grafiku faturimi,inkasimi,shpenzimet operative … · kompania ujësjellësi rajonal...

63
GRAFIKU FATURIMI,INKASIMI,SHPENZIMET OPERATIVE GRAFIKU FATURIMI,INKASIMI,SHPENZIMET OPERATIVE INVESTIMET KAPITALE INVESTIMET KAPITALE 0 2,000,000 4,000,000 6,000,000 8,000,000 10,000,000 12,000,000 14,000,000 16,000,000 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 FA TURIMI INKA SIMI SHPENZIM.OPER INVEST KA PITA .VETA NA KE INEVST KA PITA .TE JA SHTME Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-sh.a Rr Tahir Zajmi p.n Prishtinë ëëë.kur-prishtina.com

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

GRAFIKU FATURIMI,INKASIMI,SHPENZIMET OPERATIVEGRAFIKU FATURIMI,INKASIMI,SHPENZIMET OPERATIVEINVESTIMET KAPITALEINVESTIMET KAPITALE

0

2,000,000

4,000,000

6,000,000

8,000,000

10,000,000

12,000,000

14,000,000

16,000,000

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

FATURIMI

INKASIMI

SHPENZIM.OPER

INVESTKAPITA.VETANAKE

INEVST KAPITA.TEJASHTME

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-sh.a Rr Tahir Zajmi p.n Prishtinë ëëë.kur-prishtina.com

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 2 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

0. Permbajtja ......................................................................................................................02 1. Përshkrimi i kompanisë..................................................................................................04 1.1. Historiku i kompanisë.................................................................................................04 1.2. Deklaratat e politikës...................................................................................................05 1.1.1. Deklarata e “vizionit”................................................................................................ 05 1.2.1 Deklarata e “misionit” ................................................................................................ 06 1.2.3.Deklarata e riskut ( rreziku ) ...................................................................................... 05 1.2.4. Deklarata e Tarifave të shërbimit............................................................................... 06 1.3. Zona e shërbimit dhe organizimi i Kompanisë.........................................................07 1.4. Zona e shërbimit..........................................................................................................07 1.1.2. Burimet e ujit të KUR “PRISHTINA” sh.a. ..............................................................07 1.1.3. Struktura organizative.................................................................................................08 1.1.4. Struktura menaxhuese................................................................................................08 1.1.5. Organogrami...............................................................................................................09 1.5. Objektivat strategjike të KUR”Prishtina” sh.a. ......................................................10 2. Vlerësimi i Performancës në fund të vitit 2008............................................................12 2.1. Performancat e përgjithshëm të kompanisë gjatë viti 2008 ...................................12 2.2. Performancat e financiar gjatë vitit 2008 ...............................................................12 2.3. Performancat e operative 2008................................................................................13 2.4. Faktorët që kanë ndikuar në treguesit e Performances...........................................14 2.5.Treguesit e performances.............................................................................................16 3.Plani perativ.....................................................................................................................18 3.1. Potenciali për zgjerimin e Shërbimeve......................................................................18 3.2. Aktivitetet kryesore operative....................................................................................19 4. Plani i analizave financiare............................................................................................21 4.1. Deklarata e arkëtimit...................................................................................................21 4.1.1. Leximi i rregullt i matësve të ujit-përllogaritja e faturës në bazë të konsumit faktik të ujit................................................................................21 4.1.2 .Rritja e normës së arkëtimit të të ardhurave..............................................................21 4.1.3. Lokalitetet e banuara me minoritete...........................................................................24 4.1.4. Rritja e kualitetit të shërbimeve administrative..........................................................25 4.1.5. Hulumtimi i mundësive për pagesën (rimbursimin e pagesave) harxhimeve për rastet sociale.......................................................................................25 4.1.6. Rregullimi i bazë së të dhënave..................................................................................25 4.1.7. Faturimi i shërbimeve.................................................................................................25 4.1.8. Vërejtjet-paralajmërimi i shkyçjeve............................................................................25 4.1.9. Kontratat me konsumatorë........................................................................................26 4.1.10. Ri programimi i borxheve të akumuluara.................................................................26

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 3 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

4.2. Humbjet komerciale....................................................................................................26 4.2.1. Identifikimi i humbjeve komerciale............................................................................26 4.2.1. Aktivitetet për zvogëlimin e humbjeve komerciale....................................................26 4.3. Analiza e shpenzimeve.................................................................................................27 5.Plani i zhvillimit të personelit........................................................................................32 5.1. Shërbimet e kontraktuara...........................................................................................33 5.1.1. Shërbimet e sigurisë fizike të objekteve.....................................................................33 5.1.2. Shërbimet e shkyçjes së konsumatorëve ....................................................................33 5.1.3. Shërbimet e leximit të ujëmatësve të konsumatorëve.................................................34 5.1.4. Shërbimet profesionale .............................................................................................34 5.1.5. Shërbimet e punëve tokësore....................................................................................34 6. Plani i investimeve kapitale............................................................................................36 Paraqitjet tabelare ............................................................................................... 38 deri 63 Lista e projekteve kapitale .................................................................................. 38 deri 54 7. Tabelat Financiare ......................................................................................................55 Tabela e numrit të konsumatorëve sipas kategorive ......................................................56 Tabela e prodhimitarisë së ujit,humbjet teknike dhe tarifat ....................................... 57 Tabela për konsumin volumetrik & norma e arkëtimit..................................................59 Tabela për tarifën fikse & norma e arkëtimit................................................................ 60 Tabela për konsumin volumetrik,tarifa fikse & norma e arkëtimit..............................61 Tabela e e arkëtimit mujor dhe shpenzimet opearive(Buxheti).....................................62 Tabela e rrjedhës së parasë...............................................................................................63

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 4 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

1. PËRSHKRIMI I KOMPANISË

1.1 Historiku i kompanisë

Historiku i Ujësjellësit është ngushtë i lidhur me historikun e kryeqendrës së Kosovës pra Prishtinës dhe vendbanimeve që gravitojnë afër kryeqendrës.

Furnizimi me ujë i Prishtinës daton që nga kohët e hershme nga burimët natyrale të Gërmisë kurse më vonë nga puset në Kolevicë.

Prishtina në vitin 1961-ta kishte 38.593 banorë. Në këtë vit fillon shfrytëzimi i liqenit akumulues të Badovcit për furnizimin e qytetit të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijes.

Nga vitet 1979 paralelisht me rritjen e zhvillimeve urbanistike në qytetin e Prishtinës dhe rrethinës fillon edhe rritja e kërkesave për ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura me çka arrihet të shtohen sasitë e ujit të pijes me burimin nga liqeni i Batllavës ,burimeve nëntokësore në Fushë Kosovë dhe Obiliq për të investuar edhe në rrjetin shpërndarës të ujit të pijes dhe ujërave të zeza. Pas luftës së vitit 1998 Ujësjellësi Rajonal “Batllava” i nënshtrohet një transformimi dhe konsolidimi regjional dhe në vitin 2007 përfundimisht shndërrohet në shoqëri aksionare me emërtimin:Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-shoqëria aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve në komunat;Prishtinë,Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Gllogoc. Tanimë Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe ujit në Kosovë. Shërbimet e ujit të pijes dhe ujërave të zeza u ofrohen rreth 40% të popullatës së Kosovës të kyçura në këto shërbime.

1.2 Deklaratat e Politikës

1.2.1 Deklarata e “vizionit” Menagjmenti i KUR “Prishtina” sh.a. i përkrahur nga palët e interesit (Bordi i Drejtorëve ,

aksionarët,konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë punëmarrësve kanë për motiv furnizimin me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura.Qëllimi parësor konsiston në furnizimin e pa ndërprerë për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Të vetëdijshëm se në kushtet e tanishme kjo është një gjë e pamundur,do të vihen në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe burimet financiare që të minimizohen humbjet teknike dhe eliminohen në tërësi humbjet administrative të ujit nga njëra anë dhe të maksimalizojnë të gjitha aktivitetet lidhur me rritjen e shkallës së arkëtimit.

Prandaj Ky është prioriteti i parapërcaktuar:Zvogëlimi i sasisë së ujit të pa faturuar dhe pagesa e konsumatorëve për shërbimet.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 5 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Përmes këtyre aktiviteteve në të ardhmen do të krijohen kushte të favorshme për rritjen e nivelit të investimeve nga burimet vetjake.

Përafrimi i përmbushjes së një vizioni tillë do të krijonte parakushte më të mira për investime nga donatorët , bankat dhe cionet tjera financiare.

1.2.1 Deklarata e “misionit”

Misioni i KUR ”PRISHTINA” sh.a. i përcaktuar në këtë Plan të Biznesit për periudhën

përkatëse është: Furnizimi me rregull me ujë të pijshëm, Largimi i ujërave të ndotura, Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë të përqëndruar konsumatorin në qendër të vëmendjes. Të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbim:

Pa diskriminim racor, Pa diskriminim në përkatësinë religjioze, Pa diskriminim në përkatësinë kombëtare, Pa diskriminim në përkatësinë gjinore etj.

Duke përmbushur këtë “mision” do të bëhet e mundur sigurimi i një aktiviteti të pjesërisht të vetëfinancueshëm me qëllimin e fundit që të sigurojë shërbime cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Çasja e afarizmit të kompanisë do të jetë transparente dhe e bazuar në dispozitat ligjore. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me palët e interesit:

Punëmarrësit, Bordin e Drejtorëve, Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë për Ekonomi dhe Financa, Zyrën Rregullative për Ujë dhe Mbeturina Konsumatorët ( të organizuar në komisione,shoqata etj).

1.2.3.Deklarata e riskut ( rreziku ) Përgatitjes së këtij Planit të Biznesit i është qasur nga parimi i vazhdueshmërisë dhe zhvillimi i

aktiviteteve biznesore në një periudhë të gjatë kohore. Rreziqet e mundshme në aspektin e parashikimit për periudhën në të cilën bëhet ky plan i biznesit dhe pamundësia e realizimit të tij mund të përmblidhen në:

Mungesën e rezervave të ujit (si pasojë e reshjeve atmosferike), Mos aprovimi i ngritjes së tarifës së shërbimit (në shkallën e kërkuar), Mosgatishmëria e donatorëve potencial dhe institucioneve tjera financiare që me

donacionet përkatësisht kreditë zhvillimore të financojnë një pjesë të investimeve kapitale që janë prioritet i parapërcaktuar nga personeli i kompanisë.

Lëvizjet sociale, Krizat politike (ndikimi i jashtëligjshëm i shtetit serb), Forcat tjera madhore (tërmeti,vërshimet,zjarret etj)

1.2.4. Deklarata e Tarifave të shërbimit

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 6 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. do të zbatojë tarifën e çmimeve që do të vendosë Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina e cila në bazë të Ligjit mbi Ofruesit e Shërbimeve Publike përcaktohet si autoritet i vetëm dhe kompetent për autorizimin e tarifave të shërbimit.Në bazë të kësaj Rregullores së tarifave është e përcaktuar “mbulimi i të gjitha kostove të operimit dhe investimeve”.

Konsiderojmë se me tarifën ekzistuese (dhe me këtë shkallë të arkëtimeve dhe nivel të humbjeve teknike dhe komerciale) do të mund të arrihej vetëm mbulimi i kostove operative por jo edhe kostove të mirëmbajtjes dhe investimeve kapitale. Kjo nënkupton se tarifa ekzistuese përveç të tjerave është pengesë për investime më të mëdha drejt përmirësimit të bazës materiale dhe për shërbime më të mira për konsumatorët.

Tarifa ekzistuese është në funksion prej datës 01.03.2006 dhe e njëjta është rikonfirmuar edhe më 01.08.2007.Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina me Tarifën e miratuar për shërbime më 01.03.2006 (në disa sektorë) ka përcaktuar tarifë më e ulët në krahasim me periudhën paraprake.

Menagjmenti i KUR “Prishtina” sh.a. sipas procedurave të parashikuara nga ZRRUM-i ka aplikuar për Tarifën e shërbimit duke kërkuar një rritje minimale të tarifës së shërbimit në shklallën minimale prej 20 %.

Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina pas rishikimit të aplikacionit dhe përllogaritjeve që ka bërë ka ngritë tarifën në shkallën 10 % (0,30 € Tarifa për ujë dhe 0,03 € Tarifa për ujërat e ndotura) për sektorin e amvisërisë dhe 21 % për sektorin e bizneseve dhe institucioneve (0,72 € Tarifa për ujë dhe 0,07 € Tarifa për për ujërat e ndotura).

Pavarësisht kërkesës së kompanisë dhe miratimit paraprak të së njejtës nga Bordi i Drejtorëve,ZRRUM-i si autoriteti i vetëm nuk ka mundur të miratojë këtë kërkesë si të tillë për korrigjim të tarifës në shkallën e kërkuar.Kjo ka implikime negative financiare në të ardhurat e planifikuar.

Rritja e planifikuar e tarifës së shërbimit në vitet vijuese (në vitin 2010 në shkallën 9 % përkatësisht 7,6 % dhe në vitin 2011 në shkallën 5,6 % përkatësisht 7 % ) që gjithsesi do të bëhet në bashkërendimin e aktiviteteve me ZRRUM-in do të jetë ekskluzivisht në funksion të rritjes së investimeve kapitale dhe përpjekjes për bashkëfinancim të projekteve të mundshme kapitale me donatorë.

Rritja e tarifës ka qenë e domosdoshme për shkak të: Rritjes së kërkesës për të financuar planin e investimeve kapitale nga fondet e brendshme të

kompanisë, Rritjes së çmimit të energjisë elektrike në shkallën rreth 30 %, Rritjen e çmimit të ujit të papërpunuar , Rritjen e çmimit të karburanteve, Rritjen e çmimit të pjesëve të ndërrimit, Rritja e vlerës së shërbimeve nga palët e treta.

Rritja e tarifës do të ndikojë pozitivisht dhe do të mobilizojë menagjmentin dhe personelin tjetër në KUR “Prishtina” sh.a. në përmbushjen me sukses të misionit të përcaktuar.

Rritja e tarifës konsiderojmë se do të ketë efektin në stimulimin e kursimit të ujit në dobi të konsumatorit nga njëra anë (direkt) dhe nga ana tjetër do të ketë përfitime indirekte përmes kthimit të të njëjtës në shërbime më të mira (shiko tabelën e treguesve të performancës 2007-2013 dhe grafikonin e investimeve 2007-2013 ).

Rritja e tarifave prej 27% përkatësisht 40 % të kombinuara edhe me aktivitetet për zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale nga njëra anë si dhe rritjes së shkallës së arkëtimit nga ana tjetër në bazë të treguesve deri në vitin 2013 do të krijoheshin mundësi financiare që Kompania të planifikojë edhe marrjen e kredive për investime.

Prioriteti i shfrytëzimit të këtyre kredi do të orientohej në radhë të parë në zvoglimin e humbjeve teknike dhe humbjeve administrative të ujit.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 7 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

1.3 Zona e shërbimit dhe organizimi I Kompanisë

1.3.1 Zona e shërbimit Kompania Ujësjellësi Rajonal (KUR) “Prishtina” sh.a. shërbimet e veta i ofron në pjesën

qendrore të Kosovës duke i përfshirë këto komuna: • Prishtinë, • Fushë Kosovë, • Obiliq, • Shtime, • Lipjani, • Drenasi, • Podujevë, • Shumica e ujësjellësve rural që janë në funksion në zonat e shërbimit. Numri i popullatës së shërbyer në zonën që operon KUR “Prishtina” sh.a. vlerësohet rreth 550.000

banorë. Kapaciteti momental prodhues (i mundshëm nën supozimin e ekzistimit të rezervave të mjaftueshme të burimeve të ujit në liqenët akumulues) sillet rreth Q=1500 l/s ose rreth 45.155.000 m3/vit.

1.3.2 Burimet e ujit të KUR “PRISHTINA” sh.a. KUR “PRISHTINA” sh.a. i ka dy fabrika për trajtimin e ujit: Albanikun dhe Badovcin.Në këto

fabrika uji fillestar merret nga liqenet artificiale akumuluese në Batllavë dhe Badovc si dhe 6 objekte tjera prodhuese që burimet e ujit janë nëntokësore:Kroni, Kastrioti , Shtime, Lipjani, Podujeva dhe Drenas. Gjithashtu edhe dhjetëra burime tjera të vogla separatë nëpër fshatrat e qendrave komunale (Lipjanit dhe Shtimes). Ne kuadër te sistemit te furnizimit me ujë te pijes dhe largimit të ujërave të zeza bëjnë pjese edhe stacionet e pompave ,depozitë e ujit-rezervuarët dhe rrjeti primar dhe ai shpërndarës i ujit të pijes dhe rrjeti primar dhe rrjeti sekondar i kanalizimeve.

22 stacione pompash, Depozite (rezervuar) me vëllim V= 70.000 M³, 600.000 m gypa uji te pijes primare dhe sekondar, 240.000 m kolektor kryesor kanalizimi dhe rrjete shpërndarës.

1.3.3 Struktura organizative

KUR “PRISHTINA” sh.a. është kompani publike e korparatizuar. Në cilësinë e shoqërisë

aksionare operon prej 01.07.2007. Pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17.02.2008) përkatësisht hyrjes së fuqi

të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15.06.2008) është miratuar Ligji mbi Ndërmarrjet Publike.Mbi bazën e këtij Ligji Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e vetme dhe e ligjshme e të gjitha akcioneve të kompanisë.

Ministria për Ekonomi dhe Financa në emër të pronarit (të vetëm) të aksioneve e ushtron kompetencën dhe përgjegjësinë në bazë të Ligjit,Statutit dhe akteve tjera nënligjore.

Ky ushtrim i kompetencës dhe përgjegjësisë realizohet nëpërmjet Bordit të Drejtorëve. Pronari gjatë vitit 2008 ka filluar aktivitetet legale (është shpalluar konkursi për zgjedhjen e

Bordit të Drejtorëve) për zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve. Dejtori menagjues (në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të KUR “Prishtina” sh.a.) është anëtar i

barabartë me të zgjedhurit tjerë në Bordin e Drejtorëve të KUR “Prishtrina” sh.a.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 8 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

1.3.4 Struktura menaxhuese

Kompania udhëhiqet nga Drejtori i menaxhues në bashkëpunim të drejtpërdrejtë të drejtorit

ekzekutiv për financa dhe administratë si dhe drejtorit ekzekutiv teknik. Nën menagjimin e drejtpërdrejtë (pa ndërhyrje nga drejtoritë) të drejtorit menaxhues janë të

organizuara edhe Departamenti i auditimit dhe kontrollit të brendshëm si dhe Departamenti i Prokurimit dhe furnizimeve.

Ka përfunduar në tërësi procesi i konsolidimit dhe korparatizimit.Tashmë KUR “Prishtina” sh.a aktivitetin e vet e kryen në krejt territorin e Kosovës qendrore (7 komuna: Prishtinë,Fushë Kosova,Obiliq,Shtime,Lipjan,Podujeve dhe Drenas).

Nga ish ndërmarrjet komunale janë formuar Njësitë Operative të ujësjellësve dhe kanalizimeve me kompetenca dhe përgjegjësi të kufizuara.

Të gjitha përgjegjësitë bazike janë transferuar tek ndërmarrja regjionale. Struktura organizative në pajtim me statutin aktual dhe njëjta e emërtuar përmes pozitave dhe

bartësve të tyre mund të shikohet në skemën organizative të kompanisë të prezantuara më poshtë.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 9 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 10 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

1.4 Objektivat strategjike të KUR”Prishtina” sh.a.

Përkundër faktit se gjatë vitit 2009 në krahasim rezultatet e pritshme për vitin 2008, parashikohet një ngritje e ndjeshme me rreth 3% e shkallës totale të arkëtimit përkatësisht shprehur në vlerë financiare ngritje prej 1.150.819 € (si rezultat i zvogëlimit të humbjeve administrative të ujit,rritjes së shkallës së faturimit dhe Rritjes së Tarifës së shërbimit) duhet punuar në mënyrë aktive dhe përmbajtjësore që në vitet pasuese 2010-2013 të bëhen përmirësime më të mëdha drejt realizimit të shkallës optimale të arkëtimit të paraqitura si në tabelën në vazhdim (tab.nr.1). Elementet € Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013

Uji i konsumuar në amvisni €

6.637.049

7.588.499

8.228.186

8.701.925 9.173.472

Uji i konsumuar në bizneset e vogla €

753.577

834.158

902.026

963.874 1.019.505

Uji i konsumuar në bizneset e medha €

1.821.929

2.078.804

2.294.688

2.500.299 2.685.735

Uji i Konsumuar në institucione €

1.436.917

1.641.618

1.814.264

1.978.753 2.127.102

Totali i faturimeve € 10.649.472

12.143.078

13.239.163

14.144.852

15.005.814

Përqindja mesatare arkëtimit ne amvisnitë % 57% 64% 67% 69% 71% Përqindja mesatare i arkëtimit në bizneset e vogla % 61% 67% 70% 73% 77% Përqindja mesatare e arkëtimit në bizneset e medha % 83% 85% 87% 89% 91% Përqindja mesatare e arkëtimit në institucione % 87% 90% 92% 93% 94% Përqindja mesatare e e arkëtimit në tatal % 66% 71% 74% 76% 79%

Inkasimet Arkëtimi mujor ne amvisnitë €

3.783.147

4.857.719

5.473.261

6.019.557 6.552.361

Aarkëtimi mujor nga bizneset e vogla €

463.355

558.986

627.047

706.979 786.019

Arkëtimi mujor nga bizneset e medha €

1.508.424

1.774.044

1.996.646

2.229.657 2.455.515

Arkëtimi mujor nga institucione €

1.247.058

1.483.033

1.664.705

1.835.382 2.008.581

Totali i arkëtimit € 7.001.984

8.673.783

9.761.658

10.791.575

11.802.475

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 11 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Prandaj diferenca e realizuar midis të hyrave të arkëtuara dhe shpenzimeve operative sidomos pas vitit 2009 me do të jetë në rritje sa për investimet e domosdoshme në nivel të korporatës dhe do te krijonin hapësira për fillimin e procesit të kredimarrjes nga institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare.Një ndër parakushtet më të mira do të krijoheshin tash pasi që është definuar Statusit politik të Kosovës (Shtet Sovran dhe i Pavarur).

Është e domosdoshme që të krijohen aleanca të forta për implikimin pozitiv të të gjithë faktorëve në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm.Përfshirë faktorët e jashtëm (Qeveria e Republikës së Kosovës përmes ministrive të linjave përkatësisht pushteti lokal) dhe faktorët e brendshëm (menagjmenti dhe të gjitrhë punëmarrësit) me qëllim të përmbushjes së synimeve.

Kjo do të mundësojë një rritje të ndjenjës dhe përgjegjësisë së komuniteteve ndaj institucioneve kosovare dhe ndaj pagesave për shërbimet publike,rritja e investimeve publike dhe private në këtë sektorë të rëndësishëm duke mos përjashtuar edhe sferën e kredimarrjes.

Meqë historikisht për çdo vit ka pasur tendenca të ngritjes efikase mbase edhe mund të mendohet në rritjen e vazhdueshme të gatishmërisë së konsumatorëve për të bërë pagesën e faturave vijuese.

Grafikoni 1.

-1.000.0002.000.0003.000.0004.000.0005.000.0006.000.0007.000.0008.000.0009.000.000

10.000.00011.000.00012.000.00013.000.000

2008

2009

2010

2011

2012

2013

Grafikoni i faturimit & arkëtimit 2008-2013

FaturimiInkasimi

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. ka përcaktuar këto objektiva strategjike ne

periudhën e paraqitjes së këtij Plani të Biznesi (2009-2013).Këto objektiva janë të listuar si më poshtë: Rritja e shkallës së arkëtimit në total dhe atë në vitin 2009 ne 66 % , në vitin 2010

përafërsisht në 71 % ,në vitin 2011 rreth 74 %,në vitin 2012 në rreth 76 % për të arritur në mesatarisht 79 % në fund të vitit 2013 .

Progresi në në ngritjen e shkallës së arkëtimit në sektorin e amvisërisë duke planifikuar që në vitin 2009 të arrihet mesatarisht në 57 %, në vitin 2010 përafërsisht në 64%,në vitin 2011 ne 67%,rritja e shkallës së arkëtimit në mesatarisht 79 % gatë vitit 2012 dhe 71 % mesatarisht në vitin 2013. Rritja e shkallës së arkëtimit në këtë sektorë është një sfidë ndër më të vështirat.Menagjmenti i KUR “Prishtina” sh.a. do të jetë shumë i përkushtuar për të minimizuar të gjithë faktorët e brendshëm që kanë penguar progresin në vitin 2008 dhe për të rritur aktivitetet dhe masat (stimuluese dhe destimuluese) në optimalizimin e faktorëve të jashtëm.Do të vazhdohet edhe më tutje të punohet në Grupe punuese gjatë ditëve të uikendit me qëllim të arkëtimit të borxheve nga konsumatorët.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 12 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Humbjet teknike dhe komerciale të ujit përkatësisht uji i pa faturuar do të ketë tendencë të rënjes në këto shkallë: 44 % në vitin 2009, 40 % në vitin 2010 , 38 % vitin 2011, 36 % në vitin 2012 dhe përafërsisht 34 % në do të arrijë në fund të vitit 2013.

Brenda periudhës 2009-2013 do të bëhet projekcioni i Bilancit të ujit të pijes dhe ujërave të ndotura si dhe përpilimi i Planit Strategjik Zhvillimor Afatgjate për regjionin që mbulon KUR “Prishtina” sh.a. Kjo do të bëhet u bazuar edhe në planet urbanistike të komunave për të përcaktuar sa më saktë kërkesat për ujë dhe definimin e planeve për rritjen të kapaciteteve të burimeve të reja për ujë të pijes –në pajtim me projektin e hartuar nga KUR “Prishtina” sh.a. dhe projektet tjera.

Në bashkëpunim me ministrinë dhe komunat forcimi i aktiviteteve për mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore që shfrytëzohen si burime te ujit te pijes nga KUR “Prishtina” sh.a.

Forcimi i dhe intensifikimi i aktiviteteve me institucionet financiare dhe donatorë të ndryshëm për sigurimin e mjeteve finaciare.Në drejtim të zvoglimit të humbjeve teknike dhe rritjes se kapaciteteve për ujë të pijes,trajtimin e ujrave të ndotura,dhe ngritje institucionale .

Brenda periudhës 2009-2013 do të intensifikohen aktivitetet për fillimin e zgjidhjes së problemeve të ujërave të zeza.Kjo nënkupton përpilimin e projekteve ideore dhe zbatuese për trajtim të ujërave të ndotura si dhe aktivitete të tjera shtesë për sigurimin e fondeve për ndërtimin stabilimenteve për trajtim e këtyre ujërave.

2. Vlerësimi i Performancës në fund të vitit 2008

Të gjitha orientimet dhe masat e ndërmarra të KUR “Prishtina” sh.a. brenda vitit 2008 mund të përmblidhen si një ndërmarrje e aktiviteteve të domosdoshme me qëllim të rritjes përkatësisht të përmirësimit të një numri të treguesve të rëndësishëm në sferën e financiare dhe operative. Kjo do të thotë një rritje e ndjeshme në vlerë financiare të vlerës së ujit të faturuar,në vlerë financiare të arkëtimit të faturave,rritjen e numrit të konsumatorëve, kujdesin në kufizimin e shpenzimeve,në shërbime (së paku administrative) më të mira ndaj konsumatorëve etj.

Treguesit e performancës per vitin 2008 përmblidhen në 2.1. Performancat e përgjithshëm të kompanisë gjatë viti 2008 mund të listohen si:

• Aktivitetet e shtuara në drejtimi të angazhimeve financiare shtesë-jashtë burimeve vetjake te ujësjellësit ,

• Përfitimin e donacionit në vlerë prej 611.000 nga Qeveria e Mbretërisës së Norvegjisë, • Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit me Bankën Gjermane për përfitimin e donacionit

në vlerë prej 8.000.000 € • Kontaktet e vazhdueshme me personelin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim • Inicimi i kontakteve me CDF-në zvicerane, • Avancimi i bashkëpunimit me institucionet lokale dhe institucionet e nivelit qendror.

2.2. Performancat e financiar gjatë vitit 2008 mund të listohen si: ` Vlera totale e faturimeve do të arrijë rreth 9.289.370 € përkundrejt vlerës së planifikuar sipas Planit të biznesit që ka qenë 9.486.203 €.Pra është faturuar më pak në krahasim me Planin në vlerë prej 196.833 € përkatësisht rreth 2 % .Në këtë ka patur ndikimin më të madh sasia e pamjaftueshme e burimeve ujore.Në vitin 2008 sasia e ujit të prodhuar dhe distribuuar do të jetë më e vogël për 1.646.603 m3 ujë ose rreth 4 %

Vlera totale e arkëtimit do të arrijë në rreth 5.851.165 €.Kjo vlerë e parave të inkasuara është për 247.138 € më shume se në vitin 2007.Por është shënuar një ngecje në krahasim me Planin e Biznesit

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 13 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

në vlerë prej 206.079 € përkatësisht rreth 2 % më pak.Implikimet e sasisë së zvogëluar të ujit të prodhuar ( 4 % ) kanë ndikuar drejtëpërdrejtë.

• Shkalla e arkëtimit në fund të vitit 2008 (periudha janar-tetor 2008 në bazë të treguesve

faktikë dhe periudha nëntor-dhjetor 2008 e vlerësuar sipas Planit të Biznesit 2009-2013) pritet të arrijë në 63 % dhe ka rritje rreth 4 % në totalin e mjeteve financiare të arkëtuara (2008) në krahasuar me vitin 2007,

• Shkalla e arkëtimit në amvisëri dhe në bizneset e vogla (lokalet) është akoma e ulët në rreth 52 % dhe krahasuar me vitin 2007 është arkëtuar 86.265 € më shumë. Ngecja në përmbushjen e planit të arkëtimit gjatë vitit 2008 karakterizohet në shumë vështirësi në përmbushjen e aktiviteteve në punë dhe është pasojë e një numër të caktuar të faktorëve të brendshëm dhe faktorëve të jashtëm

• Në sektorët tjerë (biznese dhe institucione) është realizuar një shkallë më e kënaqshme e arkëtimit që shënon ngritje edhe në vlerë financiare edhe në përqindje

• Rritja e vazhdueshme e numrit të konsumatorëve: 51490 konsumatorë sa ishin në fund të vitit 2005 në 66.849 në përfundim të vitit 2006 për të arritur në 75.145 konsumatorë gjatë të vitit 2007, dhe në 80.943 konsumatorë në fund të vitit 2008 dhe përkatësisht në numrin e përafërt prej 81.860 konsumatorë në fund të vitit 2009.Kjo tregon përkushtimin e menagjmentit dhe personelit tjeter per identifikimin e te gjithe konsumatorëve ne zonen e sherbimit

• Përllogaritje më të saktë të faturave në bazë të matjes së konsumit. Kjo ka rezultuar me zvogëlimin e ujit të pa faturuar në një shkallë mesatare prej rreth 46 % ,

• Shkalla e humbjeve teknike dhe financiare në fund të vitit do të jetë rreth 45 %.Akoma nuk është arritur identifikimi midis humbjeve teknike dhe humbjeve administrative të ujit. Por duke u nisur nga fakti i leximit masiv të ujëmatësve si dhe numrit të rritur të konsumatorëve konsiderojmë se është bërë një hap vendimtar drejt zvogëlimit të vazhdueshëm të humbjeve komerciale

• Norma e mbulimit të punës sipas planit të Biznesit e planifikuar në 1,16 për shkak të procesit të konsolidimit (rritjes së shpenzimeve operative përkatësisht rritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe shpenzimeve tjera tëë mirëmbajtjes duke mos përjashtuar riparimin e shumë rrjetave lokale të ujësjellësit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës) deri në fund të vitit 2008 do të arrijë përafërsisht 1,11 . Ky tregues megjithatë qartazi tregon se edhe përkundër subvencionimit të vazhdueshëm të njësive operative del se kompania ka mbuluar shpenzimet dhe ka pasur në dispozicion një sasi mjetesh për investime.

• Shpenzimet operative të planifikuara në vlerë prej 5.342.165 € deri në fnd të vitit 2008 nuk mund të tejkalojnë vlerën e planifikuar.

• Hapja e zyrave për komunikim me konsumatorë:Qendra kontaktuese për marrëdhënien me publikun,Qendra e arkëtimit në Bregun e Diellit dhe Qendra e arkëtimit në lagjen Dardania.

• Përshtatja e softuerit ekzistues në formën e ueb aplikacionit dhe lidhja e drejtëpërdrejtë përmes internetit e drejtorisë qëndrore dhe Njësive operative të ujësjellësit (ka nisur faza testuese).

• Efikasiteti i stafit ka shënuar progres nga planifikimi 6.74 punëtorë ne 1000 konsumator fundi i vitit kapë shifrën 6.12 punëtor në 1000 konsumator (si rezultat i rritjes se numrit te konsu matoreve).

2.3. Performancat e operative 2008 mund të listohen si:

• Viti 2008 është karakterizuar me një mungese të reshjeve dhe me temperatura të relativisht të

larta që kanë vështirësuar furnizimin me ujë ne regjion .Ne mungese te reshjeve prodhimi i ujit është reduktuar dhe nga plani i paraparë prej 42.401.000 m³ do te realizohen 40.754.379 m³ .Kjo paraqet rreth 4 % me pak në krahasim me sasinë e planifikuar.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 14 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

• Në mungesë të kësaj sasia është aplikuar një sistem i reduktimeve të kufizuara gjatë gjithë vitit 2008.Shumë aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me institucionet në drejtim të kursimit të ujit të pijes. Ekipe të përbashkëta të inspektorëve të komunave dhe inspektorëve të ujësjellësit në mënyrë të vazhdueshme kanë kontrolluar dhe monitoruar shfrytëzimin e ujit nga konsumatorët në tërë zonën e furnizimit,

• Është arritur të bëhet një mirëmbajtje e rregullt e tërë sistemit te ujit të pijes dhe ujërave të zeza,

• Kualiteti i ujit të distribuuar në tërë zonën e shërbimit është përgjigjur instruksioneve të Udhëzimit administrativ numër 2/99 dhe është arritur të monitorohet dhe kontrollohet rregullisht kualiteti i ujit nga laboratori qendror dhe laboratorët lokale të KUR “Prishtina”-sh.a. Ankesat në kualitet të ujit kanë qenë minimale ndërsa bashkëpunimi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka qenë në nivelit më të lartë,

• Është arritur të ndërrohen rreth 20 kilometra rrjet (gypa) të ujit kryesisht në zonat me humbje teknike më të mëdha. Gjithashtu janë ndërruar gypat në rrugët ku janë zhvilluar punime të ndryshme të financuara nga komunat dhe Ministria e Transportit

• Është arritur të ndërrohen afër 2500 ujëmatës të vjetruar që nuk kanë punuar me qëllim të rritjes së faturimit të matur për konsumatorë,

• Është investuar ne sisteme rurale,sidomos në përmirësimet teknike dhe të kualitet të ujit, • Ka përfunduar projekti i parashikuar për rehabilitimi i sistemit për mbushje të Liqenit të

Badovcit duke marrë ujin nga Liqeni i Gazivodës (përmes kanalit të ujitjes “Ibër-Lepenc”), • Janë aftësuar shumë klorinatorë, sidomos në sistemet rurale të fshatrave (nëpër komunat ku

ekziston marrëveshja e shërbimit), • Incizimi i shumë gypave,nyjeve,valvulave ,pusetave dhe procedimi në formën digjitale • Janë vënë në funksion ndërtesat administrative në Lipjan dhe Podujevë si pjesë e donacionit të

qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe jane rehabilituar nje pjese e objekteve te Ujësjellësit • Si pjesë e këtij donacioni janë realizuar edhe Projekti i rrjetës së Janjevës dhe Rehabilitimi i më

shumë se 100 rrjedheve të brendshme në gjithë zonën e shërbimit. 2.4 Faktorët që kanë ndikuar në treguesit e Performances

Faktorët e brendshëm • Pamundësia e njësive operative (Lipjani dhe Podujeva si dhe Fushë Kosova) për

arritjen e shkallës së arkëtimit nënivel të KUR “Prishtina” sh.a. • Pamundësia (edhe për arsye teknike) në në shkyçjen e konsumatorëve që në

vazhdimësi kanë refuzuar pagesën e faturave të ujit (në të shumtën e rasteve shkyçja është përcjellë me fyerje,kërcënime etj).Por janë të shumta rastet kur pasi të jënë shkyçur një numër i konsumatorëve janë ri kyçur pa pëlqimin e KUR “Prishtina” sh.a.

• Asnjë lëndë e zgjidhur si padi konsumatorëve te gjykatat kompetente • Mos mbulimi i plotë i të gjithë konsumatorëve me ujëmatës të lexueshëm • Marketingu ende në një shkallë jote mjaftueshme për pagesa dhe kursime të ujit

Faktotër e jashtëm • Mospagesa e rasteve sociale-Qeveria e Republikës së Kosoves nuk bënë rimbursimin

per konsumatorët që janë të përfshirë në skemat e ndihmës sociale (një gjë të tillë në mënyrë të vazhdueshme bënë për KEK-un),

• Shkalla e ulët-“zero” e përgjigjes për pagesë të ujit nga pjesa dërmuese e komunitetit serb

• Mos azhuriteti i gjykatave,në përfundimin e më shumë se 1500 kërkesave për përmbarim dërguar në gjykatën kompetente

• Mbështetja e pamjaftueshme të komunave dhe ministrive përkatëse që të ndikohet (kushtëzohen sikurse në rastin e KEK-ut dhe tatimit në pronë ) në konsumatorë që të paguhen faturat e ujit

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 15 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

• Mos zgjidhja e pagesës së borxheve të prapambetura nga shitja e ndërmarrjeve te privatizuar

• Jogatishmëria e organeve policore në dhënien e ndihmës (sigurisë fizike të personelit) gjatë procesit të shkyçjeve

• Ndërrimi i shpeshtë i pronarëve përkatësisht ndërrimi i shfrytëzuesve të këtyre hapësirave banesore-qiraja

• Neglizhimi në vazhdimësi për të paguar një pjesë të borxheve të akumuluara nga vitet paraprake e që i adresohen shumë Organizatave Buxhetore ( Qendra Klinike Universitare, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Arsimi parauniversitar, Shëndetësia primare Organet e administratës komunale etj).

• Rënja e fuqisë blerëse të konsumatorëve, • Rritja e kostos së jetesës (shtrenjtimi i energjisë elektrike, karburanteve, miellit dhe

bukës etj) • Faktori natyror mungesa e të reshurave atmosferike

Paraqitja mujore grafike financiare e ujit të faturuar dhe faturave të arkëtuara

Grafikoni 2.

Trendi mujor i faturimit dhe arkëtimit - 2008

-50.000

100.000150.000200.000250.000300.000350.000400.000450.000500.000550.000600.000650.000700.000750.000800.000850.000900.000

Jana

r

Shk

urt

Mar

s

Pril

l

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Sht

ator

Teto

r

Nën

tor

Dhj

etor

FaturimiArkëtimi

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 16 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 17 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 18 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

3. Plani Operativ

Plani Operativ i KUR “Prishtina”sh.a. do të ketë për qëllim vendosjen e shërbimeve të qëndrueshme për konsumatorët. Ky plan do të konsistoi në arritjen e këtyre objektivave:

• Sigurinë e furnizimit për konsumator • Kualitetin e ujit të distribuuar për konsumator • Zvogëlimin e humbjeve të ujit • Rritjen e zonës së shërbimit • Efikasitet më të lartë në kryerjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve • Shkarkim i kompanisë nga aktivitete që nuk janë aktivitet bazë i kompanisë (punë tokësore,

ndërtimore, transport etj.)

3.1 Potenciali për zgjerimin e Shërbimeve Analizat e operimeve për vitin 2008 dhe për vitet paraprake dëshmojnë se sasitë e ujit të distribuuar te konsumatorët nuk i kanë përmbushur kërkesat për ujë, andaj ne jemi detyruar që të zbatojmë sistem të planifikuar të kufizimeve të ujit.

Janë disa faktor kryesor të cilët kanë ndikuar që të mos përmbushet kërkesa e konsumatorëve: 1. Zvogëlimi i planifikuar i prodhimit për arsye të nivelit të ulët të ujit në liqenet akumuluese

(2007 dhe 2008) si pasoj e mungesës se reshjeve 2. Konsumi (keqpërdorimi) shumë i madh i konsumatorëve gjatë stinës së verës, vjeshtës si dhe

temperaturate larta 3. Humbjet e mëdha teknike dhe administrative të ujit

Kufizimet e ujit për konsumator kanë ndryshuar nëpër zonat e ndryshme të furnizimit dhe nëpër komuna të ndryshme.Në pozitë më të mirë kanë qenë konsumatorët e komunave të Lypjanit, Shtimes, Drenasit dhe konsumatorët në kuotat e ulëta të sistemit. Kurse në pozitë më të vështirë kanë qenë konsumatorët e komunave Prishtinë, Podujevë, Kastriot, Fushë Kosovë e sidomos ata konsumator që janë në kuotat e larta të sistemit. Përkundër këtyre vështirësive në furnizim ka vend për zgjerim të shërbimeve ndaj konsumatorëve sidomos në zonat rurale ku kemi sasi të mjaftueshme të ujit dhe mundësi të hapjes së burimeve të reja. Planifikojmë zgjerimin e shërbimit për 2.000 klientë në zonën rurale dhe 2.000 klientë në zonën urbane, në këtë numër nuk janë të përfshirë klientët që momentalisht janë lidhur në sistemet tona por nuk janë të regjistruar (ilegal) mendojmë se numri i këtyre shfrytëzuesve të paautorizuar të ujit mund të jetë 2.000-2.500 konsumatorë. Me vendosjen nën kontroll të konsumit të këtyre konsumatorëve, zvogëlimin e humbjeve si dhe hapjen e burimeve të reja me kapacitet 200-250 l/s do të mundësohet zgjerimi i shërbimeve edhe për këta 6.000 konsumator. Zona e identifikuara si burime te mundshme dhe me pak kosto janë:

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 19 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

• Zona e ujërave nëntokësore ne Kolevicë me një kapacitet 60 l/sec • Zona e ujërave nëntokësore ne Fushe Kosove me një kapacitet 60-100 l/sec • Zona e ujërave nëntokësore ne Lipjan me një kapacitet 60-80 l/sec • Zona e ujërave nëntokësore ne Obiliq me një kapacitet 15-20 l/sec • Zona e ujërave nëntokësore ne Shtime me një kapacitet 15-20 l/sec

Duke supozuar se humbjet reale teknike të sistemeve tona janë 20 %, atëherë në bazë të kalkulimeve tona për numrin e banorëve të furnizuar (500.000) dhe për sasitë e ujit të shpërndarë (108.000 m3/ditë) rrjedh se ne momentalisht kemi në dispozicion për kokë banori afër 120 litra ujë në ditë . Duke marrë parasysh trendin e rritjes se madhe të popullatës drejt zonës së shërbimit tonë (Prishtina), atëherë është e domosdoshme gjetja e mundësive financiare për zbatimin e projektit për furnizimin me sasi të reja të ujit afatshkurtër (500 l/s) dhe afatgjatë (+ 1000 l/s) me baze projektin e furnizimit me uje nga kanali i Ibër-Lepencit përmes ndërtimit të fabrikës së ujit ne lokacionin Shkabaj .

Aktivitetet kryesore operative Për të arritur objektivat e Planit Operativ janë paraparë për secilën objektiv këto aktivitete: Siguria e furnizimit

• Mirëmbajtja e rregullt e stacioneve të pompimit dhe rezervuarëve për furnizim • Furnizim me pjesë rezervë si furnizim me pompa dhe motorë rezervë për SP dhe për puse. • Ndërrimi i rrjetave dhe pajisjeve të pasigurta të furnizimit me energji elektrike • Mirëmbajtja e rregullt e rrjetave dhe armaturave (valvuleve) të rrjetit primar dhe sekondar • Furnizimi me kohë me material rezervë për riparimin e pëlcitjeve të rrjetave (pjesë lidhëse riparuese) dhe furnizim me tubacione për ndërrimin e rrjetave të amortizuara.

Kualiteti i ujit

• Mbrojtja e burimeve të ujit • Furnizimi me kohë i kemikateve për dozim • Mirëmbajtja e rregullt dhe vendosja e klorinatorëve të ri në pikat e nevojshme për dezinfektim, si dhe vendosja e sistemeve paralele për dozim të (NaCl2) • Shpëlarja e programuar e tubacioneve (për këtë duhet vendosur/aftësuar valvulet lëshuese) • Monitorim on-line i kualitetit të ujit si dhe dozim automatik i kemikalieve për shumicën e sistemeve.

Zvogëlimi i humbjeve

• Përgatitja e programit për zvogëlimin e humbjeve me vendosjen e objektives që humbjet eknike në fund të këtij Biznes Plani të jenë afër 20 %. • Ndarja e humbjeve teknike nga ato komerciale • Matja e saktë e sasive të ujit të prodhuar dhe të shpërndarë (Kalibrimi i ujëmatësve ekzistues, vendosja e ujëmatësve të ri në hyrje dhe dalje të sistemeve, vendosja e ujëmatësve zonal) • Pastrimi e pusetave ekzistuese dhe hapja e pusetave të reja për vendosjen e valvuleve zonale • Vendosja e valvuleve zonale • Ndarja e zonave të matshme dhe caktimi i zonave me humbje më të madhe • Vendosja e pajisjeve për monitorimin e presionit dhe rrjedhjes së ujit • Vendosja e reduktuesve të presionit në zonat me mbi presion

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 20 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

• Riparimi i të gjitha rrjedhjeve të dukshme • Vendosja e më shumë hidrantëve për monitorim të sistemit • Trajnimi i stafit për shfrytëzimin më efikas të pajisjeve për detektimin e rrjedhjeve • Furnizimi me pajisjeve shtesë për detektimin e rrjedhjeve dhe zbulim i rrjedhjeve të padukshme • Monitorim i vazhdueshëm i humbjeve në sistem dhe paraqitja e rezultateve të ndaljes së

rrjedhjeve. • Ndërrim i rrjetave të amortizuara të cilat kanë humbje të mëdha, zonat më të vjetra të qytetit: Ulpianë, Tophane, Bregu i Diellit etj.)

Rritja e zonës së shërbimit

• Analizimi i kërkesave për shërbime dhe identifikimi i mundësive teknike për dhënien e shërbimeve klientëve potencial • Përcjellja e planeve rregulluese – zhvillimore të komunave, bashkëveprimi me komuna për mundësinë e dhënës së shërbimeve për zonat e parapara me këto plane • Përgatitja e projekteve për zgjerimin e shërbimeve me analizë të kostos financiare • Zbatimi i projekteve

Efikasitet më të lartë në kryerjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve

• Hapja mëtutjeshme e pikave për arkëtimin e faturave ,sidomos në zonat ku janë të koncentruar numër më i madh i konsumatorëve.

• Riorganizim i shërbimeve, rifreskim me personel të ri dhe rritje e efikasitetit në punë • Trajnimi i të gjithë personelit me qëllim të kryerjes sa më efikase të detyrave të punës • Përgatitja e kornizës për koordinim më të mirë në mes të drejtorive, departamenteve dhe shërbimeve • Pajisje e ekipeve me vegla pune dhe makina punuese, automjete për reagim të shpejtë dhe fikas • Përgatitje e rregullores për adresimin dhe zgjidhjen e shpejtë të kërkesave të konsumatorëve • Organizim i takimeve me konsumator për tu njohur me kërkesat e tyre • Organizimi i fushatave të ndryshme të vetëdijesimit me qëllim të rritjes së shkallës së arkëtimit dhe të shpërdorimit të ujit të pijes

Shkarkim i kompanisë nga aktivitete që nuk janë aktivitet bazë i kompanisë Këto aktivitete nuk janë aktivitete bazë të kompanisë; efikasiteti i dobët dhe joprofesional i punëve, kostoja e lartë e mbajtjes së këtyre shërbimeve, si dhe mundësia që ne të fokusohemi më shumë në aktivitete bazë janë arsyet që në planifikojmë dhënien e këtyre shërbimeve jashtë kompanisë:

• Kontraktimi i shërbimeve të punëve tokësore (gropim i vendeve ku kemi rrjedhje të ujit apo bëjmë vendosjen e tubacioneve)

• Kontraktimi i punëve ndërtimore (puseta, hapje e puseve, rehabilitimi objekteve ndërtimore) • Kontraktim i mirëmbajtjes së makinave dhe automjeteve • Kontraktim i vendosjes së ujëmatësve • Kontraktim i punëve për riparimin e rrjedhjeve në anën e konsumatorëve. • Kontraktim i vendosjes së rrjetave të kanalizimit

Plani i operimit do të jetë dinamik dhe me afatizime të definuar. Përgjegjësit e caktuar për zbatimin e planit do të raportojnë për zhvillimet në zbatimin e planit si dhe për pengesat e mundshme që do të ngadalësojnë apo pengojnë zbatimin e planit operativ. Përgjegjësia do të jetë e fokusuar dhe konkrete.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 21 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

4.Plani i analizave financiare

4.1 Deklarata e arkëtimit

4.1.1 Leximi i rregullt i matësve të ujit-përllogaritja e faturës në bazë të konsumit faktik të ujit

KUR “Prishtina” sh.a. është në fazën përfundimtare në përllogaritjen e faturave mbi bazën e

një matje korrekte të ujit të konsumuar. Rreth 90 % e totalit të ujit të faturuar përllogaritet në bazë të harxhimit faktik,ndërsa konsumi i supozuar ka mbetur si variant i vetëm në ujëmatësit që nuk punojnë. Kjo përqindje do të rritet krahas projekteve të financuara nga burimet vetjake dhe të donatorëve për ndërrimin dhe riparimin e vazhdueshëm të ujëmatësve dhe rritjen e përgjegjësisë për të matur konsumin.

Leximi i ujëmatësve do të bëhet në pajtim me rregulloret e ZRRUM-it përkatësisht rregulloren e brendshme mbi leximin e ujëmatësve.

Në vitin 2007 ka filluar në zona të caktuara ndarja e leximit nga mbledhja e parave ndërsa gjatë vitit 2009 përkatësisht periudhës së këtij Plani të Biznesit (2009-2013) mund të përfundojë sidomos në zonat me konsumatorë koncentruar në numër të madh.

Menagjmenti përmes shërbimeve ekzistuese përkatëse mbetet i përkushtuar për të gjetur formën më të mirë me qëllimin e leximit dhe përllogaritjes korrekte të faturës për konsumin e ujit. Pavarësisht këtij përkushtimi përparimi në këtë drejtim është i vështirë. Do të krijohet dhe analizohet detalisht historia e krijuar mbi bazën e ndarjes së leximit të ujëmatësve nga arkëtimi i parave për të shikuar mundësitë më të mira.

Mungesa e kontraktorëve të mundshëm të specializuar që do të merreshin me këtë edhe më shumë vështirëson dhe paraqet pengese thelbësore për një konkurrencë të mirëfilltë.

Deri në krijimin (sigurisht që jo në pjesën pe parë të vitit 2009) të kontraktorëve të specializuar me personelin ekzistues do të shfrytëzohen të gjitha eksperiencat e tanishme për të avancuar leximin korrekt të ujëmatësve.

Do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë punëmarrësve që nuk zbatojnë me përpikëri Rregullat e ZRRUM-it dhe Rregullat e brendshme të KUR “Prishtina” sh.a.

4.1.2 Rritja e normës së arkëtimit të të ardhurave

• Sektori i bizneseve të mëdha dhe institucionet

Arkëtimi në këtë sektor i është i relativisht i mirë dhe mesatarisht sillet prej 80 % .

Parashikohet që shkalla mesatare e arkëtimit në sektorin e biznese të mëdha të mos jetë më e vogël se 83 % ndërkaq te institucionet jo më e vogël se 87 % përkatësisht në shkallën mesatare në rreth 87 % .

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 22 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Do të vazhdohet me shkyçjen e të gjithë atyre konsumatorëve me të cilët nuk arrijmë ujdinë për rregullimin e borxheve të vjetra (2000-2001) si dhe borxheve vijuese në pajtim me Rregulloret e ZRRUM-it.

Për të konsumatorët te të cilët nuk mund të zbatohet shkyçja do të ushtrohen paditë përkatëse përpara Gjykatës kompetente. Do të freskohet baza e të dhënave varësisht nga ndërrimet që do të ndodhin në teren. Kjo ka të bëjë kryesisht me ndërrimin e pronarëve gjatë procesit të privatizimit. Grafikoni 3.

Dinamika e faturimit & arkëtimit në bizneset e mëdha dhe institucionet 2009

0250005000075000

100000125000150000175000200000225000250000275000300000

Jana

r

Shk

urt

Mar

s

Pril

l

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Sht

ator

Teto

r

Nën

tor

Dhj

etor

FaturimiArkëtimi

• Sektori i bizneseve të vogla Shkalla e arkëtimit të faturave është e vogël dhe sillet rreth 48 % . Gjatë vitit 2009 dhe ne

vijim do të kërkohet që të përmbushen parametrat e këtij Plani të biznesit. Kjo nuk mund të jetë më e vogël se mesatarja vjetore prej 61 %.

Deri në fund të vitit 2009 do të rishikohen edhe një herë i gjithë niveli i arkëtimit për secilin inkasant veç e veç kjo nënkupton edhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese pët të gjitha ata që nuk janë në nivel të mesatares së ujësjkellësit.

Gjatë vitit 2009 do të punohet dhe do të ketë angazhime shtesë që norma e arkëtimit në fund të vitit 2009 të arrijë në 66 % .

Do të ndërmerren edhe këto aktivitete shtesë që do të ndikonin në rritjen e shkallës së arkëtimit:

- Bllombohen ujëmatësit - Inventarizimi i plotë i të gjitha lokaleve të vogla biznesore - Do te vazhdohet me nënshkrimin e kontratave individuale të shërbimit - Rregullimi i borxheve kontestuese dhe ri programimi i tyre në pajtim me rregulloret ZRRUM-

it - Shkyçjet nga furnizimi dhe - Ushtrimi i padive ne gjykata

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 23 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Grafikoni 4.

Dinamika e faturimit & arkëtimit në bizneset e vogla 2009

0

10000

20000

30000

40000

50000

60000

70000Ja

nar

Shk

urt

Mar

s

Pril

l

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Sht

ator

Teto

r

Nën

tor

Dhj

etor

Faturimi

Arkëtimi

• Sektori i amvisërisë Sektori i amvisërisë për shkake të konsumit më të madh të ujit dhe faturimit më të lartë është

sektori më i rëndësishëm për stabilitetin financiar të kompanisë më të cilën kompania do te rritë aktivitetet për rritjen dhe stabilizimin e arkëtimit .

Trendi i i rritjes së vlerës së arkëtuar përkatësisht rritjes së shkallës së arkëtimit për periudhën në të cilën është përgatitur ky Plan i biznesit është paraqitur në tabelën vijuese:

Tabela 2.

Elemen- tet € Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013

Faturimi € 5.526.902

5.514.940

6.637.049

7.588.499

8.228.186

8.701.925

9.173.472

Arkëtimi € 2.591.728

2.716.797

3.783.147

4.857.719

5.473.261

6.019.557

6.552.361

Përqi- ndja

% 47% 49% 57% 64% 67% 69% 71%

Shkalla e arkëtimit në këtë sektor gjatë vitit 2008 është e vogël dhe sillet në rreth 49 %.Gjatë vitit 2009 shkalla mesatare e arkëtimit në këtë sektorë do të punojmë që të jetë rreth 57 % ose e shprehur në vlerë financiare diku rreth 3.479.565 €.Gjithashtu angazhimet e vazhdueshme do të jenë që në fund të vitit 2010 shkalla mesatare e arkëtimit të arrijë në 64 % përkatësisht në vitin 2011 shkalla mesatare i arkëtimit do të jetë diku rreth 67 %.Me synime të vazhdueshme për rritjen e shkallës

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 24 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

së inkasimit në vitin 2012 në rreth 69 % dhe në mesataren vjetore të inkasimit në vitin 2013 në përafërsisht 71 % përkatësisht shprehur në vlerë financiare dhe me tarifat ekzistuese rreth 6.553.361 € :

-Shkyçjet (që realisht janë vështirë të zbatueshme) janë të vështira për tu aplikuar,por do të insistojmë me potencialin ekzistues që për periudhën e ardhshme ti mbajmë si formë të presionit të vazhdueshëm për rritjen e pagesave.

-Do të vazhdohet me dërgimin e lëndëve përpara Gjykatës kompetente. Pretendojmë të përpunojmë rreth 100 padi në muaj.

-Gjatë vitit 2009 ,kontratat e punës për punëtorët e sektorit te arkëtimit do të jenë ekskluzivisht të lidhura me performancat e kërkuara në bazë të Planit të Biznesit.

-Eliminimi i pagesave me “para në dorë”- janë krijuar disa mundësi pagese për të gjithë konsumatorët aty ku është vlerësuar se është e efektshme.

-KUR “Prishtina” sh.a. është në fazën përgaditore për implementimin e projektit “direkt debit” me konsumatorët e rregullt.

- Për rritjen e shkalles së arkëtimit menagjmenti i Kompanisë gjatë vitit 2008 ka organizuar rreth 2500 vizita njoftuese me konsumatorë.Planifikohet që edhe gjatë vitit 2009 të vazhdohet një praktikë e tillë dhe vizitohen rreth 2500 deri 3000 konsumator. Vizitat do të koncentrohen kryesisht te konsumatorët me pagesa te vogla ose te konsumatorët që deri më tani nuk kanë paguar faturat e ujit.

Grafikoni 5.

Dinamika e faturimit & arkëtimit në amvisëri-2009

200000

225000250000

275000

300000

325000350000

375000

400000

425000450000

475000

500000

525000550000

575000

600000

Jana

r

Shk

urt

Mar

s

Pril

l

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Sht

ator

Teto

r

Nën

tor

Dhj

etor

FaturimiArkëtimi

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 25 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

4.1.3. Lokalitetet e banuara me minoritete

Përafërsisht janë 5.246 konsumatorë të koncentruar ekskluzivisht në lokalitete ku shumicën e konsumatorëve e përbëjnë pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë dhe që nuk paguajnë për ujin e konsumuar (këtu nuk janë llogaritur konsumatorët e tjerë minoritarë të shpërndarë nëpër mjedise të përziera dhe që gjithashtu nuk bëjnë pagesat e ujit).

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” në Prishtinë do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të nisë arkëtimin në pjesë të caktuar të këtyre konsumatorëve.Në vitin 2008 është punuar në drejtim të arkëtimit të faturave në fshatin Graqanicëe.Megjithatë nuk kemi shënuar asnjë progres për shkak të opstruksioneve që kemi hasur.I vetmi sukses që mund të përmendim është faktin se fatuat e shërbimit në tërësi i distribuojmë te konsumatorët pa ndonjë problem.

Do të vazhdojmë të punojmë që gjatë vitit 2009 te shënohet progres në fillimin e pagesave dhe te ngitet komunikimi me konsumatorët duke kërkuar përkrahje edhe nga udhëheqësit lokalë të këtyre lokaliteteve.

4.1.4. Rritja e kualitetit të shërbimeve administrative

Zyra për konsumatorë e KUR “Prishtina” sh.a. është bërë plotësisht funksionale. Është

kompletuar me personelin e nevojshëm dhe me teknikë pune. Kjo zyrë do të kryej detyra si më poshtë: -Zyra për trajtimin e ankesave-KUR “Prishtina” sh.a. posedon softuerin përkatës që mundëson

përcjelljen e të gjitha procedurave prej parashtrimit të një kërkesë,ankese etj e deri në momentin e përfundimit të asaj kërkese-ankese.

-Linja telefonike e hapur kontaktuese-për qëllime praktike do të bashkërendohen aktivitetet me shërbimet tjera përkatëse përbrenda KUR “Prishtina” sh.a.

-Informimi i konsumatorëve-do të shfrytëzohen teknologjitë e reja në informimin me kohë të konsumatorëve. Informacionet relevante do të publikohen në ueb faqen e KUR “Prishtina” sh.a.

-Pagesat në arkën qendrore dhe në arkat ndihmëse (njësive) dhe në qendrat e inkasimit do të jenë të kompjuterizuara

-Gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike do të jeni gjithmonë të mirë informuar me aktivitetet më të rëndësishëm.

4.1.5. Hulumtimi i mundësive për pagesën (rimbursimin e pagesave)

harxhimeve për rastet sociale Rastet sociale sipas parashikimeve tona janë përafërsisht rreth 5.539 konsumatorë. Ky numër

mund të të jetë edhe më e madhe sepse deri më tani nuk ka pasur një politikë të qartë nga kompetentët për trajtimin e këtyre rasteve sociale. KUR “Prishtina” e vetme nuk mund të bëjë të gjitha aktivitetet e nevojshme për arkëtimin e këtyre borxheve përmes skemave ekzistuese të Ministrisë përkatëse. KUR “Prishtina” do te sigurojë regjistrat e konsumatorëve si raste sociale dhe do te rrisë aktivitetet me Qeverinë e Kosovës përkatësisht Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale rimbursimi i i pagesave të kësaj kategorie të bëhet ngjashëm me trajtimin e kësaj kategorie që janë bërë në KEK.

4.1.6. Rregullimi i bazë së të dhënave

Baza e të dhënave mirëmbahen dhe freskohen në mënyrë permanente. Angazhimet do të jenë të vazhdueshme që të gjitha ndërrimet eventuale në teren të reflektohen edhe në softuerin ekzistues.

4.1.7. Faturimi i shërbimeve

Faturimi i shpenzimeve të ujit në nivel të KUR “Prishtina” bëhet në baza mujore dhe si i tillë do të vazhdohet edhe në vitin në vijim. KUR “Prishtina” sh.a. në të kaluarën ka bërë fatura mbi bazë e afatit dy mujor të faturimit. Faturimi mujor kemi konstatuar se është metoda më efikase për arkëtim më të mirë në krahasim me faturim një herë në dy muaj.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 26 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

4.1.8. Vërejtjet-paralajmërimi i shkyçjeve

Përmes dërgimit me rregull të paralajmërimeve për shkyçje si dhe në rastet eklatante shkyçja nga rrjeti i furnizimit janë masat më efektive për rritjen e normës së arkëtimit. Softueri ekzistues mundëson një përpunim automatik të vërejtjeve. Do të aplikohen edhe taksat e veçanta që ka parashikuar ZRRUM-i.

4.1.9. Kontratat me konsumatorë Edhe përkundër angazhimeve që janë bërë në vazhdim prej vitit 2006 dhe deri më tani është

arritur përfundimi i nënshkrimittë kontratave të shërbimit me konsumatorë prandaj edhe ,ë tutje do të vazhdohet deri në përfundimin e nënshkrimeve të kontratave.

Por ka përfunduar në tërësi procesi i nënshkrimit të kontratave më bizneset e mëdha dhe me institucionet.

Me bizneset e vogla gjendja e nënshkrimit të kontratave nuk është në nivelin e dëshirueshëm (shiko më lartë:ndërrimi i pronarëve etj).

4.1.10. Ri programimi i borxheve të akumuluara Do të vazhdohet që me konsumatorët që kanë të grumbulluar vlera të mëdha të borxheve të

vjetra të ri programohet pagesa e këtij borxhi për periudha të ardhshme kohore. Tash për tash interesimi është shumë i vogël. Edhe ata që kanë lidhur një marrëveshje të tillë nuk i përmbahen afateve të pagesës.

4.2. Humbjet komerciale

Një pjesë e humbjeve te përgjithshme vlerësohet të jene komerciale dhe ne totalin e humbjeve ato vlerësohen se përbëjnë rreth 20 % , ky vlerësim munde te mos jete korrekt pasi ende nuk kemi një studim me real te humbjeve .Vlerësohet se shkalla e lartë e këtyre humbjeve është në zonat rurale dhe në periferi të qyteteve dhe zonave joformale(jo urbane) me ndërtime intensive .

4.2.1. Identifikimi i humbjeve komerciale Humbjet komerciale identifikohen si

• Kyçje ilegale ose kyçje e pa identifikuara, • Kyçje e dyfishta jashtë sistemit të matjes, • Pasaktësia e regjistrimit të ujëmatësve , • Mos saktësia e leximit të ujëmatësve, • Intervenimi i paautorizuar në ujëmatës, • Faturimi i pamatur-paushall,

4.2.1. Aktivitetet për zvogëlimin e humbjeve komerciale

Duke i konsideruar si më pak të kushtueshme financiarisht objektivi i zvogëlimit të humbjeve

do të orientohet më aktivisht në zvogëlimin e humbjeve komerciale. Këto aktivitete do të përqendrohen në:

• Vazhdimin e identifikimit te konsumatorëve që janë shfrytëzues të ujit dhe që nuk marrin fatura për konsumin e ujit,

• Vazhdimi i bllombimit të ujëmatësve, • Kontraktimi i një ose dy pilot zonave për leximin e ujëmatësve për verifikim të saktë të

leximit të ujëmatësve dhe krahasimi i shënimeve. Nëse të dhënat e leximit do të jenë të

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 27 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

favorshme dhe që do të rezultojnë me zvogëlimin e humbjeve nga leximi,procesi i kontraktimit do të përfshinte tërë zonën e shërbimit deri në vitin 2011. Ky proces do të paraprihet nga një analizë “kost-benefit”.Zonat e para qe do të përfshihen në kët proces do të jenë Obiliqi dhe Podujeva

• Vazhdimi i ndërrimit të ujëmatësve aty ku ende konsumi nuk matet (faturimi i supozuar),

• Në zonat jo urbane që do të jenë në proces të legalizimit të ndërtimeve. Aktivitetet e kompanisë do të harmonizohen me aktivitetet komunale për identifikimin e kyçjeve dhe rregullimin e sistemit korrekt të matjes për të gjithë konsumatorët që do të përfshihen në këtë proces,

• Bashkëveprim në zonat që do të vendosen ujëmatës zonal për matjen e konsumit në zonë me pjesën që do të merren me humbjet teknike,

• Propagandë intensive mediatike ndaj konsumatorëve që shfrytëzojnë ujin pa autorizim nga Ujësjellësi dhe sensibilizimi i të njëjtëve së do të përballen me sanksione ligjore.

4.3. Analiza e shpenzimeve Shpenzimet e përgjithshme operative dhe të mirëmbajtjes për periudhën e këtij planit të biznesit

janë të orientuara ekskluzivisht në drejtim të realizimit të objektivave strategjike që janë parashtruar. Këto shpenzime pavarësisht nëse i përkasin shpenzimeve të personelit apo shpenzimeve tjera do të orientohen në funksionimin normal të të gjitha segmenteve të punës në Ujësjellësin “Prishtina” dhe të Njësive operative.

Këto shpenzime si të tilla mundësojnë në këtë formë përmbushjen e obligimeve dhe zhvillimin normal të KUR “Prishtina” sh.a.

Veç tjerash kjo nënkupton edhe një ngritje të ndjeshme të fondeve të ndara për paga në rritje të vazhdueshme për rreth 10 % në vitin e parë dhe më tutje në shkallën prej 7 %.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë paraqitur në tabelën vijuese për periudhën e këtij Plani të Biznesit 2007-2013

Elementet € Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Shpenzimet e

personelit €

2.566.686

2.757.300

3.060.618

3.274.861

3.504.102

3.749.389

4.011.846

Shpenzimet e mirëmbajtjes

dhe riparimeve €

639.168

642.746

657.434

703.454

752.696

805.385

861.762

Shpenzimet e energjise €

1.241.959

1.418.010

1.396.461

1.494.213

1.598.808

1.710.725

1.830.476

Shpenzimet e derivateve €

92.411

68.278

89.382

95.639

102.333

109.497

117.162

Shpenzimet e kemikateve €

39.000

49.997

293.036

312.714

334.604

366.601

392.264

Shpenzimet tjera

operative €

399.481

373.948

416.050

445.174

476.336

509.679

545.357

Totali i shpenzimeve

operative €

4.978.705

5.310.279

5.912.981

6.326.055

6.768.879

7.251.276

7.758.865

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 28 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Financimi i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes për vitin 2009 do të kenë për qëllim

kryesor arritjen e objektivave dhe synimeve që janë përcaktuar si prioritete gjatë viti 2009 përkatësisht qëllimi i parësor i së cilës është përkrahja e rritjes më të madhe të të ardhurave. Ky qëllim është pasqyruar në grafikun në vazhdim në të cilin vërehet se rritja e vlerës së faturuar përkatësisht vlerës së inkasuar është me e madhe në krahasim me rritjen e vlerës së shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes.

Grafikoni6.

Dinamika mujore e faturimit,inkasimit kundrejt shpenzimeve operative 2009

0

100000

200000

300000

400000

500000

600000

700000

800000

900000

1000000

Jana

r

Shk

urt

Mar

s

Pril

l

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Sht

ator

Teto

r

Nën

tor

Dhj

etor

FaturimiArkëtimiShpenzimet operative

Në aspektin e planifikimit të shpenzimeve për periudhën 2009 në krahasim me trendin e

shpenzimeve të realizuara gjatë vitit 2008 shënohet një rritje e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes. Rritja është pasojë e;

-Planifikimit për një ngritje të pagave -Procesit të konsolidimit-regjionalizimit -Shpenzimeve të rritura të energjisë elektrike . -Shpenzimet për ujin e papërpunuar Gjithashtu edhe shpenzimet tjera do të jenë dukshëm më të mëdha duke përmendur -Kemikatet, -Karburantet e naftës, -Pjesëve të ndërrimit, -Mirëmbajtja operative e pajisjeve -Mirëmbajtja e rrjetës së ujit të pijes dhe ujërave të ndotura -Shërbimet tjera nga palët e treta etj. Sipas parashikimit gjatë viti 2009 shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes do të jenë

5.912.981 €,ndërsa në fund të vitit 2008 shpenzimet operative priten të jenë 5.310.280 €. Në bazë të këtyre shifrave shënohet një rritje e ndjeshme në rreth 11 % e shpenzimeve operative.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 29 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Këtë rritje e arsyetojmë duke pasur parasysh synimi e rritjes së vlerës së të ardhurave të arkëtur gjegjsisht:

Shpenzimet e personelit (përfshirë pagat, mëditjet, shtesat-bonuset e performances së

mirë ,pagesat për ushqim,trajnim etj ) janë në vlerë prej 3.060.618 €. Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe riparimeve (përfshirë pjesët e vogla për riparimin e

rrjedhjeve,mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,mirëmbajtja operative e automjeteve dhe mirëmbajtje tjera të nevojshme) janë në vlerë prej 657.434 €.

Shpenzimet e energjisë elektrike parashikohet se nuk do të kalojnë vlerën prej 1.396.461 €.

Shpenzimet e derivateve (përfshirë naftën dhe benzinën për automjetet e transportit si dhe gjeneratorët për pompimin e ujit nga stacionet në qytet) nuk do të tejkalojnë vlerën prej më shumë se 89.382 €.

Shpenzimet e kemikateve planifikohen të jenë në vlerë prej jo më shumë 293.036 €. Shpenzimet tjera operative (përfshirë shpenzimet administrative,regjistrimi dhe

sigurimi i automjeteve,shpenzimet e qirasë,taksa për Licencën e ofrimit të shërbimeve-ZRRUM-it,taksa për shfrytëzimin e ujit-MMPH,shërbimet profesionale nga palët e treta etj) nuk do të kalojnë më shumë se vlera e planifikuar se 416.050 €.Këto shpenzime të detalizuara në nënkategori të ndryshme janë paraqitur në tabelën vijuese:

Tabela 4.

Elementet € Viti 2009

Shpenzimet e rexhistrimit dhe sigurimi i automjeteve €

19.903

Shpenzimet e transportit të punëtorëve brenda në qytet €

16.897

Shpenzimet komunale €

57.451

Shpenzimet e qirasë €

3.917

Taksa e licencimit për ZRRUM-in €

89.420

Shpenzimet e Bordit të drejtorëve €

30.673

Shpenzimet e materialit administrativ €

86.292

Shpenzimet e taksës për leje ujore €

41.581

Shpenzimet e shërbimeve intelektuale-anëtarësitë €

55.539

Të tjera të paspecifikuara €

14.377

Totali i shpenzimeve operative €

416.050

Në kushte përafërsisht të njëjta të afarizmit është krijuar një bazë e mirë për kufizimin në këtë nivel të shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes me qëllim që të ardhurat e mbetura pas financimit të këtyre shpenzimeve të përdoren për investime në ri përtëritjen e bazës materiale të Ujësjellësit. Kjo

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 30 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

nënkupton që në periudhën e ardhshme kohore të projektuar me këtë Plan të Biznesit shpenzimet operative për do të rriten në përpjesëtim të zhdrejtë në raport me të ardhurat e faturuara përkatësisht të ardhurat e arkëtuara. Paraqitja grafike e shpenzimeve operative për konsumatorë të shprehura në € për periudhën 2006-2013:

Grafikoni 7

Shpenzimet operative & Arkëtimet për konsumatorë 2006-2013

405060708090

100110120130140150160

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

Shpenzime operative përkonsumatorëFaturime për konsumatorë

c

Paraqitja grafike e strukturës së shpenzimeve operative dhe të investimeve të domosdoshme

nga burimet vetjake (diferenca midis të ardhurave të arkëtuara dhe shpenzimeve të paguara) do të duket sipas trafikonit vijues.

Grafikoni 8.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 31 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Srtruktura e shpenzimeve operatine & investimet vetanake

46%

10%

21%

1%

4%6%

12%

Personeli

Shpenzimet e mirëmbajtjesdhe riparimeveShpenzimet e rrymës

Shpenzimet e derivateve

Shpenzimet e kemikateve

Shpenzimet tjera operative

Shpenzimet jo operative

Në bazë të paraqitjes grafike të shpenzimeve operative dhe të vlerës së arkëtuar të parave konstatojmë se 79 % e vlerës së parave të arkëtuara do të shpenzohen për financimin e shpenzimeve operative ndërsa 21 % për financimin e shpenzimeve-investimeve dhe mirëmbajtjes kapitale.

Mirëpo me stabilizimin e shpenzimeve rritjes së shkallës së arkëtimit,zvogëlimit të ujit pa të ardhura përkatësisht tendencës për të përmbushur “vizionin” diferenca midis shpenzimeve operative dhe investimeve-mirëmbajtjes kapitale do të jetë në nivelin më të lartë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 32 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Grafikoni 9.

0

1000000

2000000

3000000

4000000

5000000

6000000

7000000

8000000

9000000

10000000

11000000

1200000020

06

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

Grafikoni i arkëtimeve,shpenzimeve operative & investimet 2008-2013

Arkëtimet

Shpenzimet operative

Investimet-shpenzimet emirëmbajtjes

Në bazë të grafikonit mbi paraqitjen grafike të shpenzimeve operative vërehet se trendi i rritjes vlerës së arkëtuar është në përpjesëtim të drejtë me trendin e rritjes së shpenzimeve për investime kapitale. Ndërkaq tendenca e rritjes së shpenzimeve operative është në përpjesëtim të zhdrejtë dhe ka të bëjë ekskluzivisht me rritjen e mirëmbajtjes operative më qëllim të realizimit të objektivave strategjike që janë përcaktuar me këtë Plan të biznesit për periudhën 2008-2012.

5. Plani i zhvillimit të personelit

KUR “PRISHTINA” në Prishtinë gjatë vitit 2009 (duke përfshirë edhe njësitë operative të konsoliduara) tërë procesin e prodhimit dhe shërbimit me ujë të pijshëm dhe mënjanimin e ujërave të ndotura do ta përmbyllur me mesatarisht 495 deri 500 punëtorë.

Raportet midis stafit janë të përcaktuar në bazë të skemës organizative dhe rregullores së organizimit të brendshëm të Ujësjellësit. Edhe me njësitë operative të ujit dhe kanalizimit do të punohet në të njëjtën formë.

Kryerja e detyrave të punës bëhet në vartësi të përshkrimit detaj të se cilit vend të punës veç e veç. Në bazë të këtij përshkrimi janë të përcaktuara kushtet minimale (përgatitja profesionale, përvoja e

kaluar në punë të ngjashme apo të përafërt, shkathtësitë tjera të veçanta etj. për lidhjen e marrëdhënies së punës, shkalla e përgjegjësive të punëtorëve, niveli i pagesës si dhe hierarkia e dhënies së përgjegjësisë etj).

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 33 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Një kujdes i veçantë do të i kushtohet çështjes së raportit midis numrit të personeli dhe nurit total të konsumatorëve. Tendenca e mengjmentit përmes implementimit të këtij Planit të biznesit është rritja e produktivitetit në punë përkatësisht rritja e numrit të konsumatorëve në raport me një të punësuar .

Geafikoni 10

Konsumatorë për punëtor

140

145

150

155

160

165

17020

06

2007

2008

2009

2010

2011

2012

Konsumatorë per punetor

Personeli i që kryen punët dhe detyrat në KUR “Prishtina” sh.a. është heterogjen: • Nga aspekti i përgatitjes profesionale; • Nga aspekti i shkathtësive,produktivitetit dhe efikasitetit në punë; • Nga aspekti i përfaqësimit nacional; • Nga aspekti i përfaqësimit gjinor; • Nga aspekti i përfaqësimit fetar; • Nga aspekti social etj.

Kompensimi i pagës për punën për të gjithë personelin konsiderojmë se iu është qasur në mënyrë komplekse dhe gjithëpërfshirëse. Të gjithë të punësuarit përveç pagës bazë iu kompensohet edhe bonusi për ushqimin ditor si dhe bonusi për punë të suksesshme.

Në kategorinë e shpenzimeve të personelit gjatë vitit 2008 pritet të shpenzohen 2.757.300 € ndërsa në vitin 2009 vlera e planifikuar e kësaj kategorie të shpenzimeve pritet të jetë 3.060.618 €.Vlera e planifikuar për shpenzimet e stafit në vitin 2009 në krahasim me vitin paraprakl është përafërsisht për 11 % shumë.

Kjo rritje veq tjerash do të reflektojë si rritjen totale e arkëtimeve për pagesën e pagave më të larta për inkasantët që do të realizojnë shkallën më të lartë të arkëtimeve gjatë vitit 2009 në krahasim me vitin 2008.

Gjatë vitit 2009 është i domosdoshëm rishikimi i nivelit të pagesës për nivelin profesional duke përfshirë menagjmentin e lartë (në shkëmbim të përmbushjes së performancave ) dhe personelit tjetër teknik. Sidomos duhet dhënë prioritet vendeve të punës në të cilët është rritë vëllimi i punëve si rezultat i zgjerimit të zonës së shërbimit.

Rritja vjetore e shpenzimeve të personelit me rreth 11 % të vlerës totale prej për vitin e parë si shkallën e rritjes prej 7 % në vitet vijuese (gjatë periudhës 2009-2013) mundëson që në mënyrë solide të realizohet një pagesë dhe fonde të mjaftueshme sipas këtij Plani.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 34 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Në kuadër të shpenzimeve janë planifikuar 30.000 € në formë të kompensimeve të punëtorëve nëse ka kërkesa për pensionime të parakohshme. Kjo formë e re do të mundësonte që të shkarkohet Kompania nga pjesa e punëtorëve me moshë të shtyrë, me sëmundje kronike ose në rastet kur Kompania e ka të pamundshme sistemimin e tyre për shkak të përgatitjeve profesionale dhe zvogëlimit të vëllimit të punëve.

Kompensimet financiare me rastin e festave të ndryshme gjatë vitit 2008 janë eliminuar plotësisht.Gjatë vitit 2009 nuk do të ketë asnjë pagesë shtesë. Përmbushja-realizimi i treguesve bazik financiar dhe teknik të përcaktuar me këtë Plan të biznesit mund të hapë rrugën (pasi të jetë marrë vendimi kompetent i Bordit të Drejtorëve në procedurë legale dhe transparente)për pagesën e bonuseve-shtesave. Gjithashtu edhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit do ti kushtohet një kujdes i veçantë ndërsa kosto e këtyre është paraqitur në buxhetin e përgjithshëm në kategorinë e shpenzimeve të personeli.

Elementet € Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013

Paga bazë (përfshirë kontributet dhe taksat) €

2.589.908

2.860.947

3.061.213

3.275.498

3.504.783

3.750.117

Bonuset mbi bazën e performancës €

125.489

138.623 148.325

158.707

169.818

181.707

Trajnimet për personelin €

25.120

27.749 29.693

31.772

33.994

36.373

Pensionimi i personelit €

30.146

33.299 35.630

38.124

40.793

43.648

Totali €

2.770.663

3.060.618

3.274.861

3.504.101

3.749.388

4.011.845 Të gjitha obligimet e punës (me përjashtime të vogla) kryhen përmes personelit të punësuar me kontrata të punës të cilat lidhen në baza të vitit fiskal (kalendarik).Në shumë raste kjo nuk i jep rezultatet e pritura. Për efekt ka një efikasitet dhe produktivitet por edhe përgjegjësi më të vogël në krahasim me punëmarrësit nga sektori privat në vend.

5.1. Shërbimet e kontraktuara

Me qëllim të krijimit të përvojave pozitive,implikimi i sektorit privat në kryerjen e punëve të ndryshme për llogari të KUR “Prishtina” sh.a. Planifikojmë që disa shërbime që nuk përbëjnë bazën e veprimtarisë së kompanisë të kryhen nga sektori privat përmes shërbimeve të kontraktuara .Këto shërbime janë të paraqitura në vazhdim të këtij Plani të Biznesit.

5.1.1. Shërbimet e sigurisë fizike të objekteve

Implikimi i parë i sektorit privat në KUR “Prishtina” sh,a, mund të ndodh sidomos me sferën e

sigurisë fizike të objekteve dhe personalit. Një gjë të tillë është paraparë për disa objekte që tani kanë një një mbulim jo të mirë të sigurisë.KUR “Prishtina” sh,a është në fazën e klidhjes së kontratës së shërbuimit me kontraktonin përfitues.

Objektet për të cilat në të cilat do të bëhet sigurimi janë: Drejtoria qendrore,dy pika të sigurimit,8 punëtor, Badovci,një pikë e sigurimit,4 punëtorë,

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 35 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

5.1.2. Shërbimet e shkyçjes së konsumatorëve

Praktikat e deritanishme lidhur me shkyçjet e konsumatorëve nga rrjeti i furnizimit me ujë të

pijes për shkak të mos pagesës nuk kanë dhënë efektin e dëshirueshëm. Kjo është pasojë e pamundësisë përkatësisht pengimit fizik që përdorin konsumatorë ndaj personelit që zbaton shkyçjen.

Gjithashtu duke pasur parasysh efikasitetin në punë ,me qëllim edhe të realizimit të performancave më të mira financiare do të mund të kontraktoheshin edhe këto shërbime nga kontraktorë të jashtëm që janë të specializuar:

• Shkyçja dhe rikyçja e konsumatorëve që janë të lidhur në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit

• Shkyçja dhe rikyçja e konsumatorëve që në mënyrë të vazhdueshme refuzojnë kryerjen e pagesave për konsumin e ujit

5.1.3. Shërbimet e leximit të ujëmatësve të konsumatorëve

Në zonat e ndryshme që gjatë vitit 2008 janë identifikuar si zona ku humbja teknike dhe administrative e ujit është më e lartë se mesatarja e KUR “Prishtina” sh.a. do të testohet me qëllim të eliminimit të këtyre humbjeve. Si e tillë është identifikuar qyteti i Podujevës dhe Obiliqit. Momentalisht në këtë zonë procesin e leximit të ujëmatësve dhe arkëtimin faturave e bëjnë 4 punëtor (inkasantë) që kanë 3903 konsumatorë.

Kontraktimi i leximit të ujëmatësve do të zvogëlojë angazhimin e personelit ekzistues përkatësisht reduktimin e numrit të punëtorëve.

5.1.4.Shërbimet profesionale

Kryerja e punëve të ndryshme profesionale që me kapacitetet e veta ekzistuese Ujësjellësi nuk mund ti kryejë do të jenë pjesë e angazhimeve kontrtaktuale të jashtme në varshmëri me nevojat që do të paraqiten për një gjë të tillë. Pjesë e këtyre kontraktimeve do të jenë.

• Projektet studimore për nevoja të KUR “Prishtina” sh.a. • Audimimi i jashtëm • Aplikacionet e ndryshme softverike • Mbikëqyrje në implementimin e projekteve kapitale

5.1.5 .Shërbimet e punëve tokësore

Mungesa e mekanizimit të nevojshëm-që lidhet kryesisht me njësitë operative (Lipjan,Podujevë etj) si dhe efikasiteti më i madh në punë do të kompensohen me angazhimin e kontraktorëve për aktivitetet e shënuara më poshtë:

• Kryerjen e punëve tokësore • Punë tjera të domosdoshme në rrjetin e ujësjellësit (hapje të kanaleve,mbushje me

rërë,asfaltime etj)

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 36 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Struktura e vendeve të punës dhe pagesa bazë Tabela 5

Vlera e pagës bazë për një punëtor (sipas kategorive) gjatë

vitit 2009

Numri i projektuar i personelit sipas

viteve (2010 & 2011)

Emërtimi i kategegorisë së të punësuarve

Totali punëtorë

sipas kategorive

në vitin 2009 Kategoria

I Kategoria

II Kategoria

III 2009 2010

Kategoria I Drejtori menagjues 1 0 0 900 1 1

Kategoria II Drejtorët ekzekutiv 2 0 0 650 2 2

Kategoria III Menaxherët ekzekutiv 10 473 490 510 10 10

Kategoria IV -Menagjerët e fabrikave te

ujit- 2 405 420 435 2 2Kategoria V

-Shefat e shërbimeve teknike- 8 390 405 420 9 10

Kategoria VI -Shefat e shërbimeve

administrative & inxhinierët- 24 370 385 400 25 25Kategoria VII-

Përgatitja superiore profili administrativ- 5 335 345 360 5 5Kategoria VIII

-Përgatitja e larte shkollore- 9 305 320 330 9 9Kategoria IX

-Kryepunëtorët & para punëtorët- 20 285 295 305 21 22

Kategoria X -Mjeshtrit,shoferët e

automjeteve speciale dhe punëtorët me përgjegjësi

shtesë- 60 270 270 290 60 60Kategoria XI

-Shkolla e mesme teknike &Shoferët e automjeteve me

kategorinë “D”- 62 255 265 275 62 62Kategoria XII

-Përgatitja e mesme shkollore e profileve

administrative- 188 225 235 245 188 188KategoriaXIII

-Punëtorët e kualifikuar- 21 202 210 220 21 23Kategoria XIV

-Punëtorët e pakualifikuar- 88 160 170 180 90 91

Totali 500 505 510

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 37 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

6. PLANI I INVESTIMEVE KAPITALE

Plani i Investimeve është një pjesë e rëndësishme e Planit të Biznesit, i cili mundëson Ujësjellësit të bëjnë përmirësimin e shërbimeve të tyre për konsumatorë dhe do ti inkurajojë konsumatorët që t’i paguajnë faturat.

Plani i investimeve do të përbëhet prej një përzierje të projekteve, ku disa prej tyre do të jenë pjesë e financimit nga Kompania nga të ardhurat e tyre. Megjithatë ekziston një numër i projekteve të mëdha të cilat kërkojnë financim të jashtëm gjithashtu edhe vlerësim të detajuar.

Qëllimi i Planit të Investimeve është që të sigurojë se Kompania është duke bërë planifikim të përshtatshëm në mirëmbajtje të rregullt dhe zhvillimin e infrastrukturës së Ujësjellësit.

Identifikimi i investimeve, me qëllim të arritjes së ndryshimeve të standardeve të kualitetit apo shërbimeve shqyrtohet sipas vlerësimit të gjendjes së aseteve që janë në dispozicion me qëllim të arritjes së gatishmërisë teknike të pajimeve.

Ne vitin 2009 vlera e investimeve kapitale nga fondet e kompanisë e parapare është 1.089.003 €.Vlera e investimeve vetanake do të shkojë në rrtije të vazhdueshme prej njërit vit në vitin tjetër.Në vitin 2010 investimet vetanake do të jenë rreth 2.347.728 €.Në vitin 2011 këto fonde të investimeve do të jenë përafërsisht me rreth 3.233.208 € .Nnë vitin 2012 investimet vetanake pritet të jenë rreth 3.540.300 € dhe përfundimisht në në vitin 2013 këto investime priten të jenë rreth 4.043.610 € .

Vlera më e vogël financiare e investimeve kapitale të realizuara në vitin 2008 reflektohet me rritjen e shpenzimeve operative si pasoj e konsolidimit brenda vitit 2007 të NJOU në Lipjan dhe Podujevë.

Investimet kapitale do të orientohen në pjesën teknike që të sigurohet një qëndrueshmëri në furnizimin me ujë dhe intervenime në ato pjesë të cilat janë vlerësuar si rrezikshmëri për një furnizim te qëndrueshëm.

Një pjese e projekteve do të orientohen në rritjen e konsumit të matur përmes vendosjes së ujëmatësve dhe projekte që synojnë zvogëlimin e humbjeve teknike përmes ndërrimit të rrjetit të vjetruar në të gjitha komunat.

Projektet kapitale do të orientohen edhe në rehabilitimin e disa objekteve nëpër të gjitha zonat e furnizimit.

Nën supozimin se brenda 2009 mund te sigurohen edhe rreth 500.000 € nga burimet e fondeve te privatizimit dhe borxheve institucionale është përpiluar një plan i investimeve që përfshijnë projekte shtesë nga suficiti në vlerë prej 1.589.000 € të parapara për investime në Planin e Biznesit.

Për periudhën e këtij Plani të Biznesit (2009-2013) janë paraparë marrje edhe fonde shtesë nga burimet e jashtme që përfshijnë fonde nga komunat,ministritë si dhe institucione financiare qe potencialisht janë si donatorëve ose kredi dhënës.

Në qershor të vitit 2008 është nënshkruar Memorandumi i mirëkuptimit midis KUR “Prishtina” sh,a dhe Ministrisë për Ekonomi dhe Financa nga njëra anë dhe Qeverisë Gjermane përmes KfW-së si donator për vlerën investive prej 8.000.000 € për periudhë e ardhshme 4 vjeqare.

Gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës ka planifikuar që në kuadër të Buxhetit të Konsoliduar do ntë financojë dy projekte të parapërcaktuara (si prioritet) në vlerë prej 500.000 €.

Gjithashtu edhe AER,Qeveria Norvegjeze,Banka Zvicerane,Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) etj paraqesin investitorët potencial (donacion ose kredi) duke pas parasysh se janë ne zhvillim biseda me te gjitha këto institucione për financimin e projekteve për periudhën me fillim në pjesën e dytë të vitit 2009 e në vijimësi.

KUR “Prishtina” do të jetë e orientuar fuqimisht në përmbushjen e treguesve që do të jenë si kërkesa për thithjen e investimeve nga institucionet përkatëse .Këto burime financiare janë supozuar se mund të ofrohen edhe në bashkëpunimin në realizimin e përbashkët të projekteve e sidomos në

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 38 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

pjesën e dyte të 2009 dhe fillimin e vitit 2010 që vien si rezultat i zgjidhjes së Statusit politik të Kosovës dhe rezultateve shumë inkurajuese që janë shënuar në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Koorporatizimi i Kompanisë ka krijuar rrethana më të favorshme për fonde nga nga jashtë kompanisë që do të orientoheshin kryesisht në projekte në zvogëlimin e humbjeve,rritjen e arkëtimit,rritjen e burimeve të ujit,mbrojtjen e burimeve të ujit dhe një vëmendje e posaçme do ti kushtohej largimit dhe trajtimit te ujërave te ndotura . Në tabelat vijuese është prezentuar plani i investimeve kapitale 2009-2013 me projekte konkrete.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 39 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 40 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 41 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 42 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 43 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 44 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 45 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 46 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 47 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 48 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 49 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 50 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 51 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 52 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 53 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 54 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 55 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 56 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

7. PASQYRAT FINANCIARE PER VITIN 2009

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 57 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 58 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 59 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 60 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 61 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 62 – “Plani i Biznesit 2009-2013”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. në Prishtinë

Faqe 63 – “Plani i Biznesit 2009-2013”