kuvendi - · pdf filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen...

27
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 25.01.2016, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Genc Pollo kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Seancë dëgjimore me zotin Besart Likmeta, gazetar-redaktor për Shqipërinë i BIRN, në lidhje me gjendjen e punësimit të gazetarëve, me fokus kontratat e punës, siguria dhe respektimi i tyre. Marrin pjesë: Genc Pollo, Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Adelina Rista, Dashamir Kamberi, Musa Ulqini, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Luçiano Boçi dhe Besnik Baraj (zv.) Mungojnë: Alfred Peza, Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Agron Çela, Astrit Veliaj dhe Gjovalin Bzheta. Të ftuar: Besart Likmeta - gazetar-redaktor për Shqipërinë, i BIRN.

Upload: hoangduong

Post on 06-Feb-2018

225 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 25.01.2016, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Genc Pollo – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Seancë dëgjimore me zotin Besart Likmeta, gazetar-redaktor për Shqipërinë i BIRN,

në lidhje me gjendjen e punësimit të gazetarëve, me fokus kontratat e punës, siguria dhe respektimi

i tyre.

Marrin pjesë:

Genc Pollo, Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Adelina Rista, Dashamir Kamberi,

Musa Ulqini, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Luçiano Boçi dhe Besnik Baraj (zv.)

Mungojnë:

Alfred Peza, Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Agron Çela, Astrit Veliaj dhe Gjovalin

Bzheta.

Të ftuar:

Besart Likmeta - gazetar-redaktor për Shqipërinë, i BIRN.

Page 2: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

2

HAPET MBLEDHJA

Genc Pollo – Mirëdita!

Fillojmë mbledhjen, sepse kemi edhe kuorumin e nevojshëm.

Zonja e zotërinj, anëtarë të komisionit, mirë se erdhët këtë javë dhe ju uroj javë të mbarë!

Siç kemi miratuar edhe në kalendarin e punës, sot kemi seancë dëgjimore me zotin Besart

Likmeta, redaktor për Shqipërinë i BIRN-it apo Balkan Insight, në lidhje me gjendjen e punësimit

të gazetarëve me fokus kontratat e punës, sigurinë dhe respektimin e tyre. Zoti Likmeta është i

pranishëm. Mirë se erdhët!

Përpara se të kalojmë te kjo çështje, sekretaria kërkon të miratojmë procesverbalin e datës

7 dhjetor.

Besoj se jemi dakord të gjithë.

Miratohet.

Atëherë, përqendrohemi te çështja e punësimit të gazetarëve. Prej muajsh, madje që në

pranverën e vitit të kaluar, si komision kemi rënë dakord të shqyrtojmë kontratat e punës,

respektimin e tyre, përputhshmërinë e kontratave në rast se ato ekzistojnë me ligjin dhe praktikat

më të mira. E para, sepse gazetarët janë të punësuar si gjithë të tjerët dhe ky është aspekti social,

por edhe sepse një kontratë pune e rregullt dhe e respektuar është një garanci më shumë për

autonominë individuale dhe profesionale të gazetarit, dhe është një garanci më shumë që t’u

rezistojë ndërhyrjeve qoftë nga pronarët, qoftë nga palët e tjera, për të ndërhyrë në politikën

editoriale dhe për të bërë favorizime apo sulme që nuk përputhen me profesionin e gazetarit dhe

normat më të mira të tij.

Ne kemi dy materiale, të cilat i janë shpërndarë komisionit. Njëri është hartuar nga BIRN-

i dhe titullohet “Të mbyllësh një sy ndaj lajmit, censura në median shqiptare”, i cili po merr theks

edhe në situatat sociale dhe kontratat e punës së gazetarit.

Materiali tjetër është me mbështetjen e OSBE-së, i hartuar nga Instituti Shqiptar i Medies,

por edhe nga Shoqata e Medias Shqiptare, të cilat më në fund na janë paraqitur. Këto materiale u

janë shpërndarë deputetëve, të cilët kanë pasur mundësi t’i shikojnë.

Gjithsesi, sot, siç ju thashë në fillim, kemi të pranishëm zotin Likmeta, i cili do të na

paraqesë pikat kryesore të studimit të BIRN-it. Mundësisht edhe me rekomandimet.

Page 3: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

3

Gjithashtu, kemi thënë që pasi të informohemi nga këto burime dhe nga të tjera, ne do

t’u adresohemi institucioneve shtetërore, që janë përgjegjëse për korrektesën dhe zbatimin e mirë

të ligjit për çështjet sociale dhe i tillë është Inspektorati Kombëtar i Punës në varësi të Ministrisë

së Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies.

Gjithsesi, këto janë dëgjesa që do të na shërbejnë për një informim më të mirë të

komisionit dhe për një ndërgjegjësim për nevojën e një veprimi të mëtejshëm.

Pa u zgjatur më shumë, besoj se edhe kolegët nuk kanë pyetje. Në qoftë se do të kenë

pyetje, ato do të bëhen në fund të prezantimit.

Zoti Likmeta, urdhëroni!

Besart Likmeta – Faleminderit, zoti Pollo!

Unë do të përqendrohem në pikat kryesore të studimit. E kuptoj që seanca dëgjimore ka

lidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet

që vihen re te gazetarët dhe faktorët, që ndikojnë në cilësinë e medieve, përfshi edhe pamundësinë

financiare të organizatave mediatike, por edhe mënyrën si ato lidhin kontratat ose ndërtojnë

marrëdhëniet me të punësuarit e tyre, atëherë ndoshta nuk do t’i kuptojmë problemet që hasen

vetëm me kontratat e punës. Kështu që do t’u shkoj pikave kyçe të studimit, mënyrës si u ndërtua

dhe pse u bë.

Nga organizatat ndërkombëtare të mbikëqyrjes së medieve ne dimë që në mënyrë të

herëpashershme identifikojnë vetëcensurën si një nga treguesit kyç, me të cilët është vlerësuar

klima mediatike në Shqipëri në raportet e tyre vjetore.

Për shembull, “Reporterët pa kufij” në indeksin e lirisë së shtypit në vitin 2014 e përmend

vetëcensurën si një nga treguesit problematikë që hasen në mediet shqiptare. Fredoom House në

raportin e saj për lirinë e shtypit në vitin 2014 e citon censurën. Gjithashtu, edhe Komisioni

Europian në raportin e progresit të Shqipërisë në vitin 2014. Kështu që përballemi me një indikator,

që është identifikuar të ekzistojë në ambientin mediatik shqiptar.

Vetëcensura si një formë e censurës ka një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në lirinë e

medias dhe në aksesin e informacionit, të cilat konsiderohen si elementë me rëndësi jetësore për

sistemet, që i lejon njerëzit t’i mbajnë qeveritë përgjegjëse për arritjet e tyre. Domethënë, për

llogaridhënien që duhet të luajë media si një pushtet i katërt ndaj pushteteve të tjera, vetëcensura

ka një impakt shumë negativ.

Page 4: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

4

Ajo që duhet të kemi parasysh është se vetëcensura nuk është një zgjedhje e lirë dhe as

një qasje natyrale e gazetarit ndaj lajmit, ngjarjes apo historisë. Ajo është rezultat i ndikimit të një

sërë faktorëve dhe situatave të ndërlidhura sociale-ekonomike-politike në praktikën e përditshme

të raportimit të lajmit dhe në cilësinë e medias në përgjithësi. Te këto mund të listojmë mungesën

e legjislacionit ose zbatimin e tij; mungesën e enteve vetërregulluese në mbrojtjen e të drejtave të

gazetarëve; presionin politik dhe ekonomik ndaj organizatave mediatike; pamjaftueshmërinë

financiare të medias në tregun vendas, si dhe mungesën e sigurisë fizike, sigurisë së vendit të punës

dhe motivim profesional për gazetarët.

Pse ne si organizatë që merremi me zhvillimin e medias e ndërmorëm këtë studim?

Vetëcensura nuk është vetëm fenomen i gjithëpërhapur në mediet shqiptare, por edhe një

lloj fenomeni që duhet kuptuar se nga vjen dhe pse shkaktohet, në mënyrë që ai të luftohet në

një mënyrë efektive.

Ky studim ka pasur si qëllim të ofrojë një panoramë të shkaqeve dhe rrënjëve të vetë

censurës në gazetarinë shqiptare dhe të formave me të cilat shfaqet vetë kjo censurë, bazuar në

perceptimin e profesionistëve të kësaj fushe, si dhe të identifikojë rekomandime për ta minimizuar

këtë fenomen.

Duhet të kemi parasysh që vetëcensura nuk është fenomen i medias shqiptare. Atë mund

ta gjesh edhe në forma apo për shkaqe e arsye të tjera në vendet që kanë medie të zhvilluara, siç

është SHBA-ja. Kështu që është fenomen shumë kompleks për t’u studiuar.

Metodologjia e studimit. Këtu do të ndaloj shumë pak. Kanë qenë 140 profesionistë të

medies të përfshirë në qarqet Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, domethënë 121 gazetarë dhe

redaktorë, që janë anketuar përmes intervistimit dhe janë bërë edhe 22 intervista të thelluara me

gazetarë, redaktorë, drejtorë dhe ekspertë të medies. Domethënë, studimi ka pasur një qasje sasiore

dhe cilësore.

Gjetjet kryesore të studimit janë ndarë në tri seksione, ku përfshihet perceptimi i klimës

mediatike shqiptare nga profesionistë të medies, perceptimi i ndikimit të kësaj klime mediatike në

politikat editoriale të medieve specifike, ku të intervistuarit punojnë, si dhe shpejtësia dhe format

e vetëcensuruara midis profesionistëve të medies shqiptare.

Nga gjetjet e studimit faktorët kyç, që ndikojnë në përhapjen e vetëcensurës në mediet

shqiptare, janë identifikuar kryesisht: interesat e pronarit dhe të redaktorit, kushtet dhe siguritë e

Page 5: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

5

punës, që rankohen të dytët, reklama shtetërore, presionet politike, si dhe institucionet shtetërore

dhe kompanitë e mëdha.

Kur flasim për kompanitë e mëdha, kemi parasysh koorporatat e mëdha, që kanë edhe

një mundësi financiare për të reklamuar në mënyrë të madhe në mediet shqiptare ose siç i quajmë

reklamuesit e mëdhenj.

Klima mediatike në Shqipëri ndikohet negativisht ose shumë negativisht për 50% të

gazetarëve nga presionet e reklamuesve të mëdhenj, presione përmes reklamave shtetërore,

presione nga institucionet publike.

75% e gazetarëve mendojnë se klima mediatike ndikohet negativisht ose shumë

negativisht nga interesat ekonomike të pronarëve të medies, lidhjet e pronarëve me politikën dhe

pamjaftueshmëria financiare.

Sfidat kryesore me të cilat përballen profesionistët e medieve në vend, për 80% të të

intervistuarve vlerësohet negativisht ose shumë negativisht siguria e pagës dhe e punës, si dhe

mbrojtja e të drejtave të tyre. 50% e gazetarëve ose të intervistuarve vlerësojnë negativisht ose

shumë negativisht kushtet e punës dhe motivimin e zhvillimit profesional.

Politika editoriale është një tjetër faktor, që duhet matur brenda medies dhe si ndikon ajo

në përhapjen e vetëcensurës në një ambient mediatik të caktuar. Sipas të intervistuarve, 65% e

gazetarëve në Shqipëri nuk janë në dijeni nëse mediet ku ata punojnë kanë një politikë editoriale

të shkruar, dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ka të bëjë me mënyrën e vetëkontrollit të

medies, por edhe qasjes së politikës që ndjek redaktori ose kryeredaktori kundrejt gazetarit. Edhe

pse nuk ka një politikë editoriale të shkruar, linja editoriale është lehtësisht e ndikueshme nga

faktorë të ndryshëm dhe gazetarët listojnë një seri faktorësh, siç janë: interesat ekonomike dhe

politike të pronarit, presioni dhe ndërhyrjet nga jashtë apo konkurrenca për audiencë.

Politika editoriale në medien shqiptare ndikon në shmangien e lajmeve të caktuara, në

shmangien e lajmeve specifike, mbulim të njëanshëm të lajmeve, mbulim pozitiv reklamues të

partnerëve politikë ose financiarë, si dhe në mungesën e gazetarisë kritike dhe investigative.

Përhapja e vetëcensurës në Shqipëri sipas anketimit tonë, domethënë, vetëcensura

raportohet si shumë e përhapur nga të intervistuarit. Rreth 50% e gazetarëve raportojnë se ata e

kanë shmangur lajmin disa herë ose shpesh gjatë praktikës së tyre, kurse 85% e gazetarëve

raportojnë se kanë evituar së paku një herë mbulimin e një ngjarjeje, flasim për ngjarje që ia vlenin

Page 6: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

6

të raportoheshin në medien ku ata punojnë. Lajmet më shpesh të shmangura janë ato që lidhen me

ngjarjet politike, me krimin e organizuar dhe ekonominë.

Studimi, gjithashtu, kishte si qëllim të mblidhte një seri rekomandimesh nga të anketuarit

dhe të intervistuarit se si mund të luftohet një fenomen i tillë. Ne i kemi ndarë në tri fusha

rekomandimet që kanë të bëjnë me pronësinë dhe financimin e medias, kushtet e punës, mbrojtjen

e gazetarëve, profesionalizmin dhe etikën.

Nga rekomandimet që kemi marrë për pronësinë dhe financimin e medias kemi nxjerrë

disa pika, ku përfshihen: promovimi i medieve në pronësinë e të punësuarve dhe të gazetarëve;

zhvillimi i medias në internet si përgjigje ndaj dështimit të medias, për të qenë financiarisht të

pavarura, gjë që mund të funksionojë si një faktor balancues ndaj fuqisë së pronarëve të medias

tradicionale; rritja e kontrollit e transparencës së financave të medieve dhe të pronarëve të medias,

gjë që mund të përfshijë edhe interesat e tyre të tjera të palidhura me mediet, njëlloj hartëzimi i

interesave të pronarëve të bërë publikisht, mund ta bënte më transparente; rritja e transparencës

për reklamat e sponsorizuara nga shteti. Duhet të kemi parasysh që reklamat shtetërore në Shqipëri

vazhdojnë të rregullohen nga një VKM e vitit 1998. Ka pasur rekomandime nga shumë institucione

ndërkombëtare që kjo të rregullohet në mënyrë më transparente dhe integrimi i medieve vendase

të shtrihet në një treg më të gjerë mediatik, në mënyrë që të mundësohen investime serioze dhe

vetëmjaftueshmëri financiare përmes shitjeve dhe reklamave. Këto janë rekomandimet, për sa i

përket pronësisë dhe financimit të medias.

Për sa u përket kushteve të punës dhe mbrojtjes së gazetarëve, që është edhe një nga

pikat kyçe të seancës së sotme, rekomandimet që kemi marrë nga të anketuarit dhe të intervistuarit

kanë qenë një zbatim më i mirë i Kodit të Punës nga media, gjë që përfshin pagesën e pagave të

plota në kohë dhe respektimin e pushimeve, të pagesës së kohës shtesë dhe në punët e lejeve

mjekësore për gazetarët.

Ajo që kemi marrë nga anketimi është se në shumicën e rasteve gazetarët ose nuk kanë

një kontratë të shkruar me median ku punojnë ose kanë kontrata të pjesshme, që do të thotë se ato

kontrata që ata nënshkruajnë, nuk përfaqësojnë tamam rrogën reale që ata kanë, por përfaqësojnë

rrogën minimale, me të cilën pronarët e medieve ose financierët e tyre raportojnë në tatim-taksa.

Një rekomandim tjetër për kushtet e punës është themelimi dhe fuqizimi i organeve

vetërregulluese, sindikatat dhe forcimi i statusit profesional të gazetarit. Në Shqipëri ne kemi disa

organizata profesionale të medias, por nga perceptimi i gazetarëve në përgjithësi është se ato nuk

Page 7: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

7

i përfaqësojnë në mënyrën e duhur interesat e tyre. Është ngritur një organ vetërregullues me

ndikimin e Këshillit të Europës, por nuk është ende aktiv, që të kemi një përfaqësim të duhur ndaj

shqetësimeve që mund të ngrihen.

Gjithashtu, rekomandimet kanë pasur si qëllim profesionalizimin dhe etikën, ku

përfshihet një kod etike i shkruar dhe politike editoriale, përmirësimi i kurrikulave universitare.

Ka një shqetësim nga redaktorët dhe gazetarët në median shqiptare që departamenti i gazetarisë

në Universitetin e Tiranës, por edhe më tej po përqendrohet shumë në atë që ka të bëjë me

relacionet publike dhe shumë pak me gazetarinë investigative ose edhe në format e tjera të

gazetarisë së thelluar, që kanë një shërbim të mirë për demokracinë në vend.

Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me trajnimet e vazhdueshme për gazetarët. Kjo ishte një

kërkesë sidomos që vinte nga gazetarët që punojnë në rrethe e jo në Tiranë. Mundësitë e tyre për

trajnim të vazhdueshëm profesional janë më të kufizuara, si dhe mbështetja e gazetarisë

investigative dhe raportimi për zonat dhe grupet e nënraportuara.

Kur flasim për grupet dhe zonat e raportuara, flasim për paradigmën e raportimit jashtë

Tiranës. Shpeshherë është përmendur ajo klisheja në median shqiptare që gazetaria shqiptare fillon

te stacioni i trenit dhe mbaron te Sheratoni.

Kjo është e vërtetë në shumë raste, sepse ka shumë pak mundësi nga media që të raportojë

nga rrethet. Në vitet e fundit ka pasur një shkurtim masiv të gazetarëve ose të korrespondentëve

të medias në rrethe, sigurisht edhe të problemeve që ata kanë me pagat dhe sfidat që ata përballen

janë edhe më të mëdha.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Likmeta!

Ju jeni kryeredaktor i degës shqiptare të BIRN-it apo Balkan Insight, që është dalluar vitet

e fundit për gazetarinë investigative. Në shqip artikujt mund të lexohen në website-in reporter.al.

Ne si komision kemi vendosur, siç e thashë, prej kohësh ta shqyrtojmë këtë çështje dhe

të nxisim autoritetet, në radhë të parë, apo edhe përgjegjësit e tjerë për të ecur në drejtimin që

duhet të ecim.

Kështu që kjo është një seancë e pare, pastaj do të vijojnë të tjerat dhe shpresoj që gjysmën

e parë të vitit të kemi një veprim real, të paktën nga komisioni ynë. Materiali mendoj se ishte

interesant dhe kolegët e ndoqën me vëmendje dhe sigurisht kanë pyetje për të bërë.

Kush e do fjalën?

Page 8: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

8

Zoti Toçi, urdhëroni!

Fatmir Toçi – Përshëndetje!

Unë e kam parë materialin dhe është mjaft voluminoz. Për hir të së vërtetës, pjesa më e

madhe e problemeve ose tërësia e tyre janë probleme të njohura dhe të trajtuara herë pas here edhe

në media, por edhe nga institucione të caktuara, sidomos nga shoqatat e gazetarëve.

Në qoftë se më lejohet të bëj një gjysmë vërejtjeje miqësore, ose më saktë një sugjerim,

është se këtij materiali i mungon prononcimi konkret. Dhe ndonjëherë duket sikur flasim për vetë

censurën, autocensurën, por kemi rënë edhe në kurthin e kësaj vetëcensure, kur thuhet që kështu

tha një gazetar, kështu tha një redaktor. Ndërkohë që media duhet të jetë e hapur në një shoqëri

civile, në qoftë se pretendojmë të jemi shoqëri civile, por nuk patëm një medie të hapur është e

vështirë të arrijmë atje.

Ndoshta do të ndihmonte më shumë kjo dhe do të tregonim një shembull shoqërisë

shqiptare se si media, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i ngre problemet, por edhe me një guxim

intelektual, i cili mungon në politikë. Shpesh ne e kemi theksuar vetëm kur zihemi me njëri-tjetrin,

por kur bëhet fjalë për debate të vërteta për të prekur problemet, kjo mungon edhe në politikë.

Unë desha të them shkurtimisht se i bashkohem shqetësimit të madh që dëgjojmë

gjithkund se gazetarët kanë probleme me punëdhënësit e tyre, kanë probleme me punën e tyre.

Nuk besoj se kjo është thjesht autocensurë. Kjo është një autocensurë, por si presion që vjen nga

punëdhënësi, që vjen nga problematikat që ngrihen, nga problemet që mund të lindin nga

shqetësimet që ata ngrenë në mbledhje dhe besoj që burimi i kësaj vetëcensure duhet kërkuar

këtu.

Dua të sjell një shembull të një medie që punëson shpesh sidomos gazetarë të rinj dhe

pasi kalojnë 5-6 muaj, që nuk i paguan, u thotë: “Unë të kam dhënë përvojë, eksperiencë. Ke

punuar në këtë medien time kaq të madhe dhe kërkon edhe rrogë”. Kjo është shumë e rëndë në një

shoqëri civile.

Pyetja ime është: Shoqatat e gazetarëve, që tashmë, janë organe të njohura dhe shumë

prezente sa herë që ndodh ndonjë incident dhe, për hir të së vërtetës, bëhen shumë aktive kur ndodh

diçka në veprimtarinë e tyre. Si është përfshirja e gazetarëve në tërësi në këtë shoqatë? A ka ndonjë

statistikë?

A janë vërtet, sipas opinionit te gjerë të gazetarëve në mbrojtje të interesave të gazetarëve,

këto shoqata? Domethënë, e luajnë rolin e tyre? A janë të kënaqur gazetarët me veprimtarinë e

Page 9: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

9

këtyre shoqatave? A mendoni se e ardhmja e vërtetë e medieve do të jenë rrjetet sociale? Ndoshta

jo me atë abuzim, që ndodh shpesh sot, por rrjete sociale si një vend, ku fjala e lirë mund të thuhet

më hapur dhe ndoshta pa pasur këtë autocensurë që ne po diskutojmë sot.

Faleminderit!

Genc Pollo – Urdhëroni!

Besart Likmeta – Faleminderit, për pyetjet!

Duhet të keni parasysh se studimi ndjek një metodologji të caktuar, që bazohet edhe te

studimet e mëparshme, që janë ndjekur për vetëcensurën në vendet e tjera. Sigurisht, studimet

nuk kanë qëllim të flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse kanë një metodologji se si ato

ndërtohen, por ne kemi bërë shumë artikuj për lirinë e medieve në Shqipëri, që japin të dhëna dhe

flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë, që kanë probleme me gazetarët ose problematikë me mënyrën

si ato e trajtojnë lajmin.

Sa për përfaqësimin e organizatave të gazetarëve dhe të medieve në Shqipëri duhet të

kuptoni që jo të gjitha organizatat e medieve janë të regjistruara në të njëjtën formë. Shumica e

organizatave të medieve në Shqipëri janë organizata joqeveritare, nuk janë organizata me

përfaqësi. Domethënë, ato përfaqësojnë ose kanë një statut të caktuar dhe mundohen të zhvillojnë

aktivitetin e tyre sipas këtij statuti. Edhe Unioni i Gazetarëve, me sa kam informacion, është një

organizatë joqeveritare, nuk është me përfaqësi të caktuar, por megjithatë unë do ta vlerësoja, duke

parë sfidat me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri, rolin e tyre pozitiv, por inputi që ne kemi

marrë nga gazetarët gjatë këtij studimi është se roli i tyre duhet forcuar. Se cili mund ta forcojë

këtë rol, ne nuk i drejtohemi vetëm ligjvënësit, por të gjithë aktorëve që mund të përfshihen në

spektrin e medies shqiptare.

Faleminderit!

Fatmir Toçi – Dua të them se pavarësisht statusit që ka çdo organizatë apo organizëm,

OJF, në fund të fundit, ato veprojnë në kuadrin ligjor të këtij vendi. Pra, kanë një kuadër ligjor,

që është i detyrueshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të atyre që janë të punësuar, për

të drejtat e njeriut e kështu me radhë. Ka një kuadër ligjor që fillon që nga Kodi i Punës, por edhe

ligje specifike që i mbrojnë këto ligje. Kështu që nuk ka rëndësi fare as emërtimi, as statuti, sepse

kur vjen puna, ato ndërtohen duke u bazuar në këtë kuadër ligjor.

Besart Likmeta – Ka një debat të madh në Shqipëri kohët e fundit për rolin e rrjeteve

sociale. Rrjetet sociale janë mjet i shpërndarjes së informacionit që publikohet nga media.

Page 10: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

10

Domethënë, nuk janë përgjigje për çdo gjë. Gazetaria profesioniste është një nga themelet e

demokracisë. Ka rolin e filtrit, ka etikën, profesionalizmin. Pra, ka gjëra që rrjetet sociale, edhe

pse mund të luajnë një rol shumë të mirë në demokratizimin e medias, nuk e kanë. Kështu që nuk

janë një përgjigje ndaj rolit të medias në përgjithësi, por janë pjesë e saj.

Genc Pollo - Zonja Hafizi, urdhëroni!

Mimoza Hafizi – Faleminderit për prezantimin tuaj dhe për studimin që keni ndërmarrë,

i cili është shumë i rëndësishëm dhe besoj se do t’i japë edhe këtij komisioni idenë për diskutimin,

në lidhje me këtë çështje se çfarë mund të bëhet për të rregulluar problemet e medias!

Unë kam disa pyetje të vogla. Meqenëse u shtrua edhe problemi jo vetëm për mediet

sociale, por edhe për site-t, për mediet online, që janë një risi e viteve të fundit, në këtë

problematikën që ju keni vënë re, si varion problematika në median e vjetër, të themi, që është

media elektronike, media e shkruar në krahasim me median online? Sa ka influencuar ky shpërthim

që pati në median online, që në njëfarë mënyre ishte edhe zgjidhje e problematikës së medias, të

themi, “të vjetër”?

Pyetja tjetër është: A keni ndonjë ide si ka evoluar në vite problematika e medias në

Shqipëri? Media shqiptare, përpos historisë së komunizmit, ka të njëjtën moshë me median e lirë,

me demokracinë. Cilat nga problematikat mund të jenë përmirësuar ose janë fashitur si problem

dhe çfarë është rënduar që mund të ishte edhe një fokus i aktivizimit tonë si komision?

Faleminderit!

Besart Likmeta - Kampioni i studimit ka përfshirë si mediet online, ashtu edhe mediet

e shkruara dhe mediet televizive, por kampioni i studimit për median online është shumë i vogël,

që të arrish në përfundime specifike.

Sa për zhvillimin e medias në dy dekadat e fundit pas rënies së komunizmit, Shqipëria

nuk kishte një traditë të medias së lirë dhe të pavarur. Ajo që ka ndryshuar që nga vitet ‘90 është

se kemi një legjislacion shumë më të mirë dhe shumë të përmirësuar për mediet. Kemi një zhvillim

të madh të medias në Shqipëri, që ndoshta nuk korrespondon në mënyrë të drejtpërdrejtë me

audiencën dhe me tregun e reklamave ose me tregun e blerjeve të medias në Shqipëri. Nuk ka një

korrespondencë të sasisë së medias në treg dhe, le të themi, mundësive financiare për këto media

për të ekzistuar.

Kështu që pikëpyetja është e madhe, për shumë gazetarë është se pse ato ekzistojnë. Dhe

në këtë kontekst është shumë e rëndësishme të shihet edhe nga ligjvënësi, por edhe nga

Page 11: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

11

inspektorate të caktuara se nga i kanë burimet financiare këto media, çfarë interesash financiare

kanë grupet mediatike në Shqipëri, që nuk lidhen drejtpërdrejt me biznesin dhe median që ata kanë.

Në këtë pikë një nga rekomandimet që haset shpesh nga gazetarët është se Inspektorati i

Punës duhet të bëjë një punë më të mirë për t’i verifikuar në qoftë se mediet i paguajnë në kohë

gazetarët, në qoftë se mediet i paguajnë detyrimet që kanë ndaj gazetarëve të tyre në sigurimet

shoqërore. Ka një perceptim nga gazetarët që Inspektorati i Punës bën një sy qorr ndaj

organizatave mediatike për arsye të caktuara.

Genc Pollo – Cilat janë arsyet e caktuara, zoti Likmeta?

Besart Likmeta – Arsyet mund t’i përmbledhësh, sepse përgjithësisht këto janë diskutuar

edhe nga organizatat e tjera. Duke qenë se media ka një ndikim mbi politikën, sigurisht disa

institucione shtetërore janë timide që të marrin, le të themi, nën hetim ose të bëjnë transparencë

për mënyrën si ajo operon.

Kjo ka ardhur sepse shpesh ka pasur edhe një lloj rezistence, ndoshta të padrejtë, nga ana

e grupeve mediatike, që e perceptojnë shpesh kontrollin legjitim të institucioneve shtetërore si

sulm ndaj lirisë së shprehjes.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ka pasur reagime nga media ose sulmojnë organizata shtetërore, apo e kundërta? Kjo

ishte pyetja?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Sigurisht, siç kanë një detyrim për t’i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë bizneset në

Shqipëri, përfshi edhe ato mediatike. Kam përshtypjen se institucionet shtetërore kanë të drejtë

edhe për t’i trajtuar gazetarët si punëmarrës, si të gjithë punëmarrësit e tjerë. Në qoftë se për

punëmarrësit e tjerë bëhen inspektime, në qoftë se pagat e tyre jepen në kohë, në qoftë se oraret

shtesë paguhen në kohë, në qoftë se të drejtat e tyre si punëmarrës mbrohen nga punëdhënësi ose

respektohen nga punëdhënësi, edhe gazetarët nuk kanë ndonjë ndryshim nga punëmarrësit e tjerë,

kështu që besoj se nuk duhet të ketë dallim midis gazetarëve dhe punëmarrësve të tjerë. Ata janë

si të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë dhe duhet të respektohen.

Për sa i përket reagimit të medias ndaj institucioneve qeveritare, besoj se nëse këto

inspektime nuk janë subjektive, nuk ka ndonjë mënyrë se si media të reagojë ndaj tyre. Në qoftë

se këto janë subjektive, atëherë këto ndikojnë për ta bërë situatën në media të caktuara ose në

median në përgjithësi edhe më keq.

Page 12: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

12

Musa Ulqini – Faleminderit, zoti Kryetar!

Kjo seancë dëgjimore është nga më të dobishmet për komunitetin e gazetarëve, sepse

lidhet me thelbin e detyrave ose me thelbin e funksionit që ka komisioni ynë.

Unë do të përpiqem të shpreh 2-3 mendime, duke respektuar saktësisht temën për të cilën

do të diskutojmë. Ne e shikojmë studimin e BIRNI-it, nga këndvështrimi ynë si komision, të lidhur

me gjendjen e punësimit të gazetarëve me fokus kontratat e punës, sigurinë dhe respektimin i tyre,

duke pasur në qendër të saj atë që është edhe thelbi i studimit të BIRN-it, vetëcensurën në median

shqiptare.

Në studim ka disa arsye përse vetëcensura vazhdon të jetë e pranishme në mediat

shqiptare, duke e dëmtuar atë.

Unë do të përpiqem të them diçka që lidhet me këndvështrimin tonë, si komision, dhe me

çfarë mund të jemi të dobishëm të kontribuojmë, që kjo vetëcensurë të vijë duke u zvogëluar.

Media ka detyrimet e veta, institucionet e veta vetërregulluese, pjekurinë e vet, shoqatat

e veta, janë OJF-të që kontribuojnë, siç është rasti në fjalë për këtë çështje, po ashtu edhe ne kemi

kontribut për këtë.

Nga këndvështrimi i kontributit, unë mendoj se vetëcensura e gazetarëve lidhet edhe me

sigurinë e tyre. Nëse gazetari ka një problem me pronarin, ky raport ndikon edhe te vetëcensura.

Pra, nëse një gazetar punon në të zezë, ai është i detyruar të respektojë “shijet politike” të pronarit

ose politikën “editoriale të pronarit”. Sa më shumë problemeve të kemi në këtë fushë, aq më shumë

kjo e ndikon vetëcensurën te gazetarët.

Vetëm në Shqipëri ndodh që gazetarët të dalin dhe të protestojnë jo për të mbrojtur

interesat e tyre, të drejtat e tyre ekonomike, kontratat, por dalin dhe protestojnë për të mbrojtur

interesat e pronarëve. Rrallë gjejmë shembuj të ngjashëm në Europën Lindore me atë çfarë ka

ndodhur në Shqipëri.

Në Shqipëri nuk kemi ende një institucion që të ketë fituar të drejtën e qytetarisë nga

shumica e komunitetit të gazetarëve, që të jetë një sindikatë e mirëfilltë e gazetarëve për të mbrojtur

interesat e tyre përballë pronarëve dhe përballë shtetit. Pra, nuk ndodh si në shumë vende, që në

fillim të vitit ka një kontratë, ku përfaqësuesit e mediave, përfaqësuesit e shtetit dhe përfaqësuesit

e sindikatës nënshkruajnë një kontratë.

Kështu që në këtë fushë ne mund të ndikojmë për mirë. Mund ta bëjmë këtë, duke kërkuar

nga Inspektorati Shtetëror i Punës një informacion të detajuar për të gjitha llojet e mediave dhe të

Page 13: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

13

shikojmë se si është raporti i njerëzve të punësuar me raportin e njerëzve të siguruar, dhe të shohim

nëse zbatohet Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë në të gjitha mediat. Kjo nuk e cenon lirinë

e medias. Nuk është ndërhyrje në lirinë e medias. Kjo është një përpjekje për të respektuar ligjin.

Gazetarët duhet ta mbështesin këtë gjë. Kjo është shumë e vështirë dhe po sjell në vëmendjen e

mediave që janë të pranishme këtu dhe të anëtarëve të komisionit, një histori nga ky komision.

Vite më parë, diku rreth vitit 2004, unë isha drejtues aty ku është zoti Pollo. Me insistim

të madh kërkuam nga Inspektorati Shtetëror i Punës të na sillte një informacion se si ishte situata

e punonjësve të medias lidhur me Kodin e Punës, pra sa ishin të siguruar. Ligji “Për

informacionin”, që i detyronte institucionet ta sillnit informacionin brenda pesë ditëve, ishte në

fuqi. Ky informacion, me gjithë këmbënguljen tonë të jashtëzakonshme, erdhi pas 6 muajsh.

Ne u përpoqëm të bënim një seancë model, e cila presupozonte të kishim të ftuara të gjitha

mediat. I ftuam të gjitha mediat, por pa u treguar rendin e ditës. A e dini çfarë ndodhi? Ne lexuam

të dhënat që kishin ardhur nga shteti dhe me përjashtim të një edicioni të lajmeve të transmetuesit

publik, që i dha katër rreshta, asnjë media elektronike dhe asnjë media e shkruar nuk transmetoi

asnjë rresht. Më tej akoma, ne u sugjeruam institucioneve shtetërore që atje ku kishte probleme të

jashtëzakonshme, që ishin 100 punonjës në të zezë dhe 10 të siguruar, të zbatohej ligji dhe ishte i

vetmi rast kur kërkesa e komisionit tonë rezultoi zero, e zbatuar nga ministria dhe nga inspektorati

përkatës.

Ne menduam se materiali ynë mund t’u vlente shoqatave, organizatave, OJF-ve dhe e

publikuam tek organizatat ndërkombëtare, që financojnë OJF-të shqiptare; tek organizatat që

mbulojnë ose kanë në axhendën e tyre edhe problemet e medieve, me idenë që në studimet e tyre

të kishte indicie për të bërë disa studime. Por edhe kjo zero, pra as OSBE-ja, as Këshilli i Europës,

asnjë institucion nuk ndërmori një nismë për të bërë një diskutim konkret për këtë çështje.

Kjo është një histori që i përket të kaluarës. Unë besoj se gjërat kanë ndryshuar për mirë.

Organizatat joqeveritare janë forcuar, komuniteti i gazetarëve është pjekur dhe ne kemi fuqi më

shumë. Mendoj se ne duhet ta ushtrojmë të gjithë autoritetin tonë që të kemi një material të tillë,

në bazë të të cilit të kërkojmë të jemi bashkë me komunitetin e gazetarëve të thjeshtë, në përpjekjen

e tyre të heshtur dhe jo të heshtur, që të zbatohet ligji, të zbatohet Kodi i Punës me të gjitha kërkesat

e tij. Është edhe moralisht problematike që të kërkohet zbatimi i ligjit nga të gjithë, ndërkohë që

ata që e kërkojnë këtë gjë janë vetë të cenuar në këtë çështje. Prandaj, mendoj se ky është një

studim shumë i dobishëm.

Page 14: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

14

Zoti kryetar, ju keni bërë shumë mirë që e keni vënë në axhendën e komisionit tonë këtë

çështje, me këtë fokus, sepse ne mund të diskutojmë këtu për çështje nga më të ndryshmet. Këtu

u ngritën çështje që kanë të bëjnë me cilësinë e universiteteve tona, që nxjerrin gazetarë, me

komunitetin e gazetarëve, me pronarët, me pronësinë, pra ka shumë probleme, por ky është një

nga problemet me të cilat ne kemi lidhje direkt dhe mund të kontribuojmë në mënyrë direkte dhe

konkrete.

Besoj se në këtë pikë mund të jemi të dobishëm, sado pak, përmes një informacioni

konkret të detajuar. Madje, mund të bëjmë edhe diçka të tillë që informacionin tua dërgojmë të

gjithë pronarëve të mediave që ta shikojnë edhe ata se si është njëri dhe se si është tjetri, dhe të

kontribuojnë që gjërat të ecin përpara. Kjo nuk ka lidhje fare me ndërhyrjen te liria e medias. Liria

e medias është një liri e fituar në Shqipëri, por ka probleme dhe diskutime se si përdoret ajo nga

pronarët dhe nga gazetarët, por edhe nga politikanët.

Faleminderit, zoti kryetar!

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Ulqini!

Po, zoti Tafaj.

Myqerem Tafaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit për prezantimin e studimit, një studim interesant, të cilin unë e kam parë me

vëmendje, një studim voluminoz. Sigurisht, media është një produkt i demokracisë shqiptare 25-

vjeçare. Pra, një vend që nuk ka pasur media të lirë në 25 vjet, ka bërë një studim shumë të madh

në zhvillimin e medias. Sot media është vërtet një faktor i fuqishëm i zhvillimit të demokracisë

shqiptare, por është edhe pushteti i katërt dhe pa një media të lire, nuk mund të bëhet fjalë për

demokraci funksionale. Vendi ynë është kritikuar kohët e fundit për një liri të pjesshme të medias.

Rezultatet e studimit që ju keni kryer, mbështesin rezultatin e institucioneve ndërkombëtare, që

kritikojnë lirinë e medias, pra lirinë e pjesshme të medias në Shqipëri.

Ju keni zhvilluar një studim në çështjet më kyçe që përcaktojnë lirinë e medias, duke u

fokusuar ose duke marrë si indikator kryesor vetëcensurën.

Në fakt, kur e lexon studimin të krijohet përshtypja sikur arrihet në një rekomandim:

merrni çështjen më kryesore: pronësinë dhe financimin e medias. Për mendimin tim, këtu qëndroni

shumë fort, pastaj te statusi i punësimit, kontratat, respektimi i kontratave, pagat reale dhe, më tej,

me sigurinë fizike të gazetarëve, nivelin profesional e të tjera.

Page 15: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

15

Ky studim mund t’i vlejë çdo gazetari dhe grupeve të interesit të medias, por, në radhë të

pare, u vlen shoqatave që mbrojnë median e lirë. Nga ky këndvështrim, mendoj se studimi është

interesant. Për fat të keq, ne kemi kritika edhe nga ndërkombëtarët për liri të pjesshme të medias.

Në 25 vjet nuk mund të pretendohet të kemi një media vërtet të lirë, siç e kanë vendet e zhvilluara.

Unë mendoj se liria e medias mund të realizohet në kushtet e sistemit tonë, për shkak se ekziston

i gjithë kuadri institucional, por një nga problemet kryesore është vetëcensura.

Shqyrtimi në komisionin tonë mund ta ndihmojë këtë proces, që ky material të njihet nga

grupet e interesit dhe, natyrisht, të dalë diçka prej tij. Pra, çfarë mund të bëhet për të luftuar

vetëcensurën?

Unë jam i interesuar të di nëse këtë material ju e keni prezantuar me shoqatat e gazetarëve,

me gazetarët, pra prezantimi bëhet për herë të parë në komisionin tonë apo është prezantuar edhe

me të tjerë dhe çfarë rezonance ka gjetur?

E dyta, në rekomandimet lidhur me pronësinë dhe financimin e mediave, jepni një

rekomandim interesant, por unë do të doja të dija nëse ka modele të tilla në vendet ish-komuniste,

sepse këto vende e kanë vuajtur këtë, për bashkëpronësimin e të punësuarve, pra të gazetarëve në

media, për shtrirjen e pronësisë përtej pronarëve edhe te punonjësit e tyre. A ka modele të tilla? A

është ky një model që mund të mendohet për Shqipërinë?

Faleminderit!

Besart Likmeta – Faleminderit për pyetjet!

Studimi është prezantuar në Forumin e OSBE-së, që u mbajt në muajin nëntor në Tiranë,

domethënë ka pasur raste të mëparshme.

Sa për modelet e mediave që kanë bashkëpronësi midis gazetarëve dhe pronarëve, ka disa

modele në Ballkan, por këto modele nuk mund të merren gjithmonë si etalon ose si zhvillim. Një

nga rastet më të famshme në Ballkan ka qenë radiotelevizioni B92 në Serbi, që luajti një rol në

hedhjen poshtë të Milosheviçit, i financuar edhe nga organizata ndërkombëtare. Nga financimi që

erdhi nga organizatat ndërkombëtare, erdhi edhe pronësia e përbashkët e gazetarëve dhe pronarëve

të medias.

Kemi raste kur vetë pronarët e mediave janë ose kanë qenë gazetarë, siç është Gazeta

“Koha” në Prishtinë, por edhe raste në Shqipëri, ku vetë pronarët e mediave kanë qenë ish-gazetarë

profesionistë në median e shkruar ose atë televizive.

Page 16: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

16

Megjithatë, kam përshtypjen se kjo është një pikë që duhet studiuar më shumë. Ka një

mënyrë se si mediat ose bizneset në vendet perëndimore u transferojnë aksione punëdhënësve të

tyre në formën e paketave të pensionit, duke i bërë ata pjesë të suksesit ose të dështimit të biznesit

ku janë të përfshirë. Kjo është diçka që ne e morëm si rekomandim nga gazetarët dhe nga drejtorët,

kryeredaktorët, por është një pikë që duhet studiuar më shumë, sepse ka të bëjë më shumë me

vetërregullimin e medias sesa me një ndikim nga ligjvënësi.

Genc Pollo – Po, zoti Hoxha.

Bedri Hoxha - Ju falënderojmë për të gjithë informacionin e gjerë!

Siç diskutuan edhe parafolësit, ky është një raport, në bazë të të cilit mund të diskutojmë,

sepse edhe problematikat janë të shumta, por më e rëndësishmja është situata e gazetarëve në tërësi,

e pagesave të tyre, e sigurimeve shoqërore dhe e kontratave të punës.

Unë desha të di sa ndikon kjo në vërtetësinë e lajmit, në opinionin publik, kur vetë

gazetarët nuk janë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre, sa mund t’i mbrojnë ata interesat e

publikut? Pra, a cenon kjo lirinë e informacionit të medias në dhënien e informacionit të saktë? E

para.

E dyta, reklamat e qeverisë, a kanë ndikim në kontrollin e medias apo jo, pra një ndikim

thelbësor në median dhe në lirinë e medias sot në Shqipëri?

E treta, krimi i organizuar, sipas jush, a ka kontroll në media sot në Shqipëri, pasi ne kemi

raste që shumë lajme tjetërsohen, transformohen, nuk jepen ashtu siç realisht kanë ndodhur situatat

e krimit apo aferat e ndryshme, që tashmë janë të njohura edhe për opinionin publik? A ka këtu

një dorë të zezë, të padukshme, që realisht ndikon në media, pasi një pjesë e mirë e pronarëve të

medias nuk kanë asnjë lidhje me median dhe nuk janë profesionistë të fushës?

Besart Likmeta – Pronarët nuk është e nevojshme të vijnë direkt nga ajo fushë. Ata kanë

interesa të tjera në industri të tjera. Përgjithësisht janë industri të cilat janë të rregulluara nga shteti,

kështu që media nuk është e vetëmjaftueshme nga ana financiare. Kjo sjell pikëpyetje të shumta,

se çfarë interesash të tjera kanë pronarët e mediave.

Bedri Hoxha - Autocensura juaj, si media, a prodhon censurë edhe në opinionin publik,

apo jo?

Besart Likmeta – Sigurisht që autocensura e gazetarëve kufizon lirinë e shprehjes dhe

informacionin që merr publiku.

Page 17: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

17

Për sa u përket mospagesave në kohë të gazetarëve dhe kushteve të punës, 80% e

gazetarëve që ne kemi intervistuar e vlerësojnë negativisht ose shumë negativisht sigurinë e pagës

dhe të punës ose mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo është një përqindje shumë e lartë e gazetarëve

në Shqipëri, që mendojnë se kushtet e punës janë aq të këqija, sa i shtyjnë ata në autocensurë.

Mua më kujtohen intervistat e thelluara që kemi bërë me redaktorë dhe kryeredaktorë, ku

njëri prej tyre shprehej se është shumë e lehtë ta censurosh ose të shtyhet në autocencurë një gazetar

që ka katër muaj që nuk ka marrë pagën e tij. Kjo është një praktikë masive në median shqiptare.

Një gazetar që nuk paguhet në kohë, një gazetar që i mohohet e drejta e tij bazike, si i punësuar,

sigurisht është shumë më vulnerabël dhe mund të ndikohet nga presionet e tjera, siç janë interesat

e pronarit.

Pak më parë zoti Ulqini përmendi një ngjarje nga e kaluara, kur foli për një rast që mediat

nuk e transmetuan mbledhjen e komisionit ose atë çfarë u bë publike nga komisioni. Ky është një

rast klasik autocensure ose cencurë e medias. Nuk e di nëse ata gazetarë kanë menduar në atë kohë

që kjo do të binte ndesh me interesat e pronarëve dhe nuk e kanë transmetuar atë si lajm, apo ka

pasur një urdhër të drejtpërdrejtë nga pronari për ta censuruar atë, por mund të jetë edhe një

bashkim i të dyjave. Duhet të kuptojmë se në mjedise mediatike, si Shqipëria, ku ka faktorë të

jashtëm, autocensura me censurën bashkëjetojnë, pra janë të përbashkëta, janë në të njëjtin kah.

Për sa i përket rolit të reklamës shtetërore, është një nga problematikat e cilësuara. Pra,

nga shqyrtimi i literaturës që ne kemi bërë nga studimet ndërkombëtare rrjedh që është një nga

faktorët që ndikojnë. Sigurisht, edhe në Shqipëri është listuar si një nga faktorët që ndikon në

autocensurë.

Për 50% të gazetarëve, presioni që vjen përmes reklamës shtetërore, ka një ndikim negativ

dhe i shtyn ata në autocensurë. Kjo vjen, sepse në shumë raste, kur një institucion shtetëror i jep

një reklamë një medieje të caktuar, kjo vjen e atashuar me disa kushte shtesë, me kushte që ky

institucion të mos sulmohet, të mos kritikohet ose të mos bëhet transparencë për vendimet që ai

merr, sepse mënyra se si shpërndahet reklama shtetërore në Shqipëri nuk është transparente. Kjo

ka qenë në qeverisjen e mëparshme të PD-së dhe vazhdon edhe sot.

Bedri Hoxha – Në vitin 2014 ne renditemi në vendin e 85-të, ndërkohë që në vitin 2003

ju thoni se ishim në vendin e 34-të për lirinë e medias. Cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar

në këtë klasifikim?

Page 18: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

18

Besart Likmeta – Viti 2003 ka qenë kulmi i zhvillimit të medias shqiptare dhe i fuqizimit

të të përditshmeve. Ka qenë një periudhë pluralizimi i medias shqiptare. Ajo që ka ndodhur nga

viti 2003 e më tej, është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e klasës politike në median shqiptare, pra

interesat politike dhe ekonomike të pronarëve janë ndërthurur edhe më shumë me interesat politike

të qeverive të mëparshme dhe të tanishme. Kjo ka sjellë deri në vitet 2008, 2009, 2010 një lloj

rënie të cilësisë së medias shqiptare, të paktën nga indekset ndërkombëtare, por duhet të kemi

parasysh që këto indekse janë bazike. Ka një set indikatorësh, por nuk janë studime të thelluara

për Shqipërinë. Pra, këto janë studime që bëhen për një rajon të gjerë dhe japin një lloj perceptimi

të trendit ku po shkon media.

Në vitet e fundit ka një lloj stanjacioni, ne kemi ngelur në të njëjtin nivel.

Një pyetje tjetër që ju bëtë ka lidhje me krimin e organizuar.

Sigurisht është një nga faktorët që ndikojnë gazetarin në autocensurë. Shumica e

gazetarëve që vinin si korespondentë të medias nacionale, që punojnë në rrethe ose punojnë për

media lokale, e kanë shumë të vështirë të raportojnë për raste që kanë të bëjnë me krimin e

organizuar, ndoshta edhe për krimin ordiner, sepse siguria e tyre fizike është e kërcënuar shumë

më tepër. Ky është një nga faktorët negativ që gjendet ne median shqiptare, që është, gjithashtu, e

lartë edhe për gazetarët që punojnë në kronikë. Kjo është edhe një nga arsyet pse krimi i organizuar

raportohet si një nga faktorët që ndikojnë në autocensurë. Lajmet e kronikës janë të dytat, pas

lajmeve të politikës për nga zhanri i lajmit, që, zakonisht, censurohen në median shqiptare.

Bedri Hoxha – Kam edhe një pyetje të fundit në lidhje me reklamën e fundit të qeverisë

shqiptare në “The ekonomist”. Çfarë komenti keni ju për këtë?

Besart Likmeta – Ne si organizatë, si Rrjeti Ballkanik i gazetarisë investigative, kemi

botuar një investigim për reklamën. Ka dyshime të mëdha se si është bërë tenderi për angazhimin

e kompanisë Quantum Production, kështu që parlamenti mund të marrë iniciativën për ta parë.

(Diskutime pa mikrofon.)

Genc Pollo – A ka pyetje të tjera?

Atëherë, meqenëse e lamë te reklamat, ndoshta është gjëja e duhur për komisionin tonë,

që ta njekë çështjen e reklamës së “The economist”, që fillimisht u paraqit si lajm apo si botim

editorial i “The economist”, që më pas doli e gënjeshtërt dhe u pranua nga vetë qeveria.

Ju folët për aktet rregullatore që rregullojnë dhënien e reklamave nga autoritetet publike.

Në fakt, shqetësimi ngelet. Një deputet i komisionit tonë i ka kërkuar OSHE-së dhe AMA-s të

Page 19: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

19

japin sqarime për reklamën e OSHE-së, e cila është masive dhe nuk duket të ketë informacion për

përdoruesit. Në këto rrethana, është dyshuese që të jetë më shumë një mjet influencimi sesa një

mjet i dobishëm për përdoruesit.

Kujtojmë se OSHE-ja është korporatë shtetërore. Ju përmendët që ka disa VKM, pra nga

asgjëja është përpjekur të rregullohet diçka. Ka pasur një seminar të Këshillit të Europës, me

rekomandime. Në fakt, disa VKM kanë zëvendësuar njëra-tjetrën, por kjo është komplekse: prish

një gjë, por rregullon diçka tjetër ose anasjelltas. Nuk kemi parë një rregullim më të plotë dhe më

të mirë ligjor, që të plotësojë vakuumet apo të rregullojë problemet e hasura nga legjislacioni i

mëparshëm. Kjo çështje është ngritur dhe është debatuar nga ju. A keni pasur komunikime me

autoritet përgjegjëse? E them këtë, sepse për sa na përket ne, gjithmonë kemi hasur në një heshtje

dhe nuk kemi parë nga kjo qeveri shenja që të ketë iniciativë për të ndryshuar legjislacionin e

gjetur, me të mirat dhe me të këqijat e tij, si çdo legjislacion.

Një tjetër pyetje: Ju përmendët edhe dhunën fizike ndaj gazetarëve, krahas dhunës që

mund të jetë më pak e ndjeshme, por gjithsesi efektive për arritjen e censurimit apo të

vetëcensurimit të gazetarëve. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, ne kemi kërkuar llogari me

shkrim nga ministri i Brendshëm për një arrestim, në dukje të paligjshëm, të një gazetari në

Shkodër, i cili u lirua për një orë.

Gjithashtu, kemi pasur një dëgjesë muaj më parë me një gazetar nga Gjirokastra që kishte

denoncuar jo vetëm trafikun e drogës, përdorimin e avionëve, por edhe lidhjet e trafikantëve të

futur në polici me nivelet më të larta të pushtetit. Cili do të ishte, sipas jush, reagimi më i mirë për

t’i mbrojtur, përveç asaj që ka bërë komisioni, duke prezantuar në publik rastin e tyre, pra ndjekjen

penale, marrjen në mbrojtje, publikimin e rastit dhe përkrahjen morale? Kujtoj se ju keni qenë

objekt i një agresioni fizik diku nga vitet 2006-2007 nga një deputet. Çështja atëherë u bë publike,

por nuk jam i sigurt nëse u vijua me këto forma, me ndjekjen penale dhe me përkrahjen morale,

prandaj çfarë mund t’i rekomandini komisionit për dhunën fizike ndaj gazetarëve, kur ajo bëhet

për shkak të ushtrimit të profesionit të tyre?

Besart Likmeta – Kam përshtypjen se në rastet e dhunës fizike ndaj gazetarëve, ato kanë

rol shumë negativ kur vjen puna për vetëcensurën në media, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në

vende të tjera. Në këto raste, sigurisht që mediatizimi i një problemi të caktuar, reagimi nga

institucioni shtetëror dhe zbatimi i ligjit janë ato që do të kërkohen nga instuticionet shtetërore ose

që do të promovohen nga komisioni.

Page 20: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

20

Kam përshtypjen se nga mediat do të kërkohej më shumë solidarizim për rastet që janë

konkrete dhe që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ushtrimin e profesionit të gazetarit. Duhet të jemi

të sinqertë se ka edhe raste që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e profesionit të

gazetarit.

Ka një numër shumë të madh gazetarësh, që kanë aplikuar për azil ose profesionistë

mediash që kanë aplikuar për azil në vendet perëndimore, duke e justifikuar këtë lloj kërkese për

azil me dhunën e ushtruar në Shqipëri nga institucione të caktuara ose nga grupe të caktuara, që jo

gjithmonë përkojnë me realitetin.

Fatkeqësisht, përveç fatkeqësive personale, kjo është diçka që e dëmton lirinë e medias

në Shqipëri dhe i dëmton edhe vetë profesionistët e mediave. Në momentin që ne pretendojmë

diçka që nuk ka ndodhur ose sjellim në publik atë që nuk përkon me realitetin, është shumë vështirë

të gjykojmë raste konkrete të dhunës ndaj gazetarëve. Kështu që organizatat e mediave duhet të

kenë shumë kujdes që t’i hetojnë rastet, ose kur lajmërohet për dhunë kundrejt gazetarëve, duhet

të hetohen të gjitha caqet në qoftë se kjo dhunë ka qenë për arsye të ushtrimit të detyrës, dhe duhet

ndjekur nga media, por ndoshta edhe nga ju reagimi i institucioneve shtetërore më në thellësi.

Genc Pollo – Në rastin tuaj personal, a pati ndjekje penale?

Besart Likmeta – Po, pati një hetim penal.

Genc Pollo – Me çfarë përfundimi?

Besart Likmeta – Mungonin dëshmitarët. Nuk pati dëshmitarë që të dëshmonin.

Genc Pollo – Çështja u mbyll pa shkuar në gjykatë?

Besart Likmeta – Nuk shkoi në gjykatë.

Genc Pollo – Pra, nuk pati ngritje akuze.

Besart Likmeta – Nuk pati ngritje akuze.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Për legjislacionin e reklamave ka një seri rekomandimesh nga KE-ja. Ekzistojnë disa

modele që mund ta bëjnë sistemin shumë më transparent. Kjo është diçka për të cilën, të paktën

parlamenti ose ju si komision parlamentar, mund të ndikoni drejtpërdrejt, sepse ka të bëjë me

ligjvënësin. Pra, mënyra se si shpërndahet reklamat shtetërore nga institucionet publike, por edhe

nga kompanitë publike ka një rol që ndikon drejtpërdrejtë në autocensurë, ka ndikim të

drejtpërdrejtë në cilësinë e medias në Shqipëri. Kjo është një nga ato pika ku ligjvënësi mund të

ketë ndikim.

Page 21: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

21

Në shumë nga rekomandimet që ne kemi dhënë, pritshmëria nuk është që ligjvënësi të

ndikojë me ligje të reja apo me akte të reja nënligjore, që mund të ndërmerren nga qeveria. Një

pjesë e tyre pretendohet të ketë të bëjë me vetërregullimin e medieve dhe me organizatat e mediave,

për shembull, siç kanë të bëjnë me profesionalizmin dhe me etikën. Reklama shtetërore duhet

rregulluar në mënyrë më transparente, sepse në vend që të ndihmojë fuqizimin e medias në

Shqipëri, luan një rol më shumë negative, duke çuar në një lloj mungese lirie për të.

Genc Pollo – Zoti Ulqini, urdhëroni!

Musa Ulqini – Kërkoj ndjesë për këtë ndërhyrje!

Ka 15 vjet që flitet për reklamën shtetërore, për nevojën për të bërë një lloj rregullimi,

janë bërë disa rregullime dhe janë hedhur poshtë, sepse janë konsideruar si ndërhyrje te mediet, si

përpjekje e qeverisë për të dominuar mediet e të tjerë. Me sa di unë, mund edhe të gaboj, por

mungon diçka që është thelbësore për ta zgjidhur këtë problem: në Shqipëri mungojnë institucionet

e pavarura që merren me audiencën e medies. Duhet t’i themi gjërat siç janë, sepse edhe privati,

edhe institucionet publike kanë një parim të artë kur i japin paratë për reklamë, shkojnë te mediet

që kanë numrin më të madh të audiencës, jo te mediet më serioze, sepse ka gazeta, si gazetat e

njohura ndërkombëtare, që janë me tirazh të vogël. Pra, ky është parimi i artë. Në Shqipëri nuk ka

një institucion dhe këto institucione nuk i ngre shteti, as Komisioni i Medies dhe as qeveria, por

janë institucione të pavarura, nuk bëhen me ligj dhe nga shteti.

Janë bërë përpjekje me financime të huaja, unë kam qenë në disa nga ato takime që janë

bërë, kam folur e të tjera dhe ne nuk e kemi ende këtë institucion që të ketë këtë kredibilitet dhe të

bëjë matjen e audiencës sipas standardeve europiane dhe këto të publikohen e të bëhen

transparente. Kjo duhet për 100 arsye, sepse lidhet edhe me financimin e medies, edhe me kurset

e punës së gazetarëve, i orienton gazetarët që të shkojnë atje ku media është serioze, por orienton

edhe privatin, edhe shtetin, dhe merr fund kjo historia e reklamës, sepse nuk është vetëm reklama

e shtetit që përdoret, është edhe reklama e privatit. Të dyja njëlloj bëjnë përpjekje për të ndikuar

te konsumatori ose te votuesi, por edhe te pronari. Prandaj, në qoftë se ne duam t’i shkojmë kësaj

çështjeje atje ku është a-ja, në radhë të parë, ne nuk e dimë sa mund të ndikojmë, por kam

përshtypjen se topi është në fushën e palës tjetër, në qoftë se mund t’i quajmë palë. Pra, duhen bërë

përpjekje që në Shqipëri të ngremë një institucion të pavarur me financimet ndërkombëtare, me

standarde europiane dhe ju mund të bëheni nismëtar për shkak të kredibilitetit që keni. Sot, të

paktën, mendoj se jeni një nga institucionet më kredibël të shoqërisë civile, që të kërkoni nga

Page 22: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

22

institucionet përkatëse ndërkombëtare që financojnë çështje të tilla, që të investohet në Shqipëri,

të kemi një institucion që ta bëjë këtë gjë me standarde, të jetë i gjithëpranuar, të jetë transparent

dhe vetvetiu merr fund gjithçka, sepse edhe shteti, edhe privati kanë parim të artë që investojnë

tek ato medie që kanë numër të madh lexuesish dhe shikuesish, audiencë të madhe, sepse dihet se

cili është synimi i tyre.

Genc Pollo – Me sa di unë, ka kompani private që bëjnë matje me një metodologji të

pranuar dhe që shërbejnë si referencë kryesisht për reklamuesit e mëdhenj, që janë organizata

private, bankat dhe telekomunikacionet.

Tek ana institucionale jemi ende mbrapa dhe nuk kemi gjetur zgjidhje, por jemi të gjithë

dakord që kjo do të shërbente si bazë për dhënien e reklamave me dallimin që, meqë morëm

shembull nga Anglia në “Financial Times”…

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më fal, ka një tirazh shumë të ulët, ke edhe që e kanë shumë më të lartë, por tek e para ka

njoftime të një niveli të caktuar dhe, tek e dyta, të një natyre tjetër. Kjo është diçka shumë

komplekse, që ndoshta nuk e zgjidhim dot. Unë kisha një tjetër pyetje, por ndoshta zoti Ulqini do

të ndërhyjë para se...

Urdhëroni!

Musa Ulqini – Në Shqipëri ka kompani të mëdha që bëjnë matjet e tyre, siç e bën RAI,

që me paratë e veta paguan një institucion në Itali për t’i bërë matjen e audiencës dhe e bën për

interesin e vetë. Pra, RAI paguan një privat që i mat audiencën, jo për të gënjyer publikun, por do

të shikojë se ku është në raport me mediet e tjera.

Gjithashtu, edhe në Shqipëri ka kompani të mëdha, kryesisht të huaja, por edhe disa

kompani shqiptare që e bëjnë këtë test, sepse kanë interesin e tyre, duan të shkojnë atje ku është

audienca më e madhe. Por ju garantoj se edhe reklama që jepet nga institucionet e shtetit e ka këtë

sens, ata duan të ndikojnë, jo të shkojë reklama X te një gazetë që ka 20 kopje, që e lexon pronari

me shtatë veta. Kjo gjë nuk ka fare sens, nuk e bën askush këtë, sepse, në qoftë se ai do të ndikojë

politikisht votuesin në mënyrë negative, ai do të shkojë sërish tek audienca më e madhe, jo tek

audienca më e vogël. Unë nuk po them për rastet që përmendët ju, por është e mundur që edhe në

Shqipëri të kemi një institucion të tillë, jo të jetë një institucion që nuk e di askush apo që nuk

është i njohur, por të jetë me kredibilitet, t’i publikojë, të ketë faqet e tij zyrtare dhe të jetë i

gjithëpranuar. Është e mundur dhe nuk e bëjmë ne, sepse nuk e bëjmë dot. Kur them “ne”

Page 23: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

23

domethënë edhe ju, edhe ne, të dyja palët politike që përfaqësojmë një palë politike. Ne kemi

tentuar për të bërë një kod etik sipas standardeve dhe kemi dështuar, kemi bërë një kod që është

me standardet më të mira, ia kalon edhe BBC-së, por dështuam, sepse u quajt ndërhyrje te një e

drejtë, që është e drejtë e komunitetit të gazetarëve. Kjo është e drejtë e tyre, komuniteti i

vetërregullon çështjet e etikës përmes institucionit të tyre vetërregullues.

Genc Pollo – Dikur kam mbrojtur pikëpamjen që një matje të tillë duhet ta bënte

rregullatori i medies, por në këto situata kam përshtypjen se nuk e propozoj dot të njëjtën gjë dhe

këtu dua të dal te pyetja tjetër që kisha ndër mend të bëja. BIRN-i publikoi para disa javësh një

artikull lidhur me problemet serioze në dhënien e frekuencave nga AMA. Kishte bërë edhe lojën

e fjalës, që e quante “beauty contect”, pra “garën e bukur të shëmtuar” dhe pak a shumë aludonte

për kapjen e medies afër pushtetit, çka korrespondon edhe me debate të forta të komisionit tonë

dhe me qëndrimet e opozitës. Nga pikëpamja juaj, sa e cenon një situatë e tillë lirinë e medies në

përgjithësi në vendin tonë?

Besart Likmeta - Investigimi që ne kemi publikuar ka të bëjë me kontestimin që vjen

nga operatorë të ndryshëm për mënyrën se si është mbajtur “beauty kontest”-i, konfliktet e interesit

të supozuara të kryetarit të AMA-s apo konfliktet e operatorëve të caktuar për vendimmarrjen e

AMA-s. Ajo që ne dimë deri tani është se Shqipëria ka humbur detline-in, ose afatin për të bërë

swich over-in nga transmetimet analoge në dixhitale, që ka qenë në qershor dhe besoj se komisioni

është i mirinformuar për një problem të tillë. Ka ankesa për frekuencat që kanë ardhur nga vendet

fqinje, sepse transmetimet tona analoge vazhdojnë të ndërhyjnë në frekuencat celulare të Italisë

dhe të Malit të Zi. Ka një lloj presioni që ka ardhur për AMA-n, dhe këtë e pranon edhe kryetari i

AMA-s, nga Komisioni Europian për ta zgjidhur problemin e shpërndarjes së këtyre frekuencave,

për shkak të ankesave që vijnë nga vendet fqinje. Ajo që na është thënë nga ITU-ja, që është një

Agjenci e Kombeve të Bashkuara, International Telecomunication Union, është se Shqipëria mund

të vazhdojë transmetimet...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

…Organizatë. Domethënë, ideja është që Shqipëria mund të vazhdojë të transmetojë në

analog, por deri në momentin që nuk ka probleme me frekuencat e fqinjëve dhe duhet t’u përgjigjet

në mënyrë të shpejtë ankesave që vijnë nga ata.

Një problem që është ngritur edhe gjatë intervistës që kemi pasur me kryetarin e AMA-s,

por edhe me aktorë të tjerë, është procesi i dixhitalizimit të TVSH-së, të emitentit publik. Është

Page 24: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

24

perceptuar si një proces i vonuar dhe në njëfarë mënyre ka sjellë edhe vonimin e procesit të ndarjes

së frekuencave dixhitale për privatët. Te ndarja e frekuencave dixhitale për kompanitë private ka

pasur diskutime për rolin e përqendrimit të aksionerëve. Për shembull, një pjesë e aksionarëve, që

mund të marrin një licencë dixhitale, kanë një numër aksionesh më të larta nga sa e lejon ligji dhe

duhet ta rregullojnë strukturën e tyre aksionere.

Pjesa tjetër ka të bëjë me problemet gjyqësore që e kanë ngadalësuar procesin, si për

RTSH-në, por edhe për procesin e dixhitalizimit për emitentët privatë. Kështu që jemi

përgjithësisht me vonesë dhe procesi është i kontestuar.

Genc Pollo – Ju përmendët financimin e medies, po BIRN-i si e siguron financimin e tij?

Besart Likmeta - BIRN-i është organizatë jofitimprurëse dhe financohet nga

institucionet ndërkombëtare, ku përfshihen fondacione, ministri të huaja ose agjenci zhvillimi. Një

nga financuesit tanë më të mëdhenj është Swedish International Development Agency, që është

SIDA. Keni një listë të financuesve të BIRN-it në faqen e internetit dhe çdo gjë është transparente.

Genc Pollo – Faleminderit!

Unë nuk kam më pyetje. Zonja Hafizi, urdhëroni!

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Besart Likmeta - Si i kemi lidhjet me...? Në çfarë sensi?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E para, financuesit tanë nuk na imponojnë politika editoriale të caktuara. Domethënë, ne

jemi organizatë për zhvillimin e medies, edhe pse kemi publikime të caktuara dhe përqëndrohemi

të gazetaria investigative. Siç e shikoni, ne bëjmë edhe studime ose mbështesim gazetarë në

pikëpamje të tjera. Financuesit tanë janë përgjithësisht grante për zhvillimin e demokracisë,

zhvillimin e medies, së lirisë së shprehjes, ku një pjesë e tyre shkojnë për publikime, nuk janë të

gjitha për artikuj investigativë. Sigurisht, politika jonë editoriale është që të jemi të balancuar, të

jemi të pavarur dhe nuk ka të bëjë me të pasurit qasje me një kah ose me një tjetër, sepse në

Shqipëri zakonisht keqkuptohen politika editoriale në sensin që politikat editoriale të shpallura

duhet të ishin objektivat etikë ose mënyra qasjesh që ka media dhe gazetari, ose media e caktuar

ndaj lajmit dhe mënyra se si e trajton atë, objektiviteti, pasja e shumë burimeve, konfirmimi, dhënia

e mundësisë për t’iu përgjigjur një pale të akuzuar. Këto janë politikat editoriale, nuk është të jesh

me një parti ose me një tjetër.

Musa Ulqini – Nuk e kisha në plan, por mund ta bëj një pyetje?

Page 25: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

25

Besart Likmeta - Po.

Musa Ulqini – Si është kjo lidhje? Sa politika tuajat editoriale tërheqin investime dhe

investitorët, qendrat që ju financojnë ju, sa ndikojnë në politikën tuaj editoriale? Pra, ata kanë

interes që të investigohet në 1, 2, 3 fusha: në drejtësi, media, financimi i partive politike. Këto janë

tri çështje që institucionet që na vëzhgojnë nga jashtë, nga të cilat keni lidhje varësie dhe duan që

informacioni të investigohet nga qendra të pavarura. Pra, ata investojnë këtu, e ndikojnë politikën

editoriale të një OJF-je. Ndërkohë, nuk e di sa i qartë jam, sa para tërhiqni përmes politikës suaj

editoriale dhe sa ndikojnë këto para në politikën tuaj editorial?

Besart Likmeta - Mund t’i përgjigjem shumë thjesht kësaj pyetjeje. Atëherë, “BIRN-i

ka 10 vjet që ekziston si organizatë. Më parë ka qenë një degë e IWPR-së, Instituti i Raportimit të

Luftës dhe Paqes në Ballkan, domethënë, ka një eksperiencë afërsisht 20-vjeçare në rajon. Ne

përgjithësisht nuk jemi organizatë që ndërtojmë projekte ose programe që janë të orientuara nga

donatorët. Çfarë do të thotë kjo? Ne kemi një lloj statuti, kemi një lloj misioni dhe kur shkojmë te

donatorët për të kërkuar mbështetjen e tyre financiare, u kërkojmë mbështetje për programe që

janë të mbështetura të statuti dhe misioni ynë. Kuptohet që këto janë: zhvillimi i medies së pavarur,

gazetari investigative, luftimi i korrupsionit, keqqeverisja. Ne nuk jemi përgjithësisht organizatë

që është e orientuar nga donatorët që, nëse donatori bën një shpallje publike për tender, ne do t’i

shkojmë gjithmonë nga mbrapa. Nuk po them se është totalisht e pandikuar, sepse në një pikë ti

do të vish në mes, por është shumë pak e ndikuar. Të paktën nga eksperienca ime, unë nuk jam aq

i përfshirë në pjesën e ngritjeve të fondeve të organizatës e të tjera, por mund të them se ka shumë

pak donatorë ndërkombëtarë që vijnë me kërkesa specifike, edhe në qofshin këto edhe për fusha

të caktuara. Jemi ne si organizata që i prezantojmë me çfarë fushe të caktuar duam të ...

Genc Pollo – Meqë modeli i biznesit të medies online është një debat aktual, kam vënë

re që BIRN-i ka premium disa artikuj. Pra, lexohen nëse janë me pagesë. Në sa kjo siguron të

ardhura për organizatën tuaj dhe potencialisht e bën atë të vetëmbajtshme? Kjo ishte ideja fillestare

e pyetjes.

Besart Likmeta - Ju po flisni për “BIRN-in rajonal, sepse duke qenë se BIRN-i është një

rrjet organizatash, ka disa publikime në vende të ndryshme. Për shembull, në Kosovë ka programe

televizive në bashkëpunim me RTK-në. Në Shqipëri ne kemi “Reporter.al”, që është një platformë

publikimi online, ndërkohë që kemi edhe një platformë të përbashkët në anglisht, që quhet

“BallkanInside.com”.

Page 26: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

26

Për sa i përket “BallkanInside”-it, një pjesë e artikujve aty janë premium, kërkohet që të

paguhet, sepse një pjesë e institucioneve ndërkombëtare që na mbështesin ne abonohen, për

shembull: Departamenti i Shtetit, NATO, Komisioni Europian e të tjerë. Kjo ka qenë për shumë

arsye, se para shumë vjetësh një nga donatorët kryesorë të BIRN-i rajonal, që ka qenë Qeveria

Norvegjeze, i kërkoi organizatës që të krijonte një vetëmjaftueshmëri financiare. Kjo

vetëmjaftueshmëri financiare mbulon diku te 30% të kostove të atij programi që është

vetëfinancuar. Domethënë, gazetaria investigative është shumë e shtrenjtë, kërkon një investim

shumë të madh dhe sado të kesh qindra apo mijëra abonues që paguajnë shpeshherë një pagesë

shumë të lartë për një medie, një abonim në “BallkanInside” nga një koorporatë ose nga një

organizatë ndërkombëtare mund të kushtojë nga 750 deri në 1 mijë euro për pesë IP të regjistruara,

por nuk është e mjaftueshme për të mbuluar gjithë kostot e gazetarisë investigative dhe gazetarisë

së thelluar. Ky nuk është një problem që e kanë vetëm mediet në Ballkan, por është më i theksuar

në Ballkan. Po të shikojmë zhvillimet mediatike në vende më të zhvilluara ose në tregje më të

zhvilluara, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, simotrat tona po financohen nga para që vijnë

nga fondacionet. Për shembull, një nga grupet investigative më të famshme në Amerikë, që ka

fituar çmimin “Pulitzer”, ProPublica ndjek të njëjtin model. Shumë nga organizatat e mëdha

mediatike që kanë pas financuar gazetarinë investigative, New York Times, Washington Post,

Chicago Trebune, u kanë kushtuar departamentet e tyre, sepse modeli komercial që ato kanë u ka

dhënë mundësi më të vogla për gazetarinë investigative. Organizata jonë tenton të ngrejë disa të

ardhura të drejtpërdrejta, duke shitur një lloj produkti, primin që ajo ndërton, por kjo nuk është për

mediet e Ballkanit, sepse ato e marrin produktin falas, që janë mediet rajonale të vendeve ku ne

zhvillojmë veprimtarinë.

Gjithashtu, kjo nuk vlen për institucionet lokale që mund të jenë jofitimprurëse në vendet

e rajonit, por për institucionet ndërkombëtare që kanë mundësi për ta bërë një pagesë të atillë.

Genc Pollo – Zoti Ulqini, i qëndroni idesë së kafes konsensuale?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Atëherë, do të rroni më gjatë, ndoshta e kisha ndër mend.

Zoti Bici, le të fillojë nga puna për hartimin e shkresës për inspektoratin, por që

probabilisht do të dërgohet pasi të dëgjojmë edhe përfaqësuesit e raportit tjetër: “Të drejtat e

gazetarëve dhe kushtet e punës në mediet shqiptare”.

Page 27: KUVENDI -   · PDF filelidhje me kontratat e punës, por në pikëpamjen tonë, në qoftë se nuk i shikojmë të gjitha presionet që vihen re te gazetarët dhe faktorët,

27

Zoti Likmetaj, faleminderit për prezantimin tuaj në komisionin tonë! Ne shpresojmë t’ju

kemi përsëri eventual kur të jetë nevoja dhe të vazhdoni të jeni aktiv në çështjet që po ndiqni.

Besart Likmeta - Faleminderit, për kohën tuaj!

Genc Pollo – Çështje të tjera, nuk kemi.

Atëherë, e mbyllim mbledhjen e sotme dhe nesër fillojmë me dëgjesën për projektligjin

“Për të drejtat e autorit”, prezantimi nga zonja ministre e Kulturës.

MBYLLET MBLEDHJA