perla · naim frashëri është një poet dhe filozof dhe shtoi se ai, me veprat dhe kontributin e...
TRANSCRIPT
PERLARevistë shkencore - kulturore tremujore
Viti XXIII 2018 Nr. 1 (81)
Pasqyra e lëndës
Konferencë shkencore ndërkombëtare
“Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” (Ledio Demolli) ............. 5
Deklarata përfundimtare e konferencës ndërkombëtare
“Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” (Ledio Demolli) ........... 14
Studiues Shqiptarë dhe iranianëpër Naim Frashërin
Seyed AhmadHosseini Alast
Shaban Sinani
Ali Aliu
Abdulla RexhepiFloresha Dado
Ethem LikajHamit Xhaferi
Arian Leka
Imagjinata në përcaktim. Metafora krahasuese,
imagjinare dhe studimore. Vlerësime për veprën
poetike Tehajjulat (“Ëndërrime”)
të Naim Frashërit ............................................. 19
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë
kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare ... 27
Në gjirin e Perëndisë dhe të bukurisë
është foleja e dashurisë .................................... 39
Shërbesat e Naim Frashërit për gjuhën perse ... 46
Dy epopetë e mëdha të Naim Frashërit:
eposi kombëtar Istori e Skënderbeutdhe eposi fetar Qerbelaja ............................... 52
Si frymë iraniane në veprën e Naimit ............... 57
Këndvështrim kulturor-krahasues i veprës
së Naim Frashërit kundrejt kulturës së pasur
poetike perse ................................................... 61
Hyjnia dhe hyjnorja te “Fletore e Bektashinjet”
dhe në krijimet e tjera me natyrë poetike, religjoze
e didaktike të Naim Frashërit ........................... 70
IRANOLOGJI
Periudhat e letërsisë persiane ........................ 131
Periudha e zgjimit.
Periudha e lëvizjes kushtetuese ..................... 141
Ahmed TamimdariM. Xh. Jahaki
Albanologji
NataliaAleksandrovnaÇistjakovaZef Chiaramonte
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut Në Rusi.
Faqe Heroike Nga Historia Mesjetare
e Shqipërisë ................................................... 103
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i
shqipes .......................................................... 118
Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianënë Konferencën kushtuar Naim Frashërit”Ali Akbar Zijai, Hysen Bejat, Fatime Xhan Ahmedi, Nexhme Dari,
Hasan Zulfekori, Dr. Seyed Ali Seraxh, Maksud Ali Sadeki, Sohejla
Selahi Mokadam, Turan Tulabi, Sasan Fazli, Razijeh Kazemi Kuds, Ali
Kalirad, Muhamed Muhamedpur, Xhevad Marshadlu, Muhamed
Nasiri, Dr. Faruk Nimeti .................................................................. 77
Pasqyra e librave
“Trashëgimia natyrore e Shqipërisë (vlerat, rreziqet dhe menaxhimi)” e
prof. dr. Perikli Qiriazit (Vasil Kristo) ............................................ 153
Harta e letërsisë arabe në gjuhën shqipe. Feti Mehdiu,
"Përkthimet e letërsisë arabe në gjuhën shqipe 1922-1982”
(Muhamet M. Arnauti) ................................................................. 156
Kronika kulturore
Albanologjia në Kinë: Arritje dhe perspektiva. Konferencë
e prof. dr. Ke Jing (Ibrahim Hajdarmataj) ................................... 161
Pasqyra e lëndës (persisht) ......................................................... 177
Nekrologji
Albina Girfanova (1057–2018) (Emil Lafe, Nikolai L. Suhaçev) ... 167
Remzi Nesimi (1933–2018) (Emil Lafe) ........................................ 174
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“ANALIZIMI I MENDIMEVE TË NAIM
FRASHËRIT”
ORGANIZUAR NË UNIVERSITETIN “TARBIAT MODARES”,
TEHERAN, 5 MARS 2018
Në 5 mars 2018, në sallën e konferencave “Shehid Motahari” të
Universitetit “Tarbiat Modares” në Teheran u zhvillua konferenca
shkencore ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”.
Në këtë veprimtari shkencore i ftuar special ishte Prof. Dr. Rexhep
Meidani, ish-president i Republikës së Shqipërisë dhe Dr. Abu Zar
Ebrahimi Torkaman, kryetari i Organizatës së Kulturës dhe Bashkëpunimit
Islam në Teheran.
Kjo konferencë ndërkombëtare për analizimin e mendimeve dhe të
vlerave të poezisë së Naim Frashërit shënoi edhe nisjen e dialogut kulturor
të Iranit me vendet e rajonit të Ballkanit. Në ceremoninë e hapjes së
konferencës ishin të pranishëm personalitete e larta Prof. Dr. Rexhep
6 Kronikë
Meidani dhe Abuzar Ibrahimi Torkeman. Në këtë konferencë merrnin
pjesë edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, personalitete
kulturore të Iranit dhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Nga
Shqipëria morën pjesë: akad. Floresha Dado, akad. Ethem Likaj, akad.
Shaban Sinani, dr. Arian Leka, ndërsa nga Kosova akad. Ali Aliu dhe dr.
Abdullah Rexhepi i Universitetit të Prishtinës, ndërsa nga Maqedonia prof.
dr. Hamit Xhaferi i Universitetit të Europës Juglindore.
Konferenca u hap nga dr. Gholam Hossein Zade, dekan i Fakultetit të
Shkencave Humane, i cili, duke u uruar mirëseardhjen e miqve nga
Ballkani, e konsideroi këtë konferencë si pararojë të fillimit të
bashkëpunimit shkencor dhe kulturor me Shqipërinë dhe me shkencën e
kulturën shqiptare në tërësi. Më tej ai shtoi se marrëdhëniet ndërmjet
shteteve ndërtohen mbi kritere të ndryshme, si ekonomike, politike,
kulturore etj. Marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike ndërmjet shteteve
ndërtohen në bazë të interesave të ndërsjella dhe, nëse një ditë ndryshojnë
interesat, edhe marrëdhëniet ndryshojnë formën e tyre. Zakonisht
marrëdhënie të tilla pësojnë ndryshime të shpeshta, ndërsa themelet e
marrëdhënieve kulturore midis shteteve dhe kombeve ndërtohen mbi bazën
e bashkëmendimit, të ndjeshmërisë dhe simpatisë për njëri-tjetrin, të paqes,
barazisë, humanizmit, të këndvështrimeve dhe botëkuptimeve të
përbashkëta, si dhe lidhjeve të ngjashme, dhe jo mbi interesa të natyrave të
tjera. Më tej dr. Gholam Hossein Zadeh, duke iu referuar veprimtarisë
ndërkombëtare kushtuar poetit kombëtar shqiptar dhe persishtfolës Naim
Frashëri, citoi: “Konferenca e organizuar në nderim të figurës së Naim
Frashërit dhe analizimi i mendimeve dhe ideve të këtij poeti të lirë, që është
një prej personaliteteve të mëdha të kombit shqiptar, por njëkohësisht edhe
lidhës i dy kombeve, atij iranian me atë shqiptar, do të shërbejë si një
kryefillim i bashkëpunimeve shkencore dhe universitare”. Drejtori i grupit
të gjuhës dhe letërsisë perse në Fakultetin e Shkencave humane, Dr.
Konferencë shkencore ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” 7
Muhamed Xhevad Natek duke theksuar rëndësinë e veprimtarive shkencore
ndërkombëtare, shprehu gatishmërinë e plotë të Universitetit “Tarbiat
Modares” për bashkëpunim me Universitetet dhe qendrat shkencore në
Shqipëri.
Në vijim e mori fjalën dr. Abou Zar Ebrahimi Torkaman, kryetari i
Organizatës së Kulturës dhe Bashkëpunimit Islam në Teheran. Ai e cilësoi
Naim Frashërin si një personalitet evolues të historisë së Shqipërisë dhe,
duke vënë theksin në ngjashmëritë e mëdha kulturore midis dy vendeve, ai
tha: “Konferenca kushtuar poetit kombëtar shqiptar dhe njëkohësisht
persishtfolës Naim Frashëri solli rastin që studiues nga dy vendet tona të
takohen pas një periudhe shumë të gjatë dhe të diskutojnë e të shkëmbejmë
mendime e pikëpamje kulturore bazuar në paqen dhe miqësinë. Është nder
për Organizatën e Kulturës dhe Bashkëpunimit Islam, që në bashkëpunim
me Universitetin “Tarbiat Modares” të hedhim hapin e parë të një zhvillimi
të ri me shumë rëndësi për kulturën e dy vendeve tona.” Dr. Ebrahaimi
Torkaman, duke iu drejtuar miqve nga Shqipëria, tha: “Ju keni ardhur në një
vend i cili ka shkruar kartën e parë të të drejtave të njeriut, vëllazërisë dhe
miqësisë. Qytetërimi iranian i ka falur botës art, kulturë, autenticitet e vlera
humane dhe ky qytetërim edhe sot është i gjallë dhe dinamik dhe vazhdon
udhët e tij historike.”
Më tej ai citoi: “Historia e lashtë e Iranit, karta e parë e të drejtave të
njeriut e hartuar me urdhër të mbretit të Persisë, Kirit të madh (Kurosh),
qytetërimi i madh pers, i cili mori dhe cilësimin si qytetërimi me ndikimin
më të madh në historinë e njerëzimit, poetë me famë, si Rumiu, Saadiu,
Hafëzi dhe Khajami, të cilët me krijimtarinë e tyre ndikuan te shumë poetë
të tjerë të vendeve të ndryshme të botës, kultura, arti dhe autenticiteti
iranian, që të gjitha këto janë mesazh miqësie, dashurie, barazie dhe morali,
që janë përhapur në mbarë botën. Është një e vërtetë e pamohueshme që
gjuha perse është gjuha e kulturës, dashurisë dhe shpirtërores dhe Naim
8 Kronikë
Frashëri ishte i dhënë me gjithë shpirt mbas gjuhës perse, kulturës iraniane
dhe doktrinës religjioze të familjes profetike Ehli Bejtit (a.s).
Dr. Ebrahimi Torkaman u ndal në fjalën e tij edhe në veprën tjetër të
Naim Frashërit me titull Qerbelaja, për të cilën midis të tjerash tha:
“Ngjarja e Qerbelasë ishte burim frymëzimi për Naim Frashërin. Ai ishte
dashurues i së vërtetës, lirisë dhe Imam Hysenit (a.s) dhe me krijimtarinë e
tij në gjuhën perse u bë hallkë lidhjeje ndërmjet nesh dhe rajonit të
Ballkanit. Në të vërtetë Naim Frashëri ndërtoi një urë komunikimi midis
Lindjes dhe Perëndimit dhe luajti një rol shumë domethënës në përçimin e
vlerave kulturore të Lindjes drejt botës mbarë. Kultura, gjuha dhe letërsia
perse para periudhës së Naim Frashërit kishte depërtuar deri në Indi dhe
Kinë dhe në Ballkan njihej si gjuha e mistikëve. Falë përpjekjeve të Naim
Frashërit kjo gjuhë u bë edhe më e njohur në Shqipëri.
Në përfundim të fjalës së tij dr. Ebrahimi Torkaman hodhi për shqyrtim
krijimin e tryezës së albanologjisë në Universitetin “Tarbiat Modares” dhe
anasjelltas, krijimin e tryezës iranologjike në Akademinë e Shkencave të
Shqipërisë, duke e cilësuar si një prej rrugëve të çeljes së portave të
marrëdhënieve dhe bashkëveprimit më të madh midis dy kombeve në
fushën e kulturës.
Më tej Dr. Nubakthi, sekretari i konferencës, paraqiti një raport të
shkurtër të punimeve të këtij evenimenti. Ai shtoi se pranë sekretariatit të
konferencës janë dorëzuar 25 kumtesa të plota shkencore dhe 40 abstrakte
nga profesorë, mendimtarë iraniane dhe të huaj, një pjesë e të cilave do të
mbahen në seancat shkencore. Dr. Nubakhti dha lajmin e mirë se me rastin e
organizimit të kësaj konference u inaugurua edhe Sekretariati i përhershëm i
dialogut kulturor midis Iranit dhe vendeve të rajonit të Ballkanit.
Konferencë shkencore ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” 9
Më pas fjalën e mori Prof. Dr. Rexhep Meidani, ish-Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, i cili ndër të tjera deklaroi se poeti Naim Frashëri
është burim krenarie për kombin shqiptar dhe shtoi se ai është një prej
poetëve më të rëndësishëm të Shqipërisë, ashtu siç janë të rëndësishëm për
iranianët Khajami, Hafëzi, Rumiu dhe Sadiu. Ish-presidenti shqiptar rikujtoi
se në shekullin e 19-të gjuha perse ka qenë shumë e përhapur në mesin e
dijetarëve, mendimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë. Ai, pasi vuri në
dukje se Naim Frashëri është një prej figurave të çmuara të kësaj periudhe,
shtoi: “Pikërisht për këtë arsye qeveria dhe kombi iranian e vlerësojnë lart
Naim Frashërin. Naim Frashëri me veprat e tij ka ndikuar shumë në kulturën
dhe letërsinë shqiptare dhe librat mësimorë në Shqipëri janë të ndikuar nga
veprat dhe mendimet e tij. Poezitë atdhedashëse të Frashërit kanë ngritur lart
ndjenjën e dashurisë për kombin dhe atdheun”. Prof, Rexhep Meidani në
vijim të fjalimit të tij, pasi vuri në dukje se Naim Frashëri është i njohur me
kulturat e ndryshme dhe sidomos me poezitë e këtyre kulturave, si dhe ka
pasur njohuri mbi identitetin dhe kulturat e ndryshme në botë, shtoi se
poezia e Naim Frashërit hapi dyert e bashkëpunimit me kulturat e tjera. Ai
tha se aktivitetet për Naim Frashërin mund të ndihmojnë në shtimin e
interesimit të popullit shqiptar ndaj gjuhës perse dhe, pasi vuri në dukje
pjesëmarrjen e mendimtarëve të vendeve të ndryshme në këtë konferencë,
shtoi: “Qëllimi i diplomacisë kulturore është krijimi i lidhjeve konstruktive
dhe i bashkëpunimit miqësor mes kombeve dhe ulja e armiqësive dhe
mosmarrëveshjeve. Diplomacia kulturore mund të bëhet shkak për
prezantimin e pikëpamjeve dhe mendimeve të përbashkëta. Në këtë mënyrë
mendimet dhe pikëpamjet e Naim Frashërit janë udhërrëfyese për
hulumtuesit dhe figurat e njohura universitare, që ata të përqendrohen në
diplomacinë kulturore me qëllim afrimin e kulturave sa më shumë mes
tyre.” Ish-presidenti i Shqipërisë në një pjesë tjetër të fjalës së tij deklaroi se
10 Kronikë
Naim Frashëri është një poet dhe filozof dhe shtoi se ai, me veprat dhe
kontributin e tij, ka ngritur lart ndjenjën atdhetare në vend. N. Frashëri ka
krijuar gjithashtu një rilindje në letërsinë shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit
dhe në këtë mes ai ka qenë shumë i interesuar dhe i tërhequr pas letërsisë
dhe gjuhës perse. Veprimtaria e Naim Frashërit krijoi një kthesë të vërtetë
në letërsinë e Ballkanit. Rexhep Meidani tha në vijim: “Mbi 100 vjet më
parë me përfundimin e Perandorisë Osmane në Ballkan, ne u përpoqëm të
krijonim vendin tonë dhe Naim Frashëri ka bërë përpjekje serioze në
formimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. Ai, në rrugën e krijimit të
vendit, ka bërë përpjekje të shumta dhe të panumërta dhe për këtë Naim
Frashëri është quajtur shpirti i kombit shqiptar dhe poezia e tij ka ndihmuar
shumë në realizimin e këtij objektivi. Me fjalë të tjera filozofia që ndoqi
Naim Frashëri ishte bukë dhe ujë për shpirtin e kombit shqiptar.” Rexhep
Meidani në mbyllje të fjalës së tij tha: “Naim Frashëri në poezitë e tij
atdhedashëse, të cilat janë ndikuar nga gjuha dhe letërsia perse, krijoi një
urë për lidhjen e kulturave dhe traditave dhe, çka është më e rëndësishme, ai
ka përcjellë mesazhin e paqes, miqësisë dhe mirëkuptimit”.
Në vijim të punimeve të konferencës, gjatë një ceremonie të posaçme
me pjesëmarrjen e Prof. dr. Rexhep Meidanit, ish-president i Shqipërisë, Dr.
Abou Zar Ebrahimi Torkaman, kryetar i Organizatës së Kulturës dhe
Bashkëpunimit Islam, akad. Floresha Dado, kryetare e Seksionit të
shkencave shoqërore albanologjike të Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, të akademikëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe
personaliteteve të fushës së kulturës nga Irani, në sallën “Shehid Motahari”
në Universitetin “Tarbiat Modares” u përuruan disa vepra të botuara me
rastin e konferencës. Ndër këto ishin vëllimi me poezi persisht Tehajjulat i
Naim Frashërit, poetit kombëtar dhe rilindësit të madh shqiptar, por
Konferencë shkencore ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” 11
njëkohësisht edhe njohës i mirë i gjuhës dhe i kulturës perse (vëllimi është
përgatitur nga Naser Nikubakht, anëtar i kabinetit shkencor të Universitetit
“Tarbiat Modares”), po ashtu edhe një libër tjetër i N. Frashërit Gramatika e
persishtes, me parathënie të Seyed Bozorg Bigdeli, anëtar i kabinetit
shkencor të Universitetit “Tarbiat Modares”, si dhe një botim me të dhëna
mbi jetën, krijimtarinë dhe veprën e Naim Frashërit. U përurua gjithashtu
vëllimi “Dialogu kulturor Iran–Ballkan. Përmbledhje e kumtesave të
dialogut kulturor Iran–Ballkan”, përgatitur nga dr. Fatemeh Xhan Ahmadi,
anëtare e kabinetit shkencor të Universitetit “Tarbiat Modares“ dhe Behnaz
Kibakhi.
Në seancën e dytë studiuesit iranianë dhe akademikët shqiptarë
mbajtën kumtesat e tyre në dy seksione të veçanta. Nga studiuesit shqiptarë
u mbajtën këto kumtesa: “Naimi dhe Rumiu, në kontekstin e pranisë
kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare” nga akad. Shaban Sinani,
“Foleja e dashurisë në gjirin e Perëndisë dhe bukurisë” nga akad. Ali Aliu,
“Shërbesat e Naim Frashërit për gjuhën perse” nga dr. Abdulla Rexhepi,
“Dy epopetë e mëdha të Naim Frashërit: Eposi kombëtar Istori e
Skënderbeut dhe eposi fetar Qerbelaja” nga akad. Floresha Dado, “Si
frymë iraniane në veprën e Naimit (Roli i veprës së tij në gjuhën e njësuar
shqipe)” nga akad. Ethem Likaj, “Këndvështrim kulturor-krahasues i
veprës së Naim Frashërit kundrejt kulturës së pasur poetike perse” nga prof.
dr. Hamit Xhaferi, “Hyjnia dhe hyjnorja te “Fletore e Bekatshinjet” dhe në
krijimet e tjera me natyrë poetike, religjioze e didaktike të Naim Frashërit”
nga dr. Arian Leka. Kumtesat e mësipërme botohen të plota në vijim në
këtë numër të revistës. Në konferencë u mbajtën edhe 18 kumtesa nga
studiues iranianë.
12 Kronikë
Ndër ta përmendim: dr. Ali Akbar Zijai, drejtori i parë dhe themelues i
Fondacionit kulturor iranian në Shqipëri (1995), i cili mbajti kumtesën
“Botëkuptimi mistik i Naim Frashërit: Vështrim analitik i veprës
Tehajjulat” (shih përmbledhjen në këtë numër) dhe dr. Seyed Ahmad
Hosseini Alast, drejtori i sotshëm i fondacionit, i cili mbajti kumtesën
“Imagjinata në përcaktim. Metafora krahasuese, imagjinare dhe studimore.
Vlerësime për veprën poetike Tehajjulat (“Ëndërrime”) të Naim Frashërit”
(botohet e plotë në këtë numër). Të dy këta studiues me përvojë në fushën e
shkencave humane, janë adhurues e vlerësues të Naim Frashërit si poet e si
mendimtar. Dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast është dhe nismëtari i
konferencës për Naim Frashërin në Teheran, e cila u realizua me sukses
edhe falë përpjekjeve të tij këmbëngulëse.
Dr. Hadad Adel, kryetar i Fondacionit Sa’adi dhe kryetar i Akademisë
së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane, në fjalimin e tij në ceremoninë e mbylljes
së konferencës tha: “Deri para sundimit të Perëndimit, myslimanët kishin
lidhje të gjera kulturore, por për fat të keq, në vitet e fundit të gjithë ata u
kthyen nga Perëndimi. Kjo ndodhi sikur vendet islamike nuk kishin histori”.
Në vijim, duke iu referuar faktit se njohja e figurave si Naim Frashëri është
njohje e Iranit, Hadad Adel shtoi: “Njohja e njerëzve të mëdhenj të tillë si
Naim Frashëri na bën të kuptojmë se ne flasim një gjuhë që ka qenë e
njohur që 800 vjet më parë. Prandaj, mbajtja e konferencave të tilla është në
fakt një kontribut në fushën e iranologjisë”. Ai theksoi: “Gjuha persiane
ishte e fuqishme para sundimit të sulltanëve osmanë. Kjo gjuhë e
harmonisë, dashurisë dhe miqësisë është manifestuar fuqishëm në
literaturën mistike dhe në Shqipëri e në vende të tjera u është kushtuar
vëmendje e madhe veprave të poetëve të shquar iranianë”. Dr. Hadad Adel
në vijim theksoi: “Shi’izmi, ashtu si gjuha persiane erdhi nga gjeografia
kulturore e Iranit në vende të tilla si Shqipëria. Në këtë djep kulturor lindi
dhe u rrit një kolos si Naimi. Ai është një figurë shumëdimensionale dhe jo
vetëm një njeri i penës, por ka qenë gjithashtu një njeri luftarak, atdhetar,
besimtar dhe ka shkruar një poemë rreth epopesë së Qerbelasë”. Në fund,
Hadad Adel shprehu besimin se elitat kulturore të të dyja vendeve, të tilla si
Konferencë shkencore ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” 13
Naim Frashëri, mund të veprojnë si një urë për të lidhur dy popujt e Iranit
dhe të Shqipërisë dhe dy kulturat iraniane dhe shqiptare. Ai theksoi se
dialogu i parë kulturor mes Iranit dhe Ballkanit ka nisur me organizimin e
konferencës kushtuar shkrimtarit dhe poetit të madh kombëtar shqiptar,
Naim Frashëri.
Vlen të theksohet se gjatë punimeve të Konferencës kushtuar Naim
Frashërit Dr. Hadad Adel dhe të pranishmit e tjerë promovuan krijimin e “
Sekretariatit të Dialogut Kulturor mes Iranit dhe Ballkanit”.
Në përfundim të konferencës u lexua edhe Deklarata përfundimtare, e
cila botohet në këtë numër të revistës.
Punimet e konferencës u pasqyruan gjerësisht nga mediat qendrore
vendase në gjuhët persisht dhe anglisht, si dhe nga emisionet shqip të radios
dhe televizionit iranian.
Delegacioni i akademikëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
zhvilloi edhe vizita njohëse e turistike, nga të cilat mund të përmendim:
vizita në muzeun Xhamaran, ish-shtëpia e imam Khomeinit (ra) 1 ,
themeluesit të Republikës Islamike të Iranit; vizita në Pallatin e Shahut të
Iranit Saad Abad, sot muze; vizita në Muzeun Historik Kombëtar të Iranit;
vizita në Kullën “Milad”; vizita në R.T. Iranian IRIB, në rajonin turistik
Darband, në kanalin Sahar Balkan dhe radion shqiptare.
Gjatë qëndrimit për ditë në Iran, delegacioni i kryesuar nga ish-
presidenti Rexhep Meidani zhvilloi një takim dhe me z. Peyman Xhebeli,
zv.drejtor i përgjithshëm i radiotelevizionit shtetëror. Z. Rexhep Meidani
dha një intervistë për televizionin Sahar Balkan në gjuhën shqipe, ku foli
për rolin e Naim Frashërit në lidhjen e dy kulturave shqiptare dhe iraniane.
Ledio DEMOLLI
1 RA (Rahimehollah Alejh), Zoti e mëshiroftë.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
DEKLARATA PËRFUNDIMTARE E KONFERENCËS
NDËRKOMBËTARE “ANALIZIMI I MENDIMEVE
TË NAIM FRASHËRIT”, TEHERAN, 5 MARS 2018
Në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës Shkencore
Ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”, që zhvilloi
punimet më 5 mars 2018 në Teheran, e cila u mbajt në Universitetin
Tarbiat Modares, Sekretariati i Konferencës paraqiti deklaratën finale të
kësaj konference. Sipas korrespondentit të Pars Today, teksti i
deklaratës është si më poshtë:
Bashkëpunimi kulturor midis vendeve dhe popujve në fushën e
qytetërimeve të ndryshme do të hapë rrugën për paqe, stabilitet dhe
zhvillim. Pa dyshim, dialogu kulturor midis intelektualëve dhe
mendimtarëve është shprehja më efektive dhe më e lehtë e bashkëjetesës
paqësore, është kuptimi i ndërsjellë i mekanizmave për t'u përballur me
sfidat e marrëdhënieve midis rajoneve të ndryshme të botës. Për këtë
arsye, në Organizatën e Kulturës dhe Bashkëpunimit Islam u formua
Sekretariati i Dialogut Kulturor dhe më pas u mbajt raundi i parë i
bisedimeve kulturore midis Iranit dhe Italisë në Universitetin e
Teheranit. Rezultatet efektive të këtyre bisedimeve ishin krijimi i një
Sekretariati për Dialogun Kulturor Iran–Europë me seli në Universitetin
e Teheranit. Pasi vendet e Ballkanit mirëpritën dialogun kulturor dhe
rëndësinë e kulturës historike të kësaj zone, Sekretariati i Dialogut
Kulturor midis Iranit dhe Ballkanit u krijua në bashkëpunim me
Universitetin “Tarbiat Modares”. Raundi i parë i bisedimeve kulturore
midis Iranit dhe Ballkanit u mbajt gjithashtu në kuadër të konferencës
ndërkombëtare me temë “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”,
poetit të shquar persishtfolës shqiptar, që u organizua më 5 mars 2018
nga Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit “Tarbiat Modares” në
bashkëpunim me disa institucioneve kulturore dhe shkencore, duke
përfshirë Fondacionin kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë, Akademinë e
Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dhe me disa shoqata kulturore-
Deklarata përfundimtare e konferencës “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” 15
shkencore, përfshirë Shoqatën e Gjuhës dhe Letërsisë Perse, Shoqatën
Shkencore Iraniane, Shoqatën Iraniane të Historisë dhe Shoqatën
Iraniane të Historisë të Islamit. Në këtë konferencë, intelektualë, studiues
dhe mendimtarë nga sfera e qytetërimit iranian dhe ballkanik dhe
profesorë nga Irani e disa vende të tjera, duke përfshirë Shqipërinë,
Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë, duke paraqitur leksione dhe artikuj
mbi temat e shpallura, prezantuan arritjet e tyre më të fundit shkencore
në analizimin e mendimeve dhe ideve të Naim Frashërit dhe të
kontributit të tij në konvergjencën kulturore të Iranit dhe Ballkanit. Gjatë
konferencës, dijetarët theksuan vijimësinë dhe ndjekjen e temave të
mëposhtme:
Lidhjet dhe trashëgimia e përbashkët kulturore, letrare dhe mistike
janë baza për dialogun kulturor dhe komunikimin ndërmjet elitave
shkencore dhe kulturore, duke përfshirë forumet akademike të vendeve.
Vazhdimi i dialogut kulturor të elitave shkencore dhe kulturore të
Iranit dhe Ballkanit mund të forcojë terrenin për promovimin e
marrëdhënieve kulturore, letrare dhe shkencore midis këtyre vendeve
dhe përshpejtimin e mënyrave për ta arritur atë.
Prezantimi dhe nderimi i personaliteteve shkencore dhe letrare, si
dhe të përkrahësve të dialogut kulturor janë potenciale për mirëkuptimin,
bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve kulturore midis vendeve.
Vlerat e ndërsjella, spiritualiteti dhe misticizmi janë rrugëzgjidhja
më e mirë për t’u përballur me dhunën dhe ekstremizmin.
Profesorët dhe studiuesit në konferencë arritën gjithashtu në
përfundimet e mëposhtme:
Përkthimi dhe botimi i veprave të dijetarëve dhe intelektualëve të
këtyre vendeve, që kanë çuar në dialogun kulturor, për të forcuar
themelet e ndërveprimeve kulturore.
Hartimi dhe ratifikimi i Rregullores Ekzekutive të Sekretariatit të
Përhershëm të Dialogut midis Iranit dhe Ballkanit, në konsultim me
përfaqësuesit e qarqeve akademike të vendeve të dy rajoneve.
Organizimi i takimeve periodike të anëtarëve të Sekretariatit të
Dialogut Kulturor të dy fushave të qytetërimit nga universitetet anëtare.
Shfrytëzimi i kapaciteteve të organizatave, shoqatave dhe qendrave
shkencore dhe kulturore të vendeve në fushën e civilizimit me qëllim të
promovimit, zhvillimit dhe popullarizimit të çështjeve të dialogut
kulturor.
Botimi i revistës së specializuar të Dialogut Kulturor të Iranit dhe
Ballkanit për të forcuar dialogun kulturor mes palëve.
16 Deklarata përfundimtare e konferencës “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”
Faksimile e deklaratës përfundimtare
Përgatiti Ledio DEMOLLI
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Seyed Ahmad Hosseini Alast, studiues, drejtor i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” dhe i
revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Seyed Ahmad Hosseini ALAST
IMAGJINATA NË PËRCAKTIM. METAFORA
KRAHASUESE, IMAGJINARE DHE STUDIMORE.
VLERËSIME PËR VEPRËN POETIKE TEHAJJULAT
(“ËNDËRRIME”) TË NAIM FRASHËRIT
Alegoria, krahasimi dhe aludimi metaforik janë shtyllat e fjalës jo
vetëm në fjalën njerëzore, por edhe në fjalën e shenjtë. Metafora është
zbulimi më i madh verbal dhe potenciali përfundimtar artistik, si dhe një
mënyrë e këndshme e imagjinatës dhe e manovrimit mendor në këtë
fushë. Metafora i sjell të dyja universet kundërshtare në unitet,
veçanërisht nëse pranojmë leximin që i bën metaforës Sakakiu dhe
kalojmë përtej kornizës së krahasimit, të të krahasuarit dhe mënyrës së
krahasimit dhe arrihet te përkufizimi racional në konceptin e metaforës,
uniteti brenda kontradiktës jo vetëm që stimulon te lexuesi refleksionin,
shqyrtimin dhe habinë, por në thelb e bën fjalën mjaft tërheqëse, saqë
folësi përjeton ndjesinë e kreativitetit dhe të risisë, pasi ai, me metaforën
imagjinare, ka prezantuar lindjen e një koncepti të ri.
Dëgjuesi, i lodhur nga përsëritja e gjërave të mërzitshme dhe të
vjetruara, kësaj here po përjeton këtë dëgjim "të ri", risinë e rinimin dhe,
nisur nga thënia “çdo gjë e re është e këndshme”, kënaqet më shumë se
kurdoherë tjetër dhe vendos lidhje me fjalën dhe transmetuesin e saj.
Është e qartë se gjithë kjo, kur mbizotëron mendjen dhe merr formë
njeriu me vese, duket sikur është amorale dhe e ndaluar, sepse kur
shfaqet fyerja dhe përçmimi i të tjerëve, që të gjitha janë shembuj të
ndalimit, në këtë rast metaforat marrin përdorim antietik. Por kur është
20 Alast
mendja e pastër dhe e bardhë si dëbora, mendja e shëndoshë dhe zemra e
shëndetshme dhe njeriu me zemër të pastër vë në punë këto elemente dhe
i përdor në rrugën e shpjegimit dhe përshkrimit, natyrisht që formësohet
shpallja e qartë, fjala e drejtë, fjala e ëmbël dhe shpjegimi i këndshëm e
njerëzor. Kështu arrihen kënaqësia dhe mirëkuptimi i thellë. Madhështia
e Hafëzit, Sadiut dhe Mevlanës, si dhe e atyre që janë perëndi të poezisë
dhe e krijuesve të veprave me famë botërore, qëndron në faktin se ata, në
formën e fjalës Kuranore dhe traditës së Imamëve udhëzues, vunë
alegorinë, metaforën në udhën e shpjegimit dhe të sqarimit, të njohurive
të besimit, mistikës dhe etikës dhe jo në udhën e argëtimit dhe të
lojërave.
Kurani i Shenjtë është mishërimi aktual i këtij kufiri. Është e
mundur që një pjesë e aspekteve të mrekullueshme të Kuranit të Shenjtë
të lidhet me këtë atribut verbal. Alegoria dhe metafora në Kuranin e
Shenjtë kanë rekrutuar koncepte të vlefshme dhe të shenjta. Nga kjo
perspektivë, mund të vlerësojmë veprën poetike Tehajjulat
(“Ëndërrimet”) të Naim Frashërit. Ai, në mënyrë të mahnitshme, në
shfrytëzimin e këtyre mjeteve verbale vuri këmbën në gjurmët e
udhëheqësve të mëdhenj të letërsisë perse, duke i dhënë poezisë dhe
letërsisë së tij një reputacion kuranor, dhe u përqendrua te fjala e pastër
si bora. Për këtë arsye, në fushën e shprehjes dhe transmetimit metaforik,
Naimi mund të quhet poet transhendental, një poet me pastërti
zbardhëlluese, i cili refuzon çdo krijimtari të kotë, abuzive dhe
poshtëruese ndaj të tjerëve. Në veprën “Ëndërrimet” mendjen e tij të
zhdërvjellët dhe imagjinatën i ngre mjeshtërisht në fluturim në
horizontin e lexuesit dhe lapsin e tij e bën të kërcejë rrjedhshëm mbi
letër, a thua se ai vetë është pjellë e metaforave, aludimeve dhe alegorive
iraniane. Lloje të tjera të metaforës, si ajo krahasuese, imagjinare dhe
hulumtuese, personifikimet ngjyra-ngjyra dhe alegoritë e larmishme,
madje dhe gjestet treguese, i përdor me një përvojë të shkëlqyer. Jo
vetëm në një varg dhe as në një poezi vetmitare, por vazhdimisht e
vazhdimisht dhe asnjëherë nuk e bën moskujdesjen fli të pështjellimeve
metaforike dhe lexuesin e kënaq dhe e bind në formën më të thjeshtë dhe
më të përshtatshme, duke e çuar atë të shohë shtëpinë e ylberit, ndërtuar
nga konceptet që janë derdhur në formën e poezive të tij të bukura, duke
i vendosur përpara sofrën me shtatë ngjyra të ëndërrimeve.
Naimi komenton dhe zbërthen vargjet sipas këndvështrimit të tij
iluminist (ndriçimit të brendshëm) dhe i përdor alegoritë vazhdimisht, në
formën më të thjeshtë dhe më të rrjedhshme. Naimi duket si një kalërues
mjaft i zoti, që po garon në garat e letërsisë dhe të poezisë dhe ka korrur
sukses në fushën e garës. Në këtë shkrim do të përqendrohem te dy
vargje si dy shembuj të shkëputur nga vëllimi poetik “Ëndërrimet”, me
Imagjinata në përcaktim. Metafora krahasuese, imagjinare dhe studimore... 21
qëllim që të tregohet se sa i fuqishëm dhe i suksesshëm ka qenë poeti në
krijimtarinë poetike.
Shembulli i parë:
Nga na vjen me kaqë bujë e mengadalë,
Që nga prapa malit befas duke dalë?
Poeti në vargun e parë flet me hënën dhe rreth hënës, dhe në po këtë
fjali përdor alegorinë brenda alegorisë duke shfrytëzuar metaforën
imagjinare. Në mendjen e tij e shëmbëllen hënën me një mikeshë që ka
kohë që nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ndodhet, dhe kjo e bën atë të
vuajë shumë. Marrëdhënia e miqësisë dhe dashuria e veçantë që ka qenë
gjithmonë midis tyre, ka bërë që ai të marrë vesh se ç’bëhet me
mikeshën e tij dhe të presë me padurim të takohet përsëri me përmallim.
Papritmas dhe pa paralajmërim, mikeshën e tij të humbur e sheh në një
vend të panjohur dhe imagjinar, ku nuk ia merrte mendja që mund ta
takonte, por e shikon ndryshe nga ç’e kishte parë dhe ç’e kishte njohur
më përpara. Mikesha e tij kishte ndryshuar shumë në këtë kohë të
shkurtër të ndarjes: kishte ndryshuar veshjen, mënyrën e të folurit,
literaturën, fytyrën dhe pamjen e saj, që ishte shumë ndryshe dhe më
magjepsëse se më përpara.
Poeti befasohet kur sheh shokun e tij të vjetër dhe me habi e pyet:
Ku ke qenë? Nga po vjen, sa paske ndryshuar, sa rrëzëlluese je bërë?!
Poeti, hënën e cila ka ca ditë që nuk ishte dukur, e shikon në formën e
gjysmëhënëzës teksa vjen nga prapa malit dhe e krahason me mikeshën e
tij imagjinare.
Hëna shfaqet në qiellin e mendjes së poetit, plot madhështi dhe
shkëlqim, dhe ia largon mërzinë, ia përmbush dëshirën dhe pritja merr
fund. Por jo ashtu sikur dukej më parë apo të paktën siç e njihte poeti.
Hëna, gjatë mungesës kishte ndryshuar shumë, është bërë kaq
madhështore dhe e mrekullueshme. Në takimin e parë poeti
impresionohet nga ndryshimet, bukuria dhe madhështia e hënës, dhe e
pyet: Ku ke qenë? Ku dhe kur je bërë kaq e bukur? Pse s’më dërgove
asnjë fjalë?
Poeti shpreh këtë gjendje mendore, habinë e tij, gëzimin dhe
pasionin e tij në formën e një metafore dhe fluturon në krahët e
imagjinatës, madje refuzon të krahasojë hënën me mikeshën e vet. Ai
nuk thotë që ti je mikesha ime që më kishte humbur dhe tani të gjeta. Me
këtë krahasim, që nënkupton ngjashmëritë, nuk do të pranojë ndryshimet
dhe që hëna dhe mikesha e tij janë dy, sepse në njëfarë mënyre janë bërë
një, sepse krahasimi në vetvete, ndërkohë që shpjegon ngjashmëritë,
22 Alast
brenda vetvetes nënkupton edhe ndryshimin, dhe dallimin, si edhe
ekzistencën e dy gjërave të ndryshme, po ashtu nënkupton edhe dallimin
ndërmjet krahasuesit dhe të krahasuarit.
Poeti nuk dëshiron të pranojë apo t’i mburret hënës se ka dy
mikesha të ngjashme, por përkundrazi, kërkon të vërtetojë se nuk ka
vetëm se një mikeshë, një mikeshë në dy forma, njëra në formën e një
hëne dhe tjetra në formën e vetë njeriut. Prandaj, pasi vetë ka në mendje
këtë marrëdhënie dhe hënën e hamendëson si mikeshën dhe mikeshën si
hënën, një mikeshë në dy formate. Tanimë këtë imagjinatë, hamendësim
dhe bindje të tij e shpjegon në formën e metaforës imagjinare, të
krahasuarën e heq me qëllim që të mos duket. Në këtë mënyrë mohohet
tërësisht dyzimi, ndryshimi dhe dallimi. Pastaj një nga karakteristikat më
të spikatura të mikeshës të tij të imagjinuar, të cilën e hasi gjatë vizitës, e
dëshmon para hënës dhe kjo veçori është "me kaq bujë". Kjo është fuqia
e mrekullueshme dhe çudia e madhështisë që miku i tij gjeti në kohën e
mungesës që ngriti edhe pyetjen e poetit, kur e pyet se ku kishte qenë
dhe ç’ishte bërë kështu?
Të njëjtën pyetje kësaj here ia bën hënës me qëllim që të vendosë po
atë marrëdhënie dhe lexuesi të kuptojë që hëna dhe mikesha për poetin
janë e njëjta gjë dhe e njëjta e vërtetë, jo dy entitete dhe dy të vërteta të
ngjashme me njëra-tjetrën. Fshirja e analogjisë dhe sjellja e një metafore
të plotë lejon që poeti të ekzagjerojë dhe të përcjellë te lexuesi atë që ka
krijuar në mendjen e tij.
Prandaj e pyet hënën: Nga na vjen? Dhe kjo është pra metaforë
krahasuese, sepse një pyetje e tillë mund t’i drejtohet vetëm njeriut dhe
jo një qenieje të ngurtë dhe pa vetëdije. Meqë poeti e ka fshirë
krahasuesin në imagjinatën e tij, nuk ka realitet të jashtëm dhe ka sjellë
për hënën një nga atributet fantastike imagjinare të mikeshës hipotetike.
Natyrisht kjo është një metaforë imagjinare, gjithçka ndodhet brenda
imagjinatës së poetit.
Përveç kësaj, metafora e krahasuar imagjinare e poetit ka një tjetër
delikatesë që e fsheh krahasuesin dhe nuk e përmend atë në emër të saj.
Kur thotë se nga vjen, pa përmendur emrin e hënës dhe prej nga vjen,
përdor një paqartësi dhe bukuri të veçantë fjalësh dhe metaforën e shfaq
më të ëmbël, më misterioze dhe në të njëjtën kohë më shprehëse.
Naim Frashëri në këtë fjali, duke përdorur mjeshtërinë figurative
dhe metaforën, ka përdorur po aq mjeshtërisht edhe iluzionin dhe në këtë
mënyrë, në unitetin njëkohësisht kontradiktor, pra frymor dhe jofrymor
(mikeshë dhe hënë ose racionalja dhe irracionalja), ka ndihmuar
dukshëm në botëkuptimin e lexuesit . Kështu që nëse dikush nuk e di
titullin e poezisë, ka për të menduar që poeti po flet me mikeshën e tij
dhe jo me hënën.
Imagjinata në përcaktim. Metafora krahasuese, imagjinare dhe studimore... 23
Shembulli i dytë:
Sa Sokratë na ke parë të helmuar?
Sa Jusufë, pre për ujqër të tërbuar?
Poeti në vargun e dytë, duke vënë përballë Jusufin me ujqërit, ka sjellë
dy metafora, krahasuese dhe hulumtuese. Në të njëjtën kohë, për shkak
se ai flet me hënën dhe e pyet hënën, ai përdor gjithashtu një metaforë të
tretë pa përmendur as edhe njërën prej shtyllave të krahasimit. Me një
fjalë, ai ka krijuar një metaforë kuptimplotë të imagjinatës. Kështu që
ndikimi i fjalës së tij është dyfishuar dhe prandaj në një fjali hasim tri
metafora. Të parën metaforën krahasuese hulumtuese; të dytën,
metaforën krahasuese hulumtuese dhe të tretën, metaforën krahasuese
imagjinare.
Shpjegim:
Fjala Jusuf, që është i krahasuari, është alegori e burrave të mençur,
e spiritualitetit dhe moralit, ashtu sikurse fjala ujqërit po ashtu është i
krahasuari, alegori e sundimtarëve tiranë dhe e mbretërve injorantë. Këtu
poeti në vend të krahasuesit vendos të krahasuarin dhe për të dyja
metaforat ka sjellë kuptim të zhdrejtë të fjalës “pre”, me qëllim që
lexuesit të mos i shkojë mendja tek Hazreti Jusufi (a.s.) dhe vëllezërit e
tij, sepse poeti simbolizon dy marrëdhëniet e kundërta ndërmjet ujkut
dhe deles dhe kjo poezi nuk i ka për qëllim ata, pasi qëllimi kryesor
është krahasuesi, i cili është fshirë.
Nisur nga fakti se krahasuesi janë burrat e mençur të ideve dhe
moralit dhe i krahasuari, që është Hazreti Jusufi (a.s.), janë personazhe
reale, atëherë kemi të bëjmë me metaforë hulumtuese dhe jo imagjinare.
Po ashtu edhe në metaforën e dytë ndodhemi përballë së njëjtës situatë,
kemi të bëjmë me metaforë hulumtuese dhe fjala “pre”, që shpjegon
lidhjen midis Jusufit dhe ujkut, është përdorur si një kuptim i zhdrejtë,
sepse veçoria kryesore dhe fati përfundimtar i Jusufëve është të jenë pre.
Por dy fjalët, Jusuf dhe Ujqërit këtu nuk nënkuptojnë ngjarjen
historike, prandaj është sjellë kuptimi i zhdrejtë me qëllim që lexuesi të
mos e kuptojë gabim. Përveç dy metaforave të sipërpërmendura, këtu
kemi edhe një metaforë të tretë, sepse poeti me mendjen e tij e
personifikon hënën me një njeri mijëravjeçar apo milionavjeçar, i cili
gjatë gjithë jetës së tij ka qenë dëshmitar i robërimit dhe i gjuetisë së
dijetarëve nga perandorët dhe sulltanët tiranë. Një njeri imagjinar që ka
jetuar kaq gjatë dhe ka parë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë
historisë.
24 Alast
Poeti, pasi thur përfytyrimin e këtij njeriu, e krahason hënën me të
dhe pastaj e pyet: Gjatë jetës sate kaq të gjatë sa Jusufë pre për ujqër të
tërbuar ke parë? Është e qartë që një njeri i tillë nuk ka ekzistuar dhe
thjesht ka qenë një imagjinatë. Nga njëra anë, nga heqja e krahasuesit, e
të krahasuarit dhe e shtyllave të tjera krahasimore ka lindur metafora
krahasuese imagjinare. Shenja e vetme e kësaj metafore është pyetja që i
bën poeti hënës. Dhe duke sjellë fjalën “kaq” biem në gjurmët e venitura
të mbetura nga kjo metaforë, që, së bashku me dy metaforat e
mëparshme, paraqet një lloj bisede të këndshme dhe imagjinare ndërmjet
poetit dhe mikeshës të tij.
Fuqia letrare, manovrimi mendor dhe fusha e imagjinatës së Naim
Frashërit janë të tilla që zbulojnë thellësinë e njohurisë së tij ndaj poezisë
dhe letërsisë persiane. Ndërkohë Naimi na tregon një tjetër të vërtetë,
përtej pikturave me ngjyra të pikturuara me fjalë, që është përdorimi i
njohurive fetare dhe koncepteve nga Kurani. Naim Frashëri është poet
edhe në ëndërrime, është edhe një artist plot fantazi, është edhe një
skulptor dhe një njohës i mrekullueshëm i shenjave (të Zotit). Këtë
atribut të fundit ai e adopton nga Kurani i Shenjtë, natyra dhe bota që e
rrethon, si një dijetar i plotfuqishëm fetar që përdor fuqinë e tij semiotike
dhe në thelb sheh të gjithë mjedisin dhe objektet e natyrën, jetën dhe
gjuhën në formën e shenja që flasin për një krijues, qenie të shenjtë, dhe
të përjetshme. Shpjegimi i këtij aspekti të karakteristikave të poezisë së
Naim Frashërit kërkon një tjetër shkrim më të thelluar. Naim Frashëri,
duke zgjedhur metaforat e duhura dhe larminë e tyre me një vëmendje
prej dijetari, i përdor ato për të shpjeguar dhe përshkruar vlerat humane
dhe botëkuptimin e tij ideologjik dhe filozofik. Prandaj, në veprën e tij
“Tehajjulat” (Ëndërrime) nuk ka as edhe një varg të vetëm përbuzës,
tallës dhe përçmues, pikërisht është kjo veçori që e bën Naim Frashërin
të shquar dhe unik. Një poet zemërbardhë dhe i pastër, një poet krijues
dhe kalorës imagjinar i fushës fantastike të metaforave të këndshme dhe
alegorive piktoreske dhe ngjyra-ngjyra të universit që ngazëllen
audiencën. Naimi, ia ka dalë mbanë që të tregojë qartë
transhendentalizmin në stilin e Kuranit të shenjtë.
Biseda e tij me hënën nuk është as nga këndvështrimi ambientalist,
dhe as nga këndvështrimi i njohjes së kohës. Për shembull, kur i
drejtohet hënës, nuk i thotë që po të mos ishe ti apo po të ngriheshe lart
me vonesë baticat dhe zbaticat e deteve dhe oqeaneve do të trazoheshin.
Madje nuk thotë as që me ardhjen dhe ikjen tënde, ne shënojmë ditët,
javët dhe muajt e vitit, por natyra e dialogut të Naim Frashërit në këtë
varg, por edhe në vargjet e tjera të ngjashme është e lidhur plotësisht me
këndvështrimin sociologjik dhe atë të filozofisë historike.
Imagjinata në përcaktim. Metafora krahasuese, imagjinare dhe studimore... 25
Poeti fillimisht portretizon Jusufin dhe ujqërit, dy polet e të drejtit
dhe të padrejtit, të bukurit dhe të shëmtuarit, të mençurit dhe budallait, të
dëlirit dhe të fëlliqurit, dhe në të njëjtën kohë gjykon dhe vlerëson se
përgjatë tërë historisë Jusufët kanë qenë robër në kthetrat e ujqërve dhe
tiranëve. Në të gjitha periudhat, mësuesit, mendimtarët, dijetarët,
mistikët dhe njerëzit e mëdhenj të mendjes dhe mendimit kanë jetuar në
varfëri, në mungesë të lirisë dhe të privuar. Përkundrazi, servilët,
injorantët dhe shtypësit janë ulur në pushtet dhe kanë gëzuar pasuri. Pasi
përshkruan këto dy fakte dhe tendencat historike, nga hëna si dëshmitare
dhe vëzhguese e përhershme e historisë, kërkon fakte dhe pohim kur e
pyet që, vallë gjithnjë kështu ka ndodhur që Sokratët e mençurisë,
pastërtisë dhe së vërtetës janë helmuar dhe janë bërë theror apo në jetën
tënde, përbuzja dhe privimi ka qenë bekim i kësaj bote?! Vallë a nuk e
shikon që me mijëra njerëz të fisëm, të bukur, të ndershëm dhe të
mençur, si profeti Jusuf, janë bërë robër në luftën me ujqërit dhe janë
vrarë? Prandaj Naim Frashëri nisur nga këndvështrimi sociologjik dhe i
filozofisë historike përpiqet që të përshkruajë situatën e hidhur të kohës
së tij, bën këtë dialog dhe bujarisht qan hallet me hënën që është e
moçme sa vetë historia. Në këtë mënyrë ai shfaq ndjenjat e tij
parapëlqyese për drejtësinë, ndjenja revolucionare, fetare dhe
monoteiste.
Ai kalon përtej dukjes së fjalëve, madje kalon përtej tekstit të
realiteteve dhe të gjitha i shikon vetëm si një shenjë. Përtej gjithë këtyre,
arrin tek një e vërtetë e pastër, të cilën e ilustron në formën e tri
metaforave. Prandaj në këtë varg të poezisë të tij Naim Frashëri mund të
shikohet si një kryengritës revolucionar kundër sundimtarit të padrejtë të
kohës së tij dhe që po vajton me pikëllim për Jusufët dhe Sokratët e
historisë. Ai vë në qendër të vëmendjes fatin e tyre: ata në përgjithësi ose
u helmuan, ose u martirizuan apo edhe u përbuzën, u përçmuan dhe u
hodhën në pusin famëkeq apo u bënë pre e sundimtarëve të dhunshëm.
Këto halle poeti i qan me hënën dhe i kërkon asaj që të dëshmojë për
këtë dualizëm drejtësi–padrejtësi! Metafora imagjinare e padukshme
është vendosur në shtresën e poshtme të poezisë, duke dashur të thotë që
Naim Frashëri, kur shihte që realiteti sociologjik dhe ai i kohës ishte i
papërshtatshëm për t’u shprehur hapur, përdorte i detyruar dialogun
simbolik dhe metaforën, me qëllim që në këtë mënyrë të shprehte
ndjenjat e tij për drejtësi, si dhe ndjenjat aleviane që buronin nga Kurani.
Në këtë mënyrë ai informon gjeneratën e tanishme dhe brezat e
ardhshëm rreth fakteve të hidhura historike që janë ende në zhvillim. Ai,
duke përdorur krahasimin dhe duke çuar realitetin në botën imagjinare,
përpiqet që të gjejë dikë që të qajë hallet apo të paktën të dëgjojë
dhimbjet dhe vuajtjet. Për këtë qëllim Naimi zgjedh Hënën, jo diellin,
26 Alast
por as tokën dhe as kohën, sepse hëna ndriçon në errësirën e natës, në
thellësinë e errësirës, të kurbetit dhe të vetmisë. Tashmë Naimi ndodhet
në kurbet dhe pa ndonjë që t’i kuptojë gjuhën dhe në errësirë, sepse nuk
ka me kë të qajë hallet, nuk ka një shok të mençur. I mbetur vetëm, ai
zgjedh hënën, e cila po ashtu ka mbetur vetëm në natën e errët dhe
ngrihet lart si mërgimtar për të ndriçuar.
Dhe kjo ngjashmëri dhe ndjenjë afrie është e mjaftueshme që poeti
të gjejë hënën, si një simpatizuese dhe qortuese, dhe të hapë bisedën me
të. Metafora imagjinare që është krejtësisht në mendjen e poetit e shpreh
këtë fakt. Ndoshta për shumë njerëz kjo mund të duket si një fjalë e
rëndë apo ideologjike, që Naimi është një poet epik dhe revolucionar,
apo që Naimi është një kërkues i drejtësisë, apo që Naimi është zëri një
profeti. Ka gjasa që ata të cilët nuk i pranojnë këto atribute të Naimit, ta
konsiderojnë atë si një nacionalist ekstrem racist të shekullit të
nëntëmbëdhjetë. Ose përpara se ta njohin si mendimtar, ideolog, e njohin
si arkaik, arkeolog, etnocentrik dhe nacionalist. Por po të marrim
parasysh veprat e tij, si “Tehajjulat”, “Qerbelaja” dhe “ Marsije
Hasanein”, të gjitha këto ide do të jenë thjesht akuza ndaj këtij poeti.
Naimi është një transhendentalist i të gjitha këtyre fantazive. Po, Naimi
është një patriot dhe atdhedashës që i jep rëndësi dinjitetit dhe krenarisë
kombëtare dhe lavdive historike, shumica e të cilave janë epope dhe
humaniste. Naimi është ai që hodhi hapin e parë në ndërtimin e një
atdheu, shteti dhe kombi të fuqishëm dhe të pavarur, duke respektuar
simbolet kombëtare, dhe kjo shprehet nëpërmjet metaforave dhe
alegorive në veprën “Ëndërrimet”.
Pa dyshim, Naimi, një mendimtar i madh, ka qenë dhe është në
shërbim të identitetit kombëtar dhe fetar të popullit të tij, dhe kjo falë
bindjes së tij humane dhe fetare, bazuar në postulatin e Profetit të tij, që
thotë: “Dashuria për Atdheun buron nga besimi” dhe jo prej
sekrecioneve të mendimeve masonike, raciste dhe materialiste të asaj
periudhe kohore, kur shumica e intelektualëve u infektuan prej tyre.
Poezitë dhe tregimet e Naim Frashërit pohojnë këtë të vërtetë të qartë se
ai është një njohës i mirë i simboleve dhe i shenjave (të Zotit). Në
thellësi të shtresës së jashtme të kësaj bote ai është në kërkim të së
brendshmes, e cila është dritë dhe ndriçim, dritë që nuk është e zbehtë
dhe nuk mund të fiket me një të fryrë. Por është rreze e dritës së Hyjit, i
cili ka thënë: “Allahu është drita e qiejve dhe e tokës”. Naim Frashëri
burimin e vërtetë të kësaj drite e gjeti në Qerbela, ku dhe ndërtoi
strehëzën e vet.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Shaban Sinani, akademik. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Shaban SINANI
NAIMI DHE RUMIU NË KONTEKSTIN E PRANISË
KULTURORE PERSO-IRANIANE NË TRADITËN
SHQIPTARE
I. Naim Frashëri në dy letërsi dhe në dy histori letërsie të tyre
Megjithëse gjatë shekullit XX e më pas
historia e letërsisë shqipe është shkruar e
rishkruar disa herë, nga studiues vendës e të
huaj, nga individë e institucione, vlerësimi
për Naim Frashërin ka mbetur gjithnjë i
pandryshuar. Ai është cilësuar në njëjës
poeti kombëtar, Dichter misionar, poeti-
profet, me një rol mesianik në themelimin e
identitetit dhe të gjuhës së shkruar shqipe.
Si Naimi s’ka të tjerë, – shkroi Andon Zako
Çajupi, një poet i njohur bashkëkohës i
Naimit në ditën e vdekjes së tij, dhe ky mendim nuk ka ndryshuar. 101
poetë për Naimin është titulli i njërës prej antologjive me poezi të
zgjedhura kushtuar atij përgjatë një shekulli. Me emrin e tij studiuesit
lidhin shfaqjen për herë të parë të dukurisë së prometeizmit në historinë e
letërsisë kombëtare (Qosja 1988 : 396).
Naim Frashëri është konsideruar klasik e usta nga të huaj e shqiptarë
(Geraci 2014 : 40; Agolli : 1980), madje edhe babazot i letërsisë dhe
gjuhës shqipe të njësuar. Ai ka bashkuar fort mendimtarët që i kanë dhënë
kuptim jetës së tyre me mitin e Perëndimit (Maloki 1937) dhe ata që, në
të kundërtën, i kanë besuar thënies së njohur të shekujve të humanizmit
28 Sinani
europian: Ex Orientae lux - Dritë që vjen prej Lindjes. Mihal Grameno,
luftëtar e poet i fundit të Rilindjes, e quante Naimin zemra e Shqipërisë,
kurse Frashërin, vendlindjen e tij, e krahasonte me Mekën dhe Betlehemin:
Si ty, o Vithlehem e Mek’ e Arabisë / Ku janë lindur Muhamet e Krishti i
Krishterisë / Për mua është Frashëri, vënd i Perëndisë / Tek është lindur
Naim Beu zemr’ e Shqipërisë 1 . Kurse Àt Gjergj Fishta, poet dhe
mendimtar, figura më e rëndësishme e klerit katolik në gjysmën e parë të
shekullit XX, i fundmi i romantizmit shqiptar, në kryeveprën e tij Lahuta
e Malcìs shkruan: Bini toskë, ju n’pikë të vrapit / Mos t’u ndalin mal as
zàll / Naim Frashëri i rà qitapit / Mos m’e lshue Shqypnín per t’gjàll2.
(Fishta 1937 : 468–473). Ndërsa për Abdyl Frashërin dhe rolin e tij si
prijës i lëvizjes për pavarësi do të shkruante: Aj âsht trimi Frasher begu /
Qi gjithkund ke e qiti shtegu / I la naâm aj Toskënìs / Faqe t’bardhë i la
Shqypnìs (Fishta 1937 : 182–185).
Megjithëse pasardhës i vjershëtorëve të njohur bejtexhinj e bektashinj
Dalip e Shahin Frashëri: i pari autor i poemës së përshtatur nga Hadikaja e
Fuzuliut, që e titulloi shqip Kopshti i të mirëve, kushtuar epopesë së
Qerbelasë; kurse i dyti autor i poemës heroike Mühtarname (Poema e
lavdisë së Mühtarit), lidhja e tij farefisnore me ta thuajse nuk u përmend
ndonjëherë. Për më tepër, megjithëse edhe vetë Naimi shkroi një poemë për
Qerbelanë, duke ndjekur udhën e Frashërlliut të mëhershëm, historitë e
letërsisë shqipe në mënyrë ngulmuese kanë krijuar një opozicion ideologjik
e letrar mes tyre.
Në vitin 1971, kur, gati pas një shekulli, u botua në gjuhën shqipe libri
i fantazive i Naimit, me titullin në origjinal Tehajjülat, shkruar e shtypur
persisht në vitin 1885 (në tipografinë Mirhan të Stambollit), në një
përshtatje rikrijuese me një elegancë të rrallë nga iranologu e orientalisti
Vexhi Buhara, me titullin Ëndërrime (shpesh titulli i saj citohet gabim në
formën e shquar Ëndërrimet), për herë të parë iu rikthye vlerësimi një
pohimi të hershëm të Eqrem Çabejt: Ai nuk është europiani që shkel këtë
botë – në Orient – si një i huaj dhe për të cilin kjo ka magjinë e vendit
ekzotik. Ai është fis me këtë botë; ai rron në të, është i saj (Çabej : 1944–
1994). Edhe pse të shkruara në një gjuhë tjetër dhe të ardhura në shqip si
përkthime, masnavitë e vëllimit Ëndërrime u vlerësuan nga studiuesit
shqiptarë si bukuroshja e fjetur.
Aspak për rastësi, studimi i Eqrem Çabejt, për dy degët, dy kryeqendrat
dhe dy kahjet e romantizmit shqiptar: e para që vinte nga Lindja, me mitin
e Perëndimit dhe me Naim Frashërin në qendër; dhe e dyta që vinte nga
1 Si ti, o Betlehem, o Mekë e Arabisë 2. Bini toskë, ju n’pikë të vrapit, Ku janë lindur Muhamet’ e Krisht i krishterisë Mos t’ju ndalë as mal, as zall,
Për mua është Frashëri - vend i Perëndisë Naim Frashëri shkroi në qitap,
Tek është lindur Naim beu, zemër e Shqipërisë. Mos me e lëshue Shqipninë për t’gjallë.
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare 29
Perëndimi, me Jeronim de Radën si shëmbëlltyrë, me ekzotikën e Lindjes,
do të botohej vetëm në vitin 1994.
Edhe në historinë e letërsisë iraniane Naim Frashëri është paraqitur
vonë. I pari që përmendi krijimtarinë e tij në persisht ishte studiuesi vendës
Abdül-Karim Gölshani, i cili, në vitin 1975, botoi në Shiraz artikullin
Rreth letërsisë perse shkruar në hapësirat turke dhe poezisë perse të
autorit shqiptar të shekullit XIX Naim Frashëri - Farhang-i Iran dar
qalamraw-i Turkan: ashʻar-i Farsi-i Naʻim Farashari, shaʻir va
nivisandah-ʼi qarn-i nuzdahum Albani (Gölshani 1975). Deri para dy
dekadash fantazive të tij persisht, librit më të hershëm të tij, Tehajjülat, në
historinë e letërsisë iraniane u është rezervuar vetëm një paragraf, në të
cilin paraqitet si poet bektashi me origjinë shqiptare, që shkroi masnavi,
në stilin e Moulanas (Golshani : 2004). Merita e zbulimit më në thellësi të
vendit të Naimit në historinë e letërsisë perse u takon studiuesve Ali Akbar
Zijai dhe Reza Kharami, që drejtuan për disa vite me radhë Fondacionin
Kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë dhe bënë kërkime të drejtpërdrejta jo
vetëm për vjershërinë e tij në gjuhën iraniane, por edhe për
intertekstualitetin e shumë poezive filozofike të poetit kombëtar të
shqiptarëve me veprën e Pir-Roumi-ut (Zijai 1997; Kharami 2008). Në
librin monografik “Vendi i shqiponjave”, i njohur në Iran (Zijai 2003),
kërkimet u finalizuan me një sintezë krahasimtare, që hapën udhë për ta
konsideruar Naim Frashërin si një poet me pjesë e kontribut në dy letërsi
e në dy histori letërsie. Këto kërkime u bënë nxitje për dijetarët shqiptarë,
studiues të letërsisë dhe të gjuhës shqipe, për të gjetur shpjegime të denja
dhe të provuara shkencërisht për ndërthurjen e kodeve poetike të
vjershërimit lindor e perëndimor në veprën e Naimit dhe për të shkruar
libra monografikë rreth tipologjisë së dyfishtë të lirikës së tij, në të cilën
bashkohen e shkrihen lehtësisht e paqësisht misticizmi lindor dhe
iluminizmi perëndimor (Bulo 1999). Nga këto studime tashmë është
qartësuar mirë e bindshëm se kushtëzimet e poezisë së Naim Frashërit me
atë të Roumi-ut janë të shumëfishta: i) në modelet e vjershërimit; ii) në
tipologjinë e llojeve; iii) në kodet poetike; iv) në botëkuptimin panteist
dhe në filozofinë e jetës; v). në teozofi e misticizëm, vi) në rrafshin
tematologjik e në atë të motiveve.
Naim Frashëri, jo vetëm tek Ëndërrime, por edhe kur shkruan shqip,
sidomos në lirikën filozofike, në lirikën didaktike, në lirikën e natyrës dhe
në atë të dashurisë, parapëlqen masnavinë dhe shpesh rikrijon sipas gjedhes
poetike dhe metrike të Pir-it që ndjek, Moulana-s; ndonjëherë
katërvargëshat e Khajamit dhe jo rrallë edhe gazelet e Hafizit.
30 Sinani
II. Rikthimi i Naimit tjetër
Kemi zgjedhur të përdorim termin rikthim për shpalljen e pjesës së
heshtur të veprës së Naimit, të Naimit tjetër, Naimit lindor, më së pari
pers, sepse, duke i vënë të dhënat në një kronologji të vërtetueshme,
rezulton se dukuria ka qenë e njohur qysh në gjysmën e parë të shekullit
XX. Hafiz Ali Korça, poet dhe dijetar i njohur persolog, që, i pakënaqur
prej lirive që i kishte dhënë vetes Fan Noli, botoi një përkthim alternativ
të katrenave të Omar Khajamit, ishte i pari që shkroi edhe për
konkordancat në fabul, në motiv e në frymë midis Fyellit të Naimit dhe
Nej-name-së së Pir Roumi-ut. Hafizi njoftoi në atë kohë madje se Naimi
kishte shkruar në persisht edhe një poemë tjetër liriko-epike religjioze,
veç Qerbelasë, me titullin Vajtimet e Imam Hüssein-it, që mbetet e
pazbuluar deri më sot. Duke perifrazuar titullin e poemës së Naimit, ai
vetë shkroi Vajtimet e atdheut. Mirëpo studimi i kësaj dukurie më pas u
ndalua, për disa arsye: i) për shkak të një qëndrimi të vijueshëm kritik
ndaj trashëgimit letrar shqiptar me alfabete orientale (persisht, osmanisht
dhe arabisht), njohur si letërsia e bejtexhinjve; ii) për shkak të
demonizimit historik e kulturor të ish-perandorisë osmane dhe
përgjithësisht të dukurive që mund të kishin lidhje me të; iii) për shkak
të ateizmit shtetëror që ka ekzistuar në Shqipëri deri në vitin 1990. Kjo
ka qenë arsyeja dhe pse vetëm në tri dekadat e fundme u bë e njohur
ekzistenca e një gramatike të persishtes në dorëshkrim prej Naim
Frashërit dhe e dy dramave të të vëllait, Samiut, shkruar mbështetur mbi
motive të Shah-Name-së së Firdeusiut, Gjahve e Suhrab, njëra prej të
cilave ende e pabotuar.
Këtyre shkaqeve të përgjithshme u duhet shtuar dhe një arsye e
veçantë. Musine Kokalari, që qysh në vitet 1930–1940 bëri kërkimet dhe
zbulimet e para për lidhjet e poezisë së Naimit me veprën poetike dhe
mendimin e Moulanas, u dënua si kundërshtare politike qysh në vitin 1946
dhe studimit të saj iu ndalua botimi. Teza e saj, e para kushtuar poezisë së
Naimit, është ende e pabotuar dhe ruhet në dorëshkrim në Arkivin Qendror
Shtetëror dhe në Bibliotekën Kombëtare, përveç arkivit letrar të
Universitetit La Sapienza të Romës.
Ishte pikërisht Musine Kokalari ajo që, gati një shekull më herët,
ndërsa po përmbyllte studimet e laurës për letërsi në Romë, zgjodhi si tezë
diplome veprën e Naim Frashërit dhe pati vërejtur me mprehtësi
ngjashmërinë e poezisë së Naimit me atë të Pir-Roumi-ut. E njohur me
masnavitë (mesnevitë) e Mjeshtrit të letërsisë klasike perse përmes
përkthimit italisht (Pizzi 1894 : 269–278), në tezën e saj të diplomës
kushtuar Naim Frashërit mbrojtur në Romë në vitin 1943, ajo do të
shkruante: Çudia ime qe e madhe kur konstatova se shumë vargje të Naimit
rezultojnë identike me ato të poetit persian Xhelaledin Rumiu. Në librin
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare 31
Storia della poesia persiana të Italo Pizzi-t ajo pati mundësi të lexonte
gjithsej 11 poezi të Moulanas: pesë nga Kobla shpirtërore (La Cobla
spirituale) dhe gjashtë nga Këngëtorja (Il Canzoniere). Musine Kokalarit i
tërhoqën menjëherë vëmendjen vargjet e poezisë së njohur Nej: Dëgjojeni
fyellin si flet e vajton - Ascolta flauto che parla e piange (Pizzi 1894 : 269)
dhe Tregtari e papagalli, ose më mirë për nevojën e çlirimit të vetvetes nga
burgu i jetës - Il mercante e il pappagallo, ovvero della necessità di
liberarsi dal carcere della vita (Pizzi 1894 : 271–273).
E lindur në Adana të Turqisë, e ambientuar me qytetërimet dhe
kulturat e Orientit, megjithëse nuk e njihte persishten, megjithëse në shqip
libri Ëndërrime (Tehajjülat) nuk ishte botuar ende dhe ndoshta as e dinte
se mund të ekzistonte; Musine Kokalarit i mjaftoi përkthimi italisht i një
koleksioni të poezive të zgjedhura të Pir-it të letërsisë klasike perse për të
arritur në përfundimin se:
1. Dy poezitë e njohura të Naimit, Fyelli (nga vëllimi Lulet e verës)
dhe Turtullesha (nga cikli Parajsa), janë paralele, në mos përkthime
apo rikrijime prej poezisë së Roumi-ut Nej, botuar italisht me titullin
La Cobla spirituale. Poezia e parë është krahasuar me Pjesën hyrëse të
Cobla-s spirituale. Për të njëjtën poezi Musine Kokalari gjen dhe një
referencë tjetër, duke vërejtur ngjashmëri të dukshme me disa prej
strofave të poezisë fabuleske Tregtari dhe papagalli apo nevoja për të
çliruar veten nga burgu i jetës. Poezinë e dytë, Turtullesha, M.
Kokalari e përafron edhe me një masnavi tjetër të Roumi-ut, titulluar
Tri këshillat e zogut - I tre consigli dell augellino (Pizzi 1894 : 273).
2. Duke thelluar krahasimet me letërsinë klasike perse, studiuesja
laureante Musine Kokalari, megjithëse teoria e intertekstualitetit do të
shfaqej gati një gjysmë shekulli më vonë, provon, përmes leximit paralel,
se poezia Ujët e bekuar e Naimit është një rikrijim prej katrenës me të
njëjtin titull të Omar Khajamit, një rubai (rubāʿiyāt) kushtuar dehjes
shpirtërore me mendimin e thellë. Ashtu si në katrenën e Khajamit, poezia
e Naimit është shkruar me strofa katëvargëshe, me rimë AAAB: Shkel-e-
shko zëmëra ime / Mos bjerë në hidhërime / E në breng’e në mejtime / Mos
të gënjenjë kjo jetë (Ujët e bekuarë, vv. 45–48).
Në librin La mia vita universitaria, kujtime dhe ditar ruajtur në
arkivat italiane dhe botuar para dy vjetësh në Romë nga Simonette Ceglie
dhe Mauro Geraci, ka shumë të dhëna për njohjet vetjake të Musine
Kokalarit me përfaqësues të breznisë së fundme të Rilindjes shqiptare, që
vazhdonte të vepronte në gjurmët e Frashërllinjve në kryeqendrën e ish-
perandorisë osmane tashmë në rrënim. Unë jam nxënësja e Sami
Frashërit, – shkruan ajo në ditar. Botimi shqip e në gjuhën iraniane i librit
të saj për Naim Frashërin dhe lidhjet e tij poetike, estetike, botëkuptimore,
mistike dhe filozofike me Moulanan, që mund të realizohet me kujdesin
32 Sinani
dhe dashamirësinë e Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi dhe të drejtorit të
tij prof. Hussein Alast, do të pasuronte bibliotekat tona me veprën më të
hershme kushtuar kësaj problematike. Më tej, studimet do të thelloheshin
duke u vënë në kërkim të pranive të tjera të letërsisë klasike perse në
traditën letrare shqiptare, sidomos të Roumi-ut dhe të Khajamit në prozën
dhe poezinë e Dritëro Agollit (Sinani 2007 : 117–126).
III. Naimi, Moulana dhe poetë të tjerë lirikë persë
Në tri dekadat e fundme, pas zhbërjes si disa kufijve të rreptë ndalues
ideologjikë dhe fetarë, pikëtakimet midis poezisë së Naimit dhe letërsisë
së Roumi-ut studiuesit i kanë shtuar, duke gjetur paralele të qarta mes dy
poetëve jo vetëm në rrafshin tematologjik, jo vetëm në shkallën e tekstit,
por edhe në prozodi, në tipologjinë e lirikës, në modelet e vjershërimit, në
kodin poetik, në frymëzimin mistik dhe në botëkuptimin filozofik (Zijai :
1998; Bulo : 1999). Tashmë, përmes metodës së tekstologjisë kritike,
mendimi hipotetik i Musine Kokalarit se poezia Nej e Roum-iut dhe
vjersha Fyelli e Naimit janë prej një burimi të përbashkët; po ashtu sikurse
dhe vjersha Zogu dhe djali dhe Tri këshillat e zogut - I tre consigli di
augellino, janë të provuara me mjete mirëfilli letrare (Bulo 1999). Njohja
e lidhjeve tekstore të poezisë së Naimit Fyelli me Nejnamenë e Roumi-ut
nxiti dhe studime mirëfilli iranologjike rreth historisë së masnavive
(Hamiti-Agagjyshi 2014 : 61–81).
Në frymë e në frymëzim, poezia e Naimit, ashtu si ajo e Roumi-ut,
përshkohet nga fana (pers. فنا, vdekje), një kategori mendimi që në
filozofinë dhe letërsinë klasike iraniane shënjonte sublimimin e vetëflijimit
(nga gr. evlogia, ευλογία, bekim), shenjtërimin e tretjes filozofike në emër
të lartësimit shpirtëror (Zijai 1998: 69–77) apo të mirësisë fisnikëruese
(Ressuli 1955), për t’u shkëputur prej tokësores së përkohshme përmes
këndelljes prej idesë së afrimit tek Krijuesi (Pagliano-Bausani : 1968; Zijai
: 1999). Në vështrimin e sotëm perëndimor, kjo mënyrë e të kuptuarit të
botës përkufizohet herë si mesianizëm, herë prometeizëm, dhe si dukuri
është identifikuar edhe tek eposi religjioz Qerbelaja (Guidetti 2015 : 83–
104).
Përthyerjen e natyrshme të misticizmit klasik persian me
iluminizmin europian në poezinë e Naim Frashërit, që shfaqet
nëpërmjet vetëflijimit për t’iu afruar hyjnores nga njëra anë dhe për të
ndriçuar përparimin e njerëzisë nga ana tjetër, ashtu si Danko në
tregimin Plaka Izegril (Старуха Изергиль) të Maksim Gorkit,
studiuesit e gjejnë edhe prej krahasimit të Fjalëve të qiririt me gazelet
e Hafizit (Hafizi : 2004). Këto dy dukuri vështirësisht të përafrueshme:
e para, me karakter sublimues të ndjenjave të besimit dhe e dyta kritike
ndaj ideve të shenjta, tek Naimi u bashkuan në një mënyrë shumë
origjinale. Ashtu si nej i ngjan njeriut, ashtu qiriu është metonimia e
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare 33
shpirtit të poetit, që, në një anë shpreh misionin e ndriçimit të progresit
të shoqërisë njerëzore, ashtu siç ishte në filozofinë e le siècle de
lumiere; kurse në anën tjetër shpreh të kuptuarit e jetës si një dhunti
hyjnore që duhet të ketë si qëllim lartësimin drejt dritës së përjetshme.
Thellimi në lexim të krahasuar ka bërë të njohur se edhe shumë nga
vjershat didaktike me karakter fabule të Naimit, si Pesha, Korbi dhe
dhelpra, Gomari dhe kafshëtë e egra, Dragoj plak dhe dhelpra, Pëllumbat
dhe laraska, Gomari i egër dhe i buti dhe Guguçeja, në pikëpamje të
tekstit dhe të rrëfimit, po aq dhe të kumteve morale dhe edukative, janë
rikrijime ose së paku me zanafillë nga masnavitë e Moulanas (Bulo
1998; Rexhepi 2015).
Naim Frashëri, Albanian muslim, persian speaking poet:
Naim Frashëri, mysliman shqiptar, poet që shkroi persisht.
Portret i Naimit në filateli, zarfe e kartolina iraniane (1997).
Një prej prurjeve të reja të studimeve krahasuese për poezinë e
Naimit dhe letërsinë klasike perse ka lidhje me teozofinë, me kuptimin e
vetes dhe botës, me unicitetin e Krijuesit dhe me shkrirjen e fytyrës së
Zotit në gjithçka që ekziston. Në një mënyrë a një tjetër në këto raste
kemi të bëjmë me pamjet laike që marrin shëmbëlltyrat dhe urtësitë e
Kuranit në art e letërsi. Vjersha Perëndija është krahasuar me një
masnavi të Roumi-ut (Shehabi : 2014). Nuk është një dukuri përjashtuese
që poezitë e Roumi-ut të nisin në një mënyrë të tillë, bez bismille i
temhidom, pa bis’mil’alh e përfalje, pa Ves-selam e lartësim të Hyjit, pa
lejen urdhëruese nga Ai që është lart (Čamdžić 2015), duke përfshirë dhe
34 Sinani
Nejname-në. Dhe vërtet, poezia Perëndija e Naimit ndjek në fjalë e në
frymë masnavinë e Mjeshtrit Burri dhe thesari. Por, duke e parë çështjen
më në thellësi, pavarësisht nga mungesa e përthirrjes së lutjes kanonike,
mund të provohet se të dyja bashkë janë frymëzime të drejtpërdrejta prej
një burimi të përbashkët, prej Shkrimit të Shenjtë (Kuran : 17–79).
Studiuesit e sotëm janë të prirur se e gjithë historia e letërsisë botërore
është me karakter rikrijues dhe se kodi i kodeve të saj janë pikërisht
Shkrimet (Frye 1982). Roumi-u i parapriu mendimit njerëzor me idenë e
fisnikërimit të qenies duke shenjtëruar botën, duke shpallur Shën Tokën.
Naimi, me panteizmin e tij bektashian, e rishpalli atë në dritë të parimeve
të romantizmit, në mënyrë të veçantë në pajtim me kultin e natyrës. s
Poema Bagëti e Bujqësia e Naimit, që për shumë kohë disi me
druajtje është krahasuar me Bukoliket e gjeorgjiket e Virgjilit dhe me
Punët e ditët e Hesiodit, në kohën e sotme shihet shumë e afërt me surenë
Arka e Nuhut në Kuran (Arka e Noes në Bibël), si dhe me Kabala-në
hebreje, në të cilën mendimtarët udhëzohen: Vend i mirë për të medituar
është një livadh jashtë qytetit. Poezia e Naimit Një lule e vyshkur apo një
vajzë e vdekur, njësoj si dhe vjershat Zemra, Fyelli, Perëndija e Bilbili,
janë të përshkuara prej ideve themelore të teozofisë klasike perse, sipas së
cilës zemra është selia e Zotit dhe shpirti njerëzor shndërrohet në dritë.
Pikërisht kjo metamorfozë shenjtëron dritën, por të kuptuar krejt ndryshe
prej leximeve tradicionale të kësaj shenje aq të pranishme në poezinë e
Naimit, i cili shqiptohet me të njëjtat parime filozofike: Zemër e njeriut në
jetë / Është vend i Perëndisë / Ësht’ atje Zot i vërtetë / Zot i math i
gjithësisë. Ky përfytyrim i Naimit është i njëjti si në Kuran, ku zemra
konsiderohet një stacion panegjirizmi dhe megalizie të Krijuesit (Kuran
17 : 19). Drita, zemra dhe Krijuesi përbëjnë një trini edhe në masnavitë e
Moulanas, edhe në poezitë e Naimit.
Ndërtekstorësia që bashkon poezinë e Naimit me atë të Roumi-ut dhe
herë-herë edhe me atë të Hafizit dhe të Khajamit ka lidhje jo vetëm me
prejardhjen e tij, me formimin shpirtëror që mori në fëmijëri si nxënës i
teqeve të Frashërit dhe sigjyshërve bejtexhinj; jo vetëm me autoritetin
botëror që kishte poezia klasike perse, për të cilën në shekujt e humanizmit
thuhej se ishte rikthyesja e parë e vëmendjes te lashtësia antike e
qytetërimeve greke dhe romake; jo vetëm ne statusin e persishtes në vetë
ish-perandorinë osmane si lingua franca krahasuar me gjuhën e saj
zyrtare, e cila kishte shkallën e një gjuhe popullore; por edhe me fatin
personal të tij si njeri e si shkrimtar; me shijet estetike dhe me gjedhet e të
menduarit.
Të gjitha këto fije të padukshme, gjithnjë e më të shkodifikuara, që
ndërlidhin poezinë e Naimit me atë të Pir-Roumi-ut, na çojnë deri te
pyetja: Nëse ideologjikisht, për shkak të urgjencës që kishte Shqipëria për
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare 35
t’u ndarë nga një perandori sunduese mbi trojet e saj, nga një perandori që
i takonte Lindjes, në poezinë e tij Për se, shkruante si një iluminist: Jak’o
dit’e uruar / Që lind nga perëndon; në botëkuptimin dhe filozofinë e tij
për veten dhe botën, për njeriun dhe Krijuesin, pra, në bindjet e tij vetjake,
ishte më pranë kuptimit lindor mistik e teozofik? Naim Frashëri,
pavarësisht nga u orientua, në përputhje me misionin si poet
kombformues, ndoqi modelin dhe ruajti identitetin e tij, që i diktohej nga
origjina (Gylsheni 2000 : 11). Mesa duket, kjo do të jetë një nga pyetjet
më të ndërlikuara të së ardhmes para studiuesve për veprën e tij. Eqrem
Çabej kishte të drejtë plotësisht të drejtë kur shkruante për Naimin se ai
është fis me këtë botë; ai rron në të, është i saj. Mendimtari reformator
suedez i shekullit XVIII Emmanuel Swedenborg, në kërkim të mundësive
të reja të përtëritjes morale të Krishterimit, me shpresë në ardhjen e dytë
të Mesisë, në traktatin e tij The Heavenly Doctrine, shprehej: Engjëjt e
kanë të kthyer vështrimin drejt Orientit.
Fan S. Noli, kryepeshkop e kryeministër, poet e përkthyes në shqip i
rubaive të Omar Khajamit, i krahasuar botërisht për nga fuqia shprehëse
vetëm me përkthimin e Fitzgerald-it, duke provuar të shkruante një himn
për Shqipërinë, pohonte në vargje mobilizuese se kryeshenja e saj, flamuri,
ishte: Flamur që lint Shën Kostandinin / Pajton Islamn’ e Krishtërimin /
Çpall midis feve vllazërimin / Flamur bujar për Njerëzi. Naim Frashëri,
ndonëse adhuronte Roumi-un dhe Hafizin, shkroi poezinë Përpara
Krishtitë dhe përktheu një prej shëmbëlltyrave më të njohura të Ungjillit
sipas Shën Gjonit, me një bukuri të rrallë shqipthënëse. Naimi, ashtu siç
bënte njësh misticizmin me iluminizmin, për qëllime didaktike dhe për
lartësim të shpirtit njerëzor, ashtu lirisht alternonte në krijimtari letërsinë
katekistike të krishterë me tasavvuf-in mistik:
Zotit Krisht, një mëngjes, tek mësonte njerëzinë në hijetoret, të
kënduarit e judeve, që quheshin “shkronjës” dhe “farisenj”, i prunë një
grua që kishinë zënë mbë turp, edhe i thonë që në nomtë Moisiu porosit të
tillatë të vritenë me gurë, ti, pra, si thua? Këtë ja thoshinë duke ngarë, që
të gjeninë punë ta shaninë. Zoti Krisht hodhi sytë poshtë dhe shkruante me
gisht mbi dhe. Si vunë këmbë dhe po e pyetninë, ngriti sytë mbë ta dhe tha:
“I pafajmi prej jush të hedhë përpara gurë mbi të”. Ata, si dëgjuanë këto
fjalë edhe mendja i rrihte, zunë një nga një, nga të mëdhenjtë e gjer tek të
fundit, e po dilninë, dhe mbeti vetëmë Zoti Krisht dhe gruaja që po
qëndronte ndë mest. Si ngriti sytë Zoti Krisht përsëri dhe s’pa njeri veç
gruanë, i tha asaj: “Grua, ku janë ata që të hiqninë fajtore? Asnjë s’të
36 Sinani
dënoi?” Dh’ajo u përgjegj: “Asnjë, o Zot”. Pra, i tha Zoti Krisht, as unë
s’të dënonj, shko tashi dhe mos bënjë faj më (John 8 : 1–11)2.
Shëmbëlltyra e Mari Magdalenës
nga Ungjilli sipas Gjonit
(nga Bibla)
Shëmbëlltyra e provës së engjëjve
me dy djemtë e Imam Aliut
(nga Kurani)
Naim Frashëri, E këndimit të çunave këndonjëtoreja (Bukuresht 1886, f. 18–20)
* Krhs përkthimin e Konstantin Kristoforidhit, Ungjilli sipas Gjonit, 8 : 1-11 (1879): Edhe Jisuj vate ndë malt t'ullinjvet. Edhe mbë të-vagulluarët erdhi përsëri ndë hieroret, edhe
gjithë llauzi vinte tek ay; edhe ay ndënji e i mësonte. Edhe shkronësit’ e farisenjtë i bjenë një grua të-zënë ndë kurvëri, edhe si e vunë ndë mest, i thonë: Mësonjës, këjo grua është
zënë mbi punët dyke kurvëruarë. Edhe Moisiu ndë nomt na ka porositurë të-tellatë gra të vritenë me gurë; ti pra ç’thua? Edhe këtë e thoshinë dyke ngarë atë, që të me se t’a
përflasënë. Po Jisuj uunjt, e skruante me gishinë mbë dhet. Edhe passi qëndroninë dyke pyetur' atë, ungrit, e u tha atyre: I pafajmi prej jush, ky më përpara le të hedhë gurinë
mbi atë. Edhe përsëri u unjt, e shkruante mbe dhet. Edhe ata kur dëgjuanë, edhe pasi qërtonëshinë prej ndërgjegjesë, zunë të dilninë jashtë një nga një, që prej pleqvet e gjer
mbë të-fundëshmit; edhe Jisuj mbeti vetëmë, edhe gruaja ishte dyke ndënjurë ndë mest. Edhe Jisuj si ungrit, edhe nukë pa asdonjë veç gruasë, i tha asaj, Grua, ku jan’ ata që të
përflisninë? Asndonjë s’të dënoj? Edhe ajo tha: Asndonjë, Zot. Edhe Jisuj i tha: As unë
nukë të dënonj; shko, edhe mos fëje më.
Naimi dhe Rumiu në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare 37
Literaturë:
Abül Karim Gölshani, Farhang-i Iran dar qalamraw-i Turkan: ashʻar-i Farsi-i Naʻim Farashari, shaʻir va nivisandah-ʼi qarn-i nuzdahum Albani - Rreth letërsisë perse shkruar në hapësirat turke dhe poezisë perse të autorit shqiptar të
shekullit XIX Naim Frashëri, Shiraz, 1975.
Abdel Gylshani, Naim Frashëri - poeti shqiptar që shkruan në gjuhën persiane: në 100-vjetorin e vdekjes së Naim Frashërit, në Flaka, Shkup, 29 maj 2000.
Abdel K. Golshani, Kultura iraniane në territoret e pushtuara nga Turqia -
poezitë në gjuhën persiane të Naim Frashërit, poet dhe shkrimtar shqiptar i shekullit XIX, përkthim shqip, ruhet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe
Letërsisë, Tiranë.
Abdel K. Golshani, History of persian literature, Tehran, 2004.
A. Pagliano, A. Bausani, La letteratura persiane, Firenze, 1968.
Abdulla Rexhepi, Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana
Rumiut në poezinë e Naim Frashërit, në aktet e Seminarit XXXIII Ndërkombëtar
për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr. 33/2, Prishtinë, 2015.
Abdullah Hamiti dhe Urata Agagjyshi, Interpretimi i këngës “Neji” të Mevlana
Xhelaluddin Rumi-ut, në revistën Hikmet, nr. 5, Prishtinë, 2014.
Ahmed Tamimdari, Historia e letërsisë perse, Tiranë, 2011.
Ali Akbar Zijai, Studim krahasues i mendimeve të Naim Frashërit dhe filozofëve
të Lindjes te “Takhajolat”, në Perla, nr. 2, Tiranë, 1996.
Ali Akbar Zijai, “Dhimbja e fyellit” e Xhelaledin Rumiut, në revistën Perla, nr.
4, Tiranë, 1997.
Ali Akbar Zijai, Gjuha e zemrës ose njohja e universit (një vështrim i shpejtë mbi librin “Ëndërrime” të N. Frashërit), në Perla, nr. 4, Tiranë, 1998.
Ali Akbar Zijai, Të kuptuarit e tretjes dhe njohjes te Naim Frashëri, në revistën
Perla, nr. 1–2, Tiranë, 1998.
Ali Akbar Zijai, “Vendi i shqiponjave”, i njohur në Iran, Tehran, 2003.
Arian Leka (ed. alt.), Naimit, bot. Naim Frashëri, Tiranë, 2000. Dritëro Agolli, Punove mirë, usta, në Arti dhe koha, bot. Naim Frashëri, Tiranë,
1980.
Emmanuel Swedenborg, Heaven and its wonders and Hell from things heard
and seen, USA, 2001.
Eqrem Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, bot. MçM, Tiranë,
1994.
Gjergj Fishta (Àt), Lahuta e Malcìs, bot. Shtypshkroja Franceskane, Shkodër,
1937.
Italo Pizzi, Storia della poesia persiana, volume I, Roma, 1894. Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarët e fjalës, Tiranë, 1998.
Jorgo Bulo, Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit, bot. i Akademisë së
Shkencave, Tiranë, 1999.
Jorgo Bulo, Ëndërrimet poetike të Naim Frashërit, në Ëndërrime (Tehajjulat), Tiranë, 2005.
Krist Maloki, Oriental apo Okcidental, në Hylli i Dritës, nr. 1, Shkodër, 1937.
38 Sinani
Mauro Geraci, Prometeo in Albania: passaggi letterari e politici di un paese
balcanico, Roma, 2014.
Meral Shehabi-Veseli, Marrëdhëniet intertekstuale sipas Zherar Zhenetit në
poezitë e Naim Frashërit, në ANAS, nr. 5‐6, Shkup, 2014.
Moulana Xhelaledin Rumiu, Mas’navi Manavi, përktheu Dhori Qiriazi,
Tiranë, 2007.
Murat Isaku, Zjarri prometeik në poezinë e Naimit, në Jehona, nr. 1, Shkup,
1991.
Musine Kokalari, Naim Frashëri (1846–1900), dorëshkrim, tesi di laurea in
letteratura albanese (anno accademico 1940–1941), ruhet në Bibliotekën
Kombëtare, Tiranë.
Musine Kokalari, La mia vita universitaria: memorie di una scrittrice albanese
nella Roma fascista (1937–1941), a cura di Simonette Ceglie e Mauro Geraci,
ediz. Viella, Roma, 2016.
Naim Frashëri, Vepra, I–VI, bot. Toena, Tiranë, 2007.
Namik Ressuli, Naim Frashëri – poet i mirësisë, në Shpirti shqiptar, nr. 1–2,
Torino, 1955.
Nihad Čamdžić, Živa baština, na Časopis za filozofiju i gnozu, br. 1, izdat.
Baština duhovnosti, Mostar decembar 2015.
Northrop Frye, The Great Code: The Bible and Literature, edit. Penguin
Books, 1982.
Rexhep Qosja, Prometeizmi në poezinë shqipe, në librin Kontinuitete, bot.
Rilindja, Prishtinë, 1972.
Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, bot. Naim Frashëri, Tiranë, 1988.
Reza Karami, Roli i vëllezërve Frashëri në përhapjen e gjuhës dhe kulturës
perse, në Perla, nr. 4, Tiranë, 2006.
Reza Karami, “Masnavitë” - odet e Lindjes, në Perla, nr. 3, Tiranë, 2007.
Shaban Sinani, Dorëshkrime të veprave të Saadiut në Shqipëri, në Perla, nr. 1,
Tiranë, 2007.
Shaban Sinani, Motive paralele në eposin e kreshnikëve dhe në “Shah-Name”,
në Perla, nr. 3, Tiranë, 2005.
Shaban Sinani, Si mbërriti “Divani” i Hafiz Shirazit në botën shqiptare, në
Perla, nr. 1, Tiranë, 2006.
Shaban Sinani, Personaliteti i Rumiut në romanin “Arka e djallit” të Dritëro
Agollit, në Perla, nr. 4, Tiranë, 2007.
Shaban Sinani, Prurje kulturore orientale, bot. Albas, Tiranë, 2007.
Shaban Sinani, Berat, Beratinus, Buhara, bot. Naimi, Tiranë, 2015.
Vittoria Luisa Guidetti, Angeli piangenti al cospetto di Dio, në Studia
Albanica, nr. 1, Tiranë, 2015.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Ali Aliu, akademik. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ali ALIU
NË GJIRIN E PERËNDISË DHE BUKURISË ËSHTË
FOLEJA E DASHURISË
(“Bukuria” e Naim Frashërit dhe “Harmonia perfekte” e
Ibn’Arabiut1)
... Në vitin 1200, në moshën
tridhjetepesëvjeçare, Ibn’Arabi u nis nga
vendlindja, Spanja, drejt Mekës, për në
haxhillëk. Gjatë udhëtimit ai do të takojë një
grup pelegrinësh të cilët gjithashtu udhëtonin
drejt vendit të shenjtë. Në mesin e këtij grupi
të vogël ndodhej edhe një vajzë e re,
personaliteti i së cilës do t’i bëjë përshtypje të
thellë: “Sheiku kishte një vajzë e cila i
1 Ibn’Arabiu lindi më 1165 në Murcia të Andaluzisë Spanjë dhe vdiq në vitin 1240. Është njëri ndër filozofët dhe teologët më të falshëm të islamizmit. Mësimet e tij mistike janë
mësimet më me ndikim për sofizmin në përgjithësi. Autoriteti i tij prej dijetari dhe mendimtari ishte kaq i madh sa e quajtën Sheiku i Madh ose Mësuesi. Ai do të bëhet ndër
personalitetet islame, ndikimi i të cilit në botën e krishtere të Europës do të jetë i pranuar dhe atë do ta quajnë Doktor Maximus ...Të gjithë, edhe në lindje edhe në perëndim,
pajtohen që ai ka qenë një intelektual i madh. Ka studiuar filozofinë, sidomos atë Neo-platonike, astrologjinë, alkiminë etj. Pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Spanjë (që
kishte katërqind vjet që ndodhej nën sundimin arab dhe pothuajse e islamizuar në kohën kur lindi ai) dhe në Afrikën Veriore. Ka udhëtuar i vetëm për në Mekë dhe rrugës qe
mirëpritur nga një grup i vogël pelegrinësh që udhëtonin edhe ata për në Mekë, dhe aty ndodhej një vajzë e re, personaliteti i së cilës do t’i bëjë përshtypje të thellë. Është i njohur
si poet sufi me ndikim përmes divanit “Interpretues i dëshirave ... Poezia do t’i sjellë konflikte me pjesën klerike tradicionale, që nuk i pranonte thëniet e tij, si: “... nëse e doni
një tjetër qenie, për shkak të bukurisë së saj, ju e doni - askënd tjetër pos Zotin, se ai është ai Qenia e Bukur”.
40 Aliu
pushtonte të gjithë ata që e shihnin atë; prania e kësaj vajze hijeshonte
çdo ambient çdo tubim dhe ajo e mbushte me habi secilin që e shikonte
atë. Ajo e kishte emrin Niz’ham (harmoni) dhe mbiemri i saj ishte “syri i
diellit dhe i bukurisë”. Ajo ishte e mençur dhe besimtare, kishte pasur
eksperiencën e jetës spirituale dhe mistike; ajo personifikonte eprorin
August të gjithë vendit të Shenjtë dhe rininë e natyrshme të qytetit të
mrekullueshëm të Profetit.
Niz‘hami (harmonia) do të jetë frymëzim i përhershëm në
krijimtarinë e veprës poetike me titull “Interpretuesi i dëshirave”. Poeti
Ibn’Arabi do ta dashurojë marrëzisht Niz’hamin dhe do të mbetet rob i
përjetshëm i kësaj dashurie. Ai do ta shfaqë shumë hapur ndjenjën dhe
adhurimin për të, lidhje kjo që do ta provokojë klerin e kohës në një
konflikt prej të cilit disa nga poemat e veta kushtuar Niz’hamit do të
konsiderohen si një rebelim dhe profanizim. Për aq sa mund të shihet
fryma e pasionit emocional që përshkon poezinë kushtuar dashurisë sipas
vargjeve të nxjerra nga një fragment i shkëputur dhe përkthyer në anglisht
nga një studiues iranolog, me emrin Hassan Massoudy 2 , me titullin
“Harmoni perfekte”, botuar në vitin 2002 nga SHAMBALA
(Boston&London 2002), mbase edhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë syrit
kritik të një pjese të klerit, edhe pse poeti gjithandej do ta kultivojë dhe
përsërisë besimin se është Zoti arkitekti dhe krijuesi i harmonisë Niz’ham
dhe, duke dashur atë, ai para së gjithash adhuron Krijuesin ... Prandaj poeti
dhe filozofi i madh Ibn’Arabiu nuk do të heqë dorë asnjëherë nga poema
dhe nga vargjet, siç janë:
Besoj në religjionin e dashurisë
...
Sepse dashuria është religjioni dhe besimi im
Kështu e ka ndier dashurinë për vajzën e re Niz’ham poeti, filozofi,
dijetari dhe mendimtari i madh. Edhe pas kaq shekujsh, përmasa e tillë e
një dashurie vë në ngasje kërshërinë e lexuesit sot e gjithë kohën: në
ç’shkallë e qetëson ndërgjegjen e klerikut të madh të para tetë shekujve
duke vënë mburojë madhore Zotin nga mëkatbërja në këtë dehje absolute
të shpirtit për Niz’hamin nga njëra ana, dhe në ç’shkallë në funksion të
alibisë për t’u mbrojtur nga akuzat e klerit për blasfemi, mbase nuk do të
dihet kurrë me saktësi, pos hamendësimeve të pashtershme. Përpara
tundimeve dhe hamendësimeve të ngjashme do të gjendet edhe lexuesi
2 Perfect harmony, SHSMBALLA, Hasan Massoudi, Boston-London 2002. (Sipas
Zejnullah Rrahmani: “Letërsia e Lindjes”, Prishtinë-Otava, 2005)
Në gjirin e Perëndisë dhe të bukurisë është foleja e dashurisë 41
shqiptar përballë poemës “Bukuria” të Naim Frashërit. Sfida që i bën vetes
dhe Zotit Ibn’ Arabiu duket të jetë me përmasa më të guximshme, prandaj
edhe përplasja me klerin e kohës ka qenë e këtyre përmasave. Betimi i tij
përpara Zotit dhe botës se dashuria është religjioni dhe besimi i poetit
jehon edhe pas kaq shekujsh si rebelim blasfemik i vërtetë, planetar. Naim
Frashëri është shumë më diskret dhe më i besueshëm përballë sfidës,
prandaj ka kaluar më qetë në tokën shqiptare.
E përbashkëta në mes Ibn’Arabiut dhe Naim Frashërit mund të thuhet
se është paqja e arritur me Krijuesin: bukuria, edhe ajo e gruas, është
krijim i tij, është frymë e tij, që do të thotë se edhe dashuria që lind mes
dy të dashuruarish është brenda këtij gjiri. Në këtë mënyrë dhe nga kjo
anë, ana qiellore, ata janë në rregull, duke e përjashtuar ngarkesën për
mëkat. Në këtë besim, bindje dhe filozofi, në këtë strehë të fituar, dashuria
për gruan te të dy poetët e mëdhenj do të zërë fill dhe do të rritet në
përmasash madhore, mund të thuhet tërmetore. Pra, janë këto dy veçori të
përbashkëta të poetit dhe filozofit me përmasa globale, Ibn’Arabiut, dhe
poetit kombëtar shqiptar, Naim Frashërit.
Ibn’Arabiu, siç e kemi theksuar edhe më sipër, do ta shprehë botërisht
identitetin e së adhuruarës së vet, që është Niz’hami (Harmonia) dhe për
më shumë botërisht do ta deklarojë edhe dehjen deri në ekstazë të kësaj
dashurie; sado në mënyrë diskrete, ai do të pranojë se iu kthye kjo dashuri.
Naim Frashëri, përkundrazi, do ta mbajë larg syve të botës identitetin e
gruas së dashur, ndërsa pasionin dhe zjarrin e fuqishëm të dashurisë për
të, me përmasa gjithashtu madhore, do ta ushqejë nga distanca, në të parë,
do ta mbajë larg rrethanave dhe gjendjes reale të kohës dhe do të vazhdojë
të përgjërohet deri në sfilitje për të. Pse gjithë këtë diskrecion? Të ketë
qenë rrethi patriarkal dhe konservator i kohës, i hapësirës së atëhershme
të Stambollit ku jetonte aso kohe Naim Frashëri, apo për arsye dhe
rrethana të tjera, deri më sot nuk dihet saktësisht.
Dalja në shesh dhe të bërit publik të dashurisë së vet për Niz’hamin
prej Ibn’Arabiut e nxiti një pjesë të klerit të kohës për ta anatemuar poetin,
për të cilin në instancë të fundit, siç do ta pohojë në poemat e veta,
dashuria është mbi të gjitha. Kështu, sipas filozofit me përmasa universale,
ia vlente të sfidoje botën dhe t’i dorëzoheshe rob i përjetshëm dashurisë
për Niz’hamin. Ja si e imagjinon ai takimin me të adhuruarën:
Në tendën e saj, në sekret të plotë
Do të takohemi
Për të përmbushur tërësisht premtimin
që të pasojë një katërvargëshe më poshtë me tekstin:
42 Aliu
Do të shfaqim pasionin
Që ndiejmë për njëri tjetrin
Si dhe vrazhdësinë e provës
E po ashtu dhembjet e ekstazës
Të bën përshtypje mënyra e përshkrimit, qoftë imagjinatë e poetit apo
bërja botërisht e njohur e faktit të një lidhjeje të tillë dashurore, me dhe
përmes një gjuhe të thjeshtë dhe me një lehtësi çuditërisht të guximshme
për kohën dhe rrethanat në zgjedhjen e figurës, të fjalës, për veprime dhe
bërje në shkallë lumturie jo të rëndomtë në raportet e të dashuruarve, të
dashuruarve të lidhur, siç e thotë shpesh poeti, në rrethana dhe në krahët e
dashurisë me përmasa qiellore dhe tokësore bashkë. Në katrenat më poshtë
të poemës në fjalë poeti gjenial do të bëjë fjalë për një bashkim real të të
lidhurve:
Kur të bashkohemi
për t’i thënë njëri-tjetrit lamtumirë
Do të të duket sikur jemi
Si një shkronjë e dyfishtë
Në momentin e bashkimit dhe përqafimit
Janë fjalë këto të poetit Ibn’Arabi me të cilat i drejtohet Niz’hamit.
Dhe më poshtë Ibn’Arabi në të vërtetë flet për këtë bashkim. Ja si duken
të përkryera katërvargëshat e poemës së cituar:
Takimi me të më shkaktoi atë që se kisha imagjinuar asnjëherë
...............
..............
Sepse sa për mua shoh një qenie
Me një bukuri që shtohet
Brilante dhe sipërore
Në çdo takim tonin
Asnjë nuk mund t’i ikë ekstazës
Që ekziston tek ata që janë të lidhur
Me një bukuri që vazhdimisht intensifikohet
Deri në pikën e harmonisë perfekte
Portreti që poeti Ibn’Arabi i bën takimit me vajzën që dashuron
realizohet me një gjuhë dhe figurë elegante të përsosur estetikisht,
sidomos kur flet për një bukuri e cila shtohet në ecje, intensifikohet në çdo
Në gjirin e Perëndisë dhe të bukurisë është foleja e dashurisë 43
takim të radhës, një bukuri përmasash që në vazhdimësi nxiton drejt
përsosjes, deri në një harmoni me të vërtetë të përkryer.
Poeti kombëtar shqiptar Naim Frashëri, duke nguruar të hapet
plotësisht në përmasa të tilla, ngjashëm me dashurinë e Arabiut, dhe duke
ia pranuar Krijuesit meritën e bërjes, të mrekullisë të gruas që do ta
dashurojë pafundësisht, me pa të drejtë do të lërë përshtypjen se bëhet fjalë
për dashuri platonike, një cilësim që ka gjetur legjitimitet dhe është
karakterizimi kryesisht i pranuar si i tillë, përkatësisht pa të drejtë do të
lërë përshtypjen se bëhet fjalë jo për të dashuruar një grua reale, por për
një krijesë, për një bukuri të krijuar njëherë figurë poetike në imagjinatë,
që pastaj do ta adhuronte atë, për një grua irreale, flurore, pas së cilës do
të “vdiste” poeti. Gjithnjë në këtë linjë këmbënguljeje dhe besimi, mbase
u bë për shkak se një grua e vërtetë në këtë mes do t’ia “cenonte”, do t’ia
lëndonte panteonin poetit kombëtar, Naim Frashërit. Pikërisht duke
ndjekur këtë frymë, një studiues i njohur i veprës së Naim Frashërit, gati
gjysmë shekulli më parë do të flasë me zë të lartë: “mos kërkoni mes
vargjesh tek poema “Bukuria” një grua reale, mos e profanizoni poetin
tonë kombëtar”, pohim që, thënë të drejtën, sot e gjithë ditën tingëllon si
një klithje jashtëkohore. Pse do ta profanizonte një dashuri e vërtetë Naim
Frashërin? Përkundrazi, një reagim i ngjashëm për profanizim i klerit të
para shtatë-tetë shekujve ndaj dashurisë së Ibn’Arabit e ka bërë dhe do të
vazhdojë ta bëjë gjithnjë e më të madh në përmasa universale. Bukuria tek
Naim Frashëri është emri i gruas së adhuruar dhe të gjallë, është Niz’hami
e tij.
Kryevepra poetike e Naim Frashërit, poema “Bukuria”, është himn i
dashurisë, i dashurisë për një grua që lexuesi me të drejtë mund ta
identifikojë edhe me emrin Bukuri, që nuk është i rrallë tek shqiptarët.
Portreti i gruas dhe pasioni i dashurisë në këtë poemë përshkohet nga një
puhizë e lehtë e dijes dhe filozofisë sufi, e poezisë madhore klasike perse,
me të cilën Naim Frashëri u njoh dhe mori mësimet e para si fëmijë nga
dervishët e përgatitur mirë në këtë fushë, në teqetë bektashiane të kohës
në Shqipëri.
Pikërisht brenda këtij sfondi dijesh edhe Naim Frashëri do t’i hapë
rrugë vetes drejt dashurisë së madhe duke thënë që në krye:
Do të këndoj bukurinë
E të lëvdonj Perëndinë
.....................
Kudo është bukuria
Atje shfaqet Perëndia
44 Aliu
.....................
Perëndia bukuroshe
Ty të falem e të lutem
Dhe më vjen në gji të të futem
Kështu që në fillim i bën bashkë bukurinë dhe Perëndinë, dhe me
dashje a pa dashje përfton rrezen e parë të dashurisë së madhe ndaj gruas
tek e cila vdes të hyjë, të prehet në gjirin e saj. Një përftim mbase, që siç
e thashë, e fsheh dhe e shfaq njëherësh përsosmërisht strehimin në gji të
përbashkët të gruas dhe zotit, në gjirin e gruas dhe Perëndisë njëkohësisht,
meqë për besimin e vet, e mbase edhe për perceptimin tonë, do të
lumturohet si te gjiri i Krijuesit, si tek ai i gruas që e adhuron, që e bën të
marrë në sy të botës dhe të dalë sheshit, ta bëjë publike gruan e cila e bën
të vuajë vetëm nga një mospërfillje rasti, gruan me të cilën sqarohet duke
i thënë se nuk mëkaton me atë që e dashuron, grua për të cilën pranon të
bëhet baltë dhe pluhur vetëm që ta shkelë këmba e saj. Kështu poema
“Bukuria” ka kaq dëshmi prekëse se Naim Frashëri dashuroi një grua të
gjallë, reale dhe, për çudi edhe leximi i saj studimor e vendos poetin
kryesisht në gjirin e Perëndisë, pra në valën e një dashurie platonike dhe
romantike.
Një bindje e tillë thuaja unanime në shkencën shqiptare për letërsinë
lidhur me Naim Frashërin ka një mungesë të zëshme për të qenë bindëse:
a është në gjendje që një grua flurore, e imagjinuar, të vërë në lëvizje dhe
të ndezë pasione përmasash kulmore, si në rastin e poetit tonë? A mund të
besohet me të vërtetë se një grua, pasi të sajohet njëherë në imagjinatë
dashuria për të, mund të lindë vargje nëpër të cilat vërshon afshi ekzaltues
shpirtëror, emocional kaq i fuqishëm?
E mora vdekjen në sy
Do të vdes, të vdes për ty,
Ose disa strofa më poshtë, me një ritëm të rrëmbyer gjenial, do të thotë:
Syri m’u vesh, po del në shesh
Malli mu shtua, shih mos më lesh!
...................................
Po, po kur qesh
Ah sa të dua
Në gjirin e Perëndisë dhe të bukurisë është foleja e dashurisë 45
Plasaritja e dytë, që e bën edhe më të pabesueshme dashurinë
platonike të Naimit, është “mbrojtja” e tij nga lëndimi, nga plagosja e
madhësisë, nga frika e rënies prej fronit të poetit kombëtar po qe se ai ka
dashuruar një grua të gjallë, në çfarëdo rrethanash qofshin ato. Synimi për
t’ia ruajtur moralin poetit, e sidomos nga perspektiva e një sistemi kur zë
rrënjë interpretimi për dashuri platonike të Naimit, tingëllon si një
puritanizëm i dyshimtë, për të mos thënë hipokrit. Aq më pak një poet i
majave si Naimi ka nevojë për t’ia mbrojtur madhësinë nga një apologji e
sajuar.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Abdulla Rexhepi, studiues, orientalist. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Abdulla REXHEPI
SHËRBESAT E NAIM FRASHËRIT PËR GJUHËN
PERSE
Gjuha perse është një gjuhë e madhe
dhe me ndikim, që ka lënë gjurmë tepër të
dukshme edhe në kulturën shqiptare. Shumë
yje të qiellit tonë kulturor jo vetëm që lexuan
kolosët e kësaj gjuhe (Firdusiun, Attarin,
Saadiun, Moleviun etj.), por arritën edhe të
krijonin vepra mjaft të rëndësishme në po
këtë gjuhë. Midis shqiptarëve që krijuan në
gjuhën persiane janë: Axhiz Baba, Baba
Tahiri, Nezim Frakulla, Naim Frashëri etj.
Nuk duhet harruar se në persishte ka arritur
të krijojë edhe Hafëz Ali Korça, i cili në vitin 1927, në një shkrim të botuar
në gazetën e Teheranit “Hal-laxh” me titull “Letër nga Shqipëria”
(Mektub az Albani), flet për gjendjen e atëhershme të Shqipërisë dhe
ankohet nga fuqitë europiane. Kurse Sami Frashëri, edhe pse nuk kemi të
dhëna që na njoftojnë për krijime në persishte, me “Kamus-ul Alamin” e
tij i bëri shërbimin më të madh gjuhës persiane. Dr. Muhamed Emin Rijahi
në librin “Qëndrueshmëria epike” (Pajdari-i Hamasi), pasi flet për
ndikimin e Shahnamesë së Firdusiut te Shemsuddin Sami Frashëri,
shkruan: “Shemsuddin Sami Frashëri, gazetar, shkencëtar dhe mendimtar
ishte një ndër udhëheqësit e lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë nga
Perandoria Osmane. Ne në Iran atë e njohim si autor të enciklopedisë
gjashtëvëllimëshe “Kamus-ul Alam”. Ndërsa Al‘lame Deh Hoda, autori i
Shërbesat e Naim Frashërit për gjuhën perse 47
fjalorit më të madh të persishtes “Lugatnameji Deh Hoda” në shumë vende
ka përkthyer të dhënat e Kamusit të Shemsuddin Samiut dhe ka cituar
burimin e tyre.
Për Naim Frashërin gjuha persiane është gjuhë e ëmbël. Ai këtë e
thotë në hyrjen e gramatikës persiane, që e hartoi për nxënësit turq të
persishtes. Mjeshtëria e Naimit në gjuhën persiane vërehet qartë në
Mesnevinë e tij në këtë gjuhë “Tehajjulat”, të cilën në shqip do ta
përktheja “përfytyrime”. Persishtja e tij në këtë vepër nuk dallon aspak
nga persishtja e iranianëve. Aq mirë dhe bukur e ka përdorur këtë gjuhë,
saqë nuk mund të besosh se autori i vargjeve të Tehajjulatit nuk është
iranian dhe ndoshta asnjëherë nuk e ka vizituar Iranin. Tani, kur lexojmë
Tehajjulatin në persishte, na duket se po lexojmë poezitë e disa poetëve
persianë që krijuan në fillim të shekullit XX, të cilët sollën në poezi motive
të reja, si populli, liria, pavarësia, atdheu etj., por u mbetën besnikë
kallëpeve klasike të poezisë persiane. Siç dihet, poeti ynë kombëtar
zgjodhi mesnevinë për të shprehur përvojën e tij të parë poetike. Kjo është
e natyrshme, sepse poeti në mesnevi është i lirë të përcaktojë rimën e
vargjeve të tij, fenomen ky që nuk mund të zbatohet edhe në gazel dhe
kaside. Naim Frashëri në mesnevinë e tij të gjatë, duke përdorur një gjuhë
të thjeshtë e të rrjedhshme, në disa vende, me qëllim të ruajtjes së rimës
në varg, është detyruar të shpikë fjalë të reja që nuk ekzistojnë në këtë
gjuhë persiane. Këto fjalë të shpikura të Naimit i kam kërkuar në shumë
fjalorë të kësaj gjuhe, por nuk i kam gjetur dot. Disa nga këto fjalë janë:
pertev endazan - yje, ser nema - diçka që shihet / vërehet, nesh‘e jab -
kërkues i jetës / freskisë, pur tab - shkëlqim / ndriçim, xhaleb del -
tërheqës etj. Në veprën “Ëndërrime” të Naimit hasim edhe fjalë shumë të
vjetra të persishtes, të cilat nuk janë përdorur në kohën kur ai krijoi. Disa
prej tyre janë: Dader - vëlla, hasbiden - flej, taniden - mundem, mi
nedanem - s’di etj. Një gjë shumë interesante që vërehet në divanin e tij
persishte, saktësisht në poezinë “Bilbili”, është se Naimi, për të mos
mbetur prapa poetëve të mëdhenj persianë, ka lavdëruar poezinë e vet dhe
kjo mund të shihet gati te të gjithë klasikët e kësaj poezie.
Ai gramatikën e tij të persishtes e emëroi Kavaid-i Farsije Ber Tarzi
Novin, që në shqip mund të përkthehet si Rregullat e persishtes sipas
metodës së re. Ndër studiuesit shqiptarë, për herë të parë për këtë
gramatikë ka folur i ndjeri dr. Hasan Kaleshi, i cili shkruan: “Sado që në
burimet shqipe thuhet se vepra e parë e Naimit është Tehajjulat, në të
vërtetë vepra e tij e parë e botuar është Gramatika e persishtes sipas
metodës së re, botuar në Stamboll më 1871. Në këtë vepër Naimi
nënshkruhet vetëm si Mehmed Naim, nëpunës në Drejtorinë e shtypit
(Kalem-i Matbuat apo Matbuat Kalemi). ... Kjo është gramatikë e
shkurtër, por praktike, është hartuar sipas gramatikave europiane me
48 Rexhepi
paragrafë (ka gjithsej 185 paragrafë). Pra, siç thotë edhe orientalisti i
mirënjohur shqiptar Hasan Kaleshi, Tahajjulat nuk është vepra e parë e
botuar e Naimit, por është Gramatika e persishtes. Është interesant të
theksohet fakti se deri në vitin 1871 askush, madje asnjë iranian nuk kishte
shkruar gramatikë të persishtes në bazë të metodologjisë moderne.
Gramatika e Naimit ka nderin gjithashtu që të jetë edhe gramatika e parë
moderne e gjuhës persiane. Nëse bazohemi në gramatikën e parë persiane
'Dastur-i Sohan' të shkruar nga Mirza Habib Esfehani në vitin 1872 (1289
Hixhri Kameri), atëherë Naimi gramatikën e tij e botoi në vitin 1288 H.K.,
pra një vit para Mirza Habib Isfehanit. Supozohet se Naim Frashëri dhe
Mirza Habib Isfehani e kanë njohur njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar
në gazetën iraniane 'Ahter' që botohej në Stamboll. Mirza Habib Esfehani
është studiuesi i parë iranian që në vend të emërtimit tradicional për librat
e gramatikave, si Morfologjia (Sarf) dhe Sintaksa (Nahv) e persishtes ka
përdorur fjalën Dastur (Gramatikë).
Gramatika e Naim Frashërit
Kavaid-i Farsije Ber Tarzi Novin ka gjithsej 168 faqe. Kjo vepër
është e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë ka 65 faqe dhe në të jepen të dhëna
rreth rregullave të gjuhës perse, sidomos për pjesën morfologjike të kësaj
gjuhe, kurse pjesa e dytë, e cila ka 83 faqe, përbëhet nga katër ushtrime
dhe një fjalor në fund me disa fjalë persisht – osmanisht. Në hyrje të kësaj
gramatike Naimi shkruan: “Gramatika është çelësi i çdo gjuhe dhe boshti
i të mësuarit të lehtë të një gjuhe. Duke e ditur rëndësinë e gjuhës së ëmbël
persiane dhe faktin që nuk ekziston një gramatikë moderne në këtë gjuhe,
atëherë unë vendosa të shkruaj një gramatikë modeste për mësimin e kësaj
gjuhe”. Pastaj vazhdon me shkronjat e gjuhës perse dhe flet rreth
shqiptimit të tyre. Por duhet theksuar fakti se Naimi, i ndikuar nga
gramatikat e gjuhëve europiane, flet për herë të parë për llojet e fjalës
(pjesët e ligjëratës), duke i klasifikuar në gjashtë lloje: emri, mbiemri,
përemri, folja, ndajfolja dhe numërori. Një klasifikim i tillë nuk ishte bërë
në gramatikat e mëparshme të hartuara nën ndikimin e metodologjisë së
gramatikave të gjuhës arabe. Pastaj, në kapitullin e parë, Naimi ofron të
dhëna rreth emrit, formave të tij, për krijimin e shumësit dhe për rasat e
emrit. Është interesant se autori i veprës Rregullat e persishtes sipas
metodës së re emrin e lakon në katër rasa, gjë që nuk praktikohet edhe në
gramatikat e sotme të gjuhës perse në Iran. Naimi emrin në gjuhën perse
e lakon në rasat: emërore, gjinore, kallëzore dhe dhanore. Por nuk dihet
pse nuk e vazhdon këtë edhe me lokativin dhe ablativin. Në gramatikat
moderne të gjuhës perse të shkruara në Iran nuk ekziston një diskurs i tillë,
por kemi vetëm lidhëzat. Pastaj Naimi shpjegon çdo rasë dhe
funksionimin e emrit në rasën përkatëse, kurse për çdo shpjegim sjell edhe
shembuj nga gjuha perse. Në radhë vjen mbiemri, rreth të cilit ofron
Shërbesat e Naim Frashërit për gjuhën perse 49
sqarime të hollësishme. Ai flet edhe për shkallët e mbiemrit, atë krahasore
dhe sipërore. Në vazhdim gjithashtu flitet edhe për numërorët rreshtorë,
përndarës dhe thyesat. Në këto pjesë nuk ka ndonjë risi në krahasim me
gramatikat e tjera. Më tej poeti ynë kombëtar flet për përemrin e gjuhës
perse. Edhe përemrin e lakon në rasat e lartpërmendura. Naim Frashëri i
ndan përemrat e gjuhës perse në katër grupe: vetorë, dëftorë, përemri i
lidhor 'ki' dhe përemrat e pacaktuar. Në mesin e filologëve iranianë
ekzistojnë divergjenca në lidhje me klasifikimin e përemrave dhe sot kemi
disa grupe përemrash, por grupet që ka sjellë Naim Frashëri në gramatikën
e tij nuk janë aspak të diskutueshme dhe janë pranuar nga të gjithë
gjuhëtarët iranianë.
Në vazhdim Naimi flet për foljen e persishtes. Për nga forma atë e
ndan në tri grupe: 1. infinitivi; 2. folja rrënja e së cilës përdoret nëpër kohë
të ndryshme dhe që tregon një veprim apo ngjarje; dhe 3. folja jo e plotë,
e cila nuk i nënshtrohet një kohe të caktuar, por përdoret për shprehjen e
një ngjarjeje (folja ndihmëse). Por për nga kuptimi, Naimi e ndan foljen
në kalimtare (Moteaddi) dhe jokalimtare (Lazem). Deri këtu nuk haset
ndonjë risi apo dallim me gramatikat e tjera. Por divergjencat e gramatikës
së Naimit me gramatikat e tjera, madje edhe me gjuhën perse, fillojnë me
zgjedhimin e foljeve nëpër kohë. Këtu jam i bindur se ai është nën
ndikimin e plotë të gjuhës turke ose të ndonjë gjuhe tjetër europiane, por
më tepër duket se zgjedhimin e foljeve turke e përkthen nga ndonjë gjuhë
tjetër në gjuhën perse. Ai e zgjedhon foljen në njëmbëdhjetë kohë të
ndryshme. Këtu do të përmend vetëm ato kohë në të cilat Naimi Frashëri
zgjedhon foljen e gjuhës perse, por që nuk figurojnë as në gjuhën perse e
as në gramatikat e vjetra dhe të reja të kësaj gjuhe. Autori i librit Rregullat
e persishtes sipas metodës së re infinitivin e foljes Budan (jam) e zgjedhon
në kohën e tashme, si: bovam, bovi, bovad – bovim, bovid, bovand. Por
kjo folje në gjuhën perse zgjedhohet vetëm në kohën e shkuar, kurse në të
tashmen ajo shndërrohet në formën Hast/Ast dhe mund të zgjedhohet
vetëm në këtë kohë. Më pas Naimi, gjithnjë duke qenë i ndikuar nga gjuha
turke (ose nga ndonjë gjuhë tjetër europiane), foljen e persishtes e
zgjedhon edhe në kohën e tashme të mënyrës dëshirore, ku nuk ekziston
një lakim i tillë në gjuhën perse, si: ke bashem (të jem), ke bashi, ke bashed
– ke bashim, ke bashid, ke bashend. Po këtë folje e zgjedhon edhe në
kohën e shkuar të mënyrës dëshirore, që gjithashtu nuk gjendet në
persishte, si: ke bude bashem (të kisha qenë). Në vazhdim, Naim Frashëri
foljen e persishtes e zgjedhon edhe në aorist, koha e gjerë apo e tashmja e
dytë (Genish Zaman), kohë e cila nuk ekziston fare në gramatikën dhe
gjuhën perse. Naimi këtu mundohet që foljen e persishtes ta fusë në
kallëpin e gjuhës turke, por që kjo lloj foljeje nuk merr asnjë kuptim në
gjuhën perse, si baverem (besoj), baveri, bavered – baverim, baverid,
50 Rexhepi
baverend. Gjithashtu duhet sqaruar se folja 'Baver' në persishte është folje
jo e plotë dhe përdoret me foljen ndihmëse Kerden, kështu që zgjedhohet
vetëm folja ndihmëse, kurse vetë folja Baver është e pandryshueshme.
Naimi këtë folje e zgjedhon edhe në kohën e tashme, si: mibaverem
(besoj); në kohën e shkuar: baveridam; e shkuar e pacaktuar: baverida'em;
e pakryera e së shkuarës (imperfekti i caktuar): mibaveridam; e shkuara e
largët: baverida budam; e ardhmja: hahem (khahem) baverid, në kohën e
tashme dëshirore: ke baverem; në të shkuarën dëshirore: ke baverida
bashem; dhe urdhërore: baver, bavered, baverid, baverend. Asnjë nga
këto forma foljore nuk gjenden në fjalorin dhe gramatikat e gjuhës perse
dhe këtu, siç u tha edhe më lart, Naim Frashëri ka qenë i ndikuar nga një
gjuhë tjetër dhe për strukturën e foljes së persishtes është nisur nga
struktura dhe rregullat morfologjike të një gjuhe tjetër, në këtë rast të
turqishtes. Ai vazhdon me po këtë metodë edhe në shembujt e tjerë.
Pjesa e dytë e gramatikës së Naim Frashërit përbëhet nga katër
ushtrime në formë dialogu. Edhe kjo pjesë e gramatikës së Naimit është
një risi në mësimin e gjuhëve të huaja në Perandorinë Osmane. Duke qenë
i njohur mirë dhe nga afër me sistemin e mësimit të gjuhëve të huaja,
sidomos të persishtes në atë kohë, Naimi është i mendimit se një individ,
përveç shkrim-leximit, rregullave gramatikore dhe kuptimit të një gjuhe
të huaj, në këtë rast të persishtes, duhet gjithashtu të përgatitet për të
komunikuar në atë gjuhë. Në njërin nga këta katër ushtrimet e kësaj vepre
ai kritikon sistemin e mësimit të gjuhës perse. Në hyrjen e pjesës së dytë
të gramatikës së persishtes, filologu shqiptar thekson faktin se një person
nuk është njohës i mirë i një gjuhe derisa nuk është i aftë të flasë në atë
gjuhë. Ai gjithashtu thotë se një individ, edhe pse mund ta mësojë mirë
arabishten dhe persishten, nëse nuk arrin të flasë në atë gjuhë, padyshim
që nuk do ta përvetësojë si duhet dhe mundësia e të gabuarit është shumë
më e madhe. “Deri më tani janë shkruar libra të shumtë për gjuhën arabe
dhe atë perse, por nuk mund të hasim asnjë libër për të mësuar
komunikimin në këto gjuhë, ky libër imi do të jetë një dhuratë modeste
për ata që duan të mësojnë gjuhën perse”, – shkruan Naimi në hyrje të
pjesë së dytë të gramatikës së gjuhës perse. Ai pastaj sjell katër ushtrime
mjaft të gjata ku dy persona flasin nëpërmjet një dialogu për gjuhën perse,
gjeografinë e Iranit, letërsinë perse, poetët iranianë, kulturën iraniane dhe
për popullin e këtij vendi. Në fund të këtyre ushtrimeve është edhe fjalori
me disa fjalë persisht – osmanisht.
* *
*
Siç shihet, Naim Frashëri nuk ishte vetëm mjeshtër i fjalës dhe i
poezisë, por gjithashtu edhe një gjuhëtar i përsosur, sidomos një njohës i
thellë i gjuhës perse. Ai bashkë me vëllanë e tij, Samiun, bënë revolucion
Shërbesat e Naim Frashërit për gjuhën perse 51
në filologjinë turke. Siç vërehet edhe në gramatikën e tij të persishtes, ai
është i pari në mesin e gjithë atyre gjuhëtarëve që gramatikën e gjuhës
perse e shkroi duke u bazuar në metodologjinë moderne të hartimit të
gramatikave. Gramatika e tij e persishtes mund të ketë rregulla apo fjalë
të paqena në gjuhën perse, por nuk duhet harruar se Naimi ishte i pari që
e shkroi gramatikën e persishtes duke u bazuar në rregullat gramatikore të
gjuhëve të tjera dhe në dorë nuk kishte asnjë referencë për t’u konsultuar.
Megjithatë ai, si një njohës i persishtes dhe i zhvillimeve të gjuhësisë në
perëndim, arriti të shkruante një gramatikë të gjuhës perse, që më pas
sigurisht ka qenë shtytëse apo ndoshta edhe model për babanë e
gramatikës moderne të persishtes, Mirza Habib Esfehani, me të cilin ka
bashkëpunuar në gazetën 'Ahtar' që botohej në Stamboll. Gramatika e
Naim Frashërit mund të jetë gjithashtu me një rëndësi të veçantë për
historinë e gjuhës perse.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Floresha Dado, akademike, Kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Floresha DADO
DY EPOPETË E MËDHA TË NAIM FRASHËRIT:
EPOSI KOMBËTAR ISTORI E SKËNDERBEUT DHE
EPOSI FETAR QERBELAJA
Vështrimi në plan krahasimtar i eposit
kombëtar Istori e Skënderbeut dhe i eposit
fetar Qerbelaja, dy poema madhore të N.
Frashërit, nuk do të thotë thjesht hetim i
tipareve që i afrojnë apo i dallojnë, por krijon
mundësinë për t’u thelluar në shtratin e
brendshëm filozofik mbi të cilin ngrihen dy
strukturat poetike.
Në vështrim të jashtëm janë poema të
ndryshme, sepse u përkasin dy figurave të
largëta midis tyre në shtrirjen kohore dhe në
misionin specifik të secilit. Qerbelaja (25
këngë) u referohet luftërave të brendshme,
nga historia fetare arabe, në epokën mbas vdekjes së Muhametit, prej
shekullit IX deri XVII (pra kur u botua solli historinë para 13 shekujsh),
kurse Istori e Skënderbeut (22 këngë) solli periudhën heroike të luftërave
të shqiptarëve në shekullin XV, pra para pesë shekujsh, udhëhequr nga
Skënderbeu kundër pushtimit osman.
Dallojnë sepse, ndërsa beteja e Qerbelasë është historia më tragjike
në historinë e fesë islame, që tronditi botën islame, Istoria e Skënderbeut
është periudha më e lavdishme e historisë shqiptare, ndonëse pas vdekjes
së heroit pasuan tragjedi të tjera në historinë e popullit. Qerbelaja
përjetësoi martirizimin e Imam Hysejnit, i cili dha modelin e sakrificës
Dy epopetë e mëdha të Naim Frashërit: Istori e Skënderbeut dhe Qerbelaja 53
ndaj perëndisë dhe shënoi një ndër luftërat më të rëndësishme në mbrojtje
të parimeve mbi të cilat ngriheshin themelet shoqërore dhe fetare të
islamit. Në këtë kuptim ajo ishte një luftë e brendshme midis
përfaqësuesve të filozofive dhe moraleve të ndryshme. Ndërsa tek Istori e
Skënderbeut luftërat kanë kryesisht karakter heroik për mbrojtje nga
pushtuesi i huaj, ndonëse nuk mungojnë tradhtitë, prapaskenat dhe intrigat
e brendshme dhe të jashtme.
Në vështrim të jashtëm janë të ndryshme, sepse te Qerbelaja luftës,
krimeve, tradhtive helmimeve të sundimit barbar të mbretit Mavije u
kundërvihet lufta për mbrojtjen e filozofisë së Muhamedit. Pas luftës për
pushtet, që vazhdon disa shekuj, fshihet lufta midis shkatërrimit të
parimeve themelore të islamit dhe sakrificat për mbrojtjen e tyre.
Shthurjes që ish shfaqur te Khalifati i kundërvihet një lëvizje e shenjtë, që
synonte të ruante vlerat morale të fesë islame. Fundi tragjik i Imam
Hysejnit nga forcat e Jezidit është drama që i erdhi islamizmit. Ndërsa te
Istori e Skënderbeut nuk mbizotëron lufta për pushtet të brendshëm, por
përballja me armikun e jashtëm.
Janë specifike sepse, ndërsa Qerbelaja është kryesisht epope
historiko-fetare, që përfshin shumë breza, personazhe, Istori e
Skënderbeut është epope historiko-heroike, me një personazh qendror në
tre breza, ku brezi i parë (babai) dhe brezi i tretë (djali pas vdekjes së
heroit) janë thjesht dy sfonde të zbehta që i lënë hapësirë vetëm heroit
qendror.
Nëse te Qerbelaja kemi luftërat pas vdekjes së Muhametit, pra jo
thjesht histori ngjarjesh sesa histori përplasjesh të parimeve të kundërta
morale që lidhen me islamin, te Istori e Skënderbeut përmes historisë së
heroit shfaqet historia e Shqipërisë në një epokë të rëndësishme në
shekullin XV.
Por, ndonëse Naimi krijoi dy vepra të veçanta, që u referohen
personazheve, aksioneve dhe epokave të ndryshme historike, në
strukturën e brendshme kuptimore të tyre qëndron i njëjti konflikt i
karakterit filozofik-moral: lufta midis së mirës dhe së keqes.
Pse Naim Frashëri iu drejtua historisë tragjike të Qerbelasë?
Sigurisht fenomeni i Qerbelasë përfaqësonte shumë elemente të
botëkuptimit fetar dhe moral të poetit, i cili burimin e thelbit të
bektashizmit e gjente tek Kurani. Poeti që ka ndjeshmëri të thellë ndaj
natyrës dhe thelbit të njeriut është i robëruar pas idesë së mbizotërimit të
mirësisë dhe dashurisë njerëzore, përballë njohjes së karakterit universal
të konfliktit midis ligësisë dhe mirësisë, midis drejtësisë dhe shtypjes. Ky
konflikt që është brenda dhe jashtë njeriut lidh si një fije e padukshme dy
poemat. Nëse Imam Hysejni është dëshmor i parimeve morale të fesë
54 Dado
islame, Skënderbeu është heroi i parimeve morale të lirisë dhe mbrojtjes
së vendit nga pushtuesi i huaj.
Në poemën Qerbelaja ka shumë vajtim, por ka edhe shumë dashuri
për tiparet morale të martirit të fesë islame. Te Istori e Skënderbeut ka
gjithashtu dhimbje, dashuri dhe krenari. Filozofia e përbashkët e dy
poemave është:
Besë është Perëndija / dhe udh’ e saj njerëzija. / Ay që do njerëzinë,
/ ka besuar Perëndinë.
Koncepti bektashian përshkon dy poemat ku poeti e sheh perëndinë
të mishëruar te njeriu “I mir’ e i lartësuar, që ka gjithë mirësitë e të tëra
dituritë”. Në thelbin e dy poemave qëndron thirrja drejtuar njeriut për të
qëndruar në dritë e për të dalë nga errësira, është koncepti bektashian se
te njeriu që ka urtësinë, mirësinë dhe dritën e diturisë, që ka mëshirë në
zemrën e tij, atje qëndron zoti i vërtetë. Në konceptin filozofik të Naimit
shfaqet dyshimi se “Edhe ëngjëlli dhe djalli / gjithë janë tek i gjalli”,
prandaj të dy poemat, sidomos Qerbelanë, i përshkon ideja e çlirimit nga
forcat e errëta të shpirtit mëkatar.
Pse të dy poemat u botuan në të njëjtin vit ?
Ishte një thirrje e brendshme, mistike që i lidhi ato, sepse në
moralin dhe konceptin filozofik që përcjellin, duken si plotësim i njëra-
tjetrës. Pas subjekteve të jashtme, që janë larg njëri-tjetrit, fshihet një botë
emocionale e jashtëzakonshme. Ndonëse të dyja poemat u referohen
realiteteve të caktuara dhe figurave që i njeh historia e Kuranit dhe historia
e Shqipërisë, shtresa realiste shkon krahas me atë mitologjike. Te Istori e
Skënderbeut shtresa mitologjike është më e theksuar se te Qerbelaja.
Lexuesi i sotëm ndjen të njëjtin stil të ligjërimit poetik, ku mbizotëron
aspekti i theksuar emocional: adhurimi, mallkimi, mëshira, gërshetimi i
epikes me liriken, fizikja me metafiziken, ndërhyrjet e shpeshta të
karakterit filozofik, raporti midis reales dhe trillimit, përqasja e dy
personazheve themelore: sa të ndryshëm janë në kohë, në veprimtari, aq
të ngjashëm konceptohen në thelbin e filozofisë që mishërojnë. Në
përfytyrimin e poetit dy heronjtë janë pranë njëri-tjetrit në pikëvështrimin
moral, në frymën e idealizimit, në tonin mallëngjyes që përshkon poemat,
sidomos hyrjen e Qerbelasë, ku një drithërimë e vogël paralajmëron
tragjedinë e heroit kryesor, Imam Hysejnit. Ndonëse te Qerbelaja ka më
shumë dramaticitet, tragjedi, dhe te Istori e Skënderbeut ka më tepër
idealizim, krenari, moralizim, … kuptimi i heroikes te njëra dhe te tjetra
shfaqet me një koncept paksa dallues: heroikja te Qerbelaja është
sakrifica, martirizimi për idealet e islamizmit, kurse te Istori e
Skënderbeut heroikja qëndron te triumfi, fitorja në mbrojtjen e lirisë.
Eposi fetar i bektashizmit, nxitur nga historia, gërshetuar edhe me
mitologjinë, që u përcoll në shekuj mbi betejën rrëqethëse të Qabesë, vjen
Dy epopetë e mëdha të Naim Frashërit: Istori e Skënderbeut dhe Qerbelaja 55
në pendën e N. Frashërit me ritmin e vargut popullor, duke e afruar në
mënyrë aq të natyrshme me shijen e lexuesit të kohës kur u botuan.
Ngjashmëria ritmike, melodia e vargut popullor, karakteristike për vargjet
e Naimit, shfaqin dukshëm specifikën e ligjërimit poetik që dallon poezinë
e N. Frashërit.
Megjithatë, dy poemat epike janë veçmas origjinale, sepse, ndërsa te
Qerbelaja mbizotëron kryesisht rrëfimi historik, tek Istori e Skënderbeut
historia ndërthuret më shumë me trillimin artistik. Gjithashtu, ndërsa në
rastin e parë mbizotëron patosi dramatik dhe tragjik, tek e dyta tingëllon
më shumë patosi heroik, romantik … Te Qerbelaja dhimbja për masakrat,
tragjedinë që do të ndodhë pikon në çdo varg si zeher; referimi ndaj
vazhduesve besnikë të filozofisë së Muhametit dhe përballjes me
tradhtarët e parimeve të islamit është mbizotërues, është themeli i gjithë
rrëfimit poetik. Tek Istori e Skënderbeut tragjedia nuk është aq e
fuqishme, në të rrjedh këngë pas kënge sakrifica, heroizmi i përballjes me
armikun …
Një tipar interesant i rrëfimit poetik të Naimit është raporti që krijon
me personazhin, si me Imam Hysejnin, ashtu dhe me Skënderbeun. Poeti
duket sikur është pranë tyre në çdo moment, ndjek veprimet, por dhe
lëvizjet e shpirtit të tyre, ka momente kur fshihen kufijtë midis heroit dhe
poetit dhe thelbi i kësaj marrëdhënieje afrim-largim është lufta e
njerëzimit kundër tradhtisë, mbrojtja e parimeve morale që duhet të
udhëheqin njeriun në jetë, lufta midis së mirës dhe së keqes. Lufta dhe
sakrifica e Imam Hysejnit përbën një ndër historitë më të lavdishme të
historisë së Islamit dhe mënyra se si ndërtohet portreti moral i heroit është
mjaft interesante. Karakterizimet janë të qasjes morale, idealizim, kontrast
jo vetëm midis heroit dhe tradhtarit, p.sh. Aliut dhe Mavijes, por edhe
brenda vetë heroit, midis tipareve pozitive që ai ka dhe tipareve negative
që nuk i ka. Rrëfimi poetik merr rolin që ka në prozë dhe arrin të krijojë
shpesh vizualitetin e një skene kinematografike. Është një karakterizim i
veçantë. Tiparet morale si mirësia, pabesia etj. personifikohen duke marrë
peshën dhe rolin e një qenieje të gjallë. Në momente të veçanta poeti duket
sikur është brenda heroit, dialogu shpesh shkrihet midis poetit dhe heroit:
ose poeti identifikohet me ligjërimin e personazhit, ose dialogu shfaqet si
i rrëfyer.
Kështu, pas petkut fetar apo mbrojtjes ndaj mizorisë e tradhtisë, ideja
më e fuqishme që e bën betejën e Qerbelasë një klithmë njerëzore është
pikërisht aspekti moral, parimor që duhet të udhëheqë njerëzimin deri në
ditët tona. Në këtë mënyrë ndërhyrja e poetit, kur jep urim apo mallkim,
në të vërtetë nuk është thjesht zëri i Naim Frashërit, por zëri i një filozofie
të madhe, mbarënjerëzore dhe gjithëkohore. Prandaj, në këtë kuptim
56 Dado
historia e Qerbelasë nuk ka kohë dhe hapësirë, ajo është një shenjë
universale për jetën e njeriut.
Ndikimi nga poezia persiane hyri natyrshëm, si një rrjedhë e
brendshme, sepse në themel të vetëdijes dhe instinktit krijues të Naimit
bëhet sunduese filozofia e jashtëzakonshme që ai gjeti te poetët e mëdhenj
persianë. Raportet meditim filozofik / njohje e realitetit, idealizim /
dramatizim, ligjërim patetik, himnizues, përqendrimi i veçantë në
pikëpamjet filozofike të fesë islame, por dhe të filozofëve të botës së
Lindjes dhe të Perëndimit, i japin një përmasë interesante në mënyrë të
veçantë poemës Qerbelaja. Djalli s’e mund dot Perëndinë! Ky është
motivi i fuqishëm drejt të cilit shkon poeti. Mbyllja e dy poemave me
thirrjen për mirësi, drejtësi, me konceptin bektashian, aktualizimi duke iu
drejtuar shqiptarëve, konfirmon përfundimisht fijen lidhëse midis dy
poemave dhe sidomos motivin themelor që e drejtoi Naim Frashërin te
historia tragjike e Qerbelasë dhe te figura heroike e historisë së
shqiptarëve.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Ethem Likaj, akademik. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ethem LIKAJ
SI FRYMË IRANIANE NË VEPRËN E NAIMIT
(Roli i veprës së tij në gjuhën e njësuar shqipe)
Krahasimi i skajeve gjuhësore në çdo
gjuhë të çon vetvetiu te fillimet burimore
të gjuhës së shkruar e, në radhë të parë, te
gjuha e shkruar e poetëve emblemtarë.
Vargu me ritmin, rimën dhe melodinë e
vet në çdo kohë ka robëruar gjuhëfolës
dhe gjuhëshkrues të çdo shtrese të
popullsisë. Po të hedhësh një vështrim
tërësor herë në gjuhën e veprës së Naimit,
herë në gjuhën e sotme letrare a
standarde, të bie në sy se, në thelb, të dyja
gjendjet gjuhësore vetëm pak lënë pa mbuluar te njëra-tjetra. Natyrisht, në
këtë përqasje merren parasysh dy gjendje gjuhësore të së njëjtës lëndë
gjuhësore në më se një shekull largësi, dhe këtu shihet ç’ka mbetur në
vend dhe ç’është zhvilluar më tej. Duke pranuar se gjuha e veprës së
Naimit nuk ishte vetëm arritje e tij, sepse në fushën e lëvrimit të gjuhës ai
nuk pati pararendës të vegjël, me plot gojën mund të thuhet se, duke u
përpunuar dhe përgjithësuar, dhe sidomos duke u përdorur prej tij si art e
thirrje, ajo hyri thellë në ndërgjegjen e çdokujt natyrshëm, thuajse pa u
kuptuar, por me shumë patos. Arsyeja e thjeshtë ishte se, qysh në atë kohë,
më shumë se një shekull më parë, ajo nuk ishte gjuhë e një të folmeje të
veçantë, as edhe e një dialekti të ngushtë. Vërtet u shkrua dhe u përpunua
58 Likaj
nga një pari atdhetare dhe artistike, por kurrë nuk mbeti edhe gjuhë vetëm
për elitarë.
Gjuha e Naimit edhe në atë kohë, edhe më vonë, ashtu si gjuha dhe
melodia e vargjeve të dy poetëve të mbarënjohur iranianë të mesjetës, e
Saadiut dhe e Hafizit, nuk ishte vetëm një mesazh gjuhësor e artistik që
vinte nga e shkuara, por, në radhë të parë, një mesazh pishtar që ndikoi në
kohë të afërta dhe të largëta.
Në “kopshtin e veprave naimiane” plot poezi që i këndojnë jetës,
hënës dhe tokës, dimrit dhe verës, dashurisë dhe lumturisë, nga thelbi i
tyre duken si frymë iraniane, që buron nga veprat “e kopshteve iraniane”
të Saadiut dhe të Hafizit, që i këndojnë gjithashtu dashurisë, bukurisë së
natyrës, jetës shoqërore të kohës. Atje dhe këtu, poetët e të dyja vendeve
në kohë të ndryshme dhe shumë larg njëri-tjetrit, dhanë mjeshtërinë e artit
letrar, por njëherësh edhe gjuhën më të përgjithshme e më të gjithëpranuar,
falë mrekullisë së vargjeve dhe të melodisë së tyre. “Farsi – e dabari”, që
njihet si poezia perse e mesjetës, siç shkruan iranisti i njohur gjerman
Franz Lorenz, u bë njëherësh edhe gjuhë e shkruar e shumëpërhapur.
Natyrisht, gjuha perse e mesjetës, e përfaqësuar në radhë të parë nga
dy idhujt, Saadiu dhe Hafizi, ndahet me shekuj nga koha e veprës së
Naimit tonë, por modeli emblematik i ndikimit të saj te të gjithë, për të
dyja periudhat, mbetet edhe në këtë rast si frymë e përbashkët. Gjuha e
poetëve mesjetarë persianë, siç shkruajnë iranistë iranianë dhe iranistë të
huaj, është thuajse skelet grafik i gjuhës së re moderne persiane. Kurse për
periudhën naimiane, si periudhë më e re, bashkëpërkimet gjuhësore
skajore janë thuajse të plota.
Gjuha e Naimit nuk u shkëput nga gjuha e popullit, prandaj jetoi tek
ajo dhe te vetë vepra. Përgjithësimi i arritjeve më të mira të lëvizjeve të
mëparshme gjuhësore artistike dhe i mozaikut popullor, si dhe përmbajtja
në tërësi patriotike e solli gjuhën e Naimit te çdo shqiptar. Gjuha e veprës
së Naimit vërtet ishte mbërritje e një zhvillimi të natyrshëm, por në thelbin
e vet ka edhe ndërgjegjen e poetit.
Kushdo që njeh mirë petkun gjuhësor të veprës së Naimit nuk mund
të mos vërë re se ai në ujëmbledhësin e tij gjuhësor pruri dhe lejoi vetëm
përrenj ujërash të pastra. Në çdo rresht të veprës së tij, në prozë dhe në
poezi, vërehet thirrja e hapur për gjuhë të pastër dhe të qartë shqipe. Nuk
mund të themi se Naimi me veprën e tij arriti atë që dëshironte edhe për
afrimin e dy dialekteve të shqipes. Si gjithë rilindësit e tjerë, edhe ai u
përpoq – jo me synim të qartë dhe konkret, por atje ku e lejonte vepra – të
jepte e të merrte ndër këto dialekte. Naimi jetoi më shumë midis librit
shqip sesa mes gjuhës shqipe, për rrethanën e njohur që ai jetoi dhe punoi
jashtë atdheut të vet, por ai pati një ndjesi të rrallë ndaj bukurisë së kësaj
gjuhe. Gjuhën që në përgjithësi nuk e jetoi, më shumë e shijoi dhe e
Si frymë iraniane në veprën e Naimit (Roli i veprës së tij në gjuhën e njësuar shqipe) 59
mishëroi në atë masë, saqë ajo nuk u bë vetëm mjet, por edhe pjesë e artit
të tij. Nuk është pa vend të thuhet se shpesh gjuha e tij ia kaloi edhe artit
të tij. Nuk ishte vetëm fryma e përgjithshme që e shtynte në këtë rrugë.
Ishte thirrja e veprës që e kërkonte; prandaj thuhet se Naimi me mençuri
dhe art zgjodhi veprën, vepra e tij zgjodhi gjuhën, kurse shqiptarët vetë e
përvetësuan atë në prozë dhe poezi, me gojë dhe mendje. Gjuha e tij
tingëlloi si duhet dhe aq sa duhet; ajo nuk mbeti jehonë e së shkuarës, por
një e vërtetë e gjallë, prandaj arriti deri në ditët tona.
Është e vështirë që në veprën e Naimit – si në çdo vepër të çdo
shkrimtari – të gjesh plot gjëra të reja gjuhësore; kjo është e pamundur.
Ajo që mund të veçohet këtu është rrafshi i fjalësit. Ndihmesa e Naimit në
këtë fushë tanimë është e njohur nga shumë studiues vendës, por edhe të
huaj. Përzgjedhja dhe zgjedhja e fjalësit të ri, të kërkuar dhe të gjetur,
pjesërisht edhe të krijuar a të formuar nga Naimi, është thuajse e plotë.
Vihet re qartë se kjo lëndë e re në veprën e tij përgjithësisht ka mbetur jo
sepse u krijua dhe u përzgjodh në gjuhë nga ai, por sepse lënda e zgjedhur
ishte e natyrshme dhe krijimi në përputhje me gjendjen, natyrën dhe
prirjen e shqipes. Studiuesit kanë veçuar një mori fjalësh të krijuara, më
saktë, të formuara nga Naimi, si: vetëdijë, vetijë, gjithësi, cilësi etj. Nuk
ka rëndësi vetëm sasia dhe cilësia e neologjizmave dhe vendi që zunë këto
fjalë në gjuhën shqipe, por, në radhë të parë, modeli që u zgjodh dhe që
pastaj u ndoq me entuziazëm në vitet e mëtejshme për të krijuar fjalë të
reja.
Jo pak vlera shihen në veprën e tij për drejtshkrimin e shqipes. Është
e vërtetë që në drejtshkrimin e shqipes ai ndoqi po ato parime që ndoqën
edhe bashkëkombësit e tjerë rilindës, por, me sa duket, në veprën e tij,
duke qenë konsekuent, ai duhet të ketë ndjekur edhe modele të
drejtshkrimeve të gjuhëve të huaja, me drejtshkrim të kristalizuar dhe të
përpunuar. Duke u larguar pak nga dialekti toskë, i cili është bazë e
shqipes së sotme standarde, që ka një shqiptim të shkoqitur, ku fjalët
ndahen qartë nga njëra-tjetra, Naimi përdor shpesh apostrofin, që është më
shumë një veçori grafike e gjuhëve me shqiptim të lidhur. Si gjithë
rilindësit e tjerë, ai iu përmbajt parimit drejtshkrimor fonologjik, çka
shqipja e mëvonshme e ngushtoi, sepse dalëngadalë filloi të marrë vend
edhe parimi morfologjik, falë edhe ndërhyrjeve subjektive normativizuese
dhe përgjithësuese. Në veprën e Naimit ka një përdorim të tepruar të -ë-së
në fund të fjalëve proparaoksitone. Megjithatë në këtë përdorim ka një
farë rregullsie, e cila edhe atëherë, edhe sot diçka të mëson.
Ndryshimet nga fusha e fjalëformës atëherë dhe tani janë gati të
papërfillshme. Edhe pas një shekull zhvillimi, te shkrimtarë të sotëm, të
mësuar tanimë me gjuhën e organizuar letrare, nuk gjen më pak trajta
jonormative, trajta dialektore sesa në veprën e Naimit; natyrisht të një lloji
60 Likaj
tjetër. Prandaj, në tërësi, dy gjendje të ndryshme moshore kanë thuajse të
njëjtën trajtë gjuhësore. Nga vështrimi i dy gjendjeve gjuhësore skajore të
krijohet përshtypja sikur gjuha e sotme letrare është gjuha e Naimit që ka
ndalur në vend ose sikur ajo (gjuha e Naimit) ka kapërcyer kohën dhe, me
një hop, ka arritur zhvillimin shekullor.
Shfrytëzimi i thesarit popullor që ruhej në krijimtarinë gojore dhe në
gjuhën e folur, përzgjedhur libër më libër, gojë më gojë dhe mendje më
mendje, i dha dorë të endë atë gjuhë të sigurt, të lakmuar dhe të dëshiruar,
që në një mjedis të rreshkur, pra edhe të etur, të bëhej frymë, shpirt e trup
atje ku duhej. Gjuha e Naimit, e ushqyer nga çdo anë, nga historia, urtësia
popullore, natyra, shpirti dhe ndjenja foli jo vetëm bukur, por shprehu
edhe të gjitha dituritë. Si vepër arti ajo vërtet nuk u zhvillua si teori e
mirëfilltë gjuhësore, por në dorën e Naimit u skalit sikur të kishte
mbështetjen e një teorie të vërtetë. Kjo është arsyeja që ajo, nga fillimet e
deri sot, vazhdimisht shtrohet për njohje, për dije dhe studim. Te gjuha e
sotme letrare shqipe gjuha e Naimit nuk është e fshehur aty-këtu, por –
veç disa pikave anësore – është e tëra aty.
Vepra e Naimit, nga fryma, ndërgjegjja dhe gjuha, është model i
shqipes së re, ashtu si është edhe “Shahnameja” e Firdeusiut model i
persishtes së re, megjithëse nga njëra-tjetra i ndajnë shekuj.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Hamit Xhaferi, studiues, profesor në Universitetin e Europës Juglindore (Tetovë). © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Hamit XHAFERI
KËNDVËSHTRIM KULTUROR-KRAHASUES
I VEPRËS SË NAIM FRASHËRIT KUNDREJT
KULTURËS SË PASUR POETIKE PERSE
Letërsia persiane është një visar që
ngërthen në vetvete vlera të mëdha të
kulturës materiale, shpirtërore dhe
artistike me përmasa botërore, ndërsa
persishtja është gjuha e etikës, maturisë
dhe hyjnisë, e vjetër më se 2.500 vjet, që
rrezaton me visarin e saj në zhvillimin
shoqëror dhe në fushën e veprimtarisë
krijuese artistike dhe estetike. Pikënisjet e
saj ngërthejnë zonat të cilat gjenden përtej
sinorëve të tanishëm të Iranit, për arsye se
persishtja është folur në zona të ndryshme
të Azisë Qendrore. Naim Frashëri është
njëri ndër vjershëtarët më të njohur dhe më të çmuar që ka thurur vargje
poetike në persisht, kur ky ka jetuar dhe vepruar në Stamboll. Ky poet,
duke qenë krijues shqiptar dhe europian, bëhet i njohur me gjuhën dhe
kulturën orientale, veçanërisht me atë perse. Me këtë rast qëllimi ynë është
që t’i shohim në një këndvështrim sa më të kthjellët krijimet poetike të
këtij poeti, të hartuara dhe këngëtuar në shqip dhe persisht. Për Naimin,
ka qenë mbi të gjitha mënyra e përqendrimit dhe e dedikimit të librit poetik
“Ëndërrime” në gjuhën perse (Tehajjulat), nga e cila njëkohësisht janë
nxjerrë përfundimet që kanë të bëjnë me veprën poetike në fjalë. Përpos
62 Xhaferi
domethënies që ka për ngritjen intelektuale të tij si poet, si qytetar dhe më
vonë si nëpunës i administratës osmane, kjo vepër poetike ka pasur një
peshë të veçantë fetare dhe kulturore mjaft të rëndësishme. Dihet mirëfilli
se bektashizmi si sekt fetar i besimit islam suni, i krijuar në shekullin XV,
u përhap edhe në Shqipëri nga një qasje me këtë mentalitet dhe jetë
shpirtërore: siç ishte ajo osmane prej nga vinte, arabishtja si e folme e
gjithëmbarshme e tërësisë së mësimeve skolastike fetare për Zotin,
veçanërisht fenë, po ashtu edhe persishtja si e folme e kulturës dhe e
poezisë. Duke iu qasur veprës së Naimit nga pikësynimi ndërtekstor dhe
nga pikësynimi i fjalës dhe shprehjes së përdorur në kuptimin e figurshëm
metaforik dhe simbolik të saj, vërejmë se kjo vepër bëhet pjesë e
pashmangshme e lartësimit të veçorive të stilit dhe vargjeve në të cilat si
e tillë ishte shkruar. Gjithashtu ndeshim ndërlidhje të ndërsjella të
shëndosha dhe të ndërthurura, të cilat i takojnë bektashizmit si orientim
besimi, njëkohësisht sufizmit si mentalitet mistik i të kuptuarit dhe të
pasqyruarit të Zotit, ashtu edhe të gjithësisë. Duke shqyrtuar veprën e
Naim Frashërit nga pikësynimi kulturor – barazues përballë kulturës së
begatshme poetike, siç ishte ajo perse, ky krijues europian i kulturës
orientale, ka pasur qëllim të bëjë një vrojtim më të shkoqitur përballë
veprës së tij poetike të shkruar në shqip. Zhvillimi i vazhdueshëm poetiko-
letrar i Naimit, i përgjithësuar mendërisht në këtë formë, duhej t’i
nënshtrohej një parimi përzgjedhës që mund ta ndiejë pasojën; gjithashtu
edhe poezia e tij. Mirëpo shikuar realisht, krijimet poetike të Naimit janë
forcë lëvizëse e një ecurie poetike që s'duhet të vërehet veçse nga një
këndvështrim: në shqyrtimin e veprës së Naim Frashërit, në një pikësynim
zhvillimor-kulturor dhe artistik përqasës përballë një krijimtarie të pasur
poetike, siç ishte ajo perse, si krijues europian i kulturës orientale, me
synim vështrimin më të shkoqitur kundrejt vetë veprës poetike të Naim
Frashërit shkruar në shqip. Evolucioni poetiko-letrar i Naimit, i kuptuar
në mënyrë të këtillë, duhej t'i nënshtrohej një parimi përzgjedhës që mund
ta pësonte gjithashtu edhe poezia e tij. Por në realitet vepra poetike e
Naimit është faktor i një procesi poetik të cilin nuk mund ta vërejmë vetëm
nga një këndvështrim (Dado F. 1996: f. 27, 28).
Kur përcaktojmë mënyrën fillestare të formimit dhe arsimimit me
veprën e tij në të cilën shpaloset me mjaft vëmendje shqyrtimi i lexuesit
shqiptar, siç është “Tehajjulat” (Ëndërrime, Përfytyrime) të Naim
Frashërit, vërejmë se leximi dhe pasqyrimi i përmbajtjes së saj rezulton të
jetë një produkt i mendësisë dhe i pikëpamjes sufiste, si dhe i harmonisë
së natyrës që shfaqet më natyrshëm. Të gjitha këto ndërlidhen logjikisht
me përvojën e pasur të hartimit poetik mistik në kulturën perso-arabe,
kryesisht me poezitë e Xhelaledin Rumiut, ashtu sikurse e ka vënë në pah
kritika, prej nga vetë vepra e Naimit ka qenë një vazhdimësi. Çështja tjetër
Këndvështrim kulturor-krahasues i veprës së Naim Frashërit... 63
ndërlidhet me librat fetarë, si paratekste, kryesisht me vargjet kuranore,
sidomos me evokimin e Biblës, ku njëkohësisht ndërtekstualiteti i tyre
vihet re në poezi si interpretim mistik i reflektimit të tyre. Në gjuhën
shqipe janë ribotuar veprat e Naim Frashërit dhe të At Gjergj Fishtës,
këtyre dy vjershëtarëve të cilët na nderojnë me krijimet e tyre letrare si
etërit e poezisë shqipe (Çapaliku A. 1996: 329).
Andaj studimet nuk janë pa një përvojë dhe ndikim shkrimi në fushën
e komparativistikës dhe të ndikimit të poetëve të njohur persianë.
Shembull i shkëlqyer i zbatimit ndikues nga poezia persiane është edhe
Naim Frashëri. Me shkrimin e këtij libri të parë, veçanërisht në persisht,
Naimi ndjek vazhdën e shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre osmanë që janë
pjesë e natyrshme e zhvillimit kulturor, sidomos në provincat e
Perandorisë Osmane. Nga ky vështrim krahasues me romantikët tanë, si
Naimi, sigurisht në këtë mes kanë pasur rol vendimtar prirjet individuale
të këtij poeti. Për të kuptuar qasjen e natyrshme të Naimit ndaj kësaj
kulture të pasur shkrimore, vërejmë se në kontaktet e gjuhëve në hapësirën
arabe, osmane, persiane, Naim Frashëri ende vlerësohet si njëri ndër
krijuesit e shquar europianë me ndikim persian dhe osman për kohën në
të cilën ka jetuar dhe vepruar si poet kombëtar. Kështu, nga ky
këndvështrim, ne kemi për objektiv zbardhjen e plotë të figurës dhe veprës
poetike të Naimit kryesisht si panteist me “Lulet e verës”. Ndërsa përmes
vëzhgimeve krahasuese kemi për qëllim të vëmë në pah shtigjet e
zhvillimit të lirikës filozofike në letërsinë e Rilindjes, e cila shfaqet në
kulturën e ruajtur brez pas brezi, veçanërisht te Naim Frashëri (Sula L.
1996: 49).
Në këtë vepër marrëdhëniet kulturore ndërtohen dhe shfaqen
që në krye të herës, duke lënë gjurmë vartësie gjithashtu në vetë poezitë e
Naimit të shkruara në shqip, që gjithsesi lypset lexuar dhe vlerësuar jo
vetëm si rezultat i kësaj marrëdhënieje, por si pasojë e ndërtekstualitetit
dhe sidomos e vlerës sugjeruese të saj, që është shprehje metaforike
veçanërisht e simbolit. Ndonëse mungojnë studimet e veçanta lidhur me
këtë pikëpamje në letërsinë tonë, vërejmë sidomos në këtë letërsi se
lëvrimi i dramës religjioze, veçanërisht i eposit religjioz, siç është për
shembull “Qerbelaja”, ende nuk ishte ngritur në nivelin e veprave letrare
kapitale të rëndësishme. Megjithatë, këtu lypsen veçuar poezitë lirike
religjioze shumë të frymëzuara në gjithë historinë e letërsisë shqiptare. Në
letërsinë e kësaj periudhe janë të pranishme lidhjet me letërsinë lindore siç
është rryma osmane e sidomos persiane, natyrisht përveç lidhjeve me
letërsinë perëndimore, ku vihet në pah fryma europiane (Sedaj E.1996:
157–172).
Kur i qasemi kësaj vepre të rëndësishme të Naimit, këndvështrimi
ndërtekstual, metaforik dhe simbolik i saj është pjesë e pashmangshme e
64 Xhaferi
vlerësimit të poetikës prej së cilës u krijua vepra e tij autentike. Në këtë
aspekt vërejmë marrëdhënie të qëndrueshme ndërtekstuale që janë të
lidhura ngushtë me bektashizmin, si orientim fetar, sidomos me sufizmin
si mendësi mistike e të perceptuarit të Zotit, veçanërisht të gjithësisë.
Ashtu siç do të thotë Vinçenc Malaj në studimin e tij “Kontributi i
françeskanëve në letërsinë shqipe”, në zemrën e madhe të Naimit kishte
vend për të gjithë njerëzit. Shkaqet e shfaqjes së vonuar të romantizmit në
letërsinë tonë janë të njohura. Naimi me siguri, e ka ndier rrezikun e një
gjëje të tillë ogurzezë. Kemi bindjen se ky ka qenë njëri ndër pionierët e
frenimit të së ashtuquajturës lëngatë shkatërrimtare. Naimit dhe De Radës,
si dhe kolosëve të tjerë të letrave shqipe u përket merita e madhe e
shpëtimit të letërsisë sonë prej një rreziku të tillë. Romantizmi në veprat e
De Radës dhe të Naimit kishte krijuar pamjen e tij në poezinë shqiptare.
Kemi vënë re veçanërisht ndikimin e Naimit njëkohësisht edhe të folklorit.
Në të njëjtën kohë, Naimi filloi të hapte një rrugë të re të panjohur për
letërsinë tonë (Smaqi L. 1996: 338).
Në poezinë “Qershori” poeti do të thotë: Një ditë me hidhërime / Nuk
e vlen jeta e tërë, / Andaj zemërën time / Zoti trime ma ka bërë. Mesazhi i
Naimit është më se i qartë në këto vargje të zakonshme të një poezie që
mbjell shpresë dritëdhënëse për të nesërmen! Naimi është krijues i
marrëdhënieve të reja shpirtërore midis Zotit dhe njerëzve, ky është
panteist i mirëfilltë, po ashtu bektashian i bindur, që gjithmonë e ka ruajtur
shpirtin e lexuesit, duke mos e futur nëpër labirintet e errëta të dëshpërimit
personal të tij. Në këtë pikëpamje Naimi e shpëton në mënyrë të
qëllimshme edhe shpirtin e artit të popullit të vet, pra shpirtin e poezisë
shqiptare nga pllakosja e pikëllimit të madh të shekullit. Musa Vyshka në
studimin e tij “Disa mendime mbi raportin e dëshpërimit me gëzimin në
poezinë e Naimit” mes të tjerash thotë: “Në këto poezi, të emëruara të
vrerosura, si poezitë për vdekjen e vajzës, poezia “Mbi varrin e sime
motre” apo poezia e shkruar për vdekjen e të vëllait, Naimi, sikur të kishte
njohuri se të afërmit dhe bashkëvendësit e tij janë hazër për të qarë me
dënesë së bashku me poetin, i cili u sugjeronte atyre duke i porositur: “Mos
e vini re dëshpërimin tim, / më lini në dhimbjen time njerëzore, / merrni
gëzimin tim e ndajeni mes jush. / Ai është thelbi i shpirtit tim /dhe aty është
pjesa që ju takon juve”. Naimi, kur bie në mendime të këtilla, shkëputet
nga vetja e tij duke dashur me ngulm t’ua tërheqë vëmendjen lexuesve për
vuajtjet dhe shqetësimet vetjake, për të qëndruar lart në rolin e flamurtarit
të optimizmit kombëtar. Natyrisht, jo vetëm Naimi, por asnjë vjershëtar
apo veprimtar në rruzullin tonë nuk mund të ngrihet në rolin e një
flamurtari nëse fillimisht nuk është njeri apo nëse e reklamon veten si
mbinjeri, në mënyrë pompoze, bajate e pa shije. Naimi i njeh mirë shtigjet
ku mund të kalojë për të hyrë në mënyrë të natyrshme te njerëzit e vet.
Këndvështrim kulturor-krahasues i veprës së Naim Frashërit... 65
Zaten, kjo ka qenë njëra prej vlerave kryesore të Naimit. Fakt vërtetues
për të tëra këto është vjersha “Fjalët e qiririt”, e cila mbetet kredoja e
ndjenjës së ngrohtë të frymës lirike jo vetëm të Naimit, jo vetëm të një
periudhe historiko-letrare, por të gjithë letërsisë tonë kombëtare.
Përpjekjet e Naimit për të krijuar një frymë të re në këtë aspekt lidhen me
synimet që i vuri vetes për ta shpëtuar poezinë nga fryma orientale, e cila
rrezikonte edhe më tej t’i mbyllte gjithë shtigjet e përparimit, duke e hequr
poezinë prej pellgut të vrerosjes, e cila topiste frymën luftarake të poezisë,
njëkohësisht të pasuesve të tij. Duhet thënë se Naimi i përmbushi
pikësynimet e veta. Ky do t’i qëndrojë gjithmonë me devotshmëri
pozicionit të tij të përcaktuar në mënyrë të qartë te “Fjalët e qiririt”, për të
qëndruar gjer në fund të jetës në krye të Rilindjes sonë Kombëtare.
Shqetësimi dhe vuajtja e Naimit kanë qenë gjithmonë vuajtja e një poeti
të madh kombëtar, prej të cilit rrjedh ndjenja e përzemërt për njerëzit e
mirë, ëndja e brendshme shpirtërore për t’i parë njerëzit të lumtur, më të
lumtur se veten, synim ky i vetëdijshëm për ta parë jetën përtej kufijve të
saj realë.
Duket mjaft magjepsëse poezia “Të vdekurit”, në të cilën kemi
bindjen se protesta poetike e Naimit na duket njëra prej fakteve shprehëse
poetike më të plota, natyrisht po ta vështrojmë gjithmonë në thellësinë e
shtratit të tij poetik apo në thellësinë e botës së brendshme shpirtërore dhe
karakterit të poezisë së tij. Poeti thotë: Një ditë do të vdesim …, kjo është
logjikë po ashtu e pashmangshme, por me gjithë shqetësimin tonë, nuk
vlen të mbytemi në vrerosje të cilën do t’ua përcjellim po ashtu të tjerëve:
Po lulet q’u thanë / E nuk i shohëm dot, / Vinë prapë dhe mot, / Shpirtin
gjallë e kanë. Këto lule u takojnë pasardhësve të cilët vijnë pas nesh. I
takojnë gjakut tonë. Shpirti i këtyre luleve, të cilat nuk vdesin, kanë qenë
ëndja e madhe për kohëra më të mira, për pranvera më të këndshme. Këtu
kemi bindjen se lypset kërkuar njëkohësisht mesazhi që synon të na japë
poeti përmes kësaj vjershe dhe aspak dëshmia nëse është shfaqur ose jo
protesta e tij ndaj shoqërisë. Mjaft i qëlluar na duket lartësimi që i ka bërë
Naimit studiuesi Safet Butka në vështrimin e librit të tij “Naim Frashëri –
një shembull për çunërinë shqiptare” ku thotë: “Po vështirësia e kohës t’i
vë kufi veprimit të djemve që janë pjellë për të punuar pa interes vetjak”.
Përkundrazi, sa më i madh është rreziku po kaq më i madh padurimi, të
cilët i shtyn të përmbushin misionin për të njëjtën çështje që janë
përcaktuar, andaj sa më e madhe është skëterra apo gjumëzia e vdekjes e
cila ka mbuluar gjithësinë, po kaq duket se është shumë më e madhe ëndja
dhe moskursimi për t’u zhuritur duke u ndritur sa mirë e më mirë. Njëri
nga këto shpirtra të mëdhenj, nga të cilët na vjen të kujtojmë se presin
kohë për të ushtuar gjithashtu si vetë poeti (Vyshka M. 1996: 218, 219,
220). Naimi është krijues i marrëdhënieve të reja shpirtërore midis Zotit
66 Xhaferi
dhe njerëzve, ky është panteist i mirëfilltë, po ashtu bektashian i bindur,
që gjithmonë e ka ruajtur shpirtin e lexuesit, për të mos e futur nëpër
labirintet e errëta të dëshpërimit të tij personal. Në këtë mënyrë Naimi e
shpëton në mënyrë të qëllimshme edhe shpirtin e artit të popullit të tij, pra
shpirtin e poezisë shqiptare nga pllakosja e pikëllimit të madh të shekullit.
Ndërkaq në poezinë e sidomos në veprat dramatike të Floqit ndihet
ndikimi i rrjedhshmërisë e sidomos i tipareve të stilit të Naimit (Hoxha
F.1996: 356–357).
Kjo s’ka të bëjë fare me konstatimin se Naimi ka qenë një shpirt
revolucionar. Jo, i Urti shqiptar u ndodh një ng’ai tip njerëzish me zemër
Krishti të cilët shfrytëzojnë vullnetin më parë kundra vetes së tyre, për të
zotëruar pasionet dhe për të vënë të tëra fuqitë në një shërbim më të lartë.
Poeti ynë kombëtar ka qenë njëri prej atyre heronjve të natyrës së poetit
persian Sadit të njohur dhe ndër të paktët të cilët gjëllijnë dhe punojnë të
qetë duke vdekur – të shumtë të panjohur dhe të përçmuar për një qëllim
– për lumturi të të tjerëve”. Një shpërthim i tillë i paanshëm ndikon në
sqarimin dhe kthjellimin e lidhjeve të tij me njeriun e rëndomtë, zotimin e
përgjithshëm të Naimit në rolin e fatmirësisë dhe lumturisë së
gjithëmbarshme. Në poezinë e tij “Dashuria” poeti do të shprehet: Në
shpirt ne jemi / Ndaj perëndisë / Miq e vëllezër / Ndaj dashurisë. Pastrimi
ideologjik i është nënshtruar pothuajse tërë letërsisë tonë, prej zanafillës
së saj gjer tek arbëreshët e Italisë apo gjer te poeti kombëtar Naim
Frashëri, krijimtarinë me karakter fetar të tij e kanë larguar nga historia e
letërsisë shqiptare (Lanksch J. H. 1996: 280).
Në vlerësimin e poezisë së Naimit duket disi se ka mbetur e lënë pas
dore poema e këtij poeti “Bukuria”, e cila ka qenë e vlerësuar si pasqyrë e
një ndjenje të fuqishme të dashurisë platonike të rrjedhshme. Kemi
bindjen se kjo çështje kërkon një vëmendje të posaçme për të parë
veçanërisht përpjekjet e këtij vjershëtori shpirtmadh, i cili e përshkruan
dhe evokon në mënyrë mjeshtërore ndjenjën e fuqishme dhe të pastër të
sevdasë. Esenca e saj, sipas poetit, nuk qëndron te lektisjet e te nënshtrimi
i një dashnori fatkeq, por te nderimi për këtë ndjenjë të madhe dhe të
ndezur njerëzore. Në sevdanë e pastër, sidomos përmallimet, shqetësimet,
padurimi, veçanërisht shqetësimi i pakufishëm përfshihen në kodin e saj,
janë parime të saj të pazëvendësueshme. Shqetësimi i Naimit duket më i
ndjeshëm, po ashtu më bujar se asnjëherë tjetër. Prirja e brendshme e
poetit për të parë vajzën të lumtur kapërcen shqetësimet dhe vuajtjet e tij
shpirtërore, sepse Naimi mbetet poet i përkushtuar. Vjershëtori i vërtetë
është në gjendje të mishërojë me zemërbutësi dhe zemërgjerësi, por nuk
dëshiron ta shohë tjetrin buzëtharë e të shtypur. Zaten këtu e vërejmë
kumtimin e thellë në poemën e gjatë lirike në vargje të këtij poeti. Kur i
qasemi sërish poezisë së Naimit, vërejmë se kritiku çdoherë pikas çështje
Këndvështrim kulturor-krahasues i veprës së Naim Frashërit... 67
të reja dhe të këndshme, që të njëjtat duhet ta shprehin mendimin e tyre.
E tërë poezia e Naimit duket se paraqet një shtrirje të madhe dhe të
mbushur me të gjitha lulet. Kësisoj do të shpërfaqen gjithnjë në të tëra
periudhat kohore të cilat do vijnë. Poetët persian si Sadi, Hafizi, Rumiu
dhe Omar Khajami kanë pasur ndikim në letërsinë shqipe. Kritiku u gjen
gjithmonë gjëra të reja e të bukura, për të cilat ka nevojë të thotë mendimin
e vet. E tërë poezia e tij duket se është një hapësirë e madhe, e mbushur
me të gjitha lulet. Kësisoj do të na shfaqet përherë në të gjitha kohërat që
do të vijnë (Vyshka M. 1996: 219, 220, 221).
Një përvojë me vlerë të veçantë para së gjithash paraqet vepra
“Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I, II, III” (1984–1986), po ashtu
monografia “Porosia e madhe” (1986) e hulumtuesit të njohur të letërsisë
shqipe, akademik Rexhep Qosjes, vepra këto, përmes së cilave, ligjësitë e
zhvillimit përmbajtjesor të strukturës ideotematike apo ideostilistike të
romantizmit shqiptar ose të krijimtarisë së Naim Frashërit si përfaqësuesi
i tij më i spikatur, janë shikuar njëkohësisht në raport me kushtëzuesit e
tyre të jashtëm (Vinca A. 1996: 235). Në letërsinë shqipe duhet përmendur
miti naimian, mit i vërtetë në kuptimin e shfaqjes së ndijimit të së bukurës
në art, plot bukuri e hijeshi, që karakterizohet nga simptoma të shquara
madhështie e hijeshie, nga larmia e mesazheve të vrullshme njerëzore apo
universale, nga vala e ndjenjave të papërsëritura, nga një shkallë e lartë
mallëngjimi, ritmi, imagjinate, sinqeriteti, nga përdorimi i gjerë i mjeteve
stilistike, sidomos i metaforave, personifikimit, simboleve, besimit
shpirtëror etj. Poeti i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, do ta arrijë
përsëri vlerën që kishte. Këtë e ka rivlerësuar koha e vet, e ka rivlerësuar
periudha e Pavarësisë, ajo e realizmit socialist, do ta rivlerësojë koha e re
e demokracisë dhe e ardhmja. Çdo kohë thekson ato vlera që janë të
qenësishme. Sipas pikëpamjeve të mia miti naimian është një mit i vërtetë,
por i himnizuar. Vlerësimi si patriot ka pasur më tepër përparësi në veprën
e tij sesa vlerësimi artistik dhe estetik. Është e vërtetë se mesazhi patriotik
përbën një vlerë thelbësore, por kur ai është realizuar me vlera të larta
artistike dhe estetike. Ky himnizim duket edhe në monografinë e Rexhep
Qoses “Porosia e Madhe” ku në njëzet krerë, në një qoshe, gjendet pak
vend për kritikë. Mirëpo kritika është e tillë se e kundërshton
mbivlerësimin absolut se: “Naim Frashëri, pa dyshim është shkrimtari deri
më sot më i madh në letërsinë shqipe. Rëndësia historiko letrare dhe
kulturore e veprës së tij, para së gjithash, qëndron në vlerën e saj të
jashtëzakonshme artistike” (Prençi M. 1996: 242/245). Janë ndërmarrë
orvatje hulumtuese të suksesshme nga studiuesi Bedri Dedja në librin me
studime “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, duke
përndritur mbarë letërsinë e Rilindjes në këtë lëmë që prej Rexhep Qoses
me “Porosinë e madhe” deri te studimi i hollësishëm mbi Naim Frashërin
68 Xhaferi
në letërsinë për fëmijë (Gjokutaj T. 1996: 312).
Veprimtarët e Rilindjes kanë qenë të ndërgjegjshëm se lypsej të
sakrifikonin prej nivelit të tyre estetik-letrar për hir të synimeve edukative
që në vete ngërthejnë shkollimin dhe arsimimin. Ky qe shkaku pse në
veprimtarinë e kësaj etape kohore kishte për krijues letrarët dhe poetët të
cilët shkruan vepra kulmore për të rriturit, madje në rastin më të përkryer,
siç ishte Naimi (Çadri R. 1996: 306).
Romantizmi në veprat e De Radës dhe të Naimit kishte formuar
pamjen e vet të vërtetë në poezinë shqiptare. Lidhur me këtë çështje kemi
vënë re sidomos ndikimin e folklorit dhe traditës tonë kombëtare te të dy
kolosët tanë, të cilët filluan që të dy të hapin një rrugë të re, të padëgjuar
deri atëherë për letërsinë tonë. Si të këtillë të dy janë ndër krijuesit me
formim të gjerë arsimor dhe ndër shëmbëlltyrat më të rëndësishme të
Rilindjes Kombëtare. Ky poet, si mjaft nga rilindësit tanë, me prova dhe
mbështetje shkencore historike konstaton se shqiptarët kanë qenë një
popull, një gjak dhe një farefis, ndërsa veçantitë fetare të besimit të tyre
lypsen trajtuar thjesht si një problematikë bindjeje e fortë: “Gjithkush, çdo
besim ta respektojë”, – do të thoshte Naimi si rrethanë për realizimin dhe
mëkëmbjen veçanërisht të çështjes sonë kombëtare. Ndërsa në vjershën
“Gjuha jonë”, Naimi do të tërheqë vëmendjen e bashkëkombësve duke i
porositur ata: Po sot pendë dhe kartë / Na duhet, nuk tjetër. Ndërsa lidhur
me rolin e gjuhës shqipe, veçanërisht rëndësinë dhe cilësitë dalluese që ka
pasur gjatë historisë së popullit tonë, Naimi do t’i porosisë
bashkëkombësit e vet duke u thënë: Të shkruajmë gjuhën tonë / Kombin
ta ndriçojmë / Gjithë ç’është e ka qenë / Ngadalëz t’a mësojmë (Bexheti
V. 1996: 338/379/381/384).
Këndvështrim kulturor-krahasues i veprës së Naim Frashërit... 69
L i t e r a t u r a
Bexheti, V. Mbi veprën e Rexhep Vokës. Tiranë.
Çadri, R. Letërsia për fëmijë midis vlerës dhe antivlerës. Tiranë.
Çapaliku, A. Profil shkrimtari – V. Prenushi. Tiranë. Dado, F. Letërsia si sistem. Tiranë.
Gjokutaj, T. Letërsia shqipe për fëmijë ka nevojë më tepër për vlerësim.
Tiranë. Hoxha, F. Rreth vlerësimit të disa autorëve minorë të traditës. Tiranë.
Kallulli, A.(1996). Letërsia kalimtare dhe krijimtaria e qëndrueshme.
Tiranë. Lanksch, H. J., (1996). Trashëgimia letrare e diktaturës.
Malaj, V. Kontributi i françeskanëve në letërsinë shqipe. Tiranë.
Plasari, A. Edhe njëherë për objektin e letërsisë. Tiranë.
Prençi, M. Letërsia e realizmit socialist në optikën e re rivlerësuese. Tiranë.
Sedaj, E. Latinistët shqiptarë - në plan të parë të historisë së letërsisë.
Tiranë. Smaqi, L. Lasgushi dhe simbolistët evropianë. Tiranë.
Sula, L. Studimet krahasuese për zbulimin e ligjësive të zhvillimit të
letërsisë si proces. Tiranë. Vinca, A. (1996). Çështje të studimit të letërsisë së sotme shqipe. Tiranë.
Vyshka, M. Disa mendime mbi raportin e dëshpërimit me gëzimin në
poezinë e Naimit. Tiranë.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Arian Leka, studiues, poet.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Arian LEKA
HYJNIA DHE HYJNORJA
TE “FLETORE E BEKTASHINJET”
DHE NË KRIJIMET E TJERA ME NATYRË
POETIKE, RELIGJOZE E DIDAKTIKE TË NAIM
FRASHËRIT
Mes tri veprave të Naim Frashërit
që përcjellin frymëzime mistike dhe që
përmbajnë elemente të filozofisë
panteiste, “Fletore e Bektashinjet”
(Bukuresht, 1896) mbetet vepra lidhëse
që bashkon në një projektin e tij poetik
me atë religjoz. Pjesë e këtij projekti
bëhen “Lulet’ e verësë” dhe epi
monumental “Qerbelaja”.
Është vërejtur, madje hershëm, se
përmes “Qerbelasë”, kësaj vepre
njëherazi religjoze e humaniste nga
përmbajtja, “vjershëtori përpiqet t’u japë bektashijve shqiptarë çelësin
misterios të qënies së tyre: Njeriu është vetë Perëndia”1. Ndërkaq, Namik
Resuli vëren se “disa vjersha nga të “Lulet e verës”, lule të vërteta e të
freshkëta edhe sot, që pesëdhjetë vjetë nukë kanë mundur t’ia u çdukin
erën e tyre të këndëshme”2.
Vendosja pranë dhe, për më shumë, barabitja e “Fletore e
1 Selahydin Toto, “Naimi si mendonjës”, Bota e Re, No. 12, Tiranë, Tetor,1940.
2 Namik Resuli, “Naim Frashëri” ,Shkëndija, No. 5, Tiranë, Nëntor, 1940.
Hyjnia dhe hyjnorja te “Fletore e Bektashinjet” dhe në krijimet e tjera me natyrë poetike... 71
Bektashinjet”, këtij doracaku të parimeve praktike e teologjike të urdhrit
mistik me “Lulet’ e verësë” dhe “Qerbelaja” do të dukej shumë e kërkuar
nëse lëmë jashtë shqyrtimit dhe nuk marrim në konsideratë se edhe
“Fletore e Bektashinjet” është dhe duhet përfillur si një vepër poetike
ndërlidhëse për sa i përket vjershërimit, temave dhe motiveve në këtë
zonë të krijimtarisë naimiane.
Më shumë se sa ana kronologjike “Fletore e Bektashinjet” e
bashkon tematikisht krijimtarinë e Naim Frashërit. Ajo ndërthuret me
librin paraardhës (“Lulet’ e verësë”) dhe librin pasardhës (“Qerbelaja”),
duke bërë ndërkaq që të tria veprat të vështrohen si pjesë e një triptiku, e
një sipërmarrjeje apo e një programi letrar në zhvillim.
Si rend, doracaku “Fletore e Bektashinjet” u botua gjashtë vjet pas
vëllimit mirëfilli poetik “Lulet’ e verësë” (Bukuresht, 1890). Kjo vepër
përmban 23 poezi me referenca bukolike, idealizuese dhe romantike ndaj
jetës natyrore, por që ruajnë gjithashtu edhe vokacionin atdhetar dhe
fetar, gjë që vendos një marrëdhënie tipologjie mes “Lulet’ e verësë” dhe
“Fletore e Bektashinjet”.
Ndikimi i frymëzimeve panteiste dhe i metrikës klasike perse në
vëllimin poetik “Lulet’ e verësë” është lehtësisht i dallueshëm, sidomos
te poezi të tilla, si Fyelli apo Bilbili, elementin e këtij të fundit Naimi e
shfaq edhe në poezinë “Vdekja” te “Fletore e Bektashinjet”3.
Por, duke i vendosur pranë apo në marrëdhënie veprën “Lulet’ e
verësë” dhe vëllimin pasardhës “Fletore e Bektashinjet”, vërehet se
lëndën e parë për ngjizjen e këtij libri dhe shtysën për t’i fuqizuar disa
nga konceptet qendrore të poezisë së vet, Naim Frashëri i ka marrë prej
vëllimit poetik “Lulet’ e verësë”, tek i cili këto ide, ndonëse nuk ishin
embrionale për sa i takon përkushtimit fetar, vetëm sa kishin filluar të
shtjelloheshin, siç shfaqen për shembull në poezinë Perëndija.
Por nëse duam të theksojmë vetëm një element përbashkues, ai do të
ishte panteizmi. Veçse ky panteizëm mund të mos vështrohet si i
prejardhur vetëm prej një ame, vetëm prej burimit lindor dhe misticizmit.
Është interesant vëzhgimi që bën Salahydin Toto kur gjen te Naim
Frashëri lidhjen e panteizmit lindor dhe atij perëndimor shprehur përmes
Spinozës. “Kur këndoj Lulet e Verës, nuk e di përse më duket sikur
mëshihet mbrapa Spinoza e gjallë, i cili … është pantheisti i math … një
nga të parët guximtarë që hodhi në shesh n’Europën e shekullit
shtatëmbëdhjetë idenë sublime që Perëndia është vetë Gjithësia në të
gjitha çfaqjet dhe hollësit e saja …”4
Pikërisht prej këtij koncepti themelor buron nocioni, mendimi apo
3 Shih botimin e “Fletore e Bektashinjet”, Sofje, 1908.
4 Selahydin Toto, artikull i cituar.
72 Leka
përfytyrimi i Perëndisë që, si motiv, haset dendur dhe vendoset në
qendër të krijimtarinë poetike dhe jo poetike të Naim Frashërit, duke
lidhur në një jo thjesht vepra të veçanta, por duke e vështruar si opus
krijimtarinë naimiane.
Vetëm dy vjet pas botimit të vëllimit “Fletore e Bektashinjet”, Naim
Frashëri boton edhe poemën “Qerbelaja” (Bukuresht, 1898). Ky
kompozim prej 25 njësish narrative në formën e poetikës epike është
shkruar nën frymëzimet fetare dhe veç ndodhisë dhe temës mbi
bektashinjtë, shfaq lidhje tematike me librin “Fletore e Bektashinjet”,
sidomos në këngën e fundit, ku autori rimerr temën e Perëndisë dhe
shtjellon, thuajse me të njëjtin frymëzim, çështjen e besimit në Perëndi,
siç edhe shfaqet në vargjet e këngës 25 të poemës “Qerbelaja”:
Besojmë Zotn' e vërtetë
Q'është gjithësija vetë,
Pa atë s'ka vënt gjëkundi,
Ajy 'shtë kreji dhe fundi.
Më ç'do anë, që shikojmë,
Fëtyrën' e tij vështojmë,
E tërë ç'është kjo jetë,
Ësht' ay Zot' i vërtetë!
Luletë, që lulëzojnë,
Bukurin' e tij tregojnë,
Ajy është trëndafili,
Ajy vetë dhe bilbili,
dhe që kur …
Po kur desh Zot' i vërtetë
Të dil faqeza në jetë,
Ahere bëri njerinë.
Por nëse te “Lulet e verësë” dhe te “Fletore e Bektashinjet” qasja
ndaj Perëndisë është një qasje lirike, te “Qerbelaja” përkundrazi, bëhet
një qasje me tone dhe vizione epike. Duke u shprehur rreth këtij regjistri
Nikollë Dakaj, teksa krahason poezinë e Fishtës me atë të Naimit, vëren
se “Naimi ka kënduem për Fèn e vet në veprën "Te Qerbelaja", por ka
kënduem me frymë epike, d.m.th., si nji gjâ si âsht në vetvehte, ndërsa ai
vetë âsht pantheist, hyjnizues i natyrës …”5
Qerbelaja si përkushtim tematik dhe si parathënie ndeshet më herët
te “Lulet’ e verësë”, në poezinë “Abas Aliu”.
Por zona përbashkuese mes “Lulet’ e verësë”, “Fletore e
5 Nikollë Dakaj, “Fishta âsht edhe lyrik”, Balli i Rinis, No. 3, Tiranë, Kallnuer, 1943.
Hyjnia dhe hyjnorja te “Fletore e Bektashinjet” dhe në krijimet e tjera me natyrë poetike... 73
Bektashinjet” dhe poemës “Qerbelaja” është fakti i dëshmimit të
Perëndisë përmes Njeriut. Te poezia “Jeta” (“Lulet’ e verësë”) apo te
“Besojmë” marrëdhënia Njeri–Perëndi vështrohet si eponime dhe e
pandërprerë, pasi “falëtore kemi njerinë / Atje e gjejmë dhe Perëndinë”
apo “Po të nderojë njeriu njerinë / E ka nderuar dhe Perëndinë.”
Por njeriu te “Lulet’ e verësë” dhe te “Fletore e Bektashinjet”, me
gjithë ngjashmëritë e forta, shfaqet në një tjetër përmasë dhe nën një
tjetër dritë dhe nën një tjetër adresim. Në qendër të rrëfimit epik te
“Qerbelaja” nuk gjendet një hero, siç do të ishte dashur a diktuar prej
zhanrit epope. Heroi epik mungon apo nuk shfaqet, pasi heroi i vërtetë
duket se është lënë enkas në padukshmëri, por plotësisht brenda
veprimit.
Fuqiplotë dhe i kudondodhur, heroi i vërtetë i poemës “Qerbelaja”
është Perëndia: një Zot i mishëruar kudo, te Gjithësia, te fillimi dhe fundi
dhe që shfaqet në tokë përmes Njeriut – kryeveprës së tij – njëlloj siç e
ndeshim pa dallime të mëdha te “Fletore e Bektashinjet”, “Lulet’ e
verësë” dhe “Qerbelaja”.
Në këtë këndvështrim vepra “Fletore e Bektashinjet” bëhet jo vetëm
një bashkuese formale e kronologjisë mes dy veprave të përmendura –
“Lulet’ e verësë” dhe “Qerbelaja”, por, më shumë se gjithçka tjetër, ajo
krijon një marrëdhënie bashkuese mes koncepteve Perëndi – Gjithësi –
Njeri në krijimtarinë lirike, narrativën epike dhe narrativën religjoze të
Naim Frashërit, në të cilin diskursi fetar ndërthuret me përmbajtjen dhe
hapjen laike.
Përveçse një libër udhëzimesh fetare, “Fletore e Bektashinjet” është
një libër konceptesh, gjë që e vendos edhe atë pranë librave të mendimit
filozofik fetar, që frymëzohen nga një fe e veçantë dhe u drejtohet
besimtarëve të kësaj feje dhe përkrah poezisë që shtjellon koncepte
abstrakte teologjike e filozofike dhe të abstraguara përmes poezisë.
Më herët kanë theksuar se dyshohet se “pantheisma e Naimit është
pjella e Spinoza-s, me gjithë se poeti bektashi, si njohës i thellë i gjuhëve
klasike mundet të kish kënduar edhe n’origjinal veprën Ethica Ordine
Geometrico demonstrata, Tractatus Politikus. Por Naimi që ka
përmëndur kaq dëndur dhe kaq me dashuri fjalët Zot e Perëndi duhet
t’ish pa dyshim i dehur me to dhe të zotëronte atë që Renan-i tha për
Spinoza-n. Me të vërtetin vizion të tij”.6
Nga ana tjetër ka autorë, mes të cilëve edhe Baba Ali Tomori, që
gjejnë te Naimi një “pjesë të vogël të Dantes”, sikurse edhe të
Lamartinit, Gëtes, Shirazit, Fuzulit, Volterit Viktor Hygoit etj.7
6 Selahydin Toto, artikull i cituar.
7 Shih artikullin e Baba Ali Tomorit, “Naim Frashëri te Lulet’ e verësë”, botuar te
Tomorri i vogël, No. 4, Tiranë, 1942.
74 Leka
Por mes koncepteve që Naim Frashëri trajton në formë poetike te
“Fletore e Bektashinjet” dhe që i ka prekur edhe në librat paraardhës,
nuk vërehet dallim apo ndarje në koncepte të rëndësishme dhe më pak të
rëndësishme.
Konceptet që paraqiten aty janë të gjitha parësore, të barasvlershme,
pjesë e një sistemi apo një organizmi që funksionin si tërësi dhe që nuk
mund të funksionojë pa këtë harmoni të brendshme, që fillon me besimin
ndaj Zotit dhe përfundon me faljen ndaj Zotit.
Megjithatë, renditja me të cilën Naim Frashëri ia përcjell këto
koncepte lexuesit, bën të dukshme praninë e një rendi a një hierarkie të
brendshme mes koncepteve të drejtpeshuara.
Ndër dhjetë konceptet që Naim Frashëri shtjellon poetikisht, pesë
janë koncepte shtysë – kushte paraprake që vënë në lëvizje konceptet e
tjera dhe që, për këtë shkak, autori i vendos në krye, duke e programuar
dhe organizuar veprën në dy pjesë: si narrativë në prozë – libër historie
besimi, rregullash dhe këshillash; dhe si koncepte poetike – si libër
këngësh lëvduese, lutjesh me vlerë njohëse, gnostike, që lidhin njohuritë
dhe përvojat, sidomos ato me natyrë mistike / ezoterike.
Këto koncepte lidhen me konceptin themelor të pranisë së
kudogjendshme e të përhershme të Zotit, por mes tyre, pesë konceptet-
shtysë të cilësuara në vepër janë:
Koncepti Besë (si Besim / Fe, shprehur përmes fjalëve: Bektashitë
besojnë Zotn' e math e të vërtetë… besojnë mirësinë dhe asaj i falenë …
Bes' e Bektashive është një udh' e gjerë, që ka përpara dritë urtësinë,
vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë edhe gjithë mirësitë. Me
nj'anë ka lulet' e diturisë, m'anët tjatër të së vërtetësë. Pa dituri e pa të
vërtetë dhe pa vëllazëri s'munt të bënetë njeriu Bektashi i vërtetë. Ndaj Bektashinjet gjithësia është vetë Perëndija);
Koncepti Perëndi (... që kreu Gjithësinë dhe Gjithësia është vetë!);
Koncepti Njeri (S’ka më të naltë në jetë / Nga njeriu i vërtetë / Se
mëndje e njerëzisë / Është pesh’ e Perëndisë);
Koncepti Gjithësi (Gjithësia është vetë Perëndija);
Koncepti Vdekje / Pavdekësi (Njeriu nuk vdes, po vetem ndërrohet
dhe ndryshohet edh’ është gjithënjë ndaj Perëndisë).
Autorë të njohur dhe studiues të traditës së hershme, disa syresh të
përmendur edhe këtu, si Gjysh Ali Gjirokastra, Sterio Spasse, Musine
Kokalari apo Selaydin Toto, Faik Konica, më herët apo Norbert Jokli më
pas, i cili e përktheu në gjermanisht dhe e pajisi me shënime8 , thellohen
në rolin që luajtën kulturat e ndryshme, lindore dhe perëndimore, në
formimin e Naim Frashërit si poet dhe mendimtar.
8 Shih rubrikën “Bibliografi”, revista Dituria, No. 5, 1927.
Hyjnia dhe hyjnorja te “Fletore e Bektashinjet” dhe në krijimet e tjera me natyrë poetike... 75
Këta studiues theksojnë faktin se Naim Frashëri dhe panteizmi i tij
“është një prodhim i misticismit persiano-indian me gjithë pasojat
poetike dhe morale”, por nga ana tjetër nuk lënë jashtë vëmendjes se ai i
“zotëronte mirë klasikët dhe ish një njohtës i hollë sidomos i kulturës
frënge.”
Studiuesit theksojnë gjithashtu edhe faktin se formimi i Naim
Frashërit paraqitet si një bashkim kulturash, ndërthurje e trashëgimive
kulturore të njerëzimit, ashtu siç edhe shfaqen në prozën hyrëse me titull
Bektashitë të veprës “Fletore e Bektashinjet”, ashtu siç edhe dëshmohet
nga poezi të ndryshme të tij.
Në veprën “Fletore e Bektashinjet” të Naim Frashërit hyjnorja
shtjellohet në kuptimin e transhendencës dhe transhendentales, duke
pohuar shpirtin e Gjithësisë dhe frymën përbashkuese të besimeve
monoteiste.
Por këta autorë vlerësojnë gjithashtu veçanërisht edhe ndikimin që
kultura e lashtë perse la mbi personalitetin e Naim Frashërit, i cili, siç
shkruhet në artikuj të ndryshëm mes viteve 1930–1940, si poet u mbush
me dëshirë dhe dashuri nga poemat e Nesibiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijaziut
për të shkruar “Lulet’ e Verës”. Po ashtu ai u frymëzua nga modeli
poetik i “Hadika”-së për të shkruar poemën “Qerbelaja” dhe mori
shembull letrar veprat e Kajgusëzit dhe Viraniut për të shkruar “Fletore e
Bektashinjet”, ndërkohë që vëllimin “Tehajjulat” – “Ëndërrime” e shkroi
drejtpërsëdrejti në gjuhën perse.
Ndërkohë, Naimi – mendimtar është fryt sa i misticizmit persiano-
indian, aq edhe i filozofisë e kulturës iluministe franceze europiane, sa
në çështje të shpirtit ai mbetet i përndritur nga emra të tillë, si Volteri e
Rusoi. Këtë ndriçim të brendshëm dhe këtë përndritje të mendjes së
hapur ndaj botës, Naimi u përpoq t’ua përcillte bektashinjve shqiptarë,
duke u dhënë atyre çelësin mistik të qenies së tyre, përmes fjalisë kyçe:
Njeriu është vetë Perëndia.
Kjo botë komplekse e Naim Frashërit bëhet pjesë e narrativës
religjoze dhe njëkohësisht është hapje ndaj teofizisë, si filozofi e njohjes
dhe perceptimit të Perëndisë prej Njeriut, siç edhe vetë ky autor shprehet
në “Fletore e Bektashinjet”, ku shkruan: “... vetëm ai që ka mëndjen që
kupëton, njohënë që xgjedh, shpirtin që njeh, zemërën që ndan dhe
vetëdijen që peshon gjithë punëtë dhe të perëndishmes përmes përvojave shpirtërore, dijes dhe vetëdijes”.
Por konceptet e Naim Frashërit mbi teofizinë nuk ngallmohen vetëm
te “Fletore e Bektashinjet”. Ato motive ndërthuren jo vetëm me pjesën
poetike të krijimtarisë së tij, por edhe me veprën didaktike dhe
krijimtarinë e shkruar për qëllimi shkollore.
76 Leka
Koncepte të ngjashme me ato që ndeshen te “Luletë e Verësë”,
“Fletore e Bektashinjet” apo te “Qerbelaja” vërehen edhe te librat
“Vjersha për mësonjëtoret e para”. “Gjithësia” dhe “Perëndia”, të hasura
më herët në veprën poetike apo në atë me natyrë religjoze të Naim
Frashërit, gjenden edhe në veprën “Mësime” apo “E këndimit të çunavet
këndonjëtoreja”.
Në këtë gjerdan konceptesh, trajtuar herë për shërbime
mësimdhënieje dhe herë për shërbime fetare, Perëndia zë vend qendror,
siç shprehet edhe Naimi te poezia Emri i Zotit, ku ndeshim fjalët: “Çdo
gjë që është jashtë Hyjit, e ka ekzistencën e vet prej Hyjit” apo siç
shprehet përmes vargjeve:
Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë
Që thotë emrin tënt!
Procesi i njohjes, që Naimi këshillon, nënvizon gjithashtu edhe
rrugët përmes të cilave mund të mbërrihet në njohjen e Perëndisë. Këto
rrugë janë përmes zemrës, përmes mendjes, përmes ndërthurjes së dy
përvojave, por mbi të gjitha, përmes njohjes së vetvetes.
Prej këtej vërehet edhe një herë ajo që autorët më të hershëm kanë
pikasur lidhur me ushqimin shpirtëror dhe formimin mendor të Naim
Frashërit prej dy amave dhe prej dy vatrave kulturore. Kjo pasi te Naim
Frashëri njohja si proces, ndërthurur me dijen sokratike, besimin biblik
dhe kuranor, diturinë e lashtësisë, ka mbërritur te ne përmes sentencës
njih vetveten. Kjo njohje e shpirtit suprem, si një nga thelbet e mistikës
së Naimit, na mbërrin edhe prej “Fletore e Bektashinjet” përmes fjalëve
“kush njohu veten e tija, e di ç’është Perëndia”.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Ali Akbar Zijai, studiues, ish-drejtor i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë (1995–1998). (Shën. i përkthyesit). © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ali Akbar ZIJAI
BOTËKUPTIMI MISTIK I NAIM FRASHËRIT:
VËSHTRIM ANALITIK I VEPRËS TEHAJJULAT
Vepra e çmuar Tehajjulat e poetit Naim Frashëri hedh dritë rreth të vërtetave dhe
mirësive që i janë dhënë njeriut në këtë botë.
Botëkuptimi i Naimit për gjithësinë dhe botën
në veçanti është shprehur në mënyrë shumë të bukur e të qartë nëpërmjet poezisë dhe lirikës
së tij. Ajo çka zemra e poetit ndiente i dha
formë poezie, megjithëse mund të themi se ndjenja e lartë dhe e pastër e perceptimit të
bukurisë dhe të mirësisë së natyrës dhe asaj
çka Krijuesi i Gjithësisë i kishte falur nuk
mund të shprehej e plotë dhe ashtu siç duhet me anë të gjuhës letrare. Ky mjeshtër i madh i poezisë mundi të paraqiste në mënyrën më të përafërt të
mundshme ndjesinë dhe mirësinë që i ka falur Zoti botës. Tehajjulat që i
përkasin vendit gjithmonë të gjelbëruar e të begatë të shqiponjave është në të vërtetë një prej veprave më të rëndësishme jo vetëm të kulturës islame, por
me plot gojën mund të themi që është një prej veprave më të rëndësishme të
kulturës botërore. Njeriu në ditët e sotme me mirësitë materiale që e rrethojnë endet në botën e paqartë të materies, duke mos gjetur përgjigje për pyetjet që
e rrethojnë. Në këtë kontekst njeriu gjithmonë është në kërkim të gjetjes së
rrugëzgjidhjes më realiste dhe më të mirë për vete duke iu rikthyer edhe
njëherë vetvetes dhe unit për të marrë atë përgjigje bindëse dhe që u jep kuptim të gjitha pikëpyetjeve dhe dyshimeve që e rrethojnë. Por uni që nuk
ndodhet brenda unit është një pikëpyetje edhe më e madhe për vetë njeriun
dhe për këtë arsye Tehajjulat është një prej veprave të plota dhe që i jep përgjigje shumë dyshimeve të njeriut, duke e bërë atë një prej veprave shumë
të rëndësishme për lexuesin shqiptar dhe të huaj.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Hysen Bejat, Studiues i Historisë Islame. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Hysen BEJAT
BALLKANI NË SHKRIMET E GJEOGRAFËVE
MYSLIMANË GJATË SHEKUJVE TË MESJETËS
Që prej shekullit të dytë hixhri (shek. VIII) myslimanët në përgjithësi dhe kryesisht studiuesit myslimanë në veçanti kanë qenë të interesuar për të
njohur e popujt dhe kombet jashtë territorit islamik. Myslimanët udhëtonin
në këto vise me qëllim përhapjen e fesë islame dhe zhvillimin e tregtisë, duke marrë informacione dhe të dhëna të shumta nga vendet që vizitonin dhe
përshkonin. Rajoni i Ballkanit, duke qenë se ishte nën sundimin e Bizantit
dhe kishte një tregti të zhvilluar, ishte shumë i lakmuar nga ana e
myslimanëve. Që prej shekullit IX (shek. III hixhri) myslimanët janë përpjekur të marrin informacione të shumta dhe të sakta rreth rajonit që sot
thirret me emrin Ballkan. Në këtë kontekst mund të themi se Muslem bin Ebi
Muslem Xhermi ishte një prej vizitorëve të parë myslimanë që udhëtoi për të njohur nga afër rajonin e Ballkanit. Shënimet dhe të dhënat e lëna prej
Xhermit janë përdorur më vonë prej gjeografëve iranianë si Ibn Kherdadbe
dhe Estakhri. Në shekujt që pasuan shënimet e dijetarit mysliman Xhermi u plotësuan prej një tjetër udhëtari i quajti Idrisi. Këto udhëtime dhe ekspedita
të kryera prej myslimanëve bëheshin me qëllim për paraqitjen sa më të plotë
dhe të saktë të rajonit të ballkanit në veprat e studiuesve dhe të gjeografëve
myslimanë të shekujve të Mesjetës. Ballkani në tekstet e gjeografëve myslimanë ishte i ndarë në zona të ndryshme, duke i specifikuar edhe me
emërtimet përkatëse. Këtu mund të përmendim rajone si Tafla, Terakijeh,
Maqedonia, Biladil Sekalbeh (Vendi Salkala), Mali Bullgar etj.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Fatime Xhan Ahmedi, anëtare e bordit shkencor në Departamentin e Historisë të Universitetit Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Fatime Xhan AHMEDI
TIPOLOGJIA E MENDIMIT
TEK MEHMET NAIM FRASHËRI
Mehmet Naim Frashëri (lindur 1846) është një prej mendimtarëve dhe figurave
më të shquara shqiptare, që kishte një njohje
të gjerë dhe shumë të mirë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës perse, e cila
pasqyrohet edhe në veprën e tij. Mirëpo për
arsye të ndryshme kjo figurë e madhe e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe asaj perse
nuk njihet shumë në mesin e studiuesve të
huaj, kryesisht atyre iranianë. Veprat e
ndryshme të tij me këndvështrimin e thellë të një magjistari të fjalës për të nxjerrë në
pah të vërtetat historike, por jo vetëm, mund
t’i lexojmë në rreshtat e poezive të bukura që ka shkruar. Gjuha e pasur dhe shprehjet e larmishme të përdorura në
poezitë dhe veprat e tjera tregojnë për madhështinë e këtij personaliteti. Duke
lexuar poezitë e Naim Frashërit, përveç stilit të bukur dhe gjuhës së pasur, ne
do të vërejmë këndvështrimin e thellë të ngjarjeve me karakter historik, kulturor, fetar dhe atdhetar. Ai kishte dhuntinë të shprehte ëmbël për lexuesin
ngjarjet historike të ndodhura shekuj më parë. Interesimi i tij për gjuhën e
dijes në kohën kur jetoi (d.m.th. persishtja), nga njëra anë e ndihmoi të ruante dhe të promovonte gjuhën e mëmës (shqipen). Përveç kësaj Naimi ka
përfituar edhe prej gjuhës së sheriatit ose të fesë (arabishtes), duke e pasuruar
dhe zbukuruar më shumë veprën e tij. Po të lexojmë dhe analizojmë me kujdes veprën e Naimit, do të vërejmë se: ai ishte një atdhetar që shkroi për
82 Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit
identitetin kombëtar, promovues i kulturës dhe traditës së popullit të tij,
ndërthurte në mënyrë elegante kombësinë me rregullat e fesë, e njeh brendinë
e fesë, krijon lidhje midis fesë dhe politikës, mistika dhe sufizmi janë të
pranishme në poezinë dhe letërsinë shqipe dhe atë perse të shkruar prej tij, ajo që është më e rëndësishmja nga të gjitha sa thamë më lart, është interesimi
dhe vëmendja e madhe për përhapjen e gjuhës amtare shqipe, duke shkruar
disa vepra me karakter didaktik dhe mësimor.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Nexhme Dari, anëtare e Bordit Shkencor në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Perse të Universitetit Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Nexhme DARI
TARIKATI BEKTASHI NË SHQIPËRI
DHE PASQYRIMI I TIJ NË POEZITË
E NAIM FRASHËRIT
Dialogu kulturor mes kombeve dhe
etnive të ndryshme me fetë, besimet, gjuhën dhe mendimin tjetër është një prej
diskutimeve kryesore dhe shumë të
rëndësishme në lëmin e kulturës për njeriun modern. Në këtë kontekst është shumë i
rëndësishëm dhe vlen për t’u vlerësuar
studimi dhe hulumtimi i jetës dhe veprës së personaliteteve dhe individëve që kanë ecur
në këtë rrugë dhe kanë ndihmuar në
zgjerimin e dialogut ndërkulturor.
Fillimi i përhapjes së fesë islame në Shqipëri përkon me shekujt XVI dhe XVII
deri në fund të shek. XVIII, periudhë në të cilën u shfaq dhe lulëzoi
bektashizmi, duke ardhur prej Azisë së Vogël dhe duke u përhapur pothuajse në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Të gjithë e njohin Pir Haxhi Bektash
Veliun si themeluesin e Tarikatit Bektashi. Ai ka jetuar në periudhën e disa
prej sulltanëve të fuqishëm osmanllinj dhe falë mbështetjes së jeniçerëve, nga njëra anë, dhe afrimit të Kezelbashëve të lidhur me Dinastinë Safavide, nga
ana tjetër, bëri të mundur përhapjen e tarikatit Bektashi në zona dhe rajone të
ndryshme të Azisë, por jo vetëm. Ky tarikat në thelb është i ndikuar dhe është
pjesë e medhhebit shiia. Megjithëse duke parë dhe analizuar rregullat vërejmë se është ndikuar dhe ka në vetvete edhe elemente fetare të medhhebeve të
84 Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit
tjera. Njësimi i Zotit, dashuria për Ehli-Bejtin1, Tragjedia e Qerbelasë, numri
i “të dëlirëve”2 etj., janë disa prej pikave themelore që mund të përmendim
për këtë tarikat. Një prej pashallarëve më të fuqishëm të Shqipërisë Ali Pasha,
pas ardhjes së Bektashinjve në viset shqiptare dhe kryesisht në territorin që ai kontrollonte, urdhëroi të ndërtoheshin teqe, një prej të cilave ishte edhe teqeja
e ndërtuar në Frashër, në jug të Shqipërisë. Ky fshat së bashku me
personalitetet e mëdha që lindi përgjatë historisë, luajti një rrol të rëndësishëm në përhapjen e mendimit bektashian. Mendimtari dhe poeti i shquar shqiptar
Naim Frashëri kishte përqafuar besimin bektashian dhe kishte arritur deri në
nivelin e myhibit në këtë tarikat. Për njohjen më të mirë dhe kuptimin e poezive në gjuhën perse të këtij poeti të madh Shqiptar lipset që ne të njohim
mendimin, bazat dhe përhapjen e tarikatit bektashi në Shqipëri. Parë në këtë
këndvështrim në punimin që do t’ju paraqes jam munduar të hedh dritë rreth
rregullave, mendimeve, zhvillimeve dhe përhapjes së tarikatit Bektashi veçanërisht në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht gjatë periudhës kur ka jetuar
poeti i madh shqiptar. Duke analizuar veprën poetike në gjuhën perse të Naim
Frashërit, jam munduar të hedh dritë rreth botëkuptimit dhe ndikimit bektashian në poezitë e tij.
1 Ehli-Bejti, Familja Profetike. (Shën. i përkthyesit) 2 Sipas medhhebit Shiia numri i të dëlirëve (njerëzve që nuk kanë bërë mëkate dhe gjynahe) është 14. Këtu përfshihen Profeti Hazreti Muhamed (S), bija e tij Fatimeja dhe 12 Imamët duke filluar nga Imam Aliu (a.s).
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Hasan Zulfekori, Profesor në Departamentin e Letërsisë Perse në Universitetin Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Hasan ZULFEKORI
DIALOGU I NAIMIT ME HËNËN
(ANALIZË E POEZISË “HËNA”
TË NAIM FRASHËRIT)
Një prej temave shumë të përhapura në poezitë e poetëve persë dhe
iranianë është gjuha e bisedës me hënën. Poetët, duke pasur parasysh veçoritë,
atributet dhe cilësitë e hënës, kanë trajtuar tema shumë të veçanta në këtë aspekt. Një prej tyre është edhe poeti shqiptar Naim Frashëri, që ka një poezi
me 55 bejte (dyvargësha) në gjuhën perse të titulluar “Hëna”.
Ai shkruan:
Nga na vjen me kaqë bujë e mengadalë,
Që nga prapa malit befas duke dalë?
Herë çfaqesh, herë fshihesh, s’dukesh më,
Herë nxin dhe herë ndrin që ç’ke me të.
Naim Frashëri në këtë poezi të thjeshtë në pamje të parë ka përcjellë të
gjitha veçoritë dhe karakteristikat e hënës, parë kjo edhe në këndvështrimin
dhe qasjen e poetëve realistë. Ai që është një poet i dashuruar pas natyrës, ka mundur të paraqesë gjithë madhështinë dhe bukurinë e hënës në poemën
kryesisht të gjatë të titulluar “Hëna”. Padyshim që këtë poemë duhet ta
konsiderojmë si një prej krijimeve më të arrira që i kushtohet hënës në letërsinë perse. Disa prej veçorive, atributeve dhe virtyteve që e
karakterizojnë hënën shpesh janë me dy kuptime: lëviz lehtë e qetë, del dhe
fshihet, hënë e plotë (në formë rrethi) ose gjysmë hënë (në formë drapri), e
zezë dhe e shndritshme, vezulluese, e hijshme, tregon për gjendjen e njerëzve dhe të botës dhe poeti i jep hënës edhe atribute të reja që i falin asaj më shumë
86 Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit
bukuri dhe hijeshi, që, parë në këndvështrimin e njohjes të së bukurës ka një
rëndësi shumë të madhe. Nga ana tjetër poeti nxjerr në pah edhe një cilësi
tjetër të hënës që është shoqëruese e historisë, duke e konsideruara hënën një
dëshmitare okulare të ngjarjeve me karakter historik, social, politik, letrar dhe, pasi ka kaluar dhe ka parë shumë ngjarje të bukura dhe të trishtuara. Në
fund poezia merr një formë udhëzuese dhe këshilluese, duke nxjerrë në pah
shpirtin e trazuar dhe kërkues të poetit.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Seyed Ali Seraxh, Studiues, profesor i gjuhës dhe letërsisë perse në Universitetin Peyame Nur (Iran). © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Seyed Ali SERAXH
VËSHTRIM RRETH QASJES DHE AFRIMIT
TË MUZIKËS ME TEKSTIN NË POEZITË
E NAIM FRASHËRIT
Parë nga këndvështrimi i së bukurës,
mund të themi se, sa më shumë afri të ketë muzika me tekstin e një poezie, aq më
shumë poetike dhe tingëlluese është poezia
e shkruar. Poetët më të shquar dhe që kanë një lloj stili poetik janë munduar gjithmonë
t’i kushtojnë vëmendje dhe rëndësi
muzikalitetit të tekstit në poezitë e tyre. Naim Frashëri është poeti i fundit dhe më i
madh shqiptar që ka shkruar poezi në
persisht në fund të shek. XIX. Ai i ndikuar
edhe prej teksteve dhe poezive shumë të arrira të mistikëve dhe poetëve klasik persë
si Rumiu dhe Atari, është munduar të ruajë lidhjen midis tekstit dhe muzikës
(duke ruajtur rimën, radhitjen, rrokjet) dhe ka krijuar poezi shumë të arrira dhe të bukura. Në këtë studim është bërë një vështrim i detajuar rreth lidhjes
së muzikës me tekstin dhe muzikalitetin e poezive të Naim Frashërit.
Rezultatet më të rëndësishme në këtë punim janë nxjerrja në pah e gjuhës së pasur, tekstit të bukur dhe veçorive karakteristike të muzikalitetit në poezinë
e Naim Frashërit dhe lidhjen e ngushtë që krijon teksti i veprës së tij me
muzikën. Nga ana tjetër, krahasimet me elemente të natyrës u japin poezive
të tij një vlerë akoma më të madhe nga ana e muzikalitetit të brendshëm.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Maksud Sadeki, Anëtar i Bordit Shkencor të Departamentit të Historisë në Universitetin Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Maksud SADEKI
VENDI QË ZË HAKIM EBU EL KASEM FIRDEUSI
TE SAMI FRASHËRI
Naim Frashëri me veprën e tij në gjuhën
perse “Tehajjulat” zë një vend të rëndësishëm
dhe shumë të respektuar në gjuhën dhe
letërsinë perse. Në këtë kontekst një tjetër anëtar i familjes së Frashërllinjve, vëllai i tij
Samiu, megjithëse nuk ka një punim dhe një
vepër me poezi në persisht si i vëllai, është shumë i ndikuar dhe i dashuruar me poezinë
dhe letërsinë perse. Mund të themi që Samiu
ka ndikuar tek vëllai i tij Naimi për t’u njohur dhe ndikuar nga letërsia perse. Në mesin e
kryeveprave të letërsisë perse Samiu i kushtoi
një rëndësi të veçantë Shah-Namesë të
Firdeusit. Ajo që është më e rëndësishme, mund të themi që është përkthimi i një pjese të Shah-Namesë në gjuhën turke,
duke i bërë një shërbim të madhe dhe shumë të vlefshëm historisë dhe
letërsisë perse. Përveç kësaj Samiu ka përdorur pjesë nga tekstet e Shah-Namesë edhe në dramat që ka shkruar, ku mund të përmendim këtu dramën
“Gjave”, “Sohrabi” etj. Në këtë aspekt në punimin e paraqitur do të hedh dritë
aq sa kam mundësi edhe rreth lidhjes së tij me mendimin dhe veprën e
Firdeusit.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Sohejla Selahi Mokadam, Prof. Asoc. i gjuhës dhe letërsisë perse në Universitetin El-Zehra.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Sohejla Selahi MOKADAM
NAIM FRASHËRI DHE EKBAL LAHURI DY POETË
MYSLIMANË QË KANË SHKRUAR NË PERSISHT
(vështrim i stilit poetik të mesnevisë “Zoti” dhe mesnevisë “Surja
Ihlas”)
Naim Frashëri, poeti dhe mendimtari shqiptar që shkroi në persisht,
është i famshëm për diturinë dhe njohjen e thellë që kishte rreth islamit,
Kuranit dhe shiizmit në përgjithësi dhe tragjedisë së “ashuras” (Qerbelasë)
në veçanti, ndërsa Ekbal Lahuri mendimtari, filozofi dhe poeti pakistanas që
shkroi në persisht e që konsideronte islamin dhe Kuranin dhe njohjen e
vetvetes si rrugën e vetme të shpëtimit të myslimanëve e të popujve të tjerë,
janë përfaqësuesit më të mirë dhe konkretë të fuqisë së islamit dhe të gjuhës
perse. Naimi dhe Ekbali e adhuronin gjuhën perse dhe e konsideronin atë si
gjuhën më të përshtatshme në krijimin e lirikave dhe poezive me karakter
formues për njeriun.
Duke parë dhe analizuar poezinë “Zoti” nga libri Tehajjulat të Naim
Frashëri dhe “Komentimin e Suresë Ihlas” të librit të fshehtat e pafundme të
Ekbal Lahurit, vërejmë se të dy këta poetë ishin të ndikuar nga filozofia e
njësimit të Zotit dhe në një farë mënyre poezia e tyre karakterizohej nga një
lloj misticizmi, që e ftonte njeriun të ishte i vetëdijshëm për mirësitë dhe
bukuritë që na ka dhënë Krijuesi i Gjithësisë. Në pamje të jashtme,
vështruar nga mënyra e krijimit të poezisë së këtyre dy poetëve, do të
vërejmë se që të dy këta poetë të mëdhenj janë ndikuar prej mesnevive të
Mevlana Xhelaledin Rumiut dhe përdorin të njëjtin stil poetik. Mesnevitë e
Ekbalit janë më të gjata se ato të Naimit, ndërkohë që të dy këta poetë kanë
përdorur një stil të thjeshtë dhe rimues për shkrimin e mesnevive.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Turan Tulabi, Prof. Assoc. dhe anëtare e bordit shkencor në departamentin e historisë, Universiteti Lorestan. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Turan TULABI
KULTURA EPIKE IRANIANE NË VISET OSMANE
DHE VENDET BALLKANIKE
(Analizë e veprave: Kamus-ul âlam dhe drama Gjave)
Lidhja dhe marrëdhëniet mes popullit
iranian dhe rajonit të Azisë së Vogël kanë
ekzistuar që në kohët e lashta. Gjatë shekujve të fundit lidhjet dhe marrëdhëniet janë
zgjeruar edhe në rajonin e Ballkanit. Këto
lidhje kanë bërë që kultura dhe gjuha perse të depërtojnë deri në viset më te largëta të
këtij rajoni dhe kjo e vërtetë është e
prekshme deri në ditët e sotme. Në këtë shkëmbim kulturor dhe përafrim kanë pasur
një rol të rëndësishëm edhe tekstet historike
me karakter epik dhe kombëtar iranian, siç
mund të konsiderohet vepra Shah-Name e Firdeusit. Përcjellja dhe përhapja e këtyre teksteve me përmbajtje epike, nga
njëra anë, tregon për kulturën tërheqëse të qytetërimit iranian dhe, nga ana
tjetër, duhet të falënderojmë personalitetet e popujve të tjerë që kanë qenë të interesuar për kulturën dhe qytetërimin perso-iranian. Vëllezërit Frashëri të
udhëhequr nga dy figurat kryesore të tyre, Naimi dhe Samiu, kanë qenë prej
atyre personaliteve që me njohjen e gjuhës perse dhe informimin e plotë të
kulturës dhe civilizimit perso-iranian, kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e gjuhës perse dhe njohjen e kulturës iraniane në
viset shqiptare. Shemsedin Sami, mendimtari dhe shkencëtari i shquar
shqiptar që ishte pjesë e familjes së Frashërllinjve, e ka treguar ndikimin e marrë prej kulturës dhe qytetërimit pers, në veprat e shkruara nga pena e tij,
veçanërisht në veprën “Kamus-ul âlam” dhe në dramën “Gjave”. Në këtë
Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit 91
punim jam munduar të hedh dritë dhe të analizoj veprën e Sami Frashërit dhe
ndikimin e saj në përhapjen e kulturës iraniane në territoret osmane. Për sa i
takon dramës “Gjave” dhe përmbajtjes së saj, kuptojmë që Sami Frashëri e
njihte shumë mirë gjuhën perse dhe simbolet historiko-epike të kulturës iraniane, pasi kjo dramë është marrë nga vepra epike Shah-Name e Firdeusit.
Që prej periudhës së Tanzimatit e më pas u përhap në masë të gjerë shkrimi i
dramave në territoret osmane. Në dramën “Gjave” ne shohim një përpjekje të mendimtarit dhe letrarit të madh shqiptar për të kritikuar gjendjen politike të
Perandorisë Osmane dhe politikat e gabuara të saj ndaj vendeve të rajonit të
Ballkanit. Edhe përdorimi i simboleve epike iraniane bëhet me qëllim për zgjimin e identitetit kombëtar, që deri në atë periudhë nuk ka qenë shumë i
theksuar.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Sasan Fazli, student i doktoraturës për letërsinë perse në Universitetin Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Sasan FAZLI
VËSHTRIM KRAHASUES RRETH VEPRËS
SË FARKHI SISTANIT DHE VEPRËS
SË NAIM FRASHËRIT
Naim Frashëri është nga ata poetë, stili i vjershërimit i të cilit i përafrohet stilit të
Khorasanit. Parë në këtë këndvështrim
kemi zgjedhur poetin Farkhi Sistani që ka
të njëjtin stil vjershërimi që, duke e krahasuar me gjuhën dhe figurat e
përdoruara, i ngjason stilit të poetit
shqiptar. Nga kjo ne do të bëjmë një vështrim krahasues rreth veçorive të gjuhës,
letërsisë dhe mendimit poetik të dy poetëve
të sipërpërmendur. Ajo për të cilën do të hedhim dritë në këtë punim, janë pikat e takimit rreth mendimit filozofik, universal dhe ëndërrimtar të përdorur
në poezitë e dy poetëve të mëdhenj.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Razijeh Kazemi Kuds, studente e doktoraturës në Universitetin Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Razijeh Kazemi KUDS
IMAGJINATA DHE STILI POETIK NË VEPRËN
E NAIM FRASHËRIT
Në këtë punim do të mundohemi të
hedhim dritë rreth imagjinatës dhe stilit të
vjershërimit të Naim Frashërit në veprën
Tehajjulat. Rëndësia e këtij studimi përkon me faktin se një poet i huaj ka shprehur
ndjenjat e tij në gjuhën perse. Në këtë mënyrë
do të dëshmojmë edhe ndikimin që ka pasur ky poet nga personalitetet e mëdha të
kulturës, poezisë dhe mistikës perse.
Gjithashtu do të hedhim dritë edhe rreth interesimit dhe përqafimit të gjuhës perse
jashtë territorit iranian. Imagjinata dhe figurat
letrare dhe poetike të përdoruara nga Naim
Frashëri në veprën Tehajjulat tregojnë për stilin e lartë të vjershërimit dhe talentin e madh që kishte ky poet. Vepra e Naim Frashërit karakterizohet nga
figura të thjeshta me kuptime metaforike, çka e bën atë një vepër shumë të
arrirë për sa i takon shkrimit dhe stilit të vjershërimit. Edhe përdorimi i figurave letrare për bukuritë e natyrës tregon qartë që ky poet ka qenë i
ndikuar nga stili i vjershërimit të Khorasanit.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Ali Kalirad, Anëtar i bordit shkencor në Departamentin e Historisë të Universitetit të Teheranit. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ali KALIRAD
KOMBËTARIZIMI I TARIKATIT
(Vendi që zë epopeja e “Qerbelasë” e Naim Frashërit në zgjimin e
identitetit kombëtar)
Në shek. XIX një grup atdhetarësh e
veprimtarësh të kulturës shqiptare krijuan lëvizjen që njihet si “Rilindje”, duke synuar
dhënien e një identiteti kombëtar dhe
modern popullit shqiptar. Disa prej këtyre veprimtarëve janë përpjekur që identitetin e
ri kombëtar ta paraqesin edhe nëpërmjet
tarikatit Bektashi në Shqipëri. Kjo gjë është
bërë e mundur me rishkrimin e disa prej teksteve shiite, në veçanti tragjedia e
Qerbelasë në gjuhën shqipe. Shembulli i
parë i këtij këndvështrimi janë dy epopetë Hadikaja-Shuada (1842) dhe Mohtar Name
(1868) të shkruara përkatësisht nga Taleb
dhe Shahin Frashëri. Këto lloj veprimtarish dhe shkrimesh arritën kulmin e tyre me epopenë “Qerbelaja” të Naim Frashërit, i cili ishte një nga figurat
kryesore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo çka e bën të veçantë
Qerbelanë e Naim Frashërit është se poeti ka marrë pikënisjen e tij nga një
prej ngjarjeve kryesore dhe kuptimplote të historisë shiite për ta risjellë me qëllim që të rizgjonte identitetin kombëtar shqiptar. Vepra e Naim Frashërit
qëndron më lart sesa një rishkrim letrar apo elegji fetare, pasi qëllimi kryesor
ishte vazhdimësia e procesit të atdhedashurisë dhe forcimi i ndjenjës së identitetit kombëtar, duke marrë shkas nga një ngjarje me ngjyra fetare dhe
jo kombëtare.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Muhamed Muhamedpur, Student i doktoranturës për historinë islame në Universitetin Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Muhamed MUHAMEDPUR
ROLI I ASHURAS (TRAGJEDIA E QERBELASË)
NË POEZITË E NAIM FRASHËRIT
Duke pasur parasysh ardhjen e fesë islame në territoret e rajonit të
Ballkanit dhe rrjedhimisht përhapjen mendimeve aleviane të përfaqësuara
nga Tarikati Bektashian, kultura e besimit shiit gjithashtu pati një përhapje të
gjerë në këto vende. Një prej veçorive kryesore që i karakterizon pasuesit shiitë, është respekti i madh për Ehli-Bejtin dhe rikujtimi i tragjedisë së
Ashuras (Qerbelasë). Poetët e këtij vendi kanë shkruar vargje të shumta duke
i thurur elozhe Imamëve të Ehli-Bejtit. Poetët më të shquar që kanë shkruar për Ehli-Bejtin janë: Taleb Dalib Frashëri, Baba Qemaledin Shemimi, Baba
Ahmet Turani dhe Baba Sersen Ali. Naim Frashëri është një prej poetëve më
të shquar të Shqipërisë, i cili duke u ndikuar dhe marrë shembull nga poetët iranianë si Hafiz Shirazi, Saadi Shirazi dhe Mevlana Xhelaledin Rumi ka
thurur poezi të bukura në gjuhën perse. Ai ashtu sikurse dhe poetët e
mëparshëm bejtexhinj ka përdorur në poezitë e tij temën e Qerbelasë. Libri i
Qerbelasë është një prej veprave më të bukura që përshkruan në mënyrën më të mirë të mundshme tragjedinë dhe padrejtësinë që iu bë Ehli-Bejtit në
betejën e Qerbelasë. Ajo çka është më e rëndësishme, është se Naim Frashëri
si aktivist i çështjes kombëtare, betejën e Qerbelasë e konsideron si bazën dhe shembullin më të mirë për Lëvizjen Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai me anë të kësaj tragjedie dhe këtij tregimi u tregon bashkëkombësve të tij
që, duke marrë shembull nga sakrifica e Imam Hysejnit në fushën e
Qerbelasë, të luftojnë dhe të sakrifikojnë për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Xhevad Marshadlu, Anëtar i bordit shkencor në Departamentin e Historisë të Universitetit Tarbiat Modares. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Xhevad MARSHADLU
ZHVILLIMI DHE PËRHAPJA E MISTIKËS
DHE E SUFIZMIT IRANIAN NË PERIUDHËN
MODERNE DERI NË DITËT E SOTME
(Vështrim i përgjithshëm rreth zhvillimit dhe përhapjes së mistikës,
sufizmit dhe tarikateve islame në Perandorinë Osmane dhe Evropën
Lindore)
Një prej rezultateve më të arrira dhe të prekshme në procesin e modernizimit të Perëndimit dhe krijimit të identiteteve të reja kombëtare dhe
kulturore ka qenë depërtimi dhe ndikimi i kulturave më të hershme, përfshirë
këtu kulturën mistike dhe sufiste iraniane. Duke i hedhur një këndvështrim më të gjerë dhe të përgjithshëm jetës kulturore dhe qytetërimit iranian, do të
shohim se në periudhën mes shekujve XIII–XIV realiteti botëror kulturor
iranian kishte zgjeruar depërtimin e tij nga Kina në Verilindje, duke vazhduar me Indinë e duke përfunduar në Azinë e Vogël. Në përhapjen dhe zgjerimin
e këtij realiteti botëror, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe gjuha perse
bashkë me tekste e pasura të kulturës dhe qytetërimit iranian. Një nga
shëmbëlltyrat më të rëndësishme për zgjerimin kulturor dhe ndikimin perso-iranian jashtë territorit iranian kanë qenë tarikatet sufiste dhe mistike, të cilat
patën një zhvillim të madh dhe u përhapen shumë pas shek. XIII. Shembulli
më konkret dhe më i prekshëm i krijimit të tarikateve mistike janë tarikati Mevlevi dhe tarikati Bektashi, të cilët prej asaj periudhe u përhapën në
mënyrë të shpejtë në gjithë Azinë e Vogël. Përhapja, zhvillimi dhe lulëzimi i
këtyre tarikateve do të vazhdonte edhe pas ardhjes në pushtet të dinastisë Safavide dhe forcimit të Perandorisë Osmane, të cilat në një farë mënyre ishin
aleatë kundër tarikateve sufiste dhe mistike. Por, me kalimin e kohës kjo
gjendje do të ndryshonte dhe pas krijimit të realiteteve të reja botërore në
Perëndim, të cilat ishin në kërkim të një identiteti kombëtar, duke hapur debat për mënyrën e shtetformimit. Në këtë punim, duke pasur parasysh sa thamë
Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit 97
më lart, do të paraqesim zhvillimin dhe përhapjen e ndikimit të mendimit
sufist dhe mistik në Azinë e Vogël dhe në Ballkan. Punimi ka për qëllim
gjithashtu të vërtetojë që, deri në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe
krijimin e shteteve të reja kultura sufiste dhe mistike iraniane nuk i kishte ndryshuar kufijtë e ndikimit të saj, pavarësisht realiteteve të reja, shteteve dhe
kombeve që u krijuan pas shpërbërjes së kësaj perandorie. Në këtë kontekst
shembulli më i mirë dhe i qartë është vepra e Naim Frashërit dhe në veçanti përmbledhja poetike “Ëndërrimet” (“Tehajjulat?) që do të analizohet në
detaje.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Muhamed Nasiri, anëtar i Bordit Shkencor të Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin e Teheranit. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Muhamed NASIRI
KRAHASIMI I SEKRETIT TË FJALËS “BEHAR”
NË POEZITË E NAIM FRASHËRIT ME TRADITËN
E ARDHJES SË PRANVERËS NË KULTURËN
PERSE
Për njohjen e sekretit të fjalëve që cilësojnë gjuhën, letërsinë dhe
mistikën islame në përgjithësi dhe letërsinë perse në veçanti një shembull i
zgjedhur është fjala behar. Kjo fjalë është përdorur gjerësisht dhe në mënyrë të shpeshtë në vargjet dhe tekstet e poetit shqiptar Naim Frashëri. Ai, ashtu
sikurse poetët e mëdhenj klasikë persë si Mevlana Xhelaledin Rumi, Saadi
Shirazi, Hafiz Shirazi, Atar Nejshaburi, Senai dhe shumë të tjerë, të cilët fjalën behar e përdornin si simbol të ringjalljes së natyrës, bollëkut, lulëzimit
dhe ardhjes së periudhës së lumtur e të gëzuar, ka përdorur këtë fjalë në shumë
prej teksteve të shkruara prej tij. Ai është i mendimit që, me ardhjen e
pranverës, pemët dhe lulet lulëzojnë, natyra gjallërohet dhe e gjitha kjo vjen si rezultat i madhështisë dhe mirësive që Krijuesi i Gjithësisë na ka dhuruar.
Naimi gjithashtu ardhjen e beharit e krahason me heqjen e vellos së zymtë të
natyrës dhe ndonjëherë beharin e konsideron si ndryshim të gjendjes dhe të humorit të njeriut. Sipas Naim Frashërit ditët e behari janë të gëzueshme, pasi
natyra është zgjuar, lulet kanë çelur dhe jeta është gjallëruar. Të gjitha këto ai
i vështron si një dhuratë që Zoti i ka dhënë njeriut. Pika kulmore e mendimit
të Naim Frashërit, e cila është e njëjtë me mendimin e shumë mistikëve dhe poetëve të mëdhenj persë, është këndvështrimi pozitiv dhe krahasimi në
mënyrë metaforike i fjalës “behar” me erën e mirë dhe flladin qetësues të
mirësive të Krijuesit të Gjithësisë. Me fjalë të tjera, simbolika e beharit te Naim Frashëri përdoret më shumë për t’i kujtuar botës mirësitë, bollëkun dhe
dhuratat e shumta që Zoti i ka falur njeriut.
Përmbledhje e kumtesave të studiuesve iranianë në Konferencën kushtuar Naim Frashërit 99
Me fjalë të tjera në këtë punim jemi përpjekur që të nxjerrim në pah
vetëm një pjesë nga e vërteta e kuptimit të fjalës behar, duke shpjeguar për
metaforën dhe simbolikën që Naim Frashëri ka përdorur në veprën e tij.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Faruk Nimeti, Prof. Asoc. në Universitetin Pejame Nur. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Faruk NIMETI
ROMANTIZMI NË POEZITË E NAIM FRASHËRIT
DHE MAHMUD SAMI BARUDI
Romantizmi është një prej rrymave më të rëndësishme letrare të
periudhës moderne, e cila ka dalë jashtë vendlindjes së tij (Evropës) dhe ka
depërtuar në letërsitë e pothuajse të gjithë kombeve dhe gjuhëve. Naim Frashëri (1846–1900) poeti shqiptar që shkroi në persisht dhe Mahmud Sami
Barudi (1838–1904) poet i periudhës bashkëkohore të Egjiptit, janë prej atyre
personaliteteve dhe intelektualëve modernë, vepra e të cilëve është e ndikuar nga rryma letrare e romantizmit. Hidhërimi dhe izolimi, përshkrimi i natyrës,
dashuria, individualizmi, vëmendja për ndjenjat dhe emocionet, idealizmi,
imagjinata, ëndërrimi, nostalgjia janë disa prej komponenteve bazë që
karakterizojnë rrymën e romantizmit dhe që janë përdorur gjerësisht në poezitë e Naim Frashërit dhe Barudit. Në këtë punim krahasues jam munduar
të hedh dritë rreth të përbashkëtave dhe veçorive që karakterizojnë poezitë
me karakter romantik të këtyre dy poetëve. Si rezultat i këtij krahasimi do të shohim se një pjesë e teksteve të veprës romantike të Naim Frashërit ka një
qasje mistike, ndërkohë që Barudi është përpjekur që romantizmin e tij ta
lidhë me çështjet shoqërore.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Natalia Aleksandrovna Çistjakova, studiuese, albanologe.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT –
SKËNDERBEUT
Në kuadrin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së tij (17 janar
1468) revista “Perla” do të botojë disa artikuj të studiuesve të huaj,
që kanë mbetur thuajse të panjohur për lexuesin shqiptar.
Natalia Aleksandrovna ÇISTJAKOVA
JEHONA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT
NË RUSI
FAQE HEROIKE NGA HISTORIA MESJETARE E SHQIPËRISË
Që nga koha kur historia e Herodotit u bë shkenca e historisë, asaj i
drejtohen shumë specialistë nga fusha të ndryshme të shkencave
humanitare. Disave prej tyre u interesojnë ngjarjet, të tjerëve veprimtaria
e njeriut dhe arritjet e saj, një pale të tretë i intereson ligjërimi njerëzor
në të gjitha aspektet, duke filluar që nga lindja e tij. Në këtë mes termi i
prejardhur humanus (‘njerëzor’), si të thuash e lë në hije fjalën bazë
homo d.m.th. ‘njeri’. Ç’njerëz kanë qenë nismëtarët dhe pjesëmarrësit e
ngjarjeve? Kush kanë qenë krijuesit e gjithçkaje që është kryer gjatë
mijëvjeçarëve? Pse, si dhe çfarë kanë folur ata? Çfarë i ka nxitur ata të
kumtojnë ndërmjet tyre dhe t’u drejtohen brezave të ardhshëm? Thelbi i
këtyre pyetjeve dhe i të tjerave si këto mbetet i njëjtë. Çfarë dimë ne për
njerëzit që kanë lënë gjurmë në jetën tonë të sotme ose kanë mbetur të
panjohur për ne? Askush nuk nuk ia hyn t’i numërojë ata e të tjerët.
Homeri famëmadh u drejtohej bashkëkohësve të vet, nuk dihet ku e kur.
Aleksandri i Maqedonisë u printe mijëra ushtarëve, që krenoheshin për
104 Çistjakova
emrin e ngadhënjimtarit dhe vdisnin të panjohur shkretëtirave,
mbyteshin nëpër këneta ose duke kaluar lumenjtë, shuheshin nga plagët
e nga sëmundjet. Kush kanë qenë ata? Të përmendur e të papërmendur,
autorë heroizmash të kurorëzuar me dafina dhe krejt të panjohur?
Bota e interesave të mia prej kohësh i përket një populli të vogël nga
numri, i cili dikur e ka quajtur veten Helenë dhe vendin Heladë. Këtë
popull ne e quajmë Grekët e lashtë. Vendi i tyre në fillim shtrihej në
disa zona të veçanta të gadishullit të Ballkanit, por më pas erdhi duke u
zgjeruar e u hap në tërë brigjet e detit Mesdhe, u ngjit deri në brigjet e
Detit të Zi dhe në brigjet e
Kaspikut e të Azovit e të
lumenjve që derdhen në këto
dete.
I çuditshëm ky popull, që na
flet gjatë më se tre
mijëvjeçarëve, që ka lënë dëshmi
për vendbanimin më të lashtë ose
paraatdheun e vet në veri të
Ballkanit, për Pellazgët dhe
Pellazgotidën e mistershme, për
Lapitët1 dhe Kentaurët2 po aq të
mistershëm etj.etj. Por atëherë,
në vitet 1930–1940 e më vonë,
përtej Homerit shikonin vetëm
Kretën, Mikenën dhe bregun e
Azisë së Vogël, – gjithçka tjetër
mbetej tabu. Disa rrethana të
paparashikuara dhe të rastit më
lidhën me Shqipërinë dhe që nga
fillimi i viteve 1950 ky vend u bë
dashuria ime e dytë e
pashlyeshme, krahas Greqisë së
Lashtë. Ballina e botimit të parë të librit të
Marin Barletit.
1 Lapitët – popull mitologjik që ka banuar në Tesali; u bë i famshëm për luftën kundër
centaurëve dhe shfarosjen e tyre. 2 Kentaurët – racë njerëzish të egër, që kanë banuar në Tesali; më vonë janë paraqitur si
përbindësha përrallash me trup njeriu nga mesi e lart dhe me trup kali nga mesi e poshtë.
U shfarosën nga lapitët.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 105
Në sektorin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Rusisë
ishte zbuluar një dorëshkrim rusisht i pabotuar i fillimit të shekullit
XVII për jetën dhe bëmat e heroit të popullit shqiptar, Gjergj Kastriotit -
Skënderbeut. Ashtu si shumica e historive të vjetra ruse edhe ky është
anonim. Por ndërkaq në sektorët e dorëshkrimeve dhe në arkivat e
Sankt-Peterburgut, Moskës, Saratovit, Jaroslavit e të qyteteve të tjera u
gjetën 14 kopje të kësaj historie. Kjo dëshmon për interesin e lexuesve
të shek. XVII–XVIII për këtë histori. I shkruar diku pranë trojeve
polake, kjo histori ruse për
Skënderbeun, e afërt me
“Kronikën botërore” të
Martin Bielskit 3 (1495–
1575), gjatë një shekulli arriti
deri në ishujt e Soloveckit4.
Kreu për Skënderbeun në
kronikën e Martin Bielskit
dhe historia e sllavëve të
jugut për Skanderbeg-
Cërnojeviçin5, e zbuluar nga
P. A. Rovinski në Mal të Zi
dhe e botuar sipas
dorëshkrimit të Bibliotekës
Shtetërore Publike nga P. A.
Lavrovi më 1906 ishin sa të
afërt, aq edhe të largët me
historinë e lashtë ruse. Doli
se kjo histori përfaqësonte
një vepër të mëvetësishme
dhe shumë interesante. Fundi i dorëshkrimit të "Historisë së
Skënderbej-Çernojeviçit" në sllavishten e
jugut (Biblioteka shtetërore publike e Sankt-
Peterburgut, Dorëshkrimi Q IV-341).
Njohës i thellë i dorëshkrimeve të vjetra ruse, ithtar i pasionuar i tyre
dhe konservues i librave rusë në dorëshkrim në Bibliotekën Shtetërore
3 Historian polak; vepra e tij e sipërpërmendur u botua tri herë, u përkthye rusisht dhe e
bëri shumë të njohur në kohën e vet. 4 Grup ishujsh në Detin e Bardhë në hyrje të gjirit të Onegës. Janë të njohur edhe për
manastirin e Soloveckit, ndërtuar në shek. XV. 5 Stanisha Cërnojeviç (1457-1530), i biri i tretë i Ivan Cërnojeviçit, sundimtari i Zetës
(Mali i Zi). Më 1485 i ati e dërgoi si peng në oborrin e sulltanit; atje u konvertua në fenë
islame dhe mori emrin Skanderbeg. U dërgua nga Osmanët si sanxhakbej në Malin e Zi
(1513-1528), ku hyri në konflikt me popullin për shkak të taksave të rënda. Përmendet
në poezinë epike të Malit të Zi.
106 Çistjakova
Publike, N. N. Rozov ishte ... im shoq. Ai vendosi ta botojë historinë me
një kusht: gjithë pjesën e gjerë historike, pa të cilën botimi do të ishte i
pamundur, duhej ta bëja unë, meqë burimet në pjesën më të madhe ishin
të shkruara latinisht. Si një shtysë për pranimin tim atë mbrëmje shërbeu
shpjegimi për Shqipërinë në fjalorin tonë të vjetër enciklopedik të K. T.
Soldatenkovit:
Shqipëria. Provincë e Turqisë
që shtrihet në bregdetin malor të
Adriatikut e të Jonit (vilajetet:
Shkodra, Janina, pjsërisht Kosova
dhe Selaniku); 1000 milje katrore,
2 milionë banorë, thuajse të gjithë
shqiptarë (siç e quajnë ata veten,
arnautë – siç i quajnë turqit);
popull shumë trim e luftarak
(mbahen si pasardhës të
drejtpërdrejtë të pellazgëve të
lashtë), gjatë shumë shekujsh ka
luftuar për pavarësi; në shekullin
XIX jo më pak se 10 herë
Shqipëria u përfshi nga trazira dhe
revolta kundër sulltanit, ndonëse
pushteti i këtij ishte thuajse
nominal. Mjeshtëria kryesore –
blegtoria (mbarështimi i të
imëtave). Fleta e kreut për Skënderbeun nga
"Historia botërore e M. Belskit"
(Biblioteka shtetërore publike e
Sankt-Peterburgut).
Në atë kohë nuk ishin pellazgët mitikë, që Homeri i ka quajtur
“hyjnorë” (“Odisea”, XIX, 117), kurse Herodoti “të mistershëm” (I, 57),
ata që tërhoqën vëmendjen time ndaj Shqipërisë. Por ishte vetë ky vend
dhe populli i tij, që ishin karakterizuar aq qartë në mes të shekullit XIX
nga një autor i panjohur i zërit për Shqipërinë. Ndër autorët e një vepre
të tillë si fjalori enciklopedik nuk mund të kishte romantikë.
Në fillim të viteve 1950 u takova me A. V. Desnickajën6 në një festë
familjare në një shtëpi dhe i zura në gojë historinë ruse për heroin
6 Agnija Vasiljevna Desnickaja (1912–1992) – gjuhëtare e njohur, figuara qendrore e
albanologjisë në BRSS. Autore e shumë studimeve për gjuhën shqipe dhe historinë e saj.
Më 1957 themeloi degën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të
Leningradit (sot Sankt-Peterburg), që vazhdon pa ndërpreje dhe është vatra kryesore e
studimeve albanologjike në Rusi.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 107
shqiptar, Skënderbeun. Agnija Vasilevna në atë kohë merrej me
ballkanistikë dhe studionte ngultas gjuhën shqipe. Ajo jo vetëm e
përkrahu dhe e përshëndeti vendimin tim për t’u marrë me historinë e
Skënderbeut, por edhe ofroi ndihmën e saj. I zoti i shtëpisë, I. M.
Tronski7, mësuesi im i paharruar, që kishte qenë para pak kohësh edhe
oponent për disertacionin tim të parë, u bë dëshmitar i bisedës sonë. ”Hë
pra, mos e zgjatni, – na foli
me buzëqeshje, – por
sidoqoftë për specialisten e
antikitetit kjo punë nuk ka
ndonjë dobi”. Për herë të
parë dhe të fundit në jetë u
tregova e pabindur.
Në vitet 1950 Shqipëria
po luante një rol të
rëndësishëm në politikën e
jashtme të BRSS. Qeveria
me të gjitha mjetet
përkrahte zhvillimin e
lidhjeve kulturore ndërmjet
vendeve tona. Në Institutin
e Historisë të Akademisë së
Shkencave filluan të merren
me historinë e Shqipërisë
(N. D. Smirnova, I. G.
Senkeviç). Në Mosfilm po
xhiroheshin pjesë të filmit
Skënderbeu. Fletë nga kopja rusisht e "Historisë së
Skënderbeut" (Biblioteka shtetërore publike
e Sankt-Peterburgut).
Në atdheun e Gjergj Kastriotit gjatë pesë shekujsh ishin thurur për të
këngë e gojëdhëna, ishin shkruar drama e romane. Skënderbeu kishte
mbetur i pavdekshëm në kujtesën e popullit të vet. Që në të gjallë (vdiq
më 17 janar 1468) ai qe bërë hero legjendar e folklorik. Një literaturë
tepër e gjerë qe krijuar për të. Në Itali papa Piu II, duke shpresuar se
Skënderbeu do të udhëhiqte një kryqëzatë kundër Turqve, e quajti atë
“shpata e krishterimit”. Më vonë studiuesit janë marrë me krahasimin e
biografisë reale të Skënderbeut me romanin më tërheqës të krijuar për
7 Iosif Moisejeviç Tronski (1897–1970) – filolog i shquar klasik i Universitetit të Sankt-
Peterburgut.
108 Çistjakova
të. Në sheshin qendror të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, është ngritur
një përmendore e Skënderbeut. Edhe në Romë ka një përmendore për të.
Mua m’u desh të zhytesha në një literaturë të panumërt e të panjohur
për problemin dhe nga naiviteti nuk i mora me mend vështirësitë që më
prisnin.
Por në një mënyrë të papritur pata ndihmën e A. V. Desnickajës. Në
njërin nga udhëtimet e saj në Tiranë ajo qe njohur me profesorin e
Institutit të Shkencave, Aleks Budën, dhe me punimet e tij për
Skënderbeun. Ajo e ftoi A. Budën të merrte pjesë në librin tonë të
ardhshëm. A. Buda jo vetëm u tregua i gatshëm, por erdhi dy herë në
Leningrad për të na takuar. Gjithmonë më del përpara syve ai njeri
shtatmesatar dhe pak i hequr, me sy të zjarrtë djalosharë, jo për moshën
e tij. Nën ndikimin e tij e kaluam pa vështirësi barrierën gjuhësore dhe
arritëm të merreshim vesh, duke komunikuar me një përzierje të
pabesueshme të frëngjishtes, latinishtes e greqishtes së re. Falë A. Budës
u njoha me veprat e F. S. Nolit, A. Gegajt8, F. Palit9, J. Radoniçit10, si
edhe me shumë kronistë e burime greke e turke. Natyrisht jo të gjitha
mund të gjendeshin në bibliotekat dhe arkivat e Leningradit e të
Moskës.
Nuk ishte e vështirë të gjendeshin veprat e studiuesve P. A. Lavrov11,
V. V. Makushev12, P. A. Rovinski13, A. M. Selishçev14, I. S. Jastrebov15
8 Atë Athanas Gegaj, klerik katolik, autor i studimit “L’Albanie et l’invasion turque au
XVe siècle” (“Shqipëria dhe invazioni turk në shek. XV”), Louvain 1937, 169 f., botuar
shqip me titullin “Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe 1405–1468)”, Eurorilindja,
Tiranë 1995, 204 f. Fan Noli e çmon shumë veprën e A. Gegajt duke u shprehur se ajo
“është nofta më e mbaruara që ka parë dritën gjer më sot si nga forma, nga lënda dhe nga
baza dokumentare.” (“Historia e Skënderbeut Kryezotit të Arbërisë (1405–1468)”,
Boston, Mass. 1950, f. 127. 9
Francis Pall (1911–1992) – historian rumun, autor i një vargu artikujsh për
Skënderbeun dhe marrëdhëniet e tij me Italinë e Hungarinë; ka shkruar gjithashtu një
studim për Marin Barletin si historian i Skënderbeut: “Marinus Barletius uno storico
umanista” (Marin Barleti historian humanist), 1938. I dashuruar pas figurës së
Skënderbeut, i vuri së bijës emrin Donika. 10
Jovan I. Radoniç (1873–1956), historian serb, autor i një studimi të vëllimshëm për
princin Gjorgje Brankoviç, sundimtar serb i kohës së Skënderbeut. Është marrë
drejtpërdrejt edhe me Skënderbeun e me Shqipërinë e asaj periudhe në studimin “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu dhe Shqipëria në shek XV” (1942). 11
Sllavist rus, akademik (1823–1900); autor veprash e studimesh për sllavët e Ballkanit. 12
Vikenti Vasiljeviç Makushev (1837–1883); historian rus, autor i studimit Istoriçeskie
pazyskanija o slavianah v Albanii v srednie veka (“Hulumtime historike për sllavët në
Shqipëri gjatë mesjetës”), Varshavë, 1871. Ka zbuluar dhe botuar një varg dokumentesh
për Skënderbeun në arkivat e Venedikut dhe të Napolit. 13
Etnograf rus (1831–1916); ka studiuar e përshkruar kryesisht popujt sllavë, duke
përfshirë edhe sllavët e Ballkanit.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 109
dhe të sllavistëve e
ballkanistëve të tjerë rusë. Disa
të dhëna bibliografike e disa
libra të veçantë A. Buda i solli
ose i dërgoi në Leningrad: mua
për t’i përdorur përkohësisht, A.
V. Desnickajës si dhuratë.
Në serinë “Përmendore
letrare” (Literaturnye
pamjatniki) të shtëpisë botuese
të Akademisë së Shkencave të
BRSS, ku duhej të dilte nga
shtypi edhe historia e vjetër
ruse, pas tekstit, sipas
rregullave, botoheshin të gjitha
shtojcat. Ato hapeshin me një
artikull të gjatë të prof. A.
Budës “Lufta e popullit shqiptar
nën udhëheqjen e Skënderbeut
kundër pushtuesve turq”. Donika, gruaja e Skënderbeut. Gravurë
e sh. XVI nga koleksioni i D. A. Rovinskit
(Biblioteka shtetërore publike e Sankt-
Peterburgut).
Libri ynë i përbashkët pa dritën e botimit më 195716, por artikulli i A.
Budës, me gjithë firën në përkthimin jo fort të qëlluar nga origjinali
frëngjisht dhe me mjaft tipare koniunkturale të kohës kur u shkrua, nuk
e ka humbur rëndësinë e vet.
14
Gjuhëtar rus, sllavist (1886–1942); ka studiuar sidomos sllavët e Ballkanit. Autor i
veprës Slavianskoje naselenije v Albanii (“Popullsi sllave në Shqipëri”), 1931; në një
recension të hollësishëm për këtë vepër albanologu austriak Norbert Jokl (1877–1942)
kritikon ndër të tjera mbivlerësimin e elementit sllav në Shqipëri nga ana e autorit. 15
Historian e filolog rus, profesor i Universitetit të Sankt-Peterburgut; ka studiuar ndër të
tjera veprimtarinë e Cirilit dhe të Metodit (apostuj të sllavëve të Jugut, përkthyes të
Biblës nga greqishtja në sllavishten kishtare të krijuar prej tyre, autorë të alfabetit sllav
cirilik). 16
Përmbajtja e librit: Teksti i historisë së Skënderbeut (f. 7–53); Aleks Buda, Lufta e
popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesve turq (f. 57–92); N. N.
Rozov, Histori e vjetër ruse për heroin e popullit shqiptar dhe burimet e tij (f. 93–147);
N. N. Rozov, Kopje të “Historisë së Skënderbeut” (f. 148–163); N. N. Rozov, Leximet e
ndryshme dhe korrigjimet më të rëndësishme (f. 159–163); N. A. Çistjakova, Komentar
(f. 164–228); Fjalor për tekstin e Historisë (f. 229–230); Tregues të emrave (231–242);
libri ka edhe nëntë ilustrime ndër të cilat dy portrete të Skënderbeut dhe një të Donika
Kastriotit.
110 Çistjakova
Barleti – Homeri i Skënderbeut
Pa dashur të hyj në polemikën e atyre historianëve që merren me
Shqipërinë e sh. XV dhe duke parakuptuar njohjen e lexuesit me
historinë e problemit, ndër të tjera edhe me botimin tonë të “Historisë së
Skënderbeun” bashkë me materialet e gjera si shtojcë, po kaloj tek ai
autor që e kanë quajtur Homeri i Skënderbeut, këngëtari i bëmave të tij.
Në rininë e tij ai ka qenë bashkëkohës i Skënderbeut. Emrin e tij e
njohim në transkriptimin latin: Marinus Barletius (Marin Barleti17). Ishte
prej Shkodre, qendra e Shqipërisë Veriore. Barleti ka qenë mjaft i ri atë
vit kur vdiq Skënderbeu, por
është jashtë çdo dyshimi që ai
ka marrë pjesë në luftën për liri
të popullit shqiptar. Deri në
rënien e Shkodrës më 1479 ai e
ka mbrojtur qytetin e vet me
shpatë në dorë. Pastaj emigroi
në Venedik dhe, si u shugurua
e veshi petkun e abatit,
vazhdoi t’i shërbejë atdheut
duke e ndërruar shpatën me
pendën. Vepra kryesore e jetës
së tij është “Historia de vita
et gestis Scanderbegi,
Epirotarum Principis”
(Historia e jetës dhe e bëmave
të Skënderbeut, Princ i
Epirotëve), botuar në Romë
më 1508–1510 me 13 libra
(krerë) me 317 faqe18. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Gravurë
e sh. XVI nga koleksioni i D. A. Rovinskit
(Biblioteka shtetërore publike e Sankt-
Peterburgut).
Gjatë shekujve XVI–XVII vepra e Barletit u përkthye pesë herë në
gjermanishte, pesë herë në italishte, katër herë në spanjishte, shtatë herë
në frëngjishte dhe gjithashtu në anglishte e në polonishte. Përkthimi në
polonishte është edhe burimi i historisë së lashtë ruse për Skënderbeun.
Vetë autori thotë se i hyri kësaj pune, meqë askush nuk i kishte
17
Marin Barleti (latinisht Marinus Barletius, 1460 – 1512-13) – humanist i shquar,
historian i luftërave të Skënderbeut dhe i luftës për mbrojtjen e Shkodrës së rrethuar nga
osmanët. 18
Përkthyer shqip nga Stefan I. Prifti dhe botuar nga Universiteti i Tiranës më 1964, 507
f.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 111
përshkruar bëmat e Skënderbeut dhe vetëm ai u kujdes që t’i shpëtonte
nga harresa. Kjo thënie është një përsëritje gati fjalë për fjalë e fillimit të
“Historisë”19 së Herodotit. Në të vërtetë Barleti ka pasur një formim të
mirë dhe mjaft herë u është drejtuar autorëve paraardhës, veçanërisht
shkrimtarëve antikë. Ai nuk di asgjë për paraardhësin e tij, kinse oficer e
madje adjutant i Skënderbeut, vëllai i të cilit, i lindur në qytetin shqiptar
të Tivarit (Antibarus), ka shkruar i pari për fitoret dhe humbjet e
Skënderbeut e të ushtrisë së tij.
Disa pjesë të kësaj vepre i
njohu vetëm G. Biemmi20, që i
botoi më 1742. Botuesi, një
prift nga Bresha, fitoi më pas
famën e dyshimtë të një
falsifikuesi përsëritës. Shumica
e historianëve të sotëm e
hedhin poshtë origjinalitetin e
shkrimeve të Tivarasit. Prandaj
unë po e lë mënjanë atë, duke
pasur parasysh artikullin e N.
N. Rozovit “Historia e lashtë
ruse për heroin e popullit
shqiptar dhe burimet e saj”, i
cili vjen pas artikullit të
lartpërmendur të A. Budës në
shtojcat e librit (f. 93 e
vijueset), si edhe
karakterizimet mospërfillëse të
këtij “burimi” në të gjitha
punimet e A. Budës dhe në
kumtimet gojore të tij. Portreti i Skënderbeut nga botimi i parë
i librit të M. Barletit.
19
Herodoti (484–420 para erës së re); historian grek i cilësuar edhe si “babai i historisë”.
Ka shkruar disa libra që i quajti “Historia”. 20
Giammaria Biemmi – prift italian nga Bresha. Në veprën që ka botuar për
Skënderbeun më 1742 pretendon se është mbështetur në një biografi të Skënderbeut të
shkruar nga një shqiptar prej Tivari dhe të botuar në Vendik më 1480, një kopje të
gjymtë të së cilës e paska pasur në duar. Në historiografinë e Skënderbeut autori i
pretenduar i kësaj vepre njihet si Anonimi Tivaras. Vepra e Biemmit mashtroi jo pak
historianë, derisa kritika e sotme historiografike e vuri në dyshim qenien e librit të
Tivarasit (për të cilin nuk ka asnjë dëshmi tjetër) dhe më tej u vërtetua se Biemmi ka
qenë një falsifikues profesionist. Një punë të ngjashme ka bërë edhe me disa kronika
mesjetare italiane kinse të zbuluara prej tij.
112 Çistjakova
Marin Barleti e kishte njohur mirë në Itali Gjon Kastriotin, të birin e
Skënderbeut, dhe veprën e vet ia kushtoi Ferdinandit të mitur, nipit të
heroit. Që në botimin e parë të librit është vënë edhe një portret i
Skënderbeut, i punuar pas gjase në të gjallë të tij nga një piktor i
panjohur. Me gjithë karakterin konvencional të traditës së artit figurativ
në gjysmën e dytë të sh. XV (Skënderbeu është paraqitur në moshë
pleqërie), piktori ka arritur të japë tipare të një ngjashmërie reale, më
fort të individualitetit të heroit. Tiparet e mprehta të fytyrës, hunda e
madhe dhe me një lakim karakteristik, rrudhat përreth syve shprehës nën
vetullat e dendura, mjekra e plotë dhe e derdhur. Por ajo që bie më
shumë në sy është se qafa dhe zverku, që dalin mbi buzinën prej gëzofi
të rrobës madhështore, qëndisma e së cilës përsëritet te kapela, janë
paraqitur të rruara. Ai nuk është tullac, por i rruar. Nuk mund të thuhet
nëse kjo është një zakon i sjellë nga mjedisi turk, apo një zakon i
artistokracisë shqiptare të asaj kohe21. Gravura e sh. XVI nga koleksioni
i Rovinskit është krijuar më fort sipas modelit të portretit të parë.
Skënderbeu tek ajo është më i ri, por tiparet e fytyrës së tij janë më të
ashpra, më asketike; veshja është tjetër, po ashtu edhe forma e vetullave.
Dhe përqark pikturës elipsoidale është gdhendur mbishkrimi latinisht
“Princeps Georgius Castriot Scanderbegus Epiri et Albanie” (Sundimtari
Gjergj Kastrioti Skënderbeu i Epirit dhe i Shqipërisë).
Barleti nuk mund të ishte kronist objektiv dhe as ka dashur të ishte i
tillë. Ai e adhuronte Skënderbeun. Duke iu përmbajtur fakteve, që i
njihte mirë, ai i këndoi panegjirikë heroit të tij. Duke e pranuar këtë dhe
duke pasur shpresë te vijuesit e veprës së tij, ai ka shkruar në
parathënien e librit:
“Unë nuk pata në këtë rrugë asnjë udhërrëfyes, që herë të mund t’i
shkoja pas, ta imitoja, herë të përpiqesha t’ia kaloja me vrullin e
mendjes, sipas shembullit të të cilit edhe veten time ta rregulloja, edhe
rendin e atyre që duhen thënë ta trajtoja; nuk pata mundësi të shikoj as
anale të vjetra, as historira të reja, të cilat, një njeriu të ri dhe që hyn në
një det kaq të madh, do t’i jepnin njëfarë ndihme. Por, megjthatë, nuk
dyshoj kurrsesi se më pas do të jenë të shumë ata që do të provojnë të
hyjnë në rrugën e hapur me shenja më të mbara dhe me dashamirësi më
të madhe të perëndive. Por sigurisht këto janë në dorë të fatit.
Përkundrazi, çka më përket mua, unë do ta bëj pa dyshim me dorë në
zemër (bona fide), do të përpiqem që asnjeri të mos mundet ta akuzojë
punën time as për mungesë besimi (infedelis), as për plogështi, sepse
unë nuk kam shkruar trillime, por ato që më kanë treguar me kujdes më
21
Të vihet re komenti interesant dhe origjinal i autores për këtë portret mjaft të njohur të
Skënderbeut.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 113
të mëdhenjtë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre disa që kanë marrë pjesë...” 22 Sipas traditave të kësaj gjinie, ai rrëfen për ëndrra të
habitshme, për shenja të çuditshme parathënëse, i vë personazhet e veta
të mbajnë fjalime të gjata, duke i detyruar studiuesit të kërkojnë
paralelet antike të metodës së tij artistike. Por ai mbetet i çiltër dhe i
drejtë kur shkruan sesi Skënderbeu ishte i zoti t’i frymëzonte të gjithë
luftëtarët e tij (“luanë që u prijnë luanëve”), kur përshkruan me ngjyra të
gjalla taktikën e veçantë të luftës partizane që zbatonte Skënderbeu, kur
me pak fjalë e në mënyrë
shprehëse përshkruan
rrethimet e qyteteve nga
shqiptarët e nga turqit dhe
madje humbjet e
pashmangshme të
shqiptarëve, që jo rrallë
shkaktoheshin nga
mospajtimet e nga grindjet
e prijësve të tyre. Një
dramaticitet i lartë e
përshkon fjalimin e
shkurtër të Lekë
Dukagjinit, njeri i afërt
dhe shok armësh i
Skënderbeut, i cili doli t’i
kumtonte popullit vdekjen
e heroit. Nuk dimë si ka
qenë në të vërtetë ai
fjalim, që Barleti na e jep
si një vaj tipik popullor
shqiptar: Ballina e librit “Tregim për Skënderbeun”,
botuar nga Akademia e Shkencave e BRSS
(1957).
Ejani, ejani me vrap këtu të gjithë o princër dhe sundimtarë
arbërorë!
Sot u shqyen dyert e Epirit dhe të Maqedonisë!
Sot u rrëzuan ledhet dhe kështjellat tona!
Sot humbi tërë forca dhe fuqia jonë!
Sot bashkë me këtë burrë u shua edhe çdo shpresë jona!
22
Shih përkthimin e Stefan I. Priftit, f. 48.
114 Çistjakova
Ky vaj është përsëritur në përkthim të lirë në historinë e sllavëve të
Jugut, në kronikën e Bielskit dhe në historinë ruse. Por ndryshe nga
Barleti, në të gjitha fjalitë është ulur tragjizmi i rreshtit të fundit.
Por për ç’arsye ngjarjet që kishin ndodhur në Shqipërinë e vogël dhe
që kishin përfunduar pa ndonjë sukses të dukshëm, për shekuj me radhë
kishin pasur një jehonë aq të gjerë? Historia, siç dihet, nuk përsëritet
kurrë. Njerëzit e saj largohen e nuk rikthehen më, por diçka e shënuar
mbetet e pavdekshme. Mbarë Evropa u rrëqeth kur pranë Prishtinës, në
luginën e fushës së Kosovës (kështu është shkruar atëherë), më 1389,
forcat e bashkuara të të gjitha shteteve të gadishullit të Ballkanit pësuan
disfatë nga agresorët turq. Në këtë betejë të shënuar kishte marrë pjesë
edhe fisi i Kastriotëve, ndoshta gjyshi i Skënderbeut. Fuqia e
Perandorisë Osmane kishte ngjallur panik edhe në Itali. Por nuk kishin
kaluar as pesëdhjetë vjet, kur Skënderbeu mundi t’i ngrejë shqiptarët në
luftë kundër pushtuesve; ai për 23 a 24 vjet u ndesh me Muratin e Dytë e
me Mehmetin Dytë dhe doli fitimtar. Ushtritë e të dy sulltanëve jo
vetëm e tejkalonin nga numri ushtrinë e Skënderbeut, por në atë kohë
mbaheshin edhe si të pathyeshme. Por nuk ishte çështja vetëm në atë që
Skënderbeu mundi ta dobësonte fuqinë e turqve. Ai mundi t’u rrënjoste
njerëzve për shekuj besimin në epërsinë e tyre morale ndaj armikut
pushtues. Kjo rrethanë, që ishte vendimtare në shekujt XV, XVII dhe
XVIII, nuk mund të lëkundet as tani, siç dëshmon e siç na mëson
historia edhe sot e gjithë ditën.
Më 1957 doli nga shtypi libri ynë “Povest’ o Skanderbege”, ku për
arsye që nuk vareshin nga ne, redaksia e kishte hequr falënderimin tonë
për A. V. Desnickajën. Ky botim pati jehonë të menjëhershme në
recensionin e historianit grek G. H. Suli për studimet e reja për Gjergj
Kastriotin - Skënderbeun. Na dërgoi mendimin e tij edhe historiani i
talentuar gjerman Willy Steltner, që u nda para kohe nga jeta, por që
arriti të botojë një artikull të shkëlqyer “Për figurën historike të Heroit
Kombëtar shqiptar Gjegj Kastrioti, i quajtur Skanderbeg”23 (1956).
Më 1957 në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Leningradit,
pranë katedrës së gjuhësisë së përgjithshme, me ndërhyrjen e
drejtpërdrejtë të A. V. Desnickajës, u hap dega e filologjisë shqipe. Unë
pata nderin të thirrem për t’u dhënë gjuhën latine studentëve të parë, me
të cilët lexuam edhe Marin Barletin. Lexuam për disa vjet pjesë nga
biografia e Skënderbeut, por nuk arritëm deri te libri më i hershëm i
23
"Zum Geschichtsbild der albanischen Nationalhelden Georg Kastriota, genannt
Skanderbeg", në "Zeitschrift für Geschichtswissenschaft" (1956), f. 1033–1044.
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 115
Barletit për rrethimin e Shkodrës24 (Venedik, 1504). Sa keq që u hoqën
nga programi edhe njëri, edhe tjetri!
Dhe tani më duhet të kthehem prapë te pellazgët. Kohët e fundit jam
marrë me aventurat e pasardhësve të tyre (minosasit, lapitët,
tesaliasit), të cilët në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të dytë para erës
sonë, shumë kohë përpara Homerit, lundronin me një anije me
pesëdhjetë rrema, krejt pa skllevër, përgjatë brigjeve perëndimore të
asaj që do të ishte në të ardhshmen Shqipëria mesjetare. Ata patën
marrëdhënie me banorët e brigjeve, qëndruan në Korfuz dhe
gabimisht, në vend që të shkonin në Tesalinë e tyre (Pellazgjiotida,
Pellazgjia), dolën në Egjipt (miti për argonautët).
Titulli i origjinalit: “Geroičeskie stranicy srednevekovoj
Albanii”.
Marrë nga: “Materialy XXVII mezhvuzovskoj nauçno-
metodičeskoj konferencii prepodavatelej i aspirantov”.
Vypusk 21 Balkanskie issledovanija. Čast’ I. Izd. Sankt-
Peterburgskogo Universiteta, 1999, f. 36–41.
Përkthyer nga origjinali dhe pajisur me shënime nga
Emil LAFE
Shënim i përkthyesit.
Në qershor të vitit 2000 mora pjesë në një konferencë shkencore të
organizuar nga Instituti i Gjuhësisë i Akademisë së Shkencave të Rusisë
(fililali i Sankt-Peterburgut) për nder të filologut të shquar klasik I. M.
Tronski. Pasi lexova kumtesën me temë “Rëndësia e gjuhëve klasike për
historinë e gjuhës shqipe”, një grua në moshë, por e mbajtur dhe energjike,
m’u afrua e më dha dorën jo thjesht për një përgëzim të rastit, por me një
shprehje të veçantë gëzimi që po takonte një studiues shqiptar. Menjëherë
më pyeti nëse e kisha njohur prof. Aleks Budën, dhe kur i tregova se e kisha
pasur profesor në Universitet e më tej kisha punuar në të njëjtin institut me
historianin e nderuar dhe dashamirin entuziast e të papërsëritshëm të
shkencëtarëve të rinj, u duk sikur edhe ne ishim njohur me njëri-tjetrin që
nga koha kur kishim njohur edhe A. Budën. Dhe kështu biseda jonë rrodhi
si ndërmjet miqsh të vjetër. Gruaja që më takoi, ishte N. A. Çistjakova,
autorja e shkrimit të mësipërm. Ndenjëm pranë në seancën tjetër të
24
Është fjala për librin “De obsidione Scodrensi”, përkthyer shqip nga Henrik Lacaj:
“Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë 1962, 112 f.
116 Çistjakova
konferencës dhe herë pas here duhej të përmbushja kureshtjen e saj për
shkencën shqiptare, veçanërisht për filologjinë klasike te ne, dhe për
gjendjen në Shqipëri në përgjithësi. Të nesërmen N. A. Çistjakova më solli
një broshurë, përmbledhje e kumtesave me tema ballkanologjike të
mbajtura në Konferencën XXVII shkencore të profesorëve dhe aspirantëve
të Universitetit të Sankt-Peterburgut dhe më tregoi kumtesën e saj “Faqe
heroike nga historia mesjetare e Shqipërisë”. Si filologe klasike shkroi
latinisht mbi titullin e kumtesës Ab auctore bono animo (Nga autorja me
gjithë zemër). Më tej vijoi të shprehej me entuziazëm për Skënderbeun, për
Marin Barletin … për Shqipërinë, që nuk e kishte parë ndonjëherë, por që e
përfytyronte nga ato që kishte përjetuar duke lexuar Barletin dhe historianë
të tjerë. Me një ton të vendosur, që shprehte një bindje të formuar me kohë,
më tha se ishte në anën e Shqiptarëve … (le të kujtojmë: ishte mesi i vitit
2000 me ngjarje të rëndësishme për historinë e Shqiptarëve dhe të
Ballkanit).
Nuk kisha pasur dijeni më parë për librin “Povest’ o
Skanderbege”(“Histori e Skënderbeut”) të botuar nga Akademia e
Shkencave e BRSS më 1957 me një tirazh prtej 6000 kopjesh. E gjeta në
bibliotekën e Akademisë së Shkencave dhe, duke e shfletuar me kureshtje,
më dukej se nëpër faqet e ngjeshura të tij bashkë me bëmat e Skënderbeut
dhe të luftëtarëve të tij lexoheshin përkushtimi shembullor dhe përpjekjet e
përgatitësve të librit për ta nxjerrë atë në dritë me cilësinë më të lartë që
kërkon autoriteti i një Akademie dhe vetë figura e kryetrimit shqiptar, fama
e të cilit kishte arritur aq larg. E kam ndier si peng që ta shpërblej në
njëfarë mënyre mundimin e profesoreshës N. A. Çistjakova dhe të
bashkëshortit të saj të ndjerë N. N. Rozov për përgatitjen e botimit të
“Historisë së Skënderbeut” duke ia bërë të njohur punën e tyre lexuesit
shqiptar me përkthimin dhe botimin e kësaj kumtese interesante në Vitin e
Skënderbeut 2018.
Natalija Aleksandrovna Çistjakova kishte lindur në Petrograd (siç
quhej atëherë Sankt-Peterburgu i sotshëm) më 3 maj 1920. Atje kreu
shkollën e mesme me diplomë të shkëlqyer. Më 1938 filloistudimet në
Universitet për filologji klasike dha arriti të kryente tre vjet dewri sa
shpërtehu lufta më 1941, kur u largua nga qyteti. U rikthye në Leningrad
më 1943, punoi si mësuese gjimnazi, përfundoi studimet universitare dhe
dha lëndën e letërsisë klasike në klasat e larta të shkollës së kuadrove
politikë të garnizonit të Leningradit. Ndoqi studimet pasuniversitare dhe më
1951 mbrojti disertacionin për gradën “Kandidat i shkencave” me temën
«“Argonautika” e Apolonit të Rodosit. Veçoritë ideore dhe artistike». Më
1974 fitoi gradën “Doktor i shkencave” me disertacionin “Poezia greke e
epigrameve e shek. VIII–III para erës së re. Sprovë analize e prejardhjes
dhe e etapave kryesore të zhvillimit të saj”; më pas fitoi edhe titullin
“Profesor”. Gjithë veprimtarinë e saj studimore e pedagogjike e zhvilloi në
Uniiversitetin Shtetëror të Sankt-Peterburgut (ish-Leningrad). Përveç dy
Jehona e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Rusi 117
disertacioneve ka botuar edhe disa monografi si dhe dhjetëra artikuj
studimorë për letërsinë klasike (kryesisht për letërsinë greke). N. A.
Çistjakova ishte një autoritet shkencor i mirënjohur në fushën e studimeve
për botën antike greko-romake e indoeuropiane edhe jashtë kufijve të
Rusisë. U nda nga jeta më 17.10.2008 në Sankt-Peterburg.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Zef (Giuseppe) Chiaramonte, studiues, albanolog.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Zef (Giuseppe ) CHIARAMONTE
GJUHËT AMTARE NË SHËRBESËN E SHENJTË:
RASTI I SHQIPES:
MESHARI I GJON BUZUKUT (1555)*
Status quæstionis
Vendosja e Turqve osmanë në Ballkan, që kishte filluar që nga
gjysma e dytë e shekullit XIV, mbartte me vete një tjetër ndarje fetare,
përveç asaj ndërmjet Konstantinopojës dhe Romës, që tashmë ishte bërë
tradicionale: pushteti i ri, hyqimeti, e favorizonte, kur nuk e impononte,
konvertimin e miletit të krishterë në Islam.
Ndërsa Grekët dhe Sllavët ortodoksë – hierarkitë kishtare të të cilëve
gjetën menjëherë një marrëveshje me Sulltanin – do të rezistojnë duke u
mbështetur në liturgjinë bizantine të kremtuar në gjuhët e tyre përkatëse,
Shqiptarët katolikë, të shtypur në shtëpinë e vet nga Turqit dhe të izoluar
nga Roma, do të mundohen në mënyra të ndryshme të bëjnë qëndresë,
duke kultivuar gjuhën e vet dhe duke bërë çmos për ta futur atë në
kontekstin liturgjik, pothuaj duke luajtur me hershim mbi “uniformitetin”
qe do të dalë nga Koncili i Trentos.
Gjon Bdek Buzuku
Vepra më e gjerë dhe më e plotë prej orvatjeve të sprovuara për të
futur gjuhën amtare në liturgjinë katolike është padyshim ajo e Gjon
Buzukut, Meshari i të cilit, në të vetmin ekzemplar1 që ka mbetur, e që
* Ligjëratë e mbajtur më 25 gusht 2015 në Prishtinë, gjatë Seminarit XXXIV
Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Teksti që po botohet këtu, i
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes 119
gjendet sot në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, u zbulua herën e parë
nga gjysma e shekullit XVIII dhe u rizbulua më 1909.
Nga kjo datë e fundit fillojnë edhe studimet mbi të, përveç dy
botimeve kritike nga Namik Resuli, 1958 dhe nga Eqrem Çabej, 1968.
Ky studim që po paraqesim, i mbështetur edhe në kërkime pranë
arkivave të Vatikanit, ka për qëllim të ndriçojë aspekte të Buzukut që
kanë të bëjnë me historinë e liturgjisë dhe me dokumente zyrtarë të
Koncilit të Trentos dhe të periudhës pasuese, aspekte që në përgjithësi
janë lënë pas dore nga studiuesit.
Shërbesa e shenjtë ose, me fjalë greke, liturgjia
Në lashtësinë greke ambasadorët quheshin liturgë dhe detyra e tyre
quhej liturgji: kemi të bëjmë me ushtrimin e një detyre përfaqësuese
publike, shtetërore dhe zyrtare, të kryer në emër të mbarë një bashkësie.
Në mënyrë analoge, në fushën e Krishterimit, lutjet publike të
zyrtarizuara, të caktuara për nga koha e nga rituali, do të quhen liturgji
dhe do të kryesohen nga një klerik, qoftë ipeshkëv, prift apo xhakon.
Ashtu si edhe te Hebraizmi, dhe më vonë tek Islami, lutjet publike të
krishtera ndahen sipas kohëve të kryerjes dhe me fjalë latine
gjithëpërfshirëse quhen edhe officia. Mbi të gjitha gëzon epërsi Mesha
ose Liturgjia Hyjnore, e cila zakonisht celebrohet paradite.
Lutjet personale, qofshin me fjalë apo në heshtje, bëhen gjithmonë
dhe vetvetiu në gjuhën amtare, sepse edhe mendimet themelore njeriu i
ka në gjuhën e vet.
Por në ç’marrëdhënie janë gjuhët amtare me liturgjinë, d.m.th. me
lutjen zyrtare publike?
Gjuhet amtare, deri para disa shekujsh – dhe diku diku edhe sot –
ishin vetëm gjuhë të folura dhe jo edhe të shkruara, prandaj quheshin
“vulgare”, popullore, si p.sh. arbërishtja për shumicën dërrmuese të
Arbëreshëve.
Jo vetëm në antikitet, pra, por edhe sot ndeshemi me qytetërime dhe
komunitete analfabete, ku shkrimi është diçka magjike, sakrale dhe
mbetet në domenin e pak personave, të cilët i përkasin një klase të
veçuar, të sofistikuar, priftërore, e cila, duke trajtuar sende sakrale, nxjerr
prej tyre një prestigj të madh mbi popullin dhe pothuaj edhe mbi klasën
sunduese.
pajisur me shënime e bibliografi, përmban disa përmirësime, shtesa dhe ndryshime në
krahasim me ligjëratën e Seminarit. 1Rreth një kopjeje tjetër në dorëshkrim për të cilën flet Kolë Keta, krh. Demiraj, 2007.
120 Chiaramonte
Kujtojmë këtu shkrimin e hieroglifeve, të shpikur në Egjiptin antik
nga klasa priftërore, dhe atë të gjuhës etruske, të përdorur deri vonë në
Romën antike nga priftërinjtë e aruspicina-s.
Në periudhën e mëvonshme, me monoteizmin, disa gjëra fillojnë të
ndryshojnë. Për shembull: komuniteti hebre i zhvendosur në Aleksandri,
liturgjinë e ruante në gjuhën e prejardhjes, ndërsa, në shekullin III para
Krishtit Bibla përkthehet në greqishten e kohës së Lekës së Madh, pra
helenishtja, sepse të rinjtë e komunitetit nuk e kuptonin më hebraishten.
Kemi të bëjmë me Biblën e të 70-ve, Septuaginta.
Në zanafillën e Krishterimit, liturgjia ndërtohej në gjuhët e
kuptueshme nga popujt që e përqafuan të parët Ungjillin. Ndonëse,
mandej, Shën Vasili i Madh (329–379) i këshillonte ipeshkvijtë që ta
çonin liturgjinë në gjuhët e popullit, megjithatë, me stabilizimin e
“pentarkisë” midis kishave-amë, ose pesë Patriarkateve (Roma,
Konstantinopoja, Antiokia, Aleksandria dhe Jerusalemi), edhe gjuhët
stabilizohen dhe formojnë një grupim i ashtuquajtur – pa u mbështetur te
asnjë ligj, por de facto – “gjuhë liturgjike”.
Në trevat e Siujdhesës së atëhershme Ilirike, gjuhët liturgjike
polarizohen rreth greqishtes dhe latinishtes, sipas frymës së Bizantit a të
Romës, ndërsa, me ardhjen e Sllavëve, ndeshim edhe një gjuhë tjetër, e
cila së shpejti ngrihet në rangun liturgjik.
Gjatë Mesjetës së hershme, kishat e zgjeruan aq shumë rolin e tyre
arsimor dhe kulturor, saqë kufijtë midis religjionit dhe kombësisë u
mjegulluan.
Konteksti
Na del, pra, se “gjuhët liturgjike” tani janë gjuhë të shkruara, të
përpunuara, të zyrtarizuara, të kristalizuara dhe të politizuara, derisa edhe
sakralizohen dhe bëjnë çmos t’i lënë jashtë tempullit gjuhët e tjera. Këto,
megjithatë, aty-këtu, ngrenë krye dhe, sidomos te trevat “kufitare”,
ndikojnë mbi aspektin baritor të religjionit, i cili e ka vështirë frytdhënien
pa përdorimin e mjetit gjuhësor amtar.
Prandaj, po qe se ende mendojmë se Kisha Katolike, duke ndjekur
deri në fund teorinë e gabuar të gjuhëve liturgjike, pati ndaluar njëherë e
përgjithmonë dhe kudo përdorimin e gjuhëve amtare përbrenda liturgjisë
së saj, së paku do ta gjejmë Mesharin tonë si vepër apokrife dhe Buzukun
si prift rebel kundër kishës së cilës i takont.2 Përkundrazi, nëse provojmë
2Në këtë hulli duket se është S. Riza kur e cilëson punën e Buzukut si “iniciativë
individuale heroike e madje objektivisht revolucionare” dhe shprehet kinse “Kuria e
Romës e pamundësoi popullarizimin e librit të Buzukut ndër masat e katolikëve
shqiptarë” Riza 2002, 53.
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes 121
të përdorim syze të reja për të kontekstualizuar veprën e Buzukut, do të
gjejmë në të aspekte ende të pazbuluara.
Duke marrë hua një shprehje e Umberto Eco-s, rreth rolit që luajnë në
letërsi disa vende a disa vepra, do të thoshim se Meshari i Buzukut
ngërthen në vetvete kapacitetin për të lindur lexime gjithnjë të reja, pa u
sosur e pa u tretur kurrë. Kështu që, duke u mbështetur te
dokumentacioni i Koncilit dhe te pas koncilit të Trentos, rileximi ynë
niset nga këto bindje personale:
- Buzuku, prift dhe jo ipeshkëv 3 , për nga mënyra e të
shkruarit, rrjedh e vjen nga pellgu verior i Shkodrës, me gjasa
nga Shestani;
- ai do të ketë ndjekur fatin e Arbërve të arratisur, duke
shkuar me ta në Friuli ose në toka të tjera të Republikës
Venedikase;
- prej aty ndoqi së afërmi punët e Koncilit;
- veprën e tij e ndërtoi sipas parimeve të Kishës Katolike
dhe të të njëjtit Koncil, asokohe ende në zhvillim e sipër,
- dhe e botoi në Venedik.
Meshari libër-mit
Pas mitit të krijuar rreth figurës së Skënderbeut në traditën shqiptare,
një tjetër mit e ka karakterizuar jetën intelektuale të Shqiptarëve andej e
këndej Adriatikut: kërkimi i një libri të shtypur, i pari i këtij lloji në
gjuhën shqipe deri më sot i njohur, për ekzistencën e të cilit bëhej fjalë në
një dokument epistolar të shekullit XVIII, të ruajtur në arkivin e
Seminarit Arbëresh të Palermos.
Dokumenti në fjalë, pa datë, 4 njofton për një vepër liturgjike në
gjuhen shqipe, të quajtur Meshar, të shkruar ndërmjet viteve 1554 e
1555, nga një prift katolik i ritit latino-roman (emri i të cilit bëhet i njohur
nga colophon-i), të shtypur në një vend të panjohur e për të cilën nuk
kishin mbetur kujtime në jetën e bashkësisë kishtare.
Siç dihet, të njëjtin fat pësoi edhe vepra e dytë të shtypur në gjuhën
shqipe, kësaj here fryt i një përpjekjeje të një arbëreshi nga Sicilia, që
kishte qenë një nga nxënësit e parë të Kolegjit Grek të Romës: Katekizmi
i Lekë Matrangës, Romë, 1591.5
3 Berisha 2014. Ne mendojmë se po të kishte qenë ipeshkëv do të kishte marrë pjesë në
Koncilin e Trentos. 4 Vitin e saktë të zbulimit, pra 1743, ka arritur ta rindërtojë Bardhyl Demiraj nëpërmjet
interpretimit filologjik-historik të tekstit. Krh. Demiraj 2005. 5 Kemi të bëjmë me një përkthim nga italishtja në gjuhën arbëreshe (E mbsuame e
krështerë) të Dottrina
Christiana të jezuitit spanjoll Ledesma. Krh.Mandalà 2004.
122 Chiaramonte
Gjithashtu, edhe kjo vepër ra në humnerën e harresës dhe u rizbulua
vetëm në fillim të shekullit XX nga Marco La Piana më 1912.
Situata tragjike e katolikëve në trevat shqiptare
Autorët e veprave të sipërpërmendura, megjithëse bëjnë pjesë në të
njëjtin areal gjuhësor, u referohen dy traditave kishtare të ndryshme, që të
dyja të pranishme ndër shqiptarë, prejardhja e të cilave rrjedh nga ndarja
e Perandorisë Romake, nga “vija e Teodosit”, e cila administrativisht e
ndante në mes territorin e tyre.
Shqiptarët, si trashëgimtarët e predikimit apostolik të Shën Palit
drejtuar Ilirëve, do t’i nënshtrohen një inkulturimi të dyfishtë të
Krishterimit: lindor në gjuhën greke dhe perëndimor në gjuhën latine. Jo
gjithmonë me një vijueshmëri kronologjike, por patjetër nën të njëjtin
juridiksion administrativ të Papës së Romës, nëpërmjet Vikarit Papnor në
Selanik, së paku deri më 732.
Pas kësaj date, Iliriku – ashtu sikundër dhe Sicilia dhe Kalabria, si
krahina të së njëjtës Perandori me traditë kishtare bizantine, por me
vartësi nga Roma – u detyrua me forcë nga perandori Leoni III Izauriku,
të lidhej me Konstantinopojën. Perandori e bëri këtë për ta goditur Papën,
i cili kishte marrë pjesë me ikonofilët në krizën ikonoklaste.
Prandaj, në këtë trevë do të mbizotërojë tradita lindore bizantine, e
trashëguar deri më sot edhe nga Arbëreshët në Itali, por tradita
perëndimore romano-latine mbijetoi gjithnjë, sidomos në të
ashtuquajturin “trekëndësh katolik shqiptar”: Shkodër, Drisht, Danjë,
Shas, Ulqin, Tivar e në manastiret benediktine e dominikane.
Pushtimi osman, i filluar në pjesën e fundit të shekullit XIV dhe i
përfunduar më 1912, do të ndryshojë tërësisht asetet fetare dhe shoqërore
të mëparshme. Katolikët shqiptarë që, së bashku me shqiptarët ortodoksë
(bizantinë) për një kohë të gjatë kishin pësuar shtypjen e perandorive
bullgare dhe serbe dhe të kishave të tyre përkatëse,– siç e vë në pah Iljaz
Rexha (2005) në veprën e tij mbi onomastikën e Dardanisë,– tani mbetën
krejtësisht të izoluar nga Roma, të shkëputur nga trungu i katolicizmit, të
vështruar me sy të keq nga Sulltani e nga hierarkitë ortodokse greke dhe
sllave, të cilat, falë tij, kishin gjetur një status të ri privilegjesh dhe
epërsie.
E megjithatë, shpirti shqiptar mbeti gjithnjë i orientuar kah
Perëndimi, si thekson shumë herë edhe Fan Noli.6
6“Në sh. XV Shqipëria ishte me shumicë katolike romane me 18 seli ipeshkvnore. Feja
[katolike] ka
shërbyer po ashtu si një lidhje me Perëndimi”.Noli, cit. nga Berisha 2014, fq.73.
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes 123
Aspiratat politike dhe kulturore ndaj Perëndimit, e gjegjësisht ato
konfesionale ndaj Romës, nuk munguan asnjëherë, sikur edhe dëshmojnë
historia personale dhe familjare e heroit kombëtar Skënderbeut, vendosja
e parisë shqiptare nëpër oborret e fisnikëve italianë, prania e një Shkolle
të Shqiptarëve në Venedik, aktiviteti i humanistëve dhe artistëve
shqiptarë në Italinë Veriore, si edhe diaspora e shkodranëve në Friuli
(Kamsi, 2005) dhe e Arbëreshëve7 në pjesën jugore të Italisë e deri në
Sicili.
Pasi refugjatët shqiptarë që u vendosën në veriun e Italisë, u
asimiluan, vetëm Arbëreshët do të vazhdojnë deri më sot të mbijetojnë,
duke u mbështetur te tradita kishtare bizantine dhe te ruajtja e gjuhës dhe
e folklorit të zanafillës.
Megjithatë, u desh që këto zakone të bëjnënjë qëndresë të fortë pas
Koncilit të Trentos, kundrejt mentalitetit kundërshtor të pushtetit feudal
dhe të ipeshkvijve latinë, prej të cilëve vareshin kolonitë arbëreshe,
vetëmevetëm sepse në to flitej një gjuhë tjetër dhe meshohej në gjuhën
greke (Peri 1975).
Buzuku në Indeks?
Si shkak i ndërprerjes së përdorimit të Mesharit është fajësuar prej
shumëkujt dhe për një kohë të gjatë – së fundmi edhe nga studiuesi i
shquar Robert Elsie (2006) – veprimi bllokues i Kishës Katolike kundrejt
përkthimit të Biblës dhe përdorimit të gjuhëve amtare në liturgji. Veprim
ky i intensifikuar pas Koncilit të Trentos nëpërmjet botimeve të
ripërsëritura të Index librorum prohibitorum, pra, Indeksi i librave të
ndaluar, dhe të 10 Rregullave.
Në të vërtetë, e vetmja kopje e ruajtur e Mesharit i ka të gjitha
karakteristikat që të mund mendojmë se Buzuku pati hyrë në procesin
paraprak të Indeksit në Romë. Siç dihet, kopjes i mungojnë ballina dhe
disa faqe nga mesi i librit: këto janë elementet indiciale që tregojnë se
Meshari do t’i jetë nënshtruar procesit fillestar të komisionit përkatës të
krijuar gjatë Koncilit.
7 Emërtim i vjetër i Shqiptarëve, i ruajtur më vonë, duke filluar nga shekulli XV, nga
pjesa e tyre që deri nëditët e sotme jetojnë në Itali. Nga pikëpamja kishtare Arbëreshët
janë dëshmia e vijës “romane” antike të ortodoksëve (bizantinëve) shqiptarë, kundrejt
atyre të “vijës konstantinopolitane” dhe, më vonë, “moskovite”. Vija romane haset edhe
sot në disa vise të Myzeqesë. Po rikujtojmë, me këtë rast, edhe faktin se vetë Theofan
Stiljan Noli, qysh në fillim të ndërtimit të Kishës Shqiptare – sot Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë – mendonte seriozisht ta rregullonte atë sipas modelit të Kishës
Arbëreshe, d.m.th.
ai ëndërronte një kishë lindore shqiptare të lidhur me Romën, siç ishte para vitit 732, pra
jo uniate. Kjo problematikë shqyrtohet në numrat e parë të revistës Ngjallja, organi
zyrtar i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
124 Chiaramonte
Komisioni, i krijuar për të shqyrtuar të gjitha veprat të botuara që nga
Gutenbergu e deri tek ditët e Koncilit ende në zhvillim e sipër, duke
vepruar me ngut për të dorëzuar punën para mbylljes së vetë Koncilit, u
jepte në dorë “lektorëve” të besuar, njohës së gjuhëve të ndryshme, vetëm
ballinën dhe disa faqe të veprës objekt ndëshkimi, të hequra me rast e pa
rast nga çdo vepër. Në qoftë se lektori, duke u betuar, dhe me anë të një
shënimi përmbledhës, nuk e konsideronte të rrezikshme veprën, ajo nuk
kalonte në fazën e dytë ndëshkimore dhe nuk radhitej në Indeks.
Duke u nisur nga mendimi se dosja e hapur duhej të kishte mbetur ne
arkiv, ku përveç shënimit të lektorit do të ishte ruajtur edhe materiali
objekt ndëshkimi - në rastin tonë ballina dhe faqet që i mungojnë
Mesharit - megjithatë, me gjithë hulumtimet e bëra, nuk kemi gjetur
gjurmë të kësaj dosjeje.
Na duhet pra të pajtohemi me faktin që ajo do të ketë mbetur, dhe
pastaj u dogj, në Francë, ku gjithë arkivi i Sant’Ufficio-s dhe arkivat e
tjerë të Vatikanit u zhvendosën nën perandorinë e Napoleon Bonapartit.
Mbas rënies së tij, arkivat u kthyen në Romë, përveç materialit të
konsideruar pa interes, i cili u asgjësua në vend.
Mbetet për t’u hulumtuar arkivi i Indeksit të Venedikut, ku ka gjasa të
bazuara që të jetë botuar vepra. Po qe se edhe atje Meshari iu nënshtrua
ndëshkimeve paraprake, dosja përkatëse mund të jetë ruajtur dhe mund të
na japë ndonjë surprizë!
Ndërkaq, aksioma e ndalimit të veprës buzukjane me anë të Indeksit
nuk vërtetohet. Në përgjithësi, ngase veprat e futura në Indeks ishin
vetëm ato që konsideroheshin kundërshtare ndaj doktrinës dhe moralit
katolik. Por as në veçanti kjo aksiomë nuk vërtetohet. Ajo është vënë
qëmoti në dyshim nga Çabej (1968) dhe nga Kamsi (1995), pikërisht për
sa i përket veprës së Buzukut.
Kjo aksiomë, në fakt, nuk vërtetohet as nga botimi i parë i Indeksit
(1559)8, botim që sot çdokush mundet ta konsultojë lehtësisht në internet
8 Botimit të parë të Indeksit i parapriu hartimi i një liste të publikimeve të ndaluara, e
renditur në mënyrë alfabetike për mbiemër dhe emër të autorit. Ajo është fryt i një pune
të përfunduar gjatë koncilit nga njëkomision i themeluar ad hoc. Autorët “për
shumëllojshmërinë dhe numrin e madh të librave, [Koncili]nuk mund t’i gjykojë një nga
një, ndërkaq, urdhëron që krejt materiali i përgatitur t’i prezantohet Atit të Shenjtë, me
qëllim që të përfundohet dhe publikohet sipas gjykimit të tij”, krh.Conciliorum
Oecumenicorum decreta, SessioXXV, 1563, fq. 797 (përkthimi ynë). Lista, në
dorëshkrim, gjendet në Arkivin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë (A.K.D.F. –
INDEXLIBR. XVI, 1, viti 1595). Aty nuk rezulton i përfshirë emri i Buzukut. Duhet
vënë në dukje se, edhe pse gëzonte imprimatur, pra të drejtën e publikimit, kjo listë e
tillë nuk qe publikuar, por, e plotësuar me tituj veprash të tjera, mbeti në bazë të botimit
të parë të Indeksit.
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes 125
në zërin Index librorum prohibitorum. Në të nuk rezulton e rreshtuar
vepra e Buzukut.
Për më shumë, vepra monumentale në 11 vëllime e Jezùs Martinez
De Butanda (1984–2002) Index des livres interdits, 9 na jep fjalën
përfundimtare: Buzuku nuk hyri kurrë në Indeksin e librave të ndaluar, as
nga Inkuizicioni i Sorbonës, as nga ai i Venedikut, as nga ai i Maltës dhe
as nga ai i Romës.
Në fakt, nëse e pranojmë që Reforma Protestante i ka inkurajuar
përkthimet e Biblës dhe të liturgjisë në gjuhët amtare, jo gjithmonë është
e vërtetë që Kisha Katolike dhe Reforma e saj t’i kenë ndaluar me akte
formale dhe me futjen e tyre në Indeks. Duket, përkundrazi, që për
krahinat “kufitare”, edhe pas Koncilit të Trentos, Kisha Katolike t’i ketë
pranuar dhe këshilluar për arsye pastorale, baritore.
Arsyet e rënies në mospërdorim të Mesharit, nëse Osmanët do ta
kenë lejuar qarkullimin e tij të lirë në territoret shqiptare të pushtuara, do
t’i kërkojmë, ndërkaq, duke parashtruar një ekskurs historiko-liturgjik
dhe, mbi të gjitha, duke u hedhur një shikim sa më të thellë dokumenteve
zyrtare lidhur me Koncili e Trentos, sidomos tek ato pjesë që lidhen
drejtpërsëdrejti me problemin e përdorimit të gjuhëve amtare në
Shërbesën e shenjtë.
Pal Sqirò-i (1866–1941): zbuluesi dhe studiuesi i parë i Buzukut
Si dihet, merita e rizbulimit të këtij inkunabulum-i të letërsisë
shqiptare i detyrohet Mons. Pal Sqirò-it, ipeshkvit të Arbëreshëve të
Sicilisë, një arbëresh që nga kjo vepër e rigjetur mori frymëzimin për ta
futur arbërishten në praktikën liturgjike të Kishës Arbëreshe në Itali më
parë se kjo të ndodhte në Kishën Ortodokse në Shqipëri.
Lajmi i rizbulimit u dha nga Faik Konica në revistën “Dielli” të
Bostonit të datës 18 mars 1910, i ndjekur nga lajmi se i njëjti Monsinjor
po përvishej për të përgatitur ribotimin e shoqëruar nga një studim i tij.
Studimet e para mbi veprën e Buzukut, megjithatë, janë botuar nga
Justin Rrota në vitin 1930. Rrota pothuajse e fajëson Sqirò-in që nuk e ka
mbajtur besën e fjalës së dhënë rreth ribotimit të veprës buzukjane.
Kështu që nuk na duket pavend për të pyetur veten: pse vallë Pal
Sqirò-i nuk e ribotoi Buzukun dhe as e botoi studimin e tij të
paralajmëruar rreth kësaj vepre, i cili mbetet deri më tani dorëshkrim
pranë trashëgimtarëve të tij?10
9 Vëllimi i 11-të (vitet 1600–1996) mund të konsultohet në internet.
10 Mbetet i botuar vetëm transkribimi fonetik i Mesharit nga Pal Sqirò-i, me shënime
gramatikore, në:
Petrotta-Schirò 1932–33.
126 Chiaramonte
Përgjigjja qëndron në ndodhitë e rrëmujshme që karakterizuan jetën e
tij në dhjetëvjeçarin e mëpasshëm të zbulimit të Buzukut, të cilat i japim
në shënim11.
Vepra e zbuluar: “Meshar” ?
Vepra që Mons. Sqirò-i zbuloi ndër vëllimet e pakataloguara të
Bibliotekës Apostolike Vatikane, kishte tashmë një titull: Meshar.
Meshar e quajti Mons. Kazazi, arqipeshkvi i Shkupit, kur për këtë e
njoftonte Atë Gjergj Guxetën (1682–1756), dhe Meshar vazhduan ta
quanin si Guxeta ashtu dhe pasardhësit e tij në rektoratin e Seminarit
11
Papasi arbëresh Paolo Schirò, pasi ushtroi me nder detyrën e profesorit të greqishtes së
vjetër në Seminarin e Bitonto-s (Bari), në vitin 1904 emërohet Ipeshkëv Shugurues për
Arbëreshët e Sicilisë. Kthehet në Sicili, ku kryen edhe detyrën e rektorit të Seminarit
Arbëresh të Palermos, nxënës i të cilit kishte qenë vetë në rini, së bashku me poetin Zef
Skiro senior, që të dy të ushqyer me veprat albanologjike të bashkëvendësit Dhimitër
Kamarda. Në Palermo, sipas një tradite të konsoliduar, kryen edhe detyrën e famullitarit
të kishës së Shën Kollit të ngjitur me Seminarin. Kjo kishë, e themeluar më parë nga
grekët autoktonë, u ishte ofruar Arbëreshëve të ardhur nga Korona e Moresë, tani të
vendosur në qytetin e Palermos, duke marrë parasysh koincidencën e traditës kishtare e
të gjuhës liturgjike të të dy bashkësive: ajo greke dhe ajo arbëreshe. I zellshëm ndaj
gjuhës amtare, deri tek hapja në selinë e Seminarit e një shtypshkronje për të shtypur në
gjuhën shqipe, duket të ketë lënë pakëz nën hije administrimin ordinar të Institutit edhe
atë të shkollimit ndaj studentëve. Rreth këtyre mungesave të Sqiroit, regjistrohet në fakt
një ankesë nga ana e një grupi papasësh të bashkësisë arbëreshe të Sicilisë që i bëjnë
apel Benediktit XV. Mbi arsyet e kësaj ankese mund të ushqejmë më shumë se një
dyshim, se Sqiroi, përveç që merrej me gjërat sakrale e me kultivimin e studimeve
albanologjike, ngarkohej edhe me probleme sociale dhe politike. Në një epokë ku
katolikët italianë ishin akoma të obliguar të qëndronin jashtë sferës politike për shkak të
“çështjes romane”, Pal Sqiroi na del si bashkëthemelues i Partisë Popullore të don
Sturzo-s dhe merrej me çështjet e kontratave agrare, duke i bërë ato më të drejta
nëpërmjet marrëveshjeve me pronarët e latifondeve. Kjo lëvizje, e quajtur edhe
“Kooperativat e bardha”, vinte në krizë rrënjësisht sistemin e “gabeloteve”, në fuqi në
Sicili edhe pas bashkimit kombëtar. Rezultatet e reformës që vinte pas konfiskimit të
“dorës së vdekur kishtare” (1886), kishin falimentuar në dëm të fshatarësisë. Pa dyshim
që vepra shumëformëshe e Sqiroit në fushën e traditës së krishterë dhe arbëreshe të
lirive personale, nuk mund të mos shkaktonte konflikt, si një konkurruese e rrezikshme,
kundrejt predikimit social-komunist të personifikuar në Sicili nga Nicola Barbato, një
tjetër arbëresh. Nga ana tjetër, një rol të rëndësishëm kundër Sqiroit luante Masoneria,
në të cilën merrnin pjesë edhe disa eksponentë të shoqërisë arbëreshe të kohës, që më
vonë kaluan në fashizëm. Atyre u atribuohet kryerja e një atentati, edhe pse i kufizuar në
plagosjen e ipeshkvit. Në vitin 1919 ai u largua nga detyra e rektorit e për ushtrimin e
detyrës së ipeshkvit, u tërhoq në Piana degli Albanesi, ku, i ngushëlluar nga vëllimet e
bibliotekës së pasur private, përfundoi një përkthim të çmueshëm të Liturgjisë Hyjnore
të Shën Jan Gojartit dhe dha një kontribut të çmuar në pasurimin e traditave
paraliturgjike arbërisht. Mbajti edhe një korrespondencë të rregullt me albanologët e
kohës, si Çabej, dhe vazhdoi të punonte mbi Buzukun deri në prag të vdekjes.
Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes 127
Arbëresh të Palermos, përveç Ketës, i cili e quan Ritual nga një burim
tjetër dorëshkrim (Demiraj 2007).
Duke ndjekur këtë udhëzim, të gjithë e kanë quajtur Meshar, duke u
mbështetur, ndoshta, tek terminologjia që u bë e zakonshme më vonë pas
botimit të Mesharit Roman të botuar më 1570 nga Papa Piu V. Ky
meshar, që përfshinte dhe sistemonte disa libra liturgjikë të përparshëm,
ishte bërë tashmë meshari zyrtar – në gjuhën latine – për ritin roman,
d.m.th. për pjesën dërrmuese të katolikëve.
Terminologjia
Kushtëzohemi të nënvizojmë këtu mjegullimin terminologjik në
emërtimin e veprës së Buzukut përballë terminologjisë së përdorur në
vëllimin e botuar më 2003, nën përkujdesjen e UNESCO-s mbi Kodikët e
Shqipërisë.
Këtu përdoret dy herë i njëjti term “meshar”, por për të treguar gjëra
tepër të ndryshme nga vepra e Buzukut. Te botimi i UNESCO-s, termi
“meshar” është përdorur për emërtimin e kodikut 70 të Beratit12 si edhe të
kodikut 80 të Gjirokastrës.13 Ata rezultojnë me këto përmbajtje: i pari, me
tekstet e Liturgjisë Hyjnore të Shën Gjon Gojartit dhe të Liturgjisë së të
Parashenjtëruarëve, kurse i dyti, me Liturgjinë Hyjnore të Shën Vasilit të
Madh.
Tekstet që përmban vepra e Buzukut, në të kundërtën, janë të
shumta.14
Ndërsa kodikët e lartpërmendur përmbajnë vetëm lëndën e
palëvizshme të liturgjive përkatëse, te vepra e Buzukut mungojnë
pikërisht ordo missae, pjesa e palëvizshme e Meshës, si edhe canon-i dhe
prefatio. Kurse gjejmë sequentia-t pothuajse të plota me pjesët
neotestamentare: epistula dhe ungjilli, dhe, gjatë kreshmëve,
postcommunio dhe oratio super populum.
E gjithë kjo, referuar meshëve të të dielave dhe të festave të vitit
liturgjik të ritit latino-roman, duke u kushtuar vëmendje të veçantë
meshëve përkujtimore të shenjtërve të urdhrit françeskan dhe të
shenjtërve më popullorë të botës shqiptare.
12
Krh. Kodikët e Shqipërisë 2003, fq.155. 13
Ibidem., fq. 163. 14
Ufici i Vogël i Shën Marisë Virgjër, shtatë Psalmet pendestare, Litanitë e shenjtërve,
disa pjesë të Ritualit (Pagëzimi dhe Martesa), Urdhërimet, pjesë të Katekizmit, fjali dhe
tekste të bashkërenditura nga vetë Autori, me një vlerë të madhe demo-etno-
antropologjike, dhe, mbi të gjitha, Meshari i mirëfilltë, ndonëse jo i plotë. Për më
shumë, krh. Sorci 2011.
128 Chiaramonte
Të përdorësh, pra, të njëjtën fjalë për të treguar vepra kaq të largëta
ndërmjet tyre, të çon jashtë rruge, ngase për të dy kodikët e cituar– që i
përkasin traditës bizantine – nuk gjendemi në praninë e një meshari.
Më e pëlqyeshme, ndërkaq, do të ishte që të emërtoheshin kodikët me
emrin e përmbajtjes së tyre efektive, sikur është traditë pranë
Arbëreshëve dhe pranë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe
të ruhet termi “meshar” për comes-in e Buzukut. Por kjo thjesht vetëm
pse tashmë ka hyrë në përdorim, ani se nuk kemi të bëjmë, siç e dimë, me
një meshar në atë kuptim që i jepet kësaj fjale, sidomos që nga aplikimi i
Koncilit të Trentos e këndej.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Ahmed Tamimdari, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ahmed TAMIMDARI
PERIUDHAT E LETËRSISË PERSIANE
Pa dyshim që letërsia persiane gjatë rrjedhës së historisë, që nga
lindja e saj e deri më sot, duke kaluar nëpër etapa dhe periudha të
ndryshme politiko-shoqërore ka paraqitur forma të ndryshme të
identitetit të saj. Këto periudha kohore, në historinë e letërsisë persiane,
quhen “periudha letrare”. Gjatë këtyre periudhave letrare bien në sy
qëndrimet e dinastive të ndryshme sunduese ndaj letërsisë si edhe
krijimtaria e letrarëve nën ndikimin e këtyre dinastive. Letërsia persiane
ndahet në pesë periudha, por, për herë të parë Muhamed Taki Bahar,
prozën iraniane e ka klasifikuar në katër periudha: periudha e parë
përkon me fillimin e dinastisë Samanite, pra duke filluar nga gjysma e
parë e shekullit 4/10 deri në fund të shekullit 5/11. Periudha e dytë nga
fillimi i shek. 6/12 deri në fillim të shek. 8/14. Periudha e tretë nga shek.
8/14 deri në shek. 13/19. Periudha e katërt është periudha e kthimit letrar
e cila ka filluar në gjysmën e dytë të shek. 12/18 deri në mesin e shek.
14/201. Nëse këtyre katër periudhave ia shtojmë edhe periudhën moderne
të letërsisë, atëherë letërsia persiane, duke filluar nga lindja e deri në
ditët e sotme, mund të ndahet në pesë periudha kohore.
1. Periudha e parë: Nga fillimi i poezisë persiane deri në fund të
shek. 5/11 dhe në fillim të shek. 6/12.
Kjo periudhë në rrafshin politik fillon me ardhjen në pushtet të
dinastisë së Samanitëve në Horosan të Iranit dhe mbaron me pushtimin e
Bagdadit nga ana e Selçukëve. Por para kësaj periudhe jetuan edhe
1 Bahar, SebkShenasi, vëll. 1, fq. 9 – 983.
132 Tamimdari
poetët e parë persianë që krijuan në gjuhën amtare. Sot shtrohet pyetja:
kush ishte poeti i parë persian që krijoi në gjuhën persiane? Dr.
Zebiullah Safa në veprën e tij Historia e letërsisë në Iran ka cituar disa
përmbledhje transmetimesh, ku është edhe autori i veprës Tarihi
Sistan.Ai thotë në të se Muhamed Bin Vasif, sekretari i Ja’kub Lejth
Safariut, ka qenë poeti i parë iranian që ka krijuar në gjuhën amtare. Ai
citon shprehjen: “Pastaj Muhamed Bin Vasif krijoi poezi në gjuhën
persiane dhe mbahet poeti i parë i persianëve (axhemëve)”2. Gjithashtu
në librin Tarihi Sistan thuhet se Muhamed Bin Vasif bashkë me Ja’kubin
në vitin 251/865 ka marrë pjesë në luftërat me të huajt. Ndërsa Muhamed
Avfi në veprën e tij Lebabul Elbab, të cilën e shkroi në vitin 625/1227,
thotë se poeti i parë persian ka qenë Behram Gur3. Edhe Shems Kejs
Raziu në librin El Muaxhem, Behram Gurin e paraqet si poetin e parë
iranian që ka krijuar në gjuhën persiane4. Diku, në një vend tjetër ai
shkruan: “Disa thonë se poeti i parë persian ka qenë Ebu Hafs Hakim
Bin Ehvas Sagdi”5. Alauddin Dede thotë se poeti i parë iranian ka qenë
Ebu Abbas Marvazi 6 . Po ashtu Devlet Shah Semarkandi në veprën
Tezkiretu –sh Shuara shkruan se poeti i parë persian ka qenë Behram
Guri7. Ndërsa Riza Kali Han Hedajet në librin Mexhmeal Fuseha, poetët
e parë iranianë, të erës paraislame, paraqet Hushengunin, mbretin e
vjetër iranian dhe Behram Gurin, ndërsa për periudhën pasislame,
përmend emrin e Ebu Abbas Marvazi, për të cilin thotë se në vitin
173/789 i ka thurur një poezi Me’munit, mbretit Abasit8. Përveç këtyre
poetëve edhe poetët si Hanzelei Badgejsi, Mahmud Verrak Herevi, Firuz
Mashriki dhe Ebu Selik Gorgani quhen si poetët e parë iranianë që
krijuan në gjuhën e tyre amtare. Por prof. Safa, dëshminë e veprës Tarihi
Sistan e konsideron si të vërtetë si edhe transmetimet e tjera. Sipas tij,
kjo e vërtetë është hipotetike dhe si poetin e parë iranian ai quan
Muhammed Bin Vasifin 9 . Kështu që, megjithëse ekzistojnë
mosmarrëveshje rreth fillimit të poezisë persiane, nuk duhet harruar se
poezia e periudhës së parë kulmin e saj e arriti në Horosan. Në fillim të
kësaj periudhe, në gjysmën e dytë të shek. 3/9 dhe në fillim të shek. 4/10
jetoi poeti i madh iranian i quajtur Rudeki Semarkandi (v. 325/936). Ajo
që ka rëndësi letrare në këtë periudhë është numri i madh i poetëve.
2 Safa, Tarihi Edebijat der Iran, vëll. 1, fq. 166. 3 Avfi, Lebabul Elbab, fq. 19. 4 Shems Kejs, El Muaxhem, fq. 19. 5 Ibid, fq. 191. 6 Safa, vep. e cit., vëll 1, fq. 183. 7 Ibid. 8 Hedajet, Mexhmeal Fuseha, vëll. 1, parathënia. 9 Safa, Ibid, vëll. 1, fq. 179.
Periudhat e letërsisë persiane 133
Ndoshta arsyeja ka qenë përkrahja e madhe e oborrtarëve ndaj poezisë
dhe poetëve. Mbretërit në atë kohë poetët i shpërblenin me dhurata dhe
shpërblime të shtrenjta për të cilat është folur edhe në kronologjitë
letrare10. Dinastia Samanite në krahasim me dinastitë e tjera politike ka
treguar interesimin dhe përkrahjen më të madhe për poetët dhe poezinë
persiane. Sundimtarët e kësaj dinastie e konsideronin veten me
prejardhje iraniane dhe i kushtonin kujdes zhvillimit të letërsisë dhe të
kulturës iraniane. Në këtë mes, ata urdhëronin që tregimet epike të Iranit,
komentimet dhe librat historike nga gjuha arabe të përktheheshin në
gjuhën persiane dhe princërit si Naser Bin Ahmed dhe Nuh Bin Mensur
ishin vëzhguesit kryesorë të këtyre përkthimeve. Ministrat e kësaj
dinastie ishin dijetarë që zotëronin dijet e kohës, si p.sh. familja Bel’ami
ku të gjithë ishin të shkolluar dhe dashamirës të letërsisë. Në këtë
periudhë përveç Rudekiut jetuan edhe poetët tjerë si Shehid Belhi dhe
Dakiki. Por, përveç krahinës së Buharas, edhe krahinat si Sistani,
Gaznejni, Gorgni, Nishaburi, Reji dhe Semarkandi konsideroheshin
qendra të poezisë persiane dhe kjo dëshmohet me faktin se shtrirja e
letërsisë në krahinat lindore dhe në Horosan krahasuar me krahinat e
tjera ishte më e madhe. Gjithashtu në pallatin e dinastisë Ale Zijar ishin
poetët si Mahlidi Gorgani, Dejlimi Kazvini dhe Hosrevi Serhasi. Nga
sundimtarët më të njohur të kësaj dinastie ishte Shemsul Ali Kabus Bin
Veshmgir, për të cilin thuhet se ka krijuar në gjuhën persiane dhe sipas
librit Kabusname ka pasur informacione rreth kritikës së parë letrare11.
Në rajonet qendrore, në të cilën sundonte dinastia Ale Bujea, jetuan një
numër i vogël i poetëve si Bahtijari Ahvazi, Manteki Razi, Bediuzzaman
Hamedani dhe Bendar Razi. Në shek. 4/10 përveç poetëve oborrtarë
jetuan edhe poetë të cilët nuk ishin të varur ose nuk përkraheshin nga
ndonjë dinasti e caktuar. Ndër ta mund të përmendim: Ebu Nasr Farabi,
Ebu Abdullah Hafif Shirazi (v. 371/981), Ebu Said Ebil Hajr, Ebul
Kasem Besher Jasin, Baba Tahir Hamedani (v. 410/1019) etj..
Kjo tregon gjithashtu se në shek. 4/10 dalëngadalë filluan të shfaqen
poetët mistikë, të cilët botëkuptimet e tyre mistike dhe letrare i shprehnin
në formën e rubaive12 (katrenave). Por format më të përdorura të poezisë
në këtë periudhë ishin Kasidja dhe Mesnevia. Letërsia epike e shek. 4/10
kulimin e saj e arriti me poetin erudit Ferdusin.
Me ardhjen në pushtet të dinastisë Gaznevite e cila zëvendësoi
dinastinë Sasanite, letërsia persiane pati një zgjerim të veçantë në lindje
dhe në Horosan. Një pjesë e mirë e pasurisë së pafundme, që sundimtarët
10 Nizami Aruzi, Çehar Makale, fq. 52. 11 Kejkavus bin Iskender, Kabusaname, fq. 189. 12 Për gjinitë dhe llojet letrare persiane do të flitet më gjerësisht në kreun e pestë.
(shën. i perkth.).
134 Tamimdari
Gaznevitë kishin sjellë nga India, një pjesë e mirë e saj iu dhurua
poetëve dhe letrarëve të asaj kohe. Gjithashtu në shek. 5/11 fenomeni i
lavdërimit të sundimtarëve në poezinë persiane pati një zgjerim të
dukshëm. Nuk duhet harruar se megjithëse Gaznevitët treguan interesim
tepër të madh për zgjerimin e poezisë persiane, ishin Samanitët ishin ata
që në shek. 4/10 vënë themelet e letërsisë persiane, andaj dhe interesimi i
madh i Samanitëve u bë shkak që poezia persiane të zgjerohet dhe të
zhvillohet edhe më shumë gjatë shek. 5/11, në kohën kur sundonin
Gaznevitët13.
Gazenvitët me pushtimin e krahinave perëndimore të Indisë dhe me
krijimin e lidhjeve me ato krahina, arritën që letërsinë persiane ta fusin
në një rajon krejtësisht të ri; ajo më vonë mori emrin “letërsia e rajonit
indian dhe gjysmë kontinental”. Në këtë rajon krijoi poeti Mes’ud Sa’ad;
ai i thuri lëvdata Lahorit dhe Indisë. Poetët më të njohur që jetuan në
shek. 5/11 janë: Behrami Serhasi, Zejnebi Alevi, Asxhedi, Gazajeri,
Lebibi, Monxhik Tirmidhi, Esedi, Unsuri, Ferdusi, Menuçehri, Ebul
Ferexh Rovni, Mes’ud Sa’ad, Ebu Hanife Eskani, Ujuki, etj..
Karakteristikë e përgjithshme e këtyre poetëve është krahasimi, figurë e
përdorur në poezi si dhe qëndrimet e tyre konkrete për fenomenet e
ndryshme.
Në po këtë shekull u rrit interesimi i sundimtarëve të Azerbajxhanit,
Eranit dhe Shervanit për letërsinë persiane; gjuha dhe letërsia persiane
gradualisht filloi të zgjerohej edhe në rajonet veriperëndimore dhe në
Azerbajxhan. Letërsia persiane në këtë krahinë erdhi nga Gilani dhe
Dilemi dhe një shekull më pas kjo krahinë u shndërrua në një ndër
krahinat më aktive në zgjerimin dhe shtrirjen e letërsisë persiane. Në
shek. 5/11 në këtë krahinë jetuan poetët: Ebu Nasr Ali Bin Ahmed Bin
Mensur esesi, Katran Tebrizi dhe Dibaxhi Semerkandi14.
Në vitin 429/1037 Iranin e pushtuan disa familje me prejardhje
turke që më pas krijuan dinastinë e quajtur Selçuk. Togrol Selçuki, pasi
korri fitore përballë Mes’ud Gazneviut, sundimin e tij e shtriu në
krahinat e Horosanit dhe në kështu veten e paraqiti sundimtar të pavarur.
Selçukët, pasi u ndikuan shumë nga Gaznevitët, treguan përkrahje të
jashtëzakonshme për poetët dhe shkrimtarët, madje mbrojtjen e
civilizimit dhe letërsinë persiane e vendosën si objekt parësor të sundimit
të tyre 15 . Edhe ministrat e kësaj dinastie ashtu sikurse ministrat e
dinastive të kaluara ishin të shkolluar dhe me kulturë të gjerë; mund ta
përmendim njërin prej tyre Nizamul Mulkin. Nga viti 429/1037 e deri në
vitin 498/1104 sunduan sundimtarët si Togroli, Alparslani, Melikshahu
13 Nefisi, Tarihi Nazm ve Nasr der Iran, vëll. 1, fq. 32. 14 Ibid, fq. 48. 15 Ibid, 49.
Periudhat e letërsisë persiane 135
dhe Berkjareku dhe në pallatin e tyre jetuan dhe krijuan shumë poetë
iranianë. Poetët e periudhës së Selçukëve ndoqën po atë metodologji të
periudhës Gaznevite dhe shfrytëzuan botëkuptimet dhe strukturën e
poezisë së mëparshme.
Poetët më me popullaritet të kësaj periudhe janë: Lame’i Gorgani,
Fahruddin Es’ad Gorgani, Emad Zuzeni, Baharzi, Ajjazi, Ezreki, Edip
Zuzeni, Lukeri, Omer Hajam dhe Ebu Said Ebil Hajr. Në këtë shekull,
Fahruddin Es’ad Gorgani shkroi tregimin Vejs Ve Ramin, tregim që e
quajti atë si krijuesin e parë të prozës artistike. Në fund të shek. 5/11
letërsia fetare dhe teologjike pati një shtrirje tepër të madhe me poetin
Naser Hosro. Ai në krahasim me bashkëkohësit e tij, për t’i shprehur
bindjet e tij fetare dhe politike, shfrytëzoi formën e kasidesë dhe format
e tjera të poezisë. Me vdekjen e Nizamul Mulkit, në vitin 485/1092, edhe
fuqia e dinastisë Selçuke filloi të dobësohej. Në mesin e trashëgimtarëve
të sundimtarëve të kësaj dinastie filluan luftëra të gjata dhe të
përgjakshme dhe kjo shkaktoi ndarjen e pushtetit në disa principata të
vogla e të pafuqishme. Në këtë kohë, përfundon edhe periudha e parë e
letërsisë persiane, edhe pse Selçukët akoma ishin në krye të pushtetit.
2. Periudha e dytë: Nga fillimi i shek.6/12 deri në shek. 8/14
Irani gjatë kësaj periudhe ka përjetuar vështirësitë dhe destabilitetin
më të madh politik në historinë e tij. Në shek. 7/13, luftërat në mesin e
Selçukëve, transferimi i pushtetit te Sanxher, shpërbërja e pushtetit të
Sanxherit nga turqit Oguz dhe robërimi i tij, ngadhënjimi i Harezmitëve
dhe sulmet e pamëshirshme të mongolëve ishin ngjarje të mjaftueshme
për fillimin e rënies në Iran. Për këtë arsye dhe letërsia përjeton një rënie
të vogël në këtë shekull, ngase Horosani, qendra e poezisë dhe e poetëve
iranianë ndodhej në mes të kaosit dhe luftërave të njëpasnjëshme.
Megjithëkëtë në shek. 6/12 në Iran jetuan personalitete të mëdha të
letërsisë persiane. Sulltan Sanxheri deri në vitin 511/1107 qeverisi
Horosanin dhe më pas i eliminoi të gjithë pretenduesit për pushtet dhe –
sipas veprës Rahatus Sudur – sundimi i tij u zgjerua në vendet si
Kashgar, Jemen, Tajef, Oman, Azerbajxhan dhe Rom16. Por sundimi i
Sulltan Sanxherit pas vitit 536/1139 filloi të dobësohej dhe u bë shkak i
përforcimit të Harezmitëve. Ky dobësim i tij u bë shkak që në vitin
548/1151 të robërohet nga sundimtari Oguz. Oguzët, pasi morën në duar
Horosanin, kryen veprimet më tragjike në histori. Edhe pse Sanxheri
arriti të dalë nga burgu i Oguzëve, nuk mundi të vazhdojë aq gjatë dhe
vdiq në vitin 552/115417. Këto trazira dhe luftëra të shek. 6/12 dëmtuan
16 Safa, vep. e cit., vëll. 2, fq. 14. 17 Ibid, fq. 15.
136 Tamimdari
rëndë gjendjen dhe sigurinë në Horosan dhe nuk mbeti më vend për
strehimin e poetëve dhe të shkrimtarëve iranianë. Të gjithë historianët,
pa asnjë dallim, këtë periudhë e përshkruan në përgjithësi në mënyrë
tragjike për Horosanin dhe Iranin. Pas vdekjes së Sanxherit, dinastia e
Selxhukëve u nda në principata të vogla dhe pas vitit 552/1154 u krijuan
disa pushtete të Seçukëve, por ato nuk patën asnjë ndikim. Në mesin e
këtyre mund t’i përmendim: Selçukët e Kermanit, të Horosanit, të Azisë
së vogël, të Shamit dhe të Irakut. Përpos këtyre principatave të
Selçukëve, më vonë u krijuan edhe disa principata lokale të quajtura
“Atabekan”, të cilat në kohën e Dinastisë së madhe të Selçukëve kishin
për detyrë të ushtronin dhe të edukonin princërit e rinj. Me kalimin e
kohës edhe Atabekanët arritën të fuqizohen dhe patën një ndikim të
madh në zgjerimin dhe shtrirjen e letërsisë persiane. Atabekanët më të
njohur janë: Atabekanët e Farsit, Azerbejxhanit, Jezdit dhe Lorestanit.
Letërsia në shek. 6/12 pati një shtrirje të madhe jo vetëm në krahinat
lindore dhe në Horosan, por edhe në krahinat tjera të vendit. Said Nefisi,
poetët e kësaj periudhe i ndau në bazë të krahinës së Horosanit dhe të
Irakut dhe ishte i bindur se poetët e shkollës të Horosanit nuk i kushtonin
fare rëndësi mjeshtërive dhe retorikës poetike dhe krijonin poezi të
thjeshta, të cilat kuptoheshin lehtë. Ai gjithashtu mbron qëndrimin se
poetët e krahinës lindore dhe Horosanit janë vazhdues të periudhës së
Samanitëve dhe Gaznevitëve. Këta poetë janë: Suzeni, Um’ak, Enveri,
Saber Tirmidhi, Muezzi, Sejid Hasan Gaznevi, Muhtari, Ezreki,
Reshiduddin Vetvat, Xhebeli, Senai Gaznevi, etj.. Dr. Nefisi këta poetë i
emëron edhe si “Poetët e Horosanit ose të Turkistanit” 18 . Poetët e
lartpërmendur më tepër shfrytëzuan Kasidenë dhe frymën panegjerike në
poezitë e tyre. Për shkaqe politike dhe si pasojë e ndikimit të familjeve
me prejardhje turke, letërsia epike persiane humbi ngjyrën e saj të
mëparshme, por letërsia me koncepte mistike pati një zhvillim të
jashtëzakonshëm gjatë këtij shekulli. Senai Gazneviu në periudhën e
dytë të jetës së tij, me mishërimin e koncepteve mistike dhe letrare, arriti
që letërsisë persiane t’i japë një kahje krejtësisht tjetër. Natyrisht që
elementi kryesor i këtij ndryshimi në letërsi ishte interesimi i
principatave të vogla, të mbetura nga Gaznevitët, ku sundimtari më i
njohur i tyre ishte Behram Shah Gazneviu (512/1118 – 548/1153). Në
kohën e sundimit të tij u shkruan dhe u botuan shumë vepra letrare.
Përveç Senaiut, në pallatin e principatës së tij jetuan edhe poetët si Sejid
Hasan Gazneviu dhe Ebul Meali Nasrullah Menshi, përkthyesi i veprës
Kelile ve Dimne19.
18 Nefisi, vep. e cit. vëll. 1, fq. 74. 19 Ibid, fq. 78-79.
Periudhat e letërsisë persiane 137
Përveç krahinës së Horosanit, edhe dinastia Govrije në Indi ishte
kthyer në një qendër të mbështetjes së poetëve, kurse në oborrin e kësaj
dinastie jetuan poetët Tartari, Xhemaluddin Dekeni dhe Taxhuddin
Zirifarsi20. Ndërsa në Iranin qendror, poezia pati një shtrirje më të vogël
në krahasim me rajonet e tjera dhe në këtë pjesë krijuan poetët si
Bedruddin Kavami Razi, Munxhik Tirmizi, DehHoda Ebul Meali Razi
dhe Ebu Tahir Hatuni. Por në krahinën e Azerbajxhanit letërsia persiane
pati një shtrirje tepër të madhe dhe në të jetuan poetë të shumtë. Poetët e
kësaj zone në shek. 6/12 më tepër kishin prirje për t’ju përshtatur
situatës, natyrisht me rebuse letrare duke përdorur figurat polivalente.
Gjithashtu në poezitë e tyre vërehet një dykuptimësi dhe një stil i
ngatërruar. Nga këta poetë mund të përmendim Hakaniun, kasidetë e të
cilit janë ndër kasidetë më të bukura në letërsinë persiane, Moxhir
Bilkanin, Feleki Shervani dhe Esiruddin Ehsikti. Duhet theksuar se
lulëzimi më i madh i kësaj krahine në letërsi është në poezinë prozaike.
Nizamiu me tregimet tij si Hosro ve Shirin dhe Lelja ve Mexhnun arriti
të krijojë kryeveprat e tregimeve poetike në letërsinë persiane. Përveç
kësaj, në këtë zonë edhe mesnevia u shfrytëzua në një masë të madhe e
sidomos nga poetët si Hakaniu dhe Nizamiu.
Në zonën e Isfehanit në këtë shekull jetuan dhe krijuan poetët
Xhemaluddin Abdurrezak Isfehani dhe Sherifuddin Abdulmu’min
Isfehani. Edhe poetët e kësaj zone sikurse ata të Azerbajxhanit ishin të
prirë për një poezi me figura polivalente dhe përdornin shumë
dykuptimësinë, kurse poezinë e kësaj zone mund ta emërojmë edhe si një
lloj “Stili i natyralizimit iranian”21. Por poetët mistikë të kësaj periudhe
patën një rëndësi të veçantë. Në shek. 6/12, gjendja shoqërore në Iran
dhe struktura politike që mbizotëronte në atë kohë ishin shkaqet kryesore
që iranianët të anojnë më shumë kah mësimet dhe rregullat e tesavufit,
kështu që, edhe poetët e shfrytëzuan këtë gjendje. Ata, për t’i shprehur
bindjet e tyre mistike dhe artistike, përdorën gjuhën dhe figurat letrare.
Kjo jo vetëm që ndihmoi shtrirjen e letërsisë persiane, por gjithashtu i
fali asaj një pasuri madhështore dhe në poezinë e kësaj letërsie solli një
mori botëkuptimesh, konceptesh dhe temash mistike. Ajo gjithashtu
letërsisë persiane i dhuroi një kahje tjetër duke e nxjerrë nga forma e saj
oborrtare.
Feriduddin Atar Nishaburiu është njëri ndër këta poetë, i cili në
poezinë mistike iraniane ka një pozitë të veçantë. Atari ka lindur në vitin
513/1119. Ai me poezitë dhe gazelet e tij mistike, sidomos me
përmbledhjen poetike Mantikut Tajr në letërsinë persiane solli një
20 Ibid, fq. 79. 21 Nefisi, vep. e cit. vëll. 1, fq. 101.
138 Tamimdari
ndryshim themelor, letërsi e cila në shekujt e mëvonshëm u mirëprit nga
shumë poetë të tjerë iranianë, siç është edhe Mevlana Rumiu. Edhe proza
e tij mistike në veprën Tezkiretul Evlija zë një vend të posaçëm në
letërsinë persiane.
Proza e shek. 6/12 për nga teknika dhe stili artistik vazhdon të
ndjekë rrugën e prozës të një shekulli më parë, kurse dallimi i vetëm
është se në prozën e letërsisë persiane të shek. 6/12 më tepër
shfrytëzohen ajetet dhe hadithet në gjuhën arabe. Në këtë shekull asnjë
vepër tjetër prozaike nuk arriti të zërë pozitën e Kelile ve Dimne.
Nasrullah Shahi i cili jetonte në oborrin e Gaznevitëve, përkthimin e
kryevepër Kelile ve Dimne ia dhuroi Behram Shah Gazneviut dhe për
këtë arsye dhe ajo njihet edhe si Kelile Bahram Shahi. Nga poetët e tjerë
të njohur, të këtij shekulli, është Nizami Aruzi Semarkandi, që shkroi
veprën Çehar Makale. Vepra e tij në dallim nga Kelile ve Dimne ka një
stil më të thjeshtë dhe në të vërejmë se Nizamiu më pak ka shfrytëzuar
ajetet dhe hadithet në gjuhën arabe. Ndër mistikët e këtij shekulli, që
merreshin me krijime letrare, ishin edhe nipat e mistikut të madh, Ebu
Said Ebil Hajrit, nga të cilët mbetën disa vepra të rëndësishme letrare22.
Nga poetët e tjerë të këtij shekulli mund të përmendim Ibni Fendikun,
Ebul Futuh Nishaburiun, Shehristanin, Ebu Sheref Xherfadekaniun, Ibni
Isfendijar Katibiun dhe Shems Kajsin, prej të cilëve disa jetuan në fund
të shek 6/12 dhe në fillim të shek. 7/13.
Gjendja e Iranit në shek. 7/13 ishte e trazuar dhe kaotike;
Harezmshahët të cilët kah mesi i shek. 6/12 kishin shfrytëzuar dobësinë e
Selçukëve dhe kishin ardhur në pushtet, arritën të krijojnë një mbretëri të
pavarur dhe dalëngadalë të marrin nën sundim të gjitha krahinat e Iranit.
Por kulmi i fuqisë së Harezmshahëve arriti me hapjen e mongolit
Xhengiz Han në lindje. Xhengiz Hani në vitin 616/1219 sulmoi Iranin
dhe po në atë vit shkatërroi qytetin e Buharasë, i cili ishte qendra e dijes
dhe e shkencës në zonën lindore dhe në atë të Horosanit. Kështu,
Xhelaleddin Harezmshahi nuk pati asnjë rrugëdalje për t’i rezistuar
Xhengiz Hanit prandaj u detyrua të largohet. Ushtria e Xhengiz Hanit i
shndërroi rajonet nga Buhara deri në Hamedan në pronë të tyren dhe aq
shumë punë të liga u bënë, sa që në historinë njerëzore asnjë popull nuk
ka përjetuar një gjendje të këtillë si populli iranian. Këto luftëra dhe
shkatërrime zgjatën deri në vitin 632/1234. gjatë kësaj periudhe u
shkatërruan të gjitha qendrat dhe kampet e dijes dhe shkencës. Vetëm në
kohën e sundimit të Hulakut, që pati nevojë për ministra iranianë, vrasja
dhe krimet ndaj popullit pushuan për një kohë. Kjo ishte arsyeja e ikjes
së dijetarëve dhe poetëve iranianë në drejtim të Indisë dhe të Azisë së
22 Ibid, vëll. 1, fq. 121.
Periudhat e letërsisë persiane 139
Vogël dhe në këtë mënyrë disa qendra të dijes, siç ishte Horosani
pushuan tërësisht zhvillimin dhe progresin. Por në krahinat e tjera,
shtrirja e letërsisë persiane nuk ndaloi aspak. Në Indi, sunduesit e
dinastisë Baberi dhe udhëheqësit myslimanë të atyre krahinave krijuan
vende të sigurta dhe i mirëpritën poetët iranianë. Po ashtu edhe në Azinë
Qendrore, Selçukët romakë i hapën dyert poetëve dhe dijetarëve
iranianë. Si shembull mund të tregojmë Molana Xhelaleddin Rumiun, i
cili jetoi dhe veproi në qytetin Konia.
Kur Mongolët pushtuan Iranin, ky i fundit i kushtonte rëndësi të
madhe historisë, çka u duk edhe në letërsinë persiane. Në këtë kohë
individët si Ibni Isfendijari, Ata Melik Xhovejni, Ebu Sheref
Xherfadkani, Haxhi Reshiduddin Fazlullah, Hamdullah Mostafavi, etj. u
morën me shkrimin dhe regjistrimin e ngjarjeve historike. Ndërsa proza
persiane u lëvrua jo vetëm në veprat e historisë, por edhe në veprat
mistike të Mevlana Xhelaleddin Belhiut, Nexhm Raziut, Ahmed Eflakiut
dhe në veprën Merzban Name e Sa’deddin Veravejniut, kurse historia, jo
vetëm arriti të mbetej si temë e parapëlqyer për letërsinë, por edhe të
freskohej.
Për shkak të krizave politike në shek. 7/13, në lindje, në qendër dhe
në perëndim të Iranit, u krijua një zonë e re e letërsisë persiane e cila me
kalimin e kohës u shndërrua në njërën nga krahinat më të rëndësishme të
letërsisë në Iran. Kjo është zona e Shirazit dhe e Farsit. Përfaqësuesi më i
denjë i kësaj zone është Shejh Muslihuddin Abdullah, i njohur si Sa’di.
Ai jo vetëm që përsosi prozën persiane, por gjithashtu ishte mjeshtër
edhe në poezi, e sidomos në gazel. Në kohën kur stili i prozës ishte
teknik, ai në librin Golistan solli një ritëm dhe rimë të thjeshtë, dhe e
ngriti atë në përsosmëri. Sadiu në Golistan paraqet një letërsi realiste,
kurse në Bostan, shoqërinë ideale e shpreh me gjuhën e letërsisë
moralizuese dhe didaktike. Ky mjeshtër i poezisë persiane, jo vetëm në
veprat Golistan dhe Bostan, por gjithashtu edhe në gazelet e tij tregon
një mjeshtri të jashtëzakonshme, që e kanë pranuar dhe e pranojnë të
gjithë kritikët letrarë të botës. Kasidetë e tij në përgjithësi kanë një
atmosferë moralizuese të ndryshme në botëkuptimin e kasidesë. Ai e
ngriti atë në piedestal.
Në ekolin23 e Isfehanit u paraqit poeti Kemaluddin Isfehani, djali i
Xhemaluddinit, në poezitë e të cilit hasim fenomenet shoqërore dhe
politike të ndikuara nga sundimi i mongolëve në qytetin e tij (Isfehan).
Aty hasim dhe zënkat e divergjencat fetare në mes shkollave hanefite
dhe shafi’ite. Mjeshtëria e këtij poeti në gazel, në kaside dhe në
përdorimin e figurave të koklavitura letrare ishin arsyet që ai më vonë u
23 Ekol, në gjuhën frëngjisht “shkollë”.
140 Tamimdari
quajt “Krijues i semantikës”. Ndërsa në krahinën e Hamedanit jetonte
poeti Esiruddin Evmani, nxënësi i Haxhe Nasriddun Tusiut. Në Azinë
Qendrore në këtë shekull jetonte dhe vepronte poeti më i madh mistik i
letërsisë persiane, Xhelaleddin Muhammed Belhi - Rumiu. Letërsia
mistike kulmin e saj hyjnor e arriti me Mesnevin dhe Ma’nevin dhe me
Divanin (përmbledhjen) e gazeleve të tij. Ky mistik i madh mysliman,
me kapacitetin intelektual dhe horizontin mendor në shprehjen e thjeshtë
dhe kujdesin që kishte për atributet dhe karakteristikat e njeriut, quhet
njëri nga poetët më të mëdhenj në botë24.
Nga poetët e tjerë të njohur të rajonit të Azisë së Mesme mund të
përmendim edhe Ahmed Kanei Tusi dhe Irakiun. Stili i poezisë së këtij
rajoni më tepër i ngjan stilit të poetëve të krahinave lindore dhe të
Horosanit. Kjo vërehet qartë në poezitë e Molana Xhelaleddiun Rumit.
Edhe në rajonin e Horosanit jetuan disa poetë, të cilët kishin afërsi me
oborrin e sovranit dhe ato arritën që familjet e tyre t’i ruajnë në siguri të
plotë. Ndër këta poetë ishin Farsi Hoxhendi dhe Sejfuddin Esferengi,
kurse për të fundit është thënë se ka ndjekur stilin e poetit Hakani25.
Në zonën e Azerbajxhanit dhe në perëndim jetuan poetët si Haxhe
Hemam Tebrizi. Hemam Tebrizi kishte lidhje të afërta me familjen e
njohur të Xhuvejnitëve. Gazelet e tij kanë ngjashmëri të madhe me
gazelet e Saadiut. Në këtë rajon gjithashtu jetoi edhe Sadeddin
Abdulkrim Shebesteri, autori i poemës së njohur mistike Golsheni Raz.
Ai vdiq në qytetin Tebriz në vitin 720/1320.
Në krahinat qendrore të Iranit jetoi dhe veproi Nezari Kahestani, për
të cilin thuhet se ka qenë i lidhur me sektin ismailit. Për arsye të sulmeve
të pamëshirshme të mongolëve, në drejtim të Indisë ikën poetët më të
njohur iranianë, të cilët nuk pranuan t’i nënshtrohen pushtuesit, kurse
poezitë e këtyre poetëve disa i kanë krahasuar me poezitë e Hafizit dhe
të Sa’adiut. Njëri nga këta poet ishte Emir Hosro Dehlevi (v. 725/1324) i
cili në Indi kishte shkuar nga qyteti Belh. Për shkak të gjuhës së
mrekullueshme që kishte shfrytëzuar në gazel, atë e kanë quajtur edhe
‘Sa’adiu i Indisë’26. Karakteristika e Dehleviut ka qenë imitimi i stilit
rrëfimtar të poetit Nizami; nga ai kanë mbetur veprat si: Mot’elea Envar,
Shirin ve Hosro, Mexhnun Ve Lejla, Ajinei Iskenderi, Hasht Behesht dhe
Kur’ani Es Saddin. Poeti tjetër iranian që jetoi në Indi është edhe Hasan
Dehleviu (v. 727/1326 ose 731/1330) i cili për shkak të gazeleve erotike
njihet edhe si Hafizi i dytë27. Edhe pse në poezinë e kësaj periudhe
24 Ibid, vëll. 1, fq. 159. 25 Safa, Mohtesari der Tarihi Tehavvuli Nazm ve Nasri Farsi, fq. 58. 26 Nefisi, vep. e cit. vëll. 1, fq. 170. 27 Ibid, fq. 172.
Periudhat e letërsisë persiane 141
sundonte stili poetik irakian (iraki), poeti Seraxheddin Sekezi kishte
krijuar në stilin e poetëve të periudhës së parë.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
Muhammad Xhafer Jahaki, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Muhammad Xhafer JAHAKI
PERIUDHA E ZGJIMIT.
PERIUDHA E LËVIZJES KUSHTETUESE
Urdhri kushtetues që më së fundi u dha në 14 Xhamadi Alakhar të
vitit 1324 hixhri kamari (6 gusht 1906) me nënshkrimin e Muzaferaladin
Shahut ishte si rezultat i ndryshimeve politiko-shoqërore të popullit
iranian të cilat kishin dalë në pah tashmë dhe pikërisht gjatë periudhës së
zgjimit u ndjenë më tepër. Shkaqet që çuan drejt revolucionit kushtetues
kishin karakter të ndryshëm: kulturor, shoqëror dhe ekonomik. Më të
rëndësishmit prej këtyre faktorëve janë si më poshtë:
1. Domosdoshmëria e futjes në vend të teknologjisë dhe shkencës
moderne sidomos gjatë luftës ndërmjet Iranit dhe Rusisë, e cila
udhëhiqej nga Abas Mirzai gjatë mbretërimit të Fetahali Shah
Kaxharit.
2. Hyrje-daljet e iranianëve në vendet europiane dhe njohja e tyre me të
rejat më të fundit në fushat e shkencës, politikës dhe ekonomisë
perëndimore. Është me vlerë për t’u theksuar se grupe të ndryshme
studentësh dërgoheshin për shkëmbim eksperience me qëllim që të
sillnin në vend prurjet e njohurive të reja. (Grupi i parë studentor u
dërgua nga Irani për në Angli me urdhër të Abas Mirzait në vitin
1230 hixhri kamari (1815).
3. Popullarizimi dhe zgjerimi në masë i gazetave si mjeti më i
rëndësishëm informues në kohë rekord për periudhën në fjalë,
tashmë botoheshin kudo.
Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese 143
4. Po ashtu zhvillimi me hap të shpejtë i industrisë së shtypit që
mbështeste fuqishëm mjetet informuese të cilat ishin efikase në
ndryshimin dhe orientimin e opinionit publik.
5. Përkthimi dhe botimi i shumë veprave nga gjuhë të ndryshme
perëndimore duke i bërë të ditur lexuesit vendas arritjet dhe
gjendjen aktuale të botës perëndimore.
6. Themelimi i shkollave teknike me përpjekjet e Amir Kabirit që
kishte si qëllim përgatitjen e kuadrove të cilët do të ishin të aftë në
një të ardhme dhe kështu do të hapnin rrugën e themelimit të
universiteteve në periudhat pasardhëse.
***
Duke pasur parasysh faktorët e mësipërm, mund të themi se pamja
kulturore e shoqërisë iraniane gjatë periudhës kushtetuese kishte
ndryshuar plotësisht. Grupe të ndryshme iranianësh, të diplomuar jashtë,
botonin artikuj me tema bashkëkohore në gazetat vendase, kështu
ndihmonin në përshpejtimin e ritmit kulturor të shoqërisë vendase. Ata
informonin opinionin vendas për të rejat më të fundit kulturore-
shkencore dhe artistike, nga bota perëndimore, e cila tashmë ishte drejt
progresit dhe zhvillimit të shumanshëm.
Ekstremizmi i shoqëruar me lodhje dhe mërzitje ishte njëri nga
faktorët frenues tradicional, i cili mund të kuptohet si ruajtje e vlerave
tradicionale vendase. Po ashtu disa njerëz “modernë” më vonë do t’i
hapin rrugën mendimeve dhe ideve jokorrekte perëndimore që shumë
shpejt do të përfaqësohen edhe me një fraksion të vetin në parlamentin
kushtetues. Po ashtu ndikimi i tyre në politikën e vendit bëhet i dukshëm
dhe një përplasje e tyre me grupet fetare dhe në veçanti me ndjekësit e
sheriatit të shenjtë islam bëhet i pashmangshëm.
Ndikimi i dijeve shiite në lëvizjen shoqërore gjatë periudhës
Kaxharite, sidomos mbi fraksionet dhe rrymat e dukshme fetare, nga të
cilat varej ekonomia vendase, ishte një faktor vendimtar dhe i
padiskutueshëm për situatën në fjalë. Në qoftë se këtu do të shtojmë
edhe faktin që njerëz kundër despotizmit dhe tiranisë si, për shembull,
Sejed Xhemal Aladin Asad Abadi, bën thirrje për bashkimin e të gjithë
popujve myslimanë “Unioni Islam” mund të pohojmë se me të vërtetë
rrymat dhe grupet fetare në vend patën një rol thelbësor në lëvizjen
kushtetuese iraniane. Duke pasur parasysh faktorët e mësipërm na duket
se lëvizja kushtetuese u finalizua pa pasur forcën dhe pjekurinë e duhur
dhe që në fillimet e saj u përball me rrymat dhe idetë despotike.
Fatkeqësisht Myzafer Aladin Shahu pak kohë mbas nënshkrimit të
urdhrit kushtetues vdiq dhe pas tij në fron ulet i biri i tij, Muhammad Ali
Mirza, që ishte një egoist dhe despot i regjur. Ai ishte i lidhur keq me
Perandorinë Ruse dhe për këtë shkak nuk arriti dot në ndonjë
144 Jahaki
marrëveshje me grupet e lëvizjes kushtetuese. Si rezultat në muajin
Xhamadi Alaval të vitit 1326 hixhri kamari (Qershor 1908) me urdhër të
tij parlamenti kushtetues mitralohet dhe shumë prej revolucionarëve
vriten në kopshtet e mbretit.
Trembëdhjetë muaj dhe disa ditë që Muhammad Ali Shahu qëndroi
në pushtet, quhen ndryshe edhe periudha e diktaturës së vogël. Gjatë
kësaj kohe grupet revolucionare u riorganizuan në Tabriz dhe në qytete
të tjera dhe më së fundi arrijnë të marrin Teheranin në muajin Xhamadi
Alakhar të vitit tjetër (Qershor 1909). Mbreti servil gjatë kësaj
mësymjeje arrin të strehohet në Perandorinë Ruse. Parlamenti mbretëror
dha dorëheqjen dhe u shpërnda plotësisht, nga ana tjetër grupi
revolucionar vendosi në fron të birin e mbretit të arratisur që në atë kohë
ishte trembëdhjetë vjeç dhe e quajti Ahmad Shahu. Që nga ky moment
revolucioni kushtetues iranian, pasi kishte kaluar nëpër këto etapa të
rëndësishme të luftës popullore u rimëkëmb.
Poezia gjatë periudhës së zgjimit
Etapat e evolucionit nëpër të cilat kaloi poezia dhe letërsia perse në
përgjithësi, gjatë periudhës së zgjimit, ishin të pakrahasueshme në lidhje
me çdo lloj periudhe të shkuar. Etapat e mësipërme të ndryshimeve ishin
të lidhura ngushtë dhe shoqëroheshin edhe me ndryshime në fushat e
tjera shoqërore. Letërsia si të gjitha artet e tjera ndihmoi në thellimin e
ideve dhe kulturës popullore duke pasqyruar në ketë mënyrë vlerat e
shoqërisë në atë kohë. Në këtë kontekst mund të theksojmë se poezia
tashmë nuk i përkiste më një grupi të caktuar apo të privilegjuar
lexuesish. Ajo kishte dalë plotësisht jashtë kuadrit të oborrit mbretëror
duke përfshirë kështu grupe të gjera njerëzish që u përkisnin shoqërive të
ndryshme. Poezitë shpërndaheshin lehtë nëpërmjet gazetave
shumëngjyrëshe me përmbledhje politiko-shoqërore, revolucionaro-
kulturore, të cilat kishin tashmë një numër lexuesish të shumtë në çdo
qoshe të vendit.
Veçoritë e poezisë së periudhës së zgjimit renditen si më poshtë:
1. Nga pikëpamja e përdorimit poezia në këtë periudhë pati një
zgjerim në shtresat e thjeshta popullore duke u njohur si gjuha e
revolucionit dhe si e tillë u përdor dendur nga gazetat e asaj kohe.
2. Botëkuptimi i poetëve gjatë periudhës së zgjimit kishte lidhje të
drejtpërdrejtë me ngjarjet dhe me kërkesat e kohës. Në këtë mënyrë
këndvështrimi i tyre në lidhje me botën e jashtme u tjetërsua. Ata
tashmë përballeshin me realitetin duke e konsideruar botën si një të
vërtetë materiale qëllimplotë.
3. Nga pikëpamja e ndërtimit teknik, domethënë gjuha dhe
muzikaliteti, poezia e periudhës së zgjimit ndoqi dy rrugë të
Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese 145
ndryshme, që nuk ngjasojnë me njëra-tjetrën: grupet si, për
shembull, Adib Almalek Farakhani, dhe Muhammad Taki (mbreti i
poetëve) me vetëdije të plotë dhe duke qenë të lidhur ngushtë me
traditat e vjetra letrare ndoqën një rrugë të rreptë e të ngurtë, por
dhe zyrtare e cila mbështetej në tabanin popullor pers dhe për këtë
arsye konsiderohen një grup i qëndrueshëm. Grupi tjetër si Sejed
Ashraf Aladin Gilani (Nasim Shumal), Mirzade Eshki dhe Aref
Kazvini të cilët nuk ishin të lidhur me rregullat e vjetra letrare,
zhvillonin gjuhën e rrugicave dhe të pazareve. Në këtë formë ata
fituan një popullaritet të lartë duke u shndërruar në figura të dashura
për të.
4. Struktura dhe forma poetike e poezisë gjatë periudhës së zgjimit
kombëtar pothuajse mbeti e pandryshuar. Shembuj të strukturës
poetike gjatë kësaj periudhe mund të marrim poezitë e Mirzade
Eshkisë (për shembull: Tre tablotë e Meriemit). Theksi mbi stilet e
njohura popullore vihet re me tepër te Behar dhe Adib Almalek
ndërsa te grupi që zhvillonte poezinë e rrugicave dhe të pazareve,
ose me fjalë të tjera tek Arefi dhe Sejed Aladini kjo tendencë
dallohet më pak. Grupi i parë parapëlqente më tepër gazelet,
kasidetë dhe masnavitë, ndërsa i dyti ndiqte struktura të reja të
panjohura deri atëherë si, për shembull, poemtha humoristikë,
dyvargëshi i bashkangjitur madje edhe balada e poema. Grupi i dytë
duke qenë se ishte i pavarur nga rregullat strikte të poezisë perse, që
e kishin prejardhjen në të kaluarën, nuk i kushtonte vëmendje
pikave kyçe të poezisë perse për sa i përket rimës dhe strofës, madje
nuk respektoheshin as rregullat e gjuhës zyrtare perse. Ky grup
poezinë e konsideronte me tepër si një mjet për të shprehur përvojën
mendore dhe shpirtërore.
5. Ndryshimet dhe evolucioni i poezisë gjatë periudhës së zgjimit nuk
u përmbajt vetëm në kuadrin e strukturës dhe të formës së poezisë,
por u shtri edhe në tematikat dhe përmbajtjet të cilat trajtoheshin
duke kryer kështu një përparim të dukshëm. Ajo kohë nuk ishte
vetëm periudha e vargjeve lavdëruese dhe e përshkrimit të ndodhive
të ndryshme natyrore, por edhe e misticizmit me gazelet e hapura,
duke u përputhur nëm mënyrë të natyrshme me kushte shoqërore
dhe kulturore të kohës. Po ashtu mund të theksojmë se poezia e
kësaj periudhe po injektonte ide dhe mendime të reja politiko-
shoqërore, të bazuara në konceptet e rilindjes kombëtare, gjë që
ndihmohej edhe nga numri gjithnjë në rritje i njerëzve të thjeshtë,
por që tashmë ishin aktivë në skenat politike të vendit.
146 Jahaki
Disa nga veçoritë kryesore të poezisë gjatë periudhës së zgjimit
janë renditur më poshtë. Këto veçori janë të lidhura ngushtë me
kulturën perëndimore.
a) Liria këtu është përafërsisht me kuptimin e demokracisë disi
perëndimore, ose më saktësisht është me kuptimin që njerëzit
përveç të drejtave dhe lirive personale, gëzojnë edhe pavarësi
shoqërore duke përcaktuar kështu fatin politik dhe ekonomik të
shoqërisë ku ata vetë janë pjesëtar. Kjo bazë nuk ekzistonte dhe
nuk përmendej në poezinë dhe letërsinë perse të periudhave
paraardhëse, sepse ajo lindi për herë të parë gjatë periudhës së
zgjimit kombëtar.
b) Ligji ishte kryesori në përpjekjet e rilindësve me qëllim që vendi
të drejtohej nga ligje të cilat të dilnin në mënyrë të rregullt nga
përfaqësuesit e popullit. Qeveria rilindëse duhet të ishte
respektuese dhe zbatuese e lirive personale dhe shoqërore mbi
bazën e ligjeve. Pra në këtë kontekst kuptohet se edhe tematikat
kryesore të poezisë gjatë periudhës rilindëse ishin përligjja dhe
propaganda pro ligjit.
c) Vatani, me kuptimin e vendit ku jetojnë njerëz me kulturë, gjuhë
dhe tradita të njëjta është një tjetër term mjaft i përdorur gjatë
periudhës së zgjimit në letërsinë perse. Në poezitë e Beharit dhe
Adib Almalekut, të cilët kishin njohuri të mira në lidhje me
kulturën dhe historinë e popullit iranian ndeshet dendur dhe me
plotë kuptim termi “vatan”. Për më tepër termi vatan përdorej me
kuptimin e vendlindjes ku njeriu ishte rritur dhe edukuar, por në
shumë raste kishte edhe kuptimin e mbarë botës islame kur bëhej
fjalë për myslimanët. Rikujtojmë këtu se nga pikëpamja politike
slogani “Bashkimi Islam” ishte tashmë i njohur për lexuesit dhe
përdorej dendur si, për shembull, nga Sejed Xhemaludin Asad
Abadi. Më pas është Alome Muhammad Ekbal Lahuri (1938),
poeti i famshëm persishtfolës në Gadishullin Indian, i cili bën
thirrje për bashkimin e “Vatanit Islam”.
d) Mësimet dhe edukatat e reja, si për meshkujt dhe për femrat,
ishin gjithashtu objekt trajtimi në poezinë e asaj kohe. Një
ndihmës ishte Edhe zhvillimi i industrisë së shtypit dhe
përparimi në fushën gazetareske, duke pasur parasysh këtu
nevojat e popullit për informacion, kanë ndihmuar në këtë
proces. Po ashtu analfabetizmi ishte problemi më i ndjeshëm i
kohës, prandaj poetët i kushtuan vëmendje të plotë luftës kundër
tij.
e) Interesi për shkencat dhe artet e reja, që në të vërtetë ishin
rrjedhim i nevojave të shoqërisë dhe kulturës paraardhëse, ishte
Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese 147
në qendër të vëmendjes nga ana e poetëve gjatë periudhës së
zgjimit, gjë që u pasqyrua qartë në poezitë e asaj kohe.
f) Vëmendja te populli ishte një tjetër karakteristikë e poezisë gjatë
periudhës së zgjimit. Pra qëllimi kryesor ishte influenca te
njerëzit. Në këtë kontekst poezia e asaj kohe u ndërtua në
mënyrë të tillë që si nga pikëpamja kuptimore, morale dhe
edukative, po ashtu edhe nga stili rima dhe teknika të tjera
poetike të ishte në përputhje të plotë dhe e përshtatshme për
njerëzit e thjeshtë që ta shprehte sa më qartë mendimin e saj.
Duhet të theksojmë këtu se një karakteristikë e tillë është e
dukshme edhe në poezitë e periudhës paraardhëse, sidomos në
poezitë e Beharit dhe Adib Almalekut, por edhe te disa poetë të
tjerë. Dëshira dhe qëllimi i poetëve ishte që me anë të vargjeve
t’u gjendej njerëzve të thjeshtë sa më pranë. Njohuritë e disa prej
poetëve iranian në lidhje me letërsinë dhe ngjarjet e revolucionit
të tetorit në Perandorinë Ruse u bënë shkak që të krijohej një
fraksion i ri në letërsinë perse gjatë periudhës së zgjimit që kishte
si tematikë kryesore padrejtësitë kundër popullit dhe respektimin
e të drejtave të njeriut. Fraksioni që e kishte të theksuar këtë
karakteristike njihej ndryshe edhe me emrin letërsia punëtore,
ose letërsia e të shtypurve. Disa nga poetët të cilët reflektuan
fortë në lidhje me këtë karakteristikë janë, për shembull, Furuki
Jazdi dhe Abu Alkasem Lahuti.
Qytetet dhe qendrat kryesore letrare
Poezia kombëtare e zgjimit e cila trumbetonte lirinë, demokracinë
dhe ishte kundër perandorisë dhe diktaturës së saj që u shfaq hapur
nëpërmjet gazetave dhe shtypit të kohës duke reflektuar në këtë mënyrë
aspiratat kombëtare. Që prej periudhës paraardhëse Teherani ishte
kryeqyteti dhe qendra kryesore e letërsisë dhe kulturës. Edhe në
periudhën e rilindjes për arsye se Teherani kishte aktivitetin më të lartë
politik dhe shoqëror dhe nga ana tjetër kishte një shtyp të gjerë dhe një
mori gazetash mbeti përsëri qendra kryesore e letërsisë dhe poezisë në
krahasim me qytetet dhe krahinat e tjera. Po ashtu mund të themi se
lexuesit më të shumtë të gazetës “Nasim Shumal”, të cilën e botonte
Sejed Ashrafudin Gilani në qytetin e Rashtit ishin kryeqytetas.
Pas Teheranit aktivitetin më të nxehtë publicistik, politik dhe
gazetaresk e kishte qyteti i Tabrizit. Kjo atmosferë letrare u krijua për
këto arsye:
1. Tabrizi është qytet që shtrihet ndërmjet rrugës që lidh Europën
me Iranin dhe duke pasur parasysh këtë shtrirje gjeografike,
lajmet më të reja që vinin nga Europa nëpërmjet Stambollit në
148 Jahaki
fillim kalonin nëpër Tabriz dhe më pas mbërrinin destinacionin e
tyre të fundit, që ishte Teherani.
2. Nga ana tjetër Tabrizi është edhe kryeqendra e Azerbajxhanit
dhe ndodhej midis dy fuqive kryesore të kohës (Turqisë Osmane
dhe Perandorisë Ruse) është një tjetër faktor influencës për
pozicionin e tij në lidhje me shtypin e kohës.
3. Mbretërit Kaxhar që në fillim, për arsyet e përmendura më lart, e
zgjodhën Tabrizin si kryeqendrën e dytë të vendit. Kjo është
edhe arsyeja që në këtë qytet kishte gjithmonë revolucione
mendore dhe politike. Po ashtu mund të përmendim dhe faktin se
në kohën kur Muhammad Ali Shahu shtriu pushtetin e tij mbi
Teheranin duke filluar kështu periudhën e ashtuquajtur
“despotizmi i vogël”, tabrizianët trima, të udhëhequr nga liderë
të thjeshtë popullor si, për shembull, Satar Khani dhe Baker
Khani dhe duke u mbështetur nga luftëtarët gilanas mundën që ta
shpëtonin Teheranin nga thonjtë e diktaturës.
Gjendja e poezisë gjatë periudhës së zgjimit
Mbi bazën e po këtyre rezultateve që nxorëm nga kjo hyrje e
shkurtër dallojmë tri grupe themelore të poezisë gjatë periudhës së
zgjimit. Më poshtë do të vazhdojmë me prezantimin e disa prej
poetëve më të shquar që i përkasin secilit grupim.
1. Grupi i poetëve tradicionalë
Nga kjo rrymë kemi përzgjedhur dy poetët më të spikatur të cilët
do t’i trajtojmë më poshtë:
Adib Almamlek Farakhani, poeti dhe kritiku gazetaresk.
Mirza Muhammad Sadik Amiri, që më vonë u njoh si “Adib
Almamlek”, ishte një nga poetët dhe kritikët gazetareskë më të
njohur të kohës. Ai lindi në vitin 1277 hixhri kamari (1860) në një
nga fshatrat e qytetit Arak. I ati që ishte nga familja e Mirza Abu
Alkasem Kaem Makomit vdiq në vitin 1291 të po këtij kalendari
(1874). Muhammad Sadiku, i cili në këtë kohë nuk ishte më i madh
se pesëmbëdhjetë vjeç duke qenë i shqetësuar për gjendjen financiare
të familjes dhe për shkak të presionit që i ushtronte bashkiaku i
Arakut, u detyrua të ndjekë rrugën drejt Teheranit. Në këtë kohë ai
njihet me Amir Nezam Gurusiun, ose siç njihej ndryshe me
pseudonimin “Amiri” të cilin ai e zgjodhi më vonë si pseudonim për
veten e vet. Të dy këta miq të rinj udhëtojnë së bashku për në qytetin
e Kermanshahut.
Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese 149
Amiri u kthye me vonë në Teheran dhe u zgjodh nga mbreti i
asaj kohe, Muzafer Aladin Shahu si “Adib Almamlek”.
Adib Almamleku ka lidhje me vendimin e ardhjes në fuqi të
revolucionit, po ashtu ai ka qenë i pranishëm në inaugurimin e
kuvendit popullor kombëtar si dhe ka qenë sekretari i parë i gazetës
që publikonte parlamenti. Vitet e fundit të jetës i kaloi në shërbim të
drejtësisë, por gjithsesi kontributi kryesor i tij ka qenë pa dyshim si
kritiku gazetaresk. Po ashtu duhet theksuar se shumica e poezive të
tij që kanë lidhje me këtë periudhë dhe janë botuar në gazetat e
kohës.
Amiri vdiq në vitin 1335 hixhri kamari (1917) për shkak të një
infarkti.
Metoda poetike e Adib Almamlekut
Koncepti i kritikut gazetaresk ishte në të vërtetë pjesë e jetës
politike të Adib Almamlekut. Poezia e tij ashtu si poezitë e poetëve
të tjerë të asaj periudhe nuk ishte e ndarë nga jeta politike e vendit.
Kjo është edhe arsyeja që shumica e poezive të tij botoheshin në
fillim në gazetat e kohës dhe më pas përmblidheshin në albume të
veçanta dhe botoheshin në mënyrë të pavarur. Divani i Adib
Almamlek Farahanit është botuar në Teheran në kujdesin e Vahid
Dastgerdit. Divani i tij përbëhet nga kaside, poemtha si dhe nga ide
të vetë autorit të shprehura në vargje. Në këtë libër stili i ndjekur
është ai që përdorej dendur nga populli në rrugica dhe pazare, ndërsa
tematika e tyre janë ngjarjet dhe problemet më të mprehta politike të
kohës. Adibi duke pasur një bagazh të madh letrar për sa i përket
letërsisë së hershme perse e pasqyroi atë më tepër në kasidetë e veta.
Stili i kasideve të tij i ngjante poetëve të periudhave të
mëparshme, por më tepër kishte ngjashmëri të madhe me Enverin
sepse që të dy kishin të përbashkët bagazhin e thellë letrar të poezisë
perse si dhe njohjen e plotë të gjuhës arabe. Poezia e tij bazohej në
formën e poezisë arabe, ose në atë të poezisë së hershme perse. Ishte
kjo arsyeja si dhe dëshira e tij e madhe për artet dhe dijet e vjetra si
dhe aftësia e tij fjalëformuese që solli daljen e poezisë së tij jashtë
kuadrit të perceptimit dhe kuptimit popullor. Këto fjalë të reja në
pamje të parë ishin perse, por që nuk ishin të bazuara gjëkundi, ose
siç quheshin ndryshe fjalë të parregullta.
Duke pasur parasysh rregullat dhe elokuencën e fjalës së tij
mund të kuptojmë qartë tematikat e poezisë së tij që kryesisht, siç e
kemi përmendur më parë, kishte në qendër problemet më të mprehta
politiko-shoqërore të vendit. Duhet theksuar se këto poezi ishin për
vite me radhë në qendër të vëmendjes popullore, por edhe të klasës
150 Jahaki
elitare në vend. Po ashtu nga ana tjetër në disa nga polemikat e tij
poetike si dhe në poemthat e tij dallojmë shenja të modernitetit në
poezinë perse, paçka se kjo përqindje është e ulët. Njëra nga poezitë
e tij i është kushtuar profetit islam dhe është poezi tipike që paraqet
qartë stilin poetik të tij, por gjithashtu është dhe nga poezitë më të
famshme dhe më me rëndësi që përmban ky divan.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
“TRASHËGIMIA NATYRORE E SHQIPËRISË
(VLERAT, RREZIQET DHE MENAXHIMI)” E PROF.
DR. PERIKLI QIRIAZIT – NJË STUDIM ME VLERA
SHKENCORE DHE PRAKTIKE TË SHUMANSHME
Çdo vend i kulturuar e cilëson dhe e trajton si të shenjtë trashëgiminë
natyrore dhe kulturore, sepse me to është i lidhur identiteti kombëtar, zhvillimi
ekonomiko-shoqëror dhe e ardhmja e brezave. Njohja dhe mbrojtja e saj është
detyrë për të gjithë: shtetin, studiuesit, shkollën, menaxherët, OJF-të. Njëherazi
ky është një problem i madh mjedisor i kohës së sotme dhe i perspektivës në
botë, por edhe në Shqipëri. Veç të tjerash, zgjidhja e këtij problemi kërkon
studime të plota nga këndvështrime të ndryshme.
Studimi “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë (Vlerat, rreziqet dhe
menaxhimi)”, i prof. dr. Perikli Qiriazit dhe i botuar nga Akademia e Shkencave
e Shqipërisë, duke analizuar e trajtuar problemet nga këndvështrimi gjeografik,
plotëson një boshllëk të ndjeshëm të studimeve të trashëgimisë sonë aq të pasur
natyrore dhe kulturore.
Janë një varg arsyesh që motivojnë ndërmarrjen e këtij studimi dhe botimin e
tij. Ndër më kryesoret prej tyre theksojmë: duhet theksuar se në studimet e kryera,
më tepër nga biologë dhe pylltarë, me gjithë vlerën e tyre, mungon ose është
shprehur shumë pak vështrimi gjeografik, tepër i domosdoshëm për njohjen
tërësore të trashëgimisë natyrore dhe për mbrojtjen e menaxhimin e saj shkencor;
mungon analiza tërësore e konceptit të sotëm të trashëgimisë natyrore, të dhënë në
studimet e shumta shumëdisiplinore në botë, në dokumentet zyrtare, deri ligjore të
UNESKO-s dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare; ende tek
ne ka kuptim të ngushtë të kësaj trashëgimie dhe nuk njihen metodat e reja të
vlerësimit dhe menaxhimit për mbrojtjen e vlerave të saj në interes të studimeve
shkencore, edukimit ekologjik e patriotik dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të
turizmit; ende janë të panjohura plotësisht sitet e mbrojtura, vlerat e tyre,
mundësitë e mëdha që ato ofrojnë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve të
veçanta dhe të gjithë vendit tonë.
Theksojmë se natyra tepër e larmishme e vendit tonë, i cilësuar me të drejtë një
“Muze i madh natyror”, kërkon studime të detajuara dhe të thelluara
shumëdisiplinore, të cilat duhet të evidentojnë vlera dhe site unike natyrore, të
154 Pasqyra e librave
argumentuara shkencërisht për statusin ligjor të zonës së mbrojtur. Natyra jonë ka
objekte e vlera të tjera ende të panjohura që meritojnë këtë status. Zgjerimi i
sipërfaqes së mbrojtur ndihmon në plotësimin, në këtë fushë, të kërkesës së
Bashkimit Europian për pranimin e vendit tonë në gjirin e tij. Studimi, duke
njohur mjaft mirë këto probleme dhe kërkesa, i jep të plota konceptet
bashkëkohore të trashëgimisë natyrore dhe zbatimin e tyre në vendin tonë për
diferencimin e trashëgimisë natyrore botërore, kombëtare dhe rajonale, për
evidentimin, vlerësimin dhe menaxhimin e siteve të zonave tona të mbrojtura si
pasuri kombëtare.
Mbi bazën e koncepteve të reja mjedisore dhe analiza shkencore, trajtohen
treguesit mjedisorë, kriteret e përcaktimit të siteve të zonave të mbrojtura,
klasifikimi dhe vlerat e tyre, gjendja dhe menaxhimi për qëllime shkencore,
kulturore, didaktike dhe turistike, duke sjellë kështu një ndihmesë të ndjeshme
në ndërtimin e strategjisë së menaxhimit të integruar të trashëgimisë sonë
natyrore me zhvillimin social dhe ekonomik të qëndrueshëm.
Studimi është kryer mbi bazën e kritereve dhe objektivave të qartë
shkencorë, si: njohja, trajtimi, mbrojtja dhe menaxhimi shkencor i vlerave të
siteve të trashëgimisë sonë natyrore për qëllime studimore, ekologjike,
kulturore dhe turistike etj.
Në këtë monografi trajtohet një problematikë e gjerë që përfshin të gjitha
kategoritë e zonave të mbrojtura, botërore dhe kombëtare. Te këto të fundit
analizohen nga rezervatet strikte të mbrojtura (shkencore) deri tek ekomuzeu
Aos/Vjosë.
Analiza shkencore fokusohet kryesisht në vlerat dhe problemet e
trashëgimisë sonë natyrore. Por, meqë trashëgimia natyrore dhe kulturore janë
të lidhura dhe plotësojnë njëra-tjetrën, analizohen edhe sitet e trashëgimisë
kulturore botërore nga vendi ynë dhe hapësira gjeografike shqiptare, si dhe
vlerat materiale shpirtërore të siteve të trashëgimisë sonë kombëtare. Është hera
e parë që evidentohet dhe trajtohen vlerat shpirtërore të zonave të mbrojtura,
duke hedhur bazat e drejtimet e hulumtimit dhe të trajtimit të këtyre vlerave.
Kjo ndihmon në vlerësimin e tyre turistik, në njohjen dhe ruajtjen më të mirë të
historisë dhe të botës sonë shumë të pasur shpirtërore, duke evidentuar dhe
rrënjosur identitetin tonë kombëtar, traditat tona të pasura. Kjo e bën analizën
më të plotë, ndërsa sitet më interesante për t’u vizituar.
Monografia përgatit kushtet dhe nxit ndërmarrjen e studimeve të tjera për
njësi gjeografike dhe administrative të vendit tonë, për trajtimin e detajuar të
problemeve të vlerësimit të siteve të kategorive të ndryshme të zonave të
mbrojtura etj.
Duke përdorur metoda të reja shkencore dhe duke ballafaquar të dhënat e
burimeve të ndryshme dhe mbi bazën e koncepteve bashkëkohore mjedisore,
autori jep në mënyrë shkencore gjendjen mjedisore dhe problemet e zonave
tona të mbrojtura, rreziqet kërcënuese e menaxhimin për mbrojtjen e vlerave të
tyre.
Vlerë të veçantë në monografi kanë ilustrimet: harta, tabela dhe sidomos
fotografi cilësore, të cilat shërbejnë edhe si burim informacioni shkencor.
Tematika tepër e gjerë, këndi i ri aktual i vështrimit të kësaj tematike
botërore e kombëtare, pasqyrimi i arritjeve të fundit në botë dhe në Shqipëri,
Trashëgimia natyrore e Shqipërisë (vlerat, rreziqet dhe menaxhimi) 155
ndërthurja e koncepteve të sotme teorike me analiza konkrete të gjendjes së
trashëgimisë natyrore botërore dhe kombëtare; trajtimi i metodave të vlerësimit
dhe të menaxhimit shkencor të siteve të kësaj trashëgimie e bëjnë studimin për
trashëgiminë natyrore shqiptare të vetmin dhe të vlefshëm për: ligjvënës,
punonjës dhe organe të mbrojtjes së mjedisit e të pushtetit qendror e vendor,
menaxhues të pasurive natyrore, operatorë turistikë dhe turistë, ambientalistë
dhe dashamirës të natyrës. Njëherazi, kjo monografi shërben si pikë referimi për
studiuesit e natyrës së vendit tonë (gjeologë, gjeografë, klimatologë, hidrologë,
pedologë, biologë, ekologë etj.) dhe trashëgimisë sonë natyrore. Ajo siguron
informacionin bazë për disiplinën e trashëgimisë natyrore, që, me të drejtë, ka
zënë vend në kurrikulat e arsimit parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar.
Kemi bindjen se me vlerat e mëdha sa teorike, aq edhe praktike, punimi do
të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve praktike të mbrojtjes dhe menaxhimit të
trashëgimisë së pasur dhe të larmishme natyrore të vendit tonë. Ajo ndihmon në
përgatitjen e strategjive dhe planeve të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në
rajone dhe njësi administrative të vendit që përbën bazën shkencore për
sensibilizimin e opinionit për njohjen, mbrojtjen dhe menaxhimin turistik të
trashëgimisë sonë natyrore.
Si shkruan në vlerësimin e tij prof. dr. Ferdinand Bego, ky është një “libër i
shkruar me profesionalizëm, dashuri të thellë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie”.
Ai botohet në një kohë kur më shumë se kurrë ka dalë nevoja për njohjen dhe
ruajtjen e trashëgimisë sonë të mbetur natyrore si prioritet kombëtar dhe aksion
i madh për të realizuar detyrimin tonë që t'u lëmë brezave që vijnë një natyrë të
bukur, të pasur dhe të shëndetshme.
Ky libër është një thirrje e fuqishme që autori u bën të gjithëve për t'i njohur
thesaret e natyrës sonë, për t'i shijuar dhe për t’u ripërtëritur shpirtërisht; për t'i
promovuar si objekte me vlera shkencore dhe turistike, për t’i mbrojtur ato me
kujdes, për të ripërtërirë objektet jo të pakta të dëmtuara të natyrës sonë.
Ky libër duhet të jetë pjesë e bibliotekës së çdo familjeje shqiptare, e çdo
shkolle apo Universiteti, e çdo pushtetari dhe ligjvënësi; e çdo operatori turistik;
e çdo publicisti. Vetëm kështu vlerat e trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore
do të njihen, mbrohen, menaxhohen dhe ripërtërihen brez pas brezi.
Ky studim është përgatitur duke u mbështetur në informacione të shumta të
siguruara nga literatura vendase dhe e huaj, nga institucionet publike dhe
jopublike mjedisore shqiptare, por sidomos nga vrojtimet dhe rilevimet e
përsëritura të vetë autorit në terren.
Ai është studim origjinal i autorit, sintezë e punës së tij shumë të pasur
studimore mbi trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, fryt i formimit të tij solid
profesional për studime të thelluara shkencore.
Vasil KRISTO
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
HARTA E LETËRSISË ARABE NË GJUHËN SHQIPE
FETI MEHDIU, “PËRKTHIMET E LETËRSISË ARABE
NË GJUHËN SHQIPE 1922-1982”, PRISHTINË, 2008,
270 F.
Feti Mehdiu është njëri prej orientalistëve veteranë të Kosovës. Ai është
njëri nga themeluesit e degës së tretë të orientalistikës në ish-Jugosllavi, e cila
është themeluar në Prishtinë në vitin 1973 dhe ka kontribuar shumë në studimin
dhe përkthimin e letërsisë arabe në gjuhën shqipe.
Si rezultat i punës së tij për disa dekada në këtë fushë, del para opinionit
shkencor me veprën (disertacion i doktoranturës) “Përkthimet e letërsisë arabe
në gjuhën shqipe”, i botuar në Prishtinë, në vitin 2008.
Me këtë studim kemi një hartë të plotë e të qartë se çfarë është përkthyer nga
letërsia arabe në gjuhën shqipe gjatë shekullit të njëzetë, veçanërisht gjatë
viteve 1922–1982. Kjo vepër është një pasqyrë e përkthimeve të letërsisë arabe
duke përfshirë edhe atë popullore.
Duhet theksuar këtu se fillimi i përkthimeve ishte nga letërsia popullore
arabe. Kritiku dhe shkrimtari shqiptar i njohur, Faik Konica (1875-1942), në
vitin 1922 botoi një përzgjedhje nga libri “Një mijë e një net” me titull “Nën
hijen e hurmave”. Këtë e kishte përkthyer nga një botim anglisht, të cilin e pati
bërë orientalisti Edvard Lane dhe e kishte botuar për herë të parë në vitin 1847.
Ribotimi i vitit 1912 i ra në dorë Faik Konicës dhe ky botim i shërbeu atij
për veprën “Nën hijen e hurmave”.
Me përjashtim të këtij përkthimi, që pati një botim në Tiranë në vitin 1943
dhe një të tretë në Prishtinë në vitin 1985, në këtë lëmi kemi një ndërprerje të
gjatë që zgjati deri pas Luftës së Dytë Botërore, më saktësisht deri në ndërtimin
e hartës re të Ballkanit, ku shqiptarët u detyruan të jetonin në dy shtete nën
sundimin e Partisë Komuniste (të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë). Përkundër
konfliktit të ashpër ideologjik midis tyre u shfaq interesimi për letërsinë arabe
dhe përkthimin e saj. Kështu, faktori ideologjik që mbizotëronte fillimisht ia
lëshoi radhën faktorit akademik (orientalistikës). U shfaq interesimi për
letërsinë arabe dhe përkthimin e saj në të dyja anët: Tiranë e Prishtinë.
Në Shqipëri ideologjia i jepte përparësi përkthimit të “letërsisë progresive”
në botë dhe “letërsisë së popujve të rezistencës” (Algjeri, Vietnam, Palestinë
Harta e letërsisë arabe në gjuhën shqipe 157
etj.), kështu që më të preferuar ishin shkrimtarët e majtë dhe shkrimtarët e
rezistencës. Ky faktor ideologjik në fillim, në Jugosllavi, i jepte rëndësi dhe
përparësi “lëvizjes së mosinkuadrimit”.
Nga viti 1955 kjo lëvizje kontribuoi në zgjerimin e hartës së përkthimit të
letërsisë arabe, ku përfshiheshin shkrimtarë me orientime “të majta” dhe “të
djathta” që mbulohen me ombrellën e “mosinkuadrimit”. Falë kësaj situate,
orientalistika në Jugosllavi përjetoi zhvillim më të hovshëm pas vitit 1950 kur u
themelua dega e orientalistikës në Universitetin e Sarajevës dhe u themelua
Instituti Oriental në Sarajevë (që ende është i vetmi i këtij lloji). Më vonë, në
vitin 1973 u themelua edhe dega e tretë e Orientalistikës në Prishtinë.
Edhe pse dega e parë në Beograd (e themeluar në vitin 1926) ishte e zënë
më shumë me filologjinë orientale, ajo nxori gjenerata që kanë pasur rol të
rëndësishëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX në studimin dhe përkthimin e
letërsisë arabe (si Rade Božović, Vojislav Simić, Sulejman Grozdanić, Esat
Duraković etj.). Dega e Orientalistikës e Prishtinës luajti rol të veçantë si e
vetmja e këtij lloji te shqiptarët. Ajo pati ndikim të rëndësishëm në përkthimin e
letërsisë arabe në gjuhën shqipe.
Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë: ideologjikë, politikë dhe
akademikë, nuk është për t'u habitur që Jugosllavia konsiderohet hapësira
kryesore e përkthimit të letërsisë arabe dhe aty shfaqet gjatë viteve pesëdhjetë të
shekullit të kaluar antologjia e parë e poezisë arabe, e cila na njeh me poetët
arabë, e pastaj botohet gjatë viteve gjashtëdhjetë antologjia e parë e poetëve
(Abdulvehhab el Bajati) dhe e prozatorëve arabë (Mahmud Tejmur).
Në bazë të kësaj vihet re se faza e parë e përkthimit të letërsisë arabe në
gjuhën shqipe ishte e lidhur ngushtë me përkthimet në gjuhën serbokroate, në të
cilën ishin botuar edhe antologji të letërsisë arabe. Është për t’u vënë re
gjithashtu se poetët më të rëndësishëm të Kosovës kanë kontribuar më pas në
përkthimin e poezisë arabe nga gjuha serbokroate në shqipe, si Esat Mekuli
(1916–1993), Enver Gjerqeku (1928–2009) dhe të tjerë.
Me themelimin e degës së Orientalistikës në Prishtinë shfaqet faza e dytë, e
cila dallohet nga e para. Përveç vëllimit të përkthimeve që publikohen, kjo fazë
dallohet edhe me përkthime drejtpërdrejtë nga arabishtja në gjuhën shqipe. Në
këtë fazë, si përkthyes nga origjinali paraqiten: Hasan Kaleshi1, Feti Mehdiu
2,
Muhammed Mufaku3, Shemsi Ajvazi, Ismail Ahmeti, Abdullah Hamiti etj.
Nëse kthehemi te harta e letërsisë arabe në gjuhën shqipe, shohim se ajo
shtrihet nga Maroku deri në Liban dhe prej Sirisë deri në Sudan dhe përfshin
poezinë, tregimin e romanin. Nga poezia, në këtë hartë gjenden emrat e rreth
njëqind e tridhjetë poetëve arabë, nga Imru-l- Kajsi (poet i shekullit të gjashtë-
shtatë) e deri te Mahmud Dervishi (poet i shekullit të njëzetë) dhe Mahmud
Tejmuri (prozator i shekullit të njëzetë).
Këtu vërehet fakti se numri më i madh i poetëve ishin nga Palestina (22
poetë), nga Algjeria (19 poetë), Siria (15 poetë) dhe Maroku (2 poetë). Në
fushën e prozës gjejmë emrat e rreth gjashtëdhjetë shkrimtarëve me tregime dhe
1 Mahmud Tejmur, Haxhi Çelebiu dhe tregime të tjera, Prishtinë, 1968. 2 Poezi arabe, Shkup, 1983. 3 Antologji e poezisë së re arabe, Prishtinë, 1979.
158 Pasqyra e librave
romane, duke filluar nga Siria (me 26 shkrimtarë) e deri te Jemeni (me 1
shkrimtar). Këtë e dëshmon fakti se tani kemi antologji me tregime të shkurtra
vetëm nga një vend, siç është rasti i antologjisë “Tregime Siriane”, e botuar në
vitin 1982 në Prishtinë.
Përmbyllja e librit sjell disa ilustrime që dëshmojnë se ndikimi i letërsisë
arabe është reflektuar te shkrimtarët bashkëkohore shqiptarë në Kosovë.
Dr. Muhamed M. ARNAUTI
Ky recension është botuar së pari në gjuhën arabe në al-“Hajat”,
dt. 19 maj, 2009
Përktheu dr. Valon MYRTAJ
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
ALBANOLOGJIA NË KINË: ARRITJE
DHE PERSPEKTIVA. KONFERENCË
E PROF. DR. KE JING
Më 20 shkurt 2018 Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare organizoi një takim
mbresëlënës me albanologen Ke Jing, shefe e Departamentit të marrëdhënieve
me botën e jashtme dhe pedagoge në katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin
e Gjuhëve të Huaja në Pekin (BFSU). Takimi u zhvillua në sallën kryesore të
Bibliotekës së Kryeministrisë në Tiranë, ku përgjegjësja e bibliotekës znj.
Ardita Repishti, kishte krijuar kushte shume të mira për zhvillimin e
veprimtarisë.
Merrnin pjesë studiues e pedagogë të shkencave e filologjike, studentë
kinezë që ndjekin studimet për kualifikim në Universitetin e Tiranës, gazetarë,
anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë e të ftuar të tjerë. Fjalën e
hapjes dhe të paraqitjes së albanologes kineze e mbajti prof. dr. Emil Lafe,
kryetar i Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare. Pasi përshëndeti dhe falënderoi
pjesëmarrësit e shumtë për interesimin e tyre rreth kësaj veprimtarie, ai bëri një
paraqitje të shkurtër të karrierës shkencore të prof. dr. Ke Jing dhe të Katedrës
së gjuhës shqipe në Pekin, të cilën ajo e ka drejtuar me aftësi e me përkushtim
deri në vitet e fundit, kur u ngarkua me detyrën e shefes së Departamentit të
marrëdhënieve me botën e jashtme në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të
Pekinit, i cili ka lidhje bashkëpunimi me rreth njëqind vende të botës. Prof. Ke
Jing, e cila ka kryer studimet për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e
Prishtinës (1989), ndodhej në Tiranë për një qëndrim studimi njëmujor dhe kjo
ishte vizita e saj e pestë në Shqipëri. Tema e konferencës së prof. dr. Ke Jing
ishte “Albanologjia ne Kinë, arritje dhe perspektiva”. Në vijim po japim një
përmbledhje të fjalës së saj:
Katedra e Gjuhës Shqipe ne Pekin është krijuar ne vitin 1961, e vetmja në
Kinë dhe në Azi. Gjatë periudhës 1961–2000 kanë kryer studimet 87 studentë.
Ne vijimësi kemi pasur 24 studentë të nivelit universitar (Bachelor) në vitin
akademik 2000–2004, ndërsa në vitin 2004–2008 kanë ndjekur mësimet 22
studentë. Ne vitin akademik 2008–2012 kanë qenë 16 studentë, ndërsa në vitin
akademik 2012–2016 vijuan 10 studentë. Dhe në vitin 2016 ishin 16 studentë.
Në nivelin master kemi pasur 5 studentë, ndërsa në nivelin pasuniversitar
(doktoranturë) kemi pasur 2 studentë. Katedra jonë mbulon mësimdhënien e
162 Kronika kulturore
gjuhës shqipe në të gjitha nivelet (Bachelor, Master dhe Doktoranturë), punë
kërkimore-shkencore dhe ura shkëmbimi kulturore dhe miqësore. Programi
Bachelor është 3+1. Në vijim të punës sonë kemi pasur kurse të detyruara, si
shqipja fillestare, e mesme dhe e avancuar, gjendja e përgjithshme e Shqipërisë,
shqipja në të folur, audio-vizuale, shkrimi i shqipes dhe përkthimi me gojë
shqip-kinisht, gjithashtu kemi organizuar, studime për historinë dhe kulturën e
Shqipërisë, historinë e marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare, historinë e
letërsisë shqipe, shkrim akademik.
Në kurset me zgjedhje kemi pasur kryesisht drejtimet: historia e
shqiptarëve, historia dhe e tashmja e Ballkanit, historia fetare e Shqipërisë,
studimi arkivor i marrëdhënieve Kinë–Shqipëri, historia e filmave shqiptarë. Në
kurset me zgjedhje me drejtim politik fusha studimi kanë qenë: politika dhe
diplomacia e Shqipërisë bashkëkohore, sistemi politik dhe partitë politike në
Shqipëri, diplomacia kino-shqiptare, diplomacia e Shqipërisë, Europës dhe
SHBA.
Mjaft frytdhënës ka qenë shkëmbimi akademik me profesorët nga
Akademia e Shkencave e Shqipërisë Emil Lafe e Shaban Sinani. Këta dy
profesorë të nderuar kohët e fundit kanë bërë vizitë pune në katedrën tonë të
gjuhës e letërsisë shqipe në Pekin, duke u sjellë përvojën e tyre studentëve
kinezë.
Në vitin akademik 2014 u kemi dhënë katër studentëve terma doktoranture
në mënyrën me bashkudhëheqje. Temat janë: Imazhi i Kinës në letrat shqipe,
Krahasimi i Kadaresë me I. Andriç, Marrëdhëniet kino-shqiptare, Krahasimi i
mentalitetit kinez me atë shqiptar. Gjithashtu puna kërkimore-shkencore na ka
dhënë rezultate të kënaqshme: tekstet “Gjuha Shqipe (I–IV)” shërbyen gjatë
vitit akademik 1989–2003 si tekste bazë mësimore të gjuhës shqipe;
“Gramatika e gjuhës shqipe 1988”, ribotuar në vitin 2007, libër referues mbi
rregullat gramatikore të gjuhës shqipe; po ashtu libri me bashkëbisedime shqip-
kinisht nga Zhang Linhui dhe Ruzhdi Stringa. Ndërsa me mjaft përkushtim janë
drejtuar kursi i ri i gjuhës shqipe (I–IV) (2003–2007) nga Ke Jing dhe Xiao
Guifen. Na kanë vlejtur në punën tonë përkthimet shqip-kinisht dhe kinisht-
shqip nga Xjao Guigfen, si dhe gramatika praktike e gjuhës shqipe nga Ke Jing
dhe Chen Fenghua. Po ashtu kursi dëgjimor i gjuhës shqipe nga Chen Fenghua.
Nga punimet që na kanë ndihmuar në punën tonë mësimore, kanë qenë
kryesisht: Xiao Guifen, Theksi i fjalëve në gjuhën shqipe (2006); Ke Jing, Roli i
korpusit shqip dhe vënia e tij në provë në punët kërkimore dhe shkencore
(2006–2007); Përkthimet e letërsisë kineze në Shqipëri: në vitin 2009 Chen
Fenghua, për Driteroin dhe më 2013, Ke Jing. Në fushën e kulturës dhe të
traditave: Xiao Guifen, Familjet dhe martesat në Shqiperi (2006); Prejardhja e
simbolit “shqiponjë” të shqiptarëve (2007); “Besa” në kulturën tradicionale
shqiptare (2008), Chen Fenghua. Studime rajonale: Historia, gjendja aktuale
dhe e ardhmja e Kosovës (2006), perspektivat e anëtarësimit në BE te vendeve
te Ballkanit Perëndimor (2007), Ke Jing; Politika e Amerikës ndaj Kosovës, Ke
Jing. Studime per Kadarenë: Personaliteti i personazheve kryesore tek “Prilli i
thyer” (2007); Çështja e Kosovës në veprat e Ismail Kadarese (2008), Ke Jing.
Studime fetare: Kombi Shqiptar dhe sekti mysliman-bektashi (2013), tolerancë
fetare në kulturën fetare shqiptare dhe kineze ( 2017), Jin Qiao.
Albanologjia në Kinë: Arritje dhe perspektiva. Konferencë e prof. dr. Ke Jing 163
Sot biblioteka e katedrës sonë ka mbi 1700 libra shqip, ndërsa biblioteka e
Universitetit të Gjuhëve të Huaja mbi 1700 libra.
Perspektivat që mendojmë për të ardhmen janë: nismat “Një brez një rrugë“
dhe “16+1” të Kinës (më shumë studentë më shumë shanse). Qendra
albanologjike, studime më të thella në fushat përkatëse, pjesëmarrja në
konferencë, botime të duhura. Vizion global i pedagogëve, me Shqipërinë, më
Ballkanin dhe institucionet prestigjioze. Pjesëmarrja në projektin e përkthimit të
25 veprave klasike shqiptare në gjuhën kineze (Encikolpedi e shkurtër e
historisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, Historia e Skënderbeut,
Otello arapi i Vlores, …). Fjalori prej 40 mijë fjalësh shqip-kinisht e kinisht-
shqip. Enciklopedia kineze (mbi 50 krijues shqiptarë në pjesën e letërsisë
botërore). Do të vijojë doktoratura me trema albanologjike (pesë doktorantë).
Pas fjalës së prof. Ke Jing u zhvilluan diskutime e u bënë pyetje lidhur me
zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare në fushën e kulturës, të shkencës, të
arrtit e të shkëmbimeve akademike. Pjesëmarrësit e përgëzuan nxehtësisht prof.
Ke Jing për shqipen e saj të rrjedhshme (foli pa tekst të shkruar përpara), për
kontributet në rritje studiuesve kinezë në fushën e gjuhës e të letërsisë shqipe
dhe për rolin e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të
Pekinit si urë miqësie ndërmjet dy popujve.
Ibrahim HAJDARMATAJ
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
ALBINA H. GIRFANOVA
(1957 – 2018)
Më 2 shkurt 2018 u nda nga jeta gjuhëtarja ruse Albina H. Girfanova,
pedagoge në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të
Universitetit Shtetëror të Sankt-Peterburgut (Rusi), studiuese e njohur në fushën
e ballkanologjisë, të albanologjisë, të turkologjisë dhe altaistikës. A. H.
Girfanova kishte lindur më 1 shkurt 1957 në Vajmar të Gjermanisë, ku i ati
shërbente në radhët e trupave sovjetike të vendosura në ish Republikën
Demokratike Gjermane. Pasi u kthye në atdhe, familja e saj u vendos në
Leningrad (sot Sankt-Peterburg), ku Albina filloi studimet universitare në
Fakultetin e Filologjisë, nëë degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, e cila ishte
themeluar në vitin 1957 pranë katedrës së gjuhësisë të përgjithshme, me nismën
e prof. Agnia V. Desnickaja. Edhe në vitet e ndërprerjes së plotë të
marrëdhënieve diplomatike ndërmjet BS dhe Shqipërisë ajo degë ka vijuar
rregullisht, duke pranuar studentë të rinj çdo dy vjet, me gjithë vështirësitë për
gjetjen e literaturës dhe mungesën e kontakteve e të shkëmbimeve.
Albina H. Girfanova u formua si filologe e albanologe me njohuri të gjera
nën drejtimin e profesorëve A. V. Desnickaja, G. I. Entrej, I. I. Voronina etj. Si
studente e dalluar, e diplomuar me rezultate të larta, u emërua bashkëpunëtore
shkencore në Institutin e Gjuhësisë të filialit të Akademisë së Shkencave të BS
për Leningradin. U caktua të merrej me studimin e gjuhëve altaike, por gjuha
shqipe, letërsia dhe kultura shqiptare e kishin bërë për vete në vitet e studimeve
dhe ajo nuk u nda prej tyre. Kështu jeta e saj shkencore kaloi në dy caqe të
skajshme të hemisferës sonë: herë Lindjen e Largët të Rusisë, te popullsitë e
lashta vendëse pranë lumit Amur, gjatë viseve të bregut të detit Ohotsk dhe në
ishullin Sahalin, herë në Ballkan, në vendet ku flitet gjuha shqipe (Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi). Në Institutin e Gjuhësisë ishte formuar një grup
albanologësh shumë të zellshëm e aktivë, që studionin probleme të ndryshme të
gjuhës shqipe sipas orientimeve shkencore të A. V. Desnickajas, duke e
vështruar shqipen sidomos në kuadrin edhe të gjuhëve të tjera të Ballkanit, për
të njohur më mirë tiparet e saj si gjuhë ballkanike dhe njëkohësisht si gjuhë e
veçantë. Për fat të mirë kjo traditë vijon, ndonëse jo në atë shkallë si më parë.
Në degën e gjuhës e të letërsisë shqipe A. Girfanova dha kryesisht mësime
të gjuhës praktike. Ka ndjekur me kujdes zhvillimet e prurjet e reja në leksikun
168 Nekrologji
e shqipes, sidomos në fushën e leksikut shoqëror-politik dhe në fushën e
terminologjisë; përpiqej të zgjidhte materiale sa më të përshtatshme për t’u
mësuar mirë studentëve shqipen standarde dhe varietetet e tjera të saj, gjuhën e
ligjërimit të përditshëm bisedor, gjuhën e shtypit, veçoritë e gjuhësore të
dialekteve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Për të gjitha këto ajo mbante lidhje
të vijueshme e të dendura me kolegët shqiptarë dhe ka ardhur në Shqipëri gati
për vit gjatë shtatorit së bashku me grupin e studentëve që ndiqnin kursin veror
të gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës. Për nevoja të procesit mësimor
hartoi dy fjalorë të rëndësishëm rusisht – shqip e anasjelltas: fjalorin e leksikut
shoqëror-politik dhe fjalorin e termave të gjuhësisë. A. Girfanova ishte gjithnjë
kureshtare dhe e etur të mësonte sa më shumë jo vetëm nga fjalët, shprehjet dhe
hollësitë e gjuhës shqipe, por edhe nga historia, jeta e kultura shqiptare në
përgjithësi, nga zakonet e traditat dhe nga bukuritë e natyrës. Udhëtimet nëpër
viset shqiptare i jepnin kënaqësi të veçantë.
Duket se njohja e gjuhës tatare (që bën pjesë në një familje me turqishten)
në rrethanat e mjedisit familjar qe një shtysë dhe premisë që në veprimtarinë e
saj shkencore albano-ballkanologjike të merrej më fort me ndikimin e turqishtes
e të gjuhëve turkike në përgjithësi në gjuhën shqipe dhe më gjerë në hapësirën e
Ballkanit. Artikulli i i saj i parë nga kjo fushë ka si temë hulumtimin e
toponimeve me burim nga gjuhët turkike në Ballkan (1993). Këtë drejtim
studimesh e thelloi hap pas hapi, disa herë edhe në bashkëpunim me prof. N. L.
Suhaçev. Të dy së bashku në shtator të vitit 2017 referuan në Universitetin e
Vlorës dhe në Tiranë mbi gjendjen e punës për fjalorin “Turkizmat në gjuhët e
Europës Juglindore” si sprovë e një përshkrimi përmbledhës të të dhënave
historike-leksikore dhe etimologjike nga ana e tyre. Ky fjalor, me parime e
kritere të përparuara, kishte arritur atëherë në mbi 2200 faqe kompjuteri.
Burimet dhe materialet nga gjuha shqipe zënë një vend të rëndësishëm në këtë
fjalor.
Albina H. Girfanova ka pasur gjithnjë dëshirë të madhe për të zgjeruar
bashkëpunimin ndërmjet filologëve shqiptarë dhe studiuesve të gjuhës e të
letërsisë shqipe në Rusi. Ajo ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme
shkencore në vendin tonë dhe ka botuar artikuj e kumtesa me vlerë. Ka qenë në
ballë të punëve për organizimin e disa veprimtarive albanologjike në Sankt-
Peterburg; po ashtu ka qenë bashkëpunëtorja më aktive e Shoqatës së Gjuhësisë
Shqiptare për organizimin e veprimtarisë së përvitshme “Takime Shkencore
Shqiptare Ruse”, të zhvilluar në Tiranë (shtator 2014 – 2017). Botimet e saj
shkencore dhe mësimore, siç e dëshmon bibliografia në vijim, janë vlera të
çmuara në fushën e albanologjisë.
Ndarja nga jeta e A. H. Girfanovës ka prekur thellë ndjenjat e kolegëve të
saj të shumtë në rrethet shkencore të albanologjisë e ballkanologjisë, të
turkologjisë e altaistikës. Me përzemërsinë, optimizmin dhe gjallërinë e saj
karakteristike Albina H. Girfanova ka gëzuar simpati të veçantë dhe dashuri te
të gjithë kolegët shqiptarë që e kanë njohur dhe që ndiejnë hidhërim për ndarjen
e saj të papritur nga jeta.
Emil LAFE, Nikolai L. SUHAÇEV
Albina H. Girfanova (1957-2018) 169
Bibliografia e punimeve ballkano-albanologjike e Albina H. Girfanovës
(libra e artikuj të botuar) – kronologjikisht
1993
Zametki po balkanskoj toponimii tjurkskogo proishoždenija (Ardžeš. Astan,
Balabanci i dr.) - në: Kunstkamera. Ėtongrafičeskie tetradi. Vypusk 2–3, 1993, f.
195– 207. (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
1994
Zametki po balkanskoj toponimii tjurkskogo proishoždenija (Valahija, Kumanija) -
në: Kunstkamera. Ėtongrafičeskie tetradi. Vypusk 5–6, 1994, f. 156–172.
(bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
Zametki po balkanskoj toponimii tjurkskogo proishoždenija (Bessarabija,
Bogdanija, Budžak, Dobrudža). - në: Türk Dilleri Araştirmalari (Ankara). 1994.
Cilt 4. f. 88–108 (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
Zametki po balkanskoj toponimii tjurkskogo proishoždenija (Badčik, Grad
Kračuna, Tungužej). - në: Rocznik orientalistyczny (Warszawa). 49/1994, Zesz. 2, f.
65–72 (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
1995
Mbi leksikun autokton në gjuhën shqipe dhe në gjuhët romane-lindore. - në:
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Përmbledhje e ligjëratave dhe e kumtesave të lexuara në seminaret XV e XVI - 1989
e 1990. - Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filologjik. Prishtinë, 1995, f. 95–96.
1996
Zametki po balkanskoj toponimii tjurkskogo proishoždenija (Bejlik, Eničer’, He š’).
- në: Kunstkamera. Ėtongrafičeskie tetradi. Vypusk 10, 1996, f. 167–177.
(bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
1997
K harakteristike tjurkskih dialektov v kontekste balkanskogo jazykogogo sojuza. -
në: Materialy XXVI mežvuzovskoj naučno-metodičeskoj konferencii prepodavatelej
i aspirantov, 11–14 marta 1997 g. Sankt-Peterburg, Vyp. 3: Balkanskie, čtenija.
Sankt-Peterburg. 1997, f. 10–13.
Notes on Balkan Toponymy of Turk Origin (Walachia). në: Türk Dilleri
araştirmalari (Ankara). 1997. Cilt 7, f. 141–147. (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
1999
K istorii bektašizma v Albanii. - në: Materialy XVIII mežvuzovskoj naučno-
metodičeskoj konferencii prepodavatelej i aspirantov, 15–22 marta 1999 g. Sankt-
Peterburg, Vyp. 21: Balkanskie issledovanija, čast’ 1. Sankt-Peterburg. Idatel’stvo
Sankt-Peterburgskogo gosudarstvennogo Universiteta, 1999, f. 14–18.
170 Nekrologji
2001
Tjurkskie ėtnosy rannego srednevekov’ja v Jugo-Vostočnoj Evrope (K probleme
tjurkskih “zaimstvovanij”). - Studia linguistica et balcanica. Pamjati Agnii
Vasil’evny Desnickoj (1912–1992). Sankt-Peterburg, “Nauka”, 2001, f. 256–265.
2002
Albanija. MC «Evropa». (Serija «Evropa – naš občščij dom»). Sankt-Peterburg.
2002, 23 f. (bashkautore Voronina, I. I.)
2003
O tjurksikih zaimstvovanijah na istoričeskoj karte Jugo-Vostočnoj Evropy (Dannye
toponimii). - në: V poiskah «oriental’nogo» na Balkanah: Antičnost’,
Srednevekov’e, Novoe vremja. Institut slavjanovedenija RAN. Balkanskie čtenija 7.
Tezisy i materialy. Moskva, 2003, f. 64–69. (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
Rreth çështjes së standardizimit të gjuhës shqipe (bazuar në përvojën e përkthimit të
terminologjisë kompjuterike). - në: Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe
shoqëria shqiptare sot”. Tiranë, 11–12 nëntor 2002. Akademia e Shkencave e
Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Shtëpia botuese “Shkenca”. Tiranë,
2003, f. 296–300.
2004
Anglo-serbsko-albanskij razgovornik dlja sotrudnikov Rossijskogo kontingenta
Meždunarodnoj policii OON v Kosovo. Kosovo, 2004, 28 f. (në bashkautorësi me
Voronina, I. I.)
Balkanskaj toponimika tjurkskogo proishoždenija. - në: Doklady rossijskih učenyh.
IX Kongress po izučeniju stran Jugo-Vostočnoj Evropy (Tirana, 30.08.–
03.09.2004). Rossijskaja Akademija Nauk Institut Lingvističeskih Issledovanij
Institut Slvajanovedenija i Balkanistiki. Sankt-Peterburg “Nauka”, 2004, f. 90–100.
Balkanskaj toponimika tjurkskogo proishoždenija. - Association Internationale
d’Études du Sud-Est européen, IXe Congrès International d’Études du Sud-Est
européen - IXth International Congress of South-East European Studies. Résumés.
Tirana, 30 août – 3 septembre, 2004. Academie des Sciences d’Albanie, 76–77.
2005
Evropa – Stambul – Balkany (Turcizmy zapandoevropejskogo proishoždenija v
balkanskih jazykah. – Balkanskie čtenija 8. V poiskah “zapadnogo” na Balkanah.
Predvaritel’nye materialy. Moskva 2005, f. 84–88. (bashkautor Suchačev, Nikolai
L.)
2007
Balkano-tjurkskie izoglossy, izopgramy i izodoksy (Muzykal’nye instrumenty i
terminy). në: Vostok i Zapad v balkanskoj kartime mira. Pamjati V. N. Toporova.
Moskva, Institut slavjanovedenija RAN, Izdatel’stvo «Indrik», 2007, f. 182–189.
(bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
O projekte slovarja “Tjurkizmi v jazykah Jugo-Vostočnoj Evropy (opyt svodnogo
opisanija istoriko-leksikologičeskih i etimologičeskih dannyh)”. - Revue des Études
des Sud-Est Européennes. (Bucarest) 45/2007, nr. 1–4, f. 461–490. (bashkautor
Suchačev, Nikolai L.)
Albina H. Girfanova (1957-2018) 171
Obščestvenno-političeskaja leksika albanskogo jazyka. Russko-albanskij slovar’-
minimum po materialam sovremennoj albanskoj pressy. Učebnoje posobije. Sankt-
Peterburgskij gosudarstvennyj Universitet. Filologičeskij fakultet. Sankt-Peterburg
2007, 146 f.
Tjurkizmy v jazykah Jugo-Vostočnoj Evvropy (Proekt opisanija istoriko-
leksikologičeskih i etimologičeskih dannyh). - në: Sovremennaja albanistika:
dostiženija i perspektivy. Meždunarodnaja naučnaja konferencija, posvjaščonnaja
pjatidesjatiletiju osnovanija otdelenija albanskoj filologii SPbGU. Sankt-Peterburg,
26–29 sentjabrja 2007 g. Tezisy dokladov. Filologičeskij Fakultet Sankt-
Peterburgskogo gosudarstvennogo universiteta. Institut lingvističeskih issledovanij
Rossijskoj Akademii nauk. “Nestor-Istorija”. Sankt-Peterburg, 2007, 40–41.
[Përmbledhje]
Irina Ivanovna Voronina (1939 – 2007). - Gjuha jonë (Tiranë) 27/2007, nr. 1–4, f.
214–216. (bashkautorë: Lafe, Emil; Zhugra, Alvina V.)
2009
Istočniki izučenija tjurkskih zaimstvovanij v albanskom jazyke. - në: Acta
Linguistica Petropolitana. St. Petersburg. Trudy Instituta lingvističeskih
issledovanij, tom V, čast’ 1. Sankt-Peterburg, “Nauka”, 2009, f. 37–50.
O rabote nad svodnym slovarjem “Tjurkizmy v jazykah Jugo-Vostočnoj Evropy”. -
në: Acta Linguistica Petropolitana. St. Petersburg Trudy Instituta lingvističeskih
issledovanij, tom V, čast’ 1. Sankt-Peterburg, “Nauka”, 2009, f. 266–274.
(bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
2010
About “The Notes of the Yanychar”. - në: Lucrările simpozionului internaţional:
Cartea. România. Europa. Ed. a II-a – 20–24 sept. 2009. 550 de ani de la prima
atestare a oraşului Bucureşti. Biblioteca metropolitană Bucureşti. Bucureşti, 2010,
f. 590–595.
Albania as a World Center of the Bektashi tariqat. - në: Symposium International:
Le Livre. Le Roumanie. L’Europe. Troisième éd. 300 ans après la intronisation de
l’erudit roumain Dimitrie Cantemir en Moldavie. Résumés des communications.
22–24 Septembre 2010. Bibliothèque Métropolitain de Bucarest; Mairie de
Bucarest; Academie Roumain; Université de Bucarest. Bucarest, 2010, f. 82–83.
Tjurkskie zaimstvovanija v leksiko-tematičeskoj grupe «Nazvanija odeždy»
(Predvaritel’nye dannye slovar’ja «Tjurkizmy v Jugo-Vostočnoj Evrope. - Revue
Des Études Sud-Est Européennes (Bucarest), 48/2010, nr. 1-4, f. 25–69.
2011
Cvetooboznačenija tjurkskogo proishoždenija v jazykah Jugo-Vostočnoj Evropy
(monohromnye i smešannye tona). - në: Balkanskij spektr: ot sveta k cvetu.
Balkanskie čtenija 11. Tezisy i materialy. 22–24 marta 2011 g. Moskva. Institut
slavjanovedenija RAN. Moskva, 2011, f. 174–181. (bashkautor Suchačev, Nikolai
L.)
Cvetooboznačenija tjurkskogo proishoždenija v jazykah Jugo-Vostočnoj Evropy
(hromatičeskie tona). - në: Identitate, etnecitate, limbă în Sud-Estul Europei. Actele
Colocviului organizat de Institutul de Studii Sud-Est Europeene din Bucureşti şi
Institutul de Studii Lingvistice din Sankt-Petersburg, 29 septembrie, 2010,
172 Nekrologji
Bucureşti. Institutul de Studii Sud-Est Europeene al Acad. Române, Biblioteca
metropolitană Bucureşti) (Biblioteca de studii Sud-Est Europeene. 3. Bucureşti: Ed.
Biblioteca Bucureştiului, 2011. f. 81–95. (bashkautor Suchačev, Nikolai L.;
Lopašov, Ju. A.)
On the History of Bektashism in Albania. – në : Travaux de Symposium
international: Le Livre. La Roumanie. L’Europe. Troisieme édition – 20 à 24
Septembre 2010. T. 3. La troisième section: Étude Euro- and Afro-Asiatique.
Bucarest: Ed. Bibiliothèque de Bucarest, 2011, f. 650–655.
2012
O gipotetičeskih i realnyh izoglossah v toponimii. - Albanskaja filologija,
balkanistika, problemy jazykoznanija. Materialy meždunarodnoj konferencii,
posvjaščennoj 100-letiju so dnja roždenija člena-korrespondenta RAN Agnii
Vasil’evny Desnickoj. 27-30 sentjabrja 2012 g. Rossijskaja Akademija Nauk –
Sankt-Peterburgskij Naučnyj Centr - Institut Lingvističeskih Issledovanij. Sankt-
Peterburg, “Nestor-Istorija”, 2012, f. 91-96. (bashkautorë: Suchačev, Nikolai L.;
Lopašov, Ju. A.)
Turkish military and administrative vocabulary for Balkan Realities. - në: 55th PIAC
Annual Meeting, Hierarchy and Status in the Altaic World. July 22–27 2012, Cluj-
Napoca, Romania: Program. Abstracts. The Babeş-Bolyai Univ. of Cluj-Napoca,
The Institute of Turkology and Central Asian Studies, under the Patronage of the
Romanian Academy. Cluj Napoca, 2012, f. 10. (bashkautor Suchačev, Nikolai L.)
Učebnyj russko-albanskij i albansko-russkij slovar’ lingvističeskih terminov. Sankt-
Peterburgskij Gosudarstvennyj Universitet. Filologičeskij Falkultet. Sankt-
Peterburg, 2012, 75 f.
2013
Istorija nastave albanskog jezika u Rusiji [Abstract: The history of teaching
albanian language in Russia]. - në: Nastava albanskog jezika kao stranog
Mësimidhënia e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj.. Filološki Fakultet, Univerzitet u
Beogradu - Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Beogradit. Beograd, 2013, 115–120.
Për historinë e studimit të huazimeve turke në gjuhën shqipe. - në: Studia
linguistica et balcanica. Albanskaja filologija, balkanistika, problemy
jazykoznanija. K 100-letiju so dnja roždenija člena -korrespondenta RAN Agnii
Vasilevny Desnickoj. Rossijskaja Akademija Nauk - Institut lingvistiçeskih
issledovanij. Sankt-Peterburg, “Nauka”, 2013, 56–65 [Përmbledhje rusisht: Istorija
izučenia tjurkskih zaimstvovanij v albanskom jazyke]
2014
Tureckaja voenno-administrativnaja leksika v nominacii balkanskih realej. - në:
Aktualnye voprosy tjurkologičeskih issledovanij. Sbornik statej k 75-letiju V. G.
Guzeva. Sankt-Peterburgskij gosudarsvennyj Universitet. Vostočnyj fakultet. Sankt-
Peterburg. Izd. RHGA, 2014, f. 39-50.
2015
Tjurkizmy v balkanskih jazykah kak ėtnografičeskij istočnik (leksika svadebnogo
obrjada). – në:
Alkïş bitig. Scripta in honorem D. M. Nasilov. Sbornik statej k 80-letiju D. M.
Nasilova. Мoskva: ООО «Izdatelstvo MBA», 2015, f. 89–97.
Albina H. Girfanova (1957-2018) 173
2016
Turkic Borrowings in the Albanian language. - The 6-th International symposium
on oriental ancient documents studies. Faculty of Asian and African studies. St.
Petersburg. October 2–6, 2016. Abstracts. St. Petersburg State University, f. 30.
2017
Gjendja e punёs pёr “Turkish loan words in the languages of the South-Eastern
Europe” (“Fjalor i huazimive turke nё gjuhёt e Europёs Juglindore”). – në: Maping
Balkan routes: literary, cultural and linguistic Landscapes. International
Conference on Balkan Studies. Organized by the Department of Foreign Languages
and the department of Albanian Language and Litterature, Universiry of Vlora
“Ismail Qemali” in collaboration with the Faculty of Philology, University of
Belgrad. 8–9 September 2017. Vlora, Albania. Book of Abstracts. Vlora: Print. by
“Triptik”, 2017, f. 55–56. (bashkautor: Suchačev, Nikolai L.)
The etymology of toponym “Berat”, the former Beligrad (Etymological identity or
heterogeneous toponyms. - Maping Balkan routes… f. 63–64.
Balkanskaja toponimija tjurkskogo proishoždenija. - në: Meždunarodnaja naučnaja
konferencija. XIX Ivanovskie čtenija. Sankt-Peterburg, 19 maja 2017 g. Materialy
konferencii. Sankt-Peterburg. Centr sodejstvija obrazovaniju, 2017, f. 23-25.
Perla, vëllimi 81, numri 1, 2018
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
PROF. DR. REMZI NESIMI
(1933-2018)
Më 3 shkurt 2018 ndërroi jetë në Shkup prof. dr. Remzi Nesimi, gjuhëtar i
njohur, veprimtar i shquar i shkollës shqipe në Maqedoni, profesor universitar me karrierë të pasur dhe merita të spikatura për formimin e disa brezave filologësh ndër shqiptarët e Maqedonisë, delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Prof. Remzi Nesimi kishte lindur më 25 dhjetor 1933 në fshatin Odër të Tetovës, në një kohë kur Mbretëria e Jugosllavisë jo vetëm shqiptarëve, por as maqedonasve sllavë nuk u lejonte të shkolloheshin në gjuhën e vet amtare. Por mësuesit shqiptarë që u dërguan në ato treva nga qeveria e Tiranës më 1941, pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave, ndezën atje flakën e dashurisë për gjuhën dhe shkronjat shqipe. Remzi Nesimi kreu shkollën fillore në vendlindje dhe ndoqi më pas gjimnazin në Tetovë. Më 1955 një shtysë e brendshme e çoi të regjistrohej në degën e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, ku u diplomua me rezultate të larta më 1960. Filloi punën si redaktor letrar në entin botues “Rilindja” të Prishtinës. Më pas kaloi me po këtë detyrë në Shkup, në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, që ka qenë gazeta kryesore në gjuhën shqipe në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre u ndesh me probleme të shumta të praktikës gjuhësore, mori pjesë në diskutime rreth tyre dhe dha ndihmesën e tij për një kulturë gjuhësore më të lartë në botimet dhe shtypin shqip. Prej atëherë çështjet e normës letrare, kujdesi për zbatimin e rregullave gjuhësore dhe veçanërisht për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe do të bëheshin temë e përhershme e hulumtimeve dhe shkrimeve të tij.
Në vitet 1962–1964 R. Nesimi punoi si lektor i gjuhës shqipe në katedrën e albanologjisë në Beograd, aty ku kishte kryer studimet. Në atë mjedis universitar pati mundësi të fitonte një kualifikim shkencor më të ngritur si në fushën e albanologjisë, ashtu edhe të gjuhësisë në përgjithësi. Me këtë përvojë të re të fituar, u kthye në mjedisin shqiptar në vitin shkollor 1964–1965 si pedagog i Akademisë Pedagogjike të Shkupit, ku përgatiteshin arsimtarë për arsimin e përgjithshëm në gjuhën shqipe. Më 1975 u emërua profesor i gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, ku shërbeu deri në fund të karrierës së tij si profesor universitar. Veprimtaria e prof. Remzi Nesimit në arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe puna e tij kërkimore-shkencore, e shtrirë në gati 40 vjet, i kanë dhënë një vend nderi jo vetëm në Maqedoni, por
Remzi Nesimi (1933–2018) 175
në mbarë arsimin universitar dhe në shkencat filologjike shqiptare. Edhe pas daljes në pension ai mbeti i rrethuar nga miradija e çiltër e kolegëve më të rinj dhe e studentëve të tij të shumtë.
Në Shqipëri prof. Remzi Nesimi u bë më i njohur veçanërisht gjate përgatitjeve dhe zhvillimit të Kongresit të Drejtshkrimit, që u mbajt në prag të 60-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, si përmbushje e programit gjuhësor e kulturor të Rilindjes Kombëtare. R. Nesimi dha ndihmesën e tij të vyer si përfaqësues i Maqedonisë në Komisionin e organizimit të Kongresit, ndërsa në Kongres mbajti referatin “Procesi i njësimit të shqipes letrare në Maqedoni” dhe ishte anëtar i komisionit të hartimit të Rezolutës së Kongresit. Në referatin e tij prof. R. Nesimi parashtroi rrethanat dhe prirjet e lëvrimit të gjuhës shqipe te shqiptarët në Maqedoni pas Luftës II Botërore, si vijim i traditave të mëparshme, të Kongresit të Manastirit, të veprimtarisë së familjes Qiriazi e të atdhetarëve të tjerë. Ai vuri në dukje se në Maqedoni, hap pas hapi, gjuha e shkruar erdhi duke u afruar me formën letrare të Shqipërisë. Kështu, pas botimit të projektit të drejtshkrimit në Tiranë (shkurt 1967), gazeta “Flaka e vëllazërimit” në Shkup filloi ta zbatonte atë projekt, duke i paraprirë vendimit të njohur Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (prill 1968) për njësimin gjuhësor me praktikën e shtetit amë, sipas parimit “Një komb – një gjuhë letrare kombëtare.” “Është e natyrshme, – theksoi ai në Kongres, – se u paraqitën edhe vështirësi serioze në zbatimin dhe përvetësimin e kësaj gjuhe e sidomos në komunikimin gojor ..., por me këtë u realizua edhe një e vërtetë shkencore, u realizuan dëshirat qindvjeçare, sepse vetë shprehja gjuhë e njësuar letrare kumbon ëmbël për çdo shqipfolës.” Prof. R, Nesimi solli në Kongres optimizmin e përligjur të shqiptarëve në Maqedoni se gjuha letrare e njësuar do të përparojë edhe më tej në ato troje si rruga e vetme e zhvillimit dhe e konvergjencës së kulturës, shkollës shqipe e të shkencës shqiptare.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit prof. R. Nesimi dha një ndihmesë thelbësore që idetë dhe vendimet e atij forumi mbarëkombëtar të përçoheshin te masat e intelektualëve e të arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni. Që më parë, më 1970, ai kishte botuar një varg shkrimesh te “Flaka e vëllazërimit” për të shpjeguar se një gjuhë e përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë, është domosdoshmëri historike, se gjuha letrare e njësuar është mjet i pazëvendësueshëm për përparimin kulturor e arsimor të popullit shqiptar në tërësi, për zhvillimin e traditave kombëtare dhe për zgjerimin e lidhjeve të bashkëpunimit në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.
Prof. Remzi Nesimi i ka ndjekur me vijimësi problemet teorike dhe praktike të gjuhës letrare, veçanërisht në fushën e drejtshkrimit e të gramatikës, të zhvillimit, të pasurimit e të pastrimit të saj, si dhe të zbatimit të normës letrare në botimet, në shtyp, në shkollë, në veprimtarinë publike. Pjesa më e madhe e artikujve që ka shkruar ai rreth këtyre temave, janë përfshirë në kreun e parë e të dytë të librit të tij “Çështje gjuhësore” (Shkup, 1998), i cili përbëhet nga pesë krerë: I. Çështje të normës letrare dhe të pastërtisë së gjuhës letrare; II. Shqipja e shkruar në Maqedoni; III. Nga të folmet shqipe në Maqedoni; IV. Përvjetorë; V. Shqipja në kontekstin ballkanik. Duhet përmendur me këtë rast vëmendja e tij e veçantë për të vlerësuar e për të bërë të njohura për shqiptarët në Maqedoni disa figura të shquara të letërsisë e të filologjisë shqiptare, si Naim Frashëri, Pashko Vasa, Josif Bageri, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, po ashtu edhe disa albanologë me merita në fushën e studimeve shqiptare.
176 Nekrologji
Prof. Remzi Nesimi i ka pasur shumë për zemër studimet nga fusha e ligjërimeve popullore. Ai ishte vëzhgues i mprehtë i gojës së popullit në të gjitha rrafshet e gjuhës. Kësaj fushe studimi i ka kushtuar një numër artikujsh si dhe disertacionin e doktoratës “E folmja e Dervenit” (krahinë ndërmjet Tetovës dhe Shkupit), të cilin e zgjeroi dhe e plotësoi më pas hap pas hapi, duke na dhënë një punim dialektologjik klasik, si nga ndërtimi, ashtu edhe nga përmbajtja dhe analizat që përmban (botuar më 2008, 500 faqe). Studimi i tij i gjerë e i thelluar për të folmen e Dervenit plotëson hartën e dialektologjisë shqiptare me të dhëna të sigurta e me shpjegime të hollësishme për një të folme me karakteristika të veçanta të gegërishtes qendrore. Përshkrimi i së folmes së Dervenit në masën dhe në mënyrën si është bërë në këtë studim parakupton një njohje të gjerë të dialektologjisë shqiptare, nga njëra anë, dhe të sistemit të përgjithshëm të gjuhës shqipe në gjendjen e sotme e në zhvillimin historik të tij, nga ana tjetër. Studimi dëshmon se autori i tij i ka arritur të dyja këto caqe.
Shumë e rëndësishme është ndihmesa e prof. Remzi Nesimit në fushën e teksteve dhe botimeve të tjera shkollore. Teksti universitar i mësimit të gjuhës shqipe i hartuar në bashkëpunim me kolegen e tij, dr. Gjystina Shushka (botim i i parë Prishtinë 1987, i dyti Shkup 1989, i treti Beograd 1997) është përdorur vite me radhë në disa universitete të ish-Jugosllavisë. Prof. Remzi Nesimi ka hartuar rreth 12 tekste (në disa raste me bashkautorë) të gjuhës shqipe për arsimin parauniversitar në Maqedoni (për klasat V, VI, VII, VIII dhe për shkollat e mesme).
Prof. Remzi Nesimi ka meritë të veçantë për gjallërimin e jetës shkencore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Ai ka qenë pjesëmarrës në konferenca e simpoziume shkencore të rëndësishme, ka botuar artikuj edhe në revistat shkencore maqedonase, ku ka trajtuar çështje të marrëdhënieve të shqipes me maqedonishten, duke dëshmuar vullnetin për bashkëpunim me kolegët maqedonas dhe për trajtimin objektiv të marrëdhënieve ndërgjuhësore. Botimi i përvitshëm “Godishen zbornik (Vjetar)” i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” për vitin 2014 i është kushtuar prof. Remzi Nesimit në shenjë nderimi me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në këtë vëllim prej rreth 750 faqesh kanë botuar ndihmesat e tyre shkencore dhjetëra studiues shqiptarë, maqedonas e të tjerë.
Ndarja nga jeta e prof. Remzi Nesimit është një humbje e ndjeshme për gjuhësinë shqiptare dhe më gjerë për kulturën e shkollën shqiptare në përgjithësi. Vepra e tij shkencore dhe njerëzore do të rrojnë e do të jenë mbështetje e shembull për pasardhësit. Prof. Remzi Nesimi do të kujtohet gjithnjë si personalitet i shquar i botës intelektuale shqiptare. Ai është ndër ata njerëz për të cilët thuhet se janë ndodhur në kohën e duhur, në vendin e duhur për të kryer punën e duhur. Si mësues i nderuar i shumë brezave, ai ka ditur t’u mësojë mirë studentëve të vet jo vetëm dijet shkencore që përmbajnë librat, por edhe diçka më tepër, që nuk e kanë librat, por që e rrezaton personaliteti i mësuesit, zemra dhe sjellja e tij. Prandaj prof. R. Nesimi do të kujtohet jo vetëm si një mësimdhënës shembullor, por edhe si një edukator kombëtar, si një Mjeshtër i Madh i gjuhës shqipe dhe i shkollës shqipe. Për veprimtarinë e tij të gjatë e të frytshme për gjuhën e për shkollën shqipe dhe për kulturën tonë kombëtare prof. Remzi Nesimi ka marrë vlerësime e mirënjohje të larta nga institucionet shtetërore e shoqërore-kulturore.
Emil LAFE
آلبانی شناسی
٣٠١ اکووایستیالکساندروانا ک ایناتال _ هیدر روس گیشهرت اسکندرب
٣٣٨ ارامونتهیزف ک _ یمورد زبان آلبان: یمادر زبان در متون مقدس
ایران شناسی
٣١٣ ی اردیماحمد تم _ یفارس اتیادب یدوره ها
٣٢٤ محمد جعفر یاحق _ یفارس اتیدوره انقالب مشروطه در ادب ،یداریدوره ب
معرفی کتاب
٣٥١ ستویکر لیواس _( تیریارزش ها، خطرات و مد) یآلبان یعیطب راثیم
٣٥١ یآرناووت. محمد م _ ییاین آلبانبه زبا یعرب اتیادب
گزارش فرهنگی
دستاوردها ن؛یدر چ یشناس یآلبان: با موضوع نگیج یک. کنفرانس پروفسور دکتر
٣١٣ یدارماتایح میابراه _ها دگاهیو د
ضمیمه
٣١١ سوهاچو. ل یکوالیالفه، ن لیام _ رفانووایگ. ح نایدرگذشت آلب
٣١٢ الفه لیام _ یمینس یرمض درگذشت
٣١١ فهرست فارسی
PERLA“مرواريد”
ومسبیستوفرهنگي،سال–علميفصلنامه
٨١شمارهمسلسل–میالدي ٢٨١٠سالاولشماره
فهرست ٥ یدمل ويدیل _ "محمد نعیم فراشری یها بررسی انديشه" یالملل نیب یکنفرانس علم
٤١ یدمل ويدیل _ "یفراشر مینع یها شهياند یبررس" علمی کنفرانسپايانی هیانیب
کنفرانسمحققانآلبانیاييدرمقاالت
٤١ الست ینیاحمد حس دیس _ "ناتیدر تع التیتخ"
٧٢ ینانیشعبان س _های فرهنگی ايران و آلبانی نقش نعیم و موالنا در مشابهت
٩١ ویعل یعل _عر نعیم فراشری با الهام از ابن عربی شزيبايی خوانش
١٤ یعبداهلل رجب _نعیم فراشری درباره شعر و شاعران فارسی ديدگاه
حماسه دينی کربال و حماسه ملی اسكندربیگ : حماسه بزرگ اثر نعیم فراشری دو
٥٧ فلورشا دادو _
٥٢ یكایادهم ل _ايران پارسی در آثار نعیم فراشری لهاماتا
ر فارسی شع غنی فرهنگ برابر در فراشری نعیم آثار فرهنگی –تطبیقی بررسی
٤٤ یجعفر دیحم _
با ماهیت ینعیم فراشری و ساير آثار و «یدفترچه بكتاش»بودن در کتاب یو اله الوهیت
٢٧ لكا انيآر _ یو تعلیم یدين ،یشعر
يالمللنیبيدرکنفرانسعلميرانيمحققانا مقاالتدهیمجموعهچک
"محمدنعیمفراشري يهابررسيانديشه"
یدعلیدکتر س، یحسن ذوالفقار، ینجمه در، یفاطمه جان احمد، اتیب نیحس، ضیايی اکبر یعل
، قدس یکاظم هیراض، یساسان فضل، یطوالب توران، مقدم یصالح الیسه، یصادق یمقصودعل، سراج
٢٢ یدکتر فاروق نعمت ،یریمحمد نص، جواد مرشدلو، محمد محمدپور، رادیکال یعل