opinio juris revistë shkencore juridike viti ii, nr. 2/2016 · revistë shkencore juridike, opinio...

106

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

26 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Opinio Juris

Revistë shkencore juridike

Viti II, Nr. 2/2016

II

Botues Instituti Gjyqësor i Kosovës

Anëtarët e redaksisë Dr. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës

Nebojsha Boriçiç, Gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës

Mr. Sc. Muhamet Rexha, Gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës

Laura Pula, Prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Dr. Osman Ismaili, Profesor në Fakultetin Juridik/Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Dr. Haxhi Gashi, Profesor në Fakultetin Juridik/Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Idanin Ismajlji, Prokuror në Prokurorinë e Apelit

Mr. Sc. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Themelore Gjilan

Besim Morina u.d., Drejtor në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Redaktor teknik

Luljetë Hetemi, juriste e diplomuar

Kontribuesit

Flakron Sylejmani, në emër të Projektit për Reformën Ligjore dhe Administrative

Rrona Berisha, në emër të Projektit për Reformën Ligjore dhe Administrative

Lektor

Skender Berisha

Realizimi kompjuterik

Valon Fetahu

Publikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës

© Instituti Gjyqësor i Kosovës, 2016

Përmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet, shumëzohet ose përcjellët në

çfarëdo forme tjetër elektronike, mekanike, të fotokopjohet ose regjistrohet pa

miratimin me shkrim të Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK).

Pikëpamjet e autorëve nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Institutit Gjyqësor të

Kosovës.

Nëntor 2016

Shtypur në Prishtinë

Publikimi i kësaj reviste është mundësuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale

Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti për Reformën Juridike dhe Administrative në

Kosovë, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Ekonomik (BMZ) dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK).

III

TABELA E PËRMBAJTJES

FJALA HYRËSE ............................................................................................................ V

Mr.sc. Afrim Shala

DISA ASPEKTE PRAKTIKE TË SEANCËS PËR VËRTETIMIN

E FAKTEVE RELEVANTE LIDHUR ME DËNIMIN............................................. 1

Mr.sc. Isuf Sadiku

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS ........ 9

Sylejman Nuredini

SHKOQITJA E DISA DILEMAVE DHE PAQARTËSIVE LIDHUR

ME KONSTITUIMIN E HIPOTEKËS DHE SISTEMIT KAMATOR ................... 19

Ma.Sc. Uran Zogaj VEPRA PENALE KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE

KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE ................................................................... 37

Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren BASHKËPUNIMI JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE ......... 59

Vilard Bytyqi & Florentina Shala - Braha MASAT LIGJORE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NË SFERËN

PUBLIKE: RASI I KOSOVËS ................................................................................ 87

IV

V

FJALA HYRËSE

Të nderuar lexues!

Kam kënaqësinë e veçantë që para jush të paraqesë numrin e dytë të revistës juridike

shkencore “Opinio Juris”, e cila publikohet nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, me

synimin që të pasuroj listën e literaturës juridike në funksion të mbështetjes së bartësve

të funksionit gjyqësor e prokurorial, si dhe profesionistëve tjerë ligjor, duke zënë një

vend të çmueshëm të botimeve dhe publikimeve të IGJK-së në fushën juridike.

Qëllimi i kësaj reviste është të mbështesë mendimin kritik ligjor në fusha të ndryshme

të së drejtës, studimin e pavarur dhe kritik dhe veçanërisht mbështetje profesionale në

punën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor.

Mundësia për të publikuar punimet e tyre shkencore në këtë revistë ka qenë e hapur për

të gjithë profesionistët duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, profesorët universitar dhe

gjithë komuniteti ligjor në Kosovë, bazuar në rregullat dhe prioritetet e përcaktuara nga

IGJK për publikimin e kësaj reviste.

Autorët e punimeve në këtë revistë janë studiues dhe praktikues të ligjit, prandaj edhe

çështjet që ata kanë trajtuar në punimet e tyre, vënë në pah praktikën gjyqësore e

mbështetur nga hulumtimi dhe argumentimi shkencor, duke ofruar perspektiva të reja

në çështjet përkatëse ligjore.

Një rol të rëndësishëm në cilësinë e kësaj reviste ka pasur Këshilli i Redaksisë së

publikimeve të IGJK-së, duke aplikuar kritere dhe standarde të larta në përcaktimin e

fushave me prioritet dhe përzgjedhjen e punimeve për publikim në këtë revistë.

Me këtë rast dua të falënderoj anëtarët e Këshillit të Redaksisë së publikimeve,

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), për mbështetjen në

publikimin e revistës si dhe autorët që kanë dorëzuar punimet e tyre për publikim.

Shpresojmë që ky numër i revistës “Opinio Juris” do t’iu shërbejë në punën

profesionale veçanërisht gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe të gjithë komunitetit

ligjor në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë mirëpresim secilin rekomandim dhe sugjerim

tuajin që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kësaj reviste në të ardhmen

duke inkurajuar të gjithë të interesuarit që të vazhdojnë të bëhen pjesë e kësaj reviste

me shkrimet dhe punimet e tyre shkencore.

Me respekt,

Besim Morina

u.d. Drejtor i IGJK-së

VI

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

1

Mr.sc. Afrim Shala1

DISA ASPEKTE PRAKTIKE TË SEANCËS PËR VËRTETIMIN

E FAKTEVE RELEVANTE LIDHUR ME DËNIMIN

Abstrakt

Seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin, është një seancë tejet e

rëndësishme përmes së cilës mund të vërtetohet ndonjë fakt i cili ka ndikim në

caktimin e llojit dhe të lartësisë së dënimit. Kjo seancë, mund të caktohet vetëm në

rastet kur i pandehuri e ka pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar dhe e njëjta mund

të zbatohet vetëm pranë gjykatave themelore. Seanca për vërtetimin e fakteve relevante

lidhur me dënimin është një risi, ngase, për herë të parë është parashikuar në Kodin e

Procedurës Penale2.

Fjalët kyçe: Seanca, Kodi i procedurës penale, fakt relevant lidhur me dënimin,

gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupi gjykues, prokurori i shtetit, i pandehuri,

mbrojtësi.

1. Shqyrtime të përgjithshme

Padyshim se njëra prej çështjeve më të rëndësishme në procedurën penale, është edhe

individualizimi i dënimit. Me individualizim të dënimit nënkuptohet përshtatja e

dënimit me veprën penale dhe kryerësin e saj. Qëllimi i individualizimit të dënimit

është që të shqiptohet dënim i cili në mënyrë më efikase do të ndikojë në riedukimin e

kryesit të veprës penale dhe në parandalimin e kriminalitetit në përgjithësi3. Për të

arritur këtë synim, përkatësisht për të bërë individualizimin e dënimit, gjykata duhet që

me rastin e shqiptimit të dënimit të marrë parasysh rrethanat lehtësuese (ose posaçërisht

lehtësuese) dhe rënduese të cilat janë të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së

Kosovës4. Sipas KPP, parimisht të gjitha këto rrethana shumë më lehtë do të mund të

vërtetoheshin në një seancë e cila edhe është emërtuar “seanca për vërtetimin e ndonjë

fakti relevant për dënimin”. Kjo seancë, është parashikuar në nenin 248, paragrafi 4 të

KPP. Sipas kësaj dispozite ligjore, nëse gjatë shqyrtimit fillestar gjyqtari i vetëm

gjykues ose kryetari i trupit gjykues bindet se janë vërtetuar faktet që kanë të bëjnë me

pranimin e fajësisë, ai merr aktvendim me të cilin pranon pranimin e fajësisë nga i

pandehuri dhe ka tri mundësi:

1. Të vazhdojë me shqiptimin e dënimit ndaj të pandehurit;

2. Të caktojë seancë për vërtetimin e ndonjë fakti relevant për dënimin ose

1 Autori i këtij punimi është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të

Rënda. 2 Kodi i Procedurës Penale, nr.04/L-123, i datës 13 Dhjetor 2012, (në tekstin e mëtejmë KPP). 3 Shala, Afrim: Hyrje në të drejtën penale, Botimi i dytë, Gjilan, 2013, faqe 192. 4 Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nr.04/L-82, i datës 20 Prill 2012, (Në tekstin e mëtejmë

KPRK).

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

2

3. Të pezullojë dënimin deri në përfundimin e bashkëpunimit të të pandehurit

me prokurorin e shtetit5.

Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, zgjedh mundësinë e parë,

atëherë ai vazhdon me shqiptimin e dënimit ndaj të pandehurit, kurse nëse gjyqtari i

vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, zgjedh mundësinë e dytë, atëherë ai duhet

që ta caktojë një seancë në të cilën duhet të vërtetohen faktet që janë relevante për

shqiptimin e llojit dhe të lartësisë së dënimit ndaj të pandehurit. Pasi të vërtetohen

faktet që janë relevante për shqiptimin e dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i

trupit gjykues, duhet që të vazhdojë me shqiptimin e dënimit ndaj të pandehurit. Në

KPP është parashikuar vetëm mundësia e caktimit të kësaj seance, mirëpo nuk është

paraparë në mënyrë shprehimore se kur duhet të caktohet kjo seancë, kush duhet të

ftohet në këtë seancë, kur duhet të caktohet kjo seancë, rrjedha e kësaj seance, si

vërtetohen faktet relevante lidhur me dënimin, etj6.

2. Caktimi i seancës për vëtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin

Duke u bazuar në nënin 248, paragrafi 4 të KPP, caktimi i seancës për vërtetimin e

fakteve relevante lidhur me dënimin është fakultative, pra nuk është i detyrueshëm, për

shkak se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pas pranimit të fajësisë,

mund edhe drejtpërdrejt të vazhdojë me shqiptimin e dënimit. Mirëpo, edhe përkundër

faktit që caktimi i kësaj seance nuk është i detyrueshëm, ajo do të duhej të caktohet në

situatat kur i pandehuri e pranon fajësinë për vepra më të rënda penale; pastaj, në rastet

kur faktet relevante lidhur me dënimin nuk do të mund të vërtetoheshin vetëm në bazë

të shkresave të lëndës dhe në rastet tjera, kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i

trupit gjykues e vlerëson të arsyeshme caktimin e një seance të tillë.

Iniciativa për të caktuar këtë seancë, mund të vijë nga prokurori i shtetit, i pandehuri,

mbrojtësi i tij, i dëmtuari, përfaqësuesi i të dëmtuarit apo edhe sipas detyrës zyrtare nga

gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues.

Kjo seancë, çdo herë, duhet të pasojë pas pranimit të fajësisë në shqyrtimin fillestar.

Me fjalë tjera, pasi gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ta pranojë

pranimin e fajësisë nga i akuzuari në shqyrtimin fillestar, atëherë ai mundet që ta

caktojë seancën për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin. Pra, pranimi i

fajësisë i paraprinë seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin, dhe

pranimi i fajësisë është kusht për t’u caktuar kjo seancë.

5 Hyseni, Bashkim; Shala, Afrim: Doracaku i gjyqtarëve për procedurën penale, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, Prishtinë, 2015, faqe 104. 6 Përveç që nuk është e rregulluar me dispozitat ligjore të KPP, deri më tani kjo seancë nuk është

trajtuar as edhe nga shkenca e së drejtës së procedurës penale. Duke i marrë parasysh faktin se KPP

nuk e ka rregulluar në mënyrë shprehimore këtë seancë dhe deri më tani nuk kemi ndonjë punim i cili

do ta trajtonte këtë temë, atëherë ky punim është shkruar duke u bazuar në praktikën tonë gjyqësore

pas hyrjes në fuqi të KPP dhe natyrisht edhe në aplikimin përshtatshmërisht të dispozitave tjera që e

rregullojnë shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin gjyqësor.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

3

Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues, për qëllime procedurale, duhet që

ta marrë një aktvendim në procesverbal të shqyrtimit fillestar, me të cilin vendos që të

caktojë seancën për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin. Në këtë

aktvendim, duhet të parashihet se kur dhe ku duhet të mbahet kjo seancë, kush duhet të

ftohet për të marrë pjesë në këtë seancë ose edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me këtë

seancë.

Varësisht nga natyra dhe ndërlikueshmëria e çështjes penale, natyra dhe llojet e fakteve

që pretendohen të vërtetohen, koha që është nevojshme për të vërtetuar këto fakte etj.,

seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin, mund të caktohet:

- menjëherë, si vazhdimësi e seancës së shqyrtimit fillestar;

- gjatë ditës së njëjtë kur është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar, p.sh. nëse

seanca e shqyrtimit fillestar është mbajtur para dite, atëherë seanca për

vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin mund të caktohet pas dite,

varësisht prej rrethanave të rastit konkret, ose

- në ndonjë ditë tjerë, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar.

Nëse faktet relevante lidhur me dënimin mund të vërtetohen menjëherë dhe nuk

nevojitet kohë, atëherë, seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin,

mund të mbahet menjëherë, pas pranimit të fajësisë nga ana gjyqtarit të vetëm gjykues

ose kryetarit të trupit gjykues. Ndërsa, në rastet tjera, seanca mund të caktohet në të

njëjtën ditë apo edhe në ditët në vijim, varësisht nga rrethanat dhe specifikat e rastit. Në

rastet kur kjo seancë caktohet që të mbahet në një ditë tjetër atëherë ajo duhet që të

caktohet sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ketë shtyrje të

panevojshme.

3. Parakushtet për mbajtjen e seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur

me dënimin

Si parakusht kryesor për mbajtjen e seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur

me dënimin është prania e subjekteve themelore të procedurës penale.

Në këtë drejtim, në këtë seancë duhet patjetër prezenca e gjyqtarit dhe e

procesmbajtësit. Seancën për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin në

departamentin e përgjithshëm të gjykatës themelore e zbaton gjyqtari i vetëm gjykues,

kurse në departamentin e krimeve të rënda, këtë seancë e zbaton kryetari i trupit

gjykues. Në çështjet penale në të cilat është paraqitur aktakuzë ndaj të pandehurit për

kryerjen e veprave penale ndaj fëmijëve, nga neni 145 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur7, këtë seancë e zbaton kryetari i trupit gjykues për të mitur, i cili njëherësh duhet

të jetë gjyqtar për të mitur.

Përveç gjyqtarit dhe procesmbajtësit, në seancën për vërtetimin e fakteve relevante

lidhur me dënimin, duhet të jenë të pranishëm edhe prokurori i shtetit, i pandehuri dhe

mbrojtësi i tij, nëse i pandehuri ka mbrojtës.

7 Kodi i Drejtësisë për të Mitur, nr.03/L-193, i datës 8 Korrik 2010 (Në tekstin e mëtejmë KDM).

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

4

Nëse në këtë seancë, mungojnë prokurori i shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij,

atëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues, duhet që përshatshmërisht

t’i zbatojë nenet 306, 307 dhe 308 të KPP.

Kur është në pyetje prezenca e të dëmtuarit dhe e përfaqësuesit të tij, atëherë, të njëjtit

duhet të ftohen për të marrë pjesë në këtë seancë, mirëpo mos prezenca e tyre, nuk do

të ishte pengesë që të mbahet kjo seancë, edhe pse, prezenca e të dëmtuarit, në disa

raste të caktuara, do të ishte tejet e rëndësishme për të vërtetuar faktet relevante lidhur

me dënimin.

4. Procesverbali i seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin

Në rastet kur seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin është caktuar

që të mbahet si vazhdimësi e seancës së shqyrtimit fillestar, atëherë për qëllime të

ekonomizimit të procedurës penale, nuk ka nevojë që të përpilohet një procesverbal i

veçantë por të gjitha çështjet duhet të konstatohen në procesverbalin e shqyrtimit

fillestar. Një mënyrë e tillë e të vepruarit është zbatuar edhe në praktikën tonë

gjyqësore.

Ndërsa, në rastet tjera, duhet që të përpilohet një procesverbal i veçantë i seancës për

vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin. Se si duhet të emërtohet ky

procesverbal, praktika jonë gjyqësore nuk është unike, ngase në disa raste, ky

procesverbal është emërtuar “Procesverbal i seancës për vërtetimin e fakteve relevante

lidhur me dënimin”, kurse, në disa raste tjera, ky procesverbal është emërtuar si

“Procesverbal i shqyrtimit fillestar”.

Në procesverbalin e kësaj seance duhet që të shënohet e tërë rrjedha e kësaj seance dhe

ky procesverbal përfundohet me mbarimin e seancës. Procesverbali duhet të

nënshkruhet nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari i vetëm gjykues, procesmbajtësi dhe

palët e pranishme.

5. Publiciteti i seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin

Seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin është publike dhe në të

mund të marrin pjesë vetëm personat e moshës madhore. Sa i përket përjashtimit të

publikut në këtë seancë atëherë gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues,

duhet që përshtatshmërisht t’i zbatojë nenet 294 deri 296 të KPP.

6. Prishja e rendit dhe mosbindja ndaj urdhrave të gjykatës

Nëse eventualisht palët dhe personat tjerë të pranishëm e prishin rendin dhe nuk i

binden urdhrave të gjykatës, atëherë gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit

gjykues duhet që përshtatshmërisht t’i zbatojnë nenet 302 dhe 303 të KPP.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

5

7. Rrjedha e seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin

Siç është cekur edhe më parë, seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me

dënimin vjen në shprehje çdo herë pas pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit në

shqyrtim fillestar.

Në këtë seancë pretendohet që të vërtetohen faktet që janë relevante për caktimin e

llojit dhe të lartësisë së dënimit ndaj të pandehurit.

Në përgjithësi, fakti nënkupton ekzistimin real-objektiv i ndonjë sendi, dukurie,

procesi, ndodhie, cilësie ose raporti i vërtetuar në mënyrë mendore përceptuese8.

Mirëpo, në këtë seancë, nuk është objekt vërtetimi çdo fakt por vetëm faktet që janë

relevante lidhur me dënimin. Fakt relevant lidhur më dënimin konsiderohet ai fakt i cili

është i rëndësishëm apo është me ndikim në përcaktimin e llojit dhe të lartësisë së

dënimit. Rrjedhimisht, këto fakte janë rrethanat lehtësuese (apo edhe posaçërisht

lehtësuese) dhe rënduese që duhet të merren për bazë me rastin e caktimit të llojit dhe

të lartësisë së dënimit ndaj të pandehurit. Këto rrethana që janë të rëndësishme për

caktimin e llojit dhe të lartësisë së dënimit janë të parashikuar në nenet 73, 74 dhe 75 të

KPRK. Mirëpo, duhet theksuar se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues,

me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mundet që të marrë parasysh edhe

rrethana të tjera përveç atyre që janë të parashikuara në nenet 73, 74 dhe 75 të KPRK.

Përveç rrethanave që janë të rëndësishme për caktimin e llojit dhe të lartësisë së

dënimit, në këtë seancë mund të vërtetohen edhe rrethanat, mbi bazën e të cilave,

gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, mundet që të pandehurin ta lirojë

nga dënimi, sipas nenit 78 të KPRK ose edhe ta ashpërsojë dënimin për recidivizëm të

shumëfishtë, sipas nenit 79 të KPRK.

Faktet relevante lidhur me dënimin në këtë seancë mund të vërtetohen në mënyra të

ndryshme, duke prezantuar ndonjë dokument që e vërteton ndonjë fakt relevant lidhur

me dënimin, apo edhe në mënyra tjera. Vërtetimi i këtyre fakteve mund të bëhet me

propozimin e të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit të shtetit, të dëmtuarit apo edhe

sipas detyrës zyrtare, p.sh. i pandehuri ia prezanton gjyqtarit të vetëm gjykues ose

kryetarit të trupit gjykues faturën bankare me të cilën vërtetohet se i njëjti ja ka

kompensuar dëmin e shkaktuar palës së dëmtuar; apo i pandehuri prezanton ndonjë

dokument kur vërtetohet se i njëjti është me gjendje të vështirë materiale; se është

mbajtës i vetëm i familjes së tij; se është i papunë dhe është përfitues i ndihmave

sociale. Prokurori i shtetit, dorëzon dokumente nga të cilat mund të vërtetohet e kaluara

kriminale e të pandehurit, apo edhe anasjelltas, i pandehuri ose mbrojtësi i tij,

dorëzojnë dokument apo certifikatë nga e cila vërtetohet se i pandehuri më parë nuk ka

qenë i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale etj.

Po ashtu, vërtetimi i ndonjë fakti që është relevant lidhur me dënimin mund të bëhet

edhe në bazë të deklaratave të palëve, p.sh. i pandehuri gjatë kësaj seance i kërkon falje

palës së dëmtuar dhe shpreh keqardhje për rastin që ju ka ndodhur; i pandehuri

8 Sahiti, Ejup: Argumentimi në procedurën penale, Prishtinë, 1999, faqe 106.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

6

premton se në të ardhmen nuk do të kryejë ndonjë vepër tjetër penale; i dëmtuari

deklarohet se i pandehuri pas kryerjes së veprës penale i ka ofruar ndihmë dhe është

përkujdesur për të etj.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance mund të dëgjohet edhe mendimi i prokurorit të shtetit,

mbrojtësit dhe palës së dëmtuar sa i përket zbutjes së dënimit, duke u bazuar në nenin

75 të KPRK. Në paragrafin 1, nën paragrafi 1.3 të kësaj dispozite ligjore është

parashikuar se “Gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të

shqiptojë lloj më të butë të dënimit në rastet kur kryesi pranon fajësinë… Në raste të

tilla, gjykata merr parasysh mendimin e prokurorit, mbrojtësit dhe palës së dëmtuar sa i

përket zbutjes së dënimit dhe udhëzohet por, nuk detyrohet nga kufizimet e parapara në

nenin 76 të këtij Kodi”. Kjo do të thotë gjykata ka mundësi ta zbusë dënimin në rastet

kur i pandehuri e ka pranuar fajësinë, pasi ta dëgjojë mendimin e prokurorit, mbrojtësit

dhe palës së dëmtuar.

8. Marrja, shpallja, përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit

Pas veprimeve të lartcekura, atëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit

gjykues duhet që të tërhiqet për ta marrë aktgjykimin dhe shqiptuar dënimin.

Aktgjykimi merret dhe shpallet në emër të popullit, si dhe duhet të përmbajë të dhënat

e parashikuara në nenin 365 të KPP. Pasi të merret aktgjykimi, gjyqtari i vetëm gjykues

ose kryetari i trupit gjykues duhet që ta shpallë aktgjykimin, sipas nenit 366 të KPP.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i

udhëzon palët për të drejtën në ankesë. Kur shqiptohet dënim alternativ nga neni 49 i

KPRK, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron të

pandehurin për rëndësinë e dënimit dhe kushtet të cilat duhet respektuar. Gjithashtu,

gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përkujton palët për detyrimet e

tyre që, deri në përfundim të procedurës, të njoftojnë gjykatën për çdo ndryshim të

adresës. Nëse i pandehuri është në paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i

trupit gjykues, duhet që të vendos lidhur me paraburgimin, duke u bazuar në nenin 367

të KPP. Në fund, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, duhet që

aktgjykimin ta përpilojë dhe ta dorëzojë, sipas neneve 369 dhe 370 të KPP.

9. Përfundimi

a) Seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin është një seancë

në të cilën mund të vërtetohet ndonjë fakt i cili ka ndikim në caktimin e llojit

dhe të lartësisë së dënimit. Kjo seancë mund të caktohet vetëm në rastet kur i

pandehuri e ka pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar dhe e njëjta mund të

zbatohet vetëm pranë gjykatave themelore.

b) Caktimi i seancës për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin është

fakultative, për shkak se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues

pas pranimit të fajësisë në shqyrtimin fillestar, mundet edhe drejtpërdrejt të

vazhdojë me shqiptimin e dënimit, pa caktuar fare këtë seancë. Mirëpo, edhe

përkundër faktit që caktimi i kësaj seance nuk është e detyrueshme, ajo do të

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

7

duhej të caktohet në situatat kur i pandehuri e pranon fajësinë për vepra më të

rënda penale mandej, në rastet kur faktet relevante lidhur me dënimin nuk do

të mund të vërtetoheshin vetëm në bazë të shkresave të lëndës dhe në rastet

tjera, kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e vlerëson të

arsyeshme caktimin e një seance të tillë.

c) Iniciativa për të caktuar këtë seancë, mund të vijë nga prokurori i shtetit, i

pandehuri, mbrojtësi i tij, i dëmtuari, përfaqësuesi i të dëmtuarit apo edhe

sipas detyrës zyrtare nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues.

d) Në këtë seancë, objekt vërtetimi nuk është çdo fakt por vetëm faktet që janë

relevante lidhur me dënimin, përkatësisht lidhur me caktimin e llojit dhe të

lartësisë së dënimit. Gjithashtu, gjatë kësaj seance mund të dëgjohet mendimi

i prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe palës së dëmtuar sa i përket zbutjes së

dënimit, duke u bazuar në nenin 75 të KPRK.

e) Pas përfundimit të seancës për vërtetimit të fakteve relevante lidhur me

dënimin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues duhet që ta

marrë, shpallë, përpilojë aktgjykimin, i cili më pastaj iu dorëzohet palëve.

Literatura

1. Funk, T. Markus: Doracak mbi shkathtësitë gjyqësore në Kosovë, Prishtinë,

2006.

2. Hajdari, Azem: Procedura penale, Komentar, Prishtinë, 2016.

3. Hajdari, Azem: E drejta e procedurës penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë,

2013.

4. Hajdari, Azem: Shkathtësitë e praktikës gjyqësore, Prishtinë, 2013.

5. Hyseni, Bashkim; Shala, Afrim: Doracaku i gjyqtarëve për procedurën

penale, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Prishtinë, 2015.

6. Islami, Halim; Hoxha, Artan; Panda, Ilir: Procedura penale, Komentar,

Tiranë, 2003.

7. Luarasi, Aleks: Kodi i procedurës penale me praktikë gjyqësore, Tiranë,

2002.

8. Sahiti, Ejup: Argumentimi në procedurën penale, Prishtinë, 1999.

9. Sahiti, Ejup; Murati, Rexhep: E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013.

10. Sahiti, Ejup; Murati, Rexhep; Elshani, Xhevdet: Kodi i procedurës Penale i

Republikës së Kosovës, Komentar, Botimi I, Prishtinë, 2014.

11. Salihu, Ismet; Zhitija, Hilmi; Hasani, Fejzullah: Kodi Penal i Republikës së

Kosovës, Komentar, Botimi I, Prishtinë, 2014.

12. Smibert, Jon: Udhëzues për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Kodi i

Procedurës Penale të Kosovës, Prishtinë, 2013.

13. Shala, Afrim: Ankesa kundër aktgjykimit në procedurën penale të Republikës

së Kosovës, Prishtinë, 2010.

14. Shala, Afrim: Pjesa e posaçme e së drejtës penale me raste nga praktika

gjyqësore, Gjilan, 2010.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

8

15. Shala, Afrim: Organizimi i sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës sipas

Ligjit për Gjykatat, Revista Shkencore “Norma”, Kolegji “Gjilani”, Gjilan,

2013.

16. Shala, Afrim: Hyrje në të drejtën penale, Botimi i dytë, Gjilan, 2013.

Aktet juridike

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

2. Kodi i Procedurës Penale, nr.04/L-123, i datës 13 Dhjetor 2012.

3. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nr.04/L-82, i datës 20 Prill 2012.

4. Ligji për Gjykatat, Nr. 03/L-199, i datës 22 Korrik 2010.

5. Kodi i Drejtësisë për të Mitur, nr.03/L-193, i datës 8 Korrik 2010.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

9

Mr.sc. Isuf Sadiku9

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Abstrakt

Sistemi i drejtësisë për të mitur është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë në një shtet.

Trendët ndërkombëtare të drejtësisë, gjithnjë e më shumë po i japin përparësi drejtësisë

për të mitur në raport me degët e tjera dhe gjithashtu rekomandojnë shtetet në

formësimin e këtij sistemi, duke nxjerr legjislacion të veçantë për fëmijë, duke krijuar

procedura dhe mekanizma të pavarur nga sistemi i drejtësisë së një shteti.

Në Republikën e Kosovës është nxjerr ligj i veçantë për të miturit, siç është Kodi i

Drejtësisë për të Mitur10

, pastaj janë krijuar edhe procedura të veçanta që zhvillohen

ndaras nga procedurat ku subjekte janë të rriturit, ndërsa, prej 1 Janarit 2013, ka filluar

që të aplikohet edhe legjislacioni i ri siç janë: Kodi i Procedurës Penale11

, Kodi Penal i

Republikës së Kosovës12

, Ligji për Gjykatat13

dhe Ligji për Prokurorin e Shtetit14

.

Gjithashtu, në kuadër të gjykatave dhe prokurorive, janë themeluar edhe departamentet

për të mitur, si dhe janë paraparë gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur.

Fjalët kyçe: Sistemi i drejtësisë për të mitur, Kodi i Drejtësisë për të Mitur,

departamenti për të mitur, gjyqtari për të mitur, prokurori për të mitur, masat e

diversitetit, anketa sociale.

1. Shqyrtime të përgjithshme lidhur me sistemin e drejtësisë për të mitur

Sistemi i drejtësisë për të mitur në Republikën e Kosovës përbëhet nga legjislacioni i

cili është i harmonizuar me standardet dhe instrumentet ndërkombëtare në fushën e

drejtave të njeriut dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e sundimit të

ligjit.

Për shkak të specifikave që ka, sistemi i drejtësisë për të mitur, ka një numër të madh

pjesëmarrësve (institucioneve) që marrin pjesë në drejtësinë për të mitur, ngase, duke u

mbështetur në përvojat më të mira ndërkombëtare në trajtimin e të miturve, gjatë

administrimit të sistemit të drejtësisë për të mitur, pjesëmarrja e gjerë e institucioneve

dhe personave të tjerë, le për të kuptuar se kur bëhet fjalë për fëmijët, atëherë, çdokush

ka obligim për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që kanë fëmijët, e posaçërisht

kur ndaj tyre zhvillohet ndonjë procedurë.

9 Autori Isuf Sadiku është prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur. 10 Kodi i Drejtësisë për të Mitur, nr.03/L-193, i datës 8 Korrik 2010 (Në tekstin e mëtejmë KDM). 11 Kodi i Procedurës Penale, nr.04/L-123, i datës 13 Dhjetor 2012, (Në tekstin e mëtejmë KPP). 12 Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nr.04/L-82, i datës 20 Prill 2012, (Në tekstin e mëtejmë

KPRK). 13 Ligji Nr.03/L-199 për Gjykatat, i datës 22 Korrik 2010. 14 Ligji Nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i datës 30 Shtator 2010.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

10

Në vitet e fundit ka pësuar një ndryshim i madh në këtë drejtim, sepse sistemi i

drejtësisë për të mitur gjithnjë e më tepër po shihet si pjesë përbërëse e sistemit të

drejtësisë në vendin tonë dhe se legjislacioni, respektivisht KDM, gjithnjë e me tepër

po kuptohet si një mekanizëm mbrojtës që duhet të jetë ndaj një fëmije që ka ra ndesh

me ligjin e jo instrument ndëshkues.

Lidhur me të miturit, apo fëmijët në konflikt me ligjin (që kanë rënë ndesh me ligjin,

delikuenca e të miturve, kriminaliteti i të miturve), në literaturë hasim shprehje të

ndryshme dhe të shumta, por ajo që duhet theksuar është se duhet t’i shmangemi

shprehjeve që prekin dinjitetin e një fëmije, pra, t’i shmangemi shprehjeve: i pandehur,

i akuzuar, kriminel, etj. Që nga kohërat e hershme historike, si p.sh. Romën antike etj.,

fëmija ka pasur një trajtim të ndryshëm nga shoqëria, institucionet përkatëse shtetërore

apo nga mekanizma të ndryshëm të drejtësisë. Trajtimi i ndryshëm i fëmijëve ka filluar

që nga përcaktimi i përgjegjësisë penale (moshës), pastaj procedura dhe mundësia e

shqiptimit të sanksionit-dënimeve apo masave ndaj fëmijës etj.

Instrumentet juridike ndërkombëtare15

, rekomandojnë shtetet që të përcaktojnë një

moshë minimale, nën të cilët fëmijët prezumohen të papërgjegjshëm për veprimet e

veta për të filluar procedura penale ndaj tyre16

. Duke u bazuar në Rregullat e Pekinit,

rregulla këto që përbëjnë mozaikun e legjislacionit moral apo te ashtuquajturin

“legjislacionin e butë” sa i përket administrimit të drejtësisë për të mitur, në një formë

rekomandojnë që mosha minimale e përgjegjësisë penale nën moshën 12 vjeç nuk do të

duhet të jetë e pranueshme17

. Ndërsa, përkitazi me kufirin më të ultë të moshës, ka

dallime në legjislacionet e shteteve18

, në disa shtete, kufiri i moshës merret 8 vjeç,

ndërsa, në disa shtete 10 vjeç, 12 vjeç, etj. E kundërta e kësaj, sa i përket uljes së

moshës minimale të përgjegjësisë penale mund të argumentohet me të arriturat

shkencore sa i përket fushave të ndryshme shumëdimensionale si: shëndetësore,

sociale, psikologjike, etj. Koha në të cilën jetojmë është shumë dinamike, ku

modernizimi dhe elektronika ka bërë të vetën, ndikimi i tyre pa ose me vetëdije në jetën

tonë është evident dhe i pashmangshëm. Përkundër kësaj, tendencat dhe gjitha debatet

profesionale, janë që mosha minimale të përgjegjësisë penale të ngritët, ose të bëhet

ndarje si p.sh.12-14 vjeç, 14-16 vjeç sa i përket fillimit të procedurës ndaj fëmijës apo

edhe llojeve të masave dhe sanksioneve që mund të shqiptohen në këtë moshë.

Sistemi i drejtësisë në vendin tonë, njeh si kategori të veçantë kryesit e veprave penale

që nuk i kanë mbushur moshën 18 vjet dhe nga kjo rrjedh se të gjithë kryesit e

mundshëm (të dyshuarit) e veprave penale nën moshën 18 vjeç, duhet të kenë trajtim të

ndryshëm nga personat madhor - personat që kanë arritur moshën 18 vjeç.

15 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, neni 3 (a), Të drejtat e fëmijëve në drejtësinë për të mitur,

2010, Komenti i përgjithshëm, nr.10. 16 Neni 41 i KDM dhe neni 17 paragrafi 3 i KPRK. 17 Komenti i përgjithshëm, nr.10 (2007) CRC/C/GC, 10 Shkurt 2007. 18 Mosha minimale e përgjegjësisë penale: 8 vjeç në Greqi; 10 vjeç në Angli, Francë; 12 vjeç në

Holandë, Portugali, etj.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

11

Mosha e përgjegjësisë penale është faktor përcaktues që një person i ri të trajtohet

ndryshe nga një person madhor që i ka mbushur 18 vjeç. Nëse i referohemi

legjislacionit aktual pozitiv, përkatësisht KDM, i mitur konsiderohet personi prej

moshës 14 vjeç deri në moshën 18 vjeç, ndërsa, fëmije konsiderohet personi i cili nuk e

ka mbushur moshën 18 vjet. Nga ky përkufizim edhe nëse i mituri quhet fëmijë nuk

është lëshim-gabim, por për shkak të specifikimit të pozitës në procedurë quhet i mitur.

Në KDM për më tepër kategorizon edhe personat prej moshës 14 deri me 18 vjeç dhe

prej 18 deri në 21 vjeç, duke përcaktuar këto kuptime: se “i mitur i ri” është personi

ndërmjet moshës 14 dhe 16 vjeç, “i mitur i rritur” është personi ndërmjet moshës 16

dhe 18 vjet, ndërsa, “madhor i ri” është personi ndërmjet moshës 18 dhe 21 vjet.19

Mund të shtrohet pyetje se pse kanë trajtim të ndryshëm personat nën moshën 18 vjet

kur kryejnë vepra penale20

, e që personi madhor mund që për të njëjtën vepër penale të

dënohet me sanksion penal shumë më të rëndë si p.sh. me burgim (deri 25 vjet apo të

përjetshëm), ndërsa, të miturit mund t’i jepet ndonjë mase e diversitetit, mase edukative

ose dënimi maksimal 5 vjet burgim për të mitur, e në raste të jashtëzakonshme burgimi

për të mitur deri në 10 vjet.

Të arriturat në sistemin e drejtësisë dhe shkencës për të mitur bazohen në qasjen shumë

disiplinore, ngase, në të miturin kanë ndikim faktorë të shumtë si (faktorë të

përgjithshëm): mjedisi siç janë: familja, shkolla, rrethi (shoqëria) në kohën e lirë; dhe

(faktorë individuale) që kanë të bëjnë me personalitetin e të miturit (përjetimi apo

perceptimi për ngjarjet); alkoolizmi, narkomania, prostitucioni, papunësia, urbanizmi,

gjendja e keqe sociale, bredhjet, etj.

Duke pranuar konceptin e moshës së përgjegjësisë penale, fillimi i saj duhet pasur

parasysh faktet e pjekurisë-zhvillimit shpirtëror emocional, mendor dhe intelektual.

Metodat moderne marrin parasysh nëse një fëmijë plotëson përbërësit moralë dhe

psikologjikë të përgjegjësisë penale që do të thotë, nëse një fëmijë për shkak të

perceptimit dhe konceptimit të vet individual, mund të quhet përgjegjës për sjelljet e

veta delikuente. Procedurat që zhvillohen nga autoritetet publike shtetërore ndaj

fëmijës që ka rënë ndesh me ligjin, gjithnjë e me tepër po formësohen dhe shumica e

shteteve kanë nxjerr ligje të veçanta dhe akte tjera ligjore duke përfshirë edhe

dokumente jo obliguese ligjore (udhëzime, rekomandime, protokolle etj.), sa i përket

fëmijëve, apo kanë kapituj të veçantë në kuadër të ligjeve të tjera. Megjithatë edhe

administrimi i sistemit të drejtësisë për të mitur nuk është statik, por evoluon dhe në

mënyrë të vazhdueshme reformohet duke inkorporuar të arriturat shkencore dhe

praktikat më të mira ndërkombëtare sepse me këtë mëtohet që fëmija/i mituri të

trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

19 Neni 2 i KDM. 20 Vendim i Gjykatës Themelore në Gjilan PM.nr. 104/2014 i dt.05.11.2015, me të cilën revokohet

vendimi i mëparshëm, ekzekutimi i masës edukative dërgimi në Institucionin Edukativo-Korrektues

në kohëzgjatje prej një viti, pasi që i mituri ka filluar të mbaj dënimin me burg për një vepër penale

tjetër të kryer si i rritur, sepse ekzekutimi i masës edukative të lartpërmendur nuk do të kishte efektin

e synuar.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

12

2. Legjislacioni

I mituri në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës, gëzon mbrojtje me

Kushtetutën e Republikës së Kosovës, garanci ligjore me legjislacionin vendor të

drejtësisë penale, si dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, standarde

këto të përfshira në akte juridike ndërkombëtare dhe të zbatueshme drejtpërdrejtë në

sistemin e drejtësisë në shtetin tonë.

Legjislacioni bazë i sistemit të drejtësisë për të mitur (Ligj organik) është Kodi i

Drejtësisë për të Mitur, i cili është nxjerr nga Kuvendi i Kosovës më 8 korrik 2010 si:

Kodi Nr.03/L-193 I Drejtësisë për të Mitur dhe i njëjti është shpallur në Gazetën

Zyrtare të Republikës së Kosovës, viti V / nr. 78 / 20 Gusht 2010.

Legjislacion tjetër që mund të zbatohet në sistemin e drejtësisë për të mitur nëse i

referohemi Kodit të Drejtësisë për Mitur, është edhe Kodi Penal i Republikës së

Kosovës (KPRK), Kodi i Procedurës Penale (KPP), Ligji mbi Ekzekutimin e

Sanksioneve Penale21

, Ligji për ndërmjetësimin22

, dhe çdo ligj tjetër relevant23

.

Vetëm shkarazi po i përmendim situatat se kur mund të vijnë në shprehje ligjet e

lartpërmendura, përcaktimi i veprës penale kur kryes i mundshëm është i mituri,

respektivisht te kualifikimi i veprës penale vjen në shprehje KPRK-ja; në situata kur

procedura nuk është përcaktuar me KDM-në vjen në shprehje/zbatohet KPP-ja, si p.sh.

te arrestimi, paraburgimi etj.; në rastet kur është duke u zbatuar masa edukative

institucionale-dërgimi në institucionin edukativo-korrektues apo burgimi për të mitur,

përshtatshmërisht zbatohet LESP-ja, kur ndonjë rast dërgohet për ndërmjetësim,

atëherë zbatohet Ligji për ndërmjetësimin. Përveç këtyre, duke u bazuar në nenin 22 të

Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zbatohen drejtpërdrejt edhe disa dokumente

ndërkombëtare, përkatësisht instrumente ndërkombëtare. Instrumentet ndërkombëtare

të zbatueshme drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë në shtetin tonë janë: Deklarata

Universale për të Drejtat e Njeriut; Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave

dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; Konventa Ndërkombëtare për të

Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës

për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të

Diskriminimit Racor; Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit

ndaj Gruas; Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa kundër Torturës dhe

Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese. Lidhur me

këtë, Konventa për të Drejtat e Fëmijës në nenet 3, 37 dhe 40 të saj, parasheh të drejtat

dhe obligimet e institucioneve të shtetit që kanë në raport me të drejtat e fëmijëve që

janë në procedura gjyqësore - drejtësinë për të mitur dhe në çdo rast që si subjekt

gjendet fëmija, konsideratë mbizotëruese përcakton interesin më të lartë të fëmijës.

21 Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, nr.04/L-149, i datës 29 Korrik 2013 (Në tekstin e

mëtejmë LESP). 22 Ligji për ndërmjetësimin, nr.03/L-057, i datës 18 Shtator 2008. 23 Neni 5 i KDM-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

13

3. Aktorët e drejtësisë për të mitur

Institucionet relevante që marrin pjesë në sistemin e drejtësisë për të mitur, por që nuk

kufizohen vetëm në këto janë: gjykata, prokuroria, shërbimi sprovues, policia, shërbimi

korrektues, institucioni i ndërmjetësimit, organi i kujdestarisë etj. Ndërsa, si zyrtarë dhe

persona paraqiten: gjyqtari për të mitur, trupi gjykues për të mitur, prokurori për të

mitur, mbrojtësi-avokati, zyrtari sprovues, punëtori social, psikologu, pedagogu,

mjeku, ndërmjetësuesi, zyrtari policor, kujdestari-zyrtari i qendrës për punë sociale,

interpreti etj.

Veprimtaria e tyre është e detyruar konform legjislacionit dhe se përndryshe

mosveprimi i tyre mund dhe duhet sanksionuar. Si pasojë e mosveprimit të tyre në një

çështje ku subjekt është i mituri gjithë procedura mund të rezultojë e papranueshme

apo shprehur me gjuhën juridike “nul”.

Autoritetet ose institucionet që marrin pjesë në procedura gjyqësore që kanë të bëjnë

me të miturit, si edhe personat dhe institucionet e tjera nga të cilët kërkohen njoftime,

raport dhe mendime janë të detyruar që të veprojnë shpejt dhe pa vonesa të

panevojshme.

Askush nuk mund të përjashtohet nga detyra për të dëshmuar lidhur me rrethanat e

nevojshme për vlerësimin e zhvillimit psikologjik të të miturit ose për njohjen e

personalitetit të tij dhe kushteve në të cilat jeton ai.24

I mituri i nënshtrohet kontrollit të përgjithshëm mjekësor para fillimit te paraqitjes së

propozimit për caktimin e masës së paraburgimit, për të siguruar se shëndeti i tij lejon

caktimin e paraburgimit25

.

Në procedurën ndaj të miturve, prokurori e njofton organin kompetent të kujdestarisë

për fillimin e procedurës dhe për rrjedhën e procedurës, me qëllim që i njëjti të bëjë

propozime dhe të paraqes fakte të rëndësishme për marrjen e vendimit të drejtë26

.

Gjyqtarët porotë në trupin gjykues për të mitur emërohen nga mesi i profesorëve,

arsimtarëve, edukatorëve, punëtorëve social, psikologëve dhe personave të tjerë që

kanë përvojë në edukimin e të miturve dhe se gjyqtarët porotë që marrin pjesë në trupin

gjykues për të mitur janë të gjinive të ndryshme27

. Nëse trupi gjykues nuk përbëhet nga

persona të gjinive të kundërta, atëherë e gjithë procedura shpallet e pavlefshme dhe

rasti kthehet dhe procedohet nga fillimi.

24 Neni 46 i KDM. 25 Neni 45 i KDM. 26 Neni 48 i KDM. 27 Neni 51 paragrafët 3 dhe 4 të KDM.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

14

Trupi gjykues për të mitur28

, i gjykon edhe rastet penale kur gjykohet personi madhor

për disa vepra penale të caktuara të kryera ndaj fëmijës, siç parashihet në nenin 145 të

KDM-së.

4. Praktika

Kur në një rast penal paraqitet fëmija si i pandehur, atëherë, duke u bazuar nenin 21

paragrafi 2 të KPP-së, ai rast detyrimisht duhet të ndahet dhe të procedohet si i vetëm

ngase për këtë qëllim është krijuar Departamenti për të mitur, si në kuadër të sistemit

gjyqësor, ashtu është atij prokurorial, ku brenda këtij departamenti ekziston gjyqtari për

të mitur dhe prokurori për të mitur.

Pra, prej fillimit, rasti trajtohet nga gjyqtari apo prokurori për të mitur. Përndryshe ka

arsye të diskutohet nga profesionistët dhe ekspertët ligjor kompetenca lëndore dhe të

shtrohet si çështje për debate të mëtejshme juridike në kuadër të diskurseve akademike,

profesionale dhe të Institutit Gjyqësor të Kosovës/Akademisë.

Kur ndalet/arrestohet i mituri nga ana e prokurorit për të mitur, aktvendimi që duhet

lëshuar përcakton detyrimisht që ndaj të miturit brenda 24 orëve duhet të ndërmerret

veprimi procedural nga ana e prokurorit për të mitur apo gjyqtarit për të mitur, pra nëse

vetëm vendoset të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit apo për ndonjërën nga

masat alternative për të siguruar prezencën e të miturit në procedurën që do të

zhvillohet ndaj tij, brenda këtyre 24 orëve duhet të vendos gjyqtari për të mitur.

Ndërsa, procedura penale ndaj madhorëve ndryshon sepse këtu vendoset brenda 48

orëve nëse duhet caktuar ndonjë mase alternative, paraburgimi apo të lëshohet në

procedurë të rregullt personi madhor i dyshuar për vepër penale.

Para se të merret aktvendimi për fillimin e procedurës përgatitore edhe pse nga provat

që i posedojmë konform arsyeshmërisë (oportunitetit) që është i përcaktuar në nenin 56

të KDM-së, rasti mund të mbyllet me aktvendim për mosfillimin e procedurës

përgatitore, pra të mos fillohet dhe të mos procedohet tutje duke i marr parasysh

kriteret e përcaktuara në KDM-n29

.

Pastaj, si në procedurën penale ndaj madhoreve, kallëzimi penal ndaj të miturve mund

të hedhet edhe në mungesë të provave apo duke i marr parasysh kriteret e përcaktuara

në ligj.

Ka mendime nga profesionistët, ekspertët ligjorë se edhe masat e diversitetit mund të

shqiptohen para se të fillojë procedura përgatitore edhe atë duke u bazuar në qëllimin e

vet masave të diversitetit, por konsiderohet se ka vështirësi në zbatimin në këtë fazë, si

28 Vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës Ap.nr. 329/2011 të dt.1.3.2012, sipas nenit 145 të KDM,

për veprat penale të përcaktuar në këtë nen kur kryesi është madhor ndërsa viktima është e mitur,

gjykon trupi gjykues për të mitur. 29 Vendim i Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për të mitur PPM nr. 29/15 të dt.

18.2.2015, me të cilin nuk është filluar procedura ndaj të miturit për shkak të veprës penale:

Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

15

do të ftohen palët, pastaj si do të sigurohet anketa sociale e cila është e domosdoshme

për çdo rast, etj.

Procedura përgatitore konform KDM-së është detyruar sapo të paraqitet kallëzimi

penal, por konsiderojmë se kjo duhet të jetë mundësi që duhet ta vlerësoj prokurori për

të mitur e jo detyrim sepse edhe sipas KPP-së, fillimi i hetimit/procedurës penale është

përcaktuar si mundësi e jo detyrim për këtë i referohemi nenit 101 paragrafi 1 të KPP.

Me aktvendimit për fillimin e procedurës përgatitore njoftohet Qendra për Punë Sociale

(QPS) dhe kërkohet anketa sociale nga Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).

Gjithashtu, ndërmerren edhe të gjitha veprimet tjera hetimore të nevojshme për

ndriçimin e rastit, si marrja në pyetje e palëve, kërkohen ekspertiza të ndryshme si

mjekësore, aftësisë, komunikacioni, balistike, etj.

Është me rëndësi të veçantë marrja në pyetje e të miturit në cilëndo status të tij: si i

dyshuar, i dëmtuar, dëshmitar, ngase përveç që duhet të kihet parasysh niveli i aftësisë

për të kuptuar, duhet plotësuar edhe kriteret e përcaktuara në ligj si angazhimi i

mbrojtësit, prindit, punëtorit social, etj. Një kriter ligjor që vlen për t’u përmendur

është se fëmija ndaj të cilit është kryer vepra penale, nuk mund të merret në pyetje më

shumë se dy herë si dëshmitar. Kur si kryes i veprës penale paraqitet i rrituri, për këtë i

referohemi nenit 147 paragrafi 2 të KDM-së.

Te shqiptimi i masave të diversitetit konform nenit 17 të KDM-së, nuk përcaktohet

marrja e pëlqimit nga ana e të dëmtuarit. Pra, KDM-ja nuk detyron që të merret pëlqimi

i të dëmtuarit me rastin e shqiptimit të masës së diversitetit. Tjetër çështje me rëndësi

është edhe nëse nuk zbatohet masa e diversitetit, KDM-ja i lejon mundësi diskrecioni

prokurorit të zgjedhë nëse e rifillon procedurën apo e merr si të përfunduar, pra, nuk

është detyruese në rast të moszbatimit të masës së diversitetit, për këtë i referohemi

nenit 17, paragrafi 3 të KDM-së.

Pa u thelluar në rolin e mbrojtësit, duhet theksuar se roli i tij është shumë i dobishëm

dhe i domosdoshëm, si dhe njëkohësisht i njëjti duhet të jetë shumë profesional në

punën e tij, mirëpo duke pasur parasysh ekspertizën e pamjaftueshëm që është si pasojë

e mos profilizimit të mbrojtjes, kemi vështirësi të caktuar dhe jo rrallëherë, mund të

vihet në dyshim mbrojtja efektive e të miturit nga ana e mbrojtësit.

Në pjesën hyrëse të KDM-së, te parimet udhëzuese edhe pse të njëjtat përmenden gati

shkarazi pa ndonjë zbërthim që do ta plotësojnë më tutje parimin, përcaktohet se

“sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo

reagim ndaj kryesit të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kryesit dhe

veprës penale”.

Çka duhet nënkuptuar me mirëqenien e të miturit?

Duhet vlerësuar mirëqenien e të miturit, nëse vjen në shprehje ndarja nga familja apo

mbikëqyrja e shtuar nga familja, apo ndarja nga shkolla apo mbikëqyrja e shtuar nga

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

16

ana e organit të kujdestarisë me masa të mbikëqyrjes së shtuar - të vijojë rregullisht

shkollimin dhe se në çdo rast kur propozohet masa edukative, dërgimi në institucionin

edukativo-korrektues - që në Republikën e Kosovës e kemi vetëm një qendër në Lipjan

- duhet arsyetuar nëse më parë të miturit i është shqiptuar ndonjë masë tjetër ose

burgimi për të mitur.

Është me rëndësi për propozimin apo shqiptimin e masës apo dënimit me burg për të

mitur, rrethanat personale të kryesit të mitur, e për të cilat prokurori apo gjyqtari për të

mitur njoftohet nëpërmjet anketës sociale, që duhet të jetë prezent në çdo rast dhe

merret si provë pa të cilën me vështirësi do të merret vendimi meritor, ngase, nuk duhet

ta konsiderojmë të miturin si burim kryesor dhe se pranimi i fajësisë nga i mituri, në

asnjë rrethanë, nuk e liron gjykatën nga detyrimi që të angazhohet në trajtimin e

gjithanshëm të provave dhe fakteve të cilat i referohet rasti konkret30

.

Është shumë interesant fakti se masat për sigurimin e pranisë së të miturit në

procedurë, si paraburgimi apo arresti shtëpiak nuk llogariten nëse të miturit i shqiptohet

masa edukative dërgimi në institucionin edukativo-korrektues.

Trupi gjykues për të mitur nuk është i lidhur me propozimin e prokurorit për të mitur

dhe i njëjti nëse i shqipton masë të miturit si kryes i veprës penale duhet të marrë

aktvendim dhe se i mituri nuk shpallet fajtor, ndërsa, nëse të miturit si kryes i veprës

penale i shqipton dënim me burgim për të mitur të njëjtin e shqipton me aktgjykim.

Gjykata mund të vendosë të ekzekutojë masën pavarësisht nga ankesa nëse konstaton

se kjo është në interesin më të mirë të të miturit pasi ta dëgjojë të miturin, prindin e tij,

prindin adoptues apo kujdestarin31

.

Në çdo gjashtë (6) muaj nga ekzekutimi i masës edukativo-korrektuese, drejtori i

institucionit i dorëzon gjykatës një raport për sjelljen e të miturit me propozimin për

ndryshimin apo zëvendësimin e masës dhe se gjykata shqyrton ekzekutimin e masës

edukative çdo gjashtë (6) muaj, si dhe në çdo gjashtë (6) muaj gjyqtari për të mitur

viziton të miturin e vendosur në institucionin edukativo-korrektues32

.

5. Përfundimi

1. Administrimi efektiv i sistemit të drejtësisë për të mitur, është kompleks për

faktin se në të gjitha veprimet që ndërmerren nga institucionet duhet të

30 PAM nr.53/14 i dt. 14.10.2014 Vendimi i Gjykatës se Apelit të Kosovës, edhe pse i mituri ka

pranuar kryerjen e veprës penale, megjithatë gjykata themelore departamenti për të mitur është dashur

si provë ta shqyrtoj edhe dokumentin që si provë do ta vërtetonte saktë moshën; PAKR.nr.275/15 të

dt.1.10.2015 Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ndër të tjera çështjen e anulon dhe e kthen

në rigjykim për shkak se në përshkrimin faktik të dispozitivit nuk është dhënë data e lindjes së të

dëmtuarës edhe pas ajo ka qenë e rëndësishme sepse e njëjta sipas shkresave të lëndës dhe arsyetimit

ishte person nën moshën 16 vjeç. 31 Neni 77 paragrafi 4 i KDM. 32 Neni 127 paragrafët 1 dhe 2 të KDM.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

17

mbizotërojë interesi më i lartë i fëmijës33

, edhe pse paraqitet i mituri mund te

paraqitet në pozita të ndryshme: si kryes i mundshëm i veprës penale,

viktimë, i dëmtuar apo dëshmitar.

2. Legjislacioni, përkatësisht Kodi i Drejtësisë për të Mitur, duhet kuptuar si një

instrument mbrojtës ndaj një fëmije që ka ra ndesh me ligjin e jo instrument

ndëshkues. Për më tepër, garantimi dhe respektimi i të të drejtave dhe lirive të

tyre (fëmijëve) është paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,

Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare

në sistemin e drejtësisë.

3. Përgjatë procedurave gjyqësore me të miturin që ka ra ndesh me ligjin duhet

krijojmë ambient miqësor dhe të kemi qasje miqësore dhe duhet t’i ikim sa

është e mundur termave ligjor si: penal, i pandehur, i akuzuar, i dënuar etj.

4. Masat edukative apo dënimet mund të shqiptohen vetëm pas shterjes se

mundësive ligjore, duke filluar prej zbatimit të parimit të oportunitetit, mos

fillimit apo zhvillimit te procedurës ndaj të miturit, gjithnjë kur plotësohen

kushtet ligjore, pastaj shqiptimi i masave të diversitetit në prokurori, me ç’rast

nuk vazhdohet me procedurë ndaj të miturit në gjykatë, e të gjitha këto

mundësi ndikojnë në risocializimin e të miturit apo në parandalimin që në të

ardhmen i mituri të mos kryej vepra të tjera penale. Pas shterjes së mundësive

të lartpërmendura: mos fillimit të procedurës, masave të diversitetit pastaj

vijnë në shprehje masat edukative joinstitucionale si mbikëqyrja e shtuar nga

ana e familjes, kujdestarit dhe më pas masat edukative institucionale siç janë:

dërgimi në institucionin edukativo-korrektues dhe krejt në fund, kur të gjitha

këto veprime të ndërmarra ndaj një të mituri si kryes i veprës penale nuk

rezultojnë me ndikim pozitiv apo risocializim te i mituri atëherë si veprime të

fundit edhe atë gjithnjë nëse plotësohen kushtet ligjore: si dënueshmëria për

atë vepër penale, recidivizmi, mos ndikimi i masave të shqiptuara, vijnë në

shprehje dënimet për të mitur, siç janë: gjoba, urdhri për punë në dobi të

përgjithshme dhe burgimi për të mitur. Në të kundërtën në mungesë

profesionistëve/profilizimit ligjor të tyre, institucioneve kompetente dhe

legjislacionit adekuat, vështirë që mund të arrihet standardi i lartpërmendur

ku fëmijës duhet siguruar mbrojtje për shkak të ndjeshmërisë së nivelit të

pjekurisë, zhvillimit shpirtëror emocional, mendor dhe intelektual.

5. Në thelb, trajtimi që i bëhet një të mituri nga sistemi i drejtësisë për të mitur

është reflektim i kulturës së shoqërisë dhe pranim i vlerave universale të botës

demokratike, siç janë: respektimi i të drejtave të njeriut dhe të lirive

themelore, respektimi i interesit më të mirë të fëmijës, nxitja dhe dhënia e

përparësisë zbatimit të masave kundrejt dënimit me burg për të mitur,

promovimit dhe respektimit të qasjes miqësore si dhe të mënyrës së veprimit

ndaj të miturve duke i dhënë përparësi edukimit dhe risocializimit.

33 Neni 3 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

18

Literatura dhe legjislacioni i konsultuar:

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

2. Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

3. Kodi i drejtësisë për të mitur.

4. Kodi i Procedurës Penale.

5. Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

6. Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

7. Ligji për Gjykatat.

8. Ligji për Prokurorin e Shtetit.

9. Protokolli i Përbashkët referues për institucionet e drejtësisë për të mitur,

IGJK, Prishtinë, 2012.

10. Kodi i Drejtësisë për të mitur, Moduli trajnues, IGJK, Prishtinë, 2012.

11. Drejtësia për të mitur krimi te të miturit dhe praktika e drejtësisë për të mitur

në Kosovë, UNICEF, 2008.

12. Mendimi i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian mbi parandalimin e

delikuencës së të miturve 2006/C 110/13), Bruksel, 15 Mars 2006.

13. Koment i përgjithshëm nr.10 (2007) Komiteti mbi të drejtat e fëmijës 15

Janar -2 shkurt 2007 Gjenevë.

14. Tërësia e Rregullave Minimale të Kombeve të Bashkuara në Lidhje me

Dhënien e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit), Milano, prej 26

Gushtit deri 6 Shtator 1985.

15. Rregullat e Standardeve Minimale të Kombeve të Bashkuara për Masa ndaj të

burgosurve (Rregullat e Tokios), 14 Dhjetor 1990.

16. Parimet e Kombeve te Bashkuara “Për Parandalimin e Delikuencës të

Personave të Mitur “Rregullat e Riadit, 14 dhjetor 1990.

17. Udhëzimet e Këshillit të Evropës lidhur me drejtësinë miqësore për fëmijë,

miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, më 17 nëntor

2010.

Vendimet e Gjykatave dhe Prokurorisë të konsultuara:

1. Ap.nr. 329/2011 te dt.1.3.2012 Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës.

2. PAKR.nr.275/15 të dt.1.10.2015 Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

3. PAM nr.53/14 i dt. 14.10.2014 Vendimi i Gjykatës se Apelit të Kosovës.

4. PM.nr. 104/2014 i dt.5.11.2015, Vendim i Gjykatës Themelore në Gjilan -

Departamenti për të mitur.

5. PPM nr. 29/15 të dt. 18.2.2015, Vendim i Prokurorisë Themelore në Gjilan-

Departamenti për të mitur.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

19

Sylejman Nuredini *

SHKOQITJA E DISA DILEMAVE DHE PAQARTËSIVE LIDHUR

ME KONSTITUIMIN E HIPOTEKËS DHE SISTEMIT KAMATOR

Abstrakt

Në praktikën gjyqësore, në gjyqësorin e Republikës së Kosovës, dendur paraqiten

vështirësitë, paqartësitë dhe rrjedhimisht dilemat përkitazi interpretimit dhe

implementimit të dispozitave ligjore të LMD-së që i referohen efekteve juridike të

kamatave kontraktore, caktimin rrjedhimisht parashikimin e kamatave të vonesës apo

të ashtuquajtura kamatave ndëshkuese, cilësimin dhe trajtimin e kamatave me fajde

duke iu qasur në mënyrë kritike dhe kreative nga aspekti i koherencës dhe korrelacionit

sikundër me dispozitat e LMD-së ashtu edhe dispozitat tjera koresponduese e sidomos

të atyre të LPP-së. Me interes të veçantë është edhe shkoqitja nga aspekti i

këndvështrimit të praktikës gjyqësore të qëndrueshme juridike të kontraktimit apo

vendimmarrjes kumulative të kontratave kontraktuale dhe të vonesës.

Nga këndvështrimi i praktikës së mirëfilltë gjyqësore është edhe interpretimi dhe

implementimi i ligjshmërisë, drejtshmërisë dhe rregullsisë së konstituimit të hipotekave

dhe rrjedhimisht të imponimit të klauzolave të nulitetit absolut. Imponohet

domosdoshmëria e sqarimit dhe shpjegimit të dilemave dhe paqartësive të dispozitave

të nenit 198 dhe 199 të LPDS-së lidhur me cilësimin e dokumentit të përshtatshëm për

përmbarim në raport me padinë hipotekare. Nga ky këndvështrim trajtohen edhe

shkoqiten dispozitat e nenit 24 të LPP-së sa i përket dokumentit të përshtatshëm për

përmbarim.

Fjalët kyçe: Konstituimi i hipotekës, klauzolat nule, kamatat kontraktuese, kamatat

ndëshkimore, kamatat me fajde, cilësimi i dokumentit përmbarues në raport me padinë

hipotekare, vlefshmëria e zbatimit kamatëvonesave.

Dilemat dhe paqarësitë

Duke qenë, plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për dilemat, paqartësitë, dhe

vështirësitë që paraqiten në gjyqësorin e Republikës së Kosovës në interpretimin dhe

implementimin lidhur me çështjen juridike-përmbarimore se:

A përfaqëson kontrata e hipotekës, përkatësisht aktvendimi mbi regjistrimin e

hipotekës në zyrën kadastrale dokument të përshtatshëm për përmbarim, për shitjen

e objektit - kolateralit të hipotekës në procedurën e parashikuar sipas LPP-së, dhe

lidhur me te sqarimi i disa dilemave dhe paqartësive të rregullave juridike të sistemit

kamatar.

1. Shpjegimi, sqarimi dhe interpretimi i dispozitave përkatëse ligjore ka për

synim që t’i kontribuohet interpretimit dhe implementimit kreativ e kritik të

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

20

këtyre çështje juridike detyrymore, reale-juridike dhe përmbarimore dhe

rrjedhimisht të dispozitave:

Nenit 7 i LMD-së (parimi i ekuivalencës së prestimeve),34

nenit 123 të

LMD-së (kontratat me fajde),35

neni 381 të LMD-së (supozimi i

kontratës me fajde), neni 382 i LMD-së kamatëvonesat, neni 383 i LMD-

së (kamatëvonesa e kontraktuar) dhe neni 385 i LMD-së (kamata

kontraktore),

të neneve 198, 199 dhe 294 të Ligjit të Pronësisë dhe të Drejtave tjera

Sendore ("LPDS"),

të nenit 22 par.1 nënpar.7 i Ligjit të Procedurës Përmbarimore ("LPP"),36

të nenit 2, par. 1, nën paragrafi 4 që i referohet përkufizimit "Ekzekutimi

i hipotekës", nenit 5, par. 1, nën paragrafi h) dhe nenit 9 të Ligjit për

Hipotekat ("LH").

2. Interpretimi, implementimi dhe rrjedhimisht zgjidhja e dilemave lidhur me

dispozitat e theksuara ligjore kanë rëndësi kruciale për njësimin e praktikës

juridiko-gjyqësore me qëllim që në rastet e njëjta të zbatohen standardet e

njëjta dhe në këtë mënyrë të arrihet siguria juridike dhe stabiliteti social.

3. Me dispozitën e nenit 22 të LPP-së parashikohet në mënyrë taksative se cilat

janë dokumentet ekzekutive apo titujt ekzekutivë, edhe atë:

vendimi përmbarues i gjykatës dhe ujdia (pajtimi) gjyqësore

përmbaruese;

vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi

(më tej: ujdia);

dokumenti noterial i pambarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë;

marrëveshja e lidhur në procedurën e ndërmjetësimit ne pajtim me Ligjin

mbi ndërmjetësimin pas aprovimit të gjykatës;

aktvendimet, aktet dhe memorandumet për ujditë gjyqësore të gjykatave

të huaja si dhe vendimet e gjykatave të huaja të arbitrazhit dhe ujditë e

arritura para gjykatave të tilla në raste të arbitrazhit, të cilat janë pranuar

për përmbarim brenda territorit të Republikës së Kosovës;

vendimet dhe marrëveshjet përmbaruese të arbitrazhit në Republikën e

Kosovës të shpallura të ekzekutueshme nga Gjykata;

kontrata për hipotekën e vërtetuar nga organi kompetent dhe regjistruar

në regjistrin publik sipas ligjit;

vendimi gjyqësor i vërtetuar si urdhër përmbarues evropian;

34 Me nenin 7 të LMD-së nr. 04/L-077 parashikohet: “Në krijimin e kontratave me shpërblim,

pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë të dhënieve reciproke”. 35 Me nenin 123, par. 1 të LMD-së parashikohet: Kontrata është nule kur dikush, duke shfrytëzuar

gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij

mendjelehtësinë apo varësinë e tij, kontrakton për veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është

haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar të japë ose të

bëjë. 36 Me nenin 22, par. 1 të LPP-së, parashikohet: kontrata për hipotekën e vërtetuar nga organi

kompetent dhe regjistruar në regjistrin publik sipas ligjit.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

21

dokumenti tjetër që me ligj është quajtur dokument përmbarues;

vendimi ekzekutiv dhe pajtimi gjyqësor;

vendimet e organeve të administratës që i referohen detyrimit në të holla;

dokumentit noterial ekzekutiv; si dhe

dokumenti tjetër i cili me ligj është i quajtur dokument ekzekutiv.

4. Nga kjo mund të përfundohet se edhe dokumentet tjera ekzekutive apo titujt

ekzekutiv që parashikohen me dispozita tjera relevante ligjore mund të

përfaqësojnë dokument të përshtatshëm për përmbarim.

5. Duke qenë se, me nenin 294, par. 1 të LPDS-së37

parashikohet se për

hipotekat, të cilat sipas Ligjit 2002/21 të datës 20.12.2002 (LH) janë te

vlefshme, zbatohen edhe matej dispozitat e këtij ligji, nëse nuk është

parashikuar ndryshe me te. Nga kjo mund të konstatohet se edhe Ligji për

hipotekat është në fuqi përderisa nuk është në kundërthënie me LPDS-së.

Shkoqitja dhe zbërthimi neneve përkatëse të LH dhe të LPP si dhe të LPDS

Me nenin 2 të Ligjit për Hipotekat38

, parashikohet që ekzekutimi i hipotekës nënkupton

procedurën gjyqësore për shitjen e kolateralit të hipotekës me qëllim të përmbushjes së

detyrimit që sigurohet me hipotekë, në rast kur debitori hipotekues nuk përmbush

detyrimin sipas kushteve të dokumentit të hipotekës. Ndërkaq, me hipotekë nënkupton

të drejtën reale e themeluar mbi një pasuri të paluajtshme të debitorit për të siguruar

kërkesën e kreditorit që nga shitja e pasurisë së paluajtshme të tij të përmbushen këto

kërkesa në rast të vonesës.

6. Me dispozitën e nenit 5, par. 1 nën paragrafi h) të Ligjit të Hipotekës39

,

parashikohet se dokumenti i hipotekës duhet të përfshijë deklaratën me

shkronja të zeza që tregon se procedura e ekzekutimit të hipotekës mund të

shpie në marrjen e pasurisë dhe dëbimin e debitorit hipotekues nga prona.

7. Së fundi, me nenin 9 të LH-së, në kapitullin që i referohet ekzekutimit

gjyqësor dhe procedurës gjyqësore për ekzekutimin e hipotekës parashikohet

se procedura dhe kushtet për ekzekutimin e një kolaterali të hipotekës do të

zhvillohet sipas ligjit në fuqi mbi procedurën e ekzekutimit, përveç rasteve

kur një autorizim i vlefshëm tregtar i është dhënë një institucioni financiar

nga një shoqëri tregtare për të shitur kolateralin e hipotekës në pajtim me

kapitullin 5 të këtij ligji.

8. Si përjashtim të këtij rregulli për ekzekutim në procedurën gjyqësore

përmbarimore të objektit të kolateralit të pronës së paluajtshme është kur një

autorizim i vlefshëm tregtar i është dhënë një institucioni financiar nga një

37 Shih neni 294 i Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Sendore në aspektin e korelacionit të aplikimit

subsidiare të ligjit të hipotekave, nr. 2002/4. 38 Shih neni 2 të Ligjit të Hipotekave, nr. 2002/4. 39 Shih neni 5 par. 1, nën paragrafi h dhe neni 9, të Ligjit për Hipotekat, nr. 2002/4.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

22

shoqëri tregtare për të shitur kolateralin e hipotekës. Këto zgjidhje ligjore janë

konform standardeve dhe praktikave të shteteve Evropiane. Qëllimi i ligjshëm

që synohet të arrihet është funksionalizimi efektiv, efikas dhe për të qenë

konform dinamikës së proceseve të përshpejtuara të zhvillimit ekonomiko-

shoqëror.

9. Nuk është kontestuese se, duke filluar prej nenit 199 deri në nenin 249 të

LPP-së në mënyrë të saktë, të kuptueshme, të plotë, të qartë dhe

gjithëpërfshirëse është parashikuar procedura e përmbarimit për sendet e

paluajtshme.

10. Nga të gjitha këto dispozita të cituara ligjore dhe me interpretimin e tyre

kreativ, gjithëpërfshirës mund të përfundohet se aktvendimi mbi regjistrimin

e Intenca e ligjdhënësit, sikundër në dispozitat e nenit 22 të LPP-së ashtu

edhe të neneve 198, 19940

të LPDS-së41

, si dhe dispozitave përkatëse të LH-

së, të cilat, sipas nenit 294 të LPDS-së të cilat mutatis mutandis pra

përshtatshmërisht zbatohen, është që procedura përmbaruese të jetë sa më

efikase, efektive, e shpejtë, rezultateve dhe me sa më pak shpenzime, duke

siguruar dhe garantuar dinamikën e zhvillimit efikas të ekonomisë së

Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht kreditorëve hipotekues, që me

shitjen e paluajtshmërisë, nëpërmjet gjykatës përmbaruese apo autorizimit

biznesor, sipas propozimit të kreditorit hipotekues të përmbushet kërkesa e tij.

11. Sipas pikëpamjes time, aktvendimi i regjistruar i hipotekës, pos asaj që u cek

në paragrafin paraprak, do të kontribuojë në ngritjen dhe forcimin e

pritshmërisë, kënaqshmërisë dhe besueshmërisë së kreditorëve vendas dhe të

huaj. Konsideroj se edhe me dispozitat përkatëse të LPP-së që i referohen

shitjes së paluajtshmërisë në procedurën përmbaruese siguron dhe garanton

interesat e drejta dhe të ligjshme edhe të debitorëve hipotekues. Sipas këtyre

dispozitave, në fazat e ndryshme të procedurës përmbaruese, debitori

hipotekues ka autorizime t’i paraqesë pesë ankesa duke përfshirë këtu edhe

prapësimin.

12. Përpos kësaj, duke e ekzaminuar praktikën gjyqësore në interpretimin dhe

implementimin e dispozitave përkatëse ligjore në rastet e caktimit të

përmbarimit sipas propozimit për ekzekutim mbi bazën e kontratës së

hipotekës dhe aktvendimit të regjistrimit të hipotekës, rezulton konkludimi

juridik se, gjykatat sipas detyrës zyrtare nuk i përjashtojnë klauzolat e nulitetit

40 Me dispozitën e nenit 199 të LPDS-së parashikohet:

1. Përmbushja e kërkesës së kreditorit hipotekues përmes përmbarimit të detyrueshëm.

2. Në rast të vonesës ose të një shkelje tjetër të kontratës nga debitori, kreditori hipotekues mund të

fitojë të drejtën përmes padisë gjyqësore që paluajtshmërinë e ngarkuar ta shesë dhe kërkesën e

siguruar ta përmbush në radhe të parë nga shuma rezultuese (e fituar nga shitja).

3. Kushtet dhe procedurat mbështeten në dispozitat e përmbarimit të detyrueshëm. 41 Me dispozitën e nenit 198 të LPDS-së parashikohet: Një shkelje e kontratës nga debitori i kërkesës

së siguruar ekziston nëse debitori gjendet në vonese me pagesë. Për këto raste, përshtatshmërisht

zbatohen dispozitat përkatëse të ligjit për detyrimet.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

23

apsolut. Rekomandimi im është që nga Oda e Avokatëve të Republikës së

Kosovës por edhe nga Instituti Gjyqësor i Kosovës të organizohen trajnime

adekuate për këto ligjet sidomos të ligjeve nga e drejta tregtare.

Dilemat dhe vështirësitë që paraqiten në praktikë për nenet 198 dhe 199

të LPDS-së

13. Përderisa me nenin 198 të këtij Ligji parashikohet se kur debitori hipotekues

gjendet në vonesë në përmbushjen e detyrimit atëherë zbatohet Ligji i

Detyrimeve, Duke bërë interpretimin gramatikor, logjik, realizimi i këtyre të

drejtave subjektive duhet të bëhet me paraqitjen të kërkesëpadisë në

procedurë kontestimore. Ndërkaq, me nenin 199 par. 1 të LPDS-së

parashikohet se kreditori hipotekues, në rast të vonesës sipas kontratës së

kredisë me padi gjyqësore e shet kolateralin duke i përmbushur kërkesat e

veta të siguruara me kolateral. Pra, edhe me këtë dispozitë parashikohet që të

realizohet e drejta e tij duhet të bëhet me padi hipotekore. Po me këtë nen, të

par. 2 parashikohen kushtet dhe procedura që mbështeten në dispozitat e

përmbarimit të detyrueshëm. Përderisa me nenin 198 parashikohet zbatimi i

Ligjit të detyrimeve e që me këtë emërtim nuk ekziston një ligj i tillë, ndërkaq

me nenin 199, par. 2 të të njëjtit ligj, përmenden dispozitat e përmbarimit të

detyrueshëm pa iu referuar cilit ligj.

14. Me nenin 198 dhe 199 par. 1 të këtij ligji për realizimi i të drejtave subjektive

realizohet me padi sipas dispozitave të LPK-ës, ndërkaq me par.2 të nenit 199

përmenden dispozitat e përmbarimit të detyrueshëm, që nënkupton marrjen e

aktvendimit për përmbarim sipas aktvendimit për regjistrimin e hipotekës në

Zyrën Kadastrale.

15. Mbi bazën e interpretimit gramatikor, rezulton se të dy opsionet janë të

mundshme dhe kështu çdonjërës palë t’i mundësohet caktimi i përmbarimit

sipas propozimit për përmbarim e në këtë mënyrë favorizohet pala dhe në të

njëjtën kohë mund t’i vështirësohet pozicioni i palës, duke e detyruar që me

padi të rregullt apo hipotekore ta realizojë të drejtën e tij. Këto dispozita

ligjore instalojnë standarde dhe kritere të dyfishta duke ndikuar në pasigurinë

juridike dhe stabilitetin shoqëror.

16. Dispozitat e nenit 198 dhe 199 të këtij Ligji, janë përfshirë me formulime të

bastarduara jo vetëm normave juridiko-teknike por edhe normave leksikore,

morfologjike dhe sintaksore e kështu në mënyrë të suksesshme krijohen një

amulli dhe paqartësi.

17. Vërtet, duke u mbështetur në përgjegjësinë profesionale të pleksur me

ndërgjegjshmëri dhe ndershmëri, mund të thuhet se jo vetëm këto dispozita

ligjore por edhe një sërë dispozitash tjera ashtu të ndërtuara dalin të paqarta,

të pakuptueshme, të pasakta, dhe rrjedhimisht të pazbatueshme, ndaj edhe

kërkohet detyrimisht ndryshimi strukturor i tyre.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

24

18. Për faktin se, struktura kuptimore e ndërtimit të fjalive jo vetëm me këto

dispozita ligjore që janë të cunguara, të pakuptimta në kundërshtim me

strukturën leksikore fjalëformuese, drejtshkrimore me plot gabime orografike

dhe sintaksore, ndaj edhe mund të rezultojë me interpretime dhe

implementime subjektive dhe rrjedhimisht të vijë deri te pasiguria juridike jo

vetëm të palëve ndërgjyqësve por të ketë impakt dhe refleksione me pasoja të

paparashikueshme negative për sigurinë dhe kredibilitetin e gjyqësorit në sytë

e opinionit publik, me performansë të dëmshme. Çështjet e parashikuara në

veçanti me këto dispozita ligjore, janë në kundërshtim me rregullat

ndërkombtarisht të njohura, ndaj edhe pushteti ligjdhënës duhet t’u përshtatet

atyre.

19. Prandaj, pikërisht për këto arsye, ligjet përfaqësojnë njëfarë lloji të gjysmë

fabrikatit të cilat përsosen me marrjen e aktgjykimeve dhe përmbarimin e

tyre, ndaj, janë edhe vazhdimësi e detyrueshme në procesin e krijimit nga

sfera e përgjithshme në sferën individuale dhe konkrete. Kësodore, imponohet

kërkesa dhe nevoja që në këto situata juridike konkrete, duke bërë

interpretimin ekstensiv dhe me zbatimin e rregullave, standardeve si dhe

praktikave më të mira të bashkësisë evropiane të propozohen zgjidhje

konforme për të siguruar stabilitet, siguri dhe qëndrueshmëri juridike dhe

shoqërore.

20. Siç dihet mirëfilli, tashmë e drejta e hipotekës sipas LPDS-së është e drejtë

sendore e kreditorit hipotekues mbi sendin e huaj, pra, in iura re aliena, me të

cilin sigurohet e drejta e pretendimi i tij, realizimin e të cilit autorizohet ta

bëjë nga vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën

gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të

pretendimeve të kreditorit nuk i përmbush detyrimet e veta. Shkurt, hipoteka

është e drejtë reale-juridike aksesore, ngase e drejta kryesore është e drejta e

kërkesës që është marrëdhënie juridiko-detyrimore dhe se e drejta e hipotekës

varet pikërisht nga kjo e drejtë. Me hipotekë si e drejtë aksesore vetëm

sigurohet e drejta e kërkesës.

21. Me LPDS-në tërësisht dhe saktësisht janë parashikuar dispozitat ligjore që i

referohen ekzekutimit jashtëgjyqësor të hipotekës afariste duke filluar nga

dispozitat e nenit 201 deri me dispozitat e nenit 217 të LPP-së42

. Me këto

dispozita ligjore janë rregulluar këto kritere juridike për t’u sendërtuar dhe

përmbaruar hipoteka afariste edhe atë si më poshtë: deponimi jashtëgjyqësor i

një “hipoteke afariste”, kushtet për ushtrimin e autorizimit për shitje, njoftimi i

mos përmbushjes, shpërndarja dhe publikimi i njoftimit për shitjen e pronës së

paluajtshme, shtyrja e shitjes, shitja, shitja përmes ankandit publik, bartja e

pronës së paluajtshme së ngarkuar, shpërndarja e të ardhurave nga shitja, mjetet

juridike të pronarit të pronës së paluajtshme së ngarkuar, dhe të drejtat dhe

detyrat e agjentit për shitje.

42 Shih dispozitat e neneve 201-207 të LPP-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

25

22. Sipas këtyre dispozitave ligjore rezulton me pa mëdyshje dhe në mënyrë të

sigurt se kreditorit hipotekar dhe debitorit hipotekar i lindin të drejta dhe

detyrime për të krijuar dhe sendërtuar hipotekat afariste të parashikuar sipas

dispozitave të nenit 201-217 të LPDS-së43

, duke përjashtuar institucionet

tradicionale të mbrojtjes gjyqësore jo vetëm të padive të ashtuquajtura

hipotekare por edhe që kontratat hipotekare si dhe aktvendimet për konstatimin

e hipotekës të përfaqësojnë dokument të përshtatshëm për përmbarim. Me këto

zgjedhje ligjore, kontribuohet substancialit dinamikës së zhvillimit ekonomik të

tregut.

Disa shpjegime të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe kodit civil shqiptar

lidhur me të drejtën e hipotekës

23. Hipoteka si institucion juridik është e rregulluar edhe me paragrafin 501 të

Kanunit të Lekë Dukagjinit44

. Me këtë paragraf parashikohet që “për ta

shëruar punën e huas e për ta larguar çdo dyshim pabesie për huan e dhënë,

mund të merret peng”. Pra me peng nënkuptohet edhe hipoteka si instrument i

sigurimit të kërkesave kreditore apo të huadhënësve. Sikundër në Kanunin e

Lekë Dukagjinit ashtu edhe në të drejtën zakonore shqiptare, si mjet reale-

juridik në sendet e luajtshme, ashtu edhe ato të paluajtshme ka qenë i njohur

instituti juridik e drejta e pengut. Pra, dhënia e pengut ka nënkuptuar sendin e

paluajtshëm dhe atë të luajtshëm. Nga ky formulim juridik që, saktëson se

marrja apo dhënia e pengut nënkupton sigurinë juridike të huas e kështu në

rast të dështimit të huamarrësit për t’ju përmbajtur marrëveshjes së arritur,

atëherë shëndoshet kthimi i huas nga kolaterali i hipotekës, gjë që ashtu siç ka

qenë e kontraktuar.

24. Edhe Kodi Civil i Shqipërisë që si model ka pasur Kodin Civil të Italisë,

rregullon institutin e titujve ekzekutiv për ekzekutimin e detyrueshëm. Me

nenin 510 të këtij Kodi 45

, taksativisht parashikohen titujt apo dokumentet

ekzekutive. Me paragrafin 1 nën paragrafi d të këtij neni, parashikohet që në

cilësinë e titullit ekzekutiv janë edhe aktet noteriale që përmbajnë detyrime në

të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare. Pra, nuk është kontestuese

se ky Kod u jep fuqi ekzekutive apo i trajton si tituj ekzekutiv edhe aktet për

dhënien e kredive bankare. Standardet dhe praktikat e avancuara të shteteve të

bashkësisë evropiane, largohen nga zgjidhjet tradicionale të tej zgjatura, të

komplikuara me tradicionalizëm dhe të kushtueshme, të ashtuquajtura padi

hipotekare. Madje realizimi i kredisë sipas zgjidhjeve të tanishme me LPDS-së.

Kontraktimi i klauzolave nule në kontratat e hipotekës

25. Shumë është aktuale e që krijon dilema, paqartësi, konfuzion dhe vështirësi

në interpretim dhe implementim sikundër çështjes faktike ashtu edhe

43 Shih dispozitat e nenit nga 201 deri 217 të Ligjit Nr.03/L-154 të pronësisë dhe të drejtave sendore. 44 Shih paragrafin 501 të Kanunit të Lekë Dukagjinit. 45 Shih nenit 510 i Kodit Civil të Shqipërisë.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

26

qëndrimit juridik, në rastet kur sistemi bankar, duke shfrytëzuar gjendjen e

vështirë materiale të shoqërive tregtare në ekonominë e Republikës së

Kosovës, përvojën e pamjaftueshme të shoqërive tregtare dhe bizneseve

individuale, herë -herë edhe mendjelehtësinë me varësi të theksuar,

kontrakton për vete klauzola prestacioni në shpërpjesëtim me dispozitat

imperative ligjore, siç janë kamatat e larta sikundër ato kontraktuese ashtu

edhe kamatëvonesat. Pra, në rastet e shumta ato kontrata kanë qenë në

kundërshtim me neni 277 të LMD-së46

së deritanishëm. Sipas këtyre

dispozitave ligjore, është parashikuar se kamatat ndëshkimore apo të vonesës

janë përcaktuar me normë vjetore sikundër mjetet e qytetarëve të deponuara

në bankat komerciale mbi një vit pa destinim të veçantë. Ndërkaq, me nenin

të 382 LMD-së47

së tanishme, parashikohet që lartësia e kamatëvonesës është

8% në vit, përpos nëse parashikohet ndryshe me këtë ligj.

26. Sipas LMD-së që është në fuqi, lartësia e kamatëvonesës është 8% në vit.

Ndërkaq, sistemi bankar ka imponuar klauzola me normë kamatare

ndëshkuese në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore mbi 20% në vit e që ka

mundur të cilësohet si kamatë me fajde. Po kështu, sistemi bankar ka

kontraktuar klauzola në kundërshtim me nenin 399 të LMD-së48

. Me këtë

dispozitë ligjore parashikohet që lartësia e normës kamatare kontraktuese nuk

është e limituar, por nëse ajo me kontratë nuk është kontraktuar, atëherë ajo

është 8%. Kjo dispozitë ligjore është tërësisht ekuivalente dhe e

barasvlershme me dispozitën e nenit 358 par. 2 të LMD-së49

që është në fuqi,

përpos normës kamatare që tashmë është 6% në vit.

27. Sistemi bankar ka imponuar kamata tejet të larta që në të shumtën e rasteve

janë cilësuar nga Gjykata Ekonomike e Qarkut të Prishtinë si kamata me fajde

dhe si të tilla janë shpallur ato klauzola kontraktuese nule të nulitetit absolut.

Kamata ndëshkuese si kamatë ligjore, për kërkesat në të holla, nuk mund të

kontraktohet, përkatësisht ajo nuk mund të jetë objekt i kontraktimit. Kjo

pikërisht për arsye se, është përcaktuar norma e lartësisë së sajë me dispozita

imperative. Çdo klauzolë kontraktuese në kundërshtim me këto dispozita

ligjore, ato klauzola janë të nulitetit absolut. Prandaj, mbi këto baza ligjore,

atyre kontratave nule, nuk iu ofrohet mbrojtje gjyqësore.

28. Duke e kundruar praktikën gjyqësore në veçanti të gjykatave themelore por

edhe të Gjykatës së Apelit të cilat duke vepruar sipas propozimit për caktimin

e përmbarimit mbi bazën e kontratave të hipotekës apo të aktvendimit për

regjistrimit të hipotekës në Zyrën kadastrale komunale, në cilësinë e

46 Shih nenin 277 të LMD-së së vjetër. 47 Shih nenin 382 të LMD-së në fuqi. 48 Shih nenin 399 të LMD-së të vjetër. 49 Me dispozitën e nenit 388 të LMD-së në fuqi parashikohet:

1. Debitori që vonon në përmbushjen e detyrimit në të holla debiton, përpos borxhit kryesor, edhe

kamatën.

2. Lartësia e kamatëvonesës është tetë përqind (8%) në vit, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj

të veçantë.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

27

dokumentit përmbarues, pa i ekzaminuar dhe vlerësuar klauzolat e nulitetit

absolut, sa kanë të bëjnë me kontraktimin e kamatave kontraktuese dhe

ndëshkuese në kundërshtim me dispozitat e nenit 277 dhe 399 të LMD-së, së

deritanishme kanë vendosur vulat përkatëse me të cilat caktohet përmbarimi.

Ka raste të shpeshta edhe për faktin se këto klauzola janë të nulitetit absolut e

me ç’rast palët për shkak të mosnjohjes së ligjit, përvojës së pamjaftueshme,

mendjelehtësisë e në të shumtën e rasteve të imponimit të klauzolave nule nga

sistemi bankar mund të kenë pasoja të paparashikueshme të dëmshme.

29. Përpos kësaj, ka raste në praktikën gjyqësore kur caktohet përmbarimi mbi

bazën e Kontratës së Hipotekës apo të Aktvendimit për regjistrimin e

kolateralit, të merret çmimi i atij kolaterali të caktuar në atë kontratë. Pra,

gjykata nuk cakton vlerën e atij kolaterali me konkluzion, duke caktuar

ekspert financiar sipas dispozitës së nenit 203, par. 4 të LPP-së50

, gjë që për

pasojë ka çekuilibrimin e prestacioneve të ndërsjella të palëve kontraktuese e

në këtë fazë të përmbarimit të debitorit-shoqërisë tregtare në njërën anë, dhe

sistemit bankarë e që në këto raste është një eldorado e tyre.

30. Duke qenë se aktvendimet e tilla në të shpeshtën e rasteve për shkak të

mosparaqitjes së mjeteve juridike të rregullta, por edhe të atyre të

jashtëzakonshme, sidomos nga debitorët, të njëjtat bëhen të formës së prerë

dhe të pambarueshme sipas dispozitës së nenit 22 të LPP-së.

Zbërthimi dhe shkoqitja e disa dispozitave pozitive të LMD-së

lidhur me sistemin kamator

31. Me dispozitat e nenit 378 deri me 386 të LMD-së që është në fuqi, saktësisht

dhe tërësisht është normuar sistemi kamatar sikundër ajo e kontraktuar,

kamatëvonesa dhe ajo me fajde. Më këto dispozita ligjore, janë bërë nivelime

të reja. Te kamatëvonesa, ndonëse ligji ka përcaktuar normën kamatare

vjetore në lartësi prej 8% sipas nenit 381 të LMD51

, por me mundësi të

ndryshimit sipas dispozicionit të palëve në raportet detyrimore kontraktuese.

Po sipas kësaj dispozite ligjore të LMD-së, parashikohet që çdo kamatë

sikundër kontraktuese dhe ajo e vonesës, nuk mund ta kalojë pragun harkor

më shumë se 50% të kamatëvonesës. Përtej kësaj përqindjeje, do të trajtohej

si kamatë me fajde. Kjo rregull përjashtohet kur kemi të bëjmë me sistemin

financiar bankar. Ky përjashtim bie ndesh edhe me praktikat dhe standardet jo

vetëm më shtetet që kufizohet shteti ynë, por edhe me ato të shteteve të

bashkësisë evropiane.

32. Sistemi bankar, ka për të abuzuar me këtë mundësi rregullative, duke

imponuar klauzola që janë në kundërshtim me korpusin e normës juridike të

nenit 7 të LMD-së52

, që parashikon prestacionet ekuivalente në raportet

detyrimore kontraktuese që i referohet kamatëvonesës të normuar kështu.

50 Shih neni 203, par. 4 i LPP. 51 Shih dispozitën e nenit 381 të LMD-së. 52 Shih dispozitën e nenit 7 të LMD-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

28

Sigurisht që sistemi bankar në kontratat komerciale në rast se niveli i kamatës

për të cilin janë pajtuar palët, është për 50% më i lartë, gjë që sipas

zgjedhjeve ligjore nuk ka për detyrim për ta vërtetuar, madje, se ka

shfrytëzuar gjendjen e pavolitshme të debitorit, vështirësinë e situatës së tij

financiare, pamaturinë ose varësinë e krijuar prej saj. Madje, për t’i vërtetuar

këto pretendime, atij nuk i bie barra e të provuarit. Unë konsideroj që më këtë

dispozitë ligjore, jo vetëm që nuk krijohet ambient i përshtatshëm i të bërit

biznes, por vështirësohet edhe matej pozita e pafavorshme e shoqërive

tregtare. Sistemi bankar me këto klauzola ligjore në vazhdimësi do të krijojnë

pozitë monopoliste për të krijuar përfitime enorme dhe për të varfëruar më tej

shoqëritë tregtare.

33. Korpusi i normës juridike nga neni 381 i LMD-së (supozimi i kontratës me

fajde), ku parashikohet barra e të provuarit të kreditorit se edhe pse kamata ka

qenë më e madhe për 50% se kamatëvonesa ligjore, por ai vetëm është

detyruar të provojë se nuk e ka shfrytëzuar gjendjen e pavolitshme të

debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë ose varësinë e

krijuar prej saj. Duke qenë se, sistemi bankar madje imponon klauzola të

modelit të kontratave të kredive paraprakisht të formuluara dhe të

pavolitshme si dhe për faktin se është pala në pozicionin e të fortit, atëherë,

barra e të provuarit se nuk e ka shfrytëzuar gjendjen e pavolitshme të

debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë ose varësinë e

krijuar prej saj, janë dispozita të ligjore të natyrës dekorative dhe spektakolare

pa ndonjë efekt real-juridik për kredi marrësin. Pra, nga ky këndvështrim,

mund të përfundohet se kredi marrësit nuk i ofrohet me këtë korpus të kësaj

norme juridike mbrojtjeje efektive reale juridike.

34. Duke kundruar ekuivalencën e dispozitës ligjore nga paragrafi paraprak, në

raport me dispozitën ligjore 123 të LMD-së, ku është normuar kamata me

fajde, rezulton me pa mëdyshje se ka elemente kundërthënëse dhe

rrjedhimisht përjashtuese sa i përket brendisë së kritereve përmbajtjesore të

koherencës së brendshme dhe korrelacionit të përgjithshëm.

35. Nuk mund të shpjegohet dhe rrjedhimisht sqarohet se përderisa me

nenin12353

, të LMD-së parashikohet se kontrata me fajde është nule, atëherë

kur dikush duke shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë

materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij, mendjelehtësinë apo

varësinë e tij, kontrakton për veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është

haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është

53 Me dispozitën e nenit 123 të LMD-së parashikohet:

1. Kontrata është nule kur dikush, duke shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë

materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij mendjelehtësinë apo varësinë e tij, kontrakton

për veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka

dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar të japë ose të bëjë.

2. Kuptimi i dispozitave të këtij ligji mbi pasojat e pavlefshmërisë dhe për pavlefshmërinë e

pjesshme të kontratave zbatohen përshtatshmërisht të kontratat me fajde.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

29

detyruar të japë ose të bëjë. Ndërkaq, me dispozitën e nenit 381 të LMD-së54

,

jo vetëm që relativizohen por madje edhe pamundësohen sendërtimi kritereve

juridike për të vërtetuar saktësisht dhe tërësisht nga gjyqësori i Republikës së

Kosovës me kamatat me fajde. Madje edhe kriteret juridike që përcaktojnë

kriteret substanciale në mes të dispozitave të nenit 381 dhe 123 të LMD-së,

dukshëm nuk janë kompatibile e pikërisht për këto shkaqe dhe arsye mos

standardizimi i këtyre termave juridiko-teknike, do të ketë ndikim

fondamental në njësimin e praktikës gjyqësore dhe rrjedhimisht në

promovimin e zbatimit unik të këtyre dispozitave të LMD-së që i referohet

sistemit kamatar e në veçanti të kamatëvonesave.

36. Unë vlerësoj që do të paraqiten sfida të duar-duarshme lidhur me

interpretimin dhe implementimin e këtyre dispozitave ligjore që në rastet e

njëjta të sendërtohen standardet e ndryshme e cila do të ishte me ndikim

substancial në sigurinë juridike të palëve dhe rrjedhimisht të rendit juridik në

Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Madje, këto dispozita të pasakta të

paqarta dhe jo konsistente, jo vetëm krijon dilema dhe paqartësi në

interpretim dhe implementim por me aplikim jo të njësuar, do të venitej

besueshmëria, pritshmëria, dhe kënaqshmëria e qytetarëve në gjykata.

37. Kontrata është nule sipas dispozitës së nenit 123 të LMD-së, kur dikush, duke

shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë materiale të tjetrit,

përvojën e pamjaftueshme të tij, mendjelehtësinë apo varësisë së tij,

kontrakton për veten e tij ose për ndonjë të tretë, dobinë që është haptazi në

shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar

të japë ose të bëjë.

38. Përderisa me dispozitën e nenit 381 të LMD-së, parashikohet se nuk është

kamatë me fajde, ndonëse ajo është 50% më lartë se kamatëvonesa ligjore me

detyrim të kreditorit që ai të provojë se nuk e ka shfrytëzuar gjendjen e

pavolitshme të debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë

ose varësinë e krijuar prej saj. Ndërkaq, sipas paragrafit 2 të kësaj dispozite

ligjore, supozimi i barrës së të provuarit për këtë element i përkasin kreditorit

por, për kontrata komerciale nuk vlejnë. Kjo dispozitë ligjore e nenit 381, e

vështirëson në masë të madhe apo madje e pamundëson dispozitën për

implementimin e nenit 123 të LMD-së.

54 Me dispozitën e nenit 381 të LMD parashikohet:

1. Në rast se niveli i kamatës për të cilin janë pajtuar palët është për pesëdhjetë përqind (50%) më i

lartë sesa niveli i kamatëvonesës, i përllogaritur sipas nenit në vijim, një marrëveshje e tillë

konsiderohet kontratë me fajde, përveç nëse kreditori provon se nuk ka shfrytëzuar gjendjen e

pavolitshme të debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë ose varësinë e

krijuar prej saj, ose që përfitimet e rezervuara për kreditorin ose personin e tretë nuk janë në

shpërpjesëtim me atë që kreditori ka ofruar ose ka ndërmarrë të ofrojë ose të bëjë.

2. Supozimi i saktësuar në paragrafin paraprak nuk zbatohet në kontratat komerciale.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

30

39. Me dispozitën e nenit 12 të LMD-së55

, definohen në mënyrë të përgjithshme

se kontrata komerciale janë ato kontrata të cilët lidhen në mes të subjekteve

komerciale e të cilët kryejnë veprimtari fitimprurëse. Ndonëse, këto terma

juridiko-teknike nuk janë kompatibile me strukturën organizative dhe

funksionale të nenit 4 të Ligjit për shoqëritë tregtare56

dhe duke qenë se ky

është ligj special atëherë, zbatohet ky ligj. Me ketë dispozitë ligjore,

parashikohet se shoqëritë tregtare janë shoqëritë e personave si vijon:

Bizneset individuale, shoqëritë e ortakërive dhe shoqëritë komandite.

Ndërkaq, shoqëritë e kapitalit janë: Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe

shoqëritë aksionare.

40. Duke qenë se sipas dispozitës së nenit 381 par. 1 të LMD-së, shoqëritë

tregtare kredit dhënëse, ndonëse lidhin kontrata komerciale, ata mund të

kontraktojnë kamata për 50% më të larta se kamatëvonesat ligjore, atëherë ato

kontrata nuk do të cilësohen si kontrata me fajde dhe rrjedhimisht sipas

dispozitës së nenit 123 të LMD-së, përjashtohet mundësia që gjykata t’i

shpallë si kontrata të nulitetit absolut.

41. Kontratat komerciale që i lidhin shoqëritë tregtare përfaqësojnë 95% të

subjekteve tregtare. Pjesëmarrja e personave fizikë në qarkullimin e mallrave

dhe ofrimin e shërbimeve në jetën ekonomike-tregtare, është minimal apo i

parëndësishëm.

42. Duke bërë interpretimin kritik, kreativ, përmbajtjesor rrjedhimisht gjyqësor,

pa mëdyshje dhe në mënyrë të sigurt, rezulton se nuk mund të cilësohen si

kontrata nule ndonëse mund të quhen me fajde edhe pse sipas dispozitës së

nenit 381 LMD-së, kontraktohen kontratat komerciale nga shoqëritë tregtare

mbi 50% të kamatëvonesave ligjore. Korpusi i dispozitës ligjore i nenit 381 i

LMD-së, jo vetëm që kufizon por edhe përjashton tërësisht dispozitën e nenit

123 të LMD-së, ku parashikohet që kamatat me fajde janë të nulitetit absolut.

Dispozitat ligjore që rregullojnë kamatëvonesën, bien ndesh me dispozitat

kushtetues me të cilën parashikohen se organet shtetërore janë të obliguara të

krijojnë ambient të favorshëm e të bërit biznes, sikundër për shoqëritë tregtare

të brendshme, e posaçërisht të shoqërive tregtare të huaja për të investuar në

Kosovë.

43. Një ndër risitë efektive është dispozita e nenit 383 57

i këtij ligji, me të cilin

parashikohet që palët mund të pajtohen që më parë në kontratë, se shkalla e

kamatës do të jetë më e lartë në rast se debitori nuk i paguan kamatat e

55 Shih dispozitën e neni 12 të LMD-së. 56 Me nenin 4 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare parashikohet:

Shoqëria tregtare mund të themelohet në Kosovë në formë të biznesit individual, ortakërisë së

përgjithshme, shoqërisë komandite, shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ose shoqërisë aksionare. 57 Me dispozitën e paragrafit 383 të LMD-së parashikohet:

Megjithatë, palët mund të pajtohen që më parë në kontratë se shkalla e kamatës do të jetë më e

lartë në rast se debitori nuk i paguan kamatat e rrjedha për pagesë në kohën e duhur.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

31

rrjedha për pagesë në kohën e duhur. Në këtë situatë juridike, limitohet

mundësia e vërtetimit të saktësisë së kritereve juridike të dispozitës së nenit

123 të LMD-së, për sa ka të bëjë me nulitetin absolut të kontratave me fajde.

44. Dilema dhe paqartësi ka për t’u paraqitur në rastet kur kamata e kontraktuar

apo kamatëvonesat arrijnë për t’u paguar apo maturohen pas hyrjes në fuqi të

LMD-së për detyrimet - kryegjënë që ka lindur apo është krijuar para hyrje në

fuqi të dispozitave pozitive. Sipas pikëpamjes sime, neni 1057 i LMD-së58

me

të cilin përcaktohet se për borxhet që kanë lindur para hyrjes në fuqi,

zbatohen dispozitat e deritanishme i referohet vetëm borxhit kryesor apo

kryegjësë për jo edhe kamatave përkatëse. Duke qenë se kamatat lindin apo

krijohen për çdo vit sipas normës së përcaktuar dhe rrjedhimisht ato kanë

lindur pas hyrjes së dispozitave ligjore të ligjit të ri, atëherë konspektivisht

zbatohen dispozitat ligjore të këtij ligji.

45. Duke bërë interpretimin kritik, kreativ, përmbajtjesor dhe rrjedhimisht

koherent si dhe në korrelacion me dispozitat tjera ligjore të LMD-së, rezulton

se krijimi dhe përmbushja e raporteve detyrimore juridike sikundër për

borxhin kryesor ashtu edhe për sistemin kamatar, zbatohen dispozitat ligjore

të LMD-së në kohën e krijimit dhe efekteve të përmbushjes veç e veç. Është i

papranueshëm, e pabazuar dhe rrjedhimisht e kundërligjshme pikëpamja

ligjore që i absorbon mekanikisht këto dy baza juridike të krijimit dhe

rrjedhimisht përmbushjes së detyrimeve të ndërsjella juridike kontraktuese.

Kjo ngase, sipas dispozitës së nenit 28 të LPP-së59

, parashikohet kur

kamatëvonesa ka ndryshuar pas nxjerrjes së dokumentit përmbarimor, organi

përmbarues sipas detyrës zyrtare do të aplikojë kamatën sipas shkallës së

ndryshuar gjatë kohës në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet detyrimore. Duke

kundruar këtë dispozitë ligjore nga këndvështrimi kritik dhe kreativ me pa

mëdyshje dhe në mënyrë të sigurt, rezulton se edhe për marrëdhëniet

detyrimore kontraktuese të krijuara sipas sistemit kamatar të LMD-së së

deritanishme, madje sipas detyrës zyrtare do të aplikohen normat kamatare të

LMD-së se re. Praktika juridike se vlejnë normat kamatare kur është krijuar

detyrimi sipas LMD-së së deritanishme, ndonëse periudha kamatare shtrihet

edhe sipas LMD-së re, është në kundërshtim me këto dispozita ligjore. Ka

ndryshuar pas nxjerrjes të dokumentit përmbarimor, organi përmbarues sipas

detyrës zyrtare do të aplikoj kamatën sipas shkallës së ndryshuar gjatë kohës

në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet detyrimore. Duke kundruar këtë

dispozitë ligjore nga këndvështrimi kritik dhe kreativ me pa mëdyshje dhe në

mënyrë të sigurt rezulton se edhe për marrëdhëniet detyrimore kontraktuese të

58 Me nenin 1057 të LMD-së parashikohet:

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në marrëdhëniet e detyrimeve që kanë lindur para hyrjes në

fuqi të këtij ligji. 59 Me nenin 28 të LPP parashikohet:

Në qoftë se kamatëvonesa ka ndryshuar pas nxjerrjes të dokumentit përmbarimor, organi

përmbarues sipas detyrës zyrtare do të aplikojë kamatën sipas shkallës së ndryshuar gjatë kohës në

pajtim me Ligjin për marrëdhëniet detyrimore.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

32

krijuara sipas sistemit kamatar të LMD së deritanishme, madje sipas detyrës

zyrtare, do të aplikohen normat kamatare të LMD se re. Praktika juridike se

vlejnë normat kamatare kur është krijuar detyrimi sipas LMD së deritanishme

ndonëse periudha kamatare shtrihet edhe sipas LMD së re, është në

kundërshtim me këto dispozita ligjore.

Efektet detyrimore të kamatave kontraktuese

46. Risi e LMD është neni 386 i LMD60

, që i referohet përcaktimit i kamatës në

detyrimet jo monetare. Me këtë dispozitë ligjore, parashikohet që kamatat

kontraktuese zbatohen në përshtatje edhe për marrëdhëniet tjera të detyrimeve

të shquara sipas llojit, gjegjësisht detyrimet të cilat kanë për lëndë sendet e

zëvendësueshme dhe të shquara sipas llojit.

47. Sa i përket përkufizimit ligjor që kanë të bëjnë me ndalimin e kamatës në

kamatë, kur kamata pushon të rrjedh, përcaktimi i normës kamatare prej 6%

në vit, atëherë kur niveli i kamatës dhe koha e arritjes për pagesë nuk është

përcaktuar, janë tërësisht dhe saktësisht identike me zgjidhjet e parashikuara

në LMD-ën e deritanishme. Përkitazi këtyre çështjeve juridike, është

konsoliduar një praktikë e mirëfilltë gjyqësore duke përfshirë edhe mendimet

dhe qëndrimet juridike që i referohen promovimit të zbatimit unik të normave

kamatore të kontraktuara.

48. Sfida me të cilën shpesh do të përballet gjyqësori i Republikës Kosovës,

pashmangshmërisht do të jenë rastet kur shoqëritë tregtare nga sfera bankare

kontraktojnë me kontratat komerciale klauzolat sikundër kamatat

kontraktuese ashtu edhe kamatëvonesat në mënyrë kumulative. Duke qenë se

saktësisht dhe qartësisht nuk janë përcaktuar këto situata juridike, atëherë

gjyqësori i Republikës së Kosovës duhet të bëj interpretim kritik dhe kreativ

të këtyre dispozitave ligjore, madje duke dhënë zgjidhje sipas metodës së

analogjisë, argumentum a contrario dhe së fundi, mbi bazën rregullave të

përgjithshme të veçanta të së drejtës kontraktore. Duke iu qasur nga ky

aspekt, pikëpamja ime juridike është në këtë rast e subsumimit të gjendjes së

këtillë të çështjes, në rastet kur është përcaktuar kamata e kontraktuar më e

lartë se kamatëvonesa, atëherë rrjedh kamata e kontraktuar edhe pas rënies së

debitorit në vonesë. Nga kjo situatë konkrete juridike, mund të përfundohet se

vlen kamata e kontraktuar procedurale pas rënies së debitorit në vonesë.

49. Si përfundim, shkurt, pikëpamja ime juridike është se kumulativisht sikundër

kamatës së kontraktuar dhe të vonesës, nuk mund t’i ofrohet mbrojtje

gjyqësore. Pra, në këtë situatë konkrete juridike të së drejtës kontraktore

mund t’i ofrohet mbrojtjeje gjyqësore njërës nga këto kamata, varësisht nga

60 Me dispozitën e nenit 386 të LMD parashikohet:

Dispozitat e këtij ligji për kamatën kontraktuese zbatohen përshtatshmërisht edhe për marrëdhëniet

e tjera të detyrimeve të shquara sipas llojit, gjegjësisht detyrimet të cilat kanë për lëndë sendet e

zëvendësueshme dhe të shquara sipas llojit.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

33

përcaktimi i autorizimit disponibil i kreditorit, apo sipas parimit të mirënjohur

romak non ultra petita.

50. Në praktikën juridike gjyqësore, paraqiten rastet kur nuk paguhet kamata e

kontraktuar, atëherë gjykatat mund t’i ofrojë mbrojtje gjyqësore kërkesës së

kreditorit që të paguhet kamatëvonesa mbi shumat e papaguara, nga paraqitja

e kërkesë në gjykatë.

51. Rrjedhimisht mbi ato që u thanë më sipër, e duke u mbështetur në praktikën e

deritanishme gjyqësore, ka raste të shpeshta, kur kredi marrësi në cilësinë e

debitorit ka marrë kredi nga sistemi bankar në shumat që janë në

shpërpjesëtim të madh me objektin e kolateralit dhe për shkak të vonesës së

mos pagesës së një kësti, me propozimin e caktimit të përmbarimit duke

kërkuar kamatat kontraktuese dhe të vonesë në kundërshtim me dispozitat e

nenit 282, 283 dhe 385 LMD, të cilat kamata herë-herë e tejkalojnë

kryegjënë, caktohet përmbarimi dhe kështu shitet objekti i kolateralit i cili ka

vlerën e tregut shumë fish më të lartë se vetë kredia duke e vënë debitorin në

pozitë shumë të papërshtatshme, jo vetëm që ajo kredi nuk ka ndikuar në

zhvillimin e biznesit të tij, por ai e ka humbur edhe kulmin mbi kokë të cilën

e ka fituar me mund tërë jetën. Në fakt, kredia e tillë ka qenë një ndëshkim i

padrejtë dhe i kundërligjshëm me klauzolat e tilla të nulitetit absolut.

Përfundimi

1. Rrjedhimisht, nga ato që u thanë më lartë, mund të arrihet në përfundim se

palët kontraktuese varësisht nga situata konkrete juridike në rastet e

kontraktimit të klauzolave me normë kamatore, në kundërshtim me këto

dispozita ligjore të LMD, kanë të drejta dhe autorizime të kërkojnë në rrugë

gjyqësore, mbrojtjen e të drejtave të tyre subjektive por në të shumtën e

rasteve nuk i përdorin, qoftë për shkak të mosnjohjes së dispozitave ligjore

apo të neglizhencës si dhe të imponimit të klauzolave të tilla nga kredi

dhënësit. Duke qenë se konstituimi i hipotekës të krijuar me aktvendimi e

regjistrimit në zyrën kadastrale është e drejtë reale-juridike aksesore, ngase e

drejta kryesore është e drejta e kërkesës nga baza e kontratës të marrëdhënies

juridiko-detyrimore prandaj, e drejta e hipotekës varet nga kontrata e kredisë

apo e huas. Në rastet e pavlefshmërisë së kësaj baze juridike kryesore, është e

pavlefshme edhe kontrata e hipotekës që e ka siguruar atë të drejtë kryesore

detyrimore.

2. Mbi bazën e interpretimin kritik dhe kreativ të dispozitave të nenit 381, 382

dhe nenit 385 të LMD, konsiderojmë se në situatat juridike dhe faktike të

kontraktimit të kamatave kontraktuese dhe ato të vonesës në mënyrë

kumulative atëherë, nëse kamatëvonesa është më e madhe se ajo kontraktuese

rrjedh vetëm kamatëvonesa pas rënies së debitorit në vonesë. Pra, në këtë rast

konkret, gjyqësori i Republikës së Kosovës nuk duhet t’i ofrojë mbrojtje

gjyqësore këtyre kamatave në mënyrë kumulative. Me këto dispozita ligjore,

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

34

është dashur të saktësohen, të konkretizohen dhe të qartësohen përjashtimi i

ofrimit të mbrojtjes gjyqësore të krijimit të detyrimit dhe përmbushje në

mënyrë kumulative të kamatave të kontraktuara dhe të vonesës.

3. Po kështu, konsiderojmë që ndonëse krijimi i detyrimit në raportin e

ndërsjellë kontraktues është bërë para hyrjes në fuqi të LMD së tanishëm e që

sipas nenit 1057 zbatohet ligji i vjetër, por duke qenë se kamatat krijohen për

çdo vit, atëherë zbatohet Ligji që është në fuqi.

4. Duke e kundruar relacionin në mes dispozitave të nenit 123 dhe 381 të LMD

që i referohet kritereve juridike të kamatave me fajde dhe supozimit të

kontratës me fajde, rezulton me pa mëdyshje dhe në mënyrë të sigurt se duhet

qasur në aspektin e interpretimit kritik, kreativ, koherent dhe në korrelacion

me parimin bazë juridik të dispozitës së nenit 7 të LMD (parimi i

ekuivalencës së prestimeve). Ne konsiderojmë se kriteret juridike të

dispozitës së nenit 123 të LMD, duhet të jenë kritere bazike me rastin

shqyrtimit dhe vlerësimit për ta quajtur apo cilësuar kamata me fajde.

Ndërkaq korpusi i nenit 381 i LMD, është normë juridike fluide me plot

paqartësi, dilema që i përkasin parimit juridik latin “probatio diabolika” e që

bazamenti i të provuarit të supozimit të kamatës me fajde është shumë dubioz.

5. Duke bërë interpretimin gramatikor dhe përmbajtjesor dhe gjetjen e qëllimit

të ligjdhënësit të formuluar me dispozitën e nenit 199 të LPDS, kundruall

citimit të dispozitave përkatëse ligjore të LPP, Ligjit të Hipotekave e sidomos

në kontekstin e kapitullit që i referohet ekzekutimit gjyqësor të hipotekave, i

referohet shitjes së kolateralit të hipotekës sipas dispozitave përkatëse të LPP.

6. Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, duke shikuar në tërësinë e

kontekstit të korrelacionit të plotësimit të njëra-tjetrës të këtyre dispozitave

dhe koherencës së tyre të brendshme rezulton pa mëdyshje, konkludimi i

arsyeshëm, i bazuar dhe i themeltë se aktvendimi për regjistrimin e hipotekës,

përfaqëson dokument të përshtatshëm përmbarimor për përmbushjen e

detyrimit të kreditorit hipotekues në rast të vonesës së debitorit hipotekues në

përmbushjen e detyrimit të parashikuar sipas kontratës juridiko-detyrimore

apo thënë thjeshtë, kontratës së kredisë.

Rrjedhimisht nga ato që u thanë më lart, në bazë të gjendjes së tillë të interpretimit të

dispozitave ligjore rrjedh konkludimi juridik se aktvendimi për regjistrimin e hipotekës

i bazuar në kontratën e hipotekës, detyrimisht si kontratë reale-juridike e siguron dhe i

përmbush të gjitha kërkesat në procedurën përmbaruese të kreditorit hipotekues mbi

bazën e kontratës juridike-detyrimore. Në kuadër të këtij konkludimi, sipas pikëpamjes

sime, imponohet domosdoshmëria imediate që duke bërë interpretimin dhe

implementimin e këtyre dispozitave ligjore, madje edhe sipas detyrës zyrtare me rastin

e caktimit me aktvendim të përmbarimit mbi bazën e kontratës së hipotekës dhe

rrjedhimisht të aktvendimit për regjistrimin e kolateralit të hipotekës, në zyrën

kadastrale të mos inkorporohen klauzolat të nulitetit absolut dhe kështu aktvendimet e

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

35

tilla të jenë të drejta të rregullta dhe të ligjshme. Po kështu, pas hyrjes në fuqi të Ligjit

për Marrëdhëniet Detyrimore sipas nenit 28 të LPP, të aplikohen sipas detyrës zyrtare

nga organet përmbaruese kamatat e vonesës sipas nenit 381 të LMD me normë vjetore

prej 8%, në rastet kur e njëjta nuk është bërë nga gjykatat instancionale.

Ligjet e konsultuara:

1. Ligji i Marrëdhënieve të Detyrimeve.

2. Ligji i Pronësisë dhe të Drejtave tjera sendore.

3. Ligji i Procedurës Kontestimore.

4. Ligji i Procedurës Përmbarimore.

5. Ligji i Hipotekave.

6. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

7. Ligji i Shoqërive Tregtare.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

36

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

37

Ma.Sc. Uran Zogaj

VEPRA PENALE KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE

KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE

Abstrakt

Në kohën bashkëkohore, vepra penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare

ose i vijës kufitare, në shumicën e vendeve në botë, e me theks të veçantë në

Republikën e Kosovës, si pasojë e migrimit të shtetasve të vendit tonë që ndodhën në

kohët e fundit, janë shënuar shumë raste të kryerjes së kësaj forme të veprës penale.

Në këtë drejtim, vlen të theksohet se sikurse çdo formë e veprës penale, edhe vepra

penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, ka

karakteristikat e veta specifike.

Kështu, pasi që shumë persona kanë tendencën që të kalojnë kufirin apo vijën kufitare

në mënyrë të paautorizuar dhe të paligjshme, në Republikën e Kosovës janë evidentuar

një numër i madh i personave që janë dënuar për këtë vepër penale, si ata të

nacionalitetit shqiptar, po ashtu edhe persona tjerë që nuk janë shqiptar dhe i përkasin

ndonjë nacionalitetit tjetër.

Fjalët kyçe: Vepra penale; KPK; kalimi i paautorizuar; objekti mbrojtës dhe

karakteristikat themelore.

1. Hyrje

Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, paraqet një veprim dhe

dukuri mjaft të shpeshtë me të cilën ballafaqohen shtetet jo vetëm në rajon, por në të

gjithë botën, pasi që shumë individë përpiqen që në mënyrë të jashtëligjshme të futen

në territorin e një shteti, pa i respektuar dhe përmbushur kriteret e nevojshme për një

gjë të tillë. Kjo shihet edhe në kohën aktuale, ku niveli i kësaj forme të veprës penale

është duke u ngritur.

Mirëpo, ajo që është me rëndësi në këtë drejtim, ka të bëjë me atë që nëpërmjet një

veprimi të tillë mund të shfaqen edhe veprime tjera të kundërligjshme (vepra penale),

që pasojnë për shkak të kryerjes së kësaj vepre penale.

Në Republikën e Kosovës vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve

kufitare ose vijës kufitare është parashikuar qysh nga hyrja në fuqi e Kodit Penal më 6

Prill të vitit 2004. Me Kodin e mëparshëm penal, në mënyrë shprehimore, janë

përcaktuar format konkrete të kësaj vepre penale. Ndërsa, me ndryshimin dhe

plotësimin e këtij Kodi të bërë më 1 Janar 2013, kjo vepër penale vazhdon të jetë pjesë

e këtij Kodi, me disa ndryshime dhe korrigjime të vogla, që kanë plotësuar dhe

strukturuar në mënyrë mjaft të drejtë dhe të qëlluar këtë lloj të veprës penale.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

38

Sigurisht që edhe vepra penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës

kufitare është kryer nga ana e personave të caktuar në Republikën e Kosovës, duke

bërë që ajo të paraqesë një formë mjaft të shpeshtë të kryerjes së veprave penale, e në

kuadër të këtij punimi do të paraqesim numrin e personave të dënuar për këtë vepër

penale gjatë periudhës 2010-2014 në territorin e Republikës së Kosovës.

2. Kuptimi dhe karakteristikat e kësaj vepre penale

Vepra penale KPVK ose i vijës kufitare përfshin atë veprim apo sjellje të personave

konkret me të cilin cenohet dhe dëmtohet integriteti dhe pacenueshmëria e kufirit

territorial të një shteti përkatës.

KPVK bënë pjesë dhe është inkriminuar në kuadër të kapitullit XIV të Kodit penal të

Republikës së Kosovës (KPK), përkatësisht në kapitullin e emërtuar: Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Prandaj, Kodi Penal i

vendit tonë, përcakton dhe rregullon në mënyrë mjaft të qartë dhe të detajuar këtë

formë të veprës penale.

Sikurse çdo vepër penale që ka karakteristikat e veta, po ashtu edhe vepra penale e

kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, përfshinë në vete

disa karakteristika të veçanta.

Këto karakteristika janë: Objekti mbrojtës i kësaj vepre penale; Veprimi i kryerjes;

Forma e fajit; Kryerësi i veprës penale.

2.1. Objekti mbrojtës

Sikurse çdo vepër tjetër penale që ka një objekt mbrojtës, përkatësisht një të mirë apo

vlerë e cila mbrohet me të, natyrisht edhe kjo vepër ka një objekt unik mbrojtës të

përcaktuar në vetë brendinë e dispozitave që parashikon këtë vepër. Prandaj, nga kjo,

do të vërejmë se me këtë vepër penale mbrohet paprekshmëria dhe pacenueshmëria e

kufijve territorial të Republikës së Kosovës61

.

Pra, siç shihet nga ajo që trajtuam lidhur me këtë vepër penale, përkatësisht lidhur me

objektin mbrojtës, kjo formë e veprës penale përmban një objekt mbrojtës të posaçëm,

duke bërë që të veçohet dhe dallohet nga veprat tjera penale.

2.2. Veprimi i kryerjes

Sa i përket veprës penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës

kufitare, ekzistojnë disa veprime të kryerjes. Në të vërtetë si veprime të kryerjes së

kësaj vepre penale, konsiderohen: Kalimi i kufirit dhe Hyrja në territorin e Kosovës,

madje në hapësirën tokësore, ujore dhe ajrore. Si kalim i kufirit dhe hyrje në territorin e

Kosovës konsiderohen edhe fluturimi me aeroplan, lundrimi në ujërat territorial e çdo

61 Salihu, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Kolegji Fama, Prishtinë, 2009, fq. 42.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

39

formë kaluese në territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë çështje, kalimi i

kufijve është i rregulluar edhe me konventa të shumta ndërkombëtare dhe me zakone

ndërkombëtare62

. Mirëpo, kjo vepër penale konsiderohet se është kryer edhe në ato

raste kur një person hyn në vendkalimet e autorizuara kufitare shtetërore në territorin e

Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, si p.sh. duke u fshehur në ndonjë hapësirë të

kamionit apo të ndonjë mjeti tjetër transportues, apo duke e shfrytëzuar pakujdesinë

dhe ndonjë moment tjetër shpërqendrimi të personit zyrtar63

.

2.3. Llojet e fajësisë

Për dallim nga disa lloje të veprave penale që mund të kryhen në dy lloje të fajësisë,

pra, me dashje dhe nga pakujdesia, kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje.

Gjithashtu për ekzistimin e kësaj vepre nuk kërkohet prania dhe ekzistenca e ndonjë

motivi të posaçëm nga ana e kryerësit, mjafton që personi i caktuar të ketë kaluar

kufirin në mënyrë ilegale64

.

Pra, kjo karakteristikë tregon për një veçori vërtetë unike të kësaj veprës penale, duke e

bërë atë që të jetë specifike.

2.4. Kryerësi i kësaj vepre penale

Si kryerës i veprës penale KPVK, ose vijës kufitare mund të jetë çdo person. Pra, ky

lloj i veprës penale bënë pjesë në kuadër të atij grupi të veprave penale, delicta

communia65

.

Pastaj, duhet theksuar se lidhur me këtë formë të veprës penale, ekzistojnë dilema se si

duhet cilësuar këtë veprim të kundërligjshëm, kundërvajtje apo vepër penale.

Në shtetet aktuale të regjionit, por edhe më gjerë, kalimi i paautorizuar i kufirit

shtetëror konsiderohet si kundërvajtje. Mirëpo, si vepër e kundërvajtjes është

konsideruar edhe në legjislacionin e mëparshëm i cili ishte në fuqi në Kosovë deri në

hyrjen në fuqi të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, përkatësisht me

Legjislacionin e KSAK-së66

. Ndërsa, me Kodin penal të Republikës së Kosovës, kalimi

i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare është inkriminuar dhe

konsiderohet si një formë konkrete dhe e posaçme e veprës penale.

3. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Kosovës

Vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është

paraparë dhe përcaktuar me nenin 146, të KPK-së.

62 Ibid. (po aty). 63 Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani Fejzullah, Komentar i Kodit të procedurës penale të Kosovës,

Prishtinë, 2014, fq. 402. 64 Salihu, Ismet, vep. e. cit., fq. 43. 65 Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani Fejzullah, vep. e cit., fq. 402. 66 Ibid., fq. 401.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

40

Në këtë drejtim, me dispozitat e KPK-së fillimisht përcaktohet forma standarde e kësaj

vepre penale. Kështu, theksohet se kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të

Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara

kufitare, dënohet me dyqind e pesëdhjetë (250) euro gjobë ose me burgim deri në

gjashtë 6 muaj67

. Ky veprim, pra, përbën formën e rëndomtë apo thelbësore të kësaj

vepre penale. Pra, nga kjo shihet se në Kodin aktual Penal të Republikës së Kosovës,

shihet një tendencë më e ashpër e politikës ndëshkimore, sa i përket formës së

rëndomtë të kësaj vepre penale.

Më tutje, në kuadër të KPK-së, është paraparë një formë e rëndë e kësaj vepre penale.

Në këtë mënyrë, përcaktohet se kur vepra penale e cekur më lartë apo forma e

rëndomtë e kësaj vepre penale, kryhet nga kryerësi i cili është i shoqëruar nga një

fëmijë ose ndonjë person tjetër, ai dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500)

euro ose me burgim deri në një (1) vit68

.

Pastaj, në KPK janë paraqitur edhe katër forma tjera më të rënda, lidhur me këtë vepër

penale. Në këtë drejtim, deklarohet se kur forma thelbësore apo standarde e veprës

penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, kryhet në një

apo më shumë persona nga rrethanat e mëposhtme, kryerësi dënohet me burgim prej

gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet nëse: 1. kryerësi ka qenë më parë i dënuar për këtë

vepër penale; 2. gjatë kohës së kapjes, kryerësi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë

mënyrë tjetër i reziston kapjes nga policia ose KFOR-i; 3. kalimi është bërë ndërmjet

orës tetë (8:00) në mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në mëngjes gjatë periudhës prej

1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës gjashtë (6:00) në mbrëmje deri në orën

gjashtë (6:00) në mëngjes, gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars; ose 4.

kryerësi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje69

. Pra, nga

kjo shihet se me këtë dispozitë përcaktohen format më të rënda të kësaj vepre penale,

nëse kryerësi vepron në rrethana specifike të cekura më lartë, në rrethanë të rënduara

dhe speciale.

Karakteristikë e kësaj vepre penale është se me dispozitat e Kodit penal të Republikës

së Kosovës, ndëshkohet edhe tentativa për kryerjen e veprës penale, Kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare70

.

Në vijim, me dispozitat e KPK-së, është paraparë se personi nuk është penalisht

përgjegjës lidhur me këtë vepër penale për kalimin në një pikë kufitare të paautorizuar

të kufirit shtetëror nëse kalimi ka ndodhur në një vendkalim i cili është hapur

përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it71

. Pra, në këtë pikë të Kodit penal të Kosovës,

përcaktohet përjashtimi i përgjegjësisë penale të kryerësit në rrethana të caktuara.

67 Neni 146 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës. 68 Neni 146 par. 2 i KPK-së. 69 Neni 146 par. 3 i KPK-së. 70 Neni 146 par. 4 i KPK-së. 71 Neni 146 par. 5 i KPK-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

41

Në fund, përcaktohet se kurrfarë procedure penale që përfshin këtë vepër penale nuk

mund të fillohet apo të vazhdohet kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër

personit të zhvendosur brenda vendit, që vjen nga territori ku jeta apo trupi i tij ose

liritë apo të drejtat themelore janë të rrezikuara, me kusht që ai t’i jetë paraqitur

policisë apo KFOR-it, brenda një kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye bindëse për

kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të paautorizuar72

.

Në këtë aspekt, fillimisht vlerësojmë se me Kodin penal të Republikës së Kosovës,

gjegjësisht ligjdhënësi me të drejtë e ka inkriminuar kalimin e paautorizuar të

vendkalimit kufitar ose vijës kufitare si vepër penale, për ndryshim nga ajo që me disa

Kode penale, e me këtë rast edhe me Kodin penal të Krahinës Socialiste Autonome të

Kosovës, kjo vepër, përkatësisht ky veprim i kundërligjshëm është konsideruar si

kundërvajtje.

Pastaj, duhet thënë se edhe pse për nga natyra dhe në vështrim të parë, kjo vepër

penale, lë përshtypje se nuk i takon grupit të sipër cekur të veprave penale, inkriminimi

apo grupimi i kësaj vepre penale në mesin e veprave penale kundër rendit kushtetues

dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, është shumë i drejtë dhe i qëlluar. Kur themi

këtë, bazohemi në këto dy shkaqe: e para, pasi që me një veprim të tillë, një person

qoftë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas i huaj vë në rrezik sigurinë, rendin

dhe paqen e Republikës së Kosovës dhe të banorëve të saj me këtë rast, dhe e dyta,

Kalimi i paligjshëm apo i paautorizuar i një individi, jo vetëm që cenon integritetin dhe

sigurinë e një shteti dhe banorëve të tij, mirëpo me anë të një veprimi të tillë

destabilizohet dhe mund të shkaktohen edhe vepra tjera nga ana e personit që

potencialisht konsiderohet i rrezikshëm.

4. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Shqipërisë

Në Kodin penal të Republikës së Shqipërisë73

(KPRSH), ky lloj i veprimit të

kundërligjshëm konsiderohet si vepër e kundërvajtjes. Pra, siç shihet, Kodi penal i

Republikës së Shqipërisë këtë formë të veprimit të kundërligjshëm e kualifikon si

kundërvajtje. Kjo vepër është inkriminuar në kuadër të kreut VIII- Krime kundër autoritetit të shtetit, seksioni IV- VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE

KUFIJVE SHTETËROR.

Gjegjësisht, lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm theksohet se kalimi i paligjshëm i

kufijve shtetërorë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në dy (2) vjet74

.

Më tutje, me dispozitat e KPRSH-së, parashihen disa forma të rënda të kësaj vepre të

kundërligjshme. Në këtë drejtim, përcaktohet se strehimi, shoqërimi, vënia në

dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit ose i mjeteve të tjera të

72 Neni 146 par. 6 i KPK-së. 73 Ligji Nr. 7895, me datë 27.1.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe

plotësuar me Ligjin Nr. 10023, të datës 27.11.2008. 74 Neni 297 i Kodit penal të Republikës së Shqipërisë.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

42

transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të

Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër,

pa qenë shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, dënohet me burgim nga

një (1) deri në katër (4) vjet dhe me gjobë nga tre (3) milionë lekë deri në gjashtë (6)

milionë lekë75

. Në vijim, me KPRSH përcaktohen disa forma të rënda të kësaj vepre të

kundërligjshme, në të cilin parashihet se kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet

me burgim nga tre (3) deri në shtatë (7) vjet dhe me gjobë nga katër (4) milionë deri në

tetë (8) milionë lekë. Pastaj, në qoftë se kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më

shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë (5) deri

në dhjetë (10) vjet dhe me gjobë nga gjashtë (6) milionë deri në tetë (8) milionë lekë76

.

Po ashtu, me dispozitat e Kodit penal të Republikës së Shqipërisë, janë paraparë edhe

dy forma të rënda, përkatësisht format më të rënda të kësaj vepre të kundërvajtjes.

Kështu, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më

pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë

(8) milionë deri në dhjetë (10) milionë lekë. Nëse vepra e kundërvajtjes, kryhet

nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim

dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë77

.

Pra, në kuadër të kësaj norme të KPRSH-së, është paraparë ndihma për kalim të

paligjshëm të kufijve shtetëror nga ana e një personi tjetër ndaj personit që dëshiron

apo shpreh gatishmëri për kalimin e kufijve shtetëror.

Nga kjo që u paraqit më lartë, shihet se Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, ka

paraparë disa veprime të kryerjes së kësaj forme të veprës së kundërvajtjes.

Përkatësisht, me këtë Kod, janë përcaktuar në mënyrë shprehimore edhe disa forma

tjera (të rënda) të kësaj vepre të kundërvajtjes, siç janë ndihma, strehimi, shoqërimi apo

vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të transportit. Pastaj, ndihma për qëllim

përfitimi, kur kjo vepër ka sjellë pasoja të rënda, kur si pasojë e kësaj vepre ka ardhur

deri te vdekja e të dëmtuarit dhe në rastet kur kjo vepër penale kryhet nëpërmjet

shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, me të drejtë janë përcaktuar si

forma të rënda të kësaj kundërvajtjeje.

5. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës

kufitare është përcaktuar si vepër penale në kuadër të Kodit penal të Republikës së

Maqedonisë78

(KPRM), në kapitullin XXXIII të emërtuar si Krime kundër rendit publik, përkatësisht në nenin 402- Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror.

Në këtë mënyrë, me KPRM-në parashihet se personi i cili, pa leje të përcaktuar kalon

apo tenton të kaloj kufirin e Republikës së Maqedonisë, i armatosur ose me përdorim të

75 Neni 298 i KPRSH-së. 76 Neni 298 i KPRSH-së. 77 Neni 298 i KPRSH-së. 78 Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, më datë 1.11.1996, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin

2004, 2006, 2008 dhe 2009.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

43

dhunës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit79

. Kjo, pra përbën formën e

parë apo të rëndomtë të kësaj vepre penale.

Më tutje, me dispozitat e Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, parashihet se

personi i cili ka bërë apo bën transferimin e paligjshëm të personave të tjerë në kufirin

e Republikës së Maqedonisë, ose një person i cili për ndonjë përfitim tjetër mundëson

kalimin e paligjshëm të kufirit, do të dënohet me burgim prej gjashtë (6) muajve deri

në pesë (5) vjet80

. Siç shihet, me këtë dispozitë, është përcaktuar forma e rëndë e kësaj

vepre penale, në të cilën është paraparë ndëshkimi i atyre veprimeve që i ndihmojnë

dhe lehtësojnë kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror.

6. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Serbisë

Kjo vepër penale në Kodin penal të Republikës së Serbisë81

(KPRS) është inkriminuar

në kuadër të kapitullit XXXI, që njihen si Krime kundër paqes dhe rendit publik,

përkatësisht në nenin 350- Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikimi me njerëz.

Në këtë drejtim, në kuadër të dispozitave të KPRS-së përcaktohet forma themelore e

veprës penale kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror. Së këndejmi, kushdo që pa leje të

kërkuar apo të nevojshme kalon ose tenton të kaloj kufirin shtetëror, me armë ose me

përdorim të forcës, dënohet me burgim deri në një (1) vit82

.

Pastaj, me KPRS-në parashihet se kushdo që një personi tjetër i mundëson kalimin e

paligjshëm të kufirit shtetëror apo qëndrimin e paligjshëm ose transporton përmes

Serbisë me një person i cili nuk është shtetas i këtij shteti, me qëllim të përfitimit

personal ose të tjetër kujt, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet83

.

Në këtë rast, me këtë dispozitë, shihet një formë apo mënyrë e bashkëpunimit dhe e

ndihmës në kryerjen e kësaj vepre penale nga persona të caktuar. Këtu, pra përcaktohet

një formë e rëndë apo e kualifikuar e veprës penale kalimi i paligjshëm i kufirit

shtetëror.

Në vijim, KPRS-ja përcakton një formë më të rëndë të kësaj vepre penale, ku theksohet

se nëse vepra penale e lartë cekur është kryer nga një grup organizativ, me

keqpërdorim të autoritetit shtetëror ose në një mënyrë që rrezikon jetën dhe shëndetin e

personave tjerë apo me veprim të tillë lehtësohet transporti ose trafikimi me njerëz, në

këtë rast kryerësi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet84

.

79 Neni 402 par. 1 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. 80 Neni 402 par. 2 i KPRM-së. 81 Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005, 88/2005 dhe 107/2005, i

ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012. 82 Neni 350 par. 1 i Kodit penal të Republikës së Serbisë. 83 Neni 350 par. 2 i KPRS-së. 84 Neni 350 par. 3 i KPRS-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

44

Kurse, në fund të kësaj dispozite të KPRS-së parashihet konfiskimi i mjeteve dhe

gjërave me të cilat është kryer apo që janë përdor për kryerjen e kësaj vepre penale85

.

7. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Hungarisë

Këtë vepër penale në kuadër të dispozitave të tij e ka paraparë edhe Kodi penal i

Republikës së Hungarisë86

(KPRH). Mirëpo, vlen të theksohet se ky Kod ka zbatuar një

qasje tjetër sa i përket inkriminimit të veprës së kundërligjshme, kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare. Në të vërtetë, kjo vepër është paraparë në atë

mënyrë që mund të kryhet me ndihmën e një personi të tretë, pra, në kryerjen e kësaj

vepre duhet edhe ndihma apo kontributi i një personi të tretë, përkatësisht

kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë, që sigurisht se edhe ai konsiderohet si

bashkëpunëtor në kryerjen e kësaj vepre të paligjshme. Po ashtu, vlen të ceket se ky

veprim i kundërligjshëm sipas KPRH-së është cilësuar si kundërvajtje penale. Le të

shohim më mirë dispozitat e Kodit penal të Republikës së Hungarisë se si përcaktohet

kjo vepër e kundërligjshme.

Ky veprim i kundërligjshëm, është paraparë në Kapitullin XXXIV Kundërvajtjet

penale lidhur me procedurat administrative, në nenin 353- Kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë.

Së këndejmi, me KPRH thuhet se çdo person i cili ofron ndihmë për një person tjetër

për kalim të kufijve shtetëror, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, është

fajtor lidhur me këtë vepër të kundërligjshme që dënohet me burgim deri në tre (3)

vjet87

. Si çdoherë në fillim të dispozitave përkatëse, edhe me këtë dispozitë është

paraparë forma themelore e këtij veprimi të kundërligjshëm.

Pastaj, parashihet një formë e rëndë e kësaj vepre të paligjshme. Në këtë mënyrë,

deklarohet se dënimi me burgim do të jetë nga një (1) deri në pesë (5) vjet nëse

kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë është: a) kryer për ndonjë përfitim financiar

apo ndonjë përparësi tjetër, ose b) kryer me përfshirjen e disa emigrantëve88

. Pra, ky

paragraf parasheh dy mënyra të kryerjes së formës së rëndë të këtij veprimi të

kundërligjshëm.

Po ashtu, me dispozitat e KPH-së parashihet një formë tjetër e rëndë e kësaj vepre.

Kështu, dënimi me burgim do të jetë nga dy (2) deri në tetë (8) vjet nëse kontrabandimi

i paligjshëm me emigrantë është kryer: a) duke torturuar personin e kontrabanduar; b)

duke mbajtur apo shfaqur ndonjë armë vdekjeprurëse; c) duke përdorur ndonjë armë

vdekjeprurëse; d) si veprimtari tregtare dhe e) si grup kriminal duke bashkëpunuar.89

85 Neni 350 par. 4 i KPRS-së. 86 Kodi Penal i Hungarisë, i hyrë në fuqi më 1.7.2013, sipas ndryshimeve të bëra nga Parlamenti i

Bashkimit Evropian. 87 Neni 353 par. 1 i Kodit penal i Republikës së Hungarisë. 88 Neni 353 par. 2 i KPRH-së. 89 Neni 353 par. 3 i KPRH-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

45

Në vazhdim, në kuadër të KPH-së parashihet se çdo person i cili angazhohet në

përgatitjen për kontrabandë të paligjshme me emigrantë, është fajtor për kundërvajtje

dhe dënohet me burgim deri në dy (2) vjet90

. Pra, nga kjo shihet se edhe përgatitja në

kryerjen e kësaj vepre të kundërvajtjes, ndëshkohet sipas dispozitave të këtij Kodi.

8. Numri i të dënuarve për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve

kufitare ose vijës kufitare në Republikën e Kosovës gjatë periudhës 2010-2014

Në vitin 2010 në territorin e Republikës së Kosovës, numri i të dënuarve për veprën

penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është gjithsej

85, në kuadër të Gjykatave kompetente për gjykimin e veprave penale (në këtë

periudhë sistemi i gjyqësor përbëhej nga Gjykatat Komunale dhe Gjykatat e Qarkut,

kompetente për gjykimin e veprave penale në regjione të caktuara).

Shikuar sipas gjinisë, nga gjithsej 85 të dënuar sa ishin në vitin 2010, 78 ishin të gjinisë

mashkullore, ndërsa 7 të tjerë ishin të gjinisë femërore. Pastaj, sipas nacionalitetit të të

dënuarve për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës

kufitare, shqiptar ishin 47 të dënuar, serb 18 dënuar dhe në fund 20 prej të dënuarve

ishin persona nga vende të huaja, jashtë Kosovës. Të dënuar nga komuniteti turk,

boshnjak, Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE), nuk kishte asnjë të regjistruar. Vështruar

në segmentin tabelor, këto statistika duken si vijon:

Viti 2010

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i t

ë

dën

uarv

e

Gjinia e të

dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve

Mes

hk

uj

Fem

ra

Sh

qip

tar

Ser

b

Tu

rq

Bosh

nja

k

RA

E

hu

aj

Kalimi i

paautorizuar i

vendkalimeve

kufitare ose i

vijës kufitare

85 78 7 47 18 - - - 20

Tabela 1. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2010.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të

vitit 2010 dhe autori.

Më tutje, numri i personave të dënuar në vitin 2011, në territorin e Republikës së

Kosovës për veprën penale të kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës

kufitare ishte 61 të dënuar gjithsej, në Gjykatat konkrete që ishin kompetente në atë

90 Neni 353, par. 4 i KPRH-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

46

kohë për gjykimin dhe dënimin e personave që kryenin këto vepra penale (Gjykatat

Komunale dhe ato të Qarkut).

Vështruar sipas gjinisë, numrin e personave të dënuar për këtë vepër penale në vitin

2011, të gjinisë mashkullore i përkisnin 58 persona të dënuar, ndërsa vetëm 3 të dënuar

ishin të gjinisë femërore. Në vazhdim, sipas përkatësisë kombëtare të personave të

dënuar për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës

kufitare, 31 persona të dënuar ishin shqiptar, 4 ishin serb, 3 i përkisnin nacionalitetit

boshnjak, 23 ishin të huaj. Ndërsa të dënuar të nacionalitetit turk dhe RAE gjatë këtij

viti nuk kishte të evidentuar. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken në këtë

mënyrë:

Viti 2011

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i t

ë

dën

uarv

e

Gjinia e të

dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve

Mes

hk

uj

Fem

ra

Sh

qip

tar

Ser

b

Tu

rq

Bosh

nja

k

RA

E

hu

aj

Kalimi i

paautorizuar i

vendkalimeve

kufitare ose i

vijës kufitare

61 58 3 31 4 - 3 - 23

Tabela 2. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2011.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të

vitit 2011 dhe autori.

Pastaj, në vitin 2012, numri i të dënuarve për këtë vepër penale në territorin e Kosovës,

ishte gjithsej 94 të dënuar, në Gjykatën kompetente, për gjykimin e kryerësve të veprës

penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare (Gjykatat

Komunale).

Nëse analizojmë numrin e të dënuarve për këtë vepër penale, sipas gjinisë, nga gjithsej

94 prej tyre, 84 ishin të gjinisë mashkullore, kurse 10 të tjerë ishin femra. Në vijim, të

dënuarit sipas nacionalitetit, shqiptar ishin 71 të dënuar, serb 3, nacionalitetit boshnjak

i takonin 3 prej tyre, ndërsa 17 të tjerë ishin të huaj. Ndërsa, nga radha e komunitetit

turk dhe RAE nuk ishte evidentuar asnjë person, ndaj të cilit është shqiptuar ndonjë

sanksion penal. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken kështu:

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

47

Viti 2012

Vep

ra p

ena

le

Nu

mri

i t

ë

dën

uarv

e

Gjinia e të

dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve

Mes

hk

uj

Fem

ra

Sh

qip

tar

Ser

b

Tu

rq

Bo

shn

jak

RA

E

hu

aj

Kalimi i

paautorizuar i

vendkalimeve

kufitare ose i

vijës kufitare

94 84 10 71 3 - 3 - 17

Tabela 3. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2012.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të

vitit 2012 dhe autori.

Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i personave të dënuar për veprën penale: Kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, ishte 30 të dënuar, në kuadër të

të gjitha Gjykatave Themelore, në territorin e Republikës së Kosovës.

Në qoftë se shikojmë numrin e përgjithshëm të të dënuarve, sipas gjinisë, 28 ishin të

dënuar ishin meshkuj, ndërsa vetëm 2 të tjerë ishin femra. Pastaj, sipas nacionalitetit të

personave të dënuar, 26 prej tyre ishin shqiptarë, 2 ishin të nacionalitetit serb, 2 të huaj

dhe asnjë person i dënuar nuk ishte nga ana e nacionalitetit boshnjak, turk dhe RAE.

Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken si më poshtë:

Viti 2013

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i t

ë

dën

uarv

e

Gjinia e të

dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve

Mes

hk

uj

Fem

ra

Sh

qip

tar

Ser

b

Tu

rq

Bosh

nja

k

RA

E

hu

aj

Kalimi i

paautorizuar i

vendkalimeve

kufitare ose i

vijës kufitare

62 57 5 51 4 - - - 7

Tabela 4. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2013.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2013 dhe autori.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

48

Në vijim, numri i personave të dënuar për veprën penale kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare në vitin 2014 ishte gjithsej 102 të dënuar, në të

gjitha Gjykatat Themelore në territorin e Republikës së Kosovës.

Vështruar gjininë e numrit të përgjithshëm të të dënuarve për këtë vepër penale, 98 prej

tyre i takonin gjinisë mashkullore, ndërsa vetëm 4 të dënuar tjerë ishin të gjinisë

femërore. Më tutje, nëse shikojmë nacionalitetin e të dënuarve për këtë lloj të veprës

penale, 63 i përkisnin nacionalitetit shqiptar, 12 të tjerë ishin serbë, kurse 27 të dënuar

ishin të huaj. Gjatë këtij viti nuk është evidentuar asnjë i dënuar nga nacionaliteti turk,

boshnjak dhe RAE. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken në këtë mënyrë:

Viti 2014

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i t

ë

dën

uarv

e

Gjinia e të

dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve

Mes

hk

uj

Fem

ra

Sh

qip

tar

Ser

b

Tu

rq

Bosh

nja

k

RA

E

hu

aj

Kalimi i

paautorizuar i

vendkalimeve

kufitare ose i

vijës kufitare

102 98 4 63 12 - - - 27

Tabela 5. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2014.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2014 dhe autori.

9. Llojet e dënimit (sanksionit) të shqiptuara nga Gjykata kompetente, ndaj

personave të dënuar për veprën penale, kalimi i paautorizuar i vendkalimit

kufitar ose i vijës kufitare në Republikën e Kosovës, gjatë periudhës 2010-2014

Në vitin 2010, nga gjithsej 85 dënime të shqiptuara ndaj personave të dënuar, 33 apo

38.82 % prej tyre ishin dënim me gjobë, 11 apo 12.94 % dënime ishin dënim me

burgim 5-30 ditë, 2 apo 2.35 % të tjerë ishin dënim me burgim 2-6 muaj dhe 39 apo

45.88 % dënime tjera ishin dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht. Kështu,

shikuar në aspektin tabelor këto dënime duken në këtë mënyrë:

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

49

Viti 2010

Vep

ra p

ena

le

Nu

mri

i d

ënim

eve

Dënimet e shqiptuara ndaj personave të

dënuar për këtë vepër penale

Dën

im

me

gjo

Dën

im m

e

bu

rgim

5-3

0 d

itë

Dën

im m

e

bu

rgim

2-6

mu

aj

Dën

im

me

ku

sht

Kalimi i paautorizuar

i vendkalimeve

kufitare ose i vijës

kufitare

85 33 11 2 39

Tabela 6. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2010.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2010 dhe autori.

Pastaj, gjatë vitit 2011 nga gjithsej 61 dënime të shqiptuara ndaj kryerësve të kësaj

vepre penale, 34 apo 55.74 % ishin dënim me gjobë, 3 apo 4.92 % nga ta ishin dënim

me burgim 5-30 ditë, 3 apo 4.92 % të tjerë ishin sanksion penal- vërejtje e gjykatës, 20

apo 32.78 % dënime ishin dënim alternativ- dënim me kusht dhe në fund 1 apo 1.64 %

prej këtyre dënimeve ishte masë e trajtimit të detyrueshëm. Vështruar në aspektin

tabelor, dënimet e shqiptuara për këtë vepër penale gjatë këtij duken si vijon:

Viti 2011

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i d

ënim

eve

Dënimet e shqiptuara ndaj personave të

dënuar për këtë vepër penale

Dën

im

me

gjo

Dën

im m

e b

urg

im

5-3

0 d

itë

Vër

ejtj

e e

gjy

katë

s

Dën

im

me

ku

sht

Masa

t e

trajt

imit

të d

etyru

esh

ëm

Kalimi i paautorizuar

i vendkalimeve

kufitare ose i vijës

kufitare

61 34 3 3 20 1

Tabela 7. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2011.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2011 dhe autori.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

50

Në vazhdim, gjatë vitit 2012, nga 94 dënime të shqiptuara në lidhje me këtë vepër

penale, 48 apo 51.06 % nga ta ishin dënim me gjobë, 2 apo 2.12 % përbënin dënim me

burgim 5-30 ditë, 1 apo 1.06 % ishte dënim me burgim 1-2 muaj dhe 43 apo 45.74 %

ishin dënim alternativ, gjegjësisht dënim me kusht. Në këtë drejtim, vështruar në

aspektin tabelor kjo gjendje duket në këtë mënyrë:

Viti 2012

Vep

ra p

enale

Nu

mri

i d

ënim

eve

Dënimet e shqiptuara ndaj personave të

dënuar për këtë vepër penale

Dën

im

me

gjo

Dën

im m

e

bu

rgim

5-3

0 d

itë

Dën

im m

e

bu

rgim

1-2

mu

aj

Dën

im

me

ku

sht

Kalimi i paautorizuar

i vendkalimeve kufitare

ose i vijës kufitare

94 48 2 1 43

Tabela 8. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2012.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2012 dhe autori.

Më tutje, sipas të dhënave ekzistuese, në vitin 2013, nga gjithsej 62 dënime të

shqiptuara ndaj personave të dënuar për veprën penale kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, 25 apo 40.32 % nga ta ishin dënim me

gjobë, 1 apo 1.61 % ishte dënim me burgim 2-6 muaj, 3 apo 4.84 % ishin dënim me

burgim 6-12 muaj, 1 apo 1.61 % ishte dënim me burgim 1-2 vjet, 29 apo 46.77 % të

tjerë, ishin dënim alternativ- dënim me kusht dhe 3 apo 4.84 %, ishin sanksion -

vërejtje e gjykatës. Në aspektin tabelor, na paraqitet kjo gjendje e këtyre dënimeve:

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

51

Viti 2013

Vep

ra p

ena

le

Nu

mri

i d

ënim

eve

Dënimet e shqiptuara ndaj personave të dënuar

për këtë vepër penale

Dën

im

me

gjo

Dën

im m

e b

urg

im

2-6

mu

aj

Dën

im m

e b

urg

im

6-1

2 m

ua

j

Dën

im m

e b

urg

im

1-2

vje

t

Dën

im m

e

ku

sht

Vër

ejtj

e e

gjy

katë

s

Kalimi i

paautorizuar

i vendkalimeve

kufitare ose i vijës

kufitare

62 25 1 3 1 29 3

Tabela 9. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2013.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2013 dhe autori.

Pastaj, në vitin 2014, nga gjithsej 102 dënime të dhëna ndaj kryerësve të këtyre

veprave penale, 61 apo 59.80 % ishin dënim me gjobë, 1 apo 0.98 % nga ta ishte dënim

me burgim 1-2 muaj, 4 apo 3.92 % ishin dënim me burgim 2-6 muaj, 3 apo 3.92 %

ishin dënim me burgim 6-12 muaj, 32 apo 31.37 % të tjerë, ishin dënim alternativ-

dënim me kusht dhe 1 apo 0.98 % nga ta ishte sanksion - vërejtje e gjykatës. Kështu,

shikuar në aspektin tabelor këto dënime duken në këtë mënyrë:

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

52

Viti 2014

Vep

ra p

ena

le

Nu

mri

i d

ënim

eve

Dënimet e shqiptuara ndaj personave të dënuar

për këtë vepër penale

Dën

im

me

gjo

Dën

im m

e b

urg

im

1-2

mu

aj

Dën

im m

e b

urg

im 2

-

6 m

uaj

Dën

im m

e b

urg

im 6

-

12 m

uaj

Dën

im m

e

ku

sht

Vër

ejtj

e e

gjy

katë

s

Kalimi i

paautorizuar

i vendkalimeve

kufitare ose i vijës

kufitare

102 61 1 4 3 32 1

Tabela 10. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2014.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të

vitit 2014 dhe autori.

10. Vendim praktik me të cilin është gjykuar vepra penale kalimi i paautorizuar

i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare

P.nr.____/______

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata Komunale në Prizren, me gjyqtaren T. K., me pjesëmarrjen e A. S. praktikant i

kësaj gjykate, në lëndën penale kundër të pandehurit E. G. nga fsh. N.- K. R. e Sh. për

shkak të veprës penale Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës

kufitare, të parashikuar nga neni 114, par.1 të KPK-së, sipas propozim akuzës së

Prokurorit komunal në Prizren PP.nr._____/_____ të datës__/__/____, pas mbajtjes së

Seancës kryesore publike, në praninë e Prokurorit komunal në Prizren, S. S., të

pandehurit dhe mbrojtësit të tij, av. V. O. nga Prizreni me datë __/__/____ publikisht,

mori dhe shpalli këtë:

A K T G J Y K I M

I pandehuri:

E. G. nga i ati R. dhe e ëma R. e lindur M. i lindur me datë __/__/____ në fsh. N. - K.

R. e Sh. ku edhe tani jeton, ka të kryer shkollën fillore, vozitës, i martuar babai i një

fëmije, shqiptar, shtetas i R. së Sh.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

53

ËSHTË FAJTOR

Se me datën __/__/____ rreth orës __:__ në afërsi të kufirit shtetëror Kosovë -

Shqipëri, në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, haset pa asnjë dokument udhëtimi dhe

ndalet nga patrulla policore me ç’rast vërtetohet se i njëjti ka kaluar pikën kufitare

jashtë vendkalimit të autorizuar.

Prandaj, ka kryer veprën penale - Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare

ose i vijës kufitare që ndëshkohet me nenin 114, par. 1 të KPK.

Gjykata, në kuptim të nenit 3, 5, 6, 34, 42, 43, 64 dhe nenit 114, par.1 të KPK, të

pandehurit ia shqipton këtë:

DËNIM ME KUSHT

Vërtetoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve, dënim i cili nuk do të

ekzekutohet në afatin prej 1 (një viti) nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,

nëse i pandehuri nuk kryen vepër të re penale.

Në kuptim të nenit 102, par. 4 të KPK-së, shpenzimet procedurale janë barrë e mjeteve

buxhetore të kësaj Gjykate, pasi që i pandehuri është i gjendjes së dobët ekonomike.

A r s y e t i m

Prokurori komunal në Prizren, kësaj Gjykate i ka parashtruar propozimin akuzues

PP.nr.__/____ të datës __/__/____ kundër të pandehurit E. G. nga fsh. N. - K. R. e Sh.

për shkak të veprës penale: Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës

kufitare, nga neni 114 par. 1 të KPK.

I pandehuri E. G., gjatë shqyrtimit kryesor, ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën

penale e cila i vihet në barrë, sipas propozim akuzës së Prokurorit komunal.

Gjykata gjendjen e tillë faktike e ka vërtetuar nga pranimi i fajësisë së të pandehurit, i

cili në shqyrtimin kryesor, vullnetarisht ka pranuar fajësinë dhe për këtë shkak, gjykata

fare nuk ka administruar me provat. Sipas detyrës zyrtare, Gjykata, konform nenit 154

të KPPK, nuk gjeti se ekziston ndonjë provë e pa pranueshme, gjithashtu, Gjykata në

tërësi ka vërtetuar se i pandehuri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë

për veprën penale e cila i vihet në barrë. Pranimi i fajit është bërë në mënyrë vullnetare

dhe pa kushtëzim dhe mbështetet në fakte dhe prova materiale të cilat janë paraqitur në

Propozim akuzë, për të cilat i pandehuri ka qenë i njoftuar me të gjitha provat

materiale. Gjykata ka ardhur në përfundim se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit,

është bërë në pajtim me nenin 315 të KPPK dhe faktet që përmban propozim akuza, në

veprimet e të pandehurit formohen të gjitha elementet e veprës penale, Kalimi i pa

autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës kufitare, të parashikuara nga neni 114,

par. 1 të KPK dhe për këtë, Gjykata të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi

dënimin me kusht, paraprakisht duke e vërtetuar përgjegjësinë e tij penale juridike.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

54

Me rastin e marrjes së vendimit të dënimit ndaj të pandehurit, Gjykata vlerësoi të gjitha

rrethanat, në kuptim të dispozitave të nenit 64 të KPK, të cilat ndikojnë në zgjedhjen e

llojit dhe lartësisë së dënimit, duke mos gjetur rrethana rënduese. Rrethanë lehtësuese

është marrë pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit, sjellja korrekte pas kryerjes së

veprës penale, rrethanat familjare të tij - është kryefamiljar, që do të thotë se është

mbajtës i familjes, pendimi i thellë, gjer më tani i njëjti nuk ka qenë i gjykuar, çka

nënkupton se nuk ka ardhur ndesh me rregullat pozitive, andaj gjykata i shqiptoi

dënimin me kusht sepse konsideron se me kërcënim të dënimit do të arrihet qëllimi i

dënimit, prandaj i shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve,

dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 1 (një) viti, nuk kryen vepër të re

penale, duke menduar se dënimi i shqiptuar i përgjigjet shkallës së përgjegjësisë së tij.

Me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit që në të ardhmen të jetë më i kujdesshëm

dhe do të përmbahet nga veprimet e tilla.

Vendimi mbi shpenzimet dhe paushallin gjyqësor, Gjykata e bazoi në kuptim të nenit

102 par. 4 të KPK.

GJYKATA KOMUNALE NË PRIZREN

P.nr.___/_____ të datës __/__/____

Procesmbajtës/e Gjyqtar/ja

A. S. T. K.

UDHËZIME JURIDIKE: Pasi që palët në procedurë, pas shpalljes së aktgjykimit

kanë hequr dorë nga ankesa, e njëjta me datë 23.8.2012 është i plotfuqishëm.

11. Përfundime

1. Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare paraqet një

veprim të kundërligjshëm me të cilën cenohen dhe shkelen kufijtë apo

integriteti i kufijve territorial të një shteti të caktuar.

2. Vlerësojmë se pa marrë parasysh se a do të përcaktohet ky veprim si vepër

penale, si kundërvajtje apo veprim tjetër i kundërligjshëm, me këtë veprim

cenohen parime dhe vlera të rëndësishme të shtetit dhe paraqet veprim mjaft

të rrezikshëm, duke marrë për bazë se me anë të këtij veprimi të

kundërligjshëm, ka mundësi të shkaktohen edhe veprime tjera të rrezikshme

dhe të kundërligjshme.

3. Si çdo formë e veprës penale në përgjithësi, edhe vepra penale kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare i disponon

karakteristikat e saj specifike që i japin karakter dhe natyrë të posaçme, duke

bërë që të dallohet dhe veçohet nga veprat tjera të veprave penale, të

përcaktuara me Kodin Penal.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

55

4. Me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht ligjdhënësi, me të

drejtë e ka inkriminuar kalimin e paautorizuar të vendkalimit kufitar ose vijës

kufitare si vepër penale. Pra ky veprim i kundërligjshëm, me shumë të drejtë,

është cilësuar si vepër penale me këtë Kod Penal. Me KPK-në, në mënyrë

mjaft të qartë dhe të detajuar, është përcaktuar kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, duke përcaktuar aspektet elementare

lidhur me këtë formë të veprës penale.

5. Po ashtu, vlen të theksohet se Kodi ynë penal, me ndryshimet e fundit që janë

bërë e me të drejtë inkriminon dhe dënon edhe tentativën për kryerjen e kësaj

vepre dhe e barazon atë sikurse të jetë kryer kjo vepër penale. Në të njëjtën

mënyrë, kanë vepruar Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, në

krahasim me Kodin penal të Republikës së Shqipërisë i cili nuk e bënë një gjë

të tillë.

6. Me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e me theks

të veçantë me atë të Hungarisë, janë përcaktuar disa veprime dhe forma shtesë

me anë të të cilave mund të realizohet ky veprim i kundërligjshëm.

7. Sa i përket politikës ndëshkimore për këtë vepër penale, konsiderojmë se

KPK-ja që aplikon një politikë mjaftueshëm të ashpër ndëshkimore për

kryerësit e kësaj vepre penale dhe vlerësojmë se me të drejtë është vepruar në

këtë mënyrë, për shkak se me kryerjen e kësaj vepre penale rrezikohet rendi

kushtetues i Republikës së Kosovës dhe siguria e banorëve të saj. Po ashtu,

duhet theksuar se nëpërmjet këtij veprimi të kundërligjshëm ka shumë

mundësi që personi i tillë të kryejë edhe veprime tjera të jashtëligjshme dhe të

rrezikshme, siç janë: vepra penale vjedhje e pyllit, kontrabanda e mallrave,

importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi

ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, etj.

8. Lidhur me format dhe mënyrat e kryerjes së kësaj vepre penale që parashihen

me Kodin penal të Republikës së Kosovës, konsiderojmë se do të duhej që të

parashiheshin edhe disa forma të tjera si: ndihma e kryerësit për kryerjen e

veprës, strehimi, lehtësimi për kryerjen e kësaj vepre penale.

9. Në qoftë se vështrojmë numrin e të dënuarve për veprën penale, Kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare në Republikën e

Kosovës, gjatë periudhës 2010-2014, vlerësojmë se ky numër është relativisht

i madh në raport me numrin e vogël të popullsisë së vendit tonë.

10. Gjatë kësaj periudhe, në Republikën e Kosovës vërehet një lëvizje dhe

tendencë jo e rregullt e të dënuarve lidhur me këtë vepër penale, ku janë

dënuar gjithsej 404 persona, përkatësisht në vitin 2010 janë dënuar 85

persona, në vitin 2011 u dënuan 61 persona, në vitin 2012 janë dënuar 94

persona, në vitin 2013 u dënuan 62 persona dhe në vitin 2014 janë dënuar 102

persona. Nga ky numër i përgjithshëm, në vitin 2011 dhe 2013 numri i të

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

56

dënuarve është më i vogël në krahasim me vitet tjera. Kurse, shqetësuese

është numri i madh i të dënuarve për këtë vepër penale në vitin 2014, i cili

është më i madh në krahasim me vitet tjera.

11. Nëse shikohet numri i personave të dënuar sipas gjinisë, gjatë periudhës

2010-2014 në Republikën e Kosovës, gjinisë mashkullore i takonin 375

persona ose 92.82%, ndërsa 29 të tjerë ishin të gjinisë femërore, ose 7.18%.

12. Sipas nacionalitetit të personave të dënuar, nga numri i përgjithshëm i tyre,

shqiptar ishin gjithsej 263 persona ose 65.09%, të nacionalitetit serb i takonin

41 persona ose 10.15%, të nacionalitetit boshnjak ishin 6 ose 1.48% dhe 94

ishin persona të huaj ose 23.27%. Persona të dënuar nga komuniteti turk dhe

RAE nuk kishte të evidentuar.

13. Sa i përket dënimeve të shqiptuara nga ana e Gjykatave kompetente për

kryerësit e veprës penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i

vijës kufitare, nga 404 sa është numri i përgjithshëm, 364 apo mbi 90 %

përbënin së bashku, dënimin me gjobë dhe dënimin alternativ- dënimin me

kusht. Pastaj, ndaj 32 apo 7.92 %, Gjykatat kompetente kanë shqiptuar dënim

me burgim, në kohëzgjatje të shkurt prej 5 ditë deri në 2 vjet. Në fund, 7 apo

1.73 % janë shqiptuar vërejtje nga ana e gjykatës dhe vetëm 1 apo 0.25 %

është hasur ku gjykata ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm

psikiatrik.

14. Edhe sipas të dhënave statistikore, po ashtu edhe nga dënimet e shqiptuara

nga praktika gjyqësore e Gjykatave kompetente, shihet se lloji më i shpeshtë i

dënimit është ai alternativ, përkatësisht dënimi me kusht dhe dënimi me

gjobë, si dënime adekuate dhe më të përshtatshme ndaj kryerësve të kësaj

vepre penale.

Bibliografia

I. Literatura

1. Elezi, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Albin, Tiranë, 2009.

2. Salihu, Ismet, E drejta penale (pjesa e posaçme), Kolegji Fama, Prishtinë,

2009.

3. Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani, Fejzullah, Komentar i Kodit të

procedurës penale të Kosovës, Prishtinë, 2014.

4. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, 2004 (2013).

5. Ligji Nr.7895, me datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i

ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.10023, të datës 27.11.2008.

6. Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, me datë 1.11.1996, i ndryshuar dhe

plotësuar në vitin 2004, 2006, 2008 dhe 2009.

7. Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005,

88/2005 dhe 107/2005, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

57

8. Kodi Penal i Hungarisë, hyri në fuqi më 01.07.2013, sipas ndryshimeve të

bëra nga Parlamenti i Bashkimit Evropian.

9. Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), Statistikat e Jurisprudencës për persona

madhor të vitit 2010, Prishtinë, K.G.T., 2011.

10. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për

persona madhor të vitit 2011, Prishtinë, K.G.T., 2012.

11. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Statistikat e Jurisprudencës për

persona madhor të vitit 2012. Prishtinë, K.G.T., 2013.

12. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për

persona madhor të vitit 2013, Prishtinë, K.G.T., 2014.

13. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për

persona madhor të vitit 2014, Prishtinë, K.G.T., 2015.

II. Shkurtesat

KPK Kodi Penal i Kosovës

KPRSH Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

KPRM Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë

KPRS Kodi Penal i Republikës së Serbisë

KPRH Kodi Penal i Republikës së Hungarisë

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

RAE Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

58

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

59

Valon Totaj91

, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

Lumni Sallauka92

, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

BASHKËPUNIMI JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE

1. Abstrakt

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”, paraqet një temë me rëndësi

të posaçme për jurisprudencën kosovare, sidomos në kohën kur Republika e

Kosovës ka filluar procesin e përafrimit dhe të aderimit në institucionet dhe

mekanizmat e ndryshme të Bashkimit Evropian (BE), siç është rasti me

Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit, procesin e aderimit në Konventën e

Apostilit, procesin e anëtarësimit apo statusin e vëzhguesit në Konferencën e Hagës

për të Drejtën Ndërkombëtare Private etj, për rastet e bashkëpunimit juridik në

lëmin civile, për kërkesat që burojnë nga Kosova, apo nga shtetet tjera për

Kosovën. Në këtë drejtim, vihet në spikamë edhe roli i gjykatës (gjykatave) dhe

Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (DBJN), në kuadër të

Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, pastaj juridiksioni në bazë të

Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK) dhe kompetenca sipas Ligjit mbi

Arbitrazhin, konventat ndërkombëtare që rregullojnë çështjen e bashkëpunimit

juridik ndërkombëtar në çështjet civile, siç janë: Konventa e Luganos, Konventa e

Hagës, si dhe disa prej traktateve, rregulloreve apo akteve të tjera më të

rëndësishme të BE-së, siç janë Traktati i Amsterdamit, Rregullorja Brukseli I,

Urdhëresa Evropiane për Pagesë, Rregullorja mbi dorëzimin e dokumenteve

nr.1393/2007, Rregullorja për bashkëpunimin ndërmjet gjykatave të shteteve

anëtare për marrjen e provave në çështje civile dhe tregtare, etj., që rregullojnë

aspekte të së drejtës procedurale evropiane, përkatësisht bashkëpunimin juridik

ndërkombëtar çështjet civile.

Fjalët kyçe: Ndihmë juridike, njohja dhe përmbarimi i vendimeve të huaja, aktgjykim,

konventë, rregullore, udhëzim administrativ, Departamenti për Bashkëpunim Juridik

Ndërkombëtar, shteti, Gjykata, etj.

2. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile

Kur flasim për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në lëmin civile, kryesisht

mendohet për çështjet që kanë të bëjnë me njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të

huaja gjyqësore apo vendimeve ekuivalente me këto.

I aplikuar me rigorozitet parimi i sovranitetit shtetëror e përjashton mundësinë që aktet

juridike të një shteti tjetër të prodhojnë efekte juridike në territorin e shtetit tjetër. Edhe

91 Valon Totaj, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren - Divizioni Civil, njëherësh gjyqtar

udhëheqës i këtij Divizioni. 92 Lumni Sallauka, master i shkencave juridike-financiare, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në

Prizren - Divizioni Civil.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

60

pse veçanërisht sot, në Evropë, shtetet kanë tendencë që t’i përafrojnë të drejtat e tyre

pa dashtë që t’i bashkojnë ato në një të drejtë të vetme93

, zhvillimi i marrëdhënieve

ndërkombëtare, nevoja e sigurimit të qarkullimit normal ekonomik dhe juridik

ndërmjet shteteve të ndryshme, kualiteti përafërsisht i njëjtë i organeve të judikaturës,

dita ditës më tepër e afirmojnë respektimin e akteve juridike të dhëna nga shtetet tjera.

Në rend të parë, kjo çështje i përket vendimeve gjyqësore dhe të arbitrazheve, sepse

këto ishin dhe janë organe kryesore që vendosin mbi çështje juridike të natyrës juridiko

private94

. Gjithsesi mbetet konstatimi se rëndësia e një rregulle mund të matet vetëm

duke e krahasuar atë me rregulla të tjera të së drejtës nëpërmjet shkallës së divergimit

dhe të konvergimit që ekziston midis të drejtave95

.

Mbi të gjitha, burimet normative të së drejtës procesuale të Bashkimit Evropian (BE),

janë 3 traktatet themeluese të Komuniteteve Evropiane. Natyrisht traktati i BE-së

(Mastricht 1992), i hapi rrugën shtrirjes dhe zgjerimit të juridiksionit edhe mbi lëndë të

huaja në lidhje me shtyllat komunitare96

.

Deri më tani, në Kosovë, ka pasur shumë pak informacione rreth procedurave

përmbarimore dhe dërgimit të shkresave jashtë kufijve të Kosovës. Që nga themelimi i

Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2005, kjo e fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në

çështjet juridike civile të Kosovës. Kësisoj, që nga viti 2006, kjo Ministri e kishte

krijuar rolin e saj në çështje të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ndërsa

Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, brenda kësaj Ministrie, është

themeluar në vitin 2010.

Sa i përket çështjeve civile, procedura për ndihmën dhe bashkëpunimin juridik

ndërkombëtar, është rregulluar përmes Udhëzimit Administrativ për procedurën e

ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet penale dhe civile, nr. 2009/1-09. Kështu,

me nenin 1 të këtij udhëzimi përcaktohen procedurat për ndihmën juridike

ndërkombëtare në lëndët civile. Përmes këtij udhëzimi, gjithashtu, rregullohen çështjet

në lidhje me ndihmën juridike ndërkombëtare të cilat i adresohen shteteve të tjera nga

Republika e Kosovës si dhe anasjelltas97

.

Gjithsesi ky udhëzim administrativ mbetet vetëm një akt nënligjor përmes të cilit janë

vendosur konturat e procedurave të cilat duhet të zbatohen në rastet e bashkëpunimit

juridik ndërkombëtar, sepse kjo çështje ende nuk është rregulluar me ndonjë akt ligjor.

Si ligje të cilat të cilat ngërthejnë në vete aspekte të bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar, në lëmin civile në Republikën e Kosovës, mund të jenë:

- Ligji për familjen i Kosovës;

93 Michel Fromont, “Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës”, Tiranë, 2005, faqe 7. 94 Faik Brestovci “E drejta procedurale civile ndërkombëtare”, Prishtinë, 2000, faqe 171. 95 Michel Fromont, “Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës”, Tiranë, 2005, faqe 7. 96 Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino “E Drejta Procesuale Civile Evropiane”,

Geer, 2010, faqe 39. 97 Shih Udhëzimin Administrativ, Për procedurën e ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet

penale dhe civile, nr. 2009/1-09, i miratuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

61

- Ligji për të drejtat e autorit;

- Ligji për likudimin dhe riorganizimin e personave juridik;

- Ligji për arbitrazhin;

- Ligji për hipotekat;

- Ligji për shoqëritë tregtare;

- Ligji për ndërmjetësimin;

- Ligji për noterinë;

- Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore;

- Ligji për gjykatat, me ndryshimet e mëvonshme;

- Ligji për lizingun;

- Ligji mbi zgjidhjen e konfliktit të ligjeve me dispozitat e vendeve të tjera në

marrëdhëniet e caktuara (i vitit 1982, kurse është nga ana e Ministrisë së

Drejtësisë, është në përfundim e sipër i riu).

Deri më tani Kosova nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje bilaterale apo multilaterale

me shtetet e Ballkanit apo shtetet e tjera për çështjet e bashkëpunimit juridik në lëmin

civile. Vlen të cekët se rregullorja e BE-së, nr.1346/2000, shfuqizoi të gjitha konventat

në mesë të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) dhe disa

shteteve anëtare të BE-së, të nënshkruara asokohe98

.

Megjithatë, neni 145 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcakton se

“marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet të tjera për bashkëpunim ndërkombëtar që

janë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen

deri atëherë kur ato marrëveshje ose akte të rinegociohen ose kur të bëhet tërheqja nga ato, në pajtueshmëri me kushtet e tyre, ose deri atëherë kur ato të zëvendësohen nga

marrëveshje ose akte të reja ndërkombëtare me të cilat mbulohen fushat e njëjta dhe që

janë miratuar në pajtim me këtë Kushtetutë”99

. Në pajtim me Deklaratën e Pavarësisë

së Kosovës, Kosova ka marrë përsipër obligimet ndërkombëtare të saja duke përfshirë

edhe ato të lidhura në emër të Kosovës nga Administrata e Përkohshme e Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe traktatet dhe obligimet të tjera të ish RSFJ-së,

në të cilat Kosova ishte e obliguar si pjesë përbërëse e saj, duke përfshirë këtu edhe

Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe Konsullore. Në këtë mënyrë,

del se marrëveshjet përkatëse bilaterale të ish RSFJ-së, ende nuk janë tërhequr apo

shfuqizuar nga marrëveshjet e reja bilaterale, ngase siç edhe u cek më lartë, Kosova

ende nuk e ka nënshkruar asnjë të tillë. Edhe Konventa e Vjenës për Sukcesionin e

Shteteve në kuptim të traktateve (e vitit 1978) parasheh se “një traktat bilateral i cili në

kohën e sukcesionit të shteteve ishte në fuqi apo aplikohej në bazë të përkohshme në

territorin e shteteve në fjalë, konsiderohet se vlen përkohësisht në mes të shtetit të posa

pavarësuar dhe shteteve të tjera në fjalë kur:

- Ato shtete pajtohen shprehimisht për këtë gjë, apo

98 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunimin juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 18. 99 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 145.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

62

- Kur nëpërmjet sjellës së tyre konsiderohet se janë pajtuar për një gjë të

tillë”100

.

Edhe pse Kosova nuk e ka ratifikuar këtë konventë, dispozitat e këtij instrumenti

ndërkombëtar mund të përdoren për të qartësuar faktin nëse marrëveshjet bilaterale të

caktuara të nënshkruara asokohe nga ish RSFJ-a, janë ende në fuqi apo jo. Kësisoj, del

se një mori marrëveshjesh të nënshkruara nga ish RSFJ dhe Austria, Bullgaria,

Republika e Çekisë, Franca, Qipro, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Britania e

Madhe dhe Turqia, në fakt janë ende në fuqi101

.

Në vitin 2011, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka aplikuar për

anëtarësim apo për statusin e vëzhguesit në Konferencën e Hagës për të Drejtën

Ndërkombëtare Private, në mënyrë që të merr pjesë në seminare, punë apo konferenca

të kësaj organizate, por deri më tani ende nuk ka marr kurrfarë përgjigje.

2.1. Procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile për lutjet

që burojnë nga Kosova

Udhëzimi Administrativ për procedurën e ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet

penale dhe civile, nr. 2009/1-09, i miratuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së

Kosovës, parasheh procedurën prej 5 fazave për trajtimin e lutjeve që burojnë nga

Kosova drejtuar shteteve të tjera. Këto faza janë:

- Pranimi lutjes nga gjykata;

- Shqyrtimi i lutjes;

- Përcjellja e lutjes nëpërmjet kanaleve diplomatike;

- Përgjigja nga shteti i huaj;

- Përcjellja e përgjegjës tek gjykata përkatëse.

Shembull praktik i rastit kur ndihma juridike i drejtohet një organi të huaj

REPUBLIKA E KOSOVËS

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

C.nr.1683/92

DATË: 3.12.2013

MINISTRISË SË DREJTËSISË

P R I SH T I N Ë

KËRKESË

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është në zhvillim e sipër procesi kontestimor

C.nr.1683/92, në mes të paditëses Lumnije Kurtaj etj., që të gjithë nga fshati Zhur

komuna e Prizrenit, të cilët i përfaqëson i autorizuari i tyre av. Kujtim Berisha nga

100 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 19. 101 Po aty, faqe 20 e tutje.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

63

Prizreni, kundër te paditurës Kompania e Sigurimit “Llovqen” D.D. Podgoricë - Filiali

në Beranë - Republika e Malit të Zi, për shkak të kompensimit të dëmit.

Seanca e radhës për këtë lëndë, është caktuar me datën 17.6.2014, në orën 10:00, zyra

nr. 221, në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në lidhje me këtë çështje, luteni që: Ftesën për seancë, së bashku me Procesverbalin e

datës 3.12.2013, të cilat janë të përkthyera në gjuhën malazeze, brenda afatit kohor t’ia

dorëzoni organeve kompetente, në mënyrë që ato t’i dorëzohen të paditurës në adresën

e lartcekur, duke na kthyer pastaj neve fletëkthesën për pranimin e ftesës dhe të

procesverbalit nga ana e të paditurës.

Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj.

Gjyqtari,

Arben Arbeni

Shtojcë: Procesverbali dhe Ftesa

2.2 Procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile,

për lutjet që burojnë nga shtetet e huaja, drejtuar Kosovës

Edhe në këto raste, sipas Udhëzimit Administrativ të lartpërmendur të Ministrisë së

Drejtësisë, procedura kalon nëpër 5 faza, përkatësisht:

- Pranimi i lutjes nga shteti i huaj;

- Shqyrtimi lutjes nga Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në

kuadër të Ministrisë së Drejtësisë;

- Vendimi i Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për ta dërguar

lutjen në gjykatën përkatëse;

- Përgjigja nga gjykata apo autoriteti përkatës;

- Përcjellja e përgjigjes së gjykatës apo autoritetit përkatës nga Divizioni tek

autoriteti kërkues i shtetit përkatës.

Shtrohet pyetja: Çka ndodh në rastet kur kërkesa vjen nga shteti përkatës i cili nuk e ka

njohur Republikën e Kosovës apo kur kërkesa e një gjykate vendore përmes Divizionit

duhet t’i drejtohet një shteti të caktuar i cili nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Për

të tilla raste mund të ekzistojnë tri mundësi:

- Mundësia e parë është refuzimi i lutjes nga shteti i huaj që nuk e ka njohur

Republikën e Kosovës;

- Mundësia e dytë është përcjellja e lutjes në bazë të reciprocitetit dhe

mirësjelljes;

- Mundësia e tretë është shfrytëzimi i komunikimit përmes Zyrës së

Përfaqësuesit Special të BE-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

64

Disa shembuj praktik, të veprimeve procedurale, në rastet e ndihmës juridike

ndërkombëtare për rastet të cilat i drejtohen organeve vendore

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

NJN.nr.2/2016

PROCESVERBAL

I përpiluar më datë 20.5.2016, në Gjykatën Themelore në Prizren, e në bazë të lutjes së

Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, me nr.04-2-1392-G/16 të datës

3.5.2016, në lidhje me dorëzimin e Ftesës për pjesëmarrjen në seancën e shqyrtimit

kryesor për datën 15.6.2016, në ora 10:00, përfaqësuesit të autorizuar të Kompanisë së

Sigurimeve “Kosova”- dega në Prizren, e në lidhje me lëndën kontestimore të Gjykatës

Themelore në Beranë - Republika e Malit të Zi, sipas numrit të tyre të punës,

C.nr.250/2014.

Nga gjykata janë prezent:

Gjyqtari i procedurës jashtëkontestimore

Hasan Hasani

Procesmbajtësja

Besa Gashi

Seancë e filluar në ora 10:00

Konstatohet se në bazë të Ftesës, para gjykatës paraqitet Lirie Krasniqi, juriste e

diplomuar nga Prizreni, si e autorizuar e Kompanisë së Sigurimeve “Kosova” - dega në

Prizren, identitetin e të cilës gjykata e ka vërtetuar përmes letërnjoftimit të lëshuar nga

MPB e R.K., me numër personal 1001215669, e cila në këtë rast gjykatës ia ka

dorëzuar një ekzemplar të autorizimit.

Pasi që e njëjta, është njoftuar me përmbajtjen e lutjes së Ministrisë së Drejtësisë së

Republikës së Kosovës, me nr.04-2-1392-G/16, të datës 3.5.2016, të njëjtës i dorëzohet

Ftesa për seancën e shqyrtimit kryesor, të caktuar pranë Gjykatës Themelore në

Beranë- Republika e Malit të Zi, për datën 15.6.2016 në ora 10:00, të cilin fakt e njëjta

e konfirmoj përmes nënshkrimit të saj.

----------------

Seanca ka përfunduar në ora 10:15

Procesmbajtësja, Gjyqtari,

Besa Gashi Hasan Hasani

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

65

REPUBLIKA E KOSOVËS

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

NJN.nr.2/16

Datë: 21.05.2016

MINISTRISË SË DREJTËSISË

Departamentit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

Z. Halim Halimi - Drejtor i departamentit

PRISHTINË

Lidhja juaj: MD/DBGJ/2715/dk/16

DBJN/2016-178

Në këtë gjykatë, me datë 3.5.2016, nga ana Juaj ka arritur akt-lutja, me qëllim të

dorëzimit të dokumentacionit- Ftesës nga ana e Gjykatës Themelore në Beranë -

Republika e Malit të Zi, të autorizuarit të të paditurës, Kompania e Sigurimeve

“Kosova” - dega në Prizren.

Kjo gjykatë, me datën 20.5.2016, ka bërë dorëzimin e dokumentacionit - Ftesës, të

autorizuarit të të paditurës, Kompania e Sigurimeve “Kosova” - dega në Prizren,

përkatësisht personit të quajtur Lirie Krasniqi, juriste e diplomuar nga Prizreni, e cila

ftesën në fjalë e ka pranuar personalisht dhe pa kurrfarë vërejtje.

Konsiderojmë se në këtë mënyrë është përmbushur në tërësi akt-lutja juaj.

Bashkangjitur këtij akti ua dërgojmë edhe procesverbalin mbi pranimin e dorëzimit të

dokumentacionit - ftesës, në kompetencën tuaj të mëtutjeshme.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Gjyqtari

__________

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

66

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

NJN.nr.3/2016

PROCESVERBAL

I përpiluar më datë 10.5.2016, në Gjykatën Themelore në Prizren, në bazë të lutjes së

Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, me nr.04-2-1392-G/16, të datës

3.5.2016, në lidhje me dorëzimin e ftesës për pjesëmarrjen në seancën kryesore për

datë 15.6.2016, në ora 10:00, përfaqësuesit të autorizuar të Kompanisë së Sigurimeve

“Kosova” - dega në Prizren, e në lidhje me lëndën kontestimore të Gjykatës Themelore

në Beranë - Republika e Malit të Zi, sipas numrit të tyre të punës, C.nr.250/2014.

Nga gjykata janë prezent:

Gjyqtari i procedurës jashtëkontestimore

Hysen Hyseni

Procesmbajtësja

Besa Gashi

Seanca e filluar në ora 10:00

Konstatohet se asnjë person nuk prezanton palën e ftuar, Kompania e Sigurimeve

“Kosova”, dega në Prizren, për të cilën Gjykata nuk ka prova se e njëjta është ftuar në

mënyrë të rregullt, pasi që gjykatës i është kthyer fletë dërgesa me konstatimin se e

njëjta është e panjohur në adresën e dhënë.

Seanca ka përfunduar në ora 10,10

Procesmbajtësja Gjyqtari

Besa Gashi Hysen Hyseni

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

67

REPUBLIKA E KOSOVËS

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

NJN.nr.3/16

Datë: 11.5.2016

MINISTRISË SË DREJTËSISË

Departamentit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

Z. Halim Halimi - Drejtor departamenti

PRISHTINË

Lidhja juaj: MD/DBGJ/2715/dk/16

DBJN/2016-178

Në këtë gjykatë, me datë 20.4.2016, nga ana Juaj ka arritur akt-lutja, me qëllim të

dorëzimit të dokumentacionit - ftesës nga ana e Gjykatës Themelore në Beranë -

Republika e Malit të Zi, të autorizuarit të të paditurës, Kompania e Sigurimeve

“Kosova” - dega në Prizren.

Me keqardhje ju njoftojmë se kjo Gjykatë, me datën 10.5.2016, e ka caktuar seancën

gjyqësore për këtë qëllim, por në bazë të konstatimit të cekur në fletë dërgesën e

dërguar të paditurës, e sipas adresës së përcjellë nga ana e juaj, ka rezultuar se kjo

adresë është e pasaktë.

Bashkangjitur këtij akti, ua dërgojmë edhe procesverbalin me konstatimin e cekur si

më lartë, në kompetencën tuaj të mëtutjeshme.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Gjyqtari

____________

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

68

Shembull praktik i njohjes së vendimit të huaj

CN.13/14

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN, gjyqtari_________, me sekretaren juridike

_________, duke vendosur lidhur me propozimin e propozuesës Antoneta Balaj, mbiemrin

e vajzërisë Krasniqi nga Prizreni, të cilën e përfaqëson e autorizuara Mediha Krasniqi, në

lidhje me pranimin e vendimit të huaj gjyqësor, me datë 15.1.2016 mori këtë:

A K T V E N D I M

PRANOHET VENDIMI i Gjykatës së Qarkut Willisau të Kantonit të Luzern të

Zvicrës, me nr. 2D4 12 39 FAM 54 të dt. 28.11.2014, me të cilin është zgjidhur

martesa në mes të Antoneta Balaj-Krasniqi dhe Elvis Balaj.

A r s y e t i m

Propozuesja Antoneta Balaj-Krasniqi, ka parashtruar propozimin për pranimin e vendimit

të Gjykatës së Qarkut Wallisau të Kantonit të Lucernit të Zvicrës, me nr 2D4 12 39 FAM

54 të dt. 28.11.2012, me të cilën është zgjidhur martesa në mes të Antoneta Balaj-Krasniqi

dhe Elvis Balaj, e lidhur me 17.7.2006, pranë zyrës së gjendjes civile në Gjakovë.

Me shikimin e vendimit të Gjykatës së Qarkut Wallisau të Kantonit të Lucernit të

Zvicrës, me nr.2D4 12 39 FAM 54 të datës 28.11.2014, është vërtetuar se palët e kanë

zgjidhur martesën. Vendimi në fjalë është i plotfuqishëm nga data 15.1.2015.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut Wallisau të Kantonit të Lucern të Zvicrës, me nr.2D4 12

39 FAM, i datës 28.11.2014, është dokument zyrtar i shtetit të huaj. Gjykata Themelore

në Prizren, në bazë të nenit 101, al.1, lidhur me nenin 86, 87 dhe 92 al, 2 të Ligjit mbi

Zgjidhjen e Konflikteve të Ligjeve me dispozitat e vendeve të tjera në raportet e

caktuara (Gazeta Zyrtare nr.43/82), i cili aplikohet në bazë të Rregullores së UNMIK-

ut 1999/24, si dhe nr.2000/59, mbi ndryshimin e Rregullores nr.1999/24, të PSSP-së të

OKB-së, si dhe Ligjit mbi Gjykatat, vërteton se janë plotësuar kushtet për njohjen e

vendimit në fjalë.

Nga arsyet e lartcekura u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi.

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN

CN.nr.13/14, me datë 15.01.2014

Sekretarja juridike Gjyqtari

______________ _____________

UDHËZIM JURIDIK: Kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të paraqes

ankesë pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë, në afatin prej 15 ditëve pas ditës së

pranimit, e nëpërmjet të kësaj gjykate.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

69

2.3. Juridiksioni në bazë të Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK)

Në bazë të Udhëzimit Administrativ, parashihet se Divizioni për Bashkëpunim Juridik

Ndërkombëtar duhet t’i përcjell të gjitha lutjet për dërgim nëpër gjykata, përveç nëse

përcaktohet ndryshe me ligjin në fuqi. Me nenit 105 të LPK-së, parashihet një

përjashtim nga rregulli i përgjithshëm se gjykatat duhet të kryejnë dërgimin. Kështu me

këtë nen parashihet se “kur dorëzimi i shkresave duhet të bëhet ndaj personave ose

institucioneve në botën e jashtme apo të huajve që gëzojnë të drejtën e imunitetit, dërgimi i tyre do të bëhet në rrugë diplomatike, në qoftë se në kontratën

ndërkombëtare, apo në këtë ligj nuk është përcaktuar mënyrë tjetër e komunikimit102

”.

Përndryshe, me kreun II, përkatësisht nenet 37-66 të LPK-së, përcaktohen rregullat në

bazë të të cilave gjykatat e Kosovës e kanë juridiksionin mbi llojet specifike të padive.

2.4. Kompetenca sipas Ligjit për Arbitrazhin

Sipas Ligjit për Arbitrazhin të vitit 2007, vendimi i arbitrazhit mund të jetë titull për

përmbarim. Kështu, sipas nenit 39 të këtij ligji, Gjykatat Ekonomike, përkatësisht tani

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike, ka

kompetencë për ta njohur një kërkesë për njohje dhe ekzekutim të një vendimi të

arbitrazhit që është marrë jashtë Kosove, me kusht që kjo kërkesë t’i plotësojë disa

kritere. Këto kritere janë:

- Kërkesës duhet bashkangjitur origjinalin e vendimit ose kopja e vërtetuar e

vendimit;

- Kërkesës duhet bashkangjitur origjinalin e marrëveshjes së arbitrazhit ose një

kopje të vërtetuar të saj.

- Origjinalit gjithashtu duhet bashkangjitur një përkthim të certifikuar të

marrëveshjes së arbitrazhit dhe të vendimit të arbitrazhit në njërën prej

gjuhëve zyrtare të Kosovës, nëse marrëveshja ose vendimi nuk është përpiluar

në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës103

.

Me këtë ligj parashihen edhe kushtet të cilat ia mundësojnë palës kundër të cilës bëhet

kërkesa, që ta kundërshtoj këtë kërkesë për ekzekutimin e vendimit apo marrëveshjes

së arbitrazhit të huaj. Në këtë mënyrë, edhe me nenin 61 të LPP-së, parashihet se

organi përmbarues mund ta shtyjë ekzekutimin, në rast se është dorëzuar kërkesa për ta

hedhur poshtë vendimin e arbitrazhit.

Sa i përket ekzekutimit të vendimeve të huaja të arbitrazhit, vlen të përmendet

Konventa e Nju Jorkut - Konventa e Kombeve të Bashkuara për Njohjen dhe

Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit, e vitit 1958. Sipas Ligjit për

Arbitrazh të Kosovës, nuk është përshkruar në mënyrë të saktë procedura për njohjen e

vendimit apo marrëveshjes së arbitrazhit të huaj. Kështu neni 39 i këtij ligji nuk

qartëson nëse Gjykata Ekonomike (tani Departamenti për Çështje Ekonomike), ka

kompetencë apo jo për t’i shqyrtuar arsyet e ligjshmërisë së rastit apo nëse kompetenca

për shqyrtim kufizohet në arsyet që janë përmendur vetëm në nenin 39 të këtij ligji.

102 Shih nenin 105 të LPK-së. 103 Shih nenin 39 të Ligjit për Arbitrazhin.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

70

Arsyet që janë përmendur nën nenin 39 të ligjit të arbitrazhit, janë të ngjashme me ato

të Konventës së Nju Jorkut. Kështu, si arsye për refuzim në këtë Konventë përmenden:

- Palët e arbitrazhit nuk kanë pasur kapacitet ligjor;

- Sipas dispozitave që janë treguar nga palët në marrëveshjen e arbitrazhit dhe

në rast të mos ekzekutimit të një marrëveshje të tillë, sipas ligjit të shtetit në

të cilët merret vendimi i arbitrazhit, marrëveshja e arbitrazhit anulohet dhe

shpallet e pavlefshme;

- Pala ndaj të cilës kërkohet marrja e vendimit, nuk është informuar për

caktimin e arbitrazhit apo seancat e arbitrazhit, ose përndryshe nuk ka qenë në

gjendje që të merr pjesë në këto seanca;

- Vendimi i arbitrazhit e shqyrton një mosmarrëveshje që nuk është paraparë

me marrëveshje të arbitrazhit apo ka të bëj me një çështje që është jashtë

suazave të marrëveshjes së arbitrazhit;

- Përbërja e organit të arbitrazhit apo procedura e arbitrazhit nuk ka qenë me

përputhje me marrëveshjen e arbitrazhit ose në rast të mungesës së një

marrëveshje të tillë me ligjet e shtetit në të cilat ka ndodhur arbitrazhi;

- Vendimi i arbitrazhit nuk ka hyrë në fuqi midis palëve, ose është zhvleftësuar

apo pezulluar nga një organ kompetent i shtetit në të cilin është marrë një

vendim i tillë104

.

3. Konventa e Luganos

Si akt apo instrument ndërkombëtar i cili në vete përmban rregulla në lidhje me njohjen

dhe përmbarimin e vendimeve të huaja, është edhe Konventa e Luganos, e nënshkruar

nga palët kontraktuese në Lugano të Zvicrës më 30.10.2007. Në fakt, qëllimi kryesor i

kësaj konvente është thjeshtimi i procedurave për njohjen dhe ekzekutimin e

vendimeve të huaja. Kjo konventë zbatohet për çështjet civile dhe tregtare, çfarëdo që

të jetë lloji i gjykatës apo tribunalit. Megjithatë, Konventa e Luganos nuk zbatohet për

rastet si në vijim:

- Statusin apo kapacitetin ligjor të personave fizikë, të drejtat në pronë që

burojnë nga ndonjë marrëdhënie martesore, testament dhe trashëgimi;

- Procedurën e falimentimit dhe procedurat që lidhen me likuidimin e

kompanive të falimentuara apo të personave të tjerë juridik;

- Sigurimin social;

- Arbitrazhin105

.

Përndryshe, rregullat e kompetencës të cilat parashihen me Konventën e Luganos, janë

të ngjashme me rregullat e kompetencave që parashihen me Rregulloren Brukseli I.

Konventa e Luganos bazohet në parimin se shpallja e përmbarueshmërisë duhet të jetë

në një fare mase automatike dhe t’i nënshtrohet vetëm një verifikimi formal, pa ndonjë

shqyrtim të arsyeve për refuzimin e njohjes që janë paraparë me Konventë, për fazën

fillestare. Në fakt, shqyrtimi i shkaqeve për refuzimin e njohjes dhe përmbarimit të

104 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 37-38. 105 Po aty, faqe 40.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

71

vendimit të huaj, shtyhet për fazën e dytë në të cilën pala kundër të cilës do të zbatohet

përmbarimi, duhet t’i tregoj arsyet e kundërshtimit eventual. Përndryshe, me nenin 32

të Konventës, theksohet se për qëllime të kësaj Konvente, të gjitha vendimet të cilat

merren nga ndonjë gjykatë e kanë efektin e “aktgjykimit” dhe se ky term përfshin edhe

urdhrat për shpenzimet që mund të bëhen nga ndonjë zyrtar i gjykatës, siç është rasti në

disa shtete evropiane. Edhe aktvendimet për caktimin e masave të përkohshme dhe

mbrojtëse, hyn në kuadër të përkufizimit të “aktgjykimeve”, me kusht që ato të jenë

caktuar në njërin nga shtetet palë nënshkruese të Konventës dhe që palëve t’u jetë

ofruar mundësia për t’u dëgjuar në shtetin e origjinës, me rastin e caktimit të masës së

përkohshme. E njëjta gjë vlen edhe për aktgjykimet me të cilat është vendosur in

meritum. Përveç kësaj, me Konventë, parashihet se një aktgjykim i lëshuar në shtetin e

origjinës, nuk do të njihet e as përmbarohet, nëse për atë çështje tashmë është nxjerrë

një aktgjykim tjetër në shtetin kërkues dhe me të cilin është vendosur ndryshe. Në bazë

të nenit 36 të Konventës, përjashtohet mundësia e shqyrtimit të përmbajtjes së

aktgjykimit.

Definicioni i gjykatave dhe se çka nënkuptohet me to, sipas kësaj Konvente, është

mjaft i gjerë, por që kryesisht aludohet në organet e shtetit palë të Konventës, të cilat

kanë kompetencë për të vendosur çështjet të cilat ndërlidhen me këtë Konventë.

4. Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private (KHDNP)

Konventat e Hagës të cilat më së shumti ratifikohen dhe zbatohen në çështjet e ndihmës

juridike ndërkombëtare në lëmin civile janë:

- Konventa e Hagës për Procedurën Civile, e miratuar më 1.3.1954, e cila

përfshinë në vete aspekte të dërgimit të dokumenteve dhe marrjen e dëshmive

jashtë vendit;

- Konventa e Hagës për dërgimin jashtë vendit të dokumenteve gjyqësore dhe

jashtëgjyqësore në çështjet civile dhe tregtare, e miratuar më 15 Nëntor 1965,

e cila rregullon mënyrën e dërgimit të dokumenteve gjyqësore dhe

jashtëgjyqësore që duhet të përcjellën nga një shtet në një shtet tjetër.

- Konventa për marrjen e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare,

e miratuar më 18 mars 1970, e cila përcakton mënyrën e bashkëpunimit për

marrjen e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare, përfshi këtu

edhe marrjen e dëshmive me anë të letër-kërkesave ose përmes agjentëve dhe

komisionarëve diplomatikë apo konsullorë;

- Konventa për heqjen e kërkesës së legjislacionit për dokumentet e huaja

publike (Konventa e Apostilit), e datës 5.10.1961, e cila përcakton në vete një

metodë më të thjeshtuar për vërtetimin e autenticitetit të dokumenteve publike

për përdorim jashtë vendit, me ç’rast nga vendi prej nga e ka prejardhjen

dokumenti lëshohet vetëm një vërtetim i vetëm;

- Konventa për njohjen dhe përmbarimin e aktgjykimeve të huaja në çështjet

civile dhe tregtare, bashkë me protokollin plotësues të saj, të datës 1.2.1971,

të cilat parashohin detaje rreth kushteve për njohjen dhe përmbarimin e

aktgjykimeve të huaja;

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

72

- Konventa për marrëveshjen për zgjedhjen e gjykatës, e datës 30.6.2005, e cila

ende nuk është në fuqi, e cila ka të bëjë me marrëveshjet për zgjedhjen e

gjykatës, me të cilën parashihet që gjykata e zgjedhur të vendos për çështjen

përkatëse, duke i përjashtuar gjykatat e tjera, ku në këtë rast vendimi i

gjykatës së zgjedhur duhet të njihet dhe përmbarohet106

.

Në fakt, Konferenca e Hagës dhe Konventat e dala nga kjo Konferencë, kanë ndikuar

që bashkëpunimi në mes shteteve të jetë më i lehtë dhe më teknik, ndërsa parimet të

cilat i përmbajnë në vete konventat e Hagës, kanë filluar të trajtohen si e drejtë

zakonore ndërkombëtare.

4.1. Konventa e Hagës për dërgimin jashtë vendit të dokumenteve gjyqësore

dhe jashtëgjyqësore në çështjet civile dhe tregtare, e miratuar më 15 Nëntor 1965

Kjo Konventë i shqyrton kanalet e dërgimit që duhet të përdoren në rast se një shkresë

gjyqësore apo jashtëgjyqësore duhet të dërgohet nga një shtet palë e konventës, në një

shtet tjetër palë nënshkruese e Konventës. Me një fjalë, kjo Konventë, më shumë

përqendrohet në metodat e dërgimit se sa në metodën e dorëzimit. KHDNP ka bërë të

ditur se 66% e shkresave në vitin 2006, është ekzekutuar brenda 2 muajve.

Kjo konventë zbatohet për të gjitha rastet, si në çështjet civile, ashtu edhe në ato

tregtare, kur dihet adresa e personit të cilit duhet t’i dërgohet shkresa jashtë vendit,

ndërsa e njëjta nuk zbatohet kur nuk dihet adresa e atij personi.

Sipas kësaj Konvente, parashihet që të krijohet një kanal kryesor i komunikimit,

përkatësisht një organ apo zyrtar kompetent gjyqësor i cili sipas ligjit të shtetit kërkues,

ia dërgon shkresën që duhet të dorëzohet Autoritetit Qendror të shtetit. Kësaj kërkese i

bashkëngjitet një model i posaçëm i formularit, i paraparë me Konventë përkatësisht

me aneks Konventë107

.

Konventa në fjalë, parasheh edhe kanale alternative të komunikimit, siç janë: kanalet

diplomatike apo konsullore, kanalet postare, komunikimi direkt në mes të zyrtarëve

gjyqësorë, etj.

Në parim, komunikimi në mes shteteve për qëllime të Konventës, është pa pagesë, në

përjashtim të rasteve kur aplikuesi duhet të bëjë pagesën për shpenzimet e shkaktuara si

rezultat i angazhimit të zyrtarit gjyqësor ose të ndonjë personi tjetër kompetent, ose

përdorimit të ndonjë metode tjetër të veçantë të komunikimit.

106 Po aty, faqe 50 e tutje. 107 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 53, cituar sipas “The Practical Handbook on the Operations of

the Hague Service Convention, HCCH, 2006.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

73

4.2. Konventa për marrjen e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare,

e miratuar më 18 Mars 1970

Kjo Konventë, përcakton metodat e bashkëpunimit për marrjen e dëshmive jashtë

shtetit në çështjet civile dhe tregtare. Kjo Konventë, zbatohet vetëm ndërmjet shteteve

palë nënshkruese të Konventës dhe siguron marrjen e dëshmive qoftë me anë të letër-

kërkesave, apo nga zyrtarët diplomatik dhe konsullor.

Sipas Konventës, secili shtet kontraktues cakton një autoritet qendror i cili merr

përsipër të pranojë letër-lutjet që vijnë nga një autoritet gjyqësor i një shteti tjetër

kontraktues i kësaj Konvente dhe që t’i përcjell ato tek autoriteti kompetent për t’i

përmbaruar ato. Kësisoj, autoriteti gjyqësor i shtetit kërkues përcjellë letër-kërkesën për

marrjen e dëshmive të cilat synohen të përdoren në procedurat gjyqësore në shtetin

kërkues, autoritetit qendror të shtetit të përmbarimit (pa u përcjellë fare përmes ndonjë

autoriteti tjetër të atij shteti). Gjuha është ose gjuha e shtetit kërkues ose anglisht ose

frëngjisht108

.

Një person që duhet të merret në pyetje, mund të refuzojë të japë dëshminë për sa kohë

që ai ka privilegjin ose detyrën për të refuzuar dhënien e dëshmisë në rastet:

- Sipas ligjit të shtetit përmbarues; ose

- Sipas ligjit të shtetit të origjinës dhe kur privilegji ose detyrimi janë

përcaktuar në letërkërkesë109

.

Sa i përket shpenzimeve, kjo Konventë thekson se në parim përmbarimi i letërlutjes për

qëllime të kësaj Konvente, nuk i nënshtrohet rimbursimit të taksave apo të

shpenzimeve, përveç tarifave të parapara për nevoja të angazhimit të ekspertëve apo

përkthyesve110

.

4.3. Konventa për heqjen e kërkesës së legjislacionit për dokumentet e huaja

publike (Konventa e Apostilit), e datës 5.10.1961

Konventa Apostile i mundëson shteteve anëtare të saj, zëvendësimin e një procesi të

gjatë dhe të kushtueshëm të legalizimit, me lëshimin e thjeshtë të një Apostili

(certifikata e Apostilit, apo vetëm certifikata). Në praktikë kjo Konventë është treguar

shumë efikase dhe e dobishme. Në fakt për shkak të efikasitetit të saj, këtë Konvente

deri më tani e kanë ratifikuar mbi 100 shtete kontraktuese, kurse me miliona njerëz

brenda vitit e përdorin dhe “përfitojnë” nga kjo Konventë.

Konventa zbatohet vetëm për dokumente publike në rastet:

- Për dokumentet që burojnë nga autoriteti gjyqësor, apo ndonjë tribunal tjetër

ekuivalent i shtetit kontraktues, përfshirë këtu edhe kërkesat të cilat mund t’i

bëjë ndonjë prokuror publik, apo nëpunës administrativ i ndonjë gjykate;

108 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 59. 109 Shih nenin 11 të Konventës për marrjen e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare. 110 Shih nenin 14 të Konventës për marrjen e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

74

- Dokumentet administrative;

- Aktet noteriale;

- Certifikatat zyrtare të cilat janë të vendosura në dokumentet e nënshkruara

nga personat privat, të vërtetuara tek noteri kompetent111

.

Kjo Konventë nuk zbatohet:

- Për dokumentet e ekzekutuara nga agjentët diplomatikë apo konsullorë;

- Për dokumentet administrative që lidhen drejtpërdrejtë me veprime tregtare

apo doganore112

.

Si dokumente më të shpeshta për të cilat janë lëshuar Apostilet janë: certifikatat e

lindjes, martesës, vdekjes, patenta shoferi, vendimet gjyqësore, aktet noteriale,

diplomat akademike etj.

Apostili asnjëherë nuk lidhet me përmbajtjen e dokumentit, por vetëm me vërtetimin e

autenticitetit të nënshkrimit të personit nënshkrues si dhe identitetin e vulës të cilën e

mban ai dokument. Përndryshe apostili mund të lëshohet vetëm nga një organ shtetëror

apo autoritet tjetër kompetent, nga i cili edhe buron dokumenti përkatës publik113

.

4.4. Konventa për njohjen dhe përmbarimin e aktgjykimeve të huaja në çështjet

civile dhe tregtare, bashkë me protokollin plotësues të saj, të datës 1.2.1971

Kjo Konventë, zbatohet për vendimet e dhëna në çështjet civile ose tregtare nga

gjykatat e shteteve nënshkruese të Konventës. Konventa thekson se një vendim i dhënë

nga njëri prej shteteve kontraktuese, do të ketë të drejtë për njohje dhe përmbarim në

një shtet tjetër nënshkrues të Konventës, nëse:

- Vendimi është dhënë nga një gjykatë që konsiderohet të ketë jurisdikcion

brenda kuptimit të kësaj Konvente, dhe

- Nuk i nënshtrohet më formave të zakonshme të rishikimit në shtetin e

origjinës;

- Vendimi është i përmbarueshëm si në shtetin ku dërgohet, e ashtu edhe në atë

të origjinës114

.

Procedura për njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja udhëhiqet nga ligji i

shtetit pranues për aq sa kjo Konventë nuk parashikon ndryshe. Në përgjithësi njohja

dhe përmbarimi nuk mund të refuzohet për arsye se gjykata e shtetit të origjinës ka

aplikuar një ligj tjetër nga ai që do ta aplikonte shteti pranues sipas rregullave të së

drejtës ndërkombëtare private. Sipas Konventës, përjashtohet çdo mundësi e rishikimit

të meritave të vendimit të dhënë nga gjykata e origjinës.

111 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 61. 112 Po aty, faqe 61. 113 Po aty, faqe 61. 114 Po aty, faqe 58.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

75

4.5. Konventa për marrëveshjen për zgjedhjen e gjykatës, e datës 30.6.2005

Siç edhe u cek më lartë, kjo Konventë ende nuk është në fuqi. Janë bërë disa përpjekje

në të kaluarën që e njëjta të ratifikohet dhe fuqizohet, por Konventën e kishin

nënshkruar shumë pak shtete, për çka edhe deri më tani nuk ka hyrë në fuqi zbatimi i

saj. Konventa synon të ofrojë qartësi dhe sigurojë efikasitetin e marrëveshjeve

ekskluzive në mes palëve për zgjedhjen e gjykatës për zgjidhjen e kontesteve tregtare,

si dhe rregullon njohjen dhe përmbarimin e aktgjykimeve të bëra si rezultat i

procedurës gjyqësore bazuar në këto marrëveshje115

.

5. Bashkimi Evropian - rregullativa ligjore në fushën e procedurës

civile evropiane

Marrëdhënia ndërmjet të drejtës komunitare dhe asaj kombëtare, për sa i përket fushave

që janë objekt të rregullativës ligjore evropiane, karakterizohet nga dy kritere dhe atë

kriterit të supremacisë të të parës ndaj të dytës, pra të supremacisë së të drejtës

komunitare ndaj asaj kombëtare, si dhe kriterit të zbatimit të menjëhershëm të së

drejtës komunitare nga ana e gjykatave vendore. Nga kjo rregull nuk bën përjashtim as

e drejta procedurale edhe pse për shumë vite e kjo e drejtë është konsideruar si e drejtë

respektive e secilit shtet anëtar duke u përjashtuar kështu nga zona e zbatimit të

traktateve komunitare116

.

Fillimet e një të drejtë procesuale komunitare mund të gjenden qysh në nenin 293 të

Traktatit të Romës, i cili asokohe promovonte njohjen dhe qarkullimin e vendimeve

gjyqësore ndërmjet shteteve të vendeve anëtare, si element i rëndësishëm i përkrahjes

së të ashtuquajturave katër lirive themelore (liria e qarkullimit të personave, të mirave

materiale, të kapitaleve dhe të shërbimeve). Me avancimin e mëtutjeshëm të proceseve

integruese dhe me përafrimin e të drejtës së shteteve anëtare me të drejtën komunitare,

janë direktivat e shumta të Komunitetit ato të cilat zënë vend edhe për çështjet

procedurale. Kësisoj, mund të përmendet direktiva e datës 29.6.2000 mbi luftën kundër

vonesave të pagesave në transaksionet tregtare, e cila ndër të tjera, i kishte detyruar

ligjvënësit e shtetit italian në anulimin e nenit 663, paragrafi i fundit të Kodit të

Procedurës Civile, i cili Kod, ndalonte mundësinë e përdorimit të dekretit urdhërues-

detyrues kundër debitorëve rezident jashtë shtetit anëtar117

.

115 Deri më tani, këtë konventë e kanë nënshkruar SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në vitin 2009.

Argjentina, Australia dhe Kanadaja, janë në duke punuar aktivisht për nënshkrimin e kësaj Konvente.

Cituar sipas Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 62. 116 Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino “E Drejta Procesuale Civile Evropiane”,

Geer, 2010, faqe 73. 117 Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino, “E Drejta Procesuale Civile

Evropiane”, Geer, 2010, faqe 73.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

76

5.1. Traktati i Amsterdamit

Traktati i Amsterdamit, ndër të tjera, ka krijuar kompetenca për hartimin dhe miratimin

e legjislacionit mbi bashkëpunimin gjyqësor. Në mënyrë eksplicite, Traktati përmend

disa masa të tilla, siç janë: përmirësimi dhe thjeshtimi i sistemit për dorëzimin

ndërkufitar të dokumenteve gjyqësore dhe jashtë gjyqësore, njohjen dhe përmbarimin e

vendimeve në çështjet civile dhe tregtare, duke përfshirë vendimet për çështjet

gjyqësore si dhe eliminimin e pengesave për funksionimin e mirë të procedurës civile,

nëse është e nevojshme edhe duke e nxitur pajtueshmërinë e rregullave mbi procedurën

civile në shtetet anëtare të BE-së118

. Kësisoj, ky bashkëpunim ka rezultuar me tri efekte

të mëdha:

- Legjislacioni i ri mund të hyjë në fuqi më shpejt pasi që nuk ka nevojë për të

kaluar nëpër procedurat e miratimit të parlamenteve kombëtare;

- Ka ardhur më shumë në shprehje parimi i mbizotërimit të legjislacionit të BE-

së (i ashtuquajturi acqui cumunitare) mbi të drejtën kombëtare;

- Legjislacioni i BE-së, për bashkëpunim ndërkombëtar është pjesë e acqui cumunitare, e që do të thotë se të gjitha shtetet e ardhshme anëtare të BE-së,

detyrohen të veprojnë sipas këtij legjislacioni nga momenti i aderimit119

.

Sipas Traktatit të Amsterdamit, efektet në kuptim të bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar në lëmin civile, kanë të bëjnë me:

- Përmirësimin dhe thjeshtimin:

1. Të sistemit për dorëzimin ndërkufitar të dokumenteve gjyqësore dhe

jashtë-gjyqësore;

2. Bashkëpunimin në marrjen e dëshmive;

3. Njohjen dhe zbatimin e vendimeve në çështjet civile dhe tregtare, duke

përfshirë vendimet në rastet jashtëgjyqësore;

- Nxitjen e pajtueshmërisë së rregullave në fuqi në shtetet anëtare në lidhje me

konfliktin e ligjeve dhe juridiksionit;

- Eliminimin e pengesave për funksionimin e mirë të procedurës civile, nëse

është e nevojshme duke nxitur pajtueshmërinë e rregullave mbi procedurën

civile në fuqi në shtetet anëtare120

.

5.2 Rregullorja Bruksel I

Në vitin 1968, shtetet e atëhershme anëtare të BE-së, duke vepruar sipas nenit 220 të

Traktatit, përfunduan Konventën e Brukselit mbi Juridiksionin dhe Zbatimin e

vendimeve në çështjet Civile dhe Tregtare, të njohur më vonë si Bruksel I. Përndryshe

kjo rregullore, është njëra prej rregulloreve e cila më së shumti gjen zbatim nga shtetet

komunitare121

.

118 Shih nenin 65 të Traktatit. 119 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 66 e tutje. 120 Po aty, faqe 68. 121 Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino, “E Drejta Procesuale Civile

Evropiane”, Geer, 2010, faqe 87.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

77

Kjo Konventë, në vitin 2001, u pasua me Rregulloren e Këshillit nr.44/2001, të datës

22.12.2000, mbi Juridiksionin, Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve në Çështjet Civile

dhe Tregtare dhe së fundi edhe me Rregulloren nr.1215/2012, mbi Juridiksionin dhe

Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve në Çështjet civile dhe Tregtare. Përndryshe kjo e

fundit ka hyrë në fuqi me 1.1.2015.

Përmes kësaj Rregulloreje si dhe atyre pasuese të cekura më lartë, është krijuar baza

ligjore e BE-së, që mundëson “lëvizjen” e lirë të aktgjykimeve, përkatësisht është bërë

e mundshme që aktgjykimet e dhëna në një shtet anëtar të BE-së, të njihen dhe

përmbarohen në një shtet tjetër anëtar të BE-së, edhe nëse debitori i aktgjykimit është

banues në një shtet të tretë. Pra qëllimi i kësaj rregulloreje është qarkullimi i lirë i

vendimeve në çështjet civile dhe tregtare.

Rregullorja në fjalë ka të bëjë me të gjitha çështjet kryesore civile dhe tregtare,

pavarësisht natyrës së gjykatës e cila ka vendosur apo tribunalit përkatës. Por

rregullorja nuk zbatohet për detyrimet që kanë të bëjnë me mbajtjen-alimentacionin.

Për këto detyrime është nxjerr rregullorja e veçantë nr.4/2009 e vitit 2008. Rregullorja

në fjalë po ashtu nuk zbatohet as për:

- Çështjet statusore të personave fizikë, të drejtat në pronën që lindin nga

marrëdhëniet martesore, testamentet dhe trashëgiminë;

- Falimentimin, procedurat që lidhen me likuidimin e kompanive të

falimentuara apo të personave të tjerë juridik, marrëveshjet gjyqësore

kompozimet si dhe procedurat analoge;

- Sigurimet sociale;

- Arbitrazhin122

.

5.3. Urdhri evropian për përmbarim (EEO)

Në fakt, përdorimi i kësaj rregulloreje nuk është i detyrueshëm dhe palët në lidhje me

përmbarimin e dokumenteve të huaja përmbarimore, mund të bazohen në Rregulloren

Brukseli I dhe procedurat e parapara me këtë rregullore. Bazuar në këtë rregullore edhe

është prezantuar një sistem i certifikimit të vendimeve për pretendimet pasurore në

çështjet civile dhe tregtare. Kështu me kërkesë të kreditorit, në çdo kohë mund të

kërkohet nga gjykata e origjinës që ta vërtetojë një vendim si Urdhër Evropian për

Përmbarim (EEO), ku pas certifikimit, i njëjti mund të zbatohet në të gjitha shtetet

anëtare të BE-së, pa pasur nevojën për ndonjë dokument tjetër përmbarues. Përmes

kësaj rregulloreje bëhet përmbarimi i kërkesave të pakontestueshme dhe sipas

rregullores, një kërkesë konsiderohet e pakontestueshme nëse:

- debitori ka rënë dakord shprehimisht me pranim ose me anë të një

marrëveshje e cila është miratuar nga një gjykatë apo përmbyllur para një

gjykate në procedurën rrjedhëse;

122 Shih nenin 1 i Rregullores 44/2001 dhe nenin 1 të Rregullores 1215/2012, cituar sipas Erik Larson,

Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile”,

faqe 72, si dhe Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino, “E Drejta Procesuale Civile

Evropiane”, Geer, 2010, faqe 89.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

78

- debitori nuk e ka kundërshtuar, në përputhje me kërkesat përkatëse

procedurale sipas ligjit të shtetit anëtar të origjinës, në procedurën rrjedhëse;

- debitori nuk është paraqitur ose përfaqësuar në një seancë gjyqësore në lidhje

me këtë pretendim pasi ka kundërshtuar fillimisht kërkesën në procedurën

rrjedhëse gjyqësore, me kusht që një sjellje e tillë paraqet një pranim të

heshtur të kërkesës ose të fakteve të pretenduara nga kreditori sipas ligjit të

shtetit ose të origjinës, ose

- debitori ka rënë dakord shprehimisht për këtë në një instrument autentik123

.

5.4. Urdhëresa Evropiane për Pagesë (EPO)

EPO paraqet një mekanizëm të ri në përmbarimin e vendimeve gjyqësore apo të

autoriteteve ekuivalente124

. Deri në themelimin e saj nuk ka ekzistuar një procedurë

unike civile evropiane për këto çështje. Kësisoj del se Rregullorja Brukseli 1 dhe

Urdhri Evropian për përmbarim (EEO) janë instrumente të zbatimit, kurse EPO është

një rregullore për procedurën dhe si e tillë është e zbatueshme në tërë Evropën.

Si synim i kësaj rregulloreje paraqitet të jetë:

- thjeshtësimi, përshpejtimi dhe zvogëlimi i kostove të kontestit, në rastet

ndërkufitare lidhur me kërkesat e pakontestueshme monetare;

- mundësimi i qarkullimit të lirë të urdhëresave evropiane mbi pagesat në të

gjithat shtetet anëtare duke përcaktuar standarde minimale, respektimi i të

cilave i bënë të panevojshme procedurat për ndërmjetësim në shtetin anëtar

para njohjes dhe zbatimit të këtij vendimi.

- Sipas nenit 2 të rregullores, kjo e fundit vlen për lëndët civile dhe penale në

rastet ndërkufitare, cila do qoftë natyra e gjykatës apo tribunalit. Kurse

rregullorja nuk vlen për:

- çështjet e të hyrave, doganave apo çështjeve administrative të shtetit të cilat

kanë të bëjnë me ushtrimin e kompetencave të detyrave shtetërore,

- të drejtat në pronë që rrjedhin nga marrëdhëniet martesore, testamentet, apo

trashëgimitë,

- falimentimin, procedurat lidhur me mbylljen e kompanive jo solvente, apo

personat të tjerë juridik, marrëveshjet gjyqësore, ujditë dhe procedurat e

ngjashme,

- sigurimin social,

- kërkesat që rrjedhin nga detyrimet jo kontraktuese, përveç nëse ato janë

objekt i marrëveshjes në mes palëve ose është bërë njohja e borxhit në mes

tyre, ose në rastet kur kemi të bëjmë me borxhe të likuiduara që rrjedhin nga

pronësia e përbashkët125

.

123 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 83. 124 Shih nenin 43 të Rregullores 1215/2012. 125 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 87.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

79

5.5. Procedura për kërkesat e vogla (ESCP)

Përderisa rregullorja e mësipërme (EEO), është hartuar për kërkesat e

pakontestueshme, kjo rregullore është hartuar pikërisht për rastet e kundërta,

përkatësisht për kërkesat e kontestueshme126

. Sipas rregullores së cekur më lartë

(EPO), nuk ka kufi në shumën e të hollave, ekzekutimi i të cilave kërkohet, ndërsa me

këtë rregullore (EEO) kërkesa kufizohet vetëm në vlerë prej 2000 euro, ose më pak.

Procedura i referohet njësoj edhe kërkesave monetare dhe mallrave apo shërbimeve të

cilat vlerësohen në më pak se 2000 euro. Kjo rregullore i referohet vetëm rasteve

ndërkufitare në çështjet civile dhe tregtare. Mirëpo, kërkesat e ndryshme përjashtohen

duke u bazuar në nenin 2, të rregullores, për rastet si në vijim:

- Statusi apo zotësia e veprimit të personave fizik,

- Të drejtat në pronë që rrjedhin nga një marrëdhënie martesore, obligimet për

mirëmbajtje, testamentet dhe trashëgimia,

- Falimentimi, procedurat lidhur me mbylljen e kompanive jo solvente apo

personat e tjerë juridik,

- Sigurimin social, arbitrazhin,

- Ligji i punës,

- Qiramarrjet në patundshmëri, me përjashtim të veprimeve mbi kërkesat

monetare,

- Shkeljet e të drejtave në privatësi dhe të drejtave në lidhje me personalitetin,

përfshirë shpifjen127

.

Edhe kjo rregullore përdor formular standard. Përderisa procedura mbi urdhrin

evropian për pagesë ofron një instrument për procedurën standarde, procedura për

kërkesat të vogla evropiane përqendrohet në rastet individuale, kur kreditori do të duhej

të ishte në gjendje të përcaktojë shumën e kërkesës dhe (për dallim nga procedura tek

urdhri evropian për pagesë EPO) të shpjegojë rrethanat dhe të ofrojë dëshmi. Kësisoj,

rregullorja për kërkesat e vogla, mundëson dhe lejon përdorimin e dokumenteve

mbështetëse.

5.6. Rregullorja mbi dorëzimin e dokumenteve nr.1393/2007

Kjo rregullore ofron një sistem ku dokumentet të cilat dërgohen në çështjet civile dhe

tregtare përcillen në formular standard, të plotësuar në gjuhët zyrtare të vendit ku duhet

të bëhet dorëzimi, apo në ndonjë gjuhë tjetër me kusht që shtetet anëtare në fjalë ta

pranojnë këtë. Synimi është që dokumentet të dorëzohen në afat prej një muaji nga

autoriteti pranues128

.

Sipas kësaj rregulloreje çdo shtet anëtar cakton zyrtarët publik, autoritetet apo personat

e tjerë, që janë kompetent për bartjen e dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore që

duhet të dorëzohen në një shtet tjetër anëtar. Këta janë të ashtuquajturit “autoritete

126 Shih Rregulloren 861/2007, e datës 11.07.2007. 127 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 91. 128 Po aty, faqe 94, si dhe Rregullorja nr.1393/2007 mbi dorëzimin e dokumenteve.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

80

përcjellëse”. Gjithashtu, secili shtet anëtar cakton zyrtar publik, autoritete apo persona

të tjerë, si “autoritete pranuese”, të cilat janë kompetente për të pranuar dokumente

gjyqësore apo jashtëgjyqësore nga një shtet tjetër anëtar. Kjo dallohet prej shtetit në

shtet. P.sh. në Holandë, Belgjikë dhe Francë, autoritetet përmbarimore, veprojnë edhe

si autoritete përcjellëse dhe të pranimit, kurse në Gjermani, detyra e tillë u takon

gjykatave lokale. Është interesant se dokumentet dhe të gjitha letrat të cilat përcillen,

përjashtohen nga legalizimi apo ndonjë formalitet i barasvlershëm129

.

5.7. Rregullorja për bashkëpunimin ndërmjet gjykatave të shteteve anëtare

për marrjen e provave në çështje civile dhe tregtare

Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të lehtësoj marrjen e provave, të cilat duhet të

përdoren në procedurat gjyqësore, të cilat kanë filluar apo synojnë të fillojnë, në një

shtet tjetër anëtar të BE-së, përmes një sistemi të bartjes dhe përmbarimit direkt dhe të

shpejt të kërkesave. Kjo vlen vetëm për shtete anëtare të BE-së, për çështjet civile dhe

tregtare dhe atë në rastet si në vijim:

- Kur një shtet anëtar, i kërkon një shteti tjetër anëtar që të siguroj prova;

- Kur një shtet kërkon marrjen e provave drejtpërsëdrejti në një shtet tjetër

anëtar130

;

Rregullorja, mundëson një sistem të dërgimit të drejtpërdrejtë ndërmjet gjykatave131

.

Në çdo shtet anëtar, emërohet një autoritet qendror i cili është përgjegjës për:

- Ofrimin e informatave të gjykatave;

- Kërkimin e zgjidhjeve për vështirësitë rreth dërgimit;

- Në rastet e veçanta, cedimin e kërkesës në gjykatën kompetente.

Çdo shtet anëtar, gjithashtu, emëron një organ qendror ose një apo më shumë autoritete

të ndryshme kompetente që të jetë përgjegjëse për marrjen e vendimeve rreth kërkesave

për të marrë prova në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kërkesa duhet të ekzekutohet në afat

prej 90 ditëve pas ditës së pranimit132

.

Përmbarimi i kërkesave objekt i kësaj rregullore mund të refuzohet vetëm nëse:

- Kërkesa nuk është në fushëveprimin e rregullores (p.sh. nëse ka të bëjë me

procedurë penale dhe jo civile apo tregtare);

- Përmbarimi i kërkesës nuk bie në kuadër të funksioneve të gjyqësorit;

- Kërkesa nuk është e kompletuar;

129 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 94 e tuje, si dhe Rregulloren nr.1393/2007 mbi dorëzimin e

dokumenteve. 130 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 98, si dhe nenin 1 të Rregullores mbi bashkëpunimin e

gjykatave të shteteve anëtare për marrjen e provave në çështjet civile dhe tregtare. 131 Shih nenin 2 të Rregullores mbi bashkëpunimin e gjykatave të shteteve anëtare për marrjen e

provave në çështjet civile dhe tregtare. 132 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 99, si dhe nenin 10 të Rregullores mbi bashkëpunimin e

gjykatave të shteteve anëtare për marrjen e provave në çështjet civile dhe tregtare.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

81

- Personi nga i cili kërkohet dëgjimi kërkon të drejtën të refuzojë, apo ndalesë

të dhënies së provave;

- Nuk është dhënë depoziti apo avansi lidhur me kostot e konsultimit të

ekspertit.

Kur kërkesa refuzohet, gjykata e kërkuar duhet që brenda afatit prej 60 ditëve nga dita

e pranimit të kërkesës, ta njoftoj gjykatën kërkuese133

.

6. Konventa e Minskut

Sa i përket shteteve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BShP), duhet pasur në dijeni

se këto shtete, marrin pjesë në Konventën e Minskut për Ndihmë Juridike dhe

Marrëdhëniet Juridike në çështjet Civile, Familjare dhe Penale134

. Konventa e

Minskut135

rregullon kompetencat, dërgimin e dokumenteve gjyqësore dhe jashtë

gjyqësore, njohjen dhe përmbarimin e aktgjykimeve civile, si dhe bashkëpunimin në

mes të autoriteteve në fushën e të drejtës civile, familjare dhe penale.

Sipas kësaj Konvente, njohja e dokumenteve të lëshuara dhe të vërtetuara në formën e

paraparë, si dhe të nënshkruara zyrtarisht nga ana e autoriteteve kompetente ose e

personit kompetent në territorin e njërit shtet kontraktues, nuk kërkon ndonjë formë

tjetër të verifikimit në territoret e shteteve të tjera kontraktuese të kësaj konvente136

. Po

ashtu, sipas kësaj Konvente, shtetasit e cilit do shtet anëtar të kësaj Konvente, janë të

liruar nga çdo pagesë apo çfarëdo kompensimi tjetër për tarifa dhe shpenzime

gjyqësore apo/dhe të noterisë137

.

Konventa parasheh se kërkesa duhet të parashtrohet sipas ligjit të shtetit të adresuar, me

kusht që dokumentet të jenë të shkruara në gjuhën zyrtare të shtetit të cilit i adresohet

kërkesa, ose në gjuhën ruse ose të përkthyera në këtë gjuhë 138

. Përndryshe vlen të

ceket se dokumentet mund të dërgohen me dërgesë të thjeshtë tek i adresuari, me kusht

që i adresuari vullnetarisht t’i pranoj dokumentet.

Kërkesa për përmbarimin e aktgjykimit duhet të paraqitet pranë gjykatës kompetente të

shtetit kontraktues ku ky aktgjykim duhet të përmbarohet ose aty ku gjykata e shkallës

së parë ka marrë aktgjykimin139

. Për shembull vendimi i marrë nga një gjykatë e

133 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 100. 134 BShP, Bashkësia e Shteteve të Pavarura. Traktati i shteteve të pavarura është nënshkruar nga

Bjellorusia, Federata Ruse dhe Ukraina në Minsk me 8 dhjetor 1991, ndërsa më pas këtë traktat e

kanë nënshkruar edhe 9 shtete (Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizia, Moldavia,

Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani). 135 Konventa për ndihmën juridike dhe marrëdhëniet juridike për çështjet civile, familjare dhe penale,

në Minsk, 1993, e ndryshuar me 28.03.1997, e njohur si Konventa e Minskut. 136 Shih nenin 13 të Konventës së Minskut. 137 Shih nenin 2 të Konventës së Minskut. 138 Shih nenin 10 të Konventës së Minskut. 139 Shin nenin 53 të Konventës së Minskut.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

82

Ukrainës, duhet t’i përcillet Ministrisë së Drejtësisë së Ukrainës, për tek autoriteti

kompetent i shtetit tjetër kontraktues. Megjithatë, kërkesës duhet bashkangjitur:

- Aktgjykimin, ose kopjen e vërtetuar të tij si dhe një dokument zyrtar i cili

dëshmon se aktgjykimi e ka efektin e gjësë së gjykuar (res judicata) dhe se i

njëjti është i përmbarueshëm;

- Dokumentin që vërteton se pala që nuk ka marrë pjesë në procedurë dhe

kundër të cilës është marrë ai aktgjykim, ka qenë e ftuar me rregull dhe në

kohë, apo se në aspektin procedural e njëjta ka qenë e përfaqësuar në mënyrë

të rregullt;

- Dokumentin që vërteton përmbarimin e pjesshëm të aktgjykimit në kohën kur

është dërguar dhe

- Dokumentin që provon marrëveshjen e palëve në çështjet që bien nën

kompetencën kontraktuese140

.

7. Traktati i Kievit

Para Konventës së Minskut, me 20 mars 1992 u miratua Traktati që ka të bëjë me

modalitetet për zgjidhjen e kontesteve mbi ushtrimin e veprimtarisë tregtare. Edhe pse

Traktati është i hapur për shtetet BShP-së, Gjeorgjia nuk është anëtare e këtij traktati.

Traktati i referohet zgjidhjes së kontesteve, njohjes dhe përmbarimit të aktgjykimeve

në mes entiteteve juridike, si dhe individëve që veprojnë si ndërmarrës vetëm për

marrëdhëniet e tyre me autoritetet shtetërore ose autoritetet tjera. Sa i përket njohjes

dhe përmbarimit të vendimeve, shtetet anëtare të BShP-së, në mënyrë reciproke i

njohin dhe i përmbarojnë aktgjykimet gjykatave kompetente me efekt res judicata.

Kështu aktgjykimet e marra nga gjykatat kompetente njërit shtet anëtar të BShP-së, do

të përmbarohen në territoret e shteteve të tjera anëtare të BShP-së 141

.

8. Traktati i Moskës

Traktati i Moskës142

është miratuar me 6 mars 1998 në Moskë dhe ka hyrë në fuqi me 9

janar 2001. Traktati është nënshkruar nga Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani,

Kirgizia, Moldavia, Federata Ruse dhe Taxhikistani. Deri më tani traktatin e kanë

ratifikuar Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Neni 2 i këtij traktati,

përcakton kompetencën e gjykatës kompetente, e cila bëhet në përputhje me nenin 4 të

Traktatit të Kievit. Ky traktat rregullon përmbarimin e ndërsjellë të aktgjykimeve të

plotfuqishme të gjykatave komerciale të shteteve kontraktuese në çështjet tregtare.

Sipas Traktatit të Moskës, aktgjykimet e gjykatave kompetente të njërit prej shteteve

kontraktuese që kanë efektin res judicata, duhet të përmbarohen në mënyrë të pa

kontestuar në territorin e shtetit tjetër kontraktues. Në këtë rast, përmbarimi bëhet sipas

ligjeve të shtetit të vendbanimit ose të selisë së debitorit me kërkesën e kreditorit

drejtuar tek gjykata kompetente e shtetit kontraktues në fjalë.

140 Shih Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar në çështje civile”, faqe 104. 141 Shih nenin 7 të Traktatit të Kievit. 142 Ndryshe njihet si Traktati për Përmbarimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve të Gjykatave të

Arbitrazhit, Komerciale dhe Ekonomike në territorin e shteteve anëtare të BShP-së.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

83

9. Përfundimi

1. Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Ndihmës Juridike Ndërkombëtare

në Çështjet Penale dhe Civile nr.2009/1-09, i miratuar nga Ministria e

Drejtësisë së Republikës së Kosovës, ofron zgjidhje tejet sipërfaqësore për

çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin civile.

2. Deri më tani, në Kosovë ka munguar baza ligjore, përkatësisht ende nuk është

nxjerr ligj i veçantë i cili do të rregullonte fushën e bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar në çështjet civile, apo të drejtën ndërkombëtare private.

3. Në mungesë të një mbulese të re ligjore, në Republikën e Kosovës ende gjen

zbatim Ligji për Zgjidhjen e Konflikteve të Ligjeve, i ish RSFJ-së, i vitit

1982, me ndryshime, i cili në shumë aspekte të tij është inkompatibil dhe i

tejkaluar në raport me realitetet e reja të krijuara në ndërkohë në territorin e

ish RSFJ-së.

4. Për dallim prej çështjeve penale, deri më tani, Kosova nuk ka nënshkruar

asnjë marrëveshje bilaterale apo multilaterale me shtetet e regjionit apo

shtetet e tjera për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin

civile.

5. Ekzistojnë interpretime të ndryshme se a vazhdojnë të vlejnë ende

marrëveshjet e nënshkruara në mes të ish RSFJ dhe disa shteteve anëtare të

BE-së, pasi që me rregulloren e BE-së nr.1346/2000, thuhet se të gjitha këto

marrëveshje shfuqizohen, në ndërkohë që me nenin 145 të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, parashihet se marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet

tjera për bashkëpunim ndërkombëtar që janë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të

kësaj Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen deri atëherë kur ato

marrëveshje ose akte të ri negociohen ose kur të bëhet tërheqja nga ato, në

pajtueshmëri me kushtet e tyre, ose deri atëherë kur ato të zëvendësohen nga

marrëveshje ose akte të reja ndërkombëtare me të cilat mbulohen fushat e

njëjta dhe që janë miratuar në pajtim me këtë Kushtetutë.

6. Nuk vërehet ndonjë përkushtim substancial i autoriteteve shtetërore të

Republikës së Kosovës, për aderimin e kësaj të fundit në konventat,

marrëveshjet bilaterale apo multilaterale me shtetet e regjionit apo shtetet e

tjera, për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin civile.

7. Deri më tani nga ana e institucioneve kompetente, janë mbajtur shumë pak

trajnime dhe kurse të specializuara për çështjet e bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar në lëmin civile, si dhe për institutet e të drejtës ndërkombëtare

private.

8. Ka shumë pak literaturë profesionale, qoftë të autorëve vendorë, apo dhe të

përkthyer në gjuhën shqipe, në lidhje me çështjet e bashkëpunimit juridik

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

84

ndërkombëtar në çështjet civile apo edhe për të drejtën ndërkombëtare private

në përgjithësi.

10. Rekomandime

Duke qenë se Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Ndihmës Juridike

Ndërkombëtare në Çështjet Penale dhe Civile nr.2009/1-09, i miratuar nga Ministria e

Drejtësisë së Republikës së Kosovës, ofron vetëm një konturë të gjerë të procedurave

që duhet të zbatohen në rastet e ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet civile,

paraqitet nevoja që ky udhëzim në mënyrë imediate të plotësohet dhe ndryshohet.

Organet kompetente shtetërore, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për

miratimin e një ligji të veçantë i cili do ta rregullonte fushën e të bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar në çështjet civile, siç edhe është rregulluar kjo fushë për lëmin penale.

Nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Kosovës, të bëhet përpjekje maksimale

për aderimin e saj në konventat dhe aktet apo instrumentet e tjera të së drejtës

ndërkombëtare private të cilat e rregullojnë materien e bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar në çështjet civile. Për shkak se Republika e Kosovës ende nuk është

shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, e as i Bashkimit Evropian, jemi koshient për

pengesat juridike dhe ligjore në këtë drejtim, megjithatë të bëhet përpjekje që

Republika e Kosovës të paktën të ketë statusin e vendit vëzhgues apo status të

përkohshëm, i cili më pastaj me ndryshimin e rrethanave do të derivonte edhe në

statusin e vendit anëtar me të drejta dhe detyrime të plota në këto mekanizma dhe akte

të së drejtës ndërkombëtare private.

Të nxirret ndonjë ligj i veçantë apo të jepet ndonjë interpretim i qartë i Ministrisë së

Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, apo ndonjë organi tjetër kompetent, në

lidhje me faktin se a vazhdojnë që të jenë në fuqi për Republikën e Kosovës,

marrëveshjet e nënshkruara nga ish RSFJ, me disa nga tani shtetet anëtare të Bashkimit

Evropian, siç janë Austria, Bullgaria, Republika e Çekisë, Franca, Qipro, Hungaria,

Polonia, Rumania, Turqia, etj. Ky interpretim të jepet në pajtim me nenin 145 të

Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Konventën e Vjenës mbi Sukcesionin e

shteteve, në kuptim të Traktateve (të vitit 1978).

Nga ana e organeve kompetente, të organizohen më shumë kurse trajnimi dhe

diskutime profesionale, në lidhje me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në lëmin

civile.

Në mungesë të literaturës së mjaftueshme nga autor vendorë, dhe krahas kësaj

literature, të bëhet përpjekje që të përkthehet literaturë e huaj në lidhje me fushën e të

drejtës ndërkombëtare private në përgjithësi, si dhe të bashkëpunimit juridik

ndërkombëtar, në çështjet civile në veçanti.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

85

11. Burimet e shfrytëzuara dhe të konsultuara

1. Paolo Biavati, Michele Angelo Lupoi, Redi Nazim Shtino, “E Drejta

Procesuale Civile Evropiane”, Geer, 2010.

2. Erik Larson, Heikki Wendorf, Jos Uitdehag, “Udhëzues për Bashkëpunimin

Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile”, USAID, Prishtinë, 2015.

3. Muharrem Shala & Albert Zogaj & Valon Totaj & Zenel Leku, “Doracaku i

Gjyqtarëve për Procedurën Kontestimore”, IGJK-USAID-EROLL, Prishtinë,

2015.

4. Lumni Sallauka & Valon Totaj, “Moduli i të Drejtës Familjare”, IGJK,

Prishtinë, 2014.

5. Michel Fromont, “Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës”, Tiranë, 2005.

6. Faik Brestovci, “E Drejta Procesuale Civile Ndërkombëtare”, Prishtinë 2000.

7. Zwegert&H.Kotz, “Njohuri për të drejtën e krahasuar”, Tiranë, 1994.

8. Dr. Obren Stankovic i drugi, “Leksikon Gradjanskog Prava”, Beograd, 1996.

9. Iset Morina, Selim Nikçi, “Komentar i Ligjit të Procedurës Kontestimore”,

2012.

10. OSCE - ODHIR, Misioni në Kosovë, “Përmbledhje ligjore e të drejtave

ndërkombëtare për gjykim të drejtë”, Prishtinë 2013.

11. Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

12. Ligji mbi Gjykatat i Kosovës, 03/L-199.

13. Ligji për Procedurën Kontestimore, Nr. 03/L-006.

14. Ligji i Procedurës Kontestimore, Gazeta Zyrtare e RSFJ nr. 4, e vitit 1976.

15. Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

16. Konventa e Luganos, për juridiksionin, njohjen dhe përmbarimin e

aktgjykimeve në çështjet civile dhe komerciale, e nënshkruar në Lugano me

30 Tetor 2007.

17. Konventa e Hagës (apostile), për heqjen e kërkesës për legalizimin e

dokumenteve zyrtare të huaja, 5 Tetor 1961.

18. Rregullorja Brukseli I, Nr.44/2001, për juridiksionin, njohjen dhe

përmbarimin e aktgjykimeve në çështjet civile dhe komerciale, datë 22

dhjetor 2000.

19. Rregullorja Brukseli I e re, Nr.1215/2012, Për juridiksionin, njohjen dhe

përmbarimin e aktgjykimeve në çështjet civile dhe komerciale, datë 12

Dhjetor 2012.

20. Udhëzimi Administrativ për procedurën e ndihmës juridike ndërkombëtare në

çështjet penale dhe civile, nr. 2009/1-09, i miratuar nga Ministria e Drejtësisë

së Republikës së Kosovës.

21. Ligji mbi zgjidhjen e konfliktit të ligjeve me dispozita të vendeve të tjera, i

vitit 1982, me ndryshime.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

86

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

87

Vilard Bytyqi* & Florentina Shala - Braha*

MASAT LIGJORE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NË SFERËN

PUBLIKE: RASI I KOSOVËS143

Abstrakt

Ky punim, do të trajtojë masat ligjore për parandalimin e korrupsionit në sferën

publike. Në kohën e tanishme, veprat penale të korrupsionit janë shndërruar në një

dukuri jashtëzakonisht të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke

dëmtuar institucionet dhe vlerën e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe duke

rrezikuar zhvillimin thelbësor dhe shtetin ligjor.

Duke ditur se këto vepra penale bartin një rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kryhen

me një profesionalizëm të lartë nga persona që bartin pushtet shtetëror, fokusi më i

madh duhet përqendruar në parandalimin e tij. Natyrisht sanksionet penale kundër

veprave penale të korrupsionit kanë efektin e tyre pozitiv, ndëshkues e parandalues, por

këto masa janë mjeti i fundit që shteti duhet përdorur.

Shteti i Kosovës, në përpjekjen për parandalimin e korrupsionit, në aspektin legal ka

vendosur një legjislacion të avancuar dhe në përputhje me aktet ndërkombëtare dhe të

krahasueshëm me vendet e zhvilluara.

Fjalët kyçe: Korrupsion, parandalim, luftim, kriminalitetit, legjislacion

1. Shqyrtime të përgjithshme

Veprat penale të korrupsionit, janë ndër krimet që sjellin pasoja shumë të mëdha për

një shoqëri. Me anë të këtyre veprimeve të kundërligjshme, në palcë të çdo shoqërie

preken të mirat juridike të saj, duke krijuar një gjendje të pasigurisë së përgjithshme

sociale dhe disfunksionalizim strukturor të aparatit shtetëror. Veprimet korruptive,

përveç pasojave të rënda që shfaqin, ato sjellin në dyshim besimin e publikut në

institucionet e shtetit, duke prodhuar pasoja të pariparueshme për sundimin e ligjit,

demokracinë apo edhe ekonominë e tregut.

Pra, shqetësim i madh është serioziteti i problemeve dhe rreziqeve që dalin nga

korrupsioni për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke dëmtuar institucionet dhe

vlerën e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe duke rrezikuar zhvillimin

thelbësor dhe shtetin ligjor. Lidhjet ndërmjet korrupsionit dhe formave të tjera të

* Vilard Bytyqi është duke përfunduar studimet e doktoratës dhe është ligjërues i rregullt në

Fakultetin për Siguri Publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

* Florentina Shala-Braha është ligjëruese e rregullt në Fakultetin për Siguri Publike, Akademia e

Kosovës për Siguri Publike.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

88

krimit, sidomos krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, duke përfshirë pastrimin e

parave, ka mobilizuar shtetet në luftë kundër kësaj dukurie shkatërruese144

.

Kodi Penal i Kosovës, veprat penale të natyrës korruptive, i ka normuar në kapitullin

34 të saj, të cilat si kapitull i ka emërtuar “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër

detyrës zyrtare”, ku hyjnë këto vepra penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit

zyrtar; Keqpërdorimi i informatës zyrtare; Konflikti i interesit; Përvetësimi në detyrë;

Mashtrimi në detyrë; Përdorimi i paautorizuar i pasurisë; Marrja e ryshfetit; Dhënia e

ryshfetit; Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj; Ushtrimi i ndikimit; Nxjerrja e

kundërligjshme e vendimeve gjyqësore; Zbulimi i fshehtësisë zyrtare; Falsifikimi i

dokumentit zyrtar; Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme; Përvetësimi i

kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor

dhe Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë

tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që paraqet dukuria e korrupsionit, veprat

penale të kësaj natyre, pashmangshëm hyjnë në kategorinë e krimeve më me vështirësi

për t’u provuar. Vështirësitë të cilat e përcjellin procesin e të provuarit për këto vepra,

përveç nivelit të lartë të profesionalizmit karakterizohen nga elementet e tilla, ku

zakonisht, janë të përfshirë persona të cilët bartin pushtet të lartë shtetëror dhe janë të

fuqizuar nëpërmes autorizimeve ligjore, apo edhe pushtetit dhe ndikimit të instaluar

faktik.

Përpjekjet në luftën kundër korrupsionit kërkon mobilizim të përgjithshëm shoqëror,

duke i angazhuar të gjithë inteligjencën shoqërore, duke filluar nga familja, shkollat,

institucionet e tjera edukative, grupet e ndryshme shoqërore, organizimin e kampanjave

të ndryshme, angazhimin maksimal të aparatit shtetëror, duke filluar nga policia,

institucionet e tjera sociale dhe kuadrin tjetër institucional për të parandaluar dhe

luftuar korrupsionin.

Si parim i përgjithshëm, parandalimi është më efikas se marrja e masave represive, dhe

kjo është veçanërisht efikase te veprat penale të natyrës korruptive, pasi është e vështirë

për të zbuluar dhe për të ndjekur penalisht kryesi pas veprimit të bërë. Ndryshe ta zëmë

shembull nga krimet e dhunës, veprat penale me elemente të korrupsionit nuk lënë

gjurmë të gatshme të identifikueshme, si njollat e gjakut apo kufoma. Në shumë raste,

kryesit punësojnë persona që do t’i fshehin gjurmët dhe do të përdorin teknologji për të

fshehur aktivitetet e tyre të korruptuara dhe të ardhurat që rrjedhin prej tyre145

. Te

korrupsioni nuk do të gjejmë ndonjë palë të dëmtuar si individë që u janë shkelur të

drejtat individuale, që do të ketë mundur të pësojë ndonjë dëmtim në integritetin e tij

fizik apo moral. Pasi që nuk ka viktima të dalin përpara organeve të zbatimit të ligjit

dhe të paraqesë një ankesë, të ketë dëshmitarë bashkëpunues, dëshmitarë okular, apo

dëshmi tjera relevante për procesin e gjykimit, por edhe nëse ka, do të përdoren metoda

144 Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, e miratuar nga ana e OKB-së më 31 tetor

2003. 145 Haruhiko Ukawa, Preventing corruption: Effective administrative & Criminal justice measures.

(Article), fq. 7.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

89

të ndryshme me qëllim që dëshmitë të mos shkojnë tek organi i akuzës, apo në sallën e

gjykatës për t’u përdorur si dëshmi në një, apo më shumë gjykime për veprime

korruptive.

Natyrisht sanksionet penale kundër veprave penale të korrupsionit kanë efektin e tyre

pozitiv, ndëshkues e parandalues, por këto janë mjeti i fundit që përdor shteti.146

2. Parandalimi, një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Veprat penale të korrupsionit dallojnë nga veprat penale të tjera, pasi kryhen çdoherë

me dashje dhe paramendim. Duke ditur se këto vepra kryhen nga personat që kanë

autoritet dhe pushtet shtetëror, gjithashtu kërkojnë angazhim maksimal në luftimin

përkatësisht në eliminimin sa më të madh të mundësive për të filluar apo përfunduar

veprime të tilla. Parandalimi është lufta më e mirë për të ndalur këto veprime

antiligjore.

Politika e parandalimit të kriminalitetit, kërkon që dukuria e korrupsionit të listohet në

llojin e parandalimit primar, ku kërkohet përmirësimi i cilësisë së jetës, sundimit të

ligjit, apo edhe respektimit të institucioneve shoqërore.

Nëse analizojmë për qëllime të këtij punimi, dukurinë e korrupsionit në Kosovë, mund

të vërejmë se përveç strategjisë së përgjithshme të parandalimi të krimit147

, është

hartuar edhe Strategjia Nacionale kundër Korrupsionit 2013-2017. Zbatimi i

suksesshëm i Strategjisë kundër Korrupsionit ka përcaktuar qartë se nga cilat

institucione kërkohet llogari për korrupsionin në fusha të ndryshme, dhe për hapat që

institucionet e ndryshme janë përgjegjëse për t’i ndërmarrë në kontekstin e luftës

kundër korrupsionit. Strategjia kundër Korrupsionit dhe Plani i Veprimit 2013-2017,

janë vendosur në kontekstin e evolucionit të shoqërisë së Kosovës, ku përgjegjësia për

parandalimin dhe luftimin e korrupsionit nuk i përket në mënyrë të barabartë të

gjithëve.

Megjithatë, çdo institucion, sektor apo profesion ka detyrat e veta, ndërsa përgjegjësia

e veçantë qëndron në autoritetet e zbatimit të ligjit dhe prokurorisë si dhe organet

gjyqësore, angazhimi i qëndrueshëm dhe performanca e të cilëve janë të rëndësisë

vendimtare për suksesin në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Kjo, megjithatë, nuk

duhet të zvogëlojnë rëndësinë e parandalimit dhe edukimit148

.

Strategjia e Kosovës kundër Korrupsionit 2013-2017, është dokumenti i parë strategjik

i bazuar në një analizë të plotë dhe vlerësim të rrezikut nga ana e vetë institucioneve

dhe jo vetëm në perceptimin ose vlerësimin nga aktorët ndërkombëtarë. Në mënyrë që

të jetë e suksesshme, implementimi i Strategjisë duhet të trajtohet seriozisht dhe

146 Ela Elezi, Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër kriminalitetit në

procesin e integrimit europian (Tiranë, 2013), fq. 147. 147 Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2013 ka hartuar Strategjinë Kombëtare të Republikës së

Kosovës për Parandalim të krimit dhe Plani i Veprimit 2013-2017. 148 Strategjia e Kosovës kundër Korrupsionit 2013-2017. Prishtinë, 2013.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

90

nënkupton vullnetin politik dhe angazhimin financiar të Qeverisë së Kosovës. Për këtë

përpjekje mund të kërkohen fonde të përshtatshme nga komuniteti ndërkombëtar149

.

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, në përpjekjen e saj për efikasitet,

parasheh që “secili shtet palë, në përputhje me principet themelore të sistemit ligjor të tij,

zhvillon dhe zbaton ose ruan politika të efektshme dhe të koordinuara kundër korrupsionit që nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë dhe reflektojnë principet e shtetit ligjor, administrimin e

rregullt të punëve publike, pasurisë publike, integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë. Secili shtet palë përpiqet të vendosë dhe të nxitë praktika të efektshme që synojnë

parandalimin e korrupsionit. Secili shtet palë përpiqet të vlerësojë periodikisht instrumentet

përkatëse ligjore dhe masat administrative me qëllim që të përcaktojë përshtatshmërinë e tyre për të parandaluar dhe luftuar kundër korrupsionit. Shtetet palë, siç duhet dhe në

përputhje me principet themelore të sistemit të tyre ligjor, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin

dhe me organizatat ndërkombëtare dhe regjionale në nxitjen dhe zhvillimin e masave të përmendura në këtë nen. Ky bashkëpunim mund të përfshijë pjesëmarrjen në programe dhe

projekte ndërkombëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit.”150

3. Parandalimi i korrupsionit në administratën publike

Administrata publike, patjetër duhet të udhëhiqet nga parimet e profesionalizmit,

paanshmërisë dhe meritës. Shoqëritë me demokraci të re sikurse jemi ne, kanë

probleme te theksuara në krijimin e një administrate që i shërben kryekëput interesave

të publikut. Ndërhyrjet e shumta, ndërrimi i qeverisjes politike, nepotizmi, lidhjet e

ndryshme me elemente biznesi dhe të tjera, e cenojnë drejtpërdrejt paanshmërinë dhe

pavarësinë institucionale. Për qëllime të trajtimit më të mirë të kësaj pjese më tutje do

të trajtojmë korrupsionin në administratën publike në çështjet që prekin punësimin dhe

promovimin në administratë publike, shpërblimi i zyrtarëve shtetëror, parandalimi i

konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, deklarimi i dhuratave, konflikti i

interesit pas përfundimit të detyrës në ushtrimin e funksionit publik dhe deklarimi i

pasurisë, të hyrat dhe prejardhja e tyre.

3.1. Punësimi dhe promovimi në administratën publike

Korrupsioni në administratë publike fillon që nga pranimi i zyrtarit të administratës për

të kryer punë publike dhe shtetërore dhe vishet me autorizime dhe kompetenca të një

nëpunësi publik151

. Zakonisht, shoqëritë moderne kanë krijuar transparencë maksimale

në rekrutimin e stafit për administratën publike, pasi që burimi i një të keqe fillon nga

kjo pikë. Në shumë raste, rekrutimi i stafit për administratë publike bëhet sipas

149 Ibid. 150 Neni 5, paragrafi 1, 2, 3 dhe 4, Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. 151 Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, nocioni “nëpunës publik” është:

(i) çdo person që mban në post legjislativ, ekzekutiv, administrativ ose gjyqësor në një shtet palë, i

emëruar ose i zgjedhur, i përhershëm ose i përkohshëm, i paguar ose i papaguar, pavarësisht nga

kohëzgjatja e shërbimit të personit; (ii) çdo person tjetër që ushtron një funksion publik, duke

përfshirë në agjenci publike ose ndërmarrje publike, ose që kryen një shërbim publik, sipas

përcaktimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë dhe sipas zbatimit në sferën përkatëse të ligjit në

shtetin palë.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

91

animeve partiake, ideologjike, grupore, regjionale, sektare, fetare, kombëtare dhe të

tjera. Rrjedhimisht, administrata me këto veprime e sjell në mëdyshje edhe

objektivitetin dhe transparencën gjatë kryerjes së punëve të zakonshme administrative.

Nuk përjashtohet asnjëherë mundësia që për të marrë një pozitë në administratë

publike, kandidati jep edhe mito dhe korrupton zyrtarët përgjegjës për rekrutim.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës152

, “shërbimi civil duhet të

jetë i përbërë nga nëpunës civil, të paanshëm, profesional, të përgjegjshëm dhe që reflekton shumë etnitetin dhe barazinë gjinore”

153. “Nëpunësit civil punësohen në bazë

të meritës, pasi t’i jenë nënshtruar procedurës përzgjedhëse, e përcaktuar në bazë të

këtij ligji dhe akteve përkatëse nënligjore.”154

Përkundër rregullimit ligjor të kësaj çështjeje, sipas Raportit të Progresit për Kosovë

për vitin 2014 vihet në spikamë se: “sa i përket shërbimeve publike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, ndërhyrja e politikës në administratën publike vazhdon, si në nivel

qendrorë ashtu edhe në atë lokal. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të zbatuar plotësisht dispozitat relevante për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e

integritetit në shërbimet civile, veçanërisht duke ofruar trajnim të caktuar për

shërbyesit civil. Legjislacioni sekondarë i ligjeve mbi shërbimet civile ende mungon. Duke pritur përfundimin e katalogut klasifikimit të punëve, ka pasur vonesa të

mëtejshme në zbatimin e ligjeve mbi shërbyesit civil dhe pagat e shërbyesve civil”155

.

Strategjia e Kosovës Kundër Korrupsionit për periudhën 2013-2017, si objektiva

strategjikë ka paraparë:

Administratë publike profesionale të pa politizuar;

Mundësimi i zbulimit të parregullsive në çdo institucion publik dhe duke

ofruar mbrojtje në përputhje me standardet ndërkombëtare;

Zbatimi i kodeve të etikës në administratën publike dhe lufta kundër

nepotizmit;

Sigurimi i masave të veçanta kundër korrupsion për shëndetësi, arsim, tatime

dhe sektorët e planifikimit mjedisor dhe hapësinor.

Megjithatë, edhe përkundër tentimit që me anë të normave juridike të rregullohen të

gjithë veprimet e mundshme për të parandaluar nepotizmin, ndikimin, por edhe për të

parandaluar korrupsionin, sigurisht se është një sfidë e madhe për të arritur rezultate të

pritshme dhe inkurajuese. Gjendja e përgjithshme dhe trendi i tillë në mënyrë

rrënjësore e kanë sfiduar funksionimin normal të administratës shtetërore dhe në

përgjithësi edhe të aparatit shtetëror. Duhet patjetër kohë që të ngritët niveli i vetëdijes

së përgjithshme shoqërore për të parandaluar trendin negativ në dështimin përball

nepotizmit, korrupsionit, ndikimit dhe vendosjes në mënyrë të anshme dhe jo

152 Ligji Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë është miratuar më 13 Maj 2010.

Ndërsa, është shpallur me dekretin Nr. DL-022-2010, datë 14.06.2010 nga Presidenti i Republikës së

Kosovës. 153 Neni 3, par. 1, Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë. 154 Ibid, neni 3, par. 2. 155 Raporti i Progresit për Kosovën 2014, fq. 11.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

92

transparente. Reforma patjetër duhet të përfshijë shumicën e segmenteve ku sfidat për

vendosje të një administrimi profesional kanë qenë gati se të pakapërcyeshme.

3.2. Shpërblimi i zyrtarëve shtetëror

Njëra ndër arsyet që mund të dërgojë një zyrtar shtetëror për t’u korruptuar, mund të

jetë edhe paga e vogël të cilën e merr nga puna që e kryen në institucion shtetëror.

Shumë zyrtarë shtetëror, pranojnë të punojnë edhe me pagë të vogël, edhe pse paga të

cilën kontraktohet për të kryer punët nuk ia mbulon edhe koston e jetës së tij, mirëpo ai

gjithherë kërkon rrugë alternative për të arritur qëllimin e tij. Zakonisht, pozitat të cilat

kërkojnë punë me palë janë të sfiduara për të bërë lëshime në këmbim të favoreve të

ndryshme materiale dhe përfitimeve të tjera që bien ndesh me ligjin. Keqpërdorimi i

pozitës zyrtare dhe i autorizimeve nuk është e rrallë në vendin tonë. Tanimë, shumë

zyrtarë shtetëror janë dënuar për veprime të tilla të kundërligjshme, një numër i tyre

janë në procedurë gjyqësore, ndërsa numri më i madh i tyre ende nuk e “ndjejnë dorën

e shtetit” për t’u përgjigjur për veprimet apo mosveprimet e tyre të vlerësuara si të

kundërligjshme.

Puna e nëpunësit civil kompensohet përmes sistemit të pagave. Pagat të cilat i marrin

konsiderohen të jenë të ulëta. Në vitin 2014, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që

pagat për të gjithë shërbyesit civil të rriten për 25%. Një rritje e pagës prej 25% për të

gjithë shërbyesit civil pa ndonjë vlerësim të performancës, siç ishte prezantuar në prag

të zgjedhjeve të përgjithshme është çështje shqetësuese156

.

Megjithatë, edhe përkundër rritjes së pagave për kompensimin e punës që kryejnë

shërbyesit civil, trendi i veprimeve korruptive prapë vazhdon të mos zvogëlohet. Rritja

e pagës patjetër duhet bërë në bazë të parimit të meritës. Në periudhën e mëhershme,

pozitat shtetërore nuk kanë qenë atraktive për shumë qytetarë që kanë zotëruar

profesionalizëm të lartë dhe të njëjtit kanë qenë synim i organizatave private, duke

filluar nga bankat, korporatat e ndryshme dhe organizatat tjera të cilat sistemin e

kompensimit të pagave e kanë pasur të rregulluar në mënyrë shumë më të favorshme se

sa organizata shtetërore. Si pasojë e kësaj, organeve shtetërore u janë ofruar kandidatë

të tjerë që kanë poseduar më pak profesionalizëm.

Nëse do të ngremë hipotezën se, pagat e larta për shërbyesit publik e parandalojnë

korrupsionin, apo në masë të madhe e reduktojnë dhe zvogëlojnë atë, argumentet janë

pro dhe kundër. Në këtë rast mund të elaborohet në tri drejtime: a) Pagat sa më të larta

në sektorin publik, zvogëlon rastet që një nëpunës publik të kapet në veprimtari

korruptive; b) Pagat e ulëta në shërbimin publik, tërheqin vetëm aplikues të paaftë apo

edhe të pandershëm, e cila rezulton në një administratë të korruptuar joefikase dhe jo

transparente; c) Kur pozicionet qeveritare paguhen më keq se punë të tjera të

krahasueshme, kostot morale të korrupsionit ulen157

.

156 Raporti i Progresit për Kosovës - viti 2014, fq. 11. 157 Klaus Abbink, Fair Salaries and the Moral Costs of Corruption (2002), 1.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

93

Institucionet vendimmarrëse patjetër çështjen e pagës duhet parë si një mundësi e mirë

të frenimit të zyrtarëve shtetëror tek mundësia e abuzimit të detyrës dhe lëshimit në

veprime korruptive. Një pagë më e mirë është siguri më e madhe dhe një mundësi më e

mirë që të parandalohet korrupsioni. Shumë vende, parandalimin e korrupsionit publik

e kanë parë në prizmin e reformave administrative dhe digjitalizimin e saj. Ndërrimi,

apo rotacioni i zyrtarëve publik nga një pozitë në pozitën tjetër për një periudhë të

caktuar është parë si një mundësi e mirë që zyrtarët publikë të mos mund të krijojnë

mundësi që më pas të shpërdorin apo abuzojnë me detyrën zyrtare. Digjitalizimi i

shërbimeve administrative, gjithashtu shihet si një alternativë e mirë për të eliminuar

mundësinë për ushtrimi dhe abuzim të detyrës. Gjithashtu, edhe reformat e tjera të cilat

i rekomandojnë, ta zëmë Auditori i Përgjithshëm gjatë auditimeve të ndryshme.

3.3. Parandalimi i konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik

Njëra ndër komponentët e rëndësishme në vazhdën e parandalimit të korrupsionit është

edhe parandalimi i ushtrimit i konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Baza ligjore për këtë është Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e

funksionit publik. Zyrtari i lartë, duhet ta kryej punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje,

paanshmëri, të ruajë autoritetin e zyrtarit të lartë dhe institucionit dhe me punën e tij të

rrisë besimin e qytetarëve në institucione158

. Sipas ligjit, konflikti i interesit nënkupton

gjendjen e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të

lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore,

të cilat ndikojnë, mund te ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë,

transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik159

.

Inicimin e procedurës, për të vlerësuar konfliktin eventual të interesit në ushtrimin e

funksionit publik, mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare nga Agjencia kundër

Korrupsionit, me kërkesën e udhëheqësit mbikëqyrës apo organit mbikëqyrës, me

kërkesën e vet zyrtarit, në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit

anonim. Agjencia deri më tani ka dhënë një mori vendimesh ku ka konstatuar

konfliktin e interesit me rastin e ushtrimit të funksionit publik dhe interesave të tjera.

Sipas statistikave të nxjerra për vitin 2009, Agjencia Kundër Korrupsionit, ka

evidentuar gjithsej 47 raste të konfliktit të mundshëm të interesit. Në 15 raste janë bërë

shkresa paralajmëruese për ekzistimin e konfliktit të interesit dhe është kërkuar nga

zyrtarët ballafaqimi i fakteve, 27 raste, pas fazës se dyshimit për konflikt interesi dhe

shqyrtimit të më vonshëm nga AKK, kanë rezultuar se nuk kanë elementë të konfliktit

të interesit dhe janë mbyllur160

.

Pavarësisht kësaj, është fakt i ditur përgjithësisht se rregullimet ligjore të cilat janë,

aktualisht lejojnë mundësi të shumta për të ndikuar në veprimet e zyrtarëve të

institucioneve shtetërore. Pavarësia individuale në ushtrimin e funksionit të nëpunësit

publik, qoftë ai i emëruar ose i zgjedhur, i përhershëm ose i përkohshëm, i paguar ose i

papaguar, pavarësisht nga kohëzgjatja e shërbimit, asnjëherë nuk po prodhojnë

158 Neni 7, par. 3 Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. 159 Ibid, neni 6. 160 http://www.akk-ks.org/sq/parandalimi-i-konfliktit-te-interesit#indexmain (qasja më: 14.2.2016).

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

94

pavarësinë institucionale pasi që sfida është e shpeshtë e shumë herë edhe e

papërballueshme. Vërejtjet e dhëna nga raportet e ndryshme për funksionimin e

administratës në vendin tonë, evidentojnë një mori lëshimesh dhe shkeljesh me rastin e

aplikimit dhe respektimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me parandalimin e

korrupsionit në administratën publike.

Duke marrë parasysh rrethanat e rasteve të cilat ndodhin në praktikën juridike, shumë

herë ndodh që në nivelet e larta të pozitave publike, individë të caktuar që mbajnë ato

pozita të bien në kundërshtim me parimet juridike të vendosura me legjislacionin

kundër konfliktit të interesit. Për nevoja të këtij punimi, do të trajtojmë një rast

studimor të një nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës. Sipas vendimit të

nxjerrë nga Agjencia Kundër Korrupsion 01-4809/15 të datës 17.12.2015 përmendet se

B.S. me pozitë publike zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës ka të regjistruar

një biznes privat ku figuron si person i autorizuar, gjë që sipas legjislacionit në fuqi për

parandalimin e konfliktit të interesit, kjo situatë paraqet papajtueshmëri në ushtrimin e

funksionit publik. I njëjti është paralajmëruar për situatën e papajtueshmërisë juridike

në të cilën gjendet. Rrjedhimisht, zyrtari i lartë publik ka ndërmarrë veprime duke

hequr dorë nga biznesi privat si person i autorizuar, për të mos rënë ndesh me ligjin ne

fuqi. Duke marrë parasysh të gjithë argumentet e prezantuara nga zyrtari i lartë publik

se ka shmangur situatën e mundshme të konfliktit të interesit, Agjencia ka mbyllur

rastin. Ky rast paraqet angazhimin praktikë nga mekanizmi për zbatimin e Ligjit për

parandalimin e konfliktit të interesit.

3.4. Deklarimi i dhuratave

Sipas bazës ligjore që është në vendin tonë, shërbyesi publik për punën të cilën e kryen,

nuk guxon të pranojë dhuratë. Përjashtimisht, dhuratat lejohen gjatë takimeve

protokollare të cilat ndodhin në mes dy delegacioneve, gjë që kjo është e rregulluar më

shumë në kontekstin diplomatik ndërshtetëror, si një element i rëndësishëm i fuqizimit

të miqësisë, apo afërsisë në mes përfaqësuesve shtetëror. Në rast se ndodh se dhurata

është përcjellë në mënyrë specifike dhe ka rënë në dorë të dhuratëmarrësit nga ana e

dhuratëdhënësit, dhuratëmarrësi si person që ushtron autorizime publike menjëherë

duhet të lajmërojë të njëjtën. Agjencia Kundër Korrupsionit, sipas ligjit përkatës, duhet

të jap vendim për rastin e pranimit të dhuratës dhe të del me konstatime se dhurata a

është e karakterit personal, apo ndikon drejtpërdrejt në punën të cilën e kryen shërbyesi

publik.

Shteti ynë, për dallim nga shumë shtete, parimisht nuk lejon pranimin e dhuratave për

zyrtarët publik pavarësisht vlerës që mund të bartë dhurata, një gjë e tillë nuk është e

lejuar. Ndërsa, në rrethana specifike, pranimi i dhuratës patjetër duhet deklaruar në

institucionin ku punon dhuratëmarrësi dhe më pas në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Shumë shtete, megjithatë lejojnë deri në një shumë të caktuar materiale pranimin e

dhuratave, me kusht që dhurata të jetë tejet personale dhe të mos ndikojë në ushtrimin e

pozitës si zyrtar publik.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

95

Për t’i përmendur disa shembuj, vlera e dhuratës nuk duhet tejkaluar shumën prej 10

dollarëve në Kazakistan, 25 dollarëve në Kore të Jugut, 50 dollarëve në Japoni dhe 125

dollarëve në Malajzi161

.

3.5. Konflikti i interesit pas përfundimit të detyrës në ushtrimin e funksionit publik

Shumë zyrtarë publik, gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në këtë detyrë, mund të

influencojnë me individë dhe grupe të ndryshme, duke krijuar në këtë mënyrë favore

për vete ose tjetrin. Zakonisht, pozitat të cilat janë të dedikuara për zyrtarët politik që

marrin poste publike, ku përveç zyrtarit të emëruar, është edhe një ekip i njerëzve që

arrijnë në institucion për të ushtruar detyra të caktuara. Në rastet e tilla, më së shpeshti

mundësohet krijimi i mundësive dhe favorizimi i individëve dhe organizatave të

ndryshme, sipas preferencave të caktuara për të fituar dhe gëzuar ndonjë të mirë që

buron nga pushteti publik. Shembull i tillë mund te jetë, krijimi i favorit me dhënien

kryerjes së ndërtimit të ndonjë rruge, kompanisë që është e lidhur me individin e

caktuar, apo krijimi i ndonjë mundësie tjetër.

Favoret e tilla, krijojnë mundësinë e drejtpërdrejt që zyrtari publik të gëzojë ndonjë

privilegj nga biznesi, individi, organizata, apo edhe nga dikush tjetër, për favorin të

cilin ia ka bërë me rastin e ushtrimit të detyrave të tij. Në shumicën e rasteve, krijimi i

favoreve në këtë mënyrë, kërkon edhe kundër favorin para se të përfundojë pozitën të

cilën e gëzon. Duke ditur vëmendjen të cilën e ka zyrtari publik gjatë kohës së

ushtrimit të pozitës publike, mund të ndodhë që kundër favoret të kërkohen pas

përfundimit të pozitës publike. Të tilla raste, mund të jenë situatat kur shërbyesi publik

të punësohet në kompaninë që gjatë mandatit të tij ka fituar ndonjë angazhim për

kryerjen e ndonjë pune publike në institucionin ku ka shërbyer; apo nëse është

politikan, gjatë fushatës zgjedhore ndonjë biznes financon fushatën e tij zgjedhore, apo

edhe favore të tjera.

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit në “parandalimin e konflikteve

të interesit parasheh vënien e kufizimeve, nëse është e përshtatshme dhe për një

periudhë të arsyeshme kohe, mbi aktivitetet profesionale të ish- nëpunësve publikë ose mbi punësimin e nëpunësve publikë nga sektori privat pas dorëheqjes ose me daljen në

pension, nëse këto aktivitete ose ky punësim lidhet direkt me funksionet e ushtruara ose mbikëqyrur nga ata nëpunës publikë gjatë kohës së shërbimit”.

162

Në përputhje me kërkesën e mësipërme, legjislacioni ynë thotë:“zyrtarit të lartë të cilit i përfundon ushtrimi i funksionit publik nuk i ka dhënë të drejtë për një vit të punësohet

ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e ndërmarrjeve

publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy vjeçare para përfundimit të

ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo

kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve”163

. Rregullimi në aspektin normativ në

161 Haruhiko Ukawa, op. cit., fq. 10. 162 Neni 12, paragrafi 2, pika e), Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. 163 Neni 17, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

96

këtë mënyrë, është paraparë si një masë ligjore e përshtatshme për të vendosur disa

pengesa parandaluese në konfliktin eventual të interesit.

Shumë shtete, në kontekstin e parandalimit të konfliktit të interesit, kanë rregullime të

ndryshme. Shtetet e tilla, si Kina dhe Hong Kongu, pas përfundimit të detyrës si

shërbyes publik, për dy vitet e ardhshme për cilindo angazhim shtesë, qoftë punësimi

në ndonjë biznes, apo të ngjashme, kërkon marrjen paraprake të pëlqimit të qeverisë,

për t’ia mundësuar një gjë të tillë, me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit164

.

Kjo vlen edhe për personat që dalin në pension dhe të cilët më parë kanë pasur detyra si

shërbyes publik.

3.6. Deklarimi i pasurisë, të hyrat dhe prejardhja e tyre

“Me qëllim që të luftohet korrupsioni, secili shtet palë nxit, ndërmjet të tjerash, integritetin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë e nëpunësve të tij publikë, në përputhje me

principet themelore të sistemit të tij ligjor. Secili shtet palë përpiqet, në veçanti, të zbatojë, brenda sistemeve të tij institucionale dhe ligjore, kodet ose standardet e

sjelljes për ushtrimin korrekt, të ndershëm dhe të përshtatshëm të funksioneve

publike”165

.

Një mënyrë tjetër e rëndësishme për të kontrolluar dhe parandaluar korrupsionin, shihet

edhe deklarimi i pasurisë, të hyrat dhe prejardhja e tyre. Në aspektin ligjor në Kosovë

është e rregulluar mjaft mirë kjo pjesë. Ligji i aplikueshëm në Kosovë, i përcakton

detyrimet e zyrtarëve të lartë publikë për ta deklaruar pasurinë, të hyrat dhe

prejardhjen166

. Deklarimi publik i pasurisë shihet si një mundësi për të frenuar zyrtarët

publik që të zhyten në veprime korruptive dhe të shihen në sy nga publiku për pasurinë

të cilën e kanë pasur në fillim të angazhimit të një detyre, gjatë ushtrimi dhe pas

ushtrimit të saj. Pra, është një mundësi e mirë për të vrojtuar mobilitetin e pasurisë së

tyre.

Sipas ligjit “të dhënat e deklarimit të pasurisë së zyrtarit të lartë publik përfshijnë:

emrin, mbiemrin, pozitën, emri i institucionit, adresa e institucionit, data e emërimit në funksion, data e dorëzimit të formularit, funksionet apo aktivitetet tjera që i ushtron

zyrtari krahas funksionit publik, pasurinë e paluajtshme dhe llojin e saj, sipërfaqen, prejardhjen, vlerën e saj të paragjykuar dhe në pronësi të kujt është, pasurinë e

luajtshme dhe llojin e saj, prejardhjen, viti i përfitimit, vlera e saj të paragjykuara, dhe

në pronësi te kujt është, aksionet në shoqëritë tregtare apo në ndonjë institucion tjetër, posedimi i letrave me vlerë, para të gatshme, detyrimet financiare që i ka zyrtari ndaj

personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore, të gjitha këto duhet të publikohen në

faqen e internetit të Agjencisë brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e

kalimit të afatit për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik”167

.

164 Haruhiko Ukawa, op. cit., faqe 7. 165 Neni 8, paragrafi1 dhe 2, Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. 166 Ligji nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik

dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. 167 Ibid, neni 13.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

97

Nga analizat e paraqitura publike, deklarimi i pasurisë në këtë mënyrë, shihet edhe si

mundësi për të legjitimuar gjithë pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme, pasi që

nuk ka ndonjë organ të pavarur që heton prejardhjen dhe mënyrën e fitimit të kësaj

pasurie. Nga analiza e disa vendimeve168

, të cilat jepen për mos deklarimin e pasurisë,

shihet se një numër i zyrtarëve të lartë nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, kanë

marrë sanksione ligjore për ketë, edhe pse të ulëta.

4. Vendim praktik me të cilin është për parandalimin e konfliktit të interesit

nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit

REPUBLIKA E KOSOVËS

AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 11 (paragrafi 1.1.), nenit 5 (paragrafi 1, pika 1.5), nenit 18

(paragrafi 10 dhe 11) të Ligjit nr.03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit si dhe

nenit 19 (paragrafi 11) të Rregullores nr. 01/2014 së Punës të Agjencisë Kundër

Korrupsionit, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit më datën 17.12.2015, mori:

VENDIM

I. Mbyllet rasi me nr. AKK-03-02-2948/18 për zyrtarin e lartë z. B.S. Zëvendës

Kryeministër i Republikës së Kosovës për shkak se zyrtari i lartë publik ka

shmangur situatën e mundshme të Konfliktit të Interesit.

II. Rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja.

Arsyetim

I. Në rastin e shqyrtimit për konflikt të interesit me numër të protokollit AKK-03-02-

2949/15, që për trajtim ka pasur zyrtarin e lartë z. B.S., Zëvendëskryeministër i

Kosovës.

Gjatë procesit për identifikimin e rasteve të dyshuara për konflikt të mundshëm të

interesit është identifikuar rasti për zyrtarin e lartë z. B.S. Zëvendës Kryeministër i

Kosovës, gjatë kontrollit është vërejtur se zyrtari i lartë ka të regjistruar një biznes privat

dhe figuron si person i autorizuar në këtë biznes e që sipas Ligjit për Parandalimin e

Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik Nr. 04/L-051, kjo situatë paraqet

konflikt të interesit dhe mos pajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik, andaj

Agjencia kundër Korrupsionit e ka njoftuar zyrtarin e lartë me shkresën e parë se ka

filluar procedura e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të Konfliktit të Interesit dhe se ka

të drejtë në afatin prej 15 ditësh të njoftohet me faktet që posedon Agjencia.

Pas kësaj shkrese z. B.S. ka kontaktuar me zyrtarët e AKK-së për të marrë informatat

lidhur me shkresën e dërguar në adresën e tij, dhe pastaj pas këtij komunikimi kemi

168 Aktvendim në rastin R.I.Nr. 2128/13, dt. 22.11.2013, Gjykata Themelore Ferizaj - Dega Kaçanik,

Divizioni për Kundërvajtje.

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

98

organizuar një takim me z. B.S., ku i janë prezantuar faktet dhe provat lidhur me

situatën që ka të bëjë me konflikt të interesit.

Zyrtari i lartë z. B.S. Zëvendës Kryeministër i Kosovës është pajtuar me gjendjen, por

është zotuar se brenda afatit ligjor do të bëjë ndryshimet dhe do të veprojë sipas ligjit

në fuqi për të parandaluar situatën e mundshme të konfliktit të interesit, pasi që për këtë

çështje nuk ka qenë i njoftuar më parë.

Më datën 10.12.2015, kemi pranuar dokumentin zyrtar nga ARBK-ja, ku dëshmohet se

z. B.S. nuk figuron më si person i autorizuar në biznes.

Vlerësojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtari në fjalë, duke bërë ndryshimet e

kërkuara, duke u larguar si person i autorizuar në biznesin privat, janë krijuar rrethana

të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interesit dhe

papajtueshmëria në ushtrimin e funksionit publik, andaj u vendos si në dispozitiv të

këtij vendimi.

II. Në mbështetje të nenit 18 (paragrafi 11) të Ligjit në. 03/L-159, për Agjencinë

Kundër Korrupsionit, Agjencia mund të rihap rastin në çdo kohë nëse paraqiten

rrethana të reja.

Hasan Preteni

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit

Vendimi iu dërgohet:

- Zyrtarit të lartë publik

- Drejtorit të DPK-së

- Z./znj. (zyrtari përgjegjës)

- Z./znj. (zyrtari kontaktues)

5. Përfundim

1. Korrupsioni është njëra prej dukuri kriminale me të rrezikshme në kohën

moderne. Lidhjet ndërmjet korrupsionit dhe formave të tjera të krimit,

sidomos krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, duke përfshirë pastrimin e

parave, ka mobilizuar shtetet në luftë kundër kësaj dukurie shkatërruese.

Shqetësim i madh është serioziteti i problemeve dhe rreziqeve që dalin nga

korrupsioni për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke dëmtuar

institucionet dhe vlerën e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe duke

rrezikuar zhvillimin thelbësor dhe shtetin ligjor. Organet publike nëpërmes

akteve ligjore janë duke shtuar përpjekjet e tyre për të arritur rezultate efikase

në raport me korrupsionin.

2. Përpjekjet në luftën kundër korrupsionit kërkon mobilizim të përgjithshëm

shoqëror, duke i angazhuar të gjithë inteligjencën shoqërore, duke filluar nga

familja, shkollat, institucionet e tjera edukative, grupet e ndryshme shoqërore,

Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016

99

organizimin e kampanjave të ndryshme, angazhimin maksimal të aparatit

shtetëror, duke filluar nga policia, institucionet e tjera sociale dhe kuadrin

tjetër institucional për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin.

3. Veprat penale të korrupsionit dallojnë nga veprat penale të tjera, pasi që

kryhen çdoherë me dashje dhe paramendim. Duke ditur se këto vepra kryhen

nga personat që kanë autoritet dhe pushtet shtetëror, gjithashtu kërkojnë

angazhim maksimal në luftimin përkatësisht në eliminimin sa më të madh të

mundësive për të filluar apo përfunduar veprime të tilla. Parandalimi është

lufta më e mirë për të ndalur këto veprime antiligjore.

4. Administrata publike patjetër duhet të udhëhiqet nga parimet e

profesionalizmit, paanshmërisë dhe meritës. Shoqëritë me demokraci të re

kanë probleme te theksuara në krijimin e një administrate që i shërben

kryekëput interesave të publikut. Ndërhyrjet e shumta, ndërrimi i qeverisjes

politike, nepotizmi, lidhjet e ndryshme me elemente biznesi dhe të tjera, e

cenojnë drejtpërdrejt paanshmërinë dhe pavarësinë institucionale.

5. Bibliografia

1. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, e miratuar nga ana e

OKB-së, më 31 Tetor 2003.

2. Haruhiko Ukawa, Preventing corruption: Effective administrative & Criminal

justice measures. (ADB/OECD Anti-Corruption Initiative for Asia and the

Pacific).

3. Ela Elezi, Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër

kriminalitetit në procesin e integrimit evropian (Tiranë, 2013).

4. Klaus Abbink, Fair Salaries and the Moral Costs of Corruption (2002).

5. Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Parandalim e krimit dhe

Plani i Veprimit 2013-2017.

6. Strategjia e Kosovës kundër Korrupsionit 2013-2017.

7. Ligji Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, miratuar më

13 Maj 2010, shpallur me dekretin Nr. DL-022-2010, datë 14.6.2010.

8. Raporti i Progresit për Kosovën 2014, Komisioni Evropian.

9. Ligji Nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e

funksionit publik, miratuar më 31 gusht 2011, shpallur me dekretin Nr.DL-

029-2011, datë 31.8.2011.

10. Ligji nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të

zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e

dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

11. Aktvendim në rastin R.I.Nr. 2128/13, dt. 22.11.2013, Gjykata Themelore

Ferizaj - Dega Kaçanik, Divizioni për Kundërvajtje.

12. Vendim me nr. AKK-03-02-2948/15 për zyrtarin e lartë B.S., të datës

17.12.2015.