menaxhimi i parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

57
STRUKTURAT EUROATLANTIKE BASHKIMI EVROPIAN KESHILLI I EVROPES NATO 1

Upload: lamphuc

Post on 21-Dec-2016

274 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

STRUKTURAT

EUROATLANTIKE

BASHKIMI EVROPIAN

KESHILLI I EVROPES

NATO 1

Page 2: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TEMAT PER DISKUTIM:

I. BASHKIMI EUROPIAN

HISTORIKU I KRIJIMIT TË BASHKIMIT EUROPIAN

Lëvizjet e para evropiane....

Fillimi i procesit të Integrimit Evropian

Traktatet e Bashkimit Europian

STRUKTURA DHE INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN

Struktura e Bashkimit Europian

Institucionet e Bashkimit Europian

Instrumentat Ligjore të Bashkimit Evropian

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

II. KËSHILLI I EUROPËS

III. NATO

2

Page 3: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

BASHKIMI EUROPIAN

Bashkimi Europian përbën sot:

7.5 % të popullsisë botërore

Strukturën më të rëndësishme evropiane të organizuar në institucione të përbashkëta (mbishtetërore dhe ndërqeveritare).

28 vende anëtare dhe shtatë shtete të tjera janë në proces anëtarësimi;

Ekonominë më të rëndësishme botërore duke kulmuar me krijimin e Tregut të Përbashkët: 20% e shkëmbimeve tregtare globale;

PBB -13 trillion €,

3

Page 4: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

LËVIZJET E PARA EVROPIANE....

Fillimi i viteve 20 të shekullit të XX, lëvizja “Pan-Europa”. Lëvizjet pan europiane bazohen në idenë se Europa duhet të jetë e bashkuar politikisht duke qenë e bashkuar nga një kulturë euopiane.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore:

Lufta e Dytë Botërore shënoi fundin e hegjemonisë Evropiane në botë;

Gjendja e mjerueshme ekonomike dhe sociale e pasluftës;

Nevoja për krijimin e një kontinenti të lirë e të sigurtë.

4

Page 5: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

LËVIZJET E PARA EVROPIANE....

1946: Churchill: “Ne duhet të ndërtojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës. Hapi i pari drejt rikrijimit të Familjes Evropiane duhet të jetë një lloj partneriteti ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”

Fillimi i Luftës së Ftohtë dhe Plani Marshall

1948: u krijua Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik Evropian (OEEC)

1948: Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu, vendosën të përcaktonin një tarifë të përbashkët doganore, për shkëmbimet ndërmjet tyre, duke i hapur rrugë krijimit të Bashkimit Doganor ndërmjet tyre.

1949: NATO

1949: Këshilli i Europës

5

Page 6: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

HISTORI

1946: Churchill

Kongresi i Hagës 1948 –rezoluta për bashkim

politik

Realizimi: FR BE për asamble parlamentare,

pushtet të gjerë, vendime me shumicë

Britani: Asamble me rol vetëm konsultues

6

Page 7: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

HISTORI

Kompromisi – KiE 1949:

Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës, unanimitet

Asambleja Parlamentare – rol konsultativ, forum politik diskutimesh, jo kompetenca legjislative, por forcë rëndësishme shtytëse

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (53) dhe Gjykata E.D.Nj. (60)

7

Page 8: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

FILLIMI KONKRET I PROCESIT TË

INTEGRIMIT EVROPIAN Schuman propozoi që Franca dhe Gjermania, si dhe cilido shtet

tjetër Evropian që dëshironte, të bashkonin burimet e tyre të qymyrit dhe çelikut mund të krijonin një strukturë të përbashkët:

9 maj 1950: “Evropa nuk do të krijohet me një të rënë tavoline apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ngrihet mbi arritje konkrete.”

Në 18 prill të vitit 1951, gjashtë vende evropiane, firmosën Traktatin e Parisit/Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Celikut (ECSC).

Krijimi i një tregu të përbashkët për qymyr dhe çelik pa barriera të brendshme doganore.

Institucione me pushtet mbikombëtar:

Autoriteti i Lartë (Komisioni)

Këshilli i Ministrave

Gjykata

Rend ligjor mbikombëtar: legjislacion detyrues për vendet anëtare, kompanitë dhe individët

8

Page 9: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

RËNDËSIA E KOMUNITETIT EUROPIAN TË

ҪELIKUT DHE QYMYRIT

Shënoi lindjen e BE;

Siguroi paqen e vazhdueshme mes vendeve të tij

anëtare;

Prezantoi institucionet dhe politikat e para

mbishtetërore, duke bërë të mundur unifikimin e

kontinentit Europian;

Krijoi politikën dhe agjensinë e parë

ndërkombëtare anti-kartel;

Krijoi një treg të përbashkët europian, fillimisht

për qymyrin dhe celikun e duke u shtrirë në

politika të tjera të përbashkëta.

9

Page 10: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

NDËRTIMI GRADUAL - HAPAT

1952 Komuniteti Europian i Celikut dhe

Qymyrit

1958 Traktatet e Romës:

Komuniteti Ekonomik Europian

Komuniteti Europian i Energjisë

Atomike

(EURATOM)

1987 Akti i Përbashkët

Europian: Tregu i

Përbashkët

1993 Traktati i Bashkimit

Europian

– Maastricht

1999 Traktati i Amsterdamit

2003 Traktati i Nices

2009 Traktati i Lisbonës

Page 11: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

FILLIMI KONKRET I PROCESIT TË

INTEGRIMIT EVROPIAN Në 25 Mars 1957, gjashtë vendet firmosën dy Traktatet e

Romës/Komuniteti Ekonomik Evropian dhe Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom).

Komuniteti Ekonomik Europian, Euroatomi dhe Komuniteti i Qymyrit dhe Celikut, përbëjnë atë që njihet si shtylla e parë e Bashkimit Europian ose Komuniteti Ekonomik Europian.

Traktati i Romës propozonte reduktimin progresiv të detyrimeve doganore dhe krijimin e një bashkimi doganor mes vendeve anëtare.

Ky traktat propozonte krijimin e një tregu të përbashkët për mallrat, shërbimet dhe kapitalin, si dhe krijimin e politikës bujqësore, politikës së transportit dhe fondit social evropian.

Krijoi Komisionin Evropian.

11

Page 12: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN

Akti Unik Europian, u nënshkrua nga vendet anëtare më

vitin 1986 dhe ka hyrë në fuqi në 1 korrik të vitit 1987.

Bëri amendimet e para në Traktatet e Romës duke synuar eliminimin e të gjitha barrierave të mbetura ndërmjet vendeve anëtare.

Vendosi finalizimin e tregut të përbashkët mes vendeve anëtare brenda 31 dhjetor 1992, si dhe kodifikoi bashkëpunimin politik europian, i cili eshte pararendësi i politikës së jashtme të BE

Harmonizimin e standardeve dhe rregullave si dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Ndryshimi i strukturës institucionale të Komuniteteve Europiane, pasi tashmë numri i vendeve anëtare kishte shkuar 12.

12

Page 13: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN

Traktati i Mastritit u nënshkrua më 7 shkurt 1992 dhe ka hyrë në fuqi në 1 nëntor 1993.

Ky Traktat hedh bazat për një fazë të re të krijimit të një bashkimi edhe më të ngushtë ndërmjet shteteve të Europës.

Traktati kishte si qëllim:

reformimin e institucioneve të Komunitetit për tu dhënë atyre karakter federal

krijimin e një monedhe të përbashkët,

ngritjen e Bankës Qendrore Europiane.

Me Traktatin e Mastritit, Komunitetit ju dha më shumë pushtet në lidhje me arsimin, shëndetin, rininë dhe kulturën.

Roli i Parlamentit u rrit nëpërmjet:

procedurës së “vendimmarrjes së përbashkët”

të drejtën për të aprovuar apo hedhur poshtë zgjedhjen e cdo Komisioni të ri.

13

Page 15: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

SHTYLLA E PARË / KOMUNITETET

EUROPIANE

Kjo Shtyllë përbëhet nga:

(i) Komuniteti Ekonomik Europian

(ii) Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Celikut dhe

(iii) Euroatomi.

Në këtë Shtyllë juridiksioni komunitar shprehet në formën e tij më të lartë.

Cdo akt ligjor ose nënligjor i miratuar nga institucionet, të cilat veprojnë në këtë shtyllë, duhet të zbatohet direkt mbi shtetet anëtare

Fokusi kryesor i kushtohet funksionimt të tregut të brendshëm, duke synuar sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitaleve

15

Page 16: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

SHTYLLA E DYTË / POLITIKA E JASHTME

DHE E SIGURISË SË PËRBASHKËT

• Shtylla e dytë e BE përfshin:

(i) Politikën e Jashtme dhe

(ii) Sigurinë.

Deri në vitin 1993, këto fusha rregulloheshin nga dispozitat e Marrëveshjeve “Mbi Bashkëpunimin Politik Europian”, të nënshkruara ndërmjet shteteve.

Me qëllim forcimin e rolit të BE në këto fusha dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve, në Aktin Unik Europian u përfshinë dispozita të reja për politikën e jashtme dhe sigurinë e përbashkët.

Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve.

Ajo që synohet është kalimi i këtyre politikave nga Shtylla e dytë në atë të parën.

16

Page 17: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

SHTYLLA E TRETË / BASHKËPUNIMI NË

FUSHAT E DREJTËSISË DHE PUNËVE TË

BRENDSHME

Shtylla e tretë e BE përfshin politikat që kanë të bëjnë kryesisht me:

(i) bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe

(ii) policore të shteteve anëtare.

Politikat e ndërmarra në kuadër të kësaj Shtylle, synojnë tu ofrojnë Qytetarëve Europiane liri, siguri dhe drejtësi

Bashkëpunimi në këtë fushë zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Europian.

Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit, disa nga fushat e përfshira në këtë Shtyllë, kanë kaluar në Shtyllën e parë

17

Page 18: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN

Traktati i Amsterdamit u nenshkrua me 1 Tetor 1997 dhe hyri ne fuqi me 1 Maj 1999.

Traktati i Amsterdamit ka modifikuar permbajtjen e Traktatit te Mastrihtit ne 5 fusha kryesore:

(i) liria, siguria dhe drejtësia,

(ii) qytetaria evropiane,

(iii) politika e jashtme,

(iv) bashkëpunimi ndërmjet shteteve.

(v) rriti rolin e Parlamentit Europian, si dhe inicioi reformën e nevojshme institucionale për të përballuar zgjerimin e mëtejshëm të BE.

Traktati i Nicës u aprovua me 26 Shkurt 2001, dhe hyri në fuqi me 1 Shkurt 2003. Pikërisht reforma institucionale u realizua suksesshëm vetëm nga Traktati I Nicës.

Traktati i Nisës përcakton drejtimin për krijimin e parakushteve të nevojshme për valën e valën e zgjerimit 2004.

18

Page 19: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN

Draft-Kushtetuta Europiane u nënshkrua nga krerët e shteteve anëtare në Romë më 29 tetor 2004.

Qytetarët e dy prej shteteve themeluese, Francës dhe Hollandës, votuan kundër këtij Traktati.

Përfaqësues të Institucioneve të BE u mblodhën në një Grup Pune për ta rishikuar këtë dokument, Konkluzioni ishtë propozimi i një Traktati të ri, i cili u quajt Traktati (Reformues) i Lizbonës.

19

Page 20: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

TRAKTATI I LIZBONËS

Firmosur nga vendet anëtare më 13 dhjetor 2007 dhe ka hyrë

në fuqi më 1 dhjetor 2009

Qeverisje demokratike

Barazi/ Institucionet evropiane duhet të trajtojnë barazisht

qytetarët

Përfaqësi/ rritja e rolit të Parlamentit evropian dhe

parlamenteve kombëtare

Pjesëmarrje/ nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në

vendimmarrje (iniciativa qytetare)

Institucione efiçente

Evropa e të drejtave dhe vlerave

Evropa në botë

Më shumë të drejta në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë

20

Page 21: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES

Ndryshoi rregullat e vendimarrjes, duke ndryshuar nga

vendimmarrja me unanimitet, në vendimarrje me votim me

shumicë të cilësuar në të paktën 45 fusha;

Forcoi më tej rolin e Parlamentit;

Krijoi personalitetin juridik të BE dhe krijoi postin e

presidentit të Këshillit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të

BE për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë;

Bëri ligjërisht të zbatueshme Kartën e të Drejtave Themelore;

Parashikoi për herë të parë mundësinë e daljes nga BE.

21

Page 22: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES

Kompetenca ekskluzive: në fusha si dogana, konkurrenca,politika

monetare, politika e përbashkët tregtare etj, BE është i vetmi

përgjegjës për nxjerrjen e akteve ligjore. Vendet Anëtare duhet të

zbatojnë legjislacionin e miratuar nga BE;

Kompetenca e përbashkët: BE së bashku me VA anëtare janë

përgjegjëse për nxjerrjen e akteve ligjore. VA mund të nxjerrin akte

ligjore vetëm nëse BE nuk e ka ushtruar kompetencën e vet (tregu i

brendshëm, DLS, mjedisi, transporti,bujqësia);

Kompetenca mbështetëse: BE mundet vetëm të ndërhyjë për të

koordinuar dhe plotësuar veprimet e VA. BE nuk ka fuqi ligjvënëse

dhe nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e VA (kultura,

shëndetësia, turizmi, sporti).

Kompetenca speciale: Politika e jashtme e BE-BE nuk mund të

nxjerrë akte ligjore

22

Page 23: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES

USHTRIMI I KOMPETENCAVE

Parimi I delegimit : BE ka vetëm ato

kompetenca që i japin traktatet themeluese;

Parimi i proporcionalitetit: Ushtrimi I

kompetencave nga BE nuk mund të tejkalojë atë

cfarë është e nevojshme për arritjet e objektivave

të traktateve;

Parimi i subsidiaritetit: për kompetencat e

përbashkëta, BE mund të ndërhyjë vetëm nëse

mund të jetë më efektive se VA.

23

Page 24: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN

Instituconet zyrtare të Bashkimit Europian janë:

(i) Këshilli Europian,

(ii) Këshilli i Bashkimit Europian,

(iii) Komisioni Europian,

(iv) Parlamenti Europian,

(v) Gjykata Europiane e Drejtësisë,

(vi) Gjykata e Auditimit,

(vii) Banka Qendrore Europiane

24

Page 25: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTITUCIONET, VENDIM-MARRJA

Komisioni

Parlamenti Kёshilli

propozon

bashkëmiratojnë

Zbatimi – vendet anëtare

Komisioni kontrollon

Page 26: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

KËSHILLI EUROPIAN

U krijua nga komunikatat e lëshuara në dhjetor 1974 në Takimin e Nivelit të Lartë në Paris dhe u mblodh për herë të parë në vitin 1975.

Kjo Strukturë, u njoh ligjërisht me Aktin Unik Europian, ndërsa statusi zyrtar ju dha me Traktatin e Lizbonës.

Këshilli mblidhet të paktën dy herë në vit dhe përvec krerëve të shteteve anëtare, në të merr pjesë me të drejta të plota edhe Presidenti i Komisionit Europian, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian.

Funksioni themelor i tij është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për Bashkimin Europian.

Qëllimi i tij është që ti japë Bashkimit Europian nxitjen e duhur për të vazhduar më tej në forcimin e tij, nëpërmjet marrjes së vendimeve strategjike.

26

Page 27: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

Eshtë organi kryesor vendimmarres i Bashkimit Europian dhe ushtron këto funksione themelore:

• Miraton aktet ligjore së bashku me Parlamentin Europian

• Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.

• Lidh marrëveshje ndërkombëtare

• Aprovon buxhetin e BE, së bashku me Parlamentin Europian.

• Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në cështjet penale.

Këshilli asistohet nga:

a. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER),

b. Presidenca e Këshillit,

c. Sekretaritati i Përgjithshëm,

27

Page 28: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

KOMISIONI EUROPIAN

Përfaqëson interesat e Bashkimit Europian si një strukturë e përbashkët

ndërmjet shteteve.

Komisioni Europian ushtron katër funksione themelore:

Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill;

Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;

Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);

Përfaqëson Bashkimin Europian në arenën ndërkombëtare

Komisionerët betohen në Gjykatën e Drejtësisë së BE, se do të respektojnë

traktatet e BE dhe do të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre;

Komisioni operon si një kabinet qeveritar me 28 anëtarë, një për cdo vend.

Një prej komisionerëve zgjidhet president I Këshillit nga Parlamenti Europian,

pas propozimit të Këshillit Europian;

Cdo komisioner është përgjegjës për një fushë të caktuar të veprimtarisë së

Komisionit, ndëra stafi i Komisionit është I organizuar në 36 “Drejtori të

Përgjithshme”.

28

Page 29: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

PARLAMENTI EUROPIAN

Parlamenti Europian, mbron interesat e qytetarëve të Bashkimit Europian,

Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejten e votës

e gëzon cdo qytetar Europian

Për herë të parë anëtarët e Parlamentin janë zgjedhur drejtpërdrejt në vitin

1979. Përfaqësimi i shteteve në Parlament lidhet me popullsinë e tyre.

Parlamenti ushtron tre funksione themelore:

Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Këtë funksion ai e ushtron nëpërmjet procedurave të mëposhtme:

Procedura e bashkëpunimit,

Procedura e pëlqimit,

Procedura e bashkë-vendimarrjes,

Këshilli i BE-së dhe Komisioni Europian janë të detyruar të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ,

Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BE-së,

29

Page 30: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË

Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Celikut, për të siguruar që e drejta europiane të interpretohet dhe zbatohet në mënyrë të njëjtë në të gjitha shtetet anetare.

Kjo Gjykatë ka gjithashtu pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të BE si dhe personave fizikë dhe juridikë.vetëm nëse pretendohet se institucionet e BE u kanë cënuar të drejtat;

Gjykata përbëhet nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, Në punën e saj, ajo ndihmohet nga 9 “avokatë të përgjithshëm”, të cilët duhet të japin mendimin e tyre të paanshëm për cështjet që shtrohen për zgjidhje në Gjykatë.

Në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkallës së Parë”. Qëllimi kryesor ishte të ndihmonte Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të cështjeve si dhe për tu siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të BE.

Cështjet kryesore që trajton kjo Gjykatë lidhen kryesisht me ato që paraqiten nga individët si dhe cështjet që kanë të bëjnë me raste të konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve.

30

Page 31: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË

Kërkesa për interpretim ligjor – gjykatat kombëtare I kërkojnë

ECJ të interpretojë një akt ligjor Europian;

Veprim (action) kundër mospërmbushjes së detyrimeve-cështje

kundër qeverive të VA për moszbatim të legjislacionit te BE;

Veprim për anullim-cështje kundër legjislacionit të BE I cili

mendohet se cënon Traktatet ose të drejtat themelore;

Veprim për mosveprim-cështje kundër institucioneve të BE të

cilat nuk kanë marrë vendimet e duhura;

Veprime direkte – cështje të paraqitura nga indvidë, kompani, ose

organizata kundër vendimeve ose veprimeve të BE.

31

Page 32: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

GJYKATA EUROPIANE E LLOGARIVE

Gjykata Europiane e Llogarive, u krijua në vitin 1977, por statusin e plotë të saj e mori me hyrjen në fuqi të Traktatit të BE.

Detyra kryesore e saj është kontrolli i menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të BE.

Kjo Gjykatë ka kopetencë ti raportojë Parlamentit Europian dhe Këshillit parregullsitë që evidenton në menaxhimin e financave të BE.

Gjykata ka në përbërje një anëtar për cdo vend të BE-së,

Kjo Gjykatë ka të drejtën të auditojë llogaritë e cdo organizate që përdor fonde të BE-së dhe, kur është e përshtatshme, të ngrejë cështje gjyqësore përpara Gjykatës së Drejtësisë.

32

Page 33: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

BANKA QENDRORE EUROPIANE DHE BANKA

EUROPIANE E INVESTIMEVE

Banka Qendrore Europiane e ka filluar punën në 30 qershor të vitit 1998 dhe që nga 1 janari i vitit 1999 mori përsipër zbatimin e politikës monetare të BE.

Banka Europiane Qendrore ka për qëllim menaxhimin e parave në qarkullim, drejtimin e veprimeve për shkëmbimin e valutës së huaj, ruajtjen dhe menaxhimin e valutës së huaj të zyrtarëve të shteteve anëtare, si dhe nxitjen dhe lehtësimin e sistemit të pagesave

Banka Europiane e Investimeve, e krijuar nga Traktati i Romës, është institucioni financiar i Komunitetit Europian.

Qëllimi kryesor i punës së saj është financimi i projekteve në ndihmë të vendeve më pak të zhvilluara të BE dhe të ndihmojë bizneset e vogla të jenë më konkurruese.

Aksionerët e Bankës janë shtetet anëtare të BE dhe administrimi kryhet nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare.

33

Page 34: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTRUMENTAT LIGJORE TË BASHKIMIT EVROPIAN

Traktatet

Legjislacioni dytësor

I detyrueshëm

Rekomandues

Rregulloret:

a) fuqinë e përgjithshme te veprimit;

b) karakterin e detyrueshëm;

c) zbatueshmërine e drejtpërdrejtë

Direktiva:

a) ka efekt detyrues lidhur me rezultatin që duhet arritur,

b) i le organet kombëtare të lira në zgjedhjen e formave dhe mjeteve për të arritur rezultatin e caktuar prej saj.

34

Page 35: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTRUMENTAT LIGJORE TË BASHKIMIT EVROPIAN

Vendimi:

a) është i detyrueshëm në të gjithë elementët e vet

b) është një akt individual.

Opinionet (mendimet) dhe rekomandimet:

a) të dy akte jodetyruese.

Rregulloret hyjnë në fuqi në të njëjtën ditë për të gjithë qytetarët e

Komunitetit

Të gjitha traktatet komunitare parashikojnë sanksione ndaj shtetasve

dhe ndërmarrjeve, për ti shtrënguar të përmbushin detyrimet e tyre

komunitare.

Sanksionet e parashikuara nga e drejta komunitare janë gjobat,

dënimet e vonesës dhe kamatëvonesat.

35

Page 36: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT KRYESORE TË BE

1. Tregu i Përbashkët

2. Politikat rajonale: Fondet Strukturore dhe te

Kohezionit

3.5% e GDP për Portugalinë, 2.9 për Greqinë

3. Politika e Përbashkët Agrare

36

Page 37: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT KRYESORE TË BE

1. Tregu i Përbashkët

Heqje e tarifave doganore

Tarifë e përbashkët për importet nga v.3

Lëvizje e lirë e punonjësve

Pas APE, eliminimi i barrierave që krijojnë kuadret

rregulluese kombëtare

Tregu i Përbashkët dhe Shqipëria

37

Page 38: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

38

MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIIMIT

Në thelb marrëveshje tregtie:

krijimi i një zone tregtie të lirë midis BE dhe Sh.

+ përafrimi i legjislacionit

natyrë asimetrike:

BE shfuqizon pothuajse të gjitha barrierat tarifore dhe sasiore ndaj produkteve me origjinë; Shqipëria gradualisht

Page 39: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE

SHQIPËRIA

Neni 70 i MSA:

Shqipëria do të përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm të shkojnë gradualisht drejt përputhjes me acquis e BE.

gjatë një periudhe tranzitore deri në dhjetë vjet maksimumi

39

Page 40: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE

SHQIPËRIA

MSA , NENI 75

1. Shqipëria merr masat e nevojshme për të siguruar

gradualisht përputhshmërinë me rregulloret teknike

të Komunitetit dhe procedurave europiane të

vlerësimit të standardizimit, metrologjisë, akreditimit

dhe përputhshmërisë.

40

Page 41: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE

SHQIPËRIA

MSA, NENI 71 – Konkurrenca

1. Dispozitat në vijim nuk përputhen me

funksionimin e duhur të Marrëveshjes,

duke qenë se mund të ndikojnë në tregtinë

ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë:

(iii) çdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron

ose rrezikon të shtrembërojë

konkurrencën duke favorizuar

sipërmarrje të caktuara ose prodhime të

caktuara.

41

Page 42: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

42

Page 43: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4

3

Page 44: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4

4

Subvencionim – problemet -> Reforma të njpnj:

Fimillimet: e orientuar nga rritja e prodhimit

Çmime të vendosura nga Këshilli – të

larta

Mbiprodhim – blihet nga Komuniteti dhe

eksportohet me humbje (çmimet e

Komunitetit > tregu global)

V. ’80 - vendosja e kuotave

’92 - Reforma Mcsharry – orientim nga tregu:

Ulje e çmimeve

Subvencionim i dpd i fermerëve:

Page 45: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4

5

Pagesat e dpd

deri në 2003 ‘coupled’ me prodhimin dhe llojet

Më pas, gjithnjë e më decoupled: të varura jo nga

prodhimi (lloji), por nga sipërfaqja e kultivuar

Pagesa për pyllëzim (theksi jo më te intensifikimi,

paguhen për të ofruar një të mirë publike)

2013 – një pagesë e vetme, e kushtëzuar me:

metoda kultivimi që mbrojnë mjedisin,

sipërfaqe me bar

Standardet e sigurisë ushqimore (përdorimi i

plehrave kimike dhe i pesticideve) dhe të

mirëqenies së kafshëve

Mbështetje për fermerët e vegjël (lehtësim i

kushteve) dhe tavan për fermerët e mëdhenj

Page 46: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Politika Bujqësore

Eshtë shumë e rëndësishme për të rritur konkurrencën ndërmjet fermerëve të BE-së, të cilët përbëjnë 19 milion të të punësuarve në tregun e Bashkimit Europian.

Ajo përbën pjesën më të madhe të buxhetit të BE-së, në buxhetin e fundit të miratuar nga BE, buxheti për këtë politikë, përbën 34% të buxhetit të përgjithshëm.

Aktet ligjore, që rregullojnë veprimtarinë në këtë fushën duke përfshirë edhe mjedisin përbëjnë rreth 70% të të gjithë legjislacionit.

Politika Fiskale: Doganat dhe Tatimet

Bashkimi doganor është një nga “gurët” më të hershëm të politikave të Bashkimit Europian.

Ky bashkim i dha fund detyrimeve doganore në kufijtë e brendshëm ndërmjet shteteve duke unifikuar taksat për produktet e vendeve anëtare.

Politika e taksave konsiderohet si një politikë e brendshme

46

Page 47: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Zhvillimi politikave tregtare

Tregtia dhe ndihmat financiare përbëjnë dy shtyllat kryesore të kësaj politike.

Qëllimi është nga njëra anë mbështetja për procesin e globalizimit të ekonomisë dhe nga ana tjetër të luftojë varfërinë dhe ndihmojë në integrimin e vendeve në ekonominë globale.

Politika Ekonomike dhe Financiare

Qëllimi kryesor i ndërmarrjes së këtyre politikave është rregullimi dhe funksionimi i tregut të brendshëm

Politikat Rajonale

Qëllimi i kësaj politike është pikërisht eliminimi i disekuilibrave socialë dhe ekonomikë që ekzistojnë ndërmjet rajoneve.

Solidariteti dhe kohezioni janë në qendër të kësaj politike.

47

Page 48: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

48

Page 49: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

Bullgari – PBB për frymë

2002 – 31% e mesatares së BE

2008 – 43%

2013 – 45%

Stoku i investimeve të huaja:

2013 = 96% e PBB

E dyta pas Hungarisë nga vendet ish-komuniste

49

Page 50: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Arsimi dhe Rinia

Vendosja e prioriteteve në politikën e arsimimit është nën kompetencën e vendeve anëtare

Vlera e akorduar për politikën e edukimit në buxhetin 2007-2013 është 7 bilion €, e fokusuar në Programet: Leonardo da Vinçi, Erasmus, Grundtvig dhe Comenius.

Politikat Sociale dhe Punësimi

Objektivi kryesor i këtyre politikave është më shumë vende pune si dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian.

Në vitin 2000, Këshilli miratoi Axhendën e Lisbonës

Dy shtyllat kryesore të këtyre politikave janë: Strategjia Europiane e Punësimit për krijimin e vendeve të punës dhe reformimin e tregut të punës si dhe e ashtuquajtura Axhenda Sociale.

50

Page 51: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Tregu i brendshëm

Tregu i brendshëm është një hapësirë pa kufij të brendshëm ku qarkullojmë lirisht mallrat, shërbimet, personat dhe kapitalet.

Krijimi i kësaj hapësire konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian.

Akti Unik Europian hodhi bazat për krijimin e tij dhe më pas, Traktati i Mastritit parashikoi se ky treg do të përbënte Shtyllën e parë të Bashkimit Europian.

Elementi i fundit i realizimit të këtij tregu është përfshirja e Euros si monedha e vetme e përbashkët për shkëmbimet ndërmjet vendeve.

51

Page 52: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Zgjerimi

Vendet e para që ju bashkuan gjashtë vendeve themeluese ishin: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Këto shtete, bashkë me Norvegjinë, nënshkruan në 22 janar 1972, traktatet e aderimit në Komunitetin Europian dhe që nga 1 janari 1973 u bënë anëtarë të BE,

BE nënshkruan në 28 maj 1979 një traktat pranimi me Greqinë, e cila ju bashkua bllokut në 1 janar 1981.

Spanja dhe Portugalia aplikojne për tu bërë pjesë e tij dhe në 12 qershor 1985 ato nënshkruajnë traktatet e aderimit me Komunitetin Europian.

Më 1 janar 1995, Austria, Finlanda dhe Suedia i bashkohen BE, duke lënë sërish jashtë Norvegjinë.

Në 13 dhjetor 2002, Këshilli Europian, ra dakord që 10 prej vendeve kandidate: Qipro, Republika Ceke, Estonia, Hungaria, Letonia, Polonia. Lituania, Malta, Sllovenia dhe Sllovakia, mund ti bashkohen Bashkimit Europian në 1 maj 2004.

Rumania dhe Bullgaria u anëtarësuan në BE në 1 janar 2007

Korrik 2013, Kroacia anëtarësohet në BE

52

Page 53: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN

Peshkimi dhe politika detare

Një aset shumë të rëndësishëm me ndikim në tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të BE-së.

Të lidhura ngushtësisht me këto politika janë energjia, mjedisi si dhe turizmi,

Të drejtat e njeriut, Liria dhe Siguria

Respektimi i të drejtave të njeriut, funksionimi i demokracisë dhe ekzistenca e shtetit të së drejtës janë parimet themelore mbi të cilat mbështet Bashkimi Europian.

Respektimi i këtyre parimeve është kusht për vendet të cilat duan ti bashkohen BE-së.

Shëndeti Publik

Politika e shëndetit konsiderohet si një politikë e brendshme e shteteve anëtare ku çdo shtet ka të drejtën të vendosë parimet e kësaj politike për rregullimin e brendshëm

53

Page 54: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

KËSHILLI I EVROPËS / KIE

Këshilli i Evropës u themelua në vitin 1949 si një organizatë europiane për bashkëpunim ndërqeveritar dhe ndërparlamentar.

Qëllimi i tij është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet shteteve anëtarëve për ruatjen dhe realizimin e idealeve dhe parimeve të përbashkëta si dhe përparimin e tyre ekonomik dhe social

Synimet themelore të KE mund të përmblidhen në:

(i) mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetin e së drejtës;

(ii) promovimin e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e zhvillimit të identitetit kulturor të Europes dhe ndryshimeve të saj;

(iii) zgjidhja e problemeve që ka shoqëria evropiane, si diskriminimi i minoriteteve, ksenofobia, intoleranca, mbrojtja e mjedisit, klonomi, AIDSi, drogat, krimi i organizuar, etj,

(iv) konsolidimin e stabilitetit demokratik në Europe duke mbështetur reformat politike, legjislative dhe kushtetuese.

54

Page 55: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTITUCIONET E KE

Veprimtari e KE kontrollohet dhe organizohet nga katër struktura të rëndësishme:

(i) Komiteti i Ministrave, i cili është organi vendimmarrës dhe përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare ose nga përfaqësuesi i i tyre i përhershëm. Siguron respektimin e vlerave të Këshillit

(ii) Asambleja Parlamentare, i cili është organi vetvendosës i organizatës, dhe anetarët emërohen nga parlamentet kombëtare,

(iii) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut si dhe

(iv) Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Europës, i cili është një strukturë konsultative që përfaqëson autoritetet lokale ose rajonale.

Ndërkohë që administrimi i aktiviteteve të KE kryhet nga Sekretari I Përgjithshëm, i zgjedhur nga Asambleja Parlamentare.

55

Page 56: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

INSTITUCIONET E KE

Komiteti i Ministrave është organi kryesor vendimmarrës i KE.

Mblidhet dy herë në vit në nivel ministrash të jashtëm dhe gjatë vitit në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm diplomatikë të Shteteve anëtare.

Cdo ministër kryeson Komitetin për një periudhe 6-mujore.

Komiteti e ushtron veprimtarinë e tij kryesisht nëpërmjet konventave dhe marrëveshjeve europiane si edhe rekomandimeve që jua paraqet Shteteve anatare.

Asambleja Parlamentare është një forum politik diskutimesh, e cila nuk ka kompetenca legjislative.

Ajo shërben si një forcë shumë e rëndësishme shtytëse brenda Këshillit të Europës.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është organi kryesor, i cili interpreton zbatimin e Konventave

Europiane

Jep sanksionet në rastet e shkeljes së tyre

Juridiksioni i saj është i detyrueshëm për të gjitha palët nënshkruese.

Mbikqyrja e vendimeve të Gjykatës është detyrë e Komitetit të Ministrave,

56

Page 57: Menaxhimi I parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të

SHQIPERIA DHE KIE

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës në 13 Korrik 1995

Përfaqësohet nga një Delegacion prej 4 deputetësh nga Parlamenti Shqiptar.

Kontributi i Shqipërisë është 0,12% e buxhetit të KE.

Misioni i Shqipërisë në KiE

57