gazeta mapo

32
mapo libri Mediatori Baton Haxhiu, i angazhuar personalisht në negociatat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, rrëfen sesi marrëdhënia e tyre kaloi nga ngërçet e mosbesimet te bashkimi i pashmangshëm i 1 prillit. përtej privatësisë THEMELUES HENRI ÇILI- KRYEREDAKTOR ARION SULO - NUMëR 888. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" E SHTUNë-DIEL 20-21 PRILL 2013 Nëse Rama-Meta qeverisin si Berisha, rrëzojini me protestë Faqe 10-11 Faqe 26 Faqe 4 BATON HAXHIU KONKURRENCA DHE INTELIGJENCA EKONOMIKE ADRIAN CIVICI dilema zhvillimi FAQE 24 KQZ; VETëM TINGUJ, JO LUFTë HENRI ÇILI editorial FAQE 3 HASHIM THAÇI, ZOTI I LUFTëS DHE I PAQES ALFRED LELA proFil FAQE 30 Zogaj: Për 'alarmin' në KQZ Berisha e ka të lehtë të gjejë aleatë Publicisti dhe politikani Preç Zogaj do të jetë çdo javë në MAPO Weekend, me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm. Faqe 27 Faqe 19 zogaj në 7 ditë IRAKLI KOÇOLLARI: ÇFARë FSHIHET Në DORëSHKRIMET ORIGJINALE Të ALI PASHëS “Arkivat sekretë britanikë për Ali Pashën dhe Shqipërinë” zbulojnë një marrëdhënie të afërt të pashait të Janinës me britanikët. Ndër të tjera, edhe një projekt i katër pashallëqeve shqiptare për të krijuar shtet të pavarur Ide/debat ARDIAN NDRECA hylli i dritës IVA TIÇO single & the city GJERGJ META peregrinus YLLI PANGO psikologji ME THATCHER-in Në BURG DHE Në LIRI spartak ngjela MARRëVESHJA E PS ME 31 ALEATëT, PAKT Të VEÇANTë ME METëN, GJINUSHIN E MILON aktualitet Vetëm 31 parti kanë firmosur dje platformën e bashkëpunimit. 5 subjekte të tjera pritet konfirmimi i bashkëpunimit. Kush merr deputet, do jetë në qeveri Periudha kur ka qenë lojtare ngelet më e bukura për Ela Tasen. Si të mos ishte për vetë kampionen, kur shkëlqimi i saj te Dinamo në periudhën e lavdisë së tij, është një kohë e paharruar për gjithë tifozët! Ish-volejbollistja që ka luajtur për plot 23 vjet, duke bërë zemrat e shqiptarëve më shumë se njëherë të ndihen krenare, rrëfen jetën sot, si nënë, bashkëshorte dhe pedagoge në Akademinë e Policisë, kur ende i kanë mbetur disa zakone nga vitet e volejbollit, bashkë me disa pengje. TINGUJ LUFTE... Kronologjia e pesë ditëve që futën në krizë zgjedhjet e 23 qershorit. Skenari Rama-Meta për të ulur në tryezë Berishën dhe çfarë synojnë me dorëheqjet e orkestruara në KQZ. Arsyet e indiferencës së Kryeministrit dhe lobimi i dy kampeve për të tërhequr pas vetes ndërkombëtarët. Kush do ta fitojë KQZ-në pas demonstrimit të forcës nga të dyja palët Faqe 14 Avokati Spartak Ngjela ‘u takua’ me kryeministren britanike në qelitë e burgut të Burrelit, nëpërmjet një ndërmjetësi, një tjetër të dënuari politik, Xhafer Xhomos. Edhe sot, disa ditë pas vdekjes së Zonjës së Hekurt, Avokati mendon se thatcherism-i nuk ka vdekur... ELA TASE, KUR SPORTI VENDOS RREGULLAT

Upload: gazeta-mapo

Post on 28-Mar-2016

255 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

mapo libri

Mediatori Baton Haxhiu, i angazhuar personalisht në negociatat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, rrëfen sesi marrëdhënia e tyre kaloi nga ngërçet e mosbesimet te bashkimi i pashmangshëm i 1 prillit.

përtej privatësisë

Themelues henri Çili- KryeredaKTor Arion Sulo - numër 888. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

e Shtunë-diel 20-21 prill 2013

Nëse Rama-Meta qeverisin si Berisha, rrëzojini me protestë

Faqe 10-11

Faqe 26

Faqe 4

Baton HaxHiuKonKurrenca dhe InTelIgjenca eKonomIKe

ADRIAN CIVICI

dilema zhvillimi

Faqe 24

KQZ; veTëm TInguj, jo lufTë

HENRI ÇIlI

editorial

Faqe 3

hashIm ThaÇI, ZoTI I lufTës dhe I paQes

AlfRED lElA

proFil

Faqe 30

Zogaj: për 'alarmin' në KQZ Berisha e ka të lehtë të gjejë aleatëPublicisti dhe politikani Preç Zogaj do të jetë çdo javë në MAPO Weekend, me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm. Faqe 27 Faqe 19

zogaj në 7 ditëirAkli koÇollAri: ÇFArë FShihet në dorëShkrimet origjinAle të Ali pAShëS“Arkivat sekretë britanikë për Ali Pashën dhe Shqipërinë” zbulojnë një marrëdhënie të afërt të pashait të Janinës me britanikët. Ndër të tjera, edhe një projekt i katër pashallëqeve shqiptare për të krijuar shtet të pavarur

Ide/debat

ARDIAN NDRECAhylli i dritës

IVA tIÇOsingle & the city

GJERGJ MEtAperegrinus

yllI PANGOpsikologji

me ThaTcher-in në Burg dhe në lIrI

spartak ngjela

mArrëVeShjA e pS me 31 AleAtët, pAkt të VeÇAntë me metën, gjinuShin e milon

aktualitet

Vetëm 31 parti kanë firmosur dje platformën e bashkëpunimit. 5 subjekte të tjera pritet konfirmimi i bashkëpunimit. Kush merr deputet, do jetë në qeveri

Periudha kur ka qenë lojtare ngelet më e bukura për Ela tasen. Si të mos ishte për vetë kampionen, kur shkëlqimi i saj te Dinamo në periudhën e lavdisë së tij, është një kohë e paharruar për gjithë tifozët! Ish-volejbollistja që ka luajtur për plot 23 vjet, duke bërë zemrat e shqiptarëve më shumë se njëherë të ndihen krenare, rrëfen jetën sot, si nënë, bashkëshorte dhe pedagoge në Akademinë e Policisë, kur ende i kanë mbetur disa zakone nga vitet e volejbollit, bashkë me disa pengje.

tinguj lufte...Kronologjia e pesë ditëve që futën në krizë zgjedhjet e 23 qershorit. Skenari Rama-Meta për të ulur në tryezë Berishën dhe çfarë synojnë me dorëheqjet e orkestruara në KQZ. Arsyet e indiferencës së Kryeministrit dhe lobimi i dy kampeve

për të tërhequr pas vetes ndërkombëtarët. Kush do ta fitojë KQZ-në pas demonstrimit të forcës nga të dyja palët

Faqe 14

Avokati Spartak Ngjela ‘u takua’ me kryeministren britanike në qelitë e burgut të Burrelit, nëpërmjet një ndërmjetësi, një tjetër të dënuari politik, Xhafer Xhomos. Edhe sot, disa ditë pas vdekjes së Zonjës së Hekurt, Avokati mendon se thatcherism-i nuk ka vdekur...

elA tASe, kur Sporti VendoS rregullAt

Page 2: Gazeta Mapo

2 e shtunë-e diel, 20-21 prill 2013 www.mapo.al

Page 3: Gazeta Mapo

Editorial

Është bërë e zakonshme që përpara zgjedhjeve të kemi një problem të kësaj natyre për infrastrukturën zgjedhore ku palët bëjnë një lloj zhurme e një lloj presioni, pse jo të

dobishëm, që sistemi të jetë sa më i garantuar kundrejt tjetrit. Në këtë kontekst duhet parë edhe debati i tanishëm, përveç një ndry-shimi, ekuilibrit të ri politik që krijoi kalimi i Ilir Metës me koalicio-nin opozitar, gjë që hapte nevojën edhe për një riekuilibrim insti-tucional në raport me infrastrukturën zgjedhore. Kjo sepse prej 10 vjetësh, në Shqipëri sistemi i zgjedhjeve është bazuar mbi parimin e balancimit politik me shumicën dhe pakicën, të përfaqësuara proporcionalisht dhe me Kolegjin Zgjedhor në rojë.

Në momentin që Meta kaloi në krahun e opozitës, ishte e pak-uptimtë që të vazhdohej, madje ishte edhe e rrezikshme për intere-sin publik dhe zhvillimin e zgjedhjeve që të kishim institucione zgjedhore të kontrolluara në shumicë nga opozita.

Parlamenti e rivendosi këtë gjendje, të tjerat janë disa reaksio-ne, disa reagime zinxhir të palëve, të cilat do të rinegociohen, për të ardhur në fund të fundit te diçka që ka qenë normale këto 10 vjet: shumica dhe pakica përfaqësohen proporcionalisht në Komisio-nin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha nivelet poshtë tij.

Kështu që, pritet një riformatim dhe duhet të ketë një riformatim, sepse kandidatët e mazhorancës që kanë mbetur aty janë të dobët; dhe nga ana tjetër kandidatët e zgjedhur nga opozita treguan një nivel të ulët të etikës së shërbimit publik, duke ikur me kritika ndaj parlamen-tit kur ishin të zgjedhur pikërisht nga parlamenti. Dhe është nonsens që i zgjedhuri të kritikojë organin e emërtimit.

Pra, në njëfarë mënyre ka nevojë për një riformatim shumë më cilësor, total të KQZ-së, çka mund të ishte baza e një kompromisi për të dalë nga kjo situatë.

Ky është një variant. Një tjetër është që opozita të marrë kuotat e veta, të marrë pjesën që i takon duke filluar tashmë krejt ndry-she, duke marrë dy kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatin e tretë të partisë që tashmë është e dyta në koalicionin opozitar, LSI e Ilir Metës. Sepse është e qartë që LSI-së i takon një komisioner në KQZ, por i takon nga kuotat e opozitës.

Nga ana tjetër, gjithë diskutimi mbi legalitetin e kësaj ndërhyr-jeje, ose është shterpë, ose është tejet formalist, ose është i nxitur nga një formalitet paksa i ngushtë juridik, për të mos thënë inten-cional, i përpunimit të mjediseve ndërkombëtare që ka arritur të bëjë opozita me network-un e saj. Kjo sepse ne të gjithë e dimë që gërma e ligjit nuk mund të dalë mbi frymën e tij. Fryma e institu-cioneve zgjedhore në Shqipëri është parimi i balancimit politik; si i tillë ky ekuilibër duhet respektuar në çdo moment. Jo vetëm se kjo është e drejtë, por kjo është e vetmja mundësi që zgjedhjet të zhvillohen. Imagjinoni një situatë ku shumicën e KQZ-së apo të in-stitucioneve më poshtë ta kontrollonte opozita. Nuk do të kishte zgjedhje. Kujt do t’i kërkonim llogari për përgjegjësinë e zgjedhjeve? Është njësoj sikur në një kompani vendimet t’i merrte pakica; do të humbiste sensi i përgjegjësisë dhe sensi i zhvillimit.

Zhbalancimi ishte një situatë e rrezikshme, kjo përkundrazi është një situatë krejt e menaxhueshme. Në fakt, në Shqipëri kësh-tu janë bërë kompromiset: gjithmonë në minutën e fundit.

Për të mos lënë pa përmendur atë se ky është një diskutim për legalitetin e ngushtë për gërmën e ligjit, kur në Shqipëri, sado legjis-lacion civil, kontinental të kemi ne, fuqia e precedentit është shumë e madhe. Sidomos kur bëhet fjalë për një gjë që i takon parlamen-tit. Anëtarët e KQZ-së zgjidhen në këtë mënyrë sipas parimit të balancimit politik dhe kjo gjë duhet të jetë permanente, duhet të jetë gjendje organike e këtij institucioni, sepse kjo është zgjedhja. Do të ishte mirë të kishim institucione të administrimit zgjedhor krejt të pavarura, por kjo nuk është e mundur dhe kësisoj nuk ka kuptim të shkojmë mbrapa e t’ia lëmë kontrollin opozitës.

Ekuilibri i ri politik do të shoqërohej edhe me këto tërmete në ekuilibrin institucional, por kompromisi dhe rruga e zgjidhjes, jo vetëm është e qartë, por është edhe në interes të palëve.

Çështja e KQZ, socialistëve, sepse për opinionin publik nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme, u shërben si një formë galvanizimi duke e kaluar debatin për koalicionin Meta-Rama në plan të dytë ose të tretë. Kriza e KQZ është një krizë taktike, është një krizë që nuk ka thelb atë që shfaqet, atë që qeveria po uzurpon institucio-net. Qeveria nuk po bën gjë tjetër, veçse po rivendos atë ekuilibër të ri politik të reflektuar në institucione.

Tinguj lufte por vetëm tinguj, jo luftë

Henri Çili

Qendra "Baraka MultiMediale" pranë Mozaikut të tiranës, Me rastin e ditës ndërkoMBëtare Që u kushtohet MonuMenteve të kulturës.. Foto :lsa

Kolona / ide/ debate

javore

single

5126

Në breNdësi

E shtunë-E diEl, 20-21 prill 2013 na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Baton Haxhiu: Nëse Rama-Meta qeverisin si Berisha, rrëzojini me protestë Rrëfehet mediatori i negociatave mes Edi Ramës dhe Ilir Metës

Marsela Çibukaj: DuHet të nDrysHoHet

uriMi “në DasMë”

PolitikëDy vendet bosh, Nishani dekreton Tom Ndrecën dhe Thanzën

ShpërthimiGjuetia për “djalin me zemër floriri”, që terrorizoi Bostonin

EfektiBB: Krizat në Itali dhe Greqi, kërcënim për Shqipërinë

4 ZgjedhjetMarrëveshja e PS me 31 aleatët, pakt të veçantë Meta, Gjinushi, Milo

14

DilEMa ZHvilliMiadrian Civici

iDi, ESSi,uNiylli Pango

PEREgRiNuSGjergj Meta

Hylli i DRiTëSardian ndreca

REcENSëKlejdi Këlliçi

PRofilalfred lela

24 28 20

29 28 31

PrivateElaTase, kur sporti vendos rregullat

22 KulturëAlbana Shala: Vetëm në poezitë e mia gjej strehë

Foto e javËs

PersonazH

Çfarë fshihEt në dorëshkrimEt E ali Pashës

IraklI koçollarI:

“arkivat sekretë britanikë për ali Pashën dhe Shqipërinë” zbulojnë një marrëdhënie të afërt të pashait të Janinës me britanikët. Ndër të tjera, edhe një projekt i katër pashallëqeve shqiptare për të krijuar shtet të pavarur

3E SHTuNë-E DiEl, 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Page 4: Gazeta Mapo

Partia Socialiste ka zyrtarizuar dje koalicionin e saj zgjedhor. Vetëm pak ditë para se të

bëhet regjistrimi i koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS ka nisur dje procesin e nënsh-krimit të marrëveshjes së bashkë-punimit me shumicën dërmuese të partive që përbëjnë koalicionin e saj. Dje kanë hedhur firmën në platfor-mën e bashkëpunimit 31 parti, ndërkohë që janë në negociata edhe rreth 9 parti të tjera, por ato më të rëndësishmet, përfshi këtu LSI-në, PSD, PDS, AK etj. Sipas kësaj plat-forme, PS bie dakord që t’u japë pushtet vendor të gjitha partive që marrin nga 500 deri në 1000 vota në nivel qarku dhe 5 mijë deri në 10 mi-jë vota në nivel kombëtar, pushtet në nivel vend e qendror për ato forca që marrin mbi 10 mijë vota në rang kombëtar, dhe pjesëmarrje në qeve-ri ato që marrin 1 mandat deputeti.

Nënshkrimi Për këtë qëllim, kryesocialisti Edi

Rama ka mbledhur në një takim ale-atët e vet, të cilëve u ka vënë përpara për të nënshkruar platformën e

bashkëpunimit në koalicion para dhe paszgjedhor. Kanë munguar në këtë takim kryetari i LSI-së, Ilir Me-ta, kryetari i PSD-së, Skënder Gji-nushi, dhe ai i PDS-së, Paskal Mi-lo, të cilët sipas burimeve nga PS, pritet të nënshkruajnë mar-rëveshje të veçanta, pasi dhe kush-tet e bashkëpunimit para dhe paszgjedhor do të jenë të ndry-shme nga ato që përmban platfor-ma e nënshkruar me të gjitha par-titë e tjera. Faktikisht bëhet fjalë për të njëjtën platformë bashkë-punimi me të cilën këto parti u njo-hën edhe në takimin e fundit të zh-villuar në selinë e PS-së gati 1 muaj më parë, duke përfshirë në të ndry-shime apo korrigjime fare të vo-gla, ku bie në sy rritja e pragut të votave që duhet të marrin këto forca në nivel qarku për të sigu-ruar pushtet vendor. Kështu, platforma propozon një proces institucional dhe transparencë bashkëpunimi ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe partive aleate, sindikatave, shoqatave dhe individëve me influencë publike që pranojnë me vullnet të lirë pjesë-marrjen në këtë bashkëpunim. Partia Socialiste si drejtuese e këtij koalicioni garanton vullnet të plotë për të bashkëpunuar me sub-jektet politike, shoqatat, sindikatat apo individë që janë të gatshëm të kontribuojnë për rotacionin poli-tik në Shqipëri. Dhe se përfaqë-suesit e saj në komisionet zgjed-hore dhe të numërimit të votave do

të numërojnë dhe ruajnë me kor-rektësi çdo votë të partive aleate. Në rast të fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, PS është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqë-son një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qa-rku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar, 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar Statusin e Nëpu-nësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike. Ndërkohë, për subjektet politike që do të ar-rijnë të marrin mbi 10 000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qen-dror. Gjithashtu, platforma e fir-mosur dje sanksionon se kur një parti politike e koalicionit, drejt-përsëdrejti, ka fituar një mandat n ë z g j e d hj e t e 2 3 q e r sh o r it , atëherë ajo ka të drejtë që të kërkojë një vend në qeverinë e ko-alicionit pas zgjedhjeve. Po kësh-tu, në të thuhet se partia që ka fitu-ar një mandat me anë të zbatimit të formulës së shpërndarjes së man-dateve, përfitimin e saj në lidhje me

qeverisjen duhet ta diskutojë edhe me partitë e tjera, të cilat e kanë plotësuar numrin që iu është dashur për të fituar një mandat.

Të mëdhenjtëNë takimin e djeshëm ku u firmos

platforma e bashkëpunimit kanë munguar partitë e mëdha të ko-alicionit, si LSI, PSD apo edhe PDS. Burime nga PS bënë të ditur se me këto forca do të nënshkruhen mar-rëveshje të veçanta, ku ekziston mundësia që PS të bjerë dakord që të fusë në listat e saj të zgjedhësve përfaqësues të këtyre forcave. Ndërkohë që siç raportohet, mar-rëveshjen e djeshme nuk e kanë firmosur në këtë takim as kreu i P L D - s ë , S p a r t a k N g j e l a , megjithëse ky i fundit ka konfir-muar më pas se ka nënshkruar një marrëveshje me vetë Edi Ramën, por pa bërë të ditur kushtet e këtij bashkëpunimi. Por që dje koalicio-ni ka nisur të firojë në numra, pasi KQZ nuk ka pranuar të regjistrojë dy prej tyre, duke bërë që tani për tani koalicioni të ketë vetëm 29 parti të regjistruara në KQZ. Ndërkohë, Partia për Mbrojtjen e Punëtorëve nuk ka pranuar të fir-mosë. Kështu, në total platformën e bashkëpunimit e kanë firmosur dje 31 parti, 2 prej të cilave nuk janë regjistruar nga KQZ, 3 të tjera do nënshkruajnë marrëveshje të veçanta, dhe 5 të tjera janë në proces diskutimi për të konfirmuar pjesë-marrjen në këtë koalicion.

4

zgjedhjetE SHTuNë - E DiEl 13-14 PRill 2013 www.MaPo.al

Vetëm 31 parti kanë firmosur dje platformën e bashkë-punimit. Një parti nuk ka pranuar të nënshkruajë. 3 parti të tjera presin të firmosin marrëveshje të veçantë, dhe nga 5 subjekte të tjera pritet konfirmimi i bashkëpunimit. Kush merr mandat deputeti, do jetë në qeveri

Partia Socialiste Partia Socialiste e Vërtetë 91 Partia Socialiste e Moderuar Partia komuniste Shqiptare Partia e Punës Shqiptare e reformuar Partia komuniste Shqiptare 8 NëntoriPartia për Prosperitet Demokratik (Nuk e regjistroi kQZ)Partia aleanca arbnore kombëtare Partia për Unitet kombëtare Partia e Gjelbër Partia e çështjeve Shqiptare Partia G99 Partia ardhmëria ShqiptarePartia për Drejtat e Emigrantëve Partia rruga e lirisë Partia kristian Demokrate Partia reformatore Demokratike Partia Toleranca e re e Shqipërisë Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Partia e Personave me aftësi të kufizuaraaleanca për Barazi e Drejtësi EuropianePartia e Punës e ShqipërisëPartia ambientalistePartia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve Shqiptarë Partia e Pajtimit kombëtar (Nuk e regjistroi kQZ)Partia Shqiptare atdheu Partia e Bashkimit republikan Shqiptar Partia Mendimi i Djathtë liberal Partia ligj dhe Drejtësi Partia lëvizja Demokratike për NdryshimPresin të nënshkruajnë marrëveshje të veçantëlëvizja Socialiste për IntegrimPartia Socialdemokrate Partia Demokracia Sociale Për të konfirmuar pjesëmarrjen në koalicionaleanca Popullore (lëvizja çame)aleanca për Demokraci dhe Solidaritetlëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve lëvizja DemokristianePartia Bashkimi për të Drejtat e Njeriutaleanca kuqezi nuk pranoi të firmosëPartia për Mbrojtjen e Punëtorëve

Zbulohet marrëveshja e PS me aleatët, lSi, PSD e PDS pakt të veçantë

koalicioni i opozitës

PlaTforMa

koalicioni

1 Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike

që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar, 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar Statusin e Nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon mar-rëdhëniet e administratës publike.

2 Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10 000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në

nivel lokal dhe qendror;

3 kur një parti politike e koalicionit, drejtpërsëdrejti, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 23 qershorit, atëherë

ajo ka të drejtë që të kërkojë një vend në qeverinë e ko-alicionit pas zgjedhjeve.

4 Partia që ka fituar një mandat me anë të zbatimit të formulës së shpërndarjes së mandateve, përfitimin e

saj në lidhje me qeverisjen sipas pikës 3.5 duhet ta diskutojë edhe me partitë e tjera, të cilat e kanë plotësuar numrin që iu është dashur për të fituar një mandat.

E SHTuNë - E DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

KQZ me 4 anëtarë regjistron 66 parti për zgjedhjeMungesa e tre anëtarëve të zgjedhur me propozim nga partitë e opozitës nuk ka penguar pjesën tjetër të Komis-ionit Qendror të Zgjedhjeve që të vijojë dje normalisht punën, duke miratuar të gjitha pikat që ishin në rend të ditës me 4 vota pro. Por tensioni i krijuar pas shkarkim-it të Ilirjan Muhos është reflektuar edhe në këtë komis-ion, në tavolinën e të cilit ishin vetëm kartelat me emrat e përfaqësuesve të propozuar nga opozita, ndërkohë që karriget kishin mbetur bosh pas dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës dhe vendimit të Jani Janit për të bojkotuar mbledhjen. Kështu kjo mbledhje e parë e KQZ-së vetëm me 4 përfaqësuesit e propozuar nga mazhoranca, ka nisur me debate rreth krizës ku është futur ky institucion pas shkarkimit të Ilirjan Muhos. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, ka deklaruar se KQZ tashmë ka humbur besimin e qytetarëve pas ven-dimit që Parlamenti mori më 15 prill, por homologu i tij demokrat Njazi Kosovrasti tha se KQZ mund të zbato-jë detyrat e saj për përgatitjen e zgjedhjeve me 4 anëtarë. Pavarësisht këtyre debate të fillimit, KQZ ka vijuar më pas shqyrtimit të rendit të ditës, duke miratuar fillimisht tre grupe nismëtare për kandidatë të pavarur dhe më pas ka regjistruar partitë politike që do jenë subjekte zgjedhore. Kështu 66 nga 72 parti politike janë regjis-truar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si subjekte zgjedhore për të garuar në parlamentaret e 23 qershorit. 6 parti KQZ i ka refuzuar për shkak të problematikës me dokumentacionin.

aleatët e PS-së duke firmosur platformën e bashkëpunimit

Page 5: Gazeta Mapo

5

q e r s h o r 2 0 1 3E SHTuNë - E DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

TIRANË Përpos kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, për të negociuar mbi një nisme të re për KQZ-në apo edhe qëndrimit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se është i gatshëm të negociojë për një formatim të ri të institucion-it të lartë zgjedhor, mazhoranca duket se nuk do të ndryshojë qëndrim. Kry-eministri Sali Berisha deklaroi dje pas inaugurimit të argjinaturave mbro-jtëse të lumit Drino, në Gjirokastër, se Rama po kërkon që të mos hyjë në zgjedhje. “Koalicionin, unë e kam cilë-suar si aleanca e ngjalave apo aleanca Koka. Kjo nuk më shqetëson fare, sepse secili merr vendimet e tij, në in-teresin më të mirë. Por qesharake është ideja e Ramës, i cili fluturonte nga gëzimi se morëm një pjesë të qe-verisë. Mori një pjesë të qeverisë, por nuk mori qeverinë. Dhe ideja e tij se duke shkuar në zgjedhje kanë shanse edhe qeveri e madhe edhe qeveri e vogël. Zero shanse kanë ata. Tani e ka kuptuar se në vend që të rriteshin, ja-në zvogëluar sa asnjëherë, janë në rekordin më të ulët historik. Pardje fil-loi, të shtyjmë datën e zgjedhjeve. As edhe një sekondë - ishte përgjigjja. ‘Po nuk hyj’. Mos të hyjë. Po kapitullon para se të shkojë në zgjedhje. Dje i bë-në presion të jashtëzakonshëm Jani Ja-nit dhe i thanë ‘ngri në verë’. A ngrin burri në verë?“, tha Berisha, duke vi-juar më tej: “Dje deklaronte brenda selisë mavi se komisionerët nuk i kthej, sepse nuk do të njoh zgjedhjet, po nuk fitova. Përgjigjja ime: kurrë mos i njih! Mua nuk më shqetëson se qëndron ai në krye të partisë mavi apo

të partisë tjetër. Ato janë jashtë ax-hendës sime. Axhenda ime janë qytetarët, janë këta burra dhe gra që kërkojnë rrugë, kërkojnë ujë, kërkoj-në qendra shëndetësore, kërkojnë shkolla, kërkojnë energji elektrike, kërkojnë punë për vete dhe për fëmi-jët e tyre. Kjo është axhenda ime. Ax-henda ime nuk mund të jenë kurrë marrëzitë e pafund të Edi Ramës. Ato le t’i mbajë për vete”. Kryeministri shtoi se Rama ka psikologjinë e bllo-kimit. “Bllokoi tre ligjet, tani thotë po bllokoj KQZ-në. Por ja që ligjvënësi kur ka bërë KQZ-në e ka parashikuar që Rama mund të bllokojë dhe nuk bllokon asgjë”, tha ai, duke kërkuar që Kushtetuta duhet të respektohet. Një reagim thuajse të ngjashëm, Berisha përcolli edhe gjatë inaugurimit të ujësjellësit të Ksamilit.

“Ai kujton se mund të lëvizë datën, por nuk lëviz as datën, nuk lëviz asgjë. Zgjedhjet janë më 23 qer-shor dhe zgjedhjet i ka të humbura. Fitorja është e ndryshimit të madh, e perspektivës së madhe. Ne jemi

ndryshimi - Përpara, përpara, për-para!”, tha ai. Për të njëjtën çështje, reagoi dje në Facebook edhe minis-trja e Integrimit, Majlinda Bregu. “Furtunë në gotë bosh do të vazhdo-jë të ngrejë Edi Rama, për aq kohë sa do të jetë i pushtuar nga mania për ta marrë me çdo kusht e çdo pazar, mbi apo nën tavolinë, pushtetin. Por s’po e kupton se ky fiksim po e dobë-son e çorodit aq shumë sa po ia nxjerr të palarat në shesh, pra po ia nxjerr zbuluar strategjitë e tij të shëmtuara elektorale. Siç u duk se ishte dhe kjo e fundit: urdhri që iu dha dy anëtarëve të tij të KQZ-së të japin dorëheqje. Në emër të prekjes së Kushtetutës!? Në emër të Muhos!? Sigurisht që jo. Ramës nuk i ka in-teresuar, nuk e ka njohur kurrë as ligjin, as Kushtetutën e as institucio-nin në këtë vend. Gjithçka që bën e ka vetëm për qëllimet e tij politike, për karrigen që ia ka nxirë krejt ar-syen e humbur edhe atë të paktin moral, nëse mund ta ketë pasur ndonjëherë”,- shkruan ajo në FB.

Berisha: Rama nuk mund të shtyjë zgjedhjet, ato janë më 23 qershor

Burrel, ish-themelues të PD-së i bashkohen PS-sëTIRANË Rreth 200 ish-themelues të PD-së së Burre-lit i janë bashkuar dje Partisë Socialiste. “Jam i zh-gënjyer dhe i mashtruar prej 22 vitesh, ku unë kam kontribuar dhe kam ardhur të denoncoj dhe të deklaroj publikisht: Qofshin të mallkuara këto 22 vite që kam mbështetur PD-në. Unë tani do të mbështes programin që do të rilindë Shq-ipërinë dhe do të organizoj shoqërinë dhe miqësinë që të ndjekin këtë rrugë. Unë besoj në rilindjen e demokracisë”, - është shprehur Hax-hi Llupa, njëri ndër themeluesit e parë të PD-së në fshatin Guri i Bardhë. Ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dje se Shqipëria ka nevo-jë për më pak tifozllëk dhe për më shumë qytetarë. “Shqipëria ka nevojë për më pak tifo-zllëk për partitë dhe për më shumë qytetarë, që kudo ku banojnë, në qytet apo në fshat, votën e tyre nuk e lidhin me besnikërinë e verbër ndaj partisë, por e lidhin me nevojën për të ndrysh-uar jetën e tyre. Përgjegjësi më i madh për këtë përçarje të madhe mes shqiptarëve është kry-etari i PD-së, i cili të gjithë instrumentet e luftës së klasave, e luftës me armikun e brendshëm, i mori dhe i vuri në përdorim në kohën e de-mokracisë, duke e kthyer PD-në nga një parti e shpresës së madhe në një parti familjare, që sot nuk ofron asgjë tjetër, përveç gënjeshtrave dhe dasisë”, - tha Rama ndër të tjera.

Reagon Rama: “O President, mos harro Sashenkën, se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës, që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”

TIRANË Tom Ndreca dhe Admir Thanza janë dy dekretet e Presiden-tit të Republikës, Bujar Nishani, për të plotësuar vendet bosh në Gjykatën e Lartë. Pas krijimit të vendeve vakante, si rezultat i largimit të Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit (që u emëruan pak kohë më parë nga Kuvendi si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese), Presidenti i Repub-likës hapi sërish procedurën e përzgjedhjes së dy kandidatëve të rinj. Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenti i Republikës, Bujar Nis-hani, kërkoi pak ditë më parë që të gjithë të interesuarit për në Gjykatën e Lartë të dorëzonin CV-të e tyre pra-në institucionit të Presidencës. Pas një kohe të shkurtër, kreu i shtetit sa duket nuk e pati të vështirë që të bëjë

përzgjedhjen, e cila për një nga em-rat e dekretuar pritet që të sjellë rea-gime të forta nga opozita. Bëhet fjalë për Tom Ndrecën, i cili u akuzua në mënyrë konstante nga Partia Social-iste si gjyqtari që certifikoi, sipas tyre, vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë në vitin 2011. Tom Ndreca kryesoi trupën e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjed-hor në zgjedhjet lokale të 2011-ës dhe asokohe trupa e drejtuar prej tij rrëzoi kërkesën ankimore të PS-së lidhur me pretendimet e socialistëve për shkelje të ligjit nga ana e KQZ-së për numërimin e votave të kontestu-ara. Pas dekretit të djeshëm të Nis-hanit, i menjëhershëm ishte edhe re-agimi i kryetarit të opozitës, Edi Ra-ma. Ky i fundit e përcolli pakënaqësi-në në faqen e tij në Twitter, duke i kërkuar Nishanit që të “shpërblejë” edhe një tjetër gjyqtare të kontestu-ar nga PS-ja për zgjedhjet e 2011-s, Sashenka Jonuzi. Edhe kjo e fundit ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve lokale të dy viteve më parë. “O President, mos harro Sash-enkën, se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës, që Tomën ta shpërbleni e

Sashenkën jo!”- ironizoi Rama me ve n d i m i n e Bu j a r Ni sh a n it . Ndërkohë, Tom Ndreca është gjy-qtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, që prej vitit 1994. Kandidatura tjetër e dekretuar nga presidenti Nishani është ish-anëtari i Gjykatës Kush-tetuese, Admir Thanza. Ky i fundit ka lindur në Shkodër dhe për një ko-hë të gjatë ai ka punuar si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Tiranë. Në vitin 2009 ai u zgjodh anëtar i Gjykatës Kush-tetuese, duke përfunduar mandatin e lënë përgjysmë nga Gjergj Sauli. Fusha e tij e ngushtë e ekspertizës është Civile dhe Kushtetuese.

Dy vendet bosh në Gjykatën e lartë, Nishani dekreton Ndrecën dhe Thanzën

Tom Ndreca kryesoi

trupën e gjyqtarëve të kolegjit

Zgjedhor në zgjedhjet

lokale të 2011-ës

Tom Ndreca

Kryeministri Berisha dje në Ksamil

Page 6: Gazeta Mapo

6 E SHTuNë - E DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Eduart halimi:

Kodi civil, shërbim i shpejtë për 100 mijë qytetarë TIRANË Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi sqaroi dje përfitimet që qytetarët do të kenë nga reforma civi-le e miratuar së fundmi në Parlament. Ndryshimet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile, sipas Halimit, sjellin përfitime të drejtpërdrejta tek qytetarët që do t’u duhet të zgjidhin çështje civile në gjykatë. “Përfituesit e drejtpërdrejtë janë të paktën 30 mi-jë qytetarë në vit, të cilët largohen nga dyert e gjykatave për t’i zgjidhur çështjet e tyre me më shumë lehtësi tek noterët. 100 mijë qytetarë të tjerë në vit që kanë konflikte civile gjyqë-sore do të përfitojnë shërbim më të shpejtë dhe më efikas”,- tha Halimi. Ministri renditi një sërë përfitimesh që qytetarët do të kenë nga reforma e paketës civile. Sipas tij, ndryshimet do të shkurtojnë kohë për përfitimin e dëshmisë së trashëgimisë dhe urdhrin e ekzekutimit. Po ashtu, zvogëlohen shpenzimet, pasi pagesat për këto shërbime në gjykatë kushto-nin nga 25.000 deri në 30.000. Me ndryshimet e fundit, dëshmia e trashëgimisë dhe urdhri i ekzekutim-it do të përfitohen pa qenë nevoja e një procesi gjyqësor, pasi do të jepen nga noterët me procedurën “One Stop Shop”. Nga ana tjetër, edhe sistemi i drejtësisë përfiton nga kjo reformë, pasi do të reduktohet ngarkesa e gjy-qtarëve, të cilët në harkun kohor të një viti duhet të shqyrtonin 15 mijë kërke-sa për çelje të trashëgimisë ligjore.

familja në gjermani, tenton të hyjë me forcë në ambasada TIRANË- Kërkonte bashkim familjar, ish-emigranti nga Fushë-Kruja ten-ton të hyjë me forcë në ambasadën gjermane në Tiranë. Policia shoqëron personin pas incidentit, ndërsa për të nisin hetimet nga policia e Komisari-atit Nr.3, për veprën penale të “prishjes së rendit dhe qetësisë pub-like”. Lajmi u bë i ditur dje nga burime të policisë së Komisariatit Nr.3, që thanë se Imir Kulla, 41 vjeç, u ndalua nga një prej patrullave që shërbejnë në territorin e bllokut të ambasadave pas kërkesës së punonjësve të amba-sadës gjermane ndaj policisë që të ndërhynte, pasi një person po tenton-te të futej me forcë në ambientet e tyre. Menjëherë pas mbërritjes së patrul-lës së policisë, 41-vjeçari nga Fushë- Kruja u ndalua prej efektivëve të pa-trullës dhe menjëherë u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.3 në kryeqytet. Nga hetimet e para, blutë e këtij komisariati kanë mësuar se 41-vjeçari, banues në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës, kishte qenë më parë në Gjermani, ku kishte jetuar disa kohë dhe se ka pasur edhe një martesë atje me një shtetase gjermane. Ndërkaq si-pas hetuesve, nga marrja e tij në pyetje Kulla ka sqaruar se në mënyrë të vazh-dueshme kishte kërkuar nga ana e au-toriteteve dhe ambasadës gjermane që ta pajisnin me vizë, apo t’i jepnin të drejtën për të udhëtuar në Gjer-mani, ku sipas tij jeton familja. Pa-varësisht pretendimeve të Kullës për të realizuar bashkimin familjar, ai

nuk ka mundur ta realizojë atë, dhe për këtë shkak sipas tij, ai është detyruar të realizojë edhe veprimin e mësipërm.

TIRANË Gjykata e Tiranës dënoi dje pedagogun e Gjeologjikut, Enver Qoku, i akuzuar nga proku-roria për “ushtrim ndikimi ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas gjykatës, pedagogu u dënua me 1 vit e gjysmë burg pas një procesi që zgjati 10 seanca gjyqësore. Prokuro-ria tha se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, duke marrë para nga studenti A. K, me qëllim ndërhyrjen tek pedagogë të Uni-versitetit Bujqësor të Kamzës. Akuza tha se i dys-huari ka marrë shumën prej 75 mijë lekësh nga studenti, të cilit i ka premtuar se do i paguante tek pedagogët e tij për të marrë disa provime. Në prill të vitit të shkuar, studenti A.K denoncoi në prokurori shefin e departamentit në Fakultetin Gjeologji-Miniera, Enver Qoku, i cili sipas tij i

kishte kërkuar para për t’i rregulluar provimet. Në dispozicion të akuzës studenti vuri edhe regjistrimin e disa bisedave që ai kishte bërë me pedagogun lidhur me këtë çështje. “Në proces-verbalin e transkriptit të bisedave të përgjuara dhe nga deklarimet e dhëna të personit që ka di-jeni mbi rrethanat e hetimit, ka rezultuar se në datën 9 korrik 2012, Enveri i ka thënë A. se ka komunikuar me Fatmirin, një per-son që do të ndërhynte tek ped-agogët e A. duke i kërkuar shumën e 20 mijë lekëve. Këto para do të jepeshin tek ped-agogia dhe shtetasi me emrin Fatmir”, - thuhet

në dosjen e prokurorisë. Më tej hetimet tregojnë se kallëzuesi i ka paguar rreth 50 mijë lekë ped-agogut Enver Qoku dhe ky i fundit paratë ia ka dhënë një tjetër personi që do të ndërhynte tek pedagogët e kallëzuesit. Por, pavarësisht se në këtë çështje kanë qenë të përfshirë edhe perso-

na të tjerë, prokuroria nuk ka mundur të zbulojë asnjë prej tyre, duke

dërguar si të pandehur në gjykatë vetëm pedagogun Qoku. Në përgjimet që kal-lëzuesi ka vënë në dispozi-cion përmenden emra per-

sonash që dyshohet se janë përfshirë në aferë, por askush

prej tyre nuk është identifikuar. l.Bakillari

ryshfeti, 1.5 vjet burg pedagogut të Gjeologjikut

Kryeekonomisti i Bankës Botërore, Indermit Gill nga Washingtoni, tha se eko-nomitë fqinje me Greqinë dhe Italinë janë fatkeqe. Ekonomia e Shqipërisë dhe rritja e saj është ndikuar shumë negativisht nga tregtia dhe marrëdhëniet tregtare me këto vende

Greqia dhe Italia janë epiqendra e krizës në Europë, çka ka sjellë një tronditje më të madhe në ekonomitë e shteteve afër tyre. Kanë kaluar pesë vjet dhe presionet po shtohen, ekonomia shqiptare e ka humbur rezistencën”, ka pohuar kryeekono-misti i Bankës Botërore, Indermit Gill nga Washingtoni, i cili para pak javësh pat vizituar Shqipërinë. “Në të shkuarën thuhej se sa më larg Brukselit të ndodheshe, aq më keq ishte. Tani kjo ka ndryshuar. Sa më

afër Athinës të jesh, aq më keq është”, - tha ai. Vetëm për shkak të marrëdhënieve tregtare që Shq-ipëria, Serbia dhe Bullgaria kanë me Greqinë dhe Italinë dhe ndikimit të sistemit bankar në këto vende, per-spektiva e rritjes është shumë e ulët. Në 5 vitet e krizës, Shqipëria ka mun-dur të shmangë recesionin. Rënia e kërkesës së brendshme dhe tkurrja e investimeve private është kompensu-ar falë ecurisë së mirë në sektorin e jashtëm, kryesisht eksporteve dhe in-vestimeve të huaja. Sipas Komisionit Europian, në 2012-ën, Shqipëria së bashku me Turqinë dhe Kosovën ishin tri vendet e vetme në rajon që mbajtën rritje ekonomike pozitive, teksa të gjitha vendet e tjera u rikthy-en në recesion. Por nëse kriza në Itali dhe Greqi vijon në të njëjtat ritme, zh-villimi i Ballkanit rrezikohet se-riozisht. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri para pak kohësh, Gill tha se dalja nga kriza për Shqipërinë duhet të fillojë nga rritja e ekonomisë, e cila sipas tij, do të ndodhë duke lehtësuar taksat

dhe klimën ndaj biznesit. Gill tha se lehtësimi i ambientit të investimeve, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e barrës fiskale për biznesin in-vestues dhe prodhues shihen si masa emergjente. Sipas Gill, në këtë mënyrë do të rritej ekonomia, do të rriteshin të ardhurat në buxhet e për rrjedho-jë do të ulej edhe niveli i borxhit. Një këndvështrim tjetër për daljen nga kriza ka dhënë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadem Il-ahi është shprehur se ulja e borxhit duhet të vijë nëpërmjet rritjes së tak-

save, ndërsa kryeekonomisti i BB-së thotë se ulja e borxhit duhet të vijë nëpërmjet lehtësimit të taksave dhe klimës së biznesit në segmentin prodhues. Por çfarë modeli po ap-likon qeveria shqiptare? Modeli i Bankës Botërore duket më i për-shtatshëm. Qeveria dy muajit e fun-dit ka çliruar nga pagesa e TVSH-së të gjitha makineritë që futen në ven-din tonë për investime, ka lehtësuar pagesat për të punësuarit rishtas, ka ulur taksat vjetore për automjetet, taksat për tokat bujqësore etj. Rritja e prodhimit dhe eksporteve shihet si themeli mbi të cilin do të bazohet rritja ekonomike në të ardhmen. Që nga viti 2000 eksportet janë tetëfi-shuar duke sjellë rreth 2 miliardë eu-ro në buxhet. Rritja e mëtejshme e tyre forcon vlerën e lekut. Me një lek më të fortë bëhet më e lehtë shlyerja e borxhit. Gill tha sa Shqipëria do të vazhdojë të jetë e ekspozuar ndaj zh-villimeve në eurozonë dhe veçanër-isht në Itali e Greqi, vende me të cilat lidhjet ekonomike janë më të forta.

BB: krizat në itali dhe Greqi, kërcënim për shqipërinë

“Nëse kriza në Itali dhe Greqi vijon në të njëjtat ritme, zhvillimi i Ballkanit rrezikohet seriozisht”, lajmëroi Gill

ekonomia

Kryeekonomisti i Bankës Botërore, indermit Gill

Greqia dhe Italia janë epiqendra e krizës në Europë, çka ka sjellë një tronditje më të madhe në ekonomitë e shteteve afër tyreakTUalITET

Page 7: Gazeta Mapo

SUlMIgjuETia PëR “DjaliN ME ZEMëR floRiRi”, Që TERRoRiZoi BoSToNiN

kush do ta fitojë kQZ?

çDo Të ShTUNë E Të DIEl www.MaPo.al

iNTERviSTa

Me forcën e arsyes apo me arsyen e forcës?! Ca muaj më parë, kur flirtonte me sms me Ilir Metën, pa arritur ta bindte plotësisht të nda-hej nga Berisha, Edi Rama e kishte shprehje të parapëlqyer. Do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit me forcën e arsyes. Mbrëmjen e të martës, ka menduar se arsyeja nuk mjafton. Ka ndryshuar sërish mendje. Denar Biba duhej të jepte dorëheq jen nga KQZ, në emër të arsyes së forcës dhe për të treguar forcë politike përballë vendimit të një nate më parë të Parlamentit, që zëvendësoi anëtarin e LSI në KQZ. Atë forcë politike që Ramës duket se ia ka rikthyer Ilir Meta. Jo vetëm për KQZ, por edhe me bash-kimin e votave në këshillat bash-kiakë e qarqet e vendit, ku u përm-

bysën brenda ditës raportet e mazhorancës së 8 majit 2011.

KQZ, por jo vetëm… Sipas një plani të mirëmenduar

dhe të mbajtur sekret nga dyshja Meta-Rama, (vetëm dy- tre vetë e dinin në PS të hënën në mbrëmje dorëheqjen e Denar Bibës), nga KQZ për tri ditë rresht do të vinin lajme për dorëheqje të anëtarëve të tjerë të opozitës. Drejtuesit e PD në këshillat bashkiakë dhe të qarqeve u propo-zuan për shkarkim dhe sa hap e mb-yll sytë, u rikthye turbulenca politike dy muaj para ditës së zgjedhjeve. Lëkundja e PBDNJ-së që e mbajti “të ngrirë” anëtarin e saj në KQZ e dëm-toi disi këtë plan, por nuk e pengoi Ramën dhe Metën që të kalonin bren-da tri ditësh në kërkes...

Baton haxhiu: NëSE RaMa-METa QEvERiSiN Si BERiSHa, RRëZojiNi ME PRoTESTë

i n t E rv i st ëh i sto r i

r E p o rta z hn o sta lg j i

K u lt u r ë

Kronologjia e pesë ditëve që futën në krizë zgjedhjet e 23 qershorit. Skenari Rama-Meta për të ulur në tryezë Berishën dhe çfarë synojnë me dorëheqjet e orkestruara në KQZ. Arsyet e indiferencës së Kryeministrit dhe lobimi i dy kampeve për të tërhequr pas vetes ndërkombëtarët

Faqe 7

Mediatori Baton haxhiu, i angazhuar personalisht në negociatat mes Edi ramës dhe Ilir Metës, rrëfen sesi marrëdhënia e tyre kaloi nga ngërçet e mosbesimet te bashkimi i pashmangshëm i 1 prillit"

Mijëra forca speciale kërkojnë derë më derë në qytetin 2 milionësh 19-vjeçarin nga çeçenia, që rezulton i përfshirë, sipas fBI, në sulmin terrorist që vrau tre veta në maratonën e Bostonit. Vëllai i tij 26-vjeçar u vra në përplasje me policinë.

Page 8: Gazeta Mapo

8 E SHTuNë - E DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

DoSSIEr

arion sulo

Me forcën e arsyes apo me arsyen e forcës?! Ca muaj më parë, kur flirton-te me sms me Ilir Metën, pa arritur ta

bindte plotësisht të ndahej nga Berisha, Edi Ra-ma e kishte shprehje të parapëlqyer. Do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit me forcën e arsyes. Mbrëmjen e të martës, ka men-duar se arsyeja nuk mjafton. Ka ndrysh-uar sërish mendje. Denar Biba duhej të jepte dorëheqjen nga KQZ, në emër të arsyes së forcës dhe për të treguar forcë politike përballë vendimit të një nate më parë të Parlamentit, që zëvendë-soi anëtarin e LSI në KQZ. Atë forcë politike që Ramës duket se ia ka rikthyer Ilir Meta. Jo vetëm për KQZ, por edhe me bashkimin e votave në këshillat bash-kiakë e qarqet e vendit, ku u përmbysën brenda ditës raportet e mazho-rancës së 8 majit 2011.

KQZ, por jo vetëm… Sipas një plani të

mirëmenduar dhe të mbajtur sekret nga dyshja Meta-Rama, (vetëm dy- tre vetë e dinin në PS të hënën në mbrëmje dorëheqjen e Denar Bibës), nga KQZ për tri ditë rresht do të vinin lajme për dorëheqje të anëtarëve të tjerë të opozitës. Drejtuesit e PD në këshillat bashkiakë dhe të qarqeve u pro-pozuan për shkarkim dhe sa hap e mbyll sytë, u rikthye turbulen-ca politike dy muaj para ditës së zgjedhjeve. Lëkundja e PBDNJ-së që e mbajti “të ngrirë” anëtarin e saj në KQZ e dëmtoi disi këtë plan, por nuk e pengoi Ramën dhe Metën që të kalonin brenda tri ditësh në kërkesën e dytë; atë për negociata me mazhorancën e Berishës për një KQZ të re, një marrëveshje të re. “Nuk ka më KQZ. Jemi të hapur për negoci-ata për riformatimin e saj, në bazë të ligjit, në bazë të kon-sensusit”, -do të dilte ha-pur Meta në ‘Top Story’

të enjten në mbrëmje, ndërsa kreu i deputetëve socialistë, Ruçi në sinkron kishte bërë të njëjtën gjë pak minuta më parë në Kuvend, kur kishte “ofruar” dakordësi për çdo propozim të PD-së,

i cili rikthen sovranitetin e KQZ-së. Sovranitet sipas të majtës, ndoshta me balancën e zakonshme 4 me 3 për mazhorancën, ndoshta 3 me 3, por me një kryetar të zgjedhur në mënyrë konsensuale nga Kuvendi?! E gjitha

kjo, nën mbikëqyrjen e ndërkom-bëtarëve, të cilët tashmë e kanë

në dorë planin Meta-Ra-ma, por nuk dihet në e

kanë refuzuar apo ja-në dakord ta kthejnë në një plan të për-bashkët pune, për t’ia paraqitur edhe palës tjetër. Sepse tani, siç tha dhe sekretari ligjor i LSI, Ylli Manjani: “ Kj o s ’ ë sht ë m ë

çështje ligji. Është çështje force dhe

çështje politike”. Por mbi të gjitha sepse “Berisha nuk rri e vështron”. Pasi ka ekuilibruar ditët e fundit jo pak qën-drimin e ndërkom-bëtarëve (veçanër-

isht të Arvizusë) me ardhjen e Jonathan Moore që kërkoi një KQZ të plotësuar, Berisha vijon ‘Town hall’-et. Nga jashtë Tiranës lëshon mesazhe domethënëse për “ngecje ngjalash në fyt aleancës së re”. Që më shumë se me Nard Kokën (një nga negociatorët e darkës së L a l ë z i t d h e m a r -rëveshjes së re Rama-Meta) kanë të bëjnë me planin e opozitës për ta ulur në tavolinë. E për Berishën, nuk mund të ketë bisedime në mes të lojës. Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të Berishës dhe një nga njerëzit më të

informuar për fijet që po luhen në prapaskenë tha se “deri tani çdo gjë është në hullinë e ligjit. Të presim se ç’do ndodhë”. Por deri kur? Cila është zgjidhja?

lufta e nervave dhe skenari i forcës Përgjigja nga mazhoranca se situata deri tani

është në hullinë e ligjit dhe se opozita duhet të plotësojë vakancat në KQZ, nuk ka qenë e pa-pritur për Ramën dhe Metën. Nuk mund të je-pej kaq lehtë e kaq shpejt një tryezë politike. Aq më tepër që Berisha nuk ka folur posaçërisht. Aq më tepër që bllokimit të KQZ-së nga të ma-jtët, nuk mund t i shkohej pas aq lehtë nga mazh-oranca me një pranim për tryezë politike. Të dy e dinë mirë se brenda një jave nuk mund të ar-rinin më shumë. Lëvizjet e opozitës përmblid-hen në ofertën e hedhur dy ditë më parë: zgjid-hje e re politike për një KQZ të re. Në variantin optimal për ta, dyshja Rama-Meta synon të ar-rijë maksimumin; zgjedhje të trupës së komis-ionerëve sërish në Kuvend me raportet e dikur-shme 4 me 3 në favor të mazhorancës ose vari-ant i dytë, një balancë 3 me 3 anëtarësh dhe një kryetar të zgjedhur me konsensus?! Propozime ka edhe për një KQZ të re me 9 anëtarë, siç ka qenë vite më parë, çka duket e vështirë në situ-atën e krijuar, pasi kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor që vetë socialistët dhe LSI e kanë mi-ratuar me konsensus. Kjo do t’i kthente LSI-së anëtarin e humbur në KQZ, por jo sipas rastit “Muho” dhe mënyrës së Berishës. Jo me shkar-kim. Një zgjedhje e trupës së administratorëve të zgjedhjeve në Kuvend me konsensus dhe zh-bërja e vendimit të mbrëmjes së të hënës, do të kishin shumë efekt në elektoratin e majtë, duke treguar se opozita e bashkuar mund ta ndalë Berishën dhe ta detyrojë që të marrë mbrapsht atë që bëri. Por jo vetëm kaq. Për ta bërë sa më të besueshëm alarmin te ndërkombëtarët dhe nevojën për një tryezë politike, opozita mësohet se ka në axhendë edhe problemin e listave të zgjedhësve. Sipas saj, janë ende 42 mijë votues pa adresë që mund të ndikojnë në rezultatin e 23 qershorit. Plani Rama-Meta kërkon megjithatë mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët pas shkarkimit të Muhos, folën hapur për shkelje të vijës së kuqe nga ana e Berishës, por pas bojkotit të KQZ nga ana e të majtëve kaluan shpejt në terrenin e ligjshmërisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve me një KQZ të plotë. Sin-jalet që vijnë nga opozita flasin për një mostërheqje të saj, për vazhdim të bojkotit në KQZ. Me apo mbështetjen e ndërkombëtarëve,

15Prill Mazhoranca, me votat e tre ish-deputetëve socialistë, kastriot Islami, asllan Dogjani e Gjovalin kadeli si dhe të zhgënjyerin nga marrëveshja rama-Meta, Dritan Prifti arriti të shkarkonte Ilirjan Muhon e lSI-së nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përtej paralajmërimeve të opozitës dhe të ndërkombëtarëve, Berisha e motivoi këtë shkarkim fillimisht me balancimin e kQZ-së, e më pas me faktin se Muho ishte shkarkuar në 2003 nga detyra e prokurorit, por ia kishte fshehur këtë fakt kuvendit.

Nga jashtë Tiranës lëshon mesazhe domethënëse për “ngecje ngjalash në fyt aleancës së re”. Që më shumë se me Nard Kokën (një nga negocia-torët e darkës së Lalëzit dhe mar-rëveshjes së re Rama-Meta) kanë të bëjnë me planin e opozitës për ta ulur në tavolinë

kroNoloGJIa E PESë DITëVE Që fUTëN Në krIZë ZGJEDhJET E 23 QErShorIT. SkENarI raMa-METa Për Të UlUr Në TryEZë BErIShëN DhE çfarë SyNoJNë ME DorëhEQJET E orkESTrUara Në kQZ. arSyET E INDIfErENcëS Së kryEMINISTrIT DhE loBIMI I Dy kaMPEVE Për Të TërhEQUr PaS VETES NDërkoMBëTarëT

Kush do ta fitojë KQZ?

Page 9: Gazeta Mapo

presioni do të mbahet ngritur. Do të kërcënohet me bojkot, duke thënë se zgjedhjet nuk do të bo-jkotohen. Ndoshta deri në afatin e fundëm të rrezikimit të zgjedhjeve. Afat, që askush hëpërhë nuk e di se cili është.

jani jani, loja e vogël dhe e hidhurDorëheqja e tretë në radhën e anëtarëve të

majtë të KQZ pritej të ishte ajo e Jani Janit të PBDNJ-së. Nuk erdhi, duke i dhënë pak shpresë mazhorancës dhe duke zhgënjyer Metën e Ramën. Edhe pse me një deklaratë “ngrirjeje” me të njëjtat motive si ajo e kolegëve të ikur, Jani Jani krijoi një lloj pështjellimi, pasi vota e tij në KQZ është vota e pestë. Ajo me të cilën ky komis-ion merr çfarëdo vendimi dhe nuk bie në bllo-kim. Përtej “ngrirjes” (e paligjshme dhe e pam-bështetur në Kodin Zgjedhor) e cila mund të kthehet në shkrirje, loja e PBDNJ duket se nuk të bëjë aq me bojkotin eventual që po duan të tregojnë PS e LSI. Ajo ka të bëjë me aleancat zgjedhore që do të bëjë PBDNJ. Mosfirmosja e një marrëveshjeje koalicioni nga ana e Dules me Ramën duket se e ka kushtëzuar veprimin e ngrirjes së Janit. Në 23 prill, pas tri ditësh, kur koalicionet të jenë regjistruar, anëtari i PBDNJ-së do të jetë më i qartë për të ardhmen e tij. Nëse Rama e Dule arrijnë akordin, Jani pritet të dorëhiqet. Në të kundërt, nëse PBDNJ bëhet pjesë e koalicionit të Berishës, Jani Jani llogaritet si i propozuar nga mazhoranca (sipas skemës së shkarkimit të Muhos) dhe ai duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur një vend anëtarit të tretë të opozitës në KQZ. Në këtë skemë, PBDNJ mbetet gjithsesi pa anëtar. Takimi i djeshëm i Dules me Fatos Nanon ishte sërish një detaj që tregonte se vendimi i PBDNJ e ka një peshë në të ardhmen e këtyre zgjedhjeve.

Berisha nuk rri e vështron Kryeministri nuk ka folur ende për ofertën e

opozitës, që kërkon zgjidhje politike. E injoron, dhe me këtë një përgjigje e ka dhënë. Të tjerë nga mazhoranca, si Bylykbashi dhe Strazimiri kanë thënë se s’mund të ketë bisedime në mes të lojës apo s’mund të ofrohen marrëveshje, kur pala tjetër e ka çuar situatën afër bllokimit. Ko-ri i madh këndon refrenin e frikës së Ramës për

humbjen e zgjedhjeve dhe se ai është bojkotues i pandreqshëm. Por Berisha dukshëm po luan në mbrojtje, pasi e ka situatën në favor. Pasi ka rimarrë shumicën në KQZ, ai tani sheh se kundërshtarët e tij janë në paligjshmëri, ose më e pakta në bojkot dhe kërkojnë t’i imponojnë rregulla të reja. Pasi përballoi valën e parë të re-agimeve të SHBA dhe BE që ishin kundër shkar-kimit të Muhos në Kuvend, me një gjetje të minutës së fundit (fshehjen prej tij të dekretit të Moisiut) arriti të paktën të mos përkeqësonte situatën me të huajt. Në këtë drejtim ka vulën e saj edhe kompania amerikane “Podesta Group”, e përfshirë këto ditë në një debat për “censuri-min” e deklaratës së Moore për mediat ndërkom-bëtare. Me lobimin në prapaskenë dhe me dorëheqjet e orkestruara nga opozita, pozicio-net te partnerët europianë dhe ata amerikanë u rifituan nga mazhoranca. Tashmë janë ata të dy,

Rama dhe Meta, që duhet të zbatojnë ligjin dhe të plotësojnë detyrimet, për të pasur zgjedhje në afat. Duke e lexuar deklaratën e amerikanit Moore dhe atë të Wollfarth si një apel për opoz-itën, mesazhi që vinte dje nga mazhoranca ishte “asnjë lëshim, asnjë ndryshim qëndrimi”.

Kë ndihmon vëllai i madh? Pas lëvizjeve të forta dhe me fundjavën për-

para, të dy kampet janë tërhequr në kërkim të strategjive të reja. Më së shumti, në kërkim të mbështetjes së të huajve. Njësoj si në përplasjet e tjera politike, në mes ka hyrë arbitri. Ndërkom-bëtarët edhe këtë herë do të duhet të ecin në një fushë të minuar me kurthe politike dhe kleçka ligjore. Meta ishte i pari dje që tregoi se po lobon për arritjen e një zgjidhjeje politike tek ambasa-dorët e rëndësishëm. Rogneri, i kthyer sërish në modë për negociata, ishte vendi ku ai u pa sa me ambasadorin e BE-së, Sekui, aq edhe me ata të SHBA e Gjermanisë, Arvizu dhe Holtkemper. Reporterët e Këshillit të Europës ndërkohë dje u shprehën se partitë politike duhet të bëhen bashkë për të zgjidhur çrregullimin në KQZ. Nga mazhoranca u lexua si mbështetje ndaj tyre. Në këtë simulim kaotik me matje forcash, i qa-rtë duket fakti se zgjidhja do të kërkohet nga ecejaket e arbitrave ndërkombëtarë. Derisa të shpiket një e tillë, dy kampet duken të ftohtë e të duruar. Në korridoret e selisë blu nuk kanë shumë shqetësim për afatet e djegura nga opoz-ita për anëtarët e rinj në KQZ. Aq më pak në seli-në rozë. Ligji thotë 48 orë afat për partitë, por Kuvendi ka kohë deri të enjten e javës së ardh-shme. Ndoshta edhe më tej. S’është gjë e re në këto anë që ligji të mos respektohet, kur vjen fjala për një çështje të tillë. Por opozita e përjash-ton tërheqjen dhe propozimin e zëvendësuesve. “Po të duan, ta bëjnë KQZ-në 7 me 0. Si në ’96-ën le ta mbajnë”,- tha Meta. Edhe ish-kryemin-istri Majko evokoi atmosferën e ’96-ës, kur tha se “ka shqetësim për manipulimin e zgjedhjeve. Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë përsëritjen e manipulimeve të ’96-ës”. Por’96-ta ishte prag lufte, ndërsa stuhia rreth KQZ-së zhurmon më fort ekraneve sesa në korridoret e dy kampeve politike. Zërat që dalin prej andej, duken në fakt si Tinguj Lufte!

9E SHTuNë - E DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Në këtë simulim kaotik me matje forcash, i qartë duket fakti se zgjidhja do të kërkohet nga ece-jaket e arbitrave ndërkombëtarë. Derisa të shpiket një e tillë, dy kampet duken të ftohtë e të duruar.

16 18Prill Nënkryetari i kQZ-së, Denar Biba jep dorëheqjen, duke e justifikuar atë me ndërhyrjen e mazhorancës në kQZ dhe me fyerjen që iu bë anëtarëve “të pavarur” të këtij institucioni. E ndërsa kjo lëvizje u komentua me nxitim si pjesë e mar-rëveshjes PS-lSI, një ditë më pas u tërhoq edhe anëtarja tjetër e opozitës, albana Shtylla. argumenti ishte ai i Denar Bibës, por zbuloi njëkohësisht planin rama-Meta për të futur në ngërç kQZ-në, 2 muaj para zgjedhjeve.

Prill opozita tentoi të marrë miratimin e Vangjel Dules, por ia doli vetëm përgjysmë me anëtarin e saj në kQZ, Jani Jani. Ndryshe nga ç’ishte plani, ky i fundit nuk u dorëhoq, por “ngriu” marrëdhëniet me kQZ-në, duke diktuar kështu tek kreu i opozitës edhe kushtet për aleancën me PBDNJ-në. aktualisht, të djathtët thonë se kQZ mund të funksionojë edhe me 4 anëtarë e një “të ngrirë”, duke fituar kohë për negociatat e pritshme.

KiE: Partitë të zgjidhin çrregullimin aktual TIRANË Dy bashkëraportuesit e asamblesë Parlamentare të këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar; dhe Grigore Petrenco nga Moldavia, e mbyllën vizitën e tyre në Tiranë me shqetësimin kryesor që lidhet me komisionin Qendror të Zgjedhjeve. ”…Vizita jonë ka përkuar me një peri-udhë të trazuar në lidhje me përbërjen e komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një organ që ne besojmë se jo vetëm duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm, por ka edhe një rol vendimtar në sig-urimin e zgjedhjeve të tilla. Ne nxisim fuqimisht të gjitha partitë politike të bëhen bashkë, në mënyrë urgjente, dhe të zgjidhin çrregullimin aktual që po ndikon në funksionimin e kQZ-së. këto zgjedhje janë gjithashtu vendimtare për vlerësimin e nevojës për vazhdimin e procedurës monitoruese të këshillit të Europës, si dhe për kërkesën e Shq-ipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. kjo i është bërë e qartë të gjithë per-sonave që kemi takuar gjatë kësaj vizite monitoruese”, thuhet në deklaratën për shtyp të dy bashkëraportuesve. Sipas tyre, do të ishte i pakonceptueshëm avancimi me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vazhdohet me procedurën monitoruese të këshillit të Europës. “Jemi të zhgënjyer që për ndryshimet legjislative, të diskutuara tashmë deri në njëfarë mase me BE-në, nuk është bërë progres në Parlament gjatë vitit që shkoi. Nënvizojmë në mënyrë të veçantë ndryshimet në ligjin për Gjykatën e lartë, ligjin e Shërbimit civil dhe rregulloren e Parlamentit. ”, thuhet ne deklaratë.

ambasadorët arvizu dhe Holtkamper dje në Rogner

Page 10: Gazeta Mapo

10 e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

Nëse rama-meta qeverisin si Berisha, rrëzojini me protestë

Mediatori Baton Haxhiu, i angazhuar personalisht në negociatat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, rrëfen sesi marrëdhënia e tyre kaloi nga ngërçet e mosbesimet te bashkimi i pashmangshëm i 1 prillit. “Rama dhe Meta nuk duhet ta bëjnë atë që Berisha dhe Meta kanë bërë. Është e thjeshtë. Duam rend juridik ku respektohet ligji e jo morali. Morali hyn në funksion vetvetiu.”

Aleksandra bogdani

Ba t o n H a x h i u k a përkrahur Ramën, pastaj Metën…Ber-ishën. Tash përkrah

rrotacionin! Sepse për të, dis-kutimi për politikën moraliste apo pragmatike nuk nxjerr gjë në dritë pa një kriter realist, siç është rezultati. Në këtë dritë e sheh Baton Haxhiu distancimin nga politikat e Berishës, por edhe fatin e nesërm të aleancës Rama-Meta. I njohur si mediator këtej e andej kufirit, Haxhiu

nuk e fsheh se është an-gazhuar personalisht në bash-

kimin e Ramës me Metën. “Dy vite më herët ka pasur ngërçe

dhe mosbesim të arsyeshëm. Ka qenë Meta i dëmtuar nga Rama në

vitin 2009, kurse Rama i dëmtuari në vitin 2011. Pyetja thelbësore ka qenë: Çka mund t’i ofrojë Doktori - zotit Me-ta në këtë mandat. Asgjë”,-argumen-ton Haxhiu në këtë intervistë për MA-PO-n. Ai komenton edhe pritshmëritë për këtë “martesë” të re, vizitën e Ramës në Kosovë dhe nevojën e për-bashkët të shqiptarëve për të pasur politikë që na bën me dinjitet.

Zoti Haxhiu, ju jeni njohur në Shqipëri si mbështetës i politikave të Berishës, deri në momentin që

ndryshuat publikisht qëndrim. Çfarë ndodhi realisht që ju largoi nga Kryeministri dhe ju afroi me Edi Ramën, me të cilin keni sot një marrëdhënie të afërt?

Analogjitë në periudha janë de-likate. Zakonisht ato japin njëherazi mësime të ndryshme. Nuk janë aq të thjeshta sa mund te gjykohen me thjeshtësinë maksimale me një pyetje po aq të thjeshtë, ku mund të thuhet dhe konstatohet se je me këtë apo atë lider. Për këtë arsye,do të mundohem të sqaroj disa momente gazetarie dhe aktivizmi në politikë: Një gazetar mund të ketë qëndrim publik përkrahës ndaj politikave të një per-sonaliteti dhe mund të jetë kritikues në një moment tjetër. Unë po e bëj detyrën time si njeri publik. Qëndrimet nuk i ndryshon vetëm një militant politik dhe mbetet peng i situatave partiake. Qëndrimin nuk e ndryshon edhe një njeri që ka interesa konkrete nga një forcë politike. Para se të përkrah Ber-ishën, kam përkrah Ramën, pastaj Metën dhe pastaj Berishën. Tash përkrah rrotacionin.

Nuk jam i pari që them se në politikë duhen parë rezultatet. Të gjithë jemi të bindur që diskutimi për politikën e drejtë (moraliste) dhe të pamoralshme (pragmatike) nuk nxjerr gjë në dritë, nëse nuk aplikojmë një kriter realist, atë të rezultateve. Dhe këtu themi di-rekt që kjo luftë për rezultate ka dësh-tuar. Si për paaftësi qeverisëse në man-datin e dytë, po ashtu edhe për gabime strategjike. Nga pikëpamja e rezultat-eve, që ka bërë kjo qeveri në këtë man-dat, mund ta quajmë qysh sot një poli-tikë të gabuar. Nëse një politikë nuk

krijon një rend juridik, dhe rendi juri-dik tregon qartë se çka është e lejueshme dhe çka është e palejueshme, atëherë nga ky mandat i dytë del gjithç-ka e qartë: Fundamenti i funksionimit të shtetit mbështetet në rend juridik, sepse rendi moral është përkëdhelës në një shoqëri - krahasuar me rendin juridik. Një moralist mund të jetë i sjellshëm, por edhe shkelës ligji. Pikër-isht, kur kemi të bëjmë me rendin juri-dik dhe respektimin e tij, atëherë s’kemi nevojë për asnjë dozë morali. Sepse çdo moral dhe amoralitet mbro-het ose dënohet përmes rendit juridik. Ka të drejtë Habermas kur thotë se ud-hës mes moralit dhe të drejtës dhe ligjit duhet të jemi pastër me të drejtën dhe ligjin. Kjo qeveri dhe doktori person-alisht - në shumë raste ka ndërtuar një kod moral me individët, por në të njëjtën kohë e ka shkel rendin juridik dhe ligjin. Në rastin e 21 janarit ka për-dor forcën pakrahasimisht të dhun-shme - krahasuar me dhunën që pro-testuesit kanë bërë. Një demonstrim i dhunshëm dhe i pashije nuk mund të shndërrohet në demonstrim vrasjeje. Një shtet i organizuar duhet të dijë të mbrojë veten nga një dhunë e lehtë… Nuk vriten njerëzit me lehtësinë e pa-durueshme. Ato vrasje s’kanë qenë as legjitime, as arsye për ruajtjen e shtetit dhe as për të mbajtur peshën e qe-verisjes. Ato vrasje kanë treguar orga-nizim të dobët shtetëror, duke përdor dhunë në emër të ruajtjes së institu-cionit. Po them se vrasjet janë bërë për të krijuar frikë te kundërshtari dhe jo për të vendosur qetësi.

Momenti i dytë ka të bëjë me zgjed-hjet në Tirane. Kthimi i autokracisë

Kjo qeveri dhe Doktori personalisht - në shume raste ka ndërtuar një kod moral me individët, por në të njëjtën kohë, e ka shkel rendin juridik dhe ligjin. Nga pikëpamja e rezultateve, që ka bërë kjo qeveri në këtë mandat, mund ta quajmë qysh sot një politikë të gabuar

për berishën

Baton haxhiu:

Page 11: Gazeta Mapo

11e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

mbi demokracinë. Berisha ka pasur rastin historik që të jetë historik në vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ka pasur rastin historik të vendosë de-mokracinë e brendshme brenda PD-së. Ka pasur rastin historik të jetë njer-iu që bën ekuilibrin e pushteteve. Ka pasur rastin historik të dalë nga poli-tika me elegancë të liderit europian. Jo të mbetet në politikë me sharmin au-tokratik ku vetëm biologjia mund ta heqë nga të qenit lider. Lufta me bi-ologjinë u takon donzhuanëve dhe dik-tatorëve, që nuk e kuptojnë realitetin me biologjinë dhe raportin me Zotin.

Momenti i tretë ka të bëjë me zgjed-hjen e Presidentit. Momenti i katërt ka të bëjë me gjykatat dhe sistemin juri-dik. Momenti i pestë ka të bëjë me me-diat dhe raporti nënshtrues-publik që u bën ministrave. Momenti i gjashtë ka të bëjë me ndërkombëtarët dhe armiqësimi me ta. Një armiqësim i pa-nevojshëm. Momenti i shtatë: Ka të bëjë me aftësinë e Kryeministrit për të qenë konfliktual në situatë të panevojshme..

Keni qenë një ndër predikuesit apo parashikuesit e bashkimit të Ramës dhe Metës, kur shumë e shi-hnin të pamundur. Ka të bëjë kjo me informacionin që kishit, apo më shumë me një apel, drejtuar atyre të dyve?

Isha personalisht i angazhuar. Dy vite më herët ka pasur ngërçe dhe mos-besim të arsyeshëm. Ka qenë Meta i dëmtuar nga Rama në vitin 2009, kurse Rama i dëmtuari në vitin 2011. Pyetja thelbësore ka qenë: Çka mund t’i ofrojë Doktori - zotit Meta në këtë mandat. Asgjë. Për Metën, politika do të ishte mundim dhe jo kënaqësi. E kam thënë edhe më herët se Ilir Meta i dha fund të drejtave të papërsosura politike. Ilir Meta është përcaktuar qartë të mos jetë antihistorik, sepse, ndryshe, nëse do mbetej brenda një institucionalizimi regresiv, do mbetej figura që e la Shq-ipërinë brenda moçalit. Dhe ky atribut për Shqipërinë e këtij shekulli nuk do mbahej me Doktorin, por do të ishte vulosur në lëkurën e Metës si një tatu dështimi. Metës i është kthyer shpresa politike tek e majta dhe nuk është poli-tikani që i shërben asgjësë, por i shër-ben një vizioni.

Po thoni që Meta po i shërben një vizioni, por përmes shkrimit tuaj i sugjeronit Ramës të mësojë që me Metën nuk duhet të qeverisë ashtu siç bëri Berisha. Çfarë duhet të bëjë ndryshe Rama nga Berisha dhe a besoni realisht se ai do të ketë mundësi të diktojë, kur qeverisja e tij do të jetë e varur nga numrat e Metës?

Berisha ishte arsye e besimit më 2005 dhe ishte vetë ndryshimi. Për shumë kë dukej e pabesueshme. Por më vonë vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha, deri në pikën zero të kor-rupsionit u deshën të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike. Pran-daj rruga morale nuk është e mjaf-tueshme. Ne duam sistem juridik. Dhe, Berisha e humbi betejën kur vendosi të mos kalojë nga moralja tek e drejta. Habermas e ka një sentencë të jashtëza-konshme mbi moralin dhe të drejtën, duke thënë se morali dhe lufta morale mbi të drejtën ka kuptim dhe është e dobishme nëse ka një rend juridik. Ber-isha e huqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi rastin të jetë historik në bër-jen e Shqipërisë, vend me rregulla dhe të drejtë. Rama dhe Meta nuk duhet ta bëjnë atë që Berisha dhe Meta kanë bërë. Është e thjeshtë. Duam rend ju-ridik ku respektohet ligji e jo morali. Morali hyn në funksion vetvetiu.

Ishte e qartë mbështetja juaj për këtë aleancë, edhe përmes shkrim-it-replikë me miqtë tuaj Bushati e Shkullaku…Cila ka qenë këshilla juaj për Edi Ramën para se aleanca të bëhej realitet dhe si e shihni sot aksionin e përbashkët Rama-Meta?

Kam folur për moralin dhe rendin juridik. Dhe nevojën e ndryshimit: Të jesh historik në rrotacion, siç e quan Andi Bushati ndryshimin në politikën shqiptare, ku Rilindja e PS-së është rrotacion dhe jo ndryshim, paraqet pikën e ndryshimit në Shqipëri. Dy miqtë e mi kanë të drejtë, dhe nuk mund t’i quash të huqura qëndrimet e tyre kur ndryshimin apo rrotacionin i quajnë si procese të papërsosura. E qa-rtë është se ajo që ka ndodhur me Ilir Metën dhe Edi Ramën - është larg nga e përsosura. Por miratimi dhe vënia në fuqi e kësaj të drejte të Ilir Metës për

ndryshim, që mund të quhet “ndry-shim i papërsosur”, është e drejtë më e fortë, shumë më e fortë sesa ai, Meta, të jetë me të drejtën antihistorike. Mbi të drejtën e papërsosur dhe të drejtën antihistorike - personalisht jam për të parën. Ideali i kërkuar nga Bushati dhe Shkullaku, për një rregull të përsosur dhe të kërkuar nga shumica shqiptare, e pranoj, se nuk është kërkesë - utopi. Përkundrazi për momentin kur po ndodhin ndryshimet e përcaktuara kjo kërkesë e shumicës në Shqipëri mund të përkufizohet si një cak ideal. Por a mund të flasim për të lejueshmen e ndryshimit që po e bën Meta apo për të palejueshmen e një rendi juridik që po merr pjesë ai dhe po kontribuon në kul-tivimin e tij. Kjo përplasje e të dy kon-cepteve na stërmundon të gjithëve dhe ka plot të tillë që po hulumtojnë të gje-jnë fillin e më të mirës për datën 23 qer-shor. Njëri pushtet, i Berishës dhe Metës, është i njohur dhe ka referencë; dhe i dyti i paprovuar dhe ka gjasë që mund të mos jetë rrotacion - por ndry-shim. Meta mund të kalojë nga një pragmatizëm dhe rutinë e palejueshme për të arritur te ndryshimi, në një kon-cept politik që kap Rilindjen si fjalë dhe e shndërron në parim dhe pastaj në cak ideal.

E majta e bashkuar është tashmë një realitet, por shumë njerëz shprehin dyshim për besnikërinë e Metës, duke parashikuar një rik-thim të tij te Berisha pas 23 qer-shorit apo edhe një divorc të radhës me Ramën. Si e parashikoni ju këtë aleancë, si në rast fitoreje, ashtu ed-he në rast humbjeje të koalicionit të majtë?

Mos u besoni shumë përrallave dhe imagjinatës që ndërtohet te njerëzit që kanë problem me gjumin.

Moraliteti ose më saktë imoral-iteti politik ka qenë një ndër çësht-jet më të debatuara pas 1 prillit në Shqipëri, ku më së shumti ka do-minuar ideja se në këtë prizëm të dyja palët janë njësoj. A mendoni ju se Berisha dhe Rama janë njësoj dhe ç’dobi do të sillte rrotacioni për vendin, në rast se do të kishim thjesht rrokadë kryeministrash?

Nëse Rama dhe Meta dëshirojnë të

qeverisin si Berisha në mandatin e dytë, atëherë në politikën shqiptare del se gjithçka është e mallkuar. Dhe duhen rrëzuar me demonstrim. Nëse ata bëjnë gabimet e njëjta, ata nuk duhet lënë që ta kenë mandatin e plotë. Nuk duhet kërkuar votëbesim nga ta. Duhen rrëzuar ata në shenjë proteste, se politikave mospërfillëse në shoqëri-në shqiptare u duhet dhënë fund. Pra ata duhen rrëzuar me protesta.

Ju i keni ndjekur nga afër taki-met e Ramës në Prishtinë, pak ditë më parë, ku jehonë mori shprehja e tij se “kosovarët ngatërrojnë Ber-ishën me Skënderbeun”. Në anal-izën tuaj, a e fitoi ndopak Edi Rama Kosovën, apo i mbetet ende shumë për të bërë për ta mundur Berishën atje?

Gjithçka ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është një keqkuptim. Për shkak të rrethanave nga e kaluara dhe për shkak të gjuhës së ashpër që një pjesë e Kosovës ka pas ndaj Partisë So-cialiste. Gjithçka këtu të kujton një keqkuptim të përbindshëm, të jashtëzakonshëm, shkaqet e të cilave na kanë zënë frymën. Jam munduar për një kohë të gjatë që shkaqet që i ka-në zënë frymën kësaj marrëdhënieje të qartësohen, të sqarohen derisa të ikin keqkuptimet dhe të gërmohet në ndërgjegjen e atyre që kanë bërë skizmën shqiptare brenda popullatës së Kosovës. Kam bërë mjaftueshëm që jeta e vërtetë shqiptare të kthehet në binarët e saj normalë. Edi Rama u kthye në Kosovë, sepse ishte për një ko-hë të gjatë i munguar në botën tonë. Ka bërë një luftë higjienike në Kosovë. Kaq.

Një analizë tuajën për politikën në Shqipëri dhe në Kosovë? Në këndvështrimin tuaj, kemi më shumë të përbashkëta apo dallime dhe a shihni ju një rrugë shpëtimi apo alternativë, që të dy vendet të kenë nesër një sistem dhe politikë më dinjitoze?

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk janë në rrezik. Janë në pikën e njohjes. Nuk janë në pikën e emocionit. Na duhet një politikë që na bën me dinjitet në dyja anët e kufirit.

E kam thënë edhe më herët se Ilir Meta i dha fund të drejtave të papërsosura politike. Ilir Meta është përcaktuar qartë të mos jetë antihistorik, sepse, ndryshe, nëse do mbetej brenda një institucionalizimi regresiv, do mbetej figura që e la Shqipërinë brenda moçalit.

Gjithçka ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është një keqkuptim. Edi Rama u kthye në Kosovë, sepse ishte për një kohë të gjatë i munguar në botën tonë. Ka bërë një luftë higjienike në Kosovë. Kaq.

për metën për ramën

Të jesh (anti) historik

E qartë është se ajo që ka ndodhur me Ilir Metën dhe Edi Ramën – është larg nga e përsosura. Por, miratimi dhe vënia në fuqi e kësaj të drejte të Ilir Metës për ndryshim, që mund të quhet “ndryshim i papërsosur”, është e drejtë më e fortë, shumë më e fortë sesa ai, Meta, të jetë me të drejtën antihistorike. Mbi të drejtën e papërsosur dhe të drejtën antihis-torike, personalisht jam për të parën. Ideali i kërkuar nga Bushati, Baze e Shkullaku, për një rregull të përsosur dhe të kërkuar nga shumi-ca shqiptare, e pranoj se nuk është kërkesë utopi. Përkundrazi, tash kur po ndodhin ndryshimet e përcaktu-ara, kjo kërkesë e shumicës në Shq-ipëri mund të përkufizohet si një cak ideal. Por, a mund të flasim për të lejueshmen e ndryshimit që po e bën Meta, apo për të palejueshmen e një rendi juridik që po merr pjesë ai dhe po kontribuon në kultivimin e tij? Kjo përplasje e të dy koncepteve na stërmundon të gjithëve dhe ka plot të tillë që po hulumtojnë të gjejnë fil-lin e më të mirës për datën 23 qer-shor. Njëri pushtet, i Berishës dhe Metës, është i njohur dhe ka refer-encë. I dyti – i paprovuar dhe ka gjasë që mund të mos jetë rotacion, por ndryshim.

Meta mund të kalojë nga një pragmatizëm dhe rutinë e pale-jueshme për të arritur te ndryshimi, në një koncept politik që kap Rilind-jen si fjalë dhe e shndërron në parim, dhe pastaj në cak ideal. Berisha ishte arsye e besimit më 2005 dhe ishte vetë ndryshimi. Për shumëkënd dukej e pabesueshme. Por më vonë, vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha, deri në pikën zero të korrup-sionit, u deshën të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike.

Berisha humbi betejën kur ven-dosi të mos kalojë nga moralja tek e drejta. Habermas e ka një sentencë të jashtëzakonshme mbi moralin dhe të drejtën, duke thënë se mora-li dhe lufta morale mbi të drejtën ka kuptim dhe është e dobishme nëse ka një rend juridik. Berisha e hoqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi ras-tin të jetë historik në bërjen e Shq-ipërisë vend me rregulla dhe të dre-jtë. Në luftën politike në Shqipëri ka një armë që e përdorin dy partitë e mëdha: lSI-në. Analogjitë historike janë delikate. Dhe japin edhe mësime të ndryshme. Por, ato njëko-hësisht ndihmojnë për të sqaruar idetë, ndonëse dallohen kohët për të cilat po flasim. Viti 2005 ishte vit i Ilir Metës dhe i ndryshimit të madh. Viti 2013 është vit i Ilir Metës dhe vit i ndryshimit të asaj që Ilir Meta i pat ndihmuar të jetë i rikthyer në push-tet për arsye parimore dhe historike për Shqipërinë. Ky rikthim ka qenë një fitore e të gjithëve, duke mohuar çdo të kaluar politike të Berishës. Kjo ndodhi sepse e keqja më e mad-he ishte përjetim që ndodhte, që për të gjithë, dhe për Berishën vetë, fitorja dhe kthimi ka qenë një përral-lë e bukur politike.

(Shkrim i Haxhiut për aleancën Rama-Meta, botuar

së pari në “Tema”)

koment

Page 12: Gazeta Mapo

12 E SHTuNë - E DiEl 13-14 PRill 2013 www.MaPo.alE SHTuNë - DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Mijëra forca speciale kërkoj-në derë më derë në qytetin 2 milionësh 19-vjeçarin nga Çeçenia, që rezulton i përfshirë, sipas FBI, në sulmin terrorist që vrau tre veta në maratonën e Boston-it. Vëllai i tij 26-vjeçar u vra në përplasje me policinë. Profilet e mistershme të dy vëllezërve dhe si njiheshin ata nga shokët e miqtë.

Më shumë se 1 milion bostonianë u mb-yllën dje në shtëpi, ndërsa forcat spe-ciale po kontrollojnë derë më derë në kërkim të të dyshuarit të dytë për aktin terrorist të disa ditëve më parë që u mo-ri jetën tre personave dhe plagosi 170 të tjerë. Dy vëllezër nga Çeçenia, por të emigruar prej vitesh në SHBA dhe që sipas ‘Boston Globe’ ishin të integruar mirë në komunitetin ku jetonin, dys-hohen për aktet terroriste ende pa një motiv të caktuar. Vëllai i madh, Tamer-lan Tsarnaev, 26 vjeç, një boksier e mundës amator, mbeti i vrarë pas për-plasjes me policinë një natë më parë, ndërsa mijëra forca speciale janë në kërkim të 19-vjeçari Dzhokhar Tsar-naev, i dyshuari i dytë. FBI zbuloi dy ditë më parë fotot e të dyshuarave,

ndërsa ra mbrëmë vonë në gjurmët e tyre pasi tentuan të vidhnin një maki-në dhe vranë një punonjës policie. Gjatë ndjekjes me makinë një tjetër polic u plagos rëndë, ndërsa nga au-tomjeti ku ndodheshin të dyshuarit, thuhet se u hodhën granata që lënduan 20 oficerë të tjerë, ndërkohë që lagja ku ndodhi ndjekja u zgjua e terrorizuar nga shpërthimet dhe të shtënat gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Autoritetet thonë se i dyshuari “me kapele të bardhë” për shpërthimet e së hënës, i njohur si i dyshuari numër 2, nuk është kapur dhe është “i armatosur dhe i rrezikshëm”. Policia ka paralajmëruar banorët e qytezës Watertown, rreth 8 ki-lometra larg Bostonit, që të qëndrojnë brenda dhe të mos i hapin derën askujt, përveç policisë. Transporti publik lokal është pezulluar. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur, disa biznese kanë pezulluar punën, ndërkohë që poli-cia po u kërkon banorëve në disa pjesë të Bostonit dhe në rrethinat në perëndim të tij të qëndrojnë sot në shtëpi. Makinat nuk lejohen të hyjnë ose të dalin nga qyteza Watertown. Autobusët po evakuojnë banorët e zonës, ndërsa vendi duket si një qytet fantazmë.

Media amerikane njoftojnë se vëllezërit jetonin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët thanë se i dysh-uari numër 1, me kapele të zezë në foto-grafitë e publikuara nga FBI-ja, u pla-gos për vdekje në një shkëmbim zjarri

Gjuetia për “djalin me zemër floriri”, që terrorizoi Bostonin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton ka thënë se negociatat mes Serbisë e Kosovës kanë përfunduar, tekstit i janë vënë firmat nga të dy kryeministrat.

“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë kë-tyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohim tani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap

më afër Evropës”, u ka thënë ashton gazetarëve në Bruksel. kryeministri i kosovës, hashim Thaçi, me të dalë nga takimi, marrëveshjen e ka cilësuar si historike. “Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndër-mjet shtetit të kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës ashton. kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës ashton. arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e kosovës, e subjektiv-itetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Thaçi.

Mediat serbe citojnë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të ketë thënë se “Serbia nuk e ka pranuar sot këtë marrëveshje”. “Unë i kam vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se ky tekst sot është gjithsesi më i përshtatshëm seç kanë qenë propozimet e deritashme dhe duke e quajtur “fitore” për Serbinë. Politika në Tiranë e përshëndeti mar-rëveshjen, duke e cilësuar si historike dhe një hap të madh përpara, por në Prishtinë dhe Beograd qëndrimet kanë

qenë kontradiktore. Qoftë Thaçi, qoftë Daçië, janë akuzuar për tradhti nga drejtues opozitarë. Teksti nuk është publikuar zyrtarisht ende, por është përfolur se ai përmban 15 pika. Prej tyre, pika e 14-të ka të bëjë me anëtarësimin e kosovës në mekanizmat ndërkom-bëtarë, e për të cilën pikë Daçiç ka thënë se janë marrë parasysh kërkesat e palës serbe për të penguar një anëtarësim të tillë. Por zoti Thaçi është përgjigjur duke thënë se, Serbia gjithmonë ka deklaruar fitore, edhe në qershor të vitit 1999, edhe në takimet e Vjenës. Nga radio ‘Evropa e lirë’

me policinë dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Autoritetet në spitalin ‘Beth Is-rael’ thanë se i dyshuari kishte marrë një numër plagësh, madje kishte shen-ja plagosjeje nga objekte që mund të ishin pjesë përbërëse e eksplozivit që ai përdori vetë.

Ndërkohë, në përpjekje për të ndër-tuar profilet e dy të dyshuarve për ter-roristë, ‘Boston Globe’ ka intervistuar një duzinë të njohurish të tyre, shokë klase, trajnerin apo shokë të stërvitjes, duke qenë se të dy merreshin me sport. Babai i të dyshuarve gjithashtu ka deklaruar se nuk besonte që djemtë e tij të ishin autorët. Babai i dy djemve ka ulëritur me të madhe kur ka mësu-ar për atë që kanë bërë djemtë e tij. “Nuk do e bënin kurrë këtë. Kurrë, kurrë, kurrë” tha Anzor Tsamaev, që jeton në zonën e Rusisë, të quajtur Makhachkala. “Ndjehem shumë keq. Pse ma vranë djalin? Djemtë e mi nuk vrasin. Ata i urrejnë armët. Si mund të bëjnë bomba ata?” tha ai. Ai u shpreh se djemtë e tij janë si engjëj dhe i bëri thirrje djalit të mbetur gjallë që të dorëzohej dhe të kthehej në Rusi. “Ke një jetë të tërë përpara”, i thoshte ai. E ndërkohë që media duket se ka pritur të zbulojë karaktere të izoluara, njerëz-it që i njihnin dy vëllezërit japin një pamje krejt tjetër. Ata janë të shokuar dhe nuk arrijnë ta besojnë këtë. Thonë se dy të rinjtë ishin mjaft miqësorë, të shoqërueshëm dhe njerëz që kurrë

nuk përfshiheshin në grindje. Në një foto-ese për stërvitjen në palestër, i ma-dhi, ai që mbeti i vrarë në përplasje, shfaqet si besimtar mysliman dhe shpreh njëfarë pezmi ndaj amerika-nëve: “Nuk kam mik asnjë prej tyre”, thotë janë “të çuditshëm”. Tamerlan Tsarnaev shpresonte nga ana tjetër të fitonte shtetësinë amerikane. Ai po stërvitej dhe ishte pjesë e një ekipi që do të garonte për t’u përzgjedhur si përfaqësues i SHBA-së në Lojërat e ar-dhshme Olimpike e në këtë mënyrë fitonte edhe të drejtën e qytetarisë. Tra-jneri i 19-vjeçarit Dzhokhar Tsarnaev, i cili po ndiqet për t’u kapur prej mijëra policësh, thotë se e kishte vendosur atë kapiten të ekipit dhe se ai ishte një nga më të mirët që kishte. “Një djalë me zemër floriri”, thotë burri, që është i shokuar dhe nuk arrin të besojë atë që ka ndodhur dhe si ishte maskuar aq mirë. I vetmi që duket se kishte një ide se kush ishin dy të dyshuarit, duket se është xhaxhai i tyre. Ai ka thënë se nuk kishte kontakt me ta dhe se i kishte mbajtur larg familjes së tij. “Nuk meriton të jetojë”, thotë ai për nipin, i cili po kërkohet shtë-pi më shtëpi në Boston. Ai tregoi se as babai i djemve nuk e ka ditur se çfarë bënin ata në Boston. Ndërkohë zona metropolitane e Bostonit mbeti e mbyl-lur deri në mbrëmje vonë. Mijëra policë ishin në kërkim të “djalit me zemër flo-riri”, i cili ka terrorizuar qytetin. Marrë me shkurtime nga ‘Boston Globe’

Nënshkruhet marrëveshja historike Serbi-Kosovë, ende të paqarta detajet

Tamerlan Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Page 13: Gazeta Mapo

planeti single

çDo Të ShTUNë E Të DIEl www.MaPo.al

Faqe 13

pErsonzhplanEti singlE

privatësiKolEKsionisti

FEnomEn

Nga Iva Tiço

Për sytë e Botës (dhe prishjen e qejfit tim)

Sonte, të gjithë te Marsela kur Marsela çibukaj ka koncertet e saj live, vendi ku ajo interpreton kthehet në pikë takimi për fansat. Por ka dhe mbrëmje të tjera, nga ato që preferon t’i kalojë me miqtë në shtëpi, pa zhurmë dhe tym duhani. ku ajo që gatuan është vetë Marsela, ato që janë specialitet i padikutueshëm: pastat e të gjitha llojeve …

ElaTase, kur sporti vendos rregullat

periudha kur ka qenë lojtare ngelet më e bukura për Ela tasen. si të mos ishte për vetë kampionen, kur shkëlqimi i saj te dinamo në periudhën e lavdisë së tij, është një kohë e paharru-ar për gjithë tifozët! ish-volejbollistja, që ka luajtur për plot 23 vjet, duke bërë zemrat e shqiptarëve më shumë se njëherë të ndihen krenare, rrëfen jetën sot, si nënë, bashkëshorte dhe pedagoge në akademinë e policisë, kur ende i kanë mbetur disa zakone nga vitet e volejbollit, bashkë me disa pengje.

përtej privatësisë

faqe 14

nuk u është dashur të trokasin në dyer të huaja. Bashkëpunëtorin e duhur e kanë gjetur brenda shtëpisë. a do të kishin qenë po kaq të suksesshëm nëse do të kishin punuar me të tjerë? nuk e dinë.

ajo që pohojnë me bindje të plotë është se, si vëllezër, funksionojnë mirë edhe si bashkëpunëtorë. ne kemi sjellë disa shembuj të suksesshëm, si vëllezërit laço, Kondi dhe Kotori.

një vëlla Për BashkëPunëtor

Page 14: Gazeta Mapo

14 E SHTuNë - E DiEl 13-14 PRill 2013 www.MaPo.al

pErtEj Privatësisë

Ela tasE Kur sporti vendos rregullat

Periudha kur ka qenë lojtare ngelet më e bukura për Ela Tasen. Si të mos ishte për vetë kampionen, kur shkëlqimi i saj te Dinamo në periudhën e lavdisë së tij, është një kohë e paharruar për gjithë tifozët! Ish-volejbollistja, që ka luajtur për plot 23 vjet, duke bërë zemrat e shqiptarëve më shumë se njëherë të ndihen krenare, rrëfen jetën sot, si nënë, bashkëshorte dhe pedagoge në Akademinë e Policisë, kur ende i kanë mbetur disa zakone nga vitet e volejbollit, bashkë me disa pengje.

Cili është mëngjes yt rutinë?Përgatitja vetjake, duke u ngritur më shpejt se pjesëtaret e familjes, përgatitja e mëngjesit për të gjithë dhe ngrënia e mëngjesit (të cilin e kam pasur rregull), pasi dal nga shtëpia për në shkollë në orën 7.00 (Akademia e Policisë është në Sauk).Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?Nëse është fjala për ushqimin ideal, janë produktet e drithërave, qumështin me mjaltë, djathin-gjizën pa kripë, një lëng portokalli...Nëse është fjala për një mëngjes ideal... për t’u ngritur pak më vonë, për ta pasur në tavolinë mëngjesin gati të përgatitur nga të tjerët, e cila nuk arrihet te ne... Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?Në shtëpi asnjëherë nuk më shijon kafeja,vendi i preferuar në mëngjes është në bar-kafe me shoqërinë e punës gjatë javës në shkollë dhe në fundjavë me shoqërinë time...Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?Kafeja e mëngjesit me njerëzit më të preferuar e më të dashur që shërben për një frymëzim të një dite, si në punë...ashtu dhe jashtë saj... A të pëlqen puna që bën, profesio-ni që ke? Duke qenë se profesionin e zgjedh me dëshirë, patjetër është e tillë...A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?Duke qenë në profesionin e mësimdhënies, detyrimet janë më serioze në zbatimin e afateve, si ditore, javore apo mujore dhe nuk ke mundësi të devijosh... Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?Kur je në marrëdhënie me studentët dhe mësimin, nuk ka vend për ndonjë “gënjeshtër të bardhë”, ndërsa jashtë mësimit mundet në ndonjë kohë të lirë...

A je dembele?Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembe-lizëm?Dembele është një përcaktim disi i largët për një femër, e cila edukohet me punë si gjatë shkollës, karrierës dhe familjes... mua më ka karakteri-zuar që punën e caktuar ta bëj sa më mirë, me maksimum, në qoftë se kam një objektiv për të realizuar... Ndoshta ky nocion i dembelizmit mund të më ketë kushtuar për të lindur një fëmijë të dytë, por është edhe objektive, pasi lënia e sportit pas 23 viteve shumë të lodhshme e të ngarkuara fizikisht e psikologjikisht, ishte jo e favorshme. Ku të zë dreka zakonisht? Drekën e konsumoj vetëm në shtëpi (rrallë ose me raste në restorante).Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?Në Tiranë rrallë, më pëlqen në vende panoramike (bregdet, malore).Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?Më ftojnë dhe i ftoj sipas rastit e festës...A je kursimtare?Me të ardhurat e detyrimet e ndryshme në familje, kursimi është relativ...A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?Asnjëherë në jetën time nuk e kam preferuar gjumin e drekës,vetëm pushim relaksi.Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?Në kopsht po, por në shtëpi jo me detyrim, por vetëm një pushim pa zhurmë...Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Fotografi të moshës së çerdhes, kopshtit apo shkollës fillore...Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Çdo kohë ka kujtimet e veçanta, por për mua, që më zuri dhe vitet më të bukura të jetës, ishte koha e aktivizimit me volejbollin me “Dinamon”... Po kujtimet e hidhura?Humbja e prindërve në këto 10 vitet e fundit, që nuk zëvendësohen me asnjë...Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar?Kur janë vërtet sekrete që nuk rrëfehen mundohem t’i mbaj vetëm për vete, përndryshe mund të rrëfehem te një person i besueshëm... Ditar kam mbajtur vetëm disa vite në gjimnaz e më pas jo... kam bërë gabim, sidomos në kohën e bukur të sportit, pasi tani shumë gjëra harrohen...Çfarë ka në portofolin tënd?Përveç monedhave të nevojshme, patentën, kartën e identitetit, kartën bankare, kartëvizita të të njohurve, fotografi të prindërve të mi, foto të djalit e të bashkëshortit...Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?Patjetër që e gjej ose i mendoj që në darkë për të mos humbur kohë...Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?Ngjyra pana me kafe...Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizu-es ambienti apo makine? Nuk kam ndonjë preferencë të

caktuar, por i provoj me nuhatje dhe i pëlqej, pasi dua dhe t’i ndërroj...Çfarë CD ke në makinë?Të gjitha rrymat e muzikës...Çfarë muzike ke zile telefoni?Zilen e zakonshme të Samsungut...A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?Sigurisht që kam, por takohemi sipas rastit jo shpesh, se koha është e limituar... A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?Jam e hapur për miqësi të reja, por varet dhe nga hapja e mikes së re...Ku rri zakonisht me miqtë?Varet, më shumë në lokale apo restorant... Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?Sipas rastit... Afër mesnatës...Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?Pasi kam mbaruar detyrimet në shtëpi, qetësohem duke parë TV, apo komunikoj në fb apo skype...Po idealja, cila do të ishte?Nuk kam ndonjë, mjafton që të jem e qetë për atë që kam realizuar gjatë ditës...Kur shkon për të fjetur?Në orën 11.00.Cila është uniforma jote e gjumit? Sa më lehtë...Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?Djalit në dhomën e tij dhe të fundit bashkëshortit...

mëngjEsi

orarEt

Vazhdon të respektojë regjimin e mbetur që nga koha e volejbollit: një mëngjes i ushqyeshëm dhe energjizant, ku nuk mungon një gotë portokall i shtrydhur.

Prej disa vitesh jep mësim tek akademia e Policisë, duke qenë e detyruar të zgjohet herët, që të dalë në orën 7 nga shtëpia dhe të jetë gjithnjë e përpiktë me afatet.

E SHTuNë - DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Ela Tase me bashkëshortin në londër gjatë lojrave olimpike 2012

Page 15: Gazeta Mapo

15E SHTuNë - DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Me kë jeton?Me dy shoqe. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Je e lirë të bësh çfarë të duash, pa menduar për një person tjetër qe ke afër. Po gjëja më e shëmtuar?Disa herë mund ta ndihesh veten vetëm. Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët, me dikë që nuk e ke njohur më parë? Nuk mendoj, sepse i lë prioritet rastësisë dhe jo sajimeve. Kush e ka “problem” beqarinë tënde?Askush, beqaria nuk është problem, është disa herë zgjedhje. Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si?Aha, aha ;) të gjithë gënjejnë mbi diçka të vogël në takimin e parë. Gjëra të vogla, o duke ekzagjeruar karakteristi-kat e vetes ose duke i zvogëluar ato. Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?Në fundjavë ose kam koncertet e mia, ose shkoj shikoj live-t e artistëve të tjerë. Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën? Varet nga mbrëmja, në fundjavë kur kam live, mbaroj shumë vonë punë dhe mund të jetë ora 2-3 e mëngjesit. Mbrëmjet e tjera i jetoj në shtëpi, kështu që barazoj orët e gjumit . Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose...diçka tjetër që shpreh urimin për një partner? Jashtë shtetit nuk ma kanë thënë ndonjëherë, nuk është prioritet martesa, nuk është në mentalitet. Kurse në Shqipëri zakonisht fillojnë të urojnë vajzat që në moshë të vogël. Me siguri që edhe mua më rastis të ma thonë si urim .Çfarë mendon kur e dëgjon? Gjithmonë e konceptoj si një limit mentaliteti ose fjalori, mendoj se ka

shumë gjëra të tjera që mund t’i urosh një personi, si për shembull “paç gjithmonë shëndet”, “të uroj të arrish sa më lart në karrierën tende”, ose “shpresoj që të udhëtosh sa më shumë në botë”, domethënë do dëshiroja që njerëzit të bindeshin që lumturia nuk ka të bëjë vetëm me martesën, por shumë, shumë gjëra të tjera që njeriu jeton në jetë. Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Më pëlqejnë, kam rastisur në shumë pak dasma dhe jam kënaqur . Po për dasmën tënde a mendon?Mendoj që nuk jam fanse e çmendur në përgjithësi e celebrimeve, por edhe mund të synoj për ndonjë festë shumë të vogël me miqtë më të ngushtë. Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?Janë miks, ka disa single, ka disa që bashkëjetojnë prej vitesh, ka disa të tjerë që janë martuar dhe kanë fëmijë të mrekullueshëm. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?Varet nga angazhimet e punës, por rastis shpesh, më pëlqen më shumë atmosfera që krijohet në shtëpi me miqtë sesa ajo e lokaleve plot zhurmë dhe tym cigaresh. Për çfarë shpenzon më shumë? Për udhëtimet. Nuk kursehem. Sa herë në javë gatuan? Për kë?Në Itali gatuaja çdo ditë pothuajse, në Shqipëri një ditë po, një ditë jo. Gjithmonë kuzhinë italiane. Po mësoj të gatuaj së fundmi edhe pjata tipike shqiptare. Cili është specialiteti yt? Pastat me siguri, spaghetti, fusilli, pennette, në çdo lloj mënyre ;). Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi...Me siguri TAXI.Deri kur do vazhdosh të jesh single? Deri kur të gjej personin e duhur që fati ka caktuar për mua .

Nuk është se jam ndonjë vajzë nga ato të mirat fare, me shpirt të qelibartë e që s’më del nga goja asnjë llaf i keq për askënd. Në shumë raste madje, jam një qelbësirë e vërtetë, sidomos kur takoj ca qelbësira të tjera, si puna ime, që ule-mi në ndonjë lokal dhe marrim nëpër gojë gjithë Tiranën (në fund të fundit kjo nuk është ndonjë gjë e keqe shumë, përderisa të tjerët çar s’thonë për ne, nuk u bë qameti të themi dhe ne për ta). Por është shumë e rëndësishme të them se nuk bëj kur-rë keq (së paku jo me dashje) dhe kam shumë, por shumë takt, ama. Ka plot gjëra që m’i vrasin sytë (sidomos këpucët e shëmtuara dhe celuliti që derdhet nga pantallonat e shkurtra), por kurrën e kurrës nuk i kam thënë të zonjës së këpucëve apo celulitit “uuua, po ti miiii, ku i ke psonisur këto këpucë, apo ç’të janë bërë kshu këmbët. Thjesht përpiqem që mos t’i mbaj sytë aty (sa e vështirë është kjo gjë) dhe llomotis ndon-jë gjë tjetër. Madje dhe kur shoqja më kërkon mendim të tipit: “Si të duken kto këpucët?” apo “Po unë kam apo jo celulit?”, për të parën i them që janë shumë të bukura, por jo në stilin tim, për të dytën se të gjithë kanë celulit, por mos ta vrasë shumë mendjen (ore, unë tani po e zbuloj që në mos hipokrite, qenkam gojëmbël!).

Nejse, sido që të jem, nuk ka asnjë gjë të keqe me faktin që jam njeri që nuk prish qejf dhe jap energji pozitive. Dhe duke qenë natyrë e tillë, normal që nuk dua që njerëzit me mua të bëjnë të kundërtën (për më tepër që kam shije shumë precise për të zgjedhur gjërat dhe nuk eksperimentoj kurrë aq sa të kem nevojë për opinion, dhe kofshët i kaloj në lupë 10 herë në ditë për të pikasur ndonjë gjurmë celuliti, që pastaj të marr masat).

Unë nuk kërkoj këshilla. Për asgjë. Por ja që më për-plasen surratit gjithë ditën. Sidomos për surratin. Ka nja tre katër vjet, që atëherë që bëra një trajtim të gabuar në një sallon me emër (vdektë inshalla, që del jep mend dhe në televi-zor ajo palo estetiste!), që më janë shfaqur ca njolla kafe. I shoh aty çdo ditë, e zezë mbi të bardhë. I shoh jo vetëm në pasqyrën e shtëpisë, ku farfuritin, por dhe në xhamat e makinës, aty ku mezi duken konturet… I shoh edhe në ëndërr dhe mendoj që asgjë që vesh nuk më tregon bukur vetëm për shkak të njollave. Se edhe ai fustani i paparë që ma kanë zili të gjithë, nuk duket bukur sepse nuk kombi-non ngjyra e tij me kafen e atyre dreq njollave. Dhe e vet-mja gjë që nuk dua të dëgjoj është fjalia: “Uuuaaa, po këto njollat pse të janë bërë?”, ose “E ke parë që të janë bërë njol-lat?” (po pse s’kam sy në ballë unë?!).

Pale ato këshillat nga një shoku im (goxha burrë!), që sa herë më sheh, më thotë t’i bëj me lëng domateje (ndoshta dhe funksionon, po vetëm se ai ma thotë me një lloj kompetence të tipit “mirë që më ke mua që dal me ty për kafe, kaq shëmtuar sa dukesh”, as që kam ndër mend ta provoj, madje, që të jem brenda, as në sallatë nuk dua t’i shoh domatet).

Kjo më kujton një shoqen time, që e superstresuar për puçrrat duhej të duronte gjithë dynjanë, që i thoshte se pse nuk bënte gjë për t’i hequr (“po të hoqa ty një dackë surratit do bëhesha më mirë?!”, duhej të përgjigjej kjo shoqja ime). Apo një gocë që kisha në shkollë, që sa herë i dilja përpara më thoshte që isha dobësuar shumë (ishte e bindur që unë sa herë mërzitesha, dobësohesha), derisa fillova të merrja masa dhe sa më dilte ajo përpara, nxitoja të thosha se kisha filluar di-etën… Aq fiksim ma ka bërë, sa dhe tani që i marr shpirtin vetes, duke kontrolluar ushqimin e duke bërë sporte, më djeg kur dikush më thotë që jam dobësuar. Si për shembull shitësja e lagjes, njëqindkilëshe, e lumtur, që sa herë i dal përpara më thotë pse jam bërë kockë e lëkurë (se i dashuri im nuk ka stomak të fortë si burri yt që fle me lopë!)…

Nuk ia them dot, edhe pse e meriton. Shkoj në shpi dhe vesh atë fustanin e paparë. Më në fund këtë vit njollat m’i hoqi një dermatologe e vërtetë, që nuk del në televizor, por që me sa duket nuk e ka kot diplomën. Shihem në pasqyrë dhe përsëri ndiej që fustani nuk duket bukur. Mos ua kam vënë më kot fajin njollave?! Mos thjesht nuk jam gjë? Baaah!

Për sytë e botës(dhe prishjen e qejfit tim)

Kur Marsela Çibukaj ka koncertet e saj live, vendi ku ajo interpreton kthehet në pikë takimi për fansat. Por ka dhe mbrëmje të tjera, nga ato që preferon t’i kalojë me miqtë në shtëpi, pa zhurmë dhe tym duhani. Ku ajo që gatuan është vetë Marsela, ato që janë specialitet i padikutueshëm: pastat e të gjitha llojeve …Këngëtarja e “The Voice”, që ka provuar të gjitha skenat e festivaleve shqiptare që kur ka shkelur për herë të parë në Shqipëri, pas kthimit nga Italia, rrëfen përvojën e ndryshme të të qenit single në një vend tjetër dhe këtu te ne. Për të urimi “në dasmë”, që e dëgjon vetëm këtu, duhet të zëvendësohet me diçka tjetër që uron shëndet, karrierë, ose udhëtime nëpër botë…

planEti sinGle SINGlE and the cITy

Sonte, të gjithë te Marsela

iva tiÇoDrejtore e Revistës Madame Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Në fundjavë kur kam live, mbaroj shumë vonë punë dhe mund të jetë ora 2-3 e mëngjesit. Mbrëmjet e tjera i jetoj në shtëpi, kështu që barazoj orët e gjumit

Në Itali gatuaja çdo ditë pothu-ajse, në Shqipëri një ditë po, një ditë jo. Gjithmonë kuzhinë italiane. Po mësoj të gatuaj së fundmi edhe pjata tipike shqiptare.

Page 16: Gazeta Mapo

16 e shtunë-e diel, 20-21 prill 2013 www.mapo.al

CMYK

Page 17: Gazeta Mapo

17e shtunë-e diel, 20-21 prill 2013 www.mapo.al

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

optikaGrand

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e për të gjithë rajonin.CARTIERGrand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,AlbaniaTel:0673001000; 0674006606; [email protected]; www.grandoptika.al

Page 18: Gazeta Mapo

fENoMENINuk u është dashur të trokasin në dyer të huaja. Bashkëpunëtorin e duhur e kanë gjetur brenda

shtëpisë. A do të kishin qenë po kaq të suksesshëm nëse do të kishin punuar me të tjerë? Nuk e dinë.

Ajo që pohojnë me bindje të plotë është se, si vëllezër, funksionojnë mirë edhe si bashkëpunëtorë.

Ne kemi sjellë disa shembuj të suksesshëm, si vëllezërit Laço, Kondi dhe Kotori.

Më mirë një bashkëpunëtor, se një vëlla

vëllezërit e kinematografisë

ervin dhe Guljem Kotori nisën të bashkëpunonin qëkurse i pari ishte student në vit të dytë për Regji në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Maru-

bi” dhe tjetri rishtar në gjimnazin “Çajupi”. “U krijua një grup teatri dhe im vëlla u caktua të punonte me ta” - kujton Guljemi, i cili fillimisht hezitoi t’i bashkohej grupit me gjithë inkurajimin e të vëllait.

Ama kur u bind, do të ishte aktori më i përkushtuar. “Është pak e vështirë të punosh me familjarë. Pasi të duhet të jesh më korrekti, më seriozi dhe të punosh më fort nga të tjerët.” Përkushtimi dhe rigoroziteti i të vël-lait i dhanë Guljemit shtysën e fortë drejt aktrimit. Nuk e la me shfaqjet teatrale që vinte në skenë grupi që u përgatit aq mirë prej vëllait të tij Ervinit. Pas filmit “Out of touch”, me regji nga Andi Deliana, ku Guljemi pati edhe rolin e parë kinematografik, erdhi roli kryesor në filmin me metrazh të shkurtër “Gurë ujë”, me regji të të vëllait, Ervin Kotori. “Propozimi i parë nuk isha unë. Madje as që më shkonte ndër-mend. Por e diskutuam bash-kë kush mund të ishte i prerë p ë r k ë t ë r o l . ” Nd ë r s a kërkonin, i vëllai i tha se e kishte gjetur aktorin e duhur, do të ishte Guljemi. “Unë lu-aja rolin e një djali autik. Duke qenë se unë jam fjalëpakë, parapëlqej të rri vetëm, vëllai duke i njohur këto karakteristika shumë mirë e mendoi se mund ta re-alizoja rolin”. Guljemi thotë që nuk ishte e gjitha vaj, kishte edhe mosmarrëveshje, tension dhe stres. “Ishte punimi i diplomës së Ervinit dhe ishte i përkushtuar me mish edhe me shpirt. Por duke qenë se ishte projekt studenti, nuk kishte para për të paguar aktorët e, si të thuash, sikur nuk bëhej edhe t’u kërkonte shumë llogari. Kështu që unë haja të bër-titurat për të gjithë”, tregon duke qeshur, ndërsa shton se bashkëpunimi me vëllanë është gjëja më e mirë që i ka ndodhur dhe do të donte ta vazhdonte gjatë. “Ervini më ka këshilluar shumë edhe për filmin ‘Agon’. E kishte lexuar skenarin pas meje dhe më jepte drejtime që më shërbenin shumë. Me të mund të flisja edhe për gjëra që nuk i ndaja dot me regjisorin.” Kanë në mendje plot plane edhe projekte, madje edhe krijimin e një kompanie që të mbajë vulë vëllezërish “Por paratë mungojnë” - shton Guljemi, i cili aktualisht është stu-dent në UET. Megjithatë, thotë se do të jetë gjithnjë pranë tij, kur Ervini të ketë projektet e veta. Në mos si aktor, si asistent apo ndihmës, do të jetë duke bash-këpunuar me të vëllanë.

janë krejt të ndryshëm, aq sa nuk janë bërë dot kurrë shokë të ngushtë për njëri-tjetrin. Por kjo gjë

nuk i ka penguar të bëhen bashkëpu-nëtorë shumë të mirë, që kur kuptuan se intuitën artistike, pasionin për televizionin e tërheqjen ndaj ekranit e kishin të përbashkët. Me kaq mund të punonin fare mirë me njëri-tjetrin, ashtu sipas mënyrës së tyre, pa u lodhur shumë për të gjetur një komunikim më të zakonshëm. As që ka çfarë u duhet, përderisa gjithçka kanë bërë, që prej fillimit të rastësishëm në TV Klan (kur Aleksandër Frangaj i bëri bashkë në vitin 2001) e deri sot e kësaj

dite, është shënjuar në sytë dhe vëmendjen e shikuesve si një sukses më vete. Kush do të pohonte të kundërtën e kësaj për “Gjeniun e vogël”?! “Maratonën e këngës popullore” a “C’est la vie”?! e të famshmet “Këngët e shekullit”, “Histori me zhurmues” e për shumë spektakle të tjera, që dy profesionistët kryeneçë - njëri ideator e skenarist dhe tjetri regjisor - kanë krijuar me duart e tyre, pa rregulla e ligje të shkuara e pa ndonjë formulë të gatshme në xhep! “Fillimisht kishim rrugë, plane e punë krejt të ndryshme. Asnjëherë nuk menduam dhe vendosëm ‘të bëjmë një markë tonën’, ose siç mund të ndodhë

me dy vëllezër që mund të vendosin ‘të bëjmë një biznes tonin’. Përveç që na bashkoi Klani, ishte gati rastësore që filluam të punojmë në projekte të përbashkëta. Unë punoja normalisht me regjisorët e tjerë të Klanit, ndërsa me Bledin filluam me ‘TV Titanikun’(më 1998), ‘Portën e fatit’, derisa një ditë vendosëm të realizojmë ‘Gjeniun e vogël’, si markë më vete”, tregon Pandi. E megjithatë, markën e tyre e krijuan krejt të pangatërrueshme, kur së bashku me kompozitorin Adrian Hila (që qetëson gjithmonë “gjakrat” mes vëllezërve), vulosën jo pak spektakle nën “Promotor”.

kolegë jemi, shokë s’jemi

Produkt 2 vëllezërish

“fillimisht kishim rrugë, plane e punë krejt të ndryshme. asnjëherë nuk menduam dhe vendosëm ‘të bëjmë një markë tonën’, ose siç mund të ndodhë me dy vëllezër që mund të vendosin ‘të bëjmë një biznes tonin’

Florian dhe Alban Kondi nuk kanë nevojë ta bindin tjetrin me fjalë të tepërta. Mjafton një shikim, pak shije nga ai përbërës me të cilin kanë ndër mend të ngjizin një krijim të ri në studion e tyre muzikore, dhe puna nis për së mbari. Kështu funksionon prej disa vitesh bashkëpunimi i tyre, me themelet te nuhatja për idetë e tjetrit dhe lidhjes biologjike që ua ka bërë të pathyeshme edhe atë profesionale. Kur Flori ishte në hapat e parë si këngëtar, me grupin “West Side Family”, kur shkruante tekstet e para, merrte pjesë në festivale për të rinj, por edhe kur vendosi të hapte studion e tij muzikore në vitin 2003 për t’i krijuar vetë këngët për grupin dhe këngëtarë të tjerë, nuk ia priste mendja se Albani, vëllai i tij i vogël, do t’i shndërrohej në bashkëpunë-torin më të besuar. As se ai do të kri-jonte grupin “Produkt 28” e aq më pak se pikërisht vëllai i vogël do

shndërrohej në çelësin e suksesit të studios së tyre, duke realizuar së bashku shumë produksione muzikore (Flori si tekstshkrues, ndërsa Albani si krijues i muzikës dhe orkestrues). “Studion muzikore e kam hapur në vitin 2003 dhe ndihej nevoja për një studio krijuese. Në Tiranë kishte shumë pak të tilla. Falë asaj studioje, janë krijuar shumë hite në tregun muzikor shqiptar”, tregon Dr. Flori. Por nuk e krijoi me idenë që ai dhe vëllai i tij Albani të bashkëpunonin. “Në atë kohë Albani ishte i vogël. E kisha vënë re pasionin e tij dhe dëshirën për të kënduar, por nuk kam dashur të ndikoj. Pasioni e bëri të përfshihej dhe e çoi studion një hap përpara”, pohon Flori. “Me tim vëlla jo vetëm që mund të bashkëpunoj suksesshëm, por edhe mund të besoj se gjithçka mes nesh është e vërtetë, e sinqertë”, përfundon Flori.

“është pak e vështirë të pu-nosh me familjarë. Pasi të duhet të jesh më korrekti, më seriozi dhe të punosh më fort nga të tjerët.”

18 E SHTuNë - E DiEl 13-14 PRill 2013 www.MaPo.alE SHTuNë - DiEl 20-21 PRill 2013 www.MaPo.al

Page 19: Gazeta Mapo

“Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanikë” të studiuesit Irakli Koçollari zbulojnë një marrëdhënie të afërt të pashait të Janinës me britanikët. Ndër të tjera, edhe një projekt i katër pashallëqeve shqiptare për të krijuar shtet të pavarur

Aida tuci

Ali Pashë Tepelena është ende një figurë e pan-driçuar plotësisht, sipas njërit prej studiuesve më të pasionuar të figurës së pashait të Janinës, Dr. Irakli Koçollarit. Pas librit “Policia sekrete e Ali Pashës”, studiuesi Koçollari vjen me një tjetër botim, ku zbulon për herë të parë marrëd-hëniet diplomatike mes Britanisë dhe pashait të Janinës.“Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat bri-tanikë” është përmbledhje e të gjitha dokumenteve që autori Koçollari ka arritur të sigurojë në arkivat britanikë. Në libër zbulohen bisedat sekrete të agjentëve britanikë, John Mor-ier e më pas dhe të John William Martin Leake me Ali Pashën. Por këto dokumente që botohen për herë të parë, hedhin dritë mbi një projekt të Ali Pashës për një Shqipëri të madhe, ku përf-shiheshin tri pashallëqe: ai i Beratit, Shkodrës, madje edhe me Sulejman Pashën e Seresit .“Nga këto dokumente zbulojmë se Ali Pasha ka patur një projekt për një Shqipëri të pavarur dhe se britanikët e kanë ndihmuar atë me armatime, por në të njëjtën kohë mësojmë ta shohim Ali Pashën në një dimension krejt tjetër nga ai që kemi ditur deri tani për Ali Pashën”, - thotë Dr. Irakli Koçollari në intervistën e tij. Por studiue-si Koçollari vazhdon ende të hulumtojë dhe të kërkojë rreth kësaj figure të rëndësishme të his-

torisë shqiptare. Ai prej vitesh po punon mbi 4 mijë fletë dokumentesh që ka zbuluar në arkivat e Greqisë, të cilat do t’i sjellë në gjashtë vëllime. “Janë dorëshkrimet e vetë Ali Pashës, të pabo-tuara ndonjëherë, që do të vijnë në serinë e gjashtë vëllimeve. Ne, deri tani kemi lexuar se çfarë kanë thënë të tjerët për Ali Pashën. Po Ali Pasha, çfarë ka thënë për ta?”….

Sapo ka dalë libri “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanikë”. Pas librit “Policia sekrete e Ali Pashës”, ju vini me një tjetër anë “sekrete” të pashait. Pse kaq i apasionuar për të zbuluar këto anë të Ali Pashës?

Kjo vjen në mënyrë të natyrshme, për shkak të asaj klime që është krijuar në tërësi dhe atij mendimi që ka opinioni shqiptar për figurën e Ali Pashës. Unë qëllimisht kur kam filluar qën-drimin ndryshe, kam pritur reagime dhe e kam pritur këtë pyetje. Këtu e 25 vjet më parë kur kam shkruar për Ali Pashën, gjithmonë kam patur mendimin (ashtu si gjithë shqiptarët) se do të më duhej të shkruaja për një tiran. Shkak për t’u drejtuar nga Ali Pasha kanë qenë kërkimet e mia para viteve ’90 nëpër arkiva të huaj. Po kërkoja dokumente për pavarësinë e Greqisë, sepse roli i arvanitasve ka qenë jashtëzakonisht i madh në pavarësinë e shtetit helen. Po kudo që gërmoja për arvanitasit më dilte roli i madh që kishte lu-ajtur edhe Ali Pasha në pavarësinë e fqinjëve. Të gjithë kapedanët kryesorë dhe pjesa më e madhe që janë shpallur heronj të pavarësisë greke ishin njerëz të trupave të Ali Pashës, të in-stitucioneve, por aty kishte dokumente dhe për rolin e tij të drejtpërdrejtë. Në këtë kuptim, dal-

ja e tij në mënyrë permanente në të gjitha doku-mentet më intrigoi shumë. Më intrigoi për fak-tin sepse ky ishte njeriu që ishte përcjellë si ti-ran, por nga ana tjetër shikoja kontributin e jashtëzakonshëm vendimtar të tij në rezistencën osmane në tërësi, por dhe në pavarësinë e Greq-isë, dhe ky kontradiksion i madh më bëri që të hulumtoja për ta trajtuar këtë figurë në të gjitha dimensionet. Janë mbi 163 autorë të huaj që ka-në shkruar për figurën e Ali Pashës, bashkëko-hës të tij, por edhe më vonë. Nga Europa, pady-shim, por edhe nga Moska, Amerika e deri në Japoni. Janë shkruar 22 opera, që për asnjë per-sonalitet shqiptar nuk është shkruar. Ndërkohë që Europa e lartësonte figurën e pashait shqiptar, ne e linim në errësirë duke e etiketuar si anadol-lak. Por ai ishte një njeri me kulturë. Ai ishte një njeri që dinte katër gjuhë të huaja: shqip, osman-ishte, greqisht dhe italisht. Dhe nëse do të beso-jmë Bajronin, ai thotë se Ali Pasha njihte shkëlqyeshëm edhe frëngjishten. Edhe Pukvili, që ishte armiku u tij, kur shkruan për të, thotë se bashkë me Ali Pashën diskutonim për Iluminizmin francez, për të drejtat e monarkëve, të shtetit dhe të drejtat e qytetarëve, për aktet e reja ligjore të miratuara dhe ato të rrëzuara; dis-kutonim për historinë e Revolucionit francez etj. Në fushën e arsimit, për herë të parë në histori-në e dy popujve, Greqisë dhe Shqipërisë, ai ndër-toi shkolla fetare, institucionalizoi shkollat në gjuhën amtare. Ai ndërtoi “Zosimenë”, ku janë shkolluar të gjithë rilindësit tanë. Ishte njeri që i hapi rrugë zhvillimit.

Figurë kontradiktore, gjithsesi...Po, sepse vinte nga një mesjetë e egër...

Çfarë fshihet në dorëshkrimet origjinale të ali pashës

IRAKlI KOÇOllARIPas 200 vjetësh kanë dalë në dritë edhe dorëshkri-met origjinale të Ali Pashës. Ato ruheshin në arkivat grekë. Irakli Koçollari ka vite që po punon mbi 4mijë dokumente, që janë arkivi personal i pashait. “Me këto dokumente ballafaqohemi me gjithçka që të tjerët kanë thënë për Ali Pashën dhe do shohim se ka shumë të pavërteta”, - thotë Koçollari. Dimë që Pukvili ka folur për masakrën e Kardhiqit, ku sipas tij, Ali Pasha vrau të pafajshëm. Në arkivin e Ali Pashës zbulohet një tjetër anë e kësaj medaljeje. Dorëshkrimet tregojnë se Aliu kapi komplotistët që kish paguar franca, dhe i ekzekutoi.

ÇDO të SHtuNë / DIElë WWW.MAPO.Al

Faqe 19

recensëPersonazh

Pyetsorishënime

vitrina

Albana Shala: Vetëm në poezitë e mia gjej strehë

Një histori pasioni dhe dashurie, tradhtie dhe pabesie mes gruas së bukur polake Marie Valevskës dhe burrit që nënshtroi Europën, Napoleon Bonapartit…

Poetja Albana Shala konsiderohet si befasi në letrat shqipe. E njohur së pari jashtë Shqipërisë e më pas në vendin e saj, ajo është rreshtuar mes emrave të spikatur të poezisë shqipe.

pyetsori

arta marku: dashuria nuk triumfon

përkthyesja

Kjo është një listë me armatime që Pashai ka marrë nga britanikët, që do të thotë se britanikët e furnizonin vazhdimisht me armë dhe topa. Në mënyrë sekrete i kanë dhuruar topa artilerie, armë gjyle, municion, pisqolla e pushkë të gjata, ashtu sikurse i kanë sjellë edhe anije lufte. Ali Pasha ndërtoi për herë të parë flotën shqiptare, të cilën e komandonin shqiptarë nga ulqini

Page 20: Gazeta Mapo

20 e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

klejd këlliçi

Roberto Morozzo della Rocca është i njo-hur për publikun shqiptar nëpërmjet librit ‘Kombi dhe Feja në Shqipëri’,

libër që gjithsesi ka pasur përhapje edhe për vetë natyrën e tij akademike, në rrethe rela-tivisht të ngushta. Libri i dytë i dedikuar Shq-ipërisë, ‘Shqipëria dhe Rrënjët e Krizës’, ka qenë kontributi që ndoshta e ka njohur Mo-rozzo della Rocca-n me pjesën më të gjerë të publikut shqiptar. Libri i dedikohet ndoshta periudhës më të errët të Shqipërisë në vitet e post-tranzicionit, e pakrahasueshme ndosh-ta me asnjë periudhë tjetër e ndofta vetëm në mënyrë të tërthortë me periudhën e viteve 1914-‘18. Shqiptarët përgjithësisht janë tërhequr gjithmonë nga librat që shkruhen për ta nga të huajt, për shumë arsye. Për atë më të parën, e një populli numerikisht të vogël që kërkon njëfarë legjitimiteti dhe njohje nga të tjerët. Arsyeja e dytë është ajo se shumica e ngjarjeve, vendeve apo njerëzve që bëhen pjesë e këtyre librave janë të prekshëm apo të njohur nga publiku. Kjo është akoma e më tepër e vërtetë kur flitet për vitin 1997, vit i cili është pjesë e memories kolektive dhe individ-uale shqiptare, ku pak a shumë të gjithë u prekën nga pështjellimi kolektiv që solli zh-gënjimi i parë i shqiptarëve me përballjen me ekonominë e tregut. Për të huajt, studiuesit apo gazetarë, 1997-ta shënoi ndofta rastin e parë, të vetëm por atë më të frikshmin e dësh-timit të një sistemi të hapur në një vend ish-komunist. Pavarësisht faktit se Shqipëria nuk bëri hapa prapa në raport me ndryshimet his-torike të viteve 1991-1992, kriza e vitit 1997 dha ndofta shenjën e parë të brishtësisë së de-mokracive të reja në Europën Lindore dhe Jugore. E më në fund po shumë studiues, si vendas apo të huaj, nuk ditën t’i japin shpjegim jo më krizës së nëntëdhjetë e shtatës, por as ristabilizimit të gati menjëhershëm të vendit, ndonëse ky i fundit u arrit me ndih-mën ndërkombëtare dhe operacionin ALBA. Aq e çuditshme ishte kriza shqiptare, saqë të vetmit që deri-diku arritën t’i gjenin një shpjegim ishin grupet anarkiste, ku Shqipëria përmendej si një nga shembujt e pakët të suk-sesit të një kryengritje të armatosur në rrëzi-min e shtetit.

Në këtë kuptim libri i Della Rocca-s nuk tenton të shpjegojë në mënyrë specifike vetëm ngjarjet e vitit 1997, por reflekton mbi to, duke analizuar dhe ngjarje historike që shkojnë nga fillimi i viteve të pavarësisë, në periudhën e Mbretërisë, vendosjen e regjimit komunist dhe më pas efektet e tyre në vendosjen e de-mokracisë në vitin 1991-‘92. Ai i përdor ngjar-jet e vitit 1997 për të shpjeguar një sërë fenomenesh që lidhen me procesin e formim-it të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Kështu au-tori ndërthur ngjarjet e vitit 1997 me ato që ai quan mitet e vjetra dhe të reja shqiptare. Mi-tin e pushkës së nënkuptuar si traditë dhe afirmim të identitetit individual shqiptar, në kuptimin e autonomisë lokale, mbrojtjes së vlerave që sipas autorit janë ato të familjes, si e vetmja strukturë sociale dhe ekonomike e qëndrueshme në historinë sociale dhe poli-tike të Shqipërisë. Ndofta të vetmet institu-cione sociale të cilat i shpëtojnë rrënimit në vitin 1997 janë objektet e kultit, të cilat janë të vetmet institucione publike deri-diku të pran-uara nga popullata dhe që garantojnë ruajtjen e traditës dhe kohezionit social ndër shqip-tarët. Autori më pas merr në shqyrtim mitin e konsumit dhe prosperitetit ekonomik, ar-sye themeltare, përtej asaj të lirisë, në ndry-shimin e regjimit dhe vendosjen e demokra-cisë. Gara për mirëqenie shihet si një prej ar-syeve që shtyjnë në ndezjen e etheve për pa-suri, të cilat më pas shfrytëzohen nga firmat piramidale, një irracionalitet dhe lehtësi me të cilën shqiptarët përballen me rregullat e pamëshirshme të ekonomisë së tregut.

Pjesa e dytë e librit i dedikohet pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe në Ballkan. Autori rreket të shpjegojë dhe marrëdhënien me Italinë, ku fatet e dy vendeve takohen disa herë në shekullin e

kaluar, si gjatë fashizmit ashtu si dhe gjatë periudhës së demokracisë. Morozzo della Rocca nuk lë këtu pa përmendur edhe ten-tativat e regjimit komunist, i cili me megalo-maninë e tij kërkon të shndërrohet në ‘fl-amurtar’ të revolucionit proletar. Gjatë viteve gjashtëdhjetë nuk janë të pakët stu-dentët dhe intelektualët italianë të cilët shohin, pa e njohur mirë, te Shqipëria ven-din më të përshtatshëm për realizimin e orto-doksisë komuniste. Për italianët e viteve gjashtëdhjetë-nëntëdhjetë (f. 96), Shqipëria do të jetë gjithsesi një vend i panjohur në më të shumtën e rasteve, por edhe simbol i rëndësishëm për ekstremizmin e majtë. Marrëdhëniet mes dy vendeve do të normal-izohen dhe njëkohësisht sforcohen me për-balljen e Italisë me pasojat e krizës eko-nomike shqiptare të pas viteve nëntëdhjetë dhe valët e panumërta të refugjatëve shqip-tarë që zbarkojnë në brigjet e Adriatikut. E megjithatë, politika italiane e konsideron Shqipërinë si një vend ku Italia mund të re-alizojë ambiciet e fuqisë së pestë ekonomike botërore në politikën e jashtme. Jo më kot autori shtjellon kalimin e beftë të shtypit ital-ian nga euforia e hapjes së Shqipërisë në vi-tin 1992, e parë shpesh si ‘krahina e njëzetë e Italisë’ në zhgënjimin e madh të përballjes me valët e refugjatëve. Della Rocca tenton të shpjegojë edhe frikën që kaplon qytetarin e mesëm italian, i cili përballet për herë të parë dhe në mënyrë masive me emigracionin e huaj në vend, pikërisht me shqiptarët. Këta të fundit kthehen në ‘shënjestër’ të privi-legjuar të shtypit përtej Adriatikut, sidomos kur bëhet fjalë për shfaqjet kriminale që lid-hen me shqiptarët dhe një pjesë të vogël të emigracionit. Italia, një vend tradicionalisht i prirur drejt emigracionit, nuk është e aftë të absorbojë apo të përballet me emigracio-nin e huaj në vend, përqindja e të cilit është ku e ku më e vogël se në vende të tjera të zh-villuara, si Gjermania, Franca apo Anglia. Shpesh shqiptarët bëhen shënjestër e privi-legjuar e forcave politike, të cilët ndërtojnë fushatat elektorale dhe mesazhin e tyre për publikun mbi frikën ndaj emigrantëve. Au-tori edhe këtu rreket të tregojë (f. 110) se sa normal është numri i krimeve që ka për au-tor emigrantë shqiptarë, në raport me krim-inalitetin në përgjithësi dhe se sa kjo hiper-bolizohet nga shtypi.

Pjesa e fundit e librit prek dy elemente të rëndësishme, atë të mitit të shqiptarit dhe normalitetit të shqiptarit në raport me ambi-entin ballkanik. Sipas tij, miti i shqiptarit është i ngjizur dhe ngritur në përpjekje për të ndërtuar identitetin kombëtar, i cili në mung-esë të fortë të elementeve të përbashkëta apo normale për vende më të zhvilluara, merret me elemente të tilla si e kaluara e pashlye-shme dhe e jashtëzakonshme e popullit shq-iptar. E kaluar që gjithsesi është ndikuar nga fati i historisë, shpesh jo i favorshëm për shq-iptarët. Ky mit, sipas autorit, është ndërtuar edhe nga të huajt, të cilët e kanë parë Shq-ipërinë si një vend ‘i paprishur nga marshi i modernizimit’ (f. 114). Në fund autori tenton të dalë me idenë e një vendi normal, e një po-pulli i cili megjithë idenë që ka për veten ndoshta nuk është ‘më i pashoq se të tjerët’ (f. 122). Si të gjithë popujt ballkanikë, edhe shq-iptarët janë pjesë e trashëgimisë së një qytetërimi të trefishtë roman, bizantin dhe osman. Qëndrojnë kështu disa karakteristi-ka tipike të popujve ballkanikë, si dashuria për kombin dhe atdheun, ndjenja e nderit, rëndësia e familjes, skepticizmi ndaj shtetit, tipike këto për shoqëritë para moderne. Gjithçka e ndërtuar pra në kuadrin e një sol-idariteti tipik familjar, i cili është jetik për shqiptarët.

Libri mbetet një tentativë për të shpjeguar me një logjikë thuajse normale krizën e vitit 1997, por edhe si një lexues i tejkalimit rela-tivisht të shpejtë të kësaj të fundit. Të njëjtat mekanizma që çuan në përshpejtimin e krizës sollën dhe tejkalimin e saj, si për të thënë se shqiptarët gjithsesi nuk i kanë lënë në dorë shtetit të zgjidhë të gjitha problemet e tyre.

kolana / 51 liBra 51 ide

roberto morozzo della rocca, ‘Shqipëria dhe rrënjët e krizës’

...dhe një popull që kishte 400 vjet nën Perandorinë Osmane. Por edhe pse vinte nga kjo mesjetë, Ali Pasha pati kurajën të shihte drejt Perëndimit. Po të shikosh këshilltarët që mbante pas vetes, asnjëri nuk ishte turk. Mehmet Efendiu ishte një milanez që dinte pesë gjuhë të huaja dhe kishte një kulturë perëndimore. Si këshilltar mbante dhe një shqiptar, nga më të diturit që, fat-keqësisht, figura e tij nuk është ndriçuar plotësisht. Quhet Haxhi Sherefi, një njeri me kulturë të paimagjinueshme, poet. Ai ka shkruar dhe një po-emë të panjohur për Ali Pashën, e cila është një bi-ografi në 10 mijë vargje. E kam gjetur këtë poemë të panjohur më parë në arkivat grekë. Është bio-grafia më e saktë e shkruar për Ali Pashën. Poema titullohet “Alipashaida”, ku Haxhi Sherefi ka shk-ruar për jetën, bëmat dhe veprimtarinë e pashait. Tjetër këshilltar kishte Kostandin Dukën, për të cilin, konsulli francez Pukvili shkruan me vlerësime të mëdha, sidomos për kulturën e tij, një njeri që kish njohje me Volterin e Didëroin. Tjetër këshilltar kishte Koletini, që më pas do të bëhej dhe kryeministri i parë i Greqisë. Një anadollak nuk mund të mbante rreth vetes njerëz kaq të mençur.

Çfarë ju shtyu të shkonit në arkivat britanikë dhe çfarë ju befasoi nga ajo që zbu-luat?

Ali Pasha vazhdon të mbetet edhe sot një pasuri e madhe historike dhe kombëtare. Për të ka ende ç›të kërkosh, ç›të mbledhësh e të trajtosh. Ali Pa-sha Tepelena ishte bërë faktor në Europë. Pasi mo-ri pushtetin rreth vitit 1782, ai u kthye në një hegje-mon të fuqishëm, duke u bërë faktor jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën, e cila në këtë ko-hë përjetonte ndëshkimet e përgjakshme nga fush-atat e Bonapartit. Trupat e këtij të fundit, pas push-timit të Italisë mbërritën në Prevezë, Pargë, Butrint, morën shtatë ishujt e Jonit, Korfuzin etj., që i takonin Venedikut. Në këto kushte dhe me syn-ime ekspansioni, Napoleoni çoi njerëz për të më-suar se si do të pritej një pushtim i mundshëm i ter-ritoreve të Pashallëkut të Janinës nga shqiptarët. Pas këtyre ndërmarrjeve franceze reaguan edhe anglezët, të cilët dërguan agjentët e tyre ushtarakë për të mësuar se cilat do të qenë hapat e mëtejshëm që po bëheshin imazhi i forcës goditëse ndaj francezëve. Duke parë të gjitha këto zhvillime, Ali Pasha dërgoi në Stamboll mesazherin e tij për të kontaktuar me britanikët. Britanikët e kuptuan menjëherë çfarë kërkonte pashai dhe dërguan agjentët e parë në Shqipëri. Një nga njerëzit e parë që erdhi në Shqipëri ishte John Morier e më pas u dërgua kapiteni i njohur, William Martin Leake, që ishte i dërguari personal i kryeministrit anglez dhe ministrit të Jashtëm, Xhorxh Kaninng, me mis-ionin për të vënë kontakte me Ali Pashën. Takimet e para mes tyre janë zhvilluar në fshehtësi të plotë për shkak të presionit francez dhe turk. Ata kishin si mision që të vëzhgonin edhe territorin. Të infor-monin britanikët se ku shtrihej Shqipëria, kush ishin shqiptarët, cilat ishin bindjet e tyre morale, politike, religjioze...Të gjitha këto janë kërkesa të shkruara nga kryeministri britanik, në rangun e detyrave që këta dy agjentë kishin marrë për Shq-ipërinë.

Si përshkruhet në këto dokumente Ali Pas-hai?

Ata e përshkruajnë si jashtëzakonisht i zgjuar dhe me kulturë të jashtëzakonshme “Dëgjon shumë dhe flet pak”, - shkruan një nga agjentët në raportimet e tij. Një njeri që kishte informacion për gjithçka ndodhte në Europë.“Është njeri që duhet patur shumë kujdes në komunikimin dhe atëherë kur mendon se e ke në dorë, ai të befason”. Nga kë-to informacione zbulohet se ai krijoi marrëdhënie shumë të afërta me Anglinë.

Cilat ishin arsyet e kësaj aleance?Ai kishte idenë e krijimit të një Shqipërie të

pavarur dhe për këtë i duhej një aleat i fuqishëm. Këto dokumente sekrete të zbuluara në arkivat bri-tanikë qartësojnë se marrëdhëniet e Ali Pashës me Britaninë e Madhe qenë të afërta. Ka një moment të rëndësishëm që raporton Leake. Ai e ka pyetur Ali Pashën se si do të reagonte nëse do të ketë një krizë të mundshme turke. Pashai është shpre-hur se, nëse do të ketë një krizë të mund-shme osmane, dëshira e tij është që të mobilizohet për të realizuar shkëputjen përfundimtare nga Porta e Lartë dhe të shpallë in-dependencën e shtetit të tij. Në vazhdim, për të detajuar

përgjigjen, Leake e ka pyetur Ali Pashën se “si do të reagonin dy pashallëqet e tjera shqiptare me të cilat kufizoheni, ai i Beratit dhe ai i Shkodrës?” Përgjigjja e Ali Pashës ka qenë tejet interesante: “Unë, - është shprehur ai, - kam biseduar me dy pashallarët shqiptarë, atë të Shkodrës dhe të Bera-tit, madje edhe me Sulejman Pashën e Seresit (qytet i vogël në Greqinë e sotme), dhe kemi vendosur që në një moment të tillë të krijojmë shtetin tonë të përbashkët”. Përmes këtij informacioni, Leake ndërsa njofton qeverinë e tij për bisedën e më-sipërme, shton se “ky qëndrim i Ali Pashës na ku-jton një qëndrim të para 4 viteve të Ibrahim Pashës së Beratit, i cili na ka pohuar në bisedë direkte të njëjtën gjë”. Ka fakte të tjera jashtëzakonisht me rëndësi, siç është një listë me armatime që Pashai ka marrë nga britanikët, që do të thotë se britan-ikët e furnizonin vazhdimisht me armë dhe topa. Në mënyrë sekrete i kanë dhuruar topa artilerie, armë gjyle, municion, pisqolla e pushkë të gjata, ashtu sikurse i kanë sjellë edhe anije lufte. Ali Pa-sha ndërtoi për herë të parë flotën shqiptare, të cilën e komandonin shqiptarë nga Ulqini. Nuk për-jashtoj faktin që britanikët ta kenë ndihmuar edhe financiarisht, ashtu siç dhe Ali Pasha i ka ndi-hmuar trupat britanikë në goditjet e para që u dha-në francezëve në ishujt e Jonit.

Por në fund ai u tradhtua nga britanikët…Lidhja e tyre e ngushtë zgjati nga 1803-1817. Pas

kësaj, anglezët për nevojat e tyre nënshkruan një traktat paqeje me Turqinë dhe kjo do të thoshte të mos e mbështesnin më Ali Pashën që i bënte karshillëk Turqisë. Por ka një të vërtetë, që an-glezët i ofruan mbrojtje atij dhe familjes së tij, megjithatë pashai nuk pranoi të largohej nga Shq-ipëria dhe pësoi atë fat që të gjithë e dimë.

Ka një vijimësi kolana e librave tuaj për Ali Pashën?

Deri tani unë kam parashtruar se çfarë thonë rusët, anglezët, francezët e të tjerë autorë të huaj për figurën e Ali Pashës, ndërkohë që nuk dihet asgjë se çfarë thotë vetë Ali Pasha. Tani, pas 200 vjetësh, kanë dalë në dritë edhe dorëshkrimet origjinale të Ali Pashës që ruheshin në arkivat grekë. Me këto dokumente ballafaqohem me gjithçka që të tjerët kanë thënë për Ali Pashën dhe do shohim se ka shumë të pavërteta.

Si p.sh?P.sh, Pukvili thotë se Ali Pasha u tregua shumë

barbar dh bëri masakër të tmerrshme ndaj të pa-fajshmëve të Kardhiqit. Ndërsa në arkivin e Ali Pashës zbulon se në Kardhiq ishin mbledhur të gjithë konspiratorët e paguar nga francezët me ga-ti gjysmë milion franga ari për të vrarë Ali Pashën. Dorëshkrimet e tij tregojnë se Aliu kapi komplot-istët dhe i ekzekutoi. Pra, s’paska qenë ashtu siç thotë Pukvili. Midis të tjerave, Ali Pasha akuzohet se dënoi krushkun e tij, pashain e Beratit. Mirëpo nga dokumentacioni del se pashai i Beratit kishte bërë një marrëveshje sekrete me francezët për t’u lënë portin e Durrësit, ku ata do të zbarkonin dhe do të godisnin Ali Pashën andej nga s’e priste. Kjo marrëveshje është kapur dhe është në dorëshkri-met e Ali Pashës. Jo vetëm kaq, por sekretari i pas-hait të Beratit është kapur nga rojet e Ali Pashës bashkë me një dokument në dorë, ku përshk-ruheshin veprimet e tjera që ata do të bënin, deri dhe helmimin e Ali Pashës. Madje ka dhe një do-kument të Napoleon Bonapartit që u thotë gjener-alëve të vet që të gjejnë mundësinë për ta helmuar Ali Pashën, duke i këshilluar të tregohen të ku-jdesshëm që të mos dalë dora e francezëve. Ali Pasha ishte bërë një pengesë e madhe për francezët në Prevezë. Ky fond do të ndriçojë jo vetëm pjesë të ndryshme të historisë, por edhe këndvështrim-in për figurën e Ali Pashës.

Page 21: Gazeta Mapo

21e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

PyEtëSORI I PRuStIt vitrina e liBrit

sociologjititulli: Pasojat e modernitetitautori: anthonny giddens Botues: uet Press

dy anët e modernitetitNë veprën e tij “Pasojat e modernitetit”, Anthony Giddens jep një këndvështrim tejet tërheqës e të ri rreth natyrës së modernitetit, si dhe të marrëdhënieve të veçanta që ai arrin të krijojë me for-mat shoqërore tradicionale. Pikëpamjet që shtjellon Giddens në këtë vepër mund të formulohen në këto pyetje dhe në përgjigjet e tyre respektive: Cila është origjina e modernitetit? Cila është natyra e modernitetit? Cilat janë pasojat e modernitetit?A është tejkaluar shoqëria moderne dhe, a është zëvendësuar ajo nga një shoqëri postmoderne? Për të zhvilluar një përshkrim sa më të qenësishëm të natyrës së modernitetit, autori përqendrohet në temat e sigurisë versus rrezikut dhe të besimit versus riskut. Për të, zhvillimi i institucioneve shoqërore moderne ka krijuar mundë-si shumë më të mëdha tek qeniet njerëzore për të gëzuar një ekzistencë më të sigurt dhe jetesë më të vlerësueshme se në çdolloj tjetër sistemi paramodern. Por moderniteti mbart, gjithashtu, edhe një anë të errët, e cila zë një vend të rëndësishëm në shekullin e tanishëm dhe që lidhet me natyrën periodike de-graduese të veprave moderne industriale, me rritjen e totalita-rizmit, kërcënimin për shkatërrimin e mjedisit dhe zhvillimet shqetësuese të fuqive ushtarake dhe armatimeve. Sot, Giddens konsiderohet si një figurë e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në një ikonë për shumë sociologë në mbarë botën; ndjekësit e mendimit të tij e konsiderojnë gjerësisht si një klasik të ri. Vlerësohet shumë për kritikën ndaj pozitivizmit në shkencat sociale dhe ndaj postmodernizmit, për rëndësinë që i kushton agjencisë sociale dhe për besimin në të ardhmen.

PuBlicistiKëtitulli: Kohë mashtrimeshautor: arben vata Botues: uet Press

publicistika e një gazetari në karrierëShtëpia Botuese universitare uEt Press ka nxjerrë në qarkul-lim librin “Kohë mashtrimesh”, me autor Arben Vatën. libri është një përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik gjatë periudhës 2004-2013: janë 101 artikuj të zgjedhur nga moria e atyre të botuar nga autori gjatë kësaj periudhe. Artikujt pasqy-rojnë ngjarjet dhe dukuritë e realitetit tonë gjatë kësaj periud-he, si kanë ndodhur, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm, në mënyrë tepër korrekte dhe me një gjuhë të thjeshtë. Në ren-ditjen e artikujve nuk është ruajtur rrjedhja kronologjike, pasi më tepër se një përmbledhje e thjeshtë, synohet ndërgjegjësi-mi rreth problematikave sociale e politike të vendit. është një mundësi e mirë për të risjellë edhe një herë në vëmendje mar-rëdhënie, ngjarje, episode, që ndonëse përfshijnë një periudhë të shkurtër, mund të shërbejnë si një burim i shkëlqyer refrence. libri ka 290 faqe dhe kushton 900 lekë.

epistolartitulli: Kuvend letrash me miqtë.autori: mustafa Kruja-merlika shtëpia Botuese: omsca-1

Kuvendi i letrave vazhdon me Koliqin, camajn etjKy është vëllimi i dytë i serisë “Kuvend letrash me miqtë”, botimi i së cilës filloi vitin e shkuar me letërkëmbimin ndërmjet Musta-fa Krujës dhe familjes Gjomarkaj e Atij dhe prof. Zef Nekajt. Në këtë vëllim botohet letërkëmbimi mes M. Krujës dhe gjashtë pro-fesorëve të shquar të universiteteve të ndryshme të botës, njëko-hësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini dhe Stavro Skendi. Ideja për të botuar atë pjesë të letërkëmbimeve të mbetur në arkivin e familjes, është nxitur edhe nga vlerësimi që personalitete si E. Koliqi apo K. Gurakuqi kanë shprehur për to. “Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi pat-en fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes, i shprehet prof. Koliqi në Shejzat me rastin e 70-vjetorit të lindjes së M. Krujës. Ndërsa K. Gurakuqi shkon edhe më tej. Në një letër ngushëllimi që i dër-gon familjes me rastin e vdekjes së tij, shprehet kështu :“Unë nuk do t’a harroj kurr e deri sá të jemë gjallë do t’i ruej me kujdes e me nderim letrat e Tija plot dashuní për mue personalisht, e për gjuhën shqipe veçanisht. Ndoshta do të vîjë koha, e për këtë i lu-tem me afsh Perendís, qi të më jepet rasa të mbledhi e të përm-bledhi krejt korrespondencën e Tij me miqt e shumtë qi ká pasë, e t’a botoj në vëllim të posaçëm.” lexuesi do të gjejë në mes të rreshtave të këtij libri ndërprerje të tilla (....). Duke mbajtur para-sysh faktin se letrat janë shkruar jo për përdorim publik, në to ka edhe fjalë, gjykime e shprehje që bëjnë pjesë në privatësinë e bashkëbiseduesve, e cila duhet respektuar në tërësinë e saj. është një rregull e shoqërive të qytetëruara, e vlefshme për të gjitha kohërat e për të gjithë individët e popujt. Jam munduar ta mbaj parasysh në punën time me këtë libër.  (eugjen merlika)

Albana Shala: Vetëm në poezitë e mia gjej strehë

Cila është ideja jote për lumturinë?Një gjendje e mrekullueshme, por shumë jetëshkurtër, që karakterizohet nga të qenit e munguar dhe nga një ndjekje për ta gje-tur.Cila është frika më e madhe?Të humb miqtë e familjen.Kë person të gjallë admironi më shumë?Të gjithë ata që me punë kapin majat e pro-fesionit të tyre, e u ndriçojnë rrugën të tjerëve.Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?Të qenit të kufizuar mendërisht dhe fiziki-sht.Ekstravaganca jote më e madhe?Nuk e di.Cili është udhëtimi yt i preferuar? Nëse mendoj mjetin, atëherë do të thosha një udhëtim me biçikletë apo me anije me vela. Është një udhëtim drejt së panjohurës, me një tempo njerëzore. Nëse e shtrij në ko-hë, atëherë çdo udhëtim për mua është i mrekullueshëm, pavarësisht nga mjeti dhe destinacioni, sepse të qenit në udhëtim ka vetë shumë kuptim. Nëse bëhet fjalë për destinacionin, padyshim kthimi në Shq-ipëri. Jo vetëm se takoj disa miq të mirë, por këtu takoj e ‘laj hesapet’ edhe me vetveten. Kjo më jep fuqi për të bërë përpara. Nëse imagjinoj një udhëtim të preferuar, ai do të ishte në kohë, në të kaluarën, kur ende nuk ishte ‘zbuluar’ Amerika dhe në të ardhmen, kur njerëzit të mos shfrytëzojnë planetin ashtu siç bëjnë tani, por të kenë arritur të shfrytëzojnë energji alternative. Në ç’rast mund të gënjesh?Kur mendoj që duke thënë të vërtetën lën-doj.Personi që përçmon më shumë?Një polic apo gjykatës i korruptuar.Cilat fjalë ose shprehje përdor më

shpesh?Shpesh përdor pa vend fjalën ‘më fal’. Ndoshta me vend fjalën ‘bir’ apo ‘zog’ kur iu drejtohem fëmijëve të mi. Pengu yt më i madh?Përpiqem t’i lëshoj pengjet e të mos i mbaj me vete.Kur dhe ku ke qenë e lumtur?Mendoj se lumturia më troket çdo ditë në derë, por duhet të jem e kujdesshme e t’i vë veshin që ta dëgjoj...Në ç’gjendje shpirtërore je tani?Përgjithësisht të mirë, sepse kam disa ide e plane të cilat ndikojnë të jem pozitiveNëse do të mundeshe të ndryshoje diç-ka nga vetja, çfarë do të ishte?Do të ngutesha më pak.Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?Ndoshta të ndërtuarit e një jete të re e të pa-varur në Holandë. Nuk e di a mund të quhet arritje...Po të vdisje dhe të mund të mishëro-heshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?Nëse do të besoja në mishërimin, do të më pëlqente të kthehesha në këtë botë si një zog shtegtar. Do t’i porosisja të gjithë miqtë që të mos vrisnin zogj e të mos hanin pata e ro-sa të egra...Cili është sendi më i çmuar që zotëron?Një biçikletë me dy çanta të mëdha, të cilën e ngarkoj si gomar sa herë bëj pazar. Më mbaron punë.Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?Kur njerëzit nuk kanë mundësi të ushqej-në, kurojnë apo shkollojnë fëmijët e tyre.Ku do të pëlqente të jetoje?Përpara disa vitesh kam shkruar një poezi me titull: “Mirë jam këtu ku jam”. Është një ode për Holandën dhe Amsterdamin, me dëshirën që të ndihesha mirë në vendin e ri

që kisha zgjedhur për të jetuar. Shpeshherë mendoj që në të vërtetë ndihem mirë vetëm në një botë imagjinare që e krijoj vetë. Ash-tu siç thotë Slauerhoff, poeti i madh holan-dez i shekullit të kaluar: “Allen in mijn gedichten kan ik wonen”, që e përkthyer është: “Vetëm në poezitë e mia mund të gjej strehë”. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?Të lexuarit. Pa këtë nuk do të isha një qenie e lumtur.Cila është karakteristika juaj më e spi-katur?Ndoshta dëshira e pakurueshme për të kr-ijuar një realitet që nuk ekziston, në të cilin ka vend për gjithçka që dua. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?Humori Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?ElegancaCilët janë shkrimtarët e preferuar?Të panumërt. Dhe aq sa frymëzohem prej tyre, po aq edhe ndruhem nga mjeshtëria e tyre.Cili është heroi yt në art dhe kulturë?Antiheroi.Kë ke heronj në jetën reale?Nuk kam. Kam njerëz që më frymëzojnë, por jo heronj. Që fëmijë kam ëndërruar të isha mike e Ana Frankut, Djemve të Rrugës Pal, Pinokut, Remit, Martin Eden, Jayne Eyere, David Cooperfield, Tom Saywer-it. Cilat gjëra nuk të pëlqejnë fare?Të qenit cingun dhe servil.Si do të të pëlqente të vdisje?Me mend në kokë. Në kohë paqeje me veten dhe me botën. Pa dhimbje.Cila është motoja juaj?Carpe Diem!

Poetja shqiptare Albana Shala konsiderohet si befasi në letrat shqipe. E njohur së pari jashtë Shqipërisë e më pas në vendin e saj, ajo është rreshtuar mes emrave të spikatur të poezisë shqipe. Jeton prej vitesh në Holandë, por “takimi” me vendlindjen është udhëtimi i saj i preferuar.

Page 22: Gazeta Mapo

22 e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

INtERVIStëme Arta Markun, përkthyesen e librit “Dashnorja e Napoleonit” e autores Christine Sutherland

dashuria nuk triumfon“Dashnorja e Napoleonit” është një titull

që tërheq vëmendjen. Përtej titullit, si do t’i përshkruani arsyet se pse lexuesi duhet të joshet nga ky libër?

Po, libri është me të vërtetë joshës. Sa për titul-lin, duhet thënë se në ato dy falë përmblidhet re-alisht brendia e librit. Pra, bëhet fjalë për një his-tori dashurie. Dhe meqë jemi te një histori dashu-rie patjetër që kjo josh, tërheq vëmendjen. E pastaj kjo histori dashurie është e Napoleonit. Nuk e teproj aspak po të them se nuk është një nga ato histori që mund të hasen përditë, madje nuk është as thjesht një prej historive të Napo-leonit. Është një histori e denjë edhe për një fic-tion. Për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, mund të krahasohet me një libër pjellë të fanta-zisë së një shkrimtari, edhe pse nuk i përket kësaj gjinie letrare. Libri është një biografi e mirëfilltë, për të cilën autorja ka bërë një punë të gjatë kër-kimore nëpër arkivat e dokumentet e kohës, ku ka pasur fatin të gjejë kaq shumë të dhëna sa për t’i ndërtuar me të vërtetë të gjallë protagonistët e historisë, personazhet që u vijnë rrotull atyre, e po ashtu sfondin të cilit nuk i mungojnë as “aro-mat” fine që janë në gjendje ta fusnin lexuesin në atmosferë.

“Aromat”, thoni, dhe, në fakt, ky libër ka një tipar: prania e hollësive të pafundme që i jep librit gjallëri…

Pikërisht ashtu, hollësitë e bëjnë lexuesin të ketë ndjesinë, gjatë leximit, se po sheh një film. Madje, pse jo, sikur është spektator i një ngjar-jeje që po ndodh mu aty, para syve të tij. Pra, ky libër mund të vizualizohet lehtësisht. Gati-gati të duket sikur i dëgjon kërcitjet e takave të bur-rave mbi mermerin e sallës së vallëzimit gjatë kërcimit; sikur dëgjon brambullimën e zjarrit në oxhakët e dhomave ku Napoleoni (mesa duket i paskësh pasur shumë për zemër oxhakët) shk-ruan dekretet në shoqërinë e heshtur ta Maries, që merret me qëndismën e saj; sikur dëgjon fësh-fërimën e mëndafshit të fustaneve të ballos, të krijuara në atelienë e stilistit të famshëm të ko-hës; gurgullimën e ujit të Vistulës nëpër brigjet shkëmbore gjatë dimrit të mbërritjes së Napo-leonit në Varshavë…

Ka edhe hollësi të një natyre tjetër, që i shtoj-në vlera të jashtëzakonshme librit, të cilat përm-bushin kureshtjen e pashuar të lexuesve. Tek e fundit është kureshtare të dish, për shembull, ri-tin e tualetit mëngjesor të Napoleonit, që duket se ka qenë maniak ndaj pastërtisë: larja e trupit në një vaskë me ujë shumë të nxehtë, e dhëmbëve, pastrimi i gjuhës me një rrashinë argjendi, ma-sazhimi i trupit me furçë me qime të ashpra… pa harruar kurrë parfumosjen. Ose, është kureshtare të dish këndvështrimin e Napoleon-it ndaj imazhit të jashtëm femëror, vëmendjen e tij ndaj detajeve, gjë që teorikisht duhej të tingël-lonte e pazakontë për një fitimtar betejash… Ka me të vërtetë në libër hollësi të pafundme, befa-suese për lexuesin, interesante.

Të kthehemi tek ajo që thatë më sipër: his-tori e denjë për një fiction?

Po. Mendoj se një histori të tillë një shkrimtar mund ta trillojë: është një vajzë e re dhe e bukur që ka pasur në jetën e saj një idhull. Idhulli, pa-pritur zbret nga qielli dhe ulet mu mbi tokën ku ka këmbët ajo. Pastaj, ja ngase Maria është shumë e re, ja ngase është natyrë shumë romantike dhe

nuk e kishte çuar kurrë në mend më parë se id-hulli i saj ishte njeri prej mishi dhe gjaku, me ta njohur tronditet. Terrorizohet madje, kur zbu-lon mashkullin tokësor te heroi qiellor dhe ndje-sia e parë është që t’ia mbathë prej tij. Dhe pastaj një aristokraci e tërë ngrihet në këmbë t’i mbushë mendjen gruas së re shumë parimore, të martu-ar dhe për me tepër me fëmijë, që t’i përgjigjet dashurisë së një burri “për hir të interesave të larta”… Dhe pastaj, vjen radha e rivalitetit, edhe pse të heshtur, mes gruas dhe të dashurës; vjen tradhtia, dhimbja, humbja…Shkurt: një grua gjithnjë është në rrugë, në ndjekje të dashurisë dhe sa më shumë ajo shkon drejt saj aq më shumë dashuria i largohet… Nëse kjo grua, e shenjuar nga fati me tragjizëm, nuk do ta kish pasur em-rin Marie Valevska dhe dashuria që ajo e ndoqi gjithë jetën nuk do të quhej Napoleon Bonaparti, por do të bëhej fjalë për dy emra anonimë, a nuk do të thonit se është një fiction i arrirë?

E megjithatë, nuk është fiction?Dhe prandaj libri ka akoma më shumë vlera.Gjatë leximit e gjeja veten herë pas here

duke i vënë në garë gratë e librit: ndieja një lloj keqardhjeje për Jozefinën sa herë autor-ja flet për dashurinë e Napoleonit ndaj Maries, e pastaj keqardhje ndaj kësaj të fun-dit kur në skenë hyri Mari Luiza. Cilën nga këto gra ka dashur në të vërtetë Napoeoni?

Të dyja. Edhe Jozefinën edhe Marien. Madje edhe në kohën kur historitë e këtyre dy grave mbivendosen, sërish Napoleoni i donte të dyja. Se-cilën me mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme. Edhe pse të dyja i la për të tretën, Mari Luizën, me të cilën vetëm dashuria nuk e lidhi.

Pra, dashuria nuk triumfon?Ka shumë thënie, aforizma, të shprehura

ndryshe në këndvështrimin e formës, por thelbin, përmbajtjen, e kanë pak a shumë si kjo që thatë ju. Pra: dashuria nuk triumfon.

Kush dashuronte më shumë Marie Velevs-ka apo Napoleoni?

E vështirë të vihen në peshore dashuritë e njerëzve të ndryshëm. Gjithsecili dashuron në mënyrën e tij, por kjo nuk do të thotë se njëri dashuron më shumë e tjetri më pak. Në rastin e Maries dhe Napoleonit, ndryshimi është qysh në fillim: ai, burri ambicioz, pushtuesi i pangopur i botës; ajo, gruaja e bukur e rritur brenda kornizës së moralit katolik, pa ambicie përtej mureve të shtëpisë së saj. Dhe patjetër që njerëz kaq të ndry-shëm edhe dashurinë e shprehin apo ofrojnë në mënyra shumë të ndryshme. S’kishte sesi Napo-leoni të vinte dashurinë, sado e fuqishme të ish, të parën në listën e interesave të tij. Qëllimin e ekzis-tencës së tij ai nuk mund ta sakrifikonte për hir të një pasioni. Kurse Maria ishte në çdo çast e gatshme për të sakrifikuar për dashurinë, sepse çdo gjë që mund ta sakrifikonte ishte më e vogël se arsyeja për të cilën sakrifikonte.

E çuditshme edhe marrëdhënia mes dy grave…

Autorja nuk përshkruan reagimin e Jozefinës ndaj Maries. Por e bën të qartë se Maria ishte e kujdesshme që të mos i shfaqej Jozefinës, ndosh-ta për shkak të kompleksit që kishte se i kishte marrë gruas së ligjshme diçka që ishte e saj. Pra, pati një hendek mes tyre përsa kohë Jozefina ishte gruaja e Napoleonit. Kur Napoleoni e la Jozefinën dhe u martua me Mari Luizën e Austrisë, duket,

rivalet e dikurshme i afroi humbja e përbashkët. Mesa duket, thelbi njerëzor është i njëllojtë në të gjitha kohët, në të gjitha vendet.

Shumë personazhe në këtë libër: janë pothuaj të gjithë protagonistët e peran-dorisë napoleoniane. Dhe të gjithë janë ndërtuar me hollësi, së paku për atë pjesë që i ka interesuar autores t’ua ndërtojë…

Po, dhe autorja e ka pasur këtë shans, duke pasur parasysh faktin se asokohe mbajtja e di-tarëve dhe lënia e kujtimeve ishte një gjë shumë

e zakonshme. Dhe kur bëhet fjalë për di-tar, pra për një lloj bashkëbisedimi

me veten, së paku teorikisht men-dohet se kemi të bëjmë me rrë-

fime të sinqerta. Gjithashtu, atë kohë, shkëmbeheshin shumë

letra, një traditë e humbur tashmë. Këto materiale in-

time, përtej arkivave ose g a z e t ave, a p o d o ku-

menteve zyrtarë të kohës, e kanë ndihmuar au-toren për t’i vizatuar qa-rtë njerëzit, vendet, sit-uatat… pavarësisht se kanë qenë të shumta.

Një histori pasioni dhe dashurie, tradhtie dhe pabesie mes gruas së bukur polake Marie Valevskës dhe burrit që nënshtroi Europën, Napoleon Bonapartit…

libri është një biografi e mirëfilltë, për të cilën autorja ka bërë një punë të gjatë kërkimore nëpër arkivat e dokumentet e kohës...

Page 23: Gazeta Mapo

hylli i dritës

diktatura digjitale

Ardian ndreca

peregrinus idi, essi,uni

dialog me mustafa nanon

Vlerat universale njerëzore tek ne (ii)

Gjergj meTa ylli pango

ÇDO të SHtuNë / DIElë WWW.MAPO.Al

PiKëPamjeProFil

economicusideologji

esse

Faqe 23

konkurrenca dHe inteligjenca ekonomike

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Biznesi privat në Shqipëri kontribuon në masën mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifër kjo që evidenton qartë rëndësinë e tij jetike për ekonominë dhe zhvillimin. Rritja ekonomike, zhvillimi social, punësimi, çmimet, pagat e shumë punonjësve etj., varen gjithnjë e më shumë nga ecuria dhe performanca e këtij sektori. Por, debatet dhe reagimet më të mëdha në Shqipëri, kur është fjala për efektivitetin, klimën e biznesit apo dhe mbijetesën e tij, përqendrohen pothuajse në të njëjtën temë e shqetësim: politikat fiskale favorizuese apo shtrënguese të qeverisë. Kur diskutohet për aftësinë e dobët konkurruese të produkteve dhe ndërmarrjeve shqiptare, si në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm, vëmendja përqendrohet te politikat dhe masat rregullatore,

fiskale apo liberalizuese, duke dëshmuar për një mangësi serioze, ose për një këndvështrim të pjesshëm të problemit. Pse eksportojmë me kaq vështirësi? Pse mundemi kaq kollaj në tregun tonë të brendshëm? Pse jemi kaq të prirur që fokusin ta orientojmë te paketat fiskale e buxheti, pse jemi të përqendruar vetëm ndaj reformave rregullatore apo anatemimit të liberalizimit të tregut, drejt propozimeve për politika mbështetëse e subvencionuese etj.? Natyrisht që efektet e këtij arsenali politikash kanë pasoja pozitive direkte dhe indirekte ndaj performancës së biznesit, por zhvillimet moderne të 10-15 viteve të fundit po evidentojnë fuqishëm një faktor dhe burim të ri performance dhe qëndrueshmërie për biznesin: inteligjencën ekonomike ose...

ZOGAJ Në 7 DItë

për alarmIn në KQZ BerIsha e Ka Të lehTë Të gjejë aleaTë

Page 24: Gazeta Mapo

24

dIlema ZHVIllIMI

Biznesi privat në Shqipëri kontribuon në masën mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifër kjo që eviden-ton qartë rëndësinë e tij jetike për eko-

nominë dhe zhvillimin. Rritja ekonomike, zhvil-limi social, punësimi, çmimet, pagat e shumë pu-nonjësve etj., varen gjithnjë e më shumë nga ecu-ria dhe performanca e këtij sektori. Por, debatet dhe reagimet më të mëdha në Shqipëri, kur është fjala për efektivitetin, klimën e biznesit apo dhe mbijetesën e tij, përqendrohen pothuajse në të njëjtën temë e shqetësim: politikat fiskale favori-zuese apo shtrënguese të qeverisë. Kur diskuto-het për aftësinë e dobët konkurruese të produk-teve dhe ndërmarrjeve shqiptare, si në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm, vëmendja përqendrohet te politikat dhe masat rregulla-tore, fiskale apo liberalizuese, duke dëshmuar për një mangësi serioze, ose për një këndvësh-trim të pjesshëm të problemit. Pse eksportojmë me kaq vështirësi? Pse mundemi kaq kollaj në tregun tonë të brendshëm? Pse jemi kaq të prirur që fokusin ta orientojmë te paketat fiskale e bux-heti, pse jemi të përqendruar vetëm ndaj refor-mave rregullatore apo anatemimit të liberalizim-it të tregut, drejt propozimeve për politika mbështetëse e subvencionuese etj.?

Natyrisht që efektet e këtij arsenali politikash kanë pasoja pozitive direkte dhe indirekte ndaj performancës së biznesit, por zhvillimet mod-erne të 10-15 viteve të fundit po evidentojnë fuq-ishëm një faktor dhe burim të ri performance dhe qëndrueshmërie për biznesin: inteligjencën ekonomike ose inteligjencën e konkurrencës. Falë kuptimit të drejtë dhe përfshirjes së saj në “tru-pin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve”, shumë pengesa që kanë lidhje me konkurrencën, kos-tot dhe çmimet e larta, penetrimin në tregje të cilësuara si të vështira, aleancat dhe kooperimi ndërmjet bizneseve etj., tashmë po kapërcehen më lehtësisht. Në përmbajtjen standarde të saj, inteligjenca ekonomike konsiderohet si mbled-hja e informacionit, njohurive, praktikave e përvo-jave më të mira në fushën e biznesit në rang kombëtar, rajonal e ndërkombëtar dhe transformimi i tyre në praktika e sisteme vepruese në një firmë apo kompani të dhënë.

Ekspertët e kësaj fushe kanë përcaktuar se inteligjenca ekonomike është sot arma më e fuqishme strategjike e biznesit dhe vetë ekonomisë së një ven-di, është instrument i fuqishëm në krijimin e lo-bigut dhe strategjive të influencës. Sipas E. Hiller & B. Mamann, inteligjenca ekonomike, inovacio-net, teknologjitë e reja dhe performanca në zotërim-in e tregjeve përbëjnë sot biletën fituese në lotarinë e ekonomisë globale. Qëllimi final i saj është adap-

timi permanent i kompanive dhe firmave me trans-formimet e ekonomisë moderne. Richard Collin e përkufizon në mënyrë lakonike situatën e re ku ka hyrë biznesi: ne po kalojmë nga një botë indus-triale ku sfida kryesore ishte transaksioni tregtar dhe produktiviteti, në një botë të teknologjisë së lartë dhe informacionit, sfida e së cilës është inovacioni dhe informacioni mbi njohuritë e reja. Japonezët e ka-në bërë sfidë të tyre konceptin se të njohësh dhe shpërndash atë që ndodh jashtë nesh përbën një ele-ment çelës të suksesit dhe pozicionit tonë strategjik.

Shumica dërrmuese e bizneseve në mjaft vende të botës i dedikojnë tashmë 5-6% të bux-hetit të tyre kërkimit të informacionit të special-izuar për tregjet ku ata shesin ose përgatiten të shesin, informacionit për str ukturën teknologjike dhe organizimin e ndërmarrjeve që i konkurrojnë ata në tregjet e brendshme, maki-neritë dhe pajisjet moderne që ofrohen çdo ditë në tregun e teknologjive të reja, nivelin e njo-hurive të personelit të biznesit konkurrent etj. Motoja e gjithë kësaj tendence të re është shpre-hja e J.F. Kenedit, se është injoranca ajo që kushton më shtrenjtë se gjithçka. Në këtë pikë biznesi shq-iptar ka shumë e shumë për të bërë, që nga sasia inekzistente e shpenzimeve dhe strukturave të “kërkim zhvillimit”, ashtu dhe mungesës së kër-kimeve për tregjet, teknologjitë e reja, metodat moderne të prodhimit, gjetja dhe stabilizimi i stafeve menaxhuese të kualifikuara etj.

Në nivel shtetëror “inteligjenca ekonomike” konsiderohet si një politikë publike, e cila kon-siston në përcaktimin e rregullave publike dhe objektivave qeveritare për t’i orientuar dhe detyruar ndërmarrjet dhe biznesin në përgjithë-si në implementimin sa më të gjerë dhe të plotë të saj. Në fund të viteve 1950, ndërmarrjet apo kompanitë e mëdha anglo-saksone (nën ndiki-min e arsyetimit sipas taktikave ushtarake), kr-ijuan departamente speciale marketingu, syni-mi i të cilave ishte «kuptimi i tregut dhe përcak-timi i strategjive për pushtimin e tij». Bizneset realizonin studime tregu me anë të të cilave ndiqnin evolucionin e sjelljes konsumatore, për-caktonin pozicionimin e produkteve të tyre, nevojën për inovacione teknike, format e përbal-limit të konkurrencës etj. Çdo herë që dëshiro-nin të ndryshonin strategjitë e tyre, bizneset ishin të detyruara të realizonin studime të reja tregu. Por, nga njëri studim në tjetrin në treg mund të ndodhnin ndryshime të rëndësishme, të cilat i “zinin në befasi bizneset”, duke ua bërë të vështirë përballimin e konkurrencës.

Në këtë kuadër, në fillim të viteve 1960, u shfaqën për herë të parë «zyrat apo qendrat e in-teligjencës ekonomike» në emrin «corporate in-

konkurrenca dHe inteligjenca ekonomike

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

8

Presidenti i uEt, prof. dr. AdriAn ciVici

e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

telligence», të frymëzuara nga eksperienca e «praktikave të spiunazhit të Luftës së ftohtë», kur kundërshtari duhej njohur e parashikuar në çdo detaj. Ato u zhvilluan shpejt gjatë gjithë periudhës së viteve 1970-‘90. Konsiderimi i in-teligjencës ekonomike si politikë publike u bë për herë të parë në fund të viteve ‘80 të shekullit të kaluar nga qeveritë e Anglisë, ShBA-së, Ja-ponisë dhe Suedisë, të cilat ngritën qendra të posaçme për grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e gjithë informacionit cilësor që kishte të bënte me teknikat dhe teknologjitë e reja që përdornin ndërmarrjet nëpër botë, të konsideruar si konkurruese, të gjithë format më të mira të menaxhimit dhe organizimit të tyre, të gjitha tregjet e mundshme dhe karakteristi-kat e veçoritë e penetrimit në to, të gjitha reko-mandimet kryesore të qendrave e revistave shkencore përsa i përket performancës së bizne-sit etj. Në fund të viteve ‘90, në Japoni, qendra e inteligjencës ekonomike worldwide information network kishte një personel të barabartë me CIA, ndërkohë që në ShBA, shërbimi i informacionit ekonomik të General Motors, Motorola, IBM etj., kishin buxhete të barabarta me shërbimet sekrete franceze.

Në periudhën 1992-2000 ishte radha e In-disë, Kinës, Rusisë, si dhe qeverive të pjesës dërrmuese të vendeve europiane, si Franca, Ita-lia, Spanja, Irlanda, Gjermania, Belgjika, Nor-vegjia, Finlanda, Holanda etj., që ta vendosnin inteligjencën ekonomike si prioritet të rëndë-sishëm publik. Për shumë kohë, kjo u quajt si një politikë dhe angazhim që kishte lidhje, ose më mirë i takonte vendeve të mëdha e të pasura

megjithëse në politikat tona publike evidentohen elemente të veçanta të inteligjencës ekonomike, ajo nuk figuron akoma si objektiv i mirëfilltë, sidomos po të kemi parasysh faktin se termi dhe koncepti “inteligjencë ekonomike” nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar, i natyrës strategjike apo zhvillimore, nuk flitet për struktura e institucione për zbatimin në praktikë, buxhete për mbështetjen e tij, indikatorë të specifikuar për ta matur dhe evidentuar, angazhime të marra në fushata elektorale etj. Me përjashtim të ndonjë pjese lënde në fakultetet ekonomike, asnjë universitet në Shqipëri nuk ka akoma module apo tituj diplome në këtë drejtim.

Page 25: Gazeta Mapo

25

nga GJERGJ MEtA

Peregrinus

dialog me mustafa nanon

Me ju, zoti Nano, dua të bëj dialog. Më pëlqen ta quaj dialog më shumë se-sa polemikë, për arsye se fjala po-

lemikë na fton për luftë. Ajo fjalë rrjedh nga pólemos që do të thotë luftë dhe pólemicos që do të thotë luftëtar. Unë dua dialog, pasi e mendoj e jam i bindur që rruga e dialogut është ajo e duhura në të gjitha fushat e jetës për të çuar përpara një çështje e gjithashtu për zhvillimin e shoqërisë. Ndërsa çdo luftë është një zmbrapsje dhe finalja e një lufte është sundimi, ka një fitimtar dhe një të hum-bur, ndryshe nga dialogu që ka vetëm të fitu-ar. Dialog është një fjalë që ka në përbërjen e saj dy të tjera, dia (midis, ndërmjet) dhe logos (fjalë, diskutim) e ma ka ënda ta mendoj si një lojë ndërmjet të rriturish që hedhin e presin logos-in me të vetmin qëllim për t’u argëtuar e në fund të kënaqen. Por ama në të njëjtën kohë, sikurse loja i rrit fëmijët natyr-shëm e i zhvillon ata, ashtu edhe logos-i rrit personalitetin tonë në qasjen ndaj të vër-tetës.

Pas kësaj hyrjeje me natyrë etimologjike dua të bëj edhe një nënvizim të dytë për natyrën e shkrimit tuaj në gazetën ‘Shqip’ të datës 16 prill me titull “Nuk është dhe aq keq të zgjedhësh më pak të keqen”. Në pak raste më kanë hasur sytë nga ju zoti Nano një shkrim që, duke iu kundërvënë dikujt, të je-ni edhe i shtruar me të. Unë që ju kam lexu-ar në shtypin e shkruar, nuk mund të them gjithçka, pasi ju shkruani shumë, kam vënë re se në përgjithësi jeni i ashpër e gati-gati shkatërrues me atë që keni vendosur të po-lemizoni. Ju polemizoni përnjimend e në atë mënyrën tuaj jeni një polemicos, çka më dety-ron të mbaj një distancë me ca doza antipatie jo vetëm me termin, por edhe me bartësit e tij, që qëllim final kanë për të fituar e për të mundur kundërshtarin. Të jem i sinqertë de-ri në fund me ju zoti Nano, kjo më duket tipike revolucionare, në kuptim përkeqë-sues, pasi ndoshta ka të bëjë me faktin që ju përballë keni pasur gjithmonë njerëz që keni dashur t’i përmbysni (ky është vështrimi më i vërtetë i fjalës revolucion).

Por ama në rastin kur më drejtoheni mua, këtë gjë, të paktën unë, nuk e kam nu-hatur. Kjo më jep shpresë se mund të dial-ogohet ndërmjet personave me bindje të ndryshme, në mënyrë të shtruar e pa dashur të imponohemi. Ky është motivi pse atë mëngjes që lexova replikën tuaj për shkri-min tim me titull “E keqja më e vogël ndër-mjet moralit dhe politikës”, unë ju dërgova një sms përgëzimi, edhe pse mund të mos jem dakord me ju në shumë pika. Sigurisht dialogu ndërmjet një prifti katolik dhe një laiku agnostik, sikurse ju e quani veten, është një dialog sui generis e në përgjithësi dialogë të tillë në pjesën më të madhe të ras-teve kanë përfunduar në trajtimin e çështjeve morale apo më mirë të themi “rra-gatja” e dy pozicionimeve morale, njëri laik e tjetri fetar dhe ku ata ndahen e ku tako-hen? Thellë-thellë edhe tema e të keqes më të vogël është një kategori morale.

Për mua si prift katolik kjo temë, në situ-atën konkrete shqiptare, nuk mund ta fsheh, është një terren i rrëshqitshëm dhe i rrezik-shëm për shumë arsye. Arsyeja më e madhe është fakti se ata që lexojnë përgjithësisht nuk janë të mësuar me angazhimin e një prif-ti në jetën publike e në kryet e tyre ka shumë mite të ushqyera nga koha e kaluar komu-niste. Në nënvetëdijen e njeriut të ri komu-nist, që vazhdon të gjarpërojë në jetën shq-iptare, ende figura e priftit është ajo e filmave të realizmit socialist, si te filmi ‘Komisari i dritës’. Ende nuk jemi emancipuar, d.m.th. çliruar, nga paradigma e këtij njeriu të ri. Por

për këtë nuk kanë faj, është proces që do të vijë vetvetiu të sqarohet. Është një terren i rrëshqitshëm edhe për arsye objektive, sepse edhe ky prifti me datë 23 qershor do të shko-jë të votojë, sikurse thatë ju, e i duhet të zgjed-hë. Nga ana tjetër, sado të tregohesh politi-cally correct, arsyetimi, edhe më objektivi i mundshmi, dashur pa dashur diku do të anojë, por për një gjë jam i bindur, e që ju e keni kuptuar mirë në qëllimin tim, se kurrë nuk do të ngatërroj preferencën time para kutisë së votimit me angazhimin tim publik si prift, duke i qëndruar besnik një parimi të Doktrinës Sociale të Kishës, që thotë se “…Kisha respekton autonominë e ligjshme të rendit demokratik dhe nuk ka tagër të shpre-hë parapëlqimet për njërën apo tjetrën zgjed-hje institucionale apo kushtetuese dhe nuk ka as tagër të hyjë në meritë të programeve politike, përveçse në rastet kur ka implikime religjioze apo morale” (Centesimus annus 47).

Ju keni të drejtë në një gjë. Shkrimi im ka marrë shkas nga ajo çka kam lexuar në mënyrë të përsëritur në Respublica-n që ju drejtoni, sidomos në atë që i përket koncep-tit të së keqes më të vogël. Gjithashtu, unë mund të bie dakord me ju në shumë pika, sidomos në faktin që përballë kemi situata konkrete e jo teori, kemi data, emra, fytyra, histori që secilit nga ne në fakt i thonë gjëra të ndryshme e kemi edhe kute të ndryshme matjeje për secilin, por ndërmjet shkrimit tuaj dhe timit ka një diferencë substancore që ka të bëjë me perspektivën. Vështrimi juaj nuk është më larg sesa data 23 qershor 2013. Gjithë energjia që ju po derdhni këto ditë në shtyp, në gazeta, në artikuj, në faqen inter-net Respublica, ka pashmangshmërisht një emër: data 23 qershor dhe një karrige: atë të Kryeministrit të vendit. Ndërsa shkrimi im është akohor, i pakohë, çka do të thotë, ama, jo më pak konkret se i juaji. Ju punoni për 23 qershorin, ndërsa atë ditë unë do të jap kon-tributin tim vetëm me një votë të fshehtë në fshatin tim të lindjes. Shqetësimi im është më gjithëpërfshirës nga pikëpamja kohore dhe i personave. Unë nuk shqetësohem të punoj kundër një partie a lideri, por pro-njeriut shqiptar e shoqërisë shqiptare. Unë nuk dua të angazhohem për të sjellë dikë në pushtet e as për të rrëzuar dikë tjetër, unë dua që në Shqipëri të ekzistojë një front opoz-itar moral kundër së keqes që nuk sjell në pushtet askënd e nuk rrëzon askënd, por kthehet në një mur moral kundër së keqes e çfarëdo ngjyrimi qoftë me mekanizma të shoqërisë civile, që në disa mënyra në këto kohë i kanë formuluar disa persona ndërmjet të cilëve dua të përmend analistin Fatos Lubonja (Gazeta Panorama e Mërkure 17 prill 2013).

Unë nuk jam për zgjidhje të treta, të reja sikurse thoni ju, duke iu referuar pjesës së fundit të shkrimit tim. Nuk jam për gjëra të reja, por për të bërë të reja gjërat që janë, për një ripërtëritje afatgjatë. Unë shpresoj, si-kurse thotë edhe Elsa Ballauri, “se një ditë do të ndodhë kjo mrekulli: që shoqëria civile ta ndryshojë historinë pa rënë në humnerë”. Kjo mrekulli gjithsesi nuk mund të ndodhë Deus ex machina. Shoqëria civile nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk është e shoqëruar gjithsesi me ata burra dhe gra të rreshtuar në partitë e tyre, lëvizjet e tyre, të zgjedhur nga vota e popullit, që në momente udhëkry-qesh morale marrin vendime duke iu bindur Zotit apo institucionit të ndërgjegjes së tyre më shumë sesa një lideri apo partie, pasi në ven-dimmarrje kanë të bëjnë me të tretë, me po-pullin, e do të kërkohet llogari më shumë për të tretët sesa për veten. Në mos e kërkoftë Zoti, do ta kërkojnë vetë të tretët.

Zhvillimet moderne të 10-15 viteve të fundit po evidentojnë një faktor dhe burim të ri performance dhe qëndrueshmërie për biznesin: inteligjencën ekonomike

ose inteligjencën e konkurrencës. falë kuptimit të drejtë dhe përfshirjes së saj në “trupin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve”, shumë pengesa që kanë lidhje me

konkurrencën, kostot, çmimet, penetrimin në tregje të cilësuara si të vështira, aleancat dhe kooperimi ndërmjet bizneseve etj., po kapërcehen lehtësisht.

e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

që ishin determinues në tregjet botërore. Mbas viteve 2000, këto struktura, deri në këtë kohë të atashuara vetëm në kompanitë e mëdha, u bënë një gjë e zakonshme pranë gjithë bizne-seve që kishin punë me tregun. Ato u përgjithë-suan nën veprimin e kontekstit të ri që duhet t’i bënin ballë aktorët ekonomikë dhe bizneset e çdo vendi: globalizmit dhe konkurrencës ndërkombëtare, luhatshmërisë dhe destabil-itetit të tregjeve.

Përhapja shumë e shpejtë e fenomenit të glo-balizimit, ku të gjithë, shtete të mëdhenj e të veg-jël, të pasur e të varfër, të zhvilluar e në zhvillim, “gjenden në të njëjtën anije” dhe ku tashmë “të gjithë janë në konkurrencë me të gjithë”, po dëshmon se çdo biznes, firmë, ndërmarrje, kom-pani nacionale apo multinacionale ka nevojë ab-solute për inteligjencën ekonomike si pjesë të strategjive dhe veprimtarisë së saj. Inteligjenca ekonomike po konsiderohet prej tyre si Leva e Arkimedit për të hyrë në globalizim. Tashmë të gjithë duken të bindur se në luftën ekonomike globale nga rritja ekonomike dhe zhvillimi mund të përfitojnë vetëm ato vende e biznese që dinë të parashikojnë strategjitë konkurruese dhe ten-dencat e konsumit, që janë krijuese në adapti-min me kapriçot e tregjeve, që dinë t’i kanalizo-jnë energjitë në sfidën e konkurrencës, që dinë të shfrytëzojnë oportunitetet dhe neutralizojnë kërcënimet. Nëse strategjitë e përballimit të konkurrencës bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për bizneset, inteligjenca ekonomike e koncep-tuar dhe aplikuar si politikë publike krijon avan-tazhin që i nevojitet firmave e kompanive në këtë fushë, ndërkohë që i shërben dhe vetë shtetit e qeverive për t’i paraprirë zhvillimeve ekonomike e saktësuar strategjitë e zhvillimit. Ekspertët e kësaj fushe nënvizojnë se brenda vitit 2015, in-teligjenca ekonomike do të shndërrohet në faktorin përcaktues të performancës ekonomike të çdo vendi apo rajoni të botës.

Fillimi i mijëvjeçarit të ri po evidenton qeveri dhe shtete të tjera që po e vendosin si prioritet publik inteligjencën ekonomike. Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Lituania, Indone-zia, Maroku, Tunizia, Kili, Afrika e Jugut, Argjen-tina, Zelanda e Re, Polonia etj., po implementojnë çdo ditë e më intensivisht njësitë e inteligjencës ekonomike pranë zyrave të Kryeministrit, qe-verisë, Parlamentit, ministrive të Ekonomisë dhe Financave, ministrive të Jashtme, të Arsimit e Shkencës etj. Sipas Allain Juillet, në njësinë e in-teligjencës ekonomike të qeverisë franceze, pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve tona ndeshen përditë në treg me mallrat e ndërmarrjeve konkurruese dhe poli-tika jonë është t’i informojmë sa më mirë ato në raport

me teknikat dhe teknologjitë që aplikojnë konkurrentët e tyre…t’i orientojmë në raport me funksionimin e tregjeve dhe strukturën organizative e legale të tyre…t’i ndihmojmë me çdo informacion që rrit perfor-mancën e tyre…t’i detyrojmë të ngrenë gjithë struktu-rat e nevojshme të kërkim-zhvillimit, të sigurohemi se rekrutimi i personelit dhe cilësitë e tij janë në nivelin e duhur për të identifikuar dhe absorbuar teknologjitë dhe format e organizimit më të avancuara të kohës.

Eksperienca pozitive e shumë vendeve të botës në ngritjen e strukturave të specializuara është evidente. Ministria e Jashtme Kineze dhe diplomacia e saj ekonomike konsiderohet si një njësi ekselente në sistemin e inteligjencës eko-nomike, Indonezia me “Institutin Kombëtar të Inteligjencës Ekonomike” merret si shembull referues i rëndësishëm, Maroku me “Institutin Strategjik për informacionin ekonomik dhe In-vestimet e Huaja”, Franca me “rrjetin e informa-cionit strategjik për ndërmarrjet” etj., janë sh-embuj që tregojnë sa i rëndësishëm po bëhet in-stitucionalizimi i inteligjencës ekonomike për të përballuar konkurrencën dhe kapriçot e tregjeve. Ndërkohë, pothuajse në të gjitha ven-det e botës, edhe universitetet dhe qendrat e kualifikimit shkencor e profesional po lëvizin me shpejtësi në përgjigje të kësaj situate të re. Në Europë, vlerësohet se tashmë mbi 40% e univer-siteteve kanë ndërtuar module speciale për in-teligjencën ekonomike dhe mbi 10% e tyre japin diploma universitare që lidhen direkt me ekspertët në fushën e inteligjencës ekonomike. Në ShBA këto shifra janë në nivele akoma më të larta, ndërkohë që e njëjta tendencë po vihet re në Azi, Amerikën e Jugut, vendet e Afrikës Veriore, Turqi, Iran, Meksikë, Australi etj.

Parë nën këtë këndvështrim, megjithëse në politikat tona publike mund të evidentohen el-emente të veçanta të inteligjencës ekonomike, përsëri është e qartë se ajo nuk ekziston akoma si objektiv i mirëfilltë. Kjo është plotësisht e vër-tetë po të kemi parasysh faktin se termi dhe koncepti “inteligjencë ekonomike” nuk ekzis-ton në asnjë dokument zyrtar, qoftë ky i natyrës strategjike apo zhvillimore, lëre pastaj të flitet për struktura e institucione për zbatimin në praktikë, buxhete për mbështetjen e tij, indika-torë të specifikuar për ta matur dhe evidentuar, angazhime të marra në fushata elektorale etj. Po kështu, me përjashtim të ndonjë pjese lënde në fakultetet ekonomike, asnjë fakultet apo uni-versitet në Shqipëri nuk ka akoma module apo tituj diplome në këtë drejtim. Reflektimi ndaj këtij problemi është urgjent, si për politikat qe-veritare, ashtu dhe për vetë biznesin dhe uni-versitetet.

Page 26: Gazeta Mapo

26 e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

Avokati sot: Free to choose

Fundi i viteve ‘70 spikaste me një krizë të përgjithshme të socializmit në Europë. Sindikatat britanike,

stalinizmi në dekadencë dhe marksizmi në pragun e fundit të vet si doktrinë, ishin tri sfidat e mëdha me të cilat u ndesh Margaret Thatcher në vitin 1979, menjëherë mbas fitimit të zgjedhjeve. Kur erdhi ajo në pushtet, e ndjeu se duhej shpëtuar Britania nga socializmi. Më shumë se 60 për qind e ekonomisë së madhe ishte shtetërore dhe sindikatat ishin realisht etatizmi britanik që po lëngonte.

Milton Friedman-i e kishte paralajmëruar në librin e vet Free to choose se Britania do të ishte viktima e parë e socializmit në faliment dhe sigurisht që kishte të drejtë. Margaret Thatcher e mori librin e tij dhe e implementoi si praktikë dhe ide, madje dhe me emision të veçantë e transmetoi nëpërmjet radios kombëtare BBC. Ajo kërkonte të ndërronte mentalitetin e krijuar për një barazitizëm abstrakt që kishte dëmtuar tregun. Prandaj iu drejtua monetarizmit (monetarizmi është një shkollë e mendimit ekonomik, që thekson se qeveria duhet të kontrollojë sasinë e parave në qarkullim) në një krah dhe privatizimit në krahun tjetër.

Reforma ishte e ashpër se në fillim goditi sindikatat, iu hoqi minatorëve kartën e moralit bashkëkohor sepse të gjitha minierat shtetërore të qymyrit ishin me humbje. E gjeti Britaninë me 22 milionë ditë punë të

humbura në grevat e sindikatave, përllogariti humbjet kolosale të ditëve të punës të konvertuara në paund dhe e konceptoi si shpëtimtare të ekonomisë duke punuar në funksion të uljes së orëve të grevave dhe në fund të tri mandateve të saj ditët e punës të humbura në greva kishin rënë në 2 milionë. Në vija të përgjithshme, ky ishte aspekti i rimëkëmbjes ekonomike, kurse në aspektin politik, mendoj se diti që të operonte me një mendje shumë racionale, që pasi kalkuloi krizën e socializmit në Britani, krijoi idenë e qartë për falimentin total të socializmit ortodoks stalinian në Bashkimin Sovjetik.

Ajo e pa krizën e socializmit si universale dhe nëpërmjet Milton Friedman-it e zhvendosi mendimin liberal për tregun e lirë nga Marksi dhe Keynesi, tek Adam Smithi. Kjo është reforma e vet dhe kjo ishte pikëpamja politike në lidhje me rrënimin e Bashkimit Sovjetik si treg. Dy vjet më vonë, Ronald Reagan-i që erdhi në pushtet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Milton Friedman-in dhe Alan Greenspan-in si këshilltarët kryesorë ekonomikë, bëri të njëjtat gjëra me ekonominë amerikane.

Kjo është fryma thatcheriste, një monetarizëm me tendencë të re, një komunizëm në dekadencë si doktrinë politike, dhe një neoliberalizëm për tregun dhe demokracinë, të cilat krijuan atmosferën për 20 vjet në zhvillimin botëror.

Avokati Spartak Ngjela ‘u takua’ me kryeministren britanike Margaret Thatcher në qelitë e burgut të Burrelit, nëpërmjet një ndërmjetësi, një tjetër të dënuari politik, Xhaferr Xhomos. E përqafoi idenë e gruas që bashkë me Presidentin amerikan Reagan, sfidoi jo vetëm socializmin utopik perëndimor, por edhe atë ndërkombëtar, përfaqësuar nga stalinizmi. Edhe sot, disa ditë pas vdekjes së Zonjës së Hekurt, Avokati mendon se thatcherism-i nuk ka vdekur, pavarësisht krizës së kapitalizmit.

me Thatcher-in në burg dhe në liriSPARtAK NGJElA

kjo është fryma thatcheriste, një

monetarizëm me tendencë të re, një komunizëm në dekadencë si doktrinë

politike, dhe një neoliberalizëm për tregun dhe demokracinë, të cilat krijuan atmosferën për 20 vjet në zhvillimin botëror.

Avokati dje: Chosen by freedom*

Xhafer Xhomo, të cilin e kisha shumë mik ndërkohë, kishte një mendim tjetër. Kishte 15

vjet në burg, dhe gjithmonë ishte marrë me filozofi. Ishte një njohës shumë i mirë i Kantit, dhe mund të thuash se ishte një Cassirer shqiptar. Ai e pa më ndryshe çështjen e Reagan-it dhe ma arsyetoi se “jo Reagan-i, por kryeministrja britanike, Margaret Thatcher do të jetë udhëheqësja reale e kësaj lufte, e cila do të përfundojë brenda një dhjetëvjeçari”. Thatcher-i ndërkohë kishte afro një vit që ishte në pushtet si kryeministre. Më bëri shumë përshtypje analiza e tij, dhe më pëlqeu, prandaj i dhashë të drejtë. Ajo realisht ishte një kohë që po ecte drejt një ndryshimi të thellë

historik, dhe ndryshimet shoqërore me kthesa historike në vijim të zhvillimit të idesë kanë gjithmonë nevojë për një analizë me gjykim filozofik. Ajo vërtet ishte një kohë që do të fillonte të ecte drejt një ndryshimi të thellë historik, prandaj Xhaferi pati të drejtë kur arsyetoi se “lufta aktuale është një luftë e vërtetë, e nxehtë, pa le t’i thonë Luftë e

Ftohtë; dhe prandaj, në këtë filozofi luftërash moderne, britanikët nuk humbasin asnjë luftë”. Kjo ishte premisë e tij për arsyetimin britanik, dhe këtë e analizonte si një eksperiencë për t’i fituar luftërat me ratio më shumë se

me forcë. “Në kohët moderne,

forca jashtë mendimit nuk ka vlerë dhe, në një situatë historike bërthamore, frika e tjetrit dhe forca e paraqitur janë futur të kyçura në një raport vetëm racional”. Por ky raport, sipas Xhafer Xhomos, ishte një ekuacion i zgjidhur gjithmonë drejt nga anglosaksonët. “Këtë ratio e kanë vetëm anglezët”, arsyetonte Xhomo, duke shtuar se pikërisht për këtë, e gjithë kjo lojë do të fitohet sepse po drejtohet nga Margaret Thatcher. Bota kishte nevojë për një Çërçill që të përfundonte edhe Luftën e Tretë Botërore, dhe ai tani ka dalë: “Por është sërish në Britani”, arsyetonte Xhafer Xhomoja gjithë duke analizuar kryeministren britanike si mendim logjik, si psikologji e veçantë në hapësirën aktuale politike dhe si vendosmëri në radikalizmin e saj antisovjetik. “Sovjetikët janë të fortë sepse drejtohen së brendshmi nga feja e tyre leniniste, por jashtë vendit, duhet ratio; dhe këtë ata s’e kanë”. E veçanta e kësaj kohe është fakti që dhe Reagan-i është një Çërçill amerikan, amerikan dhe jo britanik. Fakti që ka edhe një Çërçill britanik, Bashkimi Sovjetik e ka humbur luftën. Kjo ishte filozofia e Xhafer Xhomos, të cilën e vërtetoi edhe koha. Lufta e radikalizmit antisovjetik që nisi në vitin 1981, kishte vërtet dy Uinston Çërçillë që po e drejtonin, njëri në Britani dhe tjetri në Amerikë.

*Fragmenti i dytë është shkëputur nga libri ‘Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare - 1957-2010’ i Spartak Ngjelës.

**Free to choose- i lirë për të zgjedhur; chosen by freedom-i zgjedhur nga liria.

Page 27: Gazeta Mapo

27e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

ZOGAJ Në 7 DItë

Shkarkimi i komisionerit të LSI-së, Ilirian Muho, me votat e mazhorancës në Kuvend, hapi një seri përplasjesh dhe zhvillimesh politike…

preç zogaj

Me ikjen e LSI-së nga qeveria te PS-ja, Muho rezultoi praktikisht lo-jtari i palës tjetër në ekipin kundërshtar. Çështja mund të

ishte zgjidhur e duhej të ishte zgjidhur pa gjithë këtë zhurmë nga vetë LSI. E more si par-ti e dytë e qeverisë, bëj dorëzimet tani që zg-jodhe të mos jesh më. Nuk mund të marrësh gjënë e huaj. Mirëpo në ikje LSI preferoi të linte litarin jashtë, kështu që koalicioni qever-itar u detyrua të vepronte për të rikthyer bal-ancën. Debati u ndez për një çështje tipike që i kishte të dyja anët e medaljes. PS dhe LSI u kapën pas germës së ligjit, PD pas frymës së ligjit. Germa nuk e mundësonte shkarkimin, fryma e kërkonte. Ky diskutim po tirrej pa fund si ai i pulës me vezën. Por si për të pr-ovuar thënien e vjetër se “të drejtës i jep një dorë edhe fati”, u gjet edhe shkaku ligjor i shkarkimit të Muhos. Ky ishte votuar në shkelje të kritereve. Kuvendi korrigjoi një gabim të vetin. Në thelb, nga pozicioni i gaze-tarit, do ta shtroja çështjen kështu: Çfarë do të thoshim ne po të ndodhte që një komisioner që ligji ia ka dhënë partisë së dytë të opozitës të përfundonte si komisioneri i qeverisë? Do të jepnim alarmin e prishjes së balancës së KQZ-së, apo jo? Do t’i kërkonim PS-së të mos futej fare në zgjedhje pa rivendosur balancën. Se ky është parimi. Parimi e ka lindur ligjin, jo ligji parimin.

Votat në unison me shumicën nga Isla-mi, Prifti, Dogjani, Kadeli dhe kryeminis-tri Berisha që foli për ‘marrëdhënie afatg-jatë’ me tre prej tyre.

Unë kam predikuar dhe zbatuar parimin se deputeti duhet të sillet siç votohet. Kjo nuk mo-hon faktin se liria e votës është gjithsesi një parim më i lartë se ai i disiplinës dhe besn-ikërisë. Kanë ekzistuar vazhdimisht aleanca fluide dhe lëvizje deputetësh nga një krah në tjetrin, në rrethana specifike. Shembujt e fun-dit janë histori të veçanta, që nuk mund të skon-tohen me një fjalë goje, ca më pak me fjalën “mercenarë” që ka përdorur për ta zoti Edi Ra-ma. Kastriot Islami, për shembull, ka kohë që është përjashtuar nga grupi i PS-së dhe funk-sionon në Kuvend si deputet i pavarur. ‘Merce-nari’ ka kuptim kur duke qenë te ti shkon te kundërshtari. Por kur ti vetë i ke dhënë duart, çfarë kërkon më prej tij? Kjo është pak a shumë si ta rrahësh tjetrin dhe pastaj t’i kërkosh të këndojë për ty. Ose marrin rastin e Priftit. Tani, pas gjithë plojës që shkaktoi ajo videoja e tij kundër Metës, Ramës i del hesapi të bashkohet me Metën. Po ky Prifti që është përdorur dhe tradhtuar në këtë histori çfarë është ai, vemje është? Mund të flasim gjithë ditën si parimorë

‘pse iku dje Stërkaj me Ramën dhe pse votuan sot Dogjani dhe Kadeli për Berishën?’ Proble-mi duhet parë në të dyja anët e medaljes. Kur ka ndodhur që kryetari i partisë t’ua bëjë me dije tre-katër muaj para zgjedhjeve deputetëve të vet se nuk do të jenë në listat e reja? Sjellje politike është kjo! Ja, ta zëmë se ashtu e ka men-duar. Po a është ulur me deputetët në fjalë, a ka folur me ta, a u ka shpjeguar pse dhe qysh, a u ka dhënë variant tjetër se ku do të angazhohen në të ardhmen, a ka marrë mendimin e bazës? Druaj se jo. Po në qoftë se nuk ka bërë këto, atëherë është e qartë se dy deputetët nuk i kanë ikur, por i ka hedhur. Unë nuk mund ta di a do të votonin siç votuan Islami, Kadeli, Dogjani dhe Prifti nëse e drejta do të ishte ashiqare me PS dhe LSI. Fakti që e drejta kësaj radhe ishte në krahun e PD-së, sigurisht i ka ndihmuar të votojnë pa komplekse. Kryeministri u detyro-het atyre për këtë votë, ka bërë mirë që e ka thë-në publikisht.

Rrethimi i shtëpisë së Kastriot Islamit.Një akt i stampës bolshevike dhe fashiste

njëkohësisht, që nuk kishte ndodhur ndon-jëherë në këto përmasa; një ogur i keq, për të mos thënë një ogur i zi për statusin e votës së lirë, nëse kjo mendësi do të ulej në poltronën e pushtetit. Unë shpresoj se Rama do të gjejë mënyrën të distancohet nga këto forma protes-te, me elemente të linçimit politik, që bien ndesh me liritë dhe të drejtat kushtetuese të in-dividit në shoqërinë demokratike.

Dorëheq jet në KQZ të dyshes Biba-Shtylla. A është apolitike KQZ?

As apolitike, as e pavarur, por politike. Biba dhe Shtylla ishin si me thënë ministrat e PS-së në qeverinë e zgjedhjeve. Dorëheqjet e tyre ma merr mendja se ndodhen në atmosferën e reto-rikës së shkallmimit të institucionit. Shumë shpejt do të ndërgjegjësohen se kanë bërë një sakrificë në thelb të pakuptimtë. Fakti që PS nuk po i zëvendëson me dy anëtarë të tjerë tregon se kemi të bëjmë me një skemë politike të dyshes Rama-Meta, skemë të cilën zoti Biba dhe zonja Shtylla e kanë shërbyer paqor-tueshëm me vetëdijen e të qenit përfaqësues politikë të partisë. Tani pyetjet e ngritura janë: “pse kjo skemë?”, “a ka prapavijë ndërkom-bëtare apo është produkt origjinal shqiptar?”, “ku duan të dalin?” e tjerë. Duke referuar për-vojën tonë nëpër vite, skema e gjymtimit të KQZ-së duket, në mos një reagim emocional i momentit, një rrugë e menduar për të mbajtur në tension zgjedhjet. Personalisht, në koher-encë me idetë që kam zhvilluar në opozitë, se tensioni, konfliktualiteti i kërkuar dhe urrejtja janë armiqtë fitimtarë të suksesit, mendoj se kjo e bojkotimit të KQZ-së është një veprim shumë i gabuar i lidershipit opozitar, pa asnjë vlerë në asnjë lloj rrafshi, po të mbajmë parasysh faktin se vëmendja ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri është tashmë shumë e lartë falë in-vestimit të mëparshëm opozitar. Kjo do të bëjë që gjithë presioni ndërkombëtar të bjerë mbi opozitën, së cilës do t’i kërkohet plotësimi i vendeve bosh në KQZ.

Reagimi parë i ndërkombëtarëve krijoi

përshtypjen e një ‘rrethimi të pagjasë të Berishës’ dhe koalicionit qeveritar. Amba-sadorit Arvizu foli për një “kurs të për-plasjes” me ShBA-në, pastaj pas vizitave të baroneshës Ashton dhe të dërguarit të Departamentit të Shtetit, Moore, u vu re njëlloj ridimensionimi i qëndrimit euro-amerikan…

Në inerci të një shqetësimi në ngritje të part-nerëve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Shq-ipëri, u pa se në kontaktin e parë me ngjarjen të disa prej këtyre miqve dhe partnerëve të shquar pati vërtet një reagim të ashpër, apo një “rrethim” të Kryeministrit, siç thoni ju. Me ftil-limin e çështjes, pasi të interesuarit hynë në brendi të saj dhe morën shpjegime të hollë-sishme nga të gjitha palët, u pa se ky ishte, le të themi, një ‘rrethim i gabuar’. Në Perëndim zgjedhjet i bën qeveria, Ministria e Brendshme. Për faktin se demokracia në Shqipëri është e re dhe nuk ka kapërcyer ende testin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ne kemi krijuar një qeve-ri më vete për zgjedhjet, që është KQZ, ku shu-mica dhe opozita janë të dyja “në pushtet” në bazë të balancës 3-3-1. Perëndimi e ka pranuar këtë si një zgjidhje për Shqipërinë. Por deri kë-tu. Gjithkush në Perëndim do të ngrinte supet e do të thoshte “jo” nëse shumicën në “qeverinë e zgjedhjeve” do ta merrte opozita. Kryeminis-trit Berisha nuk ka as vështirësinë më të vogël për të gjetur mbështetës në Perëndim në lidhje me ruajtjen e balancës në KQZ. Lexova një gazetë që kishte cituar përrallën e njohur të bar-iut që jepte alarm kot dhe kur ra ujku vërtet askush nuk i shkoi në ndihmë. Në rastin e rib-alancimit të KQZ-së jemi në logjikën e kundër-përrallës në fjalë: disa vrapuan pas bariut kur nuk kishte rënë ujku.

Gjatë kësaj jave është vërejtur se PS-LSI po rreken t’i largohen termit “E majta e bashkuar”, duke përdorur termin “Opoz-itë e bashkuar”, sidomos përfaqësuesit e LSI-së.

Opozitë e orës 25.00 quhet kjo. Këta mendo-jnë se koncepti i opozitarizmit mund të reduk-tohet në nivelin e luftës për të marrë karriget e qeverisë. Lufta për karriget ekziston edhe bren-da llojit, ndërkohë që Opozita vjen si alterna-tivë politike, ekonomike, kulturore e tjerë.

Vdekja e Margaret Thatcherit risolli në vëmendje përplasjen e modelit liberal me atë etatist. A ka dështuar modeli liberal, siç rrihet gjoksi në qarqe të majta?

Më duhet kohë dhe hapësirë të shprehem për këtë pyetje, gjë që nuk shoh se e kam këtu. Me dy fjalë unë them “jo”. Modelet që kanë pasur sukses në zbatimin e tyre pësojnë ndryshime, përmirësime, por nuk vdesin. Për ta thënë në mënyrë të figurshme, rrotullohen si planetët, hyjnë në errësirë, dalin prapë në dritë. Janë nevojat e shoqërisë në një periudhë të caktuar, lidhur me format e zhvillimit dhe frekuencat e krizës që përcaktojnë alternimin e modeleve. Modeli liberal mbeti gjithnjë më vitali në këtë spektër, edhe pse ka më pak mbështetës se modeli konservator apo socialdemokrat. Lib-eralizmi është qendra, është krijimi.

për 'alarmin' në kQz berisha e ka të lehtë të gjejë aleatë

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj do të jetë çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Një akt i stampës bolshevike dhe fashiste njëkohësisht, që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në këto përmasa; një ogur i keq, për të mos thënë një ogur i zi për statusin e votës së lirë, nëse kjo mendësi do të ulej në poltronën e pushtetit. unë shpresoj se Rama do të gjejë mënyrën të distancohet nga këto forma proteste, me elemente të linçimit politik, që bien ndesh me liritë dhe të drejtat kushtetuese të individit në shoqërinë demokratike.

Page 28: Gazeta Mapo

28

Diktatura digjitale

e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

Dy muej para se me vdekë, në janar të vitit 2007, Jean Baudrillard, filozof francez që ka reflektue thellësisht rreth postmodernitetit,

ishte gati në përfundim të nji sprove që do të botohej ma vonë me titullin “Pse nuk asht zhdukë tashma gjithçka?” (Pourquoi tout n’a-t-il pas déjà disparu?).

Bahet fjalë për persiatjet e fundit që janë ndërkaq mendimet ma të ngulituna të këtij mendimtari bashkëkohor, të cilat kanë të bajnë me gjendjen e njerzimit në epokën që jetojmë sot. Autori niset prej premisës që gjanat në momentin e realizimit të tyne zhduken si të tilla e marrin trajta tjera; së dyti, pohon ai, teknologjia e sotme tregon kufijtë gjithnji e ma të prekshëm të njeriut, i cili po ia dorzon vetveten nji bote të panjohun, artificiale në të gjitha komponen-tet e saj, sidomos në inteligjencen e saj.

Ndryshe nga sa mendonin filozofët e arsyes së fortë, bota në të cilën ne jetojmë nuk ka nevojë për me ekzistue si e tillë falë të kundërtave. Prej Hegel-it, e ma vonë prej Marx-it e këtej, ishim mësue me e pa të interpretueme botën falë kundërshtive dhe dialektikës së të kundërtave. Sot të kundërtat e kanë humbë forcën e tyne, ideologjitë e forta kanë ra (mes të majtës dhe së djathtës nuk ekziston ma kundërvumja ideologjike e dikurshme, por vetëm gara për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit). Kundërshtarët tanë na kërcënojnë me zhdukjen e tyne, pohon filozofi francez. Mund të themi se ketë gja Perëndimi e ka eksperimentue ma së mirit me hutimin e madh që pasoi ramjen e Murit e Berlinit.

Megjithatë ideologjitë në pamje të jashtme të zhdukuna, rregullat e thyeme, kontrollet dhe censurat e hequna, janë ba pjesë e nënvetëdijes sonë, tue diktue stilin e sotëm të jetës dhe çdo modul që pretendon me u imponue si universal dhe mban vulën e politically correct.

Realiteti, shton Baudrillard, asht zhdukë mbas virtualitetit, dhe ky i fundit po dikton fuqishëm rregullat e jetës sonë. Mjafton të kujtojmë këtu flluskën e sapunit të ekonomisë virtuale, e cila në euforinë e saj financiare-spekulative shkaktoi nji krizë reale. Ky asht paradoksi: diçka që nuk ka realitet ndikon mbi realitetin tue modifikue atë dhe vetë qenien tonë.

Ketë “revolucion antropologjik” Baudrillard e ndjek prej afër në kalimin prej fotografisë analogjike tek ajo digjitale. Kjo e fundit shpalos nji potencialitet të papamë, pse nuk ka nevojë për negativin dhe madje nuk ka nevojë as për dritën e synit të atij që e përdor. Përllogaritja elektronike me sa duket

e ka fitue betejën e saj me formën artistike. Kur shkrepim nji foto digjitale ne nuk paraqesim (représentation) nji objekt, por thjesht e kapim atë në kushtet ma të mira matematike që i përcakton teknologjia e naltë që përdorim.

Ajo që nuk gjejmë ma në foton digjitale, simbas Baudrillard, asht: “pasunia e lojës së pranisë dhe mospranisë”... “e gjithë pasunia e gjestit fotografik që zhduket me hymjen në lojë të digjitales”.

Kjo gja nuk përban thjesht nji hap të teknologjisë, por nji ndryshim rranjësor në mendësinë tonë: “Edhe nji herë, ky nuk asht veçse nji shembull i asaj që po ndodh në mënyrë masive në të gjitha fushat. Në veçanti në fushën e mendimit, të konceptimit, të gjuhës dhe të përçansimit logjik (représenta-tion). I njejti fat digjital kërcënon universin mendor dhe gjithë shtrimjen e mendimit”.

Iluzioni që po krijohet asht ngatërrimi i mendimit me shumësinë e përllogaritjeve, ngatërrimi i fotografisë me shkrepjet e panumërta digjitale.

Rreziku qëndron te kthimi i trunit në nji receptor imazhesh, rreth të cilave ai e ka humbë forcën kritike. Sot, ma shumë se dje, jemi të bombarduem prej nji pafundësie pamjesh që vijnë drejt nesh nga çdo anë e globit dhe që flasin të njejtën gjuhë: digjitale. E keqja asht se rreth tyne ne kufizohemi në gjykime mbas të cilave nuk qëndron asnji përpjekje intelektuale me kuptue, por vetëm nji aprovim apo nji mosaprovim që vjen së bashku me figurën digjitale. Kjo përban hegjemoninë e arsyes artificiale mbi arsyen njerzore.

Digjitalja ka dhunue shembëlltyrën e gjanave, nënvizon Baudrillard, tue mos lanë vend për imagjinatën dhe për pasuninë e saj subjektive. Fotografia digjitale ka anulue negativin, kohën e pritjes që i jep fotos nji vlerë shtesë, prekjen artistike, të përtejmen. Fotografia analogjike asht nji përshkrim i pasunuem prej ndërveprimit të dritës së synit të fotografit me atë që ndriçon objektin.

Ne, në gjuhën shqipe, kemi përbujtë dikur për pak kohë nji neologjizëm, në mos gabohem të mësuesit të madh Matí Logoreci, që s’ka pasë shumë fat: dritëshkronjë. Fotografia analogjike asht shkrimi me anën dritës, jo kapja elektronike, zbërthimi (pikselizimi) dhe konvertimi digjital i imazhit.

Kjo asht arsyeja që shtyn Baudrillard-in me qenë shumë skeptik ndaj mundësisë së trajtimit të fotografisë digjitale si art, mbasi asaj i mungon mbivlera e dritës së synit të artistit.

“Andrroj nji shembëlltyrë, shkruen ai, që

të jetë shkrimi automatik i së veçantës së botës”. Tue citue debatin antik rreth ikonoklastisë, ai pohon se andrron nji shembëlltyrë që të përmbajë pa ndërmjetsi-min e përllogaritjeve matematike esencën hyjnore të realitetit, nji shembëlltyrë akeropite (pa ndërmjetsimin e artificiales), diçka që ngjason me të ashtuquejtunin “veli i Veronikës”, diçka që nuk mund të riprodhohet në serí pa e humbë përshpirtni-në e vet.

Duhet që shembëlltyra ta rifitojë sovranitetin e saj tue u çlirue prej realitetit digjital që na përmbyt me zinxhirin e pafund të sekuencave fotografike, ashtu si edhe mendja njerzore të rikthehet në vlerësuese të cilësive të universit. Vizioni global i botës, asht nji kërcënim që rrjedh prej software-ve gjithnji e ma shumë universale që lejojnë kapjen e imazheve dhe konsumimin e tyne të menjihershëm; madje edhe ndërhymja e vetme, ajo me photoshop, bahet në mënyrë digjitale.

* * *Në librin e tij “You Are Not a Gadget”,

Jaron Lanier pohon se kemi hy tashma në epokën e totalitarizmit digjital, i cili asht nji lloj “maoizmi informatik”, ku vendin e individit po e zen gjithnji e ma shumë kolektivi dhe anonimati. Në pamundësí me krijue gjana origjinale që të mbesin, njeriu i mijëvjeçarit të tretë, thekson Lanier, po kërkon pavdeksinë digjitale, tue ngatrrue randshëm identitetin kibernetik me atë real. Për shembull, nji prej cultural turns bashkëkohore asht edhe remix-i dhe cover-i, që konsistojnë në përdorimin e ideve të t’tjerëve. Ideali i dijes nuk janë ma bibliotekat, por njohunitë e prodhueme kolektivisht të wikipedistave. Lind dyshimi nëse kjo dije kolektive pa nji autor të mirëfilltë do të mund të na lejojë vërtet me u ba të pavdekshëm, apo asht thjesht nji iluzion komercial kalimtar dhe pseudode-mokratik! Simbas Lanier, bloggersat dhe komentuesit logoirrikë gjithnji online, që shprazin frustrimet e tyne për dështimet e njimbasnjishme personale apo thjesht pakënaqësitë, inatet dhe paragjykimet e mbulueme prej anonimitetit të kolektivit, nuk do të prodhojnë kurrë nji Bob Woodward apo nji Carl Bernstein, e shtojmë ne, as nji Indro Montanelli, Igor Man, Oriana Fallaci, David Leigh.

Asht e çuditshme se sa larg ka shkue fjala “virtual” në rastin e lokucionit “realitet virtual e digjital”; rranja e saj asht “vir” që domethanë burrë i fortë, kush e di sesa forca mshehet mbas nji realiteti që nuk ekziston realisht?

HyllI I DRItëS

Ardian Ndreca

Ajo që nuk gjejmë ma në foton digjitale, simbas baudrillard, asht: “pasunia e lojës së pranisë dhe mospranisë”... “e gjithë pasunia e gjestit fotografik që zhduket me hymjen në lojë të digjitales”.

në librin e tij “You Are not a gadget”, jaron lanier pohon se kemi hy tashma në epokën e totalitarizmit digjital, i cili asht nji lloj “maoizmi informatik”, ku vendin e individit po e zen gjithnji e ma shumë kolektivi dhe anonimati. në pamundësí me krijue gjana origjinale që të mbesin, njeriu i mijëvjeçarit të tretë, thekson lanier, po kërkon pavdeksinë digjitale, tue ngatrrue randshëm identitetin kibernetik me atë real. për shembull, nji prej cultural turns bashkëkohore asht edhe remix-i dhe cover-i, që konsistojnë në përdorimin e ideve të t’tjerëve. ideali i dijes nuk janë ma bibliotekat, por njohunitë e prodhueme kolektivisht të wikipedistave. lind dyshimi nëse kjo dije kolektive pa nji autor të mirëfilltë do të mund të na lejojë vërtet me u ba të pavdekshëm, apo asht thjesht nji iluzion komercial kalimtar dhe pseudodemokratik!

Page 29: Gazeta Mapo

29

Prof. Dr. Ylli Pango

-Vijon nga e shtuna e kaluar

Ndër mosnjohjet dhe mosrespektimet e vlerave demokratike, mbetet prob-lematike te ne ajo e nënshtrimit ndaj vendimmarrjes madhore, pasivitetit, mo-

spjesëmarrjes aktive në demokraci. Disi i lidhur me këtë është edhe pranimi pa menduar i modeleve e sh-embujve të huaj, si më të mirët, pa gjykuar në mënyrë konkrete sipas kushteve tona. Kjo indiferencë e mo-spjesëmarrje është ca më shumë dhe mosnjohje e injorancë në lëmë të edukatës e qytetarisë de-mokratike. Ajo sjell monopolizimin e pushteteve ekonomike e politike në duar të ca pak njerëzve. Në Perëndim luftohet për demokracinë pjesëmar-rëse, aktivitetet krijuese të gjithë qytetarëve, de-centralizim pushteti, pjesëmarrje e të gjithëve në procesin e vendimmarrjes, sidomos lidhur me vendimet për të ardhmen e të gjithëve. Amerika-nët e sotshëm tentojnë shumë te vlera sociale si individualizmi, liria e veprimit, populizmi. Ata e shohin me dyshim autoritetin social. Liria e lar-gimi nga autoriteti janë dy vlera që amerikanët e europianët i duan. Amerikani e lidh lirinë me au-tonominë, mosvarjen nga tjetri. Sa më i pasur, aq më i pavarur. Europiani e sheh më shumë au-tonominë, jo në lirinë totale por në përfshirje, marrëdhënie përfshirëse sociale. Përfshirja sjell siguri. Amerikani kërkon mosndërhyrje nga shteti në privatësi, besim, fjalë të lirë, kurse eu-ropiani e sheh lirinë më shumë te mbijetesa. Amerikanët tentojnë drejt populizmit, lirisë së veprimit, e individualizmit, kurse europianët më shumë drejt vlerave komunale. Po ne? Një përzi-erje amerikano-europiane? Nuk do të ishte keq, por ne jemi më shumë tek një imitim formal i tyre dhe në periudha sinjifikative demonstrojmë ende tendenca për anarki, liri të shkatërrimit, e mung-esën e respektit për shtetin. Kjo edhe si efekt i mungesës për një kohë të gjatë të shtetit shqiptar (kujtoni vështirësitë e mbretit Zog për formimin e shtetit), por edhe reminishencën e neverisë që ngjallte makina shtypëse e shtetit të Enver Hox-hës. Pa dyshim edhe tendenca e barazitizmit trashëguar nga diktatura ka ndikimin e saj.

Te ne, ende si ndikim i mungesës së traditës shtetërore, së kaluarës totalitare e tranzicionit të papërcaktuar i gjen të gjitha, por në formë spora-dike e variable. Edhe tendencën kundër auto-ritetit në formën e mosrespektimit të shtetit, edhe mosnjohjen e rregullave të demokracisë, edhe konformizmin servil. Këtu duhet edhe ndryshi-mi i madh për formësimin e kulturës e më pas tra-ditës demokratike. Por kjo nuk mund të realizo-het pa edukim, pa sistematikë e pa ndihmën e shkollës, institucioneve shtetërore e shoqërisë ci-vile. Për këtë arsye, kjo do të kërkojë kohë e vi-jimësi. Te ne, vlerat që morëm formalisht nga qytetërimet perëndimore, u përzien edhe me mbetje të kulturës së sundimit të vjetër turk e të komunizmit. Ne duhet së pari të shkulim këto an-tivlera të vjetra rrënjosur gjatë, të bëjmë njohjen e këtyre vlerave të reja në thellësi e t’i zhvillojmë ato më tej sipas modeleve më të mira. Kur të arri-jmë të ngremë këto vlera në sistem, gjithnjë e më lart në sistemin e hierarkisë së vlerave, do të elimi-nohen rreziqet e kaosit, katastrofave, shkatërrim-it të mjedisit dhe do të zgjidhen mjaft probleme reale.

Pushteti. Është një vlerë e lidhur ngushtë me demokracinë që ndikon drejtpërsëdrejti në të e në varësi të faktit si fitohet, është ndër më për-caktueset nëse demokracia është reale apo jo. Vlera e pushtetit, është vlera që përmbledh mjaft vlera të tjera të kërkuara në shoqërinë njerëzore. Ajo për njeriun që e zotëron, sidomos sipas men-talitetit tonë, përmbledh respektin, prestigjin, pasurinë, autoritetin, lavdinë, gjithçka. Ajo është vlera që një pjesë shqiptarësh, por edhe shumë të tjerë në botë, e kanë vlerë mbi vlerat. Ata e kërkojnë e luftojnë, madje vriten për të. Qëllon që e marrin apo dhe e pranojnë, pa e mer-

ituar. Kjo e fundit, sidomos te ne. Pushteti politik e administrativ jep status social, prestigj, kontroll, dominancë mbi njerëz të tjerë e mbi burime ma-teriale. Ai konsiderohet sukses dhe shoqërohet natyrshëm me nevojën e të tjerëve për ty e për pozicionin tënd. Madje edhe kur dihet botërisht se ky është pushtet i pamerituar, shfaqet respe-kti, përunjësia, qoftë edhe formale, karshi push-tetarit. Në këtë rast ajo i shërben interesit. Vlera e pushtetit është njëherazi rreziku dhe gjithçka-ja, korrupsioni dhe ideali më i lartë. Pushteti mund të jetë i gjithëllojshëm, shpirtëror apo konkret. Por duhen vlera të tjera shumë të larta të personalitetit që të jetë pushtet i vërtetë e de-mokratik. Janë ato tipare që motivojnë njerëz të veçantë të udhëheqin kombe të tëra në rrugë pro-gresi, begatie, demokracie, pavarësie etj. Në analizë të fundit këto janë vlera individuale, af-tësi, talent, largpamësi, karakter, ndershmëri, që u japin popujve liri, lumturi, mirëqenie. Këto janë vlerat më të larta që presupozohet të kenë politikanët, drejtuesit, liderët, por që në përgjithësi nuk shfaqen të tilla te ne. Të tilla vlera mendohet se kanë mbartur Konfuci, Buda, Krishti. Në qeverisjet e sotme demokratike është mjaft i rëndësishëm roli i liderit demokratik, dhe veç talentit e aftësive, inteligjencës, vetëbesimit, vizionit etj., janë të domosdoshme edhe disa vlera të tjera, si përgjegjësia për fatet e njerëzve

dhe veprimi në përputhje me interesat e tyre e të vendit. Së dyti, autoriteti moral i vërtetë, dhe jo vetëm ai legjislativ, funksional, por kombin-imi i këtyre janë modeli i lidershipit më të mirë demokratik. Ndër tiparet e liderit në demokraci çmohet por është bërë tashme normë dhe aftë-sia për t’u dorëhequr kur interesat e vendit e kërkojnë dhe kuptohet që roli si lider është kon-sumuar, që koha jote ka mbaruar.

Disa shqiptarë në periudhën e tranzicionit që kalojmë, kërkojnë e shfaqin edhe një formë tjetër pushteti, a manierë pushteti, pushtet ilegjitim a

pushtet grupesh ilegjitime. Forma e shfaqjes së pushtetit a kërkesës për ta patur atë shfaqet në një formë spektakolare, nëpërmjet mburrjes, bra-vurës. Kujtoni si hyjnë një pjesë njerëzish në bare e mjedise publike, si kërkojnë të duken, si ngrenë zërin a kërkojnë të bëjnë përshtypje dhe duke i thirrur njeri-tjetrit që të dëgjojnë të gjithë, a duke treguar histori bëmash personale të papara. Në histori të fortësh, mburrje, përplasje mes tyre. Kulmi arrihet kur nga forma kalohet në organiz-imin në banda dhe akte kriminale. Në mjaft ras-te, në kohën tonë ato kanë qenë edhe spektako-lare, në rrugët e qyteteve. Këto janë përsëri ele-mente të vlerës pushtet kërkuar në përmasa të tjera, në formë tjetër. Ai kërkohet, për të luftohet, ai motivon grupe të rinjsh me nivel të ulët. Kësh-tu janë krijuar edhe tek ne antivlerat e pushteti të dhunës, pushtetit të të fortit. Sa më e dobët të jetë vlera e pushtetit legjitim, aq më tepër shfaqet e spikat ky lloj pushteti antiligjor.

Demokracia është e lidhur ngushtë me të kup-tuarit e vlerave e nevojave në ndryshim të njerëzve. Vlerat ndryshojnë e janë dinamike. Këto ndry-shime e evoluime shpesh përcaktojnë edhe ndry-shimet sociale. Qeveritë demokratike duhet t’i marrin parasysh këto evoluime kur hartojnë strategjitë e problemeve sociale. Kështu p.sh kur lind, minimizohet a kërkohet si vlerë e re respe-ktimi i të drejtave të një minoriteti, duhet ndër-tuar edhe legjislacioni përkatës.

Vlerat kulturore. Vlerat e çdo shoqërie formë-sojnë gjithashtu mënyrën sesi ne konsumojmë dhe interpretojmë produktet kulturore. Dhe anasjelltas, kjo mënyrë interpretimi ndikon në formësimin e konceptit të vlerave, së paku te një pjesë e njerëzve. Kështu p.sh, ndryshe i sheh dhe i interpreton filmat amerikanë një afgan dhe ndryshe një shqiptar. Një afgan i brumosur me botëkuptimin e fesë së tij, duke e përqasur me ato norma jetese e kulture me të cilat edukohet, e sheh filmin si një provë tjetër të degjenerimit të shoqërive perëndimore dhe kësisoj forcon besi-min se kultura dhe besimi i tij janë më të mirët. Ndërkohë, i riu shqiptar i viteve ‘70 e më herët, kulturën, muzikën, pasqyrimin në Tv të shoqërisë konsumiste italiane i gëlltiste në mënyrë tërësore, si vlera të plota, pa asnjë vështrim qoftë edhe të vogël kritik. Pa dyshuar se çdo gjë që fluturon atje hahet, ose pa dyshuar qoftë edhe në atë që jo çdo italian jetonte aq mirë asokohe dhe se jo gjithë je-ta atje kalohej me muzikë. Brezi i mëvonshëm i ri, gëlltiti pak a shumë kështu në fillimet e viteve ‘90 konsumizmin perëndimor e kulturor ameri-kan. Por pak më vonë pati fatin të udhëtonte shumë. Valët e emigrimit, rreth një milion njerëz, përbëheshin kryesisht nga të rinj. Ata njohën botën reale me të mirat por edhe vështirësitë e saj. Ata patën e kanë mundësitë e komunikimit dhe informacionit elektronik imediat. Ja sepse sot ky brezi i ri është shumë më realist se ai i viteve ‘60-‘70. Ndryshimi është shumë i madh edhe në mënyrën si i koncepton brezi i ri vlerat e sotme duke u nisur nga ato që sheh në Tv lidhur me poli-tikën, kulturën, raportet e njerëzve, marrëdhëni-et brenda e jashtë vendit. Megjithatë edhe këtu ka variacione. Vlerat, siç thamë, interpretohen në mënyra të ndryshme edhe në varësi të formim-it, arsimimit, gjinisë, origjinës familjare, Kështu p.sh, Tony Montana i Al Pacino-s, imitohet dhe është bërë ideal i vlerave të forcës, pasurisë, suk-sesit për të rinj që ndjekin rrugën e krimit, apo edhe për të rinj pasivë e ëndërrimtarë. Kjo ndodh në Shqipëri por edhe kudo në botë. Psikologët mendojnë se heroi negativ i filmave sot, është shumë më i dashur se ai pozitiv me mënyrën tërheqëse si jepet në filma. Ky është një nga shem-bujt më të qartë sesi mund të formësohen pa-dashur antivlerat e të quhen vlera në kohërat e sotme. Prandaj problemi më i madh i formësimit të vlerave përbërëse të vlerës demokraci është go-ditja në mentalitet, psikologji, e pajisja me kul-turë të përgjithshme e atë demokratike. Kjo është edhe sfida më e madhe.

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Ky është një nga shembujt më të qartë sesi mund të formësohen padashur antivlerat e të quhen vlera në kohërat e sotme. prandaj problemi më i madh i formësimit të vlerave përbërëse të vlerës demokraci është goditja në mentalitet, psikologji, e pajisja me kulturë të përgjithshme e atë demokratike. Kjo është edhe sfida më e madhe.

IDI, ESSI,uNI 7PSIKOlOGJIA SOCIAlE SHQIPtARE

Vlerat universale njerëzore tek ne (II)

e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

Page 30: Gazeta Mapo

30 e shTunë-dIel, 13-14 prIll 2013 www.mApo.Al

A keni frikë nga mendimi se duhet të montoni mobilet e reja? teknologjia e “shkumës së zgjuar” mund t’ju kursejë nga mundimet e tilla. Me ndihmën e strukturave speciale të grimcave të shkumës, sado që objekti do të jetë i komplikuar, gjithnjë do ta marrë formën e parashikuar dhe do të jetë i qëndrueshëm. Dizajneri Carl de Smet demonstron strukturën e shkumës së zgjuar që ndryshon formën kur kalon rryma në të. Gjëja e mirë e kësaj është se pjesët mund të përshtaten. Prodhimi komercial do të jetë në shitje për 12-18 muaj, ndërsa de Smet thotë se “shkuma” do të gjendet në shitore në formë “kompakte”, e gatshme për finalizim në shtëpi.

Interesante: mobilet që “fryhen” si brumi

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:112, 161, 201, 218, 453, 569, 607, 659.Numra me 4 shifra:0627, 0801, 0960, 5244, 5263, 6285, 8282, 8707.Numra me 5 shifra: 06220, 23652, 26320, 26364, 27379, 35680, 42900, 47854, 51108, 52102,

53425, 61120, 70900, 75409, 82901, 87483.Numra me 6 shifra:015463, 072861, 116454, 152365, 228568, 295140, 415261, 461518, 485745, 598574, 647321, 658784, 789652, 804055, 972752, 986748.

numërkryq

gjen

I 10

ndry

shIm

eT

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Gjendje kritike, ku është shumë e nevojshme ndihma. 10. Materiale Studimi. 13. Anije e vjetër lufte. 14. Gdhendja e gurit për punime të ndryshme. 18. I ka loja në mes. 19. Pandeli i Rilindjes Kombëtare. 21. Kuadër i lartë ushtarak. 22. Ndarja në pjesë e diçkaje. 24. frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 26. Rrymë ajri që lëviz në drejtime të ndryshme. 27. Hedhja e kartëmonedhave në treg. 29. ushqehet. 30. Ndërmarrje Komunale. 31. Masa pa dyshen. 32. Mal në rrethin e Shkodrës. 35. Karrocë e vogël me katër rrota, që tërhiqet me kuaj. 37. Jupi, specialist futbolli. 38. Veshje sportive. 40. Ent tregtar. 41. tërësia e mënyrave dhe e mjeteve që përdoren në një veprimtari për të arritur një qëllimtë caktuar. 43. Besim shpirtëror. 44. Grimcë elementare e lëndës. 46. Ishull francez në Mesdhe.48. Babë Dudë i Rilindjes Kombëtare. 49. Përemër vetor. 50. Njeri që të vjen në shtëpi.

Vertikalisht:1. Njeri që e mbivlerëson veten, duke e quajtur qendër të të gjithëve. 2. Ishull i madh spanjoll. 3. Sigla e Elbasanit. 4. Simrë, zili. 5. Mënyrë e paraqitjes artistike të gjërave reale e të dukurive të jetës duke i zmadhuar tepër e me qëllim disa anë të tyre. 6. fëmijë pa prindër. 7. liçaj, aktor. 8. Ent Studimesh. 9. Poetesha e Antikitetit. 10. Macja në dialekt. 11. Dragoti, regjizor i njohur. 12. Pjesëz treguese. 15. Kasolle e qenit. 16. Sjellje a veprime të pandershme e të ulëta. 17. Juria pa të forta. 20. Që përbëhet nga kokrriza shumë të vogla. 23. Pjesëz mohuese. 24. Makinë e vogël. 25. Enë për ujë. 28. Institut Rehebilitimi. 31. Muço i letërsisë shqipe, mbrapsht. 33. teatër i vogël i mbuluar në Greqinë e lashtë. 34. Që i përket vetëm vetes tuaj. 36. lloj gazi. 39. Përemër vetor. 40. Qazimi, këngëtare. 41. Skuadër Speciale. 42. Shkoj, ose... 43. Sigla e fierit. 45. Ar francez. 46. Kukësi në makina. 47. Notë muzikore.

fjalëkryqi klasikfjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

horosKopI javor

luanI (23/vii-22/viii) vIrgjeresha (23/viii-22/iX)

Një valë të rejash do të përshkojë ambientin profesional dhe jetën sociale. Krijues dhe të shoqërueshëm më shumë se asnjëherë, do të keni mundësi të bëni propozime, të gjeni zgjidhje për disa probleme dhe të propozoni variante të ndryshme, që do t’i lënë të gjithë gojëhapur. Parashikohen edhe shumë kontakte, ftesa dhe takime gjatë mbrëmjes.

Me Hënën dhe Marsin në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën tuaj, sot nuk do të jeni në humorin e duhur. Ndoshta një çështje e lënë pezull ju shqetëson, por mundohuni t’i merrni gjërat me më shumë qetësi dhe ironi. Mund të përfitoni nga koha e lirë për t’u çlodhur ndoshta në shoqërinë e miqve tuaj më të mirë.

BInjaKeT (21/v-20/vi) gaforre (21/vi-22/vii)

Nuk ju leverdis të bëni gabime në gjykim, vetëm se nuk arrini të kontrolloni dot emo-cionet. Pozicioni aspak i favorshëm i Hënës me Marsin, ju këshillon të që mos jeni shumë në ankth dhe të mos nervozoheni për gjëra të kota. Sepse gjatë gjithë ditës keni qenë nervoz dhe kjo mund t’ju pengojë të kaloni një mbrëmje të bukur me miqtë dhe njeriun e zemrës.

Do të vini në dispozicion të punës kreativitetin, duke sjellë ndryshime që do ta bëjnë më funksionale. Nuk do të mungojnë kontakte të vlefshme që do të dini t ’i shfrytëzoni më së miri. Përvoja ju ka mësuar të mos e përzini punën me dashurinë, por dikush në ambientin profesional ju shtyn të ndryshoni mendim.

dashI (20/iii-20/iv) demI (21/iv-20/v)

Ditë paksa e zymtë, si shkak i Hënës në kundërshtim me shenjën tuaj. Do ta keni të vështirë të gjeni ritmin e duhur në aktivitetet e përditshme dhe ju duket i paevitueshëm një vendim i rëndësishëm. Me partnerin parashi-kohet një marrëdhënie e këndshme, ku do të dominojë besimi dhe mirëkup-timi te njëri-tjetri.

lajmet që do të merrni nga një miku juaj i vjetër do t’ju bëjnë të ndiheni mirë, duke ndezur dëshirën për të kaluar disa orë në shoqërinë e tij. Nga pikëpamja eko-nomike – financiare do të bëni mirë të qëndroni larg nga investimeve të rrezik-shme, këtë sugjeron Hëna dhe Marsi. Mundohuni të argëtoheni më shumë për të larguar stresin.

ujorI (20/i-19/ii) peshQIT (20/ii-19/iii)

fazë krijuese për ju, që do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të shkëlqyera. Mund të ndiheni më në fund të lirë të bëni zgjedhjet tuaja pa marrë parasysh men-dimin e familjarëve apo miqve tuaj. Do të dini si të zgjidhni një problem që keni me njeriun e zemrës.

Kalimi i Hënës te shenja e Shigjetarit parashikon për ju një periudhë me të vër-tetë të lodhshme. Nuk ju ngelet gjë tjetër vetëm të keni durim. Ju pëlqen të provo-koni partnerin për të ngjallur xhelozinë e tij/saj, kujdes mos e ekzagjeroni shumë sepse mund ta pësoni vetë.   

shIgjeTarI (22/Xi-21/Xii) BrIcjapI (22/Xii-20/i)

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj në bashkë-punim me Mërkurin ju përçon sinjale poz-itive dhe inkurajuese. Kini besim te miqtë, ndani me to shqetësimet, për të gjetur së bashku një zgjidhje. falë aftësive tuaja do të arrini të zgjidhni disa çështje prak-tike që po ju sillnin shumë shqetësime, duke fituar në këtë mënyrë qetësinë shpirtërore.

Sot shenja juaj do të përshkohet nga kalime planetare shumë të favorshme, që do të thotë se do jeni të aftë t’i tërhiqni të gjithë pas vetes dhe t’i bëni të mendojnë si ju. Në ambientin privat do të ndjeni nevojën të shkëmbeni men-dime me njeriun e zemrës. flirte dhe aventura të jashtëzakonshme për ata që janë vetëm.

peshorja (23/iX-22/X) aKrepI (22/X-21/Xii)

Angazhimet e ditës së sotme do të jenë të shumta, por falë aftësive dhe mënyrës së organizimit do t’ia arrini t’i përfundoni me sukses pa u ndikuar nga fjalët e të tjerëve. Në mbrëmje do të gatuani disa receta të vjetra që jua ka mësuar gjyshja. Kujdesuni më shumë për fytyrën dhe lëkurën tuaj, duke përdorur kremra hidratues.

Edhe pse kjo periudhë nuk është aq e fa-vorshme për ju, do të keni mundësi t’i ad-ministroni mirë punët tuaja. Duhet të ke-ni parasysh të mos lodheni shumë. Shpenzime të papritura dhe ndonjë pengesë në punë. Prania e partnerit do ju ndihmojë shumë këtë fundjavë, jo vetëm për të pushuar, por edhe për t’u dhënë këshillat e duhura.

Page 31: Gazeta Mapo

31e shTunë-dIel, 20-21 prIll 2013 www.mApo.Al

Alfred lela

Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, ka hedhur dje në Bruksel firmën mbi një marrëveshje me ndikime të

shumëfishta. Së pari, normalizon raportin me fqinjin dhe deri dje kundërshtarin kryesor në rrafsh ndërkombëtar, Serbinë, deri në atë shkallë sa firma e djeshme e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, është de facto edhe njohje që Beogradi i bën Republikës së Kosovës. Së dyti, marrëveshja e firmosur prej Thaçit dhe homologut të tij serb fut brenda një kornize ligjore lokale dhe ndërkombëtare problemin e veriut, duke e ‘çliruar’ praktikisht edhe Mitrovicën veriore të ndarë nga ura e famshme mbi lumin Ibër. Së treti, firma e dy krerëve të qeverive të Kosovës dhe Serbisë ka një implikim edhe më triumfalist se dy të parët: i hap rrugën integrimit të të dy vendeve në BE. Në këtë pikë, sigurisht Serbia ka shkuar më larg; asaj i hapet rruga e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por edhe Kosova i afrohet një ‘lëshimi’ që kryeministri Thaçi e ka kthyer në thuajse bast personal të liberalizimit të vizave.

Marrëveshja ka edhe implike të tjera, duke qenë se pritet shtensioni-mi i situatës, shkrirje e strukturave paralele serbe, normalizimi i jetës së komuniteteve që jetojnë këndej e andej urës së Ibrit, lehtësirat në komunikimin njerëzor, tregtar, kulturor e të tjera.

Pos këtyre, marrëveshja, në parim, e bën Kosovën shtet edhe të pakicës serbe, e cila për shkak të zhvillimeve të kahershme apo më të reja, por ndoshta edhe nën një ndjenjë faji është ndjerë e përjashtuar ose është vetëpërjashtuar nga jeta në Kosovë si shtet i përbash-kët i të gjitha kombësive që jetojnë aty.

ne hIsTorIne ende Te shKurTer të shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, për meritë të tij, mendojnë disa, e për rrethana të fatalitetit ca të tjerë, zë vendin kryesor. Ai mund të konsidero-het me të drejtë si një founding fathter

(at themelues) i Republikës. Boja që skicon portretin e tij në histori duket sikur rrjedh nga penat që kanë hedhur tri firma vendimtare për fatin e djeshëm, të sotëm dhe të nesërm të Kosovës. E para ka qenë sigurisht firma me kaligrafi të dridhur e të heshtur mbi marrëveshjen e Rambujesë. Hashimi i asokohe, djali i ri dhe i heshtur, që hynte e dilte në Shqipëri në këmbë nëpërmes kufirit, me namin e madh dhe emrin e mirë të luftëtarit të lirisë, e pa veten në qendër të botës, kur bota prej muajsh kish dalë nga normaliteti për të jetuar në majën më të lartë të saj: avionë bombardues për të shmangur genocidin.

Hashim Thaçi, sekretari politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë i ri asokohe për vendin me të cilin historia e kish befasuar, befasoi historinë e ndoshta edhe veten, kur vendosi të hidhte firmën mbi dokumentin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Ai tekst nuk ishte amaneti me të cilin shokët e armëve e kishin nisur për në dhe’ të huaj; ata donin lirinë, e bashkë me të edhe pavarësinë prej shkjaut. Lufta që kurrë nuk pat munguar në ato anë, kish mbërritur në fund të shekullit 20 e motorizuar dhe e pamëshirshme kësaj here, me benë e madh për ta zhbërë tjetrin; njëherë e përgjithmonë; përfundimisht.

Në Fushë të Mëllenjave, si në qershor të 1389, do të ndesheshin edhe njëherë ushtritë: anipse ata që kishin qenë bashkë asohere, kësajhere do të kërkonin njëri-tjetrin për pikën e fundit të gjakut. Epika e thërriste me një zë të lashtë të birin e derës së Thaçëve; me një aht që këlthiste: jo pena, por pushka në këtë jetë e atë jetë i ndan punët me serbin!

Por Hashimi, djaloshi që nuk ishte bërë ende z. Thaçi, zgjodhi historinë në vend të epikës. Me atë zh-dërvjelltësinë e mendjes që vjen prej instinktit më shumë se prej leximeve, guerilasi i UÇK-së arriti ta shquante se, historia më shumë se nëpër shekuj

banon tek e nesërmja. Tek e ardhmja e shqoi shenjën që merrte formën e Kosovës së lirë e të mëvetëshme dhe u tha ‘po’ ndërmjetësve ndërkombëtarë, amerikanes Madaleine Albright e britanikut Robin Cook. E hodhi firmën. Serbët e refuzuan, sepse ata zgjodhën epikën, jo historinë.

hashIm ThaÇI do Te levIZTe, paK Kohe pas asaj firme që e vuri Kosovën përfundimisht në anën e drejtë të historisë; edhe njëherë tjetër në kah të kundërt me serbët. Ai bashkë me formacionet e UÇK-së e trupat e NATO-s do të futeshin në Kosovë si çlirimtarë, ndërkohë që serbët largoheshin, ende nën imagjinaren e mbetur në nebulozën e psikës serbe: Kosovo je Srbija.

Thaçit, të cilit i duhej të dilte prej kamuflazhit të xhaketës së guerilasit për t’u futur shpejt brenda kostumit të politikanit, nuk i interesonte kjo. Kosova e lirë e firmës së Rambujesë duhet të takonte Kosovën e pavarur, për të cilën kishin marrë pushkët djemtë e UÇK-së.

U desh rrugë e gjatë deri atje: e gjatë jo në kuptimin historik, por e bërë e mundimshme nga buldozeri i padurimit për të parë ligjërisht e botërisht simbolin Republika e Kosovës të pëshpëritur e të bërtitur, jo si të ishte amaneti i fundit, por një mirëmëngjes që u jep të njohurve në rrugë.

Nëntë vjet më vonë, si në legjenda, nëntë male e nëntë dete përtej, amaneti u bë mirëmëngjes. Të tillë, përshëndetëse, të madhe e të verdhë, në një gjuhë ndërkombëtare që ta merrte vesh e gjithë bota, e pati edhe lajmërimin, në një shesh të Prishtinës: NEWBORN.

Thaçi, tashmë kryeministër, i thinjur por sërish pensiv dhe i ftohtë si një pishë në malet e Sharrit, do të shqiptonte: Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Pastaj firma. E dyta. Mbi një pergamenë. Teksa boja thahej, para syve të Thaçit shfaqej Hashimi dhe firma e parë e tij në Rambuje.

Profil

Një Kosovë e themeluar mbi gjak, por edhe tri firma

HASHIM tHAÇI

nëntë vjet më vonë, si në legjenda, nëntë male e nëntë dete përtej, amaneti u bë mirëmëngjes. Të tillë, përshëndetëse, të madhe e të verdhë, në një gjuhë ndërkombëtare që ta merrte vesh e gjithë bota, e pati edhe lajmërimin, në një shesh të prishtinës: neWBorn.Thaçi, tashmë kryeministër, i thinjur por sërish pensiv dhe i ftohtë si një pishë në malet e sharrit, do të shqiptonte: ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. pastaj firma. e dyta. mbi një pergamenë. Teksa boja thahej, para syve të Thaçit shfaqej hashimi dhe firma e parë e tij në rambuje.

Page 32: Gazeta Mapo

32 e shtunë-e diel, 20-21 prill 2013 www.mapo.al

CMYK