pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne...

85
Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI MJEKËSOR TIRANË FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencave kirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe 20 vjecare ( 1990-2010) KANDIDATI: UDHËHEQËS SHKENCOR: Gjovalin Bushi Prof. Dr. Ajli Alushani Tiranë 2014

Upload: others

Post on 16-Feb-2021

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    1

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    UNIVERSITETI MJEKËSOR TIRANË

    FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

    Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencave

    kirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe

    20 vjecare ( 1990-2010)

    KANDIDATI: UDHËHEQËS SHKENCOR:

    Gjovalin Bushi Prof. Dr. Ajli Alushani

    Tiranë 2014

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    2

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    UNIVERSITETI MJEKËSOR TIRANË

    FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

    DISERTACION

    I PARAQITUR NGA

    Z. Gjovalin Bushi

    PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE

    DOKTOR

    TEMA:“ “Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencave kirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe 20 vjecare ( 1990-2010)”

    MBROHET NË DATË: ......./......2014 PARA JURISË:

    1. .................................................................. KRYETAR

    2. .................................................................. ANËTAR (OPONENT)

    3. .................................................................. ANËTAR (OPONENT)

    4. .................................................................. ANËTAR

    5. ...................................................................ANËTAR

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    3

    PERMBAJTJA

    I. Hyrje:

    1. Hierarkia e urgjencave kirurgjikale abdominale.

    2. Anatomia e abdomenit

    3.Pergatitja preoperatore e pacientit ,ekzaminimet komplementare ne urgjence.

    II .Apendesiti akut:

    -Definicioni

    -Anatomia

    -Klinika

    -Diagnoza

    -Diagnoza diferenciale

    -Trajtimi

    III.Kolecistiti akut:

    -Definicioni

    -Anatomia

    -Klinika

    -Diagnoza

    -Diagnoza diferenciale

    -Trajtimi

    IV.Ileusi akut intestinal:

    -Definicioni

    -Anatomia

    -Klinika

    -Diagnoza

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    4

    -Diagnoza diferenciale

    -Trajtimi

    V.Peritoniti:

    -Definicioni

    -Anatomia

    -Klinika

    -Diagnoza

    -Diagnoza diferenciale

    -Trajtimi

    VI - Metodologjia

    - Qellimi I studimit

    - Objektivat

    - Materiali dhe Metoda

    - Rezultatet

    - Konkluzione

    VII- Referencat

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    5

    I. Hyrje

    HIERARKIA E URGJENCAVE KIRURGJIKALE ABDOMINALE

    Nje game e gjere e patologjive abdominale bejn pjese ne urgjencat kirurgjikale.

    Njohja e shpeshtesise te shkaqeve te urgjencave kirurgjikale te abdomenit nuk eshte e

    padobishmee.

    Te gjitha statistikat tregojne per predominimin e apendesitit akut,te okluzioneve intestinale dhe

    te kolecistitit akut.Keto nocione mund te ndihmojne qe gjate demarsheve diagnostike nuk

    duhen neglizhuar dhe ato me te rrallat.Ne praktike kirurget kane me shpesh pune me

    okluzionet nga briljet ose me nje perforacion te ulceres duodenale ,se sa me nje infarkt

    mezenterik ose ileus biliar qe takohen me rralle .

    GRADAT E URGJENCES

    Diagnoza ben qe te afrohet sa me shume ora e nderhyrjes.

    I-Disa abdomene akute,kerkojne nje veprim te nje urgjence ekstreme ;minutat llogariten ose numerohen .Behet fjale kryesisht per hemoragjite masive per te cilat pa mohuar rendesine

    e transfuzionit ,nderhyrjet eshte me e rendesishme te merren duke I’’ reanimuar’’.

    Ketu do te permenden:

    1-Ruptura e aneurizmes se aortes;

    2-Plagosjet e vazave te medha ;

    3-Ruptura e lienit ose e heparit;

    4-Ruptura kataklizmike e barres jashte mitres;

    II-Abdomene te tjera akute ,do te cilesohen urgjence dhe do te llogariten oret.Vendosja ne

    kushte operacioni eshte e domosdoshme ,por ajo duhet te jete e shkurter.Vonesat abusive

    rritin vdekshmerine dhe semundshmerine:

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    6

    1-Perforacionet intestinale dhe biliare;

    2-Okluzionet nga strangulacioni (duke futur dhe hernien e inkarceruar);

    3-Embolite arteriale mezenteriale

    III-Disa abdomene te tjera akute meritojne te operohen brenda 12 oreve;

    1.Apendesitet akute te zakonshme

    2- Okluzionet nga obstruksioni

    IV -Se fundi jane rastet kur abdomen akut perfiton nga nje vonese kirurgjikale dhe

    justifikohet me nje trajtim medikal duke e mbajtur ne observacion disa dite si:

    -kolecistitet akute te zakonshme te pa perforuara;

    -ne pankreatitet akute;

    -ne divertikulitet kolike akute (te pa perforuara );

    -ne disa perforacione te ulceres gastro-duodenale,

    Kjo skeme jep indikacione teorike per oren e nderhyrjes por nganjehere kjo mund te

    modifikohet.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    7

    Anatomia e abdomenit

    Abdomeni

    Abdomeni (i quajtur zakonisht barku) është hapsira kavitare e trupit midis toraksit dhe pelvisit. Diafragma formon sipërfaqen e sipërme të abdomenit. Në nivelin e kockave pelvike, mbaron abdomeni dhe nis pelvisi.

    Abdomeni përmban të gjitha organet digjestive, duke përfshirë stomakun, intestinin, pankreasin, heparin, dhe fshikëzën e tëmthit. Këto organe mbahen së bashku lirshëm nga indi lidhor (mesentery) që i lejon ata të zgjerohen dhe të rrëshqasin kundër njëri-tjetrit. Abdomeni përmban gjithashtu edhe veshkat dhe splenin.

    Në abdomen kalojnë ene shumë te rëndësishme gjaku ku përfshihet aorta, vena kava inferior dhe dhjetra degë të tyre të vogla.Në pjesën e përparme abdomeni mbrohet nga nje shtresë e hollë indesh që quhet fascie.Përpara fascies janë muskujt abdominalë dhe lëkura. Në pjesën e pasme të barkut janë muskujt e pasëm.

    Për nga ana funksionale themi se në abdomen është vendosur trakti tretës ku dhe ndodh absorbimi dhe digjestioni i ushqimit.Trakti tretës konsiston në praninë e ezoagut,stomakut, duodenit, jejunumit,ileumit,cekumit,apendiksit,colonit ascendant dhe descendent,kolonit sigmoid dhe rektumit.Ograne të tjera vitale brenda abdomenit përfshijne heparin,veshkat,pankreasin dhe lienin.Muri abdominal është i ndarë nga muri posterior, lateral dhe ai frontal.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    8

    Muskujt abdominalë

    Muskuli transversus abdominis është i sheshtë dhe trekëndor , me fibrat e tij që janë të vendsura horizontalisht.Shtrihet midis oblikes së brendshme dhe fascies transversalis.E merr originën nga ligamenti Poupart.Inserohet në linea alba mbrapa rectus abdominis.

    Muskujt rectus abdominis muscles janë të gjatë dhe të sheshtë. E kanë origjinën nga kockat e pubisit, vazhdojnë shtrihen në abdomen dhe në linea alba dhe inserohen në kartilagon e peste, gjashtë dhe të shtatë të brinjëve.

    Muskuli pyramidalis është i vogël dhe trekëndor.Lokalizohet në pjesën e poshtme të abdomenit, përballë rectus abdominis.E merr origjinën ng akocka pubike dhe inserohet në linea alba dhe përfshin dhe umbiiksin.

    Funksionet

    Muskujt abdominale kanë funksione të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme.Ata sigurojnë lëvizshmëinë dhe mbështëtjen e trungut si dhe ndihmojnë në procesin e frymëmarrjes.Për më

    http://en.wikipedia.org/wiki/Transversus_abdominishttp://en.wikipedia.org/wiki/Rectus_abdominishttp://en.wikipedia.org/wiki/Rectus_abdominis_muscle

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    9

    tepër këta muskuj shërbejnë si mbrojtës të organeve të brendshme si dhe se bashku me muskujt e pasëm të shpinës sigurojne mështetjen dhe qëndrimin.

    Regjonet

    A- Skema e 9-regjoneve

    A-Këto tre linja horizontale dhe dy linjat vertikale e ndajnë abdomenin në nëntë regjone.

    Hypokondriumi I dathtë epigastriumi Hypokondriumi I majtë

    Regj. lumbar djathtë Regj. umbilical Regj. lumbar I majtë

    Regj. inguinal i djathtë Regj.

    suprapubick Regj. inguinal i majtë

    B-Një mënyrë tjëtër e ndarjes së abdomenit është ajo e ndarjen në 4 kuadrantë:

    Kuadranti I sipërm I djathtë (RUQ) l Kuadranti I sipërm I majtë (LUQ)

    Kuadranti I poshtëm I djathtë

    (RLQ)

    l Kuadranti I poshtëm I majtë

    (LLQ)

    http://en.wikipedia.org/wiki/Epigastriumhttp://en.wikipedia.org/wiki/Umbilical_regionhttp://en.wikipedia.org/wiki/Left_upper_quadrant_%28abdomen%29http://en.wikipedia.org/wiki/Left_lower_quadrant_%28abdomen%29

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    10

    B- 4-region scheme

    LOKALIZIMI I DHIMBJES NË BAZË TË ZHVILLIMIT TË SËMUNDJES

    Numri i organeve në bark dhe sinjalet komplekse që ato dërgojnë mund ta bëjë atë të vështirë

    për të identifikuar shkakun e një dhimbje barku. Ndonjëherë, vendndodhja e dhimbjes së

    pacientit mund të ndihmojë mjekun të kufizoje listën.

    1-Dhimbja e gjeneralizuar

    1.Perforacion

    2.Ishemi / infarct mesenterik

    3.Pancreatitis acut

    4.Diverticuli Mecel

    5.Appendicitis

    6.Pancreatitis

    7.Gastroenteritis

    8.Cholecystitis

    Dhimbja e gjeneralizuar ndodh ne gjysmën e rasteve ose më shumë të pacientëve me abdomen

    acut.Dhimbja e gjeneralizuar mund të shfaqet nga shumë sëmundje të ndryshme dhe zakonisht

    largohet pa trajtim medical.Indigjestioni dhe gastroenteritet janë problemet kryesore që

    shkaktojnë dhimbjen e gjeneralizuar.Trajtimi në shtëpi mund të ndihmojë në lehtësimin e

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    11

    diskomfortit.Dhimbjet e lehta të gjeneralizuara ose krampet abdominale që bëhen të ashpra me

    kalimin e orëve mund të bëhen një symptom i obstruksionit intestinal.

    2-Dhimbja përreth umbilikusit

    1-Early appandecitis

    2-Trombosis mesenterike

    3-Pancreatitis acut

    4-Gastritis acut

    5.Colica infantile

    Dhimbja rreth e rrotull kërthizës mund të jetë e lidhur me çregullime të intestinit ose nga një

    inflamacion i appendiksit (appendicitis). Apandesciti eshte si një xhep në forme gishti që

    projektohet jashtë kolonit ,në anën e poshtme të djahtë të abdomenit.Nëse atje ndodh

    obstruksioni ,appandesiti inflamohet dhe mbushet me pus.Nëse nuk trajtohet appandesiti mund

    të shkaktoje peritonitis.Në lidhje me dhimbjen abdominale ai jep nauze, te vjella, anoreksi,

    temperaturë dhe prani të gazrave dhe levizshmëri të zorreve.

    3- Dhimbja epigastrike

    1.Oseophagits

    2.Acute pancreatic

    3-Ulcer duodenale

    4-Colechistitis

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    12

    Dhimbja epigastrike direkt mbi umbilikus,në gjysmën e sipërme të abdomenit, kjo dhimbje lidhet me problemet dhe çrregullimet e stomakut.Dhimbja persistente në këtë zonë mund të jetë gjithashtu një sinjal i një prblemi me duodenin, pankresain apo edhe fashikëzën e tëmthit.

    4-Dhimbja në kuadrantin e sipërm të djathtë

    1.Cholecystitis acut

    2.Appendesitis retrocekal

    3.Abses subfrenik

    4.Pancreatitis acut

    5.Pneumonia

    6.Hepatitis

    7.Cholangitis

    8.Ulcer peptike

    Dhimbja në kuadrantin e sipëm të djathtë është shpesh e lidhur me shpesh me inflamacionin në fshikëzën e tëmthit.Dhimbja mund të përhapet në qëndër të abdomenit dhe të irradojë në shpatull.Zakonisht edhe inflamacioni i duodenit ose pancreasit shkaktojnë dhimbje në këtë zonë. 5-Dhimbja në kuadrantin e sipërm të majtë

    1.Ulcer peptike

    2.Pancreatitis

    3.Infarct splenik

    4.Abses dhe rupturë splanike

    5.Perinefritis acut

    Dhimbja në kuadrantin e sipërm të majtë nuk është shumë e shpeshtë.Zakonisht ajo flet për një problem në kolon, stomak,lien apo pancreas.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    13

    6-Dhimbje në kuadrantin e djathtë të poshtëm

    1- Acute apandesciti

    2- Mesenteric adenitis ( të rinjtë)

    3- Diverticulitis

    4-Salpingitis

    5-Diverticuli Mecel

    6-Shtazani ectopike

    7-Morbus Chron

    8-Colica biliare

    Dhimbja në kuadrantin e poshtëm të djathtë mund të vijë si pasojë e inflamacionit të kolonit, dhimbja e appandesitit mund të përhapet gjithashtu në këtë kuadrant. 7- Dhimbje në kuadrantin e majtë të poshtëm

    1-Constipacion 2-Ca rectal

    3-Diverticulitis

    4-Shtatzani ectopike

    Dhimbja në këtë kuadrant sugjeron shpesh per një problem në intestin si psh semundja inflamatore e intesinit apo një infeksion i kolonit që njihet si divertikulits.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    14

    8-Dhimbja suprapubike

    1-Retension acut urinar

    2-Cistitis

    3-Diverticulitis

    4-Shtatzani ectopike

    Dhimbja suprapubike mund të vije nga një crregullim i kolonit, ndërsa tek seksi femer ajo tregon një infeksion të traktit urinar ,sëmundjen inflamatore pelvike ose cystitis etj. 9-Dhimbja migurese –dhimbja abdominal ka aftësinë ë jashtzakonshme të “udhëtojë” përgjatë nervave të thella.Psh .dhimbja lidhur me inflamaiconin e fshikëzëssë tëmthit mund të irradoë nëkraharorose në shpatullën e djathtë.Dhimbja nga një crregulim pankreatik mund të irradojë gjithashtu në shpatull.

    Ekzaminimet komplementare ne urgjence

    Mund te klasifikohen ne dy kategori:

    1-Ekzaminime te dobishme ne diagnostiken e afeksioneve akute ose ne vleresimin e

    gravitetit. Ekzaminimi klinik eshte ai qe vendos per diagnozen dhe indikacionin per

    operacion.Ne kushte urgjente duhet ditur qe jo gjithmone lejohen te behen ekzaminime te

    sofistikuara(ekzaminimet biologjike kerkojne kohe te gjate per pergjigje ,ekzaminimet

    radiografike jane pak te pershtatshme per gjendjen e te semurit).

    2-Ekzaminime te rutines ose sistematikes.

    Keto kategori ekzaminimesh jane me te diskutueshme .A duhet patjeter te kerkohet zbulimi I

    shkakut ose I afeksionit shoqerues dhe qe nuk influencon ne indikacionin per operacion qe

    eshte urgjent?A duhet te priten te dhenat e jonogrames se gjakut per te operuar nje hernie te

    inkarceruar ?A eshtre e dobishme te kemi rezultatet e hematokritit per te operuar nje rupture

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    15

    kataklizmike te barres ektopike?Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte ceshtje bon sensi per

    urgjencat e verteta ,ora shihet ,minutat llogariten.Si konkluzion ekzaminimi klinik eshte element

    paresor.Ekzaminimi biologjik I vetem imperatif eshte GRUPI I GJAKUT.Te gjitha ekzaminimet e

    tjera te rutines nuk ndihmojne ne diagnozen ,ato mund te ekzekutohen mundesisht mbas

    nderhyrjes.

    Pergatitja e te semurit per nderhyrje

    Anestezia gjenerale eshte e mundur ,vecse kur funksionet respiratore ose cirkulatore nuk jane

    te kompromentuara rende nga afeksioni shkaktar ose nga terreni nga I cili vjen.Nganjehere do

    te duhet:

    A-Te restaurohet funksioni respirator I alteruar;

    -te pastrohen rruget e siperme te frymemarrjes;

    -drenazhi I versamentit pleural,gazoz ose likuidien.

    B-Te restaurohet funksioni cirkulator I prishur;

    -te kompensohet humbja e sasise se gjakut;

    -kompensim I sekuestrimeve te lengjeve ne sektorin e 3-te;

    -reekuilibrim elektrolitik (psh hiperkalemia)

    Hierarkia e ketyre veprimeve dhe afateve qe do te behen eshte ne funksion te grades se

    urgjences dhe te gravitetit

    1-Grada e urgjences.Eshte e rralle (hemoragjia masive) ku nderhyrja eshte element me I

    rendesishem se sa ‘’reanimacioni’’,pergatitja reduktohet ne maksimum.

    2-Graviteti I urgjences,Ne kushte te pasigurta (peritonite ose okluzione ne stade te vonuara

    dhe te semure te moshuar ),nje nderhyrje e parakohshme do te kete pasoja

    vdekjeprurese.Reanimacioni eshte paresor per te lejuar te operohet ne kushte te pranueshme

    .Ne te kundert nje krize apendikulare akute e pare heret tek nje subjekt I ri dhe ne gjendje te

    mire me pare ,nuk ka nevoje per pergatitje te gjate ose intensive ,edhe nderhyrja ne urgjence

    ne periudhe te qete.Ne disa raste anestezia gjenerale do te behet e rrezikshme dhe atehere do

    te kerkohet te behet me anestezi lokale ose lokoregjionale (anestezi peridurale ose rachi

    anestezi)(ne rastin e nje hernieje te inkarceruar ,kolostomi).

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    16

    3-Ne plan praktik :Duhet gjithmone qe I semuri te jete esell kur indikacioni per operacion eshte

    vendosur.

    Aspirimi me sonde nazogastrike ka shume indikacione:

    -zbrazja e stomakut e domosdoshme per te evituar inondimin bronkial gjate induksionit

    anestetik;

    -ne rast te anestezise urgjente tek nje subjekt qe ka ngrene;

    -ne afeksionet qe shoqerohen me ndalim te tranzitit:okluzion intestinal,ileus ne peritonitet;

    -interes diagnostik dhe prognostik ne hemoragjite digjestive;

    -interes terapeutik,ne ulcerat e perforuara,aspirimi gastrik perfaqeson trajtim esencial me

    metoden Taylor.

    C-Gjendet nje rruge venoze me debit te gjere,po te jete e mundur nje vene e sistemit te vena

    kava superior ,kur parashikohet reanimacion intensive dhe kjo lejon:

    -te merren analizat e gjakut;

    -lejon shpejt korrigjimin e crregullimeve hidro-elektrolitike;

    -Korrigjimin e shokut ;

    -Kompensimin e humbjeve te gjakut;

    -Matja e presionit venoz central PCV;

    D-Te praktikohet kateterizimi vezikal qe eshte:

    -sistematike ne nderhyrjet ne bacinin e vogel;

    -e domosdoshme ne sindromet e renda ku sasia e diurezes sherben per reanimacion.

    E-Te verehet lekura duke llogaritur dhe mundesine e zgjerimit te incizimit kur eshte e

    nevojshme.

    F-Ti behet e ditur te semurit apo familjareve per nevojen e nderhyrjes dhe natyren e saj,duke I

    treguar dhe mundesine e heqjes ose gjymtimin.

    II-APENDESITI AKUT

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    17

    Apendesiti akut eshte inflamacion akut I apendiksit.Ai prek te gjitha moshat,perben urgjence

    kirurgjikale dhe ne disa raste diagnostikohet me veshtiresi.Ne vitin 1581 eshte raportuar per nje

    proces supurativ fatal te regjionit cekal,te emertuar ``perityphlitis``.Raportimet e para per

    apendektomi datojne nga 1736,kur Aymand beri apendektomi,per nje apendiks te perforuar

    dhe vendosur ne nje sakus herniar.Kjo semundje dhe trajtimi kirurgjikal I saj u pershkruan per

    here te pare nga Reginald Fitz ne Kongresin e pare te Shoqates Amerikane te Mjekesise.

    Mc Burney pershkroi manifestimet klinike te appendiksit akut dhe perdori I pari incizionin ,qe

    mban emrin e tij dhe perdoret dhe sot per appendektomi.

    Anatomia

    Appendix vermicularis vendoset ne faqen e brendshme te cekumit,ne piken ku bashkohen tre

    teniet kolike,rreth 3 cm poshte derdhjes se ileumit ne cekum.Ai ka nje gjatesi rreth 7 -12

    cm.Apendiksi mund te vendoset ne pozicione te ndryshme ne kavitetin peritoneal.Kjo vendosje

    lidhet me pozicionin e cekumit dhe morfologjine e tij.Ai mund te jete

    subhepatik,mezoceliak,iliak,pelvic,retrocekal,dhe retroperitoneal.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    18

    Epidemiologjia

    Apendesiti akut eshte shkaku me I shpeshte I sindromit akut doloroz,qe paraqiten ne sherbimet

    kirurgjikale.Ai perben interventin me te shpeshte ne kirurgjine e urgjences dhe ``frika`` per kete

    diagnoze mund te jete nje faktor qe con ne nderhyrje kirurgjikale te panevojshme dhe rritjen e

    incidences.Incidenca eshte e ulur ne femijet nen 3 vjec dhe adultet mbi 50 vjec.Kulmin e saj e

    arrin nga mosha 10-20 vjec.Ushqimet e pasura me fibra ulin incidence e appendesitit akut

    Etiologjia

    Mbyllja e lumenit te apendiksit eshte faktori dominant ne etiologjine e appendesitit akut.Si

    shkak per zenien e lumenit te appendiksit sherbejne fekalitet (sterkolitet),trupat e

    huaj,parazitet (oksiuret,askaridet),etj.

    Obstruksioni favorizon stazen ,e cila con ne shtimin e presionit endoluminal,favorizon shtimin e

    flores bakteriale prezente ne appendix ,si inflamacionin,edemen,mikroabceset,nekrozen dhe

    perforacionin e appendiksit.

    Anatomia Patologjike

    Ne kete patologji konstatohen ndryshime inflamatore te pareteve te appendiksit ,nga mukoza

    deri ne seroze.

    Nga ana anatomo-patologjike dallohen disa forma:

    A-Appendesiti kataral,qe karakterizohet nga edema e pareteve ,hiperemidhe nga ulceracione

    shume te vogla.Appendiksi eshte I enjtur dhe I skuqur.

    B-Appendesiti flegmonoz,eshte stad me I avancuar,mukoza eshte e ulceruar,lumeni i

    appendiksit permban pus dhe shtresat e tjera te paretit kane edeme dhe verehet infiltrim nga

    polimorfo nuklearet.Ne stade me te avancuara appendixi mbulohet nga membrane fibrin

    purulente.

    C-Appendesiti gangrenoz,karakterizohet nga nekroza e pareteve te appendixit dhe shpesh

    shoqerohet me perforacionin e ti,me abcese periappendikulare dhe kur ecuria eshte e zgjatur

    con ne formimin e nje pseudotumori inflamator.

    D-Appendesiti granulomatoz(forme e vecante),qe eshte nje lesion folikular,me celula

    epiteloide,qe te kujtojne semundjen e Crohn.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    19

    Shenjat klinike te pergjithshme

    Dhimbja spontane e barkut eshte e pranishme ne 95% te rasteve.Ajo fillon menjehere ose ne

    menyre progressive ,ne fillim me lokalizim epigastrik ,periumbilikal ose ne fosa iliake

    dexter.Itinerari I zakonshem I dhimbjes eshte ne fillim epigastrik,perhapje difuze dhe lokalizim

    definitiv ne fosa iliake dexter ,ku vazhdon te persistoje.Dhimbja eshte me e shprehur ne zonen

    e projektimit te apendiksit ,qe zakonisht eshte zona e pershkruar nga Mc Burney dhe I

    korrespondon pikes se lokalizuar ne nje te treten e jashtme ,te vijes qe bashkon spina iliake

    anterior superior me umbilikusin.

    Intensiteti I dhimbjes eshte I ndryshem ,ne disa raste I shprehur ,por ka karakter te

    vazhdueshem.

    Dhimbja mund te shoqerohet me anoreksi ,nauze,te vjella ,rralle me konstipacin ose nderprerje

    te tranzitit. Temperatura shkon nga 37 deri ne 38 grade Celsius.Pulsi eshte ne varesi te stadit te

    semundjes.

    Kuadri simptomatologjik ne apendicitet akute të thjeshta Dhembja spontane Fillimisht në regionin umbilikal, më vonë në fosën iliake të Djathtë dhe së fundi në gjithë barkun Nauzea/te vjellat Zakonisht të pranishme. Pulsi I fortë me frekuencë të shkurtër Temperatura E rritur, shpesh e moderuar Leukocitoza E shtuar dhe e konsiderushme Palpaconi I dhimbshëm në fosën iliake të djathtë dhe në pikën apendikualere; hiperestezi kutane në zonën apendikualre; Mbrojtje muskulore të lokalizuar në fosën iliake të djathtë; Shenja Rovsing poz; Blumberg poz. etj Tranziti Ndalim i feçeve dhe gazrave

    SHENJAT KLINIKE SPECIFIKE

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    20

    Shenja Blumberg pozitiv flet për një proces inflamator të peritoneumit. Ajo konsiston në

    provokimin e dhimbjes abdominale gjatë dekomprimimit të menjëhershëm në fosën iliake të

    djathtë.

    Shenja Rovsing, është shpesh e pranishme. Ndodh kur ushtrojmë presion në kuadratin e

    poshtëm të majtë dhe reflekton dhimbje në kuadratin e poshtëm të djathtë (që vjen si pasojë e

    zhvendosjes së gazrave nga koloni i majtë në cekum).

    Shenja e Psoasit mund të jetë pozitive dhe ndodh nga ekstensioni i kofshës së djathtë ndërsa

    pacienti është i shtrirë majtas. Dhimbja bën të mendosh praninë e një apendiksi të inflamuar që

    shtrihet mbi muskulin psoas.

    Shenja Lasege (në vendosjen e apendiksit retroperitoneal, kur procesi inflamator ka interesuar

    dhe m.ileopsoas), konsiston në mbajtjen nga ana e të sëmurit të një pozicioni te detyruar,

    anatalgjik të këmbës së djathtë kur flektohet në artikulacionin koksofemoral.

    Shenja e obturatorit mund të ndodhë me pacientin në pozicionin supin me rotacion pasiv të

    kofshës së djathtëtë flektuar. Dhimbja me këtë manovër është një shenjë pozitive.

    Shenja Krimov,eksplorimi i kanalit inguinal të djathtë (anulusit ekstern të tij) shkakton shimbje e

    cila flet në favor të një inflamacioni peritoneal në këtë region. Hiperestezia e lekurës në afërsi të

    spina iliaka anterior superior t ë djathtë është një tjetër shenjë dhe i korrespondon zonës së

    dhembjes spontane.

    Shenjat klinike ne varesi te vendosjes

    1-Appendesiti retrocekal:Krahas shenjave te pergjithshme ,ka si karakteristike dhimbjet

    lumbare unilaterale.Ne palpacion gjejme shenja shume te shprehura siper palave iliake ne

    fosen inter-kostoiliake,e cila mund te shfaqet gjate kontraksioneve te muskulit psoas.Verehet

    irritimi I muskulit psoas qe reflektohet me psoas-simptom.Te semuret mbajne te flektuar dhe

    adduktuar kemben e djathte ne pozicion antalgjik.Shtrirja e kembes shoqerohet me dhimbje

    dhe pacienti per ta shmangur vendoset ne lordoze .Ndonjeher ka shenja urinare (poliakuri).

    2-Appendesiti pelvik.Dhimbja eshte e vendosur poshte pubisit dhe ne fosa iliake

    dexter.Irritacioni local con ne shfaqjen e shenjave genitor-urinare,si:disuri,retension

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    21

    urinar,ereksion(tek femijet)si dhe shenja te irritimit rectal si :tenezma,dhimbje gjate eleminimit

    te gazeve ,diarre.Ne tushe rektale provokohet dhimbje laterale e djathte,qe ka vlere me te

    madhe se palpacioni I abdomenit.

    3-Appendesiti mezoceliak:Prania e nje vatre purulente midis ansave intestinale jep tablon e nje

    okluzioni febril,nderprerje te eleminimit te feceve ,gazeve ,te vjella ,dhimbje

    periumbilikale,fryrje te barkut,temperature.Radiografia direkte e abdomenit tregon per nivele

    hidroaerike te zorres se holle .Ne raste te vecanta shoqerohen me diarre irritative.

    4-Appendesiti subhepatik:Dhimja lokalizohet nen harkun kostal te djathte ,qe te kujton nje

    kolecistit akut.

    5-Appendesiti iliak sinister :Ankesat dhe te dhenat e ekzaminimit klinik lokalizohen ne fosa

    iliake sinister .Eshte karakteristike per cekum mobile .

    6-Appendesiti herniar:Vendosja e apendiksit ne sakusin hernia shoqerohet me dhimbje te forte

    ne nivelin e hernies ,kryesisht ne hernien inguinale ,qe na kujtojne shenjat e

    inkarcerimit.Diagnoza vendoset ne operacion.

    Shenjat klinike sipas moshes

    -Tek te porsalindurit:Apendesiti akut eshte I rrale ,per shkak te moszhvillimit te indit

    limfoid.Diagnoza eshte e veshtire.Dhimbja eshte konstante ,por e veshtire per tu evidentuar.Te

    terheq vemendjen axhitimi,dhe pagjumesia .Gjendja e pergjithshme alterohet menjehere ,me

    te vjella ,diare dhe temperature te larte .Ecuria drejt perforacionit eshte e shpejte dhe ne

    50%te rasteve jep peritonit te gjeneralizuar.Tek nje femije qe nuk fle,vjell,paraqet diare dhe

    temperature duhet menduar mundesia e appendesitit.

    -Tek te moshuarit:Per shkak te renies se sistemit imunitar dhe ptozes se organeve ,qe favorizon

    kufizimin e procesit inflamator ,shenjat jane me te zbehta ,defensa e moderuar dhe dhimbja

    nuk eshte me intensitet te shprehur.

    -Tek femijet :Tabloja klinike eshte me e shprehur se tek adultet dhe te vjellat jane me te

    shpeshta .Kjo eshte shkak I hiper reaktivitetit ,si pasoje e pjekurise jo te plote te sistemit

    imunitar.

    -Tek grate gravide: Verehet rralle 1 me 1000 gravidanca.Ne tremujorin e pare nuk ka vecori.Te

    vjellat mund ti atribohen gravidances dhe dhimbjet nje pielonefriti.Pas muajit te katert shenjat

    lokalizohen lart per shkak te ngritjes se cekumit nga uterusi,kontraktura lokalizohet ne anen e

    djathte te uterusit ,e cila shtohet kur shtypet ana e majte e uterusit.Ne muajin e fundit dhembja

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    22

    lokalizohet ne hypokondrin e djathte .Kontraktura eshte e paket.Ekografia mund te beje

    dallimin midis appendesitit akut dhe kolecistitit.

    Diagnoza

    Ekzaminimi klinik:Kryhet duke e shtrire te semurin ne dekubitus dorsal,me kembe te

    flektuara.Ai eshte vendimtar ne percaktimin e diagnoses se appendesitit akut.Palpacioni behet

    me dore praraprakisht te ngrohur,te mbeshtetur mire mbi paretin abdominal.Fillon nga fosa

    iliake e majte ,pershkon te gjitha kuadratet per te perfunduar ne fosa iliake e djathte .Ne

    palpacion duhet te kerkojme per shenjat e irritimit peritoneal.Palpacioni provokon ne fosa

    iliake te djathte ,nje dhimbje shqetesuese(sensibilitet),qe reflektohet dhe ne mimiken e

    pacientit .Dhimbja e shkaktuar nga dekompresioni ne fosen iliake te djathte perben shenjen

    Blumberg.Kjo dhimbje e mprehte shkaktohet ne momentin e heqjes se dores,pas palpacionit te

    thelle ne fosen iliake dx.Dhimbja qe provokohet djathtas ,nga presioni I ushtruar ne fosen iliake

    te majte quhet shenja Rovsing.Ne piken Mc Burney mund te konstatohet hiperestezi kutane

    .Verehet kontrakture e moderuar e muskujve te barkut(mbrojtje muskulare),pergjithesisht e

    lokalizuar ne fosen iliake dx ,e cila eshte ne varesi te intensitetit te reaksionit peritoneal.Ne

    perkusion konstatohet dhimbje ne kete regjion ,e cila mund te provokohet edhe gjate

    kollitjes.Tusheja rektale provokon dhimbje lateralisht djathtas ne 65% te rasteve.

    Ekzaminimet plotesuese:Ne formulen e gjakut verehet leukocitoze e moderuar ,nga 6-8 mije ne

    85% te rasteve .Leukocitoza mbi 15000 flet per forma te renda.Sedimenti eshte I rritur.Ne

    radiografi direkte te barkut mund te konstatojme shenja si :nivel hidroaerik ne fossa iliake dx

    ,opacitet,qe mund ti korrespondoje sterkolitit appendikular dhe zbritje te kolon transvers.

    Me ekografi mund te vleresojme diametrin e rritur te apendiksit ;rritje te diametrit transversal

    qe arrin 6-8 mm ;imazhin e shenjestres ne pamjet transversal ose ‘’shenja target”;vale

    antiperistaltike ne fossa iliake dx;pranine e likidit perreth apendiksit ;pranine e koleksionit ne

    format me abcese periapendikular,mund te realizohet dhe punksion diagnostik.Nje ekografi

    normale nuk e perjashton dg.

    CT skaner:metode diagnostike

    Laparoskopia :Metode diagnostike dhe sherben dhe per appendektomi.

    Komplikacionet e appendesitit akut te paoperuar

    1-Infiltrati periapendikular:Me shfaqjen e inflamacionit apendikular,organizmi mobilizohet per

    kufizimin e tij .Keshtu omentumi ,zorra e holle dhe koloni perpiqen te kufizojne procesin

    inflamator.Ne rastet kur kjo arrihet ,krijohen aderenca te shumta midis ketyre organeve me ne

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    23

    qender apendiksin.Ky konglomerat organesh perben infiltratin periapendikular,qe mund te coje

    drejt sherimit ose te evoloje drejt absedimit.Klinikisht konstatohet mase ne fossa iliake dx,e

    forte me kufij te paqarte ,dhimbja eshte e moderuar dhe temperature subfebrile.Pacienti

    trajtohet me doza te larta antibiotikesh dhe ndiqet klinikisht.Ulja e temperatures,reduktimi I

    mases,ulja e leukocitozes,vendosja e tranzitit flasin per nje ecuri te mire.Ne te kundert

    perkeqesimi I gjendjes klinike,rritja e mases,dhe e temperatures dhe prania e nje formacioni

    anekogjen ne ekografi flasin per absedim.

    2-Abscesi periappendikular:Eshte vazhdim I infiltratit periapendikular.Konstatohet dhimbje e

    vazhdueshme ne fossa iliake dx,e shoqeruar me shenjat e sepsisit te pergjithshem dhe

    fenomene subokluzive.Ne palpacion masa behet e dhimbshme,qe mund te palpohet dhe me

    tushe rektale.Konstatohet leukocitoze me shifra 15-20 000 per mm3.Nese nuk trajtohet shkon

    drejt ruptures,duke shkaktuar peritonit ose duke krijuar fistula me organet e tjera (fistula

    entero-enterale)duke u drenuar ,apo fistula sterkorale.

    3-Peritoniti I gjeneralizuar:Eshte nderlikim qe kercenon rende jeten e pacientit

    4-Ileusi intestinal:Haset kryesisht ne format mezoceliake,dhe eshte komplikacion I infiltratit

    apo abscesit pperiapendikular

    5-Piophlebiti dhe abcesi hepatik.jec,jane dhimbje spontane,progressive ,pa faktor shperthyes

    Diagnoza diferenciale

    1-Dhembjet abdominale funksionale,hasen tek femrat me pak se 30 .vjec,jane dhimbje

    spontane,progressive ,pa faktor shperthyes dhe te lokalizuara ne fossen iliake te

    djathte.Intensiteti I tyre eshte I moderuar,mund te verehet nauze,fryrje barku dhe turbullime te

    tranzitit dhe afebril.Dhimbja nuk shoqerohet me mbrojtje muskulare,ekografia jane normale

    ashtu si formula e gjakut.

    2-Afeksionet digjestive;si enterokoliti infeksioz shoqerohen me dhembje abdominal difuze,me

    karakter kolik dhe diarre te shprehura.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    24

    3- Morbus Crohn.Ne kete rast duhen kerkuar antecendente te diareve te meparshme dhe

    shenja ekstra digjestive.

    4-Divertikuli I Meckel ose cekumit.

    5-Limfadeniti mezenterial akut:Per diferencim ndihmon anamneza epidemiologjike

    (virale),prek me teper femijet shoqerohet me infeksione te ORL ose pulmonare dhe

    limfadenopati cervikale.Mbrojta dhe sensibiliteti jane te shprehura.

    6-Limfoma ileale .Duhet pyetur per perdorimin e imunosupresoreve ose per pranine e

    limfomes.Ka adenopati periferike.

    7-Kanceri I cekumit.

    8-Kolecistiti akut:Kerkohet ne anamneze per kolika biliare.dg vendoset me ekografi.

    9-Salpingiti akut:Paraqet leukorrhe,dhimbje spontane pelvike dhe dhimbje bilateral ne tushe

    vaginale.

    10-Torsion I kistit te ovarit te djathte:Me tushe vaginale preket mase shume e dhembshme

    ,ekografia konstaton kist te ovarit.

    11-Rupture e barres ektopike ,konstatohet vonese e ciklit menstrual,mbizoteron klinika e

    shokut hypovolemik.

    12-Kolika renale e djathte:me dhimbje lumbare abdominal dx ,hematuri mikro ose

    makroskopike,prania e gureve apo staze pielo-kaliciene.

    TRAJTIMI

    Appendesiti akut eshte urgjence kirurgjikale dhe trajtimi I tij konsiston ne apendektomi te

    realizuar me urgjence.Interventi mund te kryhet me laparotomi,qe tek ne eshte nderhyrja

    rutine,por ne shume vende ka filluar edhe trajtimi laparoskopik I kesaj patologjie.Ne format e

    komplikuara ose me vendosje atipike perdoret laparotomia .Incizioni duhet ti pershtatet

    lezionit dhe pacientit.Ne rastet e pa komplikuara preferohet incizioni Mc Burney .Kerkimi I

    apendiksit pergjithesisht eshte I lehte ,veshtiresohet gjetja ne vendosjet jo normale,tek obezet

    dhe ne rastet e avancuara.Ne keto raste duhet zgjeruar incizioni qe te ndihmoje per mobilizimin

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    25

    e cekumit.Ne rastet e avancuara preferohet incizioni median inferior,I cili siguron fusha te gjere

    operatore dhe pamje me te qarte.Apendektomia konsiston ne ligaturen e mezoapendiksit ku

    jane vazat apendikulare ,ligaturen e bazes se apendiksit dhe prerjen e tij ,duke mbrojtur

    kavitetin ng kontaminimi.Cungu I mbetur afondohet .Ne rastet kur procesi inflamator eshte

    shume I shprehur dhe mbyllja e bazes se apendiksit eshte e pasigurt ,preferohet ekscizioni dhe

    sutura e cekumit.Drenimi I kavitetit rezervohet vetem per rastet e

    nderlikuara.Antibiotikoterapia fillon preoperator,vazhdon gjate interventit ,si dhe pas

    operacionit,ne varesi te stadit te semundjes.

    Cfare duhet bere

    -Apendesit akut I zakonshem

    1-Rruga e hyrjes

    Incizion Mc Burney eshte I vetmi qe rekomandohet.Incizionet estetike ndalohen ne urgjence

    sepse ngushtesia pengon manipulimet si dhe ben te rrezikshem eksplorimin e pershtatshem

    ,prandaj do te kerkohet zgjerimi I tij.Apendiksi nxirret me kujdes duke evituar kontaktet me

    buzet e plages.

    -Apendiksi eshte patologjik

    Ne kete rast behet apendektomia e pasuar me afondim te cungut.

    -Apendiksi eshte sub normal

    Duhet kerkuar lezion tjeter pergjegjes I simptomatologjise

    Behet fjale:

    -me shpesh per limfadenopati mezenterike kryesisht te femijet

    -flitet per divertikul Meckel(1/50)

    -lezione te adnekseve

    Ne raste te tilla kryhet apendektomia ,pastaj trajtohen lezionet e tjera (rezeksioni I kistit ovarial

    ose I divertikulit Meckel) me te njejtin incision .

    Shume rralle behet fjale per lezione ne distance (kolecistit akut,ulcer gastroduodenale e

    perforuar,dhe eshte versamenti peritoneal ai qe terheq vemendjen ,sigmoidit akut )

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    26

    Ne te gjitha keto raste apendektomia realizohet me rruge mediane e cila lejon eksplorim te

    plote.

    PROBLEME TE VECANTA

    Ne rastin e veshtiresive gjate operacionit te lidhura me pamundesine e nxjerrjes se

    menjehershme te apendiksit ,(apendiksi ektopik,aderenca inflamatore,cekumi I fiksuar)eshte e

    rrezikshme te ngulesh kembe ne nxjerrjen e apendiksit me rruge hyrje origjinale.Ne keto raste

    nuk duhet hezituar per zgjerimin e incizionit aq sa duhet.

    Per disa kerkimi I divertkul Meckel eshte sistematik,per te tjeret rezervohet vetem kur

    apendiksi duket normal .

    Ne te gjitha rastet kerkohet :

    -Tualet I zones operuese me tampon

    -ne format e zakonshme nuk lihen drene ,vetem ne rastet kur eshte bere shkolitje e

    kolonit.Drenimi duhet bere ne zonen retroperitoneale me ane te nje lame te vogel qe del ne nje

    incision tjeter.

    -Peritoniti apendikular

    1-Rruga e hyrjes:kur diagnoza eshte bere para nderhyrjes preferohet incision median nen

    umbelikus ,mbasi lejon tualet te plote te peritoneumit.

    2-Tualet peritoneal.Zakonisht ky duhet te kryhet ne kushte te mira (aspirim I

    versamentit,lavazh me serum te ngrohte ),drenazhi nuk eshte I nevojshem .Ne rastin e

    shkolitjes ceko-kolike duhet drenuar hapesira e shkolitur.

    3-Antibiotikoterapia

    4-Po te zbulohet divertikul me pamje normale rekomandohet te mos behet rezeksion ne

    ambjent septic.

    -Abcesi apendikular.Ky pason plastronin apendikular I cili ka qene I panjohur.Abcesi shpesh

    eshte surprize .Duhet evituar perhapja e pusit ne kavitet.Abcesi duhet zbrazur por nuk duhet

    ngulur kembe per kerkimin e apendiksit kur eshte veshtire te zbulohet.Mbas ketyre etapave

    behet drenimi.Apendektomia do te kryhet ne kushte te ftohta ,afro disa muaj me vone.

    -TEK TE MOSHUARIT

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    27

    Ne qofte se ndodh nje apendesit tek nje person I moshes se trete ai paraqet po ate shkalle

    urgjence ,por duhet patur kujdes se mund te fshihet ndonje afeksion tjeter aty prane ,pikerisht

    kancer I kolonit te djathte .Prandaj ne dyshimin me te vogel eshte e nevojshme te praktiohet

    irigoskopia.

    Cfare duhet shmangur

    1-T e evitojme nderlikimet gjate operacionit.

    2-Te evitohet nje drenim abuziv,njekohesisht nuk duhet harruar drenazhi ne shkolitje kolike te

    djathte.

    3-Te shmangim incizionet e ngushta ne peritonitin apendikular.

    4-Nuk duhet kembengulur per te gjetur apendiksin ne llozhen e nje abcesi apendikular.

    NDERLIKIMET POSTOPERATORE

    1-Infeksioni I plages:Ndodh ne periudhen e hershme pas nderhyrjes,karakterizohet nga

    dhembje spontane ne plagen operatore ,ajo ka shenja te inflamacionit,skuqje dhe nxehtesi

    locale.Ne disa raste ,koleksionet jane te vendosura poshte aponeurozes.Drenimi I plages eshte

    I mjaftueshem.

    2-Peritonitet post operatore :Jane te lidhura me :hapjen e cungut apendikular,nekrozen e

    bazes se apendiksit apo te cekumit.

    3-Abceset post operatore:Mund te lokalizohen ne llozhen apendikulare ,kavum

    Douglas,subfrenuk,pelvic apo intermezenterial.

    4-Fistulat sterkorale:Jane shume te rralla,ndodhin nga te njejat shkaqe si peritonitis

    postoperator.Dalja e gazeve dhe feqeve nga plaga vendos diagnozen.Fistulografia ndihmon per

    te pare trajektin.Ne shumicen e rasteve mbyllen pas nje periudhe 1-3 mujore,ne rastet e

    deshtimit behet mbyllje kirurgjikale.

    5-Sindromi I dites se 5-te ndodh tek femijet nga 5-12 vjec pas apendektomise se ‘’ftohte’’.Ai

    eshte I lidhur me inokulimin peritoneal gjate nderhyrjes .Ndodh 5 ne 1000 raste.Periudha e

    afert eshte normale.Rreth dites se 5 pas operacionit shfaqen dhimbje barku,te perqendruar ne

    fossen iliake te djathte ,te shoqeruara me nauze dhe te vjella.Ne radiografi verehen

    hidronivele.Mund te nevojitet nderhyrje kirurgjikale per te evakuar koleksionin dhe per te bere

    tualetin e kavitetit peritoneal.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    28

    III-KOLECISTITI AKUT KALKULOZ

    1.ANATOMIA

    Bila e prodhuar në melçi drenohet ne rruget biliare.Duktusi hepatik i majte dhe i djathte se

    bashku me ate komun dhe koledokun perbejne rruget biliare ekstrahepatike,ndersa kolecista

    dhe duktusi cistik formojne rrugën aksesore ekstrahepatike.Duktuset hepatike te dy aneve me

    diameter rreth 3.5mm dalin nga hepari dhe bashkohen ne hilus ne formen e germes Y,duke

    formuar duktusin komun.Duktusi hepatik i majtë është formuar nga drenimi I segmenteve II, III,

    dhe IV të mëlçisë dhe ka një gjatësi extrahepatike rreth 2cm. Duktusi i djathte hepatik është

    formuar nga drenimi i segmente IV dhe VII(pjesa posteriore) dhe segmente V dhe VIII(pjesa

    anterior) e ka një gjatësi të shkurtër extrahepatike.Dukusi hepatik komun paraqitet

    anterolateralisht arteries hepatike dhe venës portale,te pozicionuar në ligamentin

    hepatoduodenal dhe bashkohet me duktusin cistik për të formuar duktusin biliar komun qe

    shkon deri ne papilla VATER, ku leshon bilen në duodenum.

    a = duktusi hepatik I djathte; b = duktusi hepatic I majte:c = duktusi hepatic komun;

    d=vena porta:e=arteria hepatike:arteria gastroduodenale:g=arteria gastrike e majte:h=duktusi

    biliar komun:i=fundusi I fshikezes:j=trupi I fshikezes:k=infundibuli:l=duktusi cistik:m=arteria

    Etiopatogjeneza

    Kolecistiti akut eshte inflamacion akut I fshikezes se temthit ne shumicen e rasteve me origjine

    nga kalkuloza biliare.Kalkuloza biliare nderlikohet me kolecistit akut ne 5-10% te

    rasteve.Kolecistiti akute në 90-95% të rasteve eshte per shkak te gureve. Kolecistiti akute

    akalkuloz është një situate qe zakonisht ndodh në pacientët me sëmundje të tjera akute

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    29

    sistemike. Në

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    30

    -Diabeti ,cirroza hepatike,akromegalia e trajtuar me octreotide,konsiderohen gjithashtu

    semundje qe favorizojne kolelithiazen.per te memorizuar faktoret e riskut perdoren pese

    iniciale 5F fat,female,fertility,family,fifty

    Guret pigmentoze kane prejardhje te ndryshme.guret me ngjyre kafe kane pikenisje nga

    infeksionet mikrobike ose parazitare,ndërsa ato me ngjyre te zeze jane rezultat i hemolizes se

    shtuar dhe i cirrozes hepatike.tretshmeria e alteruar e bilirubines se pakonjuguar me precipitim

    te bilirubinatit te kalciumit dhe kriprave te patretshme jane në baze te mekanizmit te formimit

    të gureve pigmentoze.anemia hemolitike,drepanocitoza,talasemia jane semundjet qe

    shoqerohen me kolelithiazën pigmentoze nga hemoliza.

    KOLECISTITI AKUT KALKULOZ

    Inflamacioni akut i kolecistes është komplikacioni me i shpeshte i kolelithiazes.Ai ndodh në rreth

    10% të të sëmurëve me gure ne koleciste.Kur kolika biliare zgjat ore,kane filluar zakonisht shenjat

    e inflamacionit te kolecistes,por jo gjithmone kolecistiti akut paraprihet nga kolika biliare.Një

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    31

    pjesë e madhe e te sëmurëve paraqiten që në fillim me shenjat e kolecistitit akut dhe shumë prej

    tyre kanë të dhënat klinike anamnestike të një kolecistiti kronik,qe vertetohet edhe ne gjetjet

    anatomopatologjike.

    Anatomia patologjike

    Obstruksioni i duktusit cistik eshte shkak i kolecistitit akut.Vazhdimi i prodhimit te mukusit jep

    fryrje te kolecistes.Fryrja dhe tendosja e mureve te kolecistes pengon qarkullimin venoz dhe

    limfatik duke shtuar edemen dhe ishemine e pareteve te kolecistes.fillimisht inflamacioni i

    kolecistes eshte kimik,probabilisht nga toksina te mukozes.Shpejt ndodh dhe invazioni

    mikrobik,qe mund te jete i shkalleve te ndryshme.E.coli,Klebsiella,Enterococcus,Bacteroides

    jane zakonisht mikrobet shkaktare.Seroza mbulohet me eksudat fibrinoz,muret jane

    edematoze,mukoza,fillimisht hiperemike me pas paraqet vatra nekrotike.Histologjikisht proçesi

    zhvillohet progresivisht,nga kolecistiti i thjeshte kataral,ne ate flegmonoz e me tej

    gangrenoz.evolucioni i metejshem mund te shkoje ne empieme(absces) te kolecistes,abscese

    perikolecistike ose perforacion ne kavitetin e lire peritoneal

    .

    Klinika

    klinikisht nuk ka ndonje kufi te qarte kur mbaron kolika e fillon kolecistiti akut.Ndryshimet

    inflamatore qe mund te fillojne pas ores se pare,zakonisht duan disa orë të zhvillohen

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    32

    plotësisht.Shenjat klinike varen shume nga shkalla e inflamacionit.Shenjat klinike kryesore jane

    dhimbjet në hypokondrin e djathte,nausea,të vjella dhe temperature jo shume e larte

    -Në kolecistitin e thjeshte (kataral)dhimbja është e lehtë ,rralle ruan intensitetin e kolikes

    fillestare,i semuri paraqet nje mbrojtje te lehte muskulare në hipokondrin e djathte dhe

    leukocitoze te moderuar.

    -Në kolecistitin flegmonoz dhimbja që zakonisht ka filluar prej dy ditesh është e forte e

    progressive,lokalizohet nën harkun kostal të djathtë.Meqë në këtë faze ka filluar të preket edhe

    peritoneumi parietal,i semuri ka dhimbje gjate levizjes,kur kollitet madje edhe kur merr frymë

    thellë.Në ekzaminimin objektiv konstatohet mbrojtje muskulore,Blumberg e Holman

    positive.Shenja Murphy(frenim i menjehershem i inspiracionit kur gishtat vendosen nën harkun

    kostal),është gjithashtu positive.

    Kur mbrojtja muskulore dobesohet mund te preket infiltrate inflamator subkostal ,nganjehere

    edhe kolecista e fryer,e tendosur,e dhimbshme,qe mund te jete shenje e zhvillimit të empiemës

    ose abscesit perikolecistik. Në të moshuarit klinika e kolecistitit akut mund te jete e zbutur dhe

    mashtruese.Kjo mund të çoje në vonim të diagnostikimit,shtim të komplikacioneve dhe rëndim

    të gjendjes.Kolecistiti tek femijet eshte i rralle dhe ndodh kryesisht tek femijet me semundje

    hemolitike,por mund te ndodh gjithashtu ne te semuret me sepsis ne formen e kolecistitit

    akalkuloz.

    Ecuria e kolecistitit akut kalkuloz

    kolecistiti I thjeshte kataral mund te regredoje nën efektin e terapise ose te evoluoje drejt

    kolecistitit flegmonoz e gagrenoz.Format e fundit mund të evoluojnë në disa drejtime:

    1.Empiema e kolecistes –Dyshohet për një empiemë kur shenjat keqësohen me gjithe

    trajtimin.Temperatura e larte,leukocitoza,reaksioni peritoneal local i shprehur,te bejne te

    dyshosh per zhvillimin e empiemes se kolecistes.

    2.Absceset perikolecistike dhe peritonitis local japin klinike si ne rastin e empiemes,me reaksion

    local dhe kuader ekografik te veçante.Ne palpacion mund te preket infiltrate.

    3.Perforacioni me peritonit difuz ose te gjeneralizuar është me i rralle dhe ndodh,sidomos,ne te

    moshuarit nga ischemia e fundusit te kolecistes,qe eshte pjesa marginale e me pak e

    vaskularizuar e saj.klinika e peritonitit difuz ose edhe te gjeneralizuar kushtezojne gjendjen e

    rëndë të të sëmurit.

    4.Hidropsi ose mukocela e kolecistes ndodh kur duktusi cistik bllokohet, por inflamacioni i

    biles eshte diskret,bila absorbohet dhe kolecista mbushet e fryhet me nje material

    mucinoz.Shenjat klinika jane te zbehta,në palpacion mund te preket kolecista e fryer dhe

    sensible.Mukocela e kolecistes mund te mos jape shqetesime serioze për nje kohe te gjate,por

    mund edhe te kthehet ne empieme te kolecistes,me klinik te zbehte te nje infeksioni latent,ne

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    33

    dallim nga empiema qe pason kolecistitin flegmonoz gangrenoz.

    5.Fistulat biliare te brendshme si rezultat i perforacionit kronik nga dekubitusi e nekroza e

    paretit te kolecistes.Ajo mund të fistulizohet në traktin digjestiv ne duoden,stomak e

    kolon,madje mund te fistulizohet edhe ne rruget biliare ekstrahepatike(sindromi Mirizzi).

    Format e kolecistitit akut kalkuloz:

    1-Kolecistiti kataral,eshte faze reversibile.Kolecista eshte e tensionuar ,muret jane

    edematoze,me vaza te dukshme te konxhestionuara me mukoze hiperemike dhe permbajtja

    eshte sterile.

    2-Kolecistiti purulent(flegmona dhe empiema e kolecistes).Kolecista eshte e rritur ne volum,e

    tendosur e mbushur me pus si pasoje e gurit te inkarceruar ne kanalin cistik.Paretet jane te

    trasha me mikroabcese parietale.

    3-Kolecistiti gangrenoz.Kolecista eshte e tensionuar ,me parete te trasha ,e erret, me vatra

    nekrotike si ne mukoze dhe ne paretet e saj dhe pogredon drejt perforacionit.Ndryshimet

    inflamatore interesojne dhe strukturat fqinje si peritoneumin visceral te llozhes

    subhepatike,ligamentin hepatoduodenal,duodenin,kolonindhe epiplonin,te cilet behen barrier

    per perhapjen e infeksionit duke krijuar nje plastron inflamator subhepatik.Ecuria e metejshme

    eshte drejt abcesit subhepatik dhe perforimit te tij ne kavitetin peritoneal.

    Shenjat klinike

    Shenjat klinike te kolecistitit akut jane pasqyra e intensitetit te fenomeneve inflamatore ne

    koleciste,shkalles se mbylljes se kanalit cistik,te infeksionit dhe reaksionit peritoneal.Shenja e

    pare eshte dhimbja me lokalizim ne hypokondrin e djathte dhe ne disa raste me fillim ne

    epigaster ,qe shpreh koliken biliare ,e cila eshte etapa e pare e semundjes.Dhimbja ne kolecistit

    eshte progressive ,irradohet ne bazen e hemitoraksit te djathte ,shtohet gjate frymemarrjes se

    thelle,te cilen e pengon.Dhimja shoqerohet me nauze,te vjella dhe ngadalesim te tranzitit

    intestinal.Temperatura rritet ne shifrat 38-39 grade Celsius dhe shoqerohet me takikardi,duke

    treguar infeksionin.

    Format e komplikuara te kolecistitit akut:

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    34

    1-Forma ikterike,gjendet ne rastet kur ka kompresion te rrugeve biliare ekstrahepatike ne nivel

    te qafes se kolecistes,ose ka fistul te kolecistes me hepatikun komun dhe guri bllokon rrjedhjen

    e biles.

    2-Kolecistiti shoqerohet me pankreatit akut,pergjithseisht ne mikrokalkuloze,ku guri kalon

    neper papilla Vater ose mbetet aty.Diagnoza vendoset bazuar ne kliniken ,amilazat e rritura dhe

    vertetohet me skaner.

    3-Forma okluzive,ndodh ne rastet kur kalkuli migron nepermjet fistules bilodigjestive(kolecisto-

    duodenale,kolecisto-antrale etj).Ne rast se guri ngec ne pilor ,te vjellat jane te vazhdueshme

    dhe perben sindromin Bouveret.Kur guri spostohet ne tubin digjestiv,aim und te ngece ne ileum

    duke dhene ileus biliar.

    4-Kancer I kolecistes,rreziku I degjenerimit malinj ne kalkulozen e kolecistes shkon nga 0.5-

    1%,kurse ne kolecistat porcelain deri ne 5%.Infeksioni qe I mbivendoset kancerit te kolecistes

    jep tablon e kolecistit akut.

    5-Peritoniti nga kolecistiti ,ndodh ne rastet e perforimit te kolecistes.Isemuri paraqet tablon e

    peritonitit nga perforacioni ,me dhimbje te forta ne hypokondrin e djathte ,kontrakture

    muskulare ,alterim te gjendjes se pergjithshme dhe hypotension.

    6-Kolecistiti I shoqeruar me angiokolit,eshte me I rralle dhe ndodh me shpesh kur kalkuloza e

    kolecistes shoqerohet me kalkuloze te koledokut.Tabloja klinike dominohet nga infeksioni

    ,temoeratura,ikteri dhe dhimbjet.Tek te moshuarit shenjat lokale jane te maskuara nga

    sindromi infeksioz ose paraqiten ne forme ten je plastroni pseudotumoral.

    Ecuria e semundjes:

    Ecuria e semundjes eshte e paparashikueshme .Semundja mund te evoloje ne drejtim te:

    -Qetesimit te fenomeneve inflamatore pas fillimit te mjekimit.

    -Riaktivizimit te procesit inflamator pas nderprerjes se mjekimit.

    -Peritonit local ose te gjeneralizuar.

    -Abces subhepatik.

    -Abces subfrenik.

    -Fistula biliodigjestive

    -Fistula biliobiliare

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    35

    -Ileus biliar

    -Pankreatit akut

    Sot disa nga keto nderlikime jane te rralla ,si rrjedhoje e diagnostikimit dhe trajtimit te hershem

    te semundjes.

    Diagnoza:

    Diagnoza e kolecistitit akut pergjithesisht nuk paraqet veshtiresi.Ajo mbeshtetet ne

    anamnezen(kolika biliare te meparshme),te dhenat klinike,laboratorike dhe imazherike,te cilat

    ndihmojne per vendosjen e diagnozes.

    Ne inspeksion mund te konstatojme subikter ose ikter,kur n eproces perfshihen rruget biliare

    ekstrahepatike si ne rastin e kolangiteve ,koledociteve,kur ka ne te njejten kohe edhe kalkuloze

    te koledokut ,ose kalkul te ngecur ne papilla Vater ,ose kur nderlikohet me pankreatit apo

    peritonit biliar.

    Ne palpacion konstatohet mbrojtje muskulare ne hypokondrin e djathte .Dhimbja gjate

    palpacionit shtohet dhe pengon frymemarrjen ,shenja Murphy pozitiv ,e cila konstatohet ne

    50% te rasteve .Nen harkun brinjor te djathte mund te preket kolecista e fryre ,e dhimbshme

    dhe e rrumbullaket.Kjo preket me mire kur mbrojtja muskulare nuk eshte e shprehur.Intensiteti

    I shenjave te mesiperme ndryshon ne varesi te inflamacionit te kolecistes.Ne raste kur dhimbja

    shprehet ne epigaster dhe majtas flet per interesim te pankreasit.Ne palpacion pjesa tjeter e

    abdomenit eshte e qete me nje meteorizem te lehte.

    Kolecistiti flegmonoz.Dhimbja vazhdon me te njejitn intensitet si pas kolikes acute,ose eshte

    progressive duke e penguar te semurin te kollitet dhe te marri fryme thelle.Mbrojtja muskulare

    eshte e shprehur.Interesimi I peritoneumit vleresohet me pranine eshenjes Blumberg.

    Kolecistiti gangrenoz.Ka shenjat e siperpermendura ,por evolucioni I tij eshte shpesh

    dramatic.Dhimbjet jane te forta dhe te vazhdueshme ,ndersa temperature mbetet ne shifra te

    larta .Ne palpacion barku eshte meteorik,me kontrakture muskulare te flankut te

    djathte.Gjendja e pergjithshme alterohet shpejt ,gjuha eshte e thate,pulsi I dobet.Me shpesh

    keto dukuri gjenden tek te moshuarit.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    36

    Te dhenat laboratorike:

    -Gjaku komplet flet per leukocitoze te rritur.

    -Provat hepatike ,kane vlere transaminazat dhe bilirubina.

    -Amilazemia,per te pare interesimin ose jo te pankreasit.

    -Bilanci tjeter klinik dhe biokimik ka vlere orientuese mbi gjendjen e sistemeve dhe pergatitjen

    per taktiken qe duhet ndjekur.

    Ekografia:Konfirmon diagnozen ,percakton pranine e gureve ne koleciste ,gjendjen e pareteve

    te saj kryesisht trashjen e tyre.

    -Paretet e kolecistes kane trashesi mbi 3 mm.

    -Dublimi I pareteve te saj eshte shenje e qarte ekografike per kolecistit.

    -Prania e likidit perikolecistik flet per shtrirje te procesit inflamator.

    -Ne kolecistitet emfizematoze verehet prania e gazit ne lumenin e vezikes ose ne paretet e saj.

    -Ekoendoskopia e rrugeve biliare jep te njejta te dhena si ekografia transparietale ,por perdoret

    me rralle.

    Diagnoza diferenciale:

    -Infarkti I miokardit,ne formen abdominale te tij,ku anamneza dhe EKG ndihmojne ne

    vendosjen e diagnozes.

    -Apendesiti akut me vendosje subhepatike,I cili dallohet nga lokalizimi epigastrik dhe pastaj ne

    hypokondrin e djathte .Ekografia konfirmon nje apendiks te inflamuar me simptomen e

    shenjestres ,mungesen e kalkulozes se kolecistes ,dhe parete normale te saj.

    -Infeksionet e aparatit urinar:si pielonefriti dhe paranefriti ,diagnostikohen me ekzaminime te

    urines,urokulture,ekografi dhe CT.

    -Disa forma te hepatitit akut dhe alkoolik,qe diagnostikohen nga alterimet e enzimave

    hepatike .

    -Perihepatitet e shkaktuara nga infeksionet genitale ,nga neisseria gonorrhea,ose chlamidia

    trachomatis(sindromi Fitz-Hugh-Curtis),abcest hepatike ,te cilat diagnostikohen me celioskopi.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    37

    Trajtimi:

    Trajtimi medikamentoz perdoret ne te semuret qe kane kunderindikacion per trajtim kirurgjikal dhe sherben si pergatitje per intervent.Trajtimi medikamentoz kryhet nen mbikqyrjen kliniko-imazherike dhe konsiston ne:

    -Antibiotikoterapi me spekter te gjere veprimi kuder baktereve gram-negativ.

    -Terapia hidroelektrolitike.

    -Analgjeeziket si:Prodafalgan,Avafalgan,Baralgin.

    -Antispastiket si:Spasfon,Viseralgine.

    Trajtimi kirurgjikal nepermjet laparotomise:

    Kolecistektomia eshte veprimi I zgjedhur,Zgjedhja e momentit te nderhyrjes kirurgjikale ka qene

    pika me e debatueshme .Disa kane preferuar nderhyrje kirurgjikale ne ‘’faze te ngrohte’’pas

    vendosjes se diagnozes,te tjere keshillojne nderhyrje ne ‘’fazen e ftohte’’pas qetesimit te

    fenomeneve inflamatore.Ne rastet kur diagnoza eshte e sigurt dhe pas vleresimit te gjendjes se

    sistemeve kryesore preferohet nderhyrje kirurgjikale ne fazen acute ose te

    ngrohte.Kolecistekomia realizohet ne dy rruge:ne ate tradicionale me laparotomi dhe

    kolecistektomia laparoskopike.Ne rastet kur ka kunderindikacione per nderhyrje mund te behet

    drenazhi transparietal i kolecistes ,ose kolecistostomi me anestezi locale dhe vazhdohet trajtimi

    me antibiotike.Aplikohet rralle.

    Kolecistiti akut kalkuloz ne formen e zakonshme nuk kerkon nderhyrje ne urgjence.Ne

    shumicen e rasteve trajtimi medical ne fakt e qeteson procesin inflamator .Kjo shpjegon dhe

    qendrimin klasik te mbajtjes nen trajtim medical dhe nderhyrja te behtet ne kushte me te qeta

    duke e quajtur me pak te rrezikshme se ne fazen acute.Por shume argumeta jane ne favor te

    trajtimit kirurgjikal te hershem ,midis tyre jane :

    a-Nuk mund te parashikohet evolucioni qe mund te beje drejt nekrozes dhe perforacionit;

    b-Antibiotiket dhe reanimacioni nuk mund te sigurojne shpejt kushte te mira per operacion;

    c-Lehtesia relative per diseksion ne ditet e para;

    d-Perfitimi ne kohe lejon trajtim simultan te kalkulozes biliare dhe te komplikacioneve te saj.Te

    heqesh veziken biliare dhe te sigurosh kalueshmerine e rrugeve biliare kryesore eshte qenesore

    ne tekniken kirurgjikale ‘’ideale’’.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    38

    Cfare duhet bere:

    Indikacionet

    Kolecistiti akut kalkuloz eshte urgjence absolute operatore ne format e renda me

    -Peritonit

    -Ne gjendjet toksiko-septike(peritonit I gjeneralizuar,piokolecistit,dyshim per gangrene te

    kolecistes,angiokolit I shoqeruar

    Raste te keqia kirurgjikale:

    -Mosha e madhe

    -Obeziteti

    -Insuficence respiratore

    -Semundje kardiovaskulare te kaluara.

    NDERHYRJA

    1-Rruga e hyrjes:

    Preferohet incision vertical (median ose paramedian) sepse lejon eksplorim te mire dhe trajtim

    te lezioneve shoqeruese.Incizioni subkostal dx mund te perdoret tek obezet ,po qe se dg eshte

    absolutisht e sakte.

    2-Eksplorimi.Ne ditet e para edema shpesh lejon clirim te lehte te aderencave me gisht ose

    tampon.Kolecista shpesh eshte e tendosur ,voluminoze e cila pengon te hyet ne pedikulin

    hepatic.Ne keto kushte punksioni lehteson dhe lejon te merret bile per ekzaminim

    bakterologjik.Ideale eshte te zbulohet ne fillim kanali cistik,te behet kateterizimi I tij per

    ekzaminim radiologjik te rrugeve biliare kryesore.Ky manipulim eshte delikat por nuk duhet

    ngulmuar.Per kete arsye kalohet ne diseksion te fundusit te kolecistes.Nese nuk ka shkolitje nga

    heparin atehere lihet faqja e siperme e kolecistes e cila do te elektrokoagulohet.Hap pas hapi

    kalohet ne pedikulizimin e kolecistes tek kanali cistikduke pare dhe vazat cistike.Ne te gjitha

    rastet prerja behet afer vezikes biliare duke ruajtur vigjilencen qe te mos demtohet koledoku

    dhe arterja hepatike.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    39

    3-Biligrafia:Me kete verifikohet mungesa e gureve ne rruget biliare kryesore si dhe

    kalueshmeria e sfinkter Oddi.

    4-Ne rast te kalkulozes shoqeruese te rrugeve biliare kryesore ne 10 % te rasteve ,behet:

    -koledokoektomi,hiqen kalkulat me lehtesi,behet lavazh I rrugeve biliare me serum.

    -mbyllet koledoku duke vendosur dren Kehr;

    -pastaj behet biligrafi.Mbas ketij veprimi percaktohet nese ka nevoje per anastomoze

    biliodigjestive immediate.

    5-Drenazh sistematik I regjionit subhepatik.

    6-Rast I vecante:

    Kanali cistik nuk mund te kateterizohet (duke perjashtuar nje kalkul qe enklavohet dhe qe

    duhet patjeter te hiqet.)

    Ne rast te nje magmasubhepatike e cila ben te padisekueshme kanalin cistik per te mos bere

    demtime te pedikuit hepatic,preferohet qe mbas heqjes se kolecistes ,kanali ne qafen e vezikes

    te lihet I hapur.Mbas ketij veprimi vendoset dren ne kontakt me te .Rrisku I rrjedhjeve biliare

    eshte minimal mbasi shpesh kanali cistik eshte I obliteruar .Edhe po te rrjedhe do te ndaloje

    spontanisht .Kjo bent e evitohet demtimi katastrofik I elementeve te pedikulit hepatic ,po qe se

    vazhdohet me diseksion poshte.

    LAPAROSKOPIA

    7.1Parime te përgjithshme

    Ndryshimet ndërmjet laparoskopise dhe laparotomise.

    Nje moment shume kritik në të kuptuarit e laparoskopise është se ajo është thjeshte nje

    menyre tjetër e metodes kirurgjikale për të arritur kavitetin abdominal.Ajo nuk është nje

    teknologji thellësisht superiore dhe nuk zevendeson laparotomine,si te gjitha procedurat e

    tjera,ajo ka avantazhet dhe dizavantazhet ne krahasim me laparotomine standarde.

    Ndryshimet teknike thelbesore ndermjet laparoskopise dhe laparotomise jane:

    1.Pneumoperitoneumi.Laparoskopia kerkon krijimin e pneumoperitoneumit për të qënë në

    gjendje te vizualizoje organet intra-abdominale.Gazi(zakonisht dioksid karboni)insuflohet ne

    kavitetin peritoneal me nje presion 12-15mm Hg,duke ngritur murin e abdomenit dhe duke

    lejuar te vrojtohet kaviteti peritoneal.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    40

    2.Portat hyres ose troakaret që përbejne tuba cilindrike te vegjel dhe qe nuk lejojne rrjedhjen e

    ajrit,nevojiten per futjen e instrumenteve kirurgjikale ne abdomen.Përmasat e tyre më të

    perdorshme jane 2,3,5,10,11,dhe 12 mm diametrik.Ne raste te caktuara perdoren edhe porta

    me te medha per futjen e instrumenteve me te medha ose per terheqjen e indeve nga kaviteti

    abdominal.Këllefe edhe me te gjere jane ne perdorim qe lejojne futjen e gjithe dores se kirurgut

    pa lejuar humbjen e gazit gjate nje variant te vecante te kesaj kirurgjie te quajtur (kirurgjia

    laparoskopike e asistuar me dore.)

    3.Nje laparoskop i bashkuar me nje videokamera futet permes nje porte ne abdomen per te

    pare permbajtjen intraabdominale.Imazhi transmetohet ne monitore televizive duke lejuar të

    gjithë të pranishmit në sallë të shohin imazhet e zmadhuara dhe me cilesi të larte të fushes

    operatore.

    4.Instrumentet laparoskopike janë dramatikisht të ndryshme në pamje në krahasim me ato

    tradicionale për shkak te mekanikes së levizjes së pjeseve te tyre.Shumica e tyre jane 27-32 cm

    te gjate,duke i bërë ato më të vështira në perdorim nga pikepamja ergonomike.Megjithe

    përparimet e medha ,ato mbesin më të veshtira per tu perdorur ne krahasim me ato

    tradicionale.

    Përparësite e laparoskopise

    1.Nje shikim me i mire i anatomise

    2.Me pak trauma indore dhe stress fiziologjik 3.Me pak dhimbje pas operacionit 4.Qendrim me i shkurter në spital 5.Rikthim me i shpejte ne aktivitetet normale pas daljes nga spitali 6.Rezultate shume me te mira kozmetike

    7.Ulje e shkalles se kompilikacioneve postoperatore(vecanerisht infeksioni i plagës kirurgjikale,herniet incizionale,disfunksioni pulmonar si hipoksia dhe atelektaza).

    Duhet te theksohet ,se duke vecuar kolecistektomine dhe disa procedura të

    tjera,laparoskopia ka provuar te jete superior ndaj kirurgjise se hapur jo ne shume

    raste.Variableve që masin rezultatin e ndërhyrjeve tek pacientet të tille si dhimbja

    postoperatore apo kthimi ne aktivitete normale është shume e vështire tu jepen vlera

    sasiore,dhe për më tepër ato mbesin teper subjective.Qëndrimi ne spital i pacienteve varion

    nga gjeografia,Indikacionet kirurgjikale dhe variablet ekonomike.Shkalla e komplikacioneve

    varet nga faktore te shumte dhe jo plotesisht te kuptueshem.Rezultatet klinike pas procedurave

    te caktuara laparoskopike jane aktualisht subjekt i studimeve dhe investigimeve

    intensive.Shumica e kirurgeve pershtaten me laparoskopine e avancuar,por sidoqofte jane ne

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    41

    nje mendje se te gjitha avantazhet e permendura mesiper jane te mundura ne rrethana te

    caktuara.Nje procedure laparoskopike e planifikuar mire,e ekzekutuar mire nga nje kirurg i

    trajnuar mire dhe ne pacientin e duhur çon ne rezultate me te vertete impresionuese.

    Disavantazhet e kirurgjise laparoskopike

    - Instrumente të ndërlikuara dhe të veshtira në përdorim,që kane diameter te vogel dhe

    që duhet të futen ne nje kend te fiksuar permes paretit abdominal.Përdorimi i aspirimit

    eshte i kufizuar per shkak te nevojes për të mbajtur nje pnemoperitoneum konstant,pa

    te cilin nuk eshte e mundur te shihet fusha operatore.

    - Disavantazhe te tjera jane edhe humbja e ndjeshmerise së prekjes.Në fakt ky është dhe

    disavantazhi kryesor i laparoskopise.Pamundesia për të futur doren ne abdomen dhe

    për të prekur indet e bën të vështire lokalizimin e masave dhe gjetjen e planeve te

    duhura indore për disekim.Kjo gjithashtu zvogëlon sigurine e disekimit të ftohte duke

    rritur kohen operatore.

    - Pakesohet perceptimi I thellesise.perdorimi I monitoreve televizive e ben laparoskopine

    dy dimensionale.ne kete menyre moment gjate operacionit qe kerkojne mjeshteri

    motore te holla te tilla si qepja dhe preparimi perreth eneve te medha te gjakut jane me

    te veshtira se gjate laparotomise.

    - Homeostaza është më e vështire.Hemoragjia intraperitoneale gjate laparoskopise është

    më e veshtire te kontrollohet per dy arsye.Hemoragjia e madhe e menjëhershme eshte

    pothuajse e pamundur të kontrollohet pasi dora nuk mund të përdoret për të

    tamponuar gjakderdhjen dhe aftesia për të aspiruar gjakun është e kufizuar.Së dyti

    mjete më te kufizuara jane ne dispozicion per te kontrolluar nje gjakderdhje.

    - Realizimi i suturave është i veshtire.Faktore te shumte e bejne qepjen dhe lidhjen gjate

    laparoskopise thelbesisht më të vështire dhe që kërkon shume më tepër kohe se

    kirurgjia e hapur.Këto perfshijne kendet e fiksura te futjes se instrumenteve,portaget e

    gjata dhe te kompilikuara për tu perdorur,humbja e perceptimit te thellesise dhe nevoja

    per nje mbajtes bashkepunues te kamerës.

    - Laparoskopia ka kerkesa te larta per instrumente dhe materiale të tjera.Në krahasim me

    laparotomine,laparoskopia përdor pajisje relativisht delikate dhe te kushtueshme,te

    cilat kerkojne me shume dije dhe sofistikim të stafit operator për përdorim dhe

    mirembajtjen e tyre.

    - Përfitimi ekonomik i laparoskopise nuk është i sigurte.Në përgjithesi,procedurat

    laparoskopike perdorin pajisje më të shtrenjta dhe instrumenta me të shumta me nje

    perdorim sesa laparotomia,duke rritur koston e qendrimit spitalor te shoqeruar me keto

    procedura.Kjo kosto behet edhe me e madhe nga koha më e gjate operatore qe

    shoqeron kurben e mesimit te nje procedure nga kirurget e rinj.Teorikisht kjo rritje e

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    42

    kostos do te kompensohet nga nje rikthim me i shpejte ne aktivitetin normal dhe nga

    shkalla me e ulet e komplikacioneve,megjithate kjo eshte e veshtire te matet

    objektivisht.Perfitimi i vertete ekonomik i laparoskopise do te percaktohet vetem nga

    studimet e shumta krahasuese per çdo procedure.

    Shume nga disavantazhet e laparoskopise do te kompensohen ne nje fare shkalle nga

    perdorimi i teknologjise shtese si endoskopia intraoperatore dhe ultrasonografia

    laparoskopike,ndërsa teknologji te reja po zhvillohen,dobia e tyre ne tejkalimin e

    disavantazheve aktuale te laparoskopise do te mbetet per tu vleresuar.

    Pregatitja e pacienteve

    Përgatitja preoperatore në kirurgjine laparoskopike është në thelb e njejte me

    laparotomine.Përpara kirurgjise bëhet vleresimi i përgjithshem fizik i pacientit dhe vemendje e

    veçante i kushtohet:

    - stabilizimit sa me te mire te problemeve shoqeruese mjekesore.

    - vleresimi i ekuilibrit hidroelektrolitik

    - vleresimi i gjendjes se koagulimit

    Anestezia e përgjithshme perdoret në pothuajse të gjitha procedurat e avancuara

    laparoskopike.Pneumoperitoniumi tolerohet keq në pacientet e zgjuar për shkak te diskomfortit

    nga distensioni abdominal,ndjeshmërise së dispense dhe dhimbjes së shpatullave të shkaktuar

    nga irritimi diafragmal.Anestezia lokale mund të përdoret me sukses në paciente te zgjedhur ne

    mënyre të pershtatshme:

    -Laparoskopi diagnostike,vecanerisht procedura te shkurtra te kufizuara ne pelvis

    -Zbulimi i arsyes se dhimbjes ne paciente me dhimbje kronike abdominal.

    –Disa tipe te riparimit te hernies inguinale ekstraperitoneale.

    Masat para dhe gjate operacionit

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    43

    Abdomeni përgatitet dhe kufizohet me kompresa në te gjitha rastet,në mënyre që të jete i

    gatshëm për një laparotomi urgjente.Një sonde orogastrike ose nazogastrike dhe nje kateter

    urinar vendosen per te zbrazur stomakun dhe veziken ne menyre qe te shmangim dëmtimet ne

    këto struktura gjate krijimit te pneumoperitoneumit.Me qëllim që të minimizohen mundesite e

    trombozave te venave te thella aplikohen pompat antitromboembolike ne ekstremitetet e

    poshtme.Gjate laparoskopise ndodhin ndryshime fiziologjike,te cilat shtojne rrezikun per

    tromboza te venave te thella,por incidenca e vertete e tyre dhe e embolizmit pulmonar eshte e

    panjohur.Te gjithe pacientet qe i nenshtrohen

    kirurgjise laparoskopike duhet te konsiderohen ne

    rrezik te moderuar pertromboze

    postoperatore.Aktualisht te njejtat rekomandime

    te pergjithshme,qe perdoren gjeresisht ne

    profilaksine e trombozes se venave te thella gjate

    kirurgjise se hapur duhet te perdoren edhe gjate

    procedurave laparoskopike.Monitorimi i duhur

    anestetik eshte i nevojshem,ne menyre te

    veçante monitorimi i presionit te CO2 end-

    tidal.Pacientet me semundje kardiopulmonare

    jane ne rrezik per te bere acidoze,dhe nevoja per

    te perdorur pajisje me invasive si linjat arteriale dhe kateteret e arteries pulmonare duhet te

    permbushet qe ne fillim ne kete grup.

    Teknika operatore e pergjithshme

    Megjithese secila procedure laparoskopike eshte e ndryshme,te gjitha ndajne hapa te

    perbashketa.

    Pergatitja e salles se operacionit,vemendja ndaj detajeve eshte kritike,si pozicioni i

    pacientit,vendosja e monitoreve televizive,pozicionimi ne vendet e duhura i kirurgut dhe

    asistenteve,testimi para fillimit te interventit te sistemit video,atij te insuflimit,si dhe

    elektrokoagulimit per te siguruar nje funksion te mire te tyre gjate procedures.

    Krijimi i portave te hyrjes abdominale,megjithese laparoskopia mund te realizohet edhe me disa

    pajisje te specializuara mekanike,qe e ngrene paretin abdominal,virtualisht te gjitha procedurat

    laparoskopike te realizuara sot perdorin dioksidin e karbonit per te realizuar

    pneumoperitoneumin,me qëllim ngritjen e paretit abdominal dhe vizualizimin e permbajtjes se

    tij.CO2 perdoret,sepse gjendet me lehte,eshte me i lire dhe nuk nxit djegjen. Ai gjithashtu

    absorbohet me lehtesi nga kaviteti peritoneal,ka nje koeficient te larte difuzioni dhe ekskretohet

    me shpejtesi me ane te respiracionit.Oksidi i azotit dhe gaze inerte si argoni jane perdorur

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    44

    gjithashtu per kete qellim por nuk kane rezultate si CO2.Gazi insuflohet ne kavitetin peritoneal

    me nje presion 12-15mm Hg.Presione me te larta mund te përkeqsojne kthimin venoz dhe debitin

    kardiak.Për te krijuar pneumoperitoneumin eshte e nevojshme nje hyrje e sigurte ne kavitetin

    peritoneal dhe qe nuk lejon rrjedhjen e gazit.

    Për këtë qëllim mund te perdoret cilado nga tri metodat e meposhtme :

    -Metoda e pnemoperitoneumit te mbyllur.Me ane te nje incizioni umbilical dhe nje gjilpere Verres

    penetrohet permes paretit abdominal ne kavitetin peritoneal.Insuflohet C02 permes gjilperes

    deri ne arritjen e presionit te deshiruar.Me pas hiqet gjilpera verres dhe nje porte operatore

    vendoset permes incizionit ne abdomen.

    -Metoda e ndihmuar nga laparoskopi.Ne kete rast perdoret nje porte speciale e pajisur me nje

    maje plastike,transparente dhe prerese.Laparoskopi vendoset ne porte ndersa ajo avancon

    permes paretit abdominal ne kavitetin peritoneal,nen shikimin direkt te operatorit.Me pas

    insuflohet gazi direct ne kavitet permes portes operatore

    -Metoda e pneumoperitoneumit te hapur.Një incision 10-20 mm behet ne nivelin e umbilikusit

    dhe me ane te instrumenteve standarte kirurgjikale disekohet permes shtresave te paretit

    abdominal deri ne kavitetin peritoneal.Nje porte e veçante operatore me majen e rrumbullaket

    te saj(kanula e Hasson)perdoret per te mos demtuar organet intrakavitare dhe per te mos lejuar

    rrjedhjen e gazit jashte.

    Kunderindikacionet relative

    1.Semundjet e renda kardiopulmonare.rritja e presionit intraabdominal e shkaktuar nga

    pneumoperitoneumi do te pakesoje kthimin venoz dhe do te perkeqesoje kompliancen

    pulmonare duke shkaktuar komplikacione te tilla si acidoza,hipertensioni dhe arritmi kardiake.

    2.Peritoniti i gjeneralizuar-zakonisht trajtohet me se miri me laparotomi,megjithese

    laparoskopia diagnostike eshte e perdorur ne raste te dyshimta.

    3.Operacionet e meperparshme abdominale dhe formimi i aderencave rrisin veshtiresine

    teknike dhe rrezikun potencial te laparoskopise.Aderencat e shumta mund te bejne shume te

    veshtire vendosjen e portave hyrese ne vendet e duhura dhe te kufizojne hapesiren potenciale

    te punes ne abdomen.Ato gjithashtu rrisin kohen operatore dhe shanset per demtim te

    organeve intraabdominale. 4.Rreziku i hemorragjise ne

    gjendjet me koagulopathi te rende eshte nje kunderindikacion per laparoskopi.Keto paciente

    duhet te trajtohen me laparotomi qe lejon nderhyrjen direkte ne vendet qe mund te gjakosen.

    5.Pacientet me obezitet morbid kane nje mur abdominal shume te trashe,qe mund te

    veshtirësojne vendosjen e portave hyrese dhe levizjen e lire te instrumenteve laparoskopike.

    6.Rritja e uterusit gjate muajve te fundit te shtatzanise mund te mos lejoje hapesiren e

    nevojshme per realizimin e procedures laparoskopike.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    45

    7.Hipertensioni portal,veçanerisht ai i shoqeruar me variçe rrit ne menyre te ndjeshme rrezikun

    e hemoragjise dhe eshte me mire te trajtohet ne menyre tradicionale me ane te metodes se

    hapur.

    IV-ILEUSI AKUT INTESTINAL

    Ileusi karakterizohet nga nje nderprerje totale ose parciale e tranzitit intestinal duke penguar

    kalimin normal te lengjeve,gazeve apo feceve neper intestin.Ai perben nje urgjence akute

    abdominale dhe mund te behet shkak vdekjeje,nqs komplikohet me ishemi te intestinit.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    46

    Etiologjia e okluzioneve akute te zorres.

    Shkaqet e ileusit ndahen ne disa kategori:

    1-Shkaqe ekstra luminale ku bejne pjese :strangulacionet ose torsionet e nje segmenti te

    zorres(ku zorra perdridhet rreth boshtit te saj),aderencat,herniet(inguinale,femorale

    etj),neoplazi ose abcese te organeve abdominale qe komprimojne nga jashte zorret duke

    penguar tranzitin normal te produkteve neper hapesiren intestinale.

  • Pervoje dhe vleresime ne trajtimin e urgjencavekirurgjikale ne spitalin e Rreshenit ne nje periudhe20 vjecare ( 1990-2010) 2014

    47

    2-Shkaqe intraluminale qe e marrin origjinen nga muri intestinal.Procese te tilla mund te jene :