gazeta mapo

24
Historia e grabitësit gjakſtohtë që u kthye në serial-killer, Viktor Gushi, mes arratisjes më ’89-n në Greqi, martesës e divorcit me të shoqen, burgut për drogë dhe vjedhje, por edhe varësisë nga bixhozi. Dëshmia në gjykatë: Pendohem për vrasjet, qëllim kisha vetëm lekët FAQE 19 THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E DIEL, 1 PRILL 2012. NUMëR 548. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" Vrasja e 33-vjeçarit ka qenë e organizuar dhe policia e Durrësit thotë se nga heti- met rezulton që atentatori nuk ka qenë i vetëm dhe dikush e ka informuar atë për lëvizjen e viktimës dhe ka gjasa që infor- matori të ketë qenë në të njëjtin lokal prej nga doli edhe viktima... FAQE 7 Policia, e sigurt se krimi ka lidhje me të shkuarën e Gentjan Kokës, shoqërohen disa perso- na, ndër të cilët edhe ata që ndodheshin në lokalin prej nga doli Koka para sulmit Vrasja në Durrës, atentatori u informua nga brenda lokalit FAQE 2-3 XHESIKA POLO:JO Të GJITHë 14-VJEçARëT MUND Të KENë FATIN TIM Këngëtarja e X-Factor tregon se ëndrra e saj është që bëhet një artiste në rangun e Adele apo Lady Gaga Grabitësi serial rrëfen jetën: Pas divorcit dhe burgut vendosa të vidhja banka Ministria e Financave vendos që rritja e pagave të hyjë në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik, si vitet e kaluar. Arsyeja është objektivi për të ulur shpenzimet për administratën me 5%, përmes balancimit të rritjes së pagave dhe shkurtimit të 920 punonjësve, kryesisht ushtarakë, të cilët do të nxirren në reformë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë vitit 2012 Rritja e pagave këtë vit hyn në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik, siç ishte bërë traditë këto vitet e fun- dit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Financave në dokumentin e Pro- gramit Ekonomik dhe Fiskal të këtij viti. “Politika e rritjes së pagave do të vazhdojë edhe për vi- tin 2012 dhe do të konsistojë në një politikë të kujdesshme indeksimi dhe rritjeje selektive për sektorët prioritarë”, njofton dikasteri i Bodes. Kjo do të thotë se, pagat e ad- ministratës do të rriten... FAQE 9 ADMINISTRATA ZBARDHET VENDIMI PëR RRITJEN E PAGAVE DHE SHKURTIMIN E 920 PUNONJëSVE Reforma parlamentare, mandati mbaron sot pa pakt PS-PD Dy partitë kryesore në vend, PD e PS, nuk kanë gjetur kompromis për çështjet kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në Kuvend. Bushati: Nuk ka pakt për votën e fshehtë Ndryshe nga reforma zgjedhore, ajo parlamentare vijon të mbetet pjesë e debatit mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Edhe pse me vendim të Kuvendit mbaron sot mandati i grupit të punës për realizmin e reformës parla- mentare, dy partitë kryesore në vend PD e PS nuk kanë gjetur kompromis për çështjet kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në Kuvend... FAQE 4 Goditje qeveritare NGëRç NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-23 SOCIALE 6 Miratohet vendimi, projekt i ri për xhaminë e Tiranës Grabitësi i 50 vilave në Itali del para gjykatës, mbetet në burg VLORË Komisioni pranon kërkesën e bërë nga Komuniteti Mysliman, që ka përzgjedhur studion turke “Hassa” për të projektuar xhaminë e madhe Franca, një vend në mohim Udhëto në eurozonë dhe do të frymëzohesh nga furia e zemërimit prej reformave. Plani i shpëtimit të Italisë e ka bërë kryeministrin Ma- rio Monti të deklarojë, edhe pse para kohe, se kriza e euros është drejt fun- dit. Në Spanjë, qeveria e Mariano Ra- joy është fokusuar te tregu i punës dhe shtrëngimi i dorës me buxhetin. Për të gjitha problemet e tyre, grekët e dinë tashmë që harxhimi pa kufi dhe mashtrimi me taksat ka marrë fund. Por një shteti tjetër do t’i duhet të përballet me ndryshimin e rretha- nave. Franca është duke hyrë në tri javët finale të fushatës presidenciale. Renditja e raundit të parë, më 22 prill mbetet krejt e paqartë, por son- dazhet mbështesin François Hol- lande, sfiduesin socialist për një fitore në raundin e dytë... KOMENT / 11 KOMENT GJON NDREJA Shërbimi Civil nën një ligj të ri Departamenti i Administratës Publike ka publikuar në faqen e tij... PROFIL BEQë CUFAJ Lamtumirë Tabucchi! Dhjetë vjet para se të vdiste, në vitin 1744, Baroni de Montesquieu - në journalet e tij shkruante kështu... Ditmir Bushati Ermira Çausholli: Si erdha nuse në Tiranë, me një ekskortë krushqish të armatosur FAQE 16-17 Gazetarja e njohur rrëfen për lexuesin dasmën e saj të pazakontë THE ECONOMIST

Upload: gazeta-mapo

Post on 28-Mar-2016

275 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, mapo, BE, kriza, vrasje, dhune, lajme, tirana, shkoder

TRANSCRIPT

Historia e grabitësit gjakftohtë që u kthye në serial-killer, Viktor Gushi, mes arratisjes më ’89-n në Greqi, martesës e divorcit me të shoqen, burgut për drogë dhe vjedhje, por edhe varësisë nga bixhozi. Dëshmia në gjykatë: Pendohem për vrasjet, qëllim kisha vetëm lekët

faqe

19

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E diEl, 1 prill 2012. numër 548. Viti iii botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Vrasja e 33-vjeçarit ka qenë e organizuar dhe policia e Durrësit thotë se nga heti-met rezulton që atentatori nuk ka qenë i vetëm dhe dikush e ka informuar atë për lëvizjen e viktimës dhe ka gjasa që infor-matori të ketë qenë në të njëjtin lokal prej nga doli edhe viktima... faqe 7

Policia, e sigurt se krimi ka lidhje me të shkuarën e Gentjan Kokës, shoqërohen disa perso-na, ndër të cilët edhe ata që ndodheshin në lokalin prej nga doli Koka para sulmit

Vrasja në durrës, atentatori u informua nga brenda lokalit

faqe 2-3

XhesiKa Polo:Jo Të gJiThë 14-VJeçarëT mund Të Kenë faTin TimKëngëtarja e X-Factor tregon se ëndrra e saj është që të bëhet një artiste në rangun e Adele apo Lady Gaga

grabitësi serial rrëfen jetën: Pas divorcit dhe burgut

vendosa të vidhja banka

Ministria e Financave vendos që rritja e pagave të hyjë në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik, si vitet e kaluar. Arsyeja është objektivi për të ulur shpenzimet për administratën me 5%, përmes balancimit të rritjes së pagave dhe shkurtimit të 920 punonjësve, kryesisht ushtarakë, të cilët do të nxirren në reformë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë vitit 2012

Rritja e pagave këtë vit hyn në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik, siç ishte bërë traditë këto vitet e fun-dit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Financave në dokumentin e Pro-gramit Ekonomik dhe Fiskal të këtij viti. “Politika e rritjes së

pagave do të vazhdojë edhe për vi-tin 2012 dhe do të konsistojë në një politikë të kujdesshme indeksimi dhe rritjeje selektive për sektorët prioritarë”, njofton dikasteri i Bodes. Kjo do të thotë se, pagat e ad-ministratës do të rriten... FAqe 9

AdministrAtA ZbardhEt vEndimi për rritjEn E pagavE dhE shkurtimin E 920 punonjësvE

Reforma parlamentare, mandatimbaron sot pa pakt PS-PD Dy partitë kryesore në vend, PD e PS, nuk kanë gjetur kompromis për çështjet kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në Kuvend. Bushati: Nuk ka pakt për votën e fshehtë

Ndryshe nga reforma zgjedhore, ajo parlamentare vijon të mbetet pjesë e debatit mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Edhe pse me vendim të Kuvendit mbaron sot mandati i grupit të punës për realizmin e reformës parla-mentare, dy partitë kryesore në vend PD e PS nuk kanë gjetur kompromis për çështjet kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në Kuvend... faqe 4

goditje qeveritare

ngërç nga buJar KaPeXhiuoP-ed / 10-23

sociale

6 miratohet vendimi, projekt i ri për xhaminë e Tiranës

Grabitësi i 50 vilave në Itali del para gjykatës, mbetet në burg

Vlorë

Komisioni pranon kërkesën e bërë nga Komuniteti Mysliman, që ka përzgjedhur studion turke “Hassa” për të projektuar xhaminë e madhe

Franca, një vend në mohim Udhëto në eurozonë dhe do të frymëzohesh nga furia e zemërimit prej reformave. Plani i shpëtimit të Italisë e ka bërë kryeministrin Ma-rio Monti të deklarojë, edhe pse para kohe, se kriza e euros është drejt fun-dit. Në Spanjë, qeveria e Mariano Ra-joy është fokusuar te tregu i punës dhe shtrëngimi i dorës me buxhetin. Për të gjitha problemet e tyre, grekët e dinë tashmë që harxhimi pa kufi dhe mashtrimi me taksat ka marrë fund. Por një shteti tjetër do t’i duhet të përballet me ndryshimin e rretha-nave. Franca është duke hyrë në tri javët finale të fushatës presidenciale. Renditja e raundit të parë, më 22 prill mbetet krejt e paqartë, por son-dazhet mbështesin François Hol-lande, sfiduesin socialist për një fitore në raundin e dytë...

KomenT / 11

komEntgjon ndrejA

shërbimi civil nën një ligj të ri

Departamenti i Administratës Publike ka publikuar në faqen e tij...

profilbeqë cuFAj

lamtumirë Tabucchi!

Dhjetë vjet para se të vdiste, në vitin 1744, Baroni de Montesquieu - në journalet e tij shkruante kështu...

ditmir bushati

Ermira Çausholli:si erdha nuse në Tiranë, me një ekskortë krushqish të armatosur

FAqe 16-17

Gazetarja e njohur rrëfen për lexuesin dasmën e saj të pazakontë

tHeEconomist

Jeta në Greqi, rikthimi në Patos, divorci nga bashkëshortja dhe si e mori vendimin të bëhej grabitës bankash

MAPO 19MAPO13 qeRshoR 2010www.gazetamaPo.com 05

Leonard Bakillari

Tiranë Në një rrëfim të gjatë para drejtorit kundër Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj, dhe oficerëve që po he-tojnë ngjarjet, Viktor Gushi ka treguar gjithçka për jetën e tij, duke nisur nga viti i largët 1989, kur u arra-tis për herë të parë nga Shqipëria. Je-ta në Greqi, rikthimi në qytetin e tij të lindjes, në Patos, divorci nga ish-bashkëshortja, burgu në Greqi dhe rikthimi në Shqipëri, ku u arrestua për akuzën e vjedhjes, kanë qenë di-sa prej ngjarjeve që 44-vjeçari ka rrë-fyer me detaje para oficerëve të poli-cisë. Sipas tij, vendimin për të grabi-tur e ka marrë pasi kreu dënimin me 3 muaj burg për akuzën e vjedhjes në Tiranë. “Pasi humba gjithçka në Greqi, u ndava nga gruaja. Nuk kisha më para, vendosa të kthehem në Shq-ipëri. Fillova punë në një dyqan hidro-sanitaresh në Kombinat, por disa ko-hë më pas, më arrestuan dhe më dënuan me tre vjet burg. Pasi dola nga burgu, vendosa të bëj vetëm këtë gjë: të grabis bankat për të jetuar”- mëso-het të ketë thënë para oficerëve të pol-icisë 44-vjeçari nga Patosi. Sipas Gushit, ai ishte dënuar me 15 vjet burg në Greqi në vitin 2000, pasi në banesën e tij policia kishte gjetur drogë. Për shkak të faljes, Gushi ka kryer vetëm pesë vjet burg në Athinë dhe më pas është shpallur person i padëshiruar në shtetin helen, duke u dëbuar në Shqipëri. Në rrëfimin e tij, Viktor Gushi tregon se në vitin 2005 është kthyer në Patos, ku pas vdekjes së të atit ka vendosur të shesë shtëpi-në për t’u transferuar në Tiranë, në një banesë me qira, fillimisht pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ai ka treguar se në këtë ko-hë ka filluar punë si menaxher shitjesh në një dyqan hidrosanitaresh në Kombinat, por pronari i tij e denon-coi për vjedhje dhe policia e arrestoi. Gjykata e dënoi me katër muaj burg për akuzën e vjedhjes dhe pas tre muajsh, Viktor Gushi u lirua. I arres-tuari ka deklaruar se në këtë kohë nuk kishte më asgjë. Shtëpinë e kishte shitur, ndërsa paratë e përfituara prej saj i kishte shpenzuar në lojërat e fatit. Punë nuk po arrinte të gjente, ndërsa vite më parë ishte divorcuar nga bash-këshortja. Në këto kushte, ai ka treguar se ka planifikuar grabitjen e bankave, duke nisur nga banka që ndodhet në sheshin “Rilindja”. I aku-zuari për 16 grabitje dhe dy vrasje ka treguar se asokohe banonte në një shtëpi me qira pranë pallatit të spor-tit “Asllan Rusi”. Për më shumë se dy muaj ai ka vëzhguar bankën që do të grabiste, duke qëndruar për ditë të tëra pranë saj, me qëllim vëzhgimin e çdo detaji të mundshëm, përfshi edhe

shmangien nga kamerat e sigurisë, të cilat i kontrollonte nga një distancë prej dhjetëra metrash. Po ashtu, Gushi ka rrëfyer se ka bërë me dh-jetëra herë itinerarin nga banka në banesën e tij për të llogaritur kohën që do i duhej, duke kaluar nëpërmjet rrugicave, jo në rrugën kryesore. Kjo grabitje ka rezultuar me sukses për Gushin, i cili ka mundur të largohet nga banka me 8 milionë lekë të vjetra në qese, të cilat si shumë para të tjera, i ka shpenzuar në kazino dhe lojërat e fatit. Viktor Gushi ka lindur më 7 dh-jetor 1967 në qytetin e Patosit, në një familje që i përket komunitetit vlleh. Me të përfunduar shkollën 8-vjeçare, Viktor Gushi ka nisur punë në Uzi-nën Mekanike te Patosit, ku ka punu-ar për disa vite. Në moshën 22-vjeçare, Gushi ka shfrytëzuar shërbimin ush-tarak për t’u arratisur drejt Greqisë nëpërmjet qytetit të Ersekës, në vitin 1989. Ai punoi në Athinë, në një dy-qan duralumini deri në vitin 1992, kur u kthye në qytetin e tij të lindjes dhe qëndroi deri në vitin 1996. Gjatë kësaj kohe Gushi është martuar dhe ka qe-në i punësuar në një bilardo, duke mos shfaqur asnjë problem për komunite-tin. Në vitin 1997 largohet sërish dre-jt Greqisë dhe divorcohet nga bash-këshortja. Vetëm tre vite më vonë, ai arrestohet nga policia greke nën akuzën e shpërndarjes së narkotikëve dhe dënohet me 15 vjet burg, nga të cilat kryen vetëm pesë vite dhe dëbo-het drejt Shqipërisë, ku nisi aktivite-tin e grabitjeve, duke u kthyer në një nga njerëzit më të rrezikshëm në kryeqytet.

Grabitësi serial rrëfen jetën: Pas divorcit dhe burgut vendosa të grabisja banka

Në dëshminë e tij, Viktor Gushi ka pohuar se paratë i depozitonte në bankat që grabiste dhe se kohët e fundit kishte lënë 18 milionë lekë në kazino

Tiranë shumat e konsiderueshme të parave që Viktor gushi ka mundur të grabisë gjatë katër viteve në banka të ndryshme në kryeqytet janë shpenzuar prej tij në kazino dhe lojëra fati, apo lotari sportive. Në dëshminë e tij, 44-vjeçari pohon për policinë se problemi më i madh që ai kishte gjatë kësaj kohe ishte bixhozi, ku linte thuajse të gjitha paratë që merrte nga grabitja e bankave. Nga verifikimet e kryera, policia ka mundur të zbulojë se një pjesë të parave të grabitura, gushi i depozitonte pikërisht në filialin e bankës që kishte grabitur, duke u bërë kështu klient i rregullt. Në një rast policia ka zbuluar se 44-vjeçari kishte depozituar shumën prej 6 milionë lekësh të vjetra në bankën e parë që kishte grabitur më 20 qershor të vitit 2008. Por këto para ishin tërhequr prej tij për t’u shpenzuar më pas në lojërat e fatit,

ku 44-vjeçari ishte klient i rregullt. Policia ka mundur të zbulojë dy karta anëtarësimi të gushit në dy nga kazinotë më të njohura në kryeqytet, ku i dyshuari ka shpenzuar pjesën më të madhe të parave. “Kemi marrë informacion se në një kazino i arrestuari ka shpenzuar shumën prej 18 milionë lekë brenda një kohe shumë të shkurtër”- tha një burim i policisë për gazetën “mapo”. Përveç llogarive bankare të boshatisura, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë qindarkë nga paratë e grabitura në 16 banka, agjenci të këmbimit valutor, apo filiale të postës, nga Viktor gushi. ai vetë ka pranuar se këto para i ka shpenzuar duke luajtur në kazino

apo baste sportive. sipas tij, kur ngelej pa para ai sulmonte pikat e postës, aty ku paguheshin faturat e energjisë apo ujit. gushi ka pohuar se paratë e grabitura në filialet e postës i përdorte për shpenzimet e përditshme, ndërsa bankat i grabiste pasi vëzhgonte për ditë të tëra filialin që kishte zgjedhur. shmangia nga kamerat dhe fshehja e gjurmëve kanë qenë dy nga parimet kryesore të të dyshuarit, i cili nuk ka ngurruar t’u thotë oficerëve të policisë se nuk do ta arrestonin asnjëherë nëse do ta kishte parë kameran e vendosur në një vilë private disa metra larg bankës “NBg”, ku mbeti e vrarë arkëtarja Leonora Kaloçi, nënë e dy fëmijëve.

asnjë lek në llogaritë e Gushit: i kam prishur në kazino

f kus

historia e grabitësit gjakftohtë që u kthye në serial-killer mes arratisjes në ’89-n në greqi, martesës e divorcit me të shoqen, burgut për drogë dhe vjedhje, por edhe varësisë nga bixhozi. “Bëra 3 muaj burg në tiranë, se më denoncoi pronari për vjedhje. Kur dola nuk kisha asgjë dhe vendosa të jetoj me grabitjen e bankave”

�1989 Në moshën 22-vjeçare gushi ka shfrytëzuar shërbimin ushtarak për t’u ar-ratisur drejt greqisë nëpërmjet qytetit të ersekës, në vitin 1989. ai punoi në athinë, në një dyqan duralumini

�1992 U kthye në qytetin e tij të lindjes dhe qëndroi deri në vitin 1996. gjatë kësaj kohe gushi është martuar dhe ka qenë i punësuar në një bilardo, duke shfaqur probleme të vogla për komunitetin

�1997Largohet sërish drejt greqisë dhe divorcohet nga bashkëshortja. tre vite më vonë, ai arrestohet nga policia greke nën akuzën e shpërndarjes së narkotikëve dhe dënohet me 15 vjet burg. qëndron vetëm 5 vjet në burg

�2005Është kthyer në Patos dhe pas vdekjes së të atit ka vendosur të jetojë në tiranë. Në këtë kohë ka filluar punë si menaxher shitjesh në një dyqan hidrosanitaresh në Kombinat, ku edhe u arrestua për vjedhje

�2008 Realizon grabitjen e parë të bankës në sheshin “Rilindja”. gushi thotë se shtëpinë e kishte shitur, ndërsa paratë i kishte lënë në kumar. Për të reali-zuar grabitjen e parë kishte shpenzuar 2 muaj me planifikimin

Viktor Gushi në gjykatë

Viktor Gushi pas arrestimit

2 MAPO e DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

Grabitësi serial që terrorizoi kryeqytetin për katër vite me radhë tha se vidhte për një jetë më të mirë, por asnjëherë nuk kishte pasur qëllim të vriste njeri

Grabitësi në seri ka ndjekur me vëmendje fjalën e prokurores dhe ka pranuar dëshminë e bërë në polici. “Nuk jam nisur për të bërë vrasje, por më detyruan rrethanat. Pronarin e argjendarisë e qëllova në kokë, pasi ai nuk ndalte ulërimat”

Leonard Bakillari

Tiranë Me një pamje të qetë, pa lëvizur asnjë muskul në fytyrë, Viktor Gushi ka ndjekur i përqendruar seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, të zhvilluar mesditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës. I veshur keq, me bluzë dhe tuta që ia kanë siguruar në polici, ku edhe ndodhet i izoluar që prej të premtes, 44-vjeçari ka pranuar gjithçka në gjykatë, duke shprehur pendesë për vrasjet e kryera. Grabitësi serial që terrorizoi kryeqytetin për katër vite me radhë tha se vidhte për një jetë më të mirë, por asnjëherë nuk kishte pasur qëllim të vriste njeri. Ai pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria, duke ndjekur me vëmend-je çdo fjalë të prokurores. Sipas proku-rorisë, Gushi akuzohet për dy vjedhje me armë me pasojë vdekjen dhe një sërë grabitjesh të armatosura, kryesisht banka dhe arkat e postës apo ujësjel-lësit, në total 16 ngjarje të rënda. Proku-rorja e çështjes kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 44-vjeçarit nga Patosi, i cili nga ana e tij pranoi gjithç-ka, duke shprehur pendesë për herë të parë. I pyetur nga gjykata nëse kishte gjë për të thënë rreth akuzave të proku-rorisë, Gushi tha se u qëndron deklarat-ave që ka bërë në polici, ku pranon të gjitha krimet e kryera, përfshi vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe argjen-darit Rrapo Sinanaj. “Nuk jam nisur me qëllim të keq për të kryer krime të rën-da, por më detyruan rrethanat dhe mo-menti. Nuk nisesha asnjëherë për të vrarë njeri”- deklaroi Gushi në sallën e gjyqit. Duke shprehur pendesë për vrasjet e bëra, ai tha se qëllimi i tij kanë qenë vetëm paratë dhe jo vrasjet. “Pen-dohem për vrasjet që kam bërë. Qëllimi im kanë qenë vetëm lekët. U qëndroj të gjitha deklaratave që kam bërë një ditë

Shpërblimi prej 10 mijë eurosh që poli-cia ofroi për informatorin që do të iden-tifikonte vrasësin e arkëtares solli rezul-tate të menjëhershme. Fotografitë e mar-ra nga pamjet filmike të kameras që regjistroi vrasësin e arkëtares Leonora Kaloçi, kanë qenë çelësi i zbardhjes së ngjarjes që alarmoi policinë dhe Shërb-imin Informativ. Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se fillimisht në polici ka telefonuar pronarja e banesës së marrë me qira nga Viktor Gushi, që pasi ka parë foton e të dyshuarit, tregoi për policinë rreth dyshimeve të saj. Kjo e fundit ka telefonuar një të njohurin e

saj në Shërbimin e Kontrollit të Brend-shëm, çka ka përfshirë edhe këtë struk-turë në operacion. Pas informacionit të marrë, 4 oficerë të SHKB-së kanë rreth-uar Viktor Gushin në lokalin përballë banesës së tij, ku edhe i kanë vënë pran-gat. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari Viktor Gushi ka qenë i vetëm në lokal dhe, sipas pronarit, ai kishte shprehur interes për të parë lajmet në televizion. “Më kërkoi ta çoja televizionin te stacio-net e lajmeve, pasi donte të shikonte lajme. I lashë pultin në tavolinë dhe vu-ra re se po shikonte vazhdimisht lajme. Më ra në sy dhe më shkoi mendja për

ndonjë gjë të pistë”- tregon pronari i lo-kalit ku ndodhej Gushi në momentet e arrestimit. Sipas policisë, 44-vjeçari ka qenë i vetëm në momentin e arrestimit, kur drejt tavolinës së tij janë afruar katër oficerë policie. Duke pasur informacione se i dyshuari ishte i armatosur, ata janë afruar nga mbrapa dhe njëri prej tyre ka mundur t’i heqë menjëherë pistoletën, të cilën Viktor Gushi e kishte në brez. “Në orën 6 pasdite, në lokal kanë ardhur katër persona të veshur civilë dhe kanë shkuar drejt e në tavolinën ku ndodhej Viktor Gushi. Nuk mundi të reagonte”- tregon pronari i lokalit.

Telefonata për Gushin, si u përfshi SHkB në operacion

�Vjedhja me armë e filialit ‘Rai-faisen Bank’, ndodhur më 20 qershor 2008 në sheshin ‘Rilindja’, tiranë.�Vjedhja me armë e filialit ‘Rai-faisen Bank’, ndodhur më 21 nëntor 2008 te rruga ‘4-Dëshmorët’, tiranë.�Vjedhja me armë e filialit ‘Rai-faisen Bank’, ndodhur më 17 prill 2009, tek ish-Restorant Durrësi në tiranë.�Vjedhje me armë e filialit ‘Rai-faisen Bank’, ndodhur më 13 nëntor 2009 në qytetin e Fierit.�tentativa e vjedhjes me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave, te shkolla e Baletit, ndod-hur më 28 maj 2010. �tentativa e vjedhjes me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave, te shkolla e Baletit, me pasojë plagosjen e rëndë të shtetases Vjollca tobli, ndodhur më 07 korrik 2010.�Vjedhja me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur më 19 korrik 2010.�Vjedhje me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave, te shkolla e Baletit, ndodhur më 30 shtator 2010.

�tentativë e vjedhjes me armë e filialit të postës shqiptare nr.31 te me-dreseja, me pasojë plagosjen e rëndë të shtetases malva Dako, ndodhur më 12 nëntor 2010.�tentative e vjedhjes me armë e postës shqiptare nr.3, te medreseja, ndodhur më 19 nëntor 2010.�Vjedhja me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave, te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur më 13 dhjetor 2010.�tentativa e vjedhjes me armë e pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës kanalizimeve dhe dritave, te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur 14 tetor 2011.�tentativa e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e shtetasit Rrapo sin-anaj, te rruga “Reshit Petrela”, ndodhur më 21 tetor 2011.� Vjedhja me armë e Uester Union te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur më nëntor 2011. � Vjedhja me armë e filialit të ‘Raiffaisen Bank’ te Rruga e Dibrës, ndodhur më 30 janar 2012.� tentativa e vjedhjes me armë e filialit NBg Bank te sheshi “shtraus”, me pasojë vdekjen e shtetases Leonora Kaloçi dhe plagosjen e rëndë të shtetasit skënder elmazi, ndodhur më 27 mars 2112.

Lista e grabitjeve të Viktor Gushit

Gushi në gjykatë: Pendohem për vrasjet, qëllim kisha vetëm lekët

më parë në polici”- tha Gushi, teksa qëndronte i qetë në pritje të vendimit të gjykatës. Gjatë kësaj kohe, 44-vjeçari i akuzuar për 16 grabitje me armë dhe dy vrasje, nuk ka ngurruar t’u përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se vidhte për një jetë më të mirë, pasi kishte humbur gjithçka në Greqi. Pas një pauze të shkurtër, gjyqtarja Fida Osmani vendosi masën e sigurisë “ar-rest me burg” ndaj Viktor Gushit, i cili dëgjoi i qetë vendimin, pa bërë asnjë re-agim. Me pranga në duar, Gushi u lar-gua nga salla e gjyqit i shoqëruar nga punonjësit e policisë, për të shkuar në paraburgim, ku do të qëndrojë deri në përfundim të procesit hetimor dhe gjy-qësor ndaj tij. Vetëm dy ditë më parë, i akuzuari për 16 krime të rënda, ka pranuar gjithçka, madje duke rrëfyer me detaje të gjitha grabitjet e kryera në vendin e ngjarjes. Rrëfimi i Viktor Gushit nisi në bankën e grabitur prej tij në sheshin “Rilindja”, në Tiranë më 20

qershor të vitit 2008, ku i arrestuari ka qëndruar prej rreth dy muajsh duke studiuar me detaje gjithë lëvizjet e per-sonelit dhe mundësitë e largimit të tij pas grabitjes. “Nga frika mos mbetesha i mbyllur në bankë, kur hyra për të gra-bitur vendosa një tako druri në derën e bankës, me qëllim që dera të mos mb-yllej plotësisht”- ka deklaruar për po-licinë, teksa tregonte se si kreu gra-bitjen e parë. Më pas i dyshuari ka treguar detaje nga grabitja e mbetur në tentativë me pasojë vrasjen e 62-vjeçarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur gjashtë muaj më parë në Tiranë. “Pasi e kisha studiuar prej kohësh, rreth pas-dites shkova në argjendari. Do merrja vetëm bizhuteritë e vitrinës dhe i kërkova pronarit të saj të më jepte sen-det e çmuara. Ai filloi të bërtiste duke tërhequr vëmendjen e dyqaneve të tjera që ndodheshin pranë. E qëllova një herë në trup dhe vendosa të largohesha, por ai filloi të bërtasë akoma më shumë. U ktheva dhe e qëllova edhe një herë tjetër, por ai nuk pushoi. Nuk durova dot më dhe u ktheva sërish dhe e qëllo-va në kokë”- ka deklaruar për policinë 44-vjeçari nga Patosi, që banonte në një shtëpi me qira në kryeqytet. Prej rreth 15 vjetësh, Viktor Gushi nuk ka më as-një kontakt me familjen dhe me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën është di-vorcuar disa vite më parë.

44-vjeçari ka pranuar gjithçka në gjykatë, duke shprehur pendesë për vrasjet e kryera

Viktima e Gushit, leonora kaloçi

3MAPOe DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

Kreu i Ps ka sulmuar dje mediat dhe qeverinë që, sipas tij, i bën presion një të persekutuari politik që ky i fundit të përgënjeshtronte një mesazh dërguar Ramës të cilin ai e lexoi në një takim me simpatizantë socialistë. “gazetat e pushtetit rendën të publikojnë me të madhe një gënjeshtër të stisur përmes presionit të dinjitarëve të PD-së, mbi një ish-të burgosur politik. Dod miri nga gurëzi i Laçit me 22 vjet burg e 11 të pushkatuar në familje, më çoi një mesazh ku më shprehte kënaqësinë për propozimin e Ps për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë e shtonte se, pas shumë vitesh zhgënjime, do të mbështesë Partinë socialiste”, shkruan në editorialin e publikuar në faqen e tij kryetari i socialistëve. edi Rama shkruan se të persekutuarit i ishte bërë presion për të marrë një deklaratë që më pas u publikua në media pranë qeverisë dhe se ai

vetë i kishte rrëfyer edhe emrat e atyre që i kishin bërë presion. “Një tabor emrash të njohur e të panjohur, që i ishin dyndur në derën e shtëpisë për t’i bërë presion. e kam sigurisht me ata e ato që bënë këtë veprim të ulët, e padyshim edhe me atë që i nisi plumb pushke në shtëpinë e të përndjekurit politik, për ta shtrënguar deri në marrjen e një dëshmie të rreme”, shkruan Rama. ai i ka cilësuar persekutorë të rinj ata që, sipas tij, i kanë bërë presion të burgosurit politik duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Demokratike se është njësoj si ajo e enver hoxhës dhe se po në të njëjtën

mënyrë i detyron qytetarët të thonë dëshmi të rreme. “Ku ndryshojnë persekutorët e rinj të Dod mirit nga ata të vjetrit, që përdornin gjuhën e kërcënimit, për të kërryer

dëshmira të rreme në luftën e tyre barbare me

armikun e brendshëm? askund nuk

ndryshojnë!”, shkruan Rama.

politika Përmes një interviste televizive, drejtori i Përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin europian, stafano sanino, ka deklaruar se politika po lëviz në drejtimin e duhur, duke shtuar më tej se duhen plotësuar kushtet për mbylljen e reformës elektorale dhe zgjedhjen e presidentit. “Ne tani po punojmë për

çështje specifike, që duhen realizuar brenda disa muajve. Po i afrohemi afatit të mbylljes së reformës zgjedhore, për të cilën shpresojmë të përfundojë brenda muajit prill. Po kështu ndjekim me interes fillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit, që është gjithashtu element i rëndë-

sishëm. Disa gjëra po shkojnë në drejtimin e duhur dhe shpresojmë që kjo tendencë të konsolidohet, brenda një kohe të shkurtër. Nëse kjo arrihet, nëse ka përkushtim nga partitë për reformat, ne mund të fillojmë bisedimet për fazën tjetër të procesit, “- tha sanino.

Dy partitë kryesore në vend, PD e PS, nuk kanë gjetur kompromis për çështjet kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në Kuvend

Tiranë Ndryshe nga reforma zgjedhore, ajo parlamentare vijon të mbetet pjesë e debatit mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Edhe pse me vendim të Kuvendit mbaron sot mandati i grupit të pu-nës për realizmin e reformës parla-mentare, dy partitë kryesore në vend PD e PS nuk kanë gjetur kom-promis për çështjet kryesore që lid-hen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qe-verisë në Kuvend. Anëtari socialist në këtë grup pune, Ditmir Bushati, u shpreh dje se nuk ka konsensus për rikthimin e votës së fshehtë. ”Deri më tani kemi gjetur da-kordësinë në lidhje me një rregullim më të mirë të punës dhe përbërjes së Konferencës së Kryetarëve. Një sanksionim më të qartë të raportit të Kuvendit, kryesisht të grupeve parlamentare me grupet e interesit, sidomos përsa i përket procesit ligjvënës. Një forcim të rolit të sek-retariatit të buxhetit, i cili do të mer-ret me përgatitjen dhe mbikëqyrjen në mënyrë periodike të shpenzime-ve të gjitha strukturave të Kuvendit të Shqipërisë dhe publikimin e kë-tyre shpenzimeve. Si dhe janë hed-hur hapat e parë drejt forcimit të mëtejshëm të forcimit të grupeve parlamentare dhe komisioneve par-lamentare, duke krijuar një lloj au-tonomie për këto struktura të rëndësishme”, - tha dje Bushati për “TCH”. Ai shtoi gjithashtu se po diskutohet për forcimin e rolit të de-putetit, në procesin ligjvënës dhe mbikëqyrës, sidomos ndaj institu-cionit të ekzekutivit apo institu-cioneve të tjera që burojnë nga Ku-vendi i Shqipërisë. “Gjithashtu po eksplorojmë mundësinë për një lid-hje dhe raport më të drejtë mes de-putetit dhe elektoratit, pra për të kr-ijuar dhe stimuluar këtë pikë taki-mi mes deputetëve dhe elektoratit”, - shtoi ai, duke u përqendruar më pas te ato çështje që po hasin kundërshti. “Besojmë se çështja e buxhetit do të fuqizohet nëpërmjet fuqizimit dhe përcaktimit më pre-ciz të detyrave që do të luajë sekre-tariati i buxhetit me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket çështjeve të nxehta, vijo-jnë të mbeten çështja e votimeve të dekreteve të Presidentit për institu-cionet kushtetuese dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht me reformën parla-mentare, por edhe me prioritetin që kërkon BE për mënyrën sesi ne

emërojmë institucionet kush-tetuese në vend, nëpërmjet një pro-cesi jo të politizuar, sa më të besuar, sa më transparent e sa më profe-

sional. Kjo ka qenë arsyeja ku është bazuar edhe propozimi i opozitës”, - tha Bushati, duke prekur edhe një tjetër temë që lidhet me kohën sesa duhet të flasin anëtarët e qeverisë, përfshi edhe Kryeministrin. “Vlen të theksohet se çdo përmirësim që i bëhet jetës parlamentare do të ishte i mangët nëse nuk do të shoqërohej me një zbatim korrekt të asaj që ne do të shkruajmë në letër. Dhe më e rëndësishme nga ajo që ne do të shkruajmë në letër është fryma e bashkëpunimit, që duhet të ekzis-tojë, kur vjen puna për të shkruar rregullat e bashkëjetesës”.

reforma kuvendore, Bushati: Nuk ka pakt për votën e fshehtë

4 MAPO e DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

Ditmir Bushati

Brukseli: Po ndjekim me interes garën për president

rama: PD më keq se partia e Hoxhës, të përndjekurit nuk janë çështje vote

NeNi 1 Propozimi i PS-së (Nuk pranohet nga PD)Në nenin 114 të Rregullores së Ku-vendit, pika 3 ndryshon si më poshtë:Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryet-arëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të anëtarit të organit kushtetues dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga anëtari i organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi, për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos me votim të fshehtë për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues, me shumicën e parashikuar rast pas rasti në Kushtetutë. Për ato raste që parashikohen në Kushtetutë vendimi i Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues i dërgohet gjykatës Kushtetuese ose Presidentit të Republikës nga Kryetari i Kuvendit, brenda 5 ditëve nga marrja e tij.

NeNi 3 (Çështje në diskutim) Në nenin 60 të Rregullores së Ku-vendit, pika 1/1 shfuqizohet 1/1. (...Në rastin e dhënies së pëlqimit të Ku-vendit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërim në gjykatën Kushtetuese ose në gjykatën e Lartë votimi është nominal). NeNi 8 (Nuk pranohet nga PD-ja)Në nenin 47 bëhet ky ndryshim: Fjalia “anëtarëve të Këshillit të ministrave u jepet fjala sa herë që e kërkojnë”, zëvendësohet me fjalinë: “atyre u jepet fjala sa herë që e kërkojnë për çështjen e radhës në rendin e ditës, për jo më shumë se 10 minuta. Kur e merr fjalën Kryemin-istri, ka të drejtë të bëjë komente edhe kryetari i grupit parlamentar të opozitës.”NeNi 9 (Nuk pranohet nga PD)Pas nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, shtohet Neni 97/1 me këtë përmbajtje:Kur anëtari i Këshillit të ministrave nuk i përgjigjet kërkesës për pyetje apo interpelancë në afatin e kërkuar nga Neni 80 i Kushtetutës, çështja kalon për gjykim pranë gjykatës Kushtetuese.

anëtarë të qeverisë duke votuar në kuvend

Deri më tani kemi gjetur dakordësinë në lidhje me një rregullim më të mirë të punës dhe përbërjes së Konferencës së Kryetarëve

Tiranë – Kryetarja e grupit Parlamentar të eurodeputetëve të Nea-Demokracisë, në Parlamentin europian, marjeta Janaki, ka siguruar mbështetjen e greqisë për integrimin europian të vendit tonë. Në takimin e zhvilluar dje mes

kryeministrit Berisha dhe znj. Janaki u diskutua rreth marrëdhënieve ndërmjet greqisë dhe shqipërisë. Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve respektive.

Ndërkohë që znj. Janaki, e gjendur në tiranë për të përshëndetur Kongresin e 20-vjetorit të krijimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka garantuar mbështetjen e greqisë për integrimin në Be të vendit tonë.

Berisha: Mes Shqipërisë dhe Greqisë ekzistojnë marrëdhënie të mira

WashingTon - Në vijim të vizitës së tij në ShBA, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë takimeve të zhvilluara, ka biseduar edhe për projektin am-bicioz, që lidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP). Ilir Meta u prit nga Senatori Roger F. Wicker, anëtar i Komisionit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit, Komis-ionit të Forcave të Armatosura, njëkohësisht anëtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit. Sipas njoftimit për shtyp të LSI-së, Meta dhe Senatori Wicker diskutuan për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, me theks të veçantë në shfrytëzimin e pasurive minerare dhe potencia-leve energjetike të vendit për inves-titorët amerikanë. Meta vuri në dukje progresin e bërë në kuadër të

projektit të Gazsjellësit Trans-Adri-atik TAP, ndërsa senatori Wicker u shpreh se realizimi i këtij projekti do të ishte një arritje e madhe për Shq-ipërinë dhe për të gjithë rajonin. Po dje, kryetari i Lëvizjes Socialiste për

Integrim, Ilir Meta, u prit edhe nga kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, kongresmeni Christopher H. Smith. Nga ana e tij kongresmeni Smith vlerësoi arritjet e Shqipërisë në luftën ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore, duke theksuar njëkohë-sisht se progresi i bërë në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikut është një aspekt shumë i rëndë-sishëm i kësaj beteje. Pas këtyre ta-kimeve një tjetër ndalesë e Metës ishte zhvillimi i një takimi me kongres-menin Dan Burton. Pasi informoi kongresmenin Burton rreth situatës politike në Shqipëri, Meta u shpreh se integrimi i plotë euro-atlantik i të gjitha vendeve të rajonit është rruga e vetme për stabilitet dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë.

Meta në ShBa, diskutohet edhe projekti TaP

Tiranë zv.ministri i Jashtëm grek, Dhimitris Dholis, përshëndeti dje festimet e 20-vjetorit të themelimit të PBDNJ-së në tiranë. gjatë fjalës së tij, ai vuri theksin te procesi i censusit, duke komentuar edhe debatin që shoqëroi këtë proces. “garantimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në shqipëri mbetet një kriter i kërkuar. e keni disi të realizuar falë ndihmës së qeverisë dhe popullit shqiptar. Por mua-jin e kaluar minoriteti grek pati një sfidë të vështirë. censusi nuk arriti të

plotësojë atë besim që ekziston midis shteteve. Duhet të rehabilitojmë mirëbesimin midis dy shteteve dhe popullit tonë. qytetarët me minoritete të ndryshme ndiejnë presione nacionaliste. Duhet që në shqipëri të mbizotërojnë vlerat e unitetit, harmonisë, pa diskriminime gjuhësore, kulturore dhe fetare”,- theksoi Dollis. më tej, ai theksoi se greqia do të vijojë të mbështesë integrimin e shqipërisë. “Uroj që PBDNJ-ja të luajë rol themelor në çdo sfidë të shqipërisë”,- tha Dollis.

Greqia, Dollis: Qarqe nacionaliste presion mbi minoritetet

Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, lavde për kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Por ky i fundit, nuk saktësoi se me cilin koalicion do të shkonte në zgjedhjet e 2013-ës

Tiranë Në 20-vjetorin e themelim-it të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kryetari i PBDNJ-së, Van-gjel Dule, ka ftuar përfaqësues nga të gjitha partitë politike, përveç PDIU-së. Në kongresin e djeshëm binte në sy prania e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, edhe pse vetë kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, kishte refuzuar të bëhej pjesë e këtij festimi. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kishte ni-sur një ftesë edhe për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, porse ky i fun-dit në mungesë të pjesëmarrjes i ka kthyer një përgjigje të kujdesshme, duke argumentuar se, për arsye ob-jektive, nuk mund të ishte i pra-nishëm. Megjithatë, Partia De-mokratike u përfaqësua në këtë përvjetor me një tjetër nivel të lartë, nënkryetaren demokrate Jozefina Topalli, i cila ka thurur jo pak lavde për këtë parti politike dhe vetë kry-etarin e saj Vangjel Dule. “Partia e të Drejtave të Njeriut ka një bosht filo-zofik të jashtëzakonshëm që rastis, që është komplementare me filozo-finë e Bashkimit Europian, me filo-zofinë e përpjekjeve tona për t’u bërë pjesë e këtij komuniteti të rëndë-sishëm”, - tha Topalli ndër të tjera. Duke vlerësuar kontributin e krye-tarit të parë të kësaj partie, Vasil Melon, nënkryetarja demokrate shtoi se edhe me kryetarin aktual Vangjel Dulen, PBDNJ-ja ka dy shtylla kryesore; e drejta dhe liria e njeriut. “Të jeni krenarë se keni dhë-në një kontribut të rëndësishëm në

arritjen dhe konsolidimin e këtyre të drejtave. Kjo parti është rritur dhe formësuar bashkë me demokracinë dhe ka të njëjtën moshë me të. Si kryetare e Kuvendit dhe si nënkry-etare e Partisë Demokratike, ne ju konsiderojmë simotra për të garan-tuar çdo të drejtë të çdo qytetari”. Po aq i “sheqerosur” ka qenë edhe kry-etari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke nënvizuar ndër të tjera se Dule, ndryshe nga disa kolegë të tij, nuk u “shit” për një karrige. “Bashkëpun-imi ynë me PBDNJ-në dhe besoj për meritën e veçantë të Vangjel Dules, nuk është trazuar asnjëherë nga in-teresat e vogla dhe as nga hatërm-betjet karakteristike të infantilitetit apo të urisë për pushtet të politikës, karakteristike e politikës shqiptare të këtyre viteve, viktimë e të cilës ka-në rënë edhe disa ndër ish-miqtë dhe anëtarët e kësaj partie, por që ju kanë lehtësuar se dukeni më mirë pa ta dhe do ishit më në hall me ta. Mes bindjeve dhe karrigeve, PBDNJ ka zgjedhur bindjet. Mes parimeve dhe pazareve, ka anuar gjithmonë nga parimet. Mes interesave të cenuara të popullit sovran dhe sirenave joshëse të pushtetit, ka mbajtur gjithnjë anën e njerëzve, duke e

paguar edhe me çmim të lartë për-balljen me një pushtet që nuk ka lë-në gur pa luajtur për ta çarë dhe për-çarë PBDNJ”, - tha ndër të tjera Ra-ma. Ndërsa kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk u deklarua prerë për koalicionin e ardhshëm. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë pjesë e një qeverisje që do të ketë fatin ta çojë vendin më afër Eu-ropës”, tha Dule. Ai shtoi se PBDNJ-ja ka qenë pjesë e qeverisë dhe se nuk është përfolur asnjëherë për afera korruptive. Dule ka sqaruar edhe raportet e minoritetit grek me qeverinë e shtetit fqinj. “Minoriteti grek ka marrëdhënie të privilegjuar me spektrin politik të Greqisë, të cilin e kemi përdorur për të garan-tuar një status më cilësor të të dre-jtave të minoritetit grek dhe mi-noriteteve të tjera, për të motivuar konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të nxi-tur mirëkuptimin, bashkëpunimin, sigurinë. I kemi përdorur këto mar-rëdhënie që faktori grek me një zë të përfillshëm të ushtrojë avokatinë e tij, siç ndodhi me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe po ashtu dhe me procesin e integrimit në BE”, - tha ai.

rama e Topalli në 20-vjetorin e PBDNJ, Dule lë të hapur koalicionin

5MAPOe DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

ilir Meta me senatorin Wicker

Vangjel Dule gjatë kongresit të djeshëm të PBDNJ

Berisha në takimin e djeshëm

kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve respektive

Dhimitris Dolis

Kristiqi: Kur mësuesi shkel Kodin e Etikës, automatikisht ai largohet nga puna

Për herë të parë në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të ketë një Kod Etike jo vetëm për mësuesit, por ed-he për nxënësit. Madje, ai do të fillo-jë të përdoret që këtë vit shkollor. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jo-van Kristiqi, shprehet se Kodi i ri i Etikës nuk do të përfshijë vetëm ud-hëzime rreth mënyrës së sjelljes në klasë si nga mësuesi apo nxënësi. Ky

udhëzues do të parandalojë format e ndryshme të dhunës në ambientet arsimore. “Është ngritur grupi i pu-nës në Ministrinë e Arsimit për har-timin e këtij kodi. Në 15 maj ne presim që materiali i Kodit të Etikës të jetë në Ministri. Do të përfshihen të gjitha rastet e një sjelljeje dinji-toze”, - pohon Kristiqi. Ndërkaq, këshilltari i ministrit deklaron se Kodi i Etikës nuk do të jetë thjesht një dokument në letër, por ai do të zbatohet me përpikëri. Në rastet që do të konstatohen abuzime për shkeljen e tij do të ketë masa penali-zuese për të gjitha palët. “Kur më-

suesi shkel Kodin e Etikës, automa-tikisht ai largohet nga puna. Zbati-mi i tij është tepër i thjeshtë, sepse çdo shkollë ka organet drejtuese të saj, ka bordin e shkollës e komitetin e prindërve”, - sqaron Kristiqi. Kodi i Etikës së Mësuesit synon një tërë-si rregullash sjelljeje që rritin më tej figurën e mësuesit, që ndikon drejt-përdrejt në marrëdhëniet mësues-nxënës, mësues-mësues, mësues-prind, që ka të bëjë me sjelljen e më-suesit, jo vetëm në mjediset e klasës e të shkollës, por edhe në komunitet, përfshirë edhe veshjen e paraqitjen e tij. Me miratimin e Kodit të Etikës

në shkolla do të ngrihet Komisioni i Etikës dhe Sjelljes, pjesë e të cilit do të jenë mësues, prindër dhe nxënës të arsimit të mesëm. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e nxënësve, të prindërve e të punon-jësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe t’i propozojë drejtorit të institu-cionit masat përkatëse. Megjithëse në sistemin tonë arsimor është folur vazhdimisht për Kod Etike, madje është tentuar që herë pas here të futen edhe udhëzime për mënyrën e të sjellit apo të veshjes, rregullat nuk janë zbatuar.

Parandalimi i dhunës, kod etike në shkolla

Komisioni pranon kërkesën e bërë nga Komuniteti Mysliman, që ka përzgjedhur studion turke “Hassa”, për të projektuar xhaminë e madhe

Jonida TaSHi

Xhamia e re e Tiranës do të ketë një projekt të ri, që do të përshtatet me truallin ku do të ndërtohet si dhe të reflektojë trashëgiminë kulturore shqiptare, në dizajnin e saj. Pas mi-ratimit të propozimit të Komunitetit Mysliman për ndërtimin e xhamisë së re te “Namazgjaja”, Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit ka zhvilluar mbled-hjen e radhës, ku u miratua pro-pozimi i KMSH-së për mënyrën se-si do të veprohet për projektin e xhamisë. Fillimisht anëtarët e komisionit për xhaminë janë njohur me të gjitha projektet e sjella në konkursin e zhvilluar rreth një vit më parë, ku u shpall fitues projekti studios BIG nga Danimarka. Pasi kanë parë propozimet e studiove, Andreas Perea Ortega; Architec-ture Studio; Search; Zaha Hadid Architects dhe BIG, anëtarët e Komisionit vendosën unanimisht se në Tiranë duhet një projekt i ri për xhaminë.

Në këtë mbledhje, Komisioni u njoh edhe me propozimin e Komu-nitetit Mysliman, për angazhimin e një studio arkitekturore, për harti-min e projektit. Sipas përfaqë-suesve të Komunitetit Mysliman, kryearkitekti dhe drejtuesi i kësaj studioje, me një veprimtari 28-vjeçare, Muharrem Hilmi Se-nalp ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e “Namazg-jasë”, si dhe disa xhami karakteris-tike në vend, ku impresione të veçanta i ka lënë xhamia Et’hem Beu në qendër të kryeqytetit. “Has-sa Architecture & Construction Co” është themeluar në vitin 1984 nga arkitekti Muharrem Hilmi Senalp. Studio “Hassa” është një kompani me bazë në Stamboll të Turqisë, e cila ka projektuar dhe ndërtuar di-

sa xhami në vende të ndryshme të botës, si në Tokio (e cila më 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani etj. Gjithashtu, në këtë mbledhje të komisionit për ndërtimin e xhamisë, u caktua ed-he një komision specialistësh të për-bërë nga dy përfaqësues të KMSH-së, tre përfaqësues të Bashkisë si dhe një përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, të cilët do të hartojnë dhe përpilojnë kërke-sat dhe direktivat për t’ia paraqitur arkitektit, i cili pritet që së shpejti të vijë në Tiranë për një intervistë paraprake. Projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama,

e parashikonte ndërtimin e xhamisë në një sipërfaqe rreth 2 500 m2 pra-pa Pallatit të Kulturës, vend ku do të ngrihej edhe Muzeu i Bashkë-jetesës Fetare në një hapësirë 1650 m2. Lidhur me këtë projekt, për-faqësues të Komunitetit Mysliman thanë se ai nuk i përmbushte kërke-sat e besimtarëve jo vetëm për shkak të hapësirës, por edhe vendit ku do të ndërtohej xhamia. Sipas projektit të studios BIG nga Dani-marka, xhamia mund të përmbante 1000 vizitorë gjatë ditëve të zakon-shme, por ky numër mund të zgje-rohej të premten dhe në ditët e pushimeve, ku mund të zihej gjithë hapësira e sheshit të xhamisë.

muharrem hilmi senalp është lindur në Konia, 1957. Është diplomuar në stamboll në vitin 1981 për sistemet e ndërtimit, nga Universiteti teknik i arkitekturës në stamboll, si dhe për historinë e arkitekturës nga Universiteti teknik ‘Jildiz’. senalp ka punuar si arkitekt që prej vitit 1984, duke përfunduar disa projekte dhe ndërtime të tilla, si: Xhaminë dhe qendrën

Kulturore askabad ertugrul gazi, Xhaminë dhe qendrën Kulturore në tokio, Xhaminë në Këln të gjermanisë, Xhaminë Ilajet në Universitetin e marmarasë, Xhaminë sehitlik dhe qendrën Kulturore në Berlin të gjermanisë si dhe shumë xhami të tjera në Rusi, stamboll, ankara, Japoni, Kinë etj. ai ka bërë hulumtime në stilin dhe prodhimin e pothuajse të gjitha arteve

tradicionale islame. Xhamia dhe qendra Kulturore në tokio, të cilat përfunduan në vitin 2000 u zgjodhën në vitin 2002 si një prej 40 ndërtesave më të shquara të arkitekturës në Japoni, duke marrë çmimin “elite” nga firma Kombëtare. ai ka fituar gjithashtu edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme sa i përket projekteve dhe ndërtimeve të tij arkitekturore.

arkitekti, kush është Muharrem Hilmi Senalp

Miratohet vendimi, projekt i ri për xhaminë e Tiranës

Jetimët me probleme merren vetëm nga të huajtFëmijët e braktisur, me probleme të rënda shëndetësore, birësohen nga prindër në vendet e zhvilluara. shBa dhe Franca janë kthyer në streha për këta fëmijë, të cilëve Komiteti shqiptar i Birësimeve u siguron familjen birësuese, kryesisht në këto vende, për shkak edhe të aksesit të lartë shëndetësor. sociologia ermira Naçi pohon se në shqipëri prindërit birësues refuzojnë të marrin fëmijë me probleme shëndetësore. “Fëmijët e birësuar jashtë vendit janë kryesisht fëmijë me probleme shëndetësore. Janë fëmijë që janë tentuar të birësohen në shqipëri dhe ka qenë e pamundur. Rasti i një fëmije që ka qenë pa gjymtyrët e poshtme që është birësuar dhe ka arritur të ketë një jetë shumë normale duke iu vendosur protezat, të cilat mund të vendoseshin në një vend të huaj. apo mund t’ju referohen fëmijëve me probleme të zemrës. Kryesisht këta birësohen në Francë, sepse kanë kirurgjinë kardiake shumë të evoluar”, - shprehet sociologia. sipas saj, fëmijëve paraplegjikë dhe tertraplegjikë u gjendet një familje birësuese kryesisht nga familje në shBa, ku u krijohet edhe mundësia e rehabilitimit. gjatë vitit 2011, 40 fëmijë të braktisur nga prindërit biologjikë u janë dhënë familjeve birësuese brenda dhe jashtë vendit. Kur gjykata vendos që këta prindër të bëhen me fëmijë, nuk ka më kthim pas. Për të garantuar jetën dhe shëndetin e fëmijës, ligji parashikon që vendi nga i cili janë prindërit birësues të ketë një marrëveshje me Komitetin shqiptar të Birësimeve.

birësimi

Sipas përfaqësuesve të Komunitetit mysliman, kryearkitekti dhe drejtue-si i kësaj studioje, me një veprimtari 28-vjeçare, muharrem hilmi senalp ka ardhur në shqipëri dhe është njo-hur me truallin e “Namazgjasë”, si dhe disa xhami karakteristike në vend

trualli i xhamisë

6 MAPO e DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

sociale

Nga mbledhja e djeshme e komisionit për xhaminë e re

Jovan kristiqi

Fëmijë jetimë

rrethe elbasan, zjarri djeg pyllin me pisha në MengëlFlakët e zjarrit përfshijnë një sipërfaqe të mbuluar nga shkurre e pisha në mengël të elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por për shkak të terrenit të thyer malor nuk kanë mundur të afrohen afër vatrës së zjarrit. zjarrfikëset nuk kanë lejuar që zjarri t’u afrohet zonave të banuara. Për fikjen e flakëve janë angazhuar

punonjës të drejtorisë së pyjeve dhe banorë të zonës. Pas disa orë përpjekjesh, zjarri është fikur, por dëmet kanë qenë të konsiderueshme, pasi flaka ka shkrumbuar dhjetëra rrënjë me pisha dhe sipërfaqe të mëdha me shkurre. ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi

hetimor. sipas të dhënave paraprake, shkaku është aksidental nga hedhja e ndonjë bishti cigareje ose ndezja e ndonjë zjarri nga barinjtë. megjithatë, çështja është nën hetim. edhe pse ende jemi larg verës, gjatë këtij muaji në elbasan kanë shpërthyer 5 zjarre të ndryshme.

F. S

Gjykata e Vlorës ka dhënë dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për Altin Hoxhën, i cili njihej ndryshe si “syakulli”, dhe që u arrestua pak ditë më parë pasi kërkohej nga drejtësia italiane dhe ndërkohë ishte arratisur nga një burg i sigurisë së lartë atje. Hoxha u arrestua në Drashovicë të Vlorës, ku ishte fshehur për të humbur gjurmët, ndërsa kishte ndryshuar edhe identiteti në Ali Islamaj. Ai konsiderohej si elementi më i rrezikshëm një bande shqiptare në Itali, i cili më 14 janar u arratis nga burgu i Regina Coeli, së bashku me shokun e tij të qelisë, rumun i cili u kap pak ditë pas arratisjes. Në ngarkim të Hoxhës Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia

italiane ka kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksoze në qytet të ndryshme të Italisë, duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprat. “Mbajtje sendesh të vjedhura”, “Kërcënim” “Arratisje”. Gjithashtu, dyshohet të ketë kryer

edhe vepra të tjera penale në rajone të ndryshme të Italisë dhe është duke u hetuar nga 4 prokuroritë e qyteteve të ndryshme italiane, ndërsa në mesin e muajit shkurt, pas arratisë nga burgu, ka bërë edhe një përdhunim gjatë grabitjes në një banesë.

Gjykata lë në burg altin Hoxhën, vodhi 50 vila në itali

Policia e sigurt se krimi ka lidhje me të shkuarën e Gentjan Kokës, shoqërohen disa persona, ndër të cilët edhe ata që ndodheshin në lokalin prej nga doli Koka para sulmit

Vrasja e 33-vjeçarit ka qenë e orga-nizuar dhe policia e Durrësit thotë se nga hetimet rezulton që atenta-tori nuk ka qenë i vetëm dhe dikush e ka informuar atë për lëvizjen e viktimës dhe ka gjasa që informa-tori të ketë qenë në të njëjtin lokal prej nga doli edhe viktima. Sipas grupit hetimor, vrasja e 33-vjeçarit mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij, për arsye se viktima ishte per-son i njohur në botën e krimit. Ndërkohë që mësohet se po i mëshohet pistës së larjes së hesape-ve. Dyshohet gjithashtu që vrasësi i 33-vjeçarit të jetë sinjalizuar nga persona që kanë qenë brenda loka-lit ku ka qëndruar i riu gjatë mbrëmjes dhe sapo ai është nisur në drejtim të banesës së tij, sinjali është përçuar te personi i cili ka qëndruar në pritje të daljes (në go-dinën e papërfunduar, pak metra larg vendit të ngjarjes ) së tij, pikër-isht tek autori, i cili më pas është larguar pa u vënë re, në drejtim të paditur. Plani i vrasjes dyshohet të ketë qenë i paramenduar dhe i mirë organizuar dhe është pritur dalja e të riut nga lokali, për të kryer ekze-kutimin e Gentian Kokës. “Vrasësi mund të jetë sinjalizuar nga perso-na brenda lokalit ku ka qëndruar përgjatë mbrëmjes 33-vjeçari i ekze-kutuar një ditë më parë në Sallmone

të Shijakut”, thanë burime të poli-cisë. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 56, kali-bër 7.62 mm. Janë të paktën katër episode në dosjen e Prokurorisë së Durrësit, ku emri i Gentian Kokës, lidhet me akuzat e “Armëmbajtjes pa leje “, “Konflikteve” , “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe “Trafikim të lëndëve narkotike “, vepra për të cilat Koka ka kryer katër vite burg. 33-vjeçari Gentian Koka u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes, në Sallmone të Shijakut, me

armë zjarri automatik, ndërsa ende nuk ka të dhëna për autorë të mund-shëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 :00 të së enjtes, në lagjen Baromet, teksa 33-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali i lagjes dhe ishte nisur për në drejtim të shtëpisë së tij, e ndodhur vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Grupi heti-mor i mbërritur në vendngjarje ka bërë të ditur se në drejtim të 33-vjeçarit janë shtënë 5 plumba, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka depërtuar në trupin e viktimës, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas ekspertëve të policisë, viktima

është qëlluar nga një distancë rreth 50 metra larg dhe dyshohet se plum-bi i përket një arme automatike dhe mendohet që plumbi mund të ketë ardhur nga një banesë e papërfun-duar e gjendur në krahun tjetër të rrugës. Ndërkohë trupi iu nënsh-trua ekspertizës mjeko-ligjore, ku është bërë e ditur se plumbi ka kri-juar hematomi dhe viktima ka patur vetëm hemorragji të brendshme. Pra, goditja e plumbit nuk ka depërtuar në anën tjetër të trupit dhe ky ka qe-në dhe shkaku i cili nuk ka patur gjakderdhje në vendngjarje.

Elitjona Doko

Vrasja në Durrës, atentatori u informua nga persona brenda lokalit

mirditë

Policia e mirditës ka arrestuar dje rreth orës 16.00, në flagrancë, gjergj gjokën 50 vjeç, lindur ne Fanë të mirditës dhe banues në gorre të rrethit Kurbin. gjithashtu kjo polici arrestoi edhe ermir Prengën, 21 vjeç, nga qyteti i Laçit të rrethit Kurbin. sipas burimeve zyrtare të policisë së mirditës arrestimi gjokës dhe Prengës është bërë për veprën penale të “vjedhjes” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal. sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se dje në orët e para të mëngjesit janë kapur në flagrancë, në afërsi të qytetit Rrëshen, me një mjet zetor pa targa të ngarkuar me sende të ndryshme, si tub hekuri me gjatësi 3 ml të vjedhur në linjën e ujësjellësit Fanë, mirditë, gjenerator, fleksibël. Nga veprimet e kryera rezulton se këta dy persona janë autorë të dyshuar të vjedhjes

së ndodhur në Unazën e qytetit Rrëshen ku janë vjedhur 36 metra kabllo elektrike si dhe vjedhjes së një kablloje elektrike 40 metra te tregu i qytetit Rrëshen, për të cilën u bë kallëzim nga përfaqësuesi i kompanisë cez shpërndarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet zetor i vogël, një tub hekuri me gjatësi 3 metra i prerë dhe sende të tjera të vjedhura nga dy të arrestuarit.

7MAPOe DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

altin Hoxha gjatë arrestimit

Vodhën tubacionet e ujësjellësit, pranga dy personave në rrëshen

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka bërë të ditur se në drejtim të 33-vjeçarit janë shtënë 5 plumba, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka depër-tuar në trupin e viktimës

Vendi ku u gjet i vrarë Gentian koka

me rastin e 86-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës dhe kartëmoned-hës së parë kombëtare, Banka e shqipërisë organizoi dje një aktivitet në formën e një minipanairi, kushtuar fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave të ndryshme. Programet edukative të Bankës së shqipërisë prej kohësh janë fokusuar mbi sistemin arsimor, e veçanërisht te nxënësit e shkollave të

mesme, ndërsa përmes këtij aktiviteti në fokusin e Bankës u shtuan edhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Në kuadër të këtij viti jubilar, disa prej materialeve që iu ofruan vizitorëve u ndërthurën dhe me elemente të 100-vjetorit të Pavarësisë. qëllimi i këtij minipanairi ishte ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës kombëtare. Në fakt monedha jonë

kombëtare ka luajtur një rol të rëndësishëm në këto 86 vjet. Në të janë pasqyruar jo vetëm momentet kyçe të historisë sonë por edhe ata personal-itete që kanë kontribuuar në mënyrë të padiskutueshme për krijimin e ndërtimin e vendit tonë. monedha dhe kartë-monedha janë gjithashtu edhe pjesë inte-grale e kulturës së një vendi, pasi përfaqësojnë edhe vepra arti.

Monedha kombëtare kremton 86-vjetorin në treg

BSH: leku vlen 4.4% më pak në dy vitet në vazhdimMonedha kombëtare lekë do të përballej me një situatë jo komode gjatë dy viteve të ardhshme nëqoftëse kriza botërore dhe ajo në eurozonë nuk do të merrte fund. Specialistët e financave dhe të BSH-së kanë studiuar se do të ketë një nënçmim të lekut gjatë dy viteve

Sabina VeizaJ

Në një kaos ekonomiko-financiar botëror nuk mund të lihet jashtë prob-lemeve edhe kursi i këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Fi-nancave parashikojnë që gjatë dy viteve në vijim 2012 dhe 2013 leku të nënçmohet 4.4 për qind. Ky ndryshim arsyetohet me probleme të tregut ndërkombëtar, cilat menjëherë refle-ktohen në tregun tonë të brendshëm si pasojë e një zinxhiri faktorësh, pa-si ekonomia jonë si një ekonomi mikse, ku pjesën më të madhe e zë ekonomia e tregut, operon në një treg të lirë ndërkombëtar. Prej gati dy vjetësh monedha kombëtare është këmbyer me monedhën amerikane me një kurs deri në 106 lekë, ndërsa me monedhën europiane euro deri af-ërsisht 142 lekë në vlerësimin më të lartë të kësaj monedhe. Dje kursi zyr-tar i këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë tregonte se një dollar amerikan tregtohej me 105,2 lekë, kurse një euro me 140,38 lekë. Pavarë-

sisht se kursi real efektiv i këmbimit ka përjetuar zhvillime të qën-drueshme në vitin 2011, sipas të dhë-nave të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, monedha jonë ka qenë e nënçmuar në krahasim me dy monedhat e tjera; dollarin ameri-kan dhe monedhën europiane euro. Por, nga këto dy institucione, parashi-kohet që në dy vitet e ardhshme monedha vendase të pësojë një nën-çmim prej 2.8% (në vitin 2012) dhe 1.6% (në vitin 2013) krahasuar me nivelin mesatar të arritur në vitin 2011. Por, si-pas Financave dhe Bankës Qendrore, zhvlerësimi i vërtetë i monedhës ven-dase për dy vitet e ardhshme është e vështirë të besohet, si pasojë kjo e fak-teve që do të ketë një rritje në eksporte, si dhe rritjes së kërkesës së jashtme nga ekonomitë fqinje të Eurozonës, të cilat duken që po rimëkëmben pas krizës. Megjithatë, nëqoftëse ekono-mia e Eurozonës dhe ajo botërore në tërësi nuk dalin nga kolapsi dhe nuk pësojnë rritje, parashikimet e Bankës

së Shqipërisë kanë gjasa të vërtetohen në lidhje me nënçmimin e lekut. Por, nëqoftëse konsiderojmë parashikimet e ekspertëve ndërkombëtarë në lidhje me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe asaj të eurozonës, duke nisur nga fillimi i vitit 2013-të, do të ke-mi një treg valutor me zhvillime të qëndrueshme. Por kush preket më shumë nga çmimi i lekut? Së pari bi-zneset, të cilët lëndët e para i marrin nga tregjet ndërkombëtare. Preken gjithashtu individët që të ardhurat kryesore i kanë në lekë, ndërkohë që janë të detyruar të bëjnë pagesa në eu-ro ose dollarë për kreditë që kanë mar-rë në këto monedha, apo për të reali-zuar blerje e shërbime të ndryshme që në tregun shqiptar ofrohen vetëm në euro. Në të njëjtën kohë nga nënçmimi i lekut preken të gjithë njerëzit që ja-në konsumatorë, sepse nënvleftësimi i lekut përveçse shkakton një inflacion të importuar, çon edhe në një rritje të përgjithshme të çmimeve, sidomos të mallrave të importuara. Gjithashtu në rastin e një nënçmimi të lekut do të kishte problem me rritjen e përqindjes së kredive të këqija e me probleme, me uljen e importeve, me zvogëlimin e të ardhurave në buxhet, si pasojë e tkur-rjes së aktivitetit ekonomik të bizne-seve etj. Por ekspertët shohin edhe anën pozitive të nënçmimit të lekut. Sipas tyre, ajo situatë nxit dhe lehtë-son eksportet duke i bërë ato më të li-ra e gjithashtu frenon importet dhe duke nxitur prodhimin vendas, pasi i bën çmimet e brendshme tërheqëse për prodhuesit.

Duke filluar nga e hëna, pritet që administrata tatimore të ushtrojë kontrollet te bizneset që nuk përfituan vullnetarisht nga procesi ligjor i faljes fiskale. Financat kanë deklaruar tolerancë zero ndaj bizneseve ‘hileqarë’.

Sabina VeizaJ

Të gjithë bizneset e penduar që nuk vetëdeklaruan borxhet ndaj admin-istratës doganore dhe tatimore, dje kanë patur mundësinë e fundit për ta bërë. Ndërsa për pjesën tjetër që nga mungesa e sigurisë as që u ka shkuar ndërmend të vetëdeklaro-hen, duke filluar nga nesër do të presin kontrollet e administratës tatimore dhe doganore, të cilat do t’i detyrojnë t’i shlyejnë deri në qin-darkën e fundit detyrimet ndaj shtetit. Financat kanë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se toleran-ca për borxhet tatimore dhe doganore të bizneseve do të jetë ze-ro pas 31 marsit dhe nuk do të ketë

asnjë shtyrje të dytë të afatit për faljen fiskale për bizneset dhe pas përfundimit të këtij afati detyrimet do të mblidhen me forcë. Nga falja fiskale, sipas Financave, kanë për-fituar më shumë qytetarët, ndërsa bizneset kanë qëndruar indiferentë. Referuar të dhënave zyrtare të Min-istrisë së Financave, nga ky proces janë mbledhur 20 mln dollarë taksa, që kanë hyrë në arkën e buxhetit të shtetit. Po nga këto të dhëna rezul-ton të jenë legalizuar nga individët 3.1 miliardë lekë, nga të cilat është

marrë tatim në burim për legaliz-imin e shumës në të holla nga indi-vidët (3%) shuma prej 95 milionële-kësh. Përsa i përket aseteve të palu-ajtshme që janë rivlerësuar nga bi-zneset, kap shifrën 995 milionë le-kë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 3% të kësaj shume, rreth 29 milionë lekë. Makineritë dhe pajis-jet e rivlerësuara të bizneseve kapin shumën 688 milionë lekë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 5% të kësaj shume, rreth 20 milionë lekë. Kurse për individët, financat kanë

raportuar rivlerësim pasurie prej mbi 33,502 individë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar është 158 mil-iardë lekë, për të cilat individët ka-në paguar vetëm 1,5 miliardë lekë, ndërsa 14.2 miliardë lekë u janë fa-lur. Ndërsa deri në periudhën e parë ligjore që i ka përkitur deri më 31 dh-jetor 2011, janë 24,362 qytetarë që ka-në bërë rivlerësim të pasurisë së tyre. Me shtyrjen e afatit të aplikimit të ligjit të faljes fiskale, në periudhën janar-shkurt 2012 janë 9,140 individë që kanë bërë rivlerësim pasurie. Po gjatë periudhës së dytë ligjore, janë le-galizuar nga individët 481 milionë le-kë, nga të cilat është marrë tatim në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3%) shuma prej 14 milionë lekë. Kurse përsa i përket aseteve të paluajtshme të rivlerësuar e bizneseve është në shumën 361 mil-ionë lekë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 3% të kësaj shume, rreth 9 milionë lekë. Po në periudhën e dytë ligjore, janë bërë rivlerësim pasurie mbi 9 mijë individë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar është 46 mili-ard lek , për të cilat individët kanë paguar vetëm 461 milion lek ndërsa 4.1 miliardë lekë u janë falur.

amnistia përfundon, legalizohen 2 miliardë usd

Nga falja fiskale, sipas Financave, kanë përfituar më shumë qytetarët, ndërsa bizneset kanë qën-druar indiferentë

8 MAPO e DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

ekonomi

Nga nënçmimi i lekut preken të gjithë njerëzit që janë konsumatorë, sepse nënvleftësimi i lekut përveçse shkakton një inflacion të importuar

zyra e regjistrimit të Pasurive

Shpenzimet e personelit këtë vit ulje me 5 për qind. Sipas Ministrisë së Financave, kursimet vijnë nga rritja e pagave më 15 korrik jo më 1 korrik dhe shkurtimi i më shumë se 920 punonjësve. Ja fondet në dispozicion të pagave dhe përqindjet

Blerina HoxHa

Rritja e pagave këtë vit hyn në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik, siç ishte bërë traditë këto vitet e fundit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Fi-nancave në dokumentin e Pro-gramit Ekonomik dhe Fiskal të këtij viti. “Politika e rritjes së pagave do të vazhdojë edhe për vitin 2012 dhe do të konsistojë në një politikë të ku-jdesshme indeksimi dhe rritjeje selektive për sektorët prioritarë”, njofton dikasteri i Bodes. Kjo do të thotë se, pagat e administratës do të rriten deri në 2% aq sa është edhe norma e inflacionit këtë vit, ndërsa do të ketë një rritje më të lehtë deri në 3-4 për qind për sektorët e arsim-it dhe shëndetësisë. Ministria e Fi-nancave bën me dije se shpenzimet e personelit për vitin 2012 u bazuan në një politikë që synon rritjen e ef-icensës dhe efektivitetit të burime-ve njerëzore. Këto shpenzime para-

shikohen të ulen në terma realë dhe të jenë rreth 5.1% e PBB-së në kra-hasim me 2011-n. Më konkretisht, kjo ulje, sipas Financave, ka ardhur si pasojë e reformave që parashiko-het të kryhen në disa sektorë si: reduktimi i numrit të efektivëve ushtarakë të Ministrisë së Mbro-jtjes, që ulin në këtë mënyrë num-rin e përgjithshëm të punonjësve buxhetorë për vitin 2012 në 88 640 punonjës nga 89 560 punonjës në vi-tin 2011. Gjithashtu, fondi i pagave është përllogaritur duke mbajtur në konsideratë rritjen e përgjithshme të pagave, duke filluar nga data 15 korrik 2011. Ministria e Financave sqaron, gjithashtu, se këtë vit në

përllogaritjen e shpenzimeve për paga është identifikuar si një zë më vetë fondi i veçantë, i cili gjatë vitit 2012 do të përdoret vetëm pas mi-ratimit të Ministrit të Financave në përputhje me performancën e të ar-dhurave sipas rasteve të përcaktu-ara në vendimin e Këshillit të Mini-strave. Sipas ligjit të buxhetit, fondi për rritjen e pagave për vitin 2012 do të jetë rreth 1.5 miliardë lekë, i mjaf-tueshëm për një rritje jo më të lartë se 2-3 për qind. Këto fonde për rritjen e pagave dhe pensioneve që pritet të vërë në dispozicion buxhe-ti i vitit që vjen, mjaftojnë vetëm për indeksim me inflacionin, pohuan të njëjtat burime. Kështu, pavarësisht debateve për linjën që do të mbahej në lidhje me mbajtjen në nivelet ak-tuale të borxhit publik dhe deficitit, pagat dhe pensionet do të rriten. Qe-veria, edhe me buxhet nën presion, ka vendosur të rrisë pensionet si të fshatit, ashtu edhe të qytetit e gjithashtu pagat e administratës, pavarësisht përqindjeve shumë të ulëta. Sipas programimeve në bux-het, fondi në dispozicion të politika-ve të reja të pagave dhe pensioneve është rreth 3 miliardë lekë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë me dije se Shqipëria është vendi me faturën sociale më të lartë në rajon, për shkak të politikave shumë agresive që përdori qeveria për të zbutur varfërinë në mandatin e shkuar, por edhe në këtë që vijon.

Zbardhet vendimi

ekonomi Në agjencinë e lajmeve Digital Journal, gazetari Paul Bradbury thotë se turizmi shqiptar është në kulmin e tij. “shqipëria po performon si një nga destinacionet më tërheqëse të europës për turizëm dhe ambasadorët po e përhapin lajmin nga tel avivi në Berlin.”- citohet në shkrim. Në artikullin e tij gazetari Bradburi duke kujtuar vizitën e ish-presidentit Bush në shqipëri,

thekson se “Ndërsa në europë Bush nuk u prit mirë gjatë turit të tij, shqiptarët e befasuan pozitivisht duke i ngritur edhe një bust në Fushë-Krujë. Ndërkohë që shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara të europës për shkak të fatit të së kaluarës, shqipëria po ndryshon shpejt dhe po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të kontinentit europian”

eurozona rrit me 500 miliardë euro Fondin e Shpëtimit

Gazsjellësi “TaP”, i hapur ndaj partnerëve grekë dhe italianë

të 17 vendet anëtare të eurozonës kanë rritur fondin e stabilitetit financiar me 500 miliardë euro, për të ndihmuar vendet e rrezikuara nga borxhi. Kjo ka qenë një rritje e madhe, në krahasim me kufirin e mëparshëm prej 300 miliardë, por nuk ka gjasa të ulë shqetësimet, se vendet e mëdha si spanja apo Italia do të mund të mbrohen në rast se ato përfshihen nga rreziku. ministrat e Financave të eurogrupit, të cilët u takuan në Kopenhagen të Danimarkës, kanë thënë se bashkë me 300 miliardë euro që janë shpenzuar për shpëtimin e greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, eurozona zotëron tashmë 800 miliardë euro, të cilat mund të ndihmojnë për t’i dhënë fund krizës së borxhit. ministri i Financave të Francës, Francois Baroin, deklaroi se ka një marrëveshje të fortë mbi

Fondin e shpëtimit, i cili është një përgjigje shumë e mirë për eurozonën. Kjo e fundit ka qenë nën presion për të ndërtuar një mbrojtje të fuqishme kundër problemeve të mëtejshme financiare të anëtarëve të saj. Institucionet ndërkombëtare, si Fondi monetar Ndërkombëtar dhe organizata për Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik kanë bërë thirrje për një rritje të fondit deri në 1 trilion euro. Disa ekonomistë kanë shprehur shqetësimin e tyre se përkeqësimi i situatës së europës mund të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike në pjesës të tjerë të botës. Italia dhe spanja së bashku kanë më shumë se 2.5 trilionë euro borxhe dhe falimentimi, apo kërcënimi serioz për një falimentim mund të dëmtojë rëndë bankat përgjatë europës dhe të përhapë panik në tregjet globale.

Konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) mirëpret partnerë nga Greqia dhe Italia, pas përjashtim-it të Gazsjellësit ITGI, që kalonte nga këto dy vende, për të sjellë gaz në Eu-ropë. Kështu është shprehur menax-heri i TAP për Greqinë, Rikard Scou-fias. Në intervistën e dhënë para dy ditësh në Athinë, Scoufias ka deklaruar se gazsjellësi do të hyjë në Greqi nga kufiri me Turqinë, dhe do të kalojë në Shqipëri për të dalë në Ita-li. Grupi i ud-h ë h e q u r n g a British Petro-leum (BP) po zh-villon fazën e dytë të bisedime-ve në fushën e Shah Denizit, ku d u h e t t ë përzgjedhë bren-da muajit Qer-shor midis gazsjellësit te Europës Juglindore dhe projektit Nabucco. Në fazën e tretë, fituesit do t’i duhet të konkurrojë me projektin TAP dhe vendimi do të merret nga mesi i vitit 2013. Scoufias është shprehur se ven-dim final do të merret nga konsorci-umi i Shah Denizit, dhe ata tanimë e kanë marrë një vendim pasi janë shprehur në unanimitet se është ven-dimi final. Projekti TAP shtrihet në

pjesën më të madhe të tij në territorin grek, duke siguruar për vendin tre-gun më të madh të eksportit të gazit dhe duke e vendosur në qendër të politikave energjetike europiane. Zh-bllokimi i të ashtuquajturit “korridor jugor” është një element kyç për strat-egjinë e Bashkimit Europian mbi sig-urinë dhe diversifikimin e energjisë. Greqia do të përfitojë nga projekti TAP rreth 2 miliardë dollarë në inves-time të huaja direkte, do të hapen mbi

2 mijë vende pune dhe pjesë-marrja e aksion-erëve të projektit TAP, si kompan-i a z v i c e r a n e EGL, Statoil-i norvegjez dhe kompania EON gjermane, përço-jnë një mesazh të

fortë përsa i përket besimit të inves-timeve në Greqi. Krerë të fondacion-it grek për Politikat Europiane dhe të Huaja, Thanos Dokos dhe Theodho-ris Tsakiris, janë shprehur se tani që u bë përzgjedhja nga konsorciumi i Shah Denizit, qeveria greke duhet të mbështesë menjëherë projektin TAP dhe të thjeshtëzojë procedurat për zbatimin e tij në terren në një kohë sa më të shkurtër.

Grupi i udhëhequr nga Brit-ish Petroleum (BP) po zhvillon fazën e dytë të bisedimeve në fushën e shah Denizit, ku duhet të përzgjedhë brenda muajit qershor midis gazsjellësit të europës Juglindore dhe projek-tit Nabucco

9MAPOe DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

Harta e gazsjellësit

rritja e pagave këtë vit më 15 korrik, ja përqindjet

Pagat - të dhëna• Rritja e pagave hyn në fuqi më 15 korrik• Pagat e larta rriten me 2%• Pagat e ulëta 3-4 %• Fondi për rritjen e pagave 1.5 miliardë lekë

Ministri i Financave, ridvan Bode

Digital Journal: Turizmi shqiptar është në bumin e tij

planin e pranimit në shërbimin civil. Plani i përgjithshëm i pranimit në shërbimin civil do të jetë i detajuar jo për pozicione konkrete, por për kategori nëpunësish, që do të thotë se nevojat e administratës publike ja-në, supozojmë, për dhjete auditë, pa përmendur pozicionet konkrete ku ata do të punojnë. Plani i pranimit i pa-suar me procedurat e konkurrimit kombëtar dhe një vlerësim i pa an-shëm dhe transparent i kryer nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, shoqëruar kjo me të drejtën e kandi-datit për të përzgjedhur pozicionin konkret të punës pas renditjes së Komisionit, janë një tërësi mekaniz-mash që garantojnë meritën, profe-sionalizmin, pa anshmërinë dhe mos-diskriminimin në shërbimin civil.

Një mekanizëm tjetër i rëndë-sishëm që garanton qëndrueshmëri-në në shërbimin civil ka të bëjë me masat disiplinore që aplikohen ndaj nëpunësit civil, kur ai mendohet se ka kryer disa veprime që vijnë në kundërshtim me statusin e tij. Kriji-mi i Komisionit Disiplinor për të shqyrtuar dhe vlerësuar kundërva-jtjet e nëpunësit civil i jep mundësi-në këtij të fundit të mbrohet nga ar-bitrariteti i menaxhereve të tij, që, si-pas ligjit ekzistues, për raste banale ose pëlqimi personal shënjestro-heshin nëpunësit për t’i larguar nga puna. Projektligji, ndryshe nga ai ekzistues, ia ka transferuar marrjen e masave disiplinore, përfshirë edhe largimin nga shërbimi civil, këtij komisioni. Eprori direkt ka të dre-jtën vetëm të japë një vërejtje ose të paraqesë në Komision kërkesën për fillimin e procedurave disiplinore ndaj një nëpunësi civil dhe është vetëm Komisioni ai që bën vlerësi-min e këtyre shkeljeve. Nga ana tjetër projekti i jep nëpunësit mundësinë e ankimit në Komisionin e Shërbimit Civil dhe në Gjykatën e Apelit, për të kundërshtuar jo vetëm vendimin e Komisionit Disiplinor, por të gjitha vendimet që prekin in-teresat e tij në procesin e menaxhi-mit të shërbimit civil.

Pa cenuar aspak konsideratat e përmendura në fillim të

këtij shkrimi, mendoj se disa gjëra mund të ishin ndryshe në këtë pro-jekt dhe që kanë të bëjnë me çështjet në vijim:

1. Institucionet e pavarura duhet të vihen më shumë nën pushtetin e këtij ligji. Kjo do të thotë se nuk ka arsye që kërkesat e këtij ligji në lid-hje me pranimin në shërbimin civil

të mos zbatohen nëpërmjet organiz-mave të ngritur edhe për adminis-tratën publike, si Komisioni Kom-bëtar i Përzgjedhjes për zyrtarët e nivelit të Lartë apo Komiteti i Përher-shëm i Pranimit për zyrtarët e tjerë, duke krijuar mundësinë që në vend të DAP në këto komisione të jenë për-faqësues nga Institucionet e pavarura, kur është fjala për pranimin e zyr-tarëve nga këto institucione. Për këtë shkak dhe në funksion të këtij qëllimi, mendoj se duhet të ketë formulime të veçanta në projekt lidhur me raportet e tij me institucionet e pavarura. Zgjedhja e komisionit Kombëtar mund të bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë.

2. Nisur nga parimi i qëndruesh-mërisë së administratës publike, projektligji duhet jetë më i ku-jdesshëm në lidhje me periudhën e provës. Në vend të një vlerësimi vje-tor për të konfirmuar nëpunësin në periudhë prove do të ishin të nevo-jshme dy vlerësime njëri pas gjashtë muajsh dhe tjetri një vlerësim për-fundimtar. Kjo do të ndihmonte më shumë nëpunësin civil të plotësonte objektivat dhe të arrinte konfirmim-in e tij si nëpunës. Mos të harrojmë se periudha e provës ka një kosto shtesë për administratën publike.

3. Praktika gjyqësore nëpërmjet një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë ka arritur në përfundimin se vendi-met e KSHC kur nuk ankimohen janë titull ekzekutiv dhe mund të ekzeku-tohen në mënyrë të detyrueshme. Pro-jekti ka nevojë ta sanksionojë këtë sit-uatë me formulime të veçanta.

4. Nuk më duket se është në paj-tim me frymën moderne të ligjit ma-sa e përcaktuar si disiplinore për mbajtjen e 1/3 së pagës për një afat prej gjashtë muajsh. Kjo masë prek interesa përtej nëpunësit civil si in-divid, nga ana tjetër masat dis-iplinore, si rregull, kanë më tepër karakter edukativ.

5. Duket si mjaft delikate dhe e diskutueshme një nga parashikimet e bëra për statusin e nëpunësve civilë aktualë në raport me këtë ligj, veça-nërisht për ata të nivelit të lartë dre-jtues, sipas të cilit me kalimin e një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, marrëdhënia e tyre e punës konsid-erohet e përfunduar sipas ligjit. Mendoj se kjo vjen në kundërshtim me parimin kushtetues të të drejtave të fituara, nga ana tjetër duket se ve-prohet me dy standarde, kur një gjë e tillë nuk zbatohet për kategoritë e tjera të nëpunësve civilë, por vetëm për ata të nivelit lartë drejtues.

MAPO10 E diEl, 1 prill 2012www.mapo.al

OpEd “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.

Benjamin Franklin

“me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si ... dashuria!

Homer Simpson

“mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”.

Katharine Whitehorn

01

02

03

Opinione dhe Editoriale

Goditje qeveritare

Nga Bujar Kapexhiu

Shërbimi Civil nën një ligj të riDepartamenti i Administratës

Publike ka publikuar në faqen e tij zyrtare një projekt

ligj të ri për nëpunësin civil. Më duhet ta përshëndes që në fillim këtë fakt, pasi mund të them se është në rastet e rralla që bëhet një hap i tillë. Përgjithësisht projektligjet ndjekin linjën zyrtare, duke shpërfillur gru-pet e interesit dhe veçanërisht pub-likun e gjerë dhe duke bërë kështu që edhe produktet e këtij lloji të jenë jo të qëndrueshme. Transparenca dhe pjesëmarrja janë ndër parimet bazë për një qeverisje të mirë dhe kërkojnë që ato të jenë prezente në të gjitha vendimmarrjet e qeverisjes. Konstatoj me kënaqësi se projekti është shkruar me një gjuhë profesio-nale, ka një qartësi të admirueshme, është strukturuar bukur, ka një ven-dosje të kapitujve dhe seksioneve bazuar në një rend logjik dhe krijon një unitet të të gjitha pjesëve me ligjin në tërësi.

Përgjithësisht në vendin tonë ja-në hartuar ligje që bartin parime bashkëkohore të qeverisjes, të cilat shpesh ngjajnë më tepër si standarde morale dhe për rrjedhojë zbatimi i tyre të lë për të dëshiruar. Kjo vjen, sipas opinionit tim, sepse hartuesit e ligjeve nuk kujdesen për mekanizmat që do të bëjnë të mundur edhe zbatimin e tij. Në këtë kuadër edhe ligji ekzistues “Për statusin e nëpunësit civil” i ka përmendur parimet funksionuese të shërbimit civil, por nuk kishte krijuar në masën e duhur instrumente për jetësimin e këtyre parimeve. Rrjedho-jë e kësaj mangësie janë pasojat e njo-hura për të gjithë si: politizimi i thek-suar i administratës publike, shman-giet e dukshme nga parimet e profe-sionalizmit, pengesa në zhvillimin e karrierës etj., të cilat reflektohen do-mosdoshmërish edhe në cilësinë e qe-verisjes. Kjo e ka detyruar edhe BE-në që të vendosë, si një ndër dymbëdhjetë prioritetet për integrimin e vendit to-në në bashkësinë europiane, edhe re-formën në administratën publike.

Një nga risitë e këtij ligji është merita. Në të gjitha dispozitat e pro-jektligjit, që nga pranimi, ngritja në detyrë, motivimi dhe deri te masat disiplinore, vihet re se merita është një kriter bazë mbi të cilën janë pro-jektuar dhe realizohen këto veprim-tari. Baza e pranimit në shërbimin civil, veçanërisht për pozicionet ekzekutuese, është konkurrimi i ha-pur, i cili shoqërohet me një vlerësim të paanshëm të një komisioni ekspertësh që finalizohet me ranki-min e konkurruesve. Nga ana tjetër e drejta e fituesve që kanë marrë më

shumë pikë, për të zgjedhur pozicio-nin e punës pavarësisht nga dëshirat e eprorit direkt është një element që bazohet tërësisht mbi meritën. Shpal-lja e një vendi të lirë pune sipas ligjit ekzistues bëhej kundrejt një vendi vakant dhe eprori direkt mund të zgjidhte midis tre konkurruesve që kishin më shumë pikë njërin prej tyre duke cenuar duk-shëm parimin e meritës.

Zhvillimi i karrierës paraqitet si një risi tjetër në krahasim me ligjin ekzistues, për shkak se ndryshe nga ky i fundit ngritja në detyrë bëhet vetëm nga nëpunësit ekzistues dhe vetëm nga ata që janë një shkallë më poshtë në klasifikimin e nëpunësve civilë, sesa vendi për të cilin konkur-rojnë. Kjo garanton një zhvillim nor-mal dhe gradual të karrierës nga në-punësit civilë, bën që ata të jenë të motivuar në profesionin e tyre për të zhvilluar karrierën dhe mënjanon tërësisht mundësinë e ndikimeve për të emëruar nëpunës nga jashtë. Aktualisht shembujt e emërimeve në administratën publike janë të mbushura me raste që ngjallin habi-në jo vetëm të profesionistëve por edhe të publikut të gjerë. Drejtorë Departamenti, Drejtorë të Përgjith-shëm, apo në nivele të tjera drejtuese janë emëruar duke “fituar” edhe konkurset me një background pro-fesional të dyshimtë, por mbështe-tur në kritere të tilla si militantizmi politik, njohjet, miqësitë etj., për të mos përmendur pastaj mekanizma të tjerë që kanë të bëjnë me korrup-timin e organeve vendimmarrëse.

Një nga arritjet e këtij projek-tligji mendoj se është fakti se

ai ia ka dalë të shmangë ndërhyrjet e politikes në të gjithë procesin e menax-himin të shërbimit civil, gjë e cila deri më tash me prezencën e saj ajo ka dëmtuar shumë eficensën dhe ima-zhin e këtij shërbimi. E vetmja pikë e takimit të zyrtarëve politikë me nëpu-nësit civilë, sipas këtij ligji, është fakti se ata paraqiten si eprorë direkt për kategorinë e zyrtarëve të nivelit të lartë drejtues. Por ligji ka eliminuar shpre-hjen e vullnetit të zyrtarëve politikë si për emërimin ashtu edhe për largimin nga shërbimi civil, duke ia transferu-ar këtë të drejtë një trupe të pavarur profesionistësh të quajtur Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes.

Ajo që paraqet një nga risitë më me vlera të këtij projekti është kriji-mi i mekanizmave dhe skemave të tillë që do të bëjnë të mundur funk-sionimin dhe jetësimin e parimeve të këtij ligji. Kështu pranimi në shër-bimin civil do të mbështetet jo në vendet vakante që krijohen, por në

gjoN NDREja

komENt

Një mekanizëm tjetër i rëndësishëm që garanton qëndrueshmërinë në shërbimin civil ka të bëjë me masat disiplinore që aplikohen ndaj nëpunësit civil, kur ai mendohet se ka kryer disa veprime që vijnë në kundërshtim me statusin e tij. Krijimi i Komisionit disiplinor për të shqyrtuar dhe vlerësuar kundërvajtjet e nëpunësit civil i jep mundësinë këtij të fundit të mbrohet nga arbitrariteti i menaxhereve të tij...

MAPO13 qErshor 2010ëëë.gazEtamapo.com 11MAPO 11MAPOE diEl, 1 prill 2012

www.mapo.al 11

Debati do të zbresë në fushë kur zotërinjtë Sarkozy dhe Hollande do të përballen në raundin e dytë dhe kur njëri të zgjidhet, Presidenti i ri do të lërë në baltë premtimet e veta ekstravagante dhe do të vërë në jetë një axhendë të ndjeshme reformash, si edhe qeveritë e tjera europiane

— The economisT

BEqë Cufaj

Tabucchi- ky shkrimtar i

madh i kontinentit na la në atë

hendekun e madh dhe të qëllimshëm,

sepse është vepra e tij ajo

që na fuste dhe na fut në atë kurthin e madh ku çdo

gjë vihet në dyshim për shkakun e thjeshtë që

jemi aq të përkohshëm

dhe të brishtë! Por

para së gjithash të

shumëfishtë dhe diskretë. Prandaj, pse

të shokohemi?

Apo pikëllohemi

Dhjetë vjet para se të vdiste, në vitin 1744, Baroni de Montesquieu - në journalet e tij shkruante kështu: “Njeriu nuk mund ta zgjedhë ku dhe si lind... por

ajo që po ky njeri gjithsesi dhe patjetër mund të zgjedhë është... se ku do të jetojë dhe po aq të vdesë!” Kjo fjali e francezit të pavdekshëm më shkonte ndërmend derisa lexo-ja gjithë ato deklamime e himne; pikëllimin e përmotshëm dhe lotët e admirimit... dhe çka jo tjetër... kur journal-et e Europës këtë javë shkruanin dhe me këtë edhe përjetëso-nin vdekjen e një zotëriu dhe shkrimtari të madh.

Njërit prej atyre më të mëdhenjve që kontinenti ynë i moçëm dhe pistë kishte: Antonio Tabucchi. Vdekja e tij për dikënd mund edhe të duket e kohës (në moshën 68-vjeçare) është diçka që ky autor i madh italian gjithmonë e kishte pritur. Në librat e tij, në trajtesat e tij, në esetë e tij, në Por-tugalinë e tij dhe Toskanën e tij.

Tabucchi- ky shkrimtar i madh i kontinentit na la në atë hendekun e madh dhe të qëllimshëm, sepse është vepra e tij ajo që na fuste dhe na fut në atë kurthin e madh ku çdo gjë vihet në dyshim për shkakun e thjeshtë që jemi aq të përkohshëm dhe të brishtë! Por para së gjithash të shumë-fishtë dhe diskretë. Prandaj, pse të shokohemi? Apo pikël-lohemi. Edhe ashtu, Antonio Tabucchi kurrë s’na e ka lënë atë shteg. Përmes shkresave të tij. Shumëfishimit të personit e krijuesit, adhuruesit (të Pessoa-s) dhe të adhuruarit.

Kush s’e ka lexuar Sostiene Pereira (Tregon Pereira, 1994) apo edhe s’e ka parë filmin bazuar në po këtë libër me Mar-cello Mastroianni-n? Atë redaktor gazete i cili në kohën e keqe të regjimit autokratik a diktatorial të Salzar-it ka vetëm një detyrë: të hartojë nekrologji për personalitet që do të vdesin. Tekste të shkruara paraprakisht, të cilat janë në sir-tarët e Pererira-s.

Të shkruara për së gjalli dhe publikuara për së vdekuri. Një gjetje gjeniale. Si çdo gjë në veprën e këtij autori. Edhe kur vrapon dhe e gjen Pessoa-n- për veten e tij, por po aq edhe për ne. Apo kur e përshkruan natën hinduse... Por rekuiemi... për Lisabonën? Janë shumë, shumë e shumë rreshta proze e sprovash të këtij autori italian që kanë mb-etur dhe do të mbesin. Përjetësisht. Është peizazhi i tij i Tos-kanas së lindjes dhe Lisabonës së vdekjes... që këtë autor e kanë bërë të jetë si ishte: i pa arritshëm. Dhe para së gjithash i papërsëritshëm.

Ishte jeta e tij. Mënyra e qetë dhe e egër me të cilën e don-te atdheun e tij të parë (Italinë) dhe nga vendi i tij i dytë, i përzgjedhur, Portugalia, nuk ngurronte, që me pasion të pandalur të hidhte gurë e dru mbi italianët e (dikur të) tij. Janë me dhjetëra e qindra ese, trajtesa, polemika e thika in-telektuale që në faqe fejtonesh (kulture) hidhte kundër klikës së Berluskonit dhe të tjerëve si ai.

Dhe përgjithësisht, ishte jeta e tij, angazhimi i tij ajo që këtë autor e kishin bërë të jetë Ecco-ja i vërtetë, i madhi i të mëdhenjve, italian e europian. Sepse kishte lindur italian dhe ishte përcaktuar të jetonte dhe me këtë edhe vdiste di-kund tjetër? Mbase. Këtë gjë nuk e dimë kurrë. Por e dimë që shkuarja e tij na ka vënë para një dileme të madhe. Kër-kimi, eksplorimi deri në palcën e padurueshme të dhembjes që i bënte vetes me lojërat prozaike nga Pereria përmes Pes-soa-s, na ka vënë para dilemës që tash, kur nuk është mes nesh... duhet dhe do të merremi edhe më shumë me veten. Me atë fiksionin e shumësisë që e kemi te njëshi (uni?) ynë i zbutur nën kërcënimin e instinkteve të fërkimeve me rrethin e natyrën. Peizazhet shpirtërore dhe mëdyshjet mendore.

Antonio Tabucchi duhet të ketë vdekur siç ka dashur. Shpejt dhe pa shumë dhembje. Sepse dhembja për të ishte vetë ekzistenca. Krijimi. Ballafaqimi. Përcaktimi- për këtë rrugë dhe për atdhetë e tij. Italinë, Portugalinë, Pessoa-n, Pereira-n... lexueset e lexuesit e tij. Anembanë botës.

Pusho i qetë mjeshtër! Shihemi përtej. Një nekrologji tjetër s’do të kishim mundur ta bëjmë as me ndihmën tënde. E kishte shkruar - bile edhe shqip, ai... Pereria!

Lamtumirë Tabucchi!

Udhëto në eurozonë dhe do të frymëzohesh nga furia e zemërimit prej reformave.

Plani i shpëtimit të Italisë e ka bërë kryeministrin Mario Monti të deklarojë, edhe pse para kohe, se kriza e euros është drejt fundit. Në Spanjë, qeveria e Mariano Rajoy është fokusuar te tregu i punës dhe shtrëngimi i dorës me buxhetin. Për të gjitha problemet e tyre, grekët e dinë tashmë që harxhimi pa kufi dhe mashtrimi me taksat ka marrë fund. Por një shteti tjetër do t’i duhet të përballet me ndryshimin e rretha-nave. Franca është duke hyrë në tri javët finale të fushatës presidencia-le. Renditja e raundit të parë, më 22 prill mbetet krejt e paqartë, por son-dazhet mbështesin François Hol-lande, sfiduesin socialist për një fitore në raundin e dytë. Që prej shpërthimit të krizës së euros, në zgjedhje, thuajse të gjitha qeveritë në eurozonë janë rrëzuar prej votuesve. Por Nicolas Sarkozy veçse sa është gërvishtur. Terroristi i ditëve të fun-dit në Tuluzë ka vendosur një theks të ri për sigurinë dhe islamizmin, çështje që tentojnë të favorizojnë të djathtën, ose në kallëpin e Marine Le Pen, të djathtën e përtejme. Sërish, ajo çka është më e habitshme rreth zgjedhjeve në Francë, është sa pak p o f l it e t n g a g j it h ku sh p ë r ngushticën e tmerrshme ekonomike të vendit. Kandidatët po hedhin në pjatë sa më shumë premtime mbi të shpenzuarit më shumë, sesa të shpenzuarit më pak. Askush nuk ka një axhendë serioze për reduktimin e rrjedhjes së taksave. Zoti Sarkozy, i cili në vitin 2007 premtoi reforma, tani u ofron votuesve protek-tonizëm, sulmon e kërcënon me dëbime apo nxjerrjen e Francës nga zona Schengen, flet për të këqijat e emigracionit dhe mishin hallall. Zo-ti Hollande premton nga ana tjetër rritjen e rolit të shtetit, krijimin e 60 mijë vendeve pune për mësues, i vjen vërdallë rritjes së moshës së pensionit nga 60-62 vjeç nga Sar-kozy dhe u merr frymën të pasurve (për të cilët tha njëherë me hare se nuk i kishte qejf ) me një rritje prej 75% nga taksat.

probleme me bollëk Dashamirësit e Francës kanë vë-

në në dukje se vendi vështirë se mund të jetë si rastet e shteteve Med-iterrane. Ndryshe nga ato ekonomi, do ta shmangë recesionin këtë vit. Edhe pse një agjenci ia hoqi Francës statusin AAA, vlera e borxhit mbetet shumë poshtë Italisë dhe Spanjës. Franca ka fuqi ekonomike për t’u pasur zili: forcë pune të edu-

kuar dhe produktive, më shumë kompani mes të pasurave të globit se çdo vend tjetër europian dhe është mjaft e fortë në shërbime dhe industri përpunuese. Megjithatë, Franca nuk i ka balancuar llogaritë

e saj që prej vitit 1974. Borxhi publik qëndron te 90% e GDP dhe vazhdon të rritet. Shpenzimet publike, te 56% e GDP gëlltisin llokmën më të mad-he të prodhimit se çdo vend tjetër në eurozonë, madje edhe më të madhe se Suedia. Bankat janë të nënkapi-talizuara. Papunësia është më e lar-ta që prej vitit 1990 dhe nuk ka rënë poshtë 7% prej 30 vitesh, duke kri-juar të papunë kronikë. Franca ka tani deficitin korrent më të madh në terma nominalë. Ndoshta Franca mund të kishte jetuar me kredit për-para krizës financiare, kur gjetja e borxhit ishte e thjeshtë. Jo më tani! Në të vërtetë, një Francë e ngadaltë dhe e pareformuar mund ta gjejë veten në qendër të krizës së ardh-shme. Shumë liderë biznesi kacavir-ren pas shpresës se njëfarë realizmi tokësor do të shfaqet. Debati do të zbresë në fushë kur zotërinjtë Sar-kozy dhe Hollande do të përballen në raundin e dytë dhe kur njëri të zgjidhet, Presidenti i ri do të lërë në baltë premtimet e veta ekstrav-agante dhe do të vërë në jetë një ax-hendë të ndjeshme reformash, si edhe qeveritë e tjera europiane. Por a është kjo vërtet e mundur? Do të ishte e vështirë që Sarkozy të propozonte papritur ulje drastike të shpenzimeve publike, pas gjithë gjërave që ka thënë. Do të ishte ed-he më e vështirë për zotin Hollande të lëshojë planin e tij për rritjen me 75% të normës së taksave. Hera e fundit që një kandidat i paprovuar socialist u bë president ishte në vi-tin 1981. Si i favorizuari i François Mitterrand, zoti Hollande do të kujtojë sesi gjërat morën fund për mentorin e tij. Duke i veshur fashën e nacionalizmit industrisë dhe çuar vendin në dy zhvlerësime dhe muaj të tërë ndëshkimi nga tregjet, Mitterrand u detyrua të dështojë. Simpatizantët e zotit Hol-lande thonë se ai është një pragma-tist me program më të moderuar se Mitterrand. Nëse Hollande fiton në maj dhe partia e tij fiton sërish në zgjedhjet parlamentare të qershorit, ai mund të zbulojë se ka vetëm disa javë, jo vite, para se investitorët të vrapojnë drejt bond-marketit francez. Numri i të kamurve dhe të rinjve francezë që vërshojnë drejt Britanisë do të rritet me shpejtësi. Edhe nëse rizgjidhet zoti Sarkozy, rreziku nuk do të zhduket. Ai nuk do të propozojë ndonjë draft si ai i taksave 75%, por gjithashtu nuk po ofron reforma radikale për nevojat e Francës. Qytetarët do të kenë shumë punë me realitetin e ashpër, pavarësisht se kush do të zgjidhet President!

Franca, një vend në mohim thE ECoNomist

NEkRologji

dashamirësit e Francës kanë vënë në dukje se vendi vështirë se mund të jetë si rastet e shteteve mediterrane. Ndryshe nga ato ekonomi, do ta shmangë recesionin këtë vit. Edhe pse një agjenci ia hoqi Francës statusin aaa, vlera e borxhit mbetet shumë poshtë italisë dhe spanjës. Franca ka fuqi ekonomike për t’u pasur zili: forcë pune të edukuar dhe produktive, më shumë kompani mes të pasurave të globit se çdo vend tjetër europian dhe është mjaft e fortë në shërbime dhe industri përpunuese

SHPALLJE KONKURSI

Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpall Konkursin Mbarëkombëtar në Fushën e Krijimtarisë Muzikore.

Afati i fundit për dorëzimin e veprave, është muaji shtator 2012.

Për më tepër informacion hyni në faqen zyrtare www.mtkrs.gov.al.

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS,

RINISË DHE SPORTEVE

Rr. Kavajës; Tiranë-Shqipëri, www. mtkrs.gov.al

Dhërmiu dhe Borshi janë plazhet më të pastra, specialistët e mjedisit dhe shëndetit publik rekomandojnë ndalimin e larjes në disa zona të plazhit të Durrësit, Kavajës dhe Vlorës, sepse përbëjnë rrezik të lartë për shëndetin e popullatës

Jonida TaSHi

Ujërat e deteve po ndoten nga viti në vit dhe në rast se nuk do të merren masa për përmirësimin e situatës, një pjesë e plazheve shqiptare do të jenë të pafrekuentueshme. Aktual-isht, specialistët e mjedisit dhe shën-detit publik rekomandojnë ndalimin e larjes në disa zona të plazhit të Dur-rësit, Kavajës dhe Vlorës, sepse për-bëjnë rrezik të lartë për shëndetin e popullatës, ndërkohë që plazhet e Jugut vazhdojnë të jenë me ujërat më të pastra. Në raportin e Ministrisë së Mjedisit për gjendjen e mjedisit në Shqipëri, për vitin 2010, plazhi i Dur-rësit dhe Kavajës renditen si më të ndoturit në vend, ndërsa Dhërmiu dhe Borshi kanë ujërat më të pastra. Sipas raportit, faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare të larjes janë shkarkimet e ujërave ur-bane të patrajtuara në det, si dhe ndotja nga vetë pushuesit, sidomos në zonat ku numri i tyre është i lartë, si plazhi i Durrësit, plazhi i Kavajës. Më konkretisht, në raportin e Mje-disit thuhet se plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave të larjes janë plazhi i Dhërmiut, Borshit, Himarës dhe Shëngjinit, plazhe ku cilësia e ujërave të larjes klasifikohet në kat-egorinë shumë e mirë dhe e mirë. Plazhi i Durrësit rezulton më i ndo-tur i bregdetit, ku 85% e rezultateve të analizave janë të cilësisë shumë e dobët. Plazhi i Kavajës gjithashtu është shumë i ndotur në zonën e Golemit dhe 70% e rezultateve të përftuara janë të cilësisë shumë e dobët. “Nga përpunimi i rezultateve të analizave të kryera në plazhin e Durrësit, rezulton si plazhi më i ndo-tur. 85% e rezultateve e klasifikojnë këtë plazh në kategorinë D, shumë të ndotur, ku duhet të merren masa urgjente për përmirësimin e situ-atës; 14% në kategorinë C, cilësi e mjaftueshme, dhe vetëm 4 % në kat-egorinë B, cilësi e mirë. Madje jemi të mendimit që në disa zona duhet të vendosen tabela ndaluese për larjen e pushuesve, sepse rezultatet janë alarmante. Ky vlerësim kërkon mar-rjen e masave urgjente për përmirës-imin e gjendjes, pasi risku për shën-detin publik është shumë i lartë”, - thuhet në raport. Po kështu, nga për-punimi i të dhënave ka rezultuar se plazhi i Kavajës është më i ndotur pas atij të Durrësit. 70% e rezultat-eve të analizave e klasifikojnë plazhin e Kavajës në kategorinë D, shumë të ndotur, ku duhet të mer-ren masa urgjente për përmirësimin e situatës, dhe 30% në kategorinë B, cilësi e mirë. “Më i ndotur paraqitet

plazhi i Golemit, stacionet 1, 2, 3 dhe 4. Me ngarkesë jo shumë të lartë paraqitet zona e Mak Albanias, ndërsa në zonën e Malit të Robit e de-ri në Qerret vihet re një rritje e ngarkesë bakteriale në krahasim me vitin 2009. Kjo si rezultat i shkarki-meve të pakontrolluara të ujërave të zeza. Zona e Malit të Robit gjatë 2 viteve të fundit, si rezultat i shtimit të numrit të pushuesve paraqet ed-he një ndotje urbane të konside-rueshme nga mbeturinat e ngurta. Në zonën e plazhit të Golemit duhet të merren masa urgjente, sepse gjen-dja është alarmante ose në të kundërt duhet të vendosen tabela ndaluese

për larjen e pushuesve. Një ndikim negativ kanë shkarkimet e pakon-trolluara të ndërtimeve të shumta të kësaj zone që nuk kanë kanalizime, vetëm gropa septike, të cilat nuk e përballojnë sasinë e madhe të ujërave nga numri i madh i push-uesve duke u derdhur direkt në mënyrë të pakontrolluar në det”, - thuhet më tej në raport. Por, situata nuk paraqitet e mirë as në plazhin e Vlorës që është i dyti më i madh i vendit tonë pas atij të Durrësit. Si-pas monitorimit të bërë nga Insti-tuti i Shëndetit Publik, në plazhet e Vlorës vihet re se zona e bregdetit në Plazhin e Vjetër deri në Plazhin e Ri ka një ndotje tepër të lartë, që rezulton shumë herë mbi normat e rekomanduara dhe gjendja është shumë alarmante. Në raport cito-het se zona Skelë deri te Plazhi i Ri duhet që të ndalohet për larje, sepse përbën rrezik të lartë për shëndetin e popullatës, deri sa të merren masa për rregullimin e gjendjes. Përtej Vlorës gjendja është pothuajse krejt e kundërt. Sipas ra-portit, plazhet e bregdetit të Hi-marës, plazhi i Dhërmiut, Himarës dhe Borshit janë plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave në bregdetin e vendit tonë. Në këto plazhe nuk ka shkarkime të ujërave urbane, sepse nuk ka kanalizime të ujërave të për-dorura. Përsa i përket Sarandës, nga rezultatet e analizave të kryera në plazhin e Sarandës, treçereku i tyre klasifikohen në kategorinë cilësi shumë e mirë dhe e mirë, dhe pjesa tjetër me cilësi të dobët, si rezultat i shkarkimit të ujërave urbane të qytetit. Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që në kanalin e Çukës të vihen tabela ndaluese, pasi shkar-kohen ujërat e zeza të qytetit të Sa-randës.

Plazhet e gjirit detar të Durrësit në vjeshtën e këtij viti nuk do të rrezikohen më nga ujërat e ndotura. Kjo do të bëhet e mundur falë një investimi të përgjithshëm prej rreth 20 milionë eurosh që po vazhdon të

zbatohet edhe në rrethin e Kavajës. ministri i Punëve Publike dhe transporteve, sokol olldashi, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në zonën bregdetare pranë malit të Robit, 6 km në jug të qytetit

të Kavajës, u shpreh se çdo metër i urbanizuar i kësaj sipërfaqeje do të lidhet me magjistralin e ujërave të zeza, të cilat më pas do të përpunohen në impiantin e pastrimit pranë këtij qyteti. sipas olldashit,

punimet me vlerë 4.3 milionë euro, që parashikojnë ngritjen e një sërë stacionesh pompimi nga Përroi i agait deri në plazhet e malit të Robit, do të përfundojnë brenda muajit prill.

olldashi: Durrësi në vjeshtë i pastër sociale14 MAPO e DIeL, 1 PRILL 2012

www.maPo.aL

raporti i Mjedisit, katër plazhet e ndalura për t‘u larë

rekomandimet1. marrja e masave urgjente për vendosjen e tabelave ndaluese në zonat ku ndotja e ujërave bregdetare është shumë e lartë, për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme infektive (plazhi i Durrësit, plazhi i Kavajës-golem, Plazhi i Vlorës, plazhi i Vjetër, shkolla e marinës, Plazhi i Ri, plazhi i sarandës, kanali i Çukës). 2. Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të përdorura në zonat bregdetare për pakësimin e ndotjes nga shkarkimet urbane të patrajtuara. 3. marrja e masave urgjente për sistemimin dhe pastrimin e kanaleve të ujërave të larta si dhe pastrimin e plazheve nga mbeturinat e ngurta urbane. 4. Përfshirja në skemën e monitorimit e të gjithë bregdetit të vendit.

Velipojë a - cilësi sh. e mirë 14%B - cilësi e mirë 43%c - cilësi jo e mirë 43%D - cilësi sh. e keqe 0%Shëngjin a - cilësi sh. e mirë 60%B - cilësi e mirë 40%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 0%Durrës a - cilësi sh. e mirë 0%B - cilësi e mirë 4%c - cilësi jo e mirë 11%D - cilësi sh. e keqe 85%kavajë a -cilësi sh. e mirë 0%B - cilësi e mirë 30%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 70%Vlorë a - cilësi sh. e mirë 63%

B - cilësi e mirë 0%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 37%Dhërmi a - cilësi sh. e mirë 100%B - cilësi e mirë 0%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 0%Himarë a - cilësi sh. e mirë 75%B - cilësi e mirë 25%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 0%Borsh a - cilësi sh. e mirë 100%B - cilësi e mirë 0%c - cilësi jo e mirë 0%D - cilësi sh. e keqe 0%Sarandë a - cilësi sh. e mirë 50% B - cilësi e mirë 17% c - cilësi jo e mirë 0% D - cilësi sh. e keqe 33%

Nis të ndotet edhe Velipoja me Shëngjinin

Vlerësimi i plazheve sipas kategorive

Plazhi i Velipojës, që është më i madhi i zonës veriore të vendit, ku vitet e fundit është zgjeruar së tepërmi, ka filluar të ndotet. Në këtë plazh cilësia mbizotëruese e ujërave nga shumë e mirë dhe e mirë që kanë qenë në vitin 2009, ka shkuar drejt cilësisë mjaftueshëm në vitin 2010, ku është vënë re një keqësim i rezultateve të analizave të ujërave. ekspertët vlerësojnë se edhe mbeturinat e ngurta që vazhdimisht gjendeshin mbi sipërfaqen e rërës, kanë ndikuar negativisht në nivelin e ndotjes. e njëjta gjë ka ndodhur edhe me plazhin e shëngjinit, që është i dyti më i madh për zonën e veriut. megjithëse ujërat urbane të

shëngjinit derdhen në Lagunën e Kënallës dhe nuk ndikojnë në ndotjen e plazhit, shtimi i ndërtimeve ka filluar të ketë ndikim negativ për sa i përket ndotjes së tij. gjatë vitit 2010, ndonëse rezultatet e analizave e klasifikojnë këtë plazh 60% në kategorinë cilësi shumë e mirë dhe 40% në kategorinë cilësi e mirë, në krahasim me vitin 2009 ka një rënie të lehtë nga klasifikimi shumë i mirë. sidoqoftë, ekspertët vlerësojnë se për vitin 2010 rezultatet e analizave të kryera janë brenda normave të rekomanduara, por duhet theksuar se në mjediset e plazhit gjenden mb-eturina të shumta jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Plazhi i Durrësit

MA

PO

Faqe 13

Tendencë

Si erdha nuse nga Korça në Tiranë, me një ekskortë krushqish të armatosur

Xhesika PoloJo të gjithë 14-vjeçarët mund të kenë fatin timNdihem njeriu më fatlum që kam trajnere një nga femrat e para që kanë sjellë muzikën blues (të cilën unë e pëlqej shumë) në Shqipëri. E dua shumë Julianën. Ajo është bërë një pjesë e rëndësishme e ditës sime.

Fundet asimetrikë trendi, ja çfarë nuk duhet të veshim

ErMirA ÇAuShOlli:

Kombinimet që duhet t’i shmangni patjetër

MAPO2 e martë, 24 janar 2012www.maPo.alMAPO16 13 qershor 2010www.gazetamaPo.comMAPO18 e martë, 15 mars 2011www.maPo.alMAPO18 13 qershor 2010www.gazetamaPo.comMAPO18 e martë, 17 maj 2011www.maPo.alMAPO2 e Premte, 27 maj 2011www.maPo.alMAPO18 e Premte, 27 maj 2011www.maPo.alMAPO16 e diel, 1 Prill 2012www.maPo.al

intervistaermira Çausholli, gazetarja e njohur dhe moderatorja e “Histori Dashurie”, rrëfen për lexuesin e ‘Mapo’-s dasmën e saj të pazakontë, një çmenduri që përfundoi bukur

ErMirA ÇAuShOlli:

Si erdha nuse nga Korça në Tiranë, me një ekskortë krushqish të armatosur Jonida Hitoveizi

ajo ka një histori për të treguar. historinë e dashurisë së saj me bashkëshortin, arditin. deri tani kemi dëgjuar shumë çifte që kanë rrëfyer në studion e emisionit që

ajo drejton, historitë e tyre, por mira Çausholli ka një rrëfim tepër interesant për veten e saj. detajet e dasmës së bërë

mes krismave të armëve në vitin e mbrapshtë 1997, si erdhi nuse nga korça në tiranë, në një kohë ku rrugët ishin të mbushura me banda. një pajë që nuk e mori me vete, fustan-in e nusërisë që e zëvendësoi me paliçeta, e shumë të tjera, gazetarja i rrëfen në këtë intervistë. ne kemi kënaqësinë që për herë të parë ermira po i tregon për ‘mapo’-n këto detaje.

Mira, pas kaq kohësh që drejton Histori Dashurie, si ndihesh në çdo sezon të ri?

Së pari, dua t’ju falënderoj për interv-istën, pasi është hera e parë që unë flas për gazetën ‘Mapo’, një gazetë kaq cilë-sore në tregun mediatik shqiptar dhe ju përgëzoj për punën tuaj.

Tani ndihem më e sigurt sesa në fillim, sepse në fillim mendon do pëlqehet apo jo emisioni, nëse do vijnë njerëzit. Duke qenë se është një emision që trajton pjesën private të njerëzve, ishte shumë e madhe frika në fillim nëse do të pranonin shqiptarët të rrëfenin dashurinë e tyre. Ndërkohë rezultoi e suksesshme. Jo vetëm që kjo frikë që u shua, por rezultoi i suksesshëm projekti për shkak të temës që trajtohet, siç është dashuria e dy njerëzve. E vetmja gjë që programit i jep sukses pavarësisht se aty çdo gjë kuro-het më së miri, njerëzit trajtohen në mënyrën më profesioniste të mundshme.

Si u krijua “Histori Dashurie”?Si një ide e imja, duke parë shumë pro-

grame në kanale të huaja sidomos ital-iane. Duke parë që njerëzit shikonin dhe ishin shumë të apasionuar pas filmave dhe telenovelave pse mos të bëjmë një gjë që t’i ngjajë telenovelës, por të jetë e vër-tetë, mos të jenë aktorët ata që luajnë dashurinë, por të jenë vetë njerëzit që tregojnë historinë e tyre. Ky program do bëhej në Shqipëri dhe nuk mund të ishte krejtësisht si një program italian, sepse ndryshe ndodhin gjërat te ne ndryshe andej. Sa i përket dashurisë, ne kemi një

gjë të bukur që është unike, them unë, që në Shqipëri ka shumë çifte të cilat kanë njohur vetëm njëri-tjetrin në jetë. Brezi i prindërve tanë e mbrapa është e sigurt që kanë njohur vetëm njëri-tjetrin, burri gruan e tij dhe gruaja burrin që ka në krah. E kam thënë shpesh që sikur vetëm për këto raste ky emision ia vlen të ekzis-tojë.

Të dëgjosh kaq histori dashurie, ju vetë çfarë ju ka impresionuar?

Në këtë moment që flasim jam unë njeriu që është ndikuar më shumë nga ato histori. Shpresoj që të jetë edhe për publikun kjo, sepse ai është qëllimi krye-sor. Të vijë një emision me pozitivistet, ku njerëzit herë pas here mund të gjejnë edhe detaje të jetës së tyre. Kur komentet janë përherë pozitive, unë jam e ndikuar dhe jam ajo që besoj më shumë te një dashuri ideale. Nëse deri dje të flisje për një dashuri ideale të jepte thjesht kënaqësi në bisedë, sot mua më duket një realitet.

E beson?Po e besoj. Besoj te dashuria ideale.Top-historitë më të mira…Çdo histori nga njëri emision te tjetri

më lë një mbresë të caktuar, një shije të caktuar dhe më jep një mesazh të caktu-ar. Sipas të gjitha specifikave që përcjell, secila histori është shumë e bukur dhe shumë e madhe në veten e vet.

Mira, mesazhi i dashurisë është shumë i bukur, po si mendon, sot çiftet e reja dinë të dashurojnë vërtet?

Duke u nisur nga shembujt e pro-gramit tim, jo shembuj të tjerë, unë do të

Është një kënaqësi shumë e madhe, një gëzim shumë i madh, që ka kurorëzuar gjithë ato vite të aven-turave, të momenteve të bukura por edhe problemeve që ka pasur lidhja ime.

thosha që edhe të rinjtë shpesh na lënë me gojë hapur. Mënyra sesi ata e prano-jnë dashurinë e tyre dhe me gjithë se ka-në shumë pak vite ata shprehen të sigurt për një histori që do vazhdojë. Kam për-shtypjen se janë shembuj të mirë për një pjesë të madhe të rinisë sonë. Herë pas here rinia bëhet edhe mosbesuese në atë që bën dhe sheh çdo ditë.

Mendon se ka ndryshuar koncep-ti për dashurinë?

Jo. Mund të ketë ndryshuar. Mund të jetë bërë më e lehtë për ta arritur, për ta pasur, por duhet të jetë, kam për-shtypjen, për ta mbajtur. Është e lehtë për t’u arritur, por kjo nuk duhet ta bëjë të lehtë për t’u shkëputur një marrëd-hënie.

Ermira, keni vendosur të tregoni në këtë sezon historinë tuaj të dashu-risë…

Unë kam vendosur ta tregoj historinë time të dashurisë këtë sezon. Kjo jo sepse historia ime është ndryshe nga të tjerat, jo sepse është më e bukur se të tjerat, jo se ka më pak apo shumë elemente për të treguar se të tjerat… Qëllimi pse po e bëj është sepse publiku e ka kërkuar që ta tregoj edhe historinë time. Përveç kësaj këtë e bëj për të treguar njëherë e mirë që unë nuk kam përdorur asnjë nga historitë, asnjë nga njerëzit apo fëmijët e tyre që kanë dalë në programin tim. Asnjëherë nuk ka qenë qëllim për t’i përdorur dhe unë të fitoj sukses dhe para, duke përdorur pjesën e privatë-sisë së tyre.

Kush do të jetë moderatorja e his-torisë suaj?

Këtë nuk e kam menduar akoma, as detajet. Po këtë sezon besoj se unë do të rrëfej edhe historinë time.

Nuk do të ndani me ne disa detaje nga historia juaj?

Dashuria ime është relativisht e gjatë dhe jetëgjatë. Është kurorëzuar me dy vajzat e mia. Njëra që ka lindur bashkë me martesën time dhe tjetra pas disa vitesh. Ndërkohë sot, sërish në këtë vit që jemi, pres të bëhem nënë për herë të tretë. Është një kënaqësi shumë e mad-he, një gëzim shumë i madh, që ka ku-rorëzuar gjithë ato vite të aventurave, të momenteve të bukura por edhe proble-meve që ka pasur lidhja ime. Kjo ka kul-muar në vitin e dasmës sime, e cila është bërë më 23 mars të vitit 1997, ku nuk mbe-ti gazetë e huaj pa shkruar për dasmën time. Im shoq i fiksuar ndoshta dhe në moshë shumë të re për të bërë aventura, (por që ajo ishte një aventurë me shumë rrezik brenda), vjen në Korçë dhe më merr nuse me një ekskortë krushqish të armatosur. Pa lidhje fare, një fiksim i tim shoqi për ta bërë dasmën në ditën që ishte caktuar. Kur ne e caktuam ditën e dasmës nuk menduam se çfarë do të ndodhte atë vit.

Veç emocioneve të dasmës, më trego pak për frikën e të qenit pjesë e asaj anarkie që po ndodhte në Shq-ipëri… Ishe më tepër e lumtur apo e frikësuar?

Të them të drejtën lumturia venitej

MAPO 17e diel, 1 Prill 2012www.maPo.al

"Unë përpiqem të jem një grua e dobishme për bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Më pëlqen të gatuaj, më pëlqen të vendos përparësen të bëj dreka, darka, t’i pyes çfarë duan, të bëj ndonjë surprizë me shijet e veçanta që kanë"

Më veshën një fustan të bardhë dhe më rregulluan. Unë nuk u pashë asnjëherë në pasqyrë. kush më njeh mirë nuk e beson këtë. ideja që ai ishte nisur por do të mbërrinte apo jo, kjo më zbehte lum-turinë e dasmës dhe lumturinë e një sakrifice që i dashuri im i zemrës po bënte për mua.

dhe zbehej në momentin që prisja të vinte im shoq nga Tirana në Korçë. Më veshën një fustan të bardhë dhe më rregulluan. Unë nuk u pashë asnjëherë në pasqyrë. Kush më njeh mirë nuk e beson këtë. Ide-ja që ai ishte nisur por do të mbërrinte apo jo, kjo më zbehte lumturinë e dasmës dhe lumturinë e një sakrifice që i dashuri im i zemrës po bënte për mua. Gjë që nuk u ndodh njerëzve sot, sepse martohen në ditë të bukura dhe nuk kanë mundësi t’i tregojnë sa shumë e duan njëri-tjetrin me një sakrificë sublime. Një sakrificë ku ishte jeta brenda. Në njëfarë mënyre ai po më thoshte mua që unë jam gati të vdes për ty, “le të vdes për ty”…

Pastaj si vazhdon…?Në momentin që ai mbërriti në Korçë

mirë e bukur rrugën që do bënim bash-kë për në Tiranë nuk e mendoja gjatë, sepse ishim të dy.

Si ishte rruga, Mira, nga Korça në Tiranë?

Një rrugë e mbushur me banda, me maska. Me njerëz që të vrisnin dhe të hiqnin qafe për hiçgjë. Ti nuk kushtoje asgjë në atë moment.

Patët ndonjë incident?Çuditërisht jo, dhe sipas të dhënave

që patëm pastaj nga disa miq tanë të pol-icisë së shteti, ishim e vetmja makinë që nuk ishim prekur dhe nuk ishim ngac-muar përveçse vjedhur kuptohet. Unë e hoqa fustanin e bardhë që të mos provo-koja hajdutët rrugëve që të ndalonin makinën. Mamaja ime nga një pajë shumë e madhe që më kishte bërë më dha

me vete një palë çarçafë, dy jastëkë dhe një jorgan për natën e parë të martesës. ‘Të paktën merr këto’,- më tha. Po jo, nuk i marrim i thosha, se do na i shikojnë në makinë dhe do na i vjedhin, ndërsa mamaja këmbënguli t’i merrja pasi më tha që “Nuk mund të të nis kështu”.

Po dasma si shkoi?Dasma nuk u bë. Ishte planifikuar një

dasmë me 400 të ftuar. Lokali i dasmës u dogj. Të afërmit e mi ikën të gjithë me familje në Greqi, sepse ruanin fëmijët.

Ju të dy ku përfunduat? Ne përfunduam në Tiranë mirë e bu-

kur. Unë me paliçeta po me flokët e bëra. Pastaj bëmë një dasmë me rreth 70 vetë. Ishte dasma e parë që bëhej në gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në Tiranë. Dasma u bë te Taverna e Dajtit. Doli bu-kur edhe pse 70 veta, të cilët nuk u ulën asnjë sekondë, ia dolën të krijonin at-mosferë.

Besoj, jashtë lokalit kishte roje?Jo shumë. Disa nga shokët e Arditit që

ishin atëherë studentë në Akademinë e Rendit. Tirana ishte e qetë në atë kohë.

Mira, si është lidhja mes një mjeku dhe një gazetareje?

Mjek është vetëm i familjes, sepse nuk e ushtron profesionin e tij. Është shumë i dhënë tani pas punës sime, pas real-izimit të ëndrrës sime. Gjej rastin ta them publikisht që është ai që realizoi ëndrrën time për të bërë këtë program, për t’u shërbyer njerëzve me pjesët më të mira të shoqërisë. Në fund të fundit i kemi.

A ka qenë historia juaj një shtysë

për këtë emision?Është bukur kur njerëzit tregojnë his-

torinë e tyre të vërtetë të jetës, sepse as-gjë nuk të kuriozon më shumë. Të pak-tën sot në ekranet tona, ku nuk po mar-rim vesh çfarë po shohim nga mëngjesi në darkë, një moment pozitiviteti, qoftë ky dy orë në javë, është shumë i dobishëm për shoqërinë, për problemet që ajo po kalon sot.

Si e menaxhon kohën?Shumë keq (qesh). Nuk jam fare kor-

rekte dhe me të njohurit dhe miqtë e kam tashmë të ezauruar si problem, sepse më njohin. Me të rinjtë, ose me çiftet që lë ta-kime edhe pas shumë përpjekjeve që bëj për të qenë e rregullt dhe korrekte, sër-ish një 5 apo 10-minutësh vonesë janë gjithmonë.

Të bësh një emision është një an-gazhim më vete, po ashtu si familja dhe fëmijët. Si e gjen veten mes ekra-nit, bashkëshortit dhe fëmijëve?

Ekrani, shtëpia, familja dhe gjërat që dua janë ato të cilat nuk më preokupoj-në. Asnjëherë nuk interferon njëra te tje-tra për të më marrë kohë apo për të më bezdisur. Unë bëj punën që dua dhe në këtë mënyrë nuk e ndjej si marrje kohe nga gjërat e tjera të miat. Fëmijët janë gjë-ja që dua më shumë se çdo gjë tjetër. E gjej kohën në mënyrën më të lehtë të mundshme. Te puna dhe familja jam gjithmonë korrekte.

Vajzat çfarë të thonë kur të shohin në ekran?

E madhja e shikon me indiferencë Mirën në ekran. Më thotë: “shumë mirë je, shumë mirë je, përse të të shikoj ako-ma? Je shumë mirë dhe kaq”. Këtë e thotë thjesht për kortezi, nuk i intereson shumë. Pastaj vajza tjetër është asistent-ja ime edhe pse është 7 vjeçe. Vjen me mua në ditët e provave, në ditët e regjistrimit, gjatë transmetimit. Është gjithë kohës në studio me mua. Arrin të më imitojë, të mbaj mend çdo gjë që thuhet në program nga çiftet, nga pan-eli, mban mend këngët që këndohen…

Pas dy vajzave të rritura, pritja e një fëmije tjetër çfarë emocioni të jep?

Sikur po pres fëmijën e parë. Njëlloj është. Vajzat më janë bërë të dyja si shoqe dhe ardhja e fëmijës së tretë, që nuk e dimë ende çfarë gjinie ka, është një lum-turi e madhe për gjithë familjen.

Dëshironi djalë?S’do ishte keq të ishte pak djalë. E

madhja do një motër, ndërsa më e vogla do vëllaçko. Arditi nuk e ka problem, sepse është shumë i lidhur me vajzat.

Me sa pasion e jetoni jetën tuaj,

duke qenë se po flasim kaq shumë për dashurinë?

Një nga komponentët që e mban një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme është pasioni. N.q.se bashkëjeton apo je i mar-tuar, ke fëmijë apo je i dashuruar, nëse nuk ke pasion brenda, gjërat e tua do të jenë afatshkurtra. Investimi për të pasur gjëra gjatë do të përmbyset shumë shpe-jt.

Jeni xheloze? Kush është më xhe-loz nga ju të dy?

Këtë pyetje s’ma ka bërë asnjë gazetar deri tani dhe më vjen shumë mirë që për herë të parë do them të vërtetën. Gratë xheloze shpesh mundohen ta fshehin xhelozinë e tyre, siç kam bërë dhe unë deri dje. Kam qenë shumë xheloze, shumë fare dhe krejt pa shkak. Të jesh xheloz me shkak është e justifikueshme. Kur nuk punonin bashkë, kam qenë njeriu më bezdisës dhe xheloz që mund të jesh për një partner. Kush njeh tim shoq, Arditin, do të thotë që jam e çmen-dur, por që kam qenë pa shkak. E pranoj, kam qenë.

Tani nuk jeni më?Nuk jam aq shumë tani. E kam gjithë

kohën përpara syve dhe ngaqë ka shumë vite që jep prova besnikërie absolute.

Gjeni kohë gjithmonë për njëri-tjetrin?

Ne punojmë bashkë dhe kjo na jep mundësinë e të qenit bashkë për shumë kohë. Sa i përket pjesës tjetër që është shtëpia, unë përpiqem të jem një grua e dobishme për bashkëshortin dhe fëmi-jët e mi. Më pëlqen të gatuaj, më pëlqen të vendos përparësen të bëj dreka, dar-ka, t’i pyes çfarë duan, të bëj ndonjë sur-prizë me shijet e veçanta që kanë.

Duket sikur fëmijët bëhen barrë për pushimet e një çifti…

Absolutisht. Fëmijët, që nga momen-ti që ka lindur vajza e madhe i kam mar-rë gjithmonë me vete. Asnjëherë nuk kam preferuar të shkoj me pushime me bashkëshortin po pa fëmijët. Fëmijët i japin lumturi jo vetëm ditëve kur je në shtëpi, po lumturia më e madhe të jesh me ta për pushime. Nuk të pengojnë fëmijët të rrish me bashkëshortin në in-timitet gjatë pushimeve, të bësh çfarë të duash ti, nëse e menaxhon mirë kohën. Arrij t’i bëj të gjitha gjatë pushimeve. Ar-rij t’i jap rëndësinë dhe kohën e duhur tim shoqi po edhe fëmijëve.

Ndiheni tërësisht e realizuar?Këtë përgjigje do ta jap në shtator, kur

të kem lindur fëmijën e tretë. E lumtur?Mjaftueshëm.I frekuentoni qendrat estetike?Jo. Nuk bëj palestër, nuk shkoj në as-

një vend të tillë. I bëj vetë të gjitha.E keni frikë plakjen?E kam, të them të drejtën. Po ngaqë

dua shumë jetën, them që mjafton të je-toj gjatë dhe le të plakem, punë e madhe.

Çfarë ëndrrash ushqeni për vajzat tuaja?

E para, dua që të rriten mirë dhe shën-detshëm. E dyta, është shkollimi dhe nuk dua të ndikoj në zgjedhjet që do të bëjnë për jetën e tyre. Thjesht dua që të jenë të realizuara për jetën e tyre.

Jeni nënë e rreptë apo...?Herë pas here jam e rreptë, po në shu-

micën e rasteve jam një nënë e ëmbël (qesh).

Jeni pro apo kundër operacioneve plastike?

Duke qenë se edhe im shoq është mjek, jam kundër operacioneve plastike. Ai është me idenë që njeriu i nënshtro-het një operacioni kur ka nevojë emergjente fiziologjike. Kjo besoj që më ka bërë dhe mua të jem larg përqafimit të operacioneve plastike.

E konsideron martesën tënde në ato kushte një çmenduri?

Ajo ka qenë një aventurë e çmendur, që fatmirësisht përfundoi pozitivisht.

MAPO6 e martë, 24 janar 2012www.maPo.alMAPO16 13 qershor 2010www.gazetamaPo.comMAPO18 e martë, 15 mars 2011www.maPo.alMAPO18 13 qershor 2010www.gazetamaPo.comMAPO18 e martë, 17 maj 2011www.maPo.alMAPO6 e Premte, 27 maj 2011www.maPo.alMAPO18 e Premte, 27 maj 2011www.maPo.alMAPO18 e diel, 1 Prill 2012www.maPo.al

stil Falë stella Mçartneyt, fustanet dhe fundet që janë të shkurtër përpara dhe të gjatë prapa, janë bërë pjesë e trendeve më të mëdha të sezonit

Pranvera sapo ka trokitur dhe të gjithë fillojnë të nxjerrin nga garberoba veshjet e tyre të lehta. Megjithatë, ato

nuk mjaftojnë, pasi gjithmonë moda ndryshon. Evoluimi i prerjeve, i ngjyrave dhe veshjeve që na duhen është kaq i ndryshëm vit pas viti. Po çfarë duhet të veshim, fustane, funde, dhe ngjyra për këtë stilistët kanë sugjerimet e tyre. Sipas tyre, veshja me funde kërkon imagjinatë për mënyrën sesi e kombinon. Po, cilat janë trendet për sezonin e pranverës? Ju duhet të merreni me prirjet aktuale dhe me kombinimin e ngjyrave dhe formave. Në trend është kthimi i fundeve ‘retro’, për krijimin e të cilave stilistët kanë marrë frymëzim në vitet ‘50 dhe ‘60. Shumë më agresive janë edhe fundet në lëkurë, me ndikimet që vijnë nga legjendarët e viteve ‘80. Derisa kërkoni fund për vete, më modernin do ta zgjidhni nëse mendoni për shëtitjen pasdite nëpër rrugica ose gjatë mbrëmjeve në pushime. Nëse fundi juaj është i thjeshtë dhe pa ndonjë model të veçantë, kënaquni me këpucë të sheshta

me modelin e këpucëve të baletit. Nëse fundi juaj është më i veçantë se kaq, kujdesuni më tepër që edhe këpucët të jenë në lartësinë e fundit. Këpucët bëjnë diferencën mes një veshjeje të zakonshme dhe një veshjeje më elegante. Me këpucë me

taka do të arrini të përfitoni pamjen e dëshiruar. Stilistët na mahnitin me propozimet e tyre, qofshin këto në tendencë në ngjyrë dhe formë, por kësaj radhe ata propozojnë që çdo femër të ketë të paktën një fund, qoftë ky i shkurtër apo i gjatë.

Fundet dhe fustanet asimetrike kthehen në modë

Falë Stella Mçartneyt, fustanet dhe fundet që janë të shkurtër përpara dhe të gjatë prapa, janë bërë pjesë e trendeve më të mëdha të sezonit. Forma e flokëve si në vitet 80’ për një kohë të gjatë ka qenë pjesë stilit jo të preferuar që tani është kthyer sërish në mode. Fatmirësisht kësaj radhe nuk bëhet fjalë për flokët, por për fundet dhe fustanet. Stella Mçartney, Marchesa dhe Chanel janë disa nga brendet e famshme, që në pistat e modës kanë prezantuar fustanet dhe fundet josimetrike.

Çfarë nuk duhet të veshim sivjet për të mos qenë jashtë mode? Për këtë më poshtë kemi disa sugjerime.Përpiquni të shmangni fundet me prerje të drejtë, çantë dhe këpucët me të njëjtën ngjyrë, këpucë me take të trasha, setet njëngjyrëshe, këmisha të mëdha për meshkuj...

1. Fund me prerje të drejtëFund i drejtë është i lejuar vetëm nëse ju përshtatet në mënyrë të përkryer. nëse, në vend kësaj, është i gjerë në mes ose në gjatësi, do të duket sikur keni veshur thes.

2. Çantë dhe këpucë në të njëjtën ngjyrënë të kaluarën, çanta dhe këpucët thjesht duhet të ishin në të njëjtën ngjyrë. gjithashtu vlente edhe për ngjyrën e buzëkuqit me manikyrin, por sot nuk prak-tikohet. jeni të lirshëm në zgjidhjen dhe bëni kombinime me këpucët dhe çantën. menjëherë jepni shpirt trendi stilit tuaj.

3. sete njëngjyrëshePërpiquni të shmangni sete si bluzë dhe xhemperë me ngjyrë të njëjtë. edhe pse duken praktike, nuk ju mundësojnë ta tregoni stilin tuaj. në vend të setit të uniformuar, kombinoni diçka ndryshe.

4. Këpucë me take të trashakëpucë të tilla ishin aktuale dhe moderne në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë. le të mos jetë ngushëllim rehatia dhe praktiksh-mëria, ekzistojnë edhe këpucë të tjera që do t’ju për-shtaten, nuk janë me taka të trasha si këpucët në platformë ose këpucë me taka të vogla.

5. Këmisha të mëdha, për meshkujështë në rregull nëse kombinoni nga qep-jet për meshkujt. alarmi ndizet kur do të filloni të vishni këmisha që kujtojnë vitet nëntëdhjetë. shtojnë edhe ndonjë vit plus.

Fundet asimetrikë trendi, ja çfarë nuk duhet të veshim

Kombinimet që duhet t’i shmangni patjetër

Tendencat e pranverës

Jonida Hitoveizi

Xhesika Polo, konkurrentja 14-vjeçare e “X-Factor”, tregon emocionet dhe ëndrrat

e saj drejt muzikës të cilat po marrin krahë falë këtij shou-talenti. Me zërin e saj ajo ka bërë për vete shumë fansa e megjithatë ajo tregohet modeste. Nuk ndihet më e famshmja e shkollës edhe pse tregon se ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mësuesit e saj. Xhesi e ka muzikën në venat e saj. Mjafton të kujtojmë që ajo është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema. “Ambienti artistik ku jam rritur ka ndikuar vetëm pozitivisht”, tregon Xhesi, ndërsa shton se kjo gjë e ka shtyrë që të provonte veten në muzikë. Një shtysë që ia ka vlejtur e siç dëshiron edhe ajo, do të mbahet mend gjatë nga publiku si Xhesika, 14-vjeçarja e X-Factor.

Xhesika, së pari, na thuaj përse vendosët të merrnit pjesë në një spektakël talentesh si X-Factor?E pashë një ditë në reklamë dhe thashë “Pse jo”...Do të jetë një eksperiencë e re dhe e bukur dhe gjithashtu një mundësi shumë e mirë për t’u promovuar.Çfarë emocionesh keni përjetuar qysh nga fillimi deri në pikën ku jeni tani?Në fillim emocionet ishin të papërfillshme, sepse kush e mendonte që do vija deri këtu ku jam. Më pas duke kaluar faza dhe duke u shtuar emocioni. Si është për një vajzë të vogël si ju të performojë në një skenë aq të madhe sa ajo e X-factor?Mrekulli. Jo të gjithë 14-vjeçarët e kanë fatin tim. Edhe pse 14 vjeçe kur hyj në atë skenë më duket vetja shumë e madhe.Xhesi jeni ende 14 vjeçe, na thuaj pak kur ke nisur të këndosh?Unë kam nisur të këndoj që në moshën 6-vjeçare në një aktivitet shkollor. Më saktë në palestrën e shkollës. Ndërsa tani, nga palestra te skena e X-FACTOR.Tani që je bërë e famshme, çfarë komentesh të bëjnë shokët në shkollë?Kam marrë komplimente të ndryshme. Jam krenare që ata janë krenarë për mua.Po mësuesit, çfarë të thonë?Mësuesja ime kujdestare është mësuese muzike dhe më ka ndihmuar shumë, duke më thënë qoftë edhe ndonjë kritikë lidhur me performancat e mia. Të gjithë mësuesit më kanë mbështetur dhe ua di shumë për nder. Kur ecën në rrugë, a ndihesh vërtet e rëndësishme?Unë jam njeri modest. Po vetë të qenit pjesë në finalen e X-FACTOR të jep një lloj rëndësie. Megjithatë,

kujdesem që asnjëherë mos të kthehet në mendjemadhësi. Ju jeni mbesa e këngëtares së njohur Valbona Mema. Si ka ndikuar ambienti artistik në të cilin jeni rritur?Kam marrë një edukim artistik që e vogël. Jam rritur me dashurinë për muzikën dhe më ka shërbyer shumë që të arrij ku jam tani.Si ka ndikuar ajo te ti?Ndikimi ka qenë vetëm pozitiv. Më ka shtyrë që të provoja veten në muzikë dhe ia ka vlejtur.Fansat e tu më të mëdhenj cilët janë?Familja ime, që më ka dhënë në çdo moment mbështetje, dhe shoqëria. Çfarë prêt nga X-factor, Xhesi?Unë tashmë jam pjesë e X-FACTOR dhe mendoj se gjatë gjithë kësaj kohe kam marrë shumë nga ky spektakël. Dua që të gjithë të më kujtojnë si Xhesika, 14-vjeçarja e X-Factor.Ju keni trajnere Juliana Pashën, si i keni marrëdhëniet me të?No comment(qesh)... Të shkëlqyera.

Ndihem njeriu më fatlum që kam trajnere një nga

femrat e para që kanë sjellë

muzikën blues (të cilën unë e pëlqej shumë) në Shqipëri. E dua shumë Julianën. Ajo

është bërë një pjesë e

rëndësishme e ditës sime. Kur

ndonjëherë ka punë dhe nuk vjen dot në

prova, më duket vendi krejt bosh. Jo se dua ta lavdëroj, po e adhuroj seriozitetin e Julit në punë dhe shakatë tona që e bëjnë marrëd-hënien tonë të përkryer. Çfarë të thotë ajo pas çdo performance?Çdo gjë që të thotë një profesionist pasi ka dëgjuar performancën tënde. Gabimet dhe të mirat.Ke ndonjë frikë kur del në skenë. Çfarë mendon?Gjithmonë para se të dal në skenë kujtoj të gjitha KËSHILLAT E JULIANËS dhe që do dal të performoj në mijëra sy. E marr me qetësi dhe nuk kursehem aspak për të dhënë maksimumin. Ëndrra jote më e madhe cila është?Ëndrra ime më e madhe është që të bëhem një artiste me famë botërore në rangun e Adele, Lady Gaga etj… Idhulli juaj në muzikë?Nuk është se kam ndonjë idhull që e ndjek gjatë gjithë kohës dhe bazohem tek ai. Thjesht mundohem të jem sa më origjinale.Në x-factor deri në ç’fazë e shikon veten? Deri ku mendon se do të arrijë talenti yt?Besimi në vetvete dhe talenti im më kanë sjellë deri këtu. Të them se në ç’fazë e shoh veten, nuk e them dot. Kjo varet nga publiku, të cilin përfitoj ta falënderoj pafundësisht. Thjesht dua t’ju them që do vazhdoj të sjellë gjëra të reja dhe ndryshime nga një natë në tjetrën.

MAPO 19e diel, 1 Prill 2012www.maPo.al

intervistëëndrra ime është që të bëhem një artiste në rangun e adele apo lady Gaga, megjithatë ajo tregohet modeste, ende nuk ndihet më e famshmja e shkollës

unë kam nisur të këndoj që në moshën 6-vjeçare në një aktivitet shkollor. më saktë në palestrën e shkollës

ndihem njeriu më fatlum që kam trajnere një nga femrat e para që kanë sjellë muzikën blues (të cilën unë e pëlqej shumë) në shqipëri. e dua shumë Julianën. ajo është bërë një pjesë e rëndësishme e ditës sime.

X-Factor

Xhesika PoloJo të gjithë 14-vjeçarët mund të kenë fatin tim

MAPO20 e DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

sport Kukësi i drejtuar nga shahin Berberi ka arritur një fitore të thellë dhe plot gola ndaj velipojakëve të adës, teksa i ka “masakruar” këta të fundit me rezultatin 6-2. heronjtë e takimit kanë qenë sulmuesit malo e hamzaj, që realizuan një tregolësh dhe një dy golësh. Vlen për t’u theksuar se 5 nga 8 golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë,

ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-1 për Kukësin. Nga ana tjetër Lushnja nuk ka mundur dot të fitojë në elbasan, duke ia dorëzuar vendin e dytë pikërisht Kukësit. Besa që triumfoi minimalisht 0-1 pas autogolit të majtarjes në skrapar, ndërsa Besëlidhja nga ana e saj nuk e fali Burrelin, duke vijuar bashkëudhëti-min me kavajasit në kuotën e 42 pikëve.

Luftëtari i Nevil Dedes fitoi 3-0 me Butrintin, duke çimentuar vendin e parë me 53 pikë, 9 më shumë sesa Kukësi i vendit të dytë. Lushnja është e treta me 43 pikë, 1 më shumë se Besa e Besëlidhja. Bëhet interesante kështu kjo kategori, teksa vetëm 4 skuadra (2 të parat direkt) kanë shansin për t’u ngjitur për në superiore.

Në Ballsh kanë fituar vendësit e Bylisit falë një goli të Teqes në minutën e 11-të. Bardheblutë barazojnë në shtesë, por anësori Korreshi e anulon për pozicion jashtë loje. Korçarët kryesojnë, por Tirana e Teuta janë aty me një pikë më pak

Jeton SeliMi

Tirana e Hulian Rubios kishte sot “zogun” në dorë për të marrë vendin e parë dhe për të krijuar një avantazh prej dy pikësh me Skënderbeun, çka do të përbënte një “thesar” të vërtetë kur mbeten edhe 7 javë e 21 pikë në valle. Por 24 herë kampionët e vendit do ta shpërdorojnë këtë mundësi të artë, pasi Bylisi do ta çmontojë me sukses kundërshtarin duke futur në xhep 3 pikët e qetësisë për renditjen. Rubio do t’i besojë nga minuta e parë një fanellë titullari Klodian Duros, që vendos të marrë përsipër manovrën sulmuese të kryeqytetasve. Elbasa-nasi do të shpërndajë topat në tërë fushën për skuadrën e tij, por përpara kanë një skuadër që ka vendosur të luftojë deri në fund dhe të mos lëshojë asnjë centimetër në fushë. E pikërisht nga kjo këmbëngulje do të vijë edhe goli i parë dhe i vetëm i takimit. Teqja, një tiranas, do të lëshojë një predhë nga j a sht ë z o n e q ë p ë r f u n do n n ë trekëndëshin e kuadratit të mbrojtur nga Ilion Lika. Ky i fundit rreket më kot, por sfera është totalisht e paarrit-shme. 1-0 për Bylisin dhe shpërthejnë 3000 tifozët e pranishëm në shkallët e “Adush Muçës”. Goli i pësuar shkund Tiranën që fitonj metra, por do të mungojnë rastet e rrezikshme për gol, në favor të bardhebluve, ndërkohë që

ballshiotët tashmë, të gjendur nën re-agimin e kundërshtarit, mundohen të dalin në kundërsulm të shpejtë, falë shpejtësisë së Abazajt dhe Fjodor Xhafajt. Minuta e 35-të sjell momentin e parë kritik në portën ballshiote, kur Klodian Duro lëshon një goditje të rreptë, e cila pritet me vështirësi, në dy kohë, nga Frashëri. Janë minuta këm-bëngulje dhe njëfarë epërsie të bard-hebluve, që nuk pajtohen me disavan-tazhin. Nga ana tjetër mallakastriotët bien në sy për lojën e fortë, në disa raste mjaft të ashpër, çka e detyron gjyqtarin Alla të akordojë disa goditje dënimi për 24 herë kampionët e vendit, por pa ndonjë rezultat konkret. Me epërsinë minimale të Bylisit mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes. Në pjesën e dytë, si Shensoj ashtu edhe Rubio, u besojnë titullarëve që luajtën 45 minutat e para. Por Bylisi është vërtet në një formë të mirë atletike. Abazaj ndërrem një inkursion në të majtë dhe oengohet në mënyrë të par-regullt nga Sina, që këshillohet për herë të fundit nga kryesori Alla, që në një farë mënyre e toleron lojtarin pasi ky e kishte një karton të verdhë. Ajo që bie në sy, ka të bëjë me fazën mbrojtëse të ballshiotëve. Shensoji u kërkon të tijve që të bëjnë kujdes në çdo pasim dhe të mos lënë hapësira bosh. Kjo manovër asfikson lojën rrjedhëse të kryeqytetasve, të cilët nisin të kërkojnë veprimet individuale për të gjetur golin e barazimit. Por miqtë ua bëjnë më të

lehtë fitoren vendësve. Erjon Dushku merr të verdhën e dytë pas faullit taktik ndaj Abazajt, që ishte nisur në kundër-sulm, dhe shkon shkon në dushe. Është minuta e 62-të dhe sfida për Ti-ranën bëhet një malore e vështirë. Rubio detyrohet kështu që të largojë Gilman Likën dhe të hedhë Tushen, që merr vendin e Takut të spostuar në qendër të mbrojtjes. Minutat e fundit do të jenë plot emocione.

“lloc” Tirana,oksigjen përSkënderbeun

kaTeGoria e Parë

eLBasaNI – LUshNJa 0-0BesËLIDhJa – BURReLI 2-0KUKËsI – aDa 6-2sKRaPaRI – Besa 0-1hImaRa – ILIRIa 2-0VLoRa – gRamshI 1-1mamURRasI – gRamozI 1-2LUFtËtaRI – BUtRINtI 3-0

kaTeGoria e Parë

merkato

skënderbeu superliga

Maksi lopez kërkon të qëndrojë te Milani“sulmuesi i huazuar te milani, maksi Lopez, dëshiron t’i bindë kuqezinjtë që ta mbajnë atë edhe pas përfundimit të sezonit aktual,” ka thënë agjenti andrea D’amiko. argjentinasi në janar braktisi Katanian për ta treguar veten te lideri i serie a deri në qershor, ndërsa tani dëshiron që të qëndrojë më gjatë. “Kthimi te Katania? Është i mundur, duke qenë se ai është vetëm i huazuar te milani. megjithatë, është opsioni i blerjes dhe maksi po punon për t’i bindur drejtorët e milanit që të mbështeten tek ai në sezonin e ardhshëm”, ka thënë D’amiko për Radio sportiva.

Venger i bindur, Uolkot e Van Persi rinovojnëmenaxheri arsen Venger ka lavdëruar teo Uokotin për paraqitjet e tij të mira në javët e fundit, ndërsa lojtari është në prag të vazhdimit të kontratës në “emirates”. Përveç anglezit, Venger ka bërë të ditur se klubi synon të vazhdojë marrëveshjen edhe me sulmuesin kryesor, Robin van Persi. “teo është duke luajtur shumë mirë. ai është përmirësuar shumë në aspektin teknik dhe është duke u treguar më i qetë para portës. Jam optimist se do ta vazhdojë kontratën. së bashku me të, edhe për Van Persin do të bisedojmë në fund të sezonit”, deklaroi Venger për sky sports.

Juventusi shpreson të blejë edin xekonËndrrat mund të vonojnë, por vjen një ditë kur ato edhe realizohen. Në dy vitet e fundit, Juventusi ka ëndërruar një sulmues të vetëm, edin Xekon. Ky i fundit, pasi u duk fare pranë bardhezinjve verën e kaluar, në fund zgjodhi të transferohej te mançester siti, ku nuk i ka bindur drejtuesit dhe trajnerin mançini. Për këtë arsye, klubi anglez po mendon ta nxjerrë në shitje boshnjakun 26-vjeçar dhe t’ia ofrojë atë pretendentes që ofron më shumë. Juventusi është e para skuadër në listë, duke bërë gati deri në 30 milionë euro. menaxheri i Xekos e sheh me sy të mirë këtë mundësi, ndaj është gati të nisë bisedimet me torinezët.

kaka dëshiron të qëndrojë edhe një vit te realimesfushori i Real madridit, Leite Kaka ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “santiago Bernabeu”. Ylli brazilian spekulohej se mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, milan, mirëpo ai ka insistuar se do të mbetet në madrid, së paku edhe një vit. “Dua të mbetem edhe për një vit tjetër”, citohet të ketë thënë Kaka gjatë një bisede të tij me presidentin e Real madridit, Florentino Perez, shkruan “el confidencial”. Kaka iu bashkua Realit nga milan më 2009 për 68.5 milionë euro.

SUPerliGa – JaVa xixTë PreMTeNaPoLoNIa – KastRIotI 1-0sKËNDeRBeU – teUta 0-1të shtunënBYLIs – tIRaNa 1-0VLLazNIa – FLamURtaRI 2-1të dielëntomoRI – Kamza 15:00DINamo – LaÇI 18:00të hënënshKUmBINI – PogRaDecI 15:00

kukësi tenis me adën, frenohet lushnja

Disfata e Tiranës kthen gëzimin në korçëhumbja e ekipit të tiranës, rivalit direkt në luftën për titull të skënderbeut, ka qetësuar disi ujrat në kampin bardhek-uq të futbollit, ndërkohë që nga ana tjetër korçarët e kanë lënë për një moment tjetër analizën e tyre. humbja me teutën në shtëpinë e tyre është shoqëruar me një tjetër të ngjashme pas asaj të tiranës ndaj ballshiotëve. Në Korçë ka nisiur pas kësaj festa te tifozët, ndërsa në klub janë më të përmbajtur, por kjo gjë padyshim që iu ka pëlqyer më shumë se çdo gjë tjetër. Korçarët vijojnë të kryesojnë kreun e tabelës me 41 pikë për t’u ndjekur nga tirana dhe më pas nga teuta me nga 40 pikë secila. gara sa vjen dhe pritët të bëhet më e fortë, por në rast se bardhekuqtë e stanislav Levit do të kishin mundësinë të mernin këtë fitore në shtëpinë e tyre pas një mungese 120 ditore në stadiunin “skënderbeut” të Korçës do të ishin aktualisht jo 1 por 4 pikë në avantazh. gjërat nuk kanë shkuar aspak sipas përllogaritjeve të tyre, ndërsa humbja e kampionëve në fuqi, ka sjellë dhe një tjetër humbje atë të tiranës. Por kjo ka qënë më e mira për korçarët të cilët janë lumturuar për këtë ndalje të kryeqytetasve për të gjetur mundësinë të superojnë këtë moment kritik që kanë kaluar.

Irena Vreto

Flamurtari dështon të bëjë në shkodër atë që bëri pak javë më parë në Kupën e shqipërisë. skuadra e drejtuar nga shkëlqim muça është mposhtur 2-1 nga djelmoshat e Rudi Vatës, që hakmerrin kështu pas eliminimit nga kupa. Një gol i talentit të ri shkodran, arsen hajdari, shënuar në minutën e 39-të, e ka dërguar Vllazninë me epërsinë minimale 1-0 në dhomat e zhveshjes, në pushimin mes dy pjesëve të lojës. 45 minutat e para kanë qenë më kërkuese për kuqeblutë e Rudi Vatës, të cilët i kanë hedhur më tepër sytë nga porta e Koliqit. megjithatë, nuk qëndron vetëm në pritje Vllaznia, që aplikon kundërsulmin, ku shpresohet te befasia dhe shpejtësia e hajdarit, që nga minuta e 60-të asistohet në fazën ofensive edhe nga i riu guri, i cili ka zënë vendin e Jabllan. sapo futet në fushë, guri merr një pasim të artë nga hajdari, por i vetëm me portierin telushi bën më të vështirën, duke humbur një gol të sigurtë. Një top i kthyer me kokë nga Petrovic, në tenativë për të spastruar zonën e tij nga rreziku, ka ardhur si asist për arbrin, i cili pa u menduar fare, gjuan fluturimthi, duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të Vujadinovicit, aty ku malazezi nuk kishte cfarë t’i bënte. Por, një goditje dënimi, ekzekutuar nga gocaj, ka gjetur kokën e shtatlartit Kraja, që me kokë shënon golin e dytë në portën e Koliqit, duke vulosur fitoren e të tijve, 2-1, dhe shtuar 3 pikë të tjera në llogarinë e kuqebluve

Vllaznia hakmerretndaj Flamurtarit

Nga ndeshja Skënderbeu-Teuta 0-1

Ndeshje e bukur dhe plot polemika. Në fillim anulohet një gol për vendësit pas një pozicioni jashtëloje të dyshimtë dhe më pas vjen goli “fantazmë” i Robinjos. Diferenca shkon në 5 pikë me bardhezinjtë që kanë një ndeshje më pak

Jeton SeliMi

Efekti azulgrana ishte i njëjti, stili i lojës i ngjashëm. Por në vend të Bar-celonës ishte Katania që konfirmon forcën e saj duke ndalur Milanin 1-1. Ndeshje e vuajtur me të njëjtat po-lemika për një gol të anuluar ndaj Gomezit për një pozicion jashtëloje të dyshimtë dhe për një gjuajtje të Robinjos, të larguar mbi vijën e portës me topin që nuk e ka kaluar tërësisht linjën. Por në fund mbyllet barazim. Në fillim shënojnë kuqezi-injtë me Robinjon dhe pastaj baraz-on Spoli në pjesën e dytë. Avantazhi ndaj Juves është 5 pikë, por bardhe-zinjtë do të zbresin në fushë sot në darkë me Napolin në një ndeshje de-likate dhe me misionin për të riku-peruar ndaj kryesueses.Katania lëviz si e çmendur në fushë. Milani duket se vuan freskinë e djemve të Montelas. Por eksperienca dhe for-ma e jashtëzakonshme e Bonerës, e shumuar me ndërhyrjet e Mekses dhe Abates, mbyllin hapësirën. Am-brozini tregohet i zoti kur e nxjerr para skuadrës dhe i jep Emanelsonit një mundësi të mirë për shënim, gjuajtja e të cilit shkon e përplaset në trupin e Karrizos. Loja e siçilia-nëve është e shkëlqyer, por Milani ka aftësisë për të mbajtur ritmin e lartë dhe që i afrohet golit me Ibran, që sheh gjuajtjen t’i pritet nga Kar-rizo. Megjithatë, suedezi është futur në lojë. Në të 34-ën jep një asist për Robinjon. Top në zonë për brazil-

ianin, që kësaj here nuk ka sesi të gabojë: topi në cepin e poshtëm të Karrizios. Katania pëson golin, por nis të vrapojë dhe në minutën e 38-të godet traversën me një goditje të Gomezit në hyrje të zonës. Por pje-sa e dytë do të jetë rokamboleske. Një gol me kokë i Gomezit anulohet për një pozicion jashtëloje të paqe-në dhe kjo është kambana e alarmit për Milanin. Bien tamburët për ka-tanezët që nisin të sulmojnë me furi Milanin. Antonini, me trup, largon një gjuajtje të mirë të Bergesios. Por

rritet grinta e Katanias, që në minutën e 12-të arrin barazimin e merituar. Nga një goditje nga këndi

shtyn Legrotalje që e nxjerr Spolin përpara Abiatit: ky i fundit shënon me të njëjtën lehtësi siç bëri edhe kundër Napolit. Po shtohen rastet po-lemizuese. Në minutën e 20-të të pjesës së dytë, Robinjo, pasi zotëroi një top në zonë, gjuan dobët drejt portës. Markeze duket se e ka larguar topin përpara se ta kalojë linjën e portës tërësisht. Por aksioni është një nga ata që hap diskutime dhe Alegri risjell në kujtesë menjëherë golin e Muntarit. Por ndeshja në Katania është e vërtetë me të zotët e shtëpisë

që shtyjnë, por edhe me Milanin që ngre kokë dhe që fiton zotërimin e topit. Por emocioni i fundit i takon Antoninit, që arrin të ndalë një silur të Izkos që mund ta shndërronte natën e Katanias në festë. Milani ngjitet në pesë pikë, por “Zonja” ka një mundësi për t’u afruar.

katania bllokon Milanin, Juvja shpreson

shkurt Mançester Siti bën “hara-kiri”,mposhtet arsenal, fiton Çelsi

PreMier liGatë shtunënastoN VILa – ÇeLsI 2-4eVeRtoN – Uest BRomUIÇ 2-0FULham – NoRUIÇ 2-1maNÇesteR sItI – saNDËRLeND 3-3qPR – aRseNaL 2-1UIgaN – stoKe sItI 2-0ULVËRhemPtoN – BoLtoN 2-3të dielënNJUKastËLL – LIVeRPUL 14:30toteNhem – sUoNsI sItI 17:00të hënënBLeKBËRN – maNÇesteR UtD 21:00

la liGatë shtunënsataNDeR – gRaNDa 0-1sPoRtINg gIJoN – saRagoza 1-2osasUNa – ReaL maDRID 1-5të dielënatLetIKo maDRID – getaFe 12:00VaLeNcIa – LeVaNte 18:00socIeDaD – VaLeKaNo 21:30VILaReaL – esPaNJoL 21:30të hënënseVILJa – maJoRKa 21:00

Mançester Siti duket se i ka mini-mizuar shanset për të fituar titullin kampion në këtë sezon, pas barazimit në shtëpi ndaj Sandërlendit me rezul-tatin 3-3. Sigurisht ndeshja u diktua nga një dominim i Sitit, por taktika kundërsulmuese e Sandërlendit bëri të veten, duke dënuar vendasit. Sebas-tian Larson kaloi në epërsi mysfirët pas gjysmë ore lojë (31’), para se Mario Baloteli të barazonte gjithçka nga pika e bardhë (43’). Në minutat shtesë të pjesës së parë, epërsinë Sandër-landit ia ktheu Niklas Bendtner që shënoi golin e dytë. Bendtner nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke asis-tuar për Larson (55’), i cili duket se i goditi përfundimisht vendësit. Man-çini në vazhdim bën ndryshime, dhe inkuadron argjentinasin Karlos Te-vez. APor Baloteli do të zgjojë shpre-sat e vendësve në të 85-ën, ndërsa 60 sekonda më pas ishte serbi Alek-sandr Kolarov që barazoi shifrat. Deri në fund Siti tentoi të arrinten fitoren, por Sandërlend u mbrojt mitë

dhe rezultati përfundimtar mbeti 3-3. Me këtë barazim, Mançester Siti i jep mundësinë rivalit për titull, Man-çester Junajtid që të largohet në pesë pikë në krye të tabelës, në rast se “Djajtë e Kuq” mposhtin Blekbërnin të hënën.

Pas pesë fitoreve radhazi, Arsenali ka pësuar një humbje me Kuins Park Rejnxhërs në transfertë me rezultat 2-1, duke rrezikuar dukshëm vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve. Pas Tarab do të shënojë golin e parë të ta-kimit dhe të avantazhit të QPR në minutën e 22-të, por 15 minuta më pas është Teo Uolkot që vendos baraz-peshën. Sidoqoftë, në të 66-ën realizon Diakite, që i jep tre pikë plot oksigjen për mbijetesë skuadrës së tij.

Çelsi e sheh veten në avantazh të dyfishë ndaj Aston Villas, por vendësit do të barazojnë 10 minuta nga fundi. Duket se sfida do të mbyllet në barazim, por golat e Ivanoviç (dygolësh për të) dhe të Torres, vulosin një triumf 2-4 në një fushë shumë të vështirë.

Serie atë shtunënKataNIa – mILaN 1-1PaRma – LacIo 3-1të dielënRoma – NoVaRa 12:30BoLoNJa – PaLeRmo 15:00KaJLIaRI – ataLaNta 15:00FIoReNtINa – KIeVo 15:00INteR – XheNoa 15:00LeÇe – ÇezeNa 15:00sIeNa – UDINeze 15:00JUVeNtUs – NaPoLI 20:45

34

MAPOe DIeL, 1 PRILL 2012www.maPo.aL

Nëse pak javë më parë, me një diferencë prej 7 pikësh, titulli kampion në gjermani dukej gjysmë i arkivuar, dy javët e fundit kanë sjellë frenimin e kampionëve në fuqi të Dortmundit në dy barazime dhe me bavarezët që nuk kanë gabuar në mundësinë e dhëna. Borusia u frenua të premten në një barazim spektakolar 4-4 me shtutgartin dhe kjo i dha mundësinë e radhës

Bajernit që të afrohej edhe më. Në Nurenberg nuk ka qenë e aspak e lehtë për skuadrën e Jup hejnkes, pasi vendësit, të kërcënuar me rënien nga kategoria, do të luftonin fort. Por kur ke në skuadër asa si Roben, edhe ndeshja më delikate bëhet e lehtë. Ka qenë pikërisht holandezi që me golin e tij në minutën e 69-të ka bërë me krahë bavarezët, që tani janë vetëm 3 pikë

poshtë Borusias. Ndaj, sfida direkte e 11 prillit bëhet edhe më emocionuese. Këlni i odise Roshit është mposhtur 2-1 në augsburg, por fieraku i kombëtares kuqezi nuk është aktivizuar asnjë minutë, duke ngrohur stolin gjatë gjithë takimit. Kjo humbje bën që Këlni të renditet i treti nga fundi dhe të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria.

Gol i roben dhe Bajerni shkon -3 nga Dortmundi

21BUNDeSliGa

BUNDeSliGa të premtenDoRtmUND – shtUtgaRt 4-4të shtunënaUgsBURg – KËLN 2-1LeVeRKUseN – FReIBURg 0-2K’LaUteRN – hamBURg 0-1hUReNBeRg – BaJeRN mYNIh 0-1VeRDeR BRemeN – maINc 0-2heRta BeRLIN – VoLFsBURg 1-4të dielënhaNoVeR – mYNsheNgLaDBah 15:30hoFeNheIm – shaLKe 17:30

osasuna është shkatërruar totalisht nga Real madridi në Pamplonas, me rezultatin 5-1, një sfidë që vërtetoi edhe njëherë formën e jashtëzakon-shme të cilën është duke e kaluar klubi mbretëror spanjoll. Ishte kjo një ndeshje mjaft interesante, me shumë gola dhe aksione të bukura të ekipit mysafir, që shfaqi fuqinë e vërtetë. gjithçka mbaroi ende pa filluar si duhet. Pas një harkimi hyjnor nga Kristiano Ronaldo, topin e uli bukur Karim Benzema për ta shndërruar atë në një raketë franceze që pothuajse nuk e vrau portierin e osasunës, duke realizuar për 1-0 pas vetëm shtatë minutash lojë. Ky gol është vërtet i pa përshkrueshëm. Në vazhdim Reali dominon takimin dhe vijon të jetë në kërkim të golave. sa për t’iu bashkuar festës me kolegun e tij, Kristiano Ronaldo lëshoi një tjetër predhë nga 35 metra, e cila e tronditi përsëri portierin e osasunës, por kësaj radhe për 2-0 (37’). goli i parë ishte i papërkrueshëm, kurse goli i Ronaldos sigurisht të lë pa fjalë. golat e bukur nuk u ndalën. Pas një aksioni mirë të

realizuar nga marselo, ishte gonzalo higuain ai që zyrtarizoi tronditjen e portierit të osasunës, duke i bërë këtij të fundit një lob në minutën e 40-të. Pjesa e dytë ishte diçka më e qetë...nëse vërtet ka qenë e tillë. me të filluar pjesa e dytë, Roversio lëshoi një harkim të bukur në zonë për Ninon, i cili kërceu mbi arbeloan për të shënuar golin e nderit për 3-1 (48’) dhe shpresën e tifozëve për ndonjë rikthim epik. Por Kristiano Ronaldo ktheu me këmbë në tokë të zotët e shtëpisë, pasi në minutën e 70-të shënoi golin e 37-të në këtë sezon në La Liga. Ka gol edhe për higuain, që bën një dygolësh dhe e mbyll ndeshen 5-1 për Realin.

real Madridi i bën “manita” osasunës

e kush e mban më alegrin. arritia nga fusha në vërshëllimën finale të Bergonzit ishte elokuente. Por për-para mikrofonëve trajneri e mbledh veten. “Ishte e vështirë për t’u parë. Por është gol. shumë flasin, por duhet të heshtin”. alegri akuzon për golin e rezultatit të mundshëm 2-1 që nuk iu quajt Robinjos, me topin që mund të ketë kaluar vijën e bardhë të portës përpara se të shtyhej jashtë. “sot (dje) lexova sërish se dikush nuk kërkon favore. Nëse i referohem marotës? Po. Në pesë ndeshjet e fundit të ekuilibruara që kemi luajtur, kemi pësuar gjithnjë vendime kundër dhe ky është një fakt, jo për të bërë fjalë kot. e kam fjalën për sot (dje), ndeshjen kundër Juves, dhe ai moment në kampionat do të ishte më i mbyllur. Në Firence kemi pasur katër episode kundra, në Romë me një penallti të dhënë e më pas të hequr. Në katër ndeshjet e ekuilibruara të kampionatit kemi pësuar episode kundër dhe na janë mohuar dy gola të rregullt që do të peshojnë në ecurinë e kampionatit. goli i muntarit vlen të gjithë kampi-onatin.” I zhgënjyer dhe i hidhëruar. “Nuk i them për të bërë polemika – shton ai -, por nëse nga torino bëjnë polemika, nëse ky është qëndrimi, atëherë do të bëjmë të njëjtë gjë. Nëse nga njëra anë mendohet se këto deklarata sit ë marotës ndihmojnë gjyqtarët që të jenë më të qetë, atëherë do ta bëjmë edhe ne”.

Shpërthen alegri:Marota të rrijë urtë

katania – Milan 1-1

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

NUMRA ME 3 SHIFRA:152, 188, 247, 252, 289, 322, 329, 452, 476, 555, 580, 659, 708, 854, 865, 877, 879, 925, 962, 963. NUMRA ME 4 SHIFRA:0032, 1421, 1866, 2318, 2362, 4152, 7592, 8554.NUMRA ME 5 SHIFRA:

10236, 20159, 33210, 34745, 36954, 39314, 41410, 53475, 53686, 55128, 55722, 55855, 58748, 89687, 62563, 85415, 86069, 87485, 88405, 95704. NUMRA ME 6 SHIFRA:142007, 203005, 214785, 236669, 352259, 581189, 598263, 797878.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit _____:_____

Koha e mbarimit _____:_____

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Ambienti në jetën senti-mentale të çifteve nuk do jetë shumë i qetë dhe i ngrohtë. Më së paku do keni debate dhe në rastin më të keq do thurni gënjeshtra. Kujdes! Për beqaret do jetë Urani ai që do ketë ndikim shumë të madh.

Nëse jeni të lumtur nën pra-ninë e partnerit tuaj, po u themi se sot do e përforco-ni edhe me tepër bashkë-punimin mes jush. Pasioni do vijë furishëm dhe nuk do shterojë lehtësisht. Beqa-rët do jenë më ëndërrim-tarë se kurrë dhe nuk do ke-në dëshirë të fiksohen diku.

Gjërat në dashuri do jenë më serioze sot. Së bashku me partnerin do jeni një ekip i fortë dhe secili do mbajë përgjegjësitë e veta. Nëse vazhdoni në këtë rrugë, e ardhmja do jetë e ndritur dhe lidhja do shkojë gjatë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë.

Gjatë gjithë kësaj dite do e shihni me dyshim part-nerin. Mos e teproni me xhelozinë dhe kërkesat tuaja sepse mund të lin-din debate. Mos bëni as shumë pyetje dhe mos i dramatizoni gjërat. Flisni me të, por gjeni mënyrën e duhur.

Do ndiheni mirë gjatë kësaj dite dhe do e largoni edhe atë pak agresivitet që u kishte ngelur. “Lufta” që kishit nisur me parterin do mbarojë njëherë e mirë dhe do vendo-set bashkëpunimi. Beqarët do bëjnë për vete shumë per-sona, por vetëm njëri do i tërheqë më së shumti.

Mjedisi yjor do të favorizojë mjaft gjatë kësaj dite jetën në çift. Së bashku me part-nerin do jeni një dyshe e fortë dhe do përballoni çdo pengesë që do iu dalë para. Për beqarët do jete një dite premtuese. Do jeni me fat dhe mund të bëni takimin e pritur prej disa kohësh.

Edhe gjatë kësaj dite, jeta sentimentale do jetë ajo që i shqetëson më shumë çiftet. Edhe pse do ketë momente të mbushura me pasion, sërish nuk do e ndieni veten rehat. Flisni me një psikolog më mirë, sepse ai do u japë këshillat e duhura.

Situata për çiftet nuk do jetë edhe aq euforike. Edhe pse e dini që bëni gabim, ju sërish nuk do bëni as më të voglin lëshim dhe nuk do trego-heni kavalierë. Kujdes sepse mund të përballeni me surpriza aspak të këndshme.

Te nxitur nga Saturni, ju do jeni të gatshëm të bëni të gjitha lëshimet e mund-shme që t’ia kaloni mirë me partnerin. Klima në çift do f i l l o j ë t ë n g r o h e t dalëngadalë. Nëse zemra juaj është e lirë ka shume mundësi që kësaj here të zi-het nga dikush i veçantë.

Ja më në fund një ditë gjatë së cilës pasioni në çift do ar-rijë kulmin. Gjeni kohën për të qëndruar sa me afër part-nerit tuaj, sepse edhe intim-iteti do jetë më i veçantë. Do dashuroni si adoleshentë! Beqarët, të ndihmuar nga ve-nusi do kenë pafund mundësi për të nisur aventura.

hOrOSKOPI I dItëS

HoRIzoNtAlISHt:1. Përgatitje e përditshme e sportistëve. 7. Thimi i kinemasë shqiptare. 12. Targa e makinave të Kolonjës. 13. Karrocë që përdorej dikur si taksi. 14. Enti amerikan i fluturimeve hapësinore. 15. Stil i vjetër në arkitekturë. 17. Merre! 20. Kafshë gjitare mishngrënëse. 21. Është institucion shëndetë-sor. 25. Institut Kulturor. 26. Përemër pronor. 28. Anagnosti, aktore. 29. Kafshë e egër gjitare. 31. Mjet për të shkruar. 32. Sharif i kinemasë. 34. Brenga, kokëçarje. 35. Zhvillimi e progresi i një shoqërie. 38. Ent Indus-trial. 39. Krahinë, vend, hapësirë që dallohet për veçoritë natyrore e kli-matike. 41. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 42. Mendimi që kemi në kokë për të bërë diçka. 45. Targa e makinave të Skraparit. 46. Mendes e kine-masë amerikane. 48. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare nga çiklistët. 50. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapë-sirë e forcat që e shkaktojnë këtë lëvizje. 51. Ar francez.

VERtIkAlISHt:1. Qendrim i një njeriu që u përulet, e u bën lajka drejtuesve. 2. Lloj kar-roce pa rrota, që rrëshqet mbi dëborë dhe që tërhiqet nga tre kuaj. 3. Pjesë bosh. 4. Tepelena në makina. 5. Kukuzeli i muzikës. 6. Hajde! 7. Qytet në Greqi i banuar më parë nga shqiptarë autoktonë. 8. Institut Ndërkombëtar. 9. Shtet në Azi. 10. Pjesëz mohuese. 11. Genta, këngëtare e njohur. 16. Këshilli Europës. 17. Një nga veprat e Homerit. 18. Formë qe-verisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerëzish. 21. Lloj peshku. 22. I ka viza në mes. 23. Krahinë, anë. 24. Përdoret për të mbajtur paratë. 27. Peshk i shi-jshëm i ujërave të kripura. 30. Koka e ketrit. 33. Dëshirë për të ngrënë, oreks. 36. Ndërmarrje Italiane. 37. Notë muzikore. 40. Pjesëz mphuese. 43. Organizatë terroriste. 44. Sferë e vogël metalike. 45. Sektori Ndër-timit. 47. Vlora në makina. 49. Lumë në Itali.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

Një Në NjëmILION, BINjAKet me Ngjyrë të NdryShmeMundësitë që prej një nëne të lindin binjakë me dy ngjyra të ndryshme janë një në njëmilion, Dayli Mail raporton pikërisht këtë histori të dy vajzave që janë kaq unike. Ato sapo kanë mbushur 7-vjeç dhe shumë pak gjëra mund të bëjnë të besosh se janë motra, pasi edhe pse kanë lindur vetëm një minutë prej njëra tjetrës ngjyra e tyre e lëkurës është krejt e ndryshme. Vajzat sidoqoftë kanë mjaft gjëra të tjera që i bashkojnë, një karakter krejt të ngjashëm dhe madje edhe fjalën e parë që kanë thënë e kanë pasur të njëjtë.

Do t’ju njohim me Johanna Quaas, gruan super elastike, e cila në moshën 86-vjeçare gëzon një formë fizike të shkëlqyer.Edhe pse në një moshë të madhe ajo nuk ka humbur asnjë nga reflekset e saj prej gjimnasteje dhe këtë e provoi shumë mirë në ushtrimet në paralele dhe në demonstrimin akrobatik gjatë Cottbus World Cup 2012, që u zhvillua në Gjermani,ku mori një trofe të merituar. Zonja Johanna thotë se e ka nisur gjimnastikën në moshën 30-vjecare, rast i rallë për këtë dispiplinë, por talenti është talent dhe shfaqet në çdo moshë. Më shumë se 50 vite me radhë ajo është ushtruar duke e mbajtur trupin në formë dhe duke mos humbur aftësinë për të kryer lëvizje speciale në paralele, në traun e ekuilibrit dhe në ushtrimet mbi tapet.

MAPO22 E DIEL 1 PrILL 2012WWW.MAPO.AL

Dita për çiftet do jetë shumë e qetë dhe pa asnjë të veçantë. Mundohuni të paktën të mos krijoni de-bate me njëri-tjetrin, sepse nuk do ndiheni komodë. Be-qarët do parapëlqejnë aven-turat, mbase edhe pa të ar-dhme, por që do u dhurojnë atyre emocione të mëdha.

Marsi dhe Venusi do influen-cojnë njëkohësisht jetën tu-aj sentimentale. Edhe pse nuk do ketë emocione të mëdha dita do jetë e qetë d h e e k ë n d s h m e . Shfrytëzojeni! Beqarët do kalojnë orë të paharruara. Hiqeni turpin dhe lëreni veten sa më të lirë.

86-VjeçArjA merr trOFe Ne COttBUS WOrLd CUP 2012

MAPO 23E diEl , 1 prill 2012www.mapo.alfaqja e funditprofil&retro SOt

Një anije kozmike e nisur nga toka kreu për herë të parë një takim me një anije të nisur nga planeti X, i cili prezupozohet të përplaset me tokën pikërisht sot. lajmi i atëhershëm është mbajtur sekret nga cia dhe po publikohet vetëm tani pas 40 vjetësh, pasi jashtëtokësorët kishin kërkuar që ai të mbahej sekret. planetët

pritet përplasen dhe normalisht nuk do të ndodhë asgjë përderisa është 1 prill dhe gjithçka e çuditshme është një gënjeshtër. dita e gënjeshtrave është dita e parë muajit prill dhe është fiksuar si e tillë ndoshta që nga shekulli i 17-të edhe pse nuk është çudi që edhe kjo të jetë një gënjeshtër. ajo “festohet” me

gënjeshtra në thuajse gjithë botën dhe normalisht është e vetmja ditë kur gënjeshtrat falen dhe njihen si të ligjshme. dita kremtohet edhe më 28 dhjetor kryesisht nga spanjishtfolësit apo më 1 maj nga danezët dhe suedezët, ndërsa traditat bashkohen në një pikë, atë ditë duhet të gënjesh.

1 prill 1969

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] cel: 068 20 55 477

Themelues: henri çili kryeredaktor: arion sulo. Zv/kryeredaktor: alfred lela, aleksandra BoGdani. Politika: nevila përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: leonard BaKillari, habjon hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha, sabina Veizaj. Sociale: jonida Tashi. Kultura: aida Tuci. Sporti: jeton selimi. Komentatorë&Analistë: artur zheji, mark marKu. Gentian elezi, arjan Vasjari. Rubrikat: prof. dr. artan FuGa, prof. asoc. dr. adrian ciVici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc elezi. ilir drizari, Koordinatore: shkëndi çili. Korrektore: lila plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë ueT

Amir Xheladini punon në këtë xhami prej 15 vjetësh. Në qershor 1996, kur sapo kishte dhënë provimin e fundit në universitetin teologjik Mesxhidi Aksa në Kajro, u caktua për të punuar si imam në leverkusen. Ardhja në Gjermani, në një vend deri atëherë të panjohur, nuk do të ndryshonte shumëçka në jetën e imamit, sepse ai do të qëndronte në mjedis shqiptar...

dita e madhe e përplasjes së tokës më planetin x

Imami shqiptar i Leverkusenit, njeriu që drejton integrimin

AMir XhelAdiNi

Pesë herë në ditë falen në xhami kohët e namazit. Ai i mëngjesit kryhet në orën 04:45 dhe ai i mbrëmjes në orën 23:30.

Imami Amir Xheladini nuk ka thuajse kurrë një ditë tetëorëshe të zakonshme pune. Për të qenë gjithnjë në xhami, nganjëherë imamit i duhet të bëjë disa herë në ditë rrugën 5 km ndërmjet shtëpisë në Leverkusen- Reindorf dhe xhamisë. Në Leverkusen - Kuppersteg në buzë të auto-stradës gjendet xhamia Mesxhidi Aksa, një xhami e bardhë, e vetmja xhami shqiptare me kube dhe minare, vendi i punës i imamit 42-vjeçar. Në një ditë të zakonshme jave si kjo xhamia nuk është e mbushur fort. Më e frekuentuar ajo është të prem-teve dhe ditëve të festave, tregon imami: “Këtu predikojmë vetëm në shqip, megjithatë ndodh që edhe muslimanë të kombësive të tjera, të kthejnë këtu, kur u bie rruga në kohët e faljes. Gjerman-isht flitet vetëm kur kemi grupe vizitorësh, ose vizita të klasave të shkollave.”

Amir Xheladini punon në këtë xhami prej 15 vjetësh. Në qershor 1996, kur sapo kishte dhënë provimin e fundit në universitetin teologjik Mesx-hidi Aksa në Kajro, u caktua për të punuar si imam në Leverkusen. Ardhja në Gjermani, në një vend deri atëherë të panjohur, nuk do të ndry-shonte shumëçka në jetën e imamit, sepse ai do të qëndronte në mjedis shqiptar: “Në se flasim për vitin 1996, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh. Për arsye se unë kam ardhur në një mjedis të shqiptarëve dhe puna ime në atë kohë ka pasur të bëjë 100% vetëm me xhaminë dhe vetëm me po-pullin shqiptar, ku ata më kanë pritur në familjet e tyre si anëtar të familjes së tyre.“

600 familje ka bashkësia e xhamisë, shumica nga Maqedonia, të ardhur në Leverkusen që në vitet ‘60, për të punuar në koncernin farmaceutik Bayer. Ndryshe nga xhamitë e vendlindjes, ku kryhen vetëm detyrimet fetare, xhamia në emi-gracion shërben edhe si pikë takimi për bashkat-dhetarët. Prandaj besimtarët, pasi dalin nga dera e gdhendur e faltores, nuk marrin menjëherë rrugën për në shtëpi, por preferojnë të ngjisin shkallët për te dhoma e ndenjes së burrave ku, pasi ulen në mindere me një gotë çaj në dorë, bise-dojnë për hallet e përditshme, apo ndjekin zhvil-limet në vendlindje përmes televizorit.

Jo vetëm në shpjegimin e çështjeve fetare është i kërkuar mendimi i imamit. Edhe për zgjidhjen e problemeve personale dhe familjare besimtarët kërkojnë këshillën e tij: “Prindërit janë të parët, që me imamin konsultohen për një problem që u ka lindur në shtëpinë e tyre dhe imami është ai që gjithmonë mundohet që familjeve t’u qëndrojë af-ër dhe të kontribuojë me aq sa ka mundësi në mën-janimin e problemit“, thotë Xheladini.

Sidomos rëndësinë e shkollimit ai nuk resht së

përsërituri si prindërve, ashtu edhe fëmijëve. Te shkollimi është përparimi, thotë imami, nëse dëshirojmë një integrim të mirëfilltë në shoqëri-në gjermane: “Për arsye se pa studentë dhe pa ekspertë të lëmive të ndryshme ekonomike, poli-tike dhe shoqërore nuk mund të integrohemi në këtë shoqëri.“

Duke qenë vetë prind i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali në moshë shkollore, ai e di nga për-voja e tij sa nevojë për ndihmë dhe mbështetje ka-në të rinjtë: “Kohën e lirë, kur kthehem në shtëpi mundohem t’ua kushtoj fëmijëve të mi. T’u qën-droj pranë në mësimet, se të rinjtë më tepër do të kishin dashtë argëtimet dhe lojërat se mësimin. Por nëna dhe babai duhet t’i qëndrojnë mbi kokë se te shkollimi kanë përparimin e tyre.”

Imami duhet ta koordinojë mirë kohën ndër-mjet aktiviteteve brenda dhe jashtë xhamisë. Në fundjavë ai dhe gruaja e tij u mësojnë fëmijëve ba-zat e fesë islame. Në detyrimet e imamit bëjnë pjesë vizita te të sëmurët në shtëpi dhe në spitale. Është detyrë e tij të shoqërojë bashkësinë në gëzime, lindje, martesa dhe vdekje. A i duket kjo e fundit detyrë e vështirë? Jo, thotë ai, sepse me to është mësuar, që kur ka qenë fare i ri: “Ne jemi familje hoxhallarësh, unë edhe babain e kam hox-hë. Dhe ndoshta në aspektin familjar si te çdo i ri edhe tek unë ka ndikuar familja apo babai, që ed-he unë të ndjek rrugën e tij.“

Dhe kujton se, edhe pse babai nuk ishte tërë-sisht dakord, për të ishte e vetëkuptueshme të

ndiqte traditën e familjes, që kur shkonte në shkollën tetëvjeçare në vendlindje, në Tetovë, e më vonë në medresenë Alaudin në Prishtinë.

Në Leverkusen Xheladini është edhe kryei-mam i të gjitha xhamive dhe ka, siç thotë vetë, detyrime të përbashkëta me xhamitë e tjera, të cilat i përfaqëson në aktivitete të ndryshme të qytetit, si për shembull së fundi në Europafest në Leverkusen: “Aty kemi pasur një shërbesë fetare të përbashkët të të gjitha religjioneve, ku dhe ne muslimanët kemi marrë pjesë në atë lutje. Dhe pjesën tonë të muslimanëve është dashtë ta për-gatis unë.“

Xhamia është e përfaqësuar në shumë forume për integrimin në shoqëri. Ajo bën pjesë në tryezën e bashkësive fetare, në forumin dialogu i kulturave dhe në Këshillin e Integrimit. “Engjël-li i kulturave quhet projekti për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e feve, në të cilin jemi të an-gazhuar fort“, rrëfen Xheladini.

Puna e imamit është punë me njerëz, është tërë-sisht sociologjike, prandaj Amir Xheladini ka vendosur të studiojë vullnetarisht degën e soci-ologjisë edhe: “se kështu mund të jem në rrjedha edhe me punët e integrimeve europiane, që është e kërkuar në Gjermani këtyre ditëve.“

Një klerik është ndoshta i mbingarkuar, por nga ana tjetër bën një jetë plot përjetime, thotë Amir Xheladini me buzëqeshjen e tij të qetë në fy-tyrë. Ai është i kënaqur me profesionin që ka.

Nga aNgjeliNa Verbica/ DW