kosova zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike...

153
Raport nr. 53185-XK KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike: strategjitë, politikat, veprimet” Memorandumi ekonomik i shtetit 29 prill 2010 Njësia për zvogëlimin e varfërisë dhe menaxhimin ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Dokument i Bankës Botërore

Upload: lecong

Post on 29-Aug-2019

225 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

Raport nr. 53185-XK

KOSOVA

“Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike: strategjitë, politikat,

veprimet”

Memorandumi ekonomik i shtetit

29 prill 2010

Njësia për zvogëlimin e varfërisë dhe menaxhimin ekonomik

Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore

Dokument i Bankës Botërore

Page 2: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

VALUTA DHE NJËSITË EKUIVALENTE

(Kursi valutor i datës 26 prill 2010)

Njësia e valutës = Euro (EUR)

US$1.00 = EUR 0.7506

Viti fiskal

1 janar deri 31 dhjetor

Shkurtesat dhe akronimet AABN Anketa e ambientit të biznesit dhe ndërmarrjeve

AAP Arsimi dhe aftësimi profesional

ABF Anketa e buxhetit familjar

AFP Anketa e fuqisë punëtore

AKA Agjencia kosovare e akreditimit

AKK Agjencia kadastrale e Kosovës

APIK Agjencia e promovimit të investimeve e Kosovës

AQB Analiza e qëndrueshmërisë së borxhit

AVUK Agjencia veterinare dhe e ushqimit në Kosovë

BE Bashkimi Evropian

BERZH Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim

BiP Bilanci i pagesave

BKK Buxheti i konsoliduar i Kosovës

BNRZH Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

CEFTA Marrëveshja e Evropës Qendrore për tregti të lirë

CMR Konventa për kontratën për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave

DIR Departamenti i infrastrukturës rrugore

DLR Deficiti i llogarive rrjedhëse

DR Drejtorati i rrugëve

DZHN Departamenti për zhvillim ndërkombëtar, Mbretëria e Bashkuar

EJL Evropa Juglindore

ESK Enti statistikor i Kosovës

EULEX Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë

FET Fondacioni evropian për trajnime

FMN Fondi monetar ndërkombëtar

FTN Forumi i transportit ndërkombëtar

GpG Gratë për gratë

HAACP Analiza e rrezikut dhe pika e kontrollit kritik

HK Hekurudhat e Kosovës

IBP Investo në Ballkanin Perëndimor

IHD Investimet e huaja direkte

INF Institucion ndërkombëtar financiar

INFRANKOS Infrastruktura kosovare e hekurudhave SH.A

IPARD Instrumenti i asistencës para qasjes në BE për zhvillimin rural

IRJ Ish Republika Jugosllave

KASH Korniza afatmesme e shpenzimeve

Page 3: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

KB Kombet e bashkuara

KEK Korporata energjetike e Kosovës

KEMT Konferenca evropiane e ministrave të transportit

KFOR Forca në Kosovë

KKK Korniza kombëtare e kualifikimeve

KMF Kombi më i favorizuar

KN Komisioni ndërministror

KNF Korporata ndërkombëtare financiare

KSSLTG Korniza e standardeve për të siguruar dhe lehtësuar tregtinë globale

MIK Menaxhimi i integruar i kufijve

MPMS Ministria e punës dhe mirëqenies sociale

MTT Ministria e transportit dhe telekomunikacionit

MVD Marrëveshjet për vlerësim doganor

MW Megavat

NEM Normat efektive të mbrojtjes

NNM Norma nominale e mbrojtjes

NRESH Norma reale efektive e shkëmbimit

NSHN Njësi e shumëfishte e naftës

OAE Operator i autorizuar ekonomik

OBD Organizata botërore e doganave

OBT Organizata botërore e tregtisë

OJQ Organizatë joqeveritare

OTEJL Observatori i transportit të EJL

PMK Produkt i mbrojtjes së të korrave

PPB Politika e përbashkët e bujqësisë

PPP Partneriteti publiko-privat

PTAP Politikat e tregut aktiv të punës

PVB Produkti vendor bruto

PVK Pikë vendkalimi kufitar

QA Qendra e aftësimit

RKVR Raporti i kostos së resurseve vendore

RSFJ Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë

SHNTM Shoqata ndërkombëtare e transportuesve të mallit

SIT Sistemi informativ i tregut

SSF Standardet sanitare dhe fitosanitare

TCKR Termocentrali Kosova e Re

TI Teknologjia informative

TIMS Sistemi i menaxhimit të rrezikut tregtar

TIR Transporti rrugor ndërkombëtar

TMDV Trafiku mesatar ditor në vit

TRAINKOS Hekurudhat e Kosovës për transport SH.A

UNCTAD Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim

UNDP Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë

UNMIK Misioni i përkohshëm administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar

ZHFH Zhvillimi në fëmijërinë e hershme

ZIP Zyra për informim publik

Page 4: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

FALËNDERIMET

Këtë raport e ka përgatitur ekipi me në krye Borko Handjiskin. Kapitujt 1 dhe 2 i ka

përgatitur Borko Handjiski, me të dhënat kryesore dhe dokumentet nga Henk Busz (energjia),

Agim Demukaj (anketa e ambientit afarist dhe konkurrencës në paga), dhe Margit Mischkulnig

(anketa e investitorëve të huaj). Carolina Monsalve ka përgatitur dokumentin e politikave për

lehtësimin e tregtisë dhe transportit (Kapitulli 3) (duke përfshirë kontributin nga Alexander

Kitain), dhe këtë kapitull e ka redaktuar Borko Handjiski. Kapitullin 4 e ka përgatitur Cristobal

Ridao-Cano me kontribut nga Flora Kelmendi (dhe shënimet për historikun nga Isil Oral).

Kapitullin 5 e ka përgatitur Sachiko Miyata me udhëzimet e Caterina Ruggeri Laderchi (në bazë

të rezultateve të një ankete të migrimit që është realizuar bashkë me entin statistikor të

Kosovës). Kapitullin e fundit e ka përgatitur William Sutton në bazë të shënimeve historike nga

Vito Intini.

Përveç këtyre, personeli në vijim ka dhënë kontribut të vlefshëm: Clelia Rontoyanni

(kapitulli 1, për administratën publike), Sachiko Kataoka (kapitulli 4, për arsim), Matin

Kholmatov (kapitulli 5 për migrim), dhe Cora Melani Shaw dhe Andrew Michael Mitchel

(kapitulli 6 për bujqësinë).

Komente të dobishme janë dhënë edhe nga shqyrtuesit tjerë, Ardo Hansson dhe Peter

Grassmann (Komisioni Evropian), dhe nga Irina Astrakhan, Krenar Bujupi, Sudharshan

Canagarajah, Agim Demukajm, Mohinder Gulati, Martin Humphreys, Ron Hood, Laura

Kullenberg, Sarah Michael, Ranjit Nayak, Edon Vrenezi, ekipi i FMN-së në Kosovë dhe

Plamen Kaloyanchev dhe Stefano Dotto nga Komisioni Evropian.

Raporti ka pasur përfitim të madh nga udhëzimet e Bernard Funck, menaxher i sektorit.

Ekipi ka marrë ndihmë të shkëlqyeshme nga Nancy Davies-Cole (përgjegjëse për publikim) dhe

Marija Gavric (ndihmë logjistike për misionet e ekipit në Kosovë).

Ekipi në veçanti dëshiron të falënderojë autoritetet e Kosovës për mikpritjen për

personelin e Bankës Botërore dhe për informatat, komentet dhe kohën e tyre, si dhe

përfaqësuesit e komunitetit të biznesit që na kanë kushtuar kohën e tyre zemërgjerësisht.

Puna në këtë raport ka ardhur si rezultat i një kontributi të madh financiar nga UKaid

nga Departamenti për zhvillim ndërkombëtar, si dhe ndihma financiare nga Swiss Development

Corporation (korporata zvicerane për zhvillim) për realizimin e anketës së migrimit.

Nënkryetar: Philippe H. Le Houerou Drejtoreshë e shtetit: Jane Armitage

Drejtor i sektorit:

Menaxher i sektorit: Luca Barbone

Bernard Funck

Udhëheqës i ekipit: Borko Handjiski

Page 5: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE ......................................................................................................................................................II

1. RRETHANAT STRATEGJIKE DHE MAKROEKONOMIKE ................................................................. 1

A. HYRJE ............................................................................................................................................................ 1 B. REALIZIMI NË SEKTORIN REAL........................................................................................................................ 2 C. NDRYSHUESHMËRIA E POLITIKAVE FISKALE .................................................................................................. 5 D. EKSPORTI I DOBËT KA SI REZULTUAR NE MUNGESËN E BALANCIT TË JASHTËM............................................... 9 E. POTENCIALI I RESURSEVE TË PASHFRYTËZUARA PËR RRITJE......................................................................... 11 F. NXITIMI I ZHVILLIMIT ................................................................................................................................... 19

2. RRITJA E PROSPEKTIT PËR RRITJE EKONOMIKE TË KRIJUAR NGA SEKTORI PRIVAT ... 20

A. HYRJE .......................................................................................................................................................... 20 B. AMBIENTI RREGULLATIV NË KOSOVË .......................................................................................................... 22 C. DOBËSITË NË SUNDIMIN E LIGJIT .................................................................................................................. 23 D. VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE ................................................................... 26 E. INVESTIMI NË KOSOVË: PERCEPTIMI I INVESTITORËVE TË HUAJ ................................................................... 28 F. ENERGJIA NË KOSOVË: KUFIZIMET DHE MUNDËSITË .................................................................................... 33 G. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIMET E POLITIKAVE ..................................................................................... 39

3. ROLI I TRANSPORTIT DHE LEHTËSIMIT TË TREGTISË PËR PËRMIRËSIMIN E EKSPORTIT

NË KOSOVË ............................................................................................................................................................ 41

A. HYRJE .......................................................................................................................................................... 41 B. NJË VLERËSIM KRAHASUES I SUKSESIT TË KOSOVËS .................................................................................... 41 C. ROLI I INFRASTRUKTURËS SË TRANSPORTIT ................................................................................................. 44 D. VENDKALIMET KUFITARE DHE BARRIERAT RREGULLATIVE TË TREGTISË ..................................................... 47 E. SHËRBIMET E TRANSPORTIT DHE FUNKSIONIMI I ZINGJIRIT TË FURNIZIMIT ................................................... 57 F. REKOMANDIMET KRYESORE ......................................................................................................................... 60

4. PËRMIRËSIMI I REZULTATEVE TË TREGUT TË PUNËS NË KOSOVË........................................ 62

A. HYRJE .......................................................................................................................................................... 62 B. REZULTATE ZHGËNJYESE TË TREGUT TË PUNËS ............................................................................................ 62 C. ARSYET E NUMRIT TË VOGËL TË TË PUNËSUARVE ......................................................................................... 68 D. MUNDËSITË PËR SHQYRTIM TË SFIDAVE NË TREGUN E PUNËS ....................................................................... 71 E. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIME .............................................................................................................. 76

5. ROLI I MIGRIMIT DHE PARAVE TË DËRGUARA (REMITANCAVE) ............................................ 78

A. HYRJE .......................................................................................................................................................... 78 B. MIGRIMI NGA KOSOVA ................................................................................................................................. 79 C. NDIKIMI I MIGRIMIT NË REZULTATET E TREGUT TË PUNËS .......................................................................... 83 D. NDIKIMI I PARAVE TË DËRGUARA NË VARFËRI, INVESTIME DHE ZHVILLIM ................................................. 86 E. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIMET ........................................................................................................... 90

6. ROLI I BUJQËSISË NË STIMULIMIN E PUNËSIMIT DHE ZHVILLIMIT ....................................... 92

A. HYRJE .......................................................................................................................................................... 92 B. PASQYRË E BUJQËSISË NË KOSOVË .............................................................................................................. 93 C. KU QËNDROJNË PËRPARËSITË KRAHASUESE TË KOSOVËS? ....................................................... 98 D. PENGESAT PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË ................................................................................................... 100 E. RRITJA E KONKURRENCËS NË BUJQËSISË SË KOSOVËS .............................................................................. 106 F. REKOMANDIMET KRYESORE ...................................................................................................................... 112

REFERENCAT ...................................................................................................................................................... 135

Page 6: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

ii

PËRMBLEDHJE

1. Zhvillimi ekonomik i Kosovës në dekadën e fundit ka qenë solid, mirëpo, me

produktin vendor bruto (PVB) për kokë banori prej €1,760, ky shtet mbetet një nga më të

varfrit në Evropë. Pas përfundimit të konfliktit, produkti u rrit në norma dyshifrore, i shtyrë

nga përpjekjet e donatorëve për rindërtim. Nga viti 2005, zhvillimi vjetor është zvogëluar në më

pak se 5 përqind. Ndërsa, shtetet tjera në Evropën Juglindore janë zhvilluar më shpejt, prandaj

dallimi në të ardhura është rritur. Ekonomia e Kosovës duhet ta rrisë më se dyfish normën e

zhvillimit në 10 përqind në vit gjatë dekadës së ardhme për të arritur nivelin e të ardhurave të

Shqipërisë (duke supozuar që ekonomia e Shqipërisë vazhdon të rritet me 5.5 përqind në vit

gjatë kësaj periudhe). Që të arrijë nivelin e PVB për kokë banori në Mal të Zi që tash është rreth

€5,700, ekonomia duhet të rritet me 12 përqind në vit për një dekadë të tërë. Njëkohësisht,

Kosova ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë: norma e papunësisë ka arritur 48

përqind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët (26 përqind). Si pasojë, varfëria

mbetet persistente dhe e përhapur (edhepse e cekët) me 45 përqind të popullsisë që vlerësohet se

konsumon më pak sesa kufiri kombëtar i varfërisë, ndërsa 17 përqind janë në varfëri ekstreme1.

2. Një pjesë e madhe e progresit ekonomik në periudhën e fundit është bazuar në

ndihmën nga donatorët dhe në paratë e dërguara (remitancat), që nuk mund të jetë bazë e

një strategjie të qëndrueshme ekonomike. Në vitet e para pas konfliktit, përpjekjet për

rindërtim e shtynin aktivitetin ekonomik. Ndihma nga donatorët, edhepse është zvogëluar tash

ndjeshëm ka mbetur një burim i rëndësishëm i zhvillimit, por roli i saj do të bjerë në planin

afatmesëm. Zhvillimi në sektorin privat ka filluar ngadalë të dalë në pah seriozisht në dekadën e

fundit. Megjithatë, aktiviteti ekonomik është përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve që

është rritur përmes të hyrave të mëdha nga paratë e dërguara dhe prania ndërkombëtare në

Kosovë. Investimet e mëdha produktive në sektorin e mallrave të tregtueshme nuk kanë

ndodhur ende, dhe këtë e konfirmon importi i lartë dhe në rritje dhe eksporti shumë i ulët. Në të

ardhmen, rritja e qëndrueshme dhe e shpejtë ekonomike do të varet nga një angazhim më aktiv i

sektorit privat, qoftë të vendit, qoftë të jashtëm.

3. Kosova ka potencial për të kaluar kah zhvillimi më i shpejtë i shtyrë nga sektori

privat. Produktet e Kosovës kanë qasje të lirë në Bashkimin Evropian (BE) dhe shtetet e

marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), kështu që eksportet mund të

bëhen shtyllë e rëndësishme për zhvillim. Çlirimi i potencialit të tillë do të kërkonte

harmonizimin e tre faktorëve të prodhimit që tash kanë mbetur pjesërisht të pashfrytëzuar: puna,

toka dhe energjia dhe mineralet. Lajmi inkurajues është që çlirimi i këtij potenciali është në

duart e vetë shtetit, sepse pjesa më e madhe e pengesave të tanishme janë të natyrës së

politikave. Megjithatë, do të kërkohen veprime të njëkohshme në disa fronte të politikave. Ky

memorandum ekonomik i shtetit fokusohet në disa nga mundësitë më të rëndësishme për

1 Kjo normë e varfërisë bazohet në vlerësimet e Bankës Botërore të fundit të cilat i përkasin vitit 2006. Vlerësimet

e azhurnuara të varfërisë pritet të publikohen në gjysmën e dytë të vitit 2010.

Page 7: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

iii

zhvillim në Kosovë dhe kjo përmbledhje jep një paraqitje të shkurtër të rezultateve më të

rëndësishme:

Edhepse e vogël dhe pa dalje në det, lokacioni i Kosovës, qasja e lirë në treg dhe

prospektet për anëtarësim në BE japin mundësi të mëdha për zhvillim përmes integrimit

regjional dhe në BE. Ka edhe resurse të mëdha që nuk shfrytëzohen mjaft (fuqia

punëtore, mineralet dhe toka) që duhet të fillohet të shfrytëzohen për të tërhequr

investimet në biznes. Edhepse shumë aspekte të ambientit biznesor janë të favorshme,

rregullore më të thjeshta të biznesit, forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurisë, dhe

lehtësimi më i mirë i tregtisë mbeten me rëndësi për t’i aktivizuar këto resurse pasive.

Investimet e huaja në sektorin e minierave dhe rrymës elektrike si dhe në industritë e

orientuara kah eksporti janë me rëndësi thelbësore për të hapur pengesat dhe për të

fuqizuar zhvillimin.

Në krahasim me fqinjët e saj, Kosova ka përparësi kompetitive edhe në fuqinë punëtore

të lirë (por të bollshme dhe të moshës së mirë). Që të shfrytëzohet kjo fuqi punëtore

pasive, përveç se të krijojë kërkesa për vende pune, Kosova duhet të investojë edhe në

zhvillimin e kualifikimeve dhe të kalojë kah fleksibiliteti më i madh i kontratave në

legjislacionin e punës dhe zbatimi më i mirë i tij.

Në fund, toka bujqësore e fragmentuar që tash është djerrë mund të kthehet në një burim

të rëndësishëm të punësimit. Forcimi i të drejtave të pronës, përfundimi i procesit të

privatizimit dhe ofrimi i ndihmës më aktive për bujqit janë të nevojshme për të zhvilluar

më shumë aktivitetin bujqësor.

4. Së pari, që të bëhet integrimi tregtar një shtyllë kryesore e strategjisë së Kosovës

për zhvillim, autoritetet duhet të fokusohen në krijimin e një klime më të favorshme për

eksportet dhe për investimet direkte të huaja të drejtuara kah eksportet (IHD-të). Ambienti biznesor në Kosovë ofron disa përparësi që janë të rëndësishme për një sektor privat

të lulëzuar si dhe për të tërhequr IHD-të në sektorët e tregtisë. Për shembull, sistemi tatimor

është i thjeshtë dhe ka norma të ulëta, dhe tregu i punës nuk është i ngurtë, ndërsa njëkohësisht

pagat janë shumë më të ulëta se në rajon. Këto përparësi në krahasim me rajonin janë shumë me

rëndësi për të tërhequr investitorët e huaj. Megjithatë, këto janë fushat e ambientit biznesor që

janë brengë e madhe në praktikisht të gjitha firmat në Kosovë, si dhe për investitorët potencialë:

Energjia: ndërprerjet e shpeshta të rrymës e kufizojnë prodhimin duke rritur koston për

shkak të nevojës për të përdorur burime alternative të energjisë dhe duke penguar

investimet në pajisje të sofistikuara.

Korrupsioni, krimi dhe funksionimi i përgjithshëm i sundimit të ligjit: gjithashtu rrit

ndjeshëm koston e të bërit biznes, për shembull firmat në Kosovë paguajnë shuma

jashtëzakonisht të mëdha për sigurim.

Procedurat e kushtueshme dhe të gjata të regjistrimit të biznesit dhe të licencimit:

pengojnë aktivitetin e ndërmarrjeve, ose së paku i shtyjnë firmat në ekonomi joformale.

5. Kosova do të ketë nevojë të tejkalojë edhe dy pengesa ndaj tregtisë. Së pari, kur

është fjala për konkurrencën në tregjet e huaja, të gjitha shtetet tjera në rajonin e Evropës

Juglindore (EJL) duket se kanë përparësi në konkurrencë në krahasim me Kosovën sa i përket

Page 8: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

iv

plasimit të produkteve të tyre në tregun e synuar. Shqipëria, Kroacia dhe Mali i zi kanë qasje të

drejtpërdrejtë në det, që e zvogëlon dukshëm koston e transportit. Ish Republika Jugosllave e

Maqedonisë (IRJM) është më afër portit detar të Selanikut dhe ka ambient më të mirë të tregtisë

dhe logjistikës. Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia e Mali i zi janë shumë më afër tregjeve të

Evropës Perëndimore, që është destinacioni kryesor për produktet e rajonit.

6. Infrastruktura e transportit në Kosovë ka vuajtur nga vite të tëra të mungesës së

investimeve si dhe nga dëmi nga lufta, prandaj ekziston barra e mirëmbajtjes dhe nevoja për

investime të reja. Për më tepër, barrierat politike i bllokojnë eksportet në Kosovë: vula doganore

e autoritetit doganor të Kosovës nuk njihet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia dhe Mali i

Zi, dhe kamionët me tabela të regjistrimit të Kosovës mund të hyjnë vetëm në Shqipëri, ish RJ

të Maqedonisë dhe në Mal të Zi. Në fund, që të dërgohen mallrat përtej kufirit megjithë

progresin e madh të bërë në vitet e fundit, kërkohet më shumë kohë dhe para sesa në shumicën e

shteteve në rajon. Eksportuesit në Kosovë kanë nevojë për më shumë dokumentacion sesa në

shtetet tjera në rajon dhe koha për ta kryer eksportin është mesatarisht më e madhe sesa në

shtetet tjera të EJL-së (shih kapitullin 3).

7. Tejkalimi i këtyre pengesave do të kërkojë të ndërmerren masa të politikave si dhe

investime në infrastrukturë. Kapitulli 3 për lehtësimin e tregtisë dhe transportit ofron një listë

të rekomandimeve për politika për mënyrat për të rritur efektivitetin e funksionimit të doganave

dhe agjencive tjera kufitare. Disa nga këto masa, siç është sinkronizimi i orarit të punës së

doganave dhe shërbimeve të inspektimit veterinar janë shumë lehtë të implementohen dhe mund

të shkurtojnë kohën e pritjes në kufi. Gjithashtu, përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë

(standardizimi, akreditimi dhe metrologjia) është me rëndësi për të siguruar që produktet e

Kosovës të mund të hyjnë në tregjet e synuara. Miratimi i standardeve evropiane dhe

ndërkombëtare është detyrim për të plasuar produktet në tregun e BE-së dhe gjithnjë e më

shumë edhe në tregun e CEFTA-s, sepse shtetet tjera të CEFTAS shpejt janë duke miratuar

standardet e BE-së. Progresi në këtë fushë do të thotë edhe një hap të madh përpara në procesin

e integrimit të BE-së sepse kjo është një nga fushat kryesore të acquis communautaire

Evropian2.

8. Njëkohësisht, Kosova duhet të investojë në rrjetin e saj të transportit për të

plotësuar kërkesat në rritje. Në ambientin e tanishëm të resurseve të kufizuara financiare,

duhet t‘i jepet prioritet pikave të vendkalimit kufitar ku pjesa më e madhe e eksporteve dalin

nga shteti. Përveç kornizës së qëndrueshme të financimit për këto investime, duhet t‘i kushtohet

më shumë vëmendje efikasitetit të shpenzimeve në infrastrukturë: kornizat joadekuate të

prokurimit dhe partneriteteve publiko-private (PPP) mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme

koston e projekteve të transportit. Në parim, preferencë duhet gjithmonë t‘i jepet procedurave

transparente dhe të hapura të ofertimit për të marrë vlerën më të mirë.

9. Baza e kapitalit në Kosovë është e kufizuar prandaj ekonomia duhet të bazohet në

investimet e huaja për të çliruar plotësisht potencialin e saj për eksport dhe zhvillim. Një

anketë e investimeve të huaja që është kryer nga Banka Botërore në vitin 2009, tregon që

investitorët e huaj kanë pak a shumë të njëjtat brenga për kushtet e investimit në Kosovë si edhe

2 Acquis i BE është organi i të drejtave dhe obligimeve të përbashkëta që lidhin të gjitha shtetet anëtare së bashku

brenda Bashkimit Evropian.

Page 9: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

v

firmat vendore. Investitorët e huaj ngurrojnë të investojnë për shkak të perceptimeve të tyre

lidhur me joefikasitetin në administratën publike, rregulloret komplekse (për shembull për të

marrë një leje ndërtimi), dhe korrupsionit, përveç tjerash. Përveç këtyre sfidave, që janë

shpjeguar më të detaje në kapitullin 2, edhe një pengesë tjetër për investimet e firmave të huaja

është perceptimi i tyre i rrezikut të lartë politik në Kosovë. Firmat e huaja që tashmë janë në

Kosovë kanë perceptim shumë më pozitiv të mundësive të Kosovës për investime sesa firmat e

huaja që ende nuk kanë hyrë në tregun e Kosovës, prandaj për të tërhequr më shumë investime

të huaja, autoritetet duhet të marrin masa për të përmirësuar imazhin e Kosovës jashtë.

10. Që të përmirësohet ambienti i biznesit, autoritetet duhet të veprojnë në disa fronte,

por fokusi kryesor duhet të jetë që të sigurohet mbrojtja e pronës, zbatimi më i mirë i

kontratave, dhe transparenca më e madhe për të zvogëluar në minimum sjelljen

korruptive. Këto përmirësime kërkojnë një proces që nuk është i lehtë dhe kërkon shumë kohë.

Megjithatë, mund të arrihet shumë në planin afatshkurtër dhe afatmesëm duke marrë masat si:

Zgjerimi i kadastrës së pronës së patundshme dhe fillimi i planifikimit të zonave

Thjeshtimi i regjistrimit të bizneseve duke paraqitur një pikë ku ofrohen të gjitha

shërbimet (one-stop-shop) dhe zvogëlimi i shpenzimeve të regjistrimit dhe kërkesave

minimale të kapitalit

Eliminimi i rregulloreve të panevojshme të biznesit lidhur me marrjen e licencave dhe

lejeve (fokusi urgjent duhet të jetë te lejet e ndërtimit)

Forcimi i kapacitetit (me personel dhe pajisje) të atyre institucioneve publike që ofrojnë

shërbime për firmat (për shembull, regjistrimi i bizneseve dhe lejet).

Forcimi i sistemit të gjykatave për të përmirësuar zbatimin e kontratave

11. Një burim tjetër i zhvillimit për Kosovën janë resurset e bollshme natyrore,

veçanërisht ato në sektorin e energjisë. Momentalisht, linjiti në Kosovë dhe resurset tjera

natyrore janë kryesisht të pashfrytëzuara, ndërsa energjia është problemi kryesor dhe më i madh

i afarizmit. Shfrytëzimi i resurseve të mëdha të linjitit do të ndihmonte që të hiqet një nga

pengesat më të mëdha me të cilat përballen firmat në Kosovë dhe mund të gjenerojë të hyra të

konsiderueshme për buxhetin qendror dhe mundësisht edhe eksport të rrymës elektrike. Plumbi,

zinku dhe magnezi janë gjithashtu të bollshëm dhe rivënia në funksion e këtyre minierave mund

të japë kontribut të vlefshëm për punësim dhe zhvillim.

12. Qeveria është duke zhvilluar një strategji për të zgjidhur problemin e energjisë. Një program për zvogëlimin e shpejtë të humbjeve komerciale është me rëndësi kritike për

shëndetin e këtij sektori dhe për buxhetin. Qeveria duhet ta bëjë vjedhjen e rrymës vepër penale,

të fillojë t‘i dënojë kryesit e kësaj vepre ashpër dhe të japë fonde për gjykatat që të merren në

mënyrë ekspeditive me rastet e mospagesës së faturave dhe me vjedhjet. Që të krijohen resurset

financiare për investimet që janë urgjente në këtë sektor, qeveria duhet t‘i ndihmojë Korporatës

energjetike të Kosovës (KEK-ut) që të zvogëlojë numrin masiv të punëtorëve në kompani dhe të

vendosë një program të rritjes së rregullt të tarifave, siç kërkohet nga nevojat e investimeve dhe

ato të punës. Në fund, kryerja e shpejtë e procesit të tenderit për kompleksin e ri të minierës së

linjitit/fabrikës është me rëndësi të madhe për të siguruar furnizim afatgjatë me rrymë. Ri-

Page 10: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

vi

funksionalizimi i kapaciteteve tjera të minierave kërkon kapital të huaj. Që të tërhiqen IHD-të

në sektorin e minierave, të drejtat pronësore të minierave shtetërore duhet të sqarohen para se të

vazhdojë procesi i privatizimit. Privatizimi i suksesshëm do të varet edhe nga forcimi i fushave

të diskutuara më parë të klimës së investimeve.

13. Si burim i tretë i zhvillimit potencial, fuqia punëtore e madhe dhe e pashfrytëzuar e

Kosovës është edhe e re dhe e lirë me standarde regjionale, së paku në nivelin e

pakualifikuar. Kosova dhe Shqipëria kanë pagat më të ulëta në rajon, një përparësi e

rëndësishme për eksportet që kërkojnë fuqi punëtore. Konkurrueshmëria e Kosovës në paga

është shumë e fuqishme në sektorët ku nuk kërkohen kualifikime të larta, por shumë më e dobët

në sektorët që kërkojnë kualifikime të larta për shkak të premiumit të lartë të kualifikimit.

Prandaj, në planin afatmesëm dhe afatshkurtër, fokusi duhet të vendoset në tërheqjen e më

shumë investimeve të huaja në sektorët me kualifikime të ulëta, ku kërkohet fuqi punëtore, dhe

të orientuara kah eksporti për të shfrytëzuar numrin e madh të kosovarëve të papunë.

14. Momentalisht, pjesa më e madhe e fuqisë punëtore është e pashfrytëzuar. Megjithë

zhvillimin solid të arritur në vitet e fundit, papunësia është rritur në 48 përqind, sipas

statistikave të fundit. Edhepse një pjesë e të papunëve janë të angazhuar përmes sektorit

joformal, papunësia është e përhapur gjerë, në veçanti te rinia dhe gratë. Presioni në tregun e

punës do të vazhdojë të rritet sepse Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, dhe me dhjetëra

mijëra njerëz hyjnë në tregun e punës çdo vit, me pak shpresa se do të gjejnë punë. Përveç

implikimeve ekonomike, mungesa e vendeve të punës i detyron shumë njerëz që të jetojnë në

varfëri.

15. Shkaku kryesor i rezultatit të dobët të tregut të punës janë kërkesat e pakta për

punë. Sektori privat në Kosovë është i dobët dhe i paktë, pjesa më e madhe e punëtorëve janë të

punësuar në mikro-biznese, në sektorë me pak vlerë të shtuar dhe punë pa kualifikime të larta.

Për më tepër, pjesa më e madhe e firmave kanë stagnuar, prandaj prospekti për të rritur kërkesat

për punë është i dobët. Shumë firma punojnë në sektorin joformal, që edhe më shumë e dëmton

produktivitetin e tyre. Kjo nuk duhet të jetë befasuese sepse mesatarisht kërkohen shtatë javë që

të fillohet një biznes në Kosovë dhe kostoja dhe kërkesat minimale të kapitalit janë të

konsiderueshme. Për krahasim, kërkohet më pak se katër ditë dhe aspak kapital minimal që të

fillohet një biznes në IRJ të Maqedonisë dhe në Gjeorgji. Njëkohësisht, organizimet fleksibile

për punë në legjislacionin e tanishëm të punës janë të kufizuara, dhe respektimi i legjislacionit

nga ana e firmave është i dobët.

16. Rritja e kërkesës për punë kërkon pikë së pari të përmirësohen kushtet e bërjes

biznes. Përveç kësaj, draft kodi i punës duhet të bëhet më i lehtë për t‘u zbatuar dhe të ofrojë

më shumë llojllojshmëri dhe fleksibilitet të kushteve të punësimit. Këto dispozita duhet të

ndihmojnë që të rritet formaliteti në punë dhe mund të ndihmojë promovimin e punësimit të

femrave. Është gjithashtu me rëndësi të sigurohet që kodi i punës të përfshijë dispozita adekuate

për mbrojtje të punëtorëve dhe që këto të implementohen mirë.

17. Kualifikimet e ulëta të popullsisë janë shkaku i dytë për nga rëndësia i

funksionimit të dobët të tregut të punës. Mbi gjysma e popullsisë së moshës së punësimit në

Kosovë nuk e kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe vetëm 1 nga çdo 12 kosovarë ka diplomë

Page 11: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

vii

universitare. Edhepse Kosova ende është larg nga ekonomia e kualifikimeve të larta, tashmë ka

shenja që kërkesa për aftësi më të larta është në rritje dhe megjithë numrin e madh të të

papunëve, për disa firma është vështirë të gjinden punëtorët me aftësitë e duhura.

18. Fitimi i aftësive është i lidhur ngushtë me sektorin e arsimit, dhe qeveria ka bërë

progres të konsiderueshëm në reformimin e sistemit arsimor, por nevojitet më shumë

progres. Rritja e nivelit të arsimit është një proces i gjatë dhe do të kërkojë investime

institucionale dhe fizike në institucionet arsimore. Nevoja urgjente është të përmirësohen

shkathtësitë për punësim përmes aftësimit profesional dhe arsimit universitar, por fokusi në

nivele më të ulëta të arsimit duhet të mbahet, sepse në planin afatgjatë do të ketë si rezultat

aftësi më të larta themelore dhe të përgjithshme të punës. Mundësitë për të mësuar pas

shkollimit – që natyrisht se lidhen me sistemin formal shkollor –duhet të zhvillohen gjithashtu

për të siguruar azhurnimin e vazhdueshëm të aftësive të punëtorëve për t‘iu përshtatur kërkesës

për punë. Në fund, lidhja ndërmjet arsimit dhe kërkesave për kualifikime duhet të forcohet me

bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat gjatë përgatitjes

së planprogramit për të zhvilluar shkathtësitë për të cilat ka nevojë tregu.

19. Migrimi gjithmonë ka qenë pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Kosovë. Tradicionalisht, migrimi ka qenë i lartë në Kosovë, dhe ka sjellë shumë përfitime pozitive. Pikë

së pari, e ka zbutur një pjesë të presionit të tregut të punës. E dyta, ka sjellë të ardhura të

konsiderueshme. Në vitin 2009, paratë e dërguara ishin rreth €500 milion, dhe ishin burimi më i

madh i të ardhurave të jashtme për Kosovën. Paratë e dërguara ofronin një siguri për të varfrit

dhe kanë ndihmuar që shumë familje të qëndrojnë larg varfërisë, edhepse kjo mund ta ketë rritur

nivelin më të ulët të pagës që do të pranohej nga të papunët. Dhe në fund, migrimi duket se ka

çuar në një ―kthim të trurit‖ sepse migruesit që po kthehen, edhepse të paktë, kanë marrë aftësi

të reja dhe kanë pasur sukses relativ në tregun e punës.

20. Politikat publike mund të forcojnë kontributin e migrimit në zhvillimin e Kosovës.

Pasi që migrimi pritet të vazhdojë, qeveria duhet të forcojë kapacitetin e saj institucional për të

monitoruar dhe menaxhuar migrimin. Hyrjet e pagesave nga jashtë pritet të mbeten të

konsiderueshme, dhe kanalizimi i më shumë fondeve të tilla përmes sektorit bankar mund ta

rrisë bazën e depozitave, dmth të rrisë potencialin e bankës për kredi. Gjithashtu diaspora e

Kosovës paraqet një burim të pashfrytëzuar të IHD-ve dhe kapitalit njerëzor sepse deri më tash

vetëm pak migrues janë kthyer në shtëpi që të investojnë ose të punojnë. Në parim, për

migruesit janë më të njohura rrethanat dhe mundësitë lokale sesa për investitorin tipik të huaj,

prandaj ata ka më shumë gjasa të investojnë në atdheun e tyre. Megjithatë, momentalisht

migruesit përballen me të njëjtat pengesa të ambientit biznesor si edhe firmat lokale, dhe

prandaj nuk nxitojnë që të kthehen dhe të investojnë në Kosovë, gjë që e thekson edhe më tepër

nevojën urgjente për ta përmirësuar klimën e biznesit.

21. Në fund, promovimi i shfrytëzimit të tokës për aktivitetet bujqësore mund të japë

kontribut të ndjeshëm për punësimin, eksportin dhe zhvillimin. Bujqësia tradicionalisht ka

qenë aktivitet i rëndësishëm ekonomik në Kosovë, duke përfshirë deri çerekun e produktit total,

por sot shfrytëzimi i tokës bujqësore është relativisht i paktë. Edhepse është bërë një progres në

privatizimin e tokës, zgjidhja për ndërmarrjet e mëdha shtetërore ka krijuar pengesa të reja ndaj

zhvillimit të këtij sektori. Është fragmentuar ndjeshëm struktura e fermave, duke e bërë fermën

Page 12: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

viii

mesatare vetëm rreth 1.4 hektarë, dhe ka çuar në një rënie të arave dhe ujitjes. Pra në këtë

kontekst të shfrytëzimit të ulët të tokës, papunësisë së lartë në zonat rurale dhe nivelit të ulët të

kualifikimit të të papunëve, bujqësia mund të bëhet burim i rëndësishëm i punësimit. Zhvillimi

dhe nxitja e sektorit të bujqësisë mund të çojë në investime në industrinë e ushqimit, që nga ana

tjetër mundëson zëvendësim të importeve dhe eksporteve dhe bën që vendet e punës të kalojnë

në aktivitete më produktive.

22. Që të stimulohet aktiviteti bujqësor, autoritetet duhet të forcojnë politikat e tokës

dhe ato bujqësore, të përmirësojnë tregjet bujqësore, dhe të përfundojnë privatizimin dhe

konsolidimin e tokës bujqësore. Për politikat e tokës, zhvillimi i sistemit të kadastrës është i

nevojshëm për të përforcuar të drejtat e pronës: jo vetëm pronësia e tokës por edhe informatat e

tregut të tokës. Kjo ka shumë rëndësi për të mundësuar të toka të transferohet në shfrytëzim më

efikas, dhe të mundësohet që investimet të rrisin konkurrencën në bujqësi. Politikat dhe

shpenzimet në bujqësi duhet të orientohen në investimet totale, dhe jo sipas masave të

deformimit të tregut (siç është dhënia e subvencioneve fermave që nuk kanë pozitë të mirë në

konkurrencë). Kjo mund të arrihet përmes investimeve në infrastrukturën publike dhe përmes

dhënies së granteve për investimet private me aspekt të të mirave publike. Programi i tanishëm i

konsolidimit të tokës i Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, që lehtëson që

pjesëmarrësit të shkëmbejnë, blejnë dhe shesin parcela të tokës, duhet të vazhdojë (dhe të

zgjerohet), dhe privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore duhet të përfundojë.

23. Që ta përmbledhim, Kosova mund të bëjë progres të ndjeshëm ekonomik dhe të

afrohet me pjesën tjetër të rajonit në nivel të të ardhurave në Evropë. Zhvillimi i shpejtë

dhe i qëndrueshëm nga ana tjetër do të ndihmonte që të zbutet varfëria, të stimulohet punësimi,

dhe të përmirësohen indikatorët socialë, siç janë indikatorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Zvogëlimi i reformave nga ana tjetër, vetëm do të zgjeronte dallimin në të ardhura dhe integrim

me pjesën tjetër të rajonit sepse shtetet tjera të EJL-së kanë bërë progres solid në reformimin e

ambientit të tyre biznesor si dhe në integrimin në BE. Tejkalimi i sfidave që i mbajnë të

pashfrytëzuara resurset kryesore të Kosovës jo vetëm që do të çlironte potencialin e saj

ekonomik, por edhe do ta sillte Kosovën përmes konvergjencës së të ardhurave, integrimit

ekonomik dhe reformës institucionale më afër me Bashkimin Evropian.

Page 13: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

ix

Tabela ES1. Hapat kryesorë të ardhshëm dhe rekomandimet për politika

Fusha e

politikave

Rekomandimet

kryesore

Hapat e mëtutjeshëm

Menaxhimi

makroekonomik

Mbajtja e stabilitetit

makroekonomik

Përmirësimi i

menaxhimit të

investimeve publike

Implementimi i politikave fiskale të matura (të evitohet

deficiti i tepërt)

Përfshirja e buxhetit vjetor në Kornizën Afatmesme të

Shpenzimeve

Përmirësimi i planifikimit dhe realizimit të projekteve të

investimit publik, dhe shfrytëzimi i ofertimit të hapur për

projektet e mëdha të infrastrukturës

Zhvillimi i

sektorit privat

Forcimi i sundimit të

ligjit dhe në veçanti

sigurimi i mbrojtjes së

pronës

Përmirësimi i

rregulloreve të biznesit

për të zvogëluar

ekonominë joformale

dhe për të nxitur

ndërmarrësinë

Transformimi i sektorit

të energjisë

Zvogëlimi i kohës dhe kostos së regjistrimit të një biznesi

(hapja e ―one-stop-shops‖)

Zgjerimi i informatave të kadastrës së pronës së

patundshme

Eliminimi i procedurave të panevojshme dhe forcimi i

kapacitetit administrativ lidhur me regjimin rregullativ të

bërjes së biznesit, veçanërisht lidhur me licencimin e

bizneseve dhe të ndërtimit

Forcimi i sistemit të gjykatave për të përmirësuar nivelin e

zbatimit të kontratave

Implementimi i masave të politikave të strategjisë së

energjisë që do të përmirësonin gjendjen financiare të

KEK-ut dhe përfundimi i procesit të prokurimit për

termocentralin e ri

Lehtësimi i

tregtisë

Rritja e efektivitetit të

doganave

Përmirësimi i rrjetit të

rrugëve

Përmirësimi i

infrastrukturës

kombëtare të cilësisë

Përmirësimi i korridoreve të transportit që janë më të

rëndësishmit për tregti

Përvetësimi i standardeve evropiane për produkte

Sinkronizimi i orareve të punës së shërbimit të doganës dhe

të inspektimit veterinar

Puna dhe

migrimi

Përmirësimi i kërkesës

për punë

Forcimi i kualifikimeve

arsimore

Lehtësimi i migrimit

Përmirësimi i legjislacionit të punës për të mundësuar më

shumë fleksibilitet dhe mbrojtje më të mirë të punëtorëve

Forcimi i planprogrameve për të plotësuar kërkesat e tregut

dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies

Forcimi i kapacitetit të institucioneve përgjegjëse për

menaxhimin e politikës së migrimit dhe marrja e masave

për të formalizuar transferin e pagesave nga diaspora

Bujqësia Forcimi i politikave të

tokës

Përmirësimi i tregut të

faktorëve të prodhimit

Përmirësimi i

shpërndarjes së

Zhvillimi i kadastrës (regjistrit dhe azhurnimi i të dhënave

të tokës në bazat elektronike të të dhënave)

Finalizimi i programit të konsolidimit të tokës dhe

përfundimi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore

Vendosja e një sistemi të informimit të tregut që përfshin

informatat për faktorët

Page 14: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

x

shpenzimeve publike Dhënia e shpenzimeve publike për më shumë investime dhe

përkrahja bujqësore e orientuar kah shërbimet

Fokusimi i shpenzimeve publike në grantet për investime

private me aspekt të të mirave publike, për shembull:

objektet për deponim bujqësor ose sistemet e mbledhjes së

qumështit

Page 15: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

1. RRETHANAT STRATEGJIKE DHE MAKROEKONOMIKE

A. HYRJE

1.1. Kosova ka popullsi prej rreth 2 milion banorë, dhe me produktin vendor bruto

(PVB) për kokë banori prej €1,760, është një nga shtetet më të varfra në Evropë. Varfëria

mbetet persistente dhe e përhapur edhepse e cekët3, me 45 përqind të popullsisë që vlerësohet se

jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë, ndërsa 17 përqind janë në varfëri ekstreme sipas të

dhënave të fundit në dispozicion4. Me normë të papunësisë prej 48 përqind dhe normë shumë të

ulët të punësimit (26 përqind), Kosova ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë5.

Megjithatë, ekonomia e Kosovës karakterizohet me sektor të madh joformal, që nënkupton

punësim pak më të lartë sesa që janë të dhënat zyrtare. Megjithatë, papunësia është shumë e

lartë sipas standardeve regjionale. Për më tepër, ekonomia mbetet gjerësisht e varur nga paratë

nga diaspora dhe nga ndihmat e donatorëve.

1.2. Zhvillimi ekonomik i Kosovës ka qenë solid që nga fundi i konfliktit në vitin 1999. Ekonomia e Kosovës është e dëmtuar nga pasiguritë pas konfliktit, lidhjet e shkëputura të

tregtisë së jashtme dhe një periudhë e gjatë e investimeve të pamjaftueshme në infrastrukturë. E

shtyrë nga përpjekjet masive të rindërtimit të financuara nga donatorët, rritja e PVB-së ka qenë

fillimisht dyshifrore në vitin 2000–2001, por mesatare më vonë, megjithë vazhdimin e

financimit nga donatorët dhe pagesat nga diaspora. Qëndrueshmëria e këtij suksesi ekonomik

mbetet problematike, dhe nëse zvogëlohet ndihma e huaj dhe këto pagesa, Kosova është e qartë

se ka nevojë të zëvendësojë këto rrjedha me fitimet nga eksporti dhe me investimet e huaja.

3 Varfëria në Kosovë duket e cekët dhe konsumi mesatar i nevojshëm për të ikur nga varfëria është rreth 10 përqind

e kufirit të varfërisë. Varfëria e cekët përforcohet me koeficientin mesatar të Ginit në Kosovë. 4 Kjo normë e varfërisë bazohet në vlerësimet e fundit në dispozicion të Bankës Botërore që i përkasin vitit 2006.

Vlerësimet e azhurnuara të varfërisë pritet të publikohen në gjysmën e dytë të vitit 2010. 5 Burimi: Anketa e fuqisë punëtore 2008, Enti statistikor i Kosovës (ESK). Metodologjia në anketën e vitit 2008 ka

ndryshuar, personat që prodhojnë për konsum të vetin në fermën e vet, dhe nuk shesin asnjë produkt nuk

konsiderohen si të punësuar.

Page 16: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

2

B. REALIZIMI NË SEKTORIN REAL

1.3. Pas bumit ekonomik pas konfliktit, zhvillimi ekonomik ka qenë mesatar. Ndërmjet

viteve 2005 dhe 2007, zhvillimi mesatarisht ka qenë rreth 4 përqind dhe është shtyrë nga rritja e

fuqishme në investime dhe konsum. Edhe eksporti është rritur shpejt, por nga një bazë shumë e

ulët fillestare, pra kontributi i tij ka qenë më modest. Zhvillimi ka arritur maksimumin me 5.5

përqind në vitin 2008, kryesisht për shkak të një politike fiskale ekspansioniste, dhe është

zvogëluar lehtë në 4 përqind në vitin 2009.

Kutia 1: Fokusi dhe metodologjia e memorandumit ekonomik të shtetit

Ky Memorandum ekonomik i shtetit (MESH) është i pari pas shpalljes së pavarësisë dhe bartjes së

administratës nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në Qeverinë e Kosovës. MESH

i mëparshëm është botuar në vitin 2004. Qëllimi kryesor i MESH-it është të identifikohen burimet

kryesore të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës në planin afatmesëm, të vlerësohen pengesat kryesore

ndaj çlirimit të potencialit për rritje, dhe dhënia e rekomandimeve për politika për t‘i hequr këto pengesa.

Fushëveprimi i MESH-it nuk është gjithëpërfshirës. Fokusi është në fushat më të rëndësishme të

politikave për zhvillim ekonomik, dhe disa fusha (psh sektori financiar ose administrata publike),

edhepse me rëndësi, nuk janë analizuar në detaje qoftë pse janë mbuluar në raportet tjera të kohëve të

fundit (të Bankës Botërore ose nga burimet tjera) qoftë pse nuk ka mjaft të dhëna në dispozicion .

Gjetjet analitike në raport bazohen në disa burime të informatave, duke përfshirë : (i) dy anketa në teren

(për investimet e huaja dhe për migrimin), (ii) anketat dhe raportet globale (siç janë indikatorët e ―Si të

bësh biznes‖), (iii) seminaret publike, (iv) të dhënat ekonomike për Kosovën dhe shtetet krahasuese, dhe

(v) diskutimet me autoritetet kosovare, firmat dhe organizatat tjera. Kudo që ka qenë e mundur, është

përdorur vlerësimi krahasues me shtetet tjera në rajon.

Page 17: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

3

Tabela 1: Indikatorët kryesorë ekonomikë

Burimi: Autoritetet kosovare dhe vlerësimet e personelit të FMN-së.

1.4. Kriza globale financiare dhe ekonomike ka pasur relativisht pak ndikim në

ekonomi, duke pasqyruar integrimin e kufizuar ndërkombëtar të Kosovës. Efektet negative

të krizës janë bartur përmes tri kanaleve: eksportet, IHD-të dhe paratë e dërguara nga diaspora.

Edhepse eksportet e Kosovës kanë vuajtur një rënie të shpejtë (rreth 18 përqind) në vitin 2009,

pjesëmarrja e tyre që ende është e vogël në PVB (rreth 5 përqind) do të thotë që ndikimi në

zhvillimin e përgjithshëm është relativisht i vogël. Poashtu, sipas të dhënave preliminare, IHD-

të kanë rënë për 22 përqind dhe paratë e dërguara nga diaspora për rreth 8 përqind. Përveç

humbjes së apetitit për investime, rënia e IHD-ve mund t‘i atribuohet edhe ngadalësimit të

procesit të privatizimit që ka ardhur si rezultat i transformimit të agjencisë së privatizimit. Rënia

në paratë e dërguara ka qenë më e vogël sesa që është paraparë kryesisht sepse migrimi në

Kosovë është afatgjatë për nga natyra: 70 përqind të migruesve kanë shtetësi të huaj (shih

kapitullin 5 për më shumë informata). Sektori bankar ka mbetur stabil, me depozita dhe me

kredi për sektorin privat që kanë vazhduar të rriten në vitin 2009 dhe 2010. Ka dëshmi

megjithatë, që bankat janë bërë më të matura në dhënien e kredive, kryesisht për shkak se

kreditë e këqija janë duke u rritur ngadalë. Efektet negative të krizës globale financiare janë

kompensuar me politikën fiskale ekspansioniste të qeverisë, që ka mbajtur norma mesatare të

rritjes.

1.5. Suksesi ekonomik i Kosovës në katër vitet e fundit ka qenë relativisht më i dobët

sesa në Evropën Juglindore (EJL) (para krizës). Në vitin 2006 dhe 2007, siç është treguar në

Tabela 2 Kosova ka pasur zhvillimin më të ngadalshëm në rajon. Në vitin 2008, disa shtete të

2005 2006 2007 2008 2009

(përqind ndryshim)

PVB rritja reale 3.8 3.8 4.0 5.4 4.0

PVB për kokë banori 2.4 2.3 2.7 3.8 2.5

Konsumi 5.8 2.2 6.1 3.7 2.6

Investimet -6.1 1.3 3.9 15.5 12.6

Eksportet 8.8 31.9 11.7 4.2 -1.2

Importet 4.1 5.7 11.8 6.0 3.5

CPI, mesatarja e periudhës -1.4 0.6 4.4 9.4 -2.4

(përqind e PVB)

Investimet 24.5 25.6 26.0 28.9 29.3

Gjendja e llogarisë rrjedhëse -7.4 -6.7 -8.8 -16.0 -18.7

Transferet zyrtare 12.2 10.2 8.7 7.5 6.4

Neto investimet e huaja direkte 3.6 9.3 12.6 8.9 7.8

Pikat e memorandumit:

PVB (mijë Euro) 3,005 3,118 3,411 3,849 3,843

PVB për kokë banori (Euro) 1,451 1,485 1,605 1,784 1,754

Popullsia (mijë) 2,070 2,100 2,126 2,158 2,190

Page 18: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

4

EJL-së, siç është Kroacia, tashmë kishin filluar të ndjejnë ndikimin e krizës ekonomike, dhe në

vitin 2009, tërë rajoni është prekur shumë nga kriza. Për dallim nga rajoni zhvillimi i Kosovës

ka mbetur solid dhe ekonomia e saj e kaloi tërë rajonin, duke u rritur me 4 përqind. Në fakt,

Kosova dhe Shqipëria ishin dy ekonomitë e vetme që shënuan rritje të PVB-së në vitin 2009.

Megjithatë, Kosova duhet ta shpejtojë ndjeshëm zhvillimin e saj nëse dëshiron të arrijë nivelet

rajonale të të ardhurave. Për shembull, ekonomia e Kosovës duhet të rritet me 1 përqind në vit

për një dekadë për të arritur nivelin e të ardhurave në Shqipëri (duke supozuar që ekonomia e

Shqipërisë vazhdon të rritet me 5.5 përqind në vit gjatë kësaj periudhe). Dhe për të arritur PVB-

në e tanishëm për kokë banori në Mal të Zi, që është €5,700, ekonomia e Kosovës duhet të rritet

me 12 përqind në vit për një dekadë të tërë.

Tabela 2: Rritja e PVB-së në Evropën Juglindore

2005 2006 2007 2008 2009

PVB për

banor, në

US$

Shqipëria 5.5 5.0 6.0 6.5 2.2 4,016

Bosnja dhe Hercegovina 5.0 6.2 6.8 5.4 -3.4 4,907

Bullgaria 6.2 6.3 6.2 6.0 -5.0 6,546

Kroacia 4.2 4.7 5.5 2.4 -5.8 15,637

IRF e Maqedonisë 4.1 4.0 5.9 4.8 -0.7 4,650

Kosova 3.8 3.9 5.0 5.4 4.0 2,618

Mali i Zi … 8.6 10.3 6.9 -7.0 7,925

Serbia … 5.2 6.9 5.5 -2.9 6,713

Letonia 10.6 12.2 10.0 -4.6 -18.0 14,876

Romania 4.1 7.7 6.0 7.1 -7.1 9,288

Sllovenia 4.5 5.8 6.8 3.5 -7.8 25,429

Burimi: vlerësimet e personelit të Bankës Botërore.

1.6. Tabela 3 tregon që ekonomia e Kosovës është përqendruar më së shumti në

shërbime dhe bujqësi. Bujqësia, që ka marrë pjesë me 25 përqind në PVB në vitet 1980s dhe

në fillim të viteve 1990, ka zvogëluar pjesëmarrjen në PVB për rreth 12 përqind. Ndërtimet dhe

patundshmëritë së bashku marrin pjesë me 25 përqind në PVB. Këta sektorë janë rritur për

shkak të kërkesës së madhe për ndërtim të shtëpive dhe si rezultat i pranisë së madhe

ndërkombëtare. Diversifikimi ekonomik i industrisë dhe thellimi financiar ende nuk ka filluar.

Produktet industriale janë rritur në vitet e fundit, por pjesëmarrja e tyre në PVB është vetëm 11

përqind dhe në fakt ka rënë ndërmjet viteve 2005 dhe 2007 (për shkak të rritjes më të shpejtë në

sektorët tjerë). Ndërmjetësimi financiar është rritur por pjesëmarrja e tij në PVB mbetet

relativisht e ulët.

Tabela 3: Struktura e PVB-së sipas sektorit

Sektori 2005 2006 2007

Bujqësia dhe peshkataria 11.3 11.7 12.0

Xehetaria (qymyri dhe tjera) 0.6 0.6 0.7

Industria, energjia dhe furnizimi me ujë 13.1 12.9 11.2

Ndërtimtaria 8.4 8.9 10.0

Page 19: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

5

Tregtia me shumicë dhe pakicë 10.2 10.2 9.4

Hotelet dhe restorantet 0.7 0.8 0.7

Transporti, magazinimi dhe komunikimi 4.2 4.6 3.6

Ndërmjetësimi financiar 2.5 3.0 4.4

Shërbimet e pronës së patundshme dhe të

biznesit

12.8 12.8 12.4

Administrata publike dhe mbrojtja 16.8 15.0 13.2

Arsimi 2.8 2.8 2.7

Shëndetësia dhe puna sociale 1.7 1.3 1.1

Komuniteti, shërbimet sociale dhe

personale

1.4 1.3 1.5

Tatimet në produkte 13.5 14.1 17.1

Total 100.0 100.0 100.0 Burimi: Enti statistikor i Kosovës (ESK)

1.7. Një aspekt pozitiv i suksesit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë rritja solide në

investime. Komisioni për zhvillim (2008) ka gjetur që norma e lartë e investimeve prej 25

përqind të PVB-së ose më shumë është një nga komponentët e dallueshme për të arritur dhe

mbajtur normë të lartë të zhvillimit. Në Kosovë, formimi i kapitalit fiks bruto ka arritur rreth 30

përqind të PVB-së në vitin 2009, që vjen nga normat dyshifrore të zhvillimit gjatë viteve të

kaluara. Për dallim nga vendet tjera në rajonin e EJL-së, normat e investimeve publike kanë

qenë shumë të mëdha, veçanërisht në dy vitet e fundit kur pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale të

buxhetit qeveritar është rritur katërfish (deri në rreth 11 përqind të PVB-së). Investimet publike

në shtetet tjera të rajonit kanë lëvizur ndërmjet 3 përqind dhe 7 përqind të PVB-së (Handjiski

2009). Niveli i lartë i investimeve publike në vitin 2008 dhe 2009 nuk mund të mbahet për

periudhë të gjatë. Për dallim nga kjo, rritja e investimeve private është zvogëluar nga viti 2008.

Për më tepër, edhepse nuk ka të dhëna më të detajuara në dispozicion, besohet që një pjesë e

madhe e investimeve private shkon në ndërtimin e ndërtesave të banimit, që nuk është investim

produktiv në vetvete. Popullsia në rritje dhe zhvillimi në sektorin e ndërtimit e konfirmojnë këtë

vlerësim. Por gjithsesi, niveli i lartë i investimeve mund të mbahet vetëm nëse investimet

private e marrin rolin kryesor.

1.8. Një faktor prapa suksesit të përgjithshëm ekonomik ka qenë stabiliteti

makroekonomik. Shfrytëzimi i euros si valutë ligjore, në kombinim me politikën fiskale

përgjithësisht konservative (deri në vitin 2008) dhe mekanizmat e paktë të vendosjes së

çmimeve, kanë ndihmuar që inflacioni të mbetet nën kontroll. Çmimet kanë qenë relativisht

stabile në dekadën e fundit. Inflacioni është rritur shpejt në vitin 2008 (në 9 përqind) për shkak

të rritjes globale së çmimeve të mallrave për konsum por pas krizës ekonomike dhe rënies në

çmimet e naftës dhe të ushqimit, inflacioni është bërë negativ në vitin 2009 (-2.4 përqind

ndryshim vit pas viti).

C. NDRYSHUESHMËRIA E POLITIKAVE FISKALE

1.9. Politika fiskale është instrumenti kryesor për stabilitet makroekonomik në Kosovë,

dhe prandaj është faktor kritik për rritjen e saj ekonomike. Duke pasur parasysh mungesën

e instrumenteve monetare, (përdorimi i euros si valutë dhe mungesa e ―huadhënësit në resorin e

fundit‖), politika fiskale është i vetmi instrument makroekonomik në Kosovë. Si pasojë, politika

Page 20: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

6

fiskale i ka edhe dy role plotësuese përveç ofrimit të shërbimeve publike: mbajtjen e stabilitetit

makroekonomik dhe të sektorit financiar. Për shkak të këtyre roleve plotësuese, planifikimi

fiskal duhet të jetë në kornizën afatmesme dhe të ofrojë fleksibilitet ashtuqë veprimet e

politikave të mund të shërbejnë si përgjigje ndaj goditjeve. Megjithatë, pas progresit të bërë në

vitet e hershme pas konfliktit, mungesat në implementimin e politikave fiskale kanë filluar të

dalin në pah në vitet e fundit, që nga ana tjetër shkakton ndryshime të mëdha dhe të befasishme

të shpenzimeve. Planifikimi i dobët dhe shpenzimi i paktë, i përforcuar me rregullin e

shpenzimit të qeverisë sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka çuar në

një suficit buxhetor prej 7 përqind të PVB-së në vitin 2007. Kursimet e akumuluara publike

kanë bërë që qeveria të kalojë kah një qëndrim ekspansionues dhe buxheti është balancuar në

vitin 2008 dhe ka deficit me afër 7 përqind të PVB-së në vitin 2009 (nëse përjashtohet

dividenda e njëhershme prej 5 përqind të PVB-së nga kompania e telekomunikacionit).

Autoritetet kanë përgatitur një kornizë afatmesme të shpenzimit (KASH), por është dëshmuar se

nuk është shumë e dobishme sepse buxheti vjetor nuk e shfrytëzon këtë kornizë. Është bërë

progres kohët e fundit: limitet e buxhetit fillestar për buxhetin e vitit 2010 janë bazuar në

projektimet e të hyrave në KASH. Megjithatë, në gjysmën e parë të vitit 2010 është devijuar nga

kjo kornizë fiskale me disa iniciativa të reja që nuk janë përfshirë në buxhet.

1.10. Sektori publik në Kosovë është relativisht i vogël, por është element me rëndësi për

të arritur rezultatet e dëshiruara të zhvillimit. Madhësia e sektorit publik vjen nga

administrata pas konfliktit në Kosovë dhe fakti që administrata e Kombeve të Bashkuara (OKB-

së), dhe më vonë Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë ndjekur politikat liberale të

tregut, intervenimin e kufizuar të shtetit dhe privatizimin e pasurive shtetërore. Siç është treguar

në Figura 1, deri në vitin 2007 shpenzimet e përgjithshme të qeverisë kanë rënë në më pak se 20

përqind të PVB-së, ndërsa të hyrat janë rritur deri në mbi 25 përqind e PVB-së. Pas politikës

ekspansioniste fiskale në vitin 2008 dhe 2009, shpenzimet primare janë rritur në 30 përqind të

PVB-së dhe të hyrat totale kanë arritur 28.8 përqind (për shkak të një rasti të të ardhurave jo

tatimore në shumë të madhe6), përderisa të hyrat tatimore kanë mbetur konstante. Prapë, sektori

publik në Kosovë mbetet më i vogli në rajon.

Figura 1: Të hyrat dhe shpenzimet e qeverisë së Kosovës (2005–9) dhe krahasimi regjional (2008),

si pjesë e PVB-së

Burimi: FMN dhe Banka Botërore.

6 Dividenda nga profiti i akumuluar i kompanisë së postës dhe telekomunikacionit në shumë prej 5 përqind të PVB-

së.

0.0 10.0 20.0 30.0 40.0 50.0 60.0

Shpenzimet Të hyrat 0.0 5.0

10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0

2005 2006 2007 2008 2009

Të hyrat Shpenzimet

Koso

va

Shqip

ëria

Rum

ania

IRF

e

Maq

edonis

ë

Bull

gar

ia

Kro

acia

Ser

bia

Sll

oven

ia

Bosn

ja d

he

Her

cegovin

a

Mal

i i

Zi

Page 21: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

7

Shënim: Të dhënat për vitin 2009 janë preliminare.

1.11. Sektori publik si ofrues i shërbimeve të lidhura me biznesin dhe si implementues i

rregullores së biznesit, luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e një klime të investimeve që

e përkrah zhvillimin. Në këtë aspekt, përmirësimi i efikasitetit të administratës publike, si në

nivel qendror ashtu edhe atë lokal, mund të eliminojë një numër pengesash për zhvillimin e

sektorit privat. Ky raport nuk i vlerëson në detaje mungesat në administratën publike, edhepse i

referohet disa aspekteve të saj në kapitujt 2 dhe 3. Megjithatë, raportet tjera duke përfshirë

rishikimin e shpenzimeve publike të Bankës Botërore të vitit 2010 si dhe vlerësimin e

llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike qeveritare të vitit 2009, theksojnë nevojën

për të përdorur një reformë më agresive në administratën publike.

1.12. Struktura dhe madhësia e buxhetit në parim është adekuate dhe duhet t’i ndihmojë

zhvillimit. Sistemi tatimor në Kosovë është relativisht i thjeshtë dhe normat tatimore dhe tarifat

doganore janë të ulëta. Megjithatë, inkasimi i tatimeve bazohet tepër në tatimet indirekte,

veçanërisht tatimet e mbledhura në kufi, që i bën të hyrat deri diku të ndjeshme ndaj goditjeve të

jashtme. Reforma në administratën tatimore mund të përmirësojë inkasimin e tatimeve direkte

dhe njëkohësisht të forcojë stabilitetin të hyrave. Nga ana e shpenzimeve, shpenzimet që

kërkohen me ligj marrin pjesë të vogël të buxhetit, kryesisht për shkak të shpenzimeve të ulëta

në asistencën sociale, ashtuqë qeveria mund të dedikojë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit

për shpenzimet kapitale. Në vitin 2009, buxheti kapital ka qenë 11 përqind e PVB-së, shumë më

tepër sesa në çdo shtet tjetër në rajon. Investimet kapitale janë me rëndësi thelbësore nëse kemi

parasysh nevojat e mëdha institucionale, për infrastrukturë dhe ato sociale të shtetit. Dëmi fizik

gjatë konfliktit dhe një histori e lënies anash kanë krijuar një barrë të nevojës për investime

kapitale. Njëkohësisht, shpenzimet kapitale ofrojnë më shumë fleksibilitet për bërësit e

politikave, sepse këto shpenzime mund të korrigjohen lehtë nëse qeveria përballet me mungesë

financiare.

Kutia 2: Administrata publike dhe ambienti afarist në Kosovë

Kosova ende nuk ka administratë publike profesionale, që e kufizon kapacitetin për formulim të

politikave dhe për implementim të tyre. Shërbyesit civilë vazhdojnë të jenë të punësuar me kontrata

afatshkurtra, si gjatë administratës së përkohshme të UNMIK-ut. Mungesa e prospekteve të qarta për

karrierë dhe pagat e ulëta e kufizojnë aftësinë e administratës publike për të tërhequr dhe mbajtur

personel të kualifikuar. Reforma e shërbimit civil në vazhdimësi mund të pritet që pjesërisht të

shqyrtojë këto pengesa duke u dhënë shërbyesve civilë më shumë siguri në punë dhe prospekte në

karrierë. Megjithatë, tejkalimi i problemit të mungesës së personelit të aftësuar do të jetë një sfidë e

planit afatmesëm.

Ambienti i dobët afarist në Kosovë (shih kapitullin 2) pjesërisht shpjegohet me kapacitetin e ulët për

të hartuar dhe implementuar politikat që kanë për synim përmirësimin e ambientit të biznesit.

Procedurat administrative shpesh janë të gjata për bizneset për shkak të jo-efikasitetit që është rezultat

i politikave të vjetruara, mungesës së aftësive të shërbyesve civilë dhe nivelit të ulët të automatizimit

të proceseve administrative dhe ndërveprimit ndërmjet qeverisë dhe bizneseve. Pas decentralizimit që

është në proces, kontaktet kryesore ndërmjet qeverisë dhe bizneseve (psh regjistrimi dhe licencimi i

bizneseve, lejet e ndërtimit) bien në juridiksionin e komunave, kapaciteti administrativ i të cilave ka

tendenca të jetë më i ulët sesa ai në qeverinë qendrore.

Page 22: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

8

1.13. Megjithatë, efikasiteti dhe efektiviteti i shpenzimeve të programit të investimeve

publike janë për brengosje. Kthimi pozitiv nga programi i madh i investimeve mund të arrihet

vetëm nëse fondet ndahen në mënyrë adekuate dhe projektet implementohen në mënyrë efikase.

Momentalisht, planifikimi i buxhetit kapital dhe realizimi i tij ka dobësi serioze. Së pari,

realizimi i dobët i shpenzimeve kapitale mbetet i lartë megjithë përpjekjet e bëra në dy vitet e

fundit për të përmirësuar implementimin e projekteve. Përqindja e ekzekutimit të projekteve

është rritur nga rreth 70 përqind në vitin 2007 në 85 përqind në vitin 2008, por ka rënë në rreth

80 përqind në vitin 2009. Megjithatë, njëkohësisht vlera e projekteve kapitale të ekzekutuara

është rritur nga €347 milion në vitin 2008 në rreth €400 milion në vitin 2009. Por që është më

me rëndësi, cilësia dhe efikasiteti i shpenzimeve për projektet kapitale nganjëherë vihet në

dyshim. Dëshmitë anekdotike sugjerojnë që projektet e mëdha nganjëherë financohen pa analizë

paraprake të kostos dhe përfitimit ose që kostoja e projektit bazohet në supozime jo sipas

realitetit. Mandej, gjatë implementimit, njësitë buxhetore përdorin fondet e ndara për një projekt

për të filluar disa projekte tjera, dhe mandej kërkojnë fonde plotësuese të buxhetit për t‘i

përfunduar të gjitha projektet e filluara. Për më tepër, proceset e prokurimit nuk kanë qenë

plotësisht transparente dhe kompetitive. Kjo dëshmi e vë në pah shfrytëzimin joefikas të

fondeve publike, që çon në çuarjen dëm të resurseve publike, dhe nga ana tjetër e kufizon

ndikimin ekonomik të shpenzimeve kapitale. Rishikimi i shpenzimeve publike të vitit 2010

sugjeron se si të përmirësohet efikasiteti i shpenzimeve dhe si të arrihet ndarja më e mirë e

resurseve publike.

1.14. Borxhi publik i raportuar i Kosovës është shumë i ulët (6.4 përqind të PVB-së)

sepse nuk ka pasur borxh publik atëherë kur u shpall pavarësia. E vetmja kredi që e ka në

libra është nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH); që rrjedh nga

kërkesat për borxh që janë kontraktuar nga ish-Jugosllavia gjatë viteve 1980 dhe 1990), që

Kosova e ka marrë përsipër kur u bë anëtare e Bankës Botërore.7 Kushtet për këtë kredi janë

mjaft të favorshme, dhe kërkesat për servisim të borxhit janë të ulëta (0.5 përqind të PVB-së në

vit). Megjithatë, Kosova përballet edhe me detyrime tjera të mundshme që lidhen me ish-

Jugosllavinë. Këto detyrime kontingjente, për Klubin e Parisit, Klubin e Londrës dhe kreditorët

tjerë, mund të jenë më të larta se kredia e BNRZH-së, dhe nëse Kosova i merr përsipër këto

detyrime pagesat e saj për servisim të borxhit do të rriteshin ndjeshëm. Këto detyrime

kontingjente lidhur me ish Jugosllavinë janë pjesë e ―pakos së Ahtisaar-it‖; megjithatë, ende

nuk është iniciuar asnjë diskutim me Serbinë. Rezultati përfundimtar i kësaj çështjeje është

tepër i pasigurt, dhe as periudha kohore as shuma e këtyre detyrimeve nuk mund të parashikohet

tash.

1.15. Një analizë e qëndrueshmërisë së borxhit (AQB) për Kosovën të cilën e ka bërë

Banka Botërore dhe FMN-ja në vitin 2009 tregon që rreziku në Kosovë për tension nga

borxhi është mesatar. AQB-ja erdhi në përfundim që gjatë dy dekadave të ardhshme të gjithë

indikatorët e borxhit do të mbeten në rrugë të qëndrueshme për skenarin bazë dhe skenarët e

jashtëm. Megjithatë, trajektorja e borxhit publik bëhet e paqëndrueshme në një skenar të rritjes

mesatare por të përhershme të deficitit primar. Për shembull, deficiti primar prej 2.5 përqind të

PVB-së gjatë periudhës së projeksionit të AQB-së (deri në vitin 2031) do të vendoste borxhin

në një rrugë të paqëndrueshme. Për më tepër, baza e ngushtë e eksporteve në Kosovë dhe

7 Më 29 qershor 2009.

Page 23: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

9

varësia e lartë nga paratë e dërguara nga diaspora do të rriste ndikimin e goditjeve të jashtme.

Ky rezultat e përforcon nevojën për të krijuar një stabilizues efektiv fiskal në bazë të një

pikëpamjeje afatmesme.

1.16. Një ligj i borxhit publik është miratuar në vitin 2010 që i mundëson autoriteteve të

marrin hua qoftë brenda qoftë jashtë vendit. Ky ligj vendos një limit të borxhit të

përgjithshëm publik në 40 përqind të PVB-së, që përfshin edhe garancitë publike dhe borxhin

komunal.8 Duke pasur parasysh nivelin e ulët të borxhit, qeveria ka mjaft hapësirë që të

plotësojë nevojat e saj për financim gjatë planit afatgjatë. Megjithatë, në planin afatshkurtër,

qasja në financat e jashtme do të mbetet e kufizuar, dhe lëshimi i borxhit vendor do të duhej të

marrë parasysh ndikimin në sektorin bankar dhe efektet e mundshme të zvogëlimit të konsumit

dhe investimit privat në kredimarrjen private.

D. EKSPORTI I DOBËT KA REZULTUAR NE MUNGESËN E BALANCIT TË JASHTËM

1.17. Kosova vazhdon të bazohet shumë në kursime te huaja për të financuar importet e

saj të mëdha megjithë progresin e dukshëm pas konfliktit. Mungesa e balancit të jashtëm ka

rënë në krahasim me vitet pas konfliktit, edhepse ende mbetet e lartë. Importet, të shtyra nga

investimet e larta publike dhe kërkesa për konsum privat, janë rritur në 50 përqind të PVB-së në

vitin 2009. Importi i lartë dhe eksporti shumë i ulët ka çuar në deficit të lartë tregtar dhe të

llogarive rrjedhëse (DLR). Në vitet e hershme pas konfliktit, DLR-ja ka qenë më shumë se 30

përqind të PVB-së. Situata është përmirësuar paksa pas periudhës pas rindërtimit, me DLR që

bie nën 10 përqind të PVB-së në vitin 2007, por është rritur më vonë në rreth 18 përqind të

PVB-së në 2009, kryesisht për shkak të një rritjeje të shpejtë të shpenzimeve publike.

1.18. Paratë e dërguara nga diaspora, ndihma e huaj, dhe IHD-të kanë financuar

deficitin e madh tregtar. Remitancat kanë qenë burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet

kosovare për dekada, dhe normat e migrimit vazhdojnë të jenë të larta. Në vitet e fundit,

remitancat kanë qenë stabile me rreth 13–15 përqind të PVB-së. Në fakt, këto mund të jenë edhe

më të larta sepse dyshohet që një pjesë e konsiderueshme e gabimeve dhe mungesave në

balancin e pagesave janë remitancat e paregjistruara (shih kapitullin 5). Ndihma e jashtme luan

rol me rëndësi në vitet pas konfliktit dhe ka rënë në rreth 8 përqind të PVB-së në vitet e fundit.

IHD-të gati nuk kanë ekzistuar deri në vitin 2004, por kanë filluar të rriten shpejt në vitin 2005

kur filloi procesi i privatizimit dhe u përmirësua stabiliteti politik. IHD-të arritën maksimumin

në rreth 13 përqind të PVB-së në vitin 2007, por kanë rënë në rreth 8 përqind në vitin 2008 dhe

2009 për shkak të ngadalësimit të privatizimit dhe mungesës së apetitit të investitorëve për

shkak të krizës globale (shih kapitullin 2). Rrjedhat e tjera të jashtme janë me rëndësi

margjinale: huamarrja e jashtme ka qenë shumë e ulët dhe përbëhet vetëm nga kreditë private

tregtare, ndërsa investimi përmes portfoliove praktikisht nuk ekziston.

1.19. Një nga sfidat kryesore me të cilat përballet ekonomia e Kosovës është baza e saj

shumë e ulët e eksportit (Figura 2 Në vitin 2009, eksportet kanë qenë €159 milion (4 përqind

të PVB-së), që është e barabartë me importet mesatare mujore. Deficiti tregtar ka arritur 45

përqind të PVB-së në vitin 2009. Eksportet praktikisht nuk ekzistonin deri në vitin 2002 dhe

8 Borxhet komunale afatgjata do të kufizohen në 2 përqind të PVB-së.

Page 24: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

10

janë rritur në mënyrë stabile deri në vitin 2008. Rritja e eksporteve ka qenë veçanërisht e shpejtë

në vitet 2006 deri 2008: 96.8 përqind në vitin 2006, 49.1 përqind në vitin 2007, dhe 20.2

përqind në vitin 2008. Në vitin 2009, për shkak të ndikimit të krizës globale financiare dhe

rënies së çmimeve të metalit, eksportet e Kosovës kanë rënë për 18.1 përqind.

Figura 2: Eksporti dhe importi i mallrave, 2001–8

Burimi: ESK.

1.20. Destinacionet kryesore të eksporteve të Kosovës janë Bashkimi Evropian (BE) dhe

rajoni i EJL. Gjysma e eksportit të Kosovës shkon në BE, dhe këto eksporte janë rritur si pjesë

e eksportit total, nga 29.4 përqind të eksportit në vitin 2004. Brenda BE-së, tregjet kryesore janë

Belgjika (14.2 përqind), dhe pason Italia (12.8 përqind) dhe Greqia (5 përqind), edhepse kjo

dallon ndjeshëm nga viti në vit. Eksportet në anëtarët e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për

tregti të lirë (CEFTA) në EJL kanë arritur 31 përqind në vitin 2008, duke përfaqësuar tregun

regjional të dytë për kah rëndësia. Shqipëria (10.6 përqind) dhe ish Republika Jugosllave e

Maqedonisë (IRJM) (10.1 përqind) janë partnerët më të mëdhenj regjionalë të Kosovës. Pjesa e

eksportit që shkon në Serbi ka rënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës —në 5 përqind në

vitin 2008 nga 11.7 përqind në vitin 2007—sepse autoritetet serbe nuk i njohin vulat e reja të

doganës së Kosovës (shih kutinë 5).

1.21. Eksportin e dominojnë metalet bazë dhe pjesët e metaleve bazë, që kanë arritur 63

përqind të eksportit total në vitin 2008. Eksporti i metalit bazë është rritur ndjeshëm në pesë

vitet e fundit, nga €19 milion në vitin 2004 në €124 në vitin 2008, pas privatizimit të kompanisë

së Ferronikelit (Kutia 3), në një periudhë kur rriten çmimet ndërkombëtare të metaleve. Në vitin

2008, eksporti i hekurit dhe çelikut është rritur në €105 milion, nga €47 milion një vit më herët.

Eksportet tjera të metalit bazë përfshijnë produktet e hekurit dhe çelikut, bakrit, aluminit, dhe

plumbit. Eksporti i metalit nga Kosova ka filluar të bjerë me rënien e kërkesës në tremujorin e

tretë të vitit 2008. Rënia ka vazhduar në gjysmën e parë të vitit 2009, por në gjysmën e dytë

çmimet prapë u rritën dhe eksporti i metaleve bazë vazhdoi. Gjithsej, rënia totale vjetore në vitin

2009 ka qenë 30 përqind, që është më lart sesa rënia e përgjithshme prej 18 përqind në eksporte.

Si pasojë, pjesa e metaleve bazë në eksportin total të mallrave ka rënë në 53.5 në vitin 2009.

1.22. Eksportet e Kosovës kanë vuajtur pasojat e krizës globale por gradualisht janë

duke marrë këmbët. Eksportet kanë rënë për 43 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 në

krahasim me tremujorin e parë në 2008, ndërsa importet janë zvogëluar për vetëm 1.3 përqind

në të njëjtën periudhë. Eksportet e metalit kanë rënë ndjeshëm në tremujorin e parë, nga €26

milion në tremujorin e parë të vitit 2008, në €13 milion në tremujorin e parë të vitit 2009. Siç

€ m

ilion

0 200 400 600 800

1,000 1,200 1,400 1,600 1,800 2,000

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Eksporti i mallrave Importi i mallrave

Page 25: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

11

tregon figura 3, çmimet e metalit kanë filluar të bien në mars të vitit 2008, duke arritur në shkurt

të vitit 2009 të njëjtin nivel si në vitin 2005, por çmimet kanë filluar të rriten prapë, duke

sugjeruar që do të ketë një rimëkëmbje të pjesshme në eksport. Gjatë nëntë muajve të parë të

vitit 2009, eksportet kanë rënë për 32 përqind në krahasim me vitin paraprak. Eksporti ka filluar

të përmirësohet në tremujorin e fundit të vitit 2009, me nj rritje prej 38 përqind në krahasim me

tremujorin e fundit të vitit 2008 kur ka qenë goditja e parë e krizës.

Figura 3: Indeksi ndërkombëtar i artikujve të metaleve (2005 = 100) dhe eksportet në Kosovë

Burimi: FMN.

Shënim: Indeksi i metaleve përfshin çmimet e bakrit, aluminit, xeheve të hekurit, kallajit, nikelit, zinkut, plumbit

dhe uraniumit.

1.23. Nevojitet shumë më tepër që Kosova të dalë në një rrugë të qëndrueshme.

Konkurrenca e rritur e eksportit megjithatë nuk mund të arrihet përmes politikës së

normave të shkëmbimit sepse Kosova e përdor Euron si valutë të saj. Forcimi i Euros në

kohët e fundit në krahasim me valutat e shteteve fqinje do t‘i ketë bërë eksportet në Kosovë

relativisht më të shtrenjta. Njëkohësisht, ka mundur të ketë vlerësim të normës reale efektive të

shkëmbimit (NRESH) në vitin 2008, që kryesisht shtyhet nga norma më e lartë e inflacionit në

Kosovë në krahasim me disa nga partnerët regjionalë tregtarë të saj, edhepse sipas Tyrbedari

(2009) NRESH mesatarisht është zhvlerësuar gjatë pesë viteve të fundit. Edhepse shfrytëzimi i

Euros ka mundësuar stabilitet, autoritetet nuk mund të shfrytëzojnë politikën e shkëmbimit të

valutës për të rritur konkurrencën në eksport, që thekson nevojën për reforma strukturale për të

përmirësuar eksportet.

E. POTENCIALI I RESURSEVE TË PASHFRYTËZUARA PËR RRITJE

1.24. Kosova pra do të ketë nevojë të shfrytëzojë pasuritë tjera të saj për rritje më të madhe

dhe të qëndrueshme: furnizimi i konsiderueshëm me kapital fizik dhe njerëzor, pjesa më e

madhe e të cilit është duke ndenjur kot, si dhe pozita e saj e favorshme gjeografike. Pasuria me

resurse natyrore, fuqia punëtore e bollshme dhe qasja në tregun regjional dhe evropian ofrojnë

potencial të madh për rritje ekonomike. Megjithatë, shfrytëzimi i plotë i këtyre pasurive

varet kryekëput nga reformat e politikave.

Resurset natyrore janë të bollshme, por të shfrytëzuara pak

Jan-0

8

Mar

-08

Maj

-08

Kor-

08

Shta

-08

Nën

-08

Jan-0

9

Mar

-09

Maj

-09

Kor-

09

Shta

-09

Eksportet…

Metalet…

Page 26: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

12

1.25. Kosova është shumë e pasur me depozita mineralesh, por potenciali i tyre është

lënë pa shfrytëzuar për arsye të ndryshme. Dheu i Kosovës ka depozita të mëdha të linjitit,

ferronikelit, plumbit, zinkut, magnetitit dhe xeheve tjera. Zhvillimi i këtyre industrive do të

jepte kontribut të madh për zhvillimin ekonomik përmes vendeve të punës dhe eksportit. Para

shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sektori i minierave ishte një motor i rëndësishëm i rritjes së

ekonomisë së Kosovës. Mirëpo kapacitetet e xehetarisë kanë vuajtur nga neglizhimi gjatë viteve

1990, si dhe nga dëmi i luftës.

1.26. Resurset e bollshme të linjitit, të vlerësuara të tejkalojnë 10 miliardë ton, kanë

potencial ta bëjnë sektorin e energjisë një kontribuues kryesor të rritjes, dhe jo një

harxhues ashtu si është tash (shih kapitullin 2 një analizë më të detajuar të sektorit të

energjisë). Edhepse zgjerimi urban dhe shfrytëzimi i tokës e ka bllokuar një pjesë të

konsiderueshme të shfrytëzimit të këtyre resurseve, sasitë që mund të merren mund të sigurojnë

gjenerimin e rrymës për dekada të tëra. Zhvillimi i sektorit të linjitit do të stimulonte punësimin

dhe aktivitetet ekonomike që lidhen me të, si dhe eksportin e mundshëm (nëse kapaciteti i

termocentralit të ri është më i lartë sesa kërkesat vendore).

1.27. Strategjia e tanishme e energjisë e qeverisë parasheh tenderin për një termocentral

të ri me kapacitet prej deri në 1,000 Megavat (MW; një njësi me 500 MW plus një njësi të

dytë potenciale prej 500 MW). Zhvillimi i këtij kapaciteti do të plotësonte tërësisht nevojën

vendore për rrymë, duke eliminuar mungesën e rrymës dhe nevojën për shfrytëzim të

gjeneratorëve te firmat. Gjithashtu do të lironte resurset publike sepse nevoja për import (të

shtrenjtë) të rrymës do të zvogëlohej në minimum. Njëkohësisht, kapaciteti i tepërt do të

mundësonte eksportin në tregun regjional.9

1.28. Resurset tjera të paprekura përfshijnë plumbin, zinkun dhe magnezitin. Kosova

është e pasur me depozita të plumbit dhe zinkut. Kompania e plumbit dhe zinkut, Trepça ka

qenë miniera më e madhe në ish Jugosllavi dhe ka përfshirë aktivitete të integruara të xehetarisë

dhe prodhimit. Miniera ka vazhduar të operojë si kompani shtetërore në vitet 1990, por

aktivitetet janë ndërprerë në vitin 2000, kryesisht për arsye politike, por edhe për arsye

mjedisore. Megjithë përpjekjet e donatorëve për të rehabilituar minierat me qëllim të rifillimit të

aktivitetit, minierat ende janë pasive. Prodhimi i magnezit gjithashtu është ndërprerë në vitin

1999, dhe dy kompanitë që kanë qenë aktive në këtë industri mbeten prapë shtetërore.

1.29. Ringjallja e sektorit të minierave kërkon investime të konsiderueshme dhe mund të

arrihet vetëm duke u mbështetur në investitorët e huaj, dhe mundësisht disa investitorë

vendorë privatë. Megjithatë, duhet të tejkalohen disa pengesa që të tërhiqen IHD-të e

nevojshme për të rifilluar punën. Pikë së pari, pasuritë e këtyre kompanive, duke përfshirë të

drejtat dhe pronësinë e minierave duhet të përcaktohen saktë. Gjë që është më me rëndësi,

rreziku politik dhe disa aspekte tjera të ambientit afarist duhet të shqyrtohen për të tërhequr

investitorë cilësorë. Gjithashtu, para se të fillojë procesi i privatizimit duhet të zgjidhen çështjet

e trashëguara të mjedisit natyror. Në kapitullin 2 diskutohen disa nga pengesat kryesore të

klimës së investimeve në mënyrë më të detajuar.

9 Kosova është pjesë e tregut regjional të energjisë të vendosur ndërmjet BE dhe Evropës Juglindore.

Page 27: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

13

1.30. Toka bujqësore gjithashtu shfrytëzohet pak, megjithë dheun e favorshëm dhe

kushtet atmosferike të favorshme. Bujqësia tradicionalisht ka qenë aktivitet i rëndësishëm

ekonomik në Kosovë, duke përfshirë edhe një të katërtën e produktit total. Megjithatë, edhe

atëherë kur aktivitetet bujqësore janë në maksimum, shfrytëzimi i tokës ka qenë relativisht i

ulët. Për shembull në vitet 1980, 70,000 hektarë (ha) ujiteshin, ndërsa 200,000 ha kanë mundur

të ujiten, por nuk janë ujitur. Procesi i tranzicionit, mungesa e investimeve, dhe konflikti kanë

shkaktuar një rënie të shpejtë në këtë sektor. Pjesëmarrja e tij në produktin total ka rënë në rreth

12 përqind në vitet e fundit.

1.31. Edhepse është bërë pak progres në privatizimin e tokës, shfrytëzimi i tokës mbetet i

ulët, dhe shpërbërja e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore agrikulturore ka krijuar pengesa

të reja për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte privatizimi i

fermave shtetërore pas dekadave të kontrollit nga shteti. Gjithë së bashku, rreth 25,000 hektar

(ha) të tokës bujqësore janë privatizuar, dhe rreth 40,000 mbeten me ndërmarrjet shtetërore. Por,

ky proces e ka fragmentuar ndjeshëm strukturën e fermave. Tash ferma mesatare kosovare

shfrytëzon sipërfaqe bujqësore prej vetëm rreth 1.4 ha, që e pengon produktivitetin dhe

potencialin për zhvillim. Për më tepër, ujitja tash shfrytëzohet vetëm në rreth 39,000 ha, më pak

se 20 përqind të tokës bujqësore, që e bën punën bujqësore më të prekur nga kushtet e këqija

atmosferike.

1.32. Shfrytëzimi i tokave bujqësore është penguar edhe nga mungesa e rregullimit të të

drejtave pronësore dhe rregullat joadekuate ose që nuk ekzistojnë për zonat tokësore. Një

pjesë e madhe e fermave dhe tokës që i takon ndërmarrjeve shtetërore janë pa pronar të qartë,

sepse disa nga këto ndërmarrje janë likuiduar dhe shumë dokumente të të drejtave mbi tokën

janë shkatërruar ose vjedhur gjatë konfliktit të vitit 1999. Si rezultat i kësaj, sistemi kadastral

Kutia 3: Ringjallja e Ferronikelit

I vetmi sektor në të cilin prodhimi i është afruar nivelit të viteve para 1990tave është Ferronikeli.

Kompleksi metalurgjik dhe i xehetarisë Ferronikeli është themeluar në vitin 1984 për të prodhuar

ferronikel për eksport. Ai prodhonte dhe eksportonte 6,800 ton nikel në vit para vitit 1990, por pas

konfliktit në vitin 1998 kompania u bë pasive. Kompania shtetërore, e cila në vitin 1998 ka pasur rreth

2,000 punëtorë, është privatizuar në vitin 2005. Pronari i huaj, një kompani greke, ka investuar në

rehabilitimin e kapacitetit prodhues dhe produkti është rritur duke u bërë një nga fabrikat më të mëdha

në Evropë për nxjerrjen e xehes dhe shkrirjen e nikelit, me 13 milion ton të xehes së nikelit. Rifillimi i

punës së kësaj fabrike ka pasur ndikim të madh në aktivitetin ekonomik, dhe në veçanti në eksport.

Deri në vitin 2008, kompania ka pasur mbi 1,000 punëtorë dhe ka eksportuar gati €100 milion, që

përfshin gati gjysmën e eksportit total.

Megjithatë, një aspekt i privatizimit të ferronikelit që duhet të vlerësohet prapë në privatizimet në të

ardhmen është blerja e subvencionuar e rrymës që i është mundësuar investitorit. Kontrata e

privatizimit për ferronikelin i mundëson kompanisë të blejë rrymë nga KEK-u me çmim shumë të

favorshëm (nën kosto), që nënkupton që kompania është duke marrë një subvencion të madh nga

KEK-u dhe si pasojë edhe nga tatimpaguesit. Njëkohësisht përfitimet direkte sa i përket tarifave të

minierave janë të kufizuara. Kontrata ndërmjet qeverisë dhe ferronikelit për rrymë të subvencionuar

do të skadojë në vitin 2011.

Page 28: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

14

mbulon vetëm një pjesë të vogël të tokës. Këto pasiguri të mëdha për pronësinë dhe të drejtën e

shfrytëzimit të tokës i bëjnë investitorët, veçanërisht ata të huaj, të ngurrojnë të investojnë në

këtë sektor. Njëkohësisht çmimi i tokës bujqësore është rritur deri në qiell në mungesë të

planifikimit të tokës dhe urbanistik. Për shkak se tërë toka mund të shfrytëzohet për ndërtime,

aktivitetet spekulative e kanë rritur çmimin e tokës bujqësore deri në €100,000 për ha (në disa

zona afër qyteteve ose rrugëve kryesore). Kjo ka çuar në urbanizimin e tokës bujqësore, dhe

njëkohësisht çmimi i lartë i tokës bujqësore i ka larguar investitorët që janë të interesuar të

blejnë tokë për shfrytëzim bujqësor.

1.33. Përmirësimi i shfrytëzimit të tokës mund të ndihmojë që të punësohet një pjesë e

fuqisë punëtore të madhe dhe kryesisht pasive. Më se 60 përqind të popullsisë së Kosovës

vlerësohet se jeton në zonat rurale, dhe 53 përqind të fuqisë punëtore rurale është e papunë.

Popullsia rurale ka potencial prodhues sepse 60 përqind janë nën moshën 30 vjeçare.

Njëkohësisht, 90 përqind të popullsive rurale janë pronarë të tokave (Banka Botërore 2006a).

…dhe një pjesë e madhe e fuqisë punëtore është pasive

1.34. Në të vërtetë, fuqia punëtore e Kosovës mund të jetë një potencial tjetër i

rëndësishëm i zhvillimit. Ky shtet ka popullsinë më të re në Evropë, një e treta vlerësohet se

janë nën moshën 15 vjeçare, rreth gjysma janë nën moshën 24 vjeçare, dhe vetëm 6 përqind të

popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare (Banka Botërore 2004a). Njëkohësisht norma e

natalitetit edhepse në rënie, mbetet e lartë në krahasim me shtetet tjera të Evropës, që do të

sigurojë rritje të vazhdueshme të popullsisë dhe prandaj edhe të fuqisë punëtore.

1.35. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e këtij kapitali njerëzor ka qenë pasive për një

periudhë të gjatë. Norma e papunësisë ka qenë në rritje që nga viti 2005, dhe në vitin 2008 ka

arritur 47 përqind, sipas anketës më të fundit të fuqisë punëtore. Papunësia e lartë ka pasur

histori të gjatë në Kosovë; edhe në majë të industrializimit të saj në vitin 1988 norma e

papunësisë në Kosovë ishte 36 përqind (Vjetari statistikor i RFSJ 1988).

1.36. Një pasuri kryesore e Kosovës është që pagat e saj janë të ulëta në krahasim me

shumicën e shteteve në rajon. Kjo përparësi në konkurrencë duhet të luajë rol të rëndësishëm

në promovimin e eksportit të Kosovës dhe tërheqjen e investimeve të huaja që orientohen kah

eksporti. Në të vërtetë, niveli i pagave në Kosovë është në fund të listës së EJL-së. Pagat bruto

në EJL sillen ndërmjet €200 dhe €600 në vitin 2008, pa përfshirë Kroacinë, që është përjashtuar

nga analiza sepse është një rang tjetër10

. Pjesa tjetër e rajonit bie në një nga dy kategoritë: (i)

shtetet me paga të larta të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe (ii) shtetet me

paga të ulëta të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Kosovës. Pagat në Kosovë janë më të ulëtat në rajon,

pas Shqipërisë, edhepse niveli i pagave në Shqipëri është rritur më shpejt në vitet e fundit. Deri

në mes të viteve 2009, paga mesatare mujore në sektorin privat në Kosovë arrin €300, sa rreth

gjysma e pagës mesatare në shtetet me paga të larta në rajon.

10

Paga mesatare mujore ishte €1,044 in 2008.

Page 29: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

15

Figura 4: Paga mesatare mujore bruto në sektorin privat (në Euro)

Burim: Zyrat kombëtare statistike .

Shënim: Të gjitha shtetet e EJL-së, përveç Shqipërisë, publikojnë pagat mujore bruto sipas strukturës së aktiviteteve

ekonomike të Nomenclature Générale des Activitiés Economiques (Nomenklaturës së përgjithshme të aktiviteteve

ekonomike) (NACE, Rev. 1.2). Megjithatë, për dallim nga shtetet tjera ku statistikat për paga mblidhen përmes

anketës nga zyrat statistikore, në Kosovë burimi i llogaritjes mujore të pagave është baza e të dhënave e

Administratës Tatimore të Kosovës, dhe Ministria e ekonomisë dhe financave është përgjegjëse për të llogaritur

statistikat sektoriale për pagat. Kjo mund të nënkuptojë që të dhënat e raportuara janë jo të plota në rastin e

Kosovës, sepse disa firma do të mundohen të paguajnë tatime më të ulëta dhe të japin kontribute më të vogla. Një

brengë tjetër e rëndësishme është niveli i ulët i vendeve të punës që janë të regjistruar. Sipas këtyre shifrave zyrtare,

gjysma e të punësuarve të regjistruar punojnë në sektorin publik. Raportimi jo i plotë është veçanërisht i dukshëm

në bujqësi: vetëm 1,000 punëtorë të bujqësisë janë të regjistruar, përderisa sektori krijon gati një të pestën e vlerës

totale të shtuar.

1.37. Pagat relativisht të ulëta në Kosovë shpjegohen pjesërisht me dallimin ndërmjet

pagës neto dhe pagës bruto, që është më i ulët në krahasim me shtetet tjera të rajonit. Për

dallim nga shtetet tjera të rajonit, sistemi i pagave në Kosovë ka kontribut pensional modest,

përveç tatimit në të ardhura personale. Tatimi në të ardhura personale është progresiv dhe sillet

nga 0 përqind në 10, dhe kontributi pensional është 10 përqind.

1.38. Rritja e pagave në Kosovë gjithashtu ka qenë më e ngadalshme se në shtetet tjera. Paga mesatare në vitin 2009 ka qenë vetëm sa një e treta (ose €80) më e lartë në krahasim me

vitin 2004, ndërsa në disa shtete është dyfishuar gjatë kësaj periudhe. Normat vjetore të rritjes

së pagave kanë qenë pozitive dhe stabile në periudhën pesëvjeçare, mesatarisht rreth 6.5

përqind. Tregu i punës në Kosovë në vitet e kaluara ka qenë mjaft stabil dhe ―pa goditje‖ si nga

ana institucionale dhe sa i përket ndryshimeve të konsumit dhe furnizimit. Për dallim disa shtete

tjera në rajon e kanë humbur konkurrueshmërinë e pagave në vitet e fundit. Për shembull, efekti

i ―sëmundjes holandeze‖ në Mal të Zi, që vjen nga investimet e mëdha të huaja në turizëm dhe

pronë të patundshme e ka dyfishuar pagën mesatare në më pak se katër vite. Mirëpo analiza e

disagreguar sipas sektorit tregon se ka disa variacione.

1.39. Niveli i ulët i pagave në Kosovë zbulon një përparësi të rëndësishme regjionale në

sektorin e tregtisë dhe jo të tregtisë, por kjo nuk është e tëra. Pagat në Kosovë janë

ndjeshëm më të ulëta se në shtetet tjera të EJL, përveç Shqipërisë dhe kjo duhet të jetë një

stimulim i rëndësishëm për investitorët e huaj. Por produktiviteti është elementi i dytë dhe poaq

i rëndësishëm i ekuacionit të konkurrencës në punë. Punëtorët ne Gjermani ose në Republikën

Shqipëria

Bullgaria

Kosova 1/

Maqedonia

Bosnja dhe

Hercegovina

Mali i zi

Page 30: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

16

Sllovake paguhen shumë më tepër se në Kosovë, por kjo është pjesërisht sepse niveli i

prodhimit të tyre është shumë më i lartë. Pra investitorët janë më të interesuar në koston aktuale

të njësisë së punës dhe pagën për njësi të prodhimit. Duke pasur parasysh të dhënat e kufizuara

në dispozicion, është e pamundur që të bëhen krahasime të pagave të korrigjuara sipas

produktivitetit. Kathuria (2008) argumenton që dallimet në produktivitet në fakt nuk duhet të

merren parasysh: kompanitë e mëdha të huaja që e shikojnë rajonin mund të zgjedhin çdo shtet

për të investuar dhe për të arritur të njëjtin produktivitet si në shtetin e tyre, duke supozuar që

investitori e kontrollon në masën më të madhe ambientin e tij të punës.

1.40. Përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë pagat më të ulëta në rajon, Kosova duket se

ka më së shumti “Premium për kualifikim.” Fatkeqësisht, të dhënat për pagat sipas nivelit të

kualifikimeve nuk ekzistojnë për Kosovën. Megjithatë, anketat e biznesit dhe dëshmitë

anekdotike tregojnë një mungesë të madhe të kualifikimeve që e rrit koston relative të

punëtorëve me kualifikime të veçanta. Gati gjysma e firmave në anketën e ambientit të biznesit

dhe ndërmarrjeve të vitit 2009 – AABN (Business Environment and Enterprise Performance

Surveys (BEEPS)—më shumë se në pjesën tjetër të rajonit —janë përgjigjur se është vështirë të

gjenden punëtorë me aftësitë e duhura dhe nivelin e duhur arsimor. Kjo nuk duhet të jetë

befasuese duke pasur parasysh nivelin shumë të ulët të aftësimit në shtet (shih kapitullin 4). Për

shembull, pagat në organizatat ndërkombëtare, që tërheqin punëtorët e kualifikuar dhe me

shkathtësi të larta janë katër herë më të mëdha se paga mesatare.

Kutia 4: Promovimi i punësimit në IRJ të Maqedonisë

IRJ e Maqedonisë ka pasur shumë sukses në zhvillimin e industrisë së saj të tekstilit, për shkak të

fuqisë punëtore relativisht të lirë dhe afërsisë (dhe hyrjes pa detyrim) në Bashkimin Evropian (CEM

Maqedoni 2009). Sektori i tekstilit dhe veshmbathjes (që tash dominohet nga prodhimi i

veshmbathjeve) përfshin 40 përqind të vendeve të punës në sektorin e prodhimit, dhe një të pestën e

eksportit total (e dyta pas hekurit dhe çelikut ). Prodhimi është i përqendruar në segmentet e prerje-

qepjes së veshmbathjeve, në të cilin lënda e parë furnizohet nga blerësi, përpunohet në IRJ të

Maqedonisë dhe eksportohet prapë. Produktet më të rëndësishme të eksportuara janë këmishët, bluzat

dhe pantallonat. Destinacionet kryesore për këto produkte janë Gjermania (50 përqind), Greqia (19

përqind), Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Kosova i ka të njëjtat përparësi në konkurrencë si Maqedonia dhe madje edhe më shumë sa i përket

kostos së fuqisë punëtore, që është faktori vendimtar për kontraktimin e këtyre aktiviteteve. Përveç

traditës së IRJ të Maqedonisë në prodhimin e veshmbathjeve, faktorë tjerë të rëndësishëm që e

përcaktojnë suksesin e kësaj industrie janë kostoja e transportit dhe logjistikës. Të qenit në gjendje

për të transportuar, dorëzuar dhe kaluar mallrat shpejt nëpër doganë është me rëndësi kritike për

suksesin e këtij dhe shumë sektorëve tjerë që kërkojnë prodhim dhe dorëzim në kohën e duhur.

Shërbimet e shpejta dhe efikase të doganës dhe ato logjistike që kërkohen për prodhimin në kohën e

duhur mund të zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme koston dhe të kompensojnë për faktin që

prodhohet me pakicë. Në kapitullin 3 diskutohet ambienti tregtar dhe logjistik i Kosovës dhe jepen

rekomandime për atë se si të lehtësohet eksporti duke i lëvizur ato shpejt dhe më lirë nëpërmjet

kufijve.

Page 31: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

17

1.41. Një mënyrë tjetër e vlerësimit të premiumit në kualifikime është duke krahasuar

proporcionet ndërmjet sektorëve me kualifikime të larta dhe sektorëve me kualifikime të

ulëta. Sektori i shërbimeve financiare ka pjesëmarrjen më të madhe të punëtorëve me

kualifikime të larta në pjesën më të madhe të shteteve; paguan pagat më të larta në çdo shtet të

EJL-së. Krahasimi i pagave në këtë sektor me sektorët me kualifikime të ulëta, siç është

ndërtimtaria, restorantet ose tregtia me pakicë zbulon koston e punës me kualifikime të larta.

Dallimet në paga ndërmjet sektorit me kualifikime të larta dhe atij ku kërkohet kualifikim më i

ulët në Kosovë janë shumë më të mëdha se në pjesën tjetër të rajonit (një përjashtim është

raporti ndërmjet sektorit financiar me atë tregtar në Mal të Zi). Për shembull, raportet ndërmjet

pagave në sektorin financiar dhe tri sektorët me paga të ulëta ishin dyfish në krahasim me

Kroacinë.

Tabela 4: Raporti ndërmjet pagave në sektorin financiar me pagat në sektorët me paga të

ulëta (2008)

Ndërtimtaria

Tregtia

Hotelet dhe

restorantet

Bosnja dhe

Hercegovina

2.5 2.5 2.5

Bullgaria 2.6 2.7 3.7

Kroacia 1.7 1.7 1.8

IRJ e Maqedonisë 2.6 2.1 2.4

Kosova 3.1 3.4 4.6

Moldavia 1.6 2.2 2.6 Burimi: Zyrat kombëtare statistike.

1.42. Në tërësi, konkurrenca e pagave në Kosovë në krahasim me rajon është shumë e

fuqishme në sektorët me kualifikime të ulëta, por sipas të gjitha gjasave shumë më pak në

sektorët me kualifikime të larta për shkak të premiumit të lartë për kualifikime të larta. Prandaj, në planin afatshkurtër deri në afatmesëm, Kosova mund të tërheqë më shumë investime

të huaja në sektorin me kualifikime të ulëta, të fuqisë punëtore, të orientuar kah eksporti. Pagat

e ulëta në sektorin me kualifikime të ulëta i japin një konkurrueshmëri edhe eksportit vendor, që

mund të mundësojë rritje më të madhe të eksportit sapo të merren në shqyrtim kufizimet tjera.

Megjithatë, nëse konkurrenca bazohet në koston e ulët dhe aktivitetet e fuqisë punëtore që janë

në nivelin e ulët të kualifikimeve nuk do të jenë strategji afatgjatë për të arritur konvergjencë me

BE-në. Arsimimi më i mirë dhe kualifikimi i fuqisë punëtore, dhe prandaj edhe produktiviteti,

janë me rëndësi themelore për të arritur zhvillim të lartë dhe të qëndrueshëm.

Integrimi regjional dhe me BE-në – element kryesor për të çliruar potencialin e Kosovës për

zhvillim

1.43. Kosova ka përparësinë e qasjes së lirë dhe relativisht të lehtë në dy tregjet e saj më të

rëndësishme: ekonomitë regjionale (CEFTA) dhe Bashkimin Evropian. Kosova është pjesë e

tregut regjional të CEFTA-s, që i mundëson asaj të ketë qasje të lirë nga dogana në një treg prej

mbi 20 milion konsumatorë dhe një PVB prej rreth €120 miliard. Tregu i CEFTA-s ofron tregti

të lirë në mallrat e gatshme dhe shumicën e produkteve bujqësore. Ajo gjithashtu parasheh

liberalizimin e plotë të tregtisë bujqësore dhe liberalizimin e shërbimeve. Për të shfrytëzuar

plotësisht potencialin e tregut regjional, Kosova si edhe shtetet tjera të CEFTA-s, duhet të

shqyrtojnë kufizimet e mbetura jotarifore ndaj integrimit më të gjerë regjional të tregtisë.

Page 32: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

18

1.44. Tregtia e lirë me tregun e BE-së hap mundësi edhe më të mëdha për produktet e

Kosovës. Për gati një dekadë tash, Bashkimi Evropian ka dhënë qasje pa doganë për të gjitha

produktet e Kosovës, me disa përjashtime të kufizuara (për shembull mishi i gjedhit dhe

sheqeri). Marrëdhënia tregtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është asimetrike, dhe

produktet e BE-së hyjnë në tregun e Kosovës me regjimin tarifor të kombit më të favorizuar

(KMF). Do të ishte e dobishme për Kosovën të ketë marrëveshje të tregtisë së lirë me

Bashkimin Evropian sepse marrëveshja e tanishme pengon që Kosova të bëjë marrëveshje

diagonale të bashkimit me shtetet tjera të CEFTAs (Handjiski dhe tjerët 2010). Periudha kohore

për fillimin e negociatave të tregtisë me Bashkimin Evropian ende nuk është e qartë, por qeveria

e Kosovës duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve përkatëse për të qenë në gjendje të kryejë

ato negociata (EC 2009a).

1.45. Tregtia e lirë me tregun e BE-së dhe të EJL-së plotësohet me afërsinë gjeografike të

Kosovës me këto shtete. Pozita qendrore e Kosovës në Ballkan dhe afërsia relative me tregjet

kryesore evropiane (për shembull Gjermaninë dhe Italinë) dhe porti i Selanikut janë me rëndësi

për përparësinë e saj për sektorët që e kontraktojnë prodhimin dhe kërkojnë dorëzimin e

mallrave në kohën e duhur. Sektorët e tillë janë tekstili, industria automotorike, dhe industritë

tjera që e kontraktojnë prodhimin e disa pjesëve dhe komponentëve. Afërsia me tregjet kryesore

të BE-së dhe qasja pa doganë duhet të jenë tërheqja kryesore për investimet e huaja që të

kontraktojnë prodhimin. Megjithatë, edhepse afërsia e Kosovës me tregun e BE-së është e

ngjashme me atë të fqinjëve të saj, Kosova nuk ka parë suksesin që për shembull, e ka arritur

IRJ e Maqedonisë me tekstil (shih Kutia 4) ose Serbia me komponentët e automjeteve. Kjo

është për shkak se afërsia dhe qasja e lirë nuk janë të vetmet kritere të rëndësishme për

investitorët. Faktorët tjerë siç janë rreziku politik dhe klima e përgjithshme e investimeve janë

gjithashtu përcaktues të rëndësishëm se nj kompani e huaj a do ta vendosë prodhimin e saj në

Kosovë, ose në ndonjë nga shtetet tjera të rajonit. Në kapitujt 2 dhe 3 vlerësohen më në detaje

mangësitë e Kosovës në konkurrencë në disa nga këto fusha.

Kutia 5: Eksportet e Kosovës janë bllokuar për shkak të mungesës së njohjes

Një brengë urgjente për Kosovën është fakti që dy shtete të marrëveshjes CEFTA, Serbia dhe Bosnja

dhe Hercegovina, refuzojnë ta njohin. Mungesa e njohjes së vulave të autoritetit doganor të Kosovës

nga ana e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka ndikuar në përbërjen e përgjithshme të tregtisë

së saj, me pjesëmarrjen e eksporteve në CEFTA që ka rënë për 8 pikë përqindjeje në vitin 2008,

duke pasqyruar embargo tregtare dhe nevojën për të shfrytëzuar rrugët indirekte tranzitore për të

dërguar mallrat përmes bllokadës. Ndërkohë, qeveria nuk është në gjendje të marrë pjesë plotësisht

në takimet e CEFTA-s, sepse ka refuzuar të marrë pjesë me Misionin e administratës së përkohshme

të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)*, që ka vazhduar të lehtësojë pjesëmarrjen e

Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe regjionale dhe në përgjithësi pjesëmarrja e saj në këto

takime ka qenë e parregullt. E vetmja zgjidhje për këto problem është politike për nga natyra dhe

varet nga arritja e një marrëveshjeje politike me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

* UNMIK-u ka qenë palë nënshkruese e marrëveshjes CEFTA.

Page 33: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

19

F. NXITIMI I ZHVILLIMIT

1.46. Megjithë suksesin solid ekonomik në dekadën e fundit, janë të nevojshme përpjekje

të konsiderueshme në disa fronte për të krijuar të ardhura dhe për të zvogëluar varfërinë

në Kosovë. Norma e rritjes ka qenë e lartë, por më e ulët se mesatarja regjionale. Ekonomia i ka

qëndruar krizës, por kjo nënkupton që ndikimi pozitiv nga rimëkëmbja ekonomike në Evropë

gjithashtu do të jetë i vogël. Rritja deri më tash është varur nga ndihma e jashtme dhe pagesat

nga migruesit. Diversifikimi ekonomik është ende relativisht i ulët. Produktiviteti i

qëndrueshëm dhe rritja e prodhimit në planin afatmesëm do të duhet të varen nga stimulimi i

aktivitetit ekonomik përmes shfrytëzimit më të mirë të resurseve pasive fizike dhe njerëzore,

dhe në planin afatgjatë nga investimi në kapital dhe aftësi më produktive.

1.47. Që të arrihet qëllimi i rritjes do të kërkonte që të harmonizohen tre faktorë të

prodhimit që tash janë pjesërisht pasivë: fuqia punëtore, toka dhe energjia dhe mineralet. Lajmi inkurajues është që ky qëllim i zhvillimit është i arritshëm sepse pjesa më e madhe e

pengesave të tanishme janë të natyrës së politikave. Pjesa tjetër e raportit përmban shqyrtimin e

disa nga pengesave kryesore të politikave ndaj arritjes së zhvillimit më të shpejtë dhe të

qëndrueshëm. Në kapitullin 2 shikohen aspektet e klimës së investimeve që firmat mendojnë se

janë pengesë e madhe ndaj biznesit. Në kapitullin 3 vlerësohet tregtia dhe logjistika e

transportit, një komponent thelbësor për të përmirësuar eksportin në Kosovë. Në kapitullin 4

përshkruhet tregu i punës në Kosovë dhe potenciali i fuqisë punëtore pasive. Në kapitullin 5

fokusi vendoset te migrimi, që është jo vetëm burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet

kosovare, por edhe faktor që mund të stimulojë aktivitetin ekonomik përmes ―kthimit të trurit‖

dhe investimeve nga migruesit që kthehen. Në kapitullin e fundit analizohet sektori i bujqësisë, i

cili është pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Kosovës dhe aktivitet vital për popullsinë rurale.

Çdo kapitull përmban rekomandime për t‘i ndihmuar Kosovës që ta çlirojë potencialin e saj për

zhvillim.

Page 34: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

20

2. RRITJA E PROSPEKTIT PËR RRITJE EKONOMIKE TË

KRIJUAR NGA SEKTORI PRIVAT

A. HYRJE

2.1 Zhvillimi i Kosovës nga viti 1999 ka qenë solid, por i shtyrë kryesisht nga ndihma

ndërkombëtare dhe sektori publik, si dhe nga paratë e dërguara nga diaspora. Në vitet e

para pas konfliktit, përpjekjet për rindërtim kanë qenë aktiviteti kryesor ekonomik. Ndërsa këto

investime u zvogëluan, zhvillimi i sektorit privat filloi të dalë në pah ngadalë. Në vitet e fundit,

norma relativisht të larta të zhvillimit janë mbajtur nga rritja e konsiderueshme në shpenzimet

publike, veçanërisht në projektet kapitale; megjithatë, prospekti i tanishëm nuk lë shumë

shpresë që këto burime të zhvillimit mund të mbajnë ose të rrisin nivelin e zhvillimit të arritur

deri më tash. Financimi nga donatorët pritet të zvogëlohet dhe resurset publike do të mbeten të

kufizuara. Në të ardhmen, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shpejtë ekonomik do të varet nga

angazhimi më aktiv me sektorin privat, qoftë vendor ose të huaj.

2.2 Që të rritet zhvillimi i udhëhequr nga sektori privat, duhet të krijohen kushtet e

duhura në disa fronte, duke përfshirë ambientin makroekonomik, rregulloret e biznesit,

dhe infrastrukturën si dhe koston dhe aftësitë e fuqisë punëtore. Sa i përket ambientit të

biznesit, Kosova ka përparësi të mëdha në një numër çështjesh që janë të rëndësishme për një

sektor privat të lulëzuar; për shembull sistemi tatimor është i thjeshtë me norma të ulëta

tatimore, dhe ngurtësia e tregut të punës është gjithashtu e ulët. Mirëpo njëkohësisht, firmat në

Kosovë përballen me shumë sfida, dhe shqyrtimi i këtyre sfidave është me rëndësi kritike për

arritjen e zhvillimit më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Ky kapitull fokusohet në ambientin

rregullativ, në veçanti regjistrimin dhe licencimin e bizneseve, dhe energjinë, të cilat janë

identifikuar si disa nga pengesat më të mëdha nga firmat. Fushat tjera, siç është mundësia për

financim dhe efikasiteti i shërbimeve publike janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm për të rritur

zhvillimin, mirëpo këto nuk janë mbuluar në këtë raport dhe meritojnë një analizë më të

detajuar.

2.3 Gjithashtu, në këtë kapitull vështrohen disa nga pengesat kryesore ndaj zhvillimit. Në pjesën e parë janë identifikuar pengesat më të rëndësishme të ambientit rregullativ në

Kosovë. Analiza kryesisht i referohet Anketës së ambientit biznesor dhe ndërmarrjeve

(AABN;11

shih Aneksin 1 për rezultatet e përgjithshme për Kosovën), raportit ―Si të bësh

biznes‖ 2010, dhe një ankete gjithëpërfshirëse të investitorëve të huaj që kanë marrë në

konsiderim të investojnë në Kosovë dhe në rajon. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të

energjisë në ekonominë e Kosovës, në pjesën e tretë ekzaminohet roli i sektorit të energjisë si

nga perspektiva mikroekonomike (si pengesë ndaj afarizmit) dhe asaj fiskale (potenciali i të

11

AABN është anketë e filluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)–Banka Botërore në

vitin 1999 që mbulon të gjitha shtetet në tranzicion dhe është publikuar për herë të parë për Kosovën në vitin 2009.

I zbulon perceptimet e afaristëve për shumë aspekte të ambientit afarist. Të dhënat nga AABN mund të merren në

http://www.ebrd.com/country/sector/econo/surveys/beeps.htm.

Page 35: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

21

hyrave nga nxjerrja e linjitit). Në pjesën e fundit jepet përmbledhja dhe rekomandimet për

politika.

Page 36: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

22

B. AMBIENTI RREGULLATIV NË KOSOVË

2.4 Ambienti rregullativ në Kosovë i jep disa përparësi shumë të rëndësishme që kanë

ndihmuar të krijohet një sektor privat më vibrues. Në shumë fusha të lidhura me biznesin

Kosova ka legjislacion modern, shpesh të bazuar në parimet dhe standardet e BE-së. Kjo ka

qenë trashëgimia e periudhës pas vitit 1999, kur ligjet e vjetra jugosllave janë hedhur dhe

zëvendësuar me legjislacionin e ri të përgatitur nga Misioni i përkohshëm i Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Dhe për shkak se Kosova konsiderohet si kandidat potencial

për anëtarësim në BE, legjislacioni në fushat e rregulluara nga acquis i BE në shumicën e

rasteve është hartuar në pajtim me kërkesat e BE-së.

2.5 Legjislacioni i punës është shumë fleksibil. Pjesa më e madhe e ekonomive në

tranzicion kanë rregullore komplekse të punës, një trashëgimi historike nga periudha socialiste,

por Kosova ka përfituar nga politikat e tregut të hapur të paraqitura pas vitit 1999. Ngurtësia e

tregut të punës sa i përket marrjes në punë dhe largimit nga puna është shumë e ulët, ndër më të

ulëtat në të gjitha ekonomitë në tranzicion. Për më tepër, dallimi ndërmjet pagës neto dhe bruto

në punë është ndër më të ulëtat në rajon sepse Kosova përdor vetëm një kontribut (të ulët)

pensional përveç tatimit në të ardhura personale.

2.6 Firmat vendore duket se janë të kënaqura me legjislacionin e punës. Rezultatet e

AABN 2009 tregojnë që vetëm 10 përqind e firmave mendojnë që rregulloret e punës janë

problemi i afarizmit, shumë më pak sesa mesatarja e EJL (26 përqind). Firmat e huaja duket se

pajtohen me këtë mendim, sipas anketës së investitorëve të huaj të kryer në vitin 2009,

vështirësitë për punësim të punëtorëve nuk janë përmendur si kufizim i rëndësishëm i investimit

në Kosovë. Përkundrazi, tregu i punës në përgjithësi perceptohet si përparësi e fuqishme e

Kosovës.

2.7 Firmat kosovare gjithashtu përfitojnë nga regjimi i thjeshtë dhe i ulët i tatimeve

dhe detyrimeve. Në vendet tjera, tatimet e larta dhe rregulloret komplekse të tatimeve shpesh i

shtyjnë firmat në sektorin joformal. Në Kosovë, norma e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH)

është 16 përqind, që është ndër më të ulëtat në Evropë, dhe tatimi në të ardhura personale sillet

nga 0 përqind në 10 përqind. Profili i detyrimit doganor përmban vetëm dy norma, një detyrim

standard 10 përqind dhe detyrim zero në disa produkte të caktuara. Megjithatë, tatimet e ulëta

dhe procedurat relativisht të thjeshta nuk nënkuptojnë automatikisht një sektor të vogël

joformal, sepse ka shumë faktorë tjerë që ndihmojnë të përcaktohet nëse firmat zgjedhin të

punojnë në sektorin joformal. Tatimet e ulëta nuk nënkuptojnë edhe respektimin e lartë të

tatimit. Raportimi më i paktë në Kosovë është i përhapur megjithë tatimet shumë të ulëta, dhe

është i nevojshëm forcimi i administratës tatimore për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të

siguruar mbledhjen konsistente të tatimeve.

2.8 Sistemi tatimor, veçanërisht tatimi i ulët në korporata gjithashtu është pranuar

pozitivisht nga investitorët e intervistuar në anketë. Sistemi tatimor përmban dispozita siç

është bartja e humbjeve dhe shtyrja e TVSH-së të cilat zbatohen për investitorët e huaj dhe ata

vendorë. Për dallim nga këto stimulime uniforme, stimulimet e përcaktuara të lidhura me

Page 37: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

23

investimet të cilat ofrohen në shumicën e shteteve tjera në rajon nuk ofrohen në Kosovë, dhe kjo

perceptohet si mangësi nga investitorët e intervistuar që natyrisht do të preferonin t‘i kishin të

dyja.

2.9 Efikasiteti i doganave dhe administratës tatimore në Kosovë gjithashtu perceptohet

më pozitivisht sesa në shtetet tjera të rajonit, edhepse inspektimet e shpeshta duket se

paraqesin një barrë te firmat. Sa i përket ―pagesës së tatimeve,‖ një indikator i Të bërit biznes

që përfshin kohën për të përgatitur dhe dorëzuar një deklaratë dhe për të paguar tatimet si dhe

numrin e pagesave në vit, sistemi tatimor në Kosovë është në pozitë mjaft të mirë në krahasim

me pjesën tjetër të rajonit. Vetëm Kroacia kërkon më pak pagesa të tatimit në vit, dhe koha e

kaluar në pagesën e tatimeve në Kosovë është 40 përqind më pak sesa në pjesën tjetër të

shteteve të EJL-së (Banka Botërore 2010a). Duke përkrahur këtë rezultat, vetëm një e pesta e

firmave që kanë marrë pjesë në AABN e përmendim administratën tatimore si pengesë për të

bërit biznes, ndërsa kjo shifër ka qenë vetëm gjysma e asaj në pjesën tjetër të rajonit të EJL-së.

Por njëkohësisht, AABN ka parë që firmat në Kosovë përballen me një nivel të lartë të analizës

nga autoritetet tatimore: numri i vizitave nga zyrtarët tatimore është dyfish sa në pjesën tjetër të

rajonit.

2.10 Përveç këtyre përparësive në ambientin rregullativ, ka shumë dobësi që krijojnë

pengesa serioze ndaj zhvillimit të sektorit privat. Informatat faktike dhe perceptimi i

bizneseve tregojnë që firmat në Kosovë pengohen nga disa aspekte të ambientit rregullativ.

Pjesa në vijim është diskutim i rezultateve të anketës që japin pamje të pakënaqësisë së

fuqishme të bizneseve me funksionimin e sundimit të ligjit.

C. DOBËSITË NË SUNDIMIN E LIGJIT

2.11 Rezultatet e anketës sugjerojnë që korrupsioni duket të jetë problem endemik në

Kosovë, i përhapur në shumicën e sektorëve dhe palëve, me disa përjashtime siç është

policia. Megjithatë, për dallim nga perceptimi i përgjithshëm i lartë i korrupsionit i regjistruar

në AABN, shumë pak firma kosovare të anketuara i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes se sa

shpesh dhe sa pagesa jozyrtare i bëjnë. Edhepse ngurrimi i tillë që të konfirmohet përfshirja në

ryshfet është i zakonshëm dhe është i pritur, së paku disa kompani u përgjigjën pozitivisht në

disa shtete tjera. Për shembull, në pjesën tjetër të EJL-së dhe në shtetet tjera në tranzicion firmat

përgjigjen që ato zakonisht paguajnë rreth 9 përqind të vlerës së kontratës për të siguruar një

kontratë qeveritare. Dhe në këto shtete, perceptimi i përgjithshëm i korrupsionit është gati 50

përqind më i ulët se në Kosovë. Njëkohësisht dëshmitë anekdotike tregojnë që praktika e

ngjashme e pagesave për të siguruar kontratë qeveritare është e pranishme edhe në Kosovë.

2.12 Krimi, vjedhja dhe trazirat duket se përbëjnë një sfidë tjetër të madhe për firmat

kosovare, shumë më tepër sesa në shtetet tjera në rajon. Rreth 9 nga 10 firma në Kosovë

paguajnë për sigurim, sipas AABN, në krahasim me 6 nga 10 firma në pjesën tjetër të EJL-së

dhe Evropë dhe Azinë Qendrore (EAQ). Ngjashëm, pjesëmarrja e të hyrave vjetore që

shpenzohet për pagesa të sigurimit është shumë e lartë, rreth 10 përqind, në krahasim me vetëm

4 përqind në EJL. Pagesa për shërbime të sigurimit është praktikë e përhapur që ka filluar

gradualisht pas konfliktit. Tash edhepse policia e Kosovës ka mbi 9,000 punëtorë, 60 përqind

më shumë sesa në fund të viteve 1980, krimi duket të jetë në rritje (shih Figura 5 më poshtë).

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të papunësisë së lartë dhe varfërisë së përhapur,

Page 38: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

24

veçanërisht te rinia. Dobësitë e perceptuara dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor 12

mund t‘i

kontribuojnë gjithashtu përhapjes së krimit.

Figura 5: Përqindja e firmave që tregojnë që korrupsioni dhe krimi janë pengesa (2008)

Burimi: AABN (2008).

2.13 Është edhe më brengosëse që perceptimi i korrupsionit dhe krimit është

përkeqësuar në vitet e fundit, megjithë përpjekjet e theksuara për të rritur intensitetin e

luftës kundër korrupsionit. Në AABN 2006, vetëm 6 nga 10 firma kanë përmendur se

korrupsioni është problem për afarizëm, por në vitin 2009 ky numër është rritur për 46 përqind.

Ka pasur edhe rritje të madhe të vjedhjeve dhe krimeve tjera kundër pronës në vitet e fundit.

Numri i dënimeve për vjedhje është rritur më shumë se trefish ndërmjet vitit 2005 dhe 2008.

Edhepse një pjesë e rritjes së dënimeve mund të jetë rezultat i rritjes së efikasitetit të sistemit të

gjykatave, rritja masive e krimeve kundër pronës duhet të jetë brengë e madhe (Figura 6).

Figura 6: Normat e krimit kundër pronës në Kosovë

Burimi: ESK

12

Disa anketa dhe studime, duke përfshirë edhe raportet e Lajmërimit të hershëm të Programit për zhvillim të

Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe raporteve të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën i cekin këto dobësi

të sistemit të gjykatave.

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

2005 2006 2007 2008

Veprat penale kundër pronës

Vjedhja

Veprat penale kundër pronës

Evropa dhe Azia

Qendrore

EJL

Kosova

Page 39: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

25

2.14 Perceptimi i lartë i korrupsionit është dëshmuar se është pengesë e madhe ndaj

investimeve të huaja. Firmat e huaja janë veçanërisht të ndjeshme ndaj korrupsionit sepse ato

nuk i njohin mirë dhe janë më pak në gjendje të gjejnë rrugën që t‘i anashkalojnë këto situata.

Investitorët e huaj e vlerësojnë sistemin juridik si një pengesë e rëndësishme për investimet në

një anketë të kryer nga Banka Botërore (shih Kutinë 7). Më se 80 përqind e firmave të

intervistuara kanë thënë që janë të pakënaqura me sundimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor.

Korrupsioni i gjykatave është cituar si një nga problemet më të mëdha. Sipas pikëpamjes së

investitorëve, korrupsioni është i përhapur në administratën publike në përgjithësi dhe në

gjykata në veçanti (Figura 7).

Figura 7: Perceptimet e sundimit të ligjit dhe sistemit të gjykatave

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj, Banka Botërore 2009.

2.15 Firmat e huaja e shohin administratën publike si rrënja e sjelljes së korruptuar. Përballja me autoritetet publike duket të jetë një nga sfidat më të mëdha për firmat e huaja që

janë të interesuara të investojnë në Kosovë. Më se 80 përqind të investitorëve të intervistuar

deklaruan që janë të pakënaqur me efikasitetin e administratës publike. Struktura komplekse

administrative, bashkë me joefikasitetin dhe burokracinë, krijon potencial për eksploatimin e

lidhjeve personale dhe kërkimin e mitos. Korrupsioni është cekur si një nga aspektet më

negative të administratës publike (shih Figura 8).

Figura 8: Perceptimet e efikasitetit të administratës publike

vështirësi në aplikim / zbatim

ligjor

mungesë transparence

korrupioni

mungesë e rregulloreve

sistemi juridik nën

zhvillim/ndryshime të shpeshta

Jo-kompatibil me standarded e

BE-së

jo i pavarur

Jo-kompatibil me standarded e

BE-së

mungesë e përvojës

shumë i ngadalshëm

nën zhvillim e sipër/ndryshon shpesh

mungesë transparence

sistem i dhe procedurë të komplikuar

shumë të ngadalshëm

akoma në zhvillim e sipër

joefikas dhe të ngadalshëm

korrupsion

Page 40: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

26

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj.

2.16 Zbatimi i kontratave është një fushë tjetër e rëndësishme e sundimit të ligjit ku

Kosova është e dobët. Shkelja e kontratave është çështje e zakonshme në Kosovë; firmat duket

se e kanë jashtëzakonisht vështirë të zbatojnë kontratat. Raporti Si të bësh biznes 2010 (Banka

Botërore 2010a) tregon që duhet mesatarisht 420 ditë dhe 53 procedura për të zbatuar një

kontratë, dhe kostoja e kësaj mund të arrijë mbi 60 përqind të vlerës së ankesës. Raporti Si të

bësh biznes 2008 për EJL, me të cilin janë anketuar firmat në 22 qytete, ka ardhur në përfundim

të ngjashëm. Prishtina dhe Prizreni është gjetur se janë qytete shumë të vështira në të cilat mund

të zbatohet një kontratë (rangu 20 dhe 21, respektivisht, nga 22 qytete të anketuara). Sipas

raportit Si të bësh biznes 2010, duhen mesatarisht 420 ditë për të zbatuar juridikisht një

kontratë, dhe kostoja juridike e kësaj është mbi 60 përqind të borxhit. Në Armeni për shembull,

kostoja e zbatimit është vetëm 19 përqind dhe procesi i zbatimit merr katër muaj më pak se në

Kosovë. Për shkak se zbatimi ligjor është kaq i gjatë dhe i kushtueshëm, drejtësia është jashtë

shfrytëzimit për shumicën e firmave kosovare. Rezultatet e AABN-së e konfirmojnë këtë:

vetëm 3 përqind të firmave të anketuara kanë shfrytëzuar sistemin gjyqësor në tri vitet e fundit.

D. VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

2.17 Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve janë gjithashtu fusha ku Kosova nuk ka

sukses, dhe këto pengesa i takojnë njësoj investitorëve vendorë dhe atyre të huaj.

Regjistrimi dhe fillimi i biznesit është pengesa e parë dhe ndoshta më e rëndësishme me të cilën

përballen ndërmarrësit kur vendosin të investojnë në një biznes. Procedurat e komplikuara dhe

të shtrenjta (shih Tabelën 5) për të filluar një firmë i largojnë ndërmarrësit nga investimi, ose i

shtyjnë në ekonominë joformale. Kjo nga ana tjetër çon ose në konkurrencë më të vogël dhe

investime më të vogla, ose në rastin e ekonomisë joformale, investime të kufizuara dhe

konkurrencë të padrejtë; të dyja rastet kanë si rezultat më pak të hyra për qeverinë. Djankov dhe

të tjerët (2002) kanë analizuar rregulloret e hyrjes në biznes në 85 shtete dhe kanë gjetur që në

shtetet me të ardhura të ulëta hyrja në biznes zakonisht është shumë e shtrenjtë dhe merr kohë.

Ata kanë zbuluar edhe që rregulloret më të rënda për hyrje në biznes përgjithësisht lidhen me

korrupsion më të madh dhe ekonomi joformale më të përhapur.

Tabela 5: Procedurat për fillim të biznesit

Ekonomia Procedurat

(numri)

Koha

(ditë)

Kostoja

(% e të

ardhurave

për kokë

banori)

Kapitali

minimal

(% të të

ardhurave

për kokë

banori)

Shqipëria 5 5 17 0

Armenia 6 15 3 0

Bosnja dhe

Hercegovina 12 60 16 30

Gjeorgjia 3 3 4 0

Kosova 9 52 43 170

Maqedonia, IRJ 4 4 3 0

Page 41: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

27

Mali i Zi 12 13 3 0

Serbia 7 13 7 6

Evropa & Azia

Qendrore 7 17 8 22

Burimi: Raporti Si të bësh biznes 2010, www.doingbusiness.org.

2.18 Hapja e firmës është jashtëzakonisht proces i kushtueshëm dhe i gjatë. Duhen më

shumë se gjashtë javë të fillojë punën një biznes në Kosovë, shumë më gjatë sesa çdo shtet tjetër

në rajon, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Indikatori i ―Si të bësh biznes‖ për hapjen

e biznesit përfshin të gjitha procedurat që kërkohen që ndërmarrja ta fillojë punën. Në rastin e

Kosovës, këto përfshijnë përveç regjistrimit të zakonshëm në zyrën e regjistrimit të bizneseve të

Kosovës, lejet komunale dhe inspektimet që kërkohen. Edhepse procesi i regjistrimit në vetvete

është mjaft i shpejtë, marrja e lejeve dhe inspektimeve shpesh ka si rezultat vonesa të mëdha në

fillimin e biznesit.

2.19 Njëkohësisht, procedurat e tilla të ngarkuara hapin shumë mundësi për zyrtarët

publikë për të kërkuar ryshfet. Numri i madh i procedurave dhe aprovimeve që kërkohen nga

institucionet e ndryshme ofron mundësi të panevojshme për sjellje korruptive dhe për

keqpërdorim. Për shembull para se të fillojë punën firma, inspeksioni duhet të bëjë një vizitë

dhe ta aprovojë objektin e biznesit. Në shumicën e shteteve inspektimet e tilla paraprake

konsiderohen si të tepërta dhe mund të bëhen pasi që firma të ketë filluar punën. Njëkohësisht

rregulloret e tilla e ngarkojnë kapacitetin e organeve administrative dhe shtyjnë fillimin e

biznesit. Ndërveprimi më i paktë me zyrtarët publikë dhe rritja e transparencës do të kufizonin

mundësitë për kërkim të ryshfetit dhe të bënin procesin e regjistrimit të biznesit më efikas.

2.20 Procedurat e gjata dhe të kushtueshme janë rezultat i legjislacionit kompleks në

këtë fushë dhe ndarjes së përgjegjësive ndërmjet qeverisë lokale dhe qendrore. Edhepse

UNMIK-u ka vënë legjislacion modern komercial, përgjithësisht në pajtim me acquis të BE,

implementimi i legjislacionit ende përfaqëson një përzierje të akteve rregullative, disa prej të

cilave kanë dalë kohët e fundit por tjerat datojnë nga legjislacioni i ish-Jugosllavisë. Ky ambient

legjislativ i ngatërruar dhe i vjetruar në shumë aspekte krijon kushte të volitshme për zbatim

arbitrar për autoritetet (dhe veçanërisht organet e inspektimit). Shumë nga këto kërkesa të

ngarkuara implementohen nga autoritetet komunale. Sipas kornizës së decentralizimit, përderisa

regjistrimi i bizneseve mbetet në nivel qendror, ofrimi i shërbimeve është duke u transferuar në

nivel lokal. Për më tepër, shumë leje të biznesit dhe inspektime administrohen nga komunat të

cilat gjithashtu mbledhin tarifa për këto shërbime. Zëvendësimi i procedurave të panevojshme

me një lloj tatimi lokal (të thjeshtë) do të zvogëlonte kohën e përmbushjes nga ana e firmave

dhe barrën e punës për organet komunale.

2.21 Kostoja e regjistrimit dhe kapitali minimal që kërkohen janë disa herë më të larta

se në pjesën tjetër të rajonit. Kjo paraqet një pengesë serioze, pra nuk duhet të jetë befasuese

që sektori joformal është kaq i madh. Disa shtete në rajon kanë bërë shumë progres në këtë

fushë dhe rezultatet pozitive tashmë janë të dukshme. Shqipëria dhe IRJ e Maqedonisë kanë

reduktuar kohën për të regjistruar një firmë në pesë dhe katër ditë respektivisht. Shumë shtete

kanë eliminuar kërkesat minimale të kapitalit dhe kanë zvogëluar ndjeshëm koston

administrative për regjistrim të firmave (Kutia 6). Do të jetë relativisht e lehtë për qeverinë e

Kosovës që të përdorë disa nga këto reforma. Themelimi i pikave për ofrim të shërbimeve ―one-

Page 42: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

28

stop-shop‖ në nivel komunal që do të kërkojë investime fizike përveç ndryshimeve legjislative,

do të shkurtonte numrin e procedurave dhe kohën e themelimit. Ky proces ka filluar tashmë me

përkrahje nga projekti i Bankës Botërore për asistencë teknike në ambientin afarist, në shtatë

pilot komuna.

2.22 Marrja e lejeve të ndërtimit duket se është faktor edhe më vështirësues. Sipas

raportit Si të bësh biznes (Banka Botërore 2010a), nevojiten 320 ditë, 21 procedura, dhe 1,300

përqind të të ardhurave për kokë banori për të marrë leje ndërtimi në Kosovë. Vetëm shtatë

shtete tjera në botë, tri prej të cilave janë ekonomi në tranzicion kanë proces më të kushtueshëm

dhe më të vështirë. Dhe sektori i ndërtimeve është element i rëndësishëm i ekonomisë së

Kosovës. Mungesat e infrastrukturës në transport, arsim dhe sektorë tjerë të publikut janë tepër

të mëdha. Sektori i prodhimit është i paktë, dhe që të arrihet zhvillim më i shpejtë Kosova duhet

të zgjerojë kapitalin e saj fiks. Dhe në fund, popullsia e Kosovës është duke u rritur shpejt, që

gjithashtu tregon nevojën për më shumë projekte të ndërtimit banesor. Prandaj, përmirësimi i

procesit për marrje të lejeve të ndërtimit duhet të jetë prioritet i lartë.

2.23 Rezultatet e AABN 2009 tregon që vetëm 18 përqind të firmave të anketuara i

konsiderojnë licencat dhe lejet si problem për afarizmin e tyre (pjesëmarrja është 29

përqind për rajonin e EJL-së), që në shikim të parë do të vinte në kontest rëndësinë e

kësaj çështjeje. Por kjo mund të nënkuptojë që firmat e anketuara nuk kanë pasur nevojë të

merren me lejet e ndërtimit kohët e fundit, ose që kanë zgjedhur të mos marrin leje për shkak të

barrës së madhe rregullative. Studimet kanë treguar që kur sektori i ndërtimeve vepron në

ekonomi joformale, ka më pak brengosje për siguri, ka ndërtime më të rrezikshme dhe më

shumë mundësi për ryshfet.

E. INVESTIMI NË KOSOVË: PERCEPTIMI I INVESTITORËVE TË HUAJ

2.24 Duke pasur parasysh rëndësinë e IHD-ve për promovim të zhvillimit të udhëhequr

nga sektori privat në Kosovë, është bërë një anketë me investitorët e huaj në vitin 2009 për

të mësuar më shumë se sa perceptohet se është tërheqëse Kosova për investitorët e huaj

(Kutia 7). Rezultatet e kësaj ankete tregojnë që investitorët kanë parë zhvillime pozitive në

Kosovë. Një tranzicion i suksesshëm për në pavarësi dhe qasje në institucionet ndërkombëtare

Kutia 6: Hapja e biznesit në IRJ të Maqedonisë dhe Gjeorgji

Gjeorgjia dhe IRJ e Maqedonisë kanë qenë reformuesit më të suksesshëm ndër shtetet në tranzicion

për thjeshtimin e regjistrimit të bizneseve. Në vitin 2006, janë dashur 21 ditë dhe 14 përqind të të

ardhurave vjetore për kokë banori për të hapur një firmë në Gjeorgji. Në IRJ të Maqedonisë kushton

11 përqind të të ardhurave vjetore për kokë banori dhe 48 ditë që të hapet një firmë. Përveç kësaj,

ndërmarrësi do të duhet të ketë kapital të konsiderueshëm për fillim të biznesit (47 përqind të të

ardhurave vjetore për kokë banori në Gjeorgji, dhe 145 përqind në IRJ të Maqedonisë). Deri në vitin

2009, të dyja shtetet kanë filluar regjistrimin më të lirë ―one-stop-shop‖ dhe kanë eliminuar kërkesat e

kapitalit minimal, ashtuqë një firmë mund të hapet në më pak se 4 ditë (Banka Botërore 2010a). Dy

vite pas reformës së regjistrimit të firmave, numri i firmave të reja është rritur mbi 30 përqind në IRJ

të Maqedonisë.

Page 43: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

29

siç është Banka Botërore dhe FMN-ja tashmë kanë dhënë kontribut në përmirësimin e

perceptimit për stabilitetin në Kosovë dhe për klimën e saj të investimeve.

2.25 Roli i investimeve të huaja në stimulimin e zhvillimit ekonomik është përcaktuar

mirë (Handjiski 2009). IHD-të kanë qenë shtyllë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit në

shumë shtete, dhe ka luajtur rol edhe më të madh në ekonomitë në tranzicion që kanë pasur

sukses në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore me kapital të huaj. Qeveria e Kosovës ka vënë

rritjen ekonomike si prioritetin e saj kryesor dhe është duke synuar kah IHD -të si kontribuues

kryesor. IHD -të në Kosovë kanë qenë shumë të ulëta në periudhën pas konfliktit, duke arritur

shumën prej më pak se €400 milion (Banka Qendrore e Kosovës) ndërmjet 2000 dhe 2005, dhe

rreth gjysma e këtij investimi vjen nga privatizimi. Pagesat e IHD -ve janë rritur në vitin 2006,

dhe kanë arritur maksimumin në vitin 2007 me €440 milion (13 përqind e PVB-së), por kanë

filluar të zvogëlohen. Rënia globale ekonomike ka pasur ndikimin e saj në IHD -të në Kosovë,

siç është rasti edhe në pjesën tjetër të rajonit. Fondet në dispozicion për investime do të

vazhdojnë të jenë të pakta në periudhën që vjen, që do të thotë që Kosova do të përballet me

konkurrencë më të fortë për burimet e kufizuara të IHD -ve. Në pjesën më poshtë janë diskutuar

fushat në të cilat autoritetet duhet të fokusohen për ta bërë Kosovën më tërheqëse për

investitorët e huaj.

Tabela 6: IHD-të në Kosovë, sipas llojit (në milion €)

Lloji i IHD 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Kapital i ekuitetit 30 66 191 286 222 212

Prej të cilit kapital i

privatizimit: 6 68 138 105 7 n/a

Fitimet e investuara 9 17 25 42 56 59

Kapital tjetër 4 25 79 113 88 21

Total 49 176 432 545 373 292 Burimi: Banka Qendrore e Kosovës.

2.26 Në të vërtetë investitorët e huaj kanë pak njohuri për mundësitë e biznesit në

Kosovë. Pak më shumë sesa një e katërta e investitorëve të anketuar kanë thënë që kanë njohuri

Kutia 7: Anketa e perceptimeve të investitorëve të huaj

Anketa e perceptimit të investitorëve të huaj në Kosovë është realizuar nga departamenti i Shërbimeve

këshillëdhënëse të klimës së investimeve i grupit të Bankës Botërore , përmes programit të saj Investo

në Ballkanin Perëndimor (IBP) dhe të krijimit të investimeve, zyra në Vjenë. Programi i krijimit të

investimeve, Zyra në Vjenë është duke i ndihmuar qeverisë së Kosovës për të hartuar një strategji

kombëtare të IHD-ve dhe një strategji të promovimit të investimeve që do të përdoret nga agjencia për

promovim të investimeve në Kosovë (APIK).

Objektivat e kësaj ankete janë të mblidhen informata nga investitorët ekzistues, si në Kosovë ashtu

edhe në vendet tjera në rajon, për përparësitë dhe dobësitë e perceptuara të ambientit biznesor në

Kosovë, dhe që të japë të dhëna për arsyet pse investitorët që kanë mundur të përshtaten mirë në

Kosovë ose nuk e kanë shqyrtuar Kosovën, ose nëse e kanë shqyrtuar, pse nuk kanë investuar.

Page 44: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

30

shumë të mira për Kosovën, që është më pak sesa në rastin e Kroacisë, Serbisë dhe IRJ të

Maqedonisë. Mungesa e njohurive duket se është evidente në të gjithë sektorët.

Figura 9: Njohuritë për Kosovën

Burimi: Anketa e perceptimit të investitorëve të huaj.

2.27 Është vështirë për një shtet të vogël dhe të ri në një rajon të prekur nga konflikti që

të konkurrojë për vëmendjen e investitorëve. Stabiliteti politik është renditur si më i

rëndësishmi nga investitorët që e kanë shqyrtuar këtë rajon por nuk kanë investuar. Investitorët

ekzistues të cilët e njohin më mirë situatën aktuale, i japin më pak rëndësi stabilitetit politik:

vetëm 20 përqind theksuan se është çështje e rëndësishme, në krahasim me 50 përqind të

investitorëve potencialë. Perceptimet e stabilitetit politik janë përmirësuar kohët e fundit, duke

pasur parasysh që Kosova ka bërë tranzicion paqësor në pavarësi dhe është pranuar në FMN dhe

në Bankën Botërore. Sipas të dhënave në figurën 10, më se 60 përqind të të anketuarve kanë

thënë që perceptimi i tyre për Kosovën është përmirësuar.

Figura 10: Ndryshimet e perceptimeve në Kosovë

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj.

shumë pak

mjaft pak

mjaft mirë

shumë mirë

Investitorë potencial Investitorët në vendet tjera të

Ballkanit

Investitorët në

Kosovë

Investorë potencial

Investorët në Kosovë

Investorët në vendet tjera

të Ballkanit

pak i shkatrruar mjaft i shkatrruar pak i

përmirësuar

mjaft i

përmirësuar

stabiliteti politik

pavarësia e vendit

përmirësime të përgjithshme

përmirësime ne

infrastrukturë

legjislacion më i mirë

Page 45: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

31

2.28 Këto rezultate sugjerojnë që qeveria dhe APIK-u duhet të forcojnë aktivitetet e

tyre të ngritjes së vetëdijes. Theksimi i përvojës pozitive të investitorëve ekzistues mund të

jetë mënyrë e dobishme për të përmirësuar imazhin e shtetit dhe për të tërhequr më shumë

investime. Përveç kësaj, duket se ka dallim të madh në dispozicionin e burimeve të informatave

ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera në rajon. Për shembull, kompanitë e intervistuara janë

përgjigjur që mediat janë burimi kryesor për informata për Kosovën. Për dallim nga kjo, firmat

e huaja bazohen më shumë në vizita në vend, përvojë personale të punës, dhe kontaktet lokale

për të marrë informata për shtetet tjera në rajon.

2.29 Ofrimi i shërbimeve investitorëve potencialë duke dhënë informata me kohë dhe

relevante duhet të jetë një nga aktivitetet kryesore të agjencisë për promovim të

investimeve. Standardizimi global i promovimit të investimeve 2009 i grupit të Bankës Botërore

(Banka Botërore 2009e) për Kosovën identifikon fushat e përmirësimit duke filluar nga

informatat specifike për sektorë siç janë përparësitë kryesore, studimet e rastit, aftësitë, koston

dhe të dhënat krahasimore për personelin anglishtfolës që mund t‘u përgjigjen pyetjeve.

Gjithashtu, ka pasur një lëvizje të fokusit kah investitorët ekzistues për t‘iu ndihmuar të mbajnë

dhe zgjerojnë bizneset e tyre. Ndërsa investitorët ekzistues në Kosovë kanë treguar interesim të

konsiderueshëm për zgjerimin e biznesit të tyre, qeveria duhet të kërkojë mënyra për t‘i

përkrahur ata.

2.30 Firmat e huaja janë duke marrë në konsiderim investimin në Kosovë. Megjithë

vështirësitë për shkak të mungesës së njohurive për situatën, shumë nga firmat e anketuara janë

duke marrë në konsiderim investimin në Kosovë (Figura 10). Ato firma që tashmë janë të

pranishme në Kosovë ka më së shumti gjasa të investojnë, gati gjysma prej tyre kanë deklaruar

që sigurisht do të investojnë më shumë në tri vitet e ardhme. Kompanitë në sektorin e

teknologjisë informative (TI), mallrat për konsum dhe tekstili dhe logjistika kanë më së shumti

gjasa të investojnë në Kosovë.

Figura 11: Probabiliteti i investimeve

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj.

të sigurt për të investuar

shumë i lartë

i lartë

mesatar

i ulët

shumë i ulët

nuk do të investon

Investitorë potencial Investitorët në vendet tjera të Ballkanit Investitorët në Kosovë

Page 46: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

32

2.31 Ato kompani që janë duke marrë në konsiderim investimet në Kosovë13

, kanë

numëruar kërkesat e larta, lokacionin gjeografik dhe tregun në rritje si disa nga arsyet

kryesore për të investuar (Figura 12). Gjysma tjetër e firmave janë përgjigjur që kanë marrë

në konsiderim investimet në zonat rurale.

Figura 12: Arsyet për investime (majtas) dhe llojet e investimeve të planifikuara (djathtas)

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj

2.32 Investitorët e huaj janë duke shikuar jo vetëm tregun e Kosovës, por edhe

potencialin e tregut regjional për mallra. Si pjesë e CEFTA-s, Kosova ofron qasje gati

plotësisht të lirë në tregun regjional me një popullsi prej mbi 21 milion. Gati 80 përqind të

firmave të anketuara e shohin qasjen në tregun regjional si përfitim shumë i rëndësishëm

(Figura 11). Kjo pjesë është edhe më e madhe te investitorët ekzistues. Sektorët që janë me

interes të madh në tregun regjional përfshijnë mallrat për konsum, ndërtimet dhe teknologjinë

informative dhe të komunikimit.

Figura 13: Kosova si pjesë e tregut regjional

Burimi: Anketa e investitorëve të huaj

13

Dmth, kompanitë që janë përgjigjur me 50 përqind gjasa për investim në tri vitet e ardhme.

investitorët ekzistues/zgjërim i biznesit

kërkesat e larta dhe tregu në

rritje

Investime ne zonat rurale

partnership with local company

Fuqi e lirë punëtore

Zgjërimi i operacionit

ekzistues

Shkrirje/blerje e

kompanisë tjetër

‗Joint Venture‘

Privatizimi i

ndërmarrjeve publike

Investitorë potencial

Investitorët në vendet tjera të Ballkanit

Investitorët në Kosovë

Po

Jo

lokacionin gjeografik

Page 47: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

33

2.33 Rreth 40 përqind të investitorëve të anketuar kanë deklaruar që ngadalësimi global

ekonomik ka ndikuar në planet e tyre për investime. Arsyet kryesore ishin më pak fonde në

dispozicion për investime, pasiguri më e madhe dhe mundësi më e vogël për të marrë kredi dhe

financa. Për shkak se shtetet tash janë duke konkurruar për një grup më të vogël të IHD-ve,

Kosova duhet të punojë për të qenë më atraktive dhe të bëjë përpjekje për të tërhequr

investitorë. Gjithashtu përderisa ngadalësimi global ekonomik do të zvogëlojë mundësitë për

investime të huaja në të ardhmen e afërt, rezultatet e anketës tregojnë që investitorët ekzistues

në Kosovë (dhe në vendet tjera në rajon) shohin potencial të ardhshëm për investime. Për të

inkurajuar këto investime, qeveria duhet të fokusohet edhe në sfidat me të cilat përballen

investitorët ekzistues përkitazi me sundimin e ligjit, efikasitetin e administratës publike dhe

regjistrimin dhe licencimin e bizneseve.

F. ENERGJIA NË KOSOVË: KUFIZIMET DHE MUNDËSITË

2.34 Cilësia e dobët e furnizimit me rrymë është një nga kufizimet më të mëdha të

afarizmit në Kosovë. Mungesa e furnizimit të vazhdueshëm me rrymë vazhdon të jetë pengesa

më e madhe për firmat nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Sipas AABN-së, 9 nga 10 firma e

deklarojnë këtë si problem dhe një e treta e të gjitha firmave e identifikojnë si pengesa më e

Kutia 8: Zinkunie – Investim holandez në Prizren

Zinkunie është investim i huaj prej €2.5 milionësh nga një firmë holandeze në Kosovë, e themeluar

bashkërisht me një firmë vendore. Fabrika Zinkunie ka filluar punën në vitin 2008, dhe tash punëson

rreth 25 punëtorë. Përpunon gjysmë-produkte të zinkut dhe bakrit që eksportohen në Holandë për

përpunim të mëtejshëm.

Përvoja e kësaj kompanie konfirmon përparësitë konkurruese të Kosovës të identifikuara në anketën e

perceptimit të investitorëve. Arsyet kryesore për të investuar në Kosovë kanë qenë kostoja e ulët e

fuqisë punëtore dhe cilësia e mirë e punës, afërsia me Bashkimin Evropian, dhe në planin më afatgjatë

potenciali i tregut regjional. Një vit pas fillimit të prodhimit, firma holandeze është shumë e kënaqur

me investimet dhe është e interesuar për të investuar edhe €1.5 milion në një fabrikë të galvanizimit,

që do të mundësonte prodhimin e produkteve finale që do të eksportohen në Bashkimin Evropian dhe

rajonin e EJL-së. Përveç kësaj, firma ka filluar edhe të ndërtojë një park industrial për firmat tjera

holandeze, ka blerë më shumë tokë afër fabrikës së vet dhe ka ndërtuar rrjetin e rrugëve.

Megjithatë, ky studim rasti vërteton edhe brengat e investitorëve të huaj lidhur me mangësitë në

ambientin e biznesit. Infrastruktura, veçanërisht rryma ka qenë një problem i madh. Kompanisë i është

dukur shumë shtrenjtë (€50,000) dhe që do të harxhojë shumë kohë që të bëjë lidhje me rrymë

elektrike dhe fabrika ende nuk ka furnizim të pandërprerë me rrymë. Shpesh ka ndërprerje të rrymës

dhe është dashur të investojë në gjenerator. Procedurat administrative gjithashtu janë pengesë e madhe

dhe kanë ngadalësuar vendimet për investime. Marrja e licencave lidhur me tokën dhe ndërtimet ka

qenë jashtëzakonisht e vështirë, dhe ka mundur ta rrezikojë investimin. Gjithashtu, procedurat për të

bërë përjashtim nga detyrimi i importit të lëndës së parë janë shumë të komplikuara. Partneri vendor,

një migrues i kthyer që ka punuar më parë për firmën holandeze në Holandë është ai që e ka sjellë

këtë investim të huaj në Kosovë. Pa njohuritë vendore, investitori holandez nuk do të kishte mundur të

investojë.

Page 48: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

34

madhe për afarizmin e tyre. Rrjedha e pasigurtë e rrymës që ka vazhduar që nga fundi i

konfliktit, ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të mëdha për ekonominë e Kosovës edhepse janë

bërë disa përmirësime kohët e fundit për të ofruar furnizim të qëndrueshëm me rrymë për

bizneset që i paguajnë rregullisht faturat e rrymës. Së pari, ndërprerjet e rrymës e zvogëlojnë

prodhimtarinë dhe rrisin koston sepse punëtorët e paguar rrinë kot gjatë kohës së ndërprerjes. Së

dyti, për të parandaluar ndërprerjet e punës, shumë firma është dashur të blejnë gjeneratorë të

rrymës, që është mjaft e kushtueshme veçanërisht për firmat e vogla. Është instaluar një

kapacitet i vlerësuar prej 150 MW në gjeneratorë rezervë, pjesa më e madhe e tyre nga mijëra

ndërmarrje.14

Gjithashtu, kostoja operative e prodhimit të rrymës nga gjeneratorët e rrymës

është shumë më e lartë sesa e rrymës nga rrjeti. E treta, ndërprerjet e kombinuara me variacione

të mëdha në rrjedhën e rrymës shpesh kanë si rezultat mosfunksionim të pajisjeve, si te firmat

ashtu edhe te familjet. Prandaj, firmat që duhet të përdorin pajisje më të sofistikuara kanë

pengesa për të investuar në ato pajisje.

2.35 Sektori i rrymës vendos edhe një ngarkesë të madhe në buxhet. Për shkak të

pajisjeve të vjetra, menaxhimit të dobët, tarifave të ulëta dhe humbjeve të mëdha teknike dhe

komerciale, KEK-u ka marrë rreth €1.1 miliard subvencione gjatë viteve 2000–2009 (një shumë

e barabartë me shpenzimet totale të buxhetit të vitit 2010), prej të cilit rreth €0.5 miliard kanë

ardhur nga buxheti i Kosovës dhe €0.6 miliard kanë ardhur nga donatorët. Megjithë përpjekjet

nga ekipet e huaja të menaxhimit, këshilltarët dhe menaxherët vendorë që të përmirësohet

efikasiteti i punës, KEK-u mbetet një shërbim publik që nuk funksionon mirë. Ka kapitalizim të

vogël në tërë sistemin, joefikasitet të lartë të punës, dhe sukses shumë të dobët financiar dhe

gjendje të dobët financiare. Buxheti i Kosovës i ka ndarë për KEK-un rreth €70 milion në vit

gjatë katër viteve të fundit për investimet kapitale dhe importin e rrymës, barabartë me 11

përqind të shpenzimeve buxhetore. Ka marrëveshje të përgjithshme që kjo ngarkesë në buxhet

duhet të ndalet, dhe në fakt raportohet se kanë filluar të ndodhin disa përmirësime të punës së

KEK-ut në vitin 2008.

2.36 Megjithatë, sektori i rrymës ka potencial të konsiderueshëm. Rezervat e mëdha të

linjitit të cilësisë së mirë janë burimi kryesor natyror i energjisë në Kosovë. Prodhimi efikas dhe

relativisht i lirë i linjitit nga një minierë e re dhe i rrymës elektrike nga centrali i ri i propozuar

apo ato të rehabilituara nën pronësinë ose menaxhimin e sektorit privat do ta përmirësonin mjaft

qëndrueshmërinë e furnizimit në Kosovë. Privatizimi i distribucionit të KEK-ut do të kishte

ndikim tejet pozitiv në disiplinën e paguesve, me kusht që qeveria të marrë masa ndihmëse

(para se të vazhdojë privatizimi). Këto privatizime të propozuara janë në fazën përgatitore dhe

mund të konkretizohen në të ardhmen e afërt. Në vend të ngarkesës në buxhet, ky sektor mund

të japë kontribut dhe në vend se të kufizojë zhvillimin, mund të bëhet shtytës i zhvillimit.

Rryma elektrike si kufizim

2.37 Furnizimi i dobët me rrymë është brengë e madhe për firmat. Furnizimi i

pamjaftueshëm me rrymë vazhdon të jetë pengesë kritike ndaj ndërmarrjeve në Kosovë,

veçanërisht krahasuar me vendet fqinje (Banka Botërore dhe KNF 2009). Ndërprerjet e

vazhdueshme të rrymës përmenden nga firmat si pengesat më të rënda në veprimet e

ndërmarrjeve, megjithëse situata është në përmirësim e sipër (33 përqind e të anketuarve më

14

Kjo përfshin edhe kapacitetin e gjeneratorëve të instaluar në bazat e KFOR-it.

Page 49: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

35

2009 kundrejt 66 përqind më 2004). Këto ndërprerje shkaktojnë kosto më të larta operative,

humbje në prodhim dhe dëmtojnë pozitën konkurruese. Ato janë sidomos barrë për sektorët e

prodhimit dhe ndërtimit, ku ndërprerjet mund ta stopojnë prodhimin. Firmat në Kosovë

raportojnë rreth 43 ndërprerje në muaj kundrejt 6 në muaj në Evropën Lindore dhe Azinë

Qendrore. Nevojiten mesatarisht 77 ditë për të marrë lidhje të re elektrike në Kosovë kundrejt

48 në pjesën tjetër të Evropës dhe Azisë Qendrore, gjë që pasqyron, pjesërisht mungesën e

planifikimit urban në Kosovë. Kutia 8 tregon për një investues holandez të cilit iu desh të priste

gjatë për një lidhje elektrike.

2.38 Mungesa e rrymës përfaqëson barrë të konsiderueshme. Mungesa u shkaktonte

firmave humbje prej mesatarisht 17 përqind të të hyrave vjetore nga shitja, krahasuar me nën 4

përqind për ekonomitë e tjera në tranzicion, sipas anketës së fundit të AABN-së. Madje, nevoja

për burime të tjera energjetike rrit edhe koston operative për firmat. Gjeneratorët rezervë të

ndërmarrjeve japin rreth 18 përqind të furnizimit me rrymë si dhe kostoja dhe shfrytëzimi i një

gjeneratori përfaqëson rreth 3 përqind të kostos operative (Banka Botërore 2004a). 15

Në vitet

2007-2009 mbi €6 milionë në vit janë shpenzuar për importin e gjeneratorëve. Kjo e gërryen

pozitën konkurruese në eksport dhe zvogëlon marzhën e fitimit, ose ia kalon koston

konsumatorëve shtëpiakë me çmime më të larta. Sidoqoftë, gjatë vitit 2009 ndërprerjet e rrymës

me sa duket kanë rënë nga gati 15 përqind e kërkesës në rreth 10 përqind dhe ka përpjekje për ta

përmirësuar dukshëm furnizimin e Kosovës me rrymë elektrike në planin afatmesëm. Mirëpo

blerja e gjeneratorëve u rrit në 2009; rreth 13,000 njësi u importuan në tre tremujorët e parë,

krahasuar me 12,369 gjatë gjithë vitit 2008.

2.39 Sektori energjetik në Kosovë dominohet nga sektori i rrymës dhe minierat

përkatëse të linjitit. Nuk ka sistem të gazit natyror dhe nafta përdoret vetëm për aktivizimin e

termocentraleve dhe si lëndë djegëse për sistemet e ngrohjes qendrore në tri qytete. Korporata

Energjetike e Kosovës (KEK) është prodhuesi dhe distributori i vetëm i rrymës elektrike në

Kosovë dhe e nxjerr linjitin që digjet në termocentralet e saj të vjetruara, Kosova A dhe B16

.

Mesatarisht, rreth 10 përqind e nevojave për energji elektrike duhet të importohet. Megjithatë,

shkarkime të shpeshta (ndërprerje) janë të nevojshme dhe cilësia e furnizimit me rrymë është e

dobët.

2.40 Sektori i energjisë elektrike ka mungesë të kapacitetit. Dy termocentralet e mëdha të

KEK-ut, Kosova A dhe Kosova B, janë të vjetër rreth 40 respektivisht 25 vjet dhe të

mirëmbajtur dobët për shkak të mungesës së fondeve. Të dyja, por sidomos Kosova A, janë

ndotës të mëdhenj të mjedisit, të pasigurtë teknikisht dhe kanë ndërprerje të shpeshta. Edhepse

kapacitetet nominale janë 800 MW respektivisht 680 MW, vetëm rreth 900 MW (60 përqind) e

kapacitetit të përgjithshëm mund të shfrytëzohet, që është shumë nën kapacitetin maksimal që

nevojitet gjatë sezonës së ftohtë. Pjesa më e madhe e këtij kapaciteti vjen nga Kosova B. Pesë

blloqet e Kosovës A janë mesatarisht të vjetër mbi 35 vjet17

, shumë joefikasë, dhe tepër ndotës.

Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e kapacitetit gjenerues në Kosovë, ka marrëveshje të

15

Kjo shifër është shumë më e lartë sesa në raportin e vitit 2004 (8–9 përqind më e lartë). 16

Nga viti 2006, transmisioni është përgjegjësia e një kompanie të veçantë, operatorit kosovar për transmision,

sistem dhe treg të energjisë elektrike. 17

Dy blloqet e para, A1 dhe A2 nuk kanë punuar në dhjetë vitet e fundit.

Page 50: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

36

përgjithshme që blloqet A3 deri në A5 duhet të shërbejnë deri në fund të vitit 2015, kur pritet që

termocentrali i ri të fillojë punën, me kusht që të punojnë sipas standardeve më strikte të

ambientit.18

Dy blloqet e Kosovës B janë të vjetër rreth 25 vjet, por janë duke punuar shumë më

pak sesa kapaciteti i tyre bazë i projektuar. Me investime dhe mirëmbajtjen e duhur, Kosova B

duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të besueshme deri rreth vitit 203019

. Investimet e

nevojshme për Kosovën A dhe B do të ishin rreth €35–40 milion në vit nga viti 2010 e tutje.

Përveç kësaj, nevojitet të bëhen investime të mëdha në minierën e re dhe termocentralin e ri të

njohur si projekti i termocentralit Kosova e Re.

2.41 KEK-u është një barrë e madhe fiskale. Barra fiskale e sektorit të energjisë në

buxhetin e Kosovës ka qenë rreth €70 milion subvencione në vit gjatë katër viteve të fundit, ose

11 përqind e buxhetit mesatarisht. Shkaqet kryesore të ndikimit fiskal negativ të KEK-ut janë

humbjet teknike dhe komerciale; importi i rrymës që kërkon një subvencion prej rreth €50

milion në vitin 200920

, një subvencion që do të rritet në të ardhmen përderisa pajisjet vjetrohen

dhe nevojat dhe çmimet e importit rriten prapë; si edhe investimet urgjente dhe mirëmbajtja e

gjenerimit dhe distribucionit. Investimet për hapjen e minierës së Sibovcit Jugperëndimor kanë

gjetur përkrahje me rreth €145 milion në kredi nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK) (e

diskutuar më në detaje më vonë në këtë pjesë).

2.42 Humbjet teknike (të rrjetit) janë shumë të larta. Rrjeti i distribucionit ka vuajtur nga

shumë vite të mungesës së investimeve. Si rezultat i kësaj, humbjet teknike në sistemin e

distribucionit janë të larta, mesatarisht 17 përqind. Në një sistem funksional të madhësisë së

këtij në Kosovë, këto humbje duhet të jenë rreth 8 përqind. Mirëpo zvogëlimi i humbjeve deri

në këtë nivel do të kërkojë investime të mëdha prej rreth €500 milion (KEK 2005). Investimet e

nevojshme për të përmirësuar ndjeshëm rrjetin e distribucionit duhet të jenë rreth €40 milion në

vit nga viti 2010 e tutje. Humbjet e transmisionit janë rreth 3.5 përqind, poashtu më të larta sesa

duhet të jenë (2.5-3.0 përqind) por kjo përfaqëson më pak problem sesa humbjet e

distribucionit.

2.43 Humbjet komerciale (mospagesa, dhe në masë më të vogël, vjedhja) mbeten çështje

serioze. Edhe nëse lihet anash trashëgimia e infrastrukturës në kushte të këqija dhe nevoja për të

rindërtuar menaxhmentin dhe kapacitetin e personelit, rezultatet operative dhe financiare të

sektorit të rrymës elektrike nga viti 1999 kanë qenë të dobëta. Problemi i vetëm më i

rëndësishëm është niveli i ulët i faturimit dhe inkasimit nga ana e KEK-ut, por ka përmirësime:

ndërsa në vitet 2000–2007 humbjet komerciale kanë përfshirë rreth 44 përqind të energjisë që

hyn në rrjet, gjatë viteve 2008–9 kjo shifër ka rënë në rreth 35 përqind.21

Prapë, të hyrat e

humbura për shkak të këtyre humbjeve komerciale janë rreth €96 milion në vit.

18 Sipas traktatit të komunitetit për energji, Kosova është pajtuar për të hequr nga përdorimi blloqet që nuk janë në pajtim me

Direktivën BE për centralet e mëdha me djegie, siç është Kosova A, deri në fund të vitit 2017. 19

Rotorë të rinj pritet të instalohen këtë vit në dy blloqet e Kosovës B. 20 Një pjesë e subvencioneve të importit shkojnë në Ferronikel, mirëpo kontrata për rrymë të subvencionuar përfundon në vitin

2011. 21 Nga e cila 16 përqind të këtyre humbjeve janë për shkak të vjedhjes dhe 17 përqind janë për shkak të mospagesës së faturave,

kjo e fundit përfshin energjinë e harxhuar në zonat e minoriteteve (8 përqind). Këto shifra janë të pavërtetuara sipas raporteve

nga KEK/PA Consulting.

Page 51: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

37

2.44 Ndërsa rregullimi i sistemit të distribucionit për të zvogëluar humbjet teknike do të

kërkojë investime të mëdha, zvogëlimi ose eliminimi i humbjeve komerciale kërkon

investime të kufizuara, por vullnet të fortë politik. Pa masa të qeverisë për të përmirësuar

aftësinë e KEK-ut ose investitorit privat për të detyruar inkasimin dhe për të zvogëluar vjedhjet,

ka pak shpresë për zvogëlim të dukshëm të barrës fiskale në të ardhmen. I vetmi përjashtim

është që progresi i shpejtë në minierën e re/centralin e ri do të siguronte që miniera e re e

Sibovcit të zhvillohet si prioritet nga investitori privat i përzgjedhur. Kjo do të thotë zvogëlim

madhor dhe të menjëhershëm të barrës fiskale të qeverisë për shkak të nxjerrjes së linjitit dhe

kthimit të mundshëm të shumës prej rreth €145 milion të kredisë nga BKK.

Energjia elektrike: Mundësitë

2.45 Në prill të vitit 2010, Parlamenti i Kosovës aprovoi Strategjinë Qeveritare për

Energji 2009–18 për marrë në shqyrtim problemet e sektorit të energjisë. Strategjia prej

pesë degësh përbëhet nga heqja graduale nga funksioni e Kosovës A deri në fund të vitit 2015,

rehabilitimi dhe privatizimi i Kosovës B, zhvillimi i resurseve të ripërtëritshme të energjisë në

vend (projekti i hidrocentralit të Zhurit), procedimi sa më i shpejtë me termocentralin Kosova e

Re (më herët e quajtur Kosova C), dhe privatizimi i distribucionit të KEK-ut. Puna në të gjitha

këto elemente të strategjisë është në proces me përkrahje nga Bashkimi Evropian, Agjencia e

SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Banka Botërore, mes tjerësh.

2.46 Privatizimi i distribucionit të KEK-ut është planifikuar, por janë të nevojshme

veprime paraprake urgjente të qeverisë për të rritur atraktivitetin e kompanisë. Për shkak

të punës së dobët të vazhdueshme të distribucionit të KEK-ut, qeveria ka filluar procesin e

ndarjes dhe privatizimit të pasurive të distribucionit të KEK-ut përmes një transaksioni të ndarë.

Megjithatë, qeveria deri më tash nuk ka qenë e gatshme të marrë masat plotësuese që ky proces

i privatizimit të ketë sukses. Por kjo ka rëndësi kritike për qëndrueshmërinë e sektorit, duke

përfshirë edhe suksesin e transaksioneve të privatizimit të gjenerimit. Në veçanti qeveria duhet

(i) ta penalizojë vjedhjen e energjisë elektrike dhe të fillojë të dënojë ashpër shkelësit; (ii) të

japë fonde për gjykatat që të merren me rastet e vjedhjes dhe mospagesës së shpejtë të faturave;

(iii) t‘i ndihmojë menaxhmentit të KEK-ut që të zvogëlojë numrin e tepërt të punëtorëve të

kompanisë; dhe (iv) të mundësojë një program të rritjes së rregullt të tarifave me kusht që

shërbimi për konsumatorë dhe cilësia e furnizimit të rriten njëkohësisht. Këto masa jo vetëm që

do të rrisnin të ardhurat për buxhetin nga privatizimi i propozuar por edhe do të zvogëlonin

detyrimet kontingjente që qeveria do të duhej t‘i merrte përsipër në atë kontekst.

2.47 Suksesi i strategjisë së qeverisë varet pjesërisht nga aftësia e saj që të zhvillojë

minierën e linjitit në Sibovc. Sektori i energjisë në Kosovë varet nga sasi të mëdha të linjitit

vendor të cilësisë së mirë, të vendosur në bazene të cekëta të ndara në pjesën perëndimore dhe

veriperëndimore të Prishtinës. Kryesorja nga këto është fusha e Sibovcit, që përmban rreth 1

miliard tonë. Edhepse resurset totale në tërë Kosovën tejkalojnë 10 miliard tonë, përhapja e

urbanizimit dhe shfrytëzimi tjetër i tokës e kanë sterilizuar një pjesë të konsiderueshme. Studimi

i investimit në gjenerim i Evropës Juglindore (KE dhe Banka Botërore 2006) e identifikon

rrymën e prodhuar nga linjiti i Sibovcit si opsioni kryesor regjional me koston më të ulët për

zhvillim në krahasim me gazin, qymyrin e importuar, dhe hidroenergjinë (në bazë ekuivalente të

energjisë) dhe duke marrë parasysh disa variante të çmimit të CO2. Linjiti në Sibovc ofron një

Page 52: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

38

resurs të veçantë që ende nuk është shfrytëzuar, ndërsa depozita më të pakta ofrojnë rrymë dhe

zhvillim në pjesë tjera të Evropës. Vonesa në hapjen e pjesës jugperëndimore të minierës së

Sibovcit (Sibovci JP) mbetet rreziku kryesor për furnizimin e vazhdueshëm me qymyr për

prodhim të rrymës. Në vitin 2010, Sibovci JP duhet të prodhojë rreth 3.4 milion ton sepse niveli

i prodhimit në minierat e vjetra të Mirashit dhe Bardhit ka filluar të bjerë.22

2.48 Investimet e huaja në prodhimin e rrymës janë me rëndësi jetike për zgjidhjen e

problemit të energjisë. Nga viti 2006, Banka Botërore e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e

saj për të tërhequr investime private për zhvillimin e minierës së linjitit në Sibovc për të cilën ka

nevojë urgjente dhe ndërtimin në faza të një termocentrali të ri.23

Ky kompleks i ri

minierë/central është i njohur si Termocentrali Kosova e Re (TCKR). Investimi më i

rëndësishëm që duhet të bëhet është miniera e re, dhe pritet që ofertuesi fitues do të marrë

interesin e KEK-ut në Sibovcin JP dhe të fillojë zhvillimin menjëherë pas marrëveshjes

financiare. Miniera e kombinuar mandej do të ofrojë lëndën djegëse për TCKR dhe për

Kosovën A (deri në mbyllje në vitin 2015) dhe B sipas marrëveshjeve standarde kontraktore

komerciale. Sipas supozimeve të sotme, marrëveshja e TCKR-së mund të nënshkruhet në fund

të vitit 2010, dhe një termocentral prej rreth 500-600 MW, që i shërben kryesisht tregut vendor

mund të përfundohet deri në vitin 2015.

2.49 Zvogëlimi i apetitit për rrezik mund të rrënojë planet e investimit. Për shkak të

krizës globale financiare dhe ekonomike, ofertuesit e mundshëm kanë apetit të zvogëluar

për rrezik dhe më pak mundësi të financimit. Nevojat për rrymë në tërë tregun regjional kanë

rënë për rreth 10 përqind nga niveli në vitin 2007 . Kjo ka pasur ndikim të rëndë në tregun e

eksportit të rrymës, që ka parë që çmimet të bien nga mesatarja prej rreth €130 MWh në vitin

2007 deri në rreth €60 MWh deri në fund të vitit 2009. Në tërë Ballkanin Perëndimor, nuk janë

bërë marrëveshje madhore për privatizim në sektorin e energjisë nga fillimi i vitit 2008, me

përjashtim të privatizimit të kompanisë së distribucionit të rrymës në Shqipëri. Duke pasur

parasysh të mësipërmet, ka pak gjasa në rrethanat e sotme që marrëveshja fillestare për TCKR-

në të jetë për më shumë se 1,000 MW (në faza), dhe madje edhe ajo mund të jetë më tepër sesa

mund të zotohen ofertuesit në këtë kohë. Kostoja e një investimi të tillë, duke përfshirë edhe

hapjen e minierës do të jetë rreth €1.5 miliard.

2.50 Përtej lehtësimit të kufizimeve të tanishme për zhvillimin e biznesit, prodhimi i

rrymës mund të bëhet edhe produkt i rëndësishëm eksporti për Kosovën në planin

afatmesëm dhe afatgjatë. Duke supozuar që nevojat regjionale për rrymë do të rriten bashkë

me rimëkëmbjen ekonomike pas krizës, një miliard tonët e linjitit të Sibovcit do të ishin të

mjaftueshëm për të dhënë 1,000 MW të blloqeve superkritike të gjenerimit për më se një shekull

(konsumimi mesatar për 500 MW njësi: 4 milion ton në vit). Nëse inovacionet teknologjike e

bëjnë prodhimin e rrymës elektrike nga linjiti më të përballueshme nga ana e ambientit natyror,

kapaciteti gjenerues për Kosovën B dhe TCKR do të rritej dukshëm. Të hyrat kryesore për

Kosovën do të vinin nga tarifat e linjitit për ton të nxjerrë, licencat e minierës, interesi i bartur,

tatimi në të ardhura të korporatës, dhe mundësisht një pjesë e të hyrave të mbledhura që janë

rezultat i rritjes së çmimit të rrymës në tregun regjional të eksportit sipas një formule që nuk

është përcaktuar ende. Për kapacitet gjenerues prej 1,000 MW, këto mund të bëhen burim i

22

Koha e saktë do të varet nga prodhimi aktual i rrymës nga Kosova A dhe B. 23

Projekti i asistencës teknike për energjinë nga linjiti, me financim total të grantit prej $12.25 milion.

Page 53: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

39

konsiderueshëm i të hyrave për buxhetin qendror. Përfitimet e furnizimit të mirë me rrymë

elektrike për ekonominë e Kosovës janë natyrisht shumë të mëdha. Energjia elektrike e siguruar

do të hiqte pengesën më të madhe që e kanë firmat në Kosovë: do të zvogëlonte koston e

rrymës, të hiqte nevojën për të blerë gjeneratorë për rrymë, dhe t‘u mundësonte firmave të

përdorin pajisje dhe makineri më të avancuar që janë të ndjeshme ndaj goditjeve të rrymës.

G. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIMET E POLITIKAVE

2.51 Zhvillimi më i madh dhe i qëndrueshëm dhe konvergjenca me nivelet regjionale të

të ardhurave janë të mundshme vetëm me rritjen e angazhimit të sektorit privat. Një

ambient afarist më i përshtatshëm për zhvillim të udhëhequr nga sektori privat kërkon një varg

të gjerë reformash. Kosova tashmë ka disa përparësi në konkurrencë, siç është regjimi i thjeshtë

tatimor me norma të ulëta të tatimit dhe me legjislacion fleksibil të punës. Gjithashtu, resurset e

linjitit në vend mund të eliminojnë mungesën e sotme të energjisë elektrike dhe t‘i japin një

shtytje të hyrave fiskale dhe mundësisht edhe eksportit në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

2.52 Megjithatë, firmat vendore dhe investitorët e huaj përballen me disa pengesa

serioze që e kufizojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe potencialin për zhvillim. Në këtë

kapitull diskutohen pengesat kryesore ndaj zhvillimit ekonomik që qeveria mund t‘i shqyrtojë

në planin afatshkurtër dhe afatmesëm, duke pasur parasysh kufizimet e saj fiskale dhe

institucionale. Disa çështje edhepse janë shumë të rëndësishme për promovimin e zhvillimit të

sektorit privat, nuk janë mbuluar sepse ose janë analizuar në kapituj tjerë të këtij raporti ose

sepse suksesi i tyre tërthorazi varet nga fushat e trajtuara në këtë kapitull. Për shembull, sektori

financiar në Kosovë është vlerësuar mjaft dobët nga firmat, në veçanti sa i përket kostos së

financave. Edhepse normat e interesit nuk mund të zvogëlohen duke nxjerrë një ligj, autoritetet

mund të promovojnë thellimin e sektorit financiar përmes për shembull modernizimit të

regjistrit të pengut dhe zhvillimit të sistemit të informatave kreditore. Rritja e formalitetit,

përmirësimi i zbatimit të kontratave dhe forcimi i të drejtave pronësore do të jepnin gjithashtu

më shumë besim për bankat që të japin kredi për sektorin privat.

2.53 Nuk ka hapësirë për të qenë krenarë dhe reformat duhet të përshpejtohen nëse

shteti do të bëhet më konkurrues. Edhepse kjo është paraqitja e parë e Kosovës në raportin Si

të bësh biznes (Banka Botërore 2010a), një provë në hije është bërë në vitin 2009 që mundëson

të matet progresi. Fatkeqësisht rangimi i Kosovës është përkeqësuar në të gjitha indekset,

përveç në ―mbylljen e biznesit‖ ku ka mbetur pa ndryshuar. Pozita e përkeqësuar nuk është

rezultat i politikave joadekuate gjatë vitit të kaluar; sepse praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar në

këto fusha gjatë kësaj periudhe. Por shtetet tjera kanë marrë masa për të përmirësuar ambientin

e tyre biznesor dhe janë duke u marrë me mangësitë e tyre. Për shembull në raportin e vitit

2010, IRJ e Maqedonisë kaloi nga pozita e 69të në pozitën e 32të, është viti i dytë rresht që ky

shtet ka pasur sukses në 10 më të mirët. Shtetet tjera si Gjeorgjia dhe Armenia gjithashtu kanë

bërë progres të madh në vitet e fundit dhe janë në ranglistë më lart se shumë shtete të BE-së.

2.54 Propozohen këto rekomandime kryesore të politikave:

Të vazhdojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, sidomos luftën kundër

korrupsionit dhe krimit.

Page 54: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

40

Zbatimin e masave për të zvogëluar kohën dhe koston e fillimit të biznesit, veçanërisht

në nivel komunal.

Efektivizimi i procedurave dhe forcimi i kapacitetit administrativ lidhur me regjimin

rregullativ për të bërit biznes, veçanërisht lidhur me licencimin e bizneseve dhe

ndërtimeve. Kërkohet urgjentisht një rishikim i detajuar i rregulloreve dhe procedurave

ekzistuese për të shtruar rrugën për projektimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për të

zvogëluar koston e respektimit të rregulloreve dhe ligjeve.

Forcimi i sistemit të gjykatave për të përmirësuar zbatimin e kontratave.

Realizimi i katër shtyllave të strategjisë së energjisë.

Page 55: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

41

3. ROLI I TRANSPORTIT DHE LEHTËSIMIT TË TREGTISË PËR

PËRMIRËSIMIN E EKSPORTIT NË KOSOVË

A. HYRJE

3.1 Ekonomia e Kosovës është e vogël, edhe në nivel regjional, dhe prospekti për

zhvillim afatgjatë do të varet shumë nga zhvillimi i potencialit të saj për eksport. Në një

botë që është gjithnjë e më e globalizuar, suksesi në tregjet për eksport ndikohet gjithnjë e më

shumë nga aftësia e qeverive të përkrahin një ambient që ndihmon shërbimet tregtare dhe

logjistikën efikase dhe të lirë. Qëllimi i përgjithshëm për zhvillimin e sektorit të transportit dhe

logjistikës mund të përshkruhet si nevoja për të zvogëluar atë që mund të quhet ―distanca

ekonomike‖ me tregjet kryesore. Një komponent i rëndësishëm i këtij procesi është lehtësimi i

tregtisë, ose zvogëlimi i kostos së transaksioneve tregtare, që përfshin të gjitha kostot lidhur me

lëvizjen e mallrave nga fabrika në destinacionin e fundit jashtë vendit.

3.2 Ky kapitull paraqet një vlerësim krahasues ndërmjet ambientit tregtar të Kosovës në

krahasim me pjesën tjetër të rajonit të EJL-së, dhe diskutohen përmirësimet që mund të bëhen

për të lehtësuar rrjedhën e mallrave ndërmjet kufijve. Gjithashtu në të paraqitet një pamje e

infrastrukturës së transportit dhe investimet e kërkuara për të zvogëluar kohën dhe koston e

eksporteve dhe importeve. Pjesa finale paraqet rekomandimet kryesore.

B. NJË VLERËSIM KRAHASUES I SUKSESIT TË KOSOVËS

3.3 Nëse shihet suksesi i Kosovës në perspektivë më të gjerë, në këtë pjesë krahasohet

suksesi i Kosovës në disa aspekte të ambientit tregtar me suksesin e shteteve tjera të EJL-së. Ky

krahasim kryesisht bazohet në indekset ndërkombëtare në të cilat rangohen shtetet në aspekte të

ndryshme të lehtësimit të tregtisë dhe transportit.24

Ndër veprimet ndërkombëtare të krahasimit

që janë rishikuar janë dy indekse të Bankës Botërore: nën indeksi i të bërit biznes për ―tregtimin

nëpërmjet kufijve‖ dhe Anketa e Bankës Botërore – BERZH-it për ambientin biznesor dhe

ndërmarrjet (AABN)25

.

3.4 Kosova është në pozitë të dobët në nën-indeksin “tregtia përtej kufijve” të

indikatorëve të “Si të bësh biznes”. Raporti i Bankës Botërore Si të bësh biznes (2010a) i

vendos në rang 183 ekonomi për nga lehtësia e të bërit biznes. Në nën-indeksin e tregtisë përtej

kufijve, Kosova është në vendin e 132-të, 19 pozita më poshtë sesa rangu i përgjithshëm i saj,

dhe në mënyrë të konsiderueshme nën shtetet tjera në rajon (shih tabelën 7). Megjithë progresin

e jashtëzakonshëm të bërë në fushën e administrimit të doganave, ajo që po e tërheq teposhtë

24

Duke pasur parasysh ndryshimin e kohëve të fundit të statusit të saj, Kosova ende nuk është e përfshirë në një

numër indeksesh ndërkombëtare krahasuese. 25

Një raport i kohëve të fundit nga Korporata Ndërkombëtare për Financa (KNF) ofron një pamje të dobishme të

çështjeve të lehtësimit tregtar në Ballkanin Perëndimor. Gjetjet e këtij raporti kanë fokus preliminar te Shqipëria,

Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia, duke mos përfshirë Kosovën.

Megjithatë, vlerësimi i rrjedhave të tregtisë, logjistika dhe çështjet e doganave në rajon, si dhe rekomandimet e

përgjithshme janë të rëndësishme edhe për Kosovën.

Page 56: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

42

suksesin e përgjithshëm të Kosovës është kostoja e eksportit dhe importit, që pasqyron natyrën e

Kosovës pa dalje në det, largësinë me portet kryesore, dhe infrastrukturën e dobët rrugore.

Tabela 7: Nën-indeksi i tregtisë përtej kufijve

Shteti Rangu

Dokumentet

për eksport

(numri)

Koha

për

eksport

(ditë)

Kostoja

për

eksport ($

për

kontejner)

Dokumentet

për import

(numri)

Koha

për

import

(ditë)

Kostoja

për

import ($

për

kontejner)

Shqipëria 66 7 19 725 9 18 710

Bosnja dhe

Hercegovina 63 6 16 1,125 7 16 1,090

Bullgaria 106 5 23 1,551 7 21 1,666

Kroacia 96 7 20 1,281 8 16 1,141

Kosova 132 8 17 2,270 8 16 2,330

Maqedonia, IRJ 62 6 12 1,436 6 11 1,420

Mali i Zi 47 7 14 775 7 14 890

Rumania 46 5 12 1,275 6 13 1,175

Serbia 69 6 12 1,398 6 14 1,559

Sllovenia 84 6 20 1,075 8 21 1,130 Burimi: Banka Botërore (2010a).

3.5 Megjithatë, koha dhe procedurat për eksport gjithashtu duket se janë më të gjata

dhe më të ngarkuara sesa në standardin më të mirë të regjionit. Koha për eksport, një faktor

me rëndësi kyçe për veprimet e investimit të huaj të orientuara kah eksporti dhe në kohën e

duhur, është më e gjatë sesa te fqinjët e saj IRJ e Maqedonisë dhe Mali i Zi. Gjithashtu, numri i

dokumenteve të kërkuara është më i madh sesa në shtetet tjera të rajonit. Shtetet e rishikuara

janë duke shqyrtuar futjen e konceptit të operatorëve të autorizuar ekonomikë (OAE) dhe

procedurat e thjeshtuara, dhe kanë kufizuar përpjekjet e tyre për të mundësuar importuesve të

përzgjedhur që të pastrojnë ngarkesën e tyre në fabrikat e tyre.26

3.6 Plotësimi i standardeve të produkteve është një fushë tjetër ku Kosova ka mbetur

prapa rajonit. Eksportuesit përballen me sfida të konsiderueshme në plotësimin e

standardeve të produkteve, veçanërisht për bujqësi dhe produktet e kafshëve të gjalla. Këto standarde kufizojnë tregjet e eksportit, si dhe mundësinë për të rritur vlerën e mallrave të

eksportuara, sepse standardet bëhen më të larta kur kalohet më lart në zinxhirin e vlerës së

26

Koncepti i OAE-ve është një nga blloqet ndërtuese të Kornizës së standardeve për të siguruar dhe lehtësuar

tregtinë globale (KSSLTG) të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), të cilën e ka miratuar këshilli i OBD-së

në seancën e tij të vitit 2005. Korniza bazohet në katër elemente: (i) harmonizimin e informatave elektronike të

ngarkesës; (ii) shfrytëzimin e një qasjeje konsistente të menaxhimit të rrezikut; (iii) me kërkesë të administratës së

doganave të kombit pranues, administrata e doganave të kombit dërgues do të bëjë një inspektim para nisjes të

ngarkesës me rrezik të lartë; dhe (iv) përfitimet e përcaktuara të doganës për bizneset që plotësojnë standardet

minimale të sigurisë së furnizimit dhe praktikës më të mirë. Detaje të mëtutjeshme mund të gjenden në Kornizën e

standardeve, KSSLTG të OBD-së, udhëzimet për operatorët ekonomikë të autorizuar në

http://www.wcoomd.org/files/1.%20Public%20files/PDFandDocuments/Capacity%20Building/AEO_Guidelines.p

df.

Page 57: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

43

produktit. Politikat për të përmirësuar qasjen në treg dhe rritjen e vlerës së tregut duhet të

fokusohen në kapacitetin për të testuar dhe certifikuar prodhimin, dhe ku është e nevojshme

logjistikën për të dorëzuar mallrat në mënyrë të sigurtë. Importuesit i zbatojnë standardet dhe

rregulloret për mallrat e eksportuara në Bashkimin Evropian dhe mund të përfshijnë testimin e

mallrave ose inspektorët në gjatë prodhimit. Që të plotësohen këto standarde, eksportuesit duhet

të azhurojnë mjetet e prodhimit dhe të marrin certifikimin e nevojshëm. Qeveritë mund t‘i

ndihmojnë këtij procesi duke zhvilluar mjetet e testimit dhe duke marrë pranimin ndërkombëtar

për certifikimin e dhënë.

3.7 Sipas raportit të fundit të progresit të Komisionit Evropian Kosova duhet të bëjë

progres të konsiderueshëm në strukturat legjislative dhe rregullative që ndikojnë në

tregti, duke përfshirë edhe standardet sanitare dhe fitosanitare. Korniza institucionale që

siguron akreditimin, certifikimin dhe standardizimin duhet të përmirësohet dhe të

implementohet efektivisht—Kosova ka mbetur mbrapa në zhvillimin e standardeve të

certifikimit të konformitetit dhe nuk ka pasur autoritete për vlerësim të konformitetit deri në

fund të vitit 2009. Është bërë progres kohët e fundit, por dallimi me pjesën tjetër të rajonit

mbetet i madh. Janë të nevojshme vlerësimet e konformitetit për të siguruar pajtueshmëri me

standardet ndërkombëtare, duke përfshirë aktivitetet e vlerësimit të konformitetit nga palët e

treta, siç janë testimi, inspektimi dhe certifikimi. Ndërtimi i infrastrukturës së konformitetit të

ndërtesave është jashtëzakonisht proces i shtrenjtë dhe nuk është e qartë nëse Kosova e ka

hapësirën e nevojshme fiskale. Përndryshe, Kosova duhet të eksplorojë mundësinë e

shfrytëzimit të infrastrukturës së konformitetit të shteteve fqinje (Handjiski dhe të tjerët 2010).

Tabela 8: Progresi në konvergjencë me standardet e BE-së

Shteti

Standardet

evropiane të

miratuara

Autoritetet e

vlerësimit të

konformitetit

2008 2009 2008 2009

Shqipëria 14,424 15,029 n/a 16

Bosnja dhe Hercegovina 8,000 9,653 32 35

Kroacia 10,695 21,368 123 145

Maqedonia, IRJ 3,674 6,011 20 36

Mali i ZI 500 1,530 n/a 0

Serbia 2,805 5,072 325 347

Kosova 665 1,200 0 4 Burimi: Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008 dhe 2009.

Shënim: n/a dmth ―nuk ka‖

3.8 Sipas AABN-së, rregulloret e doganave dhe tregtisë janë ranguar gjithashtu si

kufizim për të bërit biznes. Tabela 9 paraqet rezultatet e problemeve të perceptuara në sektorin

e tregtisë në Kosovë.27

Pagesat jozyrtare për doganën nuk perceptohet se janë çështje për

27

Përqindja e firmave që theksojnë që (i) ryshfeti është i shpeshtë gjatë punës me doganat/importet; (ii) rregulloret

e doganave janë problem; dhe (iii) përqindja e firmave që e japin transportin si problem. Rajoni i EAQ-së përfshin

të 28 vendet në tranzicion dhe Turqinë. Shtetet e EJL përfshijnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë,

IRJ të Maqedonisë, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Page 58: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

44

Kosovën. Përkundrazi, rregulloret e doganës dhe transporti perceptohet se janë problem për gati

një të katërtën e firmave të intervistuara. Edhepse pjesa e firmave që i kanë cekur doganat dhe

transportin si probleme në biznes është e ngjashme me shtetet tjera në rajon, këto kufizime

mund të jenë më të larta duke pasur parasysh që pjesa e firmave që eksportojnë në mostrën e

Kosovës është shumë më e vogël.

Tabela 9: Rezultatet e AABN-së: problemet lidhur me biznesin (përqindja e firmave)

Problemet në biznes Kosova Rajoni i EJL Rajoni i EAQ

Pagesat jozyrtare: doganat 0.2 4.7 7.1

Rregulloret e doganave 22 26 26

Transporti si problem 27 26 33 Burimi: AABN 2008-2009.

C. ROLI I INFRASTRUKTURËS SË TRANSPORTIT

3.9 Konflikti dhe vitet e lënies pas dore e kanë lënë Kosovën me një sistem transporti

që është joadekuat për nevojat e shtetit dhe nuk është në pajtim me standardet

evropiane.28

Infrastruktura e transportit është lënë shumë anash gjatë viteve 1990, dhe konflikti

që ka arritur kulmin me bombardimin e NATO-s në vitin 1999 ka shkatërruar ose bërë të

papërdorshme komponente të rëndësishme të infrastrukturës së transportit. Pas konfliktit, janë

bërë rindërtime të mëdha në rrugët kryesore dhe rrjetet e rrugëve, urave dhe tuneleve, kryesisht

të financuara nga komuniteti donator. Megjithatë, ndarja e resurseve për veprimet e rindërtimit

pas luftës që janë fokusuar me të drejtë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe të rrugët

kryesore, bashkë me përkrahjen e kufizuar nga burimet vendore, ka pasur si rezultat mirëmbajtje

joadekuate. Rezultati është një ngarkesë e konsiderueshme e mirëmbajtjes në rrjetin e rrugëve,

veçanërisht në rrjetet sekondare dhe lokale të rrugëve. Rrjeti i hekurudhave është në kushte pak

më të mira, sepse pas konfliktit me Serbinë trafiku i kufizuar ka ngadalësuar përkeqësimin

megjithë mirëmbajtjen joadekuate.

3.10 Azhurnimi i infrastrukturës së transportit është i nevojshëm për të zvogëluar

kohën dhe koston e transportit. Eksportet dalin nga shteti përmes dy vendkalimeve kufitare

kryesore, Hani i Elezit (me IRJ të Maqedonisë) dhe Kullë (me Malin e Zi). Në vitin 2008, 38

përqind e eksporteve kanë dalë nga Kosova përmes vendkalimit kufitar të Hanit të Elezit, të

vendosur në pjesën jugore të Kosovës (duke lidhur Kosovën me portin e Selanikut në Greqinë

veriore). Ky është edhe vendndalimi i doganës me rrjedhën më të madhe të veturave (udhëtarë)

dhe për kamionët që bartin mallra të importuara në tregun e Kosovës. Në vitin 2008, ka pasur

një largim nga Mitrovica, që është në kufi me Serbinë, në drejtim të Kullës, afër kufirit me

Malin e Zi, dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve gati tri të katërtat e të gjitha eksporteve kanë

dalë nga Kosova përmes Hanit të Elezit dhe Kullës. Nuk është befasuese që pasi që eksportet

janë të përqendruara kryesisht në metalet bazë dhe produktet minerale, vetëm 2.8 përqind të

eksporteve dalin nga shteti përmes aeroportit të Prishtinës. Duke pasur parasysh rëndësinë e

Hanit të Elezit dhe Kullës si pika kryesore kufitare ku pjesa më e madhe e eksporteve dalin nga

28

Kjo pjesë bazohet pjesërisht në Bankën Botërore (2008a) dhe Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në

Kosovë (2008–9).

Page 59: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

45

shteti, përmirësimi i punës dhe infrastrukturës së tyre do të jetë i nevojshëm në planin

afatmesëm përderisa eksportet fillojnë të rriten.

Njëkohësisht qeveria është e zotuar të ndërtojë një autostradë për Shqipëri, (që do të shkonte

deri në kufirin me Serbinë në veri), duke shpresuar të arrihet dalje e shpejtë në Detin Adriatik

dhe portin e Durrësit në jug dhe lidhjen me korridorin X të rrjetit trans-evropian në Serbi.

Autostrada e plotë në Kosovë është përafërsisht e gjatë 117 km dhe vlerësimet preliminare e

japin koston e ndërtimit në rreth €750 milion deri në €1 miliard. Momentalisht, porti kryesor

përmes të cilit barten mallrat që vijnë nga Kosova ose që hyjnë në Kosovë është porti i

Selanikut në Greqi (shih Tabelën 10).29

Përmes tij kalojnë rreth 70 përqind të mallrave dhe Bari

dhe Durrësi mbulojnë pjesën tjetër. Autostrada e re Durrës-Kukës-Morinë në Shqipëri e lidh

bregdetin e Adriatikut me kufirin e Kosovës. E ka shkurtuar distancën ndërmjet Tiranës dhe

Prishtinës për 65 km, por e ka shkurtuar kohën e udhëtimit për katër orë. Kjo autostradë nuk do

ta lidhë kufirin e Kosovës në të njëjtin lokacion ku është e vendosur pika kufitare e Vërmicës;

prandaj është me rëndësi që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të vendosin një lokacion që u

konvenon të dyja palëve për këtë vendkalim kufitar.

Tabela 10: Kalimi nëpërmjet tri porteve kryesore

Porti Lokacioni Kalimi nëpër port (numri i

ngarkesave të bartura)

Selanik Greqi 32,850

Bar Mali i Zi 5,110

Durrës Shqipëria 3,056 Burimi: Dogana e Kosovës.

3.11 Shfrytëzimi i transportit hekurudhor është përmirësuar me kalimin e viteve, dhe

rëndësia e tij mund të vazhdojë të rritet nëse zhvillohet sektori i minierave. Transporti i

mallrave për nga vëllimi është rritur në 832,256 ton në vitin 2008, nga 588,680 ton në vitin

2007 dhe 545,287 ton në vitin 2006 (Figura 12).30

Në vitin 2008, rreth 39 përqind të trafikut të

përgjithshëm të mallrave në hekurudhat e Kosovës (HK) ka qenë minerale të nikelit, duke

vazhduar me naftë, kryesisht nga IRJ e Maqedonisë (31 përqind e totalit), dhe qymyr (11

përqind). Rritja prej 41.3 përqind në vëllimin e transportit të mallrave në vitin 2008 ka qenë për

shkak të një kontrate të re me Ferronikelin (Kutia 3), për të bartur minerale të nikelit. Edhepse

RK ka projektuar që mallrat që transportohen të arrijnë 1 milion ton në vitin 2008, ky cak nuk

është arritur sepse transporti i prodhimit të Feronikelit ishte 53.6 përqind më pak sesa është

planifikuar, vija veriore është mbyllur, duke ndërprerë transportin e Forcës italiane në Kosovë

(KFOR) dhe transporti i mallrave nga kompania Llamkos, prodhues i hekurit të galvanizuar

ishte vetëm 47 përqind të asaj që pritej.

Figura 14: Trafiku i mallrave, 2001–8

29

Një publikim i ardhshëm i Bankës Botërore, ―Tregtia dhe lehtësimi i transitit për shtetet në zhvillim që nuk kanë

dalje në det,‖ fokusohet në mangësitë e brendshme të shteteve pa dalje në det në krahasim me shtetet që kanë

bregdet dhe porte në det. 30

Kjo mbetet konsiderueshëm nën trafikun e kaluar të mallrave, që tejkalonte 2.5 milion ton në vit.

Page 60: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

46

Burimi: Hekurudhat e Kosovës.

3.12 Ndikimi i krizës globale financiare dhe rënia e çmimeve të mineraleve kanë

zvogëluar transportin hekurudhor, por sektori i minierave ofron potencial për një rritje të

konsiderueshme të vëllimit. Në planin afatmesëm, potenciali për të rihapur më tutje industritë

e vjetra por ende të përdorshme të xehetarisë dhe ato bazë (siç është Trepça) mund të merret në

konsiderim. Për shembull, transporti i mallrave mund të tejkalojë 3 milion ton në planin

afatmesëm me rihapjen e minierave tjera. Për vitet 2010–11, vëllimi i transportit të mallrave ka

gjasa të mbetet i ulët, duke pasur parasysh përmirësimin e kufizuar në kushtet globale

ekonomike dhe një prospekt të dobët të mineraleve.

3.13 Përmirësimi i infrastrukturës së transportit kërkon dukshëm më shumë resurse

sesa që duket se ka në dispozicion. Qeveria do të jetë në gjendje ta implementojë planin e

investimeve vetëm me përkrahje të konsiderueshme nga investitorët privatë përmes

partneriteteve publiko-private (PPP-ve) dhe kredive nga institucionet ndërkombëtare financiare

(INF-të). Momentalisht, është e pasigurtë nëse ndonjë pjesë e rrugës mund të financohet përmes

PPP-së dhe nëse do të ishte e mundur, duke pasur parasysh grantin kapital që kërkohet. Shuma e

përkrahjes në dispozicion nga INF-të gjithashtu ka gjasa të jetë shumë më e vogël sesa që është

e nevojshme. Ky dallim do të kërkojë që të reduktohet kjo agjendë ambicioze dhe të ketë një

qasje të realizimit me faza. Përveç kësaj, ka fushëveprim të konsiderueshëm për projektim të

vlerës, që duhet të çojë në rishikim të projektit dhe kosto të zvogëluar në disa pjesë malore.

Rishikimi i shpenzimeve publike i Bankës Botërore i vitit 2010 ofron një vlerësim të detajuar të

mundësisë dhe skemave të implementimit të këtyre investimeve të mëdha kapitale, veçanërisht

sa i përket nevojës për të siguruar që të ketë fonde të mjaftueshme për mirëmbajtje. Duhet t‘i

kushtohet vëmendja e duhur edhe rehabilitimit dhe rindërtimit të rrugëve ekzistuese.

Tra

nsp

ort

i i

mal

lrav

e n

ë m

ijër

a

ton

Page 61: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

47

D. VENDKALIMET KUFITARE DHE BARRIERAT RREGULLATIVE TË TREGTISË

3.14 Pjesa e mëposhtme përmban një vështrim të barrierave kryesore rregullative, si dhe

barrierat formale dhe joformale ndaj tregtisë dhe transportit, dhe bazohet në një auditim të

thjeshtuar të tregtisë dhe transportit që është kryer duke përdorur pyetësorin standard të

auditimit të Bankës Botërore (Raven 2001).

3.15 Ka pasur ndryshime të konsiderueshme ndaj kornizës ligjore dhe rregullative të

doganave pas pavarësisë së Kosovës. Në gusht të vitit 1999, shërbimi doganor i misionit të

përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është themeluar për të kryer

mbikëqyrjen e doganave në Kosovë. Megjithatë, më 12 dhjetor 2008, shërbimi doganor i

UNMIK-ut u shëndrrua në Doganat e Kosovës, pas miratimit të kodit të ri të doganave një muaj

më herët. Në ndërkohë, misioni i sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX)

mori përsipër përgjegjësinë operative në fushën e sundimit të ligjit më 9 dhjetor 2008. Zyrtarët

ndërkombëtarë doganorë të EULEX-it vendosën praninë e kufizuar në dy pika kontrolli doganor

në veri të Kosovës (portat 1 dhe 31). Më 1 shkurt 2009, Doganat e EULEX-t filluan të mbledhin

të dhëna për qarkullimin komercial në portat 1 dhe 31 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Informatat e

mbledhura përfshijnë datën dhe orën e kalimit, të dhënat e vozitësit dhe automjetit, kompaninë

importuese, sasinë e ngarkesës, numrin e faturës dhe vlerën e faturës, dhe valutën dhe vulën e

doganës ose numrin e transportit ndërkombëtar rrugor (TIR). Të dhënat u dërgohen doganës së

Kosovës dhe palës serbe. Më 20 maj 2009, Doganat e EULEX-it forcuan edhe më tutje

kontrollin doganor me masa të reja, duke përfshirë kopjimin e faturave komerciale që i

shoqërojnë mallrat që hyjnë në Kosovë dhe kopjimin e kartelave të identifikimit të vozitësve të

kamionëve që transportojnë mallra komerciale në Kosovë. Megjithatë, EULEX-i nuk kryen

asnjë procedurë të doganimit. Vozitësve u jepet një njoftim që i këshillon të sigurojnë

doganimin e mallrave të tyre dhe që i informon që pika më e afërt e doganimit është në

Kutia 9: Zhvillimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me forcimin e institucioneve

Implementimi i agjendës ambicioze të transportit do të kërkojë jo vetëm resurse financiare, por

edhe përmirësim të kushteve institucionale. Organizimet institucionale për menaxhimin e rrugëve

kanë nevojë për reforma. Brenda Ministrisë së transportit dhe komunikimit (MTT), programi i

mirëmbajtjes është përgjegjësi e Departamentit të infrastrukturës rrugore (DIR-it), me mbikëqyrjen e

punëve të cilën e bën një agjenci implementuese, Drejtorati i rrugëve (DR). DR kryen detyrat e tij nën

mbikëqyrjen e DIR-it, dhe gjithashtu është përgjegjës për të përgatitur planet vjetore të mirëmbajtjes,

për të mbledhur të dhëna për trafikun dhe sigurinë rrugore, për të kontrolluar mbingarkesat, dhe për të

këshilluar komunat për menaxhimin e rrugëve. Shpenzimet për rrugë financohen plotësisht nga

buxheti qendror, por funksioni i menaxhimit të kontratave mbahet nga një departament special i

prokurimit në MTT, dhe jo nga DR e as DIR (ECORYS 2007). Ky organizim institucional paraqet një

numër vështirësish, dhe jo më pak ekzistenca e dy institucioneve të përfshira në menaxhimin e një

rrjeti të vogël dhe me përgjegjësi dhe autonomi të kufizuar në rastin e DR. Një raport i kohëve të

fundit (KE 2009b) ka theksuar nevojën për reforma institucionale, duke sugjeruar dy veprime:

integrimin e plotë të DR brenda MTT-së ashtuqë të mbetet vetëm një institucion, dhe krijimin e një

agjencie të veçantë të rrugëve që e zëvendëson DR-në.

Page 62: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

48

Mitrovicë, kompleksi Trepça. Kopjet i dërgohen Doganës së Kosovës dhe Administratës

Doganore dhe Tatimore të Serbisë.

3.16 Kodi doganor dhe i akcizës është kryesisht në harmoni me standardet e BE-së (KE

2009b). Njësoj si Kodi doganor i komunitetit Evropian, edhe kodi kosovar parasheh që origjina

e mallrave që janë prodhuar në më shumë se një shtet do të gjykohet sipas asaj se ku mallrat

kanë pasur ―përpunimin e fundit përmbajtjesor, dhe ekonomikisht të arsyetuar.‖ Përveç kësaj,

kodi i Kosovës më tutje jep një listë të rasteve kur nuk është i zbatueshëm ―përpunimi i fundit

përmbajtjesor dhe ekonomikisht i arsyetuar‖ (dmth rastet e paketimit, etiketimit dhe punëve të

montimit të thjeshtë). Kodi i Kosovës mundëson transitin sipas Konventës së transportit

ndërkombëtar të mallrave në mbulesën e lejeve TIR (Konventa TIR) dhe lejeve ATA (neni 96 i

kodit të Kosovës). Përveç kësaj, procedurat e brendshme dhe të jashtme të procesimit duke

përfshirë marrëveshjet e suspendimit dhe kthimit janë identike.

3.17 Ka disa dallime ndërmjet Kodit Doganor Evropian dhe kodit doganor të Kosovës. Si kodi evropian ashtu edhe kodi i Kosovës parashohin që mallrat mund t‘i deklarojë cilido

person. Megjithatë, ka një klauzolë në kodin doganor të Kosovës që thekson që deklaruesi duhet

të jetë i themeluar në Bashkimin Evropian ose në Kosovë. Për dallim nga kjo në kodin doganor

të komunitetit evropian kjo nuk zbatohet në rastet kur mallrat janë në transit, përderisa në

Kosovë kjo klauzolë që i liron mallrat në transit mungon; kjo mund të krijojë komplikime për

mallrat jo të BE-së që kalojnë transit nëpër Kosovë. Kodi i Kosovës parasheh mundësi pagese

shumë më të ashpra; detyrimi duhet të paguhet para se të lëshohen mallrat që importohen, kodi

doganor i komunitetit mundëson 10 ditë prej momentit kur është komunikuar shuma e pagesës.

3.18 Ndryshimet tjera për të plotësuar kriteret e vendosura në projektin e BE të

doganave31

(të hartuar nga Drejtorati i Përgjithshëm për Tatime dhe Dogana i Komisionit

Evropian) lidhen me konceptin e OAE-ve dhe një sistem për procesim të dokumenteve

para arritjes dhe para nisjes. Koncepti OAE do të thotë që bizneset mund të akreditohen nga

doganat si OAE pasi të dëshmojnë që kanë procese të brendshme të cilësisë së lartë që nuk

lejojnë ngatërrimin me ngarkesat ndërkombëtare, duke përfshirë këto:

Sigurimin e integritetit të informatave që parasheh se çka përfshihet si ngarkesë.

Sigurimin e qasjes në objekt për të penguar personat e autorizuar që të mos shtojnë

mallra si ngarkesë.

Sigurimin e integritetit të punëtorëve, ashtuqë ata të mos shtojnë mallra në kontejner ose

në ngarkesë.

3.19 Në Bashkimin Evropian, OAE-të e besueshëm dhe që i përmbushin rregullat

përfitojnë procedura të thjeshtuara të doganave ose lehtësim të kontrolleve doganore

lidhur me sigurinë. Atyre iu lejohet të dorëzojnë më pak të dhëna për deklaratat para arritjes

dhe para nisjes dhe i nënshtrohen më pak kontrolleve sepse konsiderohen si partnerë të sigurtë

nga dogana, dhe për shkak se përmbushja e procedurave dhe besueshmëria e tyre është

kontrolluar hollësisht atëherë kur është dhënë certifikata e OAE. Do të ishte edhe më e

31

Këto projekte, të hartuara bashkërisht nga ekspertë të Komisionit Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së, janë

udhëzime praktike që paraqesin kriteret e qarta bazuar në praktikën më të mirë të BE-së, në krahasim me të cilat

administrata doganore mund ta masë kapacitetin e saj operativ.

Page 63: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

49

dobishme për drejtoratin ligjor të doganës së Kosovës që të harmonizojë edhe më tutje

legjislacionin e doganave dhe të sigurojë interpretimin dhe zbatimin e drejtë të rregullave të

doganave gjatë aktiviteteve.

3.20 Legjislacionin adekuat të vlerësimit doganor e dëmton mungesa e një baze të

dhënash të vlerave. Vlera doganore është e rëndësishme për më shumë sesa vetëm llogaritjen e

detyrimit doganor. Kodi i Kosovës parasheh një metodë primare dhe pesë metoda alternative të

vlerësimit në pajtim me ato të parapara nga marrëveshja e Organizatës Botërore të Tregtisë

(OBT) për vlerësimin doganor (ACV; De Wulf dhe Sokol 2005). Mirëpo, dogana e Kosovës

nuk ka bazë të dhënash për vlera.32

Kjo bazë e të dhënave do të ndihmonte të eliminohen

paqartësitë e konsiderueshme të vlerës së një rangu të gjerë të mallrave të importuara dhe

zvogëlojnë potencialin për korrupsion. Momentalisht doganat e Kosovës raportojnë se pranohet

një nivel relativisht i ulët—rreth 75 përqind deri në 80 përqind—të vlerësimeve sipas faturave33

.

Për qëllim krahasimi, mund të thuhet që Turqia pranon gati të gjitha vlerat e transaksioneve. Në

mungesë të bazës së të dhënave, kjo e fundit mund të nënkuptojë që ekziston një hapësirë

potencialisht e madhe për vlerësim arbitrar. Këtë e konfirmon edhe numri i madh i ankesave nga

tregtarët; 47 përqind e ankesave, sipas raportit vjetor të doganave në vitin 2008, ka qenë lidhur

me vlerësimin e mallrave. Duhet të bëhen analiza më të detajuara për të përcaktuar shkakun e

këtyre ankesave.

3.21 Korrupsioni, që së paku është pak i përhapur, nuk duket se është çështje madhore. Nuk ka pasur incidente të regjistruara të korrupsionit ku përfshihet personeli i Doganave të

Kosovës në muajt e parë të vitit 2009, sipas EULEX-it. Kjo e konfirmon perceptimin e

bizneseve të dhënë në AABN. Megjithatë një raport i Programit për Zhvillim të Kombeve të

Bashkuara (UNDP) i prillit 2009 për perceptimin publik të korrupsionit tregon që korrupsioni

është renditur i pesti në rang nga problemet më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa Dogana e

Kosovës është renditur e treta në listën e institucioneve kur perceptohet të ekzistojë korrupsioni

i përhapur në shkallë të gjerë. Procedurat disiplinore janë zbatuar te 85 zyrtarë doganorë në vitin

2008, që është rreth 16 përqind të të gjithë të punësuarve, megjithatë një numër i madh kishte të

bëjë me sjellje jo të duhura (që nuk lidhen me korrupsionin), për shembull, mosrespektimi i

rregullave dhe procedurave.

3.22 Një nga objektivat kryesore të Doganave të Kosovës është mbledhja e të hyrave,

duke përfshirë detyrimin doganor, TVSH-në dhe akcizën. Caku për vitin 2008 ka qenë €583

milion, mirëpo një shumë totale prej €606 milion është inkasuar—deri në €527 milion në vitin

2007 megjithë problemet në veri me mosfunksionimin e dy pikave të doganave, portat 1 dhe 31.

Numri i deklaratave si dhe të hyrat për zyrtar të doganës janë rritur gradualisht, kryesisht për

shkak të rritjes së numrit të deklaratave dhe importeve, edhepse ka dallime të konsiderueshme

ndërmjet pikave doganore.

32

Një model i vlerës është integruar në sistemin e TI të Doganave dhe përdoret nga zyrtarët e doganave në

vendkalimet kufitare. Sistemi i ri ASYCUDA World, i cili pritet të instalohet së shpejti duhet të japë mundësi më të

mëdha teknike për të përmirësuar vlerësimin. 33

Sipas Doganave të Kosovës, këto fatura përfshijnë 95 përqind të të hyrave të mbledhura.

Page 64: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

50

Tabela 11: Doganat e Kosovës: Të hyrat dhe deklaratat sipas pikës doganore (2007–8)

Pika doganore

Të hyrat totale

(€ milion)

Të hyrat për

punëtor

(€ milion)

Deklaratat për

punëtor

2007 2008 2007 2008 2007 2008

Hani i Elezit 253.6 263.5 3.2 3.5 901 1033

Peja 48.1 63.1 1.6 2.0 563 769

Aeroporti 35.1 41.1 1.3 1.4 621 683

Pika e brendshme 21.7 50.8 4.3 7.3 848 743

Vërmica 12.7 13.7 0.4 0.4 350 397

Mitrovica 42.5 39.7 0.8 1.7 717 1216

Dheu i Bardhë 18.2 13.4 0.6 0.4 342 288

Podujevë 29.0 39.7 0.9 1.2 622 635

Tjera 66.1 79.7 0.2 0.3 0 0 Burimi: Doganat e Kosovës.

3.23 Norma e përgjithshme tarifore është 10 përqind, dhe norma e zvogëluar për mallra

kapitale dhe një diapazon të gjerë të mallrave të ndërmjetme është zero. Që të promovohet

prodhimi lokal, kodi doganor i Kosovës zbaton një normë të zvogëluar prej zero përqind

detyrim doganor në pjesën më të madhe të lëndëve të para (duke përfshirë edhe lëndën djegëse)

dhe kryesisht pajisjet për prodhim, duke përfshirë lëndën djegëse, të gjitha lëndët djegëse

bujqësore siç janë ndër të tjera farërat dhe plehrat artificialë, dhe pajisjet.34

Në rajon, normat

tarifore mesatare për mallrat e prodhuara janë më të ulëta se në Kosovë, por më të larta për

produktet bujqësore. Ndërkohë TVSH prej 16 përqind në Kosovë është më i ulëti në rajon.

Megjithë faktin që normat nuk janë tepër të larta, mbeten çështje të rëndësishme lidhur me

faturimin joadekuat, kontrabandën dhe korrupsionin.

3.24 Qeveria duhet të shqyrtojë zvogëlimin e tatimeve në importin e gjeneratorëve të

rrymës. Virtualisht të gjitha bizneset duhet të kalojnë kah blerja e gjeneratorëve elektrikë për të

siguruar energji për bizneset e tyre. Megjithatë, gjeneratorët elektrikë, për dallim nga mallrat

tjera për investim i nënshtrohen detyrimit të importit dhe TVSH-së, që e rrit koston për më se 26

përqind. Mund të jetë e këshillueshme të eliminohen këto detyrime të tepërta për të zbutur atë që

perceptohet gjerësisht se është kufizimi më i madh për zhvillimin e vendit.

34

Shih http://unmikcustoms.org/tarik/.

Page 65: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

51

3.25 Lista e dokumenteve të kërkuara për tregti përtej kufijve zakonisht është e shkurtër dhe

e thjeshtë. Sipas auditimit të thjeshtuar, transportuesit e mallit kanë raportuar që nevojiten rreth dy

ditë që të mblidhen të gjitha dokumentet e nevojshme për eksport, gjë që vërteton gjetjet e AABN-

së35

. Këto dokumente kërkohen për doganim: 36

CMR

Fatura komerciale

Certifikata e origjinës e lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

Dokumenti EUR137

i certifikuar nga dogana për eksportet e lidhura me BE

Certifikata sanitare ose e cilësisë

Licenca e importit ose eksportit

Deklarata doganore.

Tabela 12: Kostoja dhe koha e dokumentacionit të eksportit dhe importit

Koha Kostoja

(në €)

Komente

Certifikata

fitosanitare

2–8 orë 25–50 €50 pas orarit të rregullt të

punës

Certifikata e cilësisë 2–4 orë 25–50 €50 pas orarit të rregullt të

punës

Licenca e importit

apo eksportit

5–8 orë 15 Validitet dy vite

35

According to the BEEPS 2008–9 results, the average time to clear exports through customs is 1.72 days—

comparable to other countries in the region—ëhile the time to clear imports is 8.52 days. Hoëever, the number of

trading firms that ëere part of the BEEPS sample (of total 270 firms) is small, hence the results may not be

representative. Ëhen compared to other countries in the region, the time to clear imports through customs is five

times higher than in Bosnia and Herzegovina, and more than three times higher than in Albania. The same survey

found that 81 percent of enterprises in Kosovo used imported inputs for production, highlighting the extent of the

economic impact of long import delays. 36

The EUR 1 is a preferential certificate of origin. It is required to validate claims for preferential duty treatment

(reduced or duty-free entry). It is applicable for all countries that have preferential agreements ëith the EU. The

EUR 1 certifies the origin of the goods to qualify the import for reduced duty rates. 37

The EUR 1 is a preferential certificate of origin. It is required to validate claims for preferential duty treatment

(reduced or duty-free entry). It is applicable for all countries that have preferential agreements ëith the EU. The

EUR 1 certifies the origin of the goods to qualify the import for reduced duty rates.

Page 66: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

52

Certifikata e

origjinës

5–8 orë 5–20

Certifikata 1 Euro 1 ditë 20–30

Viza e shoferit për

shtetet e BE

2–3 javë 60 Validiteti nga 15 ditë deri

në një vit Burimi: Autorët

3.26 Sipas transportuesve të anketuar të mallit, kalimi rrugor i kufijve merr zakonisht 5

deri 8 orë, por kjo mund të rritet në 17 deri në 20 orë nëse kamionët nuk doganohen gjatë

orarit të rregullt të punës. Tri institucione përfaqësohen në kufi: policia kufitare e Kosovës,

agjencia veterinare dhe e ushqimit dhe dogana e Kosovës. Procedurat sipas raporteve janë të

njëjta për eksportuesit dhe importuesit dhe përfshijnë këto:

1. Transportuesi i mallit dorëzon deklaratën doganore online; sipas doganave të

Kosovës, 90 përqind të deklaratave dorëzohen në formë elektronike.

2. Pas arritjes së kamionit në vendkalimin kufitar, regjistrimi kryhet nga një zyrtar

doganor dhe kamioni dhe dokumentacioni i shoferit (pasaporta, leja e vozitjes, dhe

dokumentacioni i automjetit) kontrollohen nga zyrtari doganor.

3. Pa marrë parasysh a është në rregull apo jo dokumentacioni, kamioni drejtohet në

parkingun terminal të doganës.

4. Një agjent i agjencisë veterinare dhe të ushqimit i kontrollon mallrat dhe lëshon

certifikatën përkatëse, nëse duhet; zakonisht është vetëm një agjent dhe prandaj mund

të marrë nga 30 minuta deri në 12 orë varësisht sa është e gjatë radha.38

5. Dokumentet e nevojshme dorëzohen në letër te ndërmjetësi i doganës, dhe mandej

kalojnë një deri në tri orë derisa ndërmjetësi t‘i procesojë dokumentet.

6. Ndërmjetësi doganor e dorëzon pakon te zyrtari i doganës. Duhen dy deri tri orë që

zyrtari i doganës të procesojë dokumentet dhe të kryejë inspektimin vizual të

përmbajtjes së kontejnerit apo kamionit.

7. Paguhet tarifa – një procedurë që zakonisht merr më pak se 15 minuta dhe mandej

kamioni largohet.

3.27 Doganimi duhet të jetë në dispozicion 24 orë në ditë për terminalet më të frekuentuara të

doganës. Terminalet e doganës në Kosovë punojnë me orar 24 orësh, por orari i punës për doganim

është nga 8 në mëngjes deri në 8 në mbrëmje dhe kjo është raportuar si një nga arsyet për vonesat e

konsiderueshme. Terminali doganor në Han të Elezit proceson mbi 50 përqind të të gjitha mallrave të

importuara dhe ka arsye të forta që ky vendkalim kufitar të punojë me orar 24 orësh 7 ditë në javë për

të gjitha mallrat, ku momentalisht vetëm eksporti dhe importi i mallrave me afat përdorimi dhe

importet urgjente mund të doganohen në çdo kohë. Kërkohet edhe bashkëpunimi nga agjencia

veterinare dhe e ushqimit si dhe së paku një nga bankat komerciale, sepse të gjitha institucionet duhet

të kenë orar të ngjashëm të punës. Kjo do të vendoste edhe një standard më të lartë dhe të krijonte

stimulime për reciprocitet nga ana e shërbimeve kufitare të IRJ të Maqedonisë.

3.28 Momentalisht ka vetëm një magazinë publike që e mban një kompani e logjistikës.39

Përafërsisht kanë qenë 138 magazina private të doganës, pronë kryesisht e eksportuesve ose

38

VOnesa mund të jetë 12 orë në rastet kur kamionët arrijnë afër kohës së mbylljes së zyrës së agjencisë veterinare

dhe të ushqimit.

Page 67: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

53

importuesve relativisht të mëdhenj, që përdoren ekskluzivisht për nevojat e tyre. Prapë ka vetëm një

magazinë të autorizuar (tipi A) publike të doganës. Është pronë e transportuesit më të madh të mallit

në Kosovë, InterEuropa, një firmë sllovene dhe në të doganohen rreth 8 përqind e importeve dhe një

shumë e vogël e eksporteve. Merr autorizim nga dogana por kërkohet të marrë edhe leje biznesi nga

MTT, duke paguar tarifë për licencë prej rreth €10,000. Licencimi i magazinave të doganave nga ana

e MTT-së duhet të hiqet, ose së paku të mos jetë çmimi mbi koston e lëshimit të vetë licencës. Është

praktikë e përhapur për bizneset në shumicën e shteteve ta kontraktojnë magazinimin. Rritja e numrit

të magazinave publike të mallrave për doganë të cilat mbahen nga kompanitë transportuese do të:

Ndihmonte të ndahet një pjesë e doganimit në terminalet brenda vendit

Zvogëlonte bllokimin e kufijve

Thjeshtonte shërbimet e konsolidimit ndërkombëtar të ngarkesës

Krijonte një ambient më konkurrues si në shërbimet e magazinimit ashtu edhe

shërbimet e konsolidimit të ngarkesës.

3.29 Duket se ka vonesa në pranimin e rabateve të TVSH-së për firmat që e bëjnë procedimin

brenda vendit. Ka dëshmi që pranimi i rabatit të TVSH-së merr rreth dy muaj – periudha maksimale

e kërkuar me kodin tatimor – pasi që të gjitha dokumentet e kërkuara të jenë dorëzuar. Barra e rasteve

vlerësohet të jetë €40–€50 milion. Arsyeja kryesore e vonesës është që autoritetet tatimore nuk i

pranojnë dokumentet doganore që vërtetojnë që mallrat janë eksportuar ose ri-eksportuar. Në vend të

kësaj ata kërkojnë nga eksportuesit të marrin një kopje të deklaratave të importit nga importuesi.

Prandaj eksportuesit në Kosovë varen nga bashkëpunimi i palëve tjera, gjë që nuk është gjithmonë e

garantuar. Nuk është befasuese që kjo është edhe më problematike për eksportuesit më të vegjël dhe

firmat kur palët ndryshojnë shpesh. Rekomandohet bashkëpunimi më i mirë ndërmjet doganave dhe

autoriteteve tatimore për rabatin e TVSH-së dhe autoritetet tatimore duhet të pranojnë doganimin e

eksportit si dëshmi të eksportit.

3.30 Menaxhimi i rrezikut të përmirësohet me përdorimin e një linje të “kuqe” dhe “të

gjelbër” por mund të forcohet edhe më tutje. Në praktikë, doganat e Kosovës bëjnë profilizimin e

shteteve për shkak të kufizimeve të sistemit të TI. Diskutimet me transportuesit e mallit sugjerojnë që

ka pak inspektime të ngarkesës së BE-së, ndërsa një përqindje e madhe e ngarkesës që nuk është nga

BE inspektohet, siç është ngarkesa që vjen nga Turqia. Dogana e Kosovës është duke hulumtuar një

mundësi të përdorimit të një sistemi më të avancuar. Një nga alternativat kryesore që janë duke u

konsideruar është ASYCUDA World, një sistem falas i zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të

Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNCTAD) dhe i përshtatur për nevojat e shteteve në zhvillim. Ky

sistem tashmë është mobilizuar plotësisht në Shqipërinë fqinje. Një sistem më modern dhe më i

avancuar si ASCYCUDA World do të mundësonte përvojë përdoruesi më të mirë; menaxhim më të

mirë të rrezikut, duke përfshirë edhe profilizimin më të mirë të kompanive; më pak inspektime fizike

dhe kalim më të shpejtë mesatar të kufirit.

3.31 Kosova mund të marrë një numër masash për të shpjeguar doganimin për të zvogëluar

koston e eksportit dhe importit. Disa masa nëse implementohen, mund të përmirësojnë kohën e

39

According to article 104 of the Kosovo Customs code, a customs ëarehouse may be either public or private. A

public ëarehouse is a customs ëarehouse available for use by any person for the ëarehousing of goods, ëhile a

private ëarehouse is a customs ëarehouse reserved for the ëarehousing of goods by the ëarehouse keeper—the

person authorized to operate the customs ëarehouse.

Page 68: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

54

procedimit nëpër doganë. Inspektimi i përmirësuar sipas rrezikut i ngarkesës duhet të hyjë në

përdorim nëse sistemi i TI të cilin e përdor dogana i informon deklaruesit për rezultatin e analizës

automatike të rrezikut të tyre sa herë që procedohet deklarata e tyre. Vlerësimi i rrezikut duhet të

bëhet duke pasur parasysh të dhënat e regjistruara më parë nga punëtorët e zyrës kryesore të doganës

në sistemin kompjuterik të doganës përmes një moduli të duhur të analizës së rrezikut. Masat tjera

mund të përfshijnë:

Njohjen e cilësisë dhe të certifikatave sanitare të shteteve të huaja

Puna e agjencive kufitare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, sidomos në vendkalimet e

frekuentuara kufitare

Pasi që 90 përqind të deklaratave doganore dorëzohen online përmes internetit,

procedimi para se të arrijë ngarkesa te terminali i doganës është i mundur

Inspektimi sanitar dhe i doganës i kryer nga vetëm një sportel.

Tabela 13: Përparësitë dhe dobësitë e doganës së Kosovës

Përparësitë Dobësitë Përfundime

Llogaridhënia

Legjislacioni primar është i

vendosur dhe është sipas BE-së

Legjislacioni sekondar i plotë nuk

është aprovuar ende (edhepse

Udhëzimi Administrativ nga

Ministria e ekonomisë dhe

financave ka dalë në tetor 2009)

Analiza e hollësishme e tërë

legjislacionit ekzistues dhe

modifikimi eventual i

legjislacionit sekondar,

rregulloreve, politikave

udhëzimeve ose procedurave

të punës duhet të përfundojë

sa më shpejt që është e

mundur,

Mungesat juridike janë të vogla

sepse rregullat dhe rregulloret e

UNMIK-t zbatohen ende

Nuk ka dalë asnjë udhëzim i ri

administrativ nga drejtori i

përgjithshëm, siç kërkohet me

kodin e doganave dhe akcizës

Një njësi profesionale dhe

standarde merret me shkeljet

potenciale të kodit të sjelljes

Një orar i fiksuar kohor për

rishikim të rregulloreve,

politikave dhe udhëzimeve

ekzistuese nuk është dhënë ende

Me një kod të doganave dhe

akcizës që është në pajtim me

BE, pritet që të jetë baza për

të gjithë legjislacionin tjetër

si dhe rregulloret të jenë

standardet evropiane Është dëshmuar suksesi në

mbledhjen e të hyrave

Mungesa e koordinimit ndërmjet

ministrisë së ekonomisë dhe

financave dhe doganës

EULEX-i nuk ka marrë

përgjegjësi ekzekutive dhe as

nuk i ka kthyer mbrapa vendimet

e Doganës së Kosovës në gjashtë

muajt e fundit

Ankesat për vendime duket se

fokusohen në mënyrë konsistente

në të njëjtat çështje, duke

përfshirë edhe vlerësimin e

mallrave

Duhet të bëhet analizë më e

mirë për të zbuluar shkaqet

prapa ankesave dhe

parashtresave

Procedurat për ankesa dhe

parashtresa janë miratuar

Bordi i pavarur i shqyrtimit nuk

është takuar për më shumë se një

vit, dhe është krijuar një barrë e

ankesave

Janë të nevojshme përpjekje

për të zvogëluar perceptimin

e korrupsionit, duke përfshirë

komunikimin transparent

Page 69: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

55

Dogana e Kosovës ka plan

veprimi për parandalimin dhe

luftimin e korrupsionit

Perceptimi nga publiku që

dogana e Kosovës ka praktika të

korruptuara

Qëndrueshmëria e shërbimit

Ekzistojnë memorandume të

mirëkuptimit me shumicën e

shteteve fqinje me qëllim të

rishikimit të tyre gjatë

ekzekutimit të kodit të ri të

doganave dhe akcizës

Ankesa për mungesë punëtorësh

në kufi/vendkalime kufitare,

mirëpo nuk duket se është bërë

ndonjë vlerësim

Trajnime të specializuara në

fushat e zbatimit të ligjit

mund të nevojiten

Kontrolli i automjeteve dhe

mallrave bazohet në analizën e

rrezikut të nxjerrë nga sistemi i

menaxhimit të rrezikut tregtar

(TIMS), i cili e ka një modul të

rrezikut

Plani i trajnimit nuk është shumë

i gjerë në fushat më të

specializuara të zbatimit të ligjit

dhe parandalimit (të krimit të

organizuar)

Menaxhimi dhe trajnimi i

resurseve njerëzore si duket

nuk është në pajtim me

projektin e doganave të BE-

Strategjia qeveritare për

menaxhimin e integruar të

kufijve është aprovuar; doganat e

Kosovës kanë dhënë kontribut në

përgatitjen e saj

Pajisjet në kufi/vendkalime

kufitare janë mjaft të ndryshme,

dhe në disa raste nuk janë në

nivel të kënaqshëm

Infrastruktura dhe pajisjet do

të duhet të përmirësohen në

disa lokacione sipas

strategjisë së menaxhimit të

integruar të kufijve

Kontrolli i automjeteve dhe

mallrave bazohet në analizën e

rrezikut të nxjerrë nga TIMS, i

cili e ka një modul të rrezikut

TIMS nuk është i pajisur për të

dhënë informata për krimet

serioze, dhe nuk ka bazë

specifike të të dhënave për

nevojat specifike për informata

Strategjia e menaxhimit të

integruar të kufijve e

aprovuar kohët e fundit hap

prospektin për më shumë

bashkëpunim me policinë

kufitare, duke përfshirë edhe

atë në pikat

kufitare/vendkalimet kufitare

Planet e punës ekzistojnë për çdo

drejtorat dhe formojnë bazën e

raportimit të brendshëm

Nëse planet e punës duhet të

aprovohen zyrtarisht nga Ministri

i ekonomisë dhe financave, ka

rrezik të ndërhyrjes politike Burimi: EULEX (2009).

Shënim: Kjo tabelë nuk i përfshin të gjitha pikat e renditura në raport

3.32 Përveç punëve doganore, edhe procedurat jo-doganore duket se e ngadalësojnë kalimin

e kufirit dhe e rrisin koston e tij. Për shembull, standardet sanitare dhe fitosanitare (SSF) janë sfidë

dhe mundësi për Kosovën. Nga njëra anë eksportet në Bashkimin Evropian mund të rriten si rezultat i

infrastrukturës së SSF-së. Nga ana tjetër, me heqjen e barrierave tarifore, SSF-të gjithnjë e më shumë

përdoren në shtetet e CEFTA-s si mënyrë për të mbrojtur prodhuesit vendorë, një fakt që ka pasoja

serioze për Kosovën, duke qenë se një e treta e eksporteve të saj si dhe një e katërta e importeve në

rajonin CEFTA janë mallra bujqësore, më së shumti në rajonin e CEFTA-s (Handjiski dhe të tjerët

2010).

3.33 Agjencia veterinare dhe e ushqimit e Kosovës (AVUK) nuk punon me orar 24 orësh në

pikat e vendkalimeve kufitare. Momentalisht kjo agjenci punon nga ora 8 në mëngjes deri në 8 në

mbrëmje në kufi. Shpesh ka vetëm një përfaqësues në çdo pikë vendkalimi kufitar. Për shkak se

Page 70: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

56

certifikatat shëndetësore të shteteve fqinje nuk njihen dhe bëhen kontrolle rutinore të mostrave të 100

përqind të ushqimit dhe kafshëve të gjalla, një përfaqësues shpesh nuk është i mjaftueshëm, gjë që e

zgjat kohën e pritjes deri në dy deri tri orë. Ka vonesa edhe më të mëdha në rastet kur mallrat nuk

doganohen gjatë orarit të zakonshëm të punës. AVUK-u nuk punon të shtunave dhe të dielave, që e

rrit kohën e pritjes në kufi.40

AVUK-u duhet të marrë në konsiderim punën të shtunave dhe të dielave

që të ketë të njëjtin orar si dogana e Kosovës. Kjo masë bashkë me rritjen e pranimit të certifikatave

të lëshuara nga shtetet fqinje – veçanërisht në vendkalimet kufitare më të frekuentuara – do të

zvogëlonte dukshëm kohën e kalimit të kufirit.

3.34 Në fund, lëvizja e mallrave përmes kufijve mund të lehtësohet duke përdorur

menaxhimin e integruar të kufijve (MIK). Momentalisht, agjencitë e kufijve rrallë i koordinojnë

aktivitetet e tyre, pjesërisht për shkak të kufizimeve fizike të infrastrukturës joadekuate të kalimit të

kufirit. Në një nga vendkalimet kufitare të përmirësuara kohët e fundit policia dhe dogana janë të

vendosura në një vend dhe i kontrollojnë dokumentet e nevojshme të vozitësve dhe mallin e tyre në

import vetëm një herë. Mirëpo në shumicën e vendkalimeve tjera kufitare, pika doganore është disa

qindra metra deri në disa kilometra larg nga vendkalimi kufitar. Kjo e ngadalëson doganimin dhe

kalimin nëpër kufi duke shtuar edhe një hap të kontrollit të dokumenteve në proces, dhe madje çon në

pritje më të gjatë për transferim të dokumenteve nga kufiri deri në pikë doganore. Momentalisht,

procedurat e kufirit nuk kryhen në një vend, madje edhe nëse kontrollet nga agjencitë e ndryshme

kufitare kryhen njëkohësisht rreshti i pritjes është i ndryshëm dhe inspektimi fitosanitar fillon vetëm

pasi të kryhet procedura doganore.

40

Përvec kësaj, është raportuar që për të thirrur përfaqësuesin fitosanitar pas orarit duhet të paghen edhe €25.

Shumë transportues të intervistuar kanë raportuar që nuk lëshohet dëftesë për këtë pagesë prej €25.

Page 71: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

57

Kutia 10: Sistemi vetëm me një sportel

Sistemi vetëm me një sportel është skemë e lehtësimit të tregtisë që u mundëson tregtarëve ndërkombëtarë

të dorëzojnë dokumentet rregullative në një lokacion të vetëm ose një institucion të vetëm*. Këto

dokumente zakonisht janë deklaratat doganore, kërkesat për leje të eksportit/importit, dhe dokumente tjera

përkatëse si certifikatat e origjinës dhe faturat e tregtisë. Përparësia kryesore e një sporteli është të rritet

efikasiteti përmes kursimit të kohës dhe kostos për lëvizjen e ngarkesave nëpërmjet kufijve. Në një

ambient tradicional, para atij me vetëm një sportel, tregtarët zakonisht duhet të shkojnë në disa agjenci

qeveritare në shumë lokacione për të marrë dokumentet, lejet dhe aprovimin për të kryer procesin e tyre të

importit apo eksportit.

Në kushte praktike, një ofrues i shërbimeve përmes një sporteli ofron një hyrje, qoftë fizike qoftë

elektronike për dorëzimin dhe përpunimin e të gjitha të dhënave dhe dokumenteve lidhur me

lëshimin dhe doganimin e një transaksioni ndërkombëtar. Këtë e menaxhon një agjenci, e cila i

informon agjencitë tjera përkatëse. Në rastin e Kosovës, fillimi i një strategjie për MIK është hap

pozitiv në drejtimin e duhur dhe mund të pasohet në fazën e dytë me një sistem me vetëm një sportel.

Për shembull administrata doganore e Maqedonisë ka vendosur në nëntor 2008 një dritare të vetme

elektronike për lehtësim të tregtisë. Sistemi i ri thjeshton procesin e eksportimit, importimit dhe

transitit të mallrave, dhe është hap i parë përpara drejt arritjes së një sistemi tregtar plotësisht pa letra

(Handjinski dhe të tjerët 2010).

*Më shumë të dhëna në Rekomandimet dhe Udhëzimet e UNECE‘s për vendosjen e një sistemi me një sportel

në : http://www.unece.org/cefact/recommendations/rec33/rec33_ecetrd352_e.pdf

3.35 Kosova ka 13 pika zyrtare të vendkalimit kufitar (PVK) dhe 2 pika të përkohshme të

kalimit. Nga 13 PVK-të zyrtare, 10 janë për trafik rrugor dhe pjesa tjetër për hekurudha. Pjesët

ndërmjet PVK-ve zyrtare, të ashtuquajturat ―kufij të gjelbër‖ momentalisht janë përgjegjësi e KFOR-

it të udhëhequr nga NATO, edhepse parashihet që këto përgjegjësi do të barten te policia kufitare e

Kosovës në të ardhmen. Sa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve në PVK-të rrugore, kushtet më të

këqija për punë janë në Glloboqicë (në kufi me IRJ të Maqedonisë), Muçibabë, dhe Mutivodë—të

dyja këto pika në kufi me Serbinë – ku zyrtarët doganorë përdorin kontejnerë si objekte, ndërsa siç

është përmendur më herët, ka prani të doganave në vetëm një PVK hekurudhore, në Han të Elezit. Në

strategji ceket që shumica e PVK-ve nuk kanë objekte, pajisje dhe hapësirën adekuate për të punuar

dhe prandaj nuk janë në pajtim me kërkesat e BE-së.

E. SHËRBIMET E TRANSPORTIT DHE FUNKSIONIMI I ZINGJIRIT TË FURNIZIMIT

3.36 Industria e transportit rrugor nuk është e organizuar mirë dhe standardet nuk

mbahen gjithmonë. Licencimi i të gjitha automjeteve komerciale në Kosovë bëhet nga

Departamenti i transportit në MTT.41

Momentalisht nuk ka shoqatë aktive të kamionëve për të

përfaqësuar interesat e industrisë së transportit rrugor. Vlerësohet të ketë rreth 90 kompani të

41

Kjo pjesë për automjetet për mallra të rënda bazohet në zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë

(2008–9).

Page 72: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

58

licencuara të transportit të mallit, prej të cilave 66 janë operatorë ―në vetvete‖, ndërsa automjetet

që operojnë në trafikun ndërkombëtar dhe dorëzojnë mallra në Kosovë kryesisht janë me bazë në

shtetet fqinje, edhepse një numër i tyre janë ndërmarrje të përbashkëta me kompani vendore. Për

dallim nga Bashkimi Evropian, nuk ka kufizime efektive për qasjen në këtë profesion dhe

automjetet mund të blihen në tregun e hapur me kontroll minimal nga MTT-ja. Ndër

rekomandimet kryesore për të forcuar këtë sektor janë këto:

Përmirësimi i regjistrimit të licencave

Të kërkohet që operatorët që punojnë vetë të bëjnë një kontroll të standardeve të punës

Të inkurajohet industria për të themeluar një organ që përfaqëson industrinë e transportit

rrugor

Të sigurohet që inspektimi i automjeteve të kryhet në pajtim me ligjin dhe të vendosen

kontrolle të rregullta rutinore pranë rrugës për të gjitha automjetet.

3.37 Kosova nuk lëshon licenca për trafikun transportues ndërkombëtar rrugor (licenca

CEMT), dhe as nuk ka nënshkruar Konventën TIR as konventën e lejeve ATA. Në rastin e

licencave CEMT, fakti që Kosova nuk është anëtare e OKB-së do të thotë që nuk mund të jetë

anëtare e forumit ndërkombëtar të transportimit (ITF). Pasi që CEMT është valid vetëm për

aktivitetet ndërmjet dy shteteve anëtare, Kosova as nuk lëshon dhe as nuk pranon licencat

CEMT.

3.38 Mungesa e lejeve TIR dhe ATA krijon vështirësi për tregtarët dhe transportuesit.

Transportuesit kanë vështirësi, veçanërisht kur udhëtojnë në shtetet që nuk janë të BE-së.

Për shembull, kur transportohet diçka nga Kosova në Turqi, ata janë të detyruar të presin në

radhë të gjata në disa kufij ndërkombëtare dhe të kenë sasi të konsiderueshme të parave të

gatshme për të mbuluar garancitë e kërkuara për të drejtën e transitit. Mungesa e implementimit

të lejeve ATA krijon komplikime kur mallrat importohen përkohësisht në Kosovë. Themelimi i

shoqatës TIR për të mundësuar që malli që bartet përmes TIR të doganohet në Kosovë do të ishte

e rekomandueshme, por së pari oda ndërkombëtare ekonomike, bashkimi ndërkombëtar i rrugëve

dhe shoqata ndërkombëtare e transportuesve (FIATA) duhet ta pranojnë Kosovën si anëtare.

3.39 Një çështje tjetër me të cilën përballet sektori i transportit rrugor është kostoja (në

kohë dhe para) për të marrë vizat e BE-së. Mund të marrë ndërmjet dy deri tri javë që të

merret viza, e cila fillimisht lëshohet vetëm për 15 ditë, edhepse kërkesat tjera mund të çojnë në

vazhdim të vizës për një periudhë prej deri në një vit. Më 19 dhjetor 2009, qytetarët e IRJ të

Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë fituan mundësinë për të udhëtuar pa viza në shtetet

Schengen (që përfshin shumicën e shteteve të BE-së si dhe Zvicrën dhe Norvegjinë). Vizat

eventualisht do të hiqen edhe për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën por afati

kohor nuk është ende i qartë. Kjo situatë i vendos vozitësit e kamionëve të Kosovës në pozitë

disavantazhi në krahasim me tre nga katër fqinjët e tyre.

3.40 Që të vlerësohet zingjiri i furnizimit, janë zgjedhur tri firma si studim rasti. Qëllimi

i analizës ishte të llogaritet sasia e kostos kryesore dhe elementet e kohës dhe të identifikohen

pengesat kryesore në procese. Tri firmat e zgjedhura (shih aneksin 4) janë:

Një transportues malli që importon mallra bujqësore në Prishtinë përmes portit të

Barit

Page 73: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

59

Një kompani patatesh dhe e përpunimit të patates, që eksporton si patate ashtu edhe

çipsa patatesh në shtetet e BE-së dhe CEFTA-s

Një eksportues i verës, që eksporton rreth 40 përqind të produktit në Gjermani.

3.41 Hapat proceduralë të kalimit të kufijve janë të ngjashëm për të tre prodhuesit. Që

të tre prodhuesit i doganojnë mallrat në pikën doganore që është më afër objektit të tyre të

prodhimit. Në të trija rastet, koha e kaluar në vendkalimin kufitar ka qenë ndërmjet 4 dhe 6 orë,

me 16 deri 24 orë tjera për të marrë dokumentacionin e nevojshëm me përjashtim të vizës së

vozitësit që mund të marrë rreth dy deri në tri javë. Kjo është dukshëm më pak se shifra prej 17

ditë për të eksportuar dhe 16 ditë për të importuar sipas raportit Si të bësh biznes 2010 (Banka

Botërore 2010a), por për eksportuesit i përgjigjet rezultateve të AABN-s137, të cilat tregojnë që

kërkohet një ditë që të doganohet eksporti në Kosovë. Dallimi i madh ndërmjet raportit Si të

bësh biznes 2010 dhe studimeve të rastit pasqyron faktin që studimet e rastit patën firma

relativisht të mëdha. Megjithë këtë, ka variacion të konsiderueshëm ndërmjet firmave të

intervistuara lidhur me kohën që nevojitet për të kaluar kufirin e Kosovës, sipas eksportuesit të

verës, mesatarisht kërkohen 5 orë, por kjo mund të ndryshojë nga ndërmjet 5 deri 18 orë.

Variacioni i madh në kohën e kalimit të kufirit është çështje e rëndësishme sepse

parashikueshmëria dhe besueshmëria e zingjirit të furnizimit është gjithnjë e më e rëndësishme

në një botë kur produkti kërkohet në kohën e duhur. Tarifat zbatohen për çdo ngarkesë të

importuar dhe të eksportuar, me përjashtim të pagesave për inspektime të ndryshme që

vlerësohen varësisht nga natyra e mallit që transportohet, për shembull inspektimi veterinar për

produktet bujqësore. Pesha e ngarkesës dhe thellësia e inspektimit dhe analizave përkatëse e

përcaktojnë koston.

3.42 Transporti paraqet pjesën më të madhe të kostos së përgjithshme të logjistikës. Distanca ekonomike nga tregu, ose kostoja e përgjithshme logjistike mund të përkufizohet si

shuma e tërë kohës dhe shpenzimeve për të bartur një mall deri në treg (Banka Botërore 2004c).

Në rastin e importuesit të mallrave bujqësore, kostoja totale e transportit nga port i Barit në

Prishtinë është rreth €1,200 deri €1,300 për një kamion prej 40 tonësh, përveç edhe €200 deri

€300 tjera për tarifat e portit për kontejner, dhe kjo shumë e bën të duket e vogël kostoja e

lidhur me doganim. Ndërkohë për eksportuesin e verës, koha dhe kostoja monetare e marrjes së

dokumentacionit të doganave dhe doganimi janë dukshëm nën koston e transportit deri në

Gjermani: për një kamion plot me verë, kostoja e dokumentacionit dhe kostoja e doganimit janë

nën €250, ndërsa kostoja e transportit është mbi €3,000. Në rastin e importuesit të mallrave

bujqësore dhe atë të eksportuesit të verës, statusi i Kosovës ka çuar në diversion të rrugës së

transportit të ngarkesës për ta evituar Serbinë, dhe kjo shton kosto të konsiderueshme të

transportit sa i përket kostos dhe kohës. Për eksportuesin e verës, kjo do të thotë që kostoja e

transportit është edhe 15 deri në 23 përqind të vlerës së ngarkesës për verën e cilësisë së mesme.

Prodhuesi eksporton rreth 90 përqind të produkteve të veta, por duhet të paguajë TVSH dhe

detyrim doganor në të gjitha importet, kryesisht shishet dhe tapat, ndërsa rimbursimi kërkon

shumë kohë sepse duhet të merret kopja e deklaratës së importit të blerësit si dëshmi e eksportit.

Gjithashtu eksportuesi i verës përballet me vonesë të marrjes së rimbursimit të TVSH-së.

Page 74: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

60

F. REKOMANDIMET KRYESORE

3.43 Nevojiten përpjekje të konsiderueshme që të forcohet eksporti i Kosovës. Kosova ka

bazë shumë të vogël të eksportit—10 herë më pak se importet – dhe eksportet janë shumë të

përqëndruara. Si në tregun regjional ashtu edhe në tregun e BE-së, Kosova është duke

konkurruar me shtetet tjera të EJL-së të cilat jo vetëm që kanë sektor më të fuqishëm të

eksportit, por edhe klimë më të mirë të përgjithshme të investimeve, një element kryesor për

tërheqjen e IHD-ve të orientuara kah eksporti. Për më tepër, autoritetet nuk mund të

shfrytëzojnë politikën e shkëmbimit të valutës për t‘i vendosur eksportet e Kosovës në pozitë

më të mirë në konkurrencë. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që Kosova të zbatojë masa të

lehtësimit të tregtisë dhe në planin afatmesëm të përmirësojë infrastrukturën e saj rrugore.

3.44 Përmirësimi i pozitës së eksporteve të Kosovës në konkurrencë do të kërkojë

investime në infrastrukturë, përmirësime të legjislacionit dhe forcim të kapacitetit

institucional duke përfshirë:

Investimin në infrastrukturën e transportit:

Investimet në rrjetin e transportit për t‘u përballur me kërkesat në

rritje.42

(masë afatgjatë)

Vendosja e një kornize të qëndrueshme të financimit për të vlerësuar

mundësinë e realizimit financiar të nevojave të konsiderueshme për

transport dhe përcaktimi i prioritetit të tyre. (masë afatshkurtër)

Përmirësimi i kornizës ligjore dhe rregullative për të arritur

pajtueshmëri me acquis të transportit në BE (masa afatshkurtra dhe

afatgjata).

Sigurimi i mirëmbajtjes adekuate për të ruajtur vlerën e infrastrukturës së

transportit në shtet dhe për të evituar detyrimet kontingjente në të ardhmen për shkak të

shtyrjes së veprimeve.

Rritja e efektivitetit të procedurave dhe veprimeve të doganës. Në aneksin 5 ofrohet

lista e rekomandimeve të detajuara për politika të grupuara në masa afatshkurtra dhe

afatgjata varësisht nga koha dhe përpjekjet e nevojshme për të implementuar

rekomandimet. Fokusi i menjëhershëm duhet të jetë te masat afatshkurtra që mund të

çojnë në përmirësime të menjëhershme të efikasitetit të kalimit të kufirit.

Përmirësimi i funksionimit të institucioneve tjera të kalimit kufitar (shih aneksin 5

me listën e masave afatshkurtra dhe afatmesme të politikave)

42

The forthcoming public expenditure revieë of the Ëorld Bank ëill revieë these important expenditure choices in

the transport sector to come up ëith concrete and detailed recommendations on the choice and phasing of transport

investments over the medium to long term.

Page 75: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

61

Zhvillimi i ―infrastrukturës së cilësisë‖ (standardizimi, akreditimi dhe metrologjia)

për të siguruar që produkti mund të plotësojë kërkesat e standardeve ndërkombëtare

dhe të BE-së.

Page 76: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

62

4. PËRMIRËSIMI I REZULTATEVE TË TREGUT TË PUNËS NË

KOSOVË

A. HYRJE

4.1 Megjithë zhvillimin e shpejtë ekonomik pas konfliktit, Kosova në mënyrë të

përsëritur shfaq normë të lartë të papunësisë, më të lartën në rajon. Edhepse të gjitha

grupet e popullsisë së moshës për punë shfaqin indikatorë të dobët të punësimit, rezultatet e

rinisë dhe grave janë veçanërisht akute. Pjesa më e madhe e kapitalit pasiv njerëzor në Kosovë

është resurs i papërdorur ekonomik, ndërsa njëkohësisht i dënon shumë njerëz që të jetojnë në

varfëri. Në këtë kapitull shqyrtohen sfidat në tregun e punës në Kosovë duke filluar me një

analizë të detajuar të tregut të punës në Kosovë dhe identifikimin e faktorëve kryesorë prapa

rezultateve të dobëta të tregut të punës. Mandej janë prezantuar mundësitë dhe rekomandimet

për politika për të kontribuar drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

B. REZULTATE ZHGËNJYESE TË TREGUT TË PUNËS

4.2 Ndërmjet viteve 2003 dhe 2008, megjithë zhvillimin e shpejtë ekonomik norma e të

punësuarve ka mbetur stabile dhe e ulët, me rreth 25 përqind që është më e ulëta në

Evropë. Vetëm 24 përqind të popullatës së moshës së punësimit kanë qenë të punësuar në vitin

2008 (shih tabelën 14), që është dukshëm më pak sesa mesatarja e shteteve të BE-27 shtete (66

përqind) dhe larg nga caku i Lisbonës prej 70 përqind për shtetet e BE. Norma e pjesëmarrjes në

fuqinë punëtorë madje ka rënë gjatë viteve 2003–08, nga 53 përqind në rreth 43 përqind. Norma

e papunësisë me 48 përqind në vitin 2008, është deri më tash më e larta në rajon. Këto shifra

duken jashtëzakonisht të larta dhe pjesërisht mund të shpjegohen me nivelin e lartë të

ekonomisë joformale. Sidoqoftë papunësia e lartë është pjesë e trashëgimisë së Kosovës dhe

madje edhe në kulmin e industrializimit të saj në vitet 1980 norma e të punësuarve ka qenë rreth

30 përqind.

4.3 Për shkak se efektet negative të krizës globale financiare në ekonominë e Kosovës

kanë qenë të vogla, ndikimi në tregun e punës gjithashtu ka qenë i tillë që mund të lihet

anash. Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të zhvillohet në vitin 2008 dhe 2009, prandaj tregjet e

punës nuk janë prekur shumë nga kriza. Përderisa për 27 ekonomitë në tranzicion të Evropës

dhe Azisë Qendrore (EAQ) për të cilat janë në dispozicion të dhënat ndërmjet qershorit 2008

dhe qershorit 2009, papunësia e regjistruar është rritur me rreth 34 përqind, Kosova përjetoi

vetëm një rritje prej 1 përqind të regjistruar të papunësisë.

Page 77: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

63

Tabela 14: Struktura e popullsisë, Normat e numrit të të punësuarve dhe pjesëmarrjes në fuqi

punëtore (2008)

Punësimi dhe trendet e papunësisë (2003-2008)

Përqindja e Përqindja e Përqindja e pjesëmarrjes

Të punësuarve (%) Të papunëve (%) Në fuqinë punëtore (%)

2003 25 52 53 2004 29 40 47 2005 29 42 49 2006 29 45 52 2007 27 44 43 2008 24 48 43

Burimi: Anketa e fuqisë punëtore (AFP) 2003–8.

Definicionet: Përqindja e të punësuarve është përqindja e popullsisë së moshës së punës (mosha 15 deri 64 vjeç) që

janë tash të punësuar. Përqindja e të papunëve është raporti i të papunëve ndaj fuqisë totale punëtore (të punësuar

dhe të papunë). Përqindja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është pjesa e fuqisë punëtore në popullsinë totale të

moshës së punësimit.

Shënim: Metodologjia e AFP-së ka ndryshuar në vitin 2006 dhe 2008 që ka shkaktuar disa variacione të

përqindjeve.

4.4 Një përqindje shumë e lartë e popullsisë së moshës së punësimit është pa punë dhe

jashtë shkollës, dhe shumica e të papunëve as nuk janë duke kërkuar punë (pasivë). Në

vitin 2008, 63 përqind të popullsisë së moshës së punësimit ishin pa punë dhe jashtë

shkollës/aftësimeve (përqindja e të papunëve) (Tabela 185). Një analizë e afërt e llojeve të

papunësisë (ata që kërkojnë punë – të papunët, dhe ata që nuk kërkojnë punë dhe nuk janë në

shkollë – pasivët) tregon që dy të tretat e të papunëve as nuk janë duke kërkuar punë. Rreth 43

përqind e popullsisë së moshës së punës është pasive, dhe 40 përqind të tyre do të dëshironin të

punojnë (punëtorë të diskurajuar).

Tabela 15: Ndarja e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar (2008)

Paneli A (total, sipas gjinisë dhe zonës) Total Meshkuj Femra Urbane Rurale

Përqindja e të papunëve 63 51 76 55 68

Përqindja e pasivëve 43 26 61 35 47

Përqindja e papunësisë 48 43 60 41 53

Përqindja e të punësuarve 24 38 11 31 20

Përqindja e pjesëmarrjes në fuqi punëtore 43 59 25 50 38

Kategoria Në përqindje

Popullsia 100

Popullsia e moshës së punësimit (15-64) 64

Fuqia punëtore (e punësuar ose duke kërkuar punë) 28

Të punësuar 15

Të papunë 13

Pasivë (popullsi e moshës së punës që nuk kërkon punë dhe nuk është në shkollë) 28

Të papunë (Pasivët plus ata që kërkojnë punë) 40

Page 78: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

64

Paneli B (sipas grupmoshës) 15–24 25–34 35–54 55–64

Përqindja e të papunëve 45 72 68 75

Përqindja e pasivëve 25 45 49 66

Përqindja e papunësisë 74 52 37 27

Përqindja e të punësuarve 8 29 35 26

Përqindja e pjesëmarrjes në fuqi punëtore 27 52 51 34

Paneli C (sipas nivelit arsimor) MesmP Mes.Profes Mes.Lart Lartë

Përqindja e të papunëve 70 53 50 21

Përqindja e pasivëve 53 22 21 7

Përqindja e papunësisë 65 44 47 16

Përqindja e të punësuarve 9 39 33 76

Përqindja e pjesëmarrjes në fuqi punëtore 25 70 63 93

Burimi: AFP (2008)

Shënim: MesmP = arsim i mesëm i ulët ose më pak; Mes.Profes= arsimi profesional; Mes.Lart = arsimi i mesëm i

lartë; dhe Lartë = diplomë universiteti/kolegji ose më lart.

4.5 Përderisa të gjitha grupet kanë vështirësi të gjejnë punë, njerëzit që jetojnë në

zonat rurale, rinia, ata me nivel të ulët të arsimimit, dhe veçanërisht femrat kanë

problemet më të mëdha. Vetëm 11 përqind të femrave të moshës së punësimit janë të

punësuara, që është dukshëm më pak sesa meshkujt dhe deri më tash përqindja më e ulët në

rajon, dhe shumë larg nga caku i Lisbonës për punësim të femrave (60 përqind). Shumica e

femrave të moshës së punës nuk janë duke punuar, nuk janë duke kërkuar punë dhe nuk janë në

shkollë (61 përqind), por një proporcion i madh i këtyre femrave (44 përqind) duket se dëshiron

të punojë43

. Ka disa arsye për dallimin e madh në gjini sa i përket punësimit: arritje më të ulëta

arsimore nga femrat, fleksibiliteti i pamjaftueshëm i legjislacionit të punës, dhe normat

kulturore janë faktorët më të rëndësishëm (Aneksi 6 jep një përshkrim të detajuar të rolit të

normës sociale dhe kulturore në përcaktimin e pjesëmarrjes së femrave në fuqi punëtore).

4.6 Norma e lartë e papunësisë te femrat tregon një burim të pashfrytëzuar të fuqisë

potenciale ekonomike. Femrat përfshijnë 49 përqind të popullsisë dhe 48 përqind të popullsisë

së moshës së punësimit. Dëshmitë nga shtetet tjera tregojnë që rritja e numrit të femrave të

punësuara mund të zvogëlojë varfërinë, shtyjë zhvillimin ekonomik, dhe të çojë në përmirësime

të indikatorëve socialë siç janë shëndetësia dhe arsimi i fëmijëve. Barazia më e madhe

ekonomike ndërmjet femrave dhe meshkujve lidhet me zvogëlimin e varfërisë, PVB më të lartë

dhe qeverisje më të mirë (Banka Botërore 2001; Klasen 1999). Dëshmitë nga Lindja e Mesme

dhe Afrika Veriore tregojnë që nëse rritet pjesëmarrja e femrave në tregun e punës në nivelin e

paraparë me moshën e femrave dhe strukturën arsimore, të ardhurat familjare do të rriteshin me

25 përqind (Banka Botërore 2001, 2003). Në Turqi, arritja e cakut të pjesëmarrjes së femrave në

fuqinë punëtore e planit të 9të të zhvillimit (nga 23 përqind e tashme në 29 përqind) vlerësohet

se do të zvogëlojë varfërinë për deri në 15 përqind (8 përqind) nëse të punësuarit e rinj hyjnë në

punë me orar të plotë (të shkurtuar) (Banka Botërore 2009d). Përveç të ardhurave ekstra që i

sjell familjes, punësimi i femrave zvogëlon varësinë e tyre nga familjet, dhe rrit fuqinë

vendimmarrëse të tyre brenda familjes.

43

The portion of idle men ëilling to ëork is only 32 percent.

Page 79: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

65

4.7 Norma e papunësisë së të rinjve, me 74 përqind (84 përqind te ata të moshës 15–19

vjeçare dhe 71 përqind te ata të moshës 20–24 vjeçare), është më e larta ndër çdo grup në

popullsinë e moshës së punësimit. Veçanërisht është për brengosje që përveç papunësisë së

lartë, një e katërta e popullsisë së re (15-24) është dorëzuar dhe nuk kërkon punë (as nuk është

në shkollë). Papunësia dhe pasiviteti janë të lidhura me arsimin, me njerëzit që kanë përgatitje

arsimore të ulët ose të mesme që shfaqin rezultate shumë të dobëta të punësimit. Njëkohësisht

niveli i arsimit lidhet shumë me fitimin e vendeve të punës sepse duket që vetëm ata me arsim

universitar kanë sukses relativ në tregun e punës (të diplomuarit nga universiteti përfaqësojnë

tetë përqind të popullsisë së moshës së punësimit).

4.8 Një nga karakteristikat unike të Kosovës është demografia e saj: e ka popullsinë

më të re në Evropë. Sipas vlerësimeve të anketës së fuqisë punëtore (AFP), 15 deri 24 vjeçarët

përbëjnë rreth 29 përqind të popullsisë së moshës së punësimit dhe 20 përqind të popullsisë së

përgjithshme (mesatarja në Evropë është 14 përqind). Pritet që përafërsisht 200,000 të rinj do të

arrijnë moshën e punës në pesë vitet e ardhme, ndërsa numri i njerëzve që arrijnë moshën e

pensionimit do të jetë përafërsisht 60,000. Dëshmitë ndërkombëtare tregojnë që periudhat e

gjata të pasivitetit te rinia kanë kosto afatgjatë (Banka Botërore 2006b). Dhe dëshmitë nga

shtetet tjera tregojnë që papunësia e rinisë ka tendencë të lidhet me rritjen e krimit dhe

jostabilitetit social.

4.9 Papunësia është kryesisht fenomen strukturor, sepse më se gjysma e të papunëve

kanë kërkuar punë për më shumë se katër vite. Rreth 63 përqind të të papunëve kanë kërkuar

punë për më shumë se dy vite (papunësia afatgjatë), dhe 53 përqind kanë kërkuar për më shumë

se katër vite (Tabela 19). Pjesa e të papunëve afatgjatë rritet shpejt me moshën (79 përqind te

mosha 55–64 vjeçare) dhe zvogëlohet me rritjen e nivelit të arsimit (60 përqind te ata me arsim

të ulët të mesëm ose më pak).

Tabela 16: Fenomeni strukturor i papunësisë (përqindja) (2008)

Paneli A (total, sipas gjinisë dhe zonës ) Total Meshkuj Femra Urbane Rurale

Më pak se 1 muaj 2 2 2 2 2

Ndërmjet 1 dhe 5 muaj 10 10 9 11 9

Ndërmjet 6 dhe 11 muaj 9 7 11 10 8

Ndërmjet 12 dhe 23 muaj 17 15 19 18 16

Ndërmjet 24 dhe 47 muaj 10 10 11 10 11

Katër vite e më shumë 53 55 48 50 55

Paneli B (sipas grupmoshës) 15–24 25–34 35–54 55–64

Më pak se 1 muaj 2 3 1 1

Ndërmjet 1 dhe 5 muaj 18 8 6 5

Ndërmjet 6 dhe 11 muaj 17 6 5 4

Ndërmjet 12 dhe 23 muaj 28 14 12 6

Ndërmjet 24 dhe 47 muaj 17 10 7 5

Katër vite e më shumë 19 59 69 79

Paneli C (sipas nivelit arsimor) MesmP Mes.Profes Mes.Lart Lartë

Më pak se 1 muaj 2 2 1 4

Ndërmjet 1 dhe 5 muaj 7 9 12 20

Page 80: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

66

Ndërmjet 6 dhe 11 muaj 7 9 9 15

Ndërmjet 12 dhe 23 muaj 15 16 18 20

Ndërmjet 24 dhe 47 muaj 9 11 12 11

Katër vite e më shumë 60 53 47 29

Burimi: AFP (2008)

Shënim: MesmP = arsim i mesëm i ulët ose më pak; Mes.Profes= arsimi profesional; Mes.Lart = arsimi i mesëm i

lartë; dhe Lartë = diplomë universiteti/kolegji ose më lart.

4.10 Rreth 90 përqind të atyre që nuk janë duke punuar nuk kanë punuar asnjëherë më

parë, dhe madje edhe ata që kanë punuar më parë, 98 përqind nuk kanë punuar për dy

ose më shumë vite (Tabela 20). Vetëm 5 përqind të femrave kanë pasur pak përvojë pune, dhe

98 përqind të atyre e kanë pasur atë përvojë dy ose më shumë vite më parë. Përqindja e atyre pa

përvojë pune gjithashtu është veçanërisht e lartë te njerëzit me arsim të ulët të mesëm ose më

pak (95 përqind). Interesante është që përqindja e njerëzve me arsim të mesëm të lartë që nuk

kanë përvojë është gjithashtu dukshëm më e lartë sesa e atyre me arsim profesional.

Tabela 17: Përvoja paraprake e punës e të papunëve (përqindjet) (2008)

Paneli A (total, sipas gjinisë dhe

zonës ) Total Meshkuj Femra Urbane Rurale

Nuk kanë punuar kurrë 10 17 5 14 8

Nuk kanë punuar për më pak se 1 vit 1 2 1 1 1 Nuk kanë punuar për ndërmjet 1 dhe 2

vitesh 1 1 1 1 1 Nuk kanë punuar për 2 vite a më

shumë 98 97 98 97 98

Paneli B (sipas grupmoshës) 15–24 25–34 35–54 55–64

Nuk kanë punuar kurrë 1 6 16 27

Nuk kanë punuar për më pak se 1 vit 1 1 1 1 Nuk kanë punuar për ndërmjet 1 dhe 2

vitesh 0 1 1 2 Nuk kanë punuar për 2 vite a më

shumë 99 98 97 96

Paneli C (sipas nivelit arsimor ) MesmP Mes.Profes Mes.Lart Lartë

Nuk kanë punuar kurrë 5 21 12 36

Nuk kanë punuar për më pak se 1 vit 1 2 2 6 Nuk kanë punuar për ndërmjet 1 dhe 2

vitesh 0 2 1 7 Nuk kanë punuar për 2 vite a më

shumë 99 95 97 87

Burimi: AFP (2008)

Shënim: MesmP = arsim i mesëm i ulët ose më pak; Mes.Profes= arsimi profesional; Mes.Lart = arsimi i mesëm i

lartë; dhe Lartë = diplomë universiteti/kolegji ose më lart.

4.11 Rinia në Kosovë ka tranzicion të gjatë nga shkolla në punë. Duhen rreth 10 vite që

meshkujt e rinj të kalojnë nga shkolla në punë, e matur me kohën që nevojitet për (së paku) 50

përqind të popullsisë që të kalojnë nga regjistrimi në shkollë deri në kohën kur punësohen

(Banka Botërore 2008f). Në Maqedoni, një shtet që gjithashtu ka sfida të rëndësishme në tregun

Page 81: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

67

e punës, duhen katër deri në pesë vite që meshkujt e rinj të kalojnë nga shkolla në punë. Dhe në

shtetet e zhvilluara, nevojitet mesatarisht 1.4 vjet që të rinjtë të gjejnë punë stabile.

4.12 Shumica e punëtorëve kanë punë të përkohshme, shumë pa kontratë pune dhe

proporcioni i punëtorëve të papaguar familjarë nuk është i pavërejtshëm, duke bërë

kështu një pjesë mjaft të madhe të punëtorëve joformalë. Pas praktikave ndërkombëtare,

punëtori joformal përkufizohet si dikush që ka punë me produktivitet të ulët ose dikush që nuk

mbulohet me masat mbrojtëse të punës ose me sigurim social. Në praktikë, punëtorët me

produktivitet të ulët përkufizohen si punëtorë të vetëpunësuar pa punëtorë të tyre (duke mos

përfshirë profesionistët dhe punëtorët në profesionet që kërkojnë aftësi të larta), dhe punëtorët

familjarë që nuk paguhen. Punëtorët që nuk mbulohen me masa mbrojtëse të punës as me

sigurim social përkufizohen ata që punojnë pa kontratë pune.44

Të punësuarit përfshijnë pjesën

më të madhe të punëtorëve (67 përqind), veçanërisht në mesin e femrave (85 përqind), edhepse

9 përqind e punëtorëve janë punëtorë familjarë pa pagesë (12 përqind në zonat rurale). Shumica

e punëtorëve kanë punë të përkohshme (65 përqind), dhe shpërndarja është e njëjtë në grupet e

ndryshme, duke përfshirë edhe të diplomuarit nga universiteti të cilët kanë numër të madh të

punëve të përkohshme (tabela 18). Shumica e punëtorëve punojnë me kontratë, por proporcioni

i atyre që nuk punojnë me kontratë nuk është i parëndësishëm (13 përqind).45

Gjithashtu një

numër i madh i punëtorëve janë joformalë (31 përqind). Joformaliteti në fakt është më i ulët te

numri i paktë i femrave që shkojnë në punë dhe konsiderueshëm më i lartë te rinia (50 përqind)

dhe punëtorët me arsim të ulët të mesëm ose më pak (57 përqind). Të diplomuarit nga

universiteti shfaqin më së paku raste të joformalitetit (4 përqind).

Tabela 18: Punëtorët joformalë (përqindjet) (2008)

Paneli A (total, sipas gjinisë dhe

zonës) Total Meshkuj Femra Urbane Rurale

Punëtorët 67 63 85 73 62

Të përkohshëm 65 65 67 71 59

Pa kontratë 13 14 7 12 13

Të vetëpunësuar me punëtorë 9 10 3 10 7

Të vetëpunësuar pa punëtorë 15 18 6 12 19

Punëtorë familjarë që nuk paguhen 9 9 7 5 12

Joformalë 31 35 18 24 38

Paneli B (sipas grupmoshës) 15–24 25–34 35–54 55–64

Punëtorët 65 67 67 74

Të përkohshëm 70 67 64 62

Pa kontratë 31 16 9 5

Të vetëpunësuar me punëtorë 3 8 10 7

44

Ky është definicion shumë I kufizuar I joformalitetit te pnëtorët, sepse edhe njerëzit me kontrata nëp raktikë

mund të mos kenë përfiitimet dhe masat mbrojtëse për të cilat kanë të drejtë me ligj. AFP-ja e pyet individin edhe

nëse ai ose ajo ka beneficione të sigurisë në punën e tij ose saj, që është e paqartë sepse nuk pyet për beneficionet

specifike dhe disa beneficione mund t‘I japë vullnetarisht punëdhënësi sipas ligjit të punës . 45

Megjithatë, nëse I përkufizojmë më tutje punëtorët joformalë si që punojnë pa kontrata ose që nuk kanë

beneficione të sigurimit social, pjesa e punëtorëve joformalë rritet në 86 përqind dhe proporcioni total I punëtorëve

joformalë rritet në 80 përqind.

Page 82: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

68

Të vetëpunësuar pa punëtorë 12 15 17 13

Punëtorë familjarë që nuk paguhen 19 10 7 6

Joformalë 50 35 28 21

Paneli C (sipas nivelit arsimor) MesmP Mes.Profes Mes.Lart Lartë

Punëtorët 45 66 70 89

Të përkohshëm 71 62 60 74

Pa kontratë 26 16 10 2

Të vetëpunësuar me punëtorë 8 9 8 7

Të vetëpunësuar pa punëtorë 25 17 14 3

Punëtorë familjarë që nuk paguhen 21 7 8 1

Joformalë 57 33 27 4

Burimi: AFP (2008)

Shënim: MesmP = arsim i mesëm i ulët ose më pak; Mes.Profes= arsimi profesional; Mes.Lart = arsimi i mesëm i

lartë; dhe Lartë = diplomë universiteti/kolegji ose më lart.

4.13 Papunësia në Kosovë do të ishte edhe më e lartë sikur të mos ishte niveli i lartë i

migrimit . Për shkak të historisë së gjatë të mundësive joadekuate për punë, rinia e Kosovës ka

migruar vazhdimisht në Evropën Perëndimore. Niveli i lartë i migrimit ka qenë faktor i

rëndësishëm për të zbutur presionin e tregut të punës dhe përmes dërgimit të parave ka ofruar

një burim të të ardhurave për anëtarët e papunë të familjes që qëndrojnë në Kosovë. Në

kapitullin 5 do të analizohen më në detaje efektet e migrimit në nivelin e të punësuarve dhe të

varfëri, si dhe beneficionet e mundshme të promovimit të kthimit të migruesve.

C. ARSYET E NUMRIT TË VOGËL TË TË PUNËSUARVE

4.14 Shkaku më i rëndësishëm i papunësisë është kërkesa e ulët për punë, por edhe

kualifikimet e ulëta janë një pengesë për punësimin e individëve. Edhe po të ishte oferta e

kualifikimeve dhe fuqisë punëtore e duhur për nevojat e tregut shumë individë të moshës së

punësimit prapë nuk do të ishin në gjendje të gjejnë punë produktive për shkak të kërkesës së

ulët për punë. Njëkohësisht, megjithë numrin e madh të punëtorëve të papunë, disa firma e kanë

të vështirë të gjejnë punëtorë me kualifikimet e duhura.

4.15 Sektori privat në Kosovë është i cekët dhe i dobët; shumica e punëtorëve janë të

punësuar në mikro biznese, sektorët me vlerë të ulët dhe profesionet që kërkojnë

kualifikime të ulëta (Tabela 19). Sektorët më të rëndësishëm për punësim janë tregtia me

shumicë dhe pakicë, pas të cilës vjen sektori publik (arsimi dhe administrata publike). Sektorët

tjerë të rëndësishëm privatë siç është prodhimtaria, ndërtimi dhe bujqësia kanë produktivitet të

ulët. Rreth 50 përqind të punëtorëve raportojnë se punojnë në bizneset e vogla (ndërmjet 1 dhe

10 punëtorë). Shumica e punëtorëve (65 përqind) janë të punësuar në profesione që kërkojnë

kualifikime të ulëta.46

46

Sic janë punëtorët në zyrë, punëtorët e shërbimeve, punëtorët e kualifikuar në bujqësi dhe peshkatari, artizanatet,

operatorët dhe punëtorët e pakualifikuar.

Page 83: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

69

Tabela 19: Punësimi sipas sektorit dhe profesionit (2008)

Sektori Pjesëmarrja(%) Profesioni Pjesëmarrja(%)

Bujqësia, pylltaria dhe

peshkataria 8.0 Legjislatura, zyrtarë dhe

menaxherë 7.5

Minierat dhe guroret 1.6 Profesionistët 18.8 Prodhimtaria 8.7 Specialistët teknikë 8.6

Ndërtimtaria 8.6 Nëpunësit në zyra 6.1 Rryma, gazi, uji dhe

kanalizimi 5.2 Punëtorët në shërbime 22.4

Tregtia me pakicë dhe

shumicë 17.1 Punëtorët e kualifikuar në bujqësi

dhe peshkatari 6.8

Transporti 4.0 Artizanatet 12.6 Informimi dhe komunikimi 1.6 Operatorët 6.5 Restorantet dhe hotelet 4.5 Punëtorët pa kualifikim 10.7 Prona e patundshme dhe

shërbimet financiare 3.2

Administrata publike dhe

mbrojtja 9.7

Arsimi 13.6 Shëndetësia dhe puna sociale 6.5 Shërbimet tjera 7.8

Numri i punëtorëve në njësi

të punës Pjesëmarrja

(%)

1–10 48.4 11–19 20.2 20–49 12.1 50 ose më shumë 23.5 Nuk e di, por më shumë se 10 5.7

Burimi: AFP (2008).

4.16 Shumica e firmave janë të vogla dhe stagnuese, duke pasur si rezultat kërkesë të

ulët dhe stagnuese për punë. Bazuar në anketën e firmave të bërë nga Banka Botërore në vitin

2008, 65 përqind e firmave krijojnë deri në €25,000 të ardhura vjetore dhe deri në pesë punëtorë

(Tabela 25). Shumica e firmave nuk kanë pasur rritje të të hyrave gjatë vitit të fundit (76

përqind) dhe 28 përqind madje kanë pasur rënie të të hyrave. Si rezultat, shumica e firmave nuk

e kanë rritur fuqinë punëtore në vitin e fundit dhe shumë në fakt e kanë zvogëluar numrin e

punëtorëve. Parashikimet për të ardhmen e afërt janë pak më të mira (54 përqind e firmave

pritnin rritje të të ardhurave), por edhe atëherë shumica e firmave nuk pritnin ndryshim të fuqisë

punëtore (76 përqind). Edhepse kërkesa e ulët për punë është e përhapur në kualifikime dhe

profesione të ndryshme, punëtorët në profesionet teknike kërkohen më shumë sesa profesionet e

kualifikuara (profesionistët) dhe profesionet pa kualifikime. Ka dëshmi edhe të mospërputhjes

së kualifikimeve sepse 34 përqind të firmave raportojnë se kanë vështirësi të gjejnë

profesionistë (në krahasim me 6 përqind dhe 2 përqind për profesionet teknike, respektivisht pa

kualifikime).

Tabela 20: Kërkesa e ulët dhe stagnuese për punë (2008)

Paneli A1: Të

hyrat e firmës Pjesëmarrja

(%) Paneli

A2:Ndryshimi

Pjesëmarrja

(%) Paneli A3:

Ndryshimet e

Pjesëmarrja(%)

Page 84: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

70

në të hyra gjatë

vitit të kaluar pritura të të

hyrave në 6

muajt e

fundit

Deri në 25,000€ 65 Rritur 25 Rritur 54 25–50,000 € 15 Zvogëluar 28 Zvogëluar 28 51–500,000€ 13 Pandryshuar 48 Pandryshuar 18 501,000€+ 8

Paneli B1:

Numri i

punëtorëve

Paneli B2:

Ndryshimi i

fuqisë punëtorë

gjatë vitit të

fundit

Paneli B3:

Ndryshimi i

pritur i

fuqisë

punëtore në 6

muajt e

fundit

Deri në 5 65 Rritur 15 Rritur 22 5–20 19 Zvogëluar 79 Zvogëluar 1 21–50 9 Pandryshuar 6 Pandryshuar 76 51+ 8

Burimi: Anketa e firmave e kryer nga Banka Botërore në vitin 2008.

4.17 Ekzistenca e papunësisë së lartë dhe të qëndrueshme në një ambient ku pagat janë të

vogla konfirmon që arsyet për këtë janë të natyrës strukturore. Siç është thënë në kapitullin 1,

pagat në Kosovë janë shumë të ulëta. Ato janë ndër më të ulëtat në rajon dhe të ngjashme me

Shqipërinë dhe Bullgarinë. Njëkohësisht, rregulloret e tregut të punës janë mjaft fleksibile.

Mirëpo për dallim nga Bullgaria, dhe më pak nga Shqipëria, pagat e vogla dhe tregu fleksibil

nuk kanë shkaktuar ndërrime të kërkesës dhe ofertës për punë, dmth nuk e kanë pastruar tregun.

4.18 Niveli i ulët i kualifikimeve të popullsisë është faktori i dytë për nga rëndësia për

suksesin e dobët të tregut të punës. Mbi gjysma e popullatës aktive të Kosovës nuk e kanë

kryer shkollën e mesme, dhe vetëm 8 përqind kanë diplomë të arsimit të lartë. Ka dallime të

mëdha ndërmjet meshkujve dhe femrave. Për shembull pjesa e popullsisë së meshkujve me

diplomë të arsimit të lartë është sa dyfish pjesa e femrave. Rreth dy të tretat e fuqisë punëtore të

madhe të papunë ka më pak se shkollën e mesme të kryer. Pra edhe nëse shfaqet një rritje e

papritur në kërkesën për punë (për shembull nga investimet e huaja), do të jetë më e vështirë të

plotësohet kjo kërkesë, nëse supozojmë që kërkon punëtorë të kualifikuar. Në fakt edhepse

Kosova ende është larg nga një ekonomi me punëtorë të kualifikuar, tashmë ka shenja që

kërkesa për kualifikime është në rritje dhe natyra e kualifikimit të kërkuar është duke ndryshuar

kah kualifikimet më të përgjithshme që u mundësojnë punëtorëve (dhe firmave) të mbijetojnë

dhe t‘i përshtaten shpejt ndryshimeve që kërkohen. Rezultatet e AABN-së tregojnë që 45

përqind të bizneseve kanë përshtypjen që arsimi dhe aftësimi i punëtorëve është joadekuat.

4.19 Arritja e arsimimit më të lartë do të stimulonte kërkesat vendore. Ndërmarrësia e

suksesshme bazohet në një grup kualifikimesh dhe aftësish. Kur ka më shumë njerëz me aftësi

teknike (nga aftësimi profesional) ose diploma universiteti, dhe të pajisur me aftësi më të mira

për punë, do të çonte në më shumë aktivitete ndërmarrësie, që do të krijonte më shumë vende

pune. Një klimë e dobët e investimeve mund të pengojë që ndërmarrësit të investojnë në biznes,

Page 85: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

71

por edhe ambienti më i përshtatshëm për biznes nuk do të jetë në gjendje të krijojë aktivitete të

reja ekonomike nëse forca punëtore pasive nuk i ka aftësitë për të nisur biznese.

4.20 Mungesa e kualifikimeve relevante ka qenë problem afatgjatë. Struktura e

ekonomisë kosovare ka ndryshuar rrënjësisht në dy dekadat e fundit duke kaluar nga bujqësia

dhe industria e rëndë kah shërbimet dhe industria e lehtë, por oferta e kualifikimeve nuk i është

përgjigjur këtyre ndryshimeve të kërkesës: sistemi i arsimit dhe aftësimit nuk po arrin të ofrojë

mundësitë adekuate për të mësuar, planprogramet përkatëse, dhe mësimdhënien efektive për të

prodhuar kualifikimet e nevojshme për tregun. Kjo i ka rrënjët në sistemin e arsimit paralel në

vitet 1990 dhe mungesën e infrastrukturës institucionale pas konfliktit. Përveç kësaj Kosova ka

vuajtur humbjen e paevitueshme të kapitalit njerëzor që është tipike për konfliktet duke

përfshirë edhe të individëve më të kualifikuar. Ndërsa zhvillohet ekonomia, kualifikimet dhe

njohuritë bëhen më të rëndësishme, cilësia dhe relevanca e kualifikimeve të prodhuara nga

sistemi i arsimit dhe trajnimit do të bëhen me rëndësi thelbësore për krijimin e zhvillimit të

qëndrueshëm dhe vendeve të punës.

D. MUNDËSITË PËR SHQYRTIM TË SFIDAVE NË TREGUN E PUNËS

4.21 Pjesa në vijim paraqet një diskutim të mundësive për të përmirësuar institucionet e

tregut të punës, rregulloret dhe politikat si dhe atë që është e nevojshme për të përmirësuar

aftësitë e fuqisë punëtore të Kosovës.

Forcimi i institucioneve të tregut të punës, rregulloreve dhe politikave

4.22 Rregulloret funksionale të tregut të punës dhe institucionet funksionale janë shumë

me rëndësi për të krijuar vende pune produktive dhe për t’i mbrojtur punëtorët përderisa

sigurojnë një treg pune fleksibil dhe dinamik. Legjislacioni i tanishëm i punës ofron

procedura të thjeshta dhe kosto të ulët për punësim dhe largim nga puna në firma. Tatimet e

punës gjithashtu janë të ulëta dhe nuk ka pagë minimale. Megjithatë, edhepse punësimi dhe

largimi janë të lehta, legjislacioni ka disa kufizime të mëdha kur është fjala për organizimet

fleksibile të punës. Për shembull ka kufizime për kontratat me afat të fiksuar, punën me orar të

shkurtuar, punën nga shtëpia, oraret alternative të punës dhe punën jashtë orarit dhe ndërrimin e

natës. Kufizimet për organizimet fleksibile të punës kryesisht i dëmtojnë femrat, të cilat shpesh

kanë përgjegjësi të konsiderueshme familjare. Legjislacioni i punës ofron masat themelore

mbrojtëse të punëtorëve por shumë punëtorë punojnë pa kontratë dhe nuk i marrin beneficionet

që duhet t‘i marrin me ligj, që tregon për mungesën e zbatimit të legjislacionit dhe stimulimeve

për firmat që ta respektojnë legjislacionin.

4.23 Një proporcion i konsiderueshëm i firmave nuk ofrojnë disa nga beneficionet bazë

dhe masat mbrojtëse të parapara me legjislacionin e tanishëm të punës. Në bazë të një

ankete të firmave (me mostër të rastësishme prej 150 firmash të regjistruara) të kryer nga Banka

Botërore në vitin 2008, 37 përqind të firmave nuk paguajnë kontributin pensional për punëtorët

e tyre, 43 përqind nuk ofrojnë pushim vjetor me pagesë dhe 60 përqind nuk ofrojnë pushim të

lindjes (Error! Reference source not found.). Mungesa e pushimit të lindjes në krahasim me

dispozitat shumë të favorshme në sistemin e mëparshëm dhe që është më me rëndësi, kufizimet

për organizimet fleksibile të punës, kufizojnë mundësitë që femrat të gjejnë punë.

Page 86: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

72

Figura 15: Firmat që u ofrojnë punëtorëve beneficionet dhe masat mbrojtëse bazë (2008)

Burimi: Anketa e firmave e kryer nga Banka Botërore në vitin 2008.

4.24 Legjislacioni i tanishëm i punës dhe shërbimet që ofrohen nga punëdhënësit e bëjnë

shumë të vështirë që femrat të organizojnë punën dhe rolin e tyre të kujdesit për familjen. Ndër femrat e papuna, 53 përqind thanë që arsyeja pse nuk kërkojnë punë ka të bëjë me rolin e

tyre si kujdestare të familjes (AFP 2008). Sipas anketës së firmave të kryer nga Banka Botërore

në vitin 2008 vetëm 40 përqind e firmave ofrojnë pushim të lindjes, 39 përqind mundësojnë

punën me orar të shkurtuar, 18 përqind mundësojnë punën nga shtëpia dhe 26 përqind

mundësojnë orar fleksibil për nënat e reja. Rreth 57 përqind të firmave raportojnë se kanë një

institucion për përkujdesje për fëmijët afër vendit të punës, mirëpo shërbimet për përkujdesje të

fëmijëve janë në dispozicion vetëm në Prishtinë dhe në disa qytete tjera më të mëdha. Qendrat

për përkujdesje ndaj fëmijëve nuk ekzistojnë në qytetet e vogla dhe në zonat rurale. Kur u bëhet

pyetje për propozimet për të lehtësuar punësimin e femrave, 29 përqind e punëdhënësve

përmendin punën me orar të shkurtuar ndërsa 28 përqind përmendin institucionet për

përkujdesje ndaj fëmijëve afër vendit të punës.

4.25 Janë të nevojshme ndryshimet legjislative për të krijuar më shumë fleksibilitet për

organizimet e punës dhe për të shqyrtuar zbatimin e ligjeve në mënyrë adekuate. Sa i

përket fleksibilitetit, ligji duhet të specifikojë që marrëdhënia e punës mund të vendoset në

formën me orar të shkurtuar, dhe punëtorët me orar të shkurtuar kanë të gjitha të drejtat që

rrjedhin nga marrëdhënia e punës në të njëjtën formë si edhe punëtorët me orar të plotë në

proporcion me numrin e orëve që është punuar. Kontratat e punës duhet të jenë më fleksibile

duke mundësuar kontratat verbale të punës (për kohëzgjatje të shkurtë) duke mundësuar lloje të

ndryshme të kontratave (p.sh me kohë të pacaktuar, me kohë të caktuar, për detyra specifike);

dhe zgjatjen e kufizimit kohor për kontratat me orar të caktuar (si dhe heqjen e të gjitha

kufizimeve për këto kontrata). Legjislacioni mund të kërkojë edhe zyrat private të punësimit që

mund të lehtësojnë gjetjen e punës. Që të përmirësohet respektimi i legjislacionit nga ana e

firmave, legjislacioni i punës duhet të theksojë më shumë zbatimin e tij. Kjo çështje mund të

shqyrtohet përmes legjislacionit sekondar në bazë të një vlerësimi gjithëpërfshirës të sistemit të

tanishëm të inspektoratit të punës.

Për

qin

dja

me

për

gji

gjj

e “

Po

Pu

me

hono

rar

Pu

nga

shtë

pia

Ko

ntr

ibute

pen

sion

al

Sh

ujt

a

Tra

nsp

ort

i

Tra

jnim

i

Pu

shim

vje

tor

me

pag

esë

Pu

shim

pa

pag

esë

Pu

shim

mje

kso

r m

e

pag

esë

Pu

shim

i l

ehon

isë

Ora

r fl

eksi

bil

për

tnën

at e

rej

a

Ven

d-p

ërku

jdes

je p

ër

fëm

ijë

der

i 10

min

.

larg

Sta

cion

i i

Auto

bu

sav

e

10 m

in. la

rg

Page 87: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

73

Përmirësimi i aftësive për punë

4.26 Përmirësimi i aftësive të të rinjve për punë dhe jetë përfshin edukim themelor

cilësor për të gjithë, por edhe plotësimin e kërkesës në rritje për aftësi të ndërmjetme dhe

përmirësim të vazhdueshëm të aftësive pas shkollës (të mësuarit gjatë gjithë jetës) për t’iu

përshtatur ndryshimeve të kërkesës. Tranzicioni në shkollën e mesme mbetet i vështirë për

shumë fëmijë, veçanërisht vajzat dhe të varfrit: 81 përqind e djemve dhe fëmijëve në kuintalin

Kutia 12: Fokusimi i politikave të tregut të punës te femrat

Duke pasur parasysh normën e ulët të punësimit për femrat, disa projekte të financuara nga donatorët

janë drejtuar në mënyrë specifike kah femrat. Përderisa qeveria mundohet ta bëjë PTAP-in më të

fokusuar te femrat dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të tyre, (duke përfshirë edhe punët publike)

përvoja nga dy projektet ofron një nivel të udhëzimeve për mënyrën se si të ecet para. Organizata

joqeveritare (OJQ) Gratë për gratë (GpG) ofron arsim themelor të shkrim-leximit dhe matematikës,

trajnime në numrin e fushave ku ka më shumë mundësi për punësim të femrave (psh rrobaqepësia,

përgatitja e ushqimit, kujdesi për fëmijët, etj.), dhe përkrahje për fillimin e biznesit. Deri më tash 42

përqind e pjesëmarrësve të GPG krijon të ardhura përmes aktiviteteve të ndryshme ekonomike. Në vitin

2010, GPG do të hapë një qendër të mundësive për gra që do të ofrojë trajnime dhe shërbime tjera që

mbulojnë zhvillimin e biznesit, gjetjen e vendeve të punës dhe udhëheqësinë. Ky program fokusohet në

një kufizim kryesor ndaj punësimit të femrave, që është kualifikimet joadekuate. Është bërë sipas

praktikës më të mirë ndërkombëtare duke shqyrtuar nevojat e shumta të femrave që dëshirojnë të

punojnë duke ofruar në pako gjithëpërfshirëse të shërbimeve që përfshin trajnimin profesional, trajnim

për aftësi jetësore, shkrim-leximin bazë dhe matematikën, shërbimet e gjetjes së punës dhe përkrahje për

zhvillim të biznesit

Ngjashëm, që nga viti 2002 Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) dhe Ministria e

arsimit kanë realizuar një program të shkrim-leximit për femrat, Dritare Jete për të shqyrtuar

analfabetizmin te femrat rurale dhe për të përmirësuar shkollimin në fëmijërinë e hershme. Ky program

fokusohet në shkrim-lexim dhe aftësi për jetë dhe u mundëson femrave të vazhdojnë arsimin e tyre duke

e bërë programin Dritare Jete ekuivalent me shkollimin fillor. Ky program ka përfshirë më se 3,000

femra deri në fund të vitit 2008.

Kutia 11: Strategjia qeveritare e punësimit

Për shkak të rëndësisë ekonomike të krijimit të më shumë vendeve të më të mira të punës, qeveria ka

hartuar një strategji të punësimit për vitin 2009–12. Kjo është strategjia e parë e tillë për Kosovën dhe

një arritje e madhe për qeverinë. Kjo strategji shfrytëzon kornizën MILES të politikave, në të cilën

identifikohen këto pesë elemente si me rëndësi kritike për krijimin e vendeve të punës: stabiliteti

makroekonomik, klima e investimeve, politikat e tregut të punës, institucionet, dhe rregulloret,

arsimi, kualifikimet dhe trajnimet dhe politikat e mbrojtjes sociale që mundësojnë një rrjet sigurie por

edhe inkurajojnë kthimin në tregun e punës.

Kjo strategji parashtron bazën për rritjen e nivelit të punësimit në planin afatmesëm por ka mungesë

të vendosjes së qartë të prioriteteve të politikave. Në veçanti nëse shkaku kryesor i papunësisë është

kërkesat e vogla për punë, atëherë është e qartë se janë prioritet politikat për të përmirësuar klimën e

investimeve për firmat për të kaluar kah punësim më i qëndrueshëm.

Page 88: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

74

më të pasur vazhdojnë arsimin e mesëm në krahasim me 67 përqind të fëmijëve në kuintalin më

të varfër dhe 66 përqind e vajzave (Figura 16). Edhepse të dhënat për të mësuarit e studentëve

janë shumë të kufizuara, një vlerësim pilot i kohëve të fundit i fëmijëve në klasën e 5të tregon

rezultate të dobëta të të mësuarit, veçanërisht në matematikë; vetëm 18 përqind të nxënësve

arrijnë standardin prej 40 përqind për të kaluar.

Figura 16: Raporti i vijimit të shkollës sipas grupeve të gjinisë dhe të ardhurave (2007)

Burimi: Banka Botërore (2007).

4.27 Që të përmirësohet cilësia dhe relevanca e arsimit dhe trajnimit, planprogramet

shkollore duhet të përputhen me nevojat e tregut të punës. Kjo mund të arrihet duke i

mësuar lëndët praktike dhe aftësitë e të menduarit dhe të sjelljes në nivel të arsimit fillor dhe

duke përzier planprogramet akademike dhe profesionale në të mesmen e lartë. Sistemi i

provimeve në veçanti përgatitja e maturës (provim i lartë i klasës 12 që funksionon si provim

pranues në universitet) që i favorizon nxënësit në arsimin e përgjithshëm dhe nuk i favorizon

nxënësit në arsimin dhe aftësimin profesional (AAP), duhet të reformohet në atë mënyrë që t‘u

japë nxënësve të AAP-së mundësi më të mira për të arritur arsimin e lartë. AAP ka nevojë për

tekste më të mira, materiale të të mësuarit, dhe metoda të reja të të mësuarit dhe mësimdhënies.

Mandej, arsimi i lartë duhet të bëhet shtytës i ekonomisë së diturisë dhe kjo kërkon kontakt me

sektorin publik dhe privat duke siguruar cilësinë. Gjithashtu, lidhja ndërmjet shkollës dhe

ekonomisë lokale duhet të forcohet për të lehtësuar tranzicionin nga shkolla në punë dhe për të

shtyrë zhvillimin ekonomik. Suksesi i këtyre reformave bazohet në mësimdhënës të motivuar

dhe të përgatitur mirë dhe shkolla që mbahen përgjegjëse për të mësuarit e nxënësve. Në fund,

mundësitë për të mësuar jashtë shkollës duhet të jenë në dispozicion për ata që kanë nevojë për

përmirësim të aftësive dhe për ata që nuk kanë arritur të fitojnë kualifikimet themelore herën e

parë.

Niveli i arsimit Niveli i arsimit Fillor I mesëm I lartë Fillor I mesëm I lartë

Kuintalin më

të varfër Meshkuj

Femra Kuintalin më

të pasur

për

qin

dje

për

qin

dje

Page 89: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

75

4.28 Qeveria është duke bërë progres të dukshëm në një numër nga këto fusha. Është

duke u përgatitur një planprogram i ri për arsimin e përgjithshëm duke theksuar aftësitë dhe

metodat e duhura të mësimdhënies. Një sistem i ri i karrierës së mësimdhënësve është duke u

përgatitur dhe do të ofrojë mundësi për avancim në karrierë dhe t‘i lidhë ato me trajnim në vend

të punës dhe me punë. Korniza kombëtare e kualifikimeve (KKK) është gjithashtu duke u

hartuar. KKK-ja do të vendosë standardet për fushat e ndryshme profesionale në pajtim me

kërkesat nga punëdhënësit, dhe mandej t‘i testojë dhe certifikojë ato standarde. Qeveria ka

themeluar Agjencinë kombëtare të kualifikimeve për të zbatuar KKK-në roli kryesor i së cilës

përfshin akreditimin e programeve të AAP-së. Përveç kësaj qeveria është duke zhvilluar një

qasje koherente konceptuale për themelimin e shtatë Qendrave të aftësive (QA). Këto

institucione kanë për qëllim të ofrojnë AAP të cilësisë së lartë sipas standardeve të KKK-së, të

ofrojnë përmirësim afatshkurtër të aftësive, arsim dhe trajnim të të rriturve dhe përkrahje të

institucioneve tjera të AAP-së.

4.29 Për arsimin e lartë qeveria ka filluar kohët e fundit vendosjen e një sistemi të

sigurimit të cilësisë. Agjencia kosovare e akreditimit (AKA) tash është duke funksionuar. Një

vlerësim i kohëve të fundit i të 30 institucioneve private erdhi në përfundim që vetëm një duhet

të mbajë statusin e universitetit. Pas procesit të akreditimit, shumë nga institucionet e mbetura u

konsoliduan dhe u bënë institute, kolegje apo fakultete. Forcimi i mëtejmë i mekanizmave të

jashtëm dhe të brendshëm të cilësisë është hapi tjetër për të siguruar cilësinë e institucioneve të

arsimit të lartë dhe japin të diplomuar me aftësi më të mira që i përshtaten tregut të punës.

4.30 Një fushë e rëndësishme ku ka pasur më pak progres është forcimi i lidhjeve

ndërmjet institucioneve të arsimit dhe trajnimit dhe vendit të punës. Kjo përfshin krijimin e

partneriteteve me punëdhënësit vendorë për të ofruar mundësitë e të mësuarit në bazë të tregut

të punës siç janë programet e praktikës. Momentalisht mundësitë për punë janë shumë të

kufizuara në Kosovë, edhe në trajnimin profesional. Gjithashtu korniza rregullative nuk

specifikon organizime të tilla. Përveç kësaj universitetet dhe institutet e hulumtimit mund të

bashkëpunojnë me industrinë vendore përmes projekteve të përbashkëta dhe transferit të

teknologjisë dhe të themelojë firma për të komercializuar zbulimet e tyre. Momentalisht

institucionet e arsimit të lartë bëjnë shumë pak hulumtime shkencore. Duhet të zhvillohen dhe të

realizohen modelet e partneritetit ndërmjet institucioneve të arsimit dhe industrisë.

4.31 Fusha tjetër e politikave që kërkon më shumë vëmendje është të mësuarit gjatë

gjithë jetës, veçanërisht “mundësia e dytë” për arsim. Për shkak se ndryshimet e kërkesës

kërkojnë që vazhdimisht aftësitë të përmirësohen, duhet të ofrohen mundësitë për të mësuar

gjatë gjithë jetës pas shkollës. Këto mundësi duhet të jenë në dispozicion edhe me ata njerëz që

tashmë kanë dalë nga shkolla dhe nuk i kanë kualifikimet themelore për t‘u punësuar në mënyrë

produktive (mundësia e dytë për të mësuar). Kjo sidomos u përket femrave sepse 64 përqind e

femrave të moshës 25–54 vjeçare kanë shkollë të mesme ose arsim më të ulët. Duhet të hartohet

një kornizë politikash dhe organizative për mundësitë e të mësuarit pas shkollës – e lidhur qartë

me sistemin formal shkollor dhe të shfrytëzojë informatat nga kërkesat nga tregu i punës dhe

shoqëria. Aftësimi duhet të përfshijë aftësitë për jetë dhe të plotësohet me shërbime tjera siç

është ndihma për të gjetur punë dhe këshillimi dhe përkrahja për zhvillim të biznesit, siç janë

ato që i ofrojnë GPG dhe Dritare Jete, që janë diskutuar në pjesën e mësipërme.

Page 90: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

76

4.32 Politikat e tregut aktiv të punës (PTAP) për të krijuar mundësi për punë dhe për të

përmirësuar aftësitë e punëtorëve mund të krijojnë vende pune të qëndrueshme gjatë

planit afatmesëm dhe afatgjatë. PTAP mund të luajë rol të rëndësishëm që punëtorët e papunë

dhe të pakualifikuar të rrisin mundësitë për të gjetur punë, por krijimi i vendeve të punës në

planin afatshkurtër nuk duhet të pritet në kontekstin e tanishëm të kërkesës së ulët për punë.

E. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIME

4.33 Kosova shfaq vazhdimisht norma të larta të papunësisë, më të lartat në rajon të

cilat janë kryesisht për shkak të pasivitetit, edhepse një pjesë e konsiderueshme e të

papunëve do të dëshironte të punojë. Pjesa më e madhe e të papunëve asnjëherë nuk kanë

punuar dhe shumica e të papunëve kanë kërkuar punë për më shumë se katër vite. Edhepse të

gjitha grupet në popullsinë e moshës së punësimit shfaqin rezultate të dobëta të punësimit,

sidomos rinia dhe femrat goditen rëndë. Ndër të paktët që mund të gjejnë punë, shumë janë të

dënuar të punojnë punë të përkohshme, punë me produktivitet të ulët ose punë pa kontratë.

4.34 Norma e lartë e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar në Kosovë jo vetëm që e

zvogëlon zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe i dënon shumë njerëz që të jetojnë në

varfëri. Krijimi i vendeve të punës ka rëndësi të madhe për zvogëlimin e varfërisë në Kosovë

që prek rreth 45 përqind të popullsisë sot. Rreziku i varfërisë është dukshëm më i lartë për të

papunët: familjet me kryefamiljar të papunë kanë normë të varfërisë rreth 59 përqind, ndërsa ata

ku kryefamiljari është i punësuar me rrogë kanë norma dukshëm më të ulëta të varfërisë por

prapë të konsiderueshme me 36 përqind. Zvogëlimi i normës së papunësisë për 10 përqind

vlerësohet të zvogëlojë varfërinë për 6 përqind (Banka Botërore 2007, 2008c). Punësimi i të

papunëve është me rëndësi thelbësore për të arritur stabilitetin social, politik dhe ekonomik dhe

për të siguruar një proces të suksesshëm të rindërtimit.

4.35 Krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës në Kosovë kryesisht kërkon që të

shtyhet kërkesa për punë nga sektori i tregtueshëm, duke përmirësuar klimën e

investimeve dhe duke mbajtur një ambient stabil makroekonomik. Politikat për

përmirësimin e klimës së investimeve dhe politikat makroekonomike janë mbuluar në detaje në

tre kapitujt e parë të këtij raporti.

4.36 Përmirësimi i kualifikimeve të fuqisë punëtore është parakushti i dytë për të

arritur punësim në nivel më të lartë dhe më të qëndrueshëm. Edhepse është me rëndësi të

madhe të mbahet dhe rritet investimi në arsimin themelor për të ndërtuar një bazë për zhvillim

të qëndrueshëm, prioriteti urgjent për autoritetet është krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi

më i madh. Që të arrihen këto qëllime në planin afatshkurtër, qeveria duhet të zvogëlojë

dallimin ndërmjet kërkesës së tregut të punës dhe ofertës duke përmirësuar cilësinë

(kualifikimet) e fuqisë punëtore. Së pari qeveria duhet të analizojë natyrën e papunësisë (llojin,

kohëzgjatjen, arsyet) sipas grupmoshave dhe të zhvillojë intervenime të fokusuara për dy grupe

shumë të dallueshme. Grupi i parë përbëhet nga ata që e kanë përfunduar arsimin e tyre por

kanë qenë të papunë për një periudhë shumë të gjatë. Qeveria, në bashkëpunim me sektorin

privat duhet t‘i japë këtij grupi mundësi për arsim për të zhvilluar aftësitë e duhura që kërkohen

Page 91: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

77

në tregun e tanishëm të punës. Grupi i dytë përbëhet nga një numër i madh i rinisë pasive.

Norma e punësimit në grupmoshën 15-24 vjeçare është aq e ulët saqë nëse ndonjëri nga ata nuk

është në shkollë, ai ose ajo ka shumë gjasa të jetë pa punë dhe të mos kërkojë punë. Qeveria

duhet të krijojë mundësi të të mësuarit për rininë duke rritur mundësitë për arsim relevant dhe

aftësim në nivelin e mesëm dhe të lartë të arsimit.

4.37 Forcimi i legjislacionit të punës dhe zbatimi i tij mund të ndihmojë edhe të krijohen

vende pune (dhe të zvogëlohet joformaliteti). Një kod i ri dhe i lehtë për t‘u zbatuar i punës

me më shumë varietet dhe fleksibilitet të kushteve të punësimit do të ndihmonte të rritet

formaliteti i punës dhe mund të ndihmojë promovimin e punësimit më të madh të femrave.

Gjithashtu inkorporimi i mundësive për përvojë praktike në kornizën rregullative mund të

përmirësojë lidhjen me bizneset.

Page 92: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

78

5. ROLI I MIGRIMIT DHE PARAVE TË DËRGUARA (REMITANCAVE)

A. HYRJE

5.1 Migrimi ka qenë traditë e Kosovarëve për shumë dekada, dhe Kosova është një

prej vendeve me migrimin më të lartë në Evropë (dhe në botë).47

Në vitet ‗90, emigrimet u

përshpejtuan për shkak të vuajtjeve të luftës dhe kulminoi në vitin 1999 kur qindra mijëra

Kosovarë u deshtë të ikin. Megjithatë, zgjidhja e konfliktit para një dekade nuk ka stimuluar

migruesit që të kthehen (përveç atyre që janë kthyer nga vendet nikoqire qëndrimit të

përkohshëm). Migrimi ka ofruar siguri për një pjesë të madhe të popullatës, duke shërbyer si

burim i jetës nga një mjedis i papunësisë së lartë dhe shkallës së lartë të varfërisë. Paratë e

dërguara kanë siguruar një rrjet të sigurisë, duke ndihmuar ekonomitë familjare që të

diversifikojnë strategjitë e tyre të jetesës. Për familjet më të varfra, paratë e dërguara përbëjnë

mbi 70% të të ardhurave të tyre.

5.2 Ritmi i migrimit nuk është ndikuar shumë nga kriza ekonomike. Pas përfundimit të

konfliktit, ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në

vitin 2008. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 është rezultat i

krizës ekonomike apo jo. Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e

studimit të migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit

2007. Gjatë periudhës së njëjtë, rrjedha e parave të dërguara ka qenë stabile.

5.3 Për më tepër, pritjet për migrim në të ardhmen mbesin të larta. Rreth 3.5 për qind

të popullatës punuese, 15 vjet e më shumë, raportojnë se dëshirojnë të migrojnë gjatë 12 muajve

të ardhshëm. 2.1 për qind tjerë deklarojnë, se do të migrojnë brenda pesë viteve të ardhshme,

edhe pse të dhënat e vet-raportuara rreth qëllimit të migrimit mbivlerësojnë rrjedhat e ardhshme.

Në vitin 2008, kishte rreth 0.6 për qind emigrues nga popullata punuese. Edhe në vitin 2007, që

arriti kulmin e emigrimit, vetëm rreth 11,000 migrues lëshuan Kosovës (përafërsisht 1 për qind

e popullatës punuese). Megjithatë, pavarësisht prej shtrirjes dhe historisë së migrimit, Kosova

ende nuk ka hartuar një politikë të migrimit dhe korniza institucionale për t‘u marrë me çështje

të migrimit është jashtëzakonisht e dobët.

5.4 Pasi që migrimi do të vazhdojë të paraqes një aspekt të rëndësishëm të realitetit

ekonomik të Kosovës, autoritet duhet të hulumtojnë se si të maksimizojnë përfitimet nga

migrimi dhe kontributin e tij në zhvillim ekonomik dhe ulje të varfërisë. Ky kapitull

përshkruan natyrën e migrimit në Kosovë dhe ndikimin e tij në zhvillim ekonomik, me fokus në

trendet e migrimit, ndikimin në tregun e punës, varfëri dhe investime. Gjithashtu, prezanton

propozimet e politikave të cilat do të mund të ngritin kontributin e migrimit për zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

47

Përveç nëse është theksuar ndryshe, të dhënat në këtë kapitull janë marrë nga Anketa e Migrimit ose një

nënmostër e studimit që lidh Anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2009 (50 për qind të ekonomive

familjare kanë qenë në dispozicion nga SBEF 2009 për të mundësuar lidhjen e dy seteve të të dhënave).

Page 93: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

79

5.5 Analiza është kryesisht e bazuar në një burim të vetëm të të dhënave: Anketa e

Migrimit, që është realizuar në pranverë të vitit 2009 (Kutia 13).

B. MIGRIMI NGA KOSOVA

5.6 Kosova ka njërën prej shkallëve më të larta të emigrimit nga ekonomitë në

tranzicion, me migrim kryesisht në Evropën Perëndimore. Një nga katër ekonomi familjare

në Kosovë ka së paku një anëtar të familjes që jeton jashtë Kosovës. Destinacionet kryesore

kanë qenë Gjermania dhe Zvicra, ku kanë migruar përafërsisht 60 për qind të migruesve.

Kohëve të fundit, vendet tjera të Evropës, siç janë Italia, Suedia dhe Sllovenia janë bërë

destinacione për migruesit.

Kutia 13: Anketa e Migrimit 2009

Anketa e Migrimit është bërë ndërmjet muajve prill dhe qershor 2009. Në tërësi, 2,024 ekonomi

familjare kanë plotësuar anketën. Detajet e Anketës së Migrimit janë të paraqitura në dokumentin bazë

informativ (ESK dhe Banka Botërore). Si përmbledhje, studimi:

Është përfaqësuar kombëtarisht dhe në të gjitha shtresat e rajoneve, rurale/urbane, dhe zonat

etnike të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës;

Mbulon migruesit (aktual dhe të kthyer) dhe jo migruesit dhe përfshin modulet për

demografitë, kohëzgjatjen e migrimit, të hyrat dhe përbërjen e sektorëve të punësimit. Disa

pyetje demografike janë mbledhur nga migruesit që i dërgojnë para ekonomive familjare,

përfshirë migruesit e kthyer;

Ka përfituar nga një mostër e madhe e popullatës së Kosovës, e cila mund të sigurojë saktësi

më të madhe në krahasim me studimet e mëhershme;

Është dizajnuar që të lidhet me ABEF 2009 ashtu që të dhënat mund të ndërlidhen, në veçanti

ato për nivelet e konsumit të ekonomive familjare;

Është dizajnuar që të jetë i krahasueshëm me ABEF 2005, e cila kishte përfshirë disa pyetje

rreth migruesve dhe parave të dërguara.

Dy shënime të rëndësishme metodologjike

1. Ky raport është i bazuar në një përllogaritje të re të popullatës nga Anketa e Migrimit 2009 duke

përdorur një Master Mostër. Përllogaritja e popullatës afër 1.7 milion (shih Shtojcën 6, Tabela A6.1)

dallon nga përllogaritjet e përdorura në studimet paraprake analitike, përshirë edhe ato të Bankës

Botërore. Regjistrimi i fundit i plotë i popullatës në Kosovë është bërë në vitin 1981. Qysh nga

atëherë, janë përdorur metoda të ndryshme për të përllogaritur popullatën. Nga viti 200 deri në 2008,

është vlerësuar se popullata arrin në 2 milion, dhe studime të ndryshme janë bazuar në këtë numër. Kjo

analizë përdor të njëjtën përllogaritje si në ABEF 2005/6 (1.6 milion), dhe rezultatet nuk janë ngritur

në 2 milion sikur në vlerësimet e mëparshme të varfërisë. Duhet t‘i kushtohet kujdes krahasimit të

përllogaritjeve të mbledhura të anketës aktuale të migrimit dhe studimeve paraprake. Numri total i

migruesve mund të përllogaritet në mënyrë më të saktë vetëm pas realizimit të regjistrimit të

popullsisë në Kosovë.

2. Ekonomitë familjare me migrues, të mbuluara në këtë anketë, janë vetëm ato të cilat kanë së paku

një anëtar të familjes që jeton në Kosovë në kohën e anketës. Prandaj, ekonomitë familjare që kanë

migruar në tërësi nuk janë të përfshirë në mostër, Prandaj, mostra, edhe pse përfaqësuese, nuk mund të

ofrojë një përllogaritje të përgjithshme të migruesve që jetojnë jashtë Kosovës.

Burimi: ESK dhe Banka Botërore (2009)

Page 94: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

80

5.7 Mosha mesatare e migruesve është rritur që nga fillimi i viteve ’90. Mosha mesatare

në kohën e migrimit të viteve ‘90 ka qenë 19 vjet dhe gradualisht është rritur në 29 në vitin

2009. Kjo pasqyron atë se gjatë luftës shumë të ri kanë lëshuar Kosovën si refugjatë politik (ESI

2006).48

Vitet e fundit, migruesit kanë qenë nga moshat të cilat janë kryesisht të papunë. Më

shumë se 90 për qind e të gjithë migruesve janë ndërmjet 20-25 vjeç. Që nga viti 2000, mosha

mesatare e femrave migruese ka qenë pak më e lartë se e meshkujve. Në vitin të viteve ‘90,

migrueset femra kanë qenë më të reja se meshkujt, për shembull tri deri në pesë vjet më të reja

se meshkujt gjatë viteve 1991-1993.

5.8 Motivimi kryesor i migruesve nga Kosova është punësimi. Në fund të viteve ‘90,

lufta ka qenë shkaku kryesor i migrimit, por tani është zëvendësuar me papunësi. Po ashtu,

migrimi për arsye familjare (përfshirë martesën) është ngritur që nga viti 1999.

Ilustrimi 17: Statusi rezident i migruesve në vendet e destinacionit (burimi: Studimi i Migrimit)

Burimi: Anketa e Migrimit 2009.

5.9 Natyra afatgjatë e migrimit ngritë pyetjen se sa gjatë do të ruajnë lidhjet e afërt me

Kosovën migruesit. Afër 80 për qind të migruesve nga anketa e migrimit ishin qytetarë ose

rezident të përhershëm në vendet e destinacionit. Mbi 70 për qind të tyre kanë qëndrim migrimi

për mbi pesë vite. Kjo duket shumë më ndryshe nga ajo që është vërejtur për vendet tjera të

Ballkanit. Për shembull, shumica e migrimit nga Shqipëria ka qenë e përkohshme dhe

afatshkurtër, qoftë sezonale qoftë qarkore (Baldwin-Edwards 2002; Carletto dhe Kilic 2009).

Nga migruesit që janë kthyer në shtëpi, ata më së miri mund të karakterizohen si migrues

afatshkurtër; mbi 70% të këtyre migruesve kanë pasur qëndrim më të shkurtë se pesë vjet.

5.10 Trendet e parave të dërguara në dekadën e kaluar dëshmojnë se lidhjet ndërmjet

migruesve dhe familjeve të tyre në Kosovë mbesin të fuqishme. Niveli i parave të dërguara

48

Të rinjtë që migrojnë, ose janë zhvendosur si refugjatë për shkak të konfliktit dhe luftës, janë vërejtur edhe në

shumë vende tjera të konfliktit. Në kohën e luftës, zakonisht prindërit së pari i dërgojnë fëmijët e tyre për sigurinë e

tyre (shih detajet në Boyden dhe de Berry [2005] dhe Hart [2008]).

Rezident i përhershëm

Rezident i përkohshëm 2-5 vjet

Nënshtetsi

Viza pune

Rezident i përkohshëm 6-10 vjet

Ilegal

Bashkim familjar

Viza studentore

Përqindja

Page 95: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

81

të regjistruara është ngritur në mënyrë substanciale nga vitet e fundit të ‘90-ve. Sipas

statistikave të Bilancit të Pagesave (BP), paratë e dërguara janë ngritur për rreth 270% ndërmjet

viteve 2000 dhe 2003 dhe kanë mbetur relativisht stabile që atëherë (shih Tabelën 21).49

Megjithatë, shumica e këtyre rrjedhave vijnë përmes kanaleve joformale50

ashtu që statistikat e

bilancit të pagave mund të mos i regjistrojnë të gjitha rrjedhat. Përmirësimet në metodologjinë e

mbledhjes së të dhënave në vitet e fundit kanë ndihmuar në regjistrimin më të mirë të rrjedhës

së parave të dërguara (edhe pse kategoria ―Gabimet dhe Shmangiet‖ brenda BP-së mbetet e

madhe dhe mund të përfshijë para të dërguara të paregjistruara).

Tabela 21: Paratë e dërguara kanë qenë burimi më i madh i jashtëm i financimit të Kosovës (në

përqindje të BPV-së)

Burimi: Përllogaritjet e FMN-së dhe Bankës Botërore

5.11 Paratë e dërguara, rrallë herë transferohen përmes bankave, ashtu që këto fonde

substanciale nuk kontribuojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e sektorit bankar. Sipas

rezultateve të anketës së migrimit, më pak se dhjetë për qind të parave të dërguara bëhen përmes

transferimeve bankare. Pothuajse gjysma e parave të dërguara vijnë përmes organizatave të

transferimit të parasë siç është Western Union, që paraqet metodën më të shtrenjtë të

transferimit të fondeve. Sikur një pjesë më e madhe e parave do të dërgoheshin përmes

transferimeve bankare, këto fonde do të rritnin depozitat bankar, që do të mundësonte rritjen e

kredive. Gjithashtu, do të mund t‘i motivonte individët që të shfrytëzojnë më shumë shërbime

bankare, të cilat do të ulnin mbështetjen e madhe të ekonomisë në para të gatshme, dhe

rrjedhimisht në joformalitet.

49

Duhet të merret parasysh se problemet e cilësisë së të dhënave janë të mëdha. Për shkak të vështirësive në matjen

e parave të dërguara që vijnë jashtë kanaleve formale, përllogaritja totale e parave të dërguara është e vështirë dhe

vlera e plotë e tyre është më e lartë sesa ajo që është e regjistruar ose raportuar. 50

Anketa e Migrimit tregon se Western Union paraqet mjetin kryesor të transferimit të parave të dërguara në

Kosovë, pasur me paratë e bartura me vete nga të afërmit dhe miqtë që kthehen në Kosovë.

2004 2005 2006 2007 2008 2009

Paratë e dërguara 12.2 13.9 15.0 15.1 13.9 12.9

Investimet e huaja të drejtpërdrejta 1.5 3.6 9.3 12.6 8.9 7.8

Eksporti (i mallrave) 2.2 2.3 3.9 5.2 5.7 4.2

Përkrahja e donatorëve 11.5 12.2 10.2 8.7 7.5 8.6 Gabimet dhe Shmangiet 6.2 7.8 8.8 6.8 3.2 6.9

BPV (mijëra euro) 2,928 3,005 3,118 3,411 3,849 3,843

Page 96: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

82

Ilustrimi 18: Format e transferimit të parave të dërguara në Kosovë

Burimi: Anketa e Migrimit 2009.

5.12 Tarifat e larta për transferime të aplikuara nga bankat vendore është sipas të

gjitha gjasave një prej arsyeve të përdorimit të ulët të transferimeve bankare. Me sa duket

tarifat për pranimin e transferimeve bankare nga jashtë janë shumë më të larta në Kosovë sesa

në vendet tjera të rajonit. Disa prej bankave kryesore kanë një tarifë fikse (për transferime deri

në një shumë të caktuar), ashtu që dërgimi i shumave të vogla (që zakonisht ndodh) kushton

shumë. Për shembull, për të pranuar 100 euro përmes transferimit bankar duhet paguar pesë

euro ose 5% të vlerës së transaksionit, ndërsa tarifa për pranimin e 500 eurove është dy për qind

e fondeve të transferuara. Tarifat e transferimit në pjesët tjera të rajonit janë shumë më të ulëta

nga zero në IRJ të Maqedonisë deri në jo më shumë se dy për qind për transferimin e 100

eurove, ndërsa 0.5 për qind për transferimin e 500 eurove në vendet tjera. Sikur të uleshin tarifat

bankare dhe të rritej rrjedha e parave të dërguara përmes sektorit bankar, do të rriteshin edhe

depozitat bankar edhe të hyrat nga tarifat e transferimit. Për shembull, nëse shumica e parave të

dërguara (p. sh. 500 milion euro) do të vinin përmes bankave, dhe nëse tarifat do të uleshin në

një për qind mesatarisht, atëherë bankat do të fitonin 5 milion euro nga tarifat e transferimit (që

është më shumë se një e pesta e profiteve totale të bankave në vitin 2009). Është me rëndësi të

merret parasysh se faktorët tjerë, siç janë rrjeti i degëve të bankave dhe aftësia financiare e

popullatës, janë po aq të rëndësishme në përcaktimin për të shfrytëzuar bankat si kanal i

transferimit.

Me përqindje

Transfer bankar

Vetë

Të derguar përmes dikujt

Western Union, ose

transferim tjetër parash

Tërheqje përmes Bankomatëve

në Kosovë

Page 97: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

83

Tabela 22: Tarifat e bankave vendore për pranimin e transferimeve nga jashtë (në Euro)

Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore; tarifa e ngarkuar nga bankat kryesore në vend

* Disa banka aplikojnë xhirollogari të përbashkëta bankare me bankat greke dhe italiane që mundësojnë

transferime falas.

** Nëse fondet mbahen në xhirollogari për një periudhë (ndërmjet shtatë dhe trembëdhjetë ditë)

*** Nëse fondet mbahen në xhirollogari për tridhjetë ditë, ose 2 euro

5.13 Është interesante të ceket se më shumë se gjysma e ekonomive familjare nga Anketa e

Migrimit presin rënie të parave të dërguara në 12 muajt e ardhshëm. Anketa është bërë gjatë një

periudhe kur shumica e Evropës ishte në recesion, prandaj kjo mund të shpjegojë këto pritje. Të

dhënat preliminare nuk e konfirmojnë këtë, paratë e dërguara kanë shënuar rënie prej më pak se

10% në vitin 2009, por efektet e krizës ende mund të vijnë me vonesë pasi që migruesit mund të

dërgojnë paratë nga kursimet e tyre.

C. NDIKIMI I MIGRIMIT NË REZULTATET E TREGUT TË PUNËS

5.14 Migrimi ndërkombëtar mund të ketë efekte të rëndësishme statike dhe dinamike në

tregjet vendore të punës. Këto efekte përfshijnë: (i) ndikimin në pjesëmarrje në tregun e punës

të atyre që janë lënë anash, (ii) punësimin e migruesve të kthyer nëse ata kanë fituar shkathtësi

ose informata të vlefshme jashtë vendit, ose (iii) ndikimin në kërkesën e punës për shkak të

parave të dërguara, për shembull parave të investuara ose krijimin e vendeve të reja të punës,

ose paratë e dërguara të konsumuara në disa artikuj – siç është strehimi – që gjenerojnë një

kërkesë të re indirekte për punë. Seksioni në vijim tregon se efektet e migrimit në tregun e

punës së Kosovës kanë qenë kryesisht pozitive: përveç lehtësimit të presionit të tregut të punës

(pasi që shumica e migruesve janë të pashkathtë dhe të papunë), ekonomia ka përfituar nga

‗thithja e trurit‘ të (disa) migruesve të kthyer. Megjithatë, niveli i lartë i parave të dërguara

mund të rrisë pagën e rezervuar të ekonomisë familjare pranuese, që rrjedhimisht do të mbante

individët jashtë tregut të punës.

5.15 Në Kosovë, ekonomitë familjare me migrues marrin pjesë më pak në tregun e

punës sesa ekonomitë familjare pa migrues. Shkalla e pjesëmarrjes së ekonomive familjare

Tarifa për pranim deri Tarifa për pranim deri

Kosovë

Shqipëri*

Kroaci

Mali i Zi

IRJ e Maqedonisë**

Bosnja dhe Hercegovina

Page 98: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

84

me migrues në fuqinë punëtore51

është për 14 për qind më e ulët sesa ajo e ekonomive familjare

pa migrues (45% me 59%). Veç kësaj, papunësia te ekonomitë familjare me migrues është më e

lartë sesa te ekonomitë familjare pa migrues. Rezultati i ulët i tregut të punës për ekonomitë

familjare me migrues mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti se kryefamiljari i ekonomisë

familjare me migrues me gjasë është femër, e vjetër dhe jeton në zonë rurale (grupet e

popullatës që kanë shkallë më të lartë të papunësisë, siç është theksuar në kapitullin e

mëparshëm). Por, pjesëmarrja e ulët në fuqi punëtore mund të vjen edhe për shkak të pagës së

rezervuar të lartë që mundësojnë paratë e dërguara, që ka rezultuar të jetë e konsiderueshme në

aspektin statistikor në një numër të studimeve empirike. Në të njëjtën kohë, fakti që pjesa e

njëjtë e individëve nga ekonomitë familjare migruese dhe jomigruese deklarojnë se janë të

gatshëm të punojnë tregon se paga e rezervuar mund të mos jetë përmbajtësi kryesor nga puna.

Analiza të mëtutjeshme janë të nevojshme për të arritur në përfundim të saktë rreth kësaj.

5.16 Në aspektin e niveleve të pagave, migruesit e kthyer kanë realizim pak më të mirë

në krahasim me jomigruesit. Migruesit e kthyer nuk janë domosdoshmërisht më të shkathtë se

individët që asnjëherë nuk kanë migruar, megjithatë mesatarja e pagave të tyre duket të jetë më

e lartë (Ilustrimi 19).52

Migruesit e kthyer fitojnë më shumë në nivelin e shkathtësive të të

gjithëve (Shih Aneksin 7, Tabela A7.4). Kjo mund të jetë rezultat i faktit se migruesit e kthyer

kanë karakteristika të ndryshme duke ardhur nga ―profile të përzgjedhura‖ të cilat nuk janë

regjistruar nga anketa. Për shembull, migruesit e kthyer mund të jenë më të motivuar ose të

prirur për të rrezikuar dhe të promovohen më shpejtë, që mund të reflektohet në pagat e tyre.

Ilustrimi 19: Migruesit e kthyer kanë paga më të larta sesa jomigruesit në nivelet e shkathtësive të

të të Gjithve (paga mujore në euro)

Burimi: Anketa e Migrimit 2009.

51

Fuqia totale e punës është numri i individëve në moshë të punës, nga 15 deri në 65 vjet. Pa punuar në gjashtë

muajt e fundit do të thotë i papunë në gjashtë muajt e fundit, por që kërkon punë brenda fuqisë punëtore në tërësi.

Shkalla e papunësisë është pjesa e popullatës punuese të moshës punuese të cilët janë duke punuar. 52

Nivelet e shkathtësive janë të kategorizuar përmes llojit të profesionit në bazë të shkallës së shkathtësive

profesionale të kërkuar: shkathtësitë e larta janë profesionale dhe menaxhuese, si p.sh. mjek, menaxher, shkencëtar;

shkathtësitë e mesme janë teknike, administrative, arkëtare; shkathtësitë e ulëta janë punëtorët në bujqësi, mihje,

operatorët të makinave, vozitës e kështu me radhë.

0

100

200

300

400

500

600

Ulët Mesëm Lartë Totali

Jomigrues Migrues i kthyer Të gjithë

Page 99: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

85

5.17 Lloji i migrimit i manifestuar nga Kosova deri më tani nuk mund të cilësohet si

“kullim i trurit” 53

sepse shumica (92 për qind) e migruesve nuk kanë fituar më shumë se

sa nivelin sekondar të arsimimit. Vetëm 5 për qind të migruesve kanë pasur shkallën baçelor

në kohën kur kanë lëshuar Kosovën. Megjithatë, duke marrë parasysh moshën e re (15-24 vjet),

papunësinë në vend (72 për qind), mund të pritet që në të ardhmen, kullimi i trurit mund të

bëhet problem. Një studim rinor (Banka Botërore 2008f) sugjeron që mesatarisht një individi i

duhen 10 vite për të gjetur punë pas universitetit.

5.18 Ka disa dëshmi rreth “thithjes së trurit” në Kosovë. Migruesit e kthyer, ata me

profesione të shkathtësive të larta, kanë ngritur arsimimin e tyre dhe mund të kontribuojnë në

tregun e punës së Kosovës. Nga ata që punojnë në profesione të shkathtësive të larta 25% kanë

përmirësuar nivelin e tyre të arsimimit në krahasim me 10 për qind të profesioneve me

shkathtësi të mesme dhe 6% me shkathtësi të ulëta. Nga të të gjithë migruesit e kthyer, 8 për

qind kanë avancuar nivelin e arsimimit gjatë qëndrimit jashtë Kosovës. Femrat migruese kanë

avancuar arsimimin e tyre më shumë sesa meshkujt gjatë qëndrimit jashtë Kosovës; 14 për qind

të femrave në krahasim me 6 për qind të meshkujve.

5.19 Roli i migrimit në ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive nuk duhet të

nënvlerësohet. Stark, Helmenstein, dhe Prskawetz (1997) sugjerojnë që shpresa për të migruar

në të ardhmen mund të jetë stimulim i fuqishëm për njerëzit që të studiojnë më shumë, dhe duke

marrë parasysh se jo të gjithë migruesit perspektiv emigrojnë, kjo mund të rezultojë në thithje të

trurit. Veç kësaj, migrimi në vetvete mund të motivohet nga dëshira për të fituar shkathtësi dhe

arsimim jashtë vendit – vërej që 3.2% të migruesve fitojnë shkallën baçelor ose më të lartë

jashtë vendit dhe rreth 10% të migruesve kanë përmirësuar nivelin arsimor nga ai fillor në të

mesëm, ose nga i mesëm në profesional. Nëse këta migrues kthehen, Kosova do të përfitonte

nga thithja e trurit.

Ilustrimi 20: Performanca e migruesve dhe jomigruesve në tregun e punës, në bazë të nivelit të

shkathtësisë

53

Kullimi i trurit është emigrimi i individëve me shkollim ose kualifikim të lartë nga një vend. Më gjerësisht,

përfshin edhe ata që kanë lëshuar vendin pas përfundimit të një niveli të caktuar të arsimimit siç është arsimi i

mesëm dhe kanë avancuar në nivel të arsimit të lartë pas migrimit, pasi që kanë pasur potencial për studim edhe

nëse kishin qëndruar dhe vazhduar me studime. Në të njëjtën kohë, nëse këta njerëz avancohen më tutje jashtë

vendit dhe kthehen në shtëpi, atëherë do të cilësohej si thithje e trurit.

Shkathtësi të larta Shkathtësi të ulëta

Punë fizike Të punësuar Të pa punësuar

Migrues të kthyer

Jomigrues

Punë fizike Të punësuar

Të pa punësuar

Jomigrues Migrues të kthyer

për

qin

dja

për

qin

dja

Page 100: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

86

Burimi: Anketa e Migrimit 2009

5.20 Migruesit e kthyer janë duke punuar më mirë sesa jomigruesit në tregun e punës:

aktiviteti i tyre dhe nivelet e punësimit janë më të larta nivelet e shkathtësive të të gjithëve

Ilustrimi 17). Migruesit e kthyer me nivelet e avancuara të arsimimit do të vazhdojnë të

kontriubojnë në tregun e punës së Kosovës duke shfrytëzuar përvojnë dhe njohuritë e fituara

jashtë vendit. Çështja qëndron në atë se a do të jetë në gjendje tregu i punës i Kosovës të

absorbojë këta migrues të kthyer me përvojë në fuqinë punëtore me shkathësi adekuate dhe në

kohë. Kapitulli paraprak i këtij raporti potencon se kërkesa e ulët e punës, si dhe mungesa e

shkathtësive, është shkaku më i rëndësishëm për papunësi të lartë në Kosovë. Krijimi i kërkesës

më të madhe për punë do të përshpejtojë kthimin e migruesve në Kosovë.

5.21 Migrimi paraprak është i ndërlidhur me një perceptim të perspektivës më të mirë

të punësimit. Në Anketën e Migrimit, 43 për qind të individëve të anketuar, të cilët kanë

migruar më parë, raportuan se migrimi ka përmirësuar perspektivën e tyre për punë. Dhjetë deri

në pesëmbëdhjetë për qind të të anketuarve kanë raportuar se përvojat në migrim i kanë ofruar

atyre ide për të filluar biznes ose për të promovuar rrjete me partner biznesi. (Kutia 8 ofron një

shembull partneriteti të një migruesi të kthyer me një firmë të huaj). Gjithashtu, është raportuar

se mundësitë e punësimit janë ngritur. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme që të vazhdohet me

përmirësimin e mjedisit të biznesit për të siguruar që migruesit dhe familjet e tyre të investojnë

në Kosovë dhe të forcojnë potencialin e saj prodhues.

D. NDIKIMI I PARAVE TË DËRGUARA NË VARFËRI, INVESTIME DHE ZHVILLIM

5.22 Paratë e dërguara paraqesin një burim substancial të të ardhurave për popullatën

e Kosovës dhe ka një ndikim të madh në varfëri. Paratë e dërguara janë pjesë vendimtare e të

ardhurave, duke përbërë më shumë se gjysmën e mesatares së të ardhurave të ekonomive

familjare për ato familje brenda grupeve me nivel të ulët të të ardhurave (Banka Botërore

2009h). Heqja e parave të dërguara nga jashtë do të rriste nivelin e varfërisë për 2.2 për qind dhe

ndikimi do të ishte shumë më i madh te familjet që pranojnë këto para. Është me rëndësi të

theksohet se migruesit kryesisht vijnë nga grupet e mesme dhe të larta të të ardhurave. Sipas

anketës, mbi 55 për qind të migruesve vijnë nga kuintilat më të lartë të të ardhurave të

migruesve që dërgojnë para54

(Ilustrimi 20). Megjithatë, nëse i eliminojmë paratë e dërguara nga

të ardhurat e ekonomive familjare, atëherë migruesit janë pjesë e grupeve me të ardhurat më të

ulëta (Ilustrimi 21 në të djathtë). Kjo do të thotë se migrimi, apo paratë e dërguara, ka ndihmuar

familjet me të ardhura të ulëta që të dalin nga varfëria dhe të fitojnë të ardhura substanciale nga

dërgimi i tyre nga një ose më shumë anëtarë të familjes jashtë vendit.

Ilustrimi 21: Pjesa migruesve që dërgojnë para ekonomive familjare në Grupe të të ardhurave, të

ardhurat përfshijnë paratë e dërguara (në të majtë), të ardhurat nuk përfshijnë paratë e dërguara

(në të djathtë).

54

Të ardhurat përshijnë paratë e dërguara.

Page 101: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

87

Burimi: Anketa a Migrimit 2009

Shënim: Ekonomitë familjare janë të grupuara në bazë të të ardhurave vjetore për kokë banori (A), përfshirë paratë

e dërguara dhe (B) pa para të dërguara

5.23 Shuma mesatare e parave të dërguara për ekonomi familjare të pranuara për një

muaj është afër pagës mesatare mujore në Kosovë. Anketa e Migrimit ka pyetur të anketuarit

që të raportojnë shumën totale të remitancave të pranuara gjatë 12 muajve të fundit. Mesatarja e

raportuar e parave të dërguara për ekonomitë familjare është 320 euro në muaj. Shuma nuk

dallon shumë ndërmjet zonave urbane dhe rurale. Kjo është e bazuar në totalin e parave të

dërguara të regjistruara nga Anketa e Migrimit (në shumën prej 216 milion euro). Megjithatë,

është e zakonshme që në studime të tilla, të anketuarit të raportojnë më pak të ardhurat e tyre.

Sipas të dhënave të BP-së, paratë e dërguara në vitin 2009 ishin rreth 500 milion euro,

ekuivalente me rreth 500 euro në muaj për një ekonomi familjare.

5.24 Paratë e dërguara mesatarisht i shkojnë grupit më të varfër të konsumit (neto e

parave të dërguara55

). Me fjalë tjera, ndikimi relativ i rrjedhave të parave të dërguara në

konsum, apo në varfëri, është më i larti te familjet e varfra. Një shpërndarje e njëjtë është

vërejtur në Taxhikistan (Banka Botërore 2009i), ndërsa te Moldavia një shpërndarje tjetër

(Banka Botërore (2009f). Grupi me konsumin më të ulët për kokë banori ka pranuar para të

dërguara në shumë prej 450 Euro në muaj mesatarisht, që është pesë herë më e lartë sesa grupi

me konsumin më të lartë, i cili pranon rreth 90 euro në muaj. Në të njëjtën kohë, mospërputhja

më e madhe e parave të dërguara është më e larta tek familjet më të varfra. Mesatarja më e lartë

e parave të dërguara të pranuara nga grupi më i ulët i konsumit është 1.667 Euro në muaj,

ndërsa tri grupet më të larta të konsumit kanë pranuar maksimumin prej 300 deri në 600 euro

(Ilustrimi 21). Kjo mund të nënkuptojë se më pak persona të veçuar (d.m.th migrues shumë të

pasur që vijnë nga familje shumë të varfra) janë duke shtrembëruar pasqyrën dhe rrjedhimisht

që rrjedha e parave të dërguara janë zakonisht shumë më të ulëta (në përputhje me ato për

grupet tjera të të ardhurave.

Ilustrimi 22: Paratë e dërguara të pranuara në bazë të Grupit të Konsumit (për kokë banori)

55

Ekonomitë familjare janë të grupuara në bazë të të ardhurave të tyre duke përjashtuar paratë e dërguara të

pranuara. Konsumi përdoret si proksi për të ardhura. Vini re që të dhënat e Anketës së Migrimit 2009 dhe ABEF

2009 janë përputhur vetëm për një nën-set të ekonomive familjare (atyre për të cilat të dhënat e ABEF 2009 ishin

në dispozicion në kohën e kryerjes së analizës) ashtu që rezultatet nga mostra e përputhur duhet të konsiderohen si

preliminare (Shih Aneksin 7).

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

Q1 (të ardhurat më të ulëta

Q2 Q3 Q4 Q5 (të ardhurat më të larta

percent

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

Q1 (të ardhurat më të ulëta

Q2 Q3 Q4 Q5 (të ardhurat më të larta

pepcent

Page 102: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

88

Burimi: Anketa e Migrimit 2009 dhe ABEF 2009 (të dhënat vetëm për gjashtë muajt e parë).

Shënim: Mesatarja e parave të dërguara të pranuara nga secili grup i konsumit. Konsumi nënkupton konsumin e

familjes për kokë banori duke përjashtuar paratë e dërguara të pranuara çdo muaj nga Anketa e Migrimit. Të dhënat

rreth parave të dërguara janë marrë nga Anketa e Migrimit (të dhënat vjetore të ndara në 12 muaj) dhe grupet e

konsumit vijnë nga të dhënat e ABEF.

5.25 Edhe pse paratë e dërguara kanë luajtur rol në uljen e varfërisë, ato nuk kanë

pasur ndonjë rol të madh në stimulimin e aktiviteteve ekonomike. Shumica e parave të

dërguara me sa duket përdoren për konsum të menjëhershëm, dhe vetëm një pjesë e vogël shkon

për investime biznesi ose arsimim (Ilustrimi 22). Kur janë pyetur për emërtimin e përdorimin

kryesor të parave të dërguara, 90% të familjeve kanë përmendur ushqimin dhe veshmbathjen.56

18 për qind të ekonomive familjare i shfrytëzojnë një pjesë të parave të pranuara për të investuar

në biznes dhe 25 për qind shfrytëzojnë një pjesë të parave të dërguara për të rinovuar apo

ndërtuar shtëpi.

Ilustrimi 23: Pjesa e ekonomive familjare që shfrytëzojnë paratë e dërguara

Burimi: Anketa e Migrimit (2009).

Shënim: Ka qenë e dhënë edhe mundësia e përgjigjes së shumëfishtë në anketë.

5.26 Familjet që pranojnë para të dërguara nuk investojnë më shumë sesa familjet që

nuk pranojnë para të dërguara. Ato shpenzojnë më shumë proporcionalisht në transport dhe

56

Fushat e vet-raportuara në të cilat familjet i harxhojnë paratë e dërguara. Përgjigje të shumëfishta (tri kategori për

çdo familje që pranon para të dërguara).

Paratë e dërguara (€)

Përqindja

Ushqim dhe veshmbathje

Ndërtim / riparim i shtëpisë

Investim në biznes

Ripagimi i këstit të kredisë

Arsimim

Tokë bujqësore

Kafshët shtëpiake

Mallra me afat të gjatë

Shtëpi ose toka e ndërtimit

ko

nsu

mi

i

ulë

t

ko

nsu

mi

i

lart

ë

Page 103: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

89

komunikim brenda familjes, por shpenzojnë më pak për ushqim, tatim, pension dhe qira (Aneksi

7, Tabela A7.5). Megjithatë, nuk ka dallime domethënëse në pjesën e shpenzuar për arsim,

investime ose mallra tjera konsumuese (Aneksi 7, Tabela A7.6). Një studim i bërë në Shqipëri

(Castaldo dhe Reilly 2007) ka konkluduar se pjesa e buxhetit për shërbime publike dhe

joushqimore është rritur te familjet që pranojnë para të dërguara. Ata argumentojnë se paratë e

dërguara kanë ngritur pjesën e buxhetit të ekonomive familjare për shpenzime në mallra të

qëndrueshme dhe shërbime publike dhe kanë ulur pjesën e buxhetit për ushqim.

5.27 Përvojat e vendeve tjera sugjerojnë që përmirësimet në mjedisin e biznesit kanë

ofruar një bazë për investime nga migruesit ose familjet që pranojnë para të dërguara.

Roli i investimeve dhe parave të dërguara nga diaspora në vendet tjera ka qenë i

jashtëzakonshëm. Në Armeni, një vend i krahasueshëm me një histori të kontestit ndërkombëtar

me fqinjët, qeveria ka miratuar reforma për krijimin e mjedisit miqësor të biznesit dhe sektorit

financiar fleksibil për të krijuar kushtet, dhe zhvillimi ka marrë hov nga investimet e migruesve

ose nga paratë e dërguara nga migruesit. Nga viti 1994 deri në 2004 në Armeni, 69 për qind të

të gjitha investimeve të huaja kanë qenë të lidhura me migruesit dhe 69 të të gjitha IHD-ve kanë

shkuar në firmat e ndërlidhura me migruesit (Hergnyan dhe Makaryan 2007).

5.28 Shkurtimisht, paratë e dërguara kanë ndihmuar anëtarët e familjet për të blerë

gjërat themelore, mirëpo mbetet e paqartë nëse paratë e dërguara kanë kontribuar në

investime në biznes dhe në arsim. Një raport i FID (2009) ofron dëshmi se financimi nga

diaspora ka qenë vendimtar për fillimin e biznesit, por dëshmitë preliminare nga anketa e

migrimit nuk e mbështesin këtë pohim. Prandaj, duket se derisa roli i migrimit në ofrimin e

ideve të biznesit është i njohur nga migruesit e kthyer (Ilustrimi 23), jo të gjitha idetë janë

transformuar në investime. Kapitulli 2 ka konkluduar që rregulloret e biznesit dhe korrupsioni

janë pengues të fuqishëm për kompanitë e brendshme si dhe për firmat e huaja për të investuar

në Kosovë. Prandaj, adresimi i tyre dhe i pengesave tjera në mjedisin e biznesit të diskutuara në

atë kapitull mund të stimulojnë përfshirje më të madhe të migruesve në aktivitetin ekonomik të

Kosovës.

Ilustrimi 24: Përfitimet e migrimit të perceptuara nga migruesit e kthyer

Burimi: Anketa e Migrimit 2009

Përqindja

krijon ide për të filluar ndonjë biznes

përmirëson përspektivat e punës

rritë mundësitë për shkollim

nxitë lidhjet biznesore

ndihmon në marrjen e informatave

në migracionet e ardhshme

Page 104: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

90

E. PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIMET

5.29 Migrimi ka qenë një strategji e rëndësishme e jetës për një pjesë të konsiderueshme

të popullatës së Kosovës dhe me gjasë do të vazhdojë të jetë ashtu në të ardhmen e afërt.

Tradicionalisht, migrimi ka pasur një rol të rëndësishëm në zbutjen e presionit të tregut të punës

dhe ky trend pritet të vazhdojë. Për më tepër, paratë e dërguara kanë dhënë një kontribut

substancial në zhvillimin ekonomik: ato kanë ndihmuar familjet pranuese që të kenë një

standard më të mirë të jetës dhe në rastin e ekonomive familjare më të varfra që të dalin nga

varfëria. Autoritetet e Kosovës duhet të hulumtojnë mënyra për të përfituar tutje nga migrimi i

Kosovës. Kjo mund të arrihet përmes një seti të politikave me qëllim të: (i) zhvillimit të

kornizës institucionale për t‘u marrë me migrimin, (ii) forcimin e kontributit të parave të

dërguara për zhvillimin e sektorit bankar, dhe (iii) angazhimin e diasporës së Kosovës në

aktivitetin ekonomik të Kosovës.

5.30 Politika e suksesshme e migrimit kërkon një vizion strategjik rreth rolit që migrimi

duhet të ketë në strategjinë zhvillimore të Kosovës dhe në kornizën institucionale për

realizimin e këtij vizoni. Vendet siç janë Filipinet, të cilat janë qenë mjaft të suksesshme në

shfrytëzimin e migrimit, kanë filluar me një vizion dhe strategji të qartë duke menduar se çfarë

mund të jetë kontributi i migrimit për zhvillimin ekonomik. Për zbatimin e një strategjie të

migrimit nevojitet një institucion që do të menaxhonte migrimin dhe do të ishte në gjendje që të

koordinojë institucionet e ndryshme të cilat do të përfshiheshin në zbatim, duke marrë parasysh

që migrimi është një çështje e ndërlikuar dhe prek shumë fusha të politikave (arsimin, punën,

marrëdhëniet e jashtme, bankat, tatimet, etj.). Institucioni udhëheqës për migrim duhet të ketë

edhe kapacitetin e domosdoshëm për të hartuar dhe analizuar politikat dhe për t‘i zbatuar ato

politika përmes institucioneve relevante. Për shembull, disa vende, përfshirë Filipinet dhe Shri

Lankën, kanë themeluar një ministri për të akomoduar nevojat e migruesve.57

5.31 Për të rritur ndikimin zhvillimor të parave të dërguara, autoritetet duhet të

aplikojnë stimulimet adekuate dhe mjedisin për të kanalizuar paratë e dërguara përmes

sektorit bankar. Një prej arsyeve për shfrytëzimin e kufizuar të bankave gjatë dërgimit të

parave është kostoja e lartë e transaksionit. Stimulimi i konkurrencës më të madhe në sektorin

bankar, si dhe të masave tjera që do të mbështetnin zhvillimin e sektorit, mund të rezultojnë me

uljen e pagesave. Ekzistojnë edhe veprime të politikave që do të adresonin në mënyrë të

drejtpërdrejtë këtë çështje:

Zhvillimin dhe zbatimin e një fushate për bankat komerciale, së pari, për të inkurajuar

ato për zhvillimin e produkteve speciale për migruesit dhe familjet që pranojnë paratë

për promovimin e kursimeve;

Zhvillimin e aftësisë financiare të migruesve dhe familjeve pranuese me qëllim të

promovimit të kërkesës për përdorimin e kanaleve formale për transferim.

5.32 Ka shembuj të suksesshëm nga vendet tjera, përfshirë Moldavinë, Armeninë dhe

Filipinet, ku bankat kanë investuar shumë në zhvillimin e produkteve specifike dhe

57

Në Filipine, themelimi i ministrisë për migrim dhe punësim jashtë vendit ka ndihmuar migruesit që të rregullojnë

punësimin jashtë vendit, informimin e migruesve për burimet në dispozicion, ofrimin e mbrojtjes dhe përfaqësimin

përmes fondit për mirëqenien e migruesve dhe shërbimet e votimit në mungesë, si dhe përmes zhvillimit të një

mekanizmi evidentues për të kuptuar nevojat e migruesve (Banka Botërore 2008d).

Page 105: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

91

infrastrukturës së ndërlidhur me migrim, dhe përfitimet për këto banka ishin shumë më të

mëdha se sa që ata kanë parashikuar.

5.33 Përfundimisht, objektivi i fundit është që të tërhiqet diaspora për të investuar dhe

për t’u kthyer në Kosovë (në veçanti migruesit me shkathtësi të larta). Ekonomia a Kosovës

mund të përfitojë shumë nga shkathtësitë dhe mjetet financiare të diasporës. Ekzistojnë një

numër i mekanizmave që janë aplikuar nëpër botë për të tërhequr migruesit që të kthehen, por

rezultatet kanë qenë të ndryshme. Për të inkurajuar punëtorët dhe investitorët e Kosovës që të

kthehen nga jashtë, autoritetet duhet të adresojnë çështjet e njëjta që janë edhe shqetësim për

kompanitë e huaja dhe punëkërkuesit e brendshëm. Eliminimi i pengesave kryesore në mjedisin

e biznesit të identifikuara në Kapitujt 2 dhe 3 është kusht i domosdoshëm për përfshirjen më të

madhe të diasporës në aktivitetin ekonomik të Kosovës. Adresimi i këtyre çështjeve duhet të

krijojë raste më të suksesshme siç është Zinkunie (shih Kutia 8 në Kapitullin 2). Gjithashtu,

duhet të zhvendoset një pjesë e madhe e parave të dërguara drejtë aktiviteteve ekonomike

produktive.

Page 106: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

92

6. ROLI I BUJQËSISË NË STIMULIMIN E PUNËSIMIT DHE

ZHVILLIMIT

A. HYRJE

6.1 Resurset natyrore të Kosovës, fuqia e re punëtore dhe qasja e lirë dhe e afërt me

tregun e BE-së sugjerojnë që Kosova ka potencialin për lulëzimin e prodhimit dhe

eksportimit të produkteve bujqësore. Këto përparësi krahasuese mund të jenë përfituese për

bujqit, nëse ata marrin sinjale nga tregu dhe nëse zinxhirët vendor të furnizimit janë aq efikas

ashtu që bujqit të jenë konkurrues në tregjet rajonale. Por, që nga vitet ‘90, sektori i agro-

ushqimit ka vuajtur nga një çrregullim në zinxhirin e furnizimit dhe ekzistojnë pengesa të

konsiderueshme për ngritjen e produktivitetit. Problemet në sektorin e agro-ushqimit dhe

rimëkëmbja ekonomike në përgjithësi, kanë dëmtuar ekonominë rurale. Me mundësitë e pakta

dhe të ardhurat në rënie, bujqësia e Kosovës është bërë zgjedhja e fundit për aktivitet ekonomik

duke ofruar një burim vendimtar të të ardhurave. Mungesa e mundësive dhe të ardhurat në rënie

janë arsyet për ekzistencën e një numri shumë të madh të fermave të vogla në Kosovë dhe në

rajonin përreth.

6.2 Reformat ekonomike kanë krijuar fitime në tërë rajonin gjatë dekadës së fundit,

zhvillimi ekonomik është përshpejtuar, në veçanti në sektorin e shërbimeve dhe të

ardhurat janë rritur. Por, ky trend është ende më pak i theksuar në zonat rurale. Në

Kosovë për shkak të mundësive të pakta ekonomike, shërbimeve të dobëta publike dhe vendeve

të lira të punës të pakta, zonat rurale janë duke u ballafaquar me një rritje të emigrimit, në

veçanti të të rinjve në qytete ose jashtë vendit. Në disa aspekte, këto zhvendosje demografike

janë pasojë e parashikueshme e ndryshimit ekonomik dhe transformimit. Megjithatë, këto

zhvendosje gjithashtu janë tregues të mundësive të pakta në dispozicion në zonat rurale. Edhe

pse bujqësia punëson rreth 35% të fuqisë totale punuese të Kosovës, ajo nuk është një sektor

energjik.58

Shumica e fermave operojnë për mbijetesë ose gjysmë mbijetesë të bujqve, derisa

operatorët komercial shpeshherë ballafaqohen me pengesa të pakalueshme: mungesa e qasjes në

kredi, tokë, inpute cilësore dhe tregjet me vlerë të lartë si dhe infrastruktura e degraduar. Nëse

zonat rurale të Kosovës nuk bëhen më dinamike dhe inovative, ekziston një rrezik i

konsiderueshëm që këta bujq profitabil të humbin për shkak të importeve dhe që bujqit e

fermave të vogla do të mbesin të zhytur në varfëri. Duke vepruar si një zbutës në punë, sektori

bujqësor i Kosovës është i paaftë që të realizojë potencialin që ka si një sektor ekonomik

dinamik (shih Kutinë 14).

58

Në vitin 2989, rreth 26 për qind të popullatës aktive ishin të punësuar në bujqësi, në krahasim me përllogaritjen

prej 70% në vitin 1997 për shkak të viteve të mungesës së investimeve, papunësisë së lartë dhe humbjes së

mundësive tjera ekonomike.

Page 107: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

93

6.3 Ky kapitull ofron propozime të politikave që mund të eliminojnë pengesat kryesore

që stagnojnë zhvillimin e sektorit bujqësor të Kosovës. Këto propozime të politikave

përqendrohen në shfrytëzimin e përparësive krahasuese dhe për tejkalimin e pengesave aktuale

për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Këto propozime pastaj kombinohen në matricën e

rekomandimeve, e cila parasheh aktivitete afatshkurta dhe afatgjata.

B. PASQYRË E BUJQËSISË NË KOSOVË

6.4 Bujqësia gjithmonë ka qenë sektor kryesor në ekonominë e Kosovës, por ka

shënuar rënie gjatë konfliktit. Në epokën e socializmit, investime substanciale janë bërë në

bujqësi, prodhimtaria u rrit gradualisht dhe numri i personave që punonin në këtë sektor u

zvogëlua. Kosova u bë e vetë-mjaftueshme në aspektin e ushqimit, sasi të mëdha të prodhimeve

bujqësore eksportoheshin në ish Jugosllavi (në veçanti vera, frutat dhe perimet), dhe blegtoria

përbënte rreth gjysmën e të ardhurave të përgjithshme bujqësore. Por, inputi dhe blerjet e

produkteve u çrregulluan dhe u dominuan nga ndërmarrjet shoqërore të cilat ishin në pozita të

monopolit. Në vitet ‘90, ky trend ndryshoi: investimet pësuan rënie bashkë me prodhimtarinë

dhe pjesa e popullatës punuese në bujqësi u dyfishuar nga një çerek në 50 për qind në pjesën e

fundit të asaj dekade. Tregjet tradicionale të eksportimit të bujqësisë humbën ndërsa kanalet

lokale të marketingut u përçan. Në të njëjtën kohë, kishte reduktime drastike të inputeve të

subvencionuara siç janë plehrat dhe ujitja. Kombinimi i humbjes së tregjeve dhe reduktimit të

subvencioneve rezultoi me një rënie dramatike në aspektin e tregtisë për bujqësinë. Përballë

këtij shoku, numrat e blegtorisë dhe toka bujqësore pësuan rënie në mënyrë drastike, në veçanti

në pemëtari, vreshtari dhe tokën e pëlleshme (shih Ilustrimin 25). Karakteri i prodhimtarisë

Kutia 14: Zhvillimi bujqësor është kritik për zhvillimin e të varfërve

Më shumë se 60 për qind të popullatës së Kosovës vlerësohet se jeton në zonat rurale, që është

mbi mesataren e rajonit të EJL-it. Në të njëjtën kohë, dy të tretat e të varfërve në Kosovë jetojnë në

zonat rurale. Në vitin 2006, 49 për qind të ekonomive familjare rurale ishin të varfra (Vlerësimi i

Varfërisë i Bankës Botërore 2007) dhe 18 për qind në varfëri të skajshme (në zonat urbane kjo shifër

ishte 37 % dhe 14%). Varfëria në zonat rurale është e ndërlidhur ngushtë me mungesën e tokës,

bagëtive ose pajisjeve bujqësore siç janë traktorët, plugjet ose rimorkiot. Në fakt, individët pa pajisje

për prodhim bujqësor kanë rastësinë më të lartë të varfërisë te popullata rurale. Në vitin 2005, rreth 10

për qind të ekonomive familjare në zonat rurale kanë raportuar se nuk kanë tokë dhe afër 7 prej 10

familjeve në këtë grup janë klasifikuar si të varfër.

Megjithatë, bujqësia vazhdon të jetë një sektor i rëndësishëm i ekonomisë rurale të Kosovës dhe

një burim i madh potencial për zhvillimin e të varfërve. Bujqësia është burimi kryesor i jetës për

një pjesë të konsiderueshme të popullatës rurale. Vlerësimi i Varfërisë i Bankës Botërore 2007 ka

konkluduar se rreth 90 për qind të popullatës rurale kanë tokë, 55 për qind kanë bagëti dhe 15 për qind

jetojnë nga produktet e tyre ushqimore, që dëshmon se një pjesë e konsiderueshme e popullatës është e

angazhuar në bujqësi. Së paku 70 për qind të ekonomive familjare rurale varen nga bujqësia, duke i

dhënë një rol të rëndësishëm në zbutjen e varfërisë rurale. Popullata rurale ka një mesatare mjaft të re –

60 për qind janë nën moshën 30 vjeçare – ndërsa papunësia është e lartë, kështu që angazhimi i kësaj

popullate në bujqësi do të rriste punësimin dhe zhvillimin si dhe do të zbuste varfërinë rurale. Burimi: Autori.

Page 108: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

94

bujqësore po ashtu ndryshoi duke u orientuar vetëm për jetesë, me ferma të vogla të raportuara

në vitin 2005 të cilat 70 për qind të produkteve i shfrytëzonin për nevoja të ekonomive familjare

(ESK 2005a).

Ilustrimi 25: Ndryshimet në shfrytëzimin e tokës bujqësore dhe blegtorisë gjatë dy dekadave të

fundit.

Burimi: ESK (2009).

6.5 Me rënien e produkteve bujqësore, deficiti tregtar i agro-ushqimit të Kosovës u

rrit, duke shkaktuar një bazë të dobët për konkurrencë. Importet e agro-ushqimit janë të

mëdha dhe në rritje e sipër, nga 280 milion Euro në vitin 2005 në 470 milion në vitin 2008, pra

një rritje prej 68 për qind. Vlera e eksportit të agro-ushqimit është rritur edhe më shpejt në të

njëjtën periudhë nga 8 në 20 milion, pra një rritje prej 156 për qind. Por eksporti është vënë në

hije nga importi që ka rezultuar me një deficit tregtar të agro-ushqimit që në vitin 2008 ishte

453 milion euro. Përveç mungesës së konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor të Kosovës, disa

faktorë tjerë kanë kontribuar në këtë situatë. Regjimi liberal ekonomik (me tarifa të jashtme të

ulëta), i vendosur pas konfliktit, ekspozoi tregun e brendshëm para importeve agro-ushqimore.

Prej importeve totale agro-ushqimore, ushqimi i përgatitur, pijet dhe duhani përbëjnë 57 për

qind të vlerës, i ndjekur me perimet (20 për qind) dhe kafshët e gjalla (16 për qind). Ushqimi i

përgatitur dhe pijet, bashkë me perimet, janë artikujt kryesor të eksportuar. Kosova bën tregti të

mallrave bujqësore kryesisht me fqinjët e vet, në veçanti me Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë

dhe Greqinë.

Tabela 23: Tregtia agro-ushqimore e Kosovës (në miliona euro)

2005 2006 2007 2008

Importi 285.5 319.4 384.1 473.7

Eksporti 7.9 11.6 18.1 20.7

Neto eksporti

(eksporti pa import) -277.6 -307.8 -366.0 -453.0 Burimi: ESK dhe Dogana e Kosovës (2009).

6.6 Importet bujqësore nga partnerët tregtar të Kosovës, të cilët përfitojnë nga

prodhimi dhe subvencionet në eksport, i vënë bujqit e Kosovës në situatë të pafavorshme.

Subvencionet në prodhim dhe në eksport përdoren për të mbështetur bujqësinë nga shumica e

partnerëve tregtar të Kosovës. Shumë prej këtyre vendeve ndajnë një të tretën ose dy të tretat e

Kuaj

Qengja

Dele

Derra

Bagëti Livadhe

Të tjera

Vresht

Kopsht frutor

Serrë

Kullos dhe pylltari

Tokë i lërueshëm

E lënë ugar

mij

ëra

hek

tarë

mij

ëra

kre

Page 109: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

95

buxhetit për bujqësi për subvencione. Këto transferime buxhetore në bujqësi ndryshojnë por më

të lartat janë në Kroaci nga të gjitha vendet e EJL-it dhe shtetet anëtare të BE-së. Subvencionet

bujqësore në këto vende mundësojnë hyrjen e produkteve më cilësore me çmime më ulëta në

tregun e Kosovës.

Rënia e shfrytëzimit të tokës bujqësore

6.7 Pjesa e tokës bujqësore të ujitur është e ulët dhe ka shënuar rënie të

konsiderueshme gjatë 20 viteve të fundit. Ujitja shfrytëzohet në rreth 39,000 hektarë ose më

pak se 20 për qind të tokës së shfrytëzueshme pjellore, nga 70,000 hektarë në vitin 1980.

Aktualisht, rajoni perëndimor i Kosovës - Deçani, Rahoveci, Peja, dhe Shtërpca—ka tokën më

të ujitur. Kjo është një zonë ku historikisht janë prodhuar shumica e perimeve dhe pemëve.

Ndërsa, ka potencial për ujitjen e rreth 200,000 hektarëve.

6.8 Ferma mesatare kosovare shfrytëzon një zonë bujqësore prej 1.4 hektarëve të

ndara në parcela të vogla, që favorizon bujqësinë për të jetuar dhe një strategji averze

ndaj rrezikut. Strukturat e pafavorshme të fermave dhe mungesa e investimeve parandalojnë

këtë sektor drejt realizimit të potencialit të vet prodhues. Në vitin 2007, bujqësia në Kosovë

përfshinte rreth 183,000 prona bujqësore (ndaj rreth 172,000 të vlerësuara në vitin 2006), 72 për

qind të të cilave kanë më pak se 1,5 hektarë të tokës bujqësore të shfrytëzueshme. Bujqit e

vegjël kanë kosto më të larta të transaksionit, pasuri joadekuate për t‘i mundësuar qasjen në

kredi dhe tokë të pamjaftueshme për të prodhuar sasi të mjaftueshme për t‘ia vlejtur që të hyjë

në tregun komercial.

6.9 Privatizimi i tokës dhe reformat tjera janë bërë për të ndryshuar rënien e sektorit

bujqësor. Reforma filluar në vitet e ‘90 dhe më vonë në vitet 2000-2005, për privatizimin e

tokës dhe ndërmarrjeve bujqësore, promovimin e prodhimeve të orientuara kah tregu, çmimeve

të tregut të lirë dhe liberalizimin e prokurimit dhe politikave tregtare ka stimuluar rimëkëmbjen

e sektorit bujqësor. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte privatizimi i fermave shoqërore – pas

shumë dekadave të kontrollit shtetëror. Në tërësi, rreth 25,000 hektarë të tokës pjellore

bujqësore janë privatizuar dhe mbesin rreth 40,000 hektarë tjera. Privatizimi ka ndjekur një

qasje pjesë-pjesë për të shmangur rënien e çmimit të tokës. Ky proces ka vënë resurset

produktive të tokës dhe asetet tjera në duart e bujqve privat dhe ka rezultuar me dy kategori të

njohura të prodhimit: disa ndërmarrje të mëdha bujqësore dhe shumë ferma të vogla të

ekonomive familjare.

6.10 Tregu i tokës është i shtrembëruar rëndë, është jo funksional dhe ballafaqohet me

pengesa serioze për realizimin e potencialit bujqësor. Toka dhe puna janë determinantet

kryesore të kostos së produkteve bujqësore, dhe përkundër faktit se të dhënat sistematike dhe të

besueshme rreth çmimeve të tokës bujqësore janë vështirë të sigurohen, të dhënat në dispozicion

sugjerojnë që toka bujqësore në Ballkan në përgjithësi është më e lirë sesa në Evropën lindore.

Megjithatë, aktiviteti i pakontrolluar ndërtimor përgjatë Kosovës, gjatë periudhës pas konfliktit,

ka shtrembëruar rëndë tregun e tokës për qëllime spekulative dhe ka zvogëluar tokën bujqësore.

Rezultati është një ngritje e çmimit, me tokën që shitet deri në 100.000 euro për hektarë në disa

zona, që është 10 herë më shumë sesa vlera në rajon për tokën e krahasueshme dhe kjo është

Page 110: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

96

larg mundësive të bujqve që dëshirojnë të zgjerojnë punën e tyre. Pjesërisht, kjo është rrjedhojë

edhe e mungesës së planifikimit të shfrytëzimit të tokës dhe tokës zonale.

Prodhimtaria e ulët e punës bujqësore

6.11 Kostoja e punës bujqësore në Kosovë është konkurruese, por siç është theksuar në

kapitullin e parë, prodhimtaria është e ulët. Furnizimi i punës në bujqësinë e Kosovës është

më e larta nga të gjitha ECA, me 1.65 punëtorë për hektarë (Shamsiev 2010). Duke marrë

parasysh koston mesatare mujore bruto për industri dhe shërbime si standard, të dhënat

sugjerojnë që kostoja e punës në Kosovës është rreth 15% e atyre në shteteve jugore të BE-së

dhe rreth gjysmës së disa shteteve të reja të BE-së (Tabela 24). Por në të njëjtën kohë, me vlerën

e shtuar bujqësore të përllogaritur për punëtorë ekuivalent me orar të plotë të punës më pak se

2,000 euro në vit, prodhimtaria e punës në Kosovë është shumë më e ulët se vendet tjera në

rajon. Kjo tregon nevojën për prodhimin bujqësor intensiv ose për nevojën e zhvendosjes së

tepërt në sektorët tjerë.

Kutia 15: Kushtet klimatike të Kosovës

Klima e Kosovës është kontinentale, me rreth 660 milimetra të shirave dhe 170–220 të

ditëve pa acar, ndërsa jug-lindja është nën ndikim të klimës më të butë me 780 milimetra

të shirave dhe 196–225 të ditëve pa acar. Këto kushte klimatike e vënë Kosovën në një

disavantazh të vogël në krahasim me rajonet tjera brenda EJL-it.

Tabela. Krahasim i klimës rajonale

Stacioni klimatik dhe Vendi

Numri i ditëve pa

acar

Dita e parë e

mbjelljes

Tiranë, Shqipëri 339 Shkurt

Prishtinë, Kosovëa

220 Fund i prillit

Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë 269 Prill

Shkup, Maqedoni 281 Fillim i prillit

Beograd, Serbi 307 Fund i marsit

Athinë, Greqi 363 Janar

Romë, Itali 352 Mars

Sofje, Bullgari 252 Prill

Budapest, Hungari 270 Prill

Zagreb, Kroaci 276 Prill

Burimi: Ramasamy (2008).

Shënim: Dita e parë e mbjelljes përllogaritet me një algoritëm nga Shnajderi dhe të tjerët. (2005) në bazë të

supozimit se mbjellja është më pak e rrezikshme pas datës së parë me 50 për qind ose më pak probabilitet të

kohës me acar (temperatura minimale ditore prej < 0°C).

a. Estimate based on World Bank (2000).

Page 111: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

97

Tabela 24: Toka bujqësore dhe kostoja e punës në Ballkanin Perëndimor (viti 2005 përveç nëse

është theksuar ndryshe)

Toka bujqësore

(€/hektarë)a

Kosto bruto e punës

(€/muaj)b

Kosova 3,1001

232

Shqipëria 7,000 161

Bosnja dhe

Hercegovina 2,500

420

Maqedonia 2,775 343

Serbia dhe Mali i Zi 5,000 316

Bullgaria 1,207 161

Kroacia 3,600 841

Hungaria 1,500 638

Polonia 1,700 586

Greqia 8,765 1,984

Portugalia n/a 1,557

Spanja 16,489 2,135

Italia 14,266 2,904 Burimi: Hartuar nga autori nga burime të ndryshme

Shënim: Këto shifra paraqesin koston mesatare mujore të punës, të përcaktuar si kosto totale e punës në muaj,

ndarë në numra përkatës të punonjësve dhe shprehur me njësi të orarit të plotë.

a. Maqedonia (2007), Bulgaria (2008).

b. Kosova (2007), Greqia (2003), Portugalia, Spanja dhe Italia (2008). 1 Përllogaritjet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Shifra i referohet tokës së privatizuar nga NSH-të mbi 10

hektarë.

6.12 Ndryshimet në punësim dhe prodhimtari të punës kanë ndodhur gjatë dy dekadave

të fundit. Derisa BPV-ja bujqësore ka shënuar rënie nga dy dekadat e mëparshme nga 25 për

qind të BPV-së në rreth 12 për qind në vitin 2006,59

punësimi në bujqësi ka mbetur në nivel të

lartë. Në fakt, pjesa e fuqisë punëtore e Kosovës në bujqësi është ngritur në 35%, e dyta pas

Shqipërisë (Tabela 25). Kjo ka ardhur si rezultat i humbjeve të vendeve të punës në sektorët e

tjerë të ekonomisë më shumë sesa tërheqja e sektorit të bujqësisë. Investimet kapitale në bujqësi

kanë rënë pothuajse në zero pasi që sektori është bërë jotërheqës dhe burimet e kredive janë

shterur. Rezultati i paraparë ishte një rënie në produktivitetin e punës së bujqësisë (vlera e

shtuar për punëtorë) në nivele më të ulëta në krahasim me mesataren ekonomike në tërësi dhe

rritjen e informalitetit në këtë sektor. Rënia e produktivitetit është reflektuar edhe në pagat në

bujqësi, të cilat janë fundosur.

59

Kjo shifër është më e ulët sesa mesatarja në tërë rajonin e ECA ku sektori i bujqësisë ka kontribuar me rreth 14

për qind të BPV-së në vitin 2004, dhe më e ulët se mesatarja e papërpunuar e rajonit të Ballkanit prej rreth 15 për

qind. Megjithatë, nëse përfshihet sektori i madh joformal, përllogaritjet mund të shkojnë mbi 15 për qind, pasi që

bujqësia si dhe tregtia e ndërtimtaria, janë të nën-përfaqësuara në statistikat zyrtare ekonomike me karakteristikat e

Kosovës.

Page 112: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

98

Tabela 25: Profili rural i Ballkanit Perëndimor

Popullata rurale (%

e popullatës totale

në vitin 2006)

Bujqësia, vlera e

shtuar (% e BPV-së,

2005)b

Fuqia punëtore në

bujqësi (% e totalit)

Shqipëria 55 23 58

Bosnja dhe Hercegovina 54 10 n/a

Maqedonia 31 13 21

Serbia & Mali i Zia 48 16 20

Kosova 64 11 35c

Greqia 41 5 14

Portugalia 42 3 12

Spanja 23 3 6

Italia 32 2 5 Burimi: Baza e të Dhënave nga Platforma e të Dhënave Zhvillimore të Bankës Botërore (2008a; 2006b); Instituti i

Burimeve Botërore (2003, Bosnja dhe Hercegovina); dhe ESK (2008).

a. Unioni Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi (krijuar më 2003) është shpërbërë pas deklarimit të pavarësisë nga

Mali i Zi me 3 qershor 2006 dhe deklarimin e pavarësisë së Serbisë me 5 qershor 2006.

b. Bujqësia korrespondon me Klasifikimin Industrial të Standardeve Ndërkombëtare të Divizioneve 1-5 të

Aktivitetit Ekonomik dhe përfshin pylltarinë, gjuetinë dhe peshkatarinë si dhe kultivimin e të korrave dhe

blegtorinë.

C. KU QËNDROJNË PËRPARËSITË KRAHASUESE TË KOSOVËS?

6.13 Përparësitë krahasuese të Kosovës në bujqësi duhet të rimendohen në mjedisin e ri

të krijuar pas vitit 1999. Prodhimi bujqësor në periudhën e ish Jugosllavisë ishte bazuar në

prioritetet e politikave të qeverisë federale dhe ishte zbatuar përmes inputeve të subvencionuara

dhe çmimeve të garantuara të produkteve. Sot, në kontekstin pas pavarësisë dhe integrimit

tregtare rajonal dhe të BE-së, kjo politikë ka ndryshuar. Përparësitë komparative të Kosovës në

bujqësi duket të jenë frutat dhe perimet me vlerë të lartë. Rezultatet e tilla nxirren nga analiza e

Shkallës së Kostos së Burimeve të Brendshme (KBB), si indikator standard për konkurrencën

potencial ndërkombëtare që bën matjen e efikasitetin relativ të prodhimit vendor nga vlera e

shtuar e krijuar (Sutton 2005). KBB-të kalkulohen për të vlerësuar mesataren e konkurrencës së

bujqve komercial të Kosovës për këto mallra: domate, molla, qepë, patate, lakër, speca,

kumbulla, dardha dhe rrush. Këto produkte janë zgjedhur për shkak të rëndësisë së tyre

përkatëse si në produktin bruto bujqësor ashtu edhe në potencial eksportues. Rezultatet e

prezantuara në Tabelën A8.1 në Aneksin 8, demonstrojnë përparësitë e fuqishme komparative të

Kosovës në prodhimin e qepëve, patateve, domateve, kumbullave, mollëve, specave dhe

dardhave, pasi që të gjitha këto konsiderohen si produkte me vlerë të shtuar.

6.14 KBB-të e favorshme vijnë si rrjedhojë e kostos së ulët aktuale të faktorëve të

prodhues të brendshëm, përfshirë punën dhe tokën. Përveç vlerës më të lartë të frutave dhe

perimeve mbi të korrat e drithërave siç është gruri dhe misri, edhe prodhimi i tyre kërkon më

shumë punë dhe duhet t‘i mundësojë bujqve kosovarë që gjenerojnë më shumë të ardhura nga

ngastrat e tyre të vogla. Në fakt këto të korra ka gjasa që të kultivohen më shumë nga fermat e

vogla dhe të pavarura.

Page 113: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

99

6.15 Aktualisht, prodhuesit bujqësor marrin çmime më të ulëta sesa mesatarja

ndërkombëtare për disa nga prodhimet e tyre edhe pas llogaritjes së transportit, trajtimit dhe

kostove tjera. Analizat e Shkallës Nominale të Mbrojtjes (SHNM)60

për mallrat në paragrafin

6.13 tregojnë që për shumicën e produkteve të F&P (pesë nga nëntë), bujqit marrin më pak nga

shitjet e tyre sesa që do të duhej të marrin në bazë të çmimeve përkatëse ndërkombëtare; për

qepë, patate, domate, kumbulla dhe rrush, bujqit pranojnë një shumë ndërmjet 2.4 për qind dhe

46.4 për qind më pak. Kjo do të thotë se sektori është i tatimuar në mënyrë implicite për shkak

të dështimeve në treg. SHNM-të negative vijnë, me gjasë, për shkak të shumë

mospërsoshmërive të tregut, përshirë (i) joefikasitetin në përpunim, tregti, marketing dhe

transport, dhe (ii) paaftësisë së prodhuesve që t‘i përmbushin standardet dhe kushtet e cilësisë

për eksport. Mbiprodhimi çon deri te ngopja e tregut të brendshëm të vogël gjatë periudhës së

korrjeve bashkë lidhjet e dobëta të bujqve me përpunuesit dhe infrastrukturën e dobët të

marketingut. Mungesa e punkteve mbledhëse, ruajtjes së ftoftë, shtëpive paketuese dhe pajisjeve

tjera pas korrjeve nënkupton që bujqit shpeshherë janë të detyruar t‘u shesin atyre pak blerësve

në dispozicion gjatë kohës së korrjeve, në kohën kur çmimet janë më të ulëta.

6.16 Në të njëjtën kohë, prodhuesit bujqësor po paguajnë më shumë për inputet e tyre

në krahasim me çmimet ndërkombëtare. Shkallët Efektive të Mbrojtjes (SHEM) kalkulohen

edhe për një set të njëjtë të mallrave. SHEM-ët janë të ngjashme me SHNM-të, por përfshijnë

edhe matjen e dështimit të tregut në inputet e tregtueshme si dhe tregjet për shitje të produkteve

të njëjta. Në çdo rast, SHEM-ët janë në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta sesa SHNM-të që

do të thotë se në tërësi bujqit kosovarë paguajnë më shumë për inputet e tyre sesa që do të duhej

në bazë të çmimeve përkatëse ndërkombëtare, që rezulton me një ―tatim‖ efektiv në prodhim.

Tabela A8.3 në Aneksin 8 tregon SHEM-in për setin e njëjtë të nëntë produkteve dhe masat e

dështimit të tregut në inputet e tregtueshme. Në përgjithësi, edhe pse Kosova duhet të ketë

përparësi komparative në prodhimin e frutave dhe perimeve për shkak të inputeve të lira të

60 Ky indikator bën matjen e shtrembërimeve të tregut në bazë të shkallës së çmimit vendor të pranuar aktualisht

nga bujqit (çmimi privat ose i tregut) ndaj çmimit të paritetit ekonomik (social) ndërkombëtar të një produkti, të

marra në pikën e njëjtë të zinxhirit të marketingut (zakonisht në ferma) pas llogaritjes së kostos së transaksionit

(Monke and Pearson 1989; Caballero, Calegar, and Cappi 2000).

Kutia 16: Ngritja e punësimit rural përmes prodhimit të hortikulturës

Prodhimet e hortikulturës shpeshherë kërkojnë sasi të konsiderueshme të punës rurale për t’u

prodhuar dhe përpunuar. Kjo paraqet një burim relativisht stabil të punësimit dhe të të

ardhurave. Këto produkte mund të kenë edhe ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e ushqimit, në veçanti

në zonat më të largëta dhe rurale. Për dallim, mallrat me shumicë si gruri, pambuku dhe duhani

kërkojnë më pak punë intensive i nënshtrohen konkurrencës së ashpër globale dhe çmimeve

ndërkombëtare, dhe shpeshherë nuk janë të dobishme për konsum. Tregtia ndërkombëtare me produkte

bujqësore të vlerës së lartë është rritur më shpesh sesa ajo e të korrave stabile. Për më tepër, anketat e

ekonomive familjare tregojnë se mesatarisht, fermat që prodhojnë fruta dhe perime ose qumësht kanë

më pak gjasa që të jenë të varfër sesa ekonomitë familjare që nuk prodhojnë këto mallra. Aktualisht,

prodhimi vjetor hortikulturor (F&P) dhe tregtia kanë vlerë rreth 160 milion euro në vit.

Page 114: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

100

patregtueshme (puna dhe toka), konkurrueshmëria e saj dëmtohet nga joefikasiteti dhe

dështimet e tregut në tregjet e inputeve dhe produkteve (të tregtueshme).

6.17 Pavarësisht nga shtrembërimet e tregut, prodhimi i të korrave hortikulturore me

vlerë të lartë duhet të jetë strategjia më profitabile. Analiza financiare e margjinave bruto

(shih Tabelën A8.4 në Aneksin 8) tregon profitet më të larta në prodhimin e frutave dhe

perimeve (siç janë mollët, dardhat, fasulja, qepët e reja, trangujve dhe dredhëzave). Këto kanë

margjinat bruto më të larta – nga 6.000 deri në 12.000 euro për hektarë. Prodhimi i serrave është

edhe më profitabil. Për dallim, drithërat si gruri dhe misri gjenerojnë vetëm disa qindra euro për

një hektarë. Megjithatë, në një mjedis me qasje të kufizuar në inpute dhe kredi, është e dukshme

pse produktet e fundit do të ishin më tërheqëse për bujqit e vogël: shpenzimet e prodhimit të

tyre janë më të ulëta sesa çereku i atyre nga produktet hortikulture. Nëse eliminohet pengesat

dhe shtrembërimet aktuale, bujqit do të jenë në gjendje që të korrin përfitime të mëdha nga rritja

e produkteve hortikulturore.

6.18 Fokusimi në përparësitë komparative në bujqësi jo vetëm që të do rris produktet e

Kosovës në këtë sektor, por do të mund të ngrit edhe eksportin e Kosovës dhe ajo që është

më e rëndësishme të zëvendësojë importin. Kërkesa vendore pritet të rritet më shpejt për

prodhimet bujqësore dhe hortikulturore. Kërkesa vendore ka filluar të rritet viteve të fundit me

rritjen e fuqisë blerëse, në veçanti në zonat urbane. Gjatë dekadës së fundit, kërkesa për F&P

është ngritur më shumë se çdo kategori tjetër ushqimore. Në të ardhmen, kërkesa e brendshme

për F&P pritet të vazhdojë me rritje. Veç kësaj, ka gjasa që kërkesa e jashtme – në veçanti

kërkesa rajonale – të krijojë mundësi të shumta për zhvillim dhe profit në sektorin e F&P-ve.

Për dallim, sektori i blegtorisë do ta ketë më vështirë të eksportojë për shkak të gjendjes aktuale

të varfër të grumbullimit dhe përpunimit në këtë sektor dhe konkurrencës nga prodhuesit me

kosto më të ulët nga Hungaria, Sllovenia dhe Turqia. Fatmirësisht, për shkak të elasticitetit të të

ardhurave më të larta dhe në bazë të përvojave të vendeve tjera, kërkesa për qumësht dhe

prodhime të qumështit në tregun e brendshëm pritet të rritet shpejt. Si rezultat, edhe pse ka

mungesë të potencialit eksportues të F&P-ve, sektori i qumështit duhet të jetë në gjendje të rritet

në bazë të kërkesës së brendshme në rritje dhe të zëvendësojë importin.

D. PENGESAT PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË

6.19 Për shfrytëzimin e përparësive komparative në bujqësi, Kosova si hap të parë

duhet të adresojë pengesat që janë duke shtrembëruar tregjet dhe duke reduktuar

konkurrencën. Me tregje efikase, bujqit do të marrin sinjale për çmime për të bërë vendime për

investime të cilat do t‘i ndihmojnë ata për rritjen e fitimeve të prodhimtarisë me vlerë të lartë.

Rritja e efikasitetit në treg do të krijojë përfitime edhe për konsumatorë duke reduktuar çmimet

me pakicë në treg. Gjithashtu, Kosova duhet të adresojë sfidat rreth çështjeve të standardeve dhe

kërkesave të sigurisë në ushqim, qasjen dhe shfrytëzimin e inputeve cilësore, ujitjen e varfër dhe

joadekuate, qasjen në kredi dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Për zhvillimin e sektorëve

bujqësor me vlerë të lartë, siç janë F&P-të dhe prodhimet e qumështit, së pari është e

domosdoshme që të kuptohen pengesat aktuale.

Page 115: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

101

6.20 Aktualisht prodhimtaria dhe të ardhurat nga bujqësia janë të ulëta si rezultat i

fermave të vogla dhe mungesa e qasjes në ekspertizë teknike që rezulton në praktika të

vjetruara bujqësore, përdorim joadekuat të inputeve, mungesës së kredive dhe praktikave

joefektive të menaxhimit të fermave. Në rastin e blegtorisë, të ballafaquar me nevojën për

gjetjen e kursimeve për të rimbushur femrat e tyre pas konfliktit, shumë bujq zvogëluan

përdorimin e inputeve të tyre. Në rastin e bujqve që merren me prodhime qumështi, ushqimi i

cilësisë së ulët rezulton me prodhimtari të ulët në muajt e dimrit. Edhe pse ka pasur një

ringjallje në prodhimin e produkteve, madhësia e vogël e fermave nënkupton që bujqit nuk

mund të prodhojnë suficit të mjaftueshëm për komercializim. Ky është edhe rasti me zgjerimin

e prodhimit të F&P-ve. Në shumë raste, edhe njohuria e prodhimtarisë bazë është e kufizuar si

dhe qasja në ekspertizë teknike dhe shkathtësi të marketingut të nevojshme për prodhimin e

cilësisë së lartë që të mund konkurrojnë në treg të eksportit mbesin pengesa. Si pasojë e nivelit

të ulët të prodhimtarisë dhe dominimit të prodhimit për jetesë, fabrikat duhet të merren me

shumë bujq të vegjël të cilat kanë koston e prodhimtarisë dhe e grumbullimit shumë të larta për

t‘i mundësuar industrisë përpunuese që të jetë konkurrente. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Zhvillimit Rural (MBPZHR) aktualisht praktikojnë kontraktimin e shërbimeve private si një hap

përpara. Mungesa e kredive zbutet nga paratë e dërguara (remitancat) por këto janë të limituara

dhe nuk vijnë me mbështetjen e nevojshme teknike.

6.21 Janë të nevojshme investime për të bërë zgjerimin sektorëve të mishit dhe të

prodhimeve të qumështit,61

të cilat kanë potencial të mirë të zëvendësimit të importit. Mirëpo

ka nevojë për ngritje të konsiderueshme të shkathtësive për të pajisur dhe përmirësuar

shkathtësitë e menaxhimit të kopeve dhe ekonomisë bujqësore në nivelet e nevojshme për të

menaxhuar mbarështimin me potencial të lartë gjenetik. Po ashtu, ka nevojë për investime në

mjetet e grumbullimit të qumështit, përshirë shpenzimet e ardhshme në modernizimin e

përpunimit, ftohjes, ruajtjes dhe transportit të qumështit.

6.22 Një mori e mangësive të tregut kanë shkaktuar uljen e çmimeve bujqësore në

Kosovë, duke zvogëluar kështu stimulimin për prodhim dhe investim. Këta faktor maskojnë

në mënyrë efektive përparësitë komparative të Kosovës dhe pengojnë zhvillimin e sektorit. Për

të zhvilluar tregun për prodhimet bujqësore, është e domosdoshme që të zhvillohet edhe

përpunimi dhe shpërndarja e agro-ushqimeve. Por në Kosovë, kanalet e tregut janë të

fragmentuara, dhe ekzistojnë vetëm në formë fillestare dhe janë të dominuar nga sektori

joformal. Kjo e bën më të vështirë për bujqit dhe përpunuesit që të shesin prodhimet e tyre dhe

të marrin një çmim të mirë, si dhe për përpunuesit që të marrin cilësinë dhe sasinë e inputeve të

nevojshme dhe kur kanë nevojë për to. Në përgjithësi, përpunuesit kanë një rol të vogël por në

rritje në zinxhirin e marketingut të hortikulturës në Kosovë. Por në krahasim me konsumin total,

përpunimi vendor është i ulët. Ekzistojnë tri fabrika të mëdha dhe disa fabrika të vogla që

përpunojnë patate dhe domate kur çmimet në treg janë të ulëta (shih Kutia 16 më poshtë).

61

Me sa duket, sipas Odës Ekonomike, më shumë se 40 milion të kapitalit privat janë investuar në industrinë

ushqimore të Kosovës gjatë pesë viteve, shumica nga investitorët vendor. Investimet më të mëdha janë UHT për

përpunimin e qumështit (Devolli 50,000 litra në ditë, Abi 30,000 litra në ditë), lëngje frutash (Dona dhe Pajtimi—

të dyja nga 8,000 litra në orë), përpunimi i patates (Pestovë), përpunimi i F&P (Progres), plus një numër i

fabrikave të prodhimeve të qumështit të vogla dhe të mesme (1.000 – 25,000 litra në ditë), përpunuesve të vajit të

lulediellit, mullinjve të miellit/furrave, thertoreve, prodhuesve të vezëve dhe të mbushësve të ujit të pijshëm.

Page 116: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

102

Ekziston një industri e vogël dhe dinamike e vilave por vlera e zinxhirit ende nuk është

zhvilluar.

Kutia 17: Pestova: Kompania për Prodhimin dhe Përpunimin e Patates

Pestova kultivon 300 hektarë tokë (Pestova është pronare e një pjese të tokës dhe nënkontrakton pjesën

tjetër nga bujqit) dhe prodhon patatina (―VIPA‖) dhe pomfrit. Pestova ka filluar me prodhimin e

patatinave në vitin 2004 duke i‘u falënderuar një projekti holandez që mësoi kompaninë për metodat e

reja të prodhimit të patates. Kompania tani mbulon 30% të tregut të patatinave në Kosovë, 5 për qind në

Shqipëri dhe 10 për qind në Maqedoni. Deri në vitin 2003, Kosova ka qenë neto importues i patates; si

rezultat i Pestovës tani Kosova është neto eksportues. Deri në vitin 2006, Rumania ka qenë tregu më i

madh, por pas bashkimit të Rumanisë në BE, Pestova nuk mund të eksportonte më pasi që nuk i

përmbushte standardet e BE-së. Megjithatë, në fund të vitit 2008, kompania miratoi standardet

GLOBALGAP (www.globalgap.org) dhe tani mund të eksportojë në Rumani prapë. Megjithatë, Serbia

tani nuk pranon certifikatat fitosanitare të lëshuara nga autoritetet kosovare. Pestova është duke adaptuar

teknikat më moderne paketuese dhe është duke zgjeruar tregun e vet në rajon në mënyrë konstante, dhe

tani eksporton edhe në Mal të Zi. Pesëdhjetë për qind të inputeve importohen (në veçanti farërat,

makineria dhe kemikalet) për shkak të cilësisë së ulët në dispozicion nga furnizuesit vendor dhe 50 për

qind të shitjeve janë të eksportuara. Që nga viti 2007, Pestova ka pasur edhe Bankën Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim si aksionar.

6.23 Mungesa e koordinimit vertikal (KV) në vlerën e zinxhirëve bujqësor në Kosovë

është duke stanguar zhvillimin e sektorit. Studimi nga Banka Botërore për ekonomitë në

tranzicion ka demonstruar rolin vendimtar që KV-të kanë në zhvillimin e sektorit bujqësor në

vendet në tranzicion (Swinnen 2004; White and Gorton 2004). Tregtarët, përpunuesit dhe

supermarketët në këto vende janë duke bërë kontrata me bujqit për të ofruar inputet bazë duke

garantuar, si kthim, prodhime bujqësore cilësore. Siç ka ndodhë në shumë vende tjera në

Evropë, KV mund të ndihmojë në krijimin e urave mbi zbrazëtitë në zhvillimin e tregjeve

efektive në Kosovë. Kjo është posaçërisht e vërtetë për zhvillimin e tregjeve të eksportit me

vlerë të lartë si dhe për tregjet e brendshme si prodhimet e qumështit, që kërkojnë zinxhirë të

koordinuar të furnizimit. Pengesat kryesore për zhvillimin e KV-ve në Kosovë përshijnë:

• Investimet e pamjaftueshme në zinxhirin e furnizimit: KV në zinxhirin e

furnizimit është esencial për përmirësimin e tregjeve dhe zhvillimin e sektorit, por

aktualisht ka pak KV. KV është kryesisht i udhëhequr nga investimet private në

agro-përpunim, në veçanti investime të huaja të drejtpërdrejta (IHD). Por mjedisi i

varfër i biznesit dhe kostot e larta të transaksionit dekurajojnë investimin e tillë.

• Mjedisi i varfër i biznesit: Mjedisi i biznesit në Kosovë është i karakterizuar nga

një klimë e varfër e investimeve, zbatimin joadekuat të kontratave, sistemin e

nënzhvilluar gjyqësor, korrupsionin, njohuri të dobëta praktike, dhe përvojë të

kufizuar menaxhuese. Në anketën e BEEPS, 80 deri në 90 për qind të bizneseve kanë

radhitur furnizimin e dobët me rrymë, korrupsionin dhe krimin si pengesa

kryesore,62

duke tejkaluar mesataren e Ballkanit dhe rajonin e gjerë të ECA-së. Kjo

62

Një anketë me 27 agro-përpunues e bërë nga projekti ASPAUK (2004) ka identifikuar disa nga çështjet kyqe,

përshirë (përqindjen e anketuesve në fjalë në kllapa) koston e rrymës/energjisë/naftës (78 për qind), konkurrencën

nga importi (63 për qind), koston e lëndës së parë (22 për qind), dhe shkallët e interesit mbi kredi (15 për qind).

Page 117: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

103

dekurajon investimin privat që është vendimtare për promovimin e KV-së dhe

zvogëlon ndikimin e investimeve publike.

• Paqartësia e të drejtave mbi tokën dhe e drejta e fragmentuar e shfrytëzimit të

tokës: çështjet e pazgjidhura të administrimit dhe pronësisë së tokës, bashkë me

strukturën e fragmentuar të pronës, pengojnë tregun e tokës dhe mundësitë e bujqve

për të investuar, zgjeruar dhe për t‘iu qasur kredive. Arsyeja bazë për të drejtat të

paqarta mbi tokën është sistemi i pazhvilluar i kadastrit. Administrimi i tokës

ballafaqohet me këto sfida:

- Regjistrat e pronës nuk janë mirëmbajtur në mënyrë sistematike që nga fundi i

viteve ‘80 duke mos reflektuar fragmentimin e ndërlidhur me trashëgimi dhe

transaksionet tjera;

- Projektet e mëdha të ujitjes dhe aktivitetet për konsolidim të tokave që kanë

filluar në mes të viteve ‘80 në fushat më të pëlleshme të Kosovës kanë mbetur të

papërfunduara. Programi aktual i konsolidimit të tokës, i cili lehtëson pjesëmarrësit

që të shkëmbejnë, blejnë dhe shesin parcelat e tokës, duhet të zgjerohet dhe të

përfundojë;

- Rreth 30,000 ankesa të ndërlidhura me konflikt mbi tokën rurale janë të

pazgjidhura nga Agjencia Kosovare e Pronës;

- Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është përhapur gjerësisht gjatë dekadës

së fundit;

- Është përllogaritur se tridhjetë deri në dyzet për qind të pronarëve të tokave nuk

janë të pranishëm nga fundi i konfliktit; ata ose kanë migruar në zonat urbane në

Kosovë ose jashtë vendit;

- Aktivitetet ndërtimore mbi toka bujqësore janë të pakontrolluara dhe planifikimi

i shfrytëzimit të tokës është joadekuat.

• Kostot e larta të transaksionit për organizimin e tregut dhe tregtisë: Kostot e

larta të transaksionit e bëjnë më të vështirë zhvillimin e KV-ve për agro-ndërmarrjet.

Shkaqet e kostove të larta të transakcionit përshijnë mungesën e organizatave të

prodhuesve dhe shoqatave profesionale dhe një mungesë e standardeve, gradave dhe

paketimeve adekuate.

• Kapaciteti institucional dhe shërbimet publike të dobëta: Mungesa e

përgjithshme e shërbimeve publike, siç janë zgjerimet e shërbimeve publike,

hulumtimet adekuate dhe sistemet informative të tregut, rrisin më tepër koston e

transaksionit për investitorë pasi që duhet t‘i ofrojnë shërbimet vetë. Shërbimet

këshillëdhënëse të biznesit janë të nevojshme për shkak të pamjaftueshmërisë së

shkathtësive të biznesit dhe marketingut tek prodhuesit dhe agro-ndërmarrjet që

zvogëlon aftësinë e tyre për të përfituar nga mundësitë e tregut. Kapaciteti i ulët

institucional pengon aftësinë e qeverisë që të reagojë ndaj nevojave të sektorit me

politika, investime dhe shërbime adekuate.

• Investimet publike joadekuate: Mungesa e investimeve në furnizim të rrymës

imponon kosto të larta të prodhimit për përpunuesit dhe prodhuesit. Në shumë zona

rurale, transporti dhe infrastruktura e komunikimi i dobët janë po ashtu pengesa.

Page 118: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

104

Këto kanë ndikim në zvogëlimin e mëtutjeshëm të investimeve. Mungesa e

infrastrukturës publike të marketingut, siç janë tregjet me shumicë, ngrisin kostot e

transaksionit dhe zvogëlojnë mundësitë e tregut për prodhues. Marketingu i dobët

infrastruktura e ruajtjes/deponimit kanë çuar në ngopjen e tregut vendor gjatë

sezonës së korrjeve, që ka shkaktuar uljen e çmimit. Për më tepër, tregtarët dhe

përpunuesit përdorin pozitën e tyre monopoluese që të imponojnë çmime të ulëta për

bujqit, të cilët kanë aftësi të vogla negociuese.

6.24 Cilësia dhe disponimi i informatave në treg duhet të përmirësohet. Qysh nga

shpërbërja e ekonomisë Jugosllave, monitorimi i prodhimit dhe tregjeve është bërë më pak i

sofistikuar. Mallrat bujqësore tregtohen përmes rregullimeve private ndërmjet tregtarëve,

prodhuesve, përpunuesve dhe shitësve me pakicë. Edhe pse tri organizata mbledhin çmimet e

tregut në Kosovë, rrallësia e shërbimeve, pasaktësia e mundshme e rezultateve dhe mjetet

joadekuate të shpërndarjes tregojnë që produktet e tyre janë pak të dobishme për shumicën e

akterëve të sektorit.

6.25 Siguria në ushqim dhe standardet dhe sistemet e cilësisë nuk janë në përputhje me

kërkesat ndërkombëtare. Siguria e zinxhirit ushqimor dhe mbrojtja e interesave të

konsumatorëve janë një shqetësim në rritje i konsumatorëve, OJQ-ve, asociacioneve

profesionale dhe partnerëve tregtar ndërkombëtar dhe ata prekin mundësitë e tregut për bujqit

kosovarë. Brenda vendit ka mbrojtje të limituar të konsumatorëve dhe nuk ka skema të njohura

për sigurinë e cilësisë. Mirëpo, çdo ditë e më shumë, zinxhir ndërkombëtar të supermarketeve

po hyjnë në treg dhe mundohen të pozicionohen si mbrojtës të konsumatorëve. Edhe pse

supermarketët aktualisht janë të kufizuar në rreth 10 për qind të shitjeve hortikultorore të

Kosovës, ato janë duke u rritur shpejt dhe me gjasë do të bëhen fuqi dominuese në zinxhirin

ushqimor. Dy zinxhirët më të mëdhenj në Kosovë, ETC dhe Ben-af, presin që të dyfishojnë

shitjet e tyre në planin afatmesëm. Standardet e sigurisë në ushqim të përcaktuara nga

supermarketët ndërkombëtar janë bërë më të saktë sesa ata që aplikohen nga sektori publik.

Ndërkombëtarisht, tregjet e partnerëve kryesor të Kosovës në rajon do të jenë jashtë opsionit me

afrimin e tyre më afër Bashkimit Evropian dhe me miratimin e acquis relevante për sigurinë në

ushqim dhe veterinari. Aktualisht, certifikimi i standardeve të njohura ndërkombëtarisht të

palëve të treta, që kërkohet shpeshherë në tregti, nuk është në dispozicion në Kosovë dhe tregjet

publike nuk kanë qasje të arsyeshme në testet e thjeshta laboratorike (një çështje e sigurisë

publike). Si rezultat, supermarketët importojnë shumicën e prodhimeve nga jashtë. Sa i përket

eksporteve, një numër i eksportuesve nga Peja dhe Prizreni deklarojnë se kohëve të fundit është

bërë shumë vështirë të eksportojnë produkte të freskëta në Maqedoni dhe Shqipëri për shkak të

paaftësisë së plotësimit të kërkesave fitosanitare.

6.26 Sa i përket prodhimit, përdorimit i ulët i inputeve dhe qasje e dobët në ujitje dhe

drenim, shkakton vazhdimësinë e varshmërisë në kushtet klimatike dhe lëvizjet vjetore në

prodhimtarin e produkteve, derisa infrastruktura e dobët rurale ngrit koston e

transaksionit. Sistemet e prodhimit të teknologjisë së ulët në Kosovë bëjnë që bujqit të varen

nga kushtet klimatike për produkte, që shkakton lëkundje të mëdha vjetore dhe cilësi të ulët.

Përdorimi i inputeve cilësore siç janë plehrat, farërat e certifikuara dhe varietetet e përmirësuara

është gjithashtu e ulët (shih Kutia 17). Qasja në farëra dhe fidane moderne është e rëndësishme

posaçërisht për sektorin e F&P-së me vlerë të lartë për shkak se shumica e teknologjisë së

Page 119: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

105

avancuar është e mishëruar në to dhe ngritja e cilësisë fillon me prodhimin. Mungesa e qasjes në

ujitje zvogëlon rendimentin, rrit rrezikun dhe dekurajon prodhimin e produkteve me vlerë të

lartë. Vërshimet sezonale vjetore në rrafshin e Sitnicës (pa drenazh) jo vetëm që parandalon

rimbjellen por shpërndan edhe mbeturina dhe kontaminon dheun e ujërat nëntokësore.

Kutia 18: Furnizimi me inpute në Kosovë

Aktualisht ekzistojnë më shumë se 150 furnizues me inpute bujqësore në Kosovë, shumica prej të cilëve

anëtarë të Shoqatës së Tregtarëve të Agro-Inputeve të Kosovës. Pothuajse të gjitha inputet importohen

dhe vlerësimet për periudhën 2000-2004 tregojnë se më shumë se 30 për qind e inputit vjen nga tregtarët

e paspecializuar në këtë lëmi, biznesi kryesor i të cilëve ishte furnizimi me material ndërtimor,

karburante dhe shitore ushqimore si dhe me artikuj tjerë. Megjithatë, aktualisht më shumë se 90 për qind

të bizneseve të tregtarëve me inpute mbështetet në furnizimet me inpute bujqësore. Ky është një zhvillim

i rëndësishëm në favor të specializimit të sektorit, por ende ka shfrytëzim të limituar të mjeteve për

mbrojtjen e produkteve (MMP), plehrave të cilësisë së lartë, dhe farërave dhe fidaneve cilësore. Kjo

është pjesërisht si pasojë e informatave të pamjaftueshme që kanë tregtarët rreth inputeve për plehrat

adekuate dhe spërkatjen për produkte të caktuara, edhe pse situata është përmirësuar viteve të fundit. Por

ende ka nevojë për ofrimin e këshillave dhe trajnimeve për bujqit, të cilët do të stimulojnë kërkesën dhe

diveritetin e inputeve cilësore. Përmirësimet në furnizim janë të nevojshme posaçërisht rreth fidaneve

pasi që vetëm një pjesë e vogël e furnizuesve me inpute i sheshin fidane bujqve. Burimet kryesor për

blerjen e fidaneve janë prodhuesit vendor dhe furnizuesit të cilën punojnë në ekonominë joformale, pra

pa kontroll të cilësisë.

Aktualisht, inputet importohen nga Serbia, Kroacia, Gjermania, Holanda, Austria, IRJ e Maqedonisë dhe

Italia. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm në krahasim me vitet e kaluara (2000-2005) kur inputet

janë importuar kryesisht nga vendet fqinje si Serbia dhe Maqedonia. Furnizuesit e inputeve janë ankuar

me vite të tëra për plehra që kontrabandohen nga Serbia përmes kufirit në Mitrovicën veriore. Për shkak

të kontrabandimit të tyre përmes kanaleve joformale, bujqit dyshojnë në cilësinë e këtyre inputeve.

Burimi: Autori.

6.27 Sektorit të bujqësisë i mungon qasja adekuate në kredi. Huamarrësit e vegjël rural

kanë karakteristika të veçanta që i bëjnë më pak tërheqës për kredidhënësit komercial: kostot e

transaksionit të larta për shkak të shumave të vogla të transaksionit, shpërndarjes gjeografike,

rrezikut të lartë dhe mungesës së aseteve të përdorueshme fikse për kolateral. Në Kosovë, edhe

pse kreditë bankare për sektorin privat në përgjithësi janë rritur në mënyrë të konsiderueshme

(prej më shumë se 250 për qind ndërmjet viteve 2005 dhe 2008), huat janë dominuar nga sektori

tregtar (42.6 për qind). Bujqësia vazhdon të ketë pjesë shumë të ulët në kreditë totale bankare

me vetëm 4.1 për qind të totalit (shumë më të ultë se Shqipëria dhe Moldavia me 10 përkatësisht

23 për qind) dhe shumica prej tyre shkojnë për industrinë agro-përpunuese. Megjithatë, kreditë

totale kanë arritur të trefishohen nga viti 2004 prej 12 milion në 37 milion euro në vitin 2008.

Bashkë me përmirësimin e përgjithshëm në mjedisin e biznesit në Kosovë, ka pasur zhvillim të

vazhdueshëm të strukturës së afatizuar së kredive të shënuara në sektorin e bujqësisë, me rreth

dy të tretat e kredive me afat prej më shumë se një viti në vitin 2005 në krahasim me rreth 90

për qind në vitin 2008.

Page 120: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

106

6.28 Megjithatë, këto përmirësime në kreditë bujqësore janë vetëm një sinjal i dobët i

disa zhvillimeve pozitive. Mungesa e projekteve investive të cilësisë së lartë dhe rreziqet e

përcjella me huamarrje në sektorin e bujqësisë ende e karakterizojnë sektorin financiar në

Kosovë. Përveç kësaj, vetëm një sasi e limituar e produkteve financiare ende është në

dispozicion dhe disa janë të dizajnuara për nevojat kreditore të ndërmarrjeve bujqësore. Kreditë

zakonisht ofrohen në formën e kredive mikrofinanciare afatshkurta me interes të lartë dhe të

vogla për aktivitete sezonale, edhe pse një ankesë tjetër është se kreditë bankare nuk janë të

strukturuara për sezonat e ciklit tipik bujqësor.

6.29 Përfundimisht, ndryshimi i klimës ka implikime të rëndësishme ekonomike në

Kosovë. Shqyrtimi i Sternit për Ekonominë e Ndryshimit Klimatik (Stern 2006) vlerëson

ndikime të konsiderueshme ekonomike nga ndryshimet klimatike, që rezultojnë me ulje të

mirëqenies ―me një masë ekuivalente me zvogëlimin e konsumit për kokë banori ndërmjet 5 dhe

20 për qind‖. Dhe për shkak të varshmërisë nga moti dhe bazës së resurseve natyrore, bujqësia

është një sektor shumë sensitiv ndaj klimës (World Bank 2009a). Kosova do të bëhet më e

nxehtë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, nxehtësitë ekstreme do të bëhen të zakonshme dhe

reshjet do të zvogëlohen në zonat e ulëta (ndërsa do të rriten në zonat malore, së paku në fillim).

Projeksionet e bëra nga Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara (IIASA)

tregojnë se me kalimin e kohës rendimenti i misrit mund të pësoi rënie nga 10 deri në 25 %

përgjatë tërë vendit. Në anën tjetër, ka potencial për përfitime të lehta nga rendimentet në disa

pjesë të vendit, edhe pse këto tentojnë të jenë zona malore, të cilat nuk janë të përshtatshme për

prodhimtari të gjerë bujqësore.

E. RRITJA E KONKURRENCËS NË BUJQËSISË SË KOSOVËS

6.30 Duke marrë parasysh punën e bollshme bujqësore në dispozicion, qasjen e afërt dhe të

lirë në tregun e BE-së dhe klimën relativisht të mirë, Kosova duhet të ketë përparësi

komparative në prodhimin e prodhimeve të qumështit dhe hortikulturore të vlerës së lartë.

Megjithatë, ekzistojnë një numër i pengesave që janë duke zvogëluar konkurueshmërinë e

Kosovës dhe duke penguar aftësinë për të shfrytëzuar maksimalisht përparësitë komparative. Në

bazë të përvojës nga vendet në tranzicion, ka zgjidhje në dispozicion për adresimin e këtyre

pengesave.

Politikat për promovimin e bujqësisë

6.31 Prioriteti i parë është përmirësimi i efikasitetit të tregjeve bujqësore duke promovuar

KV-të. Kosova mund ta lehtësojë këtë proces duke:

• Përmirësuar mjedisin e biznesit dhe inkurajuar investimet private;

• Zvogëluar kostot e transakcionit për organizatat në treg dhe tregtinë;

• Avancimin e shërbimeve publike dhe të kapacitetit institucional;

• Ofrimin e investimeve publike të fokusuara.

Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe inkurajimi i investimeve private

Kapitulli 2 ofron rekomandimet se si të përmirësohet klima për bërjen e biznesit në Kosovë dhe

disa nga këto rekomandime janë në veçanti relevante për sektorin e bujqësisë.

Page 121: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

107

- Përmirësimi dhe zbatimi i ligjit për kontratat: Kjo është në veçanti e rëndësishme

për bujqësi për shkak të natyrës së KV-ve dhe të shumë aktorëve të përfshirë. Edhe

pse reformat afatgjata në drejtësi dhe ligjin për kontrata janë të nevojshme, në planin

afatshkurtër duhet të shqyrtohen alternativa si ndërmjetësimi jashtë gjykatave i

menaxhuar nga asociacionet profesionale;

- Përmirësimi i zbatimit të ligjit mbi aftësinë për të paguar: Të përmirësohet

zbatimi i kornizës ligjore mbi kolateralin ashtu që bankat komerciale të marrin tokën

për borxhet e papaguara, njëkohësisht me arsimimin e të dy palëve për të drejtat e

tyre në bazë të këtij ligji. Kjo do të mund të rriste stimulimet për bankat për t‘i dhënë

kredi bujqve.

- Zhvillimi i tregjeve të tokës dhe përmirësimi i të drejtës së shfrytëzimit: Të

azhurnohet kadastri i pronës së paluajtshme dhe evidencat në Regjistrimin e të

Drejtave në Pronë të Paluajtshme dhe të forcohet kapaciteti i Zyrave Komunale për

Kadastër ashtu që të jenë të afta t‘i përgjigjen nevojave të bujqve dhe firmave.

Zvogëlimi i kostos së transaksionit për organizatat në treg dhe për tregti

Veprimet në vijim mund të ndihmojnë në uljen e kostos së transaksionit:

- Inkurajimi i themelimit të organizatave të prodhuesve dhe asociacioneve

profesionale: Qeveria duhet të inkurajojë themelimin e organizatave të prodhuesve

për të lehtësuar marketingun e përbashkët të produkteve, të cilat do të ngrisnin

fuqinë e prodhuesve të vegjël në treg si dhe do t‘i ndihmonte të integrohen në

zinxhirët furnizues të koordinuar vertikalisht.63

- Avancimi i standardeve, gradave dhe paketimit: Ka disa mënyra që Qeveria e

Kosovës të përmbush këtë synim siç është rritja e qasjes në informata rreth

standardeve dhe gradave dhe ofrimi i trajnimeve; përmirësimi i infrastrukturës dhe

shërbimeve të nevojshme për testimin dhe zbatimin e standardeve; promovimin e

përdorimit të teknologjisë së avancuar të paketimit dhe ruajtjes; plotësimi i

kërkesave importuese të shteteve tjera për t‘iu qasur tregjeve me vlerë të lartë,

përfshirë harmonizimin me sistemin e BE-së dhe sistemet tjera të standardeve; dhe

lehtësimin e mekanizmave vullnetar të tregut për të krijuar stimulime për

përmbushjen e standardeve më të larta.

Avancimi i shërbimeve publike dhe kapacitetit institucional

Në planin afatshkurtër, KV-të mund të ndihmojnë në mbulimin e disa zbrazëtive në ofrimin e

shërbimeve, por në planin afatgjatë, Qeveria duhet të përmirësojë ofrimin e këtyre shërbimeve,

63

Në shumë ekonomi rurale në tranzicion, marrëdhëniet ndërmjet industrive dhe furnizuesve të saj u karakterizuar

nga çmime dhe kushte të pagesës të dobëta. Sektori publik mund të luajë rolin e katalizatorit në promovim, përmes

legjislacioni dhe/ose tatimit, të llojeve të ndryshme të organizatave profesionale në sektorin agro-ushqimor për të

lehtësuar koordinimin ndërmjet palëve të ndryshme me interes.

Page 122: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

108

në veçanti për ata që nuk janë të përfshirë në zinxhirët vertikal të furnizimit. Veprimet e

rekomanduara përfshijnë:

- Investimi në zgjerim dhe në shërbimet këshillëdhënëse për biznes dhe

përmirësimin e arsimimit bujqësor. Shërbimet për zhvillimin e biznesit rural

mund të shërbejnë si një seri efektive për zgjerim të fermave, trajnim për biznes,

teknologji të re dhe shërbime informative. Përmirësimi i sistemit të arsimimit

bujqësor do të ngritë kapacitetin e Qeverisë për ofrimin e këtyre shërbimeve të

rëndësishme.

- Reformimi i sistemit të hulumtimit bujqësor: Të bëhet sistemi i hulumtimit

bujqësor më i orientuar kah tregu dhe kërkesa ashtu që të përgjigjet në nevojat e

bujqve të vegjël dhe të ri, dhe të përqendrohet në ato aktivitete në të cilat Kosova ka

përparësi komparative.

6.32 Për fillim, Qeveria e Kosovës duhet të promovojë një sistem informativ të tregut që

do t’i ofronte aktorëve në treg informata të sakta dhe në kohë. Ofrimi i informatave rreth

tregut për akterët në sektorin e bujqësisë do të ngrit vëllimin dhe të ardhurat e tregtisë së bujqve

si dhe do të ndihmonte në zvogëlimin e rrezikut dhe kostos së transaksionit. Tregjet për shumë

prodhime hortikulturore janë shumë të paqëndrueshme. Çmimet mund të pësojnë ndryshime të

konsiderueshme nga dita në ditë për shkak të ngjarjeve si kushtet e varfra të korrjes. Kjo do të

thotë se çmimet duhet të regjistrohen dhe shpërndahen çdo ditë. Por informatat duhet të ofrohen

edhe për vëllimin, nivelet e kërkesës, trendet, lokacionet, tregun e kredive, kushtet klimatike,

lajmet në lidhje me tregun dhe kornizën rregullative. Kjo informatë është në veçanti e

domosdoshme për bujqit dhe ndërmarrësit e vegjël të cilët bëjnë tregti jashtë sistemeve të

koordinuara dhe do t‘i ndihmonte atyre që të identifikojnë mundësitë dhe të nivelizojnë fushën e

veprimit me ndërmjetësuesit. Grumbullimi dhe dorëzimi i të dhënave rreth çmimeve në treg

janë po ashtu të rëndësishme për vendimmarrje dhe mbështetje të analizës së politikave dhe do

të jenë të nevojshme në të ardhmen për anëtarësim në BE.

6.33 Gjithashtu, është e rëndësishme të krijohen kushtet për shitjen efikase të tokës dhe

tregun e qiradhënies për t’i mundësuar bujqve që dëshirojnë të konsolidojnë dhe

zgjerojnë fermat e tyre. Përkrahja e të drejtave mbi tokën dhe krijimi i regjistrave të pronës

mund të ofrojnë kontribut të konsiderueshëm për ngritjen e qasjes në kredi për popullatën

rurale. Kjo mbështetje do të kërkonte rishikimin e kornizës aktuale ligjore dhe ngritjen e

kapacitetit institucional në këto fusha:

- Sigurinë e pronësisë nga pronarët vendor dhe të huaj;

- Tatimin në tokë;

- Efektivitetin në sistemin e administrimit të tokës;

- Regjistrimin e tokës dhe rregullimin e kadastrit;

- Shërbime private për patundshmëri siç janë vëzhguesit, ndërmjetësuesit, vlerësuesit

dhe ofruesit e informatave për tregun.

6.34 Infrastruktura dhe shërbimet e domosdoshme për testimin e sigurisë në ushqim

dhe zbatimin e standardeve duhet përmirësuar. Në shumë ekonomi të zhvilluara, industritë

përpunuese, përmes asociacioneve profesionale, marrin përgjegjësi për vendosjen e kontrollit të

cilësisë dhe sigurisë si dhe të sistemeve monitoruese. Kjo është një arsye tjetër pse Qeveria

Page 123: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

109

duhet të promovojë zhvillimin e asociacioneve të tilla. Gjithashtu, Qeveria duhet të luajë rolin

në aspektin e përkohshëm. Duke marrë parasysh gjendjen e nën-zhvilluar të sektorit, Qeveria

mund të lehtësojë investimet dhe marrëveshjet rajonale për përdorimin e një numri të kufizuar të

laboratorëve të certifikuar të cilësisë së lartë (p. sh. Organizata Ndërkombëtare për Standardizim

[ISO] 17025 ose Komisioni Evropian [KE] 2002/657). Në bazë të kërkesës së tregut për

shërbime laboratorike në Kosovë, rekomandohet një vlerësim i nevojave laboratorike për të

shënuar aftësitë aktuale dhe mangësitë e laboratorëve aktual.

6.35 Kosova ka bërë progres në krijimin e bazës ligjore për sigurinë në ushqim. Disa prej

rregulloreve dhe direktivave kryesore të BE-së janë transponuar, përfshirë pakon higjienike,

legjislacionin për aditivët ushqimor dhe materialet për kontakt me ushqim dhe rregulloren për

kontrollime zyrtare. Kohëve të fundit, ligji i ri i ushqimit, i bazuar në rregulloret e BE-së është

miratuar, i cili parasheh një agjenci të integruar për sigurinë e zinxhirit ushqimor. Është me

rëndësi që të fillohet me zbatimin e ligjit të ri në aspektin afatgjatë drejt arritjes së qëllimeve të

integrimit të Kosovës në BE. Përveç kësaj, mund të jetë e rëndësishme edhe themelimi i

Komitetit Kombëtar të Codex Alimentarius,64

me anëtarësim të gjerë nga një numër i madh i

palëve me interes në sigurinë e zinxhirit ushqimor. Të gjitha vendet tjera në rajon janë anëtarë të

Komisionit Codex Alimentarius the themeluar nga KE-ja në vitin 2003.

6.36 Kontrollimi i infeksioneve zoonoze dhe parazite në blegtori dhe zhvillimi i strategjisë

nacionale për zbatimin në faza të Pikës për Kontroll Kritik dhe Analizë të Rrezikut (HACCP)-në

bazë të sistemeve të menaxhimit të sigurisë në ushqim duhet të jenë në mes të prioriteteve më të

larta të politikave të Kosovës për sigurinë në ushqim. Përpunimi i standardeve65

si janë HACCP

do të jetë çdo herë më i dobishëm për të plotësuar standardet e sigurisë në ushqim në

përpunimin e bimëve dhe tregjeve të eksportit të ngjashme. Përfitimet mund të jenë të

konsiderueshme në aspektin e premiumeve të paguara në tregjet e eksportit. Përmbushja e

këtyre standardeve kërkon trajnimin e prodhuesve dhe forcimin e infrastrukturës për sigurimin e

cilësisë për kryerjen e auditimit dhe ofrimin e certifikimit të nevojshëm.

6.37 Po ashtu është me rëndësi të rritet qasja në financa për sektorin rural përmes

qasjeve inovative të orientuara kah sektori privat. Vëmendje më e madhe duhet t‘i kushtohet

stimulimit dhe mbështetjes së institucioneve financiare që zhvillojnë produkte inovative

financiare që tejkalojnë qasjen tradicionale të vlerësimit të ―kolateralit‖. Në tregjet rurale të

financave në tërë botën, bizneset dhe bujqit përfitojnë çdo ditë e më shumë nga zgjerimi i

shërbimeve financiare siç janë:

Marrja e depove. Me produkte që nuk prishen, bujqit mund të përmirësojnë çmimin që

marrin për produktin e tyre duke e mbajtur jashtë tregut dhe duke pritur përmirësimin e

64

Komisioni Codex Alimentarius është themeluar në vitin 1963 nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO)

dhe WHO për të zhvilluar standardet dhe udhëzimet ushqimore dhe tekstet relevante siç kanë kodet e praktikës nën

Programin e Përbashkët të Standardeve Ushqimore FAO/WHO. Programi synon mbrojtjen e shëndetit të

konsumatorëve dhe të sigurojë praktika të drejta të tregtisë me ushqim si dhe të promovojë koordinimin e të gjitha

standardeve ushqimore të iniciuara nga organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare. 65

Standardet e përpunimit janë thjesht ato që i referohen procesit të plotë të kultivimit, paketimit dhe prodhimit e

jo vetëm karakteristikave të produktit final. Standardet tradicionale të sigurisë publike bëjnë matjen e produktit

final, por ekziston një tendencë në rritje drejt efikasitetit më të lartë të punës me proceset e përmirësuara për të

ofruar siguri dhe cilësi. HACCP përfshin një analizë sistematike për rreziqet potenciale të sigurisë në ushqim dhe

identifikimin e sistemeve adekuate të kontrollit dhe monitorimit për të minimizuar rreziqet e tilla.

Page 124: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

110

çmimit pasi të kalojë periudha e ngopjes së tregut. Bujku mund të shfrytëzojë një depo për

të rritur kredinë dhe të paguajë shpenzimet sezonale duke pritur çmimin më të mirë për

shitje. Kjo kërkon përputhjen me standardet e njohura të ruajtjes dhe të objekteve adekuate

të ruajtjes.

Dërgo edhe kontratat e furnizimit me përpunuesit. Marrja e çmimit fiks për një produkt

para mbjelljes e heq rrezikun e çmimit nga kombinimi. Kjo kërkon lidhjen dhe zbatimin e

kontratave me çmim fiks. Bankat dëshirojnë të sigurohen, gjatë huadhënies për përpunuesit,

që përpunuesi do të furnizohet me produkte të mjaftueshme me çmim konkurrues për të

siguruar një fitim të caktuar. Kontratat e tilla janë dëshmi e furnizimit konkurrues.

Blerja/marrja me qira e pajisjeve për ferma. Huadhënia financiare është aktivitet i

specializuar që mund t‘i përshtatet akterëve specifik në bujqësi, por kërkon kompani të

specializuara e jo vetëm huadhënien si shërbim shtesë i ofruar nga bankat komerciale.

Sistemi rregullativ në Kosovë mundëson rregullime të huadhënies.

Linjat e mbitërheqjes (overdraft) të kredive të kapitalit punues për agro-përpunuesit

sezonal dhe tregtarët agro-ushqimor.

Pajisjet për financimin e tregtisë afatshkurtër – qoftë nga sektori financiar qoftë i ofruar

nga klientët dhe furnizuesit. Nëse disa raste, përpunuesi ofron farëra, plehra, shërbime të

makinerisë dhe inpute tjera të nevojshme. Kredia kthehet me ofrimin e produktit për

përpunuesin.

Shpenzimet publike në bujqësi

6.38 Sektori publik, në veçanti përmes shpenzimeve publike dhe të politikave, ka një rol

vendimtar për zhvillimin e sektorit bujqësor të Kosovës. Pavarësisht nga fakti që Plani për

Bujqësi dhe Zhvillim Rural është miratuar, financimi i të gjitha aktiviteteve të propozuara

mbetet i paqartë. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KAMSH) për 2008-2010 ka ofruar vetëm

një fraksion të vogël të fundeve publike vjetore të nevojshme për bujqësi (Tabela 26). KAMSH

2010-2012 ka adresuar këtë problem pjesërisht: shpenzimet për bujqësi janë rritur për rreth 50%

në vitin 2008 dhe arritën 10 milion euro. Ende, sektori pranon mbështetje më të madhe

financiare në pjesën tjetër të rajonit, që i vë prodhuesit kosovar në disavantazh. Kjo mund të

shpjegohet pjesërisht nga fakti që disa vende të EJL-it janë shumë më afër hyrjes në BE dhe

janë duke ofruar mbështetje më të madhe për këtë sektor në përputhje me politikat bujqësore të

BE-së.

Tabela 26: Ndarja e buxhetit për bujqësi, krahasim rajonal (2007)

Page 125: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

111

Buxheti

për bujqësi

(në miliona

euro)

Stafi i

Ministris

ë

Paga

mesatare

mujore

Pjesa e

pagave në

buxhetin e

bujqësisë

(%)

Kostoja

administrative

/stafi

Pjesa e

kostos

administrati

ve për

buxhetin e

bujqësisë

(%)

Kosova 6.4 609 223 25 4,872 46

Mali i Zi 12.6 123 450 5 7,021 7

Serbia 207 964 640 4 35,342 16

Maqedonia 25 430 514 11 7,468 13

Shqipëria 50 1,350 467 15 12,499 34 Burimi: Banka Botërore (2008a).

6.39 Megjithatë, ndarja e burimeve përcakton efektivitetin e shpenzimeve në bujqësi:

nuk ka dëshmi që subvencionet në çmime për produkte ose inpute siç janë plehrat, ujitja

ose pesticidet promovojnë zhvillim afatgjatë. Problemi kryesor me subvencionin e tregut

është se i vënë burokratët dhe politikanët në pozitë të ―përzgjedhjes së fituesve‖. Kjo mund të

çojë në gabime e shtrembërime të kushtueshme në treg si dhe humbje. Në fakt, përkrahja në treg

në formë të subvencioneve mund të vonojë modernizimin e sektorit për shkak se instrumentet e

dizajnuara keq mund të inkurajojnë bujqit jokomercial të mbesin në atë sektor pavarësisht nga

prodhimtaria e tyre.66

Në ekonomitë në trazicion, subvencionet nuk kanë qenë efektive në

përmirësimin e kushteve bujqësore të tregtisë. Politikat e çmimeve bujqësore në treg nuk janë

adekuate për ndjekjen e objektivave zhvillimore ose distribuuese. Këto politika janë

jotransparente; dhe paguhen nga konsumatorët; krijojnë shtrembërime të tregut; dhe shkaktojnë

kosto më të lartë fiskale sesa transferimet tjera. Për më tepër, një pjesë e vogël e prodhuesve

zakonisht merr shumicën e subvencioneve.67

Është shumë më efektive që të dizajnohen

instrumente dhe sisteme të mbështetjes që i mundësojnë fituesve të shfaqen kryesisht përmes

mallrave dhe shërbimeve publike, pagesave të ndara dhe përkrahje në investime (Fan and Rao

2003; Lopez and Galinato 2007). Pavarësisht nga kjo dëshmi, investimi në mallrat publike që

favorizojnë zhvillimin, siç janë shërbimet këshillëdhënëse, janë ende të limituara. Edhe pse

shërbimet janë një investim më i mirë, vetëm 5 deri në 8 % të buxhetit për shërbime ndahet për

hulumtime, ndërsa edhe më pak për shërbime këshillëdhënëse.

6.40 Mbështetja në bujqësi duhet të synojë investimet publike në mallra publike.

Infrastruktura e besueshme dhe efektive në kosto në zonat rurale është parakusht për investime

në agro-përpunim dhe duhet të jetë prioritet për përmirësim, në veçanti në sektorin e energjisë.

Këto investime janë përgjegjësi e Qeverisë kosovare, por mund të bazohen në nevojat e

shprehura dhe kërkesat e sektorit privat. Përveç infrastrukturës së energjisë dhe transportit, këto

investime në mallra publike duhet të përfshijnë infrastrukturën e ujitjes, të komunikimit, objekte

66

Në Bosnje dhe Hercegovinë, p. sh., subvencionet e drejtpërdrejta për një numër të produkteve bujqësore janë

duke u ofruar në entitete dhe kantone dhe janë në rritje që nga viti 2004. Mbështetja e ndërlidhur me prodhim

përbën më shumë se 70% të përkrahjes së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për bujqësi, në krahasim me 25%

të Republikës Serbe. Edhe pse nuk ka seri kohore në dispozicion për shpenzime bujqësore në nivele të ulëta të

qeverisë, ka dëshmi që kantonet dhe komunat kanë ngritur shpenzimet për subvencione. Por bujqësia e Bosnjës nuk

ka treguar shenja të mesatares së përmirësuar të konkurrueshmërisë. 67

Bashkimi Evropian ka përllogaritur se në BE15 në vitin 2005, rreth 57% të transferimeve u ndan për vetëm 6% të

prodhuesve, ndërsa në EU25, rreth 80% të transferimeve u ndanë për vetëm 20% të prodhuesve.

Page 126: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

112

publike të ruajtjes, tregje me shumicë dhe pajisje për testime laboratorike. Investimet e tilla do

të rritnin opsionet e përkohshme dhe hapësinore në dispozicion ashtu që bujqit të marrin çmime

më të larta. Disa shembuj përfshijnë:

• Investimi në krijimin e tregjeve moderne me shumicë. Mangësi të mëdha në

logjistikën kosovare që ndikojnë negativisht në eksportin hortikulturor është

mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe mungesa e depove dhe objekteve të ftohta për

ruajtje. Tregu me shumicë jo vetëm që mundëson krijimin e një çmimi të vetëm për

një mall, por kryen edhe funksione të ruajtjes dhe deponimit dhe mundëson

zgjerimin ekonomik gjatë transportimit të produkteve. Nëse dizajnohet dhe

menxhohet mirë, tregjet me shumicë mund të kenë rol vital në kanalizimin e

llojllojshmërisë së produkteve për konsumatorë.

• Financimi ose bashkëfinancimi i laboratorëve certifikues për të verifikuar cilësinë e

prodhimit privat të farërave si dhe laboratorë të akredituar për të ndihmuar me

zbatimin dhe verifikimin e standardeve të përmirësuara sanitare dhe fitosanitare,

nëse nuk mund të përdoren pajisjet laboratorike në rajon.

6.41 Nëse Qeveria konsideron ofrimin e përkrahjes së drejtpërdrejt për bujqit dhe

përpunuesit, do të ishte mirë të shikojë drejtimet e politikave të ardhshme të BE-së.

Kosova mund të bëjë rrugë direkte aty ku është orientuar edhe politika bujqësore e BE-së duke

shpenzuar më shumë në zhvillimin rural (Politika e Përbashkët Bujqësore [CAP] Shtylla 2) dhe

t‘i shmanget rritjes së mbështetjes në treg (CAP Shtylla 1). Kjo qasje do t‘i ndihmonte Kosovës

për t‘u përgatitur për qasje në mbështetje financiare të BE-së nën Instrumentin e Para-

Anëtarësimit për Zhvillim Rural (IPARD), i cili do të mund të ofronte miliona euro për sektorin

bujqësor të Kosovës. Të dyja IPARD dhe CAP Shtylla 2 përfshijnë ofrimin e granteve për

investime për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve tjera.

Masat për zhvillim rural të parapara në Planin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural janë në

përputhje me IPARD dhe CAP.

6.42 Përfundimisht, Qeveria duhet të ngritë kapacitetin e vet për hartimin e politikave

bujqësore. Është me rëndësi të përforcohen kapacitetet e Ministrisë së Bujqësisë përmes

arsimimit, trajnimit dhe ndihmës teknike ashtu që të zhvillohen politika efektive dhe programe

mbështetëse. Një fushë tjetër prioritare është rritja e kapacitetit të Qeverisë për t‘u marrë me

çështje të tregtisë në kontekstin e CEFTA-së dhe marrëveshjeve tjera tregtare, ashtu që Kosova

të mund të negociojë kushte më të favorshme. Gjithashtu, ndryshimet klimatike janë dhe do të

bëhen çështje më e rëndësishme e politikave. Ministria e Bujqësisë, me ndihmën e donatorëve,

duhet të fillojë me avancimin e njohurive ashtu që të ngritë kapacitetet në këtë fushë. Kosova ka

bërë disa hapa shumë pozitiv në lidhjen me politikën bujqësore, p.sh. në vitin 2004, me

shfuqizimin e tarifave doganore dhe TVSH-së për shumicën e kategorive të inputeve bujqësore

si dhe tatimeve apo ngarkesave tjera në eksport.

F. REKOMANDIMET KRYESORE

6.43 Disa nga rekomandimet për rritjen e konkurrueshmërisë bujqësore të Kosovës

mund të zbatohen relativisht shpejt dhe me një kosto të ulët për financa publike, ndërsa të

tjerat kërkojnë përpjekje më të mëdha dhe disa vite për t’u plotësuar. Prioritizimi i

Page 127: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

113

zbatimit të tyre duhet të bazohet në ndikimin potencial, lirinë e zbatimit dhe shkallën

aktuale të mbulimit. Matrica e veprimit në vijim (Tabela 27) ofron një përmbledhje të

rekomandimeve për zhvillimin e tregjeve bujqësore në Kosovë, bashkë me një vlerësim të afatit

për zbatimit dhe shkallës së mbulimit të projekteve ekzistuese ose të planifikuara.

Tabela 27: Matrica me veprime të rekomanduara për zhvillimin e tregjeve bujqësore në Kosovë

Veprimet afatshkurta (1-2 vite)

Aktiviteti Veprimet aktuale dhe të

planifikuara Politikat mbi tokën

Fillo me zbatimin e programit të politikës mbi

tokën siç është paraparë me Strategjinë dhe Planin

e Punës të Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Regjistro dhe azhurno të dhënat mbi tokën në bazat

e të dhënave elektronike

Vazhdo dhe zgjero programin për konsolidimin e

tokave të filluar në vitin ‘80, i cili ndihmon

pjesëmarrësit që të shkëmbejnë, blejnë dhe shesin

parcelat e tokës

Qeveria ka miratuar Strategjinë

dhe Planin e Punës

AKK është duke krijuar një

sistem të ri informativ për tokat

me ndihmën e donatorëve

MBPZHR është duke udhëhequr

një projekt, por duhet koordinim

më i mirë me AKK

Mjedisi i biznesit

Ngritja e qasjes në financa rurale

Përfundo privatizimin e NSH-ve bujqësore

Përkrah lidhjen ndërmjet bujqve dhe përpunuesve

përmes krijimit të organizatave të prodhuesve

Zbato një sistem të marrjes së depove

Përmirëso dhe zbato ligjin për kontratat

MBPZHR menaxhon një grant

program në favor të bujqve

Disa asociacione janë themeluar

me mbështetjen e programeve të

financuara nga USAID

Tregjet për inpute

Zhvillo një sistem për testim vendor/rajonal të

specieve të bimëve për të përmirësuar

karakteristikat e tyre prodhuese

Krijo një sistem informativ të tregut (SIT) që

përfshin informatat edhe për inpute

Lanso program trajnimi rreth përdorimit të

përzierjes adekuate të plehrave, pesticideve dhe

menaxhimit të integruar të dëmtuesve dhe për

metodat alternative të menaxhimit të inputeve

Aktivitetet e financuara nga

donatorët janë duke ndihmuar në

krijimin e SIT, por të dhënat janë

ende të cilësisë së dobët

Aktivitetet e financuara nga

donatorët janë duke mbështetur

disa trajnime

Siguria në ushqim

Forcimi i kapacitetit të Agjencisë për Ushqim dhe

Veterinari dhe roli i saj koordinues me palët tjera

me interes dhe agjencitë qeveritare

Zhvillimi i rregullimeve institucionale për shërbime

laboratorike dhe certifikuese me vendet e rajonit

Qeveria ka miratuar një ligj që i

jep kapacitet më të madh

koordinues Agjencisë për

Ushqim dhe Veterinari

Shpenzimet publike

Rritja e kapacitetit të Qeverisë për hartimin e

politikës bujqësore

Ndarja e shpenzimeve publike për mbështetje

bujqësore të orientuar kah shërbimet-investimet

MBPZHR është duke ndarë më

shumë fonde për këtë qëllim

MBPZHR ka filluar me

Page 128: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

114

Ofro grante adekuate ose bashkëfinancim për

investimet private me një aspekt publik të mirë, për

shembull objektet për ruajtje të produkteve

bujqësore ose punktet për grumbullimin e

qumështit

menaxhimin e programit të

granteve për bujqit

Veprimet afatmesme (2-5 vite)

Aktiviteti Politika mbi tokat

Zbato programon e politikës mbi tokat siç është paraparë në Strategjinë dhe Planin e Punës së

AKK-së

Mjedisi i biznesit

Krijo ‗one-stop-shops‘ me shërbime këshillëdhënëse dhe administrative të biznesit për bujq në

komunat rurale

Inkurajo investimet e huaja të drejtpërdrejta duke përmirësuar mjedisin e investimeve në Kosovë

(shih rekomandimet në Kapitujt 2 dhe 3)

Siguria në ushqim

Vazhdo me miratimin e sistemit të sigurisë në ushqim në përputhje me atë të BE-së

Zhvillo rregullimet institucionale për shërbimet laboratorike dhe certifikuese me vendet e EJL-it

Puno për integrimin e plotë të standardeve SPS brenda rajonit dhe elimino barrierat jotarifore

Shpenzimet publike

Investo në zgjerimin e shërbimeve këshillëdhënëse për biznes

Përkrah sektorin privat për përmbushjen e kërkesave të sigurisë në ushqim të BE-së dhe

avancimin e gradave, standardeve dhe paketimit

Apliko sistemin informativ bujqësor të BE-së (regjistrimin e fermave dhe Sistemi për

Kontrollim dhe Administrim të Integruar)

Harmonizo programin e mbështetjes bujqësore me objektivat e IPARD

Forco hulumtimet dhe arsimimin e orientuar kah tregu bujqësor dhe organizo program të

shkëmbimit rajonal

Bëjë investime strategjike në infrastrukturën e marketingut publik, siç janë tregjet me shumicë

Investo në laboratorë testues për të përmirësuar standardet

Veprimet afatgjata (5-10 vite)

Ofro siguri në shfrytëzimin e tokës dhe një treg të tokave që funksionon mirë

Harmonizo në tërësi politikën bujqësore të Kosovës me CAP të BE-së

Kompleto reformën e sistemit të hulumtimit dhe arsimimit bujqësor

Përmirëso infrastrukturën rurale në përgjithësi, përfshirë energjinë, komunikimin dhe transportin

Page 129: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

115

Aneksi 1: Rezultatet e BEEPS 2009: Firmat janë përgjigjur në barrierat e biznesit (2008)

Burimi: www.enterprisesurveys.org.

Tatimet

Korrupsioni

Shkathtësitë dhe arsimimi i

punëtorëve

Rryma elektrike

Qasje në financa

Krimi, vjedhjet dhe trazira

Administrimi i tatimeve

Telekomunikimi

Përqindja e firmave

Qasja në prona

Transporti

Licencat afariste dhe lejet

Rregulloret e doganave dhe të tregtisë

Rregulloret e punës

Kosovë Evropë dhe Azi Qendrore Evropë Juglindore

Qykatat

Page 130: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

116

Aneksi 1: Rezultatet e të bërit biznes 2010: Liria e të bërit biznes në Evropën Lindore dhe Azinë

Qendrore

Burimi: Banka Botërore (2010a), www.doingbusiness.org.

Page 131: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

117

Aneksi 3: Shqyrtimi i infrastrukturës së transportit

Rrugët

Kosova me gjasë do të vazhdojë me rritjen e madhe të pronësisë së veturave dhe përdorimin prej 3

përkatësisht 6 për qind.68

Sikur në vendet tjera të Evropës, komunikacioni i veturave të udhëtarëve

pritet të rritet me shkallë shumë më lartë sesa komunikacioni komercial. Për rrjetin kryesor dhe rajonal

rrugor, duke përdorur një set bazë të komunikacionit të vitit 2006 prej një mesatare vjetore të trafikut

vjetor (AADT) të 10,538 përkatësisht 4,44869

me skenarin e një zhvillimi të moderuar70

, AADT deri në

2020 do të jetë rreth 19.500 në rrjetin kryesor rrugor dhe 8.200 në rrjetin rajonal rrugor. Për seksionet ku

pritet që komunikacioni të jetë më i ngarkuar, pikërisht rreth Prishtinës, parashihet që të dy korridoret (6

dhe 7) të kompletohen deri në vitin 2012 dhe do të kenë një rrjedhë prej rreth 25,000 deri në 50,000

vetura në ditë deri më 2022 (COWI 2006).71

Rrjeti rrugor aktualisht shtrihet në rreth 8,000 kilometra, por është i kufizuar në spektër dhe

cilësi. Kosova ka 630 km të rrugëve primare, 1,295 km të rrugëve dytësore dhe rreth 6,571 të rrugëve

lokale. Dendësia e rrjetit rrugor është rreth 0.88 km/km2 që është mbi mesataren rajonale të Ballkanit

Perëndimor prej 0.56 km/km.2 Megjithatë, me një masë tjetër të dendësisë rrugore (kilometra rrugë për

1,000 banorë), Kosova është prapa vendeve tjera të rajonit dhe vendeve tjera me të hyra mesatare të

ulëta. Kosova ka 4 km për 1,000 banorë, në krahasim me 8,6 km për 1,000 banorë në ekonomitë e

tranzicionit. Një studim i kohëve të fundit i Departamentit për Infrastrukturë Rrugore (DIR) ka

konkluduar se 88% të rrugëve primare dhe 74% të rrjetit të rrugëve rajonale janë në gjendje të mirë.

Megjithatë, një studim tjetër ka raportuar se 94% të rrugëve të inspektuara në rrjetit lokal janë në gjendje

të dobët ose shumë të dobët dhe kanë nevojë për rindërtim urgjent. Një studim i kohëve të fundit i bërë

nga Banka Botërore në rajon tregon qartë se ekziston një lidhje ndërmjet rrugëve të mira lokale dhe

zbutjes së varfërisë (Banka Botërore 2008c).

Rrjeti transportues urban është duke treguar shenja të konsiderueshme të tendosjes. Popullata e

Prishtinës është dyfishuar gjatë dekadës së fundit dhe aktualisht përllogaritet ndërmjet 450,000 dhe

600,000 banorë.72

Ka vlerësime për rreth 80,000 vetura të regjistruara në qytet dhe rreth 200,000 vetura

që qarkullojnë brenda kufijve komunal në çdo ditë pune. Ka mungesë të madhe të parkingut në qendër të

qytetit dhe vetëm 15 udhëkryqe në Prishtinë kanë semaforë, të cilët janë duke u modernizuar aktualisht

pasi që nuk punojnë të gjitha. Ato që funksionojnë mbështeten në një sistem që është mbi 30 vjet i vjetër

dhe është dizajnuar në Rusi. Zhvillimi ekonomik në dhe rreth Prishtinës dhe rritja e shoqëruar e numrit të

veturave, është duke shkaktuar tendosur shumë infrastrukturë e transportit urban.

Strategjia dhe Plani i Veprimit për Transportin Multi-Modal e Qeverisë ka vënë para vetes një

agjendë ambicioze të investimeve në planin afatgjatë. Zhvillimi i korridoreve strategjike 6 dhe 7 është

prioritet i lartë i autoriteteve në Kosovë. Kostoja e përllogaritur për korridorin 6 është 834 milion euro,

ndërsa për korridorin 7 1.15 miliardë euro. Një deklaratë e kohëve të fundit e prioriteteve e Qeverisë, ka

theksuar rëndësinë e përmirësimit të rrjetit të transportit dhe integrimin e plotë të tij në rrjetin rajonal

(Kosovë 2008). Zhvillimi i dy rrugëve – të cilat janë rrugët për Observatorin e Transportit të Evropës

68

Sipas Zyrës Ndërlidhëse të Komisioni Evropian në Kosovë (2008d), rritja mesatare gjatë shtatë viteve të fundi

ishte 4 për qind. 69

AADT më i lartë i vërejtur në rrjetin rajonal rrugor është përdorur për shkak të të dhënave të pamjaftueshme në

vitin 2006 70

Përdorimi i shkallës lineare të zhvillimit në vit prej 4.5 për qind për të gjitha veturat. 71

Kalkulimi supozon 80 deri në 2 për qind ndarje ndërmjet veturave të udhëtarëve dhe veturave komerciale me një

njësi pcu ekuivalente prej 1 përkatësisht 2. 72

Vlerësimet rreth popullatës së Prishtinës ndryshojnë varësisht nga burimi.

Page 132: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

118

Juglindore (SEETO) në rrjetin bazë të rrugëve73

—janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

dhe të rëndësisë strategjike për rajonin, pasi që përbëjnë lidhjet kryesore në rrjetin rajonal të transportit

dhe kryeqyteteve të shteteve rajonale, derisa në të njëjtën kohë lidhin qytetet kryesore dhe qendrat

ekonomike brenda Kosovës (MTPT 2008).

Nga dy rrugët, Qeveria e Kosovës ka vendosur për zhvillimin e Korridorit 7, autostrada Vermicë–

Prishtinë–Merdar, si prioritet i menjëhershëm për investim. Kjo rrugë e identifikuar si Korridori 7

në Rrjetin Bazë të Transportit të EJL-it do të lidh Adriatikun me Shqipërinë Veriore, kalon Vërmicën

(kufirin me Shqipërinë), në jugperëndim të Prishtinës dhe lidhet në Merdar me Serbinë dhe Korridorin X

të Rrjetit Trans-Evropian në verilindje. E tërë autostrada brenda Kosovës është rreth 117 km e gjatë dhe

përllogaritjet preliminare e vënë koston e ndërtimit në rreth €750 milion deri në €1 miliardë. Është bërë

dizajnimi për korridorin 7 dhe disa seksione tani më janë përmirësuar (M9 nga Prishtina në Pejë dhe M2

në jug të Prishtinës) dhe ndërtuar (seksioni i parë i Korridorit 7 nga kufiri me Shqipërinë deri në Prizren)

me financim të BKK-së. Qeveria planifikon të investojë 300 milion Euro në rrugë gjatë viteve 2010-

2012 dhe të kërkojë financim shtesë prej 480 milion euro për Korridorin 7 dhe 310 milion euro për

Korridorin 6.74

Në periudhën e njëjtë, nevojat e mirëmbajtjes (të mbledhura dhe aktuale) të rrugëve

rajonale dhe magjistrale kapin shumën prej 115 milion,75

që është shumë më e lartë sesa 41 milionët e

planifikuar për mirëmbajtje për vitet 2010–12.76

Rreth tri të katërtat e rrjetit rrugor janë nën përgjegjësinë e komunave, mirëpo fondet e limituara

i parandalojnë nga përmbushja e përgjegjësive të tyre. Komunat pranojnë një grant të përgjithshëm

nga BKK për të mbuluar një numër të madh të funksioneve. Prioritetet e shumta për këto fonde vijnë nga

të gjitha sektorët, dhe brenda nevojës për infrastrukturë: zgjidhja ndërmjet shpenzimeve kapitale ose

periodike. Në nivel lokal, kjo rezulton me humbjen e mirëmbajtjes ndaj sektorëve tjerë të favorizuar ose

ndaj ndërtimit të ri. Ka pasur probleme edhe me kapacitete në nivel lokal, kryesisht në aspektin e aftësive

teknike dhe planifikim financiar. MTPT ka zbatuar një program të konsiderueshëm të punëve kapitale në

vitin 2008,77

në bashkëfinancim me komunat, për të filluar me përmirësimin e gjendjes së rrjetit të

rrugëve lokale, por ende mbesin çështje substanciale për t‘u rregulluar. Një çështje tjetër janë rrugët

joadekuate të transitit ose rrugët kryesore dhe rajonale që kalojnë përmes komunave. Edhe pse MTPT

ofron fonde për komunat për ndërtimin e ri të këtyre rrugëve, mirëmbajtja e tyre nën ligjin aktual është

teknikisht përgjegjësi e komunave. Kjo është e ndryshme nga praktika brenda Bashkimit Evropian dhe

vendeve tjera të rajonit, ku rrugët transit ndërtohen dhe mirëmbahen nga qeveritë qendrore.

Hekurudhat

Kosova ka 333 km të sistemit hekurudhor me një shirit dhe të paelektrifikuar me gjerësi

standarde të shinave, dhe pavarësisht mirëmbajtjes së kufizuar, është në gjendje të mirë për shkak

të trafikut të limituar. Binarët shtrihen nëpër terrene malore me tunele dhe ura. Në parim, janë dy linja

(veri për në jug) dhe (verilindje për në perëndim). Veri-jug përshkon vendin nga kufiri me Serbinë

(stacioni Leshak) deri në kufirin me IRJ të Maqedonisë (stacioni i Hanit të Elezit) për një total prej 148

km në Korridorin 10 të SEETO-së. Linja verilindje për në perëndim ka tri degë: linjën lindore nga kufiri

73

SEETO ka bërë një konsensus rajonal për të trajtuar problemet dhe për të zhvilluar një rrjet bazë të transportit në

rajon përbërë nga korridoret e rrjetit Trans-Evropian të rajonit dhe rrugëve tjera strategjike duke lidhur kryeqytetet,

qendrat rajonale dhe portet dhe vendkalimet kufitare kryesore.

75

Analiza HDM-4 e rrjetit rrugor të Kosovës ofruar nga MTT në shtator 2009.

77

Ndarja buxhetore për vitin 2008 është 17.2 milion euro.

Page 133: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

119

me Serbinë (stacioni Podujevë) deri në Fushë Kosovë, total prej 45 km; linja perëndimore nga Fushë-

Kosova në Pejë, totali prej 81km dhe linja perëndim-jug nga Klina në Prizren me 58 km (Tabela A3.1)

shpejtësia maksimale është 70 km në orë, edhe pse gjeometria e pjesëve të rrjetit do të mundësonte

shpejtësi deri në 160 km në orë, edhe pse investimet në binarë për të arritur atë shpejtësi është e

paarsyeshme nga komunikacioni i paraparë. Rindërtimi ka qenë objektivi kryesor i ndihmës së

donatorëve deri tani, duke u përqendruar në riparimet urgjente të rrjetit kryesor duke lënë çështjen e

mirëmbajtjes të patrajtuar. Sistemi i sinjalizimit është në proces të riparimit.

Tabela A3.1. Lokacioni dhe gjatësia e linjave hekurudhore në Kosovë

Linja Seksioni Gjatësia

(km)

Statusi

Jug Hani i Elezit Fushë

Kosovë

62.8 E hapur për kargo dhe udhëtarë

Veri Fushë

Kosovë Leshak

78.5 Funksionim i kufizuar

a

Perëndim

Fushë

Kosovë Pejë

81.2 E hapur për kargo dhe udhëtarë

Klinë Prizen 58.3 Funksionim i kufizuarb

Lindje

Fushë

Kosovë Bardhosh

14.2 E hapur për kargo

Bardhosh Merdar 38.0 Nuk operon

Totali 333.0 Burimi: Plani i Punës së Hekurudhave të Kosovës dhe Korniza Afat-Mesme e Shpenzimeve 2010-2012

a. Hekurudha e Kosovës nuk lejohet të operojë në veri të Mitrovicës.

b. Në këtë linjë, trenat operojnë në seksionin Klinë-Xërxë.

Edhe pse transporti i mallrave ka filluar të operojë në linjën veriore, transporti në linjën veriore

nga Zveçani deri në kufi me Serbinë është ndalur në vitin 2008. Ky seksion i linjës veriore është

―zaptuar‖ nga Serbët në veri pas deklaratës së pavarësisë në shkurt 2008 dhe si rezultat trenat në pronësi

të Hekurudhave të Kosovës, e cila menaxhon infrastrukturën hekurudhore në Kosovë dhe operon me

shërbimet e bartjes së udhëtarëve dhe mallrave, operojnë vetëm deri në Mitrovicë, por nuk e lidhin

Zveçanin me pjesën veriore të Kosovës.78

Ndërsa, Hekurudhat e Serbisë operojnë me tre trena në ditë

ndërmjet Zveçanit dhe Kralevës dhe një ndërmjet Zveçanit dhe Beogradit.

Pajisjet janë kryesisht të vjetruara dhe në gjendje të rëndë, përveç disa vagonëve dhe

lokomotivave të dhënë si donacion dhe disa përvetësimeve.79

E tërë flota ka 9 lokomotive, 4 sete të

njësive të shumëfishta të naftës (DMU), 13 vagonë të udhëtarëve dhe 18 vagonë të mallrave. Tetë prej

nëntë lokomotivave janë të vjetra nga vitet ‘60 ose më të vjetra – një prej tyre nuk funksionon – por janë

në gjendje të mirë për shkak të mirëmbajtjes së mirë. Disa burime janë duke u zgjeruar tani rreth

mirëmbajtjes dhe investimeve në rrjetit hekurudhor, kryesisht për shkak të pengesave dhe paqartësive

financiare rreth zhvillimit të traktatit rajonal të transportit.80

Megjithatë, hapja e rrjeteve regjionale

strategjike ose zhvillimi i industrive të reja ekstraktuese si dhe nevoja për të lëvizur mallra të mëdha të

78

Në dhjetor 2005, Hekurudhat e Kosovës, të njohura më parë si hekurudhat e UNMIK-ut, u shndërruan në

kompani të re me emrin Hekurudhat e Kosovës, Sh. A. 79

Hekurudha kohëve të fundit ka blerë një lokomotivë dizel G1700 dhe ka pasur njësi të shumëfishta dizel nga Suedia. 80

Në vitin 2008, Hekurudhat e Kosovës plasuan të hyrat neto – të hyrat pa shpenzime operacionale – prej 1.24 milion euro.

Page 134: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

120

rënda pritet të çojnë në ngritje të kërkesave për investime si në infrastrukturë hekurudhore ashtu edhe në

pajisje tjera.

Një platformë intermodale logjistike operon në Miradi, 15 km në jugperëndim të Prishtinës. HK

kanë filluar me zhvillimin e terminaleve të kontejnerëve në vitin 2004. Në vitin 2006, 1.105 kontejnerë

kaluan përmes terminalit duke u rritur në 1,188 në vitin 2007, para se të bien në 941 në vitin 2008.

Arsyeja kryesore për rënie të kontejnerëve është greva e gjatë në portin e Selanikut në vitin 2008, që ka

pasur efekt të drejtpërdrejt në një numër të kontejnerëve të transportuar. Shërbimet e terminalit të

kontejnerëve krijuan të hyra të konsiderueshme prej rreth 170,883 milion në 2008; në krahasim me 3.45

milion të gjeneruara nga transporti i mallrave në po atë vit. Përmes këtij terminali të kontejnerëve, HK

ofron transport intermodal, që i mundëson të konkurrojë me sektorin rrugor.

Strategjia dhe Plani i Veprimit Multi Modal i Qeverisë ka një plan ambicioz për investime në

hekurudhë, edhe pse ky është një numër i vogël në krahasim me programin për investime rrugore

(A3.1). Në KAMSH-in aktual, projektet hekurudhore nuk kanë fonde te ndara nga BKK. Objektivi i

dhënë është që të rritet shpejtësia në këtë korridor deri në 160 km në orë, që do të kërkonte, ndërmjet

tjera, elektrifikimin dhe ndërtimin e një shiriti të dytë të hekurudhës në një numër të seksioneve. Vlera

totale e investimit të domosdoshëm vlerësohet të jetë rreth 470 milion euro. Megjithatë, kostoja duhet të

zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme nëse vendoset të rritet shpejtësia deri në 120 km në orë ose më

pak, që do të ruante përbërjen dhe nivelin aktual të komunikacionit të projektuar.

traffic.

Ilustrimi A.3.1 Investimet e planifikuara në infrastrukturë hekurudhore 2009 – 2030

Burimi: Qeveria e Kosovës (2009).

4 : Shirit i vetëm elektrifikim a 160 km/h

5 : Shirit i vetëm 160 km/h

6 : Shirit i vetëm 160 km/h

2 : Shirit i dyfishtë rific a

7 : Shirit i vetëm 160m/h

8 : Shirit i vetëm 160 km/h

Vrbnica

3 : Shirit i Dyfishtë elektrifikim a tion 160 km/h

1 : Shirit i dyfishtë elektrifikim a tion 160 km/h

Page 135: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

121

Plani për investime hekurudhore duhet të plotësohet me reforma institucionale në këtë sektor. Ka

pasur progres të konsiderueshëm në kornizën ligjore dhe rregullative të sektorit hekurudhor në vitin

2008. Ligji i ri (qershor 2008) synon ta sjellë më afër legjislacionin nacional me acquis communautaire

të hekurudhave.81

Aplikimi më i rëndësishëm në ligjin e ri ka të bëjë me ndarjen e HK-së në dy organe;

njëri përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, dhe tjetri përgjegjës për operimin e

trenave. Për zbatimin e këtij seksioni të ligjit, në vitin 2009, Qeveria ka filluar me përgatitjet ligjore për

krijimin e dy kompanive aksionare: Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, Sh. A. (INFRAKOS) dhe

Operacionet e Transportit Hekurudhor të Kosovës, Sh. A. (TRAINKOS). Megjithatë, Këshilli i

Ministrave ende nuk e ka miratuar ndarjen ligjore. Ligji po ashtu parasheh krijimin e një autoriteti të

pavarur rregullativ të hekurudhave për të rregulluar këtë sektor.

Një numër i reformave institucionale hekurudhore janë të domosdoshme. Aktualisht, çështjet e

ndërlidhura me hekurudha në MTPT trajtohen nga Departamenti për Hekurudha dhe Aviacion Civil.

Reformat kyqe të cikat janë të domosdoshme për sektorin hekurudhor janë, si vijon:

Themelimin e departamentit për hekurudha brenda MTPT, financuar nga buxheti.

Departamenti i ri për hekurudha duhet të hartojë legjislacionin për themelimin dhe

mbikëqyrjen e autoritetit rregullativ të hekurudhave, organit licencues, autoritetit të

sigurisë dhe organit për hetimin e aksidenteve siç është paraparë me acquis

hekurudhore të BE-së.82

Departamenti për hekurudha duhet të hartojë aktin e hekurudhave që duhet miratuar

nga MTPT.

Të ndahen operacionet e menaxhimit dhe financiare dhe infrastruktura e

hekurudhave të Kosovës dhe pastaj të krijohen kompani të veçanta.

81

Acquis communautaire përmban të gjithë legjislacionin përkatës të BE-së (direktivat, rregulloret dhe kështu me

radhë) për këtë sektor. 82

Qeveria ka emëruar konsulentë për të ndihmuar në themelimin e autoriteteve rregullative të hekurudhave dhe

është duke planifikuar t‘i themelojë ato deri në fund të vitit 2010.

Page 136: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

122

Aneksi 4: Studimet e rasteve

Bartësi nacional i mallrave – Udhëtimi nga Porti i Bari për në Prishtinë

Bartësi i mallrave importon mallra bujqësore në Prishtinë nga jashtë përmes Portit të Barit në Mal të

Zi, distancë prej 182 km. Me qëllim të importimit, është e domosdoshme marrja e licencës për import

që kushton 24 euro si dhe pagesat jozyrtare shtesë. Nëse mallrat e importuara arrijnë dhe importuesi

ende duhet ët merr licencën, zyrtari kryesor për inspektimin e këtyre mallrave mund të merr licencën

dhe të paguajë 60 euro pa dhënë faturë. Kjo mund të jetë problematike pasi që bartësi i mallrave nuk

mund t‘i dëshmojë klientit këtë shpenzim shtesë. Për Port duhet paguar rreth 200–300 euro për

kontejner dhe i duhet rreth dy ditë për shkarkimin e anijes dhe një ditë për të arritur kontejneri deri në

Pejë përmes kamionit (zakonisht 24 tonë). Pagesa e transitit është hequr dhe nuk pagesa jozyrtare në

Port, por duhet bërë një pagesë ekologjike prej 10 deri 25 euro. Vozitësi i kamionit deklaron në Port se

kargo shkon transit për në Kosovë; vendoset bomba në ngarkesë dhe verifikohet nëse ngarkesa i

plotëson kërkesat për transit të ngarkesave të Malit të Zi. Kosto totale e transportit nga Porti i Barit

deri në Prishtinë është ndërmjet 1,200 dhe 1,300 euro. Gjithashtu është rrugë qarkore pasi që rruga

është malore, ndërsa rruga e drejt dhe e rrafshët do të ishte më e shpejta, mirëpo nuk mund të bëhet

për shkak se duhet kaluar nëpër Serbi. Një pagesë shtesë prej 20 euro duhet bërë për policinë e trafikut

në Mal të Zi. Në kufi të Malit të Zi, zyrtarët verifikojnë dokumentacionin dhe nëse është prishur

bomba, një proces i shpejtë që merr rreth 30 minuta, pastaj kamioni vazhdon rrugën për në kufirin e

Kosovës në Kullë. Në kufi, ka shumë kamionë dhe koha e pritjes është rreth një orë. Në Kullë, policia

dhe doganierët kontrollojnë kamionin dhe dokumentacionin, një procedurë që merr rreth 10 minuta

dhe nëse çdo gjë është në rregull, kamioni lejohet të shkojë rreth 18 km deri në terminalin doganor të

Pejës ku bëhet zhdoganimi. Kostoja për qëndrim në terminal doganor është 41 euro në ditë, edhe në

praktikë duhen rreth 4 deri në 5 orë për zhdoganim.

Kompania për përpunimin e patateve

Kompania kultivon dhe shet patate si dhe prodhon patatina dhe pomfrit. Deri në vitin 2006, Rumania

ishte tregu më i madh, por pas hyrjes së saj në BE, firma nuk kishte mundësi të eksportit për shkak të

mospërmbushjes së standardeve, por pasi që i plotësoi ato standarde në vitin 2008, eksporti rifilloi

prapë. Që nga viti 2008, firma është ballafaquar me faktin që Serbia nuk njeh certifikatat fitosanitare

të lëshuara nga Kosova. Tregjet kryesore të eksportit përfshijnë Shqipërinë, IRJ të Maqedonisë dhe

Malin e Zi. Rreth gjysma e inputeve importohen dhe një sasi e ngjashme e produkteve eksportohen.

Ndër vështirësitë kryesore të hasura nga kompania gjatë eksportimit të patates në Tiranë është cilësia e

dobët e rrugëve nga Prishtina në Tiranë dhe masat e marra nga Tirana për mbrojtjen e prodhuesve

vendor. Çmimi referues për një kg patate është 0.18 euro, ndërsa kosto reale shkon prej 0.07 deri në

0.30 cent, që ngrit TVSH në mënyrë të konsiderueshme të paguar nga kompania. Kompania nuk ka

raportuar për probleme në eksportimin e patatinave në IRJ të Maqedonisë. E vlen të theksohet se në të

dy rastet, çështjet e kalimit të kufirit nuk perceptohen si probleme kryesore mirëpo çështje kyqe janë

infrastruktura rrugore dhe kostot e larta të transportit.

Eksportuesi i verës

Ky rast përqendrohet në një eksportues vere që eksporton rreth 90 për qind të prodhimit, prej tyre 40

për qind në Gjermani. Para vitit 2008, 25 për qind të shitjeve eksportoheshin në Serbi, por pas

deklarimit të pavarësisë kjo është ndalur pasi që Serbia nuk i njeh vulat doganore të Kosovës.

Kompania importon rreth 20 për qind të inputeve, kryesisht tapat dhe shishet nga Italia dhe nga vendet

fqinje të vendeve të CEFTA-së. Ndër problemet e ballafaquara nga eksportuesi i verës janë kostot e

Page 137: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

123

rritura të transportit, pasi që vera duhet transportuar përmes Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe

Kroacisë, në vend se të kalohet përmes Serbisë që është duke rritur koston transportimit të një kamioni

me verë prej 2,000 deri në 3,000 euro. Më parë, me vula doganore të UNMIK-ut, kamionët nga

Kosova kishin mundësi të transitit përmes Serbisë. Kostot e transportit janë rritur prej 15 deri në 23

për qind të vlerës së ngarkesës për verërat e cilësisë së mesme, derisa udhëtimi deri në Gjermani është

në dy ditë, nga një ditë sa ishte. Kostot shtesë është vështirë të absorbohen për një markë që ka çmime

të ulëta si pikë kryesore e shitjes. Çështje tjera të përmendura si problematike janë furnizimi i pasigurt

me rrymë elektrike, kërkesa për blerjen dhe përdorimin e gjeneratorëve dhe TVSH-ja e lartë dhe

tarifat tjera. Pavarësisht nga fakti që kompania zakonisht eksporton pothuajse krejt prodhimit, prapë se

prapë duhet të paguaj TVSH dhe tarifa doganore për të gjitha inputet e importuara (shishe dhe tapa).

Kompensimi i TVSH-së është i vështirë pasi që autoritetet tatimore kërkojnë kopje të deklaratës së

importit nga blerësi në BE, që nuk është e lehtë të merret.

Page 138: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

124

Aneksi 2: Lista e rekomandimeve e bazuar në auditimin për lehtësimin e transportit dhe tregtisë

Auditimi i thjeshtuar për lehtësimin e transportit dhe tregtisë që është bërë në pjesë e dytë të vitit 2009

propozoi këto masa për përmirësimin e realizimit të përgjithshëm tregtar.

Doganat

Masat afatshkurta

Nxjerrja e Udhëzimit Administrative nga Ministria për Ekonomi dhe Financa. Aktualisht, kemi

vetëm legjislacionin primar për doganat në fuqi i cili është në përputhje me BE. Ka nevojë për

një Udhëzim Administrativ që do të zëvendësonte rregulloret dhe politikat aktuale.

Zhvillimi i një baze të të dhënave të vlerës për të zvogëluar apelet rreth vlerësimit doganor.

Përqindja relativisht e ulët e vlerave të pranuara të transaksionit nga Dogana e Kosovës tregon

për nevojën e madhe për një bazë të të dhënave të tillë. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e

vonesave në zhdoganim të ndërlidhur me vlerësimin doganor.

Ulja e tarifave doganore për gjeneratorët e importuar të rrymës elektrike, që janë vital për

funksionimin e biznesit në Kosovë.

Aplikimi i një klauzole lehtësuese që mundëson transitin e subjekteve që nuk janë të themeluara

në Kosovë.

Masat afatshkurta

Krijimi i procesit elektronik të zhdoganimit. Posa të vendoset korniza e nevojshme rregullative

për nënshkrim elektronik, Dogana e Kosovës duhet të shqyrtojë kalimin nga kombinimi i

procesit zhdoganues elektronik dhe në letër në një proces të plotë elektronik.

Dogana e Kosovës dhe autoritetet tatimore duhet të përmirësojnë bashkëpunimin për të

përshpejtuar kompensimin e TVSH-së për eksporte.

Aplikimi i konceptit të AEO dhe një sistemi për përpunimi e dokumenteve para-arritjes dhe

para-nisjes.

Përmirësimi i analizës së rrezikut nga dogana për t‘u përqendruar në karrot me rrezik të lartë.

Profile të reja janë të nevojshme për të siguruar uljen e nivelit të inspeksioneve fitosanitare, të

cilat do të zvogëlojnë kohën e kaluar në kufij. Vozitësit e kamionëve duhet të informohen me

shkrim për rezultatin e analizës së rrezikut të automatizuar çdo herë që përpunohet deklarata e

tyre. Kjo është një procedurë e pranuar gjerësisht për të përmirësuar transparencën.

Agjencitë tjera kufitare

Masat afatmesme

Të sigurohet që orari i punës së agjencive të ndryshme doganore të harmonizohet. Kohët e

kalimit të kufirit dhe kostot duhet të zvogëlohen me një kombinim të këtyre masave: AVUK të

Page 139: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

125

punojë të shtunën dhe të dielën në PK më të ngarkuara ashtu që orari i punës të jetë i njëjtë me

doganierë dhe të tjerët të përfshirë në operimin e vendkalimeve kufitare me orar 24/7 duke rritur

numrin e orëve të punës dhe bashkëpunimin ndërmjet doganave, agjencive ushqimore dhe

sanitare dhe bankave komerciale. Duke marrë parasysh kostot, kjo mund të aplikohet në Han të

Elezit dhe në Kullë si pilot projekte.

Thjeshtëzimi i rregullave të bartjes së kargos në stacione doganore. Rregullat për bartjen e

kargos në stacione doganore duhet të thjeshtohen për të mundësuar automjeteve më të vogla

transportuese të lëshojnë stacionin doganor para përfundimit të procesit të zhdoganimit.

Rritja e njohjes së certifikatave të cilësisë dhe sanitare të vendeve fqinje.

Masat afatmesme

Zbatimi i strategjisë qeveritare të MIK-ut. Kjo përfshin rritjen e numrit të operacioneve të

përbashkëta; organizimin dhe zbatimin e aksioneve të përbashkëta në bazë të analizave të

rrezikut; dhe trajnimin për ligjet e agjencive kufitare.

Krijimi i stacioneve të përbashkëta kufitare me vendet fqinje. Mund të jetë e dobishme të

iniciohet bashkëpunimi me fqinjët për të identifikuar vendkalimet kufitare në të cilat mund të

zvogëlohet koha e zhdoganimit përmes stacioneve të përbashkëta kufitare.

Avancimi i vazhdueshëm i stacioneve doganore dhe infrastrukturës së kalimit kufitar.

Zhvillimi i vazhdueshëm i kornizës institucionale për të siguruar që akreditimi, certifikimi dhe

standardizimi të zhvillohen dhe aplikohen në mënyrë efektive. Vlerësimet e konformitetit janë të

domosdoshme për të siguruar përputhshmëri me standarde, përfshirë aktivitetet e vlerësimit të

konformitetit të palëve të treta siç janë: testimi, inspektimi dhe certifikimi. Vendosja e

infrastrukturës për certifikim të konformitetit është e shtrenjtë dhe nuk është e qartë nëse Kosova

ka hapësirën fiskale të nevojshme. Në vend të saj, duhet të shqyrtohen mundësitë e shfrytëzimit

të infrastrukturës së vendeve fqinje.

Shërbimet e transportit rrugor

Këto janë rekomandimet kyqe për forcimin e sektorit të kamionëve transportues:

—Përmirësimi i regjistrimit të licencave

—Kërkimi i operatorëve vetanak për t‘u përputhur me standardet operacionale

—Inkurajimi i industrisë për të themeluar një organ për përfaqësimin e industrisë së

transportit rrugor

—Të sigurohet që inspektimet e automjeteve të bëhen në përputhje me ligjin dhe të

vendosen kontrollet rrugore të të gjitha automjeteve në baza të rastit.

Page 140: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

126

Aneksi 3: Ngritja e fuqisë punëtore femërore dhe normat ekzistuese sociale e kulturore

Kuptimi tradicional i roleve gjinore brenda familjes dhe shoqërisë kufizon qasjen e femrave në tregun e

punës. Këto shtrihen nga perceptimet sociale që i rrethojnë femrat, siç janë roli i femrave është në shtëpi

dhe punë të caktuara nuk janë adekuate për femra; pranimi social i punës do të kontestohet nga familja e

menjëhershme dhe rrethi shoqëror; miratimi i rreth është vendimtar. Për të mësuar më shumë për këto

norma sociale dhe kulturore, se si ndikojnë në punën e femrave dhe si politikat mund të ndihmojnë në

rritjen e punësimit të femrave duke marrë parasysh këto norma, Banka Botërore ka bërë një studim

cilësor të meshkujve dhe të femrave në vitin 2008.

Edhe pse shumica e femrave në studim nuk kanë punuar asnjëherë, shumica prej tyre dëshirojnë të

punojnë për të fituar pavarësi financiare nga familjet e tyre, por një numër i femrave ka raportuar për

frustrim në përpjekjet e tyre për të kombinuar punën me përgjegjësitë shtëpiake. Shumica e femrave

dëshirojnë të punojnë dhe besojnë se pengesa kryesore e tyre për punësim është niveli i ulët i arsimit. Të

pyetura nëse femrat kanë pasur kohë të mjaftueshme që të kujdesen edhe për shtëpi dhe familje, femrat

shprehën opinione të ndryshme. Disa femra besojnë se kjo nuk duhet të jetë problem, pasi që anëtarët

tjera të familjes femra mund të ndihmojnë. Megjithatë, femrat tjera besojnë se puna mund të ketë ndikim

të konsiderueshëm në familje dhe në mënyrën të cilën janë rritur fëmijët, në veçanti për femrat që

punojnë tetë apo më shumë orë.

Edhe pse shumica e meshkujve kanë shprehur mendime pozitive rreth punës së femrave, në veçanti gjatë

kohëve të vështira, një numër i femrave raportoi refuzimin e ofertave të punës për shkak të perceptimeve

negative për femrat që punojnë. Opinionet ishin të ndara rreth ndikimit të rëndësisë kulturore dhe

normave sociale në formësimin e pozitës së femrës në shoqëri. Edhe pse perceptimet ekzistuese për

punën e femrave është vështirë të ndryshojnë (së paku në planin afatshkurtër), ka hapësirë për politika që

promovojnë punësimin e femrave rreth këtyre perceptimeve (për shembull, puna me femrat tjera dhe

puna nga shtëpia).

Një politikë tjetër mund të jetë e dobishme për promovimin e punësimit të femrave, e ajo është

institucionet për kujdesin e fëmijëve jashtë Prishtinës. Qeveria duhet të merr masa për të inkurajuar

krijimin e qendrave për kujdes fëmijëror. Kjo mund të arrihet përmes promovimit të zhvillimit të

hershëm të fëmijërisë (ZHHF) siç janë arsimi parashkollor dhe kujdes fëmijëror të përballueshëm.

Subvencionin i kujdesit të fëmijëve dhe arsimit parashkollor ka disa përparësi (Shih Kutinë A6.1). Së

pari qasja në arsimin parashkollor, si përgatitje për shkollë paraqet një hap të rëndësishëm për arsimim

cilësor. Dëshmitë ndërkombëtare sugjerojnë që arsimi i hershëm cilësor i fëmijëve dhe kujdesi

ndihmojnë në përgatitjen e fëmijëve për të pasur sukses në shkollë dhe më vonë në jetë. Së dyti,

investimi në arsim të hershëm shpeshherë ka sjellë përfitime ekonomike pasi që ata janë të shoqëruar me

përsëritje më të ulëta dhe braktisje më të ulët gjatë tërë kohës si student. E treta, zhvillimi i një industrie

parashkollore mund të jetë e rëndësishme ekonomikisht sepse mudn të krijojë punë dhe mund t‘i

mundësojë prindërve, në veçanti nënave, hyrjen në tregun e punës.

Page 141: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

127

Kutia A6.1. Programet e kujdesit të fëmijëve në Kilë dhe Kolumbi

―Kili rritet me ju‖ (Chile Crece Contigo)

Qeveria e Kilit kanë lansuar një iniciativë të politikës sociale në vitin 2006 për promovimin e përkrahjes

së plotë për fëmijë nga lindja. Përmes tij, djemtë dhe vajzat janë të mbrojtur nga momenti i konceptimit

me shërbimet relevante dhe në kohë që mundësojnë për stimulim të hershëm dhe ofrimin e mundësive

për zhvillimin e tyre gjithëpërfshirës. Sipas politikës, fëmijët në Kilë nga familjet më të varfra kanë të

drejtë të vijojnë qendrat e kujdesit ditore dhe qendrat parashkollore falas. Qëllimi është të sigurohet që të

gjithë fëmijët të kenë qasje në kujdesin shëndetësor primar dhe që të gjitha familjet marrin pajisje për

mbështetje më të mirë për rritjen e fëmijëve të tyre, jo vetëm në aspektin e shëndetësisë dhe ushqimit,

por edhe përkrahje psikologjike. Chile Crece Contigo ofron programe arsimore për të gjithë qytetarët,

përfshirë ndihmën e specializuar në arsim; legjislacionin e forcuar dhe standardet e mbrojtjes për amësi

dhe atësi; dhe shoqërim për të gjitha vajzat dhe djemtë nga kontrolli i parë prenatal deri në hyrjen në

sistemin shkollor përmes përmirësimit të kontrollit prenatal, lindjes së shëndoshë dhe kontrolleve të

përmirësuara mjekësore, në veçanti për dy vitet e para. Programi ofron veprim direkt për të ndihmuar 40

për qind të familjeve më të varfra, ata që fitojnë më pak se 300,000 pesos (rreth 560$) në muaj.

Nënat e komunitetit të Kolumbisë

Në mesin e viteve ‘80, qeveria e Kolumbisë, e alarmuar nga shkallët e larta të vdekjes së foshnjave dhe

ushqimi joadekuat, lansuan këtë program të gjerë për të mbrojtur fëmijët e moshës parashkollore, me

ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe Bankën Zhvillimore Ndër-Amerikane. Qendrat e mirëqenies janë

krijuar të udhëhequra nga vullnetarë, të njohur si ―nënat e komunitetit‖ të cilat kanë organizuar, vet ose

me ndihmën e OJQ-ve, objekte të arsimimit dhe kujdesit për rreth 3,000 fëmijë. Çdo nënë merr rreth 15

fëmijë në shtëpinë e saj dhe të merr ekuivalenten e rreth gjysmës së pagës minimale ligjore (rreth 130$

në muaj) dhe të drejtën për sigurim social dhe pension.

Si rregull, nënat kujdesen për fëmijë ndërmjet orës tetë në mëngjes dhe katër pasdite, nga e hëna deri të

premten. Ato organizojnë ditën e tyre vet, të udhëhequra nga qëllimet arsimore të Institutit të Kolumbisë

për Mirëqenie Familjare, të cilat fokusohen në vetëdijesimin e fëmijëve për vlerat siç janë solidariteti,

miqësia dhe respektimi i dallimeve. Para punësimit, nënat bëjnë një kurs të shkurtë për t‘u përgatitur për

rolin e tyre të ardhshëm dhe bëjnë një test vetë-vlerësues. Nënat, të cilat tani numërojnë 82,000, janë

duke u bërë shumë të rëndësishme dhe janë shumë të kërkuara nga familjet e prekura nga dhuna, e cila

nga janari 1998 ka dëbuar me dhunë 1.1 milion njerëz (42,000 familje) nga shtëpitë e tyre.

Burimi: Pjesëmarrja e Femrave në Fuqinë Punëtore në Turqi: Trendet, Determinatet dhe Korniza e

Politikave (Banka Botërore 2009c).

Page 142: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

128

Aneksi 4: Të dhënat nga Studimi i Migrimit dhe ABEF 2009

Anketa e Migrimit është një modul unik i bërë për t‘u përshtatur me të dhënat e ABEF 2009. Anketa e

Migrimit është bërë në prill, maj dhe qershor 2009; 2,024 ekonomi familjare kanë plotësuar anketën e

migrimit, nga 2,536 që kanë marrë pjesë në ABEF. Sipas dizajnit, mostra e ekonomive familjare të

përzgjedhura për ABEF është përfaqësuese e popullatës në nivel të rajonit, e zbërthyer në zona rurale

dhe urbane dhe zonat etnike shqiptare dhe serbe, në total 29 shtresa. Në kohën e analizës, vetëm një

numër i kufizuar i regjistrave ishin në dispozicion nga ABEF, ashtu që përputhja ndërmjet ABEF dhe

Studimit të Migrimit është një nën-mostër e ekonomive familjare në përgjithësi (d.m.th ato ekonomi

familjare për të cilat të dhëna të ABEF ishin në dispozicion). Pra, rezultati i bazuar në mostrën e

përputhur duhet të merret si preliminar dhe konkludimet duhet të nxirren me kujdes të madh. Analiza

duhet të përsëritet pasi të jetë në dispozicion mostra e plotë nga ABEF 2009.

Numri total i migruesve mund të përllogaritet më saktë pas regjistrimit të popullsisë që bëhet në Kosovës

në vitin 2011. Ky raport është i bazuar në përllogaritjet e reja të popullatës nga Anketa e Migrimit 2009,

me një master mostër të azhurnuar. Kjo dallon nga përllogaritjet e bëra nga studimet e mëparshme

analitike, përfshirë ato të përdorura nga Banka Botërore. Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë në

Kosovë është bërë në vitin 1981. Që atëherë, metoda të ndryshme janë përdorur për të vlerësuar

popullatën. Nga viti 2000 deri në 2008, popullata është vlerësuar të jetë 2 milion, dhe studime të

ndryshme janë bazuar në këtë numër. Megjithatë, në vitin 2009, metodologjia e mostrës ka përfshirë një

master mostër të azhurnuar me një kornizë të saktë të mostrimit dhe fushave të numëruara. Ky raport

është i bazuar në këtë mostër të re. Gjithashtu, ky raport supozon se popullata në ABEF 2005/6 (e

llogaritur në 1.6 milion) ishte me gjasë e saktë, dhe ky numër nuk është rregulluar (për shembull nuk

është post-stratifikuar në 2 milion sikur në vlerësimet e kaluara të varfërisë). Prandaj, duhet t‘i kushtohet

kujdes gjatë krahasimit të përllogaritjeve totale të këtij studimi të migrimit dhe studimeve paraprake.

Rreth 25 për qind të migruesve aktual vijnë nga Prishtina (Tabela A7.1). Mbi 35% të ekonomive

familjare në Pejë dhe Prizren kanë migrues; migruesit nga këto dy rajone përfaqësojnë rreth 33% të

migruesve të përgjithshëm. Pjesa e ekonomive familjare që kanë marrëdhënie migruese në Prishtinë

është dyfishuar nga viti 2005 (është rritur nga 14 në 26 për qind të ekonomive familjare).

Tabela A7.1. Numri total i migruesve sipas rajonit të origjinës 2005 dhe 2009

Rajoni 2005 2009 Ndryshimi

Përqindja

e

ndryshimit

Gjakova 28,016 22,397 -5,619 -20

Gjilani 21,017 15,256 -5,761 -27

Mitrovica 33,668 25,548 -8,120 -24

Peja 24,927 26,786 1,859 7

Prizreni 33,812 38,182 4,370 13

Prishtina 25,632 47,614 21,982 86

Page 143: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

129

Ferizaj 15,549 20,104 4,555 29

Totali 182,621 195,888 13,267 7

Burimi: ABEF 2005 dhe Anketa e Migrimit 2009.

Tabela A7.2. Pjesa e migruesve në bazë të vendit të rezidencës 2005 dhe 2009

Destinacioni

migrimit 2005 2009 Ndryshimi

Përqindja

e

ndryshimit Dallimi

IRJ

Maqedonisë 7.4 7.4 0.1 1

Zvicra 15.7 21.8 6.1 39

Gjermania 45.0 36.0 -9.0 -20

Britania e

Madhe 7.8 3.0 -4.9 -62

Pjesët tjera

të Evropës 15.2 27.6 12.5 82 ***

Shtetet e

Bashkuara

ose Kanada 6.3 3.4 -3.0 -47

Tjera 2.6 0.8 -1.9 -71

Totali 100 100

Burimi: ABEF 2005 dhe Anketa e Migrimit 2009.

Page 144: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

130

Tabela A7.3. Karakteristikat e ekonomive familjare sipas statusit të pranimit të remitancave

Shënim: *** Dallim i konsiderueshëm në 1 për qind, ** 5 për qind, * 10 për qind.

Karakteristikat e ekonomive familjare Pranues të

Remitancave Jopranues të

Remitancave Familja është shqiptare 94% 92% Familja është në zonë rurale 73% 54% *** Numri i anëtarëve të familjes 6.0 6.2 Kryefamiljari mashkull 92.0% 96.0% * Mosha e kryefamiljarit (në vite) 53.7 51.2 * Numri i anëtarëve të familjes në moshë

Ndërmjet 0 dhe 14 vjet 23.0% 25.0% Ndërmjet 15 dhe 65 vjet 68.0% 68.0% Ndërmjet 66 dhe 99 vjet 9.0% 7.0%

Mesatarja e arsimit të anëtarëve (vite) 9.3 9.8 * Arsimimi i kryefamiljarit (në vite) 10.9 11.2 Burimi kryesor i të hyrave është...

Pagat nga sektori publik 20.0% 29.0% ** Pagat nga sektori privat 11.0% 20.0% *** Bujqësia 9.0% 6.0% Puna me mëditje 5.0% 12.0% *** Biznes tjetër familjar 9.0% 12.0% Pensionet 7.0% 9.0% Remitancat nga jashtë 34.0% 0.0% *** Ndihma sociale 2.0% 4.0% *

Nr. i dhomave në përdorim (përfshirë banjën dhe kuzhinën) 4.1 3.7 *** Banimi ka …

Mure nga blloku, tulla ose cementi 98.0% 97.0% Ngrohje qendrore 7.0% 9.0% Krua të ujit brenda 91.0% 93.0% Tualet modern 85.0% 89.0% Rrymë elektrike 99.0% 99.0% Lidhje telefonike 25.0% 30.0% Kuzhinë 85.0% 87.0% Banjë 80.0% 84.0% Dëme të mëdha 1.0% 3.0% *

Tokë Nr. i hektarëve 0.8 0.7 Observimet 208 645 Burimi: Përllogaritjet e stafit në bazë të Anketës së Migrimit 2009 dhe ABEF (6 muaj)

Karakteristikat e ekonomive familjare sipas statusit të pranimit të remitancave

Page 145: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

131

Tabela A7.4. Niveli i arsimimit të kryefamiljarit

(për qindje)

Niveli i

arsimimit

Familja që

pranon

remitanca

Familja që

nuk pranon

remitanca

Dalli

mi

Pa arsimim 7 7

Fillor 46 30 ***

Të mesëm 33 47 ***

Të lartë 13 16

Mesatarja (në

vite) 15.3 15.7

Observimet 208 645 853

Burimi: Anketa e Migrimit dhe ABEF 2009 (6 muaj).

Niveli i arsimimit të kryefamiljarit që nuk pranon remitanca duket më i lartë. Edhe pse pjesa e atyre

kryefamiljarëve të cilët kanë nivel më të lartë se arsimi i mesëm është pothuajse i njëjtë, pjesa e të

mesmes së kryer është në mënyrë të konsiderueshme më i lartë për familjet që nuk pranojnë remitanca

(Tabela A7.4).

Tabela A7.5. Dallimi në të ardhurat mujore (në euro) sipas llojit të migruesit

Lloji i migruesit

Shkathtësitë

Larta Mesme Ulëta Totali

(për

qindje)

Migruesit e kthyer 422 398 331 353 9.3

Dallimi ndërmjet migruesve të kthyer dhe

jomigruesve * *** ***

Jomigruesit 309 263 238 263 65.9

Dallimi ndërmjet jomigruesve dhe migruesve

aktual *** *** ***

Migruesit aktual 1,760 1,545 1,672 1,676 24.8

Dallimi ndërmjet migruesve aktual dhe

migruesve të kthyer *** *** ***

Totali 380 484 535 492

Observimet (për qindje) (24.9) (9.9) (65.2) (100)

Burimi: Vlerësimet e stafit duke përdorur Anketa e Migrimit të Bankës Botërore (2009)

Page 146: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

132

Tabela A7.6. Pjesa e shpenzimeve në shpenzimet totale Pjesa e shpenzimeve në totalin e shpenzimeve

Lloji i shpenzimevePranues të

remitancave

Jopranues të

remitancave

Konsumi aktual 0,80 0,82 Ushqimi dhe pijet 0,48 0,52 ** Mallrat e konsumuara 0,14 0,13 Mobilimi/pajisjet e EF-ve 0,04 0,04 Transporti dhe komunikimet 0,08 0,07 * Të ndryshme 0,06 0,05Të qëndrueshme 0,00 0,01Investimet në kapitalin njerëzor 0,06 0,05 Shëndetësi 0,04 0,03 Arsim 0,02 0,02Investimet 0,00 0,00 Investimet shtëpiake 0,00 0,00 Investimet e biznesit 0,00 0,00Tjera 0,12 0,11 Sigurimet 0,00 0,00 Tatimet dhe pensionet 0,01 0,02 *** Qiraja 0,00 0,00 * Vetë-Konsumimi (ushqimi) 0,11 0,09Totali 1,00 1,00Burimi: Vlerësimet e stafit në bazë të Studimit të Migrimit dhe ABEF 2009 (6 muaj)

Page 147: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

133

Aneksi 8: Analiza e sektorit të bujqësisë

TabelaA8.1: Përllogaritjet e përparësive komparative për produktet e përzgjedhura kosovare

(kostot e burimeve të brendshme)

Produkti Kosto e burimeve të brendshme

Qepë 0.08819

Patate 0.08177

Domate 0.09381

Lakra 0.30889

Molla 0.14015

Speca 0.14064

Kumbulla 0.11397

Rrush 0.32377

Dardha 0.15511 Shënim: sa më i ulët KBB, aq më e ulët kosto e prodhimit dhe aq më e lartë përparësia komparative

ndërkombëtare. Një KBB prej më pak se një për një produkt tregon që një vend duhet të kenë përparësi

komparative në këtë produkt.

Burimi: kalkulimet vetanake

Tabela A8.2: Çmimet e ofruara bujqve kosovare për produkte relative me çmimet

ndërkombëtare (Shkalla nominale e mbrojtjes)

Produkti Shkalla nominale e mbrojtjes

Qepë -46.43

Patate -37.50

Domate -23.08

Lakra 15.38

Molla 37.93

Speca 29.41

Kumbulla -2.44

Rrush -16.67

Dardha 32.08 Burimi: kalkulimet vetanake

Tabela A8.3: Kalkulimet e shkallëve efektive të mbrojtjes për produkte të përzgjedhura

Produkti Shkalla efektive e

mbrojtjes

Qepë -75.218

Patate -70.719

Domate -22.745

Lakra 20.980

Molla 40.401

Speca 35.452

Kumbulla -10.417

Rrush -25.238

Dardha 52.310 Burimi: kalkulimet vetanake

Page 148: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

134

Tabela A8.4: Kalkulimi i mesatares së margjinave standarde bruto dhe shkalla e shpenzimit

Produkti Rendimenti (t) Çmimi për njësi( €)

Vlera e

rendimentit

(€)

Own Cons

Të ardhurat Shpenzimet Margjinat

standarde

bruto

Shkalla e

shpenzimit/të

ardhurat

Patate 30,000 0.15 4,500 17.50 4,500 2,935.90 1,564.10 0.65

Domate 30,000 0.30 9,000 7.70 9,000 4,013.60 4,986.40 0.45

Lakër 30,000 0.15 4,500 11.40 4,500 2,343.40 2,156.60 0.52

Misër 4,000 0.30 1,200 2.00 1,200 745.85 454.15 0.62

Grurë dimëror 4,500 0.25 1,125 200.00 1,125 552.72 572.28 0.49

Elb 3,000 0.25 750 - 750 441.50 308.50 0.59

Molla 24,000 0.40 9,600 7.80 9,600 2,753.96 6,846.04 0.29

Vezë 292 0.08 23.36 300.00 23.36 16.07 7.29 0.69

Rrush vere 12,000 0.45 5,400 - 5,400 2,338.96 3,061.04 0.43

Rrush tryeze 12,000 0.45 5,400 5.00 5,400 2,338.96 3,061.04 0.43

Dardha 12,000 0.70 8,400 4.20 8,400 2,363.96 6,036.04 0.28

Speca 20,000 0.44 8,800 13.00 8,800 3,809.60 4,990.40 0.43

Qepë 30,000 0.15 4,500 7.30 4,500 2,810.40 1,689.60 0.62

Fasule 10,000 1.50 15,000 5.20 15,000 2,292.00 12,708 0.15

Fidane pemësh 30,000 1.00 30,000 - 30,000 3,530.00 26,470 0.12

Shalqinj 36,000 0.12 4,320 8.00 4,320 1,655.20 2,664.80 0.38

GH domate 80,000 0.20 16,000 16,000 5,611.00 10,389 0.35

GH fidane perimesh 300,000 0.25 75,000 75,000 5,114.00 69,886 0.07

Kumbulla 20,000 0.40 8,000 2.10 8,000 2,663.96 5,336.04 0.33

GH speca 40,000 0.44 17,600 17,600 3,832.60 13,767.4 0.22

GH tranguj 100,000 0.11 11,000 5.00 11,000 4,955.00 6,045 0.45

Luledielli 2,400 0.25 600 600 444.00 156.00 0.74

Spinaq 16,000 0.20 3,200 1.20 3,200 1,159.40 2,040.60 0.36

Qepë të reja 16,000 0.60 9,600 5.00 9,600 2,384.40 7,215.60 0.25

Hudhër 9,600 1.00 9,600 1.00 9,600 3,726.40 5,873.60 0.39

Karota 20,000 0.50 10,000 2.00 10,000 1,752.00 8,248 0.18

Tranguj 76,000 0.20 15,200 5.00 15,200 2,872.00 12,328 0.19

Dredhëza 15,000 1.00 15,000 3.00 15,000 2,090.10 12,909.9 0.14

Mjaltë 15 5 75 2 75 22.23 52.77 0.2964

Burimi: ESK, 2009, kalkulime vetanake

Page 149: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

135

REFERENCAT

Angel-Urdinola, D., and Q. Wodon. 2008. ―Community Driven Development in Nigeria: Does

Consultation Enhance Participation?‖ Mimeo, World Bank, Washington, DC.

Arnold, J. 2008. ―Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans.‖ IFC‘s Foreign

Investment Advisory Service.

Azzari, C., and C. Carletto. 2009. ―Modeling Migration Dynamics in Albania: A Hazard Function

Approach.‖ Policy Research Working Paper Series 4945, World Bank, Washington, DC.

Baldwin-Edwards, M. 2002. ―Southern European Labor Markets and Immigration: A Structural and

Functional Analysis.‖ Working Paper 5, Mediterranean Migration Observatory, Athens.

Borkert, M., and W. Bosswick. 2007. ―Migration Policy-Making in Germany—Between National

Reluctance and Local Pragmatism?‖ Working Paper No. 20, IMISCOE.

http://www.imiscoe.org/publications/workingpapers/documents/No20Migrationpolicymakingin

Germany.pdf

Boyden, Jo, and Joanna de Berry, eds. 2005. Children and Youth on the Front line: Ethnography, Armed

Conflict and Displacement, p. 307. New York: Berghahn Books.

Carletto, C., and T. Kilic. 2009. "Moving Up the Ladder? The Impact of Migration Experience on

Occupational Mobility in Albania." Policy Research Working Paper Series 4908, World Bank,

Washington, DC.

Castaldo, A., and B. Reilly. 2007. ―Do Migrant Remittances Affect the Consumption Patterns of

Albanian Households?‖ South-Eastern Europe Journal of Economics 5 (1) 25–54.

De Wulf, Luc, and J. B. Sokol, eds. 2005. Customs Modernization Handbook. Washington, DC: World

Bank.

DfID (Department for International Development). ―The Role of the Diaspora in Opening and Sustaining

Businesses in Kosovo.‖

EBRD (European Bank for Reconstruction and Development), and the World Bank. 2009. Business

Environment and Enterprises Performance Surveys.

http://www.ebrd.com/country/sector/econo/surveys/beeps.htm

EC (European Commission). 2009. ―Kosovo—Fulfilling its European Perspective.‖ Communication

5343, Brussels.

———. 2009. ―Progress Report on Kosovo 2009.‖ Communication 533.

EC, and World Bank. 2006. South East Europe Generation Investment Study 2005. Updated in

October 2006.

Page 150: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

136

Ecorys. 2007. Strengthening the Financial Sustainability of the Road Sector in Kosovo.

Prishtina, Kosovo

European Commission Liaison Office to Kosovo. 2008. ―Overview and Action Plan for the

Road Transport Sector Heavy Good Vehicle Report.‖ Operations Section, draft, December.

———. 2008–9. Technical Support to the Ministry of Transport and Communications to

Continue the Development of a Multi-Modal Transport Strategy and Action Plan.

ESI (European Stability Initiative). 2006. ―Cutting the Lifeline—Migration, Families, and the Future of

Kosovo.‖ Berlin and Istanbul. http://www.esiweb.org/pdf/esi_document_id_80.pdf

European Union, Council of. 2003. ―A Secure Europe in a Better World—European Security Strategy.‖

Brussels. http://ue.eu.int/uedocs/cmsUpload/78367.pdf

Fan, S., and N. Rao. 2003. ―Public Spending in Developing Countries: Trends, Determination and

Impact.‖ EPTD Discussion Paper 99. International Food Policy Research Institute, Washington,

D.C.

Forum 2015. 2007. ―Diaspora and Migration Policies, Prishtina, Kosovo.‖ www.forumi2015.org

GTAP (Global Trade Analysis Project) . 2007. Global Migrant Origin Database, updated March 2007.

http://www.migrationdrc.org/research/typesofmigration/global_migrant_origin_database.html

Handjiski, Borko. 2009. ―Investment Matters: The Role and Patterns of Investment in Southeast

Europe.‖ Working Paper No. 159, World Bank, Washington, DC.

Handjiski, Borko, Robert Lucas, Philip Martin, and Selen Sarisoy Guerin. 2010. ―Enhancing Regional

Trade Integration in Southeast Europe.‖ World Bank Working Paper Series No. 185, World

Bank.

Hart, Jason, ed. 2008. Years of Conflict: Adolescence, Political Violence and Displacement, p. 274. New

York: Berghahn Books.

Hergnyan, M., and A. Makaryan. 2007. ―The Role of Diaspora in Generating Foreign Direct Investments

in Armenia.‖ Economy and Values Research Center and Caucasus Research Resource Centers,

Armenia. www.ev.am

IMF (International Monetary Fund ). 2004. ―Kosovo: Gearing Policies toward Growth and

Development.‖

IOM (International Organization for Migration). 2001. ―Deceived Migrants from Tajikistan: A Study of

Trafficking in Women and Children.‖ Dushanbe, Tajikistan.

———.2005. World Migration Report 2005 (Section 3, International Migration Data and Statistics).

Geneva: IOM.

Page 151: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

137

KEK. 2005. Financial Recovery Plan. PowerPoint presentation. http://www.ks-

gov.net/eccg/uploads/Presentations%20Rehab%20of%20Kosovo%20A/KEK%20Presentation.p

pt

Klasen, S. 1999. ―Does Gender Inequality Reduce Growth and Development? Evidence from Cross-

Country Regressions.‖ World Bank Policy Research Report Working Paper No. 7, Washington,

DC.

Kosovo, government of. 2008. Statement of Government Policy Priorities. March 12.

La Cava, G., Paula Lytle, Alexandre Kolev, and Carine Clert. 2006. ―Young People in South Eastern

Europe: From Risk to Empowerment.‖ HDNCY Working Paper Series No.4, World Bank,

Washington, DC.

Labor Force Survey (LFS) 2003–8. Statistics Office of Kosovo annual publication. Prishtina, Kosovo

Lopez, R., and G.I. Galinato. 2007 ―Should Governments Stop Subsidies to Private Goods? Evidence

from Rural Latin America.‖ Journal of Public Economics 91: 1071-94.

Mansoor A., and B. Quillin. 2006. ―Migration and Remittances—Eastern Europe and the Former Soviet

Union.‖ World Bank, Washington, DC.

Medium-Term Expenditure Framework (MTEF) of the Government of Kosovo 2010–2012,

pp.48–49.

MTPT (Ministry of Transport and Post-Telecommunications). 2008. ―Submission to the MTEF 2009–

2011.‖ Draft.

Ramasamy, S.2008. ―Agroclimatic Situation in the Balkans.‖ Food and Agriculture Organization, Rome.

Raven, John. 2001. ―Trade and Transport Facilitation: A Toolkit for Audit, Analysis, and Remedial

Action.‖ Discussion Paper No. 427, World Bank, Washington, DC.

Snyder et al. 2005. ―Frost Protection: Fundamentals, Practice, and Economics 2 (10).

SOK (Statistical Office of Kosovo). 2005a. ―Agricultural Household Survey 2005.‖

SOK (Statistical Office of Kosovo), and World Bank. 2009. ―Kosovo Migration, Remittances and Labor

Supply Survey—Basic Information Document.‖ Prishtina, Kosovo.

Stark, O., C. Helmenstein, and A. Prskawetz. 1997. ―A Brain Gain with a Brain Drain.‖ Economics

Letters 55 227–34.

Tyrbedari, Semra. 2009. ―Real effective exchange rate movements in Kosovo.‖ Ministry of Finance and

Economy Semi-Annual Macro Bulletin 2009.

Vathi, Z., and R. Black. 2007. ―Migration and Poverty Reduction in Kosovo.‖ Development Research

Centre on Migration, Globlisation, and Poverty, Falmer, Brighton, UK.

Page 152: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

138

World Bank. 2001. Engendering Development: Through Gender Equality in Rights, Resources, and

Voice. New York: Oxford University Press.

———. 2003. ―Gender and Development in the Middle East and North Africa: Women and the Public

Sphere.‖ At: http://www-

wds.worldbank.org/external/default/WDSContentServer/WDSP/IB/2006/01/24/000012009_200

60124134816/Rendered/PDF/349630ENGLISH01REV01see0also0281151.pdf]]

———. 2004a. Kosovo’s Business Environment: Constraints to Growth. Washington, DC.

———. 2004b. Kosovo Economic Memorandum. Report No. 28023-KOS, Poverty Reduction and

Economic Management Unit, ECA, Washington, DC.

———. 2004c. ―Reducing the ‗Economic Distance to Market—A Framework for the

Development of the Transport System in South East Europe.‖ Infrastructure and Energy

Division, Working Paper 34888, Washington, DC.

———. 2005. ―Chapter 2: Maximizing the Benefits from Migration and Remittances.‖ In Moldova

Opportunities for Accelerated Growth—A Country Economic Memorandum. Washington, DC:

World Bank.

———. 2006a. Kosovo Poverty Assessment. Washington, DC.

———. 2006b. World Development Report 2007: Development and the Next Generation. Washington,

D.C.

———. 2007. Kosovo Poverty Assessment Update. Report No. 39737-XK, Washington, DC.

———. 2008a. Development a Sustainable Transport System for Kosovo: A Sector Policy Note

for the Donor’s Conference, Brussels July 11 2009. Washington, DC.

———. 2008b. The Growth Report: Strategies for Sustained Growth and Inclusive Development.

Commission on Growth and Development, Washington, DC.

———. 2008c. "Improving the Management of Secondary and Tertiary Roads in the South East

Europe Countries.‖ Sustainable Development Department, Europe and Central Asia

region, Report No. 43979-ECA, Washington, DC.

———. 2008d. ―Managing Migration: Lessons from the Philippines.‖ Migration and Development

Brief 6, Development Prospects Group, Washington, DC.

———. 2008e. ―Protecting Temporary Workers: Migrant Welfare Funds from Developing Countries.‖

Migration and Development Brief 7, Washington, DC.

———. 2008f. Youth in Jeopardy: Being Young, Unemployed and Poor in Kosovo. Report No 43596-

XK, Washington, DC.

Page 153: KOSOVA Zhbllokimi i potencialit për rritje ekonomike ...siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/... · Raport nr. 53185-XK KOSOVA “Zhbllokimi i potencialit

139

———. 2009a. ―Background Study on Kosovo Female Labor Note.‖ Mimeo, ECA Human

Development Network, Washington, DC.

———. 2009b. ―BEEPS 2008 Brief Analysis—Kosovo.‖ Washington, DC.

———. 2009c. Female Labor Force Participation in Turkey: Trends, Determinants and Policy

Framework. Report No 48508-TR, Washington, DC.

———. 2009d. Global Investment Promotion Benchmarking 2009. World Bank Group and IFC,

Washington, DC.

———. 2009e. Macedonia Country Economic Memorandum (2009). Washington DC.

———. 2009f. ―Moldova -The Consequences of Several Shocks for Consumption and Poverty.‖

Washington, DC.

———. 2009g. ―Program Document for Kosovo: Public Sector Modernization Project.‖ Washington,

DC.

———. 2009h. ―Program Document for the Sustainable Employment Development Policy Program

(SEDPP) for Kosovo.‖ Concept Note, Washington, DC.

———. 2009i. ―Tajikistan Poverty Assessment.‖ Washington, DC.

———. 2009j. ―Turkey: Equality of Opportunities and Early Childhood Development; A Report on

Life Chances.‖ Washington, DC.

———. 2010a. Doing Business 2010: Reforming through Difficult Times. Washington, DC: Palgrave

MacMillan, IFC, and World Bank.

———. 2010b. ―Turmoil at Twenty—Recession, Recovery, and Reform in Central and Eastern Europe

and Former Soviet Union.‖ ECA, Washington, DC.

http://siteresources.worldbank.org/MACEDONIAEXTN/Resources/t20-fullreport.pdf

World Bank, and IFC (International Finance Corporation). 2009. ―Enterprise Surveys: Kosovo, Republic

of—Country Profile.‖

World Resources Institute. 2003 (Bosnia and Herzegovina) and Statistical Office of Kosovo (2008).

Box 19: The

Focus and

Methodolog

y of the

Country

Economic

Memorand

um

This

Country

Economic

Memorandu

m (CEM) is

the first one

following

the

declaration

of

independenc

e and

transfer of

administrati

on from the

United

Nations

Mission in

Kosovo

(UNMIK) to

the

Government

of Kosovo.

The

previous

CEM was

published in

2004. The

principal

objective of

the CEM is

identify the

main

sources of

growth for

Kosovo‘s

economy in

the medium-

term, to

assess the

key

obstacles to

unlocking

the growth

potential,

and to

provide

policy

recommenda

tions to

remove

these

obstacles.

Box 20:

Public

Administra

tion and the

Business

Environme

nt in

Kosovo

Kosovo still

lacks a

professional

public

administrati

on, which

limits policy

formulation

and

implementat

ion capacity.

Civil

servants

continue to

be employed

on short-

term

contracts, as

during the

temporary

UNMIK

administrati

on. Lack of

clear career

prospects

and low

salaries

constrain the

ability of the

public

administrati

on to attract

and retain

qualified

staff. The

ongoing

civil service

reform may

be expected

to partially

address

these

shortcoming

s by

providing

civil

servants

with

increased

job security

and career

prospects.

However,

overcoming

Box 21:

Focusing

Labor

Market

Policies on

Women

Given the

low

employment

rate of

women,

several

donor-

funded

projects

have

specifically

targeted

women. As

the

government

seeks to

make

ALMP more

focused on

women and

sensitive to

their needs

(including

public

works), the

experience

from two

projects

offer some

guidance on

the way

forward.

The

nongovernm

ental

organization

(NGO)

Woman for

Woman

(WfW)

offers basic

literacy and

numeracy

education,

training in a

number of

fields where

there are

more

opportunitie

s for female

employment

(e.g.

tailoring,

cooking,

childcare

Box 22: The

Governmen

t’s

Employmen

t Strategy

Because of

the

economic

importance

of

generating

more and

better jobs,

the

Government

has recently

developed

an

employment

strategy for

2009–12.

This is the

first such

strategy for

Kosovo and

a great

achievement

for the

Government

. The

strategy

makes use

of the

MILES

policy

framework,

which

identifies

the

following

five

elements as

critical to

job creation:

Macroecono

mic

stability,

Investment

climate,

Labor

market

policies,

institutions,

and

regulations,

Education,

skills, and

training, and

Social

protection

policies that

provide a

Box 23: The

Single

Window

System

A single

window

system is a

trade

facilitation

scheme that

enables

international

(cross-

border)

traders to

submit

regulatory

documents

at a single

location

and/or

single

entity*.

Such

documents

are typically

customs

declarations,

applications

for

import/expo

rt permits,

and other

supporting

documents

such as

certificates

of origin and

trading

invoices.

The main

advantage of

having a

single

window is to

increase

efficiency

through time

and cost

savings for

moving

cargoes

across

borders. In a

traditional

pre-single

window

environment

, traders

normally

have to visit

multiple

Box 24:

Infrastruct

ure

Developme

nt Needs to

be

Accompani

ed by

Institutiona

l

Strengtheni

ng

Implementi

ng the

ambitious

transport

agenda will

require not

only

financial

resources,

but also

improveme

nts in the

institutional

setting. The

institutional

arrangement

for

managing

roads is in

need of

reform.

Within the

Ministry of

Transport

and

Communicat

ions (MTC),

the

maintenance

program is

the

responsibilit

y of the

Department

of Road

Infrastructur

e (DRI),

with the

supervision

of works

undertaken

by an

implementin

g agency,

the

Directorate

of Roads

(DoR). The

DoR

exercises its

Box 25:

Zinkunie -

Dutch

Investment

in Prizren

Zinkunie is

a €2.5

million

foreign

investment

by a Dutch

firm in

Kosovo,

established

jointly with

a local firm.

The

Zinkunie

plant began

operations

in 2008, and

now

employs

about 25

workers. It

processes

semi-

finished zinc

and copper

products

that are

exported to

the

Netherlands

for further

processing.

The

experience

of this

company

confirms

Kosovo‘s

competitive

advantages

as identified

in the

foreign

investor

perceptions

survey. The

main

reasons for

investing in

Kosovo

were the low

labor costs

and the good

quality of

labor,

proximity to

Box 26:

Foreign

Investor

Perception

Survey

The foreign

investor

perception

survey for

Kosovo was

implemente

d by the

Investment

Climate

Advisory

Services

department

of the World

Bank Group,

through its

Invest in the

Western

Balkans

(IWB)

program and

Investment

Generation

Vienna

Office. The

Investment

Generation

Vienna

Office is

assisting the

government

of Kosovo

on devising

a national

FDI strategy

and an

investment

promotion

strategy to

be used by

the

Investment

Promotion

Agency of

Kosovo

(IPAK).

The

objectives of

the survey

were to

gather

information

from

existing

investors,

both in

Kosovo and

Box 27:

Starting a

Business in

FYR

Macedonia

and

Georgia

Georgia and

FYR

Macedonia

have been

the most

successful

reformers

among

transition

countries in

simplifying

business

registration.

In 2006, it

took 21 days

and 14

percent of

annual per

capita

income to

set up a firm

in Georgia.

In FYR

Macedonia,

it costs 11

percent of

annual per

capita

income and

48 days to

set up a

firm. In

addition, the

entrepreneur

would have

to come up

with

substantial

start-up

capital (47

percent of

annual per

capita

income in

Georgia, and

145 percent

in FYR

Macedonia).

By 2009,

both

countries

had

introduced

cheaper

―one-stop-

Box 28:

Kosovo’s

Exports

Are

Blocked

Due to

Lack of

Recognition

An

immediate

concern to

Kosovo is

the fact that

two CEFTA

countries,

Serbia and

Bosnia and

Herzegovina

, refuse to

recognize it.

The lack of

recognition

of Kosovo

Customs

Authority‘s

stamps by

Serbia and

Bosnia and

Herzegovina

has affected

the overall

composition

of its trade,

with the

export share

to CEFTA

down by 8

percentage

points in

2008,

reflecting

the trade

embargo

and the need

to use

indirect

transit

routes to get

goods

through the

blockade.

Meanwhile,

the

government

is unable to

fully

participate

in CEFTA

meetings,

because it

refused to

participate

Box 29:

Promoting

Employmen

t in FYR

Macedonia

FYR

Macedonia

has been

very

successful in

developing

its textile

industry

because of

its relatively

cheap labor

and close

proximity

(and duty-

free access)

to the

European

Union

(Macedonia

CEM 2009).

The

garments

and textiles

sector (now

dominated

by garment

production)

accounts for

40 percent

of

employment

in the

manufacturi

ng sector,

and for one-

fifth of total

exports

(second

behind iron

and steel).

Production

is

concentrated

in the

segments of

cut-and-

make and

cut-make-

and-trim

apparel, in

which raw

materials are

supplied by

the buyer,

processed in

FYR

Box 30: The

Restarting

of

Ferronikeli

The only

sector in

which

production

has been

approaching

pre-1990s

levels is

ferronickel.

Ferronikeli

ore mining

and

metallurgica

l complex

was set up

in 1984 to

produce

ferronickel

for exports.

It produced

and

exported

6,800 tons

of nickel per

year before

1990, but

after the

conflict in

1998 the

company

was idle.

The state-

owned

company,

which in

1998 had

some 2,000

workers,

was

privatized in

2005. The

foreign

owner, a

Greek

company,

invested in

rehabilitatin

g the

production

capacity and

output has

grown to

become one

of the

largest

nickel

smelting and

Merchandise imports Merchandise exports 2008 2007 2006 2005 2004 2003 2002 2001 2,000 1,800