perceptimet e publikut pËr drejtËsinË tranzicionale · okb-organizata e kombeve të bashkuara...

40
PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE RAPORTI PËR SONDAZHIN E OPINIONIT PUBLIK MBI DREJTËSINË TRANZICIONALE TË KRYER NË PERIUDHËN PRILL-MAJ 2007 NË KOSOVË

Upload: others

Post on 21-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

PERCEPTIMETE PUBLIKUTPËRDREJTËSINËTRANZICIONALE

RAPORTI PËR SONDAZHIN E OPINIONIT PUBLIKMBI DREJTËSINË TRANZICIONALE TË KRYERNË PERIUDHËN PRILL-MAJ 2007 NË KOSOVË

Page 2: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni
Page 3: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Heqje e përgjegjësisë: Këndvështrimet e autorëve të shprehura në këtëpublikim jo domosdoshmërisht paraqesin këndvështrimet e UNDP-së nëKosovë apo të Programit për Drejtësi Tranzicionale të UNDP-së.

Prishtinë, maj 2007.

Page 4: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni
Page 5: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

PËRMBAJTJA

Shkurtesat .................................................................................... 6

1. Parathënie .................................................................................... 7

1. Përmbledhje e Përgjithshme .............................................................. 9

2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë ....................................... 13

2.1. Hyrje ................................................................................... 13

2.2. Viktimat dhe Abuzuesit ............................................................. 13

2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia ............................................ 14

3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhe Performanca e Tyrenë Gjykimet për Krime të Luftës ....................................................... 19

3.1. Hyrje ................................................................................... 19

3.2. Gjetjet nga Anketa .................................................................. 19

3.3. Kombësia e Viktimave dhe e Autorëve të Krimeve ............................. 20

3.4. Çështja e Drejtësisë ................................................................ 21

3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe Vendore ........................ 23

4. E Vërteta dhe Pajtimi në Kosovë: Perspektivat dhe Problemet .................... 24

5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë pas vitit 1999 ........... 26

5.1. Reforma Institucionale .............................................................. 26

5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ ........................... 27

5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë ........................................... 27

5.1.3. Veting-u në Sistemin Gjyqësor ............................................ 28

5.2. Dëmshpërblimet ...................................................................... 29

5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve .................................. 29

5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike ................................................. 30

Bibliografia e Përzgjedhur ............................................................... 32

Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme ................................... 34

Fusnotat ................................................................................... 37

Page 6: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

6 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

SHKURTESAT

OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara

UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara

NATO-Aleanca Veri-Atlantike

UNMIK-Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

OSBE-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

ICTY-Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për Ish-Jugosllavinë

KFOR- Misioni ushtarak i OKB-së i udhëhequr nga NATO në Kosovë

IPVQ- Institucionet e Përkohshme të Vetë Qeverisjes

UNHCR- Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë

SHPK- Shërbimi Policor i Kosovës

KGJK- Këshilli Gjyqësor i Kosovës

PSSP- Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

GJPN-Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë

KVP-Komisionet e së Vërtetës dhe Pajtimit

RAE-Roma, Ashkali dhe Egjiptian

UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës

FARK-Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (fraksion i armatosur i Qev-erisë së Kosovës në egzil gjatë viteve të 90-ta).

KNKK-Këshilli Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

ICTJ-Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale

Page 7: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

1. Parathënie

Ky publikim paraqet një dokument të hartuar nga analiza e rezultateve të dalanga Hulumtimi i Opinionit Publik për drejtësi tranzicionale i cili u krye nga UBOConsulting në muajt prill dhe maj të vitit 2007, si pjesë e Programit të UNDP-së për Drejtësi Tranzicionale. Ky hulumtim ka për qëllim të ofrojë informatapër vendim-marrësit në lidhje me perceptimet dhe qëndrimet e kosovarëvendaj mekanizmave të drejtësisë tranzicionale. Për këtë hulumtim UBO Con-sulting ka anketuar 1250 kosovarë në 61 vendbanime nëpër Kosovë. Përzgjed-hja e të anketuarve është bërë në mënyrë të rastësishme duke marrë për bazëtë dhënat demografike, gjeografike dhe etnike të popullatës së Kosovës.1

Kriteret e tjera që janë marrë për bazë gjatë përzgjedhjes së mostrës ishinmosha, gjinia dhe vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtëanketë ofron rezultate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe brendakufirit të gabimit prej 2.8%

Raporti prezanton perceptimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me mekaniz-mat e drejtësisë tranzicionale dhe diskuton nevojën e zbatimit të këtyremekanizmave si pjesë e rehabilitimit të shoqërisë kosovare. Përderisa synon tëofrojë një bazë për krahasim me hulumtime të opinionit publik që mund të kry-hen në të ardhmen në këtë fushë, ky raport nuk është krahasues për nga natyra,pasi që është hulumtimi i parë i këtij lloji në Kosovë. Objektivi primar i këtijstudimi është të ofrojë analiza gjithëpërfshirëse për qëndrimet e komuniteteveetnike që jetojnë në Kosovë në lidhje me mekanizmat e drejtësisë tranzicionale.Katër kapitujt e këtij raporti prekin disa aspekte të të drejtave të njeriut dheqasje akademike, dhe prezantojnë perceptimet e qytetarëve të Kosovës.

Raporti shpalos opinionet e publikut rreth standardeve të të drejtave tënjeriut, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë. Raporti adresonrolin e njëanshmërisë etnike kur diskutohen çështjet e krimeve të luftës dhepersonave të pagjetur. Gjithashtu raporti flet për sfidat me të cilat gjykatësitdhe prokurorët ndërkombëtarë dhe vendorë ballafaqohen gjatë procesit tëkthimit të drejtësisë dhe sigurimit të llogaridhënies. Ky hulumtim trajton edheçështjen e dëmshpërblimeve materiale dhe jo-materiale për viktimat si dhe re-format institucionale të domosdoshme për mishërimin e një kulture të të drej-tave të njeriut. Disa nga zbulimet kryesore të dala nga kjo anketë janë:

- Rreth 92% e shqiptarëve të Kosovës besojnë se të drejtat e tyre janëshkelur në ndonjë rast që nga viti 1989. Përqindja e serbëve të Kosovësqë ndajnë këtë mendim është dukshëm më e vogël (47%). Responden-tët nga kombësitë e tjera që konsiderojnë se janë shkelur të drejtat etyre përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të këtij grupi.

- Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike e mbësht-esin zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur pa marrë parasyshpërkatësinë etnike të viktimave. Këtë këndvështrim e ndajnë 97% tëshqiptarëve të anketuar, 92% e serbëve, dhe 93% e respondentëve tëkombësive të tjera.

- Rreth 84% të shqiptarëve kategorikisht e mohojnë mundësinë që pjesë-tarët e komunitetit të tyre etnik mund të kenë kryer krime të luftës.Serbët në anën tjetër, janë më pohues për faktin se anëtarët e komu-nitetit të tyre mund të kenë kryer krime të luftës (këtë pikëpamje endajnë 37% e respondentëve në këtë grup).

7Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 8: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

- Shqiptarët e Kosovës konsiderojnë që gjykimet për krime të luftës tëmbajtura në gjykatat e Kosovës (34%) dhe në Tribunalin e Hagës (65%)janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, dhe në të njejtënkohë tregojnë pak besim që gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkutnë Beograd janë në pajtueshmëri me këto standarde (3%). Të anketu-arit serbë konsiderojnë pajtueshmërinë me normat dhe standardetndërkombëtare nga një perspektivë krejtësisht tjetër: vetëm 9% të re-spondentëve të këtij grupi etnik besojnë tek gjykatat e Kosovës, 30% etë anketuarve kanë besim në standardet e gjykimeve në Hagë, dhe 47%prej tyre besojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd bëhensipas standardeve ndërkombëtare.

8 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 9: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

1. Përmbledhje e Përgjithshme

Shumica e të anketuarve shqiptarë (92%) që morën pjesë në Anketën përDrejtësi Tranzicionale besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur në ndonjë rastqë nga viti 1989. Përqindja e serbëve të anketuar që ndajnë këtë mendim ështëdukshëm më e ultë, duke marrë parasysh se vetëm 47% prej tyre janë deklaruarse të drejtat e tyre janë shkelur në periudhën e lartëpërmendur. Responden-tët nga komunitetet e tjera që kanë deklaruar se të drejtat e tyre janë shkelurpërbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të të anketuarve nga komunitetet etjera.

Shumica e shqiptarëve të Kosovës (92%) kanë njohuri për krimet e luftës tëkryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999 në Kosovë, krahasuarme 7% të të anketuarve nga e njejta kombësi që deklarojnë se nuk kanë njo-huri për krimet e luftës të kryera gjatë së njejtës periudhë. Të anketuarit serbëqë kanë njohuri për krimet e luftës të kryera gjatë asaj periudhe përbëjnë 81%të numrit të përgjithshëm të këtij grupi. Respondentët nga komunitetet e tjeraetnike kanë më shumë njohuri se serbët e Kosovës për krimet e luftës të kry-era gjatë konfliktit në Kosovë dhe 86% prej tyre e konfirmojnë këtë njohuri.

Mediat janë identifikuar nga shumica e të anketuarve si burimi kryesor i in-formatave për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë konfliktit të armato-sur të viteve 1998-1999. 36% e të anketuarve nga grupi i shqiptarëve, iidentifikojnë mediat si burim kryesor të informatave, përcjellur nga ata që siburim identifikojnë përvojat e të tjerëve (29%), pak më shumë se ata që iden-tifikojnë përvojat e familjeve të tyre (20%), apo përvojat personale (15%).

Ndër të anketuarit serbë, përqindja e njerëzve që bazojnë njohuritë për krimetë luftës në përvojën personale ose në përvojën e familjeve të tyre ështëshumë më e ultë në krahasim me atë të shqiptarëve (4% dhe 9% e të anketu-arve serbë ). Përvojat e të tjerëve kanë shërbyer si burim i informatave për 34%të serbëve të intervistuar, ndërsa 54% kanë marrë njohuritë për krime të luftësnga mediat lokale.

Burimet e informatave për krime të luftës për të anketuarit nga kombësitë etjera janë të ngjajshme me ato të serbëve të Kosovës. Ngjajshëm me respon-dentët serbë, vetëm 2% e të intervistuarve nga komunitetet e tjera janë tënjoftuar me krime të luftës përmes përvojave personale. 8% kanë si burim për-vojat e anëtarëve të familjeve të tyre, 43% kanë si burim përvojat e të tjerëve,dhe 47% e respondentëve kanë identifikuar mediat si burim kryesor të infor-matave.

Shumica e shqiptarëve (35%) e kanë identifikuar policinë e Serbisë si kryerësinkryesor të krimeve të luftës në Kosovë dhe 32% prej tyre e kanë identifikuarUshtrinë e Jugosllavisë, ndërsa pjesa tjetër prej 34% deklaruan se fajtorëtkryesorë për krimet e luftës në Kosovë ishin forcat paramilitare serbe. Serbëte Kosovës besojnë në të kundërtën, që UÇK (37%), NATO (27%), dhe FARK (16%)dhe në një masë më të vogël paramilitarët serbë (15%) kanë kryer krime tëluftës në Kosovë. Përgjigjet e dhëna nga komunitetet e tjera janë të ngja-jshme me ato të shqiptarëve, ku 35% e respondentëve besojnë se policia e Ser-bisë, paramilitarët serbë (35%), dhe Ushtria e Jugosllavisë (25%) janëpërgjegjëse për krime të luftës.

Rreth 84% e shqiptarëve të intervistuar nuk pajtohen se pjesëtarët e kombë-

9Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 10: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

sisë së tyre mund të kenë kryer krime të luftës. Një qëndrim i tillë ndahet nganjë përqindje më e ultë e serbeve të Kosovës (37%).

Shumica dërrmuese e respondentëve nga të gjitha kombësitë e mbështesinzgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinëetnike të viktimave. Ky këndvështrim ndahet nga 97% e shqiptarëve, 92% e ser-bëve, dhe 93% e respondentëve të kombësive të tjera. Në krahasim mepërqindjen e respondentëve që mbështesin zgjidhjen e çështjes së personavetë pagjetur pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave, përqindja eatyre që nuk mbështesin zgjidhjen e kësaj çështjeje është e parëndësishme.

Respondentët shqiptarë konsiderojnë Qeverinë e Serbisë (36%) dhe UNMIK-un(34%) si palët/akterët kryesorë përgjegjës për mos-zgjidhjen e çështjes së per-sonave të pagjetur. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i respondentëveshqiptarë (26%) e konsiderojnë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse për këtëçështje. Në anën tjetër, Serbët e Kosovës e konsiderojnë Qeverinë e Kosoves(32%) dhe UNMIK-un (28%) si palët kryesore për moszgjedhjen e çështjes sëpersonave të pagjetur. Qeveria e Serbisë konsiderohet si pala e tretë më mepërgjegjësi me vetëm 13% të serbëve që e fajsojnë atë, e përcjellur nga 11%e atyre që e vendosin përgjegjësinë tek KFOR-i.

Rreth 60% e shqiptarëve të Kosovës konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorëtqë punojnë në gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar, krahasuar merreth 58% të serbëve të Kosovës që ndajnë të njejtin mendim. Rreth 21% eshqiptarëve, 24% e serbëve dhe rreth 20% e respondentëve nga kombësitë etjera kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk kanë ditur nëse përfshirja egjykatësve dhe prokurorëve në këto gjykime paraqet rrezik për ta. Është merëndësi të përmendet që 17% e shqiptarëve të intervistuar dhe 18% e serbëvekonsiderojnë që gjykatësit dhe prokurorët e përfshirë në gjykime për krime tëluftës nuk janë të kërcënuar.

Dëshmitarët në gjykimet për krime të luftës gjithashtu vështrohen si të kër-cënuar për dëshmitë e tyre kundër kriminelëve. Rreth 69% e shqiptarëve be-sojnë se dëshmitarët ballafaqohen me ndonjë shkallë të kërcënimit, ndërsa65% e të anketuarve serbë pajtohen me këtë pohim. Respondentët nga kom-bësitë e tjera kanë treguar qëndrimet më pesimiste me 78% të respondentëveqë konsiderojnë se dëshmitarët janë të kërcënuar.

Rreth 86% e respondentëve shqiptarë konsiderojnë si çështje shumë të rëndë-sishme gjetjen e fakteve për krime të luftës dhe 11% e konsiderojnë më paktë rëndësishme. Tek respondentët serbë përqindja e atyre që mbështesin gjet-jen e fakteve për të gjitha krimet pa marrë parasysh kombësinë e viktimavedhe atë të kriminelëve janë të ngjajshme me atë të shqiptarëve me rreth 83%të respondentëve që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 6% që men-dojnë se kjo është deri diku e rëndësishme. Komunitetet e tjera tregojnë mëpak interes për zbulimin e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën me65% që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 34% që mendojnë se ështëpjesërisht e rëndësishme.

Rreth 95% të respondentëve serbë konsiderojnë që pajtimi në mes të komu-niteteve është i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe e nje-jta pikëpamje ndahet nga 85% e respondentëve shqiptarë. Grupet e tjeraetnike tregojnë qëndrime të ngjajshme në lidhje me pajtimin, ku rreth 97% erespondentëve e konsiderojnë këtë proces të rëndësishëm.

10 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 11: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Dëmshpërblimet materiale për të gjitha viktimat pa marrë parasysh kombës-inë e tyre mbështeten fuqishëm prej 80% të respondentëve shqiptarë, ndërsa17% prej tyre e mbështesin një gjë të tillë pjesërisht. Respondentët serbë tre-gojnë qëndrime të ngjajshme me ato të shpiptarëve dhe 87% prej tyre qëmbështesin fuqishëm dëmshpërblimin material të viktimave për vuajtjet e tyredhe 9% e tyre që e mbështesin këtë pjesërisht.

Përveç formave materiale të kompensimit, respondentët besojnë se vuajtjete viktimave dhe familjeve të tyre gjithashtu do të mund të lehtësoheshin dukeaplikuar instrumente jo materiale. Programet rehabilituese dhe ri-socializuesekosiderohen si instrumentet më të përshtatshme të mbështetura nga 37% e re-spondentëve shqiptarë, 39% e atyre serbë dhe 30% e respondentëve të kom-bësive të tjera. Njohja e statusit të viktimës është mekanizmi i dytëjo-material që konsiderohet nga respondentët si i rëndësishëm për lehtësimine vuajtjeve të viktimave. Ky mekanizëm mbështetet nga 29% e respondentëveshqiptarë, 27% e atyre sërbë dhe 32% e respondentëve të kombësive të tjera.

Metodologjia dhe Informata Teknike

Hulumtimi i Opinionit Publik për Drejtësi Tranzicionale është kryer nga UBOConsulting në emër të UNDP-së në Kosovë gjatë muajve Prill-Maj 2007. Re-spondentët janë përzgjedhur sipas përbërjes demografike, gjeografike, dheetnike të popullatës që jeton në Kosovë. Minoritetet janë tej-përfaqësuar nëkëtë hulumtim me qëllim të përfitimit të të dhënave të vlefshme statistikoredhe të uljes së kufirit të gabimit tek nën-mostra e minoriteteve. Kriteret etjera që janë marrë për bazë në këtë hulumtim janë grup-mosha, gjinia dhevendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë anketë ofron rezul-tate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe kufirit të gabimit prej2.77%.

Puna në teren, pas përzgjedhjes së mostrës më të përshtatshme që ofronpasqyrë të drejtë të popullatës së Kosovës sipas grup-moshave, gjinisë, theproporcionit etnik e atij urban e rural, dhe aprovimit të kësaj mostre nga UNDP.Edhe pse mostra prej 1250 respondentëve u përzgjodh në mënyrë të rastë-sishme, kjo përzgjedhje u bë në bazë të disa kritereve fikse. Përbërja etnikeprej 850 respondentëve shqiptarë, 200 serbë dhe 200 respondentë nga mi-noritete jo serbe ishte një nga këto kritere. Përzgjedhja e mostrës u krye nëdisa faza. Faza e parë synonte përcaktimin e proporcionit urban/rural. Pasi ucaktua ky proporcion, ekipi i projektit vazhdoi me përcaktimin e vendbanimevenë të cilat do të zhvillohej anketimi. Përzgjedhja e respondentëve brendavendbanimeve u krye në mënyrë të rastit sipas parimit “çdo e treta shtëpi”.

Kufiri i gabimit për anketën për drejtësi tanzicionale është llogaritur të jetë2.77% e numrit të përgjithshëm të popullatës së Kosovës. Kufiri i gabimitparaqet kufirin maksimal të pasigurisë; ose thënë ndryshe, mund të jemi të sig-urtë që të paktën 95% e përqindjes reale gjendet brenda kufirit të gabimit tëpërqindjes së raportuar për të gjitha përqindjet e raportuara.

Kufiri është rrezja (gjysma) e intervalit të besueshmërisë prej 99%, ose 1.96gabime standard kur p= 50%. Kufiri i lartëpërmendur i gabimit mund të kalku-lohet prej numrit të respondentëve të anketës.

Kusfiri i Gabimit (95%) = 1.96 x 0.5(1 – 0.5)√ n

11Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 12: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Anketa për Drejtësi Tranzicionale në Kosovë përfshiu 1250 respondentë. Me in-tervalin e besueshmërisë prej 95%, kufiri i gabimit është i barabartë me 2.77%të totalit2.

Kufiri i gabimit (95%) = 0.0277 = 2.77% (që nënkupton se është e sigurtë qëproporcioni real i popullatës është në mes të 47.23% dhe 52.77%).

12 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 13: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë

2.1. Hyrje

Ky kapitull fokusohet në analizimin e opinionit publik rreth shkeljeve të tëdrejtave të njeriut në Kosovë. Së pari, analizon mënyrën se si respondentët ekuptojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë para, gjatë, dhe pas kon-fliktit të vitit 1999; dhe së dyti, fokusohet në analizimin e qëndrimeve dhenjohurisë për krimet e luftës, për personat e pagjetur dhe kriminelët. Vërejt-jet përfundimtare fokusohen në analizimin e qëndrimeve të respondentëverreth çështjes së llogaridhënies. Gjithashtu, ky kapitull ndan të dhënat në as-pektin etnik duke zbuluar kështu qëndrimet mbizotëruese për shkeljet e tëdrejtave të njeriut nga ‘pala tjetër’.

2.2. Viktimat dhe Abuzuesit

Kur diskutohen shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë është me rëndësi tëshikohet periudha kohore në të cilën kanë ndodhur këto shkelje. Shikimi i kohëskur kanë ndodhur këto shkelje është me rëndësi për përcaktimin jo vetëm tëllojeve të shkeljeve, por edhe të përcaktimit të kombësisë së viktimave dheabuzuesve. Në përgjithësi, mund të dallojmë tri periudha të ndryshme të shkel-jes së të drejtave të njeriut në Kosovë; ato para konfliktit të vitit 1999, atogjatë konfliktit vitit 1999, dhe ato pas konfliktit të vitit 1999.3

Shumica e respondentëve nga të gjitha kombësitë kanë identifikuar shqiptarëte Kosovës si viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut para dhe gjatë kon-fliktit të vitit 1999. Të pyetur për shkeljet e të drejtave të njeriut në dy peri-udhat e para, çështja e personave të pagjetur rezultoi të jetë brenga kryesoree respondentëve. Fati i personave të pagjetur mbetet çështja më e ndjeshmee drejtësisë tranzicionale për kosovarët. Sipas të dhënave të marra ngaKomiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Maj të vitit 2007, 2,054 personambesin të pagjetur.4

Të dhënat e nxjerra nga anketa zbulojnë se 54% e respondentëve mendojnëqë viktimat e konfliktit të vitit 1999 ishin shqiptarë, 14% mendojnë se viktimatishin serbët dhe 27% mendojnë se viktimat ishin nga minoritetet e tjera. Përmë tepër, siç është ilustruar në Figurën 1, një çështje jetike është se shumicae respondentëve (96%) konsiderojnë se për arritjen e drejtësisë është shumëe rëndësishme që të zgjidhet fati i personave të pagjetur, pa marrë parasyshkombësinë e viktimave dhe atë të kryerësëve të krimeve. Duhet të theksohetse të gjitha kombësitë ndajnë të njëjtat pikëpamje rreth kësaj çështjeje.

13

Figura 1.

Sa e mbështesnizgjidhjen e çështjessë personave tëpagjetur pa marrëparasysh kombësinë eviktimave dhe atë tëkryerësëve

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 14: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Të pyetur për shkeljen e të drejtave të njeriut në periudhën e tretë (pas kon-fliktit të vitit 1999), dhuna kundër minoriteteve dhe veçanërisht kundër serbëvetë Kosovës konsiderohet si dominuese. Respondentët janë të mendimit se nëperiudhën e pas konfliktit, të drejtat e minoriteteve ishin shkelur më shumë seato të shumicës. Mirëpo, vetëm 12% të respondentëve pohojnë se të drejtat eserbëve janë shkelur në periudhën e pas-konfliktit, 9% thonë se janë shkelur tëdrejtat e shqiptarëve, dhe më pak se 5% i shohin minoritetet tjera si viktimatkryesore gjatë kësaj periudhe. Mbetja prej 74% të respondentëve deklarohense nuk kanë njohuri për abuzime të të drejtave të njeriut në periudhën pasvitit 1999. Shumica e respondentëve që deklarohen se nuk kanë informata rrethshkeljes së të drejtave të serbëve të Kosovës i përkasin kombësisë shqiptare.Ata (shqiptarët) përbëjnë mbi 80% të numrit të përgjithshëm të respondentëveqë kanë mohuar të kenë njohuri për këto shkelje.

Një çështje e rëndësishme në përmbushjen e standardeve të të drejtave tënjeriut në Kosovë ka qenë edhe hezitimi i të gjitha komuniteteve etnike nëKosovë të pranojnë mundësinë që abuzuesit mund të kenë qenë nga komu-nitetet e tyre. Përgjigjet në pyetjen për kombësinë e abuzuesve të të drejtavetë njeriut tregojnë disa trende. Një trend përfshin periudhën para dhe gjatëkonfliktit të vitit 1999 ku anëtarët e komunitetit serbë konsiderohen si shkelësitkryesorë.5 Periudha tjetër përfshin kohën pas vitit 1999 ku respondentët i kon-siderojnë shqiptarët si shkelësit kryesorë të të drejtave.6 Megjithatë, një zbu-lim i rëndësishëm për periudhën pas vitit 1999 është se një përqindje ekonsiderueshme e respondentëve shqiptarë (rreth 75%) refuzuan të përgjigjennë pyetjen për kombësinë e kryerësëve të krimeve (shih Figurën 7 më poshtë).

2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia

Edhe pse sistemi i drejtësisë nuk e definon natyrën e shkeljeve të të drejtavetë njeriut, drejtimi i përzgjedhur reflekton suazën e standardeve të të drej-tave të njeriut dhe shkeljeve të trajtuara. Deri më tani, llogari-dhënia përshkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të shkaktuara në Kosovë ështëadresuar në gjykata vendore të ndërkombëtarizuara, në Tribunalin e Hagës,dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd. Nëgjykatat e Kosovës, gjykimet në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave tënjeriut që u kryen gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999, u trajtuan apo ri-tra-jtuan nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë. Misioni në Kosovë shënonrastin e parë të misioneve ndërkombëtare ku OKB angazhoi gjykatës dheprokurorë ndërkombëtarë (GJPN) të punojnë krahas me juristë lokalë në sis-temin e drejtësise penale.7

Varësisht nga përkatësia etnike, Kosovarët tregojnë nivele të ndryshme të kë-naqshmërisë me gjykatat që merren me krime të luftës të kryera në Kosovë.Respondentët shqiptarë shprehin nivel më të lartë të kënaqshmërisë megjykimet e mbajtura në Tribunalin e Hagës (70%) dhe në gjykatat e Kosovës(50%), dhe tregojnë nivel shumë të ultë të kënaqshmërisë me gjykimet e mba-jtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd (4%). Në anën tjetër, serbët e Kosovëstregojnë nivel të lartë të kënaqshmërisë me gjykimet e mbajtura në Gjykatëne Qarkut në Beograd (72%) dhe nivel më të ultë të kënaqshmërisë me Tribunaline Hagës (36%) dhe me gjykatat kosovare (25%). Përgjigjet e ofruara nga re-spondentët e përkatësive të tjera etnike janë të ngjajshme me ato të shqip-tarëve, shumica e të cilëve janë të kënaqur me Tribunalin e Hagës dhe tëkënaqur deri diku me gjykatat e Kosovës, por paraqesin shumë pak kënaqsh-mëri me gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd.

14 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 15: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Shumica e respondentëve të anketuar besojnë se gjykatësit dhe prokurorëtvendorë që merren me krime lufte janë të kërcënuar. Rreth 60% të respon-dentëve shqiptarë konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorët janë të kërcënuar,në krahasim me rreth 58% të respondentëve serbë që e ndajnë të njejtinmendim. Rreth 21% e shqiptarëve, 24% e serbëve dhe 20% e respondentëve tëgrupeve të tjera etnike refuzuan të përgjigjen ose nuk kishin njohuri nëse in-volvimi në gjykime për krime të luftës i vendos gjykatësit dhe prokurorët nënkërcënim. Me rëndësi është të përmendet se 17% e shqiptarëve të intervistuardhe 18% e respondentëve serbë mendojnë se gjykatësit dhe prokurorët që mer-ren me krime të luftës nuk janë të kërcënuar. Përderisa kërcënimet ndajgjykatësve dhe prokurorëve mund të jenë dukuri e shpeshtë edhe në vendet etjera, mungesa e sigurisë fizike e këtyre zyrtarëve në Kosovë, mund të jetë fak-tori kryesor që e pengon performancën e tyre.

15

Figura 2.

Sa jeni të kënaqur mepunën e Gjykatës sëHagës për krimet eluftës të kryera nëKosovë

Figura 3.

Sa jeni të kënaqur mepunën e Gjykatave tëKosovës në lidhje mekrimet e luftës

Figura 4.

Sa jeni të kënaqur mepunën e Gjykatës sëQarkut në Beograd nëlidhje me krimet eluftës të kryera nëKosovë

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 16: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Një pasqyrë e ngjajshme e përgjigjeve krijohet kur analizohet niveli i kër-cënimit me të cilin ballafaqohen dëshmitarët që dëshmojnë në gjykime përkrime të luftës. Rreth 65% të respondentëve shqiptarë besojnë se dëshmitarëtnë gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar për dëshmitë e tyre. Nëanën tjetër, rreth 60% e respondentëve serbë dhe 75% e atyre që u përkasingrupeve të tjera etnike dhe që jetojnë në Kosovë ndajnë të njejtën pikëpamjeme shqiptarët.

Gjykimet për krime të luftës më së miri tregojnë brishtësinë e sistemit tëdrejtësisë dhe perceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Pasiqë krimet e luftës dhe përgjegjshmëria trajtohen në kapitullin e dytë të këtijraporti, ky kapitull trajton këtë çështje nga pikëpamja e perceptimit tënjerëzve për mënyrën se si kanë vepruar qeveria dhe institucionet për çësht-jen e krimeve të luftës dhe personave të pagjetur. Në pyetjen për mundësinëqë pjesëtarët e komunitetit të tyre etnik të kenë kryer krime të luftës, përgjig-jet tregojnë se shqiptarët kanë përqindjen më të madhe të respondentëve(78%) që e mohojne një gjë të tillë, të përcjellur nga serbët me 27%.

Mohimi i mundësisë që pjesëtarë të komunitetit të tyre të kenë kryer krime tëluftës është prezent tek 27% të respondentëve serbë, ndërsa përqindja e atyreqë shprehen se kanë informata të pamjaftueshme për të konfirmuar ose mo-huar këto thënie dhe e atyre që refuzuan të përgjigjen është gjithashtu e kon-siderueshme (22% dhe 16% respektivisht).

Për sa i përket çështjes së personave të pagjetur, respondentët janë shprehurse disa institucione dhe qeveri janë përgjegjës për mungesën e iniciativës përzgjidhjen e kësaj çështjeje. Përgjegjësia është e ndarë në mes të institucion-eve/qeverive si në vijim: UNMIK-u (33%), qeveria serbe (32%), qeveria eKosovës (28%) dhe KFOR-i (4%).

16

Figura 5.

A mendoni segjykatësit dheprokurorët që

punojnë me krime tëluftës janë të

kërcënuar

Figura 6.

A besoni sedëshmitarët në

gjykime për krime tëluftës janë të

kërcënuar

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 17: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Të pyetur që të japin mendimin e tyre për gjykimet e mbajtura në Kosovë,çdo i dyti respondent (50%) thotë se nuk ka njohuri për punën e gjykatësvedhe prokurorëve ndërkombëtarë (GJPN) në Kosovë dhe vetëm 4% të respon-dentëve ishin të informuar mirë.8 Nëse bëhet një analizë përgjatë vijave et-nike, përgjigjet tregojnë se respondentët shqiptarë janë më të informuar seserbët dhe komunitet e tjera për punën e gjykatësve dhe prokurorëve që ve-projnë në Kosovë .9 Shih Figurën 9 më poshtë.

Bazuar në njohurinë e kufizuar që respondentët tregojnë, niveli i kënaqsh-mërisë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë është mjaft modest. Një numërshumë i vogël i qytetarëve mendojnë se prokurorët, gjykatësit vendorë endërkombëtarë kanë bërë punë të mirë. (Shih Figurën 10).

17

Figura 7.

A besoni që anëtarëtë komunitetit tuajetnik kanë kryerkrime të luftës

Figura 8.

Kush është përgjegjëspër zgjidhjen eçështjes së personavetë pagjetur

Figura 9.

Si do ta vlerësonitnjohurinë tuaj mbipunën e gjykatësvedhe prokurorëvendërkombëtarë qëpunojnë në Kosovë?

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 18: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Duke pasur parasysh përqindjet e ngjajshme të respondentëve nga të gjitha ko-munitetet etnike në Kosovë, mund të përfundojmë se ekziston një pakënaqësie gjerë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndrysheështë rasti me çështjet e tjera, ekziston një koncensus në mes të të gjitha ko-muniteteve etnike se gjyqësori nuk është duke funksionuar si duhet.

18

Figura 10.

Niveli ikënaqshmërisë me

punën e prokurorëvedhe gjykatësve

ndërkombëtarë qëkanë punuar për

krime të luftës

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 19: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhePerformanca e Tyre në Gjykimet për Krime të Luftës

3.1. Hyrje

Pas shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminimit sistematik në tëgjitha aspektet, dhe konfliktit të armatosur, intervenimi i NATO-s kundër Ish Ju-gosllavisë solli deri tek përfundimi i konfliktit dhe deri tek një marrëveshjepër tërheqjen e trupave serbe nga Kosova10. Me 10 qershor 1999, një ditë paspërfundimit të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s, Këshilli i Sigurimiti OKB-së e miratoi Rezolutën 1244 (1999)11, që e themeloi Misionin e Adminis-tratën e Përkohëshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Për tetëvite pas përfundimit të konfliktit, Kosova është administruar nga misioni i OKB-së me mandat për themelimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucionevedemokratike për vetë qeverisje, gjegjësisht, të Institucioneve të Përkohëshmetë Vetë Qeverisjes (IPVQ), përfshirë këtu ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqë-sorin, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi (ICTY) trajtonrastet e krimeve të luftës të kryera në ish Jugosllavi dhe rrjedhimisht trajtonedhe ato të kryera gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Gjykime për krimetë luftës mbahen në gjykatat e Kosovës (të trajtuara nga gjykatësit dheprokurorët ndërkombëtarë) si dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatëssë Qarkut në Beograd.

3.2. Gjetjet nga Anketa

Shumica e Kosovarëve nga të gjitha kombësitë janë të informuar për krimet eluftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999. Kjo përgjigjeu dha nga 92% e respondentëve shqiptarë, 81% e atyre serbë dhe 86% e re-spondentëve nga minoritetet e tjera. Një përqindje e tillë e lartë nuk është eveçantë për Kosovën. Përgjigje të ngjajshme janë dhënë nga qytetarët e re-publikave të tjera të ish Jugosllavisë që kanë dalë nga konflikte të dhunshme.12

Megjithatë, 7% e shqiptarëve, 10% e serbëve, dhe 9% e respondentëve nga mi-noritetet e tjera nuk kanë njohuri për krime të luftës të kryera gjatë periud-hës së lartëpërmendur. Rreth 90% e shqiptarëve, 80% e serbëve dhe 82% erespondentëve nga kombësitë e tjera deklarohen se janë të informuar përkrimet e luftës të kryera në Kosovë.

19

Figura 11.

A keni njohuri përkrimet e luftës tëkryera në Kosovëgjatë Konfliktit tëviteve 1998-1999

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 20: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Për afërsisht çdo i treti qytetar i intervistuar (29%) e bazon njohurinë e vetpër krime të luftës në përvojën personale, ose në atë të familjeve të tyre.13

Numër i ngjajshëm i kosovarëve (32%) kanë dëgjuar për shkelje të të drejtavetë njeriut nga tregimet personale të viktimave që nuk u përkasin familjeve tëtyre. Megjithatë, një numër i madh i respondentëve të intervistuar (40%) burimtë vetëm të informimit i kanë mediat.

Kur analizohen gjetjet nga kjo anketë, një vëmendje e veçantë duhet t’i kush-tohet perceptimit të respondentëve për kryrësit e krimeve. Analiza e përgjig-jeve në rrafshin etnik tregon se përgjigjet janë të varura nga kombësia erespondentëve. Shqiptarët i konsiderojnë policinë serbe (35%), forcat para-militare serbe (34%) dhe Ushtrinë Jugosllave (32%) si kriminelët kryesorë. Re-spondentët serbë në anën tjetër, konsiderojnë UÇK-në (37%), NATO-n (27%)dhe FARK-un (16%) si kriminelët kryesorë, me vetëm 17% të respondentëve ngaky grup që identifikojnë forcat paramilitare serbe si kryes të krimeve. Më pakse një përqind e respondentëve besojnë se të gjitha palët e përfshira në kon-flikt janë sjellur si kriminelë. Rezultate të tilla tregojnë se shqiptarët dhe ser-bët e Kosovës shohin palën tjetër si më fajtore për krimet e kryera. Duke qenëse hetimet penale dhe gjykimet e mbajtura tregojnë se pjestarë të të gjithakomuniteteve kanë kryer krime të luftës14, dështimi në pranimin e fajit tëpjesëtarëve të grupeve të tyre etnike mund të konsiderohet si indikator inatyrës komplekse të gjendjes. Gjithashtu kjo tregon se komunitetet etnike nëKosovë ndosha nuk janë ende të gatshme të ballafaqohen me faktet për kon-fliktin e fundit.

3.3. Kombësia e Viktimave dhe Kryerësëve të Krimeve

Shumica e respondentëve konsideron shqiptarët si viktimat kryesore të peri-udhës së para dhe gjatë konfliktit. Në anën tjetër, serbët e Kosovës rradhitensi viktimat kryesore në periudhën e pas konfliktit në Kosovë. Komunitetet etjera konsiderohen si viktima në të tri periudhat, por nga një numër i vogël irespondentëve. Kjo tregon shumë qartë se qytetarët e Kosovës i shohin pjesë-tarët e të gjitha kombësive si viktima, që është ndryshe nga pyetja për krim-inelët ku 80% e respondentëve nuk besojnë që anëtarët e kombësive të tyremund të kenë kryer krime të luftës. Dhënia e arsyeve për dis-proporcionin nëmes të njohjes së viktimave në njërën anë dhe fajësisë për krime të luftës nëanën tjetër do të ishte spekuluese, pasi që anketa nuk ofron informata rrethkësaj çështjeje. Megjithatë, përqindja e lartë e respondentëve që mohojnëlidhjet në mes të kombësive të tyre respektive dhe krimeve të luftës tregon qëprocesi i njohjes mund të jetë i ngadalshëm.

20

Figura 12.

Cili është burimi iinformatave për

njohurinë tuaj përkrimet e luftës të

kryera gjatë konfliktittë vitit 1998-1999

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 21: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

3.4. Çështja e Drejtësisë

Shumica e respondentëve (89%) konsiderojnë se të gjithë ata që kanë kryerkrime të luftës janë kriminelë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre dhe atë tëviktimave. Vetëm 6% e respondentëve nuk pajtohen me këtë pohim. Një shu-micë edhe më e gjerë e qytetarëve (90%) konsiderojnë ndëshkimin e të gjithëkryerësëve të krimeve si element kyç të drejtësisë, ndërsa 7% besojnë sendëshkimi është pjesërisht i rëndësishëm. Përkundër faktit që pothuajse tëgjithë pajtohen për rëndësinë e ndëshkimit dhe dhënien e kompensimeve nëprocesin e restaurimit të drejtësisë, ekziston një shkallë e lartë e mos-paj-timeve për masat adekuate që duhet të ndërmirren kundër autorëve tëkrimeve të luftës në Kosovë. Megjithatë, procedurat dhe ndjekjet penale janëmekanizmat më të rëndësishëm në sytë e shumicës së kosovarëve.

Sipas respondentëve, standardet ndërkombëtare për kryerjen e gjykimeve pe-nale aplikohen para Tribunalit të Hagës (61%), gjykatave të Kosovës (28%) dhepara Gjykatës së Qarkut në Beograd (12%). Kënaqshmëria me gjykatat elartëpërmendura shprehet me vlera të ngjajshme- 64% të të intervistuarvejanë plotësisht të kënaqur ose deri diku të kënaqur me Tribunalin e Hagës, 43%janë të kënaqur me gjykatat e Kosovës dhe 17% me Gjykatën e Qarkut nëBeograd. Kur këto përqindje përthyhen sipas kombësisë së respondentëve,mund të vërehet se shqiptarët e Kosovës japin përgjigje pozitive për Tribunaline Hagës (65%) dhe gjykatat e Kosovës (34%). Vetëm 3% e respondentëve shqip-tarë mendojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd janë në për-puthshmëri me standardet ndërkombëtare. Komunitetet e tjera etnike ndajnëmendime të përafërta me ato të shqiptarëve, me 75% prej tyre që konsidero-jnë që Tribunali i Hagës është një institucion që mbështetet në standardetndërkombëtare, 25% deklarojnë të njejtën gjë për gjykatat e Kosovës, ndërsavetëm 14% besojnë se Gjykata e Qarkut në Beograd i përmbahet standardevendërkombëtare. Serbët e Kosovës në anën tjetër, mendojnë se standardetndërkombëtare aplikohen në Gjykatën e Qarkut në Beograd (47%). Mirëpo,vetëm 30% e serbëve të intervistuar besojnë se Tribunali i Hagës aplikon stan-dardet ndërkombëtare, dhe përqindja e atyre që ndajnë të njejtin mendimpër gjykatat e Kosovës është vetëm 9%.

21

Figura 13.

A janë nëpajtueshmëri mestandardetndërkombëtaregjykimet për krimelufte të mbajtura nëTribunalin e Hagës

Figura 14.

A janë nëpajtueshmëri mestandardetndërkombëtaregjykimet për krime tëluftës të mbajtura nëGjykatat e Kosovës

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 22: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Duke marrë parasysh këto rezultate, është evidente se qytetarët kanë per-ceptime të ndryshme për standardet ndërkombëtare, për punën e gjykatave tëndryshme dhe rëndësinë e tyre për drejtësinë. Për më tepër, aplikimi i stan-dardeve më të larta ndërkombëtare është i rëndësishëm për gjykatat e Kosovësduke pasur parasysh se çdo i treti shqiptar dhe serb i Kosovës mendojnë segjykatat kosovare nuk aplikojnë standarde ndërkombëtare. Besimi i shqip-tarëve dhe respondentëve nga komunitetet e tjera ndaj Tribunalit të Hagësgjithashtu pasqyrohet në përgjigjet e tyre rreth kontributit që gjykimet përkrime të luftës të mbajtura në këtë institucion kanë pasur për arritjen e dretë-sisë. Qëndrimi i serbëve të Kosovës ndaj Tribunalit të Hagës nuk është aq poz-itiv sa ai i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera.

22

Figure15.

A janë nëpajtueshmëri me

standardetndërkombëtare

gjykimet për krime tëluftës të mbajtura nëGjykatën e Qarkut në

Beograd

Figura 16.

Sa do të kontribuojnëgjykimet për krime tëluftës të mbajtura në

Tribunalin e Hagës përarritjen e drejtësisë

Figura 17.

Sa do të kontribuojnëgjykimet për krime tëluftës të mbajtura në

gjykatat e Kosovëspër arritjen e

drejtësisë

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 23: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe VendoreShumica e të intervistuarëve pajtohen se ndëshkimi dhe kompensimi janëjetike për drejtësinë dhe se të gjithë që kanë kryer krime të luftës duhet tëndëshkohen pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Duket se ekziston një kon-census i të gjitha komuniteteve etnike që autorët e krimeve të luftës duhet tëdënohen, të gjobiten financiarisht, dhe kurrë më të mos lejohen të punojnë nëposte publike. Pothuaj se 100% e respondentëve favorizojnë ndërmarrjen e tëtri masave të përmendura ndaj autorëve të krimeve.

23

Figura 18.

Sa do të kontribuojnëgjykimet për krime tëluftës të mbajtura nëGjykatën e Qarkut nëBeograd për arritjen edrejtësisë

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 24: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

4. E vërteta dhe Pajtimi në Kosovë:Perspektivat dhe Problemet

“E vërteta është gurthemeli i sundimit të ligjit, dhe do tëtregojë në drejtim të individëve dhe jo popujve si autorë tëkrimeve të luftës.E vërteta dhe vetëm e vërteta është ajoqë do të spastrojë urrejtjet etnike dhe fetare dhe do të nisëprocesin e shërimit të plagëve.”

- Madeleine Albright, 1993

Pasi që nocioni i pajtimit është disi i paqartë, lind nevoja për një definim tëqartë dhe adaptim të tij sipas kontekstit të Kosovës. Në rrethanat ekzistuese,pajtimi si proces mund të vendoset si pajtim në mes të dy komuniteteve et-nike në konflikt, që jetojnë në Kosovë. Ky interpretim është adresuar edhepërmes kësaj ankete, dhe pajtimi në mes të komuniteteve etnike që jetojnënë Kosovë është shikuar si shumë i rëndësishëm nga 62% e respondentëve,ndërsa 26% e tyre besojnë se është i rëndësishëm deri në një masë dhe 7.2% erespondentëve e vështrojnë si të parëndësishëm. Kur këto rezultate analizo-hen sipas përkatësisë etnike dhe shpërndarjes gjeografike, mund të vërehet setë gjitha komunitetet etnike kanë qëndrime të ngjajshme ndaj pajtimit, mepërgjigje që ndryshojnë kryesisht për shkak të pozitës gjeografike. Në këtë as-pekt, respondentët nga Mitrovica (si shqiptarë ashtu edhe serbë) e konsidero-jnë pajtimin të jetë si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë sëKosovës, ndërsa të anketuarit nga Peja dhe Gjakova e konsiderojnë si më paktë rëndësishëm. Në dy rajonet e fundit ekziston një numër i madh i personavetë pagjetur që e kanë prejardhjen nga ato rrethe dhe gjithashtu një përqindjee ultë e popullsisë serbe që jeton në këto vise të Kosovës. Edhe pse këto mundtë jenë arsyet për qëndrime të tilla ndaj pajtimit, anketa nuk ofron informatatë sigurta për to.

Shumica dërrmuese e respondentëve shqiptarë të anketuar (86%) konsiderojnëse është shumë e rëndësishme gjetja e së vërtetës për të gjitha krimet e kry-era në Kosovë gjatë konfliktit të armatosur, pa marrë parasysh kombësinë e au-torëve të krimeve dhe atë të viktimave dhe 11% prej tyre mendojnë se ështëderi diku e rëndësishme, ndërsa vetëm më pak se një përqind e të anketuarvee konsiderojnë këtë si të parëndësishme. Brenda komunitetit serb në Kosovë,përqindjet e respondentëve që mbështesin zbulimin e së vërtetës për krimete kryera, pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të autorëve janëtë ngjajshme me ato të shqiptarëve, me 83% të respondetëve që mendojnë seështë shumë e rëndësishme dhe 6% që konsiderojnë që kjo është deri diku erëndësishme. Përqindja e serbëve të Kosovës që konsiderojnë zbulimin e fak-teve për krimet e së kaluarës si të parëndësishëm është vëtëm 1%.

Është me rëndësi të përmendet se për mos-zgjidhjen e çështjes së personavetë pagjetur respondentët fajësojnë kryesisht UNMIK-un, IPVQ-të dhe Qeverinëe Serbisë. Perceptimet për përgjegjshmërinë rreth mos-zgjidhjes së çështjessë personave të pagjetur kanë rezultuar të jenë të varura nga kombësia e re-spondentëve. Komentet e dhëna nga respondentët janë paraqitur në Figurën19.

Përkundër faktit që shumica dërrmuese e respondentëve pasqyrojnë qëndrimepozitive ndaj iniciativave për zbulimin e së vërtetës, mjetet e preferuara ngakosovarët për arritjen e këtyre qëllimeve janë të lloj-llojshme. Vlen të për-

24 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 25: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

mendet se më shumë shqiptarë të Kosovës do të preferonin të bazoheshin nëinformata të grumbulluara nga proceset gjyqësore për përcaktimin e sëvërtetës, se sa ata që preferojnë themelimin e një komisioni të pavarur të sëvërtetës, apo përmes punës së OJQ-ve dhe hulumtimeve të gazetarëve. Nëanën tjetër, serbët e Kosovës, tregojnë nivel më të ultë të besimit ndajgjykimeve të luftës dhe kontributit që ato mund të bëjnë për zbulimin e sëvërtetës, me vetëm 15% të respondentëve që preferojnë që për këtë çështjetë përdoren dëshmitë e gjykatave. Lista e mekanizmave të sygjeruar nga re-spondentët është mjaft e gjatë por shumica e përgjigjeve i përkasin këtyre trikategorive, andaj këto kategori edhe mund të konsiderohen si më të rëndë-sishmet. Aspekti thumbues i këtyre përgjigjeve është se respondentët nuk kon-siderojnë se hetimet e pavarura të gazetarëve mund të kontribuojnë shumë nëzbulimin e së vërtetës.

25

Figura 19.

Kush është përgjegjëspër zgjidhjen eçështjes së personavetë pagjetur

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 26: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë pas vitit 1999

5.1. Reforma Institucionale

Në shumicën e vendeve të dala nga konfliktet, rehabilitimi i shoqërisë përcil-let nga një transformim i përgjithshëm i strukturave institucionale që do tëshpiente drejt zbatimit të drejtësisë dhe sigurimit që një kulturë e të drejtavetë njeriut të mishërohet në sistem. Reforma institucionale është njëmekanizëm jo-gjyqësor i drejtësisë tranzicionale që synon spastrimin e insti-tucioneve përmes eliminimit të elementeve apo individëve brenda adminis-tratës shtetërore që kanë qenë pjesë e praktikave abuzive. Ndërsa ka shumëmënyra në të cilat mund të kryhet reforma institucionale. Kjo anketë fokuso-het vetëm në veting. Veting-u është një procedurë institucionale që synonmënjanimin e zyrtarëve publikë që drejtë për së drejti kanë shkelur të drej-tat e njeriut në të kaluarën. Përderisa metoda e lustrimit është reformë insti-tucionale që bazohet në asociimin me një regjim, parti, apo sistem, veting-usynon të përzgjedhë kritere të disejnuara për të gjurmuar sjellje abuzive in-dividuale dhe të individualizojë përgjegjësinë brenda sistemit të shkuarabuziv.15

Niveli i përgjegjësisë së zyrtarëve publikë nga sistemi i së kaluarës ishte njënga aspektet që u analizuan në këtë anketë, dhe rezultatet e fituara tregojnëqë kosovarët vështrojnë ish zyrtarët të kenë përgjegjësi të drejtë për drejtëpër krimet e kryera para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999. Respondentët kon-siderojnë si urdhërdhënësit ashtu edhe ekzekutuesit në teren me përgjegjësitë barabartë për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën. Rreth 70% erespondentëve konsiderojnë si mbikqyrësit ashtu edhe vepruesit në teren tëjenë më akterë me përgjegjësi të njejtë për shkeljet e të drejtave të njeriutnë të kaluarën, ndërsa rreth 17% e tyre i konsiderojnë të jenë me përgjegjësitë pjesëshme. Kur analizohen prej perspektivës etnike, mund të vërehet seshqiptarët e Kosovës janë më të rreptë kur vendosin përgjegjësinë tek urdhër-dhënësit dhe ekzekutuesit në teren. (Shih Figurën 20 më poshtë).

Aspekti kryesor i këtij hulumtimi për sa i përket veting-ut institucional ështëse nga respondentët u kërkua të ofrojnë mendime rreth zyrtarëve publikë qëkanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut dhe jo rreth të gjithë indi-vidëve që kanë qenë të punësuar në sistemin e kaluar. Për sa u përket sek-torëve individualë, anketa hetoi gjyqësorin, policinë, ushtrinë dheadministratën. Më poshtë këto sektorë janë adresuar individualisht.

26

Figura 20.

Si do ta vlerësonitnivelin e

kënaqshmërisë si të“urdhërdhënësve”

ashtu edhe“ekzekutuesve” të

shkeljeve të tëdrejtave të njeriut

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 27: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ

Shumica e respondentëve në këtë anketë konsiderojnë si të papranueshmepërfshirjen në poste publike (si ato politike ashtu edhe administrative) tëabuzuesve. Politikanët e regjimit të Milosheviqit konsiderohen nga respon-dentët të jenë më të përgjegjëshmit për shkeljet e të drejtave të njeriut. Përhabi, më përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut konsiderohen poli-tikanët nga sistemi i kaluar se policët apo ushtarakët. Rreth 33% të respon-dentëve i konsiderojnë politikanët e regjimit të Milosheviqit përgjegjës direktpër shkeljet e të drejtave të njeriut. Bazuar në këtë informatë, mund të thuhetse kosovarët janë më të interesuar të vendosin përgjegjësinë politike se sapërgjegjësinë për shkeljet e kryera në teren. Mirëpo, ky supozim nuk qëndronpasi që kur u pyetën për të dalluar rolin në mes të urdhëdhënësve dheekzekutuesve në teren, 68% e respondentëve konsiderojnë se të dy kategoritëjanë me përgjegjësi të barabartë. Sidoqoftë, mbikëqyrësit apo udhëheqësitpolitikë paraqiten me përgjegjësi më të madhe se ekzekutuesit në teren me67% dhe 63% respektivisht. Kur analizohet përgjegjësia direkte dhe indirektenë bazë të vijave etnike, duhet të përmendet që serbët e Kosovës janë më tëbutë në vlerësimin e abuzuesve me 37% të tyre që besojnë se ekzekutuesitjanë përgjegjës për veprat e tyre ‘edhe nëse kanë zbatuar urdhërat’, në kra-hasim me 64% të shqiptarëve që ndajnë këtë këndvështrim. (Shih Figurën 21).

5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë

Për sa i përket punësimit të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë, responden-tët në anketë kanë mendim relativisht uniform të mos-pranimit. 84% e re-spondentëve deklarohen që është plotësisht e papranueshme që ish policët tëshërbejnë në SHPK. Rreth 6% e respondentëve deklarojnë që kjo të jetë pjesër-isht e pranueshme, ndërsa vetëm 2% thonë që kjo është plotësisht epranueshme. Nga përqindja e përgjithëshme, shqiptarët janë më radikalët dhevetëm 3% prej tyre i pranojnë ish-zyrtarët abuziv. Megjithatë, respondentëtserbë gjithashtu në masë të madhe (76%) kanë refuzuar kategorikisht idenë qëish zyrtarët abuziv të vazhdojnë të punojnë në poste publike. Respondentët upyetën për mendime rreth katër kategorive të zyrtarëve dhe pasqyra e përgjig-jeve që është paraqitur më poshtë tregon qartë qëndrimet e kosovarëve përpërfshirjen e zyrtarëve abuzues nga sistemi i kaluar në institucionet e sapo-formuara të Kosovës.

27

Figura 21.

A pajtoheni qëpolitikanët që kanëshkelur të drejtat enjeriut në tëkaluarën, duhet tëlejohen të punojnë nëposte publike

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 28: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

5.1.3. Veting në Sistemin Gjyqësor

Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë duhet të adresohet në të ardhmenjanë dy përgjigjet që kjo pjesë e raportit synon t’i adresojë. Për sa u përkethapave të ardhshëm, duhet të konsiderohet se kosovarët e shohin si të pa-pranueshëm angazhimin e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë qenë pjesë epraktikave diskriminuese. 85% e respondentëve mendojnë të jetë plotësisht epapranueshme, ndërsa 6% e konsiderojnë si pjesërisht të pranueshme. Duhettë theksohet se vetëm 2% të respondentëve konsiderojnë si plotësisht tëpranueshëm riemërimin e ish gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtë-sisë së Kosovës. Analiza e dimensionit etnik tregon që kjo ndjenjë ndahet si ngashqiptarët ashtu edhe nga respondentët serbë. (Shih Figurën 24 më poshtë).

28

Figura 22.

A pajtoheni që policëtabuziv nga e kaluaraduhet të lejohen të

punojnë në postepublike?

Figura 23.

A pajtoheni qëushtarët abuziv nga e

kaluara duhet tëlejohen të punojnë ne

poste publike

Figura 24.

A pajtoheni qëgjykatësit abuziv nga

e kaluara duhet tëlejohen të punojnë ne

poste publike

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 29: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

5.2. Dëmshpërblimet

Kjo pjesë e raportit diskuton si dëmshpërblimet materiale ashtu edhe formatjo-materiale/simbolike të dëmshpërblimeve dhe analizon perceptimet e re-spondentëve për këto çështje. Mungesa e iniciativave për t’u marrë me tëkaluarën gjthashtu pasqyrohet edhe tek aktivitetet e pamjaftueshme përdëmshpërblimin material dhe jo-material të viktimave të shkeljeve të të drej-tave të njeriut dhe familjeve të tyre.

5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve

Kompensimi i vetëm material për vuajtjet e përjetuara gjatë konfliktit të fun-dit për viktimat dhe familjet e tyre është skema e asistencës financiare për In-validët e Luftës së Kosovës dhe familjarët e Atyre që Vdiqën si Rezultat iKonfliktit të Fundit. Kjo skemë duhet të përgëzohet si e vetmja skemë qëadreson vuajtjet nga e shkuara, mirëpo mangësia më e madhe e saj është pa-mundësia të bëjë dallimin në mes të veteranëve dhe invalidëve të luftës në njëanë dhe viktimave në anën tjetër. Ligji nuk bën dallimin në mes të pjesëmar-rjes vullnetare dhe jo-vullnetare në konfliktin e armatosur të vitit 1999.16

Mendimet e kosovarëve për sa u përket dëmshpërblimeve për viktimat dhefamiljet e tyre janë mjaft të njëtrajtëshme. Rreth 78% e respondentëve kanëdeklaruar se janë plotësisht dakord që të gjitha viktimave, pa marrë parasyshkombësinë e tyre, duhet t’u mundësohet të pranojnë dëmshpërblime materi-ale. Ndërsa 18% e tyre deklarojnë se pajtohen pjesërisht me këtë çështje. (ShihFigurën 26 më poshtë).

Aspekti që duhet të merret parasysh në këto rrethana është se cila palë e kon-fliktit do të ngarkohet me pagesën e dëmshpërblimeve, gjegjësisht, nëse in-stitucionet e Kosovës duhet të paguajnë dëmshpërblime për qytetarët e vet,apo këto dëmshpërblime duhet të vijnë nga Serbia.

29

Figura 25.

A pajtoheni qëprokurorët abuziv ngae kaluara duhet tëlejohen të punojnë në

poste publike

Figura 26.

A mendoni që tëgjitha viktimat civile,pa dallim kombësie,duhet të pranojnëdëmshpërblimemateriale për vuajtjete tyre

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 30: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike

Dështimi në njohjen e statusit të viktimës është një ndër problemet kryesorenë fushën e dëmshpërblimeve simbolike. Për më tepër, ligji që ofronmbështetje materiale për viktimat dhe familjet e tyre nuk bën dallimin në mestë përfshirjes me dëshirë dhe asaj pa dëshirë në konflikt, andaj edhe dështontë njohë statusin e viktimave. Gjithashtu, nuk ka pasur një kërkim-falje pub-like e drejtuar tek viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut që do të nji-hte vuajtjet e tyre. Rëndësia e akteve të tilla formale është theksuar edhenga Presidenti Kroat z. Stipe Mesiq, i cili ka deklaruar, “të gjithë duhet tëkërkojnë falje tek të gjithë për diçka në këtë rajon.”17

Përmendoret për nderë të martirëve paraqesin mënyrën më të shpeshtë qëkosovarët kanë zgjedhur për shprehjen e mirënjohjes së tyre drejt të vdekurvetë shkaktuar nga konflikti i armatosur. Megjithatë, ekzistojnë shumë pak për-mendore që i dedikohen vuajtjeve të viktimave. Duhet të theksohet se tëgjitha përmendoret e ngritura për nderë të martirëve dhe viktimave janë fi-nancuar nga kontribute të individëve. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë inicia-tivë nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Për më tepër, legjislacioni ekzistuesnë Kosovë, i ndalon qeverisë mbështetjen e ndërtimit të çfarëdo ndërtese/ob-jekti që mund të konsiderohet si ‘fyerje’ nga ndonjë kombësi në Kosovë.

Nga këndvështrimi akademik, përmendoret dhe format e tjera të dëmshpër-blimeve jo-materiale konsiderohen të promovojnë drejtësi morale për viktimatdhe familjet e tyre. Në këtë drejtim, Viktoria Bakster thekson, “Një vend-ku-jtim demonstron rolin që mund ketë një akter privat në vazhdimin e punës sënjë procesi formal të drejtësisë tranzicionale në promovimin e së vërtetës përnjë periudhë të kaluar të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në promovimine ndjenjës së drejtësisë dhe pajtimit, veçanërisht për të mbijetuarit e shkel-jeve.”18

Për sa u përket mendimeve të kosovarëve të anketuar rreth formave jo-mate-riale të dëmshpërblimeve, ato janë mjaft të lloj-llojshme. Mekanizmi më imbështetur që konsiderohet të zbusë vuajtjet e viktimave dhe familjeve tëtyre është disejnimi dhe zbatimi i programeve sociale për rehabilitimin dhe ri-socializimin e viktimave, mekanizëm ky që mbështetet nga 36% e responden-tëve. Mekanizmi i dytë më i mbështetur nga kosovarët është njohja e statusittë viktimës që gëzon mbështetjen e 29% të respondentëve, që përcillet ngakërkim-faljet publike me 19% të respondentëve që e mbështesin atë. Çuditër-isht, respondentët treguan pak mbështetje për përmendore në nderë të vikti-mave. Vetëm 15% e respondentëve besojnë që ngritja e përmendorevepërkujtimore do të ndihmonte lehtësimin e vuajtjeve të viktimave. Pasqyra epërgjigjeve rreth formave jo-materiale të dëmshpërblimeve sipas kombësisë sërespondentëve është prezantuar në Figurën 27 më poshtë.

30

Figura 27.

Përveçdëmshpërblimeve

materiale, çfarë masatë tjera do të

kontribuonin nëlehtësimin e vuajtjeve

të viktimave dhefamiljeve të tyre?

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 31: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Konsiderata kryesore që duhet të merret parasysh kur adresohet si çështja ekompensimeve materiale ashtu edhe dëmshpërblimeve morale për viktimat eshkeljeve të të drejtave të njeriut është periudha e shkeljeve që mbulohetdhe kategoritë e viktimave që do të njihen. Një periudhë e gjatë dhe lloje tëshumta të shkeljeve nënkuptojnë që kompensimi (në rastin e dëmshpërblimevemateriale) do të jetë aq i parëndësishëm (për shkak të fondeve të limituara nëdispozicion) sa që mund të konsiderohet si përqeshje e viktimave.

31Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 32: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Bibliografia e Përzgjedhur

Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve tëDëmshpërblimeve në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga QendraNdërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. 2002.

Indeksi i Reformës së Gjyqësorit për Kosovën. Shoqata Amerikane e Avokatëve.Prill 2002.

Boraine, L. Alexander. Drejtësia Tranzicionale: Një Interpretim Gjithëpërf-shirës. Revista e Çështjeve Ndërkombëtare, Vjeshtë/Dimër 2006, vol. 60, no.1.

Dickinson, Laura. Premtimi i Gjykatave Hibride. Revista Amerikane e së DrejtësNdërkombëtare, Vol. 97, No. 2. (Prill, 2003), fq. 295-310.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut. Mjetet eSundimit të Ligjit për Shtete pas Konfliktit. Veting-u: Kornizë Vepruese. NjuJork dhe Gjenevë, 2006.

Projektet CDA për Mësim Bashkëpunues. Studim i Efektivitetit të Ndërtimit tëPaqes në Parandalimin e Dhunës: Mësimet e Nxjerra nga Trazirat e Marsit tëvitit 2004 në Kosovë. Korrik 2006.

Portali i Lajmeve i B92.

Graybill, Lyn Shelton. “Kontributi i Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit përPromovimin e të Drejtave të Grave në Afrikën e Jugut,” Forumi Ndërkombëtari Studimeve të Grave, 24, 1 (2001).

Krog, Antjie. “Të mbyllur në Humbje dhe Heshtje: Dëshmitë e Gjinive dheDhunës në Komisionin e së Vërtetës në Afrikë të Jugut,” në Caroline O.N. Moserdhe Fiona C. Clark (ed.), Viktimat, Kriminelët apo Akterët? Gjinia, Konflikti iArmatosur dhe Dhuna Politike. Nju Delhi.

Kaldor, Mary. Luftërat e Reja dhe të Vjetra. Dhuna e Organizuar në Kohën eGlobalizimit (Kembrixh: Polity Press 1999).

Raporti i Aktiviteteve i OMPF-it. “Duke kërkuar të Pagjeturit,” Deklaratë përShtyp e UNMIK-ut, 6 Dhjetor 2006.

Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile ngaShoqëria Civile: Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005.

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Europën N°155, Kolapsi nëKosovë, Prill 2004.

Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtar në Kosovë:Një Model i Ri për Paqeruajtje pas Konflikteve, Raport Special i USIP.

Perriello, T. and Wierda M. (2006). Mësimet nga Dërgimi i Gjykatësve dheProkurorëve Ndërkombëtar në Kosovë. Seria e Rasteve Studimore për Gjykimee ICTJ.

Chesterman, S. (2002). Drejtësia nën Administrim Ndërkombëtar: Kosova, Tim-ori Lindor dhe Afganistani. Akademia Ndërkombëtare e Paqes.

32 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 33: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Marrëveshja Teknike Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë(“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikëssë Serbisë. 9 qershor 1999.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, UN SCOR, 54th Sess. 4011thmtg., UN Doc. S/RES/1244 (1999)

Human Rights Watch. Më mirë Vonë se Kurrë: Përmirësimi i InstitucioneveNdërkombëtare në Kosovë. Qershor 2007.

Schmidt, Roland. Besimi i Shoqërisë, Perceptimet dhe Mohimi: Hulumtimi i Ku-finjëve i të Marrurit me të Kaluarën në Serbi. Sarajevë: 2005

Puhalo, Srđan. Vetëdija Ndërkombëtare dhe Perceptimi i Nacionalizmit në Fa-kultetet e Bosnje dhe Hercegovinës. Banja llukë: 2006

Misioni i OSBE-së në Kosovë: “Rishikim i Sistemit të Drejtësisë Penale nëKosovë”, 2006

Futamura, Madoka. Faji Individual dhe Kolektiv: Japonia pas Luftës dhe Tri-bunali i Tokios për Krime të Luftës

Mertus, Julie J. Ofenziva e Luftërave për Gratë: Sfida Humanitare në Bosnje,Kosovë dhe Afganistan (West Hartford, Conn.: Kumarian Press, 2000);

Mertus, Julie J. Duke Bërtitur nga Fundi i Pusit: Ndikimi i Gjykimeve Ndërkom-bëtare për Dhunime në Kohë Lufte tek Institucioni i Gruas. Revista për Politikëe Feministeve Ndërkombëtare, 6, 1 (2004).

Chinkin, Christine. Krimet e Lidhura me Gjinitë: Perspektiva Feministe, nëRamesh Thakur and Peter Malcontent (ed.). Prej Paprekshmërisë Sovrane Derite Llogaridhënia Ndërkombëtare: Kërkimi i Drejtësisë në një Botë të Shteteve(Tokyo: United Nations University Press, 2004).

Drejtësia Tranzicionale: Konsultim me Shoqërinë Civile. Qendra për të DrejtënHumanitare (HLC) [Beograd], Revistë, No. 16. 30 Gusht 2005,

Ruti G. Title, Drejtësia Tranzicionale. (Oxford: Oxford University Press, 2002),p. 89.

Ingimundarson, Valur. Politika dhe Kujtesa e Rindërtimit të Identitetit Kombë-tar Shqiptar në Kosovën e Pas-luftës Historia & Kujtesa, 19, 1 (2007),

Baylis, Elena A. Gjykatat Paralele në Kosovën e Pas-luftës. Yale Journal of In-ternational Law, 32 (2007).

Minow, Martha. Prishja e Cikleve të Urrejtjes: Kujtesa, Ligji dhe Rregullimi.Princeton University Press, 2002.

Hamber, Brandon and Richard A. Wilson. Mbyllja Simbolike përmes Kujtesës:Dëmshpërblimi dhe Hakmarrja në Shoqëritë e Pas-Konflikteve, në Ed Cairnsand Míchaeál D. Roe (ed.), Roli i Kujtesës në Konfliktet Etnike (Houndsmille,Basingstoke and Nju Jork, 2003).

Maphela, Ramphele. Politika e Vejë në Afrikë të Jugut: Mishërimi i Paqartë-sive,” Daedalus, 125, 1. (1996).

33Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 34: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme

Mars 1989. Anulimi i Autonomisë së Kosovës. Përmes ndryshimevekushtetuese, Parlamenti i Serbisë e hoqi Autonominë e Kosovës, të garantuarnga Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974.

28 korrik 1989. Fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan. U mbajt para rreth100,000 serbëve në qendër duke festuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës.

1989. U krijua sistemi paralel i shqiptarëve të Kosovës. Nën udhëheqjen eliderit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sistemi bazohet nëparime të solidarizimit ndërmjet popullatës shqiptare të Kosovës dhe përbëhejprej sistemeve paralele të politikës, arsimit, dhe shëndetsisë. Mosdëgjuesh-mëria qytetare dhe bojkoti i zgjedhjeve të organizuara nga Serbia ishin shen-jat kryesore të sistemit paralel.

1991 dhe 1992 – Luftërat në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë filluan.

25 maj 1993. Themelimi i Tribunalit të Hagës—Tribunali Ndërkombëtar përKrime të Luftës për ish-Jugosllavinë u themelua nga Rezoluta 827 e Këshillit tëSigurimit. Kjo rezolutë u miratua me 25 maj 1993 pas shkeljeve të rënda të sëdrejtës ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti1991 dhe si përgjigje ndaj kërcënimit të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë qëvinte nga këto shkelje serioze.

1997. Filloi konfrontimi i armatosur që shumë shpejtë u përkeqësua nëkonflikt të armatosur. Që nga viti 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryentesulme ndaj policisë serbe dhe zyrtarëve të tjerë. Ata nuk sulmonin Ushtrinë eJugosllavisë, por fokusi i tyre ishin pritat kundër patrullave të policisë dhe sul-met ndaj shqiptarëve që bashkëpunonin me autoritetet serbe. Forca e UÇK-sëu rrit prej rreth 500 anëtarëve aktiv në fillim të vitit 1998 në një forcë prej sëpaku disa mijëra njerëzish. [disa burime sygjerojnë që kishte deri në 12,000ose 20,000 guerilë të armatosur]. Deri në maj të vitit 1998, efektivisht kon-trollonte rreth 25% të territorit, të përqëndruar në rajonin e Drenicës dhe luftae plotë shpërtheu në Kosovë në mars të vitit 1999. Forcat serbe dhe jugosllavelansuan një ofenzivë kundër UÇK-së. Me 10 qershor të vitit 1999 pas fushatësajrore 78-ditëshe të udhëhequr nga NATO dhe konflikti i armatosur ndaloi dheterritori i Kosovës u demilitarizua ngadalë.

23 mars-10 qershor, 1999. Intervenimi i NATO-s. Pas dështimit të bisedimevenë Rambuje në mes të Qeverisë së Serbisë dhe Kosovës, me 21 mars të vitit1999, fushata ajrore 78-ditëshe e udhëhequr nga NATO filloi. Objektivat poli-tike të NATO-s synonin të sillnin ndërprerje të verifikueshme të të gjithaveprimeve ushtarake, dhunës dhe represionit; tërheqjen nga Kosova të tëgjitha forcave ushtarake të Jugosllavisë, policisë dhe forcave paramilitare; sta-cionimin në Kosovë të prezencës ndërkombëtare ushtarake; kthimin e sigurtëdhe pa kushte të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe qas-jen pa pengesa të organizatave për ndihma humanitare;19

24 maj 1999. Slobodan Millosheviq, President i Jugosllavisë (1997-2000), uakuzua nga Tribunali i Hagës, për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid; depor-tim, vrasje; persekutim në baza politike racore apo fetare; akte jo-hu-mane/transfer të detyrueshëm; shkatërrim; burgim; torturë; vrasje medëshirë; dhe një listë të gjatë të krimeve të tjera të ndaluara ndërkombëtar-isht. Millosheviqi u arrestua me 1 prill 2001, nga autoritetet serbe dhe u trans-

34 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 35: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

ferua në Hagë me 29 qershor 2001. Fillimisht i akuzuar për krimet e kryera nëKosovë, akuzat më vonë u zgjeruan për të përfshirë krimet e kryera në terri-toret e tjera të ish-Jugosllavisë. Millosheviq vdiq me 11 mars, 2006, dukeshkaktuar kështu edhe ndërprerjen e gjykimit kundër tij me 14 mars.

24 maj 1999. Milan Millutinoviq, President i Serbisë (1998-2002) paditetnga Tribunali i Hagës. Millutinoviq u akuzua për persekutim në baza politike,racore ose fetare, si dhe për vrasje, deportim dhe transfer të detyrueshëm.Gjykimi i Milan Millutinoviqit gjithashtu solli me vete edhe gjashtë zyrtarë tëlartë të tjerë serbë, (Nikola Sainovic, Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic,Vladimir Lazarevic, Vlastimir Djordevic and Sreten Lukic.

Qershor 1999. Themelimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it. Forca e Kosovës apo KFOR-i e udhëhequr nga NATO, zbarkoi në Kosovë me përfundimin e fushatës ajrore78-ditëshe të lansuar nga Aleanca Veri-Atlantike në mars të vitit 1999 për tëndaluar dhe kthyer katastrofën humanitare që po shpalosej atëherë. Për mo-mentin, NATO ka rreth 16,000 trupa të stacionuara në Kosovë.

2000. Gjykimet për Krime të Luftës në Kosovë. Panele të përziera tëGjykatësve Ndërkombëtar dhe Vendorë filluan ngritjen e padive me akuza përkrime të luftës. Vlen të përmendet që asnjë gjykatës serb nuk mori pjesë nëkëto raste gjatë periudhës 2000-2001. Me Rregulloren ‘panel 64’ UNMIK-u kadorëzuar kontrollin e paneleve për krime të luftës tek panelet me shumicë tëpërbërë prej gjykatësve ndërkombëtar.

Qershor 2002. Zbulohen varrezat masive në Batajnicë. Mbetjet e 470 shqip-tarëve civil të Kosovës u gjetën në afërsi të aeroportit të Batajnicës, rreth 20km larg prej Beogradit. Gjatë konfliktit të armatosur ky vend është kontrolluarnga forcat e armatosura të Jugosllavisë, duke mundësuar kështu lidhjen di-rekte në mes të krimeve të luftës dhe zyrtarëve publik.

27 Janar 2003. Fatmir Limaj paditet nga Tribunali i Hagës nën akuzat e tëqenurit Komandant i UÇK-së i njohur ndryshe si “Çeliku” dhe gjoja se ka qenëpërgjegjës për veprimet në zonën e Llapushnikut dhe në burgun e UÇK-së nëLlapushnik (rreth 25 km në perëndim të Prishtinës). Së bashku me Isak Musliundhe Haradin Bala, Limaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të luftëskundër serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me serbët gjatëkonfliktit të Kosovës. Në nëntor të vitit 2005, Limaj u shpall i pafajshëm. Rastitani është para Odës së Apelit.

2003. Themelimi i Odës Speciale për Krime të Luftës pranë Gjykatës sëQarkut në Beograd. Ligji i vitit 2003 i Republikës së Serbisë për “Organizimindhe juridiksionin e autoriteteve qeveritare në marrjen e hapave kundër au-torëve të krimeve të luftës” themeloi pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd,një departament të veçantë për zbulimin dhe gjykimin e autorëve të krimevetë luftës sipas Kapitullit XVI të Ligjit Penal Themelor (Veprat kriminale kundërnjerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar), si dhe zbulimin dhe ndjekjen penale tëautorëve të veprave penale sipas Nenit 5 të Statutit të Tribunalit të Hagës.

2005. Ramush Haradinaj Akuzohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj, njëshqiptar i Kosovës dhe ish-Kryeministër i Kosovës, së bashku me dy persona tëtjerë filluan gjykimin në Tribunalin e Hagës në mars të vitit 2005 të akuzuar përvrasjen e 40 personave në vitin 1998, gjatë konfliktit të grupeve guerile tëUÇK-së dhe forcave të sigurimit të Serbise. Gjykimi është ende në proces dhevendimi i gjykatës mbetet të shihet.

35Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 36: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

36 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 37: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

Fusnotat

1 Minoritetet qëllimisht janë tej-përfaqësuar në mostër në mënyrë që të dhënat e fituara të jenë sta-

tistikisht valide dhe të zvogëlohet kufiri i gabimit brenda nën-popullatës së minoriteteve, mirëpo

gjatë analizës janë marrë parasysh rezultatet relative (të peshuara).

2 Për këtë anketë, numri i përgjithshëm i popullatës së Kosovës është konsideruar të jetë 2.1 mil-

ion. Ky është numri zyrtar i ofruar prej Entit Statistikor të Kosovës.

3 Para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999: 62% e respondentëve besojnë se viktimat e shkeljeve të

të drejtave të njeriut ishin shqiptarët, krahasuar me 10-11% të respondentëve që besojnë se ser-

bët e Kosovës ishin viktimat dhe 2.1- 8.8% që konsiderojnë se viktimat ishin minoritetet e tjera.

4 Të dhënat u siguruan nga një intervistë më Agon Berishën, staf i KNKK-së.

5 77-78% të respondentëve identifikuan serbët si kryerës të krimeve, 13–14% të respondentëve

identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryerës, dhe 7-10% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje.

6 15% e respondentëve identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryes të krimeve, 8.1% identifikuan

serbët si kryes, ndërsa 75.3% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje.

7 Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë në Kosovë: Një Model i ri

për Paqeruajtje pas Konfliktit, Raporti Special i USIP, f.2.

8 14% të respondentëve zgjedhin të mos përgjigjen, 31% ishin të informuar deri në një masë

ndërsa gjysma e respondentëve (50%) nuk kishin fare njohuri për punën e GJPN në këto gjykime.

94% e respondentëve shqiptarë ishin të informuar mirë, në krahasim me 2% të atyre serbë dhe 4%

të respondentëve nga minoritetet e tjera. Për më tepër, 37% e shqiptarëve të intervistuar kon-

siderojnë të jenë pjesërisht të informuar, në krahasim me 27% të serbëve dhe 10% të responden-

tëve nga minoritetet e tjera. Rreth 44% e shqiptarëve, 58% e serbëve dhe 70% e respondentëve

nga komunitetet e tjera etnike konsiderojnë se janë plotësisht të painformuar rreth punës së GJPN-

ve.

10 Marrëveshja Teknike-Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe

Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë. 9 qershor 1999.

<http://www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm>

11 Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sesioni 54, takimi nr. 4011, UN Doc.

S/RES/1244 (1999)

12 Si p.sh. hulumtimi i kryer nga OJQ „Dokumenta“ – Zagreb dhe Agjensioni Hulumtues „Puls“

në Kroaci gjatë vitit 2006, Hulumtimi i kryer në Serbi nga Qendra Beogradase për të Drejta të Nje-

riut dhe Marketingut Strategjik gjatë vitit 2004.

13 12% prej përvojës personale dhe 17% prej përvojës së familjeve të tyre.

14 Pa paragjykuar motivin e palëve për t’u përfshirë në konflikt dhe pa tentuar të barazohen

veprimet e dy palëve në konflikt, fakti qëndron që ka patur raste të krimeve të luftës në të dy tab-

oret.

15 Për rëndësinë e veting-ut shih Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të

Drejta të Njeriut. Mjetet e Sundimit të Ligjit për Shtetet e Pas-Luftës. Veting: Kornizë Vepruese

NY dhe Gjenevë, 2006. Mund të shkarkohet në:

http://tjt.undp.org.yu/templates/details.cfm?docid=254

16 Shih Rregulloren e UNMIK-ut 2000/66. Mund të shihet në: www.unmikonline.org.

17 Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve të Dëmshpërblimeve

në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale.

2002.

18 Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile nga Shoqëria Civile:

Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005.

19 www.nato.int

37Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Page 38: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni

38 Design & Layout: Tomor Rudi

Page 39: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni
Page 40: PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni