historia e institucione jurdike dhe shtetrore

27
Historia e institucioneve juridike dhe shtetrore 1.STUDIMI I SE DREJTES NE PERIUDHEN ANTIKE:Ne periudhen antike e drejta kryesisht eshte studiuar ne menyre dogmatike dhe ekzegetike.Te dhenat mbi shtetin jane me te hershme dhe me te bollshme sepse shumica e historianeve duke shkruar historine politike te nje vendi apo nje populli kane dhene mjaft te dhena mbi historine e atij shteti konkret. SOKRATI:(Fillimi i shek.IV p.e.r) merrej edhe me shqyrtime teorike dhe filozofike mbi shtetin dhe politiken,andaj per kete qellim bente klasifikimin e formave te shtetit,formave te qeverisjes dhe te sistemeve politike. PLATONI:Nxenesi i Sokratit themeloi shkollen filozofike akademia dhe me teper mirret me problemet teorike dhe filozofike te shtetit dhe te politikes. ARISTOTELI:Ne kete aspekt me se largu kishte shkuar vet (384-322 p.e.r)”shqyrtimet e tij teorike te shoqerise dhe shtetit skllavopronar e rangojn kete ne radhen e teoricieneve me te spikatur antik mbi shtetin,kurse veprat e tij nga lemia e historise dhe politikes e ngritin ne historianin e pare te shtetit dhe se drejtes.Teorite e veta mbi shtetin ky i bazoi ne shqyrtimin e historise se shume poliseve greke (me shume se 150)Vepra e tij Kushtetuta e athines paraqet

Upload: ediberisha1

Post on 22-Oct-2015

325 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Temat e zgjedhura nga Profesor Nuri Bexheti

TRANSCRIPT

Page 1: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

Historia e institucioneve juridike dhe shtetrore

1.STUDIMI I SE DREJTES NE PERIUDHEN ANTIKE:Ne periudhen antike e drejta kryesisht eshte studiuar ne menyre dogmatike dhe ekzegetike.Te dhenat mbi shtetin jane me te hershme dhe me te bollshme sepse shumica e historianeve duke shkruar historine politike te nje vendi apo nje populli kane dhene mjaft te dhena mbi historine e atij shteti konkret.

SOKRATI:(Fillimi i shek.IV p.e.r) merrej edhe me shqyrtime teorike dhe filozofike mbi shtetin dhe politiken,andaj per kete qellim bente klasifikimin e formave te shtetit,formave te qeverisjes dhe te sistemeve politike.

PLATONI:Nxenesi i Sokratit themeloi shkollen filozofike akademia dhe me teper mirret me problemet teorike dhe filozofike te shtetit dhe te politikes.

ARISTOTELI:Ne kete aspekt me se largu kishte shkuar vet (384-322 p.e.r)”shqyrtimet e tij teorike te shoqerise dhe shtetit skllavopronar e rangojn kete ne radhen e teoricieneve me te spikatur antik mbi shtetin,kurse veprat e tij nga lemia e historise dhe politikes e ngritin ne historianin e pare te shtetit dhe se drejtes.Teorite e veta mbi shtetin ky i bazoi ne shqyrtimin e historise se shume poliseve greke (me shume se 150)Vepra e tij Kushtetuta e athines paraqet historin e kushtetueshmeris apo historine e shtetit te athines.

2.STUDIMI I SE DREJTES NE PERIUDHEN E KRISHTERIMIT TE HERSHEM:Krishterimi u zhvillua si ideologji e te shtypurve dhe te perbuzerve.

Shen Augustini:(354-430) Ishte mendimitari me i madh kishtar i asaj kohe.Ky mendimtar ua vuri themelet pikpamjeve te me vonshme kristiane mesjetare mbi boten dhe me nje fare menyre u mor edhe me edhe me qeshtjet e historis se se botes e veqmas me historin e disa shteteve .Vepra e tij ishte De civitate dei(Mbi shtetin e perendis 22 libra)te cila kishin per synim te shpjegonte planet dhe qellimet e hyjnis.Sipas augustinit egzistonin dy shtete Njeri Laik ku mbreteronte e keqja dhe mekati dhe shteti i dyte kisha e krishtere qe e konsideronte si mbreteria

Page 2: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

e hyjnis ne toke.Ai thoshte se shteti ka te drejten e dhunes ne qeshtjet fetare te cilat me vone paten pasoja tragjike kur filluan te praktikohen kunder heretikeve dhe herezive te ndryshme.

KODI I JUSTINIANIT:Ne pjesen perendimore te Azise paraqitet ISLAMI si religjion dhe ideologji e re i cili fillon ta pervetsoj trashigimin mendore antike dhe keshtu ndermjet shekujve VIII-XII krijohet kultura klasike islame,kurse prej shek. XII ndermjet kultures se zhvilluar árabe Evropa fillon te arrij ate shkalle te zhvillimit kulturor dhe shkencor sa qe mund te merrte modelet antike te kultures dhe shkences.

3.GLOSATORET:Quheshin glosatore sepse shkruanin ndermjet rreshtave(Inter Lineas)ose ne margjinat e tekstit(In Margine)verejtjet,komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendine e institucionit juridik konkret.Keta vepronin keshtu per te kursyer pergamenen shume te shtrenjt te atehershme kurse shenimet e tyre quheshin glossa; andaj keta edhe quheshim GLOSATORE(Shkolla e Glosatorve)

POSTGLOSATORET(KOMENTATORET):Prej shek.XIII deri XVI merren me shqyrtimin e glosave dhe me eleminimin e kunderthenieve te tyre.Kontibut te madh ne kete drejtim kane dhene Juristet e Perugjias,Pavijes,Padoves dhe Bolonjes.Keta i shqyrtonin komentonin dhe krahasonin glosat e ndryshme qe benin fjale per te njejtin institucion juridik nga Korpus Jurisi per te krijuar nje mendim te pergjithshem juridik te glosatoreve.Nder postglatoret me te rendesishem kane qene :Cinus de Pistoja,Bartolus de Sassoferata,Baldus de Ubaldis.

4.SHKOLLA E SE DREJTES NATYRALE:Themelues i se drejtes natyrale eshte juristi,filozofi dhe diplomati i njohur holandez Hugo Grotius(Grocius 1583-1645) i cili ne vitin 1625 botoi librin e tij te njohur “Mbi te drejten e luftes dhe paqes”.

Perveq grotiusit perfaqsues eminente te kesaj shkolle jane edhe Hobsi,Loku,Ruso,Volteri,Volfi,Monteskije,enciklopedistet e te tjere.

HOBSI:Thote se te drejtat natyrale te njerzve te fituara me ane te lindjes gjithehere rrezikohen nga shoqeria e paorganizuar dhe thekson se njerzit ne shoqerine e paorganizuar jane armiq te njeri tjetrit.

Page 3: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

RUSO:Eshte me realist dhe mendon se konfliktet ne shoqeri vetem ateher kur paraqitet prona private me te cilen u krijua pabarazia e njerzve .Ne vepren e tij Kontrata Shoqerore ai thote se njerzit per ti ruajtur te drejtat e tyre duhet themeloj shteti por vetem me kushte qe te ja garantoj te drejtat e tjera.

LAJBNICI:(1646:1716) perveq zbulimeve te tij ne matematike dhe fizike ka merita te jashtzakonshme edhe per venien e themeleve te historise se te drejtes.Ne moshen 20 vjeqare botoi vepren e tij “Metoda e re se di duhet te studiohet dhe mesohet shkenca juridike”Sentenca e njohur e tij ishte”E tashmja eshte perplot me te kaluaren dhe e ngarkuar me te ardhmen”LAJBNICI dallonte historin e brendshme dhe te jashtme te se drejtes.Ne vitin ne 1693 botoi permbledhjen e dokumenteve te se drejtes nderkombtare “CODEX IURIS GENTIUM”

MONTESKIJEU:Jurisi i shquar francez (1689-1755) i cili beri perpjekje te shpjegoj lidhjen kauzale te faktoreve te ndryshem te zhvillimit historik te shoqeris dhe shtetit dhe ne kete fryme e shkroi vepren e tij te njohur”Mbi madheshtin dhe renien e Romes” kurse me 1748 botoi “Mbi frymen e ligjeve” Monteskijeu shkruante se ligjet duhet te jene te aferta per popullin te cilit i jane dedikuar dhe rralle ndodhe qe ligjet e nje populli te i pergjigjen popullit tjeter.Monteskieu duke analizuar kushtetuten e Anglis krijoi teorine mbi ndarjen e pushtetit:Ne pushtetin ligjvenes,pushtetin ekzekutiv dhe gjyqsor.

5.BURIMET dhe MONUMENTET HISTORIKE-JURIDIKE:Me burime kuptojme te gjitha ato material,fakte dhe te dhena qe na ofrojn njohuri per ndonje qeshtje.Burimet mund te jene te llojeve te ndryshme kur qeshtja te cilen e studiojm i takon se kaluares ateher materialet,faktet dhe te dhenat qe na ofrojn njohuri i quajm burime historike.Burimet historike ndahen ne tri grupe:1)Ne monumentet e kultures materiale 2)Ne dokumentet e shkruara 3)Burimet gojore.

MONUMENTET E KULTURES MATERIALE:Jane sendet e ndryshme te perdorimit personal dhe kolektiv siq jane:veglat e punes,armet,stolit,enet,objektet e banimit,varrezat,kockat e ndryshme.Ne baze te ketyre monumenteve mund te caktohet shkalla e zhvillimit te fuqive prodhuese dhe mardhenieve ne prodhim te popujve te ndryshem ne shkall te ndryshme te periudhes.Monumentet e kultures

Page 4: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

materiale jane burimi me i rendesishem i njohurive per periudhen parahistorike te zhvillimit te shoqeris njerzore.

DOKUMENTET E SHKRUARA:Jane burimet me te rendesishme historike,me te besueshmet,me te perdorshmet dhe me te shumtat.Dokumentet e shkruara ndahen ne Burime historike dhe burime historike juridike.Burimet historike behet fjale per dokumentin e shkruar qe tregon historin e shoqeris njerzore ndersa juridike jane dokumentet te cilat behet fjale per shtetin dhe te drejten.

Burimet historike-juridike quhen edhe monumente juridike dhe bejne pjes :ligjet,dekretligjet,urdheresat,kontratat,testamentet etj.

BURIMET GOJORE:Mund te ndahen ne kulturen shpirterore dhe ne kujtimet e aktorve te ngjarjeve dhe deshmitarve te kohes.Ne burimet e kultures shpirtrore hyjn:kenget,tregimet,legjendat dhe proverbat popullore.

Burime gojore jane me te pershtatshme dhe rendesishme per studimin e te drejtes zakonore ne baze te proverbave popullor P.sh “Kau lidhet per brina kurse burri per fjale”.

6.RREGULLIMI SHTETROR DHE E DREJTA NE EGJIPTIN E LASHTE:Egjipti i lashte eshte njeri nder shtetet me te vjetra dhe me te zhvilluara te lindjes se lashte.Ne luginen e lumit Nil ne mileniumin IV p.e.r u krijuan qytet-shtetet e quajtura nome.

Egjipti per nga forma e pushtetit shtetror ka qene monarki despotike e tipit oriental .Ne krye te shtetit qendronte monarku i trashegueshem i quajtur Faraon.

Ne personalitetin e tij ishin te njesuara tri pushtetet:legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqsor.Faraonin njerzit e rendomt nuk guzonin ta shikonin ne sy por te binin me fytyre per toke kur kalonte ai.Shefi i administrates se oborrit mbretror ishte Xhati..Sklleverit qe nuk mund ti mbijetonin deri se te perfundonte objekti te cilin kishin filluar punen quheshin sequer anh qe do te thote te varrosesh per se gjalli.

7.RREGULLIMI SHTETROR DHE E DREJTA NE BABILIONI:Babilonia per nga forma e pushtetit shtetror ka qene monarki despotike,unitare dhe centraliste .Qytet-shtetet e Mesopotamis deri ne kohen e bashkimit te tyre ne nje shtet te vetem kane qene shtete teokrate.Tempulli identifikohej me shtetin.Kryekleriku ishte

Page 5: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

shefi i shtetit kurse shtresa e klerikeve e perbente teokracine e qytet-shtetit.Ne krye te shtetit qendronte sundimtari i quajtur lugal i cili perfaqsone shtetin brenda dhe jashte ishte komandant suprem i ushtrise ishte i vetmi organ legjislativ si dhe kishte pushtetin me te larte administrativ por edhe ai ishte i kufizuar nga klasa sunduese skllavo pronare dhe veprimet e tij nuk guxonin te binin ndesh me ta .Nder funksionaret me te rendesisem ishte drejtuesi i pallatit mbretror NUBANDA.

Burimeet kryesore ne Babiloni kane qene: e drejta zakonore e cila ka qene burim kryesor I se drejtes ,ligjet,urdheresat.

Ligjet nxirreshin ne forme te urdheresave gojore te sundimtarit.

KODI I HAMMURABIT:Eshte nxjerre ne gjysmen e shek.XVIII p.e.r(1794-1750)Kete e nxorri sundimtari i babilonize Hammurabi andaj edhe quhet sipas emrit te tij.

Kodi i hamurabit eshte i shkruar ne gjuhen akade me alfabetin kuneiform dhe eshte i perbere nga tri pjese:Prej prologut ose hyrjes,tekstit normativ dhe epilogut apo pjeses perfundimtare.Hammurabi urdheron qe ligji i tij te zbatohet gjate jetes dhe vdekjes se tij.Ai i mallkon sundimtaret e ardheshem nesse ata nuk e zbatojn ligjin ose e ndryshojn ate.Teksti normativ perbehet prej 282 neneve.Kodi eshte i gdhendur ne nje shtylle guri te bazaltit te gjate 2.25m aty eshte e gdhendur edhe figura e Hammurabit dhe eshte zbuluar ne vitin 1901/1902 ne iran.

8.RREGULLIMI SHTETROR DHE E DREJTA NE SHTETIN E ATHINES:Prej themelimit te shtetit e deri ne reformat e Solonit Athina ka qene republike aristokratike kurse prej reformave te permendura e deri ne fund te te ekzisitimit te shtetit te pavarur republike demokratike-skllavopronare.Deri ne reformat e solonit organet kryesore te pushtetit shtetror qendror kane qene 9 arkondet dhe aeropagu kurse kuvendi popullor i te gjithe athines nuk ka ekzistuar.

NENTE arkondet kane qene organ administrativ dhe ekzekutiv.Ne fillim ekzistonte vetem nje arkond (arhon Bazilej) qe ngrihej mbi pushtetin fisnor dhe i kishte te gjitha atributet e shefit te shtetit,ishte komandant suprem i forcave supreme.

Page 6: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

Zgjidhej me short nga kater kandidatet e propozuar prej seciles file nga nje me mandat per tere jeten,numri i puneve qe duhej te kryente Arkond Bazileu(Bazileusi i perbashkt) rritej gjithne dhe ai vetem nuk mund ti kryente andaj per keto shkaqe q enga shek.IX u vendos qe krahas tij nje arkond tjeter Arkond Polemarh si komandat i ushtrise pasi qe arkond bazileu ne pleqeri nuk mund te komandonte ne ushtri.Me vone zgjidhet edhe nje arkond tjeter(arhon eponymos) per qeshtje administrative dhe pune gjyqsore.Mandati i perjetshem i arkondeve filloi ti cenoj interesat e eupatrideve keshtu qe nga mesi i shek. VIII mandati i arkondeve kufizohet ne 10 vjet dhe askush nuk mund te zgjidhet dy here ne kete funksion.Por me vone ky mandat u shkurtua ne vetem nje 1 vit.

Aeropag quhet konsultimi i arkondeve aktual me ish-arkondet e cila u be e detyrushme.

Eklezia:tubimi i te gjithe popullit apo kuvendi popullor.Viti politik ne athine ndahej ne 10 prytani (delegacion qeverises)

BURIMET E SE DREJTES:Kane qene e drejta zakonore,ligjet,praktika gjyqsore dhe aktet e organe administrative te pushtetit.

DEGET E SE DREJTES:E drejta sendore,e drejta e detyrimeve,e drejta familjar dhe martesore,trashigimore,e drejta pendale dhe procedurale.

9.RREGULLIMI SHTETROR DHE E DREJTA NE SHTETIN E SPARTES:Per nga forma e rregullimit shtetror Sparta,prej fillimit e deri ne mbarim ka qene republike aristokratike skllavopronare.Organet kryesore te pushtetit qendror kane qene:Kuvendi popullor,dy mbreter,geruzia dhe pese eforet.

E drejta spartane ne krahasim me te drejten athinase ka qene me e pazhvilluar.Burim kryesor ka qene e drejta zakonore kurse ligjet e shkruara kane qene me te pakta .Ne burimet historike permenden Ligjet e Likurgut,themelusit legjendar te shtetit spartan.Veprat penale ndaheshin ne Publike dhe Private keshtu qe edhe vrasja konsiderohej qeshtje private.Ekzistonin denimet me gjobe,me vdekje,debimi nga vendi por nuk njiheshin denimet fizike e as denimet me heqje te lirise.Helotet ishin sklleverit.

Page 7: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

10.SHTETI I FRANKEVE:Eshte nje shtet tipik i feudalizmit te hershem dhe i takon grupit te “mbreterive barbare”.U krijua ne menyre indentike si te gjitha shtetet tjera barbare dhe qendroi shume me gjate se shtetet tjera.Zhvillimi historik i Frankeve ndahet ne dy periudha:Ne periudhen e merovingeve dhe karolingeve.

Shtetet barbare u krijuan si rezultat i ndikimit reciproque te elementeve patriarkale,elementeve skllavopronare dhe feudale.

Feudalizmi:Fjala feudalizem vjen nga fjala gjermane fief qe do te thote prone bujqesore ne feudalizem bujqesia eshte dega kryesore e ekonomise.Shoqeria feudale perbehej prej klasave themeloreve:feudaleve dhe bujkroberve.Brenda klases feudale ekzistojn kategori te ndryshme siq jane fisniket laik dhe kishtar.Ne shoqerine feudale kisha eshte fator shume i rendesishem shoqror dhe politik.

Dallojm ter tipa shtetesh dhe sistemesh feudale:1)Mbreterite barbare 2)Shteti arab 3)Bizanti.

LIGJI I SALIKEVE:Ka qene nje nder ligjet me te vlefshme barbare i cili paraqet nje permbledhje te se drejtes zakonore te fisit salik,i cili eshte bere ne tri versione:Versioni i pare i tij me 65 nene u redaktua ne fillim te shek.VI ne fund te sundimit te Klodevikut dhe quhej “Pactus Legis Salicae” ligji eshte i shkruar ne gjuhen latine por disa nenê te tij mbajn mbititullin “malb”dhe pjeserisht jane te shkruajtura ne gjuhen franke.Redaktimit me vone ju shtuan edhe disa nenê deri ne 107 ndersa gjat sundimit Karlit Te Madh u be redaktimi definitiv dhe ai version ka vetem 70 nene.

11.KALIFATI ARAB NE NE VESHTRIMIN HISTORIK:Institucionet shtetrore juridike e politike si dhe maredheniet feudale ne shtetin arab ndryshojn nga ato te evropes perendimore sepse ky shtet nuk u krijua si rezultat i shkrirjes dhe ndikimit reciprok te elementeve skllavopronare romake qe gjendeshin ne fazen e shkatrrimit e as kontinuitet si bizanti por krijohet ne menyre autoktone.Ne shek.V-VI jetonin arabetne shoqeri primitive me nje organizim klaso-fisnor.Njesia me e madhe ka qene fisi.Fisi ndahej ne klane keto ndaheshin ne vllazeri ndersa njesia me e vogel ka qene familja.Fisi kishte kryetarin te quajtur sheik pastak ekzistonte kuvendi i fisit dhe keshilli i fisit qe perbehej nga kryetaret klaneve.Ne

Page 8: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

kete periudhe aristocracia fisnore merrej me tregti te brendshme dhe tranzitore dhe qe nga índia e deri ne abesini.Aristokracia fisnore e pasur nga tregtia mirrej edhe me fajdexhillek,ndersa shum njerz te lire,te varfer per shkak se nuk mund te kthenin borxhin e humbnin lirin dhe shendrroheshin ne skllever te borxhit.Keshtu shoqeria diferencohej ne shtres te pasur dhe te varfer .Si rezultat i ketij zhvilllimi u krijuan disa qytete te rendesishme si:Meka,Medina,Taifi,Jemeni.Ne krye te qytetit qendronte Sundimtari qytetit.Ne kete periudhe paraqitet Muhamedi i cili pas misionit te tij 10 vjeqar te perhapjes se islamizmit dhe pas largimit te tij nga meka ne medine i hyri punes per te organizar qytet-shtetin e meines si shtetin e pare islam.Ai perpiloi nje shkrese(kitab)qe njihet si karta e medines qe paraqet jo vetem kushtetuten e pare te shtetit islam por edhe kushtetuten e pare te shkruar ne cilindo shtet te botes.Kalifati arab e arriti kulminacionin e zhvillimit ne gjysmen e shek.VIII dhe gjate shek.IX ku u shtri ne tri kontinente(Azi,Afrike dhe Evrope).Ne shek.X fillin shkatrrimi dhe copetimi i Kalifatit Arab i cili ne vitin 1258 me pushtimin e bagdadit nga ana e mongoleve shkatrrohet definitivisht dhe e humb pavarsin.

12.RREGULLIMI SHTETROR I KALIFATIT ARAB:Ne krye te shtetit arab qendronte KALIFI fjale e cila ka kuptimin e trashigimtarit,zevendsuesit dhe perfaqsuesit te profetit.Menyra e ardhjes se kalifit ne fron ka qene e parregulluar pasi qe muhamedi nuk kishte pasardhes mashkull.Ne shek VII sekti radikal harixhetet kerkonte qe kalif mund te zgjidhej qdo musliman i lire por momenti vendimtar ka qene deshira e kalifit e shprehur me testament.Perveq kalifit nder organet shtetrore ka ekzistuar edhe kuvendi i te gjithe sheikeve i quajtur SHURA qe merrnin vendime mjaft te rendesishme.

13.RREGULLIMI SHTETROR DHE E DREJTA NE PERANDORINE BIZANTINE:Deri ne shek.VII rregullimi shtetror ishte i njejt me ate te periudhes se dominatit e reformuar nga Diokleciani dhe Konstantini I Pernga.Per nga forma e pushtetit Bizanti ka qene Monarki Despotike(autokratike) me karakter te theksuar teokrat.Perandori deri ne shek VII mbante tituj te ndryshem romak si Imperatot,augustus,ceasar ndersa prej ketij shek quhej me tituj grek:Bazileus,autokrator.Monarku me sakte perandori ishte shef i shtetit perfaqsonte shtetin brenda dhe jashte ishte komandant i forcave te armatosura

Page 9: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

vendoste per paqen dhe luften e te ngjashme.Ne bizant posti i perandorit asnjeher nuk u be i treshegueshem juridikish,mirpo Perandoret ia caktonin vetes nje bashk sundimtar zakonisht nga radhet e te afermeve te vet.Ne ate periudhe ekzistonte senati qe pas shkatrrimit te romes quhej sinkliti cili ushtronte disa funksione:formalisht e vertetonte trashigimtarin e perandorit dhe e zgjidhte me pjesmarrjen e ushtrise.Nga fusheveprimtaria legjislative senati nxirrte akte ne forme te propozimit apo keshilles qe quheshin senatus consulta.

E DREJTA:E drejta bizantine bazohej ne kodifikimin e justinianit.Ne bizant burimet kane qene ligjet me konstitucionet e perandoreve te quajtura novela e me vone nomoi perveq ketyre ishin dhe bulat te tjera burime me te rendesishme te se drejtes paraqiten edhe nomokanonet si dhe ligjet e qe ishin:Ligji agrar,ligji ushtarak,ligji detar.

14.E DREJTA KANONIKE:Eshte e drejte kishtare dhe bien ne te drejten e pergjithshme.Kjo e drejt ka nje varg burimesh qe paraqesin nje sistem te veqante te se drejtes.Kulmin e zhvillimit e arrin ne france ne shek.XIII.

BURIMET THEMELORE:Jane (Shkrimi i shenjte,Tradita apostolike dhe kishtare,Legjislacioni kishtar dhe e Drejta zakonore)prej tyre shkrimi i shenjte ose bibla eshte burim themelor i te drejtes kanonike.

BURIMET E VEQANTA:Si burim plotesues i se drejtes kanonike sherben edhe e drejta romake si dhe Dekreti i Gracianit,Gregoriana ose sexta,Liber Sextus,Clementina,Corpus iuris canonici etj.

15.PERANDORIA OSMANE:

RREGULLIMI SHTETROR:Ne periudhen e feudalizmit sheti osman per nga forma e pushtetit shteteror ka qene monarki absolute(Despotike) me karakter te theksuar teokrat.Ne fillim shteti osman ka qene mbreteri(monarki)mirpo me zgjerimin e saj dhe forcimin fillon te njihet si Perandoria Osmane.Sulltani ose padishau ka qene organi me i larti dhe me i vjetri .Padishahet fitojn titullin e kalifit behen mbrojtes te islamizmit.Padishau kishte pushtet te pakufizueshem.Funksionaret e larte radhiteshin ne kater pozita:(Veziret,Kadiaskeret,Defterdaret dhe Nishangjinjet)te cilet quheshin kater shtyllat e Perandorise

Page 10: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

STRUKTURA EKONOMIKE-FEUDALIZMI OSMAN:Sistemi feudal osman paraqitet si forme e mardhenieve prodhuese ne degen kryesore te ekonomise por njekohsisht paraqitet edhe si forme e organizimit te ushtrise osmane kalorsiake-spahinjeve.Ne territoret e pushtuara ku feudalet vendas ishin zhdukur ose debuar ua ofronin luftetareve te vet token si lene ushtarake me kusht qe keta te kryenin sherbime ushtarake.

SISTEMI GJYQSOR:Territori i perandorise ndahej ne njesi themelore gjyqsore te quajtura KADILLEQE.Te gjithe gjyqtaret rradhiteshin ose klasifikoheshin ne kategori ose grupe(Mullat e medhenj,mullate e vegjel,Myfetishet,Kadijt dhe naibet).

SHERIATI:Eshte e drejte teokratike islame dhe eshte e paprekshme edhe e pa zevendesueshme.E drejta e sheriatit ndryshe quhet fikh.Fjala sheriat vjen nga fjala sherie qe do te thote rruge e drejt,e shpetimit.Juristet e sheriatit quhen myxhtehid. E drejta e sheriatit parashihte hakmarrjen natyrisht ne qofte se nuk arrihet pajtimi. Ne qofte se nuk arrihej marrëveshja per shpagim atehere zbatohej hakmarrja sipas parimit sy per sy – dhemb per dhemb

BURIMET THEMELORE:Te se drejtes se sheriatit jane (Kurani,Hadithi ose tradita,Ixhma ose doktrina dhe Kijas ose analogjia turke.

BURIMET PLOTSUESE:Jane Er-rei dhe urf-adet

Er-rei me te cilin zgjidhet rasti konkret ne baze te arsyes ose sipas ndergjegjes se gjyqtarit

Urf-adet eshte e drejta zakonore e nje bashkesie shoqerore.

SHKOLLAT JURIDIKE:Shkollat me te njohura ishin (Hanifi,Maliki,Shafi dhe Hanbeli).

Shkolla Hanifite u themelua në Kufe të Irakut nga Imami Azam ebu Hanifi. Kjo ka qënë shkolla më e rendësishme dhe më e përhapura në botën islame. Ebu Hanifi mësimet e veta i përhapte me anë të ligjeratave gojore, por kishte shkruar edhe librin mbi mendimin juridik(Kitabure). Shkolla hanifite karakterizohet me faktin se e pranon evolucionin e te drejtes me rastin e interpretimit nuk kufizohet ne kuptimin gramatikor por ne brendin e dispozitave juridike dhe ne fund zbrazëtirat juridike i

Page 11: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

plotëson me ndihmen e analogjise, te krijimit sipas rezonimit te lire (er-rej dhe te drejtes zakonore. Kjo eshte shkolla me liberale ne islam.

16.KARAKTERISTIKAT E RREGULLIMIT SHTETROR NE SHTETET LIBERALE:Ne kete periudhe trajtat themelore te qeverisjes kane qene:monarkite dhe republikat.

MONARKIA ABSOLUTE:Gjendet ne rusi dhe turqi deri ne fazen e reformave pastaj edhe ne austri si ish piemont I vendeve gjermane.

Monarkin kushtetuese e kane perjetuar kryesisht franca ne faza te caktuara pas revolucionit borgjez dhe anglia.

SHTET UNITARE:Jane ato shtete te cilat ne perberjen e te cilave nuk figurojn njesi federale apo njesit e tjera shteterore.Ne keto shtete nuk eshte i shprehur pushteti i decentralizuar.Ky tip i shteteve eshte i shprehur tek franca,italia,spanja,turqia,izraeli,portugalia,norvegjia etj.

SHTETET E PERBERA:Karakterin e tyre e shprehin ne dy modele te rregullimit te tyre (Trajta konfederative dhe federative)

KONFEDERATA:Kane qene nent provincat anetare holandeze kur shpallen pavarsin me 1581 dhe krijuan nje konfederate te perbashkte me emrin REPUBLIKA E PROVINCAVE TE BASHKUARA.

FEDERATA:Pjese e saj kane qene Gjermania,austria,zvicra etj.

17.PARIMET E SHTETIT LIBERAL:Ideja per ndertimin e shtetit te demokracis liberale do te vije si rezulat i zhvillimit te mendimit filozofik dhe avancimit te pergjithshem te koceptit dhe te parimeve mbi ndertimin e nje shoqerie te re.Parimet kryesore te filozofeve dhe dijetareve ishin Parimi mbi lirin dhe barazin e njeriut,parimi i sovranitetit,kushtetueshmeris,parlamentarizmit,shumepartishmerise,ndarjes se pushtetit etj.

SOVRANITETI I SHUMICES:Shpreh karakterin suprem te pushtetit shtetror ne krahasim me shtetet tjera.Ky term merr karakter te shumfisht si sovranitet

Page 12: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

nacional ku sovran eshte Kombi,Sovranitet popullor ku sovran konsiderohet populli si teresi totale e qytetareve etj.

KONSTITUCIONALIZMI:Per nga kohe lindja e tyre dallohen kushtetutat e historike tipi i dyte eshte kushtetuta e shkruar dhe kushtetutat e gjata.Dallohen edhe ty kushtetuta per nga qendrueshmeria e tyre:Kushtetutat e ngurta(rigjide)dhe kushtetutat elastike(fleksibile).

PLURARIZMI POLITIK:Kishe per qellim ndarjen e pushtetit duke dalluar pushtetin despotik monarkik dhe pushtetin republikan.Te cilat edhe kane qene mbizotruese ne ate kohe pasi qe ne shtetin liberal edhe ne fazat e mevonshme ndarja e pushteteve nuk ishte realizuar per shkak te tendencave te grabitjes se ndersjellt te kometencave ndermjet organeve te pushtetit.Keto veprime te cilat veprojn mbi kete baze marrin karakterin e regjimeve militare-huntave ushtarake etj.

18.BRITANIA E MADHE NE KONTEKSTIN HISTORIK:

MBRETI:Ne shekujt XII dhe XII anglia qeverisej nga mbreterit anglo-norman edhe nga ata azhuin ku ne pallatin mbretror flitej frengjishtja.

KARTA E MADHE E LIRIVE:Ne vitin 1215 baron anglez finalisht e detyruan mbretin anglez Johanin pa toke te nenshkruaj aktin me te rendesishem politik-juridik MAGNA CARTA LIBERTATUM e cila paraqet modelin e pare te kartes kushtetuese e cila afirmon fuqishem parimin e perfaqsimit ne organin shtetror e cila ne fazen e pare u quajt Magnum Concilium dhe me vone Parlament.

DHOMA E LORDEVE PARLAMENTI:Parlamenti anglez nga shek.XIV e ketej ndahej ne strukuren e vet dy dhomeshee cila perbehej prej:Dhomes se larte apo dhomes se lordeve dhe dhomes se ulet apo dhomes se komunave e cIla perbehej prej deputeteve.

19.REVOLUCIONI BORGJEZ:Ndermjet Mretit dhe ParlamentitPJESEMARRESIT:Pjesmarrsit ne anen e e MBRETIT kane qene aristocracia feudale,kreu i larte i kishes anglikane dhe nje pjese e borgjezis qe kishte lidhje me oborrin mbretror qe emertoheshin si kavalier ndersa kundershtaret quheshin kokerrumbullakaet ne anen e PARLAMENTIT ishte borgjezia e re angleze,nje pjese

Page 13: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

e qytetarise,nje pjese e madhe e puntorise dhe e fshatarsis e cila kembngulte te bente reforma te medha brenda kishes qe cilesoheshin si presbiterian(te vjetrit) apo partia e thesarit.

NGJARJET KRYESORE:Ne fillimet e revolucinet demet ishin ne ane te ushtrise se parlamentit e cila tregonte pavendoshmeri te cilat ishin rezultat i i pa aftesive dhe luhatjeve te medha gjate operacioneve te komandantit te saj kryesor Kontit Essex mirpo ne vitin 1645 kur kur komanda e ushtrise se parlamentit iu dorzua Oliver Kromwelit filloi te bem hapa reformues duke bere nje sistem te ri ushtarak i cili largoj komandantet e me parshem dhe ne vend te tyre emeroi Komandant te rinje FAZA E DYTE ne angli do pershkohet per ndermarrjen e reformave politike me tendencat paralele qe shpreheshin te rrymimet e caktuara politike siq ishin presbiterianet per te hyr ne kompromis me mretin e cila sjelli konfliktin e drejtperdrejt me indepedentet dhe krahun e tyre te cilsuar si leveleret te cilet i sulmuan rrept autoret e projektit per kompromi me mbretin te quajtur (Bazat per marrveshje)e cila siguronte mbizotrimin e shtresave te larta.Levleret bem nje projekt (Marrveshje e Popullit)qe kishte karakterin e nje kushtetute te shkruar ku do behej thyerja dhe debimi i nje numri te madh te kundershtarve (Presibiterian) qe ishin perkrahes te mbretit.

20.PROTEKTORATI I OLIVER KROMUELLIT:Pas qerimit te hesapeve me levleret dhe digeret.Kromweli do ta forcoje me shume pushtetin e tij.Ne korrik te 1653 ai shperndan parlamentin e gjate dhe pastaj ben perpjekje per ta ndertuar nje parlament te ri,i cili do te kete gjithsej 144 antare dhe do te quhej Parlamenti i Berboneve qe zgjate vetem disa muaj dhe shperndahet .Me vone Oliver Kromweli do ta therras nje parlament te ri qe perbehet vetem prej ithetareve te tij te degjueshem me te cilet do ta hartoj kushtetuten qe do te miratohet nga kromweli(Instrumenti I Qeverisjes).Sipas kesaj kushtetute i gjithe pushteti legjislativ-suprem do te bartej ne nje person dhe popullin e tubuar ne parlament.Emri zyrtar i ketij ishte Lordi Protektor i Commonwealthit te anglis,skotlandes dhe irlandês ndersa funksionin e udheheqsit te pushtetit ekzekutiv dhe te pushtetit suprem administrativ te vendeve te theksuara do ta ushtroj Lordi Protektor me ndihmen e keshillit i cili nuk do te kete me shum se 21 dhe as me pak se 13 anetar.

Page 14: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

21.REVOLUCIONI I LAVDISHEM:Pjesëmarres ne revolucionin e lavdishem te Anglisë ishin Vigistet ne krye me Vilhem Oranzh i cili kishte pranuar ftesen per ta udhehequr Anglinë.Ne anen tjeter Jamesi II kishte pergatitur njesit e tyre ne krye me gjeneralin Churchil(Cerqil),Ngjarjet kryesore ndodhen kur gjenerali Churchil e tradhtoi mbretin e tij dhe kaloi ne anen e Vilhemit dhe ky akt e detyron qe James II veqse te lagohet nga Londra per te migruar me vone ne France.Kete proces ne te cilin nuk do te kete konflikt te armatosur ne histori do te emertojn si”Revolucion i Lavdishem”(Glorius Revolution).

22.RREGULLIMI SHTETROR I BRITANIS:Me revolucionin e lavdishem Anglia kishte hyre kishte hyre ne nje periudhe te re te ndertimit te saj shtetror dhe juridik.Ne kete kohe Anglia do te proklamohet MONARKI KUSHTETUESE.Sistemi kushtetues anglez ishte mbeshtetur dhe edhe sot mbeshtetet ne nje sere dokumentesh-aktesh juridike historike te karakterit kushtetues siq jane : Magna Carta Libertatum 1215 (Karta e madhe e lirive),Petition of rights 1628(Peticion i te drejtave)Instrument of Goverment 1653 (Mjetet e qeverise)Habeas Corpus Act i vitit 1679 dhe Bill of rights 1689.Te cilat kishin per qellim te sforconin kompetencat e mbretit ne relacion me parlamentin.Organet kryesore qe perbenin Anglin(Mbretrin e Bashkuar) ishin :Mbreti,Kabineti dhe Parlamenti.

23.SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES:SHBA-të u formuan shtet ne vete me ane te shkeputjes nga fuqite koloniale te kohes nga nje proces i gjate deri ne pergjakjen finale me fuqine kryesore koloniale Angline.SHBA ishte e perbere prej njerzve te ndryshem,kulturave,gjuheve,bindjeve te ndryshme religjioze por te cilet me kohe do ta arrijn synimin e tyre te perbashket per jete te pa cenushme dhe liri.Shba e fituan pavarsin e tyre ne fund te shek.XVIII ne kohen kur u be permbysja e sistemit feudal.SHBA kaluan tri faza te rendesishme te rrugtimit shtetror.FAZA E PARE:Fillon ne vitin 1776 si vit i pavarsis amerikane dhe do te zgjase deri ne luften secesioniste civile amerikane me 1866.FAZA E DYTE:Fillon nga perfundimi i kesaj lufte e deri ne luften e pare botrore.FAZA E TRETE:Qe do te zgjas sot e kesaj dite me nenfazat e veta te zhvillimit te me tutjeshem.

24.NENET E KONFEDERATES DHE KRIJIMI I FEDERATES:Kushtetura e re amerikane permban gjithsej 7 nene dhe ajo do te plotesohet me vone dhe me 27

Page 15: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

amandamente.Sipas kesaj kushtetute SHBA-të rregullohen si shtet i perbere-federate,me trajte republicane te pushtetit.Kushtetuta e SHBA e parasheh ndarjen e pushteteve si pushtete te ekuilibrit dhe kontrollit te tri pushteteve paralele:Te pushtetit perfaqsues legjislativ,me bartesin kryesor- Kongresin Amerikan te pushtetit Ekzekutiv ne krye me presidentin e SHBA dhe te pushtetit gjyqesor qe ushtrohet nga gjykata supreme.

25.RREGULLIMI SHTETROR I SHBA-ve:Kushtetuta amerikane cilesohet me tri elemente te rendesishme:Ndertimin e shtetit mbi bazat e ndarjes se pushteteve,krijimin e lidhjes se forte nga konfederata ne federate si shtetit i perbere dhe ruajtja e trajtes se qeverisjes-Republikes.

SISTEMI PRESIDENCIAL:Sipas kushtetutes amerikane ushtron pushtetin ekzekutiv.

Zgjidhet me mandat kater vjeqar,ne post mund te zgjidhen vetem personat qe kane lindur ne SHBA kete post nuk mund ta gezoj askush qe nuk eshte mbi moshen 35 vjeqare dhe qe nuk ka banuar ne Amerike per 14 vjet.Presidenti mund te zgjedhet vetem dy mandate perpos Frenklin Dellano Rosevelt I cili kishte tre mandate te plota per shkak te gjendjes se jashtzakonshme.Presidenti zgjidhet me vota te drejt per drejta dhe mandatet e tyre fillojn apo mbaroj me 20 janar ne mesdite.

KONGRESI AMERIKAN DY DHOMESH:Ne dhomen e perfaqsueseve behej perfaqsimi ne baze proporcionale sipas elektoratit ndersa ne senatin amerikan shtetet antare duhej te prezentoheshin me numer te barabarte.Ky kongres ushtron te gjithe pushtetin legjistativ.Dhomen e perfaqsuesve e perbejn deputetet (kongresmenet)e zgjedhur ne njesit federale sipas numrit te elektoreve ndersa senati perbehet nga dy perfaqsues te secilit shtet antar.

BALANCI I PUSHTETEVE:Kongresi amerikan aktualisht ka 435 kongresmen ne dhomen e perfaqsuesve ndersa ne senat ka 100 senator.Senati amerikan ka 16 komitete ndersa dhoma e perfaqsuesve 19.

26.FRANCA NE ZHVILLIM HISTORIK: Historia e Francës mund të thuhet së filloi me kontraten e Verdenit të vitit 843, me të cilën, pas shumë konflikteve të rrepta për pushtet ndërmjet pasardhësve të Karlit të Madh, shteti i Frankeve definitivisht u nda

Page 16: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

në disa shtete. Nga pjesa perëndimore u krijua Franca, në të cilën fliteshin disa gjuhë, në fillim gjermanishja e latinishtja (gjuha romane) e më vonë edhe frengjishtja me dy dialekte (verior dhe jugor). Në Francë kanë sunduar dinastia e Karolingëve, Kapetëve dhe dinastia Valoa.

DIKTATURA JAKOBINE : Me arrestimin dhe përzënien e shumicës zhirondine nga Asambleja (konventa nacionale), në të do të mbetet shumica e montanjarëve jakobinë. Kjo periudhë e udhëhequr nga lideri jakobin Robespieri do të konsiderohet edhe si periudhë e qeverisjes nacionale ose edhe si pika më e lartë e revolucionit. Me 24 qershor 1793, Konventa miraton Kushtetutën e re franceze e cila në histori do të cilësohet si Kushtetuta Montaniare. Me 13 korrik 1793 ishte vrarë Marat si dhe në Lion tri ditë më vonë ishte vrarë udhëheqësi jakobinë Shalve. Si rezultat i kësaj gjendje nga ana e zhirondinëve në qendra të ndryshme të Francës nga sulmët e paskrupullta ishin vrarë mbi 800 jakobinë. Gjatë kohës së diktaturës jakobine sipas të dhënave statistikore janë dënuar me vdekje rreth 17 mijë njerëz, shumica prej tyre mbi 80 % në regjione (në provincë), pas akuzës si “rebel”, “federalist” dhe si “tradhtarë” (vendeenne). Vetëm për 45 ditët e fundit para 27 korrik 1794 (IX Termidorit), në Paris ishin prerë në Gilotinë 1285 koka (1qershor-27 korrik).

PERIUDHA E NAPOLEONIT: Me ardhjen në pushtet të Napoleon Bonapartës, Kushtetuta e vitit 1795 u hoq nga fuqia sikur që në të njejtën kohë u suprimua edhe organi i atëhershëm ekzekutiv-Direktoriumi. Bonaparta menjëherë pas grushtshtetit të 9 nentorit (18 brymerit) 1799 dhe suprimimit të Kushtetutës dhe të Direktoriumit formon konsulatin të përbërë prej tre konsujve-si komision ekzekutiv ( i cili do të udhëhiqet nga konsulli i parë-vetë Napoleoni) e që i mori kompatencat e një qeverie të përkohshme deri në hartimin dhe miratimin e kushtetutës së re. Napoleon Bonaparta kishte hartuar vetë projektin e Kushtetutës e cila hyri në fuqi me 25 dhjetor 1799, në vitin e 8 të Republikës. Kjo Kushtetutë parashihte një sistem jashtëzakonisht të komplikuar elektoral i cili ishte I përshkruar me një shumëshkallëshmëri dhe i mbeshtetur në të drejtën e përgjithshme të votes. Kushtetuta e vitit 1795 respektonte parimin e ndarjes së pushtetëve. Sipas Kushtetutës së Bonapartës bartës i pushtetit legjislativ konsiderohen 4 organe paralele e që ishin: Këshilli Shtetëror, Trupi Legjislativ, Tribunati dhe Senati. Ndërsa faktori tjetër me rendësi të posaçme ishte Konsuli i pare i cili kishte iniciativen legjislative. Anëtarët e Këshillit shtetëror i emëronte Konsuli i pare. Në kompetencën e tyre ishte shqyrtimi i projektit të ligjit që pastaj të bartej në Tribunat që përbëhëj prej

Page 17: Historia e Institucione Jurdike Dhe Shtetrore

100 anëtarëve, të cilët zgjidhëshin nga ana e Senatit nga përbërja e listes nacionale. Sipas Kushtetutës së vitit 1799, pushtetin ekzekutiv e ushtronte Konsullati, i cili përbëhëj prej 3 -Konsujve. Mandati i Konsullatit ishte 10 vjet. Ai, udhëhiqej prej Konsullit të Parë, ndërsa dy Konsujt tjerë, më që bëhëj fjalë për personalitetin e Bonapartës, funksionet e tyre prej Konsulli, pothuajse tërësisht i kishin shkrirë në funksione këshilldhënëse. Me 1802 Bonaparta bënë një hap më tëpër në drejtim të forcimit të pushtetit të tij. Ai si përfaqësues i Republikës franceze zgjidhet në funksion të përjetshëm me plebishit.

27.BASHKIMI I GJERMANIS:Perfundimi i luftes franko-prusiane te vitit 1870 nga e cila lufte prusia doli fituese duke perfituar trofe te medha dhe armatim qe i kishte zene ushtrise se Napoleonit III.Me 14 korrik te vitit 1871 perandoria gjermane miratoi kushtetuten e re me te cilen kushtetute Fridrih Vilhelmi I mbreti i prusis u proklamua Perandor i Gjermanis.Perandori i shtetit kishte kompetenca te jashtzakonshme ,ai ishte komandat suprem i ushtrise dhe flotes gjermane.

Funksioni i dyte me i rendesishem ishte Kancelari i Perandorise i cili udhehiqte pushtetin ekzekutiv.

28.REPUBLIKA E VAJMARIT:Me 12 gusht te vitit 1919 ne qytetin e vajmarit u miratua kushtetuta e re gjermane me te cilen gjermania u proklamua REPUBLIKE PARLAMENTARE FEDERATIVE e perebere prej 17 shteteve.Me kushtetuten e vajmarit ne baze te parimit te ndarjes se pushteteve parashihen keto organe:Parlamenti gjerman,Kryetari(Reich),Qeveria dhe gjykata kushtetuese.

Parlamenti gjerman ndahet ne dy dhoma : Reichstagu dhe Reichstrat(Bundestrat)