ndryshime të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë prej

192
NDRYS PREJ GJUHË Special Diserta JONIDA FAK SHIME T FJALOR ËS SHQIP liteti: Gjuh anti: A CUNGU RE UN KULTETI DEPAR TË DUKU R I GJUH PE” 2006 hësi U EPUBLIK NIVERSI I I HISTO RTAMEN DOK URISË S HËS SË S Tir KA E SHQI TETI I TI ORISË DH TI I GJUH KTORATË SË POLIS SOTME S Prof ranë, 2015 IPËRISË IRANËS HE I FILO HËS SHQ Ë SEMISË SHQIPE” Udhëheqë f.dr. SHEZ OLOGJISË QIPE DHE HO 1980, NË ës shkenco ZAI RRO Ë OMONIM Ë “FJALO or: OKAJ MISË OR I

Upload: duonghanh

Post on 30-Dec-2016

457 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

NDRYSPREJ “GJUHË Special Diserta

JONIDA

FAK

SHIME T“FJALORËS SHQIP

liteti: Gjuh

anti:

A CUNGU

REUN

KULTETIDEPAR

TË DUKUR I GJUHPE” 2006

hësi

U

EPUBLIKNIVERSII I HISTORTAMEN

DOK

URISË SHËS SË S

Tir

KA E SHQI

TETI I TIORISË DH

TI I GJUH

KTORATË

SË POLISSOTME S

Prof

ranë, 2015

IPËRISËIRANËS

HE I FILOHËS SHQ

Ë

SEMISË SHQIPE”

Udhëheqë

f.dr. SHEZ

OLOGJISËQIPE

DHE HO1980, NË

ës shkenco

ZAI RRO

Ë

OMONIMË “FJALO

or:

OKAJ

MISË OR I

Ndryshsotme s Special DisertaJONID

Mbrohet

1 ...........

2 ...........

3 ...........

4 ...........

5 ...........

FAK

hime të dushqipe” 19

liteti: Gjuh

anti: DA CUNGU

më, dt...../ .

...................

...................

...................

...................

...................

REPU UNIV

KULTETIDEPAR

D

Për

ukurisë së980, në “Fj

hësi

U

..../2015.

............ Kry

.............Anë

.............Anë

.............Anë

.............Anë

UBLIKA EVERSITETI I HISTORTAMEN

Disertacion

JONID

r marrjen

“DO

polisemisjalor i gju

etar

ëtar

ëtar

ëtar

ëtar

Ti

E SHQIPËTI I TIRA

ORISË DHTI I GJUH

n i paraqi

DA CUNG

e gradës s

OKTOR”

së dhe homuhës shqipe

Prof

iranë 2015

ËRISË ANËS HE I FILOHËS SHQ

itur nga

GU

shkencore

monimisë e” 2006

Udhëheqf.dr. SHEZ

OLOGJISËQIPE

e

prej “Fjal

ës shkencZAI RRO

Ë

lor i gjuhë

or: OKAJ

ës së

PASQYRA E LËNDËS

Hyrje 6

Objekti dhe qëllimi i studimit 12Metoda e studimit 12

KAPITULLI I Çështje teorike të polisemisë dhe homonimisë

1.1 Trajtime teorike të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë 131.2 Trajtimi leksikografik dhe semantik i dukurisë së polisemisë dhe homonimisë 17

1.2.1. Kushtet kur u shkruan “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe 2006” 19

1.2.2. Trajtimi leksikografik i polisemisë dhe homonimisë 20

1.3 Pse ndodh polisemia? 221.4 A eleminohet polisemia? 241.5 Parashikimi, paradoksi i polisemisë 25

KAPITULLI II 2. Ndryshimet në strukturën semantiko-leksikore të fondit leksikor të shqipes.

2.1 Kuptimi i fjalës 28 2.2 Shndërrimet kuptimore të strukturës leksikore të fjalëve 31

2.2.1 Lëvizje të strukturës leksikore të fjalës 312.2.2 Lëvizje të kuptimit kryesor të njësisë leksikore 33

2.3 Efektet e lëvizjeve të varianteve kuptimore 412.4. Variantet e reja kuptimore në strukturën e fjalëve 43

2.4.1 Çdo të thotë një hyrje e re e varianteve leksikore në fjalorin shpjegues? 43 2.4.2. Llojet e ndryshimit semantik të fjalëve 482.4.3. Raportet njëkuptimshmëri-shumëkuptimshmëri në variantet e reja kuptimore 49

2.5. Variante kuptimore të fjalëve të eleminuara nga fjalori i 1980-ës 502.5.1. Çdo të thotë një eleminim i varianteve leksikore në fjalorin shpjegues? 512.5.2 Rendi i varianteve kuptimore në strukturat e fjalëve 612.5.3 Shtimi i çerdheve leksikore si njësi të reja leksikore 64

KAPITULLI III Ndryshimet e fjalëve një, dy dhe shumëkuptimëshe prej “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” 1980 në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006

3.1 Fjalët një, dy dhe shumëkuptimëshe 713.2 Si vepron gjuha për të rimarrë atë që humbet? 75

KAPITULLI IV Dukuria e homonimisë

4.1. Mendime mbi përcaktimin e dukurisë së homonimisë 794.1.2 Dallimi i homonimisë nga polisemia sipas dy fjalorëve shpjegues të gjuhës shqipe 80

4.2 Kriteret e dallimit të homonimisë 824.3. Eleminimi i çifteve homonimike 83

4.3.1 Eleminimi i një prej njësive të çiftit homonimik 864.3.2 Eleminimi i plotë i çiftit homonimik 884.3.3 Shkrirja e njësive në dy fjalë më vete 894.3.4 Shkrirja e çiftit homonimik në një fjalë polisemantike 954.3.5 Çfarë efektesh sjellin në gjuhë dukuritë e polisemisë dhe homonimisë, shtimi apo rrudhja e tyre? 99

4.4 Shtimi i njësive homonimike dhe shtimi i çifteve te reja homonimike 1014.4.1 Klasifikimet e çifteve të reja homonimike të formuara dhe të paraqitura në “Fjalori gjuhës shqipe” 2006 102

4.5. Ndryshimet në vargjet homonimike 1114.6. Marrëdhëniet e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës me homoniminë 115

4.6.1. Homonimia si pasojë e përputhjes fonetike 1194.7. Homonimia leksiko-gramatikore 1234.8. Homonimia dhe fjalëformimi 130

PËRFUNDIME 132

Shtojca 1 “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve” 142

Shtojca 2 “Variante të reja kuptimore në strukturën e fjalës” 154

Shtojca 3 “Variante kuptimore të fjalëve të eliminuara” 161

BIBLIOGRAFIA 191

5

Abstrakt: Në këtë punim synuam të japim disa nga përgjigjet e çështjeve më pak të trajtuara mbi dukuritë e polisemisë dhe homonimisë. Shtysa për përzgjedhjen e kësaj teme ka qenë evidentimi i ndryshimeve të theksuara brenda strukturave të fjalëve nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 në “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006. Synimi qendror i punimit është të përshkruajë dhe të evidentojë ndryshimet që paraqesin dukuria e polisemisë dhe homonimisë në një hark kohor prej 30 vitesh, të argumentojë se cilat janë shkaqet e ndryshimeve të dukurive, ndryshimin e kuptimeve leksikore brenda strukturës semantike të fjalës, të shpjegojë se ç’rol luan rendi i kuptimeve përbërëse të një fjale gjatë zhvillimeve gjuhësore, ndryshimet e njësive brenda çiftit homonimik, raportet polesemi-homonimi. Në këtë punim jemi përpjekur të evidentojmë raste, të analizojmë të dhëna dhe të përcaktojmë kritere për t’u ardhur në ndihmë pikëpyetjeve dhe diskutimeve në lidhje me poliseminë dhe homoniminë. Në punimin “Ndryshime të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë prej “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980, në “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, përzgjodhëm metodën krahasuese për të arritur në përfundimet e dëshiruara. Objekti i hulumtimit të materialit kanë qenë dy veprat madhore të leksikografisë shqiptare: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980-ës dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006-ës. Është realizuar krahasimi i njësive lëksikore nga njëri fjalor shpjegues në tjetrin, duke vërejtur dhe analizuar çdo ndryshim brenda strukturës së fjalëve të pasqyruara në fjalor. Punimi është i organizuar në katër krerë, të cilët janë shtjelluar dhe analizuar për të nxjerrë përfundimet e nevojshme. Në fund të punimit janë dhënë shtojcat, që përmbajnë shembujt e hulumtuar nga krahasimi në dy fjalorët shpjegues të shqipes. Fjalët kyçe: polisemi, homonimi, eliminim, kuptim kryesor, strukturë. Abstract In this work we aimed to answer the questions which are little treated about the polysemy and homonymy. The impetus for the choice of topic was the recording of deep differences inside the word structures from the “Albanian Language Dictionary Today“ (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe) edited in 1980 to the “Albanian Language Dictionary” (Fjalori i gjuhës shqipe) edited in 2006. The crucial aim of the work is to describe and make evident the differences that polysemy and homonymy present in a period of thirty years, to argument the causes of these differences in these phenomena, the difference of the lexical meanings within the semantic structure of the word, to explain the role of order of meanings that make the word during language development, differences of items inside the homonymyc pair and the ratio inside “polysemy - homonymy”. In this work we tried to highlight cases, to analyse data and to define criterions, to help straighten out the questions and discussions related to polysemy and homonymy. In the work “The differences of the polysemy and homonymy phenomena from the “Albanian Language Dictionary Today“ 1980 to the “Albanian Language Dictionary” 2006, we chose the comparative methods to come to the required conclusions.The object of the research has been the best Albanian lexical dictionaries “Albanian Language Dictionary Today“ 1980 and the “Albanian Language Dictionary” 2006. There is realized the comparison of the lexical units from one explaining dictionary to the other, by observing and analysing every difference inside the words structures expressed in the dictionaries. This work is organized in four chapters which explicate and analyse the required conclusions. In the end of the work there is given the appendix that contain examples, explored from the comparison in both Albanian explaining dictionaries. Key words : polysemy, homonymy, elimination, main meaning, structure.

6

HYRJE Të mësosh një gjuhe do të thotë që të kuptosh kombinimet tingullore dhe kuptimore të njësive morfemore dhe leksikore të saj. Nëse njeriu do të ishte i aftë dhe i pakushtëzuar për ndryshimin e kuptimit të fjalëve në mënyrë të vullnetshme, atëherë ne nuk do të mund të komunikonim më me njëri-tjetrin. Gjithsecili prej nesh do të zotëronte gjuhën e tij, ose do të përdorte botën e tij individuale të komunikimit. Numri i mundësive për komunikim do të kishte arritur numrin e njerëzve. E thënë më thjesht, ne nuk mund t’i bëjmë fjalët të thonë atë që ata nuk munden të shprehin. Në të kundërt semantika, si shkenca që merret me studimin e kuptimit të fjalëve, nuk do të kishte këtë kornizë që ka. Lidhjet semantike të fjalëve shpalosen kur njësitë leksikore janë të lidhura kuptimisht. Nëse do të zgjidhnim në mënyrë rastësore dy fjalë të ndryshme si: “bankë” dhe “qumësht”, atëherë vërejmë se ato nuk kanë asnjë lloj lidhjeje kuptimore midis tyre. Por nëse do të përmendnim fjalët “zog” dhe “bilbil”, atëherë do t’i perceptonim ndryshe lidhjet kuptimore midis tyre. Fjalët lidhen midis tyre ashtu si njerëzit prej gjaku. Fjalët kanë “të afërmit” dhe “të largëtit” e tyre, në të njëjtën mënyrë si njerëzit. E nëse ne, qeniet njerëzore, pasqyrojmë lidhjet me të afërmit, po ashtu dhe fjalët paraqesin lidhjet e ngushta me kuptime të ndryshme që mbartin vetë ato. Lidhjet e gjakut shpesh largohen aq shumë si pasojë e brezave, sa duken sikur janë një trung tjetër. Dhe kur kjo ndodh te fjalët, atëherë kuptimet e tyre i gjejmë aq larg njëri-tjetrit, sa nuk kanë më lidhje midis tyre. Një nga çështjet më fort të diskutueshme sot në fushën e semantikës dhe leksikologjisë janë ndryshimet në strukturën semantike të fjalës dhe lëvizjet e brendshme që pëson ajo. Shndërrimet në mënyrë të pandërprerë që pëson fjala, janë tregues i larmisë që ka komunikimi njerëzor. Lidhjet semantike që do të vendosen në qendër të këtij studimi do të jenë, polisemia dhe homonimia. E trajtuar që në kohën e Aristotelit dhe Platonit, çështje të semantikës se si fjalët lidhin kuptimet e tyre, se si kuptimet lidhen arbitrarisht ose në mënyrë shenjuese me fjalën, se si veshja fonetike e nje fjale lidhet me kuptimin që mbart ajo, u kthyen në një objekt debatesh të vazhdueshme. Më tej Aristoteli do të prezantojë kontributin më të madh të antikitetit në lidhje me fushën e semantikës1. Ai studioi kuptimin e fjalëve si njësi më vete në ndërtime sintaksore dhe thelloi debatin mbi konceptet: polisemi, antonimi, sinonimi, homonimi dhe metaforë. Në shekullin XVIII fillojnë kërkimet konkrete në shumëllojshmërinë e kuptimeve të një fjale, të cilat vazhduan deri në shekullin e XIX, kur interesi i gjuhëtarëve për kuptimin u përqendrua në lidhje me etimologjinë, leksikografinë dhe semantikën historike.

1 “Poetika” Aristoteli.

7

Në shekullin XIX studimet mbi gjuhësinë do të shënojnë një pikëpamje të re. Studiuesi Breal2 do të paraqesë një këndvështrim të ri të trajtimit të polisemisë, duke mos u fokusuar në lidhjet etimologjike. Ajo do të përshkruhet si forma e vetme e një fjale me disa kuptime të ndryshme. Tashmë polisemia do të trajtohet fillimisht si fenomen diakronik, e cila rrjedh si pasojë e ndryshimit semantik. Nga ana tjetër do të konsiderohet si model sinkronik dhe si tërësi e kuptimeve që rrethojnë fjalën, e cila ndryshon si pasojë e shndërrimeve semantike. Në shekullin XX fokusi i studimeve gjuhësore do të ndryshojë nga pikëpamja diakronike në atë sinkronike. Tashmë polisemia nuk do të trajtohej gjatë studimeve si dukuri më vete, por e lidhur dhe me dukurinë e homonimisë. Semantika strukturaliste vendosi në qendër të shqyrtimit formën dhe kuptimin e fjalës, duke parë si të nevojshme lidhjet midis kuptimeve të fjalës, për të dhënë kufi përcaktimi midis polisemisë dhe homonimisë. Studimi i dukurive të polisemisë dhe homonimisë, përbën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e të dhënave në drejtim të leksikologjisë, semantikës dhe gjuhësisë shqiptare. Trajtimet studimore ngërthejnë një fushë të gjerë, me problematika tepër të mëdha, por shumë të rëndësishme në drejtim të studimit të gjendjes së sotme të polisemisë dhe homonimisë në gjuhën shqipe. Prandaj synimi qendror i këtij punimi është të përshkruajë dhe të evidentojë ndryshimet që paraqesin këto dukuri në një hark kohor prej 30 vitesh, të argumentojë se cilat janë shkaqet e ndryshimeve të dukurive, ndryshimin e kuptimeve leksikore brenda strukturës semantike të fjalës, të shpjegojë se ç’rol luan rendi i kuptimeve përbërëse të një fjale gjatë zhvillimeve gjuhësore, ndryshimet e njësive brenda çiftit homonimik etj. Në këtë punim do të përpiqemi jo vetëm të evidentojmë raste, por të analizojmë të dhëna dhe përcaktojmë kritere për t’u ardhur në ndihmë pikëpyetjeve dhe diskutimeve në lidhje me poliseminë dhe homoniminë. Duke patur si objekt studimi ndryshimet që kanë pësuar në rrjedhë të kohës dukuria e polisemisë dhe homonimisë, ky punim ka për qëllim studimin në lëvizjet e vlerave të këtyre dukurive; në çështje teorike që ngërthejnë këto dukuri; në ndryshimet që ka pësuar struktura semantike e fjalëve të fondit leksikor të shqipes në një periudhë kohore të përcaktuar; raportet polisemi-homonimi; në lëvizjet e varianteve kuptimore të strukturës së fjalës; në raportet midis fjalëve njëkuptimëshe dhe shumëkuptimëshe; në shtimin dhe eliminimin e çifteve homonimike dhe vargjeve homonimike në gjuhën shqipe; në vlerat që paraqet sot polisemia dhe homonimia. Semantika dhe problematikat që trajton ajo janë ende në një pikë të nxehtë diskutimi në rrethe të ndryshme studiuesish. Nëse një fjalë është shumëkuptimëshe apo është homonimike, duket se ende nuk mund të marrë një përgjigje koncize. Thelbi i këtij punimi është të japë një kornizë të ndryshimeve në vlerë të polisemisë dhe homonimisë, 2 M. Bréal “Essai de sémantique: science des significations”, 1924.

8

për një periudhë kohore afro 30-vjeçare, si dhe lëvizjet e shndërrimet që ka pësuar struktura kuptimore e fjalëve si pasojë e faktorëve gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë. Në këtë studim polisemia dhe homonimia do të trajtohen si krerë më vete, pavarësisht se studimi i çështjeve të veçanta do t’i ngërthejë këto dukuri me njëra-tjetrën për një përgjigje sa më të plotë. Por ndër aspektet që shfaq interes thelbësor janë dhe shndërrimet që ka pësuar kuptimi kryesor i fjalës. Interesi për kuptimin e njësisë leksikore është shfaqur hershëm, nga periudha e lashtësisë e deri në periudhën moderne. Nga Aristoteli te Sosyri do të shtrihen një sërë pyetjesh në lidhje me kuptimin e fjalës, të cilat lidhen drjtpërdrejt me marrëdhëniet që vendos gjuha me mendimin. Studiues të shumtë e shkolla të ndryshme gjuhësore dhanë kontributin e tyre në përpjekje për të vendosur rregulla të përcaktuara që ndajnë dukuritë e polisemisë dhe të homonimisë, për të përkufizuar qartë poliseminë e homoniminë, për të shpjeguar mënyrën se si njerëzit arrijnë të shprehin kuptime të ndryshme nëpërmjet një fjale të vetme. Dhe mesa duket deri më sot, disa pyetje nuk e kanë gjetur ende përgjjgjen. Në këtë studim jemi përpjekur të japim disa nga përgjigjet e çështjeve më pak të trajtuara mbi dukuritë e polisemisë dhe homonimisë. Një nga pikat në të cilat jemi përqendruar gjatë, është shndërrimi dhe lëvizja që pëson kuptimi kryesor në rrjedhë të kohës. I ndikuar apo jo nga faktorë jashtëgjuhësorë, shndërrimi i kuptimit kryesor ka prekur një numër të konsiderueshëm fjalësh të fondit leksikor të gjuhës shqipe. Si pasojë, ndryshime të theksuara do të vërehen dhe në strukturën përmbajtjesore të fjalës, e cila është bërë në këtë punim objekt trajtimi e shqyrtimi. Çështje të tjera të trajtuara, të cilat do të vijnë në ndihmë të argumenteve për vlerën e polisemisë sot në gjuhën shqipe dhe ndryshimet në këto dukuri, do të jenë analiza e zgjerimit dhe ngushtimit të strukturës kuptimore të njësisë leksikore. Studimi i dukurisë së polisemisë ka qenë i shoqëruar dhe nga studimi i dukurisë së homonimisë, për faktin se ende dhe sot, në dallimin midis tyre ka çdoherë një pikëpyetje në kufirin nëse një fjalë është polisemantike apo homonimike. Tradicionalisht, si thelbi i shpjegimit është pranuar lidhja midis kuptimeve në strukturën e fjalës. Ndërvarësia midis kuptimeve është polisemantizëm i pastër, ndërsa largësia midis kuptimeve, homonimi. Por, gjatë trajtimit të materialit vërejmë se edhe fjalët polisemantike arrijnë të kalojnë në homonimi, si shkak i shkëputjes së një prej kuptimeve përbërëse të strukturës. Ose dukuria e kundërt, njësitë përbërëse të çiftit homonimik, do të shkrihen në një fjalë të vetme polisemantike. Trajtimi i materialit në këtë prizëm ka qëllim të evidentojë ndryshimet në strukturën kuptimore të fjalës dhe të argumentojë vlerën e dukurive në gjuhën shqipe. Diskutimi në literaturën teorike për dallimin midis polisemisë dhe homonimisë është fokusuar më së shumti në ndarjen e prerë midis dukurive, duke lënë mënjanë kriteret që zbusin kufijtë midis tyre. Ndaj janë bërë përpjekje për të dhënë sugjerime për të marrë në konsideratë kritere të tjera që duhet të përfshijmë për një ndarje më të qartë midis polisemisë dhe homonimisë, siç është konteksti.

9

Gjuha ka rregullat e veta të funksionimit. Shumëfunksionaliteti i gjuhës është një ndër rregullsitë që gjeneron dhe zhvillon fjalët shumëkuptimëshe. Fjalët polisemantike, nuk janë gjë tjetër veçse prania e disa kuptimeve të lidhura me njëri-tjetrin, të cilat përdoren për të emërtuar nocione ose dukuri të ndryshme. Ndërsa fjalët njëkuptimëshe janë njësi me një kuptim të vetëm. Mënyra e paraqitjes së tyre në fjalor, është shfrytëzuar për të dhënë një kornizë më të qartë të raporteve monosemi-polisemi në fondin leksikor të gjuhës shqipe. Vlerat e fjalëve njëkuptimëshe dhe shumëkuptimëshe në gjuhën shqipe sipas pasqyrimit të fjalëve në fjalorët shpjegues, janë ndër të dhënat e para që jepen në këtë punim, duke rrokur njëkohësisht dhe analizën semantike të varianteve kuptimore të fjalëve, nisur nga lloji i shënimit stilistik të kuptimeve të fjalës. Ky parashtrim i shërbeu punimit për të dhënë argumente më shumë në përcaktimin e vlerës së polisemisë dhe monosemisë në gjuhën shqipe. Qasja e sotme kah studimit të homonimisë është përqendruar kryesisht në llojet e homonimisë dhe faktin pse ndodh kjo dukuri. Në këtë punim është guxuar më tej, duke i bërë analizë të hollësishme shtimit dhe eliminimit të çifteve homonimike, si dhe ndryshimeve që ka pësuar kjo dukuri në vargjet homonimike dhe lidhjet e saj me pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Përfundimet e nxjerra kanë shërbyer si argument për të përcaktuar ndryshimet në vlerën e homonimisë në raport me poliseminë përgjatë kohës. Në punimin “Ndryshime të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë prej “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980, në “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006”, përzgjodhëm metodën krahasuese për të arritur në përfundimet e dëshiruara. Objekti i hulumtimit të materialit kanë qenë dy veprat madhore të leksikografisë shqiptare: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980-ës dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006-ës. Është realizuar krahasimi i njësive lëksikore nga njëri fjalor shpjegues në tjetrin, duke vërejtur dhe analizuar çdo ndryshim Brenda strukturës së fjalëve të pasqyruara në fjalor. Në vija të përgjithshme këto janë dhe thelbi i këtij studimi, polisemia dhe homonimia, si dy dukuri të vrullshme e të larmishme, që duhet të kenë gjithnjë vëmendjen e studiuesve, pasi pasqyrojnë dhe lëvizjet më të gjalla të leksikut në gjuhën shqipe. Studimi është i organizuar në katër krerë, të cilët paraprihen nga: Hyrja trajton një prezantim të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë, si dhe interesin që shfaqet për këto dy dukuri. Më tej është shqyrtuar metoda e punimit (ajo krahasuese) dhe qëllimi që paraqet ky studim. Në Kapitullin e I janë parashtruar çështjet teorike që ngërthejnë sot dukuritë e polisemisë dhe homonimisë. Fillimisht janë përmendur trajtimet teorike të dukurive, duke u përqendruar në qasjen e detajuar semantike dhe leksikologjike të këtyre çështjeve në rrjedhë të kohës. Por njëkohësisht janë trajtuar dhe pikëpyetje të cilat enden në studimet

10

gjuhësore. Shkaku pse ndodh polisemia, ç’ndodh me jetën e kësaj dukurie, a mund të pësojë ajo ndryshime, zgjerohet apo zbehet kjo dukuri, janë disa nga fokuset kryesore përgjatë kreut të parë. Për këtë studim janë shfrytëzuar arritjet e deritanishme të gjuhësisë shqiptare në këtë drejtim, por dhe tendencat e fundit të gjuhësisë bashkohore. Prandaj ka qenë e nevojshme që të bëhet një parashtrim i teorive më të fundit, të ofruara nga përfaqësuesit e gjuhësisë konjitive, në lëmin e polisemisë dhe homonimisë. Këto janë parashtruar në kapitullin e parë, duke u ndjekur dhe nga përvoja studimore shqiptare në drejtim të këtyre dukurive, për të formësuar një kornizë sa më të plotë të arritjeve shkencore mbi poliseminë dhe homoniminë. Duke qenë se për hulumtimin e materialit kanë shërbyer fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980-ës dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006-ës, një hapësirë e veçantë i është kushtuar dhe rrethanave historike të hartimit të fjalorëve shpjegues, si nevojë e pashmangshme e ndryshimeve të thella në jetën shqiptare. Në Kapitullin e II fokusi kryesor do të jetë kuptimi i njësisë leksikore. Trajtimi teorik dhe praktik i kësaj çështjeje ka shërbyer për të vënë në pah të gjitha llojet e shndërrimeve semantike që kanë pësuar një qerthull fjalësh në kuptimin kryesor të tyre. Nga krahasimi i fjalëve nga një fjalor në tjetrin janë evidentuar lëvizjet brenda strukturës leksikore të fjalës, duke u fokusuar fillimisht në ndryshimet e kuptimit kryesor për disa njësi të fondit leksikor të shqipes. Këto ndryshime janë klasifikuar në grupe, duke formuar atë që është quajtur “dukuria e lëvizjes së kuptimit kryesor”. Nëpërmjet analizës së sjellë, argumentohet pse dukuria e polisemisë po shënon rrudhje në gjuhën shqipe. Po në të njëjtin kapitull, janë paraqitur në mënyrë statistikore variantet e reja kuptimore që u janë shtuar fjalëve për periudhën afro 30-vjeçare, duke bërë analizat sqaruese edhe për fushën e përdorimit në kominikim për çdo variant kuptimor. Duke trajtuar raportin konkret-abstrakt të varianteve kuptimore të shtuara, janë parashtruar rastet se kur kemi më tepër shtim të fjalëve polisemantike më shumë se ato monosemantike. Për shkak të llogaritjes së varianteve kuptimore të eliminuara nga struktura e njësive leksikore, e cila arrin në dyfishin e numrit të varianteve kuptimore të shtuara, ka ardhur si pasojë rrudhja e ndjeshme të strukturave të fjalëve, dalja e fjalës nga rrethina leksikore e deri kalimin në fjalë njëkuptimëshe. Sipas llojit të shënimeve leksikore që shoqërojnë çdo variant kuptimor dhe krahasimit të tyre në dy fjalorët shpjegues, janë evidentuar rastet se kur fjalët shumëkuptimëshe në gjuhën shqipe po shënojnë rrudhje. Përpos kësaj, është vërejtur dhe ndryshimi në përcaktimin e rendit të kuptimeve në pasqyrimin e fjalëve në fjalor, duke hedhur si ide se denduria e përdorimi funksional i kuptimit të një fjale, duhet të konsiderohet si një ndër treguesit kryesorë për përcaktimin e rendit të varianteve kuptimore.

11

Kapitulli i III analizon raportin midis fjalëve një-dy-shumëkuptimëshe, duke sugjeruar se tashmë duhet të flasim për dukurinë e monosemisë, dykuptimësisë dhe shumëkuptimësisë. Janë renditur shkaqet pse ndodh monosemia dhe cilat janë burimet që e ushqejnë atë. Shqyrtimi i varianteve kuptimore sipas raportit abstrakt-konkret çon në përfundimin se dukuria e monosemisë favorizohet në shtimin e saj. Kapitulli i IV do të rrokë çështjen e dukurisë së homonimisë dhe është bërë një analizë e hollësishme e çifteve homonimike të shtuara dhe të eliminuara nga dy fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe. Argumentohet se eliminimi i njësive të çiftit homonimik ka ndikuar në shtimin fjalëve njëkuptimëshe dhe shkrirja e njësive të çiftit homonimik ka shërbyer si burim për poliseminë. Analiza e të dhënave në këtë kapitull nuk është bërë vetëm për homoniminë, por është gërshetuar dhe me dukurinë e polisemisë, duke i trajtuar si fenomene sa të veçanta, aq dhe të ndërvarura. Janë marrë në konsideratë për të shqyrtuar ndryshimet që kanë pësuar vargjet homonimike në gjuhën shqipe, si dhe marrëdhëniet e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës me homoniminë. Një çështje tjetër e trajtuar është lidhja e homonimisë me fjalëformimin, duke renditur faktin se njësitë homonimike që dalin nga homonimia prapashtesore janë shumë prodhimtare. Punimi përmbyllet me “Përfundimet” ku paraqiten përmbledhtazi përfundime të studimit, mbështetur në logjikën e argumenteve dhe analizave të shtjelluara në tërësi dhe analiza të posaçme në secilin kapitull të studimit. Për të realizuar studimin janë shfytëzuar konsultimet e herëpashershme me Udhëheqësin Shkencor, pjesëmarrje sistematike dhe referime në konferenca të shumta kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë patur si fokus profilin e gjuhësisë dhe kryesisht të fushës së semantikës dhe leksikologjisë, paraqitje të pjesëve të ndryshme të punimit në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, konsulta dhe debate me individë të kësaj fushe, studimin e të dhënave dhe njohurive të botuara në revista kombëtare e ndërkombëtare, për të krijuar të dhëna sa më sakta në lidhje me temën.

12

Objekti dhe qëllimi i studimit Dallimi midis polisemisë dhe homonimisë nuk ka qenë asnjëherë i qartë dhe i prerë, duke bërë që dukuri të tilla të jenë gjithnjë objekt i debateve dhe diskutimeve të ndryshme. Në këtë aspekt, një debat i tillë ka qenë gjithnjë objekt i studimeve të ndryshme dhe nevojave që pikëpyetje të tilla, të lëvrohen dhe trajtohen nga studiues të shumtë. Sfida e madhe e gjuhësisë dhe në veçanti e semantikës, duket të jetë ndarja e dy dukurive: polisemisë dhe homonimisë, përkundrejt kritereve të përcaktuara qartësisht. Por, një aspekt tjetër që vlen të lëvrohet dhe studiohet është dhe vlera e polisemisë dhe homonimisë në gjuhën shqipe. Punimi “Ndryshime në dukurinë e polisemisë dhe homonimisë prej “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980 në “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006”, ka për qëllim të japë një përmbledhje të ndryshimive të polisemisë dhe homonimisë në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, ku do të evidentohen ndryshimet që kanë pësuar fjalë të veçanta dhe variante të ndryshme kuptimore, shtimet e kuptimeve të reja, eliminimet e kuptimeve të veçanta, ndryshimet në çiftet homonimike, lidhja e homonimisë me pjesët e pandryshueshme të ligjëratës etj. Do të përpiqemi të japim një kornizë të aspekteve polisemike dhe homonimike, që ndikojnë në gjuhën shqipe dhe polisemantizmin e saj. Për këtë arsye është marrë si objekt hulumtimi për materialin e nevojshëm “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, me qëllim për të bërë një përpjekje modeste për pasqyrimin e ndryshimeve që ka pësuar dukuria e polisemisë dhe homonimisë. Metoda e studimit Metoda e përdorur në këtë punim për të dhënat statistikore të përftuara është analiza krahasuese, e realizuar me imtësi ndërmjet dy fjalorëve shpjegues të gjuhës shqipe. Është marrë në shqyrtim fondi leksikor i shqipes, duke u ndalur në prurjet e reja leksikore ne fjalorin shpjegues, por edhe në njësitë leksikore apo variantet kuptimore të fjalëve të veçanta, të cilat tashmë kanë dalë nga përdorimi. Nisur nga fakti se fjalorët janë pasqyrë e realitetit gjuhësor, i cili është në zhvillim të pandërprerë e të pandalshëm, këto të fundit bëhen shpesh pre e kritikave dhe qortimeve të ndryshme. Por duhet të sqarohet se, në këtë punim fjalorët shpjegues nuk janë marrë si objekt studimi për t’i vënë në qendër të një studimi kritik, përkundrazi, ata shërbejnë si material burimor për të vërejtur se si dukuria e polisemisë dhe homonimisë kanë pësuar ndryshime, se si kanë ndryshuar kuptimet e njësive leksikore, si përllogaritet raporti i fjalëve njëkuptimëshe, dykuptimëshe e shumëkuptimëshe, se si paraqitet vlera e homonimisë e polisemisë në gjuhën shqipe, të dhëna të vlefshme për studimin.

13

KAPITULLI I 1. Trajtime teorike të dukurisë së polisemisë dhe homonimisë 1.1 Tradita studimore e dukurisë së polisemisë dhe homonimisë Dukuria e polisemisë dhe homonimisë është një çështje trajtuar gjerësisht që në fillimet e leksikologjisë, e cila ngërthen një fushë të gjerë shqyrtimesh, me problematika tepër të mëdha, por shumë të rëndësishme në drejtim të studimit të gjendjes së sotme të polisemisë në gjuhën shqipe. Përkufizimet e dukurisë së polisemisë në studimet gjuhësore janë pothuajse identike në konceptimin që ato parashtrojnë. Një fjalë konsiderohet të jetë polisemantike nëse ajo ka disa kuptime që lidhen semantikisht me njëri-tjetrin3. Gjithashtu është konsideruar dhe si aftësi e shënjës gjuhësore për të pasur sinkronikisht shumë kuptime4. Përkufizime të tilla zbulojnë thelbin e polisemisë, i cili ngërthen në vetvete bashkëjetesën në strukturën semantike të një fjale të disa kuptimeve të njëpasnjëshme, të cilat ndërtojnë marrëdhënie të caktuara me njëri-tjetrin. Të tilla marrëdhënie ekzistojnë dhe mbijetojnë vetëm nëpërmjet një faktori shumë të rëndësishëm, derivimit semantik. Ekzistenca e polisemisë si dukuri, është atribut për shkak të parimit të dualitetit asimetrik të një shenje gjuhësore5 (kuptimshmërisë josimetrike të një fjale, ambiguitetit), e cila shprehet në gjuhë nëpërmjet mjeteve të ndryshme, për të arritur funksione të ndryshme. Duke u shprehur për dukurnë e polisemisë, duhet theksuar se kjo dukuri është e lidhur ngushtë me thelbin e çdo gjuhe, e cila ka si veçori themelore aftësinë e fjalës për të marrë kuptime të ndryshme, në situata të reja ligjërimore. Çështja e dukurisë së polisemisë është studiuar hershëm në lëmin e gjuhësisë shqiptare, duke përmendur Aleksandër Xhuvanin në vitet ’506, kohë kur vërejmë dhe përpjekjet e para për dhënien e koncepteve dhe përkufizimeve. Gjurmët më të thella studimore do t’i vërejmë në vitet ’70, me trajtimet e çështjeve teorike nga Xhevat Lloshi e Jani Thomai. Për traditën studimore dukuria e polisemisë ka qenë gjithnjë e diskutueshme për problematikat që ajo shfaq, por nga aspekti teorik të gjithë ndajnë mendim të njëjtë, se lidhshmëria e kuptimeve na çon në polisemi. Zhvillimi gjuhësor e prek sistemin gjuhësor në tërësi, duke mos lënë mënjanë dhe dukurinë e polisemisë. Gjuha ndryshon nën ndikimin e shumë faktorëve dhe si të tillë këto ndryshime shfaqen si në formë, ashtu dhe në anën kuptimore. Kjo bën që polisemia të shihet si një mundësi që sjell gjenerimin e një vargu të mundshëm kuptimesh. 3 J.Thomai “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, 2009. 4 R.Memushaj , “Hyrje në gjuhësi” , fq.168. 5 Pustejovsky , “The generative lexicon”, 1991, 17/4. 6A.Xhuvani, “Studime gjuhësore”, 1956.

14

Folësit dhe dëgjuesit hasin shpesh fjalë të cilat karakterizohen nga kuptime të ndryshme. Gjatë komunikimit ne arrijmë të kuptojmë se për çfarë kuptimi i referohemi asaj që themi. Kështu, “derdhje” mund t’i referohet derdhjes së ujit, lumit etj, por mund t’i referohet dhe derdhjes bankare, lotëve, energjive etj. Në të njëjtën kohë “bar” mund të kuptohet si vend ose destinacion, por mund t’i referohemi me anë të kësaj fjale dhe sendit, duke mos patur asnjë lloj lidhjeje kuptimore midis tyre. Kjo lidhje e natyrshme kuptimore-referuese (leksikore) i ndan fjalët të cilat për nga ana kuptimore përfshihen në dy kategori kryesore: polisemia dhe homonimia. Problematika e studimit të polisemisë lidhet ngushtësisht me studimin e njëkohshëm të dukurisë së homonimisë. Kjo duket që në përkufizimet që jepen për këto dy dukuri, që realisht, në thelb ndryshojnë jo shumë nga njëri-tjetri. Fjalët konsiderohen të jenë homonimike kur forma e tyre është identike, por kuptimet nuk janë semantikisht të lidhura. Pra ato karakterizohen nga mungesa e lidhjes semantike midis tyre, por dhe nga ndryshimet gramatikore që kanë fjalët homonimike (i referohemi rasteve kur i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës). E kundërta e këtij fenomeni është dhe treguesi kryesor në polisemi. Fjalët kanë praninë e lidhjes semantike midis tyre, të cilat në varësi të afrisë me kuptimin kryesor vendosin dhe renditjen e tyre si kuptime të prejardhura të po asaj fjale. Me trajtimin e dukurisë së polisemisë dhe homonimisë është marrë dhe semantika, e cila, duke qenë një disiplinë gjuhësore që merret me studimin e kuptimit në tërësi7, e ka trajtuar poliseminë dhe homoniminë në aspektin e përmbajtjes leksikore të fjalës. Semantika e studion kuptimin për mënyrën se si përcillet përmes shenjave në gjuhë. Si e tillë ajo e sheh kuptimin në lidhje me dy aspekte: atë të shkruar (që i takon formës tingullore) dhe atë të përmbajtjes. Siç është e njohur gjerësisht polisemia ka filluar të studiohet vrullshëm që në fillim të viteve 1980, ku fillimisht studimet u përqendrua në përshkrimin e njësive leksikore semantike dhe me shpjegimin e marrëdhënieve midis kuptimeve të ndryshme të fjalëve. Një tjetër arritje në drejtim të hulumtimeve mbi poliseminë ishte dhe braktisja e gjuhësisë konjitive nga parimet e strukturalizmit, se fenomenet e ndryshme gjuhësore duhet të shpjegohen nëpërmjet lidhjeve të brendshme gjuhësore. Nisur nga këto mendime u pa e nevojshme që shpjegimi i kuptimeve të fjalëve të bëhej duke u mbështetur në lidhjet e tyre kontekstuale, pra në lidhjet jashtëgjuhësore. Te studiuesi Xh.Lloshi8 mbështetet ideja se përdorimi i fjalëve në togje dhe fjali, aktualizon një kuptim, por nuk e vemë re se po ajo fjalë ka dhe kuptime të tjera. Prandaj për poliseminë mendon se është një paradigmë, kurse në fjali aktualizohet një element në sintagmë. Duket se konteksti është ai element që i jep jetë polisemisë dhe e bën atë të dallueshme në bashkësinë e kuptimeve që merr po ajo fjalë. Ndërsa për homoniminë po i

7 R.Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”, fq.156. 8 Xh.Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika” fq. 129-130.

15

njëjti studiues jep mendimin se ajo është një polisemi e rreme, d.m.th i njëjti kompleks tingullor, por me kuptime të ndryshme. Po në të njëjtin mendim qëndron dhe studiuesi J.Thomai9, i cili i konsideron si kategori të ndryshme, por që gjejnë rrugën e bashkimit në rrafshin kuptimor dhe në strukturat e prejardhjes semantike. Lëvizjet semantike zhvillojnë polisemantizmin, por pa mbërritur gjithnjë në homonimi. Në të njëjtën kohë mbështetet ideja se edhe homonimet e reja mund të polisemantizohen më tej. Ndaj theksohet se polisemia dhe homonimia janë si dy madhësi në skajet e një vargu të shkallëzuar madhësish homogjene. Studiuesi R.Memushaj thekson se në rastin e polisemisë të shënuarit e ndryshëm lidhen me një shënues të vetëm, ndërsa te homonimia të shënuarit e ndryshëm janë pa lidhje midis tyre dhe lidhen veçmas me shënuesin10. Kështu, te polisemia shënuesi funksionon si njësi e vetme gjuhësore, ndërsa te homonimia si njësi e ndryshme gjuhësore. Sipas studiuesit Sh.Rrokaj11 dukuritë e polisemisë dhe homonimisë përfshihen në raportet e kuptimit të fjalëve, të cilat janë paradigmatike ose sintagmatike. E rëndësishme është që theksohet fakti i lidhjeve kuptimore motivuese brenda fjalëve, duke nënkuptuar dhe kontekstualitetin, i cili luan rol kyç në dallimin apo ndarjen e varianteve kuptimore në strukturën leksikore të fjalës. Përkufizimi për poliseminë është dhënë në mënyrë standarte pothuaj në të gjithë literaturën gjuhësore. E thënë nga çfarë u parashtrua dhe më lart, themi se: polisemia është dukuria gjuhësore kur një fjalë e vetme mbart mbi vete dy a më shumë kuptime, pa marrë parasysh se si këto kuptime i qasen fjalës. Fjala kuptohet si një materializim i leksemës, ku kuptimet lidhen me njëri-tjetrin. Por nëse fjala ka dy ose më shumë kuptime të palidhura me njëri-tjetrin, atëherë nuk kemi të bëjmë më me një leksemë, por me dy ose më shumë leksema që janë identike në formë, por të ndryshme në kuptim. Në këtë rast po flasim për dukurinë e homonimisë. Problemi kryesor i kërkimeve mbi poliseminë në teori të ndryshme, është se ato përqendrohen në aspekte të ndryshme të polisemisë, të cilat janë studiuar nga degë të shumta të gjuhësisë. Ka disa studime mbi poliseminë, të cilat janë zhvilluar vitet e fundit dhe që do t’i përmendim në mënyrë konçize. Përpjekjet për shpjegim sesi fjalët lidhin kuptimet e tyre i gjejmë në debatet që në antikitetin e lashtë. Teoria physei-nomos dha idenë se si kuptimet lidhen arbitrarisht ose në mënyrë shenjuese me fjalën. Çështja se si veshja fonetike e nje fjale lidhet me kuptimin që mbart ajo, u kthye në një objekt debatesh të vazhdueshme. Ka disa mendime të ngritura në teori në lidhje me dukurinë e polisemisë. Fillimisht, S.Ullmann12, njohu tri llojet e kuptimeve të fjalëve: 1) homoniminë 2) poliseminë 3)

9 J.Thomai, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq.151. 10 “Hyrje në gjuhësi” fq.172. 11 “Hyrje në gjuhësisnë e përgjithshme”, fq.115. 12 “The principles of semantic. A linguistic approach to meaning” (1957).

16

lidhjet e fjalëve. I konsideron dukuritë e polisemisë dhe homonimisë si burime të paçmuara për gjuhën, mosekzistenca e të cilave do ta kishte bërë gjuhën më pak efiçente. Ideja e S.Ullman do të zhvillohet më tej nga J.D.Apresiani13, i cili do të evidentojë dy lloje të polisemisë: a) poliseminë e rregullt, sistematike ( që quhet dukuria e polisemisë), b) poliseminë e parregullt, josistematike ( që quhet dukuria e homonimisë). Një koncept i tillë jep ndarjen ndërmjet dy dukurive gjuhësore, të cilat perceptohen si dy të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. J.Lyons14 vondos shenjën e barazisë ndërmjet kuptimit të shumëfishtë dhe polisemisë. Ndërsa fjalët të cilat përmenden si fjalë të ndryshme, i klasifikon si homonime. Në gjykimin e tij dallimi midis polisemisë dhe homonimisë është subjektiv dhe nuk mund të përcaktohet. Një ndër teoritë më të përfolura mbi poliseminë është ajo e P.D.Deane15, përfaqësues i gjuhësisë konjitive, i cili mbështet idenë e kombinimit të dy llojeve të pranuara të polisemisë, asaj sistematike dhe josistematike. Kështu ai eleminon mundësinë e ndarjes së këtyre dy lloj polisemish. Ai nënvizon në teorinë e tij se në çdo fjalë kuptimi leksikor është i lidhur ngushtë me elemente jashtëgjuhësore, përjashtimi i të cilëve do ta bënte të pamundur kuptimin më të qartë të polisemisë si dukuri. G.Nunberg16, një tjetër përfaqësues i gjuhësisë konjitive, do të paraqesë një teori më të përcaktuar qartë. Ai e trajton problemin e polisemisë si një çështje referimi, e cila mbështetet kryesisht në të dhëna pragmatike. Fenomeni i polisemisë sistematike është një fenomen referimi dhe të ndërvarura nga faktorët pragmatikë. Ndryshe do të na paraqitet Kilgarrif17 në teorinë e tij mbi poliseminë, duke e konsideruar atë si një fenomen jo të përcaktuar qartë në kufijtë e saj. Ai sugjeron që polisemia i referohet zakonisht një kompleksiteti, një udhëkryqi të homonimisë, rendit, analogjisë dhe alternimit. Rendi është një variacion i kuptimit kontekstual, ku fjala lidhet ngushtë me të tjerat në kontekst dhe përfitohen kuptimet e ndryshme të fjalëve. Analogjia është një lloj tjetër i kuptimit kontekstual, ndërsa alternimi i referohet ngushtësisht idesë së P.D.Deane mbi poliseminë. Filozofi John Stuart Mill18, gjatë shekullit XIX përfshiu termat denotacion (kuptimi emërtues) dhe konotacion (ngjyrimi emocionor i fjalës). Në praktikën ligjërimore kuptimi denotativ do t’i takojë kuptimit kryesor që mbart fjala, ndërsa kuptimi konotativ do t’u takojë varianteve të ndryshme semantike që merr fjala. Nëse do t’u referoheshim njësive leksikore të përmendura më lart, atëherë do cilësonim si kuptim kryesor atë i cili gjendet i shënuar me nr. 1 në fjalorin e gjuhë shqipe. Ndërsa kuptimet e tjera që merr fjala, ose ato konotative, do t’u takonin kuptimeve të figurshme të saj. Për të konkretizuar më tej raste

13 “Regular polisemy” (1973) fq. 5-32. 14 R.Memushaj, “Hyrje në gjuhësinë teorike” fq. 376. 15 P.D.Deane, “Polisemy and cognition” (1988) Lingua fq. 325-361. 16 , G.Nunberg, “The problem of polisemy”, Lexical semantics fq. 325-361. 17 Kilgarrif, “Polisemy relation” (1985) fq. 1-25. 18 J.S.Mill, “System of logic” J.S.Mill. kap.4.

17

të tilla të cilat i shërbejnë studimit të parashtruar, do t’u referohemi dy fjalorëve të gjuhës shqipe: “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006. Raste të tilla vërehen dendur në leksikun e shqipes, që në shumicën e rasteve kuptimet kryesore shoqërohen dhe nga kuptime të tjera të derivuara, që marrin ngjyrime stilistike. P.sh, fjala -derr-19, në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980, në kuptimin e saj të 3-të, del me kuptim konotativ “fig.bised.keq. njeri shumë i shëndoshë: njeri i trashë nga mendja e kokëfortë”. Ose fjala –bilbil20- në kuptimin e 4-t po në këtë fjalor, na paraqitet si: mb. që këndon shumë bukur; që flet rrjedhshëm e bukur. Është me interes që të shihet si fillim polisemia si kuptim dhe lidhjet kuptimore ndërmjet polisemisë dhe homonimisë. 1.2 Trajtimi leksikografik dhe semantik i dukurisë së polisemisë dhe homonimisë Leksikografët vlerësojnë se polisemia dhe homonimia janë dukuri, të cilat vijnë si pasojë e lidhjes semantike dhe asaj referuese. Këto lidhje janë veçanërisht të dukshme kur vërehen jashtë kontekstit. Në të folurit e përditshëm përdorimi i fjalëve nuk është i errët. Ai merr jetë nga konteksti në të cilin përdoret. Kur ne themi “shkojmë për të pirë në bar”, nuk ka pse të ngatërrohet me ndonjë kuptim tjetër të fjalës “bar”. Fjalët zotërojnë “logjikën” e tyre, e cila në ndërthurje me kontekstin, jepet e qartë dhe pa mëdyshje në kuptimin që ato transmetojnë. E kundërta ndodh kur fjalët përdoren jashtë kontekstit të tyre. Një situatë e tillë vlen të vërehet në fjalorët shpjegues, të cilët i pasqyrojnë fjalët jashtë përdorimit të tyre kontekstual. Fjalorët nuk përpiqen të shpjegojnë fjalët nga pikëpamja teorike, por ato na ofrojnë një pamje të përdorimit të fjalëve në situata të veçanta. Për këtë arsye vështirësohet dhe ndarja e dallimi i polisemisë dhe homonimisë, e cila jo gjithmonë është e qartë dhe e mundshme për t’u realizuar. Por lind pyetja: a është i mundur dallimi i qartë ndërmjet dy dukurive, polisemisë dhe homonimisë? Problemi i diferencimit midis polisemisë dhe homonimisë është bërë tashmë tradicional. A.Kostallari21 do të parashtrojë si kriter të dallimit të homonimeve nga fjalët polisemantike, parimin semantiko-strukturor dhe lidhjet fjalëformuese të fjalës. Xh. Lloshi22 parashtron parim tjetër për dallimin e dy dukurive në praktikë: vendi i fjalës në sistemin e gjuhës shqipe, vend i cili përcaktohet jo vetëm nga lidhjet etimologjike, të fjalëve, por edhe nga lidhjet leksikore, morfologjike e sintaktike.

19 “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” fq. 315. 20 Po aty fq. 144. 21 A.Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime mbi leksikun” 1972, fq. 51. 22 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homnonimet në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun” Tiranë 1972, fq. 211.

18

J.Lyons23 përmend si kriter ndarës për të bërë dallimin ndërmjet polisemisë dhe homonimisë, kriteri etimologjik dhe lidhshshmërinë që ekziston ndërmjet kuptimeve të një fjale. Ashtu siç u theksua dhe më lart, prania e lidhjes semantike midis kuptimeve na çon në polisemi, ndërsa mungesa e lidhjes semantike midis kuptimeve në homonimi. Nëse do t’u referoheshim njësive leksikore të dhëna në fjalorët shpjegues, gjykojmë që ndarja midis tyre është relativisht e vështirë. Fjalorët shpjegues nuk do të thotë se e shpjegojnë fjalën nga ana teorike. Kjo vjen si pasojë e lidhjeve semantike që ka kuptimi kryesor i fjalës me kuptimet e prejardhura të saj. Në rastet kur kuptimi kryesor është i lidhur qartësisht me kuptimet e prejardhura, atëherë polisemia është më e lehtë për t’u përcaktuar. E kundërta ndodh kur kuptimi kryesor nuk ka lidhje të forta me kuptimet e prejardhura. Atëherë lind dyshimi i përcaktimit të saktë midis polisemisë dhe homonimisë. Të gjithë fjalorët shpjegues respektojnë ndarjen e polisemisë nga homonimia. Çështja qëndron se leksikografët dhe semantikanët janë në mënyrë të përhershme përballë vështirësisë së dallimit të polisemisë nga homonimia. Thelbi qëndron në faktin se çfarë do të thotë “dy kuptime fjalësh të lidhura” dhe “dy kuptime fjalësh jo të lidhura”? Se ku qëndron problem i kufjve ndarës të dy dukurive, vazhdon ende të shtrojë pikëpyetje përballë studiuesve dhe gjuhëtarëve. Lidhshmëria e kuptimeve të një fjale ka një bosht të përbashkët, prej të cilit kanë derivuar kuptime të tjera. Leksikografët konsiderojnë në këtë pikë si kriter bazë për kufirin ndarës ndërmjet polisemisë dhe homonimisë, kriterin etimologjik. Por në këtë rast lindin dhe problematika që duhet të merren në konsideratë. Fjalët përfshihen në fjalor si hyrje të reja të njësive leksikore. Në përputhje me kriterin e lidhshmërisë ndërmjet kuptimeve, apo jo lidhshmërisë së tyre, leksikografët kanë nevojë të përcaktojnë kufirin se njësia leksikore ka lidhshmëri të kuptimeve para se të hyjë në fjalor apo jo. Këtu vjen në ndihmë kriteri etimologjik, i cili përcakton lidhshmërinë e kuptimeve të njësisë leksikore të përfshirë në fjalor, sipas lidhjeve të tyre historike. Gjithsesi, dallimi polisemisë nga homonima shfaqet më problematike, nëse i qasemi njohurive gjuhësore që ka folësi. Nëse do ta ilustronim me shembuj: fjala “heroinë” në fjalorin e ’80-ës, paraqitet si çift homonimik në të cilin jepen këto kuptime për çdo njësi të çiftit homonimik, heroinëI - ajo që ka kryer një vepër të lartë trimërie dhe vetëmohimi, dhe heroinëII - pluhur i bardhë kristalor me veti qetësuese. Ndërsa në fjalorin e 2006-ës të njëjtat njësi leksikore paraqiten si dy njësi më vete. Palidhshmëria kuptimore ka shpërbërë çiftin homonimik, duke i kaluar të dyja njësitë e çiftit homonimik në fjalë më vete monosemantike. Kuptimi kryesor i fjalës në shumicën e rasteve është dhe kuptimi fillestar, pra që lidhet me etimologjinë e fjalës, ndaj dhe etimologjia është e dobishme në përcaktimin e polisemisë. Por mund të ndodhë dhe ndryshe. Nëse do t’i referoheshim një shembulli: sipas Eqerem Çabej24, fjala “meshë” dikur ka patur si kuptim fillestar “bukë e mblatur”.

23 J.Lyons, “Language and linguistics” fq. 147. 24E.Çabej , “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, fq.59.

19

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”251980, ky kuptim ka ndryshuar dhe paraqitet si “fet. ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara (në vendet ku vepron kasha e krishterë)”. Kuptimi i fjalës rikthehet sërish në kuptimin e parë në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 200626 në, “kulaç me miell të mblatur, që çojnë besimtarët në kishë në ditë të caktuara (në vendet ku vepron kisha e krishterë). Në këtë aspekt dukuria e polisemisë ngjall më shumë interes në studimin e zhvendosjes së kuptimeve.27 Një fjalë mund të ketë një ose më shumë kuptime, për të cilat studiuesit duhet të bëjnë kërkime nëse kanë lidhje etimologjike ndërmjet tyre ose jo. Me anë të përcaktimit të lidhjeve që kanë kuptimet midis njëri-tjetrit, ato vendosin nëse fjala i takon polisemisë apo homonimisë. Prandaj diskutimi i trajtimit të polisemisë do të shtrihet në tri linja: - shpjegimi i polisemisë, eliminimi i polisemisë dhe parashikimi për dukurinë e polisemisë. 1.2.1. Kushtet kur u shkruan “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe 2006”. Përpjekjet për hartimin e fjalorëve dihet që janë shumë të hershme dhe e kanë zanafillën që në fillesat e dokumentimit të shqipes së shkruar. Grupi i gjuhëtarëve me vlera madhore e kombëtare si; K.Kristoforidhi, A.Xhuvani, K.Cipoja, M.Domi etj, kanë dhënë një kontribut të pashembullt në përpjekjet sublime për të hedhur themelet e një gjuhe letrare kombëtare dhe për studimin e saj. Me kontributin e tyre ata përvijuan një traditë të pasur dhe me shumë vlera në fushën e gjuhës. Fillimet e kësaj tradite janë të hershme, të cilat fillojnë që me botimin e “Fjalori shqip-greqisht”, 1904, të Kostandin Kristoforidhit. Ishte e para përpjekje shkencore për të krijuar një fjalor të gjuhës shqipe, jo vetëm të një dialekti, ose një fjalor të zakonshëm dygjuhësh, por mirëfilli një fjalor të gjuhës shqipe. Kjo vepër do të gjejë dritën e botimit në vitin 1961, nën kujdesin e Aleksandër Xhuvanit28. Të dhënat ishin të pasura, frazeologji popullore, analiza etimologjike, të fjalëformimit etj, por që nuk ishte në rangun e nje fjalori shpjegues të mirëfilltë. Kjo gjë u bë e mundshme vetëm në vitin 1954, vit në të cilin u botua “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, i pari i llojit shpjegues, që do të hapte dhe faqen e re në leksikografinë shqipe. Në 1980 do të botohet “Fjalori gjuhës së sotme shqipe”, puna për të cilin kishte filluar që me krijimin e “Kartotekës së leksikut të shqipes”, i hartuar nën drejtimin e A.Kostallarit dhe me autorë: J.Thomai, Xh.Lloshi, M.Samara, J.Kole, P.Daka, P.Haxhillazi, H.Shehu, F.Leka, E.Lafe, K.Sima, Th.Feka, B.Keta, A.Hidi. Me rreth 41 mijë fjalë të mbledhura nga gjuha e gjallë e popullit në çdo skaj të vendit dhe me një mori njësish frazeologjike, ky fjalor u vlerësua si pasuri e përbashkët kulturore e popullit shqiptar. Detyra e këtij fjalori të tipit të mesëm synonte në dhënien e shpjegimeve të 25 “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980, fq.1119. 26 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, fq.619. 27 “Shezai Rrokaj , Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”. 28 A.Xhuvani, “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”

20

fjalëve e shprehjeve që kanë zënë vend të qëndrueshëm në gjuhën shqipe, si dhe në përdorimine fjalëve, shprehjeve pak ose aspak të njohura, me qëllim që të jenë pjesë e pandarë e fondit leksikor të shqipes. Pra, vlerësohet si e rëndësishme fakti që fondi leksikor i shqipes jo vetëm të arrijë të mblidhet i gjithë, por dhe të futet gjerësisht në përdorim. Shoqërisë shqiptare i duhej dhe nevojitej një fjalor shpjegues, që të përfshinte sa më gjerë leksikun e gjuhës shqipe, atë pjesë të leksikut që gjallonte në shoqërinë shqiptare. Ai do të përmbushte dy qëllime kryesore: të ishte një fjalor shpjegues, por njëkohësisht dhe informues29. Si i tillë shpjegimet e ofruara të fjalëve duhet të ishin të mbushura me informacion dhe me ilustrime të ndryshme. Pra një rëndësi të veçantë i kushtohet elementëve që plotësojnë shpjegimin e kuptimit a të kuptimeve dhe që e tregojnë fjalën si njësi semantiko-strukturore në përdorimin e saj. Pas afro 30 vjetësh u botua “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, i hartuar nën drejtimin e J.thomait dhe me autorë: M.Samara, P.Haxhillazi, H.Shehu, Th.Feka, V.Memisha, A.Goga, i cili na ofron rreth 48000 fjalë dhe një sërë njësish dhe thëniesh frazeologjike. Korpusi i fjalëve pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në fondin leksikor të shqipes, lëvizjet e leksikut përgjatë këtyre viteve që kanë sjellë ndryshime në shtresën aktive të leksikut, huazimeve nga gjuhë të tjera, përfshirjen e kuptimeve të reja, ndryshimin e këtyre kuptimeve për arsye të ndryshme etj. Këto dy fjalorë edhe pse të shkruar në një periudhë kohe disi të largët, u mbështetën në një qëllim bazë: evidentimi dhe hulumtimi i fondit leksikor të shqipes, si dhe përdorimi aktual e konkret i kësaj shumësie fjalësh. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980” u ngrit në interesa më madhore, pasi shënonte të parin fjalor pas “Kongresit të Drejtshkrimit” 1972, prandaj dhe përvijimi i tij do të mbështetej mbi bazën e parimeve të Kongresit. Ndërsa hartimi i “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, u nis nga nevojat e kohës për të bërë evidente ndryshimet e mëdha të ndodhura në fondin leksikor të shqipes, si pasojë e lëvizjeve jo vetëm të leksikut, por edhe të kuptimeve brenda fjalëve. Ndaj lindi e nevojshme për të lëvruar në fushën studimore të gjuhësisë aspekte praktike. Zhvillimet gjuhësore pasqyrojnë jo vetëm ndryshime, por bëhen objekt i diskutimeve për lindjen e dukurive të reja gjuhësore. Objekt ndihmues studimi janë fjalorët, meqenëse e kanë burimin e përmbajtjes së tyre nga shtresa më aktive e gjuhës standarde dhe mendohet se janë një material shumë i vlefshëm kërkues për t’u dhënë përgjigje pikave të parashtruara në këtë punim. 1.2.2. Trajtimi leksikografik i polisemisë dhe homonimisë Leksikografia shqipe ka një jetë mjaft të gjatë, fillimet e së cilës i gjejmë rreth viteve 1900, kohë që i paraprin lëvizjes më të vrullshme shoqërore shqiptare. Edhe pse gjuha

29 A.Kostallari“Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime mbi leksikun” 1972, fq.14.

21

shqipe është standartizuar relativisht vonë 1972, përpjekjet për një gjuhë letrare kombëtare janë hedhur që në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Intelektualët e asaj kohe krahas qëllimit për të zgjidhur çështjet që lidheshin me krijimin e shtetit shqiptar, punuan dhe për fjalën shqipe. Por në këto kushte nuk u arrit që të botohej një fjalor shpjegues. Disa fjalorë dygjuhësh që gjetën dritën e botimit mbajnë autorësinë e të huajve, por gjithsesi që dhanë një ndihmesë të madhe në njohjen e leksikut dhe frazeologjisë së shqipes, edhe pse nuk mund të luanin kurrsesi rolin e një fjalori shpjegues. Një punë e madhe në fushën e leksikologjisë ka kryer dhe Aleksandër Xhuvani, i cili u mor jo vetëm me studimin e fjalëve të veçanta dhe leksikut, por edhe me vështrimin shkencor që bëri ai në fushë të shqipes. Mendimet e tij mbi pastërtinë e gjuhës shqipe dhe tendencës për të shmangur përdorimin e fjalëve të huaja dhe zëvëndësimin e tyre me fjalë mirëfilli shqip, mbeten akoma aktuale. Citojmë: “ Duhet ditë se gjuha nuk asht gjasend, nji privilegj e nji palë njerzve, që për detyrë a për diletantizëm u bie puna të mirren me te, asht prona, malli i gjithë popullit, asht shenja e gjallë e kombësisë, asht vegla e çmueshme e jetës sonë të përdiçme, prandaj e kemi për detyrë të gjithë ne, punëtorë, qytetarë e katundarë, nëpunës, artistë e intelektualë t’interesohemi e të kujdesemi për pastrimin e lulëzimin e saj30”. Janë mendime gjithëherë të vlefshme, të cilat tregojnë dhe përpjekjet guximtare e demokratike për t’ia lënë shkencën atyre që dinë të bëjnë shkencë. Por nga ana tjetër të gjithë të përpiqen duke kontribuar në pasurimin dhe sistemimin e saj. Në fushën e studimeve leksikore studimet që u lëvruan më shumë ishin: studimi i fushës së terminologjisë, elementit të huazur nga turqishtja, sllavishtja etj, veçorive të fjalëformimit, frazeologjisë, por që nuk arritën të formonin një shkencë të mirëfilltë me objektin dhe metodën e vet të studimit. Kështu përvoja leksikore paraqitet jo e thelluar mirë dhe jo e sistemuar. Kjo situatë do të tjetërsohet rreth vitit 1972, vit në të cilin jo vetëm gjuha shqipe standartizohet, por edhe kryhen një varg studimesh mbi antoniminë, sinoniminë, poliseminë e homoniminë. Edhe ky punim do të përpiqet të japë disa kontribute modeste në fushën e polisemisë dhe të homonimisë, të para tashmë jo në kuadrin e studimeve tradicionale, por të ndërthurur dhe me trajtimin e tyre në fushën e semantikës dhe mbi të gjitha të praktikës ligjërimore. Studimet e thelluara në leksikologji kërkonin dhe shqyrtimin e çështjeve të veçanta siç është homonomia. Trajtimi i homonimisë në gjuhën shqipe filloi pas viteve 1950, ku përmendjen e parë e gjejmë te A.Xhuvani, i cili propozon se “fjalët që nuk janë homonime duhet të pasqyrohen në fjalor vetëm njëherë”31. Më pas te “Fjalori i gjuhës shqipe” 1954 jepet formulimi për këtë term: “… fjalë që kanë të njëjtën trajtë fonetike, po me kuptime të ndryshme”32. Një vëmendje kryesore u është kushtuar homonimeve leksikore, pra që i përkasin të njëjtës pjesë të ligjëratës. Tradicionalisht është pranuar se homonimet leksikore ndeshen në shumicën dërrmuese ndërmjet emrave, më të kufizuara

30 Aleksandër Xhuvani “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1956, fq.70. 31 Po aty. 32 “Fjalor i gjuhës shqipe” 1954, me autorë K. Cipo, E. Çabej, M. Domi, A. Krajni, O. Myderrizi.

22

ndërmjet foljeve, më të pakta ndërmjet mbiemrave dhe shumë të rralla në pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Është e vështirë të dallojmë qartësisht se kur dy kuptime fjalësh janë të njëjta apo të ndryshme. Për një fjalë është gjithashtu e vështirë përcaktimi i saktë se sa kuptime ka struktura e saj. Ndaj mund të duket më e drejtë për F.R.Palmer33 që të kërkohet për ngjashmëri të kuptimeve dhe jo të shihet për dallime midis tyre. Nëse një fjalë ka disa kuptime, nuk është e qartë se kur kemi të bëjmë me polisemi apo homonimi. Këto janë raste të problematikave të diskutueshme dhe të ndërlikuara të marrëdhënieve midis polisemisë dhe homonimisë, kur kemi të bëjmë jo me fjalë të ndryshme , por me një fjalë të vetme dhe kuptimet e saj. Prandaj mund të pohojmë se për leksikun e shqipes, polisemia është një burim i frytshëm për lindjen e homonimisë. Në të njëjtën kohë ai që do të ndihmojë më tepër në përcaktimin e këtyre dallimeve dhe marrëdhënieve është konteksti, i cili jep ndihmesë në zbërthimin e varianteve leksiko-semantike të fjalës. Përsa i përket polisemisë është e rëndësishme që të merret në shqyrtim zhvillimet dhe ndryshimet e varianteve leksiko-semantike. Çdo kuptim i fjalës lidhet me një nocion themelor të caktuar, por mund të ketë dhe variante leksiko-semantike që përfaqësojnë dhe zhvillimin ose ndryshimin e këtij nocioni. Ky është një problem i cili do të trajtohet gjerësisht në këtë punim, sepse kështu do të kontribuojmë për të dhënë një pasqyrë më konkrete të ndryshimeve të varianteve semantiko- leksikore. Kuptohet që ndryshimet e varianteve leksikore nuk ndodhin rrufeshëm, përkundrazi, ato kanë nevojë për shtrirje në kohë të gjatë. Elementë të tjerë që janë dominantë në ndryshimet që pësojnë kuptimet përbërëse të një fjale, janë dhe faktorët jashtëgjuhësorë, sidomos ato që ndikojnë më dendur në zhvillimin gjuhësor. 1.3 Pse ndodh polisemia? “Gjuha nuk është e lirë për aq kohë sa ajo gjendet nën parimin e vepruesve që zhdukin lirinë”34. Ky mendim i Sosyrit i qaset ndryshimit që pëson gjuha nën ndikimin e shumë vepruesve, të cilat shfaqen si në formë ashtu dhe në anën kuptimore. Koha është vepruesi më i pashmangshëm dhe për aq kohë sa ajo vepron mbi shumë dukuri e fenomene, atëherë dhe gjuha nuk mundet që t’i shpëtojë asaj. Zhvillimi i pandërprerë u përgjigjet nevojave të shoqërisë për të komunikuar në mënyrë më të vrullshme dhe koncize. Ky zhvillim shprehet në anën sasiore, me pasurimin e gjuhës me fjalë e kuptime të reja. Ideja e fjalëve polisemantike daton që nga Aristoteli35, i cili mbështet idenë se numri i fjalëve në gjuhët naturale është i kufizuar, ndryshe nga objektet që kanë nevojë për t’u emërtuar dhe numri i tyre është i pakufizuar. Kjo nxjerr në pah nevojën e shtimit të

33 F.R.Palmer “Semantics”, Cambrdige University Press, fq.66. 34 F. de Sossyr “Kursi i gjuhësisë së përgjithshme”. 35 Aristoteli, “Poetika”

23

fjalëve ose të kuptimeve të fjalëve, për të t’i ardhur në ndihmë emërtesave të objekteve reale, që tejkalojnë mundësitë numerike të fjalëve ekzistuese që ka çdo gjuhë. Në këtë aspekt fjalët vetëzhvillohen, duke shënuar kuptime të reja. Fjalët ndryshojnë në rrjedhë të kohës dhe kur ky ndryshim ndodh, atëherë qëllon të ketë dhe konvergjenca aksidentale. Gjatë ndryshimit që pëson fjala, shoqërohet me shtimin apo pakësimin e kuptimeve të strukturës së saj semantiko-leksikore. Struktura kuptimore e fjalës mund të zhvillohet në rritje, të zvogëlohet në rrudhje, ose të qëndrojë e pandryshueshme në tërësinë kuptimore të strukturës. Gjuha jonë shqipe është e prirur drejt këtyre zhvillimeve, ashtu si gjuhët e tjera, pse jo dhe më shumë. Përgjatë viteve të fundit shoqëria shqiptare ka pësuar ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin e saj. Zhvillimi i kulturës, mendësisë, teknologjisë dhe emancipimi përgjithësisht, ka prekur jetën e shoqërisë sonë, që ka ndikuar në ndryshimin e gjuhës shqipe. Kjo ka bërë që sot të sjellim në vëmendje ndryshimin e formave të zhvillimit të gjuhës nga një periudhë kohore në një tjetër. Të gjitha këto që përmendëm pasqyrohen në shndërrimet e kuptimeve të një fjale. Nëse do t’i referohemi periudhës së para viteve ’90, do vemë re se fjala “kredit” ka patur një kuptim të vetëm, “kredit,~fin, kredi”. Ndërsa sot kësaj fjale i gjejmë të shtuar dhe një kuptim tjetër, “kredit,~ pikë që fiton student universitar, pasi ka ndjekur rregullisht mësimet apo ligjërartat”. Zgjerimi i strukturës kuptimore të fjalës, e rendit sot fjalën “kredit” në shumëkuptimëshe, ose polisemantike. Raste të tilla mund të përmendim disa, si: departament, ~i 3. nënndarje në një institucion sipas fushës së veprimtarisë a specialitetit. Kuptim i ri i futur vonë, i cili fillimsht paraqitet si variant i tretë kuptimor, por për shpeshtësinë e përdorimit në ligjërim, mund të zhvendoset një ditë dhe si kuptim kryesor i fjalës. Prandaj një nga arsyet pse ndodh polisemia, është zgjerimi i strukturës kuptimore të fjalës apo shtimi i tyre me variante të reja kuptimore. Shkaqet e zgjerimit të strukturës kuptimore të një fjale janë të shumta. Një prej tyre do të përmendim dhe huazimin. Shqipja është një nga gjuhët që vitet e fundit ka përvetësuar në fondin e saj fjalë të shumta nga gjuhët e huaja, të cilat dashur pa dashur kanë gjetur një përdorim të gjerë. Shpeshherë fjalë të tilla konvergjojnë me fjalët e fondit të shqipes, të cilat sjellin ndryshime të dukshme në anën kuptimore të fjalës. Raste të tilla mund të shohim plot, nëse do t’i referoheshim kuptimeve të reja të shtuara në strukturat kuptimore, duke i kthyer fjalët në shumëkuptimëshe. Nëse do të merrnim si shembull fjalën “dem”, përveç kuptimit “viç dy-tre vjeç”, tani gjejmë dhe një kuptim tjetër të shtuar rishtaz “shenja e dytë e zodiakut”. Shembuj të tillë dëshmojnë për përmbajtjen kuptimore të lëvizshme që zotëron fjala. Gjenerimi i kuptimeve të një fjalë për shkak të ndryshimit të strukturës kuptimore, huazimit nga gjuhë të huaja apo dhe nga krijimi i fjalëve të reja, shërbejnë si shkak për konvergjenca të shumta midis fjalëve, të cilat e shtyjnë fjalën drejt një strukture kuptimore të zgjeruar ose drejt dukurisë së polisemisë. Pyetja e cila na shoqëron vazhdimisht është se si kuptime të një fjale, janë kuptime të ndryshme po të asaj fjale? Si arrijmë ne të kuptojmë përdorime të ndryshme të kuptimeve

24

të një fjale polisemantike? Përgjigjet për pyetjet e mësipërme lidhen me elementin kontekstual. Folësi, duke qenë i diktuar ose i ndihmuar nga konteksti në të cilën përdoret kuptimi, përcakton qartë dhe përfaqësimin e çdo kuptimi të fjalës si kuptime të ndryshme. Ato kanë një lidhje organike midis tyre, të cilët falë një lloj ngjashmërie të përafërt, lidhen brenda një strukture semantike. Dallon kuptimi bazë, i cili është kuptimi kryesor që del në çdo kontekst, por dallon dhe kuptimi kontekstor në varësi të kontekstit që përdoret.36 (Psh, folja -bërtas- paraqet këto kuptime në fjalorin shpjegues të ’80-ës: bërt/as jokal., -ita, -itur37 1. flas me zë shumë të lartë, gërthas, thërres; këlthas: bërtiste nga dhembjet; / e qortoj a e shaj dikë me të thirrura: i bërtiti djalit. 2. keq. bëj shumë zhurmë për diçka që t’ia arrij qëllimit; çirrem). Afërsia organike që kanë kuptimet me njëri-tjetrin, ku në thelb kanë të përbashkët elementët “thirrje” dhe “çirrje”, të cilat folësi i dallon nga konteksti në të cilin ato përdoren. Kështu na pasqyrohet situata se çfarë është polisemia në të vërtetë dhe sesi kuptime të ndryshme e kanë burimin në një fjalë të vetme. Mbështetja më e madhe qëndron te analiza përbërëse e kuptimeve, për të evidentuar lidhjet e ngjashmërisë midis tyre, që mund të jene të rastësishme ose jo. I rëndësishëm është fakti se ndryshimet në përmbajtjen e fjalës, nuk sjellin domosdoshmërisht përmbajtjen në formë për të formuar fjalë të reja. Ato shërbejnë për të formuar fjalë polisemantike, kuptimet e të cilave kanë lidhje të ngushtë organike midis tyre. 1.4 A eleminohet polisemia? Një tjetër aspekt i diskutueshëm për studiuesit është studimi dhe përcaktimi i rastit se kur fjala është njëkuptimëshe apo shumëkuptimëshe. Pra, vlen fillimisht të studiohet natyra e fjalës. Në të shumtën e rasteve shumëkuptimësia identifikohet me poliseminë e fjalës. Po a është e drejtë kjo? Struktura leksikore e fjalës është një strukturë e hapur dhe e lëvizshme, që shoqërohet gjithnjë me ndryshime në rrjedhë të kohës. Zgjerimi i strukturës semantike të fjalës sjell pasurimin sasior të njësisë leksikore, e cila njekohësisht sjell dhe zhvillimin cilësor të strukturës semantike. Por nga ana tjetër ndodh dhe e kundërta. Eliminimi apo dalja nga përdorimi i varianteve të shumta semantike të njësisë leksikore, bën që fjala të zotërojë vetëm kuptimin kryesor, duke zbehur dhe vlerën shprehëse të fjalës. Në raste të tilla polisemantizmi zëvëndësohet nga monosemantizmi. Kështu, kjo dukuri e gjen veten në vlera më të pakta. Dukuria e polisemisë ngjall një interes të veçantë në studimin e zhvendosjes së kuptimeve. Fjalët kanë përmbajtje kuptimore të ndryshueshme, e cila jep një status të ri për fjalën për çdo ndryshim që ajo pëson. Lëvizjet që pësojnë kuptimet brenda strukturës semantike të fjalës, në disa raste shfaqin përfitimin e një strukture më të ngushtë. Kjo pasqyrohet në fjalët polisemantike të cilat ndryshojnë statusin në monosemantike, kur

36 Sh.Rrokaj , “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”, fq.111. 37 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, fq.88.

25

variantet kuptimore të fjalës rrudhen ose eliminohen. Nëse do të merrnim si shembull fjalën -kapsollë-, në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980, del si njësi leksikore me tri variante semantike: (1. kësulëz e mataltë e mbushur me lëndë shpërthyese… 2.fig. njeri budalla, pa mend në kokë. 3. unazë e metaltë, ku kalojnë lidhëzat ose rripat e këpucëve). Në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006 vërejmë se kjo fjalë ka ruajtur vetëm kuptimin kryesor, ndërsa kuptimet e tjera kanë dalë nga përdorimi. Një situatë e tillë ndodh në shumë fjalë, të cilat kanë ndryshuar statusin e tyre nga polisemantike në monosemantike. E njëjta gjë ndodh dhe me fjalën dra, ~u 1. fundërria që mbetet nga gjalpi. 2. llumi i një lëngu që bie në fund të enës, llurbë. 3. fig. pjesa më e keqe e diçkaje, fundërri. Këto janë kuptimet e paraqitura në fjalorin e 1980-ës, ndërsa në fjalorin e 2006-ës rasti i dhënë përfundon në fjalë njëkuptimëshe, për shkak të eliminimit të varianteve kuptimore. Të njëjtin fat e hasim në një numër i konsiderueshëm fjalësh si: balestër, barkushe, basen, bejkë, bodrum, bronz, ciklon, deklamoj etj, të cilat do të trajtohen si shembuj analitikë në një kapitull tjetër. Ç’ndodh me dukurinë e polisemisë? Eleminimi i kuptimeve të strukturës semantike të fjalës, përcakton dhe fatin e polisemantizmit të saj. Pavarësisht se çdo ndryshim në sistemin gjuhësor pasohet nga një efekt në gjuhë, në rastin e eliminimit të kuptimeve të njësisë leksikore, humbet polisemantizmi, por shtohet dukuria e monosemantizmit. Pra, janë dy anë të sistemit, të cilat përpiqen për të vendosur ekuilibra në gjuhë. Nga vjelja e materialit vihet re se në një gjedhe fjalësh, ndryshon sasia e varianteve kuptimore brenda strukturës përmmbajtjesore të fjalës. Në fjalorin e 1980-ës shohim se strukturat përmbajtjesore të fjalëve numërojnë shumë variante kuptimore, duke arritur dhe deri në 40 të tilla. Eliminimi i varianteve kuptimore ka sjellë si pasojë rrudhjen e strukturës, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm numrin e varianteve kuptimore. Prandaj në shumicën e fjalëve vihet re prirja për të kaluar në fjalë dykuptimëshe, nga shumëkuptimëshe që ato ishin. Reduktimi sjell si pasojë rrudhjen, e cila ka efektet e veta në përmbajtjen e fjalës dhe situatat ligjërimore në të cilat përdoret ajo. Diçka është e rëndësishme, çdo lëvizje e varianteve kuptimore të një fjale favorizon një dukuri tjetër. Gjuha, duke qenë një sistem jostatik, por i ndryshueshëm për shkak të disa faktorëve, do pasqyrojë ndryshime të dukshme dhe në dukuri të veçanta të saj, siç është polisemia. Në shembujt që do të shqyrtohen më poshtë, do të vërejmë raste të shumta se si njësitë leksikore zhvishen nga kuptimet e derivuara, duke e kthyer fjalën në monosemantike. 1.5 Parashikimi, paradoksi i polisemisë. Fjalët e një gjuhe i hasim në një, dy dhe shumëkuptimëshe. Të shprehësh një fjalë më një kuptim të vetëm, do të thotë që një nocion t’i përgjigjet një realieje. Ndërsa kuptimet e shumta të një fjale shërbejnë për të shënuar një nocion të vetëm në fjalët me dy ose më shumë kuptime. Fjala lind, formohet, ndryshon, madje dhe mund të dalë fare nga përdorimi i folësve. Etapa më e rëndësishme e jetës së saj është formimi, zhvillimi. Nëse

26

një fjalë mund të gjenerojë kuptime të reja, atëherë kthehet në prodhimtare për gjuhën. Në të kundërt, nëse fjala mbet me karakter konciz, atëherë përbën risk për gjuhën. Ndryshimet e vrullshme në jetën e shoqërisë shqiptare, kanë bërë që zhvillimet gjuhësore të paraqesin ndryshime në fondin leksikor të shqipes. Zhvillimi i teknologjisë, i panjohur më parë në shoqërinë shqiptare, ka bërë të mundur hyrjen e një fondi fjalësh që i takojnë fushave të veçanta të teknologjisë. Do të thotë se janë terma që përdoren për një fushë të caktuar. Fjalë të tilla karakterizohen nga karakteri konciz e i përpiktë që ata kanë. Për pasojë të strukturës së tyre të ngurtë, fjalëve nuk i jepet mundësia për të gjeneruar kuptime e variante semantike38. Kjo bën që ato jo vetëm të renditen në fondin e fjalëve monosemantike, por dhe e ardhmja e tyre për t’u zgjeruar në strukturë është e zbehtë. Nëse do t’u refroheshim fjalëve të tilla si: disketë, kompjuter, stres, stresoj, strukturalist, tramvaj, subvencionoj, subversive, suazë39 etj, të cilat i takojnë termave , atëherë vërejmë strukturën e vakët semantike që kanë këto fjalë. Për pasojë zhvillimi i tyre semantik, duket jo i favorshëm në gjenerimin e kuptimeve të reja. Parashikimi për zhvillimin e dukurisë së polisemisë në raste të tilla, duket jo i frytshëm. Një aspekt tjetër shumë i duskutueshëm, është fakti se polisemia është konsideruar si nevojë për ekonominë gjuhësore40. E vlerësuar si burim i paçmuar për ekonomizmin gjuhësor, mendohet se është dukuri në ndihmë të memories njerëzore, e cila duhej të regjistronte në të kundërt, aq fjalë sa dhe referentë. Praktikisht do ishte e pamundur që të emërtonim çdo realie me një fjalë. Kujtesa njerëzore do të ishte jo vetëm e ngatërruar, por në komunikim do të shfaqej një konfuzitet dhe keqkuptim mbi atë që do të donim të shprehnim. Për pasojë dhe zhvillimi i polisemisë ka anën e vet të kënaqshme dhe të shfrytëzueshme në gjuhë. Por ana tjetër e medaljes së fenomenit “polisemi”, ka të bëjë dhe me mendimin kritik ndaj dukurisë, si “defekt gjuhësor”41. Këto ide ndaj polisemisë, do t’i gjejmë që në periudhën e Aristotelit, duke theksuar se “shumëkuptimshmëria e fjalëve favorizon aftësinë e sofistëve për të ngatërruar nxënësit e tyre”42. Defekt apo favor për gjuhën janë dy anët e medaljes, të cilat kanë realisht pothuaj të njëjtën peshë për dukurinë e polisemisë. Përpos këtyre argumenteve, ekziston dhe njëlloj keqkuptimi në lidhje me interpretimin mbi variantet semantike të fjalëve. Shpeshherë studiuesit, duke qenë të prirur për të shqyrtuar variantet semantike të fjalës, nuk arrijnë t’i shohin kuptimet si një e tërë. Nëse do të përpiqemi të shmangim polisemantizmin e fjalëve, atëherë duhet të përqëndrohemi në unitetin semantik të kuptimeve të fjalës. I referohemi këtij shembulli: fjala -dëboj- në fjalorin shpjegues të ’80-ës paraqet këtë strukturë semantike,

38 P.Haxhillazi , “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve në fjalorin e ’80-ës “ në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve”, Tiranë 1972/3. 39 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006. 40 S.Ullman “The principles of semantic”, 1959 fq.119. 41S.Ullman ‘Semantics”, 1959 fq. 157. 42 “Poetika” Aristoteli.

27

dëb/oj kal., -ova,-uar 1. e largoj dikë me detyrim; e nxjerr jashtë; e përjashtoj; e përzë: e dëbuan nga fshati; dëboji qentë! 2. edhe fig., largoj, heq: dëboi dyshimet. Vërejmë se lidhja unike e varianteve semantike të strukturës së fjalës, është nocioni “largoj”. Nëpërmjet këtij shembulli shohim se, për dy kontekste të ndryshme kemi të përcaktuar një nocion të përbashkët për dy kuptime të ndryshme. Nëse leksikografët do të përpiqeshin për të marrë parasysh përcaktimin e saktë të nocionit të përbashkët që ndan përdorimin e fjlaës në kontekste të ndryshme, atëherë do kishim një pasqyrim tjetër të dukurisë së polisemisë në fondin e leksikut. Parashikimi i polisemisë në teori lidhet me ekzistencën e varianteve kuptimore të fjalës, të cilat karakterizohen nga një marrëdhënie e rregullt semantike ndërmjet kuptimeve të ndryshme që mbart fjala. Nisur nga shembulli i mësipërm, nocionet e përbashkëta nuk i gjejmë vetëm në kategorinë e foljes, por edhe të emrit. Për shembull: diaspor/ë,-a 1. Shpërngulja e një grupi të një etnie a të një kombi dhe vendosja në një vend tjetër për të jetuar e për të punuar. 2. ngulim i një grupi të një etnie a të një kombi në një vend tjetër: shqiptarët e daisporës. Edhe në këtë rast nocioni i përbashkët apo nyja kuptimore që lidh dy variantet semantike të kësaj fjale, është “vendosje/ngulim”. Argumente të tilla mund të ndikojnë ose të ngrenë pikëpyetje vetëm gjatë ndërtimit të një fjalori shpjegues. Rregullat për ndarjen e varianteve semantike të një fjale polisemantike merren në konsideratë gjatë parashtrimit të paraqitjes së fjalës në fjalor. Teorikisht vështirësia e ndarjes së kuptimeve të një fjale është e dukshme. Por kjo problematikë i takon leksikografëve për të vendosur paraqitjen e strukturës kuptimore të fjalës dhe ndarjen e saj në polisemantike apo monosemantike. Çështja për të cilën do të fokusohemi në këtë punim, është parashikimi i polisemisë si vlerë në gjuhën shqipe. Duke u mbështetur në ndryshimet e dukshme që kanë pësuar struktura semantike e fjalëve të fondit leksikor të shqipes për shkak, do të përpiqemi të japim një përcaktim të përafërt të vlerës aktuale të polisemisë në gjuhën shqipe, si dhe për parashikimin e kësaj dukurie në vazhdim. Lëvizjet dhe shndërrimet në përmbajtjen e fondit leksikor të fjalëve në gjuhën shqipe, pasqyrojnë ndryshime të mundshme në vlerën e polisemisë, si dhe në vlerën e polisemantizmit të fjalëve. Këto ndryshime do të jenë si pasojë e lëvizjeve, të cilat paraqesin struktura të reja përmbajtjesore. Çdo lëvizje reflekton një konfigurim të ri të strukturës së përbërë nga variantet kuptimore, duke bërë të mundur që fjalët të shfaqin një status të ri dhe pa lidhje me tërësinë e varianteve kuptimore që kishin fjalët në fillim, si rezultat i zhvillimit dhe ndryshimit të kuptimit të origjinës.

28

KAPITULLI II 2. Ndryshimet në strukturën semantiko-leksikore të fondit leksikor të shqipes 2.1 Kuptimi i fjalës dhe llojet e kuptimit Fjalët janë natyrshmërisht të prirura për të marrë disa kuptime, në varësi të realieve që ato emërtojnë43. Ato kanë në përmbajtjen e tyre kuptimin e origjinës, i cili ruan në kujtesën semantike qëndrueshmërinë dhe lidhjen e fortë me atë që shenjon. Ai paraqet qëndrim të qëndrueshëm dhe ekzistojnë pak gjasa që në rrjedhë të kohës ky kuptim të ndryshojë. Kjo ndodh më së shumti në fjalët që emërtojnë kryesisht objekte konkrete, si psh: kokë, këmbë, urë, det, lumë etj. Ndryshe paraqitet situata me fjalë ose kuptime të cilat ndërveprojnë në kontekste. Në të tilla raste ato e mbështesin zhvillimin e tyre semantik te konteksti, duke krijuar një lloj varësie të kushtëzueshme. Kjo ndodh te fjalët të cilat i referohen fushës abstrakte kuptimore dhe i krijojnë hapësira kuptimit kryesor që të lëvizë brenda konteksteve në të cilat përdoren44, psh: krizë, forum, arbitroj, figurë etj. Studimet në fushën e semantikës dhe leksikologjisë kanë qenë të shumta dhe të herëpashershme. Ndër tematikat që shfaqin më shume interes, janë ndryshimet e strukturës përmbajtjesore të fjalës. Përgjatë gjithë jetës, fjala zhvillohet në përbërësit e saj, të cilët reflektojnë ndryshime jo vetëm në sistemin strukturor të saj, por edhe në tërë sistemin gjuhësor. Gjuha shqipe, e cila aktualisht po shënon një rritje të fondit të saj leksikor, pasqyron njëkohësisht dhe lëvizjet brenda vetë sistemit. Kjo duket në numrin e njësive leksikore të paraqitura në “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, ku renditen rreth 48 mijë njësi leksikore, pra 7 mijë njësi leksikore më tepër se në “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980. Ky zhvillim lidhet në mënyrë të pashmangshme me zhvillimet shoqërore që kanë përfshirë vendin. Pre e këtyre ndryshimeve janë dhe strukturat përmbajtjesore të fjalëve, variantet kuptimore të fjalëve, si dhe kuptimi kryesor i fjalëve. Çështja që shfaq më shumë interes është kuptimi i fjalës. Kuptimi i fjalës është në një proces të pandërprerë ndryshimi. Fjalët përdoren gjatë në kohë dhe shprehin atë çfarë mendon folësi. Por ajo që mendohet nga folësi nuk është e saktësisht e njëjta në çdo kohë. Ndaj dhe folësi reagon intuitivisht përkundrejt ndryshimeve në kohë. Atëherë duhet të pranojmë ndryshimin semantik të fjalës. Kjo ndodh për arsyen se kuptimi i fjalës është një kategori e ndryshueshme. Ai ndryshon në varësi të kontekstit të fjalës45, ndryshim i cili rregullohet nëpërmjet mekanizmave të përcaktuar.

43 Pustejovsky “The generative lexicon”, 1991, 17/4. 44 Po aty. 45F.R.Palmer , “Semantics”, fq.21.

29

Në gramatikën tradicionale marrëdhënia semantike midis fjalës dhe sendit ishte marrëdhënie emërtimi46. Fjalët konsiderohen si “emërtime ose etiketa” të sendeve47. Në gramatikën mesjetare dallimi midis fjalëve dhe sendeve formalizohet në mendimin se forma e një fjale (koncepti), është kuptimi i fjalës48. Por kuptimi i fjalës do të shihet dhe si reflektim i marrëdhënieve kontekstuale që vendos49. Fjalët janë pjesë e sistemit gjuhësor, të cilat shërbejnë si mjete komunikimi ndërmjet qenieve njerëzore. Për aq kohë sa gjuha funksionon si një sistem i përhershëm shenjash komunikimi, atëherë dhe përdoruesit gjuhësorë zotërojnë diçka të përbashkët për të realizuar një komunikim efikas. Komunikimi është produkt i ndërveprimit shoqëror, i cili realizohet nëpërmjet proceseve të ndryshme, me qëllim që të japë e të marrë. E gjithë kjo arrihet me anë të fjalëve. Kjo shfaq dukurinë e shndërrimit të kuptimeve, e cila pasqyrohet në strukturën semantiko-leksikore të fjalëve. Gjuha ka dhe një veçori tjetër të shfaqur, i cili është karakteri shoqëror i saj50. Fakti që gjuha është një grup shenjash komunikuese, e cila shërben për komunikim, atëherë themi se ajo zotërohet nga një grup njerëzish, të cilët nëpërmjet disa rregullave kanë vendosur se si të shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë po këto zotërues janë të aftë të ndryshojnë rregullat e komunikimit. Ndryshimet e kuptimeve të fjalëve sjellin dy elemente të rëndësishëm: zgjeron fjalorin e gjuhës dhe ndikon në një komunikim të efektshëm, të cilët ndikojnë në forcimin e rregullave të gjuhës brenda të njëjtit sistem. Gjuha ka pjesën e vet të produktivitetit, por që ndikon dhe folësi në krijueshmërinë e këtij produktiviteti. Duke qenë se gjuha ndryshon në varësi të nevojave që ka shoqëria për zhvillim, fusha e parë e cila e preket është ligjërimi. Llojet e ndryshimeve kuptimore janë të zakonshme në jetën e fjalës dhe mund të motivohen prej shkaqeve të ndryshme. Ndryshimi i kuptimit të fjalës mund të ndodhë për disa arsye. Folësi është një nga arsyet bazë. Qëllimi i tij për të shprehur diçka dhe përzgjedhja e së njëjtës fjalë për të shprehur një kuptim tjetër, ngjitet (ngulitet) në ligjërim. Në këtë rast themi se ka ndodhur një ndryshim në strukturën semantike të fjalës. Nëse i referohemi fjalës -departament- paraqitet në fjalorin e ’80-ës me këto kuptime: departament,~i 1.vjet. degë a seksion në një ministri etj. 2. ministria (në SHBA, Zvicër etj). 3. njësi administrative tokësore në Francë, në krye të së cilës është një prefekt, prefekturë51. Në fjalorin e 2006-ës kjo fjalë pasqyrohet me një kuptim të ri në strukturën e saj: departament,~i 1. degë a seksion në ministri; ministri e disa vendeve. 2. njësi e madhe administrative e tokësore. 3. nëndarje në një institucion etj, sipas fushës së veprimtarisë a sipas specialitetit52.

46 J.Lyons , “Hyrje në gjuhësinë teorike”, fq.374. 47 F.R.Palmer “Semantics”, fq.19. 48 J.Lyons , “Hyrje në gjuhësinë teorike”, fq.374 49 D.A.Cruise , “Lexical semantic”, fq.16. 50 F.de Saussure , “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, fq.43. 51 “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980, fq. 310.

30

diskotek/ë, ~a koleksion pllakash gramafoni; vendi ku ruhen pllakat e gramafonit (fjalori 1980). diskotek/ë, ~a 1. koleksion disqesh. 2. lokal dëfrimi zakonisht për të rinjtë, ku kërcehet me muzikë të regjistruar (fjalori 2006). Kuptimet e reja që kanë përfituar fjalët, fillimisht kanë ardhur nga përdorimi i një grupi të vogël folësish, të cilët kanë filluar shpërndarjen e ndryshimit kuptimor. Ky i fundit është miratuar dhe ka gjetur vend në pjesën më të madhe të folësve, duke u bërë pjesë e ligjërimit dhe duke paraqitur ndryshimin e strukturës kuptimore të fjalës. Në shembujt e mësipërm kuptimet e shtuara jo vetëm kanë ndryshuar strukturën kuptimore, por dhe kanë luajtur rol në zgjerimin e saj. Prandaj një nga llojet e ndryshimeve semantike që pëson fjala, ka të bëjë dhe me zgjerimin e strukturës së saj. Fjala me kalimin e kohës e rrit vargun e kuptimeve të saj, duke iu përgjigjur edhe ndryshimeve që kërkon koha dhe shoqëria. Në këtë rast mund të flasim për përmirësim (pozitivitet) semantikor, i cili kushtëzohet nga faktorë të brendshëm apo të jashtëm të gjuhës. Por në strukturat kuptimore të fjalëve ndodh dhe e kundërta. Kuptime të veçanta fillojnë i zbehen fjalës nga përdorimi në ligjërim, derisa largohen krejt. Kështu folësit nuk luajnë më rol për shpërndarjen e kuptimit të ri në ligjërim, por ndikojnë në mosekzistencën e tij. Si shembull sjellim: balen/ë, ~a 2. bised. një lloj purteke që bëhet nga dhëmbët e kësaj kafshe, që epet e nuk thyhet, që përdoret si fortesë për këmishat. fatos, ~i 1. nxënës i ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare deri në moshën nëntë vjeç, para se të hyjë në organizatën e pionierit. 2.fig. trim i fortë; kreshnik (fjalori 1980) fatos, ~i lart. trim i madh, kreshnik. grazhd, ~i 4. fig.keq. mjedis i papastër, ku ushqehet e brymoset dikush për qëllime jo të mira. 5. fig.bised. burimi i të ardhurave. Folësi vendos në mënyrë të natyrshme se si duhet të shpërndajë apo të largojë kuptime të veçanta të fjalës nga ligjërimi. Shembulli i përmendur më lart ishte i efektshëm në përdorim, në atë kohë kur kjo fjalë transmetonte një kuptim të pranuar prej të gjithëve dhe funksional. Do të thotë se përgjithësisht, kjo fjalë kishte një miratim në kuptimin e mbartur dhe të përdorur prej folësve. Ndyshimet shoqërore sollën si pasojë daljen nga përdorimi të disa kuptimeve, të cilat nuk mund të gjenin më vend në ligjërim për shkak të mosekzistencës dhe mospërdorimit më të disa kuptimeve apo fjalëve të veçanta. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me kuptimin e parë të fjalës -fatos-. Folësit nuk kanë paraqitur më nevojën e të pasurit në funksion të komunikimit të tyre, kuptimin e përmendur. Pra, ka ndodhur një miratim i heshtur nga ana e folësve, të cilët në mënyrë të vetvetishme, po në përputhje me atë ç’ka kërkon ligjërimi, nxjerrin jashtë fushës së përdorimit kuptime të tilla. Në këtë rast mund të flasim për përkeqësim (negativitet semantikor), i cili kushtëzohet gjithashtu nga faktorë të brendshëm e të jashtëm gjuhësorë.

52 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, fq. 180.

31

Shembujt e paraqitur na tregojnë se ndryshimet që pësojnë kuptimet e fjalëve janë të llojeve të veçanta. Mund të ndodhë që fjalës t’i shkëputet nga struktura e saj një variant kuptimor, por mund të ndodhë që të shkëputen disa variante kuptimore njëherësh, duke sjellë ndryshime radikale në sasinë përmbajtjesore e kuptimore të fjalës. Ato ngërthejnë zgjerimin dhe ngushtimin e strukturës kuptimore të fjalës, e cila pasqyron ndryshimet e veta dhe në drejtimin e dukurisë së polisemantizmit dhe monosemantizmit. Faktorët gjuhësorë, të cilët ndikojnë në ndryshimet e përmendura, lidhen me varësinë e vazhdueshme që ekziston ndërmjet njësive leksikore dhe të folurit. Ndryshimet semantike që pëson njësia leksikore lidhen me dy anë, me asimilimin e kuptimit të ri ose me përjashtimin e kuptimit ekzistues. Nëse i referohemi shembullit të fjalës -diskotekë- shumica e folësve e kanë pranuar këtë ndryshim kuptimor brenda kontekstit të caktuar në një kohë të caktuar. Kjo do të thotë se dhe konteksti, i cili mendohet si një ndër faktorët e ndryshimeve kuptimore që i ndodhin fjalës, është i ndërvarur nga elementi kohë. Shkaqe të tilla, të cilat i përmendim si jogjuhësore, përcaktohen njëkohësisht dhe nga karakteri shoqëror që ka gjuha. Është e kuptueshme se marrëdhëniet shoqërore që ndërtojnë njerëzit nëpërmjet komunikimit, përcaktojnë dhe formimin e kuptimeve përbërëse të zhvilluara gjatë komunikimit të ndërmjetëm. Duke dashur që të jenë gjithnjë produktivë, folësit përpiqen të prodhojnë sa më shumë fjalë të reja, me qëllim që t’u përgjigjen dhe arritjeve të shoqërisë. Për të parë në mënyrë më konkrete të gjithë llojet e ndryshimeve kuptimore që pëson fjala, do t’u referohemi rasteve të vjela nga dy fjalorët shpjegues të shqipes, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, krahasimi i të cilave do të shërbejë si bazë mbështetjeje për të dhënat që do të jepen. 2.2 Shndërrime kuptimore të strukturës leksikore të fjalëve 2.2.1 Lëvizje të strukturës leksikore të fjalës Fjalët pasqyrojnë struktura të reja kuptimore, në varësi të lëvizjeve që kanë pësuar. Lëvizjet mund të prekin përmbajtjen kuptimore të saj, e cila ndikon në zgjerimin apo ngushtimin e strukturës. Kjo do të thotë se struktura kuptimore e fjalës shënon nuancë pozitive ose negative në drejtim të zhvillimit të kuptimeve të saj. Hyrjet e reja leksikore nuk duhet të shihen vetëm në aspektin sasior, por dhe në atë cilësor. Rruga që ndjek fjala përgjatë gjithë ekzistencës së saj, kalon disa etapa, të cilat shfaqin dhe ndryshimet që pëson ajo në aspektin përmbajtjesor. Faza më e rëndësishme e jetës së fjalës është zhvillimi, i cili na pasqyron lëvizjet kuptimore që pëson fjala. Gjenerimi i kuptimeve të reja i jep fjalës dimension tjetër, e kthen atë në prodhimtare për fondin leksikor të gjuhës. Në të kundërt, mosgjenerimi i kuptimeve të reja, të mbeturit me karakter konciz, e kthen

32

fjalën në rrezik për gjuhën53. Prandaj fjalët duhet të kenë aftësinë për të marrë nuancë kuptimore, të derivojnë kuptime dhe të jenë burim për shtimin e fjalëve të reja në gjuhën shqipe. Për të qenë të frytshme në gjuhë, duhet të zotërojnë aftësinë e zhvillimit. Përgjithësisht dukuria e polisemisë konsiderohet nga leksikologët si pasojë e lidhjes semantike dhe asaj referuese. Nëse i referohemi trajtimit semantik të fjalës polisemantike, atëherë ajo shihet si strukturë që ka në qendër kuptimin kryesor, e ndjekur nga kuptimet e tjera të prejardhura ose specifike, të cilat lidhen nga konteksti dhe nga rregullat e lidhjes kuptimore. Çështja qëndron në faktin se disa fjalë e kanë shumë të qartë kuptimin kryesor, ndërsa në disa të tjera kemi konfuzion midis kuptimit kryesor dhe kuptimeve të tjera të prejardhura54. Natyrshmërisht fjalët gëzojnë një lloj dualiteti kuptimesh të fshehura, të cilat shfaqen në rrjedhë të kohës. Kjo polisemi e heshtur, e gjen veten e saj në përdorime të ndryshme kontekstuale të fjalës. Paqëndrueshmëria e fjalës si shenjë gjuhësore, ndryshon ekuilibrat e kuptimit kryesor, i cili mund të këmbejë vendet lehtësisht me kuptimet e prejardhura. Fjalët gëzojnë një ose disa kuptime, të cilat klasifikohen në: kuptimi kryesor, kuptime të prejardhura dhe kuptime të figurshme. Kuptimi kryesor është jo i lehtë për t’u përcaktuar, pasi shpeshherë përafërsia që ka me kuptimet e prejardhura, krijon konfuzion në renditjen e varianteve kuptimore55. Nëse marrim si shembull fjalën “fermë”, në fjalorin shpjegues të 1980-ës paraqitej me këto variante kuptimore: ferm/ë, ~a 1.bised. ndërmarrje bujqësore a blegtorale, që është pronë e gjithë popullit e administrohet nga shteti. 2. ekonomi bujqësore a blegtorale private në vendet kapitaliste. Variantet kuptimore janë disi të afërta ndërmjet tyre nga ana kuptimore dhe përmbajtjesore. Kjo ka bërë që në fjalorin shpjegues të 2006-ës këto variante kuptimore të kënë ndërruar vendet me njëri-tjetrin. Lidhja e ngushtë midis kuptimit kryesor dhe atij të prejardhur krijon më shumë problematika, se sa lehtësi në përcaktimin e renditjes së tyre. Në këtë pikëpamje ai që vjen në ndihmë është konteksti. Interpretimi i fjalës në fjali të ndryshme që jepen në fjalor si shembuj për të dhënë më të qartë atë që do të shprehë një fjalë, vijnë në ndihmë të një përcaktimi më të qartë të kuptimit kryesor dhe kuptimeve të prejardhura. Kështu, ndryshimet në strukturën përmbajtjesore të fjalës janë të prirura për të ndodhur në rrjedhë të kohës. Por ç’ndodh me strukturën e njësive leksikore në gjuhën shqipe? Struktura leksikore e fjalëve polisemantike funksionon si një shumësi kuptimesh të lidhura ndërmjet tyre. Afërsia e kësaj lidhjeje të brendshme përcakton dhe rrugën e zhvillimit të çdo varianti kuptimor përbërës të fjalës. Nëse u referohemi shifrave, mund të themi se struktura leksikore e fjalës pëson ndryshime, të cilat janë të dukshme dhe të prekshme. Sipas të dhënave që jep studiuesi J.Thomai56, në fjalorin shpjegues të 1980-ës,

53 P.Haxhillazi , “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve në ‘Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe’ në “Studime mbi leksikun”, 1972, fq. 561-570. 54 Pustejovsky , “The generative lexicon”, 1991, 17/4. 55 F.R.Palmer “Semantics”, fq.65. 56,J.Thomai , “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, fq.77.

33

mbi 80% e fjalëve të shqipes dalin me më shumë se një kuptim. Në këtë qerthull mendohet të përfshihen fjalët shumëkuptimëshe, kurse 20% të tyre përfshijnë fjalët njëkuptimëshe. Sot, paraqitja e këtyre fjalëve në fjalor tregon vlera të tjera. Në fjalorin shpjegues të 2006-ës, tërësia e fjalëve polisemantike shënon një ulje me 5% të vlerës, duke numëruar rreth 75% të njësive leksikore me dy ose më shumë kuptime. Tregueshmëria e këtyre vlerave shprehet përmes krahasimit të lëvizjeve të varianteve kuptimore për çdo fjalë, të cilat kanë sjellë si rezultat kalimin e fjalës nga njëri status57 në tjetrin. Shmangia e varianteve kuptimore ka bërë që një numër i konsiderueshëm njësish leksikore të kalojnë nga fjalë polisemantike në monosemantike. E kundërta, zgjerimi i strukturës së fjalës me variante të reja kuptimore, i ka çuar disa prej tyre në grupin e fjalëve polisemantike. E parashtruar në këtë mënyrë, duket se gjuha i gjen lehtë parametrat e ekuilibrit midis këtyre dy dukurive. Por praktikisht vihet re një ndikim i rritjes së njësive leksikore monosemantike. Përpos ndryshimeve thelbësore përsa i takon statusit të fjalës, e rëndësishme është të vërehen dhe llojet e ndryshimeve që pësojnë përmbajtjet kuptimore të fjalëve në rrjedhë të kohës. Andaj do të trajtojmë një e nga një llojet e ndryshimeve të strukturës leksikore të fjalës, si dhe vlerat konkrete që pasqyrohen sot në gjuhën shqipe. 2.2.2 Lëvizje të kuptimit kryesor të njësisë leksikore. Fjala është njësi leksiko-gramatikore, e cila përfaqëson unitetin e kuptimeve leksikore dhe formave gramatikore58. Vetë përmbajtja është një bashkim përbërësish kuptimorë, të cilët formojnë një strukturë kuptimesh me lidhje motivuese ndërmjet tyre ose jo. Një prej përbërësve kryesorë të saj është dhe kuptimi i njësisë leksikore, i cili mbart elementin thelbësor e dallues të njësisë leksikore. Kuptimi i fjalës është studiuar nga një degë e veçantë e leksikologjisë, siç është semantika59. Nisur nga roli komunikues që ka gjuha dhe kuptimi i fjalës vërehet si mjet, i cili përcjell mesazhin që përmban fjala60. Mesazhi, gjatë komunikimit të vazhdueshëm pëson shndërrime, të cilat sjellin ndryshimin e elementëve të mesazhit. Në këtë pikë, mesazhi (kuptimi) jo vetëm ndryshon, por edhe tjetërsohet. Përkufizimi i “kuptimit të fjalës” mund të jepet si qasja ndërmjet konceptit, formës gjuhësore dhe referentit61. (Trekendëshi semantik sipas Odgen e Richards,1923).

57 Shënim: Me “status” do të nënkuptohet kategorizimi i fjalës në polisemantike ose monosemantike. 58 “Gramatika e gjuhës shqipe” I, fq.43. 59 J.Lyons , “Hyrje në gjuhësinë teorike”, fq.371. 60 Sh.Rrokaj , “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”, , fq.108. 61 Po aty fq.109.

34

koncepti forma gjuhësore referenti Brenda kësaj qasjeje, ajo që paraqet interes në këtë punim është referenti, i cili nën efektin kohë, mund të pësojë ndryshueshmërinë e përmbajtjes së tij. Për aq kohë sa kuptimi vazhdon të ecë në mënyrë paralele me kohën, atëherë pranohet dhe ndryshimi i tij. Pavarësisht faktit nëse forma gjuhësore mbetet ose ruhet ajo që është, kuptimi ka pjesën e vet të lirisë për të mos qenë i njëjtë me atë të përfaqësuar kohë më parë. Ndërsa dy anët e tjera të trekëndëshit, duken se kanë një status më të fortë për të qenë të pandryshueshme për një kohë më të gjatë. Kuptimi është një kategori komplekse, përcaktimi saktë i të cilit kërkon përfshirjen e disa faktorëve. Ai mbart në vetvete jo vetëm logjikën e të shprehurit dhe komunikuarit diçka përmes fjalës, por edhe qëllimin që ka kuptimi për t’u shprehur nëpërmjet një veshjeje tingullore. Çështja në të cilën është e vlefshme të përqendrohemi, qëndron në faktin se si pasqyrohen fjalët në fjalorin shpjegues, mënyra se si përzgjidhen kuptimet e fjalëve, cili do përfaqësojë kuptimin kryesor të fjalës, si do të renditen kuptimet e prejardhura etj. Në aspektin leksikologjik fjala studiohet si pjesë e sistemit, ndërsa në aspektin leksikografik fjala studiohet si njësi individuale62. Duke u studiuar si pjesë e sistemit, në aspektin leksikologjik fjalës i numërohen variantet kuptimore që ajo ka, por jo mënyra se si janë renditur këto kuptime. Qëllimi i leksikologjisë është të studiojë fjalorin e gjuhës si një sistem, prandaj dhe trajtimi i njësive leksikore mendohet se nuk mund të jetë i përpiluar me përsosmëri në çdo detaj. Kështu që çdo hyrje e re në fjalor trajtohet si një problem i pavarur. Kuptimi kryesor i fjalës vlen të konsiderohet si një problem i pavarur, për rastet kur ky i fundit është një hyrje e re në fjalor. Kuptimi kryesor pëson ndryshime, të cilat do t’i vërejmë në vjeljen e materialit. Nëse u referohemi disa shembujve, vërejmë ndryshimet që pëson kuptimi i parë i fjalës nga fjalori shpjegues i ’80-ës në fjalorin shpjegues të ’06-ës: apoteoz/ë, ~a 1.hist. rit në Greqinë e lashtë dhe në Romën e vjetër, me të cilën nderonin si perëndi një hero, një perandor etj. 2. fig.libr. lavdërimi i një njeriu, një ngjarjeje etj, në mënyrë të ngritur e madhështore (1980). apoteoz/ë, ~a libr. lavdërim në mënyrë madhështore i një njeriu, i një ngjarjeje etj, (2006). çapëz, ~a paftë e rrafshtë hekuri, zakonisht trekëndëshe, që vihet në fund të hostenit për të kruar dheun e ngjitur (1980). 62 “Fjalori i gjuhës shqipe”, fq.6.

35

çapëz, ~a bot. barishte shumëvjeçare zbukuruese, me gjethe vezake e me lule të vogla (2006). idil, ~i 1.let. krijim i vogël në vargje, zakonisht me subjekt dashurie, që paraqet jetën e barinjve në gji të natyrës. 2. libr. dashuri e thjeshtë dhe e pastër. 3. libr. jetë e qetë pa trazime dhe e lumtur. 4. fig.iron. dashuri e madhe a miqësi e fortë, që lidh dy veta ose dy palë…(1980). idil, ~i 1. libr. dashuri e thjeshtë dhe e pastër, ngjarje e vogël a skenë dashurie (2006). Vërejmë nga rastet e mësipërme disa modele, të cilat sot pasqyrohen me ndryshime thelbësore në strukturën përmbajtjesore të fjalës. Kuptimi i fjalës është një fakt gjuhësor, i cili pasqyron mendësinë e folësit dhe përpjekjet e tij për të pasqyruar një realitet tjetër. Ndryshimet që pëson struktura përmbajtjesore e fjalës lidhet me një element shumë të rëndësishëm, i cili është kuptimi kryesor i fjalës. Ai mbart elementin thelbësor dhe dallues të njësisë leksikore. Nëpërmjet tij marrim mesazhin e parë, që përcjell ajo veshje tingullore. Për pasojë dhe kuptimi kryesor është pjesë e ndryshimeve leksiko-semantike. Lëvizjet apo shndërrimet që mund të pësojë kuptimi i fjalës, mbështetet në bashkëveprimin e disa faktorëve ose shkaqeve, të cilat janë studiuar fillimisht nga studiuesi Xh.Lloshi63 e më pas nga studiuesi J.Thomai64. Pothuaj në mënyrë të njëjtë renditen këto shkaqe: a) realiteti objektiv, si shkak i ndryshimit të vetë konceptit të fjalës, b) shkaqe shoqërore, c) sistemi gjuhësor si shkak i marrëdhënieve të brendshme të elementëve të sistemit. Në gjuhën shqipe hasim fjalë, të cilat kanë pësuar shndërrim apo lëvizje të kuptimit kryesor. Nga vjelja e materialit rezultojnë një numër i konsiderueshëm njësish leksikore, kuptimi kryesor i të cilave është shfaqur rishtazi ose ka këmbyer vendin me variantet e tjera kuptimore të strukturës leksikore. Ndryshimet që ndodhin brenda përmbajtjes së fjalës janë më të kushtëzuara nga kushtet shoqërore dhe realiteti objektiv, se sa nga ndryshimet gjuhësore që pëson fjala. Kjo shihet dhe nga përqindja më e lartë e fjalëve që kanë pësuar ndryshim të kuptimit kryesor prej shkaqeve shoqërore, reale dhe më pak raste si shkak i marrëdhënieve të brendshme të elementëve të sistemit. Fillimisht do të rendisim ato shembuj, që kanë pësuar shndërrim për shkaqe shoqërore. Fjala fatos,-i në Fjalorin shpjegues të 1980-ës paraqitet me kuptimin kryesor 1. nxënës i ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare deri në moshën nëntë vjeç, para se të hyjë në organizatën e pionierit. Në Fjalorin shpjegues të 2006-ës ky kuptim është eliminuar, duke u zëvëndësuar nga një tjetër kuptim, fatos,-i 1. lart. trim i madh, kreshnik. Është e dukshme që një rast i tillë është diktuar nga ndryshimet shoqërore që kanë ndodhur, të cilat sjellin jo vetëm një realitet të ri social, por dhe një nocion të ri. Prandaj kuptimi që ish, nuk qëndron më as si variant kuptimor i fjalës. Po kështu ndodh dhe te fjala forum,-i ku kuptimi kryesor 1. libr. mbledhje e gjerë të anëtarëve të një organi drejtues të

63 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun”, 1972, fq.210. 64 J.Thoami, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” 2009, fq.27.

36

zgjedhur, zëvëndësohet nga kuptimi tjetër, forum,-i 1. hist. shesh në Romën e vjetër, ku bëheshin mbledhjet e gjera të popullit. Por ndryshe nga shembulli i parë, kuptimi kryesor i parë nuk eleminohet si i tillë, por kalon si variant i dytë kuptimor. Apo dhe shembuj të tjerë si: fjala instruktor,-i humbet kuptimin kryesor nga 1. punonjës në komitetin e partisë, në komitetin e rinisë etj, që është ngarkuar të ndjekë disa çështje dhe të udhëzojë organizatat bazë në punën e tyre, në instruktor,-i 1. ai që instrukton dikë për të përmbushur një detyrë, për të përvetësuar një mjeshtëri etj.; fjala kriz/ë,-a ndryshon kuptimin e saj kryesor nga 1.ek. gjendje a periudhë shumë e rëndë në ekonominë e vendeve kapitaliste, që shfaqet me superprodhim, rënie të prodhimit etj. në kriz/ë,-a 1. gjendje shumë e vështirë në një fushë të jetës a të veprimtarisë; kujdestar/i,-a ndryshon kuptimin kryesor nga 1. detyra që bën kujdestari në një shkollë, konvikt etj. në kujdestar/i,-a 1.drejt. e drejta ligjore e kujdestarit për të përfaqësuar një të mitur a të sëmurë; monopol,-i ndryshon kuptimin kryesor nga 1. e drejtë që ka vetëm dikush për të prodhuar diçka, për të tregtuar një mall, në monopol,-i 1.ek. bashkim i madh ndërmarrjesh; radikal,-i ndryshon kuptimin kryesor nga 1. anëtar i një partie politike të borgjezisë, që përkrah radikalizmin, në radikal,-i 1. libr. rrënjësor; ritëm,-i ndryshon kuptimin kryesor nga 1.let. përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara në një varg, në ritëm,-i 1. shpejtësia në një punë, në një veprim etj.; sintez/ë,-a ndryshon kuptimin kryesor nga 1. metodë studimi, me të cilën anët e veçanta përmblidhen që të vështrohen sendet si një tërësi e pandarë, në ritëm,-i 1. kim. përftimi i lëndëve të ndryshme kimike duke bashkuar elementet ose përbërësit e tyre më të thjeshtë, etj. Këto janë vetëm disa nga rastet të shoqëruara me shpjegimet sipas varianteve të tyre kuptimore, por do të listojmë dhe fjalë të tjera që i janë nënshtruar po së njëjtës dukuri, si: agallëk, disfatizëm, idil, padije, seksualizëm, shoq, talmudizëm, valutë, vizion etj. Në këtë kategori nuk janë marrë në shqyrtim njësitë leksikore, të cilat kanë pësuar ndryshime në strukturën e tyre, si rezultat i ngjyrimeve të theksuara politike të shpjegimit të kuptimeve. Fjala fashizëm,-i në fjalorin e 1980-ës paraqet këtë kuptim, “forma më e egër e diktaturës së borgjezisë imperialiste, që karakterizohet nga zbatimi i metodave më terroriste, nga shovenizmi e racizmi, që ka për qëllim të shtypë me dhunë çdo lëvizje revolucionare…”. Risitë në shoqëri dhe mendësi, bëjnë të mundur që njësi të tilla leksikore të zhvishen nga ngjyresat e shtuara negativisht, duke e paraqitur fjalën në fjalorin e 2006-ës me një kuptim të shpjeguar pa ngjyresa, fashizëm,-i “ forma më e egër dhe më e hapur e diktaturës, që shtyp çdo liri demokratike e që synon të pushtojë me luftë vende të tjera”. Shembuj të tjerë që janë pastruar nga ngjyrimet politike në fjalor janë: hero, ilegalitet, instruktor, kapitalist, komunist, komunizëm, partishmëri, partizan, proletar, proletariat, radikal, etj. Meqenëse fjalorët i takojnë dy periudhave të largëta për botim dhe dy kohëve të ndryshme në aspektin e sistemit shoqëror, mendohet se shkaqe të tilla nuk duhet të trajtohen si objekt i punimit. Me vlerë është të shihet raporti midis rrafshit konkret dhe abstrakt të fjalëve, të cilat pësojnë shndërrime të kuptimit kryesor. Nga të dhënat që na jepen në vjeljen e materialit,

37

ndryshimi i kuptimit kryesor ka ndodhur më tepër në fjalët që i përkasin rrafshit abstrakt, në krahasim me ato të rrafshit konkret. Kjo e gjen shpjegimin te nevoja që kanë termat abstraktë për t’u lidhur me zhvillimin e mendimit shkencor dhe me mundësitë për ta shprehur këtë me mjete sa më qarta e të përpikta. Shtimi i këtyre kuptimeve ka fituar një gjallërim të ndjeshëm, në lidhje me kushtet e reja të zhvillimit shoqëror, duke bërë që struktura kuptimore e fjalëve të paraqitet sa më e pasur. Nga shembujt dalin këto të dhëna: në 13 raste, fjalët gjatë lëvizjes së kuptimit kryesor kalojnë nga rrafshi konkret në atë abstrakt (ballëhënë, darkë, fatos, fermë, idil, kapiten, kocomi, kujdestar, llabiç, mjeshtërok, qytetës, radikal, ritëm); në 8 raste fjalët kalojnë nga rrafshi abstrakt në atë konkret (dhiatë, figurë, formulë, forum, manikyr, meshë, pronë, zuzar). Fakti që këto njësi të reja kuptimore si pjesë përbërëse e sistemit të kuptimeve të fjalëve i takojnë më tepër rrafshit abstrakt, do të thotë se këto kuptime kanë shënuar hapin e parë të largimit të të shënuarit nga realiteti, pra lidhja me kuptimin fillestar sa vjen dhe dobësohet65. Në një të ardhme këto kuptime do te jenë kandidate për t’u shkëputur nga struktura e fjalës, humbasin lidhjet me kuptimet e tjera, vendosin lidhje me fjalë të tjera, kthehen në një temë prodhuese për njësi të ndryshme dhe përgatiten për të dalë si njësi leksikore më vete. Lëvizjet kuptimore drejt rrafshit abstrakt i japin mundësinë fjalës që të kalojë dhe si emërtim i realieve të ndryshme. Kjo kategori variantesh kuptimore të shtuara i shtyn fjalët shumëkuptimëshe drejt humbjes së varianteve kuptimore, duke i lënë hapësirë për t’u zhvilluar fjalëve monosemantike ose dykuptimëshe. Brenda këtij grupi kuptimesh gjejmë të zhvilluar dy dukuri: 1. shndërrimi kuptimor favorizon kuptimin kryesor të kalojë nga natyra abstrakte në atë konkrete (si psh. te fjalët - dhiatë, figurë, forum, lamashëri, meshë- etj.) ose anasjelltas, nga natyra konkrete në atë abstrakte (si psh. - ballëhënë, darkë, qytetës, shqitës- etj.). 2. ngushtimi i strukturës përmbajtjesore të fjalëve, sjell reduktim të varianteve kuptimore. Kështu, aftësia për të gjeneruar dhe prodhuar kuptime në gjuhën shqipe, duket se se do të jetë e vështirë në kategorinë e përmendur. Pjesa më e madhe e fjalëve që shfaqin shndërrime kuptimore dhe përmbajtjesore, duket se ka ndodhur për shkak të ndryshimeve të realitetit objektiv. E thënë më thjeshtë, ndërron vetë koncepti i shënuar nga fjala. Përmendim disa raste: fjala dhiat/ë,-a në Fjalorin shpjegues të 1980-ës del me kuptimin kryesor 1.vjet. dëshira a porosia e fundit para vdekjes; amanet, i cili del si variant i dytë leksikor në fjalorin e 2006-ës, duke u zëvëndësuar me kuptimin e ri dhiat/ë,-a 1. fet. secila nga të dy pjesët e biblës. E njëjta gjë ndodh dhe te fjala formul/ë,-a e cila e ndryshon kuptimin kryesor nga 1. pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj. në formul/ë,-a 1. spec. tërësi shenjash e simbolesh në kimi, matematikë etj.; gji/ri- ndryshon kuptimin kryesor nga 1. pjesa e futur e gjoksit, mesi i kraharorit, në gji/ri- 1.anat. organ i femrës së njeriut dhe te gjitarët me gjendra të posaçme, që prodhojnë qumësht për të vegjëlit; kocomi,-u 65 J.Thomai , “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq, 293.

38

ndryshon kuptimin nga 1.bised. mi i vogël, në kocomi,-u 1.folk. gishto; kukuvriq,-i ndryshon kuptimin nga 1. zog pule që sapo ka dalë nga veza, në kukuvriq,-i 1.zool. mashkulli i kukuvajkës; lavir/e,-ja ndryshon kuptimin nga 1. përb. femër e përdalë, në lavir/e,-ja 1. leckë, rreckë; lac/ër,-ra ndryshon kuptimin nga 1. lapër, zhapë, në lac/ër,-ra 1. vrimë e vogël në një punim filigrani a në një dantellë; mardha,-ja ndryshon kuptimin nga 1.bised. cen që nuk bie në sy menjëherë, në mardha,-ja 1. sëmundje; mastik/ë,-a ndryshon kuptimin nga 1.krahin. uzo, në mastik/ë,-a 1. çamçakëz; mesh/ë,-a ndryshon kuptimin nga 1.fet. ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara, në vendet ku vepron kisha e krishterë, në mesh/ë,-a 1.fet. kulaç me miell të mirë e të mblatur, që çojnë besimtarët në kishë për përshpirtje; ngathët (i,e) ndryshon kuptimin nga 1.mb. i mpirë nga të ftohtët, në ngathët (i,e) 1.mb. i ngadalshëm në lëvizje a në veprime; paritet,-i ndryshon kuptimin nga 1.ek. vlera e monedhës së një vendi kundrejt arit, në paritet,-i 1.libr. barazi; përc/jell ndryshon kuptimin nga 1. gëlltit, kapërdij, në përc/jell 1. e shoqëroj dikë në një copë rrugë, etj. Kuptimet kryesore të paraqitura në fjalorin e 2006-ës, në shumicën e rasteve nuk janë të lindura, por e kanë prejardhjen nga transferimi i kuptimeve të prejardhura të fjalës. Shmangia e tyre bën që kuptimet kryesore të dalin variantet e dyta ose të treta të njësisë leksikore dhe anasjelltas. Kjo shpjegon dhe kalimin e kuptimit nga fusha abstrakte në atë konkrete, dhe anasjelltas, nga konkrete në atë abstrakte. Struktura kuptimore e fjalëve na lejon të zbulojmë se si ndodhin ndryshimet brenda përmbajtjes së saj. Kuptimet e reja kryesore ruajnë tipare të përbashkëta me kuptimet fillestare. Vetëm në raste të tilla si: çapëz, instruktor, lacër, mastikë, paritet, sermajë, vapore, vendor etj, nuk kemi tipare të përafërta e të ruajtura me kuptimin e mëparshëm, por duket se lidhja me konceptin ka kaluar plotësisht në një drejtim tjetër. Kuptimet e zëvëndësuara duket qartë që janë në perëndim të shenjave të tyre, por jo në errësirë, pasi ato kanë kaluar thjesht si kuptime të prejardhura. Me kalimin e kohës, me zhvillimin e mëtejshëm shoqëror dhe gjuhësor, ka gjasa që fati i këtyre kuptimeve tashmë të prejardhura, të jenë më pak të përdorura në komunikim. Fillimisht ato kalojnë në rrathë periferikë të mikrosistemit, duke mos qenë burim për të zhvilluar kuptime të tjera. Sipas Sh.Rrokaj përdorimi i gjuhës nga një bashkësi e caktuar njerëzish, e bën kuptimin të luhatshëm në përputhje me situatën komunikuese66. Fjalë të tilla mund të jenë përdorur me kuptime të ndryshme sipas situatave komunikative në të folme të ndryshme. Fjalori pasqyron pjesën më aktive të leksikut, kështu që dhe kuptimet e reja kushtëzohen nga faktori i të qenurit sa më aktiv në ligjërim. Në të kundërt ato do kishin mbetur të paparaqitura si variante kuptimore në fjalorët shpjegues. Një tjetër shkak i shndërrimit kuptimor konsiderohen dhe shkaqet gjuhësore, të cilat kushtëzohen nga marrëdhëniet e brendshme që vendosin elementet e sistemit. Nga shqyrtimi i materialit shndërrimet kuptimore janë kushtëzuar vetëm nga faktorët realë e shoqërorë. I vetmi rast që krijon dyshim është fjala llabiç,-i, e cila jo vetëm ndryshon 66Sh.Rrokaj, “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”, fq, 113.

39

kuptimin kryesor nga 1.krahin. lugat, në llabiç,-i 1.mb. grykës, llupës, por bëhet ndërrimi kategorisë leksiko-gramatikore të emrit në mbiemër. Dyshimi qëndron mbi mendimin se, shndërrime të tilla kuptimore mund t’i qëndrojnë më afër një ndarjeje homonimike të njësisë leksikore, se sa zbërthimit në disa variante semantike. Por një çështje e tillë kërkon analizë më të hollësishme. Gjithashtu vihet re se ndryshimet në kuptimin kryesor të fjalës shënohen në afro 115 njësi leksikore. Meqenëse në një numër të konsiderueshëm fjalësh, kuptimi kryesor pëson vetëm zhvendosje brenda strukturës dhe jo ndryshim të mirëfilltë, ndoshta do të ishte më e drejtë që t’a merrnim në konsideratë, si dukuria e lëvizjes së kuptimit kryesor. Nëse flasim për ndryshim të kuptimit kryesor, vërejmë se kjo ka ndodhur në afro 12% të njësive leksikore (referuar shtojcës “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve”). Ndërsa për të pjesën tjetër tjetër të fjalëve, kuptimet kryesore të reja kanë lidhje ose ruajnë diçka të përbashkët me ato të mëparshmet. Fusha e semantikës, i kushton rëndësi të veçantë lidhjeve të varianteve kuptimore brenda strukturës të së njëjtës fjalë. Çdo fjalë identifikohet me kuptimin kryesor që mbart, i cili është dhe certifikata e paraqitjes së fjalës në fjalorët shpjegues. Ajo që paraqet më tepër interes në këtë punim, është dhe raportet që vendosin variantet kuptimore të fjalës njëri me tjetrin67. Shembujt e shndërrimeve kuptimore që pësojnë fjalët, pra lëvizjet e varianteve kuptimore në strukturën e fjalës, tregojnë se struktura përmbajtjesore e fjalës ka lirinë e saj për të vepruar nga pikëpamja e kufijve strukturorë. Me fjalë të tjera, variantet kuptimore këmbejnë vendet brenda strukturës së fjalës, duke e kthyer atë në një strukturë të hapur. Kuptimet e reja kryesore në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë të hyra rishtazi, por janë përfituar si shkak i lëvizjeve të brendshme të varianteve kuptimore, kushtëzuar nga treguesit e realieve. Duke qenë se këto lëvizje, janë karakteristike për fjalët polisemantike, atëherë themi se struktura kuptimore e fjalëve polisemantike është e ndërlikuar për shkak të lirisë shndërruese të varianteve kuptimore. Në sistemin e varinateve kuptimore të fjalës në gjuhën shqipe, vërejmë tri rrafshe përfaqësimi: kuptimi kryesor ose i parë; kuptimet e prejardhura; kuptimet skajore ose periferike68. Nga evidentimi i materialit, mbi 12% e rasteve të fjalëve që kanë pësuar ndryshime të kuptimit kryesor, kanë ndodhur si shkak i transferimit të kuptimit kryesor nga rrafshi i parë, në të dytë ose në të tretë. Në afro 20 raste, kuptimi kryesor humbet, dhe nuk është pjesë e strukturës kuptimore as në skaj apo periferi të saj. Kjo çështje lë vend për shumë diskutime. Studimi i ndryshimit të kuptimit të fjalëve dhe varianteve kuptimore të fjalëve, kushtëzojnë marrëdhëniet e ndryshme të kuptimit të fjalës me sendin ose fenomenin. Fakti që fjala “mastikë” nuk mbart më mbi vete kuptimin “uzo”, por është ndërruar në “çamçakëz”, do të thotë se nuk ka më përputhje midis kuptimit dhe përdorimit individual

67 R.Memushaj , “Hyrje në gjuhësi’, , fq.156. 68 A.Kostallari , “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, , në “Studime mbi leksikun”, 1972, fq.54.

40

të fjalës. Më lart e kemi konsideruar se ky ndryshim ka ndodhur për shkak të realitetit objektiv, pra ndryshon realja. Por mund të mendohet se ky përdorim i fjalës ka qenë i rastit, i cili jo vetëm që nuk ka arritur të mbijetojë, por ka qenë dhe joaktiv në përdorimin e saj. Në shembullin “mastikë” vërejmë se kuptimet “uzo” dhe “çamçakëz”, nuk kanë lidhje motivuese ndërmjet tyre. Për pasojë dhe shkëputja e varianteve kuptimore nga njëri-tjetri ka qenë më e lehtë për të ndodhur. Për rastin e fjalës “arbitroj” mund të shprehemi ndryshe. Variantet kuptimore “shqyrtoj dhe zgjidh një çështje” dhe “ gjykoj një ndeshje”, në thelb kanë diçka të përbashkët midis tyre, “gjykimin”. Ato janë të përafërta në sensin logjik dhe humbja e kuptimit kryesor e zëvëndësimi me variantin e dytë kuptimor, mund të konsiderohet si ekonomizëm gjuhësor. Kuptimet e reja kryesore të hyra rishtazi nuk kanë lindur vetvetiu dhe pa asnjë shkak. Rregullat e polisemisë e mundësojnë këtë gjë, nëpërmjet lidhjeve të përafërta me kuptimin kryesor ose nisur nga shkaqe të tjera gjuhësore. Në dukurinë e lëvizjes së kuptimit kryesor, statusi i polisemantizmit i ka dhënë mundësinë kësaj dukurie, që të lëvizë në strukturën kuptimore të fjalës. Zbehja përdoruese e kalon kuptimin kryesor natyrshëm si variant kuptimor i prejardhur ose në periferi të strukturës. Lëvizshmëria e varianteve kuptimore krijon mundësinë e mospërputhjes midis kuptimit dhe nocionit që shpreh ky kuptim. Fjalët në fjalorët shpjegues shoqërohen dhe me shënimet e tyre stilistike. Nëse u referohemi shembujve të dhënë sipas shtojcës “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve”, vërejmë se :

- afro 50% e kuptimeve kryesore të fjalëve sipas fjalorit shpjegues të 1980-ës janë të cilësuara stilistikisht.

- afro 37% e kuptimeve kryesore të fjalëve sipas fjalorit shpjegues të 2006-ës janë të cilësuara stilistikisht.

Cilësimet stilistikore të fjalëve tregojnë se shprehësia leksikore mbështetet te fjala me shumëanshmërinë e lidhjeve të saj. Shënimet stilistikore bëjnë të mundur që fjala të dalë e gjallë, me asosacionet shoqërore e kulturore, pra shërbejnë si burim shprehësie69. Pra, ekziston një mundësi për zhvillimin e kuptimeve të prejardhura. Pasuria stilistikore e fjalëve i jep mundësinë strukturës kuptimore të jetë fryt i ndryshimeve. Njësitë leksikore priren drejt zgjerimit ose ngushtimit të strukturës kuptimore. Marrëdhëniet që vendos fjala në lidhje me referimin mund të jenë fonetike, leksikore, semantike etj. Kjo shumëanshmëri lidhjesh i jep fjalës vlera stilistike, të cilat në fjalorët shpjegues paraqiten me cilësime stilistikore. Fakti që vlera e kuptimeve kryesore të fjalëve me cilësime stilistikore të marra në shqyrtim pëson ulje, tregon se mundësitë e fjalës për të gjeneruar shprehësi leksikore, është zbehur. Për pasojë dhe kuptimet e derivuara të fjalës shënojnë ulje. Fjalët priren drejt një polisemantizmi më të reduktuar. Kjo dukuri sjell një rrudhje të

69Xh. Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika”, , fq. 101. A.Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, , në “Studime mbi leksikun”, 1972, kap.VI.

41

shkallës së polisemantizmit, pasi mundësitë që fjalët e paveshura stilistikisht të marrin kuptime të prejardhura dhe të rrisin shprehësinë stilistikore, janë të pakta në krahasim me fjalët që janë të veshura stilistikisht. Te këto të fundit kemi prirjen për më shumë gjenerim të kuptimeve të derivuara. Duke vërejtur ndryshimet që kanë ndodhur në kuptimet kryesore të fjalëve, bindemi më tepër se dukuria e polisemisë me të vërtetë ka si koncept themelor të kategorisë së vet kuptimin leksikor të fjalës70, por mbi të gjitha ajo kushtëzohet dhe nga variantet leksiko-semantike. Zhvillimi dhe ndryshimi i tyre përfaqësojnë dhe zhvillimin e ndryshimin e kësaj dukurie. Natyrshëm lind pyetja: nëse kuptimet kryesore të fjalëve ndryshohen në periudhë të kohës, duhet të flasim për kuptime kryesore apo për përdorime qendrore të fjalëve? Dimë që kuptimi leksikor i fjalës i përftuar qoftë edhe nga përdorimi metaforik i fjalës, është aftësi absolute, veçori e fjalës për të shprehur diçka nga realiteti71. Kjo aftësi mund të transformohet për arsye të ndryshme, të cilat janë gjuhësore ose jashtëgjuhësore. I rëndësishëm është procesi i ndryshimit dhe pasoja që sjell. Shembujt sipas shtojcës “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve”, në shumë raste kanë të bëjnë me ndryshimet e kuptimeve të reja kryesore, të cilat vijnë nga lëvizjet që ka pësuar struktura e varianteve kuptimore të fjalës. Do të thotë se variantet kuptimore kanë këmbyer vendet, duke marrë dhe nocionin e kuptimit kryesor. Në hartimin e një fjalori respektohet rregulli i ndërtimit të strukturës kuptimore dhe vendosja e paraqitjes së varianteve kuptimore sipas renditjes, kuptim kryesor-kuptime të prejardhura. Brenda kuptimeve të prejardhura ka dhe nënrenditje tjetër, e cila ndan sipas lidhjes me nocionin përkatës, largësinë e tyre nga kuptimi kryesor. Logjikisht, sa më larg të jenë kuptimet e prejardhura nga kuptimi kryesor, aq më të pakta janë mundësitë që t’i afrohen rolit të kuptimit kryesor. Por nga ajo ç’ka paraqitet krijojmë idenë se ky fenomen ndodh. Te fjala brez, darkë, dhiatë, figurë, formulë, kapiten, qortoj, ritëm, sintezë, shkërmoj, shkrehës, shpërndaj, takues dhe xhiroj, kuptimet e prejardhura në periferi të strukturës kuptimore të fjalës, kanë zëvëndësuar kuptimin kryesor. Ky i fundit në një numër të konsiderueshëm fjalësh, kalon si kuptim i prejardhur. Pra kemi një ndërrim renditjesh, i cili për këtë fazë të jetës së fjalës, është vetëm një këmbim. Rastet e lëvizjes ose shndërrimit të kuptimit kryesor të fjalës, të marra nga krahasimi i “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, janë si të paraqitura sipas Shtojcës nr.1 “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve” në fund të punimit. 2.3 Efektet e lëvizjeve të varianteve kuptimore Lëvizja e kuptimeve të një fjale reflekton njëkohësisht jo vetëm shndërrimin kuptimor, por edhe zhvendosjen në rendin e varianteve kuptimore. Prandaj një aspekt i rëndësishëm 70 Xh. Lloshi , “Vëzhgime mbi homoniminë në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve”, , Tiranë 1972, fq.210-217. 71 R.Memushaj , “Hyrje në gjuhësi”, fq.159.

42

që duhet theksuar është dhe rendi i kuptimeve brenda strukturës leksikore të fjalës. Duke krijuar një drejtpeshim të përafërt, kuptimet kryesore të pasqyruara në të dy fjalorët janë më së shumti me shënime stilistikore terminologjike. Këto kuptime ngjajnë me fjalët-terma, të cilat, sipas Xh.Lloshit shquhen për karakterin strikt dhe konciz72. Një natyrë e tillë e ngurtë nuk i jep mundësi fjalës për të zgjeruar strukturën e saj përmbajtjesore, për të zhvilluar kuptime të reja e për të shërbyer si tema të reja prodhuese. Kjo i drejton fjalët drejt një polisemantizmi më të pakët, ndërkohë që shqipja ka prirje për të pasuruar fondin e saj leksikor më tepër nga zhvillimi i kuptimeve, se sa nga fjalëformimi. Rregullat për vendosjen e rendit të kuptimeve të një fjale në fjalor janë të përcaktuara sipas këtyre kritereve: kriterit gjenetik, logjik, historik dhe praktik73. Fjala e përfaqëson veten me kuptimin kryesor, i cili ndiqet nga kuptimet e prejardhura dhe së bashku formojnë kornizën e kuptimit leksikor. Rendin e ndjekin kuptimet e figurshme dhe zakonisht në fund vendosen kuptimet speciale74. Kuptimet e reja kryesore që kanë përftuar fjalët, i takojnë kuptimeve speciale ose me shënime terminologjike. Nga krahasimi i fondit leksikor të pasqyruar në dy fjalorët e shqipes, shohim se njësitë leksikore kanë humbur një numër të konsiderueshëm variantesh kuptimore, të cilat janë shmangur dhe nuk janë pasqyruar më në fjalor. Kuptimet e shmangura në rrjedhën e kohës nuk i përkasin më tepër periferisë së strukturës leksikore, por qendrës së saj. Pra nuk gjen shumë zbatim kriteri praktik, i cili mbështetet në sasinë e përdorimit të njësisë leksikore në komunikime të ndryshme. Kjo mbështet idenë se kriteret mbi vendosjen e rendit të varianteve semantike të një fjale nuk janë gjithnjë të prera, por në varësi të shndërrimeve kuptimore që pëson fjala nga njëra periudhë në tjetrën. Struktura kuptimore e fjalës është e volitshme për të na bërë me dije kuptimin e njësisë leksikore, por dhe zhvillimin e kuptimeve të kësaj strukture. Sistemi i përbërësve të varianteve kuptimore qartëson kuptimin e strukturës semantike të fjalës. Hulumtimi i të dhënave në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, nxjerr në pah lëvizjet që kanë pësuar variantet kuptimore, të cilat nuk janë thjesht çështje teknike të hartimit të fjalorëve shpjegues, por paraqesin aspektin teorik të lëvizjeve kuptimore. Lëvizjet kuptimore kanë dhënë efekt jo vetëm në ndryshimin e kuptimeve kryesore, por edhe në të gjithë strukturën semantike të fjalës. Në njësitë leksikore të lartpërmendura shfaqet ngushtim i strukturës, kështu që fjalët e marra në shqyrtim priren drejt një polisemantizmi më të pakët. Pasoja e këtyre shndërrimeve mbështet argumentin se një dukuri e tillë lidhet dhe me rrudhjen që po paraqesin njësitë polisemantike në gjuhën shqipe, duke u bërë burim për njësitë monosemantike. Dukuria e monosemantizmit ka anën e saj pozitive pasi çon në rritjen sasiore të fondit leksikor, por nuk i përgjigjet

72 P.Haxhillazi, “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve në ‘Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe’ në “Studime mbi leksikun”, 1972, fq. 561-570. 73 A.Kostallari, “Parime themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në SF 1968/2 fq, 101. 74 J.Thomai, “Prejardhja semantike në gjuhën shqipe”, fq. 304.

43

ekonomizmit gjuhësor75. Gjithsesi çdo gjë i mbetet praktikës gjuhësore për ta vendosur dhe aftësisë, se si gjuha i përgjigjet fenomeneve që sjellin ndryshim në të. 2.4. Variantet e reja kuptimore në strukturën e fjalëve. Shkaku i zgjerimit të strukturës kuptimore të një fjale është pasojë e hyrjeve të varianteve kuptimore, por njëkohësisht dhe përdorimi ligjërimor i gjuhës. Komunikimi bisedor është një mënyrë e mirë që njerëzit të përfshijnë risi në variantet kuptimore. Shtimi i varianteve të reja kuptimore është tregues i pasurisë gjuhësore e leksikore të gjuhës shqipe, si zhvillimi paralel që bën gjuha me të njëjtin hap me shoqërinë dhe teknologjinë. Duke marrë parasysh strukturën e fjalëve polisemantike dhe lëvizjet e brendshme kuptimore që i shqyrtuam sipas shtojcës 1 “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve”, gjykojmë se zhvillimi i kuptimeve të reja përgjithësisht është bërë në linjën e kuptimeve të mëparshme. Por, konstatohen dhe raste kur zhvillimi tyre ka qenë larg linjës së njëjtë. Atëherë flasim për hyrje rishtazi, të cilat mund të kenë ardhur si pasojë e faktorëve gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë. Lidhjet e varianteve kuptimore me njëri-tjetrin janë të ndërlikuara për të motivuar shkaqet e lëvizjeve dhe shndërrimeve të ndryshme brenda strukturës. Afërsia dhe largësia e tyre ka të bëjë me lidhjen organike që kanë kuptimet. Sa më e afërt të jetë lidhja, aq më shumë ekziston mundësia për qëndrimin e varianteve kuptimore në të njëjtat raporte me kuptimin kryesor dhe me variantet kuptimore të së njëjtës strukturë. Sa më të largëta të jenë lidhjet, aq më të tepërta janë mundësitë që variantet kuptimore të lëvizin, të shndërrohen ose dhe të humbasin fare nga struktura e njësisë leksikore. Nga krahasimi i fjalëve nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe“ (1980) në “Fjalori i gjuhës shqipe” (2006), vihet re një ndryshim i mjaftueshëm brenda strukturave leksikore të çdo fjale, e cila është pasqyruar në lëvizjet e varianteve kuptimore. Në shtojcën e dytë “Variante të reja kuptimore në strukturën e fjalës”, kemi të bëjmë me zgjerimin e strukturës kuptimore të fjalës me njësi të reja kuptimore, të cilat do të analizohen për efektet që sjellin ato në fondin leksikor të shqipes. 2.4.1 Çdo të thotë një hyrje e re e varianteve leksikore në fjalorin shpjegues? Fjalorët janë burime thelbësore për çdo gjuhë të botës. Gjuha evoluon vazhdimisht e për pasojë, fjalë, kuptime e variante kuptimore të reja shfaqen në gjuhë. Për këtë arsye procesi i pasurimit të fjalorëve, është një aspekt shumë i rëndësishëm. Fjalorët shpjegues paraqesin tri lloj informacionesh për fjalën: formën, kuptimin dhe kontekstin76. Variantet kuptimore të fjalëve, janë të organizuara në formën e një hierarkie, të cilat reflektohen në fjalor nga strukturat e shënimeve përkatëse të çdo kuptimi. Në varësi të shënimeve,

75 S.Ullman, “The principles of semantics”, fq.118. 76A.Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”.

44

marrim më shumë informacion në lidhje me kontekstin e fjalës. Shënimet stilistiko-gjuhësore kanë rëndësinë e tyre, jo vetëm nga ana sasiore, por dhe nga ana cilësore për ndryshimet brenda strukturës së fjalës. Hyrjet e reja të varianteve kuptimore nxjerrin në pah historinë e jetës së fjalës. Kuptimi i fjalës është një dukuri shumëplanëshe, i cili ngërthen brenda vetes disa faktorë. Ai nuk ka të bëjë vetëm me përkufizimin që na jepet në fjalor77. Kjo do të thotë se për të përcaktuar saktë kuptimin dhe variantet kuptimore të një fjale, duhet t’i referohemi përdorimit praktik të fjalës në ligjërim. Në këtë pikë, konteksti i cili nxjerr në pah përdorime të ndryshme të fjalës, vjen në ndihmë të leksikografëve për përcaktimin e saktë të kuptimeve që mbart fjala. Tërësia e përdorimeve kontekstuale të fjalës gjatë situatave të ndryshme të ligjërimit, krijon dhe variantet e shumta kuptimore që merr fjala, të cilat mund t’i shtohen ose t’i zbehen fjalës, në varësi të përdorimeve të tyre. Por e rëndësishme është që një pjesë e mirë e tyre zhvillohen në vazhdën e kuptimit kryesor. Kjo duket në një numër të konsiderueshëm fjalësh si: alergji, ~a 2. ndjeshmëri e madhe ndaj diçkaje që nuk e duam; dallo/j 4. trajtoj në mënyrë të pabarabartë, parapëlqej dikë, diçka; flak 2. fig. e largoj dikë me forcë nga shtëpia, etj. Por ka patur dhe raste kur variantet kuptimore janë jo në vijëmsinë e kuptimeve të para. Raste të tilla kemi, binjak, ~u 2. astrol. një nga 12 yjësitë e zodiakut; kredit, ~i 2. pikë që fiton studenti universitar, pasi ka ndjekur rregullisht mësimet a ligjëratat; virus, ~i 2. inform. program që hyn në një sistem kompjuterash dhe ndryshon ose zhduk informacionin, etj. Në paraqitjen e fjalëve në fjalor, përdoren dhe shënimet gramatikore e stilistikore, të cilat jepen pas trajtës përfaqësuese të fjalës. Shumë fjalë janë zgjeruar me kuptime a me ngjyrime të reja kuptimore. Në shtresat stilistikore të leksikut janë bërë zhvendosje të rëndësishme. Një proces i tillë ka sjellë ndryshime në lëvizjen e vlerave kuptimore e funksionale të njësive leksikore. Nga shqyrtimi dhe krahasimi i fjalëve nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, rezulton se një pjesë e konsiderueshme e varianteve kuptimore të shtuara shoqërohen me shënime të ndryshme stilistikore. Nëse do të flisnim për vlera sasiore, do të rendisnim:

29 variante kuptimore me shënime në fushën e përdorimit të terminologjisë.

53 variante kuptimore me shënime stilistikore e shprehëse - emocionale.

15 variante kuptimore me shënime gjuhësore.

105 variante kuptimore pa asnjë shënim gjuhësor ose stilistikor.

77 R.Memushaj , “Hyrje në gjuhësi”, , fq.157.

45

Nga vjelja e rasteve të përmendura më lart, bie në sy fakti se nuk shihet asnjë variant kuptimor i shoqëruar nga shënimet stilistikore vjet, (fjalë ose shprehje e vjetëruar) dhe hist. (historizma), të cilat i shohim dendur në shembujt e ngushtimit të strukturës kuptimore të fjalës. Kjo tregon që kuptime të tilla të fjalëve është vështirë të riciklohen, pasi ato përbëjnë dhe pjesën e fondit pasiv të gjuhës. Elemente të tillë janë tregues të pasurimit cilësor të gjuhës, përtëritjen e saj në një shkallë më të lartë dhe ngritjen e gjuhës si nivel ligjërimi. Në këtë mënyrë është realizuar një përmirësim i brendshëm i fjalëve të fondit leksikor të gjuhës shqipe, i cili pasqyrohet në vlerat që po merr leksiku i shqipes në përgjithësi. Kuptimet e figurshme që merr fjala hapin rrugën në dy drejtime: zgjeron fushën e përdorimit ose largon treguesit kuptimorë të prejardhur nga kuptimi i parë78. Kjo do të thotë se një zgjerim i kuptimeve të figurshme, shënon rritje të largësisë nga kuptimi kryesor. Fjala -fletë- mbart në fjalorin shpjegues të 1980-ës si kuptim kryesor 1.copë letre që përdoret për të shkruar. Pra, kemi një tregues të kuptimit të lëndës, i cili është konkret. Në fjalorin e 2006-ës varianti i ri kuptimor i largohet kuptimit të lëndës, duke e çuar fjalën drejt kuptimit të figurshëm, flet/ë, ~a 2. fig. fuqi a mundësi e madhe për të bërë diçka. Në këtë rast ajo nuk ka më një përdorim konkret, por ka derivuar në kuptimin e figurshëm, i cili i takon rrafshit abstrakt. Lëvizja kuptimore ka shënuar një hap më tej drejt abstraktimit kuptimor. Kjo lëvizje kuptimore ndodh në një gjedhë fjalësh, të cilat janë larguar nga rrafshi konkret i kuptimit kryesor, me shtimin e varianteve të reja kuptimore. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për fjalën -garniturë-, e cila mbart në fjalorin e 1980-ës si kuptim kryesor garnitur/ë, ~a 1.gjell. perime të gatuara veçan, që vihen në pjatë bashkë me mishin e peshkun. Në fjalorin e 2006-ës shtohet varianti kuptimor 3. fig. diçka jothelbësore, që shërben si shtojcë për të zbukuruar diçka tjetër. Pra, varianti kuptimor i shtuar, pavarësisht se mund të ketë lidhje organike me kuptimin kryesor, paraqet ndryshime ndërmjet rrafshit konkret-abstrakt. Në këtë vijëmsi lind e nevojshme për të shqyrtuar raporte të tilla, si dhe ndryshimet që paraqesin strukturat përmbajtjesore të fjalëve, si pasojë e lëvizjeve kuptimore. Shembuj të tjerë kemi: bollë, drapër, fletë, garniturë, gisht, krimb, pus, shpojë, trangull etj. Nëse do të nisemi nga raporti i kuptimeve të fjalëve me shënime stilistiko-gjuhësore dhe pa shënime të tilla, vihet re se ndryshimi ndërmjet tyre është në vlera jo të mëdha. Që do të thotë se shtimi i varianteve të reja kuptimore ka qenë në të njëjtat parametra, si për fjalët me shënime stilistikore, ashtu dhe për ato pa shënime stilistikore. Në rastin e fjalëve, të cilët kanë shënime stilistikore, themi se ky tregues është një rast i mirë për të shprehur mendimin se gjuha shqipe ka prirje drejt polisemantizmit, pasi kuptimet e reja të shtuara me shënime të tilla, i japin më tepër mundësi fjalës për të shtuar variantet e saj leksikore. Ndryshe na paraqitet situata në kuptimet e shtuara pa shënime të tilla. Ato e drejtojnë fjalën në një polisemantizëm më të pakët, sepse nuk i japin mundësi që ajo të

78 J.Thomai “Formimi i fjalëve dhe prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” në Studime Filologjike, Tiranë 1983/3, fq. 60.

46

zhvillojë më shumë kuptime. Bie në sy fakti se lëvizjet kuptimore drejt varianteve kuptimore të figurshme, ndodhin në fjalë që i takojnë klasave të ndryshme, si: emër, folje, mbiemër etj. Për lëvizjet kuptimore nuk kanë shërbyer vetëm elemente të veçantë kuptimorë të fjalës, por edhe gjithë fjala në tërësinë e saj kuptimore. Nëse i referohemi fjalës drap/ër, ~i 2. fig. diçka e harkuar si presa e draprit, për nuancën kuptimore që ka marrë fjala, është bërë e mundur mbështetja te një element i saj, forma e objektit. Mbështetur në një tregues të tillë, fjala ka marrë kuptim të figurshëm nga përmbajtja e elementit kuptimor të fjalës, veçanërisht forma fizike e objektit. Por mund të ndodhë dhe ndryshe. Në fjalën trangull, ~i 2. fig. i papjekur, pa përvojë në jetë, figurshmëria e variantit kuptimor qëndron vetëm në aspektin abstrakt, i cili logjikisht nuk ka lidhje me kuptimin themelor të fjalës, por i ka marrë të tilla nuanca dhe pa patur mbështetje në tregues të veçantë të kuptimit bazë që mbart fjala. Zhvillimi i lëvizjeve kuptimore brenda fjalës jo vetëm që na jep mundësinë për ta shfrytëzuar potencialin kuptimor të fjalës në çdo mundësi përdorimi ligjërimore, por nxjerr në pah dhe pasurinë kuptimore të fjalës, e cila është tipar i fondit leksikor të gjuhës shqipe. Kuptimet e reja të shtuara kuptohet që pasqyrojnë një pjesë të leksikut aktiv të shqipes. Ato i takojnë prurjeve si nga gjuha e folur ashtu dhe nga gjuha e shkruar. Nga sa është parashtruar më lart, vërejmë se kuptimet e shtuara sipas fushave të veçanta të përdorimit, përbëjnë një numër më të vogël se ato kuptime të përdorura në mënyrë të përgjithshme në ligjërim. Por fusha më me produktivitet prurjeje ndër fushat e tjera të marra veç e veç, është shtresa e kuptimeve me ngjyrime emocionale dhe vlerësuese. Ky tregues mbështet dhe njëherë faktin se kuptimet e reja fitohen më dendur kur fjala kalon nga emërtim i një sendi, si emërtim i një sendi tjetër, tipari etj79. Përpos kësaj dhe një varg faktorësh jashtëgjuhësorë si: zhvillimi shoqëror, i teknologjisë, shkencës, kulturës etj, bëhet shkak për të përcaktuar dhe kushtëzuar zhvillimin e gjuhës në tërësi dhe leksikut në veçanti. Lindja e kuptimeve të reja brenda një kuptimi leksikor ka rëndësi jo vetëm për zgjerimin e strukturës kuptimore të një fjale, por dhe për plotësimin e kornizës së anës përmbajtjesore të fjalës me tipare të reja. Nisur nga raporti konkret-abstrakt, kuptimet e reja të fjalëve janë: rreth 85 kuptime i takojnë rrafshit konkret dhe 145 kuptime i takojnë rrafshit abstrakt. Zhvillimet e varianteve kuptimore priren të drejtohen më tepër drejt kuptimeve abstrakte. Lidhjet e sendit me konceptin dhe mendimin kushtëzojnë dhe ndarjen në këto rrafshe. Ndryshimi në një nga këto rrafshe sjell dhe ndryshimet në rrafshet e tjera, gjë që bëhet shkak dhe për nxitjen e prejardhjes semantike. Fjala bashkë me përbërësit e saj semantikë na jep strukturën e këtij sistemi që funksionon brenda rregullave të veta. Ndryshimi i një përbërësi sjell që një nga tiparet e fjalës të ndryshojë rendin në sistem. Kështu, kuptime të ndryshme të fjalës ndërrojnë renditjen e tyre duke kaluar nga qendra në periferi të sistemit, ose anasjelltas. Tipare të ndryshme që merr fjala janë një mundësi për lindjen e 79 J.Thomai , “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”.

47

kuptimeve të reja dhe një burim i frytshëm për dukurinë e polisemisë. Këto tipare pasqyrohen në fjalë si: kuptime konkrete, abstrakte dhe të figurshme. Kuptimet abstrakte tregojnë largimin e të shënuarit nga realiteti, kurse kuptimet konkrete afrimin ndërmjet tyre80. Prodhimi ose shtimi i kuptimeve të reja i takon më tepër abstraksionit se sa konkretizimit dhe figurshmërisë. Pra, rrafshi konkret-abstrakt i fjalëve me kalimin e kohës do të shënojë sasinë më të madhe të kuptimeve se sa rrafshet e tjera. Fakti që kuptimet e reja shënojnë më shumë kuptime abstrakte, do të thotë se këto kuptime kanë shënuar hapin e parë të largimit të të shënuarit nga realiteti81, pra lidhja me kuptimin fillestar sa vjen e dobësohet. Në një të ardhme këto kuptime do të jenë të favorizuara për t’u shkëputur nga struktura e fjalës, humbasin lidhjet me kuptimet e tjera, vendosin lidhje me fjalë të tjera, kthehen në një temë prodhuese dhe përgatiten për të dalë si fjalë më vete, ose si një burim i frytshëm për homoniminë. Kështu vlera e polisemantizmit nuk do të jetë e njëjta. Në këtë mënyrë, kuptimet e reja mund të drejtohen më tepër drejt abstraksionit, se sa figurshmërisë dhe konkretes, duke e kthyer atë në një burim të mirë të fjalëve polisemantike. Kjo jo në gjendjen aktuale, por në pritshmërinë drejt së ardhmes. Dukuria e polisemisë ka të bëjë me diferencime të holla brenda përmbajtjes së fjalëve të shprehura. Në këtë aspekt kuptimi leksikor shfaq raportet ndërmjet fjalës, sendit dhe konceptit. Prania e varianteve kuptimore me ngjyrime stilistikore të figurshme, tregon se ky kuptim nuk ka lidhje të plotë me kuptimin kryesor të fjalës. Përputhshmëria midis tyre është e largët. Kjo do të thotë se variante të tilla kuptimore janë më shumë herë të gatshme për t’u shkëputur nga përmbajtja leksikore e fjalës, pse jo të dalin më tej dhe si njësi homonimike. Fjalët polisemantike me shënime stilistikore të figurshme shfaqin gjithnjë interes të veçantë, për shkak të studimit që i bëhet vlerës që merr fjala. Nga tërësia e varianteve kuptimore të hyra rishtaz, në 53 raste variantet e reja i kemi me shënime stilistikore shprehëse-emocionale. Përgjithësisht këto variante janë si pjesë e fjalës që e shtyjnë atë drejt një abstraktimi më të thellë, pasi nuk i referohen një referenti fizik. Variante të tilla kuptimore mund të quhen dhe variante të lira, pasi ato krijohen në situata të ndryshme ligjërimore dhe nuk kanë lidhje fizike dhe organike me fjalën. Në këtë mënyrë, variantet e lira mund të krijojnë shkëputje në çfarëdo momenti kohor të fjalës, kur folësi nuk i përdor më në situatat e veta ligjërimore. Mundësitë për t’u larguar nga ana përmbajtjesore e fjalës, ose për t’u zëvëndësuar, janë shumë herë më të ndodhshme se sa variantet leksikore me kuptime konkrete. Ndryshimet në strukturën përmbajtjesore të fjalës, sjellin jo vetëm lëvizje cilësore, por dhe lëvizje sasiore të fjalës. Ç’do të thotë kjo? Variantet kuptimore të fjalës janë të pakta ose të shumta në fjalë. Kuptimet e prejardhura mund të jenë një ose disa të tilla. Ndaj

80 P. Haxhillazi “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve” në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime mbi leksikun” 1972, fq. 561-570. 81 Po aty.

48

është e vlefshme të vërehen dhe ndryshimet që pëson fjala në raportet e njëkuptimshmërisë apo shumëkuptimshmërisë së saj.

2.4.2. Llojet e ndryshimit semantik të fjalëve

Një fjalë polisemantike ka një kuptim kryesor, nga i cili mund të rrjedhin kuptime të tjera të prejardhura me lidhje të ngushtë me kuptimin e parë. Shumica e folësve nuhasin pa dyshime kuptimin kryesor të një fjale, kur ajo përdoret jashtë kontekstit. Që do të thotë se intuitivisht, në mendjen e gjithësecilit dominon në përdorim dhe perceptim, kuptimi kryesor i pranuar nga të gjithë. Variantet e tjera kuptimore që i bashkangjiten kuptimit bazë, mund të jenë të lidhur ndërmjet tyre nga disa mënyra. Marrëdhëniet që vendosen, ndodhin për shkaqe të ndryshme: metaforike, historike, psikologjike etj82. Në mbështetje të këtyre shkaqeve rradhiten dhe llojet e ndryshimit të kuptimit semantik të fjalës, të cilat janë: metafora, metonimia, zgjerimi i kuptimit, ngushtimi i kuptimit, por mund të rendisim dhe lloje të tjera. Ka fjalë të cilat gjatë zgjerimit të strukturës kuptimore me variante të reja kuptimore, kanë përftuar nga ana përmbajtjesore një zhvillim pozitiv të saj, ose e kundërta, një negativitet të saj. Ç’do të thotë kjo? Për ndryshimet e fjalëve në një mënyrë apo në një tjetër vendosim dhe ne, duke qenë në rolin e folësit. Janë renditur disa faktorë që ndikojnë te kuptimi, për ta përcaktuar dhe klasifikuar atë, si: faktori antropologjik, shoqëror dhe semiologjik83. Folësi natyrshmërisht mund ta orientojë fjalën drejt një përdorimi me kuptim më pozitiv, se sa vetë kuptimi i origjinës që mbart ajo. Ose të ndodhë e kundërta, që fjala orientohet drejt një përdorimi më negativ në përmbajtjen e saj.

P.sh. fjala -stof- gjatë zgjerimit të strukturës përmbajtjesore me variante të reja kuptimore, ka përftuar dhe një kuptim të ri: stof, ~i 2. fig. përmbajtje, përbërje cilësore. Ky zgjerim e ka ndihmuar fjalën jo vetëm të ndryshojë statusin e saj nga njëkuptimëshe në dykuptimëshe, por i ka dhënë fjalës konotacion pozitiv, duke përfshirë në aspektin e transformimit dhe qëndrimin e folësve. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në raste të tjera si: fjala sport, ~i 2. bised. dëfrim, shaka, merr si kuptim të dytë, variantin me konotacion pozitiv, pra merr pozitivitetin; fjala pushk/ë, ~a 4. largësi sa mund të arrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme; fjala ekzekut/oj 3. muz. luaj një pjesë muzikore. Raste të tilla reflektojnë jo vetëm ndryshimet brenda fjalës, por dhe ndryshimet në jetën e shoqërisë, e cila pasqyrohet në kuptimet e veçanta leksikore që marrin fjalët. Në variantet kuptimore të shtuara nuk shohim vetëm dukurinë e pozitivitetit kuptimor, por edhe të kundërtën, negativitetin kuptimor. Fjalë të veçanta, të cilat në kuptimin e origjinës kanë nuanca negative në kuptimshmërinë e tyre, shfrytëzohen nga folësit për t’ia përqasur fjalëve të tjera, që duan t’i veshin nuancë negative. Nëse i referohemi 82 G.N. Leech “Semantics”, 1974, fq.228. 83 Sh.Rrokaj “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”, fq.112.

49

shembullit të fjalës –masakër-, e cila ka si kuptim bazë “vrasje a therje e njerzve të pambrojtur në masë dhe në mënyrë mizore”, është përdorur nga folësit dhe për të shprehur kuptime të tilla si: masak/ër, ~ra 2. fig. shkatërrim i plotë a gjymtim i rëndë i diçkaje, duke nënkuptuar një veprim me pasoja aq të këqija , sa të krahasohet me një masakër. Në thelb nuk kemi të bëjmë me tjetër gjë, përveçse me një marrëdhënie metaforike ndërmjet kuptimit bazë dhe varintit kuptimor, por që klasifikohet te negativitetet kuptimore. Të njëjtën gjë vërejmë dhe te fjala pirat, ~e 2. libr. i kopjuar e i përvetësuar pa lejen e autorit; ose te fjala zjarr, ~i 6. fig. grindje, mosmarrëveshje; ndezë. Raste të tilla nxjerrin në pah një anë tjetër të shndërrimit kuptimor, e cila shënon si shkak dukurinë e pozitivitetit ose negativitetit kuptimor, si lloje të tjera të ndryshimit të kuptimit semantik. 2.4.3. Raportet njëkuptimshmëri-shumëkuptimshmëri në variantet e reja kuptimore.

Polisemia do të thotë se një fjalë përbëhet nga dy ose më shumë kuptime. Fjalët trajtohen në dukurinë e polisemisë për ndryshimet e mundshme që pasqyrojnë. Njësitë leksikore që kanë vetëm një kuptim përfshihen te fjalët monosemantike dhe trajtimi i tyre mund të pasqyrohet mjaft mirë brenda dukurisë së monosemisë. Në materialin e vjelë mbi variantet kuptimore të shtuara rishtaz në fjalorin shpjegues të 2006-ës, vërejmë se struktura kuptimore e një numri të konsiderueshëm fjalësh ka ndryshuar, duke dhënë një paraqitje tjetër të njësisë leksikore. Lëvizshmëria e përmbajtjes kuptimore të fjalëve, krijon terren për zgjerimin e strukturës. Nga shembujt e paraqitur në Shtojcën 2 “Variante të reja kuptimore në strukturën e fjalës” në 173 raste kemi zgjerim të strukturës kuptimore. Ato kanë ndikuar drejtpërdrejt për ta kthyer fjalën nga monosemantike në dykuptimëshe, ose në shumëkuptimëshe. Në 53 raste struktura e fjalës ka kaluar nga dy në shumëkuptimëshe, falë varianteve të reja kuptimore të shtuara në fjalorin shpjegues të 2006-ës. Ndërsa në 120 raste të tjera fjalët kanë kaluar nga një në dykuptimëshe, duke favorizuar kështu dhe fenomenin e polisemisë në vlera rritjeje. Zgjerimi i strukturës kuptimore është një burim potencial për rritjen e dukurisë së polisemisë. Por nga ana tjetër, hasim dhe raste kur shtimi i varianteve të reja kuptimore ka shërbyer për t’i kthyer këto fjalë nga shumëkuptimëshe në dy ose njëkuptimëshe, psh. fëmijëri, fletë, rrufit etj, duke e ulur vlerën e polisemisë në gjuhën shqipe. Ky proces është tregues me vlerë të madhe përsa i takon zhvillimit sasior dhe cilësor që ka pësuar gjuha shqipe. Fjalët polisemantike janë gjithnjë në numër më të lartë se ato monosemantike. Përgjithësisht ato etiketojnë objekte te ndryshme nga realiteti, në bazë të cilësive apo tipareve të veçanta. Mund të ndodhë që këto veçori të jenë të përafërta ose të njëjta në objekte të ndryshme. Në shembujt e përmendur më lart si: ekzekutoj, masakër, pirat, zjarr etj, është shpjegimi se si fjalë të ndryshme (objekte te ndryshme), qasin të njëjtat veçori. Numri i objekteve është shumë herë më i madh se fjalët në fjalorin tonë, prandaj justifikohet larmia e madhe e fjalëve polisemantike, më tepër se fjalët monosemantike.

50

Variantet e reja kuptimore në strukturë të fjalëve shfaqin dhe reflektojnë ndryshime të dukshme në strukturën përmbajtjesore, duke ndikuar direkt në vlerën e dukurisë së polisemisë në gjuhën shqipe. Ndaj ato vlejnë të shqyrtohen dhe të merren në konsideratë vazhdimisht, për të shërbyer si tregues në këto pika.

2.5. Variante kuptimore të fjalëve të eliminuara nga fjalori i 1980-ës.

Fjalori i një gjuhe i ngjason një sistemi pa imunitet. Ky sistem përmban njësi leksikore të ndryshme, të cilat zhvillohen ose plaken për nga përmbajtja e tyre. Struktura kuptimore e fjalës nuk njeh vetëm prirjen për t’u zgjeruar duke favorizuar në këtë drejtim dukurinë e polisemisë, por edhe ngushtimin e strukturës, duke ndikuar drejtpërdrejt në një dukuri tjetër, monoseminë ose rrudhjen e polisemisë. Fjalët i hasim në fjalorin e gjuhës shqipe në njëkuptimëshe, dykuptimëshe dhe shumëkuptimëshe. Si dukuri gjuhësore deri tashmë trajtohet vetëm polisemia. Por duke patur parasysh numrin e fjalëve monosemantike dhe dykuptimëshe në fjalor, lind pyetja: a duhet të trajtohen si dukuri monosemia dhe dykuptimësia? Më tej do të vërejmë me shifra se në ç’vlera paraqitet klasifikimi i fjalëve sipas kuptimshmërisë dhe do të përpiqemi të argumentojmë qasjen në lëvrimin e këtyre hipotezave. Do të marrim në shqyrtim për të studiuar fjalët, të cilat në fjalorin e 2006-ës paraqiten me variante kuptimore të eliminuara, krahasuar kjo me po të njëjtat fjalë nga fjalori i 1980-ës. Te grupi i fjalëve të cilëve iu janë eliminuar kuptime të veçanta, nuk do të përfshihen ato fjalë të cilat janë trajtuar për ndryshim të kuptimeve kryesore (pra që i takojnë fjalëve të Shtojcës 1). Gjithashtu nuk do të merren në konsideratë format joveprore të foljeve dhe shumica e mbiemrave të parmë, pasi kuptimet e tyre janë dhënë duke iu referuar formave veprore të foljeve, ose duke u mbështetur në tiparin e semave të përbashkëta për mbiemrat e parmë84. Këtu do të përfshihen vetëm ato variante leksikore, të cilat nuk janë paraqitur më në fjalorin e 2006-ës. Duke iu referuar Shtojcës 3 “Variante kuptimore të fjalëve të eliminuara”, shihet në mënyrë të dukshme që numri i kuptimeve të eliminuara është shumë herë më i madh se numri i kuptimeve të reja të shtuara. Eliminimi dhe shtimi i kuptimeve të ndryshme sjellin ndryshime në përbërjen e njësisë kuptimore. Ato dallojnë dhe diferencojnë përbërësit e njësisë kuptimore. Fjala ndryshon në tërësinë e strukturës së saj. Por nga ana tjetër, zhdukja e disa kuptimeve sjell dhe ndryshimin e statusit të rrethinës së njësisë leksikore, duke bërë që shumë fjalë të kalojnë nga dykuptimëshe në monosemantike, pra në reduktimin e kuptimeve të një fjale. Një dukuri e tillë hap diskutimin mbi vlerën e polisemisë në gjuhën shqipe, mbi mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të dukurisë së monosemisë, si dhe trajtimin e fenomenit të eliminimit të varianteve kuptimore të fjalës.

84 Shënim: Sipas informacionit të marrë nga “Parathënia” e fjalorëve shpjegues.

51

Nga materiali vërehet se numri i varianteve kuptimore të eliminuara nga struktura e fjalës, është rreth 5 herë më i madh (rreth 1000 të tilla), se numri i varianteve kuptimore të shtuara rishtaz. Përcaktimi i shpjegimit të kuptimeve të një fjale, është dhe qëllimi kryesor i artikullit të çdo fjale85. Ato janë elementë që tregojnë se sa e gjallë është fjala si njësi semantiko-strukturore. Por, një karakteristikë e pashmangshme e fjalës është dhe rrudhja semantike e saj, e cila fillon të shfaqet me eliminimin e kuptimeve. Shembujt e paraqitur në shtojcën 3 “Variante kuptimore të fjalëve të eliminuara”, tregojnë në mënyrë të dukshme se shpjegimi i përmbajtjes kuptimore mbështetet në parimin për të përcaktuar drejt variantet kuptimore, lidhjet e afërta dhe të imta ndërmjet kuptimeve. Në këtë aspekt, nuk do të merren në konsideratë ngjyrimet dhe nuancat politike të fjalës, të cilat i janë shmangur strukturës semantike për mospërputhje të variantit kuptimor me realitetin shoqëror. Përpos kësaj, një fenomen i tillë nuk mbështetet në fokusin e këtij punimi, por vlen vetëm si vlerë numerike në përllogaritje. 2.5.1. Çdo të thotë humbja e varianteve leksikore në fjalorin shpjegues? Në hartimin e një fjalori shpjegues, është e kuptueshme se i kushtohet vëmendje përcaktimit dhe renditjes së kuptimeve të një fjale86. Variantet kuptimore të fjalës shpesh kanë ndarje shumë të holla nga kuptimi kryesor. Por elementi diferencues i takon aftësisë aktive që kanë variantet kuptimore për t’u përdorur nga folësit, me qëllim që lidhja me kuptimin kryesor të fjalës të jetë sa më e fortë. Te fjala –aga-, vërejmë se nga struktura semantike janë zbehur deri në humbje, dy variante kuptimore: aga, ~i 2. hist. titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke. 4. etnogr,vjet. kryetari i një çete. Ky rast tregon se zhvillimi i leksikut kushtëzohet nga një sërë faktorësh jashtëgjuhësorë, duke bërë të mundur dhe konfigurimin e ri të fjalës -aga-. Lidhjet e larguara të këtyre varianteve kuptimore me kuptimin kryesor, kanë ndryshuar strukturën përmbajtjesore të fjalës nga shumëkuptimëshe në njëkuptimëshe. Fjalët mund të humbin nga përmbajtja e saj një ose disa kuptime njëherësh. P.sh. në fjalën -kullë-, vërejmë se janë shmangur disa variante kuptimore: kull/ë, ~a 5. tek. shtyllë betoni a metali e lartë, e ndërtuar për një qëllim të caktuar. 7. kudhër e vogël me dy këmbë të ngulura në tokë, ku kalitet kosa. 8. lodër fëmijësh; mbules/ë, ~a 3. pjesa e sipërme që mbulon një ndërtesë, çati. 6. shtresë bore, pluhuri, që mbulon sipërfaqen e diçkaje. 8. fin. sasia e arit ose e valutës që ruhet në një bankë për të mbuluar sasinë e kartmonedhave në qarkullim. 9. tekst. shulësi me dorakun; rreth, ~i 18. thurima të rrumbullakëta prej shufrash, që vihen nën këpucë a nën opinga. 19. mjet peshkimi në trajtë të një cilindri të hapur, që e tërheqin në ujë duke qëndruar në lundër. 20. bised.fig. tufë, shumicë, sasi e madhe. 21. horizont etj. Eliminime të tilla të varianteve kuptimore sjellin jo vetëm ngushtimin e strukturës përmbajtjesore të fjalës, por në shumicën e rasteve dhe konfigurim të ri strukturor të 85 Shënim: Referuar parathënieve të dy fjalorëve shpjegues, 1980-ës dhe 2006-ës. 86 Po aty.

52

fjalës. Në vijim të arsyetimit duhet të panojmë se ky fenomen ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në dukurinë e polisemisë. Fakti që fjalët rrudhen kuptimisht, do të thotë që dhe dukuria e polisemisë reduktohet. Në shumë raste kalon në dukurinë e monosemisë, e cila përfiton në mënyrë të natyrshme nga paraqitja e re e strukturës së fjalës. Variantet kuptimore të shmangura nga strukturat kuptimore të fjalëve i përgjigjen në mënyrë të përafërt sa kuptimeve konkrete po aq edhe abstrakte, ndryshe nga sa u parashtrua në kuptimet e hyra rishtaz, ku numri i kuptimeve abstrakte dallonte dukshëm nga kuptimet konkrete në raportin e rrafsheve konkret-abstrakt. Në këtë grup raporti midis tyre është: rreth 400 kuptime konkrete dhe rreth 600 kuptime abstrakte. Variantet kuptimore të eliminuara të rrafshit abstrakt janë në vlera më të larta se ato të rrafshit konkret. Pse i largohen kuptimet strukturës përmbajtjesore të fjalës deri në humbjen e tyre? Është e natyrshme se kuptimet që largohen, kanë të bëjnë me faktin që fjalët kalojnë nga përdorimi i përgjithshëm në një fushë më të ngushtë, por nga ana tjetër dhe zhvillimit shoqëror, i cili në mënyrë të vetëdijshme i largon ato kuptime që nuk janë më në një hap me kohën, me ndryshimin e shoqërisë e teknologjisë. Shoqëria vendos vetë secilat elemente të fjalës do të qëndrojnë apo jo87. Dhe për këtë nuk ka rregulla të paracaktuara. Ai që i udhëheq, është ndryshimi në kohë dhe të gjitha këto folësit i pasqyrojnë në ligjërim. Pjesëmarrja e kontekstit del si kushtëzuese për eliminimin ose mospërdorimin e këtyre varianteve kuptimore, duke përforcuar mendimin se dy faktorët e përmendur më lart, pra koha dhe konteksti, ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e dukurisë së polisemisë. Paraqitja e fjalëve në fjalorin shpjegues ngërthen jo vetëm problemin e përcaktimit dhe renditjes së kuptimeve të fjalës, por edhe dhënien e veçorive dhe shënimeve stilistikore, ngjyrimeve emocionale-vlerësuese të çdo artikulli. Shënimet stilistike shërbejnë për të karakterizuar atë pjesë të leksikut të gjuhës letrare, që për shkaqe të ndryshme ka përdorim të kufizuar në ligjërim88. Këtu do të fokusojmë një pjesë të analizës sonë, nga e cila do të nxjerrim të dhëna në dobi të vlerës së polisemisë në gjuhën shqipe. Kuptimet e eliminuara të fjalëve janë të shoqëruara më shënimet përkatëse stilistike ose jo. Do të vërejmë se këto variantet kuptimore, i përkasin më tepër atyre me apo pa shënime stilistikore. Nga përllogaritja e fjalëve me ose pa këto shënime, rezultojnë këto të dhëna të përafërta:

87 F.R.Palmer , “Semantics”, Cambridge University Press, 1976, fq.48. 88 P. Haxhillazi “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve” në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime mbi leksikun” 1972, fq. 561-570.

53

Tabela:189 Përllogaritja e varianteve kuptimore të eliminuara, sipas llojit të shënimeve stilistikore të çdo fjale.

afro 190 variante kuptimore me shënime në fushën e përdorimit të terminologjisë.

afro115 variante kuptimore me shënime stilistiko-ligjërimore. afro 90 variante kuptimore me shënime në rrafshin territorial.

afro 75 variante kuptimore me shënime në rrafshin kohor.

afro 190 variante kuptimore me shënime me ngjyrime emocionale- vlerësuese afro 30 variante kuptimore me shënime gjuhësore. afro 360 variante kuptimore pa shënime stilistike. Nga të dhënat statistikore të parashtruara vërejmë se variantet kuptimore të eliminuara i përkasin më tepër fushës së përdorimit të terminologjisë dhe ato me shënime me ngjyrime - emocionale, të cilat janë më të riskuarat në strukturën kuptimore të një fjale për t’u larguar prej saj. I referohemi disa shembujve si: aga, ~i 2. hist. titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke; agregat, ~i 2. min. bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm. 3. bujq. lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta e nuk prishet në ujë; ajroj 5. shtypshkr. rralloj shkronjat ose rreshtat e një teksti të rradhitur, që të lexohet më lehtë; balon/ë, ~a 6. tekst. fill i mbledhur si kon në masurin e makinës së tjerrjes; buj/k, ~ku 2. hist. ai që merrte tokë me qira nga pronari dhe mbante për vete një pjesë të prodhimit, çifçi; cilind/ër, ~ri 5. bot. pjesa e trungut e

89 Shënim: Në puimin e përmendur janë përcaktuar dhe formësuar variantet ligjërimore dhe stilet funksionale që përbëjnë dhe sistemin e plotë stilistik. Tërësia e shënimeve të një fjale sipas fushës së përdorimit, funksioneve stilistike, shtresave të fjalëve në të cilat bëjnë pjesë dhe karakteristikave stilistike të fjalëve, janë ndarë në 4 grupe të mëdha: 1. shënime për fushën e përdorimit të terminologjisë(në të cilën bëjnë pjesë fushat e ndryshme të shkencës, teknologjisë, prodhimit, kulturës materiale dhe sfera të ndryshme përdorimi); 2. shënime për funksionet stilistike-ligjërimore (ku bëjnë pjesë ligjërimet bisedore e librore); 3. shënime për shtresat e fjalëve me kufizime në rrafshin territorial dhe ligjërimor (ku bëjnë pjesë krahinorizmat dhe fjalë të ligjërimit të thjeshtë); 4. shënime për karakteristikën stilistike të fjalëve në boshtin kohor (ku përfshihen arkaizmat dhe historizmat); 5. shënime të fjalëve për ngjyrimet emocionale-vlerësuese (ku përfshihen ngjyrimet kuptimore karaktetrizuese-vlerësuese të fjalëve).

54

degëve ose e rrënjëve të një druri që mbetet po të heqim lëvoren; hekur, ~i 2. kim. kripa e këtij metali; kazan, ~i 2. tek. pjesë e kaldajës, e lokomotivës etj, që përbëhet nga një enë e mbyllur e metaltë, ku prodhohet avull uji; marrës, ~i 3. muz. ai që ia merr i pari një kënge, zëri i parë në këngët popullore. 4. mjek. ai të cilit i shtien gjakun që ka dhënë një tjetër etj, krijojmë idenë se variantet kuptimore të eliminuara janë shkëputur nga struktura e fjalës për shkaqe jogjuhësore. Për arsye mospërdorimi nga folësit ose mosqëndrimi në strukturën përmbajtjesore të fjalës, variantet kuptimore me shënime nga fusha e terminologjisë, e gjejnë veten jashtë renditjes së përcaktuar të kuptimeve. Përsa i përket fjalëve në fushën e terminologjisë, kemi thënë se ato janë shkak për uljen e polisemantizmit, pasi kanë më shumë gjasa që të mos marrin kuptime të figurshme për të shtuar strukturën kuptimore të fjalës. Por në trajtimin e këtyre rasteve, vihet re se kemi të bëjmë me përdorimin e fjalëve të gjuhës së përgjithshme, të cilat shërbejnë si terma të përcaktuar për fusha përdorimi të veçanta. Kuptime të tilla janë pjesë e leksikut të përgjithshëm, por ruajnë dhe specialitetin e tyre si term i fushës në të cilën bëjnë pjesë. Sipas të dhënave, rezulton se në Fjalorin shpjegues të 1954, termat u përkasin 24 fushave speciale. Në Fjalorin shpjegues të 1980-ës, përdorimi i termave specialë arriti deri në 73 të tillë90. Pothuajse në të njëjtat shifra qëndron dhe në Fjalorin shpjegues të 2006-ës. Një fakt i tillë është tregues për pasurimin e gjuhës dhe të leksikut. Një nga mënyrat e zhvillimit të leksikut ka qenë dhe krijimi i termave nga fusha e terminologjisë me anë të polisemisë91, psh. kazan kaldaje, marrës kënge etj. Kjo është një nga mënyrat, me anë të së cilës fjalët e përgjithshme kanë zhvilluar semantikisht përbërjen e tyre duke u shtuar me kuptime terminologjike, për pasojë duke kontribuar në shtimin e polisemisë. Eliminimi i kuptimeve terminologjike ose speciale nga struktura kuptimore e fjalëve të përgjithshme, ka sjellë si pasojë rrudhjen e strukturës semantike të fjalës, uljen e vlerës së polisemisë, por dhe reduktimin e kuptimeve terminologjike ose speciale. Numri i lartë i kuptimeve të eliminuara me shënime terminologjike, është tregon se kuptime të tilla janë më të riskuarat për t’iu larguar strukturës kuptimore të fjalës, pasi aftësia e tyre përdoruese në ligjërim është e përkohshme. Mund të mendojmë se kuptimet terminologjike janë dhe shtesa të strukturave përmbajtjesore, të cilat janë të vlefshme për aq kohë sa janë dhe të nevojshme. Në momente të caktuara, kur folësi nuk e ndjen më nevojën e përdorimit të tyre, atëherë zbehja dhe më pas largimi nga struktura kuptimore është plotësisht e mundshme. Kjo mund të duket qartazi nga krahasimi i strukturave kuptimore të fjalëve nga Fjalori i 1980-ës në Fjalorin e 2006-ës. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980 Fjalor i gjuhës shqipe 2006 akordoj 1. muz. vë telat në akord akordoj 1. muz. harmonizoj zërat 2. radio. vë radion në një valë 2. libr. përshtat, pajtoj

90 F.Leka “Terminologjia tekniko-shkencore dhe gjuha e sotme letrare-shqipe” në “Studime mbi leksikun III”, fq 645, Tiranë 1989 . 91 Po aty.

55

3. libr. përshtat, pajtoj… 3. i jap dikujt një të drejtë. bateri, ~a 1.usht. njësi artilerie… bateri, ~a 1. usht. njësi artilerie 2. fig. goditje të përqendruara… 2. fig. goditje të përqendruara 3. fiz. grup pilash, akumulatorësh 3. fiz. grup pilash 4. tek. pajisje… 5. sport. një radhë atletësh…. 6. muz. grup daullesh… cistern/ë, ~a 1. tek. rezervuar i madh cistern/ë, ~a tek. enë e madhe metali 2. anije, vagon …. 3. anat. hapësira në gji… fshatarësi, ~a 1. përmb. popullsi në fshat fshatarësi, ~a përmb. tërësia e fshatarëve 2. ek. klasa e punonjësve 3. ek. klasa e prodhuesve kontrast, ~i 1. libr. dallim midis gjërave kontrast, ~i libr. dallim, kundërvënie. 2. art. dallim midis ngjyrave 3. let. mjet artistik… marrës, ~i 1. ai që merr diçka për vete marrës, ~i 1. ai që merr diçka 2. tek. aparat teknik 2. tek. aparat teknik 3. muz. ai që ia merr i pari një kënge 4. mjek. ai që i shtien gjakun 5.etnogr. babai i dhëndrit, krushku Strukturat përmbajtjesore të fjalëve kanë pësuar ndryshime më së shumti në numrin e varianteve kuptimore që ka çdo strukurë, por kemi të bëjmë me raste kur kuptimet janë bashkuar ose shkrirë me njëra-tjetrën. Për pasojë ndryshon dhe zbërthimi i kuptimeve të fjalëve polisemantike. Në rastin e fjalës “bateri” vërejmë se kuptimet me shënime terminologjike janë eliminuar plotësisht nga struktura e fjalës, duke mos gjetur asnjë lidhje shkrirjeje me variantet e tjera kuptimore. Ato janë eliminuar, sepse janë më aktive. Por nga ana tjetër, mundet që këto përdorime të jenë shmangur si dysorë të panevojshëm, pasi shqipja mund të angazhojë dhe fjalë apo kuptime të tjera fjalësh për të shprehur të njëjtin kuptim. Folësi përzgjedh me inteligjencë atë fjalë apo kuptim fjale që do të përdorë në komunikimin e tij. Por pjesë e zgjedhjes është dhe faktori shoqëror. Në këto moment shoqëria nuk ka më nevojë për të përdorur kuptime të tilla terminologjike, që nuk kanë më terren veprues. Koha ka vepruar njëherë në eliminimin fizik të funksioneve konkrete që ka çdo term terminologjik si pjesë e strukturës përmbajtjesore, e mandej dhe folësi në përdorimin e kuptimit special për fusha të cilat sot nuk janë më funksionale. Në tërësinë e kuptimeve të eliminuara kemi dhe një numër të konsiderueshëm variantesh kuptimore, të cilat kanë shënime stilistiko-ligjërimore. Rreth 115 variante të

56

tilla kuptimore janë shmangur nga strukturat përmbajtjesore të fjalëve. Ky është grupi i dytë (nga ana sasiore) i kuptimeve të zbehura nga përdorimi, i cili i takon varianteve leksikore me shënime stilistiko-ligjërimore. Duke qenë si kuptimet më të përdorura në ligjërimin bisedor, ka bërë që kjo kategori të mos ketë një ngarkesë të theksuar si fjalët e thjeshtligjërimit, kështu që ato kanë riskuar duke dalë nga përdorimi. Ose një arsye tjetër që numri i këtij grupi është kaq i lartë, mund të jetë dhe fakti se shumë prej këtyre kuptimeve i përkasin ligjërimit libror, që përfshin dhe një sërë fjalësh të huazuara. Këto të fundit gjuha përpiqet t’i zëvëndësojë me fjalë të burimit shqip, e për pasojë janë të destinuara që të dalin nga përdorimi. Nëse do të merrnim si shembull fjalën amerikan, ~i 3.bised. ai që zbaton politikën e synimet e imperializmit amerikan…, ky variant kuptimor nuk pasqyrohet më në fjalorin e 2006-ës. Shmangia e këtij varianti kuptimor ka ndodhur natyrshëm, për shkak të mospërputhjes së përmbajtjes të kuptimit dhe kohës në të cilën përdoret si kuptim i fjalës polisemantike. Raste të tjera të varianteve kuptimore me shënime stilistiko-ligjërimore të eliminuara ka disa: aparat, ~i 4. libr. shënimet sqaruese e ndihmëse, që plotësojnë një vepër shkencore a letrare…; fllusk/ë, ~a 6. bised. tullumbace prej llastiku a prej lëkure, për të luajtur; fosilizohet 3. libr. ngurtësohet e nuk ndryshon më, mbetet në gjendjen a në formën që ka pasur; kunj, ~i 2. bised. fije shkrepseje; bashkëluftëtar, ~i 2. lart. shok i vendosur në një veprimtari të madhe etj. Nëse do të mund të krahasonim strukturat kuptimore të fjalëve për këtë kategori, do të kishim: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980 Fjalor i gjuhës shqipe 2006 ambulanc/ë, ~a 1. qendër për vizita mjekësore ambulanc/ë, ~a qendër shëndetësore 2. bised. autoambulancë got/ë, ~a 1. enë prej qelqi got/ë, ~a 1. enë prej qelqi 2. mjek. kupa për ftohje 2. mjek. kupa për ftohje 3. bised. llambë elektrike. 4. bised. vesi i të pirit plumbç, ~i 1. plumbçe plumbç, ~i 1.plumbçe 2. bised. grafiti i lapsit 2. copë plumbi 3. copë prej plumbi 4. plumbçi Krahasimi midis strukturave të fjalëve, vë në pah faktin se variantet kuptimore me shënime stilistiko-ligjërimore i largohen fjalës për disa arsye. Por arsyeja kryesore është mospërputhja e përmbajtjes së kuptimit dhe momentit kohor se kur përdoret ky kuptim. Nga ana tjetër, kuptimet me shënime stilistiko-ligjërimore, zakonisht qëndrojnë në fund të rendit të strukurave kuptimore të njësive leksikore. Për pasojë kjo kategori rrezikon më lehtë për të dalë nga struktura e fjalës, se variantet e tjera kuptimore që qëndrojnë në fillim të rendit.

57

Grupi tjetër, i cili merret në shqyrtim, janë kuptimet me shënime në rrafshin gjeografik. Është e kuptueshme se flasim për kuptime ose përdorime të fjalës në zona të veçanta. Variantet leksikore të eliminuara me shënime në rrafshin gjeografik, janë më të justifikuara dhe të pritshme për riskim. Zakonisht krahinorizmat janë fjalë që gjenden më dendur në të folmet popullore, por që kanë dhe një sinonim në gjuhën letrare. Prandaj vetë gjuha ngre dhe mban në përdorim atë rast që është më i efektshëm. Ndryshe ndodh me arkaizmat e fjalët e vjetëruara, që të kaluara në leksikun pasiv, kuptohet se do të jenë primare për t’u shmangur nga përdorimi në ligjërim. Gjithsej përllogariten 90 variante kuptimore me shënime në rrafshin gjeografik, të cilat janë shmangur nga fjalët polisemantike. Nëse do të shqyrtonim shembuj të tillë si: arme, ~ja 2. krahin. kos ose qumësht me kripë, që ruhet në kacek për dimër; arushk/ë, ~a 2. krahin. lloj bukëvale me miell të grunjtë që gatuhej në natën e Vitit të Ri; boj/ë, ~a 4. krahin. vrug që u bie bimëve kur ka lagështirë të tepërt; dervish, ~i 2. krahin. dordolec. 5. krahin. lloj misri me shumë mustaqe; përmbys 10. thjeshtligj. bëj qejf në një dasëm a në një gosti, duke kënduar e vallëzuar me zhurmë etj, do kuptojmë se bëhet fjalë për kuptime të veçanta fjalësh, të cilat janë karakteristikë vetëm e disa të folmeve popullore. Duke qenë se janë kuptime të lokalizuara, ato nuk mund të marrin një përdorim të gjerë, për t’i qëndruar strukturës së fjalës (shih shembullin e dhënë). Variante të tilla kuptimore rrezikojnë të parat për të dalë nga struktura e përmbajtjes së fjalës, për shkak të përdorimit të tyre jo të përhapur në rrafshin gjeografik. Ato nuk arrijnë të ngrihen në përdorim të përhapur, pra të marrin një dimension më të gjerë, prandaj dhe janë kuptimet e para të cilat eliminohen nga struktura e fjalës. Kjo favorizohet dhe nga rendi që zakonisht mbajnë kuptimet me shënime në rrafshin gjeografik, që gjendet në fund të strukturës së fjalës. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980 Fjalor i gjuhës shqipe 2006 dervish, ~i 1. fet. murg i sektit bektashian dervish, ~i 1. fet. murg i sektit bektashian 2. krahin. dordolec 2. bot. kërpudhe 3. bot. lloj kërpudhe 3. zool. çafkëlore 4. zool. çafkëlore 5. krahin. lloj misri gjilpërëz, ~a 1. gjilpërë e vogël gjilpërëz, ~a 1. gjilpërë e vogël 2. zool. lloj peshku 2. zool. lloj peshku 3. bot. bimë barishtore 3. bot. bimë barishtore 4. krahin. shtizë çorapesh jak/ë, ~a 1. pjesë e palltos jak/ë, ~a 1. pjesë e palltos 2. kapuç i madh 2. kapuç i gunës 3. krahin. tufa leshi të dhenve sehir, ~i 1. bised. soditje për kureshtje sehir, ~i shikim për kureshtje 2. pamje nga një vend

58

3. krahin. habi para diçkaje Ndryshe do të argumentojmë për variantet kuptimore të fjalëve me shënime në rrafshin kohor. Ato kanë një përdorim të gjerë, por janë funksionale vetëm në periudha të veçanta. Ligjërimi nga njëra anë dhe folësi janë çelësi për ruajtjen apo eliminimin e kuptimeve dhe fjalëve të ndryshme, të cilat nuk e gjejnë dot më veten si pjesë e leksikut në një periudhë të caktuar. Rreth 75 variante të tilla janë shmangur nga strukturat e fjalëve në fjalorin e 2006-ës. Shënimet vjet. dhe hist. janë të vlefshme për fjalët e vjetëruara dhe arkaike, të cilat jo vetëm nuk përdoren në ligjërimin e përditshëm, por përdorimi i tyre sa po vjen e po zbehet. Ato përfaqësojnë epokë historike të kaluar të përdorimit të fjalëve në gjuhën shqipe, e cila sot e gjen pak të nevojshme pasqyrimin e tyre në fjalorët shpjegues. Nëse do të vërenim shembuj të tillë si: aga, ~i 2. hist. titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke; almanak, ~u 2.vjet. kalendar që përmbante shënime për ditët e vitit, festat, kohën, këshilla etj; argat, ~i 2. vjet. bujk që vinte të ndihmonte një bujk tjetër pa shpërblim. 3. vjet. masë toke sa mund të punonte një njeri brenda një dite; bodrum, ~i 3. vjet. burg; dekan, ~i 4. hist. komandant i dhjetë ushtarëve në ushtrinë romake; gjel, ~i 4. vjet. çarku, rrahësi i një arme të vjetër zjarri. 7. vjet. monedhë e vjetër prej ari, flori; gjunjës/e, ~ja 2. hist. pjesë e pajimit të luftëtarëve në kohët e vjetra, që mbronte gjurin nga goditjet me armë të ftohta etj, kuptojmë fare qartë se variante të tilla kuptimore kanë kaluar në shtresën pasive të leksikut, duke u zëvëndësuar nga përdorime të reja kuptimore. Në ditët e sotme përdorim fjalët kalendar, ndihmës, varëse, burg etj, ose për kuptime të veçanta si aga, dekan, gjunjëse etj, nuk ruajnë lidhje me ndonjë nga fjalët e përdorura sot. Humbja e varianteve kuptimore me shënime në rrafshin kohor, ka sjellë si pasojë rrudhje të ndjeshme të strukturës së fjalës dhe njëkohësisht, ndikon në vlerën e polisemisë në gjuhën shqipe, pasi ato nuk mund të zëvëndësohen nga kuptime të reja ose nga përdorime të tjera. Ato shmangen nga përdorimi aktiv në leksik, duke mos u paraqitur më në fjalorët shpjegues. Një tjetër grup i cili ka një numër të konsiderueshëm variantesh kuptimore të eliminuara, janë kuptimet e fjalëve me ngjyrime emocionale- vlerësuese. Rreth 190 të tilla nuk janë më pjesë e strukturave përmbajtjesore të fjalëve polisemantike. Ndërmjet llojeve të shënimeve, ato që janë prekur më tepër nga shmangia janë variantet kuptimore me ngjyrime emocionale, ose kuptimet me shënimin fig. (kuptim i figurshëm). Ndërmjet llojeve të kuptimeve me ngyrime emocionale-vlerësuese, ato me kuptim të figurshëm kanë pasur prirjen për t’u eliminuar nga struktura e fjalës. Një fenomen i tillë tregon se struktura kuptimore e fjalës ka prirje për rrudhje, gjë që shihet dhe në këtë mori fjalësh të prirura për të dalë nga statusi i rrethinës leksikore, ose për të ngushtuar tërësinë e kuptimeve të fjalëve. Këtë gjë e thekson dhe P.Haxhillazi92, se fjalët polisemantike janë 92 P.Haxhillazi, “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve” në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, Studime letrare, 1972, fq. 561-570.

59

një fond i rëndësishëm dhe një rezervë leksikore për gjuhën e sotme letrare shqipe që marrin ngjyrime emocionale-vlerësuese. Prandaj arrijmë në përfundimin se me shmangien e kuptimeve me ngjyrime emocionale, fjalët nuk kufizohen për nga pikëpamja e përdorimit të tyre në ligjërim, e për rrjedhojë zbehet një nga burimet më të rëndësishme për fjalët që kalojnë në shumëkuptimëshe. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980 Fjalor i gjuhës shqipe 2006 kaish, ~i 1.bised. rrip mesi kaish, ~i rrip 2. rrip lëkure 3. fig.shar. njeri i trashë kobur/e, ~ja 1.bised. revole kobur/e, ~ja 1.bised. revole 2.vjet. pistoletë 2.fig. njeri i trashë 3. fig. shërbëtor i bindur 4.fig.bised. njeri kokëshkretë 5. fig.thjeshtligj. njeri i dehur gjahtar, ~i 1. ai që merret me gjueti gjahtar, ~i 1.ai që merret me gjah 2. fig. ai që gjurmon diçka 2. qen gjahu pezhishk/ë, ~a 1. krahin. pëlhurë merimange pezhishk/ë, ~a krahin. pëlhurë merimange 2. fig. rrjetë, kurth. 3. perde e hollë dhe e tejdukshme tymi Ngjyrimi emocional i varianteve kuptimore të eliminuara nga struktura e fjalës, duket se është një qëndrim i folësit, i cili për të realizuar dhe plotësuar ndjesitë e veta në komunikim, përdor elemente të përafërt kuptimorë, të cilët plotësojnë një kuptim të caktuar të fjalës. Nga ana tjetër duhet të pranojmë se kuptimet emocionale mund t’i largohen dhe shkëputen strukturës së fjalës, kur folësi nuk e ndjen më të nevojshme përdorimin e tyre. Ndaj, ngjyrimet emocinale të kuptimeve të veçanta të fjalëve kanë risk të humbjes së tyre, qëndrimin e folësit. Pavarësisht se janë kuptime me vlerë emocionale, mund të themi se variante të tilla kanë lidhje dhe me përdorimin e tyre në zona të përcaktuara gjeografike ose në periudha të ndryshme kohe. Nëse do t’i referohemi shembullit të parë, fjala “kaish” përdoret vetëm në të folme të veçanta. Po të njëjtën gjë mund të themi dhe për fjalën “pezhishkë”. Për pasojë qëndrimi i folësit vendos për fatin e përdorimit të varianteve të tilla kuptimore, duke marrë parasysh jo vetëm ngjyrimin emocional të çdo kuptimi, por edhe nuancën gjeografike e kohore të përdorimit. Nga Tabela 1 vërejmë se kemi 30 kuptime fjalësh me shënime gjuhësore, të cilat nuk gjenden më të pasqyruara në fjalorin shpjegues të 2006-ës. Përdorime të tilla si: arr/ë, ~a 2. përd.mb. me koren të pjekur mirë e brenda e butë (për bukën); gërshërëz, ~a 4. vet.sh. dy zgjatime në majën e gjuhës së gjarprit; haliç, ~i 2. kryes.sh. gjëra të hedhura,

60

hedhurina; mbathj/e, ~a 3. kryes.sh. këpucë, çorape ose çdo gjë tjetër që mbathet në këmbë etj, pasqyrojnë kuptime të veçanta të fjalëve. Ato përfshijnë një fushë të kufizuar përdorimi, për shkak të natyrës së rrallë të këtyre kuptimeve, që folësit i fusin në ligjërim për të shprehur kuptime të reja. Përbëjnë një numër të vogël rastesh, të cilët nuk luajnë ndonjë rol të veçantë, i cili mund të diskutohet hollësishëm. Variantet kuptimore me shënime gjuhësore të eliminuara nga struktura e fjalës, janë përdorime të cilat mund të riskohen për t’u ndarë nga struktura e fjalës, për shkak të natyrës përmbajtësore, e cila ka mundësi të zëvëndësohet nga përdorime të tjera në gjuhën shqipe. Grupi më i madh i varianteve kuptimore të eliminuara, i cili paraqet interes për t’u trajtuar, janë kuptimet pa shënime stilistikore. Afro 360 të tilla janë shmangur nga strukturat e fjalëve, e për pasojë nuk pasqyrohen më në Fjalorin shpjegues të 2006-ës. Variantet kuptimore të pacilësuara stilistikisht, nuk zotërojnë karakteristika dalluese, sepse nuk kanë ngjyrime kuptimore. Ato janë të vakëta nga pikëpamja stilistikore dhe tregues i faktit se nuk mund t’i vijnë në ndihmë strukturës së fjalës për të rritur figurshmërinë e tyre, e për pasojë dhe polisemantizmin93. Nëse do të mendonim të kundërtën, atëherë duhet të pranojmë mendimin se shkëputja nga struktura e fjalës dhe dalja si njësi më vete leksikore, do të ishte një mundësi e mirë jo vetëm për shtimin sasior të fondit të fjalëve, por edhe mundësia për rritje figurshmërie, e cila çon në shtimin e polisemisë. Rastet e kuptimeve të shmangura nga struktura e fjalës, mund t’i konsiderojmë si humbje semantike. Fjala si strukturë, nuk i përgjigjet më po të njëjtit numër të nocioneve që shënonte, pasi kemi zbehje në numrin e varianteve kuptimore të fjalëve. Njësitë leksikore pësojnë modifikime semantike nga eliminimi i varianteve kuptimore, të cilat pasqyrojnë dallime të dukshme në strukturat përmbajtjesore të fjalëve. Rastet e shmangura të varianteve kuptimore pa shënime stilistikore, në një pjesë të rasteve nuk e përligjin mosparaqitjen e tyre në fjalorët shpjegues. Ato mund të jenë ende pjesë aktive e leksikut, ose mund të konsiderohen si kuptime që do të kenë vlerë për zgjerimin strukturor të fjalës. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980 Fjalor i gjuhës shqipe 2006 afsh, ~i 1. valë e nxehtë ajri afsh, ~i 1. valë ajri 2. frymë e ngrohtë që del nga goja 2. kundërmim i fortë 3. kundërmim i fortë 3. fig. vrull shpirtëror 4. fig. vrull shpirtëror 4. gjendje e ndezur 5. gjendje e kafshës banak, ~u 1. tryezë e posaçme banak, ~u tryezë e posaçme 2. tryeza ku punon zdrukthtari 93 P.Haxhillazi, “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve” në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, Studime letrare, 1972, fq. 561-570.

61

karafil, ~i 1. bot. bimë barishtore karafil, ~i 1. bimë zbukuruese 2. lule si erëz në gjellë 2. fig.keq. njeri mendjelehtë 3. fig.keq. njeri mendjelehtë 4. përd.mb. sipas kuptimit të emrit mburoj/ë, ~a 1. pjesë armatimi mburoj/ë, ~a 1. hist. mbrojtëse çeliku 2. pllakë metali e topit 2. pritë, thaës me ledh 3. thaës rëre 3. fig. ai që përkrah diçka 4. samari i disa kafshëve 5. fig. ai që përkrah diçka qelq, ~e 1. lëndë e tejdukshme qelq, ~e 1. lëndë e tejdukshme, e ngurtë 2. copë e një xhami të thyer, gastare 2. bised. poçi i llambës 3. qelqe 3. mb.fig. shumë i kthjellët 4. bised. poçi i llambës 5. bised. fletë të rrafshta xhami vakt, ~i 1. vjet.bised. kohë e caktuar, afat vakt, ~i 1. vjet.bised. kohë, nge 2. koha e ushqimit 2. koha e ushqimit 3. gjendja ekonomike e dikujt 3. gjendja ekonomike e dikujt 4. nge, kohë zogth, ~i 1. anat. muskuli i gjymtyrëve zogth, ~i 1. anat. muskuli i gjymtyrëve 2. e dalë e këmbës 2. e dalë e këmbës 3. zog i vogël 3. bot. vadhë e egër Nga krahasimi i strukturave përmbajtjesore të fjalëve, vërejmë se variantet kuptimore pa shënime stilistikore, kanë pësuar shkrirje me variantet e tjera kuptimore. Bashkimi i kuptimeve është një nga argumentet për të justifikuar humbjen e kuptimeve të veçanta. Por jo në të gjitha rastet mund të ketë ndodhur kështu. Nëse do të shqyrtojmë njësitë leksikore banak, karafil, qelq etj, kuptimet e fjalëve të eliminuara nuk janë shkrirë me të tjerat, as zëvëndësuar, por vetëm larguar nga strukturat e fjalëve. Humbja e varianteve kuptimore ka reduktuar statusin e rrethinës së fjalës, duke bërë që strukturat leksikore të fjalëve të pësojnë ndryshime të dukshme dhe konkrete. Për sa u tha më sipër mund të pohojmë se tashmë rreh 1000 fjalë kanë shafqur tiparin e rrudhjes semantike, e cila ka si tregues variantet kuptimore të eliminuara, që i trajtuam më lart. Variantet kuptimore të shmangura të fjalëve i kanë shkaktuar njësive leksikore ndryshim të strukturës përmbajtjesore, e cila shfaqet me dalje të fjalës nga rrethina leksikore (pra fjalët rendisin aq ose më pak se tri kuptime përbërëse), ose me kalimin e e tyre në njësi leksikore monosemantike. E gjitha kjo është në dëm të dukurisë së polisemisë, e cila shënon reduktim saj. 2.5.2 Rendi i varianteve kuptimore në strukturat e fjalëve.

62

Fjala është një kombinim i asaj që shpreh dhe asaj që është. Sado ndryshime të pësojë ajo që shpreh fjala, përsëri mbetet shumë nga ajo që është, sepse pëson më tepër ndryshime në atë që shpreh, se në atë që është. Një nga diskutimet që shfaq interes, është dhe mënyra e ndërtimit të strukturës së fjalës me variantet kuptimore. Çdo variant kuptimor i një fjale shërben për të shprehur një përdorim të veçantë të saj. Kuptohet që kuptimi kryesor është ai variant, i cili përcaktohet i pari në strukturën kuptimore të një fjale, pasi mbart kuptimin e origjinës së fjalës. Kuptimet e tjera që ndërtojnë përmbjatjen e një njësie leksikore, renditen sipas studimit të çdo fjale. Shpjegimi i kuptimit të fjalëve përbën dhe strukturën kuptimore të fjalëve. Mënyra dhe rendi se si vendosen kuptimet e një fjale dhe pasqyrohet në fjalor, kuptohet që duhet të vendosen në bazë të disa rregullave. Si A.Kostallari94, ashtu dhe J.Thomai95 ndajnë mendime të përbashkëta përsa i përket rendit të kuptimeve. Zakonisht si kuptim i parë vihet kuptimi fillestar dhe kur ky është i vjetëruar, del në fund. Në krye vihen kuptimet më të përgjithshme, që janë kuptimet e figurshme. Më pas kuptimet terminologjike, që te fjalët me peshë kryesore terminologjike dalin në krye. Ndiqen më tej nga kuptimet krahinore, bisedore, të ligjërimit të thjeshtë, që zakonisht vihen në fund. Mirëpo nga statistikat e mësipërme u vu re se kuptimet që i takojnë fundit të renditjes kuptimore, nuk janë reduktuar aq sa kuptimet e tjera. Atëherë natyrshëm lind pyetja: a duhet të vazhdojmë të respektojmë po këtë rend të kuptimeve, kur ato që caktohen për t’u vendosur në fund shënojnë numrin më të vogël të grupeve të kuptimeve që janë të eliminuara, apo duhet të rishohim një rend tjetër të vendosjes së kuptimeve? Vendi i dytë (për tërësi kuptimesh, jo për rend numëror) i rendit të kuptimeve i takon atyre terminologjike dhe të figurshme. Por në të njëjtën kohë ato shënojnë dhe numrin më të madh të kuptimeve të eliminuara. Si ka mundësi që kuptime fjalësh të cilat i takojnë leksikut aktiv, janë më të riskuara për të dalë nga përdorimi se sa ato kuptime që janë në leksikun pasiv? Duhet të ndryshojmë rendin apo kriteret përcaktuese të renditjes ( përveç atyre të pranuara deri tashmë: kriteri gjenetik, logjik, historik dhe praktik) për vendosjen e kuptimeve në fjalor? Një gjë është e dukshme, se treguesit numerikë të paraqitur më lart, dëshmojnë se rendi i kuptimeve duhet të ndryshojë në bazë të përdorimit e dendurisë funksionale të kuptimit a fjalës. Kjo mbështetet dhe nga fakti se, në shumicën e rasteve kuptimet e eliminuara nuk i takojnë periferisë së strukturës kuptimore, por gjenden në qendër të saj. Pra nuk zbatohet kriteri leksikor, se në fund të strukturës duhet të qëndrojnë fjalët që kanë një denduri më të pakët përdorimi. Struktura përmbajtjesore e fjalës duhet të konsiderohet si një tërësi organike e varianteve kuptimore përbërëse, të cilat kanë lidhje varësie me kuptimin kryesor të fjalës, por njëkohësisht kanë aftësinë ndërkëmbyese në rast se përdorimi i njërës, zë më shumë hapësirë se përdorimi i tjetrës. Në këtë mënyrë variantet kuptimore krijojnë marrëdhënie

94 A.Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” në Studime Filologjike 1968/2 fq.101. 95 J.Thomai, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” fq.304.

63

sa organizative brenda strukturës së fjalës për të dhënë sa më qartë të gjithë tipologjinë semantike të fjalës, aq edhe marrëdhënie kundërvënëse për të shprehur ekzistencën e çdo varianti kuptimor në jetën e fjalës96. Ndaj struktura përmbajtjesore ka një rëndësi të veçantë për përcaktimin e njësisë leksikore si një sistem i plotë. Për pasojë dhe përcaktimi i rendit të varianteve kuptimore përbën dhe thelbin e njësisë leksikore si sistem. Mendojmë se një kriter i shtuar, kriteri i dendurisë funksionale, do të ishte një tregues i matshëm, i cili do t’i shërbente një përcaktimi më korrekt i rendit të kuptimeve të një fjale. Në shembujt e përmendur, si: mburoj/ë, ~a 5. fig. ai që përkrah diçka; qelq, ~e 4. bised. poçi i llambës etj, variantet kuptimore kanë ndërruar renditjen në strukturën kuptimore të fjalës, nisur nga denduria përdoruese në ligjërim. Variantet leksikore të shtuara ose të eliminuara, sjell lëvizje në strukturën kuptimore të fjalës. Zgjerimi i strukturës kuptimore të fjalës me kuptime të reja është zhvillim i polisemantizmit dhe kjo dukuri ka bërë që fjalë të shumta të ndryshojnë statusin e rrethinës leksikore, duke kaluar në tri a më shumë variante leksikore. Por kemi hasur dhe shumë raste të tjera që humbja e kuptimeve ka sjellë rrudhje të strukturës kuptimore, duke bërë që jo vetëm të shmangë fjalën nga statusi i rrethinës, por në shumë raste të kthehen në monosemantike. Nga vjelja e materialit në dy fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe të marra në shqyrtim shihet se, afro 330 njësi leksikore janë kthyer në monosemantike, duke iu eliminuar një ose dy kuptime që mund të kenë pasur. Pra, eliminimi i kuptimeve të parashtruara më lart ka çuar në zgjerimin e kësaj dukurie, duke sjellë jo vetëm ngushtimin e kuptimit të fjalës për shkak të kufizimit të kuptimeve, por dhe rritjen e numrit të fjalëve monosemantike. Ndërkohë që afro 190 njësi leksikore kanë kaluar nga fjalë polisemantike në dykuptimëshe, si pasojë e reduktimit të varianteve kuptimore. Ky parashtrim vë në dukje se është ulur përqindja e fjalëve që kanë qenë me më shumë se një kuptim. Nga fakti se mbi 80% e fjalëve në leksikun e shqipes dalin me më shumë se një kuptim, rezulton se në fjalorin shpjegues të 2006 kjo vlerë ulet me afro 330 njësi leksikore, duke bërë që të ndryshojë dhe përqindja në një shkallë më të ulët. Sipas J.Thomait97 rreth 3500 fjalë ose 9.7% e tyre kanë mbi pesë kuptime. Eliminimi i kuptimeve për arsye të ndryshme, ka bërë që afro 230 njësi leksikore të dalin nga statusi i rrethinës leksikore, duke e ulur numrin e kuptimeve në më pak se tri të tilla për çdo njësi leksikore. Numri i kuptimeve është ulur ndjeshëm dhe në shumë fjalë të tjera, por meqë ato nuk e kanë rrezikuar statusin e rrethinës leksikore, nuk janë përfshirë në këtë përllogaritje. Gjithashtu në këtë punim nuk është marrë në konsideratë fakti, që shumë kuptime janë bashkuar ose shkrirë në një të vetëm, duke sjellë dhe reduktimin e strukturës kuptimore të fjalës. Të gjitha shndërrimet shprehen në strukturën përmbajtjesore të fjalës. Arsyet janë të ndryshme: rrudhje, reduktim, shkrirje dhe eliminim i varianteve kuptimore. Pasojat e këtyre shndërrimeve nuk sjellin efekte vetëm

96 R.Memushaj , “Hyrje në gjuhësi”, fq.160. 97 J.Thomai , “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”.

64

në strukturën përmbajtjesore të fjalës, por edhe në dukuritë e monosemisë, dykuptimësisë dhe polisemisë. Janë tri raporte që ndikojnë në mënyrë të ndërsjellë te njëra-tjetra, kushtëzuar nga ndryshimet që pëson struktura e çdo fjale. Struktura semantike e fjalës pëson ndryshime si shprehje e zhvillimit shoqëror. Përdorimi i fjalës me një kuptim të caktuar pëson lëvizje, duke i sjellë fjalës kuptime të figurshme, terminologjike, eufemistike etj. Por mund të ndodhë dhe që fjala të pësojë ndryshime në vetë konceptin ose realien, ashtu sikundër pamë në ndryshimin e kuptimeve kryesore të fjalës. Trajtuam më lart dukurinë e ndryshimit të statusit të njësive leksikore nga njëkuptimëshe në dykuptimëshe, si pasojë e shtimit të kuptimeve të reja të fjalëve, por pa analizuar shkakun e shtimit të tyre. Lëvizjet në kuptimin e fjalës ndodhin kur fjalët kalojnë nga një fushë e ngushtë përdorimi në një fushë më të gjerë. Kjo është dhe një mënyrë për rritjen e polisemantizmit të fjalëve në gjuhën shqipe. Por duke u nisur nga shifrat e pasqyruara del se, numri i varianteve kuptimore të eliminuara është dy herë më i madh se numri i varianteve kuptimore të shtuara. Atëherë natyrshëm lind pyetja: pse janë reduktuar fjalët polisemantike? Çfarë do të ndodhë me fjalët në gjuhën shqipe, nëse zhvillimi i kuptimeve nuk është më aq produktiv? Në rast se do të pranonim se gjuha shqipe ka rrudhje të polisemantizmit, atëherë del si detyrë për t’u zbuluar se nga cili burim ushqehet ajo, në rast se polisemia i ka prurjet e pakta. 2.5.3 Shtimi i çerdheve leksikore si njësi të reja leksikore. Një element i rëndësishëm që vlen të merret në shqyrtim, është dhe shtimi apo pakësimi i numrit të çerdheve të fjalëve në gjuhën shqipe. Fjalët të cilat derivojnë nga kuptimi kryesor, bashkohen në një zë leksikografik të përbashkët ose në të njëjtën çerdhe leksikore98. Krijimi i fjalëve të reja është një mundësi e mirë për të zhvilluar fondin e gjuhës shqipe. Zhvillimi kuptimor i njësisë leksikore, zgjerimi i strukturës së fjalës, gjenerimi i kuptimeve dhe fjalëve të reja brenda së njëjtit zë lëksikor, kontribon pozitivisht në pasurimin fondit leksikor të shqipes. Zgjerimi i zërave leksikorë është shkallë shprehësie e kompaktësisë që kanë elementët përbërës të një njësie lëksikore dhe e procesit të formimit të fondit leksikor të shqipes. Për këtë është llogaritur dhe numri i çerdheve leksikore në fjalorin shpjegues të 1980-ës, pra bashkimit të disa zërave leksikorë të fjalëve të së njëjtës çerdhe, ku numërohen rreth 370 të tilla, të cilat mungonin në fjalorin shpjegues të 1980-ës. Është e dukshme se numri çerdheve leksikore të krijuara rishtaz, është afro 1.5 herë më i vogël se njësitë e lindura nga zhvillimi i kuptimeve të reja brenda strukturës përmbajtjesore të fjalës. Pra, duket që gjuha shqipe vazhdon t’ia besojë ende funksionet e saj njësive të lindura nga zhvillimi i kuptimeve dhe jo nga formimi i fjalëve, por jo në shifrat e mëparshme. Ndërsa numri i çerdheve leksikore të eliminuara nga fjalori shpjegues i 1980-ës, është në shifra më të ulta se ato të shtuara. Përgjithësisht janë eleminuar zëra leksikorë me përdorim dialektor,

98 Gramatika e gjuhës shqipe” II.

65

ose nga shtresa pasive e përdorimit të tyre. kjo ka ndodhur jo vetëm për t’i shërbyer pastrimit të fjalorit nga elemente tashmë që nuk përdoren më, por duke u kushtëzuar dhe nga zhvillimi i vrullshëm shoqëror e kulturor i jetës shqiptare. Nisur nga shtimi i çerdheve të fjalëve në gjuhën shqipe kemi dy tipe të reja zërash leksikorë. Dallojmë rastet kur në fondin e shqipes përfshihet i gjithë zëri lëksikor si një i tërë, ose kur shtohet vetëm disa nga elementët përbërës të çerdhes leksikore. Pra, nëse në fjalorin shpjegues të 1980-ës kishim të pasqyruar vetëm foljen në formën veprore, në fjalorin e 2006-ës janë përfshirë dhe elementët e tjerë si folja në formën joveprore, emri apo mbiemri, duke e bërë të plotë zërin leksikor të një fjale. Nëse u referohemi çerdheve leksikore si hyrje të reja në fjalorin shpjegues të 2006-ës, do të kishim: abortoj, abortohet, abortim, abortuar; adresoj, adresohem, adresim; aksidentoj, aksidentohem, aksidentim, aksidentuar (i); anashkaloj, anashkalohet, anashkalim; anatemoj, anatemohem, anatemim; anonimizoj, anonimizohet, anonimizim; apasionoj, apasionohem, apasionuar (i); artikuloj, artikuluar, artikulim; bajgon, bajgohet, bajgosur (i); baraslargoj, baraslargohem, baraslargim; barkoj, barkim, barkuar; bërllohet, bërllokur, bërllokje;bërsirë, bërsirhet, bërsirje; binjakëzoj, binjakëzim, binjakëzuar; cacti, cacitem, cacitje; calikoj, calikohem, calikuar, camruk, camrukem, camrukur; cangëlan, cangëlimë, cangëlohet; cecat, cecatje, cecatur; certifikoj, certifikim, certifikuar; cikalos, cikalosem, cikalosje; çaçëroj, çaçërohem, çaçërim, çaçëruar; çakëllohem, çakëllim, çakëlluar; çakloj, çaklohem, çaklim; çlëvozhgoj, çlëvozhgohem, çlëvozhgim, çlëvozhguar; çmalloj, çmallim, çmallosje, çmallosur; çmijoj, çmijohem, çmijuar; çming, çmingem, çmingie; çngec, çngecem, çngecur; çngul, çngulem, çngulur; çupoj, çupohem, çupim, çupuar; damahueshëm, damahueshur, damahushje; deroj, derim, deruar, derues; desantoj, desantim, desantues, desantuar; destabilizoj, destabilizohet, destabilizim, destabilizuar; detajoj, detajohet, detajim, detajuar; diellon, diellim, dielluar; diagnostifikoj, diagnostifikohem, diagnostifikim, diagnostifikuar; dimensionoj, dimensionohem, dimensionim; divorcoj, divorcohem, divorcuar; disimiloj, disimilohet, disimiluar; distancoj, distancim, distancuar; dominoj, dominohem, dominim; drujohem, drujim, drujuar; dyjoj, dyjuar, dyjohet; dheludhur, dheldhje, dhelem; dhëmboj, dhëmbuar, dhëmbim; dhjamëzoj, dhjamëzuar, dhjamëzohem; eksitoj, eksitohem, eksitim, eksituar; ekstradoj, ekstradohem, ekstradim; ekstremizoj, ekstremizohet, ekstremizim; ekuivalentoj, ekuivalentim, ekuivalentohet; ekzagjeroj, ekzagjerohet, ekzagjerim, ekzagjeruar; ekzaltoj, ekzaltohem, ekzaltim, ekzaltuar; etiketoj, etiketohet, etiketim, etiketuar; evakuoj, evakuohem, evakuim; evidentoj, evidentohet, evidentim; evitoj, evitohet, evitim; evokoj, evokohet, evokim, evokuar; faj, fahem, fajtur, fajtje; fashoj, fashuar, fashim; fetarizoj, fetarizohetm, fatrizuar, fetarizim; fiksoj, fiksohem, fiksuar, fiksim; fiqiroj, fiqirohem fiqiruar; flirtoj, flirtuar, flirtim; folezon, folezuar, folezim; foljezohet, foljezuar, foljezim; fronëzohem, fronëzuar, fronëzim; frymoj, frymohem,

66

frymuar, frymim; gemoj, gemohet, gemuar, gemim; globalizoj, globalozohet, globalizuar, globalizim; gllupet, gllupur, gllupje; grithem, grithur, grithje; guç, guçur, guçje; gufmoj, gufmohet, gufmuar, gufmim; gufrroj, gufrrohem, gufrrim; guloj, gulohem, guluar, gulim; gumçoj, gumçuar, gumçim; gjerbet, gjerbje, gjerbohet, gjerbim; gjirohet, gjiruar, gjirim; hamendësoj, hamendësohet, hamnedësitur, hamendësim; hezitoj, hezitohem, hezituar, hezitim; hundorëzoj, hundorëzohet, hundorëzuar; ideoj, ideuar, ideim; imponoj, imponohem, imponim, imponuar; impresionoj, impresionohem, impresionim, impresionuar; informatizoj, informatizohet, informatizim, informatizuar; inicioj, iniciohet, inicim, inicuar; inkuadroj, inkuadrohem, inkuadrim, inkuadruar; inondoj, inondohem, inonduar, inindim; inspiroj, inspirohem, inspiruar, inspirim; institucionalizoj, institucionalizohem, institucionalizuar, institucionalizim; instrumentalizoj, instrumentalizohet, instrumentalizim, instrumentalizuar; interpoloj, interpolohet, interpolim, interpoluar; intervenoj, inetrvenohet, intervenuar, inetrvenim; invadoj, invadohem, invaduar, invadim; ironizoj, ironizohem, ironizuar, ironizim; jashtoj, jashtohem, jashtuar, jashtim; jetimoj, jetimohem, jetimuar; kandidoj, kandidohem, kandidim, kandiduar; keqinformoj, keqinformohem, keqinformim, keqinformuar; keqtingëllon, keqtingëllim, keqtingëlluar; keqmësoj, keqmësohem, keqmësuar, keqmësim; këndvështroj, këndvështrohet, këndvështruar; klikoj, klikuar, klikim; klonoj, klonohem, klonuar, klonim; koaguloj, koagulohet, koagulim, koaguluar; kokoleps, kokolepsem, kokolepsur, kokolepsje; kompjuterizoj, kompjuterizohet, kompjuterizuar, kompjuterizim; komplotoj, komplotohet, komplotuar, komplotim; konkludoj, konkluduar, konkludim; kontaktoj, kontaktuar, kontaktim; konvergoj, konverguar, konvergim; koordinoj, koordinohem, koordinuar, koordinim; krakëllit, krakëllitje, krakëllitur; kreditoj, kreditohem, kredituar, kreditim; lakuriqësoj, lakuriqësohem, lakuriqësuar, lakuriqësim; lanetis, lanetisem, lanetisje; larëzohem, larëzuar, larëzim; larmohem, larmuar, larmim; legalizoj, legalizohet, legalizuar, legalizim; lehtohem, lehtuar, lehtim; leshërohem, leshëruar, leshërim; lythem, lythur, lythje; llagaris, llagarisem, llagarisur, llagaritje; magjetoj, magjetohet, magjetim; mah, mahem, mahur, mahje; majoj, majohet, majuar, majim, mandatoj, mandatohem, mandatim, mandatuar; mbiharxhoj, mbiharxhohet, mbiharxhuar; mbikaloj, mbikalohet, mbikaluar; mbilodh, mbilodhem, mbilodhur, mbilodhje; mbipopulloj, mbipopullohet, mbipopulluar; mbitaksoj, mbitaksohem, mbitaksim; mbivendos, mbivendoset, mbivendosur, mbivendosje; mblatem, mblatur, mblatje; meditoj, medituar, meditim; mefsjtësoj, mefshtësohem, mefshtësim, mefshtësuar; menaxhoj, menaxhohet, menaxhim, menaxhuar; mesatarizoj, mesatarizohet, mesatarizim, mesatarizuar; mestoj, mestuar, mestim; mërdhezem, mërdhezur, mërdhezje; mërdhit, mërdhitur, mërdhitje; mësysh, mësyshem, mësyshur, mësyshje; mëvetësoj, mëvetësohem, mëvetësuar, mëvetësim; mirëadministroj, mirëadministrohet, mirëadministruar, mirëadministrim; mirëqeveris, mirëqeverisem, mirëqeverisur, mirëqeverisje; mirëtrajtoj, mirëtrajtohem, mirëtrajtuar, mirëtrajtim; mistuaj, mistuar, mistim; mitizoj, mitizohet, mitizuar, mitizim; mpleks,

67

mpleksem, mpleksur, mpleksje; ndërdyshem, ndërdyshur, ndërdyshje; ndërgjegjësoj, ndërgjegjësohem, ndërgjegjësim, ndërgjegjësuar; ndërkall, ndërkallem, ndërkallur, ndërkallje; ndërkëmb, ndërkëmbem, ndërkëmbur; ndërmjetoj, ndërmjetohem, ndërmjetim; nëpërdhëmb, nëpërdhëmbur, nëpërdhëmbje; ngapat, ngapatet, ngapatje; ngastëroj, ngastërehet, ngastëruar, ngastërim; ngurmazoj, ngurmazohem, ngurmazim; ngushtësoj, ngushtësohet, ngushtësuar, ngushtësim; normativizoj, normativoizohet, normativizuar, normativizim; noterizoj, noterizohet, noterizim, noterizuar; numurit, numuritem, numuritur, numuritje; njëqindfishoj, njëqindfishohet, njëqindfishuar, njëqindfishim; njomtoj, njomtohem, njomtuar; obligoj, obligohet, obliguar, obligim; observoj, observohem, observuar, observim; ofroj, ofrohet, ofruar, ofrim; oftikos, oftikosem, oftikosur, oftikosje; okupoj, okupohet, okupuar, okupim; orkestroj, orkestrohet, orkestrim; pamundëson, pamundësuar, pamundësim; parkoj, parkohem, parkuar, parkim; patentoj, patentohem, patentuar, patentim; penalizoj, penalizohem, penalizuar, penalizim; penetroj, penetrohem, penetruar, penetrim; penohet, penuar, penim; pensionohem, pensionbuar, pensionim; perfeksionoj, perfeksionihem, perfeksionuar, perfeksionim; personalizoj, personalizohet, personalizuar, personalizim; përbyk, përbyket, përbykur, përbykje; përditësoj, përditësohem, përditësuar, përditësim; përdhëmb, përdhëmbet, përdhëmbje; përfush, përfushet, përfushur, përfushje; përkap, përkapet, përkapur, përkapje; përkeqësoj, përkeqësohem, përkeqësuar, përkeqësim; përkuqem, përkuqur, përkuqje; përlëngem, përlëngur, përlëngie; përshkallëzoj, përshkallëzohet, përshkallëzuar, përshkallëzim; përshosh, përshoshem, përshoshur, përshoshje; përvak, përvaket, përvakur, përvakje; pjellëroj, pjellërohet, pjellëruar, pjellërim; plazmoj, plazmohet, plazmim; posedoj, posedohet, poseduar, posedim; pozicionohem, pozicionuar, pozicionim; prangoj, prangohem, prangim; preokupoj, preokupohem, preokupuar, preokupim; preventivoj, preventivohet, preventivim, preventivuar; priftëroj, priftëruar, priftërim; pronto, prontohet, prontuar, prontim; privatizoj, privatizohet, privatizuar, privatizim; prokuroj, prokuruar, prokurim; prostituoj, prostituohem, prostituar, prostituim; publikoj, publikohet, publikuar, publikim; punësoj, punësohem, punësuar, punësim; pykoj, pykohet, pykuar, pukim; qaroj, qaruar, qarim; qelqëzoj, qelqëzohet, qelqëzuar; qesatet, qesatur, qesatje; qokëloj, qokëlohem, qokëluar, qokëlim; quktisem, quktisur, quktisje; qytetarizoj, qytetarizohem, qytetarizuar, qytetarizim; rangoj, rangohet, ranguar, rangim; reduktoj, reduktohet, reduktuar, reduktim; rimbjell, rimbillet, rimbjellur, rimbjellje; rimbursoj, rimbursohet, rimbursuar, rimbursim; ripërtyp, ripërtypem, ripërtypur, ripërtypje; rivështroj, rivështrohet, rivështruar, rivështrim; ruloj, rulohet, rulim; rreptësoj, rreptësohet, rreptësuar, rreptësim; rrëgjesh, rrëgjeshem, rrëgjeshje; rrësmon, rrësmuar, rrësmim; rrëzit, rrëzitem, rrëzitur, rrëzitje; rrukoj, rrukohem, rrukuar; rrumbullos, rrumbullosem, rrumbullosur, rrumbullosje; skanoj, skanohem, skanuar, skanim; skartoj, skartohet, skartuar, skartim; sklloçitem, sklloçitje, sklloçitur; skualifikoj, skualifikohem, skualifikuar, skualifikim; sofistikoj, sofistikuar, sofistikim; spirroj, spirrohet, spirruar,

68

spirrim; sqep, sqepem, sqepur; squll, squllem, squllur, squllje; stërkat, stërkatem, stërkatur, stërkatje; stëkuq, stërkuqem, stëkuqur, stëkuqje; stërngop, stërngopem, stërngopur, stërngopje; stresoj, stresohem, stresuar, stresim; strukturoj, strukturohet, strukturuar, strukturim; suprimoj, suprimohet, suprimuar, suprimim; survejoj, survejohem, survejuar, survejim; syjoj, syjohem, syjim; shafit, shafitet, shafitur, shafitje; shferr, shferret, shferrur, shferrje; shkalaviq, shkalaviqem, shkalaviqur, shkalaviqje; shkarfanjt, shkarfanjitem, shkarfanjitur, shkarfanjitje; shkepoj, shkepohem, shkepur, shkepje; shkëlvesh, shkëlveshem, shkëlveshur, shkëlveshje; shkërdhej, shkërdhehet, shkërdhyer; shkomçoj, shkomçohem, shkomçim, shkomçuar; shkrumbos, shkrumbosem, shkrumbosur, shkrumbosje; shkurajoj, shkurajohem, shkurajuar, shkurajim; shmendoj, shmendohem, shmendim; shokoj, shokohem, shokuar, shokim; shpërendoj, shpërendohet, shpërenduar, shpërendim; shpërrallis, shpërrallisem, shpërrallisje, shpërrallisur; shpikëzoj, shpikëzohet, shpikëzim, shpikëzuar; shprushitem, shprushitje, shprushitur; shtalbnoj, shtalbnohet, shtalbnim, shtalbnuar; shtëmëng, shtëmëngem, shtëmëngie, shtëmëngur; shtërkeq, shtërkeqem, shtërkequr, shtërkeqje; shul, shulem, shulje, shulur; tarkalit, tarkalitje, tarkalitur; tejmbart, tejmbartem, tejmbartje; tejmbush, tejmbushem, tejmbushur; tejndot, tejndotem, tejndotje, tejndotur; tejzgjat, tejzgjatem, tejzgjatur, tejzgjatje; tensionoj, tensionohem, tensionuar, tensionim; testoj, testohem, testim; tëhumb, tëhumbet, tëhumbje; tishkëtoj, tishkëtohet, tishkëëtim, tishkëtuar; torolak, torolakem, torolakje, torolakur; trafikoj, trafikohem, trafikim, trafikuar; trajnoj, trajnohem, trajnim, trajnuar; transformoj, transformohem, transformim, transformuar; traumatizoj, traumatizohet, traumtizuar, traumatizim; trucoj, trucohem, trucim, trucuar; tulos, tulosem, tulosje, tulosur; tultoj, tultohem, tultim, tultuar; tumiroj, tumirohem, tumirim; thëngjëllizoj, thëngjëllizohet, thëngjëllizim, thëngjëllizuar; thikoj, thikohem, thikim, thikuar; thimthon, thimthohen, thimthim, thimthuar; thupëroj, thupërohem, thupëruar, thupërim; udhoj, udhohem, udhim, udhuar; veçantoj, veçantohem, veçantim; ventiloj, ventilohet, ventilim, ventiluar; vetëfajësoj, vetëfajësohem, vetëfajësuar, vetëfajësim; vetëpunësohem, vetëpunësim, vetëpunësuar; vetëshpall, vetëshpallem, vetëshpallje, vetëshpallur; vetëshuhet, vetëshuarje, vetëshuar; vetëshumëzohet, vetëshumëzuar, vetëshumëzim; vërtetësoj, vërtetësohet, vërtetësim, vërtetësuar; viktimizoj, viktimizohem, viktimizuar, viktimizim; vjaskoj, vjaskohet, vjaskuar, vjaskim; vokërroj, vokërrohet, vokërruar,vokërrim; vuvos, vuvosem, vuvosur, vuvosje; xugit, xugitem, xugitje, xugitur; zamkoj, zamkohet, zamkim, zamkuar; zaparis, zaparisem, zaparisje, zaparisur; zbur, zburem, zburje, zburur; zburit, zburitem, zburitur, zburitje; zdërvaj, zdërvahet, zdërvajtje, zdërvatur; zgërdat, zgërdatem, zgërdatur, zgërdatje; zhagoj, zhagohem, zhagim, zhaguar; zhdrynoj, zhdrynohet, zhdrynim, zhdrynuar; zhagalit, zhagalitem, zhagalitje, zhagalitur. Çerdhet leksikore të shtuara në fjalorin shpjegues të 2006-ës, përgjithësisht e kanë origjinën nga huazimet e shqipes nga gjuhët e huaja dhe më pak nga zhvillimi i

69

kuptimeve apo formimi i fjalëve me kompozim, psh: abortoj, destabilizoj, ekstradoj, inondoj, klonoj, kompjuterizoj, stresoj, shokoj. Duke asimiluar fjalë të huazuara, arrihet që të zhvillohet i gjithë zëri leksikor, ndryshe nga rastet e tjera kur zëri leksikor nuk arrin dot të formohet i plotë, si psh: ekuivalentoj, klikoj, plazmoj, ruloj, sofistikoj. Kështu lloji i asimilimit në gjuhën shqipe për rastet e tilla shfaqet në dy forma: asimilim i plotë dhe asimilim i pjesshëm. Kjo nuk ka të bëjë më periudhën se kur ka ndodhur asimilimi, por me aftësinë gjuhësore për të përshtatur format e ndryshme gramatikore dhe semantike për të qenë pjesë e zërit leksikor. Përgjithësisht çerdhet leksikore si prurje të reja, duke qenë se janë më së shumti huazime, i takojnë fjalëve të fushës terminologjike, të cilat sferën e përdorimit e kanë të kuafizuar. Ndaj, përmbajtjet e strukturave të tyre nuk janë fort të zhvilluara me variante kuptimore. Kjo ka bërë që këto njësi leksikore të shtojnë më tepër fjalët njëkuptimëshe dhe dykuptimëshe. Ato kanë sjellë një rritje sasiore të fondit leksikor të shqipes, por nuk kanë shërbyer si një burim i shëndetshëm për shtimin e fjalëve polisemantike. Më shumë gjasa për gjenerim variantesh kuptimore dhe për rrjedhojë shtimin e fjalëve shumëkuptimëshe, i kanë zërat leksikorë, fjalët e të cilëve janë formuar nëpërmjet kompozimit. Nëse temat përbërëse të fjalëve kanë struktura përmbajtjesore të gjalla, pra me shumë kuptime, atëherë dhe fjala e formuar ka gjasa që të zhvillojë më tej kuptimet e veta. Kjo do t’i japë mundësi fjalës që të renditet më tej te fjalët polisemantike, duke u bërë shkak dhe për zgjerimin e kësaj dukurie. Në më të shumtën e rasteve emrat e formuar nga foljet të çerdheve leksikore, kanë vetëm nga një kuptim. Këto fjalë të prejardhura janë formuar nëpërmjet sufiksave -im dhe je-. Vlen për t’u përmendur që kjo mënyrë fjalëformimi është ndër prodhimtaret në gjuhën shqipe99. Por nga ana tjetër këto emra mbartin kuptimin abstrakt të veprimit të tyre. Në disa raste ato nuk trashëgojnë ngarkesën semantike që ka folja prej së cilës vijnë. Shkalla e ngarkesës semantike ndryshon nga folja te emri foljor, ose emri i formuar nga pjesorja. Por ajo që shihet si pozitive, është fakti se emrat abstraktë kanë më tepër mundësi për gjenerimin e kuptimeve të reja dhe kryesisht kuptimeve të figurshme. Me pak fjalë, një mundësi për shtimin e dukurisë së polisemisë në gjuhën shqipe. Është e kuptueshme që ky ndryshim do të ketë një pasojë. Zhvillimi i ngarkesës semantike te emrat, mund të na çojë në ulje të ngarkesës semantike të foljeve, pasi do të jetë e vështirë që gjithë elementët të ruajnë të njëjtën ngarkesë. Elementi përbërës i zërit leksikor, pra emrat e formuar nga foljet ose pjesoret, kanë më tepër mundësi për zgjerim të strukturës përmbajtjesore, për hir të karakterit abstrakt që ato mbartin. Në përfundim të kësaj çështjeje mund të themi se shtimi i vrullshëm i çerdheve leksikore në fondin e gjuhës shqipe, është tregues se mënyra e fjalëformimit nëpërmjet sufiksimit dhe kompozimit, është një nga më produktivet për formimin e njësive të reja leksikore. Ajo ç’ka tregon interes për këtë punim, është fakti se sa të vlefshme janë këto njësi të reja leksikore të formuara, për zhvillimin e mëtejshëm të dukurisë së polisemisë. 99 A.Xhuvani , “Prapashtesat –më, -imë, -im”, në “Studime mbi leksikun” I, fq.199.

70

Argumentet e paraqitura dëshmojnë se hapi i parë i shtimit të zërave leksikorë ka ndihmuar dukurinë e monosemisë, por më tej, natyra abstrakte e emrave foljorë, do të shërbejë si ushqim për zgjerimin e dukurisë së polisemisë.

71

KAPITULLI III

Ndryshimet e fjalëve një, dy dhe shumëkuptimëshe prej “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” 1980 në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006

3.1 Fjalët një, dy dhe shumëkuptimëshe Studimet në fushë të leksikologjisë dhe semantikës kanë shfaqur gjithnjë interes për shkak të problematikave të diskutueshme që ato mbulojnë. Leksiku, duke qenë dhe timoni i parë i ndryshime gjuhësore, sjell dhe ndryshime të mëdha në gjendjen e sistemit gjuhësor. Gjuha, gjatë tërë ekzistencës së saj, paraqet risitë dhe arritjet e veta, të cilat ndodhin shumë ngadalë. Ndikimet e drejtpërdrejta të faktorëve që ndikojnë, shfaqen sidomos në zhvillimin e leksikut, i cili i reflekton ndryshimet në mënyrë të menjëhershme dhe të dukshme. Struktura leksikore e fjalës është një strukturë e hapur dhe e lëvizshme, që shoqërohet gjithnjë me ndryshime në rrjedhë të kohës. Këto ndryshime nuk prekin vetëm fjalë të veçanta, por tërë fondin e leksikut shqiptar. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë në një pjesë të tij, jo vetëm lëvizjet e strukturës leksikore të fjalëve, efektet që sjell lëvizshmëria e përmbajtjes kuptimore, por dhe gjallimin e fjalëve njëkuptimëshe dhe shumëkuptimëshe në gjuhën shqipe. Trajtuam më lart raportin njëkuptimshmëri-shumëkuptimshmëri, për të nxjerrë në pah ndryshimet e strukturës përmbajtjesore të fjalës në gjuhën shqipe. Ajo ç’ka bie në sy gjatë hulumtimit të materialit, është se një numër i konsiderueshëm fjalësh polisemantike kanë pësuar rrudhje të strukturës së tyre, duke kaluar në statusin e fjalëve dykuptimëshe. Ndaj dhe trajtimi i tyre u përqendrua te fjalët një, dy dhe shumëkuptimëshe. Ndryshimet e vrullshme të fondit leksikor të shqipes, si dhe lëvizjet e strukturës leksikore të fjalës, shfaqin një paraqitje ndryshe në fjalorët shpjegues. A mos duhet t’i konsiderojmë këto ndryshime pasojë të fenomeneve të monosemisë (njëkuptimësisë), dykuptimësisë dhe polisemisë (shumëkuptimësisë)? Fjalët si rregull janë njësi të ligjërimit, të cilat i shërbejnë një qëllimi të vetëm: komunikimit njerëzor. Ndaj ndryshe ato mund të quhen dhe njësi të komunikimit. Natyra e tyre është mjaft komplekse. Struktura e fjalëve paraqet karakteristika të ndryshme në aspektin morfologjik, gramatikor dhe semantik. Por ajo që paraqet më tepër interes në këtë punim, është aspekti semantik. Mënyra se si fjalët pësojnë lëvizje të strukturës së tyre përmbajtjesore, tregon aftësinë që ka për shndërrim dhe lëvizje. Në qerthullin e gjerë të lëvizjeve, fjalët përfshihen dhe bëhen shkak për dukuri e fenomene të ndryshme. Të shprehësh një fjalë me një kuptim të vetëm, do të thotë që një nocion t’i përgjigjet një realieje. Përgjithësisht mendohet se fjalët njëkuptimëshe janë termat shkencorë, të cilët në pamundësi për të zhvilluar përmbajtjen e tyre për shkak të karakterit konciz që kanë, përbëjnë një bërthamë të fondit leksikor të shqipes. Por, nisur nga Shtojca 2

72

“Variante kuptimore të fjalëve të eliminuara”, vërejmë se një numër i konsiderueshëm fjalësh që janë kthyer tashmë në njëkuptimëshe për shkak të eliminimit të varianteve përbërëse kuptimore të fjalës, nuk renditen absolutisht në grupin e fjalëve terma ose shkencore. Vërejmë më poshtë: Fjala dorëshkrim, ~i në Fjalorin e 1980-ës del si njësi me dy variante kuptimore: 1. tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar me makinë, 2. dokument a vepër e shkruar me dorë në kohë të hershme para se të përdorej shtypshkronja. Tani kjo fjalë ka ruajtur vetëm kuptimin e parë, duke u kthyer në monosemantike. Po e njëjta gjë ka ndodhur dhe te fjala gic~i , e cila është kthyer në monosemantike pasi i mungojnë variantet kuptimore: 2. fig.përk. fëmijë topolak, shumë i shëndoshë, 3. gur i vogël i rrumbullakët; identifiko/j mungojnë variantet kuptimore 2. drejt. arrij të njoh një njeri, në bazë të gjurmëve që ka lënë, 3. zbuloj dhe përcaktoj tiparet dalluese të një bime, kafshe etj…; kamp, ~i mungojnë variantet kuptimore 2. vend i rrethuar nga rojet ku mbahen të burgosurit ose robërit e luftës, 3. fig. grupim politik e shoqëror që mbrojnë interesa të njëjta; kazerm/ë, ~a mungon kuptimi 2. keq. shtëpi, ndërtesë e madhe me kushte jo të mira për banim; kooperativ/ë, ~a mungojnë variantet kuptimore 2. vjet. formë kolektive socialiste e organizimit të punës së prodhimit. 3. vjet.bised. dyqan a pikë shitjeje e mallrave të një kooperative; naivitet, ~i mungojnë variantet kuptimore 2. besim i tepruar te çdo gjë që thuhet, 3. sh. fjalë ose mendime naïve; pandash/ëm (i) mungojnë variantet kuptimore 2. që nuk mund të merret i shkëputur nga një e tërë kryesore, 3. që rri gjithnjë bashkë me dikë; qiraxhi,-u mungojnë variantet kuptimore 2. vjet. ai që bartte me qira nga një krahinë në tjetrën mallrat ë ndryshme dhe 3. vjet. ai që jepte kuaj me qira;100 etj. Shembuj të tillë shpjegohen jo vetëm me zhvillimet gjuhësore, por dhe me ndryshimet që ka pësuar gjuha si pasojë e lëvizjeve të vrullshme në jetën shoqërore. Shumë variante kuptimore kanë dalë nga përdorimi dhe për shkak të faktit se ato nuk kanë më terren për të qenë aktive. Duke u kthyer në fjalor pasiv, mundësia për mospërdorim ose mosfunksionalitet është shumë konkrete. Për më tepër ndryshimet që ka pësuar vendi në aspektin shoqëror e politik, kushtëzojnë një numër të konsiderueshëm variantesh kuptimore për t’u pastruar nga ligjërimi praktik. Gjithsesi aty ku fokusojmë interesin tonë, është monosemia si dukuri gjuhësore. Tani mund të shprehemi se ka disa mënyra se si mund ta përfitojmë monoseminë. Një nga rrugët e përftimit të fjalëvë njëkuptimëshe është huazimi nga gjuhët e tjera. Ashtu si çdo gjuhë tjetër dhe gjuha shqipe huazon fjalë të shumta nga gjuhët e huaja. Është e kuptueshmë se procesi i asimilimit të fjalës së re në gjuhën tonë është shumë i rëndësishëm. Fjala asimilohet si njësi e vetme leksikore ose si zë (çerdhe) leksikor, në varësi të aftësisë përdoruese në ligjërimin tonë. Është e kuptueshme se huazimet gjuhësore të shqipes janë të kushtëzuara nga rrethana dhe faktorë të ndryshëm. E shtyrë nga nevoja të shumta, shqipja i ka dhënë të drejtën e pranimit një fondi të mirë fjalësh, i

100 Shënim: shembujt e dhënë i referohen paraqitjes së fjalëve në “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980.

73

cili do të shërbejë si çështje për t’u trajtuar, në mënyrën se si mund të zëvëndësohen me fjalë shqipe. Në fjalorin shpjegues të 2006-ës gjejmë shumë raste të hyrjeve të njësive të reja leksikore si fjalë njëkuptimëshe: psh, afetarizëm, akcizë, akuadrom, anestezist, arkëmort, bafër, bajgon, bakërxhi, ballamar, ballëlarë, ballishtë, baror, bastvënës, bashkëvuajtës, bërlykje, bibliofil, birvrasje, bijëvrasje, bimohet, blofoj, blloçkëlopë, borboçinezë, brakicefal, bombastik, bravo, brymor, besues, defekt, depozitar, detergjent, ekzekutor, emetoj, eseist, eskortë, euro, europol, farosje, fetarizim, flirt, fotokronikë, fotolajm, fotomontim, fotoreklamë, galmiqe, globalizim, inicioj, influencim, investitor, kaçilore, kandidoj, klikoj, koalicion, mafia, masivizoj, mbidozë, meskinitet, vetratë, vektoriale, xhin, zaranë, etj. Vërejmë se përgjithësisht qerthulli më i madh i fjalëve i takojnë termave nga fusha terminologjike, pra janë fjalë që përdoren më së shumti në një fushë të caktuar. Për rrjedhojë dhe njëkuptimësia e këtyre fjalëve është e justifikuar për hir të karakterit konciz e të ngushtë që kanë. Por nga ana tjetër vërejmë dhe fjalë të reja, të cilat janë formuar si kompozita. Pavarësisht fushës së përdorimit të tyre, është e tepërt të flasim për karakter të ngushtë të përmbajtjeve të njësive lëksikore, pasi temat përbërëse të tyre janë pjesë e leksikut aktiv të shqipes dhe kanë struktura të gjalla përmbajtjesore. Ndaj këto të fundit shihen si njësi të reja leksikore, të cilat jo vetëm do të asimilohen më shpejt për shkak të natyrës aktive të temave përbërëse, por do të zgjerojnë dhe strukturën e tyre me kuptime të reja. Ky fenomen mund të mos jetë kaq i gjallë në fjalët kryesisht të huazuara dhe të hyra si njësi të reja leksikore në fondin e fjalëve të gjuhës shqipe. Emri është pjesa e ligjëratës, i cili shënon dhe numrin më të madh të huazimeve. Në varësi të natyrës së tij, konkret apo abstrakt, mund të parashikojmë dhe të ardhmen semantike të hyrjeve të reja. Për natyrën abstrakte përmendëm më lart, se do të jetë një burim i shëndetshëm për ushqimin e polisemisë. Natyra abstrakte do të jetë një mundësi më shumë për poliseminë, pasi fjalës do t’i jepet rasti të shënojë më shumë se një nocion përmes figurshmërisë. Ndërsa natyra konkrete mund ta fokusojë përdorimin e fjalës, vetëm në objektin të cilin shenjon, e për pasojë zgjerimi i strukturës përmbajtjesore mund të shihet si më i vështirë. Por ka dhe një element tjetër, i cili mund të zbehë mundësinë e hyrjeve të reja për të gjeneruar kuptime. Nëse përkrah këtyre fjalëve, vihen në përdorim fjalë të tjera sinonimike me to, atëherë këto njësi leksikore rrezikojnë që gjithmonë të jenë në kuadrin e fjalëve njëkuptimëshe. Përdorimi sinonimik do t’i kushtëzojë zgjerimin e strukturës përmbajtjesore, pasi nevoja për gjenerim variantesh kuptimore, do të gjejë zgjidhje te fjalët sinonime me to. Kështu dukuria e monosemisë do të jetë dy herë e favorizuar. Nga një anë janë hyrjet e reja të cilat aktualisht e kanë statusin e fjalëve njëkuptimëshe, por nga ana tjetër, do të shtohen dhe përdorimet sinonime, që mundet të kenë dhe ato natyrë njëkuptimshmërie gjithashtu. Nga ana tjetër renditëm më lart dhe shembujt se kur fjalë të huazuara janë përfshirë në fondin leksikor të shqipes si zë ose çerdhe leksikore: si psh, abortoj, anonimizoj,

74

divorcoj, evakuoj, flirtoj, globalizoj, inspiroj, klonoj, konvergoj, kandidoj, menaxhoj, obligoj, publikoj, skanoj, trafikoj etj. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për zërat lëksikorë të shtuar rishtazi, se i takojnë një fushe të veçantë përdorimi. Zhvillimi shoqëror dhe teknologjik i vendit ka kërkuar që shqipja të pasurohet me elemente të tillë. Në pamundësi për t’i gjetur brenda fondit të saj, gjuha shqipe ka asimiluar në mënyrë të natyrshme huazimet nga gjuhët e tjera. Ajo që shihet si pozitive në këtë asimilim, është fakti se në këto hyrje të reja kemi të zhvilluar dy procese: huazimin dhe zhvillimin fjalëformues të njësisë së re leksikore. Ky i fundit paraqet vlera të mëdha për fondin leksikor të shqipes. Një rrugë tjetër për përftimin e fjalëve njëkuptimëshe është dhe ngushtimi i strukturës përmbajtjesore të fjalës, deri në një variant të vetëm kuptimor. Kështu, fjalët kanë ndryshuar statusin e tyre të përdorimit nga shumëkuptimëshe në njëkuptimëshe. Dukuria e monosemisë rrjedh nga zbehja e dukurisë së polisemisë. Ato janë përfituese të njëra-tjetrës, duke e realizuar këtë nëpërmjet procesit të shkëmbimit. Gjuha, duke qenë e paaftë për t’i mbajtur strukturat kuptimore të fjalëve në gjendje të palëvizshme dhe të ngurtë, ndikon në ndryshimin dhe lëvizjen e dukurive të shumta gjuhësore. Në këtë rast, favorizohet ndjeshëm monosemia. Përmendim disa raste: banderolë, barkë, depozitues, disnivel, grilë, hajdut, hemisferë, identifikoj, kapsollë, kronometër, lakmoj, margaritar, nomenklaturë etj. Ngushtimi i strukturës përmbajtjesore të fjalës është e kuptueshme që nuk ndodh në mënyrë të menjëhershme. Varianti kuptimor mund të shkrihet ose të bashkohet me variantet e tjera kuptimore, duke shënuar zbehjen e tij përdoruese, deri në eliminimin e plotë të tij. Është një proces i cili duhet të vlerësohet si paraprijësi i dukurisë së monosemisë. Monosemia si dukuri mund të përftohet dhe nga shkrirja apo bashkimi i varianteve kuptimore në një të vetëm. Kjo është një mënyrë tjetër shumë efektive, e cila në gjuhën shqipe ka gjetur terren për t’i ardhur në favor dukurisë së monosemisë. Si raste të tilla përmendim: mejdan, mesnik, mëkatoj, mjekërbardhë, nazik, ndotë (i), parahistori, përndarës, shëlboj, pandashëm (i), etj. Një arsye që shpjegon eliminimin e këtyre kuptimeve është dhe fenomeni i shkrirjes semantike. Variantet kuptimore kanë një afri të natyrshme me njëra-tjetrën, që ndoshta shpeshherë mund të kenë qenë dhe objekt i krititkave të studiuesve të ndryshëm, në lidhje me ndarjen dhe renditjen e kuptimeve të një fjale në fjalorët shpjegues. Renditja e varianteve kuptimore të një fjale bëhet në mënyrë të tillë që të japë dhe të tregojë varësinë ndërmjet varianteve kuptimore dhe kuptimit kryesor, por edhe lidhjen që kanë variantet me njëri-tjetrin. Nëse do të vërejmë variantet kuptimore të eliminuara të fjalës -pandashëm (i)-, bindemi për lidhjet e holla që ekzistojnë ndërmjet kuptimeve. Të dy variantet e eliminuara kanë një tipar kuptimor të përbashkët, të cilët krijojnë një afri të madhe ndërmjet tyre: të qenurit bashkë. Tiparet semantike të varianteve kuptimore janë shkrirë me kuptimin kryesor, e për pasojë eliminimi i tyre është jo vetëm i përligjur, por dhe argumentues. Kështu është përftuar një

75

fjalë njëkuptimëshe, e cila në thelb nuk është gjë tjetër veçse bashkimi dhe shkrirja e gjithë varianteve kuptimore në një të vetëm. Ky fenomen ka ndodhur në disa fjalë te fondit leksikor të shqipes, për arsye se shkrirja e varianteve kuptimore vërehet dendur në fjalorin shpjegues të 2006-ës. Në kapitullin e mëposhtëm do të vërejmë se fjalë të shumta polisemantike janë shpërbërë, duke mos i humbur variantet e veta kuptimore, por duke i ndarë ato në njësi më vete leksikore njëkuptimëshe. Prandaj, kjo mund të konsiderohet një rrugë tjetër e frytshme për përftimin e fjalëve njëkuptimëshe. 3.2 Si vepron gjuha për të rimarrë atë që humbet? Gjuha ka dhe instrumentet e veta për të rikuperuar humbjet e saj. Rritja me një sasi të tillë të fjalëve monosemantike, mund të mos duket shumë shqetësuese, pasi ajo e drejton gjuhën drejt një pasurimi sasior të fondit leksikor. Por shqetësuese mbetet përmbajtja leksikore e fjalëve monosemantike. Nëse struktura përmbajtësore është e vakët, atëherë mundësia për të gjeneruar kuptime të tjera do të jetë e vogël. Variantet semantike të shkëputura nga struktura e fjalës, shpeshherë janë bashkuar me njëri-tjetrin në një kuptim të vetëm (dhe raste të tilla gjenden dhe në shembujt e dhënë më lart), sipas kriterit semantik. Lidhja e këtyre kuptimeve, afria midis tyre, bën që nyja semantike të bashkojë dhe afrojë variante të veçanta në një të vetëm. Nëse kjo paraqitje në fjalor është e drejtë apo jo, kjo kërkon një analizë semantike të njësive leksikore që shfaqin këtë dukuri. Por ajo që na intereson është pasoja. Dukuria e monosemantizmit po shënon rritje në gjuhën shqipe, qoftë dhe në vlera të lehta. Lind pyetja: a duhet të ndihet e kërcënuar gjuha nga rritja e monosemantizmit? Monosemantizmi është medalje me dy anë. Pozitiviteti i saj qëndron në faktin se një nocion i përgjigjet një realjeje, gjë që e cila nuk i përgjigjet ekonomizmit gjuhësor. Gjithsesi çdo gjë i mbetet praktikës gjuhësore për ta vendosur dhe aftësisë se si gjuha i përgjigjet këtij fenomeni. Nga ana tjetër, monosemantizmi, numerikisht çon në pasurimin e fondit leksikor. Praktikisht, për të qenë të frytshme në gjuhë, ato duhet të kenë aftësinë e zhvillimit. Vetëm kështu fjalët mund të marrin nuanca të tjera kuptimore, të derivojnë kuptime, të kthehen në burim për shtimin e kuptimeve e fjalëve të reja në gjuhën shqipe. Ndërsa kuptimet e shumta të një fjale shërbejnë për të shënuar një nocion të vetëm në fjalët me dy ose më shumë kuptime. Vlera numerike e tyre ka pësuar ndryshime të ndjeshme, nëse i krahasojmë në dy fjalorët e shqipes. Të dhënat në dispozicion deri tani flasin për një numër më të lartë të fjalëve shumëkuptimëshe në raport me ato njëkuptimëshe. Në këtë sasi mendohet të përfshihen fjalët dy dhe shumëkuptimëshe, kurse pjesa e mbetur e tyre përfshin fjalët monosemantike. Rritja e njësive leksikore njëkuptimëshe në gjuhën shqipe ka lënë gjurmë në llojet e tjera të njësive, në ato dykuptimëshe dhe shumëkuptimëshe, pasi ngushtimi i përmbajtjes leksikore i ka hyrë në pjesë njësive të tjera. Çdo ngushtim apo zgjerim përmbajtjeje ndikon drejtpërdrejt në një tërësi fjalësh, pasi njësitë leksikore nuk jetojnë të veçuara, por

76

krijojnë marrëdhënie midis tyre. Këto marrëdhënie i vërejmë brenda zërave leksikorë. Eliminimi apo shtimi i varianteve semantike ndodh në të njëjtën kohë te të gjitha njësitë e çerdhes së fjalës. P.sh. folja -hap- në Fjalorin e 1980-ës paraqitet me 20 kuptime101. Bashkimi apo eliminimi i tyre e paraqet këtë fjalë në Fjalorin e 2006-ës me 8 kuptime102. Në të njëjtat gjurmë vjen dhe forma joveprore e foljes, -hapem-, e cila nga 16 kuptime, tani paraqitet me 3 kuptime; emri -hapje- nga 3 kuptime në 2 dhe mbiemri -i hapur-, nga 23 kuptime në 5 të tilla. Kjo tregon se fjalët nuk bëjnë jetë të shkëputur, por vendosin marrëdhënie të tilla midis tyre, gjë që krijon lëvizshmëri jo vetëm në një pikë të saj. E njëjta gjë shihet dhe te fjalët brenda një zëri leksikor: hedh, hidhem, krimb, krimbem, krimbur, krip, kripem, kurdis, kurdisur, marr, marrës etj. Disa prej ndryshimeve të tilla janë shpjeguar me ngjeshjen e shpjegimeve të fjalëve apo sintezave të reja kuptimore dhe shkrirjeve në një kuptim.103 Edhe pse duhet të vemë në dukje se pothuaj në përgjithësi fjalët kanë ngushtim të shpjegimit në paraqitjen e tyre në fjalor. Por duhet theksuar se qëllimi i këtij punimi nuk janë fjalorët, të cilët, si pasqyrë e realitetit gjuhësor, shpesh bëhen pre e kritikave dhe e qortimeve të shumta. Në këtë punim veprat madhore të gjuhës shqipe janë marrë si objekt studimi, si ndihmës për të vërejtur ndryshimet që kanë pësuar fjalët një, dy dhe shumëkuptimëshe. Është e vlefshme të flasim dhe për variantet semantike e nuancat e ndryshme kuptimore, të cilat i shtohen njësive leksikore. Në një periudhë afro 30-vjeçare, fondi i fjalëve shqipe të pasqyruara në fjalorët shpjegues, ka shënuar një rritje me mbi 200 njësi semantike, të cilat kanë ndikur pozitivisht në zgjerimin e strukturës përmbajtjesore të fjalëve, duke bërë që shumë prej tyre të kalojnë nga statusi i fjalëve njëkuptimëshe, në atë shumëkuptimëshe. Shembuj të tillë mund të përmendim: Fjala -dem- në fjalorin e 1980-ës paraqitet me këto variante kuptimore: 1. viç dy-tre vjeç. 2. trari më i trashë që vendoset në dyshemenë e një shtëpie. 3. fig.bised. djalë i shëndetshëm dhe i fortë. Në fjalorin e 2006-ës kjo fjalë shtohet me kuptimin e ri – astrol. një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut -. E njëjta gjë ndodh dhe te fjala: -josh,-a,-ur, e tërheq, e bëj që të më vijë pas dhe shtohet kuptimi i ri –shuaj, shuaj zjarrin-; -kopsit- shtohet kuptimi 2. fig.bised. e përfundoj dhe e mbyll mirë një punë; -lumtur/oj- shtohet kuptimi 3. fet. e shpall dikë si të mundshëm për t’u shenjtëruar; -mbreh,-a,-ur,- shtohet kuptimi 2. fig. nxit dikë për t’u zënë; -ngërç,-i shtohet kuptimi 2. fig. ndërprerje e menjëhershme e një veprimtarie; -paket/ë,-a shtohet kuptimi 3. drejt. tërësi ligjesh që mbulojnë plotësisht një çështje; -prift,-i shtohen kuptimet 2. ndërt. dru i shkurtër e i trashë që mban kulmarin e çatisë. 3. varëse rrobash e përbërë nga një dru i gjatë mbi një mbështetëse dhe me grepa sipër; -rishfaqet shtohet kuptimi 2. përsëritet; -rrethoj/ë,-a shtohet kuptimi 2. tepsi; -stiv/ë,-a shtohen kuptimet 2. kapë. 3. ndajf. të vendosur njëri mbi tjetrin; -stof,-i shtohet kuptimi 2. fig. përmbajtje, përbërje cilësore; -stomak,-u shtohet

101 “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980, fq. 647. 102 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, fq. 373. 103 Po aty fq. 14.

77

kuptimi 2. bised. bark; -shigjetar,-i shtohet kuptimi 2. astrol. një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut.104 Zgjerimi i strukturës përmbajtjesore të fjalës në gjuhën shqipe, është zhvillim jo vetëm i fjalëve shumëkuptimëshe, por i gjuhës në përgjithësi. Kuptimet e shtuara i japin një strukturë të re fjalës. Ato që ishin njëkuptimëshe janë kthyer në dy ose më shumëkuptimëshe. Me fjalë të tjera gjuha ka aktivizuar instrumentin tjetër ekuilibrues të sistemit gjuhësor, zhvillimin e polisemisë. Është evidentuar se në periudhën kohore prej afro 30-vjetësh, përmbajtjet leksikore të fjalëve janë shtuar, por jo në përmasat që llogaritet eliminimi i kuptimeve, duke bërë që të ndikojë në pakësimin e fjalëve shumëkuptimëshe. Natyrshëm lind pyetja: ç’po ndodh me gjuhën shqipe? Shumëkuptimshmëria ose dukuria që ato përfaqësojnë, polisemia, ka ulur vlerat e saj në gjuhën shqipe. Rritja e njëkuptimshmërisë ose dukurisë tjetër që ato përfaqësojnë, monosemantizmi, po gjen terren zhvillimi në gjuhën shqipe. Shkaqet e pranishmërisë së këtij fenomeni mund të jenë të ndryshme. E rëndësishme është se gjuha ndryshon nën ndikimin e shumë vepruesve dhe si të tillë këto ndryshime shfaqen si në formë, ashtu dhe në anën kuptimore. Koha është vepruesi më i pashmangshëm dhe përderisa ajo ndryshon shumë dukuri e fenomene, atëherë dhe gjuha nuk mundet që t’i shpëtojë asaj. Prandaj në këtë aspekt do të mbështësim idenë sosyriane, ku theksohet se “ gjuha nuk është e lirë për aq kohë sa ajo gjendet nën parimin e vepruesve që zhdukin lirinë”.105 Gjuha është një qenie shumë inteligjente. Ajo di të vendosë ekuilibra dhe respekton kufijtë. Me të vërtetë shohim një rritje të fjalëve njëkuptimëshe, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se gjuha ia beson funksionet e saj më tepër njësive të lindura nga zhvillimi i kuptimeve se sa nga fjalëformimi. Më lart iu referuam çerdheve leksikore të hyra rishtazi, të cilat duken jofavorizuese për dukurinë e polisemisë, për shkak të natyrës së tyre të ngurtë të përdorimit, vetëm në një fushë të caktuar. Por ka dhe një tjetër instrument që gjuha sjell në ndihmë për këtë. Vendosja e tyre në kontekste të ndryshme do t’u japë mundësinë fjalëve për t’u zhvilluar më tej. Përdorimi i fjalëve në ligjërim dhe stile të ndryshme, është një domosdoshmëri për fatin e çdo njësie leksikore. Në këtë mënyrë, çdo variant semantik i eliminuar apo i shtuar ka një rëndësi të madhe, sepse ato tregojnë stadin nëpër të cilin kalon prejardhja kuptimore e një fjale. Variantet semantike të fjalëve nuk lindin në mënyrë të menjëhershme. Prandaj dhe njësitë leksikore të përmendura më lart, janë vetëm në fazën fillestare, në ate të lindjes. Me kalimin e kohës dhe me përdorimin e tyre nga folësit në kontekste të ndryshme, do të krijohet terren për zhvillimin e tyre semantik, pse jo deri në formimin e fjalëve të reja. Si përfundim mund të themi se, nuk ka rëndësi sasia e kuptimeve që lëvizin si vlerë numerike. Me rëndësi është fakti se gjuha shqipe po shfaq një prirje të lehtë në shtimin e fjalëve njëkuptimëshe dhe një rrudhje të fjalëve dy dhe shumëkuptimëshe. Në periudhën kohore prej afro 30-vjetësh, fjalët kanë shfaqur një përmbajtje kuptimore të lëvizshme,

104 Shënim: shembujt e dhënë i referohen paraqitjes së fjalëve në “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006. 105 F.de Saussare, “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”.

78

duke bërë që të këmbejnë dhe statuset e tyre, nga një në shumëkuptimëshe dhe anasjelltas. Këtë e vërteton dhe numri i njësive leksikore që janë kthyer në monosemantike, struktura përmbajtjesore e fjalës është rritur me një numër të konsiderueshëm variantesh semantike, por që është në vlera më të vogla se sasia e varianteve semantike të dala nga fjalori. E kushtëzuar apo jo nga faktorët jashtëgjuhësorë, pasoja është më e rëndësishme se shkaku. Të gjitha këto kanë sjellë ndryshime të ndjeshme në dukurinë e polisemisë. Nga ana tjetër dhe shtimi i varianteve semantike që i përkasin rrafshit abstrakt, të cilët llogariten në rreth 140 të tilla, janë tregues jo vetëm për shtimin e fjalëve njëkuptimëshe, por dhe për fatin e atyre njësive leksikore që i takojnë po të njëjtit rrafsh. Rrjedha e tyre është rruga drejt njëkuptimshmërisë, favorizim i kësaj dukurie. Gjuha është e gjallë, jeton dhe për pasojë gjithnjë do të shfaqë ndryshime. Zhvillimi gjuhësor prek të gjithë sistemin në tërësi, ku leksiku e ndjen më së pari. Prandaj ai do të mbetet objekt i shumë diskutimeve dhe problematikave ende të pazgjidhura. Rëndësi paraqet trajtimi i çdo ndryshimi, pse jo dhe ndihma e gjithësekujt për plotësimin e çdo pikëpyetjeje në fushë të gjuhësisë. Ky punim ka për qëllim përpjekjen për të dhënë sadopak kontribut në përmirësimin e të dhënave në fushë të leksikologjisë dhe semantikës.

79

KAPITULLI IV DUKURIA E HOMONIMISË 4.1. Mendime mbi përcaktimin e dukurisë së homonimisë Çështja e homonimisë në gjuhën shqipe është një çështje e studiuar dhe më e hulumtuar nga studimet gjuhësore se sa dukuria e polisemisë. Ajo vendoset në qendër të semantikës me pyetjen themelore: si mundet që me fjalë të njëjta të shprehim kuptime të ndryshme? Tradita studimore e kësaj dukurie daton që në shekullin e kaluar. Për shumë kohë në gjuhën shqipe do të mungonin studimet përgjithësuese dhe të gjithanshme, gjë që do të reflektohej në praktikën leksikografike. Edhe pse janë kryer studime e kumtesa të ndryshme mbi këtë dukuri leksikore, përsëri raporti dhe dallimi i saj me poliseminë mbetet një çështje për t’u trajtuar më thellë. Në mesin e gjuhëtarëve nuk ka një mendim të përbashkët rreth fenomenit të homonimisë. J.Lyons106 e përcakton dukurinë e homonimisë si “fjalë të ndryshme me forma të njëjta”, duke bërë ndarjen e tyre në homonime absolute, e cila duhet të plotësojë tri kushte: kuptime të palidhura, forma identike dhe gramatikalisht të barazvlefshme. Ndarja tjetër i takon homonimeve të pjesshme, ku fjalët dalin si homonime vetëm në disa pjesë të ligjëratës, pra të kushtëzuara gramatikalisht. Parimet e klasifikimit të saj, ndarja e njësive përbërëse homonimike në një fjalë të vetme ose jo, kanë qenë gjithnjë të diskutueshëm, edhe pse njihet ndarja e homonimisë në dy lloje: homonime leksikore (që i referohen të njëjtës pjesë të ligjëratës) dhe gramatikore (që i referohen pjesëve të ndryshme të ligjëratës). Sipas studiuesit F.R.Palmer107 homonimia përkufizohet si “fjalë të ndryshme me formë të njëjtë, të cilat pasqyrohen në fjalor si fjalë më vete”. Por një term i ri që është përhapur në gjuhësinë moderne dhe i takon klasifikimit të homonimisë, është "homonimia funksionale", i ofruar nga A.S.Ahmanova108, pas viteve ’80. Brenda këtij grupi janë përfshirë fjalët me tingëllim të njëjtë, që historikisht janë njohur si fjalë që vijnë nga e njëjta familje fjalësh, por që u përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Në traditën gjuhësore shqiptare, më e rëndësishme është të shihet prirja që ka gjuha shqipe kah homonimisë dhe trajtimi i tyre në praktikë. Është pranuar se kjo dukuri ka lindur për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në gjuhë gjatë zhvillimit të saj historik. Pra, fjalët mund të kenë përfituar më kalimin e kohës një përputhje tingullore, për shkak të shqiptimeve të ndryshme që bëjnë njerëzit, por që kanë ruajtur një përmbajtje leksikore të ndryshme. Prandaj homonimia si dukuri gjuhësore, duket se i takon nivelit formal të gjuhës. Kjo mund të argumentohet me faktin se folësi mund t’i bëjë zgjedhjet e tij për

106 J.Lyons ,“Linguistics semantics”, Cambrdige Universitty Press, London, 1995, fq. 47. 107 F.R.Palmer, “Semantics”, Cambrdige Universitty Press, London, 1976, fq.67. 108 A.S. Ahmanova. Slovar omonimov russkogo jazyka, Russia, 1984.

80

forma tingullore të njëjta dhe në mënyrë të vullnetshme. Ai interesohet shumë pak nëse fjalët e përputhura fonetikisht kanë të njëjtën origjinë apo jo. E rëndësishme është që ngatërresa kuptimore midis tyre zgjidhet nga përdorimi kontekstual. Ende mbetet në diskutim parimi themelor se ku duhet të mbështetet përcaktimi i homonimisë. Sipas A.Kostallarit109 që mbështetet në gjuhësinë e kohës, përcaktimi i homonimeve bëhet në bazë të analizës semantiko-strukturore, e cila bën të mundur nëse kemi të bëjmë me homonimi apo me polisemi. Prandaj kërkimet mbi këtë fenomen janë gjithnjë një hap drejt përcaktimit më të saktë të termit "homonim", rreth klasifikimit të tyre dhe prirjen e gjuhës shqipe në këtë fushë. Ndërsa studiuesi Xh. Lloshi110, veçon si parim themelor të dallimit të homonimisë në praktikë, vendin e fjalës në sistemin e sotëm të gjuhës shqipe, i cili përcaktohet jo vetëm nga lidhjet etimologjike të fjalës, por dhe nga lidhjet leksikore, morfologjike dhe sintaksore të fjalës. E thënë me fjalë të tjera, fjalët ndryshojnë nga njëra-tjetra jo vetëm në natyrën e tyre përmbajtjesore, por dhe në funksionin e përfshirjen kuptimore. R.Memushaj111 i konsideron homonimet si fjalë që përputhen nga forma, por dallohen nga kuptimi. Dallimi midis polisemisë dhe homonimisë qëndron në faktin se, në polisemi të shënuarit e ndryshëm lidhen me midis tyre me një shënues që funksionon si një njësi e vetme, ndërsa në homonimi të shënuarit e dryshëm janë pa lidhje midis tyre, duke u lidhur secili veçmas me shënuesin. Pra kriteri i dallimit është semantiko-strukturor. Në vija të përgjithshme kriteret përcaktuese të dallimit të homonimisë nga polisemia janë të përafërta, por ende mbetet problematikë dallimi ndërmjet dy dukurive gjuhësore. 4.1.2 Dallimi i homonimisë nga polisemia sipas dy fjalorëve shpjegues të shqipes 1980 dhe 2006 Për çështjen e homonimisë janë disa pyetje të cilat kanë nevojë për përgjigje, psh: Si mundet që me një fjalë të njëjtë të shprehim kuptime të ndryshme? Çfarë i bën saktësisht fjalët që të ndahen nga njëra-tjetra? Cila është vija ndarëse për dallimin e fjalëve nëse janë homonime apo polisemike dhe si realizohet paraqitja e tyre në fjalorët shpjegues? Krahasojmë paraqitjen e fjalës -bar- në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe 1980” dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe 2006”. Vërejmë: Bar,-iI-1. bot. bimë njëvjeçare me kërcell të hollë…2. fig. gjë pa shije… Bar –iII. 1. lëndë e përgatitur, bimë ose pjesë e një bime… 2. lëndë kimike helmuese… 3. fig. mjet a mënyrë që ndihmon për të kapërcyer një fatkeqësi… Bar –iIII lokal i vogël… Bar-iIV. fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.112

109 A.Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime mbi leksikun” II, Tiranë 1972, fq.51. 110 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” I, Tiranë 1972, fq.204. 111 R.Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë, “Toena”, fq.172. 112 “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980”, Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, fq.95.

81

Vërejmë: Bar-iI. 1. bimë me kërcell të hollë… bar-i 2. fig. gjellë fare pa kripë… bar-i 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta… Bar-iII. 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin e sëmundjeve… 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe… Bar-iIII. lokal i vogël… Bar-iIV. fiz. njësi e matjes dhe e shtypjes atmosferike.113 Vështirësia e ndarjes së kuptimeve të fjalëve në mënyrë të qartë, kur dy kuptime janë afërsisht të njëjta ose kanë lidhje etimologjike me njëra-tjetrën, jo gjithnjë është plotësisht e saktë. Nëse një fjalë ka disa kuptime, nuk është përherë e prerë nëse është shembull i polisemisë, apo i homonimisë. Kur e vërejmë fjalën si njësi kuptimore, e lidhim me faktin se një formë e vetme mund të kombinohet me kuptime të ndryshme, ose kuptime të njëjta mund të kombinohen me forma të ndryshme fjalësh. Prandaj lind pyetja: a i ndan polisemia kuptimet ashtu si homonimia ndan fjalët? Kjo pyetje lind për faktin se disa herë ndodh që kuptimet e veçanta të fjalëve polisemantike të jenë në një vijë lineare kuptimore me kuptimet homonimike. Në shembullin e përmendur më lart vërejmë se kuptimi i parë te -barI- ka ngjashmëri kuptimore me kuptimin e parë e të dytë te -barII-. Ato qëndrojnë në një vijë kuptimore, kështu që nuk janë të qarta nëse janë të ndara saktësisht brenda një fjale polisemantike. Nëse do të përdornim një paraqitje grafike të fjalës, do të vinim re se si kuptimet e saj shkojnë në një vijë lineare kuptimore. Kjo do të thotë se ato kanë ruajtur tipare të përbashkëta semantike, por këto të fundit kanë ndryshuar në mënyrë të tillë, aq sa ne si folës nuk i kuptojmë dot. Një gjë e tillë kërkon një shtrirje mjaft të gjerë në kohë. BarI BarII Bar 1 Bar 2 Bar 1 Bar 2 Bar 3 Bimë ushqim bimë lëndë mënyrë Botanikë i figurshëm botanikë botanikë figurshëm Send send send send abstrakt 1 2 1 1 2 1 Send (konkret) 2 Abstrakt Njësia leksikore BAR 113 “Fjalori i gjuhës shqipe 2006”, Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë , fq. 71.

82

Te homonimia nuk ka lidhje etimologjike midis kuptimeve, sepse ndryshe do të kishim të bënim me dukurinë e polisemisë, por ka lidhje kuptimore referuese, e cila është e larguar etimologjikisht. Pra kuptimet nuk janë të lidhura ndërmjet tyre, ose nuk kanë qenë ndonjëherë të lidhura. Palidhshmëria e kuptimeve na çon në homonimi114. Mirëpo në shembullin e mësipërm vemë re se lidhshmëria kuptimore e fjalëve ka ndryshuar nga njëri fjalor në tjetrin. Fillimisht fjala –bar- na paraqitet me 2 kuptime për homonimin e parë dhe 3 kuptime për homonimin e dytë, ndërsa në fjalorin e 2006-ës, del me 3 kuptime për homonimin e parë dhe 2 kuptime per homonimin e tretë. Nga paraqitja grafike e kuptimeve të fjalës shikojmë se kuptimi i parë te -barI- dhe dy kuptimet e dyta te -barII- janë në një vijë lineare kuptimore, gjë që na bën të mendojmë nëse, këtu kemi të bëjmë me polisemi apo homonimi? Përbërësit kuptimorë ruajnë tipare të përbashkëta, gjë që tregon për lidhje të ngushta semantike midis tyre. Kuptohet që fjalorët na mundësojnë të vendosim se në cilat raste fajlët do të merren si shembuj polisemie apo homonimie, duke u mbështetur në kriteret që vendosin hartuesit e fjalorëve dhe leksikografët. Të gjithë fjalorët shpjegues e respektojnë ndarjen e homonimisë nga polisemia. Ato vendosin si vijë ndarëse midis tyre kriterin etimologjik, i cili jo gjithmonë është i vlefshëm nëse do të flisnim për gjuhësinë sinkronike. Prandaj J.Lyons propozon dy kushte për të bërë një klasifikim të qartë: a)- nëse kuptimet e ndryshme të një fjale të vetme nuk janë të lidhura, atëherë flasim për homonimi dhe paraqitja e tyre në fjalor do të jepet si njësi leksikore më vete, b)- kur kuptimet e lidhura të një fjale largohen shumë me kalimin e kohës, atëherë duhet të braktisim kriterin semantik dhe duhet mbështetur vetëm në kriterin sintaksor dhe morfologjik115. Diskutime dhe mendime të shumta nuk kanë sjellë ende një zgjidhje qartësuese për ndarjen midis polisemisë dhe homonimisë. Por lindin dhe raste të tilla kur kuptimet leksikore të fjalëve mund të konsiderohen dhe si raste sinonimie kuptimore brenda polisemisë. Kështu që, zhvillimi i sinonimeve kuptimore brenda një fjale polisemike si rezultat i përmbysjeve të njësive leksikore dhe homonimisë, mund të konsiderohet si një ndër çështjet kyçe të ndarjes së kuptimeve brenda një fjale. Ideja e sinonimisë kuptimore ishte hedhur më parë nga F.R.Palmer116, i cili thekson se fjalorët shpjegues tregojnë pak rreth lidhjes midis fjalëve dhe sinonimeve. Kur fjala është polisemantike, ka disa sinonime, të cilat korespondojnë me kuptimet e fjalës. Në këtë rast flasim për sinoniminë kuptimore. 4.2 Kriteret e dallimit të homonimisë Dukuria e homonimisë është pranuar se lind nga shkaqe të ndryshme, por problematika e saj qëndron në ngatërrimin me dukurinë e polisemisë. Të gjithë fjalorët shpjegues e

114 J.Lyons “Linguistics semantics”, Cambrdige Universitty Press, London, 1995, fq.57. 115 Po aty fq. 147-148. 116 F.R.Palmer, “Semantics”, Cambrdige Universitty Press, London, 1976, fq.62.

83

respektojnë ndarjen e homonimisë nga polisemia. Por si vendoset vija ndarëse mes tyre? Sipas J.Lyons kriteri i parë është ai etimologjik, i cili shpesh konsiderohet i pavend në gjuhësinë sinkronike117. Në nivelin sinkronik dallimi midis fjalëve bëhet në mbështetje të kriterit semantik, i cili duket i pamjaftueshëm për dallimin nëse kuptimet e një fjale japin polisemi apo ndahen nga njëra-tjetra për të dhënë homoniminë. Folësi interesohet pak për origjinën e fjalës që përdor apo për ndryshimet që ka pësuar ajo në rrjedhë të kohës. Prandaj J.Lyons propozon që kriteri semantik të braktiset tërësisht për përcaktimin e leksemës, duke u mbështetur vetëm në kriterin semantik e morfologjik118. Kriteret për dallimin e dy dukurive nga njëra-tjetra u përforcohen me kushtin bazë, lidhja e kuptimeve me njëri-tjetrin. Nëse ky kusht plotësohet, atëherë flasim për polisemi dhe paraqitja e kuptimeve pasqyrohet në fjalor në një hyrje leksikore të vetme. Në të kundërt flasim për homonimi dhe njësitë do të jepen si fjalë më vete në fjalorët shpjegues. Mirëpo ndryshimet që pëson fjala si rezultat i faktorëve gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë, tregojnë se lidhja midis kuptimeve ndryshon. Ato afrohen dhe largohen nga njëri-tjetri, duke shkaktuar dhe ndryshime në strukturën kuptimore të njësisë leksikore. Kuptimet e leksemave mund të ndahen si njësi më vete leksikore ose anasjelltas, njësitë leksikore më vete të bashkohen në një leksemë. Edhe pse gjuhësia ka ofruar kushte e kritere të shumta për dallimin e polisemisë nga homonimia, në thelb duket një çështje ende e pazgjidhur dhe tepër e diskutueshme. Dallimi i homonimisë nga polisemia duket i vështirë për t’u përcaktuar për shkak të transformimeve që pësojnë këto dukuri. Ato nuk mund të ruajnë dot një formë të përcaktuar për aq kohë sa gjuha i lëvrin pa pushim këto fenomene. Struktura kuptimore e lëvizshme e fjalës nuk krijon terren të përshtatshëm për kritere të ngurta që do të realizojnë një ndarje të saktë. Vlen të mbështetet se lidhja midis kuptimeve bashkë me analizën semantike, do të ishin kriteret më të plota për një ndarje të qartë. Kriteret e dallimit të homonimeve në fjalorin shpjegues janë përcaktuar nga A.Kostallari119, i cili mbështetet te parimi semantiko-strukturor. Ai i kushton rëndësi lidhjeve fjalëformuese që krijon fjala dhe më pak veçorive të karakterit gramatikor, të cilat nuk faktojnë nëse kemi të bëjmë me kuptime të së njëjtës fjalë apo me homonimi. Këto kritere gjetën zbatim në hartimin e “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe më tej në “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, i cili mbështetet në kriterin e të qenurit pjesë të njëjta të ligjëratës për formimin e çifteve homonimike. Por dukuria e homonimisë del dhe jashtë kornizës së rregullave për shkak të natyrës së saj ndryshuese, shembujt e të cilëve do t’i shohim më tej. 4.3. Eliminimi i çifteve homonimike 117 J.Lyons “Language and linguistic”, Cambridge University Press, 1982, fq, 147. 118 Po aty fq,148. 119 A.Kostallari “Parimet themelore për hartimin e ‘Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” II, Tiranë, 1972 fq.51.

84

Ndryshimet gjuhësore që ndodhin në rrjedhë të kohës, duket se shfaqen më tepër në risitë që ndodhin në kuptimin e fjalës, se sa në risitë që shfaqen në formën gjuhësore. Njësia leksikore mund të përmbajë kuptime të ndryshme brenda strukturës së saj, duke qenë burim për dukurinë e polisemisë ose të homonimisë. Por homonimet paraqiten si njësi leksikore më vete, edhe pse ndajnë të njëjtën formë. Ndryshimet që ndodhin brenda rrafshit të kuptimeve leksikore të fjalës ose të njësive përbërëse homonimike, sjellin shndërrime të strukturës kuptimore të saj, madje deri në formimin e njësive të reja leksikore. Në gjuhën shqipe lëvizjet semantike brenda strukturës së çifteve homonimike hasen shpesh. Ndërmjet dy njësive të një çifti homonimik, mund të ndodhë që njëra prej njësive të humbasë ose kuptimi i saj të zbehet aq shumë deri në shmangie nga përdorimi. Shkaqet të cilat duhet t’u referohemi, janë gjuhësore ose jashtëgjuhësore. Një njësi leksikore ose variant kuptimor humbet, kur funksioni i saj është plotësuar nga një njësi tjetër leksikore, kur është shkrirë në kuptim me një fjalë tjetër ose kur rrudhja semantike është aq e fortë sa fjala nuk i reziston dot ndryshimeve që pëson prej kohës. Shndërrimet kuptimore të fjalëve reflektojnë drejtpërdrejt dhe ndryshimet e tyre në formë dhe përdorim. Si pasojë, dukuri të tilla kanë pasqyruar lëvizje të theksuara në njësitë përbërëse të çifteve homonimike. Në fenomenin e homonimisë shfaqen një sërë risish, të cilat sjellin ndryshime në kornizën e homonimisë. Lëvizjet e njësive të çifteve homonimike janë shkaku kryesor i risive lëndësore që paraqet kjo dukuri. Ajo që do të shqyrtojmë në fillim janë çiftet dhe vargjet homonimike që janë eliminuar dhe nuk pasqyrohen më në fjalorin e 2006-ës. Këto janë: - aht, ajazmë, ajkëtore, akord, akrep, aktive, algë, anë, anësor, apostrofoj, arbëresh, arbëri, armatë, armator, arsej, as, asilloj, asisoj, ata, atlas, backë, balluk, barbarizëm, barkës, baxhë, bejlegu, bengu, beronjë, beretë, bisbiq, bocë, bojalli, brengë,bubë, buci, bukator, bulmetore, buqicë, buri, bursist, buzëz, buzhelë, ca, cakë, cullohem,çapem, çapit, çka, çuarje, dërrmoj, diktues, ditar, divan, djegës, do, dockë, dosë, dredhura (e), dyshe, dhjetëshja, e, eh, emisar, endur (i), eter, ë, fil, filik, flakëritem, flakëritje, fshihem, ftohem, furem, fustë, gabë, gajtan, gërdec, gërmicë, gërthac, gic, godi, gradë, grafikisht, grip, grisë, groshare, grykës, grykësja, grykje, gjak, gjakpirës, gjep, hapës, harmoç, harrje, heqje, heroinë, hupët (i), hutë,hutërrojë, ideale, ith, ja, jaz, joshë, ju, kaçup, kafaz, kalandër, kallëzues, këputje, kërr, këshilltari, këshilltareja, këta, kile, kore, kros, kuç, kumbara, lahuri, legen, lëndinë, ligjëratë, ligjëri, liqe, lulëbardhë, mashallaja, markë, mashkullor, mekth, miros, mirosem, mirosje, mjet, mollëz, mu, mundem, na, nefrit, në, ngasje, ngrihem, ngjesh, ngjitëse, nxë, palëz, pallangë, peshkatore, përcillem, përflaket, përgjim, përparje, përzihem, pikëmadh, pishinë, po, pol, praj, prajë, prift, qepore, qëllim, radhor, reaktiv, roman, rripa-rripa, sak, skalitur(i), spirë, shakullore, sharkë, shkalloj, shkarpë, shkorsë, shkrifërim, shkrihem, shkurt, shkurtaqe, shoshare,

85

shpengohem, shpengim, shpërbythem, shtënë, shties, shtihem, shtuf, shumë, tabak, tac, tajë, tas, torbë, tretar, trop, turrë, thartoreja, ujëse, urëz, valëbuke, veriu, vidë, vilë, vlohet, xinë, xhungël, zgjidhem, zhap, zhapem. Në fjalorët shpjegues janë qartësuar arsyet e redaktimit dhe zgjedhjes së fjalësit për çdo shkronjë120. Lënda e re gjuhësore e shtuar apo e hequr, është motivuar sipas vlerave reale që ka fjala dhe praktikës gjuhësore të përdorimit të saj. Prandaj është e nevojshme të theksohet se shqyrtimi i çifteve homonimike te eliminuara apo të hyra rishtaz, nuk shërben për të studiuar lëndën gjuhësore të fjalorëve, por për të nxjerrë përfundime në dobi të dukurisë së homonimisë. Në "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" 1980, numërohen rreth 209 çifte homonimike të eliminuara, të cilat, ose nuk janë pasqyruar më në "Fjalorin e gjuhës së sotme” 2006, ose qëndrojnë si njësi leksikore, por jo si njësi homonimike. Në këtë llogaritje nuk janë përfshirë njësitë e eliminuara nga vargjet homonimike, të cilat do t’i pasqyrojmë në një nëntemë të veçantë. Ky numër relativisht jo i vogël, krahasuar me të dhënat që na jepen nga J.Thomai121, se në gjuhën shqipe numërohen rreth 500 çifte ose vargje homonimike, tregon se ky fenomen ka vend për t'i kushtuar vëmendje si kategori leksikologjike e semantike dhe për të parë se ç'po ndryshon në dukurinë e homonimisë të gjuhës shqipe. Kuptohet që brenda këtyre çifteve të eliminuara ka dhe një sërë veçorish që kanë kushtëzuar këtë redaktim. Mendohet se rrudhja e njësive përbërëse të çiftit homonimik, është shumë më mundshme të ndodhë se ngurtësimi apo mospërdorimi më i njësisë. Kjo mund të vijë si pasojë e afrisë së madhe kuptimore që mund të kenë njësitë përbërëse, ose kur njësia leksikore përbërëse nuk gjen më terren përdorimi aktiv në grupin e folësve. Një tjetër shpjegim është se eliminimi i njësive të tilla ka ushqyer dukurinë e polisemisë, duke u kthyer në fjalë polisemantike si pasojë e shkrirjes homomimike, ose ka ndikuar në shtimin e fjalëve njëkuptimëshe, duke u pasqyruar si njësi më vete leksikore. Nëse do të rendisnim shkaqet e eliminimit të çifteve homonimike, atëherë do të renditnim: - njëra prej njësive homonimike ka humbur kuptimin, është eliminuar si fjalë dhe

shprehja nuk ka më kuptimin përgjegjës. - kuptimi i njërës njësi homonimke është përfshirë si kuptimi i tjetrës njësi. - ndarja në fjalorin fillestar mund të ketë qenë e padrejtë dhe hartimi i një fjalori të ri

ka sjellë dhe korrigjimin e këtyre rasteve. - lidhjet e krijuara janë bërë në mbështetje të asaj që quhet “ ligji i ekonomisë

gjuhësore”. - praktika gjuhësore është tregues i vlerësimit të përdorimit të këtyre njësive. Pjesa më e madhe nga tërësia e çifteve të eliminuara i përkasin fushës konkrete të kuptimeve, ndërsa disa prej tyre i përkasin fushës abstrakte të kuptimeve. Këto kuptime

120 Shënim: Referuar parathënies së dy fjalorëve shpjegues. 121 J.Thomai “Prejardhje kuptimore në gjuhën shqipe” fq,77.

86

konkrete i përgjigjen më tepër rrafshit të ligjërimit bisedor dhe më pak atij të shkruar. Pra, me ndryshimin dhe zhvillimin e gjuhës që ndikojnë dukshëm dhe në mënyrë të pashmangshme në çdo dukuri gjuhësore, krijohen dhe rregulla të brendshme, të cilat pasqyrojnë ndryshimet për këto fenomene. Njësitë homonimke të eliminuara, përgjithësisht i takojnë atij korpusi fjalësh që i takojnë krahinorizmave, fjalëve të vjetëruara, terminologjisë etj. Në këtë mënyrë eliminimi i tyre është i mbështetur në kriteret e fjalorit për hartimin dhe paraqitjen e lëndës gjuhësore. Prandaj, nga grupi i përgjithshëm i fjalëve nuk janë përfshirë krahinorizmat e ngushtë, fjalët e vjetruara, historizmat e rrallë, huazime tashmë të mënjanuara nga përdorimi etj.122 Teorikisht kjo nuk përbën thyerje të sistemit leksikor, sepse i përgjigjet përpunimit e pastrimit të gjuhës letrare shqipe nga elementët e tepërt ose të panevojshëm. Por duhet theksuar se, prurjet dialektore përbëjnë dhe burimin parësor të shtimit të fondit leksikor të gjuhës shqipe. Ajo që na intereson më shumë, është efekti dhe produkti që jep rrudhja e homonimisë, pra ndikimi i homonimisë në gjuhë. Çdo njësi homonimike e shtuar apo e eliminuar, jep efektin e vet në shtimin apo rrudhjen e polisemisë, në shtimin apo zvogëlimin e fjalëve monosemantike. Marrëdhënie të tilla mund të sjellin zhvillime të dukshme në gjuhë, në përmbajtjen kuptimore të fjalëve. 4.3.1 Eliminimi i një prej njësive të çiftit homonimik

Nga materiali i shqyrtuar vërejmë re se njëra prej njësive i ka mbijetuar përdorimit praktik, ndërsa njësia tjetër është reduktuar. Lëvizjet semantike reflektojnë paraqitje të ndryshimeve leksikore dhe kuptimore. Kjo masë lëvizjesh mëton të japë realitetin gjuhësor të dukurisë së homonimisë. Në “Fjalori i gjuhës shqipe” 1980 rastet e eliminimit të njërës njësi të çiftit homonimik janë:

-ajazmë II bot. mendër; ajkëtore II vjet. dyqan ku shitej ajkë; aktive II mb.fin., që ka më

shumë të ardhura se shpenzime…, algëII lëvozhga e farës së pishës së butë; anëII tekst. fill mëndafshi a pambuku…, apostrofojII gjuh. vë apostrof, përdor apostrofin…, apostrofimII veprimi sipas foljes; armatorI det. pronar ose qiramarrës anijesh; armatëII zinxhir ari që varin gratë në qafë si stoli; arsejII krahin. dëboj, përzë dhe fig. i jap fund një pune; asII

hist. monedhë romake prej bakri; backëI dackë; ballukII cjap me balluke; baxhëII hist.

taksë bashkiake në kohën e sundimit osman; bejleguII krahin. tufa e luleve të misrit; benguII krahin. gjerdan me gurë të çmuar; beretëII revolver; bisbiqI gjell. kulaç me miell misri; bocëII enë prej qelqi për ujë; bojalliI bised. shtathedhur e i pashëm; buçI krahin. xhungë, bullungë; bukatorI enë e thellë që nxë miell sa për një bukë; bursistII kapitalist që luan në bursë; buzhelëII turjelë për të hapur vrima në dru; cakëI fin.vjet. pjesë e caktuar e një pagese; cullohemII krahin. më fryhet barku; dërrmojII krahin. zbres, zdirgjem; ditarI

122 “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, fq. 8-9.

87

vjet. njësi mase për tokën; djegësI punëtori që djeg furrën për pjekjen e tullave e tjegullave; doçkëI lojë fëmijësh me disa fëmijë; emisarII tek. kanal ku kalon uji kënetës, që derdhet në det; filII det. buza në dy anët e kuvertës së anijes; fshihemII fshij me peshqir a me rrobë të thatë trupin..; fustëII vjet. lloj barke e shpejtë, për qëllime luftarake; gabëI krahin. gafë; gajtanII ka ose cjap me qime të murrme; gërdecI mjek. sifiliz; gërthacII bot. ullastër; gicII gropë e vogël në tokë, ku vë thembrën lojtari; godiI bised. marrëveshje, ujdi; gradëII krahin. çerdhe zogjsh nëpër drurë; gripII pëllumb i bardhë me pika të zeza; grisëI krahin. spica, kalla; hapësII punëtor që merret me hapjen e gropave; harmoçII llaç i shkoqur..; heqjeII heqël; hupët(i)II krahin. i humbur; hutëI zool. femra e hutit; ithII ana e prapme; jazII mban zi; joshëII krahin. nëna e nënës; kafazII vjet. nëpunës në shërbim të konsullit ose një përfaqësie diplomatike; kalandërI zool. lloj laureshe, me shpinë të përhime; kileII gëzhojë fisheku; koreII krahin. turp; krosII qeros; kuçII enë e madhe balte si vorbë; kumbaraI kuti… ku fëmijët hedhin para për t’i ruajtur; lahuriII krahin. lahutë; lëndinëII krahin. lëndishtë; ligjëratëII vjet. vajtim me ligje i një të vdekuri nga gratë; liqeII vjet. shpërblim për një punë të kryer; markëI njësi monetare bazë e Gjermanisë dhe Finlandës; mekthII këlysh lepuri; mirosI bised. përmirësoj, mirësoj; mirosjeI veprimi sipas kuptimit të foljes –miros-; mjetII mur i hollë me dërrasa që ndan një dhomë nga një tjetër; mollëzII bot. mbodhul; nefritII min. shkëmb i fortë me ngjyrë të gjelbër; ngasjeII bot.

prrall; pallangëI vjet. fshat me shtëpi të mbledhura…; peshkatoreII tek. shtagë e gjatë e metaltë…; përgjimII etnogr. gostia që i bëhej fëmijës kur i vihej emri; përparjeII lastar i ri që del në hardhi; pishinëI pyll me pisha, pishak; prajII bised. i ngjit sëmundjen dikujt, e moleps; prajëII bised. prekja e një qënieje nga mikrobe ose baktere; qeporeII smalt; radhorI fletore për të shkruar për një punë; reaktivII bised. aeroplan me motor reaktiv; romanII krahin. shulës; spirëII mek.elektr. një rrotullim i një përçuesi si spirale; sharkëII dele sharane; shkalitur (i)I mb.tek. që i është hequr kalitja; shkurtII djalë a burrë me trup të shkurtër; tabakII vjet. lëkurëregjës; taçI derrkuci më i vogël; tajëII spec. vidhë, burmë; tasII pëllumb me kaçul në kokë; torbëII deng fijesh pambuku me peshë 9 kg; tretarI hist. ai që mblidhte një të tretën e prodhimit; tropI let. fjalë a shprehje që përdoret me kuptim të figurshëm; ujëseI enë për të mbajtur ujë të pijshëm; valëbukeII bukëvale, përshesh me qumësht; veriuII verore; vidëII vidhë; vilëII lojë, dy kokrra arra të vendosura njëra mbi tjetrën; xinëI majë pene për të shkruar; xhungëlI xhungë e vogël; zhapI fig. bëj që të fishket e të varet; zhapemI bised. ligështohem e më varen mishrat; zhavellëI hist. lloj shtize jo shumë e gjatë.123 Nga shembujt e parashtruar më lart vërejmë se çifti homonimik nuk pasqyrohet më si i tillë, si pasojë e humbjes së një elementi. Kjo dukuri, mendojmë se shpjegohet me aftësinë pasive që kanë këto njësi ndaj praktikës gjuhësore. Me të vërtetë në “Fjalorin e

123 Shënim: në shembujt e parashtruar nuk janë përfshirë rastet e eleminimit të prishjes së njësive homonimike nga vargjet homonimike, për pasojë se do të trajtohen në një kapitull tjetër. Ato do të jepen si të dhëna më vete.

88

gjuhës shqipe” 2006124 jepet sqarimi përkatës se: “… në shpjegime janë lënë jashtë gjymtyrët e tepërta, të cilat kuptimisht përmbahen te gjymtyrët e tjera të shpjegimit dhe krijojnë mbingarkesa të panevojshme; p.sh. plis,-iII…”, por këto raste janë dëshmi për paraqitjen e gjendjes gjuhësore të dukurisë së homonimisë. Nga ana tjetër duhet theksuar se elementë të tillë i takojnë pasivizimit të fjalëve, sepse, pavarësisht mosparaqitjes së tyre në fjalor, ato mund të jenë aktive në të folme të ndryshme të shqipes, në territore gjeografike tepër të ngushta. Reduktimi i përdorimit të tyre në shtrirje kohore dhe gjeografike, i kalon këto njësi leksikore në pjesë anësore të gjuhës e deri në daljen jashtë nga leksiku. Ndër studimet që janë kryer, janë përcaktuar dhe mënyrat e formimit të homonimisë që mund të jenë: ndryshimi ose evolucioni fonetik; shkëmbimi i fjalëve ndërmjet dialekteve me gjuhën e përbashkët; huazimet; fjalëformimi; zbërthimi i polisemisë125. Këto të fundit mund të analizohen vetëm në planin sinkronik, i cili vërehet në vendin që zë fjala në sistemin e gjuhës shqipe. Kjo do të thotë se vendi i fjalës do të shihet jo vetëm në aspektin etimologjik, por edhe në aspektet e tjera të përmendura më lart për rrugët e krijimit të homonimisë. Të dhëna të tilla nuk shërbejnë thjesht për të treguar një sasi numerike të njësive homonimike që dalin apo përfshihen në dukurinë e homonimisë. Problemi kyç mendohet se qëndron në ndryshimet që pëson njësia leksikore nga pikpamja e strukturës leksiko-semantike. Procesi i eliminimit nuk është shoqëruar vetëm me mungesën e kuptimit kryesor të një njësie, por me tërësinë e varianteve semantike që ajo mbart. Kjo ka ndodhur në raste të tilla si: arsejII, bejleguII, fshihemII, gradëII, grisëI, harmoçII, (i) hupëtII, hutëI, kalandërI, kileII, pishinëI, sharkëII, taçI, tajëII, tretarI, zhapI, zhapemI. Variantet kuptimore të këtyre njësive, variojnë nga 2 kuptime deri në 4 të tilla. Kështu që këto shembuj paraqesin një humbje të ekuilibrit semantik. Gjuha nuk përjeton vetëm rrjedhjen e njësive qoftë leksikore, qoftë homonimike, por dhe të varianteve semantike, të cilat gjenerojnë në kuptime e fjalë të reja. 4.3.2 Eliminimi i plotë i çiftit homonimik Procesi i eliminimit brenda njësive të çiftit homonimik, mund të ndodhë në forma të ndryshme. Shumë më të rralla janë rastet kur të dyja fjalët e çiftit homonimik janë zhdukur krejtësisht, si psh: ahtI 1. psherëtimë, rënkim i thellë. 2. grahma e fundit para vdekjes dhe ahtII afsh. asillojI si dëft.bised. dhe asillojII ndajf.bised. buqicëI dryn dhe buqicëII zool. zog i vogël sa një trumcak. gërmicëI veter. gërmitë dhe gërmicëII krahin. zverk. grafikishtI ndajf. me anë të një grafiku, me grafik dhe grafikishtII ndajf. me anë të shenjave grafike. ligjëriI vjet. fjalë dhe ligjëriII vjet. legjislacion, ligjshmëri. mashallaI

124 “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” fq.17. 125 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun” I, Tiranë 1972, fq.205.

89

vjet. monedhë ari që u vinin fëmijëve të vegjël… dhe mashallaII vjet. kuti me hi ose vajgur që përdorej për ndriçim. sakI krahin. rrjetë peshkimi në trajtë traste dhe sakII ai që u mbush gotat e rakisë njerzve ne gosti. Humbja e njësive të çiftit homonimik ndodh edhe kur fjalët nuk kanë patur aftësinë e shkrirjes me njësi të tjera leksikore të gjuhës shqipe ose të huazuara nga gjuhë të tjera. Por ato janë zëvëndësuar nga fjalë të tjera që mbartin kuptime të përafërta me njësitë e eliminuara. Në këtë mënyrë fjalët orientohen drejt humbjes. Në të tilla raste është bërë rivendosja e tyre nga njësi të tjera. Gjuha ka zgjedhur më të përshtatshme për përdorim asisoj në vend të asilloj; legjislacion në vend të ligjëri etj. Pra eliminimi i tyre është shoqëruar dhe me zëvëndësimin e tyre. Ky fenomen, i cili nuk paraqitet fort shqetësues për nga ana sasiore, i atribuohet faktit se janë fjalë që nuk përdoren nga një masë e gjerë folësish. Pa dyshim që këto njësi nuk janë eliminuar vetëm nga vjetërimi apo nga mospërdorimi, porse i nënshtrohen “rregullave” që vendos praktika ligjerimore. 4.3.3 Shkrirja e njësive të çiftit homonimik në dy fjalë më vete Në shndërrimet që pëson homonimia në njësitë e çifteve të saj vërejmë dhe dukurinë e kundërt, kur shkrirja e çiftit homonimik shkon në ndarjen e dy fjalëve më vete, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë në fjalë monosemantike. Kjo ka ndodhur në këto raste, si psh: asisoj përem.bised. i atillë dhe asisoj ndajf.bised. në atë mënyrë; çapem vetv. nisem për diku, shkoj dhe çapem vetv. përçapem; çapitje veprimi sipas foljes, eci ngadalë dhe i pasigurtë dhe çapitje veprimi sipas foljes përtyp, çap; çka përe.pyet. çfarë dhe çka ndajf.bised. njëfarësoj; dyshe mb.bised. që ka dy pjesë a dy njësi dhe dyshe grup me dy qenie ose me dy sende; flakëritje, flakërim dhe flakëritje, flakje; flakëritet vetv. flakërohem dhe flakëritet pës. flakërohem; ftohem vetv. e bëj të ftohtë ose më të ftohtë dhe ftohem pës. e ftoh; grykje grykëse dhe grykje mb.em. me grykë të gjatë; harrje veprimi sipas foljes, heq barërat e këqija dhe harrje zool. kandërr pickuese; kallëzues 1.drejt. ai që kallëzon a që padit dikë dhe kallëzues 3.gjuh. gjymtyrë kryesore e fjalisë; mu pj. përcakton më mirë vendin e kohën dhe mu onomat. imiton britmën e kaut a të lopës; mundem vetv. mund dhe mundem pës. mposht; na përem. trajtë e shkurtër dhe na pasth. merre, urdhëro; ngrihem vetv. ngre dhe ngrihem pës. ngre; ngjitëse mb. që ngjit dhe ngjitëse mb. që merr drejtimin nga poshtë lart; përcillem vetv. kaloj nga goja në stomak një ushqim dhe përcillem pës. përcjell; përflaket vetv. e djeg me flakë dhe përflaket pës. përflak; përzihem vetv. bashkohet me një gjë tjetër ose me të tjerë dhe përzihem pës. e foljes –përziej-; rripa-rripa mb. i ndarë në shumë rripa e breza dhe rripa-rripa ndajf. në rripa; shoshare ai që bën shosha dhe shoshare qepshe me vrima; shpengohem pës. i heq pengoren një kafshe dhe shpengohem pës. marr dicka që është lënë peng; shpengim em. gjendja për çliroj dhe shpengim em. gjendja për marr diçka që

90

është lënë peng; shtihem vetv. hidhet a vihet dicka brenda një ene dhe shtihet pës. shtirem; vlohet pës. valoj, ziej dhe vlohet vetv. fejohem; shpërbythem vetv. praps dhe shpërbythem pës. praps; zgjidhem vetv. zgjidh dhe zgjidhem pës. zgjidh. Këto raste bëjnë që çështja e homonimisë të tërheqë një vëmendje të veçantë, për të parë jo vetëm llojin e tipave që krijohen, por dhe vendin që zënë ato në gjuhën shqipe sot. Shembujt e parashtruar janë ndoshta ndër çështjet më të diskutueshme të kësaj dukurie: shpërbërja e çiftit homonimik në dy fjalë më vete. Nëse do t’i referoheshim idesë së Xh. Lloshit për shkaqet e lindjes së homonimisë, atëherë do të theksonim se, fjalët duhet t’i përkasin shtresave të njëjta ose të afërta të leksikut, si dhe të përdoren në të njëjtin kontekst ose situatë të foluri. Prandaj disa fjalë, edhe pse të pasqyruara si homonime në fjalor, nuk plotësojnë kushtin për të qenë homonime të vërteta.126 Dihet që mënyra më e mirë për të studiuar lëvizjet brenda kësaj dukurie, është etimologjia e fjalëve. Çështja që shtrohet, i takon kushteve që plotësojnë këto fjalë, të cilat tashmë nuk futen në grupin e homonimisë. A mundet që, fjalë të cilat kanë lidhje etimologjike midis tyre, të largohen aq sa të klasifikohen si dy njësi leksikore më vete? Lidhjet kuptimore ndërmjet njësive leksikore homonimike janë të forta, por jo gjithnjë të qarta. Gjallimi i gjuhës mund të sjellë dhe zbehjen e ndonjë prej kuptimeve të çifteve, dhe për pasojë, ato krijojnë shkëputje duke dalë si fjalë më vete. Kështu vërejmë se pjesa më e madhe e këtyre çifteve homonimike janë klasifikuar në grupin e homonimeve pa lidhje etimologjike.127 Si të tilla përmendim: çapitje, çapem, flakëritje, ftohem, na, ngrihem dhe zgjidhem. Duke mos patur një lidhje të qartë, atëherë ato paraqiten si të paqëndrueshme kuptimisht, kështu që mundësia për t’u shkëputur nga çifti homonimik është mjaft e madhe. Ndryshimet semantike që pësojnë fjalët homonime, i sjellin fjalës tipare dhe karakterizime të reja. Në shembujt e përmendur vërejmë fjalë (sidomos ato të cilat i përkasin kategorisë së foljeve në formën joveprore) të cilat, në grupin e çerdhes së fjalës, nuk e ruajnë lidhjen homonimike brenda zërit leksikor. P.sh: folja -mund- në Fjalorin e 1980-ës, paraqitet si homonim në dy format e saj, veprore dhe joveprore. Ndërsa në Fjalorin e 2006-ës folja -mund- del si homonim vetëm në format veprore të saj dhe jo më në format joveprore. Edhe folja -përflak- del në Fjalorin e 1980-ës si homonim në të gjitha njësitë leksikore të çerdhes së fjalës (përflak, përflaket, përflakje). Ndërsa në Fjalorin e 2006-ës, vetëm folja në format joveprore -përflaket- nuk del si çift homonimik, si njësitë e tjera të çerdhes së fjalës. Në të njëjtën mënyrë dalin dhe fjalë të tjera si: flakëritet, shpengohem dhe shpengim. Atëherë lind pyetja: nëse prejardhja kuptimore është zbehur aq sa e ka çuar fjalën në johomonimike, pse ka ndodhur vetëm në një element dhe jo në të gjithë njësitë përbërëse të çerdhes së fjalës? Mendojmë se kjo dukuri e gjen shpjegimin në vetë llojin e homonimeve. Rastet e lartpërmendura janë homonime të lindura nga fjalëformimi. Duke qenë të prejardhura nga

126 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” 1972, fq.207. 127 I referohemi klasifikimit të çifteve homonimike të bërë nga J.Thomai në “ Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” (kapitulli III).

91

rrënjë të ndryshme, ose nga tema të ndryshme me prapashtesim, atëherë ndodh që, format pësore të këtyre foljeve përputhen me format veprore të tyre. Kundërvënia veprore-joveprore (duke marrë në konsideratë vetëm shembujt –folje-) duket se është shkaku i mungesës së homonimisë në këto raste. Diateza është kategori gramatikore. Për pasojë, format joveprore të foljes shihen si trajta të së njëjtës fjalë. Në këtë mënyrë, mund të justifikohet dhe shpërbërja e tyre nga çifti homonimik. Por struktura e tyre semantike paraqitet krejt tjetër nga format e veprores, përsa i përket sasisë së varianteve kuptimore që ato bartin, si dhe anës kontekstuale të përdorimit. Nëse do t’u referoheshim dy elementëve të fundit, mendojmë se format e joveprores do t’i kishim si çifte homonimike, në rast se ato do të konsideroheshin si fjalë më vete. Prandaj një paraqitje e tillë në fjalor, besoj se i takon qartësisë shpjeguese së kundërvënies veprore-joveprore. Për më tepër nëse do t’i përmbaheshim dhe idesë së Xh.Lloshit se, “përputhja e formave pësore na çon në homonimi, edhe pse janë raste të veçanta që nuk lidhen me fjalëformimin drejtpërdrejt”128, kjo duhet ta përligjte klasifikimin e këtyre çifteve si homonimike. Në grupin e homonimeve që tashmë dalin si fjalë më vete, përfshihen dhe fjalët që i takojnë grupit të emrave, si: çapitje, flakëritje, grykje dhe harrje. Këto homonime klasifikohen pa lidhje etimologjike, që formohen prej rrënjësh të ndryshme. Ato vijnë nga fjalë homonime me prapashtesën -je-. Nëse do t’i referoheshim Xh.Lloshit129, atëherë dhe emrat e formuar prej foljeve homonime duhet të kishin të njëjtin klasifikim. Por, në shembujt e dhënë realisht nuk ngjet kështu. Për të dhënë një përgjigje duhet t’i drejtohemi analizës semantiko-strukturore të fjalëve. Kuptimet “ecje e ngadaltë…” dhe “përtypje, çapje”, nuk besoj se kanë ndonjë lidhje midis tyre. Mundësitë fjalëformuese të këtyre njësive janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Nga fjala -çapitje- për “ecje të ngadaltë” nuk formohet ndonjë fjalë, ndërsa nga fjala -çapitje- për “përtypje”, formohet mbiemri –(i,e) çapitur-. Përpos këtij argumenti, nëse do t’i përmbaheshim analogjisë se, folja çapit del si çift homonimik, atëherë dhe emri i formuar prej saj do të klasifikohej si çift homonimik. Analiza tregon se këtu nuk kemi të bëjmë me dy kuptime të së njëjtës fjalë, por me dy fjalë më vetë, të cilat duhet të kishin gëzuar ndarjen si homonime në fjalor. Po e njëjta gjë ndodh dhe me çiftin homonimik flakëritje. Njësitë homonimike nuk kanë lidhje etimologjike me njëra-tjetrën. Sipas E.Çabej, -flakëroj- vjen nga “me flakrue (zjarrmi) dhe nuk ka lidhje me flakëroj (hedh, flak).130 Njësia e dytë mund të jetë një zhvillim i pavarur, i cili ka dalë si homonim me të parën. Sot, praqitja e tyre si homonim i takon vetëm formës veprore të foljes, ndërsa forma joveprore dhe emri, dalin si fjalë më vete. Si fjalë monosemantike, të cilat i kanë shkëputur lidhjet homonimike,janë dhe çiftet e fjalëve grykje- për grykëse dhe grykje- enë uji me grykë të lartë e të ngushtë; harrje për

128 Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” I Tiranë 1972, fq.207. 129 “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun” 1, Tiranë fq.208. 130 E.Çabej “Studime etimologjike” 1. fq. 72-73.

92

kandërr dhe harrje për shkul.131 Shembujt e dhënë janë trajtuar nga J.Thomai në grupin e homonimeve me lidhje etimologjike, të cilat kanë dalë nga e njëjta temë ose nga kuptime të ndryshme të saj. Fjalë të tilla në shqip kanë një përdorim të kahershëm dhe nuk janë fjalëformime të reja. Paraqitja e tyre në Fjalorin e 1980-ës jepet si çift homonimik, ndërsa në fjalorin e fundit, si njësi leksikore monosemantike. Nëse përdorimi i fjalëve si homonimike mund të ketë qenë një ndarje jo e drejtë në fjalor, pse sot nuk janë përfshirë si kuptime të një fjale, por ndahen si fjalë më vete? Duke qenë se të tilla raste vijnë nga e njëjta temë, atëherë lidhja semantike është e dukshme. Zhvillimi fjalëformues i këtyre njësive nuk ka ndryshuar aspak. Ato as nuk janë zhvilluar semantikisht, as nuk janë shterur kuptimisht. Prandaj, mendoj se këtu nuk kemi të bëjmë me dy fjalë më vete, por me dy kuptime të së njëjtës fjalë. Nga sa shqyrtuam, fjalët nuk i përmbahen një standarti për t’u renditur si homonime apo si njësi leksikore më vete. Me apo pa lidhje etimologjike, ato janë në fondin e njësive monosemantike. E njëjta gjë ndodh edhe te pjesët shërbyese, çka, mu, na, të cilat nuk janë më homonime. Tradita leksikore e ka cilësuar gjithnjë të vështirë dallimin e paraqitjen e tyre në fjalor si çifte homonimike apo jo132. Mendoj se një paraqitje e tillë, aktuale, evidenton po të njëjtën problematikë. Vërejmë: në Fjalorin e 1980-ës fjala shërbyese -çka- jepet si çift homonimik dhe dallohen kuptimet e mundshme të secilës fjalë, duke u ndarë nga njëri- tjetri dhe me numrat përkatës. Në Fjalorin e 2006-ës jepet ndarja e kuptimeve në të njëjtën mënyrë, por jo më në paraqitje si çift homonimik. Kështu ndodh dhe me fjalët shërbyese -mu, na-. Ato thjesht paraqiten si fjalë më vete. (Shënim: janë marrë në shqyrtim vetëm fjalët shërbyese të cilat janë eliminuar si homonime, ndërsa grupi tjetër i tyre do të trajtohet në një kapitull tjetër). Nga evidentimi i rasteve te lartpërmendura (njësi homonimike të eliminuara) vemë re se në rreth 65 raste kthehen në fjalë monosemantike. Pra eliminimi i njërës prej fjalëve homonimike, e cila mund të ketë ndodhur për një arsye të caktuar, e ka ushqyer monosemantizmin me 65 njësi të reja. Në rastet e njësive të dhëna si: asisoj, do, grykës, grykje, harrje, heroinë, shoshare, njësitë homonimike janë ndarë, duke na u paraqitur si tërësia e kuptimeve që jepet njësoj me fjalorin e ’80, por ndryshimi qëndron në faktin që fjalët reshtin së qeni homonime, edhe pse kanë tingëllim të njëjtë dhe kuptime të larguara. E njëjta gjë ndodh dhe te njësia -do-, e cila humb si fjalë me tre njësi homonimike, duke u kthyer në dy fjalë monosemantike. Në rastin e fjalës -grykës-, i cili tashmë na paraqitet me ndarje në dy njësi leksikore më vete, J.Thomai133 e trajton si çift homonimik i zhvilluar nga kuptime të ndryshme të së njëjtës fjalë, në njësi leksikore homonimike. Mendoj se ky referim përcaktues i takon Fjalorit të 1980-ës. Për shembujt e tjerë të lartpërmendur, bëhet bashkimi i tyre sipas zërit leksikografik përgjegjës, duke qenë dhe grafikisht të larguara. Pra, vërejmë se ndarja e këtyre njësive leksikore sipas zërave 131 Po aty. Citoj: Te folja “harr” lidhen trajtat dialektore nga fusha e florës “gjethe që priten” dhe nga fusha e faunës “harrje”, emri I insektit Phlebotomus papatasii. 132 J.Kole “Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme” në “Studime mbi leksikun” 1. 133J.Thomai, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” Tiranë, 2009, fq. 184.

93

leksikografikë përkatës, ka kushtëzuar dhe shpërbërjen e homonimisë. Në pjesën hyrëse të Fjalorit 2006, shpjegimi i ri i kuptimeve, shkrirja e tyre në një kuptim të vetëm, është shpjeguar me nivelin e sintezës së përgjithshme semantike, duke përjashtuar përbërësit kuptimorë themelorë jodallues dhe duke ruajtur ato më të domosdoshmit.134 Meqenëse homonimia është gjendja në të cilën një grup fjalësh shqiptohen njëlloj, por kuptimet e tyre kanë origjina të ndryshme, mendoj se ndarja e këtyre njësive homonimike në dy fjalë më vete monosemantike nuk është e përligjur në bazë të kritereve teorike mbi dukurinë e homonimisë. Dallimi i homonimeve në fjalor nuk ka qenë gjithnjë e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për hyrje të fjalëve të ndryshme nga dialektet në gjuhën e përbashkët135. Dhe për disa nga homonimet e eliminuara më lart, mund të jepet si shpjegim i prishjes së homonimisë fakti që nuk janë përfshirë disa variante fonetike e gramatikore, krahinorizma, fjalë të vjetëruara, fjalë që nuk kanë përdorim të gjerë etj. Për këtë arsye del e nevojshme për t’u parë dhe vendi i fjalës në aspektin etimologjik. P.sh. në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980, fjala -përgjim~i jepet si çift homonimik, ku përfshin këto kuptime: përgjim ~iI 1. veprimi sipas kuptimit të foljeve përgjoj, përgjohem; 2. përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh rreth e rrotull, si dhe përgjim~iII etnogr. gostia a darka që bëhej kur i vihej emri fëmijës, zakonisht tri ditë pas lindjes; dhuratat që i çoheshin në këtë rast. Sipas E. Çabej136, etimologjikisht kjo fjalë vjen nga fjala greke - poganik- që lidhej me kuptimin e festës së lindjes së djalit. Pra dikur këto kanë qenë kuptime të së njëjtës fjalë, por që më pas janë larguar aq shumë nga njëri-tjetri, sa kanë përfunduar në çift homonimik. Në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006, kjo fjalë eliminohet si çift homonimik, duke humbur dhe kuptimi i saj që lidhet me kuptimin etimologjik të fjalës. Në rast se hartuesit e fjalorit të fundit do të kishin marrë në konsideratë faktin që kjo është një ndër festat pagane (vendosja e emrit të fëmijës ditën e tretë të lindjes) që zhvillohet dendur në Shqipërinë e Mesme (zona e Kavajës), atëherë fjala nuk do të kishte shkëputje të variantit leksiko-semantik. Një tjetër rast interesant paraqet dhe fjala -heroinë-. Marrëdhëniet e shqipes me gjuhë të tjera kanë bërë që në fondin leksikor të shqipes të përfshihen dhe një mori huazimesh. Kështu që mundësia e lindjes së homonimeve prej huazimeve është një mundësi e mirë. Problemi qëndron te paraqitja e këtyre rasteve në fjalor. Në shembullin e fjalës -heroinë, çifti homonimik është shpërbërë. Të përpiqemi për të gjetur lidhje etimologjike për të hamendësuar ndonjë paraqitje të gabuar të fjalorit, mendoj se do të ishte përpjekje e kotë, pasi fjalët nuk vijnë nga i njëjti burim. Duke menduar se dikur kanë qenë variante kuptimore të një fjale polisemantike, kuptimet e së cilës janë larguar shumë dhe kanë humbur lidhjen referuese midis njëri-tjetrit, kjo do të thotë që jemi në dukurinë e

134 “Fjalori i gjuhës shqipe 2006” fq.16-17. 135 Xh.Lloshi “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” I, Tiranë, 1972. 136 E.Çabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, Tiranë 1982, fq.104.

94

homonimisë. Prandaj për të përligjur këtë shpërbërje të çiftit homonimik, mendoj se mund të jetë paraqitja jo e përpiktë në fjalor. Parashtruam deri tani disa raste homonimie, të cilat si shkak i eliminimit të tyre janë kthyer në fjalë monosemantike. Por ç’do të thotë ky shtim i monosemantizmit? Numerikisht kjo dukuri gjuhësore çon në pasurimin e fondit leksikor të fjalëve, duke shtuar numrin e tyre. Praktikisht, për të qenë të frytshme në gjuhë, ato duhet të kenë aftësinë e zhvillimit. Vetëm kështu fjalët mund të marrin nuanca të tjera kuptimore, të derivojnë kuptime, të kthehen në burim për shtimin e kuptimeve e fjalëve të reja në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër njësitë monosemantike kanë dhe riskun e tyre. Fakti që ato shfaqen me një kuptim të vetëm, do të thotë që kanë përmbajtje të vakët dhe nuk është aspak e çuditshme që ato të ruajnë po atë përmbajtje leksikore, d.m.th mundësitë për t’u zgjeruar kuptimisht janë të pakta. Monosemantizmi ka vlerat e veta, pasi një nocion i përgjigjet një realjeje, por bie në kundërshtim me ligjin e ekonomisë gjuhësore, i cili pranon një nocion për të shenjuar shumë kuptime. Gjithsesi çdo gjë i mbetet praktikës gjuhësore për ta provuar. Sipas të dhënave që janë parashtruar dhe në kapitullin mbi poliseminë, në gjuhën shqipe vihet re nje rritje drejt monosemantizmit. Fjalët njëkuptimëshe janë përftuar edhe prej një sërë fjalësh të huazuara nga gjuhë të tjera, të cilat i përkasin kryesisht fushës së terminologjisë. Në pamundësi për të gjetur gjegjësen shqipe, janë përfshirë në fondin leksikor fjalë të shumta, të cilat me gjasa nuk mendojmë se mund të kenë zhvillim të strukturës semantike. Për pasojë ato nuk mund të bëhen burim për fjalët polisemantike, e cila më tepër priret të shumohet nga zhvillimi i kuptimeve, se sa nga fjalëformimi. Nga ana tjetër praktika ligjërimore tregon se një pjesë e njësive homonimike të eliminuara e të kthyera në fjalë monosemantike, kanë përdorim aktiv në ligjërim, edhe pse nuk janë pasqyruar në fjalor. Kjo ndodh p.sh. në rastet: -apostrofoj- gjuh. vë apostrof, përdor apostrofin për të zëvëndësuar një zanore a një rrokje që bie. -atlas- anat. rruaza e parë e qafës, tek e cila mbështetet koka. -bursist- kapitalist që luan në bursë me kursin e monedhave të arit etj. -kumbaraja- kuti e vogël prej teneqeje ku fëmijët hedhin lekët për t’i ruajtur. -përgjim- etnogr. gostia a darka që bëhej kur i vihej emri fëmijës, zakonisht tri ditë pas lindjes. -pishinë- pyll i vogël me pisha, pishak. - shkurt- djalë a burrë me trup të shkurtër. Shkaqet e humbjes së njërit nga njësitë e çiftit homonimik, ose të varianteve kuptimore të këtyre njësive mund të jenë të ndryshme, por pa përjashtuar dhe rastin e një ndarjeje të padrejtë në fjalor. E rëndësishme është që çdo zgjedhje fjale, duhet t’i përgjigjet vendit të saj në sistemin e gjuhës, duke marrë në konsideratë dhe shpeshtësinë e përdorimit në këtë sistem gjuhësor. Eliminimi i njësive të çifteve homonimike me të vërtetë e ka dëmtuar dukurinë e homonimisë, duke i shkaktuar rrudhje të saj, po nga ana tjetër sjell dhe një dobi. Proceset gjuhësore i ngjasojnë natyrës jetësore, të cilat ndjekin ritmin e zinxhirit të evolucionit. Dukuri të tilla janë të lidhura sipas një zinxhiri gjuhësor, të cilët sipas një rregullatori të vetëvendosur natyrshëm, përpiqen që të mos prishin ekuilibrat gjuhësorë.

95

4.3.4 Shkrirja e çiftit homonimik në një fjalë polisemantike Një ndër burimet e lindjes së homonimisë është dhe përftimi i tyre nga shpërbërja e polisemisë, të cilat njihen ndryshe si homonime semantike137. Nga njësitë homonimike të shqyrtuara në fjalorët shpjegues të shqipes vërejmë dhe një fakt tjetër shumë të njohur, ushqyerja e polisemisë si shkak i shpërbërjes së homonimisë. Një dukuri e tillë ndodh në rreth 84 njësi homonimike, ku çifte apo vargje homonimike bashkojnë njësitë e tyre përbërëse dhe kthehen në fjalë polisemantike. Pavarësisht se numri i kuptimeve për fjalët shumëkuptimëshe të ardhura nga shpërbërja e homonimisë, nuk është shumë i madh, kjo besoj se i faturohet zgjedhjes së shpjegimit të kuptimeve në mënyrë të shkurtuar. Deri më tani është folur shumë për raportet polisemi-homonimi, apo kalimin nga polisemia në homonimi. Kjo lidhje është marrë gjithnjë e drejtë vetëm në një kah, në atë të kalimit nga polisemia në homonimi, ndërsa anasjelltas, etimologjikisht nuk pranohet138. Lëvizjet e gjuhës në të gjithë sistemin e saj bëjnë të mundur që kuptimet e një fjalë të largohen aq shumë nga njëra-tjetra, sa të këputet nyja semantike dhe tashmë mund të përfitohen dy njësi homonimike. Pra zbërthimi i polisemisë është në çdo rast i mundshëm dhe i pranueshëm. Po dukuria e kundërt ka mundësi të ndodhë? Për kalimin nga homonimia në polisemi nuk ka gjasa që të konsiderohet si lidhje leksikore. Kjo për arsye se nga ana përmbajtjesore homonimia dhe polisemia nuk kanë të përbashkëta. Homonimia është dukuri që mbështetet në palidhshmërinë e kuptimeve, ndërsa polisemia në lidhshmërinë e kuptimeve139. Homonimia është e rëndësishme në gjuhë, sepse ajo ndan koncepetet jo të lidhura, ndërsa polisemia është e rëndësishme në gjuhë sepse, kuptimet e fjalës ndërtojnë kornizën e gjithë konceptit. Ato mund të ndërsillen rreth njëra- tjetrës për të ruajtur ekuililbrat e tyre gjuhësorë, por secila është dukuri që mbart specifikat dhe lirshmërinë e vet gjuhësore. Prandaj e vetmja mundësi që homonimia të kontribojë në polisemi, është dukuria e shpërbërjes së saj. Nisur dhe nga shembujt që do të parashtrojmë, do vërejmë se eliminimi i njësive të çifteve apo vargjeve homonimike, ka bërë që fjala të paraqitet me disa kuptime. Njësia homonimike që ka rezistuar mund të ketë qenë me disa kuptime dhe si e tillë ka ruajtur strukturën përmbajtjesore që ka pasur, ose njësia homonimike ka ndryshuar gjatë zhvillimit të saj gjuhësor dhe ka përftuar nuanca apo kuptime të reja gjuhësore. Eliminimi i njërës njësi nuk ka ndikuar aspak në ndryshimin e strukturës semantike të fjalës në çiftet homonimike. Por gjatë shqyrtimit të materialit vihen re dhe raste të tilla, kur njësitë homonimike të çiftit janë shkrirë me njëra-tjetrën, kuptimi i njërës njësi është përfshirë si kuptimi i tjetrës, duke na dhënë një njësi semantike me dy ose më shumë kuptime. Pra, shpërbërja e dukurisë së homonimisë shërben si ushqim për

137 R.Memushaj “Hyrje në gjuhësi” fq, 175. 138 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq. 155. 139 J.Lyons “Language and linguistics”, Cambridge and University Press, 1981, fq.147.

96

poliseminë. Edhe pse historia e gjuhës dhe etimologjia e përjashton mundësinë e takimit të kuptimeve të homonimisë në një fjalë polisemantike, J.Thomai e përmend në punimin e tij, se “…mund të ndodhë që kuptimet e dy homonimeve të takohen në ndonjë komponente semantike”.140 Shqyrtojmë shembujt kur njësitë e çiftit homonimik bashkohen në një fjalë polisemantike: akord,-i 1. muz. harmonia e tre a më shumë tingujve në lartësi të ndryshme. 2. ek. marrëveshje me dikë për të kryer një punë…; akrep,-i 1. zool. kafshë e vogël helmuese… 2. secila nga shigjetëzat e orës… 3. njeri dorështrënguar… 4. yjësi e zodiakut; arbëresh,-i 1. shqiptar i popullsisë së ardhur që në mesjetë në Itali e Greqi. 2.krahin. banor i fushave bregdetare në Shqipëri; barbariz/ëm 1. mizori, barbari. 2.gjuh. fjalë e huaj e panevojshme në gjuhën amtare; barkës,-i 1. shuli i përparmë i tezgjahut. 2. jelek leshi pa mëngë për gra; beronj/ë 1.zool. gjarpër i gjatë… 2.mb.fig. grua që nuk lind; breng-ë 1. bullungë. 2.mjek. difteria. 3.fig. vuajtje e rëndë shpirtërore; bub/ë zool.1. vemje e rritur. 5.mit. qenie e përfytyruar si përbindësh; divan,- i 1. kanape e veshur si kolltuk. 4. let.vjet. ode; dredhur-a (e) 1.gjell. dredhanik. 2. dridhje; eter,-i 1.kim. lëng pa ngjyrë me erë të mprehtë… 4.poet. qiell, hapësira qiellore; fili/k,-ku 1. ilik. 2. syth; groshar/e-ja 1.vjet. monedhë argjendi që vlente një grosh. 2. pafta a monedha prej metali të cmuar, që mbajnë gratë për stoli; gja/k,-ku 1. lëng i kuq që qarkullon në trupin e qenieve të gjalla… 5.etnogr. gjakmarrje; rast kur duhet vrarë një pjesëtar i familjes…; hutërroj/e 1.zool. hut, hutë. 2.mb. hutaqe; ideal,-e, 1.psikol.,logj.,filoz. që lidhet me idealin, me idenë a më ndërgjegjen. 2. që është model i mishërimit të vlerave…; këputj/e 1. veprimi dhe gjendja sipas foljes -këput-. 3.bot. barishte e tokave të lagështa, që këputen lehtë; kërr,-e 1.mb.em. i përhimë, i hirtë. 2. i zhveshur, pa drurë a pa bimësi; këshilltar,-i ai që këshillon dikë; anëtar i një këshilli; legen,-i 1. enë e madhe e rrumbullakët, e thellë. 4.anat. pjesë e skeletit të njeriut…; lulëbardh/ë, 1. barishte e egër me gjethe të vogla… 3. mjek. sëmundjë e rëndë, me puçrra të vogla; mashkullor,-i 1.zool. bleta mashkull. 2.bot. shërmend i hardhisë që nuk lidh kokrra; ngjesh,-a,-ur 1. e shtyp diçka dhe e bëj më të rrasët duke e zvogëluar. 5. vë e shtrëngoj mirë pas trupit; nxë, 1. v.III është në gjendje të përfshijë brenda vetes. 3. mësoj, fitoj njohuri të reja; palëz,-a 1.zvog. e palë. 2. bula e veshit. 3. rrotull fijesh prej mëndafshi; prift,-i 1.fet. titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë. 2.ndërt. dru i trashë që mban kulmarin e çatisë; pikëmadh,-e mb.,em., bised.mallk. që i rëntë pika; qëllim,-i 1. veprimi sipas foljes –qëlloj- 2. diçka që e synojmë ose kërkojmë ta arrijmë; shakullor,-e 1. shakullinë. 2. qese e vogël lëkure; shkall/oj, 1. i bëj dickaje shkallë a çallatë. 2. fig. e luaj mendsh, e çmend; shkarp/ë, 1. degë të holla të thata për të ndezur zjarrin. 2.bot. xinë. 3. këpucë të vjetra. 4. pite pa mjaltë; shkors/ë, 1. qilim i thjeshtë, cergë. 2. trinë e lyer me baltë; shkrifërim,-i 1. veprimi sipas foljes -shkrifëroj-. 2.gjeol. shtresa të shkrifëta të kores së tokës; shkrihem 1.vetv. ngrohet një trup që të kalojë nga gjendja e ngurtë në të lëngët. 5. shkrif, shpij; shtuf,-i 1. gur i lehtë e i thërrmueshëm që përdoret në ndërtim. 3. ashti i krahut; 140 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, Tiranë 2009, fq. 155.

97

turr/ë,- 1. grumbull drush të vëna me rregull njëra mbi tjetrën. 3. shami a peshqir i përdredhur dhe i lidhur nga një anë; thartore/ja-e, 1. thartor, hirrë djathi me pak qumësht. 2.bot. lëpjetë mali; urëz,-a 1. pjesa e poshtme e parmendës që mbështetet në tokë. 3. hark i metaltë rreth këmbëzës së armëve të zjarrit. (Shënim: Në shembujt e dhënë më sipër nuk janë përfshirë rastet e disa njësive homonimike që i përkasin fjalëve shërbyese, të cilat do të kenë një trajtim më vete.) Pjesa më e madhe e foljeve të formës joveprore dhe fjalëve shërbyese nuk janë marrë në shqyrtim, kjo për arsye se, në rastin e parë foljet joveprore janë përfshirë në një zë leksikor me trajtën përfaqësuese të foljes gjegjëse dhe si të tilla ato merren brenda çerdhes së fjalës. Në fjalorin e 1980-ës, këto folje e kanë ndërtuar çiftin homonimik duke patur si njësi homonimike treguese formën pësore dhe kuptimin përkatës si njësi të dytë homonimike. Prandaj, bashkimi i njësive homonimike në një fjalë të vetme polisemantike, nuk mendoj se prish rregullin semantik, por përkundrazi prishja e çiftit homonimik është e përligjur, me qëllim që të jepet sa më e plotë çerdhja e fjalës. Duke shqyrtuar shembujt e mëlartëm, natyrshëm lind pyetja: në bashkimin e njësive homonimike në një fjalë të vetme polisemantike, kemi të bëjmë me një ndikim të ri të homonimisë si dukuri apo me vështirësitë e një ndarjeje të qartë të çifteve homonimike në fjalorin e 1980-ës? Fillimisht po paraqesim mendimet e studiuesve rreth kësaj çështjeje. Xh.Lloshi e shpjegon bashkimin e njësive homonimike në një të vetme si dukuria e kontaminimit homonimik. Shkrirja e dy fjalëve të ndryshme në një, mendohet se rrjedh nga ndikimi që ushtrojnë kuptimet e fjalëve mbi njëri-tjetrin. Por, kjo dukuri sipas tij, ngjet rrallë.141 J.Thomai thekson se lidhja polisemi- homonimi është e dyfishtë, kështu që mund të ndodhë që kuptimet e dy homonimeve të mblidhen në një fjalë polisemantike, kur takohen në ndonjë komponente semantike. Pra, me fjalë të tjera shprehet po dukuria e kontaminimit homonimik. Por, së bashku janë të mendimit se, si historia gjuhësore ashtu dhe etimologjia e përjashtojnë këtë mundësi. Për rrjedhojë, lidhja ndërmjet polisemisë dhe homonimisë do të jetë e njëkahshme, pra nga polisemia në homonimi dhe jo në të kundërt.142 Në vija të përgjithshme të krijohet ideja se një dukuri e tillë e kalimit nga homonimia në polisemi edhe mund të ndodhë, edhe jo. Tani ndodhemi para faktit real, se si njësitë homonimike janë bashkuar në një të vetme. Për të parë nëse këto njësi janë takuar në ndonjë komponente semantike, apo kuptimet e këtyre njësive kanë ndikuar mbi njëra- tjetrën duke u afruar semantikisht e së fundmi duke u bashkuar, vlen për t’u studiuar nga etimologjia dhe historia e gjuhës. Gjithsesi, njësitë tashmë të bashkuara në fjalorët të cilët janë marrë në shqyrtim, rezultojnë si fjalë polisemantike. Mendimit se, në binomin

141 Xh.Lloshi “Rreth disa shfaqjeve të ndikimit të homonimisë në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” 1972. 142 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq. 155.

98

polisemi-homonimi, kalimi duhet pranuar vetëm nga polosemia në homonimi, “i ndryshon shenja e pikësimit” nga pikë në pikëpyetje. Zhvillimi i gjuhës kuptohet që ndikon në ndryshimin e gjendjes së gjuhës. Përderisa ndryshimet ndodhin dhe pranohen, nuk ka se si mos të marrim parasysh edhe këtë shfaqje të re të dukurisë së homonimisë, pra kalimin në një fjalë polisemantike. Kuptimet e njësive leksikore zhvillohen, lëvizin, duke shkaktuar dhe ndryshimin e strukturës së brendshme kuptimore të fjalës. Duhet të pranojmë që variantet kuptimet si largohen, ashtu edhe afrohen. Pra, njësitë semantike143 largohen shumë nga njëra- tjetra dhe nga boshti qendror i kuptimit dhe na japin fjalë më vete. Por nga ana tjetër ato mund dhe të afrohen, duke iu bashkuar këtij boshti qendror kuptimor. Fjalët janë të lidhura me një kuptim bosht (ose bazë) dhe me kuptimet specifike, që lidhen midis tyre nëpërmjet kontekstit ose rregullave të përcaktuara. Kuptimi kryesor është ai që i njihet fjalës që në origjinë dhe prej tij kanë derivuar kuptime të tjera. Largimi i kuptimeve na çon në formimin e homonimisë, pasi jepet mundësia që këto kuptime të dalin dhe të zhvillohen si njësi leksikore më vete. Pra, zbërthimi i polisemisë është një burim për homoniminë, pasi çdo njësi semantike në një kohë të largët apo të afërt, ka gjithë mundësitë për t’u kthyer në njësi më vete leksikore, pra për të formuar një fjalë të re. Nëse do të ndjekim këtë logjikë, atëherë të njëjtën gjë do të na duhet të pranojmë dhe për homoniminë. Çdo njësi homonimike përbëhet nga kuptimet e saj përbërëse. Pra kemi shumë njësi homonimike që na dalin me disa kuptime në paraqitjen e tyre në fjalor. Kuptohet që, kuptimet e njësive homonimike të veçanta nuk rrjedhin nga e njëjta origjinë, sepse ndryshe nuk do të flisnim për këtë dukuri, por për dukurinë e polisemisë, edhe pse është pranuar se pjesa më e madhe e çifteve homonimike, vijnë nga ato që mund të kenë pasur një lidhje etimologjike të largët. Meqenëse njësitë semantike mund të dalin si fjalë më vete, do të thotë që çdo kuptim i këtyre njësive jep mundësinë e formimit të fjalëve të reja. Kështu, kuptimet si largohen nga kuptimi bazë, ashtu edhe mund të afrohen, duke u takuar në ndonjë nyjë semantike. (Shënim: Shembujt për largimin e kuptimeve nga struktura e fjalës, që kanë dalë si njësi më vete homonimike janë parashtruar në pikën 4.4, ndërsa për rastet e bashkimit të njësive homonimike në një fjalë më vete janë dhënë në pikën 4.3.4). Shpjegimi i kësaj dukurie mendojmë se i takon faktorëve gjuhësorë të brendshëm. Në thelb nuk është gjë tjetër veçse një tipar i njësive semantike, të cilat gëzojnë aftësinë për t’u shkëputur dhe për t’u afruar. Pasojat e tyre japin shfaqje të reja në dukuritë e polisemisë dhe homonimisë. Shenja e barazisë që i bashkon këto shfaqje të dukurive në shqyrtim, nuk është gjë tjetër veçse lëvizja gjuhësore. Prandaj, në gjuhë mendojmë se nuk duhet të vendosim shenjën e ndalimit për dukuri të ndryshme, për aq kohë që gjuha lëvrin, zhvillohet dhe ndryshon. Të njëjtën gjë duhet të themi dhe për kalimin e rasteve nga njësitë homonimike në fjalë polisemantike, ku lëvizjet që pësojnë njësitë semantike si pasojë e faktorëve gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë, shfaqin ndryshime, të cilat deri tani nuk janë pranuar. Teorikisht kjo mundësi ka qenë e 143 Shënim: Termi “njësi semantike” është përdorur për variantet kuptimore të fjalës.

99

pamundur, por praktikisht ajo është evidente. Rishikimi i këtij ndikimi të ri, mund të jetë një shtysë për diskutime të mëtejshme. Një tjetër aspekt që duhet të theksohet është dhe shtimi i polisemisë nga shpërbërja e homonimisë. U parashtrua se njësitë homonimike të eliminuara janë ushqim më tepër për fjalët polisemantike se për fjalët monosemantike. Kjo gërshetohet dhe me ligjin e ekonomisë gjuhësore, pasi për folësit është më e lehtë përdorimi i një fjale me shumë kuptime, se sa të ngarkojë kujtesën e tyre me shumë fjalë për nocione të ndryshme. Në këtë aspekt vlera e polisemisë për ekonomizmin gjuhësor është shumë e njohur. Ndoshta për disa polisemia mund të konsiderohet dhe si defekt për gjuhën, por është një kusht thelbësor i efiçencës së gjuhës144. Imagjinoni se sa shumë terma do të kishim në qarkullim, në rast se nuk do të ekzistonte polisemia si dukuri, gjë që do të sillte vështirësi dhe në paraqitjen e tyre në fjalor. Por praktika gjuhësore tregohet shumë e kujdesshme ndaj të tilla dukurive, të cilat e lehtësojnë folësin dhe jo ta ngarkojnë kujtesën njerëzore. Polisemia është një faktor i vlefshëm për ekonominë gjuhësore dhe për fleksibilitetin në gjuhë. Mesa duket kjo reflektohet dhe te shpërbërja e polisemisë, e cila shkon në vijë lineare me praktikën gjuhësore. Ajo shton fjalët polisemantike, duke shtuar njësitë kuptimore, duke i dhënë mundësinë atyre të zhvillohen, deri në daljen si njësi më vete leksikore. Në këtë aspekt, shpërbërja e homonimisë i krijon kushte gjuhës për zhvillim dhe ndjek të njëjtin linjë zhvillimi si dukuritë e tjera gjuhësore. 4.3.5 Çfarë efektesh sjellin në gjuhë dukuritë e polisemisë dhe homonimisë, shtimi apo rrudhja e tyre? Studimet mbi dukuritë e polisemisë dhe homonimisë janë jo të shumta në numër dhe kontradiktore. Teoritë e ofruara paraqesin ndryshime të theksuara në shqyrtimin dhe trajtimin teorik të këtyre dukurive. Disa studiues gjejnë ndryshime midis polisemisë dhe homonimisë, duke mos pranuar asnjë lidhje midis tyre. “Polisemia e homonimia nuk janë një marrëdhënie, por pseudoprobleme për aq kohë sa folësi e injoron etimologjinë” (si L. Fraizer, K..Rayner)145. Në këtë mënyrë nuk pretendohet për ndonjë kalim të mundshëm nga polisemia në homonimi. Pra, këto dukuri procedojnë të ndara. Por ka dhe studiues që gjejnë ngjashmëri dhe lidhje midis polisemisë dhe homonimisë (D.K.Klein, G. Murphy)146. Kjo lidhje dhe ngjashmëri gjykohet se gjendet në pikëpamjen kontekstologjike të tyre. Këtij mendimi i afrohet dhe studiuesi J. Thomai, i cili për lidhjet ndërmjet polisemisë dhe homonimisë, mendon se varen nga shkaqet që janë të karakterit gjuhësor e psiko-linguistik.147 Kjo shpjegon dhe faktin pse studimi i polisemisë si dukuri gjuhësore është shoqëruar gjithmonë dhe me studimin e homonimisë. Edhe pse

144 S.Ullman “The principles of semantics”, Glasgoë Oxford, 1959, fq, 118. 145 Fraizer L, Rayner K, (1990) Taking on semantic commitments: Proccessing multiple meanings vs multiple senses, fq. 181-200. 146 D.E.Klein;G.L.Murphy “The presentation of polysemous ëords” në Journal of Memory and Language 2001, fq. 259-282. 147 J.Thomai, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”fq. 157.

100

një problematikë që ende diskutohet në studimet gjuhësore, mendojmë se dukuria e polisemisë dhe homonimisë kanë një lidhje të ndërsjellë. Ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe kalimi nga njëra dukuri te tjetra është e dukshme. Në një tekst të dhënë mund të hasim një numër të konsiderueshëm fjalësh polisemantike ose dhe homonime. Polisemia pasqyrohet me një numër të caktuar variantesh semantike, të cilat për nga ana grafike përkojnë. Dallimi i kuptimeve i takon pa dyshim kontekstit të fjalës, i cili është faktori kryesor i përftimit të kuptimeve të prejardhura që merr fjala. Ai është aq shumë përgjegjës për kuptimet e derivuara të reja të fjalës, sa në rast se nuk do t’i referohemi atij, do të jetë pothuaj e pamundur për të kuptuar ato kuptime që duam të shprehim. Nga ana tjetër e njëjta gjë ndodh dhe më homoniminë. Fjalët e njësive homonimike përkojnë nga ana grafike (ndërtimore), por janë të largëta në kuptim. Atëherë, përsëri është e nevojshme shfaqja e tyre kontekstuale. Kuptohet që nuk është aspak qëllimi për të barazuar variantet semantike të fjalëve polisemantike me njësitë leksikore që dalin si hominime, pasi do të ishte gabim, por, kjo përqasje u bë për të vënë në dukje rëndësinë e shfaqjes kontekstuale. Theksojmë se forma të tilla fjalësore ndryshojnë nga njëra-tjetra jo vetëm në natyrën e tyre përmbajtjesore, por dhe në funksionin e përfshirjen kuptimore. Vlera e polisemisë në gjuhë nuk i takon vetëm fleksibilitetit të saj në gjuhë. Duke qenë një dukuri shumë dinamike, atëherë dhe efektet e saj do të jenë të tilla. Polisemia rendit këto vlera: - zhvillon dhe pasuron sistemin semantik të gjuhës. - i përgjigjet ligjit të ekonomisë gjuhësore. - është burim për leksikun e shqipes për aq kohë sa gjuha shqipe ia beson më tepër

funksionet e saj njësive të lindura nga zhvillimi i kuptimeve se nga fjalëformimi. Gjithashtu polisemia i përgjigjet më shpejt zhvillimit gjuhësor në kohë. Kjo mbështetet në faktin se një dukuri e tillë, e cila merr pjesë në gjuhë si njësi me shumë kuptime, ka shanse më të mëdha për të qenë e përfshirë në ndryshimet gjuhësore. Në këtë aspekt do ta konsideronim si timonin e zhvillimit të sistemit semantik të gjuhës. Ndryshimet që mund të pësojnë vetë fjalët polisemantike apo dhe variantet kuptimore të tyre, janë shumë herë më të mëdha se fjalët homonimike. Ato gjenerojnë nuanca figurative, kuptime të derivuara, deri në ndarje të varianteve kuptimore dhe daljen e fjalëve më vete. Pra, për nga ana përmbajtjesore polisemia zhvillon, ndërsa homonimia pëson lidhjet e ndërsjella që kushtëzon polisemia. Por ç’ndodh me homoniminë? Edhe pse e konsideruar si një pjesë e vogël e gjuhës, vlera e saj është shumë e madhe. Ajo ndan konceptet jo të lidhura, duke na u paraqitur si palidhshmëri e kuptimeve.Është e qartë se homonimia duhet të jetë e kufizuar në gjuhë. Kjo dukuri mund të jetë shqetësuese për komunukimin, pasi krijon keqinterpretime. Imagjinoni sikur, gjuhët për të shprehur kuptime të reja do të përdornin po të njëjtat fjalë. Jo vetëm që do të krijohej një konfuzion për të gjithë komunikuesit, por këto gjuhë nuk do të kishin një strukturë të organizuar semantike. Kështu, dukuria e homonimisë është

101

një lloj rregullatori për sistemin gjuhësor në tërësi dhe për strukturën semantike në veçanti. Homonimia rendit këto vlera: - është burim ushqimi për poliseminë. - vlerësohet si një lloj rregullatori për strukturat semantike. - shërben për të furnizuar fondin leksikor të gjuhës sipasojë e shpërbërjes së

polisemisë. Logjikisht homonimia duhet të ndodhë më shpesh në gjuhët me fleksion. Edhe gjuha shqipe duke qenë gjuhë flektive, bën që fjalët të ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit. Për pasojë dhe shanset për të përftuar homonime janë të mëdha. Prandaj një ndër shakqet e lindjes së homonimisë mund të jetë dhe në mënyrë aksidentale, në të cilën rastis që fjalët të tingëllojnë njëlloj. Ky aksidentalizëm mund të ndodhë dhe te huazimet nga gjuhë të huaja, të cilat rastisin të kenë të njëjtën formë tingëllore me fjalët në gjuhën shqipe. E çuditshme është se si gjuha pajtohet në pjesën më të madhe të rasteve me këtë fenomen, i cili është në kundërshtim me funksionin e shenjave në gjuhë (psh, fjala –bar- shënon disa nocione me të njëjtën formë grafike të fjalës). Homonimia si dukuri i përgjigjet më ngadalë zhvillimit gjuhësor në kohë, sepse njësitë homonimike janë të ndara për nga ana kuptimore. Për pasojë ato nuk mund të kenë ritmin e njësive kuptimore të fjalëve polisemantike për t’u përfshirë në zhvillime gjuhësore. Njësitë homonimike e kanë më të vështirë përfshirjen dhe lëvizjen në struktura semantike, pasi ato janë struktura kuptimore të vetme. Por efikasiteti i këtij fenomeni në gjuhë është i dukshëm, pasi shërben si një faktor, i cili ndikon në ndryshimet gjuhësore. Kjo u pa dhe në shembujt e mësipërm, ku shpërbërja e njësive leksikore, luante në njërën anë rol pozitiv, por shkaktonte dhe dëme në vetë dukurinë e homonimisë. Kjo natyrshmëri e ndryshimeve që sjell homonimia, ka bërë që ajo të jetë ende në qendër të shumë pikëpyetjeve e diskutimeve. 4.4 Shtimi i njësive homonimike dhe shtimi i çifteve te reja homonimike. Ndryshimet në njësitë homonimike nuk kanë sjellë vetëm shpërbërje të çifteve homonimike, por dhe shtim të tyre. Zhvillimet gjuhësore kanë shkaktuar dhe efekte pozitive, të cilat shfaqin një përmirësim të këtij fenomeni gjuhësor. Prandaj në "Fjalorin e gjuhës shqipe" 2006, numërohen dhe një sërë çiftesh homonimike të formuara rishtaz, të cilat janë: - armatos/a,-; armatosj/e,-; armatosur (i,e) armatur/ë,-; bac/ë,-; bravari/i,-; cerm/ë,-; cërrkaç,-; çalëz,-a; çav/ë,-; çepelitet,-; çepelit/je,-; çepelitur (i,e); çërrkaç; çakëllimë; çapoj; çiç/ë,-; çikem; çikur (i,e); çimkë; çojë, çoku, çuku, datoj, datohet, datim, datuar (i), dhëmboreja, flakërim, fshirëse, grykor/e,-ja; gufë, gugë, jajë, kalorës; kontraktoj, konventë; krapje; lëngim; lëmesë, lugëtar, mëtim; micë, mis, ndenjëse, nis, pasim; pejzë; pengim; qokë; qumështor; rendoj; renduar (i,e); rrosh; sjellje; shkatërra; shkep;

102

shprehje; shprehur (i,e); shkrep, shkurroj; shok; shpuzak, shpuzë, shtang, shties; shutër, unzë, urdhje, vështirë(i,e); vlohet, zali, zar, zhërmak; zhym.. Nga vjelja e materialit vërejmë se kemi rreth 76 çifte homonimike të shtuara, një numër ky shumë i vogël në krahasim me sasinë e çifteve të eliminuara. Nisur nga sa u parashtrua, del se në gjuhën shqipe numërohen rreth 500 çifte homonimike148. Me një përllogaritje matematikore mund të themi se numri i këtyre çifteve ka zbritur në rreth 410 çifte ose vargje homonimike. Ajo që është me interes, është çështja: si lindin këto homonime të reja dhe cilat janë kushtet e formimit të tyre? Shkaqet e lindjes së homonimeve i takojnë më tepër gjuhës së folur dhe prurjeve nga dialektet. Prandaj si një ndër mundësitë kryesore të formimit të homonimisë, është dhe fondi leksikor dialektor. Një fenomen i tillë mendojmë se mund të jetë dhe objekt i shumë diskutimeve. Fjalët e krahinave të ndryshme shpesh përkojnë me njëra-tjetrën, duke mundësuar ndeshjen e homonimisë. Një grup tjetër homonimesh lindin dhe nga huazimet e fjalëve nga gjuhë të huaja, të cilat rastisin me të njëjtën formë tingullore. Por dhe fjalëformimi luan një rol të rëndësishëm në formimin e homonimisë149. Pavarësisht se gjuha huazon fjalë, përsëri aftësia përpunuese e gjuhës për ta përfshirë atë në sistem dhe për t’u dhënë tiparet dhe vecoritë e fjalës shqipe, bën që ky lloj fondi të japë homonime, të cilat përfshihen në grupin e huazimeve dhe të fjalëformimit njëkohësisht. Si shembull të tillë mund të sjellim çiftin e ri homonimik –kontraktoj- (kur përmendim këtë term i referohemi çifteve të reja homonimike të formuara rishtaz e të paraqitura në “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006). Kjo fjalë paraqet si çifte homonimike të gjithë zërin leksikor që ajo formon, pra e tërë çerdhja e fjalës krijon çifte homonimike (kontraktoj, kontraktim, i,e kontraktuar). Grupi tjetër i homonimeve, krijohet më së shumti nga zbërthimi i polisemisë, gjë që kushtëzohet dhe nga marrëdhëniet polisemi - homonimi. 4.4.1 Klasifikimet e çifteve të reja homonimike të formuara dhe të paraqitura në “Fjalori gjuhës shqipe” 2006 Klasifikimi i çifteve e reja homonimike të formuara dhe të paraqitura në “Fjalori gjuhës shqipe” 2006, janë si më poshtë: Grupi i 1: Homonime të përftuara nga shpërbërja e polisemisë Një ndër rrugët e formimit të homonimisë njihet dhe nga zbërthimi i polisemisë, pra nga prejardhja semantike. Tradita gjuhësore e ka cilësuar si një çështje mjaft të diskutueshme formimin e homonimeve nga polisemia. Kjo për faktin sepse kjo dukuri ngërthen problematikën e marrëdhënies midis dy dukurive: polisemisë dhe homonimisë. Meqenëse pajtohemi me mendimin se këto dy dukuri janë anët e së njëjtës medalje, atëherë ato nuk mund të konsiderohen si fenomene që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

148J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”. 149 Xh.Lloshi “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun e mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” 1972.

103

Përkundrazi, shtimi i homonimisë nëpërmjet prejardhjes semantike, e vërteton më qartë këtë çështje. Nëse do t’i referoheshim Xh.Lloshit për diskutueshmërinë e formimit të homonimisë nga polisemia, thekson se “ nga polisemia ka mundësi të lindë në disa raste homonimia”150. Ndërsa J.Thomai thekson se “një burim i homonimeve është polisemia”.151 Zhvillimi gjuhësor na vë përballë faktit se kjo dukuri po vazhdon të ndodhë dhe jo vetëm në disa raste. Nga shtjellimi i materialit vërejmë se në 5 raste, variantet semantike të njësive leksikore veçohen, duke dalë si një ndër njësitë e çiftit homonimik të krijuar rishtaz. Pra, shkëputja e njërit prej kuptimeve të fjalës më vete, largimi nga njësia leksikore e parë, ka krijuar një njësi të re leksikore, e cila është homonimike me të parën. Por, është theksuar se kjo shkëputje e variantit semantik nuk ndodh menjëherë, por kërkon shtrirje në kohë, derisa të marrë vlerë si një njësi e re. Në këtë punim i referohemi periudhës prej afro 30-vitesh, që ndajnë fjalorët me njëri-tjetrin. Vërejmë çiftet e reja homonimike të paraqitura në Fjalorin e 2006-ës dhe zbulojmë shkakun e shkëputjes së secilit variant semantik nga njësia leksikore. Fjala armatos numëron 5 variante kuptimore në Fjalorin e 1980-ës: armatos 1. pajis me armë. 2.usht. mbush një armë… 3.pajis me mjete një punë të caktuar. 4.fig. pajis me njohuri, me dije. 5.min. vesh me armatesë. Kjo njësi leksikore del si çift homonimik tashmë. Varianti i 5-të kuptimor është shkëputur nga tërësia e varianteve dhe ka dalë si fjalë më vete. Shkaku i largimit të tij mund të ketë qenë jo vetëm për faktin se përdoret si term për një fushë të veçantë, porse, lidhja me kuptimin kryesor duhet të ketë qenë shumë e largët. Varianti kuptimor ndodhet në periferi të rrethinës leksikore dhe është i prejardhur, me shënimin terminologjik. Për më tepër, të tëra njësitë semantike lidhen nga një nyje e përbashkët kuptimore, që është “pajis”. Vetëm kuptimi i 5-të nuk mbështetet në të njëjtën nyje. Në të tilla kushte, lidhja me tërësinë e kuptimeve të fjalës ka qenë e rrezikuar për t’u mbajtur, kështu që është shkëputur si njësi më vete. Në një rast tjetër do të ishte eliminuar fare si njësi semantike. Fjala armaturë del në Fjalorin e 80-ës me 8 variante kuptimore: armëtur/ë 1.ndërt. formë që shërben për të derdhur shtylla. 2. shufra të derdhura me beton. 3.min. shih armatesë (veshje me dru ose me beton). 4.tek. pajisje të aparateve dhe makinave. 5. rreth, skelet ose kornizë. 6. raft. 7.hist. pajisje luftarake. 8.muz. tërësia e diezëve dhe bemolëve. Çifti homonimik është formuar me shkëputjen e variantit të 3-të kuptimor, i cili do të shkojë për analogji në argumentim me rastin e foljes –armatos-, pasi fjala –armaturë- ka prejardhje prej saj. Një gjë e paqartë është fakti se si kuptimi 8-të me shënimin muz., vazhdon të qëndrojë si pjesë e varianteve semantike të fjalës, kur shënon një nocion krejt tjetër nga kuptimi kryesor. Mund të ishte konsideruar si njësi më vete leksikore, përderisa lidhjet me kuptimin kryesor janë krejt të largëta.

150 Po aty, fq. 212. 151 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq.152.

104

Fjala grykore numëron 6 variante semantike fillimisht: grykor/e,-ja 1. grykashkë, gushore. 2. këmishë e rreme që veshin gratë… 3. përparëse. 4.vjet. veshje prej hekuri që e mbante luftëtari. 5.gjuh. bashtingëllore grykore. 6. shih grykësja. Kuptimi i 5-të shkëputet, duke bërë të mundur formimin e çiftit të ri homonimik. Shkaku i kësaj shkëputjeje duket se lidhet përsëri me përdorimin e njësisë semantike si term në një fushë të veçantë. Duke qenë se ka patur një lidhje jo të qëndrueshme me tërësinë e kuptimeve, që kanë si nyje lidhëse fjalën “veshje”, atëherë dhe shkëputja e tij si homonimi është krejt e justifikueshme. Ose, do të duhet të merret në konsideratë dhe një paraqitje jo e drejtë në ndarjen fillestare në fjalor, ku nuk është përcaktuar drejt, nëse kemi të bëjmë me kuptimin e një fjale, apo me një njësi më vete. Folja nis paraqitet me 7 variante kuptimore në Fjalorin e ’80-ës, ku kuptimi i parë është: nis 1. zë të bëj diçka. 2. zë të ha ose të pi. 3. dërgoj dikë/diçka në një vend tjetër. 4. stolis, zbukuroj nusen. 5.bised. vë në lëvizje një mjet udhëtimi. 6.jokal. fillon të bëhet diçka. 7.jokal. hapet me diçka… Kuptimi i 4-t krijon shkëputje, duke na formuar një çift të ri homonimik. Por ndryshe nga rastet e tjera, njësia nuk shërben si term në një fushë të veçantë. Duket qartë se ndërmjet këtij kuptimi dhe të tjerëve nuk ka më një ndërmjetësi që të shërbejë si lidhës midis kuptimeve. Prandaj, lehtësisht kuptimi është larguar. Njësia leksikore duhej të ishte paraqitur që në fillim si një çift homonimik. Po e njëjta gjë ka ndodhur dhe te njësitë e tjera të zërit leksikor të kësaj fjale. Te mbiemri nisur (i,e) shkëputet kuptimi i 2-të dhe formon një çift të ri homonimik. Te folja në formën pësore nisem shkëputet kuptimi i 3-të për të krijuar homonimi. Pra këtij transformimi i nënshtrohet e gjithë çerdhja e fjalës, nisur fillimisht nga forma përfaqësuese e saj. Mbiemri i vështirë paraqitej në strukturën e tij semantike me 4 variante: 1.mb. që kërkon shumë mund e punë për ta bërë. 2. që mund të kalohet me mundime e vështirësi. 3. që kërkon punë për ta edukuar. 4.fig. i pështirë. Kuptimi i figurshëm ka krijuar shkëputje nga struktura semantike, duke dalë si njësi leksikore dhe homonim më vete. Një rast i tillë vjen prej shkakut se në njësinë e re nuk gjejmë asnjë lidhje semantike (kuptimore) me kuptimet e tjera. Ai është zhvilluar ndryshe nga kuptimi kryesor që ka fjala. Me të vërtetë të dy homonimet e gjejnë njëri-tjetrin tek e përbashkëta se tregojnë cilësi, por zhvillimi i tyre semantik është i ndryshëm pas këtij largimi. Tashmë të dy mbiemrat shënojnë nocione të reja, të cilat nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin. Fjala lëmesë ndan dy variantet kuptimore të strukturës së saj polisemantike për të krijuar një çift homonimik: lëmes/ë,-aI vend i lagët e rrëshqitës dhe lëmes/ë,-aII guaskë. Etimologjikisht variantet kuptimore të saj mund të kenë patur lidhje të largëta, por janë shkëputur nga i njëjti bosht kuptimor, për të përfunduar si dy kuptime të ndryshme. Raste të tilla dëshmojnë edhe njëherë për ndryshimet kuptimore brenda fjalës. Veçimi si njësi të reja të çiftit homonimik, do të thotë se tani ato mund të konsiderohen si njësi më vete leksikore. Mënyra e formimit të këtyre njësive homonimike të reja, sjell një risi

105

në kushtet e formimit të homonimisë. Nëse do t’i referoheshim punimit të Xh.Lloshit152 këto homonime do të përfshiheshin në rastet e lindjes së homonimeve po nga ajo rrënjë, por që për të konsiderohen si raste të diskutueshme për shkak të disa faktorëve (pjesëmarrja e afiksave, forma e brendshme e ndryshme, kur janë si pjesë të ndryshme të ligjëratës, etj). Ndërsa sipas studimit të J.Thomait153, këto homonime do të bënin pjesë në grupin e atyre homonimeve që kanë dalë nga e njëjta temë, prej kuptimesh të ndryshme ose prej një kuptimi të saj. Praktika gjuhësore dëshmon se asgjë nuk është e pamundur ose pak e mundur. Largimi dhe ndarja e kuptimeve vijnë në mënyrë të natyrshme, edhe pse shpesh ngrihen pikëpyetje në këtë pikëpamje. Përqindja e homonimeve të formuara nga shkëputja e varianteve kuptimore, me të vërtetë nuk është në shifra të larta, por tregon një objektivitet të kësaj dukurie. Praktika gjuhësore jep të tilla mundësi lëvizjeje në gjuhë, të cilat i japin zhvillim sistemit. Largimi i një prej kuptimeve nga vatra semantike e fjalës fillestare, sjell krijimin e një vatre të re semantike, e cila tashmë është më e qëndrueshme dhe ka mundësi të reja fjalëformuese. Shpjegimi i lindjes së homonimeve të tilla ngjall diskutime kryesisht për mënyrën e lindjes së tyre. Është e vlefshme të shihet në rast se këto njësi tashmë më vete, mund të kenë patur ndonjëherë lidhje etimologjike apo jo. Fjala -armatos- vjen nga latinishtja –armë-, ose sipas Çabej me kuptimin “stoli; orendi të anijes”154. Kuptimi i saj “… vesh me armatesë…” ka qenë një ndër kuptimet periferike të fjalës, që do të thotë se lidhja me kuptimin kryesor ka qenë e largët. Lidhjet e largëta kuptimore bëjnë të mundur dhe shkëputjen e njësisë kuptimore më vete, e cila në këtë rast paraqitet si njësi homonimike. Po e njëjta logjikë mund të ndiqet dhe për fjalët armaturë dhe armatesë. Sot ato përfaqësojnë dy nocione më vete, që nuk kanë aspak lidhje më me njëra-tjetrën, por që në fjalorin e 2006-ës rezultojnë të jenë homonimike. Për të shqyrtuar shembujt e lartpërmendur mendoj se veçimi i këtyre kuptimeve në statusin e homonimit, nuk janë argument për të ngjallur dyshime. Njësitë homonimike që veçohen i takojnë po së njëjtës pjesë së ligjëratës, pra përjashtohet si mundësi lindja e tyre si homonime leksiko-gramatikore. Rastet e shkëputjes së varianteve semantike nga tërësia e njësisë leksikore për të krijuar një homonim me vetë fjalën, ka të bëjë me zhvillimin e brendshëm të gjuhës shqipe. Këputja e nyjës semantike që lidh njësinë me variantin, motivohet nga përdorimi praktik i njësisë leksikore si e tillë. Varianti, i cili është mbartur si njësi më vete leksikore, nuk shoqërohet në asnjë rast nga variante të tjera semantike të fjalës. Do të thotë se del i vetëm. Tanimë pritet që këto njësi të reja të zhvillohen, duke marrë tipare të reja zgjeruese, pra duke u zhvilluar semantikisht. Kjo do të thotë se çdo variant semantik duhet të konsiderohet si njësi leksikore, sepse mundësia për t’u diferencuar si njësi më vete, është plotësisht e mundshme. Të bie në sy fakti se shkëputja e variantit nuk ndodh vetëm në kuptimet e largëta të fjalës, që janë në përiferi 152 Xh.Lloshi “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun e mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” 1972. 153 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009. 154 E.Çabej , “Studime etimologjike në fushë të shqipes” 2. E.Çabej.

106

të saj, por edhe në qendër të rrethinës kuptimore. Ato janë kuptime të prejardhura dhe kryesisht me shënime të fushës së terminologjisë. Mund të thuhet se kuptimet që shënojnë terma të fushave të ndryshme, janë më të predispozuarit për t’u larguar nga fjala. Kalimi nga polisemia në homonimi është dukuri gjuhësore, e cila nuk duhet të diferencohet nga proceset e tjera. Ajo që ka rëndësi për aspekte të tilla, është zhvillimi gjuhësor dhe nga kalimi i polisemisë në homonimi. Grupi i II: Homonime të formuara nga fjalëformimi Fjala si njësi leksiko-gramatikore ngërthen njëkohësisht kuptimet leksikore dhe gramatikore. Ajo hyn në lidhje me fjalë të tjera, duke kryer dhe një funksion të caktuar. Krijimi i fjalëve të reja, është funksion që i shërben gjuhës për pasurimin e saj. Por nga ana tjetër, duhen parë dhe shpjeguar rrugët e formimit të një fjale të re. Kjo shtron kërkesën për një analizë të hollësishme semantike dhe morfologjike të homonimeve, të cilat lindin nga fjalëformimi. Ky grup përfshin tërësinë e homonimeve të krijuara si njësi homonimike brenda çerdhes së fjalës. Edhe pse jo të shumtë në numër, ka vend për t’u ndalur dhe për të diskutuar mbi statusin e këtyre fjalëve si homonime. Nga shqyrtimi i materialit vërejmë se kjo ndodh në rastet e mëposhtme: -armatosj/e- kuptimi i 5-të që është shkëputur nga folja armatos dhe ka formuar një çift të ri homonimik, ka bërë që i gjithë zëri leksikor të dalë homonimik me njëri-tjetrin. Për rrjedhojë formon homonimi dhe mbiemri armatosur (i,e). Kjo mund të shpjegohet me faktin se, largimi i kuptimeve nga njëri-tjetri është aq i fortë, sa ka bërë që gjithë çerdhja e kësaj fjale të krijojë homonimi. Këtu nuk luan rol vetëm ndërtimi i fjalëve sipas rregullave të fjalëformimit të gjuhës shqipe nëpërmjet kombinimit të morfemave, por dhe nyja semantike, që i jep të drejtën fjalës për krijimin e homonimisë. sNë këtë rast truktura semantike e fjalës nuk ndryshon. Po kështu ndodh dhe te njësia leksikore – çepelit/et- (pësore e çepelit), por kjo folje në formën veprore nuk formon nëpërmjet afiksave klasën e emrit dhe të mbiemrit. Ato janë derivate vetëm të foljes pësore –çepelitet-, nga ku formohen emri çepelitje dhe mbiemri çepelitur (i). Lindja e homonimeve të tilla gjatë fjalëformimit është tregues se shqipja është prodhuese nëpërmjet kësaj dukurie jo vetëm për shtimin e fondit leksikor në tërësi, por dhe të homonimisë në veçanti. Njësitë e tjera leksikore të cilat dalin si homonime në tërë zërin leksikor, janë dhe rastet e tjera: fjala -çik- krijonte çift homonimik në fjalorin e 1980-ës vetëm si folje dhe si emër, çik/je. Ndërsa në Fjalorin e 2006-ës, vendosin marrëdhënie homonimike dhe forma joveprore e foljes -çik/emI vetv. e cekem; çikemII vetv. çik dhe mbiemri çikur (i,e)I mb. i cekur; çikur i,e)II mb. që është çikur. Fjalët ruajnë po atë kuptim kryesor, por struktura semantike e tyre jepet e rrudhur në numrin e kuptimeve që merr fjala. Nga njësi shumëkuptimëshe, ato janë kthyer në njësi monosemantike, për shkak të eliminimit të kuptimeve të figurshme. Ato i takojnë së njëjtës pjesë të ligjëratës , pa pësuar ndryshime gjatë prejardhjes kuptimore. Çështja që duhet të shpjegohet është se krijimi i çifteve të reja

107

homonimike, i takon korrigjimit të ndonjë paqartësie të mëparshme dhe nuk ka të bëjë me ndryshimet semantike të fjalës. Rast tjetër i takon dhe foljes –nis-, (e përmendur më lart) ku tërë njësitë e zërit leksikor shfaqin homonimi, që pasqyrohet në Fjalorin e 2006-ës. Folja -rendoj-, krijonte homonimi në formën e saj veprore. Tashmë ajo e zgjeron këtë dukuri dhe te njësia e emrit dhe e mbiemrit. Dikur dy njësi më vete leksikore, sot praktika ligjërimore i vendos si çift homonimik; renduar (i,e)I mb. 1. i radhitur. 2. i rreshtuar dhe renduar i,e)II mb. që është renduar. Mbiemrat shfaqen relativisht të paktë si homonime në numër. Ato janë gjithnjë objekt i diskutimeve, për aq kohë sa të shqyrtohet se ato japin një nocion të ri, i cili nuk barazon tiparin si cilësi dhe tiparin si koncept. Por, mbiemrat e marrë në shqyrtim nuk kanë qenë pjesë e fjalëve polisemantike. Ato renditen si njësi më vete leksikore, pra si nocione më vete. Paraqitja e tyre si çifte homonimike i detyrohet faktit se ato formojnë homonimi për analogji të gjithë zërit leksikor dhe jo për largim të kuptimeve nga njëri-tjëtri. Çifti homonimik -gjëllij- paraqitet si i tillë në fjalorin e ’80-ës vetëm në kategorinë e foljes. Homonimia shtrihet më tej, duke përfshirë dhe kategorinë e emrit në fjalorin e 2006-ës: gjëllim,-iI gjallim dhe gjëllim,-iII veprimi sipas foljes (zgjedh diçka duke kërkuar). Tanimë, i gjithë zëri leksikor i fjalës përfshihet nga dukuria e homonimisë. Homonimet e lindura gjatë fjalëformimit edhe pse janë në një numër relativisht të vogël, tregojnë për ndryshimet që shfaq kjo dukuri në gjuhën shqipe dhe për mënyrën se si reagon sistemi gjuhësor ndaj kësaj dukurie. Në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006 vihet re se fjalët e përbëra dhe të prejardhura formojnë grupe të mëdha fjalësh, kështu që priret dhe zhvillimi i strukturës leksikore fjalëformuese për t’u pasuruar. Gjithashtu, është theksuar se “zgjerimi i leksikut nëpërmjet fjalëformimit bëhet kryesisht jo me fjalë të veçuara, por me klasa fjalësh e me vargje leksikore fjalëformuese”.155 Për pasojë është e natyrshme që dhe homonimet të krijuara në të tilla kushte, të shfaqin po të njëjtat tipare. Nëse njësia e parë leksikore që mund t’i takojë klasës së emrit apo foljes krijon çift homonimik, atëherë dhe gjithë njësitë e tjera të prejardhura të saj, do të dalin si homonimike. Kështu plotësohen dhe zgjerohen çerdhet leksiko-fjalëformuese me njësi konkrete, të cilat shpeshherë rezultojnë të papërdorura më parë. Kjo ka një rëndësi të veçantë, pasi njësi të tilla veprojnë në pasurimin e leksikut, duke u kthyer dhe në mjete potenciale dhe reale për zhvillimin gjuhësor. Prapashtesat e përdorura -im, je- për formimin e fjalëve të prejardhura, japin kryesisht emra abstraktë, të cilët kanë kuptimin abstrakt të veprimit ose të rezultatit të tij156. Duke qenë se renditen si prapashtesat më produktive në fushën e fjalëformimit në gjuhën shqipe, sepse janë tregues të zhvillimit të brendshëm të gjuhës157, ato priren t’i japin dhe vetë fjalës një përmbajtje dinamike

155 A.Kostallari “Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare”, SF.2, 1982 fq.17. 156A.Kostallari “Në rrugën e hartimit të fjalorit normative të shqipes së sotme”, në “Studime mbi leksikun” II, fq.85. 157 A.Xhuvani “Prapashtesat –më,-imë,-im”, në “Studime mbi leksikun” II, 1972, fq. 197.

108

leksikore, për hir të karakterit abstrakt të fjalës. Njësi të tilla fitojnë aftësi për të marrë kuptime apo nuanca të figurshme, që i mundësojnë njësisë zhvillim strukturor. Homonimet që lindin gjatë fjalëformimit kanë qenë gjithnjë objekt i diskutimeve, për shkak të analizës së saktë që duhet t’u bëhet këtyre njësive, nga pikëpamja e rregullave dhe modeleve të fjalëformimit në gjuhën shqipe. Kështu p.sh. fjala -armatosje 1- për pajisjen me armë dhe -armatosje 2- për veshje me armatesë, kanë të njëjtën mënyrë formimi: armatos (folje) + je (prapashtesë); ose çepelit + je; datë + im; çik + je etj. Kombinimi i morfemave të ndryshme me rrënjë të ndryshme ka bërë që fjalët të vijnë në të njëjtën formë tingullore, por me kuptime të ndryshme. Mendoj se për rastin e fjalës –armatosje 2, do të ishte më i përshtatshëm përdorimi i saj si – armatesë ose armaturë-. Por mesa duket, trajta të tilla korespondojnë më tepër për inerci të zhvillimit brenda çerdheve të fjalëve simotra, se sa prej lidhjeve semantike të drejtpërdrejta e të forta që kanë brenda zërit leksikor. Nëse do të nisemi dhe nga fakti se emrat me prapashtesat -je-, formojnë emra abstraktë dhe shënojnë veprimin si proces, atëherë do të vërejmë se, njëra nga njësitë shënon emër abstrakt, ndërsa tjetri emër konkret. Shihet qartë se ka një lidhje mjaft të ngushtë të proceseve që ndodhin në sistemin fjalëformues me proceset semantike. Fjalëformimi është një nga rrugët e formimit të homonimisë, e cila në disa raste ngjason me homoniminë, e cila ndodh aksidentalisht. Grupi i III: Formimi i çifteve homonimike nga njëistë e reja leksikore Shkaqet e lindjes së homonimisë janë të shumta, por ajo për të cilën interesohemi është paraqitja e tyre në fjalor. Prandaj në këtë grup do të trajtohen rastet e homonimeve, të cilat shfaqen si njësi të reja leksikore dhe njëkohësisht formojnë çifte të reja homonimike. Në fjalorin e 2006-ës ndodh në këto raste: cërrkaç,-iI cërran dhe cërrkaç,-iII zool. bulkth; çap/ojI bised. hedh çapin ngadalë, mezi eci dhe çap/ojII mih me çapë, çapit; çav/ë,I- zool. stërqokë dhe çav/ë,II- dredhë, shakullinë; shkepI krahin. çaloj dhe shkepII krahin. shqep; shprehur (i,e)I mb. që është shprehur dhe shprehur (i,e)II mb. që është shprehur, i mësuar; zhërmak,-uI krahin.zool. shqiponjë, shkabë dhe zhërmak,-uII krahin. thatësirë e madhe. Prurjet në këtë grup janë të pakta, por që shfaqin interes për t’u shqyrtuar veçoritë specifike të homonimisë. Këto njësi të reja leksikore formojnë çifte homonimike, si pasojë e veprimit të disa faktorëve brandagjuhësorë. Njësitë janë prurje nga dialektet, të cilat nevojiten të shihen etimologjikisht. Folja -çapoj- vjen nga emri –çapë-, i cili shpjegohet sipas Çabej si “shat i vogël”158. Nga ana tjetër kemi dhe kuptimin e fjalës -çap- si “hap”159. Treguesit etimologjikë dëshmojnë se fjalët kanë kuptime të largëta me njëra-tjetrën. Mënyra e fjalëformimit është e njëjtë në të dyja rastet. Struktura semantike e këtyre njësive është zhvilluar deri në formimin e plotë të zërit leksikor, por homonimi 158 E.Çabej, “Studime etimologjike” 1, fq.45. 159 Po aty, fq.50. Shënim: te shembujt e grupit të 4-t të paraqitura me gërma të zeza, i përkasin njësive të reja leksikore të shtuara në Fjalorin e 2006-ës si fjalë dhe njëkohësisht si njësi të reja homonimike.

109

krijojnë vetëm rrënja -çap- dhe folja e formuar prej saj -çapoj-, ndërsa elementet e tjerë të zërit, jo. Arsyeja e formimit të çiftit të ri homonimok i takon hyrjes në gjuhën letrare të fjalëve nga dialektet. Dhe një ndër rrugët e krijimit të homonimisë është dhe prurja dialektore. Kjo tregon se kjo dukuri vazhdon të ndeshet dendur në gjuhën shqipe tek emrat dhe më pak te pjesët e tjera të ligjëratës. Grupi i IV: Hyrja e njësive të reja leksikore, të cilat përkojnë si çifte homonimike Kjo ndodh në këto raste: bac/ëI vëllai i madh, babai, xhaxhai… dhe bac/ëII 1. dele me turi të bardhë. 2.fig. vajzë e urtë; bravar,-iI bariu i bravareve dhe bravar,-iII ai që bën brava; cerm/ë,-aI mjek. mahisja e kyçeve dhe cerm/ë,-aII raki e fortë; çakëllim/ëI gurishtë dhe çakëllim/ëII zhurma “çak” që del nga një goditje e lehtë; çalëz,-aI 1.zool. zog i vogël. 2.veter. sëmundja e çalës dhe çalëz,-aII e carë në mëngë ose në pantallona; çiç/ë,-aI fëm. ujët e hollë dhe çiç/ë,-aII emtë; çimk/ë,-aI zool. kandërr e vogël parazite dhe çimk/ë,-aII bot. hide; çoj/ë,-aI shpërngulja e bagëtive për verim dhe çoj/ë,-aII ngritje; ço/k,-kuI 1. çekan për të thyer gurët dhe ço/k,-kuII i vogli i buallicës; çuk,-uI bised. mëz dhe çuk,-uII strofull; dat/ojI përdat dhe dat/ojII 1. i vë datën një dokumenti; datohemI përdatem; dati,-mI përdatje; datuar (i,e)I mb. i përdatur; dhëmbor/e,-jaI gjuh. bashtingëllore dhëmbore dhe dhëmbor/e,-jaII grabujë, dhëmbës; flakërim,-iI veprimi sipas foljes flakëroj dhe flakërim,-iII 1. flakje. 2. vërsulje; fshirës/e,-jaI mb. që përdoret për të fshirë dhe fshirës/e,-jaII 1. copë e vogël gome që shërben për të fshirë; guf/ë,-aI pjesë e ënjtur a e fryrë në trup dhe guf/ë,-aII hurbë, gulfë; gug/ë,-aI 1.zërat e parë të foshnjës kur nis të gugatë dhe gug/ë,-aII këmishë e vogël për foshnjën; guber/eI 1.vjet. pelerinë e gjatë deri te gjunjët dhe guber/eII veter. flamë; jaj/ë,-aI shkop për të shkrifëruar leshin për qeleshe dhe jaj/ë,-aII krahin. hallë, gjyshe; kalorës,-iI 1. ai që di të vrapojë me kalë dhe kalorës,-iII zool. lloj buburreci me katër këmbë të gjata; kontrakt/ojI drejt. lidh një kontratë për punësim dhe kontrakt/ojII zvogëloj vëllimin; konvent/ë,-aI drejt. marrëveshje ndërmjet dy vendeve… dhe konvent/ë,-aII libr. asamble, kongres; krap/e,-jaI anat. vezore e kafshëve dhe krap/e,-jaII anat. heqës; lëngim,-iI veprimi sipas foljes lëngoj, vuaj dhe lëngim,-iII veprimi sipas foljes lëngoj, lag me ujë; lugëtar,-iI 1. ai që bën lugë druri dhe lugëtar,-iII rende kungulli etj; mëtimI veprimi sipas foljes mëtoj, kërkoj të më plotësohet diçka dhe mëtimII veprimi sipas foljes mëtoj, e shquaj ose e kuptoj diçka; mic/ë,-aI krahin. mace dhe mic/ë,-aII krahin. lëneshë; mis,-iI 1. gjymtyrë a pjesë e trupit dhe mis,-iII libr. vajza më e bukur e përzgjedhur në një konkurs; pasim,-iI veprimi sipas foljes pasoj, shkoj pas dikujt a diçkaje dhe pasim,-iII veprimi sipas foljes pasoj, ia kalon një tjetri; pejz/ë,-aI tejzat e zërit dhe pejz/ë,-aII bot. bimë përdredhëse shumë e lartë; pengim,-iI veprimi sipas foljes pengoj lëvizjen dhe pengim,-iII veprimi sipas foljes pengoj, lë peng dicka; qok/ë,-aI 1. shenjë mbi një dru a mbi një gur dhe qok/ë,-aII vaza e furrikut, cicole; qumështor,-iI 1. ëmbëlsirë me qumësht… dhe qumështor,-iII tundës; rrosh,-iI rrol dhe rrosh,-iII 1. guralec; sjellj/e,-aI veprimi sipas foljes sjell, mbart diçka nga vendi ku është… dhe sjellj/e,-aII veprimi sipas foljes sjell, i bie me diçka; shkat/ërr,-rraI zool.

110

peshk deti grabitqar… dhe shkat/ërr,-rraII 1. diçka e prishur, shkatërrinë; shkrep,-iI shkëmb i zhveshur e me majë dhe shkrep,-iII mjek. ngërç; shkurr/ojI pres shkurret në një vend… dhe shkurr/ojII 1. shkulloj, tund; shok,-uI 1. njeriu me të cilin kemi marrëdhënie të afërta dhe shok,-uII mjek.psikol. gjendja e organizmit kur ka rënë veprimtaria njerëzore menjëherë; shprehj/e,-aI veprimi sipas foljes shpreh, shfaq mendimet ose ndjenjat dhe shrehj/e,-aII veprimi dhe gjendja sipas foljeve; shpuz/ë,-aI 1. thëngjill i ndezur pa flakë dhe shpuz/ë,-aII sfungjer; shtang,-uI 1. diçka shumë e ngjeshur dhe e fortë dhe shtang,-uII maja e heshtës dhe e shigjetës; shties,-iI 1. vrasës, dorasi dhe shties,-iII ai që shtihet ose paraqitet ndryshe; unz/ë,-aI bot. urth dhe unz/ë,-aII urth; urdhj/e,-aI mjek. sëmundje lëkure te fëmijët dhe urdhj/e,-aII bot. rrushqyqe; zali,-aI të fikët dhe zali,-aII kohë e përshtatshme; zar,-iI kub i vogël që përdoret për të luajtur dhe zar,-iII zagar; zhabjak,-uI zool. 1. zhapi dhe zhabjak,-uII bot. barishte e dëmshme e arave; zhym,-iI hiri i duhanit dhe zhym,-iII 1. moçali. Ky është grupi që ka prurjet më të mëdha drejt dukurisë së homonimisë. Hyrja e njësive të reja leksikore ka përkuar me disa nga njësitë ekzistuese dhe për pasojë, janë bërë burim për lindjen e çifteve të reja homonimike. Kuptohet që këtu nuk mund të flasim për lindje të homonimisë nga fjalëformimi apo zbërthimi i polisemisë160. Fokusi qendror i takon prurjeve nga dialektet e shqipes dhe huazimit nga gjuhë të huaja. Gjuha përzgjedh nga dialektet ose të folmet e saj, fjalë që shoqërohen së bashku me mjetin fjalëformues, për t’u zhvilluar më tej. Edhe në rastet kur ky mjet nuk hyn në funksion të menjëhershëm, mund të ndodhë që fjala të korespondojë me të njëjtin ndërtim fonetik me njësi të gjuhës letrare. Ato janë të orientuara për t’u përfshirë në dukurinë e homonimisë, për aq kohë sa ndajnë kuptime të ndryshme. Rëndësia e lindjes së homonimisë në këtë rrugë, mendoj se ka rëndësi të veçantë për dy arsye. Së pari, praktika ligjërimore zgjedh vetë se kush është aktive dhe se kush është pasive në leksik. Së dyti, njësitë e reja të cilat krijojnë homonimi, marrin kuptim të ri në leksik, duke u riformësuar. Ky proces i jep mundësi fjalës të përzgjidhet nga tërësia dhe të klasifikohet në dukurinë e homonimisë. Shënimi i dy nocioneve të ndryshme, sjell lindjen e lidhjeve të reja semantike, që përkthehen në një fazë të mëvonshme në fjalë shumëkuptimëshe. Dhe nuk është aspak e çuditshme që më tej, të vërehet ndonjë shkëputje e përbërësve semantikë, ose ribashkim i këtyre dy njësive leksikore në një më vete. Nga shqyrtimi i materialit shihet se shumica e hyrjeve të reja i përkasin pasurisë nga dialektet dhe terma që shënojnë një fushë të vecantë. Ndërsa një burim tjetër i shtimit të homonimisë, i takon paraqitjes së re të foljeve në pësore, të cilat në Fjalorin e 1980-ës dilnin si një fjalë më vete, edhe pse foljet në formën veprore ishin homonime. Në Fjalorin e 2006-ës, foljet në pësore kanë një paraqitje të re, duke u shfaqur si çift homonimik, njëlloj si trajtat veprore përgjegjëse. Ky, mendojmë se është hapi i parë drejt marrjes në konsideratë të këtyre formave si fjalë më vetë dhe jo si trajta të së njëjtës fjalë. 160 Xh.Lloshi “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe” fq. 205, në “Studime mbi leksikun” 1972.

111

Shtimin e homonimisë e pasurojnë dhe emrat prejfoljorë që janë formuar me prapashtesat -im dhe je-. Fillimisht mendojmë se kjo shpjegohet me përdorimin e dendur në praktikën ligjërimore dhe me faktin se emra të tillë kanë, fituar një qëndrueshmëri të lartë në gjuhë, gjë që reflektohet dhe në ngarkesën semantike të tyre. Në krahasim me ngarkesën kuptimore të foljes nga e cila ato formohen, jo gjithmonë ruajnë kuptimin abstrakt ose të gjendjes të kuptimit nga vijnë, psh. te emrat pasim, pengim etj. Përhapjen e emrave abstraktë me prapashtesat -im dhe -je në gjuhën shqipe e pohon dhe A.Xhuvani, i cili e thekson se një shtim sasior i tyre ndodh në kurriz të emrave foljorë dhe të gjinisë asnjanjëse ose të gjinisë femërore të mbiemrave.161 Duke qenë se shqipja e ka të përhapur dukurinë e shtimit të fjalëve me prapashtesat -im dhe -je, atëherë gjasat që homonimia të jetë e mundshme janë të mëdha. Funksionet komunikative përfshijnë dhe stile të caktuara ligjërimi, të cilat reflektojnë ndikimin e tyre në krijimin e çifteve homonimike. Fjalët hyrëse nga fusha e terminologjisë, korespondojnë në mjaft raste me njësitë ekzistente të praktikës gjuhësore, të cilat nuk kanë lidhje etimologjike së bashku, e për pasojë formojnë homonimi. Nuk mendohet se mund të ketë një lidhje midis kuptimeve “shkëmb i zhveshur e me majë” dhe “ngërç” si term mjekësor, te fjala -shkrep-. Këtu kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme, që aksidentalisht kanë të njëjtin ndërtim fonetik, por kuptime të ndryshme. E rëndësishmë për t’u shqyrtuar në këtë grup është rruga që kanë ndjekur njësitë leksikore për të ardhur si homonime. Prejardhja kuptimore e fjalës shihet në gjithë sistemin kuptimor të njësisë leksikore. Prandaj duhet të merret në konsideratë kalimi nga një njësi në tjetrën dhe kuptimi i ri që merr fjala. Te fjala -dhëmboreja- çifti homonimik është krijuar nga nga përdorimi si emër dhe si mbiemër. Ky i fundit, në fjalorin shpjegues të 1980-ës gjendet pa mbaresën -ja-, por me formën “dhëmbore”. Në fjalorin e 2006-ës përdorimi si mbiemër vjen në formën “dhëmboreja”, për pasojë lind çifti homonimik. E njëjta situatë shihet dhe te fjala -fshirëse-, e cila krijohet si përdorim i ri i formës gramatikore të fjalës. Shumësi i fjalës -gugëI- në fjalorin e ’80-ës nuk krijonte homonimi, pasi përdorej vetëm në formën -gugat-, ndërsa sot hasim dhe përdorimin në numrin njëjës, i cili e rendit fjalën si njësi të çiftit homonimik. Edhe pse gjykojmë se përdorimi në numrin njëjës i kësaj fjale, lë vend për të diskutuar saktësinë e saj. 4.5. Ndryshimet në vargjet homonimike. Studimi i klasifikimit të homonimeve ka përfshirë në mënyrë të përgjithësuar dhe të dhënat për vargjet homonimike. Sipas J.Thomait162 në gjuhën e sotme shqipe numërohen rreth 500 çifte ose vargje homonimesh. Kjo do të thotë se studimi i vargjeve, të cilat rendisin më shumë se tri homonime, gjithmonë është shqyrtuar në kornizën e çifteve homonimike. Por dhe ky fragment i dukurisë ka pësuar ndryshime të dukshme. Shumica

161 A.Xhuvani “Studime gjuhësore” II, fq.104 Tiranë. 162 J.Thomai “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, 2009, fq. 159.

112

e fjalëve që formojnë vargje homonimike i përkasin fjalëve shërbyese, të cilat kanë patur dhe numrin më të lartë të njësive për fjalë, bazuar në Fjalorin e 1980-ës. Hartimi i fjalorit të ri i ka rezervuar lëvizje fjalëve në njësitë përbërëse. Do të thotë se, fjalë të veçanta, të cilat arrinin deri në 6 vargje homonimike, sot kanë 3-4 vargje. Pra, rrudhja, reduktimi ka prekur dhe vargjet homonimike. Mënyra se si vepron gjuha ndaj kësaj dukurie është e njëjtë me atë të fjalëve homonimike. Fillimisht ilustrojmë me shembuj rastet e shpërbërjes së vargjeve homonimike: ah,-uI bot. dru i lartë… ah,-uII britmë me shpirt dhe mungon ah,-uIII haku; arrç,-iI bot. shkurre me gjethe… arrç,-iII anat. fikthi i fytit dhe mungon arrç,-iIII zool. dosëz; cek/ë,-aI vend i cekët. cek/ë,-aII pjesa më e mirë, balli. cek/ë,-aIII loja cekash dhe mungon cek/ë,-aIII vendos të bëj diçka; koc/ë,-a zool. peshk deti dhe mungojnë koc/ë,-aI kocak. koc/ë,-aIII dhi e zezë; lal/ë,-aI vjet. emër i lashtë i banorëve të Myzeqesë. lal/ë,-aII bised. babai kundrejt fëmijëve dhe mungon lal/ë,-aIII lloj guri lara-lara; mahi,-aI ndërt. gërshërëz anësore e çatisë… mahi,-aII krahin. shaka, tallje dhe mungon mahi,-aII pezmatim i një plage; makth,-iI bot. bimë e ngjashme me trëndelinën. makth,-iII anat. shtrat, makrosë. makth,-iIII ankth dhe mungon makth,-iII këlysh lepuri; pal/ë,-aI 1. pjesë e përthyer e një rrobe. pal/ë,-aII 1. dy sende të një lloji a të një madhësie dhe mungon pal/ë,-aIII 1. fik i shtypur ose i çarë më dysh; pol,-i 1.gjeogr. secili nga dy skajet e kundërta të bishtit të Tokës dhe mungojnë pol,-iII krahin. kind. pol,-iIII thith, çivi dere; por,-iI libr. vrima shumë të imta në lëkurën e njeriut. por,-iII krahin. sobë dhe mungon por,-iII hallkë e hekurt që i vihet qerres; pruaj prura (e kr. thj. bie) dhe mungon pruajII krahin. i bie pas një sëmundjeje. pruajIII krahin. ruaj, mbroj; re,-jaI 1.grumbull avujsh uji. re,-jaII muz. notë muzikore. re,-jaIII e re dhe mungon re,-jaIV krahin. fytyrë, pamje. re,-jaV vjet. leje, urdhër.163 Nga materiali i paraqitur vihet re se në 12 raste largimi i njërës prej njësive përbërëse të vargut homonimik, ka çuar në kthimin e tyre në çifte homonimike ose në fjalë monosemantike në pak raste. Mospërdorimi më i këtyre njësive mund të ketë ndodhur për tri arsye: 1. është zgjedhje e fjalorit për të lënë jashtë elementet e panevojshëm, të cilët i përkasin një hapësire të ngushtë komunikuese. 2. vjetërimi dhe pasivizimi i këtij lloj leksiku nga ana e praktikës ligjërimore dhe 3. shprehje e ekonimizmit në gjuhë. Arsyeja e parë duket se është dhe më bindëse për këtë dukuri. Qëllimi për të ndikuar sa më shumë në pastërtinë e gjuhës shqipe, mendoj se nuk po merr parasysh as ndikimet që sjellin largime të tilla në dukurinë e homonimisë. Me të vërtetë që çdo ndryshim, i kujtdo lloji qoftë, përbëjnë zhvillim për gjuhën, pasi vetë ajo reflekton prirje për përsosje dhe përmirësim, por pasoja shkon në rrudhjen e homonimisë, prishjen e vargjeve homonimike dhe shtimin e fjalëve monosemantike. Prandaj, problematika e diskutueshme e homonimisë nuk mund të mbetet vetëm në klasifikimin e saktë të homonimeve, në

163 Shënim: Fjalët me shkronja të zeza i takojnë njësisë së vargut homonimik të cilat janë eliminuar nga Fjalori i 1980-ës.

113

marrëdhëniet që vendos ajo me poliseminë apo shkaqet e ndryshimeve kuptimore, por dhe me prirjen që ka kjo dukuri në gjuhë. Pjesa më e madhe e njësive të eliminuara i takon kategorisë së emrit, të cilët shënojnë diçka konkrete. Duket se homonimet që i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës, janë të prirura për t’iu përgjigjur shndërrimeve më shpejt se llojet e tjera të homonimeve. Përpos kësaj, fjalët e mësipërme janë të burimit dialektor, të cilët kanë marrë një zhvillim të ndryshëm, për të mos iu përgjigjur më dukurisë së homonimisë. Vetëm në një rast ka ndodhur që vargu homonimik të eliminohet edhe si njësi lekskore njëkohësisht. Këtë gjë ka pësuar fjala -plengu-, e cila nuk paraqitet më fare në fjalor. Ose, njësitë i janë larguar dukurisë së homonimisë dhe kanë qëndruar si njësi leksikore, psh: ndajfoljet -pak dhe shumë- paraqesin këtë dukuri. Ka dhe fjalë për të cilat mund të ngrihen pikëpyetje. Nëse do t’i referoheshim elementit lidhës që cilësohet si nyje semantike e kuptimeve, gjenden raste që mund të ishin paraqitur dhe si kuptime të një fjale polisemantike dhe jo homonime. Psh. te fjala -lalë- ekziston një lidhje, e cila i referohet dhe anës kontekstuale. Kjo është një fjalë që përdoret në një territor të caktuar dhe nuk duket aspak e çuditshme që dhe kuptimi “babai kundrejt fëmijës”, të ketë burim nga ky territor. Ose te fjala -palë-, ku dy homonimet e para ngjasojnë më tepër me kuptimet e një fjale, që kanë si nyje semantike “palosjen, e palosur”, se sa si fjalë më vete. Kjo dëshmon vështirësinë që has akoma leksikologjia në përcaktimin dhe diferencimin e polisemisë nga homonimia. Lëvizshmëria kuptimore te vargjet homonimike ka sjellë dhe të kundërtën, prurje në shtimin e vargjeve homonimike, e cila ka ndodhur në këto raste: çe/k,-kuI fin. urdhërpagesë. çe/k,-kuII banor i Çekisë. çe/k,kuIII ushqimi që merr me vete bariu për të ngrënë dhe shtohen çe/k,-kuII cep, skaj; çik/ël,-la copë shumë e vogël e diçkaje të ngurtë dhe shtohen çik/ël,-laII bice. çik/ël,-laIII bot. barishte e vendeve të thata shkëmbore; krap/e,-jaI anat. vezore e kafshëve dhe shtohen krap/e,-jaII anat. heqës. krap/e,-jaIII bot. qershi me kokrra të zeza e të forta; larëz,-aI bot. larushkë, larëz,-aII zool. zog i vogël sa një harabel dhe shtohet larëz,-aIII sëmundje si zgjebja; nusk/ë,-aI vjet. hajmali. nusk/ë,-aII kukull fëmijësh dhe shtohet nusk/ë,-aIII bot. ferrënuse.164 Struktura e fjalëve homonimike është shtuar me njësi të tjera, të cilat kanë sjellë zgjatjen e vargut homonimik. Shihet që një dukuri e tillë është pak e zhvilluar. Njësitë e reja të vargjeve janë terma nga fusha të veçanta, të cilat mund të kenë qenë të zhvilluara kuptimisht në të folme apo në dialekte të ndryshme. Duke përfaqësuar një fjalë të re, krijojnë marrëdhënie homonimike me fjalët ekzistuese. Vargjet, ashtu si dhe çiftet homonimike i janë nënshtruar bashkimit njësive në një fjalë të vetme ose në reduktimin e tyre deri në çift fjalësh. Fjala -masë- numëronte varg prej tre homonimesh në Fjalorin e 1980-ës: mas/ë,-aI njësi matjeje; mas/ë,-aII mënyrë veprimi dhe mas/ë,-aIII sasi e madhe prej lënde. Sot kjo fjalë shënon çift homonimik, pasi njësia e parë është bashkur me të tretën në një fjalë të vetme. Ato janë kthyer në njësi semantike të së njëjtës fjalë, për faktin se kanë të përbashkët si nyjë semantike, “vlerë e një sasie”. 164 Shënim: Fjalët e shënuara me gërma të zeza i përkasin njësive të reja, të shtuara në Fjalorin e 2006-ës.

114

Prandaj, dhënia si kuptime të një fjale dhe jo si homonime, është e justifikueshme. Po e njëjta gjë ndodh dhe te fjalët: pup/ë,-aI bised. tufë prej diçkaje, pup/ë,-aII bised. kërcim me të dyja këmbët e bashkuara, pup/ë,-aIII këpucë të vogla për foshnja, pup/ë,-aIV pjesa e prapme e anijes, pup/ë,-aV zool. pupëz dhe pup/ë,-aVI biol. larva e disa kandrrave. Vargu homonimik shkurtohet deri në katër njësi, sepse bashkohen njësia e I, V dhe e VI homonimike në një të vetme, pasi kanë si nyje të përbashkët semantike “të mbështjellë, xhufkë”. Kjo njësi polisemike zhvillon dhe njësi të tjera leksikorë, që kanë po të njëjtën nyjë, si: pupëz dhe pupëzon. Prandaj në këtë njësi kemi të bëjmë me kuptime të një fjale polisemantike. Bashkimi i varianteve semantike në një njësi leksikore ndodh dhe te fjala “shkarpë”, e cila sot paraqitet si fjalë polisemantike pas shkrirjes së katër njësive homonimike: shkarp/ë,-aI degë të holla e të gjata që përdoren për zjarr, shkarp/ë,-aII këpucë që nuk mbahen më, shkarp/ë,-aIII bot.krahin. xinë, shkarp/ë,-aIV pite pa mjaltë. Nyja e cila i lidh këto kuptime është “elemente që përdoren për t’u hedhur në zjarr, të djegshëm”. Kjo nyje mendojmë se është më tepër një lidhëse kontekstuale, pra nyje kontekstuale, se sa semantike. “Këpucët” dhe “pitja e mjaltit” me hamendësim mund të konsiderohen si lëndë të djegshme dhe jo një lidhje konkrete dhe e justifikuar midis kuptimeve. E njëjta gjë ndodh dhe te mbiemri (i,e) shtënë, i cili na Fjalorin e 2006-ës paraqitet si fjalë polisemantike, ku janë bashkuar tri homonimet në një njësi: shtënë (i,e)I mb. që i pëlqen dikush a diçka, që është i dhënë, shtënë (i.e)II mb. i shtirë dhe shtënë (i.e)III mb. shtijak. Nyja lidhëse midis njësive është “i sajuar, i stisur”. Shkalla e qartësisë së lidhjeve nuk është bindëse, nëse nuk i referohemi kontekstit, prandaj mbështetja te nyja kontekstuale do ta argumentonte më tej bashkimin në një njësi leksikore, pavarësisht se ato shënojnë cilësi. Mbi nyjen semantike “zbres, shkarkoj”, janë bashkuar dhe dy njësitë e vargut homonimik të fjalës -shkarkoj-, e cila ka përfunduar në çift homonimik: shkalit,-urI shkreh, dobësoj, flashk. shkalit,-urII vjet. zbres nga kali. shkalit,-urIII tek. i heq kalitjen diçkaje prej çeliku. Lidhjet kuptimore janë bindëse dhe kanë korrigjuar ndarjen e mëparshme, që e jepte si varg. Mirëpo ka raste të tjera, kur lidhjet midis kuptimeve janë të largëta dhe jobindëse për të qenë variante semantike të një fjale. Kjo ndodh te fjala -palëz-, ku të trija njësitë homonimike janë bashkuar në një njësi të vetme leksikore polisemantike: palëz,-aI bula e veshit, palëz,-aII fije prej mëndafshi e mbështjellë në një rrotull, palëz,-aIII palë fiku. Midis dy njësive të fundit mund të marrim si nyjë semantike “të renditura, të mbështjella”, por me njësinë e parë nuk gjejmë dot ndonjë lidhje. Gjithashtu, struktura kuptimore e njësive të dyta mund të plotësohet dhe me zhvillimet kuptimore të tyre. Kemi -palëz, palëzoj “e bëj me pala a me rrudha”, palëzim, palëzohet, palëzuar (i,e), të cilat i përgjigjen po të njëjtës nyje semantike. Ndërsa njësia e parë nuk gjeneron zhvillime të tjera kuptimore, por mbetet e lokalizuar si emërtim termi. Zbulimi i prejardhjes semantike në lidhje të tilla homonimike na ndihmon për të dhënë përgjigjen, se këtu kemi të bëjmë me një çift homonimik dhe jo me një fjalë polisemantike.

115

Ndërsa te fjala -verore- kemi bashkimin e homonimit të parë me të dytë dhe na paraqitet si çift homonimik; veror/e,-jaI etnogr. gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije, që u vihet fëmijëve në dorë, veror/e,-jaII zool. zhabë që del e kuak në fillim të pranverës, veror/e,-jaIII mjet për të bërë veri. Edhe këtu lidhjet kuptimore janë të paqarta, sado që i referohemi dhe nyjes kontekstuale “që lidhet me pranverën”. Ato shënojnë dy nocione më vete, pasi flitet për dy koncepte të ndryshme, që logjikisht nuk mund të kenë shenjën e barazisë midis tyre. Për më tepër që homonimi i dytë shënon term nga një fushë e veçantë, lloji i të cilëve e ka më të vështirë të zhvillohet si prejardhje semantike, për hir të karakterit konciz që ata kanë. Prandaj, këtu duhej të kishim një varg dhe jo çift homonimik. Një vend të veçantë zënë dhe fjalët shërbyese, vargjet e të cilave në pjesën më të madhe të rasteve e humbin lidhjen homonimike, duke u kthyer në fjalë më vete, ose bashkohen për të dhënë një fjalë polisemantike. Kjo duket te fjalët shërbyese të paraqitura më poshtë: do, pa, të dhe u. Ndryshimet që kanë pësuar fjalët shërbyese do t’i trajtojmë më vete. 4.6. Marrëdhëniet e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës me homoniminë Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë objekt i studimeve në aspektin morfologjik, sintaksor dhe më pak leksikor. Paraqitja e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës që dalin si homonime, ndryshon nga njëri fjalor te tjetri. Kjo, jo vetëm se ato janë pjesë e ndryshimeve gjuhësore, porse shqyrtimi i tyre në planin leksikor shfaq mjaft interes. Mesa duket lindja e homonimisë te fjalët shërbyese ndodh për shkak të natyrës së shkurtër rrokjesore që kanë këto fjalë. Kështu që mundësitë për të qëlluar në homonimi janë shumë herë më të mëdha, e kundërta mund të ndodhte, nëse fjalët do të kishin ndërtim të gjatë në tinguj165. Shohim disa nga ndryshimet që kanë pësuar fjalët shërbyese në marrëdhënie me homoniminë. Në Fjalorin e 1980-ës fjala -asisoj- paraqitet si çift homonimik, me përdorimin njëherë si përemër dëftor dhe njëherë si ndajfolje. Ndërsa në Fjalorin e 2006-ës, jepen po të njëjtat përdorime, por si fjalë më vete, duke prishur lidhjen homonimike midis tyre. E njëjta gjë ndodh dhe te fjalët e tjera shërbyese, të cilat nuk kanë më këtë paraqitje: çkaI përem.pyet. dhe çkaII ndajf.bised.; ehI pasth. dhe ehII ndajf.krahin.; ëI zanore e gjuhës shqipe., ëII pj., ëIII pasth.; muI pj., muII onomat.; naI trajtë e shkurtër e përemrit vetor., naII pasth.bised. dhe naIII pj.; paI ndajf.bised. pastaj, paII parafj., paIII lidh.bised. prandaj, paIV pjesëz. dhe paV pasth.; pakI pakuf. për të treguar sasi të kufizuar sendesh., pakII ndajf. dhe pakIII pjesëz.; shumëI pakuf., shumëII ndajf. dhe shumëIII pj.; uI zanore e gjuhës shqipe., uII trajtë e shkurtër e përemrit vetor., uIII pj., uIV pasth.; uaI trajtë e shkurtër e përemrit vetor dhe uaII pasth.bised.

165 R.Memushaj “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë, fq.173.

116

Njësitë e reja leksikore ruajnë po atë klasifikim dhe kategori gramatikore që kanë patur, por vetëm se nuk paraqiten në fjalor me shënimin numerik homonime. Fjalët shërbyese janë konsideruar si njësi me kuptim leksikor, por jo të mëvetësishëm.166 Nga kjo pikëpamje, paraqitja e tyre si fjalë më vete është e justifikuar, pasi konsiderohen si njësi leksikore. Ndërsa ndarja nga homonimina, tregon se këto njësi ende kanë paraqitje të ndryshme nga njëri fjalor në tjetrin. Ato i nënshtrohen të njëjtave ndryshimeve, ashtu si dhe vetë homonimet. Prandaj kemi dhe raste, të cilat bashkojnë kuptimet e tyre (përdorimet) në një fjalë polisemantike. Kjo shfaqje e hominimisë në gjuhën shqipe, ngre shumë pikëpyetje mbi shkrirjen në një kuptim të vetëm kur fjalët shërbyese janë herë ndajfolje, herë lidhëza, pasthirrma, ose pjesëza. Qëllimi i shqyrtimit të shembujve nga materiali lidhet me faktin, se si pjesë të ndryshme të ligjëratës dalin në të njëjtën formë tingullore, por me kuptime të ndryshme, se si justifikohet përdorimi i këtyre kuptimeve tashmë të përcaktuara përfundimisht në trajtën që ato paraqiten në një sistem të pakthyeshëm, i cili konsiston jo vetëm në një kuptim e përdorim të ri të fjalës, por dhe përfaqësimin në një klasë të re. Ndryshimet që paraqesin njësitë sipas klasifikimit në pjesë të ligjëratës, sjellin dhe ndryshime kuptimore e kontekstuale. Vërejmë shembujt e mëposhtëm. Fjala -do- paraqitet në Fjalorin shpjegues të 1980-ës si varg homonimik me tri njësi homonimike: doI pakuf.krahin. disa, ca; doII bised.pavet. e dua; doIII pj. pjesëz që shërben për të formuar trajtat gramatikore të kohës së ardhme dhe mënyrës kushtore të foljes. Në Fjalorin shpjegues të 2006-ës fjala -do- pasqyrohet si fjalë e vetme, duke bashkuar përdorimet e saj gramatikore në një zë leksikografik të vetëm. Nëse do t’i referoheshim Sh.Demiraj167, “pjesëza -do- për nga origjina i takon foljes dua në vetën e tretë të kohës së tashme, e cila është desemantizuar, duke u shndërruar në një mjet gramatikor”. Pra vjen nga njësi me kuptim të mëvetësishëm leksikor, por ndryshimet semantike e kanë sjellë atë dhe si formant me kuptime të zbehta leksikore. Lidhshmëri kuptimore ndërmjet njësive homonimike të dhëna jep vetëm -doII- dhe -doIII-, të cilat janë zhvillim i kuptimit të origjinës, forma e ngurosur e foljes dua. Ndërsa njësia e parë homonimike kuptimisht qëndron larg njësive të tjera, duke mos u përafruar kështu as me origjinën. Afria semantike ekziston vetëm në vargun e dytë dhe të tretë të homonimisë. Përsa i përket njësisë së parë homonimike, duhet të përmendet dhe mendimi i S.Rizës168, i cili e lidh fjalën –do- me shumësin e përemrit të pakufishëm –ndonjë-, duke mos pasur të përbashkëta semantike me njësitë e tjera. Kriteri për lidhshmërinë e kuptimeve duket vështirë të gjejë vend në këtë fjalë, për të realizuar dukurinë e polisemisë. Vlen të gjykohet se fjala -do- përmbush kriteret për të qenë një çift homonimik dhe shihet i dyshimtë bashkimi i njësive në një zë leksikografik.

166 J.Kole “Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme” në “Studime mbi leksikun” 1, fq. 318 167Sh.Demiraj “Morfologjia historike e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976, fq,105. 168 S.Riza “Nyjat e shqipes” në Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës 1958, fq. 17.

117

E njëjta gjë ndodh dhe te fjala -pa-, e cila ndryshon paraqitjen e saj nga njëri fjalor te tjetri. Kështu, nga një varg homonimik me pesë njësi të tilla, ajo na vjen si tri njësi leksikore më vete, ku përdorimi sipas kategorive të ndryshme leksikore bashkohen në një zë leksikografik të vetëm. Janë bashkuar në një çerdhe leksikore, bashkimi i përdorimeve të kësaj fjale si ndajfolje dhe parafjalë në një hyrje leksikore, si lidhëz e pjesëz në një hyrje tjetër leksikore dhe përdorimi si pasthirrmë jepet në një hyrje tjetër leksikore. Kështu, paI si ndajfolje ka kuptim leksikor të mëvetësishëm, ndërsa paII si parafjalë nuk gëzon kuptim leksikor të plotë, pasi ka nevojë të shoqërohët nga emri, përemri apo numërori. Vetëm me këto lidhje parafjala pa humb kuptimin e zbehtë leksikor dhe kalon te grupi i fjalëve me kuptim të mëvetësishëm. Edhe për nga sasia e varianteve kuptimore që mbart çdo njësi, ka shumë ndryshime. Pa si ndajfolje dhe pasthirrmë ka vetëm një kuptim, si parafjalë ka dy kuptime, si lidhëz ka katër kuptime dhe si pjesëz ka dy kuptime. Kjo do të thotë se njësia leksikore ka zhvilluar struktura kuptimore të shumta, të cilat shënojnë largimin e njësive homonimike dhe njësive leksikore nga njëra-tjetra. Por përsëri njësitë homonimke nuk e gëzojnë më ndarjen si njësi më vete homonimike në paraqitjen e tyre në fjalor, duke shënuar kalimin në homoniminë leksiko-gramatikore. Po kjo paraqitje është dhe te fjala -u-. Vargu homonimik prej katër njësish homonimike si: uI 1. një nga zanoret e gjuhës shqipe; uII trajtë e shkurtër e përemrave vetorë; uIII pj. përdoret para foljeve pësore e vetvetore për të ndërtuar trajtat e kohës së kryer të thjeshtë, të mënyrës dëshirore, të përcjellores e paskajores; uIV pasth. përdoret për të shprehur habi, kur ndodhemi para një të papriture, paraqiten në Fjalorin e 2006-ës si njësi leksikore më vete. Fjala ruan po të njëjtën formë, përdorime të ndryshme dhe del si njësi më vete leksikore. Ky formant është desemantizuar plotësisht, derisa ka kaluar në pjesëz trajtëformuese, që shërben për të formuar trajta foljore dhe kuptimi leksikor pothuaj nuk ekziston më, por shërben vetëm vetëm për funksione të caktuara gjuhësore. Fjala -të- paraqitet në Fjalorin shpjegues të 1980-ës si varg homonimik me pesë njësi, të cilat janë rrudhur në Fjalorin shpjegues të 2006-ës, duke e dhënë me varg homonimik prej tri njësish: tëI përem. trajtë e shkurtër e përemrit të vetës së dytë në rasën dhanore e kallëzore të numrit njëjës… tëII nyjë e përparme e gjinisë mashkullore a femërore në të dy numrat… tëIII pj. shërben për të ndërtuar trajtat e foljeve në mënyrën lidhore. Grupimi i njësive homonimike sipas një zëri leksikor të përbashkët, është tregues se në të njëjtën pjesë të ligjëratës, ruan marrëdhëniet semantike midis sememave, pavarësisht përdorimit në kontekste të ndryshme. Çdo përdorim i njësive homonimike është e paafrueshme me njëra-tjetrën për nga ana kuptimore, por identike për nga forma e fjalës. Afria strukturore e semantike e vargjeve të veçanta homonimike të fjalës -të- në fjalorin e 2006, na e paraqet atë si varg homonimik dhe jo si fjalë polisemantike, sepse plotëson kushtet për të qenë e tillë. Palidhshmëria e kuptimeve qëndron jo vetëm te klasifikimi i tyre sipas pjesëve të ndryshme të ligjëratës, por dhe nga fakti se etimologjikisht fjala nuk ka ruajtur asgjë të përbashkët me origjinën e saj. Sipas Sh. Demiraj169 “…pjesëza -të- në zanafillën 169 Sh.Demiraj “Morfologjia historike e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976, fq, 125.

118

e saj nuk ka qenë gjë tjetër veçse një lidhëz nënrenditëse, që shoqëronte foljen në mënyrën lidhore”, ndërsa sot ky përdorim ka humbur, duke qenë tashmë formant karakteristik i mënyrës lidhore. Kështu, fjala ka ardhur nga njësi me kuptim leksikor të pamëvetësishëm, por që vazhdon ende të ruajë kuptime të larguara dhe ndarjen në njësi homonimike. Shembujt e mëlartëm u dhanë për të bërë me dije se ende paraqitja e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës në fjalorë të ndryshëm si homonime, është e vështirë dhe e diskutueshme. Çdo çift homonimik ka ndryshime të dukshme në kuptimin leksikor të njësive përbërëse, të cilat kushtëzohen nga kalimet e fjalëve nga njëra pjesë e ligjëratës në tjetrën. Kështu, mund të shihen si të përafërta përbërësit kuptimorë brenda së njëjtës pjesë të ligjëratës (psh, përdorimet si përemra, ndajfolje apo pjesëza), të cilat janë bashkuar në një zë të përbashkët leksikografik. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë brenda strukturës kuptimore të fjalës. Nuk mendohet të ketë një përafri semantike në përdorimin e fjalës -do- si pjesëz apo si përemër. Kalimet e fjalëve nga njëra pjesë e ligjëratës në tjetrën, kanë sjellë dhe zbehje të kuptimeve leksikore. Në shumë përdorime (sidomos te rastet e parafjalëve, pjesëzave apo pasthirrmave), njësitë leksikore nuk mund të qëndrojnë dot më vete për shkak të zbehjes së kuptimit leksikor. Si të tilla, ato kanë nevojë për ta forcuar kuptimin leksikor duke u mbështetur në gjymtyrët e tjera të fjalisë. Për pasojë, të tilla përdorime nuk mund të kenë të përbashkëta semantike me rastet kur njësitë leksikore kanë kuptim të plotë e të mëvetësishëm. Ndaj vlen të gjykohet se raste të tilla që i takojnë homonimisë së mirëfilltë dhe jo ndarjes së njësive në fjalë më vete, nuk mund t’i quajmë ndryshe veçse homoforma. Shqyrtimi i këtyre rasteve na vë para mendimit se hyrje të tilla në fjalorët shpjegues, i takojnë për më së tepërmi klasifikimit të homoformave. Ndryshimi i njësive të dhëna qëndron vetëm në kuptimet gramatikore që merr fjala, ndërsa nga ana fonetike fjala ka po të njëjtin ndërtim. Bashkimi në një zë leksikografik i fjalëvë të së njëjtës çerdhe, ka ndodhur vetëm te njësitë leksikore: çka, na, pa, pak, shumë, do, u. Fjalë të tilla që sot nuk përfshihen më në grupin e vargjeve homonimike, duke kaluar në përdorim nga një pjesë e ligjëratës në një tjetër, pësojnë dhe ndryshime kuptimore. Kështu, në shqip çka si përemër pyetës dhe lidhor kanë të përbashkët klasën e fjalës ku bëjnë pjesë. Përdorimi si ndajfolje170(sipas E.Çabej fjala e ka origjinën e saj nga përdorimi si ndajfolje), që është dhe kuptimi fillestar i fjalës dhe si pjesëz, kuptimisht janë të larguara nga përdorimet si përemër. Nga ana tjetër, ndryshimet kuptimore të tyre janë të dukshme në kontekste të ndryshme. Prandaj lidhshmëria kuptimore ndërmjet tyre është e largët. Historikisht fjala vjen prej një njësie me kuptim të mëvetësishëm, e cila ndryshon më tej kuptimin leksiko-kategorial dhe zbeh kuptimin leksikor. Paraqitja e njësive në fjalor jepet me bashkimin në një çerdhe leksikore (përemër pyetës dhe lidhor, ndajfolje dhe pjesëz), duke i klasifikuar tashmë si homoforma, edhe pse janë fjalë me formë të njëjtë dhe kuptime të ndryshme. Homoformat janë trajtuar dha analizuar si homonime, pasi qëllimi kryesor i klasifikimit 170 E.Çabej “Studime etimologjike në fushë të shqipes” I, fq.96.

119

të tyre, është përqendruar në ndryshimet morfologjike dhe jo tek ato fonetike e semantike. Prandaj del i më i nevojshëm shqyrtimi i kriterit semantik, se sa atij etimologjik për klasifikimin si homonime, si kuptime të një fjale polisemantike apo si njësi më vete leksikore. Në fjalorin e 1980-ës njësia leksikore -ja- jepet si çift homonimik, ku njësia e parë i takon përdorimit si pjesëz, ndërsa njësia e dytë si lidhëz e përsëritur. Në fjalorin e 2006-ës njësitë e mësipërme janë bashkuar, duke sjellë një njësi me dy kuptime. Po kështu ndodh dhe me fjalën -shumë-, ku bashkohen përdorimet si njësi e pacaktuar, ndajfolje dhe njësi fjalëformuese. Me këtë paraqitje të pjesëve të pandryshueshme që dilnin si njësi homonimike, bashkohen kuptimet me homonimet në të njëjtin vend. Gjithsesi trajtimi i këtyre njësive ka qenë i ndryshëm në fjalorë të ndryshëm171. Por, ndërsa në fillimet e punës së leksikografisë, vështirësia ka qëndruar në paraqitjen e tyre me trajtime të ndryshme, ( pra në dallimin e tyre si pjesë të një ligjërate ose të një tjetre), tashmë vihemi përballë dyshimit, kuptim apo homonim. Gjithsesi, kriteri i ndarjes sipas njësive gramatikore përkatëse nuk është e përligjur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për njësitë e tjera të lartpërmendura. Por nëse do t’i krahasonim njësitë e dhëna leksikore me rastin e fjalës -të-, atëherë do të vinim re ndryshime të dukshme në ndarjen e fjalëve si njësi homonimike apo njësi leksikore më vete. Njësitë përbërëse homonimike i takojnë pjesëve të ndryshme të ligjëratës, duke kaluar nga njësi me kuptim të mëvetësishëm leksikor, në ato me kuptim të zbehtë leksikor. Fjala nuk ka ndjekur linjën e origjinës së saj, duke pësuar zhvillime të thella gjuhësore përgjatë kohës, por paraqitja e saj vjen si varg homonimik dhe jo si njësi më vete leksikore. Prandaj, kriteri semantik duket i pamjaftueshëm për ndarjen e fjalëve në homonimi ose jo. Fjalët janë në forma të ndryshme gjuhësore, por që kanë të njëjtën formë fonetike. E rëndësishme është palidhshmëria kuptimore që është midis tyre. Vlen të theksohet se klasifikimi i njësive të tilla leksikore në gjuhën shqipe, ende mbetet i diskutueshëm. Kështu, del i nevojshëm shqyrtimi i homonimisë leksiko-gramatikore. 4.6.1. Homonimia si pasojë e përputhjes fonetike Ndarja e llojeve të homonimeve bëhet në homonimeve të plota (bel em.-bel em.; bie fol-bie fol) dhe të pjesshme (mall em-mall em), të cilat ndtyshojnë në pjesë të caktuara të paradigmës. Shumësi i -mall- bëhët mallet dhe shumësi i -mall- bëhet mallrat. Përputhshmëria vetëm në një pjesë të paradigmës sjell homoniminë e pjesshme, sepse leksemat shfaqin ndryshime në format e tyre gramatikore, edhe pse mund të kenë kuptime të largëta apo etimologji të ndryshme172. Në të tilla raste dukuria e homonimisë së plotë vjen dhe zbehet, kur njësia leksikore kalon nga një pjesë e ndryshueshme e

171 Xh.Lloshi “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” I, Tiranë 1972, fq.215. 172 R.Memushaj “Hyrje në gjuhësi”, fq.173.

120

ligjëratës në një pjesë tjetër të ligjëratës, por të pandryshueshme. Atëherë homonimia e pjesshme bëhet më e plotë dhe e dukshme. Ndarja tjetër i takon homonimeve leksikore (gram em-gram em) dhe homonimeve leksiko-gramatikore (ku ndajf. ku lidh.). Duke iu referuar J.Lyons, homonimet leksikore i takojnë së njëjtës pjesë të ligjëratës, ndërsa homonimet leksiko-gramatikore i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës.173 Këto të fundit ndryshojnë sipas kuptimeve leksikore dhe gramatikore. Çdo formë leksikore është e lidhur në dy drejtime me formën gramatikore që ajo ka. Nga njëra anë forma leksikore ka strukturë kuptimore e gramatikore. Nga ana tjetër forma leksikore shoqërohet dhe zhvillohet gjuhësisht bashkë me strukturën gramatikore. Kështu, funksioni i tyre shfaqet si një sistem kompleks, i cili mund të krijojë forma klasash të ndryshme sipas ndryshueshmërisë që merr. Homonimia leksiko-gramatikore përfshin ato homonime, ku kuptimi është një përzierje e përbërësve leksikorë dhe semantiko-gramatikorë. Në Fjalorin shpjegues të 2006-ës vërejmë një numër të konsiderueshëm homonimesh të tilla (apo homoforma), paraqitja e të cilave jepet si njësi leksikore më vete, e pa shoqëruar me numrat romakë, duke qenë pjesë e homoformave. Sipas shpjegimit të ndërtimit të fjalorit 1980, raste të tilla jepen nën të njëjtën fjalë titull, por të ndarë në në paragrafë të veçantë. Përmendim disa shembuj: aq pacak. shumë (e shoqëruar me emra sendesh të ndodhura larg) dhe aq ndajf. në atë masë. ·pj. përmbyll fjalinë; asisoj përem.bised. i atillë dhe asisoj ndajf.bised. në atë mënyrë; ca pacak.bised. disa dhe ca ndajf. në njëfarë mase, jo aq pak; ç pyetës. çfarë, cili, kush; ç lidh. ai që dhe ç pj. përdoret për të theksuar ndjenja; diçka pacak. tregon një send a një dukuri të papërcaktuar dhe diçka ndajf. disi, pak; e nyje e përparme e emrave, e lidh. lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali, e pj.bised. për të theksuar më shumë pyetjen, e pasth. për të shprehur ndjenja; edhe ndajf. ende, edhe lidh. dhe, edhe pj. për të theksuar kuptimin e asaj që përmendet; ëhë pasth. përdoret për të shprehur ndjenja dhe ëhë pj.bised. po; i nyje e përparme tek emrat e rasës gjinore dhe i përem. trajtë e shkurtër e vetës së tretë dhanore; ish pasth. kur trembim pulat dhe ish- fjalëz që vihet para një emri për të treguar se njeriu a sendi i shënuar ka qenë më parë i tillë; kaq ndajf. në këtë sasi a masë që është përmendur dhe kaq pacak. shumë ose pak; ndoca ndajf.bised. pak, ca dhe ndoca pacak. disa, ca; para ndajf. përpara dhe para pj. përdoret me pjesëza mohuese për të zbutur kuptimin e foljes; parë mb. çift dhe parë ndajf. në një kohë para së tanishmes; që përem. shërben për të lidhur fjali të varura përcaktore dhe që lidh. lidh fjalitë e varuar me atë drejtuese. Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës duket se e kanë më të lehtë për të rastisur fonetikisht të njëjta, por me kuptime të ndryshme. Në thelb ato janë përdorime të ndryshme që merr fjala, semantikisht të larguara dhe që në fjalor pasqyrohen si njësi leksikore më vete. (Shënim: Në këtë grup nuk janë përfshirë dhe marrë në shqyrtim rastet kur njësia leksikore shërben njëherë si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës dhe njëherë si parashtesë e fjalëve të prejardhura, psh. ndër parafj. ndër të parët dhe ndër fjalëform. 173 J.Lyons “Linguistics semantics”, Cambrdige Universitty Press, London 1995, fq.550.

121

ndërzanor). Homoformat apo lloji i veçantë i homonimeve leksiko-gramatikore, shoqërohen me lëvizje të thella kuptimore, të cilat sjellin ndryshime jo vetëm në karakterin leksikor, por dhe në atë gramatikor. Fjala -ndoca- etimologjikisht shënon kuptimin si ndajfolje174. Lëvizjet kuptimore të fjalës e sjellin atë në një përdorim tjetër, i cili kalon dhe në një pjesë tjetër të ligjëratës. E përbashkëta që ruajnë kalimet kuptimore, është natyra shërbyese e fjalës. Që do të thotë se ruan po atë kuptim jo të mëvetësishëm. Në këtë aspekt, mendimi i dhënë nga J.Thomai175 se “çdo nënklasë ka të paktën një izosemë të përbashkët”, mendoj se i justifikon mjaft mirë rastet e kalimit kuptimor nga një pjesë e ligjëratës në një tjetër për fjalët shërbyese. Shfaqet dhe një tjetër grup i pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës, të cilat nuk pasqyrohen në fjalor si njësi më vete leksikore, por përdorimet e veçanta jepen brenda një çerdheje leksikore të përbashkët. Vërejmë se janë bashkuar në një zë leksikografik: afër ndajf. parafj. pj.; afërsisht ndajf. pj.; ama lidh.bised. dhe ama pj.bised.; aman pasth.thjeshtligj. dhe aman pj.; anash ndajf. dhe parafj.; anës ndajf. dhe parafj.; ani ndajf. dhe pj.; apo lidh. dhe apo pj.; aq pacak. dhe ndajf.; atëherë ndajf. dhe pj.; bam onomat. dhe ndajf.; brenda ndajf. dhe parafj.; brendapërbrenda ndajf. dhe parafj.; deri parafj. dhe pj.; do pacak. dhe pj.; dhe lidh. e pj.; fort ndajf. dhe pj.; gand em. dhe ndajf.; gati ndajf. dhe pj.; gjithashtu ndajf. dhe lidh.; hane ndajf. dhe pj.; ja pj. dhe lidh.; jashtë ndajf. dhe parafj.; jo pj. dhe lidh.; karshi ndajf. dhe parafj.; këtej ndajf. dhe parafj.; krahas ndajf. dhe parafj.; ku ndajf. dhe pj.; kundër ndajf. dhe parafj.; kundrejt ndajf. dhe parafj.; kur ndajf. lidh. dhe pj.; larg ndajf. dhe parafj.; lart ndajf. dhe parafj.; makar pj.bised. dhe lidh.; matanë ndajf. dhe parafj.; mbanë ndajf. dhe parafj.; me parafj. dhe pj.; mespërmes ndajf. dhe parafj.; mënjanë ndajf. dhe parafj.; midis ndajf. dhe parafj.; ndaj parafj. dhe lidh.; ndanë ndajf. dhe parafj.; ndërmjet ndajf. dhe parafj.; në parafj. dhe lidh.; nëpërmes ndajf. dhe parafj.; nga ndajf. parafj. dhe lidh.; ngjat ndajf. dhe parafj.; një num. nyje joshquese, pacak. dhe ndajf.; njëherë ndajf. dhe pj.; o lidh. pj. dhe pasth.; oi onomat. dhe pasth.; oj onomat. pasth. dhe pj.; or pj.bised. dhe pasth.; paçka lidh.bised. dhe pj.; pas ndajf. dhe parafj.; për parafj. dhe pj.; përafërsisht ndajf. dhe pj.; përballë ndajf. dhe parafj.; përbrenda ndajf. dhe parafj.; përbri ndajf. dhe parafj.; përfaqe ndajf.bised. dhe parafj.; përjashta ndajf. dhe parafj.; përkarshi ndajf. dhe parafj.; përkundër pj. dhe parafj.; përkundrejt ndajf. dhe parafj.; përmatanë ndajf. dhe parafj.; përmbas ndajf. dhe parafj.; përmbrapa ndajf. dhe parafj.; përmes ndajf. dhe parafj.; përmes ndajf. dhe parafj.; përpara ndajf. dhe parafj.; përposhtë ndajf. dhe parafj.; përsipër ndajf. dhe parafj.; përskaj ndajf. dhe parafj.; përtej ndajf. dhe parafj.; përreth ndajf. dhe parafj.; po lidh. dhe pj.; porsa ndajf. dhe lidh.; posi lidh. dhe pj.; poshtë ndajf. dhe parafj.; pothuajse ndajf. dhe pj.; pra ndajf. lidh. dhe pj.; pranë ndajf. dhe parafj.; prej parafj. dhe lidh.; qark ndajf.bised. dhe parafj.; qoftë lidh. dhe pj.; qysh ndajf. parafj. dhe pj.; sa përem. lidh. dhe pj.; sado ndajf. dhe lidh.; sadomos lidh. dhe pj.; sapo ndajf. dhe lidh.; se përem. lidh. dhe

174 E.Çabej “Studime etimologjike” 1, fq. 96. 175 J.Thomai, “Prejardhja kuptimore”, 2009.

122

pj.; seç pacak. dhe pj.; sepse ndajf. dhe lidh.; si ndajf. lidh. dhe pj.; sikur lidh. dhe pj.; sipër ndajf. dhe parafj.; sus ndajf. dhe pasth.; tamam ndajf.bised. dhe pj.; te (tek) ndajf. parafj. dhe lidh.; tej ndajf. dhe parafj.; tepër ndajf. dhe pj.; tejefund ndajf. dhe parafj.; tejembanë ndajf. dhe parafj,; tejendanë ndajf. dhe parafj.; tejetej ndajf. dhe parafj.; tejpërtej ndajf. dhe parafj.; veç ndajf. parafj. lidh. dhe pj.; tekdo ndajf. dhe lidh.; teposhtë ndajf. dhe parafj.; tutje ndajf. dhe parafj.; tutje-tëhu ndajf. dhe parafj.; veç ndajf.parafj.lidh. dhe pj.; veçanërisht ndajf. dhe pj.; veçse lidh. dhe pj.; vërtet ndajf. dhe pj. Shembujt e lartpërmendur i takojnë më tepër grupit të ndajfoljeve, parafjalëve dhe pjesëzave. Dihet se kur njësitë leksikore që kanë të njëjtën formë, kuptime të ndryshme, por që i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës, formojnë një çift homonimik dhe paraqiten të ndara në fjalorët shpjegues. Ndërsa, kur këto i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës, atëherë paraqitja e tyre jepet si njësi më vete leksikore. Kështu dhe bashkimi i tyre në një zë leksikografik është i përligjur. Mirëpo kemi dhe raste kur fjala i takon së njëjtës pjesë të ligjëratës dhe nuk trajtohet si çift homonimik, por paraqiten si njësi leksikore më vete. Pasthirrmat ëh jepen si fjalë më vete dhe pse përdorimet e tyre i përkasin së njëjtës klasë fjalësh. Fjala çfarë jepet e ndarë, njëherë si përemër pyetës dhe njëherë si përemër lidhor, duke mos u klasifikuar si çift homonimik edhe pse i përket klasës së përemrit. Ose kur përdorimet si ndajfolje e si lidhëz në fjalën përse, jepen si variante kuptimore të një fjale polisemantike. Kjo tregon se klasifikimi dhe paraqitja e homonimisë në fjalorët shpjegues mbetet ende nje çështje e diskutueshme, për shkak të kritereve që vendosen për ndarjen e një fjale nëse është pjesë e homonimisë apo e polisemisë, pasi ajo që për folësit mund të duket si homonimi, në aspektin etimologjik mund të jetë polisemi. Gjithsesi, rastet e parashtruara gjykojmë se duhet të klasifikohen si homoforma, e cila nuk është gjë tjetër veçse një lloj i homonimisë. Shumica e pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës në gjuhën shqipe, përkojnë të kenë të njëjtën formë grafike me pjesë të tjera të ligjëratës si, ndajfolja, parafjala dhe pjesëza. Ngatërresa homonimike nuk mendojmë se është e mundshme në këto raste, se sa kur bëhët fjalë për pjesë të ndryshueshme të ligjëratës. Kjo ndodh sepse njësi të tilla duhet të mbështeten te fjalë të mëvetësishme për të qenë në funksion të kontekstit. Kuptimi dhe shoqërimi (kombinimi) i tyre me fjalë të tjera, funksionet sintaksore që marrin në fjali, bën që ngatërresa homonimike të jetë jo problematike për këto njësi leksikore. Ndryshe ndodh te fjalët e mëvetësishme, të cilat mund të shkaktojnë keqkuptime gjatë ligjërimit. Këtyre të fundit i vjen në ndihmë konteksti, i cili në të tilla raste shërben si rregullator i ngatërresave homonimike. Homoformat nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes për leksikografët, të cilët japin dhe pasqyrimin e tyre në fjalorët shpjegues. Kjo sepse ato janë njësi leksikore të ndryshme, të cilat nuk paraqesin problem në lidhshmërinë e kuptimeve. Ato janë pjesë e homonimeve leksiko-gramatikore, ku kuptimi është një shkrirje e përbërësve leksikorë, gramatikorë dhe semantikë. Studimi i fjalëve në nivelin sinkronik, bën dallimin e tyre në

123

bazë të kriterit semantik. Por aktualisht nuk ndodh kështu. Vërejmë kombinime të formave të njëjta fonetike që shfaqin ngjashmëri në kuptimin leksikor dhe vendosen si njësi e vetme leksikore, edhe pse i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Shumica e këtyre fjalëve janë shembujt e çifteve të homonimeve leksiko-gramatikore, ose të atyre që i parashtruam si homoforma. Njësi të tilla ndryshojnë brenda grupit gramatikalisht, por kanë në strukturën e tyre semantike ndryshime thelbësore në sasinë e kuptimeve. Homoformat në pjesët e ndryshme të ligjëratës marrin maksimalisht katër deri në pesë kuptime. Ato i takojnë ndajfoljeve, të cilat paraqesin dhe strukturë më të gjerë semantike se sa pjesëzat, parafjalët apo pasthirrmat. Kjo për shkak të natyrës së saj rrethanore. Të klasifikuara homoforma apo homografe, ato përfshihen në grupin e homonimeve, pasi plotësojnë kriteret për t’u klasifikuar si të tilla. 4.7. Homonimia leksiko-gramatikore Gjuha shqipe duket e pasur në leksikun e saj me homoniminë leksiko-gramatikore, duke përfshirë homografet dhe homofonet. Disa fjalëforma krijojnë homonimi vetëm në një pjesë të paradigmës së saj. Kjo ndodh te fjalëformat që i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Në të tilla raste mendojmë se flasim për homonimi të rastësishme dhe të njëkahshme. Nëse do t’i referoheshim S.Ullman, atëherë do ta cilësonim si “përplasje homonimike”176. Ky fenomen në gjuhën shqipe po zgjerohet mjaft për shkak të huazimeve të ndryshme që janë bërë pjesë e leksikut të shqipes dhe prurjeve të reja nga dialektet e saj. Por një shkak tjetër i tjetër i rëndësishëm i këtij zgjerimi është dhe rastësia gjuhësore, e cila bashkon nga ana grafike dy fjalë krejt të ndryshme. Në studime të ndryshme është treguar një interes pak i hollësishëm për homofonet dhe homografet, pasi ato konsiderohen si njësi leksikore të ndryshme dhe nuk paraqesin problem në lidhjen midis kuptimeve. Fjalorët shpjegues i paraqesin fjalët si leksema dhe jo si fjalëforma. Por, çdo formë leksikore është patjetër e lidhur dhe me formën e saj gramatikore177. Nëse formën leksikore do ta konsideronim si sistemin e fjalës dhe formën gramatikore si strukturën paraqitëse të saj, atëherë do mendonim se marrëdhëniet funksionale midis tyre shfaqin mjaft komplekse. Sistemi i fjalës studiohet në aspektin diakronik (vertikalisht), ndërsa struktura në aspektin sinkronik (horizontalisht). E thënë ndryshe çdo fjalë mund të studiohet në një bosht gjuhësor. Nëse do t’i referohemi njësisë leksikore -bar- në fjalorin e 2006-ës, do të kishim: Bar-iI. 1. bimë me kërcell të hollë… bar-i 2. fig. gjellë fare pa kripë… bar-i 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta… Bar-iII. 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin e sëmundjeve… 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe… Bar-iIII. lokal i vogël… Bar-iIV. fiz. njësi e matjes dhe e shtypjes atmosferike.178

176 S.Ullman “Semantic”, 1962, fq. 180. 177 L.Bloomfield “Language” fq, 185-264. 178 “Fjalori i gjuhës shqipe 2006” fq. 71.

124

Në nivelin e sistemit shohim se variantet kuptimore të kësaj njësije, arrijnë deri në tri të tilla. Në fund të boshtit nuk e kemi cilësuar kuptimin etimologjik. Sipas mendimit të Çabej, “ka fjalë që në vetevete nuk çojnë peshë në punë të etimologjisë, por kanë rëndësi si njësi leksikore”179. Ndërsa në nivelin e strukturës shohim ndryshimet që ka pësuar njësia leksikore. Njësitë homonimike i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës (emrit), por duhen marrë në konsideratë dhe ndryshimet që shfaqin njësitë në gjithë paradigmën e tyre. Njësitë homonimike barI e formojnë shumësin si –barëra-, barII – barnat, barIII dhe barIV- bare. Për shkak të ndryshimeve gramatikore që pësojnë njësitë homonimike, na shtyn të themi se këtu është më e dukshme homonimia e pjesshme. Grupi më i madh i homonimeve leksiko-gramatikore përfshin ato njësi, të cilat i përkasin pjesëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjëratës. Përqindjen më të madhe e ka emri, folja dhe mbiemri, ndërsa për pjesët e pandryshueshme ndajfolja dhe parafjala. Mirëpo jo çdo herë mund të flasim për rastësi homonimike. Në shumë raste fjalët kalojnë nga shënuese në shërbyese, për shkak të fuqizimit të funksioneve gramatikore dhe zbehjes së kuptimit leksikor. Kështu ka ndodhur me një pjesë emrash apo foljesh, të cilat kanë përfunduar në ndajfolje, parafjalë apo pjesëza. Dobësimi i kuptimit leksikor bën që fjala të forcojë pozitat e saj si fjalë shërbyese, madje mund të dominojë aq fort, sa dhe ta humbasë fare njërën prej njësive. Kështu ka ndodhur te fjala -anë-, e cila jep këtë paraqitje në dy fjalorët shpjegues 1980 dhe 2006: an/ë,-aI 1. pjesë e një sendi a një mjeti që gjendet më larg nga mesi i tij. 2. hapësira në një krah ose afër skajeve të një vendi…etj. –an/ë,-aII tekst. fill mëndafshi a pambuku që përdoret në endje. Dhe –an/ë,-a 1. pjesa e diçkaje larg mesit të saj…etj. Kapërcimi i kufijve nga leksikorë në gramatikorë ka çuar deri në humbjen e një njësie homonimike. Në të tilla raste përgjegjëse mbetet dukuria e homonimisë, e cila me anë të ndryshimeve të saj ndryshon strukturën leksiko-semantike të fjalës. Por grupi i këtyre homonimeve e kanë ruajtur formatin e tyre leksikor dhe gramatikor, prandaj nuk janë shoqëruar me humbje të njësive homonimike. Vërejmë: acar -em. ndajf; ah fol. dhe pasth.; aksh em. dhe pacak; anas –mb. dhe ndajf.; as –em dhe lidh. e pj; asisoj -përem dhe ndajf.bised; batall –mb.bised. dhe ndajf.; befasishëm(i,e) ndajf. dhe mb.; belbër(i,e) mb. em. dhe ndajf.; bosh mb. dhe ndajf.; bot em. dhe ndajf.; brumbull em dhe ndajf.; bukur(i,e) mb. dhe ndajf.; butë(i) mb. dhe ndajf.; buzë em. dhe parafj.; cakërr(i,e) mb. dhe ndajf.; cekët(i,e) mb. dhe ndajf.; cingthi em dhe ndajf.; citë em. dhe ndajf.; circa-cirka mb. dhe ndajf.; cofët(i,e) mb. dhe ndajf.; copë em. dhe ndajf.; cuc em. dhe ndajf.; cull em. dhe ndajf.; ç përem.pyet. dhe pj.; çakthi em. dhe ndajf.; çalë(i,e) mb. dhe ndajf.; çka përem.pyet. dhe ndajf.bised.; çuar(i,e) mb. dhe ndajf.; dendur(i,e) mb. dhe ndajf.; diçka përem.pacak. dhe ndajf.; do em. dhe pacak.e pj.; dobët(i,e) mb. dhe ndajf.; drejtë (i,e) mb. dhe ndajf. e parafj.; dukshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; eh em. dhe pasth.; errët (i,e) mb. dhe ndajf.; ëmbël(i,e) mb. dhe ndajf.; fjetur(i,e) mb. dhe ndajf.; ftohtë (i,e) mb. dhe ndajf.; fuqishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; gabueshëm(i,e) 179 E.Çabej “Studime etimologjike” I, fq. 42.

125

mb. dhe ndajf.; galamsh em. mb. dhe ndajf.; gand em. dhe ndajf.; gazmendshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; gëzueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; gulçueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; gurthi em. dhe ndajf.; gjallë(i,e) mb. dhe ndajf.; gjatë(i,e) mb. dhe ndajf.; gjer em. dhe parafj.; gjerë(i,e) mb. dhe ndajf.; hapur(i,e) mb. dhe ndajf.; hapët(i,e) mb. dhe ndajf.; hej fol. dhe pasth.; herët(i,e) mb. dhe ndajf.; hidhur(i,e) mb. dhe ndajf.; hollë(i,e) mb. dhe ndajf.; humbur(i,e) mb. dhe ndajf.; imët(i,e) mb. dhe ndajf.; jashtë em. dhe ndajf.; keq(i,e) mb. dhe ndajf.; këndshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; kot fol. dhe ndajf.; kuptueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; lagët(i,e) mb. dhe ndajf.; lakuriq mb. dhe ndajf.; lamtumirë em. dhe pasth.; lashtë(i,e) mb. dhe ndajf.; larmishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; lavdishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; lehtë(i,e) mb. dhe ndajf.; lidhur(i,e) mb. dhe ndajf.; lik em. dhe ndajf.; lirë(i,e) mb. dhe ndajf.; lum(i,e) mb. dhe pj.; majë em. dhe parafj.; mangët(i,e) mb. dhe ndajf.; mbarë(i,e) mb. dhe ndajf.; mend em. dhe pj.; metë(i,e) mb. dhe ndajf.; mënuar(i,e) mb. dhe ndajf.; mërishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; mërzitshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; mësyshur(i,e) mb. dhe ndajf.; mirë(i,e) mb. dhe ndajf.; mjaftueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; mjerë(i,e) mb. dhe pj.; mohueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; mot em. dhe ndajf.; ndaj fol. dhe parafj.e lidh.; ndajnatë em. dhe ndajf.; ndal fol. dhe pasth.; ndenjur (i,e) mb. dhe ndajf.; ndesh fol. dhe ndajf.; ndezur(i,e) mb. dhe ndajf.; ndjeshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; ndyrë(i,e) mb. dhe ndajf.; ngathët(i,e) mb. dhe ndajf.; ngritur(i,e) mb. dhe ndajf.; ngrehur(i,e) mb. dhe ndajf.; ngrohtë(i,e) mb. dhe ndajf.; ngulët(i,e) mb. dhe ndajf.; ngushtë(i,e) mb. dhe ndajf.; ngjat fol. dhe ndajf.; ngjeshur(i,e) mb. dhe ndajf.; ngjitur(i,e) mb. dhe ndajf.; nxehtë(i,e) mb. dhe ndajf.; njëfish em. dhe ndajf.; njëmend fol. dhe ndajf.bised.; njësh mb. dhe ndajf.; osh em. dhe ndajf.; pahetueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.bised.; pak fol. dhe ndajf.; pakufishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; pakuptueshëm(i) mb. dhe ndajf.; pandalshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; pandërprerë(i,e) mb. dhe ndajf.; pandjeshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; pangopshëm(i) mb. dhe ndajf.; paprerë(i,e) mb. dhe ndajf.; papritur(i,e) mb. dhe ndajf.; pareshtur(i,e) mb. dhe ndajf.; pasdarke em. dhe ndajf.; pasdite em. dhe ndajf.; pasdreke em. dhe ndajf.; pastër(i,e) mb. dhe ndajf.; pavetëdijshëm(i) mb. dhe ndajf.; pesëfish em. dhe ndajf.; peshë em. dhe ndajf.; pëlqyeshëm(i) mb. dhe ndajf.; përdhuni em. dhe ndajf.; përmbys fol. dhe ndajf.; përmortshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; pijshëm(i) mb. dhe ndajf.; pingul mb. dhe ndajf.; pisk em. dhe ndajf.; plogët(i,e) mb. dhe ndajf.; puthitur(i,e) mb. dhe ndajf.; qartë(i,e) mb. dhe ndajf.; qetë(i,e) mb. dhe ndajf.; rehat em. dhe ndajf.; rëndë(i,e) mb. dhe ndajf.; rënë(i,e) mb. dhe ndajf.; rrafsh em. dhe ndajf.; rrallë(i,e) mb. dhe ndajf.; rrefkët(i,e) mb. dhe ndajf.; rreptë(i,e) mb. dhe ndajf.; rresht em. dhe ndajf.; rreth em. ndajf. dhe parafj.; rripa-rripa ndajf. dhe mb.; rrotull em, ndajf. dhe parafj.; rrumbullak mb. dhe ndajf.; saktë(i,e) mb. dhe ndajf.; sëmurë(i,e) mb. dhe ndajf.; skiç em. dhe ndajf.; shëmtuar(i,e) mb. dhe ndajf.; shëndoshë(i,e) mb. dhe ndajf.; shijshme(i,e) mb. dhe ndajf.; shkathët(i,e) mb. dhe ndajf.; shkëlqyeshëm(i) mb. dhe ndajf.; shkuar(i,e) mb. dhe ndajf.; shkoqur(i,e) mb. dhe ndajf.; shkordhët(i,e) mb. dhe ndajf.; shkrehur(i,e) mb. dhe ndajf.; shkretë(i,e) mb. dhe ndajf.; shkrydhët(i,e) mb. dhe ndajf.; shkuar(i,e) mb. dhe ndajf; shkurt em. dhe ndajf.; shpejtë(i,e) mb. dhe ndajf.; shqim fol. dhe ndajf.; shtang fol. dhe ndajf.; shtemët(i,e) mb.

126

dhe ndajf.; shtrembër(i,e) mb. dhe ndajf,; shtrembët(i,e) mb. dhe ndajf.; shtrenjtë(i,e) mb. dhe ndajf.; shtrënguar(i,e) mb. dhe ndajf.; shtrëngueshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; shtrirë(i,e) mb. dhe ndajf.; shulak mb, em. dhe ndajf.; shurdhër(i,e) mb. dhe ndajf.; shurdhët(i,e) mb. dhe ndajf.; shyqyr pasth. dhe em.; tek mb. dhe ndajf.; tok fol. dhe ndajf.; trashë(i,e) mb. dhe ndajf.; tresh em. dhe ndajf.; trokth em. dhe ndajf.; tukeq fol. dhe ndajf.; turbullt(i,e) mb. dhe ndajf.; tharbët(i,e) mb. dhe ndajf.; thartë(i,e) mb. dhe ndajf.; thatë(i,e) mb. dhe ndajf.; thekshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; thellë(i,e) mb. dhe ndajf.; thikashpinas mb. dhe ndajf.; thyeshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; ujshëm(i) mb. dhe ndajf.; ulur(i,e) mb. dhe ndajf.; ulët(i,e) mb. dhe ndajf.; urtë(i,e) mb. dhe ndajf.; urishëm(i,e) mb. dhe ndajf.; vajshëm(i,e) mb. dhe ndajf.; varur(i,e) mb. dhe ndajf.; vdekur(i,e) mb. dhe ndajf.; vetëm(i,e) mb. dhe ndajf. lidh. pj.; vëngër(i,e) mb. dhe ndajf.; vështirë(i,e) mb. dhe ndajf.; vonë(i,e) mb. dhe ndajf.; vrazhdë(i,e) mb. dhe ndajf.; zbehtë(i,e) mb. dhe ndajf.; zbrazët(i,e) mb. dhe ndajf.; zgjidhur(i,e) mb. dhe ndajf.; zgjuar(i,e) mb. dhe ndajf.; zi(i) mb. dhe ndajf.; zishëm(i) mb. dhe ndajf.; zymtë(i,e) mb. dhe ndajf.; zhveshur(i,e) mb. dhe ndajf.; Numri i homonimeve leksiko-gramatikore të paraqitura, i cili rezulton të jetë jo pak i vogël, na krijon një dyshim tjetër. A duhet të konsiderohen raste të tilla si lloj homonimie, apo kemi të bëjmë me përdorime të së njëjtës fjalë? Një analizë e strukturës semantike na bind dhe na qartëson për llojin e marrëdhënieve që krijohen midis këtyre njësive përbërëse. Nga ana tjetër do të ishte i vlefshëm dhe krahasimi i këtyre njësive me paraqitjen në fjalorin shpjegues të 2006-ës. Grupi që paraqet më tepër interes, është ai në të cilin vendosen marrëdhëniet midis mbiemrit dhe ndajfoljes. Ato janë ndërtuar dhe paraqitur sipas zërit leksikor të përbashkët. Sipas A.Xhuvanit180 ndajfolje të tilla janë formuar nga mbiemrat, duke i hequr nyjet –i,e,të-. Ato cilësojnë jo vetëm kuptimin dhe veprimin e foljes, por plotësojnë e caktojnë dhe kuptimin e mbiemrit. Kjo prejardhje kuptimore ruan një sërë përbërësish semantikë brenda boshtit kuptimor. Si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës ndajfolja karakterizohet nga abstragimi i kuptimit leksikor të fjalës. Tiparet semantike të pjesëve të ligjëratës e gjejnë shprehjen e tyre në tiparet gramatikore ( i vonë-vonë). I referohen të njëjtit realitet objektiv, por i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës, pasi ndryshojnë kategoritë gramatikore. Rritja e shkallës së abstragimit zbeh kuptimin e përgjithshëm leksikor, duke nxjerrë në pah tiparet gramatikore. Vlera e homonimisë nuk gjen më vend në këtë rast. Ndryshimet brenda kësaj strukture prekin aspektin gramatikor dhe vijojnë të ruajnë lidhje me atë leksikor. Gjykoj se do të ishte e përshtatshme të mendonim se kemi të bëjmë me përdorime të së njëjtës njësi leksikore, por që gramatikalisht i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Një argument tjetër i cili mbështet këtë fakt është dhe paraqitja e tyre në fjalor si fjalë polisemantike ose si një njësi leksikore e vetme. Edhe pse i përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës, por të barasvlefshme nga struktura me shembujt e mëlartëm, përsëri

180 A.Xhuvani “Origjina dhe formimi i ndajfoljeve në shqipe”, “Çështje të gramatikës së shqipes së sotme 1975, fq.193.

127

ngërthehen brenda një njësie leksikore. Vërejmë: fjala -ndryshe- jepet në fjalorin shpjegues të 2006-ës, si njësi leksokore me dy variante kuptimore, si ndajfolje dhe lidhëz. Si fjalë polisemantike paraqiten dhe të tjera si: ballulur ndajf. dhe mb.; copë-copë ndajf. dhe mb.; dredha-dredha mb. dhe ndajf.; fletë-fletë mb. dhe ndajf.; huq mb. dhe ndajf.; lecka-lecka mb. dhe ndajf.; mullar em. dhe ndajf.; njolla-njolla mb. dhe ndajf.; pakta(e) em. dhe ndajf.; përse ndajf. dhe lidh.; poshtë-lart pj. dhe ndajf.; prishaqejf mb. dhe ndajf.; pse ndajf. dhe em.; pulla-pulla mb. dhe ndajf.; radhë em. dhe ndajf.; revan em. dhe ndajf.; rrecka-rrecka mb. dhe ndajf.; rrjepa-rrjepa mb. dhe ndajf.; safi ndajf. dhe mb.; sidokudo ndajf. dhe mb.; skrop em. mb. dhe ndajf.; solo em. dhe ndajf.; sterrë mb. dhe ndajf.; shah fol. dhe ndajf.; sheqer em. mb. dhe ndajf.; shesh em. dhe mb.; shkallë-shkallë mb. dhe ndajf.; shqeto-ja em. dhe ndajf.; shtresa-shtresa mb. dhe ndajf.; tani ndajf. dhe pj.; thela-thela mb. dhe ndajf.; valë-valë ndajf. dhe mb.; varda pasth. dhe ndajf.; vrima-vrima ndajf. dhe mb.; zhele-zhele mb. dhe ndajf. Si fjalë polisemantike jepet dhe rasti rripa-rripa, i cili shpërbën çiftin homonimik dhe bashkon variantet kuptimore në përdorimet si mbiemër dhe ndajfolje që kish në fjalorin shpjegues 1980-ës. Struktura kuptimore e kësaj gjedheje nxjerr në pah lidhjet e forta brenda boshtit kuptimor të njësisë leksikore. Por ndryshe nga rastet e tjera ato jepen si variante kuptimore të një njësie leksikore dhe jo si njësi më vete. Kuptimi i fjalës nuk shkon drejt abstragimit të theksuar kur kalon si pjesë tjetër e ligjëratës, por ruan lidhjet e drejtpërdrejta të prejardhjes kuptimore me kuptimin bazë. Kështu nuk realizohet dot kalimi nga fjalë shënuese në shërbyese, por mbeten në të njëjtën strukturë kuptimore. Variantet kuptimore nuk kanë arritur të shënojnë shkëputjen nga njëri-tjetri e për pasojë nuk i kanë humbur lidhjet kuptimore midis tyre. Nuk kemi zbehje të nocionit sendor-logjik, prandaj nuk ka as shkëputje të varianteve nga njëri-tjetri. Nga shqyrtimi i materialit të bie në sy se kanë kaluar në polisemantizëm mbiemrat e formuar nga togjet emërore me përsëritjen e të njëjtit emër (njolla-njolla, fletë-fletë, shkallë-shkallë etj). Kjo mënyrë formimi i njihet dhe ndajfoljeve po të këtij lloji. Sipas A.Dhrimos181 formime të tilla janë mbiemërore të drejtpërdrejta, të cilët nuk pësojnë asnjë ndryshim forme. Për pasojë dhe përdorimi si ndajfolje është më i lehtë për t’u përftuar, për shkak të natyrës ngurtësuese që kanë këto formime. Meqenëse ndajfoljet formohen nga mbiemrat, atëherë ato ruajnë përbërës semantikë të përbashkët me boshtin kuptimor të mbiemrave nga të cilët vijnë, duke ruajtur vlerën polisemantike të njësisë leksikore. Në të njëjtën strukturë paraqitet dhe rasti i fjalës osh, struktura kuptimore e së cilës përbëhet nga një kuptim i vetëm: osh,-i kënaqësia që na sjell diçka. Dhe njësia tjetër –osh- ndajf.bised. zvarrë, rrëshqanë. Strukturalisht paraqiten si njësi më vete, por etimologjikisht nuk kanë afri midis tyre. Homonimia është e dukshme edhe pse i përkasin

181 A.Dhrimo “Formimi i mbiemrave në gjuhën e sotme shqipe” në “Çështje të gramatikës së shqipes së sotme”, fq.179.

128

pjesëve të ndryshme të ligjëratës, por paraqiten si njësi më vete në fjalor. Po e njëjta gjendje jepet dhe te struktura e fjalës përpjetë(a), e cila ndeshet njëherë si mbiemër, si ndajfolje dhe si parafjalë. Boshti kuptimor i njësive lidhet në disa përbërës semantikë, por forma grafike ndryshon nga njëri kuptim në tjetrin. Gjatë përdorimit si mbiemër, fjala e ka pjesë të pandarë nyjen shquese, ndryshe nga përdorimet e tjera të cilat nuk kanë nevojë për praninë e nyjes. Si e tillë ajo nuk gëzon ndarjen si njësi leksikore të bashkuara brenda një zëri leksikor, ashtu sikundër ndodhte te shembujt e lartpërmendur, po jepet si fjalë polisemantike. Variantet leksiko-gramatikore të së njëjtës njësi leksikore i korespondojnë dy ose më shumë pjesëve të ligjëratës. Përfaqësimi në pjesë të ndryshme të ligjëratës realizohet në kontekste të ndryshme, që do të thotë se ky i fundit është përgjegjës për t’u konsideruar si njësi leksikore të ndryshme nga njëra-tjetra. Fjalët rastisin të jenë homonimike vetëm në një kontekst të caktuar. Mirëpo fjalorët shpjegues nuk e bëjnë paraqitjen e fjalëve, duke u mbështetur në kontekstin në të cilin njësia leksikore lëviz. Ato i japin njësitë homonimike si hyrje më vete në fjalor. Ka dhe shumë raste kur homonimet jepen të bashkuara në një njësi të vetme (si një fjalë polisemantike) ose sipas një çerdheje leksikore të bashkuar. Kjo tregon se kriteret e klasifikimit të homonimisë dhe kufijtë e ndarjes së saj nga polisemia, janë ende jo të qarta. Tërësia e homonimeve të gramatikore të lartpërmendura nuk shfaqin të njëjtën paraqitje, nëse do t’i referoheshim fjalorit shpjegues të 1980-ës. Prej shqyrtimit të materialit vërejmë se janë një numër i konsiderueshëm ndajfoljesh të shtuara rishtaz, të cilat kanë të njëjtin ndërtim fonetik me përdorimin si mbiemër dhe vetëm në dy raste me emrin. Shembuj të tillë kemi: copë, lagët, mësyshur, paketueshëm, pakufishëm, pakuptueshëm, pandalshëm, pandjeshëm, pangopshëm, pavetëdijshëm, pëlqyeshëm, pijshëm, puthitur, saktë, shkordhët, shkrehur, shkrydhët, shulak, turbullt, tharbët, thyeshëm, ujshëm, vajshëm, dhe zymtë. Të bie në sy se mjaft mbiemra janë formuar me prapashtesën -shëm-, të cilët kanë bërë të mundur prirjen për zgjerimin e një tipi të ri strukturor të ndajfoljeve. Prodhimtaria e mjeteve fjalëformuese ndajshtesore ka bërë të mundur bashkimin e tyre me temat fjalëformuese mbiemërore dhe ndajfoljore, duke paraqitur struktura të shumta semantike. Meqenëse fjalëformimet me ndajshtesim janë më të bollshme në pjesët emërtuese të ligjëratës si: emri, mbiemri, folja dhe ndajfolja182, atëherë mundësia për njëjtësi fonetike të fjalës është më e dukshme. Fjalët, edhe pse kanë ndërtim të njëjtë nuk mund të merren si homonime të mirëfillta, për aq sa kjo dukuri trajtohet si çështje e ndryshimeve leksikore të njësisë leksikore. Mbiemrat me prapashtesën -shëm- vijnë nga foljet dhe ruajnë lidhje të drejtpërdrejta me kuptimin leksikor të foljeve përkatëse183. Ndajfoljet e këtij tipi vijnë nga mbiemrat po me të njëjtën prapashtesë, duke ruajtur lidhje me kuptimin leksikor, tashmë të mbiemrit. Zinxhiri i

182 E.Hysa “Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare” në “Gjuha jonë” 1985, fq.111. 183 P.Haxhillazi “Vëzhgime mbi mbiemrat foljorë me prapashtesën –shëm në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun…”, 1972/2, fq. 262.

129

fjalëformimit ruan lidhjen kuptimore hap pas hapi edhe pse fjalët shfaqin veçori të ndryshme paradigmatike. Prandaj njësitë e mëlartme mund të konsideroheshin si variante gramatikore të së njëjtës fjalë. Në këtë mënyrë mund të përfitonim dhe një rritje më të vogël të homonimeve leksiko-gramatikore, që duket se janë në një shtim progresiv joreal. Nisur nga kjo gjykojmë se ndajshtesat duket të jenë përgjegjëse për shtimin e homonimeve leksiko-gramatikore. Mbiemrat e shtuar rishtaz që dalin si homonime leksiko-gramatikore, janë më të paktë në numër se ndajfoljet në fjalorin e 2006-ës krahasuar me atë të 1980-ës. I gjejmë në shembujt: cakërr, mënuar, mësyshur dhe zishëm. Paranyjëzimi i këtyre formave të mbiemrave nuk duket se ndryshon diçka në kategorinë e tyre mbiemërore. Ato shërbejnë thjesht për të dalluar formën në funksion mbiemëror nga format me funksion ndajfoljor. Ndaj gjykojmë se karakteri ndajfoljor i njësive të dhëna është më i qëndrueshëm se ai mbiemëror. Ato jepen të shoqëruar me përdorimet si ndajfolje në të njëjtën çerdhe leksikore, por në thelb mbeten variante kuptimore të së njëjtës fjalë. Por kemi dhe fjalë në të cilat lidhjet kuptimore janë zbehur mjaft midis tyre, duke e humbur paraqitjen si fjalë polisemantike në fjalorin e 1980-ës: cirka-cirka, lik, skiç dhe shyqyr. Tashmë ato jepen si fjalë nën një fjalë titull, pra si pjesë e çerdhes së fjalës. Dukuria e homonimisë në pjesë të ndryshme të ligjëratës mund të shihet nga shumë këndvështrime, por nga ana praktike thelbi mbetet po i njëjti. Shembujt paraqesin karakterin fjalëformues të tyre. Si pasojë leksemat shfaqin homonimi, pavarësisht nëse është leksikore apo leksiko-gramatikore. Duhet të theksohet se trajtimi i rasteve të tilla njëherë si homonime apo si njësi leksikore më vete, të cilat ndryshojnë nga një pjesë e ligjëratës në tjetrën, kur nuk kemi të pranishme zhvillime fjalëformuese, mbetet një proces i debatueshëm. Çështja qëndron në faktin se janë ruajtur marrëdhëniet semantike midis sememave dhe semave të njësisë leksikore përkatëse, duke gjykuar se s’mund të flasim për homonimi, por për dukurinë e polisemisë. Ky fenomen nuk mund të trajtohet as si proces fjalëformimi, edhe pse në shumë raste ndryshimi i statusit të pjesës së ligjëratës, nuk është ndjekur nga ndonjë ndryshim leksiko-semantik, që pranon dhe procesi i fjalëformimit. Njësisë leksikore i takojnë dy ose më shumë sema të pjesëve të ndryshme të ligjëratës, të cilat prodhojnë përdorime të fjalës në kontekste krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Nëse do t’i referoheshim polisemisë leksiko-gramatikore, çdo kuptim leksikor i dhënë më lart, i përkon një pjesë të veçantë të ligjëratës. Kështu që lind dyshimi nëse raste të tilla kur njësia leksikore funksionon si pjesë e ndyshme e ligjëratës, janë pjesë e homonimisë apo kuptime të ndryshme të një fjale polisemantike. Mendimi i polisemisë leksiko-kategoriale e hedhur nga gjuhësia ruse me përfaqësues Shcherba184, i cili theksoi se “veçoritë formale të kategorive gramatikore, nuk rrudhin krejt veçoritë morfologjike, prandaj e njëjta fjalë mund të paraqitet në kategori të ndryshme.” Prandaj raste të tilla nuk janë konsideruar si një lloj homonimie. Mendime të përafërta me këto janë dhënë dhe nga gjuhëtarë të tjerë (përfaqësues të strukturalizmit) si H.Sëeet, i cili 184 L.Shcherba “Iazykovaia sistema i rechevaia deioiel’nost” 1974. fq,81.

130

mendon se “ i vetmi ndryshim gjatë kalimit të foljes në emër, nuk përbën një fjalë të re.185 Kjo ndodh sepse kalimi nga një klasë në një tjetër shënon thjesht një ndërrim funksioni dhe jo kuptimi të mirëfilltë, pasi ruajnë përbërës semantikë të përbashkët.” Në këtë linjë argumentimi raste të tilla kërkojnë një specifikë më të hollësishme në klasifikim, për të bërë ndarjen e saktë në homonimi apo polisemi. 4.8. Homonimia dhe fjalëformimi Sistemi i fjalëformimit, sipas gramatikës tradicionale, përbëhet nga tërësia e mënyrave dhe tipave të fjalëformimit. Ajo është paraqitja më e dukshme e prejardhjes kuptimore në një njësi leksikore ose në të gjithë paradigmën e fjalës. Shtimi i parashtesave ose i prapashtesave në një fjalë, luan dy role të rëndësishëm. Ato shërbejnë për të formuar pjesët e ligjëratës, por edhe për të ndryshuar kuptimin leksikor të një fjale. Mënyra e fjalëformimit ndihmon në dallimin e përcaktimin e çifteve homonimike. Për të studiuar vlerën e homonimisë të gjuhës shqipe në lidhje me fjalëformimin, do të mbështetemi vetëm në homonimet e shtuara rishtaz në fjalorin shpjegues të 2006-ës. Nga 76 çiftet homonimike të shtuara si prurje të reja, vërejmë se i përkasin fjalëve të mëvetësishme, në të cilat fjalëformimi vepron dendur. Prapashtesimi duket të jetë mënyra më prodhimtare e prejardhjes kuptimore, e cila jep formimin e çifteve homonimike. Përpos kësaj, homonimia prapashtesore mund të ndikojë në kompleksitetin morfologjik të fjalës. Për dallimin e homonimeve që lindin gjatë fjalëformimit është e nevojshme të mbështetemi në analizën morfologjike të fjalëve, në rregullat e ndërtimit të fjalës. Kështu psh. fjalën armatos (pajis me armë) mund ta ndajmë në armatë+os, duke identifikuar dhe prejardhjen e fjalës. Ndërsa te fjala armatos (vesh me armatesë) nuk mund ta ndajmë si në rastin e përmendur. Si rrjedhim kemi të bëjmë me dy homonime dhe jo me dy kuptime të së njëjtës fjalë. Prapashtesimi ka bërë që të formohen dy fjalë të ndryshme, të cilat i përkasin fushave jo të njëjta e që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Do paraqesim vetëm çiftet e reja homonimike, të cilat do të na shërbejnë për të krijuar një kornizë të qartë të lidhjes midis homonimisë e prapashtesimit: - armatos/a,-; armatosj/e,-; armatosur (i,e) armatur/ë,-; bac/ë,-; bravari/i,-; cerm/ë,-; cërrkaç,-; çalëz,-a; çav/ë,-; çepelitet,-; çepelitur (i,e); çërrkaç; çakëllimë; çapoj; çiç/ë,-; çikem; çikur (i,e); çimkë; çojë, çoku, çuku, datoj, datohet, datim, datuar (i), dhëmboreja, flakërim, fshirëse, grykor/e,-ja; gufë, gugë, jajë, kalorës; kontraktoj, konventë; krap/e,-ja lëngim; lëmesë, lugëtar, mëtim; micë, mis, ndenjëse, nis, pasim; pejzë; pengim; qokë; qumështor; rendoj; renduar (i,e); rrosh; sjellje; shkatërra; shkep; shprehje; shprehur (i,e); shkrep, shkurroj; shok; shpuzak, shpuzë, shtang, shties; shutër, unzë, urdhje, vështirë(i,e); vlohet, zali, zar, zhërmak; zhym.

185 H.Sweet “New English grammar” 1900, fq.499.

131

Duke shqyrtuar rastet e mësipërme shikojmë se parapashtesat më të përdorshme janë: ja, je, im, ur. Përgjithësisht prapashtesat kanë funksion klasifikues. Gramatika tradicionale mbështet idenë se ka dhe prapashtesa homonimike, të cilat përputhen në shkrim, por kanë kuptime krejt të palidhura midis tyre186. Po të marrim fjalën -armatosje, vërejmë se kuptimi i fjalës së prejardhur (pajisje me armë) dhe (veshje me armatesë) i lidh këta emra me të njëjtën temë fjalëformuese, por me kuptime krejt të kundërta. Këta dy emra janë formuar me të njëjtën prapashtesë -je-, nga e njëjta pjesë e ligjëratës, duke përbërë jo dy kuptime të një fjale, por dy homonime. Duke shqyrtuar emrat e prejardhur me -je- për nga kuptimi, si dhe prania e homonimeve midis tyre, lind pyetja: Emra të tillë janë formuar nga një prapashtesë me disa kuptime apo janë formime me prapashtesa homonime? Morfemat fjalëformuese ose prapashtesat kanë kuptim shumë më abstrakt dhe më të përgjithshëm se sa fjalët. Prandaj është e nevojshme të shihet natyra e temave leksikogramatikore. Pothuaj në të gjitha rastet temat vijnë nga foljet, të cilat duke u bashkuar me prapashtesën -je- kalojnë në kategorinë e emrit. Kuptimisht ndryshojnë prej njëri-tjetrit, duke qenë homonime që në temën leksikogramatikore. Prandaj prapashtesa -je- nuk është prapashtesë homonimike, por është e lidhur me kuptime të ndryshme homonimike, që japin fjalë të prejardhura kuptimisht të ndryshme. Një çështje e cila vlen të theksohet në këtë drejtim, është fakti se sa prodhimtare janë njësitë homonimike që dalin nga homonimia prapashtesore. Cila prej tyre gjeneron më tepër kuptime të reja, njësia e vjetër apo njësia e re? Kur njëra prej njësive homonimike duket të jetë më produktive se sa tjetra, atëherë njësia tjetër paraqitet më e varfër në gjenerimin e fjalëve të tjera. Homonimia vizaton një situatë, në të cilën fjalë të ndryshme ndodhin aksidentalisht në të njëjtën formë. Por ky përkufizim “fjalë të njëjta, kuptime të ndryshme” nuk e merr fort parasysh faktin se fjala përdoret në kontekste e mënyra jo të njëjta. Gjuhëtarët shpesh e ndajnë fjalën si leksemë dhe si fjalëformë, duke i studiuar dhe në mënyrë të veçantë ato. Leksikografët e paraqesin fjalën në fjalor si leksemë, ndërsa fjalëformat janë variante formash leksikore, që i nënshtrohen rregullave gramatikorë të gjuhës. Prandaj ato pësojnë ndryshime të dukshme gjatë nënshtrimit të rregullave të paracaktuar. Fjalëformat e së njëjtës leksemë mund të ndahen nga njëra-tjetra ose të jenë të palidhura nga ana kuptimore. Kështu fitojmë homoniminë e pjesshme, në të cilën fjalëformat e dy leksemave të ndryshme janë identike, por të tjerat jo. Derisa homonimia nuk është një problem bazuar te lidhja kuptimore, s’mund të zgjidhen problematika të tilla.

186 “Gramatika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1995, fq 65.

132

PËRFUNDIME:

Polisemia është një vlerë e përhershme e gjuhës shqipe. Nëpërmjet kuptimeve të shumta që mbart një fjalë, ne njohim fuqinë e gjuhës. Polisemia është fenomen universal, e cila gjendet e zhvilluar në shumë gjuhë të botës. Pa dyshim që dhe gjuha shqipe e ka jo vetëm të zhvilluar këtë dukuri, por ajo përbën dhe një fushë në të cilën mund të hulumtosh gjatë. Polisemia dhe homonimia janë dy dukuri të njohura semantike. Ka mënyra të ndryshme në të cilën një fjalë merr më shumë se një kuptim, por është e vetmja mënyrë që fjalët të cilat marrin më shumë se një kuptim të quhen polisemantike. Polisemia i referohet rasteve kur një njësi e vetme leksikore ka disa kuptime të ndryshme, por që derivojnë nga kuptimi kryesor. Ndërsa homonimia përfshin rastet kur dy njësi të ndryshme leksikore për nga ana kuptimore, lidhen mes tyre vetëm nëpërmjet formës së njëjtë tingullore. Fjalorët i paraqesin kuptimet e një fjale polisemantike në një njësi të vetme leksikore, ndërsa homonimet në dy njësi leksikore të veçanta. Në këtë pjesë të fundit të punimit do të japim disa përfundime të përgjithshme, për të karakterizuar përgjithësimet e hulumtimeve të këtij studimi. Semantika deri më sot është përkufizuar si “shkenca që hulumton kuptimin”. Pra thelbi që trajton kjo shkencë është kuptimi. Kur flasim për kuptimin, atëherë kemi të bëjmë me disa llojesh të tillë si: emotiv, konjitiv, denotativ, i parmë, i prejardhur, konkret, abstrakt, i figurshëm, i drejtpërdrejtë etj. Duke përmendur të tilla kuptime, ne nuk kemi bërë gjë tjetër, përveçse jemi përfshirë në strukturën kuptimore të fjalëve polisemantike. Gjatë komunikimit të përditshëm kur përdorim fjalë të ndryshme, nuk interesohemi për kuptime të tjera që mund të kenë fjalët. Edhe pse komunikojmë me fjalë që mund të mbartin në vetvete shumë kuptime, përsëri nuk ngatërrohemi me to dhe jemi shumë të qartë në atë që duam të themi. Kuptohet që e gjitha kjo i detyrohet kontekstit, i cili është rregullatori i qartësisë fjalësore dhe na jep mundësinë për të mos krijuar konfuzion. Çelësi i shpjegimit këtu qëndron në intuitën gjuhësore që ka folësi, për të kuptuar atë që thuhet në mënyrë të natyrshme. Ndryshe ndodh në paraqitjen e tyre në fjalor. Ato organizohen në parime jokontekstuale dhe si të tilla na parashtrojnë dhe problemet teorike që janë në përcaktimin dallues midis këtyre dy kategorive. Megjithatë fjalorët nuk janë të prirur për të shpjeguar gjuhën nga pikëpamja teorike, por për të shpjeguar fjalët e një gjuhe. Problemi i polisemisë dhe homonimisë përbën dhe thelbin e semantikës. Shumë studime të orientuara kah polisemisë kanë vënë në qendër të problematikës së tyre, lidhjen midis kuptimit kryesor dhe atyre të prejardhura. Çdo fjalë zotëron një kuptim bazë, ndërsa kuptimet e tjera janë pasojë e kontekstit ose e rregullave gjuhësore. Nga kjo pikëpamje mund të themi se interpretimet e veçanta të fjalëve që i largohen kuptimit bazë, por të lidhura me të brenda një strukture semantike, janë të kushtëzuara nga

133

konteksti. Por e gjitha kjo mund të vërehet vetëm në praktikën ligjërimore, kurse evidentimi i tyre në fjalor, sjell ndryshime të mëdha ndryshe nga praktika. Në këtë aspekt dukuria e polisemisë ngjall më shumë interes në studimin e zhvendosjes së kuptimeve. Një nga pikëpyetjet e trajtuara në këtë punim është: pse ndodh polisemia? Janë bërë përpjekje për të dhënë disa arsye: 1. një nga arsyet pse ndodh polisemia, është zgjerimi i strukturës kuptimore të fjalës apo shtimi i tyre me variante të reja kuptimore. 2. huazimi i fjalëve nga gjuhë të tjera. Shqipja është një nga gjuhët që vitet e fundit ka përvetësuar në fondin e saj fjalë të shumta nga gjuhët e huaja, të cilat dashur pa dashur kanë gjetur një përdorim të gjerë. Shpeshherë fjalë të tilla konvergjojnë me fjalët e fondit të shqipes, të cilat sjellin ndryshime të dukshme në anën kuptimore të fjalës (Nëse do të merrnim si shembull fjalën “dem”, përveç kuptimit “viç dy-tre vjeç”, tani gjejmë dhe një kuptim tjetër të shtuar rishtaz “shenja e dytë e zodiakut”). 3. elementin kontekstual, i cili shërben për dallimin e kuptimit kontekstor në varësi të kontekstit që përdoret. Një nga çështjet e cila ka shfaqur më tepër interes gjatë shqyrtimit, është dhe kuptimi fjalës. Kuptimi i fjalës është një kategori e ndryshueshme në varësi të kontekstit të fjalës, ndryshim i cili rregullohet nëpërmjet mekanizmave të përcaktuar. Punimi ka rrokur në një pjesë të gjerë të tij dhe llojet e lëvizjeve kuptimore, të cilat përbëjnë dhe thelbin e këtij studimi. Fillimisht është studiuar ndryshimi i kuptimit kryesor të fjalës, i cili ndodh për disa arsye. Folësi është një nga arsyet bazë, i cili në mënyrë të natyrshme ka për qëllim për të shprehur diçka dhe përzgjedhja e së njëjtës fjalë për të shprehur një kuptim tjetër, ngjitet (ngulitet) në ligjërim. Arsye tjetër se pse ndodhin ndryshimet semantike, lidhet me zgjerimin e strukturës së fjalës, duke shtuar vargun e kuptimeve. Në këtë rast mund të flasim për përmirësim (pozitivitet) semantikor. Por në strukturën e fjalës mund të ndodhë dhe e kundërta, nxjerrja jashtë fushës së përdorimit të kuptimeve të veçanta. Në këtë rast mund të flasim për përkeqësim (negativitet semantikor), i cili kushtëzohet gjithashtu nga faktorë të brendshëm e të jashtëm gjuhësorë. Një çështje e trajtuar imët ka të bëjë me disa fjalë e kanë shumë të qartë kuptimin kryesor, ndërsa në disa të tjera kemi konfuzion midis kuptimit kryesor dhe kuptimeve të tjera të prejardhura. Ndaj janë studiuar dhe analizuar rastet e fjalëve të cilat pasqyrojnë ndryshim të kuptimit kryesor, të cilat arrijnë në afro 115 njësi leksikore. Duke u mbështetur në studimet e mëparshme, gjejmë të renditura disa shkaqe, pse ndryshon kuptimi kryesor: a) realiteti objektiv, si shkak i ndryshimit të vetë konceptit të fjalës, b) shkaqe shoqërore, c) sistemi gjuhësor si shkak i marrëdhënieve të brendshme të elementëve të sistemit. Faktorët e përmendur janë gjithnjë elemente aktivë në jetën tonë, të cilët përcjellin dhe në leksik shndërrimet e para që pëson fjala. Për pasojë, është hedhur mendimi se këto

134

ndryshime të kuptimit kryesor duhet të konsiderohen si dukuria e lëvizjes së kuptimit kryesor. Kjo dukuri do të shërbejë si dritare për studime të mëtejshme në analiza të shndërrimeve kuptimore brenda njësisë leksikore. Kuptimet e reja kryesore në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë të hyra rishtazi, por janë përfituar si shkak i lëvizjeve të brendshme të varianteve kuptimore, kushtëzuar nga treguesit e realieve. Variantet kuptimore kanë këmbyer vendet midis tyre, duke shndërruar strukturën përmbajtjesore të fjalës, por edhe kuptimin kryesor të saj, duke marrë dhe nocionin e kuptimit kryesor. Në fjalët të cilët paraqesin ndryshime të kuptimit kryesor, nxjerrim si përfundim se është e vështirë që të përcaktojmë vendosmërisht se cili është kuptimi kryesor, pasi vërejmë se shpesh krijohet konfuzion me ato që i quajtëm “përdorime qendrore”. Lidhja midis kuptimit kryesor dhe të prejardhur nuk mund të specifikohet gjithnjë e me siguri edhe në rastet kur është e përcaktuar. Kjo kushtëzohet nga afria shumë e madhe midis tyre. Nga evidentimi i rasteve kur kuptimi kryesor dhe varianti i 2-të apo i 3-të leksikor kanë këmbyer vendet, ose nga ruajtja e tipareve të përbashkëta me kuptimin fillestar, është hedhur dhe ideja e konceptit “përdorime qendrore” deri në përcaktimin e plotë të vendit që zë kuptimi kryesor. Cilësimet stilistikore të fjalëve shërbejnë si burim shprehësie për to, pasi ato bëjnë të mundur që fjala të dalë e gjallë, me asosacionet shoqërore e kulturore. Pasuria stilistikore e fjalëve i jep mundësinë strukturës kuptimore të jetë fryt i ndryshimeve. Fjalët të cilat pasqyruan ndryshim të kuptimit kryesor, rezultonin më shumë të pacilësuara stilistikisht. Kjo dukuri sjell një rrudhje të shkallës së polisemantizmit, pasi mundësitë që fjalët e paveshura stilistikisht të marrin kuptime të prejardhura dhe të rrisin shprehësinë stilistikore, janë të pakta në krahasim me fjalët që janë të veshura stilistikisht. Numri më i madh kuptimeve kryesore të ndryshuara i takojnë rrafshit të terminologjisë, kurse kuptimet kryesore që kanë kaluar si të prejardhura, i takojnë rrafshit të ligjërimit bisedor. Shkak për këtë janë bërë transformimet e theksuara shoqërore, të cilat janë reflektuar dhe në leksik. Por kjo na çon në përfundimin se prirja e leksikut po ushqen monosemantizimin e fjalëve, pasi fjalët e rrafshit terminologjik e kane më të vështirë për të marrë kuptime të figurshme, sepse shprehin nocione konçize e të përpikta. Një fakt tjetër që e mbështet këtë është se shumica e fjalëve janë të paveshura stilistikisht, gjë që ndikon në mundësinë e tyre të pakët për të marrë kuptime të derivuara e të figurshme. Një natyrë e tillë e ngurtë nuk i jep mundësinë fjalës për të zgjeruar strukturën e saj përmbajtjesore, për të zhvilluar kuptime të reja e për të shërbyer si tema të reja prodhuese. Kjo i drejton fjalët drejt një polisemantizmi më të pakët, ndërkohë që shqipja ka prirje për të pasuruar fondin e saj leksikor më tepër nga zhvillimi i kuptimeve, se sa nga fjalëformimi. Nga hulumtimi dhe krahasimi i fjalëve nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe“ 1980 në “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, vihet re një ndryshim i konsiderueshëm brenda strukturave leksikore të çdo fjale, e cila është pasqyruar në lëvizjet e varianteve kuptimore. Tregues i lëvizjeve kuptimore është zgjerimi i strukturës me variante të reja

135

kuptimore, ose ngushtimi i saj. Gjithsej janë llogaritur afro 220 kuptime të shtuara, një numër relativisht i pakët në krahasim me kuptimet e eliminuara nga struktura e fjalës. Shumica kuptimeve të fjalëve janë të shoqëruara me shënime stilistikore, gjë që i jep mundësinë fjalës që të fitojë më shumë kuptime të prejardhura e të figurshme, pra të zgjerojë strukturën e saj semantike. Nga ana tjetër, në rast se do nisemi nga raporti i rrafshit konkret-abstrakt, vërejmë se pjesa më e madhe e fjalëve i takon rrafshit abstrakt. Këto dy tregues dëshmojnë qartë se janë në mbështetje të shtimit të vlerës së polisemisë. Kuptimet e shtuara që i takojnë kësaj fushe, kanë më tepër mundësi për të fituar kuptime të prejardhuara e të figurshme, meqenëse shënojnë një largim të nocionit nga reliteti. Dhe sa më shumë që t’i largohemi referentit fizik, aq më shumë figurshmëri prodhohet. Kështu fjalët që i takojnë kësaj fushe i japin mundësi gjuhës që të zhvillojë poliseminë në një të ardhme, duke sjellë zgjerimin e trukturës semantike të fjalës. Ndryshimi semantik i fjalëve mund të jetë disa llojesh, të cilat janë: metafora, metonimia, zgjerimi i kuptimit, ngushtimi i kuptimit, por mund të rendisim dhe lloje të tjera. Natyra pozitive ose negative e zhvillimit të strukturës përmbajtjesore të fjalës, krijon mundësi të reja për zgjerimin ose ngushtimin e strukturës së njësive leksikore. Ndaj është vlerësuar dhe një anë tjetër e shndërrimit kuptimor, e cila shënon si shkak dukurinë e pozitivitetit ose negativitetit kuptimor, si lloje të tjera të ndryshimit të kuptimit semantik. Struktura e fjalës shoqërohet dhe me ngushtimin e saj, duke ndikuar në numrin e varianteve kuptimore përbërëse të fjalës. Nga hulumtimi i materialit vërehet se numri i kuptimeve të eliminuara është shumë herë më i madh se ato të shtuara, duke arritur në afro 1000 variante kuptimore. Variantet e eliminuara i përkasin më tepër fushës së përdorimit të terminologjisë dhe ato me shënime me ngjyrime - emocionale, të cilat janë më të riskuarat në strukturën kuptimore të një fjale për t’u larguar prej saj. Eliminimi i kuptimeve terminologjike ose speciale nga struktura kuptimore e fjalëve të përgjithshme, ka sjellë si pasojë rrudhjen e strukturës kuptimore të fjalës, uljen e vlerës së polisemisë, por dhe rrudhjen e kuptimeve terminologjike. Shkaku nuk është vetëm reduktimi i këtyre kuptimeve, por edhe shkrirja ose bashkimi i kuptimeve me njëri-tjetrin. Variantet kuptimore të eliminuara janë analizuar dhe shqyrtuar sipas llojit të shënimit stilistikor që ka çdo kuptim. Të gjitha këto lëvizje kanë ndikuar në një paraqitje tjetër të strukturës kuptimore të fjalës, e cila jo vetëm ka zvetnuar përmbajtjen e saj, por ka kaluar deri në fjalë monosemantike, si pasojë e humbjes së kuptimeve. Një nga detyrat më të vështira të hartuesve të fjalorëve shpjegues, është dhe përcaktimi i rendit të kuptimeve në një fjalë shumëkuptimëshe. Zakonisht si kuptim i parë vihet kuptimi fillestar dhe ndiqen nga kuptimet më të përgjithshme, që janë kuptimet e figurshme. Më pas kuptimet terminologjike, (që te fjalët me peshë kryesore terminologjike dalin në krye), kuptimet krahinore, bisedore, dhe të ligjërimit të thjeshtë, që zakonisht vihen në fund. Mirëpo nga krahasimi i materialit vërejmë se kuptimet që i

136

takojnë fundit të renditjes, nuk kanë sasinë e rrudhjes se sa kuptimet e tjera. Ndaj mendohet se treguesit numerikë të paraqitur në punim, dëshmojnë se rendi i kuptimeve duhet të ndryshojë në bazë të përdorimit e dendurisë funksionale të kuptimit a fjalës. Ky mendim mbështetet dhe nga fakti se, në shumicën e rasteve kuptimet e eliminuara nuk i takojnë periferisë së strukturës kuptimore, por gjenden në qendër të saj. Përcaktimi i rendit të varianteve kuptimore përbën dhe thelbin e njësisë leksikore si sistem. Nëse sugjerohet për zbatim kriteri i dendurisë funksionale, do të ishte një tregues i matshëm, i cili do t’i shërbente një përcaktimi më korrekt për rendin e kuptimeve të një fjale. Reduktimi i varianteve kuptimore ka bërë që rreth 330 fjalë të kalojnë nga polisemantike në monosemantike. Ndërkohë që afro 190 njësi leksikore kanë kaluar nga fjalë polisemantike në dykuptimëshe dhe afro 230 njësi leksikore dalin nga statusi i rrethinës leksikore, duke e ulur numrin e kuptimeve në më pak se tri të tilla për çdo njësi leksikore. Pasojat e shndërrimeve shprehen në strukturën përmbajtjesore të fjalës, të cilat nuk sjellin efekte vetëm brenda strukturës, por edhe në dukuritë e monosemisë, dykuptimësisë dhe polisemisë. Çerdhet leksikore janë një tregues i zhvillimit të leksikut. Në fjalorin shpjegues të 2006-ës numërohen afro 370 zëra leksikorë të krijuar rishtazi. Përgjithësisht çerdhet leksikore si hyrje të reja, janë më së shumti huazime, i takojnë fjalëve të fushës terminologjike, të cilat sferën e përdorimit e kanë të kufizuar. Përmbajtjet e strukturave të tyre nuk janë fort të zhvilluara me variante kuptimore. Kjo ka bërë që këto njësi leksikore të shtojnë më tepër fjalët njëkuptimëshe dhe dykuptimëshe. Fjalët në gjuhën shqipe i hasim në një, dy dhe shumëkuptimëshe. Interes i veçantë në këtë punim është treguar për dukurinë e monosemisë. Rrugët e përftimit dhe zhvillimit të kësaj dukurie janë disa. Në punim janë klasifikuar: -huazimi i fjalëve nga gjuhë të tjera; qerthulli më i madh i të cilave i takon termave nga fusha e teriminologjisë. Për rrjedhojë dhe njëkuptimësia e këtyre fjalëve është e justifikuar për hir të karakterit konciz e të ngushtë që kanë. Pavarësisht se hyrjet e huazimeve kanë ndihmuar në shtimin sasior të fondit të gjuhës shqipe, si pasojë e asimilimit të plotë fjalës me gjithë elementet e zërit leksikor, përsëri struktura e përmbajtjesore e tyre është e vakët. - ngushtimi i strukturës përmbajtjesore të fjalës; deri në një variant të vetëm kuptimor. Shkrirja apo bashkimi i varianteve kuptimore, eliminimi i tyre nga struktura, janë mënyra të kalimit të fjalës nga polisemanntike në monosemantike. Kemi folur gjatë për monoseminë dhe përftimin e fjalëve njëkuptimëshe. Gjuha ka mënyrat e veta të rikuperimit, për të përftuar atë që humbet. Monosemantizmi duhet vlerësuar dhe si një e mirë e gjuhës, që sjell jo vetëm rritjen sasiore të fondit leksikor të shqipes, por nga ana tjetër, zgjerimi i strukturave të fjalës me variante kuptimore të reja, ka ndikuar në afro 200 raste të shtimit të fjalëve polisemantike. Në këtë mënyrë aktivizohet instrumenti tjetër ekuilibrues i sistemit gjuhësor, zhvillimi i polisemisë. Por ka dhe një tjetër instrument që gjuha sjell në ndihmë për këtë. Vendosja e tyre në

137

kontekste të ndryshme i jep mundësinë fjalëve për t’u zhvilluar më tej. Kjo shihet te prania e shtimit të varianteve kuptimore që i takojnë rrafshit abstrakt. Fakti që këto njësi të reja kuptimore i takojnë më tepër rrafshit abstrakt, do të thotë se këto kuptime kanë shënuar hapin e parë të largimit të të shënuarit nga realiteti, pra lidhja me kuptimin fillestar sa vjen dhe dobësohet. Në një të ardhme këto kuptime do te jenë kandidate për t’u shkëputur nga struktura e fjalës, humbasin lidhjet me kuptimet e tjera, vendosin lidhje me fjalë të tjera, kthehen në një temë prodhuese për fjalë të tjera dhe përgatiten për të dalë si njësi leksikore më vete. Një mënyrë për të ekuilibruar dukuritë e polisemisë dhe monosemisë në gjuhën shqipe. Qëllimi i studimit të dukurisë së homonimisë është prirja që ka gjuha shqipe kah homonimisë dhe trajtimi i tyre në praktikë. Problemi i homonimisë është një nga problemet më të diskutueshme sot, edhe pse është përcaktuar parimi themelor se ku duhet të mbështetet përcaktimi i homonimisë. Gjuhësia tradicionale respekton ndarjen e polisemisë nga homonimia, duke u ndalur në këto kritere: -kriteri etimologjik -kriteri semantik e morfologjik -lidhja e kuptimeve me njëri-tjetrin. Gjatë shqyrtimit vërejmë se dukuria e homonimisë del dhe jashtë kornizës së rregullave për shkak të natyrës së saj ndryshuese, të cilat do t’i rendisim më poshtë: -lëvizjet semantike brenda njësive të çiftiti homonimik. Ndryshimet në dukurinë e homonimisë janë shfaqur fillimisht me eliminimin e çifteve homonimike nga fjalori shpjegues i 1980-ës, shifër e cila arrin në rreth 200 njësi të tilla. Janë renditur disa arsye pse ndodh ky eliminim, i cili e shmang fjalën si njësi homonimike, por jo si njësi leksikore. 1. Mund të ndodhë që nga çifti homonimik të eliminohet vetëm njëra nga njësitë përbërëse homonimike. Kjo i takon aftësisë pasive të këtyre njësive ndaj praktikës gjuhësore. Procesi i eliminimit nuk është shoqëruar vetëm me mungesën e kuptimit kryesor të një njësie, por me tërësinë e varianteve semantike që ajo mbart. Pra ndryshimet semantike janë të vrullshme në lëvizjet semantike brenda njësive të çiftiti homonimik. 2. Më të rralla janë rastet kur të dyja fjalët e çiftit homonimik janë reduktuar krejtësisht, për shkak të zëvëndësimit me ndonjë fjalë tjetër në praktikën ligjërimore, ose mospërdorim më i këtyre trajtave. 3. Në disa raste ka ndodhur shkrirja e çiftit homonimik në dy njësi leksikore më vete, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë në fjalë monosemantike. Mënyra më e mirë për të studiuar lëvizjet e kësaj dukurie, është etimologjia e fjalëve. Lidhjet kuptimore ndërmjet njësive leksikore homonimike janë të forta, por jo gjithnjë të qarta. Duke mos pasur një lidhje të qartë, atëherë ato paraqiten si të paqëndrueshme kuptimisht, kështu që mundësia për t’u shkëputur nga çifti homonimik është mjaft e madhe. Një dukuri e tillë ndodh më së shumti në rastet e homonimeve të lindura nga fjalëformimi, e sidomos te format joveprore të foljeve, emrat e formuar me prapashtesën -je- dhe pjesët

138

shërbyese. Në një pjesë të konsiderueshme të rasteve, njësia leksikore e mbetur është kthyer në fjalë monosemantike, duke favorizuar këtë kategori. Janë renditur disa shkaqe të eliminimit të çifteve homonimike, mbështetur në krahasimin e materialit nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 në “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006: - njëra prej njësive homonimike ka humbur kuptimin, është eliminuar si fjalë dhe

shprehja nuk ka më kuptim përgjegjës. - kuptimi i njërës njësi homonimke është përfshirë si kuptimi i tjetrës njësi. - ndarja në fjalorin fillestar mund të ketë qenë e padrejtë dhe hartimi i një fjalori të ri

ka sjellë dhe korrigjimin e këtyre rasteve. - lidhjet e krijuara janë bërë në mbështetje të asaj që quhet “ ligji i ekonomisë

gjuhësore”. - praktika gjuhësore është tregues i vlerësimit të përdorimit të këtyre njësive. Për të argumentuar shkaqet e shpërbërjeve të çifteve homonimike, del e nevojshme për t’u parë dhe vendi i fjalës në aspektin etimologjik. Eliminimi i njësive të çifteve homonimike rezulton të ketë dëmtuar dukurinë e homonimisë duke i shkaktuar një rrudhje të saj, por nga ana tjetër sjell dhe një dobi, shtimin e fondit leksikor të shqipes nga ana sasiore. 4. Nga njësitë homonimike të shqyrtuara në fjalorët shpjegues të shqipes vërejmë dhe një fakt tjetër shumë të njohur, ushqyerja e polisemisë si shkak i shpërbërjes së homonimisë, e cila ka ndodhur në çifte apo vargje homonimike, të cilat bashkojnë njësitë e tyre dhe kthehen në fjalë polisemantike. Edhe pse historia e gjuhës dhe etimologjia e përjashtojnë mundësinë e takimit të kuptimeve të homonimisë në një fjalë polisemantike, sipas rasteve të evidentuara kjo ka ndodhur në rreth 84 njësi homonimike. Mendimit se, në binomin polisemi-homonimi kalimi duhet pranuar vetëm nga polosemia në homonimi, “i ndryshon shenja e pikësimit” nga pikë në pikëpyetje. E konsideruar si një ndikim i ri i homonimisë, shpresojmë se ndoshta mund të jetë dhe një dritare e hapur për diskutime të mëtejshme. Dukuria e polisemisë dhe homonimisë kanë një lidhje të ndërsjellë. Janë listuar disa nga vlerat e dy dukurive. Polisemia rendit këto vlera: - zhvillon dhe pasuron sistemin semantik të gjuhës. - i përgjigjet ligjit të ekonomisë gjuhësore. - është burim për leksikun e shqipes për aq kohë sa gjuha shqipe ia beson më tepër

funksionet e saj njësive të lindura nga zhvillimi i kuptimeve se nga fjalëformimi. - polisemia i përgjigjet më shpejt zhvillimit gjuhësor në kohë. Homonimia rendit këto vlera: - është burim ushqimi për poliseminë. - vlerësohet si një lloj rregullatori për strukturat semantike. 5. Ndryshimet në njësitë homonimike nuk kanë sjellë vetëm shpërbërje të çifteve homonimike, por dhe shtim të tyre, të cilat janë klasifikuar në 4 grupe:

139

a) homonime të formuara nga shkëputja e varianteve kuptimore. Largimi i një prej kuptimeve nga vatra semantike e fjalës fillestare, sjell krijimin e një vatre të re semantike, e cila tashmë ka një jetë të pavarur, të qëndrueshme dhe mundësi të reja fjalëformuese. Rastet e shkëputjes së varianteve semantike nga tërësia e njësisë leksikore për të krijuar një homonim me vetë fjalën, ka të bëjë me këputjen e nyjës semantike që lidh njësinë me variantin. b) homonime të krijuara si njësi homonimike brenda çerdhes së fjalës. Edhe pse jo të shumtë në numër, homonimet që lindin nga fjalëformimi kanë rëndësi për nga pikëpamja e rregullave dhe modeleve të fjalëformimit në gjuhën shqipe që ato krijojnë. Fjalëformimi është një nga rrugët e formimit të homonimisë, e cila në disa raste ngjason me homoniminë e cila ndodh aksidentalisht. c) homonimet si njësi të reja leksikore, njëkohësisht formojnë çifte të reja homonimike. Njësi të reja leksikore formojnë çifte homonimike, si pasojë e veprimit të disa faktorëve brandagjuhësorë, në të cilin do të përmendim prurjen dialektore. d) hyrja e njësive të reja leksikore, të cilat përkojnë si çifte homonimike. Hyrja e njësive të reja leksikore ka përkuar me disa nga njësitë ekzistuese dhe për pasojë, janë bërë burim për lindjen e çifteve të reja homonimike. Fokusi qendror i takon prurjeve nga dialektet e shqipes dhe huazimit nga gjuhë të huaja. Janë përvijuar të dhëna rreth situatës së vargjeve homonimike në gjuhën shqipe. Ndryshimet që kanë ndodhur në vargjet homonimike, kanë pasqyruar pasoja në dukurinë e homonimisë. Fillimisht eliminimi i një njësie homonimike, e ka kthyer vargun në çift homonimik. Pjesa më e madhe e njësive të eliminuara i takon kategorisë së emrit, të cilët shënojnë diçka konkrete. Por ka ndodhur dhe e kundërta. Çifti homonimik është zgjeruar në varg homonimik, ose shkrirja e gjithë njësive homonimike në një fjalë të vetme polisemantike. Edhe pse janë trajtuar pjesët e pandryshueshme të ligjëratës në lidhje me homoniminë, përsëri paraqitja e tyre në fjalor si homonime, është e vështirë dhe e diskutueshme. Kështu, mund të shihen si të përafërta përbërësit kuptimorë brenda së njëjtës pjesë të ligjëratës (psh, përdorimet si përemra, ndajfolje apo pjesëza), të cilat janë bashkuar në një zë të përbashkët leksikografik. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë brenda strukturës kuptimore të fjalës. Në këtë studim janë shqyrtuar homofonet dhe homografet, pasi ato konsiderohen si njësi leksikore të ndryshme dhe nuk paraqesin problem në lidhjen midis kuptimeve. Grupi më i madh i homonimeve leksiko-gramatikore përfshin ato njësi, të cilat i përkasin pjesëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjëratës. Pyetjes së cilës jemi përpjekur për t’i dhënë përgjigje në këtë punim është: A duhet të konsiderohen si raste të homonimeve leksiko-gramatikore, apo kemi të bëjmë me përdorime të së njëjtës fjalë? Rastet e marra në shqyrtim, na njohin me faktin se pjesët e pandryshueshme të ligjëratës ngërthehen brenda një njësie leksikore si fjalë polisemantike. Pra diskutimi mbetet ende në pikën nëse do të konsiderohen polisemi apo homonimi. Për këtë duhet mbajtur

140

parasysh se kalimi nga një klasë në një tjetër shënon thjesht një ndërrim funksioni dhe jo kuptimi të mirëfilltë, pasi ruajnë “përbërës semantikë të përbashkët.” Në këtë linjë argumentimi, raste të tilla kërkojnë një specifikë më të hollësishme në klasifikim, për të bërë ndarjen e saktë në homonimi apo polisemi. - Argumente pro rrudhjes së polisemisë në gjuhën shqipe: Ulja e vlerës së polisemantizmit është argumentuar mbi të dhënat e marra nga “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980 dhe “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006, por pa u nisur nga praktika ligjërimore dhe mbrohen këto fakte: 1. zhvillimi më i madh i fjalëve dhe kuptimeve që i përkasin rrafshit terminologjik, që kanë aftësi më të pakta për të marrë kuptime të prejardhura. 2. numri më i madhi kuptimeve të eliminuara në rrjedhë të kohës se ato të shtuarat rishtaz. 3. shtimi i numrit të fjalëve, të cilat i largohen statusit së rrethinës leksikore, si pasojë e eliminimit të kuptimeve. 4. numri i lartë i fjalëve monosemantike të shtuara në fondin leksikor të shqipes. 5. ulja e numrit të fjalëve me tri e më shumë kuptime të fondit të fjalëve sot. 6. rrudhja e strukturës semantike të fjalëve si pasojë e bashkimit dhe shkrirjes së kuptimeve. 7. dalja nga përdorimi i kuptimeve me ngjyrime të figurshme, të cilat kanë më tepër mundësi për të zgjeruar strukturën e tyre semantike. - Argumente pro ngritjes së vlerës së polisemisë në gjuhën shqipe: Vlera e polisemisë në gjuhën shqipe do të ndryshojë vlera vetëm nëse: 1. vazhdon shtimi i fjalëve dhe kuptimeve të tyre që përfshijnë më tepër natyrën abstrakte të fjalëve. 2. aftësia e gjuhës për t’ia besuar edhe më tepër funksionet e saj njësive të lindura nga zhvillimi i kuptimeve e më pak nga fjalëformimi. Ky punim u përpoq të jepte disa të dhëna dhe përfundime modeste në fushën e polisemisë dhe homonimisë, me qëllim që të ndihmojë sadopak në kërkimet dhe diskutimet e shumta të ngritura mbi çështje të ndryshme të semantikës dhe të përpiqet të plotësojë kornizën e tablosë së studimeve leksikologjike e leksikografike shqiptare. Por mbetet akoma për të punuar dhe për të diskutuar në kuadër të këtyre dy dukurive leksikore. Shpresoj që ky punim të shërbejë për të hapur diskutime të mëtejshme mbi dukuritë e polisemisë e homonimisë, si dhe problematikave që ngërthejnë ato.

141

Shtojca 1 “Lëvizje dhe ndryshime të kuptimit kryesor të fjalëve”. agallëk, ~u 1.vjet. të qenët aga, të jetuarit si aga. 2. keq. sjellje prej agai, qëndrim prej agai (1980) dhe agallëk, ~u bised.keq. sjellje a qëndrim prej agai (2006), (varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor). anësore, ~ja 1. pjesë e parmendës, e cila hedh anash dheun që çan plori. 2. thurimë që vihet anash shtratit të qerres, që të mos bjerë ndonjë gjë. 3. rrugëz anës mureve të ndërtesave, pak më e ngritur se rruga (1980) dhe anësore, ~ja thurimë ans shtratit të qerres (2006), (varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor). apoteoz/ë, ~a 1.hist. rit në Greqinë e lashtë dhe në Romën e vjetër, me të cilën nderonin si perëndi një hero, një perandor etj. 2. fig.libr. lavdërimi i një njeriu, një ngjarjeje etj, në mënyrë të ngritur e madhështore (1980) dhe apoteoz/ë, ~a libr. lavdërim në mënyrë madhështore i një njeriu, i një ngjarjeje etj, (2006), (humbet kuptimi kryesor dhe zëvëndësohet nga variant i dytë kuptimor). arbitr/oj 1.libr. shqyrtoj dhe zgjidh një çështje a një mosmarrëveshje midis palëve, duke qenë arbitër; ndërmjetësoj si arbitër. 2.sport. ndjek ecurinë e një loje a të një ndeshjeje (1980) dhe arbitr/oj sport. gjykoj një ndeshje (2006), (humbet kuptimi kryesor dhe zëvëndësohet nga varianti i dytë kuptimor). ballëhën/ë, ~a 1. kafshë (zakonisht lopë), që ka në ballë një balë të bardhë si hënë. 2. poet. grua a vajzë me ballë të gjerë e të bukur, ballëndritur (1980) dhe ballëhën/ë, ~a mb.poet. grua ballëndritur (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. barkaç, ~e mb.keq. i pangopur, grykës (1980) dhe barkaç, ~e 1.barkfryrë, barkmadh. 2. keq. grykës (20016), (variant kuptimor i ri rishtaz). brez, ~i 1. rrip i gjerë e i gjatë, që përdoret për ta ngjeshur në mes…(1980) dhe brez, ~i 1. mes: u zhyt deri në brez, (2006), (varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor). çapëz, ~a paftë e rrafshtë hekuri, zakonisht trekëndëshe, që vihet në fund të hostenit për të kruar dheun e ngjitur (1980) dhe çapëz, ~a bot. barishte shumëvjeçare zbukuruese, me gjethe vezake e me lule të vogla (2006), (variant i ri kuptimor që del si kuptim kryesor). dark/ë, ~a 1. ushqimi që hamë në mbrëmje. 2. gosti që shtrohet për nder të dikujt. 3. koha pasi perëndon dielli, mbrëmje. 4. vjet. mbrëmje para një feste fetare, (1980) dhe dark/ë, ~a 1.koha pasi perëndon dielli në mbrëmje. (varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor). dërrmash, ~i 1. djath i njomë që hahet me dorë, copa-copa, pa e prerë me thikë. 2. gjell. djathë i butë, i thërrmuar e i përzier me bukë a me miell misri, që piqet në furrë (1980) dhe dërrmash, ~i gjell. djathë i butë, i thërrmuar e i përzier me bukë a me miell misri, që piqet në furrë (2006), (varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor). disfatiz/ëm, ~mi 1. politikë reaksionare, që synon të përhapë frikë në gjirin e masave punonjëse. 2. mosbesim në përfundim me sukses të një lufte etj, (1980), dhe disfatiz/ëm,

142

~mi mosbesim në përfundim me sukses të një lufte etj, (2006), (varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor). dhiat/ë, ~a 1.vjet. dëshira a porosia e fundit para vdekjes. 2.vjet. testament. 3. fet. secila nga të dy pjesët e biblës (1980) dhe dhiat/ë, ~a 1. fet. secila nga të dy pjesët e biblës. 2. vjet. dëshira a porosia e fundit para vdekjes (2006), (varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor). ekip, ~i 1. grup punonjësish që shkojnë diku për të bërë një detyrë në një kohë të caktuar. 2. sport. grup lojtarësh që merren me nje lloj sporti të caktuar. 3. grup punonjësish të një fushe të caktuar (1980) dhe ekip, ~i sport. grup lojtarësh që merren me nje lloj sporti të caktuar (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. fatos, ~i 1. nxënës i ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare deri në moshën nëntë vjeç, para se të hyjë në organizatën e pionierit. 2.fig. trim i fortë; kreshnik (1980) dhe fatos, ~i lart. trim i madh, kreshnik (2006), (humbet kuptimi kryesor dhe zëvëndësohet nga variant i dytë kuptimor). ferm/ë, ~a 1.bised. ndërmarrje bujqësore a blegtorale, që është pronë e gjithë popullit e administrohet nga shteti. 2. ekonomi bujqësore a blegtorale private në vendet kapitaliste (1980) dhe ferm/ë, ~a ekonomi bujqësore a blegtorale (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. fërr/oj 1. ha e gërryej pak diçka të fortë. 2. bluaj ashpër, trashë, thërrmoj (1980) dhe fërr/oj 1. bluaj me mulli dore, trashë. 2. gërryej pak diçka të fortë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. figur/ë, ~a 1. pamja e dikujt a e diçkaje, dukja (1980), zëvëndësohet nga varianti i nëntë i kësaj fjale që del si kuptim kryesor në fjalorin e 2006-ës figur/ë, ~a 1.vizatim a skicë në një libër. formul/ë, ~a 1. pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj, (1980) zëvëndësohet nga varianti i tretë i kësaj fjale që del si kuptim kryesor në fjalorin e 2006-ës formul/ë, ~a 1.spec. tërësi shenjash a simbolesh në kimi, matematikë etj, që shprehin përbërjen e diçkaje, një madhësi të caktuar etj. forum, ~i 1.libr. mbledhje e gjerë e anëtarëve të një organi drejtues të zgjedhur të një partie a organizatë tjetër. 2.hist. shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit (1980) dhe forum, ~i 1.hist. shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. gërraç, ~i shkop me një grep që përdoret për të hequr bar nga mullari, për të varur shportën në një degë ku mbledhim pemët etj, (1980) dhe gërraç, ~i 1. qyp i thyer, pjesa e poshtme e një qypi të thyer (2006), kuptim i ri kryesor. grapc/oj 1.krahin. kafshoj pak me dhëmbë diçka, i heq diçkaje një copë të vogël me dhëmbë. 2. gdhend pak e nga pak (1980) dhe grapc/oj 1.ashkëloj, gdhend pak e nga pak (2006), del si kuptim kryesor, varianti i dytë kuptimor.

143

gji, ~ri 1. pjesë e futur e gjoksit, mesi i kraharorit (1980) zëvëndësohet nga varianti i dytë kuptimor i fjalës së paraqitur në fjalorin e 2006-ës gji, ~ri 1.anat. organ i femrës së njeriut dhe te gjitarët, me gjendra të posaçme që prodhojnë qumësht për të vegjlit. gjinish, ~ 1. zdrukth me thikë shumë të ngushtë që përdoret për të hapur një vijë të thelluar anës dërrasës. 2. vijë e thelluar buzë një dërrrase, ku hyn pjesa e dalë e dërrasës tjetër, kur duam t’i puthitim (1980) dhe gjinish, ~ 1. e thelluar buzë një dërrase, që puthitet me të dalën e një dërrase tjetër (2006), varianti i dytë kuptimor paraqitet si kuptim kryesor. hatër, ~i 1. mendje. 2. e mirë, përkrahje a mbrojtje e padrejtë, që i bëhet me anësi dikujt. 3. dëshira dikujt, ajo që i pëlqen dikujt a që e ka për zemër dikush (1980) dhe hatër, ~i 1.bised. përkrahje me anësi (2006), varianti i dytë kuptimor paraqitet si kuptim kryesor. hijedrit/ë, ~a 1.art. kontrasti me hije dhe me dritë që jepet në një vepër pikturë. 2. vend a hapësirë me hije dhe me dritë, gjysmëhije (1980) dhe hijedrit/ë, ~a 1. vend a hapësirë me hije dhe me dritë, gjysmëhije (2006), variantet kuptimore ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin. heqësi, ~a 1.vjet. ndihma që i jepte dikush një kusari për të vjedhur ose një gjakësi për të vrarë dikë. 2. fig. dredhi (1980) dhe heqësi, ~a dredhi (2006), ndërkohë që varianti i parë kuptimor eleminohet plotësisht. humbisht/ë, ~a 1. hon, humnerë, humbellë. 2. vendi ku futet e rrjedh një përrua a një lumë nën tokë (1980) dhe humbisht/ë, ~a vend ku humbet rrjedha e ujit (2006), ndërkohë që varianti i parë kuptimor eleminohet plotësisht. idil, ~i 1.let. krijim i vogël në vargje, zakonisht me subjekt dashurie, që paraqet jetën e barinjve në gji të natyrës. 2. libr. dashuri e thjeshtë dhe e pastër. 3. libr. jetë e qetë pa trazime dhe e lumtur. 4. fig.iron. dashuri e madhe a miqësi e fortë, që lidh dy veta ose dy palë…(1980), dhe idil, ~i 1. libr. dashuri e thjeshtë dhe e pastër, ngjarje e vogël a skenë dashurie (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. instruktor, ~i 1. punonjës në komitetin e partisë dhe rinisë etj, që është i ngarkuar të ndjekë disa çështje në punën e organizatave bazë. 2. ai që udhëzon e jep mësime për të përvetësuar një mjeshtëri (1980) dhe instruktor, ~i ai që udhëzon e jep mësime për të përvetësuar një mjeshtëri (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. kaçule, ~ja 1. jaka e gunës ose e bërrucit. 2. kapuç i leshtë e me majë, që mbajnë zakonisht fëmijët (1980) dhe kaçule, ~ja kapë gruri, misri etj, (2006), kuptim i ri kryesor. kaba, ~ja 1. iso me zë të trashë. 2. pjesë muzikore popullore e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë. 3. i trashë, që i ngjet basit (1980), dhe kaba, ~ja 1. pjesë muzikore popullore e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. kapiten, ~i 1. komandanti i një anijeje ose një aeroplani; ai që drejton një mjet të madh lundrues. 2. sport. përgjegjësi i një skuadre ose një ekipi. 3. usht. gradë oficeri e shkallës së tretë, më e ulët se e majorit (1980), dhe kapiten, ~i 1. usht. gradë oficeri e shkallës së tretë, më e ulët se e majorit (2006), variant i tretë kuptimor del si kuptim kryesor.

144

kocomi, ~u 1. bised. mi i vogël. 2. folk. personazh i përrallave popullore; gishto (1980), dhe kocomi, ~u 1. folk. personazh i përrallave popullore; gishto (2006), variant i parë kuptimor humbet dhe varinti i dytë del si kuptim kryesor. kripem 1. ha diçka të kripur. 2. merr kripë, bëhet i kripur; regjet (1980), dhe kripem 1. merr kripë, bëhet i kripur; regjet (2006), variant i dytë kuptimor kalon si kuptim kryesor. kriz/ë, ~a 1. ek. gjendje a periudhë shumë e rëndë në ekonominë e vendeve kapitaliste… 2. gjendje e vështirë në një fushë në vendet kapitaliste e revizioniste, kur kontraditat janë ashpërsuar shumë… 3. mjek. ndryshim rrënjësor në zhvillimin e një sëmundjeje, që shfaqet me keqësim të njëhershëm të sëmurit (1980), dhe kriz/ë, ~a 1. gjendje e vështirë në një fushë në vendet kapitaliste e revizioniste, kur kontraditat janë ashpërsuar shumë (2006), variant i dytë kuptimor del si variant kryesor. kuad/ër, ~ri 1.përmb. tërësia e punonjësve të një ndërmarrjeje, institucioni etj, 2. punonjës a nëpunës i kualifikuar që kryen një detyrë drejtuese, organizuese etj. 3. usht. tërësia e ushtarakëve që kanë për detyrë përgatitjen luftarake e politike të trupave në një njësi ushtarake. 4. bised. zyrë e veçantë në çdo ndërmarrje, institucion etj, që mban organikën. 5. bised. organika e punonjësve që tregon detyrën dhe vendin ku caktohet të punojë secili (1980), dhe kuad/ër, ~ri 1. punonjës a nëpunës i kualifikuar që kryen një detyrë drejtuese, organizuese etj (2006), varianti dytë kuptimor del si kuptim kryesor. kufi, ~ri 1. vijë a shenjë tjetër që ndan dy pjesë të një hapsire, dy toka a dy ara të afërta. 2. vijë tokësore që ndan dy shtete fqinje. 3. caku që ndan dy pjesë të kohës. 4.fig. rregull e parnuar nga shoqëria për mënyrën e të vepruarit të sjelljes; normë e caktuar. 5. fig. cak që vihet per t’ia ngushtuar dikujt a diçkaje mundësitë e veprimti a të ndikimit (1980), dhe kufi, ~ri 1. brez toke që ndan dy shtete fqinje (2006), variant i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. kujdestar, ~i 1. ai që është ngarkuar të mbikqyrë ose të kontrollojë punën e dikujt, nëpunës për t’u kujdesur për rregullin në një konvikt. 2. drejt. Ai që është ngarkuar me ligj të kujdeset për një të mitur ose për një të sëmurë… 3. mb. që është ngarkuar të kujdeset në mënyrë të veçantë për sjelljen a mbarëvajtjen e nxënësve (1980), dhe kujdestar, ~i 1. drejt. e drejta ligjore e kujdestarit për të përfaqësuar një të mitur a një të sëmurë; tutori (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. kukuvriq, ~i 1. zog pule që sapo ka dalë nga veza. 2. mashkulli i kukuvajkës. 3. mit. kukudh, lugat. 4.ndajf. kruspull, lëmsh (1980), dhe kukuvriq, ~i 1.zool. mashkulli i kukuvajkës (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. lac/ër, ~a 1. lapër, zhapë. 2. vrimë e vogël në një punim filigrani anë një dantellë. 3. mb. që është kockë e lëkurë, shumë i dobët (1980), dhe lac/ër, ~a 1. vrimë e vogël në një punim filigrani anë një dantellë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. lamashëri, ~a 1. keq. sjellja e njeriut lamash, të qenurit qelepirxhi. 2. përmb. tërësia e njerzve lamashë (1980), dhe lamashëri, ~a 1. përmb. tërësia e lamashëve, lamashët (2006) varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor.

145

lavir/e, ~ja 1.përb. femër e përdalë (1980), dhe lavir/e, ~ja 1. leckë, rreckë, rreckë e ndyrë (2006), kuptimi kryesor kalon si variant i dytë kuptimor dhe zëvëndësohet nga një kuptimi i ri. lëndin/ë ~a 1. tokë e lene pa punuar, tokë djerr. 2. shesh i vogël, i veshur me bar të njomë (1980), dhe lëndin/ë ~a 1. shesh i vogël, i veshur me bar të njomë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. llabiç, ~i 1. krahin. lugat. 2. fig. llupës, grykës i madh (1980), dhe llabiç, ~i 1. mb. grykës, llupës (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. llap/oj 1. pi ose ha shpejt e shpejt diçka të qullët… 2. keq. flas shumë e kot, llap (1980), dhe llap/oj 1. llap (2006), del kuptim i ri kryesor. manikyr, ~i 1. kujdesi për thonjtë e duarve, pastrami, lëmimi e lyerja e tyre me një lëng të posaçëm. 2. lëng i posaçëm, i trashë e i ndritshëm, me ngjyra të ndryshme ose pa ngjyrë, që përdoret për të lyer thonjtë (1980), dhe manikyr, ~i 1. lëng i trashë e i ndritshëm që shërben për të lyer thonjtë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. mardha, ~ja 1. bised. cen që nuk bie në sy menjëherë; e metë e fshehtë. 2. vatër e fshehtë sëmundjeje. 3. fig. hile, djallëzi (1980), dhe mardha, ~ja 1. bised. sëmundje (2006), humbet kuptimi kryesor dhe varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. mastik/ë, ~a 1. krahin. uzo. 2. çamçakëz (1980), dhe mastik/ë, ~a 1. çamçakëz (2006), humbet kuptimi kryesor dhe varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. matriku/ll, ~lli 1. vjet. regjistër me numër rendor të veçantë, që përmban emrat e njerzve që bëjnë pjesë në një grup a kolektiv të caktuar. 2. numri përkatës i një ushtari a i armës në regjistër, numri përkatës i një kafshe në regjistrin e veçantë të fermës (1980), dhe matriku/ll, ~lli 1. numri vetjak i një ushtari, arme në regjistër; pllaka metalike me këtë numër (2006), humbet kuptimi kryesor dhe varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. mball/oj, 1.krahin. çoj bagëtinë në kullotë (1980), dhe mball/oj 1. mbush diçka, arnos, mballos (2006), kuptim i ri kryesor. mbuz/et vjen fare pranë, afrohet shumë, është m’u në prag (1980), dhe mbuz/et e prek a e puth në buzë; i ngjit diçka në buzë (2006), kuptim i ri kryesor. medaljon, ~i 1. portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar nga një kornizë e rrumbullakët a vezake. 2. medalje e madhe. 3. stoli e vogël në trajtën e një medaljeje vezake a të rrumbullakët, në të cilën futet fotografia e një njeriu të dashur a diçka tjetër që ruhet si kujtim (1980), dhe medaljon, ~i 1. medalje që u jepet pjesëmarrësve në përkujtim të një ngjarjeje të shënuar (2006), kuptim i ri kryesor. mesh/ë, ~a 1.fet. ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara (në vendet ku vepron kasha e krishterë). 2. kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët në kishë (2006), dhe mesh/ë, ~a 1. kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët në kishë për përshpirtje (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor.

146

mërz/ej 1. rri e pushon në hije në kohën e vapës, kalon vapën. 2. çoj bagëtinë në një vend me hije që të kalojë vapën. 3. fig.mospërf. rri në një vend pa punuar (1980), dhe mërz/ej 1.çoj bagëtinë në mriz (2006), kuptimi kryesor kalon si variant i dytë kuptimor. mësuk/ë, ~a 1.tokmak prej druri që përdoret për të rrahur dredhën kur krehim leshin a pambukun me krehër. 2. çomange, topuz. 3. kërrabë (1980), dhe mësuk/ë, ~a 1. çomange për të rrahur leshin (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. mjalc/ë, ~a 1. bletë. 2. lëng i hollë dhe i ëmbël që thith bleta nga gjethet e disa druve si ahu, plepi, gështenja etj, për të bërë mjaltë (1980), dhe mjalc/ë, ~a lëngu që thith bleta nga lulet; vesa e mjaltit; nektar (2006), humbet kuptimi kryesor dhe varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. mjeshtërok, ~u 1.vjet. murator i varfër. 2.mospërf. mjeshtër i pazoti që bën punë të dobët. 3. mosperf. njeri i pagdhendur (1980), dhe mjeshtërok, ~u 1.mospërf. i pazoti në një mjeshtëri (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. monopol, ~i 1. e drejtë që e ka vetëm dikush për të prodhuar diçka, për të tregtuar një mall ose për të përdorur diçka. 2. ek. bashkim i madh kapitalistësh që krijohet në periudhën e imperializmit për të vendosur sundimin e vet në një fushë të ekonomisë… 3.fig.libr. e drejtë ose mundësi që e ka vetëm dikush (1980), dhe monopol, ~i 1. ek. bashkim i madh ndërmarrjesh; përqendrim i prodhimit dhe i kapitalit te një grup pronarësh që zotërojnë tregun ose një degë të ekonomisë (2006), kuptim i ri kryesor. ndez/ë, ~a ndjenjë keqdashjeje për diçka më të mirë që ka tjetri, resë, smirë (1980), dhe ndez/ë, ~a 1. zjarr i brendshëm, entuziazëm (2006), kuptimi kryesor kalon si variant i dytë kuptimor dhe del kuptim i ri kryesor. ngathët (i,e) 1. i mpirë nga të ftohtët. 2. që është i ngadalshëm dhe si i mpirë në lëvizje apo veprime (1980), dhe ngathët (i,e) 1. mb. i ngadalshëm në lëvizje a në veprime; i plogët, i mefshtë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. ngjyres/ë, ~a tërësi e veçorive të jashtme që dallojnë sendet, dukuritë dhe mënyrën e jetesës së një vendi të caktuar ose të një kohe të caktuar (1980), dhe ngjyres/ë, ~a 1. bashkim harmonik i ngjyrave për të bërë një tablo etj, (2006), kuptimi kryesor kalon si variant i dytë kuptimor dhe del kuptim i ri kryesor. njëjësi, ~a 1.vjet. barazi. 2. të qenët një, njësi. (1980), dhe njëjësi, ~a 1. të qenët një, njësi (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. padij/e, ~a 1. mungesa e të dhënave për diçka ose njohje e paktë e rrethanave dhe gjendjes së vërtetë. 2. mungesa e arsimit dhe e kulturës së përgjithshme, të qenët i pashkollë (1980), dhe padij/e, ~a 1. mungesa e arsimit dhe e kulturës së përgjithshme, të qenët i pashkollë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. pagjash/ëm krahin. që nuk i ka hije një njeriu të rregullt e të sjellshëm, i pahijshëm (1980), dhe pagjash/ëm 1. bised. që s’duhet të ngjajë, i pagjasë (2006), kuptimi kryesor kalon si variant i dytë kuptimor dhe del kuptim i ri kryesor. paritet, ~i 1. ek. vlera e monedhës së një vendi kundrejt arit. 2. libr. dhe drejt. barazi (1980), dhe paritet, ~i libr. barazi (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor.

147

pesëgisht/e, ~ja bot. bar gjaku (1980), dhe pesëgisht/e, ~ja 1. bot. barishte me kërcell të gjatë e të mbushur me lëng të kuqerremtë (2006), kuptim i ri kryesor, ndërsa kuptimi që ish, kalon si variant i tretë kuptimor. përcëllak, ~u 1. kulaç i hollë me miell gruri ose misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në hi a në zjarr me flakë. 2. zjarr me flakë, që ndizet e shuhet shpejt. 3.fig. njeri i thatë e i dobët, që ka marrë një ngjyrë të hirtë në fytyrë (1980), dhe përcëllak, ~u 1, zjarr me flakë të madhe, përcëllimë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. përc/jell 1. gëlltit, kapërdij. 2. shkoj së bashku me dikë në një vend, për ta shoqëruar. 3. dal te vendi ku niset dikush për ta përshëndetur… 4. e nis dikë për në një vend, e dërgoj diku… 5. e ndjek me diçka, e shoqëroj. 6. muz. shoqëroj me vegël një këngë. 7. e kaloj diçka te një tjetër, e përçoj. 8. është përçues i mirë i rrymës elektrike. 9. bised. e largoj dikë me fjalë a me premtime pa i mbaruar punë (1980), dhe përc/jell 1. e shoqëroj dikë në një copë rrugë; dal te vendi ku niset për ta përshëndetur (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor, ndërsa kuptimi që ish kalon si variant i tretë kuptimor. përmbyllës, ~e 1. gjuh. që lidh dy fjali të bashkërenditura. 2. që lidhet me lidhëza të tilla dhe shpreh një përfundim a pasojë të asaj që është thënë në fjalinë me të cilën bashkërenditet (1980). përmbyllës, ~e 1. që e përmbyll diçka (2006), kuptim i ri kryesor. përshkëndit 1. shpërndaj andej e këtej, përhap në vende e drejtime të ndryshme. 2. përpush urët ose zjarrin. 3. fig. e bëj që të shndritë, i jap shkëlqim. 4. shkëlqen, flakëron (1980), dhe përshkëndit 1. i përpush urët ose zjarrin; bëj që të nxjerrë shkëndija (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. përrall/oj 1. tregoj përralla. 2. bisedoj me dikë për gjëra pa rëndësi, bëj muhabet sa për të kaluar kohën, përrallis (1980), dhe përrall/oj 1. përrallis, flas (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. pip/ë, ~a 1. çibuk për të pirë duhan, llullë. 2. cigarishte, pip (1980), dhe pip/ë, ~a 1. cigarishte (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. pron/ë, ~a 1. ek. formë e caktuar historike e përvetësimit të të mirave materiale… 2. pasuri që i përket dikujt. 3. hist. arat bashkë me shtëpinë. 4. fig. diçka që i përket një njeriu a një grupi shoqëror, që ndoshet në dorë të dikujt a që është për dikë (1980), dhe pron/ë, ~a 1. pasuri që i përket ligjërisht dikujt ose një institucioni (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. pulqer, ~i 1. gishti i madh i dorës (1980), dhe pulqer, ~i 1. pëlqyer (2006), kuptim i ri. qap/oj 1. kap dhe nuk e lë të ikë, e zë dhe nuk e lë të largohet. 2. marr fshehurazi diçka (1980), dhe qap/oj 1. i vë mandallin derës apo dritares (2006), del kuptim i ri leksikor. qort/oj 1. i flas dikujt për një faj a për një gabim që e ka bërë… 2. i jap një masë të lehtë ndëshkimi, duke i tërhequr vërejtjen për një gabim a faj. 3. ndreq gabimet e një detyre…(1980). qort/oj 1. ndreq gabimet e një detyre (2006), varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor.

148

qytetës, ~e 1. vjet. shkollë gjysëm e mesme e përgjithshme. 2. që kryen shërbime brenda në qytet, urban (1980), dhe qytetës, ~e 1. qytetor, urban (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. radikal, ~i anëtar i një partie politike të borgjezisë ose të mikroborgjezisë, që përkrah radikalizmin (1980), dhe radikal, ~i libror, rrënjësor (2006), del kuptim i ri kryesor. rit/ëm, ~mi 1. let. përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara… 2. muz. lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës. 3. lëvizje që përsëritet me regullsi në kohë. 4. shpejtësia me të cilën bëhet një punë…(1980), dhe rit/ëm, ~mi 1. shpejtësia me të cilën bëhet një punë (2006), varianti i katërt kuptimor del si kuptim kryesor. rrapëlli/j 1. lëshon një zhurmë të madhe dallgë-dallgë, uturon. 2. bëj një zhurmë të madhe të përsëritur (1980), dhe rrapëlli/j 1. përplas këmbët kur eci, rraptoj; rropat (2006), del kuptim i ri kryesor. rrëmbush më mallëngjen sa më mbushen sytë me lot (1980), dhe rrëmbush 1. mbush plot e përplot me diçka (2006), del kuptim i ri kryesor. seksualiz/ëm, ~mi 1. ndjenja seksuale zakonisht e tepruar. 2. përqendrim i tepruar te çështjet e seksit (1980), dhe seksualiz/ëm, ~mi libr. përqendrim i tepruar te çështjet e seksit (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. sektor, ~i 1.gjeom. pjesë e rrethit, e cila përfshihet ndërmjet dy rrezreve dhe harkut të tyre. 2. pjesë e një sipërfaqeje toke etj, 3. nëndarje e veprimtarisë së një institucioni ose një administrate. 4. ek. degë e madhe e ekonomisë së vendit që përfshin një veprimtari sipas llojit të prodhimit (1980), dhe sektor, ~i 1. pjesë e një sipërfaqeje toke, e një krahine ose qendre të banuar (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. sermaj/ë, ~a vjet. para të vëna mënjanë, pasuri, kapital. 2. stolitë prej argjendi (1980), dhe sermaj/ë, ~a 1.bised. argjend, monedhë argjendi që përdorej dhe si stoli nga gratë (2006), variant i dytë kuptimor del kuptim i ri leksikor. sintez/ë, ~a 1. metodë studimi, me të cilën anët e veçanta përmblidhen e përgjithsohen…2. vështrim i pjesëve a i anëve të veçanta të sendeve, dukurive e ngjarjeve…3. kim. procesi me anë të cilit prodhohen lëndë të ndryshme kimike nga bashkimi i elementëve ose i përbërësve më të thjeshtë (1980), dhe sintez/ë, ~a 1. kim. procesi me anë të cilit prodhohen lëndë të ndryshme kimike nga bashkimi i elementëve ose i përbërësve më të thjeshtë (2006), varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor. skëterrsh/ëm, ~me mb. që është shumë i rëndë dhe i padurueshëm, i tmerrshëm. 2. që është shumë i errët a i zi (1980), dhe skëterrsh/ëm, ~me 1. mb. shumë i zi, i errët (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. stel/ë, ~a 1. rrobë e vjetër që i shtrohet qenit për t’u shtrirë. 2. kasolle e vogël prej dërrase ku rri qeni. 3. fig. banesë ose dhomë fare e vogël dhe e mbajtur keq. 4. krahin. shtresat dhe mbulesat e fjetjes. 5. krahin. lecka të vjetra. 6. dysheku i samarit. 7. mospërf. duhan i keq, i dorës së fundit (1980), dhe stel/ë, ~a 1. kasolle e vogël prej dërrase ku rri qeni (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor.

149

stralltë 1. mb. i përbërë prej stralli ose i mbuluar me strall. 2. mb. shumë i fortë (1980), dhe stralltë 1. mb. shumë i fortë (2006), varianti i dytë kuptimor del kuptim i ri kryesor. sharrnj/ej 1. krahin. kam uri a etje të madhe, sharroj për diçka. 2. ka shumë nevojë për ujë, është në rrezik të fishket e të thahet nga thatësira (1980), dhe sharrnj/ej 1. lag pak e nga pak (2006), kuptim i ri kryesor. shkërm/oj 1. laj a pastroj mirë diçka, duke e fërkuar ose duke e kruar. 2. fig. marr gjithçka të vlefshme që ka në një arkë, dollap a shtëpi etj, 3. rrëmon dheun (1980), dhe shkërm/oj 1. rrëmon dheun (2006), varianti i tretë del si kuptim kryesor. shkles/ë, ~a petavër, hartosë (1980), dhe shkles/ë, ~a 1. pjesë e shqyer nga një dru (2006), kuptim i ri kryesor dhe kuptimi që ish kalon si variant i dytë kuptimor. shkrehës, ~i 1.elektr. mekanizëm shkyçjeje. 2. usht. vegël e posaçme që godet ndezësin dhe shkakton plasjen e granatës a të minës. 3. tek. vegël që shkreh një mekanizëm për të vënë në lëvizje diçka. 4. mjet për të zënë shpendët e egër…(1980), dhe shkrehës, ~i 1. mjet për të zënë shpendët e egër, që bëhet me një thupër të përkulshme…(2006), varianti i katërt kuptimor del si kuptim kryesor. shkrënd 1. ia marr a ia heq deri në pikën e fundit, e thaj krejt, s’i lë asnjë pikë. 2. zbras krejt, boshatis. 3. fig. ia marr të gjithë, s’i lë gjë prej gjëje (1980), dhe shkrënd 1. nisin të çelin sythat e drurëve, mugëllon, krënd (2006), kuptim i ri kryesor. shkrif/ës, ~i 1. makinë që shërben për të shkrifur pambukun. 2. punëtori që punon në makinën e shkrifjes së pambukut (1980), dhe shkrif/ës, ~i 1. punëtori që punon në makinën e shkrifjes së pambukut (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. shllim, ~i ide, përfytyrim (1980), dhe shllim, ~i 1. shëmbëllim, shëmbëlltyrë (2006), kuptim i ri kryesor. shoq, ~i 1. bashkëshorti, burri. 2. krahin. shok. 3. përem. secili (1980), dhe shoq, ~i 1. krahin. shok (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. shpag/uaj 1. vjet. zhdëmtoj, paguaj vlerën e diçkaje që kam dëmtuar a prishur. 2. fig. kryej një veprim si a një punë si përgjigje të një veprimi që ka bërë dikush (1980), dhe shpag/uaj 1. fig. kryej një veprim si a një punë si përgjigje të një veprimi që ka bërë dikush (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. shpandk/oj 1. krahin. i çaj barkun një shpendi, i nxjerr të brendshmet. 2. thyej a copëtoj diçka, duke e përplasur andej-këtej. 3. fig. shkreh, rraskapit (1980), dhe shpandk/oj 1. i heq pendët, e rrjep (2006), kuptimi i ri kryesor. shpërdhi/j 1. krahin. e bëj dikë të shkathët, të gjallë e të zhdërvjellët. 2. shpij me të ngrohtë gjymtyrët e mpira nga të ftohtët, shkrif (1980), dhe shpërdhi/j 1. shkrif a shpij gjymtyrët e mpira (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. shpërnda/j 1. i jap secilit pjesën që i takon nga një e tërë. 2. u jap a u dërgoj diçka shumë njerzve. 3. përhap në drejtime të ndryshme, përhap andej-këtej. 4 i bëj që të përhapen andej-këtej duke i ndjekur në drejtime të ndryshme. 5. ndërpres para kohe veprimtarinë e një organi të zgjedhur. 6. i vendos a i ndaj në vende të ndryshme, ndaj. 7. fig. largoj. 8. shtrij në kohë (1980).

150

shpërnda/j 1. fig. përhap andej-këtej në një hapsirë të gjerë (2006), varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor. shpik 1. e pi deri në pikën e fundit, shkulloj. 2. fig. përdor a shfrytëzoj diçka tërësisht e deri në fund. 3. bised. ia fitoj tjetrit të gjitha paratë. 4. nxjerr ujë (1980), dhe shpik 1. i zë vrimat diçkaje, pik (2006), kuptimi i ri kryesor. shpoj/ë, ~a strofka e fishnjarit a e dhelprës brenda në dhé (1980), dhe shpoj/ë, ~a 1. vrimë, diçka e shpuar (2006), kuptim i ri kryesor. shqitës, ~i 1. krehër i rrallë që e përdorin gatë për të shqitur flokët para se t’i krehin me krehër të dendur (1980), dhe shqitës, ~i 1. ai që ndan një grindje (2006), kuptim i ri kryesor. shties, ~i 1. vjet. falltar, shortar (1980), dhe shties, ~i 1. vrasës, dorasi (2006), kuptim i ri kryesor. takues, ~e 1. spec. që është i puqur me diçka tjetër, që është fare afër e bashkohet me të. 2. tek. që shërben për të takuar dy a më shumë pjesë të një makine a aparati për t’i vënë në punë. 3. vegël me anën e së cilës bëhet takimi i dy a më shumë pjesëve të një makine, për t’i vënë në punë ato (1980), dhe takues, ~e 1. tek. që shërben për të takuar dy a më shumë pjesë të një makine të një aparati për t’i vënë në punë (2006), varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor. talmudiz/ëm, ~mi libr. mendim a qëndrim prej skolastiku, të menduarit e të vepruarit si talmudist (1980), dhe talmudiz/ëm, ~mi 1. ndjekja e ligjeve të traditës, e riteve dhe e moralit hebraik (2006), kuptim i ri kryesor. tipiz/oj 1. tek. e bëj një punë sipas një tipi të caktuar. 2. let.art. zgjedh atë që është tipike për një grup të caktuar njerëzish ose dukurish të jetës dhe e mëshiroj atë në mënyrë të përgjithësuar (1980), dhe tipiz/oj . let.art. zgjedh atë që është tipike për një grup të caktuar njerëzish ose dukurish të jetës dhe e mëshiroj atë në mënyrë të përgjithësuar (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. trahana, ~ja 1. bollgur. 2. çorbë (1980), dhe trahana, ~ja 1. brumë i thartë me miell gruri, që zihet me kos a me qumësht…(2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. tramvaj, ~i 1. udhë e hekurt brenda në qytet. 2. tren elektrik për udhëtarë, zakonisht me dy-tre vagonë, që ecin mbi binarët e kësaj udhe të hekurt nëpër qytet (1980), dhe tramvaj, ~i 1. tren elektrik për udhëtarët brenda qytetit (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. trok/oj 1. e bëj me baltë a me pluhur, e fëlliq keq, e ndyej. 2. e gris keq e bëj zhele-zhele, e bëj copë-copë (1980), dhe trok/oj 1. e bëj trokë, e rrënoj, e shkatërroj (2006), kuptimi i ri kryesor, ndërsa kuptimi që ish, kalon si variant i dytë kuptimor. therkë, ~a 1. lug i madh zakonisht prej druri. 2. trung i luguar nga brenda, që përdoret për të lundruar (1980), dhe therkë, ~a 1. trung i luguar nga brenda, që përdoret për të lundruar (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor.

151

thjerrë, ~a 1. bot. thjerrëz. 2. fiz. trup i tejdukshëm, me dy faqe të përkulura, që ka vetinë të përthyejë në mënyrë të rregullt rrezet e dritës (1980), dhe thjerrë, ~a 1. fiz. trup i tejdukshëm, me dy faqe të përkulura, që ka vetinë të përthyejë në mënyrë të rregullt rrezet e dritës (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. usht/oj 1. bised. bëj provë diçka, provoj. 2. skuq në furrë vorbën a vegshin pasi është lyer me yndyrë për ta forcuar (1980), dhe usht/oj 1. stinoj (2006), kuptimi i ri kryesor dhe kuptimi i parë që ish, kalon si variant i tretë kuptimor. valutë, ~a 1. fin.ek. njësia bazë e sistemit të një vendi. 2. para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në tregun ndërkombëtar (1980), dhe valutë, ~a 1. para e shteteve të tjera që përdoret në tregun ndërkombëtar (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. vapor/e, ~ja 1. kasolle e vogël për të kaluar vapën zakonisht pranë një vendi ku kryhen punime bujqësore në verë. 2. puçrra të vogla që i dalin fëmijëve në trup nga vapa (1980), dhe vapor/e, ~ja 1. puçrra të vogla që i dalin fëmijëve në trup nga vapa (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. vargëtar, ~i 1. vjet. ai që thur vargje, ai që bën vjersha. 2. keq. vargëzues (1980), dhe vargëtar, ~i keq. vargëzues (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. vendor, ~e 1. gjuh. që lidh një fjali të varur, e cila tregon një vend, me një fjali drejtuese. 2. që tregon vendin ku ndodhet dikush a diçka ose ku kryhet veprimi i shprehur prej foljes (1980), dhe vendor, ~e 1. që lidhet me një vend a një zonë të caktuar (2006), kuptimi i ri kryesor. vetëndizet 1.spec. ndizet vetë kur takohet me oksigjenin e ajrit. 2. fillon të kalbëzohet a të prishet nga lagështia e tepërt që ka (1980), dhe vetëndizet 1.tek. ndizet vetë, në mënyrë automatike për një motor (2006), kuptim i ri kryesor. vi/g, ~gu 1. tra që shërben si urë për të kaluar një përrua. 2. shtrat, zakonisht prej dërrase, që shërben për të mbartur me krahë një të plagosur a të sëmurë. 3. shtiza e parmendës. 4. kotec pulash i bërë prej dërrasash (1980), dhe vi/g, ~gu 1. shtrat, zakonisht prej dërrase, që shërben për të mbartur me krahë një të plagosur a të sëmurë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. vizion, ~i 1. libr. vegim (1980), dhe vizion, ~i libr. ideja a përfytytrimi për të ardhmen e dikujt a të diçkaje (2006), kuptimi i ri kryesor dhe kuptimi që ish, kalon si variant i dytë kuptimor. vriz/ëm, ~ma shi i imët, një vesë shi, një rigë shi (1980), dhe vriz/ëm, ~ma 1. bised. grimcë, thërrime, fije (2006), kuptimi i ri kryesor dhe kuptimi që ish, kalon si variant i dytë kuptimor. xhir/oj 1. rrotulloj. 2. rrotullohem. 3. fin. bëj veprimet me dokumentet për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës. 4. marr në film, filmoj (1980), dhe xhir/oj 1. fin. bëj veprimet me dokumentet për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës (2006), varianti i tretë kuptimor del si kuptim kryesor.

152

xhixhë, ~a 1. send i vogël pa vlerë, prej xhami, që përdoret për zbukurim. 2. xixë (1980), dhe xhixhë, ~a 1. xixë (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. zbaltem 1. humbet shijen, bëhet pa shije. 2. ha pak, fut diçka në gojë, ha sa për të njomur gojën (1980), dhe zbaltem 1. ha pak, fut diçka në gojë, ha sa për të njomur gojën (2006), varianti i dytë kuptimor del si kuptim kryesor. zuzar, ~i ai që sillet kot rrugëve e bën punë të këqija, rrugaç (1980), dhe zuzar, ~i 1. zool. grerëz e madhe që e bën folenë duke hapur vrimë të thellë në tokë (2006), kuptim i ri kryesor. zvogëlues, ~e 1. gjuh. që shërben për t’i dhënë kuptimit të fjalës një ngjyrim zvogëlimi. 2. mat. që vjen duke u zvogëluar vazhdimisht, që zvogëlohet (1980), dhe zvogëlues, ~e 1. mb. që zvogëlon (2006), kuptim i ri kryesor. zhabarit 1. tund fort ujin a një lëng tjetër në një enë (1980), dhe zhabarit llapashitet (2006), kuptim i ri kryesor.

153

Shtojca 2 “Variante të reja kuptimore në strukturën e fjalës”. afish/oj 2. fig.libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në qëllim me dukje. akut, ~e 2. fig.libr. i mprehtë, i shpejtë, i ngutshëm. alergji, ~a 2. ndjeshmëri e madhe ndaj diçkaje që nuk e duam. bajmak, ~u 2. fig. budalla, torollak. bakëroj, 2. fig. varfëroj krejt. baltem/ë, 2. fig. i pashije, i bartë. balt/oj 2. më vjen shije e keqe në gojë. ballësor, ~i 3. rrip i gjerë meshini a stofi, që u vihet në gjoks kafshëve. banisht/ë, ~a 2. vend me ujra termale. barkaç, ~e 2. keq. grykës. barrëtor, ~i 3. ai që përgjigjet për një punë. bërllok, ~u 3. mb. i ngatërruar keq, lëmsh. binjak, ~u 2. astrol. një nga 12 yjësitë e zodiakut. bobolesh, ~i 2. mb.fig. kalama. bollë, ~a 2. fig.keq. grua shumë e trashë nga trupi. breshniz/ë, ~a 2. shtrat bore. brijohem, 4. fig. më rritet mendja, mbahem me të madh. britm/ë, ~a 2. etnog. gjëmë. bythëzbuluar, 2. fig.keq. që s’mban asnjë të fshehtë. cim/e, ~ja 2. gjuhcë çaçk/ë, ~a 3. maja a sheshi i kokës. çap/ë, ~a 3. lugë e madhe druri çarazi- 2.duke qenë të përçarë. çarranik, ~u 2. qilar për bulmetin. çufrak, ~e 4. që nuk bën kokë, që mbetet vetëm me gjethe. dallo/j 4. trajtoj në mënyrë të pabarabartë, parapëlqej dikë, diçka. daulle, ~ja 4. krahin. buhari. dem, ~i 2. nj.i shq.astrol. një nga 12 yjësitë e zodiakut. department, ~i 3. nënndarje në një institucion sipas fushës së veprimtarisë a specialitetit. diskotek/ë, ~a 2. lokal dëfrimi zakonisht për të rinjtë, ku kërcehet me muzikë të regjistruar. djegi/e, ~a 3. bot. sëmundje e duhanit, me njolla të murrme e të zeza, që shkaktohet ngaqë lagështira e gjetheve avullon me vonesë. drap/ër, ~i 2. fig. diçka e harkuar si presa e draprit. ekzekut/oj 3. muz. luaj një pjesë muzikore. 4. sport. kryej, bëj një ushtrim gjimnastikor. fëmijëri, ~a 2. mospërf.bised. veprim a sjellje prej fëmijësh.

154

filetë, ~a 2. tek. kanal në trajtë spiraleje. fis, ~i 2. etnogr. bashkësi njerëzish me gjuhë e me zakone të njëjta. fjal/oj 2. bised. gjendem. flak 2. fig. e largoj dikë me forcë nga shtëpia. flet/ë, ~a 2. fig. fuqi a mundësi e madhe për të bërë diçka. flutur, ~a 3. sport. mënyrë notimi me kokën të zhytur në ujë dhe me lëvizjen e krahëve njëherësh para dhe prapa. fluturashk/ë, ~a 3. zool. xixëllonjë. fodullëk, ~u 2. mendjemadhësi. fruq, ~i 2. hurbë: piu një fruq raki. fshaj 2. psherëtij. fshiku/ll, ~lli 3. ndajf. lakuriq. ftoh 3. fig. ia zbeh dikujt dashurinë për dikë a për diçka. ftohm/ë, ~ma 3.bised. rrufë. ftoj 3. josh. ftua 2. mb. shumë i verdhë. fug 3. dështon (për bagëtitë). fundos 2. vithis. fyt, ~i 2. mjek. shytat. fytyrëvrarë 3.përd.ndajf. me pamje të vrarë. fyz/ë, ~a 3. masur. gaforr/e, ~ja 2. astrol. një nga 12 yllësitë e zodiakut. garnitur/ë, ~a 3. fig. diçka jothelbësore, që shërben si shtojcë për të zbukuruar diçka tjetër. gëlqer/e, ~ja 2. mb.fig. i bardhë, i zbehtë. gëmushem 2.(me trajtë të shkurtër përemërore) i kërcënohem dikujt, i kreshpërohem. gërraç, ~i 1.qyp i thyer, pjesa e poshtme e një qypi të thyer. 2. susak gisht, ~i 2. fig. puna që bëhet me këtë pjesë të dorës dhe forca e shkathtësia e saj. gogëluq/e, ~ja 2. e verdha e vezës. grath, ~i 3. zbukurime zigzage me fill ari në veshjet e grave. grunore, ~e 3. bot. dardhë që piqet në një kohë me grurin. gufar, ~i 2. kraharor. gufe, ~ja 3. kapuç fëmijësh. gulm, ~i 4. fig. kujdes i madh. gungës, ~e 3. me gjinj të vegjël e të fortë, me pak qumësht (për kafshët). gjysmëhij/e, ~a 2. astr. pjesa midis hijes dhe zonës së ndriçuar gjatë një eklipsi. gjysm/oj, 2. jokal. kalon gjysma e fillon gjysma tjetër. hesap, ~i 2. fig. mendim, gjykim. hosten, ~i 3. fig.bised. nxitje, shtyrje me zor për të vepruar. intrigo/j, 2. libr. që të tërheq e të bën ta besosh, që të intrigon.

155

islam, ~i 2. bota, kultura dhe qytetërimi islam. josh. 2. shuaj (shuaj zjarrin). kaçule, ~ja 1. kapë gruri, misri etj. 3. torbë a shportë e vogël , që vihet në gojë të viçit për të mos pirë. kaltër/oj 3. kal. murrëtej. kambanë, ~a 2. mb. send, lule që ka trajtën e këtij mjeti. kap 2. marr a pushtoj një copë vendi. karkërim/ë, ~a 2. bised. britmë çjerrëse. këlli, ~a 2. njollë e bardhë në të zezën e syrit. kërc/e, ~ja 3. fig. kulm, thelb. koj 3. rrit ose zgjat artificialisht gërshetin a flokët, duke u shtuar a duke u lidhur fije të tjera. komandë, ~a 3. tek. kërkesa që i bëjmë kompjuterit a një aparati tjetër nëpërmjet një sinjali etj. komandoj 2. caktoj a emëroj përkohësisht dikë në një punë. kompani, ~a 2. shoqatë, ndërmarrje, firmë. koncentrat, ~i 3. përmbledhje shumë e ngjeshur e një mendimi, teksti. kopsit 2. fig.bised. e përfundoj dhe e mbyll mirë një punë që lidhet me të tjerë. kredit, ~i 2. pikë që fiton studenti universitar, pasi ka ndjekur rregullisht mësimet a ligjëratat. krimb, ~i 3. fig. ia mer fuqinë e shëndetin. kumri, ~a 2. fig.përk. vajzë e bukur, pëllumbeshë. lakas 2. duke u kapur për fyti me dikë, fytas. lako/j 5. fig.keq. e bëj shpesh objekt bisedash, e përgojoj dikë. lëmues, ~e 2. limë druri. lëndyr/ë, ~a 2. të shpëlarat e enëve. lëngaraq, ~e 3. fig. pa personalitet, që s’ka turp të shkojë derë më derë. lumtur/oj 3. fet. e quaj a e shpall dikë si të mundshëm për t’u shenjtëruar. maraton/ë, ~a 2. vijim i zgjatur dhe i pandërprerë i diçkaje. masak/ër, ~ra 2. fig. shkatërrim i plotë a gjymtim i rëndë i diçkaje. mbreh 2. fig. nxit dikë për t’u zënë. mbret (mbres) 2. ndulk, squll. mbuz 2. fig. e afroj në buzë të greminës a të një fatkeqësie. mesarak, ~u 2. që s’është as i mirë as i keq, mesatar; asnjanjës. mëkeq 2. fig. tërboj. mëngjesor, ~e 2. fet. lutje e mëngjesit. monto/j 2. fig. e sajoj. nde/j 3. prashtroj, paraqit. nderë (i) 3. gjuh. që shqiptohet duke i tendosur fort organet e nyjëtimit. ndez/ë, ~a 3. fig. grindje, mosmarrëveshje.

156

ndërmjetëz, ~a 2. luginë e ngushtë ndërmjet dy maleve. nenore, ~t 2. sh. familja e barishteve të tilla. ngërç, ~i 2. fig. ndërprerje e menjëhershme e një veprimtarie etj, që zgjat e që shoqërohet me pasoja negative. ngojëz, ~a 2. rrjetë e fortë a rreth i metaltë me thumba që u vihet në turi kafshëve, që të mos pinë gji e të mos hanë. ngrehës, ~i 5. kunji që shtrëngon telat e çiftelisë. nguros 2. e shtang, e ngrij dikë në vend. nocion, ~i 2. tërësia e vetive a e tipareve më të përgjithshme, më të qenësishme, të përgjithësuara mendërisht e të pasqyruara në vetëdijen tonë si formë e të menduarit. njëkohshëm (i) 2. i dikurshëm, i njëhershëm, i moçëm. pagjashëm (i) 2. i pahijshëm. paket/ë, ~a 3. drejt. tërësi ligjesh që mbulojnë plotësisht një çështje. pambukor/e, ~ja 3. bot. sëmundje zakonisht e agrumeve, që shfaqet si shkumë në lastarë e në sythe. peshk, ~u 3. astrol. një nga 12 yllësitë e zodiakut. përfshi/j 2. e ha krejt e shpejt, e përlaj. përkres/ë, ~a 2. kësulë, kapelë. përthek/oj 2. fig. e vë në vijë a e përfundoj mirë një punë etj. pijshëm (i) 2. i pirë, i dehur. pirat, ~e 2. libr. i kopjuar e i përvetësuar pa lejen e autorit. prift, ~i ndërt. dru i shkurtër e i trashë që mban kulmarin e çatisë. 3. varëse rrobash e përbërë nga një dru i gjatë dhe më grepa sipër. pus, ~i 3. fig. njeri që nuk i nxjerr të fshehtat, që s’tregon hallet e veta. pushk/ë, ~a 4. mb. i fortë e i kumbueshëm për zërin. qenar, ~e 2. pëlhurë a pe i bardhë prej pambuku. qez/ë, ~a 2. lopatë druri me bisht të gjatë, që e përdor furrtari. qiellz/ë, ~a 3. tavan, qiellzanë. qumështor/e, ~ja 3. që nxjer lëng të bardhë si qumësht, i njomë. rac/ë, ~a 2. bised. grup njerëzish me një tipar të spikatur. 3. zool. grup kafshësh me tipare të përbashkëta të trashëgueshme. raska/l, ~li 2. mb.fig. shumë i dobët. rastis 5. v.III. vërehet. reklam/ë, ~a 2. keq. prirje për të bërë bujë. rishfaqet 2. v.III. përsëritet. rishpërnda/j 2. u ndaj të tjerëve pjesën e mallit, fitimit, që i takon rrethator/e, ~ja 4. fund grash që vjen si rreth. 5. gjell. dredhanik, rrethanik. rrethoj/ë, ~a 2. tepsi. rrënjom/ë, ~a 2. bot. mënjollë. rripëtir/ë, ~a 2. rrip.

157

rropat 2. trokas. rrufak 3. i rrëgjuar. rrufit 5.v.III fig. heq, tret. rruzu/ll, ~lli 2. bulë. sabot/oj 2 dëmtim a çrregullim që shkakton dikush kur saboton. saf/ë, ~a 2. xhezve. safir, ~i 2. ngjyrë e kaltër e tejdukshme. samtë (i) 2. fig. i shpëlarë, i pakëndshëm. sapun, ~i 3. bot. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve për bimë. seksual, ~e 2. që lidhet me joshjen fizike ndërmjet dy vetave. skafand/ër, ~ra 2. mburojë e fortë dhe e tejdukshme që e përdorin policët për t’u mbrojtur nga goditjet me sende të forta. skicë, ~a 4. muz. miniaturë. skorratin/ë, ~a 2. stuhi. sokak, ~u 2. krahin. korridor i brendshëm i shtëpisë. spik 3. bisk. sport, ~i 2. bised. dëfrim, shaka. stiv/ë, ~a 2. kapë. 3. ndajf. njëri mbi tjetrin.

stof, ~i 2. fig. përmbajtje, përbërje cilësore. stomak, ~u 2. bised. bark. syz/oj 3. usht. shenjoj. shakmis 2. shprish, ngatërroj. shalëngjitur 2. fig. që mëzi lëviz, i ngathët. shap/oj 2. e fërkoj një send me diçka për t’i dhënë shkëlqim. 3. fig. zverdh. sharabajk/ë, ~a 2. fig.shar. grua që s’e mban veten mirë në të veshur e në pastërti. shërim, ~i 3. fig. rrugëdalje. shigjetar, ~i 2. astrol. një nga 12 yllësitë e zodiakut. shkelj/e, ~a 2. gabim a veprim kundër rregullave, ligjeve etj. shkles/ë, ~a 1. pjesë e shqyer nga një dru. shkojëz, ~a 2. zool. krimb parazit që u hyn bagëtive në lëkurë. shkokël, ~la 2. kryes.sh.fig. gjepura, pallavra. shkoqit 3. shlyej një llogari, laj shpengoj 2. fig. e çliroj dikë nga një pengim, e lehtësoj. shpërfik 2. e lë pa gjë dikë, e rrënoj krejt. shpërnderim, ~i 2. turp. shpij 2. fig. gjallëroj, qetësoj. shpirtëzues, ~i 2. ai që i jep jetë e gjallëri dikujt a diçkaje, frymëzues. shpirtzhuritur, ~i 2. ndajf. me shumë mall. shpoj/ë, ~a 2. fig. dicka që të shpon, spicë. 3. strofkë. shprush 2. pjek në prush, djeg. 4. v.III. ngre e fryn puplat a pendët.

158

shpuzit 2. pjek në shpuzë, shprush. shtogtë (i) 2. fig. i dobët (për fëmijët). shtrenjtë (i) 3. i ngushtë. shtrenjtësi, ~a 2. ngushtësi. 3. fig. të qenët dorështrënguar, kopraci. shtrigan, ~i 2. fig.keq. plak a burrë i vetmuar dhe i keq, që nuk do njeri. tak/e, ~ja 2. tytë me pushkë të shkurtër. telegrafisht 2. fig. shkurtimisht, përmbledhtas. terratisem 2. fig. vrenjtem. tez/ë, ~a 3. biletë me pyetjet për provim. tërthorz/oj 2. tërthoroj. trafik, ~u 2. trafikim. trangull, ~i 2. fig. i papjekur, pa përvojë në jetë. tringëlloj 2. trokas. tuturit 2. përk. belbëzon tingujt a rrokjet e para. thep, ~i 3. fig. fjalë a thënie e ashpër, që të ther e të lëndon. thërrim/e, ~ja 3. ndajf. shumë pak. thirravaj/ë, ~a 2. thirrma e dikujt gjatë një fatkeqësie a një vdekjeje. thrumbisht/ë, ~a 2. vend me thrumbe. usht/oj 3. fig. e bëj të fitojë përvojë në jetë, e regj. uthullohet 2. prishem në fytyrë nga zemërimi për diçka, thartohem. vapoj 2. vapëtoj. vardar, ~i 2. ujëvarë e vogël. vargan, ~i 3. pacak. shumë, varg. vath, ~i 3. bot. gath. version, ~i 2. përshkrim i një ngjarjeje i ndryshëm nga një tjetër. vetvepr/oj 2. tek. vepron a punon vetë, në mënyrë automatike. vërsul 2. fig.bised. i vihem një pune me vrull e këmbëngulje. vijor, ~e 2. mat. që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal. virus, ~i 2. inform. program që hyn në një sistem kompjuterash dhe ndryshon ose zhduk informacionin. vithis 2. e rrëzoj në fund të një grope, gremine etj. vlag/ë, ~a 2. fig. vala e një pune, vlug. vllaj/ë, ~a 2. krahin. shpuzë. vrangull, ~a 2. ndajf. vërdallë, rrotull. vrazhdës/oj 2. fig. e bëj dikë të sillet vrazhdë, e ashpërsoj. vrug, ~u 3. fig. njollë. xunkthëtari, ~a 2. punishte ku prodhohen sende prej xunkthi. zdirgjem 2. dëkohem, rrënxohem. zemërdredhur 2. ndajf. gjithë frikë e shqetësim, me zemër të dredhur. zjarr, ~i 6. fig. grindje, mosmarrëveshje; ndezë.

159

zjarrisht/ë, ~a 3. ashkla të holla për të ndezur zjarrin. zhabil, ~i 2. zool.krahin. zhapi. zhakëmb/ej 3. ligështoj, rrëgjoj a pengoj të rritet më shumë. zhakra, ~t 2. lumare, rrozga. zhgardh/oj 2. zbërthej në pjesët e veta përbërëse. zhig/ël, ~la 2. fig. e metë, cen. zhumile, ~t 3. fig. pengesë që i nxirret dikujt. zhuzhu/ll, ~lli 2. furrtare.

160

Shtojca 3 “Variante kuptimore të fjalëve të eleminuara” abaci, ~a 2. treva ku shtrihet pushteti fetar i abatit. abstraksion, ~i 2. ide abstrakte, nocion abstrakt, përgjithësim. acar, ~i 4. fig. frikë që të ngrin zemrën. acar, ~e 4. fig. i mprehtë, i shkathët. acari, ~a 3. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim. 4. fig. shtrëngesë e madhe, rreptësi. acarohem 6. fig. i kërcënohem, i gërmushem dikujt. afërmendsh 2. si pj. po, sigurisht, ashtu vërtet. afërt (i) 7. që afrohet nga madhësia ose nga vlera me një tjetër. afrishëm (i) 2. mat. që i ruajnë drejtëzat a sipërfaqet paralele sit ë tilla gjatë shndërrimeve. afrueshëm (i) 2. bised. që është i këndshëm në të pirë, i dashur. afsh, ~i 2. frymë e ngrohtë që del nga goja. aga, ~i 2. hist. titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke. 4. etnogr,vjet. kryetari i një çete. agim, ~i 3. fig.lart. fillimi i diçkaje, lindja dhe hapat e para të një ngjarjeje. agregat, ~i 2. min. bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm. 3. bujq. lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta e nuk prishet në ujë. agresiv, ~e 3. spec. që ka veprim të fortë gërryes. agjitativ, ~e 2. keq. që është i zbrazët e pa përmbajtje, që synon t’i mbushë mendjen dikujt me fjalë të zbrazëta. ajar, ~i 2. sasia e pjesëve të një metali të çmuar, që gjendet te njëmijë pjesë të një përzierjeje me metale të tjera, karat. ajk/ë, ~a 4. përd.mb. gjysmë i lëngshëm e si i yndyrshëm në lëkurën e bagëtive dhe të njeriut. ajroj 5. shtypshkr. rralloj shkronjat ose rreshtat e një teksti të rradhitur, që të lexohet më lehtë. akordoj 2. radio. vë radion në një valë të caktuar për t’u lidhur me një dhënës. aksesor, ~i 2. art. hollësi plotësuese në një vepër arti. aksion, ~i 2. usht. veprim luftarak për t’i dhënë armikut një goditje të shpejtë e të papritur. aleanc/ë, ~a 2. lidhje e ngushtë politike ndërmjet klasash mbi bazën e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta. aleat, ~i 2. pajisje për luftë ose për gjah, armë. almanak, ~u 2.vjet. kalendar që përmbante shënime për ditët e vitit, festat, kohën, këshilla etj. almis/e, ~ja pjesë e një vegle, e një mjeti pune a një mekanizmi.

161

alto, ~ja 2. vegël muzikore me tela, pak më e madhe se violin, ose me frymë të regjistrit të ulët. allah, ~u pasth. përdorej për të shprehur habi, çudi, frikë ose tmerr. ambalazh, ~i 2. fig.keq. diçka që përdoret për të mbuluar qëllimet e vërteta e për t’i paraqitur ndryshe. ambici/e, ~a 2. keq. dëshirë e fortë për lavdi personale, për pozitë ose pushtet. ambient, ~i 4. fig. kushtet, rrethanat që ndikojnë për një gjendje shpirtërore të njeriut. 5. spec. lëndë që mbush një hapësirë dhe që me vetitë e saj ndikon mbi një trup. ambulanc/ë, ~a 2. bised. makina e ndihmës së shpejtë, autoambulancë. amerikan, ~i 3. bised. ai që zbaton politikën e synimet e imperializmit amerikan… amësor, ~e 2. bujq. që është lënë për farë ose për shumëzim me filiza. amfib, ~e 2. usht. që është i pajisur dhe i përshtatur për të ecur në tokë e ujë dhe bëhet me mjete të tilla. 3. usht. kompani amfibe. amorf, ~e 2. spec. që nuk ka ndërtim kristalor. anësor, ~e 2. gjuh. që shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës… angështohem 2. fig. kam angështi, ndiej një peshë në zemër. angullim/ë, ~a 2. gërvimë. ani/e, ~a 3. mahi e çatisë. antagonist, ~e 2. fiziol. që kryen veprime a funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër. aparat, ~i 4. libr. shënimet sqaruese e ndihmëse, që plotësojnë një vepër shkencore a letrare… arap, ~i 6. përd.ndajf. përdoret për të treguar shkallën e lartë të ngjyrës së zezë. arëz, ~a 2. fig. njeri i lig, që u bie më qafë të tjerëve e i bën të këqija. argat, ~i 2. vjet. bujk që vinte të ndihmonte një bujk tjrtër pa shpërblim. 3. vjet. masë toke sa mund të punonte një njeri brenda një dite. argëtoj 2. e ledhatoj, e përkëdhel. arian, ~i 2. emërtim pa asnjë bazë shkencore, që disa teoricienë racist e përdorin për një të ashtëquajtur tip të pastër të racës së bardhë. arme, ~ja 2. krahin. kos ose qumësht me kripë, që ruhet në kacek për dimër. artizanal, ~e 3. fig.keq. që bëhët më ngjyra të prapambetura a primitive, që nuk njeh metodat shkencore. arushk/ë, ~a 2. krahin. lloj bukëvale me miell të grunjtë që gatuhej në natën e Vitit të Ri. arr/ë, ~a 2. përd.mb. me koren të pjekur mirë e brenda e butë (për bukën). asqer, ~i 2. keq. ushtar i çrregullt. 3. vet.nj.përmb. ushtri. aureol/ë, ~a 2. fet. kurorë e ndritshme që u pikturohet përqark kokave të shenjtorëve në ikonat, për të treguar shenjtërinë e tyre sipas paragjykimeve fetare. bab/ë, ~a 3. vjet. deputët reaksionarë në parlamentin e regjimit zogollian. babëlok, ~u 3. njeri i shëndoshë, i fuqishëm e i zoti. babëzi, ~a 3. bised. njeri i babëzitur.

162

babëzitur (i) 2. fig. që nuk ka të ngopur me diçka, që ka një lakmi të pashuar. bad/ër, ~ra 3. balonë fëmijësh, që bëhet me kërcellin e prasit të egër. bajonet/ë, ~a 2. ushtar i këmbësorisë. bakalaro, ~ja 2. fig.bised. thatanik. bakteror, ~e 2. që përmban baktere. balanc/ë, ~a 2. fig. masë, mjet a mënyrë për vlerësimin ose për gjykimin e një çështjeje a të një njeriu. balast, ~i 2. hek. zhavorr, i cili hidhet nën traversa, që ato të mos lëvizin dhe që pesha të shpërndahet njëlloj. baldos/ë, ~a 2. krahin.zool. dosëz, bushtërz. balen/ë, ~a 2. bised. një lloj purteke që bëhet nga dhëmbët e kësaj kafshe, që epet e nuk thyhet, që përdoret si fortesë për këmishat. balest/ër, ~ra 2. hist. arbaletë. balisk/ë, ~a 4. copë lëkure me lara. balon/ë, ~a 6. tekst. fill i mbledhur si kon në masurin e makinës së tjerrjes. ballafaq/oj 3. krahin. bashkoj dy sende, i vë buzë më buzë, puthit. banak, ~u 2. tryeza ku punon zdrukthtari. banderol/ë, ~a 2. rrip letre për të mbështjellë libra, gazeta, revista etj. band/ë, ~a 3. sport. rrip pëlhure që vihet buzë rrjetës së volejbollit… 5. det. pjesa e ngritur anës një barke ose një anijeje. banj/ë, ~a 6. spec. enë me madhësi e forma të ndryshme… në të cilin zhyten sende për përpunim kimik. bardhak, ~u 2. ibrik balte. baritor, ~e 3. fet.vjet. që ka të bëjë me veprimtarinë e priftërinjve të krishterë, që e quanin veten udhëheqës shpirtërorë të besimtarëve. bar/k, ~ku 11. fig.bised. zemra, shpirti. bark/ë, ~a 2. tek. pjesë e makinave të larjes ose të ngjyrosjes së rrobave. barkkuq/e, ~ja 2. zool. lloj bretkose me bark si të kuq. barkush/e, ~ja 2. zgavër në pjesën e brendshme të zgavrës së kokës. barr/ë, ~a 6. drejt. detyrim që kufizon të drejtat e pronarit për shkak të drejtave të një pronari tjetër. 7. vjet. pajë. barrikad/ë, ~a 2. fig. vend luftrash e përleshjesh. 4. sport. pengesa që ngrenë lojtarët me trup a me duar për mos të lënë topin e kundërshtarit të kalojë. basen, ~i det. pjesa e thelluar e detit afër portit, ku qëndrojnë anijet. bastard, ~e 4. keq.vjet. që ka lindur jashtë martese. bastun, ~i 2. veter. shkop i gjatë i shkallëzuar, që përdoret për të matur lartësinë e kafshës. bashkëluftëtar, ~i 2. lart. shok i vendosur në një veprimtari të madhe. bashkëpunëtor, ~i 3. pjesa e parë e emërtimeve për detyrën…

163

bateri, ~a 5. sport. një radhë atletësh në një garë me shumë pjesëmarrës, që nisen të ndarë në grupe. 6. muz. grup daullesh, që iu bie një muzikant në orkestër. begatë (i) 2. fig. pjellor. 3. vjet. i pasur, pasanik. begun, ~i 2. fig.mospërf. njeri frikacak, lepur. bejk/ë, ~u 2. përk.vajzë e re, bardhoshe dhe e hijshme. bejtexhi, ~u 2. keq. ai që shkruan vargje pa vlerë artistike, vjershëtar i keq. bela, ~ja 2. krahin. shtrati i pjellës te kafshët. bërthok/ël, ~la 2. bot. fryt i tultë që ka një bërthamë të fortë. 3. bot.krahin. bockë,qepë deti. 4. krahin. bërsi. bic, ~i 2. qen i zi me trup të vogël. bina, ~ja 3. përmb.bised. bijtë e bijat, fëmijët, pasardhësit. bis/k, ~u 4. lloj qëndisjeje me dorë, në të cilën tegeli bëhet i drejtë. biskonj/ë, ~a 3. përd.mb. i hollë, i gjatë e i drejtë si bisk. biskot/ë, ~a 2. përd.spec. për porcelanin dhe qeramikën që nuk lyhet me smalt dhe që piqet dy herë në furrë. bist/ër, ~ra 2. shpend deti me sqep të gjatë dhe me pendë të bardha. bish/ë, ~a 2. bised. ujk. bisht, ~i 9. fig.keq. ai që ndjek dikë në mënyrë të verbër… bishtagjel, ~i 3. bot.krahin. zambak. bishtor, ~e 3. tek. që përbën një pjesë të vetme së bashku me bishtin. bjeshk/ë, ~a 2. tokë gurishte jopjellore në vend të thepisur. ble, ~u 3. krahin. gjethe që mbështjell lakrën. 4. ashkël e çarë në dru, por e pashkëputur. blet/ë, ~a 3. përd.mb.fig. i shpejtë, i shkathët në punë. bllok/oj 4. sport. bëj bllok. bodrum, ~i 3. vjet. burg. boj/ë, ~a 4. krahin. vrug që u bie bimëve kur ka lagështirë të tepërt. bonjake, ~e 2. krahin. tokë e varfër dhe me lagështi. bori, ~a 4. bised. qyngj sobe. borxhli, ~u 2. fig. ai që ka detyrim moral ndaj dikujt. borrokoç, ~i 2. fig. djalë i ri me trup të ngjeshur. bot/ë, ~a 10. euf. sëmundja e tokës, epilepsia. botim, ~i 4. vjet. shpallje, lajmërim. bozhur/e, ~ja 3. përd.mb. që nuk është pjellor, i varfër. bran/ë, ~a 3. krahin. ortek bore. bredh 8. fiz. pasqyron, kthen. brerim/ë, ~a 3. të ftohtë i hidhur me shi e me erë. breshkë, ~a 4. krahin. lëvozhga e fortë, gujava e lëndës së valanidhit. breshkëz, ~a 4. bot. gungë që del në trung të ullirit, që mund të shkëputet e të mbillet si fidan. 5. valle popullore dasmash…

164

brezar/e, ~ja 4. rrip toke ku është mbjellë një lloj bime e ndryshme nga ato të ngastrave që ka në të dy anët. brimore, ~ja 2. copë dërrase me disa vrima, nëpër të cilat kalojnë penjë që dridhen së bashku e bëjnë një fill të vetëm për tezgjah. brojc/ë, ~a 2. masë drithi prej druri që nxë rreth një gjysmë kg. bronz, ~i 2. fig.keq. gjë që nuk vlen shumë a që nuk e çmojnë si duhet. bubërroj 6. fig. ngacmoj. bufk/ë, ~a 3. bluzë grash pa jakë, me mëngë të gjera e të fryra te supet. 5. dele me shumë lesh në turi. buhavit 2. fig.keq. mërzit së tepërmi, fryj. buj/k, ~ku 2. hist. ai që merrte tokë me qira nga pronari dhe mbante për vete një pjesë të prodhimit, çifçi. bukëpjekës, ~i 2. vjet. ai që piqte e që shiste bukë. bulb, ~i 3. pjesa e fryrë e termometrit, që mban zhivën. bulçi, ~a 2. bised. aq ushqim sa merr një anë e gojës. bull/ë, ~a 2. grua muslimane. bund/ë, ~a 3. sëmundje si pajaga. bungaj/ë, ~a 2. fig. punë e ngatërruar dhe e errët, çështje e vështirë për t’u zgjidhur. bunker, ~i 2. tek. hambar i madh për minerale e lëndë të tjera, i ndërtuar në një vend të ngritur dhe me një derë të vogël… buqar, ~i 2. pronar tokash që banonte në qytet; pasanik. burgji, ~a 3. krahin. turjelë e vogël që përdoret për të hapur vrima… buz/ël, ~la 2. një lloj velloje e bardhë, me të cilën mbulonin një pjesë të fytyrës. bylm/e, ~ja 2. rrobë që i vihet kalit nën shalë a nën samar. cakorr/e, ~ja 2. zool. kocë e vogël. cap/oj 2. krahin. shkrif leshin me dorë. 3. fig. e mund tjetrin me fjalë e me punë. ciklon, ~i 2. tek. aparat i posaçëm që shërben për të pastruar ajrin a një gaz, duke thithur grimcat. cilind/ër, ~ri 5. bot. pjesa e trungut e degëve ose e rrënjëve të një druri që mbetet po të heqim lëvoren. cingo, ~ja 2. pjatë ose enë tjetër që është bërë prej metali e smaltuar. cistern/ë, ~a 3. anat. hapësira në gji që grumbullun qumështin. ça/j 12. fig.bised. dëfrej me bujë të madhe, e tund, e bëj fora. çakmak, ~u 2. krahin. uror. çallm/ë, ~a 4. vet.sh. pufka misri. 5. fig.bised. pamje, paraqitje, dukë. çel 17. bised. lëshoj bagëtinë, i nxjerr për të kullotur. 18.krahin. ndez. 19.krahin. pres mikun. çet/ë, ~a 6. krahin. lagje. çik/ë, ~a 9. krahin. degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur zjarrin, shkarpa.

165

çimbosk/ë, ~a 2. rrip i ngushtë prej rrobe që lidh shtëllungën e leshit në furkë, kur e tjerrim. çip, ~i 3. gjeogr.bised. rrip toke i vogël e me majë të mprehtë që hyn në det, kep. çjerr 7. krahin. shpoj një enë. çmërs, ~i 5. krahin. qelbi që zë një plagë. çoban, ~i 3.krahin. çafkëlore. dajlan, ~i 2. vjet. shilarëse. dallim, ~i 3. trajtim i pabarabartë i njerzve, i sendeve a i çështjeve, duke parapëlqyer pa të drejtë dikë. dardh/ë, ~a 2. send në formë të zgjatur nga bishti, që i ngjan këtij fryti. darviniz/ëm, ~mi 2. lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë. dash, ~i 5. fig. njeri i shëndoshë, i bukur dhe i hijshëm. dashur/oj 2. jokal. bëj dashuri. datëlindje, ~a 3. përmb.usht. ata që kanë lindur në të njëjtin vit dhe thirren për të kryer shërbimin ushtarak në një kohë të caktuar. dava, ~ja 3. drejt.vjet. ankim, padi, gjyq. dekan, ~i 4. hist. komandant i dhjetë ushtarëve në ushtrinë romake. deklam/oj 2. fig. them diçka me ton të ngritur e me patos jo të natyrshëm. del/e, ~ja 3. bised. bashkë leshi. delenxhi, ~u 2. krahin. lypës, përderës. dell, ~i 4. bised. degë e vogël e një lumi. 5. tek. damari i kabllos. dem, ~i 2. trari më i trashë që vendoset në dyshemenë e një shtëpie. 3. fig.bised. djalë i shëndoshë e i fortë. demagogji, ~a 2. hist. në Greqinë e lashtë, kryetari i një partie. demet, ~i 2. tufë me gjethe misri ose me degë dushku, që i hidhen sipër mullarit për ta ruajtur nga shiu. depozitues, ~i 2. fin. ai që vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash për ta përdorur më vonë. derdh 12. krahin. kaloj një sëmundje nga ato që u bien fëmijëve. derdh/je, ~ja 3. tek. mënyrë që përdoret për të derdhur nëpër forma a nëpër kallëpe, pjesë të makinerive. dervish, ~i 2. krahin. dordolec. 5. krahin. lloj misri me shumë mustaqe. dën/oj 6. krahin. pakësoj, shter. 7. krahin. ngas, nis, cënoj, prek. dëshmitar, ~i 5. vjet. dëshmor. dinjitet, ~i 2. cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën të çmohet. dis/k, ~ku 4. kuti e rrumbullakët prej metali, që shërben për të mbajtur fishekët e mitralozit. disnivel, ~i 2. fig. gjendje jo e njëjtë e dikujt, me dikë tjetër.

166

diversion, ~i 2. usht. veprim sulmues që ka për qëllim të largojë vëmendjen e kundërshtarit nga vendi ku drejtohet goditja kryesore. djeg 15. bised. pi duhan, e ndez. doç/e ~ja 2. koçan misri ose një copë e vogël druri e rrumbullakët, që përdoret për këtë lojë. dorëz/oj 7. fet. shuguroj. dra, ~u 3. fig. pjesa më e keqe e diçkaje, fundërri. dredh 11. holloj petë, tëholl. dredh/ë, ~a 10. krahin. rrudhë. drejtim, ~i 9. emri, mbiemri, vendbanimi i marrësit a i dërguesit, që shënohen mbi një dërgesë postare ose që i jepen dikujt. drejtues, ~i 4. ai që dërgon në një drejtim të caktuar një letër. drudh/e, ~ja 2. krahin. kokërr rrushi. 3. vjet. atom. dubl/oj 3. sport. kaloj nga vija e dytë e fushës në vendin e lojtarit të vijës së parë. dudi, ~a 3. vjet. përdorej për t’iu drejtuar me nderim grave muslimane të shkuara në moshë. duduk, ~u 3. fig.shar. njeri pa mend në kokë, njeri i lehtë. dush/k, ~ku 4. krahin. gjethet që mbështjellin kallirin e misrit. 5. krahin. duhan vjeshtak shumë i butë. dybek, ~u 3. krahin. varre prej druri për të thyer plisat në arë. dhe, ~u 9. euf. gjarpri. tokësi, dhetokësi. dhëmbëzim, ~i 2. tërësi dhëmbëzash të një vegle a mekanizmi. dhën/ë, ~a 4. vjet. taksa. emision, ~i 2. fiz. tërësi valësh, drite, sinjalesh etj. që nxirren jashtë a që çlirohen nga një trup dhe përhapen. endë, ~a 3. pjesa më e imët dhe më e mirë e miellit, majë mielli. endës, ~i 2. tekst. boshti ku vendosen kallamat me fijen e perit për të endur majën. epos, ~i 2. let. gjini tregimtare zakonisht në vargje, lloj i poezisë tregimtare, që dallohet nga lirika e drama. estet, ~i 2. ai që dallon dhe vlerëson të bukurën, format e përkryera. falem 5. bised. dorëzohem, jepem, përkulem. fanfar/ë, ~a 4. fig.keq. mburrje, lëvdatë e zhurmshme. farash/ë, ~a 3. vjet. këllëf ku viheshin shigjetat. fark/ë, ~a 4. fig. soj, fis, racë. favoriz/oj 2. keq. përkrah a mbroj dikë pa të drejtë, i mbaj anën. feçk/ë, ~a 3. pjesë e zgjatur në anën e përparme të disa përdorëseve, që ka pamjen e tururit të kafshëve. 4. shar. fytyrë e shëmtuar. feniks, ~i 3. fig. njeri me veti të jashtëzakonshme e shumë i shquar në një fushë të veprimtarisë. ferrc/ë, a 2. krahin. halë peshku.

167

fierishtë, ~a 3. tokë e varfër që nuk prodhon. fik 2. fig. i shkaktoj dikujt një të keqe të madhe, e shkatërroj. filxhan, ~i 3. bot. lule filxhani. fillorist, ~i 2. që jepte mësim në shkollën fillore, i shkollës fillore. flam/ë, ~a 6. mit. figurë e mitologjisë popullore, që sipas besimeve të kota quhej shkaktare për sëmundjen e tokës dhe sëmundje të tjera. flamur, ~i 7. krahin. cipa e dhjamit që mbështjell plëndësin dhe zorrët. flet/ë, ~a 3. fig. pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli. fllusk/ë, ~a 6. bised. tullumbace prej llastiku a prej lëkure, për të luajtur. fole, ~ja 4. bujq. mënyrë mbjelljeje me gropëza katrore, duke hedhur nga një farë në çdo cep. form/ë, ~a 9. seminar ku trajtohen çështje ideologjike e politike për edukimin e punonjësve. formim, ~i 2. botëkuptimi dhe edukata që ka fituar dikush në jetë e në shkollë. fosilizohet 3. libr. ngurtësohet e nuk ndryshon më, mbetet në gjendjen a në formën që ka pasur. fragment, ~i 3. periudhë kohe, pjesë nga jeta a nga veprimtaria e dikujt. freski, ~a 3. fig. diçka origjinale dhe e gjallë, që shfaqet në mënyrë të këndshme dhe të jep kënaqësi. fron, ~i 6. vigu i të vdekurve. frushkull/oj 2. fig. qortoj fort dikë, e kritikoj ashpër, e fshikulloj. frymor, ~e 2. që nxjerr tinguj muzukorë, duke i fryrë me gojë, që vihet në veprim me anë të frymës. fshatarësi, ~a 2. ek. klasa e punonjësve të bujqësisë, e çliruar nga shtypja dhe shfrytëzimi, që ka si bazë të ekonomisë pronën kolektive. 3. ek. klasa e prodhuesve të bujqësisë, e shtypur dhe shfrytëzuar nga klasat e sunduesve. fsheh 2. mbuloj trupin a një pjesë të tij që të mos duket; maskoj. fshes/ë, ~a 3. tufë kashte me një bisht, që përdoret zakonisht nga farkëtari për të mbledhur zjarrin e për ta spërkatur me ujë. furrtar, ~i 2. tek. punëtori që punon në një furrë për shkrirjen e mineralit, për të nxjerrë ose për të përpunuar lëndë të ndryshme. fust/ë, ~a 2. këmishë e brendshme për gra ose vajza. fush/ë, ~a 9. vendi zakonisht mbi tryezë, ku hidhen letrat e bixhozit, ose gurët e një loje tjetër. fytyr/ë, ~a 5. spec.vjet. figura. gacator/e ~ja 3. krahin. kandil me vaj a me vajguri. 4. përd.mb.fig. që shndrit a duket sikur lëshon xixa, i ndezur, i zjarrtë etj. gagarit 2. fig.bised.mospërf. flet shumë, me vend e pa vend e me një zë të ngjirur, dërdëllit, llomotit. gal/ë, ~a 2. dele e zezë. 3. mb. që i ka qimet të zeza.

168

galvaniz/oj 2. fig.libr. i jap një vrull të përkohshëm, nxit për një çast veprimtarinë e dikujt a të diçkaje. garuzhd/ë ~ja 2. fig.keq. njeri që përzien të tjerët, ngatrrestar. garroq/e, ~ja 5. fig. plak i sëmurur nga mosha a nga ndonjë sëmundje. gaviç, ~i 3. krahin. tymtari i oxhakut. gazet/ë, ~a 2. bised. redaksia që nxjerr këtë botim, zyra dhe ndërtesa ku është vendosur kjo redaksi. gënjesht/ër, ~ra 3. diçka që të gënjen a që bën të gabohesh, diçka e gënjeshtërt, iluzion. gërdhaj/ë, ~a 2. përmb.keq.vjet. klasat ose shtresat e shtypura e të shfrytëzura, turma e paditur. gërf/yell, ~i 2. përd.mb.fig. që e ka kokën bosh, budalla. gërgërit 2. fig. dërdëllit. gërshërëz, ~a 4. vet.sh. dy zgjatime në majën e gjuhës së gjarprit. 5. lloj thurje a qëndisme e ngjashme me krahët e gjilpërës, që bëhet mbi një pëlhurë. 6. lloj plori pa majë. gërthas 4. kal. e qortoj ose e shaj dikë duke i bërtitur. 5. kal. grish, ftoj, thërres. gërthitj/e, ~a 3. zëri i çjerrë që lëshojnë disa kafshë a shpendë. gërr/uall, ~olli 3. shkop me një bigë si grep në majë, që përdoret për të kapur dhe për të mbartur mbi sup vandakë me shkarpa etj. gëthuq, ~i 2. gjemb. gëzhdallë, ~a 5. fig. gjepura, profka. gëzholl/e, ~ja 3. shpend shumë i dobët që nuk e vlen ta therësh për ta ngrënë. gisht, ~i 3. tek. pjesë e një mekanizmi, që ka trajtën e një kunji të kthyer në majë. gllanik, ~u 5. plis dheu. 6. gropë e thellë, humnerë. gog/ël, ~la 3. top djathi. 4. secila nga kokrrat e vogla të numratorit… goj/ë, ~a 8. bised. e folmja e një krahine, dialekt. gojëtar, ~i 2. let. ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, që të bën për vete me fjalën e tij. got/ë, ~a 3. bised. llambë elektrike. 4. bised. vesi i të pirit, i rakisë. grath, ~i 4. fije kashte ose qime e shkurtër dhe e fortë që të shpon si gjemb, qime e ashpër, e kreshtë. grazhd, ~i 4. fig.keq. mjedis i papastër, ku ushqehet e brymoset dikush për qëllime jo të mira. 5. fig.bised. burimi i të ardhurave. grazhdar, ~i 2. kalë shale. 3. mb. që ushqehet rregullisht në grazhd… grep, ~i 10. zool.krahin. zhuzhingë. 12. fig.keq.thjeshtligj. koprrac. grep/oj 2. nxjerr diçka nga një vend i ngushtë me anë të një grepi. 3. shpoj me gjilpërë a me diçka tjetër vendin e kafshuar nga gjarpri… grib/ë, ~a 2. grabujë. 3. një lloj rrjete për të peshkuar. grifsh/ë, ~a 3. dhi e larme. grigj/ë, ~a 3. përd.ndajf. tufë; me shumicë.

169

gril/ë, ~a 2. thurimë me shufra hekuri që shërben si derë. grimc/ë, ~a 4. gjuh.vjet. pjesëz. gromësir/ë, ~a 3. fig.shar. njeri i fëlliqur, njeri i keq. gropos 5. fig. pushoj së menduari për dikë a për diçka, e lë fare në harresë. grushtoj 2. sport. e pres me grusht topin për t’ia ndryshuar drejtimin ose për të mos e lënë të futet në rrjetë. grykashk/ë, ~a 3. vendi ku lidhet plugu me pjesët e tjera të damalugut. 4. rreth metalik që shërben për të mbajtur të shtrënguar dy pjesë prej druri që lidhen a që bashkohen. grykëz, ~a 8. ajka që formohet në krye të një ene me grykë të ngushtë, që është mbushur me qumësht. grremç, ~i 3. vjet.mospërf. kryq. guask/ë, ~a 3. kore. 4. krahin. bërthamë. guguftu, ~ja 2. fig.përk. vajzë e bukur, guguçe. gung/ë, ~a 11. fig.keq. kokëfortë. 12. përd.mb. që nuk dëgjon mirë. gurmaz, ~i 3. gllënjkë. gjahtar, ~i 2. fig. ai që gjurmon ose mbledh me kujdes e në mënyrë të vazhdueshme diçka. gjashtar/e, ~ja 2. monedhë e vjetër turke me vlerë gjashtë groshë. gjel, ~i 4. vjet. çarku, rrahësi i një arme të vjetër zjarri. 7. vjet. monedhë e vjetër prej ari, flori. gjelkokosh, ~i 2. fig.keq. njeri kapadai e mendjemadh, kokosh. gjell/ë, ~a 2. gatesë për qentë etj. gjenetik/ë, ~a 2. lëndë mësimore, që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë. gjerdan, ~i 3. pjesa e një mishit ë therur, që kap një këmbë të përparme, gjysmën e kraharorit dhe të qafës për së gjati. gjeth, ~i 4. vet.nj, fletë e drurëve, që përdoret për të nxjerrë tinguj, duke i fryrë me buzë. gjeth/e, ~ja 3. thika e zdrukthit me teh të gjatë. gjevrek, ~u 2. përd.mb.bised. që thyhet lehtë, që shkërrmoqet. gjëm/ë, ~a 4. sasi e madhe e diçkaje. 5. bised.keq. diçka e keqe dhe e shëmtuar, që mezi durohet. gjilpërëz, ~a 4. krahin. shtizë çorapesh. gjilpëryer, ~i 2. krahin. shtizë çorapesh. 4. euf.krahin. difteria. gjobar, ~i 2. bekçi. gjoks, ~i 2. gjell. copë mishi nga kjo pjesë e trupit të kafshëve. gjuaj 5. fig. thumboj, ther, godas. 8. krahin. dëboj, përzë. gjuajtës, ~i 4. sport. lojtar që gjuan mirë topin. 5. tekst. ai që kap fillin e këputur dhe e lidh atë menjëherë. gjunjës/e, ~ja 2. hist. pjesë e pajimit të luftëtarëve në kohët e vjetra, që mbronte gjurin nga goditjet me armë të ftohta.

170

gjurm/ë, ~a 11. vjet. masë e gjatësisë sa shputa e këmbës, këmbë. gjysm/ë, ~a 3. zakon.sh. copa të plota shualli ose gome që u vihen tabanëve të këpucëve kur i ndreqim. 4. bised. këpucë të zakonshme pa qafa. 5. vjet. gjysmare. hajat, ~i 4. fig.vjet. limer. hajdut, ~i 2. kaçak. haliç, ~i 2. kryes.sh. gjëra të hedhura, hedhurina. hall/ë, ~a 2. emër me të cilin thërresin me nderim një grua të moshuar. hallk/ë, ~a 6. krahin. vathë grash në trajtë unaze. hanko, ~ja 2. emër me të cilën thirrej vjehrra ose kunata nga nusja e shtëpisë. hap 5. tek. largësia më e madhe e lëvizjes drejtvizore të një mekanizmi. harxh, ~i 3. cohë, pe me ngjyra etj, që përdoren për të zbukuruar veshjet popullore dhe për të qëndisur. has/ër, ~ra 2. sipërfaqe e vogël vendi afërsisht sa një rrogoz. haval/e, ~ja 3. vend prej ku shohim mirë përreth ose në një drejtim të caktuar. havan, ~i 3. vjet. armë artilerie me grykë të shkurtër e të gjerë, që përdorej për të hedhur gjyle. havlli, ~a 2. shami. hedhës, ~i 3. ai që ia kthen dikujt me zërin e tretë në këngët popullore. hekur, ~i 2. kim. kripa e këtij metali. hemisfer/ë, ~a 2. mat. trup gjeometrik që ka trajtën e gjysmës së rruzullit. 3. anat. njëra nga dy pjesët e trurit, që kanë trajtën e gjysmës së rruzullit. heq 29. bised. bie shumë, hedh (për shiun). 30. bised. e rrit, e zhvillon, e bën mirë. heqës, ~i 3. bised. ai që qëllon mirë me pushkë, qitës i mirë. heqës, ~i 3. rrjetë që përdoret për të zënë peshq, duke e tërhequr në ujë. 6. fin.vjet. ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë, në emër të dikujt, tërheqësi i të hollave. heshtje, ~a 3. gjuh. ndalesë, pauzë. hënë, ~a 2. vjet. muaj i llogaritur sipas ciklit të Hënës. hidhër/oj 4. fig. të pret, të than, të hyn në palcë (për motin). hijeshues, ~e 2. vjet. skllave a shërbëtore që krihte dhe zbukuronte zonjën e vet. hollat (të) 4. krahin. të lashtat. 5. vjet. imtë. homonimik, ~e 2. libr. që ka të njëjtin emër a titull me një tjetër. hop 6. pjesë e vogël dhe e ngushtë e një trualli. horizont, ~i 7. hidrol. lartësia që arrin uji në një lumë etj, dhe që matet për qëllime të caktuara. horr, ~i 2. vjet. njeri i varfër e i këputur, që siguronte jetesën me të ardhura të pakta të rastit. 3. përçm. njeri i pasur po dorështrënguar. hu, ~ni 2. fig. sasi e madhe, shumicë, një numër i madh.hualli 3. përd.mb. shumë i ëmbël, mjaltë. hulli, ~a 4. brez, shirit. 5. përd.mb. i zbrazët. humb 9. jokal. më vdes dikush, ndahem nga dikush përgjithnjë.

171

humbje, ~a 2. ek. ajo pjesë e të ardhurave në ndërmarrjet socialiste që nuk sigurohet sipas planifikimit. hund/ë, ~a 3. bised. lëfyt. 5. bised. sasia e diçkaje që thithet njëherësh a i mbahet erë vetëm një herë. hundëz, ~a 2. spec. lëfyti i një mjeti a i një mekanizmi. hurm/ë, ~a 4. krahin. vadhëviçe. identifik/oj 2. drejt. arrij të njoh një njeri në bazë të dhënave të ndryshme ose të gjurmëve që ka lënë. 3. zbuloj e përcaktoj tërësisht tiparet dalluese të një bime, të një kafshe etj… idil, ~i 4. fig.iron. dashuri e madhe a miqësi e fortë që lidh dy veta ose dy palë. ik/ë, ~a 2. krahin. vdekje. imam, ~i 3. titull i disa princërve të pavarur të Arabisë Jugore. inciz/oj 2. pres pak lëkurën në sipërfaqe, hap pak një plagë me të prerë. 3. bëj vija të thella kur gdhend a kur skalit diçka në dru etj. instruksion, ~i 2. usht. seminar, mësim a stërvitje që bëhet për përgatitje të posaçme në një degë të caktuar. jak/ë, ~a 3. krahin. dy tufa të gjata leshi që u lënë dhenve në të dy anët e qafës kur i qethin. jargavitem 4. mospërf. i ngjitem pas dikujt a i sillem rrotull sa bëhem i pështirë. jatak, ~u 2. krahin. lehë për farishte bimësh, shtrat. jav/ë, ~a 2. lojë fëmijësh, që luhet në një rreth të ndarë në 7 pjesë. jepem 5. vet.veta III. përkulet, lakohet, epet. jofrymor, ~e 2. gjuh. që nuk shënon njerëz ose kafshë, por sende. kaba, ~ja 3. fig. që nuk është punuar me mjeshtëri, pa shije, pa kujdes. kaçorr, ~i 2. kalli misri i vogël dhe me pak kokrra, kacamol. kaçe, ~ja 3. lule vjeshte. 4. mb. që ka ngjyrë të bardhë në të verdhë. kaçul, ~i 2. lafsha e gjelit. 3. zool. lauresha me kacirubë, çafkëlore. 4. fig. fëmijë i veshur me rroba të grisura. kafaz, ~i 2. dollap i madh, i thurur me shufra hekuri për të mbajtur ushqime. 3. kanatë druri nga ana e jashtme e dritares. kaish, ~i 3. fig.shar. njeri i trashë nga mendja, rrip. kala, ~ja 3. fig. mbrojtës i sigurt dhe i flaktë. kalb 3. fig. e dobëson a e prish moralisht, ia prish karakterin. kalem, ~i 4. përdorëse që është si shkop i vogël. 5. maja e dhëmbit të sharrës. kalore, ~ja 4. cipë e drunjtë brenda arrës, që ndan thelpinjtë. kalorësi, ~a 3. sjellje e veprime të stërholluara plot lajka, karakteristike për aristokratët. 4. sport.vjet. hipizëm. kaluar 4. me zigzage, jo në vijë të drejtë (për të qepurën). kallam, ~i 4. masur për penjë, gjep.

172

kallkan, ~i 2. hapësirë midis çatisë dhe pjesës së sipërme të murit anësor nën strehët e një shtëpie. 3. mur i hollë pa derë e pa dritare, që ndan dy kthina të një shtëpie. 4. krahin. mburojë, shqyt. 5. krahin. lloz hekuri për të mbyllur portën. kallauz, ~i 3. dashi ose cjapi me këmborë që udhëheq kopenë, përçor. 4. ndërmjetës, shkes, mblesë. 5. çelës me të cilin mund të hapen disa dyer. 6. kunj prej metali ose druri që shërben për të hapur disa vrima. kallm, ~i 4. pjesa e çorapit nga kyçi i këmbës deri në gju. 5. kërcell bimësh i hollë e i gjatë dhe bosh përbrenda. 6. rrip toke që mbillet zakonisht me perime, vllajë. kamar/e, ~ja 3. krahin. furrik. 4. kabinë në vapor. kamp, ~i 2. vend i rrethuar dhe i ruajtur nga rojet, ku mbahen të burgosurit, ose robërit e luftës. 3. fig. grupim plitik e shoqëror i disa vendeve që mbrojnë interesa të njëjta. kampion, ~i 2. fig.libr. mbrojtës i vendosur e aktiv, luftëtar i madh… kanape, ~ja 2. gjell. fetë e vogël buke e lyer me gjalpë, ose e mbuluar me një copë djathë, vezë etj. kancelari, ~a 2. përmb. sende e mjete të vogla pune, që përdor nëpunësi. kapital, ~i 3. klasa e kapitalistëve, borgjezia. 4. fig. diçka me vlerë të madhe, diçka shumë e çmuar. kapsoll/ë, ~a 2. fig.mospërf. njeri budalla, njeri pa mend në kokë. 4. unazë e metaltë, që vihet në secilën prej dy vrimave të këpucëve, ose të çizmeve. karafil, ~i 2. lulja e tharë e një bime të ishujve të Indonezisë, që e përdorim si erëz në gjellë. karm/ë, ~a 3. grumbull i madh sendesh të vëna stivë pa rregull, kapicë. kasnec/oj 3. fig.poet. paralajmëroj ardhjen ose afrimin e dikujt a të diçkaje. kazan, ~i 2. tek. pjesë e kaldajës, e lokomotivës etj, që përbëhet nga një enë e mbyllur e metaltë, ku prodhohet avull uji. këlysh, ~i 5. zakon.sh. çibanë të vegjël që dalin rreth një lunge. 6. degëzim i një kanali a i një vije uji. kërthi, ~ri 3. përk. fëmija që ka lindur më prapa se të tjerët e që përkëdhelet nga prindërit. 4. bimë e njomë e pazhvilluar mirë. kërthizë, ~a 3. figurë në trajtën e trëndafilit, e gdhendur në dru dhe e varur në mes të tavanit për zbukurim. kllapë, ~a 7. dru që i lidhet kafshës në këmbë kur kullot… 8. hapësira e thelluar në një dërrasë ku futet një dërrasë tjetër dhe puthiten. 9. gjunjëza e një vegle frumore, pipëz. kmesëtar, ~i 2. hist. luftëtar që luftonte me kmesë. kllapos 2. zë me lak a me kllapë një kafshë. kobtar, ~e 2. që nuk i zihet besë, tinëzar, i pabesë. kobur/e, ~ja 3. fig. shërbëtor i bindur, vegël në duart e tjetrit. 5. fig.thjeshtligj. njeri i dehur, që është bërë tapë. kock/ë, ~a 3. ashik me të cilin lozin fëmijët. koç, ~i 2. dash a cjap që ka një bri të thyer.

173

kok/ël, ~la 4. bërthama e rrumbullakët e disa pemëve. 5. krahin. veshkë. kokm/e, ~ja 3. ibrik për të zier kafen, xhezve. kokosh, ~i 3. përd.ndajf. në trajtën e një rrotullameje. kolegj, ~i 2. drejt. këshill i posaçëm pranë Gjykatës së Lartë. kollofruth, ~i 2. vjet. fjalë që thoshin priftërinjtë para fëmijës së sëmurë, gjoja për ta shëruar nga kjo sëmundje. komun/ë, ~a 2. ek. forma më e lartë e bujqësisë kolektive, ku bëhet shoqërizimi i plotë i të gjitha mjeteve të prodhimit. kondak, ~u 2. vjet. ndriza, shpërgëj. konferenc/ë, ~a 2. organi më i lartë i Partisë ose i një organizate shoqërore në rreth a në rajon. kontrast, ~i 3. let. mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari ballafaqon figura artistike, kraktere, tipare, për të pasqyruar kontraditat. kooperativ/ë, ~a 3. vjet.bised. dyqan a pikë shitjeje e mallrave të ndryshme që tregtonte një kooperativë a ndërmarrje shtetërore. korniz/ë, ~a 3. këmbalec ku varim diçka për ta tharë. korporat/ë, ~a 4. hist. organe të krijuara nga regjimi fashist për t’u shërbyer monopoleve fashiste. korpus, ~i 4. libr. tërësia e veprave themelore që botohen në një fushë dhe që lidhen me njëra-tjetrën. kotull, ~i 2. fustan. kother/e, ~ja 2. fig.thjeshtligj. njeri koprac, njeri dorështrënguar. krahëz, ~a 2. etnogr. mëngë e shkurtër, e shkëputur nga veshja, e qëndisur, që e vënë gratë për zbukurim. 3. vjet. litar i thurur prej lëkure bliri, që përdorej zakonisht për të ngarkuar dru në shpinë. krasit 2. fig.bised. vras në masë, korr. kreshmor, ~e 2. që ka fare pak lyrë, i varfër, i tillë sikur është gatuar për kreshmë. kresht/ë, ~a 3. rrënja si xhufkë e disa bimëve. 4. pjesa e sipërme dhëmbë-dhëmbë e dallgëve të detit, kurrizi i dallgëve. 7. shpina e karriges a e kolltukut. krijues, ~i 2. ai që ka themeluar ose organizuar diçka, themelues. 4. fet. Zoti, që sipas besimeve të kota fetare gjoja ka krijuar botën dhe njeriun. krip 4. u shtie bagëtive të hanë kripë. kritik/ë, ~a 3. let. degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike. kronomet/ër, ~ri 2. bised.shak. njeri shumë i përpiktë në orar. krues/e, ~ja 3. përdorëse e vogël prej metali, për të kruar fundin e tepsisë a të kusisë ku është ngjitur gjella. krye 5. vjet. shumë të hollash që jepej me përqindje fitimi. krye, ~t 5. burimi i një lumi. kryq, ~i 3. fig. brengë e madhe që të mundon gjatë, vuajtje e rëndë.

174

kryq/e, ~ja 2. krahin. udhëkryq. kryqëzim, ~i 2. hist. mënyrë e vjetër e dënimit me vdekje. kuad/ër, ~ri 3. usht. tërësia e ushtarakëve që kanë për detyrë përgatitjen luftarake e politike të trupave. 4. bised. zyrë e veçantë që mban organikën. kube, ~ja 2. kurora e një peme. kufomë, ~a 4. fig.keq. njeri që vetëm sa për sy e faqe e ka në dorë pushtetin. kukudh, ~i 4. përd.mb. i shkretë, i mjerë, fillikat i vetëm pa njeri. kulaç, ~i 3. rreth prej rrobe që e vënë gratë fshatare mbi kokë për të mbajtur shtamba. 5. kulajka e zgjedhës. kull/ë, ~a 5. tek. shtyllë betoni a metali e lartë, e ndërtuar për një qëllim të caktuar. 7. kudhër e vogël me dy këmbë të ngulura në tokë, ku kalitet kosa. 8. lodër fëmijësh. kumac, ~i 2. kasolle e vogël për qen. 3. thark derrash. kunj, ~i 2. bised. fije shkrepseje. 3. dhëmballët e kalit. 5. thjeshtligj. në këmbë si qiri. kuqo, ~ja 2. pëllumb i kuq. 4. vorbë e madhe pa dorëz, për gjellë. kurm, ~i 3. trungu i një druri. kuror/ë, ~a 9. anat. pjesa e jashtme dhe e dukshme që mbështjell dhëmbin. kut, ~i 2. pjesa e krahut nga bërryli te gishtërinjtë. 3. më i gjati nga dy shkopinjtë në lojën cingël. kuvend, ~i 5. fet. vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik. labirint, ~i 2. hist. ndërtesë e madhe me shumë të ndara e me korridore të ngatërruara, ku ishte e vështirë të gjendej rruga e daljes. lac/ër, ~ra 3. përd.mb. që është kockë e lëkurë, shumë i dobët. laj 12. jokal. iki shpejt, largohem menjëherë, ua mbath këmbëve. lakmoj 2. përpiqem me të gjitha fuqitë që të bëj a të rregulloj diçka. 3. e kam zili dikë. lambik, ~u 3. enë e madhe si kazan, me një gyp në mes, që shërben për të bërë raki, kazan rakie. larushk/ë, ~u 2. krahin. degë a bisqe të njoma hardhie, që ia harrin dhe ia hedhin bagëtisë. lastrok, ~e 2. fig. që ka qëndrim të keq moral, horr. lenohem 2. fig. bëhem i lehtë nga mendja, më lë mendja. lë 6. bised. ia shes një gjë dikujt, ia jap dikujt. 7. lëshoj. lëpihem 5. fig.keq. kam marrëdhënie shumë të ngushta me dikë. lëvor/e, ~ja 5. pare peshku, luspë. ligj, ~i 5. fet. sistem rregullash që feja kërkon të zbatohen verbërisht nga besimtarët. 6. bised. e drejtë. ligjërim, ~i 5. kuvend, bisedë. liman, ~i 3. pellg i madh me ujë, liqen. linj/ë, ~a 3. bot. pasardhës i një bime, që është fituar nga vetëpllenimi i saj i detyrueshëm. lirim, ~i 2. vjet. çlirim, çlirimi i Shqipërisë.

175

liroj 3. hist. i jap lirinë një skllavi a një bujkrobi. 13. vjet. shfajësoj. lirues, ~i 2. vjet. shpëtimtar. luft/ë, ~a 6. bised. përleshje trup më trup ndërmjet dy a më shumë njerzve ose kafshëve, luftim. lym, ~i 2. përd.mb. që është krijuar nga grumbullimi i baltës së lumenjve a të përrenjve. llajush 2. përd.mb. që është krejt i zi. llome, ~ja 3. fig.diçka e dobishme që dikujt ia kanë bërë gati të tjerët. 4. mb.fig. që është përgatitur nga të tjerët, i shtruar nga të tjerët. llull/ë, ~a 5. raki e dobët që del në fund të zierjes. lluq, ~e 2. fig.keq. i plogët, i qullët e i mefshtë, i trashë nga mendja. magj/e, ~ja 4. vjet. lundër. maja, ~ja 3. fig.bised. thelbi i një çështjeje, nga ku varet ndryshimi ose zhvillimi i diçkaje. majmëri, ~a 3. pjelloria e tokës. majtë (i) 4. keq. që hiqet si revolucionar sa për sy e faqe. mak/ë, ~a 2. makrosë. 3. pëlhurë merimange, cergë. maksimum, ~i drejt.vjet. dënimi më i madh. manekin, ~i 3. mospërf. njeri pa karakter, që bëhet lodër në duart e dikujt tjetër. margaritar, ~i 2. fig. diçka e rrallë dhe me shumë vlerë, me bukuri… mark/ë, ~a 2. fig.bised.keq. njeri çfarëdo, dikush, lloj, farë. martoj 4. fig.bised. ia shes dikujt një gjë që nuk më duhet, e heq qafe. marr 5. nxjerr një prodhim, duke përpunuar diçka… 12. bised. e tërheq dikë nga një vend a nga një grup dhe e çoj diku, arrestoj. 13. bised. heq, fshij, pastroj. marrës, ~i 3. muz. ai që ia merr i pari një kënge, zëri i parë në këngët popullore. 4. mjek. ai të cilit i shtien gjakun që ka dhënë një tjetër. 5.etnogr. babai i dhëndrit, krushku. marrosem 3. fig. e dua dikë a diçka jashtë mase, lë mendtë pas dikujt a pas diçkaje. mashkull, ~i 5. krahin. çanak prej druri. mbathj/e, ~a 3. kryes.sh. këpucë, çorape ose çdo gjë tjetër që mbathet në këmbë. mbërtheck/ë, ~a 4. mandalle e vogël. 5. pjesa e fundit e këmbës së përparme të qengjit a kecit, me të cilën i mbërthejnë barkun kur e pjekin në hell. mbështetës/e, ~ja 2. usht. që shërben për të mbështetur një njësi ushtarake në luftë. mbret, ~i 2. fig. monopolist i fuqishëm që sundon në një fushë të rëndësishme të industrisë a të tregtisë. mbrojtj/e, ~a 6. shah. mënyrë e veçantë loje në shah për t’u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarit. mbudh 3. fig. e vë në udhë të drejtë dikë. 4. vjet. e nxjerr dikë në pritë, i bëj hjekësi për ta vrarë dikush. mbules/ë, ~a 3. pjesa e sipërme që mbulon një ndërtesë, çati. 6. shtresë bore, pluhuri, që mbulon sipërfaqen e diçkaje. 8. fin. sasia e arit ose e valutës që ruhet në një bankë për të mbuluar sasinë e kartmonedhave në qarkullim. 9. tekst. shulësi me dorakun.

176

mburoj/ë, ~a 2. pllakë prej metali në pjesën e përparme të topit, që shërben për t’u mbrojtur nga kundërshtari. 4. samari i disa kafshëve, ose gualli i disa kandrave. mbyt 5. bised. e rrah shumë dikë, e rrah për vdekje. 13. bised. fut ose mbuloj me dhe një degë bime, rrënjë a kalem druri që të mbijë. meçk/ë, ~a 2. turiri i zgjatur i derrit, feçkë. 3. fig.shar. grua e ligë, grua e përdalë; grua llafazane. meduz/ë, ~a 2. mit. figurë e mitologjisë së lashtë greke, që mendohej se me vështrimin e saj nguroste në vend çdo njeri që e shikonte. mejdan, ~i 2. vendi i luftës a i dylyftimit, shesh lufte. mekanik/ë, ~a 2. lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj dege në shkollë. mendor, ~e 2. që lidhet me veprimtarinë e shoqërisë njerzore në fushën e mendimit. 3. bised. mendar. merimang/ë, ~a 4. fig.bised. kurth, grackë që përgatitet në mënyrë të stërholluar. merxhan, ~i 3. llapa e kuqe që kanë nën gushë disa shpendë shtëpiake. mes, ~i 7. vjet. mjedis, ambient. mesnik, ~u 2. tavë e përgatitur me të brendshmet e berrave e me oriz. mesor/e, ~ja 5. tepsi a enë tjetër me madhësi mesatare. 6. gjuh. tingull që përftohet duke kaluar ajri nëpër gjatësinë e zgavrës së gojës. mestar, ~i 2. etnog. mbles, lajmës. mez/e, ~ja 3. karremi që vihet në grep për të zënë peshkun. mëkatoj 2. bised. shkel një rregull a diçka të ndaluar, bëj një faj. mëkrejs/ë, ~a 2. ana e rrobës në krye. 3. fig. dredhi, hile, marifet. min/ë, ~a 3. vrimë e çelur në një shkëmb a në diçka tjetër të fortë, e cila mbushet me dinamit për ta hedhur në erë. mister, ~i 2. fet. rit i fetar i fshehtë, që bëhej në Greqinë dhe Romën e vjetër e Lindje, duke marrë pjesë vetëm priftërinjtë. 3. let. dramë fetare në mesjetën e vonë, ku trajtoheshin tema nga bibla të ndërthurura me skena komike nga jeta e përditshme. miz/ë, ~a 3. bised.mospërf. njeri me trup fare të vogël. 4. bised.mospërf. njeri pa vlerë, pa rëndësi. 5. bised. plot, me shumicë. mjaullin 2. fig. flas shumë e kot për dikë a për diçka, llomotit, ankohem, duke nxjerrë një zë të hollë si të maces. mjekërbardhë 2. fig. i urtë, i mençur, i pjekur për burrat. mjeshtërok, ~e 2. mospërf. mjeshtër i pazoti, që bën punë të dobët. 3. mospërf. njeri i pagdhendur. modern, ~e 4. iron. që hiqet sikur jeton me kohën, që i duket vetja sikur përfaqëson të sotmen. mol/ë, ~a 2. mjek. sëmundje e rezikshme për gratë shtatzëna. moral, ~i 2. lëndë mësimore për parimet, për normat a rregullat e sjelljes në shoqëri. 3. keq. këshilla që përsëriten e bëhen të mërzitshme, predikime të zbrazëta. motocikliz/ëm, ~mi 2. sport. sporti i garave me motoçikletë.

177

mozaik, ~u 3. bujq. sëmundje bimësh që shfaqet me njolla të ndryshme nëpër gjethe dhe që e than bimën. munges/ë, ~a 3. gjendja kur sendet, lëndët etj, nuk janë në sasinë e caktuar ose të mjaftueshme. 5. gjuh. elipsë. munxos 2. e shaj ose e mallkoj dikë a diçka. mushkëllyer (i) 2. fig. i zeshkët. myzhde, ~ja 2. dhuratë e vogël të hollash që i jepej atij që sillte një lajm të gëzuar. nafor/ë, ~a 2. meshë, mblatë. naivitet, ~i 2. besim i tepruar te çdo gjë që thuhet, i cili vjen nga përvoja e pakët jetësore ose nga padija. 3. fjalë ose mendime naïve. nakatosem 3. pavet. më përzihet, më vjen për të vjellë. nazik, ~e 2. që ka kërkesa të stërholluara për ushqimin. ndaj 18. vet.veta III. nxjerr kalli. ndal 5. nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. 7. bised. shuaj. ndales/ë, ~a 4. pengesë, vështirësi. ndashmëri, ~a 2. min. aftësia e disa kristaleve të përbëra prej mineralesh për t’u çarë dhe për t’u ndarë në shtresa e rrafshe të tjera. ndehem 4. i vihem nga pas, e ndjek me vrap, i qepem. ndej/ë, ~a 3. mbledhje e njerzve te dikush për të biseduar miqësisht me rastin e një gëzimi ose të diçkaje tjetër. ndez 10. fig.bised. qëlloj me forcë; godas me diçka, i bie. ndërtoj 6. gjuh. bashkoj fjalët në fjali sipas një rendi të caktuar ose sipas përkimeve gramatikore. ndjek 11.bised. dëboj, përzë. 12. e trajtoj keq, duke përdorur mjete të dhunës e të shtypjes që ka shteti. ndjeshmëri, ~a 2. vetia e njeriut të ndjeshëm. 3. spec. aftësia për t’iu përgjigjur ndryshimeve dhe ndikimeve nga mjedisi i jashtëm. ndotë (i) 2. fig. që bëhet me rrugë të pandershme. nektar, ~i 2. mit. pije e posaçme të cilën, sipas mitologjisë së lashtë, e përdornin perënditë. nepsqar, ~i 2. që ka shumë epsh, epshor. ngij 2. mbush me diçka derisa të mos mbajë më a të mos ketë më nevojë. 3. fig. kënaq deri në fund dëshirën me diçka. ngordhj/e, ~a 2. sëmundje që bën të ngordhë gjëja e gjallë. ngridhet 2. fig. vjen në afsh për t’u ndërzyer, ethet. ngrohës, ~i 3. punëtor që punon pranë një pajisjeje për ngrohje. ngjall 6. bised. shëroj. ngjok 2. fig. i bie më qafë, e shqetësoj herë pas here, e ngas. nism/ë, ~a 3. mbështetja nga nisemi për të bërë diçka; pikënisje. nistore 2. vjet. fillore.

178

nomenklatur/ë, ~a 2. llojet e caktuara të mallrave ose të sendeve, që ka për detyrë të prodhojë një ndërmarrje. 3. tërësia e vendeve ku një organ i lartë ka të drejtë të emërojë e të heqë kuadrot. notoj 3. lëviz ngadalë në lartësi ose në qiell. 4. fig. më del diçka para sysh a në kujtesë dhe lëviz ngadalë në mënyrë të turbullt. numërator, ~i 2. tabelë me bira ku futen disa kunja metalikë për të lidhur me telefon bashkëbiseduesit. nus/e, ~ja 4. dordolec. nxiroj 2. fig. vras. paafrueshëm (i) 2. libr. shumë i vështirë për t’u shkelur, që s’mund t’i ngjitesh ose ta kapërcesh lehtë. paarsyeshëm (i) 2. që bie ndesh me arsyen e shëndoshë. 3. që nuk përligjet nga një shkak ose nga rrethanat e krijuara. pacënuar (i) 2. fig. që nuk është bërë me ndonjë njollë turpi. padalë (i) 2. bised. që nuk ka dalje, që është pa krye, e verbër. pakalitur (i) 2. që nuk është mprehur duke e rrahur me çekan mbi kudhër. 3. fig. që nuk është forcuar duke u stërvitur a duke punuar në kushte të vështira. pakapshëm (i) 2. që nuk mund të merret a të pushtohet nga kundërshtari. 3. që nuk mund të kapet dot nga shqisat ose nga përfytyrimi. 4. që është i vështirë për t’u zbërthyer a kuptuar. pakrehur (i) 2. që nuk është shprishur e nuk është gati për t’u tjerrë. pallosh, ~e 2. fig. që ka shpirt të mirë e të çiltër; i padjallëzuar. pambuk, ~u 3. përd.mb. shumë i butë. 4. fig. shumë i urtë e i butë, që nuk e ngre zërin për asgjë. panair, ~i 3. fig.bised. vend ku ka zhurmë e rrëmujë dhe nuk merret vesh se çfarë bëhet. paq/e, ~ja 3. marrëveshje ndërmjet dy a më shumë shteteve ose palëve ndërluftuese për të pushuar luftën. para, ~ja 4. vjet. monedhë turke e kohës së sundimit osman me vlerën e një të dyzetës së groshit. parahistori, ~a 2. periudha e parë, ku përgatitet lindja a zhvillimi i diçkaje. paralindje, ~a 2. dhomë e posaçme në shtëpinë e lindjes… paralizues, ~e 2. fig. që sjell ndërprerjen veprimtarisë së gjallë… paraman/ë, ~a 2. karficë që vënë gratë në kokë për të mbajtur flokët. parathënës, ~i 2. parafolësi. parti, ~a 2. reparti pararojë i klasës punëtore… 3. PPSH. partishmëri, ~a mbështetja në parimet e marksizëm-leninizmit. pasiguruar (i) 2. që është në rrethana jo të sigurta. paslindje, ~a 2. dhomë e posaçme në shtëpinë e lindjes. pashkoqur (i) 2. bised. i pathyer (për paratë). perçegjatë 2. që e ka jetën të gjatë.

179

perd/e, ~ja 11. fig. diçka që përdoret për të mbuluar e për të fshehur një gjë jo të mirë. 12. bised. perçe grash. periudh/ë, ~a 6. mat. grupi i shifrave që përsëritet pa fund pas presjes dhjetore. 7. gjuh. njësi e ligjërimit. perri, ~a 2. mit. xhind. pestil, ~i 3. përd.ndajf. qull, i lagur krejt. peshtamall, ~i 3. përparëse; bohçe e dendur në tezgjah. 4. rizë e bardhë që berberi ua lidh në qafë ose përpara atyre që qeth a rruan. pezul, ~i 4. pjesë e dalë për së gjati si prag në një oxhak. 5. vjet. ledh me dhe të grumbulluar si pirg në një vend. 6. ledh që bëhet për të ndaluar ujin kur vërshon. pezhishk/ë, ~a 2. fig. rrjetë, kurth. 3. perde e hollë dhe e tejdukshme tymi. përbetoj 2. vjet. pëshpërit formula magjike të pakuptueshme dhe lutje të ndryshme fetare, gjoja për të larguar shpirtrat e këqinj. përbishtje, ~a 2. krahin. kacafytje. 3. shkop i trashë që përdorin barinjtë për të qëlluar a për t’u mbrojtur. përcjellës, ~e 4. etnogr. secili nga burrat e afërm të nuses, që e shoqëronin atë deri në shtëpinë e dhëndrit. përçor, ~i 2. fig.bised. trim që u prin të tjerëve në luftë a në punë. përgatitje, ~a 4. usht. mësim ushtarak që pajis luftëtarin me njohuri të veçanta në një fushë të caktuar. përgëzoj 2. përkëdhel dikë, ledhatoj, gëzoj e luaj me të. përgjak 3. vjet. bëj synet. përgjigj/e, ~ja 2. shtjellim i mësimit që kërkon mësuesi nga nxënësi. përgjunj 2. fig. e detyroj dikë të nënshtrohet. përkëdhel 5. fig. shpresoj me një kënaqësi të brendshme që të më plotësohet një dëshirë a një qëllim. përmbys 10. thjeshtligj. bëj qejf në një dasëm a në një gosti, duke kënduar e vallëzuar me zhurmë. përmbyt 3. fig. pengoj zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje. përndarës, ~i 2. spec. vegël a mekanizëm që shërben për të shpërndarë një lëndë, një energji etj. përparoj 2. usht. e thyej armikun dhe zmbraps. përqendrim, ~i 3. usht. forca e mjete ushtarake të grumbulluara në një pikë a në një vend. përshkruaj 2. mat. bëj a vizatoj një figurë rreth një tjetre. përtueshëm (i) 2. fig. që mezi rritet a zhvillohet, që vjen i dobët… përvajtueshëm (i) 2. i lënë pas dore dhe në një shkallë shumë të ulët zhvillimi etj. 3. që është me shumë pasoja të rënda, i rrezikshëm. përvar 2. fig. i bëj bisht një vendimi një, një ligji etj. përr/ua, ~oi 2. fig. sasi e madhe e diçkaje.

180

picërroj 2. jokal. vjedh gjëra të vogla ose pak e nga pak. pickoj 3. muz. e bëj të dridhet një tel violine, duke e kapur me gishtin e madh dhe me treguesin. piketues, ~i 2. secili nga punëtorët që është në grevë në vendet kapitaliste e revizioniste. pik/ë, ~a 24. krahin. rrufe. 25. shtypshkr. njësi matjeje e barabartë me 0.376 mm, që përdoret në shtypshkronjë. pik/ël, ~la 4. krahin. cingëla. pikërron 2. e hidhëroj shumë dikë, e pikëlloj, e helmoj. pikëtoj 2. kërcej, lodroj. 3. më shkakton një hidhërim të thellë. pikëzoj 2. vizatoj. 3. përshkruaj diçka me imtësi e shumë qartë. pikturoj 2. fig. përshkruaj diçka në mënyrë të gjallë e të qartë. pitar, ~i 2. fet.vjet. meshë e madhe që besimtarët shpinin në kishë me rastin e një përvjetori të vdekjes së dikujt. plumbç, ~i 2. bised. grafiti i lapsit. poet, ~i 2. fig. njeri me shpirt të ndjeshëm që priret nga e bukura. poligon, ~i 3. ndërt. vend i posaçëm ku parapërgatiten lëndë ndërtimi a pajisje të tjera prej betoni. potkoj 2. lidh një pemë me spango e me kashtë thekre duke kujtuar se kështu do të bëjë kokrra shumë. prelud, ~i 2. fig.libr. diçka që i paraprin një ngjarjeje, një veprimtarie etj. projektoj 3. libr. mbaj mend, shestoj. projektor, ~i 2. aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film në ekran. propagandist, ~i 2. ai që drejton formën e edukimit të punonjësve në një qendër pune. provokacion, ~i 2. nxitje turbullirash në rradhët e lëvizjes punëtore… pshurr 3. fig.thjeshtligj. e lë pas dore diçka, nuk ia var fare. pull/ë, ~a 6. arnë në një rrobë a veshje. 7. tek. buton. pushk/ë, ~a 4. largësi sa mund të arrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme. 5. bised. grindje, përçarje. pyk/ë, ~a 3. fig. grindje e përçarje. qefu/ll, ~lli 2. fig.bised. i gjatë, i hollë e i hijshëm. 3. fig.bised. shëndoshë e mirë. qelq, ~e 2. copë e një xhami të thyer, gastare. qep 3. bëj rroba sipas masës. 4. mjek. bashkoj me pe dy buzët e një plage a të një të çare në trup. 5. lidh me pe ose me tel të hollë fletë letre ose fashikuj të një libri. qes/e, ~ja 6. copë e leshtë, e palosur si dorashkë, që shërben për të fërkuar trupin me sapun kur lahemi. qilar, ~i 2. krahin. kthinë e vogël në shtëpinë malësore, ku flenë bashkëshortët. qiraxhi, ~u 2. vjet. ai që bartte me qira nga një vend a krahinë në një tjetër ngarkesa, me kuajt e vet. 3. vjet. ai që jepte kuaj me qira. qyfyrexhi, ~e 2. keq. ai që nuk punon, po merret vetëm me qyfyre. qytetërues, ~e 2. keq.iron. që shtyp dhe shfrytëzon një vend të prapambetur.

181

rabush, ~i 3. fig. njeri i trashë nga mendja, karabush. rapsod, ~i 2. let. këngëtar shëtitës në Greqinë e lashtë… re, ~ja 5. fig. grumbull fjalësh ose veprimesh të mbledhura për të errësuar diçka. 6. krahin. rrufe. reja (e) 2. pol. anëtare e organizatës së rinisë. reklamoj 2. keq. lëvdoj me të madhe dikë a diçka për ta bërë sa më të njohur. rekomandues, ~i 2. ai që i lëshon dikujt një rekomandim për tu pranuar në parti ose në organizatë. rem, ~i 2. kripë bakri, që zë një enë, bakër. replik/ë, ~a 3. muz. pjesë e shkurtër në një copë muzikore, që përsëritet në mënyrë të ndryshme. riprodhues, ~e 2. psikol. që ka të bëjë më riprodhimin e diçkaje, që e kemi në kujtesë. 3. vepër ose shkrim që është nxjerrë si kopje nga një tjetër. rivlerësoj 2. shqyrtoj një trashëgimi kulturore, shkencore etj, për ta vlerësuar në një dritë tjetër. rojk/ë, ~a 2. bagëti që shkëputet nga tufa e vet. ronitur (i) 3. fig.bised. që ka rrjedhur nga trutë, i matufosur. ros/ë, ~a 2. enë e posaçme me bisht të zgjatur, që u vihet të sëmurëve për të dalë jashtë. rusp/ë, ~a 2. fig.bised. vajzë shumë e bukur. rrah 11. bised. hekuros. rras 7. jokal. vijnë nga të katër anët e mblidhen grumbull në një vend, derdhen. rrej 2. gaboj, e bëj të gabohet. rreth, ~i 18. thurima të rrumbullakëta prej shufrash, që vihen nën këpucë a nën opinga. 19. mjet peshkimi në trajtë të një cilindri të hapur, që e tërheqin në ujë duke qëndruar në lundër. 20. bised.fig. tufë, shumicë, sasi e madhe. 21. horizont. rrëbythem 2. fig. largohem i turpëruar ose fshehurazi prej një vendi. rrëtheq 3. prek lehtë, fshik; sa e kap. rrëshkat/ë, ~a 2. fig. fatkeqësi e papritur, e keqe e rastit. rrit 6. i shtoj sasinë, madhësinë, vëllimin a vlerën në krahasim me gjendjen e mëparshme. 9. fig. e shtoj më tepër sesa duhet, e kapërcej masën. rrjedhshmëri, ~a 2. tek. veti e metaleve ose e lëndëve të tjera të ngurta për të rrjedhur a për të marrë trajtën e enës ku zbuten. rrotoj 2. arnoj çorapin rreth e rrotull vendit ku është grisur. rruaj 3. fig.thjeshtligj. e ha pa lënë asgjë, e fshij, e përlaj. 4. fig.thjeshtligj. ia merr të gjitha, ia përlan, e grabit, e rrjep. rrugë, ~a 15. qilim i ngushtë e i gjatë ose rrip linoleumi, që shtrohet në korridor, për të shkelur mbi të. rrugëtar, ~i 2. krahin. lajmës, mblesë. sahat, ~i 4. vjet. njësia e kohës e barabartë me të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës. 5. një kohë e caktuar kur bëhet a ndodh diçka.

182

sakat, ~e 2. fig. që i mungon diçka e nevojshme për të bërë një punë. sakatoj 2. fig. e dëmtoj keq një vepër, një ide, një teori etj. 3. fig. i cënoj rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale. sapllak, ~u 2. lugë e madhe me bisht për të ndarë gjellën. saraj, ~i 3. ndërtesë e madhe zyrtare në një qendër administrative. sasi, ~a 5. gjuh.let. zgjatja e shqiptimit të një tingulli. 6. shah. figurë shahu si numër pavarësisht nga cilësia e saj. sehir, ~i 3. krahin. habi para diçkaje jo të zakonshme. sekond/ë, ~a 4. muz. largësia prej dy shkallësh në vargun e notave. seleksionim, ~i 2. bujq. përmirësimi i llojeve të racave e të bimëve, duke i kryqëzuar me individët me tiparet më të mira. selit 3. vendos dikë në një vend të ri për të banuar. 4. fig. ngulit te dikush ndjenja e mendime të caktuara. send, ~i 6. bised.euf. sëmundje e papritur a dobësi e menjëhershme që godet njeriun. sfidoj 2. mbaj një qëndrim të guximshëm e ballëhapur ndaj një kundërshtari. simpatizues, ~e 2. ai që miraton dhe përkrah idetë, qëllimet e një lëvizjeje a partie pa qenë anëtar i saj. sisë, ~a 2. bised. qumështi që prodhohet nga gjiri. 3.secila nga dy njollat e errëta me majë të vogël që ndodhen në dy anët e gjoksit të meshkujve. sistemim, ~i 2. bujq. tërësi masash që merren për ta bërë tokën më prodhuese… situat/ë, ~a 3. usht.gjendja e veprimeve luftarake në një pjesë të fushës së betejës… skalit 6. krahin. prashit, çapoj. skel/ë, ~a 5. lejlek për të nxjërrë ujë nga pusi me një shtagë përmes. 6. vegël e samarpunuesve për të ndrequr shpatullat e samarit. skenar, ~i 2. tërësia dekoreve për një pjesë teatrale ose për një film. skil/e, ~ja 2. fig. njeri dinak, dhelpër. skllup 2. ha shumë, llup. smat 2. kunj i hollë që përdoret për të shpuar lëkurën ose diçka tjetër të trashë që duhet qepur. sob/ë, ~a 2. krahin. dhomë në katin e parë, ku në dimër ndizet zjarri vazhdimisht. soditës, ~e 2. ai që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzier në punët e të tjerëve. solet/ë, ~a 2. shtrojë e hollë prej lëkure të butë ose prej kartoni me beze, që i vihet këpucës nga brenda. solidarësi, ~a 2. drejt. përgjegjësi e përbashkët me një tjetër për një veprim a detyrim në tërësi. spastroj 2. usht. dëboj nga një vend, nga një pjesë e frontit, mbeturinat e armikut. 3. fig. zhduk me punë dhe me edukim anët e këqija, që pengojnë ecjen përpara. 4. fig. largoj nga një detyrë, nga një organizatë të gjithë ata që nuk e meritojnë. sqetull 4. fig. mbrojtje, përkrahje zakonisht me anësi. strok/ë, ~a 2. leshi i paqethur që i lihet dashit të këmborës në pjesën e përparme të trupit.

183

strom/ë, ~a 4. biol. ind që shërben si mbështetje për një organ. strumbullar, ~i 3. krahin. hosteni. suaz/ë, ~a 2. skeleti i syzeve. 3. fig. caqet brenda të cilave përfshihet a bëhet diçka, kornizë. 4. fig. kufijtë brenda të cilave ndodhen një a disa vende të pushtuara nga një shtet i huaj. superstruktur/ë, ~a 2. tek. pjesa e sipërme e një ndërtimi. susak, ~u 2. enë për të marrë ujë, duke e bërë nga kungulli ujës. sy, ~ri 13. shtypshkr. pjesa e ngritur e shkronjës prej plumbi që merr bojë dhe që del në letër. syrgjyn, ~i 3. fig. ai që ishte i detyruar të rronte larg atdheut për të shpëtuar nga ndjekjet. shajtoj 3. e godet, e nguros, e shtang. 4. helmoj, farmakos. 5. prish, shkatërroj. shalavriq, ~e 2. fig. që nuk është i zoti të kryejë punët e veta, i ngathët. 4. ndajf. shtrembër, me plogështi. shejtan, ~i 2. fig.thjeshtligj. njeri dinak e shpirtkeq, i prirë për prapësira. 3. tjeshtligj. njeri shumë i zgjuar dhe i shkathët. sheqerosur (i) 2. që i ka ngrirë sheqeri i tretur në të. 3. fig. që është zbukuruar më tepri për të mbuluar anët e këqija e për të gënjyer. sheshor/e, ~ja 2. usht. vend i sheshuar i pozicionit të zjarrit të një arme. shëlboj 2. vjet. çliroj, liroj, shpëtoj. shëlbues, ~i 2. vjet. shpëtimtar, çlirimtar. shëndoshë (i) 10. fig. që ruan të plotë e të pandryshuar vlerën e saj për një kohë të caktuar. shënoj 10. jokal. shenjet, përshenjet, nis të formojë frytin. shënues, ~i 2. tek. vegël e posaçme që shërben për të shënuar një shenjë mbi diçka. shëtit 4. fig. kalon nga një njeri a nga një vend te një tjetër. shfrytëzoj 2. nënshtroj ekonomikisht dhe politikisht një vend… 5. min. nxjerr nga toka minerale të ndryshme. shij 3. krahin. thërrmoj, shtyp, duke e rrahur me diçka. shin/ë, ~a 2. rreth hekuri që mbërthehet nga jashtë në rrotën e drunjtë të karrocës, për ta mbrojtur atë. shkall/ë, ~a 10. fig. pjesë e një vargu gjërash a dukurish që përbëjnë një të tërë ose që ndjekin njëra-tjetrën. shkallëzim, ~i 3. nënndarje, ngjyrim. shkapërderdh 3. fig. përndaj, nuk e mbaj të përqendruar diçka. shkapërderdhur (i) 2. që nuk ka vijimësi e lidhje të pandërprerë, që nuk zhvillohet sipas një vije tërësore logjike. shkardh/ë, ~a 2. krahin. trinë për të zënë derën e gardhit. shkel 6. bised. ndrys dikë në trup me këmbë. 7. bised. hekuros. shkelur (i) 3. i rrahur në dërstilë, i dërstilur. 4. fig. i pushtuar nga një ushtri e huaj, i vënë nën sundim.

184

shkëlqyer (i) 4. fig. shumë i mirë në të gjitha drejtimet, i lumtur. shkëmes 2. fig.vjet. krasit fort, korr; ia heq të gjitha të drejtat. shkoj 18. bised. i vij rrotull, përpiqem t’i pëlqej dikujt për të arritur një qëllim ose përfitim. 25. bised. kaloj një sëmundje e shërohem. 32. fig. i hyj diçkaje për ta njohur a për ta zgjidhur, futem. shkollar, ~i 3. vjet. shkollor. shkrep 8. më ndez me dikë, gjej belanë. 10. e thaj shumë diçka, sa mund të shkoqet. 11. bised. ngjan, përngjan, shëmbëllen. shkres/ë, ~a 2. krahin. diçka e shkruar. 3. vjet. shkrim e këndim, shkollë. shkrif 3. fig. kruaj fytin që të më dalë zëri i qartë. shkrolës, ~i 2. sergjen për të mbajtur lugët, për të varur armët etj. shkronj/ë, ~a 2. shtypshkr. secila nga copat e vogla prej metali, që shërbejnë për të radhitur një tekst. 3. vjet. fati, e shkruara, e thëna. shkruaj 4. bised. qëndis, zbukuroj me vizatime të ndryshme. shkuar (e) 3. bised. sëmundje ngjitëse jo e rëndë, që prek një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë. shkul 10. bised. ia marr këngës bukur a i fryj bukur një vegle muzikore, e tund. shkund 5. fig. rrëzoj me forcë një pushtet shtypës a sundim të huaj. shndritshëm (i) 2. fig.libr. që shquhet për veti të larta, i përmendur. shoh 17. bised. i zgjidh dikujt një çështje duke i dhënë të drejtën që i takon. shok, ~u 5. anëtar I PPSH. 6. burrë a djalë, mashkull. 7. bised. ortak. shoqërues, ~i 4. bujq. që rritet vetë në të njëjtin vend bashkë me një bimë tjetër, ose që mbillet për ta shoqëruar. shpaloj 2. krahin. çel gjethi. shpat/ë, ~a 2. usht. luftëtar i armatosur me këtë armë. 5. secila nga brinjët e samarit. 6. secili nga drurët që vendosen për së gjeri në shtratin e qerres. shpërblej 5. vjet. paguaj një shumë për të liruar një njeri që është kapur rob. shpërfaq 2. krahin. ia shpall, ia shpif. shpëtoj 9. bised. mbaroj, përfundoj. shpin/ë, ~a 5. ana e prapme e një ndërtese, kurriz. 6. shpat ose kurriz mali a kodre. shpirraq, ~e 2. që flet me hundë, hundaç. shpoj 9. fig. thumboj, ngacmoj, gërgas. 10. fig.bised. spiunoj, shpif. shpretk/ë, ~a 2. veter. sëmundja e plasjes te kafshët. shqep 8. krahin. shpërndaj, përhap. shqit 5. krahin. shkrif (për leshin). shtag/ë, ~a 2. shufër e gjatë me të cilën shkundin ullinjtë a pemët e tjera. 3. shkop i gjatë që lundërtari e mbështet për të shtyrë lundrën. 4. krahin. petës. shtang, ~u 2. vjet. çmimi i prerë i një malli që nxirrej në treg. shtet, ~i 4. vjet. gjendje, shtetrrethimi. shtëllung/ë, ~a 2. pambuk i krehur e i mbështjellë si cilindër për të bërë fitil.

185

shtëpi, ~a 4. dhomë. 9. bised. vendi ku hyn bishti në vegla të ndryshme. shtie 21. shkrif a shprish lesh. 23. bised. ngjan, shëmbëllen, anon. shtir 2. fig. kapërcej një pengesë, përballoj një të keqe, e hedh. shtiz/ë, ~a 7. secili prej dy kallamave që vihen pas lisave të vegjës për të mos u ngatërruar fijet. 8. fig.bised. rreze dielli. 9. secili prej dy shkopinjve të drejtë që përdoren për të mbajtur kapat e barit. 11. lojë popullore që luhet nga barinjtë. shtrat, ~i 10. bot. pjesa e sipërme e bishtit të lules… 19. çerdhe mizash nëpër drurë. shtroj/ë, ~a 6. krahin. kasollja e qenit. shtup/ë, ~a 3. min. lënda me të cilën shtupohen birat e minave. shtupoj 2. min. mbush me lëndë të ndryshme birat e minave. shtyll/ë, ~a 5. secila prej ndarjeve prej së gjati në faqen e një gazete… 6. secila prej nëndarjeve në një regjistër etj. shul, ~i 3. çdonjëri prej drurëve të rrumbullakët të avlëmendit. 5. bised. direk. 8. krahin. vig. shurdhjes/ë, ~a 3. fig. njeri me shtat fare të vogël, i pazhvilluar e i shëmtuar. taban, ~i 4. bised. qyta e pushkës. 5. tra mbështetës. taktik/ë, ~a 3. fig. që lidhet me mënyrat e format e sjelljes. tambur, ~i 3. arkit. pjesa e sipërme e një ndërtese, me trajtë cilindrike, ku ngrihet a mbështetet kubeja. tarifor, ~e 2. që ka të bëjë me tarifën, që i paguhet dikujt. tartabiq/e, ~ja 3. mospërf. grua a vajzë shtatvogël dhe e imët. tartar, ~i 2. hist. pjesëtar i fiseve turke, mongole … 3. vjet. kalorës që kryente shërbimin postar në kohën e pushtimit osman. tatull, ~a 2. bised. helm. tegel, ~i 2. tek. vijë e drejtë që formohet kur ngjitim dy buzët e copave. telatin/ë, ~a 2. vjet. lëkurë e kuqe me vija, që përdorej për pjesët e sipërme të opingave. telefonist, ~i 2. usht. ai që shtrin linjat e telefonit e bën ndërlidhjen. teletis 2. zbukuroj dikë, vë të bardhë e të kuq, stolis me xhingla. tendenc/ë, ~a 2. art. përfundim që autori synon të shpjerë me anë të tablove e të karaktereve. tendencioz, ~e 2. art. që përçohet nga ideja ku do të shpjerë autori i një vepre letrare. terren, ~i 2. përmb. ndërmarrjet e prodhimit të rrethit, kundrejt institucioneve qëndrore. 3.qytetet dhe fshatrat ku zhvillonin veprimtari politike me popullin. testament, ~i 4. libr. vepër e rëndësishme, e shkruar nga një veprimtar shoqëror ku pasqyrohen pikëpamjet e tij kryesore. teste, ~ja 2. krahin. shtypëse hudhrash. 3. filxhani ku fshihet unaza a diçka tjetër. tesh/ë, ~a 4. krahin. agërshak. tezgjah, ~u 2. kudhër e madhe ku kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur. 3. tryeza e punës së zdrukthtarit. 4. krahin. enë druri, ku futet kafeja e sapopjekur. 5. copë lëkure nga druri i qershisë, që i bien çiftelisë.

186

tërheq 10. fig. i mbush mendjen dikujt dhe e bëj të ndjekë një punë a çështje. 11. fig. marr vesh vendimet a pikëpamjet e dikujt e përfitoj. tërkuz/ë, ~a 2. krahin. kapistra e kalit. tingëllon 5. gjuh. ka një tingëllim të caktuar. tingu/ll, ~lli 4. fig. shprehja e përmbajtjes së diçkaje. titu/ll, ~lli 5. vjet. dokument që vërteton të drejtën e zotërimit të pronësisë së një malli nga ana e dikujt. tjetërkund 2. fig. në diçka tjetër, në tjetër gjë. toç, ~i 6. ndajf. duke i qethur a rruar të gjitha flokët gjer në rrënjë. toj/ë, ~a 5. pipi i hardhisë që lidh rrushin. ton, ~i 4. libr. nuancë e hollë e një ngjyre… topil, ~i 2. krahin. grumbull dheu, bari, byku, plehu etj. topitës, ~e 2. që të lodh, që të këput, të plogështon. topolak, ~e 3. që i ka kokrrat të dendura e të ngjeshura njëra me tjetrën. tor/k, ~ku 2. govatë për të shtypur rrush. 3. trung druri i gërryer përbrenda, që shërben për të mbajtur misër. tork/ë, ~a 3. shami a peshqir e lidhur nyjë, që përdoret në lojërat e fëmijëve. torrkaç, ~i 2. qukapik. tra, ~ri 4. fig. i trashë që s’merr vesh fare. tradit/ë, ~a 4. let.art. trashëgim i arritjeve më të mira në letërsi e art. trag/ë, ~a 5. mend, mendje. trajtes/ë, ~a 2. vjet. trajtim. trajtoj 5. krahin. krijoj, ngre, formoj, ndërtoj, bëj. trand 2. fig. e trondit a tremb shumë dikë, e shqetësoj. trap, ~i 7. krahin. pyll i dendur me drurë të shkurtër. trapit 3. kal. kërkoj diçka a dikë andej e këndej. trashësi, ~a 2. vetia diçkaje të lëngshme që është e trashë. 3. të qenët i ulët. trazoj 8. bised. prashit tokën e mbjellë për të dytën herë. trekëndësh, ~i 3. elektr. lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshme trefazore. tresh, ~i 4. pare e vjetër turke prej bakri, që vlente 3 grosh. trëndafiltë (i) që sjell gëzim e lumturi, që na gëzon zemrën. trinom, ~i 2. fig.libr. tri dukuri ose tri nocione që kanë lidhje mes tyre. trokas 7. fig. ia them copë, ia përplas. trok/ë, ~a 4. mb. i fëlliqur keq me pluhur e me baltë. 5. mb. i grisur zhele-zhele, copë-copë. trokëllit 2. tingëllon, troket. trokth, ~i 2. bised. shpejt, me vrap. tru, ~ri 3. gjellë e përgatitur me lëndën që mbush kafkën e disa kafshëve. trupëzoj 3. fig. i jap trajtë konkrete diçkaje, e bëj të dukshme.

187

tryez/ë, ~a 5. mb. që është i përshtatshëm për t’u ngrënë ose për t’u pirë gjatë drekës, darkës etj. tullupan, ~i 2. mb. shumë i bardhë e i pastër. tunel, ~i 4. min. galeri. 5. fig. rrugë me drurë të mëdhenj e të dendur në të dy anët që mbulohen nga degët e tyre. turbullues, ~e 2. fig. që shkakton rrëmujë me qëllim, që shkakton trazira. 3. fig. që të sjell shqetësim të brendshëm. turm/ë, ~a 3. popull i thjeshtë gjoja i paorganizuar e i paditur sipas klasave të borgjezisë. tutarak, ~u 2. inat, zemërim, rrebe. tym, ~i 5. bised. vesë e hollë shiu. tyt/ë, ~a 4. thjeshtligj. gojë. thanisht/ë 3. degë a dru thane. thar/k, ~ku 3. kasolle me gjerdhe që shërben për të mbajtur misrin. 4. gropë që mbulohet me dushk ku ruhen gështenjat. 5. dollap i veçantë ku ruhet bulmeti, gjellët etj. thartë (i) që përmban acid, që ka vetitë e acidit, thartor. thellë (i) 8. fig. që arrin në një shkallë shumë të lartë, i fuqishëm. 9. fig. që mbahet i mbyllur e ruhet me kujdes pa ua treguar të tjerëve. thelloj 2. e bëj më të errët, më të mbyllur një ngjyrë. 3. bëjë që diçka të marrë përpjestime më të mëdha. ther 3. qep duke shkuar tej e tej gjilpërën ose gjilpëryerin. therës, ~i 2. vjet. ai që zbatonte dënimin me vdekje që i ishte dhënë dikujt, duke i prerë kokën. thërras 6. e quaj me emër dikë a diçka, i drejtohem me emrin që ka. thimth, ~i 2. pjesa e fundit e bushtit të qerres, që vjen si me majë. thirrm/ë, ~a 3. gjuh.vjet. pasthirrmë. thithës, ~e 2. pajisje në trajtë pompe, që tërheq papastëritë a mbeturinat në tubat e ujit. thumb, ~i 4. shkop i vogël i mprehur me majë. 5. bised. hosten. 7. gjuhëza e këmborës. thur 5. fig. krijoj me gojë a me shkrim diçka. 7. bised. e mbyll, i vë gardh, nuk e lë hapur. udhëkryq, ~i 2. fig. gërshetim rrethanash a ngjarjesh në historinë e një populli. udhëtues, ~e 2. vjet. që është në vazhdim. ujar, ~i 3. vjet. ai që sillte ujë nga një burim dhe e shiste në qytet. ujësoj 2. vet.veta.III. nxjerr bula të vogla uji, buron. ujit 2. bëj të gjitha punimet për t’i sjellë ujin një toke. urët (i) 2. fig. i etur për arsim e dije. urgus 3. e rrah shumë. usta, ~i 3. vjet. emër që thërriste çiraku ose shegerti mjeshtrin. ushtrimor, ~e 3. fin. që ka të bëjë me periudhën e zbatimit të një buxheti. ushtrim, ~i 4. fin. tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror. utopi, ~a 2. let. vepër ku shkrimtari paraqet si të vërtetë një ëndërr… vakt, ~i 3. gjendja ekonomike e dikujt.

188

vaktësi, ~a 2. fig. mungesë gjallërie, shkathtësie e zelli. valom/ë, ~a 2. fig. rrymë, rrjedhë. var 6. fig.bised. tregoj pak kujdes për dikë a për diçka, pa vëmendje. vardisj/e, ~a 2. lutje që i bëhet dikujt, duke iu qepur që të marrë parasysh varës, ~e 3. vjet. vartës. varfëri, ~a 3. vjet. tërësia e njerzve të varfër, të varfrit. varfëroj 3. fig. ia zbeh përmbajtjen, e bëj më të varfër. vargoj 4. vjet. thur vargje, bëj vjersha, vargëzoj. varr, ~i 4. fig. e keqja më e madhe. veg/ël, ~la 6. bised. organ i brendshëm i njeriut, që kryen një punë të caktuar. 7. krahin. veshi i një ene, vjegë. vello, ~ja 2. tekst. sasi pambuku e mbledhur si shtëllungë, jo i ngjeshur. veproj 3. usht. bëj veprime luftarake. veprues, ~e 4. let. që kryen veprimin në një vepër letrare. verbëri, ~a 2. fig. paaftësia e dikujt për të kuptuar se ç’ndodh përreth. verdhëz, ~a 2. gjendje fiziologjike, që njeriut i zverdhet fytyra. vesh, ~i 7. veshëza e parmendës. 10. bised. verzat e peshkut. veshbig/ë, ~a 2. fig. që rri në përgjim, i mban veshët ngrehur. vetëgjykim, ~i 2. libr. mendim a gjykim për diçka sipas mendjes sime. vërdallë 2. fig. pështjellim, rrëmujë. viç, ~i 4. krahin. gishti i vogël i dorës. vigan, ~i 2. lart. që ka mendje gjeniale. 3. që është shumë i madh. 4. fig. që shquhet për përpjesëtimet, vlerën ose forcën e vet. vit, ~i 5. bised. moshë e caktuar, moshë. vlug, ~u 2. fig. vala e një pune a një veprimtarie. vodenës, ~i 2. mb. i verdhë në fytyrë, shumë i zbehtë. vot/ë, ~a 3. bised. short, lotari për të bërë diçka. xanx/ë, ~a 2. veprim i keq, prapësi. xixëllim/ë, ~a 3. zool. xixëllonjë. xunkth, ~i 2. përmb. kërcejtë e tharë të kësaj bime, që përdoren për thurje, fshesa etj. xham, ~i 5. bised. dritare. 6. krahin. gotë e qlqtë. 8. bised. tas i thellë prej porcelani ose balte. xhenaze, ~ja 3. mb. shumë i dobësuar, i tretur, i bërë kockë e lëkurë. xhenet, ~i 3. bised. që është vetë i qeshur, i gëzuar, gojëëmbël. xhep, ~i 5. usht. depërtim i thellë i një pale ndërluftuese prapa vijës mbrojtëse të kundërshtarit. xhevahir, ~i 4. mb. shumë i mirë, i dashur, i sjellshëm. xhezve, ~ja 2. krahin. gryka e kacekut nga del ajri për t’i fryrë zjarrit. xhibër 3. i fortë, për duhanin. xhup, ~i 3. triko leshi.

189

xhyb/e, ~ja 3. fig.keq. mbulesë për të fshehur fytyrën e vërtetë. zakon, ~i 3. hist. kanun. zbardh 7. rishkruaj qartë e me kujdes diçka të shkruar më parë shpejt. zbardhoj 4. shtypshkr. largoj rreshtat a gërmat e rradhitura, u jap më shumë hapësirë. zbërthej 7. krahin. hap, çaj diçka duke e thyer, shkallmoj, bëj pjesë-pjesë. zbritës, ~e 2. vjet. pasardhës. zbrum 2. fig. e rrah shumë dikë, e zbruj, e zhdëp. zdrëm/ë, ~a 3. zdralë. zë, ~ri 9. vjet. votë. zënë (i) 5. bised. i fejuar. 6. bised. shtatzënë. zgjim, ~i 3. vjet. dituri, kulturë. zierj/e, ~a 2. tek. mënyrë e ngjitjes së metaleve me anë të bashkimit e shtrëngimit të dy pjesëve të tyre. zogth, ~i 3. zog i vogël. zonj/ë, ~a 2. vjet. përdorej për të thirrur me nderim një grua të martuar. 4. mospërf. grua, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten me të madh e sillet si pronare. zoologji, ~a 2. lëndë mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë. zvarranik, ~u 2. krahin. një nga të dy drunjtë e gjatë, që vendosen nën lesë. zvjerdh 3. krahin. fillon të rrëzojë lulet për të lidhur kokrra. zyr/ë, ~a 2. vjet. detyrë shtetërore, nënpunësi. 3. vjet. nevojë, hall. zhavorr, ~i 3. ngarkesë që vendoset në anije a mjete të lundrimit për të krijuar baraspeshë. 4. fig. gjë që s’ka vlerë në vetvete, pa peshë. zhëng/ë, ~a 4. fig.keq. njeri i bërë si zhabë. zhgapërrehem 2. vet.veta III. hapet jashtë mase, zgurdullohet. zhgërryej 3. fig. harxhoj diçka pa masë, e bëj rrush e kumbulla. 4. fig. hedh poshtë e shkel diçka si një gjë fare pa vlerë. zhuk/ë, ~a 2. fijet e kësaj bime që shkulen, pëpunohen për thurje. zhurm/ë, ~a 4. mjek. tingull që nuk shfaqet me tone të qarta. zhveshj/e, ~a 2. gjeol. vend i zhveshur nga dheu, ku kanë dalë në sipërfaqe shkëmbinj ose minerale. zhvoshk 3. i heq shtresën që mbulon diçka ose me të cilën është lyer a është veshur.

190

BIBLIOGRAFIA: A.Dhrimo “Formimi i mbiemrave në gjuhën e sotme shqipe” në “Çështje të gramatikës së shqipes së sotme”. A.Kostallari, “Parime themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në “Studime filologjike”, 1968,2. A.Kostallari, “ Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë” në,”Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” III. A.Kostallari, “Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare” në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” III. A.Kostallari, “ Në rrugën e hartimit të fjalorit normative të shqipes së sotme”, Studime mbi leksikun 1972. A, Kilgarrif, “Polisemy”, 1992 A, Kilgarrif, “Polisemy relation”, 1995. A.M. Macdonald, “Chambers twentieth century dictionary’, 1977. Aristoteli, “Poetika”. A.Xhuvani, “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, 1958. A.Xhuvani, “Studime gjuhësore”, 1956. C.Goddard, “Semantic Analysis”, Oxford University Press, ISBN 978-0-19-956028-8, 1998. “Çështje të gramatikës së shqipes së sotme”, Tiranë 1975. D.A.Cruise , “Lexical semantic”, Cambridge University Press, 1981. E.Çabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” 1, 1982. E.Çabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” 2, 1976. E.Çabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” 3, 1988. E.Hysa, “Dukuri e pritje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare”, “Gjuha jonë” 1985. F.de Sossyr, “Hyrje në kursin e gjuhësisë së përgjithshme”. F.Leka, “Aspekte të zhvillimit të terminologjisë tekniko-shkencore pas Çlirimit”, në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” 1972,2. F.Leka, S.Morcka, “Zhvillimi dhe pasurimi i terminologjisë pas Çlirimit”, në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” 1972,2. F.E.Ndocaj, “Mbi fondin e fjalëve dhe kuptimet e tyre në “Fjalorin e gjuhës shqipe”, në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” 1972,2. F.R.Palmer, “Lexical aspects in English”, 2009. F.R.Palmer, “Semantics”, Cmabridge University Press, London, 1976. Fraizer L, Rayner K, (1990) Taking on semantic commitments: Proccessing multiple meanings vs multiple senses. “Fjalor i gjuhës shqipe” 1954. “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” 1980. “Fjalor i gjuhës shqipe” 2006. Fraizer L. & K.Rayner, “Processing multiple meaning vs. multiple senses”, “Journal of Memory and Languages”. Fraizer L. & K.Rayner, “Taking an semantic commitments: Proccessing multiple meaning vs multiple senses”, “Journal of Memory and Languages”, 1990. G.Leech, “Semantics: The study of meaning”, 1981.

191

G.Petho, “What is polisemy? A survey of current research and results”. G.Nunberg, “Systematic polisemy in lexicology and lexicography”. G. Nunberg, “Transfers of meaning. Lexical Semantics: The problem of polisemy”. “Gramatika e gjuhës shqipe” I, 1995. “Gramatika e gjuhës shqipe” II, 1996. “Gjuha jonë”, 1985. H.Shehu, “Rreth vlerave potenciale të leksikut popullor për gjuhën e sotme letrare shqipe”, “Studime mbi leksikun” III, Tiranë 1972. H.Cuyckens and B.Zaëada, “Polisemy in cognitive linguistics”, ISBN 902723683, 1997. H.Sweet “New English grammar” 1900. J.D.Apresiani, “Regular polisemy” 1973. J.Thomai, “Leksikologjia e gjuhës shqipe” 1984. J.Thomai, “Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe” 2006. J.Thomai, “Mbi mënyrën e pasqyrimit të sistemit të kuptimit dhe të përdorimeve të fjalëve në fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe” në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve “ 1972,1. J.Thomai, “Zhvillimi i teorisë dhe praktikës leksikografike shqipe pas Çlirimit” 1972,1. J.Thomai, “Çështje të frazeologjisë të gjuhës shqipe”, 1981. J.Lyons, “Hyrje në gjuhësinë teorike”. J.Lyons, “Linguistics semantics”, Cambridge University Press 1995, ISBN 0521433029. J.Lyons, “Language and linguistics”. J.Lyons, “Semantics 2”, 1977. J.Kole, “Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme”, në ‘Studime filologjike” III, 1963. J.R.Taylor, “Linguistics categorization: Prototypes in Linguistics Theory”, 1989. J.R.Hurford and B.Heasley, “Semantics”, 1983. J.Stuart.Mill, “System of logic”. D.E.Klein and G.L.Murphy, “Conceptual relations of polysemous senses”, “Journal of Memory and Languages”, 2001. D.E.Klein and G.L.Murphy, “The representation of polisemous words”, “Journal of Memory and Languages”, 2001. K.Pertsova, “Learning form- meaning mappings in presence of homonymy”. L.Bloomfield, “Language”, 1935, ISBN 81-208-1196-8. L.Shcherba “Iazykovaia sistema i rechevaia deioiel’nost” 1974. M.A.Sternina, “Integral theory of polisemy” 2006. Menner Robert J. “The conflict of homonymos in English” 1936. Miguel Casas Gomez, “A functional description of semantic relationship”, 2002. M. Breal ” Essai de sémantique: science des significations”, 1924. O. Jespersen, “Linguistics”. P.Haxhillazi, “Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve në fjalorin e 1980” në “Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” 1972,3. P.Haxhillazi, “Vëzhgime mbi mbiemrat foljorë me prapashtesën –shëm në gjuhën shqipe” në “Studime mbi leksikun”, 1972/2 Platoni, “Kratili”. P.D.Deane, “Semantic theory and the problem of polisemy” 1987. P.D.Deane, “Polisemy and cognition” 1988.

192

P.Siblot, “Polisemy”, 1995. Pustejovsky, “The generative lexicon”. R.Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”. R.Robins, “Historia e gjuhësisë”, 2007. “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” I,II,III, 1972. S.Ullman, “Principles of semantic” 1957. S.Ullman, “Semantic”, 1962. Sh.Demiraj, “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”, 1972. Sh.Demiraj, “Morfologjia historike e gjuhës shqipe”, 1976. Sh.Rrokaj, “Hyrje në gjuhesinë e përgjithshme”. Sh.Rrokaj, “Filozofia e gjuhës”. V.Memisha, “Rreth leksikut normative të shqipes së sotme”, në “Studime albanologjike”, Tiranë, 2011. Xh.Lloshi, “Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe” në ‘Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve” 1972,2. Xh.Lloshi, “Mbi rezultatet kryesore në studimin e leksikut dhe të formimit të fjalëve në gjuhën shqipe pas Çlirimit” 1972,2. Xh.Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika”. Xh.Lloshi, “Rreth disa shfaqjeve të ndikimit të homonimisë në gjuhën shqipe”, në “Studime mbi leksikun” I, 1972. W.Craft, D.A. Cruse, “Cognitive linguistics”, Cambridge University Press, 2004.