nato e transformuar - gazetaria 2011/12 · terrorizmi, sabotazhi, krimi i organizuar dhe...

48
NATO E TRANSFORMUAR

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • NATO E TRANSFORMUAR

  • Shënim: Referencat në këtë publikim për Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë janë shënuar me asterik (*) duke iu referuar shënimit në fund të faqes:

    Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e vet kushtetues.

    NATO E TRANSFORMUAR

  • > PËRMBAJTJA

    1. Qëllimi i Aleancës dhe detyrat e saj kryesore për sigurinë 2

    2. Në zemër të partneritetit transatlantik 6

    3. Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes 9

    4. Roli në ndryshim i forcave të NATO-s 12

    5. Duke zgjeruar sigurinë nëpërmjet partneritetit 16

    6. Duke hapur Aleancën për anëtarë të rinj 20

    7. Duke krijuar marrëdhënie të reja me Rusinë 22

    8. Një marrëdhënie e veçantë me Ukrainën 26

    9. Dialogu me vendet e Mesdheut 28

    10. Paqeruajtja dhe menaxhimi i krizave 30

    11. Reagimi ndaj emergjencave civile 34

    12. Bashkëpunimi për shkencën dhe mjedisin 36

    13. Si punon NATO 40

    14. Ndryshim dhe vazhdimësi 44

    1

  • 2

    Qëllimi themelor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është të mbrojë lirinë dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të vet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për të arritur këtë, Aleanca organizon dhe përdor si influencën e vet politike, ashtu edhe kapacitetin e vet ushtarak, në varësi të natyrës së sfidave të sigurisë me të cilin ndeshen shtetet anëtare të Aleancës. Përderisa ka ndryshuar situata strategjike, ka ndryshuar edhe mënyra me të cilën Aleanca u përgjigjet sfidave të sigurimit. Ajo vazhdon të ruajë stabilitetin në gjithë zonën Euro-Atlantike dhe po evolon që të përballojë kërcënime të reja si terrorizmin dhe sfida të tjera të sigurisë përtej zonës së vet tradicionale të përgjegjësisë.

    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është një nga strukturat nëpërmjet së cilës anëtarët e Aleancës realizojnë qëllimet e tyre të sigurisë. Ajo është një organizatë ndërqeveritare, në të cilën shtetet anëtare e ruajnë pavarësinë dhe sovranitetin e plotë dhe shërben si forum në të cilin ata konsultohen me njëri tjetrin dhe marrin vendime mbi çështje që ndikojnë në sigurinë e tyre. Strukturat e NATO-s lehtësojnë konsultimin, koordinimin e bashkëpunimin e vazhdueshëm mes anëtarëve mbi aspektet politike, ushtarake, ekonomike dhe aspekte të tjera të sigurisë si dhe bashkë-punimin në fusha jo-ushtarake si psh. shkenca, informacioni, mjedisi dhe ndihma humanitare në rast fatkeqësish.

    Pas pesë raundesh zgjerimi, 12 anëtarët themel-ues të NATO-s, – Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, - u shtuan më pas me Greqinë dhe Turqinë (1952), Gjermaninë (1955), Spanjën (1982), Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë (1999), dhe në zgjerimin e vet më të madh, me Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Sloveninë (2004).

    Siguria kolektive

    Aleanca punon mbi parimin se siguria e secilit vend anëtar varet nga siguria e të gjithëve. Nëse siguria e njërit prej tyre kërcënohet, të gjithë janë të cënuar. Më nënshkrimin e Traktatit të Uashingtonit, karta themeluese e NATO-s, çdo shtet anëtar angazhohet ndaj të tjerëve të respektojë këtë parim, duke ndarë rreziqet dhe përgjegjësitë si dhe avantazhet e mbrojtjes kolektive. Kjo do të thoshte gjithashtu se shumë aspekte të përgatitjeve dhe planifkimit të mbro-jtjes që çdo vend kishte ndërmarrë më përpara më vete, ndërmerren së bashku. Mes tyre nda-hen gjithashtu edhe kostot për pajisjet e amb-jentet dhe shpenzimet që nevojiten për forcat e armatosura që të trajnohen dhe të punonjnë së bashku në mënyrë efektive.

    Çdo vend mbetet i pavarur dhe i lirë që të marrë vendimet e veta, por duke planifikuar së bashku dhe duke ndarë resurset, ata mund të përfitojnë kolektivisht një nivel sigurie shumë më të lartë se ajo që secili prej tyre do të arrinte vetëm. Ky ngelet parimi themelor i bashkëpunimit për sigurinë brenda NATO-s.

    Lidhja transatlantike

    Nënshkrimi i Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949 ishte pa precedent në kohët moderne. Jo vetëm që minimizoi rrezikun e agresionit të jashtëm, por edhe afroi së bashku gradualisht vendet kryesore evropiane që kishin qënë më parë në luftë kundër njëri tjetrit në të kaluarën, duke siguruar që nuk do të kishte më ndonjë rrezik për konflikt ushtarak mes tyre. Në fakt, ata do të bëheshin të ndërvarur nga njëri tjetri dhe duke ndarë mes tyre sigurinë e njëri tje-trit, ata do të ishin në gjendje të punonin së bashku në mënyrë efektive në shumë fusha që të përmirësonin progresin dhe prosperitetin e tyre. Rëndësia e Traktatit të Uashingtonit shkoi edhe më larg. Ai vendosi një partneritet sigu-rie mes anëtarëve evropianë të Alenacës dhe Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke krijuar një lidhje të përhershme transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut.

    Qëllimi i Aleancës dhe detyrat e saj kryesore për sigurinë

    > 1

  • 3

    Transformimi NATO-s

    Kur u themelua Aleanca në 1949, Bashkimi Sovjetik shikohej si kërcënimi kryesor për lir-inë dhe pavarësinë e Evropës Perëndimore. Ideologjia komuniste, qëllimet politike dhe meto-dat dhe kapaciteti ushtarak nënkuptonte që, çfarëdo të kenë qenë synimet e vërteta të Bashkimit Sovjetik, asnjë qeveri perëndimore nuk do të guxonte të injoronte mundësinë e kon-fliktit. Si rezultat, nga 1949 deri në fund të viteve 80 – periudha e njohur si Lufta e Ftohtë – detyra kryesore e Aleancës ishte të mirëmbante kapa-citete të mjaftueshme ushtarake për të mbrojtur anëtarët e vet ndaj çdo forme agresioni nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Stabiliteti i garantuar nga NATO gjatë kësaj periudhe, e ndihmoi Evropën Perëndimore në tërësi, të rindërtonte lulëzimin e vet pas Luftës së Dytë Botërore, duke krijuar besimin dhe para-shikueshmërinë që janë parakushte themelore për rritjen ekonomike.

    Politikat për të cilat vendet anëtarë të NATO-s kanë rënë dakord, kanë evoluar në mënyrë të vazhdueshme në reflektim të ambjentit të situatës strategjike në ndryshim. Qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë, politikat dhe struktu-

    rat e Aleancës janë transformuar në mënyrë themelore për të reflektuar ndryshimin e “detit” në ambjentin politik e ushtarak të Evropës dhe daljen e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë. Gjithashtu, është zgjeruar edhe koncepti i mbro-jtjes për të përfshirë dialogun dhe bashkëpuni-min praktik me vendet e tjera jashtë Aleancës, si mjeti më i mirë për të forcuar sigurinë Euro-Atlantike.

    Sot, NATO është më tepër se një Aleancë mbro-jtje. Në të vërtetë ajo është shtrirë duke arritur deri tek ish kundërshtarët e vet dhe po punon tani për të ndërtuar dhe mbrojtur paqen dhe sigurinë në mbarë zonën Euro-Atlantike. Për të arritur këtë, Aleanca po ndërmerr një numër detyrash edhe më të mëdha dhe po adopton mënyra pragmatike, novatore, dhe gjithnjë e më tepër elastike për të zgjidhur ato që janë në mënyrë të paevitushme çështje komplekse. Në këtë proçes është forcuar roli qendror i NATO-s në garantimin e sigurisë së zonës Euro-Atlantike dhe shumë vende Partnere po kërkojnë të anëtarësohen në Aleancë. Tre nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore, - Republika Çeke, Hungaria e Polonia – e arritën këtë objektiv në 1999. Shtatë vende të tjera - Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia e Sllovenia - e bënë këtë në 2004.

    Transformimi i NATO-s gjatë dekadës së kaluar është karakterizuar nga një seri iniciativash vizionare, si përgjigjë konkrete dhe shumë prak-tike ndaj mundësive dhe sfidave të sigurisë në ambjentin pas luftës së Ftohtë. Këto përfshijnë Partneritetin për Paqe, marrëdhënie speciale me Rusinë e Ukrainën, një dialog me vendet e Mesdheut, Planin e Veprimit për Anëtarësim për të ndihmuar vendet aspiruese të plotëso-jnë standartet e NATO-s, dhe bashkëpunimin efektiv për sigurinë me Bashkimin Evropian, Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE) dhe Kombet e Bashkuara. NATO është angazhuar aktivisht edhe për të përballuar sfidat e sigurisë në evolim duke drejtuar operacione për menaxhim krizash në Ballkan dhe duke u angazhuar që të operojë kur dhe ku të jetë nevoja për të luftuar terrorizmin

  • ndërkombëtar dhe kërcënime të tjera të reja përtej zonës Euro-Atlantike.

    Për më tepër, për të përmirësuar kapacitetin e vet që të marrë përsipër misione të reja, NATO po adapton dhe forcon kapacitetet e veta. Për këtë qëllim, në Samitin e Pragës në Nëndor 2002, u lançuan tre inciativa kyçe: krijimi i Forcës së Reagimit të NATO-s, reforma e struk-turës së komandës ushtarake dhe Angazhimi për Kapacitetet i Pragës nëpërmjet të cilit boshllëqet në kapacitetet do të përballohen nga angazhimet individuale të vendeve anëtare dhe iniciativave të bashkëpunimit.

    Detyrat themelore të sigurisë

    Koncepti Strategjik i Aleancës, një deklaratë autoritare e objektivave të Aleancës dhe detyrave të saj themelore për sigurinë, jep dre-jtimin për mjetet politike dhe ushtarake që do përdoren për t’i kryer ato. Publikimi i këtij doku-menti për herë të parë në 1991, shënoi një ndarje të qartë më të kaluarën. Gjatë luftës së Ftohtë, kuptohet që dokumente të kësaj natyre delikate për planifikiminin strategjik kishin qenë sekrete.

    Koncepti Strategjik i NATO-s, i publikuar në 1999, përshkruan rreziqet e sigurisë që ka përballë Aleanca si “shumë-drejtimëshe dhe të vështira për t’u parashikuar”. Detyrat themelore të sigurisë për Aleancën përcaktohen si më poshtë:

    • të veprojë si një themel stabiliteti në zonën Euro-Atlantike;

    • të shërbejë si një forum për konsultime për çështje të sigurisë;

    • të shmangë e të mbrojë kundër çdo kër-cënimi agresioni ndaj çdonjërit shtet anëtar të NATO-s;

    • të kontribojë për parandalimin efektiv dhe të angazhohet aktivisht në menaxhim krizash; dhe

    • të nxisë në shkallë të gjerë partneritetin, bashkëpunimin dhe dialogun më vende të tjera në zonën Euro-Atlantike.

    Duke vlerësuar sfida dhe rreziqe të pritshme ndaj sigurisë, Koncepti Strategjik i 1999-ës, konkludon se ambjenti i sigurisë po vazhdon të ndryshojë në një mënyrë përgjithësisht pozi-tive dhe se Aleanca, ndër organizata të tjera, ka luajtur një rol themelor në forcimin e sig-urisë Euro-Atlantike qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë.

    Megjithatë, ndonëse kërcënimi i luftës së përgjithshme në Evropë është zhdukur vir-tualisht, anëtarët e Aleancës dhe vende të tjera në rajonin Euro-Atlantik kanë përballë rreziqe e pasiguri të tjera, që përfshijnë kon-flikte etnike, abuzim të të drejtave të njeriut, destabilitet politik dhe brishtësi ekonomike. Përveç kësaj, përhapja e armëve bërthamore, kimike e biologjike dhe e mjeteve të goditjes me to, është një çështje e preokupim serioz, dhe përhapja e teknologjisë mund të rezultojë në një disponim më të madh të kapaciteteve ushtarake ndaj kundërshtarëve potencialë.

    Për më tepër, siguria e Aleancës duhet të marrë parasysh kontekstin global dhe mund të cënohet nga rreziqe më të gjera, përfshi akte terrorizmi, sabotazhi, krimi i organizuar dhe ndërprerja e rrjedhjes së resurseve jetike. Që nga publikimi i Konceptit Strategjik të vitit 1999 dhe menjëherë pas sulmeve të Shtatorit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara, po rivlerësohen në mënyrë themelore kërcënimi nga terrorizmi dhe rreziku që vjen nga shtete të dështuara. 4

  • 5

    Neni 5 është dispozita themelore e Traktatit të Uashingtonit, kartës themeluese të NATO-s, që përcakton se një sulm i armatosur kundër një aleati do të konsiderohet një sulm ndaj të gjithë atyre. Në përgjigje të një referimi ndaj Nenit 5, çdo aleat vendos, në konsultim më aleatët e tjerë, se si mund të kontribojë më mirë lidhur me çdo veprim që shihet i nevojshëm për të restauruar dhe garantuar sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut, përfshi dhe përdorimin e forcës së armatosur.

    Nenit 5 iu referua për herë të parë në 12 Shtator 2001 menjëherë pas sulmeve ter-roriste të 11 Shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Referimi ishte fillimisht me kusht, në pritje të përcaktimit se sulmet kishin ard-hur nga jashtë. Kjo u konfirmua në 2 Tetor 2001, pasi zyrtarët e SHBA-së paraqitën faktet nga hetimet për sulmet, në Këshillin e Atlantikut Verior, ku u diskutua edhe për përdorimin e forcës së armatosur.

    Në 4 Tetor, Aleatët ranë dakord për një seri masash për të ndihmuar fushatën kundër terrorizmit të udhëhequr nga SHBA. Këto përfshijnë bashkëpunim e ndarje gjerësisht të informacionit sekret, fluturime mbulimi dhe akses në portet e aeroportet për avionë amerikanë apo të ndonjë shteti tjetër aleat për operacione kundër terrorizmit, dhe dislo-kimi i një pjese të forcave detare të NATO-s në Mesdheun Lindor si dhe dislokimi i avion-ëve për sistemet e kontrollit dhe parajmërimit ajror (AWACS) në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, aleatë individualë po kontribojnë, në varësi të resurseve e kapaciteteve, duke iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së. Ndihma përfshin mbështetje ushtarake si dhe masa ligjore e financiare për të prerë rrjedhjen e të ardhurave të organizatave terroriste.

    Referimi për herë të parë i Nenit 5

  • 6

    Në zemër të partneritetit transatlantik > 2

    Rolet e NATO-s për të garantuar sigurinë e anëtarëve të vet dhe për të ndërmarrë detyra të reja për të zgjeruar sigurinë dhe stabilitetin edhe më gjerë, bazohen mbi një partneritet të gjatë mes vendeve anëtare evropiane e ameri-kanoveriore. Shkatërrimi i vendeve evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, i la ato tepër të varura nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lidhur me sigurinë. Aleatët amerikano-veriorë dislokuan një numër të madh trupash të arma-tosura në tokën evropiane. Qysh nga këto ditë të hershme të Aleancës, ato kanë vazhduar të luajnë një rol jetik në sigurinë e Evropës – një rol që është në qendër të konceptit të sigurisë transatlantike dhe një shtyllë e domosdoshme e Aleancës.

    Gjatë viteve, numri i trupave amerikano-veriore ne Evropë ka rënë gradualisht. Shumica e for-cave ne dispozicion të Aleancës për mbrojtjen e Evropës është dhënë për shumë vite nga aleatët evropianë. Për më tepër, shumica e forcave paqeruajtëse në Ballkan të udhëhequra nga NATO, të mbështetura edhe nga kon-tigjente të konsiderueshme nga vende partnere dhe vende të tjera jashtë NATO-s, janë dhënë nga Aleatët Evropianë.

    Megjithatë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë një pjesë disproporcionale të kos-tove për sigurinë e Aleancës dhe nje pjesë të pabarabartë të përgjegjësisë për veprimet e Aleancës, si rezultat i dizekuilibrit mes Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve të tjerë në aspektin e kapaciteteve ushtarake. Duke përfituar nga dividenti i paqes së periudhës pas Luftës së

    Ftohtë në fillim të viteve 90, Aleatët Evropianë dhe Kanadaja nuk kanë bërë investimet e nevo-jshme për të përshtatur kapacitetet e tyre ush-tarake për sfidat e reja të sigurisë. Ato ngelen të varura nga Shtetet e Bashkuara në shumë aspekte kyç, si psh. kapacitetin e transportimit në ajër për dislokimin e shpejtë të forcave ush-tarake, komunikimet me satelitë dhe sfera të tjera të kapacitetit teknologjik të avancuar.

    Boshllëqet në kapacitetet evropiane të mbro-jtjes dolën fort në pah gjatë konflikteve të Ballkanit në vitet 90, që demonstruan se vendet evropiane nuk ishin në gjendje të vepronin pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar përhapjen e konfliktit. Shumë e pranuan se kishte ardhur koha për një ribal-ancim të partneritetit transatlantik. Në fund të viteve 90, u lançuan iniciativa nga NATO dhe Bashkimi Evropian (BE). Në 1999, të dy organi-zatat ranë dakord për të ndërtuar një partneritet strategjik.

    Mësimet e nxjerra në Ballkan

    Kur Bosnja-Hercegovina rrëshqiti në një luftë civile në fillim të viteve 90, Bashkimi Evropian dërgoi vëzhgues për të monitoruar zbatimin e rezolutave të OKB-së, por nuk kishte as mandat politik dhe as forca ushtarake për të bërë më shumë. Kombet e Bashkuara dislokuan forca por këto ishin më të përshtatshme për opera-cione për ruajtjen dhe jo imponimin e paqes – dhe shpejt u bë e qartë se asgjë që nuk

  • 7

    mbështetej nga forca nuk mund t’u jepte fund luftimeve. Aleanca ishte fillimisht pa dëshirë që të përfshihej përderisa nuk iu ishte refer-uar akoma konceptit për të dislokuar forca të NATO-s jashtë zonës tradicionale të NATO-s. megjithatë, ndërsa situata u përkeqësua, NATO filloi të përfshihej gjithnjë e më shumë në periudhën ndërmjet 1992 e 1995, duke dhënë mbështetje ushtarake për monitorimin dhe zbat-imin e rezolutave dhe sanksioneve të OKB-së. Faktikisht, me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje arritur falë Shteteve të Bashkuara, ishte një forcë e drejtuar nga NATO, me një kon-tigjent të fortë amerikan prej 20.000 vetë, që mbështeti zbatimin e saj.

    Katër vjet më vonë, kur u shkallëzua dhuna në Kosovë dhe u përkeqësua kriza humanitare, ishte përsëri NATO si një e tërë që ndërmori veprim, pas dështimit të përpjekjeve për të negociuar një zgjidhje. Kjo krizë konfirmoi mungesat që tashmë ishin identifikuar në kapa-citetet evropiane të mbrojtjes. Gjatë fushatës ajrore, shumë nga inkursionet u ndërmorrën nga avionë amerikanë dhe kur erdhi momenti për dislokimin e një force paqeruajtëse në Kosovë, u deshën disa muaj që kjo forcë të arrinte fuqinë e plotë.

    Sot, Evropa nuk e ka kapacitetin e nevojshëm për të ndërmarrë e mbështetur një operacion ushtarak të atyre përmasave e lloji që i dhanë fund konflikteve në Bosnjë e Kosovë. Megjithatë, Bashkimi Evropian po merr hapa seriozë për të forcuar kapacitetet e veta dhe është zhvil-luar një kornizë për bashkëpunimin BE-NATO (përshkruar më poshtë). Kjo e lejoi NATO-n t’i dorëzojë Bashkimit Evropian misionin e vet në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë*, ku forcat e NATO-s ishin dislokuar qysh nga 2001, me kërkesë të Presidentit të vendit, për të kapërcyer krizën e këtij vendi. (shih kapitullin 10). Në mars 2003, Bashkimi Evropian, duke përdorur baza të NATO-s, ndërmori opera-

    cionin Concordia për të marrë në dorë misio-nin prej NATO-s, që siguronte mbështetje të rëndësishme logjistike dhe për planifikimin në mbështetje të trupave të udhëhequra nga BE-ja. Për më tepër, NATO dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për një strategji të përbashkët për Ballkanin Perëndimor në korrik 2003, si dhe po diskutohen opsionet që Bashkimi Evropian të marrë përgjegjësi për sigurinë në Bosnjë-Hercegovinë me mbështeten e NATO-s nga fundi i vitit 2004.

    Duke forcuar kapacitetet evropiane

    Fillimisht, ishin eksperiencat e Ballkanit që i nxitën vendet evropiane për veprim. Bashkimi Evropian përshpejtoi përpjekjet për të zhvilluar një Politikë Evropiane Mbrojtje e Sigurie, që do mundësohej nga kapacitetet e nevojshme për t’iu përgjigjur krizave. Në fillim, çësht-jet e mbrojtjes e sigurisë menaxhoheshin në interes të Bashkimit Evropian nga një grupim i veçuar vendesh evropiane të njohur si Bashkimi Evropiano-Perëndimor (BEP)1. Megjithatë, në Samitin e vet të Helsinkit në dhjetor 1999, BE-ja vendosi që në të ardhmen, do të zhvillonte një rol të vetin për sigurinë dhe mbrojtjen duke fil-luar të krijojë strukturat e nevojshme për të bërë këtë. BE-ja gjithashtu i përcaktoi vetes Qëllimin Primar për të qenë në gjendje të dislokonte trupa dhe të mbështeste të paktën për një vit, një forcë ushtarake prej 60.000 trupash deri nga viti 2003.

    Nga ana e vet, Aleanca u angazhua të për-forconte shtyllën e vet evropiane nëpërm-jet zhvillimit të një Identiteti Evropian Sigurie dhe Mbrojtje. Qëllimi i kësaj iniciative ishte të mbështesë BE-në në përpjekjet e veta për të zhvilluar një rol të besueshëm për sigurinë dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë në kri-jimin e një marrëdhënie transatlantike më të balancuar e më të fortë duke lejuar Aleatët

    1Bashkimi Evropian Perëndimor i përcaktuar sipas Traktatit të Brukselit të 1948 për Vetëmbrojtjen Kolektive dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Social e Kulturor, nënshkruar nga Belgjika, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Si pasojë, u bashkuan edhe Gjermania, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja. Funksionet lidhur me menaxhimin e krizave dhe detyrat humanitare u morrën përsipër nga Bashkimi Evropian, pas vendimeve të marra në Samitin e BE-së në Helsinki në 1999. Angazhimet nën Traktatin e Brukselit lidhur me mbrojtjen kolektive qëndrojnë të pandryshuara dhe ruhen nga sekretariati i ngelur i Bashkimit Evropian Perëndimor.

  • 8

    Evropianë të japin një kontribut më efektiv e koherent në aktivitetet e misionet e Aleancës. Për këtë qëllim, NATO filloi një proces gjatë viteve 90 që synonte të zhvillonte një kapacitet të mirëfilltë evropian për menaxhim krizash pa ndonjë dublikim të panevojshëm të aseteve dhe kapaciteteve ushtarake që NATO tashmë i dis-pononte. Në qendër të këtij procesi, ishte kon-cepti “forca të ndashme por jo të ndara”, që do të lejonte përdorimin e aseteve e kapaciteteve të NATO-s në operacione të mundshme për menaxhim krizash udhëhequr nga Bashkimi Evropian Perëndimor.

    Në prill të vitit 1999, duke njohur faktin që BE-ja synonte të bëhej një faktor sigurie në të drejtën e vet, udhëheqësit e NATO-s që u takuan në Uashington, shprehën gadishmërinë e tyre për të përcaktuar dhe bërë marrëveshjet e nevojshme, që pjesë thelbësore të aseteve e kapaciteteve ushtarake të NATO-s të viheshin në dispozicion të operacioneve të udhëhequra nga BE-ja, në përgjigje të situatave të krizës ku NATO si një e tërë nuk do të angazhohej ushtarakisht. Në vijim të vendimeve të BE-së marrë në Helsinki, NATO filloi diskutimet dhe konsultimet direkt me BE-në lidhur me bashkë-punimin mes tyre.

    Qysh atëhere janë përcaktuar forma të reja bashkëpunimi. NATO e Bashkimi Evropian pub-likuan një deklaratë të përbashkët në Dhjetor 2002 mbi bashkëpunimin e tyre strategjik në evolim dhe në mars 2003 ranë dakord për një seri dokumentesh për bashkëpunimin në menaxhimin e krizave, përfshi edhe marrëveshje – të njohura si marrëveshjet “Berlin plus” - lid-hur me përdorimin e aseteve e kapaciteteve të NATO-s për operacione të udhëhequra nga BE-ja, duke i dhënë formë vitale një partneriteti strategjik dhe duke hapur rrugën për veprim të koordinuar. Vendosja e zyrës ndërlidhëse per-manente do të lehtësojë bashkëpunimin dhe konsultimin në nivel operacional. Është arritur marrëveshja për vendosjen e një bërthame të BE-së në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SSFAE) me bazë në Mons, Belgjikë, dhe për një përfaqësim të NATO-s në Shtabin Ushtarak të BE-së.

    NATO dhe Bashkimi Evropian kanë konklud-uar gjithashtu një marrëveshje që synon të garantojë qëndrueshmëri, transparencë dhe përforcim reciprok në zhvillimin e kërkesave të kapacitetetit që janë të njëjta për të dy orga-nizatat. Në maj 2003, u bë mbledhja e parë e Grupit të Përbashkët BE-NATO për Kapacitetet. Iniciativat e ndërmarra për të forcuar kapac-itetet e mbrojtjes së Aleancës (shih kapitullin 3) duhet të jenë koherente dhe në përputhje me Planin e Veprimit të BE-së për Kapacitetin Evropian dhe ndjekjes së Qëllimit të tij kryesor, dhe do të ndihmojë që të arrihen përmirësimet e nevojshme në kapacitetet e Aleatëve evro-pianë në aspekte kyç.

    Aleanca vazhdon të ngelet mjeti me anë të të cilit anëtarët e NATO-s sigurojnë mbrojtjen e tyre kolektive. Ajo ngelet guri i themelit për sig-urinë Euro-Atlantike dhe mban mandatin dhe kapacitetin për të kryer detyra për menaxhim krizash, imponimin e paqes apo detyra paqeru-ajtëse. Objektivi i bashkëpunimit NATO-BE për sigurinë është që të rrisë alternativat egzistuese për të menaxhuar krizat e konfliktet, ndërkohë që shmangin dublikimin. Ko do t’i forcojë kapa-citetet ushtarake evropiane kështu që operacio-net e ardhshme të udhëhequra nga BE-ja mund shihen si operacione për t’u marrë me krizat kur nuk angazhohet Aleanca si një e tërë.

  • 9

    Aleatët po bëjnë një përpjekje të orkestruar për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse për të siguruar që NATO të jetë në gjendje të dislokojë forca që mund të lëvizin shpejt kudo që të nevo-jitet, të mbështesin operacione në kohë e në distancë, dhe të arrijnë objektivat sa më shpejt e sa më efektivisht që të jetë e mundur, duke minimizuar ndërkohë dëmet aksidentale ndaj civilëve të pafajshëm. Mbajtja e kapaciteteve të duhura ushtarake dhe një gadishmëri e qartë për të vepruar kolektivisht, ngelen çështje pri-oritare në ambjentin e sotëm të sigurisë. Në rast krize që mund të kërcënojë sigurinë e anëtarëve të Aleancës, forcat e NATO-s duhet të jenë të afta të plotësojnë e përforcojnë vep-rime politike dhe të kontribojnë në menaxhimin e krizave të tilla dhe zgjidhjeve paqësore.

    Iniciativa për të përmirësuar kapacitetet filloi kur liderët aleatë, në takimin e Uashingtonit në Prill 1999, nisën vizionin e tyre për një Aleancë për shekullin e XXI: më të madhe, më të aftë dhe elastike, të angazhuar për mbrojtjen kolektive dhe të aftë të ndërmarrë misione të reja, përfshi kontributin për parandalimin e konflikteve dhe angazhimin aktiv në operacionet për menax-himin e krizave apo masat në rast krize. Ata startuan Iniciativën e Kapaciteteve të Mbrojtjes (IKM) për të përmirësuar kapacitetet e mbro-jtjes së NATO-s në sferat kryesore.

    Në tre vitet që pasuan IKM arriti progres në disa sfera, kryesisht në ato që kërkonin më pak resurse, por ngelën boshllëqe në kapacitete kri-tike dhe zbatimi ishte në nivel të ulët. Ndërkohë, u rrit urgjenca për t’u përshtatur e modernizuar kundrejt rreziqeve nga kërcënime të reja e asimetrike, dmth. kërcënime nga kundërshtarë që kërkojnë të shfrytëzojnë pika të pambrojtura të shoqërive moderne dhe fuqive superiore ush-tarakisht, shpesh duke përdorur mjete jokon-vencionale në mënyrë të pamëshirshme, në veçanti terrorizmi. Sulmet terroriste të Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, sollën në qendër të vëmendjes kërcënimin që përbën terrorizmi dhe si pasojë, ndërhyrja e udhëhequr nga SHBA në Afganistan, nxorri në dritë boshllëqe në vazhdim në kapacitetet e Aleatëve.

    Pra, në Samitin e Pragës në Nëndor 2002, liderët aleatë, u angazhuan për një mënyrë më të përqëndruar për të përforcuar kapacitetet ushtarake të NATO-s, si pjesë e një pakete masash me synim ngritjen e efektivitetit të operacioneve të ardhme në gjithë spektrin e misioneve të Aleancës, përfshi dhe ato kundër terrorizmit. U aprovua edhe një rrugë në tre forma për të përmirësuar kapacitetet e mbrojtjes së Aleancës, një iniciativë e re për kapacitetet, Angazhimi i Pragës për Kapacitetet, një Forcë Reagimi e NATO-s; dhe një strukturë komande në linjë të drejtë. Për më tepër, u hodhën një seri iniciativash për mbrojtjen, veçanërisht për të përballuar kërcënimet e reja.

    Përmirësimet në kapacitetet ndëroperuese dhe ato kritike do t’i mundësojnë Aleancës që të japë një kontribut më të fortë dhe më koherent në misionet e NATO-s duke korrigjuar boshl-lëqet në kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Përmirësime të tilla gjithashtu duhet të jenë recoprokisht në përforcim të përpjekjeve të Bashkimit Evropian që të zhvillojë kapacitetet ushtarake dhe të arrijë Qëllimin e vet Primar, që të krijojë një forcë të dislokueshme në masën e korpusit.

    Angazhimi i Pragës për kapacitetet

    Ndërsa IKM synonte kapacitetet për të cilat Aleanca në tërësi aspironte por nuk përf-shinte angazhime specifike për çdo shtet, nën Angazhimin e Pragës për Kapacitetet, Aleatë individualë kanë dhënë premtime të forta për të bërë përmirësime në kapacitete ushtarake kyçe me afate kohore të përcaktuara për dorëzimin e tyre dhe një nivel të lartë monitorimi për zbati-min e tyre.

    Sferat kyçe të kapaciteteve përfshijnë transport strategjik nga ajri e deti, rifurnizim në ajër, njësi të dislokueshme për mbështetje dhe shërbim në luftim, efikasitet në komandë, kontroll e ndërlidhje, survejim ajër-tokë, informacion zbu-limi, survejim dhe identifikim i objektivit, efika-sitet për betejë, përfshi municione me preçizion

    Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes> 3

  • 10

    të orientuar dhe shtypje të mbrojtjes ajrore të armikut; dhe kapacitete mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike e bërthamore.

    Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të kërkojë një përcaktim të ri prioritetesh në buxhetet e mbrojtjes të shumë aleatëve, për shembull në reduktimin e nivelit të forcave dhe levizjen e resurseve në drejtim të modernizimit të pajis-jeve. Megjithatë, në shume raste, shpenzime më racionale nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të kërkohen resurse financimi shtesë. Po eksplorohen zgjidhje me kosto efektive për boshllëqet në kapacitetet e mbrojtjes, si psh. përqëndrimi i kapaciteteve ushtarake, spe-cializim në rritje i roleve, përvetësim në bash-këpunim i pajisjeve dhe financim i përbashkët shumë-kombësh.

    Pasi të jetë zbatuar, Angazhimi i Pragës për Kapacitetet të paktën do të katërfishojë numrin e avionëve të mëdhenj të transportit në Evropë, dhe nga resurse të përqëndruara, Aleatët evro-pianë do të rrisin mjaft kapacitetin e tyre për rifurnizim në ajër. Stoku i municioneve me preçizion të orientuar, furnizuar nga ajri nga njësitë jo-amerikane është përcaktuar të rritet me 40% nga viti 2007.

    Forca e Reagimit e NATO-s

    Forca e Reagimit të NATO-s do të mundësojë një forcë me teknologji të lartë, elastike, të dis-lokueshme, ndëroperuese dhe të qëndrueshme, përfshi elementë toke, ajri e deti, që të jenë në gjendje të kryejne të gjitha llojet e misioneve të Aleancës. Zhvillimi i i kësaj force të gadish-mërisë së lartë do të shërbejë gjithashtu si katal-izator për të nxitur përmirësime dhe ndëropera-tivitet më të madh në kapacitetet ushtarake të Aleancës për të siguruar transformimin e tyre të

    vazhdueshëm që të përballojnë sfidat e sigurisë në evolim.

    Në vijim të një konference të parë për gjenerim force në Korrik 2003, u ngrit një kapacitet fillestar operacional në tetor 2003, një vit para afatit. Kjo forcë pritet që të jetë plotësisht operative në tetor 2006. Atëhere ajo do të numërojë 21.000 vetë dhe do të ketë në dispozicion avionë luftimi për “krasitje anësh”, anije, automjete ushtarake, mbështetje për shërbim në betejë, logjistikë, ndërlidhje dhe zbulim. Ajo do të jetë në gjendje të dislokohet në një zonë krize për pesë ditë dhe të jetë në gjendje të mbajë veten për 30 ditë.

    Strukturë e re komande

    Liderët aleatë mbështetën në Pragë një skeme strukture komande ushtarake më të vogël, më efikase, efektive e të dislokueshme nën dy komanda strategjike, një operacionale e tjetra funksionale. Detajet e strukturës së re të kom-andës u finalizuan në qershor 2003. Struktura e re e komandës reflekton nevojën për forca në numër më të vogël, më elastike dhe të dislokue-shme shpejt, që janë më të përshtatshme për misionet e reja të NATO-s. Numri i komandave është reduktuar nga 20 në 11 dhe përgjegjësitë e tyre janë ripërcaktuar.

    Të gjitha shtabet operative tashmë janë nën Operacionet e Komandës Aleate në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SSFAE), vendosur në Belgjikë. Ky shtab mbështetet nga dy komanda të forcave të bashkuara, që janë në gjendje të gjenerojnë një shtab më bazë në tokë për Forcat me Detyrë të Kombinuar e të Përbashkët, (FDKP) dhe një shtab më solid por më të kufizuar të përbashkët, prej të cilit mund të nxirret një FDKP me bazë në det. FDKP-të janë struktura komande elastike që u lejojnë

  • 11

    komandantëve të nxjerrin shërbime nga vende të ndryshme që të përballojnë kërkesa specifike për një operacion ushtarak të caktuar.

    Një njësi e re e Komandës Aleate për Transformimin (KAT) mbikqyr transformimin në vazhdimësi të kapaciteteve të NATO-s dhe nxit ndëroperativitetin e forcave të saj. Duke zëvendë-suar Komandën Atlantike të mëparshme, kjo është e vendosur në Norfolk, të shtetit Virginia, në Shtetet e Bashkuara, por ka gjithashtu një prezencë në Evropë. Fakti që Komandanti Aleat Suprem për Transformimin është gjithashtu Komandant i Komandës së Bashkuar të Forcave të SHBA, motori i brendshëm për ndryshime për forcat amerikane, sjell avantazhe të dukshme. Njësia e Komandës Aleate për Transformimin do të luajë një rol kyç në adaptimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e doktrinës për Forcën e re të Reagimit të NATO-s.

    Duke luftuar kërcënimet e reja

    Në Pragë u morrën disa iniciativa pë të rritur kapacitetet e Aleancës kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të reja ndaj sigurisë. U mbështet edhe një koncept ushtarak për mbrojtjen kundër terrorizmit. Është iniciuar edhe bashkëpunimi me

    vendet partnere për të përmirësuar përgatitjet dhe gadishmërinë e civilëve kundër sulmeve të mundshme kimike, biologjike, radiologjike kundër popullsisë civile si dhe ndihmën që duhet dhënë në rast pasojash.

    U nisën pesë iniciativa për të forcuar kapa-citetet e Aleancës kundër armëve bërtham-ore, biologjike e kimike: një laborator prototip analitik i dislokueshëm, një ekip që të reagojë menjëherë në rast goditje, një qendër virtuale për perfeksion kundër armëve të tilla; një stok i NATO-s me agjentë për mbrojtje kim-ike e biologjike; dhe një sistem survejimi të sëmundjes. Për më tepër, ka një studim fizibil-iteti të Mbrojtjes së NATO-s për raketat që po egzaminon opsionet për mbrojtjen e territorit të Aleancës, forcave të saj dhe popullsisë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve me raketa. Po forcohen gjithashtu kapacitetet për t’u mbrojtur nga një sulm gjeneruar nga kompjuterat.

    Në 1 dhjetor 2003, një batalion i ri shumëkombësh për Mbrojtjen Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Bërthamore arriti të kapte kapacitetin e vet fillestar operativ. Me bazë në Liberec, ne pjesën veriore te Republikës Çeke, ky batalion plani-fikohet të arrijë kapacitetin e vet final operativ për operacionet e NATO-s në korrik 2004. Në kohën kur u lançua kjo ide, morrën pjesë 13 vende për formimin e batalionit, Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Turqia, Britania, dhe Shtetet e Bashkuara.

  • 12

    Qysh nga krijimi i NATO-s, roli themelor i for-cave aleate ka qenë të garantojë sigurinë dhe integritetin teritorial të shteteve anëtare. Detyra e garantimit të sigurisë nëpërmjet paranda-limit të konfliktit e mbrojtjes kolektive, ngelet një përgjegjësi themelore, por, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, roli dhe organizimi i forcave të NATO-s ka pësuar ndryshime të rëndësishme që t’i përshtaten ambjentit të sigurisë në evolim dhe për të nxitur bashkëpunimin ushtarak më vendet partnere.

    Gjatë Luftës së Ftohtë, planifikimi i mbrojtjes së NATO-s ishte kryesisht për mirëmbajtjen e kapa-citeteve që nevojiteshin kundër një agresioni të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Me rënien e Murit të Berlinit, disa sugjeruan që NATO nuk ishte më e nevojshme. Megjithatë, siguria Euro-Atlantike, ndonëse me më pak konfrontime, është bërë gjtihashtu më komplekse dhe nuk mund të parashikohet. Kjo u bë e qartë në fillim të viteve 90 më konfliktet në Ballkan, ku forcat e NATO-s u thirrën faktiki-sht që të luajnë një rol në mbështetje të paqes dhe menaxhimit të krizës.

    Së fundi, sulmet terroriste të shtatorit 2001 dhe operacionet që pasuan në Afganistan për të pastruar nga rrënjët Al-Kaedën, grupin terror-ist që kreu sulmet, kanë çuar në shqetësime në rritje lidhur me kërcënimet që vijnë nga ter-rorizmi ndërkombëtar, shtetet e dështuara dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë. Forcat e NATO-s po japin kontribut për mbrojtje kundër terrorizmit dhe po fillojnë të luajnë një rol më të gjerë në misionet ndërkombëtare në mbështetje të paqes, që po e çojnë NATO-n për herë të parë në historinë e vet përtej kufijve evropianë.

    Forcat konvencionale të NATO-s

    Qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë, masa e përgjithshme e forcave konvencionale është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme: for-cat tokësore në dispozicion të Aleancës nga shtetet anëtare janë reduktuar me mbi 30%, mjetet kryesore detare me 30% dhe skuadronet

    e luftimit ajror kanë rënë me 40% që nga fillimi i viteve 90. Shumë forca nuk mbahen më në nivele të larta gadishmërie dhe janë ristruktu-ruar që t’i jepet më shumë prioritet elasticitetit dhe lëvizshmërisë, dhe t’i bëjë ato të afta të ndërmarrin role në mbështetje të paqes apo të menaxhimit të krizave si dhe që të punojnë me efikasitet me forca nga vende jo-anëtare të NATO-s.

    Një shembull se si kushtet e reja kanë çuar në ndryshime në mënyrën se si organizohen forcat ushtarake të Aleancës, është prezantimi i konceptit ushtarak të Forcave me Detyrë të Kombinuar të Përbashkët. Ky koncept jep një strukturë elastike që u lejon komandantëve ush-tarakë të nxjerrin shërbime nga vende të ndry-shme për të plotësuar kërkesa specifike të një operacioni ushtarak të caktuar. Kjo gjithashtu lehtëson integrimin e vendeve jo-anëtare të NATO-s në operacionet e udhëhequra nga NATO në mbështetje të paqes dhe hap rrugë për operacione ushtarake të udhëhequra nga BE duke përdorur asete e kapacitetet të NATO-s.

    Rolet e reja të NATO-s në mbështetje të paqes dhe në menaxhimin e krizave (përshkruar më në detaje në kapitullin 10) morrën një rëndësi në rritje pas mesit të viteve 90. Në vitet 1992 deri 1995, forcat e NATO-s u përfshinë në luftën boshnjake, në mbështetje të Kombeve të Bashkuara, duke ndihmuar për monitorimin dhe imponimin e sanksioneve të OKB-së në Adriatik si dhe të zonës së ndalim-fluturimit mbi Bosnjë-Hercegovinë si dhe garantimi i mbështetjes ajrore nga afër për Forcën Mbrojtëse të OKB-së në tokë. Sulmet ajrore të filluara në gusht dhe shtator 1995 për heqjen e rrethimit të Sarajevës, ndihmuan në ndryshimin e balancës së forcave dhe sigurimin e një marrëveshje paqeje. Më pas NATO dislokoi një forcë shumë-kombëshe me mandat të OKB-së për të zbatuar aspektet ushtarake të marrëveshjes së paqes.

    Në pranverë 1999, roli për menaxhim krize i NATO-s u përforcua kur aleatët filluan një operacion ajror kundër regjimit jugosllav për ta detyruar atë të pranonte kërkesat ndërkom-bëtare për dhënien fund të represionit etnik

    Roli në ndryshim i forcave të NATO-s > 4

  • 13

    e politik në provincën e Kosovës. Më pas u dërgua një forcë e madhe shumëkombëshe e udhëhequr nga NATO për të ndihmuar në riven-dosjen e stabilitetit.

    Dy vjet më vonë, në fillim të vitit 2001, NATO në kooperim me qeverinë e re demokratike jugosllave, u angazhua në parandalimin e krizës në Serbinë Jugore, një zonë me popullsi të gjere shqiptarë etnikë. Disa muaj më vonë gjate po atij viti, Nato, së bashku me Bashkimin Evropian, u angazhuan në diplomaci paranda-luese në ndihmë për të shmangur shpërthimit të luftës civile në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë*, duke inkurajuar negocimet mbi një plan paqeje. Një forcë e vogël e NATO-s u dislokua më pas në verë për çarmatimin paqë-sor të rebelëve dhe garantimin e sigurisë për vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe shumë shpejt stabiliteti u rivendos.

    Operacionet e Ballkanit i kanë lejuar NATO-s të përfitojë një eksperiencë të madhe në operacione për menaxhimin e krizave dhe mbështetjen e paqes dhe në drejtimin e koalicioneve ndërkombëtare, që përfshin edhe vende të NATO-s. Kjo e bën NATO-n një vlerë të paçmuar në ambjentin e sotëm të sigurisë. Që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, Aleanca po thirret gjithnjë e më tepër që të kontribojë në ndërtimin e sigurisë në zonat e destabilizuara përtej zonës së vet tradicionale Euro-Atlantike.

    Në Afganistan, Aleanca ra dakord në gusht 2003 të merrte komandën e Forcës Ndërkombëtare së Ndihmës për Sigurinë (FNNS ose ISAF siç njihet në botë) për të ndihmuar në rivendosjen e stabilitetit në një shtet të dështuar, të shkatër-

    ruar për një kohë të gjatë nga lufta civile dhe që kishte shërbyer si zonë e sigurtë për terroristët. NATO kishte luajtur më parë një rol të të rëndë-sishëm planifikimi në mbështetje të aleatëve që kishin marrë përsipër role drejtuese në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë. Roli i rritur i NATO-s siguron vazhdimësi dhe kapërcen problemin e obligimit për të gjetur çdo 6 muaj kombe te reja që të marrin drejtimin e misionit. Personeli i NATO-s punon nën flam-urin e ISAF-it dhe vazhdon të punojë me një mandat të OKB-së, që u zgjat më tej në tetor 2003 për të lejuar operacione përtej kryeqytetit të vendit Kabul.

    Angazhimi i NATO-s në Afganistan është misioni i parë i Aleancës përtej zonës Euro-Atlantike. Ai reflekton vendimin solid të marrë nga mbled-hja e ministrave të jashtëm të vendeve aleate në Rekjavik në Maj 2002, që “NATO duhet të jetë e aftë të çojë forca në terren që mund të lëvizin shpejt kudo që nevojiten, për të mbështetur operacione në kohë e në distancë”. Për më tepër, pas ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA kundër regjimit të Sadam Huseinit, NATO ka rënë dakord të mbështesë divizionin shumëkombësh të drejtuar nga polakët në Irakun qendror me gjenerim force, logjistikë, ndërlidhje dhe zbulim. Aleanca është e përgati-tur të ofrojë mbështetje të ngjashme vendeve të tjera aleate që do ta kërkojë këtë.

    Ambjenti i sigurisë pas 11 shatorit ka parë gjithashtu edhe përdorimin klasik të fuqisë detare kundër kërcënimeve të reja. Qysh nga tetori 2001, nën Operacionin Përpjekja Aktive, anijet e NATO-s po patrullojnë Mesdheun Lindor, duke monitoruar lëvizjen e anijeve për të

  • 14

    zbuluar e dekurajuar aktivitetin terrorist. Misioni është zgjeruar tashmë duke përfshirë shoqëri-min e anijeve jo-ushtarake, nëse kërkohet, përmes Ngushticës së Gjibraltarit, si dhe kon-trollin sistematik të anijeve të dyshimta. Përveç parandalimit të aktivitetit terrorist, operacioni detar ka patur disa përfitime të papritura dhe ka patur një efekt të dukshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Mesdhe që është në favor tëtë tregëtisë dhe aktivitetit ekonomik.

    Forcat bërthamore të NATO-s

    Politika e NATO-s lidhur me armët bërthamore është një nga sferat e politikës ushtarake ku kanë ndodhur ndryshimet më radikale gjatë dekadës së fundit. Gjatë Luftës së Ftohtë, Forcat bërthamore të NATO-s luajtën një rol qendror në strategjinë e Aleancës. Egzistenca e një numri të konsiderueshëm të këtyre forcave dhe dëshira dhe gadishmëria e deklaruar e qeverive aleate për t’i mbajtur ato dhe bile edhe të merrte në kon-sideratë përdorimin e tyre, synoi që të vepronte si një mjet parandalues – jo thjesht si një paran-dalues kundër përdorimit të armëve bërthamore nga vende te tjera, por edhe si një parandalues final kundër çdo forme agresioni.

    Në mes të viteve 50, një strategji e quajtur “hakmarja masive” vinte theksin mbi paranda-limin e luftës bazuar në një kërcënim që NATO

    do t’i përgjigjej një agresioni ndaj çdonjërit prej anëtarëve të vet me çdo mjet e mënyrë në dispozicion, veçanërisht duke përdorur mjete bërthamore. Në 1967, u fut strategjia e “përgjigjes fleksibël”, që synonte parandalimin e agresionit duke krijuar pasiguri në mendjen e agresorit potencial lidhur me natyrën ë reagimit të NATO-s, konvencionale apo bërthamore. Kjo ngeli strat-egjia e NATO-s deri në fund të Luftës së Ftohtë.

    Armët bërthamore luajnë një rol shumë më të reduktuar në strategjine e sotme të Aleancës, secila prej tre fuqive bërthamore brenda NATO-s, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca – e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e armëve të tyre, në disa raste deri në 80 %. Rrethanat në të cilat mund të konsiderohet përdorimi i këtyre armëve pranohet që janë tashmë të largëta e pak realiste dhe nuk drejtohet kundër ndonjë shteti apo kërcënimi specifik.

    Qëllimi themelor i atyre forcave bërthamore që kanë ngelur është politik: të mbajë paqen dhe të parandalojë dhunën duke i bërë rreziqet për agresion kundër NATO-s të pallogaritshme e të papranueshme. Së bashku me kapacitetet kon-vencionale, jo-bërthamore, ato krijojnë pasiguri për çdo vend që mund të mendojë të krijojë avantazh politik apo ushtarak nëpërmjet për-dorimit të forcës së armëve kimike, biologjike e bërthamore kundër Aleancës.

  • 15

    Forcat e NATO-s

    Termi forcat e NATO-s mund të interpretohet jo saktë. NATO nuk ka ushtri të vetën. Në vend të kësaj shtetet anëtare individuale japin angazhimin lidhur me tipin dhe numrin e for-cave që do i vihen në dispozicion Aleancës për të kryer operacionet e detyrat e rëna dakord. Kjo forcë ngelet nën kontrollin e çdo shteti derisa të thirret e të vendoset më pas nën përgjegjësinë e komandantëve ushta-rakë të NATO-s.

    Në fakt, NATO ka pak forca permanente. Stafe të vogla të integruara në shtabe të ndry-shme shumë-kombëshe, përbëjnë strukturën ushtarake të integruar të Aleancës. Disa forca operative, si psh. Forca e NATO-s për Paralajmërimin e Shpejtë nga Ajri, kanë amb-jente të përhershme për ndërlidhje, mbrojtje e mbikqyrje ajrore. Gjithashtu dislokohet

    mbi bazë rotacioni edhe një Forcë Detare Permanente, që përbëhet nga një numër i vogël anijesh, si dhe personel nga disa flota aleate.

    Ndërsa NATO nuk ka armik permanent, ajo mund të mobilizojë forcat e 26 aleatëve. Struktura e saj e integruar shumëkombëshe ka sjellë në një nivel të paparë ndonjëherë për ndëroperueshmërinë mes forcave ushta-rake, të pajisura dhe stërvitura për të punuar së bashku, sipas proçedurave dhe stand-arteve të përbashkëta. Kjo, së bashku me vitet e eksperiencës së drejtimit të opera-cioneve shumëkombëshe paqeruajtëse dhe për menaxhimin e krizave, e bën NATO-n një vlerë të paçmueshme në ambjentin e sotëm të sigurisë, ku angazhimi ndaj kërcëni-meve të reja kërkon vendim ndërkombëtar të koordinuar.

    Në të njëjtën kohë, aleatët e NATO-s kanë një angazhim prej shumë kohësh lidhur me kon-trollin e armëve bërthamore, çarmatimin dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërtham-ore, dhe NATO i mbështet përpjekjet për reduk-timin e armëve bërthamore në një mënyrë të

    kujdesshme e progresive si dhe përpjekjet për të kufizuar përhapjen e armëve të dëmtimit në masë (ADM). Brenda NATO-s është ngritur një qendër për armët e dëmtimit në masë që të iden-tifikojë kërkesat dhe të shkëmbejë informacione për këtë qëllim.

  • 16

    Aleanca iu përshtat kontekstit strategjik pas Luftës së Ftohtë duke bërë një përcaktim më të gjerë të sigurisë dhe duke prezantuar një strategji me bazë te gjerë për partneritet e bashkëpunim në gjithë zonën euro-atlantike – që tashmë konsiderohet si një nga detyrat themelore të NATO-s. Procesi u iniciua në 1990 kur liderët aleatë zgjatën dorën e miqësisë përtej ndarjes Lindje-Perëndim, duke propozuar një marrëdhënie të re më vende të Evropës Qëndrore e Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

    Kjo shtroi rrugën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (KBAV) në dhjetor 1991, si një forum për konsultim që synonte ndërtimin e besimit reciprok. Disa vjet më vonë, procesi i partneritetit bëri një hap të madh përpara, me prezantimin e Parnteritetit për Paqe (PfP) – një program i rëndësishëm për bashkëpunime praktike dy-palëshe mes NATO-s e Partnerëve individualë.

    Sot NATO dhe vendet partnere konsultohen rregullisht mbi çështje të sigurisë dhe ato që lidhen me mbrojtjen në Këshillin Euro-Atlantik të Partneritetit (KEAP), që pasoi KBAV-in në 1997. Forcat e NATO-s dhe vendeve partnere bashkëveprojnë shpesh dhe kryejnë ushtrime të përbashkëta, dhe ushtarët e tyre disloko-hen së bashku afër njëri-tjetrit në operacione paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Ballkan. Në Samitin e Pragës në Nëndor 2002, u ndërmorrën hapa që të forcohet bashkëpun-imi mes NATO-s e vendeve partnere si dhe për aktivitetet me një fokus më të mirë mbi partne-ritetin për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë së shekullit XXI.

    Partneriteti për Paqe

    Një nga arritjet më të mëdha ndërkombëtare në fushën e sigurisë në dhjetë vitet e fun-dit ka qenë programi i Partneritetit për Paqe (PfP). Qysh nga prezantimi i tij në 1994, ftesa për anëtarësim është pranuar nga 30 vende:

    Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbaxhani, Bjellorusia, BUllgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Hungaria, Irlanda, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë*, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekstani. Nga këto, dhjetë janë bërë tashmë Aleatë: Republika Çeke, Hungaria e Polonia në 1999 dhe Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia në 2004.

    Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia e Mali i Zi gjithashtu kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u futur në Partneritetin për Paqe dhe Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik. NATO po dëshiron me kënaqësi të mirëpresë këto dy vende në Partneritetin për Paqe sapo të kenë përm-bushur kushtet e vendosura nga Aleanca, që përfshin edhe bashkëpunim të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë, në veçanti për të arrestuar dhe dorëzuar personat e akuzuar në këtë Gjykatë për krime lufte.

    Mbi bazë të bashkëpunimit praktik dhe anga-zhimit ndaj parimeve demokratike që janë në themel të vetë Aleancës, qëllimi i Partneritetit për Paqe është që të rrisë stabilitetin, të pakë-sojë kërcënimet ndaj paqes dhe të ndërtojë marrëdhënie të sigurisë të përforcuar mes vendeve individuale partnere dhe NATO-s si dhe me vende të tjera partnere. Esenca e programit të Partneritetit për Paqe është part-neriteti i formuar individualisht mes çdo vendi partner dhe NATO-s, i përshtatur sipas nevo-jave individuale dhe i zbatuar bashkërisht në atë nivel që preferon e zgjedh çdo qeveri pjesë-marrëse.

    Baza formale për Partneritetin për Paqe është Dokumenti Kornizë. Ai përcakton përgjegjësi për t’u ndërmarrë nga çdo vend pjesëmarrës dhe ruan një angazhim nga Aleatët për t’u kon-sultuar më secilin vend Partner që percepton një kërcënim të drejpërdrejtë ndaj integritetit

    Duke zgjeruar sigurinë nëpërmjet partneritetit > 5

  • 17

    të vet teritorial, pavarësisë politike apo ndaj sigurisë. Çdo partner bën një numër angazhi-mezh politike me implikime që arrijnë larg për të ruajtur shoqëritë demokratike; për të respektuar të drejtën ndërkombëtare; për të respektuar detyrimet nga Karta e OKB-së, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Akti Final i Helsinkit dhe marrëveshjet për kontrollin e armëve dhe çarmatimin ndërkombëtar; të përm-bahen e të mos përdorin forcën kundër shteteve të tjera; të respektojnë kufijtë egzistues; të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Janë bërë angazhime konkrete për të nxitur transparencën në buxhetimin dhe planifikimin e mbrojtjes kombëtare për të vendosur kontroll demokratik mbi forcat e armatosura, dhe për të zhvilluar kapacitetin për veprim të përbash-kët me NATO-n në operacionet humanitare e paqeruajtëse.

    Një Program Individial Partneriteti zhvillohet dhe bihet dakord nga të dy palët, NATO dhe çdo vend partner. Programet dy-vjeçare merren nga një menu me shtrirje të gjerë – Programi i Punës për Partneritetin - sipas nevojave specifike të çdo vendi. Bashkëpunimi që fokusohet në veçanti mbi punën që lidhet me mbrojtjen, shkon shumë më larg se konsultimi dhe dialogu dhe përfshin bashkëpunimin praktik, që prek virtualisht çdo fushë të aktivitetit të NATO-s. Programi i Punës ofron aktivitete në më shumë se njëzet sfera që variojnë nga planifikimi dhe politika e mbro-jtjes, marrëdhëniet civile-ushtarake, arsimimi dhe trajnimi, tek mbrojtja ajrore, ndërlidhja dhe sistemet e informacionit, menaxhimi i krizave dhe planifikimi për emergjencat civile.

    Për të garantuar që forcat e vendeve part-nere janë më mirë në gjendje të operojnë me ushtarakët e NATO-s në operacionet paqeru-ajtëse, në Proçesin e Planifikimit e të Analizës të Partneritetit për Paqe, jepen udhëzime mbi

    kërkesat për ndëroperueshmërinë dhe aftësinë. Ky mekanizëm modelohet mbi sistemin e plani-fikimit të vetë forcave të NATO-s dhe u ofrohet partnerëve jo në mënyrë imponuese. Objektivat e Planifikimit dhe qëllimet e Partneritetit nego-ciohen me çdo vend pjesëmarrës dhe më pas ka rishikime në gjerësi që masin progresin e bërë. Ky proçes ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për bashkëpunim të ngushtë me vendet partnere në operacionet e paqes në Ballkan.

    Gjatë këtyre viteve, janë rritur fokusi opera-cional i Partneritetit për Paqe dhe përfshirja e vendeve Partnere në planifikimin dhe vendim-marrjen për Partneritetin për Paqe. Është pre-zantuar një Koncept i Kapaciteteve Operative për të zhvilluar një bashkëpunim ushtarak më të ngushtë dhe më të fokusuar që synon të përmirësojë efikasitetin ushtarak të forcave shumëkombëshe. Për më tepër, është zhvilluar një Kornizë Politiko-Ushtarake për të forcuar konsultimin me vendet partnere gjatë një krize në shkallëzim, që mund të kërkojë dislokimin e trupave paqeruajtëse, dhe t’i përfshijë ato që më herët në diskutimin e planit operativ dhe proçesin e gjenerimit të forcës.

    Me qëllim që t’i integrojë më mirë vendet partnere në punën e përditshme të Partneritetit, janë për-caktuar Elementë të Stafit të Partneritetit për Paqe, me personel oficerë nga vendet partnere, në disa shtabe të NATO-s. Për më tepër, në Shtabin Suprem të Forcave Aleate në Evropë ( SSFAE) në Mons në Belgjikë, një Celulë Koordiimi për Partneritetin ndihmon që të koordinohet trajnimi dhe ushtrimet e Partneritetit për Paqe dhe nje Qendër Ndërkombëtare e Koordinimit ofron shër-bime për planifkimin, prezantim dhe informacion për të gjitha vendet jashtë NATO-s që kontribojnë me trupa në operacionet paqeruajtëse udhëhequr nga NATO në Ballkan dhe Afganistan.

    2Akti Final i Helsinkit: i miratuar ne 1975 nga Konferenca për Sigurinë e Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) për të përcaktuar standarte për mënyrën e të vepruarit në sferën ndërkombëtare, për të prezantuar masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit mes Lindjes e Perëndimit, për të inkurajuar respekt për të drejtat e njeriut, për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, kulturor, shkencor dhe teknik.

  • 18

    Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik

    Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik bashkon 26 vende anëtare të NATO-s dhe 20 Partnerë në një forum shumëpalësh për dialog dhe konsul-tim të rregullt mbi çështje politike dhe ato që lidhen me sigurinë. Këshilli shërben gjithashtu edhe si kornizë politike për marrëdhëniet indi-viduale dypalëshe që zhvillohen mes NATO-s dhe vendeve që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe.

    Vendimi në 1997, për të krijuar këtë këshill (KPEA) reflektoi dëshirën për të shkuar përtej arritjeve të këshillit të mëparshëm (KBAV) dhe për të ndërtuar një forum sigurie që përputhej me marrëdhëniet gjithnjë e më të sofistikuara që po zhvillohen me Partnerët nën Partneritetin për Paqe dhe në kontekstin e operacionit paqeru-ajtës në Bosnjë Hercegovinë, ku trupa nga 14 vende Partnere ishin dislokuar në 1996 për të shërbyer së bashku me bashkëpjesëmarrësit e tyre të Aleancës.

    Ngritja e këtij Këshilli, KPEA-s, plotësoi gjithashtu hapat e marrë paralelisht për të rritur rolin e Partneritetit për Paqe duke rritur përfshirjen e vendeve partnerëve në vendim-marrje dhe plan-ifikim përgjatë të gjithë kuadrit të aktiviteteve të partneritetit.

    Përveç konsultimeve afatshkurtra në KPEA mbi çështje aktuale politike dhe që lidhen me sig-urinë, një Plan Veprimi dy-vjeçar i KPEA-s ofron mundësinë për konsultim dhe bashkëpunim më afatgjatë në sfera të një game të gjerë. Këto mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm këtu, menaxhim krizash dhe operacione në mbështetje të paqes; çështje rajonale; kontrolli i armëve dhe çështje lidhur me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë; terrorizmin ndërkombëtar; çështje të mbrojtjes si planifi-kimi, buxhetimi, politika dhe strategjia; plani-fikimi i emergjencave civile dhe përgatitjet e gadishmëria për fatkeqësitë; bashkëpunimi për armatimet, siguria bërthamore; koordinimi civil-

  • 19

    ushtarak për menaxhimin e trafikut ajror dhe bashkëpunimi shkencor.

    Mbledhjet e KPEA-s mbahen çdo muaj në nivel ambasadorësh, dy herë në vit në nivel minis-trash të jashtëm e ministrash të mbrojtjes, si dhe në raste të tjera në nivel Samiti. Shumica e vendeve partnere kanë misionet diplomatike në Shtabin e NATO-s në Bruksel, që lehtëson komunikimin e rregullt dhe mundëson që të kryhet konsultimi kurdoherë që ka një nevojë të tillë. Ambasadorët e NATO-s dhe vendeve part-nere psh. ishin në gjendje të takoheshin men-jëherë në 12 Shtator 2001, në pak kohë pas sulmeve terroriste të të Shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Solidariteti i shprehur atë ditë nga anëtarët e KPEA-s – që shtrihen nga Amerika e Veriut në Azinë Qendrore – dhe bashkëpunimi që është shprehur qysh nga ai moment në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar tregojnë se si iniciativat e partneritetit të NATO-s kanë mbjellë farat e një kulture të vërtetë të sigurisë Euro-Atlantike.

    Partneriteti pas Pragës

    Vendosmëria e shprehur nga të gjithë për të bashkuar forcat kundër kërcënimit terrorist mori formë konkrete në lançimin e Planit të Veprimit të Partneritetit kundër Terrorizmit, në Samitin e Pragës. Aty u hodhën hapa gjithashtu për të përmirësuar bashkëpunimin mes NATO-s

    dhe vendeve partnere. Një rishikim e analizë e gjithanshme e KPEA-s (Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik) dhe Partneritetit për Paqe, reko-mandoi forcimin e dialogut me partnerët dhe rritjen e mëtejshme në planifikimin, kryerjen dhe mbikqyrjen e aktiviteteve në të cilat ato marrin pjesë. Për më tepër, u prezantua një mekanizëm i ri bashkëpunimi, Plani Individual i Veprimit për Partneritetin, që në vend të selek-timit nga një menu aktivitetesh, i lejon Aleancës të modifikojë asistencën e saj vendeve partnere që kanë kërkuar mbështetje më të strukturuar për reforma në vend, sipas nevojave dhe kush-teve specifike. Duke avancuar në bazë të pro-gresit bërë në Pragë, po zhvillohen propozime që janë në kohë për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Stamboll në 2004 për të modifikuar e përshtatur më tej Partneritetin për Paqe që të mund të angazhohet për çështje kyçe dhe kapacitetet dhe nevojat e Partnerëve individu-alë; - të nxisë më tej reformat e mbrojtjes që inkurajon ndëroperueshmërinë dhe transform-imin ushtarak; - dhe të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen reciproke.

  • 20

    Anëtarësia në NATO është e hapur për çdo vend eropian. Neni 10 i Traktatit të Uashingtonit u lejon vendeve egzistuese të ftojnë çdo vend evropian që është në pozicion të avancojë më tej parimet e Traktatit dhe të kontribojë për sigurinë e zonës së Atlantikut Verior, që të bëhet anëtar i NATO-s. 12 anëtarët themelues të NATO-s janë rritur sot në 26, pas pesë raundesh zgjerimi.

    Dyert e NATO-s ngelen të hapura. Pas raundit më të fundit të zgjerimit që pa Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë të bëheshin anëtare në 2004, edhe tre kandidatë të tjerë, Shqipëria, Kroacia dhe Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë*, shpresojnë të ftohen për të hyrë në të ardhmen.

    Qëllimi i çdo raundi zjgerimi ka qenë të zgjerojë sigurinë Euro-Atlantike dhe të rrisë fuqinë, kohe-zionin dhe vitalitetin e NATO-s, dhe nuk ka qenë drejtuar kundër interesave të sigurisë së ndonjë vendi të tretë. Çdo raund zgjerimi ka ndihmuar të zgjerojë sigurinë e stabilitetin në Evropë dhe të mjekojë plagët e kontinentit të ndarë më dysh nga dy luftëra në gjysmën e parë të shekullit të dhe më pas i ndarë nga perdja e hekurt për dyzet vjet. Greqia dhe Turqia u pranuan në 1952. Në 1955, dhjetë vjet pas fundit të Luftës së dytë Botërore, Republika Federale e Gjermanisë hyrin në NATO, duke e integruar fort vendin në Perëndim dhe duke përgatitur terrenin për ribashkimin e Gjermanisë. Pas një debati shumë të zjarrtë dhe dy referendu-meve, hyri edhe Spanja në 1982, megjithëse ngeli jashtë strukturës ushtarake të integruar të Aleancës deri në 1998. Vendimi i marrë në 1997 në Samitin e Madridit për të ftuar Republikën Çeke, Poloninë e Hungarinë që të fillonin bisedimet për të hyrë në NATO, ishte një hap i rëndësishëm përpara për të kapërcyer ndarjet e Luftës së Ftohtë, duke shtruar rrugën për ish kundërshtarët e Traktatit të Varshavës të hyjnë në Aleancë.

    Zgjerimi pas Luftës së Ftohtë

    Raundi i parë i zgjerimit pas Luftës së Ftohtë nuk ishte një konkluzion i padiskutueshëm dhe vendimi kërkonte unanimitet mes vendeve anëtare egzistuese. Konsideratat kryesore ishin lidhur me ruajtjen e aftësisë së Aleancës për të

    marrë vendime bazuar në konsensus dhe që të sigurohej që zgjerimi do të forconte sigurinë evropiane. Një studim për zgjerimin e NATO-s i porositur në 1994 dhe i publikuar një vit më vonë, konkludoi se pranimi i anëtarëve të rinj dhe implikimet politike, ushtarake e ekonomike të zgjerimit do ta çonin më tej qëllimin bazë të Aleancës për rritjen e sigurisë dhe zgjerimin e stabilitetit në mbarë zonën Euro-Atlantike. Paralelisht me zhvillimin e marrëdhëniet e Aleancës me Rusinë, Ukrainën dhe vende të tjera Partnere, proçesi do t’u shërbente intere-save të të gjithë Evropës.

    Një çështje kyç në konsideratat për raundin e parë të zgjerimit pas Luftës së Ftohtë, ishte se si të korrigjohej perceptimi i Rusisë për Aleancën si një bllok ushtarak armiqësor për interesat e Rusisë. Aleatët ranë dakord që Rusia kishte një kontribut të rëndësishëm për të dhënë për stabilitetin dhe sigurinë evropiane dhe pranuan që shqetësimet e Rusisë lidhur me proçesin e zgjerimit kishin nevojë të merreshin në konsid-eratë. Megjithatë, e drejta e çdo shteti evropian të pavarur që të kërkojë marrëveshjet e veta të sigurisë dhe që t’i përkiste e të bëhej pjesë e organizatave ndërkombëtare, duhej respektuar, ashtu siç bënë anëtarët e Alancës për të marrë vendimet e veta. Përpara se të dërgonte ftesat në Samitin e Madridit, NATO kërkoi të konsoli-donte dhe institucionalizonte dialogun e vet me Rusinë nëpërmjet Aktit të Themelues të 1997 (shih kapitullin 7) dhe rikonfirmoi angazhimin e vet për të mos dislokuar armë bërthamore apo të staciononte trupa në territorin e anëtarëve të rinj.

    Bazuar në rekomandimet e studimit të Zgjerimit të NATO-s dhe dialogut individual të intensifi-kuar që pasoi me vendet Partnere të interesu-ara dhe konsultime të zgjeruara mes Aleatëve, Republika Çeke, Hungaria e Polonia u ftuan të fillonin bisedimet për hyrje në NATO dhe u bënë zyrtarisht anëtarë të NATO-s në 12 mars 1999.

    Duke hapur Aleancën për anëtarë të rinj > 6

  • 21

    Shumë vende u zhgënjyen që nuk u përfshinë në raundin e parë të zgjerimit pas Luftës së Ftohtë, por anëtarët e NATO-s theksuan se Aleanca do të qëndronte e hapur për vende të tjera që dëshironin të hynin në të ardhmen. Në Samitin e Uashingtonit në prill 1999, Aleatët lançuan një Plan Veprimi Anëtarësimi (PVA) për të ndihmuar vendet kandidate që të përgatiten për anëtarësi-min e ardhshëm në Aleancë (shih tabelën). Shtatë nga pjesëmarrësit fillestarë të PVA-së, dhe faktikisht Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, u ftuan të fil-lojnë bisedimet për hyrje në Samitin e Pragës në nëntor 2002.

    Pas një serie të zgjeruar konsultimesh me të shtatë vendet, Aleatët nënshkruan protokollet e hyrjes për të shtatë të ftuarit në mars 2003.

    Pas ratifikimit të protokolleve në të gjitha vendet anëtare, sipas proçedurave të tyre respektive kombëtare parlamentare, shtatë anëtarët e rinj ishin në gjendje të hynin në traktatin themelues të NATO-s në 29 mars 2004, në pritje të bëjnë pro-gres të mëtejshëm në angazhime reformash të rëndësishme, në veçanti në fushën e mbrojtjes.

    NATO po vazhdon të mbajë politikën e dyrve të hapura edhe pas këtij raundi të dytë zgjerimi pas Luftës së Ftohtë. Ajo ka inkurajuar të tre ven-det e tjera në PVA – Shqipërinë, Kroacinë dhe Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë* – që të vazhdojnë të ndjekin përpjekjet e reformave, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes e të sigurisë. Në rastin e Kroacisë, do të jetë gjithashtu i një rëndësie kyç edhe bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

    Plani i Veprimit për Anëtarësim

    I prezantuar në 1999, i bazuar në përvojat e raundit të parë të zgjerimit pas Luftës së Ftohtë, Plani i Veprimit për Anëtarësim ndih-mon vendet që aspirojnë të hyjnë në NATO në përgatitjet e tyre. Qysh nga konceptimi i këtij Plani, kanë marrë pjesë nëntë vende – Shqipëria, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë*. Ato u shtuan më pas me Kroacinë, në maj 2002. Shtatë nga këto vende u bënë anëtare të NATO-s në 2004.

    Që të bëhen anëtarë të NATO-s, vendet aspi-ruese duhet të demonstrojnë një sistem politik demokratik që funksionon dhe ekonomi tregu; respekt për personat që u përkasin minoriteteve kombëtare në përputhje me standartet e OSBE-së, zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve me fqinjët dhe një angazhim për zgjidhje paqësore të konflikteve në përgjithësi; aftësi dhe vullnet për t’i dhënë Aleancës kontribut ushtarak dhe për të arritur ndëroperueshmëri me forcat e anëtarëve të tjerë; dhe funksionimin e duhur të marrëdhënieve civile-ushtarake në përputhje me standartet demokratike.

    Pjesëmarrja në PVA nuk garanton anëtarësi-min e ardhshëm. Megjithatë, bën të mundur që të gjitha vendet e interesuara të fokusojnë përgatitjet e tyre në qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara në plan. Këto mbulojnë të gjitha aspektet e anëtarësimit, përfshi kërkesat poli-tike, ekonomike, të mbrojtjes, të informacionit, të sigurisë dhe kërkesat ligjore.

    Çdo vend pjesëmarrës zgjedh elementët e PVA-së që i përshtaten më mirë nevojave të veta dhe përcakton objektivat e veta si dhe afa-tet. Vete pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe, dhe veçanërisht në Proçesin e Planifikimit e Analizës të Partneritetit për Paqe, është një pjesë integrale e proçesit, përderisa u lejon vendeve kandidate të zhvillojnë forcat dhe ato struktura forcash që janë më të mira e të afta për të operuar më forcat e Aleancës. Mbahen mbledhje të rregullta analizash për të moni-toruar progresin dhe për të garantuar që jepen këshillat dhe asistenca e duhur. Zbatimi i VPA mbahet nën analizë konstante nga Këshili i Atlantikut të Veriut.

  • 22

    NATO ka qenë duke ndërtuar ura dhe duke zhvilluar bashkëpunim me Rusinë që nga fillimi i viteve 90. Arsyeja për bashkëpunimin mes vendeve të NATO-s dhe Rusisë, është e qartë: sfidat e përbashkëta të sigurisë përballohen më mirë nëpërmjet bashkëpunimit dhe përfshirja e Rusisë është kritike për çdo sistem sigurie të gjithanshëm në Evropën pas Luftës së Ftohtë.

    Menjëherë pas sulmeve terroriste të Shtatorit 2001, që përforcuan nevojën për veprim të koordinuar që t’i përgjigjen kërcënimeve të përbashkëta, në Samitin e Romës në Maj 2002, partneritetit NATO-Rusi iu dha impakt dhe esencë e re. U krijua një Këshill i ri NATO-Rusi, që i sjell më afër Rusinë dhe 19 vendet e NATO-s, për të identifikuar dhe për të shfrytë-zuar mundësitë për veprim të përbashkët . Po intensifikohet bashkëpunimi në sferat kyç të interesave dhe preokupimeve të përbashkëta.

    Vendimi për të thelluar partneritetin demonstron vendosmërinë e përbashkët të vendeve anëtare dhe Rusisë për të punuar më ngushtë së bashku drejt synimit të përbashkët për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në zonën Euro-Atlantike, që u shpreh për herë të parë në Aktin Themelues NATO-Rusi të 1997 për Marrëdhëniet, Bashkëpunimin dhe Sigurinë Reciproke, që siguron themelin për partneritetin NATO-Rusi.

    Duke zhvilluar marrëdhëniet

    Rusia ishte një shtet anëtar themelues i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut Verior në 1991 dhe hyri në Partneritetin për Paqe në 1994, dhe paqeruajtësit rusë kanë qenë krah për krah me kolegët e tyre të NATO-s që nga viti 1996 në Ballkan (shih faqen e tabelës 25). Megjithatë, baza e vërtetë për një partneritet e të qëndrueshëm mes NATO-s e Rusisë u garantua me Aktin e Themelimit nënshkruar në Paris në 27 Maj 1997. Kjo çoi në krijimin e Këshillit të Përbashkët të Përhershëm (KPP), si një forum për konsultime të rregullta për çështje

    të sigurisë së përbashkët dhe zhvillimit të një programi konsultimi e bashkëpunimi.

    Gjatë pesë viteve më vonë u bë mjaft progres në ndërtimin e besimit reciprok dhe në kapër-cimin e perceptimeve të gabuara, nëpërm-jet dialogut, megjithë diferencat për fushatën ajrore në Kosovë që çoi në një ndërprerje një-vjeçare të mbledhjeve të KPP-së, ndonëse disa aktivitete, përfshi këtu paqeruajtjen në Bosnjë Hercegovinë, vazhduan pa ndërprerje.

    Megjithatë, ambicjet e shprehura në Aktin e Themelimit nuk u realizuan kurrë në mënyrë të plotë nën KPP-në. Formati i saj “NATO+1” nënkuptonin që NATO vinte në tryezë me pozi-cione të Aleancës për të cilat ishte rënë dakord, dhe NATO dhe Rusia shkëmbenin informa-cione dhe kryenin konsultime në një mënyrë pak a shumë “bilaterale”, që doli të ishtë një mënyrë e ngathët kur erdhi koha për të shkuar përtej ndërtimit të besimit dhe për të kërkuar një bashkëpunim më të mirëfilltë. Kur nevoja për veprim të orkestruar për përballimin e ter-rorizmit ndërkombëtar dhe kërcënimeve të reja ndaj sigurisë u bënë urgjentë pas sulmeve të 11 Shtatorit, Aleatët e Rusia e kapën pra shpejt mundësinë për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më të lartë duke ndërtuar Këshillin NATO-Rusi për të nxitur bashkëpunimin si part-nerë të barabartë (shih tabelën).

    Për të lehtësuar bashkëpunimin, Rusia ngriti një mision tek NATO në 1998. Që atëhere, për të shpjeguar NATO-n e re dhe për të nxitur për-fitimet e të mirat nga partneriteti NATO-Rusi, u ngrit në Moskë një Zyrë Infromacioni e NATO-s. U vendos edhe një Mision Ndërlidhës Ushtarak i NATO-s, që po ndihmon për të përmirësuar transparencën si dhe zhvillimin e bashkëpun-imit praktik ushtarak.

    Duke e thelluar bashkëpunimin

    Këshilli NATO-Rusi po zhvillohet në një mekanizëm produktiv për konsultime, ndërtimin e konsensusit, bashkëpunimin, vendimin e

    Duke krijuar marrëdhënie të reja me Rusinë > 7

  • 23

    përbashkët dhe veprimin e përbashkët. Tashmë, në 18 muajt e parë të egzistencës së vet, janë mbajtur konsultime politike për situatat në Afganistan, Serbi e Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, dhe bashkëpunimi praktik po sillte përfitime konkrete në shumë fusha.

    Këshilli ka krijuar disa grupe pune dhe komitete, atë mbi terrorizmin, përhapjen e armëve të dëm-timit në masë, paqeruajtjen, teatrin e mbrojtjes nga raketat, bashkëpunimin për menaxhimin e hapësirës ajrore, emergjencat civile, reformën në mbrojtje, bashkëpunimin shkencor dhe sfi-dat e shoqërisë moderne. U është dhënë detyrë ekspertëve për të kryer projektet individuale në një gamë të gjerë fushash të tjera. Nuk ka asnjë ditë pa një takim të Këshillit NATO-Rusi, në një nivel apo tjetër, që çon në një nivel të papreçe-dent kontaktesh konsultimesh jo-zyrtare.

    Lufta kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të reja ndaj sigurisë janë sferat kryesore të bash-këpunimit që po japin disa nga rezultatet e para të prekshme të marrëdhënies së forcuar NATO-Rusi. Janë duke u zhvilluar dhe duke u ndjekur në vazhdimësi vlerësime të përbashkëta për kërcënimet specifike terroriste në zonën Euro-Atlantike dhe po studjohet roli i forcës ushta-rake në luftën ndaj terrorizmit. Është intensi-fikuar bashkëpunimi mbi rrugët për të luftuar përhapjen e armëve bërthamore, biologjike e kimike dhe përhapjen e teknologjisë së raket-ave balistike; është përgatitur një vlerësim i për-bashkët për tendencat globale në përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, dhe bashkëpunimi në mbrojtjen nga raketat po mbulon një rrezik jo të trajtuar më parë, që vjen nga disponimi në rritje i raketave balistike gjithnjë e më të sakta. Një Iniciativë Bashkëpunuese për Hapësirën Ajrore po kërkon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e trafikut ajror dhe survejimin nga ajri, që do të rrisë sigurinë në ajër dhe transpar-encën për të, dhe do të ndihmojë në përballimin e kërcënimit të përdorimit të mundshëm të avio-nëve civilë për qëllime terroriste.

    Një objektiv kyç i bashkëpunimit ushtarak është përmirësimi i ndëroperueshmërisë, përderisa,

    Këshilli NATO-Rusi

    Deklarata e 2002 në Romë, që ndërtohet mbi qëllimet dhe parimet e Aktit të Themelimit të 1997, vendosi për ngritjen e Këshillit NATO-Rusi (KNR) si një mekanizëm për konsultime, ndërtimin e konsensusit, bashkëpunimin, vendime të përbashkëta dhe veprime të për-bashkëta, në të cilin Aleatët individualë dhe Rusia punojnë si partnerë të barabartë mbi një spektër të gjerë të çështjesh të sigurisë Euro-Atlantike në interes të përbashkët. Një dialog i vazhdueshëm politik mbi çështjet e sigurisë, mundëson identifikimin e hershëm ose në kohë të problemeve që do dalin, përcaktimet e rrugëve të përbashkëta dhe kryerjen e veprimeve të përbashkëta, sipas përshtashmërisë së kushteve.

    Këshilli i ri, që zëvendëson Këshillin e mëparshëm – KPP, punon mbi bazë të konsensusit. Ai kryesohet nga Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s. Mbledhjet mbahen të paktën një herë në muaj në nivel amba-sadoresh dhe përfaqësuesish ushtarakë; mblidhet dy herë në nivel dy herë në vit në nivel ministrash të mbrojtjes dhe të jashtëm dhe shefa të shtabeve; dhe në rastet kur ka Samit. Një e re e rëndësishme është Komiteti Përgatitor i KNR-së, që mblidhet të paktën dy herë në muaj për të përgatitur diskutimet e ambasadorëve dhe për të mbikqyrur të gjitha aktivitetet e ekspertëve nën kujdesin e KNR-së.

    Puna nën Këshillin NATO-Rusi fokusohet në të gjitha sferat e interesit reciprok që përcaktohen në Aktin e Themelimit. Po inten-sifikohet bashkëpunimi në një numër sferash kyçe, që përfshin luftën kundër terrorizmit, menaxhim krize, mospërhapjen e armëve, kontrollin e armëve, mbrojtjen në teatrin me raketa, logjistikë, bashkëpunimin mes ushta-rakësh, reformën e mbrojtjes dhe emergjen-cat civile. Mund të shtohen fusha të reja në axhendën e Këshillit NATO-Rusi me konsen-susin reciprok të anëtarëve të vet.

  • 24

    ushtarakët modernë duhet të jenë të aftë të operojnë brenda një komande dhe strukture forcash shumëkombëshe, kur thirren të puno-jnë së bashku në operacione në mbështetje të paqes apo menaxhim krizash. Një ushtrim thelbësor dhe një program trajnimi po zhvillo-het nën Këshillin NATO-Rusi (KNR). Një tjetër fokus i aktiviteteve është ndërlidhja, që përfshin test ndëroperueshmërie për pajisjet dhe proçe-durat në zona si transporti ajror dhe rifurnizimi në ajër. Bashkëpunimi në kërkimin e ekuipazhit të një nëndetëse dhe shpëtimin në det, filloi pas gushtit 2000 kur nëndetësja atomike ruse Kursk u mbyt dhe 118 pjesëtarë të akuipazhit humbën jetën. Ky bashkëpunim u formalizua në një marrëveshje për ndihmën reciproke dhe bashkëpunimin në këtë fushë, nënshkruar në shkurt 2003.

    Një tjetër fushë me interes të përbashkët është reforma e mbrojtjes. Vendet e NATO-s dhe Rusia kanë nevojë për forca që të jenë në atë numër që është e nevojshme dhe të trajnu-ara dhe të pajisura siç duhet që të mund të përballojnë spektrin e plotë të kërcënimeve të shekullit të XXI. Ndërsa nuk ka ndonjë plan apo projekt për reformë ushtarake, Rusia mund të përfitonte nga eksperienca e vendeve të NATO-s, shumë nga të cilat kanë kryer reforma themelore në dekadën e fundit për të përshta-tur forcat e tyre sipas kërkesave të sotshme. Në vijim të një fluksi idesh në tetor 2002, bash-këpunimi është iniciuar në aspekte të ndryshme të reformës së mbrojtjes, si psh. menaxhimi i burimeve njerëzore e financiare; makro-ekono-mia, çështje financiare e sociale; dhe planifikimi i forcës. Po zgjerohen aktivitetet e një projekti të përbashkët të sukseshëm për ritrajnimin e personelit ushtarak rus në lirim, që filloi në Moskë në korrik 2002. për më tepër, Kolegji i NATO-s për Mbrojtjen në Romë ofroi dy bursa

    ne 2003 ndër studjues rusë për të nxitur kërki-met shkencore në reformën e mbrojtjes.

    Rusia dhe NATO kanë qenë duke bashkë-punuar që nga 1996 për të zhvilluar një kapac-itet për veprim të përbashkët për të përballuar emergjencat civile, si tërmetet dhe përmbytjet, dhe për të koordinuar zbulimin dhe paranda-limin e fatkeqësive para se të ndodhin. Dhe ishte propozimi rus që çoi në ngritjen e Qendrës Euro-Atlantike të Koordinimit për Përballimin e Fatkeqësive në 1998 (shih faqen e tabelës xx). Seminare dhe stërvitje të ndryshme për ndihmë në rast fatkeqësish, shpesh që përfshin pjesëmarrës nga vende Partnere, ndihmojnë për të zhvilluar bashkëpunimin civil-ushtarak. Nën KNR-në, puna në këtë fushë po përqën-drohet fillimisht për të përmirësuar ndërope-rueshmërinë, proçedurat dhe shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencës.

    Bashkëpunimi shkencor e teknologjik me Rusinë, i iniciuar në 1998, fokusohej në tre sfera specifike të një interesi specifik për Rusinë, që janë fizika e plazmës, bioteknologjia e bimës dhe njohja në kohë dhe parandalimi i katastrofave natyrale e industriale. Megjithatë, nën Komitetin e Shkencës së Këshillit NATO-Rusi, një fokus i ri bashkëpunimi është aplikimi i shkencës civile për t’u mbrojtur nga terrorizmi dhe kërcënimet e reja, si psh. në zbulimin e eksplozivave ose në egzaminimin e impaktit social e psikologjik të terrorizmit. Problemet për mbrojtjen e mjedisit që dalin nga aktivitete civile e ushtarake janë një fushë e re bashkëpunimi, nën një Komitet mbi Sfidat e Shoqërisë Moderne, i ngritur nën Këshillin NATO-Rusi në 2003.

  • 25

    Paqeruajtja

    Për më se shtatë vjet, deri në tërheqjen e tyre ne verën e vitit 2003, Rusia kontriboi me kon-tigjentin më të madh jo-NATO për forcat paqeru-ajtëse në Ballkan të mandatuara nga OKB dhe të udhëhequra nga NATO. Ushtarët rusë punuan përkrah kolegëve të tyre të NATO-s dhe Partnerëve të saj, në mbështetje të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ndërtuar një siguri dhe stabilitet jetëgjatë në rajon.

    Paqeruajtësit rusë u dislokuan së pari në Bosnjë, në janar 1996, ku ishin pjesë e nje brigade shumëkombëshe në një sektor verior, përgjegjës për një sektor të gjerë, duke kryer patrullime ditore, kontrolle sigurie, duke ndi-hmuar me rindërtimin dhe duke kryer detyra humanitare si psh. ndihma për refugjatët dhe njerëzit e shpërngulur që të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

    Rusia luajti një rol jetik në sigurimin e përfun-dimit të konfliktit të Kosovës, megjithe ndry-shimet në qëndrimin politik lidhur me fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë në 1999. Trupat e tyre që fillimisht u dislokuan në qershor 1999, luajtën një rol integral në Forcën e Kosovës

    deri në tërheqjen e tyre, duke punuar për të ruajtur sigurinë në brigadat shumëkombëshe në sektorët në lindje, veri dhe jug të provincës, duke ushtruar përgjegjësi të përbashkët për të menaxhuar aeroportin e Prishtinës, së bashku me një kontigjent të NATO-s, me përgjegjësinë për lëvizjet ajrore dhe sigurimin e ambjenteve dhe shërbimeve mjekësore në Fushë-Kosovë.

    Bashkëpunimi i ngushtë mes NATO-s e Rusisë në Ballkan ka qenë kritik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe ndërtimit të besimit mes ushtarakëve rusë e atyre të aleatëve. Besimi reciprok i fituar duhet të sigurojë një bazë sol-ide për të zgjeruar më tej bashkëpunimin mes ushtarakëve të të dy palëve. Për më tepër, në kuadrin e NRC-së (Komisionit NATO-Rusi) , është arritur pranimi i një koncepti të gjerë për operacionet e përbashkëta paqeruajtëse, që zhvillon mënyra të përbashkëta për menaxhimin e problemeve, ndërton një kuadër për konsulti-met, planifikimin dhe vendim-marrjen gjatë një krize që shpërthen, si dhe përcakton çështjet lidhur trajnimin dhe ushtrimin e përbashkët.

  • Një marrëdhënie e veçantë me Ukrainën > 8

    Marrëdhënia e NATO-s me Ukrainën njeh rëndësinë e një Ukraine të pavarur, stabël dhe demokratike dhe vullnetin e deklaruar të këtij vendi për të intensifikuar integrimin e vet në strukturat evropiane e Euro-Atlantike. Kjo u shpreh në Kartën e vitit 1997 për një partneritet të veçantë, që siguron bazën formale për kon-sultime me NATO-n mbi çështje të sigurisë Euro-Atlantike si dhe ngriti Komisionin NATO-Ukrainë për të drejtuar aktivitetet e bashkëpunimit.

    Marrëdhëniet NATO-Ukrainë datojnë prej vitit 1991, kur Ukraina u fut në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut Verior, menjëherë pas arritjes së pavarësisë më shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Aspiratat e vendit drejt inte-grimit Euro-Atlantik u reflektuan edhe vonë në 1994, kur u bë vendi i parë nga Komunuelthi i Vendeve të Pavarura që u fut në Partneritetin për Paqe. Angazhimi i Ukrainës për të kon-tribuar për sigurinë Euro-Atlantike ka qenë demonstruar qysh atëhere me mbështetjen për NATO-n dhe aleatët e saj në operacionet paqeruajtëse dhe të menaxhimit të krizave.

    Për të lehtësuar bashkëpunimin, Ukraina ven-dosi një mision në NATO në 1997 si dhe ngriti një Zyrë Informacioni e Dokumentacioni për NATO-n në Kiev në të njëjtin vit për të ndihmuar lidhur me njohjen e shpjegimin e NATO-s së re dhe për të promovuar përfitimet e partneritetit mes NATO-s e Ukrainës. Në 1999 u ngrit edhe një Zyrë Ndërlidhje e NATO-s në Kiev për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës me refor-mën e mbrojtjes dhe pjesëmarrjen e saj në Partneritetin për Paqe.

    Në nëndor 2002, në Pragë, me aprovimin e Planit të Veprimit NATO-Ukrainë u ndërmorrën hapa për të thelluar e zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme marrëdhënien NATO-Ukrainë. (shih skicën).

    Bashkëpunimi për sigurinë

    NATO dhe Ukraina bashkëpunojnë aktivisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonën Euro-Atlantike. Në Ballkan, Ukraina ka kontribuar për vite me një batalion këmbësorie, një batalion këmbësorie të mekanizuar dhe një skuadron helikopterësh në kuadrin e forcës paqeru-

    ajtëse në Bosnjë Hercegovinë të udhëhequr nga NATO, si dhe dislokimet për operacionet në Kosovë që kanë përfshirë një skuadron helikopterësh si dhe një kontribut esencial në batalionin e përbashkët polak-ukrainas. Në vijim të konfirmimit të vendosmërisë së këtij vendi për të kontribuar për stabilitetin ndërkombëtar, Ukraina po siguron mbulim ajror për forcat e koalicionit të dislokuara si pjesë e Forcës së Ndihmës Ndërkombëtare për Sigurinë (ISAF) në Kabul, Afganistan, ku NATO morri koman-dën ne Gusht 2003 dhe rolet drejtuese merren përsipër nga aleatët individualë. Ukraina po dis-lokon gjithashtu 1800 trupa si pjesë e një force shumëkombëshe me drejtim polak në një nga sektorët e forcës ndërkombëtare të Stabilizimit në Irak, që përfshin paqeruajtës nga disa vende të NATO-s dhe vende partnere.

    Mbështetje për reforma

    Nëpërmjet këshillave dhe asistencës praktike, NATO dhe Aleatët individualë po mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të realizuar axhendën e reformes ambicioze përcaktuar në Planin e Veprimit NATO-Ukrainë dhe në Planin Vjetor të Objektivave që lidhet me të parin. Ndërsa nge-let shumë për të bërë, po bëhet mjaft progres. Iniciativat legjislative po ndihmojnë për të ven-dosur themelet për reformën politike, ekonomike dhe atë të mbrojtjes, dhe kanë dalë një sërë strukturash qeveritare për të monitoruar zbatimin dhe koordinimin e përpjekjeve për reformën.

    Një prioritet kyç është reforma e mbrojtjes, në të cilën Ukraina mund të përfitojë nga eksperienca dhe ekspertiza e vendeve të NATO-s. Prioritetet aktuale të Ukrainës janë për zhvillimin e një koncepti të ri sigurie dhe të një doktrine të re si dhe plotësimi e rishikimi tot