qendra “abraham linkoln” - kukes.files.wordpress.com · selektimi dhe aktivizimi i ikonave dhe...

34
Qendra “ABRAHAM LINKOLN” 1 1. Fillimi i punës me kompjuter 1.1. Hyrje Windows XP është sistem operativ, i cili kombinon sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit me shfrytëzimin e lehtë të tij. Sistemi operativ kryen disa funksione të rëndesishmë si: I mundëson kompjuterit interpretimin e komandave të tastierës dhe të miut Bën të mundur paraqitjen e informacioneve në monitor Kryen ruajtjen dhe marrjen e të dhënave nga disku i ngurtë Kontrollon printerat dhe punën me komponentët e tjerë harduerikë të lidhur në kompjuter.

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

1

1. Fillimi i punës me kompjuter

1.1. Hyrje Windows XP është sistem operativ, i cili kombinon sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit me shfrytëzimin e lehtë të tij. Sistemi operativ kryen disa funksione të rëndesishmë si:

♦ I mundëson kompjuterit interpretimin e komandave të tastierës dhe të miut ♦ Bën të mundur paraqitjen e informacioneve në monitor ♦ Kryen ruajtjen dhe marrjen e të dhënave nga disku i ngurtë ♦ Kontrollon printerat dhe punën me komponentët e tjerë harduerikë të lidhur në

kompjuter.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

2

Sistemi operativ Windows XP ofron një dizajnim të ri vizual. Menyja e Startit, Taskbari dhe elementet e tjera në tryezë (Desktop) kanë pamje të re në krahasim me sistemin operativ Windows 2000. Dallimi kryesor në pamje të parë qëndron në atë se Tryeza dhe Taskbari janë më pak të ngarkuar, ndërsa menyja e Startit është më e organizuar. Këto të reja e kanë bërë sistemin operativ Windows XP një prej sistemeve më të popullarizuara për përdoruesit e kompjuterit.

1.2. Hapat e parë me kompjuter Gjatë punës me kompjuter është me rëndësi që të bëhet ndezja dhe fikja e duhur e tij, në mënyrë që të sigurohet ruajtja e plotë e informacioneve dhe të dhënave që krijohen gjatë punës. Të gjithë kompjuterët mund të dallohen për nga madhësia, forma, modeli dhe konfigurimi, mirëpo parimi i startimit është i njëjtë për të gjithë kompjuterët. Për startimin e kompjuterit duhen ndezur dy butona, ai i monitorit dhe i njësisë qendrore të kompjuterit (motherboard). Më parë duhet të ndizet butoni i monitorit, në mënyrë që të bëhet e mundur paraqitja e të dhënave gjatë startimit. Zakonisht ky buton gjendet në pjesën e poshtme të monitorit. Pastaj duhet të ndizet butoni i njësisë qendrore, që zakonisht gjendet në pjesën e përparme.

Me rreth të kuq janë shënuar butonat e ndezjes së monitorit dhe të njësisë qendrore të kompjuterit.

Gjatë procesit të startimit të kompjuterit, paraqiten informatat e konfigurimit të tij, si: sistemi operativ, kujtesa dhe procesori. Pas startimit, kur kompjuteri është gati për punë, në ekran paraqitet dialogu për regjistrim, ose dritarja e mirëseardhjes, e cila përfshin tërë ekranin. Ky dialog tregon versionin e sistemit operativ (Windows XP) dhe butonat e emrave të përdoruesve (user) të sistemit kompjuterik. Që të sigurohet mbajtja personale e shënimeve dhe e skedarëve të çdo përdoruesei, këta përdorues duhen të regjistrohen në kompjuter individualisht. Më parë klikohet në emrin e

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

3

përdoruesit, që nuk do të thotë se duhet të jetë patjeter emër personal i përdoruesit, por mund të jetë një emër unik që identifikon atë. Çdo emri të çdo përdoruesi duhet t'i korrespondojë një fjalëkalim (password). Fjalëkalimi është një varg karakteresh që i përgjigjen emrit të përdoruesit dhe nëpermjet tij sigurohet që personi që po regjistrohet është personi i duhur. Për shkak të sigurisë rekomandohet që fjalëkalimi të përbëhet nga kombinimi i shkronjave dhe numrave. Gjatë shtypjes së fjalëkalimit, në vend të karaktereve të zgjedhura, paraqitet vargu i yjve. Kjo i pengon shfrytëzuesit e tjerë që të shohin fjalëkalimin, pra ai mund të mbahet sekret.

Në figurë është paraqitur ekrani i mirëseardhjes.

Për të hyrë në kompjuter, duhet të klikoni mbi butonin me emrin që i korrespondon personit tuaj si përdorues, psh: Connor. Më pas paraqitet një fushë e zbrazët ku duhet të shënohet fjalëkalimi dhe një buton me shenjën e shigjetës, i cili klikohet pas shënimit të fjalëkalimit. Në fushën e zbrazët shkruani fjalëkalimin dhe në fund klikoni në butonin me shenjë të shigjetës ose nga tastiera shtypni enter. Hapi tjetër i rëndësishëm, është të mësohet si të fiket kompjuteri (Turn Off ose Shut Down). Kur të fiket kompjuteri, të gjitha shënimet që përkohësisht janë ruajtur në kujtesën kryesore RAM, dërgohen në diskun e ngurtë (hard disk) dhe ruhen për shfrytëzimet e mëtejshme. Është me rëndësi që të shmanget fikja direkte e kompjuterit nëpermjet shtypjes se butonit apo heqjes nga priza, sepse po u veprua kështu, mund të rezultojë me humbjen e shënimeve të rëndësishme.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

4

Në figure, që kompjuteri të fiket në mënyrë korrekte, klikoni në butonin Start dhe në fund të menysë së butonit Start klikoni në butonin Turn Off Computer.

Pastaj paraqitet dritarja dialoguese "Turn off computer" me tre butona, me anë të të cilëve mund të krijohen tri procese të ndryshme. Për fikje korrekte të kompjuterit klikoni në butonin Turn Off. Pas përfundimit të punës, nuk është e obligueshme që çdo herë të bëhet fikja e plotë e kompjuterit. Në bazë të qëllimit mund të shfrytëzohen katër opsione, ndërsa secili prej këtyre opsioneve paraqet një proces të caktuar. Opsioni i parë "Log off" mundëson që të shkëputeni ose të çregjistroheni nga kompjuteri, kështu që ju ose ndonjë përdorues tjetër mund të regjistrohet sërish në kompjuter, pa e ndezur dhe fikur kompjuterin fare. Për të shfrytëzuar këtë opsion duhet të përdorim butonin

Log Off, që është paraqitur në figurën paraardhëse .

Në figurë janë dhënë tri opsionet e tjera, të cilat paraqiten nëpërmjet dialogut "Turn off computer".

Opsioni "Stand by" mundëson

që në kompjuter të përdoret gjendja e furnizimit më të ulët me energji elektrike, kur disa pajisje përgjumen dhe kompjuteri shfrytëzon më pak energji elektrike.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

5

Opsioni "Turn Off" fik plotësisht kompjuterin. Nëse konfigurimi ose sistemi operativ ndryshon në kompjuter, si pasojë e insalimit

të një programi apo pajisjeje te re, atëherë këto ndryshime mund të aplikohen me ristartimin e kompjuterit. Nëse zgjidhet opsioni "Restart", kompjuteri automatikisht ristartohet dhe pastaj paraqitet dritarja për regjistrim.

1.3. Shfrytëzimi i funksioneve të Help and Support Nga menyja start mund të aktivizohet ndihma e Window-sit, në të cilën mund të gjejmë gjithcka që ka te bëjë me sistemin operativ.

Kjo ndihmë do të paraqitet nëse zgjedhim Start/Help and Support.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

6

1.4. Puna me ikonat dhe menynë Start Tryeza e punës (Desktop) përbëhet prej ikonave dhe menyve që paraqiten me shenja dhe emërtime të ndryshme. Analogjia që më së miri tregon përmbajtjen e desktopit, është tryeza e punës, e cila përmban dokumente, lapsa dhe dosje të projekteve. Pas regjistrimit të suksesshëm në kompjuter, paraqitet tryeza (desktopi) e cila përfshin tërë pjesën e ekranit. Gjatë punës në tryezë shfrytëzohen ikonat dhe menytë të cilat simulojnë tryezën reale të punës. Selektimi dhe aktivizimi i ikonave dhe menyve bëhet duke përdorur miun, ose duke përdorur tastierën. Në figurë janë paraqitur disa ikona dhe një përshkrim i shkurtër i tyre. Në versionin XP të sistemit operativ vetëm ikona Recycle Bin gjendet në tryezë, ndërsa ikonat e tjera janë në përmbajtje të menysë Start. Mirëpo, ekziston mundësia e ndryshimit të pamjes së tryezës, gjë që më hollësisht do të trajtohet në seksionet e ardhshme.

Ikona My Documents ose dokumentet e mia mundëson hapjen e skedarit My Documents. Ky skedar krijohet fillimisht në diskun e ngurtë gjatë instalimit të sistemit operativ Windows XP për ruajtjen e skedarëve dhe dosjeve. Ikona My Computer ose kompjuteri im shërben për paraqitjen e përmbajtjes së kompjuterit, si: disketa, disku i ngurtë, CD-ROM-i dhe ndonjë pajisje shtesë.

Ikona My Network Places shfrytëzohet për paraqitjen e resurseve të ndryshme që mundësohen nëpërmjet rrjetit, si, p.sh. printerët, dosjet e përbashkëta etj. Ikona Recycle Bin mundëson hapjen e dritares Ricycle Bin, ku gjenden dosjet dhe skedarët e fshirë gjatë punës me kompjuter.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

7

Ikona Internet Explorer shfrytëzohet për hapjen e web aplikacionit ose hulumtuesit të internetit, që quhet Internet Explorer. Ikona Microsoft Outlook shfrytëzohet për hapjen e aplikacionit të postës elektronike, ose të e-mail-it, që quhet Microsof Outlook.

Ndërkaq, taskbari, ose shiriti i punëve, gjendet në pjesën e poshtme të tryezës, ku edhe gjendet butoni Start. Kur ndonjë aplikacion ose dosje hapet, në taskbar paraqitet butoni i cili lidhet me atë aplikacion ose me atë dosje. Në këtë mënyrë mundësohet lëvizja e lehtë mes dritareve të aplikacioneve dhe dosjeve, gjë që këtë sistem operativ e ka bërë shumë të popullarizuar për përdoruesit e shumtë të kompjuterit. Në tryezë po ashtu mund të hasim ikona të cilat mundësojnë përdorimin e rrugëve më të shkurtra për hapjen e aplikacioneve, skedarëve dhe dosjeve dhe quhen shkurtore (Shortcut). Që të krijohet një ikonë e tillë për aplikacionin Microsoft Word klikoni në Start dhe zgjidhni opsionin All Programs pastaj zgjidhni Microsoft Word dhe klikoni në të me butonin e djathtë të miut nga opsionet e paraqitura zgjidhni Sent To. Nee fund klikoni në opsionin Desktop (Create Shortcut).

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

8

Tani në tryezë gjendet ikona Microsoft Word me një shigjetë të vogël, që tregon shenjën e shkurtores. Që të hapet tani Microsot Word, dy herë klikojmë në këtë ikonë. Në mënyrë të ngjashme mund të krijohen shkurtoret edhe për aplikacione të tjera. Kjo metodë e hapjes së aplikacionit është shumë më e shpejtë se duke përdorur butonin Start. Me anë të miut mund të bëhet bartja, rregullimi si dhe renditja e ikonave në tryezë. Bartja e ikonës Microsoft Word nga një vend në vendin tjetër beehet me keeto hapa: Selektojmë ikonën Microsoft Excel duke klikuar në të me butonin e majtë të miut duke e mbajtur këtë buton të shtypur, lëvizim miun derisa ta dërgojmë këtë ikonë në vendin e dëshiruar. Siç shihet, ikona të cilën e kemi lëvizur nuk është në renditje të drejtë me ikonat e tjera. Renditja e drejtë e ikonave mund të bëhet nëpërmjet opsionit "Arrange Icons By", i cili hapet klikojmë me butonin e djathtë të miut kudo në tryezë. Pas opsioneve të paraqitura, zgjedhim "Arrange Icons By".

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

9

Në këtë rast na paraqiten disa opsione dhe mund të bëhet renditja e ikonave siç dëshirojmë ne (për shembull sipas emërtimit, datës, tipit etj.), ose renditja automatike zgjidhni opsionin "Auto Arrange" për renditje automatike.Të gjitha ikonat në tryezë tani janë të renditura.

Gjatë punës me kompjuter ekzistojnë ikona të cilat do të përmenden më shpesh. Këto ikona paraqesin pjesë të ndryshme të kompjuterit.

Në figurë është paraqitur dritarja My Computer, e cila hapet nëse klikojmë në butonin Start dhe pastaj nga menyja e Startit klikojmë në My Computer. Dritarja My Computer ka disa ikona të cilat duhet të dallohen:

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

10

E para, është ikona 3½ Floppy (A:), e cila paraqet ngasësin (Drive) e disketës. Dissketa është një pajisje e jashtme e kompjuterit që përdoret për mirëmbajtjen e kopjeve të informatave të rëndësishme. Po ashtu, mund të përdoret edhe për bartjen manuale të të dhënave nga një kompjuter në tjetrin. Nëse në ngasësin e disketës vendoset disketa, atëherë dy herë klikohet në ikonën 3½ Floppy (A:) dhe keeshtu mund të shihet përmbajtja e saj. Ikona Local Disc (C:) paraqet diskun e ngurtë të kompjuterit, që është një pajisje e brendshme e kompjuterit, ku mund të ruhen një sasi e madhe e të dhënave. Në figurë është paraqitur dritarja e diskut lokal C.

Që të paraqitet struktura e degëzuar e skedarëve dhe e dosjeve, shtypet butoni Folders në shiritin e veglave (Tool Bar). Kjo strukturë e degëzuar, ose, siç quhet ndryshe, pemë e dosjeve, përbëhet nga dosjet, nëndosjet dhe skedarët e diskut lokal C. Dosja ka ngjyrë të verdhë dhe është një strukturë që grupon dhe organizon skedarët dhe dosjet në kompjuter. Ndërsa skedari është një grumbull shënimesh, që ruhet në format të veçantë.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

11

Në figurë shihet se dosja Inteligjenca Atificiale përmban dhjetee skedarë. Lloji i ikonës që paraqet skedarin varet nga lloji i formatit nee tee cilin skedari është ruajtur. Për shembull, skedari mund të ruhet si document Word-i, si faqe Web-i, si prezantim Power Point etj. Skedarët në figurë janë të paraqitur si dokumente të Word-it, Power Point-it dhe Adobe Reader, sepse ato janë të ruajtura dhe të krijuara në këtë format. Ikona e fundit që duhet të dallohet është ikona Recycel Bin, që si analogji ka efektin koshit tee mbeturinave (koshi i riciklimit). Nëse klikohet në këtë ikonë mund të vërehen skedarët që përmban ajo.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

12

Në rast se bëhet fshirja e ndonjë skedari ose dosjeje nga një vendndodhje e caktuar, atëherë skedarët ose dosjet e fshira ruhen në Recycle Bin. Këta skedarë ruhen derisa të bëhet heqja e përhershme e tyre ehde nga Recycle Bin. Që të mbyllet dritarja Lokal C klikohet në butonin Close.

1.5. Puna me dritare Të gjitha aplikacionet dhe veglat e tryezës (Desktopit), si, për shembull, My Computer, My Documents ose Control Panel, kanë të njëjtin dizajn themelor.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

13

Në figurë është paraqitur dritarja e dosjes së diskut lokal C, dhe janë shpjeguar elementet më kryesore të dritares. Në krye të çdo dritareje gjendet brezi i titullit i dritares (Title Bar), i cili përmban emrin e dritares së hapur. Menjëherë nën brezin e titullit gjendet brezi i menusë kryesore (Menu Bar) me përmbajtje të pasur të veglave dhe funksioneve. Për aktivizimin e tyre duhet klikuar në ndonjërin prej butonave në Menu Bar (për shembull File), ku pastaj paraqiten menytë e caktuara. Shiriti i veglave të punës (Tool Bar) gjendet nën menynë kryesore dhe përmban butona të ndryshëm që mundësojnë navigimin përgjatë dritares dhe ndryshimin e pamjes së dritares. Kur përmbajtja e dosjeve dhe skedarëve në dritare është më e madhe se madhësia e vetë dritares, atëherë paraqitet shiriti rrëshqitës ose ashensori (Scroll Bar), që mundëson lëvizjen dhe paraqitjen e tërë sipërfaqes së dritares. Nga figura shihet se në dritare paraqiten dy shirita rrëshqitës, horizontal dhe vertikal. Shiriti i gjendjes (Status Bar) ndodhet në pjesën e poshtme të dritares, ku paraqiten informatat për përmbajtjen e dosjes, aplikacionit ose programin që aktualisht është i aktivizuar.

Brezi i Titullit Brezi i Menuse Toolbari

Ashensorë

Brezi i Gjendjes

Brezi i Adresës

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

14

Gjatë punës në tryezë dhe me dritare të aplikacioneve mund të bëhet ridefinimi i madhësisë së dritareve për nevoja të caktuara. Ekzistojnë shumë mënyra për ndryshimin e madhësisë së dritareve. Në krye të këndit të djathtë të dritares, në brezine titullit të dritares gjenden tre butona:

1) Minimize është butoni që minimizon dritaren. Nëse klikohet ky butonm dritarja do të minimizohet dhe butoni i së njëjtës dritare do të vendoset në Taskbar. Pra, dritarja është ende e hapur, por e minimizuar dhe për ta kthyer atë dritare në gjendjen e mëparshme duhet shtypur butoni i saj në taskbar.

2) Restore Down për zvogëlimin e adhësisë së dritares. Nëse klikohet ky buton, atëherë, dritarja zvogëlohet për nga madhësianë dhe vendin e këtij butoni e merr një

buton tjetër Maximize. Ky buton e kthen dritaren në gjendje e mëparshme.

3) Close është butoni i mbylljes së dritares. Shpeshherë, gjatë punës në tryezë, nevojitet të paraqiten dritare të madhësive të ndryshme. Kjo bëhet duke i shkallëzuar dhe ridefinuar madhësitë e dritareve. Gjatë shkallëzimit të dritares, lartësia dhe gjerësia e saj ndryshon proporcionalisht, ndërsa gjatë ridefinimit të dritares mund të ndryshohen ndarazi gjerësia dhe lartësia e saj. Që të shkallëzohet dritarja, skaji i poshtëm i djathtë i dritares duhet të klikohet me butonin e majtë të miut, aty ku ai merr këtë formë . Pastaj, duke e mbajtur butonin e miut të shtypur dhe duke e lëvizur miun, ndryshohet proporcionalisht edhe gjerësia edhe lartësia e dritares. Ndërkaq, për ridefinimin e vetëm njërës përmasë të dritares, me butonin e majtë të miut duhet të shtypet njëri prej kufijve të dritares, psh. kufiri i djathtë ku shigjeta e miut merr këetë pamje . Pastaj, duke e mbajtur butonin e miut të shtypur dhe duke e lëvizur miun, ndryshohet gjerresia e dritares. Përveccse mund të ndryshohet madhësia e dritares, dritaret edhe mund të zhvendosen në vende të dëshiruara. Shpeshherë ky veprim nevojitet për paraqitjen e dy dritareve njëkohëisht në ekran, ku secila prej tyre paraqet një aplikacion të veçantë. Zhvendosja e dritareve mund të bëhet duke klikuar me butonin e majtë të miut në titullin e dritares (Title Bar. Pastaj, duke e mbajtur butonin e miut të shtypur dhe duke e lëvizur miun, dritarja zhvendoset në vendin e dëshiruar. Veprimi i tillë quhet zvarrijte (Dragging)

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

15

Në figure është paraqitur shkallëzimi dhe ridefinimi i dritares. Gjatë punës me dokumente është e mundur që disa dritare të jenë të hapura në të njëjtën kohë. Numri i dritareve të hapura është i lidhur me numrin e butonave që paraqiten në taskbar. Për shembull, nëse i kemi të hapura dy dritare, atëherë në taskbar na paraqiten dy butona që tregojnë se dy dritare i kemi të hapura. Nëse dëshirohet të aktivizohet ndonjëra prej dritareve, atëherë klikohet në butonin e asaj dritareje që gjendet në taskbar. Në këtë mënyrë bëhet lëvizja midis dritareve, ndërsa secila prej tyre mund të paraqesë një aplikacion të caktuar.

Sipas figurës janë hapur dy dritare: dosja Lincoln skedari i Wordit Trajnimi. Që të bëhet lëvizja midis dritareve të figurës, në taskbar klikoni butonin e dosjes Lincoln, dhe në këtë rast shpaloset dritarja e dosjes. Pastaj, në taskbar klikoni butonin e skedarit Trajnimi, që të shpaloset dritarja e aplikacionit. Në këtë mënyrë kemi bërë lëvizjen midis dritareve të dosjes dhe aplikacionit.

1.6. Identifikimi i karakteristikave të kompjuterit Të gjitha informacionet që janë të lidhura me sistemin operativ të kompjuterit dhe me konfigurimin e tij mund të vështrohen në çfarëdo kohe.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

16

Kjo bëhet nëpërmjet dialogut të vetive të sistemit (System Properties), i cili hapet nëse klikoni në butonin Start dhe nga menyja e Startit zgjidhni My Computer, klikoni me butonin e djathtë të miut në My Computer, pastaj nga opsionet e paraqitura klikoni në opsionin "Properties". Në këtë rast hapet dritarja System Properties, që paraqet identifikimin e vetive kryesore të kompjuterit. Në figurë është paraqitur ky dialog. Dialogu "System Properties" përbëhet prej disa faqeve, ndërsa si faqe aktive është faqja "General", në të cilën tregohen vetitë themelore të konfigurimit dhe sistemit operativ të kompjuterit. Në këtë faqe dallohen tri seksione "System", "Registered to" dhe "Computer". Në seksionin "System" paraqiten informatat për versionin e sistemit operativ. Në seksionin "Registered to" paraqiten informata për emrin e përdoruesit, kompaninë ku përdoruesi punon dhe numrin e licencës, ndërsa në seksionin "Computer" paraqiten informata në lidhje me tipin e procesorit dhe madhësinë në MB (megabajt) të kujtesës RAM (Random Access Memory). Për mbylljen e dialogut "System Properties" klikohet në butonin Close.

1.7. Personalizimi i tryezës Tryeza (Desktopi) në kompjuter paraqitet nëpërmjet GUI-it (Graphical User Interface) dhe siguron që paraqitja e tryezës dhe elementeve përbërëse të saj, si ikonat, menytë dhe dialogët, të jenë universale dhe të standardizuara. Mirëpo, në kufij të caktuar, është e lejuar që të bëhen ndryshime, si, për shembull, ngjyra e tryezës, madhësia e shkronjave etj., që e bëjnë tryezën të paraqitet ashtu siç dëshiron

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

17

peerdoruesi. Shumica e ndryshimeve bëhen nëpërmjet dritares Control Panel, e cila hapet nëse klikoni në Start dhe pastaj në menynë Start klikoni opsionin Control Panel në këtë rast hapet dritarja Control Panel.

Për pamje klasike të ikonave, klikojmë në "Switch to Classic View"

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

18

Control Panel është vegël e dobishme, që mundëson të kontrollohet funksionimi dhe operimi i elementeve të ndryshme të kompjuterit, si, për shembull, data, koha, zëri, tryeza etj.

Që të hapet dialogu i datës dhe kohës (Date and Time) duhet klikuar dy herë në ikonën Date and Time, që gjendet në dritaren Controll Pannel.

Ky dialog përbëhet nga dy faqe: "Date and Time", "Time Zone".

Faqja Date and Time përbëhet nga dy seksione: seksioni Date dhe seksioni Time. Në seksionin Date mund të shikohet si dhe të ndryshohet data aktuale e kompjuterit, duke ndryshuar vitin, muajin si dhe datën. Ndërkaq, në seksionin Time mund të shikohet si dhe të ndryshohen ora, minuta dhe sekonda aktuale në kompjuter. Ky ndryshim i kohës mund të bëhet duke shtypur me mi në shigjetat të cilat rrisin dhe zvogëlojnë vlerën e numrave në kornizën tekstuale.

Faqja Time Zone përbëhet nga një listë në të cilën gjenden emrat e vendeve që dallohen për nga koha e tyre aktuale. Në këtë mënyrë mund të caktohet koha e saktë edhe duke pasur parasysh rajonin e ndodhjes së peerdoruesit. Pas ndryshimeve të bëra, shtypet butoni OK, në mënyrë që këto ndryshime të regjistrohen në kompjuter.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

19

Edhe kontrolli i zërit në kompjuter mund të ndryshohet dhe të rregullohet nëpërmjet dritares Control Panel.

Kjo bëhet me anë të dialogut të zërit (Sounds and Audio Devices Properties), i cili hapet nëse klikojmë dy herë në ikonën "Sounds and Audio Devices", që gjendet në dritaren Control Panel.

Zëri kontrollohet nëpërmjet faqes "Volume" në seksionin "Device Volume", ku gjendet një kursor i cili mund të lëvizë. Me lëvizjen e kursorit djathtas ose majtas, intensiteti i zërit zmadhohet ose zvogëlohet. Pas ndryshimeve të bëra, për të mbyllur dialogun Sound and Multimedia Properties, shtypim butonin OK.

Peervecc ndërrimit të datës, kohës dhe intensitetit të zërit, në dritaren Control Panel gjendet edhe një ikonë mjaft e rëndësishme, e ajo është ikona Display.

Nëse klikohet dy herë kjo ikonë, hapet dialogu i ekranit (Display Properties), i cili përbëhet nga pesë faqe të ndryshme, që u mundëson shfrytëzuesve personalizimin e tryezës. Mënyra tjetër dhe më e shpejtë për hapjen e këtij dialogu bëhet nëse me butonin e djathtë të miut klikojmë kudo në tryezë dhe pastaj nga opsionet e paraqitura zgjedhim "Properties".

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

20

Nga faqja e parë, faqja "Theme", varet mënyra e paraqitjes së tryezës, duke marrë parasysh prapavijën e saj, objektet lëvizëse, dritaret etj. Është me rëndësi të dihet se nëpërmjet kësaj faqeje mund të zgjedhim versionin klasik të paraqitjes së tryezës, nëse zgjedhim Windows Classic nga lista rënëse "Theme"

Faqja "Desktop" mundëson që të vendosen fotografi, apo pikturat në sfondin të tryezës, të cilat mund të merren të gatshme nga sistemi operativ ose edhe të importohen nga ndonjë aplikacion tjetër. Nëse kërkohet ndërrimi i sfondit të tryezës së punës, atëherë në seksionin Background, mund të zgjidhni njëren prej sfondeve të mundëshme. Nëse doni të vendosni në sfond një pikturë tuajën, të cilën e keni ruajtur më parë në kompjuter, ateherë klikoni mbi butonin Browse…

dhe zgjidhni vendndodhjen ku keni ruajtur pikturën. Selektojeni atë dhe shtypni butonin Open

.Gjithashtu ju jepet mundësia të shihni ndryshimet që do të aplikoni, para se t’i aplikoni ato. Pasi të keni vendosur për sfondine dëshiruar klikoni Apply dhe ky sfond do t’i aplikohet Desktop-it. Duhet të bëni dallimin midis dy buonave Apply dhe OK. Kur ju klikoni Apply, ndryshimet e zgjdhura aplikohen dhe dritarja Display Properties nuk mbyllet, duke ju dhënë mundësinë të vijoni bërjen e ndryshimeve të tjera në paraqitjen e Desktop-it. Nëse ju klikoni OK, ndryshimet do të aplikohen, por dritarja Display Properties do te mbyllet, duke mos ju

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

21

lejuar vazhdimin e mëtejshëm të bërjes së ndryshimeve. Juve ju duhet ta rihapni atë për të bërë ndyshime të metejshme. Nëse zgjidhni Cancel asnjë ndryshim i zgjedhur nuk do të aplikohet dhe dritarja do të mbyllet.

Shfaqja e tejzgjatur e imazheve statike në ekran mund ta dëmtojë atë, duke lënë pamje të hijëzuara të këtyre imazheve në ekran edhe pas fikjes. Faqja Screen Saver mundëson paraqitjen e një mbulese apo pamjeje mbrojtëse të lëvizshme në ekran, nëse mausi ose tastiera nuk janë përdorur për një interval të cktuar kohe. Sistemi operativ përmban imazhe të cilat mund të zgjidhen dhe shihen nga lista rënëse "Screen Saver". Këto imazhe mund të modifikohen nëprmjet butonit Settings

. Nëse doni që si Screen Saver të vendosni imazhet tuaja, zgjidhni nga lista rënëse opsionin My Pictures Slideshow dhe tek butoni Settings specifikoni vendodhjen e imazheve tuaja si dhe karakteristikat e tyre.

Gjithashtu mund të vendosni kohën se kur do të shfaqet Screen Saver-i dhe nëse doni ta mbroni atë me fjalëkalim ose jo. Faqja "Appearance" mundëson ndërrimin e fontit (pamjes së shkrimit) dhe të ngjyrës së tekstit që paraqitet në vende të ndryshme të tryezës dhe të dritareve. Kjo bëhet nëpërmjet tri listave rënëse në këtë faqe, ku mund të ndryshohen butonat në dritare, ngjyra e dritareve dhe fonti i shkronjave. Duke shtypur butonin Advanced mund të bëni personalizime të mëtejshme të pamjes së elementëve të Windows-it.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

22

E fundit është faqja "Settings", që mundëson ndryshimin e rezolucionit të ekranit. Me rezolucion të ekranit i referohemi numrit të pikselave (pjesa më e vogël e informacionit të një imazhi) që mund të shfaqen në secilën prej përmasave të ekranit, gjerësi dhe gjatësi. Kjo bëhet duke ndryshuar vlerën e pikselëve në seksionin "Scrën resolution". Ndërkaq, në seksionin "Color quality" mund të ndryshohet cilësia e ngjyrave që paraqiten gjatë punës me kompjuter. Në pjesën e sipërme të kësaj faqeje gjendet monitori që mundëson vështrimin e ndryshimeve të bëra.

Për ta mbyllur dialogun Display Properties, klikojmë butonin OK, ndërsa për ta mbyllur dritaren Controll Pannel, klikojmë butonin Close të kësaj dritareje.

1.8. Instalimi dhe çinstalimi i programeve aplikative Programet aplikative janë pjesë software-ike, të cilat kryejnë punë të caktuara. Programi aplikativ, për të funksionuar, në vete përmban shumë skedarë (file). Për të pasur resident një program në kompjuterin tonë, i cili do të punonte në çdo kohë, ai duhet të instalohet. Kështu është e nevojshme që, përveç kopjimit të file-ve, të ndërhyhet edhe në file-t e sistemit të kompjuterit. Kjo procedurë njihet si instalim i programit. Shumica e programeve instaluese vijnë në CD, e kohët e fundit i gjejmë edhe në internet. Programet që vijnë në CD, zakonisht e fillojnë procedurën e instalimit sapo ta vendosim CD-në në njesinë përkatëse të kompjuterit. Në ato raste, duhen ndjekur udhezimet që paraqiten në ekran duke i plotësuar më të dhenat e kërkuara.

Programet mund te instalohen edhe me hapjen e ikones Add or Remove Programs , të Control Panel-it. Në anën e majtë të dritares Add or Remove Programs, klikojmë ikonen Add New Programs.

Për të instaluar nje program nga CD-ja ,Floppy disku ose Flash disku, klikojmë butonin CD or Floppy. Nëse dëshirojmë të instalojme ndonjë program të Windows-it, që për shkaqe të ndryshme nuk është instaluar më parë, pasi ta kemi zgjedhur emrin e programit nga lista, klikojmë butonin Install. Për të bërë azhorimin e Windows-it më të rejat e fundit, klikojme butonin Windows

Update. Për ta bërë këtë azhorim (përditësim), duhet të kemi Cd-në e Windows-is ose te jemi të lidhur në internet.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

23

Përmes dritarës Add or Remove Programs, të Control Panel-it, mund të bëhet edhe çinstalimi i programeve të instaluara më parë. Për ta larguar një program nga kompjuteri, në anën e majtë të dritarës klikojmë ikonën Change or Remove Programs. Pasi të zgjedhim programin aplikativ që dëshirojme të çinstalojmë, klikojmë butonin Remove.

1.9. Mbyllja e programit që nuk reagon Mbyllja e programit që nuk reagon bëhet zakonisht me anë të Task Manager. Për të hapur Task Manager-in, shtypim nga tastiera njëkohësisht butonat Ctrl + Alt + Delete.

Ky kombinim butonash do të na shfaqë këtë dtitare: Shtypim butonin Task Manager… dhe do të hapet një dritare tjetër Windows Task Manager.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

24

Në këtë dritare zgjedhim programin që nuk reagon, ai që ka statusin Not Responding dhe më pas shtypim butonin End Task.

1.10. Caktimi i gjuhës së tastieress.

Për të përcatuar gjuhën e tastierës duhet të shkojmë në menunë Start / Control Panel dhe të klikojmë Regional and Laguage Options. Hapet dritarja dialoguese ku mund të bejmë modifikimet e nevojshme për caktimin e gjuhës së tastiesës sipas nevojës sonë.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

25

2. Organizimi i skedarëve dhe i dosjeve

1.1. Përmbledhja e skedarëve dhe e dosjeve Skedarët dhe dosjet në kompjuter janë të organizuara më një strukturë logjike, e cila ka formën e degëzuar. Gjatë punës me kompjuter është me rëndësi të kuptohet kjo strukturë dhe të menaxhohen e të organizohen skedarët në mënyrë efikase, në mënyrë që të bëhet lokalizimi i shpejtë i skedarëve dhe i dosjeve sa herë që kjo gjë kërkohet. Që të shikohet struktura e dosjeve, shfrytëzohet vegla Windows Explorer, vegël kjo që mundëson hulumtimin e përmbajtjes së kompjuterit si dhe hyrjen në çfarëdo skedar dhe dosje.

Që të hapet Windows Explorer në duhet të: klikoni në Start dhe të zgjidhni All Programs nga menyja Start pastaj nga menyja e programeve zgjidhni Accessories dhe në fund klikoni Windows Explorer.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

26

Nëse nëpërmjet Windows Explorer-it kërkohet përmbajtja e diskut lokal C, atëherë duhen ndjekur këto hapa: në dritaren Windows Explorer, në seksionin e majtë, klikoni në My Computer pastaj, klikoni ikonën në Lokal Disk C. Në seksionin e djathtë shihet se disku lokal C përbëhet nga 14 objekte, 10 dosje dhe 4 skeradë.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

27

Në mënyrë të ngjashme mund të hyjmë në çfarëdo dosje për gjetjen dhe lokalizimin e dokumenteve të ndryshme të ndryshme. Për shembull, në figurë: në dritaren Windows Explorer, në seksionin e majtë, po të klikoni në dosjen Leksione do të shihni që kjo dosje përbëhet prej tri nëndosjeve. Në seksionin e pjesës së djathtë paraqiten tre nëndosjet dhe 2 skedarret, që janë pjesë përbërëse e dosjes Leksione. Është me rëndësi të kuptohet krijimi i dosjeve të reja në dritaren Windows Explorer. Për krijimin e dosjes së re në diskun lokal C duhet të klikoni në Lokal Disk C, në pjesën e majtë të dritares Windows Explorer. Në menynë kryesore klikoni në File dhe pastaj opsionin New dhe në fund klikoni Folder riemërtoni dosjen e re me emër Administrata.

Dosja e re është krijuar me emër fillimisht të emërtuar New Folder. Emri i dosjes duhet të jetë logjik dhe i përshtatshëm me llojin e skedarëve që përmbahen në të. Në mënyrë të ngjashme, brenda dosjes mund të krijohen nëndosje të ndryshme, në mënyrë që të kemi një strukturë të degëzuar dhe hierarkike të dosjeve. Vetitë e dosjeve mund të shikohen nga dialogu i vetive të dosjes, që quhet Folder Properties. Që të hapet ky dialog duhet të selektoni dosjen fillimisht. Në menynë kryesore klikoni në File dhe pastaj në Properties Në këtë dialog mund të shihen veçoritë e ndryshme të dosjes, si: madhësia e dosjes, vendi ku gjendet dosja, data dhe koha kur dosja është krijuar, si dhe numri i përgjithshëm i skedarëve në dosje. Që të mbyllet ky dialog, klikojmë në butonin OK. Çdo skedar në kompjuter ruhet në formatin e veçantë, në varësi të funksionit të tij. Formati i skedarit dallohet për nga prapashtesa ose shkronjat që paraqiten pas emrit dhe pikës së skedarit.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

28

Në figurë është paraqitur një dritare e dosjes, e cila përmban tetë skedarë me prapashtesa të ndryshme. 1. bmp tregon skedarin e figurave që krijohet dhe shfrytëzohet nga aplikacionet grafike,

si, p.sh., Microsoft Paint. 2. doc tregon skedarin e dokumenteve që krijohen dhe shfrytëzohen nga aplikacioni

tekstual Microsof Word. 3. htm tregon skedarin e tipit html, i cili shfrytëzohet nga aplikacionet e webit. 4. mdb janë skedarë të bazës së të dhënave. Ky lloj i skedarit shfrytëzohet nga aplikacioni

Microsoft Access. 5. ppt është prapashtesa për skedarë prezantues, të krijuar dhe të shfrytëzuar nga

Microsoft Power Point 6. rtf tregon se skedari është i tipit "riched text file". 7. txt tregon se skedari është i tipit tekst, që shfrytëzohet dhe krijohet nga aplikacionet

tekstuale, si p.sh., Microsoft Notepad. 8. xls tregon se skedari krijohet dhe shfrytëzohet nga aplikacioni Microsoft Excel. Çdo skedar ka vetitë dhe karakteristikat e veta, që mund të shihen nëpërmjet dialogut Properties. Që të hapet ky dialog për Kompania.doc selektohet dokumenti Kompania.doc dhe në menynë kryesore dhe klikohet në File. Nga opsionet e paraqitura klikohet në Properties. Në këtë dialog mund të shihen vetitë kryesore të këtij dokumenti, si: tipi, lokacioni dhe madhësia. Po ashtu, në pjesën e poshtme të kësaj dritareje mund të shihet

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

29

edhe koha kur është krijuar dhe është modifikuar dokumenti. Që të mbyllet ky dialog, klikojmë në butonin OK.

Në rast se skedarit ose dosjes duhet t'i jepet një emër tjetër për përshkrim më të saktë, ose për përmirësim të gabimit në emrin ekzistues, skedarët dhe dosjet mund të riemërtohen. Në rast se duam ta riemërtojnë skedarin, atëherë selektojmë dokumentin Kompania.doc (klikojmë në të) në dritaren Windows Explorer në menynë kryesore të dritares klikojmë në File dhe pastaj opsionin Rename. Nga tastiera shkruani emrin e ri Oragnizata.doc. Në këtë mënyrë është bërë riemërtimi i dokumentit nga Kompania.doc në Organizata.doc. Në mënyrë të njëjtë mund të bëhet edhe riemërtimi i dosjeve dhe skedarëve të tjerë që gjenden në dritaren Windows Explorer. Që të mbyllet dritarja Windows Explorer, klikojmë në butonin Close. Për të paraqitur listën e file-ve të cilët i kemi shfrytëzuar së fundi atëhere shfrytëzojmë menynë Start -> My Recent Documents dhe kemi një listë në të cilën janë ruajtur skedarët e hapur së fundmi nga përdoruesi. Kjo listë na ndihmon në shumë raste për gjetjen dhe shkurtimin e rrugës së gjetjes së dokumentit (file) të përdorur me parë.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

30

1.2 . Kopjimi, prejra dhe fshirja e skedareve Nganjëherë do të nevojitet të bëhet kopjimi i skedarit, ose grupit të skedarëve dhe vendosja e tyre në vende të caktuara të diskut të ngurtë. Në këtë rast skedari së pari duhet të selektohet, ndërsa nëse selektohet një grup skedarësh, atëherë tasti Ctrl (Control) duhet të shtypet gjatë selektimit.

Që të bëhet kopjimi i një grupi të skedarëve në figurë në dritaren Windows Explorer klikohet në dosjen Raportet Mujore në anën e djathtë të dritares. Duke e mbajtur tastin Ctrl të shtypur, klikohet mbi skedarët Janar, Maj dhe Mars për t'i selektuar ata. Në menynë kryesore të dritares Windows Explorer klikohet në Edit dhe pastaj nga opsionet e paraqitura klikohet në Copy. Klikohet në dosjen Jan-Mars, në anën e majtë të dritares Windows Explorer, për të hapur përmbajtjen e kësaj dosjeje. Në menynë kryesore të dritares Windows Explorer klikoni në Edit dhe pastaj nga opsionet e paraqitura klikoni në Paste.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

31

Në këtë rast skedarët e selektuar nga dosja raport janë kopjuar në dosjen Jan-Mars. Po ashtu, mund të vërtetohet se skedarët e selektuar ende gjenden në dosjen raport. Në vend të kopjimit, nganjëherë do të nevojitet zhvendosja e skedarëve ose e grupit të skedarëve nga një dosje në tjetrën. Që të bëhet bartja e skedarit, ai duhet të selektohet, ndërsa për selektimin e një grupi të skedarëve, duhet të shtypet tasti Ctrl (Control).

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

32

Që të bartim një grup të skedarëve në figurë në dritaren Windows Explorer klikojmë në dosjen raport në anën e djathtë të dritares, duke e mbajtur tastin Ctrl të shtypur, klikojmë në skedarët Prill, Maj, Qershor, për t'i selektuar ata. Në menynë kryesore të dritares Windows Explorer klikojmë në Edit dhe pastaj, nga opsionet e paraqitura, klikojmë në Cut. Në këtë rast tre skedarët e selektuar nuk gjenden më në këtë dosje, por ruhen përkohësisht në kujtesën e përkohëshme të kompjuterit. Klikoni në dosjen Prill-Qer, në anën e majtë të dritares Windows Explorer, për të hapur përmbajtjen e kësaj dosjeje.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

33

Kjo dosje përmban tashmë skedarin Raportet. Në menynë kryesore të dritares Windows Explorer klikoni në Edit dhe pastaj, nga opsionet e paraqitura, klikoni në Paste. Në këtë rast skedarët e selektuar nga dosja raport janë bartur në dosjen Prill-Qer. Po ashtu mund të vërtetohet se skedarët e selektuar më nuk gjenden në dosjen raport. Nëse kërkohet heqja e përhershme e skedarëve dhe dosjeve, shfrytëzohet opsioni Delete nga butoni File i menysë kryesore. Për shembull, që të bëhet fshirja e skedarit Raportet të dosjes Prill-Qer në figurë, klikoni në dosjen Prill-Qer në dritaren Windows Explorer. Selektoni skedarin Raportet, në menynë kryesore klikoni në File dhe, nga opsionet e paraqitura, klikoni Delete. Pas kësaj ju paraqitet dialogu që ju pyet se jeni të sigurt që dokumentin dëshironi ta dërgoni në Shportën e riciklimit (Recycle Bin). Klikoni butonin Yes.

Qendra “ABRAHAM LINKOLN”

34

Me këtë është bërë fshirja e skedarit Raportet nga dosja Prill-Qer. Në mënyrë të ngjashme mund të bëhet edhe fshirja e një grupi të skedarëve ose dosjeve. Që të mbyllet dritarja Windows Explorer, klikojmë në butonin Close, i cili gjendet pranë titullit të dritares. Recycle Bin përmban të gjithë skedarët dhe të gjitha dosjet e fshira, prandaj përmban edhe skedarin e fshirë Raportet. Këta skedarë dhe këto dosje po ashtu ruhen në hard disk, prandaj është e nevojshme heqja e përhershme e tyre.

Që të hapim përmbajtjen në Recycle Bin, klikojmë dy herë në ikonën Recycle Bin në Desktop. Dritarja e kësaj ikone hapet dhe, përveç skedarëve dhe dosjeve të tjera të fshira, përmban edhe skedarin Raportet. Në menynë kryesore të kësaj dritareje, klikojmë në File dhe, pas opsioneve të paraqitura, klikojmë në Empty Recycle Bin. Pastaj paraqitet dialogu, që na pyet nëse jemi të sigurt për këtë hap. Klikojmë në butonin Yes të këtij dialogu. Kur të fshihen skedarët dhe dosjet nga

Recycle Bin, ato hiqen në mënyrë të përhershme nga hard disku.Që të mbyllim dritaren Recycle Bin, klikojmë në butonin Close të kësaj dritareje.