gëzon të gjitha mundësitë për t’u bërë një monument i vizituujrat sipërfaqësore e...

15
ëpërmjet këtij Buletini dëshirojmë të prezantojmë tek donatorët dhe publiku ar ritjet në gjashtë mujorin e parë të Qendrës më të re Arkeologjike dhe Muzeale, Tuma e Kamenicës. Hapja e kësaj qendre luan një rol të rëndësishëm në sferën e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ky është monumenti më i ri dhe i pari në llojin e vet i cili i shtohet listës të larmishme të monumenteve arkeologjike dhe historike të vizitu eshme për turistët vendas dhe të huaj. Një vlerë akoma më të rëndësishëme kjo qendër ka për zonën e Korçës, sepse është monument unikal në llojin e vet, brenda këtij rajoni të Shqipërisë juglindore, i cili shquhet për pasurinë dhe shumëllojshmërinë me prejardhje nga epoka të ndryshme të fushës të prehistorisë. Vendndodhja e saj - vetëm 8 km larg qytetit të Korçës - dhe 180 m në krahun e majtë të rrugës nacionale Korçë Ersekë, krijon kushte të favorshme për ta shëndruar atë në një realitet të prekshëm në çdo stinë të vitit. Gjithashtu, Qendra Arkeologjike dhe Muzeale Tuma e Kamenicës, e ndërtuar sipas kritereve bashkëkohore , gëzon të gjitha mundësitë për t’u bërë një monument i vizitu eshëm në natyrë per të gjithë ata individë apo grupe turistike të cilët janë të interesuar për të krijuar një itinerar midis siteve prehistorike në vendet fqinje. Dëshirojmë të theksojmë gjithashtu gatishmërinë tonë për ta kthyer këtë monument në një pikë referimi permes së cilës do të mund të gjallërohej jeta intelektuale dhe kulturore e qytetit të Korçës. Ç dokush që do të vizitojë këtë monument ne i garantojmë se do të zgjerojnë njohuritë e tyre për kulturën dhe identitetin që kanë krijuar brezat nëpër mijëvjeçarë. Në funksion të këtij edukimi ne kemi ndërmarrë gjithashtu një sëri seminaresh me tematika të ndryshme, përmes të cilave është bërë e mundur për tu njohur me të shkuarën, e cila N

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

ëpërmjet këtij Buletini dëshirojmë të prezantojmë tek donatorët dhe publiku ar ritjet në gjashtë mujorin eparë të Qendrës më të re Arkeologjike dhe Muzeale, Tuma e Kamenicës.

Hapja e kësaj qendre luan një rol të rëndësishëmnë sferën e trashëgimisë kulturore shqiptare. Kyështë monumenti më i ri dhe i pari në llojin e vet icili i shtohet listës të larmishme të monumentevearkeologjike dhe historike të vizitu eshme përturistët vendas dhe të huaj. Një vlerë akoma më tërëndësishëme kjo qendër ka për zonën e Korçës,sepse është monument unikal në llojin e vet,brenda këtij rajoni të Shqipërisë juglindore, i cilishquhet për pasurinë dhe shumëllojshmërinë meprejardhje nga epoka të ndryshme të fushës tëprehistorisë.Vendndodhja e saj - vetëm 8 km larg qytetit tëKorçës - dhe 180 m në krahun e majtë të rrugësnacionale Korçë – Ersekë, krijon kushte tëfavorshme për ta shëndruar atë në një realitet tëprekshëm në çdo stinë të vitit. Gjithashtu, QendraArkeologjike dhe Muzeale Tuma e Kamenicës, e

ndërtuar sipas kritereve bashkëkohore , gëzon të gjitha mundësitë për t’u bërë një monument i vizitu eshëm nënatyrë per të gjithë ata individë apo grupe turistike të cilët janë

të interesuar për të krijuar një itinerar midis siteveprehistorike në vendet fqinje.Dëshirojmë të theksojmë gjithashtu gatishmërinë tonë përta kthyer këtë monument në një pikë referimi permes sëcilës do të mund të gjallërohej jeta intelektuale dhekulturore e qytetit të Korçës. Çdokush që do të vizitojëkëtë monument ne i garantojmë se do të zgjerojnënjohuritë e tyre për kulturën dhe identitetin që kanëkrijuar brezat nëpër mijëvjeçarë. Në funksion të këtijedukimi ne kemi ndërmarrë gjithashtu një sëriseminaresh me tematika të ndryshme, përmes të cilaveështë bërë e mundur për tu njohur me të shkuarën, e cila

N

është domosdoshmëri për të njohur të sotmen dhe të ardhmen.Një tjetër drejtim i punës tonë ka të bëjë me punën e vazhdu eshme që synon që këto hapës ira të gjelbërta,brenda të cilës janë ngritur dhe ndërtime të tipit kasolle, të shërbejnë si vende çlodhëse për vizitorët e të gjithagrup-moshave që dëshirojnë të kalojnë një ditë të këndshme në këtë monument , i cili rrethohet nga një ambjentme pejsazhe të mrekullueshme. Përmes faqes të internetit të këtij monumenti lexuesi mund të njihet dhe meaktivitete të tjera të realizuara në ambjentet e tij. Ishte vërtet impresionuese pritja që publiku i bëri një koncertime muzikë klasike që u organizua në ambjentet e Muzeut Tuma e Kamenicës.Ndoshta sfida jone më e madhe është vendimi për të krijuar një program të arkeologjisë eksperimentale përstudentë të grup-moshave të ndryshme. Ne jemi shumë të bindur se afrimi me brezin e ri ka një rëndësithelbësore. Përmes këtij projekti të Arkeologjisë Eksperimentale ne iu ofrojmë atyre mundësinë unike që tëpërjetojnë nga afër të shkuarën. Kjo do të jetë një bazë e fortë për të krijuar një ndjenjë përgjegjësie e respektipër trashëgiminë kulturore, qytetarinë dhe identitetin kulturor.Ne shpresojmë që kalendari i aktiviteteve t’i ofrojë gjithësejcilit prej jush diçka interesante që do të donit tandanit me ne. Gjithashtu mirëpresim dhe do të marrim në konsideratë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet tuaja.

FALENDERIMET

Njerëzit që kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e këtij suksesi të pa di skutushëm janë të shumtë: para sëgjithash një falenderim të veçant ë i takon Dr. David

Packard dhe Institutit Packard për Shkenca Humane, icili besoi se në Shqipëri gjërat e mira mund tërealizohen dhe për bujarinë në financimin e të gjithëprojektit, nga fillimi i gërmimeve deri në shndërimin etij në pjesë të Trashëgimisë Kulturore. Po ashtuProfesor Richard Hodges, i cili gjithmonë besoi tek nedhe ka qenë mbështetës dhe frymëzues për realizimin ekësaj sfidë. Një falenderim i shkon edhe GrupitShqiptar të Arkeologjisë së Shpëtimit të QëndrësNdërkombëtare të Arkeologjisë Shqiptare , mepërfaqësues Lorenc Bejko dhe Maria Grazia Amore, tëcilët më këmbëngulje dhe pasion kanë qenë personatkyç që gjithçka të përfundonte me sukses, që ngandërmarja e gërmimeve në vitin 2000, në përpunimin e

të dhënave me metodologji bashkëkohore, në krijimin enjë grupi pune profesionistësh, në trajnimin e shumëstudentëve dhe arkeologëve të rinj, në besimin e vleravetë këtij monumenti dhe që ende vazhdojnë të japinkontributin e tyre në aktivitetet e këtij muzeu. Miqësia etyre dhe përkushtimi ndaj punës, bëri që Bejko dheAmore të jenë bashkëpuntorë të vyer dhe lidhja e tyreme Kamenicën ti tejkalojë detyrimet.Falenderojmë Dr.Todd Fenton dhe grupin e tij iantropologëve fizikë nga Universiteti Shtetëror iMiçiganit (SHBA) të cilët kanë ndihmuar “në

dhënien jetë” individëve të varrosur në këtë tumë dhe me tëgjithë informacionin që ishin në gjendje të akumulonin rrethparaqitjes fizike, dietës ushqimore, patologjive të ndryshmedhe lidhjeve familjare.Falenderojmë Pippa Pearce, e cila u tregua e gatshme të

shkëputej për një periudhë të gjatë nga British Museum dheme një durim ekstrem, duke punuar e vetme gjatë viteve tëpara dhe duke u bashkuar më vonë me të renë dhe tëtalentuarën Alma Bardho, konservoi mijëra objekte, duke ukthyer bukurinë e dikurshme. Një listë e gjatë më studentëshqiptarë dhe të huaj, si dhe arkeologë të rin j meritojnë

falenderimet tona. Do duhej shumë kohë për ti përmendur tëgjithë, por ndërmjet tyre veçojmë Surja Lela dhe Esmeralda

Agolli, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, për një kohërelativisht të gjatë kanë qenë pjesë e këtij projekti.Falenderojmë Arben Dhimitrin, Julian Elezin dhe nëpjesën e dytë të projektit Florenc Cenollin, të cilët kanëpunuar për vizatimin e planimetrive të fushës dhe tëobjekteve . Një listë tjetër e gjatë është ajo e punëtorëve:disa prej tyre, në përgjithësi gra, u bënë “specialiste nëterren” dhe nuk kanë nguruar të punojnë me orar tëzgjatur, si dhe të përmbushin detyra delikate. Pa punën etë gjthë këtyre njerëzve tuma e Kamenicës nuk do tëmund të kishtë dalë në dritë dhe ky monument iTrashëgimisë Kulturore nuk do të ishte e mundur tërealizohej.Në punimet e ndryshme sistemuese për konsolidimin estrukturave ndërtimore të tumës së Kamenicës dhepërfundimin e ndërtimit të muzeut kanë kontribuar mepunën e tyre cilësore: arkitekti Kliti Kallamata, i cili ka

ideuar vendosjen e paneleve shpjeguese dhe kamundësuar ndriçimin brenda në muze dhe me stafin e tij

ka punuar për shumë ditë deri në orët e vona për të përfunduarpunën brenda afatit; zdrukthtari Jani Zonja dhe stafin e tij,inxhinieri arkitekt Kiço Prifti, inxhinerët elektrikë GëzimMalushi dhe Fatmir Kostreci, agronomi Paskal Vogli,ekonomisti Murat Pinderi dhe piktorët Dhimitraq Koti dhePetraq Kolevica të cilët me shumë pasion bënë të mundurrealizimin me sukses të punimeve,për ta kthyer këtë tumënë një monument të vizitueshëm në natyrë. Burra dhe grapunëtore nga fshati Kamenicë punu an me përkushtim,shpesh me orar të zgjatur, pa u tërhequr, qoftë dhe në ditët enxehta të verës. Dhe në fund, por jo e fundit, do të doja tëfalenderoja Nertila Gegollarin e cila, edhe pse e re në moshë,po kryen një punë rigoroze si administratore e kësaj qendre,

shumë e kujdesshme dhe e motivuar në krijimin e idevenovatore dhe me entuziazmin e saj te pafund i bën shumë të

këndëshme dhe shumë të frytshme vizitat e turistëve dhe studentëvë.

Skënder AliuDrejtori

GËRMIMI I TUMËS

Tuma e Kamenicës, e njohur me em rin “Gërmadhat”, ndodhet në rrëzë të kodrave pranë fshatit Kamenicë, nëpjesën juglindore të fushës së Korçës. Sipërfaqja e kësaj tume ishte veshur me drurë dhe shkurre të dendura,ndaj dhe ajo është e vetmja tumë që mbeti e padëmtuar nga grupi i tumav e të shkatërruara të kësaj zone gjatëpunimeve të vazhdueshme bujqësore të viteve 1950 -1960 të shekullit të kaluar. Megjithatë ajo u dëmtua rëndë

gjatë viteve 1997-1999 nga punimet ethesarkërkuesve, të cilat nxitën Grupin eArkeologjisë së Shpëtimit të QNASH, që nëbashkëpunim me Institutin Arkeologji k Tiranë,Muzeun Arkeologjik Korçë dhe me disainstitute kërkimore-shkencore ndërkombëtare,të financuar nga Institut i Packard për ShkencatHumane, të ndërmarrin punime me karakterndërdisiplinor, që filluan në vitin 2000 epërfunduan në vjeshtën e vitit 2002.Gjatë këtyre fushatave afatgjata gërmimes h,morën pjesë shumë studentë e arkeologë tësapodiplomuar, arkeologë me përvojë , një grupantropologësh nga Departamenti Antropologjiki Universitetit Shtetëror të Miçiganit në SHBA,specialistë konservimi, piktorë, skicografë etj.vendas e të huaj. Gjithë veprimtaria kërkimoreshkencore që u realizua sipas të gjitha kr itereve

bashkëkohore e me mjete moderne gjatë këtyrefushatave të gërmimeve në terren, u organizua dhe

drejtua nga Lorenc Bejko, Maria Grazia Amore dhe Skënder Aliu.

Në përfundim të këtyre gërmimeve u provua se tuma e Kamenicës përfaqëson monument in mortor më të madhtë llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit emë gjerë.Varri qendror me të cilën zë fill ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë, shek. 13 të p.e.s.: i përket njëburri, i cili ka vdekur rreth të dyzetave. Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej një gropë e thjeshtënë të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh (dele ose dhi), që tregojnë shenja të një ceremoniemortore.Ndryshe nga tumat e tjera të këti j lloji të gërmuara në Shqipëri: Barç (Korçë); Rehovë (Kolonjë); Piskovë(Përmet); Vodhinë (Gjirokastër); Vajzë (Vlorë); Pazhok (Elbasan); Cinamakë (Kukës); Shtoj (Shkodër), të cilatkanë patur varre qendrore - varri qëndror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkëqëndrorë,me diametër 13 m të ndërtuar me gurë me përmasa mesatare. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendos ur gjatëperiudhës së Bronzit të vonë (1200–1050 p. e. s) edhe 40 varre të tjerë.Në periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë periudhës së Hekurit të hershëm (1050 –750 p.e.s.), ajo ulartësua nëpërmjet 200 varrimeve të tjera të mbuluar me dhè, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër50 m, e lartësi rreth 3 m.

Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, që përkon me gjysmën edytë të shek. 7të p.e.s., në periferinë e pjesës jugore e verilindore të

saj janë ndërtuar disa struktura monumental e rrethore ose gjysëmrrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhjegjinore. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe (625 –540p.e.s.), tuma e Kamenicës është zmadhuar, duke u shtrirëkryesisht drejt lindjes, nëpërmjet varrimeve intensive tërealizuara vetëm me gurë, derisa ajo mor i formën e një elipsi mepërmasa 70 m x 50 m.Në përfundim të fushatës 3 vjeçare të gërmimit , u zbuluan 400varre, që përmbanin 440 skelete dhe më shumë se 3500 objektearkeologjike si qeramikë, armë dhe stoli të ndryshme prej bronzi,hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke .

Të gjitha strukturat e varreve monumentale të kësaj tume u zbuluan eu ruajtën me synimin për t’i kthyer ato , në një të ardhme të afërt, në një monument të vizitueshëm në natyrë.

VEPRIMTARITË PËR SISTEMIMIN DHE PREZANTIMIN ETUMËS

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2007 u ndërmorën punimeintensive për ruajtjen dhe prezanitimin e tumës dhe territoritpërreth saj. Fillimisht u ndërtua një urë me gurë që shërben sihyrje për në tumë dhe u sistemuan e u rregulluan pjerrësitë ekanale vaditës e kullues . U hoqën me qindra metra kub dhè egurë, që ishin zhvendosur gjatë gërmimeve trevjeçare në t umë .Më vonë u hap një kanal rreth 60 m i gjatë dhe afërsisht 3 m ithellë si dhe disa kanale të tjerë drenazhimi për të mbledhurujrat sipërfaqësore e nëntokësore brenda perimetrit elipsoidal tëkësaj tume.Një punë mjaft voluminoze u desh për të krijuar sipërfaqe tëpjerrta, për të ulur argjinatura në të gjithë periferinë e tumës, të

cilat u shoqëruan me kanale drenazhimi dhe me mure guri tëulët. Punimet e tjera kanë të bëjnë me një mur betoni 45 m gjatësi

dhe 3 m lartësi në pjesën jugore të tumës, për të garantuar konsolidimin e argjinaturës në pjesën anësore tëzonës së gërmuar të kombinuar me një kanal vaditës . Gjithashtu u kryen punime për të krijuar sipërfaqe tëgjelbra dhe rrugë të shtruara me çakëll e bordura gur i për lëvizjen e vizitorëve.

Punëtorët e studentët kryen punime për të zbuluar dhe pastruar pjesën e pagërmuar të tumës dhe u ndërtuanmure mbajtës me gurë pa lidhje llaçi.Brenda së njëjtës kohë u rrethua me gardh rreth 7000 m² sipërfaqe, e cila përfshin të gjithë tumën, oborrin,godinën e muzeut dhe vend parkimin.Në pjesën veriperendimore të sipërfaqes u ndërtua një ndërtesë me strukturë druri që shërben si muze. Brendamuzeut janë vendosur 30 panele me foto e të dhëna me karakter arkeologjik dhe antropologjik të përfituara ngagërmimi i tumës. Pranë muzeut është ndërtuar një banesë e tipit “kasolle” me strukturë druri e pajisur metavolinë e stola druri, e cila shërben si vend konsultimesh m idis arkeologëve e studentëve dhe si vend pushimpër vizitorë .Një rol të pazëvendësueshëm në këtë fazë të shëndrrimit të sitit në pjesë të Trashëgimisë Kulturore luajtiprofesori Skënder Aliu. Falë pasionit, optimizimit dhe këmbënguljes së tij ai kaloi çdo vështirësi duke arritur tebënte të mundur realizimin e këtij projekti ambicioz. Eksperienca që ka fituar ndër vite për të zgjidhur cdoproblem në mënyrë sa më praktike ishte ç elësi i suksesit të tij .

MUZEU

Muzeu i Tumës së Kamenicës është një ndërtesë me portik, endërtuar tërësisht në dru. Ndërtesa ka vetëm një sallë të madhe me njëhyrje në pjesën ballore dhe me një dalje në anën tjetër. Brenda kësajsalle janë vendosur 30 panele që paraqesin shkurtimisht të dhëna mbikulturën e tumave në Shqipëri dhe një historik të plotë të gërmimevenë Kamenice e pasuruar me shumë fotografi. Nëpërmjet këtyrepaneleve vizitorët njihen me varrin qendror, me strukturatmonumentale, me tipet e varreve, me ritet e ndryshme të varrimit , etj.Në mesin e sallës është vendosur një maket me qëllim që vizitorët tëkrijojnë një ide të përgjithshme të monumentit. Mjaft interesant është

seksioni ku tregohen me detaje të dhën at antropologjike mbi popullsinëe varrosur në Kamenicë. Informacioni i marrë nga këto të dhëna ështëmbresëlënës: interesante është një fotografi ku tregohen shënjat e njëndërhyrje kirurgjikale të sukseshme në kafkën e një mashkulli, që ipërket fillimit të shek. 6të p.e.s dhe që hedh dritë mbi njohuritëmjekësore të banorëve antikë, që jetonin në këtë pjesë të fushës sëKorçës. Impresionante është edhe një fotografi me të dhëna të plotaantropologjike e skeletit të një gruaje që kishte vdekur shtatzanë,skeleti i së cilës ashtu si dhe ai i fetusit ruheshin mjaft mirë dhe do tëekspozohen në një të ardhme të afërt.Gjithashtu brenda sallës së muzeut janë rindërtuar dy varre, njeri ikufizuar me gurë dhe tjetri tërësisht me gurë, brenda të cilëve janë

vendosur skeletet origjinale dhe riprodhime të objekteve të ndryshmearkeologjike, që janë gjetur gjatë procesit të zbulimit të tumës.Për vizitorët që duan më shumë informacion, në sallën e muzeut kadhe një kënd “multimedial” me një televizor nëpërmjet të cilittransmetohen me DVD aspekte nga procesi i gërmimeve trevjeçarenë këtë tumë. Po ashtu ata mund të gjejnë guidën e muzeut si edhenjë numër revistash e monografish arkeologjike që fokusohen jovetëm në rajonet e Korçës dhe Kolonj ës por edhe në rajone të tjera.Ata që duan të ruajnë jo vetëm në kujtesën e tyre vizitën në muze,mund të zgjedhin suvenire të ndryshme si riprodhime enëshqeramike apo stolish bronzi të prodhuara saktësisht sipas përmasavetë atyre të gjetura në tumë si edhe bluza ose kapele me simbolin eKamenicës. Vizitorëve u jepet edhe mundësia t ë japin kontributin etyre financiar që muzeu jo vetëm të mirëmbahet por edhe të jetë emundur të organizohen aktivitete në të, duke bërë një donacion në

kutinë e vendosur posaçërisht për këtë arsye.

INAUGURIMI

Në 27 qershor 2007 u organizua ceremonia e hapjes së Qëndrës së Trashëgimisë Kulturore të Tumës sëKamenicës në të cilën morrën pjesë shumë njerëz. Ceremonia u hap nga Dr. Lorenc Bejko, Dr. Ilir Gjipali zv.

drejtor i Institutit Arkeologjik Tiranë dhe nga zoti RupertSmith drejtori i Fondacionit Butrinti. Në ceremonimorën pjesë përfaqësues të autoriteteve lokale sikryetari i komunës Mollaj, zoti Fredi Xhemo si edheprefektja e Korçës zonja Elfrida Zefi e cila epërshëndeti ceremonine, banorë të Kamenicës dheDvoranit, të ftuar nga Korça, Erseka, arkeologë tëkomunitetit arkeologjik shqiptar, studentë tëUniversitetit të Tiranës si edhe përfaqësues të parqevearkeologjikë të Butrintit dhe Apollonisë të cilët ndanëme ne entuziazmin. Mjaf t e vlerësuar ishte edhepjesmarrja e studiuesve të huaj të Universitetit të LosAngeles, Floridas dhe Shefild-it të cilët janëbashkëpunëtorë në disa projekte arkeologjike në vend.Shumë nga pjesëmarrësit në këtë veprimtaripromovuese, që e kishin vizituar më parë këtë tumë,

shprehën vlerësimet e konsideratat e tyre për punëncilësore e bërë deri tani.

MIRËSEVINI NË MUZEUN E TUMËS SË KAMENICËS

Duke filluar nga 27 qershori 2007, Muzeu i Tumës së Kamenicës së bashku me gjithë strukturat e zbuluara tëtumës siç janë varri qëndror, dy grupet e varreve monumentale dhe pjesa juglindore e tumës që është lënë enkase pa gërmuar, janë vënë në shërbim të vizitorëve nga e Marta deri të Dielë ( e Hëna është pushim).Gjatë 6 muajve të parë të aktivitetit të ti j, (korrik – dhjetor 2007) ky monument është vizituar nga banorë tëqytetit të Korçës, nxënës, studentë - ndër ta vlen të përmendim:

nxënësit e Shkollës së Mesme të Profilizuar “ ThemistokliGërmenji”;

Preca College; Shkollës së Mesme të Përgjithshme “ Ymer Dishnica”; Shkollës së Mesme Profesionale “Isuf Gjata”; Shkollës

së Mesme të Përgjithshme “ F. S. Noli”, Maliq; gjimnazi Voskop, Shkolla 9-vjeçare “Mësonjtore e Parë Shqipe”; Shkolla e Agrobisnezit dhe Shkolla e Re.

Gjatë projektit Arkeologjia Eksperimentale, në periudhën shtator-dhjetor, muzeu ka mirëpritur më shumë se 500 nxënës studentë,duke u shndëruar kështu në një qendër edukative.Kanë qënë të shumtë vizitorët e lindur në Korçë apo Kamenicë qëtani banojnë në Greqi, Itali, Francë, SHBA, Australi, etj.Zakonisht ata janë të etur të mësojnë mbi paraardhësit e tyre, janëbujarë dhe kanë një lidhje të fortë me origjinën e tyre prandaj janëshumë mirënjohës që vendi i tyre po njihet në botë.Kategoria e fundit e vizitorëve përbëhet nga turis të të huajsidomos nga Greqia – midis të cilëve edhe arkeologë të rinj tëUniversitetit të Selanikut – si edhe vizitorë nga SHBA, Franca,

Gjermania, Zvicra, Italia, Japonia, Austria, Hollanda, Kanadaja, Filipinet, Bullgaria, Polonia , etj.

0

50

100

150

200

250

300

Adult Femije / Mbi 65-vjec / Studente Grupe shkollore

Vizitoret Vendas

Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor

ARKEOLOGJIA EKSPERIMENTALE

Në tetor të vitit të kaluar një grup nxënësishtë Shkollës së Mesme të Profilizuar“Themistokli Gërmenji” patën rastin të jenëgrupi i parë që mori pjesë në arkeologjinëeksperimentale, që u bë iniciativa më efundit e Qëndrës së re të TrashëgimisëKulturore të Kamenicës. Me shumë interesështë një vend i veçantë, brenda zonës sërrethuar me gardh, e cila i rezervohet dyvarreve artificiale që janë riprodhim i dy prejtipeve të varreve më të zakonshëm të gjeturnë tumën e Kamenicës. Dy varret janë tëpajisur me skelete plastikë dhe riprodhime tëenëve të qeramikës dhe stolive të bronzit tëgjetura në tumë. Studentët janë të pajisur me

0

100

200

300

400

Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor

Te dhena mbi fluksin e vizitoreve vendas dhe te huaj, viti 2007

Te Huaj Vendas

vegla të vërteta të përdorura në gërmimet arkeologjike si: mistri, furça dhe vegla të vogla druri dhe do tëmësojnë proçeset e plota të zbulimit të një varri, gërmimit dhe dokumentimit të tij. Dokumentimi bazohet nëskeda të vërteta dokumentimi të krijuara nga GS hASh që më 1999 dhe që janë perdorur në të gjithë vëndin. Nëkëtë ambjent është ndërtuar një banesë e tipit “kasolle” e pajisur me tavolinë druri dhe me stola të bërë prejtrungjesh druri që shërbejnë jo vetëm për tu ulur por edhe për të mësuar parimet e datimit me anë të unazave tëpemëve (dendrokronologjia). Këtu studentët kanë mundësinë për të realizuar restaurimin e enëve prejqeramike, për të mbushur skedat e varreve dhe të artifakteve dhe për të bërë fotografimin e tyre. Kjo zonëparashikohet të zgjerohet dhe të pasurohet në të ardhmen me në çark ku të prodhohen enë dhe me një furrëprimitive ku ato të piqen sipas teknikave antike. Është parashikuar gjithashtu që të vendoset edhe n jë mulli ngaku do të përftohet miell dhe do të eksperimentohet mënyra antike e gatitjes së ushqimit.Stafi i muzeut, duke u bazuar në kalendarin shkollor, parashikon që të realizojë aktivitete të tilla edukative jovetëm më nxënësit e shkollave të mesme e studentë universitarë, por edhe me nxënësit e shkollave 9 -vjeçare.Një falenderim të veçantë meritojnë Drejtori i shkollës së mesme të profilizuar “Themistokli Gërmenji” Z.Thoma Lice si edhe Drejtori i shkollës së mesme të Dvoranit Z. Nesti Qirio për vënien në dispozicion tëskeleteve plastikë. Zoti Lice ka qënë deri tani me aktivi midis drejtorëve të shkollave të tjera të Korçës.Është përgatitur një plan i detajuar me aktivitete të përbashkëta që do tu japin nxënësve të shkollës “ThemistokliGërmenji” mundësinë që të njihen me të kaluarën e vëndit të tyre të lindjes.Profesor Skënder Aliu ka prezantuar disa tema ku ka ilustruar monumentet më të rëndësishme të arkeologjisë tëzbuluara e studiuara në Shqipërinë juglindore. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxenës kryesisht maturantëdhe një pjesë e stafit pedagogjik .E nxitur nga Tuma e Kamenicës në bibliotekën e shkollës “Themistokli Gërmenji” ka filluar të krijohet një fondi veçantë bibilografik veçanërisht me literaturë arkeologjike, antropologjike dhe tema të organizimit shoqëror.Një vend i veçantë i është rezervuar inf ormacionit mbi tumën e Kamenicës i cili i ka ndihmuar nxënësit nëpunët e tyre kërkimore historike. Në këtë aspekt midis nxënësve të viteve të treta dhe të katërta u organizua n jëkonkurs me raporte nga Kamenica të shkruara nga vetë nxënësit dhe të pasuruara me fotografi të marra nga vetëata. Ky është një aktivitet shumë domethënës që tregon jehonën dhe ndikimin që trajnime të tilla kanë në brezine ri .

KONCERTI I MUZIKËS KLASIKE

Një prej aktiviteteve të organizuara prej stafit tëmuzeut në bashkëpunim me Bashkinë e

Korçës ishte edhe një koncert me muzikëklasike i organizuar në 15 Shtator 2007.Pjesët nga muzika e klasikëve të mëdhenjbotërorë si Mozart dhe Haydin, apo edhetë kompozitorit shqiptar Gjon Simoni, uinterpretuan nga kuarteti i Akademisë sëArteve të Bukura të Tiranës: LirzaZaloshnja, Sueda Shaba, Ornela Agolli,Iliard Shaba, nën kujdesin e pedagogesMira Cara.Në këtë aktivitet morrën pjesë të ftuar ngaqyteti i Korçës, personalitete të artit dhekulturës të këtij qyteti, e midis tyre imirënjohuri Z. Zhani Ciko. Gjithashtu nëkëtë aktivitet morrën pjesë përfaqë sues të

organeve lokale: Prefektja e Korçës Znj.Elfrida Zefi me Znj. Donika Ristani; kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë Z. Ilia Milo; kryetari i Bashkisë Korçë

Z. Niko Peleshi; kryetari i Komunës Mollaj Z. Fredi Xhemo së bashku me Zv. kryetaren e komunës Znj. IvanaShtylla; Drejtori i Shkollës së Mesme të P rofilizuar “ Themistokli Gërmenji” Z. Thoma Lice; Drejtori i Shkollëssë Mesme “Faik Konica” Z. Spiro Popllo; Drejtori i KESH në Qarkun e Korçës Z. Gëzim Hoxhalli, etj.

Tingujt e muzikës të ndërthurura memagjinë e antikiteteve Ilire dukej sikurevokonin një histori 3000 vjeçare.Realizimi me sukses i këtij aktiviteti uarrit në sajë të bashkëpunimit të stafit tëMuzeut Kamenica me organet lokale dhedrejtoritë e shkollave të qytetit të Korçës.Me këtë rast vlen të falenderohet Z v.Kryetari i Bashkisë Z. Arjan Bejko;Drejtoresha e Departamentit të Kulturësnë Bashkinë Korçë Znj. Teuta Lavdari;Drejtori i KESH të Qarkut të Korçës Z.Gëzim Hoxhalli; Drejtori i Shkollës sëMesme Dvoran Z. Nesti Qirio, dhe Zv.Drejtori Z. Bujar Ago; Drejtori i shkollës“Mësonjëtoja e parë shqipe” Z. Vladimir

Caca; Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare“Nuçi Naçi” Znj. Viollca Gjolli; arkeologëe studentë pjesëmarrës të projektitKOBAS të cilët ndihmuan në mikpritjendhe në detyra të tjera të atij aktiviteti. Njëfalenderim i veçantë i takon GentiPërzhita i cili ideoi dhe përgatiti posterin,ftesën, programin dhe videon për nëtelevizion, dhe Besmira Gjoni e cila ofroizërin e saj në video.

DITA E TRASHËGIMISË KULTURORE

29 Shtatori është cilësuar si Dita e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare prandaj Qëndra e TrashëgimisëKulturore të Kamënicës si një qëndër e rëndësishme e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, pati kënaqësinë të jetëpjesë e aktiviteteve të organizuara për këtë ditë. Përgjatë gjithë kësaj dite stafi i muzeut pati mundësinë që tëtransmetonte tek vizitorët jo vetëm vlerat unike arkeologjike të Tumës së Kamenicës por edhe vlerat e saj sipjesë e trashëgimisë kulturore. Vizitorët në këtë ditë ishin të shumtë si nga brenda dhe jashte vendit, midis tyrekishte madje edhe dy filipinas dhe një amerikan. Gjithësecilit prej tyre iu shpjegua simbolika e përfaqësimit të

të shkuarës e cila do na udhëheqë në të ardhmen .Mbrëmjen e së njejtës ditë në ambjentet e jashtmee Vilës 1821 në Korçë, Bashkia e qytetit Korçë,në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale tëMonumenteve të Kulturës, Muzeun Kombëtar tëArtit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik Korçë,organizuan një aktivitet (simpozium) me temë:“Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Korçë s”.Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Zv. Kryetari iBashkisë Korçë Z. Sotiraq Filo, i cili ndër tëtjera vuri në dukje se turizmi kulturor është njënga prioritetet e zhvillimit të qytetit të Korçë s.Në këtë aktivitet, të hapur për publikun e gjërë,morën pjesë: intelektualë të fushave tëndryshme, përfaqësues të organizatave lokale etë institucioneve dhe drejtues të shkollave të

Mesme. Në këtë ngjarje të trashëgimisë kulturoreu prezantuan video me monumentet e kulturës më

të spikatur të rajonit të Korçës (banesa ose ndërtime kulti që ruhen kryesisht në qytetin e Korçës, Voskopojë,Vithkuq, etj.), përgatitur nga Drejtori i këtij institucioni Z. Dhori Theodhori.Në vazhdim u prezantuan vlerat që ruhen në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar përgatitur nga Drejtori i këtijMuzeu Z. Lorenc Glozheni.Në vijim Drejtori aktual i Institutit të Monumenteve të Kulturë s Dr. Lorenc Bejko, me cilësinë e arkeologut qëka punuar me vite me rradhë në këtë rajon, bëri një paraqitje të vlerave arkeologjike të fushës së Korçës. Kyakytivitet u sponsorizua nga pronari i Vilës 1821 Z. Jani Stratobërda, u kthye në një debat të hapur intelektualku shumë nga vlerat kulturore dhe argumente interesantë përcollën historinë e krijimit të këtij qyteti dheprejardhjen e emrit Korça sipas burimeve të shkruara.Vlerësime maksimale shprehu dhe Drejtori i Institutit Arkeologjik Prof. M uzafer Korkuti i cili ka marrë pjesënë disa gërmime në pellgun e Korçës. Ai tha ndër të tjera se kjo veprimtari është një organizim i përkryer, qëduhet të bëhet shembull edhe për Tiranën e qytete të tjera në Shqipë ri.Në mbyllje pjesëmarrësit i përshëndeti Prefekti i Korçë s Prof. Elfrida Zefi e cila falenderoi Bashkinë e qytetit tëKorçës, Institucionet që e përgatitën këtë aktivitet cilë sor, duke shprehur bindjen se Korça ka intelektualë tëmirëfilltë, të cilët këto tradita të mrekullueshme të këtij rajoni do ti bëjnë të njohura grupmoshave më të reja nëtë ardhmen e do të shërbejnë si nxitje pë r turizmin kulturor.

AKTIVITETI SHKENCOR, 28 NËNTOR 2007

Më 28 nëntor 2007 në ambjentet e muzeut të Tumës së Kamenicës, me rastin e 95 vjetorit të shpalljes tëPavarësisë Kombëtare, u organizua një sesion shkencor me temë “Kultura, Lashtësia, dhe Përpjekja për

Pavarësi.”Në këtë aktivitet morrën pjesë të ftuar ngafshatrat Kamenicës, Dvoranit, dhe përfaqësusëtë institucioneve kulturore, arsimo re, dhe tëbisnezit Korçar, etj.Mbas fjalës përshëndetëse dhe falenderimit përmirë se ardhjen, Dr.Lorenc Bejko mbajtikumtesën me titull:“Veprimtaria shkencore nëTumën e Kamenicës”; Profesor Skënder Aliu:“Tiparet e kulturës ilire në periudhën proto-qytetare dhe qytetare në ShqipërinëJuglindore”; Znj Sonila Bitincka: “Elementë tëkulturës iliro-arbërore nëpërmjet materialitarkeologjik dhe etnografik”; Z.Dhimitër Bello:“Toponime nga zona e Devollit të Sipërm”;Nuredin Nazarko: “Kontributi i popullsisë sërajonit të Korçës në luftën për pavarësi (28-11-

1912)”.

Nertila GegollariAdministratore