ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative

45
LIGJ Nr. 49/2012 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE (ndryshuar me ligjin nr. 100/2014) Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “a”, 83 pika 1 dhe 135 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti 1. Ky ligj përcakton rregulla të detyrueshme për: a) organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative, si dhe statusin e gjyqtarëve që shërbejnë në to; b) juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave administrative; c) parimet dhe procedurën e gjykimit, palët në proces dhe personat e tjerë në gjykimin administrativ; ç) vendimet gjyqësore administrative dhe ekzekutimin e tyre. 2. Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe. Neni 2 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Akt administrativ” është çdo akt administrativ individual dhe çdo akt nënligjor normativ. 2. “Akt administrativ individual” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së

Upload: lamanh

Post on 29-Jan-2017

235 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

LIGJNr. 49/2012

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE

(ndryshuar me ligjin nr. 100/2014)

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “a”, 83 pika 1 dhe 135 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËVENDOSI:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1Objekti

1. Ky ligj përcakton rregulla të detyrueshme për: a) organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative, si dhe statusin e gjyqtarëve që shërbejnë në to; b) juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave administrative; c) parimet dhe procedurën e gjykimit, palët në proces dhe personat e tjerë në gjykimin administrativ; ç) vendimet gjyqësore administrative dhe ekzekutimin e tyre.

2. Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.

Neni 2Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Akt administrativ” është çdo akt administrativ individual dhe çdo akt nënligjor normativ. 2. “Akt administrativ individual” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete. 3. “Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij. 4. “Gjykata administrative” janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. 5. “Mosveprim administrativ” është çdo mungesë veprimi nga organi i administratës publike për të ushtruar veprimtarinë administrative, sipas funksionit publik, që krijon pasoja juridike mbi të drejta subjektive apo interesa të ligjshëm.

Page 2: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

6. “Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike. 7. “Veprim administrativ” është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ 8. “Veprim tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm. 9. “Ekspert i gjykatës” është profesionisti i kualifikuar në fushat e teknikës ose shkencës, i pavarur nga palët, dhe i regjistruar si i tillë paraprakisht në regjistrin e ekspertëve të mbajtur nga gjykata. 10. “Ekspert i palëve” është profesionisti i kualifikuar, që ka njohuri të posaçme të provuara në fushat e teknikës ose shkencës dhe që thirret e asiston në proces me mendimin e tij të pavarur dhe gëzon statusin e dëshmitarit.

Neni 3Parimet e gjykimit administrativ

1. Gjykata, në gjykimin administrativ, siguron nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, mbrojtjen juridike të të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cenohen si pasojë e ushtrimit ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike. 2. Gjykata administrative zbaton parimin e mbrojtjes së interesit publik dhe të të drejtave e interesave të ligjshëm të personave privatë. 3. Organi i administratës publike, si rregull, ka detyrimin të provojë bazueshmërinë në ligj dhe në fakt të veprimeve të kryera prej tij. 4. Gjykata administrative, sipas natyrës së çështjes, shqyrton çështjen gojarisht në seancë gjyqësore ose mbi bazë aktesh shkresore në dhomë këshillimi. Mosparaqitja e palëve nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit.

KREU IIORGANIZIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE KOMPETENCAT

Neni 4Organizimi dhe funksionimi i gjykatave administrative

1. Gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, sipas këtij ligji, janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. 2. Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit civil, në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Page 3: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Veprimtaria e gjykatës administrative të shkallës së parë, si rregull, ushtrohet në selinë e saj. Gjykata mund të zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson aksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, përcakton rregulla më të detajuara për ushtrimin e veprimtarisë së gjykatës administrative të shkallës së parë jashtë selisë së saj. 3. Gjykata Administrative e Apelit organizohet së paku në Tiranë. 4. Kompetencat tokësore, selia qendrore, si dhe numri i gjyqtarëve të gjykatave administrative të shkallës së parë dhe të Gjykatës Administrative të Apelit caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimet, pasi të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Neni 5Kriteret dhe mënyra e emërimit të gjyqtarëve

l. Kriteret e emërimit dhe të karrierës së gjyqtarëve, statusi i tyre, përgjegjësia për shkeljet disiplinore, procedimi disiplinor, administrimi i shërbimeve në gjykatë, si dhe riorganizimi gjyqësor rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të rastit kur në këtë ligj parashikohet ndryshe. 2. Gjyqtar në gjykatën administrative të shkallës së parë mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme:

a) të jetë gjyqtar jo më pak se 5 vjet; b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

3. Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme:

a) të jetë gjyqtar jo më pak se 9 vjet; b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

4. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në gjykatën administrative të shkallës së parë dhe të Apelit bëhet nga KLD-ja në dy faza:

a) lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e mësipërme për gjyqtarë në gjykatën administrative të shkallës së parë dhe të Apelit i dërgohen Shkollës së Magjistraturës për t’iu nënshtruar një testimi seleksionues me shkrim të organizuar prej saj; b) kandidatët që kalojnë me sukses testimin seleksionues, përzgjidhen nga KLD-ja, duke mbajtur parasysh rezultatet e testimit seleksionues.

5. Rregullat për organizimin, kryerjen e testimit seleksionues dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve parashikohen në një shtojcë të veçantë, pjesë përbërëse e këtij e ligji.

Neni 6Ndihmësit ligjorë

(ndryshuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Administrativ, në veprimtarinë e tij ndihmohet nga ndihmësi ligjor. 2. Ndihmësi ligjor ndihmon dhe këshillon gjyqtarin lidhur me përgatitjen e çështjes për gjykim dhe shqyrtimin gjyqësor, si dhe përgatit projekt-akte procedurale të nevojshme për gjykimin. Me

Page 4: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

kërkesë të gjyqtarit, ndihmësi ligjor bën kërkime ligjore dhe përgatit opinione me shkrim për problematika ligjore të karakterit procedural dhe material që lidhen me çështjet në gjykim. 3. Numri i ndihmësve ligjorë për çdo gjykatë administrative caktohet nga Ministri i Drejtësisë, në varësi të ngarkesës së punës për çdo gjykatë. Në çdo rast, numri i tyre nuk mund të jetë më i vogël se 50 për qind e numrit të gjyqtarëve të kësaj gjykate. Gjyqtari i gjykatës administrative ka deri në dy ndihmës ligjorë.4. Procesi i përzgjedhjes së ndihmësit ligjor i nënshtrohet një procedure konkurruese rekrutimi, transparente dhe merite, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Neni 6/1Emërimi, lirimi dhe shkarkimi nga detyra

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Ndihmësi ligjor emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra me urdhër të kryetarit të gjykatës, me propozimin e kancelarit gjykatës. Kancelari i gjykatës përzgjedh dhe propozon për emërim ndihmësin ligjor nga lista e kandidatëve fitues, e shpallur nga komisioni ad hoc, sipas parashikimeve të nenit 6/4, të këtij ligji. 2. Propozohen dhe emërohen pa iu nënshtruar procedurave të konkurrimit kandidatët për ndihmës ligjorë, të cilët:

a) kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës; b) kanë punuar si gjyqtarë dhe nuk janë larguar nga sistemi për shkak të ndonjë mase disiplinore; c) kanë punuar si këshilltarë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me përvojë pune në këto pozicione jo më pak se 5 vjet.

3. Propozimi i kancelarit të gjykatës për lirimin dhe shkarkimin nga detyra të ndihmësit ligjor shoqërohet me mendimin me shkrim të gjyqtarit përkatës, pranë të cilit ai ushtron detyrën. 4. Ndihmësi ligjor shkarkohet nga detyra për:

a) kryerjen e një vepre penale; b) paaftësi mendore a fizike; c) akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën, figurën e tij, imazhin e sistemit gjyqësor dhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor; ç) pamjaftueshmëri profesionale; d) mospërmbushje të detyrave të ngarkuara në mënyrë të përsëritur; dh) mosrespektim në mënyrë të përsëritur të afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda; e) moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale; ë) braktisje të punës ose mungesë në mënyrë të pajustifikuar dhe të vijueshme për 7 (shtatë) ditë pune ose më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja shumë të rënda në përmbushjen e detyrave të institucionit; f) përfitim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës; g) shkelje në mënyrë të përsëritur të rregullave të etikës.

5. Kur shkarkimi nga detyra është bërë në shkelje të parashikimeve të këtij ligji, ndihmësi ligjor ka të drejtën e ankimit në gjykatën administrative të rrethit gjyqësor më të afërt dhe të shpërblimit të dëmit deri në shumën e pagës vjetore.

Page 5: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 6/2Paga e ndihmësit ligjor

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Ndihmësi ligjor që ushtron veprimtarinë e tij pranë gjykatës së shkallës së parë përfiton përkatësisht pagën në vlerën 75 për qind të pagës së gjyqtarit të kësaj gjykate. Pas 5 vitesh vjetërsie në këtë detyrë, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate. 2. Ndihmësi ligjor që ushtron veprimtarinë e tij pranë gjykatës së apelit përfiton përkatësisht pagën në vlerën 75 për qind të pagës së gjyqtarit të kësaj gjykate. Pas 5 vitesh vjetërsie në këtë detyrë, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate.

Neni 6/3Kushtet për emërim

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

Ndihmës ligjor mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; c) të jetë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit; ç) të ketë përvojë profesionale si jurist në organet e sistemit të drejtësisë, në funksione publike në administratën e Kuvendit, administratën e institucionit të Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione qendrore të pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, në Prokurori, si avokat apo si personel akademik i Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, si më poshtë:

i) mbi 5 vjet përvojë pune për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatën e shkallës së parë; ii) mbi 7 vjet përvojë pune për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatën e apelit;

d) të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; e) të zotërojë të paktën një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.

Neni 6/4Shpallja e vendit vakant(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Kryetari i gjykatës i komunikon strukturës përgjegjëse për administratën e gjyqësorit në Ministrinë e Drejtësisë vendet e lira për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatë, të cilat duhet të shpallen për konkurs të hapur. 2. Struktura përgjegjëse për administratën gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë, jo më vonë se 15 ditë nga data e marrjes së njoftimit për vendet vakante, shpall datën e konkurrimit të hapur në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. 3. Ministri i Drejtësisë përcakton kriteret dhe procedurat e organizimit të testimit.

Page 6: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

4. Kandidatët e interesuar për t’u emëruar ndihmës ligjorë paraqesin kërkesën pranë komisionit ad hoc, sipas njoftimit të shpallur për vendin vakant. 5. Komisoni ad hoc, pasi shqyrton të gjitha kërkesat, verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, të parashikuara nga neni 6/3, i këtij ligji, për të vijuar procesin e testimit dhe shpall listën e konkurrentëve për pjesëmarrjen në konkurrim. 6. Komisioni ad hoc organizon dhe zhvillon testimin seleksionues dhe në përfundim të tij publikon rezultatet, në përputhje me rregullat e përcaktuara sipas pikës 3 të këtij neni. 7. Konsiderohen që kanë kaluar me sukses testimin seleksionues kandidatët që marrin jo më pak se 70 për qind të totalit të pikëve. 8. Komisioni ad hoc rendit në mënyrë përfundimtare kandidatët fitues, sipas numrit të pikëve të marra, dhe listën ia dërgon gjykatës përkatëse. Lista nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit. 9. Në rast se numri i kandidatëve fitues, sipas këtij neni, është më i madh se numri i vendeve të lira të shpallura, të dhënat për kandidatët e tjerë mbahen në një listë pritjeje, pa qenë e nevojshme kryerja e një testimi tjetër seleksionues, në rastet e krijimit të një vendi vakant. Lista e pritjes vlen për një periudhë jo më të gjatë se 2 vjet.

Neni 6/5Komisioni ad hoc

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Komisioni ad hoc ka në përbërje: a) kryetarin e gjykatës ku janë shpallur vendet vakante; b) një gjyqtar të asaj gjykate; c) kancelarin e asaj gjykate; ç) një përfaqësues të strukturës përgjegjëse për administratën gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë; d) një pedagog të së drejtës administrative në institucionet e arsimit të lartë me gradë shkencore jo më të ulët se “Doktor”; dh) dy pedagogë të Shkollës së Magjistraturës.

2. Rregulla më të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e komisionit ad hoc përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. 3. Anëtari i komisionit ad hoc, i përcaktuar në shkronjat “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij neni, përfiton shpërblim për pjesëmarrje, sipas legjislacionit në fuqi.

KREU IIIKOMPETENCAT E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE PËRBËRJA E TRUPIT

GJYKUES

Neni 7Kompetenca lëndore

Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

Page 7: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative; ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike; d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin; dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

Neni 8Mosmarrëveshjet, të cilat nuk shqyrtohen në gjykatën administrative

Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet: a) të cilat lidhen me aktet nënligjore normative që, sipas Kushtetutës, janë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese; b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër.

Neni 9Kundërshtimi i juridiksionit

1. Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent. 2. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kolegji vendos në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve, nëse çështja përfshihet ose jo në juridiksionin gjyqësor. Gjykimi i filluar pezullohet derisa të jepet vendimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksionin. Gjykata mund të marrë vetëm masa për sigurimin e padisë dhe të kryejë veprime procedurale që nuk presin. 3. Kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se çështja është brenda juridiksionit gjyqësor, prish vendimin dhe e dërgon çështjen për vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues në gjykatën që kishte vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

Neni 10Kompetenca funksionale

1. Gjykata administrative e shkallës së parë shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ. 2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton:

a) ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë; b) në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj.

Page 8: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 11Kompetenca tokësore

1. Paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet. Në rastet kur organi administrativ më i lartë, pas ankimit administrativ, e ndryshon aktin administrativ të organit vartës, padija ngrihet në gjykatën që përfshin territorin ku ka qendrën organi administrativ më i lartë. 2. Paditë për marrëdhëniet e punësimit shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. 3. Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij. 4. Paditë për mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, përveç sa është parashikuar në këtë ligj, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin ku paditësi ka banimin ose vendqëndrimin. 5. Kur kompetenca tokësore nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, atëherë kompetente është gjykata, në territorin e së cilës ka qendrën organi publik i paditur

Neni 12Përbërja e trupit gjykues

(ndryshuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Gjykata administrative e shkallës së parë gjykon me trup gjykues të përbërë me tre gjyqtarë mosmarrëveshjet lidhur me kontratat administrative publike dhe kërkesat e paraqitura në zbatim të shkronjave “d” dhe “dh” të nenit 7 të këtij ligji. Të gjitha mosmarrëveshjet e tjera shqyrtohen me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar. 2. Gjykata Administrative e Apelit gjykon me trup gjykues të përbërë:

a) me 3 gjyqtarë, ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë; b) me 5 gjyqtarë, paditë ndaj aktit nënligjor normativ.

3. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë gjykon në dhomë këshillimi me 3 gjyqtarë të gjitha çështjet që në gjykatën e shkallës së parë gjykohen nga 1 gjyqtar, si dhe çështjet që kanë për objekt mosmarrëveshjet e kompetencave. Çështjet e tjera gjykohen me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Neni 13Mosmarrëveshjet e kompetencave

1. Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit. 2. Moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.

Page 9: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

3. Gjykata shpall me vendim moskompetencën e saj për shkaqet e parashikuara në këtë nen dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente. Vendimi për shpalljen e moskompetencës dhe vendimi për rrëzimin e kërkesës për shpalljen e moskompetencës ankimohen së bashku me vendimin përfundimtar. 4. Ka mosmarrëveshje për kompetencën, kur dy ose më shumë gjykata, në të njëjtën kohë, marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën çështje administrative. 5. Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve. 6. Mosmarrëveshjet zgjidhen nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i cili vendos në dhomë këshillimi me 3 gjyqtarë brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve. Vendimi u njoftohet menjëherë gjykatave në mosmarrëveshje dhe palëve.

KREU IVSUBJEKTET DHE KUSHTET FORMALE TË PADISË

Neni 14Të drejtat dhe detyrat e palëve

Palët, përfaqësimi, të drejtat dhe detyrat e palëve dhe të përfaqësuesve, përgjegjësia e palëve për shpenzimet dhe për dëmet gjatë procesit, pjesëmarrësit e tjerë në gjykim rregullohen sipas dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Civile, për aq sa ato nuk bien ndesh me përmbajtjen e këtij ligji.

Neni 15E drejta e padisë

Të drejtën e ngritjes së padisë e ka: a) çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik; b) organi i administratës publike, që pretendon se është cenuar në ushtrimin e kompetencave nga një akt administrativ apo nga një akt nënligjor normativ i paligjshëm, i një organi publik, me të cilin nuk ka lidhje varësie hierarkike. Në këtë rast, organi shtetëror mund të kërkojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe/ose shfuqizimin e aktit; c) punëmarrësi ose punëdhënësi për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënës është një organ i administratës publike; ç) çdo subjekt që pretendon se është cenuar në të drejtat dhe interesat e tij të ligjshëm për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të organit publik, që nuk kanë formën e aktit administrativ; d) çdo shoqatë apo grup interesi që pretendon se është cenuar një interes i ligjshëm publik:

i) nga një akt normativ; ii) nga një akt administrativ, në rast se një e drejtë e tillë u njihet me ligj;

dh) çdo subjekt tjetër, të cilit kjo e drejtë i njihet shprehimisht me ligj.

Page 10: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 16Kushti për shterimin e ankimit administrativ

1. Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ. 2. Përjashtohen nga ky rregull rastet kur:

a) ligji nuk parashikon organ më të lartë për paraqitjen e ankimit administrativ, ose kur organi më i lartë administrativ nuk është konstituuar; b) ligji parashikon shprehimisht të drejtën për t'u ankuar ndaj veprimit administrativ drejtpërdrejt në gjykatë; c) organi më i lartë në shqyrtimin e një ankimi administrativ ka cenuar, me vendimin e tij, të drejtat apo interesat personalë të ligjshëm të një personi, i cili nuk ka qenë palë në procedimin administrativ.

Neni 17Objekti i padisë

1. Padia ngrihet: a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ; b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ; c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ; ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë; d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë; dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik; e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit; ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent; f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm; g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mos marrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Neni 18Afati për ngritjen e padisë

1. Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Ky afat fillon nga: a) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit epror, që ka shqyrtuar ankimin administrativ; b) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ, në rastet kur ky akt ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;

Page 11: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

c) data e botimit të aktit administrativ, në rastet kur ligji parashikon detyrimin për botimin e aktit; ç) data e marrjes së dijenisë për ndërhyrjen e paligjshme të organit publik mbi të drejtat dhe interesat ligjorë të subjektit, me çdo lloj veprimi që nuk plotëson kushtet dhe formën e aktit administrativ; d) data e mbarimit të afatit ligjor për nxjerrjen e aktit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit administrativ, kur akti administrativ që është kërkuar të nxirret ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë; dh) data e mbarimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ankimit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit më të lartë administrativ.

2. Afati i mësipërm është 1 vit, në rastet kur akti administrativ nuk tregon qartë për të drejtën dhe afatin e padisë. Në rastin e mosparaqitjes së padisë brenda 1 viti, për arsye se udhëzimet në aktin administrativ nuk japin informacion të saktë për të drejtën e padisë, padia paraqitet edhe pas 1 viti, por, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data kur paditësi ka marrë dijeni për ekzistencën e së drejtës së padisë dhe vetëm kur paditësi jep shpjegime të besueshme për këto rrethana në padinë e tij. 3. Padia kundër aktit nënligjor normativ duhet të paraqitet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të aktit. 4. Paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në ligjin e posaçëm. 5. Paditë për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës. 6. Padia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative paraqitet brenda 6 muajve nga lindja e mosmarrëveshjes. 7. Afatet e mësipërme janë të prera dhe shkelja e tyre shkakton humbjen e së drejtës së padisë. Këto afate shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht. 8. Padia për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ mund të ngrihet në çdo kohë.

Neni 19Kushte të tjera

Përveç kushteve të përcaktuara në nenet e këtij kreu, padia duhet të plotësojë edhe kushtet specifike, të vendosura në ligj, për raste të veçanta.

KREU VSHQYRTIMI GJYQËSOR NË SHKALLË TË PARË

Neni 20Procesi publik

1. Shqyrtimi i çështjes nga gjykata në seancë gjyqësore është i hapur për publikun. 2.Gjykata mund të mos lejojë pjesëmarrjen e mediave dhe të publikut në seancë gjyqësore ose në një pjesë të saj, me arsyetimin e mbrojtjes së moralit publik, rendit publik, të sigurisë kombëtare, të sekretit tregtar, të së drejtës së jetës private ose të të drejtave vetjake.

Page 12: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 21Padia dhe aktet që i bashkëlidhen

1. Padia duhet të plotësojë kërkesat e neneve 154 e 156 të Kodit të Procedurës Civile. Përveç këtyre kërkesave, paditësi në padi duhet të tregojë saktë:

a) adresën e tij ose të përfaqësuesit, në të cilën duhet t’i dërgohen nga gjykata njoftimet dhe aktet; b) një numër telefoni të tij ose të përfaqësuesit, në të cilin gjykata mund ta njoftojë, një adresë elektronike të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, si dhe deklaratën e pranimit të njoftimit me telefon ose në mënyrë elektronike.

2. Paditësi, përveç aktit administrativ që kundërshton, nuk ka detyrim t'i bashkëlidhë padisë akte provuese, por, nëse i paraqet ato, duhet të paraqesë edhe kopje të tyre për të paditurin. 3. Paditësi është i detyruar të identifikojë saktë veprimin ose mosveprimin administrativ që kundërshton. 4. Paditësi është i detyruar të paraqesë listën e personave, që kërkon të thirren në gjykim, me cilësinë e ekspertit apo të dëshmitarit, duke përcaktuar saktë edhe adresën e tyre. 5. Paditësi, për çdo ndryshim të mëvonshëm të adresës, numrit të telefonit dhe adresës elektronike të tij ose të përfaqësuesit, detyrohet të njoftojë gjykatën. Shkelja e këtij detyrimi i bën të papranueshme pretendimet për pavlefshmërinë e njoftimit.

Neni 22Njoftimet

1. Përveç mjeteve dhe mënyrave të njoftimit, të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, gjykata, kur e çmon të dobishme dhe kur palët kanë dhënë pëlqimin për pranimin e njoftimit, urdhëron:

a) Njoftimin e palëve ose përfaqësuesve të tyre nga nëpunësi gjyqësor, nëpërmjet telefonit të gjykatës të përcaktuar për këtë qëllim me urdhër të kancelarit të gjykatës. Ky njoftim duhet të pasqyrohet në një procesverbal të posaçëm, në të cilin duhet të tregohen numri i telefonit në të cilin bëhet njoftimi, data dhe ora e saktë e komunikimit, personi me të cilin komunikon nëpunësi gjyqësor dhe qëllimi i njoftimit. Procesverbali hartohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhet prej tij dhe nëpunësit gjyqësor të ngarkuar me kryerjen e njoftimeve. Ky procesverbal bëhet pjesë e dosjes së gjykimit. b) Njoftimin e palëve ose përfaqësuesve të tyre nga nëpunësi gjyqësor në një adresë elektronike, në përputhje me legjislacionin e komunikimeve elektronike. Në këtë mënyrë palëve mund t’u komunikohen edhe dokumente.

2. Rregulla të detajuara për mënyrën e njoftimit elektronik, sipas pikës 1 të këtij neni, caktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 23Bashkimi dhe ndarja e kërkimeve

Në një kërkesëpadi mund të parashtrohen disa kërkime, në rast se gjykata është kompetente për të gjitha kërkimet. Kur gjykata çmon se shqyrtimi i përbashkët i tyre shkakton vështirësi të dukshme në zhvillimin e gjykimit, vendos që ato të shqyrtohen veç e veç.

Page 13: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 24Bashkimi i padive

Kur në një gjykatë janë duke u shqyrtuar padi, në të cilat marrin pjesë po ata persona, si paditës ose si të paditur, ose padi që kanë lidhje midis tyre, gjykata mund t’i bashkojë këto në një gjykim dhe të japë për të gjitha një vendim të përbashkët.

Neni 25Veprimet përgatitore

1. Për zhvillimin e gjykimit, sipas parimit të një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, gjyqtari kryesues, brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së padisë, kryen këto veprime:

a) I kërkon paditësit plotësimin e të metave të padisë, duke i caktuar atij një afat, deri në 10 ditë. Kur paditësi nuk plotëson të metat e padisë, brenda afatit të caktuar, gjyqtari jep vendim për kthimin e padisë dhe të akteve, që i bashkëlidhen asaj. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë. b) I njofton të paditurit padinë dhe aktet shoqëruese të saj, duke i caktuar atij një afat, deri në 10 ditë nga data e marrjes së këtij njoftimi, për depozitimin në sekretari të prapësimeve me shkrim, të listës së personave, që i padituri kërkon të thirren në gjykim, me cilësinë e dëshmitarit apo të ekspertit dhe adresat e tyre, si dhe të akteve të plota shkresore, në të cilat janë bazuar kryerja e veprimit administrativ dhe shqyrtimi i ankimit administrativ. Në rastin e padisë me të meta, gjyqtari e dërgon këtë njoftim për të paditurin, në datën e plotësimit të të metave nga paditësi. c) Merr vendim për kryerjen e ekspertimit kur çmon se për zgjidhjen e çështjes ka nevojë për njohuri të posaçme. Në këtë vendim ai përcakton fushën e ekspertimit, ekspertin nga lista e gjykatës, detyrat përkatëse, si dhe afatin e kryerjes së ekspertimit, i cili, si rregull, nuk mund të jetë më i gjatë se 20 ditë. Eksperti ka të drejtë të njihet me aktet e çështjes dhe nuk mund të refuzojë, pa shkak të ligjshëm, detyrën e caktuar. Vendimi për kryerjen e ekspertimit i njoftohet menjëherë palëve dhe ekspertit. Bashkë me vendimin për kryerjen e ekspertimit, gjykata i kërkon ekspertit të plotësojë dhe të nënshkruajë një deklaratë personale për dijeninë e tij për përgjegjësinë penale, në rast ekspertimi të rremë, dhe e fton të bëjë betimin se do të kryejë mirë e me nder detyrat që i janë besuar, me të vetmin qëllim që t’ia bëjë të ditur gjykatës të vërtetën. Kjo deklaratë dorëzohet në gjykatë së bashku me aktin e ekspertimit. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Palët, brenda 3 ditëve nga njoftimi i vendimit, mund të paraqesin pretendimet e tyre me shkrim në lidhje me paanshmërinë, njohuritë e posaçme të ekspertit në fushën përkatëse dhe të kërkojnë përjashtimin e tij, kur janë kushtet e përcaktuara në nenin 72 të Kodit të Procedurës Civile. Akti i ekspertimit duhet të depozitohet nga eksperti në sekretarinë e gjykatës në afatin e caktuar nga gjykata. Palët kanë të drejtë të tërheqin kopje të aktit të paktën 3 ditë para datës së seancës gjyqësore. ç) Kryen edhe veprime të tjera të parashikuara nga neni 158/a i Kodit të Procedurës Civile, për aq sa ato janë të pajtueshme me nenet e këtij ligji.

Page 14: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

2. Të gjitha këto veprime të gjyqtarit kryesues kryhen me vendime të ndërmjetme dhe dokumentohen në procesverbalin e veprimeve përgatitore, që përpilohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhen prej tij dhe gjyqtarit kryesues. 3. Mosparaqitja e palëve në veprime përgatitore nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes, edhe kur ata janë thirrur dhe njoftuar rregullisht.

Neni 26Mosparaqitja e provave nga organi publik

1. Paraqitja e provave nga palët bëhet, në çdo rast, përpara seancës së parë gjyqësore. Me kërkesë me shkrim të motivuar të organit publik, të paraqitur brenda afatit të caktuar, sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 25 të këtij ligji, gjykata i cakton atij një afat të dytë, që duhet të mbarojë jo më vonë se 5 ditë përpara datës së seancës gjyqësore. Në rast të mosparaqitjes së provave edhe brenda afatit të dytë të caktuar, shqyrtimi i çështjes vazhdon vetëm mbi aktet e paraqitura. 2.Shkelja e pajustifikuar e detyrimit për të paraqitur provat nga organi publik edhe brenda afatit të dytë të caktuar përbën shkak që gjykata, me kërkesë të palës, ose kryesisht, të caktojë gjobë ndaj titullarit të organit publik. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë. 3. Në rast se organi publik nuk i paraqet provat deri në datën e seancës gjyqësore, atëherë gjykata, duke vlerësuar provat e tjera dhe rrethanat e çështjes, mund të konsiderojë të provuar faktet e pretenduara nga pala tjetër, për provimin e të cilave janë kërkuar këto prova.

Neni 27Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore

1. Gjyqtari, pasi sigurohet për kryerjen e të gjitha veprimeve përgatitore, menjëherë nxjerr urdhrin për caktimin e seancës gjyqësore. Afati për zhvillimin e seancës gjyqësore nuk mund të jetë më i gjatë se 15 ditë. 2. Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore përmban:

a) datën, orën dhe vendin e zhvillimit të seancës gjyqësore; b) palët dhe, sipas rastit, dëshmitarët dhe ekspertët e kërkuar nga palët, që duhet të marrin pjesë në seancë gjyqësore; c) ekspertët e caktuar nga gjyqtari; ç) njoftimin dhe mënyrën e njoftimit të palëve dhe të personave, që duhet të marrin pjesë në seancë.

3. Njoftimi drejtuar palëve duhet të përmbajë paralajmërimin, që mosparaqitja e provave përpara seancës së parë gjyqësore shkakton mospranimin e tyre. Njoftimi drejtuar dëshmitarëve dhe ekspertit duhet të përmbajë paralajmërimin, për sanksione, sipas ligjit, për mosparaqitje në seancë, pa shkak të ligjshëm.

Neni 28Sigurimi i padisë

1. Me paraqitjen e padisë, paditësi mund t’i kërkojë gjykatës marrjen e masave të sigurimit të padisë, në rastet kur ai tregon se gjatë kohës së nevojshme të procesit, derisa të arrihet në marrjen

Page 15: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

e vendimit të themelit, ekziston mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm, që rrjedh nga ekzekutimi i veprimit administrativ. 2. Kërkesa për sigurimin e padisë, për shkak të rrethanave të çështjes, mund të paraqitet edhe para ngritjes së padisë. Në këto raste, gjykata, kur lejon sigurimin e padisë, cakton edhe një afat, jo më të gjatë se 10 ditë, brenda të cilit duhet të ngrihet padia. 3. Kërkesa për sigurimin e padisë, sipas pikave 1 dhe 2 këtij neni, duhet të shqyrtohet brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes në gjykatë. Si rregull kërkesa shqyrtohet në prani të palëve, por, në raste të ngutshme, mund të shqyrtohet edhe pa u thirrur palët. 4. Vendimi për sigurimin e padisë jepet në çdo fazë dhe shkallë të shqyrtimit gjyqësor, derisa vendimi nuk ka marrë formë të prerë. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj. Vendimi jepet nga gjykata, pranë së cilës ndodhet padia.

Neni 29Kushtet për sigurimin e padisë

Gjykata vendos sigurimin e padisë, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: a) ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin; b) nuk cenohet rëndë interesi publik; c) nëse shihet e nevojshme nga gjykata, paditësi jep garanci, në llojin dhe masën e caktuar për dëmin, që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.

Neni 30Llojet e masave për sigurimin e padisë

Sigurimi i padisë bëhet nëpërmjet: a) pezullimit të zbatimit të aktit administrativ, kontratës administrative ose veprimit tjetër administrativ; b) marrjes edhe të masave të tjera të përshtatshme, nga gjykata, në rastet kur vetëm pezullimi nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme.

Neni 31Revokimi ose ndryshimi i masave për sigurimin e padisë

1. Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur ndryshojnë rrethanat, mund të revokojë ose të ndryshojë vendimin për sigurimin e padisë. 2. Kërkesa për revokim apo ndryshim të masave për sigurimin e padisë nuk pranohet për rrethana dhe fakte që nuk kanë ndryshuar ende. I njëjti kusht vlen edhe për kërkesën e riparaqitur për një masë sigurimi të refuzuar më parë nga gjykata.

Neni 32Ankimi

1. Kundër vendimit të gjykatës për pranimin apo refuzimin e kërkesës për sigurimin e padisë, për heqjen, ndryshimin ose zëvendësimin e vendimit për sigurimin e padisë, mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën më të lartë.

Page 16: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

2. Ankimi kundër vendimit që lejon masën e sigurimit nuk pezullon ekzekutimin e masës. Ankimi kundër vendimit, me të cilin ndryshohet, zëvendësohet ose hiqet masa e sigurimit, pezullon ekzekutimin e tij. Ankimi kundër vendimeve të mësipërme nuk përbën shkak për pezullimin e gjykimit të çështjes.

Neni 33Ekzekutimi

Vendimet për sigurimin e padisë ekzekutohen sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore administrative.

Neni 34Seanca gjyqësore

1. Seanca gjyqësore zhvillohet sipas neneve të Kodit të Procedurës Civile, për aq sa ato janë të pajtueshme me këtë ligj. 2. Mosparaqitja e palëve në seancë nuk shkakton shtyrjen apo pushimin e gjykimit. 3. Shqyrtimi i çështjes nga gjykata në seancë gjyqësore bëhet me shkrim, por palët mund të kërkojnë të parashtrojnë, me gojë, shpjegimet e tyre. Në këtë rast gjykata udhëzon palët që të citojnë vetëm çështjet faktike dhe ligjore që, sipas mendimit të saj, janë të rëndësishme për dhënien e vendimit edhe nëse ato nuk ishin referuar në kërkesëpadinë e paraqitur në parë. 4. Eksperti i kërkuar nga palët paraqitet në seancë gjyqësore për të shpjeguar me gojë njohuritë e tij të posaçme për natyrën e mosmarrëveshjes. Për marrjen në pyetje të tij zbatohen rregullat e Kodit të Procedurës Civile për dëshmitarët. Vlera provuese e pohimeve të tij është e njëjtë me vlerën e thënieve të dëshmitarit. Ai i përgjigjet pyetjeve të bëra nga palët dhe gjykata. Për të ndihmuar kujtesën, eksperti mund të lexojë dokumentet e hartuara prej tij. Në raste të veçanta dhe të ndërlikuara, gjykata mund të vendosë që eksperti të paraqesë me shkrim shpjegimet e tij brenda 10 ditëve. 5.Eksperti i caktuar nga gjykata paraqitet në gjykim me aktin e përgatitur me shkrim, sipas detyrave të caktuara nga gjyqtari kryesues në veprimet përgatitore. Ai u përgjigjet me gojë pyetjeve të bëra nga palët dhe gjykata. 6. Në rast se gjykata ka caktuar afat për paraqitjen e pretendimeve përfundimtare me shkrim të palëve, mosparaqitja me shkrim e tyre brenda afatit të caktuar, nuk përbën shkak për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor.

Neni 35Barra e provës

1. Organi publik ka detyrimin të provojë ligjshmërinë e aktit administrativ, kontratës administrative dhe të veprimit tjetër administrativ, të nxjerrë jo me kërkesë të paditësit, si dhe faktet që ai ka parashtruar dhe ka vënë në themel të veprimtarisë së kundërshtuar në gjykatë. 2. Organi i administratës publike ka detyrimin të provojë ligjshmërinë e veprimeve në marrëdhënien e punës, nga e cila ka lindur mosmarrëveshja, objekt gjykimi. 3. Në rastet e tjera, pala ka detyrimin të provojë faktet, në të cilat bazon pretendimin e saj. Por edhe në këto raste, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të ndërmjetëm, mund të vendosë kalimin e barrës së provës tek organi publik, kur ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova me

Page 17: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

shkresë, që vërtetojnë se organi publik fsheh apo nuk paraqet me dashje fakte dhe prova të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ky vendim ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar.

Neni 36Njohja me aktet e dosjes

1. Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të njihen dhe të marrin kopje me shpenzimet e veta të dokumentacionit të paraqitur në sekretarinë gjyqësore. 2. Gjykata mund të lejojë cilindo që të njihet me përmbajtjen e dosjes gjyqësore dhe të marrë me shpenzimet e veta kopje të akteve, në rast se ai tregon se ka interes të ligjshëm ose arsye të rëndësishme dhe nëse kjo nuk është në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e mbrojtur nga ligji të palëve në proces. 3. Gjykata mund të refuzojë një kërkesë të paraqitur, sipas pikës 2 të këtij neni, në rastet kur shqyrtimi gjyqësor mund të zhvillohet me dyer të mbyllura. 4. Pavarësisht kushteve ndaluese, të përcaktuara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, gjykata mund të lejojë njohjen e akteve dhe marrjen e kopjeve, në rast të një kërkese të paraqitur nga një person në ushtrim të detyrës së tij shtetërore dhe që tregon interes të ligjshëm për marrjen e të dhënave. Në këtë rast gjykata udhëzon dhe paralajmëron personin për përgjegjësinë disiplinore apo penale që ai mban.

Neni 37Kufijtë e shqyrtimit të çështjes

1. Gjykata shqyrton ligjshmërinë e veprimit administrativ që kundërshtohet, në bazë të provave të paraqitura nga palët dhe të situatës ligjore dhe faktike që ekzistonte në kohën e kryerjes së veprimit konkret administrativ. 2. Në rastet kur paditësi ose kur ligji material kërkojnë nxjerrjen e një akti administrativ, gjykata e bazon vendimin e saj në situatën faktike dhe ligjore në kohën e marrjes së vendimit. 3. Në rastin kur ligji i jep organit publik të drejtën për zgjedhje alternative, në nxjerrjen e një akti administrativ apo në kryerjen e veprimit tjetër administrativ, gjykata shqyrton edhe nëse:

a) zgjedhja nga organi publik është bërë në përputhje me objektivin dhe qëllimin e ligjit; b) zgjedhja nga organi publik është bërë vetëm për të arritur qëllimin e ligjit; c) zgjedhja nga organi publik është në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.

4. Në rastin e aktit nënligjor normativ, gjykata shqyrton ligjshmërinë e aktit që kundërshtohet, duke vlerësuar të tre kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, gjykata zbaton legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës.

Neni 38Gjykimi incidental

1. Gjykata administrative, gjatë shqyrtimit gjyqësor të një veprimi administrativ, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos të mos zbatojë një akt nënligjor normativ, në bazë të të cilit është kryer veprimi administrativ që shqyrtohet, kur çmon se akti nënligjor është i paligjshëm.

Page 18: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

2. Gjykata vendos në këtë mënyrë edhe nëse gjykimi parësor i aktit normativ nuk është në kompetencën e saj. 3. Ky vendim përmban në mënyrë të hollësishme shkaqet e paligjshmërisë, të konstatuara nga gjykata.

KREU VIVENDIMI I GJYKATËS

Neni 39Vendimet jopërfundimtare

1. Gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit. 2. Gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj. Ky vendim jepet derisa nuk është dhënë vendimi i ndërmjetëm për shqyrtimin e provave. 3. Gjykata vendos pushimin e gjykimit, kur paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë. 4. Gjykata, me vendimin e saj jopërfundimtar, vendos edhe heqjen e sigurimit të padisë.

Neni 40Vendimet përfundimtare

1. Gjykata, në vendimin e saj përfundimtar të pranimit, tërësisht ose pjesërisht të padisë, vendos: a) shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ; b) ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ ose detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ; c) konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ; ç) detyrimin e organit publik për të kryer një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë; d) konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ që nuk prodhon më pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë; dh) saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik; e) detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit; ë) përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar, kur është rasti, dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent; f) shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm; g) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata, me vendimin përfundimtar të pranimit, tërësisht apo pjesërisht të padisë, vendos edhe ligjërimin e masës së sigurimit të padisë. 3. Gjykata vendos rrëzimin e padisë, kur vlerëson se veprimi administrativ apo akti nënligjor normativ është i ligjshëm dhe i themeltë. 4. Gjykata vendos rrëzimin e padisë dhe kur vlerëson se, pavarësisht shkeljeve procedurale të konstatuara të veprimtarisë administrative, pasojat do të ishin të njëjta. 5. Gjykata, me vendim përfundimtar të rrëzimit të padisë, vendos edhe heqjen e masës së sigurimit të padisë, që zbatohet kur vendimi merr formën e prerë.

Page 19: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 41Përmbajtja e vendimit

Përveç sa parashikohet në Kodin e Procedurës Civile, vendimi i gjykatës administrative përmban edhe:

a) përcaktimin e qartë të çështjeve, në pjesën arsyetuese, të vlerësuara sipas nenit 37 të këtij ligji; b) përcaktimin në pjesën urdhëruese, se kur parashikohet një detyrim konkret i palës së paditur, ai është i ekzekutueshëm nga përmbaruesi gjyqësor. Në këtë rast gjykata përcakton afatin dhe mënyrën e ekzekutimit të vendimit.

Neni 42Shpallja dhe depozitimi i vendimit

1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar. 2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 5 ditë. 3. Brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

Neni 43Detyrimi i publikimit

1. Të gjitha vendimet e gjykatës publikohen në mënyrën dhe me mjetet e përshtatshme. 2. Vendimi për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, me kërkesë të gjykatës që ka dhënë vendimin, publikohet i plotë, në të njëjtën mënyrë me atë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi për botimin e aktit.

KREU VIIANKIMI

Neni 44Mjetet dhe afatet e ankimit

Mjetet dhe afatet e ankimit të vendimeve të gjykatave administrative janë të njëjta me ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Neni 45Vendime të paankimueshme

Nuk lejohet ankim ndaj vendimeve përfundimtare të gjykatës administrative për padi me objekt: a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi; b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi; c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

Page 20: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

Neni 46Aktet që i bashkëlidhen ankimit

1. Bashkë me ankimin duhet të paraqiten: a) kopjet e ankimit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë; b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.

2. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni ose kur ankimi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet ankim ose se çfarë kërkohet me ankimin, gjyqtari i vetëm njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve. Shqyrtimi i ankimit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi. 3. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, ankimi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e ankimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit. 4. Kur të metat e ankimit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij në gjykatë.

Neni 47Paraqitja e provave të reja në ankim

Në ankim nuk mund të paraqiten fakte të reja dhe të kërkohen prova të reja, përveçse kur ankuesi provon se pa fajin e tij nuk ka mundur t’i paraqesë këto fakte ose t’i kërkojë këto prova në shqyrtimin e çështjes në gjykatën administrative të shkallës së parë, në afatet e parashikuara në këtë ligj.

Neni 48Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit

1. Gjykata, ku është paraqitur ankimi, dërgon ankimin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e ankimit, aktet e komunikimit të ankimit, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 15 ditëve nga data e depozitimit të ankimit. 2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi. 3. Gjykata Administrative e Apelit dërgon dosjen në gjykatën administrative të shkallës së parë jo më vonë se 3 ditë pas kryerjes së njoftimit të vendimit të palëve.

Neni 49Gjykimi në apel administrativ në dhomë këshillimi

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

Page 21: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

1. Shqyrtimi i ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit si rregull bëhet mbi bazë dokumentesh në dhomën e këshillimit. 2. Kryetari i trupit gjykues përgatit relacionin dhe cakton datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve. Sekretaria e gjykatës njofton palët rregullisht sipas rregullave procedurale në gjykimin civil në Gjykatën e Lartë për përbërjen e trupit gjykues, datën, orën dhe vendin e shqyrtimit të çështjes të paktën 15 ditë përpara. Palët kanë të drejtë të paraqesin deri 5 ditë para seancës së shqyrtimit të çështjes parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundërankim. 3. Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor.

Neni 50Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit në dhomë këshillimi

Gjykata Administrative e Apelit në dhomë këshillimi vendos: a) mospranimin e ankimit, në rastet kur ankimi nuk plotëson kushtet e pranueshmërisë dhe gjykata administrative e shkallës së parë nuk e ka bërë një gjë të tillë; b) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë; c) ndryshimin e vendimit; ç) prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, në rastet kur shkeljet procedurale janë të rënda dhe për të cilat ligji parashikon shprehimisht pavlefshmërinë e vendimit apo të procedurës së gjykimit; d) prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes, në rastet kur çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte.

Neni 51Gjykimi në apel administrativ në seancë gjyqësore

1. Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për të vlerësuar se:

a) për konstatimin e gjendjes faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë, duhen vërtetuar fakte të reja dhe duhen marrë prova të reja kur janë kushtet e nenit 47 të këtij ligji; b) vendimi kundër të cilit është paraqitur ankimi është bazuar në shkelje të rënda procedurale, apo në gjendjen faktike të konstatuar gabimisht ose në mënyrë jo të plotë; c) me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike duhet të përsërisë marrjen e disa ose të gjitha provave të marra nga gjykata e shkallës së parë.

2. Vendimi i mësipërm, data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve rregullisht nga sekretaria gjyqësore, të paktën 10 ditë para datës së zhvillimit të seancës gjyqësore.

Neni 52Njoftimi për gjykimin në apel administrativ

(shtuar me ligjin nr. 100/2014)

Njoftimi për gjykimin në apelin administrativ bëhet sipas rregullave procedurale që zbatohen në gjykimin civil në Gjykatë të Apelit.

Page 22: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 53Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit në seancë gjyqësore

Gjykata Administrative e Apelit, pasi shqyrton çështjen në seancë gjyqësore, vendos: a) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë; b) ndryshimin e vendimit; c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes; ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën administrative të shkallës së parë, në rastet e parashikuara në nenin 54 të këtij ligji.

Neni 54Dërgimi për rigjykim

Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur:

a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale; b) përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi ose procesverbali gjyqësor nuk është nënshkruar sipas ligjit; c) gjykata ka vendosur pushimin e çështjes në kundërshtim me ligjin; ç) gjykata ka shkelur dispozitat e këtij ligji, lidhur me njoftimet e palëve dhe akteve, dhe kur një shkelje e tillë ka ndikuar në dhënien e vendimit; d) gjykata ka shkelur dispozitat lidhur me përfaqësimin e palëve.

Neni 55Shpallja dhe depozitimi i vendimit

1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar. 2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 5 ditë. 3. Brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

KREU VIIIREKURSI NË GJYKATËN E LARTË

Neni 56Vendime të paankimueshme në Gjykatën e Lartë

Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt:

a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi; b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi; c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

Page 23: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

Neni 57Aktet që i bashkëlidhen rekursit

1. Bashkë me rekursin duhet të paraqiten: a) kopje të rekursit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë; b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.

2. Në rast se rekursi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, si dhe kur rekursi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet rekurs ose se çfarë kërkohet me rekursin, gjyqtari me vendim njofton palën që të ndreqë të metat brenda 7 ditëve. Shqyrtimi i rekursit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi. 3. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, rekursi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e rekursit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit. 4.Kur të metat e rekursit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij në gjykatë.

Neni 58Shkaqet për të cilat mund të bëhet rekurs

Vendimet e shpallura nga Gjykata Administrative e Apelit dhe gjykata administrative e shkallës së parë mund të ankimohen me rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë vetëm kur:

a) ligji material nuk është respektuar, është interpretuar ose zbatuar keq apo vendimi i dhënë është në kundërshtim me një vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë ose të kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë; b) ka shkelje të rënda të normave procedurale, me pasojë pavlefshmërinë e vendimit apo të procedurës së gjykimit; c) ka shkelje të rënda procedurale, të cilat kanë ndikuar dukshëm në dhënien e vendimit.

Neni 59Kundërrekursi

1. Pala, kundër të cilës është bërë rekurs, mund kundërshtojë pretendimet e ngritura në rekurs brenda 15 ditëve nga komunikimi i rekursit. 2. Kundërrekursi duhet të plotësojë kushtet formale të rekursit, parashikuar në nenin 57 të këtij ligji. 3. Mosparaqitja e kundërrekursit brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni sjell humbjen e së drejtës për të paraqitur pretendimet në një fazë të mëvonshme në Gjykatën e Lartë. 4. Kundërrekursi, së bashku me dokumentet bashkëlidhur, i komunikohet palës që ka bërë rekurs, e cila brenda 7 ditëve ka të drejtën të paraqesë në gjykatë argumente mbi arsyet e parashtruara në kundërrekursin e depozituar, pa shtuar shkaqe të reja.

Page 24: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 60Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë

1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve. 2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

Neni 61Gjykimi në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë

(ndryshuar me ligjin nr. 100/2014)

1. Shqyrtimi i rekursit në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, si rregull bëhet mbi bazë dokumentesh në dhomë këshillimi. 2. Gjyqtari relator cakton datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve. Sekretaria e gjykatës njofton, me shpallje, ditën dhe orën e shqyrtimit të rekursit, si dhe përbërjen e trupit gjykues të paktën 21 ditë përpara. 3. Gjyqtari relator përgatit relacionin, duke pasqyruar në të, veç të tjerave, edhe përmbajtjen e vendimit të ankimuar, pretendimet dhe shkaqet e ngritura në rekurs, prapësimet e paraqitura në kundërrekurs, shqyrtimin e fakteve që kanë rëndësi për marrjen e vendimit dhe propozimin e tij për zgjidhjen ligjore të çështjes. 4. Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor.

Neni 62Gjykimi në seancë gjyqësore

1. Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve në rast se:

a) rekursi është paraqitur ndaj një vendimi të apelit administrativ, lidhur me gjykimin e aktit nënligjor normativ; b) konstaton se vendimi i apelit administrativ është i ndryshëm nga praktika e kolegjit administrativ ose edhe e kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë; c) vlerësohet e nevojshme nga kolegji administrativ thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes.

2. Vendimi i mësipërm, data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve nga sekretaria gjyqësore, të paktën 15 ditë para datës së zhvillimit të seancës gjyqësore

Neni 63Vendimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrton çështjen në dhomë këshillimi ose seancë gjyqësore, vendos:

a) mospranimin e rekursit, në rastet kur është bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikon neni 58 i këtij ligji;

Page 25: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

b) prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë; c) prishjen e vendimit të apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues; ç) prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes; d) prishjen e vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të gjykatës administrative të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë me tjetër trup gjykues; dh) ndryshimin e vendimeve të shkallës së parë dhe të apelit; e) lënien në fuqi të vendimit të apelit.

Neni 64Shpallja dhe depozitimi i vendimit

1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar. 2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë. 3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

KREU IXEKZEKUTIMI I VENDIMEVE

Neni 65Detyrimi për ekzekutimin e vendimit

1. Vendimi përfundimtar i gjykatës administrative, që ka marrë formë të prerë, dhe vendimi për sigurimin e padisë vihen në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor me kërkesën e kreditorit. 2.Çdo akt i nxjerrë apo veprim i kryer nga organi publik i paditur, pasi vendimi i gjykatës administrative është bërë i ekzekutueshëm, dhe që është në kundërshtim me dispozitivin e vendimit të gjykatës, është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk pengon ekzekutimin.

Neni 66Ekzekutimi i detyrueshëm

1. Gjatë procedurës së ekzekutimit të detyrueshëm, gjyqtari apo kryetari i trupit gjykues, që ka dhënë vendimin, me kërkesë të palëve ose të përmbaruesit gjyqësor, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, urdhëron kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, duke përcaktuar afatet dhe mënyrën e kryerjes së tyre. 2. Tarifa për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor nuk parapaguhet nga kreditori. Shpenzimet e procedurës së ekzekutimit dhe tarifa për vënien në ekzekutim, konsiderohen pjesë e shpenzimeve gjyqësore, për të cilat gjykata shprehet në vendimin e saj përfundimtar. Ato llogariten nga përmbaruesi gjyqësor dhe paguhen nga debitori. 3. Shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror, nëpërmjet zyrës përmbarimore kompetente, si dhe shërbimi përmbarimor gjyqësor privat janë të detyruar të ekzekutojnë vendimet e gjykatës administrative, sipas rregullave të këtij ligji.

Page 26: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 67Veprime të tjera të gjykatës gjatë ekzekutimit të vendimit

1. Në rastet kur vendimi i gjykatës për nxjerrjen e një akti administrativ apo për të ndryshuar aktin, objekt padie, nuk është përmbushur pas kalimit të afatit për ekzekutim vullnetar, pavarësisht masave të marra, sipas këtij ligji, gjykata, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, nëse gjatë shqyrtimit gjyqësor ka konstatuar se janë vërtetuar të gjitha faktet e nevojshme për nxjerrjen e aktit, merr një vendim, që zëvendëson aktin administrativ, i cili prodhon të gjitha pasojat e nevojshme juridike. 2. Në rastet kur vendimi i gjykatës për detyrimin e organit publik për të kryer një veprim tjetër administrativ apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ nuk është përmbushur brenda afatit për ekzekutim vullnetar, me kërkesë të paditësit e pavarësisht masave të marra, sipas këtij ligji, gjykata urdhëron përmbaruesin gjyqësor, në përputhje me dispozitivin e vendimit të saj, të kryejë apo të ndalojë veprimin. 3. Përmbaruesi gjyqësor, në zbatimin e urdhrave të gjykatës, kur është e nevojshme, mbështetet nga Policia e Shtetit.

Neni 68Sanksione për mosekzekutimin e vendimit apo të urdhrit të gjykatës

1. Përmbaruesi gjyqësor, në përfundim të afatit të ekzekutimit të detyrueshëm të caktuar nga gjyqtari, njofton me shkrim gjyqtarin për veprimet e kryera nga organi publik debitor. 2. Në rast të moskryerjes me faj të detyrimeve, sipas vendimit apo urdhrave të gjykatës, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari edhe kryesisht vendos gjobë ndaj titullarit të organit publik debitor. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale, në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë në ekzekutim. 3. Në rastet e konstatimit të mosekzekutimit të vendimeve, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari kërkon marrjen e masave disiplinore dhe, kur është rasti, paraqet edhe kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.

Neni 69Kundërshtimi i veprimeve të ekzekutimit

Veprimet e kryera nga përmbaruesi gjyqësor, në kundërshtim me masat apo urdhrat e gjykatës, ankimohen sipas parashikimeve të nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile.

KREU XDISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 70Fillimi i funksionimit të gjykatave administrative

1. Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë fillojnë funksionimin e tyre në mënyrë të njëkohshme.

Page 27: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që do t’i shtohet numrit aktual të anëtarëve të kësaj gjykate për të krijuar Kolegjin Administrativ, përcaktohet në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”. 3. Funksionimi i gjykatave administrative fillon pas:

a) hyrjes në fuqi të rregullimeve ligjore në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” për krijimin e Kolegjit Administrativ të kësaj gjykate; b) krijimit të infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin normal të veprimtarisë së tyre.

4. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga shkronja “b” e pikës 3 të këtij neni. 5. Data e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimin pasi të jenë plotësuar kërkesat e pikës 2 të këtij neni dhe të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Neni 71Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 5 pika 4 të këtij ligji. 2. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ushtrojë kompetencat e saj, të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, për organizimin dhe ngritjen e gjykatave administrative.

Neni 72Shfuqizime dhe ndryshime

1. Në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative hyjnë në fuqi ndryshimet e mëposhtme:

a) në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar:

i) në nenin 35, shkronja “b” shfuqizohet; ii) në nenin 320, shkronja “a” shfuqizohet; iii) nenet nga 324 deri në 333 shfuqizohen;

b) në ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, në nenin 14 nënndarjet “i” dhe “ii”, në nenin 15 pika 2, si dhe në nenin 18 pika 4, ku respektivisht gjenden fjalët “gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore”, “gjykatë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore”, “gjykatës” dhe “gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet subjekti i interesuar” zëvendësohen me fjalët “gjykatës administrative kompetente”.

2. Sa herë që në ligje të posaçme bëhet referim në seksionet administrative apo në kreun “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative” të Kodit të Procedurës Civile apo në gjykatën kompetente, referenca vlerësohet si e bërë në këtë ligj dhe në gjykatën administrative kompetente, sipas këtij ligji. Të gjitha afatet për paraqitjen e padisë ndaj aktit apo veprimit tjetër administrativ janë 45 ditë, me përjashtim të rasteve kur në ligjet e veçanta është parashikuar ndryshe.

Page 28: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Neni 73Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.5.2012Shpallur me dekretin nr. 7461, datë 11.5.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

SHTOJCË

PËR ORGANIZIMIN E TESTIMIT KUALIFIKUES PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE ADMINISTRATIVË TË SHKALLËS SË PARË DHE TË APELIT

Neni 1

KLD-ja realizon procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të emërohen në gjykatat administrative të shkallës parë dhe të apelit administrativ, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, pas kryerjes së testimit kualifikues. Shkolla e Magjistraturës bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare që operojnë në fushën e drejtësisë dhe të forcimit të shtetit të së drejtës për të kryer testimin kualifikues të kandidatëve.

Neni 2

Kandidati i interesuar për t’u emëruar gjyqtar i gjykatës administrative të shkallës së parë dhe të apelit administrativ, paraqet kërkesën e vet me shkrim pranë KLD-së, në zbatim të nenit 5 të këtij ligji. KLD-ja, pasi shqyrton të gjitha kërkesat, verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, të parashikuara nga neni 5 pikat 2 dhe 3 të këtij ligji, harton një listë përfundimtare për secilën shkallë gjykimi dhe ia përcjell Shkollës së Magjistraturës për të vijuar procesin e testimit.

Neni 3

Testimi kualifikues administrohet nga një komision prej pesë anëtarësh i përbërë nga: a) një përfaqësues i zgjedhur me shumicë votash nga KLD-ja brenda ose jashtë radhëve të tij; b) një përfaqësues i zgjedhur nga këshilli drejtues i Shkollës së Magjistraturës; c) një anëtar i Gjykatës së Lartë, i zgjedhur nga mbledhja e përbashkët e gjyqtarëve të saj; ç) dy përfaqësues nga institucione ndërkombëtare, që asistojnë ose bashkëpunojnë me sistemin e drejtësisë, të përzgjedhur nga këshilli drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Komisioni ka për detyrë organizimin, ndjekjen e procedurës së testimit, vlerësimin dhe shpalljen e rezultateve të tij.

Neni 4

Page 29: Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative

Testimi seleksionues zhvillohet me shkrim, i shoqëruar me vlerësimin elektronik të përgjigjeve alternative, në prezencë të kandidatëve me një procedurë të hapur publike. Testimi seleksionues kryhet kundrejt një procedure të sigurt sekretimi dhe mund të mbikëqyret nga një grup monitoruesish të pavarur, vendas dhe të huaj, nga organizata me të cilat Shkolla e Magjistraturës ka pasur dhe ka marrëdhënie bashkëpunimi. Monitoruesit e pavarur nuk mund të jenë persona të përshirë në sistemin gjyqësor shqiptar apo pedagogë të Shkollës së Magjistraturës. Në rast shkeljeje të rregullave të testimit nga kandidati, ata njoftojnë menjëherë komisionin e administrimit të testimit, i cili ka të drejtë të vendosë edhe përjashtimin nga testimi, duke mbajtur një procesverbal.

Neni 5

Testimi me shkrim zhvillohet në të njëjtën ditë për gjyqtarët e gjykatave administrative të shkallës së parë dhe në një ditë tjetër për gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit. Përzgjedhja e tezës së testimit nga fondi i gjithë pyetjeve të përgatitura bëhet nga vetë kandidatët para fillimit të testimit seleksionues. Teza është e njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit dhe e organizuar me pyetje në formë alternativash dhe kazuse konkrete praktike, përgjigjet e të cilave jepen në mënyrë skematike. Teza duhet të përfshijë njohuri të së drejtës kushtetuese, administrative, civile, procedurale civile, financiare, të të drejtave të njeriut, shkrimit e arsyetimit ligjor, me një total prej 100 pikësh. Fondi i pyetjeve përgatitet nga Shkolla e Magjistraturës me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare.

Neni 6

Konsiderohen që kanë kaluar me sukses testimin seleksionues kandidatët që marrin jo më pak se 70 për qind të totalit të pikëve. Komisioni i administrimit të testimit rendit në mënyrë përfundimtare kandidatët fitues, sipas numrit të pikëve të marra, dhe listën ia dërgon në tre kopje KLD-së. Lista nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit. Në rast se numri i kandidatëve fitues, sipas këtij neni, është më i madh se numri i gjyqtarëve të emëruar, kandidatët e tjerë mbahen në një listë pritjeje, pa qenë e nevojshme kryerja e një testimi tjetër seleksionues, në rastet e krijimit të një vendi vakant. Lista e pritjes vlen për një periudhë jo më të gjatë se 3-vjeçare.

Neni 7

Kandidatët pjesëmarrës në testimin seleksionues mund të ankohen për masën dhe mënyrën e vlerësimit pranë komisionit të administrimit të testimit seleksionues brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. Komisioni shqyrton edhe një herë vlerësimin e përgjigjeve dhe njofton ankuesin. Në rast se komisioni bën një vlerësim të ndryshëm nga vlerësimi i parë, njofton menjëherë me shkrim KLD-në.

Botuar ne F.Zyrtare 53 / 2012 Dale nga shtypi me 16.05.2012