moduli 5 taksonomia e blumit

9
Taksonomia e Blumit Domeni KOGNITIV: Në vitin 1956 psikologu amerikan i shkollës Benjamin Blum , së bashku me kolegët e tij ka zhvilluar klasifikimin e nivelit të të mësuarit. Ai ka vërejtur se në 95% të pyetjeve të testeve kërkohet nga nxënësit që të mendojnë vetëm në nivelin më të ultë, përkatësisht vetëm t’i përsërisin informacionet. Ekzistojnë 3 fusha (domene) të arsimimit, përkatësisht mënyra të të nxënit. Domeni kognitiv paraqet mundësinë e personit të përpunoj dhe vlerësoj informatat nga rrethina e tij, ndërsa domeni afektiv paraqet aspektin emocional të të reaguarit te personit në të nxënënë ose gjatë të nxënit. 1 SINTEZA ANALIZA ZBATIMI TË KUPTUARIT NJOHJA VLER ËSIM I

Upload: ardita-buzhala

Post on 28-Oct-2015

2.598 views

Category:

Documents


19 download

DESCRIPTION

Edukim

TRANSCRIPT

Page 1: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

Taksonomia e Blumit

Domeni KOGNITIV:

Në vitin 1956 psikologu amerikan i shkollës Benjamin Blum, së bashku me kolegët e tij ka zhvilluar klasifikimin e nivelit të të mësuarit. Ai ka vërejtur se në 95% të pyetjeve të testeve kërkohet nga nxënësit që të mendojnë vetëm në nivelin më të ultë, përkatësisht vetëm t’i përsërisin informacionet. Ekzistojnë 3 fusha (domene) të arsimimit, përkatësisht mënyra të të nxënit. Domeni kognitiv paraqet mundësinë e personit të përpunoj dhe vlerësoj informatat nga rrethina e tij, ndërsa domeni afektiv paraqet aspektin emocional të të reaguarit te personit në të nxënënë ose gjatë të nxënit.

Kognitive – përvetësimi i diturive Afektive – qëndrimet, vlerat dhe interesimet

Psihomotorike – shkathtësitë

1

SINTEZA

ANALIZA

ZBATIMI

TË KUPTUARIT

NJOHJA

VLERËSIMI

Page 2: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

Secila nga këto fusha (domene) ka nivelet e veta të përvetësimit. Ne do të ndalemi në fushën (domenin) kognitiv, për faktin se atë e hasim më së shpeshti në shkolla. Blumi ka identifikuar 6 nivele të ndryshme të të nxënit në kuadër të fushës (domenit) kognitiv, dhe atë nga më i thjeshti (përsëritja e fakteve) përmes niveleve më të ndërlikuara mendore deri të ato më të lartat (vlerësimi). Këto nivele përmbajnë FOLJE të caktuara më ndihmës e së cilave i definojmë thelbin e përvetësimit të leksioneve. Këto folje do t’i paraqesim në tabelën e mëposhtme:

Njohja Të kuptuarit Zbatimi Analiza Sinteza VlerësimiMban mend leksionin e posa mësuar

Përvetëson domethënien e leksionit

Shfrytëzon atë çka ka mësuar në situatat e reja konkrete

E kupton leksionin dhe strukturën e materialit

Formulon dhe ndërton struktura të reja nga dija dhe aftësitë paraprake

Gjykon në lidhje me vlerat e leksionit

citondefinonnumëronidentifikontregonshënonpërmendfiksonipërshtatemëronpërshkruan shkurt

poentonkujtohetnjehpërzgjedhëshfaqreprodukonshkruantabelon

mbërthenartikulonasoconkarakterizonsqaronikonvertondallonshënjonpërshkruandiskutonshpjegonvazhdon shemb.gjenparafrazonparashehshqyrtonrezymonkapërcen

përcaktonpërshtatzbatoncaktonllogaritklasifikonkompletonnjehsonkryenkonstruktonpërafrondemonstronzbulonkrijonishprehvë në dukjendikonilustronhulumtone bënëmanipulonruanmodifikonorientonkryenushtronparashikonprodhonsiguronvendos raportsimulonizgjidh

analizonzbërthenkategorizonkrahasonbënë kontrastekrijon raporte reciproke

nxjerrë përfundime

detektondallonveçonshqyrtonformësongrupondrejtonzmadhonzvogëlongjen zgjidhjen më të

mirë kërkon shpjegim të shkurtërzgjedhinstruktontransformon

vërtetonndërlidhkodonkombinonbashkonkonstruktonkrijonpërpunondizajnonzhvillonzgjeronlehtësonpërgjithësonpërmirësonintegronorganizonplanifikonpërgatitprodhonvë në lidhjekorrigjone bën renditjenspecifikon

ringjallëvlerësonkomunikonpërfundonshtjellonkonsultonkritikontregonivendosmbronzbulonkryenstërvlerësonrangonprinëgjykonarsyetonmatëparashikonpërshkruantestonjep validitetverifikon

2

Page 3: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

shfrytëzon

Si mund t’i shërbej kjo mësimdhënësit?

Me këtë metodë në mënyrë të qartë do ta bëjmë gradimin e vlerësimit, dhe me këtë e kemi zgjedhur një problem të madh, VLERËSIMIN. P.sh.: në qoftë se nxënësit të ciklit të parë, i kërkohet të numëroj të drejtat e fëmijëve, ose numëroj keqtrajtimet ndaj fëmijëve, dhe ai vetëm i numëron, vlerësohet me notë të lartë. Por, në qoftë se nga nxënësi i ciklit të dytë kërkohet të shpjegojë më në detaje ose të përshkruaj disa lloje të keqtrajtimeve të fëmijëve dhe ai vetëm i numëron, vlerësohet me notë më të ultë, ndërsa po qe se i shpjegon ose i përshkruan, vlerësohet me notë më të lartë.

TAKSONOMIA E BLUMIT NË DOMENIN KOGNITIV

 Qëllimet (për nivele të caktuara)

e përshkruara për rezultatet e

mësimit

Foljet më të cilat përshkruhen

rezultatet e pritura

Niveli I:

 NJOHJA – I BIE NDËRMEND:

Mundësia e reproduktimit në

formë burimore

Nxënësi është i aftë të:

 Definoj, numëroj, përshkruaj

shkurt, përsëris, emëroj

Niveli II:

KUPTIMI – TË KUPTUARIT:

Dallon dhe lidh idetë kryesore,

përshkruan rrjedhën e ngjarjes ose

Nxënësi është i aftë të:

Shpjegon, shpreh, dallon,

përmbledh, riformon, mbërthen

3

Page 4: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

procesit

Niveli III:

ZBATIMI – TË ZBATUARIT:

zgjidhja e problemeve në situatë të

re duke aplikuar dijen e fituar dhe

rregullat në mënyrë të re

Nxënësi është i aftë të:

Aplikon, zgjidh, demonstron,

klasifikon, plotëson

Niveli IV:

ANALIZA – ANALIZIMI:

Zbërthimi i informacioneve ashtu

që të vërtetohen shkaqet dhe

pasojat, nxirren provat dhe

përfundimet

Nxënësi është i aftë të:

analizon, krahason, veçon, dallon,

komenton, nxjerr përfundime,

llogarit, rivlerëson

Niveli V :

SINTEZA – TË KRIJUARIT:

mundësia e realizimit të ideve të

reja

Nxënësi është i aftë të:

Vlerëson, mbron mendimin dhe

idenë, zgjedh opsionet, mbështet

Niveli VI:

EVALUIMI – VLERËSIMI:

mundësia e vlerësimit dhe raporti

kritik kundrejt fakteve, mundësia e

vlerësimit të korrektësisë së ideve

dhe/ose kualitetit të punës

Nxënësi është i aftë të:

Korrigjon, përmbledh, sajon,

kritikon, organizon, zhvillon,

gjykon, arsyeton

4

Page 5: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

Domeni afektiv nënkupton aspektin emotiv (subjektiv) të sjelljes me rastin e të nxënit. Konceptet të cilat shqyrtohen kanë të bëjnë me ndjenjat, marrëdhëniet ndër-njerëzore, mirëkuptimin, qëndrimet dhe të pranuarit e vlerave. Blumi dhe bashkëpunëtorët dallojnë 5 kategori themelore në kuadër të taksonomisë të cilat i përkasin domenit afektiv:

1. Marrja/pranimi i dukurisë – studentët me vetëdije dhe kujdes përcjellin, dëshirojnë të dëgjojnë (pranimi i asaj që paraqitet: nxënësi në mënyrë pasive dëgjon, përkatësisht merr informacionet);

2. Përgjigja/reagimi në dukuri – studentët në mënyrë aktive marrin pjesë, vështrojnë dhe reagojnë; është e mundur që në kuadër të kësaj kategorie të shprehin reaksione të tepërta, dëshirën për të reaguar ose kënaqësinë me rastin e reagimit (motivacionin). (Nxënësi në mënyrë aktive merr pjesë në mësim dhe reagon emotivisht);

3. Vlerësimi – studentët vlerësojnë personin që ka të bëjë me objektin e caktuar, ngjarjen ose sjelljen; kjo mund të jetë në kuadrin I cili përfshihet prej pranimit të thjeshtë deri të gjendja dukshëm më komplekse e përkushtimit; vlerësimi është I bazuar në sistemin e veçantë të vlerave personale, derisa arsyet e këtyre vlerave shprehen në sjelljen e pamëshehur të studentëve dhe zakonisht është e mundur të identifikohet (Nxënësi vlerëson dhe emotivisht përcaktohet ndaj asaj që i ekspozohet; nga pranimi dhe të “bërit një” me mësimin deri të mohimi).

4. Organizimi – studentët organizojnë vlerat sipas prioriteteve duke studiuar/hulumtuar kontrastet mes vlerave të ndryshme, zgjidhin konfliktet mes tyre duke krijuar sistemin unik të vlerave. (Nxënësi organizon vlerat vendos prioritetet, duke i integruar në sistemin e vlerave);

5. Personalizimi i sistemit të vlerave – studenti posedon sistem të vlerave të cilat e kontrollojnë sjelljen e tij (karakteri). Sjellja është e gjallë, dinamike, konzistente, e parashikueshme dhe paraqet karakteristikën e studentit. Objektivat mësimore marrin parasysh modelet e përgjithshme regullatore (personale, sociale, emotive, etj). (Nxënësi ka marrë vlerat e caktuara dhe ato bëhen karakteristikë e tij dhe si rrjedhojë, sjellja e nxënësit është e parashikueshme).

.

5

Page 6: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

TAKSONOMIA E BLUMIT NË DOMENIN AFEKTIV

1. PRANIMI – pranimi i asaj që paraqitet: nxënësi në mënyrë pasive dëgjon, përkatësisht merr informacionet

2. PËRGJIGJA – Nxënësi në mënyrë aktive merr pjesë në mësim dhe reagon emocionalisht

3. VLERËSIMI – Nxënësi vlerëson dhe emocionalisht përcaktohet ndaj asaj që i ekspozohet; nga pranimi dhe të “bërit një” me mësimin deri të mohimi

4. ORGANIZIMI – Nxënësi organizon vlerat vendos prioritetet, duke i integruar në sistemin e vlerave

6

PERSONALIZIMI

ORGANIZIMI

VLERËSIMI

PËRGJIGJA

PRANIMI

Page 7: MODULI 5 Taksonomia e Blumit

5. PERSONALIZIMI - Nxënësi ka marrë vlerat e caktuara dhe ato bëhen karakteristikë e tij dhe si rrjedhojë, sjellja e nxënësit është e parashikueshme

7