijnë në një paragjykim të dukshëm gjatë përzgjedhjes, si p.sh. vështirësitë gjatë regjistrimit të punëtorëve të seksit dhe MSM-ve; përqindja e ulët e punëtorëve të seksit të

Page 13: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

5

të cilët është vështirë të kontaktohen, që janë të fshehur, por të cilët në anën tjetër janë në rrezikun më të madh për t’u infektuar nga HIV-i. Duke u bazuar në të dhënat e kufizuara që janë në dispozicion nga rastet e raportuara në studimin e VBS-së të vitit 2006, është vlerësuar se prevalenca e HIV-it në mesin e popullatës së gjithëmbarshme është ende nën 0.1%. Megjithatë, është pak e besueshme që vlerësimet e fundit për numrin dhe shkallën e HIV-it paraqesin situatën reale, pasi që vetëm një përqindje e vogël e kosovarëve deri më tani janë testuar për HIV, dhe shumë raste të tjera të HIV-it kanë mundur të kalojnë të pavërejtura. Sistemi i tanishëm i vrojtimit të HIV-it kërkon përforcim të mëtejshëm, pasi që i njëjti vazhdon të mbështetet në gjetjen pasive të rasteve. Deri në arritjen e kësaj detyre, për të ardhmen e afërt janë planifikuar studimet plotësuese të VBS për të përforcuar edhe më tej vrojtimin e gjeneratës së dytë për HIV dhe AIDS. Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) Infeksionet e bartura me rrugë seksuale të njohura me emërtimin Infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) nuk janë tregues të vetëm të rrezikut nga HIV, por po ashtu është dëshmuar se IST-të ulçeroze lehtësojnë bartjen e HIV-it. Në këtë kuptim, vrojtimi dhe trajtimi i IST-ve janë komponentë të rëndësishëm në përgjigjen adekuate ndaj HIV/AIDS-it. Të dhënat për IST raportohen përmes qasjes klinike dhe sindromike, nga rastet e vërtetuara laboratorike dhe nga rastet e dyshimta. Të dhënat nga rastet e konfirmuara laboratorike tregojnë se rastet më të shpeshta të IST-ve janë klamidia dhe condylloma accuminata. Në vitin 2007 janë regjistruar 458 raste të IST-ve: prej tyre 365 raste të klamidisë, 91 condylloma accuminata; dhe dy raste të sifilizit9. Për më tepër, të dhënat nga studimi sentinel i vitit 200610 nuk tregojnë për asnjë rast të HIV-it ose sifilizit në mesin e shtatzënave, por kishte numër relativisht të lartë të HBV. Sidoqoftë, të dhënat në dispozicion për IST-të nuk janë tregues i besueshëm për situatën aktuale, sepse sistemi ekzistues i raportimit të IST-ve në sektorin e shëndetësisë publike ende nuk është i duhur, ndërsa të dhënat në dispozicion për trajtimin e IST-ve në sektorin privat shëndetësor – ku shkojnë shumica e kosovarëve për t’u trajtuar nga IST-të janë tejet pakta. Përveç raportimit zyrtar të rasteve, të dhënat e herëpashershme nga programet që punojnë me punëtorët e seksit11 dhe gratë e trafikuara na sugjerojnë një prevalencë të lartë të IST-ve në mesin e këtyre grave, në radhë të parë të sëmundjeve joulçerative. Ngjashëm me këtë, në studimin VBS të vitit 2006 12 është zbuluar shkallë e lartë e IST-ve dhe hepatitit B (HBV) dhe C (HCV) në mesin e grupeve kyçe të popullatës që janë në rrezik. Edhe pse në radhët e pjesëmarrësve të studimit nuk është regjistruar asnjë rast i HIV-it ose i Sifilizit, një përqindje e lartë e PDI-ve (35%), MSM-ve (27%) dhe e punëtorëve të seksit (45%) kanë qenë pozitivë në testimin e IgG të Klamidisë. Përveç kësaj shkalla e HBV është vlerësuar të jetë 20% në mesin e PDI-ve; 18% në mesin e punëtorëve të seksit; dhe 15% në mesin e MSM-ve. Poashtu, është vlerësuar se 13% të PDI-ve kanë HCV. Të dhënat nga qendra për KTV pranë organizatës joqeveritare Labirint e cila ofron shërbime për PDI tregojnë se shkalla e HBV dhe HCV është 20% gjegjësisht 26%. Këto të dhëna pasqyrojnë shkallën e lartë të sjelljes së rrezikshme për HIV/IST brenda të tri grupeve në rrezik të lartë nga infeksioni me HIV, përfshirë këtu shkallën e ulët të përdorimit të prezervativëve dhe praktikat jo të sigurta të injektimit.

cilët pranuan të japin strisho vagjinale për IST; si dhe fakti që madhësia e mostrës së dëshiruar të MSM-ve nuk është arritur. 9 Burimi: IKShPK, Departamenti për Epidemiologji dhe Departamenti pwr Mikrobiologji, 2007. 10 Rezultatet e testimeve në mesin e grave shtatëzëna (n=300) tregoi se 2% ishin pozitive në HbsAg; 15% pozitive në AntiHBs; dhe 13% pozitive në AntiHBc. Asnjëra nuk ishte pozitive në HbeAg. Burimi: IKSHPK; MSH; OBSH (2006). 2006 Vrojtimi Sentinel për HIV, Sifiliz dhe Hepatit B në mesin e shtatzënave dhe pacientëve me IST . Prishtinë: . 11 Burimi: Raporti i projektit UMCOR. 12 KAC, FHI et al (2006). Vrojtimi Biologjik dhe i Sjelljes HIV/IST 2006; Prishtinë: KKA.

Page 14: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

6

HIV dhe Tuberkulozi Kosova njihet si njëri ndër vendet me incidencë të lartë me tuberkulozë në Europë por infeksioni me HIV-i nuk është njëri ndër shtytësit e paraqitjes së rasteve me TB. Në një studim të Mjekëve të Botës (SHBA) të implementuar në shtator të vitit 2001, në mesin e 99 pacientëve më TB të shtrirë në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe të testuar në HIV, asnjëri nuk doli pozitiv. Poashtu, në mesin e 300 pacientëve me TB të ekzaminuar për HIV, në kuadër të projektit për TB të financuar nga GFATM vetëm njëri prej tyre ishte pozitiv.

2.2 Shtytësit potencialë të epidemisë së HIV-it Të dhënat që janë në dispozicion sugjerojnë se nëse ndërmerren veprime të bashkërenduara, Kosova ka ende mundësi të mira për të mbajtur shkallën e tanishme të ulët të HIV-it. Edhe pse Kosova në bazë të standardeve ndërkombëtare ka një shkallë të ulët të epidemisë së HIV-it, mungesa e të dhënave të besueshme për HIV-in mund të fsheh hijen e një epidemie më serioze. Për më tepër, shkallët e larta të IST-ve, HBV dhe HCV, si dhe të dhënat nga studimet e sjelljes, të ndërmarra në mesin e grupeve të popullatës që janë më në rrezik, zbulojnë praninë e gjërë të sjelljeve të rrezikut të lartë në mesin e grupeve kyçe të popullatës që janë në rrezik nga infeksioni me HIV, me një potencial të qartë për përhapjen e HIV-it, përveç nëse kjo çështje nuk adresohet me një reagim efektiv në nivel të shtetit. Shtytësit potencialë të një epidemie të ardhshme të HIV-it janë ngushtë të lidhur me varfërinë e përhapur – 49% të popullatës janë të varfër, ndërsa 15% jetojnë në varfëri të skajshme13 – dhe me ndryshime të tjera të mëdha, me të cilat ballafaqohet shteti i ri i Kosovës. Ndryshimet shoqërore, kulturore dhe të sjelljes pas vitit 1999 kanë qenë mjaft të shprehura, posaçërisht në viset urbane. Kosova ka një popullatë të re (57% të popullatës nën moshën 25 vjeçare) me shkallë të papunësisë mbi 50%, me ndryshime të shpejta shoqërore që kanë ndodhur kohëve të fundit, ku përfshihen problemi në rritje me drogat dhe industria në lulëzim e seksit komercial e lidhur me trafikun e qenieve njerëzore dhe krimin e organizuar. Shkalla e lartë e lëvizshmërisë brenda dhe jashtë Kosovës, prania e numrit të madh të ndërkombëtarëve –zyrtarë qeveritarë, personel ushtarak, përfshirë këtu edhe punëtorët të tjerë shoqërues – edhe më shumë përkeqësojnë rrezikun e ekspozimit ndaj HIV-it. Që nga fillimi i epidemisë së HIV-it, stigma dhe diskriminimi kanë pasur ndikim negativ në qëndrimin e hapur ndaj HIV/AIDS-it. Kjo ka penguar një përgjigje efektive gjë që ka ndikuar në përhapjen e mëtejshme të HIV-it. Qëndrimi i hapur dhe një ambient jodiskriminues janë parakusht parësor për mobilizimin e suksesshëm të qeverisë, shoqërisë civile dhe grupeve kryesore të popullatës në rrezik. Stigma e lidhur me HIV/AIDS-in i parandalon njerëzit të përdorin shërbimet për KTV, dhe në këtë mënyrë i mban larg nga njohja e statusit të tyre me HIV, gjë që i parandalon të ndërmarrin veprime të duhura. Për më tepër, stigma dhe diskriminimi nga personeli shëndetësor ndaj grupeve kryesore të popullatës në rrezik (PDI, MSM, punëtore të seksit) pengojnë ofrimin e shërbimeve në parandalimin e HIV-it dhe në trajtimin e këtyre grupeve. P.sh. një studim i kryer në vitin 2004 nga organizata CSGD që i ofron shërbime MSM-ve ka treguar një shkallë të lartë të paragjykimit dhe të stigmës në radhët e punëtorëve shëndetësorë ndaj MSM-ve. Ngjashëm, stigma i pengon njerëzit që jetojnë me HIV të kërkojnë trajtim dhe kujdes për gjendjet shëndetësore që janë pasojë e infektimit me HIV, dhe ky fakt përkeqëson rrezikun e përhapjes së mëtejshme të HIV-it.

13 Banka Botërore (2005). Raporti i Bankës Botërore për Vlerësimin e Varfërisë 2005; Prishtinë: Banka Botërore Kosovë.

Page 15: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

7

Përkundër dispozicionit dhe trajtimit falas me ARV, shumë pak njerëz që jetojnë me HIV janë regjistruar në këtë program.

2.3 Grupet kryesore të popullatës në rrezik Përkundër shkallës së tanishme të ulët të HIV-it, grupet specifike të popullatës janë posaçërisht në rrezik nga infeksioni me HIV – përfshirë këtu përdoruesit e drogave injektuese (PDI), meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) dhe femrat punëtore të seksit. Të gjitha këto grupe ballafaqohen me stigmë dhe diskriminim në shoqëri, gjë që ua vështirëson atyre të kenë qasje efikase në programet dhe shërbimet për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që kanë të bëjnë me HIV/AIDS. Sikurse është përmendur më lartë, në studimin e vitit 2006 të VBS, është gjetur shkalla e lartë e IST-ve, HBV dhe HCV në mesin grupeve të popullatës në rrezik . Në të njëjtën kohë studimi tregoi se ekziston një shkallë e lartë e njohurisë përkitazi me rëndësinë e përdorimit të përhershëm të kondomit në parandalimin e HIV-it në mesin e PDI-ve (90%), MSM (86%) dhe punëtorëve të seksit (74%). Por, ky studim po ashtu zbuloi se kjo dituri rrallë praktikohet në formë të sjelljes preventive, me një përqindje të ulët ose shumë të ulët të përdorimit të qëndrueshëm të kondomëve: vetëm 38% të PDI me partnerët jo të rregullt në 12 muaj të fundit; 15% të punëtorëve të seksit me partnerët që i paguajnë në 30 ditët e fundit; dhe 6% të MSM me partnerët që nuk i paguajnë në 6 muajt e fundit. Përdoruesit e drogave injektuese (PDI) Përdoruesit e drogave injektuese (PDI) janë posaçërisht të rrezikuar ndaj HIV-it për shkak të prevalencës së lartë të praktikave jo të sigurta të injektimit (shkëmbimi i shiringave/gjilpërave – njëra prej rrugëve më efikase të përhapjes së HIV), si dhe marrëdhënia seksuale e pambrojtur me shumë partnerë seksualë. Kriminalizimi dhe margjinalizimi në shoqëri edhe më shumë e përkeqësojnë rrezikshmërinë e tyre, përfshirë këtu shqetësimet dhe burgosjet nga policia për shkak të posedimit/përdorimit të drogave. Evropa Juglindore është njëra prej rrugëve kryesore të trafikimit të drogës nga Afganistani në Evropë, ndërsa në Kosovë heroina përdoret që nga vitet 1970. Rezultatet nga Programi i Shpejtë për Vlerësim dhe Reagim (RAR) të OBSh/UNICEF nga viti 200114 treguan se në Kosovë janë në dispozicion të gjitha llojet e drogave dhe se numri i përdoruesve të drogave në Kosovë viteve të fundit është rritur në mënyrë të shpejtë, ndërsa përdorimi i heroinës është pak më i lartë se sa në Evropën Perëndimore. Edhe pse në të kaluarën injektimi në përgjithësi nuk ishte i popullarizuar në mesin e përdoruesve të drogës, studimi tregoi se përdoruesit të rinj kanë nisur të injektojnë drogë, me shkallë të lartë të këmbimit të shiringave. Bazuar në të dhënat e grumbulluar nga OJQ Labirint, numri i përgjithshëm i PDI-ve në Kosovë vlerësohet të jetë 3000, gjysma e të cilëve jetojnë në regjionin e Prishtinës. Labirinti vlerëson se ky numër pritet të rritet në rreth 5000 në pesë vitet e ardhshme15. Raporti i botuar në janar 2000 theksoi se 11.6% të të rinjve të intervistuar në Prishtinë kanë eksperimentuar me heroin16. Derisa përdorimi i drogës është në rritje, mosha e përdorimit të parë ka rënë 14 Jong, W. de; A. Arenliu & M. Donoghoe (2001). Përdorimi i substancave dhe të rinjtë në Kosovë. Raporti i WHO/UNICEF Vlerësimi Rapid dhe Programi i Reagimit. Prishtinë: OBSh/UNICEF 15 Vlerësimet e Labirintit mbështeten në disa burime: 1) UNICEF; OBSh dhe UNDP (2002). RAR Raporti 2002; 2) Labyrint (2007). Identifikimi i lokacioneve të përdoruesve të drogave. Raporti i studimit në mars 2007. Prishtinë: Labyrint; 3) Të dhënat kumulative nga dosjet e klientëve të Labyrintit (570 dosje); 4) Të dhënat e grumbulluara nga punëtorët e Labirintit; dhe 5) Të dhënat nga Klinika Psikiatrike në QKUK (vetëm për vitin 2007). 16 Burimi: Labirint Projekt propozimi për GFATM 2007.

Page 16: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

8

nga 18 vjet në vitet 1990, në 15 ose 16 sa është tani17. Viteve të fundit kemi vërejtur po ashtu edhe rritje të përdorimit të drogës në mesin e femrave18. Arsyeja kryesore për rritjen e përdorimit të drogave është qasja më e lehtë dhe rënia e çmimit e shumicës së drogave. Heroina, kanabisi dhe ekstazi konsiderohen si të shtrenjta (çmimi i heroinës ka rënë nga 50 € për gram para luftës, në 10-20 € në vitin 2007). Të dhënat nga studimi i vitit 2006 Vrojtimi Biologjik dhe i Sjelljes (VBS) kanë zbuluar praninë e sjelljes me rrezik të lartë në mesin e PDI-ve, përfshirë këtu këmbimin e gjilpërave të përdorura dhe shkallën e ulët të përdorimit të kondomëve, që ndikon në një shkallë të lartë të rasteve të HBV dhe HCV (13 dhe 20%). Trembëdhjetë për qind të PDI-ve kanë injektuar me shiringë ose gjilpërë të përdorur; ndërsa 29% të PDI-ve në këtë studim kishin shkëmbyer shiringën ose gjilpërën me dikë gjatë muajit të kaluar. Përveç kësaj, rezultatet tregojnë se 63% të PDI-ve që janë seksualisht aktiv sipas këtij studimi (89% të anketuarve) kanë pasur marrëdhënie seksuale me partnerë jo të rregullt, ndërsa pjesa e mbetur prej 37% kanë pasur marrëdhënie të shumëfishta me partnerë të parregullt seksual. Vetëm gjysma e tyre kanë përdorur kondom gjatë marrëdhënieve me partnerët e parregullt seksual, me arsyetim se mendojnë që kjo nuk është e nevojshme (64%) ose fare nuk kanë menduar për këtë çështje (26%). Rreziku nga HIV-i për ta edhe më shumë rritet nga fakti që në Kosovë mungojnë shërbimet të cilat ndikojnë në zvogëlimin e dëmit. Më se gjysma e të anketuarve (54%) në studimin e vitit 2007 që është kryer për identifikimin e lokacioneve të përdoruesve të drogave në Prishtinë dhe Fushë Kosove19 kanë treguar se kanë vështirësi të qasjes në shiringa dhe gjilpëra sterile. Përderisa shumica e PDI-ve do të merrnin shiringa në barnatore, qëndrimi negativ i vet farmacistëve shpesh ka parandaluar PDI-të të marrin shiringa dhe gjilpëra sterile. Në këtë drejtim, është gjetur një lidhshmëri e rëndësishme në mes të qasjes së vështirë në pajisjet sterile për injektim dhe këmbimit të shiringave dhe gjilpërave. Dyzet e nëntë për qind të PDI-ve ua kanë dhënë shiringat ose gjilpërat e tyre të tjerëve, ndërsa 37% i kanë marrë këto pajisje nga të tjerët. Për shkak të vështirësive në gjetjen e shiringave/gjilpërave sterile, shumë PDI i mbajnë shiringat/gjilpërat e tyre po ashtu edhe pajisjet tjera që janë të nevojshme për injektim të drogave, sikurse janë enët për zierje, filtrat dhe ujin në vendin e injektimit sepse do t’i përdorin sërish më vonë. Studimi gjeti shumë shiringa dhe gjilpëra të përdorura, enët për zierje në lokacione të ndryshme. Gjithashtu është zbuluar se edhe adoleshentët të cilët nuk përdorin droga, i vizitojnë lokacionet e përdoruesve të drogave, për më tepër në këto lokacione kryhen edhe kontakte seksuale, shpesh të pambrojtura: 43% prej tyre kanë treguar se gjithmonë përdorin kondom kur kanë marrëdhënie seksuale, gjysma e tyre kanë thënë se i përdorin ndonjëherë, ndërsa 7,5% kurrë. Femrat punëtore të seksit Hulumtime shumë të kufizuara shkencore janë bërë nga fusha e punëtorëve të seksit në Kosovë edhe për faktin që konteksti i punës së seksit është joligjor20. Kemi në dispozicion disa informata nga gra të “shpëtuara” prej trafikimit dhe nga një numër shumë i vogël i programeve për shëndetin riprodhues për punëtore të seksit. Pjesa më e madhe e punës së seksit në Kosovë është e lidhur me trafikimin joligjor të grave nga regjioni i gjërë i Evropës

17 Burimi: Informatorët kryesorë të organizatës shërbyese të përdoruesve të drogës Labirint. 18 Të dhënat nga shënimet e klientëve, të organizatës Labirint qw merret me dhënien e shërbimeve përdoruesve të drogës tregojnë se 56% të klientëve që ishin këshilluar dhe testuar për HIV ishin adoleshent dhe të rinj (86% meshkuj; 14% femra). 19 Labirint, UNICEF (2007). Identifikimi i lokacioneve të përdoruesve të drogave. Raporti i studimit në mars 2007. Prishtinë: Labirinth. 20 Në bazë të Rregullores së UNMIK nr. 2001/4, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si krim. Bastisjet e policisë në vendet ku zhvillohet prostitucioni kanë shkaktuar që një pjesë e madhe e punës së seksit të zhvillohet ilegalisht.

Page 17: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

9

Juglindore. Vlerësimet për numrin e gjithëmbarshëm të punëtorëve të seksit ndryshon nga 1500 deri 300021. Varfëria dhe shkalla e lartë e papunësisë në vendet e tyre janë arsye kryesore për këto gra të pranojnë rrezikun dhe të përfundojnë në industrinë ndërkombëtare të seksit. Shumë gra të trafikuara që përfundojnë në punën e seksit kanë shkallë të lartë të HIV-it, posaçërisht ato nga Moldavia (40-55% të punëtorëve të seksit), si dhe nga Rumania (10-25%), Ukraina (5-15%), Bullgaria (5-10%) dhe Shqipëria22. Këto fakte janë konfirmuar me studimin e vitit 2006, të ndërmarrë nga VBS ku u zbulua se 87% të punëtorëve të seksit që ishin anketuar ishin shtetase të huaja. Lidhshmëria e ngushtë ndërmjet punës (komerciale) të seksit dhe krimit të organizuar e bën posaçërisht të vështirë që me shërbimet tona për parandalimin e HIV-it të kemi qasje te femrat e moshës së re që janë punëtore të seksit, të vëmë kontakt me “kodoshet” (shpesh pronarët e bareve) si dhe me klientët e tyre. Shumë punëtorë të seksit nuk janë të njoftuar me rreziqet që u kanosen nga HIV/IST-të, ose për vendin ku mund të kenë trajtim të besueshëm, dhe shumica e tyre kanë qasje shumë të kufizuar në informata që kanë të bëjnë me shërbimet e kujdesit shëndetësor riprodhues ose seksual, përfshirë këtu edhe trajtimin nga IST-të. Varshmëria e tyre nga kodoshët dhe parapëlqimeve seksuale të klientëve të tyre nuk ua lejon që vet të vendosin për mbrojtjen e shëndetit të tyre, përfshirë këtu mbrojtjen nga infeksioni me HIV. Kjo gjendje edhe më shumë përkeqësohet nga statusi i tyre i cili është shpesh gjysmëlegal ose ilegal, dhe mosnjohja e gjuhës shqipe dhe (ose) serbe. Përveç tjerash, punëtorët e seksit shpesh shpërngulen nga një vend në tjetrin për të kënaqur dëshirën seksuale të klientëve për “vajza të reja”, gjë që vështirëson ofruesve të shërbimeve të krijojnë një marrëdhënie të besimit reciprok. Të dhënat nga projekti UMCOR i cili ofronte shërbime shëndetësore riprodhuese punëtorëve të seksit gjatë vitit 2003, zbuluan një shkallë të lartë të problemeve shëndetësore riprodhuese dhe seksuale, përfshirë këtu prevalencën e lartë të IST-ve, me 86% në më shumë se 500 kontrolle gjinekologjike23. Ky projekt po ashtu tregoi shkallën e ulët të përdorimit të qëndrueshëm të kondomeve, ku 51% të anketuarve janë përgjigjur se nuk përdorin rregullisht kondomet gjatë marrëdhënieve me klientët e tyre. Gratë e trafikuara të cilat ishin shpëtuar kanë informuar se dhunimi dhe format tjera të keqpërdorimit fizik ishin të zakonshme. Në studimin e VBS të kryer më 2006 nuk është gjetur asnjë rast me HIV në mesin e 157 punëtorëve të seksit që janë anketuar, 18% të testuarve ishin pozitivë në Hepatit B, dhe 45% pozitiv në antitrupa IgG ndaj Klamidies. Përkundër shkallës së lartë të diturisë për kondoma, studimi zbuloi se punëtorët e seksit janë posaçërisht të rrezikuar ndaj infeksionit HIV/IST për shkak të shkallës së ulët të përdorimit të rregullt të kondomëve me klientët. Vetëm 35% të punëtorëve të seksit kanë përdorur kondomin herën e fundit kur kanë pasur seks me klientët e tyre, dhe vetëm 15% kanë raportuar se përdorur rregullisht kondomin me klientët e tyre gjatë muajit të kaluar, ndërsa 38% kanë raportuar se asnjëherë nuk kanë përdorur kondomin gjatë muajit të kaluar.

21 Mens, L. van (2003). Vlerësimi i Programit të UMCOR – Kujdesi shëndetësor riprodhues ndaj viktimave të trafikimit dhe të industrisë së tregtisë seksuale në Kosovë; tetor 2003. Prishtinë: Komiteti i Bashkuar Metodist për Ndihmë (UMCOR). IOM Kosova vlerëson se numri i përgjithshëm i punëtorëve të seksit sillet prej 1500 deri në 2000. 22 Vlerësimet për pjesën e punëtorëve të seksit (PS) të cilët janë shtetase të vendeve të caktuara, janë një supozim i mbështetur në përqindjen e klientëve tw PS të cilët kanë vijuar shërbimet për shëndet riprodhues të organizuar nga projekti UMCOR, si dhe në të dhënat për numrin e grave të shpëtuara (nga trafikimi) nga ana e IOM. 23 Mens, L. van (2003). Vlerësimi i Programit të UMCOR-Kosovë “Kujdesi shëndetësor riprodhues për viktimat e trafikimit dhe të industrisë së tregtisë së seksit”. Raporti i vlerësimit.

Page 18: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

10

Klientët e punëtoreve të seksit Edhe pse në Kosovë ka ardhur një numër i madh i zyrtarëve ndërkombëtarë – shpesh meshkuj të ardhur vetëm, përfshirë këtu ushtarët – hulumtimet e kryera që nga viti 1999 në mesin e punëtorëve të seksit që ishin të vendosur në strehimore, tregojnë se 80-85% të klientëve të punëtoreve të seksit janë meshkuj kosovarë24. Të dhënat nga hulumtimi i vitit 200125 tregon se meshkujt të cilët kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë të ri në moshë, beqarë, jetonin në një ambient urban, pjesa më e madhe ishin të punësuar në sektorin privat dhe takonin shtresës së lartë shoqëro-ekonomike. Tre për qind të meshkujve seksualisht aktiv (15-24 vjeçar; shumica të pamartuar) kanë deklaruar se kanë pasur seks me punëtore të seksit në 12 muaj të fundit (2% të grupmoshës 25-34; 1% të grupmoshës më të vjetër se 35 vjeçare). Edhe pse studimi nuk ka hulumtuar përdorimin e kondomëve me punëtoret e seksit, përgjigja pozitive ishte 52% gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin e fundit të rastit, ndërsa meshkujt e rinj dyfish më shumë kishte gjasa të përdorin kondomin. Hulumtimi i radhës i ndërmarrë nga PSI në vitin 2003 tregon një rritje prej 4% të meshkujve të rinj seksualisht aktiv që kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve të fundit; prej të cilëve 73% kanë përdorur kondom gjatë kontaktit të fundit me punëtoret e seksit. Meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) Në Kosovë, meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) ballafaqohen me shkallë të lartë të stigmës shoqërore dhe të diskriminimit. Një numër i vogël u tyre kanë guxim që shoqërisë ose anëtarëve të familjes të tregojnë haptazi identitetin e tyre seksual. Si pasojë e presionit shoqëror dhe pritjeve nga familjet, shumë MSM eventualisht martohen dhe përfundojnë duke bërë jetë të “dyfishtë” – angazhohen në seks (oral dhe) anal të pambrojtur me partnerë të ndryshëm seksual meshkuj, dhe njëkohësisht kanë marrëdhënie seksuale me gra. Mesatarisht tre nga katër MSM kanë pasur seks me gra26. Prandaj MSM përbëjnë një urë të rëndësishme potenciale në mes të njërës prej grupeve të popullatës që janë në rrezik në njërën anë, dhe popullatës së përgjithshme në anën tjetër. Pasi që kemi vetëm disa raste të infeksionit me HIV në Kosovë dhe se shumica e rasteve paraqiten në mesin e meshkujve të moshës 30-40, MSM të moshës së re shpesh lidhin paraqitjen e AIDS-it me personat e moshuar se sa me MSM, dhe në këtë mënyrë shumë MSM nuk e perceptojnë seksin e pambrojtur me meshkujt tjerë si një sjellje të rrezikut të lartë. Posaçërisht MSM të rinj shpesh e hulumtojnë seksualitetin e tyre duke provuar aktivitete të ndryshme seksuale – aktivitete me rrezik të lartë dhe të ulët – me shumë partnerë. Për shkak të tabusë që rrethon MSM-të, ata mund të kenë më pak përvojë dhe shkathtësi për të diskutuar seksin e sigurt dhe për të zvogëluar sjelljet e rrezikshme që mund të sjellin HIV-in nga partnerët e tyre seksual27. Përveç kësaj, normat sociale brenda subkulturës MSM nuk përputhen plotësisht me kërkesat e seksit të sigurt. Vendet publike ku frekuentojnë MSM janë ambiente kryesore ku MSM takohen dhe shoqërohen me partnerët potencial seksualë; këto ambiente të “elektrizuara me seks”, krijojnë rrethana për involvim në seks – zakonisht të pasigurt. Shumë MSM po ashtu i takojnë partnerët seksualë nëpërmjet internetit, gjë që ofron shumë pak informata për parandalimin e HIV-it dhe na bën të vështirë të kemi qasje në këta MSM shpesh të fshehur. Studimi i VBS i vitit 2006 tregoi se dituria përkitazi me HIV-in në mesin e MSM ishte e lartë, 82% të MSM që janë seksualisht aktiv kanë pasur seks oral me dy ose më shumë meshkuj 24 Njësi për Kundër Trafikim e IOM-it. Raporti për situatën shkurt 2000 – qershor 2005. 25 Ali, M.M. & M. Oladosu (2001). Dituria, Sjelljet dhe Praktikat e Ndërlidhura për HIV/AIDS në Kosovë. Prishtinë: PSI/Kosovë. 26 Burimi: Qendra për Zhvillimin e Grupit Social (CSGD), 2007. 27 Burimi: CSGD (2007). Projekt propozimi për Fondin Global 2007. Prishtinë: CSGD.

Page 19: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

11

në 6 muaj të fundit, prej të cilëve vetëm 15% kanë përdorur rregullisht kondomet. Nëntë dhjetë për qind të MSM-ve kanë pasur seks anal në 6 muaj të kaluar, shumica e tyre me dy ose më shumë partnerë; 44% nuk kanë përdorur kondom gjatë seksit anal në 6 muaj të kaluar, ndërsa dy të tretat nuk kanë përdorur kondomet në mënyrë të rregullt në 6 muaj të kaluar. Shkalla e lartë e stigmës dhe vetëstigmës në mesin e MSM-ve e bën shumë të vështirë të kemi qasje te ata me shërbimet për parandalimin e HIV-it. Një organizatë lokale që shërben MSM-të ka raportuar shkallë të lartë të seksit të pambrojtur, posaçërisht në mesin e MSM-ve “të fshehur” të cilët i shmangen kontaktit me organizatat të cilat janë haptazi me orientim gej. Qasja në kondome me lubrifikues në bazë të ujit është shumë i vështirë për këta MSM të fshehur, pasi që një OJQ e MSM-ve është njëri prej disa kanaleve të rralla për të gjetur këto kondome. Studimi i VBS erdhi në përfundim se vetëm 30% të MSM përdorin lubrifikues gjatë seksit anal. Për më tepër, frika të mos identifikohen si gej i mban shumë MSM larg nga trajtimi prej IST-ve, pasi që kjo do të zbulonte se kanë pasur seks anal me meshkuj. Ky fakt edhe më shumë përkeqëson rrezikun nga infeksioni me HIV. Të burgosurit Janë dy burgje dhe gjashtë qendra për paraburgim në Kosovë, me rreth 1600 të burgosur, shumica e të cilëve janë në burgun e Dubravës në pavijonin për meshkuj. Shënimet e burgut tregojnë një trend në rritje të numrit të burgosurve që janë dënuar për shkak të posedimit joligjor të drogës. Deri më sot janë grumbulluar shumë pak të dhëna përkitazi me HIV/AIDS-in nëpër burgje. Ekzaminimet rutinore të burgosurve në fillim të dënimit nuk përfshijnë testimet e obligueshme për HIV, IST ose TB, përveç në rastet e veçanta kur ato kërkohen. Për më tepër, studimi i VBS i vitit 2006 nuk përfshiu të burgosurit; prandaj kemi shumë pak të dhëna të besueshme përkitazi me HIV infeksionin dhe sjelljet e rrezikut në mesin e të burgosurve, sikurse janë përdorimi i drogave injektuese dhe seksi i pambrojtur. Një studim lidhur me përdorimin e drogave që është kryer nga punonjësit shëndetësor të burgut në vitin 2006 në mesin e 200 të burgosurve të anketuar zbuloi se 5% të burgosurve kishin varshmëri nga drogat – kryesisht nga heroina – edhe pse shkallët aktuale mund të jenë më të larta. Përvojat nga vendet e tjera kanë treguar se burgjet kanë potencial të bëhen burime për një përhapje të shpejtë të HIV-it, nëse nuk ndërmerren masat adekuate. Vështirësitë për të pasur qasje në shiringa dhe gjilpëra sterile i shtyn shumë të burgosur që janë PDI të këmbejnë pajisjet për injektim. Ngjashëm, shumë pak dihet rreth praktikave seksuale të të burgosurve, përfshirë këtu praktikat e gjinisë së njëjtë dhe kërkesave të tyre për kujdes seksual. Seksi i pambrojtur ndërmjet të burgosurve të gjinisë mashkullore, përfshirë këtu dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale, mund të shkaktojnë IST ose infeksionin me HIV. Deri vonë kondomët nuk kanë qenë në dispozicion në burgje, ndërsa që nga mesi i vitit 2007 ata sigurohen për: vizita shtëpiake; vizita të lira në institucionet korrektuese; dhe në disa burgje si pjesë e “paketës së daljes” gjatë lirimit nga burgu. Personat që jetojnë me HIV (PJHIV) PJHIV janë posaçërisht të rrezikuar, jo vetëm për shkak të ndikimit të HIV-it në shëndetin e tyre, por edhe për shkak të ndikimit psikologjik, shoqëror dhe ekonomik të HIV/AIDS-it në jetën e tyre. Numri i personave që dihen që jetojnë me HIV në Kosovë është shumë i ulët – 46 në bazë të të dhënave zyrtare – por është çështje e diskutueshme nëse ky numër është real. Fakti që shumë raste të HIV-it janë të panjohur – ose të “fshehur” – mund t’i mveshet në pjesë të madhe stigmës së fortë dhe diskriminimit ndaj PJHIV, gjë që ishte evidentuar në

Page 20: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

12

studimet e fundit28 në mesin e personave të rinj në Kosovë. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se më pak se 40% të personave do të pranonin të jenë në klasën e njëjtë me një person të infektuar me HIV, ndërsa vetëm 25% do të blinin gjësende nga një shitës i infektuar nga HIV. Për shkak të stigmës dhe diskriminimit të mundshëm, shumë pak persona janë të gatshëm të testohen për HIV, pasi që frikësohen nga qëndrimi negativ dhe refuzimi nga familjet e tyre dhe komuniteti i gjërë. Si rezultat, shumë PJHIV as nuk e dinë statusin e tyre për HIV, gjë që e bën të pamundur të kenë qasje në trajtim mjekësor, përfshirë këtu ARV-të, shërbimet sociale, etj. Edhe ata persona që dinë se janë HIV pozitiv, stigma dhe diskriminimi në sektorin shëndetësor, në vendet e punës dhe sferat tjera të shoqërisë e bën të vështirë për PJHIV të kenë qasje në shërbime dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Rezultatet e një studimi nga viti 2005 të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përkitazi me qëndrimet e personelit shëndetësor lidhur me HIV-in zbuloi se vetëm 52% të tyre kanë njohuri të sakta për rrugët e përhapjes së HIV-it; 43% do të izolonin personin që jeton me HIV; dhe 67% favorizojnë testim të obligueshëm në HIV për të gjithë pacientët e hospitalizuar. Qëndrimi negativ, stigma dhe diskriminimi ndaj PJHIV kontribuojnë në përhapjen e fshehtë të epidemisë së HIV-it – dhe kështu edhe më tepër e përkeqësojnë ndikimin e HIV-it – dhe thekson nevojën për mbrojtjen ligjore dhe krijimin e shërbimeve të posaçme shëndetësore dhe sociale të afërta për PJHIV ku do të adresoheshin kërkesat dhe brengat e tyre.

2.4 Grupet e tjera të popullatës më të rrezikuar nga HIV-i Të rinjtë Të rinjtë janë grup prioritar në parandalimin e HIV-it, pasi që kjo moshë është duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha fizike, seksuale, psikologjike dhe shoqërore, që mund t’i parashtrojnë para rreziqeve të ndryshme. Disa studime të fundit në mesin e të rinjve kanë konfirmuar rrezikueshmërinë e tyre ndaj HIV-it; me moshë më të re të hyrjes në marrëdhënie seksuale; përdorim të ulët të kondomëve; njohuri të pamjaftueshme për HIV/IST; si dhe mungesën e shërbimeve shëndetësore riprodhuese për të rinjtë që do të ishin lehtë të qasshme. Posaçërisht vajzat janë të rrezikuara ndaj problemeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë këtu HIV/IST-të dhe shtatzëninë e padëshirueshme, pasi që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re. Rrezikueshmëria e personave të rinj në Kosovë edhe më tej acarohet për shkak të papunësisë së lartë dhe varfërisë. Përveç kësaj, trafikimi i grave dhe i drogës kanë ndikim më të madh në mesin e të rinjve, sikurse është dëshmuar me faktin se pjesa më e madhe grupeve të popullatës në rrezik janë të moshës së re, sikurse janë punëtorët e seksit dhe PDI-të. Personat e rinj nga grupet pakicë Romë, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) mund të jenë në rrezik më të lartë nga HIV-i për shkak të përjashtimit shoqëror të këtyre grupeve, shkallës së ulët të shkrim-leximit, shkallës më të lartë të papunësisë dhe për faktin që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re. Disa studime të NjQP lidhur me HIV/IST dhe çështjet e lidhura për të rinjtë janë organizuar qysh nga viti 200029. Shumica e këtyre projekteve dolën në përfundim se shkallët e larta të vetëdijesimit mbi HIV dhe AIDS nuk nënkuptonin edhe njohuri të saktë lidhur me rrugët e përhapjes ose mbrojtjen nga HIV-i; ky informim nuk nënkuptonte edhe zbatimin e praktikave

28 Ekipi i OKB-së në Kosovë (2008). Dituria, Praktikat dhe Studimi i Sjelljes të Personave të Rinj në Kosovë lidhur me HIV/AIDS. Prishtinë: Ekipi i OKB-së në Kosovë. 29 Studimet në mesin e popullatës së re përfshin studimin NJQP të vitit 2000 në mesin e nxënësve të shkollës së mesme të ndërmarrë nga OBSh/IKSHPK: PSI NJQP hulumtimi në nivelin e amvisërive familjare në vitin 2001 dhe 2003; si dhe studimi i NJQP i vitit 2002 ku ishin përfshirë nxënësit e shkollave të mesme, studim i ndërmarrë nga IKSHPK.

Page 21: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

13

të sigurta të seksit. Për shembull, hulumtimi për shëndetin riprodhues, i ndërmarrë në vitin 2003 tregoi se abstinenca, përdorimi i kondomëve dhe besnikëria ishin të njohur vetëm për 19%, 66% dhe respektivisht 51% të femrave të reja të moshës 15-24 vjeç si mënyra për parandalimin e përhapjes së HIV-it. Studimi i fundit i NjQP në mesin e popullatës së re të moshës 15-24 në vitin 200830 erdh në përfundim me rezultate të ngjashme. Derisa informimi për HIV dhe AIDS ishte i lartë (90% kishin dëgjuar për ato), dituria aktuale lidhur me mënyrat e përhapjes dhe parandalimit të HIV ishte e ulët, me më pak se 20% të anketuarve që kanë dhënë përgjigje të sakta në të pesë pyetjet standarde31 lidhur me HIV-in (16% të moshës 15-19 vjeçare; dhe 20% të rinjve 20-24 vjeçar). Ngjashëm me këtë rezultat, perceptimi personal për rrezikun nga HIV-i ishte i ulët, dhe vetëm 20% të rinjve konsideronin për veten se janë në rrezik të shkallës së moderuar ose të lartë. Dituria lidhur me IST-të ishte edhe më e ulët: derisa për HIV/AIDS-in kishin dëgjuar 90% të anketuarve, vetëm 30% kishin dëgjuar për IST të tjera, ndërsa dituria aktuale për simptomet/shenjat e këtyre infeksioneve ishte edhe më e ulët. Në studimin e njëjtë, një e treta e të rinjve të anketuar raportuan se kanë marrëdhënie seksuale me një mesatare të moshës së marrëdhënies së parë 18 vjeç. Vetëm 55% të rinjve seksualisht aktiv raportuan se kanë përdorur kondom herën e fundit kur kanë pasur seks, 40% raportuan se kondomet i përdorin rregullisht, ndërsa 60% të anketuarve u përgjigjën se kondomet i përdorin ndonjëherë ose kurrë. Informatat jokomplete ose jo të sakta edhe më tepër kontribuojnë në rrezikun e të rinjve nga HIV-i. Televizioni është burim kryesor i informatave lidhur me HIV/AIDS-in (77% të rinjve), por qëndrimi tabu i shoqërisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me seksin ua bëjnë të vështirë të rinjve të diskutojnë me prindërit e tyre lidhur me HIV/IST dhe seksualitetin. Vetëm çdo i dhjeti person i ri raporton se ka folur me anëtarët e familjes lidhur me HIV/AIDS-in, ndërsa shumica e të tjerëve për këtë çështje kanë folur me shokët. Stigma lidhur me HIV-in mbetet e lartë, sikurse është treguar nga qëndrimi mjaft i përhapur se AIDS-i është një sëmundje “e turpshme” që merret nga “personat me promiskuitet seksual, narkomanët, MSM-të dhe të tjerët që nuk mbajnë higjienë të mjaftueshme personale”. Këto të gjetura sugjerojnë se duhet të përmirësojmë qasjen në informata të sakta lidhur me HIV/IST me ndihmën e kanaleve të ndryshme, përfshirë këtu edukimin nga vet moshatarët dhe shokët/shoqet në shkolla dhe jashtë tyre. Popullacionet mobile Roli kyç i mobilitetit (lëvizjes, dyndjes) të popullacionit në përhapjen e HIV-it është dokumentuar mirë në shumë vende të botës. Grupet mobile shpesh janë më të ekspozuara ndaj rrezikut nga infektimi me HIV për disa arsye, përfshirë këtu statusin e dobët legal dhe ekonomik; pozitën e tyre sociale; sjelljet seksuale; si dhe shpesh qasjen e tyre të kufizuar në shërbime sociale dhe shëndetësore. Në Kosovë, shumica e rasteve të regjistruara të HIV-it deri më tani janë të ndërlidhura me popullacionet mobile, siç është rasti me punëtorët migrantë ose me ata të cilët kanë jetuar në vendet e Evropës Perëndimore që përbëjnë rreth 15% të popullatës së përgjithshme kosovare. Një studim i IOM-it i kryer në vitin 2005 gjeti se pjesa më e madhe e punëtorëve mërgimtarë kosovarë janë meshkujt të moshës aktive seksuale, ndërsa përdorimi i rregullt i kondomëve në mesin e tyre ishte shumë i ulët - rreth 18%32. Me shpalljen formale të pavarësisë, mund të pritet se shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit do të kthehen në Kosovë, gjë që po ashtu do të sjell rreziqe shtesë nga HIV-i. Shumë pak dihet për ndikimin specifik të mobilitetit në situatën lidhur me HIV/AIDS në Kosovë, ndërsa mësimet e nxjerrura nga vendet tjera na bëjnë t’i kushtojmë vëmendje të posaçme grupeve mobile të popullacionit.

30 UNKT (2008). Dituria, Praktikat dhe Studimi i Sjelljes të Personave të Rinj në Kosovë lidhur me HIV/AIDS. Prishtinë: Ekipi i OKB-së në Kosovë (UNKT). 31 UNGASS treguesi për diturinë e të rinjve lidhur me HIV/AIDS përfshijnë 5 pyetje për identifikimin e saktë të mënyrave të parandalimit të bartjes seksuale të HIV-it dhe përjashtimin e keqkuptimeve kryesore lidhur me përhapjen e HIV-it. 32 IOM (2005). Raporti i dytë vjetor për viktimat e trafikimit të njerëzve në Evropën Juglindore. Prishtinë: IOM.

Page 22: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

14

3. PËRGJIGJA E KOSOVËS DERI MË TANI Si rezultat i historisë së fundit të Kosovës – të dominuar nga konflikti dhe dhuna – reagimi ndaj HIV/AIDS-it ka nisur të zhvillohet vonë. Hapi i parë i rëndësishëm drejt një reagimi të fuqishëm mbarëkosovar ndaj HIV-it ishte themelimi i Komitetit Kosovar për AIDS (KKA) në vitin 2000, më pak se një vit nga përfundimi i konfliktit të armatosur. KKA përbëhej nga disa departamente qeveritare dhe më vonë ministri, përfshirë këtu Ministrinë e Shëndetësisë (MSh); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit (MKRS); Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT); dhe Ministrisë së Drejtësisë (MD). KKA ka vërtetuar se është i dobishëm në zhvillimin e suksesshëm të një partneriteti gjithëpërfshirës – përtej sektorit shëndetësor – ndërmjet organeve qeveritarë, joqeveritarë, shoqërisë civile dhe partnerëve shumëpalësh. Përkundër kufizimeve serioze në resurse dhe shumë sfidave konkurruese, Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës (IPVQ) në mënyrë aktive kanë përkrahur zhvillimin dhe zbatimin e programit kombëtar për HIV/AIDS. Në vitin 2002 MSh ka themeluar Zyrën për HIV/AIDS, e përbërë nga një profesionist, i cili punonte me orar të plotë dhe me një buxhet të vogël. Në të njëjtën kohë, Departamenti i rinisë i MKRS-së krijoi një program për parandalimin e HIV-it në mesin e të rinjve, ndërsa Ministria e Arsimit në mënyrë aktive përkrahte në tërë vendin trajnimin e nxënësve dhe të arsimtarëve për parandalimin e HIV-it. Pas një Plani të parë të veprimit për HIV/AIDS në vitin 2001, më 1 dhjetor 2003 është shpallur Strategjia e parë e Kosovës për parandalimin e HIV/AIDS-it 2004–2008. Kjo shpallje u bë nga ana e tre ministrave që përfaqësonin Komitetin Kosovar për AIDS të cilët publikisht në televizionin publik e nënshkruan Deklaratën e zotimit për HIV/AIDS. Në shkurt të vitit 2004 është themeluar Mekanizmi i Kosovës për Koordinim të HIV/AIDS-it dhe TB (MKK). Ky është një organ vendimmarrës i cili dorëzon dhe mbikëqyrë propozimet e parashtruara Fondit Global për AIDS dhe TB. Në vitin 2006 në bashkëpunim të ngushtë me palët lokale me interes, Zyra për HIV/AIDS ka zhvilluar Kornizën e punës dhe planin shtetëror të monitorimit dhe vlerësimit, e cila siguron bazën për sistemet e ardhshme shtetërore të monitorimit dhe vlerësimit. Zbatimi i PSK-së të parë Përkundër zotimeve të sektorëve të ndryshëm qeveritarë dhe shoqërisë civile, zbatimi i Strategjisë kombëtare 2004-2008 ka qenë i ndikuar në mënyrë serioze nga statusi politik i Kosovës i cili për një kohë të gjatë mbeti i pazgjidhur, gjë që ka penguar financimin adekuat dhe mbështetjen ndërkombëtare. Në mungesë të resurseve dhe kapaciteteve të duhura, vetëm disa fusha prioritare të strategjisë kombëtare deri më tani janë shëndërruar në programe dhe shërbime konkrete. Deri më tani, buxheti shtetëror ka mbuluar qendrat KTV, trajtimin e personave që jetojnë me HIV (PJHIV) intervenimet themelore në parandalimin e HIV-it me mjetet financiare të disa ministrive, përfshirë këtu atë të Shëndetësisë (MSh), të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), të Drejtësisë (MD), dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). MSh-ja është duke udhëhequr aktivitet lidhur me HIV/AIDS-in. Kjo Ministri është përgjegjëse për sigurinë e gjakut dhe produkteve të gjakut, dhe në vitin 2003 ka themeluar programin për KTV i cili përbëhet nga tre qendra të KTV-së, trajnimin e 20 këshilltarëve për KTV dhe blerjen e testeve për HIV testim. Në dhjetor të 2003 Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës ka themeluar Njësinë për Vrojtimin e HIV/IST-ve në kuadër të Departamentit të

Page 23: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

15

Epidemiologjisë, ka emëruar një koordinator për vrojtimin e HIV/IST-ve dhe ka organizuar trajnime për më shumë se 20 epidemiologë në gjeneratën e dytë të vrojtimit për HIV. Në vitin 2005 në kuadër të Departamentit të Mikrobiologjisë është themeluar laboratori referent për HIV. Programi i trajtimit me ARV për PJHIV ka filluar në të njejtin vit në kuadër të të repartit për HIV/IST të Klinikës për Sëmundje Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe trajnimin e personelit përkatës. Më 2006, MSh-ja ka zhvilluar planin dhe sistem të vrojtimit, monitorimit dhe të vlerësimit, si dhe ka thermeluar postin e zyrtarit për monitorim dhe vlerësim për programin e Kosovës kundër AIDS-it. Kontributi i ministrive të tjera dhe i institucioneve qeveritare kryesisht përbëhet nga programet e edukimit lidhur me HIV-in dhe të cilat kanë nevojë për zgjerim të mëtejshëm. Departamenti i rinisë pranë MKRS-së zbaton programet e edukimit nëpër qendra të të rinjve. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) është në procesin e hapjes së procesit të programit arsimor të bazuar në shkathtësitë jetësore. Sistemi shëndetësor i burgjeve (MD) ka trajnuar zyrtarë për intervenime në raste që kanë të bëjnë me HIV/AIDS. Programi i tyre për HIV përfshin dy qendra për KTV; edukimi për HIV/IST nga kolegët dhe personeli i burgut; promovimi dhe shpërndarja e kondomeve dhe programi pilot i trajtimit të mbajtjes në Metadon në bashkëpunim me OJQ Labirint. Programet dhe shërbimet e organizatave të shoqërisë civile Një numër i vogël i organizatave të shoqërisë civile është duket ofruar shërbime dhe programe me përkrahje financiare dhe teknike nga agjencitë e OKB-së dhe donatorëve tjerë të jashtëm për grupet kryesore të popullatës në rrezik ose të cilët janë prekur nga HIV-i. Por, për shkak të mungesës së financimit të qëndrueshëm, këto programe të aktiviteteve dhe shërbimeve kanë pasur një përfshirje të kufizuar. Që nga viti 2002 OJQ Labirinti ka zbatuar disa programe të parandalimit dhe trajtimit për përdoruesit (injektues) të drogave dhe të rinjve me përkrahje nga Fondacioni i Partneritetit në Shëndet (FPH). Në vitin 2004 kjo OJQ e hapi një qendër për PDI në Prishtinë që ofronte këshillime individuale dhe psikosociale si dhe shërbime të KTV-së. Në vitin 2005 Labirinti ka zbatuar një program për parandalimin e HIV/HBV/HCV në mesin e PDI-ve. Për momentin, kjo organizatë është e kyqur në projektin për parandalimin e HIV-it në mesin e PDI-ve nëpër burgje, në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor të burgjeve. ABC123 dhe DRCK janë dy OJQ më të vogla të cilat ofrojnë shërbime të ngjashme bazike për PDI në qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit. Por sidoqoftë, intervenimet kyçe në zvogëlimin e dëmit, sikurse janë programet lidhur me këmbimin e shiringave dhe gjilpërave dhe trajtimi për zëvendësim të drogave ende nuk janë në dispozicion. Që nga viti 2002 OJQ me seli në Prishtinë, Qendra për Zhvillimin e Grupeve në Shoqëri (CSGD), ka qenë e kyçur në hulumtimin e HIV-it në mesin e meshkujve që kanë seks me meshkuj (MSM); si dhe në ofrimin e shërbimeve bazike për parandalimin e HIV-it në mesin e MSM-ve, përfshirë këtu KTV-në (që nga 2006); edukimin lidhur me HIV-in me ndihmën e kolegëve; si dhe shpërndarja e kondomëve dhe e lubrifikuesve. Por, përfshirja dhe vazhdimësia e shërbimit ishte e kufizuar për shkak të resurseve dhe kapacitetit të pamjaftueshëm. Intervenimet në mesin e punëtorëve të seksit ka qenë i kufizuar me një projekt 2 vjeçar (2000-2002) që ka zbatuar OJQ Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve me ç’rast janë trajtuar 271 viktima të trafikut të njerëzve brenda në Kosovë, si dhe projekti njëvjeçar (2002-2003) i UMCOR-it i përkrahur nga UNFPA që ofroi kujdes themelor shëndetësor riprodhues për më shumë se 450 punëtore të seksit, viktima të trafikimit dhe të industrisë së seksit. Shërbimet e ofruara ishin KTV për HIV dhe IST; trajtimi nga IST; shpërndarja falas e kondomëve; përkrahja psikosociale dhe trajnimi për shkathtësitë profesionale – nëpërmjet

Page 24: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

16

ndihmës humanitare dhe klinikave private. Ky projekt ka bashkëpunuar ngusht me institucionet regjionale për shëndetësi publike, entet lokale për transfuzion të gjakut dhe pronarët e bareve ku vepronin punëtorët e seksit. Programet dhe shërbimet për personat që jetojnë me HIV/AIDS (PJHIV) përfshijnë trajtim me antiretroviral (ARV) dhe kujdes shëndetësor të siguruar nga qeveria. Programi ARV financohet nga MSh-ja dhe zbatues është Klinika e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Që nga fillimi i tij, programi për trajtim me ARV u ballafaqua me disa sfida, përfshirë këtu numrin e ulët të pacientëve; ndërprerjen e furnizimit me ARV, dhe me mungesën e vijës së dytë dhe të tretë të ARV-ve. Për më tepër, është kryer numërimi i qelizave CD4 dhe testimi i ngarkesës virale, por ka mungesë të përcaktimit të gjenotipit të HIV-it dhe monitorimit të rezistencës ndaj ARV-ve. Përveç kësaj, protokollet e duhura të ARV-ve ende duhet të zhvillohen dhe zbatohen. Edhe pse 6 zyrtarë të Klinikës së Sëmundjeve Infektive janë trajnuar për trajtim me ARV, aktualisht tre prej tyre janë duke punuar në këtë lëmi. Përveç trajtimit me ARV dhe kujdesit bazik shëndetësor, programet për PJHIV kanë qenë shumë të kufizuara. Në vitin 2005 agjencionet e OKB-së kanë mbështetur themelimin e Shoqatës Kosovare të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS (SHKPJHIV) që ka për qëllim të përforcon mbështetjen e gjithëmbarshme shoqërore, juridike dhe mjekësore për PJHIV. Deri më sot, zbatimi i programeve nga SHKPJHIV ka qenë në mënyrë serioze i vështirësuar për shkak të kapacitetit të kufizuar të organizatës, si dhe për shkak të stigmës dhe diskriminimit ndaj PJHIV, që i bën personat e infektuar me HIV të mos kërkojnë ndihmë në mënyrë të hapur. Në vitin 2006 dy psikologë nga SHKPJHIV janë trajnuar. Në vitit 2007 SHKPJHIV ka filluar një projekt njëvjeçar që është fokusuar në: përkrahje psikosociale për PJHIV dhe familjet e tyre, kujdes bazik shëndetësor dhe ofrimin e edukimit për PJHIV lidhur me HIV-in. Përveç programeve për të rinjtë që zbatohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MEST), dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MCYS), një numër i organizatave të të rinjve kanë zbatuar aktivitete të edukimit të bashkëmoshatarëve lidhur me HIV-in për të rinjët. Mbështetja teknike dhe financiare nga agjencionet e OKB-së – përfshirë këtu Fondet për Përshpejtim të Programeve nga UNAIDS-i, UNICEF, OBSH-ja dhe UNFPA – dhe një numër i vogël i donatorëve ndërkombëtarë kanë pasur rol kyç në zhvillimin e politikave dhe programeve në disa lëmi të HIV-it. Projektet hulumtuese dhe të studimit Një element i rëndësishëm i përgjigjes kombëtare për HIV-in ishte themelimi i një sistemi rutinor të raportimit të rasteve të HIV-it në sistemin publik të kujdesit shëndetësor, që është komponentë kryesore për përcjelljen e epidemisë së HIV-it deri më tani. Përveç kësaj, studimi i parë i integruar lidhur me HIV/IST në mesin e PDI-ve, punëtorëve të seksit dhe MSM është kryer në vitin 2006 nga ana e studimit të Vrojtimit Biologjik dhe të Sjelljes (VBS), dhe poashtu janë planifikuar studime në vazhdim – e rradhës planifikohet për vitin 2010. Edhe pse studimi i VBS nuk ka zbuluar raste të reja të HIV infeksionit, ajo për herë të parë bëri grumbullimin sistematik të të dhënave lidhur me variablat e diturisë dhe të sjelljes, si dhe lidhur me prevalencën e IST-ve. Për më tepër, një spektër i studimeve, vlerësimeve rapide, dhe aktiviteteve të identifikimit të lokacioneve janë kryer që nga viti 2000, të cilat kanë ofruar të dhëna të rëndësishme cilësore dhe sasiore lidhur me aspektet kryesore të epidemisë së HIV/IST-ve dhe faktorëve të përhapjes.

Page 25: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

17

Raundi i 7 i projektit të Fondit Global Kah fundi i vitit 2007, pas disa aplikimeve të pasuksesshme të mëparshme, Fondi Global për Luftimin e AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries (FGLATM) për herë të parë miratoi një projekt propozim për parandalimin e HIV-it të dorëzuar nga Mekanizmi Koordinues i Kosovës (MKK). Gjithsej 4.6 milion euro janë ndarë nga FGLATM për projektin pesëvjeçar i cili për herë të parë do të ofron mundësinë për zbatimin sistematik, dhe atë në mënyrë të duhur, të disa komponentëve të Strategjisë Kombëtare për HIV/AIDS – duke bërë si prioritet programet për parandalimin e HIV-it dhe shërbimet për MSM, PDI-ve (përfshirë burgjet), punëtorët e seksit, të rinjtë që janë vulnerabil, si dhe shërbimet për kujdes dhe përkrahje për PJHIV.

Page 26: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

18

4. ÇËSHTJET DHE KËRKESAT ME PRIORITET STRATEGJIK Përkundër faktit që nga fazat fillestare të përgjigjes kombëtare ndaj HIV/AIDS-it ekziston përkushtimi politik dhe pjesëmarrja aktive e qeverisë dhe i sektorit të shoqërisë civile, Kosova ende ballafaqohet me shumë prioritete konkurruese të cilat deri sot kanë penguar përgjigjen efikase ndaj kërcënimit të përhapjes së mëtejshme të HIV-it. Përkundër faktit se çështjet kryesore prioritare janë të njohura si dhe politikat dhe planet janë hartuar, zbatimi adekuat dhe sistematik ende nuk është bërë, pastaj përfshirja dhe cilësia e programeve dhe e shërbimeve është e ulët, kryesisht për shkak të mungesës së resurseve financiare dhe kapacitetit të kufizuar për zbatim. Për më tepër, për të hartuar një përgjigje adekuate nevojiten informata të fuqishme që mbështeten në trendet e HIV-it dhe sjelljet tjera të ndërlidhura, si dhe mësimet e nxjerrura nga suksesi dhe kostot e këtyre intervenimeve. Edhe pse janë ndërmarrë disa studime dhe sistemi i raportimit të rasteve funksionon, ende shumë sfida janë para nesh lidhur me mungesën e diturive të mjaftueshme, si dhe cilësinë dhe besueshmërinë e të dhënave që janë në dispozicion. Përveç aspekteve që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me cilësinë dhe përfshirjen e programeve dhe shërbimeve që informohen nga faktet, përgjigja kombëtare në rritje e sipër kërkon një ambient përkrahës dhe lehtësues nga lëmia e ligjvënies, politikave dhe resurseve të qëndrueshme, gjë që deri më tani kanë munguar. Në këtë kuptim, duke marrë parasysh analizën e situatës së tanshme lidhur me HIV/AIDS dhe mësimeve të nxjerrura deri më tani nga përgjigja kombëtare, në vijim janë paraqitur çështjet kryesore strategjike të cilat janë identifikuar dhe të cilat do të adresohen nga Plani Strategjik Kombëtar 2009-2013: 1. Përforcimi i bazë së informatave dhe të diturisë për një përgjigje të bazuar në fakte; 2. Përforcimi i kornizës institucionale dhe organizacionale, si dhe përforcimi i kapacitetit

teknik të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile për të zhvilluar dhe zbatuar politikat, programet dhe shërbimet efektive në mënyrë të koordinuar ndaj HIV/AIDS-it;

3. Përforcimi i bazës ligjvënëse, politike dhe financiare për zbatimin efektiv të përgjigjes kombëtare;

4. Përmirësimi i gjithëpërfshirjes dhe i cilësisë së programeve dhe shërbimeve për të plotësuar kërkesat për parandalim, kujdes, përkrahje dhe trajtim të atyre që janë në rrezik ose që janë të prekur për HIV/AIDS-i;

5. Zgjerimi i përfshirjes me programe dhe shërbime të grupeve kyçe të popullatës së rrezikuar si dhe atyre që janë të prekur ose vulnerabil ndaj HIV/AIDS-it.

1. Përforcimi i bazës së fakteve Përforcimi i saktësisë dhe i besueshmërisë së informatave që janë në dispozicion është absolutisht i nevojshëm për një përgjigje efektive. Dituria për epideminë me të cilën ballafaqoheni është me rëndësi kyçe për të siguruar se programet dhe shërbimet e duhura ofrohen në mënyrë efektive grupeve të popullatës të cilat kanë nevojë për parandalim, kujdes, përkrahje dhe trajtim nga HIV/AIDS. Shumë informata tanimë janë në dispozicion: një sistem bazik për raportimin e rasteve të HIV-it funksionon, edhe pse ky sistem vuan nga mungesa serioze e raportimit të përhershëm; është nisur me gjeneratën e dytë të vrojtimit; janë kryer hulumtime dhe studime të posaçme për një spektër të grupeve të popullatës në rrezik dhe faktorëve potencial të një epidemie të mundshme të HIV-it. Por, të dhënat në dispozicion nuk janë as të mjaftueshme e as të besueshme për t’i përdorur për një përgjigje efektive kombëtare.

Page 27: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

19

Stigma dhe diskriminimi i fortë shoqëror i shtyjnë shumë individë nga grupet e popullatës që janë në rrezik, sikurse janë PDI, MSM dhe punëtorët e seksit, të veprojnë “në nëntokë” gjë që na bën të vështirë t’i qasemi me vrojtimin e gjeneratës së dytë dhe studime tjera, si dhe për t’i ofruar shërbime të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit. Studimi i parë i Vrojtimit Biologjik dhe të Sjelljes i kryer më 2006 nuk e regjistroi asnjë rast të HIV-it në mesin e këtyre grupeve, gjë që tregoi vështirësinë e marrjes së një mostre të duhur nga këto grupe të popullatës. Stigma dhe diskriminimi poashtu ndikojnë në shfrytëzimin e shërbimeve për KTV nga ana e këtyre grupeve, që edhe më shumë pengon orvatjet tona të krijojmë një pasqyrë sa më reale sa i përket situatës me HIV. Nuk janë në dispozicion as vlerësimet e përafërta për madhësinë e grupeve të popullatës në rrezik, gjë që pengon planifikimin efektiv të shërbimeve dhë të programeve. Stigma poashtu ndikon në njohuritë tona mbi PJHIV dhe nevojat e tyre. Shumë PJHIV nuk e dijnë bile as statusin e tyre, e mos të flasim për krijuesit e politikave dhe zbatuesit e programeve të cilët nuk kanë një parafytyrim të saktë për kërkesat prioritare të PJHIV. Ngjashëm, nuk janë në dispozicion as të dhënat e besueshme lidhur me faktorët potencial të epidemisë së HIV-it në mesin e grupeve tjera vulnerabile të shoqërisë, sikurse janë të burgosurit, të rinjtë e papunë (posaçërisht vajzat), si dhe minoritetet etnike. Nevojitet një axhendë kombëtare për hulumtim për të adresuar në mënyrë sistematike këto mangësi informative. Për më tepër, vëllimi dhe përfshirja e ulët e deritanishme e programeve dhe e shërbimeve, si dhe mungesa e monitorimit dhe e vlerësimit sistematik, kanë shpier në mungesë të njohurisë se “çka ka sukses”. Pasi që përgjigja kombëtare do të zgjërohet gjatë viteve në vijim, M&E efektiv duhet të zhvillohet krahas me zbatimin e programit. Kjo kërkon sistem automatik të menaxhimit të informatave, si dhe hulumtim cilësor operacional. Dhe në fund, vrojtimi kombëtar, sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit duhet të jenë në veprim, të jenë të aftë t’i përdorin me sukses të gjitha këto të dhëna, si dhe të plotësojn kërkesat që kanë për informata krijuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, si dhe përfituesit e programeve dhe shërbimeve. 2. Përforcimi i kornizës institucionale si dhe i kapaciteteve organizacionale dhe teknike Zgjerimi i përfshirjes dhe i cilësisë së shërbimeve të ofruara kërkon përforcimin e strukturave institucionale, si dhe bashkërendimin e kapaciteteve organizacionale dhe teknike para së gjithash. Përvojat nga shumë vendet tjera ku kishte në dispozicion mjete financiare me bollëk – posaçërisht nga Fondi Global – kanë treguar se “vetëm paratë nuk kryejnë punë”: Në mungesë të bashkërendimit efektiv dhe partnerëve të fortë zbatues, këto fonde janë shpenzuar në mënyrë jo të duhur ose janë humbur. Prandaj, përforcimi efikas i përgjigjes kombëtare të Kosovës kërkon përforcimin e strukturave bashkërenduese – në radhë të parë Zyres për AIDS e cila për momentin nuk ka numër të mjaftueshëm të zyrtarëve. Kjo kërkon zgjerimin e burimeve njerëzore, përforcimin e kapaciteteve të tyre në lëminë e menaxhimit organizacional dhe financiar, koordinimit, monitorimit dhe vlerësimit, menaxhimit të të dhënave, si dhe në fushat tjera. Më tej, partnerët zbatues duhet të përforcojnë sistemet e veta institucionale si dhe të ndërtojnë dhe të forcojnë aftësitë menaxhuese dhe teknike të personelit të tyre për të qenë në gjendje të zbatojnë në mënyrë cilësore programet dhe shërbimet. Si rezultat i historisë së fundit dhe pavarësisë posa të shpallur, shumica e institucioneve qeveritare jane ende në procesin e themelimit, prandaj iu mungon kapaciteti dhe përvoja për ofrimin e shërbimeve efektive për HIV/AIDS, posaçërisht jashtë sektorit të shëndetësisë. Ngjashëm, edhe shumica e organizatave të shoqërisë civile janë themeluar së voni dhe duhet të ngrisin aftësitë e punëtorëve të tyre, si dhe kapacitetet e tyre institucionale, menaxheriale dhe teknike.

Page 28: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

20

3. Përforcimi i bazës legjislative, politike dhe financiare Legjislacioni, politikat dhe akordimet financiare duhet të përkrahin një përgjigje të qëndrueshme. Nevojitet legjislacioni përkrahës për të siguruar se janë duke u bërë intervenime kryesore në suaza ligjore për shpesh grupe të kriminalizuara, sikurse janë punëtorët e seksit, përdoruesit e drogave injektuese dhe të burgosurit. Shembuj të intervenimeve të tilla përfshijnë programet sikurse janë: programet e këmbimit të shiringave dhe gjilpërave, trajtimi zëvendësues, puna brenda në burgje, për të ofruar kujdes bazik shëndetësor riprodhues për punëtorët e seksit të cilët shpesh trafikohen, si dhe për të huajt me qëndrim ilegal. Poashtu, ministritë dhe institucionet qeveritare duhet të zhvillojnë politika të cilat mbështesin pjesëmarrjen e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe programeve për parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it, përfshirë këtu edhe politikat në vend të punës për personelin e tyre. Dhe në fund, ligjet dhe politikat mbështetëse mund të jenë efektive vetëm në qoftë se burimet financiare dhe njerëzore janë në dispozicion nga akordimet e duhura të buxhetit qeveritar. Burimet nga donatorët e jashtëm mund të ofrojnë një pjesë të rëndësishme të burimeve të nevojshme për disa vite të ardhshme, por përgjigja kombëtare mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse qeveria ofron fonde plotësuese dhe në mënyrë graduale plotësisht i zëvendëson këto fonde të jashtme të cilat janë të përkohshme. Prandaj, duhet të hartohen dhe zbatohen strategjitë për mobilizimin e resurseve për të siguruar një kontribut gjithnjë e më të madh të qeverisë. 4. Përmirësimi i gjithëpërfshirjes dhe i cilësisë së programeve dhe i shërbimeve Tre fushat e para prioritare kanë të bëjnë me krijimin e një ambienti të përgjithshëm përkrahës, në pajtim me parimet Tre Njëshe. Derisa krijimi i ambientit përkrahës është me rëndësi thelbësore, gjithëpërfshirja dhe cilësia e programeve dhe e shërbimeve të ofruara janë në qendër të një përgjigjeje efektive ndaj HIV/AIDS-it. Parandalimi, kujdesi, përkrahja dhe shërbimet e trajtimit do të tërheqin audiencën e tyre vetëm nëse ato plotësojnë kërkesat e tyre aktuale. Kjo nënkupton intervenimet që i përshtaten nevojave të PJHIV; grupeve kryesore të popullatës në rrezik prej HIV-it; si dhe grupet tjera vulnerabile të cilat janë urë potenciale në kuadër të popullatës së përgjithshme. Programet dhe shërbimet shpesh udhëhiqen nga faktorët që ndikojnë në furnizim se sa në kërkesë. Donatorët ofrojnë financime vetëm për intervenime specifike, ndërsa nuk intervenojnë në disa fusha të cilat janë pak më kontroversiale; ofruesit e shërbimeve nga rradhët e qeverisë dhe shoqërisë civile ofrojnë ato shërbime për të cilat kanë kapacitete dhe mjete financiare, ose ato artikuj të cilat i kanë në rezervë. Si pasojë e kësaj, shpesh kemi shërbime jo të duhura, të cilat në mënyrë të pjesshme i plotësojnë kërkesat, dhe të cilat shpesh nuk i kënaqin pritjet e klientëve sikurse janë PJHIV, MSM, punëtorët e seksit, PDI ose personat e rinj që janë vulnerabël. Në këto shërbime bëjnë pjesë p.sh. informatat dhe edukimi, por nuk ofrohen trajnime për përfitimin e shkathtësive; testimi për IST, por jo edhe trajtim; trajtim me ARV, por pa kujdes dhe përkrahje; kondomet, por pa lubrifikues për MSM; gjilpërat sterile por pa trajtim zëvendësues. ngjashëm me faktet e përmendura, cilësia është një çështje me rëndësi: nëse kondomët ose shiringat nuk i plotësojnë kërkesat e klientëve, ato nuk do të përdoren; nëse shërbimet nuk janë të qasshme ose nuk i kënaqin klientët, atëherë ato nuk do të shfrytëzohen. Prandaj, programet dhe shërbimet efektive duhet të bazohen në vlerësimin e kërkesave të klientëve dhe të audiencës, si dhe të ofron një paketë të shërbimeve e cila është gjithëpërfshirëse, e cilësisë së lartë, dhe siguron vazhdimësi dhe qëndrueshmëri të shërbimeve. Ky qëllim nuk kërkon vetëm trajnim të vazhdueshëm të personelit, por edhe

Page 29: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

21

vlerësim të rregullt se klientët a janë të kënaqur me shërbimet për të siguruar se intervenimet i plotësojnë kërkesat e klientëve. Sektori publik shëndetësorë luan rol kyç në ofrimin e shumë intervenimeve prioritare në përkujdesje dhe trajtim, prandaj duhet t’i kushtojmë vëmendje të posaçme. 5. Zgjerimi i përfshirjes në programe dhe shërbime kyçe Deri më sot, përgjigja e Kosovës ndaj HIV/AIDS-it ka përfshirë vetëm një numër të kufizuar të personave. Ekziston ende një numër i madh i nevojave të paplotësuara për parandalim, kujdes dhe trajtim. Zgjerimi i përfshirjes në intervenime është i mundshëm vetëm nëse të gjitha fushat prioriate të përmendura më lartë janë adresuar në mënyrë të duhur. Cilësia e shërbimeve të cilat i plotësojnë kërkesat e klientëve është me rëndësi kyçe për të ofruar shërbime në mënyrë efektive më shumë personave, si dhe të sigurohet shfrytëzimi i plotë i shërbimeve në dispozicion. Ambienti miqësor (përkrahës) legjislativ, politik dhe financiar janë të nevojshme për të garantuar një përgjigje të qëndrueshme dhe vazhdimësi të shërbimeve. Por, zgjerimi i përfshirjes për të arritur një qasje universale në parandalim, kujdes dhe trajtim kërkon të kuptuarit e mirë të nevojave të paplotësuara dhe caktimin e caqeve realiste. Kjo kërkon zgjerimin e numrit të personelit dhe aftësimi i mëtejmë i tyre; zgjerimi i hapësirave të punës dhe i shërbimeve, si në numër ashtu edhe në shtrirjen gjeografike; dhe mbi të gjitha, të kuptuarit e mirë të kërkesave dhe mënyrat më të mira për të pasur qasje në grupet caqe të popullatës, të cilët shpesh është vështirë të kontaktohet si rezultat i përjashtimit shoqëror, margjinalizimit, stigmatizimit dhe diskriminimit.

Page 30: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

22

5. KORNIZA STRATEGJIKE PËR ZBATIMIN E PSK 2009-2013

5.1 Parimet Udhërrëfyese dhe Konteksti më i Gjërë Politik Plani Strategjik i Kosovës (PSK) për HIV/AIDS 2009-2013 ka për qëllim të adreson çështjet strategjike me prioritet të cilat janë identifikuar gjatë tërë proçesit të planifikimit strategjik. Qasjet dhe strategjitë e përdorura në kontekstin e këtij PSK janë të bazuara në një numër të parimeve që shërbejnë si udhërrëfyes për drejtimin e gjithëmbarshëm dhe përbëjnë thelbin e filozofisë së përgjigjes shtetërore të Kosovës ndaj HIV-it dhe AIDS-it. Përveç kësaj, PSK-ja nuk është një dokument që rri i veçuar, por zhvillohet si dhe kontribuon kontekstit të gjërë të politikave dhe nismave zhvillimore kombëtare si dhe atyre globale. Parimet kryesore udhërrëfyese të përgjigjes kombëtare ndaj HIV/AIDS-it Udhëheqja qeveritare në partneritet multisektoral– përgjegjësia e qeverisë të mbron dhe të kujdeset për shëndetin dhe të drejtat e njeriut të qytetarëve të saj kërkon nga sektorët qeveritarë të udhëheqin përgjigjen kombëtare ndaj HIV/AIDS-it. Të udhëhequrit do të thotë bashkëpunim të ngushtë me sektorët e ndryshëm qeveritarë, shoqërinë civile dhe me sektorin privat. Të udhëhequrit e strategjisë nga ana e qeverisë ka rol shumë të rëndësishëm për sigurimin e qëndrueshmërisë së programeve në aspektin afatgjatë, duke siguruar se HIV/AIDS-i është integruar në politikat, programet dhe buxhetin qeveritar. Në këtë kontekst PSK 2009-2013 mbështetet në parimet Tre Njëshe – njëra për kornizën kombëtare të veprimit për të cilën është arritur pajtimi; njëra për autoritetin bashkërendues, dhe njëra për sistemin kombëtar të monitorimit dhe vlerësimit. Parandalimi është çelësi i përgjigjës ndaj HIV/AIDS-it – Fokusi i strategjisë së Kosovës për HIV/AIDS qëndron në parandalim përmes zhvillimit të programeve të drejtuara në faktorët që shtojnë vulnerabilitetin e grupacionave të popullatës dhe ndikojnë në përhapjen e HIV-it. Programet parandaluese do të prekin çdo cep të shoqërisë kosovare, duke marrë në konsiderim rrethanat lokale, vlerat etike dhe kulturale dhe do jenë të pranueshme për komunitetin. Promovimi i drejtave të njeriut – Përgjigja kombëtare e Kosovës ndaj HIV/AIDS-it ndërtohet në të drejtat fundamentale të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është posaçërisht e rëndësishme në kontekstin e HIV/AIDS-it, e cila në mënyrë jo të barabartë prek grupet e margjinalizuara të popullsisë, sikurse janë PJHIV, MSM, përdoruesit të drogave dhe punëtorët e seksit, të cilët shpesh ballafaqohen me stigmatizim, diskriminim, përjashtim nga shoqëria dhe mohim të drejtave tyre njerëzore. Në këtë kontekst, qasja e bazuar në të drejtat e njeriut i thekson detyrimet ligjore të shtetit në realizimin e të drejtave të njeriut – përfshirë këtu të drejtën për shëndet – si dhe rolin e fuqizimit dhe përfshirjes aktive të komuniteteve dhe individëve të infektuar ose të prekur me HIV/AIDS-i. Qasja e bazuar në gjini pranon se gratë e reja dhe meshkujt e rinj kanë vulnerabilitet të ndryshëm ndaj HIV dhe AIDS-it; dhe se HIV/AIDS-i i prek të dy gjinitë në mënyrë dhe shkallë të ndryshme. Është vërtetuar se gjinia luan rol të rëndësishëm në HIV/AIDS si dhe në rreziqet dhe vulnerabilitetet e lidhura: popullacionet kryesore në rrezik kryesisht janë meshkujt përdorues të drogave injektuese; femrat punëtore të seksit; dhe meshkujt që kanë seks me meshkuj. Prandaj, programet dhe shërbimet për parandalim, trajtim dhe kujdes duhet të adresojnë këto dallimet gjinore, dhe të ofrojnë grave dhe meshkujve shërbime që i përshtaten kërkesave dhe situatave të tyre. Pjesëmarrja më e madhe e PJHIV – numri i personave për të cilët dihet se janë të infektuar me HIV në Kosovë është shumë i ulët: shumica e PJHIV nuk e dijnë për statusin e tyre, nuk

Page 31: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

23

kanë qasje në shërbime dhe nuk mund të shprehin mendimin e tyre në politika dhe programe të cilat ndikojnë në jetën e tyre. Por, PJHIV kuptojnë situatën në të cilën gjenden më mirë se çdokush tjetër, dhe përvoja e tyre personale duhet të na ndihmon të japim formën përgjigjes ndaj HIV/AIDS-it. Parimi i pjesëmarrjes më të madhe të PJHIV zyrtarisht është miratuar si parim në Samitin e Parisit për AIDS-in në vitin 1994 me ç’rast 42 shtete kanë deklaruar se Pjesëmarrja më e Madhe e Njerëzve që Jetojnë me HIV dhe AIDS është me rëndësi kritike për një përgjigje etike dhe efektive kombëtare ndaj epidemisë. Angazhimi më i madh i PJHIV është një çështje urgjente pasi që Kosova është duket e zgjeruar përgjigjen e saj kombëtare ndaj AIDS-it për të arritur qëllimin e qasjes universale në shërbimet për parandalim, trajtim, kujdes dhe përkrahje. Përgjigja kombëtare ndaj HIV/AIDS në kontekstin më të gjërë politik Parimet e përmendura nuk janë unike vetëm për përgjigjen e Kosovës ndaj HIV/AIDS-it, por shërbejnë si udhërrëfyes për prioritetet dhe veprimet e qeverisë në një spektër më të gjërë të fushave të ndryshme. Prandaj, PSK-ja është pjesë e një konteksti më të madh politik lidhur me shëndetin, të drejtat shoqërore dhe zhvillimin. Poashtu, PSK-ja përputhet me vizionin e Strategjisë Sektoriale për Shëndetësi të MSH-së për periudhën 2010-2014, për një popullatë të shëndetshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në mënyrë specifike me Objektivin e parë strategjik të këtij dokumenti – Zvoglimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës dhe Objektivën e dytë – Përmisimi i menaxhimit të resurseve ekzistuese dhe cilësisë së shërbimeve. Në nivelin ndërkombëtar, zbatimi i PSK 2009-2013 do të kontribuon arritjes së Synimeve të Zhvillimit të Mileniumit, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës – posaçërisht Synimi (5) – “Të ndalet dhe të zbrapset përhapja e HIV/AIDS-it” – dhe Synimi (3) – “Të promovohet barazia gjinore dhe gratë të fuqizohen të mbrojnë veten dhe familjet e tyre”. Për më tepër, PSK-ja do të përkrah përkushtimet e qeverisë së Kosovës ndaj dokumenteve ndërkombëtare, përfshirë këtu Deklaratës për Përkushtim UNGASS 2001; Deklaratën e Vendeve të Evropës Juglindore për HIV/AIDS 2002; Deklarata e Dublinit 2004; Parimeve të Tre Njëshëve; dhe Caqet e Qasjes Universale për parandalimin, kujdesit dhe trajtimit të HIV/AIDS-it.

5.2 Synimi i PSK-së dhe Objektivat Strategjike Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013 synon të përdor të gjitha mundësitë ekzistuese për të mbajtur infeksionin me HIV në nivel të ulët – përfshirë grupet kyçe të popullatës në rrezik – dhe të zvogëlon ndikimin e HIV-it dhe AIDS-it në individë dhe shoqërinë si tërësi. Në këtë aspekt, synimi i gjithëmbarshëm i Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013 është: “Të mbahet shkalla e tanishme e ulët e prevalencës së HIV nën 5% në mesin e grupeve kyçe të popullatës së Kosovës që janë në rrezik dhe të parandalohet përhapja e HIV-it në grupet tjera të popullatës së përgjithshme; të zbutet ndikimi i HIV-it dhe AIDS-it në personat e infektuar dhe të prekur, si dhe në shoqëri në tërësi.” Ndikimi i pritur PSK-ja synon të realizon këtë cak të përgjithshëm duke adresuar në mënyrë sistematike çështjet dhe fushat prioritare të cilat janë identifikuar, bazuar në analizën e kujdesshme të

Page 32: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

24

situatës së tanishme në fushën e epidemiologjisë, faktorëve të rrezikut dhe shkaktarëve potencial të epidemisë, si dhe në vlerësimin e mësimeve të nxjerrura, mangësive dhe dobësive të deritanishme të përgjigjes kombëtare. Këto synime shndërrohen në shtatë objektiva strategjike, që kanë për qëllim të kontribuojnë në përforcimin e përgjigjes kombëtare, si në kuptim të (1) përfshirjes dhe cilësisë së programeve dhe shërbimeve; dhe (2) krijimit të një ambienti të gjithëmbarshëm stimulues. Kjo kërkon zgjerim të programeve të cilat hartohen për grupet kryesore të popullatës që janë në rrezik; personat që jetojnë me HIV/AIDS; si dhe për popullatën e përgjithshme, me një fokus specifik në grupe më vulnerabile. Një theks i veçantë do të jipet sektorit të shëndetësisë i cili është përgjegjës për ofrimin e disa shërbimeve kyçe. Në anën tjetër, një ambient stimulues kërkon përforcimin e bazës së dëshmive; përkrahje institucionale dhe përforcim të kapaciteteve të tyre; legjislacion dhe politika përkrahëse, si dhe qëndrueshmëri të resurseve. Këto shtatë objektiva strategjike përbëjnë fushat kryesore të fokusit të PSK-së 2009-2013: 1. Të zvogëlohet vulnerabiliteti ndaj HIV-it dhe të mbahet shkalla e tanishme e ulët e

prevalencës së HIV-it në mesin e grupeve kyçe të popullatës në rrezik – me fokus të posaçëm në PDI, femra punëtore të seksit, MSM dhe të burgosurt – duke zgjeruar përfshirjen me programe dhe shërbime të cilësisë së lartë për parandalimin e HIV-it.

2. Të zvogëlohet vulnerabiliteti i popullatës së përgjithshme nga HIV-i – me një fokus të posaçëm në grupet vulnerabile, sikurse janë të rinjtë dhe adoleshentët; grupet e popullatës RAE; si dhe grupet potenciale që mund të shërbejnë si urë – përfshirë këtu klientët e punëtorëve të seksit; punëtorët migrues dhe grupet tjera mobile të popullatës.

3. Të përforcohen shërbimet e parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të HIV-it në sektorin publik të shëndetësisë.

4. Të përmirësohet cilësia e jetesës së PJHIV në Kosovë duke e promovuar një ambient përkrahës, prani dhe qasje më të madhe në shërbimet dhe programet që ofrojnë përkujdesje, përkrahje dhe trajtim nga HIV/AIDS-i.

5. Të përforcohet prania dhe përdorimi strategjik i të dhënave të përditësuara për një përgjigje kombëtare ndaj HIV/AIDS-it e cila mbështetet në fakte dhe e cila në mënyrë efikase ka si cak prioritetet thelbësore.

6. Të themelohet dhe përforcohet korniza institucionale e cila kujdeset për një bashkërendim efektiv multisektorial dhe bashkëpunim në mes të organizatave publike, private dhe të shoqërisë civile – të cilat bazohen në mandate të qarta dhe kanë kapacitete të duhura institucionale dhe teknike.

7. Të themelohet dhe/ose të përforcohet legjislacioni përkrahës, politikat dhe planet strategjike të cilat do të kujdesen për përfshirjen dhe përdorimin efektiv të shërbimeve për HIV/AIDS që do të promovojnë dhe fuqizojnë qëndrimet, normat dhe sjelljet protektive; dhe do të marrin fonde të duhura për implementimin e këtyre masave.

5.3 Strategjitë dhe Aktivitetet Kryesore për Arritjen e Rezultateve Kyçe

Arritja e suksesshme e objektivave të PSK-së ngërthen me vete arritjen e një numri të rezultateve kyçe për çdo objektivë. Seksioni (5.3) jep një pasqyrë të këtyre rezultateve kyçe dhe përshkruan strategjitë thelbësore për prodhim të këtyre rezultateve. Detalet më operacionale janë dhënë në anekset e mëposhtme (shih më poshtë). Numërimi i objektivave dhe strategjive në këtë seksion është konsistent me numërimin në anekset e ndryshme.

Page 33: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

25

Aneksi 1 – Korniza e rezultateve të PSK jep detalet për rezultatet kyçe që priten të arrihen (në kuptim të ndikimit dhe rezultateve), treguesit për monitorim të këtyre rezultateve, si dhe caqet vjetore për pesë vitet e ardhshme.

Aneksi 2 – Më shumë detale për zbatimin e PSK jipen në Planin pesëvjeçar të punës i cili paraqet strategjitë kyçe për çdo objektivë, si dhe rezultatet e pritura dhe caqet vjetore për periudhën 2009-2013. Plani pesëvjeçar i punës gjithashtu përmban kornizën e përgjithshme M&E të PSK-së, përfshirë treguesit dhe mjetet për verifikim për çdo rezultat dhe përfundim (përballë caqeve vjetore).

Aneksi 3 – Plani dyvjeçar i veprimit përshkruan: a) aktivitetet kryesore që duhet të ndërmerren në kontekst të çdo strategjie thelbësore; b) orarin kohor për zbatim; dhe c) institucionet përgjegjëse për zbatim si dhe partnerët e tyre bashkëpunues.

Aneksi 4 – Buxheti i PSK-së jep detalet e kostove për të gjitha kontributet e nevojshme për zbatim të aktiviteteve.

Objektivi 1 – Strategjitë kryesore Objektivi (1) adreson prioritetin numër një të reagimit shtetëror të Kosovës: parandalimi i HIV-it në mesin e grupeve kyçe të popullatës në rrezik (GKPRr). Kjo përfshinë zgjerimin e mbulimit dhe shfrytëzimit të programeve dhe shërbimeve kyçe parandaluese për përdoruesit e drogave injektuese (PDI), punëtorët femra të seksit (PS), meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM), dhe të burgosurit. Përforcimi i cilësisë, gjithëpërfshirjes dhe vazhdimësisë së shërbimeve kërkon vëmendje të veçantë, pasi që shfrytëzimi lidhet drejtpërdrejtë me nivelin e plotësimit të nevojave dhe të priturave nga klienti. Rezultatet /përfundimet kyçe të cilat janë të lidhura me grupet kyçe të popullatës në rrezik priten të arrihen në fushën e sjelljeve për parandalim të HIV-it, si dhe në shtimin e shfrytëzimit të programeve parandaluese për HIV.

Rezultatet e pritura. Objektivi 1: 1.a Ngritja e njohurive dhe sjelljeve të sigurta për HIV-in (përdorimi i vazhdueshëm i

kondomit dhe përdorimi i pajisjeve sterile injektuese) nga grupet e popullsisë në rrezik të lartë nga HIV-i

1.b Zgjerimi i mbulimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve për parandalim të HIV-it nga grupet kyçe të popullatës në rrezik të lartë nga HIV-i (PDI-ve punëtorë seksit, MSM, të burgosur), përfshirë programet për KTV, parandalim të IST-ve dhe reduktim të dëmit.

Strategjitë për arritjen e këtyre rezultateve përfshijnë ndërhyrjet që vënë në cak të gjitha GKPRr, si dhe ndërhyrjet e veçanta për grupet individuale të popullsisë. a. Intervenimet kryesore për të gjitha grupet kyçe të popullsisë në rrezik të lartë nga HIV-i Një numër i programeve dhe shërbimeve thelbësore për parandalim të HIV-it do të sigurohen për të gjitha ose për disa grupe kyçe të popullatës në rrezik, pasi që janë pjesë e një pakoje thelbësore të intervenimeve. Këto strategji të gërshetuara përfshijnë: 1.1 Kondomët dhe pakot për seks të sigurt; 1.2 Kondomë femrash për punëtorët e seksit dhe në mjedise të burgjeve; 1.3 Informim, edukim dhe komunikim për parandalim të HIV/IST-ve të përshtatura për

nevojat e veçanta për informim; 1.4 Këshillim konfidencial dhe testim vullnetar në mjedise miqësore për klientë; 1.5 Edukim nga bashkëmoshatarët/kolegët dhe puna në terren, dhe aktivitetet e ndërlidhura;

Page 34: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

26

1.6 Trajnim i edukatorëve bashkëmoshatarë/ose të të nivelit të njëjtë, dhe 1.7 Reduktimi i stigmës dhe diskriminimit ndaj grupeve kyçe të popullatës në rrezik. 1.1 Promovimi i kondomëve (shpërndarja dhe edukimi) është komponenti kyç i programeve për të promovuar sjelljet më të sigurta në seks në mesin e të gjitha grupeve kyçe të popullatës në rrezik. Studimet e fundit të VBS tregojnë përqindje të larta të GKPRz me partnerë jo të rregullt seksual (shpesh të shumëfishtë), dhe përqindje të ulëta të përdorimit konsistent të kondomit. Shpërndarja e kondomëve dhe pakove për seks të sigurt për MSM (përfshirë kondomët, lubrikantët me bazë uji dhe dorezat), në kombinim me edukimin e shënjestruar si dhe materialet IEK do të bëhet përmes qendrave të veçanta për ofrim të shërbimeve për PDI dhe MSM; si pjesë e pakove të veçanta për parandalim të HIV/IST-ve për punëtorët e seksit; dhe duke shtuar promovimin ekzistues të kondomëve për të burgosurit dhe partnerët e tyre seksual. Përveç kësaj, promovimi i kondomëve do të jetë pjesë e programeve për shtrirje në komunitet, si dhe pronarët e shtëpive publike do të sensibilizohen për të mbështetur përdorimin e kondomëve nga punëtorët e seksit dhe klientët e tyre. 1.2 Përveç kondomëve mashkullor, do të zbatohen projekte provuese me kondomë femëror me punëtorët e seksit dhe të burgosurit dhe partnerët e tyre seksual për të forcuar kontrollin e grave mbi praktikat e sigurta të seksit. Projektet provuese do të përfshijnë hulumtime operacionale për pranueshmërinë dhe arsyeshmërinë e kondomëve femëror si pjesë e shërbimeve seksuale me pagesë, dhe si pjesë e pakove për seks të sigurt në dhomat e vizitave ose për t'i marrë në shtëpi nga të burgosurit dhe partnerët e tyre. 1.3 Informimi, edukimi dhe komunikimi (IEK) është komponentë thelbësore e programeve për parandalim të HIV-it për grupet kyçe të popullatës në rrezik. Materialet IEK duhet të përshtaten me karakteristikat specifike dhe si informata të nevojshme për grupet e ndryshme, përfshirë materialet në gjuhë të punëtorëve të seksit. Kjo përfshinë hulumtime ekstensive dhe testim preliminar të materialeve. Duke marrë parasysh efektin e kufizuar që kanë IEK materialet si dhe të masmediave si intervenime të veçuara, materialet IEK do të zhvillohen në mbështetje të edukimit nga bashkëmoshatarët, punës në terren si dhe intervenimeve tjera për parandalim të HIV-it. Temat specifike që do të preken gjatë këtyre intervenimeve përfshijnë HIV/AIDS-in, IST-të dhe Hepatitin B dhe C, seksin e sigurt dhe praktikat e sigurta të injektimit, si dhe prania e shërbimeve për parandalim, trajtim dhe shërbime tjera për HIV/IST (referuese, sociale, ligjore) të cilat do të ofrohen qendrat për PDI, MSM dhe shërbime speciale të shëndetit riprodhues për punëtorët e seksit. Shpërndarja do të bëhet përmes qendrave dhe ofruesve tjerë të shërbimeve për GKPRz , si dhe përmes aktiviteteve në komunitet dhe ngjarjeve të veçanta. Materialet IEK do të përfshijnë broshurat, fletushkat, karta postale, butonë e fanella. Do të zhvillohet një ueb-portal si pjesë e uebfaqes ekzistuese të MSM (www.gaykosova.org) për të plotësuar linjën për ndihmë të MSM-ve në ofrim të qasjes së lehtë dhe anonime në informatat për parandalim të HIV/IST për MSM-të. 1.4 Shtimi i shfrytëzimit të këshillimit dhe testimit vullnetar nga grupet kyçe të popullatës në rrezik mbetet prioritet, pasi që KTV-ja ofron një pikë hyrëse për parandalim, trajtim dhe kujdes për HIV/AIDS-in, si dhe gjetjen e rasteve të reja të infeksionit me HIV. Studimet kanë treguar për rëndësinë e qendrave speciale dhe miqësore të KTV-së. Prandaj për të përmirësuar qasjen, shërbimet speciale dhe miqësore të KTV-së do të sigurohen në pesë qendra ku ofrohen shërbime për PDI (në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë), si dhe në qendrën për MSM në Prishtinë, dhe nëpër burgje. Do të përfshihen testimet dy herë gjatë vitit për HIV si pjesë e pakos themelore për kujdes të shëndetit riprodhues për punëtorët e seksit përmes gjinekologëve të trajnuar. Përveç kësaj, referimi për KTV do të bëhet edhe përmes punës në terren (nga personat e nivelit të njëjtë ose nga kolegët). Kapaciteti i resurseve njerëzore do të rritet përmes trajnimit të këshilltarëve/psikologëve, mjekëve dhe teknikëve të laboratorit.

Page 35: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

27

1.5 & 1.6 Edukimi përmes bashkëmoshatarëve/ose i nivelit të njëjtë është strategji vendimtare për mbulim efektiv të grupeve të popullatës në rrezik që janë vështirë të qasen. Edukimi i nivelit të njëjtë do të bëhet në qendrat për PDI dhe MSM si dhe përmes ngjarjeve speciale dhe aktiviteteve tjera në terren. Puna në terren për edukim për punëtorët e seksit do të bëhet përmes asistentëve të trajnuar të programit dhe edukatorëve të nivelit të njëjtë, përderisa klientët dhe pronarët e bareve do të përshihen aktivisht. Të burgosurit dhe personeli i burgut (zyrtarët, punëtorët social dhe mjekësor) do të trajnohen për të kryer edukimin e nivelit të njëjtë. Trajnimi i edukimit të nivelit të njëjtë dhe i punëtorëve të terrenit do të përfshijë parandalimin e HIV/IST-ve, shërbimet për reduktim të dëmit, ofrimin e shërbimeve themelore, përfshirë shpërndarjen e kondomëve dhe/ose shiringave dhe gjilpërave të pastra. 1.7 Stigma dhe diskriminimi i të gjitha grupeve kyçe të popullatës në rrezik – PDI, MSM, punëtorët e seksit dhe të burgosurit – nga personeli që kujdeset për zbatmin e ligjit, punëtorët shëndetësor dhe profesionistët tjerë përbën një pengesë të madhe për ofrimin e shërbimeve për parandalim të HIV-it dhe shërbimeve për reduktim të dëmit. Me qëllim të sigurimit të zbatimit të lehtë të programeve dhe shërbimeve në qendrat për PDI dhe MSM si dhe përmes aktiviteteve në terren, policët lokal dhe zyrtarët lokal do të sensibilizohen dhe trajnohen në lidhje me efektet pozitive të këtyre programeve për PDI, MSM, punëtorë të seksit, familjet e tyre dhe komunitetin në përgjithësi. Përveç kësaj, do të mbahen aktivitete në avokim, ngritje të vetëdijes dhe ato trajnuese me personelin shëndetësor për të reduktuar stigmën dhe diskriminimin ndaj GKPRz. b. Intervenimet specifike shtesë për grupet individuale të popullsisë në rrezik të lartë nga HIV-i Përveç programeve dhe shërbimeve thelbësore që do të jenë në dispozicion për të gjitha ose disa grupe kyçe të popullatës në rrezik nga HIV-i, shërbimet shtesë do të përshtaten për nevoja më specifike për parandalim të HIV-it të grupeve individuale. Këto strategji specifike për grupe përfshijnë: 1.8 Themelimin e një qendre multi-disiplinore dhe të qendrave tjera më të vogla për PDI në pesë qytete; 1.9 Shërbimet gjithëpërfshirëse për reduktim të dëmit për PDI, përfshirë këmbimin e

gjilpërave/ shiringave dhe trajtimin për zëvendësim të drogave; 1.10 Shërbimet themelore të shëndetit seksual/ riprodhues për punëtorët e seksit, përfshirë trajtimin e IST-ve; 1.11 Qendra për MSM në Prishtinë, dhe pika e shërbimit në Mitrovicë përfshirë punën në terren dhe linjën për ndihmë; 1.12 Referimi i MSM-ve për testim dhe trajtim për IST; 1.13 Pilot projekti për “trajtimin zëvendësues” në dy burgje, dhe 1.14 Trajnimi i stafit të burgut në parandalim të HIV-it. 1.8 Do të krijohet një qendër multi-disiplinore në Prishtinë si dhe qendrat tjera më të vogla në Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë për të ofruar mjedis të sigurt për PDI. Personeli i specializuar, vullnetarët dhe edukatorët e nivelit të njëjtë do të ofrojnë një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve miqësore për klientin për parandalim të HIV/IST-ve dhe shërbime të gjera për reduktim të dëmit, përfshirë grupet vet-ndihmuese, një linjë direkte telefoni për PDI, shërbime për punë në terren si dhe shërbime tjera, siç përshkruhen më poshtë: 1.9 Gjer tani, shërbimet për reduktim të dëmit, siç janë programet për këmbim të shiringave dhe gjilpërave, nuk ekzistojnë në Kosovë. Një studim i fundit konstatoi se gjysma e të

Page 36: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

28

anketuarve që janë PDI kanë pasur vështirësi në sigurimin e shiringave dhe gjilpërave të pastra. Për të plotësuar këto nevoja të paplotësuara, të gjitha nga pesë qendrat për PDI do të ofrojnë një gamë të shërbimeve për reduktim të dëmit, me vëmendje të veçantë në gjithëpërfshirje dhe cilësi të shërbimeve. Shërbimet do të përmbajnë ofrimin e pakove sterile të injektuesve (shiringa/ gjilpëra të pastra, dezinfektues, enë për vlim dhe ujë të distiluar) dhe grumbullimin dhe shkatërrimin e sigurt të shiringave/ gjilpërave të përdorura, trajtimin e mbajtjes me Metadon (TMM), këshillim dhe testim vullnetar, kujdes themelor mjekësor dhe referim në shërbime publike sociale dhe ligjore ndaj PDI, zhvillim të materialeve IEK dhe edukim të personelit profesionist dhe edukatorëve të nivelit të njëjtë për parandalim të HIV/IST-ve dhe praktika të sigurta injektimi, ofrimin e kondomëve pa pagesë, konsultim psikosocial dhe grupet vet-ndihmuese. Përveç kësaj, qendra e planifikuar multi-disiplinore në Prishtinë do të menaxhojë një lidhje direkte telefonike (për tërrë vendin) për PDI, dhe do të shërbejë si qendër referuese për katër qendrat tjera për PDI. Siç është përmendur në strategji (1.5), theks të veçantë i jepet shtrirjes si mjet për gjithëpërfshirje. Trajnimi i personelit është komponentë kyçe e strategjisë së përgjithshme, përfshirë asistencën teknike ndërkombëtare për të garantuar standarde të larta. Siç përmendet në strategji (1.7), sensibilizimi dhe bashkëpunimi me policinë lokale synon sigurimin e një mjedis mbështetës. 1.10 Shkalla e ulët e përdorimit të kondomit me klientë rezulton në rrezik të lartë nga infeksioni me HIV në mesin e femrave punëtore të seksit, që evidentohet me shkallë të lartë të IST-ve, përfshirë Hepatitin B (18%) dhe infeksionin me Klamidia (45%). Lidhjet e forta në mes të punëtorëve të seksit dhe krimit të organizuar e vështirësojnë qasjen drejt punëtorëve të seksit me shërbime parandaluese për HIV. Përveç kësaj, shumica e punëtorëve të seksit janë të huaja, dhe shpesh me status ilegal dhe nuk e njohin gjuhën shqipe dhe/ose serbe. Për të përforcuar parandalimin e HIV/IST-ve te punëtorët e seksit, shërbimet themelore për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues (SHSR) do të ofrohen përmes një rrjeti të klinikave private gjinekologjike për të siguruar mjedis të besueshëm. Gjinekologët që do të jenë pjesë e këtyre shërbimeve do të sensibilizohen dhe trajnohen në ofrim të shërbimeve për punëtorët e seksit. Shërbimet SHSR do të përfshijnë diagnostifikimin dhe trajtimin pa pagesë për çdo 6 muaj për IST, konsultime vullnetare dhe testim për HIV, kondomë falas për meshkuj dhe femra, si dhe edukim për HIV/IST. Kjo pako çdo 6 mujore do të ofrohet në konsultim të ngushtë me klientët/ pronarët e bareve dhe Institutet Regjionale për Shëndetësi Publike (IRSHP). 1.11 Shkalla e lartë e seksit të pasigurt, në veçanti seksi i pambrojtur anal, me partnerë të shumtë vë meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) në rrezik të lartë nga HIV/IST. Stigma dhe diskriminimi shtynë shumë MSM që të fshihen, duke e bërë të vështirë qasjen te ta me shërbimet parandaluese për HIV/IST. Në këtë kontekst, do të themelohet një qendër për MSM në Prishtinë për të ofruar mjedis të sigurt dhe miqësor për ndërhyrjet kyçe për HIV, përfshirë ofrimin e pakove për seks të sigurt (kondomët, dorezat, lubrikantët); edukimin për HIV/IST, shërbimet miqësore të KTV-së për MSM, dhe për reduktim të stigmës. Edukimi në terren dhe linja telefonike për ndihme të nevojshme do të ofrojë qasje me vizibilitet të ulët në shërbime dhe informata për MSM. Tutje, do të organizohen ngjarje speciale sociale për të joshur MSM-të e që do të rezultojë në ofrimin e një pike hyrëse për edukim për HIV dhe promovim të shërbimeve miqësore për MSM të cilët përndryshe qasen me vështirësi. Përderisa qendra do të vendoset në Prishtinë, edukatorët e nivelit të njëjtë do të ndihmojnë në vendtakimet e MSM-ve në qytetet e tyre në gjashtë regjionet e Kosovës. 1.12 Përveç shërbimeve të ofruara në qendrat për MSM dhe përmes punës në terren, testimi, referimi dhe trajtimi për IST, ku MSM-të do të ndihen të sigurt pa frikë nga stigma, janë shërbime kyçe për parandalim të HIV-it. Në këtë kuptim, ofruesit e shërbimeve publike dhe private për IST do të sensibilizohen dhe trajnohen për nevojat specifike të MSM-ve. Qendrat që do të ofrojnë shërbime për MSM dhe linja e ndihmës do të luajnë rolin e tyre në referimin e klientëve në këto shërbime për IST që janë miqësore për MSM-të.

Page 37: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

29

1.13 Duke ditur trendin ngritës në numrin e të burgosurve të dënuar për posedim ilegal të drogave, dhe duke ditur se rreth pesë për qind të të burgosurve varen nga drogat, sistemi i burgjeve duhet të përforcojë shërbimet për parandalim të HIV-it. Përveç shërbimeve tanimë të përmendura (KTV, promovimi i kondomëve, edukimi për HIV/IST), do të zbatohet edhe një projekt provues për trajtim të mbajtjes me Metadon (TMM) në dy burgje, që do të përfshijë edhe aranzhimet para dhe pas lirimit me pesë qendra të PDI-ve në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. Ky program synon që të garantojë vazhdimësinë e kujdesit ndaj të burgosurve që janë PDI, përfshirë ata që kohëve të fundit janë burgosur ose liruar. Rezultatet TMM-së do të monitorohen nga afër dhe do të jenë bazë për aktivitetet avokuese me Ministrinë e Drejtësisë për të vazhduar shërbimet për reduktim të dëmit nëpër burgje, dhe për të eksploruar mundësinë për përfshirje të programeve për këmbim të shiringave dhe gjilpërave që aktualisht nuk janë në dispozicion nëpër burgje. 1.14 Për të mbështetur shërbimet për parandalim të HIV-it nëpër burgje, personeli kyç nga Ministria e Drejtësisë dhe sistemi i burgjeve do të trajnohet në çështjet që lidhen me HIV/AIDS, përfshirë stafin mjekësor nëpër burgje. Numri prej 65 zyrtarë sprovues dhe stafi i Institutit të mjekësisë ligjore, të cilët përballen me rreziqet e infektimit me HIV në punë, do të trajnohen. Shërbimet parandaluese të HIV-it nëpër burgje janë hapi i parë në zgjerimin e qasjes në parandalim dhe kujdes gjithëpërfshirës ndaj HIV-it nëpër burgje. OBJEKTIVI 2 – STRATEGJITË KRYESORE Përderisa niveli i epidemisë së HIV-it në Kosovë parashtron nevojën për përqendrim të fortë në grupet e popullatës në rrezik, qasja gjithëpërfshirëse kërkon vëmendje për rreziqet nga infeksioni me HIV-i në mesin e popullatës së gjerë, me vëmendje të veçantë për popullatat potenciale ndërlidhëse, si dhe grupet specifike që përballen me vulnerabilitet të veçantë nga HIV-i. Kjo përfshinë të rinjtë, në veçanti në lidhje me rreziqet e ndërlidhura me seksualitetin dhe përdorimin e drogave, si dhe klientët e punëtorëve të seksit, dhe personat mobil. Në këtë kontekst, objektivi (2) nënvizon këto rezultate kyçe ose përfundime të pritura:

Rezultatet e pritura. Objektivi 2: 2.a Përdorimi i vazhdueshëm i kondomit në mesin e të rinjve dhe të rejave të moshës në

mes 15–24 vjeç çdo herë gjatë seksit me partnerë jashtë martesor ose me të cilin nuk bashkëjeton;

2.b Ngritje e njohurisë dhe vetëdijes për HIV/AIDS në mesin e të rinjve të moshës 15–24 vjeç;

2.c Përdorimi i vazhdueshëm i kondomit çdo herë që kanë seks nga gratë dhe burrat e moshës 15-49 vjeç të cilët kanë pasur më shumë se një partner seksual gjatë 12 muajve të kaluar.

Për të arritur këto rezultate, do të zbatohen tetë strategji kryesore që mbulojnë këto katër fusha tematike: a) programet për parandalim të HIV/IST-ve për të rinjtë në edukimin formal; b) programet për parandalim të HIV/IST-ve për të rinjtë në edukimin joformal; c) zhvillimi dhe zbatimi i intervenimeve/materialeve IEK për HIV/IST për grupet e veçanta vulnerabile; dhe d) programet për promovim dhe shpërndarje të kondomëve për të rinjtë dhe grupet e veçanta në rrezik. a. Programet për parandalim të HIV/IST-ve për të rinjtë në edukimin formal Sektori i edukimit formal luan rolin kyç në qasjen te të rinjtë. Strategjitë në këtë fushë do të përqendrohen në zbatimin e planprogramit të rishikuar dhe të bazuar në aftësitë jetësore për HIV/IST për nxënësit në klasat 5-9 dhe 10-13, në pajtim me strategjinë shkollore për

Page 38: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

30

promovim të shëndetit. Planprogrami do të ketë përqendrim të fortë në promovim të barazisë gjinore dhe do të përfshijë komponentët specifik për HIV/AIDS dhe temat e ndërlidhura me shëndetin seksual dhe riprodhues. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet përfshirjes aktive dhe mbështetjes së prindërve. Zbatimi i planprogramit do të përmirësojë tutje njohurinë e mësimdhënësve dhe aftësitë e tyre për të adresuar me efikasitet çështjet e ndjeshme në lidhje me seksualitetin dhe HIV/IST në atë mënyrë që ndërton aftësitë jetësore të të rinjve. Strategjitë kryesore në këtë fushë përfshijnë (2.1) zhvillimin dhe miratimin zyrtar të planprogrami shkollor të rishikuar dhe të bazuar në aftësitë jetësore për HIV/IST për klasat 5-9 dhe 10-13; (2.2) Ndërtimi i kapacitetit të mësimdhënësve për të zbatuar planprogramin e rishikuar për HIV/IST; dhe (2.3) zbatimi i planprogramit të rishikuar për HIV/IST në arsimin formal, kjo përfshinë zhvillimin dhe shpërndarjen e doracakëve për mësimdhënësit dhe përfshirjen e komisioneve të prindërve dhe personelit të shkollës. b. Programet parandaluese për HIV/IST për të rinjtë në arsimin joformal Ndërhyrjet për parandalim të HIV-it në mesin e të rinjve përmbajnë intervenimet në shkollë dhe jashtë shkollës, të cilat bazohen në qasjen e përbashkët në mes të sektorit qeveritar dhe të shoqërisë civile, për të siguruar harmonizim adekuat dhe bashkëpunim, në veçanti nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit (MKRS) dhe organizatat e të rinjve, me bazë në ndërtimin e aftësive jetësore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet identifikimit dhe arritjes së të rinjve veçanërisht të rrezikuar, siç janë ata që braktisin shkollën, të rinjtë e papunë, vajzat dhe gratë e reja, të rinjtë që eksperimentojnë me droga, të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptas (RAE), dhe MSM-të e rinj. Strategjitë kryesore për të rinjtë në sektorin e arsimit joformal përfshijnë: (2.4) zhvillimin e programeve për edukim përmes bashkëmoshatarëve për HIV/IST, në bazë të standardeve dhe udhëzimeve kombëtare, (2.5) ndërtimin e kapacitetit të të rinjve për të zbatuar programet për edukim përmes bashkëmoshatarëve (të nivelit të njëjtë) për HIV/IST, dhe (2.6) zbatimin e programeve edukative (për bashkëmoshatarë/të nivelit të njëjtë) për HIV/IST për të rinjtë në të gjitha gjashtë regjionet e Kosovës, përfshirë të rinjtë në përgjithësi, të rinjtë nga grupet e pakicave (serbe, RAE, boshnjake dhe turke); dhe të rinjtë që janë në rrezik të lartë nga HIV-i dhe që qasen me vështirësi. Theksi do të vihet në edukimin përmes bashkëmoshatarëve/nivelit të njëjtë me aktivitete në terren, e kjo do të plotësohet nga materialet IEK, promovim dhe shpërndarje të kondomëve, dhe në masë të kufizuar edhe me këshillim dhe testim vullnetar për të rinjtë. c. Zhvillimi dhe zbatimi i intervenimeve për HIV/IST përmes IEK për grupet e rrezikuara 2.7 Do të zhvillohen materiale dhe qasje të ndryshme të IEK për parandalim të HIV/IST-ve duke përdorur media të ndryshme, të përshtatura kërkesave për informacione specifike dhe atyre për ndryshim të sjelljeve në mesin e grupeve vulnerabile, përfshirë rininë, rininë nga pakicat, klientët e punëtorëve të seksit, punëtorët migrues dhe popullata tjetër mobile. Do të përdoren hulumtimet, testimi preliminar dhe vlerësimi sistematik si instrumente të sigurimit të cilësisë. d. Promovimi dhe shpërndarja e kondomëve për të rinjtë dhe grupet tjera të popullatës në

rrezik 2.8 Promovimi dhe shpërndarja e kondomëve për të rinjtë në mjedise jashtë shkollës do të jenë pjesë e ndërhyrjeve të integruara për të rinjtë, në veçanti për të rinjtë që qasen me vështirësi, popullatën mobile dhe klientët e punëtorëve të seksit.

Page 39: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

31

OBJEKTIVI 3 – STRATEGJITË KRYESORE Përgjigjja efektive ndaj HIV/AIDS-it kërkon përfshirje aktive të shumë sektorëve të ndryshëm në qeveri, shoqëri civile dhe të sektorit privat. Përderisa çdo sektor ka rol unik, sektori shëndetësor vazhdon që të jetë lojtari kyç në parandalim, kujdes dhe trajtim të infeksionit me HIV. Shumë nga shërbimet dhe institucionet thelbësore që janë komponentë themelorë të një përgjigje efektive kombëtare janë pjesë ose janë direkt të ndërlidhura me sektorin shëndetësor. Objektivi (3), që synon përforcimin e shërbimeve të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të infeksionit me HIV në sektorin e kujdesit shëndetësor, nënvizon rezultatet kyçe ose përfundimet e pritura të mëposhtme.

Rezultatet e pritura. Objektivi 3: 3.a Ngritja e përqindjes së personave nga popullata e përgjithshme që këshillohen dhe

testohen në HIV në përputhje me udhëzimet kombëtare; 3.b Testimi 100% i gjakut të dhuruar dhe derivateve të gjakut për HIV, HBV, HCV dhe

Sifiliz, në pajtim me standardet dhe udhëzimet ndërkombëtare dhe ligjin kombëtar; 3.c Përforcimi i kontrollit dhe vrojtimit të IST-ve, në pajtim me standardet kombëtare. Me qëllim të arritjes së rezultateve të pritura do të zbatohen 15 strategjitë kryesore të cilat mbulojnë gjashtë fusha të gjëra teknike: a) Këshillimi dhe testimi vullnetar (KTV); b) Parandalimi i bartjes nga nëna në fëmijë (PBNF); c) gjaku dhe derivatet e gjakut të sigurta; d) parandalimi i infeksionit me HIV në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe mjediset tjera të punës; e) diagnostifikimi dhe mbështetja laboratorike; dhe f) vrojtimi dhe trajtimi për IST. a. Këshillimi dhe testimi vullnetar (KTV) Njohja e statusit të HIV-it është thelbësore për të marrë vendime në bazë të informatës për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e vet dhe të tjerëve. Prandaj shërbimet për këshillim dhe testim vullnetar për HIV (KTV) ofrojnë një pikë hyrëse në parandalim, kujdes dhe trajtim të HIV-it dhe shërbimet tjera. Sidoqoftë kapaciteti dhe mbulesa me shërbimet ekzistuese të KTV-së është i ulët, ku vetëm 3,600 persona kanë kryer testimin për HIV nga e tërë popullsia prej mbi dy milionë banorëve. Ka shumë gjasa që shumica e personave të infektuar me HIV në Kosovë nuk e dinë statusin e tyre me HIV. Prandaj strategjia kombëtare 2009-2013 vë theks të veçantë mbi strategjitë për zgjerim të shfrytëzimit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të KTV-së. Strategjitë kryesore në këtë kuptim përfshijnë (3.1) rishikimin e protokolleve dhe udhëzimeve ekzistuese të KTV-së në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, dhe inkorporimin e tyre në politikën kombëtare për testim të HIV-it, (3.2) trajnimin e personelit të kujdesit shëndetësor në KTV në pajtim me udhëzimet dhe protokollet kombëtare; dhe (3.3) përmirësimin e cilësisë të qendrave të tanishme për KTV, orientimit të tyre drejt klientëve si dhe themelimi i qendrave të reja për KTV në kuadër të shërbimeve të kujdesit shëndetësor. b. Përforcimi i parandalimit të bartjes së infeksionit me HIV nga nëna në fëmijë (PBNF) Duke mos pasur raste të njohura deri më sot të infektimit me HIV në mes të grave shtatëzëna, parandalimi i bartjes së HIV-it nga nëna te fëmiu (PBNF) duhet të jetë shërbim i shënjestruar për gratë e infektuara me HIV si pjesë e pakos gjithëpërfshirëse për PJHIV, për të siguruar që të porsalindurit mos të infektohen. Protokollet ndërkombëtare për PBNF janë mirë të përcaktuara dhe ofrojnë masa kosto-efikase për parandalim të HIV-it. Strategjitë kryesore për përforcim të praktikave për PBNF përfshijnë: (3.4) zhvillimin e protokolleve dhe udhëzimeve kombëtare për PBNF dhe inkorporimin e tyre në politikën kombëtare për PBNF,

Page 40: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

32

(3.5) Trajnimin e gjinekologëve, specialistëve për sëmundjet ngjitëse dhe mamive në protokollet e udhëzimeve kombëtare për PBNF, dhe (3.6) integrimin e programeve të PBNF si pjesë e programit të përgjithshëm të shëndetit të nënës dhe fëmiut. c. Derivatet e gjakut dhe gjaku i sigurt Testimi sistematik i gjakut (derivateve) për HIV dhe agjentë të tjerë infektiv, si pjesë kyçe e vijës së parë të mbrojtjes kundër përhapjes së HIV-it, gjithmonë ka qenë pjesë e përgjigjes kombëtare të Kosovës. Megjithatë, gjer tani sistemi i transfuzionit të gjakut nuk ishte zyrtarisht i akredituar përmes programve të ndërkombëtare të cilësisë.. Prandaj programi i sigurisë së gjakut do të përforcohet tutje përmes këtyre strategjive: (3.7) zhvillimi i protokolleve dhe udhëzimeve kombëtare për siguri të gjakut dhe derivateve të gjakut, me masa të brendshme dhe jashtme të sigurimit të cilësisë; (3.8) trajnimi i vazhdueshëm i personelit shëndetësor në Qendrën Kosovare për Transfuzion të Gjakut në protokollet dhe udhëzimet kombëtare, dhe (3.9) zbatimi sistematik i protokolleve dhe udhëzimeve të rishikuara për siguri të gjakut nëpër tërë vendin. d. Parandalimi i infeksionit me HIV në kujdesin shëndetësor dhe mjedise tjera të punës Parandalimi i infeksionit me HIV në mjedise të kujdesit shëndetësor është elementi kyç në përforcimin e gatishmërisë të sistemit shëndetësor për t’u marrë me HIV dhe AIDS. Punëtorët shëndetësor duhet të kenë besim se gjatë kryerjes së punëve të tyre nuk do të rrezikohet jeta e tyre ose e pacientëve dhe kolegëve të tyre. Mjedisi i sigurt i punës redukton brengën në mesin e shumicës së punëtorëve shëndetësor që punojnë në PJHIV dhe grupet e asociuara me rrezik të lartë nga HIV-i, dhe do të forcojë efektin e strategjisë (4.3) për të reduktuar stigmën dhe diskriminimin në mesin e punëtorëve shëndetësor. Dy strategjitë kryesore që synojnë reduktimin e rrezikut nga infeksioni me HIV në vendin e punës janë: (3.10) zhvillimi dhe zbatimi i protokolleve për profilaksë pas ekspozimit (PPE) në pajtim me standardet ndërkombëtare, dhe (3.11) përforcimi i zbatimit konsistent të masave ekzistuese universale të kujdesit (UK) në tërë vendin përmes trajnimit të profesionistëve shëndetësor dhe të tjerëve që janë në rrezik, siç janë policët, shpëtimtarët dhe personeli i burgjeve. Qasja në PPE do të ofrojë garanci personelit shëndetësor dhe personelit tjetër për trajtim efektiv në rast të shpimit me gjilpërë dhe lëndime ose rreziqe tjera nga infeksioni me HIV. e. Njësia referente diagnostikuese Sistemet laboratorike moderne janë thelbësore në diagnostikën dhe monitorimin e saktë të infeksioneve me HIV/IST, monitorimin e trajtimit me ARV si dhe zhvillimin potencial të rezistencës. Infrastruktura aktuale joadekuate rezulton në varshmëri në shërbime të jashtme laboratorike të cilat janë të shtrenjta dhe paraqesin përkrahje joefikase laboratorike. Tri strategjitë kryesore që do të mundësojnë përforcimin e sistemit mbështetës laboratorik të Kosovës përfshijnë: (3.12) themelimi i njësisë referente diagnostikuese për HIV/AIDS në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK e cila është plotësisht e pajisur, që do të mundësojë numërimin e rregullt të qelizave CD-4, matjen e ngarkesës virale si dhe gjenotipizimin e HIV-it, e përfshirë në program të kontrollës të jashtme të cilësisë – në pajtim me standardet ndërkombëtare; (3.13) zhvillimi i protokolleve dhe udhëzimeve kombëtare për testim diagnostikues për HIV në pajtim me standardet ndërkombëtare; dhe (3.14) trajnimin në vend të punës nga ekspertët ndërkombëtar të pesë punëtorëve në laboratorë mbi procedurat testuese ELISA dhe Western-Blot; numërimin e qelizave CD-4 dhe matjen e ngarkesës virale (PCR). f. Përforcimi i vrojtimit dhe trajtimit të IST-ve Kontrolli i IST-ve, përfshirë detektimin e hershëm, trajtimin adekuat dhe vrojtimin, paraqet mekanizëm të rëndësishëm për të parandaluar infeksionet me HIV. Sidoqoftë aktualisht nuk

Page 41: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

33

detektohet një pjesë e madhe e infeksioneve të cilat barten me rrugë seksuale, ose nuk detektohen mjaft herët, dhe shumica e pacientëve me IST kërkojnë trajtim në sektorin privat mjekësor të cilat mbikëqyren mjaft pak nga autoritetet e sektorit publik. Si rezultat, përcjellja e IST-ve është mjaft e dobët, pasi që shumica e praktikave private nuk i raportojnë rastet në IKSHPK/MSH, dhe kontrolli i cilësisë së trajtimit të IST-ve është pothuajse i pamundur. Në këtë kontekst, strategjitë kryesore të mëposhtme synojnë përforcimin e vrojtimit dhe trajtimit të IST-ve, përfshirë: (3.15) zhvillimi i udhëzimeve kombëtare në fushën e edukimit, diagnozës dhe trajtimit për IST, raportimin dhe vrojtimin e tyre, dhe (3.16) Trajnimi i ofruesve të shërbimeve për IST në sektorin publik e privat në zbatimin e protokolleve për IST për të përmirësuar cilësinë e trajtimit dhe raportimit. OBJEKTIVI 4 – STRATEGJITË KRYESORE Rezultatet ose përfundimet kyçe që priten të arrihen dhe të cilat do të kontribuojnë në objektivin (4) – përmirësimi i cilësisë së jetës së PJHIV – përfshijnë krijimin e mjedisit përkrahës, si dhe përmirësimin e pranisë dhe qasjes në shërbime të kujdesit miqësor, mbështetjes dhe trajtimit për klientë me HIV/AIDS,. Përfituesit kryesor do të jenë PJHIV dhe familjarët e tyre, si dhe punëtorët e përzgjedhur shëndetësor dhe social. Rezultatet specifike përfshijnë:

Rezultatet e pritura. Objektivi 4: 4.a Të gjithë PJHIV në Kosovë do të pranojnë kujdes, mbështetje dhe shërbime trajtimi në

pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare; 4.b Stigma dhe diskriminimi ndaj PJHIV është reduktuar në të gjitha mjediset. Do të zbatohen këto gjashtë strategjitë kryesore për të arritur rezultatet e pritura: 4.1 Themelimi i qendrës për Kujdes dhe Përkrahje për PJHIV, të afërmit dhe partnerët e

tyre; 4.2 Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve IEK që shënjestrojnë nevojat specifike për

informim të PJHIV; përfshirë ueb-portalin dhe linjën telefonik për PJHIV; 4.3 Avokimi, lobimi dhe fushatat masmediale për të reduktuar stigmën dhe diskriminimin

ndaj PJHIV; 4.4 Përforcimi i kapaciteteve teknike të profesionistëve shëndetësor të përfshirë në

programe trajtimit të PJHIV; 4.5 Zhvillimi i protokolleve kombëtare për trajtim me ARV të PJHIV; dhe 4.6 Ofrimi i trajtimit antiretroviral për PJHIV. 4.1 Për shkak të stigmës dhe diskriminimit të fuqishëm ndaj PJHIV, shumica prej tyre nuk përdorin kujdesin publik shëndetësor dhe as shërbimet tjera. Për të plotësuar më mirë nevojat e PJHIV, Qendra për Kujdes dhe Përkrahje synon ofrimin e një mjedisi të sigurt dhe miqësor për PJHIV, si dhe partnerët dhe të afërmit e tyre (përfshirë këtu edhe fëmijët e mbetur jetim me humbjen e së paku njërit prind nga AIDS-i). Psikologët dhe mjekët e trajnuar do të ofrojnë konsultime psikologjike dhe shërbime themelore mjekësore në qendër dhe në komunitet. Shërbimet gjithashtu përfshijnë monitorimin e marrjes me rregull të trajtimit, dhe ofrimin e pakove mbështetëse për PJHIV, që përfshijnë kondomët, materialet IEK, nevojat ushqyese dhe nevojat tjera themelore të cilat janë të pamundura të plotësohen nga shumica e PJHIV.

Page 42: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

34

Qendra do të zhvillojë një sistem referues me institucionet dhe profesionistët tjerë për ofrimin shërbime më të specializuara mjekësore (për shembull dentale, gjinekologjike, PBNF), psikologjike, sociale dhe/ose juridike. Kjo përfshinë edhe qendrat për diagnostikë dhe trajtim për TB me qëllim të monitorimit të lidhjeve të mundshme në mes të HIV-it dhe TB. Në këtë kontekst, qendra do të trajnojë 15 punëtorë social dhe shëndetësor në ofrimin e shërbimeve të përshtatura për PJHIV dhe personave tjerë të prekur. Poashtu, mjedisi i besueshëm i qendrës do të mundëson që të fitojmë pasqyrë më të mirë për numrin aktual të PJHIV dhe kërkesat (e paplotësuara) për shërbimet specifike. 4.2 Përveç shërbimeve të përmendura, Qendra për Kujdes dhe Përkrahje, në bashkëpunim të ngushtë me PJHIV dhe profesionistët për edukim shëndetësor, do të zhvillojnë dhe shpërndajnë materiale informative, edukuese dhe komunikuese (IEK) që plotësojnë nevojat e PJHIV dhe partnerëve/ të afërmve të tyre në fushat siç janë parandalimi dhe trajtimi i HIV-it dhe shërbimet tjera. Përveç kësaj, informatat dhe publikimet përkatëse për PJHIV do të vihen në dispozicion në të gjitha gjuhët zyrtare në internet, përmes një seksioni të veçantë në uebfaqen zyrtare të Komitetit Kosovar i AIDS-it (www.kosaids.org) dhe/ose në uebfaqen e Asociacionit Kosovar të Personave me HIV/AIDS (www.kapha.org). 4.3 Luftimi i stigmës dhe diskriminimit aktual shumë të shprehur ndaj PJHIV është pikë kyçe, pasi që kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës së PJHIV, dhe ka ndikim negativ në qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore dhe shërbimet tjera. Stigma dhe diskriminimi nga opinioni i gjerë dhe politikë-bërësit do të adresohet përmes avokimit dhe lobimit të vazhdueshëm dhe fushatave masmediale, përfshirë diskutimet në tryezë të rrumbullakët, debatet televizive dhe në radio si dhe video klipet. Përfshirja aktive e PJHIV në zhvillimin dhe zbatimin e të gjitha ndërhyrjeve do të kontribuojë në (vet) fuqizimin e tyre. Pasi që pritet shtimi i kërkesës në të ardhmën për shërbimet shëndetësore për PJHIV, si rezultat i rritjes potenciale të infeksioneve me HIV, shërbimeve më efektive të këshillimit dhe testimit vullnetar për HIV, dhe pasi që mjediset më mbështetëse do të inkurajojnë PJHIV që të kërkojnë kujdes shëndetësor dhe shërbime tjera, vëmendje të veçantë duhet kushtuar stigmës dhe diskriminimit ekzistues në sektorin publik shëndetësor. Pesëqind punëtorë shëndetësor në gjashtë regjionet e Kosovës do të sensibilizohen dhe trajnohen në ofrimin e shërbimeve që plotësojnë nevojat e veçanta të PJHIV dhe të afërmëve të tyre. Përveç kësaj, aktivitetet e sensibilizimit gjithashtu do të shënjestrojnë vendim-marrësit kyç në qeveri, shoqëri civile dhe sektor privat, në nivel qendror dhe lokal. 4.4 Adresimi i stigmës dhe diskriminimit për shkak të HIV-it në sektorin shëndetësor është parakusht i rëndësishëm për përmirësim të qasjes dhe mbulesës së shërbimeve cilësore për PJHIV, përfshirë trajtimin ARV (ART). Me qëllim të plotësimit të kërkesave aktuale dhe të ardhme për ART, ekziston nevoja për të përforcuar kapacitetin e punëtorëve shëndetësor në fushën e trajtimit ARV dhe çështjet tjera, siç është gjetja e rasteve me TB në mesin e PJHIV. Në këtë kontekst dhjetë profesionistë shëndetësor të institucioneve kyçe të përfshira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për PJHIV, përfshirë Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Qendër Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), do të trajnohen në diagnostifikim të HIV-it, mbështetje laboratorike dhe trajtim ARV përmes trajnimit në vend të punës, pjesëmarrjes në konferenca regjionale dhe ndërkombëtare si dhe programe trajnimi. 4.5 Një grup teknik punues i përbërë nga ekspertët lokal, me asistencë teknike nga specialistët ndërkombëtar, do të adaptojë/zhvillojë protokollet dhe udhëzimet kombëtare për trajtim ARV që do të sigurojnë përdorimin e standardeve të përbashkëta në ndërtim të kapaciteteve dhe ofrim të trajtimit cilësor ARV për PJHIV. Këto standarde jo vetëm që do të sigurojnë cilësinë e kujdesit mjekësorë, por edhe do të parandalojnë zhvillimin e rezistencës në ARV.

Page 43: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

35

4.6 Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë angazhimin e vet në ofrimin e trajtimit ARV falas për të gjithë kosovarët në nevojë. Sido që të jetë, duke marrë parasysh koston e lartë të ARV33 dhe rritjen potenciale e kërkesës, qëndrueshmëria e shërbimeve ART për të gjithë PJHIV mbështetet në përdorimin efikas të resurseve të kufizuara, dhe aplikimin e strikt të standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Prandaj duhet kushtuar kujdes të veçantë kombinimeve më kosto efikase të ARV (duke marrë në konsiderim edhe ARV gjenerik), si dhe parandalimin e rezistencës për t’ju shmangur nevojës për barna më të shtrenjta të linjës së dytë të ARV. OBJEKTIVI 5 – STRATEGJITË KRYESORE

Njohja dhe kuptimi i shkallës dhe natyrës së epidemisë HIV/AIDS-it është thelbësore për përgjigje kombëtare në bazë të fakteve – informatave, e përshtatur nevojave për parandalim, kujdes dhe trajtim të grupeve kyçe në rrezik nga infeksioni me HIV. Komponentët kyç të sistemit gjithëpërfshirës informues përfshijnë sistemet e raportimit të rasteve me HIV/IST, Vrojtimi Biologjik dhe i Sjelljes, Monitorimi dhe Vlerësimi i programeve, shërbimeve dhe qarkullimit të resurseve, hulumtimet operacionale për të identifikuar intervenimet më (kosto) efikase, si dhe studimet speciale për ngasësit dhe dinamikat e epidemisë së HIV-it. Kërkohet koordinim efektiv i rrjedhjes së të gjitha informatave për HIV/AIDS në një sistem kombëtar për të plotësuar nevojat për informatë të të gjithë aktorëve që janë të kyçur në vendimmarrje për politikat si dhe zhvillim të programeve, dhe për mobilizim dhe alokim të resurseve. Rezultatet dhe përfundimet kyçe të pritura për të kontribuar në objektivin (5) përforcimi i disponueshmërisë dhe përdorimit strategjik të informatave për përgjigje kombëtare në bazë të fakteve – informatave, janë:

Rezultatet e pritura. Objektivi 5: 5.a Sistemi kombëtar për M&E të HIV/AIDS-it është i vendosur, i përforcuar dhe funksional; 5.b Informatat strategjike të kohës së fundit janë në dispozicion dhe përdoren për planifikim

politik dhe të programeve, si dhe për alokim të resurseve. Do të zbatohen këto pesë strategji kryesore për të arritur rezultatet e pritura: 5.1 Themelimi i njësisë kombëtare për M&E me numër adekuat të personelit për të

koordinuar zbatimin e kornizës dhe planit ekzistues kombëtar të M&E; 5.2 Fillimi dhe zbatimi i sistemit kombëtar të M&E për HIV/AIDS; 5.3 Trajnimi i stafit përgjegjës për M&E i të gjithë partnerëve zbatues; 5.4 Përforcimi i vrojtimit të gjeneratës së dytë, dhe 5.5 Hulumtimet speciale mbi ngasësit dhe dinamikat e epidemisë së HIV-it. 5.1 Korniza dhe plani për themelimin e sistemit kombëtar për vrojtim të HIV/AIDS-it dhe për M&E u zhvilluan në vitin 2006. Sidoqoftë kufizimet e rënda në resurse për aktivitetet në kuadër të programit të HIV-it para vitit 2008 rezultuan në zbatim minimal të planit dhe sistemit të M&E gjer tani. Sido që të jetë, zbatimi i aktiviteteve për HIV të mbështetura nga Fondi Global që nga viti 2009 do të ndikon në rritje të theksuar në vëllimin e të dhënave në dispozicion nga monitorimi dhe raportimi i projektit, vrojtimi i gjeneratës së dytë dhe studimet speciale. Menaxhimi efektiv i këtyre të dhënave dhe fillimi i sistemit të planifikuar kombëtar të M&E do të kërkojë përforcimin e kapaciteteve për M&E në Zyrën për AIDS, që tani punëson

33 Kostoja e përafërt e trajtimit ARV është 12,000.00 € për pacient dhe plotësisht financohet nga buxheti i MSH-së.

Page 44: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

36

një zyrtar të përkohshëm për M&E dhe të financuar nga jashtë. Prioritet kyç është themelimi i njësisë kombëtare për M&E në Zyrën e AIDS-it, që do të pajisjet si duhet dhe do të punësojë personel të mjaftueshëm për të koordinuar me efikasitet zbatimin e sistemit të planifikuar kombëtar për M&E. Njësia do të vendos raportim formal dhe joformal të të dhënave dhe do të ndajë protokollet me sektorin qeveritar, shoqërinë civile, sektorin privat dhe institucionet ndërkombëtare të përfshira në përgjigjen kombëtare. 5.2 Themelimi i njësisë M&E në Zyrën e AIDS-it (5.1) do të mundësojë fillimin dhe zbatimin sistemit të vrojtimit për HIV/AIDS dhe sistemin M&E. Kjo ngërthen përforcimin e sistemeve ekzistuese si dhe themelimin e nën-sistemeve të reja përfshirë raportimin e rasteve të HIV/AIDS, vrojtimin e IST-ve, vrojtimi biologjik dhe i sjelljeve të gjeneratës së dytë, studimet speciale dhe monitorimi dhe vlerësimi programatik, si dhe përcjelljen financiare. Komponentët kyçe parashihen të jenë sistemi i kompjuterizuar për menaxhimit të të dhënave për të përpunuar me efikasitet rrjedhën e të dhënave, krijimi i bazës qendrore-kombëtare të të dhënave për HIV/AIDS, si dhe zhvillimi dhe shpërndarja e rregullt e informatave dhe raporteve për shërbimet e ofruara dhe të cilat do t’i plotësojnë nevojat për informim për të gjithë vendim-marrësit. 5.3 Me qëllim të përforcimit të komponentëve të ndryshëm të sistemit kombëtar për M&E, nevojitet ndërtim i kapaciteteve për personelin e njësisë kombëtare për M&E, si dhe për personelin menaxhues dhe programor të ofruesve të shërbimeve në qeveri, shoqëri civile dhe sektor privat. Trajnimi do të përqendrohet në grumbullim të të dhënave dhe analizë të të gjitha llojeve të vrojtimit dhe të dhënave të sipërpërmendura për M&E, si dhe në shpërndarje dhe shfrytëzim strategjik të të dhënave në planifikim dhe zbatim të politikave dhe programeve, dhe menaxhim të resurseve. 5.4 Të dhënat e sakta për trendet e shkallës së infeksionit me HIV dhe për sjelljet që ndërlidhen me HIV janë themele për funksionimin e sistemit kombëtar të vrojtimit. Studimet e rregullta të vrojtimit të integruar Biologjik dhe të Sjelljes (VBS) ofrojnë bazën më të mirë të vrojtimit të gjeneratës së dytë. Gjer tani, është kryer një studim të VBS në vitin 2006. Studimet pasuese të VBS do të kryhen në vitin 2010 dhe 2013 në mesin e grupeve kyçe të popullatës në rrezik (PDI, MSM, punëtorë të seksit dhe të burgosur). Poashtu, grumbullimi i të dhënave do të zgjerohet edhe te grupet tjera, përfshirë popullatën mobile, RAE, dhe të rinjtë. Në këtë kuptim, do të bëhet ndërtimi i kapaciteteve për identifikim të lokacioneve dhe për zhvillimin e studimeve të VBS të personelit që është i angazhuar në ofrimin e shërbimeve në kuadër të programit. Do të kryhet identifikimi i të gjitha grupeve të popullatës që do të jenë pjesë e studimeve për të përmirësuar tutje përllogaritjet ekzistuese të madhësisë së popullacioneve. Të gjitha të dhënat do të vihen në dispozicion publik dhe do të integrohen në sistemin e vrojtimit kombëtar si dhe atë të M&E. Përveç studimeve të rregullta të VBS në mesin e grupeve specifike në rrezik, do të kryhen studime speciale për prevalencë të HIV-it në mesin e pacientëve me TB si dhe grave shtatzëna. Kosova ka një prej shkallëve më të larta të TB-së në Evropë. Studimi i parë për prevalencë të HIV-it në mesin e 99 pacientëve me TB, i kryer në vitin 2001, nuk gjeti asnjë rast me HIV. Studimi pasues për prevalencë të HIV-it do të kryhet në mesin e pacientëve me TB për të identifikuar lidhjet potencial në mes të TB dhe HIV. 5.5 Përderisa vrojtimi i gjeneratës së dytë ofron ide në lidhje me trendet e HIV-it dhe sjelljet e ndërlidhura, si dhe të dhënat programore nga sistemi i M&E mundësojnë monitorimin e përgjigjes kombëtare, studimet speciale shtesë, përfshirë qasjet nga aspekti cilësorë, janë të domosdoshme për të kuptuar më mirë dinamikën dhe faktorët të cilët potencialisht mund të jenë shtytës të epidemisë së HIV-it. Përveç kësaj, hulumtimet operacionale do të mundësojë identifikimin e intervenimeve të suksesshme, dhe do të ofrojnë informata praktike për përforcimin e cilësisë dhe mbulesës me programe dhe shërbime kyçe.

Page 45: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

37

Do të kryhet një numër i studimeve specifike në dy vitet e para të PSK-së. Ato do të përqendrohen në sjelljet e rrezikut dhe nevojat për shërbime për PDI, MSM, punëtorë të seksit dhe të burgosur. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet nën-grupeve të fshehura në kuadër të këtyre grupeve të popullatës të cilët janë në veçanti të vështirë për t’ju qasë, si dhe në ndikimin e stigmës dhe diskriminimit në arritjen te grupet e popullatës që janë në rrezik të lartë nga infeksioni me HIV. Një numër i studimeve do të vështrojë rreziqet për HIV/IST në mesin e rinisë, përfshirë studimin për NjQP në mesin e nxënësve të shkollës, si dhe në mesin e nën-grupeve të popullatës rinore në rrezik të lartë për HIV-i. Studimet e ngjashme do të përqendrohen në popullatën mobile, refugjatë, komunitetet RAE dhe klientët e punëtorëve të seksit. Do të kryhet një studim special për të identifikuar nevojat për shërbime të kujdesit dhe të përkrahjes për PJHIV. Përfundimisht, një studim do të përqendrohet në potencialin për qëndrueshmëri të programeve dhe shërbimeve prioritare.Rezultatet e këtij studimi do të jenë kontributi kyç për planifikim dhe zbatim të politikave dhe programeve në të ardhmen. Nevojat e ardhme për informata strategjike do të udhëzojnë zbatimin e studimeve pasuese, si dhe hulumtimet tjera në 3 deri 5 vite të PSK. OBJEKTIVI 6 – STRATEGJITË KRYESORE Përgjigja kombëtare efektive ndaj HIV/AIDS-it kërkon institucione të fuqishme, me kapacitet adekuat institucional dhe teknik për të ofruar qasje universale në shërbime parandalimi, kujdesi dhe trajtimi. Koordinimi i duhur i përgjigjes së zgjeruar, me partnerët në mes të sektorit qeveritar, privat dhe nga shoqëria civile, kërkon një organ të fuqishëm koordinues me mandat të qartë dhe personel e pajisje adekuate. Ngjashëm, partnerët zbatues duhet të përforcojnë kapacitetin e tyre teknik dhe institucional për të zgjeruar mbulimin dhe për të përmirësuar cilësinë e programeve dhe shërbimeve të tyre. Pasi që shumë institucione qeveritare dhe të shoqërisë civile në Kosovë janë në proces të themelimit dhe ndërtimit të kapacitetit të tyre, ende ka mangësi të mëdha në të dy sektorët në lidhje me kapacitetet menaxhuese, financiare dhe programore. Në këtë kontekst objektivi (6) përqendrohet në vendosjen dhe përforcimin e kornizave institucionale për koordinim dhe udhëheqje efektive të përgjigjes kombëtare. Rezultatet ose përfundimet kyçe që priten për të kontribuar në këtë objektiv përfshijnë:

Rezultatet e pritura. Objektivi 6: 6.a Organi i fuqishëm dhe efektiv multi-sektorial është i themeluar, me personel adekuat

dhe financim të qëndrueshëm, dhe me mandat të qartë për t’u marrë me aspektet specifike të përgjigjes kombëtare;

6.b Koordinim efektiv i përgjigjes kombëtare me përfshirje aktive të të gjithë sektorëve qeveritar, shoqërisë civile dhe sektorit privat;

6.c Institucionet dhe organizatat zbatuese të përfshira në përgjigjen kombëtare ndaj HIV-it të pajisura me kapacitetet adekuate institucionale dhe teknike.

Do të zbatohen këto katër strategji kryesore pasuese për të arritur rezultatet e pritura: 6.1 Avokimi për themelimin formal legal dhe përforcim të Komitetit Kosovar për AIDS (KKA)

si organ zyrtar koordinues i përgjigjes kombëtare; 6.2 Përforcimi me personel, hapësira të punës dhe pajisje të sekretariatit të KKA-së (Zyra e

AIDS-it në MSh); 6.3 Emërimi zyrtar i pikave fokale (zyrtarëve përgjegjës) për HIV me mandat të qartë në

ministritë kyçe dhe institucionet qeveritare (të gjitha ministritë, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, etj.); dhe

Page 46: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

38

6.4 Përforcimi i kapacitetit menaxhues dhe teknik i (1) anëtarëve të KKA-së; (2) personelit të sekretariatit të KKA-së (Zyra e AIDS-it në MSh); (3) zyrtarëve përgjegjës (pikat fokale) për HIV nëpër ministri dhe (4) partnerëve zbatues nga OJQ-të.

6.1 Vendosja e një kornize efektive institucionale përfshinë takimet dhe tryezat e rrumbullakëta për avokim me vendimmarrësit kyç qeveritar për themelimin formal legal të Komitetit Kosovar për AIDS (KKA) si organ zyrtar koordinues i përgjigjes kombëtare. Rolet dhe përgjegjësitë e tij do të përcaktohen qartë në mandatin dhe doracakun operacional të KKA-së, që do të bazohet në ligjin (aktin nënligjor) për AIDS (shih objektivin 7). Në këtë kuptim, MSH do të zhvilloj një udhëzim administrativ për vendosjen e mekanizmave menaxhues me ndarje të qartë të përgjegjësive dhe punëve në parandalim të HIV-it, diagnostifikim, trajtim dhe kujdes dhe çështjet e bërjes së politikave. 6.2 Pasi që KKA të jetë themeluar zyrtarisht si organ koordinues për përgjigje kombëtare ndaj HIV-it, funksionet e tij ditore duhet të mbështeten nga një sekretariat funksional. Në lidhje me këtë, zyra ekzistuese për AIDS në MSH do të përforcohet me personel adekuat, hapësira dhe pajisje. Kjo përfshinë rekrutimin e personelit menaxhues dhe teknik, hapësirat adekuate për zyrë dhe pajisje teknike. 6.3 Përveç vendosjes së strukturave efektive koordinuese, përfshirja aktive e sektorëve jashtë shëndetësor në zbatim të programeve dhe shërbimeve kërkon përforcim të strukturave të tyre mbështetëse dhe të kapacitetit teknik për të kryer rolin e tyre unik në përgjigjen kombëtare. Në lidhje me këtë, do të mbahen takime dhe tryeza të rrumbullakëta me vendimmarrësit e ministrive dhe të institucioneve kyçe qeveritare për të avokuar për emërim zyrtar të pikave fokale për HIV me mandate të qarta. Emërimi i këtyre pikave fokale për HIV gjithashtu do të jetë pjesë e ligjit (aktit nënligjor) për AIDS (Objektivi 7). Pikat fokale për HIV do të marrin udhëheqjen në mobilizimin e politikave dhe ndërhyrjet sektoriale për HIV/AIDS siç janë përmendur nën objektivin (7). 6.4 Pasi që organet koordinuese dhe pikat fokale në sektorët e ndryshëm të themelohen me efikasitet, do të përforcohet kapaciteti i tyre institucional si dhe kapaciteti i resurseve njerëzore në fushën teknike dhe menaxhuese. Kjo përfshinë ndërtimin e përgjithshëm të kapacitetit teknik të Komitetit Kosovar për AIDS (KKA) në kuptimin e çështjeve të ndërlidhura me HIV/AIDS, përmes qendrave ekzistuese lokale dhe Evropiane trajnuese. Ngjashëm, me mbështetje teknike nga Instituti për Administratë Publike (IAP), sekretariati i KKA-së do të përforcojë kapacitetin e tij programor dhe financiar, përfshirë fushat e planifikimit strategjik; monitorimin dhe vlerësimin, avokimin dhe komunikimin, mobilizimin e resurseve si dhe ofrimin e shërbimeve për HIV. Tutje, në bazë të një vlerësimi të nevojave për ndërtim të kapaciteteve, plani i përgjithshëm për ndërtim të kapaciteteve do të udhëheqë trajnim të vazhdueshëm të partnerëve zbatues në sektorët qeveritar dhe organizatave të shoqërisë civile sipas praktikave më të mira dhe në bazë të përvojave në shtetet fqinje. Kjo do të përfshijë asistencën teknike lokale dhe ndërkombëtare, punëtoritë, trajnimin në vend të punës dhe vizitat studiuese përfshirë qendrat trajnuese lokale dhe Evropiane. OBJEKTIVI 7 – STRATEGJITË KRYESORE Gjer tani nuk kishte legjislacion specifik që do të rregullonte dhe mbështeste intervenimet, shërbimet dhe çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut në lidhje me HIV/AIDS. Tutje, përveç strategjisë kombëtare për HIV/AIDS 2004-2008, janë vendosur vetëm disa politika specifike për të lehtësuar qasjen universale në parandalim, trajtim dhe kujdes nga HIV/AIDS-i. Përveç kësaj, kufizimet strukturore në lidhje me buxhetin e konsoliduar të Kosovës dhe zotimin e pamjaftueshëm konkret politik pengojnë disponueshmërinë e resurseve të qëndrueshme kombëtare për HIV/AIDS. Resurset modeste të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë përbëjnë kontributin kryesor qeveritar, përderisa kontributi i ministrive dhe institucioneve tjera

Page 47: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

39

qeveritare është ende shumë i kufizuar. Përderisa resurse shtesë janë në dispozicion nga agjencitë e OKB-së dhe kohëve të fundit nga Fondi Global, vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e këtyre fondeve është brengë e madhe. Në këtë kontekst, objektivi (7) përqendrohet në vendosjen e mjedisit të përshtatshëm për përgjigjen kombëtare ndaj HIV/AIDS-i në kuptim të legjislacionit, politikave dhe resurseve më të qëndrueshme. Rezultatet ose përfundimet kyçe që priten për të kontribuar në këtë objektiv përfshijnë:

Rezultatet e pritura. Objektivi 7: 7.a Miratimi zyrtar i legjislacionit, politikave dhe planeve strategjike të cilat mundësojnë

mbulimin efektiv me shërbime për HIV/AIDS dhe shfrytëzimin e tyre, si dhe promovojnë fuqizimin, qëndrimet, normat dhe sjelljet mbrojtëse;

7.b Llogaria (vija buxhetore) kombëtare për AIDS është vendosur; 7.c Zotimi i fondeve adekuate të resurseve të qëndrueshme për përgjigjen kombëtare ndaj

HIV/AIDS-it nga qeveria dhe donatorët ndërkombëtar. Do të zbatohen këto tri strategji kryesore për të arritur rezultatet e pritura: 7.1 Zhvillimi dhe avokimi për legjislacion mbështetës, përfshirë një ligj (akt nënligjor) për

HIV/AIDS; 7.2 Zhvillimi dhe zbatimi i kornizave politike (sektoriale) për HIV/AIDS në ministritë dhe

institucionet kyçe qeveritare; dhe 7.3 Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për mobilizim të resurseve. 7.1 Zhvillimi i legjislacionit mbështetës, përfshirë një ligj (akt nënligjor) për HIV/AIDS, ngërthen një numër të aktiviteteve. Një ekip për avokim multi-sektorial do të organizojë takime dhe tryeza të rrumbullakëta për të sensibilizuar Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe vendimmarrësit tjerë përkatës për krijimin e aktit special legjislativ për HIV/AIDS. Ky akt ofron kornizë të përgjithshme legjislative për politikat, programet dhe shërbimet dhe alokimin e resurseve njerëzore dhe financiare nga ministritë dhe institucionet përkatëse në mbështetje të një përgjigje efektive ndaj HIV/AIDS-it. Në bazë të këtij ligji (akti nënligjor) për AIDS, do të hartohet një udhëzim administrativ për të fuqizuar mekanizmat menaxhues, për vendosjen e pikave fokale për HIV në institucionet qeveritare, për një politikë për testim për HIV, për ofrimin e shërbimeve parandaluese dhe trajtuese për HIV/AIDS, dhe për çështjet e të drejtave të njeriut. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kornizës adekuate rregullative ligjore për aktivitetet e parandalimit të HIV-it në kuadër të “punës së seksit”, në bazë të leksioneve të mësuara në vendet tjera Evropiane. 7.2 Miratimi i ligjit (aktit nënligjor) për HIV/AIDS që u përmend më lartë ofron një mjedis mbështetës legjislativ për politikat specifike sektoriale për HIV/AIDS në ministritë dhe institucionet kyçe qeveritare, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë (MSh); Drejtësisë (MD); Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT); Ekonomisë dhe Financave (MEF); Forcave të Sigurisë të Kosovës(FSK); dhe Punëve të Brendshme (MPB). Bazuar në shembullin e Sllovenisë, Strategjia Kombëtare për Drogë (SKD) dhe Politika kombëtare për reduktim të dëmit do të ofrojnë kornizë ligjore dhe politike për zbatim të programeve dhe shërbimeve në lidhje me droga, përfshirë programet për këmbim të shiringave dhe trajtim të mbajtjes me metadon. Politika kombëtare për Komunikim për ndryshimin e sjelljes (KNS) do të lehtësojë edukimin e koordinuar dhe strategjitë komunikuese me porosi konsistente për opinionin e gjerë si dhe për grupet specifike të

Page 48: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

40

popullatës në rrezik nga HIV-i. Tutje, politika kombëtare për kondomë do të rregullojë çështjet organizative dhe menaxhuese që lidhen me blerje, furnizim dhe shpërndarje të kondomëve. Prioritet tjetër i rëndësishëm politik është rishikimi dhe miratimi zyrtar i strategjisë së shëndetit riprodhues që është hartuar në vitin 2006/2007, por kurrë nuk është miratuar zyrtarisht. 7.3 Do të zbatohet një numër i strategjive për të siguruar resurse adekuate financiare, që është prioriteti kyç për përgjigje të qëndrueshme kombëtare. Për të përforcuar financimin kombëtar për AIDS, do të avokohet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe MSH për krijimin e linjës buxhetore për HIV/AIDS, ose Llogarinë Kombëtare për AIDS (LLKA) në buxhetin kombëtar, që do të përshkruaj madhësinë, burimin dhe mekanizmat e financimit për AIDS, përfituesit e programeve dhe shërbimet të financuara përmes këtij buxheti. Strategjitë avokuese shtesë do të synojnë sigurimin e ndarjes së resurseve adekuate nga ministritë qeveritare në mbështetje të politikave dhe programeve sektoriale për HIV/AIDS. Mobilizimi i resurseve gjithashtu do të përqendrohet në sigurimin e fondeve nga donatorët bilateral dhe multilateral, përfshirë grantet e ardhme nga Fondi Global (raundat e ri, shfrytëzimin e kanaleve për vazhdimësi të zbatimit dhe/ose kërkesën për fonde shtesë për grantet ekzistuese për mbështetjen e strategjisë kombëtare), agjencitë e OKB-së, Komisionin Evropian dhe sektorin privat.

Page 49: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

41

6. ZBATIMI I PLANIT STRATEGJIK TË KOSOVËS (PSK) 2009-2013

6.1 Korniza institucionale dhe marrëveshjet për zbatimin e PSK-së Zbatimi i PSK 2004-2008 është vështirësuar nga shumë sfida, përfshirë mungesën e burimeve financiare dhe kapacitetin e dobët institucional. Në këtë kontekst, përmirësimi i kornizës institucionale për zbatimin e përgjigjes kombëtare është një nga objektivat strategjike të PSK 2009-2013. Kjo përfshin përmirësimin e mekanizmave për koordinim si dhe të kapaciteteve institucionale dhe teknike të organeve për bërjen e politikave dhe zbatimin e tyre në sektorë të ndryshëm. Si rezultat i kësaj, pritet të ndryshojë korniza ekzistuese institucionale, dhe të zhvillohet më tej përmes institucioneve ekzistuese të përshkruara më poshtë: Organet për bërjen e politikave dhe koordinim Komiteti Kosovar për AIDS (KKA) është përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e përgjigjes kombëtare. Anëtarësia e KKA-së përbëhet nga ministritë kyçe – të udhëhequra nga MSh-ja dhe të mbështetura nga MKRS-ja, MASHT-i dhe MD-ja–së, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat. Momentalisht, KKA-ja është organ zyrtar këshillëdhënës i MSH, si ministri kryesore në përgjigjen kombëtare ndaj HIV/AIDS-it. Në këtë funksion, KKA do të mbikëqyrë zbatimin e PSK-së dhe do të udhëzojë të gjithë partnerët sa i përket aspektit të përgjithshëm të politikave. Zyra për HIV/AIDS-in në MSH kryen funksionet e sekretariatit për KKA-së dhe është përgjegjëse për menaxhimin ditor të detyrave kryesore në lëmin e koordinimit kombëtar, monitorimin dhe vlerësimin dhe dhënien e udhëzimeve në aspektin e politikave në lëmin e HIV/AIDS-it. Mekanizmi Kosovar Koordinues (MKK) për AIDS dhe TB – në të cilin janë të përfaqësuar sektorë të ndryshëm të qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat – mbikëqyrë zbatimin e projekteve të mbështetura nga Fondi Global. Projekti i parë për HIV/AIDS, i financuar nga Fondi Global për Luftimin e AIDS-it, Tuberkulozës dhe Malaries ka filluar në fund të vitit 2008 dhe është në pajtim të plotë me PSK 2009-2013. Në këtë kontekst, MKK-ja do të koordinojë për së afërmi rolet dhe përgjegjësitë e tij me KKA-në, që ndihmohet nga fakti se anëtarësia e organeve koordinuese përkon me njëra tjetrën. Menaxhimi ditor dhe mbikëqyrja në kontekst të projektit të GFATM-së do të udhëhiqet nga Njësia për menaxhimin e projektit, e financuar nga Fondit Global, e cila do të koordinojë për së afërmi funksionet e saj me Zyrën për HIV/AIDS-in në MSH. Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka marrë rolin udhëheqës në koordinimin e përgjigjes ndaj HIV/AIDS-it. Ministritë tjera, përfshirë ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtësisë (MD) kanë rol aktiv dhe kanë programet e tyre të lidhura me çështjen e HIV/AIDS-it. Ministri tjera të Qeverisë së Kosovës do të përfshihen në KKA. Roli i tyre do të përforcohet në kontekst të PSK 2009-2013, përmes krijimit të pikave qendrore për kontakt në secilën ministri. Koordinimi ndërministror do të bëhet përmes KKA-së, i cili po ashtu do të mundësojë koordinimin me shoqërinë civile, agjencitë e OKB-së dhe sektorin privat.

Page 50: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

42

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e planit Institucionet përgjegjëse për zbatimin e planit përfshijnë ministritë dhe institucionet qeveritare, si dhe organizatat e shoqërisë civile. Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka rol udhëheqës përmes disa institucioneve, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Institucionet regjionale për shëndetësi publike, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës - Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Repartin për HIV/IST-ve (për trajtimin ARV), Qendra kombëtare për transfuzionin e gjakut; laboratori referues për HIV; Qendrat për këshillim dhe testim vullnetar (KTV) dhe Klinikat/Repartet për infeksione që barten me rrugë seksuale (IST). Departamenti i Rinisë në MKRS do të jetë përgjegjës për zhvillimin e programit dhe standarteve të edukimit përmes bashkëmoshatarëve duke shfrytëzuar Qendrat Rinore dhe OJQ-të. Ministria e Arsimit (MASHT) do të jetë përgjegjëse për aktivitetet arsimore brenda shkollës, veçanërisht për përpilimin dhe zbatimin e planprogramit shkollor përfshirë këtu edhe planprogramin arsimor të bazuar në shkathtësitë jetësore. Sistemi shëndetësor i MD-së do të jetë përgjegjës për zbatimin e programeve dhe shërbimeve arsimore dhe atyre për zvogëlimin e rrezikut në burgje dhe qendra paraburgimi. Organizata dhe rrjete të ndryshme të shoqërisë civile (OShC) do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve grupeve kyçe të popullsisë në rrezik – PJHIV, PDI-ve, MSM-vë dhe punëtorëve të seksit. Gjatë zbatimit të PSK 2009-2013, më shumë organizata të shoqërisë civile do të përfshihen në ofrimin e shërbimeve. Kjo përfshin programet për grupet tjera të rrezikuara të popullsisë, sikurse janë të rinjtë, komunitetet RAE dhe popullata mobile.

6.2 Resurset financiare të cilat janë në dispozicion dhe ato të cilat janë të nevojshme Shpenzimet për Planin Strategjik të Kosovës 2009-2013 janë përcaktuar duke përdorë Veglën për përcaktimin e shpenzimeve të ASAP34-it. Të gjitha detajet e buxhetit janë paraqitur në Shtojcën 4. Shpenzimet e përgjithshme për PSK-në janë llogaritur të jenë 18,572,984 euro, për pesë vite. Në Tabelën 1 janë paraqitur shpenzimet sipas funksioneve apo kategorive të përfshira (duke përdorë klasifikimin e funksioneve sipas NASA-së), ku shohim se 70 për qind e fondeve është ndarë për aktivitetet për parandalimin e HIV-it. Tabela 1: Shpenzimet e përgjithshme sipas funksioneve (klasifikimi i NASA-së)

Funksioni i NASA-së:

Shpenz. 2009

Shpenz. 2010

Shpenz. 2011

Shpenz. 2012

Shpenz. 2013

Shpenz. e përgjithshme

% e totalit

1. Parandalimi

1,699,614

3,122,288

2,434,533

2,667,594

3,119,654

13,043,683 70.22. Trajtimi dhe

kujdesi

250,164

331,590

464,735

618,920

782,749

2,448,157 13.23. Bonjakët dhe fëmijët e rrezikuar

45,000

45,000

88,200

180,000

217,800

576,000 3.1

4. Menaxhimi i

34 ASAP – Strategjia për AIDS dhe Plani i Veprimit – është shërbim i UNAIDS-it, i cili është i organizuar brenda Bankës Botërore në emër të UNAIDS-it së bashku me partnerët e tij kryesor.

Page 51: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

43

programit të AIDS-it

692,284 247,153 270,133 227,343 204,718 1,641,631 8.8

5. Burimet njerëzore

100,147

70,632

76,854

67,159

67,911

382,701 2.1

6. Mjedisi ndihmues dhe zhvillimi i komunitetit.

69,189

66,146

63,468

63,468

63,468

325,737 1.8

7. Hulumtimet e ndërlidhura me HIV-in dhe AIDS-in

- 155,075

- - - 155,075 0.8

Gjithsej (euro)

2,856,397

4,037,883

3,397,921

3,824,483

4,456,299

18,572,984

100.0

Shpërndarja e shpenzimeve sipas objektivave (Tabela 2) tregon se intervenimet në kontekst të objektives (1), e cila përqendrohet në zvoglimin e rrezikut nga infeksioni me HIV në mesin e grupeve kyçe të popullatës që janë në rrezik për t’ju ekspozuar HIV-it kërkojnë pjesë më të lartë të burimeve financiare (33.2 për qind), përderisa objektivat 3 dhe 2 do të absorbojnë dy pjesët tjera më të mëdha (30.9 dhe 13.2 për qind përkatësisht). Shpenzimet për aktivitetet e trajnimit janë ndarë dhe paraqitur në linjën e fundit të tabelës. Tabela 2: Shpenzimet e përgjithshme sipas objektivave Objektiva e PSK-së:

Shpenz. 2009

Shpenz. 2010

Shpenz. 2011

Shpenz.2012

Shpenz. 2013

Shpenz. e përgjithshm

e

% e totalit

1. Zvogëlimi i rrezikshmërisë së PKR nga HIV-i

585,239

1,061,398

1,204,956

1,442,829

1,870,365

6,164,787 33.2

2. Zvogëlimi i rrezikshmërisë së popullatës së përgjithshme nga HIV-i

213,312

1,203,715

346,536

345,422

344,333

2,453,318 13.2

3. Përmirësimi i parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të HIV/AIDS-it në sektorin shëndetësor

1,497,822

1,012,525

1,073,905

1,039,405

1,108,230

5,731,887 30.9

4. Përmirësimi i cilësisë së jetës për PJHIV-at

301,377

383,290

560,722

805,620

1,008,336

3,059,344 16.5

5. Përmirësimi i bazës së dëshmive për parandalimin e HIV-it, kujdesin dhe mbështetjen efikase

79,524

193,799

59,564

48,664

49,564

431,115 2.3

6. Përmirësimi i kornizave institucionale dhe kapacitetit në të gjithë sektorët

10,391

8,600

7,560

7,560

7,560

41,671 0.2

7. Përmirësimi i legjislacionit mbështetës, politikave dhe planeve

69,385

104,325

67,825

67,825

- 309,360 1.7

Trajnimi (aktivitete të trajnimit për gjitha objektivat)

99,347

70,232

76,854

67,159

67,911

381,501 2.1

Shpenzimet e përgjithshme (euro)

2,856,397

4,037,883

3,397,921

3,824,483

4,456,299

18,572,984 100.0

Page 52: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

44

Burimet në dispozicion dhe mobilizimi i fondeve shtesë Aktualisht për zbatimin e PSK 2009-2013 është në dispozicion vetëm një pjesë e kufizuar e burimeve financiare. Deri më tani, fondet nga qeveria kanë mbuluar vetëm pagat e punëtorëve të qeverisë në Zyrën për AIDS, IKSHPK, Repartin për HIV/AIDS në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, laboratorin referent për HIV dhe këshilltarët në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar. MSH-ja ka financuar blerjen e medikamenteve ARV që nga viti 2005 dhe është e përkushtuar për të vazhduar këtë mbështetje, për të mbuluar shpenzimet e testeve për HIV si dhe mjeteve tjera shpenzuese për qendrat e transfuzionit të gjakut, qendrat për KTV dhe IKSHPK. Përveç kësaj, projekti i miratuar së fundi i mbështetur nga Fondi Global do të mbështet disa komponentë kyçe të PSK 2009-2013, veçanërisht në lëmin e parandalimit të HIV-it në mesin e grupeve kyçe në rrezik. Buxheti i përgjithshëm i projektit të financuar nga Fondi Global për AIDS, TB dhe Malarie kap shumën prej më shumë se 4.6 milion euro, që përbëjnë 24.77 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të PSK-së. Pavarësisht fondeve ekzistuese të cilat janë në dispozicion, ende ka mungesa substanciale, adresimi i të cilave kërkon mobilizimin e burimeve shtesë në pesë vitet e ardhshme. Për këtë qëllim, objektiva (7) e PSK-së përfshin strategji të veçantë për të mobilizuar burime shtesë nga ministritë kyçe, Fondi Global dhe donatorët tjerë ndërkombëtar, si dhe nga sektori privat. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet qëndrueshmërisë duke mobilizuar përkushtimin në rritje e sipër të qeverisë për të përfshirë një linjë të veçantë buxhetore për AIDS-in në buxhetin e qeverisë, si dhe për të përfshirë sektorin privat në mënyrë më sistematike. Burimet shtesë të Fondit Global do të kërkohen përmes të ashtuquajturit Kanal për vazhdimësi të implementimit, si dhe propozimeve shtesë në raundet e ardhshme të financimit.

6.3 Monitorimi dhe Vlerësimi i Planit Strategjik të Kosovës Monitorimi dhe vlerësimi (M&E) është element i integruar i këtij Plani Strategjik Kombëtar (PSK) në nivele të ndryshme – ndikimi (impakti), rezultatet përfundimtare, rezultatet imediate dhe aktivitetet (kontributi/procesi). Për secilin nivel janë përcaktuar caqet vjetore, të cilat do të monitorohen duke përdorë treguesit që mund të vërtetohen në mënyrë objektive. Shtojca 2 jep një pasqyrë të detajuar të vlerave të tanishme (pikave referuese) dhe caqeve, treguesve dhe mjeteve të verifikimit (burimet e të dhënave) për secilin nivel të M&E-së. Plani për M&E i PSK-së jo vetëm që ka për qëllim të mundëson monitorimin e progresit në lidhje me zbatimin e strategjive, aktiviteteve dhe sigurimin e rezultateve imediate (shërbimeve, hapësirave, krijimin e kapaciteteve) sipas planeve paraprake, por edhe për të monitoruar trendët në sjelljen e ndërlidhur me HIV/AIDS-in; mbulueshmërinë dhe shfrytëzimin e shërbimeve dhe programeve (rezultatet përfundimtare); si dhe trendët në shkallën e infeksionit me HIV (ndikimi/impakti) në mesin e grupeve të ndryshme të popullsisë. Parimet dhe mekanizmat themelor të monitorimit dhe vlerësimit të PSK-së janë përcaktuar në Planin Kombëtar për M&E të HIV/AIDS-it, i cili është hartuar në vitin 2006 dhe i cili përcakton strukturën e përgjithshme dhe kornizën e mbikëqyrjes së përgjithshme kombëtare dhe sistemit të M&E-së (i cili pritet të formohet). Në këtë aspekt, një nga objektivat themelore të PSK-së 2009-2013 është krijimi dhe vënia në funksion e këtij sistemi kombëtar për M&E, përfshirë krijimin e njësisë kombëtare për M&E, në Zyrën për AIDS.

Page 53: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

45

Detyrat dhe përgjegjësitë e M&E M&E është përgjegjësi e ndarë në mes të të gjitha palëve të interesuara të përfshira në përgjigjen kombëtare ndaj HIV/AIDS-it. Përgjegjësia e përgjithshme për monitorim dhe vlerësim të zbatimit të PSK-së 2009-2013 mbështetet në Zyrën për AIDS, e cila është e vendosur në MSH dhe funksionon si sekretariat i Komitetit Kosovar për AIDS (KKA). Për këtë qëllim, krijimi i njësisë kombëtare për M&E në Zyrën për AIDS është prioritet kyç, meqë njësia do të ketë për detyrë koordinimin dhe menaxhimin e mbledhjes së të dhënave nga palë të ndryshme të interesuara – ofruesit e shërbimeve, hulumtuesit dhe donatorët – në sistemin e mbikëqyrjes kombëtare dhe të M&E. Kjo detyrë përbëhet jo vetëm nga mbledhja e të dhënave programatike nga sistemi i M&E dhe nga të dhënat e hulumtimeve në një bazë kombëtare të të dhënave për HIV/AIDS, por edhe nga meta-analizat e të dhënave, shpërndarja e informatave strategjike të gjitha palëve të interesuara, si dhe lehtësimi i përdorimit të tyre në krijimin dhe rishikimin e rregullt të politikave, programeve dhe PSK-ve, si dhe në mobilizim dhe alokim të resurseve. Përgjegjësia kyçe për mbledhjen e të dhënave dhe raportimin e tyre Zyrës për AIDS do të bie mbi ofruesit e shërbimeve, zbatuesit e programeve dhe institucionet hulumtuese – përfshirë ministritë dhe institucionet tjera qeveritare, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe sektorit privat. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të kenë partnerët zbatues dhe njësia për implementimin e projektit (NjIP), përkatësisht programet dhe shërbimet e mbështetura nga Fondi Global. Korniza për M&E e PSK-së sikurse është përshkruar në Shtojcën 2 është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me Planin ekzistues Kombëtar për M&E (2006), si dhe planin për M&E të projektit të përkrahur nga Fondi Global, për të siguruar konsistencë dhe koordinim të të gjitha të dhënave nga sistemi i mbikëqyrjës dhe M&E.

Page 54: Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 · OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OShC Organizata të shoqërisë civile PBNF Parandalimi i Bartjes nga Nëna në Fëmijë

1

ANEKSI 1: KORNIZA E REZULTATEVE TË PSK-së

ANEKSI 2: PLANI I PUNËS PESËVJEÇARË I PSK-së DHE KORNIZA E M&E

ANEKSI 3: PLANI DYVJEÇAR I VEPRIMIT TË PSK-së

ANEKSI 4: BUXHETI I PSK-së