hyrje - kukes.files.wordpress.com  · web viewaccess xp. një nga programet e paketës office...

30
Access XP Trajnimi 1

Upload: lamcong

Post on 12-Dec-2018

223 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Access XP

Programi Microsoft Access XPNjë nga programet e paketës Office është edhe Microsoft Access. Ky program është i destinuar për krijimin dhe manipulimin e Database-ve.Ç’është Database?Database është një grup të dhënash të organizuara në linja dhe kollona, bashkësia e të cilave përbën tabelën. Kështu dy elementet bazë më të rëndësishme të një database , te quajtura me saktë objekte, janë linjat (recordes) dhe kollonat (fields). Të dy këto objekte kanë vetitë e tyre specifike. Një tabelë në të cilën vendosen të dhënat (database) është shumë e ngjashme me një fletë Excel. Më poshtë do të shikojmë karakteristikat që ka programi Microsoft Access dhe se si ndryshojnë tabelat e tij nga ato të Excel-it.

Programi Microsoft Access Kur hapni programin Access për herë të parë në ekran shfaqet një dritare e cila ju pyet nëse doni të krijoni një database të ri apo doni të hapni një existent.

Dritarja e database-it.Në programin Access duhet të dalloni qartë dritaren e programit dhe atë të database-it siç tregohet në figurën e mëposhtme.

Në të djathtë të database-it dalloni objektet kryesore të saj: Tables- është objekti i parë i cili shërben për magazinimin e informacioneve në

database.

Trajnimi 1

Access XP

Queries- janë pyetje të cilat u drejtohen tabelave për të nxjerrë një informacion të caktuar.

Forms- janë dritare të cilat na lejojnë të dialogojmë me tabelat e database-it. Forms janë një metodë e mirë për të parë të dhënat në ekran.

Reports- janë një metodë e mirë për të parë informacionin në letër, pra përmes tyre mund

të printojmë të dhënat e database-it.

Pages- objekti pages na lejon të krijojmë faqe WEB për të publikuar informacionet e

database-it në internet.Macros- janë një grup komandash të programit Access për të bërë një veprim të caktuar

si psh hapja e një forme apo ekzekutimi i një query.

Modules- janë komanda në formë teksti të përgatitura në gjuhën e programimit Visual Basic for Applications.

Tabelat.Tabelat shërbejnë për magazinimin e informacioneve në database. Për të krijuar një tabelë MICROSOFT ACCESS na ofron disa metoda:

Datasheet view Design view Table wizard Import table Link table

Metoda e dëshiruar mund të zgjidhet duke përdorur komandat që ndodhen në të djathtë të database-it apo në dritaren “New Table” që hapet duke klikuar në ikonën “New”.

Për krijimin e tabelës do të përdorimin metodën Design View që është edhe metoda më e rekomanduar. Përpara se të nisim ndërtimin e tabelës duhet të kemi parasysh se të gjitha objektet e programit Access kanë dy gjëndje: gjëndjen Design në të cilën ndërtohet objekti dhe atë View në të cilën objekti ndodhet në ekzekutim. Dritarja “Design View”. Pjesët kryesore të kësaj dritareje siç mund ta shihni edhe në figurë janë:

Zona Field Grid Zona Field Properties

Zona e parë përbëhet nga tre nënzona: Field Name Data Type Description.

Le të fillojmë ndërtimin e një tabele të thjeshtë ( lista emërore e një klase).

Trajnimi 2

Access XP

Në qelizën e parë të zonës Field Name shkruajmë emrin e kollonës së parë “Emri”. Në zonën Data Type zgjedhim tipin e të dhënave. Për më shumë informacion shih: “Të kuptojmë tipet e të dhënave”.

Në zonën Description shkruajmë një përshkrim të shkurtër të kollonës së parë. Në të njëjtën mënyrë vazhdojmë me kollonat e tjera:

Mbiemri Datëlindja Mosha Adresa Nr. Tel

Për të ruajtur tabelën shtypni ikonën Save dhe në dritaren Save As shkruani emrin e tabelës “Listë emërore”.

Trajnimi 3

Zona Field Grid

Zona Field Properties

Access XP

Të kuptojmë tipet e të dhënaveNjë element i rëndësishëm i programit Access është zgjedhja e tipit të të dhënave. Duke pasur parasysh se Access-i di të trajtojë në mënyrë të veçantë numrat datat apo tekstin e thjeshtë, është e rëndësishme që në tabelën tonë të përcaktojmë qartë tipin e të dhënave. Le të marrim me rradhë elementet e listës së zonës Data Type.

Text: varg alfanumerik me gjatësi maksimumi 255 karaktere përfshirë këtu

shenjat e pikësimit dhe hapësirat.

Memo: njësoj si tipi text, por numri i karaktereve 65 556.

Number: varg numerik, përfshin numrat e plotë, numrat dhjetorë, pozitivë,

negativë.

Data/Time: një kollonë e tipit data/time na lejon të regjistrojmë datat kalendarike me

të cilat kompjuteri mund të kryejë veprime të ndryshme.

Currency: jepet mundësia e regjistrimit të vlerave monetare.

AutoNumber: është një numër i plotë, i cili rritet në mënyrë automatike gjatë regjistrimit

të recordeve të reja.

Yes/No: një tip të dhënash që i lejon ruajtjen e të dhënave të tipit True/False, Yes/No.

OLE Object: lejon regjistrimin e objekteve të tilla si Image apo Tingull.Hyperlink: lejon regjistrimin e të dhënave të tipit Adresë E-mail-i, ose WEB.

Përcaktimi i opsioneve i Field Properties i tipit të të dhënave.

Për secilin tip të dhënash mund të përcaktojmë properti të veçanta. Pjesa më e madhe e tyre janë të përbashkëta për të gjitha tipet e të dhënave, megjithatë secili prej tyre ka diçka specifike.

Property

Field Size: lejon përcaktimin manual të gjatësisë së vargut alfanumerik.

Format: lejon formatimin e tekstit.

Input mask: lejon krijimin e një maske për të lehtësuar hedhjen e të dhënave.

Caption: lejon vendosjen e titullit për kollonën.

Default value:lejon përcaktimin e një vlere të parashkruar.

Validation Rule: lejon vendosjen e rregullave në hedhjen e të dhënave.

Validation Text: personalizon shfaqjen e mesazhit të error-it.

Trajnimi 4

Access XP

Required: e bën të detyrueshme hedhjen e të dhënave në kollonën

respektive.

Primary keyPrimary key: është një element shumë i rëndësishëm i tabelave të krijuara në Access. Të dhënat e hedhura në një kollonë të deklaruar si primary chey, janë unike (të papërsëritshme), gjithashtu një kollonë e tillë nuk lejon qeliza boshe. Në një tabelë mund të ketë vetëm një primary chey, megjithatë mund të deklarohen si primary key dy kollona në të njëjtën kohë. Kjo nuk do të thotë që do të krijohen dy primary chey, por në strukturën e tij hyjnë dy kollona. Një veti shumë e rëndësishme për Primary key është, që ai përdoret për krijimin e relacioneve ndërmjet tabelave të një database.

Të kuptojmë marrëdhëniet ndërmjet tabelave

Për këtë le të shohim një shembull të thjeshtë: Supozojmë se tabela e ndërtuar më sipër përfaqëson listën e punonjësve të një firme. Në një tabelë të dytë do ruajmë informacionin për shitjet që kryejnë ata çdo ditë. Në tabelën e dytë duhet të hedhim informacion çdo ditë, ndërsa në tabelën e parë të dhënat hidhen një herë të vetme, psh kur punonjësit merren në punë. Çdo personi në tabelën e parë i takojnë më shumë informacione të hedhura në tabelën e dytë në varësi të ditës së punës. Kjo llogjikë na çon në përcaktimin e relacionit ndërmjet tabelave.Tipet e relacioneve

Tipi i parë: Një në Një. Realizohet atëhere kur një rekordi në tabelën e parë i takojnë nje dhe vetëm një rekord në tabelën e dytë.

Tipi i dytë: Një në Shumë. Realizohet atëhere kur një rekordi në tabelën e parë i takojnë më shumë rekorde në tabelën e dytë.

Tipi i tretë: Shumë në Shumë. Ky është një tip i veçantë relacioni i cili realizohet ndërmjet tre tabelave.

Si dhe ku krijohet relacioni

Në rrjeshtin e ikonave ndodhet një ikonë e quajtur Relationship. Klikimi i saj hap dritaren e relacionit, përpara së cilës shfaqet nje dritare më e vogël e cila quhet “Show Table”, e cila na jep mundësinë të zgjedhim tabelat që do të përdorim për të krijuar relacionin.

Trajnimi 5

Access XP

Relacioni krijohet duke tërhequr me mouse kollonën e tabelës së parë nga e cila do të fillojë relacionin dhe duke e lëshuar mbi kollonën e tabelës së dytë ku përfundon relacioni. Ky veprim hap dritare të re e quajtur “Relationships” e cila na lejon të përcaktojmë vetitë e relacionit.

Trajnimi 6

Access XP

Vetia e parë: Cascade Update Related Fields.

Zgjedhja e kësaj vetie bën të mundur që ndryshimet e bëra në kollonën e tabelës së parë të reflektohen në mënyrë automatike në kollonën e tabelës së dytë.

Vetia e dytë: Cascade Delete Related Records.Zgjedhja e kësaj vetie bën të mundur fshirjen automatike të recordeve të tabelës së dytë që janë të lidhur me rekordin e tabelës së parë.

Queries.Queries-janë pyetje të cilat u drejtohen tabelave për të nxjerrë një informacion të caktuar.Tipet e Query-it:

1. Select query lejon përzgjedhjen e rekordeve nga tabelat.

2. Delete query lejon fshirjen e rekordeve nga tabelat.

3. Update query lejon rifreskimin e të dhënave nga tabelat.

Krijimi i një query me metodën QEB.Duke klikuar në opsionin Create Query in Design View hapet dritarja Design View, në të cilën fillojmë ndertimin e query-t.

Pjesët e dritares Design View.Field: lejon zgjedhjen e kollonave nga tabelat. Emri i kollonës mund të shkruhet

nëpërmjet tastierës ose të zgjidhet duke klikuar në listë.

Table: zgjedhim tabelën që do të jetë burim i kollonave tona.

Sort: lejon renditjen në rend rritës (0-9, A-Z) ose zbritës (9-0, Z-A).

Trajnimi 7

Access XP

Show: bën të mundur shfaqjen ose jo të kollonës në query.

Criteria: lejon vendosjen e një kushti në bazë të të cilit do të zgjidhen rekordet.

Or: lejon vendosjen e një kushti të dytë për zgjedhjen e rekordeve.

Mbas zgjedhjes së kollonave që do të përdorim për të krijuar querin bëjmë klik në ikonën që

ka shenjën e pikëçuditëses , e cila bën të mundur ekzekutimin e querit. Një karakteristikë e rëndësishme e query-it është që na lejon të bëjmë veprime matematikore me të dhënat e tabelës. Psh të bëjmë veprimin “çmim x sasi”. Supozojmë që kemi një tabelë shitjesh në të cilën përfshihen dy kollona çmimi dhe sasia. Ndërtojmë një query duke u bazuar në metodën e përshkruar më sipër, zgjedhim të dyja këto kollona dhe për të krijuar një kollonë ku bëhet llogaritja veprojmë në këtë mënyrë: në zonën Field shkruajmë: “total: cmim x sasi”. Zonën Table e lemë bosh dhe ekzekutojmë query-in. Sintaksa e përdorur më lart ka këto pjesë: “Total:” i jep të kuptojë programit që duhet të krijojë një kollonë të re të quajtur “Total”, pjesa e dytë “çmim x sasi” i jep të kuptojë programit që vlerat e kësaj kollone do të jenë një rezultat i shumëzimit të vlerave të kollonës “çmim” me ato të kollonës “sasi”. Në këtë mënyrë mund të kryejmë veprime matematike me të dhënat e tabelave sado të komplikuara qofshin këto veprime.

Forms

Format janë dritare të cilat na lejojnë të dialogojmë me tabelat e database-it. Format janë një metodë e mirë për të parë të dhënat në ekran.Krijimi i formave Metoda më e thjeshtë për krijimin e një forme është Creating Form By Using Wizard. Wizard-i është një proçedurë standarde e cila na drejton në krijimin e formës. Le të shikojmë proçedurën e krijimit të një forme.

Mbas klikimit të metodës Creating Form By Using Wizard shfaqet dritarja “Form Wizard” në hapin e saj të parë. Pjesët e dritares janë: një listë e fshehur nga e cila zgjedhim tabelën që do të përdorim për ta lidhur me formën. Poshtë saj gjëndet një kuti ku rrjeshtohen kollonat e tabelës së zgjedhur. Në të djathtë të dritares gjëndet një kuti nëtë cilën do të rreshtohen kollonat e zgjedhura prej nesh. Zgjedhja e kollonave bëhet duke përdorur katër butonat që ndodhen ndërmjet dy kutive të lartpërmendura:

Trajnimi 8

Access XP

1. përkatësisht zgjedhje teke2. zgjedhje e shumëfishtë3. fshirje teke4. fshirje e shumëfishtë.

Pasi zgjodhëm kollonat e dëshiruara vazhdojmë proçedurën duke klikuar butonin Next.

Në hapin e dytë të proçedurës kemi mundësinë të zgjedhim tipin e formës që do të krijojmë duke klikuar në njërin nga opsionet e rreshtuara në të djathtë. Pas kësaj klikojmë sërish butonin “Next”.

Në hapin e tretë kemi mundësinë të zgjedhim pamjen e jashtme të formës, duke zgjedhur një nga elementet e listës në të djathtë. Figura në të majtë të dritares na paraqet një preview të formës që do të krijohet. Vazhdojmë duke klikuar butonin Next.

Trajnimi 9

Access XP

Hapi i fundit na jep mundësinë t’i japi formës një emër ta ruajmë dhe ta hapim për të parë të dhënat e tabelës me të cilën lidhëm formën tonë.

Format përdoren jo vetëm për të parë informacionin nga tabelat por gjithashtu edhe për të shtuar apo ndryshuar informacionin e tabelave. Në strukturën e formave, ekzakt në pjesën e fundit të tyre, paraqiten gjithnjë pesë butone të vegjël, të cilët na lejojnë të lëvizim nëpër recorde, si dhe një kutizë e vogël që tregon numrin e recordit në të cilën ndodhemi.

RaportetReports-janë një metodë e mirë për të parë informacionin në letër, pra përmes tyre mund të printojmë të dhënat e database-it.Krijimi i raporteve.

Siç thamë për format edhe tek raportet, metoda më e thjeshtë për t’i krijuar ato është Create Report By Using Wizard. Le të shohim metodën e krijimit të një raporti hap pas hapi. Pas klikimit të metodës Create Report By Using Wizard, hapet dritarja Report Wizard Pjesët e dritares janë: një listë e fshehur nga e cila zgjedhim tabelën që do të përdorim për ta lidhur me raportin. Poshtë saj gjëndet një kuti ku rreshtohen kollonat e tabelës së zgjedhur. Në të djathtë të dritares gjëndet një kuti në të cilën do të rreshtohen kollonat e zgjedhura prej nesh. Zgjedhja e kollonave

bëhet duke përdorur katër butonat që ndodhen ndërmjet dy kutive të lartpërmendura, përkatësisht

Trajnimi 10

Access XP

zgjedhje teke, zgjedhje e shumëfishtë, fshirje teke, fshirje e shumëfishtë. Pasi zgjodhëm kollonat e dëshiruara vazhdojme proçedurën duke klikuar butonin Next.Hapi i dytë i proçedurës na lejon t’i grupojmë informacionet në bazë të njërës prej kollonave. Në të majtë të dritares gjëndet një kuti ku janë të rreshtuara kollonat e zgjedhura prej nesh, në të djathtë na jepet një preview e grupimit që do të bëjmë. Në mes tyre ndodhen butonat që përdoren për të realizuar grupimin. Vazhdojmë proçedurën duke klikuar butonin Next.

Në hapin e tretë kemi mundësi t’i rendisim të dhënat në rend rritës ose zbritës në bazë të një apo më shumë kollonave. Më pas klikojmë Next.

Në hapin e katërt mund të zgjedhim vendosjen e të dhënave në raport, duke klikuar në opsionet e grupit layout. Opsionet e grupit Orientation na lejojnë të zgjedhim pozicionimin e fletës. Figura në të majtë jep një preview të raportit që jemi duke krijuar. Klikojme Next për të vazhduar proçedurën.

Trajnimi 11

Access XP

Në hapin e pestë mund të zgjedhim pamjen e raportit duke klikuar në një nga elementet e listës në të djathtë. Figura në të majtë ofron një preview të raportit. Butoni Next na çon në hapin e fundit të proçedurës,

ku kemi mundësinë të japim një emër raportit, ta ruajmë atë, dhe ta hapim për të parë informacionin, si dhe për ta kaluar atë për printim.

Trajnimi 12

Outlook XP

Outlook XP (Posta Elektronike)

Hyrje në postën elektronike (e-mail).

Trajnimi 13

Shufra e veglave

Dosjet e postës elektronike. Shihni Pasqyrën 10.3 për përshkrimin e tyre.

Klkoni këtu për të kryer një nga funksionet.

Microsoft Outlook Express është programi i postës elektronike që përfshihet në Windows XP.

Kompozon një mesazhi të ri.

Dërgon mesazhet që keni kompozuar dhe shkarkon të rejat

Hap librin e adresave

Gjen njerëz, mesazhe ose tekst

Shufra e veglave e Microsoft Outlook Express.

Shumë njerëz preferojnë të përdorin postën elektronike të bazuar në Internet, si Yahoo, pasi ajo mund të përdoret kudo ku ka një kompjuter të lidhur në Internet.

[email protected]

Emri i Përdoruesit Ky është emri i llogarisë së postës elektronike të personit. Është i ngjashëm me emrin e personit mbi zarf.

Emri i PërkatësisëKjo është vendndodhja në internet e

llogarisë së personit. Është e ngjashme me adresën mbi zarf

Një adresë e postës elektronike në Internet konsiston në dy pjesë: një emër përdoruesi dhe një emër përkatësie, të ndara nga njëri tjetri me simbolin @ (et).

Outlook XP

Me të vërtetë ju nevojitet një definicion për postën elektronike? Ju me siguri që e dini që mund ta përdorni postën elektronike për të dërguar mesazhe stafit të punës, apo njerëzve në të gjithë rruzullin. Ju me siguri që e dini dhe që posta elektronike është shumë e shpejtë (pothuajse momentane) dhe ekonomike (shumë llogari të postës elektronike janë falas).Ashtu sic duhet të dini adresën e një personi kur do ti dërgoni letër, ju duhet ti dini adresën e postës elektronike nëse doni t’i dërgoni një mesazh të postës elektronike. Figura është një shembull tipit i një adrese të postës elektronike.Windows Xp vjen me një program të postës elektronike të quajtur Outlook Express. Outlook Express është një version i përmbledhur i versionit të plotë të programit të postës elektronike Microsoft Outlook, që vjen me paketën Microsoft Office. Outlook Express ju lejon të kompozoni, dërgoni, dhe të merrni mesazhet e postës elektronike në Internet. Vijimi i këtij leksioni do t’ju tregojë si të përmbushni këto detyra.Kaloni tek hapi i parë dhe i vetëm i këtij leksioni për t’i hedhur një sy të shpejtë programit Outlook Express përpara se të mësojmë si të kompozojmë, dërgojmë dhe marrim mezashe të postës elektronike.1. Hapni Outlook Express duke klikuar butonin Outlook Express mbi shufrën e veglave

Quick Launch që gjendet në shufrën e zbatimeve.Shfaqet ekrani kryesor i Outlook Express, siç tregohet në figurë. Vëreni dosjet në panelin e majtë të Outlook Express? Këto dosje ndajnë të kategori mesazhet tuaja dhe punojnë si kutitë e letrave që mund të keni parë në postë. Pasqyra, përshkruan secilën nga këto dosje.

Megjithëse do të punojmë në Microsoft Oultook Express gjatë pjesës së mbetur të leksioneve të këtij kapitulli, Outlook Express nuk është programi i vetëm që ju mund të përdorni për të dërguar dhe marrë mesazhe të postës elektronike. Ka shumë programe të tjeta të postës elektronike që ju mund të provoni, si Eudora, Lotus Notes, etj. Nëse jeni të lidhur në Internet, as nuk ju nevojitet fare një program i postës elektronike për të dërguar dhe marrë mesazhe, pasi mund ta bëni atë nga Interneti. Posta elektronike e bazuar në Internet është zakonisht falas dhe ju lejon të kompozoni, dërgoni dhe merrni mesazhe të postës elektronike duke përdorur një faqe Interneti në vend të një programi të postës elektronike. Shumë njerëz aktualisht preferojnë të përdorin postën elektronike të bazuar në Internet, sesa një program të postës elektronike, pasi është falas dhe mund të aksesohet kudo që ka një kompjuter me lidhje Interneti. Yahoo, që tregohet në figurë është një program i postës elektronike i bazuar në Internet.

Dosjet e postës elektronike.Dosja Përshkrimi

Inbox Ruan mesazhet që merrni nga të tjerët.Outbox Ruan përkohësisht mesazhet që ju keni kompozuar dhe që nuk janë dërguar akoma.Sent Items Ruan kopje të mesazheve që keni dërguar.Deleted Items Ruan mesazhe që ju keni fshirë.Drafts Ruan mesazhe që ju nuk i keni përfunduar së kompozuari akoma.

Trajnimi 14

Outlook XP

Kompozimi dhe dërgimi i një mesazhi.

Ja ku keni një shpjegim të shpejtë të mënyrës së kompozimit dhe dërgimit të një mesazhi të postës elektronike.1. Nëse nuk është e hapur akoma, lëshoni në punë Outlook Express duke klikuar butonin Outlook

Express të shufrën e veglave Quick Launch që gjendet në shufrën e zbatimeve.Shfaqet programi Outlook Express.

2. Klikoni butonin Create Mail në shufrën e veglave të Outlook Express.Hapet dritarja New Message, siç tregohet në Figurën 1.5, gati për të shkruajtur një mesazh të ri të postës elektronike. Gjëja e parë që duhet të bëni është të specifikoni adresën e postës elektronike të marrësit në fushën To:Nëse adresa e marrësit të mesazhit të postës elektronike nuk është në librin e adresave ose nëse ju doni ta shtypni vetë adresën në fushën To: kaloni në hapin tjetër. Ndërsa nëse doni ta zgjidhni emrin e marrësin nga libri i adresave (duke nënkuptuar që ai gjendet në librin e adresave) kaloni në hapin 4.

3. Shtypni adresën e postës elektronike të marrësit në fushën To:Nëse ju nevojitet të dërgoni një mesazh shumë personave njëherësh, thjesht fusni adresat e postës elektronike të të gjithë marrësve, duke u siguruar që ti ndani ato me nga një presje (,) si psh: [email protected]. Kaloni në hapin 7 kur të keni përfunduar.

Trajnimi 15

Dërgon mesazhin në Outbox Kopjimi Prerja

Prerja Anullimi Kontrollimi drejtshkrimor

Kontrolli i emrave për gabime

Vënia e prioritetit

Bashkëngjitja e një skedari

Mesazh i enkriptuar (i koduar)

Mesazh i firmosur

Shufra e veglave New Message.

To: Fusni këtu adresën e postës elektronike të marrësit të mesazhi.t

Cc: Dërgojini një kopje të mesazhit marrësve adresat e tëcilëve futen këtu.Subject: Fusni subjektin e mesazhit.

Shufra e veglave Formatting: Përdoreni për të aplikuar llojin e shkrimit dhe paragrafin e mesazhit tuaj, për të futur vija dhe imazhe.

Zona e Punës: Shkruajini këtu mesazhet e postës elektronike, si të ishte një program përpunimi teksti.

Dritarja New Message.

Outlook XP

4. Nëse marrësi është në librin e adresave (Address Book), klikoni butonin Select Recipients from a list në të majtë të fushës To:

Shfaqet kutia dialoguese Select Recipient, siç tregohet në Figurë.5. Klikoni emrin e marrësit në fushën Name list dhe klikoni butonin To:

Nëse ju nevojitet të dërgoni një mesazh më shumë se një personi njëherësh, mund të përsërisni hapin 5 për të shtuar marrës të tjerë. Kur të keni përfunduar, kaloni në hapin vijues.

6. Klikoni OK.Mbyllet kutia dialoguese Select Recipients dhe marrësi/t shfaqen në fushën To:

7. (Shtesë) Për të dërguar një kopje të mesazhit dikujt, klikoni fushën Cc: apo Bcc: dhe përsërisni hapat 3-6 për të futur adresat e tyre të postës elektronike, vetëm klikoni butonin Cc: ose Bcc: në vend të butonit To:

Pasqyra jep një përshkrim të Cc: (kopje karboni) dhe Bcc: (Kopje e tretë). Në vijim, duhet të fusni subjektin e mesazhit në mënyrë që marrësi të kuptojë se për çfarë ka të bëjë mesazhi. Subjekti do të shfaqet në kokën e mesazhit në dosjen Inbox të marrësit.

8. Klikoni fushën Subject dhe fusni një subjekt për mesazhin e postës elektronike.Tani ju mund të shrypni një mesazh të postës elektronike.

9. Klikoni shenjuesin në fushën e tekstit, në panelin e poshtëm dhe më pas shtypni mesazhin sikur të ishit në një program përpunimi teksti.

Mbajeni mend që në të gjithë programet e përpunimit të tekstit në Windows ju mund të prisni, kopjoni, ngjisni dhe formatoni tekstin.

10. (Shtesë) Për të kontrolluar drejtshkrimin e mesazhit tuaj, zgjidhni ToolsSpelling nga menuja.

Outlook Express kontrollon drejtshkrimin e mesazhit tuaj, nënvijëzon me të kuqe çdo fjalë që nuk mund ta gjejë në fjalor dhe sygjeron një fjalë alternative. Për të zevendësuar një fjalë të panjohur ke një sygjerim, zgjidheni sygjerimin në zonën Change To dhe klikoni butonin Change. Për të injoruar një fjalë që kontrolluesi i drejtshkrimit nuk i kupton, por që janë të sakta, klikoni butonin Ignore All.

11. (Shtesë) për të dërguar një skedar apo pikturë bashkë me mesazhit tuaj klikoni butonin Atach në shufrën e veglave dhe më pas zgjidhni skedarin në kutinë dialoguese Insert Attachment.

12. Kur të keni përfunduar me mesazhin, klikoni butonin Send Message në shufrën e veglave.Mesazhi dërgohet tek dosja Outbox dhe do të dërgohet kur të shtypni butonin Send and Receive. Kaloni në hapin 13 nëse doni ta dërgoni menjëherë mesazhin.

13. Klikoni butonin Send and Receive në shufrën e veglave të Outlook Express.Outlook Express dërgon të gjithë mesazhe që janë të ruajtura në dosjen Outbox dhe merr të gjitha mesazhet që gjen në serverin e postës elektronike.

Mënyrat e caktimit të adresave të një mesazhi të postës elektronike.

Adresa PërshkrimiTo Dërgon mesazhin marrësit që ju specifikoni (e domosdoshme)

Kopje Karboni (Cc) Dërgon një kopje të mesazhit një marrësi që nuk është i përfshirë direkt, por mund të jetë i interesuar për mesazhin.

Kopja e tretë (Bcc) Dërgon një kopje të mesazhit një marrësi ku askush nuk e di që ai e ka marrë mesazhin.

Trajnimi 16

Outlook XP

Shtimi i një emri në librin e adresave.

Vetëm nëse kontaktoni me dy apo tre persona mund të memorizoni adresat e tyre të postës elektronike, në veçanti kur ato kanë adresa të postës elektronike që ngjajnë me [email protected]. Fatmirëshisht, nëse përdorni librin e adresave të Windows, ju nuk duhet të mbani mend adresa të tilla. Thjesht fusni emrin e personave dhe adresat e postës elektronike të cilëve i dërgoni mesazhe rregullisht dhe nuk do t’ju duhet kurrë të mbani mend një adresë të postës elektronike të tmerrshme si ajo e shembullit. Ky leksion do t’ju tregojë si të shtoni një adresë të postës elektronike në librin e adresave.1. Nëse nuk është e hapur akoma, lëshoni në punë Outlook Express duke klikuar butonin

Outlook Express të shufrën e veglave Quick Launch që gjendet në shufrën e zbatimeve.Hapet ekrani i faqes kryesore të Outlook Express.

2. Klikoni butonin Adress Book në shufrën e veglave Outlook Express.Shfaqet dritarja e librit të adresave, siç tregohet në figurë Dy lloje artikujsh shfaqen në librin e adresave të Windows: Contacts (kontaktet): Kontaktet janë marrës individualë në librin e adresave. Groups (grupet): Një grup ju lejon t’i dërgoni mesazhe një grupi personash

njëherësh.3. Klikoni butonin New në shufrën e veglave të librit të adresave.

Trajnimi 17

Dritarja e librit të adresave. Kutia dialoguese Contact Properties.

Shtojini listës To:

Shtojini listës Cc:

Shtojini listës Bc:

Zhgjidhni marrësin apo marrësit.Dritarja Select Names.

Outlook XP

Shfaqet kutia dialoguese New Entry me kokën Personal të aktivizuar, siç tregohet në figurë. Zgjidhni çfarë lloj hyrje doni të krijoni dhe ku do ta vendosni atë.

4. Zgjidhni Internet Mail Address në kutinë Select the Entry Type dhe zgjidhni Personal Address Book nga kutia Put this Entry. Zgjidhni OK.Shfaqe kutia dialoguese New Mail Address Properties.

5. Shtypni emrin dhe mbiemrin e marrësit në fushat përkatëse.6. Fusni emrin e marrësit në kutinë Display Name dhe më pas fusni adresën e postës

elektronike.Ju gjithashtu mund të klikoni në kokat e tjera të kutisë dialoguese New Internet Mail Address Properties për të shtuar informacion tjetër, si psh, numrin e telefonit të marrësit, adresën e shtëpisë apo zyrës, etj.

7. Klikoni OK për të mbyllur kutinë dialoguese.U kthyet te libri i adresave i Windows, ku shfaqet kontakti i ri.

8. Klikoni butonin Close për të mbyllur dritaren e librit të adresave. Marrja e mesazheve të postës elektronike.

Ky leksion do t’ju shpjegojë si të merrni dhe lexoni mesazhet tuaja të postës elektronike me Outlook Express. Keni për ta parë që është shumë më e lehtë të merrni dhe lexoni mesazhe të postës elektronike sesa të merrni dhe lexoni mesazhe të postës tradicionale. Nuk ka zarfa për të hapur, nuk ka shkrim dore që duhet deshifruar, etj.

Trajnimi 18

Kjo zonë afishon mesazhin në zonën e zgjedhur. Klikoni dhe klikoni dy herë mesazhin që doni të lexoni.Mesazhet që nuk janë lexuar akoma shfaqen me shkrim të theksuar dhe kanë përbri një zarf të mbyllur . Një lidhës letrash nënkupton skedarë të bashkëngjitur.

Këtu shfaqet përmbajtja e mesazhit të zgjedhur.

Dosja Inbox e Outlook Express.

Kompozoni një mesazh të ri.

Replikojini të gjithë marrësve të mesazhit

Shtypni në letër mesazhi

Dërgoni ose merrni mesazhet

Gjeni një kontakt ose mesazh

Replikojini dërguesit të mesazhit

Dërgojini një mesazh të lexuar dikujt tjetër

Fshijeni mesazhin

Hapeni librin e adresave.

Shufra e veglave Inbox e Microsoft Outlook Express

Outlook XP

1. Nëse nuk është e hapur akoma, lëshoni në punë Outlook Express duke klikuar butonin Outlook Express të shufrën e veglave Quick Launch që gjendet në shufrën e zbatimeve.

Hapet ekrani kryesor i programit Outlook Express.2. Klikoni dosjen Inbox në panelin e majtë të dritares së Outlook Express.

Përmbajtja e dosjes Inbox shfaqet në panelin e djathtë-sipër të dritares Outlook Express, siç tregohet në figurë. Le të kontrollojme nëse ju ka ardhur ndonjë mesazh i ri.

3. Klikoni butonin Send and Receive në shufrën e veglave të Outlook Express.Normalisht, Outlook Express automatikisht kontrollon serverin për mesazhe të reja çdo 30 minura. Nëse gjen ndonjë mesazh të ri në serverin tuaj të postës elektronike, e shkarkon atë dhe e ruan në kompjuterin tuaj. Ju mund ta urdhëroni Outlook Express për të kërkuar për mesazhe të reja duke klikuar buonin Send and Receive. Nëse ju lidheni në Internet me një modem, Outlook Express do të lidhet automatikisht në Internet për të kryer lidhjen me serverin tuaj të postës elektronike.Mesazhet tuaja të reja ruhen në dosjen Inbox. Çdo mesazh i ri e i palexuar do të shfaqet me gërma të theksuara dhe do të ketë ikonën e një zarfi të mbyllur ( ) pranë tij. Ja si duhet të hapni dhe lexoni një mesazh.

4. Klikoni mesazhin që doni të lexoni.Përmbajtja e mesazhit afishohet në panelin djathtas-poshtë të dritares së Outlook Express dhe informacion i dërguesit dhe subjektit shtaqet në majë të këtij paneli. Ju gjithashtu mund të hapni një mesazh në dritare të veçantë, gjë e cila është e frytshme kur ju doni të lexoni një mesazh të gjatë. Thjesht klikoni dy herë mesazhin që doni të lexoni. Mesazhi shfaqet në dritare të veçantë. Ju mund ta mbyllni dritaren e mesazhit kur të keni mbaruar së lexuari atë duke klikuar butonin Close të dritares.Nëse mesazhi ka një ose më shumë skedarë të bashkëngjitur, një lidhëse letrash do të shfaqet në zonën e tij. Nëse një mesazh përmban ndonjë bashkëngjitje kaloni në hapin 5 ose 6 për ta hapur atë.

5. (Shtesë) Për të hapur skedarët e bashkëngjitur një mesazhi, klikoni ikonën e lidhëses e letrave ( ) dhe më pas klikoni skedarin që doni të hapni nga lista që shfaqet nga lidhësi i letrave.

Disa herë ju mund të doni të shtypni në letër një kopje të mesazhit. Ja si duhet të veproni.6. (Shtesë) Për të shtypur në letër një mesash, zgjidhni FilePrint nga menuja, ose shtypni tastat

<Ctrl>+<P>. Klikoni OK për të shtypur në letër mesazhin.

Replikimi nga një mesazhi.

Trajnimi 19

Outlook Express vendos adresën dhe subjektin në vendin tuaj.

Shtypni këtu replikën tuaj.

Një kopje e mesazhit origjinal përfshihet për t’ju ndihmuar të dini se cilin mesazh po replikoni.

Ju mund të replikoni mesazhet e marra.

Outlook XP

Ju mund të replikoni një mesazh, ashtu si mund t’i përgjigjeni një letre. Ky leksion shpjegon si ta bëni këtë.1. Gjeni dhe hapni një mesazh të cilit do ti ktheni përgjigje.

Ju tashmë e mësuar si të hapni dhe lexoni mesazhe në leksionin e kaluar, Në vijim, duhet të vendosni me kë do të replikoni, Keni dy zgjedhje: Reply to Author: Ia dërgon replikën vetëm autorit të mesazhit. Reply to All: Ia dërgon replikën gjithkujt që e ka marrë këtë mesazh.

2. Klikoni opsion e replikimit që doni të përdorni: Reply to Author ose Reply to All.Shfaqet një dritare ku nuk të shkruani replikën tuaj.

3. Shkruajeni replikën tuaj dhe klikoni butonin Send në shufrën e veglave kur të keni përfunduar.Ju mund të përdorni karaktere të veçanta për të shprehur emocionet në mesazhet tuaja të postës elektronike. Pasqyra 1.3 jep disa nga më të zakonshmet. Disa prej tyre i ngjajnë fytyrave nëse rrotullohen anash.

Shprehja e emocioneve në mesazhet tuaja.Shkurtimi Përshkrimi Shkurtimi Përshkrimi

:) ose :-) Buzëqeshja FAQ Pyetjet e përdorura më shpesh:( ose :-( Mërzitja IMHQ Për opinionin tim;) ose ;-) Shkelje syri LOL Qeshje me të madhe:)~ ose :-)~ Nxjerrje gjuhe ROTFL Qeshje duke u shtrirë në dysheme:O ose :-O Surprizë FWD Mesash i dërguar.5.6 Dërgimi dhe fshirja e një mesazhi.

Pasi të keni lexuar një mesazh, ju mund të shtoni komentin tuaj dhe ta dërgoni dikujt tjetër. Përveç korespondences tipike të biznesit, shumë persona parapëlqejnë mesazhet e postës elektronike që përmbajnë shakara apo fjalë të urta.1. Gjeni dhe hapni mesazhin që doni të dërgoni.2. Klikoni butonin Forward Message në shufrën e veglave.

Shfaqet një dritare me mesazhin që do të dërgoni. Ju duhet të specifikoni se kujt do t’ia dërgoni mesazhin.

Trajnimi 20

Shtypni adresën e postës elektronike të marrësit të mesazhit

Fusni ndonjë koment që doni t’i shtoni mesazhit origjinal.

Këtu afishohet mesazhi origjinal

Ju mund të dërgoni një mesazh të lexuar duke i shtuar komentin tuaj.

Outlook XP

3. Shtypni adresën e postës elektronike të marrësit në fushën To: ose përdorni librin e adresave për të futur adresën e marrësit.Ju gjithashtu mund të shtoni komentet tuaja rreth mesazhit që jeni duke dërguar.

4. (Shtesë) Për të shtuar komentin tuaj tek mesazhi, klikoni zonën e tekstit të mesazhit dhe shkruani komentet tuaja.Ju jeni gati për të dërguar mesazhin.

5. Klikoni butonin Send në shufrën e veglave për të dërguar mesazhin.Mbani mend që klikimi i butonit Send të dërgon në dosjen Outbox. Ju duhet të klikoni butonin Send and Receive për të dërguar mesazhin.Kur nuk ju nevojitet më një mesazh, ju mund ta fshini atë për të parandaluar mbushjen e dosjes Inbox me shumë mesazhe. Fshirja e një mesazhi është shumë e lehtë. Ja si duhet të veproni:

6. Zgjidhni mesazhin që doni të fshini dhe shtypni tastën <Delete>.Mesazhi fshihet nga dosja korente dhe dërgohet tek dosja Deleted Items.

Trajnimi 21

Outlook XP

Trajnimi 22