gjykata e rrethit gjyqËsor gjirokastËr · gjykata e rrethit gjyqësor gjirokastër mbështetet...

2
Mars 2018. Ky bom u realizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i USAID-it Drejtësi për të Gjithë. Brendia e j nuk përfaqëson domosdoshmërish pikëpamjet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, USAID-it apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Bulevardi 18 Shtatori, Gjirokastër Tel/Fax: +355 84262292/ +355 84262550 Web-site: www.gjykata.gov.al/rrethi-gjirokastër E-mail: [email protected] GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR

Upload: others

Post on 31-Jul-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR · Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër mbështetet në këtë projekt nga këta partnerë dhe institucione: Në fushën e së drejtës,

Mars 2018. Ky botim u realizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i USAID-it Drejtësi për të Gjithë. Brendia e tij nuk përfaqëson domosdoshmërish pikëpamjet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, USAID-it apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Bulevardi 18 Shtatori, Gjirokastër Tel/Fax: +355 84262292/ +355 84262550Web-site: www.gjykata.gov.al/rrethi-gjirokastërE-mail: [email protected]

GJYKATAE RRETHITGJYQËSORGJIROKASTËR

GJYKATAE RRETHITGJYQËSORGJIROKASTËR

Page 2: GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR · Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër mbështetet në këtë projekt nga këta partnerë dhe institucione: Në fushën e së drejtës,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër mbështetet në këtë projekt nga këta partnerë dhe institucione:

Në fushën e së drejtës, drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar. Për fat të keq, vonesat dhe tejzgjatjet e proceseve gjyqësore ndodhin jo rrallë në gjykatat shqiptare. Me vendosmërinë për ta ndryshuar këtë situatë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po ndërmerr një sërë hapash konkrete për të shmangur vonesat e panevojshme në gjykim.

Duke filluar nga muaji Mars 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kërkon të informojë, këdo që i drejtohet asaj, si më poshtë vijon:

Momenti i dorëzimit të kërkesëpadisë: Kancelari, do të kërkojë nga pala paditëse që të plotësohet formulari me të dhënat e kontaktit të paditësit, të të paditurit, adresat e plota, numrin e telefonit, të dhëna lidhur me çdo person tjetër apo numër tjetër kontakti, që mundëson njoftimin e palës si dhe të plotësojë formularin model për “dhënien e pëlqimin për njoftimin edhe nëpërmjet postës elektronike” (Kërkesë-padia nuk do pranohet pa këtë formular.Kancelari do të sigurojë që kërkesë-padia, të përmbajë nga pikëpamja formale të gjithë elementët e saj, sipas nenit 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile.Për rrjedhojë, pala paditëse duhet të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji dhe në numër kopjesh sa janë palët; të përcaktojë që në momentin e depozitimit të padisë, vlerën e padisë, dhe në bazë të saj sipas rastit të kryejë pagesën e taksës së regjistrimit të padisë (për ata që përjashtohen nga taksa, të bashkëngjitet kërkesa për përjashtim dhe aktet provuese që mbështet këtë kërkesë). Regjistrimi i padisë do të kryhet vetëm, pasi paraqitet kopja e mjetit të identifikimit të paditësit/ paditësve, në mënyrë që të shmanget dhënia e gjeneraliteteve jo të sakta.

Njoftimi për paraqitjen në seancë me kartën e identitetit, do të përfshihet në fletëthirrje. Do të mbahet një qëndrimi i unifikuar ndaj kërkesave për shtyrje, për të mos i dhënë shkak palëve për të paraqitur kërkesa për shtyrje te pabazuara në prova. Anulimi paraprak i seancës, kur gjykata vihet në dijeni për pamundësinë e zhvillimit të seancës. Përcaktimi i një kalendari seancash aty ku është e mundur (planifikimi i një grupi seancash paraprakisht).

Marrëdhënia me institucionet: Gjykata do të organizojë takime me përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve vendore, përfshirë ata të ZRPP-së, Bashkia, Zyrës së Gjendjes Civile, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale e Postës, etj. Takime të veçanta me titullarë të institucioneve vendore Gjirokastër dhe njëkohësisht vijimi i shkresave drejtuar institucionit për çështje konkrete. Çdo gjyqtar do të evidentojë problematikat me një institucion të caktuar në mënyrë periodike.

Prokuroria: Gjykata do të ndajë me Drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit problematikat në lidhje me mosparaqitjen e prokurorëve në seancë dhe do të bie dakord mbi një kalendar të ditëve javore të seancave gjyqësore. Aty ku është e mundur, në gjykimin e shkurtuar, konkluzionet përfundimtare të prokurorit dhe mbrojtjes do të zhvillohen në të njëjtën seancë.

Avokatët: Gjykata nuk do të pranojë kërkesa për shtyrje për një gjykim tjetër. Gjykata do të organizojë takime ndërgjegjësuese me Dhomën Vendore të Avokatisë. Avokatët do të informohen se në momentin e depozitimit, kërkesëpadia duhet të plotësojë të gjitha elementët e kërkuara nga K.Pr.Civile. Ata duhet të pajisen në seancë me autorizimin për përfaqësim. Gjykata do të kërkojë që formulari i të dhënave të kontaktit të plotësohet edhe nga avokatët. Formulari me udhëzimet përkatëse i vendoset në dispozicion për plotësim. Avokatët duhet të sigurojnë paraqitjen e provave që në seancën e parë, duke i’a bërë me dije dhe palës tjetër, përpara seancës. Përdorimi sa është e mundur i kalendarit të seancave me avokatët. Anulimi i seancës kur ka dijeni. Në gjykimin e zakonshëm, të drejtpërdrejt, dhe të shkurtuar, avokatët të të paraqesin konkluzionet përfundimtare në një seancë me Prokurorin. Një listë të avokatëve kryesisht, dhe një kalendar i gatishmërisë së tyre, do të përpilohet me Dhomën Vendore të Avokatisë.

Njoftimet-Zyra Postare: Gjykata Për këtë qëllim do të komunikojë me titullarin e Postës, për evidentimin e problematikave me shkrim, përfshirë edhe orientimin për kthimin e akteve që i bashkëngjiten njoftimit të kërkesëpadisë. Punonjësit e postës do të udhëzohen dhe trajnohen herë pas here në bashkëpunim me titullarin e institucionit, për rregullat procedurale të njoftimit, me qëllim që të realizohet njoftimi i palëve sipas ndryshimeve të fundit të K.Pr.Civile dhe K.Pr.Penale. Gjykata do të paraqesë bashkëngjitur me fletë-thirrjen dhe provat e palës paditëse edhe “formularin e kontaktit për palën e paditur” ose “palën e tretë”, e cila duhet të kthehet e plotësuar në gjykatë nga nëpunësi postar, bashkë me fletë-thirrjen e nënshkruar. Numrat e kontaktit të punonjësve të postës do të shpërndahen për administratën e gjykatës (ftuesin) me qëllim zgjidhjen e problematikës në raste konkrete.

Ekspertët: Dorëzimi i aktit të ekspertimit në gjykatë para seancës gjyqësore përkatëse me qëllim që palët të kenë mundësi ta konsultojnë aktin paraprakisht. Komunikimi i aktit të ekspertimit nëpërmjet postës elektronike, shpërndarja te gjykata dhe palët.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër u bën thirrje qytetarëve, institucioneve qendrore e lokale dhe ekspertëve e profesionistëve ligjorë që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke mos lejuar zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe duke kontribuar në përfundimin e tyre brenda një afati të arsyeshëm!