pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

11
PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NE MJEDIS DHE NE SHENDET PROJEKT URRIKULAR SHKENCA E TOKES Grupi C Punoi: Fiorelo Zere

Upload: fjorelo

Post on 14-Jan-2017

498 views

Category:

Science


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NE MJEDIS DHE NE SHENDET

PROJEKT URRIKULAR SHKENCA E TOKESGrupi C

Punoi: Fiorelo Zere

Page 2: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

Pasojat negative te ngrohjes globale.

Ndryshimet e klimes dhe pasojat ne bujqesine boterore dhe ate shqiptare.

Marredhenia midis ndryshimeve klimatike dhe sigurise ushqimore.

Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike.

Ndryshimet klimatike dhe burimet ujore.

Shkrirja e akujve dhe rritja e nivelit te deteve dhe oqeaneve ,rajonet me te rrezikuara dhe ndikimi i rritjes se nivelit te oqeaneve dhe deteve ne sektoret e ekonomise.

Ndryshimet klimatike dhe shendeti i njeriut.

Permbajtja:

Page 3: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

OBJEKTIVAT:1. Te njihemi me pasojat negative te ngrohjes globale.

2. Te kuptojme cilat jane pasojat negative te ndryshimeve klimatike ne bujqesi.

3. Te kuptojme lidhjen midis ndryshimeve klimatieke dhe sigurise ushqimore

4. Si ndikojne ndryshimet klimatike ne biodiveristet.

5. Si ndikon shtrirja e akujve dhe rritja e nivelit te deteve dhe oqeaneve ne sektore te ndryshem

6. Te kuptojme cilat jane pasojat e ndryshimeve klimatike ne shendetin e njeriut

Page 4: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

PASOJAT NEGATIVE TE NGROHJES GLOBALE. • Ndryshimet e temperatures. Regjistrimet tregojne se temperatura globale eshte rritur me 0.78oC gjate shek.XX dhe pritet te jete me e larte gjate ketij shekulli dhe sidomos ne fund te tij.

• Akulli po shkrin ne te gjithe boten, sidomos ne pole. Kjo dukuri ka perfshire akullnajat masive, shtresat e akullit qe mbulojne Antarktiden e Groenlanden si dhe detin Arktik.

• Pinguinet e zones Adelie’ ne Antarktide nga 32 000 cifte jane reduktuar ne 11 000 cifte, brenda nje periudhe 30 vjecare.

• Niveli i detit eshte rritur me shpejtesi gjate shekullit te fundit.

• Disa flutura, dhelpra dhe disa bimesi alpine jane zhvendosur ne zona me veriore ose ne lartesi me te medha, drejt zonave me te ftohta.

• Precipitimi i reshjeve te shiut dhe te bores eshte rritur shume ne mbare globin.

• Levozhgat e bredhave kane rene dhe trungjet e zhveshura kane lulezuar dege te reja ne Alaske fale 20 viteve te fundit me stine verore te ngrohte. 

Page 5: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

NDRYSHIMET E KLIMES DHE PASOJAT NE BUJQESI

Bujqesia do te ndikohet shume pasi ajo eshte e ekspozuar nga efektet e ndryshimeve klimatike .

Ndryshimet klimatike jane nje kercenim per zhvillimin e qendrueshem te bujqesise . Bujqesia do te ndikohet nga ndryshimet klimatike nepermjet :

a) Ndryshimit te sasise ,intensitetit dhe shperndarjes se rreshjeve per nje sezon b) Fatkeqesive natyrore c) Ndryshimeve te temperatures d) Permbytjevee) Valeve te shpeshtuara te ngrohta f) Thatesirave g) Ndryshimeve ne perqendrimin e dhe ne atmosfere

Te varfrit ne zonat rurale do te preken me shume per shkak te varesise se tyre me te madhe nga bujqesia

Sipas disa raporteve ne 40 vitet ne vijim ,ngrohja mesatare e Shqiperise do te jete me 1.5 grade Celsius krahasuar me rritjen me me pak se 0.5 te temperaturave gjate 50 viteve te fundit .

Ndryshimet sezonale ne klime kane pa dyshim ndikime te qarta mbi prodhimet bujqesore dhe blegtorale ne Shqiperi .

Keshillohet te merren masa per pershtatje si : ndryshimi I kohes se mbjelljes ne pergjigje te ndryshimeve klimatike .

 

Page 6: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

MARREDHENIA MIDIS NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE SIGURISE USHQIMORE

• Temperatura eshte baza e ruajtjes ushqimore dhe rrjedhimisht kur kjo temperature ndryshon ndryshon dhe cilesia e ushqimit

• Ndryshimet klimatike ndikojne ne bujqesi ,ne sasine e prodhimit bujqesor.

• Popullsia po rritet vazhdimisht dhe mbase ne nje te ardhme nuk do te plotesohen nevojat e saj per ushqim .

• Te mbjellat shkaterrohen per shkak te motit ekstrem .

• Do te linde nevoja qe te gjitha ushqimet te prodhohen me ane te hormoneve .

• Ushqimi sa vjen dhe po behet me I pasigurt .

Page 7: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

BIODIVERSITETI DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE.• Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e

llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiverziteti paraqet llojllojshmërinë jetësore në tokë. Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.

• Faktoret qe ndikojne ne demtimin e biodiversitetit: Shirat acidë, Rritja e temperaurës në tokë, shkrirja e një pjese të akullnajave, Mbeturinat urbane.

• Ngrohja e klimes , ndryshime te ndryshme qe do te ndodhin ne lidhje me klimen lidhen drejtperdrejt me biodiversitetin, me planetin ku ne jetojme. Ndryshimi I temperatures, sasia e rreshjeve , shkrirja e akullit tgjitha keto sjellin pasojat e veta ne natyre permbytje, thatesira etj.Por duke u nisur nga keto demtime do arrijme ne ndotje te natyres dhe si pasoje do te demtohet edhe shendeti I njeriut.

Page 8: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE BURIMET UJORE • Shkencetaret thone se ndryshimet klimatike nuk do te kene ndikime te

njejta ne gjithe boten .

• Disa vende do te kene me pak uje ndersa te tjera me shume .

• Mungesa e ujit perben nje kercenim te madh .

• Pakesimi I rezervave te ujit mund te ndodhe nese ngrohja globale shtohet me 2-3 grade Celsius .

• Shumica e modeleve kompjuterike tregojne se ne Mesdhe sasia e ujit do te pakesohet .

• Vendet e uleta gjeografikisht si Siberia dhe Kanadaja veriore ;mbase ne keto vende sasia e ujit do te rritet .

Page 9: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

SHKRIRJA E AKUJVE DHE RRITJA E NIVELIT TE DETEVE DHE OQEANEVE, RAJONET ME TE RREZIKUARA DHE NDIKIMI I RRITJES SE NIVELIT TE DETEVE DHE OQEANEVE NE SEKTORET E EKONOMISE ,TURIZEM ETJ.

• Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akullnajave .• Uji po gelltit akullin e Antarktides duke kercenuar ndryshimin e formes se Tokes dhe fryrjen e

oqeaneve . • Teksa copat e akullit shkrijne ngadale dhe uji derdhet ne det , kjo shifer ka arritur 130 miliarde ton

akull ne vit per dekaden e shkuar .• Uji I ngrohte po shkon gjithnje e me ne veri te Antarktides dhe po deperton poshte akullit

perendimor .• Uji I ngrohte po zevendeson ate te ftohte .• Rritja e nivelit te deteve dhe oqeaneve po behet e pashmangshme.• Nivelet e detit mund te rriten me te pakten 6 m ne nje afat te larget .• Nje shkrirje e tille mund te kercenoje qytete nga Pekini ne Londer dhe te zhduke nga harta shtetet

ishullore tropikale .• Tokio dhe Singapori jane vecuar si shume te prekura nese ndodh rritja e nivelit te detit .• Kjo rritje mund te shkaktoje permbytje ne vende te ndryshme dhe ne ato vende do demtoje

ekonomine dhe do shkaterroje ndertime te shumta .• Ndertimet buze detit te cilat jane perla te turizmit rrezikohen nga rritja e nivelit dhe rrjedhimisht

rrezikohet dhe turizmi .

Page 10: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE SHENDETI I NJERIUT.• Ekzistojnë projeksione në drejtim të zgjerimit të sëmundjeve nga gjerësitë

gjeografike jugore kah ato verioret, veçanërisht të sëmundjeve që kanë qenë të zhdukura: malaria, denga dhe ethet e verdha etj

• Pritet shtimi i sëmundjeve,për shkak të shpërndarjes së pabarabartë në nivel global dhe projeksioneve për zvogëlimin e sasisë së ujit te pijshem dhe uljes te prodhimit të ushqimit (kolera dhe helmim me ushqim).

• Ndikimi i motit është më i vogël te rastet e përçuarjes direkte të sëmundjeve antropozoonoze, pasi që në këtë mënyrë shkaktari është më pak i eksponuar në ndikimet e jashtme.

• Valët elektromagnetike që janë të krijuara në atmosferë, ndikojnë në organizmin tonë sa herë që kemi ndryshim të motit.

• Shkencëtarët mendojnë se jetesa boshkëkohore,e cila në pjesën më të madhe të ditës bëhet në ambiente të mbyllura zvogëlon aftësinë e organizmit për tu përshtatur natyrshëm në ndryshimet e kushteve të motit.

Page 11: Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet

KONKLUZIONET:• Ngrohja globale po shkakton deme ne planet

• Bujqesia ndikohet shume nga ndryshimet klimatike pasi ajo eshte e ekspozuar.

• Ndryshimet klimatike kane ndikim ne sigurine ushqimore.

• Ndryshime te ndryshme qe do te ndodhin ne lidhje me klimen lidhen drejtpersedrejt me biodiversitetin

• Ndryshimet klimatike do te ndikojne ne ndryshimin e sasise se ujit ne planet.

• Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akujve duke ndryshuar nivelin e deteve dhe oqeaneve .

• Ndryshimi I nivelit dhe I sasise se ujit ndikon ne fusha te ndryshme si :ekonomi,industry,turizem etj

• Ndryshimet klimatike shkaktojne semundje te ndryshme .