muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi

3
Mos u mashtro, se vdekja të vjen në befasi Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë që vdekja të ndodhë pa shkaqe. Ajo mund të na befasoj në çdo çast. Ai i cili ka shëndet të plotë nuk do të thotë se do të jetojë gjatë. Fëmija i cili ka para vetes së tij afatin e gjatë të jetës, nuk do të thotë se nuk vdes si fëmijë. Vdekja i vjen si fëmijës ashtu edhe plakut, si të shëndoshit ashtu edhe të sëmurit. Njeriu edhe i sëmurë mund të jetojë deri në pleqëri te skajshme. Nga shkaku se Zoti i Lartmadhëruar na do, nuk dëshiron që kjo botë të na mashtron dhe të mendojmë se është e përgjithmonshme, por dëshiron që ne të jemi të gatshëm për fundin e saj në çdo çast, që të mos nxitojmë vetëm në të mirat e kësaj bote dhe të kënaqemi me mëkate, sepse, për shembull, në qoftë se unë e di se do të vdes kur t’i mbushi të pesëdhjetat ose të gjashtëdhjetat, atëherë unë do të bëja mëkate, do tu bëja padrejtësi njerëzve, do fitoja pasuri haram, deri sa të arrij një vit ose dy vite para vdekjes, dhe pastaj do të pendohesha dhe do të bëja vepra të mira. Nëse do ta dinim momentin e vdekjes, bota do të stërmbushej me mëkate, ndërsa veprat e mira do të ishin të pakta. Mirëpo, kur e di se vdekja më vjen në çdo çast, atëherë unë do të nxitoj në punë të mira. Ta shohim se si Zoti i Lartmadhëruar na i përshkruan robërit e mirë dhe të devotshëm, ata të cilët kanë pozitë të lartë te Zoti dhe me në krye pejgamberët. Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “...në të vërtetë, ata nxitonin në vepra të mira dhe na luteshin Neve me frikë dhe me shpresë.” (El Enbijaë)

Upload: shkumbim-jakupi

Post on 15-Feb-2017

26 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Mos u mashtro, se vdekja të vjen në befasi

Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë që vdekja të ndodhë pa shkaqe. Ajo mund të na befasoj në çdo çast. Ai i cili ka shëndet të plotë nuk do të thotë se do të jetojë gjatë. Fëmija i cili ka para vetes së tij afatin e gjatë të jetës, nuk do të thotë se nuk vdes si fëmijë. Vdekja i vjen si fëmijës ashtu edhe plakut, si të shëndoshit ashtu edhe të sëmurit. Njeriu edhe i sëmurë mund të jetojë deri në pleqëri te skajshme.

Nga shkaku se Zoti i Lartmadhëruar na do, nuk dëshiron që kjo botë të na mashtron dhe të mendojmë se është e përgjithmonshme, por dëshiron që ne të jemi të gatshëm për fundin e saj në çdo çast, që të mos nxitojmë vetëm në të mirat e kësaj bote dhe të kënaqemi me mëkate, sepse, për shembull, në qoftë se unë e di se do të vdes kur t’i mbushi të pesëdhjetat ose të gjashtëdhjetat, atëherë unë do të bëja mëkate, do tu bëja padrejtësi njerëzve, do fitoja pasuri haram, deri sa të arrij një vit ose dy vite para vdekjes, dhe pastaj do të pendohesha dhe do të bëja vepra të mira.

Nëse do ta dinim momentin e vdekjes, bota do të stërmbushej me mëkate, ndërsa veprat e mira do të ishin të pakta. Mirëpo, kur e di se vdekja më vjen në çdo çast, atëherë unë do të nxitoj në punë të mira. Ta shohim se si Zoti i Lartmadhëruar na i përshkruan robërit e mirë dhe të devotshëm, ata të cilët kanë pozitë të lartë te Zoti dhe me në krye pejgamberët. Thotë Zoti i Lartmadhëruar:

“...në të vërtetë, ata nxitonin në vepra të mira dhe na luteshin Neve me frikë dhe me shpresë.” (El Enbijaë)

Për shkak se njeriu nuk e ka të sigurt të nesërmen, kërkohet përshpejtimi në punë të mira. Kjo është një prej urtësive të sekretit të momentit të vdekjes, me qëllim që para se të na zë vdekja, e cila të zë në çdo çast prej çasteve të natës apo të ditës, t’i kthehemi sa më shpejt planprogramit të Allahut.

Nëse dëshirojmë të përmbledhim me fjalë të shkurta atë që e sqaruam për këtë temë, mund të themi se: E tërë kjo gjithësi është krijuar

për njeriun. Kjo gjithësi, me fuqinë e Allahut i nënshtrohet njeriut dhe nuk i nënshtrohet njeriut me dëshirën e njeriut. Njohja e ligjeve të gjithësisë në tokë, të cilat kanë ekzistuar që nga fillimi i krijimit, por që për ne kanë qenë të fshehura, të cilat ligje Zoti i Lartmadhëruar na ka mundësuar t’i zbulojmë, na dëshmon se njeriu në këtë botë nuk posedon asgjë, madje nuk e posedon as veten e tij. Shpirti i cili hyn në trup, hyn për të dhënë jetë, dhe kur del, njeriu vdes, se shpirti është prej urdhrit të Allahut, dhe Askush nuk mund të dijë për sekretin e saj. Përderisa në këtë gjithësi, njeriu nuk e posedon as jetën e tij, si mundet atëherë të pronësoj gjithësinë.?!

Sa herë që kjo botë i afrohet fundit të saj, njeriu, në vend se ta shfrytëzoj për ta pranuar Fuqinë dhe Madhështinë e Allahut, ai mendon se ka kapacitet ta shfrytëzoj, ta pronësoj dhe mbizotëroj, atë që Vet Allahu ia ka mundësua për ta zbuluar. Pra, ai e shfrytëzon shkencën për të luftuar besimin (imanin).

Mirëpo, parashtrohet pyetja:

Si duhet ta pranoj besimtari shkencën e cila përparon për çdo vit?

Në fundin e botës, si do të mendoj njeri se është i aftë të mbizotëroj gjithësinë e Allahut?

Me dëshirën e Allahut, këtë do ta sqarojmë në kapitullin e dytë.