gazeta sportive ....info sportive

10
REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 1 RRUGETIMI I KOMBETARES, MOMENTET ME PIKANTE TE 2014 fq 2,3,4 Partizani fiton derbin e 140 me Tiranën fq 6 “Cana luajti i dëmtuar me Juven, i pëlqen Gjermania” fq 5 RUBRIKA NGA BOTA Real Madrid fiton Botërorin e Klubev fq 7 Barcelona e mbyll vitin me “manita”! fq 8 RUBRIKA ARGETUESE Kuriozitete nga fusha e sportit fq 9,10,11 INFO SPORTIVE

Upload: aurela-elmasllari

Post on 19-Jul-2015

48 views

Category:

Education


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

1

RRUGETIMI I KOMBETARES, MOMENTET ME PIKANTE TE 2014 fq 2,3,4

Partizani fiton derbin e 140 me

Tiranën fq 6

“Cana

luajti i dëmtuar

me Juven, i pëlqen Gjermania” fq 5

RUBRIKA NGA BOTA

Real Madrid fiton Botërorin e Klubev fq 7

Barcelona e mbyll vitin me “manita”! fq 8

RUBRIKA ARGETUESE

Kuriozitete nga fusha e sportit fq 9,10,11

INFO SPORTIVE

Page 2: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

2

Rrugëtim me kombëtaren, momentet pikante të vitit 2014

Nga Gentjan Alinani

Nga supergoli i Balajt në Portugali tek dhuna e Beogradit, ëndrra vazhdon. Pikët e pa dhëna nga UEFA dhe ‘finalja’ me Armeninë, sfidat

e së ardhmes

Supergoli në Portugali, flamuri në qiellin e Beogradit, heroizmi për të mbrojtur flamurin

kombëtar, barazimi në Francë, festimi në Xhenova të Italisë… por edhe goli i pësuar

në fund nga Danimarka, tradhtia e UEFA-s, goli i fundit nga Italia. Një vit i mbushur me

ngjarje pikante, të bukura dhe të trishtueshme. Kombëtarja shqiptare këtë vit

është duke jetuar një nga momentet më të arta të historisë. Me bindjen dhe me dëshirën

për të arritur kualifikimin në kampionatin evropian “Francë 2016”. Janë luajtur gjithsej nëntë ndeshje, nga të cilat ekipi kuqezi ka

arritur të fitojë tri prej tyre dhe ka humbur po aq ndeshje.

Dy prej këtyre sfidave kanë përfunduar në barazim, ndërsa humbja më e madhe është

ajo e UEFA-s. Gjithçka ka filluar në mars të viti 2014, ku ekipi i drejtuar nga De Biazi

arriti ta nisë mbarë vitin me fitoren 2-0 ndaj Maltës. Një supergol i Alban Mehës dhe një

tjetër i Migjen Bashës që treguan që në krye të herës se ky vit do të ishte ndryshe nga të

tjerët. Pavarësisht fitores ajo ishte një ndeshje miqësore, që u pasua më vonë nga dy humbje të tjera. Një ndaj Hungarisë dhe

Rumanisë. Ndeshje të shëmtuara, që e vunë De Biazin në shënjestër, ndërsa harruan që

ishin thjesht miqësore. Buzëqeshja rikthehet

me San Marinon, ndërsa prova e vërtetë është ndeshja e radhës.

“Perla e Balajt” As tifozi më i çmendur i kombëtares

shqiptare nuk e kishte menduar një fitore historike në

Portugali. Kriza e ekipit luzitan të bënte të mendoje se kuqezinjtë mund të arrinin një

mrekulli. Shpresat shtohen dhe bëhen akoma më konkrete, kur në pjesën e parë ekipi i

vendosur me mjeshtëri në fushën e lojës nga ana e De Biazit bën një ndeshje spektakolare. Pjesa e dytë sjell mrekullinë

“Balaj”. Momenti që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Roshi kroson, ndërsa

sulmuesi shkodran me një lëvizje ‘alla-Ibra’ e ndal në rrjetë. Evropa pushtohet nga

Shqipëria. Titujt e medieve ia dedikojnë hapësirën më të madhe fitores së Shqipërisë.

Askush nuk e kishte menduar një nisje të tillë, që na bëri me krahë duke fluturuar drejt

Francës. …minutat e fundit

Pavarësisht arritjeve dhe ndeshjeve pozitive, minutat e fundit vazhdojnë të mbeten makth për kombëtaren shqiptare. Gjithçka u

vërtetua në ndeshjen ndaj Danimarkës. Dominim total me rezultat dhe lojë, por një

goditje dhe një gabim na kushtoi shumë.

Page 3: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

3

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ishte vërtet një nga momentet më të bukura të

vitit, edhe për faktin se luhej në një impiant të ri të futbollit shqiptar. Një barazim që u

përjetua si një humbje, nisur nga momenti i ekipit kombëtar, por edhe nga mënyra se si

erdhi. Megjithatë katër pikë në dy ndeshjet e para ishin vërtet shumë dhe mjaftueshëm për

Shqipërinë. Grupi i ferrit në të cilin ishim nuk na linte të shpresonim shumë… Ishim

thjesht të kënaqur.... vijon ne faqen tjeter

Skandali i Beogradit

Ajo që prisnin të gjithë ishte ndeshja mes

Serbisë dhe Shqipërisë. Një sfidë që përjetohej më shumë se të tjerat, vlente më

shumë se 3 pikë. Duhej patjetër fitore,

ndërsa debatet për pjesëmarrjen e tifozëve kishte filluar prej kohësh. Fillimisht u

pranua se do të kishte tifozë, më pas jo. Megjithatë ne pranuam të bënim gjithçka

vetëm për ta mundur në fushën e lojës Serbinë. Dhe ia dolëm më së miri. Në koret

e shumta raciste, thirrjet për vdekje shqiptarëve, 11 futbollistë si heronj

vendosën të dilnin në fushën e lojës për të nderuar fanellën kuqezi dhe flamurin. Himni

nuk dëgjohet, por kjo nuk i ndal dy heronjtë për ta kënduar me forcë dhe me gjithë shpirt.

Ndeshja ishte ajo e parashikuara.Serbia bën

presion, ndërsa shqiptarët mbrohen mirë për

të goditur me kundërsulm Serbinë.Momente të mira për ekipin kombëtar. Dy sulme të

shpejta… Mavraj dhe Cana rrezikuan seriozisht portën serbe dhe për pak sa nuk

shënuan golat e tyre të jetës. Serbët e ndiejnë rrezikun dhe ndërpresin ndeshjen…

E gjithë pjesa tjetër është ngjarja më e shëmtuar e futbollit e krijuar, ideuar dhe e

vënë në skenë nga Serbia.

Vendimet e turpit Ajo që ndodhi në Serbi ishte dukshëm një

nga ngjarjet më të shëmtuara në futboll, por vula e turpit u vendos më vonë në Komisionin e Apelit dhe të Disiplinës.

UEFA nxjerr fajtore Shqipërinë në një farë mënyre dhe e dënon atë me humbjen e

ndeshjes në tavolinë. Beteja nuk ka përfunduar, Shqipëria dhe shqiptarët kanë

ende shpresa se do ta fitojë këtë betejë në KAS.

Super-ndeshja

Padrejtësia që u bë në UEFA gjeti

menjëherë kundërpërgjigjen dhe forcën e ekipit kombëtar. Franca dhe Italia ishin dy prova që do të tregonin se Shqipëria nuk

është fajtore për asgjë, se Shqipëria di të bëjë futboll të bukur dhe të ketë tifozë

paqësorë. Një ndeshje deri diku në limitet e

Page 4: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

4

perfektes ajo që u luajt në Francë.Një formacion shpresëdhënës dhe një ekip me

dëshirë për të bërë më të mirën.Dy raste të shpejta, pastaj vjen goli i Mavrajt.Gol i

shijuar në maksimum nga shqiptarët sepse shënohej në portën e Platinisë, në vendin e

Platinisë.Pastaj një tjetër gol i pësuar në minutat e fundit, që si gjithmonë është një

makth për kuqezinjtë. Italia vishet kuqezi

Ndeshja në Xhenova kundër Italisë dëshmoi edhe një herë tjetër se shqiptarët janë tifozë

të çmendur të kombëtares.Afro 30 mijë tifozë ishin në shkallët e stadiumit “Marassi”

të Xhenovas për të mbështetur ekipin kombëtar, por edhe për të dhënë një sinjal të

qartë për të gjithë.Kudo paqe, vëllazëri mbi futbollin dhe momente magjike u ofruan në

Itali.Rezultati i kësaj ndeshjeje nuk kishte aspak rëndësi, por paraqitja që bënë

kuqezinjtë ishte vërtet pozitive.Goli i fundit

i shënuar nga Okaka vodhi një nga festat më të bukura për ekipin e kombëtares

shqiptare.Ky vit ka qenë plot surpriza, por më e bukura pritet të vijë vitin e ardhshëm.

Ndeshjet e bukura, fitoret, vuajtjet dhe djersa e derdhur për fanellën kuqezi është

bërë e gjitha për të arritur objektivin… Francë.

NDESHJET E VITIT 2014

Shqipëri-Maltë 2-0 Shqipëri-Rumani 0-1

Hungari-Shqipëri 1-0 San Marino-Shqipëri 0-3

Portugali-Shqipëri 0-1 Shqipëri-Danimarkë 1-1

Serbi-Shqipëri 3-0 Francë-Shqipëri 1-1

Itali-Shqipëri 1-0

Page 5: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

5

“Cana luajti i dëmtuar me Juven, i

pëlqen Gjermania”

Eksperiencë dhe karakter. Janë këto dy karakteristikat që e kanë bërë Lacion të ketë

ende besim te Lorik Cana. Edhe këtë vit, kapiteni i kombëtares shqiptare është lojtari

perfekt për të luajtur me De Vrij.Pavarësisht se ka pasur ulje dhe ngritje të shumta, ai është një

lojtar me shumë vlerë për ekipin lacial.“Të gjithë e kanë parë në ndeshjet e fundit.Është ai që kërkon Lacio, por mua më ka mbetur në

mendje ndeshja ndaj Juves, kur ishte i dëmtuar dhe ka luajtur me dhimbje.Ai nuk kthehet kurrë mbrapa, por sakrifikohet për skuadrën.Menjëherë kanë filluar kritikat pas asaj ndeshjeje dhe më vjen shumë keq. Nuk jam i kënaqur nga ky trajtim që media i bën Canës. Loriku është një djalë

i mrekullueshëm dhe nuk flet kurrë.Ai vetëm punon dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit.Dua që të gjithë lojtarët e Lacios ta kuptojnë mjaft mirë faktin dhe peshën e kësaj

fanelle.Nuk duhet të harrojmë se ai luan në një pozicion që nuk është i tiji.Luan në qendër të mbrojtjes si i majtë, por këmba e tij e preferuar është e djathta”, ka thënë Agim Cana.Ai ka folur

edhe për objektivat e ekipit bardhekaltër.“Lacio është një ekip i madh dhe duhet të luftojë gjithmonë për vendin e tretë. Cana ka raport shumë të mirë me De Vrij dhe ky i fundit është një

futbollist i shkëlqyer”, shton më tej agjenti i Lorikut. Ai madje ka treguar edhe dëshirat e lojtarit për të ardhmen.“I pëlqen shumë Gjermania, por është ende në kontratë me Lacion. Nëse do të

largohet duhet të flasë me drejtorin sportiv Tare dhe me presidentin. Në Itali nuk do të luajë me asnjë skuadër tjetër, por në Gjermani ka dëshirë të transferohet. Jam i sigurt që ka edhe dy ose

tri vjet të tjera në karrierën e tij”, ka treguar Agim Canaj. Agjenti i lojtarit dhe njëkohësisht babai i tij tregon se në merkaton e ardhshme të verës mund të rishikojë edhe oferta të ndryshme.“Gjermania është një mundësi dhe lojtari ka shumë dëshirë të aktivizohet edhe në

kampionat. Jam i bindur që do të vazhdojë të luajë edhe për disa vjet në një prej kampionateve më të mirë në Evropë”,kathënë Cana.

Page 6: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

6

Partizani fiton derbin e 140 me Tiranën

Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës pas një 90 minutëshi emocionues, në fushë dhe në tribuna, ku të

kuqtë u konfirmuan si kryesues falë një fillimi të vrullshëm e një “mbrojtje” bunker, me Alban Hoxhën

që kalon tashmë 1000 minutat pa e nxjerrë topin nga rrjeta. Një sukses i Partizanit si skuadër mbi të gjitha, i cili pasi përfitoi nga episodet e minutave të para, arriti të bëjë të tijin derbin, që u

rikthye te lavdia e dikurshme në çdo përbërës të tij. Tribunat e “Qemal Stafës” peshonin si rrallë herë në këto vitet e fundit nga pesha e jashtëzakonshme e tifozëve, që dhuruan një dekor

fantastik në momentin që ekipet hynë në fushë, me fansat e Partizanit që veshën me të kuqe sektorin e tyre, e ata të Tiranës që u përgjigjën me ngjyrat bardheblu.

Lajme nga bota Real Madrid fiton Botërorin e

Klubeve Mbretërorët e mbyllën vitin në mënyrën më

të mirë, me festën për triumfin në botërorin

e klubeve në Grand Stade të Marakeshit pasi

mposhti 2-0 në finale Argjentinasit e San

Lorenzos.

Page 7: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

7

Ishte ky trofeu i katërt i botërorit të klubeve

për Realin nëse merren parasysh edhe tre

Kupat Interkontinentale para ndryshimit të

formatit. Trofeu i 18 në arenën

ndërkombëtare për skuadrën e Carlo

Ancelottit që barazohet me Milanin si

skuadrat më të titulluara të kontinentit, po

kaq numëron edhe Boca Juniors, ndërsa në

vend të parë qëndrojnë egjiptianët e Al Ahly

me 20 trofe.

Ishte pikërisht italiani ai që fitonte i fundit

botërorin e klubeve për Milanin, që tani

kapet në klasifikimin e lavdishëm nga ish

trajneri i tij.Trofeu i Botërorit të klubeve

është i katërti për

Los Blancos në një vit fantastik që i pa të

conin në shtëpi La Decima-n, trofeun e 10-të

të Champions League si dhe SuperKupën e

Europës dhe Kupën e Mbre

Barcelona e mbyll vitin me

“manita”!

Katalanasit fituan 5-0 ndaj Kordobës, në

ndeshjen e fundit të 2014-s. Luis Suarez

shënoi golin e parë në kampionatin spanjoll,

teksa “blaugranat” janë një pikë larg Realit,

që ka luajtur një ndeshje më pak

Nuk ka rëndësi që edhe pak ditë janë festat e

fund-vitit, katalanasit nuk i bëjnë dhurata

askujt dhe i shënojnë pesë gola Kordobas në

“Kamp Nou”. Lojtari më i mirë në fushën e

lojës ishte Pedro Rodrigez, që shënoi golin e

parë pas 72 sekondash lojë

Talentet e reja që po magjepsin futbollin

Adnan Januzajn, 19 vjeçar. Ky është emri i parë

i propozuar nga prestigjiozja italiane“Gazzetta

Dello Sport”. Në Angli thonë që me vajzat nuk

është tip i hedhur por në fushën e lojës është

vërtetë shpërthyes. Shënoi që në debutim me

Sunderlandin duke u bërë lojtari më i ri që

realizon dy gola në një ndeshje me fanellën e

“Red Devils”. Të ardhmen e tij në nivel klubesh

e ka zgjedhur, pasi ka një kontratë me United

deri në vitin 2018, kurse për kombëtaren është

ende i pavendosur.

Emri dytë është Lucas Piazon, 20 vjeçar.

Aktivizohet në radhët e Vitesses dhe flitet se i

ka këmbët e arta, pasi me to bën gjithçka,

pason, godet, driblon dhe e kontrollon shumë

mirë topin me të parën. Ka pak mangësi fizike,

por nëse zgjedh Chelsean, me siguri Mourinho

do të dijë ta vërë në rresht dhe në këtë aspekt.

Emri i tretë, është serbi Aleksander Mitrovic, 19

vjeçar. Besnik Hasi thuhet se është me fat që e

ka në skuadër te Anderlechti por me shumë

gjasa nuk do të arrijë ta mbajë dhe për shumë

kohë. Në Europianin e 19 vjeçarëve, u vlerësua

si futbollisti më i mirë i kompeticionit. Një pykë

tipike Europiane, që ndoshta nuk është shumë i

bukur për t’u parë në fushë por që di si ta

dërgojë topin në rrjetë.

Emri katërt është 19 vjeçari, Domenico Berardi.

Page 8: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

8

Futbollisti Sasuolos i vetëm ishte në gjendje të

shkarkonte nga stoli Allegrin, teksa i shënoi

katër gola Milanit të tij. Në Itali e cilësojnë si

një talent të vërtetë por ka një problem,

karakterin, që thonë se është më i keq dhe se i

vetë “Djalit të keq”, Mario Balotelli.

Emri i pestë që ju propozojmë është dhe 17

vjeçari, Halilovic. Javën e kaluar firmosi me

Barcelonën. Në pamje i ngjan Luka Modric por

thonë se me këmbët është më magjistar se

futbollisti i Realit të Madridit. Të gjithë presin

me padurim ta shohin në fushë duke shpresuar

se do të kenë gjetur, Lionel Messin e ri, në stil

ballkanas.

Abu Bilal,futbollisti që luante

njëkohësisht në Izrael e në Palestinë

Mesfushori i lindur në vitin 1984 Atef Abu Bilal, nuk fshihte ndonjë të dashur, apo ndonjë familje të dytë, por një jetë të dytë sportive. Një të njëjtën

kohë që ka qenë i federuar me një klub të kategorisë së pestë izraelite, Segev Shalom, Bilal është kapur mat teksa luante futboll edhe me një skuadër palestineze. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer

aspak drejtuesve të Federatës izraelite. I menjëhershëm ka qenë hetimi ndaj tij dhe, kur është zbuluar se lojtari i përkiste dy klubeve njëkohësisht, në dy kombe të ndryshme, është

skualifikuar. Veç gjobës prej 200 eurosh, Bilalit i është ndaluar të luajë futboll për “vetëm” 99 vite. Programi kompjuterik nuk lejonte një dënim më të madh se kaq. Ndaj, palestinezi do të

“mund” të rikthehet të luajë në moshën 129-vjeçare.

Hamilton kampion bote për të dytën herë

Lewis Hamilton ka fituar titullin botëror në Formula 1 për vitin 2014.Piloti britanik i Mercedes ka arritur të lërë pas të gjithë edhe në garën e fundit sezonale, Cmimin e Madh të Abu Dabit,

duke triumfuar për të njëmbëdhjetën herë këtë sezon. Nico Rosberg, i vetmi që mund t’i merrte

titullin në garën e fundit, pati shumë probleme në njëvendëshen e tij dhe preu finishin në vendin e 14,

edhe pse u nis nga “pole position”

Page 9: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

9

Euroliga “Top-16

Grupi E Real Madrid, Makabi, Panathinaikos, Gallatasaraj, Barcelona, Cervena Zvezda,

Zalgiris Kaunas dhe Alba Berlin. Grupi F

CSKA Moskë, Fenerbahçe, Caja Laboral, Novgorad, Olimpiakos, Anadolu Efes,

Unicaja Malaga dhe EA Milano.

Grupi A (java e 10-të)

Real Madrid-Anadolu Efes 90-70

Novgorad-Unics Kazan 78-74 Zalgiris—Sasari 80-79

Renditja: Real Madrid 16 pikë, Anadolu Efes 12, Zalgiris 10, Novgorad 10, Unics

Kazan 10, Dinamo Sasari 2.

Grupi B

(java e 10-të) CSKA Moskë-Limoges 88-56

Makabi-Malaga 81-73 Alba Berlin-Zagreb 67-70

Renditja: CSKA Moskë 20 pikë, Makabi 14, Malaga 8, Alba Berlin 8, Zagreb 6, Limoges

4.

Grupi C (java e 10-të)

Turou-Milano 96-101 Fenerbahçe-Bajern M. 87-81

Panathinaikos-Barcelona 67-80 Renditja: Barcelona 18 pikë, Fenerbahçe 16,

Panathinaikos 10, Milano 10, Bajern Mynih 4, Turou 2.

Grupi D (java e 10-të) Valencia-Klaipeda 103-65

Gallatasaraj-Olimpiakos 79-74 Zvezda-Caja Laboral 90-82

Renditja: Olimpiakos 16 pikë, Cervena Zvezda 12, Caja Laboral 10, Gallatasaraj 8, Klaipeda 8, Valencia 6.

Page 10: GAZETA SPORTIVE ....INFO SPORTIVE

REDAKTOI : #MesueseAurela ____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________

10

Kuriozitete nga futbolli

A e dini se futbolli luhet nga me shume se 7 milion njerez nga mosha 6 deri ne 11 vjec,

duke e rradhitur ate ne sportin e dyte me popullor ne bote?

-Gjysma e nje te pestes se lendimeve ne

sport, perbehet nga futbolli.

-Futbolli eshte bere pjese e lojrave olimpike qe ne vitin 1908.

-Ne 1994, SHBA-ja priti Boterorin 1994, ku Brazili mori emrin kampion. Ishte kupa e

pare boterore ne Amerike.

-Brazili ka qene gjithmone pjese e kupes boterore.

-Me shume se 40 milion topa futbolli shiten

ne treg cdo vit.

-Topat me te mire te futbollit behen me 1400 deri ne 2000 qepje me dore dhe duhen rreth

4 ore per tu qendisur.

-Goli i pare ne Kupen Boterore eshte shenuar nga Laurent, nje futbollist francez ne vitin 1930. Goli 100-te u shenua nga

Schiavol, nje futbollist Italian ne vitin 1934.Goli i 1000-te u shenua nga

Norvegjezi Rensenbrink, ne vitin 1978.

-Perimetri i nje topi te futbolli eshte 68 deri ne 71 centimetra, dhe peshon 396 deri ne

453 grame. Topat e boterorit prodhohen nga pritesit e Boterorit te atij viti, dhe u

dorezohen arbitrave te ndeshjev