monitorimi i strategjisë sektoriale të ministrisë së punës dhe...

36
Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin e Masave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian Vebi Mujku QERSHOR, 2019 RAPORT 2019

Upload: others

Post on 26-Jan-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) në lidhje me efektivitetin e Masave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve)për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Vebi MujkuQERSHOR, 2019

    RAPORT2019

  • 2 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

  • 3Raporti 2019

    RaportiMonitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

    (MPMS) në lidhje me efektivitetin e Masave Aktive tëTregut të Punës (MATP-ve) përpunësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    The views expressed in this assessment do not necessarily reflectthe views of the Regional Cooperation Council or of its participants,

    nor of the European Union and the Open Society Foundations."

  • 4 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    Përmbajtja:Lista e shkurtesave 5

    Hyrje 6

    Përmbledhje ekzekutive 6Masat aktive të tregut të punës 8Të gjeturat kryesore nga monitorimi i Strategjisë 9

    Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës 9

    Zyra e punësimit - Fushë Kosovë 13Komuna e Fushë Kosovës 13

    QPS Fushë Kosovë 14Zyra për komunitete dhe kthim - Fushë Kosovë 15Zyra e punësimit - Obiliq 16

    Komuna e Obiliqit 16

    Masa aktive 17Qendra për punë sociale - Obiliq 18Zyra për komunitete dhe kthim - Obiliq 19Qendra e aftësimit profesional – Prishtinë (Fushë Kosovë dhe Obiliq) 20Zyra e punësimit - Gjakovë 22

    Komuna e Gjakovës 22

    Qendra për punë sociale - Gjakovë 23Zyra e punësimit Prizren 25

    Komuna e Prizrenit 25

    Qendra për punë sociale - Prizren 27Qendra për punë sociale - Prizren 28Qendra për punë sociale - Prizren 29OJQ-ja lokale “Romani Avazo” 30

    Rekomandime: 31

    THIRRJE PËR APLIKIM PROGRAMI PËR SUBVENCIONIMIN E PAGËS 33

  • 5Raporti 2019

    Lista e shkurtesaveAPRK – Agjencia e Punësimit i Republikës së Kosovës

    DPP - Departamenti i Punës dhe Punësimit

    MAPT - Masat Aktive të Tregut të Punës

    MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

    MASHT - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

    PNP - Praktika në punë

    QAP - Qendra e aftësimit profesional

    QPS - Qendra për punë sociale

    OJQ - Organizata joqeveritare

    SPP - Subvencioni për pagë

    SAS – Skema e asistencës sociale

    TNP – Trajnimi në punë

    ZKK - Zyra për kthim dhe komunitete

    ZP - Zyra e punësimit

  • HyrjePërmbledhje ekzekutive

    Ky raport ofron një përmbledhje të monitorimit tëstrategjisë sektoriale të Ministrisë së Punës dheMirëqenies Sociale në lidhje me efektivitetin emasave aktive të tregut të punës për punësimin epjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane në katër komuna.

    Raporti është realizuar gjatë muajve maj e qershortë vitit 2019 ku janë përfshi katër komuna sipasmostrës së numrit të popullatës me më shumëminoritete: Gjakova, Prizreni, Fushë Kosova dheObiliqi dhe janë marrë për bazë të dhënat e vitit2018 si dhe aty ku ka pasur mundësi edhe për tremuajt e parë të vitit 2019 si dhe është përqendruarnë fushat e veprimit të cilat adresohen nëStrategjinë Sektoriale të MPMS-së, strategjivekomunale dhe planit të veprimit nëpër komunatFushë Kosovë, Obiliq, Gjakovë dhe Prizren. Përrealizimin e këtij raporti është analizuar “Strategjiasektoriale 2018-2012”¹ dhe “Strategjia përpërfshirjen e komuniteteve rome dhe ashkali nëshoqërinë kosovare 2017-2021”,² “Përfshirja socialee grupeve të margjinalizuara në Komunën ePrizrenit”, “Plani lokal i veprimit për përfshirjen ekomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane tëKomunës së Prizrenit 2019-2013”, “Ligji kundërdiskriminimit”, “Ligji për përdorimin e gjuhëve” etj.si dhe pjesa praktike e punës për zhvillimin e raportitku është analizuar gjendja aktuale e komuniteteverome, ashkali dhe egjiptiane në terren si dhe zotimete Qeverisë së Kosovës kundrejt realizimit tëobjektivave për zbatimin e MATP-ve.

    Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se zbatimi iStrategjisë sektoriale përballet me shumë vështirësidhe nuk janë afër përmbushjes së aktiviteteve tëpërcaktuara, kryesisht për shkak të mungesës sëangazhimit politik, burimeve të pamjaftueshmefinanciare dhe njerëzore për monitorimin eprogresit, koordinimit jo të mirë të institucioneve nënivel qendror dhe lokal si dhe, në anën tjetër, përshkak të kapaciteteve të kufizuara të komuniteteverome, ashkali dhe egjiptiane në përgatitje shkollore,shkrim-lexim, gatishmëri për angazhim në punë,lidhja e ngushtë me familjen dhe mosgatishmëria elargimit nga rrethi ku jeton, varësia e madhe ngaskema e asistencës sociale.

    Sa i përket Agjencisë së punësimit në kuadër tëMPMS-së, si institucion përgjegjës i ngarkuar mezbatimin dhe monitorimin e Strategjisë, shihet senuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore efinanciare për të përmbushur në mënyrë efektivemandatin e saj. Kjo mungesë e kapaciteteve kandikuar negativisht në koordinimin institucional dhevendosjen e një sistemi të rregullt institucional përmonitorim dhe raportim të zbatimit të Strategjisësektoriale në nivel qendror e lokal. Fuqizimi ikomuniteteve nga Agjencia e punësimit dhe Zyra epunësimit për komunitetet është e bazuar kryesishtnë mbështetjen e organizatave joqeveritare, qoftëvendore apo ndërkombëtare, por edhe organizataveqeveritare, në mungesë të stafit adekuat që tëmerret më komunitetet në gjuhën e tyre, që shpeshparaqitet edhe si pengesë.

    1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale2. Zyra e Kryeministrit

    6 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

  • 7Raporti 2019

    Për realizimin e raportit janë përgatitur pyetësorëtku përmes intervistave gjysmë të strukturuara janëintervistuar të gjithë akterët shtetërorë dhejoshtetërorë në nivele komunale, me qëllim tëmbledhjes së të dhënave sa më të sakta dheburimore nga zbatuesit e politikave në nivelkomunal.

    Në anën tjetër, jo të gjitha komunat kanë krijuarplane të veprimit për përmbushjen e strategjisësektoriale të MPMS-së. Edhe në ato Komuna të cilatkanë krijuar plane të veprimit, nuk janë krijuarkushtet dhe ndarë mjetet financiare përpërmbushjen e planit të veprimit. Kjo është përcjellëedhe me mungesë të kapaciteteve profesionale dhevullnetit politik i cili ka ndikuar drejtpërdrejtë qëzbatimi i planit të mos jetë i një niveli të kënaqshëm.

    Po ashtu duhet të përmendet se përpilimi i këtijraporti është bërë në një periudhe kohore kur njënumër i madh i të rinjve nga Kosova, përfshi edhe tërinjtë e komuniteteve, po largohen drejt vendevetjera për të kërkuar punë dhe jetë më me dinjitet nënjërën anë, kurse në anën tjetër bizneset dhekompanitë janë në kërkim të punëtorëve, sidomosatyre që janë me ndonjë zanat apo profesion - dukemos përjashtuar as punëtorët fizik pa përgatitjeshkollore, por të aftë për punë. Padyshim se është

    shumë i theksuar ndryshimi mes ofertës dhe kërkesësnë tregun e punës, ku vetëm brenda vitit 2018 dheperiudhën e parë të vitit 2019 numri i bizneseve t’ivërejë mungesat e punëtoreve dhe të interesohetshumë më tepër se përpara për angazhim tëpunëtorëve, duke mos përzgjedh nacionalitetin apogjininë aty ku është e mundshme. Gjitha këto zhvillimejapin indikacione se brenda 2-3 viteve Kosova do tëpërballet me ndryshime të mëdha në tregun e punësdhe intervenimi apo ndryshimi i strategjisë sektoriale dotë jetë i domosdoshëm.

    Gjithashtu vërehet një mos-unifikim dhe standardizim ipunëve në të gjitha komunat, Zyrat e punësimit,Qendrat e aftësimit profesional, Qendrat për punësociale, Zyrat për komunitete dhe kthim si dhe njënevojë për ngritje të bashkëpunimit në mes këtyreakterëve për realizimin e strategjisë nacionale rrethzbatimit të masave aktive të tregut të punës.

    Gjithashtu vlen të përmendet se disa nga institucionetdhe OJQ-të nuk kanë qenë të gatshme përbashkëpunim dhe ndarje të informacionit me ekipinhartues të raportit, me siguri në mungesë të kohës apoedhe informatave që lidhen drejtpërdrejtë me zbatimine masave aktive të tregut të punës.

  • • Trajnimi institucional: nënkupton trajniminqë ofrohet nga tetë Qendrat e aftësimitprofesional (QAP) të cilat operojnë nënombrellën e DPP-së. Qendrat për aftësimprofesional (QAP) ofrojnë trajnime falas përpunëkërkuesit në një profesion të caktuar dukeu fokusuar në aplikimin e shkathtësive dhenjohurive praktike dhe përdorur mësimin nëklasë si dhe në kabinete të ndryshme. Ofrohen30 profile të ndryshme me gjithsej 60 punëtori.Aplikohet sistemi modular i trajnimit i cilibazohet në aftësitë individuale të kandidatit.Kandidati pas çdo moduli i nënshtrohet testitdhe krejt në fund atij përfundimtar. Kursetzgjasin gjashtë muaj dhe vetëm paspërvetësimit të shkathtësive, kandidati merrcertifikatën.

    • Trajnimi në punë: Trajnimi në punë ose TNPnënkupton trajnimin nga një punëdhënës që iështë ofruar punëkërkuesit gjatë angazhimit nëpunën produktive e cila zhvillon njohuri oseaftësi thelbësore për kryerjen e një punespecifike me një performancë adekuate. Kjoskemë përfshin kompensim mujor jo më të lartëse paga minimale e përcaktuar në Kosovë.(Periudha prej dy deri në gjashtë muaj).

    • Praktika në punë: PNP është një masë etregut të punës me qëllim që pjesëmarrësve t’ujepen aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tëkryer një punë të veçantë në kuadër të punësdhe mjedisit të punës. PNP mbështet të porsadiplomuarit të kenë qasje në mundësitë etrajnimit dhe të kontaktojnë me punëdhënësitnë mënyrë që të përmirësojnë mundësitë eardhshme për punësim dhe të gjejnë një vendpune. Skema përfshin kompensim mujor qëpërcaktohet nga MPMS.

    • Subvencionimi në pagë: Është një program12-mujor punësimi, përmes të cilit punëdhënësipërfiton subvencion prej 50% për punëmarrëspër një periudhë 12 mujore. Pjesëmarrësit nëskemën e SPP pritet të mbeten në vendet epunës pas përfundimit të periudhës sësubvencionimit. Këto janë transferta tëdrejtpërdrejta për punëdhënësit për tëinkurajuar ata që të punësojnë grupet ecaktuara me vështirësi për të gjetur punë.Subvencionet për punësim mund të ndihmojnëpunëdhënësit për të zgjeruar biznesin e tyre dhetë punësojnë staf të ri, i cili do të ndihmojë për

    të krijuar më shumë vende pune.

    • Punë publike: Ofrojnë punësim afatshkurtërduke përmirësuar infrastrukturën lokale. Qëllimii programeve të punës publike janë gjenerimi ipunësimit të përkohshëm për të papunësuarit tëregjistruar përmes zbatimit të projekteveintensive të cilat absorbojnë fuqi punëtore sidhe mirëmbajtja dhe rehabilitimi i pasurive(aseteve) komunale dhe hapësirave publike;

    • Vetëpunësimi: Programi i vetëpunësimit ështënjë masë e tregut të punës e cila ndihmon tëpapunësuarin për nisjen e një biznesi, ose dukeu bërë i vetëpunësuar duke i ofruar trajnim dhekëshillim për të zhvilluar e menaxhuar një biznesdhe mbështetjen financiare për të ndihmuarpapunësuarit për të nisur një aktivitet biznesi.³

    Masat aktive të tregut të punës

    8 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    3. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Departamenti i punës dhepunësimit

  • 9Raporti 2019

    Të gjeturat kryesore ngamonitorimi i Strategjisë

    Agjencia e Punësimit e Republikës sëKosovës

    Strategjia nacionale ka paraparë disa masa aktivelidhur me zbatimin e tyre për komunitetet rome,ashkali dhe egjiptiane. Prej masave të parapara, tëcilat përfshijnë trajnimin institucional, trajnimin nëpunë, praktikën në punë, subvencionimin në pagë,punën publike apo vetëpunësimin, komunitetetrome, ashkali dhe egjiptiane janë të përfshira nëshumicën e tyre në një masë të caktuar, përveç tekmasa e vetëpunësimit ku ka më së paku zbatim nëpraktikë.⁴

    Duke qenë hartues i këtyre politikave dhe pjesë ekrijimit të strategjisë, masat aktive janë prioritet përAgjencinë si dhe përfshirja e Ministrive tjera të linjëssi dhe institucioneve tjera, përfshirë Zyrat epunësimit dhe Qendrat për punë sociale janë njëdomosdoshmëri e patejkalueshme. Nevoja përbashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është më emadhe për shkak të koordinimit të vendeve të lira tëpunës brenda Agjencisë si dhe koordinimi përpranimin e studentëve si dhe zhvillimin eprogrameve edukative dhe plan programeve përnevojat e tregut të punës, të cilat mbesin përperiudha të gjata të paplotësuara si mungesë eparaqitjes së punëkërkuesve apo mungesës sëshkollimit.

    Për këtë qëllim Agjencia ka dizajnuar edhe fletushkainformuese të cilat u ndahen të gjithë personave qëparaqiten në Zyrat e punësimit. Këto fletushkapërmbajnë disa informacione bazike si, adresat dhekontaktet e zyrave, detyrat dhe përgjegjësitë epërgjithshme të zyrave të punësimit, shërbimetspecifike për punëkërkuesit si dhe profesionet etrajnimit..

    Brenda Agjencisë nuk ka të parapara me organigrampozita të rezervuara për komunitetet rome, ashkalidhe egjiptiane.

    Përmes Marrëveshjes se Bashkëpunimit në mes tëMPMS/APRK-së dhe VORAE, ka vazhduarbashkëpunimi për përkrahjen e pjesëtareve tekomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane përpërfshirjen e tyre në programet e trajnimit në QAP.Në 2018, kryesisht është bashkëpunuar nëmbështetjen e këtyre kandidatëve për pjesëmarrjenë trajnim në QAP Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.⁵

    Mjetet financiare të ndara për strategjinë nacionalejanë të pakta dhe sillen rreth tre milionë euro,prandaj Strategjia nuk mund të konsiderohet sistrategji zhvillimore, sepse shuma e mjeteve duhettë jetë shumëfish më e madhe për t’u konsideruar sie tillë.Papunësia e regjistruar sipas etnisë ⁶

    Entiteti 2018 (%) Ndryshimite 2017 Femra Meshkuj

    Shqiptar 80142 83.6% 0.9% 36400 43742Serb 7358 7.7% 22.1% 3493 3865Boshnjak 1642 1.7% 3.1% 841 801Kroat 65 0.1% -5.8% 30 35Rom 1753 1.8% -2.3% 744 1009Ashkali 2639 2.8% -0.1% 956 1683Egjiptian 838 0.9% 16.4% 364 474Malazez 9 0.0% 12.5% 8 1Turq 508 0.5% 0.2% 257 251Tjetër 936 1.0% -14.2% 454 482Total 95,890 100% 2.2% 43,547 52,343

    4. Shpëtim Kalludra -U.D Drejtor i departamentit për tregun e punës, 10 maj 20195. Puna dhe punësimi në Kosovë- Raporti vjetor 2018, Shpend Kalludra intervistë 10 maj 20196. Puna dhe punësimi në Kosovë- Raporti vjetor 2018

  • Bazuar në të dhënat e raportit 2018 nga APRK shihet se komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane marrin pjesënë regjistrime të papunësisë si, romët (1.8%), ashkalinjtë (2.8%) dhe egjiptianët (0.9%). Këto shifra flasinpër një angazhim të vogël por aspak të kënaqshëm kur dihet shkalla e papunësisë tek këto komunitete. Numrii përgjithshëm i të punësuarve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane arrin në 5.230 persona.

    Të dhënat e paraqitura në tabelën më lartë tregojnë se komunitetet rome dhe egjiptiane gjatë kësaj periudheraportuese arrijnë te realizojnë disa dhjetëra persona në ndërmjetësime në punësim, mirëpo sa i përketkomunitetit ashkali shifrat në rritje mbesin zero, por në numër 40. Gjithsejtë 123 persona kanë përfituarndërmjetësim.

    Nevoja për aftësime profesionale është shumë emadhe tek të gjithë personat pa përgatitje adekuate profesionale dhetë dhënat tregojnë se komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane gjatë vitit 2018 janë angazhuar në 124 raste.

    Punësimet e rregullta sipas etnisë ⁷

    Aftësimet profesionale sipas etnive ⁸

    Entiteti Punësimi (%) Shp Nryshime te2017Shqiptar 3430 91.1% 4.3% 16.7%Serb 102 2.7% 1.4% 25.9%Boshnjak 44 1.2% 2.7% 76.0%Kroat - - - -Rom 38 1.0% 2.2% 31.0%Ashkali 40 1.1% 1.5% 0.0%Egjiptian 45 1.2% 5.4% 9.8%Malazez - - - -Turq 22 0.6% 4.3 -12.0%Tjetër 43 1.1% 4.6% 38.7%Total 3764 100% 3.9% 17.1%

    Entiteti 2018 (%) ShA TëÇertifikuar ShÇ

    Shqiptar 5267 95.8% 6.6% 4129 78.4%Serb 15 0.3% 0.2% 10 66.7%Boshnjak - - - - -Kroat 32 0.6% 6.3% 28 87.5%Rom 59 1.1% 3.6% 50 84.7%Ashkali - - - - -Egjiptian 26 0.5% 1.5% 20 76.9%76.Malazez 60 1.1% 2.3% 54 90.0%Turq 38 0.7% 4.5% 34 89.5%Tjetër - - - - -Total 5497 100% 5.7% 4325 78.7%

    10 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    7. Puna dhe punësimi në Kosovë- Raporti vjetor 20188. Puna dhe punësimi në Kosovë, Raporti vjetor 2018

  • 11Raporti 2019

    Shkalla e trajnimit sipas etnisë ⁹

    Masat aktive ne tregun e punës sipas etnisë ¹⁰

    ShqiptarSerb

    MalazezTurq

    BoshnjakKroatRomeAshkali

    EgjyptasTjetër

    6.6%0.2%

    0.0%

    0.0%

    0.0%

    1.5%2.3%

    4.5%

    6.3%3.6%

    Entiteti MATP % Ndryshimi te2017 ShA

    Shqiptar 2760 92.0% 10.3% 3.4%Serb 79 2.6% -49.0% 1.1%Boshnjak 30 1.0% 66.7% 1.8%Kroat 1 0.0% -50.0% 1.5%Rom 22 0.7% -18.5% 1.3%Ashkali 55 1.8% -22.5% 2.1%Egjiptian 22 0.7% 46.7% 2.6%Malazez 0 0.0% - 0.0%Turq 13 0.4% 62.5% 2.6%Tjetër 18 0.6% -35.7% 1.9%Total 3000 100% 6.1% 3.1%

    9. Puna dhe punësimi në Kosovë- Raporti vjetor 201810. Puna dhe punësimi në Kosovë, Raporti vjetor 2018

  • Shkalla e aktivizimit në PATP sipas etnisë ¹¹

    ShqiptarSerb

    BoshnjakKroatRom

    AshkaliEgjiptasMalazez

    TurqTjetër

    3.4%1.1%

    2.6%

    2.6%1.9%

    0.0%

    1.5%1.3%

    2.1%

    1.8%

    12 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    11. Puna dhe punësimi në Kosovë- Raporti vjetor 2018

  • 13Raporti 2019

    Zyra e punësimit - Fushë Kosovë

    Komuna e Fushë Kosovës

    Me qëllim të marrjes së informatave sa më të saktaështë kontaktuar Zyra e punësimit e cila funksiononnë kuadër të Komunës së Fushë Kosovës, në njëhapësirë relativisht të ngushtë për kryerjen epunëve të veta, në një zyre të vogël me tre zyrtarëbrenda saj. Kjo zyre përballet me një frekuentim tëmadh të personave të cilët vijnë të kërkojnëvërtetime të papunësisë, ku shumica e tyre janë tëkomuniteteve pakicë. Distanca në mes të Zyrës sëpunësimit dhe QPS-së është jo e largët çka umundëson përfituesve të kenë qasje të lehtë nëgrumbullimin e dokumentacionit, për dallim me

    distancën me Qendrën e aftësimit profesional e cilagjendet në Prishtinë.

    Gjatë takimit me zyrtarët e Zyrës së punësimit janëgrumbulluar të dhënat e nevojshme për realizimin evlerësimit rreth zbatimit të masave aktive të treguttë punës.

    Zyra e punësimit është përgjegjëse për zbatimin emasave aktive të tregut të punës. Të dhënattregojnë për punën e bërë në këtë zyre nga zyrtarëte agjencisë.

    Punëkërkues të regjistruar 278Punëkërkuesit e riaktivizuar 446Punëkërkuesit e transferuar 35

    Këshillime 2212Këshillime në karrierë 268Këshillime intensive 113

    Punëdhënësit e regjistruar 237Vizita të realizuara 190

    Vendet e lira të rregullta 372Vendet e lira MATP 71

    Ndërmjetësime në punë tërregullta 102

    Ndërmjetësime në trajnime tërregullta 0

    Ndërmjetësime në punë publike 7Ndërmjetësime në trajnime në

    punë 5Ndërmjetësime në punësim 8

    Ndërmjetësime në subvencionim 7Ndërmjetësime në praktikë 15

    Referimet në QAP 0Punësimet pas trajnimit 0Punësimet pas praktikës 1

  • QPS Fushë Kosovë

    Mirëpo të dhënat e vitit 2018 tregojnë së në këtoaktivitete numri i përfituesve të pjesëtarëve tekomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane ështëshumë i vogël. Nga masat aktive të tregut të punëskanë përfituar vetëm pesë raste, të gjithë tëkomunitetit ashkali, ku katër kanë qenë subvencionedhe një trajnim në punë.¹²

    Arsyeja për këtë numër kaq të vogël është sepsemungon mësimi bazik i pjesëtarëve tëkomuniteteve, çka është edhe kriter për ndjekjen ekurseve dhe angazhimeve në njërën nga masataktive të tregut të punës.

    Zyra e punësimit në kuadër të MPMS-së në secilënsituatë bën përpjekje për informim të qytetarëve përmasat aktive të tregut të punës, duke shpërndarëfletushka informuese, vendosjen e shpalljeve nëobjekt si dhe përpjekjet përmes shpalljeve tëndryshme në situata të ndryshme të bëjnë informim.

    Organizatat nuk kanë të parapara ndonjëorganigram i cili ka vende të rezervuara përkomunitete. Të gjitha rastet të cilat vijnë dhekërkojnë vërtetim për plotësimin e dokumentacionitpër asistencë sociale pajisen me vërtetim, sepse nesi zyre nuk kemi pasur mundësi asnjëherë që t’uofrojmë punë atyre, dhe ata të refuzojnë dhe nemos të lëshojmë vërtetimin e kërkuar.¹³

    Zyrës së punësimit i mungon edhe informacioni përnumrin e studentëve të cilët gjenden në studime,qoftë në kolegje private apo shtetërore.

    Të dhënat e Zyrës së punësimit tregojnë se tëregjistruar dhe që presin punë nga komunitetetrome, ashkali dhe egjiptiane janë - gjashtë romë, 50ashkali dhe pesë egjiptianë, e që fatkeqësisht tëgjithë janë pa përgatitje shkollore. ¹⁴

    Janë disa kompani që bashkëpunojnë më ngushtëme Zyrën e punësimit, si “Euroloni”, “Elektro Jaha”,të cilat marrin punëtorë përmes Zyrës tonë dhekërkojnë punëtorë nga ne, si fabrikat për riciklim tëplastikës, për të cilat punë nuk kërkohet asnjëpërgatitje shkollore.

    Meqenëse shumë nga punët e ofruara janëafatshkurtra, shumica e popullatës së komunitetithezitojnë të angazhohen nga frika se do t’undërpritet ndihma sociale dhe kthimi në asistencësociale ju merr kohë prapë.

    QPS Fushë Kosovë është institucion komunal imandatuar për ofrimin e shërbimeve socialeprofesionale dhe skemës së asistencës sociale.Për realizimin e vlerësimit puna është e bazuarkryesisht me shërbimin e departamentit tëskemës së asistencës sociale, andaj edheintervista është realizuar me stafin përgjegjës tëQPS për ofrimin e këtyre shërbimeve.

    Qendra për punë sociale përballet me një numërtë madh të familjeve përfituese të skemës sëasistencës sociale, ku pjesë e konsiderueshme etyre i takojnë komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane. Nga numri prej rreth 840 familjeve,430 u takojnë komuniteteve, kurse 300 nga tojanë të komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane.¹⁵

    Shqetësim mjaft i madh është se shumica e tyre,

    apo rreth 90%, i takojnë kategorisë së dytë,¹⁶ tëcilët janë të obliguar të aplikojnë çdo gjashtëmuaj në Qendër për punë sociale. Kategoria edytë një nga kriteret bazë e ka të këtë një anëtartë familjes të aftë për punë. Aplikimi çdo gjashtëmuaj paraqet problem të madh jo vetëm përstafin e QPS-së por edhe për Zyrën e punësimitpasi që para secilit ri-aplikim nevojitet certifikatanga Zyra e punësimit.

    Sa i përket masave aktive të tregut të punës tëparapara në strategjinë nacionale, zyrtarët easistencës sociale janë shumë pak të njoftuar lidhurme këto masa, pasi që shumica e përfituesve e kanëmundësinë e njohjes me këto masa në Zyrat epunësimit me rastin e marrjes së certifikatës. NëQPS nuk ka asnjë informator lidhur me njoftimin përmasat aktive të tregut të punës e që nga stafi

    14 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    12. Nexhmije Pllana - Zyra e punësimit, Komuna e Fushë Kosovës13. Intervista - Teuta Brisku, 13 maj 2019, Zyra e punësimit14. Teuta Brisku - Këshilltare për punësim15. Bajram Marolli - Zyrtar i asistencës sociale, QPS Fushë Kosovë, 13 maj 201916 Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në Kosovë, Neni 4, pika 4.5

  • 15Raporti 2019

    konsiderohet si mjaft e dobishme të kenë diçka tëtillë. “Nuk jemi të informuar dhe nuk na informonaskush përmes trajnimit apo ngjashëm”¹⁷ shprehetzyrtari i shërbimeve sociale.

    Komuna dhe shërbimet sociale po ashtu janë dukeu përballur me sfida të mëdha për shkak të numrittë madh të personave të riatdhesuar brendakomunës.

    Vlen të theksohet se familjet e komunitetit romballafaqohen edhe me probleme tjera, ku, sipaszyrtarit të asistencës sociale, numër i madh i tyre nëmungesë të njohjes së shkrim-leximit, pasi që kapersona që nuk kanë vijuar as mësimin në nivelinprimar, detyrohen që dokumentet e plotësuara nëvend të nënshkrimit të merren me shenja tëgishtërinjve.

    Familjet e komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane përballen me numër të madh të fëmijëvenë njërën anë, përderisa në anën tjetër kriter ligjorështë që familja të ketë një fëmijë nën moshënpesëvjeçare në mënyrë që të marrin asistencënsociale nga kategoria e dytë. Mirëpo shpeshparaqitet problem për familjet e komuniteteve,sepse ka shumë familje që kanë fëmijë nën moshënpesëvjeçare, por kanë edhe më shumë së një anëtartë aftë për punë brenda familjes mbi moshën 18-vjeçare e që është pengesë ligjore për realizimin easistencës sociale.

    Disa fushata të realizuara nga OJQ-të lidhur meinformimin e tyre për mundësinë e ndjekjes së

    kurseve në Qendrën e aftësimit profesional kanëdështuar pikërisht pasi që nuk kanë asnjë vitshkollim dhe kriter për aftësim është posedimi i njëshkollimi bazik.

    Komuna e Fushë Kosovës përballet me numër tëmadh të personave që kanë migruar edhe brendavendit, përfshirë edhe të riatdhesuarit.

    Brenda QPS-së nuk kanë pasur asnjë rast të largimittë ndonjë familje, kur nga Zyra e punësimit,përfshirë njërën nga masat aktive të tregut të punësu është afruar punësim dy herë radhazi,¹⁸ ashtu siçe parasheh edhe udhëzimi administrativ dhe dikushe ka refuzuar e është eliminuar.

    Rekomandim nga QPS Fushë Kosovë është qëAgjencia dhe bizneset të bëjnë përpjekje të hapin samë shumë vende pune të cilat nuk kërkojnë ndonjëpërgatitje të lartë arsimore, sepse në këtë formëmundësia e angazhimit të komuniteteve do të ishteshumë më e madhe, duke marrë parasysh që pjesadërrmuese e tyre nuk zgjedhin punën, por nuk ekanë mundësinë. Komuna e Fushë Kosovës ka rreth10% minoritete e ku vetëm 0.5% e tyre janë tëpunësuar.

    Rekomandim tjetër është qasja në bazën e tëdhënave të Zyrës së punësimit ku QPS do të ishte nëgjendje të nxjerrë vet dokumentacionin e punësimitsi dhe largimi i ri-aplikimit çdo gjashtë muaj, sepseështë ngarkesë e madhe për stafin e QPS-sërrjedhimisht edhe mundësia e punës në terren ështëshumë e vogël.

    Zyra për komunitete dhe kthim - Fushë Kosovë

    Zyra për komunitete dhe kthim është e vendosurbrenda Komunës dhe shumë afër kabinetit tëKryetarit të Komunës. ZKK merret me çështjen eproblemeve të personave të riatdhesuar përfshirë trikomunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane, dukefilluar nga ushqimi, strehimi por edhe aftësimi përpunësim përmes masave aktive të tregut të punës,në bashkëpunim me Qendrat e aftësimit profesionaldhe me Qendrën për punë sociale në anën tjetër përofrimin e asistencës sociale e shërbimeve socialeprofesionale.

    Zyra për kthim dhe komunitete nuk është e njoftuarme strategjinë nacionale për punësim. Janë rreth125 persona, përshirë familje dhe individë, të cilëtjanë kthyer vetëm brenda vitit 2018. Në kuadër tëtyre janë edhe 20 ashkali, tre romë dhe treegjiptianë.¹⁹ ZKK ka një numër marrëveshjeshbashkëpunimi me disa organizata joqeveritare,mirëpo edhe në këtë situatë problemi themelorqëndron tek këta persona, respektivisht mungesa epërgatitjes profesionale, apo më mirë të thuhet,shumë shpesh edhe te edukimi primar apo sekondari tyre. Të gjithë personat të cilët kanë nevojë për të

    17. Bajram Marolli - Zyrtar i asistencës sociale QPS Fushë Kosovë, 13 maj 201918. Udhëzimi Administrativ Nr. 03/2013 për procedurat e regjistrimit, certifikimit dhe kërkimit aktiv të punësimit për të papunësuarit që aplikojnë në skemëne ndihmës sociale19. Zoran Mikiq - Zyra për komunitete dhe kthim, Fushë Kosovë

  • fituar duhet të hartojnë një plan biznesi dhepjesëtarët e komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane nuk kanë përgatitje për të hartuar njëplan biznesi. Në anën tjetër shumë individë dhefamilje kanë marrë vendime pozitive, mirëpoasnjëherë nuk kanë marrë grantet e premtuara.Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar së fundi njëmarrëveshje me Caritas, ku kjo e fundit do të ndajë21.000 euro ndërsa 9.000 do të ndahen ngaKomuna.²⁰

    Probleme të theksuara paraqiten edhe në Qendrënpër aftësime profesionale sepse numri i madh i tëkthyerve dhe të tjerëve ka ndikuar që të mos arrihettë ofrohen trajnime për të gjithë. Komuna po dërgonnga 10 veta për të ndjekur këto trajnime. Komunanë bashkëpunim me një OJQ tjetër ka filluar edhenjë projekt për mësimin e shkrim-leximit përkomunitetet, por as kjo nuk ka rezultuar shumëpozitive deri më tani.

    Zyra e punësimit - Obiliq

    Komuna e Obiliqit

    Komuna e Obiliqit është komunë me një përbërje tënacionaliteteve dhe komuniteteve të ndryshme.Brenda komunës funksion Zyra për punësim, e cilaështë në afërsi të Qendrës për punë sociale. Zyra epunësimit në Komunën e Obiliqit është aktive karshirolit dhe përgjegjësive që mban dhe ështëbashkëpunuese me gjithë partnerët brendakomunës, me bizneset dhe me qytetarët e saj.Zyrtarët e saj janë mirë të informuar dhe zbatues nëpraktikë të masave aktive të tregut të punës, me aqsa janë kapacitetet e bizneseve ofruese dhe kërkuestë punëtorëve.

    Brenda Zyrës së punësimit punohet në zbatimin emasave aktive të tregut të punës, si dhe posedojnëtë dhëna, të cilat janë paraqitur edhe në këtëvlerësim.Janë në funksion të gjitha masat si:• Trajnimi institucional• Trajnimi në punë• Praktika në punë• Subvencionimi në pagë• Puna publike• Vetëpunësimi

    Numri i përfituesve të masave aktive brendakomunës së Obiliqit gjatë vitit 2018 ka qenë 124 nëtotal, ku katër nga ta kanë qenë romë, një egjiptiandhe tetë ashkali.²¹

    Kur bëhet fjalë për zbatimin e masave aktive tëtregut të punës, bazuar në strategjinë nacionale tëMPMS-së, Zyra e punësimit në shumë rastedetyrohet të bëjë përjashtime nga kriteret epërcaktuara për komunitetet rome, ashkali dheegjiptiane si dhe për të riatdhesuarit. Arsye për këtëjanë: pa përgatitja shkollore adekuate apo mosha eshtyrë si kriter që i përjashton. Përpjekjet e Zyrësjanë që të përfshihen sa më shumë të gjithëaplikuesit.²²

    Masa aktive të cilat janë zbatuar deri më tani përkomunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane janë 15nga 124. Zyra e punësimit - kriteret për masat aktivenuk aplikohen për komunitetet dhe për teriatdhesuarit, sikur për komunitetin shqiptar.

    Shumë herë, edhe pa shkollim adekuat, këta i qasenmasave aktive sepse e dinë se nuk kanë përgatitjedhe nuk janë të moshës adekuate. Punësimi irregullt po shkon më vështirë dhe po ndikon nëpunësim të rregullt, sepse kompanitë duan tashfrytëzojnë një përfitim nga Agjencia e punësimit,150 euro apo 250 euro, e që gjithë kjo ndikondrejtpërdrejt.

    Sa i përket komuniteteve, kriteret e shkollimit apomoshës, ne i kemi tejkaluar dhe nuk i kemi zbatuarsi për të tjerët me qëllim që të aktivizohen edhe nëpunë e trajnime.

    16 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    20. Po aty21. Isak Ahmeti - Zyra e punësimit, Komuna e Obiliqit 14 maj 201922. Intervista me Emine Berisha - Zyra e punësimit, 14 maj 2019

  • 17Raporti 2019

    Masa aktivePunësim i rregullt - 30 kompani mbi 130 herë kanëkërkuar punëtorë përmes Zyrës së punësimit dhenumri është mjaft i madh i punëtorëve që ata kanëkërkuar, por ne nuk kemi arritur t’u sigurojmë aqpunëtorë sa ata kanë kërkuar. Në shumicën erasteve nuk kemi pasur mundësi t’u përgjigjemipozitivisht në mungesë të punëtorëve të trajnuardhe certifikuar, apo edhe të regjistruar në Zyrën epunësimit.

    • Trajnim në punë - 19 raste

    • Subvencionim - 14 kompani të ndryshme kanëkërkuar 18 herë 26 vende subvencionim nëpagë

    • Praktikantë - 23 vende

    • Vetëpunësim - 18 raste

    Sistemi nuk e ka të zhvilluar mundësinë që nësedikujt iu ka ofruar dy herë puna me automatizëm tëpamundësojë lëshimin e vërtetimit për ndihmasociale. Këshilltari nuk ka një buton i cili e fshin,përveç në raste kur personi i mbush 65 vite.

    Bashkëpunimi me kompani është arritur përmespunës së këshilltarit dhe promovimit të punës nëterren si dhe takimeve të rregullta me kompanitë ezonës. Njëherë ne kemi dalë në terren dhe me pasvet kompanitë paraqiten në Zyrat e punësimit.²³Puna e përkushtuar e këshilltarit të punësimit kandikuar të arrihet deri tek këto rezultate.

    Zyra e punësimit gjithashtu u ofron informim përshërbimin dhe mundësinë përmes internetit,telefonit celular, takimeve të drejtpërdrejta, duke iupërshtatur kështu nevojave të punëdhënësit.

    Niveli i papunësisë në Obiliq është i madh, ku janëtë evidentuar punëkërkues të regjistruar 1.694 aktivtë papunë. Prej tyre 177 janë romë (meshkuj 128dhe femra 49), ashkali 82 (meshkuj 72 dhe femra10), egjiptianë katër (tre meshkuj dhe një femër)²⁴

    Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve, përfshirëedhe ata pasiv, është 4.187 veta, disa nga ta tëpunësuar përmes subvencioneve, kanë kontrataafatshkurtra.

    Ka raste kur kompania nuk pranon pjesëtarë tëkomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane. Krejt kjopër arsye se komunitetet rome, ashkali dheegjiptiane nuk kanë qëndrueshmëri në punë dhenuk e mbajnë punën e ikin, gjë që ka krijuar pasiguritë kompanitë, pasi që ata e braktisin punën shumëshpejt.

    Ata të cilët nuk e kanë plan të shkojnë nëvetëpunësim nuk kanë nevojë të shkojnë në QEAP²⁵

    Njëkohësisht, Zyra është duke punuar ngushtë edheme MASHT-in për kushtëzimin e ndjekjes së kursevetë gjuhës dhe shkrim-leximit.

    23. Intervista me Emine Berisha - Zyra e punësimit, 14 maj 201924. Intervista me Emine Berisha - Zyra e punësimit, 14 maj 201925. Intervista me Emine Berisha - Zyra e punësimit, 14 maj 2019

    MasaAktive

  • Qendra për punë sociale është institucion i një nivelilokal i cili ofron shërbime sociale profesionale poredhe skemën e ndihmës sociale për qytetarët nëgjendje të nevojës sociale.

    Në QPS Obiliq përfitues të asistencës sociale janë890 familje.

    Nga ky numër janë:

    • Romë, 198 familje• Ashkali, 62 familje• Egjiptianë, pesë familje ²⁶

    Kur bëhet fjalë për komunitetet rome, ashkali dheegjiptiane të cilët janë përfituese të SAS, me thekstë veçantë dominon kategoria e dytë - pra familjetqë kanë një anëtar të familjes së aftë për punë dhei papunë. Kjo paraqet sfidë për zyrtarët e asistencëssociale, sepse kategoria e dytë duhet të ri-aplikojëçdo gjashtë muaj dhe numri i madh i dokumentevee letrave që duhet të plotësohen paraqesinvështirësi për stafin e QPS-së si dhe kufizon punënnë terren edhe ashtu të një numri të vogël të stafittë punësuar në QPS.

    Përderisa Zyra e punësimit ofron një numër të madhtë vendeve të punës, në QPS Obiliq, nuk ështëevidentuar asnjë rast që një familje të mos ketëmundësi të pajiset me vërtetimin e papunësisë ngaZyra e punësimit.

    Në kuadër të bashkëpunimit të QPS-së me Zyrën epunësimit në shumicën e rasteve shkëmbeheninformatat dhe angazhohen punëtorët e QPS-së përgjetjen dhe ftesën e familjarëve për t’u angazhuarnë punë të cilat ofrohen nga bizneset të cilatoperojnë brenda komunës.

    Stafi i QPS-së nuk ka pasur ndonjë trajnim apoinformacion lidhur me strategjinë nacionale tëMPMS-së, çka shihet se është një mungesë.

    Zyrtarët e QPS-së insistojnë në secilën situatë tëkenë në posedim vërtetimin e vijimit të mësimit përfëmijët e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane,në mënyrë që ata të plotësojnë kriterin e paraparënë Ligjin për SAS si dhe kjo është në interesin efamiljeve për të ardhmen.

    Së fundi brenda QPS-së janë vendosur disafletushka informuese në korridore ku kanë qasje tëgjithë klientët, përfshirë edhe përfituesit e SAS-it.

    Shumë nga familjet përfituese të SAS e shohin këtëndihmë si pagë mujore, edhe pse është mjaft evogël, dhe shumë raste kanë frikë se nësepunësohen për një periudhe të shkurtër kohore, atado të mbesin pa ndihmë sociale, pasi që e llogarisinsi të hyrë të garantuar e të sigurt. ²⁷

    Mirëpo, në anën tjetër, është një shqetësim i madhpër komunitetin, pasi që përgatitja arsimore e ulëtnuk mundëson pozita të mira në kompanitë qëkërkojnë punëtorë. Në anën tjetër, ka edhe raste kurkompanitë të cilat kërkojnë punëtorë nuk ipërzgjedhin apo preferojnë personat ngakomunitetet rome, ashkali apo egjiptiane. Me rastine kontaktimit nga ana e QPS-së familjet hezitojnë tëpunësohen në kompani të cilat janë jashtë komunëssë Obiliqit, edhe pse shumë nga to sigurojnë edhetransport, ushqim e sigurim në punë. Pagat eofruara në secilin rast janë prej dy deri katër herëmë të mëdha se sa shuma e ndihmës sociale përtërë familjen.

    Qendra për punë sociale - Obiliq

    18 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    26. Fatime Halimi - Udhëheqëse e asistencës sociale, QPS Obiliq27. Fatime Halimi - Udhëheqëse e asistencës sociale, QPS Obiliq

  • 19Raporti 2019

    Zyra për komunitete dhe kthim funksionon brendaKomunës së Obiliqit. Në përbërjen e saj janë tëangazhuar staf i nacionaliteteve të ndryshme. Stafi icili është i angazhuar brenda ZKK në kuadër tëpërgjegjësive të saj, kryen shërbime për gjithëqytetarët e rikthyer, pa asnjë dallim.

    Komuna e Obiliqit ka në shumicë komunitetin rom,pastaj ka ashkali dhe shumë pak egjiptianë. Numrii familjeve të riatdhesuarve gjatë vitit 2018 është 34,prej të cilave shtatë janë familje rome, tre familjeashkali dhe një individ egjiptian.²⁸ Sistemetekzistojnë, por ato nuk janë të furnizuara mirë meinformata dhe jo të gjithë të punësuarit e njohinsistemin, prandaj shpesh ka mungesë informatash.Numri i atyre që kanë përfituar nga planet e biznesitka qenë 33, gjersa nga viti 2016, rreth 10 raste kanëpërfituar nga planet e biznesit²⁹

    Jemi të njoftuar shumë mirë me masat dhe tashmë,pas ndryshimit te rregullores, Rregullorja 13/2017aplikohet për secilin rast në Zyrën e punësimit .

    Planet e biznesit janë rreth 40% të qëndrueshme,sidomos ata që kanë përfituar bagëti apo pajisjekanë rezultuar pozitivisht, kurse disa tjera kanëdështuar.

    Bashkëpunimi mes QPS-së, ZP-së e UNDP-së ështënjë ndërlidhje shumë e mirë e cila duhet të vazhdojëedhe në të ardhmen.

    Posedojmë fletushka dhe letra informuese për palëtdhe ua japim ato palëve si URA, DIAKONIA, GIZ,UNDP. Nuk ka vende të rezervuara për punësime tëkomuniteteve në oraganigram të Komunës. MeDrejtorinë e arsimit është një bashkëpunim shumë imirë dhe kjo ndikon jashtëzakonisht mirë nëidentifikimin e informimin e punëkërkuesve. Komunae Obiliqit ka të zhvilluar strategjinë lokale përkomunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane 2017-2021, respektivisht dy strategji, njëra njëvjeçare dhetjetra pesëvjeçare.

    Zyra për komunitete dhe kthim - Obiliq

    28. Shaban Berisha - Zyra për komunitete dhe kthim, Komuna e Obiliqit29. Mirvete Paloji - Zyra për komunitete dhe kthim

    Strategji lokalepër Komunitetet

  • Qendra e aftësimit profesional në Prishtinë ështëpërgjegjëse për aftësimin për rajonin e Prishtinës nëkuadër të së cilës bëjnë pjesë edhe Komuna e FushëKosovës dhe Obiliqit. Vendndodhja e Zyrësmundëson që qytetarët në nevojë për aftësimprofesional të kenë qasje të lehtë, pasi që gjendetafër transportit publik për dy komunat e lartcekura.Në vazhdim janë disa nga të gjeturat e intervistimittë realizuar me përgjegjësit e Qendrës.

    Kurset që ofrohen në QAP – Prishtinë (Fushë Kosovëdhe Obiliq)

    - Rrobaqepësi- TIK Teknologji informuese dhe komunikuese- Elektronikë industriale- Asistent administrativ- Administrim biznesi- Servisim i pajisjeve te zyrës- Pastiçeri, gatues ëmbëlsirash- Furrtari, gatues brumërash- Ujësjellës dhe kanalizim- Ngrohje qendrore- Auto-elektrikë- Ndërtimtari- Profili i ndërtimtarisë me tetë profesione- Vetëpunësimi - ndërmarrësi kryesisht për tëriatdhesuarit trajnim dyjavor ose 50 orë mësimi

    Kapacitetet e QAP-it janë prej 800 deri në 100maksimumi. Gjatë vitit 2018 kanë qenë rreth 659përfitues nga të cilët 418 janë meshkuj dhe 241femra. 32 persona janë certifikuar nga komunitetet,prej të cilëve 19 femra dhe 13 meshkuj ³⁰

    Pjesëtaret e komuniteteve kryesisht ndjekin kurse:dy ndërtimtari, dy gatues ëmbëlsirash pastiçeri, dyTIK, 12 rrobaqepësi, një auto-elektrikë, tre furrtari egatues brumërash, katër ngrohje, një ujësjellës dhepesë vetëpunësim.

    Te gjitha shtetet të cilët e kanë njohur Kosovën injohin certifikatat dhe tek profesioni i furrtarisë kaqenë një fluks i madh ku vetëm gjatë vitit 2016 kemicertifikuar mbi 400 persona dhe shumica nga takanë qenë duke punuar në Hungari. Shteti hungarezi ka kushtëzuar ata që të pajisen me certifikatë dheka pasur një invazion për t’u certifikuar dhe për tëruajtur vendin e punës.Në Fushë Kosovë janë të orientuar në masat aktivetrajnim në punë dhe kjo ka pasur relativisht sukses.Niveli i shkollimit të komuniteteve është zero.Matematikë nuk dinë, vijnë qëndrojnë disa ditë dheikin. Atyre që e ndërprenë trajnimin nuk u lëshohetcertifikata, përderisa ata që e ndjekin atëcertifikohen si gjithë të tjerët.Shumica prej tyre fillimisht orientohen në profesionetë vrazhda. Me profesione të vrazhda nënkuptojmëujësjellës, ndërtimtari, ngrohje, auto-elektrikë, krejtçka nuk kryhet punë me kompjuter dhe teori kuduhet me shumë shkrim-lexim.Janë dy lloje profesione të vërtetuara dhe tëpavërtetuara dhe për herë të parë janë akredituarnga QAP në vitin 2012. Të vërtetuara janë katërprofesione - Asistent administrativ, TIK, ujësjellësdhe ngrohje, andaj edhe certifikatat njihen dhe përkëtë arsye ato profesione jo të vërtetuara.Përparësia e vërtetimit është se ka kritere qëAutoriteti kombëtar i kualifikimeve i kërkon. Në vitin2015 jemi riakredituar dhe tash prapë në vitin 2018kemi ri-aplikuar dhe ky ri-akreditim kërkohet tëbëhet çdo tre vjet.³¹Te profesionet e vërtetuara kanë vështirësi të kyçendhe shumë herë nuk arrijnë ta bëjnë sepse kriterbazë është shkolla e mesme dhe komunitet e kanëkëtë pengesë, prandaj shumica orientohet nëprofesione të vrazhda, aty ku nuk kërkohet shkolla emesme, pasi që rregullat dhe kriteret e autoritetitjanë të tilla.

    Qendra e aftësimit profesional – Prishtinë (Fushë Kosovë dheObiliq)

    20 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    30. Zejnullah Rrustemi – Qendra e aftësimit profesional, Prishtinë, maj 201931. Zejnullah Rrustemi – QAP Prishtinë

  • 21Raporti 2019

    Komunitetet kanë prioritet dhe përparësi në kyçjepër trajnim për dallim prej tjerëve dhe në gjithëlëmë një numër të caktuar të lirë për ta për çdo rast.Kjo paraqet një diskriminim për persona të cilëtpresin periudhë të gjatë ndërkohë që ne e kyçim njëpjesëtar të komuniteteve pakicë me urgjencë dhe pakriter.³²

    Mundohemi t’u ofrojmë shumë. Vijnë dhe ikin ekërkojnë profesione për të cilat ata nuk janë. Napengon shumë që nuk e kanë shkollim për atë qëkërkojnë dhe njohja e shkrim-leximit është kushtiminimal. MASHT ofron kurse trajnimi për mësimin eshkrim-leximit gjë që po na ndihmon neve, sepsenëse nuk dinë të bëjnë matjen, të lexojnëspecifikacionin, të bëjnë llogaritjen më të thjeshtë tëmundshme....³³Marrë parasysh numrin e gjithmbarshëm, numri prej32 personave është i kënaqshëm dhe atapunësohen në komunitetin ku jetojnë dhe eshpërndajnë zanatin tek anëtarët e vet si dhe tekkomunitetet.Këshilltarët e ZP i orientojnë tek QAP dhe iregjistrojnë. QAP punon përmes trajnerëve që t’ibindim të qëndrojnë në trajnime, ku fillimisht e kanënjë punë provuese.Trajnerët janë të përgatitur profesionalisht, por QAPka nevojë për trajnerë që e njohin gjuhën e tyre.Disa dinë vetëm serbisht. Nuk ka asnjë trajner serbdhe ka që nuk e dinë gjuhën shqipe. Po ashtu edhegjuhën rome. Literatura e tëra është në gjuhënshqipe.Trajnimi në punë shpesh kryhet nëpër kompani tëndryshme dhe QAP përherë ka të angazhuar njëtrajner i cili merret me ta. Trajneri fillon angazhiminpas përfundimit të aktivitetit me kandidatë dhedetyrat e trajnerit janë që të marrë planin individualnga ZP, të bashkëpunojë me mbikëqyrësin epersonit i cili do të trajnohet në kompani dhe në

    varësi të profesioneve e bëjnë planin e trajnimit sepër çka do të trajnohet, respektivisht trajneri bashkëme një mbikëqyrës të një klienti/punëtori pajtohense çka ka do të mësojë gjatë qëndrimit në vendin epunës. Pas planit bën monitorimin ekandidatit/kandidates përgjatë periudhës tremujore,së paku një herë në muaj. Pas monitorimit bënedhe vlerësimin. Trajneri bashkë me mbikëqyrësin ivlerësojnë të arriturat e kandidatit në vendin epunës dhe nëse nuk janë arritur rezultatet ata japinrekomandim për vazhdimin e periudhës e trajnimitpër një kohë të caktuar. Gjatë kësaj periudhepaguhet në shumën prej 150 eurosh. Në rast se i kaarritur rezultatet e pritura atëherë certifikohet dhepajiset me certifikatë nga QAP. Në certifikatë figuronse kush e ka përkrahur këtë MATP, UNDP, LUX apondokush tjetër.

    Sa i përket transportit dhe shpërndarjes sëinformacionit, apo edhe ndonjë ndihme tjetërlogjistike, ekziston bashkëpunim me OJQ tëndryshme të cilat janë të gatshme t’i përkrahinkomunitetet, gjë që e lehtëson shumë procesin ezbatimit të MATP-ve.

    Edhe QAP në Prishtinë, sikurse edhe QAP nëKomunën e Gjakovës e Prizrenit, ka njëbashkëpunim të mirë me zyrat e punësimit,përderisa me QPS dhe të tjerët bashkëpunimi dhekëmbimi i informatave është shumë i zbehtë.

    Komunitetet kryesisht kërkojnë moto-kultivatorë përpunë në terren dhe grumbullim mbeturinash, pasiqë nuk ka ndonjë kushtëzim nga shteti për punë dheështë evidente se shumë nga ta mbijetojnë dhesigurojnë të ardhura për familje nga kjo punë.

    32. Zejnullah Rrustemi – QAP Prishtinë33. Zejnullah Rrustemi – QAP Prishtinë

  • Komuna e Gjakovës është një qytet i përbërë nganacionalitete të ndryshme, ku komunitetet rome,ashkali dhe egjiptiane janë pjesë përbërëse me njëproporcion të përafërt mes veti.

    Numri i bizneseve të paraqitura në Zyrën epunësimit në Gjakovë është 838. Sa i përketprofesioneve, më të kërkuarat në Zyrën e punësimitjanë: Ndërtimtaria, zdrukthëtaria, rrobaqepësia,metalpunues dhe mirëmbajta e objekteve përmespastrimit.

    Masat aktive të tregut të punës bazuar nëstrategjinë nacionale të MPMS-së të zbatuara përkomunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane janë:trajnimi në punë dy raste, subvencionimi në pagë dyraste, punë publike tre raste dhe shtatë rastevetëpunësimi. Gjithsejtë janë 14 raste³⁴

    Zyra e punësimit i viziton bizneset dhe i njofton atonë tri forma: përmes vizitave në terren, telefonit dhepostës elektronike, megjithatë informimin ebizneseve më së shumti e bëjmë përmes postëselektronike.

    Muajt e fundit bizneset janë më shumë tëinteresuara për shkak të mungesës se punëtorëve,ikja e të rinjve dhe çdo ditë kemi thirrje ku atokërkojnë të punësojnë njerëz. Është shumë merëndësi të përmendet se nuk ka ndonjë përzgjedhjetë nacionaliteteve dhe angazhimi i komuniteteveështë shumë i dëshiruar nga bizneset, njëjtë sikuredhe shqiptarët. ³⁶

    Subvencionimi nga UNDP dhe MPMS është ivazhdueshëm për nëntë muaj radhazi. Deri më taninuk kemi pas asnjë rast që e kemi informuar dy herë

    për punë ndonjë personi, qoftë komuniteteve apotjerëve, dhe në asnjë rast nuk kemi ndalurvërtetimin.

    Për herë të parë kemi pasur trajnim për strategjinënacionale dhe masat aktive të tregut të punës ngaWYG International ku edhe jemi njoftuar për to, pasiqë para këtij trajnimi nuk kemi pasur informatalidhur me atë se çka parasheh strategjia nacionale eMPMS-së.

    Fushata janë bërë kohë pas kohe, sidomos muajt efundit, përfshirë edhe panairin e punës e organizuarme GIZ. Por jo vetëm gjatë fushatave, këshilltarëtmerren me secilin rast kur palët shkojnë përvërtetim të papunësisë gjë që shfrytëzohet të kryhetedhe pjesa e këshillimit.

    Tabela ³⁵

    Zyra e punësimit - Gjakovë

    Komuna e Gjakovës

    1 Trajnimi në punë dy raste2 Subvencionimi në pagë dy raste3 Puna publike tre raste4 Vetëpunësimi shtatë raste

    Gjithsejtë të angazhuar gjatë vitit 2018 nga komunitetetrome, ashkali dhe egjiptiane 14 raste

    22 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    34. Arbër Zhubi – Këshilltar i punësimit - Zyrtar për shërbime të punësimit, 20 maj 201935. Arbër Zhubi – Këshilltar i punësimit - Zyrtar për shërbime të punësimit, 20 maj 201936. Arbër Zhubi – Këshilltar i punësimit - Zyrtar për shërbime të punësimit, 20 maj 2019

  • 23Raporti 2019

    “Kemi pasur rast kur kemi pasur kërkesa përrrobaqepës nga kompani të ndryshme ku kanëkërkuar me qindra persona dhe Zyra e punësimitnuk ka pasur mundësi t’ua ofrojë. Janë ftuar edhekomunitetet, por edhe të tjerët, dhe i kemi njoftuarpërmes telefonit, sidomos ata që kanë kryer kursinapo kanë shprehur gatishmëri për rrobaqepësi”.³⁷

    Projekte të ndryshme kërkojnë motra medicinaledhe teknik medicinal, por edhe profesione tjera,megjithatë Zyra e punësimit ka pasur shumë pakmundësi përkrahjeje, sepse kuadro të tilla nuk ka nëregjistër të pritjes për punë.Kurset e ofruara nga Qendra e aftësimit dheriaftësimit profesional për të punësuarit dhepunëkërkuesit, bazuar në sistemet modulare qëofrohen në Qendrën trajnuese në Gjakovë janë:

    1. Rrobaqepësi2. Menaxhimi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla3. Vetëpunësim4. Parukier5. Grimere6. Instalues elektrik7. Saldim8. Asistent administrativ9. Kontabilitet

    Zyra e punësimit konsideron se janë mjaftueshëm tëinformuar lidhur me MATP dhe kanë konsulta tëvazhdueshme me akterët të cilët i promovojnëmasat aktive te tregut të punës. Bashkëpunimi iaktorëve si QPS, ZKK dhe QAP është i kënaqshëmpasi që mbahen takime të vazhdueshme.

    Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve për vitin 2018ne Zyrën e punësimit në Gjakovë nga komunitetetrome, ashkali dhe egjiptiane është 16. Sfidat e Zyrëssë punësimit janë të shumta. Si sfidë në vete ështëmosparaqitja e vendeve të punës nga ana ekompanive te zyrat e punësimit, pasi që vetëm atovende të cilat nuk munden të plotësohen nga ana ekompanisë, vijnë dhe i kërkojnë te Zyra e punësimit.Po ashtu sfidë për zyrtarët për shërbime tëpunësimit është edhe mosgatishmëria për punësime atyre të cilët marrin ndihmë sociale, sepse nukkanë vullnet për punë dhe dëshirojnë të jetojnë me

    ndihma apo dëshirojnë t’i marrin këto ndihma dhetë punojnë pa u paraqitur në ATK. Një sfidë tjetërkohëve të fundit është migrimi i të rinjve në vendetevropiane ku vërehet dukshëm mungesa e fuqisëpunëtore në gjithë Republikën e Kosovës, por edhenë Gjakovë.³⁸

    Sa i përket punësimit të komuniteteve është edukshme që atyre u nevojitet më shumë shkollimdhe aftësim profesional sepse vërehen raste tëshumta kur nuk kanë shkollimin dhe aftësiminprofesional. Ndërsa, sa u përket institucioneve,besoj se në vazhdimësi janë të inkurajuarmjaftueshëm për angazhimin e tyre në tregun epunës, punë të rregullt dhe MATP.

    Qendra për punë sociale - Gjakovë

    Qendra për punë sociale në Gjakovë ështëinstitucion publik i nivelit komunal kompetent përofrim të shërbimeve sociale profesionale dheasistencës sociale. Numri i madh i rasteve në nevojëpër shërbime sociale dhe asistencë sociale si dhemungesa e stafit profesional adekuat janë disa ngavështirësitë me të cilat përballet QPS Gjakovë. Kjoka ndikuar që edhe njohuria lidhur me masat aktivetë tregut të punës të jetë e kufizuar dhe të ekzistojënevoja për informata më të shumta. Të dhënat eintervistës do t’i paraqesim me sa vijon.

    Numri i përfituesve të asistencës sociale nëkomunën e Gjakovës, gjegjësisht në QPS Gjakovë,është 1.023 familje, nga të cilët 376 familje itakojnë komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane.Prej këtij numri 92 familje janë rome, 173 familjeashkali dhe 111 familje egjiptiane.³⁹ Komuna eGjakovës ka mbi 35% përfitues të këtyre trekomuniteteve.⁴⁰

    Bashkëpunimi i QPS-së me Zyrën e punësimit ështëmjaft i mirë dhe na njoftojnë për mundësitë. Ne ipërzgjedhim listat dhe pastaj ata merren me ta. ⁴¹Meqenëse shumica e përfituesve të komuniteteve itakojnë kategorisë së dytë dhe ne kemi numër tëvogël i stafit kjo ka ndikuar që të mos arrijmë t’itrajtojmë ndoshta në mënyrën më të mirë, apo edhe

    37. Arbër Zhubi – Këshilltar i punësimit - Zyrtar për Shërbime të punësimit20 Maj 201938. Arbër Zhubi, Këshilltar i punësimit, Zyra e punësimit Gjakovë39. Baza e të dhënave të asistencës sociale, QPS Gjakovë, 20 maj, Pranush Komani - Udhëheqës i asistencës sociale40. Pranush Komani - Udhëheqës i shërbimit të asistencës sociale, QPS Gjakovë41. Pranush Komani - Udhëheqës i shërbimit të asistencës sociale, QPS Gjakovë

  • të bëjmë verifikime në terren. Kohë pas kohe nëQPS Gjakovë paraqiten kompani të cilat kanëkërkuar punëtorë me paga deri në 350 euro dhe kurjanë kontaktuar pjesëtarët e komuniteteve, ka pasurreagime të llojit - pse po ſtohemi vetëm ne dhe jo tëtjerët, dhe e kanë shfrytëzuar këtë si pretekst përrefuzim të punës. Edhe pse ka oferta për punë, nëkuadër të masave aktive të tregut të punës, QPSGjakovë nuk ka pasur asnjë rast kur Zyra epunësimit nuk i ka lëshuar vërtetimin e papunësisëdhe që është larguar nga skema e asistencëssociale. Po ashtu QPS është përballur me problemetë mos-vijimit të shkollimit të fëmijëve tëkomuniteteve, por në asnjë rast nuk ka larguarfamilje të komuniteteve për shkak të mungesës sëvërtetimit të shkollës, sepse mungesa e vërtetimitështë arsyetuar me një deklaratë të prindërve përarsyet e mos-vijimit të shkollës dhe për të mos erënduar më shumë gjendjen e familjeve QPS tentontë gjejë metoda dhe forma për mos-ndërprerje tëasistencës sociale.

    Në secilin rast, kur një anëtar i një familjeaktivizohet në masat aktive të tregut të punës QPSe ndërpret asistencën sociale dhe menjëherë pasndërprerjes së punës e rikthejmë familjen në skemë.

    Edhe përkundër marrëdhënieve të mira me Zyrën epunësimit, ata nuk e informojnë asnjëherë QPS-nëpër angazhimin e familjeve dhe krejt kjo mund tëjetë si pasojë e mungesës së lidhjes së sistemevedhe këmbimit të informatave mes institucioneve.Edhe kur ka ndonjë komunikim, ai realizohet megojë dhe jo përmes formës zyrtare të shkruar. NëQPS vërehet mungesa e legjislacionit dheudhëzimeve administrative, pasi që ata nuk janë tëpajisur nga politikë bërësit me dokumente tëdomosdoshme për punë. QPS nuk ka pasur asnjëfushate vetëdijesuese, nuk ka asnjë dokument apobroshurë brenda QPS-së e cila bën informimin epalëve për mundësitë e angazhimit në ndonjërënprej MATP-ve. Rekomandohet të rritet bashkëpunimime zyrat e punësimit, të bëhet njoſtimi me kohë përmundësinë e punësimit të kategorisë së dytë dhe tëveprohet në bazë të ligjit dhe udhëzimeveadministrative që nëse klienti nuk pranon dy herëpunësimin të mos e lëshojë vërtetimin e papunësisëdhe të na lehtësojë punën edhe neve, sepse familjetkanë krijuar varësi nga SAS dhe shumë nga ta

    dyshohet se punojnë edhe në punësim joformal dhenuk ka mundësi të identifikohen. ⁴²

    Qendra e aftësimit profesional -Gjakovë

    Qendra e aftësimit profesional në Gjakovë ështëintervistuar në kuadër të vlerësimit të zbatimit tëmasave aktive të tregut të punës, bazuar nëstrategjinë nacionale të MPMS-së. Qendra eaftësimit profesional ka një staf profesional tëpërgatitur dhe mjaft aktiv në përgatitjen eqytetarëve me trajnimet në dispozicion.

    Kurset e ofruara nga Qendra e aftësimit dheriaftësim profesional për të punësuarit dhepunëkërkuesit, bazuar në sistemet modulare qëofrohen në Qendrën trajnuese në Gjakovë janë:

    1. Rrobaqepësi2. Menaxhimi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla3. Vetëpunësimi4. Parukier5. Grimere6. Instalues elektrik7. Saldim8. Asistent administrativ9. KontabilitetGjatë vitit 2018, 560 kursantë kanë vijuar trajnimetnë Qendrën e aftësimit profesional të cilët edhe ekanë kompletuar kursin e janë certifikuar. Prej tyre36 kanë qenë nga komunitetet rome, ashkali dheegjiptiane. Gjatë vitit 2019, deri më tani janë 320kursantë prej të cilëve shtatë vijnë ngakomunitetet.⁴³

    Profesionet ku janë kyçur më shumë minoritetetjanë floktari dhe rrobaqepës, kurse sa i përketprofesioneve tjera sfidues është mungesa enjohurive të shkrim-leximit dhe matematikafillestare për vijim në kurse. “Mirëpo ka pasur rastekur edhe kanë filluar me kurse dhe janë tërhequr, ekanë ndërprerë kursin, për çka ne pa e kompletuarkursin nuk kemi lëshuar certifikata”.⁴⁴Edhe QAP përballet me mungesë të kuadroveprofesionale për trajnim të punëkërkuesve dheduhet të kompletohet stafi si dhe të mendohet përprofesione të reja për të ardhmen bazuar në nevojate tregut të punës, të rifreskohen profesionet.

    24 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    42. Pranush Komani - Udhëheqës i asistencës sociale, 20 maj 2019 43. Shaban Laha - QAP Gjakovë44. Shaban Laha - QAP Gjakovë

  • 25Raporti 2019

    Zyra e punësimit Prizren

    Komuna e Prizrenit është një qytet i përbërë nganacionalitete të ndryshme, ku komunitetet rome,ashkali dhe egjiptiane janë pjesë përbërëse me njëproporcion të përafërt ku dominon komuniteti rom.

    Komuna e Prizrenit rezervon një kuotë punësimi prejrreth 10 për qind për minoritetet edhe psekomunitetet në përgjithësi tejkalojnë këtë kuotë.

    Sa i përket zbatimit të strategjisë nacionale tëMPMS-së edhe Prizreni ptërballet me disa pengesa evështirësi, e që një nga pengesat më të mëdha apokryesore e zbatimit të masave aktive është arsimi iulët tek komunitetet.

    Komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane zakonishtu përgjigjen ftesave për trajnime dhe janë nërrjedhë me tregun e punës, ku Zyra e punësimit bënpërpjekje që të shkojë me kërkesa paralele menevojat në tregun e punës, sepse edhe ndryshimetne treg u kanë mundësuar të angazhohen mëshumë pas përgatitjes dhe aftësimit.

    Angazhimi në trajnim në punë përkrahet membështetje financiare prej 150 eurosh në muaj,mirëpo të dhënat e sakta nuk janë të evidentuara nëbazën e të dhënave. Karakteristike është se shumëherë punëtorët që Zyra e punësimit i dërgon nëbiznese të ndryshme shkojnë për të përfituar vetëmpër tre muaj, mirëpo pasi ndjekin punën tremujoredhe me ndërmjetësimin tonë, ka shumë raste kurmbesin në punë pasi ata familjarizohen edhe mevendin e punës dhe ndërtojnë raporte mepunëdhënësin deri në atë masë sa punëmarrësi indalë për periudha afatgjate, çka është edhe qëllimii ynë.⁴⁵

    Zyra e punësimit mban raporte shumë të mirë nëterren me disa nga bizneset, mirëpo është

    interesante se shumë pak biznese shkojnë tek Zyrae punësimit që të kërkojnë punëtorë. Nga disatakime me ta, ka rezultuar se një nga faktorët emosbashkëpunimit është se stafi menaxhues ikompanive është i dobët në këtë aspekt dhe nuk epërcjellin shtypin, informimin, broshurat dhefushatat e organizuara nga Zyra e punësimit dhepartnerët tanë. Por, duhet theksuar se ka edhemungesë të punës profesionale në Zyrën epunësimit në gjithëpërfshirje dhe zgjerim për nxitjene bizneseve në lajmërim për t’i informuar përmundësitë e bashkëpunimit.

    Komuna e Prizrenit njihet si një qytet i zanateve dhemungesa e punëtorëve profesional është shumëmadhe në Prizren. “Kam pasur rastin që një kompanitë më kërkojë përnjëherë gjashtë zdrukthëtarë,ndihmës-zdrukthëtarë dhe dy mirëmbajtës dhe m’ika dhënë afat dy javë t’i gjejë dhe ne nuk mundemit’i gjejmë pikërisht sepse s’ka profesionistë të kësajfushe të regjistruar në Zyrën e punësimit”.⁴⁶

    Pas bisedave dhe analizave të Zyrës së punësimit nëPrizren rezulton se secila kompani në Prizren qëmerret me zanat është në gjendje të pranojëminimum nga një punëtor me profesion/zanat,mirëpo Zyra e punësimit nuk ka të tillë nëdispozicion.Prizreni ka mbi 15.000 biznese të regjistruara, prejtë cilave në Zyrën e punësimit në vitin 2018 janëlajmëruar vetëm rreth 300 biznese për të kërkuarpunëtorë.

    Zyra e punësimit në Prizren në bashkëpunim meorganizata joqeveritare ka organizuar takime vitemë parë, ku kanë qenë mbi 30 biznese të mëdha.Debati ka qenë i bazuar në dy pika, ku ankesathelbësore e bizneseve ishte se nuk po gjejnë

    Komuna e Prizrenit

    45. Hasil Fetahu – Këshilltar i punësimit,15 maj 2019 46. Hasil Fetahu – Këshilltar i punësimit, Zyra e punësimit në PrizrenHasil Fetahu – Këshilltar i punësimit, Zyra e punësimit në Prizren

  • punëtorë profesionist por edhe me përgatitje tëmesme, përderisa në anën tjetër ankesat epunëtorëve ishin se kompanitë nuk po e respektojnëorarin e punës, ku punëtorët punojnë më orar tëstërzgjatur, punojnë vikendeve, nuk respektohetpushimi vjetor, pushimi i lehonisë, nuk ka siguri nëpunë, e që janë disa nga faktorët e mosshfaqjes sëinteresimit për angazhim në kompanitë e tyre.

    Si Zyre e punësimit nuk kemi pasur asnjëherë rastt’ua ndalojmë vërtetimin e papunësisë për përfitimte ndihmës sociale dhe kjo nuk është e mirë nga anajonë.⁴⁷

    QPS nuk bashkëpunon me Zyrën e punësimit e qëështë një e metë e madhe. Sistemi AdministratësTatimore të Kosovës (ATK) po ashtu shumë shpeshështë jofunksional. Në fillim ka punuar për njëperiudhë disamujore dhe është ndërprerë dhe tanimungon edhe ky komunikim.

    Ky mosbashkëpunim me Qendrën për punë socialendikon shumë keq, sepse edhe në rastet kur nekërkojmë nga ta ndonjë ndihmë, ata nuk na ofrojnëndihmë në identifikim e punëtorëve nga kategoria edytë, dhe një pengesë e tillë ndikon drejtpërdrejtedhe në zbatimin e strategjisë nacionale të MPMSrreth masave aktive të tregut të punës.

    Komunitetet nuk kanë asnjë problem në gjuhën efolur, por bizneset shpesh edhe zgjedhin dhe nukshprehin interesim të punësojnë pjesëtarë tëkomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, sidomospër disa punë ku duhet të shfaqen para klientëve tetyre dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë, qoftë nëarka ku bëhet pagesa apo recepcion. Si Zyre epunësimit ne organizojmë fushata vetëdijesuese,por kemi edhe bashkëpunim me partnerë. Një ngato është edhe një OJQ lokale “Romani Avazo” kubëhen shpalljet dhe njoftimet përmes zërit të radiosdhe atë në disa gjuhë, sidomos në gjuhën rome.

    Me Zyrën për komunitete dhe kthim bashkëpunimiështë shumë i mirë, dhe ata vijnë shumë shpesh tekne për të kërkuar informata, por edhe dërgojnëinformata kur ne kemi nevojë.Vitet e fundit ka ndryshime të mëdha dhe shumëpak ka dallime. Komunitetet janë integruar dhe ne ikemi pranuar dhe nuk shpërfaqet asnjë dallim mesnesh, përderisa problematika e punës mbetet enjëjtë fatkeqësisht.

    Sa u përket standardeve minimale të zhvilluara vitemë parë, ato vetëm se zbatohen vetvetiu, sepse nukka ndonjë mjet për matjen e tyre në terren se nëçfarë përqindje janë përmbushur, ose jo.

    26 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    47. Hasil Fetahu – Këshilltar i punësimit, Zyra e punësimit në Prizren

  • 27Raporti 2019

    Qendra për punë sociale - PrizrenQendra për Punë Sociale në Prizren funksionon nëkuadër të kompetencave komunale e cila ështëpërgjegjëse për ofrim dhe trajtim të rasteve socialedhe qytetarëve në gjendje të nevojës sociale.Mirëpo, QPS Prizren nuk ka shumë njohuri dheinformacione sa i përket masave aktive të tregut tëpunës.

    Numri i përfituesve të asistencës sociale është 891,prej të cilit nga komunitetet rome, ashkali dheegjiptiane janë 126 familje, respektivisht 88 familjerome, 28 familje ashkali dhe10 familje egjiptiane.⁴⁸

    Për dallim nga komunat tjera, QPS-së në Prizren nuki paraqet aspak problem ri-aplikimi i këtyre familjevetë cilat kryesisht i takojnë kategorisë së dytë tëasistencës sociale dhe të cilat duhet të paraqiten nëQPS çdo gjashtë muaj, sepse në këtë formë atakonsiderojnë se e kanë më shumë situatën nënkontroll, ani pse për çdo ri-aplikim këto familjeduhet të rifreskojnë të gjitha dokumentet e paraparasipas Ligjit të skemës së asistencës sociale.

    Problemet më të mëdha gjatë fazës së ri-aplikimit,por edhe gjatë gjithë procesit të ri-aplikimit tekkomunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane shfaqentek certifikata e shkollës përmes së cilës duhet tëdëshmohet se fëmijët deri në moshën 18-vjeçarendjekin shkollimin, sepse mos-vijimi i mësimitnënkupton automatikisht edhe ndërprerje tëasistencës sociale. Zyrtarët e asistencës sociale në

    raste më të rënda mundohen të bëjnë përjashtime,me qëllim të ngritjes së vetëdijes se ata duhet tëvijojnë mësimin, por ka edhe disa raste kur u ështëndërprerë dhënia e ndihmës sociale për këtë arsye.Gjatë këtyre viteve QPS Prizren nuk ka pasur asnjërast përjashtimi të familjes në mungesë të pajisjesme vërtetim të papunësisë nga ana e Zyrës sëpunësimit, e që rezulton me një zbrazësi rrethzbatimit të masave aktive të tregut të punës.

    Nuk ka ndonjë fletushkë informative brenda QPS-sëlidhur me mundësinë e punësimit dhe llojin emasave aktive që janë në dispozicion. Mungesa einformatave dhe fushatave vjen edhe si pasojë emosbashkëpunimit mes QPS Prizren dhe Zyrës sëpunësimit në Prizren, për çka konfirmojnë te dypalët se nuk kanë ndonjë komunikim të mirëfilltëdhe kërkohet të punohet më shumë në këtë drejtim.

    Gjithashtu zyrtarët e asistencës sociale nuk janëshprehur të kënaqur edhe nga premtimi dhe fushatae realizuar nga Qeveria e Kosovës, ku janëgrumbulluar familjet me asistencë sociale dhe uështë premtuar publikisht se secila familje do ta ketënga një të punësuar, e që do të ishte një ndihmë emadhe si për ta ashtu edhe për skemën sociale, eqë deri më sot nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive nëkëtë drejtim. Krejt ky premtim ka qenë në kuadër tërealizimit të strategjisë nacionale për zbatiminmasave aktive të tregut të punës.

    48. Hamit Krasniqi - Zyrtar i asistencës sociale. Baza e të dhënave të asistencës sociale, QPS Prizren, 16 maj

  • Qendra për punë sociale - Prizren

    Qendra e aftësimit profesional në Prizren ështëqendër rajonale ku bëhet përgatitja për personat nënevojë për trajnime profesionale si pjesë estrategjisë nacionale të MPMS-së. Trajnimet qëmbahen në këtë qendër janë të lidhura drejtpërdrejtme masat aktive të tregut të punës.

    Kurset që ofrohen në këtë qendër trajnimi janë:

    1. Administrim biznesi2. Auto-elektrikë3. Auto-mekanikë4. Banakier5. Kamerier6. Kuzhinier7. Mekanika e hidraulikës dhe pneumatikës8. Elektromekanika e pajisjeve te amvisërisë9. Parukier10. Grimere11. Elektronikë industriale12. TIK13. Rrobaqepësi14. Furrtari15. Saldim16. Vetëpunësim

    Gjatë vitit 2018 për trajnim profesional brenda QAPkanë qenë gjithsejtë 1.608 persona, nga ta 19romë, 3 ashkali, asnjë egjiptian, 44 turq, 48boshnjakë, 11 serbë dhe 1.483 shqiptarë ⁴⁹Bashkëpunimi me Zyrën e punësimit është primardhe funksionon shumë mirë, përderisa meinstitucionet tjera bashkëpunimi është jo i ndonjëniveli të kënaqshëm. Ligji e parasheh edhe ashtukëtë formë të bashkëpunimit, në mënyrë që palëtmundë të vijnë në Qendër të aftësimit profesionalvetëm përmes Zyrës së punësimit, pa marrëparasysh llojin dhe kategorinë që i përkasin.Sfidat të mëdha për QAP sa i përket komunitetevejanë shkollimi, shkrim-leximi, apo edhe mosha joadekuate ku shumë herë QAP detyrohet të dalëjashtë kritereve për hir të mirëkuptimit dheinkorporimit në shoqëri të këtyre tre komuniteteve.

    Qendra e aftësimit profesional është në gjendjestabile me trajnime. Kapaciteti trajnues i QAP-itështë 1.200 kandidatë të trajnuar, por mund tëpërballohen edhe deri në 1.500 brenda vitit.⁵⁰Për disa profesione ka më shumë kërkesa si p.sh.parukeri, grimere, kuzhinier, saldues, furrtar dhe

    rrobaqepës. Më së paku kërkesa ka përelektromekanikë për pajisje të amvisërisë dhemekanikë e hidraulikës, edhe pse tregu ka kërkesatë mëdha për këto dy profesione.Bashkëpunimi me bizneset më shumë lidhet përmesZyrës së punësimit dhe nevojat e tyre i identifikojnënga MPMS-ja, përderisa trajnimin e kombinuar,mbrojtjen dhe sigurinë e kryejnë tek ne. Shpesh idërgojmë ta kryejnë praktikën në kompani, atëherëkur ka mundësi, kurse pjesën teorike e kryejnë nëQAP. Pra, kjo ndodhë në raste kur gjejmëmirëkuptim me kompani të specializuara dhe bëhetnjë kombinim i vlerave që është në interes tëpërfituesve. Me programet e reja ne po bëjmëpërpjekje të jemi në trend edhe sa i përket mësimitdual, pra në dy drejtime përnjëherë - në dyprofesione/zanate të ndryshme, pasi që kjo tanimëka kaluar në një trend bashkëkohor.⁵¹Popullata e Prizrenit merret dhe mbijeton kryesishtme zanate dhe personat e punësuar në sektor publikdhe administratë përveç punës së tyre primare,pjesën tjetër e kalojnë në zanate e që ndihmonshumë në zbatimin e masave aktive të punës.

    Komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane i përcjellintrajnimet deri në fund dhe nuk ka ndodhur të kemiraste që e kanë ndërprerë trajnimin e tyreprofesional në QAP.

    Ka shumë raste kur pjesëtarët e komuniteteveangazhohen edhe në profesione si kamerier ekuzhinier, edhe pse mundësia e punësimit të tyreduket të jetë më e vogël.

    Sa i përket zbatimit të strategjisë nacionale, nukmund të themi se po zbatohet në plotëni, sepseshumë pjesëtarë të komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane kanë përshtypjen se nëse angazhohen nëndonjë punë, me automatizëm do t’u ndalet ndihmasociale dhe pastaj do ta kenë të vështirë tërikthehen në sistem, gjë që po ndikon shumënegativisht. Krijimi i varësisë shumëvjeçare ngaasistenca sociale vazhdon të ndikojë drejtpërdrejtnë zbatimin masave. Certifikatat e lëshuara ngaQendra e aftësimit profesional janë certifikata tëcilat njihen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

    28 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    49. Sinan Gashi - Qendra e aftësimit profesional, Prizren50. Sinan Gashi - Qendra e aftësimit profesional, Prizren

    51. Sinan Gashi - Qendra e aftësimit profesional, Prizren

  • 29Raporti 2019

    Qendra për punë sociale - Prizren

    Në kuadër të Komunës së Prizrenit funksionon edheZyra për komunitete dhe kthim, e cila ka të punësuarnjë staf të përzier me nacionalitete të ndryshme sidhe ofron shërbime për gjithë qytetarët eriatdhesuar brenda komunës së Prizrenit. Për mëtepër, angazhimi i ZKK dhe bashkëpunimi me OJQ tëndryshme brenda komunës, por edhe OJQ të cilatfunksionojnë në nivel nacional, ka arritur që tëzhvillojë disa dokumente të rëndësishme dhe të jetëpjesë e shumë trajnimeve në ngritjen kapaciteteveprofesionale por edhe në hartim të politikave lokale.

    Komuna e Prizrenit e ka të zhvilluar Planin lokal tëveprimit për përfshirjen e komuniteteve rome,ashkali dhe egjiptiane të komunës së Prizrenit 2019-2023.

    Ky plan përfshin pesë fusha: Arsimi, punësimi dhemirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe kultura,mediat dhe informimi. Për zbatimin e këtij planipesëvjeçar janë paraparë gjithsejtë 1.276,750 euro,prej të cilave 995.005 euro parashihen të mbulohennga buxheti komunal dhe 281.745 nga donatorët.⁵²

    Tek pjesa e punësimit janë identifikuar tre sfida: 1.Niveli shumë i lartë i papunësisë, 2. Zyra e punësimitnuk e ka mandatin për punësim, prandaj mund mosta ketë si prioritet, dhe 3. Buxheti kufizuar përshërbimet sociale si shkak i kërkesave të shumta⁵³Ky plan po ashtu ka paraparë disa aktivitete si:Analiza e gjendjes së të punësuarve të komuniteteverome, ashkali dhe egjiptiane në institucionetpublike, fushatë vetëdijësuese për rëndësinë e Zyrëspër punë dhe shërbimet që ofron ajo, përkrahje përhapjen e bizneseve të reja, ofrim i trajnimeveprofesionale, start-up biznese për komunitetetrome, ashkali dhe egjiptiane, fushatë avokuese përrespektimin e kuotës së punësimit në institucionetpublike si dhe fushatë vetëdijësuese për skematsociale dhe format e shfrytëzimit të tyre.Numri i të riatdhesuarve gjatë vitit 2018 ështëgjithsejtë 22 familje me 55 anëtar prej tyre 7 familjetë komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane me 33anëtarë.⁵⁴Si të vetëpunësuar nga plani i biznesit kanë përfituar17 familje deri më 2018 nga masat aktive të treguttë punës të përkrahur nga GIZ, ku kanë përfituarvetëm mjete dhe me herët kanë qenë rreth 40

    familje të cilat kanë përfituar mjete financiare, porqë u janë ndërprerë.

    Fushata e riatdhesimit ka ndikuar shumë tekkomunitetet që ata të mos migrojnë pa letra sepsee shohin se cilat janë vështirësitë. Në anën tjetër,bizneset nuk ofrojnë kushtet elementare për punë sisiguria, e shohim ndërtimtarinë ku nuk kalon muajpa ndonjë të vdekur e shumë të lënduar në vendpune.

    Bashkëpunimin i ZKK-së me Zyrën e punësimit dheQendrën për punë është shumë i mirë.

    Zyra e punësimit kërkon punëtorë dhe i aftëson ata.Palët tona i kemi përcjellë për në Qendrën eaftësimit profesional dhe ata bashkëpunojmë me nenë vazhdimësi. Personat të cilët i plotësojnë kritereti dërgojmë në Qendrën aftësimit profesional përtrajnim dhe certifikim. Bëhet përjashtim tek kriteretpër komunitete, sidomos kur është në pyetjepërgatitja shkollore dhe mosha.

    Ndryshimet e fundit tek planet e biznesit dhefinancimi i tyre ZKK-në e kanë liruar shumë nga disaobligime dhe tani ZKK ndihet më komode pasi qëgjitha financimet kanë kaluar në MPMS dhe Zyrat epunësimit, ku familjeve po u jepen mjete pune dhejo mjete materiale, që ka ndikuar në uljen ekeqpërdorimit të mjeteve materiale dhe familjet qëkanë përfituar mjete pune po arrijnë të punojnë meto.

    Duhet të theksohet se brenda komunës së Prizrenitkanë qenë të punësuar pesë persona tëkomuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, por dynga ta janë larguar - njëri në pension dhe tjetri përarsye tjera, dhe asnjëherë nuk janë zëvendësuarnga komunitetet, e që tani janë vetëm tre tëpunësuar nga këto komunitete. ⁵⁵

    Gjuha nuk paraqet asnjë problem ne komunikim dhenë punësim dhe kërkesa e ZKK-së ka qenë dhembetet që edhe gjuha rome të futet në përdorimzyrtar dhe të njihet si gjuhë tradicionale.Rreth 95% e fëmijëve të komuniteteve rome, ashkalidhe egjiptiane e vijojnë mësimin, që është mirë,edhe pse kohë pas kohe ka braktisje të shkollës.

    52. Plani lokal i veprimit për përfshirjen e komuniteteve rome, ashkali dheegjiptiane në Komunën e Prizrenit, 2019-202353. Plani lokal i veprimit për përfshirjen e komuniteteve rome, ashkalidhe egjiptiane në Komunën e Prizrenit, 2019-2023

    54. Islam Elshani - Zyrtar për komunitete dhe kthim, Komuna e Prizrenit55. Islam Elshani - Zyrtar për komunitete dhe kthim, Komuna e Prizrenit

  • OJQ-ja lokale “RomaniAvazo”

    “Romani Avazo” është organizatë joqeveritare lokaledhe ka një bashkëpunim shumë të mirë me Zyrën epunësimit në Prizren. Kjo organizatë ushtron disaaktivitete të ndryshme, duke trajnuar persona të rinjdhe të interesuar për gazetari, teknikë dhe montazh,si dhe punë terreni. Në secilën shpallje nga Zyra epunësimit organizata aplikon për ofrim të trajnimevepor edhe grante dhe subvencione në kuadër tëmasave aktive të tregut të punës për aftësim dheangazhim të pjesëtarëve të komuniteteve rome,ashkali apo egjiptiane. Gjatë secilit vit, kjoorganizatë ka angazhuar një apo dy persona përtrajnim dhe aftësim dhe disa nga ta kanë mbetur tëpunësuar të përhershëm.

    Organizata varet nga donacionet pasi që ende nukka kaluar në biznes përderisa planet janë që tëkalojë në ndërmarrje sociale.

    Punëtorët e angazhuar në OJQ “Romano Avazi”përfitojnë nga 150 euro subvencion nga MPMS-jadhe gjatë kësaj periudhe organizata vetëm ngritkapacitetet e tyre.

    Mirëpo, është shumë me rëndësi të theksohet se nëkuadër të organizatës funksion një radio lokale equajtur “Radio Romani” dhe përmes emisioneve tëllojllojshme me mysafirë të ndryshëm, sidomos nëpjesën e punësimit dhe mundësive tjera,organizojnë debate dhe thërrasin mysafirë të cilëtpromovojnë vendet e punës, njoftojnë përmundësitë dhe krejt kjo bëhet në dy gjuhë - shqipedhe atë rome. ⁵⁶

    Aktivitetet e organizatës janë edhe të natyrëspraktike, prej takimeve të drejtpërdrejta në lagjet kujanë më të banuara me komunitetin rom dhepërpjekja për ndërlidhjen e tyre ka rezultuar esuksesshme.Mirëpo, edhe kjo organizatë ka pakënaqësitë e sajasa i përket ndarjes së subvencioneve dhe përkrahjesnga Zyra e punësimit, sepse e konsideron sepërkrahja nuk është e mjaftueshme dhe shpesh

    përfitojnë disa organizata të komuniteteve të cilatnuk paraqesin ndonjë rezultat të mirë, apo edheabuzohet me mjetet, ose edhe me orar tëstërzgjatur dhe asnjë ndihmë shtesë nga kompanitëqë i angazhojnë ata punëtorë, pa i shtuar asnjëpërkrahje nga vet ata, ku e vetmja shumë është 150euro nga subvencioni i MPMS-së.Përveç njoftimeve përmes radios, organizata kazhvilluar edhe një faqe interneti si dhe faqen e sajnë rrjetin Facebook ku në baza të rregullta paraqetnjoftimet dhe ndryshimet e reja, si dhe njofton përtakimet ku komunitetet mund të njoftohen.OJQ “Romani Avazo” ka edhe një hapësirë shumë tëpërshtatshme pune ku pjesëtarët e komuniteteve eshfrytëzojnë dhe ndihmohen nga stafi i organizatësqë të shkruajnë plane biznesi, të plotësojnëaplikacione, shkruajnë CV-të e tyre, etj. për t’upunësuar apo përfituar grante. Si tregim suksesijanë dy familje të riatdhesuara të cilat kanëpërfituar pikërisht nga përkrahja e OJQ-së “RomaniAvazo”.

    Asnjë nga televizionet lokale nuk ka minutazh përkomunitete, prandaj funksionimi i këtij radio stacioniështë shumë me rëndësi.

    “Për çdo ndryshim në legjislacion dhe rregullore apoplan strategjik ne e informojmë qytetarët duke ftuarmysafirë në radio, personalitetet të ndryshme, kukemi pasur të përfshirë kryetarin e komunës,drejtorin e punës dhe mirëqenies sociale dhezyrtarë tjerë me rëndësi”.⁵⁷ Organizata nëvazhdimësi aplikon në thirrjet e ndryshme përpërkrahje pasi që varet nga donacionet.

    Është me rëndësi të përmendet se trajnimet nukjanë edhe shumë të bazuara në nevojat eqytetarëve, sidomos në fusha specifike si ujësjellëse kanalizim e ngrohje qendrore, edhe pse aty kashumë kërkesa dhe shumë lehtë gjendet puna.Duhet të bëhen ndryshime në programet trajnuese,pasi që disa programe janë të vjetra dhe vështirëgjen punësim pas certifikimit në QAP.

    30 Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në lidhje me efektivitetin eMasave Aktive të Tregut të Punës (MATP-ve) për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane

    56. Romano Abazi – intervistë, 15 maj 2019 57. Romano Abazi – intervistë, 15 maj 2019

  • 31Raporti 2019

    Rekomandime:• Të përpilohet broshura informuese për masat

    aktive të tregut të punës dhe të njëjtat tëshpërndahen në Qendra për punë sociale aty kuaplikojnë për ndihmë sociale, në Shtëpi tëShëndetit - aty ku marrin shërbimeshëndetësore, në Zyrat për komunitet dhekthim, në Agjencinë civile dhe Zyrat për pajisjeme dokumentacion, njoftime përmesmediumeve, si dhe në takime të drejtpërdrejtame komunitete, etj.

    • Broshurat të shpërndahen në lokale tëndryshme afariste ku frekuentojnë më shumëkomunitetet nëpër komuna

    • Ngritja e bashkëpunimit mes Zyrës së punësimitdhe Qendrës për punë sociale në komunën ePrizrenit, pasi që mungon një bashkëpunim idomosdoshëm mes tyre, ashtu siç ndodh nëkomunat tjera

    • Trajnime dhe ngritje të kapaciteteve përkëshilltarët e punësimit në Zyrat e punësimit atyku marrin vërtetimin e papunësisë për ndihmësociale dhe lajmërohen për punë, apo refuzojnëpunën

    • Të përgatitet një listë për gjithë ata që e marrininformatorin dhe të nënshkruhen, me qëllim tëvlerësimit në të ardhmen se sa janë paraqiturdhe sa ka qenë i dobishëm informatori

    • Të ndërlidhen sistemet e bazave të dhënave nëmes të Qendrës së aftësimit profesional, Zyrëssë punësimit, Qendrës për punë sociale dheAdministratës Tatimore të Kosovës, përmes tëcilave do të koordinoheshin dhe këmbeheshininformatat dhe do të zhvilloheshin aktivitete tëpërbashkëta

    • Fushata mediale rreth sensibilizimit tëpunëkërkuesve dhe punëdhënësve, sepseangazhimi i madh gjatë ditës shpesh nuk ofronkushte për një informim të mirëfilltë të tyre, apoedhe mungesë përqendrimi në pranimin einformatave

    • Fushata vetëdijësuese me bizneset dhepopullatën për pranimin e komuniteteve nëpozita ku kanë qasje të drejtpërdrejtë meklientë dhe mosdiskriminim

    • Të ngritën kapacitetet profesionale në Zyrat përkthim dhe komunitete dhe të forcohetbashkëpunimi me akterët komunal e qendror

    • Të largohet kriteri diskriminues për tëpunësuarit fillestar, kriteri prej dy apo tre viteshpërvoje pune pas studimeve, sepse ështëbarrierë e madhe edhe për komunitetet dhe përtë tjerët në inkuadrimin në punë

    • Mungesa e kuadrove profesionale për trajnimetë avancuara dhe të bazuara në kërkesat etregut të punës si dhe përshtatja e profesionevebazuar në kapacitetet e komuniteteve rome,ashkali dhe egjiptiane në Qendrat e aftësimitprofesional

    • Mungesa e praktikës në punë dhe refuzimi i disakompanive për marrjen në punë, sidomos nevende të dukshme siç është puna në arka aporecepcion për pjesëtarët e komuniteteve

    • Orientimi i drejtë për profesionet, të bazuara nëkërkesat e tregut, si dhe puna me pjesëtarët ekomuniteteve për pranimin dhe angazhimin nëpunë të ndryshme

    • Të plotësohen vendet e lira të punës nëkomunat ku janë larguar apo pensionuarpjesëtarët e komuniteteve, siç është rasti meKomunën e Prizrenit

    • Të vendoset gjuha rome si gjuhë zyrtarë përpërdorim në Komunën e Prizrenit si dhebashkëpunim më i ngushtë me MinistrinëArsimit Shkencës dhe Teknologjisë në aftësimine personave të komuniteteve në mësimnxënie sinjë nga barrierat e para drejt aftësimit

    • Të inkurajohen fëmijët e komuniteteve nëvijimin e shkollimit dhe mos të pranohenarsyetimet e prindërve për pamundësi tëndjekjes së shkollës, duke i angazhuar fëmijëtnë punë të ndryshme dhe të rënda

    • Qendrat për punë sociale të punojnë më shumëpërmes shërbimeve të tyre në bindjen dhestimulimin e komuniteteve për vijimin eshkollimit si dhe të ndërmarrin masat në rastete përftimit të asistencës sociale që secila familjet’i sjellë vërtetimet e vijueshmërisë së shkollimit,në bashkëpunim të ngushtë me drejtorët e

  • shkollave dhe drejtoritë komunale të arsimit

    • Të punohet më shumë drejt largimit nga varësiae krijuar nga ndihmat sociale dhe pakot endryshme, të cilat vazhdojnë të konsiderohen sitë ardhura të sigurta edhe pse shumë të ulëtapër familjet e komuniteteve

    • Meqenëse certifikatat e QAP