kosova pas 22 janarit - gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · web viewkosova pas 22 janarit...

206
Milazim KRASNIQI KOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve DARDANIA * * * Milazim KRASNIQI KOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve DARDANIA * * * Rezistenca sublime e tashme e Drenicës, në Prekaz, në Llaushë, në Vojnikë, në Açarevë e në fshatrat e tjera të Drenicës, po e shkruan historinë më të re të lavdishme të Kosovës. 9 mars 1998 --------------- Duhet të bëhet edhe më fort e qartë se tërësia e Kosovës, integriteti i saj, pavarësia e saj e shpallur, përkatësia shqiptare e kësaj toke, sot mbrohet në krejt përmasat e saj pikërisht në Drenicë. Llausha e shtrënguar nga snajperistët dhe rrethimi barbar, është njëra nga nyjat që e mbron sot shqiptarizmin e kësaj toke. 12 mars 1998 ----------------- Një gjë është e sigurt që sot: procesi i çlirimit të

Upload: others

Post on 12-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Milazim KRASNIQI KOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

DARDANIA * * *

Milazim KRASNIQI KOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

DARDANIA * * *

Rezistenca sublime e tashme e Drenicës, në Prekaz, në Llaushë, në Vojnikë, në Açarevë e në fshatrat e tjera të Drenicës, po e shkruan historinë më të re të lavdishme të Kosovës.9 mars 1998---------------Duhet të bëhet edhe më fort e qartë se tërësia e Kosovës, integriteti i saj, pavarësia e saj e shpallur, përkatësia shqiptare e kësaj toke, sot mbrohet në krejt përmasat e saj pikërisht në Drenicë. Llausha e shtrënguar nga snajperistët dhe rrethimi barbar, është njëra nga nyjat që e mbron sot shqiptarizmin e kësaj toke.12 mars 1998-----------------Një gjë është e sigurt që sot: procesi i çlirimit të Kosovës nga Serbia është ende i gjatë dhe kërkon shumë përpjekje e shumë sakrifica nga të gjithë shqiptarët. Këtë duhet ta kemi të injektuar mirë në kujtesë të gjithë.17 mars 1998----------Kombi shqiptar dhe veçmas Kosova si trualli më sublim i shqiptarizmës, rrallë herë kanë qenë në një rrezik më të madh se sot. Skenarët e skëterrshëm të shpërbërjes së hapësirës jetësore të kombit tonë dhe të shfarosjes sonë si komb, janë shpalosur dhe kanë filluar të zbatohen. Prandaj, kurrë nuk ka qenë më i domosdoshëm se sot, mobilizimi i potencialeve të gjithëmbarshme kombëtare, për të zmbrapsur rrezikun. Nga faza e manifestimit të atdhetarizmit dhe e solidaritetit, nëpër tubime publike e pankarta të mëdha, do të duhej të ishte kaluar tashmë në

Page 2: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

operacionalizimin e alternativave të rezistencës reale dhe të një politike më aktive.25 mars 1998---------------Masakrimi i popullsisë së pambrojtur në Likoshan, Qirez, Prekaz të Ulët dhe në Gllogjan, nuk e frikësoi popullin shqiptar, ashtu si do ta kenë projektuar strategët e imperializmit serbomadh. Aktivizimi i faktorit shqiptar në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në viset e tjera etnike shqiptare dhe në mërgatat shqiptare, i dha shtysë të re projektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjaku i martirëve që ranë në plojën më të re të Serbisë, u bë një alarm për vetëmbrojtje, për mbledhje të energjive, për fuqizimin e përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës.9 prill 1998-------------Qëndresa e familjes Jashari dhe e familjeve të tjera në Drenicë dhe në viset e tjera të Kosovës, është qëndresë që habit dhe trondit botën. Bota kësaj radhe nuk ka pse të stërhollojë dilema për atdhedashurinë e shqiptarëve dhe për vendosmërinë e tyre për të qëndruar në Kosovë dhe për ta mbrojtur me jetën e tyre. Bota e ka radhën që ta respektojë këtë fakt, dhe të ndihmojë që të vendoset drejtësia.4 maj 1998------------Ata kanë filluar të frikësohen nga sukseset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj kanë zënë të bëjnë presione mbi të, kanë filluar të nguten me projekte për imponimin e ndonjë autonomie. 11 korrik 1998-------------Skena politike ka mbetur e kontaminuar nga komunistët, të cilët janë shtrirë në parti të shumta e të ndryshme, në krejt spektrin, por që me vete kanë bartur gjithkund demagogjinë, hipokrizinë, imoralitetin, kleptomaninë, ku e ku edhe tradhtinë ordinere.21 gusht 1998--------------Kërcënimet ruse, me rikthimin e Luftës së Ftohtë, me rrezikun e eskalimit të një lufte të tretë botërore, me rrezikun e prishjes së rendit dhe të ekuilibrit të tashëm ndërkombëtar, me sjelljen e armatimeve të sofistikuara në Serbi, janë dëshmi e qartë se çfarë rreziqesh paraqet konspiracioni ruso-serb për paqen botërore, ku fillimisht është viktimizuar populli shqiptar në Kosovë.13 tetor 1998---------Nuk ka pse të ripërsëritet se çfarë rëndësie të madhe ka për pozicionin e tashëm dhe të ardhshëm shqiptar, krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, e

Page 3: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

cila do të ishte e aftë të operonte me mandat të plotë, edhe në tryezën e bisedimeve edhe në terrenin e luftës. Atëherë do të shpalosej energjia e vërtetë liridashëse dhe çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, shumë më me forcë se deri sot. 12 nëntor 1998 --------Kush ka dhënë më së shumti deri sot për çlirimin e Kosovës? Dihet se pasurinë më të madhe që mund ta ketë njeriu, jetën e vet, e kanë dhënë me mijëra bij e bija të Kosovës, në luftën kundër okupatorit. Ata nuk kanë pyetur për kontributet financiare, për përkatësitë partiake, për prejardhjet krahinore e sociale, po kanë shkuar në beteja për të mbrojtur Kosovën nga gjenocidi serb dhe për ta nxjerrë në dritën e lirisë. Pikërisht ata kanë dhënë përgjigjen më të thellë, më të përjetshme, se çka mund të bëjë njeriu për atdheun e vet. Ne bashkëkohanikët e tyre dhe brezat që do të vijnë, duhet ta kemi këtë në kujtesë dhe në kujdes.E ndihmat që kërkon zëri i atdheut nga ne, ndihmat financiare, duhet të jipen pa kursim, sepse ne tjetër atdhe nuk kemi. O do të jetojmë të lirë në Kosovën e lirë, o do të mbetemi refugjatë e të nëpërkëmbur për jetë të jetëve.19 nëntor 1998

------Institucionet shtetërore janë realitet, UÇK-ja është realitet. Të dyja përpiqen për pavarësinë e Kosovës. Energjia e asnjërës nuk mjafton që e vetme ta fitojë pavarësinë. Konfrontimi ndërmjet tyre, i dobëson të dyja dhe e rrezikon projektin e pavarësisë.11 dhjetor 1998-----Nëse një copë are është pronë private e një fshatari të Llaushës, në kuadrin e Kosovës, ajo copë toke është pronë e të gjithë shqiptarëve - është copë e atdheut tonë të përbashkët.- Secili shqiptar, pa përjashtim, është një armë e fortë kundër strategjisë shfarosëse të pushtuesit serb, nëse e manifeston identitetin e vet kombëtar dhe e vërteton me mbetjen apo kthimin në Kosovë.15 dhjetor 1998

Page 4: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

PARATHËNIETekstet e grumbulluara këtu, nuk janë shkruar me idenë se ndonjëherë mund të bëjnë një libër. Përfshirja e një numri të teksteve të shkruara nga data 22 janar 1998, nga dita kur u njoftua për sulmin e forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz të Ulët, është prerje e bërë për të qenë në korrent me rolin vendimtar të asaj ngjarjeje dhe të asaj familjeje për historinë e re të Kosovës. Përndryshe, tekste me këtë frymë mbrojtjeje të shqiptarëve e të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kam shkruar në mënyrë sistematike, vite të tëra më parë. Tash është e pakontestueshme se kjo prerje kohore pëlqehet me dy gjëra: me fillimin e agresionit të armatosur serb kundër shqiptarëve dhe me kundërpërgjigjen e këtyre të fundit, në mbrojtje të vatrave të veta dhe me martiririzimin e tyre për liri. Tekstet e shkruara nga ajo ditë e këndej, kanë pasur një notë më të fortë emocionale, më shumë dhimbje se dispilinë. Heshtja para barbarive serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, për mua ka qenë e pamundur. Si gazetar dhe si shkrimtar, nuk kam mundur të mos shkruaj për tragjedinë që kërcënonte Kosovën me zhbërje.

Për shkak të shtetrrethimit, të pamundësisë së lëvizjeve në terren, etj., ka qenë e pamundur që të kesh në dispozicion informatat e mjaftueshme dhe të besueshme për të gjitha ngjarjet, veçmas për organizimin, forcën, synimet dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë shkak, të dhënat faktografike janë pikë e dobët e këtyre teksteve. Zhvillimet janë shikuar më shumë në prizmin politik. Unë kam qenë i bindur se partitë politike dhe institucionet shtetërore, duhej të merrnin një rol më aktiv përkatësisht të merrnin përgjegjësinë për zhvillimet e ngjarjeve. Mbrojtja e pamjes institucionale të Kosovës, në asnjë rast nuk ka qenë mbrojtje e koniukturës, veçse mbrojtje e idesë së fuqizimit të luftës për pavarësinë e Kosovës. Sot vetëm mund të bëhen supozime se si do të dilte puna, po të bashkoheshin e po të merrnin përgjegjësinë për luftën, në bazë të obligimeve kushtetuese, subjektet politike dhe institucionet shtetërore të Kosovës. Por, më e besueshmja është se në atë rast lufta çlirimtare do të ishte shumë më e fuqishme dhe shqiptarët në fund të saj, do të kishin më shumë merita për çlirimin e Kosovës.

Terminologjia e përdorur që nga ditët e para pas sulmit të forcave pushtuese serbe në Drenicë, ka qenë mjaft e qartë. Me kënaqësi kam vërejtur se termat e përdorur ai: spastrim etnik, agresion i armatosur, gjenocid, terrorizëm shtetëror serb, fashizëm serb, pansllavizëm, etj., janë përdorur më vonë edhe prej autorëve të tjerë. Kam qenë i bindur se publicistika shqiptare duhej me përparësi të alarmonte botën për rrezikun që e kërcënonte popullin shqiptar nga gjenocidi serb, para se të përshkruante me terma të forta rezistencën shqiptare, e cila ishte në fillimet e saj. Edhe sot mendoj se nuk ka ekzistuar një propagandë e përpunuar dhe efikase e luftës, nga ana e shqiptarëve, as e UÇK-së dhe as e

Page 5: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

subjekteve politike shqiptare, e cila do ta denonconmte në mënyrë më të fuqishme dhe sistematike agresionin e armatosur të Serbisë kundër Kosovës. Përçarja ndërmjet forcave politike shqiptare, nuk mundësoi krijimin e një konvente për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj luftës, e edhe mungesa e mediave të fuqishme, ka shkaktuar pasoja të ndieshme në këtë plan.

Në shumë tekste kam qenë i preokupuar me rolin destruktiv të Rusisë, i bindur se roli i saj do të mbetej konstant në minimin e çfarëdo zgjidhjeje të favorshme për shqiptarët. Natyrisht, nuk ka mundur të parashikohej hyrja e parashutistëve rusë në Prishtinë dhe pushtimi i aeroportit të Sllatinës, pa marrëveshje me NATO-n, por linja e politikës ruse kujtoj se është analizuar dhe vlerësuar me një saktësi të madhe.

Tekstet e përfshira këtu, janë radhitur sipas datave të shkrimit e të botimit, ndonëse mund të grupoheshin në katër kapituj: politika serbe e agresionit dhe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve të Kosovës gjatë kësaj kohe dhe vlerat e shpalosura të qëndresës së njeriut shqiptar. Radhitja kronologjike është më e afërt me një lloj ditari politik; ajo ruan edhe një shkallë fakticiteti, sikundër që shpreh edhe evoluimin gradual të disa qëndrimeve intelektuale e politike të autorit. Një mirënjohje të veçantë rezervoj për kolegun Haqif Mulliqi, i cili me gazetën e tij "Kombi", më ka frymëzuar që të jem më i zëshëm në afirmimin e luftës çlirimtare të UÇK-së. Poashtu, ndihmë të madhe më ka dhënë im vëlla, Izedin Krasniqi, i cili si reporter nga zonat e luftës në Shalë dhe në Drenicë, më ka folur me termat më afirmativë për luftëtarët e lirisë dhe për luftën e tyre heroike.

Ky libër që po i ofrohet lexuesit shqiptar, ka një vlerë të përhershme: dhimbjen e autorit të vet për tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës, e cila pas mbylljes së datave të këtij libri, u shndërrua në kataklizmë, dhe vetëm falë reagimit të vendosur ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO, mundi të riparohej jeta e shqiptarëve në Kosovë, në këtë atdhe mitik, historik dhe aktual të shqiptarëve.

Mirënjohja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, pa humbur asgjë nga vlerësimi i heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të mbarë popullit shqiptar të Kosovës, që me sakrificën e vet të jashtëzakonshme e vërtetoi idealin e vet të lirisë, duhet të jetë e përjetshme, për sa të shkel këmba e njeriut shqiptar mbi këtë planet.

Tekstet e përfshira në këtë libër, mbajnë datat kur janë shkruar, ndërsa pothuaj të gjitha janë botuar, një ditë më vonë, në gazetën "Bota Sot". Meqë gazeta nuk dilte në Kosovë, nuk kam mundur të sjellë datat e sakta të botimit të teksteve. Largimi nga ajo gazetë, i shkaktuar nga mospajtimi im me ndryshimin e

Page 6: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

politikës redaktuese gjatë dhe pas bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, veçmas në qëndrimin ndaj UÇK-së, e ka bërë të pamundur që së paku të kërkoj një shërbim sado të vogël, si konfirmimi i datave të botimit të teksteve dhe sigurimi i teksteve të botuara pas 15 dhjetorit. Disa prej teksteve të përfshira këtu, janë botuar edhe në gazetat: "Kombi", "Informatori", dhe "Bujku" të Prishtinës.

Milazim KrasniqiNë Prishtinë, 20 gusht 1999

Page 7: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

NJË MASAKËR E PARALAJMËRUARPër një masakër të re, Serbia ka kohë që është duke e përgatitur terrenin,

Page 8: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

si në planin propagandistik ashtu edhe në atë diplomatik. -----------------------------Sulmi i djeshëm brutal policor kundër familjes Jashari në fshatin Prekaz i Poshtëm, plagosja e anëtarëve të asaj familjeje, vrasja e shqiptarit Hysen Mangjolli në Klinë të Poshtme, e nxori në sipërfaqe skenarin e errët të terrorit dhe të provokimit të spastrimit etnik të Kosovës. Rrënimi i shtëpisë së Shaban Jasharit, plagosja e anëtarëve të kësaj familjeje, demonstrimi i forcës, edhe me shfaqjen e Arkanit dhe të kapiten Draganit në këtë territor, janë hyrje në këtë skenar të errët. Në këtë mënyrë, Serbia e vazhdon praktikën famëkeqe antishqiptare të saj, të nisur në vitin 1877. Po të shikohet grafikoni kohor i intervenimeve brutale me synim gjunjëzimin dhe spastrimin etnik të tokave shqiptare, që nga ajo kohë e deri sot, nxirret një konkludim i tmerrshëm. Nga një masakër deri te tjetra, zakonisht nuk kanë kaluar kurrë më shumë se 10-15 vjet. Pas uvertyrës së viteve 1877/1878, pason okupimi i Kosovës në tetor 1912; pas luftës së parë Botërore riokupimi më 1918, masakrat kundër lëvizjes kaçake në vitet e njëzeta, shpërngulja me dhunë për në Turqi në vitet e tridhjeta, riokupimi pas Luftës së Dytë Botërore, me agresionin në Drenicë e masakrën e Tivarit, terrori i vjetëve 1954-1966, dhuna e rikthyer pas vitit 1981, rrënimi i subjektivitetit në vitin 1989, okupimi më 1990, pas shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut 1990... Pra, në mënyrë ciklike është bërë terror dhe spastrim etnik i tokave shqiptare, për të ardhur në ditët tona me okupimin total të Kosovës nga Serbia dhe me hyrjen në një spirale të re të terrorit. Të gjitha këto janë fakte të njohura për ne shqiptarët, por jo sa duhet edhe për botën.Për një terror të ri, Serbia ka kohë që është duke e përgatitur terrenin, si në planin propagandistik ashtu edhe në atë diplomatik. Ka muaj të tërë që propaganda serbe alarmon gjoja rrezikimin e serbëve nga UÇK-ja; shkruhen reportazhe ekskluzive nga gjoja terreni i çliruar, e kështu me radhë. Në takimin e Gelbardit me Milosheviqin, ky i fundit ka kërkuar leje që të bëjë pacifikimin e Drenicës, pra, pastrimin nga pjesëtarët e UÇK-së. Vetë Gelbardi ka kërcënuar se ka mundësi që UÇK-ja të shpallet organizatë terroriste, nëse nuk ka kujdes për veprimet e saj. Mediumet evropiane shkruajnë me pompë për ekzotikën e ambientit të Drenicës, për njerëz me maska, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën dhe duke krijuar parakushte për alibi në rast të intervenimit të Serbisë. Politikologu i njohur amerikan Valer Gonjon, është i bindur se në rast të intervenimit të Serbisë kundër shqiptarëve, makineria propagandistike serbe është e tillë që në çdo variant fajin do t'ua lerë shqiptarëve. Serbët kanë një propagandë të fuqishme, infrastrukturë të zhvilluar diplomatike dhe politike dhe aleanca të vjetra.Është e habitshme se si në këta muajt e fundit, që kur doli në skenë UÇK-ja, propaganda shqiptare dhe politikanët shqiptarë, kanë kaluar fazën më senile të stepjes. Ndoshta një mahnitje naive ka qenë arsyeja e saj, por politikisht kjo është joserioze. Propaganda dhe politika shqiptare do të duhej të fuqizoheshin

Page 9: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

në atë drejtim që të denoncojnë terrorin serb, që të afirmojnë politikën paqësore shqiptare, që të paralajmërojnë mundësinë e shkallëzimit të krizës dhe rrezikut të një masakre mbi popullsinë civile. Fascinimi naiv i një numri politikanësh, zyrtarësh dhe gazetarësh, ka bërë që të humbet lufta propagandistike në këtë fazë. Kjo mund të na kushtojë tepër shtrenjtë të gjithëve. 22 janar 1998

ËSHTË E MUNDSHME QË SULMIN KUNDËR FAMILJES JASHARI DHE VRASJEN E HYSEN MANXHOLLIT TA KENË BËRË PARAMILITARËT SERBË*

Një plan i përpunuar politik dhe policorDy ditë pas sulmit brutal kundër familjes Jashari në Prekaz të Ulët, me ç'rast u plagosën dy vajza të kësaj familjeje dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe vrasja e Hysen Manxhollit, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi një komunikatë për opinion. Në komunikatë thuhet se forcat policore të MPB të Serbisë nuk kanë qenë të angazhuara në asnjë lloj intervenimi në atë rajon, për të konkluduar më tej se gjoja në Prekaz të Ulët ka ndodhur ndonjë "konflikt i bandave lokale, të cilat operojnë në rajonin e Drenicës dhe i cili është shkaktuar për shkaqe materiale-financiare".Publikimi i komunikatës me dy ditë vonesë dhe vetë përmbajtja e saj, lënë të kuptohet se është fjala për një plan të përpunuar politik dhe policor. Vonesa e komunikatës e justifikon "mosdijen" e pushtetit serb për sulmin në Prekaz të Ulët dhe vrasjen në Klinë, ndërsa përmbajtja e forcon tezën se gjoja në tërë Drenicën veprojnë banda lokale, që po ushturakan terror kundër popullsisë civile. Përmendja e shkaqeve materiale-financiare, më tutje shkon në drejtim të "zbulimit" të natyrës mafioze dhe kriminale të atyre grupeve.Në këtë skenar politiko-policor serb, si në çdo skenar që konstruktohet për ta fshehur krimin, nuk funksionon logjika dhe faktet e përjashtojnë njëri-tjetrin. Në komunikatë përmendet emri i Adem Jasharit, anëtar i familjes që ishte objekt i sulmit barbar, për të cilin thuhet se është i dënuar (në mungesë) me 20 vjet burg, për shkak të "banditizmit dhe veprave kriminale". Vetë përmendja e tij në kontekst të sulmit, bëhet argument që e rrënon skenarin politiko-policor serb, sepse është krejt e palogjikshme që ai vetë ta ketë sulmuar shtëpinë e vet. Ai është i dënuar dhe i ndjekur nga organet e ndjekjes të Serbisë, e jo nga familja e vet, apo nga ndonjë grup i shqiptarëve. Survejimi mbi familjen Jashari, logjikisht, ka qenë objektiv i policisë serbe, për ka kapur Ademin e dënuar në mungesë.

Skenar për të fshehur krimin Në nivelin më të sofistikuar të skenarit politiko-policor për pacifikimin e Drenicës dhe të Kosovës, mund të jetë edhe një segment tjetër. Është e

Page 10: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

mundshme që sulmin kundër familjes Jashari dhe vrasjen e Hysen Manxhollit, ta kenë bërë paramilitarët serbë. Burimet e informuara mirë, (KMDLNj) kanë informuar se, ditën që ndodhi sulmi, në Zveçan janë parë Arkani dhe kapiten Dragani, të njohur për udhëheqjen e njësive paramilitare në luftën në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Qysh atëherë është provuar se këta dy udhëheqës famëkëqinj të njësive paramilitare, të njohur për masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile, janë të afërt me regjimin e Beogradit. Lëvizjet e tyre, në çfarëdo rajoni, është e pamundur të mos jenë nën kontrollin e regjimit.Nga ana tjetër, objekti i sulmit, familja Jashari, është vetëm 500 metra larg nga Fabrika e Municionit, ku janë të vendosura njësitë policore të Serbisë, që do të thotë se vetë afërsia e tyre e bën të pabesueshëm pohimin se MPB e Serbisë nuk diti kurrgjë dy ditë për ngjarjen. Kur t'i shtohet kësaj edhe fakti se, në natën e sulmit, atij rajoni i është ndërprerë rryma elektrike, atëherë bëhet edhe më e qartë se është fjala për një plan të përpunuar dhe të koordinuar deri në detaje.Nëse janë aktivizuar njësitë paramilitare në Kosovë, në sulmin në Prekaz të Ulët, atëherë pritet që Serbia edhe një herë të provojë skenarin e luftës në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë: konfliktet e ndodhura ndërmjet njësive paramilitare serbe dhe popullsisë, përdoren si pretekst për futjen e ushtrisë, gjoja për ta penguar konfliktin. Të tjerat janë të njohura.

Millosheviqi synon ta trembë Perëndimin Të gjithë ata që e ndjekin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe në rajon, kanë mundur të parashikojnë një përkeqësim të mëtejmë të gjendjes në Kosovë, pas bisedimeve të pasuksesshme të Gelbardit me Millosheviqin dhe mosardhjes së Gelbardit e të Ishingerit në Prishtinë. Presionit të emisarit amerikan dhe përfaqësuesit të Unionit Evropian, Millosheviqi i është përgjigjur me kërkesën për pacifikimin e Drenicës dhe me mbetjen në pozicionin e tij të vjetër të trajtimit të Kosovës si "çështje e brendshme e Serbisë dhe e Jugosllavisë". Në një atmosferë të tillë, aktivizimi i aksioneve që e rrisin destabilizimin, që kërcënojnë me konflikt përmasash të gjera, që e kërcënojnë stabilitetin e rajonit, është një armë me të cilën Millosheviqi synon ta trembë Perëndimin dhe t'i detyrojë që të heqin dorë nga angazhimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në këtë kontekst, propaganda dhe diplomacia serb ka arritur që të kalojë në ofensivë të fortë, duke e sjellë deri në shkallën kritike mundësinë e inkriminimit total të UÇK-së si organizatë terroriste, madje nga ana e amerikanëve. Nën pretekstin e luftës gjoja kundër "bandave në Drenicë", tash është shtuar rreziku i një masakre dhe i spastrimit etnik të Kosovës.Propaganda e flashkët dhe politika e gjymtë shqiptare, sa i përket kësaj teme, në një masë të madhe ia ka lidhur duart e këmbët vetes. Pas një fascinimi naiv me shfaqjen e UÇK-së në skenë, pasuan deklarata politikanësh dhe vërshim i artikujve, që thënë më së buti, ishin të pamatura. U krijua atmosfera që të mos mund të shfaqet kurrfarë rezerve, kurrfarë analize, kurrfarë argumenti politik që e sheh edhe rrezikun që mund të vijë si kundërpërgjigje serbe. Gazetari Matias

Page 11: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Ryb, ka prekur në vetë nervin e kësaj çështjeje, kur ka theksuar se, në kokat dhe në mendjet e molisura të shqiptarëve, UÇK-ja po ngrihet dhe po ndërtohet në një lloj miti dhe supermeni. Fascinimi naiv nuk do të duhej të ishte gjendje shpirtërore e politikanëve dhe e analistëve, të paktën. Sikundër që nuk mund të mohohet a priori gatishmëria e përfaqësuesve të popullit, për të mbrojtur vendin e tyre edhe me çmimin e jetës së tyre, po ashtu nuk mund të mohohet edhe vlerësimi politik kritik se a është e dobishëm apo i dëmshëm, në një situatë konkrete, një veprim i caktuar. Në vlerësime të tilla duhet kalkuluar edhe forca reale, raporti i forcave, objektivat taktikë dhe strategjikë, e jo vetëm inaugurimi i një force militante të cilësdohet si moment triumfalist.

Serbisë i konvenon konfuzioni i shqiptarëve Në objektivat e mëtejmë primare të Serbisë, pa dyshim që është kompromentimi dhe detronizimi i udhëheqjes politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo mund të bëhet më lehtë në rrethanat e konfuzionit të shqiptarëve, të konfrontimeve brendashqipatre dhe të kaosit. Zgjedhjet e shpallura parlamentare dhe presidenciale, nëse nuk bëhen me shkallë të lartë organizimi dhe koordinimi, me unitet dhe me vendosmëri, mund të përdoren si pretekst për detronizimin që i duhet Serbisë.Në jo pak raste ka filluar një fushatë kundër udhëheqjes politike shqiptare të Kosovës, duke ia kundërvu si alternativë ekzistencën e UÇK-së. Kjo është tepër naive dhe tepër e rrezikshme. Pa organizim politik nuk mundet as Amerika, edhe pse e ka armatën më të fuqishme në botë. Armatën, e cila nuk e cakton kahun politik të vendit të vet, veçse i nënshtrohet me disiplinë shembullore udhëheqjes politike e shtetërore, madje edhe në rastet kur kryetari i vendit është i kapërthyer në afera të llojllojshme financiare e seksuale.Në një ambient normal jetësor dhe politik, shpjegimet e tilla do të ishin të panevojshme, mirëpo, ne thjesht jemi para rrezikut të madh që të na masakrojnë e të tallen duke thënë se nuk kanë informata se çka ka ndodhur, si në informatën e MPB të Serbisë, për krimin në Prekaz të Ulët dhe në Klinë të Poshtme. * Në gazetën "Bota Sot" teksti është dërguar dhe botuar më herët se data 2 shkurt, kur është botuar në gazetën "Kombi". Titulli në gazetën "Kombi" është i redaksisë, ndërsa se cili ka qenë titulli në gazetën "Bota Sot", nuk kam mundur ta vërtetoj.

Kush po i fryn zjarrit të luftës në Kosovë LAKU RRETH PAVARËSISË SË KOSOVËS ËSHTË DUKE U

Page 12: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

SHTRËNGUAR ?Qasja, sipas të cilës mbetja e Kosovës në Jugosllavi, eviton krizën dhe konfliktin në rajon, është qasje, që, në fakt, e stimulon dhe e nxit makinerinë e terrorit të Serbisë kundër shqiptarëve ------------------------Keqësimi i situatës në Kosovë, si pasojë e rritjes së terrorit të Serbisë, është duke u shtuar çdo ditë. Vetëm brenda ditës së pardjeshme, janë shënuar disa raste të terrorit të egër serb në komunën e Deçanit, të Kamenicës, të Fushë Kosovës; është mbajtur një miting antishqiptar në Zveçan; është kumtuar lajmi për vrasjen e dy shqiptarëve të Prizrenit në Beograd... Keqtrajtimet e ditëve të mëparshme në Malishevë e në Klinë; sulmi mbi familjen Jashari në Prekaz të Ulët, vrasja e Hysen Manxhollit; ushtrimet e paramilitarëve serbë dhe të forcave ushtarake serbe në lokalitete të ndryshme të Kosovës, japin sinopsisin e një strategjie, që synon të krijojë pretekstin për një sulm edhe më të fortë kundër shqiptarëve të Kosovës. m.t. Duhet të hiqen mjegullatAmbienti propagandistik për luftën si diçka pothuaj të pashmangshme dhe si luftë "midis dy palëve", tashmë është krijuar nga mediumet serbe e evropiane, pa të keqen edhe të disa mediumeve të ashtuquajtura shqiptare. Flitet për "dy palë", ndërsa është fjala për një makineri policore dhe ushtarake të një shteti agresor, i cili bën përgatitje për të qëruar hesapet me një popull të paarmatosur dhe të pa kurrfarë mbrojtjeje. Një grup djemsh vullnetarë që "kanë vendosur të vdesin", sikundër është cituar të ketë thënë njëri nga pjesëtarët e UÇK-së në Llaushë të Skënderajt, nuk ka si të trajtohet si partner në një konflikt me një makineri të fuqishme të shtetit okupator serb. Ata që nuk duan ta shohin realitetin në sy, mund të mendojnë a të thonë ende se kur konstatohet rreziku që e kërcënon Kosovën, dikush dëshiron të bëjë "presion psikologjik mbi shqiptarët e Kosovës". Është pikërisht e kundërta. Duke treguar për rrezikun që na kërcënon, ne mund të ndikojmë për denoncimin e krimit që është duke u përgatitur në njërën anë, dhe në mobilizimin e kombit tonë, në anën tjetër. Duhet të hiqen mjegullat se gjoja kombin e duan më shumë ata që bëjnë zhurmë për "pathyeshmërinë", "heroizmin", "revolucionaritetin" e tij, në krahasim me ata që shfaqin drojën për rrezikun real, për mundësinë e gjenocidit kundër popullit, për rrezikun e spastrimit etnik të atdheut tonë. Triumfalizmi pa mbulesë, fjalët e mëdha, pa pasur me vete fuqinë e nevojshme të mbrojtjes efektive të popullit nga kasaphana, përkundër qëllimit fisnik që mund të synojnë, mund të keqpërdoren e të shfrytëzohen si alibi për "domosdoshmërinë" e intervenimit kriminal të okupatorit. Nga aktivitetet partiake-politike, një shembull për këtë është Partia Parlamentare e Kosovës. PPK-ja, nga pozicioni ku me muaj ka folur me shumë zhurmë për nevojën e dinamizimit, për ekzistimin e UÇK-së, tash ka kaluar në një pozicion pacifist, ku propozon si mjete të kundërvënies fikjen e dritave pesë minuta, qëndrimin në këmbë (një minut), pra, veprime ndoshta më gandiste se ato të vetë Gandit. Sado që në

Page 13: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

planin e profilit të saj, si parti e drejtuar nga një personalitet i fuqishëm, siç është Adem Demaçi, kjo është një tërheqje drastike mbrapa, në planin e alarmimit të rrezikut që e kërcënon Kosovën dhe në planin e afishimit të përcaktimit paqësor të shqiptarëve të Kosovës, kjo mund të kuptohet. Besueshmërinë për rritjen e rrezikut, përveç propagandës serbe dhe të mediumeve evropiane, e shton edhe konfiguracioni politik e diplomatik i ditëve të fundit lidhur me Kosovën. Ngritja e grafikonit të dhunës serbe, ka koinciduar me moasardhjen e Gelbardit dhe të Ishingerit në Prishtinë. Një propozimi të tyre për nevojën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës nën reflektorët e bashkësisë ndërkombëtare, Serbia i përgjigjet me rritjen e terrorit dhe me kërcënimin e një lufte që mund ta rrezikojë rajonin. Ashtu, Serbia synon të imponojë konceptin e vet për Kosovën si "çështje e brendshme e Serbisë". Pra, objektivi është që t'i imponohet bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga angazhimi lidhur me Kosovën, për të shpëtuar "paqen në rajon". Pritja e një formule sipas shijes serbeStepja e disa segmenteve dhe institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare, është një tregues se ekziston rreziku që ky kërcënim serb të japë efekte drastike për shqiptarët dhe Kosovën. Përkundër faktit se në ditët e fundit shumë institucione prestigjioze kanë debatuar për Kosovën dhe kanë shfaqur shqetësimin e tyre, eskalimi i dhunës ka ardhur duke u shtuar. Gjithashtu, pikërisht në ditët e fundit, në këto qendra të vendosjes kanë filluar të përsërisin zyrtarë të shumtë, si papagaj të neveritshëm, se "duhet të ruhet integriteti teritorial i Jugosllavisë". Me deklarata të tilla, që kanë arritur të bëhen edhe pjesë e rezolutës së Asamblesë së Këshillit të Evropës, më 28 janar të këtij viti, faktikisht paragjykohet statusi i Kosovës, në kundërshtim flagrant me vullnetin e popullit të saj. Qasja sipas të cilës mbetja e Kosovës në Jugosllavi, eviton krizën dhe konfliktin në rajon, është qasje, që, në fakt, e stimulon dhe e nxit makinerinë e terrorit të Serbisë kundër shqiptarëve. Kush nuk e di se një skenar i ngjashëm është aplikuar edhe në vitin 1990 në ish federatën jugosllave? Atëherë, me rastin e vizitës në Beograd të sekretarit amerikan të shtetit, Bejker, u përsërit formula për ruajtjen e integritetit të Jugosllavisë. I trimëruar nga ky qëndrim amerikan, Millosheviqi aktivizoi makinerinë ushtarake dhe bëri agresion ushtarak në Slloveni, mandej në Kroaci e në B e H. Përsëritja e formulës së atëhershme, tash, kur Jugosllavia është shpërbërë, mund të jetë nxitje edhe më e madhe për politikën serbe. Tash mund të synohet që të shërohen komplekset për humbjet e përjetuara në pjesët veriperëndimore të ish-Jugosllavisë, duke zbrazur krejt tërbimin mbi shqiptarët e pambrojtur. Ndokush mund të nxjerrë pandehmën se mos ndoshta sërish bashkësia ndërkombëtare ka për qëllim shpërbërjen e kësaj krijese, të emërtuar si jugosllave, duke e nxitur politikën iracionale serbe, edhe përmes formulës së mosndryshimit të kufijve të saj. Pandehma e tillë nuk ka ndonjë bazë të qëndrueshme, nga zhvillimet që janë parë deri tash, e veçmas nga ajo krizë që u shkaktua në Shqipëri vitin e kaluar, me inxhinierimin e segmenteve të caktuara

Page 14: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

të faktorëve ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe personalitete e segmente të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me instalimin e krizës në Shqipëri, me shkatërrimin e ushtrisë dhe të segmenteve të tjera të shtetit shqiptar; me instalimin në Tiranë të një qeverie për shijen e Athinës dhe të Beogradit, është e qartë se është punuar për rrënimin e rolit të faktorit shqiptar në Ballkan. Skeptikët janë të prirë të thonë se tash është në radhë rrënimi i Kosovës. Pse u kërcënohet shqiptarëve bashkësia ndërkombëtareKërcënimi i zyrtarit amerikan, Gelbard, për mundësinë e shpalljes së UÇK-së si organizatë terroriste, kërkesa në rezolutën e Asamblesë së Këshillit të Evropës për dënimin e saj nga të gjitha subjektet politike shqiptare të Kosovës, më në fund, barazimi i akteve të pasqaruara me dhunën që bën makineria shtetërore e Serbisë, janë alarmante. Laku rreth projektit të pavarësisë së Kosovës është duke u shtrënguar. Kërcënimi me luftë nga ana e Serbisë, përmes demonstrimit të dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, ka për qëllim që ta shtyjë bashkësinë ndërkombëtare që ta sakrifikojë vullnetin e shqiptarëve për Kosovën si republikë të pavarur dhe sovrane.Punë e njeriut si autori i këtyre rreshtave është që të analizojë zhvillimet, të tregojë rrezikun, të sensibilizojë opinionin, ndërsa detyra e politikanëve dhe e qeveritarëve tanë është që të kërkojnë zgjidhje dhe shtegdalje nga situatat. Edhe nga ato që mund të jenë më të rënda se kjo që e kemi sot.28 janar 1998

Ballkani nën thjerrëzën e rivaliteteve gjeopolitikeARIU RUS ËSHTË DUKE FËRKUAR PUTRAT E PËSHTIRAKanë filluar të qarkullojnë sinjale të qarta, që tregojnë për apetitet ruse për kthimin e ndikimit në Ballkan. Emetimi i këtyre sinjaleve po bëhet në "valë të ndryshme", pra, në qendra të ndryshme dhe nga personalitete që i kanë ngarkuar vetes një detyrë të veçantë në këtë skenar. Kështu, fillimisht, presidenti francez, Zhak Shirak, në takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Cërvenkovski, duke komentuar kërkesën e Maqedonisë për inkuadrim në NATO, ka thënë se duhet të kihen parasysh ndjenjat ruse lidhur me Maqedoninë! Çka nënkupton Shiraku me "ndjenjat ruse", nuk e ka thënë plotësisht. Mirëpo, po ai Shirak, ka zbuluar edhe një "margaritar" të ri, që ka të bëjë, gjithsesi, edhe me apetitet ruse në Ballkan dhe në Evropë. Presidenti francez është cituar të ketë thënë se Rusia, Franca dhe Gjermania, synojnë që gjatë këtij viti ta largojnë prezencën ushtarake amerikane nga Evropa. Kush synon eliminimin e prezencës amerikaneQoftë dhe vetëm një pohim krejtësisht sipërfaqësor lidhur me këtë çështje, s'ka se si të mos trajtohet me seriozitet të jashtëzakonshëm, për faktin se është fjala për një prezencë ushtarake tepër komplekse, tepër përcaktuese për shumë rrjedha në kontinentin tonë. Pra, çështja e prezencës amerikane në Evropë, e bashkë me këtë edhe e prezencës ushtarake të saj, nuk mund të vendoset e as të

Page 15: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

fshihet me një fjalë goje, madje as me një marrëveshje klandestine ndërmjet Rusisë, Francës dhe Gjermanisë. Është diçka shumë më shumë, është përcaktimi për vetë fatet e mëtejshme të këtij kontinenti. Për të dëshmuar peshën që ka për paqen dhe stabilitetin në Evropë prezenca amerikane, nuk duhet kërkuar shumë nëpër fantazi. Është logjika e fakteve ajo që jep dëshmitë esenciale. Kush nuk e di se roli i SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore dhe pas saj, veçmas në Konferencën e Versajit, ishte vendimtar, për të mos shkuar në iracionalitet idiotik apetitet e fituesve të luftës, në ndarjen e presë së luftës dhe në dënimin e shteteve humbëse. Mbi të gjitha, ishin parimet e Vilsonit, ato që i dhanë një drejtim dhe një vizion Evropës ngatërrestare e inatçore, të kapërthyer në aleanca të fshehta e të errëta, në rivalitete sadiste dhe në dinakëri kriminale. Megjithatë, si pasojë e dënimit drakonik që i ishte bërë Gjermanisë humbëse, në atë vend pasuan zhvillime që rezultuan me lindjen e nazizmit dhe me synimet për të kthyer në vend nderin dhe interesat vitale gjermane. Lufta e Dytë Botërore, sërish pati fuqinë amerikane që i dha fitoren koalicionit antihitlerian dhe e shpëtoi Evropën nga thika bolshevike, që priste t'ia dridhte qafën krejt kontinentit, në një episod të dytë të asaj kasaphaneje. Po ashtu, plani amerikan, Marshall, i dha Evropës Perëndimore ritmet e zhvillimit, duke e bërë sërish një forcë të madhe ekonomike, politike dhe ushtarake. A ka kush përgjigje për pyetjen se si do ta përballonte Evropa luftën e ftohtë, pa mbrojtjen dhe ndihmën amerikane? Ndoshta Shiraku ka qëlluar harrestar. Apo, tash që lufta e ftohtë ka mbaruar me fitoren e Perëndimit, duket se disa shtete evropiane bëhen harrestare me qëllim. Madje, për ta shpënë punën deri në zonën e absurdit, ndodh që sinjale për ringjalljen e "ndjenjave ruse" të transmetojë vetë Shirak, në një takim me një kryeministër minor të një shteti minor dhe të paemërtuar ende. "Evropa mundet pa amerikanët"Presidenti rus, Boris Jelcin, po në këtë trend të emetimit të sinjaleve, deklaroi tekstualisht: "Evropa mundet pa amerikanët". Presidenti rus nuk e ka elaboruar mundësinë hipotetike të jetesës, bashkëjetesës dhe stabilitetit të Evropës pa amerikanët. Pra, përderisa Shiraku shpalos segmentin për largimin e prezencës ushtarake amerikane nga Evropa, Jelcini shkon edhe një hap më larg. Nga përvoja, nuk është vështirë të kuptohet se çka kuptojnë rusët me termin "Evropë". A thua është ky transmetim sinjalesh antiamerikane në kuadër të presionit që përpiqen t'u bëjnë Rusia, Franca dhe shtetet të tjera SHBA-ve, për mosintervenim ushtarak në Irak, apo e gjithë kjo është pjesë e një strategjie të përpunuar më heret? Kësaj pyetjeje nuk ka mundësi t'i jepet përgjigje e menjëhershme. Ndoshta, e vërteta është diku në mes: në ashpërsimin e trysnisë amerikane mbi Irakun, është parë momenti i volitshëm për të zbuluar "dëshirat" ruso-franko-gjermane për heqjen e prezencës ushtarake amerikane nga Evropa? Apo, mos është fjala vetëm për kontigjentin e ushtarëve amerikanë të stacionuar në Maqedoni, në kuadër të UNPREDEP-it?

Page 16: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Në dritën e këtyre sinjaleve, është për të besuar se, edhe iniciativa gjermano-franceze për Kosovën, ka pasur edhe miratimin e pjesës tjetër të trilingut, pra të Rusisë. Iniciativa gjermano-franceze, përveç se në planin inicial që provon të sugjerojë një zgjidhje paqësore për Kosovën, kurrkund nuk është e akorduar me realitetet që ekzistojnë në Kosovë dhe me proceset që e kanë karakterizuar shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, pra, me të drejtën e popujve për vetëvendosje. Iniciativa gjermano-franceze ka ambalazhin autonomist, ka parasysh, në rend të parë, interesat serbe. Konform kësaj, është për të besuar se ka parasysh edhe "ndjenjat ruse" lidhur me Kosovën dhe me Serbinë. Edhe përforcimi që iu bë kësaj iniciative, me idenë greke për takimin trepalësh Rugova-Millosheviq-Nano, është brenda këtij kuadri dhe brenda respektimit të "ndjenjave ruse" dhe të strategjisë për përjashtimin e prezencës dhe të ndikimit amerikan në këtë proces.Duket se këtu, më shumë se te kushtet atmosferike, duhet kërkuar arsyeja e mosardhjes së Gelbardit në Prishtinë, në shoqëri me Ishingerin. Iniciativa gjermano-franceze, duke qenë në esencë përjashtuese në raport me diplomacinë amerikane dhe reduktuese për sa i përket zgjidhjes definitive të statusit të Kosovës nga pozicioni amerikan, ka ndeshur në mina të padukshme. E, përsa i përket asaj që u quajt iniciativë amerikane-gjermane, tashmë është e sigurt se një iniciativë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston as tash. Po mbeti çështja në duart e evropianëve...Kur është fjala për çështjen e Kosovës, si çështje që ka peshën e krizës në rajon, e që ka rezultuar në këto përmasa pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, vlen të bëhet një përkujtesë e shkurtër. Dihet se mandatin për ta zgjidhur krizën në ish-Jugosllavi e patën marrë evropianët, duke treguar një zell jo të vogël në këtë drejtim. Angazhimi i tyre kishte funksion përjashtues ndaj amerikanëve. Tashmë, nga Guardiani janë zbuluar fakte se për Konferencën e Londrës, materialet janë përgatitur në fshehtësi të thellë, ashtu që amerikanët janë njoftuar me planet, vetëm kur është hapur sipari i atij tubimi. Në planin ushtarak, po ashtu, evroperëndimorët ishin ata që u futën në Bosnjë e Hercegovinë dhe nuk lëshuan pe, deri sa u kompromentuan tërësisht; atëherë kur çetnikët serbë i lidhnin si qentë ushtarët anglezë e francezë nëpër shtylla telefonike. Vetëm atëherë u bë e mundur që amerikanët të angazhohen dhe të japin një zgjidhje që rezultoi me Dejtonin, përkatësisht me dhënien fund të projektit të Serbisë së Madhe, të cilin "de facto" e kishin miratuar evroperëndimorët. Për rusët dihej që më herët. Nga përkujtimi i kësaj përvoje jo të largët, mund të tërhiqen fijet e strategjisë së evropianëve, të fshehur nën emërtimet "iniciativa gjermano-franceze", "ide greke", etj., lidhur me Kosovën. Është e sigurt se, po mbeti çështja në duart e evropianëve, atëherë ata do t'ia linin Serbisë duart e lira për të bërë pacifikimin e Kosovës, spastrimin etnik të saj e për të ofruar mbasandej evropianët "aranzhmane" në planin humanitar, të kthimit të (disa) refugjatëve, etj. Koncepti i tyre fanatik antiislamik, i shndërruar në frikë neurotike, përthurja e interesave

Page 17: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

për dominim në Ballkan, përmes Serbisë si aleat i sigurt i Rusisë dhe Francës, do të prodhonin gjendjen e serbizimit të Kosovës dhe dobësimin maksimal të faktorit shqiptar në Ballkan. Duket se rritja e represionit dhe e terrorit të Serbisë në periudhën e fundit në Kosovë, është segment i kësaj strategjie të fshehtë që ka marrë miratimin e atyre që respektojnë "ndjenjat ruse". Ka gjasa që, në këtë mënyrë, duan ta trembin Amerikën, që të pranojë iniciativat evropiane për Kosovën, si alternativë e një konflikti në përmasa rajonale. Nëse shikohet puna më thellë, është e qartë se pacifikimi i Kosovës do të rezultonte me rritjen e presionit të Serbisë dhe të Greqisë mbi Maqedoninë. Ndoshta, në funksion të kësaj strategjie është ideja e Shirakut për largimin e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Evropa. Pra, një Maqedoni pa mbrojtjen amerikane, një Maqedoni pas pacifikimit të Kosovës, do të ishte kafshatë e lehtë për Serbinë dhe për Greqinë. Me zhbërjen e Maqedonisë, do të mund të realizohej ideja e Millosheviqit për konfederatën ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë, përkatësisht për "prodhimin" e oksigjenit për shtetet e tjera ortodokse, Bullgarinë dhe Rumaninë dhe për lidhjen e transverzales pansllave e panortodokse. Lugina e Vardarit sërish do të lidhej sipas apetiteve ruse e franceze, dhe do mundësonte rikthimin maksimal të dominimit rus në Ballkan. Atëherë, do të pasonte edhe ndarja e Shqipërisë dhe harta e Ballkanit do të bëhej sipas planerëve të Kremlinit. Sigurisht se ndonjë asht do ta lëpinin edhe francezët dhe gjermanët, megjithëse përvojat kanë dëshmuar se kur kanë të bëjnë ballë për ballë me rusët, edhe gjermanët edhe francezët, janë pa gjasa për ndonjë sukses.Kosova-nyja kryesore e Ballkanit Nga të gjitha kalkulimet, shihet qartë se Kosova është nyja kryesore e Ballkanit. Kush nuk e di se në zhvillimet e fundit në Malin e Zi, mosintervenimi i Armatës së Jugosllavisë, u arsyetua nga shefi i Shtatmadhorisë së AJ-së, me dhënien e përparësisë intervenimit në Kosovë? Gjithashtu, është e ditur se po të mos ishte gjendja e tillë në Kosovë, presioni i Serbisë do të orientohej mbi Maqedoninë, gjë që do të destabilizonte edhe më shumë rajonin.E keqja është se në kurriz të kalkulimeve të këtilla gjeopolitike, Kosova përdoret si letër, mirëpo, vullneti i saj nuk respektohet ende. Përkundrazi, shumë shtete duan që ta rrënojnë shtetësinë e Kosovës. Këtë e deklaroi në Tiranë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Klaus Kinkel. Ai foli për një autonomi të Kosovës, gjë që është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës. Shtrohet pyetja elementare: për shkak të këtyre rivaliteteve ruso-francezo-gjermane në raport me SHBA-të, a ekziston rreziku që t'ia fusin flakën këtij vendi? Ariu rus duket se është duke fërkuar putrat e pështira. Por, llogaritë, sërish i bën pa hanxhiun kryesor të kësaj bote.8 shkurt 1998

Page 18: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

SERBIA PO BËN NJË MASAKËR TË TMERRSHËM NË DRENICËNjë agresion në shkallë të gjerë i forcave policore e paramilitare të Serbisë ka filluar të bëjë kasaphanë në zonën e Drenicës. Operacioni kundër popullsisë shqiptare ka filluar në fshatin Likoshan, dhe ka përfshirë më tutje Qirezin dhe fshatrat e tjera. Forcat serbe kanë përdorur armatime të rënda, minahedhës dhe kanë bërë bombardime nga hekikopterët. Krejt zona e Drenicës është mbyllur në një shtetrrethim total.Nga Klina janë nisur grupe vullnetarësh serbë të armatosur, që kanë kaluar nëpër Komoran, ndërsa nga Mitrovica janë vërejtur forca policore që kanë mësyrë Skenderajn. Në Mitrovicë kanë ardhur përforcime policore edhe nga Serbia. Burimet e pakta nga ajo zonë bëjnë me dije për një numër të madh të të vrarëve dhe të të plagosurve. Një burim thotë se në fshatin Qirez ka të paktën shtatë të vrarë, të cilët kanë mbetur të shtrirë nëpër oborre, sepse askush nuk mund të depërtojë në fshat. Pushteti i Serbisë ka pamundësuar edhe futjen e ekipeve mjekësore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të ndonjë ekipi mjekësh të huaj që veprojnë në Kosovë. Kjo e bën situatën edhe më të rëndë, sepse të plagosurve nuk ka kush t'u ofrojë një ndihmë elementare. Në Klinikën e Kirurgjisë të Prishtinës, që nga dita e shtunë është bërë bllokimi i krejt zonës së spitalit, ku nuk lënë të hyjë askush. Është e mundur se është fjala për vendosjen në këtë klinikë të të plagosurve.Në zonën e përfshirë nga agresioni i armatosur i forcave policore e paramilitare të Serbisë, kanë shkuar disa personalitete si Fatmir Sejdiu, Abdyl Ramaj, Adil Pireva, të cilët kanë apeluar që të gjenden mundësitë për të depërtuar në atë zonë ekipe mjekësore, sepse ka shumë të plagosur e të vrarë.Pas inkriminimit të fortë propagandistik nga ana e Serbisë që ia ka bërë Drenicës, pas vlerësimeve tepër të ngutshme negative të disa zyrtarëve të lartë për karakterin e UÇK-së, është pritur një agresion i tillë brutal kundër popullsisë së pafajshme të Drenicës. Ka muaj që analistë dhe njohës të mirë të situatës, sinjalizojnë se ekziston rreziku i një masakre të madhe kundër popullsisë në Drenicë. Masakra kundër popullsisë së Drenicës po i merr përmasat e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.1 mars 1998

NJË AUSHVIC I RI NË QIREZ TË DRENICËSNë fshatin Qirez të Drenicës dje u hap toka mëmë e Kosovës dhe mori në gjirin e vet viktimat e gjenocidit serb kundër kombit shqiptar. Në Qirez u hap një varr i përbashkët, një varr që do të shenjojë për jetë të jetëve përmasat e barbarisë serbe. Në varrezën e përbashkët në Qirez prej ditës së djeshme prehen: katër vëllezërit, Beqir Sejdiu, Bekim Sejdiu, Bedri Sejdiu e Nazmi Sejdiu,

Page 19: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

bashkëshortët Xhemshir Nebiu e Rukije Nebiu, Muhamet Islam Gjeli (70) dhe djali tij Naser Gjeli (37), Rexhep Ajet Rexhepi, Ahmet Ahmeti (1948), Gani Ahmeti (1952), Elmi Ahmeti (1954), Hamëz Ahmeti (1954), Driton Ahmeti (1975), Naim Ahmeti (1976), Lumni Ahmeti (1978), Shemsi Ahmeti (1979), Basri Ahmeti (1979), Elhami Ahmeti (1982), Behram Fazliu (1948), Shaban Muja (1967), Ismail Behrami dhe Ibish Rama. (Dje në vendlindjen e tij u varros Bekim Beqir Deliu (16), i vrarë pardje nga të shtënat nga snajperi në Skënderaj.Emrat e dy viktimave të tjera nuk janë njoftuar ende.)Në varrezën e përbashkët në Qirez të Drenicës janë mbyllur jetët e njerëzve të pafajshëm. Faji i vetëm i tyre para eskadroneve të vdekjes, të yshtura nga urrejtja shtazarake dhe nga etja për gjak, është se ata ishin dhe mbetën shqiptarë. Ishin dhe mbetën të papërkulur në vatrat e tyre, në tokën e tyre. Faji i vetëm i tyre dhe i të gjithë shqiptarëve të Kosovës ishte dhe është se nuk e pranojnë robërinë, nuk duan të gjunjëzohen as para kërcënimeve, as para dhunës, as para komploteve të llojllojshme ndërkombëtare kundër këtij kombi të martirizuar. Ky nuk është faj, ky është fat.Pas shtrëngimit të madh të kësaj dhembjeje në thellësitë e shpirtit, të secilit njeri shqiptar veç e veç dhe të shpirtit të kombit në tërësi, mbetet një detyrë, një amanet që na e kërkojnë shpirtrat e martirëve të varrezës së përbashkët të Qirezit. Mbetet që në atë varrezë të ngrihet një MEMORIAL, i cili të bëhet dëshmi e përjetshme e viktimave të rëna në Drenicë. Një memorial që do të shpalosë rezistencën dhe qëndresën heroike të njeriut shqiptar të kësaj toke. Një memorial që të bëjë me gisht drejt krimit kundër njerëzimit, të cilin e bëri shteti okupator i Serbisë.Bota ka ngritur memoriale, të cilat shënojnë krimet e përbindshme që kanë bërë kundër njerëzimit shtetet agresore. Shqiptarët e Kosovës, edhe pse në mënyrë serike i janë ekspozuar gjenocidit serb, ende nuk kanë ngritur një memorial që do të ishte dëshmi e atij gjenocidi. Kur të mblidhen të gjitha viktimat që ka shkaktuar Serbia, është e sigurt se shifra e atyre viktimave del sa viktimat e Aushvicit.Varreza e Qirezit duhet të jetë pika ku duhet të reagojë definitivisht ndërgjegjja jonë.Qirezi tashmë është bërë një Aushvic i ri në zemër të Evropës. Ndoshta edhe me bekimin e saj. 4 mars 1998

DRENICA - METAFORË E DHIMBJES DHE E UNITETIT SHQIPTARDrenica është njëra nga krahinat shqiptare që në këto tetëdhjetë vjetët e fundit të historisë kombëtare, në shumë momente ka luajtur rol përcaktues për zhvillimet

Page 20: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

e mëdha historike. Drenica ka marrë rolin e krahinës ku ka shpërthyer erupcioni më i fuqishëm atdhetar, duke u martirizuar vetë për interesat e mëdha të mbarë kombit. Historia shpalos argumente të pakontestueshme: kryengritja e vitit 1912, e udhëhequr nga Hasan Prishtina, filloi pikërisht në zemër të Drenicës. Ajo kryengritje rezultoi me krijimin e Shqipërisë, ngjarjes më të madhe deri sot në historinë e shqiptarëve si komb. Mbas mbetjes së gjysmës së atdheut nën robërinë e barbarëve sllavë, ishte prapë Drenica ajo krahinë që e ngjizi kryengritjen dhe luftën kundër okupatorit. Për vite të tëra lëvizja e Azem Bejtës e mbajti gjallë frymën e rezistencës kombëtare, iu kundërvu shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga tokat e veta dhe e alarmoi botën për barbaritë serbe në këto vise.Mbas lënies së sërishme të Kosovës nën robërinë sllave, mbas Luftës së Dytë Botërore, ishte prapë Drenica, ajo që ngriti kushtrimin e kryengritjen e armatosur kundër dhunuesve të lirisë shqiptare. Një kryengritje që u shtyp me gjak, por që nuk u shua kurrë në shpirtin dhe në mendjet e shqiptarëve. Ai shpirt atdhetar e rezistues, u manifestua në vitin 1981 me aktin e Tahir Mehës. Rezistenca sublime e tashme e Drenicës, në Prekaz, në Llaushë, në Vojnikë, në Açarevë e në fshatrat e tjera të Drenicës, po e shkruan historinë më të re të lavdishme të Kosovës.Drenica u bë pika ku rifilloi rezistenca e shqiptarëve kundër okupimit serbomadh, duke ndërlidhur historinë e saj të lavdishme. Drenica sot është vend ku ka ndodhur masakra e barbarisë serbomadhe kundër popullit të pambrojtur, vend me dhjetëra të vrarë mizorisht, vend me mijëra të ikur nga vatrat e tyre, vend me dhjetëra të plagosur, të cilëve nuk u mundësohet mjekimi. Drenica është metaforë e dhimbjes shqiptare. Ajo i ka bashkuar të gjithë në një dëshirë, në një aspiratë, në një veprim. Të gjithë shqiptarët, kudo që ata janë. Ky unitet dhe ky mobilizim i fuqishëm, i paparë ndonjëherë ndër shqiptarët, është rast i jashtëzakonshëm që të vazhdohet me këtë frymë e me këtë dinamizëm. Shpalosja e shpirtit dhe e vendosmërisë shqiptare në Drenicë, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë Perëndimore, në Preshevë, në mërgatat shqiptare, përfshirë edhe Zelandën e Re, është diçka që nuk është parë në këtë përmasë deri sot. Kjo duhet të shfrytëzohet që të vazhdojë lufta për fitore definitive.Është koha kur duhet të operacionalizohet kjo energji e kjo vendosmëri shqiptare. Drenica duhet të jetë gjithsesi pikë referimi e kësaj energjie, e kësaj vendosmërie dhe e këtij uniteti të fituar me sakrificën sublime të Drenicës.9 mars 1998 Në Drenicë mbrohet më shumë se vatra familjareSERBIA PËRGATIT NDARJEN E KOSOVËS?Është e besueshme se në rast se procesi i pavarësimit të Kosovës fiton legjitimitet edhe te faktorët ndërkombëtar, Serbia e llogarit variantin e zhvatjes së disa pjesëve të Kosovës, përfshirë zonat me resurse të mëdha, sikundër janë Trepça, Obiliqi (nën pretekstin e Betejës së Kosovës),

Page 21: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Kishnica, (nën pretekstin e Manastirit të Graçanicës), brezi kufitar me Malin e Zi (nën pretekstin e ruajtjes së Patriarkanës së Pejës). --------------------------------------

Fjalët që ka përcjellë Halil Geci tek opinioni shqiptar nga Llausha e rrethuar, janë tepër dramatike. Sipas fjalëve të tij, fshati Llaushë është i rrethuar me 300 snajperistë, të cilët në çdo çast janë të gatshëm për të qëlluar banorët e pafajshëm të këtij fshati. Deri tash, snajperistët kanë vrarë gjashtë banorë të këtij fshati, duke shkaktuar tragjedi familjare dhe trauma të rënda te banorët. Përshkrimi që i bën fshatit të tij, Halil Geci, është tepër tronditës: "Shtëpitë e boshatisura të Llaushës i gjasojnë Bosnjës së shkretë. Nuk dëgjohen as zëra njerëzish, as lojëra fëmijësh. Dita i gjason natës së errët. Nuk dëgjohet asgjë me shpirt që lëviz. Dëgjohen vetëm ulërima qensh e fishkëllima plumbash, krisma sporadike të snajperistëve që marrin jeta njerëzish". Gjithnjë sipas fjalëve të këtij burri e njeriu të përgjegjshëm, fshati Llaushë ka 4500 banorë të mbyllur në karantinën e barbarisë serbe. Shumë fëmijë janë traumatizuar psikikisht nga frika. Të sëmurët nuk kanë ilaçe dhe asfarë kujdesi mjekësor. Zgjatja e këtij rrethimi të tmerrshëm ka bërë që të pakësohen edhe ushqimet, kështu që Llaushës sot i kërcënohet edhe uria. Rryma elektrike i është ndërprerë krejt Drenicës, pra edhe këtij fshati. Kjo tablo e rëndë e fshatit Llaushë është vetëm një pjesë e tmerrit që po përjeton kjo zonë nga barbaria serbomadhe. Vrasësit, që masakruan Prekazin e Poshtëm, që e rrafshuan deri në themele, që i vranë banorët e tij dhe të tjerët i ndoqën, kanë apetite më të mëdha. Ata synojnë që ta shtijnë vrasjen e tyre edhe mbi fshatrat e tjera të Drenicës dhe mbi mbarë Kosovën. Është e ditur se, përveç fshatit Llaushë, në rrethim e në shënjeshtër të snajperistëve vrasës mbahen edhe fshatra të tjera të kësaj zone. Pothuajse nuk ka informata se si është gjendja në Açarevë e në Vojnikë, të cilët janë, po ashtu, nën kërcënmin e egër të forcave agresive serbe. Në fshatin Brojë mbahen peng mbi 100 banorë të fshatit. Në Turiçevc, po ashtu, ka kërcënime. Si hakmarrje ndaj protestave paqësore gjithëpopullore të 9 marsit, në Istog u qëlluan me armë zjarri 18 shqiptarë dhe u rrahën me dhjetëra të tjerë. Në Pejë ka një rritje të dhunës e të terrorit mbi banorët e këtij qyteti dhe të fshatrave përreth. Dhunë serbe ka edhe në pjesë të tjera të Kosovës, mirëpo zgjerimi i terrorit në drejtim të Istogut dhe të Pejës aktualizon një drojë të hershme nga apetitet patologjike të imperializmit serb. Lexuesit të vëmendshëm i kujtohet se, në vitin 1992, serbët patën botuar një hartë për ndarjen e Kosovës. Sipas asaj harte ( dhe të gjitha hartave e "izmave" të tjerë të neveritshëm të Serbisë për Kosovën), ndarja e Kosovës ndiqte pikërisht vijën në të cilën, kohët e fundit, është duke u zgjeruar masakra dhe terrori i Serbisë. Variantin e ndarjes së Kosovës e pati përpunuar kryeideologu i serbomadhisë, Dobrica Qosiq me kompanjonët e tij, madje në kohën kur ishte

Page 22: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kryetar i Jugosllavisë së mbetur, e pati paraqitur si projekt edhe në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në. Vitin e kaluar, idenë e ndarjes së Kosovës e pati rilansuar kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, Despiq. Është e qartë se Serbia e ka përpunuar edhe këtë variant morbid të antishqiptarizmit të vet dhe e ka para sysh në kalkulime të ndryshme. Është e besueshme se në rast se procesi i pavarësimit të Kosovës fiton legjitimitet edhe te faktorët ndërkombëtar, atëherë Serbia e llogarit variantin e zhvatjes së disa pjesëve të Kosovës, përfshirë zonat me resurse të mëdha, sikundër janë Trepça, Obiliqi (nën pretekstin e betejës së Kosovës), Kishnica, (nën pretekstin e Manastirit të Graçanicës), brezi kufitar me Malin e Zi (nën pretekstin e ruajtjes së Patriarkanës së Pejës).Të gjithë ata që i dinë raportet ndërmjet Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve dhe të regjimit serb, e dinë se kryetari i asaj akademie nuk bën propozime krye më vete, veçse i lanson variantet që i lejon vetë regjimi. Rasti me Memorandumin serb, i cili u bë platforma e shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë, është ilustrativ.Kur të dihet kjo platformë djallëzore që e mbajnë si letër rezervë ideologët serbomëdhenj, bëhet më e qartë se përse ndodhi agresioni i Serbisë në Prekaz dhe në zonën e Drenicës, e cila është hiterland i Mitrovicës dhe urë lidhëse e saj me Pejën. Vazhdimi i mbajtjes në rrethim, rritja e terrorit mbi popullsinë e pambrojtur, moslejimi i varrosjes së viktimave të masakrës serbe - të gjitha këto janë në funksion të detyrimit të këtyre banorëve që t'i braktisin vatrat e tyre. Spastrimi etnik i zonës, pra, është objektiv i Serbisë, në mënyrë që ta bëjë të zbatueshëm më lehtë variantin e gllabërimit definitiv të një pjese të tokës së Kosovës. Këtë rrezik më duket se politika dhe opinioni shqiptar nuk e kanë sa duhet para sysh. Duhet të bëhet edhe më fort e qartë se tërësia e Kosovës, integriteti i saj, pavarësia e saj e shpallur, përkatësia shqiptare e kësaj toke, sot mbrohet në krejt përmasat e saj pikërisht në Drenicë. Llausha e shtrënguar nga snajperistët dhe rrethimi barbar, është njëra nga nyjat që e mbron sot shqiptarizmin e kësaj toke. Duke qëndruar në shtëpitë e tyre, në vatrat e tyre shekullore, 4500 banorët e Llaushës dhe banorët e fshatrave të tjera të sulmuara të Drenicës, e mbrojnë krejt Kosovën, përkatësinë shqiptare të saj. Prandaj, kësaj zone sot më shumë se kurrë i duhet solidariteti, bashkëdhimbja dhe ndihma e të gjithë shqiptarëve. Këto fshatra duhet të shpëtohen, sepse, duke i shpëtuar ato, i japim goditjen fatale projektit morbid serb për ndarjen e Kosovës. Është e qartë se kjo duhet t'u bëhet më e qartë edhe opinionit dhe faktorëve ndërkombëtar të vendosjes. 12 mars 1998

KUSH NUK E KA DITUR SE NJË DITË DO TË PRISHET STATUS -

Page 23: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

QUO-ja?Kush nuk e ka ditur, vërtet, se sjellja e gjithë atyre forcave serbe në Kosovë, ngritja e gjithë atyre postblloqeve rreth e rreth Drenicës, nuk do të pasohej me një sulm barbar kundër kësaj zone? Më në fund, kush është dashur ta dijë, nëse jo udhëheqësit shtetëror dhe politik? ---------------------------------- Pas okupimit më të fundit të Kosovës, në variantin millosheviqian të vitit 1990, terrori i Serbisë kundër shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm. Një terror që ka përfshirë të gjitha poret e jetës së njeriut shqiptar në Kosovë, që nga helmimi i mbi 7000 nxënësve në shkolla; dëbimi nga puna i mbi 150.000 punëtorëve shqiptarë; mbyllja e shkollave shqipe në objektet publike; ndjekja e aktivistëve humanitarë dhe politik; bastisjet për armë; dënimet skëterrike ndaj grupeve të të rinjve shqiptarë, të akuzuar me akuza të montuara të policisë së fshehtë; ndjekjet për rekrutim në armatën serbe; provokimi i eksodit masiv e deri te masakrat e javëve të fundit. Është një terror i jashtëzakonshëm, i ushqyer nga ideologjia imperialiste e pansllavizmit agresiv serb, që mëton spastrimin etnik të tokave shqiptare dhe instalimin e serbizmit sa më thellë në hapësirat ballkanojugore. Ka një shtysë disi të tërthorë për tërë këtë shfrenim imperialist serbomadh. Pas shpërthimit të luftës në Kroaci dhe veçmas në Bosnjë e Hercegovinë, si pasojë e agresionit serb kundër atyre republikave, e cila e tmerroi botën me barbaritë dhe mizoritë serbe, terrori serb në Kosovë nuk nxiti interesimin e opinionit publik e politik ndërkombëtar. Disi, pjesa më e madhe e asaj dhune të shfrenuar të një shteti agresor u zhvillua jashtë objektivit të opinionit dhe të institucioneve relevante ndërkombëtare. Deri në njëfarë mase ka ndikuar edhe gradualiteti i terrorit serb, që në fakt ka qenë pjesë e strategjisë serbe, që të bëhet spastrim i qetë etnik i Kosovës. Për të qenë ironia edhe më e madhe, Fuqitë e Mëdha e lanë Kosovën jashtë dokumentit final të Marrëveshjes së Dejtonit, duke e ndihmuar ashtu Serbinë që ta vazhdojë politikën dhe praktikën e saj shfarosëse kundër shqiptarëve në Kosovë. Mospërfshirja e çështjes së Kosovës në Marrëveshjen e Dejtonit, e futi atë në darat e status-quosë, e cila zgjati rrumbullak gjashtë vjet. E mbyllur në ato dara të hekurta e të rrezikshme, çështja e Kosovës u akceptua kryekëput në nivelin e të drejtave të njeriut dhe të aprovimit të rezistencës joviolente të shqiptarëve. Dalngadalë, ky qëndrim eskaloi në drejtim të mospërfilljes së dimensionit politik e gjeopolitik të çështjes së Kosovës, në minimizimin drastik të saj nga ana e politikanëve kyç të Fuqive të Mëdha dhe të institucioneve ndërkombëtare. Me një fjalë, dhuna e kontrolluar dhe deri diku selektive e Serbisë, mosakceptimi i dimensionit real të çështjes së Kosovës nga Fuqitë e Mëdha, mungesa e fuqisë imponuese të vetë shqiptarëve në nivel kombëtar, zhvillimet tragjike në Shqipëri në mars të vitit të kaluar, fragmentimi dhe atomizimi drastik i forcave politike shqiptare në Kosovë, të gjitha këto, bënë që status-quoja të imponohej pa ndonjë rezistencë të madhe. Bllokimi i energjisë pozitive

Page 24: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Thirravajet e politkanëve shqiptarë filluan të duken si zëra në shkretërirë. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, si refleksion i pafuqisë dhe i inferioritetit, filloi manifestimi i një energjie negative në nivele brendakombëtare. Rivalitete të përçudshme partiake, lufta pa kurrfarë parimesh për stola të thyera, hartime dosjesh të kundërshtarëve partiak, ngritje thashethemesh e shpifjesh të përbindshme, bën që të kontaminohet jeta publike e politike në shkallë mjaft të gjerë. Krejt kjo u pasua me rebelime të segmenteve të ndryshme institucionale, me bllokada të ndryshme, me seleksionime negative të kuadrove, duke e krijuar kështu një tablo tepër ngjethëse për syrin e njeriut vullnetmirë. Ka një naivitet dhe një idiotësi, në tërë këtë lojë. Në vend se status-quoja e imponuar të shfrytëzohej për forcimin e organizimit të brendshëm, aq sa kishte hapësirë manovruese për bashkërendimin e veprimeve, për fuqizimin e infrastrukturës institucionale shtetërore, për aktivizimin e potencialeve intelektuale dhe financiare, pra, ndodhi, pikërisht, e kundërta. Ndodhi fragmentimi, atomizimi, etiketimet, bllokadat, seleksionimet negative, bllokimi i energjisë pozitive të shqiptarëve. Sot nuk është koha të shihet se kush e ka nisur krejt atë sherr, kush i ka kontribuuar më shumë e kush më pak, kush e ka hedhur gurin e e ka fshehur dorën, kush është djegur tërësisht moralisht e politikisht në këtë shfaqje morbide. Kjo duhet të mbetet që të vlerësohet në një kohë tjetër, më fatlume. Mirëpo, një pyetje parimore nuk ka si të mos shtrohet edhe sot: kush nuk e ka ditur se një ditë do të prishet ajo status-quo e imponuar? Më tutje, nuk ka qenë vështirë të parashikohet se shprishja e saj do të rezultonte me përplasje të mëdha e tragjike, për shkak se rivaliteti shqiptaro-serb është rivalitet territorial ndërmjet një shteti imperialist dhe një shteti që përpiqet të çlirohet. Po ashtu, dihet se nga ana serbe është sedimentimi mbi njëshekullor i një ideologjie fashiste dhe gjenocidale kundërshqiptare, që ka simptomat klinike të amokut, të urrejtjes iracionale. Për këtë rrezik përplasjeje është dashur të bëjnë llogaritë udhëheqësit shtetëror dhe politik të Kosovës. Dy gjëra po i përmendim këtu, që flasin qartë. E para, vetëm dhjetë ditë pas masakrës së Drenicës dhe mbajtjes së saj në shtetrrethim të hekurt, në Prishtinë u formua, me një metodë të të vjetër të improvizimit, i ashtuquajturi Këshilli i Emergjencës. Kush nuk e ka ditur, vërtet, se sjellja e gjithë atyre forcave serbe në Kosovë, ngritja e gjithë atyre postblloqeve rreth e rreth Drenicës, nuk do të pasohej me një sulm barbar kundër kësaj zone? Më në fund, kush është dashur ta dijë, nëse jo udhëheqësit shtetëror dhe politik? Përse nuk janë krijuar ekipe që do të gjendeshin me kohë në atë zonë? Po ashtu, dihet se, as sot e kësaj dite, atje nuk ka shkuar asnjë ekip mjekësor nga Prishtina.E dyta, protestat masive të shqiptarëve në diasporë janë vërtet manifestim i dhimbjes për viktimat dhe manifestim i atdhetarisë e i gatishmërisë për ta ndihmuar atdheun e robëruar e të dhunuar. A është dashur vërtet të pritet që nënshkrimi për kthim në Kosovë të bëhet në ato protesta, para kamerave të kanaleve të huaja televizive? A u dashka që vullnetarët të japin deklarata

Page 25: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

publike në gazeta e në televizion, për idenë e tyre që të kthehen në Kosovë?

Jemi habitur edhe vetë nga fuqia jonë

Nga elementet e sipërpërmendura, formësohet një konkluzion i thjeshtë: as institucionet shtetërore dhe politike dhe as opinioni publik shqiptar, nuk kanë qenë të përgatitur për zhvillimet tragjike që ndodhën në këtë kohë në Kosovë. Në fillim të gjithë reaguan të shokuar; mandej filloi manifestimi emocional i reagimeve të fuqishme, për të fituar njëfarë profilizimi dhe koordinimi vetëm pas një jave. Shpërthimi i ndjenjave të atdhetarizmit, gatishmëria për ta ndihmuar atdheun e viktimizuar, janë një kapital i jashtëzakonshëm i këtij kombi. Kurrë në historinë e kombit tonë nuk ka pasur manifestim në këto përmasa të solidaritetit dhe të gatishmërisë për ta ndihmuar Kosovën. Kjo gatishmëri e ka mahnitur edhe botën. Duket se ne vetë jemi të habitur nga kjo fuqi jona, e zbuluar në dhimbje, në tragjedi. Po të ishte punuar si duhet dhe në mënyrë sistematike, kjo fuqi do të kishte qenë e njohur dhe e kalkuluar edhe në veprimet politike. Gjatë kohës së status-quosë, kjo fuqi ka mundur të operacionalizohet dhe të jetë sot e gatshme për veprim konkret. Mirëpo, tash nuk ka kohë për vajtim. Është kohë e të papriturave të mëdha. Artikulimi i energjisë pozitive dhe fuqia e reagimit shqiptar në të katër anët e botës ka bërë që të fillojë këndellja e faktorit shqiptar. Mirëpo, duhet të punohet në përgatitjen e opinionit për të gjitha variantet e mundshme. Një gjë është e sigurt që sot: procesi i çlirimit të Kosovës nga Serbia është ende i gjatë dhe kërkon shumë përpjekje e shumë sakrifica nga të gjithë shqiptarët. Këtë duhet ta kemi të injektuar mirë në kujtesë të gjithë.Koha e reagimeve emocionale atdhetare po kalon me shpejtësi. Po hyhet në periudhën vendimtare të përpjekjeve dhe të sakrificave konkrete. Jo vetëm kolektive, nëpër sheshet e qyteteve, por edhe individuale, secili ku ta lyp puna.17 mars 1998

FASHIZMI SERB KËRCËNON EDHE EVROPËNNëse lejohet marshimi definitiv i fashizmit serb, tash në një koalicion të madh të ekstremit të majtë dhe të ekstremit të djathtë, (që së bashku mbulojnë vullnetin e katër të pestave të elektoratit serb!), atëherë Kosova do të jetë vetëm pika e një fillimi të ri tragjik të një kasaphaneje në Evropë. Qelizat kancerogjene të fashizmit serb do të përhapin vdekjen e tyre edhe në hapësirat jashtëballkanike. ----------------------------- Në kohën kur qeveria e re e Serbisë, e përbërë nga 16 ministra të Millosheviqit, 15 ministra të Sheshelit, dhe 5 ministra të Mira Markoviqit, jepte betimin në Kuvendin e Serbisë, filloi një cikël i ri i agresionit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Sulmi i forcave

Page 26: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

policore e ushtarake serbe kundër popullatës së pambrojtur të fshatrave Glloxhan, Gramaçel, Dubravë, si dhe disa vendbanimeve të tjera të kësaj zone, karakterizohet nga bombardimi i shtëpive të banimit, nga vrasja e civilëve shqiptarë dhe nga provokimi i ikjes së njerëzve nga vatrat e veta. Burimet e pakta bëjnë me dije se ka shumë shqiptarë të vrarë e shumë të tjerë të plagosur, të cilëve nuk ka kush u ofron as ndihmën elementare mjekësore. Po të njëjtën ditë, pasi qeveria kishte dhënë betimin, forcat terroriste militare serbe kanë rifilluar sulmet kundër fshatrave të Drenicës, të cilat tash një muaj po mbahen nën terror të egër. Zgjerohet radiusi i agresionit serb

Me sulmin më të fundit, është bërë një zgjerim i radiusit të agresionit serb kundër Kosovës dhe kundër mbarë kombit shqiptar. Dita kur ndodh ky agresion, pra, dita e inaugurimit të qeverisë së re të Serbisë, ku radikalët kanë rol vendimtar, përçon një parandjenjë tepër dramatike. Qëndrimi terrorist dhe fashisoid i Vojisllav Sheshelit dhe radikalëve të tij, kundër shqiptarëve, është shumë i njohur. Ideologjia e tyre parashikon dëbimin e shqiptarëve të Kosovës përtej Bjeshkëve të Nemuna. Fazat e operacionalizimit të këtij projekti fashisoid, parashohin dhunën shtetërore, mbylljen e shkollave shqipe, largimin e popullatës nga zonat ku gjenden rezervat e thëngjillit (Rrafshi i Kosovës), pacifikimin e Kosovës, dhe përfundimisht dëbimin e shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre. Këto pika të programit të radikalëve, janë publikuar në pranverë të vitit 1990. Disa nga këto pika i ka zbatuar makineria e pushtetit terrorist të Millosheviqit. Krijimi i koalicionit të tashëm qeveritar ndërmjet Millosheviqit dhe Sheshelit, flet për rritjen e rrezikut. Regjimi terrorist i Beogradit, mbase, planifikon të kalojë në fazën e zbatimit final të projektit të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova.Zgjedhja për agresion të ri terrorist të forcave serbe në fshatrat e Deçanit, pa dyshim se ka edhe elementet e variantit rezervë serb për Kosovën. Në rast të pamundësisë që ta zbatojnë në tërësi projektin fashisoid të spastrimit etnik të Kosovës, ideologët serbomëdhenj angazhohen për ndarjen e Kosovës, sipas hartave që i kanë përpiluar dhe publikuar para disa vjetësh dishepujt e Dobrica Qosiqit. Agresioni i armatosur, masakrimi i popullsisë dhe shkaktimi i eksodit, ndjek linjat e atyre hartave të përbindshme.Kombi shqiptar dhe veçmas Kosova si trualli më sublim i shqiptarizmës, rrallë herë kanë qenë në një rrezik më të madh se sot. Skenarët e skëterrshëm të shpërbërjes së hapësirës jetësore të kombit tonë dhe të shfarosjes sonë si komb, janë shpalosur dhe kanë filluar të zbatohen. Prandaj, kurrë nuk ka qenë më i domosdoshëm se sot, mobilizimi i potencialeve të gjithëmbarshme kombëtare, për të zmbrapsur rrezikun. Nga faza e manifestimit të atdhetarizmit dhe e solidaritetit, nëpër tubime publike e pankarta të mëdha, do të duhej të ishte kaluar tashmë në operacionalizimin e alternativave të rezistencës reale dhe të një politike më aktive. Paradoksalisht, ka elemente që thonë se pikërisht në këtë

Page 27: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kohë, kemi hyrë në një binar të ngushtë të degjenerimit të procesit politik, të njohur si përcaktim i vendosur për pavarësinë e Kosovës.Sa i përket reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, ai ndjek linjën e fjalëve të mëdha dhe të veprimit të flashkët. Bllokadat e disa shteteve në Grupin e Kontaktit, veçmas të Rusisë dhe të Francës, janë të qarta. Mbetet të shihet se mos do të marrë ndonjë drejtim më të vendosur ky forum mbas takimit të Bonit.

Me kë do të kufizohet Serbia e Sheshelit

Një çështje që kërkon përgjigje të drejtpërdrejtë të zyrtarëve rigjidë të Grupit të Kontaktit dhe të mbarë bashkësisë ndërkombëtare është kjo: a do të lejohet inaugurimi i fashizmit në Evropë, dhe gjithë skëterra që mund të prodhojë fashizmi serb, i mishëruar në politikën e Vojisllav Sheshelit? Radikalët serbë të Sheshelit nuk e njohin Marrëveshjen e Dejtonit; nuk e pranojnë faktin e ekzistimit të Maqedonisë; Malin e Zi e konsiderojnë provincë serbe; kufijtë e Serbisë i paramendojnë të jenë deri në Austri, sikundër ka deklaruar para disa muajsh për magazinin "Der Shpigel, lideri i radikalëve, nënkryetari i tashëm i qeverisë serbe.Nëse lejohet marshimi definitiv i fashizmit serb, tash në një koalicion të madh të ekstremit të majtë dhe të ekstremit të djathtë, (që së bashku mbulojnë vullnetin e katër të pestave të elektoratit serb!), atëherë Kosova do të jetë vetëm pika e një fillimi të ri tragjik të një kasaphaneje në Evropë. Qelizat kancerogjene të fashizmit serb do të përhapin vdekjen e tyre edhe në hapësirat jashtëballkanike.Flaka që ka përfshirë shtëpitë në Glloxhan, në Gramaçel, në Dubravë, në Açarevë, në Vojnikë, në Prekaz e gjetiu në Kosovë, është fitili me të cilin serbët zjarrvënës të vjetër, duan ta ndezin rajonin dhe mbarë kontinentin.25 mars 1998 NJË LUFTË E FTOHTË NË HORIZONT?Ajo që shihet tash, është se kjo fazë latente e Luftës së Ftohtë që po e nxisin Franca, Rusia dhe Gjermania, po shkel mbi gjakun e shqiptarëve të pafajshëm dhe mbi vullnetin politik të këtij populli. --------------------------------Procesi i mëtejmë i riorganizimit të Ballkanit, nyjën e vet e ka në Kosovë. Prishja e status kuosë tashmë ka ndodhur, nga agresioni i forcave serbe kundër fshatrave shqiptare të Drenicës dhe të Deçanit, që shkaktoi masakrimin e mbi tetëdhjetë shqiptarëve, rrënimin e fshatrave dhe mbajtjen në shtetrrethim të një zone të gjerë. Mizoritë e kryera nga forcat policore, paramilitare e militare të Serbisë, tronditën opinionin botëror, duke rikujtuar llahtaritë e mëhershme që ka kryer agresori serb në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Edhe pse kaluan nëpër ferrin e agresionit serb, pjesët veriperëndimore të ish-federatës së Jugosllavisë, tashmë kanë formësuar njësitë shtetërore, me anën e Marrëveshjes së Dejtonit. Sado që procesi stabilizues po ecën ngadalë, ato

Page 28: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

hapësira janë vendosur nën ombrellën siguruese të NATO-s, e cila e ka ndalë turrin e agresionit serb në atë drejtim. Brishtësia e shteteve të dala nga darat e hegjemonizmit serbomadh, veçmas ajo e Bosnje dhe Hercegovinës, ende ka në vete rrezikun e riciklimit të agresionit dhe të gjenocidit. Mirëpo, vendosmëria amerikane dhe e NATO-s, po e mundëson përparimin e ngadaltë të procesit stabilizues.

Kush synon dekurajimin e shqiptarëve të Kosovës

Ndërsa, sa i përket ndalimit të marshimit të agresionit serb në Kosovë, diplomacia është ende në fazën e testimeve në nivelin e deklaratave konfuze të asociacionit të emërtuar Grupi i Kontaktit. Pas Planit aksional të aprovuar më 9 mars në Londër, dukej se Grupi i Kontaktit do të manifestonte vendosmëri për t'i ndalur mizoritë serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo, takimi i Bonit i 25 marsit, i dha edhe një bonus prej një muajsh Millosheviqit, që është një moment shumë shqetësues, jo vetëm për shqiptarët por edhe për mbarë rajonin. Lëshimi pe ndaj Millosheviqit, përkatësisht qeverisë së Serbisë, e cila vetëm një ditë para samitit të Bonit, u themelua në një edicion të fortë me ndikimin vendimtar të ultranacionalistit Sheshel, është sinjal tepër i rrezikshëm. Me këtë lëshim pe ndaj Serbisë, Grupi i Kontaktit ka për synim që të dekurajojë shqiptarët e Kosovës, dhe t'u sugjerojë që të heqin dorë nga përcaktimi për pavarësi. Ndërsa, edhe vetë ata e dinë se ky presion mbi shqiptarët është i pakptimtë, sepse procesi i riorganizimit të Ballkanit nuk është çështje koniunkturale, po proces i natyrshëm dhe i pandalshëm i pavarësimit të kombeve që kanë qenë të shtypur në miniperandorinë ish-jugosllave. Mirëpo, në nyjën e Kosovës, Grupi i Kontaktit dhe bashkësia ndërkombëtare ende po e shprehin prirjen koniunkturale, shemat e vjetra gjeopolitike, nostalgjitë e vjetra pansllave dhe aspiratat e cofura imperiale të disa ish-Fuqive evropiane. Të gjitha këto, në kurriz të popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës dhe të vetë Kosovës, si një vend që kalon çaste të rënda të okupimit nga Serbia. Nyja e Kosovës, po e riaktualizon edhe një moment tjetër të politikës botërore: një variant të ri të Luftës së Ftohtë. Dihet se amerikanët kanë adoptuar një qëndrim më të vendosur, për ta ndaluar marshimin militarist të Millosheviqit në Kosovë, ndërsa Rusia ka qenë kundër masave shtrënguese në drejtim të Serbisë. Deri në këtë pikë, shema e luftës së ftohtë ka qenë ajo e vjetra, pra ndarja globale e vijës konfrontuese ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Mirëpo, tash ka edhe një element shtesë në këtë konfrontim. Shtetet evropiane më shumë janë të prirura të rrinë në krahun e Rusisë, se sa të Amerikës. Kjo vlen veçmas për Francën, për Italinë, e pjesërisht edhe për Gjermaninë. Është indikative se vetëm një ditë pas Samitit të Bonit, në Moskë u mbajt takimi i nivelit të lartë Jelcin - Shirak - Kol. Shirak dhe Kol janë cituar të kenë deklaruar se Rusia është Evropë dhe aleat i tyre i sigurt. Takimi

Page 29: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ka rezultuar me institucionalizimin e vet, duke e caktuar takimin e ri për në maj të vitit të ardhshëm në Paris. Dashuri infantile ndaj Rusisë?Të gjithë analistët seriozë kanë theksuar se ky takim përbën një iniciativë të krijimit të një boshti kundërvënës ndaj SHBA-ve në Evropë. Disa muaj më parë, Zhak Shirak ka deklaruar se këto tri shtete janë dakorduar që deri në fund të këtij viti të mos ketë asnjë ushtarë amerikanë në Ballkan! Nëse Rusia është Evropë dhe nëse Evropa dëshiron që të dëbojë prezencën ushtarake amerikane nga Evropa, atëherë çuditërisht këto shtete kanë përvetësuar sloganin e dikurshëm "Ballkani ballkanasve", (në variantin Evropa evropianëve), për të ambalazhuar aspirata të vjetra imperiale dhe pansllave. Rishtazi duhet të theksohet këtu se sa herë evropianët kanë mbetur që vetë të barazojnë llogaritë ndërmjet tyre, janë bërë koalicione të ndryshme militariste (Antanta, dhe Antanta e Vogël e satelitëve ballkanikë, Fuqitë e Boshtit), që kanë rezultuar me kasaphane dhe mizori të tmerrshme në kontinentin tonë. As sot evropianët nuk janë të aftë që të akordojnë interesat e tyre dhe të krijojnë paqen në kontinent. Kjo është bërë e njohur për të satën herë në Bosnjë e Hercegovinë, ku pa inkuadrimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve, as ka pasur gjasa të ndërpritej agresioni serb, as të arrihej një paqe, sado e brishtë. Mirëpo, evropianët kanë zënë të manifestojnë një dashuri ifantile ndaj Rusisë, duke dashur ta amortizojnë ndikimin dhe prestigjin e SHBA-ve në mbarë kontinentin e vjetër e veçanërisht në Ballkan. Kjo prirje e evropianëve, po i merr konturat e një lufte të re të ftohtë, ku Franca, Rusia dhe Gjermania do të jenë në një bllok kundër ndikimit dhe prezencës së SHBA-ve në kontinent. Pasojat e kësaj prirjeje ende nuk mund të parashikohen. Ajo që shihet tash, është se kjo fazë latente e luftës së ftohtë, që po e nxisin Franca, Rusia dhe Gjermania, po shkel mbi gjakun e shqiptarëve të pafajshëm dhe mbi vullnetin politik të këtij populli. Këto tri shtete kanë bllokuar iniciativat amerikane në Grupin e Kontaktit, i kanë dhënë një bonus të ri njëmujor Millosheviqit, në të cilin ai mund të vazhdojë terrorin mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe spastrimin etnik të Kosovës. Kjo prirje e riinstalimit të luftës së re të ftohtë, në fazën e tashme po e sakrifikon Kosovën, por në fazat e tjera do të sjellë çrregullime në përmasa të pakontrollueshme. Marrja e pushtetit në Serbi nga ana e Sheshelit, e vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Dejtonit, e rikthen aspiratën serbomadhe në drejtim të Maqedonisë, i jep impulse nacionalizmit serb në Kroaci, si dhe e sjellë në pikëpyetje autonominë e Malit të Zi. Pra, ka rrezik që të kthehet gjendja e vitit 1991 në këto hapësira. Alternativë e kësaj është vazhdimi i procesit të riorganizimit të Ballkanit, me zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës, në pajtim me referendumin e vitit 1991.Para se Lufta e Re e Ftohtë, e inauguruar në dy samitet e Grupit të Kontaktit kushtuar Kosovës, dhe samiti i treshes në një daçë në periferi të Moskës, të bëjnë që të eksplodojë rajoni i Ballkanit e mandej edhe kontinenti. Edhe atëherë,

Page 30: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

me gjithë çmimin tragjik, prapë do të jetë i paevitueshëm riorganizimi i Ballkanit dhe zgjidhja e statusit të Kosovës.27 mars 1998

NDARJA E PËRGJEGJËSISË PËR KRIMET DHE PËR IZOLIMINMillosheviqi, me anën e referendumit, do të përpiqet të fitojë në kohë, t'i shkel afatet që ka vendosur Grupi i Kontaktit dhe t'i relativizojë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. ------------------------------Në serinë e obstruksioneve të vazhdueshme të Serbisë ndaj iniciativave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Millosheviqi inauguroi edhe një obstruksion të tij të njohur që prej kohësh. Ftesa e tij që, me referendum të vendoset se a do të pranohet "ndërmjetës i huaj" në bisedimet për Kosovën, mund të jetë e papritur vetëm për ata që nuk e kanë marrë seriozisht arrogancën kundërvënëse të tij tash dhjetë vjet. Në kalurimin e tij imperialist, të nisur në vitin 1988 në Fushë Kosovë, ai pati inauguruar "ndodhjen e popullit", si një metodë për rrënimin e autonomive të atëhershme dhe për imponimin e hegjemonisë serbe. Çjerrja e tij: "Më askush nuk guxon ta rrahë këtë popull", e nxjerrë në ballkonin e "zadrugës" në bashkësinë e XVI lokale të Fushë Kosovës, u bë moto e politikës së tij. Në mitingjet e Ushqes e të Gazimestanit, populli serb aprovoi vullnetin e vozhdit, për të nisur marshimin për nënshtrimin e popujve joserbë. Pasuan një varg referendumesh serbe, në të cilat u aprovua politika e agresionit imperialist serbomadh. Nën firmën e referendumeve dhe të motos së ballkonit të "zadrugës" së bashkësisë së XVI lokale të Fushë Kosovës, ideologjia imperiale serbe bëri agresionin brutal në Slloveni; nën atë moto shkaktoi masakrat në Plitvicën kroate; e bëri rrafsh me tokë Vukovarin dhe mbërriti deri te kampet e përqendrimit të tipit të Omarskës, si dhe ekzekutimet në masë të tipit të Zhepës e të Srebrenicës. Metodën e referendumit, si mbulesë për hapat e politikës imperialiste, Millosheviqi e instaloi edhe në "Republikën Serbe të Krainës" dhe në Republikën Serbe në BeH, ku "vullneti i popullit" përdorej si kartë për vazhdimin e masakrave dhe të agresionit. Referendumi shpallej për gjithfarë vendimesh, dhe, në këtë mënyrë, fitohej kohë për të bërë spastrimet etnike, dhe për të nëpërkëmbur vendimet e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo lojë serbe nuk do të kishte fund, sikur të mos ishte vendosmëria amerikane, e cila rezultoi me bombardime të pozicioneve serbe deri në masën që i detyroi të pranonin Marrëveshjen e Dejtonit. Shkatërrimi i bazave ushtarake të serbëve në BeH, ishte pika ku referendumet serbe pësuan disfatë në anën veriperëndimore të ish-federatës së Jugosllavisë.

Page 31: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Nxjerrja nga mënga e letrës së referendumit, nga ana e Millosheviqit, kësaj radhe, në rastin e Kosovës, është një shenjë shumë e keqe. Kjo do të thotë se ai ende vazhdon politikën e obstruksionit ndaj iniciativave ndërkombëtare. Manipulimi me "vullnetin e popullit" për një çështje si ajo e pranimit të palës së tretë ndërkombëtare, në rolin e ndërmjetësit në dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, dëshmon se jemi në prag të keqësimit të mëtejmë të procesit të pavarësimit të Kosovës. Millosheviqi, me anën e referendumit, do të përpiqet të fitojë në kohë, t'i shkel afatet që ka vendosur Grupi i Kontaktit dhe t'i relativizojë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Shtyrja e afateve për fillimin e dialogut, synon që të fut një shkallë më të lartë të mospajtimeve ndërmjet shteteve të Grupit të Kontaktit. Në letrën me të cilën praktikisht e dekreton referendiumin, Millosheviqi akuzon bashkësinë ndërkombëtare se "po u tregon të tjerëve se si duhet të jetojnë". Është e qartë porosia për elektoratin serb se si duhet të përgjigjen në pyetjen e formuluar për referendum, ku nuk thuhet "pala e tretë", po "pala e huaj". Është interesant se të njëjtën fjali për atë se si të tjerët po u tregojnë serbëve se si duhet të jetojnë, e tha edhe Vojisllav Sheshel, që e bën të qartë linjën politike krejt të unisuar të tyre. Hidhërimi i këtyre liderëve serbë, se të tjerët nuk po i lënë të "jetojnë si duan ata vetë", në fakt ka të bëjë me hidhërimin që ndiejnë përse bashkësia ndërkombëtare nuk po i lë "të jetojnë si duan ata", duke masakruar popullin shqiptar të Kosovës. Ata duan që "të jetojnë si duan ata", duke bërë gjenocid dhe spastrime etnike, duke serbizuar tokat shqiptare. Kundërvënia e hapur iniciativës ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bëhet për këtë shkak. Në anën tjetër, Millosheviqi kërkon që përgjegjësinë për pasojat që dalin nga ky qëndrim, t'i ndajë me popullin, pra, që popullit t'i mbetet përgjegjësia për krimet, po edhe për izolimin, për sanksionet dhe për masat shtrënguese që do të prodhojë refuzimi serb. Më në fund, që nga koha e çjerrjes se "këtë popull askush nuk guxon ta rrahë", përgjegjësinë për gjithçka Millosheviqi ia ka lënë popullit serb. Edhe për mizoritë në luftën agresive në Slloveni, në Kroaci e në Bosnjë e Hercegovinë, edhe për masakrat në Kosovë. Në këtë gjysmë shekull është vështirë të gjendet edhe një tjetër lider që ta ketë implikuar popullin e vet në krime gjenocidale, në masën në të cilën e ka implikuar Millosheviqi popullin serb. Me anën e referendumeve, me anën e votimeve për vozhdin dhe partinë e tij, me pjesëmarrjen në luftërat imperialiste kundër popujve të tjerë. Shpallja e referendumit më të ri nga ana e Millosheviqit, synon që përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë, ai t'i ndajë me popullin serb. A do ta hajë karremin edhe kësaj here ai popull, mbetet të shihet. Vilhelm Rajhu, në vitin e largët 1933 ka konstatuar se psikologjia masive e fashizmit është rezultat i manipulimit të udhëheqësit me masat. Në kohën në të cilën jetojmë, me RTS-in, si fabrika më rentabile e gënjeshtarve në botë, kjo gjë është edhe më e lehtë.3 prill 1998

Page 32: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

GRADACIONI IRACIONAL I POLITIKËS LUFTËNXITËSEProceset po shkojnë në dy drejtime krejtësisht të ndryshme: te serbët bëhet mobilizimi mbi platformën luftënxitëse serbomadhe, ndërsa te shqiptarët mbi ofrimin e një platforme skajshmërisht të moderuar. ----------------------------------Përkeqësimi i gjendjes në Kosovë është i përditshëm dhe gati ka mbërritur stadin nga ku më nuk do të mund të pengohet shpërthimi definitiv i konfliktit shqiptaro-serb. Rifillimi i granatimeve kundër fshatrave të Drenicës, që mbahen në rrethim tash dy muaj, sjellja e përforcimeve policore dhe ushtarake nga Serbia, çdo ditë, si dhe brutaliteti ekstrem i policisë serbe në çdo vend ku ajo mbërrin të keqtrajtojë shqiptarët, është një shenjë e hapët e linjës që ka zgjedhur politika e Milosheviqit ndaj Kosovës. Është linja e demonstrimit të forcës për të shtyrë popullin shqiptar të Kosovës që të heqë dorë nga aspirata e vet e pavarësisë, si dhe bashkësinë ndërkombëtare, që të heq dorë nga angazhimi i saj në planin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ka në këtë linjë një arrogancë që ka fituar gradacion iracional. Masakrimi i popullsisë së pambrojtur në Likoshan, Qirez, Prekaz të Ulët dhe në Gllogjan, nuk e frikësoi popullin shqiptar, ashtu si do ta kenë projektuar strategët e imperializmit serbomadh. Aktivizimi i faktorit shqiptar në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në viset e tjera etnike shqiptare dhe në mërgatat shqiptare, i dha shtysë të re projektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjaku i martirëve që ranë në plojën më të re të Serbisë, u bë një alarm për vetëmbrojtje, për mbledhje të energjive, për fuqizimin e përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës.As bashkësia ndërkombëtare nuk u step nga mizoritë serbe, sikundër mund të kenë menduar serbomëdhenjtë. Grupi i Kontaktit, në Planin Aksional të 9 marsit, kërkoi largimin e njësive speciale policore nga Kosova, kërkesë që u përsërit edhe në Samitin e Bonit të 25 marsit. Këshilli i Sigurimit aprovoi embargon e armëve ndaj Jugosllavisë dhe e mban hapur kërcënimin për hapa të tjerë ndëshkues. Megjithëse, as "vëllai i madh", as Kina, nuk mbërritën ta mbrojnë politikën gjakatare të Serbisë, ajo edhe më tutje vazhdon kursin e saj. Serbia vazhdon të sjellë forca të reja speciale policore e ushtarake. Formimin e qeverisë me radikalët e Sheshelit, që të gjithë e vlerësojnë si një qeveri për të përballuar keqësimin e gjendjes, deri edhe luftën. Edhe vendimi për referendumin e 23 prillit, ku politika refuzuese e Milosheviqit duhet të marrë edhe aprovimin e popullit serb, është në linjën luftënxitëse.Nga ana tjetër, politika e udhëheqjes shqiptare të Kosovës, pikërisht në këtë hark kohor ka treguar shenjat më të mëdha të moderacionit. Krijimi i grupit këshilldhënës të kryetarit Rugova, nxjerrja e ekipit negocues prej atij grupi, janë gjeste të moderacionit evident. Përbërja e këtyre ekipeve nga persona të linjës më të dobët të mundshme, nga ata që cilësohen si autonomistë, etj., sado që ka prekur ndjenjat e shqiptarëve, është arsyetuar me prirjen për zgjidhjen paqësore

Page 33: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

dhe me gatishmërinë për dialog.Është evidente, pra, se proceset po shkojnë në dy drejtime krejtësisht të ndryshme: te serbët bëhet mobilizimi mbi platformën luftënxitëse serbomadhe, ndërsa te shqiptarët mbi afrimin e një platforme skajshmërisht të moderuar.Grupi i Kontaktit dhe faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë e kanë për detyrë që ta vlerësojnë këtë zhvillim, dhe t'i neutralizojnë me kohë zhvillimet luftënxitëse serbe. Para se të bëhet shpërthimi definitiv, për ndërprerjen e të cilit mandej duhet shumëfishim i energjive të tyre, po prapa së cilës gjithmonë do të mbetej ndërgjegja e vrarë për faktin se nuk kanë bërë sa duhet për ta ndalur një krim të paralajmëruar kundër një kombi paqedashës.9 prill 1998

THIRRJA E GJENIT SHQIPTARTash kur largimi do të shpiente drejt zbrazjes, drejt spastrimit etnik të tokës shqiptare, njerëzit kanë ngulur të dy këmbët në tokë dhe qëndrojnë edhe me çmimin e jetës së tyre. -----------------------------Mbi dy muaj, fshatra të tëra të Kosovës mbahen në shtetrrethim postblloqesh e të tytave të snajperistëve, dhe qëllohen me granata. Mirëpo, banorët e atyre fshatrave, nuk i lëshojnë shtëpitë e tyre. Kur detyrohen të largohen nga shtëpitë që bombardohen, ata vendosen në fshatin më të afërt, e, pas disa ditësh, kthehen sërish në shtëpitë e veta. Vojnika e Turiçeci, Llausha e Haçareva, Buroja e Kopiliqi, si dhe shumë lokalitete të tjera, janë bërë kështjella të qëndresës shqiptare, që ruhen edhe me çmimin e jetës. Është një çmim tepër i lartë, që u ka rënë fati ta përballojnë këto zona dhe banorët e tyre trima. Politikanë dhe gazetarë të huaj shfaqin habinë e tyre, kur mësojnë për gjendjen në të cilën qëndrojnë këta shqiptarë në shtëpitë e veta. Ata kishin parashikuar një eksod masiv të këtyre banorëve, një ikje pa kokë para sulmeve barbare serbe. Dredharakut të vjetër sllav, Kiro Gligorovit, ia patën dhënë detyrën që të "inauguronte" idenë e korridorit, që do të thithte shqiptarët e shpërngulur nga Kosova. Jo rastësisht, kjo ide u poll në Moskë dhe u lancua më shtetin më properëndimor sllav, po megjithatë sllav. Politikanë dhe gazetarë të huaj sjellin ndër mend informacionet që kanë për eksodin e popujve që kanë qenë viktima të agresioneve. Nga përvojat më të reja, përmendin ikjen e boshnjakëve, të kroatëve, madje edhe të serbëve nga Kroacia, (kur e pësuan për shkak të krimit që e kishin shkaktuar vetë.) Dhe, rrudhin krahët, sepse nuk e kanë të qartë se çka ka ndodhur që nuk po riciklohet ajo gjendje e ikjes masive të popullatës.Të huajt edhe nuk e kanë të lehtë për ta kuptuar. Në fakt, në vitet e mëparshme, kur represioni serb godiste mbi familjarë të ndryshëm, për një pushkë a për një gjë tjetër, njerëzit merrnin arratinë. Me mijëra e mijëra u shpërngulën në shtete

Page 34: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

të ndryshme të Evropës Perëndimore, ku kërkuan strehim. Çështja e azilkërkusve shqiptarë të Kosovës u bë temë edhe e parlamenteve, e qeverieve dhe e institucioneve të llojllojshme. Mbase, nga ajo përvojë, edhe është nxjerrë një si konkluzion i tyre, se shqiptarët nuk e kanë vendosmërinë e duhur për ta arritur pavarësinë e Kosovës. Para nja dy vjetësh, një gazetar i huaj më ka pasë thënë përafërsisht kështu: "Ata që ikin nga sytë këmbët, për shkak të një fletëarresti që ua sjellë në derë polici lokal; ata që paguajnë para për një vërtetim të falsifikuar se gjoja i kërkon policia, nuk e kanë vullnetin që të bëjnë shumë për vendin e vet". Ta lëmë anash faktin se evropianët janë gjithmonë hileçarë e skeptik ndaj shqiptarëve, por ky argument ishte vërtet i atillë që të bënte të ndiheshe ngusht. Ndërsa, tash po ata njerëz nuk e fshehin habinë e tyre për këtë gjendje të ndryshuar. Nuk kujtoj se ka ndodhur ndonjë mrekulli në mendjen e njeriut tonë. Është fjala për një reagim pajtim me shkallën e rrezikut, që kanos Kosovën. Duket se largimi i përkohshëm nga Kosova për në shtetet evroperëndimore, nga njerëzit nuk shikohej si rrezik i zbrazjes së vendit. Mbeteshin të tjerë, ndërsa ata që shkonin, ishin edhe një faktor për të mbajtur familjet e tyre në Kosovë. Ndërsa, tash kur largimi do të shpiente drejt zbrazjes, drejt spastrimit etnik të tokës shqiptare, njerëzit kanë ngulur të dy këmbët në tokë dhe qëndrojnë edhe me çmimin e jetës së tyre. S'ka si shpjegohet ndryshe veçse si një thirrje e gjenit shqiptar për të qëndruar këtu, për të mbetur sundues të këtij vendi, të trashëguar nëpër mijëvjeçarë. Lordi Broton, që më 1813 pati shkruar: "Ata (shqiptarët) kanë frymën e pavarësisë dhe të dashurisë ndaj vendit të vet, në tërë popullin, gjë që, në një shkallë të gjerë dallohet nga pjesët e tjera të Turqisë. (...) Përkatësia kombëtare është veçoria më e spikatur e tyre". Mbas 185 vjetësh, përkatësia kombëtare dhe vetëdija për të, është bërë shumë herë më e fuqishme; aq e fuqishme sa ka arritur shkallën e qëndresës edhe me vetë çmimin e jetës. Qëndresa e familjes Jashari dhe e familjeve të tjera në Drenicë dhe në viset e tjera të Kosovës, është qëndresë që habit dhe trondit botën.Bota kësaj radhe nuk ka pse të stërhollojë dilema për atdhedashurinë e shqiptarëve dhe për vendosmërinë e tyre për të qëndruar në Kosovë dhe për ta mbrojtur me jetën e tyre. Bota e ka radhën që ta respektojë këtë fakt, dhe të ndihmojë që të vendoset drejtësia.4 maj 1998

Vrasjet me paramendim në letërsinë ruse dhe në realitetin e sotëm shqiptar GJYQI CARIST DHE GRUPI I KONTAKTITNëse gjyqi carist rus dënoi Raskolnikovin për vrasjen e një plake, Grupi i Kontaktit nuk jep shenja se do të bëjë diçka për të shpënë ndonjë drejtësi në vend. Jo vetëm për një krim mbi një plakë të moshuar, po as për një krim mbi një popull. ----------------------------

Page 35: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Në ditën që Grupi i Kontaktit ia hoqi një pjesë të sanksioneve Jugosllavisë së Milosheviqit, policia terroriste e Serbisë vrau edhe Ajmane Çitakun, një plakë 95-vjeçare. Në vargun e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, që, brenda dy muajve, kanë arritur shifrën në mbi dyqind të vrarë nga policia serbe, vrasja e një plake për dikend është vetëm një numër në statistikën fatale. Mirëpo, në ndërgjegjen e homo sapiensit, krimi me paramendim i vrasjes së një plake ka marrë një vulë në personazhin e Raskolnikovit, dhe dënimi i tij për krimin e bërë funksionon si një epilog i ligjshëm; me gjithë pendesën e pretenduar të Raskolnikovit. Po vrasësit të plakës 95-vjeçare, Ajmane Çitaku, a do t'i mbërrijë dënimi për krimin mostruoz? Dhe, prej kujt? Grupi i Kontaktit i suspendoi sanksionet ndaj "RFJ"-së Milosheviqit, me arsyetimin se gjoja ai e ka filluar dialogun me udhëheqjen shqiptare të Kosovës. Institucioni që ka marrë rolin e arbitrit në krizën në hapësirat e ish-Jugosllavisë, që ka marrë mandatin për të gjetur një zgjidhje për çështjet e hapura nacionale të këtij rajoni, ka marrë një përgjigje konkrete serbe ndaj vullnetit të mirë të tij; vazhdimin e shkatërrimeve të shtëpive shqiptare në Kosovë, vazhdimin e vrasjeve të civilëve shqiptarë, përfshirë edhe një plakë 95-vjeçare. E ndjera Ajmane Çitaku, e lindur më 1903, në kohën e pushtimit osman të Kosovës, ka mbijetuar rënien e asaj perandorie, pushtimin serb të Kosovës, luftërat ballkanike, dy luftëra botërore, kryengritjet kaçake dhe kryengritjen e vitit 1945. Edhe pse jetëgjatësia e saj nuk është varur nga pushtuesit gjakatarë, nga fushatat shkatërrimtare të tyre, vështirësitë jetësore, mungesa e gëzimeve të jetës, kanë qenë të ndihmuara edhe nga mospërfillja e Fuqive të Mëdha ndaj popullit shqiptar të Kosovës, pa dyshim. Grupi i Kontaktit, si vazhdues i traditës së arbitrimit ndërkombëtar, në dëm të këtij populli, i dha një peshqesh regjimit terrorist të Milosheviqit pikërisht në ditën kur ky regjim shoi me dhunë jetën e kësaj plake shqiptare. Nëse gjyqi carist rus dënoi Raskolnikovin për vrasjen e një plake, Grupi i Kontaktit nuk jep shenja se do të bëjë diçka për të shpënë ndonjë drejtësi në vend; jo vetëm për një krim mbi një plakë të moshuar, po as për një krim mbi një popull.20 maj 1998

Çka fshehet pas fjalëve të mëdha të KlintonitQËNDRIM I PRERË APO AMBALAZHIM DIPLOMATIK I HIPOKRIZISË Vija e kuqe amerikane është shkelur e përdhosur moti, ndërsa edhe kjo vijë përjashtuese e Klintonit, e thënë në takimin zyrtar me Rugovën, për moslejimin e përsëritjes së tragjedisë së Bosnjës, u përdhos nga politika militariste e Serbisë, që në ditën kur ajo fjali u shqiptua. ---------------------------------------------Fjalia kryesore që u shqiptua në takimin Klinton- Rugova është ajo e presidentit amerikan, i cili tha se nuk do të lejohet përsëritja e Bosnjës në Kosovë. A e

Page 36: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

sublimon kjo fjali qëndrimin e prerë amerikan kundruall agresionit serb kundër Kosovës, apo është një fjali si ato të ambalazhimeve diplomatike, që tjetër gjë thonë e tjetër gjë nënkuptojnë? Kjo mbetet të shihet në ditët që vijnë. Një gjë që tashmë dihet plotësisht, është se pikërisht në ditën kur Klintoni priti Rugovën në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, Serbia shkallëzoi agresionin militarist në Kosovë. Pikërisht atë ditë u shënua numri më i madh i rrënimeve të shtëpive shqiptare, i granatimeve dhe filloi ikja e popullsisë para barbarive shtazarake të militaristëve serbë. Numri i shqiptarëve të vrarë në atë ditë dhe në ditët që pasuan, është i madh, por nuk është evidencuar plotësisht, për shkak se granatimet serbe nuk pushojnë.Për këto ditë të shkallëzimit të sulmeve serbe, tashmë disa fshatra janë rrënuar rrafsh me tokë; Deçani i përngjet Vukovarit kroat; një numër i madh i shqiptarëve kanë ikur nga vatrat e veta, që do të thotë se ka filluar spastrimi etnik i tokave shqiptare; civilët që i zënë militaristët serbë, ose ekzekutohen në vend, ose masakrohen barbarisht nga hordat çetnike... Të gjitha këto janë përvoja që agresori serb i ka praktikuar më herët në Bosnjë. Pra, praktika e barbarive serbe të aplikuara në Bosnjë, tashmë është duke u aplikuar në Kosovë. Atëherë, çka do të thotë fjalia e presidentit Klinton në takim me kryetarin Rugova? Vija e kuqe amerikane është shkelur e përdhosur moti, ndërsa edhe kjo vijë përjashtuese e Klintonit, e thënë në takimin zyrtar me Rugovën, për moslejimin e përsëritjes së tragjedisë së Bosnjës, u përdhos nga politika militariste e Serbisë, që në ditën kur ajo fjali u shqiptua.Ka politikanë që thonë se ky shkallëzim i sulmeve serbe është një lloj hakmarrje ndaj shqiptarëve, që arritën të fusin zyrtarisht kauzën e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Po të jetë kështu, atëherë është në detyrën e Shtëpisë së Bardhë që t'i mbrojë ata që i pret, përkatësisht popullin e tyre që i nënshtrohet një hakmarrjeje barbare.Disa politikanë dhe analistë të tjerë janë të mendimit se barbaritë serbe kanë marrë një miratim të heshtur të bashkësisë ndërkombëtare. Këto barbari ata i shohin në funksion të detyrimit të shqiptarëve që të pranojnë një zgjidhje politike nën pavarësinë, ashtu si propagandojnë Bashkimi Evropian, OSBE-ja, NATO-ja, SHBA-të, etj. Pra, përmes shkaktimit të një humbjeje në terrenin e luftës, përmes provokimit të eksodit, përmes shkatërrimeve, të dobësojnë faktorin shqiptar në Kosovë deri në masën sa t'ia imponojnë atë zgjidhje që ata kanë rezervuar në bazë të kalkulimeve të tyre gjeopolitike dhe koniunkturale.Një linjë e analistëve janë të mendimit se mbas fitores së forcave reformiste në Malin e Zi, do të rikthehet trysnia mbi Beogradin, lidhur me Kosovën.Ka edhe një tezë që thotë se barbaritë e tashme serbe po lejohen nga bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që të shfrytëzohen si adut për futjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe në rajon.Me një fjalë, është një spektër i spekulimeve teoriko-politike, ndërsa në terrenin e ashpër të jetës, barbaritë serbe po shkallëzohen çdo ditë e më shumë.Ka cinikë që thonë se bashkësia ndërkombëtare do të luftojë kundër Serbisë,

Page 37: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

deri në shqiptarin e fundit. Vërtet, duhet të jetë njeriu tepër naiv e të besojë se amerikanët dhe institucionet e fuqishme diplomatike dhe ushtarake, të cilave ata u prijnë, nuk kanë fuqi që me një urdhër të prerë të detyrojnë Serbinë që të ndalojë agresionin kundër popullit shqiptar në Kosovë.Fatkeqësisht, populli shqiptar nuk e ka për herë të parë zhgënjimin në bashkësinë ndërkombëtare dhe në ata që ne, njëanshëm, kemi dëshirë t'i quajmë miq. 2 qershor 1998

Kartolinë nga Kosova ÇLIRIMI- NJË SHENJË E FITORES Gjatë ikjes para barbarive serbe, një nënë shqiptare lindi një foshnjë dikund në afërsi të kufirit. Ardhja në jetë e një pinjolli shqiptar, në momentet kur banorët e asaj pjese të shenjtë të Kosovës po përballeshin për jetë a vdekje me urrejtjen dhe mizoritë serbe, është një shenjë e fitores së jetës mbi vdekjen, lirisë mbi robërinë. Ka një lidhje biblike, hyjnore në tërë këtë histori. Dihet se një foshnjë-mashkull, i lënë në rrjedhën e lumit, u bë prijësi dhe shpëtimtari i mbarë një populli. Moisiu i priu popullit të vet që të kthehej në tokën e premtuar. (Shenjat që ka lënë Krijuesi, kur mbërrijmë t'i deshifrojmë, na japin shpjegime të themelta për jetën dhe rrugën që duhet të ndjekim).Një vlerë të jashtëzakonshme, një shenjë edhe më të qartë, e shpalos fakti se nëna e re, fëmijës së vet, ia la emrin Çlirim. Edhe pse e gjendur në fatkeqësi, me dhimbje në shpirt për shtëpinë e lënë në gojët e flakëve, për burrin e vet dhe të afërmit e tjerë që kanë mbetur për të mbrojtur atdheun, nëna e re kishte një kthjelltësi kristalore atdhetarie. Ajo e pagëzoi foshnjën e vet me emrin që simbolizon luftën heroike të popullit të saj për çlirim nga okupatori. Ky emër sublimon aspiratën, jo vetëm të një nëne, po të mbarë popullit. Shqiptimi i këtij emri, për foshnjën e lindur në zjarret e luftës, është shumë më shumë se një pagëzim i rëndomtë me një emër të bukur, të patronimisë shqiptare. Është mishërim i qenies me idealin e çlirimit dhe të lirisë.Dhe, kur një popull i tërë mishërohet me idealin e çlirimit dhe të lirisë, ai definitivisht del në rrugën e shpëtimit.Po t'i lexojmë shenjat hyjnore më tutje, mund të kuptojmë edhe diçka më shumë. Pritja që iu bënë tropojanët, të ikurve nga Kosova, ka një vlerë të thellë të harmonisë vëllazërore, të bashkëpjesëmarrjes në dhimbje, të solidaritetit e të ndihmës së pakursyer. Dihet se gjatë ikjes para mizorive të faraonit, populli kishte fituar një ndjenjë të harmonisë e të solidaritetit, që nuk e kishte përjetuar në atë përmasë kurrë më përpara.Natyrisht, mbrojtësit e vatrave të veta, mbrojtësit e atdheut, janë një kapitull më vete i atyre shenjave, që dëshmojnë se ky popull e dëshiron dhe e meriton lirinë. Në fakt, ata ia kanë dhënë emrin foshnjës së lindur dikund në malet, që, mbase, nuk do të quhen edhe një kohë fort të gjatë kufij ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. 6 qershor 1998

Page 38: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Agresioni serb kundër Kosovës dhe diplomacia botërore LEUTRIMI I VRARË NË DJEP DHE KORI DIPLOMATIKEdhe veprat më fisnike të diplomatëve botëror, që mund të pasojnë, nuk do ta kthejnë në jetë Leutrimin e vogël, të vrarë në djep. Mirëpo, veprat e tyre mund të pengojnë vrasësin serik të Ballkanit, që të mos e vazhdojë serinë e përgjakshme, kriminale të tij, të vrasjes së fëmijëve dhe të njerëzve të tjerë, që fajin e vetëm mbi këtë tokë e kanë që janë të lindur shqiptarë dhe nuk kanë vëllezër e kushërinj në stepat dhe tajgat e largëta aziatike. -------------------------------------------------

Ditën që granata serbe vrau në djep fëmijën trevjeçar, Leutrim Esat Agën nga Gramaçeli i Deçanit, pati një numër të madh të deklaratave të zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë kundër "politikës serbe në Kosovë". Deklaratat, vërtet, qenë pak më të ashpra se në ditët e kaluara, me një fije të hollë, po të dukshme, të kërcënimit në adresë të vrasësit serik të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Pati ndonjë rast, që, bashkë me kërcënimet, një diplomat i lartë, i një vendi që shqiptarët e trajtojnë si vend mik, arriti të firmosë në Beograd edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet vendit të tij dhe "RFJ"-së së Millosheviqit. (Kush mund ta besonte një gjest të kësaj natyre të pinjollëve të Perandorisë Danubiane, e cila u shkatërrua nga komploti pansllavist, ku terrorizmi shtetëror serb, me atentatin kundër princ Ferdinandit, luajti rolin e gjilpërës që ndezi sajesën shkatërrimtare?) Sidoqoftë, sot është e qartë se Serbia bën gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës, duke i vrarë edhe fëmijët në djep. A është duke e kryer një punë me porosi edhe sot, si në kohën e atentatit të Sarajevës, është punë që pret të zbulohet pak më vonë. Por, ajo që dihet që sot, është se diplomatët e lartë të shteteve evropiane dhe amerikane, në ditët e ofensivës gjenocidale serbe kundër zonës së Deçanit, heshtën si peshqit. Kur krimi monstruoz dha shenjat tragjike edhe jashtë kufijve të Kosovës, në formën e refugjatëve, diplomatët e lartë evropianë dhe amerikanë, filluan të japin deklarata të shumta. Mirëpo, edhe shumësia e deklaratave të përgjithësuara, në fakt, ka një rol amortizues të masave që do të duhej të ndërmerreshin kundër agresorit serb. Kakofonia e tyre mjegullon realitetin. Dikush prej tyre thotë se nuk kanë mjaft informata, ndonjë tjetër thotë se shqiptarët nuk duhet t'ia kthejnë me dhunë agresionit ushtarak serb, një tjetër madje akuzon se "separatistët shqiptarë provokojnë policinë"... Nga ana tjetër, dihet se, më 9 mars të këtij viti, Grupi i Kontaktit, në Londër hartoi një plan aksional, që ishte mjaft konkret, ku parashihej tërheqja e njësive speciale policore serbe nga Kosova. Në ditët dhe në mbledhjet që pasuan, kjo kërkesë thelbësore e Grupit të Kontaktit, u harrua dhe u zëvendësua me formula të ngatërruara, por që, në fakt, trimëruan Millosheviqin, për ta zgjeruar agresionin gjenocidal kundër shqiptarëve në Kosovë. Sikundër u tha, bombardimet dhe shkatërrimet e fshatrave shqiptare dhe të qytetit të Deçanit,

Page 39: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ekzekutimi i civilëve në vend, provokimi i valës së refugjatëve, ngritja e kampeve të tipit të "Dekorit" në Deçan, plaçkitjet e pasurive të të ikurve, të gjitha u shoqëruan nga heshtja e plotë e diplomacisë botërore, që kanë harruar se çfarë kanë kërkuar nga Serbia më 9 mars në Londër. Tash që flasin të gjithë, si në një kor të padiciplinuar, (mbase jo rastësisht edhe quhet kor diplomatik?), prapë s'merret vesh kurrgjë. Ende nuk ka një plan konkret si të ndalet vrasësi serik i Ballkanit. Thonë se java që po nisim, do të jetë e ngjeshur me takime të nivelit të lartë (Grupi i Kontaktit, samiti ministerial i NATO-s), ku mbase do të bëhet ndonjë operacionalizim i masave që duhen marrë kundër agresorit serb. Por, kjo duhet të pritet me frikë, sepse prapë mund të jepet ndonjë arsyetim në stilin se gjoja Rusia po e pengon veprimin e NATO-s, megjithëse askush nuk e merr mundimin të sqarojë se si qenka e mundur që Rusia, e cila nuk është anëtare e kësaj strukture, të mund të pengojë veprimin e NATO-s, kur nuk ka mundur ta pengojë zgjerimin e Aleancës Veriatlantike në vetë kufijtë e Rusisë?! Nëse edhe javën e ardhshme gjenden "arsyetime" për mos-hartimin dhe moszbatimin e planeve konkrete për ndëshkimin e agresionit serb, kjo nga ana e Millosheviqit mund të shfrytëzohet edhe si një bonus i ri për vazhdimin e gjenocidit. Pra, vazhdimi i gjenocidit deri në disa mbledhje të tjera, që zakonisht koincidojnë me kohën që i duhet pikërisht Millosheviqit, për të rrumbullakuar një episod të gjenocidit kundër shqiptarëve.Megjithatë, një propozim racional u dëgjua nga ana e diplomatit spanjoll, Karlos Vestendorp. Ai tha se diplomatët perëndimorë nuk kanë asnjë arsye që të marrin turr për në Beograd, në takim me Millosheviqin. Ata duhet ta caktojnë një emisar të tyre të vetëm, i cili do t'i mbante ato kontakte. E mira do të ishte, po të shoqërohej ky propozim i Vestendorpit edhe me iniciativën për ndërprerjen e marrëdhënieve të shteteve evropianoperëndimore me "RFJ"-në, si dhe me vendosjen e ombrellës siguruese të NATO-s mbi Kosovën, pa e pyetur dikë që nuk është anëtar i asaj Aleance.Më pak fjalë, e më shumë veprim kërkohet sot nga diplomatët perëndimorë, që janë të angazhuar për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Nuk mund të thonë se nuk i dinë të gjitha.Edhe veprat më fisnike të diplomatëve botërorë, që mund të pasojnë, nuk do ta kthejnë në jetë Leutrimin e vogël të vrarë në djep, në shtëpinë e prindërve të tij, në Gramaçel. Mirëpo, veprat e tyre mund të pengojnë vrasësin serik të Ballkanit, që të mos e vazhdojë serinë e përgjakshme, kriminale të tij, të vrasjes së fëmijëve dhe të njerëzve të tjerë, që fajin e vetëm mbi këtë tokë e kanë që janë të lindur shqiptarë dhe nuk kanë vëllezër e kushërinj në stepat dhe tajgat e largëta aziatike.7 qeshor 1998 Çështja shqiptare në 120 vjet tubimesh të Fuqive të Mëdha ÇLIRIMI NGA ANKTHI I PËRHERSHËM

Page 40: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Një ditë e vetme prish koincidencën e çuditshme të tubimeve ndërkombëtare që trajtojnë çështjen shqiptare. Më 12 qershor, në Londër, Grupi i Kontaktit i kushtoi sesionin e vet të jashtëzakonshëm çështjes së ndalimit të agresionit gjenocidal të Serbisë kundër Kosovës, duke aprovuar një varg masash ultimative për Beogradin. Më 13 qershor 1878, në Berlin, zhvilloi punimet Kongresi i Berlinit, i cili edhe e filloi ciklin e gjymtimeve të rënda të kombit shqiptar. Pra, 120 vjet vazhdon preokupimi dhe shqetësimi i kësaj që quhet bashkësi ndërkombëtare, me çështjen shqiptare, e me Kosovën, si fragmentin më rë rëndësishëm të saj. Preokupimi dhe shqetësimi i bashkësisë ndërkombëtare ende nuk e ka mbërritur stadin që të operacionalizohet në një plan konkret, i cili pranon realitetet e reja të krijuara dhe i sanksionon ato, me fuqinë e vet vemdimmarrëse. Përkundrazi, ende funksionojnë shemat e vjetra gjeopolitike antishqiptare, konspiracionet pansllaviste, rivalitetet me resentimane fundamentaliste imperiale të disa shteteve evropiane, që së bashku shkarkohen mbi çështjen shqiptare, për t'ia zënë frymën e për ta varrosur për së gjalli. E vetmja shpresë se këto mbeturina të së kaluarës nuk do të luajnë rolin kyç në përcaktimin e fatit të tashëm të shqiptarëve të Kosovës, është roli dominant që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botën e sotme. Nuk do të ishte e drejtë që për gjymtimet e rënda që i janë bërë kombit shqiptar më 1878, më 1913, dhe më 1919, të akuzohen diplomatët e tashëm të shteteve evropiane, të cilët në atë kohë as që kanë qenë të lindur. Mirëpo, faji i tyre është nëse nuk heqin dorë nga shemat e vjetra të paraardhësve të tyre kriminelë, të cilët, edhe pse të veshur me fraqe e me monokla në sy, kanë qenë kriminelë, po aq sa edhe vrasësit ordinerë serbë, të cilët kanë vrarë gra, fëmijë, burra e pleq shqiptarë, duke regjistruar në ndërgjegjen e qytetërimit evropian krimet më të shëmtuara.Diplomatët e sotëm nuk kanë pse e mbajnë si sukses vetëm nëse mbërrijnë t'i ndalin kriminelët serbë që vrasin, dhunojnë e dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyre. Në raport me paraardhësit e tyre, ky vërtet mund të quhej një sukses, por ai është ende larg nën pragun e minimumit që kërkon jeta dhe historia. Sot nga diplomatët, politikanët dhe ushtarakët e Fuqive të Mëdha kërkohet që të ndëshkojnë krimin serb dhe që paralelisht me këtë akt njerëzor të pranojnë realitetin se shqiptarët e Kosovës duan të jetojnë të lirë në tokën e vet, të çlirohen nga ankthi i përhershëm për shkak se i kërcënon doktrina serbe e gjenocidit.Kalimi nga numri ters në një numër që është simbol biblik, në harkun kohor prej 120 vjetësh, mund të shikohet si një përparim i vogël i qëndrimit të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare. Por, përvojat tona të hidhura na kanë bërë skeptikë kronik. 13 qershor 1998

Page 41: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Prapaskenat e takimit Jelcin-Milosheviq PËRPJEKJE PËR RIINSTALIMIN E KONSPIRACIONIT PANSLLAVIST?Edhe kësaj radhe u vërtetua se shqiptarët e Kosovës i dinë më së miri lojërat e ndyra të konspiracioneve pansllaviste. Reagimet shqiptare kanë kthjelltësi të plotë, sepse askush nuk pranon të marrë asnjë thërrimë iluzioni se gjoja zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të bëhet nën kupolat e skëterrshme të Kremlinit. -------------------------------------Takimi Jelcin-Milosheviq, në Moskë, vetëm e bëri edhe më të tejdukshme ëndrrën rusomadhe për rikthimin e ndikimit të saj në Ballkan. Biseda e aranzhuar edhe me sugjerimin e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, për gjoja gjetjen e një mundësie për ndalimin e agresionit ushtarak serb kundër shqiptarëve të Kosovës, u shfrytëzua si mbulesë. Këtë favor, aleatëve sllavë, ua dhanë vetë Fuqitë e Mëdha të Perëndimit. Presidenti rus e riinstaloi idenë e llogaritjes së Serbisë si sferë ruse të ndikimit, kur tha: "Nuk harrojmë se ne jemi shtete sllave". Sipas kësaj formule të shqiptuar nga Boris Jelcin, e të nxjerrë në fakt nga bloza e ideologjisë pansllaviste, shtetet sllave i mban të lidhura një aleancë funksionale, e përhershme. Kjo aleancë sllave, edhe pse nuk është e legalizuar në formën e ndonjë institucioni legal, shihet se funksionon me përpikëri mbi lidhjet gjenetike religjioze, ortodokse, që në esencë udhëhiqen nga konspiracioni pansllavist.Ç'është e keqja, ka një histori të tërë ngjarjesh që i kanë paraprirë këtij çasti të shqiptimit të aleancës pansllaviste, nga ana e Jelcinit. Kështu, në shkurt të këtij viti, presidenti Shirak i pati thënë kryeministrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Cërvenkovski, se, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Maqedonisë për pranim në NATO, duhet "t'i kuptojmë ndjenjat ruse për Maqedoninë"! Pas kësaj, erdhi deklarata e Jelcinit se "Evropa mundet pa amerikanët", gjë që rezultoi me mbajtjen e samitit të trilingut Jelcin-Shirak-Kol. Ideja e kësaj tresheje ishte që, deri në fund të këtij viti, të përjashtohet prezenca ushtarake amerikane nga Ballkani! Edhe iniciativa gjermano-franceze, lidhur me Kosovën, tashmë dihet se ka pasur miratimin e Rusisë. Në këtë donino, loja ruse me forcimin e shteteve sllave dhe ortodokse, është fort e qartë. Lansimi nga ana e Milosheviqit, i idesë së konfederatës ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë, të cilën ai e pati quajtur "oksigjen për shtetet ortodokse", është brenda kësaj sheme. Ajo që nuk është e kuptueshme, ka të bëjë me qëndrimin e shteteve evropiane, të atyre që quhen "Fuqi të Mëdha", se përse i bëjnë temena këtij konspiracioni pansllavist. Si është e mundur të kuptohet që pas tërë atij angazhimi të diplomacisë ndërkombëtare, të planit aksional të Grupit të Kontaktit, të kërkesave të G8, të ultimatumit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, të demonstrimit të fuqisë së NATO-s në kufi të Kosovës, lejohet një tiradë si ajo e

Page 42: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

takimit Jelcin-Milosheviq në Moskë? Kush ka interes që rezultatet e angazhimit dhe presionit ndërkombëtar të Perëndimit t'i fusë në konton e suksesit të diplomacisë ruse?A është fjala për natyrën harrestare të liderëve evropianë, të cilët mund të kenë harruar barbaritë sllave kundër vendeve të tyre? Apo mos antiamerikanizmi, si refleksion i dëshirës së heqjes së tutorit, ka mbërritur një pikë të tillë, ku fillon zona iracionale e politikës evropiane?Në nivelin e spekulimeve analitike, nuk përjashtohet as një mundësi tjetër. Ky takim ndoshta do të shërbejë si një rast që Rusia t'i lajë duart para intervenimit ushtarak të NATO-s kundër Serbisë, me arsyetimin se ka bërë çka ka qenë e mundur, ndërsa Milosheviqi nuk i është përmbajtur marrëveshjes së arritur me Jelcinin. Sidoqoftë, Kosova edhe kësaj radhe po e vërteton se është nyja kryesore e Ballkanit, pa zgjidhjen e së cilës nuk mund të ketë paqe e stabilitet në rajon dhe në Evropë. Gjithashtu, edhe kësaj radhe u vërtetua se shqiptarët e Kosovës i dinë më së miri lojërat e ndyra të konspiracioneve pansllaviste. Reagimet shqiptare kanë kthjelltësi të plotë, sepse askush nuk pranon të marrë asnjë thërrimë iluzioni se gjoja zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të bëhet nën kupolat e skëterrshme të Kremlinit. Dihet se nga stepat dhe tajgat aziatike, shqiptarëve gjithmonë u kanë ardhur vetëm lajme të këqija dhe fatkeqësi.Ditët që vijnë mbetet të shihet se ç'drejtim preferon të marrë bashkësia ndërkombëtare. A do të preferojë të mashtrohet nga gjoja "suksesi fillestar" i takimit Jelcin-Milosheviq, apo do ta shohë të vërtetën në sy, se pa ndëshkimin e agresorit serb nuk mund të ndalet gjenocidi i vrasësit serik të Ballkanit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleanca e Atlantikut Verior pritet se do të shpalosin strategjinë e tyre ndaj çështjes së Kosovës dhe ndaj Ballkanit. Logjikisht, ata do të duhej ta komprometonin përpjekjen ruse për riinstalimin e ndikimit të vet nën ambalazhin e sllavizmit dhe të ortodoksisë. Fituesit e Luftës së Ftohtë është koha që të vendosin edhe piketat e reja të Rendit të Ri Botëror, në pajtim të plotë me fitoren e tyre. Para se të zgjohet ariu rus e të përpiqet që t'ua prishë llogaritë.17 qershor 1998

"TEPRIA PATRIOTIKE" RRËZIKON PAVARËSINËHolbruku, në rolin e një pajtuesi ndërmjet politikanëve shqiptarë, është sinjal i keq për shqiptarët e Kosovës. Sinjal më i keq mund të jetë nesër Franc Vranicki. ------------------------------------

Kosova, sot përballet me një fenomen të panatyrshëm: në planin e brendshëm, të përpjekjeve për çlirim nga Serbia, ajo më shumë ka probleme nga patriotët, sesa nga tradhtarët nominalë. E quajtëm fenomen i panatyrshëm, megjithëse kjo është një konstantë tragjike e historisë shtetformuese dhe shtetërore shqiptare.

Page 43: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

"Tepria patriotike" e liderëve shqiptarë, që në zanafillë të shtetit shqiptar është bërë qelizë kanceroze për organizmin e ri, që provonte të shkelte me të dyja këmbët e veta në truallin e jetës së lirë. Zënka, grindje, komplote dhe kolaboracion me armiqtë e Shqipërisë bënë që të rrëzohej kryeministri i parë i shtetit shqiptar, pa mbushur vitin e qeverimit të tij. Në ravën e mëvonshme të historisë politike të shtetit shqiptar, ka mbetur një dëshmi e çuditshme e Sejfi Vllamasit: atij i kërkonte bashkëpunim Avni Rrustemi për ta likuiduar Ahmet Zogun, dhe i kërkonte bashkëpunim Ahmet Zogu, për ta likuiduar Avni Rrustemin! Vllamasi vetë, thotë se edhe Rrustemi, edhe Zogu ishin patriotë të flaktë, idealistë të kulluar të indipendencës shqiptare! Edhe atentatet kundër Gurakuqit, Prishtinës, Currit janë episode të këtij seriali absurd. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Balli Kombëtar dhe Legaliteti nuk arritën të krijonin një front bashkimi, për ç'shkak ndodhi fitorja e komunistëve në Shqipëri. Reginald Hiberti ka publikuar dëshmi të shumta të këtij absurditeti politik shqiptar.Të rikthehemi sërish te Kosova dhe reflektimi i kësaj konstanteje tragjike, në historinë aktuale politike dhe shtetformuese të saj. Republika e Kosovës, e shpallur nga Kuvendi i Kosovës para tetë vjetësh, sot është në fazën finale të luftës së saj për çlirim nga Serbia. Agresioni serb ka marrë përmasat e gjenocidit kundër shqiptarëve, që ka rezultuar me qindra të vrarë, me rreth 200.000 mijë njerëz të dëbuar nga shtëpitë e veta, me shkatërrime të mëdha të vendbanimeve shqiptare dhe me plaçkitje të pasurive. Është një nga krimet më monstruoze që po ndodh në Evropë, para kamerave televizive të megamediumeve botërore, para syve të diplomatëve me renome, nën thjerrëzat e avionëve dhe të satelitëve të NATO-s. Është një krim i paralajmëruar dhe, sipas gjasave, edhe i porositur. Kush nuk e di se shumë Fuqi të Mëdha, edhe sot, si gjithmonë, duan që shqiptarët të jenë sa më të papërfillshëm në Ballkan dhe në Evropë. Gjithë këtij krimi, shqiptarët e Kosovës ia kanë kundërvënë vullnetin e tyre dhe qëndresën e tyre. Mirëpo, politikanët shqiptarë të Kosovës nuk janë as të ndërgjegjshëm për tragjedinë që po përshkon jetën e kombit tonë, as për përgjegjësinë që kanë ata vetë, nisur nga fakti se kanë marrë rolin e artikuluesve dhe përmbaruesve të vullnetit politik të kombit. Ata janë përfshirë në një shtjellë grindjesh e komplotesh kundër njëri-tjetrit, me një pasion çmendurak. Pothuajse është arritur pika ku secili do të jetë kundër secilit, çka mund të rezultojë me shkatërrimin e infrastrukturës së brishtë institucionale të Republikës së Kosovës e ndoshta edhe të vetë konceptit të pavarësisë së saj. Holbruku, në rolin e një pajtuesi ndërmjet politikanëve shqiptarë të Kosovës, është sinjal i keq për shqiptarët e Kosovës. Sinjal më i keq mund të jetë nesër Franc Vranicki.Absurditeti i gjithë kësaj është se të gjithë këta burra që ua ka ëndja t'i quajnë liderë e kryetarë, kanë diploma të vërtetuara patriotike, kanë tepri patriotizmi në fjalët e tyre të zjarrta. Shumicën prej tyre i ka kapur një trans iracional patriotik, një temperaturë e lartë emocionesh patriotike, sikur janë të gatshëm që të vazhdojnë, ashtu deri në shqiptarin e fundit. Ndërsa, rrethanat dhe zhvillimet

Page 44: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

janë të tilla që ata do të duhej të kishin më shumë ethe e ankth për situatën tragjike që po kalon Kosova dhe shqiptarët e saj; më shumë bashkëdhimbje për të vrarët e për të plagosurit, më shumë kujdes për refugjatët, më shumë planifikim për parandalimin e tragjedisë që kërcënon mbarë Kosovën nga shkallëzimi i agresionit serb. Përderisa Kosova është e okupuar dhe e kërcënuar me zhbërje, asnjë njeri normal nuk ka arsye të manifestojë zjarrmi patriotike dhe triumfalizëm. A thua nuk e dinë këta politikanë shqiptarë se për ta fituar luftën e armatosur, nuk duhen vetëm armë e luftëtarë trima, po duhet një politikë e fortë, e kujdesshme, e ekuilibruar, që i kalkulon të gjithë faktorët, që krijon miq, që di t'i minojë pozitat e politikës së okupatorit, që jep mesazhe se ai komb, kur të jetë i lirë dhe i pavarur, do të jetë në unison me standardet e aleatëve, me vlerat e qytetërimit të arealit që i takon? A thua nuk e dinë këta politikanë shqiptarë se politika bëhet brenda shtratit të organeve legjitime dhe legale shtetërore, brenda një kornize të respektit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit korrekt, me respektimin e prioriteteve dhe të realiteteve të krijuara? Të thuhet se disa prej tyre janë të matufosur, nuk është e besueshme. Të thuhet se disa të tjerë janë kryeneçë nga trimëria që kanë, është, po ashtu, e pabesueshme, sepse gjeste trimërie nuk kanë manifestuar ende. Një gjë është e sigurt: pa e pasur mirë të formuluar një platformë politike dhe pa i krijuar mekanizmat efikase për mbrojtjen e saj, fitorja mbi okupatorin nuk është me gjasa të mëdha. Të paktën, nuk dihet për ndonjë shembull deri sot. 6 korrik 1998

Diplomacia evropiane dhe lufta në KosovëFORMULA DIPLOMATIKE- ALIBI PËR BASHKËPJESËMARRJEN NË KRIMAta kanë filluar të frikësohen nga sukseset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj kanë zënë të bëjnë presione mbi të, kanë filluar të nguten me projekte për imponimin e ndonjë autonomie. ------------------------------Një segment johuman i diplomacisë evropiane ndaj Kosovës, manifestohet në një formulë, që e përsërisin shpesh disa diplomatë të lartë. Ata thonë se duhet të bëhen përpjekje që të parandalohet zgjerimi i luftës nga Kosova në shtetet fqinje. Shprehja e brengës për shtetet fqinje të Kosovës, veçmas Maqedoninë, po edhe Shqipërinë, vjen e shndërrohet në një cinizëm dhe sjellje ad hominem të këtyre diplomatëve të lartë. Ata ua qajnë hallin shteteve fqinje të Kosovës, ndërsa për vetë Kosovën që është në flakë nga agresioni gjenocidal i Serbisë, janë mjaft indiferentë! Në takimin e Grupit të Kontaktit në Bon, diplomatët përfaqësues të Fuqive të Mëdha, shkuan edhe më larg. Ata drejtuan kualifikimet e tyre negative edhe në drejtim të shqiptarëve, duke krijuar një linjë të

Page 45: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

rrezikshme të barazimit ndërmjet viktimës dhe xhelatit, ndërmjet forcës çlirimtare shqiptare dhe okupatorit barbar serb. Përdorimi i këtij presioni diplomatik kundër shqiptarëve, është një suplement i ri i refleksit johuman të diplomacisë evropiane kundër aspiratave dhe luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.Theksimi me përparësi i brengës për shtetet fqinje të Kosovës, nga ana e diplomatëve të lartë evropianë, është një lloj alibie për bashkëpjesëmarrjen e tyre në krimin që po ndodh kundër kombit shqiptar në Kosovë. Tash katër muaj, agresori serb po bën spastrimin etnik të Kosovës, po shkatërron vendbanimet shqiptare, ndërsa Grupi i Kontaktit, ka ardhur duke e zbutur qëndrimin e vet fillestar që kishte ndaj Serbisë, në takimin e vet të parë më 9 mars në Londër. Shkatërrimet po ndodhin në zonat që po i godet agresioni serb, ndërsa në territoret e çliruara, që i kontrollon forca çlirimtare shqiptare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk është shënuar as një rast i ndjekjes së popullsisë civile serbe, asnjë djegie shtëpie. Diplomatët e lartë evropianë nuk i marrin në konsideratë këto fakte, veçse krijojnë alibinë për bashkëpjesëmarrjen e tyre në nxitjen e krimit serb, me spostimin e çështjes themelore, gjoja me shprehjen e brengosjes për rrezikun e zgjerimit të konfliktit. Ata sikur duan të thonë: nëse konflikti nuk zgjerohet në shtetet fqinje të Kosovës, ai mund të vazhdojë në Kosovë sa të dojë! Mirëpo, edhe në këtë pikë, tashmë ka filluar të nxjerrë krye një hile e re e diplomatëve evropianë. Ata kanë filluar të frikësohen nga sukseset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj kanë zënë të bëjnë presione mbi të, kanë filluar të nguten me projekte për imponimin e ndonjë autonomie. Kujdesi iracional i Perëndimit ndaj Maqedonisë, nga ana e politikës shqiptare duket se nuk është analizuar, për të përfituar prej këtij momenti për çështjen e Kosovës. Përkundrazi, në muajt e fundit hetohet një abstenim i çuditshëm i politikës shqiptare në këtë drejtim. Hetohet një mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi me partitë politike shqiptare në Maqedoni, në rend të parë nga partitë politike të Kosovës. Sipas Robert Gelbardit, madje edhe përfaqësuesit e UÇK-së, kanë dhënë premtime se nuk do të ketë aksione në Maqedoni. Përgjithësisht, mund të thuhet se në këtë kohë është vërejtur një baticë e shqiptarëve në këtë plan. Drejtori i Institutit Ballkanologjik në Uashington, Xhejm Huper thotë: "Nëse nuk ndërhyhet ushtarakisht, do të pasonte luftë e gjerë ballkanike, do të destabilizohej Shqipëria dhe Maqedonia." Kjo është linja e çdo analize serioze. Mirëpo, politika shqiptare dhe mbarë potenciali shqiptar, duhet të japin prova konkrete të forta se ky nuk është një parashikim teorik. Vetëm atëherë do të humbnin komoditetin diplomatët e lartë evropianë, do ta humbnin cinizmin dhe do të bëheshin më të përgjegjshëm në deklaratat dhe në veprimet e tyre. Nuk është lufta e parë në Ballkan, ku ata kanë treguar mungesë sensi, mungesë të dimensionit human të diplomacisë së tyre, para së gjithash si pasojë e kalkulimeve dhe konspiracioneve me Moskën si Piemont i pansllavizmit.

Page 46: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

11 korrik 1998

Baladë për një qytet të papërsëritshëmRAHOVECI I NGJAN QENGJIT TË THERUR

Masakra që bënë kriminelët serbë në Rahovec, kundër banorëve shqiptarë të këtij qyteti, është një tjetër episod i krimit të paralajmëruar (dhe të porositur?) kundër njeriut shqiptar dhe kësaj toke shqiptare. Ekzekutorët e krimit, për një kohë kanë pritur me padurim rastin për të vazhduar aksionin shfarosës të tyre edhe në këtë qytet shqiptar të Dukagjinit. Pas qytetit të Deçanit, Rahoveci është i dyti qytet shqiptar që u bë shkrumb e hi dhe që banorët e tij u masakruan mizorisht. Në mes këtyre dy akteve tragjike, shtrihet si perde e përgjakur barbaria shfarosëse kundër fshatrave më të mëdha të Kosovës, Junikut, Loxhës, Bardhit të Madh, Hades, Bellacërkës, Xerxës. Grafikoni i sulmeve shfarosëse kundër këtyre vendbanimeve të zgjedhura shqiptare, jep të kuptohet se objektiv i kriminelëve serbë është zhdukja fizike e banorëve shqiptarë dhe fshirja nga harta e vendbanimeve përfaqësuese dhe me resurse të mëdha të Kosovës. Mjafton vetëm një ilustrim. Kur merr verë e begatë, bujqit e Bellacërkës dhe të Xerxës ankohen se Kosova është treg i vogël për perimet që ata prodhojnë.Krimi shfarosës kundër qytetit të Rahovecit, sigurisht duke qenë episodi më i freskët i tragjedisë së shkaktuar nga gjenocidi serb, sot dhemb më shumë. Kjo dhimbje edhe mbërrin përmasën e klithjes, që shtron pyetje, të cilat duhet të marrin përgjigjje: Përse mediumet e fuqishme elektronike të SHBA-ve dhe atyre evropiane, nuk i kushtuan vëmendje masakrës kundër Rahovecit dhe fshatrave përreth tij? Përse Fuqitë e Mëdha u shtirën të verbëra ndaj këtij krimi të përbindshëm serb? Përse shumica e partive politike shqiptare të Kosovës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në viset e tjera etnike shqiptare, nuk patën reagime më të zëshme? Përse nuk ka shenja të një kujdesi elementar humanitar ndaj mbi 20.000 banorëve, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe janë duke fjetur nën qiellin e hapët, pa ushqim e pa mjete themelore për jetesë? (Autori i këtij teksti ka takuar një nënë të ikur, që rrëfen se për katër ditë, sa ka qëndruar në një fshat të Malishevës, para se të arrijë me rrugë të fshehta në Prishtinë, fëmijët e saj janë ushqyer vetëm me bukë misri.) Përse edhe pas kësaj tragjedie të rëndë njerëzore, disa liderë partiakë vazhdojnë të mbajnë hundën përpjetë; të kundërshtojnë çfarëdo bashkëpunimi dhe bashkërendimi të punëve? Përse askush nuk merr mundimin të sqarojë se si ka ndodhur kronologjia e kësaj tragjedie njerëzore, me ç'rast njerëzit e pafajshëm janë therur e masakruar si berre, dhe a ka mundur ajo të evitohet? Tërë këto ditë më kanë qëndruar në kujtesë copëza vargjesh të poetit nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj, i cili para shumë vjetësh ka bërë disa përshkrime të çuditshme të qytetit të tij. Në një varg, ai thotë se Rahoveci i ngjan qengjit të

Page 47: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

therur e të varur në mengele, në vitrinën e mishtores. Pas katër vjetësh të botimit të asaj vjershe, qyteti i Xhevdetit duket vërtet si qengj i therur dhe i varur në mengele. Në një vitrinë të hapur, po e cila nuk tërheq vëmendjen e askujt! Xhevdeti tash është një i ikur në një fshat të humbur të Malishevës; një natë më është lajmëruar me një "mobil". Zëri i ishte ndryshuar aq sa të mos e njihja mikun e vjetër. Po të kisha mundësi sot, do ta pyesja se çka e ka nxitur ta krijojë para katër vjetësh atë varg, që parashikonte tragjedinë e Rahovecit të tij? Tragjedia e qytetit të Rahovecit, duke qenë më e freskëta, dhemb më shumë, vërtet. Por, nuk duhet të përjetojmë paralizë nga dhimbja. Njerëzve të atij qyteti të vrarë, u duhet ndihmë, u duhet kujdesi dhe mirëkuptimi i mbarë botës shqiptare, në radhë të parë. Para se t'i shpallim viktimat heronj, është çasti vendimtar që të reflektojmë ndihmën konkrete për të gjallët. Vajtimi më i mirë për ata që vdiqën, është kujdesi për këta që kanë mbetur gjallë. Qysh sot duhet të mendohet e të punohet edhe për ngjalljen dhe gjallërimin e qytetit simpatik e të papërsëritshëm të Rahovecit.23 korrik 1998

Tragjedia e Kosovës dhe politikat ndërkombëtarePESHKAQENËT QË NDJEKIN ERËN E GJAKUT

Ata i krijojnë hapësirë Millosheviqit për të zbatuar disiplinimin e shqiptarëve deri në masën që të detyrohen ta pranojnë projektin e mbetjes së Kosovës në kornizën e shtetit jugosllav. -------------------------------

Që nga fundshkurti i këtij viti, kur u hap perdja për aktin e tashëm të tragjedisë shqiptare të Kosovës, nuk pushon orkestra makabre në formën e deklaratave të zhurmshme të zyrtarëve evropianë dhe amerikanë. Ndjekja e tragjedisë së Kosovës nga ana e këtyre zyrtarëve, me anën e fjalamanisë së tepruar, me oscilime kontradiktore, me rrjedha jologjike dhe jo rrallë me vlerësime idiotike, i ngjet ndjekjes që i bëjnë peshkaqenët anijes, e cila mbrapa lë njollat dhe erën e gjakut. Ky është një krahasim i ashpër, vetëm në shikim të parë. Përmasat e tragjedisë së Kosovës janë kaq gjigante në krahasim me çfarëdo anije, përfshirë dhe Titanikun, sa çfarëdo krahasimi, vetëm sa i minimizon përmasat e tragjedisë së saj, natyrisht duke përfshirë këtu edhe rolin e zyrtarëve fjalamanë të Evropës dhe të Amerikës, të krahasuar me peshkaqenët që ndjekin njollat dhe erën e gjakut.Pas masakrës serbe mbi familjet shqiptare në Likoshan, në Qirez dhe në Prekaz të Ulët, filloi kanonada e deklaratave, që dukeshin moralisht të frymëzuara dhe politikisht të drejtuara për të ndalur krimin gjakatar të makinerisë serbe. Madje, mbledhja e Grupit të Kontaktit, që u mbajt në Londër më 9 mars, vuri edhe konturat e një të ashtuquajturi Plan Aksional, ku tregohej vullneti për të frenuar krimin serb, duke kërkuar tërheqjen nga Kosova të forcave speciale, që ishin

Page 48: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ekzekutuese të krimit kundër popullsisë civile. Nga orkestra e çakorduar e deklaratave që pasuan, mbahet mend veçmas ajo e presidentit amerikan, Bill Klinton, i cili, në Shtëpinë e Bardhë, i premtoi kryetarit Rugova, se nuk do të lejohet përsëritja e Bosnjës në Kosovë. Kur e thotë një fjali të tillë, kryetari i superfuqisë së vetme të botës, atëherë ajo ngjall besim te njerëzit. Mirëpo, zhvillimet e mëvonshme treguan se ose është përkthyer keq fjalia e shqiptuar nga presidenti Klinton, ose ai ka bërë një deklaratë pa mbulesë. Ja pse. Nëse për pesë vjet lufte në Bosnjë, nga vatrat e veta janë shpërngulur rreth dy milionë njerëz, në Kosovë për katër muaj të agresionit serb, kanë rezultuar 350.000 njerëz të shpërngulur nga vatrat e veta. Kur të llogaritet numri i banorëve (përgjysmë më pak i Kosovës se ai në Bosnjë në fillim të luftës) dhe kohëzgjatja, atëherë bëhet krejtësisht e qartë se këtu është rreziku që tragjedia të jetë edhe më e rëndë se ajo e Bosnjës. Ne nuk disponojmë të dhëna për numrin e shtëpive të shkatërruara në Bosnjë gjatë pesë vjetësh të luftës, por dihet se, në Kosovë për katër muaj të granatimeve dhe të ofensivave agresive serbe, janë shkatërruar rreth 8000 shtëpi banimi të shqiptarëve. Kur të shikohet kjo shifër tragjike në përpjestim me popullsinë dhe me kohëzgjatjen (vetëm për katër muaj), atëherë, me siguri është e qartë se këtu intensiteti dhe vëllimi i shkatërrimeve serbe është më i madh se në Bosnjë. Prandaj, deklarata e cituar më lart e presidentit Klinton, del se ka qenë e pa mbulesë.Specialist i vërtetë i deklaratave të papeshuara dhe kundërthënëse lidhur me Kosovën, është ministri gjerman, Klaus Kinkel. Ai, në një rast thotë se në Kosovë duhet të intervenojë NATO-ja, në një vend tjetër thotë se, për intervenim duhet doemos leja e Këshillit të Sigurimit, ndërsa kur shkon në Moskë, thotë se intervenimi i NATO-s nuk ka gjasa të ndodhë!Nuk ia vlen të zhytemi më thellë në katalogizimin e deklaratave që bëhen në nivele më të ulëta dhe të shteteve më pak prestigjioze, sepse kjo do të merrte shumë kohë dhe nuk do të kishte vlerën e zënies së hapësirës së gazetës. Prandaj, menjëherë, mund të shtrohet pyetja: përse veprojnë kështu shtetarët, politikanët, diplomatët dhe kollankusuri tjetër? Sado sipërfaqësore dhe emotive që mund të duket, përgjigja e parë është se në këtë mënyrë ata i krijojnë hapësirë Millosheviqit për të zbatuar disiplinimin e shqiptarëve deri në masën që ata të detyrohen ta pranojnë projektin e mbetjes së Kosovës në kornizën e shtetit jugosllav. Dhënia e bonuseve për intervenime brutale ushtarake dhe policore nga një mbledhje e Grupit të Kontaktit deri te tjetra; zbutja e qëndrimeve ndaj Beogradit, deri në deklaratën e një zyrtari evropian që është cituar të ketë thënë se "shteti ka të drejtë t'i hapë rrugët e mbyllura nga rebelët", nuk ka shpjegim tjetër. Analisti i kujdesshëm vëren se as Shesheli, Daçiqi e Drashkoviqi nuk janë shumë më të pasofistikuar se diplomati anonim evropian, që ka dhënë një deklaratë të tillë për të drejtën e Jugosllavisë për t'i hapur rrugët. Të njëjtën gjë thonë edhe ata! Ndërsa, për rreth 8000 shtëpi të bëra shkrumb nga granatimet dhe nga vënia e flakëve nga ana e piromanëve serbë, diplomatit

Page 49: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

evropian aq i bën! Ndoshta, cinizmi i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij mund të shkojë deri aty sa të akuzojnë shqiptarët se për çfarë arsyeje i kanë ndërtuar shëpitë e tyre buzë rrugëve. Ndoshta, këtë akuzë e kanë lënë që ta thotë ndonjëri nga zyrtarët e organizatave humanitare, të atyre personave që numërojnë dietat e majme në dollarë dhe që shëtisin me llandrovera të bardhë, sikundër u shpreh para sa kohësh mjeku i nderuar Kohen. Fakti që tash sa ditë me mijëra shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e veta, flejnë nëpër male, pa ushqim, pa barna e pa asnjë kusht jetese, ndërsa "humanitarët ndërkombëtarë" arsyetohen se nuk po u lejohet të ofrojnë ndihmë, mund të arsyetojë edhe ndonjë deklaratë të ngjashme të tyre. Përndryshe, ndoshta është rasti i parë që aktiviteti i organizatave humanitare varet nga vullneti i autoriteteve pushtuese në një vend, e jo nga obligimet që ato organizata kanë për ofrimin e ndihmës popullsisë së viktimizuar.Mbetet të analizohet se sa kanë ndikuar deklaratat e zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë në krijimin e linjës së euforisë dhe të triumfalizmit në segmente të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë shqiptare të Kosovës. Mbetet të analizohet, gjithashtu, ku i ka motivet e vërteta ajo jokonsekuencë e deklaratave të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë, ajo lojë me ndjenja dhe me njerëz të Kosovës, deri në vrasje me tradhti. Po të analizohen mirë këto punë, atëherë politikanët shqiptarë të Kosovës dhe qytetarët përgjithësisht, do të rimësonin kuptimin e fjalës së urtë që thotë se nuk hahet krejt çka fluturon. Në fund të fundit, nuk kemi nga t'ia mbajmë, veçse ta mësojmë mirë këtë leksion.Sa u përket shtetarëve, politikanëve dhe diplomatëve evropianë dhe amerikanë, ata me siguri do të vazhdojnë të ndjekin "me vëmendje" ngjarjet në Kosovë, duke dhënë deklarata të llojllojshme kundërthënëse dhe pa mbulesë. Ndryshe nuk mund t'i marrin rrogat dhe dietat e tyre të larta.30 korrik 1998

Një faktor që ndikon në moszgjidhjen e drejtë të çështjes së KosovësALKIMIA AMERIKANE ME MAQEDONINË

Një Maqedoni e pavarur dhe stabile, në fqinjësi normale me Kosovën e pavarur, është diga më e fuqishme kundër hegjemonizmit serbomadh, tansferzaleve konfederative ortodokse dhe pansllavizmit rus, prandaj edhe nga kjo anë shqiptarët janë të motivuar për mbrojtjen e saj. ---------------------------- Ardhjet e shpeshta në Maqedoni të sekretarit të përgjithsëm të NATO-s, Havier Solana, dhe të komandantit të kësaj Aleance në Evropë, Vesli Klark, nuk e kanë

Page 50: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

evituar për asnjë milimetër rrezikun permanent që kërcënon stabilitetin e Maqedonisë. Këtu po i paraqesim vetëm disa pika që e ushqejnë këtë rrezik. 1. Incidentet në kufirin Shqipëri- Maqedoni, me kalimin e armëve, nuk kanë njohur zvogëlim, veçse shtim, përfshirë këtu edhe të shtëna me armë, që kanë rezultuar me të vrarë e të plagosur. 2. Shpërthimet e pasqaruara në qytete të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin, krijojnë tensione, pasiguri dhe ftohje të marrëdhënieve ndëretnike në këtë republikë. 3. Në po këtë periudhë, ushtarë serbë kanë bërë ndërhyrje brutale në disa fshatra me banorë shqiptarë në Maqedoni, duke dhunuar territorin e saj. Gjithashtu, Serbia ka bërë minimin e një pjese të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, që është një rrezik i dyanshëm, për banorët e Kosovës dhe për ata të Maqedonisë.4. Me gjithë presionet që bëhen ndaj Serbisë, ende nuk është pranuar vija e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Jugosllavisë së Zhablakut (1991), për shkak se pala jugosllave ka kërkesa për rivendikime në disa pika të këtij kufiri, me çka edhe e mban një linjë presioni latent ndaj Maqedonisë.Këto janë gjëra që duken më shumë në sipërfaqe.

Shtysat e fuqishme të nacionalizmit maqedonas

Gjatë muajit gusht planifikohet që të mbahet në Maqedoni një manovër ushtarake e forcave të NATO-s dhe të shteteve të Partneritetit për Paqe. Sigurisht që koncepti i kësaj manovre konsiston në demonstrimin e prezencës së Aleancës së NATO-s në këtë republikë, në të cilën SHBA-të kanë manifestuar një ndjeshmëri me elemente protektorati. Vazhdimi i mandatit të UNPREDEP-it edhe për gjashtë muaj, është, po ashtu, në kontekstin e një ombrelle mbrojtëse të Perëndimit mbi Maqedoninë, në këtë periudhë të mbarsur me rreziqe, për shkak të krizës së Kosovës.

Gjatë muajit shtator të këtij viti, në Maqedoni mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat kjo prezencë ushtarake e NATO-s dhe e UNPREDEP-it, sigurisht se planifikohet të ketë ndikimet e veta direkte. Ndihma për partitë e moderuara maqedonase, që janë aktualisht në pushtet, sigurisht se është pjesë e strategjisë diskrete të planifikuesve të SHBA-ve dhe të NATO-s. Vërtet, alternativa e partive maqedonase që janë sot në pushtet, është VMRO-ja dhe filialat e tjera nacionaliste maqedonomëdha, që angazhohen për Maqednoninë e Madhe, duke filluar nga revidimi i Marrëveshjes së Sen Zhermenit. Në vitin 1992, lideri i VMRO-s, Lupço Georgievski, pati premtuar se po të vinte në pushtet, për katër vjet do ta internacionalizonte çështjen maqedone. (Nga 66.000 km katrore, sa kishte Maqedonia para luftërave ballkanike, në Maqedoninë e sotme janë përfshirë 26.000 km. katrore, përfshirë këtu 5.000 km. katrore ku banojnë shqiptarët si shumicë dërrmuese. Kjo do të thotë se motivet e një nacionalizmi

Page 51: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

maqedonas i kanë shtysat e fuqishme në histori). Mbetet fakti se, çfarëdo vizitash të niveleve të larta që bëhen në Maqedoni, çfarëdo lloj prezence ushtarake e jashtme që të vazhdojë të mbahet në këtë vend, ato vetëm e prolongojnë ballafaqimin me problemet reale që i ka kjo republikë në konstelacionet gjeopolitike ballkanike. Dozat e rregullta të një terapie, pa u bërë diagnostikimi i saktë i sëmundjes, nuk kanë gjasa ta shërojnë pacientin. Mund të ndodh madje që i krijojnë ndonjë komplikim të ri.

Përparësitë që prodhon pavarësia e Kosovës

Në kontekstin e stabilitetit të Maqedonisë, diagnoza më e saktë është kjo: pavarësia dhe stabiliteti i kësaj republike sigurohet në pako me pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës. Prerja e incidenteve me trafik armësh, prerja e arsyeve për eksplodime të pasqaruara (të cilat mund t'i shkaktojnë shërbime të ndryshme, për t'ua ngarkuar fajin shqiptarëve), heqja e fushave të minuara në kufi me Maqedoninë dhe rregullimi i kontestit kufitar, ndalimi i bartjes së valës së refugjatëve nga Kosova në Maqedoni, varen drejtpërdrejt nga zgjidhja e krizës së Kosovës. Ndërsa, zgjidhja e krizës së Kosovës ka një mundësi të vetme normale - njohjen e pavarësisë së saj, në kufijtë e vet të njohur edhe me Kushtetutën e fundit të ish Jugosllavisë (1974).

Në kontekstin e stabilitetit të Maqedonisë, pavarësia e Kosovës do të prodhonte këto përparësi.1. Dobësimi i Serbisë do të mundësonte që të mos rritet presioni i saj mbi Maqedoninë, me anën e ekonomisë ,që është mjaft komplementare me atë të Maqedonisë, me anën e shërbimeve ë zbulimit që janë të mpleksura, me anën e sistemit informativ dhe propagandistik, që është dominant në Maqedoni, etj. 2. Shuarja e epiqendrës së krizës, të luftës në Kosovë, do të mundësonte fillimin e investimeve të huaja në Maqedoni, dhënien e kredive të volitshme dhe bashkëpunimin intensiv ekonomik me Kosovën, veçmas në fushën e energjetikës dhe të bujqësisë, ku puqen interesat e dy vendeve. Hekurana e Shkupit, fjala vjen, me vite ka marrë me çmime të ulëta energjinë elektrike nga Kosova. 3. Pavarësia e Kosovës i qetëson përfundimisht shqiptarët në Maqedoni, sepse për të gjithë shqiptarët prioritet është pavarësia e Kosovës. Shqiptarët në Maqedoni janë të gatshëm të participojnë në këtë projekt, duke pranuar Maqedoninë si shtet të tyre, sepse janë të vetëdijshëm se shqiptarët nuk mund ta kenë privilegjin që të formojnë një cikël shtetesh në Ballkan. Relaksimi i kufijve, bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor me Kosovën dhe me Shqipërinë, do të ishte koordinata plotësisht e akceptueshme për këtë fragment të kombit shqiptar. 4. Alternativisht, nëse dobësohet faktori shqiptar në Kosovë, atëherë frustrimi i shqiptarëve do të jetë shumë i madh. Ata do të përpiqeshin që të kompensonin humbjen, në një terren ku kanë gjasa më shumë, e ky terren

Page 52: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

realisht do të ishte Maqedonia. Radikalizimi dhe përplasja do të ishte e paevitueshme. Këtu përllogaritet edhe fakti që në Shqipëri do të vijë në të ardhmen në fuqi një qeveri e djathtë, që është më e ndieshme se qeveria e tashme kosmopolitike e Nanos. 5. Në një pako të njohjes së pavarësisë së Kosovës, mund të përfshihej edhe nënshkrimi dhe garantimi i paprekshmërisë së kufijve të Maqedonisë, nga ana e Kosovës dhe e Shqipërisë. Po të akceptohej ky realitet i fakteve dhe po të ndiqej kjo procedurë, është e sigurt se shqiptarët do të ishin mbrojtësit më të vendosur të stabilitetit të Ballkanit dhe të Maqedonisë, duke u përfshirë në integrimet rajonale dhe veçmas në Aleancësn Veriatlantike, të cilën e shohin si garantuesin e vetëm ndaj rrezikut të pansllavizmit. Atëherë vizitat e sekretarit të përgjitshëm dhe të komandatit të forcave të NATO-s për Evropë, do të bëheshin me më pak pompë dhe do të kishin më shumë efekte. Parashikimi i njohësit të shkëlqyer të Ballkanit, Mark Viller, i cili thotë tekstualisht: "Maqedonia kurrë s'mund të ekzistojë vetëm", nuk do të përmbushej.

Sindromi amerikan i Jaltës Çdo analizë logjike dhe e argumentuar, jashtë shemave të kalkulimeve afatshkurtëra dhe me interesa parciale, vërteton se pavarësia e Kosovës është garanti më i mirë i stabilitetit dhe pavarësisë së Maqedonisë. Një Maqedoni e pavarur dhe stabile, në fqinjësi normale me Kosovën e pavarur, është diga më e fuqishme kundër hegjemonizmit serbomadh, tansferzaleve konfederative ortodokse dhe pansllavizmit rus, prandaj edhe nga kjo anë shqiptarët janë të motivuar për mbrojtjen e saj. Për ne është krejt e paqartë se për çfarë arsyesh politika zyrtare amerikane e ka përqafuar tezën serbe se gjoja pavarësia e Kosovës e rrezikon Maqedoninë. Kjo tezë nuk i qëndron kurrfarë kritike të argumentuar. Është e çuditshme se deri në çfarë përmase iracionale ka shkuar fobia nga pavarësia e Kosovës te disa zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë, ku pa dyshim prin ministri i jashtëm gjerman Kinkel, i cili në një intervistë në gazetën Zydojçe Cajtung (korrik 1998), pavarësinë e Kosovës e sheh madje edhe si rrezik për hapjen e çështjes kurde! Deri sa serbët e shikojnë pavarësinë e Kosovës si rrezik për Maqedoninë, Kinkeli shkon edhe më larg se vetë serbët në spekulime iracionale. Ndërsa, amerikanët me mbrojtjen e tezës se pavarësia e Kosovës e rrezikon Maqedoninë, edhe pse kanë motive të tjera nga serbët, megjithatë, bëjnë një alkimi me mjete dhe procedura amatoreske. Është fjala për një plan afatgjatë. Kush nuk e sheh se ka gjasa të ripërsëritet ajo që bëri Ruzvelti në Jaltë, duke i bërë lëshime të shumta Stalinit, të cilat mezi u riparuan pas një gjysmë shekulli. Ambiciet imperiale dhe pansllaviste ruse po i shfaqin konturat sërish, në rastin e krizës së Kosovës. Nesër në Maqedoninë ortodokse, mund të jenë edhe më arrogantë.

Page 53: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

1 gusht 1998

Tragjedia e Kosovës dhe Fuqitë e MëdhaPOLITIKA SERBE E GJENOCIDIT - ME MIRATIMIN E EVRORUSISËPolitika gjenocidale që realizon Serbia kundër kombit shqiptar, në Kosovë, mentorët e vet i ka te Fuqitë e Mëdha evropiane; ato e inspirojnë, ia japin lejen (dozat) dhe ato ia krijojnë mbulesën morale e politike këtij gjenocidi të përbindshëm. Si në vitin 1878, kur Serbia bëri gjenocidin në Toplicë, edhe në vitin 1998 (pra 120 vjet më vonë), prapë gjenocidi serb kundër shqiptarëve po bëhet me lejen e evropianëve. -------------------------Kur thuhet se Evropa u ka bërë padrejtësi permanente shqiptarëve, kjo dikujt i tingëllon si përsëritje e ligjërimit të shkollës tradicionale historike dhe politike shqiptare. Ka që thonë se duhet lënë mënjanë njëherë e përgjithmonë lamenti për gjenocidin serb në Toplicë, për kasaphanën serbe në Kosovë gjatë pushtimit të saj më 1912, për gjenocidin dhe spastrimet etnike të viteve njezet e tridhjetë, për gjenocidin pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. E kaluara thonë, është e kaluar, kështu që me lamentet për të, nuk mund të konceptohet vizioni i së ardhmes. Mirëpo, nëse jo më herët, të paktën në vitin 1998, secili ka pasur mundësi të bindet se riciklimi i tragjedisë shqiptare, qendrën e vet e ka mu në qëndrimin që mbajnë Fuqitë e Mëdha të Evropës ndaj kombit shqiptar. Politika gjenocidale që realizon Serbia kundër kombit shqiptarnë Kosovë, mentorët e vet i ka te Fuqitë e Mëdha evropiane, ato e inspirojnë, ia japin lejen (dozat) dhe ato ia krijojnë mbulesën morale e politike këtij gjenocidi të përbindshëm. Si në vitin 1877/78, kur Serbia bëri gjenocidin në Toplicë, edhe në vitin 1998 (pra 120 vjet më vonë), prapë gjenocidi serb kundër shqiptarëve po bëhet me lejen e evropianëve. Pasardhësi i Bizmarkut, Klaus Kinkeli, tash nuk shtron pyetje retorike se a mos është Kosova një terrm gjeografik, veçse shkon edhe më larg: çështjen e Kosovës e ndërlidh me çështjen kurde, për t'i dhënë kështu një goditje sa më fatale. Në ditën kur po shkruhet ky tekst, mbi 300.000 shqiptarë të Kosovës janë të arratisur, të fshehur nëpër male. Ata kanë braktisur shtëpitë e veta, të cilat janë bombarduar me artileri të rëndë nga armata serbe. Në fshatin Shtuticë, dje granata ka vrarë në oborrin e vet, familjen gjashtëanëtarëshe, Zeqiri, e cila fajin e vetëm në këtë botë e ka pasur se ka qenë familje shqiptare dhe ka guxuar të jetojë në vatrën e vet, që quhet Kosovë. Kinkeli për tragjedinë e kësaj familjeje, me siguri e ka përgjigjen e gatshme, duke e shikuar të lidhur me fatin e kurdëve! Pushteti gjakatar i Millosheviqit dhe i Sheshelit, nuk ka nevojë për një alibi më të mirë se ky i Fuqive të mëdha evropiane. Ditë më parë një zyrtar i lartë evropian, deklaroi se Serbia ka të drejtë t'i hap rrugët e mbyllura në Kosovë, me çka edhe iu dha drita e gjelbër Millosheviqit

Page 54: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

për të komanduar shkatërrimin e të gjitha fshatrave që janë pranë rrugëve. Kur dihet se në Kosovë, mbi 70% e fshatrave janë pranë rrugëve, është e qartë se zyrtari i lartë evropian, në mënyrë implicite ka dhënë lejen që ato fshatra të shkatërrohen, në emër të "lirimit të rrugëve".Manash rivaliteteve evropiano-ruse në njërën anë dhe atyre amerikane në anën tjetër, manash qëndrimit që mund të mbahet ndaj formacionit vetëmbrojtës të UÇK-së, një gjë është krejt e qartë: Fuqitë e Mëdha i kanë dhënë lejen Serbisë për të shfarosur shqiptarët e Kosovës. Pra, nuk bëhet fjalë për dispilinimin e UÇK-së, për krijimin e ndonjëfarë koncensusi të shqiptarëve, për krijimin e ambientit për negociata e profka të tjera të kësaj natyre, veçse bëhet fjalë shkurt e trup për shkatërrimin fizik të shqiptarëve të Kosovës. Shkatërrimet e tashme të vendbanimeve shqiptare, përmasat e tashme të eksodit shqiptar, janë shumëfsish më të mëdha se ato të gjenocidit të Toplicës, se ato të shkatërrimeve me rastin e pushtimit të Kosovës më 1912, se ato të gjenocidit komunist të të vitit 1945.Me dhënien e lejes Serbisë, që të bëjë këtë gjenocid kundër shqiptarëve, Fuqitë e Mëdha evropiane, ndoshta pavetëdishëm, lejuan inaugurimin e fashizmit serb, në një edicion të ri. Ndërsa dihet se fashizmi serb vetëm mund të jetë lajmëtar i atij të vërtetit, fashizmit rus, i cili do ta dërmojë Evropën deri në themelet e saj, në një të ardhme jo fort të largët. Me vetë faktin që Fuqitë e Mëdha kanë lejuar që takimi Jelcin-Millosheviq të bëhet bazë e politikës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj shqiptarëve, ajo bashkësi ka lejuar politikën serbe të gjenocidit.Gjaku i shqiptarëve të pafajshëm po rrjedh rrëke nëpër tokën e Kosovës, për të satën herë me lejen e Evropës. Ky është krimi më i përbindshëm që ia kanë lëshuar në qafë këtij kombi, i cili deri tash ka ditur edhe të harrojë.Mirëpo, është kaluar vija përtej së cilës harresa është e pamundshme. Ky komb nëse mbetet gjallë, e me siguri do të mbetet, jo vetëm që nuk do të harrojë, por do të mësojë edhe diçka më shumë për armiqtë e maskuar.3 gusht 1998 Gjenocidi në Kosovë dhe diplomacia evro-ruso-amerikaneVARREZAT KOLEKTIVE NË KOSOVË - VARREZË PËR EVROPËNMund të duket e pabesueshme, por zelli i diplomatëve evropianë për t'i fshehur disi gjurmët e krimeve mostruoze të agresorit serb, nuk mbetet fort mbrapa zellit të vetë zyrtarëve serbë. Kjo punë mund të ketë një shpjegim të thjeshtë: diplomatët evropianë instiktivisht ndihen fajtorë edhe vetë për gjenocidin që po kryhet kundër shqiptarëve, sepse ai po kryhet me miratimin e heshtur të tyre. -------------------------------------Zbulimi, nga ana e disa gazetarëve evropianë, i dëshmisë së llahtarshme të ekzistimit të varrezave kolektive në Kosovë është zbulim që, sipas të gjitha gjasave, politikanët evropianë janë munduar ta fshehin. Zbulimi i varrezave

Page 55: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

masive të civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë e gra, të masakruar e të ekzekutuar, politikanëve evropianë mund t'ua prishë skenarin e tyre, sipas të cilit ata synojnë që çështjen e Kosovës ta trajtojnë vetëm si çështje humanitare. Ngutia e disa zyrtarëve të lartë perëndimor është një shenjë e qëllimeve të tyre. Kështu, ambasadori amerikan në Maqedoni, Kris Hill, ditët e fundit po tregonte një zell të panatyrshëm për kthimin e banorëve shqiptarë të Rahovecit në qytetin e tyre. Ai, madje, pati deklaruar se do të punonte me përparësi në këtë drejtim. Gjeti kohë sa të shkonte vetë në Rahovec, që të shikonte mundësitë e përshpejtimit të kthimit të banorëve shqiptarë të dëbuar nga ky qytet. Në kulmimin e agresionit ushtarak serb kundër zonave të tëra të Kosovës, kthimi në Rahovec u shpalli si prioritet i angazhimit të tij! Parimisht, angazhimi i këtij diplomati dhe i të gjithë të tjerëve për krijimin e mundësive që njerëzit të kthehen në shtëpitë e veta, është një angazhim i drejtë dhe human. Por, në kohën kur me mijëra të tjerë po dëboheshin nën breshëritë e granatave nga Drenica, nga Klina, nga Lugu i Baranit, nga Reka e Keqe, kishte diçka që nuk shkonte në këtë zell të diplomatit të lartë. Zelli do të ishte më e drejtë të orientohej për pengimin e ofensivave shkatërruese të Milosheviqit në këto zona të reja, në mënyrë që mos të shkaktoheshin më shumë viktima, më shumë të zhvendosur, më shumë shtëpi dhe fshatra të djegura deri në themele.Edhe ngutia e kryesisë së Bashkimit Evropian që menjëherë të dalë me një kumtesë, ku në fakt mohohej mundësia e ekzistimit të varrezave kolektive në Rahovec, është, po ashtu, shumë e çuditshme. Një organizëm aq i koklavitur si Bashkimi Evropian, po të ishte aq efikas, si në rastin e kumtesës në fjalë, me siguri se nuk do të ndodhte, të paktën jo në këto përmasa, gjenocidi serb kundër shqiptarëve në Kosovë.Një fjali e vetme deri tash që është pak më e qartë, megjithëse as ajo nuk i ka shpëtuar "shumëkuptimësisë diplomatike", është ajo e ministrit britanik, Robin Kuk, i cili është cituar të ketë thënë se "nëse lajmi për varrezat masive është i vërtetë- përgjigjja ndërkombëtare duhet të jetë e fuqishme". Tash për tash, këtu mbaron puna.Mbetet të shihet se çka është sipas diplomatëve evropianë varreza kolektive. Tash për tash dihet se vetë shefi i policisë serbe, që ka kryer krimet e përbindshme kundër shqiptarëve, ka pranuar se në Rahovec, në një varrezë të përbashkët, janë futur 43 kufoma të shqiptarëve të vrarë në Rahovec. Pra, mbetet të shihet se çfarë shifre e përmbush kriterin e diplomatëve evropianë për t'u quajtur një varrezë kolektive. Ndoshta shifra prej 43 kufomash, të futura në një gropë, u duket pak për ta shpallur ekzistimin e varrezave kolektive?! Deri tash sjellja e tyre ka dhënë të kuptohet se kriteret e tyre janë tepër rigoroze edhe nga kjo pikëpamje.Mund të duket e pabesueshme, por zelli i diplomatëve evropianë për t'i fshehur disi gjurmët e krimeve mostruoze të agresorit serb, nuk mbetet fort mbrapa zellit të vetë zyrtarëve serbë. Kjo punë mund të ketë një shpjegim të thjeshtë: diplomatët evropianë instiktivisht ndihen fajtorë edhe vetë për gjenocidin që po

Page 56: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kryhet kundër shqiptarëve, sepse ai po kryhet me miratimin e heshtur të tyre, prandaj edhe bëjnë përpjekje që t'i fshehin ato gjurmë të krimit, që mund të jenë më shokante për opinionin publik dhe elektoratin e tyre. Sa më me zë të lartë që thotë ndonjë zyrtar perëndimor se "fjalët se gjoja ne i kemi dhënë leje Milosheviqit për ofensivën në Kosovë, janë marrëzi", aq më shumë e zbulon veten të mbështjellë në këtë komplot antishqiptar. Nuk dihet se deri ku mund të arrijë forca zbuluese e fakteve, nga ana e gazetarëve evropianë, së cilës në fakt i kanë shpallur një luftë diplomatët e lartë. A do të mund t'ua mbyllin gojën gazetarëve të guximshëm me argumentet e tyre për "interesat më të larta", do të shihet së shpejti.Gazetarët e gazetave Die Presse, Expressen dhe TAZ, që kanë botuar të parët dëshmitë për varrezën kolektive në Rahovec, ku janë futur 567 kufoma, prej të cilave 430 fëmijë, në këtë fazë janë fitues të duelit me diplomatët dhe diplomacinë komplotiste evroperëndimore. Gazetarët nuk kanë cituar "premtimin e Milosheviqit", sikundër kanë bërë Rohan, Ishinger, Rubin, e shumë të tjerë, por kanë cituar dëshmitë rrëqethëse të varrtarëve, të dëshmitarëve shqiptsrë, që e kanë parë masakrën në qendrën e qytetit të Rahovecit. Gazetari Erih Rathfelder, i gazetës gjermane "Tageszeitung", sjell dëshminë, sipas së cilës "pak para se të arrijnë në Rahovec komisionet amerikane e ruse, forcat serbe i kanë mbuluar me buldozherë kufomat e dy varrezave, nga gjithsej katër, sa janë". Duket e habitshme për të gjithë ata që duan të duken si të mashtruar, gjithë kjo lojë serbe me diplomatët e lartë të Fuqive të Mëdha. Kur dihet fakti se ekziston mundësia e fotografimit me anën e satelitëve dhe të aeroplanëve të tipit Avax, për gjithë këtë që ndodh në Kosovë, ku varrezat kolektive janë veçse njëri nga aktet e gjenocidit mostruoz, që po kryhet kundër popullit shqiptar të Kosovës, nuk është vështirë të dihet se kush po ka qejf të jetë i mashtruar nga loja serbe.6 gusht 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe bashkësia ndërkombëtareFARAONI SERB DHE ALEATËT E TIJMillosheviqi vret femrat shqiptare. Ata që e njohin mirë esencën e ideologjisë serbomadhe, e dinë se Çubrilloviqi kishte adoptuar një tezë të nacistëve dhe i kishte dhënë këtë përmbajtje: "Në Kosovë nëna shqiptare e ka mundur armën serbe". Klintoni, Jelcini, Shiraku, Koli, Skalfaro, Bleri, Nano, Stefanopulosi, e kompanitë pasuese të tyre, janë mbrojtës të shtetit të faraonit serb. ----------------------------------

Ngjarja më e rëndë e ditës së djeshme në Kosovë ka qenë vrasja nga granatat serbe e dy vajzave të vogla, Zade Zeneli (11 vjeçe) dhe Emine Zeneli (9 vjeçe) nga fshati Mirenë i Lipjanit. Në të njëjtin çast dhe në të njëjtin vend, pranë

Page 57: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

shkollës së fshatit, deri sa po përpiqeshin të fsheheshin në pyll, janë plagosur nga shpërthimi i granatave serbe edhe nëna e dy vajzave të vrara, Miradie Zeneli (e cila është shtatzënë), vajza 6 vjeçe Xhejlane Zeneli, Lumturie Zeneli (25 vjeçe), Naime Zeneli (22 vjeçe), Selvete Zeneli (22 vjeçe), Bukurie Gashi (35 vjeçe)... Ka edhe të plagosur të tjerë në këtë masakër të bërë nga ushtria agresore serbe, po emrat e të gjithëve ende nuk janë bërë të njohur. Edhe kaq informacion mjafton për të kuptuar, ata që duan të kuptojnë, se fjala është për qëllimet serbe për shkatërrim në masë të banorëve shqiptarë të Kosovës, pra për qëllime shfarosëse ndaj këtij populli. Gjuajtja me granata në masën e civilëve, në masën e fëmijëve dhe të grave që ikin të tmerruar, nuk ka tjetër emër. As kriminelët serbë që kanë kryer këtë krim dhe krime të tjera të tilla monstruoze në Kosovë dhe as avokatët e tyre të parapaguar apo të maskuar në forumet ndërkombëtare, nuk mund të argumentojnë se vajzat e ndjera, Zadja 11 vjeçare dhe Eminja 9 vjeçare, kanë paraqitur "rrezik për integritetin territorial të shtetit". Të cilit shtet? Natyrisht, fjala është për atë shtet të papranuar ende, por të cilin e mbrojnë njësoj me fanatizëm Millosheviqi, Klintoni, Jelcini, Shiraku, Koli, Bleri, Skalfaro, Nano, Stefanopulosi, dhe gjithë mizëria e shtetarëve, politikanëve dhe diplomatëve të të gjitha rangjeve. Prej kujt e mbrojnë? E mbrojnë prej fëmijëve, grave, pleqve, prej shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk duan kurrgjë më shumë në këtë botë se të heqin njëherë e përgjithmonë nga qafa çizmen serbe, robërinë serbe, që ua dhunon jetën, që i vret me një gjakftohtësi fashiste. Ata nuk duan kurrgjë më shumë në këtë botë se të shohin vendin e tyre të lirë, si të gjitha vendet e tjera të botës. Duke e mbrojtur Jugosllavinë e Millosheviqit nga kjo dëshirë njerëzore e shqiptarëve të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare ka lejuar dhe po lejon përditë e më haptas, vrasjen e fëmijëve dhe të grave shqiptare, shkatërrimin e të gjitha vendbanimeve shqiptare, nëpër të cilat shkel makina serbe e luftës. Ka që thonë se mbrojtja që i rezervon Jugosllavisë së Millosheviqit bashkësia ndërkombëtare, duke lejuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve, ka arsye gjeopolitike, se bëhet për shkak të kalkulimeve me Rusinë, se bëhet për shkak të rivaliteteve të fshehta të SHBA-ve me Bashkimin Evropian, për shkak të principit të mosndryshimit të kufijve me dhunë, e kështu me radhë. Por, të gjitha këto janë vetëm perde tymi, për të fshehur një të vërtetë të hidhur për katastrofën morale të botës së sotme në rastin e Kosovës. Bashkësia ndërkomëbëtare del e zhveshur nga parimet, nga e drejta, nga vullneti për të mbrojtur e për të ndihmuar të vërtetën.Duan të na bindin se gjoja planet e NATO-s për intervenim në Kosovë janë në fazën përfundimtare, se kanë avancuar, se ato janë serioze, se përfshijnë disa opcione. Të gjitha këto janë vetëm perde tymi, për të mundësuar vazhdimin e gjenocidit serb, deri në masën që është projektuar për gjunjëzimin e popullit shqiptar të Kosovës. Kjo është e vërteta, e jo ato që thuhen për "avancimin e planeve të NATO-s".

Page 58: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Ka shumë shembuj që mund të shërbejnë si prova të pakundërshtueshme për sa u tha më sipër. Shembulli i heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare për varrezat kolektive, të cilat janë zbuluar nga gazetarët në Kosovë, është indikativ. Nuk pati as reagime për dëbimin e gazetarit gjerman Erik Ratfelder, i cili publikoi i pari të dhënat e tmerrshme për një varrezë kolektive në Rahovec, ku janë groposur 567 të masakruar në plojën serbe në atë qytet shqiptar. Institucionet ndërkombëtare u ngutën me deklarata, që të mbyllnin mundësinë e zbulimit të së vërtetës së llahtarshme, e cila do ta trondiste ndërgjegjen e opinionit publik dhe të elektoratit të vendeve të tyre. Për shkatërrimet e bëra në vendbanimet shqiptare, vetë Kofi Anan tha se është aplikim i taktikës së tokës së djegur. Po deklarata e tij nuk u pasua me ndonjë veprim konkret të OKB-së. Ndoshta në ditët e ardhshme do të zbutet edhe kjo deklaratë e Ananit, nga zëdhënës e altoparlantë të ndryshëm të forumeve ndërkombëtare. Avokatët e Millosheviqit gjithmonë kanë elokuencë që të demantojnë atë që është thënë njëherë, e ta zëvendësojnë me ndonjë formulë të mjegullt, elastike, që e amneston krimin serb. Heqja dorë nga Plani Aksional i hartuar nga Grupi i Kontaktit më 9 mars në Londër, është një tjetër shembull konkret. Përndryshe, sot është e ditur nga të gjithë se gati nga gjysma e Kosovës është dëbuar popullsia, duke e gjuajtur me granata, se ajo pjesë e Kosovës është spastruar nga banorët shqiptarë, pothuaj tërësisht. Ky ka qenë dhe mbetet objektivi strategjik i Serbisë. Në anën tjetër, edhe gjysma tjetër po rrezikohet çdo ditë nga provokimet e paramilitarëve dhe të kriminelëve të llojllojshëm serbë. Shfryerjet barbare kundër banorëve të Pejës, të Gjakovës, të Mitrovicës, të Prizrenit, të Ferizajt, etj., janë në funksion të provokimit të shpërnguljeve të mëtejshme, të spastrimit etnik të Kosovës, në përmasa që do ta dëmtonin sa më shumë shqiptarësinë e këtij vendi.Të kthehemi edhe një herë te ngjarja më e rëndë e ditës së djeshme, 13 gusht 1998, vrasja e fëmijëve dhe e grave shtatzëna. Krimi i Millosheviqit ka kapërcyer përmasën e krimit të faraonit, i cili shfaroste meshkujt e ebrejve. Millosheviqi vret femrat shqiptare. Ata që e njohin mirë esencën e ideologjisë serbomadhe, e dinë se Çubrilloviqi kishte adoptuar një tezë të nacistëve dhe i kishte dhënë këtë përmbajtje: "nëna shqiptare e ka mundur armën serbe".Po shqiptarët nuk kanë kujt t'i ankohen për faktin se po aplikohen klauzula të kësaj teze naciste. Klintoni, Jelcini, Shiraku, Koli, Skalfaro, Bleri, Nano, Stefanopulosi, e kompanitë pasuese të tyre, janë mbrojtës të shtetit të faraonit serb. Shtetin e faraonit serb ata po e mbrojnë edhe nga fëmijët shqiptarë.Ndoshta vjen një kohë dhe ata e kuptojnë se kanë qenë bashkëpjesëmarrës në një krim kundër një populli. Si për koincidencë, pikërisht më 13 gusht 1998, bankat zvicerane vendosën që Kongresit Ebrej t'ia kthejnë 1. 250.000 dollarë, në emër të kompensimit për arin që ua kishin grabitur nazistët viktimave të holokaustit. Ndoshta pas ndonja një gjysmë shekulli, do të detyrohen të pranojnë se edhe fondet e mbyllura të shqiptarëve në Perëndim, varrezat

Page 59: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kolektive, që tash përpiqen t'i fshehin edhe nga gazetarët e vet të ndershëm, vrasjet e fëmijëve, që shtiren se nuk e dinë se po ndodhin, kanë qenë krime si ato të nazistëve. Natyrisht që do të detyrohen të pranojnë se kanë kanë mundur t'i ndalojnë.14 gusht 1998

DUHET TË PËRBIHET "PILULA E HIDHUR" E PAJTIMITSkena politike ka mbetur e kontaminuar nga komunistët, të cilët janë shtrirë në parti të shumta e të ndryshme, në krejt spektrin, por që me vete kanë bartur gjithkund demagogjinë, hipokrizinë, imoralitetin, kleptomaninë, ku e ku edhe tradhtinë ordinere. -------------------------------------

"Uniteti i hekurt" që u ishte imponuar shqiptarëve në shoqëritë totalitare komuniste, veçmas në Shqipëri, po edhe në ish-Jugosllavi, ishte motiv i këngëve të shumta popullore dhe i propagandës së zhurmshme për fuqinë e pashtershme të popullit. Pas rënies së asaj utopie shtrënguese, logjikisht pritej që të krijoheshin vlera të reja të shoqërive shqiptare dhe, rrjedhimisht, edhe të mbarë kombit shqiptar. Në rend të parë pritej që të krijohej një vetëdije e re për përparësitë e shoqërive pluraliste demokratike, për shanset që hapeshin për integrimet shqiptare. Me një fjalë, pritej që të krijoheshin premisat për ndërtimin e një sinteze kombëtare, ku pluraliteti i interesave do të bëhej shtyllë e kohezionit kombëtar shqiptar, në vend të "unitetit të hekurt" të imponuar nga ideologjia dhe praktika totalitare.Mirëpo, ngjarjet nuk ndoqën rrjedhën sipas logjikës normale të jetës dhe të historisë. Përkundrazi, ndodhi një përmbysje fatale. "Uniteti i hekurt" që këndohej në këngët popullore dhe që gumëzhinte në valët e radio Tiranës, në së paku pesëdhjetë gjuhë të huaja, u zëvendësua nga përçarjet ekstreme, nga lufta e paprinciptë për pushtet, nga tendencat edhe për eliminimin fizik të kundërshtarëve politik. Ja si duket ky zëvendësim sot në rrafshin e jetës konkrete shqiptare.Në Shqipëri pluralizmi u shoqërua nga reagimi i strukturave të vjetra, që nën petkun e tokës së djegur synonin të tmerronin elektoratin shqiptar nga "demoni i demokracisë". Vullnetarët e Enverit, si falanga goditëse e hakmarrjes komuniste, mbanin nën kërcënim mbarë Shqipërinë. Vampirizimi i hakmarrjes komuniste ndodhi pesë vjet më vonë (1992-1997) dhe shkaktoi një tragjedi të tmerrshme në vend, duke shkaktuar vrasjen e mbi 4000 njerëzve, plagosjet e mbi 14.000 të tjerëve dhe shkatërrimin e strukturave të shtetit. Sot skena politike shqiptare është totalisht e përçarë në dy blloqe të papajtueshme. Koalicioni qeveritar, që u instalua pas zgjedhjeve të imponuara të 29 qershorit të vitit të kaluar, me të gjitha mjetet që ka synon të shtypë opozitën demokratike, pa hezituar edhe nga hakmarrja e hapët.

Page 60: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Në Republikën e okupuar të Kosovës plot shtatë vjet ka funksionuar një uniteti i brishtë i subjekteve politike shqiptare, për të shpërthyer me egërsi përçarjet ekstreme në momentin më tragjik për popullin shqiptar në Kosovë. Në periudhën kur agresioni serb shkaktoi një tragjedi gjenocidale në Kosovë, skena politike është thellësisht e përçarë. Janë dy blloqe që bëjnë luftë mes vete, me tendenca të kompromentimit e të eliminimit të kundërshtarit. Paçka se të gjithë bëjnë be e rrëfe se përpiqen për pavarësinë e Kosovës nga Serbia!Dy partitë kryesore shqiptare në Maqedoni janë në fazën e kërkimit të mundësive për të krijuar një koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 18 tetorit. Pas sinjaleve të para optimiste, tash vijnë sinjale të tjera, sipas të cilave hendeku ndërmjet tyre është i madh. Një element që kanë nxjerrë në opinion këto subjekte është indikativ: ato thonë se pa krijimin e unitetit ndër shqiptarët e Kosovës nuk mund të arrihet marrëveshje ndërmjet partive shqiptare në Maqedoni, sepse "çështjet janë të lidhura".Për të kuptuar se vërtet diçka nuk është në rregull me vetëdijen politike shqiptare në këtë periudhë, është ilustrativ edhe ky shembull: tash tre muaj në Ulqin nuk mund të formohet pushteti lokal, sepse dy partitë shqiptare, që veprojnë në këtë qytet, nuk kanë aftësi që të krijojnë një marrëveshje.Megjithatë, si një recidiv i retorikës së dikurshme për "unitetin e hekurt parti-popull", liderë partiak shqiptarë ende flasin me zjarrmi për unitetin. Është interesant se ata flasin për unitetin në njësinë tjetër, e jo ku veprojnë vetë. Fjala vjen, liderët partiak të Shqipërisë çdo ditë dërgojnë "selame" në Kosovë se si duhet të pajtohen Rugova e Demaçi, ndërsa në Shqipëri nuk bëjnë asnjë hap për të ulur tensionet. Po ashtu, para një kohe, nga Kosova dërgoheshin "selame" në Shqipëri që atje të pajtoheshin liderët ndërmjet tyre, ndërsa këtu në Kosovë ngritnin tensionet që rezultuan me kolaps të plotë të subjektit politik shqiptar. Edhe liderët politik shqiptarë në Maqedoni dërgojnë selame për unitet, ndërsa vetë ata nuk arrijnë të krijojnë një marrëveshje zgjedhore!Për çfarë arsyesh ndodh ky fenomen tragjik? Duket se është fjala për një fakt themelor: skena politike ka mbetur e kontaminuar nga komunistët, të cilët janë shtrirë në parti të shumta e të ndryshme, në krejt spektrin, por që me vete kanë bartur demagogjinë, hipokrizinë, imoralitetin, kleptomaninë, ku e ku edhe tradhtinë ordinere. Ata edhe kur kanë folur për "unitetin e hekurt" kanë qenë të përçarë, i kanë ngritur komplote njëri-tjetrit, i kanë shkuar në plumb shokët e idealit. Nuk kanë guxuar të flasin haptas, por kanë vepruar konkretisht e në konspiracion të thellë. Tash guxojnë të flasin haptas (dhe sikur e kompensojnë edhe atë që nuk kanë mundur ta thonë në kohën e komunizmit) dhe veprojnë haptas, para syve të popullit të tmerruar. Fatkeqësi është se, sipas të gjitha gjasave, ne shqiptarëve na mbetet të presim një ndërrim gjeneratash të politikanëve tanë që të ndodhë dekontaminimi i skenës politike. Po të kishim institucione stabile e të fuqishme, ato do të kishin shpejtuar këtë proces, ndërsa në rrethanat shqiptare i mbetet që këtë punë ta bëjë procesi biologjik!

Page 61: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Mirëpo, kush ka kohë të presë proceset e tilla, kur gjysmën e kombit shqiptar, këtu në Kosovë, e kërcënon shfarosja nga agresioni serb? A nuk është koha që tani të përbihet "pilula e hidhur" e pajtimit, së paku në një pikë të vetme: në përpjekjet për të shpëtuar gjysmën e kombit shqiptar nga shfarosja. 21 gusht 1998

mt/ Gjashtë muaj të agresionit serb kundër KosovësT/ STRATEGJI TË FSHEHTA TË PERËNDIMIT, APO GABIME TË SHQIPTARËVEQë nga fundshkurti i këtij viti, kur u hap perdja për aktin më të ri të gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, nuk ka ndërruar asgjë në qëllimin strategjik të agresorit serb. Qëllimi kryesor ka mbetur gjunjëzimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës. Metoda themelore që nga masakrat në Likoshan, në Qirez dhe në Prekaz të Ulët, ka qenë sulmi kundër familjeve dhe vendbanimeve shqiptare. Masakrimi i civilëve dhe djegia e shtëpive, kanë marrë funksionin e injektimit të tmerrit në popullatën shqiptare dhe të pamundësimit të kthimit të tyre në vatrat e veta. Edhe Kofi Anan ka pranuar, megjithëse me vonesë të madhe, dhe pa efekte konkrete, se Serbia po aplikon taktikën e tokës së djegur në Kosovë. Mendoj se gjithmonë dhe gjithkund duhet të theksohet se Serbia e ka filluar dhe e ka vazhduar goditjen e egër kundër civilëve shqiptarë dhe të vendbanimeve shqiptare, sepse, për një kohë, ky fakt është mjegulluar, me nxjerrjen e tezës se gjoja fjala është për një luftë që po zhvillohej në Kosovë ndërmjet dy ushtrive. Kjo tezë i ka shërbyer Serbisë, si pretekst për mizoritë e saj, dhe bashkësisë ndërkombëtare, si alibi, për të bërë sehir gjenocidin serb kundër popullit shqiptar të Kosovës.Në fakt, reagimi i UÇK-së dhe i fshatarëve të vendbanimeve të sulmuara, ka qenë dhe ka mbetur një akt mbijetese, një refuzim i nënshtrimit, një manifestim i aspiratës liridashëse, edhe pse ai reagim nuk ka pasur kapacitetin që të jetë efikas përballë makinerisë ushtarake të Serbisë. Në analizat që do të mund të bëhen në të ardhmen, do të shihet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë të përgatitur, as psikikisht, as ekonomikisht, as politikisht e as ushtarakisht, për një konflikt të armatosur të përmasave të gjera. Dihet se mungesa e mbështetjes ndërkombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës e ka shtyrë politikën zyrtare shqiptare që të jetë maksimalisht e kujdesshme, që të përpiqet të fitojë në kohë, që të mos japë asnjë shkas për goditjet serbe të përmasave shkatërruese. Kryetari Rugova, gjithë këto tetë vjet ka përsëritur në vazhdimësi se në Kosovë nuk mund të ketë luftë, por vetëm masakra të serbëve kundër popullit të pambrojtur shqiptar. Përcaktimi për një zgjidhje paqësore, ka qenë linja plotësisht dominuese e politikës shqiptare, të cilën e kanë mbrojtur pa përjashtim të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë, në Shqipëri, në

Page 62: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Maqedoni dhe në mbarë botën shqiptare. Ka disa që tash duan ta fshehin këtë fakt, por ai nuk mund të fshehet. Plot tetë vjet, shqiptarët ndërmjet statu quosë e kompromiseve, në njërën anë, dhe rrezikut të gjenocidit e të zhbërjes, në anën tjetër, kanë zgjedhur variantin e parë, duke shpresuar se do të krijoheshin rrethana më të favorshme në të ardhmen.Masakrat serbe në fillim zgjuan reagimin e institucioneve ndërkombëtare, që u sublimua në Planin Aksional të Grupit të Kontaktit (Londër, 9 mars 1998). Mirëpo, ai qëndrim fillestar filloi të pësojë degradime serike, për të ardhur deri në stadin morbid, ku deklarata nga takimi Jelcin - Millosheviq u bë platformë edhe e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian! Mbetet të shihet se a ka qenë fjala për një strategji të fshehtë të Perëndimit, apo edhe për gabime të shqiptarëve, që kanë mundur të iritojnë deri në masën që perëndimorët të japin leje për ndëshkimin më mizor të mundshëm, i cili ndodhi pas takimit të Moskës Jelcin - Millosheviq.Perëndimi, edhe pas gjashtë muajsh agresioni gjenocidal të Serbisë, mbetet në pozicionin e mospranimit të vullnetit politik të shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës. Duket qartë se këtu është esenca e lejes së heshtur që i kanë dhënë Millosheviqit, për gjenocidin e këtyre dy muajve të fundit, që rezultoi me rreth 400.000 njerëz të dëbuar nga vatrat e veta, me mbi 200 fshatra të shkatërruara dhe pesë qytete të shpopulluara. Pasojat e agresionit serb për këta gjashtë muaj, janë shumë më të mëdha se në Bosnjë, po të mirren në përpjestim me kohëzgjatjen, me territorin dhe me numrin e banorëve. Prandaj, premtimi i Klintonit se në Kosovë nuk do të lejohet përsëritja e Bosnjës, tashmë është i dalë boje.Po më tutje?Katastrofa humanitare e 400.000 shqiptarëve, ka zënë ta nxjerrë në sipërfaqe turpin e madh të Fuqive të Mëdha. Mediat e shteteve perëndimore kanë zbuluar përmasat e krimit serb dhe të pajtimit të heshtur të qeverive perëndimore me të, përfshirë edhe heshtjen për varrezat kolektive. Opinioni publik ka filluar të rrënqethet nga pamjet e tmerrshme të refugjatëve, të fëmijëve që vdesin për mungesë ushqimi dhe barnash. Mirëpo, Fuqitë e Mëdha dhe institucionet ndërkombëtare vazhdojnë ta mbrojnë integritetin territorial të Jugosllavisë së Millosheviqit, edhe pse nuk është shtet i pranuar në asnjë instancë ndërkombëtare. Nëse e vazhdojnë mbështetjen për këtë shtet, domethënë e vazhdojnë afatin e lejes që i kanë dhënë Millosheviqit për gjunjëzimin e shqiptarëve.Po shqiptarëve çka u mbetet? Shqiptarëve u mbetet ta analizojnë kohën e humbur, u mbetet të bashkohen në institucionet legale shtetërore, e t'i lënë përrallat për krijimin e komiteteve e të krahëve politik, që projektohen në funksion të rrënimit të pamjes institucionale shtetërore të Kosovës. Vetëm me energji të bashkuara, me bashkërendim me të gjitha njësitë e tjera të kombit, mund të përballohet rreziku i zhbërjes së përkatësisë shqiptare të Kosovës, kundër së cilës janë bashkuar me Serbinë shumë shtete, shumë ideologji, shumë

Page 63: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

konspiracione të komplotit dhe të terrorizmit të sotëm ndërkombëtar. 27 gusht 1998

------

Gjenocidi serb në Kosovë dhe manovrat e NATO-sSKEÇI I NATO-s DHE FATAMORGANA SHQIPTAREPërse u dashka "të dërgohen mesazhe" në adresë të kriminelit Milosheviq, me anën e plumbave qorr, të shkrehur në hapësirën ajrore të Maqedonisë (FYROM), në vend se të dërgohen mesazhe të vërteta, me plumba të vërtetë, që duhet shkrehur mbi pozicionet e forcave terroriste serbe, të cilat po e masakrojnë popullin shqiptar. -------------------------------------

Në Krivolak të Maqedonisë (FYROM), sot fillojnë manovrat e Paktit Veriatlantik, që janë manovrat e dyta që NATO-ja mban kësaj vere në Ballkan. Manovrat pararendëse u mbajtën në Bizë të Shqipërisë. Burimet bëjnë të ditur se manovrat e tashme të NATO-s, me emrin e koduar "Qasja më e mirë kooperuese'98", e kanë adresuar konceptin e tyre në zhvillimet e tashme në Republikën e Kosovës, përkatësisht në segmentin e katastrofës humanitare që ka rezultuar nga agresioni gjenocidal i Serbisë. Skenari i manovrave të Krivolakut, pra, aktivizon lojën me goditjen e popullsisë civile, katastrofën humanitare dhe shpresën e popullsisë së goditur në ndihmën që mund t'i arrijë nga NATO-ja. Ky është skenari. Në fakt ky është një skeç, që luhet në skenë të hapur të Ballkanit, paralelisht me tragjedinë që ndodh në Kosovë konkretisht, më së shumti dhjetë minuta larg Krivolakut, po të llogaritet koha me shpejtësinë e avionëve të NATO-s. Skeçi, si çdo shfaqje e këtij lloji, e ka brenda vetes absurdin, banalitetin. Përse u dashka të bëhet një lojë e pafund dhe e pakuptim me armë, me municion të poligoneve, në një vend ku nuk ka shenja të rrezikut direkt për popullsinë. Përse u dashka "të dërgohen mesazhe" në adresë të kriminelit Milosheviq, me anën e plumbave qorr, të shkrehur në hapësirën ajrore të Maqedonisë (FYROM), në vend se të dërgohen mesazhe të vërteta, me plumba të vërtetë, që duhet shkrehur mbi pozicionet e forcave terroriste serbe, të cilat po e masakrojnë popullin shqiptar. Përse u dashka të luhet lojë, përderisa, në afërsi të poligoneve të NATO-s, derdhet rrëke gjaku i fëmijëve, i grave, i pleqve dhe i burrave shqiptarë, që faj të vetëm në këtë botë e kanë se janë shqiptarë dhe duan të mbeten shqiptarë dhe të jenë të lirë në atdheun e tyre mijëvjeçar. Përse u dashka që të riciklohet shija e keqe e opinionit demokratik ndaj prestigjit të NATO-s, i cili është prestigj real dhe i vërtetuar në shumë raste.Dihet se edhe gjatë mbajtjes së manovrave të NATO-s në Shqipëri, ndodhën absurditete dhe banalitete, që e kanosin autoritetin e NATO-s. Gjatë zhvillimit të manovrave të kësaj Aleance në Bizë, armata kriminale serbe disa herë qëlloi

Page 64: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

me granata në territorin e Shqipërisë, duke dhunuar sovranitetin e atij shteti dhe autoritetin e të gjitha shteteve që gjoja po i dërgonin një mesazh Serbisë. Absurdi ndodhi, kur Serbia po u dërgonte atyre një kundërmesazh real, me anën e granatave vrasëse, e jo granatave të poligoneve, të cilat i kanë për zemër strategët e NATO-s.Tash për tash është evidente se manovrat, që filluan sot në Krivolak, janë vazhdimësi e atyre të Bizës. Sigurisht se, në fund të manovrave, prapë do të mbahet ndonjë turne i vogël në futboll të vogël, që do të shoqërohet me duartrokitje dhe do të përmbyllet me paraqitjen para kamerave të shumta televizive të kryeministrit ose të kryetarit të Maqedonisë (FYROM-it).Gjatë këtyre ditëve, sa do të zgjasin manovrat në Krivolak, shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të ekspozuar shfarosjes në masë. Qindra-mijëra civilë shqiptarë, që janë fshehur në gryka dhe male, nën qiellin e hapur, pa ushqim, pa ujë dhe pa barna, do të ëndërrojnë ndihmën e NATO-s, si një fatamorganë. Strategët e NATO-s duket se, në këtë fatamorganë të viktimave shqiptare, e shohin suksesin e plotë të manovrave "Qasja më e mirë kooperuese'98"! Deri në një manovër tjetër.Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme Amerikane ka paralajmëruar tri faza të intervenimit të NATO-s. Në fazën e parë parashihet "ndihma vendeve fqinje", Shqipërisë dhe Maqedonisë (FYROM-it); në të dytën "ndërhyrjet nga ajri", dhe në të tretën "operacionet në tokë". Mund të shihet se NATO-ja ka mbetur tash gjashtë muaj në (riprovim?) në fazën e parë, pa dhënë asnjë sinjal konkret se mund të kalojë në një fazë të dytë. Ndoshta bashkësia ndërkombëtare si fazë të dytë llogarit deklaratat e zyrtarëve të tipit Shatuk, Anan, Holbruk dhe kompanive të tyre. Shatuku është mjaftuar me fjalinë se "Milosheviqi mban përgjegjësi personale për dhunën në Kosovë", Anani është duke pritur përgjigjen në letrën që i ka dërguar kriminelit Milosheviq, ndërsa Holbruku lanson tezën e tipit se ekzistuaka "rezistenca kundër intervenimit, si dikur në Bosnjë". Po t'ia vlente të komentohej kjo tezë hipokrite, do të mund të shtrohej pyetja: kush bën rezistencë? Kush e përfill atë rezistencë? Pse nuk u përfill rezistenca me rastin e intervenimit në Kuvajt, të intervenimit në Afganistan e në Sudan etj.? Të tjerët, më të vegjël, më të parëndësishëm e më pak inventivë se këta të tre, as që dëgjohen në zhurmërimën e deklaratave, intervistave, letrave e gjepurave të llojllojshme, që bëhen në funksion të mbjelljes së hutisë dhe të paralizimit të aksionit konkret kundër terrorizmit shtetëror serb. Shqiptarëve të Kosovës u mbetet të provojnë t'i dëgjojnë uturimat e avionëve të NATO-s, që inskenojnë një skeç në hapësirat e Maqedonisë (FYROM-it) dhe të fshihen nëpër gryka e male, ku eventualisht mund të mos i arrijë thika dhe plumbi serb.Derisa NATO-ja të kalojë në një fazë tjetër, të vetëshkatërrimit moral të saj. 11 shtator 1998

Page 65: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Gjenocidi serb në Kosovë dhe shtypi frankofonËNDRRA IMPERIALE PËR AFRIKËN DHE HESHTJA E KRIMIT NË EVROPËRrezatimi moral i Francës është shuar moti, po qëndrimi i tashëm ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës e ka errësuar plotësisht edhe atë thërime që mund të kishte shpëtuar nga zvetënimi. ------------------------------------------Mbititulli i këtij teksti nuk ka të bëjë me kronologjinë dhe as me historinë e shtypit frankofon, po ka të bëjë me shfletimin e këtij shtypi brenda një jave të vetme. Cinikët mund të thonë menjëherë se nuk mjafton një javë për të dhënë një mendim për qëndrimin e shtypit ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, madje as kur është fjala për shtypin frankofon. Por, ata mund të jenë të tradhtuar nga "logjika" e tyre. Një javë, që përthekon zhvillimet tragjike në Kosovë, është më e gjatë se një decenie në kushte normale, sa i përket kureshtjes dhe qëndrimit të mediumeve. Për një decenie mund të mos ndodhë ndonjë gjë që ia vlen të shënohet, ndërsa për një javë mund të ndodhë tragjedia e mbarë një populli, mund të ndodhë spastrimi etnik, kasaphana.Java e kaluar, në shfletim të shtypit frankofon, ishte një javë e vazhdimit të gjenocidit serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me qindra-mijëra banorë shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e veta, e kaluan edhe një javë pa ushqim, pa barna dhe nën kërcënëmin e granatimeve të forcave terroriste serbe. Brenda një jave të tillë, numri i shtëpive shqiptare të shkatërruara e të plaçkitura nga piromanët serbë, kapi shifrën 41.447! (Po të llogaritet "me standardet frankofone" se në një shtëpi jetojnë katër anëtarë, atëherë del shifra tregon se 165.788 njerëz shqiptarë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ndërsa, dihet se standardi shqiptar është tjetërfare, ashtu që numri i të mbeturve pa kulm mbi kokë është së paku dyfish më i lartë). Brenda një jave u vranë e u masakruan disa fëmijë shqiptarë, vdiqën së paku dy gra për mungesë të barnave, u arrestuan së paku 800 burra shqiptarë, që u ndanë nga familjet e tyre... Me një fjalë, projekti i shfarosjes së popullit shqiptar, i zbatuar nga Serbia, e i lejuar nga komuniteti ndërkombëtar, gjatë një jave njohu radikalizim të dukshëm. Mirëpo, asgjë nga këto ngjarje tragjike nuk u prezantua në shtypin frankofon. Gazetat e mëdha, si Le Monde, Figaro, Le Soir, Liberation, etj., e mbuluan me heshtje krimin monstruoz serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Mund të gjendej ndonjë thërrime informacioni për ndonjë deklaratë të Shatakut, apo ndonjë shënim për ngjarjet në Kosovë, por aq i hollë, aq i paqartë, sa më shumë të krijonte përshtypjen se ishte sajuar i tillë për të krijuar më shumë hutesë. Mënyra e tillë e prezantimit të një vendi, të tragjedisë së një populli, ka brenda vetes një mesazh: ajo që ndodh atje, nuk ka të bëjë me ne, ai vend nuk i përket kontinentit tonë, ata që bëjnë gjenocidin atje, janë miqtë tanë historik dhe aktual. Duket sheshit se kjo është arsyeja kryesore e mbulimit kaq mizor me heshtje të tragjedisë së Kosovës, nga ana e shtypit frankofon. Qëndrimi i mediumeve frankofone është në unison me qëndrimin e diplomacisë

Page 66: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

franceze dhe të shteteve të tjera të këtij nënqielli evropian, i cili është shprehur me fanatizëm kundër pavarësisë së Kosovës. Mbajtja e qëndrimit të ngurtë, në favor të tezës serbe për Kosovën si pjesë e Serbisë dhe e Jugosllavisë inekzistuese, i ka shtyrë këto shtete dhe mbarë institucionet e tyre që të bëhen bashkëpjesëmarrëse në krimin kundër popullit shqiptar, i cili po kryhet me dorën e Milosheviqit. Në këtë heshtje të shtypit, shihet se çfarë lidhjesh të forta ka ndërmjet politikës zyrtare të shteteve dhe mediumeve "të pavarura".Gjatë javës që ndoqëm shtypin frankofon, binte në sy preokupimi jashtëzakonisht i madh i tij me zhvillimet në Zair (Kongo) dhe në disa vende të tjera afrikane. A është fjala për një ndërgjegje të vrarë franceze, lidhur me krimin që ka bërë kundër atyre shteteve, duke i mbajtur nën pushtim, duke i eksploatuar, duke ua shfytyruar identitetin kulturor? Apo është fjala për apetite imperiale, të cilat mbahen në gatishmëri, që në një situatë të volitshme të rikthehen kolonitë e humbura, përkatësisht pasuritë e tyre? Sidoqoftë, qëndrimi i shtypit frankofon ndaj zhvillimeve në Afrikë ka elemente paternalizmi dhe subordinimi, që ndodhin në agjendat diplomatike dhe politike franceze.Mediumet frankofone dhe veçmas ato franceze, në rastin e Kosovës, janë në kundërshtim të plotë me idealet legjendare të Komunës së Parisit, për drejtësinë. Shtypi frankofon nuk e ka të programuar ndjenjën e drejtësisë. Fatkeqësisht, po riciklohet qëndrimi antishqiptar i Francës dhe i botës frankofone, edhe kësaj radhe. Vetëm se tash nuk mund të arsyetohen se lajmet "kanë mbërritur me vonesë", si në kohën e gjenocidit në Toplicë, si në kohën e pushtimit të parë dhe të ripushtimeve të Kosovës.Rrezatimi moral i Francës është shuar moti, po qëndrimi i tashëm ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, e ka errësuar plotësisht edhe atë thërime që mund të kishte shpëtuar nga zvetënimi.12 shtator 1998

Apel për vizion: në prag të mileniumit të tretë FASHIZMI RREZIKON ARDHMËRINË E EVROPËS

Që nga momenti i ngulimit të njeriut të parë në tokë, kur filloi sprova e tij jo e lehtë e ekzistencës, në pajtim me misionin që i është ngarkuar, dilemat dhe shqetësimet e tij për atë që e pret në kohën që quhet e ardhme, janë një ankth i përhershëm. E ardhmja është fatum ekzistencial, është realitet, e jo prodhim i projeksioneve tona brenda skemave filozofike, sociale e politike, që u përgjigjen njohurive dhe interesave tona në të tashmen. E ardhmja mund të sjellë luftërat, sëmundjet, zvetënimin moral e kulturor, krizën e identitetit. Shekulli XX, si shekull i megavdekjeve, është shembulli më i dhimbshëm. Dilemat dhe shqetësimet e njeriut që ka jetuar në muzgun e shekullit XIX, kurrsesi nuk kanë mundur të parashohin tragjedinë që ndodhi në atë horizont kohor, që ata e shpresonin si "e

Page 67: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ardhme".Dilemat dhe shqetësimet e njeriut të sotëm për të ardhmen e tij, janë më të ligjshme se kurrë, sepse kapaciteti i rrezikut apokaliptik është shumëfish më i madh. Mjafton të përllogariten kapacitetet e armatimit bërthamor. Natyrisht, armatimi biologjik dhe kimik janë kapitull më vete, i rrezikut që kërcënon njerëzimin edhe sot, po që sigurisht do ta rrezikojë edhe më shumë në të ardhmen. m.t. Rritja e pabarazisë do të bëhet burim i konflikteveTë ardhmen historike të njeriut vazhdojnë ta kërcënojnë, përveç resurseve të jashtëzakonshme të armatimeve, edhe disa zhvillime të natyrës shoqërore dhe morale. E ardhmja duket se do të karakterizohet nga rritja e diferencave sociale ndërmjet kombeve, ndërmjet rajoneve dhe kontinenteve. Edhe pse ka parashenja se harta e dominimeve ushtarake, gjeopolitike, ekonomike, etj., pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe proklamimit të periudhës së Rendit të Ri Botëror, po rikomponohet në favor të qytetërimit evropianoperëndimor, kjo nuk do ta ndalojë rritjen e diferencave zhvillimore dhe krizat që do të rezultojnë prej tyre. Rritja e pabarazisë do të bëhet burim i rivaliteteve dhe konflikteve ndërmjet grupeve dhe shteteve dhe kjo do ta rrezikojë paqen dhe jetën normale të njeriut. Eksodet e njerëzve nga viset e pazhvilluara drejt shteteve të zhvilluara, do të jenë dukuri e hemoragjive demografike dhe kulturore në të ardhmen. Ky proces mund të rrënojë strukturat e kulturave kombëtare të kombeve të varfëra, në njërën anë, dhe të ngulfasë strukturat e kulturave të kombeve ku ata imigrojnë. Gjithsesi është rreziku i një shfytyrimi kulturor e civilizues në të dy drejtimet.Riciklimi i rrezikut nga fashizmi në disa shtete, qysh sot është në një fazë agresive të manifestimit. Sistemi domino i krijimit të konteksteve për instalimin e fashizmit, është provuar në të kaluarën, por duket se nuk është nxjerrë përvoja e nevojshme. Fashizimi i sotëm në Serbi, që ka shpërthyer si agresion i armatosur kundër popullit shqiptar të Kosovës, solidarizimi i Rusisë me praktikat gjenocidale serbe dhe qëndrimi jokonsekuent i Bashkimit Evropian ndaj tragjedisë së shqiptarëve të Kosovës, janë tharmi i rrezikut të një fashizimi në përmasa më të gjera në të ardhmen. Nëse sot lejohet gjenocidi i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, kjo mund ta trimërojë në të ardhmen edhe ndonjë diktator tjetër, që me të njëjtën metodë të zgjidhë problemet nacionale në vendin e tij. Kështu mund të vazhdojë deri në një pikë, ku shpërthen kriza në përmasa më të mëdha, siç ka ngjarë pas atentatit serb kundër Ferdinandit në Sarajevë (1914) dhe pas pushtimit nazist të Polonisë (1939). Grafikoni i zvetënimit moral po shënon ngritje. Mirëqenia e madhe, vetëm para disa decenieve e papërfytyruar në këto përmasa, indiferenca dhe moskokëçarja për atë që ndodh në pjesë të tjera të kontinentit e të globit, profanizimi i jetës, përdhosja e vlerave të familjes, janë dukuri që sot japin të kuptojnë se nëse ndiqet ky trend, në të ardhmen, do të dalin në sipërfaqe pasoja të rrezikshme. Abstenimi i intelektualëve është një kumt i keq

Page 68: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Qysh sot vërehet abstenimi i intelektualëve në punë të angazhimit për çështje madhore morale e shoqërore, thuajse janë pajtuar që idetë e tyre të përçohen me anën e kumtesave të papërmbajtje, të hartuara nga burokratët e instaluar në kabinetet e institucioneve ndërkombëtare, si OSBE, BE, OKB, etj. Iniciativat dhe projektet e guximshme intelektuale, në të ardhmen do të duhej të ishin shumë të shpeshta, si alternativë e cinizmit dhe arrogancës së institucioneve ndërkombëtare. Fjala vjen, një protestë publike, apo një grevë urie e një albanologu evropian, e një shkrimtari evropian, e një filozofi, ndoshta do të ndikonte që të rritej presioni i opinionit publik mbi qeveritë e Fuqive të Mëdha që të ndikonin të ndërpritej gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Natyrisht, një aleancë më aktive dhe më e sinqertë e intelektualëve me mediumet, do të ishte me ndikim jo të vogël. Në rastin e tashëm të gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë, abstenimi i intelektualëve është një kumt i keq jo vetëm për Kosovën po edhe për të ardhmen e Evropës. Fatkeqësisht, ka pllakosur një qetësi shpirtërore, si të kishin konsumuar doza jo të vogla të tabletave Murti-Bing, të cilat i "pati shpikur" shkrimtari polak Vitkieviq, në romanin e tij "Pangopësia", të cilit i referohet Çeslav Miloshi në librin "Mendja e robëruar". Kështu po dalim në terrenin ku mund të shihet vetë njeriu në raport me të ardhmen, mundësitë e tij dhe gjasat e tij. Nëse vazhdon dhe intensifikohet trendi i tashëm i kibernetizimit dhe i robotizimit të shoqërisë, ku shteti po merr çdo ditë e më shumë rolin e organizimit total, dhe abstenimi i individit, margjinalizimi i këtij të fundit do të bëhet edhe më i dhimbshëm. Anonimiteti në një mirëqenie të papërmbajtje, përgjumja shpirtërore dhe intelektuale e shkaktuar nga Murti-Bingu, do të mund të çekuilibrojë fatalisht karakterin e njeriut. Njeriut nuk i mbetet rrugë tjetër për të shpëtuar nga zvetënimi, përveç se të bëjë përpjekje të ngulmëta dhe të vendosura që të rikthehet në kornizën e natyrës së tij të vërtetë, të dhënë nga Krijuesi. Përkushtimi i njeriut ndaj Zotit, ndaj fatit të vet si qenie, së cilës i është ngarkuar misioni që t'i japë kuptim ekzistencës, përkushtimi ndaj familjes dhe ndaj punës, janë themelet ku mund të ripërkufizohet dhe të ndërtohet e ardhmja e tij. Kjo do të shoqërohej nga rritja e ndjenjës së solidaritetit, altruizmit, konkurrencës lojale, afirmimit të vlerave filozofike dhe morale pozitive, shërimi i plagëve të shkaktuara nga çmoralizimi i shoqërive totalitare...Përditshmëria me mirëqenien e saj të papërmbajtjeTeoria e De Melos thotë se për një kohë të caktuar, procesi biologjik në organizmin e njeriut rezulton me ndërrimin e të gjitha qelizave të organizmit. Pra, është një proces i ripërtëritjes që e mban organizmin gjallë. Procesin e ripërtëritjes morale, filozofike, njeriu duhet ta bëjë vetë, në bazë të udhëzimeve dhe përvojave që i ka në dispozicion.Po poezia? Cili është funksioni i saj në raport me njeriun, në të ardhmen e tij dhe në të ardhmen e saj? A do të mbetet ajo në koordinatat e natyrës së saj, me gjuhën poetike, si tharmin e një komunikimi me fuqi efektive estetike dhe

Page 69: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

njohëse që nuk mund të zëvendësohet me asnjë gjuhë tjetër? Hajdegeri thotë: "Poezia nuk është vetëm zbukurim përcjellës i ekzistencës, nuk është vetëm mahnitje kalimtare, ose madje vetëm ekzaltim dhe lojë. Poezia është themeli bartës i historisë, prandaj edhe nuk është vetëm dukuri kulturore, e veçanërisht nuk është "shprehje" e zbrazët e ndonjë "kulture të shpirtit". A do të mund të ruajë poezia natyrën e saj të padhunuar nga reklama dhe nga kiçi, apo do të stampohet në shishet e verës, në mbështjellëset e artikujve të llojllojshëm të konsumit? A do ta ngulfatë poezinë e vërtetë përditshmëria me mirëqenien e saj të papërmbajtje? Homeri, Aligieri, Bajroni, Bodleri, Elioti, Poradeci, Pazi, Hini, e të tjerë, kanë dhënë provën e fortë se poezia e ka natyrën e vet të përjetshme: aftësinë e pazëvendësueshme të komunikimit, ekstraktin esencial të gjuhës e të kulturës së një kombi. Mirëpo, e ardhmja e saj nuk varet vetëm prej saj. Poezia do të mbetet "themel bartës i historisë", nëse njeriu edhe në të ardhmen mbetet brenda natyrës së vet, i lidhur me vlerat madhore të misionit që i ka ngarkuar Krijuesi. Në të kundërtën, edhe vetë njeriu edhe poezia bashkë me të, do të shfytyrohen. Tashmë është provuar se në gjendje normale, poezia dhe njeriu nuk bëjnë pa njëri-tjetrin. 13 shtator 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe "arsyet" për mosintervenimVËRSHIMET NË BANGLADESH, TERRI I PULAVE NË SYTË E VESLI KLARKUT Përderisa mbetet pozicioni që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, përkatësisht që Kosova duhet të mbetet në Jugosllavi, edhe me Monika Levinskin, edhe pa të, politika amerikane nuk ka gjasa të shënojë sukses në Kosovë, as ta ndalë makinën vrasëse të forcave terroriste serbe. ----------------------------------------Forcat terroriste serbe i vrasin civilët shqiptarë, kudo që i mbërrijnë plumbat apo granatat, që nisin drejt tyre. Nëse ata nuk largohen nga shtëpitë e veta, i pret masakra, sikundër ka ndodhur tashmë në vendbanime të shumta të Drenicës dhe të Dukagjinit, që nga Qirezi e Likoshani e deri te Lubeniqi e Rahoveci. Nëse ikin nga vatrat e veta, i qëllojnë granatat, sikundër u ka ndodhur me qindra civilëve shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe familjeve Azemi të Mirenës e Asllani të Rancës, ku nga dy granata u vranë dhjetë fëmijë, që po iknin të tmerruar. KMDLNJ ka dhënë shifra për më shumë se 1000 civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar brenda gjashtë muajve të agresionit serb kundër Kosovës, si dhe mbi 800 civilë shqiptarë konsiderohen të zhdukur. Nëse bien në duart e policisë serbe, shqiptarët i pret tortura barbare policore dhe ndoshta edhe përfundimi fatal, si në rastin e Rexhep Bislimit, Cen Dugollit e Bilall Shalës, që u mbytën me torturë në bodrumet e policisë serbe.

Page 70: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Ky është rrethi i mbyllur, në të cilin shqiptarët i janë ekspozuar shfarosjes së programuar.Edhe pse mbarë bota i sheh këto masakra, kaluan gjashtë muaj që nuk ka asnjë lëvizje të vendosur, e cila do ta detyronte makinën vrasëse ushtarake serbe, që të ndalojë gjenocidin. Deklaratat e shumta të zyrtarëve të lartë të Fuqive të Mëdha dhe të ekspoziturave të tyre, në formën e institucioneve ndërkombëtare, nuk kanë pasur asnjë efekt konkret, madje as në hapjen e rrugëve për ofrimin e ndihmave humanitare për njerëzit e gjendur në buzë të vdekjes nga uria! Pas dërdëllisjeve të kamufluara diplomatike, pothuaj secili thotë se "Milosheviqi nuk po lëshon pe". Dhe, kurrgjë kurrkujt, duan të thonë burokratët apatik e me prirje pedofilësh. Një linjë e re arsyetimi ka kohë që vazhdon të përdoret si alibi për abstenimin e bashkësisë ndërkombëtare. Është fjala për "problemet e brendshme" të disa shteteve dhe problemet që nuk kanë ndonjë lidhje me ato shtete. Kështu, tash thuhet shpesh se afera seksuale e presidentit amerikan, Klinton, ia ka lidhur duart politikës amerikane lidhur me Kosovën. Analistë të tjerë thonë se pas ardhjes së Primakovit në krye të qeverisë ruse, do të jetë edhe më vështirë me rusët, kur është fjala për krijimin e një konvergjence për veprim në Kosovë. Cinikët vetëm sa nuk thonë edhe se vërshimet e mëdha në Bangladesh, kanë krijuar vështirësi të tjera, dhe kanë dëshmuar se njerëzit nuk vdesin vetëm në Kosovë po edhe në vende të tjera të botës!Kjo linjë e arsyetimeve, në fakt është larje e duarve për pjesëmarrjen evidente në një krim të përbindshëm. Kush nuk e di se ndërmjetësi Kristofer Hill, fjala vjen, nuk është i implikuar aspak në aferën seksuale që po e trondit Shtëpinë e Bardhë, veçse është direkt i angazhuar në ndërmjetësimin në Kosovë? Kjo do të thotë se politika amerikane, në këtë plan, nuk ka njohur reduktime, për shkak të aferës së presidentit Klinton me Monika Levinskin. Puna është se Hilli nuk ka arritur sukses në misionin e tij, sepse qasja e politikës së shtetit të tij dhe e mbarë bashkësisë ndërkombëtare, është e gabueshme. Përderisa mbetet pozicioni që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, përkatësisht që Kosova duhet të mbetet në Jugosllavi, edhe me Monika Levinskin, edhe pa të, politika amerikane nuk ka gjasa të shënojë sukses në Kosovë, as ta ndalë makinën vrasëse të forcave terroriste serbe. Vetë ky fakt, është një sinjal i gjelbër për Milosheviqin, që të shkatërrojë shqiptarët dhe kërkesën e tyre të pavarësisë. Mosakceptimi i vullnetit politik të shqiptarëve, pra, është shkaku kryesor që lejohet gjenocidi serb kundër këtij populli dhe shkatërrimi i këtij vendi. Kjo është e vërteta. Është e sigurt se po të ndodhte ky gjenocid, në çfarëdo vendi tjetër në Evropë, reagimi i SHBA-ve dhe i bashkësisë ndërkombëtare do të ishte i shpejtë, konkret dhe i vendosur. P.sh. po të ndodhte një destabilizim i Maqedonisë (FYROM), do të shihej se afera me Monika Levinskin, ardhja e Primakovit në krye të qeverisë ruse, vërshimet në Bangladesh, nuk do ta pengonin reagimin e fuqishëm të NATO-s.Kështu si është puna, mbetet cinizmi i deklaratës së komandantit të NATO-s në

Page 71: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Evropë, Vesli Klark, i cili është cituar të ketë thënë kështu: "E tërë bota i ka sytë të kthyer nga Kosova", për të vazhduar menjëherë: "Mirëpo, kjo stërvitje (në Krivollak, nënv. yni), nuk ka të bëjë me të". Pra, kur krejt bota i paskësh sytë nga Kosova, NATO-ja, që bën manovra vetëm dhjetë minuta larg nga ky vend i shkretëruar nga gjenocidi serb, nuk paska të bëjë aspak me këtë vend, sikur t'i ketë rënë terri i pulave komandantit të saj! Natyrisht, nuk mund të jetë ndryshe, kur dihet se ishte fjala për një skeç të NATO-s, të luajtur në skenë të hapur të Ballkanit, jo larg skenës së përgjakur, ku luhet tragjedia e popullit shqiptar të Kosovës.14 shtator 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe rrugët klandestine të mërgimit VARIANTI I ZHBËRJES SË SOFISTIKUARPo shihet sheshit se është fjala për një projekt global, që ka për qëllim zvogëlimin numerik të shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan, si dhe për ngushtimin e hapësirës jetësore të tyre. ---------------------------Kanale të reja për largimin klandestin të shqiptarëve nga Kosovapo hapen përditë. Janë kanale të fshehta, nëntokësore, që u ngjajnë kanaleve që hapin urithët. Nëpër këto kanale të hapura e të kontrolluara nga klane mafioze, një numër i madh i familjeve shqiptare të Kosovës, veçmas i atyre që janë goditur nga terrori serb, për çdo ditë marrin rrugën e pakthim të mërgimit. Disa kanale janë instaluar me rrugë detare, nga portet e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, që kanë destinim brigjet e Italisë. Shumat që paguajnë njerëzit fatkëqinj, për të mbërritur deri në anën tjetër të Adriatikut, janë marramendëse. Rreziqet që i përcjellin këta njerëz në rrugën nga njëri breg i detit në bregun tjetër, janë tepër të mëdha. Meqë udhëtimet rëndom bëhen me barka të vogla, ky lloj udhëtimi është me kokën në trastë. Tragjedia e Otrantos është ende një plagë e hapur shqiptare.Kanale të tjera janë instaluar me rrugë tokësore, që ndjekin drejtime nga më të habitshmet e hartave ballkanike dhe evropiane. Rruga drejt Hungarisë është njëra nga më të shpeshtat. Këto ditë është bërë publike një e dhënë, sipas së cilës në Hungari kanë mbetur këto ditë rreth 1000 refugjatë shqiptarë, që nuk kanë mundur të vazhdojnë rrugën për në Gjermani. Raste të tragjedive të rënda, të humbjes së jetës në Danub, në kufirin çeko-gjerman, në kufirin hungarezo-austriak, etj., janë të njohura. Një drejtim tjetër është rruga drejt Turqisë, e cila përditë gëlltit një numër të familjeve shqiptare të Kosovës. Po përsëritet kështu, historia tragjike e shpërnguljeve me dhunë të shqiptarëve nga vatrat e veta në hapësirat e përhumbura aziatike, ku përgjithmonë humben gjurmët e identitetit kombëtar. Rrugët e ikjes së shqiptarëve nga Kosova janë të panumërta, të shumta dhe të tmerrshme. Po të lëmë anash historinë tragjike të kësaj hemorragjie kombëtare

Page 72: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

nëpër shekuj, (dihet se sot në Turqi ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri dhe në tokat e tjera etnike shqiptare në Ballkan!), mund të shohin se vetëm në dhjetëvjetëshin e fundit, nga Kosova janë shpërngulur rreth 500.000 shqiptarë për në shtetet evroperëndimore. Pra, së paku 25 për qind e popullit shqiptar të Kosovës është shpërngulur nga atdheu i vet, brenda tetë vjetëve të fundit, pa llogaritur këtu valën më të re të largimit nga Kosova. Kur t'i shtohet kësaj shifre edhe numri prej 450.000 shqiptarësh të dëbuar nga vatrat e veta brenda këtyre gjashtë mujave të agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kosovës, që janë pjesa potenciale e njerëzve që po shpërngulen tash nga Kosova me rrugë të reja e të vjetra klandestine, atëherë shihet se gati gjysma e popullit shqiptar të Kosovës është detyruar të braktisë vatrat e veta. Dëbimi i programuar e me përmasa të tilla i një populli nga vatrat e veta, me metodat e terrorit e të gjenocidit, ka ndodhur vetëm në kohën e Stalinit, i cili i pati deportuar çeçenët, gjermanët dhe disa popuj të tjerë kaukazianë nga atdheu i tyre. Dëbime dhe deportime të këtyre përmasave shkatërruese ndaj një populli, nuk ka bërë as Hitleri, as Musolini dhe asnjë tiran tjetër gjakatar në historinë e re të Evropës.A thua a është e mundur që bashkësia ndërkombëtare nuk ka fuqi ta pengojë këtë projekt morbid për shkatërrimin e popullit shqiptar të Kosovës? A thua fuqia e Serbisë qenka e tillë sa të sfidojë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, të marra së bashku? Këto janë pyetje pa vend, vërtet. Fuqia e Serbisë dhe e të gjithë aleatëve të saj sllavë e ortodoksë, nuk shkon as deri aty sa të ketë mundësi të provojë të kundërshtojë vullnetin e SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Pra, e vërteta është se gjithë ky gjenocid kundër shqiptarëve po bëhet me miratimin dhe me ndihmën e heshtur të këtyre faktorëve. Po shihet sheshit se është fjala për një projekt global, që ka për qëllim zvogëlimin numerik të shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan, si dhe për ngushtimin e hapësirës jetësore të tyre. Shemat diplomatike perëndimore, për shqiptarët si rrezik potencial për Evropën e krishterë, për shqiptarët si faktor jostabiliteti rajonal, janë vënë në veprim të plotë. Ndoshta shumë më haptas dhe shumë më me arrogancë se në kohën e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës. Atëherë shqiptarët kanë pasur aleat ndonjë fuqi të madhe evropiane, që ka luajtur rolin e mbrojtësit të çështjes shqiptare, duke shpëtuar minimumin e interesit shqiptar nga shujtat kanibaleske të kancelarive evropiane. Sot shqiptarët nuk e kanë asnjë mbrojtës të vërtetë e të vendosur të çështjes madhore të tyre. Që të gjitha Fuqitë e Mëdha dhe ata që quhen faktorë ndërkombëtar, si në një kor të çoroditur, thonë se Kosova duhet të mbetet brenda Jugosllavisë, duke e dënuar ashtu me robëri fatale, dhe banorët e saj duke i detyruar që të ikin nga robëria, e të marrin rrugët e pakthim të mërgimit.Ky është një pacifikim , që po i bëhet Kosovës nga Serbia, veçse edhe me miratimin e Fuqive të Mëdha. Shikimi me indiferencë dhe kualifikimi me terma të ngatërruar i dëbimit të gjysmës së popullit të një vendi, nuk ka si të quhet ndryshe veçse miratim i atij akti. Duket se në rastin e Kosovës është zgjedhur një rrugë më e sofistikuar e

Page 73: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

gjenocidit, në krahasim me atë të Bosnjës. Perëndimi, për të mos e shokuar opinionin e vet publik dhe elektoratin nga vrasjet masive të civilëve shqiptarë, sikundër pati ndodhur me boshnjakët, ka aprovuar variantin e vrasjes së tyre me vuajtje dhe uri, si dhe dëbimin e tyre nga Kosova me rrugë klandestine. Edhe orkestrimi i tragjedisë së tashme të Kosovës me krizën e Shqipërisë, është, po ashtu, shenjë e sigurt e planeve djallëzore, thellësisht antishqiptare.16 shtator 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe zgjedhjet në BosnjeSHUMËKËMBËSHI I NACIONALIZMIT SERBË NË AKSION Lejimi i agresionit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, i ka trimëruar ekstremistët serbë të Bosnjës, u ka dhënë kurajo dhe shpresë që të vazhdojnë projektin e tyre të krijimit të Serbisë së Madhe. -------------------------------------Numërimi maratonik i fletëvotimeve të zgjedhjeve që u mbajtën në Bosnjë e Hercegovinë, ka të ngjarë se do të zgjasë edhe më shumë nga ç'kanë thënë zyrtarët e OSBE-së. Ndoshta java e plotë, sa është kuota e tyre e vonesës së shpalljes së rezultateve, nuk do t'u mjaftojë që të vijnë në vete nga goditjet që kanë pësuar ata me iluzionet e tyre se gjoja janë krijuar rrethanat për ta mundur nacionalizmin serb me anën e fletëvotimeve. Shtyrja e shpalljes së rezultateve nga ana e OSBE-së, nuk i ka penguar nacionalistët serbë që të festojnë fitoren e liderit radikal, Popllashen dhe të kompanisë së tij, të njëshkolonës fashiste të Sheshelit. Ambasadori amerikan, Robert Beri, dukej tërësisht i nokautuar në një emision televiziv të BeH, sepse nuk dinte si t'ia krijonte një bazë logjike disfatës së konceptit të bashkësisë ndërkombëtare, në zgjedhjet në BeH. Vonesa e shpalljes së rezultateve, ndoshta do t'i ndihmojë atij që të gjejë ndonjë zgjidhje, si ato që i bën Karlos Vestendorpi, por asnjë zgjidhje nuk do të jetë e qëndrueshme, sepse fitorja e nacionalizmit serb në Republika Sërpska është evidente. Shumëkëmbëshi i nacionalizmit serb do të aktivizojë tash e tutje të gjitha gjymtyrët e veta, edhe ato që një kohë i ka mbajtur të fshehura në Bosnjë, në Kroaci e në Maqedoni (FYROM). Fitorja e ekstremistëve serbë në zgjedhjet në Bosnjë, pra, rikthen pozicionet e vjetra kërcënuese të ideologjisë agresive serbomadhe. Këtu është e nevojshme të shtrohet pyetja: sa ka ndikuar agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë, lënia nga bashkësia ndërkombëtare e dorës së lirë Serbisë për të bërë shkatërrime të papara dhe spastrime etnike, në rikthimin kaq agresiv të nacionalizmit serb? Përgjigjja është krejt e qartë, për ata që duan ta shohin realitetin në sy. Lejimi i agresionit serb kundër shqiptarëve, i ka trimëruar ekstremistët serbë të Bosnjës, u ka dhënë kurajo dhe shpresë që të vazhdojnë projektin e tyre të krijimit të Serbisë së Madhe. Qëndrimi i butë i OSBE-së ndaj fushatës elektorale të partive ekstremiste serbe, mosmarrja e masave adekuate

Page 74: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

për thyerjen e heshtjes zgjedhore, etj., kanë qenë sinjale shtesë për ta. Projeksioni i bashkësisë ndërkombëtare, edhe kësaj here, ka qenë i gabueshëm. Ata kanë dashur që të mos i nxisin impulset e nacionalizmit serb në BeH, me ndonjë veprim të tyre në Kosovë. Pra, i kanë lënë dorë të lirë Millosheviqit, duke dashur të pengojnë ndërlidhninë ideologjike të nacionalizmit serbomadh. Ata kanë projektuar që Millosheviqi dhe Shesheli të jenë të zënë në Kosovë, e të mos kenë hapësirë për të ndikuar në disponimin e serbëve të Bosnjës. Por, projeksione të tilla bëjnë vetëm ata që nuk i dinë përmasat e destruksionit të nacionalizmit serb, ose ata që e inspirojnë atë nacionalizëm me qëllim. Përndryshe, është shumë lehtë të dihet se në rast të një fitoreje serbe në Kosovë, ajo do ta trimëronte nacionalizmin serb edhe në Bosnjë, dhe në hapësirat e tjera, ku ai është detyruar të shënojë një tërheqje taktike. Sipas rrjedhës logjike të ngjarjeve, është e sigurt se po të intervenonte bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, kundër gjenocidit serb, atëherë serbët e Bosnjës do të tregoheshin më të moderuar në zgjedhjet e tyre. Ata do ta kuptonin se nuk ka shans projekti i Serbisë së Madhe, prandaj do të fillonin të hiqnin dorë edhe ata prej tij. Kështu si janë punët tash, me qëndrimin indiferent të bashkësisë ndërkombëtare, në esencë miratues ndaj gjenocidit serb në Kosovë, nacionalizmi serb në BeH është një minë e aktivizuar, e cila eksplodon në hapin e parë që do të bëhet drejt integrimit të Bosnjës. Sigurisht që duhet pritur zhvillimet e ardhshme, por rezultatet e zgjedhjeve në Republika Sërpska, japin shenjat e forta të sfidës, me të cilën do të ndeshet Marrëveshja e Dejtonit.Sidoqoftë, është e qartë se zhvillimet në Kosovë kanë ndikimin e vet edhe në Bosnjë, sikundër që e kanë ndikimin edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni. Këtë duhet ta kuptojnë strategët e bashkësisë ndërkombëtare, nëse vërtet kanë qëllime të sinqerta për krijimin e paqes dhe të stabilitetit të Ballkanit.Puna e parë që u mbetet, në drejtim të krijimit të paqes dhe të stabilitetit të këtij rajoni, është dekontaminimi i Serbisë nga ideologjia dhe nga praktika fashiste. Pa i shkaktuar Serbisë disfatë ushtarake, pa i ndihmuar që të ndahet nga ideologjia serbomadhe, pa ia hequr barrën e Kosovës, nuk ka gjasa të qetësimit të rajonit e aq më pak të krijimit të një paqeje të qëndrueshme. Nuk mjaftojnë masat e tipit të ndalimit të fluturimeve të avionëve të kompanisë ajrore, për të ndëshkuar një politikë të gjenocidit.Disa fuqi evropiane, në rend të parë Rusia, Franca dhe Anglia, bashkë me disa shtete satelite, si Greqia e Italia, ende mbrojnë shemën gjeopolitike sipas së cilës e ashtuquajtura Jugosllavi (në fakt Serbia e Madhe) duhet të jetë njëfarë xhandari i Ballkanit, në funksion të amortizimit të kërkesave shqiptare, boshnjake, dhe kroate. Kjo shemë është komprometuar, mirëpo këto shtete ende përpiqen me fanatizëm që ta mbajnë gjallë me anën e bajpaseve të shumta. Tashmë dihet, edhe pse OSBE-ja i vonon rezultatet, fitorja e nacionalistëve serbë në BeH është një realitet, me të cilin do ta thyejë kokën e vet bashkësia ndërkombëtare. Ndoshta kjo do të duhej të ishte pika nga ku kjo bashkësi duhet

Page 75: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

të fillojë të veprojë për frenimin e vërtetë të nacionalizmit serb. Kosova është rasti më i mirë për këtë. 18 shtator 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe Grupi i KontaktitSTRATEGJIA PËR ZBUTJEN E ARIUT RUS KA PËSUAR DISFATË TË PLOTË Mbledhja e ardhshme e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, që mbahet në Nju Jork, ndoshta do të bëjë një lëvizje, "disa centimetra" (Kinkel), por lëvizje të vërtetë nuk do të bëjë derisa ta konsiderojë Rusinë partner dhe aleat në zgjidhjen e çështjes shqiptare. --------------------------------

Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit, pas heshtjes mortore disamujore, duket se do të takohet sërish, për të trajtuar çështjen e Kosovës. Pas seancave të disejnuara nëpër kryeqytetet evropiane, të shoqëruara me dreka ku diplomatët e lartë dukej se e kërcënonin Millosheviqin me pirunët që i mbanin lart, kësaj radhe takimi do të mbahet në anën tjetër të Atlantikut. Çfarë specialitetesh do të ketë në tryezë gjatë takimit, mund ta dinë vetëm kuzhinierët e besueshëm dhe autorët e horoskopeve diplomatike. Më e rëndësishme nga parashikimet se çfarë do të sjellë mbledhja e ardhshme e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, (që përbëhet nga SHBA-të, Britania e Madhe, Rusia, Gjermania, Franca dhe Italia), është të shihet faktografia se çka ka ndodhur në Kosovë nga mbledhja e fundit e këtij asociacioni e deri sot. Kur qe publikuar deklarata e mbledhjes së fundit të Grupit të Kontaktit, në Kosovë ende kanë qenë pa u bërë shkrumb e hi, së paku, 200 vendbanime shqiptare. Kanë qenë ende pa u dëbuar nga vatrat e veta, së paku, 250. 000 shqiptarë. Kanë qenë ende në jetë, së paku, edhe 700 shqiptarë. Pra, pas asaj deklarate të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, e cila ftonte Serbinë për t'i ndërprerë sulmet, ka ndodhur gjenocidi i vërtetë i Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës. Grupi i Kontaktit tërë këtë e ka shikuar nga distanca (gjoja e sezonit të pushimeve verore), i shkarkuar tërësisht nga vrasja e ndërgjegjes dhe nga përgjegjësia për dokumentet që i ka miratuar vetë lidhur me Kosovën. Fjala vjen, Plani Aksional i 9 marsit parashihte largimin e forcave speciale të Serbisë nga Kosova, por ato forca prej asaj kohe janë shumëfishuar dhe kanë kryer shumëfish krime më shumë, ndërsa Grupi i Kontaktit nuk e ka mbrojtur me asnjë veprim moralin e dokumentit të vet. Përkundrazi, Grupi i Kontaktit e filloi serialin e zbutjes së qëndrimit të vet fillestar, deri në masën sa e pranoi Marrëveshjen Jelcin-Milosheviq, si platformë të veten! Nuk është e çuditshme pse, pas këtij degradimi të qëndrimit të shteteve të Grupit të Kontaktit, ndodhi kasaphana serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, sepse marrëveshja ndërmjet Jelcinit dhe Milosheviqit as që ka mundur të prodhonte ndonjë ide

Page 76: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

tjetër.Qasja që ka rezervuar Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Kosovën, pra, është një qasje tërësisht e gabueshme. Ky asociacion nuk e ka vullnetin që ta shohë realitetin në sy. Sipas këtij realiteti, edhe Kosova është pjesë e procesit që ka filluar me rënien e Murit të Berlinit dhe me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kjo do të thotë se edhe pavarësia e Kosovës është në funksion të dekontaminimit të Evropës nga zgjidhjet e imponuara me dhunë në kohën e diktaturave komuniste. Më tutje, në kushtet e atij dekontaminimi ideologjik e gjeopolitik, pavarësia e Kosovës është realizim i një optimumi të zgjidhjes së çështjes shqiptare, e cila do ta stabilizonte rajonin e Ballkanit. Mirëpo, Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit duket se brenda vetes i ka konservuar kundërthëniet që kanë ekzistuar para rënies së Murit të Berlinit ( me ekzistimin e Paktit të Varshavës, të BRSS-së dhe të ndarjes së botës në dy blloqe), si dhe para shkatërrimit të ish- Jugosllavisë ( ku ish-Jugosllavia ishte e ndarë në përqindje të barabarta ndërmjet Perëndimit e Lindjes). Fitorja e Luftës së Ftohtë nga SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimor nuk është kurorëzuar me një fitore të mirëfilltë, definitive të kësaj aleance ndaj Rusisë dhe mendësisë së saj pansllaviste. Aleatët perëndimor kanë zgjedhur variantin që t'i rezervojnë Rusisë rolin e partnerit, në çështjet në të cilat vetëm para disa vjetëve e kanë konsideruar ( me të drejtë) armikun më të rrezikshëm. Strategjia për zbutjen e ariut rus, SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor po u merr shumë kohë, shumë para, po ua shkatërron kredibilitetin moral dhe, në fund, do të rezultojë me disfatë të plotë. Qysh tash janë shenjat e kësaj disfate në horizont. Fjala vjen, nëse veprimi i NATO-s varet nga pëlqimi që duhet të japë Rusia, atëherë është e qartë se NATO-ja është peng i vullnetit rus. Nëse është krijuar dhe nëse respektohet ky raport, atëherë duhet thënë haptas se Lufta e Ftohtë nuk është fituar nga SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimor, po është fituar nga Rusia, e cila është shndërruar në arbitër të institucioneve të Perëndimit! Gjithashtu, fitorja e Primakovit, që u bë me miratimin e njëzëshëm të komunistëve, nuk ka si të mos konsiderohet si disfatë e politikës së SHBA-ve dhe aleatëve të saj në aventurën donkishoteske të tyre për "zbutjen e Rusisë". Në linjën e këtij qëndrimi disfatist, është edhe miratimi, që i është dhënë Serbisë për të kryer gjenocidin në Kosovë. Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit, duke miratuar Marrëveshjen Jelcin-Milosheviq, si platformë të veten, natyrisht që ka miratuar politikën pansllaviste të gjenocidit kundër shqiptarëve. Një dëshmi konkrete e inferioritetit të Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit ndaj Rusisë është edhe histeria propagandistike dhe politike e Serbisë kundër Gjermanisë, që me siguri bëhet me dhënien e sinjalit nga Kremlini. Rusia ka për qëllim që para mbledhjes së ardshme të Grupit të Kontaktit, të futë pykën e përçarjes ndërmjet shteteve evroperëndimore,(të cilat edhe ashtu kurrë nuk kanë pasur një aleancë të qëndrueshme), duke i ndarë në të mira dhe në të këqija, sipas kandarit sllav. Në kohën kur Serbia bën gjenocid kundër popullit shqiptar, propaganda dhe politika zyrtare e Serbisë e akuzon Gjermaninë për të kaluarën.

Page 77: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Këtë luks, Serbisë ia ka rezervuar Rusia dhe qëndrimi i flashkët i SHBA-ve dhe i aleatëve të saj perëndimor. Mbledhja e ardhshme e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit, që mbahet në Nju Jork, ndoshta do të bëjë një lëvizje, "disa centimetra" (Kinkel), por lëvizje të vërtetë nuk do të bëjë derisa ta konsiderojë Rusinë partner dhe aleat në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Dhe, derisa të mos e ndëshkojë definitivisht Serbinë për gjenocidin që ka bërë në Kroaci, në Bosnjë dhe, veçmas, për gjenocidin që po vazhdon ta kryejë në Kosovë.19 shtator 1998

Agresioni serb në Kosovë dhe propaganda gebelsiane VOTAT E KUVENDIT SERB- PËR MASAKRËN NË ABRI TË EPËRMEFamilja Deliu me 22 anëtarë, e fshatit Abri e Epërme, u masakrua barbarisht nga terroristët serbë, pikërisht në ditën kur në foltoren e Kuvendit të Serbisë, kryeministri i këtij shteti agresor, deklaronte se gjoja ofensiva serbe në Kosovë ishte e përfunduar. Familja Deliu, kishte ikur nga shtëpitë e veta dhe ishin strehuar në mal, që t'u shpëtonte thikave të çetnikëve serbë, sepse ata, si të gjithë shqiptarët e Kosovës, e dinin se fjalët e zyrtarëve serbë janë gënjeshtra, janë përpjekje për të mashtruar. Familja Deliu, e përbërë kryesisht nga fëmijë, gra dhe pleq, është masakruar barbarisht, nga dora e krimit shtetëror serb. Vëzhguesit amerikanë që kanë shkuar në vendin e krimit, kanë dhënë deklarata publike, ku kanë thënë se janë shokuar nga pamjet e fëmijëve dhe të grave të masakruara.Gënjeshtra e politikës dhe e propagandës serbe, që nga fillimi i agresionit ushtarak serb kundër shqiptarëve të Kosovës, ka qenë krejt e hapët dhe nuk ka bërë as përpjekje që të fsheh këmbët. Kjo ka ndodhur për shkak se ata nuk janë frikësuar nga mundësia e ndëshkimit, sepse bashkësia ndërkombëtare tërë këtë kohë është sjellë sikur nuk e dinte se çka po ngjiste në të vërtetë. Vetëm kohët e fundit është konfirmuar e dhëna se NATO e vëzhgon Kosovën nga satelitët dhe se ka të dhëna të sigurta se çfarë është duke ndodhur në këtë territor të përgjakur nga gjenocidi serb. Mirëpo, edhe pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe pas ashpërsimit të kursit të NATO-s, masakrat serbe po vazhdojnë me intensitete të shtuara dhe gënjeshtra e politikës dhe e propagandës serbe nuk ka njohur asnjë lloj tërheqjeje. Masakrimi i 22 anëtarëve të familjes Deliu në Abri të Epërme, masakrimet në fshatrat e tjera të rajonit të Çyçavicës, ku janë masakruar edhe mjekë, është një shenjë se Serbia nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo nuk ndodh për shkak të fuqisë së saj reale, po për shkak të pavendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare, për t'iu përmbajtur principeve që i ka aprovuar dhe shpall vetë. Që nga aprovimi i rezolutës së

Page 78: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Këshillit të Sigurimit të OKB-së, brenda një jave, në Kosovë ka pasur më shumë civilë të masakruar shqiptarë se në një periudhë njëmujore. A është fjala për demonstrimin e arroganës serbe ndaj OKB-së, apo për një siguri të saj se nuk do të ketë vendosmërinë e nevojshme bashkësia ndërkombëtare, do të shihet së shpejti. Kuvendi i Serbisë, në mbledhjen e djeshme ka dëshmuar se nuk ka lëvizje nga qëndrimi fashist dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës. Konkluzionet fashiste janë aprovuar, duke pasur vetëm një votë kundër (të deputetit shqiptar ng Presheva) dhe vetëm një abstenim. Një unitet të tillë për vendimet gjenocidale të tyre, do ta lakmonin edhe Hitleri, Musolini e Stalini.Ofensivat gjenocidale serbe vazhduan edhe mbas shpalljes si gjoja të mbyllur të ofensivës serbe. Dhe as që ka gjasa që të jetë ndryshe, deri në çastin kur NATO-ja do të fillojë aksionet e saj për shkatërrimin e makinerisë ushtarake të militarizmit fashist serb. Votat e djeshme në Kuvendin serb, të shoqëruara nga masakrimi i dhjetëra civilëve shqiptarë në Kosovë, nga dëbimi i mijëra të tjerëve nga vatrat e veta, janë dëshmi e qartë se vetëm interevenimi i NATO-s mund të ndërprejë gjenocidin serb kundër shqiptarëve.29 shtator 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe kërkesa për ndërhyrjen e NATO-sKATASTROFA HUMANITARE DHE VENDBANIMET E MINUARA - A NUK MJAFTOJNË?! Pas gjithë kësaj që kanë bërë forcat serbe, që nga shkurti i këtij viti, të paktën askush nuk mund të thotë se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme për rrezikun e katastrofës humanitare, përkatësisht synimet asgjësuese të regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës. ------------------------------------ Duke e njohur natyrën e regjimit kriminal dhe terrorist serb të Milosheviqit, ideologjinë zotëruese serbe, të bazuar në mitin për Kosovën, të mbarsur me një urrejtje iracionale kundërshqiptare, duke e parë brutalitetin dhe pasojat e agresionit serb në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë, shqiptarët e Kosovës qysh herët kanë shpalosur kërkesën për një politikë preventive të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Kërkesa për prezencën e palës së tretë, të autorizuar në një dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogadit, kërkesa për një protektorat civil ndërkombëtar në Kosovë, si fazë kalimtare, kanë qenë në funksion të parandalimit të konfliktit dhe të gjenocidit serb kundër popullit të pambrojtur shqiptar. Agresioni i armatosur serb, në një pjesë të madhe të Kosovës, ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale, duke i ashpërsuar në përmasat e armiqësisë më ekstreme raportet shqiptaro-serbe. Në këtë situatë, pa një ndërhyrje dhe pa një ndihmë të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka gjasa të ndalet dhuna dhe të fillojë procesi politik për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, në pajtim me vullnetin e popullit të saj.

Page 79: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Përveç arsyeve të mëhershme, tash janë krijuar edhe arsye të reja, që kanë ardhur nga pasojat e agresionit serb në këta tetë muaj, për të cilat ndërhyrja ndërkombëtare për ndalimin e trendit të tashëm të rrezikshëm dhe për krijimin e ambientit për fillimin e një procesi të mirëfilltë politik, që do të rezultonte me një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Kosovës dhe me funksion stabilizues për mbarë rajonin, është e domosdoshme. Askush nuk mund të thotë se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme për rrezikun1. Shkatërrimi sistematik, përkatësiht vukovarizimi i tërësishëm i 400 vendbanimeve shqiptare në Kosovë, ka shkaktuar dëbimin e mbi 400.000 banorëve shqiptarë nga shtëpitë e veta. Numri më i madh i tyre nuk kanë ku të kthehen, sepse pasuritë u janë plaçkitur dhe shtëpitë u janë djegur. Gjithashtu, ata nuk mund të kthehen në trojet e veta, pa pasur një mbikëqyrje ndërkombëtare, sepse forcat serbe mund të ndërmarrin masakra të reja kundër tyre, në shenjë hakmarrjeje. Në anën tjetër, qëndrimi i mëtutjeshëm i kësaj popullsie nëpër male, pa ushqime, pa ilaqe dhe pa kushte minimale për jetesë, është i pamundur, në rrethanat e ardhjes së stinëve të ftohta, sepse në atë rast ajo do të përjetojë vdekje në masë. Për ta evituar një katastrofë humanitare të përmasave të tmerrshme, (e cila deri tash ka marrë shumë jetëra njerëzish), është e domosdoshme ndërhyrja e NATO-s, përfshirë bombardimin e pozicioneve dhe të forcave të armatosura serbe. Kjo do të mundësonte hapjen e rrugëve për organizatat humanitare, që të bëjnë furnizimin e popullsisë me artikuj ushqimorë dhe me barna, pa rrezikuar jetën e punëtorëve të këtyre organizatave humanitare, si dhe kthimin e banorëve në fshatrat e tyre. Nëse nuk bëhen këto veprime, atëherë është e sigurt se katastrofa humanitare do të jetë e përmasave të tmerrshme, do të marrë me mijëra jetë njerëzish të pafajshëm. Pas gjithë kësaj që kanë bërë forcat serbe, që nga shkurti i këtij viti, të paktën askush nuk mund të thotë se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme për rrezikun e katastrofës humanitare, përkatësisht synimet asgjësuese të regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës.2. Nga ofensivat gjenocidale të forcave serbe, në Kosovë janë vrarë e masakruar së paku 1500 persona, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë qenë civilë shqiptarë, gra, fëmijë e pleq. Shumë gazetarë dhe vëzhgues janë bindur për mizoritë serbe, të masakrimeve që janë bërë kundër civilëve shqiptarë. Në shumë vende, viktimat janë varrosur në varreza kolektive, që janë dëshmi e dhimbshme e gjenocidit serb kundër popullit shqiptar. Gjykata Ndërkomëbtare për Krimet e Luftës, i ka filluar disa veprime hetimore, por ato duhet të intensifikohen dhe të nxjerrin para drejtësisë inspiratorët, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve. Mirëpo, dihet se puna e hetuesve të Tribunalit të Hagës në Kosovë, do të hasë në shumë pengesa, nga regjimi serb. Prandaj, është e domosdoshme që këto hetime të kryhen në kushtet e prezencës së forcave të NATO-s në Kosovë, të cilat do të krijonin mundësitë e vazhdimit të hetimeve dhe të kapjes së

Page 80: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kriminelëve.Kosova është shndërruar në një fushë të minuar3. Forcat militare serbe kanë krijuar fusha të minuara në shumë vende në Kosovë, përfshirë kufirin e Kosovës me Maqedoninë, kufirin e Kosovës me Shqipërinë dhe shumë vendbanime shqiptare në brendi të Kosovës, ku më parë kanë kryer masakra, plaçkitje dhe djegie të vendbanimeve shqiptare. Vendosja e minave është bërë për të pamundësuar kthimin e banorëve shqiptarë në vendbanimet e veta, për të shkaktuar edhe më shumë viktima ndër civilët shqiptarë dhe këdo që shkel në ato vende të shkatërruara. Rasti tragjik i datës 30 shtator 1998, me ç'rast ekipi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar e pësoi nga aktivizimi i minës në mes të fshatrave Likoc e Abri e Epërme, është tregues se forcat serbe lënë mbrapa vetes rrezikun e minave. Kjo është edhe një arsye shtesë që dëshmon se është e domosdoshme ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë, për të bërë edhe çminimin e vendbanimeve, ku kanë shkelur forcat serbe, sepse në të kundërtën, banorët shqiptarë janë të rrezikuar nga kjo formë çnjerëzore e luftës iracionale kundër tyre.4. Procesi politik për arritjen e një zgjidhjeje politike për statusin e Kosovës, nuk ka gjasa që të fillojë në kushtet e vazhdimit të agresionit të armatosur serb, të terrorizimit të popullisë, të burgosjeve masive, të vazhdimit të gjenocidit. Serbia e pranon dialogun vetëm kur është e detyruar, si në rastin e agresionit në Bosnjë e Hercegovinë, pas sulmeve të NATO-s mbi pozicionet e forcave serbe. Prandaj, bombardimi i pozicioneve dhe i forcave serbe, është hap i domosdoshëm për krijimin e ambientit për fillimin e një procesi të mirëfilltë politik. Në të kundërtën, do të vazhdojë loja serbe e nënshkrimit të deklaratave politike dhe e vazhdimit të ofensivave ushtarake, sikundër ka ndodhur pas Deklaratës së Moskës, të bërë nga takimi Jelcin - Millosheviq.Hapja e një procesi të mirëfilltë politik nuk është e mundur pa ndërhyrjen e NATO-s, dhe pa prezencën e palës së tretë të autorizuar në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.1 tetor 1998

Përkujtim për mikun: Dr. Lec UkajAI NA FLET NGA LARTËSITË E MORALIT SUBLIMDr. Lec Bislim Ukaj, i masakruar nga barbarët serbë më 24 shtator të këtij viti në vendlindjen e tij, në Gradicë, është një nga martirët e shumtë të kohës sonë, që tokën e shenjtë shqiptare të Kosovës e ujitën me gjakun e tyre të pastër. Dr. Leci, që nga ditët e para të marshimit të hordhive serbe kundër Drenicës, u vu në shërbim të atyre që kishin nevojë për ndihmën e mjekut, të luftëtarëve të lirisë. Dr. Leci ishte i palodhshëm dhe i guximshëm në kryerjen e misionit të tij fisnik. Ndërmjet mbetjes në detyrën e drejtuesit të shtëpisë së shëndetit në qytezë dhe daljes në mal e ngritjes së një vatre të re shëndeti, ai kishte zgjedhur këtë të dytën. Ngulimin e punktit shëndetësor e pati bërë në Gradicë, në vendlindjen e tij. Sikur ka dashur të na e përçojë një mesazh: njeriu nuk ka ku të

Page 81: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

shkojë përtej vendlindjes së vet, në momentet më të rënda, ai duhet të kthehet e të ngulë me të dyja këmbët e me gjithë qenien aty. Lidhja e Lecit me vendlindjen e tij gjithmonë ka qenë e fortë. Që nga ditët e para të shkollës së mesme, që e bëmë bashkë, ishte e qartë se ai do të mbetej autentik. I dhënë me një pasion të jashtëzakonshëm pas mësimit, menjëherë u dallua në shkollë si më i zellshmi. Tërë ato vite ai i mbaroi me sukses shembullor. Të premteve pasdite nisej për në vendlindje e kthehej në hënave në mëngjes. Kishte një qetësi shpirtërore, që e dallonte prej çunave të tjerë, që dinin të bëheshin idhnak, depresivë e të përhumbur. Kthjelltësia i buronte nga ajo lidhje e fortë me vendlindjen, me vlerat praktike e racionale të njerëzve të saj. Edhe studimet në mjekësi i ndoqi e i mbaroi me të njëjtin sukses. Ishte nga studentët më të mirë të fakultetit. Në vend se të zgjidhte një vend në ndonjërën nga klinikat a në ndonjërin nga institutet e Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Leci u kthye në Drenicë dhe e filloi atje karrierën e një mjeku shembullor. Në Prishtinë vinte rrallë. Ai ishte i mishëruar me vendlindjen e vet dhe mbeti gjithmonë pjesë e halleve dhe e shpresave të saj. Kur bandat çetnike serbe u sulën kundër Gradicës dhe fshatrave të tjera në të dy anët e Qyqavicës, Dr. Leci, bashkë me të tjerët, kolegë e luftëtarë, bëri një punë të madhe për evakuimin e të plagosurve, në mënyrë që mos t'i arrinte masakra serbe. Dhe e mbaroi me sukses këtë punë humane e atdhetare. Mirëpo, kriminelët serbë, që me siguri e kanë ndjekur punën e tij vetëmohuese, i ranë në gjurmë dhe e zunë mjekun e devotshëm. Dëshmitë thonë se ata e masakruan në mënyrën më barbare, duke ia prerë gjymtyrët, me të cilat kishte mjekuar me mijëra të sëmurë gjatë karrierës së tij, dhe me dhjetëra luftëtarë të lirisë. Egërsi të atillë nuk kanë as bishat e malit.Vdekja e Dr. Lecit është humbje për të gjithë ata që e kanë njohur, për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e mjekut në këtë kohë tragjike. Ai nuk është më në mesin tonë. Por, nga lartësitë e moralit sublim, të sakrificës për të shpëtuar nga vuajtja e nga robëria popullin e vet, sipas modelit të figurave që kanë bartur misionet e mëdha njerëzore, figura e tij është një kandil që ndriçon dhe që i jep kurajë secilit. Pa humbur asnjë grimcë nga dhimbja, dhimbja e thellë për njeriun e urtë e të mirë, që Krijuesi e kishte sjellë në këtë botë, për të kryer një mision tërësisht human e thellësisht atdhetar.5 tetor 1998

Kosova në pritje të intervenimit të NATO-sMONSTRUMIT TË FASHIZMIT DUHET THYER KURRIZINKudo që është shfaqur fashizmi deri sot, ai kurrë nuk është ndalur ndryshe vetëm se me anën e forcës së krijuar nga koalicionet e mëdha antifashiste. Prandaj, intervenimi i NATO-s kundër pozicioneve dhe forcave serbe, është çështje që më tutje as që ka pse të diskutohet. ------------------------------------

Page 82: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Propaganda e mediave serbe dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë e të asaj që quhet Jugosllavi, e bërë posaçërisht e zhurmëshme këto ditët e fundit, qysh sot mund të shërbejë si shembull për literaturën që do të trajtojë problemet e fashizmit të shfaqur rishtas në truallin evropian, në formën e fashizmit serb. Vihlelm Rajh, që në vitet tridhjeta, vetëm pak kohë pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, ka botuar një libër fundamental për karakterin e fashizmit, me titull: Psikologjia masive e fashizmit. Karakteristikën kryesore të ideologjisë fashiste, manipulimin me psikologjinë e masave, e ndeshim sot në formën më më agresive në Serbi. Mediat elektronike serbe dhe ato të shkruara, vazhdojnë të japin anketa me qytetarë që thonë se duhet kundërvënë NATO-s; japin dokumentarë që flasin për "heroizmat serbe" gjatë luftës së parë botërore; editojnë kronika që "dëshmojnë" fuqinë e ushtrisë serbe sot. Fjalori me të cilin flasin qytetarët e anketuar dhe gazetarët e regjimit, është fjalor tipik që kutërbon ideologjinë fashiste serbe. Politikanë serbë të tipit të Sheshelit, Drashkoviqit, Bullatoviqit e karakompanisë së tyre, çjerren me histeri kundër bashkësisë ndërkombëtare, kundër Gjermanisë, SHBA-ve e NATO-s. Në manirin e njohur të fashizmit, Shesheli ka këcënuar se do të ndëshkojë në formën më të rëndë gazetarët, të huajt dhe natyrisht shqiptarët, si fajtorët kujdestarë. Opinioni publik dhe mbarë bashkësia ndërkombëtare, edhe njëherë kanë rastin të dëgjojnë me veshët e tyre dhe të shohin me sytë e tyre, se çfarë kreature të rrezikshme kanë lejuar në Serbi. Lejimi i gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë e së fundi në Kosovë, ka prodhuar te politika dhe te populli serb monstrumin e fashizmit, të cilit nëse nuk i thyhet kurrizi, do të marrë përmasa kërcënuese për mbarë kontinentin tonë. Vrasjet e civilëve shqiptarë, masakrimet më barbare të fëmijëve, grave, pleqve, mjekëve, janë prova të forta se kjo makinë vrasëse e fashizmit serb duhet të ndalet me forcë. Kudo që është shfaqur fashizmi deri sot, ai kurrë nuk është ndalur ndryshe vetëm se me anën e forcës së krijuar nga koalicionet e mëdha antifashiste. Prandaj, intervenimi i NATO-s kundër pozicioneve dhe forcave serbe, është çështje që më tutje as që ka pse të diskutohet. Fashizmi serb duhet të ndëshkohet me ashpërsi, sepse vetëm ashtu do të thyhet dhe vetëm ashtu do të evitohet rreziku që paraqet ai.Në pajtim të plotë me ndëshkimin që meriton fashizmi serb, është e domosdoshme që edhe zgjidhja politike e statusit të Kosovës, as të mos provohet të kërkohet brenda kreaturave artificiale, sikundër ka preferuar deri tash bashkësia ndërkombëtare, po zgjidhja të bëhet në pajtim të plotë me vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës. Është fakt se çdo ditë po shtohen zërat që po kërkojnë që zgjidhja të kërkohet vetëm në opcionin e pavarësisë së Kosovës. Të gjithë ata njerëz që dëgjojnë sot propagandën mediale serbe dhe deklaratat e zyrtarëve serbë, nëse kanë vetëm një grimë ndershmërie, do ta pranojnë se është poshtërsi që t'u propozohet shqiptarëve që të bashkëjetojnë në një shtet fashist, i cili për ta ka rezervuar projektin e shfarosjes.

Page 83: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

6 tetor 1998

Cilat janë burimet e kokëfortësisë serbe MITOLOGEMAT E VJETRA DHE FASHIZMI I RIShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, me presionet në rritje kundër Serbisë, duket se e kanë për qëllim ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe krijimin e ambientit për rrëzimin e këtij regjimi, i cili tash e një decenie është burim i jostabilitetit dhe i gjakderdhjes në Ballkan. ----------------------------Një proklamatë e lëshuar nga serbët, në kulmin e histerisë nacionaliste luftënxitëse, ka këtë përmbajtje: "Në dijeni: çdo serbi që tradhton tokën e shenjtë serbe, Kosovën e Metohinë, më nuk ka falje". Kjo përmbajtje tregon rrënjët e nacionalizmit serb, që janë të lidhura me mitin serb për Betejën e Kosovës, të zhvilluar para 609 vjetëve. Ngritja e mitit serb ka ndjekur një linjë shizofrenike: në njërën anë është heroizmi, ndërsa në tjetrën tradhtia. Tradhtia shikohet si shkaku kryesor i humbjes serbe, dhe kjo është përdorur për të ndërtuar ideologemën agresive për të qëruar hesapet me kundërshtarët politik. Ky qërim hesapesh, në emër të tradhtisë, në historinë serbe ka shkurtuar shumë koka, shumë të tjerë i ka detyruar që të mbyllin gojën dhe ka mundësuar që të inaugurohen diktatorët. Në këtë periudhë të rritjes së kërcënimeve të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për shkak të gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, regjimi i Milosheviqit dhe i Sheshelit, e kanë rifunksionalizuar ideologemën e vjetër nacionaliste, për të mbyllur çfarëdo mundësie të protestës ndër serbë. Kërcënimi me moton se më nuk ka falje, është kërcënim me likuidim, me mbyllje goje përgjithmonë.Në frymën e kësaj proklamate, regjimi i Milosheviqit dhe i Sheshelit, kanë urdhëruar mbylljen e bashkëpunimit të radiostacioneve lokale në Serbi me radiostacionet e huaja, në mënyrë që të mos depërtojë në opinionin serb e vërteta për zhvillimet e tashme. Po ashtu, është bërë i njohur edhe kërcënimi me mundësinë e ndalimit të veprimtarisë së partive opozitare serbe. Shkalla tjetër ekstreme e kësaj politike, totalisht agresive, ka të bëjë me kërcënimin që u është bërë diplomatëve të huaj. Atyre u është thënë se, pas bombës së parë që do të bjerë në Serbi, ata nuk do të mund të dalin të gjallë prej atij vendi. Qoftë edhe vetëm prej këtyre momenteve që u përvijuan, shihet qartë se është vu në veprim të plotë paranoja e regjimit fashist serb. Paranoja i ngre fillet nga mitologemat serbomëdha për Betejën e Kosovës, duke ruajtur fuqinë e errët mobilizuese të pjesës iracionale të mentalitetit të popullit serb. Mirëpo, esenca e kësaj është te natyra e regjimit të sotëm serb, i cili është i mandatuar për realizimin e projektit të Serbisë së Madhe, dhe i cili, megjithë disfatat në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ende vazhdon përpjekjet që të realizojë, së paku pjesërisht atë projekt. Kosova është epiqendra e këtyre përpjekjeve sot.

Page 84: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Konfrontimi me faktorët relevantë të vendosjes ndërkombëtare, edhe me kushtin e intervenimit të NATO-s, është shenjë e futjes në rrugën pa kthim të fashizmit serb. Inkurajimi i tij nga politika e Rusisë, është një nga shkaqet e arrogancës së manifestuar serbe, mirëpo, drejtimi i tij mbetet rruga pa kthim. Ata nuk kanë kthim mbrapa, sepse mbetja në pushtet varet kryekëput nga vazhdimi i kësaj politike serbomadhe. Në anën tjetër, fashizmi serb, me linjën e re të proklamatave kërcënuese për vetë serbët, është duke përgatitur terrenin që, edhe nëse nuk e realizon projektin e Serbisë së Madhe, së paku të instalohet në Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, me presionet në rritje kundër regjimit të Milosheviqit, duket se e kanë për qëllim ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe krijimin e ambientit për rrëzimin e këtij regjimi, i cili tash e një decenie është burim i jostabilitetit dhe i gjakderdhjes në Ballkan. Nëse arrihen këto synime, atëherë mund të parashikohet se në të ardhmen në këtë rajon po vihen bazat e Rendit të Ri Botëror, që, para së gjithash, do të rrënohen konstruksionet iracionale fantaste serbe për Kosovën, si "tokë e shenjtë serbe" dhe parametrat e tjerë të nxjerrë nga bloza e mitologemave agresive, që po mbjellin vdekje.Është kohë e pranimit të realiteteve të reja dhe e braktisjes së paranojave.9 tetor 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe avokatia ruseÇORBËN RUSE NUK E HA AS QENIKërcënimet ruse, me rikthimin e Luftës së Ftohtë, me rrezikun e eskalimit të një lufte të tretë botërore, me rrezikun e prishjes së rendit dhe të ekuilibrit të tashëm ndërkombëtar, me sjelljen e armatimeve të sofistikuara në Serbi, janë dëshmi e qartë se çfarë rreziqesh paraqet konspiracioni ruso-serb për paqen botërore, ku fillimisht është viktimizuar populli shqiptar në Kosovë. -------------------------------Avokatinë ndaj Serbisë, rusët kanë filluar ta manifestojnë si një mision të veçantë, që ushqehet nga një lloj deliri imperial. Që nga muzhikët depresivë të tajgave të humbura aziatike e deri te ministrat e korruptuar të kabinetit qendror qeveritar e liderët somnambulë të opozitës, të gjithë në një kor të çmendur flasin për Serbinë si pjesë të shpirtit të tyre sllav. Një zyrtar i lartë i ushtrisë është cituar të ketë thënë se duhet të mbrohen "vëllezërit tanë serbë", duke ia kundërvënë rendit të sotëm botëror të këtij fundshekulli, konceptin e fiseve primitive sllave të lidhura me anën e gjakut. Po të riinaugurohej ky koncept në botën e sotme, atëherë do të rifillonte një serial i përgjakshëm i luftërave "për mbrojtjen e vëllazërive", i cili njerëzimin do ta kthente në periudhën parahistorike të egërsisë. Gjenerali rus, Ivashov, mbase është i lidhur me idetë tradicionaliste të ideologëve nostalgjikë rusomëdhenj të tipit të Solzhenjicinit,

Page 85: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

dhe kjo është çështje mentale e tij, por në postin e një drejtuesi të lartë ushtarak, ai bëhet prodhues i ideve të rrezikshme për njerëzimin. Mirëpo, në krahasim me tezat e liderit komunist rus, Genadij Zhuganov, nostalgjia rusomadhe e këtij gjenerali, duket më pak e rrezikshme. Kreu komunist rus ka deklaruar se sulmi i NATO-s kundër Serbisë do të ishte direkt akt agresioni kundër Rusisë. Pra, Zhuganov shkon më larg nga koncepti fisnor i lidhjes pansllave të gjakut, duke e inkuadruar edhe aspektin juridiko-kushtetues dhe politik të lidhjes ndërmjet Rusisë dhe të Serbisë. Nga ky aspekt, dihet se akt agresioni ndaj një shteti paraqet sulmi kundër vetë atij shteti, ndonjë njësie federale a konfederale që është organikisht e lidhur me të, ose sulmi kundër ndonjë shteti, me të cilin ka traktate të ratifikuara për mbrojtje të ndërsjellë në rast të agresionit të një fuqie të tretë. Për sa është i njoftuar opinioni publik dhe institucionet relevante legale ndërkombëtare, Rusia dhe Serbia nuk kanë ndonjë marrëveshje të ratifikuar që legjitmon aso lidhjesh ndërmjet tyre. Atëherë, pse Zhuganov dhe kompanitë e të gjitha llojeve të zhugave ruse, e konsideruakan sulmin e NATO-s kundër Serbisë, si agresion direkt kundër Rusisë? Mos është fjala për ndonjë lidhje konspirative pansllave, për të cilën organizatat ndërkombëtare dhe opinioni publik nuk kanë dijeni? Diçka nga misteri konspirativ ka filluar të çmbështillet me krizën më të re në relacionet ndërmjet Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, si pasojë e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Dihej që më parë se në fillimet e krizës që rezultoi më shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, pati ardhur lideri i atëhershëm sovjetik Gorbaçov, dhe pati shëtitur nëpër Knjaz Mihajllova, "te vëllezërit serbë". Kuraja që morën serbët për krijimin e Serbisë së Madhe, nga mysafiri i lartë i Kremlinit, ishte krejt e hapët dhe mori drejtimin e agresioneve të parreshtura kundër kombeve të tjera të ish-federatës jugosllave. Qysh atëherë kishte zëra që flisnin se ishte bërë një pazar i madh, ku si kusht për bashkimin e Gjermanisë, ishte lënë mundësia që Serbia të mbetej sferë ruse e ndikimit. Pra, gjithsesi ishte fjala për konspiracion. Lidhjet ruso-serbe u ngjizën aq fort sa që një shkrimtar rus kishte ardhur nergut për të shkrehur për qejf në drejtim të Sarajevës, disa granata nga pozicionet e forcave serbe, të udhëhequra nga krimineli famëkeq Karaxhiq. Zhuganov tash vazhdon të mbajë qëndrimin e paraardhësit të tij, duke qenë i përkrahur njësoj edhe nga "demokratët" e Jelcinit edhe nga fashistët e Zhirinovskit. Kjo është një çorbë ruse dhe një çorbë sllave, të cilën nuk e ha as qeni ndokund tjetër në botë. Pra, mbetet të shihet se të çfarë përmasave janë lidhjet konspirative ruso-serbe, sa e rrezikojnë ato paqen dhe Rendin e Ri Botëror dhe me çfarë mjetesh duhet të demontohet kjo lidhje konspirative e rrezikshme. Strategët e NATO-s e kanë detektuar tërësisht këtë lidhje dhe tash janë në fazën e rritjes së presionve për dëmtimin e saj. Kërcënimiet ruse me rikthimin e Luftës së Ftohtë, me rrezikun e eskalimit të një lufte të tretë botërore, me rrezikun e prishjes së rendit dhe të ekuilibrit të tashëm ndërkombëtar, me sjelljen e armatimeve të sofistikuara në Serbi, janë dëshmi e qartë se çfarë rreziqesh paraqet konspiracioni ruso-serb për paqen botërore, ku

Page 86: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

fillimisht është viktimizuar populli shqiptar në Kosovë. Agjencia Asoshiated Pres ka cituar një serb të quajtur Predrag Iliq, t'i ketë deklaruar kësaj agjencie, se ai ka vrarë mjaft shqiptarë, "por, unë dua që t'i vras të gjithë", ka deklaruar ky farë Iliqi. Mbrojtës të zjarrtë të këtij krimineli dhe të të gjithë kriminelëve serbë, që kanë shkaktuar një gjenocid të përbindshëm në Kosovë, janë rusët, që nga muzhikët e deri te gjeneralët, shkrimtarët dhe politikanët rusë. Me lidhjen speciale me Serbinë, Rusia ka filluar ta rikthejë delirin e vet pansllavist dhe imperial, të ngjizur me krime, me konceptet më çnjerëzore të marrjes në mbrojtje të gjenocidit. 13 tetor 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe diplomacia amerikane PRA, AS HOLBRUKUDuket se strategjia e "supermenit" të diplomacisë amerikane është që nëpërmjet zhurmës së ngritur dhe njëfarë relaksimi psikologjik që do të krijojë marrëveshja e tij me Millosheviqin për zbatimin e rezolutës 1199 të KS të OKB-së, të mos dëgjohet shumë rreth projektdokumentit politik, veçse ai të nënshkruhet në një qetësi varri. ------------------------------Riçard Holbrukut i është rezervuar roli i "supermenit" të diplomacisë amerikane, para së gjithash për të dhënë provën për Amerikën si supershtet, pas fitores së Luftës së Ftohtë. Legjenda për njeriun që zhvillon negociata nga 20 orë në ditë, që brenda një dite të vetme mbërrin nga Vashingtoni në Bruksel, në Beograd e në Prishtinë, për njeriun që i thyen bashkëbiseduesit si krande, tashmë ka dalë nga epruveta. Nuk do ta ndjekim më tutje "përroin e vetëdijes" së fillimit të këtij rrëfimi, sepse do të dilnim në fushën ku shfaqet rreziku i defekteve të krijesave të tilla të jashtëzakonshme, si në rastin kur çrregullohen robotët. Kur e shikojmë rolin e Holbrukut, në terrenin e ashpër të jetës së Kosovës, s'kemi si të mos stepemi nga e panjohura që bart me vete ky emër i diplomacisë amerikane dhe botërore. Ai është realizues i marrëveshjes me armikun më të madh të shqiptarëve, Millosheviqin, lidhur me zbatimin e rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Kjo marrëveshje nuk paraqet dhe aq shumë gjëra të panjohura, por paraqet më shumë zhgënjime për shqiptarët. Sipas kësaj marrëveshjeje, në Kosovë do të sillen 2000 vëzhgues, nën firmën e OSBE_së, për të vëzhguar realizimin e kërkesave të rezolutës 1199. Këta vëzhgues do të jenë të paarmatosur dhe nuk kanë ndonjë mandat implementues, veçse kanë mandat raportues. Mbi qiellin e Kosovës do të fluturojnë avionë të NATO-s, joluftarakë, në një distancë të lejueshme me avionë rusë, po të paarmatosur, bash si edhe vëzhguesit në tokë. Kjo është baza e marrëveshjes së "supermenit" të diplomacisë amerikane me vrasësin e shqiptarëve. Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e medaljes së misionit të Holbrukut, lidhur me Kosovën. Ana e errët e medaljes

Page 87: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Ana tjetër e medaljes është shumë më e errët dhe shumë më zhgënjyese për shqiptarët e për të ardhmen e Kosovës. Fjala është për projektdokumentin për statusin kalimtar të Kosovës, që quhet "dokumenti i Hillit", por që shtyhet përpara me fuqinë e "supermenit" Riçard Holbruk. Ky projektdokument, që ka njohur disa redaktime, që është shoqëruar me vërejtje dhe propozime shtesë të ekipit negociator shqiptar dhe të atij serb, në substancën e tij është antishqiptar, sepse praktikisht e përjashton mundësinë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.Lidhur me karakterin e këtij projektdokumenti, deri tash qëndrimin më të qartë e ka dhënë përfaqësuesi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi. Në pikën 7 të vërejtjeve të paraqitura prej tij, thuhet: " UÇK-ja në bazë të të gjitha këtyre vërejtjeve të arsyeshme, pa hyrë në konceptin përmbajtësor detal kushtetutar, Projektmarrëveshjen e konsideron të paqëndrueshme dhe nuk e pranon në asnjë mënyrë as si zgjidhje të përkohshme, meqë me vetë faktin e eliminimit të sovranitetit dhe të kufijve të Republikës së Kosovës eliminon drejtpërsëdrejti edhe UÇK-në si forcë reale të ruajtjes së sovranitetit". Edhe Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një prononcim të bërë publik më 13 tetor 1998, me një gjatësi valësh që nuk mundëson të dëgjohet qartë, megjithatë artikulon qëndrimin për mbetjen në pozicionin e vullnetit të shprehur me referendum, gjë që mund të kuptohet si një njëfarë reagimi ndaj projektdokumentit të Hill-Hollbrukut. Është e pabesueshme, por e vërtetë se të tjerët heshtin si peshqit. Ndërsa projektdokumenti është bërë publik dhe disa ekspertë, si Fatmir Fehmiu, Ismet Salihu, etj., kanë bërë analiza të themelta që kanë dëshmuar se caqet e këtij projektdokumenti janë madje edhe nën autonominë e Kosovës që është marrë me tanket serbe në vitin 1989. Kriza do të marrë drejtime edhe më të rrezikshmeDuket se strategjia e "supermenit" të diplomacisë amerikane është që nëpërmjet zhurmës së ngritur dhe njëfarë relaksimi psikologjik që do të krijojë marrëveshja e tij me Millosheviqin për zbatimin e rezolutës 1199 të KS të OKB-së, të mos dëgjohet shumë rreth projektdokumentit politik, veçse ai të nënshkruhet në një qetësi varri. Mendojmë se tash pritet shtimi i presionit amerikan mbi kryetarin Rugova dhe ekipin negociator të tij, si dhe mbi subjektet e tjera, që të nënshkruhet ky projektdokument. Është e sigurt se nënshkrimi i tij, me atë përmbajtje që haptas krijon kornizat e mbetjes së Kosovës në Jugosllavi, do të rriten gjasat e përplasjeve brendashqiptare, do të rritet zhgënjimi i popullit shqiptar dhe kriza do të marrë drejtime edhe më të rrezikshme për të ardhmen.Mbetet pyetje që nuk mund të gjejë përgjigje nga ana jonë se për çfarë arsyeje faktorët relevantë ndërkombëtarë, përfshirë këtu SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, mbeten në pozicionet e mbrojtjes së tezës për mbetjen e Kosovës në kornizën shtetërore të Jugosllavisë së mbetur. Përgjigjja në këtë pyetje ka të bëjë me konstelacionet gjeopolitike, me kundërthëniet e interesave të Fuqive të Mëdha, me qëndrimin që mbajnë ato ndaj faktorit shqiptar në Ballkan, etj. Por, në sipërfaqe të këtyre ujërave të thella dhe të errëta të politikës së madhe

Page 88: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

botërore, mbetet tragjedia e popullit shqiptar të Kosovës dhe rreziku i nëpërkëmbjes së vullnetit të tij politik e kombëtar. "Supermeni" i diplomacisë amerikane dhe kolegët e tij, sigurisht që nuk do të jenë pa merita, nëse ndërpritet gjenocidi serb kundër popullit shqiptar. Ata nuk do të mbesin as pa mirënjohjen e popullit shqiptar të Kosovës në këtë pikëpamje. Por, stolisja e tyre me merita e mirënjohje, ndoshta edhe me shpërblime ndërkomëbtare, gjithmonë do të ketë një defekt moral dhe politik të pakorrigjueshëm, nëse populli shqiptar mbetet edhe më tutje të vuajë robërinë dhe të vazhdojë luftën e tij çlirimtare. Ndoshta e tha më së miri një djalosh i ri, në një deklaratë dhënë agjencisë Rojters: "Jam i bindur se fëmijët e mi nuk do të vdesin në Serbi. As NATO-ja nuk është aq e fortë për të na detyruar që ta pranojmë një gjë të tillë". Pra, as Holbruku. 14 tetor 1998

Lavdi marrisëÇ'TË BËHET ME NERVAT E ZOTIT VILI VIMERShumë politikanë evropianë kanë miratuar gjenocidin serb, madje i kanë kaluar pushimet verore në plazhat e bukura të Mesdheut dhe janë kthyer me bindje se shqiptarët më nuk i përsërisin kërkesat e tyre për pavarësi. Ndërsa, pas gjithë kësaj, ata kanë sërish probleme me nervat e tyre! --------------------------------Vili Vimeri, nënkryetar i Kuvendit Parlamentar të OSBE-së, ka dhënë një deklaratë, që e shpreh fort qartë një linjë antishqiptarizmi, e cila lakohet në kokat e disa politikanëve evropianë dhe shumëzon lavrat e saj nëpër disa kancelari evropiane. Për të qenë krejt korrekt me faktet, duhet të citohet e plotë deklarata e Vili Vimerit: "Konsideroj se shqiptarët e Kosovës rreth Rugovës dhe të tjerët, me të vërtetë do të duhej të pushojnë e të mos na shkojnë në nerva në atë masë. Kjo po ndodh gjithmonë me ato kërkesa, të cilat prapë po i përsërisin". Zoti Vimer e ka fjalën për kërkesën e përsëritur të shqiptarëve për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e shqiptarëve të Kosovës, atij i shkuaka për së tepërmi në nerva. Ai madje çuditet se si ata prapë e përsërisin atë kërkesë! Çka do të thotë kjo çudi e zotit Vimer? Mos zbulon ajo rrënjët e vërteta të miratimit që i ka dhënë bashkësia ndërkombëtare Serbisë për gjenocidin kundër popullit shqiptar në Kosovë? Sipas kësaj linje të rezonimit të zotit Vimer, shqiptarët, pas gjenocidit që bëri Serbia mbi ta, është dashur të mos përsërisin kërkesat për pavarësi. Mund të jetë ndonjë lëshim i mediave, por ato vërtet askund nuk kanë sjellë ndonjë deklaratë të zotit Vili Vimer, ku ai të ketë bërë ankesa për nervat e tij në kohën e ofensivave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Lidhur me masakrat kundër civilëve shqiptarë, lidhur me djegiet e së paku 400 vendbanimeve shqiptare, lidhur me burgosjet e mijëra shqiptarëve, zoti Vimer nuk ka thënë ndonjë fjalë që do t'ia vlente të mbahej mend. Ai nuk ka thënë të paktën se

Page 89: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

kriminelët serbë do të duhej "të mos na shkojnë në nerva në atë masë", për krimet monstruoze që kanë bërë kundër shqiptarëve në Kosovë. Fatkeqësisht, ai nuk është i vetmi. Politikanë të tillë ka shumë në institucionet evropiane. Ata kanë miratuar gjenocidin serb, i kanë kaluar pushimet verore në plazhat e bukura të Mesdheut dhe janë kthyer me bindje se shqiptarët më nuk i përsërisin kërkesat e tyre për pavarësi. Ndërsa, pas gjithë kësaj, ata kanë probleme me nervat e tyre!Kryeminsitri rus, Primakov, që ka udhëhequr dikur KGB-në famëkeqe, lidhur me marrëveshjen Holbruk - Millosheviq është cituar të ketë thënë: "Nuk do të ketë sulme për shkak të Kosovës, por, megjithatë, do të duhej të trokasim në dru". Sllavët e kanë këtë farë zakoni që nga fazat e barbarisë së tyre të hershme, që të trokasin në dru, për të evituar një të keqe. Primakov, nuk ankohet për nervat e tij, por ai shfaq gëzimin që ka pasur sukses në mbrojtjen e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Mund të jenë ato vlerat me të cilat është mësuar Primakovi nga koha kur ka qenë shef i KGB-së, sikundër që ato janë vlerat e mbrojtjes së pansllavizmit në truallin ballkanik, prandaj troktija e tij në dru, nuk paraqet habi për askend, më së paku për shqiptarët. Por, arroganca e zotit Vimer, që ka përjetuar ndarjen e kombit të vet me Murin e Berlinit, që ka përjetuar hakmarrjen e ushtarëve sllavë, kur e kanë pushtuar një pjesë të atdheut të tij, është e pakuptueshme dhe ther më shumë në zemrat e shqiptarëve. OSBE-ja, ku zoti Vimer është nënkryetar i Kuvendit Parlamentar, në dokumentin që legalizon veprimin e kësaj organizate në Kosovë, ka paraparë bashkëpunimin vetëm me autoritetet pushtuese serbe. Gjithashtu, emërtimin për Kosovën e kanë adoptuar nga gjuha serbe, si "Kosovë e Metohi"! Madje edhe emërtimin për komunat e Kosovës, e kanë huazuar nga gjuha serbe! Nuk dimë cili është kontributi i zotit Vimer në këto aranzhmane, por qysh sot dihet se nëse janë këto piketat e angazhimit të OSBE-së në Kosovë, është e qartë se kjo bëhet për të qetësuar nervat e zotit Vimer dhe të vimerëve të shumtë të kancelarive evropiane, të cilët kanë krijuar një paranojë nga pavarësia e Kosovës, më shumë se nga aidsi. Vlerat morale të Evropës janë në rrezik të madh, jo vetëm nga fashizmi serb dhe nga përkrahja konkrete ruse për të, por edhe nga degjenerimi moral i politikanëve evropianë, që japin deklarata të egra kundër pavarësisë së Kosovës, me çka e përkrahin gjenocidin serb dhe fashizimin e Evropës.16 tetor 1998

Lavdi marrisëKOMUNISTËT EVROPIANË NË KRYQËZATË KUNDËR KOSOVËSGregor Gizi, në manirin e njohur të paranojës komuniste, në mikrofonët e Bundestagut, tha se "NATO dhe të gjithë ata që e përkrahin, janë në rrugë të gabueshme".

Page 90: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

------------------------------------- Thirrja militante dhe militariste "Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni", çuditërisht po dëgjohet edhe këto kohë, në mbrojtje të politikës gjenocidale të Serbisë. Një spektër i liderëve dhe forcave komuniste, kanë bërë zhurmë të madhe, duke iu kundërvënë iniciativës për ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare kundër gjenocidit serb në Kosovë. Në këtë katalog të zi, vendin e parë e zënë pa dyshim komunistët rusë, mirëpo rusët si rusët, që të gjithë, janë vu në mbrojtje të gjenocidit serb, duke mos lënë që të diferencohet posaçërisht destruksioni i komunistëve. Komunistët italianë kanë bërë zhurmë të madhe, kundër krijimit të një ambienti për ndërhyrje kundër Serbisë. Madje, edhe ish- kryeministri italian, Romano Prodi, duket nën presionin e tyre, ka mbrojtur qëndrimin e mosndërhyrjes, "pa lejen e Këshillit të Sigurimit", me një entuziazëm, që nuk është karakteristikë e një profesori të njohur universitar. Analitikë të shumtë, me rastin e dorëheqjes së tij, e kanë dhënë vlerësimin se shkoi "Romano Prodi, avokati i Millosheviqit". Socialistët grekë të PASOK-ut, gjithmonë kanë nxjerrë vickla lidhur me politikën e Perëndimit ndaj Kosovës, duke bërë përpjekje që të amortizojnë presionet e Perëndimit kundër Serbisë. Në Parlamentin Evropian, socialistët grekë janë të njohur për obstruksione të mëdha, duke marrë mbi vete nganjëherë që të duken edhe qesharakë në sytë e kolegëve të vet. Megjithëse, edhe në rastin e grekëve, avokatia e tyre ndaj Serbisë, i kalon caqet e angazhimit ideologjik, dhe bëhet avokati e fanatizmit ortodoks dhe e fanatizmit të verbër antishqiptar.Kulmi i angazhimit të komunistëve në favor të Millosheviqit, ishte angazhimi i Partisë së Socialistëve Gjermanë dhe liderit të tyre, Gregor Gizi, në seancën e jashtëzakonshme të Bundestagut të mbajtur 16 tetor. Lideri i socialistëve gjermanë, në fakt lideri i pareformuar komunist, u vu haptas kundër propozimit për angazhimin e Bundesverit në kuadër të NATO-s, në sulmet eventuale kundër Serbisë. Gregor Gizi, në manirin e njohur të paranojës komuniste, në mikrofonët e Bundestagut, tha se "NATO dhe të gjithë ata që e përkrahin, janë në rrugë të gabueshme". Kursin e tashëm të NATO-s, Gizi e quajti, as më pak as më shumë se"rrugë të rrezikshme të kryqëzatave". Më tutje ai tha se rruga që po ndjek politika gjermane është "rrugë e militarizmit të politikës së jashtme gjermane"! Kështu flasin komunistët, përkatësisht socialistët e pareformuar të tipit të Gizit, pa pasur as vrasjen më të vogël të ndërgjegjes për mijëra civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga kriminelët serbë në Kosovë; për më shumë se 450 vendbanime shqiptare të bëra shkrumb e hi; për më shumë se 500.000 shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e veta. Zoti Gizi nuk ka treguar vrasje të ndërgjegjes për masakrat Likoshan, në Qirez, në Prekaz të Ulët, në Abri të Epërme... Mbrojtja e kauzës proletare mbetet prioritet i strategjisë së fshehtë komuniste, që si copë e akullit nën ujë, pret t'i japë goditje fatale rendit të ri botëror dhe demokracisë perëndimore.Rezultati i votimeve në Bundestagun gjermanë (503 pro, 63 kundër dhe 18

Page 91: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

abstenime), është përgjigjja më e mirë për qëndrimet e Gizit. Por, Gizi dhe gizët e tjerë nëpër institucione të ndryshme evropiane, vazhdojnë me kryeneçësi të qëndrojnë në pozitat thellësisht antidemokratike, duke e mbrojtur krimin nga ndëshkimi i ligjshëm. 17 tetor 1998

Gjenocidi serb në Kosovë dhe vëllazëria ruso-serbeTENDENCA PËR RUSIFIKIMIN E BALLKANITIdeja për krijimin e konfederatës jugosllave-ruse- belloruse, edhe pse është lansuar në këtë periudhë, duket se është një atu më e vjetër gjeopolitike e pansllavizmit, si alternativë e Rendit të Ri Botëror të imponuar nga Perëndimi. ------------------------------

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, patologu i fashizmit serb, Vojisllav Sheshel, ka përsëritur idenë për krijimin e konfederatës ndërmjet Serbisë, Rusisë dhe Bellorusisë. Më parë këtë ide e kanë lansuar disa "shkencëtarë" serbë të proviniencës së sllavomadhisë agresive. Krijimi i kësaj konfederate pansllave, sipas serbomëdhenjve, do të ishte digë kundër rendit të ri botëror dhe në favor të ruajtjes së interesave ruse në Ballkan. Momenti kur aktualizohet kjo ide pansllave, ka të bëjë me trysninë në rritje të bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë, për ndërprerjen e gjenocidit serb kundër popullit shqiptar në Kosovë. Strategët e ideve të errëta të pansllavizmit dhe të vëllazërive konspirative ortodokse, tash janë ndierë të kërcënuar se mund të ndëshkohen për krimet e tyre monstruoze, prandaj lansojnë lloj-lloj idesh për të shpëtuar nga një ndëshkim i ligjshëm, që do të mund t'u vinte nga bota perëndimore. Është indikative se një ide për krijimin e një konfederate ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë, e pati lansuar Milosheviqi, në kohën e presionit të bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e gjenocidit serb në Bosnjë e Hercegovinë. Atëherë, krimineli i luftës, Sllobodan Milosheviqi pati thënë se konfederata ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë do të ishte "oksigjen për shtetet ortodokse, Bullgarinë dhe Rumaninë". (Natyrisht, në atë sajesë, parashihej gëlltitja e Maqedonisë). Ideja më e re për krijimin e konfederatës ndërmjet Jugosllavisë, Rusisë dhe Bellorusisë, shkon një hap më tutje, pra në lansimin e projektit për transverzalen ortodokse nga Baltiku në Adriatik.Ata që mund të bëjnë një gjest pakënaqësie me dorë, se gjoja këto janë vetëm andrralla serbe, duhet të ndalen e të shikojnë mbrojtjen me aq fanatizëm të bërë nga Rusia, në favor të Serbisë dhe të gjenocidit të saj kundër popullit shqiptar në Kosovë. Rusia praktikisht është treguar më dorëlirë në raport ne Çeçeninë, sesa që tregon tolerancë ndaj kërkesave të shqiptarëve të Kosovës. Thjesht, në rastin e shqiptarëve të Kosovës, Rusia tregon fytyrën e saj të vërtetë të një kufome, që po shndërrohet në vampir, me etje kriminale për gjak. Fjala është për aspiratën e

Page 92: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Rusisë që të ruajë dominionin e vet në një pjesë të Ballkanit, në Serbi, në mënyrë që nëpërmjet saj, të ushtrojë ndikimin e vet dhe të shpalosë në të ardhmen tendencat e veta pansllaviste dhe imperialiste. Kosova, në këtë kontekst, është gur prove i përpjekjeve të Rusisë, që të mbetet një faktor me ndikim në këtë rajon. Kërcënimi i Rusisë me veto në Këshillin e Sigurimit, obstruksionet e saj në Grupin e Kontaktit, shantazhimi ndaj NATO-s (tërheqja e përfaqësuesit të vet nga selia në Bruksel, kërcënimi me rikthimin e Luftës së Ftohtë), esencialisht janë veprime të hapta në favor të idesë për krijimin e konfederatës ruso-serbe. Serbia edhe kësaj radhe, krejt haptas, është identifikuar dhe dëshmuar si një shtet me prirje antievropiane dhe si faktori i vetëm i destabilizimit të Ballkanit. Shkaktimi i luftës në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, kërkesa pë krjimin e konfederatave ortodokse dhe pansllave, e tregojnë Serbinë në dritën e vërtetë të një shteti, që ruan farën e destruksionit për paqen evropiane. Dihet se Serbia, përkatësisht Jugosllavia e mbetur, është i vetmi shtet ballkanik (përveç Kroacisë, e cila e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim), që nuk është anëtare e Partneritetit për Paqe. Ky pozicion, e bën Serbinë që të jetë një njollë e zezë në hartën gjeopolitike perëndimore. Gjithashtu, bashkëpunimi ushtarak intensiv i saj me Rusinë, është rrezik permenent që ta shndërrojë Serbinë (Jugosllavinë) në një "pykë" që do të prishte rendin e krijuar pas Luftës së Ftoftë. Nga kjo perspektivë, është me interes të shihet se çfarë rreziku paraqet ideja për krijimin e konfederatës jugosllavo-ruse- belloruse, për Ballkanin dhe për Evropën në tërësi. Është e sigurtë se në Ballkan do të bëhej një çrregullim fatal gjeopolitik, e do të vinte edhe te ngrirja e proceseve të demokratizmit dhe të integrimit të shteteve ballkanike në strukturat evropiane. Tendencat për rusifikimin e Ballkanit do të rezultonin me luftëra të reja, me prishjen e hartës së tashme gjeopolitike dhe me kërcënimin direkt për shtetet evroperëndimore, veçmas për Italinë dhe Austrinë, si në kohën e Luftës së Ftoftë. Nga ana tjetër, projekti i Mastrihtit definitivisht do të rrezikohej dhe do të fillonte procesi i dezintegrimit evropian, i shoqëruar me rivalitete dhe ndoshta edhe me luftëra ndërmjet partnerëve të tashëm. Pra, ideja për krijimin e konfederatës jugosllave-ruse-belloruse, edhe pse është lansuar në këtë periudhë, duket se është një atu më e vjetër gjeopolitike e pansllavizmit, si alternativë e rendit të ri botëror të imponuar nga Perëndimi.19 tetor 1998

Marrëveshja për zbatimin e rezolutës 1199 të K.S. të OKB-së dhe perspektivat për zgjidhjen e çështjes së KosovësMARRËVESHJA E HOLBRUKUT NUK DO TË KRIJOJË PAQE NË KOSOVË DHE NË BALLKANBob Doll, si njëri nga personalitetet me prestigj më të lartë politik dhe moral në botë, për Marrëveshjen thotë: "Për dy milionë shqiptarë të

Page 93: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Kosovës, marrëveshja është një tradhti e hidhur e Perëndimit". -------------------------------------Marrëveshja e 13 tetorit 1998, ndërmjet Holbrukut dhe Milosheviqit, për zbatimin e rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të 24 shtatorit 1998, është shoqëruar nga mistifikimi i negociatave, nga legjendarizimi i rolit të negociatorit amerikan dhe, përgjithësisht, nga zhurma e madhe mediale, që ka qenë në funksion të inxhinierimit të qëndrimit të opinionit publik dhe politik.Nuk ka pasur nevojë që të ngritej gjithë ajo zhurmë për një marrëveshje, faktikisht rutinore, sepse rezoluta 1199, për zbatimin e së cilës u bë marrëveshja, është obligative. Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes, kjo tingëllon si tautologji diplomatike.

Amerika nuk e minon deri në fund pozitën e Milosheviqit

Pse ndodhi kështu? Duket se është kërkuar me çdo kusht kërkimi i shtegdaljes për t'i evituar sulmet ajrore kundër Serbisë. Arsyetimet konkrete, si qëndrimi bllokues i Rusisë, etj., janë pjesë e asaj prirjeje për mosintervenim, por përbërja e saj është shumë më e komplikuar, pa përjashtuar këtu edhe qëndrimin amerikan për të mos minuar deri në fund pozitën e Milosheviqit. Sidoqoftë, mistifikimi i bisedimeve ka bërë që marrëveshja e arritur të shikohet si sukses i madh, përkundër faktit se ajo, në esencë, është një zbutje e ndieshme e termave dhe e kërkesave të rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit. Parimet kryesore të Marrëveshjes, të koncentruara në katër pika, të emërtuara: Armëpushimi, Verifikimi, Zgjidhja politike dhe Kërcënimet e NATO-s, marrin përsipër të mbulojnë kërkesat e rezolutës 1199, të cilat shtrihen në 17 pika. (Mbetet mundësia e ekzistimit të anekseve, që nuk janë bërë publike).Teksti i Marrëveshjes së Holbrukut ka një destonim të ndieshëm me termat e rezolutës 1199. Në pikën 1 përdoren terma të përgjithshëm, si " Presidenti i RFJ-së merr përsipër të angazhohet" (në vend se të thuhej detyrohet ose obligohet), që do të thotë se ai merr përsipër të angazhohet e jo të kryejë detyrimet që ia ngarkon rezoluta 1199. Kjo marrje përsipër për t'u angazhuar ka të bëjë me veprimet thelbësore, siç janë tërheqja e forcave, lejimi i punës së punonjësve humanitar dhe bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës. Në pikën 1 të rezolutës 1199 kërkohet të arrihet armëpushimi ndërmjet palëve në konflikt, që do të thotë se kërkohet që kjo të bëhet edhe me pjesëmarrjen e palës shqiptare, gjë që marrëveshja Holbruk-Milosheviq e eskivon. Në pikat 2 dhe 3 të rezolutës 1199 flitet për nevojën e pengimit të katastrofës humanitare, ndërsa marrëveshja e Holbrukut nuk përdor terma të tillë askund. Në pikën 3 të tekstit të rezolutës 1199 kërkohet: "Një dialog kuptimplotë pa parakushte dhe me involvim ndërkombëtar dhe me një afat të qartë, që do të shpiente drejt përfundimit të krizës dhe një zgjidhjeje politike të negociuar të çështjes së Kosovës", ndërsa me parimet kryesore të Marrëveshjes së Holbrukut, thuhet: "Ndërmjetësuesi

Page 94: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

amerikan Hill do të vazhdojë punën dhe përpjekjet", që lë mundësinë të kuptohet se do të vazhdojë " punën dhe përpjekjet" ashtu si para miratimit të rezolutës 1199 dhe para kësaj marrëveshjeje. Një saktësim më të madh ka teksti i Marrëveshjes në pikën 2, që duket se është shtylla kryesore ku është fokusuar marrëveshja. Ato koncesione që ka nxjerrë Holbruk, janë afirmuar në këtë pikë të Marrëveshjes, edhe pse kapaciteti i tyre nuk është as përafërsisht në pajtim me gjendjen në terren dhe me kërkesën e implementimit të plotë të rezolutës 1199.Pika 4 e marrëveshjes, ku parashiheshin sulmet ajrore, nëse Milosheviqi nuk do t'i përmbahej Marrëveshjes, u zhvlerësua ende pa u tharë ngjyra në letër. Serbia nuk bëri asnjë gjest të zbatimit të Marrëveshjes, mirëpo sulme më 17 tetor nuk pati, veçse u vazhdua afati deri më 27 tetor.

"Marrëveshja është një tradhti e hidhur e Perëndimit"

Marrëveshja e Holbrukut, megjithëse është vazhdim i angazhimit ndërkombëtar për ndërprerjen e agresionit serb në Kosovë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike për statusin e Kosovës, nuk e ka kapacitetin detyrues, që e kërkon rezoluta 1199. Bob Doll, si njëri nga personalitetet me prestigj më të lartë politik dhe moral në botë, për Marrëveshjen thotë: "Për dy milionë shqiptarë të Kosovës, marrëveshja është një tradhti e hidhur e Perëndimit". Doll ka numëruar tri vërejtje të mëdha: e para, marrëveshja parasheh tërheqjen e pjesërishme të forcave serbe, nga 19 forca tërhiqen vetëm 9; dokumenti politik parasheh një zgjidhje nën autonominë e vitit 1989, si dhe mungon ultimatumi ndaj Miloshevqit, gjë që zëvendësohet me lëshimin pe vazhdimisht ndaj tij.Kalimi i angazhimit ndërkombëtar nga binari i zbatimit të pakusht të rezolutës 1199 dhe, madje, edhe të marrëveshjes së zbutur të Holbrukut, në një angazhim intensiv për arritjen e marrëveshjes politike për një zgjidhje të përkohshme, nuk është një veprim i drejtë. Në fakt, është një presion mbi palën shqiptare, mbi viktimën e agresionit, që të detyrohet të pranojë një zgjidhje që është thellësisht në dëm të saj. Përse nuk bëhet ngutia në drejtim të detyrimit të Milosheviqit që t'i zbatojë detyrimet që i ngarkon rezoluta 1199 dhe marrëveshja me Holbrukun, por bëhet presion për arritjen e marrëveshjes për dokumentin e Hillit? Në këtë mënyrë vazhdon zhvleftësimi i rezolutës 1199 për Kosovën. Pasojat e këtij shpërndërrimi qysh tash janë jashtëzakonisht tragjike në terrenin jetësor. Kështu, tërheqja e forcave serbe nga Kosova nuk është bërë, përkundrazi në Kosovë janë sjellë përforcime të tjera. Sulmet e forcave serbe kundër vendbanimeve shqiptare kanë vazhduar, megjithëse mediat dhe zyrtarë të lartë evroperëndimor kreskosen se këto sulme janë "të një intensiteti më të ulët". Nëse zvogëlimi i intensitetit të sulmeve të forcave serbe shikohet si sukses i marrëveshjes, atëherë prognozat janë rrëqethëse. Me mijëra shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë nën qiellin e hapët e të rrezikuar nga sulmet e forcave serbe. Vrasja mizore nga ana e ushtarëve serbë në fshatin Gërqinë të Gjakovës,

Page 95: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ku u vra një familje katëranëtarëshe, në mesin e saj tre fëmijë, që po ktheheshin në shtëpinë e vet, është shenjë e trimërimit të regjimit serb nga presionet në rritje që po bën bashkësia ndërkombëtare ndaj shqiptarëve, paralelisht ndaj UÇK-së dhe ndaj udhëheqjes shtetërore. Kjo vrasje është mesazh për shqiptarët që të mos kthehen në vatrat e veta. Nga ana tjetër, shpërngulja masive e shqiptarëve për në vende të tjera po vazhdon, duke realizuar spastrimin etnik të Kosovës. Ndihmat humanitare nuk po arrijnë me kohë dhe në sasi të duhura në destinim, për shkak të pasigurisë dhe të konflikteve. Të gjitha këto bëjnë që të fitojë besueshmëri gjithnjë e më të madhe vlerësimi i analitikëve të shumtë shqiptarë, amerikanë dhe evropianë, që nga fillimi kanë vlerësuar se marrëveshja e Holbrukut është lëshim pe ndaj regjimit të Beogradit. Kjo vlen veçmas kur kjo marrëveshje shikohet në një rrafsh të përbashkët me dokumentin e Hillit, ku statusi i Kosovës degradon edhe në raport me autonominë e dikurshme të Kosovës, e lëre më me vullnetin e shprehur të shqiptarëve me referendumin e vitit 1991.

Indinjata shqiptare

Kjo është arsyeja që edhe Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, partitë politike, grupi negociator, konstitucionalistët shqiptarë, etj., kanë shfaqur rezerva dhe indinjatë ndaj marrëveshjes së Holbrukut e veçmas ndaj dokumentit të Hillit. Një gjë është e sigurt: përderisa bashkësia ndërkombëtare do të mbetet në pozicionin që zgjidhjen për statusin e Kosovës ta kërkojë brenda kornizës shtetërore të Jugosllavisë, duke përjashtuar që në start mundësinë e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, zgjidhje nuk do të ketë për Kosovën. As rezoluta 1199, as marrëveshja e Holbrukut nuk do të krijojnë paqe në Kosovë dhe në Ballkan. Do të vazhdojë tragjedia e shqiptarëve, por edhe tragjedia e Evropës dhe e mbarë njerëzimit, sepse turpi, për shfarosjen në masë të popullit shqiptar të Kosovës, do t'u arrijë një ditë të gjithëve mbi buzë. 26 tetor 1998

Kthimi në vendbanimet e shkatërruara- vështirësitë dhe përparësitëPROVA FINALE E VENDOSMËRISË PËR PAVARËSINË E KOSOVËSKthimi i shqiptarëve në vendbanimet e tyre, edhe pse të dëmtuara e të shkatërruara, është një akt sublim i atdhetarisë dhe i forcimit të aspiratës çlirimtare. ---------------------------------Epopeja e qëndresës, që e krijuan qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga vatrat e tyre, është një ekzemplar i rrallë në histori. Të ndjekur nga vrasësit, të mbajtur në rrethime, nën kërcënimin e vazhdueshëm të tytave të topave, ata qëndruan nëpër gryka malesh, si heronj të vërtetë. Kjo pjesë vitale e popullit shqiptar të

Page 96: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Kosovës, nuk kërkoi shpëtim nëpër korridore të rezervuara për zbrazjen e Kosovës. Përkundrazi, ata zgjodhën rrugën e rezistencës dhe të qëndresës në tokën e shenjtë të Kosovës. Me muaj të tërë qëndruan nën qiellin e hapur, pa ushqime të mjaftueshme dhe pa barna, duke e parë vdekjen me sy. Të gjithë ata njerëz vullnetmirë, që erdhën nga anët e ndryshme të botës dhe i panë këta njerëz të zhvendosur nga vatrat e veta, ndien dhembje të thellë, por edhe mahnitje me këtë qëndresë titanike. Ata shfaqën brengën dhe lemerinë e tyre nga masat çnjerëzore të marra nga serbët kundër civilëve shqiptarë. Të gjitha raportet që u dërguan në qendrat e mëdha të faktorëve ndërkombëtarë, e vunë theksin në gjendjen e rëndë të të zhvendosurve. Kështu, filloi të krijohej linja e donosdoshmërisë së rritjes së presionit ndërkombëtar kundër Serbisë. Faktorët ndërkombëtar, nën trysninë e tragjedisë së të zhvendosurve shqiptarë, u detyruan të fillojnë lëvizjet e tyre në drejtim të rritjes së presionit kundër Serbisë.Kjo qëndresë e jashtëzakonshme e mijëra civilëve shqiptarë të zhvendosur, e shoqëruar nga rezistenca e armatosur e UÇK-së dhe nga mbrojtja e pozicionit të pavarësisë nga faktorët politikë shqiptarë, krijuan trekëndëshin e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës. Këtu nuk është vendi dhe as hapësira që të caktohet hierarkia e ndikimit të këtyre tre faktorëve, por këta duhet të shihen në një lidhje organike. Aprovimi i dy rezolutave të OKB-së, sipas kapitullit VII të Kartës së OKB-së, instalimi i "Urdhërit për Aktivizim" të NATO-s, janë kualitete të shkallës së ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, të imponuar nga qëndresa e faktorit shqiptar. Në këtë rrjedhë të re, çështja e kthimit të të zhvendosurve në vatrat e veta, fillon e bëhet njëra nga çështjet fundamentale për të ardhmen e Kosovës. Kthimi i shqiptarëve në vatrat e veta, është interes fundamental i shqiptarëve, sepse në këtë mënyrë dështon përfundimisht politika serbe e spastrimit etnik. Kthimi i shqiptarëve në vendbanimet e tyre, edhe pse të dëmtuara e të shkatërruara, është një akt sublim i atdhetarisë dhe i forcimit të aspiratës çlirimtare. Kur të kthehen banorët në vatrat e veta, aty ku agresori ka menduar se i ka zhbërë vendbanimet shqiptare, kjo vjen e bëhet një fitore e parevokueshme e shqiptarësisë së Kosovës.Vështirësitë për kthim dhe për krijimin e një minimumi të nornmalitetit, janë jashtëzakonisht të mëdha, sepse shkatërrimet janë të përbindshme. Plaçkitja dhe djegia e shtëpive të banimit, shkatërrimi i pasurive të familjeve shqiptare, helmimi i puseve, minimi i rrugëve, janë pjesë e atij skenari të errët që synon pamundësimin e kthimit të banorëve shqiptarë në vatrat e veta. Por, me një organizim më të mirë të faktorëve politikë dhe ushtarakë shqiptarë, me një bashkërenditje të aktiviteteve, mund të krijohen parakushtet më të mira për kthimin e banorëve në vendbanimet e tyre. Kjo është alternativa e domosdoshme e procesit të rrezikshëm të shpërnguljes që bëhet me rrugë klandestine, me rrjete mafioze, në të cilat shumë njerëz të pafajshëm po e

Page 97: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

pësojnë rëndë, siç është rasti i tragjedisë së 19 shqiptarëve në Detin Jon. Një organizim më i fuqishëm i të gjitha segmenteve të organizuara shqiptare në Kosovë, është më i domosdoshëm se kurrë, për të ndaluar këtë trend të rrezikshëm e tragjik. Duhet të na jetë të gjithëve e qartë si dita me diell, se jemi në periudhën kur jepet prova finale e vendosmërisë sonë për pavarësinë e Kosovës edhe me sakrifica të kësaj natyre, pra të mbetjes në Kosovë, edhe në këto kushte tepër të rënda. 2 nëntor 1998

Horror-turizmi evropian dhe KosovaLUANI NJERINGRËNËS I NYRNBERGUT DHE VARREZAT KOLEKTIVE TË KOSOVËSNuk duam të jemi cinikë e të themi se po të mos ishin pengesë vizat e organeve pushtues serbe, shumë turistë do të vinin në Kosovë, për të parë varrezat kolektive në Likoshan, në Prekaz, në Rahovec e gjetkë në Kosovë. Por, impulset shpërthyese të horror-turizmit shpiejnë në këtë drejtim. ---------------------------------

Një histeri e re e shumë evropianëve, mund të quhet. Është fjala për kurreshtjen në rritje të shumë njerëzve, për të shkuar si turistë në vendet ku kanë ndodhur tragjedi të rënda e për t'u kënaqur aty me mbresat, që ofrojnë vendet e tilla! Në terminologjinë publicistike kjo histeri tashmë ka gjetur emërtimin si horror-turizëm. Janë disa raste të veçanta të këtij horror-turizmi, që përbëjnë një tërësi që dëshmon për një gjendje shpirtërore të çuditshme. Fjala vjen, në lokalitetin Eshede, të Gjermanisë, ku pati ndodhur tragjedia e rëndë hekurudhore, shkojnë me mijëra njerëz për të parë vendin e tragjedisë së llahtarshme. Po ashtu, në vendin e quajtur Lasing, në Austri, ku humbën jetën dhjetë minatorë, kanë filluar të shkojnë turistë, për të kënaqur kurreshtjen e tyre! Kulmi i gjithë kësaj prirjeje është kurorëzuar tashmë në kopshtin zoologjik të Nyrnbergut, ku me mijëra njerëz mësyjnë për të parë luanin, i cili ka mbytur një student, që ka hyrë në atë vend për të bërë vetëvrasje. Djaloshin e ka shqyer luani, ndërsa tash bisha është shndërruar në atraksion turistik! Njerëzit presin në radhë të gjata, për të hyrë në kopsht dhe për t'u fotografuar me fëmijët e tyre, pranë kafazit të bishës, që ka shqyer një njeri. Videokamerat dhe fotoaparatet derdhin shkreptimat e hareshme të bliceve, për të fiksuar bishën njeringrënëse, në sfond të prindërve dhe të fëmijëve të hareshëm. Njeriu i sotëm evropian, i tejngopur në një mirëqenie pa përmbajtje të qartë morale dhe filozofike, i gjendur në një trysni të jashtëzakonshme çekuilibruese nga sensacionet e lancuara nga mediat, po e riaktivizon sadizmin agresiv. Sadizmi agresiv i shikuesve të garave të gladiatorëve, i qytetarëve të antikës që

Page 98: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

vënin bast se sa hapa mund të bënte njeriu mbasi t'i prehej koka nga xhelati, i spektakleve argëtuese të prerjes së kokave të kryengritësve të tipit të heroit skocez Viliem Volas, i shikimit me indiferencë të getove dhe të vendeve të krematoriumeve, një kohë dukej si i mposhtur. Lemeritë e Luftës së Dytë Botërore ishin të freskëta dhe nuk duhej t'u prekej dregëza, nën të cilën ishte plaga e madhe. Por, pamja ishte më shumë virtuale, sipas gjasash. Sot interesimet e njeriut evropian po shtrohen si kërkesa për të konsumuar sa më shumë tragjedi, tragjedi që u ndodhin të tjerëve. Po të rikthejmë një çast vëmendjen në mediat e fuqishme si Evro-njuz, RAI, etj., menjëherë do të shohim se ekziston një pajtueshmëri ndërmjet horror-turizmit dhe horror-informacionit, që plasojnë mediat e fuqishme elektronike, me ambicie për të ndikuar në vetëdijen dhe në ndërdijen e konsumuesve të informacioneve të tyre. Evro-njuzi i fillon dhe i mbaron lajmet me prezantimin e vrasjeve, fatkeqësive, tragjedive të shumta që ndodhin në botë. Më shumë se një informim objektiv, ky është një informim me pasionin për ta ushqyer dhe ngopur sadizmin e njeriut të sotëm evropian me thelet e mishit të gjallë të njerëzve të viktimizuar. Ne shqiptarët, pa dyshim, jemi viktima të mëdha të këtij sadizmi medial evropian. Tragjedia e Shqipërisë e marsit të vitit 1997, u shënua me një pasion patologjik të mediave evropiane, me synimin që të zbulonin "patologjinë" e shqiptarëve. Në këtë mënyrë, mediat zbuluan në fakt patologjinë e vet dhe prirjen sadiste të shikuesve të tyre. Është e sigurt që nuk pati reagime të shikuesve, ndikim të tyre që të ndërpritej ose të zbutej ajo histeri antishqiptare e mediave evropiane. Edhe tragjedia e këtij viti e shqiptarëve të Kosovës, viktima të agresionit serb, nuk kaloi pa hile e pa lojë të mediave të fuqishme. Kishte periudhë, kur fshihej gjithçka nga opinioni, sikur nuk ndodhte asgjë, ndërsa në ditë shkatërroheshin nga disa fshatra, vriteshin shumë banorë dhe me mijëra të tjerë dëboheshin nga vatrat e tyre. Pas një periudhe të mbuluar me heshtje të plotë, pasonte një periudhë kur mediat jepnin pamjet e llahtarshme të të dëbuarve, të të masakruarve. Esenca është se teleshikuesit në asnjërin rast nuk kishin reagime në formën e protestave, peticioneve, etj., kundër gjenocidit serb. Për çfarë alibie është fjala? Ndoshta duke e parë tragjedinë e të tjerëve, njeriu i sotëm evropian krijon një mekanizëm mbrojtës për vetveten, ndaj tjetërsimit, ndaj pasigurisë, ndaj vetmisë dhe boshllëkut shpirtëror. Sadizmi, në këtë mes, është një ventil që shkarkon frustrimet e tij të shumta. Slogani i ndërdijes "Mirë që nuk po më ndodh mua" vjen e bëhet moto e kënaqësisë. Fakti se tragjedia po i ndodh dikujt tjetër, një njeriu a një populli, shkon e humb kuptimin. Slogani "Mirë që s'më ka ndodhur mua" është në funksion të sedativit në fillim, por më tutje, kur të mbërrihet siguria se ajo vërtet u ka ndodhur të tjerëve, ai zbulon kurreshtjen për t'u kënaqur me atë informacion dhe me ato pamje të llahtarshme, duke u shndërruar në një lloj narkotiku. Po të mos ishte fjala për këtë linjë të përjetimit, vetëm me rastin e masakrës serbe kundër familjes Ahmeti në Likoshan dhe familjes Jashari në Prekaz, ku u masakruan njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, reagimi do të duhej të ishte i

Page 99: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

zëshëm, i fortë dhe imponues. Në rrethana normale të gjendjes shpirtërore të njeriut evropian, masakrat e këtilla do të shkaktonin demonstrata, peticione, greva të urisë të njerëzve që i kundërvihen dhunës dhe gjenocidit. Drenica është një orë e gjysmë e më së shumti tri orë fluturim me avion nga cilido kryeqytet evropian, por banorët e kryeqyteteve evropiane nuk e lëvizën as gishtin për të reaguar ndaj gjenocidit serb kundër popullit shqiptar në Kosovë.Nuk duam të jemi cinikë e të themi se po të mos ishin pengesë vizat e organeve pushtues serbe, shumë turistë do të vinin në Kosovë, për të parë varrezat kolektive në Likoshan, në Prekaz, në Rahovec e gjetkë në Kosovë. Por, impulset shpërthyese të horror-turizmit shpiejnë në këtë drejtim vërtet. Zvetënimi moral i sotëm, me këtë prirje të çuditshme të njeriut të sotëm evropian, nuk paralajmëron asgjë të mirë. Në fakt, nëse ndiqet më tutje kjo prirje e çoroditur, ajo do t'ua sjellë ujkun në shtëpi edhe vetë atyre. Ashtu ka ndodhur në antikë, në Mesjetë e edhe në kohët moderne. Prandaj, është frika se një ditë luanët e ndërgjegjes së ndrydhur nga kënaqësia sadiste, mund të dalin nga kopshti zoologjik dhe t'i shqyejnë vërtet njerëzit, ata që nuk e luajnë gishtin për të mbrojtur vlerat morale dhe filozofike që i dallojnë nga luani i kopshtit zoologjik të Nyrnbergut. 6 nëntor 1998

Nëntë vjetori i rënies së Murit të Berlinit dhe KosovaKUFIRI NDËRMJET KOSOVËS E SERBISË ËSHTË KUFIRI NDËRMJET PERËNDIMTI E LINDJESDuhet theksuar se një fitore me këste, ashtu sikundër është konceptuar angazhimi i Perëndimit në Kosovë, është me rreziqe më të mëdha dhe shumë e shtrenjtë për shqiptarët që janë viktima të agresionit të egër. --------------------------------Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, më 9 nëntor 1998, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, shkeli në kabinetin e ish-liderit komunist gjermanolindor, Erih Honeker. Agjencitë e lajmeve kanë transmetuar fotoset, ku Solana dhe kancelari gjerman Shrëder pozojnë të buzëqeshur në kabinetin e Honekerit, pikërisht në ditën e shënimit të nëntë vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Para nëntë vjetësh, po të thoshte dikush se shefi i Aleancës së NATO-s do të hynte aq i shkujdesur (pa i drejtuar më parë raketat bërthamore "Pershing" drejt Moskës) në çerdhen komuniste honekeriane, do ta shikonin si një të lajthitur që nuk di se ç'flet. Por, kohët ndërrojnë dhe bëjnë çudira dhe mrekullira, si kjo puna e Solanës.

Ballafaqimi me mbeturinat e komunizmit?Jashtë aspektit senzacional të kësaj vizite të bujshme, që ka simbolikën e fitores së Perëndimit në Luftën e Ftohtë dhe në mposhtjen e komunizmit, nëse nuk duam të kënaqemi me truqet diplomatike, duhet shtruar pyetjen: çka ka sjellë periudha nëntëvjeçare pas rënies së Murit të Berlinit? Fitoret fillestare që

Page 100: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ndodhën me bashkimin e Gjermanisë, shpërbërjen e Paktit të Varshavës dhe me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, a u operacionalizuan në një fitore definitive të Perëndimit, apo edhe pas nëntë vjetësh, po vazhdon procesi, për shkak të ballafaqimit me pasojat dhe me mbeturinat e komunizmit? Pyetje ka shumë, por ato s'kanë përse të zgjaten, përderisa nuk kanë gjasa të marrin përgjigje të duhura.Sidoqoftë, nga një prerje sipërfaqësore e reliefit të "botës së së kalbur", mund të nxirret përgjigjja themelore, e kjo thotë se fitorja nuk u operacionalizua, veçse ende realizohet me këste.Është fjala për një shpërndërrim. Kështu, "revolucioni që rrjedh", i cili mbante në kthetra botën që nga ujërat e ngrohta të Adriatikut e deri në tajgat e largëta aziatike, tash emërtohet si "krizë që rrjedh". Si edhe vetë revolucioni që ishte gjithëpërfshirës, total, edhe kriza që rrjedh sot në këto hapësira, është gjithëpërfshirëse, totale. Ajo përfshin ekonominë e financat, moralin e kulturën, gjithçka. Fitorja e Perëndimit konsiston në atë se nga mbajtja e një lloj "Aksion Orderi" për konfrontim në përmasa planetare, tash është i angazhuar në menagjimin e krizave që kalon bota postkomuniste. Menagjimi i krizave i jep Perëndimit adutin e shfaqjes si fitues. Pra, fitorja ende nuk është e operacionalizuar dhe as definitive. Pse nuk është defintive?

Tendencat e fashizmit agresiv në vepër Krizat që po e trondisin Rusinë dhe bishtat e saj ideologjik e gjeopolitik, kërcënojnë të transformohen në një fitore të fashizmit agresiv, i cili do të përpiqej të "vendoste rend" dhe njëherësh të hakmerrej kundër Perëndimit për disfatën evidente që kanë pësuar synimet komuniste dhe pansllaviste. Iniciativat e tipit të krijimit të konfederatës ndërmjet Jugosllavisë, Rusisë e Bjellorusisë, janë gjeste të një tendence të tillë fashiste. Pas nëntë vjetësh të rënies së Murit të Berlinit, megjithatë, fitorja e Perëndimit te disa vende është definitive. Pranimi i Hungarisë, i Çekisë dhe i Polonisë në NATO, është fitorja më e madhe e Perëndimit. Por, edhe krijimi i ombrellës "Partneriteti për Paqe", prezenca e SFOR-it në Bosnjë, fillimi i procesit të prezencës dhe të ndërhyrjes në Kosovë, janë projekte dhe aksione që kanë drejtimin e operacionalizimit të Rendit të Ri Botëror. Por, këto ecin me ritme të ngadalta dhe me hamendje jo të vogla, veçmas në rastin e Kosovës. Ndërsa, pikërisht në Kosovë, Rusia dhe bishtat e saj ideologjik dhe gjeopolitik, kanë treguar arrogancën më të madhe ndaj Perëndimit, duke shpalosur synimet e qarta të aleancës konspirative pansllaviste. Prandaj, qëndrimi më i vendosur i Perëndimit në menagjimin e krizës, me respektimin e vullnetit politik të shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës, me anën e një procesi politik, është njëri nga testet më serioze të fitores definitive të Luftës së Ftohtë nga ana e Perëndimit. Kërcënimet e zyrtarëve rusë se do të përdornin armën e kthimit të Luftës së Ftohtë, nëse Perëndimi do të intervenonte kundër Serbisë, janë prova të forta se Rusia ende ka ambicie që ta fusë këtë hapësirë nën ombrellën e

Page 101: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

ndikimit të vet. Nëpër kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë, momentalisht, është edhe ndarja ndërmjet Perëndimti dhe Lindjes, ndërmjet Rendit të Ri Botëror dhe tendencave retrogarde pansllave. Kosova kërkon intervenimin dhe prezencën e NATO-s në Kosovë, bashkëpunimin dhe integrimin me fqinjtë dhe me Evropën, ndërsa Serbia kërkon të bëjë konfederatë me Rusinë e me Bjellorusinë, ndjek politikën e gjenocidit kundër popullit shqiptar dhe të konfrontimit me Perëndimin. Fitorja e Perëndimit në këtë konfrontim, është e domosdoshme edhe për shqiptarët, edhe për vetë Perëndimin. Duhet theksuar se një fitore me këste, ashtu sikundër është konceptuar angazhimi i Perëndimit në Kosovë, është me rreziqe më të mëdha dhe shumë e shtrenjtë për shqiptarët, të cilët janë viktima të agresionit të egër. Kur do ta vizitojë Solana PrishtinënSolana nuk duhet të presë nëntë vjet për të vizituar Kosovën, përkatësisht zyrën e guvernatorit serb, që administron me ligjet e luftës. Dihet se slogani "NATO në Kosovë", është slogani më i përhapur ndër shqiptarët, të cilët me aspiratën e tyre të pavarësisë dhe me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, i kanë kontribuar dhe i kontribuojnë çdo ditë zgjerimit të ndikimit të Perëndimit në këto hapësira. 11 nëntor 1998

ASNJËRI GRUPIM NUK I KA GJURMUAR DERI NË FUND HAPËSIRAT E MUNDSHME TË MARRËVESHJESNuk ka pse të ripërsëritet se çfarë rëndësie të madhe ka për pozicionin e tashëm dhe të ardhshëm shqiptar të Kosovës, krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të ishte e aftë të operonte me mandat të plotë, edhe në tryezën e bisedimeve edhe në terrenin e luftës. ------------------------------------Sa më shumë kohë që po hyn në mes, konsultimet për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës po bëhen më të vështira dhe më të pafrytshme. Numri i deklaratave përjashtuese sa vjen e shtohet, duke e shndërruar hapësirën drejt marrëveshjes së mundshme, në një fushë potencialisht të minuar, kur dihen komplekset dhe kapriciet e politikanëve të sotëm që e determinojnë jetën politike të Kosovës. Në proporcion të njëjtë me këtë linjë përjashtuese, po rritet edhe dëshpërimi i njerëzve vullnetmirë, të cilët krijimin e qeverisë së re e shohin si një veprim të domosdoshëm drejt konsolidimit të Kosovës, për t'u ballafaquar më me sukses me sfidat dhe rreziqet që i ka përpara.Pse po bëhen konsultimet gjithnjë e më të vështira dhe më të pafrytshme? Fillimisht, është fjala për mosrespektimin e një rendi që respektohet gjithkund në botë. Barra e konsultimeve i është ngarkuar kryesisë së Kuvendit, ndërsa dihet se kryetari i shtetit e cakton mandatorin, e mandatori mandej i kryen konsultimet dhe e formon qeverinë në pajtim me marrëveshjet që i mbërrin me

Page 102: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

partitë politike. Në Kosovë ky rend nuk është respektuar. Flitet se do të kumtohet përbërja e qeverisë së re, ndërsa askush nuk e di emrin e mandatorit. Ky defekt, gjithsesi prodhon anomali jo të vogla. Ndoshta figura e njeriut që do t'i ngarkohej barra e krijimit të qeverisë, i cili do të shpaloste një program të qartë gjatë konsultimeve me partitë dhe faktorët e tjerë relevantë, do të luante rol bashkues më shumë se përbërja e kryesisë së Kuvendit, që kontestohet nga një bllok i fortë politik dhe ushtarak. Nga ana tjetër, nëse emri i mandatorit dihet vetëm për një rreth të vogël njerëzish, kjo është edhe më pak në rregull, sepse në raste të këtilla, nuk ka pse të fshehet kjo gjë nga opinioni.Konsultimet nuk po bëhen më të vështira dhe më të pafrytshme vetëm për këtë shkak. Është edhe natyra e kërkesave dhe mënyra e sjelljes së aktorëve kryesorë, shkaku më bllokues i këtij procesi. Blloku politik opozitar i koncentruar në Lidhjen e Bashkuar Demokratike dhe përfaqësuesi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkojnë krijimin e një Asambleje si alternativë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga e 22 marsit të këtij viti, të cilit nuk ia njohin legjitimitetin. Ndërsa, LDK-ja dhe partitë e grupuara rreth saj, kërkojnë respektimin e rendit institucional të projektuar në bazë të zgjedhjeve të 22 marsit, të plotësuar, megjithatë, me disa kompromise.Sidoqoftë, është e sigurt se asnjëra nga këto grupime nuk i ka gjurmuar deri në fund hapësirat e mundshme, ku mund të gjenden pika e përbashkëta për një kompromis funksional. Fjala vjen, kur dihet se në disa komuna nuk janë mbajtur zgjedhjet më 22 mars, është e mundshme që një numër deputetësh nga grupimi i LBD-së dhe nga UÇK-ja, do të mund të inkorporoheshin në përbërjen e Kuvendit, duke balancuar ndërmjet dy kërkesave të papajtueshme, "të formimit të Asamblesë" dhe të "respektimit të rendit demokratik".Gjithashtu, për të qetësuar shpirtërat, do të mund të nënshkruhej një marrëveshje, që vendimet në këtë organ të mirreshin vetëm me koncensus, për faktin se të gjithë edhe ashtu bëjnë be e rrëfe se angazhohen për pavarësinë e Kosovës. Më tutje, përbërja e qeverisë do të mund të reflektonte më shumë realitetin e krijuar në terren, pra dhënien e resorëve të caktuar grupimeve që kanë ndikim real në terren. Po të gjurmoheshin në këtë linjë hapësirat për marrëveshje, është e sigurt se marrëveshje do të mund të krijohej.Nuk ka pse të ripërsëritet se çfarë rëndësie të madhe ka për pozicionin e tashëm dhe të ardhshëm shqiptar, krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të ishte e aftë të operonte me mandat të plotë, edhe në tryezën e bisedimeve edhe në terrenin e luftës. Atëherë do të shpalosej energjia e vërtetë liridashëse dhe çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, shumë më me forcë se deri sot. 12 nëntor 1998

"Dilemat" diplomatike evropiane dhe KosovaKU E KANË BURIMIN NDARJET SHQIPTAREZyrtarët e lartë evropianë dhe institucionet që e hartojnë politikën për

Page 103: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Kosovën, e kanë lehtë të dinë se kë duhet ta përkrahin. Ato duhet ta përkrahin opcionin e pavarësisë së Kosovës, me çka automatikisht do të përkrahnin edhe LDK-në, edhe UÇK-në, dhe mbarë popullin e Kosovës. -------------------------------"Nuk po dijmë se kujt t'i ndihmojmë", është njëra nga frazat që dëgjohen shpesh kohët e fundit nga zyrtarë të ndryshëm evropianë, të preokupuar me çështjen e organizmit institucional të shqiptarëve të Kosovës. Sa nuk mori karakterin e një formule kjo frazë, veçmas gjatë qëndrimit në Bruksel të dy delegacioneve shqiptare, atij të LDK-së dhe atij të UÇK-së. Të disponuar që të kapen pas anës së jashtme të problemit, diplomatët evropianë, edhe kësaj radhe e shikuan këtë paraqitje të shqiptarëve si një alibi për mosndihmën e tyre të mjaftueshme për shqiptarët e Kosovës. Ndërsa, e vërteta është se kontributi i përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare që i diktojnë zhvillimet në Kosovë, për këtë farë ndarjeje të shqiptarëve, është motivues i saj. Pse? Përderisa bashkësia ndërkombëtare mbron me fanatizëm pozicionin se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet kërkuar brenda kufijve të Jugosllavisë, duke përjashtuar që në start çfarëdo diskutimi për pavarësinë e Kosovës, kjo do të thotë, në fakt, se ajo është gjenerator edhe i ndarjeve dhe i përçarjeve shqiptare. Mospranimi i opcionit të pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, është tharmi i proceseve të rrezikshme diferencuese ndërmjet subjekteve shqiptare të Kosovës. Ato subjekte që tregojnë më shumë fleksibilitet dhe disponim kooperues me bashkësinë dnërkombëtare, nga blloku tjetër, diferencohen si bartës të "politikës kapitulluese", si "pacifistë", si "institucionalistë", e terma të tjerë diferencues dhe përjashtues. Në anën tjetër, ato subjekte që tregojnë më shumë ngurtësi në raport me bashkësinë ndërkombëtare, janë përdorur si pretekst nga ana e kësaj të fundit, për të rrudhur krahët ndaj gjenocidit serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Kjo do të thotë se linja e ndarjes dhe e përçarjes, është e dirigjuar nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj opcionit të pavarësisë së Kosovës dhe ndaj bartësve të këtij projekti. Si? Subjektin e parë, që identifikohet me LDK-në, bashkësia ndërkombëtare ia ekspozon presioneve të shumta, përfshirë edhe takimin e kryetarit Rugova me Millosheviqin, duke bërë përpjekje që ta dobësojë e ta zvogëlojë ndikimin e këtij subjekti në proceset që zhvillohen në Kosovë. Subjektin e dytë, që identifikohet me UÇK-në, bashkësia ndërkombëtare e mban nën presion, edhe me kërcënimin e shpalljes organizatë terroriste, duke ndërtuar njëherësh tezën se, gjoja, ajo është shkaktare e pasojave që pati Kosova nga agresioni serb. Këto janë linjat gjenerale të presionit, megjithëse është e ditur se jo të gjitha personalitetet dhe jo të gjithë faktorët ndërkombëtarë janë në këtë funksion. Është e sigurt se, sikur bashkësia ndërkombëtare ta përfshinte opcionin e pavarësisë si alternativë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, atëherë nuk do të kishte ndarje dhe përçarje ndërmjet faktorëve shqiptarë. Adem Demaçi, në konferencën e parë të tij si përfaqësues politik i UÇK-së, ka deklaruar se nëse bashkësia ndërkombëtare e përkrah Ibnrahim Rugovën për pavarësi, ne do të

Page 104: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

jemi të rreshtuar mbas tij. Pra, zyrtarët e lartë evropianë dhe institucionet që e hartojnë politikën për Kosovën, e kanë lehtë të dinë se kë duhet ta përkrahin. Ato duhet ta përkrahin opcionin e pavarësisë së Kosovës, me çka automatikisht do të përkrahnin edhe LDK-në, edhe UÇK-në, dhe mbarë popullin e Kosovës. Kjo që u tha më sipër, nuk është kurrfarë alibie për shkallën e intolerancës dhe të moskomunikimit ndërmjet institucioneve politike dhe shtetërore me faktorin ushtarak. Kjo është një temë tjetër dhe kërkon qasje me terma të tjerë.16 nëntor 1998 Atdheu në rrezik - atdheu mbi të gjithaJEPNI PËR NËNËN, JEPNI PËR KOSOVËNKush ka dhënë më së shumti deri sot për çlirimin e Kosovës? Dihet se pasurinë më të madhe që mund të ketë njeriu, jetën e vet, e kanë dhënë me mijëra bij e bija të Kosovës, në luftën kundër okupatorit. Ata nuk kanë pyetur për kontributet financiare, për përkatësitë partiake, për prejardhjet krahinore e sociale, po kanë shkuar në beteja për të mbrojtur Kosovën nga gjenocidi serb dhe për ta nxjerrë atdheun tonë të vetëm në dritën e lirisë. --------------------------------------

"Mos pyet se çka ka bërë atdheu për ty, por pyete veten se çka ke bërë ti vetë për atdheun". Për cinikët, kjo fjali mund të jetë shpikje e ndonjë nacionalromantiku shqiptar, që flet fjalë të mëdha. Mirëpo, autorësia e saj i takon presidentit të ndjerë amerikan, Xhon Kenedi. Përkushtimi ndaj atdheut nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë retorikë nacionalromantike e zbrazët. Përkushtimi ndaj atdheut të robëruar, kërkon energji shtesë dhe pyetje të përhershme se a mund të bëjmë më shumë për çlirimin e tij. Në këtë plan, shqiptarët kanë një përvojë të begatë. Ishte përkushtimi sublim i atdhetarëve shqiptarë, që punuan me penë e luftuan me pushkë për lirinë e Shqipërisë, që rezultoi me pranimin e të drejtës së ekzistencës së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë si shtet. Atdhetarët e kohës së Rilindjes dhe të luftës për pavarësinë e Shqipërisë, nuk kishin si të pyesnin se a bënte atdheu diçka për ta, sepse atdheu nuk i kishte ende as konturat e veta. Por, ata bënin natë e ditë punë e luftë për çlirimin e atdheut, të ballafaquar me komplotet e panumërta të fqinjve të egër dhe të Fuqive të Mëdha. Lindja e Shqipërisë së sotme, edhe pse e përgjysmuar, nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe ndihmat materiale të mijëra luftëtarëve dhe të atdhetarëve shqiptarë. Fjala vjen, Hasan Prishtina, pati shitur depotë e veta kolosale në Shkup, për të blerë armë për kryengritjen e vitit 1912.Po Kosova e sotme, në luftën e saj finale për çlirim nga okupatori serb, sa na ka motivuar, që ta pyesim veten se çka kemi bërë për të? Këto tetë vjetët e kaluara, Kosova i kishte rrudhur nevojat për ndihma financiare, për ta mbajtur arsimin shqip dhe disa veprimtari shëndetësore e kulturore. Kishte nevojë për ndërtimin

Page 105: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

e infrastrukturës së institucioneve, po ato nuk u krijuan ashtu si kishte nevojë, prandaj nuk harxhuan as shumë të holla. Ndërsa, sot, në mes të luftës për çlirim, përkushtimi atdhetar kërkohet të jetë më i madh se kurrë. Sot kërkohet më shumë punë, më shumë përpjekje, më shumë mbështetje për luftën çlirimtare, edhe me para. Mund të fitojmë një pasqyrë për përkushtimin tonë, edhe nga shembujt që japin armiqtë tanë. Kështu, Milan Paniq, një emigrant serb në SHBA, i ka deklaruar gazetës Blic se për Jugosllavinë deri tash ka dhënë 170 milionë dollarë ndihma, kryesisht në barna. Sigurisht që shuma kryesore është dhënë në formë kredie, por janë dhënë para të freskëta, që i janë dashur regjimit militarist të Serbisë, në rrethanat e embargove dhe të sanksioneve ndërkombëtare. Shqiptarët e Kosovës kanë shembuj jo të pakët të burrave që kanë dhënë ndihma të konsiderueshme për Kosovën, në këto vite të rënda. Aksionet e tipit "Gjithçka për pavarësinë e Kosovës" dhe "Atdheu në rrezik - Vendlindja thërret", kanë gjetur gatishmërinë e ndihmës së shumë e shumë shqiptarëve. Por, a janë shfrytëzuar të gjitha potencialet e ndihmave? Nëse janë shfrytëzuar deri dikund mundësitë e njerëzve të thjeshtë, të varfër, është për të besuar se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e njerëzve të pasur, si në Evropë si në Amerikë dhe në pjesë të tjera të botës. Ndoshta përveç forave të ndihmave solidare, është dashur të instalohet edhe mundësia e kredive, që do të ktheheshin në kushtet e pavarësisë së Kosovës. Fitorja e pavarësisë, me siguri që u sjellë të mira të gjithë shqiptarëve, por më së shumti do t'u sillte njerëzve të pasur, sepse ata do të gëzojnë nesër pasuritë e këtij vendi. (Ata që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, absolutisht e kanë gabim).Kush ka dhënë më së shumti deri sot për çlirimin e Kosovës? Dihet se pasurinë më të madhe që mund ta ketë njeriu, jetën e vet, e kanë dhënë me mijëra bij e bija të Kosovës, në luftën kundër okupatorit. Ata nuk kanë pyetur për kontributet financiare, për përkatësitë partiake, për prejardhjet krahinore e sociale, po kanë shkuar në beteja për të mbrojtur Kosovën nga gjenocidi serb dhe për ta nxjerrë në dritën e lirisë. Pikërisht ata kanë dhënë përgjigjen më të thellë, më të përjetshme, se çka mund të bëjë njeriu për atdheun e vet. Ne bashkëkohanikët e tyre dhe brezat që do të vijnë, duhet ta kemi këtë në kujtesë dhe në kujdes.E ndihmat që kërkon zëri i atdheut nga ne, ndihmat financiare, duhet të jipen pa kursim, sepse ne tjetër atdhe nuk kemi. O do të jetojmë të lirë në Kosovën e lirë, o do të mbetemi refugjatë e të nëpërkëmbur për jetë të jetëve.19 nëntor 1998

Kthimi në vatra dhe dimri i ashpër i Kosovës TË KTHYERIT KANË NEVOJË PËR NDIHMËN E TË GJITHË BASHKATDHETARËVEBashkëpunimi në punë të mbrojtjes dhe ndihmave banorëve të kthyer në

Page 106: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

vatrat e veta, e që janë të rrezikuar nga vështirësitë që paraqet stina e dimrit, duhet të jetë jashtë aspekteve të tjera të domenit politik. Ruajtja e jetës së njerëzve është interes suprem i Kosovës dhe i kombit tonë, në këtë situatë alarmante. -------------------------------- Meteorologët parashikojnë se dimri i sivjemë do të jetë dimri më i vështirë i këtyre dhjetë vjetëve të fundit. Për njeriun shqiptar të Kosovës, ky është njëri nga lajmet më të këqija që mund të dëgjohen sot. Është fakt se njeriu shqiptar i Kosovës, me mijëvjeçarë popullon hapësirat që janë të njohura për dimra të gjatë dhe të ashpër, gjë që ka mbetur e përjetësuar edhe në Iliadën e Homerit, i cili këtë vend e quante Dardania dimërkeqe. Do të thotë, njeriu shqiptar është i mësuar me dimrat e ashpër dardanë. Por, historia është përvojë që na vë në sprovë gjithmonë nga fillimi. Prandaj, dimri i sivjemë, që parashikohet të jetë i ashpër, është ballafaqim nga e para me fatin tonë dhe me aftësitë tona për organizim e mbijetesë. Kosova e këtij dimri, duke qenë gati në gjysmën e hapësirës së saj, e goditur dhe e shkatërruar nga agresioni i egër serb, hyn në këtë dimër, me më shumë dhimbje e vështirësi se kurdoherë në historinë e saj të lashtë. Janë shifrat ato që të ngrisin flokët përpjetë: rreth gjysmë milioni banorë shqiptarë të Kosovës, një e katërta e krejt banorëve shqiptarë të saj, kanë mbetur pa shtëpitë e veta, të cilat i ka rrënuar e djegur pushtuesi serb. Drama dhe tragjedia e një numri enorm të këtyre banorëve shqiptarë, është duke vazhduar në formën e eksodit tragjik e të mbetjes nëpër rrugët e botës. Udhëtimet me epilog fatal nëpër Adriatik, kanë shtuar numrin e viktimave shqiptare. Udhëtimet nëpër Hungari, kanë shënuar shifra të llahtarshme të mashtrimeve, të plaçkitjeve, të dhunimeve të grave, të keqtrajtimeve më çnjerëzore me njerëz. Kampeve të ngritura për refugjatët shqiptarë të Kosovës në Hungari, u mungojnë vetëm kabinat e gazit! Mirëpo, jo të gjithë njerëzit e goditur nga egërsia e pushtuesit, kanë marrë rrugët e tilla të rrezikut e të humbjes. Përkundrazi, shumica e banorëve të zonave të goditura, me gjithë shkatërrimet, që kanë pësuar shtëpitë dhe pasuritë e tyre, janë kthyer në trojet e veta, dhe po bëjnë përpjekje mbinjerëzore, për ta rifilluar jetën aty. Për ta dhënë të fortë e të parevokueshëm mesazhin e refuzimit të politikës e të praktikës serbe të zhbërjes së vendbanimeve shqiptare. Për ta ruajtur përkatësinë shqiptare të këtij vendi. Për ta ndihmuar luftën për çlirimin e Kosovës. Mesazhi i këtyre banorëve, është i qartë, por ata janë të ballafaquar me vështirësi e rreziqe të mëdha. Ata janë të varur nga ndihmat e organizatave humanitare, sepse pasuritë që i kishin më herët, u janë shkatërruar. Njerëzit që janë kthyer në vatrat e veta, meritojnë më shumë përkushtim e përkujdesje të institucioneve të Kosovës, e jo vetëm të organizatave të huaja humanitare. Pse nuk mund të organizohej tashmë një tryezë e përbashkët e forcave relevante të Kosovës, për t'i dhënë drejtim kësaj situate e për t'i operacionalizuar punët rreth afrimit të ndihmave për të kthyerit.

Page 107: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Përderisa UÇK-ja ka përsipër mbrojtjen e atyre fshatrave nga sulmet dhe hakmarrja e forcave serbe, konglomerati i partive dhe i shoqatave ekzistuese, do të duhej të merrte përsipër organizimin e ndihmave në ushqime dhe në ilaçe, evakuimin e të sëmurëve e kështu me radhë. Bashkëpunimi në punë të mbrojtjes së banorëve të kthyer në vatrat e veta, e që janë të rrezikuar nga vështirësitë që paraqet stina e dimrit, duhet të jetë jashtë aspekteve të tjera të domenit politik. Ruajtja e jetës së njerëzve është interes suprem i Kosovës dhe i kombit tonë në këtë situatë alarmante.22 nëntor 1998

Kosova e këtij fillimdimriA KA KUSH T'I EVIDENCOJË VDEKJET EVENTUALE

Një gjë dihet saktësisht: gati gjysma e Kosovës është e bllokuar nga forcat serbe, të cilat kanë vënë diçiturat: "Zona armiqësore", ku nuk lënë të hyhet e të dilet pa rreziqe të mëdha. Për këtë shkak, edhe nuk dihet numri i njerëzve që e kanë pësuar këto ditë nga të ftohtit. --------------------------------Mediat e fuqishme elektronike evropiane, japin orë e çast informacione për numrin e viktimave nga të ftohtit në disa vende të kontinentit tonë. Shifrat që sjellin për viktimat në Poloni, në Rumani, në Bullgari, në Francë e në Rusi, tingëllojnë mjaft të përpikëta, sigurisht duke qenë të plasuara nga insititucione përkatëse të atyre shteteve. Paralajmërimi i meteorologëve se ky dimër do të jetë më i ashpri në dhjetë vjetët e fundit, në parafillimin e tij, po vërteton se astrologët modernë janë të përpikët, kur kumtojnë lajme të këqija.Mediat e shkruara shqipe, nga ana e tyre, pothuaj çdo ditë në faqet e para botojnë fotografi të familjeve shqiptare, që janë kthyer në vatrat e tyre të rrënuara dhe janë të kërcënuara nga të ftohtit. Megjithatë, mungesa e prirjes së shqiptarëve për të bërë dhe për të plasuar dokumentin, për të bërë statistika të përpikëta, dëshmohet edhe në këtë rast. Nëpër faqet e gazetave shpaloset tragjedia e njerëzve që pushtuesi serb ua ka rrënuar shtëpitë e ua ka plaçkitur pasuritë, por ato nuk janë të sistemuara nga institucione të specializuara. Sidoqoftë, kjo mungesë e përpikërisë shqiptare nuk është arsyeja e mungesës së informacioneve në mediat e fuqishme elektronike evropiane, për tragjedinë humanitare që po kalon Kosova në këtë fillimdimri. Arsyeja e mbulimit me terr të trashë të tragjedisë humanitare të Kosovës, është thellësisht politike. Institucionet e vendosjes politike duan t'ia mbushin mendjen vetes dhe të gjithë atyre që u pëlqen të mashtrohen nga gënjeshtrat, se ka filluar zgjidhja e çështjes së Kosovës; se "atje" problemet po shkojnë drejt zgjidhjes, etj. Shëtitja e llandroverave të verdhë nëpër rrugët e shkretëruara të Kosovës, duan të thonë se është një sukses i madh në drejtim të evitimit të tragjedisë humanitare. Madje

Page 108: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

edhe zonja Sadako Ogata, komisionere e lartë për refugjatë e OKB-së, e njohur për një send ndaj situatës humanitare të Kosovës, deklaroi këto ditë në mënyrë të nxituar, se gjoja rreziku i katastrofës humanitare në Kosovë është evituar! Ndërsa, politikanët e zanatit, të të gjitha kategorive, flasin për "progres" në procesin politik, edhe pse regjimi serb për çdo ditë risjellë forcat speciale të krimit në Kosovë. Politikanë të lartë evropianë flasin se gjoja pritet të gjendet zgjidhja për Kosovën deri në Kërshëndella, (Shysel), edhe pse provokimet e forcave serbe ndaj banorëve shqiptarë, që janë kthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, janë sistematike. Pra, optimizmi kandidian i politikanëve evropianë, bën që aspektet e tragjedisë njerëzore në Kosovë të fshehen, madje as të mos përfshihen në një statistikë globale të viktimave të të ftohtit.A ka viktima nga të ftohtit në Kosovë?Një gjë dihet saktësisht: gati gjysma e Kosovës është e bllokuar nga forcat serbe, të cilat kanë vënë diçiturat: "Zona armiqësore", ku nuk lënë të hyhet e të dilet pa rreziqe të mëdha. Për këtë shkak, edhe nuk dihet numri i njerëzve që e kanë pësuar këto ditë nga të ftohtit. Ajo që dihet saktë, është se të dhënat që ka publikuar zëdhënësi i UNHCR-it, Del Mundo, thonë se vetëm brenda në Kosovë, momentalisht, ka 175.000 njerëz të zhvendosur. Një numër i madh i këtyre njerëzve jetojnë në kushte nën çdo minimum ekzistencial dhe janë të kërcënuar edhe nga të ftohtit. Po ashtu, njerëz që kanë vizituar refugjatët shqiptarë në Rozhajë, dëshmojnë se ata janë në kushte jashtëzakonisht të rënda, veçmas në këtë stinë të gjatë që kemi përpara, e që gjithherë është tepër e pamëshirshme në ato zona alpike. Disa nga organizatat humanitare që kanë parashenjë të Kosovës, si "Nëna Tereze", janë në funksion të shpërndarjes së ndihmave në zonat e goditura. Por, shoqata të tjera profesionale, pastaj partitë politike, nuk janë duke dhënë shenja as të interesimit formal ndaj këtij problemi. Këto segmente të organizimit kosovar do të duhej të gjenin ndonjë mundësi veprimi, që t'u ofronin ndihma banorëve të kthyer në zonat e goditura, e të mos mbetet krejt barra vetëm në organizatat humanitare të huaja. Prezenca e vetë shqiptarëve në misione ndihmash e evidencimi i mungesave të vështirësive, është me rëndësi të jashtëzakonshme. Secili njeri uron që të mos ketë asnjë rast të vdekjes nga të ftohtit në Kosovë, në këtë dimër të ashpër dhe në asnjë stinë. Por, nëse rastet ndodhin, atëherë së paku duhet të jetë i organizuar mekanizmi i evidencimit dhe i plasimit të informacioneve për sa ndodh.Fatkeqësisht, sot në Kosovë nuk ka një adresë ku mund të shpresohet se kryhet një punë me përgjegjësinë që kërkon situata. As për t'i qarë vdekjet e shumta që mbuluan me zi këtë tokë. 24 nëntor 1998

Page 109: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Të burgosurit politikë shqiptarë- një histori tragjike dje dhe sot VETËM ÇLIRIMI I KOSOVËS SIGURON DINJITETIN E NJERIUT SHQIPTAR

Ndonjëherë të shkon mendja se burgun e shpikën pikërisht pushtuesit e shqiptarëve, sepse askush sa ata nuk ka harxhuar energji për të mbajtur mbyllur trupin dhe frymën e njeriut shqiptar që nuk e duron robërinë. ------------------------Të burgosurit politikë shqiptarë. Sapo të shqiptohet kjo sintagmë, trishtimi emocional përplaset si dallgë në shpirtin e njeriut shqiptar. Është një përvojë tragjike e këtij populli, të cilit hasmi u mundua gjithmonë t'ia errësojë idealin e lirisë me anën e qelive të errëta të burgjeve, me tortura çnjerëzore, me vrasje pa gjyq. Nuk besoj se mund të hartohen ndonjëherë statistika të përpikëta, që do të tregonin numrin e të burgosurve politikë shqiptarë, që jetën e borën nëpër burgjet e pushtuesve të huaj. Përplasja ndërmjet idealit dhe luftës për liri të shqiptarëve dhe përgjigjes me terror të pushtuesve, ka qenë aq e ashpër, sa nuk ka qenë e mundur kurrë të përshkruhet dhe të evidencohet përmasa e saj tragjike. Ka filluar në agimet e historisë sonë, me burgimin e mbretit ilir Gent dhe burgimin e udhëheqësit të kryengritjes së madhe ilire, Bato Desidiatit, kjo histori e rëndë, tragjike. Romakët, bizantinët, osmanët, sllavët, grekët, dhe gjithë sorollapi i pushtuesve të tjerë të tokave shqiptare, nuk lanë gurë pa luajtur në përpjekjet e tyre patologjike, për të thyer shpirtin kryengritës e liridashës të këtij populli të lashtë e të fortë, i cili u dukej se u ka dalë si cung në udhën e tyre të pushtimeve dhe të grabitjeve. Paçka se ai ishte në tokë të tij dhe në të drejtën e tij. Ndonjëherë të shkon mendja se burgun e shpikën pikërisht pushtuesit e shqiptarëve, sepse askush sa ata nuk harxhuan energji për të mbajtur mbyllur trupin dhe frymën e njeriut shqiptar që nuk e duron robërinë. Por, ne nuk kemi mundur të hartojmë statistika që do ta tregonin përmasën e këtij krimi të pushtuesve të huaj kundër nesh, sikundër i kanë hartuar popujt e tjerë, si bie fjala hebrenjtë. Ata kanë mbledhur shënime të përpikëta për gjenocidin kundër tyre dhe kanë publikuar shifrën prej gjashtë milionë njerëzish të zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëpër burgje, krematoriume dhe mekanizma të tjerë të shfarosjes. Një shifër e llahtarshme. Po shqiptarët, po të arrinin të hartonin statistika të përpikëta, fatkeqësisht, ato do të ishin shumëfish më të larta. Bota e ka ngulitur në mendje llahtarinë e antisemitizmit, si politikë të shfarosjes kundër një populli, ndërsa antishqiptarizmi, si term dhe si praktikë shekullore e shfarosjes së kombit shqiptar, nuk i thotë asgjë! Fatkeqësisht, as sot nuk i ka para sysh bota përmasat e antishqipzarizmit, që vjen nga kuzhinat e përbindshme të politikës fashiste serbomadhe. Ende flasin me terma të mjegull, gjoja se ky gjenocid ndodh nga "regjimi autoritar i Millosheviqit", e jo nga një konstantë e politikës gjenocidale serbe. Ende për të

Page 110: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

burgosurit politikë shqiptarë flitet si për "gjykime jokorrekte", ndërsa janë me mijëra shqiptarë që janë mbyllur nëpër qelitë e errëta të burgjeve serbe, ku keqtrajtohen në mënyrën më barbare. Këto ditë, Komiteti kundër Torturës i OKB-së, në një raport të vetin, pranon faktin se të burgosurit politikë shqiptarë keqtrajtohen nëpër burgjet serbe. Edhe Fondi për të Drejta Humanitare, ka publikuar disa fakte për terrorizimin që bëhet nga policia serbe kundër të burgosurve politikë shqiptarë. Raportet e Amnesti Internacional, gjithashtu kanë përmendur fakte tronditëse. Por, të gjitha ato nuk mjaftojnë, nuk e japin as pasqyrën e gjendjes në të cilën janë të burgosurit politikë shqiptarë sot në burgjet serbe. Ka fakte të dhimbshme se edhe ata që janë dërguar në spitale, për mjekim, rrahen brutalisht nga policët, në pranin të personelit shëndetësorë! Pra, antishqiptarizmi i tërbuar serb, urrejtjen më të egër po e manifeston kundër të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët i mban peng. Ndërmjetësit ndërkombëtar nuk e kanë shtruar deri tash në mënyrë adekuate çështjen e të burgosurve politikë shqiptarë dhe gjendjen e tyre. Kjo çështje do të duhej të trajtohej me urgjencë dhe me vendosmëri të madhe; lirimi i të burgosurve të konsiderohet si parakusht për fillimin e procesit të negociatave. Po edhe faktorët shqiptarë, duhet ta nxjerrin këtë çështje me përparësi dhe të këmbëngulin për lirimin e të burgosurve politikë shqiptarë.Nëse duhet besuar në një ligjësi historike, atëherë duhet besuar se kemi hyrë, megjithatë, në periudhën kur do të duhej të mbyllej kapitulli tragjik i burgimeve të shqiptarëve. Është e sigurt se kjo mund të mbërrihet vetëm kur të sendërtohet çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Prandaj, tërë energjia e shqiptarëve të Kosovës dhe e mbarë kombit shqiptar, duhet të derdhet në shtratin e luftës për çlirimin e Kosovës. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që ta ruajmë dhe ta kultivojmë dinjitetin e njeriut shqiptar. Vetëm ashtu do të gjejnë satisfaksionin e tyre me miliona shqiptarë të martirizuar për lirinë e këtij vendi. 28 nëntor 1998

----------------

Skena politike shqiptare sotA NA DUHET BRAINSTORMINGU NË POLITIKAT E BRENDSHME?Funksioni i këtij teksti, nuk është dhënia e recetave të gatshme, por është propozimi i një teknike kreative të mendimit dhe të veprimit politik. Fillimi

Page 111: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

duket si përrallë, por puna është si të evitohet përsëritja e titullit të veprës së Hajnes, në versionin shqiptar, si "Shqiptaria - një përrallë dimri", kur dihet se tradicionalisht dhe historikisht tragjizmi ynë kombëtar është shumëfish më i pariparueshëm.

--------------------------------------

Brainstormingu (shtrëngata e trurit) është një teknikë, ku lejohet propozimi kreativ i ideve, mbindërtimi i tyre, deri sa të gjendet një zgjidhje e problemit. Nuk lejohet kundërshtimi dhe përjashtimi i ashpër i ideve, sepse kjo e pengon kreacionin. Është zbuluar në mënyrë aksidentale, kur në një debat që zhvillohej se si mund të hiqej bora e madhe nga telat e linjave të tensionit të lartë, që shkaktonte ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesët malore të Amerikës, njëri nga pjesëmarrësit në debat, kishte propozuar që në tela të qitej mjaltë! Ai ishte i bindur se arinjtë do të ngjiteshin atje pas mjaltit dhe ashtu do të hiqnin borën nga telat! Të tjerëve kjo iu duk ide krejt e krisur dhe pyetën: e si mund të qitet mjalti atje lart në tela? Ai kishte propozuar që mjalti të qitej atje me helikopter. Kjo ide e çuditshme, ka rezultuar me zbulimin se bora hiqet nga telat, me fluturimin e helikopterëve afër tyre, gjë që praktikohet edhe sot në zonat malore të Amerikës.A mund t'i ndihmojmë vetes ne shqiptarët, nëse përdorim teknikën e Brainstormingut? Nisur nga natyra e kësaj teknike, menjëherë mund të thuhet se së paku ia vlen të shtrohet kjo pyetje.Trekëndëshi i krizave shqiptare Në rastin e shqiptarëve, kjo teknikë e gjetjes së zgjidhjeve, nuk mund të përdoret në energjetikë dhe në ekonomi, sepse nuk është me gjasa, pasi ato janë në kolaps. E vetmja fushë ku mund të ketë ndonjë shans, është politika, sepse vetëm politika prodhon diçka te shqiptarët. Qoftë ai dhe destruksion. Për më tepër, kolapsi i lëmive të tjera, në një masë të madhe është pasojë e politikës, prandaj edhe gjetjet e zgjidhjeve në këtë fushë janë me rëndësinë që kanë udhëzimet e mjekut me shifrën "urgjent". Ambienti politik shqiptar, ku kërkohen zgjidhje urgjente, qoftë dhe me teknikën e Brainstormingut, është ky: Shqipëria konsiderohet e bërë me Kushtetutë, me anën e një referendumi të mbajtur në vigjilie të festës kombëtare, mirëpo, referendumi u bojkotua nga opozita dhe pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e vogël (as 51 për qind).Grupi negociator i Kosovës e refuzoi versionin më të ri të planit të Hillit, e pothuajse me të njëjtat vlerësime e refuzoi atë version edhe përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së. Mirëpo, edhe pse pajtueshmëria në këtë pikë është gati e plotë, pajtueshmëri funksionale e vepruese nuk po mund të ndërtohet ndërmjet institucioneve shtetërore të Kosovës dhe UÇK-së.Shqiptarët në Maqedoni, në zgjedhjet parlamentare, fituan maksimumin e vendeve në Kuvend, por në raundin e dytë, nuk iu përmbajtën platformës së përbashkët. Prishja e paktit zgjedhor rezultoi me fitoren nga ana e VMRO-s, të

Page 112: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

numrit të mjaftueshëm të vendeve në Parlament, për të formuar qeverinë, kështu që përfshirja në koalicionin qeveritar e PDSH-së, duket më shumë si një dekor, që do të thotë se edhe pse kanë fituar më shumë vende se në përbërjet e mëhershme të Kuvendit, në ekzekutiv janë me pozicion edhe më të dobët. Si mund të gjendet zhbllokimi i këtyre situatave shqiptare, mbindërtimi i ideve që do të ofronin kompromiset e nevojshme dhe zgjidhjet funksionale?

Institucionet shtetërore janë realitet, UÇK-ja është realitet

Nëse Shqipëria u bë me Kushtetutë, për t'u pranuar kjo edhe nga opozita dhe nga gjysma e popullit të Shqipërisë, që nuk doli në votime, duhen krijuar ventilat e ndryshimit të saj me amandamente; me krijimin e marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme, me krijimin e një platforme unike dhe vepruese për pavarësinë e Kosovës, në pajtim me referendumin e vitit 1991. Pa ide të qarta, të kombinuara si duhet në këto drejtime, nuk ka gjasa të zhbllokohet situata politike në Shqipëri; nuk ka gjasa të krijohet ambienti për investimet e huaja, për ndaljen e trendit të krizës ekonomike që po e gërryen Shqipërinë dhe që po e kërcënon me kthimin në zonën e kaosit. Qeveritarët e tashëm nuk kanë asnjë arsye për të manifestuar triumfalizëm, sepse abstenimi i gjysmës së elektoratit është një flakaresh për politikën e tyre arrogante. Me anën e kombinimit të ideve dhe të propozimeve që vijnë nga opozita e fuqishme, ata mund të gjenin zgjidhje për të ardhmen e tyre, në një plan afatgjatë, pra, duke bërë lëshime, mund të heqin ngarkesat e rënda që kanë me të kaluarën dhe të tashmen e qeverisjes së tyre. Teknika e Brainstormingut do t'u ndihmonte disi që të dilnin nga tuneli. Natyrisht, që për gjetjen e zgjidhjeve me anën e Brainstormingut, ka nevojë jo pak edhe opozita.Fakti se Kosova është e kërcënuar me projektin serb të zhbërjes së shqiptarëve, do të duhej të bënte që të mos krijohej situata që zgjidhje "interesante" të kërkohen me anën e fantazisë. Sidoqoftë, një varg potezash të dyanshëm për të bërë veprues e funksional në drejtimin e duhur tërë energjinë politike dhe ushtarake të shqiptarëve të Kosovës, duhet të ndërmerren sa më parë. Ende nga asnjëra palë nuk janë shfrytëzuar të gjitha hapësirat për të gjetur kompromisin e nevojshëm. Pikënisja për këtë duhet të jetë: institucionet shtetërore janë realitet, UÇK-ja është realitet. Të dyja përpiqen për pavarësinë e Kosovës. Energjia e asnjërës nuk mjafton që e vetme ta fitojë pavarësinë. Konfrontimi ndërmjet tyre, i dobëson të dyja dhe e rrezikon projektin e pavarësisë. Administrata amerikane e rikonfirmoi përkrahjen e saj për politikën e kryetarit Rugova, e kjo është rrethanë që duhet të akceptohet konkretisht edhe nga UÇK-ja, në krijimin e një bashkëpunimi e bashkërendimi funksional. Më së miri do të ishte që të fillohej nga hartimi, bashkërisht, i një projekti për Kosovën, si alternativë e projektit të Hillit, kur dihet se të dyja palët (edhe grupi negociator edhe përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së) kanë paralajmëruar daljen me projekte të tilla. Hapësirat që do të mund të krijonte

Page 113: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

hartimi i projektit të përbashkët, tash vetëm mund të mirren me mend, por ato gjithsesi janë të mëdha.Në rastin e shqiptarëve në Maqedoni, tash Brainstormingu mund të aplikohet së paku në evitimin e përplasjeve të mëtejshme, që do të mund të rezultonin me prishjen edhe të atyre pak rezultateve që ka arritur pjesëmarrja e PPD-së në qeverinë e kaluar. Së paku mund të mos kërkohet ndërrimi i atyre shqiptarëve që janë futur në diplomaci e në administratë, po të kërkohet mbindërtimi i atyre strukturave me përqindje të reja, dhe që PPD-ja të mos minojë partinë shqiptare që ka pranuar të hyjë në koalicionin e tashëm qeveritar."Shqiptaria një përrallë dimri"Funksioni i këtij teksti, nuk është dhënia e recetave të gatshme, por është propozimi i një teknike kreative të mendimit dhe të veprimit politik. Fillimi duket si përrallë, por puna është si të evitohet përsëritja e titullit të veprës së Hajnes, në versionin shqiptar si "Shqiptaria një përrallë dimri", kur dihet se tradicionalisht dhe historikisht tragjizmi ynë kombëtar është shumëfish më i pariparueshëm.11 dhjetor 1998

A po shpallet lufta demografike për Kosovën edhe një herëSA SHQIPTARË KANË MBETUR NË KOSOVË- A MJAFTOJNË ATA PËR ÇLIRIMIN E SAJNëse një copë are është pronë private e një fshatari të Llaushës, në kuadrin e Kosovës, ajo copë toke është pronë e të gjithë shqiptarëve - është copë e atdheut tonë të përbashkët.- Secili shqiptar, pa përjashtim, është një armë e fortë kundër strategjisë shfarosëse të pushtuesit serb, nëse e manifeston identitetin e vet kombëtar dhe e vërteton me mbetjen apo kthimin në Kosovë. ----------------------------------

Kosova pa shqiptarë - kjo nuk është vetëm një ëndërr makabre serbe, po edhe një projekt shtetëror serb, që tash 120 vjet zbatohet me anën e krimit shtetëror. Riciklimi i këtij projekti gjenocidal serb, sot është në një fazë shkatërrimtare për përkatësinë shqiptare të Kosovës. Në një intervistë që i ka dhënë gazetës amerikane "Vashington Post", kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, ka nxjerrë nga mënga e tij e përgjakur këtë letër të pistë, që e mbante të fshehur: luftën me shifra demografike në Kosovë. Milosheviqi i ka thënë gazetares amerikane, se në Kosovë raporti ndërmjet shqiptarëve dhe nacionaliteteve të tjera nuk është 9:1, në favor të shqiptarëve, po është 1:1,2. Numri i nacionaliteteve joshqiptare sipas tij është 600.000 mijë, ndërsa kësaj shifre ia bashkangjet edhe një numër të "shqiptarëve lojalë", për të nxjerrë konstatimin se në Kosovë jetojnë vetëm 800.000 shqiptarë! Polemizon

Page 114: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

me Kristofer Hillin, i cili sipas tij paskësh mbrojtur shifrën prej 900.000 shqiptarësh në Kosovë! Millosheviqi shkon edhe më larg: ai propozon regjistrimin e popullsisë në Kosovë, nën monitorimin e OSBE-në.

Shpërngulja masive e popullit shqiptar nga Kosova, ka mbërritur pikën kritike

Nëse i lëmë anash për një çast operimet e rrezikshme me shifra, që kanë për qëllim minimizimin e faktorit shqiptar në Kosovë, nuk ka si të mos shtrohet menjëherë pyetja: prej nga ajo kurajë serbe, për të propozuar regjistrimin e popullsisë në Kosovë, madje nën monitorimin e OSBE-së? Serbët gjithmonë i janë frikësuar çdo regjistrimi të popullsisë në Kosovë, siç i frikësohet lugati kryqit, si thuhet, madje edhe kur i kanë bërë ato regjistrime pa monitorim të huaj, me mundësinë që të falsifikojnë maksimalisht numrin e banorëve shqiptarë në Kosovë. Ndërsa, tash del se ata janë trimëruar që të luajnë pikërisht me këtë letër. Nxjerrja e kësaj letre nga numri një i regjimit terrorist të Beogradit, flet për sigurinë e tyre në këtë letër, dhe jo për një bllof. Çka ka ndodhur në fakt? A thua sipas analizave të institucioneve pushtuese serbe, shpërngulja masive e popullit shqiptar nga Kosova, ka mbërritur pikën, kur atyre u siguron përparësi në zhvillimet e ardhshme politike? Nëse vërtetohen pohimet e tyre se raportet demografike nuk janë ashtu si është mësuar bota t'i dijë, pra 90 për qind e banorëve të Kosovës shqiptarë, atëherë, ky do të ishte suksesi më i madh i politikës gjenocidale të Serbisë. Para se të bëjnë turr subjektet politike dhe ushtarake shqiptare të Kosovës, që t'ia lënë fajin njëra-tjetrës për këtë hemorragji kombëtare, është e domosdoshme që të bëjnë analiza të përpikëta dhe të shohin se si mund të ndalohet trendi tragjik i shpërnguljes masive të shqiptarëve nga atdheu i tyre. Kurrkush nuk do të ketë kurrfarë fitimi nëse thotë se shpërngulja është shkaktuar nga "politika pasive" e LDK-së dhe e Rugovës, sikundër që nuk do të ketë kurrkush bash kurrfarë fitimi, nëse thuhet se kjo është shkaktuar si pasojë e luftës së nisur nga UÇK-ja. Kjo linjë e debateve duhet të varroset njëherë e përgjithmonë, sepse ajo vetëm sa mund të hedh vaj në zjarr, duke i dëshpëruar njerëzit, duke ua injektuar defetizmin dhe duke ua stimuluar impulset për ikje nga Kosova.Të gjithë njerëzit shqiptarë, kudo që janë dhe çkado që bëjnë, duhet ta kemi pikënisje se interesi fundamental yni është ruajtja e epërsisë absolute demografike në Kosovë, sepse nga ky aspekt edhe do të imponohet zgjidhja përfundimtare politike për statusin e Kosovës. Në këtë kontekst, prova më e madhe e vendosmërisë atdhetare, e seriozitetit të luftës për pavarësinë e Kosovës, është mbetja e shqiptarëve në atdheun e tyre, në Kosovë, në atdheun tonë të vetëm. Nëse e humbim luftën në këtë front, atëherë gjithçka do të jetë më vështirë për të ardhmen e Kosovës; do të jetë më vështirë në frontin politik për të argumentuar pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë më vështirë në planin ushtarak, për ta mbajtur një luftë çlirimtare që kërkon sakrifica të mëdha.

Page 115: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Prandaj, duhet ta themi zëshëm se lufta demografike është njëri nga përcaktuesit e fitores finale shqiptare në Kosovë.

"Ti nuk je vetëm... unë jam me ty"

Sigurisht që nuk është e lehtë për ata që u janë djegur shtëpitë, u janë shkatërruar pasuritë e renduara me breza të tërë. Ata kanë vështirësi të jashtëzakonshme për të jetuar dhe ka prej tyre që marrin botën në sy. Një kujdes më i madh i institucioneve tona humanitare, politike, arsimore, etj., mund të ndikojë që vullneti dhe atdhedashuria e tyre ta mundin idenë e largimit të dhunshëm nga Kosova. Duhet të mbillet fara e shpresës te njerëzit. Një aksion i Shoqatës "Aksioni i rinisë shqiptare 'Pjetër Bogdani'", të Prishtinës, që po zhvillohet këto ditë, është shembull se si duhet bërë diçka për njerëzit tanë të zonave të goditura. Aksioni "Ti nuk je vetëm... unë jam me ty", në të cilin po mblidhen dhurata për fëmijët e zonave të goditura, është një shembull i shkëlqyeshëm. Aksione të tilla mund të organizohen edhe nga të tjerët. Tashmë dihet se Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mbajtjen e një konference donatorësh për rindërtimin e Kosovës. Ky është shansi i jashtëzakonshëm për të vënë themelet e reja të jetës ato mijëra familje që janë dëmtuar nga agresioni serb. Ky është shansi që Kosova të fitojë impulse të reja të zhvillimit. Kjo duhet të propagohet (thjesht të propagohet), sepse i ndihmon mobilizimit tonë të gjithmbarshëm dhe fuqizimit të mbetjes së njerëzve në vendin e vet. Bashkimi Evropian dhe institucionet e shumta humanitare që janë të angazhuara sot në Kosovë, janë në linjën e pengimmit të spastrimit etnik, që e ka programuar okupatori serb. Këtij programi gjenocidal serb i janë kundërvënë në mënyrën më të fuqishme fshatarët e Kosovës, banorët e qindra fshatrave të shkatërruara. Ata janë kthyer e janë futur dosido nën strehë dhe nuk e mendojnë ikjen nga atdheu i vet. Ata janë heronj të kësaj përpjekjeje titanike çlirimtare. Por, ata nuk duhet të lihen për asnjë çast vetëm në vështirësitë e mëdha që i kanë. Duhet ta ndiejnë solidaritetin vëllazëror të bashkëkombasve, sepse atdheun e kemi të përbashkët. Nëse një copë are është pronë private e një fshatari të Llaushës, në kuadrin e Kosovës, ajo copë toke është pronë e të gjithë shqiptarëve, është copë e atdheut tonë të përbashkët.

Si mund ta pengojnë bashkatdhetarët shpërnguljen

Fatkeqësisht, trendi i ikjes nga Kosova, po vazhdon me ritme rrëqethëse. Po ikin të rinj e familje të tëra shqiptare nga të katër anët, nëpër kanalet klandestine që shpiejnë nëpër Itali, nëpër Hungari, nëpër Bosnjë e gjetiu. Po ikin më shumë ata që nuk i ka goditur aspak pasoja e agresionit serb. Autori i këtij teksti njeh një familje që këto ditë ka paguar 20.000 marka gjermane për ikje nga Kosova, dhe që është zënë në aeroportin e Hungarisë dhe është kthyer mbrapshtë në Tiranë e

Page 116: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

prej andej në qytetin e vet në Kosovë. Me ato të holla ajo familje ka mundur të jetojë pa kurrfarë problemesh për dy vjet në Kosovë. Ky trend i ikjes pa nevojë, duhet të luftohet në të gjitha nivelet. Fjala vjen, nga bashkatdhetarët që janë të vendosur nëpër vendet perëndimore, mund të luftohet ky trend, nëse nuk u dërgojnë buletat për ikje nga Kosova njerëzve të tyre. Më mirë t'u dërgojnë mjete për jetesë, sesa t'u dërgojnë buletat për ikje nga atdheu.Sa i përket numrit tragjikisht të madh të shqiptarëve që tashmë e kanë braktisur Kosovën, institucionet shtetërore të Kosovës duhet të punojnë natë e ditë që ata të evidencohen dhe të sensibilizohen që në thirrjen e parë të kthehen në vendin e vet. Ndoshta rasti më i mirë do të jetë nëse bëhet regjistrimi i popullsisë, që po e kërkojnë serbët. Secili shqiptar, pa përjashtim, është një armë e fortë kundër pushtuesit serb, nëse e manifeston identitetin e vet kombëtar dhe e vërteton me mbetjen apo kthimin në Kosovë.15 dhjetor 1998

NGA I NJËJTI AUTOR

POEZIImazhi gri, 1982Pirg vegimi, 1985Qeshje sardonike, 1987Formula e Katonit, 1989Kurs për pantomimë, 1993Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat, 1996

DRAMATURGJIMos më merrni në qafë, 1990Puna e SizifitZbulimi Kur lindi partia, 1996Kush i bie fyellit, 1997

ROMANFijet e shpirtit, 1998

PUBLICISTIKËHorrat në krye të detyrës, 1998

Milazim Krasniqi

Page 117: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

KOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve

Realizimi kompjuterik

Tirazhi: 500 copëU shtyp në shtypshkronjën

Page 118: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve
Page 119: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve
Page 120: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve
Page 121: Kosova pas 22 Janarit - Gazetaria 2011/12 aps 22 janarit 1998... · Web viewKOSOVA PAS 22 JANARIT 1998 Politika serbe e gjenocidit, qëndrimi i Fuqive të Mëdha, politika(t) e shqiptarëve