h> d/e/dh:kz - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/buletini gusht...

14
1 Aktivitetet e Keshillit Prokurorial te Kosoves REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL BULETINI MUJOR Gusht 2019

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

1

Aktivitetet e Ke shillit Prokurorial te Kosove s

REPUBLIKA E KOSOVES

REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO

KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL

BULETINI MUJOR

Gusht 2019

Page 2: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

2

1. Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës

KPK-ja ka miratuar rregulloren për emërimin e kryeprokurorëve

Prishtinë, 1 gusht 2019 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 170-të me radhë, në të cilin ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh të rëndësishme. Rrjedhimisht, pas një debati të gjatë, KPK-ja ka miratuar Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, të cilën e ka prezantuar Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, rregullore kjo, e cila është hartuar në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe faktorët e tjerë relevantë, gjë që garanton zbatimin e transparencës dhe meritokracisë, përfshirë edhe respektimin e integritetit dhe profesionalizmit, me ç'rast procesi i emërimit të kryeprokurorëve do të sigurohet me anë të një procedure të pavarur të KPK-së. Në vijim është marrë vendim për shpalljen e Konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, që ka ardhur si rezultat i miratimit të Rregullores për emërimin

Page 3: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

3

e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, KPK-ja ka marrë vendim për themelimin e tre paneleve për hetimin e shkeljeve të pretenduara disiplinore të prokurorëve, me ç'rast shorti i panelit të parë për caktimin e anëtarëve u tërhoq nga përfaqësuesi i një OJQ-je, praktikë kjo e mirë e zbatimit të transparencës, e cila do të vazhdojë të aplikohet edhe në të ardhmen. Gjithashtu është aprovuar Raporti periodik janar-mars 2019 për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, të cilin e ka prezantuar Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, i cili pasqyron proceset lidhur me nëntë grupet e veprave penale. Po ashtu është miratuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për transferimin e përkohshëm të një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast sipas kërkesës së lartcekur, KPK-ja ka transferuar Prokurorin Dushko Manitasheviq. Në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë raportuar edhe kryeprokurorët e të gjitha prokurorive për të arriturat dhe sfidat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Gjatë këtij takimi, KPK-ja ka miratuar Raportin e Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Po ashtu, pas miratimit të Raportit të Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, KPK-ja ka bërë transferimin e përhershëm të Prokurores Ariana Shajkovci nga Departamenti për të Mitur në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Page 4: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

4

Koordinohet unifikimi i raporteve statistikore të SMIL-it

Prishtinë, 8 Gusht 2019 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, në bashkëpunim me Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive (NJSHPP), Valon Jupa, ka organizuar një takim koordinues për prezantimin e unifikuar të raporteve statistikore të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), në të cilin morën pjesë zyrtarët e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive (NJSHPP), udhëheqësit e shkrimoreve të prokurorive të vendit dhe zyrtarët e Projektit SMIL nga SKPK-ja. Fokusi i takimit të sotëm është vënë te metodologjia dhe forma e prezantimit të unifikuar të raporteve statistikore të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe te mënyrat e krahasimit të të dhënave statistikore manuale dhe elektronike. Në këtë kontekst janë zhvilluar diskutimet e të pranishmëve për përdorimin e SMIL-it, qasjen dhe mënyrat e drejta të gjenerimit të statistikave dhe përgatitjen e raporteve në bazë të standardeve të përcaktuara, me ç’rast janë prezantuar format për krahasimin e të dhënave dhe mënyrat e raportimit të tyre, duke marrë parasysh edhe përmirësimin e gabimeve eventuale, të cilat bëhen gjatë procesit të punës në shkrimoret e prokurorive. Në fund të takimit u trajtuan edhe çështjet e raportimit të statistikave për ngarkesën e prokurorëve dhe harmonizimin e tyre me raportet për punën e prokurorive.

Page 5: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

5

Diskutohet zbatimi i SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Prishtinë, 13 gusht 2019 – Në kuadër të ofrimit të mbështetjes administrative për zbatimin sa më efektiv dhe efikas të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative, Nexhat Haziri, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast është takuar me Kryeprokurorin e kësaj Prokurorie, Shyqri Syla. Gjatë kësaj vizite, drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, ka thënë se në kuadër të kompetencave të tij është në shërbim të plotë të avancimit të trendëve të përgjithshëm për zbatimin e SMIL-it në Prokurorinë Themelorë të Mitrovicës, duke ofruar të gjitha mundësitë dhe mjetet në dispozicion për të përshpejtuar procesin e punës për regjistrimin e lëndëve të vjetra dhe lëndëve vijuese. Nga ana tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka thënë se ka marrë gjithë mbështetjen e nevojshme të Sekretariatit të KPK-së për

Page 6: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

6

realizimin e trajnimeve për përdorimin e SMIL-it, ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të teknologjisë informative, të cilat mëpastaj do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në procesin e futjes së standardizuar të të dhënave në SMIL, kurse kohëve të fundit janë në koordinim e sipër të mbarëvajtjes së duhur të punës për zbatimin e këtij sistemi tejet të rëndësishëm. Në këtë takim, rrjedhimisht u potencua nevoja e zbatimit të drejtë profesional të këtij sistemi modern të futjes së të dhënave të sistemit prokurorial, të cilat ndikojnë në shumë aspekte, përfshirë fuqizimin e transparencës edhe ngritjen e performancës së prokurorëve dhe vlerësimit të tyre pas zbatimit praktik të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve.

Deklaratë e Këshillit Prokurorial të Kosovës ndaj reagimit të Grupit për

Studime Juridike dhe Politike

Prishtinë, 22 gusht 2019 – Pas publikimit të djeshëm të një artikulli në mediat elektronike nga ana e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), i cili është shkruar në formë të reagimit ndaj miratimit të Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive

Page 7: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

7

të Republikës së Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lëshon këtë Deklaratë për media: Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmon se procesi i hartimit të Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës ka qenë gjithëpërfshirës, në të cilin kanë marrë pjesë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, që mbështesin sistemin prokurorial, duke dhënë komentet e tyre profesionale. Andaj pretendimi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike se ky akt nënligjor është antikushtetues nuk qëndron. Kjo rregullore është tërësisht në frymën kushtetuese dhe bazohet në parimet e meritokracisë, barazisë dhe transparencës. Prandaj joqëndrueshmëria e pretendimeve të shprehura në reagimin e GSJP-së vërehet qartë, sepse të njëjtit nuk referohen në dispozita konkrete, ku mund të argumentohen shkeljet e parimeve kushtetuese dhe kjo tregon mungesë profesionalizimi dhe tendencë për faktin se kanë dhënë propozime antikushtetuese. KPK-ja ka marrë parasysh të gjitha komentet parimore të shoqërisë civile. Këshilli Prokurorial thekson se përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës është kompetencë ekskluzive e tij. Në rregulloren e miratuar, KPK-ja ka avancuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre, ngaqë ka përcaktuar udhëheqjen e procesit vetëm nga KPK-ja, pasi që pesë anëtarë të KPK-së, të zgjedhur me short, do të jenë në Panelin Vlerësues, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve do të jenë pjesë përbërëse e Komisionit për rishqyrtim dhe zëvendësim të anëtarëve të Panelit Vlerësues në rast të konfliktit eventual të interesit. Sa i përket pretendimit tjetër se kjo rregullore nuk është në frymën e aktgjykimit të rastit “Daka”, Këshilli e vlerëson si argument të paqëndrueshëm, sepse me këtë aktgjykim është trajtuar procesi i votimit nga ana e anëtarëve të Këshillit, e jo edhe procesi i themelimit të paneleve dhe zhvillimit të procedurave të tjera deri në procesin e votimit. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin “Daka” është zbatuar në tërësi në këtë rregullore. Pra përcaktimi i mënyrës së përzgjedhjes është pikërisht në frymën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e theksuar nga GSJP-ja. Ndërkaq lidhur me hartimin e kësaj rregulloreje, Këshilli iu ka nënshtruar një procesi transparent dhe bashkëpunues, me të gjitha palët që kanë qenë të gatshme për të dhënë kontributin në hartimin e saj dhe, për më tepër, KPK-ja ka organizuar dëgjim publik për të marrë komentet e nevojshme. Nga ana tjetër, sa i përket futjes së kriterit prej 3% për eliminimin e kandidatëve, Këshill Prokurorial ka miratuar përcaktimin që të votojë për kandidatin e parë dhe të dytë, të renditur sipas numrit më të madh të poenëve në rastet kur diferenca mes kandidatit të parë dhe të dytë është baras apo deri në 3%, paraqet respektim të parimit të barazisë, pasi që diferenca prej 3% në mes të kandidatit të parë dhe të dytë nuk paraqet dallim

Page 8: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

8

substancial në mes të kandidatëve. Përcaktimi i 3% nuk paraqet asnjë shkelje të dispozitave, ngase, sipas praktikës së kaluar, ka qenë e përcaktuar që Komisioni ka propozuar dy kandidatët më të votuar që në substancë është e njëjta, vetëm se tani synohet që dallimet mes kandidatëve të jenë sa më minimale. Me këtë zgjidhje nuk shkelet asnjë dispozitë ligjore dhe krijohet mundësia e moseliminimit të kandidatëve që janë të përafërt. Lidhur me trajtimin e konfliktit të interesit gjatë procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive, Këshilli ka vendosur plotësisht në përputhje me dispozitat e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, sepse është e vërtetë që situatat e mundshme të konfliktit të interesit ngritin dilema të ndryshme, por në rregullore është përcaktuar që në rastet e mundshme të konfliktit të interesit, KPK-ja t’i drejtohet Agjencisë Kundër Korrupsionit, si autoritet i përcaktuar me ligj për të bërë vlerësimin e situatave të konfliktit të interesit. Përfundimisht, Këshilli do t’i merrte parasysh komentet e këtij grupi sikur ato të ishin të mbështetura në dispozita ligjore, e jo sikurse në këtë rast që janë vetëm supozime, prandaj Këshilli do të mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në frymën e profesionalizmit dhe respektimit të vlerave të ndërsjella.

Page 9: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

9

Shqyrtohet zbatimi i buxhetit dhe planifikimit të personelit

Prishtinë, 26 gusht 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin, përveç anëtarëve, ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi dhe udhëheqësit e departamenteve përkatëse. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i zbatimit të buxhetit me fokus të veçantë në zbatimin e projekteve kapitale dhe planit të personelit. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së ka prezantuar para të pranishmëve raportin e shpenzimeve për kategoritë ekonomike në të gjitha programet buxhetore të Këshillit Prokurorial dhe zhvillimet e procedurave të rekrutimit të personelit, të cilat janë kryer deri tashti sipas planit. Anëtarët e Komisionit diskutuan gjatë këtij takimi edhe për dëgjimet buxhetore, me ç’rast do të arsyetohet kërkesa buxhetore 2020-2022, e cila është aprovuar nga Këshilli dhe për sfidat buxhetore me të cilat do të përballet KPK-ja deri në fund të këtij viti kalendarik.

Page 10: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

10

Rrjedhimisht, në përmbyllje të takimit, Komisioni ka vlerësuar punën e bërë për zbatimin e buxhetit dhe procedurat e zhvilluara për rekrutimin e personelit, duke konstatuar se realizimi i buxhetit është bërë sipas planifikimeve dhe plotësimi i pozitave është bërë sipas planit për këtë vit.

Diskutohet angazhimi i interpretëve dhe përkthyesve Prishtinë, 28 gusht 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast është shqyrtuar Udhëzimi për përcaktimin dhe angazhimin e interpretëve dhe përkthyesve për sistemin prokurorial të Kosovës. Lidhur me udhëzimin e lartcekur është diskutuar për kriteret dhe procedurat e angazhimit të interpretëve dhe përkthyesve, si dhe për mënyrat e kompensimit të tyre. Po ashtu, u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë për harmonizimin e rregullave dhe procedurave për përcaktimin e interpretëve dhe përkthyesve.

Page 11: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

11

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për draftin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit.

Koordinohet realizimi i një ankete për perceptimin e Shërbimit Korrektues të

Kosovës

Prishtinë, 28 gusht 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Sektorit të INL-së në Prishtinë dhe përfaqësuesit e Institutit “Riinvest”. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i përbashkët i realizimit të një ankete për perceptimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila do të realizohet me gjyqtarë dhe prokurorë dhe kategori të tjera. Fillimisht, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka thënë me këtë rast se marrja e opinioneve dhe të dhënave të tjera lidhur me këtë çështje është jashtëzakonisht e çmueshme dhe realizimi i kësaj ankete do të përkrahet plotësisht nga të gjithë zyrtarët e sistemit prokurorial të Kosovës.

Page 12: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

12

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat adekuate dhe mundësitë e lehtësimit të bërjes së kësaj ankete, e cila ndërlidhet me avancimin dhe fuqizimin e shërbimeve të përgjithshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që të lehtësohet qasja gjatë realizmit të anketës, e cila zhvillohet në kuadër të projektit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, me ç’rast u tha se nuk do të mungojë angazhimi dhe vullneti për të mbështetur realizmin e kësaj ankete.

Page 13: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

13

Sekretariati i KPK-së

Në kuadër të përgjegjësive administrative dhe mbështetjes për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka zhvilluar takime të ndryshme me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes profesionale të administratës së sistemit prokurorial për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë. Zyra Ligjore ka analizuar gjatë kësaj kohe dhe ofruar mendime juridike për të gjitha aktet e hartuara nga njësitë e Sekretariatit të Këshillit, si dhe ka mbeshtetur komisionet dhe trupat e tjerë të tij në hartimin e akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera. Zyra për Komunikim Publik (ZKP) ka përcjellë aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit, Drejtorit të të Përgjithshëm të Sekretariatit, komisioneve të ndryshme dhe njësive të tjera të sistemit prokurorial, me ç’rast ka prezentuar punët e tyre përmes mjeteve të informimit publik. Gjatë këtij muaji, ZKP-ja ka përgatitur 15 materiale për publikun të formateve të ndryshme, si: komunikata, deklarata, sqarime, reagime etj. Po ashtu, kjo zyrë ka realizuar kërkesat e mediave dhe OJQ-ve lidhur me interesimin e tyre për t’u njoftuar me punët, aktivitetet dhe proceset e zhvilluara, ato në vijim dhe ato që pritet të zhvillohen në sistemin prokurorial. Njësia e Auditimit të Brendshëm ka filluar auditimin e rregullt në Divizionin e Prokurimit.

Gjatë muajt qershor është përmbyllur procesi i rekrutimit të katër pozitave, ku katër zyrtar kanë filluar punën në sistemin prokurorial të Kosovës. Departamenti i Teknologjisë Informative ka vënë në zbatim sistemin elektronik për menaxhimin e intervenimeve në sistemin prokurorial të Kosovës, sistem ky, i cili mundëson paraqitjen e të gjitha problemeve, të cilat shfaqen në fushën e TI-së. Po ashtu ka përfunduar regjistrimi i të gjitha lëndëve të vjetra në punë në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në prokuroritë themelore të Gjilanit dhe Gjakovës. Divizioni i Prokurorimit gjatë këtij muaji ka zhvilluar gjithsejt katër procedura të prokurimit, dy procedura me vlerë të mesme dhe dy procedura me vlerë të ulët, ndërsa janë nënshkruar gjithsejt katër kontrata për kërkesat dhe nevojat e sisemit prokurorial të Kosovës.

Page 14: h> d/E/Dh:KZ - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini Gusht 2019(2).pdfavancimin e prokurorëve, ku ka avancuar prokurorin Ismet Tofaj nga Departamenti i ... Në

14

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive i KPK-së

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive (NJSHPP) ka hartuar Raportin

gjashtëmujor të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional dhe Raportin gjashtëvjeçar, të

personalizuar për Prokurorinë Themelore në Prishtinë për veprat penale karakteristike

dhe Raportin gjashtëmujor të Komisionit Mbikëqyrës për Korrupsion dhe Krime

Ekonomike.

Me kërkesë të Kryesuesit të KPK-së janë grumbulluar të dhëna për ngarkesën e prokurorëve me lëndë gjatë muajit korrik dhe kanë përfunduar raportet për punën e prokurorëve për muajin korrik 2019, si dhe është pasqyruar edhe mesatarja e ngarkesës me lëndë në nivel të prokurorisë dhe efikasiteti i prokurorëve në zgjidhjen e lëndëve bazuar në lëndët e pranuara gjatë periudhës raportuese, si dhe ka përfunduar Raportin për gjendjen e rasteve për të gjitha prokuroritë për muajin korrik 2019. Zyra për Trajnime në bashkëpunim me institucionet e tjera ka organizuar trajnim për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial të Kosovës. Gjithashtu, kjo zyrë ka përgatitur raportin gjashtëmujor për pjesëmarrjen në trajnime të prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.