gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MëRKURë, 27 MARS 2013. NUMëR 867. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Konflikti për një gardh, përleshje e katër të plagosur në Kurbin HETIMI Prokuroria e Tiranës e cilëson të ligjshëm arrestimin e babait të deputetit socialist, i akuzuar për kontrabandë ilaçesh. Analizohen pronat, ndërsa fjalën e fundit për Bashkim Tahirin do ta ketë gjykata Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e babait të depu- tetit Saimir Tahiri, i dyshuar për kon- trabandë ilaçesh, edhe pse nuk kishte dijeni për hetimet e kryera nga policia. Pak orë para përfundimit të afatit lig- jor, policia i ka vënë në dispozicion or- ganit të akuzës dosjen me materialet hetimore ndaj të ndaluarve: Bashkim Tahiri, Dritan Gjiza dhe Nadire Taga, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të kon- trabandës së ilaçeve nga Italia. Burime të rezervuara pranë... FAQE 6 Ilaçet, Prokuroria: Arrestimi i babait të Tahirit, i ligjshëm Krisja e kohezionit te kampi i majtë Fushata zgjedhore dikton nevojën e ndërtimit të një kohezioni jo vetëm brenda një force politike, por edhe te koalicioni në përgjithësi. Në këtë logjikë, menaxhimi i ekulibrave ndërmjet flukseve brenda një force politike në nivel mikro dhe të inte- resave me aleatët në nivel makro, shndërrohet në faktor përcaktues në sigurimin ose jo të kohezionit dhe të mobilitetit të elektoratit në këto zgjedhje. Në kontekstin shqip- tar, nisur nga niveli i demokracisë së brendshme partiake, një rol të rëndësishëm në menaxhimin e ekuilibrave luan lidershipi. Është ai që merr përgjegjësitë dhe meritat në njëfarë mënyre. Pikërisht, strategjia që po ndiqet aktualisht nga lidershi- pi i majtë kushtëzohet nga disa... ROLAND LAMI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Borxhliu LIDER I DASHUR KIM E kam një përshtypje se niveli më banal i cinizmit është kur ai sillet rreth keqshqiptimit... Vetëm një teke Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime... BLOG RANDO DEVOLE KOMENT BERAT BUZHALA CMYK KOMENT / 11 ARSIM 12 Vladimir Karaj DEGRADIMI I MJEDISIT, SHQIPTARëVE U RRëSHQET TOKA NëN KëMBë AFËR / LARG Educatio, një revistë për edukimin Del në treg revista më e re shkencore nga Universiteti Europian i Tiranës. “Educatio” do të jetë një forum, ku do të pasqyrohen problematikat dhe zhvillimet më të reja në fushën e arsimit shqiptar FAQE 6 INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën se për familjen FAQE 4 Mazhoranca miraton pa opozitën kandidatët për vendet bosh në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Xhezair Zaganjori merr votat e gjithë deputetëve demokratë për Gjykatën e Lartë. Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari abstenohen nga Alibeaj: Shkak, linja politike dhe morale që kam mbajtur në të gjitha rastet e tjera. Në CV-të dorëzuar Kuvendit, Besnik Imeraj deklaron se ka punuar si hetues në komunizëm, ndërsa Dizdari si prokuror. Sërish pezull dekreti i Artan Hoxhës DY KANDIDATëT E KUSHTETUESES, PROKUROR DHE HETUES PARA ‘90 FAQE 4-5 Legalizimet, Rama: Kush hedh kate pa leje, i rrafshohen pas 23 qershorit “Ju mund të vazhdoni me atë idenë tuaj, që ky është i joni, po vetëm i juaji nuk është. Mund ta keni nga anët tuaja, po ai (Berisha) ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur dhe 160 vjet do ju duhen në qoftë se do vazhdoni ta votoni me idenë që do ju legalizojë”. Reagon Olldashi: Po legalizojmë 10 000 objekte në muaj Në takimin e djeshëm për legalizimet dhe çështjet e pronësisë, kryetari i PS- së, Edi Rama kujtoi që në fillim të fjalës premtimin e Partisë Demokratike të vitit 2005, se procesi... FAQE 7 Të intervistuarit e sondazhit vlerësojnë me notën 3.3 punën e qeverisë, ndërsa i cilësojnë politikanët si njerëzit më pak të besueshëm në vend. Partitë që i ruajnë më bindshëm elektoratet e tyre të 2009-ës janë PBDNJ dhe PDIU. Nga ata që nuk kanë votuar më 2009 dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD Sondazhi i SOROS nxjerr PD 3 pikë para PS, 47 % nuk duan asnjë parti Sipas treguesve të tregtisë me pakicë nga INSTAT, gjatë 2012-s shitjet në zinxhirin e biznesit të makinave janë rritur me më shumë se 10% Komisioni i Ligjeve ka ven- dosur me shumicë votash dhe pa praninë e opozitës që t’i rekomandojë seancës plenare të miratojë tri dekretet e Presidentit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë dhe dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si anëtar... FAQE 3 Kandidati për Gjykatën Kushtetuese, Besnik Imeraj Prezantimi i djeshëm i sondazhit të SOROS-it

Upload: gazeta-mapo

Post on 28-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E mërkurë, 27 mars 2013. numër 867. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Konflikti për një gardh, përleshje e katër të plagosur në Kurbin

hetimi

Prokuroria e Tiranës e cilëson të ligjshëm arrestimin e babait të deputetit socialist, i akuzuar për kontrabandë ilaçesh. Analizohen pronat, ndërsa fjalën e fundit për Bashkim Tahirin do ta ketë gjykata

Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e babait të depu-

tetit Saimir Tahiri, i dyshuar për kon-trabandë ilaçesh, edhe pse nuk kishte dijeni për hetimet e kryera nga policia. Pak orë para përfundimit të afatit lig-jor, policia i ka vënë në dispozicion or-ganit të akuzës dosjen me materialet hetimore ndaj të ndaluarve: Bashkim Tahiri, Dritan Gjiza dhe Nadire Taga, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të kon-trabandës së ilaçeve nga Italia. Burime të rezervuara pranë... FAqe 6

Ilaçet, Prokuroria: arrestimii babait të Tahirit, i ligjshëm

Faqe 16

Krisja e kohezionit te kampi i majtë

Fushata zgjedhore dikton nevojën e ndërtimit të një kohezioni jo vetëm brenda një force politike, por edhe te koalicioni në përgjithësi. Në këtë logjikë, menaxhimi i ekulibrave ndërmjet flukseve brenda një force politike në nivel mikro dhe të inte-resave me aleatët në nivel makro, shndërrohet në faktor përcaktues në sigurimin ose jo të kohezionit dhe të mobilitetit të elektoratit në këto zgjedhje. Në kontekstin shqip-tar, nisur nga niveli i demokracisë së brendshme partiake, një rol të rëndësishëm në menaxhimin e ekuilibrave luan lidershipi. Është ai që merr përgjegjësitë dhe meritat në njëfarë mënyre. Pikërisht, strategjia që po ndiqet aktualisht nga lidershi-pi i majtë kushtëzohet nga disa...

rolAndLami

NgërÇ Nga bujar KaPexhIuoP-ed / 10-11

borxhliu

lIder I dashur KIm E kam një përshtypje se niveli më banal i cinizmit është kur ai sillet rreth keqshqiptimit...

Vetëm një teke

Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime...

blogrAndo deVole

KomeNTberAt buzHAlA

CmyK

KomeNT / 11

arsIm

12

Vladimir Karaj

degradImI I mjedIsIT, shqIPTarëVe u rrëshqeT ToKa NëN Këmbë

Afër / lArg

educatio, një revistë për edukimin Del në treg revista më e re shkencore nga Universiteti Europian i Tiranës. “Educatio” do të jetë një forum, ku do të pasqyrohen problematikat dhe zhvillimet më të reja në fushën e arsimit shqiptar

FAqe 6

INsTaT: shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën se për familjen

FAqe 4

Mazhoranca miraton pa opozitën kandidatët për vendet bosh në gjykatën e lartë dhe Kushtetuese. Xhezair Zaganjori merr votat e gjithë deputetëve demokratë për gjykatën e lartë. Besnik Imeraj dhe gani Dizdari abstenohen nga Alibeaj: Shkak, linja politike dhe morale që kam mbajtur në të gjitha rastet e tjera. Në CV-të dorëzuar Kuvendit, Besnik Imeraj deklaron se ka punuar si hetues në komunizëm, ndërsa Dizdari si prokuror. Sërish pezull dekreti i Artan Hoxhës

Dy kanDiDatët E kushtEtuEsEs, prokuror DhE hEtuEs para ‘90

Faqe 4-5

Legalizimet, Rama: Kush hedh kate pa leje, i rrafshohen pas 23 qershorit“Ju mund të vazhdoni me atë idenë tuaj, që ky është i joni, po vetëm i juaji nuk është. Mund ta keni nga anët tuaja, po ai (Berisha) ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur dhe 160 vjet do ju duhen në qoftë se do vazhdoni ta votoni me idenë që

do ju legalizojë”. Reagon Olldashi: Po legalizojmë 10 000 objekte në muaj

Në takimin e djeshëm për legalizimet dhe çështjet e pronësisë, kryetari i PS-së, Edi Rama kujtoi që në fillim të fjalës premtimin e Partisë Demokratike të vitit 2005, se procesi... FAqe 7

Të intervistuarit e sondazhit vlerësojnë me notën 3.3 punën e qeverisë, ndërsa i cilësojnë politikanët si njerëzit më pak të besueshëm në vend. Partitë që i ruajnë më bindshëm elektoratet e tyre të 2009-ës janë PBDNJ dhe PDIU. Nga ata që nuk kanë votuar më 2009 dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD

sondazhi i soros nxjerr Pd 3 pikë para Ps, 47 %

nuk duan asnjë parti

Sipas treguesve të tregtisë me pakicë nga INSTAT, gjatë 2012-s shitjet në zinxhirin e biznesit të makinave janë rritur me më shumë se 10%

Komisioni i Ligjeve ka ven-dosur me shumicë votash dhe pa praninë e opozitës që t’i rekomandojë seancës plenare të miratojë tri dekretet e Presidentit për një vend vakant në Gjykatën e

Lartë dhe dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si anëtar... FAqe 3

kandidati për gjykatën kushtetuese, besnik imeraj prezantimi i djeshëm i sondazhit të SoroS-it

Page 2: Gazeta Mapo

Hetimi për ilaçetProkuroria: Arrestimi i babait të Tahirit, i ligjshëm

“legalizimet”Rama: Kush hedh kate pa leje, i rrafshohen pas 23 qershorit

sondazHi i sorosShqiptarët i japin notën 3, PD merr 3 pikë më shumë se PS 1

2 afër/larg

Vladimir Karaj

Toka po u rrëshqet shqiptarëve nën këm-bë, aty ku nuk është e mbuluar prej ujit. E gjithë kjo sipas specialistëve është

vetëm pasojë e degradimit të mjedisit dhe mung-esës së përkujdesjes. Shtretër lumenjsh të ma-sakruar, pyje të prera dhe një mungesë kujdesi dhjetëra vjeçare për mjedisin dhe kullimin e ka sjellë Shqipërinë në prag të një katastrofe. Vetëm në tre muajt e fundit më shumë se 20 raste sh-embje të tokës rrezikojnë qindra banesa në fsha-tra nga Kukësi në Vlorë, ndërsa dëmi nga përm-bytjet e njëpasnjëshme të lagjeve dhe fshatrave të tërë në Shkodër, Durrës, Lezhë, Fier, Korçë e zona të tjera është i pallogaritshëm.

toka që ikën nën këmbëVetëm dje në Xibrakë të Elbasanit dy

familje njoftuan se shtëpia ishte në prag të shkatërrimit pas rrëshqitjes së tokës. Një javë më parë në fshatin Kuturman, e më herët në Babje po ashtu u denoncuan shtëpi të cila po shemben. 22 banesa rrezikojnë shembjen në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Dhjetëra shtëpi në Zonën e Currilave në Durrës janë në rrezik prej kohësh, por Bashkia thotë se, megjithëse ka një projekt, nuk ka fonde që të rehabilitojë kodrën. Rasti më i rëndë u regjistrua në Gra-cie të Mallakastrës ku 12 shtëpi u shembën to-talisht, ndërsa një fshat i tërë u zgjua në panik pasi një masiv i madh toke rrëshqiti vetëm në pak orë gjatë natës. Shembje të tjera ka thua-jse në çdo qark të vendit ku situata rëndohet sa herë që bie shi, ndërsa numri i banesave të rrezikuara shtohet çdo ditë, duke e bërë të pa-mundur përballimin e situatës nga buxhetet në krizë të komunave dhe bashkive. Në rapor-tin e fundit për mjedisin të publikuar në faqen online në vitin 2010, Ministria e Mjedisit ra-porton një numër në rritje të shkarjes së tokës me rreth 100-150 hektarë të rrezikuara, ndër-sa thekson se listës së rrezikuar i ishin shtuar

edhe zona të reja, kryesisht në periferi të qyteteve të mëdha. Arsyet, veç atyre të pakon-trollueshme prej njeriut, sipas të njëjtit raport kanë të bëjnë me prerjen e pyjeve, largimin e banorëve, mungesën e administrimit të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe sigurisht ndërtimet pa kritere në periferitë e qyteteve të mëdha apo gërmimet dhe zhven-dosje dherash po ashtu për efekt ndërtimi në mjaft zona. Ndërkohë situata nuk pritet të për-mirësohet, përkujdesja për kullimin e ujërave sipërfaqësore dhe mbajtja nën kontroll e atyre nëntokësore apo prerja pa kriter e pemëve nuk duket se kanë ndaluar, çka duket se do ta bëjë edhe më keq situatën në vend.

përmbytjet Rreth 5 mijë hektarë tokë e mbi 300 shtëpi

në Shkodër kanë më shumë se një javë që janë të përmbytura apo të rrethuara nga uji dhe askush nuk duket se mund të bëjë ndonjë gjë për këtë. Është përmbytja e disatë në më pak se 5 vjet, dhe njerëzit kanë humbur edhe num-rin, ndërsa dëmet janë tashmë më të rënda se-sa në të parat, gjë që ka sjellë thuajse rrënimin e fermerëve të cilët, siç thonë, presin ende dëmshpërblimet për përmbytjet e mëher-shme. Xhevat Mollca, kryetar në komunën Ana e Malit, thotë se “njerëzit janë të shqetë-suar pasi nuk kanë shpresë se do marrin as dëmshpërblimin e 2010-ës, ndërsa dëmi i shkaktuar këtë herë në bujqësi është më i madh. Ushqimi për blegtorinë përbën më shumë problem se ai për njerëzit, ndërsa deri tani nuk ka patur asnjë ndihmë”. Gjendja

Degradimi i mjedisit, shqiptarëve u rrëshqet toka nën këmbë

është e rëndë edhe në Fier po ashtu. Lagjet e qytetit janë mbytur më shumë se dy herë në pak muaj nga dalja e Gjanicës. Semani dhe Vjosa po ashtu kanë shkaktuar përmbytje në fshatra të Fierit dhe Vlorës, ndërkohë që lagje të Durrësit dhe Shijakut e disa fshatra janë mbuluar më shumë se një herë nga uji vetëm brenda 3 muajve të fundit. Për dhjetëra shtëpi evakuimet u kthyen në sport, kjo më shumë për shkak të ndërtimeve në zona të rrezikuara, por edhe prej degradimit të shtretërve të lumenjve. Në Fier, daljet e Gjanicës sa herë që ka reshje ja-në kryesisht për shkak të mbushjes me inerte të lumit dhe pamundësisë për ta pastruar atë. Ndërkohë përmbytja me inerte e grykëderd-hjeve të Ishmit e Erzenit ka shkaktuar gjithash-tu përmbytje në disa raste në pak muaj.

a e ndjek njeri parashikimin e motit?!Shkaqet e tjera janë mungesa apo mosvë-

nia në punë e hidrovorëve, bllokimi i kanaleve kulluese dhe një sërë defektesh në rrjetin që duhet të mirëmbajë lumenjtë apo rezervuarët. Shkodra dhe zona për rreth saj sidoqoftë mbetet unike në gjithë këtë katrahurë dhe mungesë kontrolli mbi mjedisin. Zona përm-bytet gjithmonë kur hapen portat e hidrocen-traleve në Drin, por pavarësisht se ky “fenomen” duhej të ishte i kontrolluar dhe duhej të zbutej duke bërë shkarkim të ngadalshëm por më të hershëm, një gjë e tillë nuk ndodh e duket se vuhet nga mungesa e in-formacionit për motin dhe parashikimin e tij, që njëkohësisht do të mund të përllogariste ed-he prurjet e Drinit në liqene. Mbetet ende “mister” nëse ka apo jo një parashikim të motit dhe sasisë së reshjeve në zonën ujëmbledhëse të Drinit dhe liqeneve të krijuara mbi të, që në mos do të shmangte rrezikun, do të ndihmon-te banorët të ishin të paralajmëruar një javë apo qoftë dy ditë para se portat të hapeshin dhe uji t’u vërshonte në shtëpi.

Vetëm dje në Xibrakë të Elbasa-

nit dy familje njoftuan se shtëpia

ishte në prag të shkatërrimit pas

rrëshqitjes së tokës. Një javë më

parë në fshatin Kuturman, e më

herët në Babje po ashtu u denoncuan

shtëpi të cila po shemben. 22

banesa rrezikojnë shembjen në lagjen

“10 korriku” në Vlorë.

rreth 5 mijë hektarë tokë e mbi 300 shtëpi në shkodër kanë më shumë se një javë që janë të përmbytura apo të rrethuara nga uji dhe askush nuk duket se mund të bëjë ndonjë gjë për këtë

Mbetet ende “mister” nëse ka apo jo një parashikim të

motit dhe sasisë së reshjeve në zonën ujëmbledhëse të

Drinit dhe liqeneve të krijuara mbi të, që në mos do të shmangte rrezikun, do të ndihmonte banorët të ishin

të paralajmëruar një javë apo qoftë dy ditë para se portat të

hapeshin dhe uji t’u vërshonte në shtëpi.

Rasti më i rëndë u regjistrua në Gracie të Mallakastrës ku 12 shtëpi u shembën totalisht, ndërsa një fshat i tërë u zgjua në panik pasi një masiv i madh toke rrëshqiti vetëm në pak orë gjatë natësFaqe 4 Faqe 6 Faqe 7

Page 3: Gazeta Mapo

Mazhoranca miraton pa opozitën kandidatët për vendet bosh në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Xhezair Zaganjori merr votat e gjithë deputetëve de-mokratë për Gjykatën e Lartë. Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari abstenohen nga Alibeaj. “Shkak, linja politike dhe morale që kam mbajtur dhe në të gjitha rastet e tjera”

Fejzi Braushi

Komisioni i Ligjeve ka vendosur me shumicë votash dhe pa praninë e opozitës që t’i rekomandojë seancës plenare të miratojë tri dekretet e Pres-identit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë dhe dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për kandidaturën e Xhe-zair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ato të Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk pranoi të bëhet pjesë e këtij diskutimi dhe u lar-gua nga komisioni, duke pretenduar se procesi është antikushtetues për sa kohë Kuvendi nuk është shprehur më parë mbi dekretet e tjera që ka sjellë ish-presidenti Bamir Topi. “Nuk mund të marrim pjesë në këtë histori çorbë, kur ka disa dekrete të depozi-tuara, të cilat, për arsyet tuaja politike, nuk i sillni për t’i shqyrtuar (qoftë ed-

he për t’i votuar kundër), por na sillni të tjera për t’i mbivendosur. Mendo-jmë thellësisht se ky është një proces jotransparent, është antikushtetues dhe ne nuk mund të bëhemi pjesë e këtij procesi”, - tha Pandeli Majko duke folur në emër të kolegëve. Qën-drim ky që ka sjellë replikën e kreut të komisionit, Rusmali, i cili u shpreh se pozicioni që mbajnë socialistë është i diktuar nga frika se ata do të humba-sin zgjedhjet dhe do përplasen me Gjykatën Kushtetuese dhe me këta anëtarë të rinj që kërkohet të zgjidhen në të. “Me sa duket, zoti Rama është i bindur për humbjen e zgjedhjeve, prandaj po i del të keqes përpara”, - tha ai. Më pas pa praninë e të majtëve, komisioni ka vijuar seancën dëgji-more, e cila në fakt u shndërrua në një formalitet ku munguan pyetjet apo diskutimet ndaj kandidatëve. Me lar-gimin e kandidatëve, komisioni ven-dosi të kalonte në procedurë votimi, ku deputeti Enkelejd Alibeaj, ndryshe nga pjesa tjetër e kolegëve të tij, dekla-roi publikisht votën e tij pro kandida-turës së Zaganjorit dhe abstenim ndaj dy kandidaturave të tjera, asaj të Imer-ajt dhe Dizdarit. ”Vota ime është pro kandidaturës së Xhezair Zaganjorit dhe vota ime është abstenim për dy kandidaturat e tjera për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Arsyetimi është i thjeshtë. Linja politike dhe mo-rale që kam mbajtur dhe në të gjitha rastet e tjera. Unë besoj se edhe në këtë rast është një logjikë e pastër shkak-pasojë dhe qëndrim në atë çfarë ky komision dhe unë personalisht kam

mbajtur edhe në rastet e tjera”, - tha Alibeaj. Megjithëse ai nuk sqaroi më tej se çfarë i bënte këto dy kandidatu-ra jo morale për t’i votuar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përgjigja duket se gjendet në të dhënat personale që dy kandidatët e mësipërm kishin paraqitur në komision. Dhe bëhet fjalë pikërisht për përvojën e tyre profesio-nale gjatë periudhës së komunizmit. Duke qenë se të dy kandidaturat, si ajo e Imerajt, ashtu edhe ajo e Dizdarit ka-në mbaruar studimet për drejtësi shumë para vitit ‘90, iu është dashur që karrierën e tyre ta nisin në hetuesi-në dhe prokurorinë e komunizmit. Besnik Imeraj nga viti 1977 deri në 1985 deklaron se ka punuar si hetues në El-basan dhe nga viti 1985 deri në 1991 kur

u ndërrua sistemi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hetuesisë së Përgjith-shme Tiranë. Po ashtu edhe Dizdari ka patur një përvojë të gjatë në or-ganin e prokurorisë të atij sistemi. Nga 1973 deri në 1982 ai ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë dhe nga 1982 deri 1989 ka qenë proku-ror në Drejtorinë Gjyqësore të Proku-rorisë së Përgjithshme Tiranë. Ndwrsa kandidati i miratuar pwr Gjykatwn e Lartw, Xhezair Zaganjori nuk ka listuar asnjw detyrw para viteve ’90. Për demokratët, në përgjithësi në këto vite përvoja e kan-didaturave në organet e drejtësisë të sistemit komunist është konsideruar si një çështje morale, ndaj dhe Alibeaj dje në këtë linjë votoi abstenim për kë-to dy dekrete të Presidentit. Megjithëse në sallë ai nuk u mbështet nga asnjë deputet tjetër demokrat, jashtë mik-rofonit nuk ishin të paktë ata që i je-pnin të drejtë atij në këtë qëndrim, duke evidentuar pikërisht përvojën e kandidatëve gjatë komunizmit. Por duket se të qenit para përcaktimit të listave të kandidatëve për deputetë, i bëri ata që të mos e shprehin bindjen e tyre me votë në komision. Përveç anës morale, çka në fakt nuk përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor për t’u zbatuar, duhet thënë se, nëse Gani Dizdari do zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese ai do ta ushtronte man-datin për 6 vjet dhe jo 9 sa ç’është man-dati i plotë, pasi Kushtetuta përcakton se anëtari i kësaj gjykate del në pen-sion në moshën 70- vjeçare. Dizdari ka lindur në prill të 1949-ës.

Besnik imerajTë dhënaT personalearsimi i lartë, Fakulteti i Drejtë-sisë. Diplomuar në 1977shtator 1977 – shtator 1985: Hetues në rrethin Elbasanshtator 1985 – maj 1991: Drejtor i Hetuesisë së Përg jithshme Tiranë maj 1991- mars 1995: Ministria e Transportevemars 1995- Janar 1998: AvokatJanar 1998 – mars 2005: Gjykata e Apelit Durrësmars 2005 – e në vijim: Gjykata e Lartë

Gani DizDariTë dhënaT personalearsimi i lartë, Fakulteti i Drejtë-sisë, Diplomuar në 19721973 – 1982: Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë1982 – 1989: Prokuror në Drejto-rinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë1989 -1995: Prokuror Kasacioni1995- 1999: Zëvendësprokuror i Përgjithshëm1999 – 2006: Avokat2006 e në vijim: Gjykata e Lartë

2007 e në vijim: Kryetar i Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë

3kryesore 27.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Dy kandidatët për kushtetuese, hetues dhe prokuror në komunizëm

artan hoxha, mazhoranca anashkalon zgjidhjen e nishanit

CV

Kandidatet për anëtarë të Gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori, Gani dizdari dhe Besnik Imeraj, gjatë një mbledhje të Komisionit parlamentar të ligjeve

Vota ime është pro kandidaturës së Xhezair Zaganjorit dhe vota ime është abstenim për dy kandidaturat e tjera për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Arsyetimi është i thjeshtë. Linja politike dhe morale që kam mbajtur dhe në të gjitha rastet e tjera

alibeaj:

Pavarësisht se ka gati 1 vit që është dekretuar nga ish-presidenti Bamir Topi për një vend në Gjykatën Kush-tetuese, Artan Hoxha nuk kaloi as dje në komisionin e Ligjeve, ku u mi-ratuan dy kandidaturat e reja për në këtë gjykatë. Hoxha, i dekretuar nga ish-presidenti Topi për të plotësuar vendin vakant të lënë pas largimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Pe-trit Plloçi, është njohur nga kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani si i ligjshëm, pa-si ai nuk propozoi së fundmi 3 gjy-qtarë të rinj për tri vendet bosh që gjenden në këtë gjykatë, por vetëm dy, Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin. Një fakt të tillë e pranon dhe vetë kreu

i shtetit në relacionin që shoqëron dy dekretet e reja, ku ai thekson se “me këto dy dekrete janë emëruar pasard-hësit e anëtarëve të Gjykatës Kush-tetuese, zotit Xhezair Zaganjori dhe zotit Admir Thanza, pasi për pasard-hësin e zotit Petrit Plloçi është dërguar më parë kandidatura e Artan Hox-hës”. Por ky shpjegim duket se nuk ka qenë i mjaftueshëm për Kuvendin, pa-si dje në seancën dëgjimore që është zhvilluar me kandidaturat e Imerajt dhe Dizdarit nuk ishte i pranishëm Artan Hoxha. Burime nga mazhoran-ca bënë të ditur se dekreti i Artan Hox-hës ka një problematikë specifike, pa-si ai ka ardhur si propozim për të

plotësuar vendin vakant të lënë pas dorëheqjes së anëtarit të kësaj gjykate, Petrit Plloçi. Dhe neni 127 i Kush-tetutës përcakton se: “Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës emëron, me pëlqimin e

Kuvendit, një gjyqtar të ri, i cili qën-dron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar”. Çka për mazhorancën do të thotë se dekre-ti i Artan Zenelit ka paqartësi, pasi nëse ai do të votohej, do të qëndronte në këtë post vetëm për pak ditë, deri sa të mbarojë mandati i shtyrë i ish-gjyqtarit Petrit Plloçi. Megjithatë nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë mazhoranca në seancën e së enjtes, ku dhe pritet të votohen këto dekrete, por ajo që dihet deri më tani është vetëm fakti se komisioni i Ligjeve nuk e mo-ri parasysh argumentin e parashtruar nga Presidenti, duke mos e thirrur Ar-tan Hoxhën në seancë dëgjimore.

Page 4: Gazeta Mapo

4 në fokus NGjARjE E DiTëS

Besimi

shqiptarët besimtarë, por nuk kryejnë ritet

Shqiptarët e konsiderojnë veten besimtarë të Zotit, edhe pse vetëm një pjesë e vogël kryen rite fetare, të paktën 1 herë në javë. “Të pyetur për besimin fetar dhe praktikimin e tij, gjetjet paraprake sugjerojnë një shoqëri që e sheh veten si be-simtare në masën 7.8 në një shkal-lë nga 0 në 10; ku 0 nënkupton jo besimtar dhe 10 tejet besimtar”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë dje nga fondacioni “Soros”. Nga ana tjetër, shumë pak prej tyre duket se e kanë të lidhur besimin e tyre me institucionet dhe ritet fetare të rregullta. Ndër të in-

tervistuarit, vetëm 12% e tyre pohojnë se ndjekin shër-besa fetare të paktën një herë në javë.

shkurtqeVerisja

shqipëria në krye të listës së homofobisë

Shqipëria kryeson listën e homofo-bisë në Europë. Të krahasuara me të dhënat e të njëjtit sondazh në 27 vende të tjera, gjetjet paraprake për Shqipërinë sugjerojnë se shoqëria shqiptare është më homofobe se 27 të tjerat. Të pyetur nëse mendojnë se gejt dhe lezbiket duhet të jenë të lirë të jetojnë si të dëshirojnë, 53% e të intervistuarve të sondazhit thonë “jo”. Të dhënat e sondazhit e rendisin kësisoj në fund Shqipërinë, sa i për-ket respektimit të të drejtave të ho-moseksualëve apo ndjenjën e homo-fobisë së ushqyer kundrejt tyre. Sa i përket vendeve të Europës, me përq-

indje të lartë homofobie p a ra q i t e n e d h e R u s i a , Ukraina e Lituania.

Shpenzimet e shqiptarëve në raport me krizën janë surprizuese. Harx-het për blerje makinash dhe serviset e tyre bashkë me naftën vijnë gjith-një në rritje nga viti në vit, pavarë-sisht kushteve të pafavorshme eko-nomike. Shifrat tregojnë se kom-pleksi për t’u dukur mbetet i fortë, ku familjarët kursejnë për rrobat dhe ushqimet e fëmijëve për të lëvi-zur qoftë edhe për qejf me makinë. INSTAT njoftoi dje se tregtia dhe ri-parimi i automjeteve shënoi një rritje gati 8 për qind në krahasim me një vit më parë, ndërsa shitjet në grupe të tjera të mallrave të konsumit të përditshëm shënuan një rritje shumë herë më të vogël.

trendiVitet e fundit, biznesi i makinave

është rritur ndjeshëm, në propor-cion të zhdrejtë me tregun ndërkom-bëtar, ku tregtia e makinave u godit e para nga kriza e ekonomike. Indus-tritë më të njohura ta makinave u

përballën me falimentin. Por për shqiptarët makinat janë ende një ëndërr që duhet prekur me çdo kusht. Për shkak të kësaj situate i gjithë zinxhiri i tregtisë që ka të bëjë me makinat ka ardhur në rritje, që nga pjesët e këmbimit deri te nafta. Tregtia e automjeteve është në lulëzim dhe serviset janë po aq të shpeshta sa ushqimorët. Vitin që shkoi biznesi i automjeteve dhe naf-tës ka shënuar një rritje më të mad-he se 10 për qind, ndërkohë që kon-sumi për mjetet e tjera të jetesës së përditshme si ushqimet, veshjet ishin me rritje pak më shumë se 2 për qind. Ekspertët ekonomisë e lidhin këtë tendencë me shumë faktorë. Nga të cilët, kryesor mbetet fakti se numri i makinave për frymë pop-ullsie është ende i ulët dhe tregu ende nuk është maturuar. Ekspertët në Europë do ta përkthenin këtë fenomen me një rritje të madhe eko-nomike të vendit, çka nuk është se po ndodh në realitet.

HartaTregtia me pakicë ose siç e njohim

ndryshe konsumi, pësoi një gjal-lërim në tremujorin e fundit të vitit 2012, duke pësuar një rritje me mbi 5 për qind. Duke marrë në konsider-atë ecurinë e tre tremujorëve të tjerë, rritja e konsumit në tërësi gjatë vitit 2012 nuk është më shumë se 2%. Në tremujorin e fundit, konsumi i veshjeve dhe artikujve shtëpiake ka shënuar ulje të ndjeshme me vlera negative për të g jithë muajt, ndërkohë që tregtia me pakicë e kar-buranteve ka shënuar rritje 15 për qind në krahasim me vitin 2011. Kë-tu ka edhe një paradoks tjetër, pasi dogana ka raportuar një ulje të im-portit të karburanteve për 2012-n, ndërkohë që shitjet me pakicë po shënojnë rekorde të larta. INSTAT raporton gjithashtu se shitjet e ush-qimeve në supermarkete kanë rënë ndjeshëm. Kriza ka stimuluar treg-jet e rrugës dhe ato të mëdha.

Blerina HoxHa

shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën se për familjen

Çfarë mendojnë shqiptarët për politikën, qeverisjen, ekonominë dhe zgjedhjet

Në zinxhirin e gjatë të mosbesimit të shqiptarëve, politikanët zënë vendin e fundit, të pasuar nga partitë politike, parlamenti apo sistemi ligjor

Tiranë Shqiptarët ngelin në klasë punën e qeverisë. Në sondazhin e publikuar dje nga fondacioni ‘So-ros’, qeveria është vlerësuar me notën 3.3, në një shkallë nga 0 në 10. Në këtë drejtim, shqiptarët rezulto-jnë ndër më të pakënaqurit me ekze-kutivin në Europë, duke lënë megjithatë pas vende si Spanja apo Greqia, të cilat vuajnë më rëndë krizën ekonomike. Të dhënat e son-dazhit, produkt i intervistimit të 1208 personave, tregojnë se politika-nët shqiptarë janë personat më pak të besueshëm në vend. Në zinxhirin e gjatë të mosbesimit të shqiptarëve, politikanët zënë vendin e fundit, të pasuar nga partitë politike, parla-menti apo sistemi ligjor. Besimin më të madh e ka marrë policia, e vlerë-suar megjithatë vetëm me notën 4.5 nga njerëzit që banojnë në qytet dhe 5.4 nga njerëzit në fshat. Niveli i de-mokracisë në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është ajo për njerëzit, ka marrë një pjesë të mirë të vë-mendjes në këtë sondazh. Por edhe në këtë drejtim, qytetarët shqiptarë kanë ndëshkuar me notë jokaluese situatën demokratike të vendit. Son-dazhi vlerëson se shqiptarët i kanë vënë notën 4.5 nivelit të demokracisë në vend, ndërsa rëndësinë e saj e ka-

në vlerësuar me 8.9. Të njëjtat kuota të ulëta kanë marrë pyetjet për zgjedhjet e lira apo për punën që bën qeveria për të mbrojtur qytetarët nga varfëria.

punësimi dhe shërbimet Të pyetur për aspekte të pu-

nësimit dhe ekonomisë, rreth 48% e të intevistuarve shprehen që janë duke punuar pa kontratë. Sondazhi thotë se 84 për qind e personave ka-në mohuar të bëjnë pjesë në ndonjë sindikatë, duke vënë në dukje edhe zbehjen e rolit të tyre me kalimin e viteve. Ekonomia ka qenë një tjetër pyetje e sondazhit, e vlerësuar me notë negative nga shqiptarët. Të py-etur se sa të kënaqur ishin me gjen-djen aktuale të ekonomisë, të interv-istuarit i kanë dhënë notën 3.2. Diku më lart në klasifikim renditen shën-detësia dhe arsimi, të cilat kanë mar-rë besim më të madh nga të intervis-tuarit. Sondazhi i publikuar nga “So-ros” thotë se gjendja e shëndetësisë në ditët e sotme është 4.0, ndërsa ajo e arsimit 4.9.

indeksi i lirisë Mosbesues dhe të pakënaqur me

politikën dhe sistemin e drejtësisë, shqiptarët mendojnë megjithatë se

shqiptarët i japin notën 3 qeverisë, politikanët të pabesueshëm Sondazhi i “Soros”-it: Të intervistuarit janë të pakënaqur me punën e ekzekutivit, ndërsa politikanët janë njerëzit më pak të besueshëm në vend. Liria e partive opozitare vlerësohet me 7.2, ndërsa ajo e medias me 6.9

3.8 është nota që merr funksionimi i demokracisë në vend 3.3 është nota që merr

pyetja: Sa të kënaqur jeni me punën e qeverisë

niveli i lirisë në vend nuk është neg-ativ. Të pyetur për lirinë e partive opozitare në vend për të krijuar qe-verinë, të intervistuarit i kanë vënë notën 7.2. Ndërkohë, ata mendojnë se media është e lirë të kritikojë qe-verinë në masën 6.9. Saktësia e me-dias në ofrimin e informacioneve është vlerësuar më tej me notën 6.0, ndërsa mbrojtja e minoriteteve në Shqipëri është vlerësuar me notën 5.2. Perceptimi kthehet në negativ, kur të intervistuarit pyeten për zgjedhjet e lira e të ndershme, gjykatat apo punën e qeverisë për t’i mbrojtur të gjithë njësoj nga varfëria. Gjatë prezantimit të sondazhit, dre-jtuesit e fondacionit “Soros” theksu-an se të dhënat e publikuara ishin të pjesshme dhe paraprake. “Ekipi Qendror Shkencor i Sondazhit So-cial Europian i bën publike të gjitha të dhënat dhe bazën e plotë të tyre në përfundim të procesit të validimit, në vjeshtë 2013”,-sqaruan përfaqë-suesit e “Soros”-it.

9

26 m

ars

2013

OSF

A

ww

w.s

oros

.al

6,1 5,9

5,4 5,3 5,3

4,9 4,6

4,5 4,4

4,3 4,3

3,9 3,9

3,7 3,7

3,6 3,5 3,5

3,4 3,4

3,3 3,0

2,8 2,6

2,5 2,4

2,3 1,8

0 1 2 3 4 5 6 7

SuediaZvicra

FinlandaNorvegjiaHollanda

QiproDanimarka

RusiaHungaria

EstoniaMbretëria e Bashkuar

PoloniaIzraeli

GjermaniaBelgjika

SllovakiaIrlandaFranca

BullgariaÇekia

ShqipëriaSpanja

LituaniaSllovenia

KroaciaPortugalia

UkrainaGreqia

0 = Tepër i pakënaqur 10 = Tepër i kënaqur

10për qind shënoi rritje tregtia dhe riparimi i automjeteve gjatë vitit që shkoi

drejtoresha e instat, ines nurja

Page 5: Gazeta Mapo

527.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

hulumtimi inDeksi i kënaqësisë

Hulumtimi Social Europian kryhet sot në mbi 30 vende të Europës, për të kup-tuar stofën sociale, politike dhe kul-turore të shoqërive të ndryshme. Py-etësori mbulon përfshirjen sociale, be-simin fetar, besimi tek institucionet dhe politika, këndvështrimet mbi de-mokracinë si dhe perceptimet e njerëzve për mënyrën sesi po shkon jeta e tyre. Realizimi i Sondazhit So-cial Europian koordinohet nga zyrat qendrore në City University London.

Gjatë muajit dhjetor 2012 - shkurt 2013 janë kryer në Shqipëri 1 208 in-tervista të vlefshme, ballë për ballë, shtëpi më shtëpi, në të 12 qarqet e Shqipërisë, në fshat dhe qytet. Teknika e intervistimit sjell risi në Shqipëri, sipas organizatorëve, pasi intervistat janë kryer nëpërmjet tabletave kompjuterike, që mundëso-jnë hedhjen e të dhënave në kohë reale në kompjuter, duke evituar kështu gab-imin njerëzor.

Shqiptarët kritikojnë politikanët, qe-verinë, drejtësinë dhe ekonominë, por janë të kënaqur e të lumtur me veten. Paradoksi del në pah në sondazhin paraprak, të publikuar dje nga Fonda-cioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ku theksohet se të intervistuarit e ka-në vlerësuar me notën 6.4 nivelin e tyre të lumturisë. Në këtë drejtim, shqiptarët rezultojnë më të lumtur se rusët, grekët, ukrainasit apo bullgarët, megjithëse renditen shumë poshtë në

krahasim me vendet e tjera të Eu-ropës. Notë relativisht pozitive ka marrë edhe pyetja se sa të kënaqur ja-në përgjithësisht me jetën e tyre. Të intervistuarit kanë vlerësuar me 5.8 nivelin e jetës, në një shkallë nga 0 për tepër i pakënaqur, në 10 për tepër i kënaqur. Të njëjtën notë mban ky nivel edhe në grafikun për indeksin e kënaqësisë, në sondazhin paraprak për çështjet politike, sociale dhe be-simin tek institucionet.

47.8% nuk përkrahin asnjë parti, 23% afër me pd-në, 20% me ps

5.8 është indeksi i kënaqësisë së shqiptarëve me jetën e tyre aktualisht 3.2 është nota që merr

situata aktuale ekonomike në Shqipëri 4.0 Merr gjendja e

shëndetësisë aktualisht në vendin tonë

sondazhi paraprak, vetëm 1208 të intervistuar në vend

shqiptarët mosbesues, portë kënaqur me veten

Partitë që i ruajnë më bindshëm elektoratet e tyre të 2009-ës janë PBDNJ, me 80% që ende sot ndihen afër me këtë parti, dhe PDIU me 75% të atyre që e votuan më 2009, të cilët shprehen se ndjehen më afër me të sot. Nga ata që nuk kanë votuar më 2009 dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD.

Tiranë Kur mbeten edhe tre muaj nga zh-villimi i zgjedhjeve parlamentare, rreth 48% e shqiptarëve nuk e gjejnë veten afër me asnjë parti politike. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SO-ROS), prezantoi dje gjetjet e Sondazhit So-cial Europian, i kryer për herë të parë në Shqipëri, ku specifikohet se 47.8% e të in-tervistuarve nuk përkrahin asnjë parti politike. Gjatë muajit dhjetor 2012 – shkurt 2013, SOROS ka kryer në Shqipëri 1208 in-tervista të vlefshme, ballë për ballë, shtëpi më shtëpi në të 12 qarqet e Shqipërisë, në fshat dhe qytet. Të pyetur për përkatësinë e tyre ideologjike majtas apo djathtas në një shkallë nga 0 deri në 10, ku 0 nënkupton të majtën ekstreme dhe 10 të djathtën eks-treme, në shkallë kombëtare shqiptarët ja-në të qendrës, me tendencë djathtas, në niv-

elin 5.3. Rreth 23% e të intervistuarve e ndjejnë veten afër me Partinë Demokra-tike, 20% me Partinë Socialiste, dhe 4% re-fuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Për partitë e vogla, 1% e qytetarëve shprehen afër me PDIU-në dhe po kaq me LSI-në, 1.2% me Aleancën Kuqezi dhe 1.3% me Frymën e Re Demokratike. Partia De-mokratike dhe Partia Socialiste kapin pak më shumë se gjysmën e elektorateve po-tenciale sipas përkatësisë ideologjike. Konkretisht, 56.7% e qytetarëve që shpre-hen djathtas, shprehen edhe më të afërt me Partinë Demokratike, dhe 57.3% e qytetarëve që shprehen majtas ideologjik-isht, shprehen më të afërt me Partinë So-cialiste. Rreth një e treta e qytetarëve si djathtas, si majtas, nuk ndihen afër me as-një parti. Ndërkohë, nga qytetarët që iden-

tifikohen me qendrën, pjesa dërrmuese, 73.3% nuk ndjehen afër me asnjë parti. Në nivele të ngjashme të ulëta janë qytetarët e qendrës, që ndihen më afër me PD dhe PS – rreth 7% me secilën. Një pamje e kry-qëzuar e gjetjeve paraprake mbi partinë e votuar në vitin 2009 dhe partinë që ndjejnë më afër sot, sugjeron se Partia Socialiste ruan dy të tretat e elektoratit të 2009-ës dhe gjen të alienuar (jo afër me asnjë parti) 30.6% të atyre që e votu-an më 2009-ën. Ndërsa Partia Demokra-tike ruan 54.5% të zgjedhësve të saj në 2009-ën, dhe gjen të alienuar 36.7% të këtyre zgjedhësve në 2009-ën. Partia që ka pësuar distancimin më të lartë nga elektorati i vitit 2009 është Lëvizja So-cialiste për Integrim, me 60% të atyre që e votuan në 2009-ën, që shprehen se sot

nuk ndihen afër me asnjë parti. Partitë që i ruajnë më bindshëm elektoratet e tyre të 2009-ës janë PBDNJ, me 80%, që ende sot ndihen afër me këtë parti, dhe PDIU me 75% të atyre që e votuan më 2009-ën, të cilët shprehen se ndjehen më afër me të sot. Nga ata që nuk kanë votuar më 2009-ën dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD. Realizimi i Sondazhit Social Europian koordinohet nga zyrat qendrore në City University London, ndërsa u sqa-rua gjatë prezantimit të sondazhit të djeshëm se të dhënat e nxjerra janë para-prake dhe të pjesshme, pasi Ekipi Qendror Shkencor i Sondazhit Social Europian i bën publike të gjitha të dhënat dhe bazën e plotë të tyre në përfundim të procesit të vlefshmërisë, në vjeshtë 2013.

rreth 23% e të intervistuarve e

ndjejnë veten afër me Partinë Demokratike,

20% me Partinë Socialiste, dhe 4%

refuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje

Partia Socialiste ruan dy të tretat e elektoratit të 2009-ës dhe gjen të alienuar (jo afër me asnjë par-ti) 30.6% të atyre që e votuan më 2009-ën. Ndër-sa Partia Demokratike ruan 54.5% të zgjedhësve të saj më 2009-ën, dhe gjen të alienuar 36.7% të këtyre zgjedhësve më 2009-ën. Partia që ka pësu-ar distancimin më të lartë nga elektorati i vitit 2009 është Lëvizja Socialiste për integrim, me 60% të atyre që e votuan më 2009-ën, të cilët shprehen se sot nuk ndihen afër me asnjë parti

Votuesitsondazhi i soros:

21

26 m

ars

2013

OSF

A

ww

w.s

oros

.al

8,3 8,1

8,0 8,0

7,9 7,8

7,8 7,6 7,6

7,4 7,4

7,3 7,3 7,3

7,0 6,9

6,8 6,7

6,6 6,6 6,6

6,4 6,4

6,1 6,1

6,0 5,6

5,4

1 2 3 4 5 6 7 8 9

DanimarkaZvicra

NorvegjiaFinlanda

SuediaBelgjika

HollandaIzraeli

SpanjaMbretëria e Bashkuar

GjermaniaPolonia

SlloveniaQipro

FrancaEstoniaIrlanda

SllovakiaPortugalia

ÇekiaKroacia

HungariaShqipëria

RusiaLituania

GreqiaUkraina

Bullgaria

0 = Tepër i palumtur 10 = Tepër i lumtur

Page 6: Gazeta Mapo

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari

Konflikti për pronësinë ka ndezur gjakrat mes dy familjeve në fshatin Laç të rrethit të Kurbinit, ku por paso-jë janë plagosur rëndë tre persona. Mes të plagosurve është edhe një grua, fq-inje e dy familjeve me lidhje gjaku mes tyre, që ishin përfshirë në konflikt. Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja ka ndërhyrë në mes për të sh-uar sherrin dhe shmangur tragjedinë, por ka mbetur vetë viktimë e këtij kon-flikti, ndërsa i duhet të luftojë mes jetës dhe vdekjes.Ngjarja ka ndodhur dje

rreth orës 18:30 minuta. Sipas të njëjtave burimeve mësohet se motivi i konfliktit mes Agustin Dedës, 47 vjeç dhe Dedë Mhill Dedës, 24 vjeç, është bërë për gardhin që ndan dy familjet dhe që pretendojnë se është i tyri, ndër-sa ka më shumë se dhjetë vite që dy familjet janë në konflikt. Sipas policisë, dy kryefamiljarët kanë debatuar para konfliktit mes tyre për pronësinë, kon-flikt që ka degjeneruar me përplasje fizike, ku Agustin Deda ka tentuar të qëllojë me thikë Dedë Dedën. Përlesh-

ja mes tyre ka bërë që fqinja Dava Ge-ga, 53 vjeçe, të ndërhynte për të shuar sherrin që kishte nisur mes kushërin-jve Deda. Në tentativë për të qëlluar Dedën, Agustini pa dashje ka qëlluar me thikë fqinjën Dava Gega, duke e lë-në atë të plagosur rëndë. Ndërsa më pas ka vijuar edhe konflikti mes Agus-tinit dhe Dedës, ku në ndihmë të Agus-tin Dedës ka ardhur edhe djali i tij Kris-tian Deda, 16 vjeç, i cili gjatë përleshjeve ka mbetur edhe ai i plagosur së bash-ku me të atin dhe kushëririn.

Konflikti për gardhin, 4 të plagosur në Kurbin

Prokuroria e Tiranës e cilëson të ligjshëm arrestimin e babait të deputetit socialist, i akuzuar për kontrabandë ilaçesh. Analizohen pronat, ndërsa fjalën e fundit për Bashkim Tahirin do ta ketë gjykata

Leonard Bakillari

Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm ar-restimin e babait të depu-tetit Saimir Tahiri, i dysh-

uar për kontrabandë ilaçesh, edhe pse nuk kishte dijeni për hetimet e kr-yera nga policia. Pak orë para përfun-dimit të afatit ligjor, policia i ka vënë në dispozicion organit të akuzës dos-jen me materialet hetimore ndaj të ndaluarve: Bashkim Tahiri, Dritan Gjiza dhe Nadire Taga, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të kontrabandës së il-açeve nga Italia. Burime të rezer-vuara pranë prokurorisë thanë se kjo dosje është përcjellë nga policia rreth pasdites së djeshme, 24 orë pasi është kryer arrestimi në flagrancë i të dys-huarve. Por pavarësisht «moskoor-dinimit» me policinë, prokurori i çështjes ka vlerësuar se arresti në fla-grancë është i ligjshëm. Këtë vendim pritet që ta mbrojë edhe gjatë seancës për caktimin e masës së sigurimit që do të zhvillohet në Gjykatën e Tira-nës brenda dy ditësh. Sipas Kodit të Procedurës Penale, 24 orë nga ar-restimi i të dyshuarve, prokuroria pritet t’i kërkojë gjykatës vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për tre të arrestuarit që dyshohet se kanë konsumuar të paktën tri akuza në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Tashmë organi i akuzës ka në dis-pozicion më pak se 12 orë kohë për t’i drejtuar kërkesën Gjykatës së Tira-nës, e cila duhet ta shqyrtojë atë bren-da 48 orëve. Përtej këtij momenti pro-

cedural, juristët ngrenë një tjetër pikëpyetje lidhur me hetimet që poli-cia ka kryer për këtë çështje. Sipas ne-nit 293 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se policia gjyqësore duhet të vërë në dijeni prokurorin, menjëherë sapo merr njoftimin për një vepër penale. “Me marrjen e njoftimit për një vepër penale, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon proku-rorit, me shkrim, elementet thelbë-sore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur deri atëherë”,- thuhet në pikën e parë të nenit 293. Por në hetimin e këtij rasti, burime zyrtare të prokurorisë thanë se hetimet ishin kryer nga policia pa vënë në dijeni prokurorin. Nga ana e saj policia tha se hetonte prej tre muajsh një rrjet personash që dyshohet se kryenin

kontrabandën e ilaçeve. Policia nuk deklaroi zyrtarisht se nuk kishte vë-në në dijeni prokurorinë, ndërsa kjo e fundit pranoi se të gjitha veprimet hetimore ishin kryer me iniciativë të policisë. Në një rast të tillë, ligji para-shikon se veprimet e kryera pa mar-rë miratimin e prokurorit mund të shpallen të pavlefshme, edhe pse në rastin konkret arrestimet janë kry-er në flagrancë dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar ilaçet e dyshuara kontrabandë. “Në rast se policia ka kryer përgjime, filmime apo fotografime pa marrë miratimin e prokurorit, atëherë kë-to të dhëna nuk mund të përdoren si prova. Në rastin konkret, policia ka në cilësinë e provës materiale sendet e sekuestruara”- tha për “Mapo” një jurist që nuk pranoi të identifikohej.

Hetimi për ilaçet, Prokuroria: arrestimi i babait të Tahirit, i ligjshëm

Deputeti i PS, Saimir Tahiri

24 orë nga arrestimi i të dyshuarve, prokuroria pritet t’i kërkojë gjykatës vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë

Gjykata e korçës, me arkiv të dixhitalizuar  

NeNi 258 Kërkesa e vleftësimit të arrestimit ose nda-limit1. Kur nuk urdhëron lirimin e menjëhershëm, prokurori, brenda dyzet e tetë orëve nga ar-restimi ose ndalimi, kërkon vleftësimin e masës në gjykatën e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi. Mosrespektimi i këtij afati bën që arrestimi ose ndalimi të hum-basë fuqinë.2. Gjykata cakton seancën e vleftësimit sa më shpejt duke lajmëruar prokurorin dhe mbrojtësin.

NeNi 293Referimi i veprës penale te prokurori

1. Me marrjen e njoftimit për një vepër pe-nale, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbë-sore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur deri atëherë. Ajo njofton, kur është e mundur, edhe gjenealitetet, banesën dhe çdo gjë që vlen për identifikimin e per-sonit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, të per-sonit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të tregojnë rrethanat e faktit. 2. Kur ka urgjencë dhe në rastet e krimeve të rënda, njoftimi bëhet menjëherë edhe me gojë. 3. Me njoftimin, policia gjyqësore tregon ditën dhe orën në të cilën ka marrë dijeni për veprën penale.

Korçë Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë së shpejti me një arkiv të dixhitalizuar. Ndërsa jetojmë në epokën e internetit, duket se modernizimi i institucioneve, përfshi dhe ato të drejtësisë është një sfidë. Nga kjo nuk përjashtohet as gjykata e juglindjes, e cila ka një veçori ndryshe nga gjykatat e tjera nëpër Shqipëri. Kjo për faktin se arkivi i Gjykatës së Korçës është nga më të pasurit ndër arkivat e gjykatave në vend. Në arkivin e saj ruhen kodekse që fillojnë në 1 janar të vitit 1948, ndërsa ruajtja e dosjeve ka filluar në vitin 1956 dhe ka

vazhduar pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Pranë kësaj gjykate ruhen edhe arkivat gjyqësore të rretheve Kolonjë dhe Devoll. Kjo pasuri u ruajt edhe gjatë trazirave të vitit 1997 në sajë të qytetarisë korçare. Gjithë materiali arkivor që shkon në miliona dokumente dhe dosje, aktualisht iu vihet në dispozicion sipas kërkesës banorëve të juglindjes për nevoja të ndryshme të tyre. Në këtë gjykatë, me ndihmë të donatorëve të huaj janë zgjidhur ndërtimi i sistemit kalendarik të proceseve gjyqësore dhe ai i regjistrimit në audio të seancave gjyqësore.

Pavarësisht «moskoor-dinimit» me policinë, prokurori i çështjes ka vlerësuar se arresti në flagrancë është i ligjshëm

Të plagosurit

• Agustin Deda 47 vjeç

• Kristian Deda, 16 vjeç,

• Dedë Deda, 24 vjeç,

• Dava Gega, 53 vjeçe

Nenet e procedurës penale

Gjykata e Korçës

Page 7: Gazeta Mapo

Tiranë Ndryshe nga kryetari i PS-së, Edi Rama, ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi solli një tjetër panoramë të procesit të ndjekur deri më tash lidhur me legalizimin e ob-jekteve informale. Duke bërë publike statistikat e deritashme lidhur me këtë proces, Olldashi sqaroi në reagimin e tij se angazhimi i mazhorancës për ta mb-yllur procesin brenda vitit 2013 është re-al dhe i vërtetë. “Zoti Rama u tha qytetarëve që ‘i pikon shpirti e s’e zë gju-

mi natën’ për hallin e tyre. Gënjeu! Vetëm pak vite më parë i quante ‘çeçenët e Saliut që po shëmtojnë Tiranën’. Zoti Rama tha se qeverisë do t’i duhen 160 vjet për të mbyllur procesin. Gënjeu! Megjithëse vetë ai kur drejtonte Bash-kinë dhe, me porosinë e tij të gjithë kry-etarët socialistë të bashkive dhe komu-nave kanë bërë çdo përpjekje për ta pen-guar procesin, legalizimet do të mbyllen brenda vitit 2013. Ne po legalizojmë ak-tualisht diçka më shumë se 2300 objek-

te në javë, pra rreth 10 000 në muaj. De-ri tani nga 270 mijë aplikime janë kuali-fikuar 230 mijë, janë përditësuar në ter-ren 140 mijë, është bërë kalimi i pronë-sisë për 103 mijë parcela, janë dhënë lejet për 65 mijë ndërtime, janë dëmshpërbly-er 5458 pronarë, me 5.527 miliardë lekë të reja. Këto janë statistikat e legalizime-ve, të cilat tregojnë se angazhimi ynë për të mbyllur procesin brenda vitit 2013 është real dhe i vërtetë”,- thuhet në re-agimin zyrtar të Olldashit.

7kronika e ditës 27.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

“Ju mund të vazhdoni me atë idenë tuaj, që ky është i joni, po vetëm i juaji nuk është. Mund ta keni nga anët tuaja, po ai (Berisha) ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur dhe 160 vjet do ju duhen në qoftë se do vazhdoni ta votoni me idenë që do ju legalizojë”.

Tiranë Në takimin e djeshëm për legalizimet dhe çështjet e pronësisë, kryetari i PS-së, Edi Rama kujtoi që në fillim të fjalës premtimin e Partisë Demokratike të vitit 2005, se procesi i legalizimeve do të përmbyllej brenda vitit 2006. “Nga 2005-a e deri më sot kanë legali-zuar më pak se 5% të gjithë ndërtimeve pa leje. Që këta ta mbarojnë procesin, në radhë të parë qytetarët e Bathores, se aty e kanë marrë mbështetjen më të madhe, duhet të presin 160 vjet. Zgjidhni e merrni! Ju mund të vazhdoni me atë idenë tuaj, që ky është i joni, po vetëm i juaji nuk është. Mund ta keni nga anët tuaja, po ai ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur dhe 160 vjet do ju duhen në qoftë se do vazh-doni ta votoni me idenë që do ju legalizojë. Me siguri në mos ka ardhur, do vijë këto ditë e do ju thotë: “Me vrap tani se është kohë legal-izimesh.” Pse? Sepse, sa herë që ka një fushatë elektorale ka një stinë legalizimi, por pikërisht sapo mbaron votimi mbaron dhe legalizimi pa u legalizuar”, - tha Rama. Kryetari i opozitës shtoi se aktualisht kjo mazhorancë po e lë procesin me 400 mijë ndërtime pa leje. “Pro-cesi i legalizimeve është një proces kompleks që nuk lidhet, e përsëris, vetëm me copën e letrës që të thotë: Ja ku e ke, mos ki më frikë se shtëpia nuk do të të shembet. Ky është ba-nalitet. Procesi i legalizimeve fillon me nevo-jën që shtëpia të kthehet në kapital. Vazhdon me nevojën që aty ku këto zona të ashtuqua-jtura informale, që informale mbetën sot e gjithë ditën, të kthehen në komunitete ur-bane me të gjitha shërbimet që ju duhen fëmijëve që lindin në ato shtëpi…”,- tha ai. Rama solli në vëmendje edhe një deklaratë

të kryeministrit Berisha se nga procesi i le-galizimeve do të çlirohen 3 miliardë euro që do përdoren si kolateral. “Por nga 3 miliar-dë të premtuara, sa në fakt janë mbledhur deri tani? Janë mbledhur nga procesi i legal-izimeve më pak se 5 milionë euro. Ndërkohë që 300 ushtarë partie ka që merren me këtë proces nëpër këto drejtoritë e ALUIZNI-t me paga, me sigurime, me letra, me godina, me makina etj, etj që i kushtojnë rreth 3 mil-ionë euro në vit këtij shteti. 3 milionë euro paguhen në vit për këta që e kanë lënë këtë proces rrugëve, që i kanë lënë njerëzit rrugëve, që i kanë lënë pronat e tyre rrugëve…”, tha ai duke shtuar se deri më tani janë dhënë vetëm 18 mijë leje legalizimi. Ra-ma theksoi se PS-ja do të integrojë procesin e legalizimeve me procesin e regjistrimit të pronave. “Regjistrimi i fundit i pronave të këtij vendi i plotë, i çdo prone në këtë vend daton në vitin 1432. Defteri i sanxhakut ar-naut. Ky është regjistri i fundit i plotë i pro-nave. Dihen çfarë bënë komunistët me pro-nat dhe që atëherë nuk ka më asnjë regjistër të plotë. Sot që flasim janë të regjistruara vetëm 60% e pronave të këtij vendi publike dhe private. 40% është e paregjistruar”, tha ai. Duke i kthyer përgjigje kritikëve se PS-ja nuk mund ta zgjidhë çështjen e ish-pro-narëve, Rama sqaroi se çështja e pronarëve nuk është një çështje ideologjike, por e in-teresit kombëtar dhe publik. Kryetari i opozitës paralajmëroi gjithashtu se PS-ja do t’i japë përgjigje njëherë e mirë ndërtimeve pa leje veçanërisht në zonat bregdetare. “Unë di të them këtë. Kush mendon se mund të hedhë kate pas katesh, pas katesh dhe pas katesh, duke u fshehur mbas pushtetarëve të sotëm, është i paralajmëruar se mbas 23 qershorit mund t’i shohë të gjithë ato kate, dhe këtu nuk flas për ata që ndërtojnë kate për të strehuar familjen e tyre, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e kryeqytetit, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e at-dheut që është bregdeti, t’i shohë ato kate të rrafshuara përtokë, mos çuditet. Mos çu-ditet!...”, - tha Rama.

“legalizimet”, rama: Kush hedh kate pa leje, i rrafshohen pas 23 qershorit

Tiranë “Me heqjen e tatimit për pagat deri 30 mijë lekë, praktikisht sistemi ynë është kthyer në sistem progresiv. Pikërisht atë sistem që z. Berisha deklaron se nuk do ta zbatojë, sapo e ka vënë në jetë”, - tha në një deklaratë për shtyp Ervin Mete, kryetar i Grupit G99. Kjo është arsyeja, sipas tij, që opozita po kërkon me forcë nevojën e një sistemi tatimor pro-gresiv. “Kur themi se do të vendosim një sistem progresiv, nuk kemi para-sysh vetëm tatimin mbi të ardhurat, por të gjitha lëvizjet në komponentët e sistemit tatimor që do të lehtësojnë tatimin mbi shtresën e varfër dhe do të realizojnë një rishpërndarje të shëndetshme të të ardhurave duke afruar shtresat. Tatimi më i lartë që paguan sot qytetari i varfër shqiptar nuk është ai mbi të ardhurat, por është tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është në fakt një tatim mbi konsumin…”, - tha Mete.

g99, mete: Berisha pranoi sistemin progresiv

Kreu i ps-së, edi rama në tryezën për legalizimet dhe pronat

reagon olldashi: po legalizojmë 10 000 objekte në muaj

“Zoti Rama u tha qytetarëve që ‘i pikon shpirti e s’e zë gjumi natën’ për hallin e tyre. Gën-jeu! Vetëm pak vite më parë i quante ‘çeçenët e Saliut që po shëmtojnë Tiranën”

Kryeministri Sali Berisha iu ka premtuar dje fermerëve të rrethit të Lushnjës se qeveria që ai drejton është e vendosur që sistemi i amnis-tisë që u përdor për pronat e paluajtshme krye-sisht në qytete, të zbatohet edhe për tokën në fshat. Duke marrë pjesë në një bashkëbisedim me fermerë të rrethit të Lushnjës, në fshatin Kosovë, Kryeministri në fjalën e tij u ndal në impiantin e serave të një fermeri të zonës, për të takuar për të tretën herë brenda pak javësh prodhuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe produkteve të tjera të agrikulturës. Në përgjigje të interesit të banorëve të zonës, kreu i qeverisë garantoi se mazhoranca që ai drej-ton po sheh me prioritet mundësinë e riv-lerësimit të tokës edhe në fshat, për të çliruar sipas tij këtë kapital të madh për tregun. “Kam shumë kërkesa nga qytetarët për të rivendo-

sur përsëri mundësinë e rivlerësimit dhe ju ga-rantoj se do ta rivendosim. Kemi qindra e mi-jëra emigrantë, të cilët edhe ata kërkojnë të njëjtën gjë, kërkojnë mundësinë e rivlerësim-it të pronave dhe banesave që kanë në Shq-ipëri. Ne do ta shohim me shumë përparësi dhe unë jam plotësisht në favor të kësaj”, - tha Kryeministri. Kryeministri Berisha përkrahu edhe idenë, si një skemë më të drejtë dhe larg korrupsionit, atë të subvencionimit të fermer-ëve për njësi prodhimi. “Skema e bazuar mbi prodhimin është skema pa korrupsion, është skema më e afërt me të vërtetën dhe ne abso-lutisht do ta vlerësojmë shumë këtë kërkesë dhe do ta konsiderojmë në mënyrën më se-rioze. Kështu duhet. Unë prodhoj, ti më vlerë-son mbi bazën e prodhimit dhe marr atë që më takon”, - tha Berisha.

osBe nxit pjesëmarrjen e grave në lista Tiranë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, amba-sadori Eugen Wollfarth organizoi dje një drekë pune për de-putetët e Kuvendit, për të vënë në dukje arritjet në promov-imin e rolit të grave në jetën politike dhe për të nxitur rritjen e mëtejshme të përfaqësimit të tyre në legjislaturën e re. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë një mbështetëse e fortë e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike. Ne kemi zhvilluar programe për rritjen e kapac-iteteve të grave në role drejtuese dhe kemi ndihmuar në ko-munikimin e deputeteve me zgjedhësit e tyre. Përveç kësaj, kemi ndërtuar struktura bashkëpunimi për afërsisht 1 500 gra nga politika në nivelin kombëtar e vendor, shoqëria civile dhe biznesi. Gëzohem kur shoh se të gjitha këto për-pjekje po japin fryte dhe se deputetet janë pararoja e bash-këpunimit ndërpartiak,” - tha ambasadori Wollfarth në veprimtarinë e djeshme. Më tej ai shtoi: “Listat e kandi-datëve të partive politike për zgjedhjet e qershorit do të hartohen së shpejti. Unë do të shpresoja dhe prisja të shi-hja një numër grash në pozicione ‘të mira’ në listat e partive, në përputhje me frymën e kuotës gjinore…”.

Berisha me fermerët: po vlerësojmë një skemë të re mbi prodhimin

“Nga 3 miliardë të premtuara, sa në fakt janë mbledhur deri tani? Janë mbledhur nga pro-cesi i legalizimeve më pak se 5 milionë euro. Ndërkohë që 300 ushtarë partie ka që merren me këtë proces nëpër këto drejtoritë e ALUIZNI-t me paga, me sigurime, me letra, me godina, me makina etj, etj

“Kam shumë kërkesa nga qytetarët për të rivendo-sur përsëri mundësinë e rivlerësimit dhe ju garan-toj se do ta rivendosim”

Page 8: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 27.03.2013

CMYK

Kontakt:Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëriwww.megateksa.com; [email protected] e shërbimit për klientin: 04 23 88 333

Autobuzi Megatek-Citypark

FALAS, çdo 30 minuta!

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Atmosfera romantike mund

të krijohet me përdorimin

e elementëve artistikë

të cilët përdorin ngjyrën

e kuqe apo simbole të

dashurisë. Sektori më i ri

në MEGATEK,

“Korniza dhe Piktura”,

ofron mundësinë

e zgjedhjeve ekonomike

nëpërmjet të cilave

ju mund të shprehni

dashurinë dhe të krijoni

ambjent të dashur.

Momentet me

të bukura, mund t’i

memorizoni në foto

të vendosur në korniza

me simbolin e zemrës

dhe t’ia dhuroni njerëzve

të dashur…

1.290 LKodi: 36028

Kornizë druri34 x 16.5 x 2.7 cm

590 LKodi: 36027

Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

720 LKodi: 36025

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

490 LKodi: 36020

Kornizë xhami 17 x 22 cm

720 LKodi: 36043

Kornizë MDF10 X15 cm

550 LKodi: 36023

Kornizë metalike21 x 16 x 6 cm

750 LKodi: 36024

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

990 LKodi: 36026

Kornizë druri18 x 26 x 1.2cm

6.450 LKodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 LKodi: 24380

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

7.890 LKodi: 24387

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

1.990 LKodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 40 x 40 cm 1.590 L

Kodi: 24282

Pikturë me kornizë38 x 37.5 cm

Page 9: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 927.03.2013

CMYK

NJOFTIM

PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONERËVE

TË “KLINIKA SHQIPTARE” SH.A.

Shoqëria “Klinika Shqiptare” sh.a, njofton të gjithë aksionarët e saj se, ditën e hënë, më datë 19 Prill 2013, pranë ambienteve të shoqërisë “Klinika Shqiptare” sh.a, me seli në Bulevardi Gjergj Fishta, Në ambientet e Ish N.P.V Nr. 1, Tiranë në orën 10:00, do të mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të aksionarëve të shoqërisë “Klinika Shqiptare” sh.a, me rend dite si më poshtë:

1. Përditësimi i statutit të shoqërisë “Klinika Shqiptare” sh.a, sipas nenit 230 të ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (i ndryshuar).

2. Të ndryshme

Jeni të lutur të paraqiteni.Me respekt,

Administratori

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

optikaGrand

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e për të gjithë rajonin.CARTIERGrand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,AlbaniaTel:0673001000; 0674006606; [email protected]; www.grandoptika.al

Kontakt / [email protected]; [email protected]; Cel: 068 20 55 432

Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë:

Gazetarë:Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj.

sektOri i MarketinGut:Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: [email protected]. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

Njoftim punësimi

E përmuajshmeNr. 27, Viti II botimittetor 2012Çmimi 300 Lekë

Aurela Hoxha dheçantat që tronditën Tiranën

Libra, receta, dekor

Nr. 2

7, V

iti II

bot

imit

tet

or 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

DOSSIERSa fëmijë?Ilva Tare

Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji“I thuaj ‘jo’”Xhani ShqerraKu është kufi ri?

KINKALERI

Kthesa e madhe e ZANA ÇELËS

4Duhet të kesh

mikesha

Monika KryemadhiVera GrabockaKristina JorgaqiArdit GjebreaSaimir BrahoMerita Rexha

Seks në takimin e parë?gjërat që duhet të bëshpara se të shkosh 3525

HERMES MANIA

Të martohesh me të?SIPAS YJEVE

ZANA ÇELËSZANA ÇELËSAngazhimet e reja në shoqërinë civile. Ndryshimet e karakterit por jo të pamjes. Sekretet e zonjës së pamoshë

E përmuajshmeNr. 29, Viti II botimitdhjetor 2012Çmimi 300 Lekë

Nr. 2

9, V

iti II

bot

imit

dhj

etor

201

2

Çmim

i 300

Lek

ë

Eglantina GjermeniIlva TareXhani ShqerraSingle & the city

Julka GramoEster HoxhaViol Xhafaj

Aritmetika e lidhjesFatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

Libra, receta, ide

JozefinaDITËT E MIA TË ËMBLA

Kinkaleri

Në çift

Veshja e festaveSi Estela Ujka

HOROSKOPI

2013

Julka GramoJulka Gramo

DOSSIERNën yllin e festave

Parf�me, dhurata dekor

gatime

I shkrujanë BABAGJYSHIT

Ne që (s’)duam FESTAT

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

10 (

257)

, Vit

i Vii b

otim

it N

ëNto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me

10 BURRAT E SHEKULLITDhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar.

Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida Duma-

Sali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

sokol balla Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

DorëshkrimiLibri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

9 (

256)

, VIT

I VII B

OTI

MIT

TET

OR

201

2 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJ

SHM

E PËR BURGUN DHE HISTORINELIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë.

Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

ALBERT P. NIKOLLA NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESËARTUR ZHEJIHAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPESRAPORTI BRITANIK ‘23MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

PERSIDA ASLLANIKËRKOHET NJË HEROINË

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

Pa kufizime 200 MB 200 MB

Çdo operator 200 Min. 200 Min.

Çdo kohë

200 SMS 200 SMS

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 1

4 (2

59), V

ITI V

III BO

TIM

IT J

ANAR

201

3 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJS

HME SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË

Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë

sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

SPECIALE/ 2013SHQIPËRIA DHE BOTA, SI DO TË JENË...

AMIK KASORUHOGJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

RAPORTI BRITANIKE VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

MAJLINDA BREGUNË KOHËN E LEXIMEVE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË MIQËSI EUROPIANE

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Albert Nikolla Përdor standardin...pa dashuri

Ardian NdrecaIku edhe ky vit, si kalë i çalë

JOHN KERRY

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

11 (

258)

, Vit

i Vii b

oti

mit

dh

jeto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi,

detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

REPoRTAZhKur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

NAsho JoRGAQiRAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS

PikTuRATASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

PRoFilKUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

Gilman bakalliShqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

Borxhliu

Nga Bujar Kapexhiu

Fushata zgjedhore dikton nevojën e ndërtimit të një ko-hezioni jo vetëm brenda një

force politike, por edhe te koalicioni në përgjithësi. Në këtë logjikë, menaxhimi i ekulibrave ndërmjet flukseve brenda një force politike në nivel mikro dhe të interesave me ale-atët në nivel makro, shndërrohet në faktor përcaktues në sigurimin ose jo të kohezionit dhe të mobilitetit të elektoratit në këto zgjedhje. Në kon-tekstin shqiptar, nisur nga niveli i demokracisë së brendshme par-tiake, një rol të rëndësishëm në menaxhimin e ekuilibrave luan lid-e r s h i p i . Ë s h t ë a i q ë m e r r përgjegjësitë dhe meritat në njëfarë mënyre. Pikërisht, strategjia që po ndiqet aktualisht nga lidershipi i majtë kushtëzohet nga disa faktorë që janë jashtë mundësive të menax-himit nga ana e tij. Le ta shpjegojmë.

Në nivel mikro, në njërën anë qëndron lidershipi i PS, të cilit i lind e drejta të përzgjedhë ekipin që men-don se do të garantojë fitoren e kësaj force në zgjedhjet e qershorit, në krahun tjetër qëndrojnë flukset e in-teresave brenda partisë, që reflekto-hen nga qëndrimet apo komentet e deputetëve apo grupe deputetësh, deri poshtë te strukturat e degëve në rrethe dhe së fundmi te një pjesë e elektoratit që i mbështet dhe i përkrah këta individë në këto nivele. Ajo çfarë po shohim është se në jo pak raste lidershipi i PS, për të ndry-shuar status quo-në në disa qarqe të Shqipërisë dhe për të krijuar një imazh të përgjithshëm për forcën që drejton, detyrohet të propozojë kan-didatë të cilët nuk vijnë si propozime nga poshtë, nga strukturat partiake në nivel lokal, por si emërime nga lart. Kjo taktikë e lidershipit është kundërshtuar, qoftë nga disa zëra të rëndësishëm brenda PS, por ajo që është më e rëndësishmja, nga një pjesë e strukturave të degëve nëpër rrethe të caktuara të Shqipërisë. Rasti i Kukësit dhe i Bulqizës nxjerr në pah këtë konflikt. Dilema në këtë rast është kush duhet të prevalojë. Legjitimiteti i liderit për të propo-zuar kandidatët që ai beson se do t’i sjellin ndryshimin e rezultatit, apo interesat e ngushta të një pjese të

strukturave drejtuese në rrethe? Logjika ta kërkon që nga ana e lid-ershipit duhet të përllogaritet kos-toja e propozimeve nga lart me atë të propozimeve nga poshtë në funk-sion të rezultatit të zgjedhjeve, pasi, nëse nuk bëhet kujdes, situata zgjedhore në nivel lokal mund të kthehet në të kundërt të asaj që është parashikuar. Kjo për faktin se mbra-pa strukturave qëndrojnë njerëz që mbulojnë pjesën operative të fush-atës dhe ajo që është më e rëndësish-mja, farefisnia, miqësia, klientelizmi që mund të demotivohen në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq të abstenojnë ose të japin votë kundër. Pikërisht, këto kosto lidershipi i së majtës nuk po duket se po i menax-hon si duhet, pasi në llogari të fun-dit beson se përfitimi elektoral i sig-uruar nga kandidaturat e propo-zuara prej tij është shumë herë më i madh se kostoja e të pakënaqurve që preken nga kjo strategji e lidership-it. Në nivel kombëtar mund të jetë kështu, por në nivel lokal situata ka gjasa të krijojë situata të paparashi-kuara elektorale.

Një faktor tjetër që nuk varet nga aftësia menaxheriale e lidershipit të PS është faktori psikologjik. Qën-drimi 8 vjet në opozitë për një pjesë

të mirë të simpatizantëve dhe perso-nave të angazhuar në nivelin partiak nënkupton sakrificë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë partiak. Kujtojmë mitingjet e pafundme të organizuar nga PS përgjatë viteve 2009-2011. Kështu që injorimi apo nënvlerësimi i këtyre sakrificave kur pritshmëritë për shpërblim janë shumë të mëdha, përjetohen shumë fort emocionalisht dhe si rrjedhojë edhe reagimet janë shpesh të pakon-trolluara. Është ky moment psikologjik që pengon ndërtimin e një kohezioni të brendshëm.

Në nivelin makro, situata është përsëri jashtë mundësisë së kontrol-lit nga ana e lidershipit të majtë. Konkretisht, çështja e menaxhimit të interesave të PS dhe të aleatëve të detyron të kalkulosh interesat e flukseve dhe korrenteve brenda PS nga ana e lidershipit dhe atyre që pretendohen nga aleatët tradiciona-lë apo të rinjtë. Në këtë kalkulim, lid-ershipi Rama, i vendosur para dilemës: të jap më shumë pushtet sa mund t’u takojë aleatëve, duke kufi-zuar hapësirat e pushtetit të PS, nëse nesër vjen në pushtet, siç veproi PD me aleatët e saj më 2009 dhe 2011; apo të ndajë pushtet me aleatet në bazë të meritokracisë, e thënë ndry-she: rezultati i siguruar në zgjedhje e qershorit të jetë referencë për ndarje pushteti; ka menduar si më të logjikshëm variantin e dytë.

E parë ftohtë, kjo formë bashkë-punimi ku numrat përcaktojnë niv-elin e bashkëqeverisjes duket kor-rekte, mirëpo nisur nga modeli i bashkëpunimit dhe trajtimi i difer-encuar me bashkëpunëtorët tradi-cionalë dhe atyre të rinj që ofron kundërshtari, e vë në pikëpyetje se-riozitetin e formës së bashkëpunim-it të PS me aleatët. Aq më shumë që raporti që ndërton kundërshtari me aleatët është asimetrik me atë të PS. Dhe në kushtet kur interesat e push-tetit prevalojnë mbi atë të përafrime-ve programore dhe më pak akoma ideologjike situata e koalicioneve ka shumë gjasa të ndryshojë.

Janë këta faktorë që e bëjnë të vështirë ndërtimin e kohezionit brenda PS dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, tek i gjithë kampi i majtë.

Krisja e kohezionit te kampi i majtë

komeNt

RolaNd lami

Në nivelin makro, situata është përsëri jashtë mundë-sisë së kontrollit nga ana e lidershipit të majtë. Konkre-tisht, çështja e menaxhimit të interesave të PS dhe të aleatëve të detyron të kalkulosh interesat e flukseve dhe korrenteve brenda PS nga ana e lidershipit dhe atyre që pretendohen nga aleatët tradicionalë apo të rinjtë...

PoSta e redaKSISë[email protected]

Deshifrim

Nga agon

Pike së pari duhet të kuptoni që, pamundësia për të gjetur fjalën e duhur në shqip, nuk mund të zëvendësohet me ngjeshjen

brenda fjalisë së një fjale a togfjalëshi të huaj. (High Culture, count-down, cool). Ju thoni se rama e percepton veten si një person bren-da “high culture”. dua të di cila është mënyra që dikush mund të certifikohet që ta ketë këtë etiketë si person High Culture? Që nga përcaktimi që i ke dhënë në fillim, kuptimi i fjalës frymë sa vjen e largohet nga ai kuptimi i fillimit.

Nëse i referohesh kontratës sociale, për këtë koncept ka fol-ur më tepër se një filozof. Kujt i referohesh në këtë rast? Ka ndry-shim nga ju koncepti i aksionit politik me qëndrimin politik? Si-pas jush, që të kemi frymë duhen patjetër dy palë? Në varësi të këtyre pyetjeve më sipër, do të isha shumë mirënjohës në rast se do të më deshifroje një fjali nga shkrimi juaj: “Por aksioni politik që kërkon të bëhet frymë duhet të jetë kontratë sociale me opin-ionin publik.”

Në shkrimin: Pakti me aleatët, një atentat i Ramës kundër frymës

Fajin sërish e ka Saliu

Nga andrea

rama tha përpara tre muajve “Specia e intelektualit që pozi-cionohet pro qeverisë dhe kundër opozitës është krijuar në

laboratorin e enver Hoxhës”. e tha atëherë kur pedagogia e qytetit të elbasanit, evis Kushi firmoste kundra tij, kurse sot ai e quan sh-embull të botës akademike. Një lloj dhembshurie njerëzore për këta njerëz që në vitin 2013, në një Shqipëri të lirë, ndonëse jo de-mokratike, firmosin peticione kundër opozitës. Sajmir tahiri ka zbatuar programin e rilindjes. dje rama i kërkoi të mos paguajnë as taksa, as dogana. Por ky i kishte paraprirë prej kohës se merrej me kontrabandë. rilindasi edi rama do të thotë përsëri – fajin e ka Saliu.

Në shkrimin: Topalli, thirrje opozitës për të votuar tri ligjet

emri vlen më shumë se malli

Xhon

e pranojnë edhe vetë që është çështje perceptimi dhe jo cilësie. Universitetet në Perëndim janë aty-aty të gjitha.

Çështje qytetërimi dhe historie. Kam njohur dy djem që kishin studiuar në oxford dhe një tjetër në Yale dhe ishin një skandal i vërtetë. Nuk dinin të ndërtonin një mendim aq sa të vinte turp që i kishe ftuar në një tryezë debati. Ishin skandal, skandal. Por është fakt, emri vlen më shumë se malli.

Në shkrimin: Harvardi më i njohuri, sistemi anglo-sakson kryeson 90% të listës

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 27.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

2 Blog/ Vetëm një teke Kulturë/ Ndale hapin, ‘Postbllok’ te Blloku

universitet/ educatio, një revistë për edukimin

MaKSiMa e DitëS

Suksesi dhe dështimi janë njëlloj shkatërrimtarë. tennessee Williams  Faqe 15 Faqe 13 Faqe 122

gazeta maPo boton dy replika të Berat Buzhalës, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, me profesion gazetar. E para është me shkrimtarin shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, i cili shpalli para pak ditësh se ‘shqiptarinë e ka ruajtur islamizimi i shqiptarëve’. Replika e dytë është me Kancelarin e kishës së Kosovës, Don Shan Zefi, dhe është botuar para pesë vjetësh, duke kundërshtuar idenë e tij se ‘pa katolikët Kosova nuk do të shpallej e pavarur’.

Për çështje të religjionit dhe ndikimit të tij në kombin shqiptar herën e fundit kam shkruar një kolumne që e pata shkruar nga pozita e Kryeredaktorit të Expressit rreth një prononcimi që e kishte bërë në një kishë të Kosovës Don Shan Zefi. Tash, në një tekst të botuar në portalin Express, e pashë veten aleat me Don Shanin. Hajr Ishalla...

E kam një përshtypje se niveli më banal i cinizmit është kur ai sil-let rreth keqshqiptimit të qël-

limshëm të emrave dhe mbiemrave. Vazhdimisht qesh me këtë formë të cinizmit, por jo për arsyet që mendon ai që i dallashit emrat apo mbiemrat. Qesha dje edhe me Kim Mehmetin, i cili në një prononcim për portalin Tele-graf, ku kishte deklaruar se nuk dëshi-ron të merret me “buzhalla e budalla”. Si pikë e parë, mbiemri im, i dashur Kim dhe ju të tjerët, nuk është Buzhal-la, por Buzhala.

Përndryshe në Shqipëri edhe më tutje ekziston fshati Buzhalë, prej nga paraardhësit e mi ishin zhvendosur për në Kosovë këtu e 125 vjet. Kurse Bu-zhalë, thuhet se rrjedh nga lumi Shalë, që rrjedh afër fshatit. Pra fshati gjen-det Buzë Shalës. Dhe rëndom, siç ndodh me shumë emërtime që ndry-shojnë trajtë nëpër shekuj, kështu ka ndodhur edhe me Buzë Shalën dhe sot

njihet si Buzhalë. E logjikshme apo jo, Kim. Besoj shumë se ka më shumë logjikë, sidomos kur bëhet fjalë për fjalorin e gjuhës shqipe, se sa mbiemri yt? Apo jo? Edhe pse unë nuk tallem me mbiemrin tënd. Nëse dëshiron fla-sim dhe tallemi edhe për emrat që i mbajmë ne të dy? Po të ishte për ta zh-villuar cinizmin rreth emrit tënd, atëherë këtu ekziston një terren i gjerë për ta bërë këtë. Pikë.

Tash rreth temës. I dashur Kim, e urrej të flas publikisht për Zotin dhe për Religjionin. E ti me gjasë, e paske për dëshirë të merresh me tema të tilla. Hera e fundit kur kam shkruar për këtë gjë, ka qenë një prononcim i bërë në një kishë të Kosovës, prej Kancelar-it të Kishës Katolike, Don Shan Zefi, i cili kishte thënë diçka si “po të mos kishin qenë katolikët e Kosovës, nuk do të kishte pavarësi të Kosovës”. Atëkohë kam qenë Kryeredaktor i Gazetës Express dhe ia pata kushtuar, siç thoshim ne “një dysh” Don Shanit. Kjo “një dysh” kishte mbetur prej faqes dy të gazetës, ku i botonim komentet. Nëse je kurioz për përmbajtjen e ko-mentit mund ta gjesh në faqen e Gazetës Express. Nëse dështon ta gjej të njëjtin, por prapë nëse je kurioz, atëherë më shkruaj në [email protected].

E, tash disa fjalë rreth teje Lider i Dashur Kim, e që tash pa dëshirën time - por kjo gjë nuk më pengon aspak - duke e pasur si aleat pikërisht Don

Shanin: Të pashë përmes mediave, duke e promovuar librin, i shoqëruar edhe nga Sovjeti i Lëvizjes Vetëvendos-je. Diçka tregonit se si shqiptarinë në atë pjesë e ka ruajtur islamizimi i shq-iptarëve. Nuk është që nuk të kam kon-sideruar kohë pas kohe si analist serioz - nuk e di a të bën kjo të ndihesh më mirë - por të them të drejtën vetë ideja e nxjerrjes së një libri të tillë - pra nga një analist serioz! – më bën të t’i heq ca prej gradave që t’i pata vënë, në nxitim e sipër. M’u rrëqeth trupi vetëm kur më shkoi mendja te familja e Nënë Ter-ezës. Shqiptarët dhe bota do të kishin ngelur pa një Nobeliste sikur kombi shqiptar të ishte ‘forcuar’ edhe cazë, me konvertimin e familjes Bojaxhiu në fenë islame. M’u kujtua edhe Kongresi i Manastirit dhe lufta e civilizimeve që kishte ndodhur brenda atij kongresi. Një pyetje Lider i Dashur Kim: A do të ishte forcuar kombi shqiptar edhe më shumë sikur në atë Kongres të kishte fituar ideja që alfabeti aktual të kishte qenë arab, siç ka ekzistuar ideja? Jam i bindur, sipas standardeve tua, që po. Do të ishim të vetmit në këtë pjesë të rajonit që do ta përdornim atë alfabet. Madje, pak me vonë do të na fusnin një thikë pas shpine, duke e përvetësuar alfabetin latin. Kurse, ne, definitivisht do të dalloheshim prej të gjithë fqin-jëve.

Pra, Lider i Dashur Kim, unë nuk po them se ti parcialisht edhe mund të kesh ndonjë të drejtë. Ndoshta ndonjë

familje ka shpëtuar pa u sllavizuar duke u konvertuar ne islamizëm. Mirë-po, fotografia që ke zgjedhur ta prezan-tosh në studimin tënd është shumë e ngushtë dhe tepër selektive sa për të arritur në këso përfundimesh provo-kative dhe përçarëse.

Sipas kësaj logjike – përjashtuese për religjionet e tjera – atëherë një studiues tjetër do të dalë e të thotë se sikur të mos kishte qenë kleri katolik në Kongresin e Manastirit, sot e kësaj dite ne do të ishim duke shkruar prej anës së djathtë drejt të majtës. Sipas kësaj logjike, Lider i Dashur Kim, atëherë kleri katolik do të duhej të mos pushonte së thururi lavde Ipeshkvit Pjetër Bogdani, Ate Shtjefen Gjeqovit, Atë Pjetër Budit dhe një armate të tërë etërish që me shekuj kishin luftuar për ta mbajtur të ndezur flaken e shqip-tarisë, në një kohë kur Perandoria Oto-mane e kishte eklipsuar secilën qelizë Perëndimore në këto troje?

Lider i dashur Kim, po vëllezërit ortodoksë shqiptarë çka do të duhej të thoshin? Të thotë gjë emri Naum Pan-ajot Veqilharxhi? Babai i Rilindjes

Kombëtare? Njeriu që e shkroi Abetar-en e parë në gjuhen shqipe, Kim?

Problemi yt Kim është se e ke logjik-en e mbrapshtë. Ti flet për ruajtjen e disa qindra mijëra shqiptarëve nga fe-ja Islame, e nuk na flet se sa mijëra të tjerë u asimiluan pikërisht nga ky re-ligjion. U asimiluan edhe shumë të tjerë nga grekët, e pas nja 500 vjetësh jetë në një shtet të huaj po asimilohen edhe shumë të tjerë në Itali. Pra, nuk është punë religjioni, o Kim, është pu-në historie…

Kurse, krejt në fund, unë asnjë problem nuk e kam me ty, i dashur Kim. Sepse ti tek e fundja je një individ krejtësisht periferik - mund të jesh di-ku edhe i paguar, që është e drejtë e jot-ja. Problemin e kam me përfaqësuesit e popullit që të qëndronin për karshi. Ata, me gjasë, duke filluar nga Shoku Glauk, dhe Lideri tjetër i Dashur Albin – që po të qëndronte në krahun tënd të djathtë - e kanë vendosur të fusin dorën në kashtë. Do të provojnë, ndoshta, ta nxjerrin vetëm një, por do të dalin pesë a gjashtë.

Nuk ka qenë në traditën tonë poli-tike kosovare – përjashto disa parti margjinale – që religjionin dhe efektet e tij t’i fusin në diskursin politik. Prej kësaj teme vetëm të mira nuk do të shohim. Kurse ti Kim - tash po e për-dori logjiken tënde - je vetëm një qime në këtë problem. Kurse ti Kim – nëse ky është emri yt i vërtetë - je vetëm një karrem që po përdoret.

Ditë më parë, Guardian sillte n j ë r e p o r t a z h p r e j vendlindjes së Jezu Krishtit,

Betlehemin. Shkrimi trajtonte poz-itën e rëndë të klerit dhe besimtarëve katolikë në ketë vend të shenjtë, ku përveç Krishtit ka rastisur të kry-qëzohen edhe shumë kultura të tjera.

Ky shkrim m’u rishfaq kur lexova atë që kishte deklaruar Kancelari i Kishës Katolike, Don Shan Zefi, në një meshë të mbajtur në një Kishë, në rrethinën e Malishevës. Sipas tij, pa katolikët - Kosova kurrë nuk do ta merrte pavarësinë.

Thash me vete, pasi ta bëjmë pa-varësinë e Kosovës, nuk do të ishte ide e keqe që disa prej katolikëve më eminentë të Kosovës, në krye me Don Shan Zefin, të niseshin për Betlehem - për t’u ndihmuar vëllezërve kato-likë që ta kapërcejnë situatën drama-tike.

Ka edhe kriza të tjera ku mund të angazhohej Don Shani. Për shem-bull, krijimin e një shteti katolik në Liban, për t’i shpëtuar katolikët nga kthetrat e Hezbollahut. Ose, edhe bashkimin e Republikës së Irlandës me Irlandën e Veriut. Bukur shpesh këto vitet e fundit më ka rënë të men-doj për Kancelarin e Kishës Katolike,

Don Shan Zefin. Ky prift ma ka kthy-er kokën nga Prizreni, sa herë që atij i është dhënë mundësia të lëshojë ndonjë deklaratë, sikurse këtë të fun-dit që e bëri në Kishën e Shën Masja-nit, ku i paraqiti katolikët e Kosovës si tharmin e kombit. Në Kravasari, nga altari i Kishës, Don Shani, në vend se grigjës së tij t’ia përçonte me-sazhin e bashkimit, modestisë dhe përafrimit, ai po përçonte mesazhin e arrogancës, supermacisë, meri-tokracisë dhe atë të dallimeve. Do të më interesonte ta dëgjoja justifikim-in e këtij qëndrimi prej vetë Don Sha-nit.

Mirëpo, duke marrë parasysh një hapësirë më të gjatë kohore, mendoj se Don Shani as personalisht nuk është i bindur në ato që thotë. Ky Kancelar, me qëndrimet e tij, ma ku-jton pop yllin Britney Spears, e cila sa herë që ndihet e kërcënuar prej harresës, detyrohet ta bëjë ndonjë akrobacion medial - vetëm e vetëm që t’u kthehet ballinave të gazetave. Për dallim prej Spears, deklaratat e bëra nga Don Shani - mund të kenë konsekuenca më gjithëpërfshirëse. Qasja e tij është përjashtuese për shumicën myslimane dhe është glo-rifikuese për pakicën katolike.

Nëse deklaratën e Don Shanit e spir-rojmë pak më shumë, i bie që fare në fund personat më meritorë për themelimin e shtetit janë Ipeshkvi - si njeriu i parë i katolikëve dhe Kancelari - si njeriu i dytë. Apo jo, Don Shan? Mos ke menduar rastë-sisht kështu? A e ke parë vetën si Kumbarën e shtetit të Kosovës?

Në çfarë keqkuptimi të madh duhet të jetë ngatërruar Kancelari?

Gjëra të tilla, edhe sikur të ishin të vërteta, nuk bën të thuhen. Patri-otët, si kategori në shoqëri, nuk shquhen për mburravecëri, e as nuk kërkojnë kompensim prej pjesës tjetër të shoqërisë. Patriotët e vër-tetë, Don Shan, dhe priftërinjtë e vërtetë, nuk flasin për bëmat e tyre për atdheun. Kisha stimulon maksi-malisht modestinë. Një besimtar, e sidomos një prift, kontabilist të vetëm për angazhimet e tij duhet ta ketë Zotin.

Mirëpo, meqë tash u hap kjo bisedë, e meqë Don Shani e pëlqen jashtë mase, atëherë edhe unë po pro-voj që ta dëshmoj të kundërtën e asaj që thotë ai, sado që po të isha vetjak do të më shkonte më shumë për shta-ti teza e këtij kleriku.

Fati i Kosovës gjendet diku në

mes të krejt kësaj gjullurdie plane-tare. Nëse nuk jemi konspiracionistë dhe nëse i pranojmë si të qena vetëm ato fakte të ditura botërisht, pa futur në mes takime sekrete, atëherë duhet ta pranojmë se pavarësia e Kosovës paradoksalisht më shumë i atribuo-het shumicës myslimane sesa paki-cës katolike. Zyrtarë prej më të lartëve në hierarkinë e administratës amerikane, e kanë stërthënë se SH-BA-të me luftërat që kanë zhvilluar në Irak, por edhe me politikën në përgjithësi që kanë ndjekur në Lind-je të Mesme, nuk kanë asgjë kundër popujve islamë. Për ta demonstruar praktikisht ketë, Presidenti Bush, më shumë se një herë – madje edhe pas sulmeve të 11 shtatorit - ka thënë se SHBA ka shpëtuar prej shfarosjes popullin mysliman në Kosovë.

Dua të them se bota perëndimore, pak para se të fillonte t’i qëronte hes-apet me rrymat radikale islamike, kishte piketuar për t’i ndihmuar myslimanët më liberalë të këtij plan-eti, në mënyrë që të mbrohen me ar-gumente para myslimanëve fanatikë.

Ky fakt nuk duhet t’i lëndojë kato-likët, e as nuk është mohim i kon-tributit që edhe ata e kanë dhënë në ketë shoqëri. Por, e vërteta është që

këtë herë Kosova po bëhet shtet, duke pasur të krijuar në botën perën-dimore imazhin e një shoqërie mys-limane, por që është krejtësisht seku-lare. Prandaj, unë nuk di çka saktë-sisht ka menduar Don Shani, kur ka deklaruar se pa katolikët Kosova kurrë nuk do të bëhej e pavarur. Apo, ndoshta ai ka menduar se nëse Kisha Katolike do të angazhohej negativ-isht, kjo pavarësi nuk do të bëhej re-alitet. Nëse vërtet kështu mendon, atëherë kjo nuk është qasja më e mirë për të debatuar. Për procese sikur ky i pavarësisë, askush nuk duhet të dyshohej në asnjë moment për an-gazhim të sinqertë të të gjithë popul-lit. Nëse ndokush përmend si të ar-ritura të këqijat që ka mundur t’ia shkaktojë pavarësisë, i njëjti duhet të përjashtohet krejtësisht prej secilit debat. Prandaj, Don Shanit do t’i bënte mirë një sugjerim, që ai edhe nëse ka lobuar për pavarësi, e Zoti na ruajt edhe nëse ai e ka sjell pavarësi-në me dorë të tij, ketë mos ta për-mendë.

Po ia jap Don Lush Gjergjin si një model të një prifti modest dhe të de-votshëm të çështjes kombëtare.

*Botuar në numrin e 23 janarit 2008 të gazetës Express.

Lider i dashur Kim

Në emër të kujt flet Don Shan Zefi?

BeRat Buzhala

komeNt

Page 12: Gazeta Mapo

promovimi12 botime shkencore

“Educatio” në botimet e saj periodike dy herë në vit do të shërbejë si një burim akademik mbi çështjet e edukimit

njoftimKËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, me Vendim Nr. 312, datë 18.03.2012,  vendosi të shpallë publikisht 2 (dy) vende vakant për inSPEKtoR pranë Inspektoratit të këtij institucioni.Bazuar në ligjin Nr 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 14 me titull “Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ligjit nr 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr 195/2/a, datë 05.07.2006, i ndryshuar “Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, njoftohen gjyqtarët që përmbushin kushtet për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatat e Apelit dhe në mungesë të tyre, juristët që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet, të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e inspektorit të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda datës 30 prill 2013, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

REPubliKa E ShqiPëRiSëKëShilli i laRtë i dREjtëSiSë

Del në treg revista më e re shkencore nga Universiteti Europian i Tiranës. “Educa-tio” do të jetë një forum, ku do të pasqyrohen problematikat dhe zhvillimet më të reja në fushën e arsimit shqiptar

Botimeve të shtëpisë botuese universi-tare UET-Press i bashkohet më e reja; “Educatio”, revista shkencore e dedi-kuar shkencave të edukimit. Revista iu prezantua dje për herë të parë një pub-liku akademikësh, studentësh, profe-sionistësh dhe të interesuarish për çështjet e arsimit, në një ceremoni pro-movimi në hollin e Universitetit Euro-pian të Tiranës.

“Botimi i një reviste të re shkencore është eveniment shumë i rëndësishëm për një universitet. Ndaj jemi shumë krenarë ta prezantojmë si vazhdim i një filozofie të UET-it për të qenë një insti-tucion i rëndësishëm kërkimor-shken-cor dhe botues”, u shpreh presidenti i UET, Adrian Civici gjatë ceremonisë së prezantimit ditën e djeshme. “Edu-catio” është revista e pestë shkencore që i bashkohet simotrave të saj tashmë me traditë të konsoliduar në botimet shkencore periodike të UET, si “Eco-nomicus”, “Polis”, “Jus & Justicia” dhe “Sociological Analysis”. E sjellë në gjuhën angleze, si një revistë ndërkom-bëtare mbi edukimin dhe kërkimin so-cial, ajo do të pasqyrojë artikuj shken-corë mbi zhvillimin e arsimit të lartë, sfidat dje problematikat, trendet dhe kritikat, duke synuar të kapërcejë ku-fijtë e Shqipërisë dhe të diskutojë mbi probleme që has edukimi edhe në ra-jone të tjera të botës, si një mundësi e mirë për shkëmbim mendimesh, pasqyrim të vlerave vendase dhe bash-këpunim me ekspertë të huaj të edu-kimit, për të sjellë zërin e tyre në këtë revistë. Dekani i Fakultetit të Shken-cave Sociale dhe Edukimit, Tomi Tres-ka, një prej nismëtarëve për botimin e kësaj reviste u shpreh se me anë të saj, synohet krijimi i një tribune ku gjith-

kush mund të thotë fjalën e tij në lidhje me shkencat e edukimit apo arsimin në përgjithësi. “Së pari kjo revistë erdhi si logjikë e një procesi të menduar mirë. Duam të çajmë rrugë të reja dhe cilë-sore në fushën e edukimit. Së dyti syn-ojmë ta kthejmë UET-in në pol të edu-kimit nga ku lançohen ide, filozofi, pro-jekte, strategji të cilat i shërbejnë, në fund të fundit, shërbimit më masiv në vend, arsimit. Së treti duam të krijojmë një tribunë që gjithkush që do ta thotë fjalën e vet në shkencat e edukimit dhe psikologjisë. Të ketë një hapësire jo vetëm brenda kufijve por edhe në ra-jon dhe më gjerë”, përfundoi dekani Treska. Me anë të tematikave të saj, kjo revistë e re, që sipas dekanit Treska i ka munguar tregut të revistave shken-core në Shqipëri do të jetë është një burim i paçmueshëm për akademikët, këshilluesit, administratorët, planifi-kuesit e kurrikulave dhe studiuesit e edukimit. Ashtu siç e lajmëron edhe emri, kjo revistë i dedikohet kryekëput çështjeve të edukimit dhe është përgat-itur nga një staf akademikësh të depar-tamentit të Edukimit në UET.

Kryeredaktori i saj, Edi Puka, ped-agog në UET, shprehet i hapur për bashkëpunime të frytshme mes spe-cialistësh të fushës. “ Kjo revistë do të guxojë ta zhvillojë debatin e shkencave të edukimit, i cili është mjaft i kohës për vendin tonë.”, përfundoi ai. Re-vista që do të dalë dy herë në vit është “peer-review” , një kriter thelbësor ky për botimin e revistave shkencore dhe ka një bord të shquar editorial , i cili siguron standardet shkencore dhe një mbulim të gjerë ndërkom-bëtar. Numri i parë i revistës pasqyron disa nga punimet më të mira shkencore të paraqitura në Konferencën ndërkombëtare mbi sfidat e arsimit të zhvilluar në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës në tetor të vitit të kaluar. Në numrat që do të vijojnë do botohen artikuj të lidhur me të gjitha degët e edukimit, punime që mbulo-jnë qasjet e aplikuara dhe ato teorike të studimeve të edukimit dhe disiplinat që lidhen me to.

eDuCatioNjë REViSTë PëR EDUKiMiN

si erdhi një revistë kushtuar vetëm çështjeve të edukimit ? Educatio ka karakterin e nxitjes së debatit në lidhje me arsimin e lartë, shkollën në përgjithësi, problemati-kat dhe zhvillimin e arsimit shqiptar dhe jo vetëm. Meqenëse del në gjuhën anglezë dhe pretendohet të jetë ndërkombëtare pritet që impakti të jetë rajonal dhe më gjerë. Kush është stafi përgatitor i kësaj reviste ? Pedagogët e njohur por edhe të rinj të Departamentit të Shkencave të Edukimit. çfarë trajton ky numër i parë? Pasqyron punën kërkimore

të konferencës që zhvilluam si fakultet në tetor të vitit të kaluar. Punimet më të përzg jed-hura u botuan në këtë numër të parë të revistës. si do të arrijë të dalë edhe përtej mjedisit të universitetit ? Revista synon të ketë impakt sa më të gjerë, Edhe ndërkombëtarisht me anë të rrjeteve sociale dhe aka-demike që kemi. UET ka bashkë-punim me disa universitete perëndi-morë, bordi drejtues i revistës është ndërkombëtar dhe objektivi është që me anë të kësaj lidhjeve revista të hyjë në këto kanale dhe të vlerësohet.

edi puka: Educatio do të nxisë debatin e arsimit të lartë në vend

tomi treska: një revistë që plotëson nevojat e tregut

Cila ishte rruga që ndoqët për të arritur te kjo revistë? Përgatitja dhe promovimi i revistës “Educatio” është një përpjekje në një kuadër më të g jerë të UET-it, për të çarë rrugë në shkencat e edukimit, nëpërmjet programeve studimore në të tre nivelet, në afrimin e personaliteteve më produktive, më të mirënjo-hura të fushës së edukimit në me synim kthimin e UET në një pol të rëndësishëm kombëtar të debatit mbi edukimin. E kuptojmë sesa i rëndësishëm është edukimi për vende si Shqipëria, aq më tepër që është shërbimi më masiv që shteti ofron për qytetarët e vet. mendoni se kjo revistë do të përm-bushë synimet tuaja? Na duhej një forum periodik i insti-

tucionalizuar, i njohur, jo vetëm për të plotësuar interesat rajonale dhe kombëtarë të vendit por edhe për t’u ballafaquar dhe marrë edhe nga mendimi ndërkombëtar në lidhje me shkencat e edukimit. Tentojmë të realizojmë disa pritshmëri jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë utilitar. çfarë do të servirë “educatio” në numrat e tjerë? Numrat që vijnë do i shërbe-jnë pasurimit ë bibliografisë dhe literaturës që aktualisht nuk u përg jig jet ritmeve të zhvillimit të këtyre shkencave në Shqipëri. i ka munguar tregut të revistave shkencore në Shqipëri dhe e është një prurje dinjitoze, e hapur për të g jithë që të shprehin pikëpamjet e tyre.

herë në vit do të jetë periodiciteti i revistës “Educatio”

Pse eDuCatio? • Për të hapur rrugë të reja, cilë-

sore në fushën e edukimit.• Për ta kthyer UET-in në pol të

edukimit• Për të qenë një tribunë që gjithkush

që do ta thotë fjalën e vet në shken-cat e edukimit dhe psikologjisë.

Kryeredaktori i revistës Education

dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Edukimit, UET

Page 13: Gazeta Mapo

1313kulturë 27.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

memOriali ‘Memoriali i izolimit komunist’, i vendosur jo pa qëllim në hyrje të zonës së ish-Bllokut, edhe

ajo simbol i izolimit të një populli

NJOFTIMInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fundit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012.

Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifikues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndryshimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012).

Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP www.hidaa.gov.al.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT

TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Ceremonia e përurimit të “Memorialit të izolimit komunist’ është shoqëruar me incidente nga një grup ish-të përndjekurish politikë

Që nga dita e djeshme memoriali “Postbllok” i ndërtuar në kryqëz-imin e rrugës “Ismail Qemali” në

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është i hapur për vizitorët, të cilët në pak minu-ta mund të bëhen pjesë e një rrugëtimi his-torik, rrëfyer përmes këtyre objekteve: një fragment 3.5 metra i lartë nga Muri i Ber-linit, një bunker dhe disa shtylla nga galeritë e nëndheshme të minierës së Spa-çit. “Postbllok”, një projekt i iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe i ideuar nga publi-cisti Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isu-fi u përurua dje nga kryeministri Sali Ber-isha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryebashkiaku Lulëzim Basha, ambasa-dorja gjermane, Carola Müller-Holtkem-per dhe dy realizuesit, Fatos Lubonja e Adrian Isufi. I konceptuar si një instala-cion, memoriali është realizuar nga tri ob-jekte autentike që prezantohen në formë artefakti, ku secila prej tyre është një rrëfenjë. Rrëfenja e parë: Fragment i Murit të Berlinit, dhuratë për popullin shqiptar nga qyteti i Berlinit. Muri u ndërtua më 1961, duke u bërë simbol i izolimit të botës komuniste. U shkatërrua më 1990-ën. Rrëfenja e dytë: Bunkeri me matrikull “TR III 1976 I”, që ruante hyrjen kryesore të zonës së banimit të quajtur Blloku, ku ka jetuar i veçuar diktatori Enver Hoxha dhe nomenklatura më e lartë komuniste nga viti 1945 deri më 1991, dhe Rrëfenja e tretë: Trupa betoni të nxjerrë nga galeritë e minierës së kampit famëkeq të Spaçit, vend pune i detyruar për të burgosurit politikë nga viti 1968 deri më 1990. Të tria këto objekte bashkë përbëjnë atë që ide-atorët e kanë titulluar ‘Memoriali i izolim-it komunist’, i vendosur jo pa qëllim në hyrje të zonës së ish-Bllokut, edhe ajo sim-bol i izolimit të një populli. a.Tuci

tHaNë Për MeMorIalIN

FatoS LuBonja e vetmja gjë që unë mund të them këtu në këtë moment është një lloj dedikimi nga ana ime, për të gjithë ata që nuk arritëm dot, që sot i kujtojmë, që do i kujtojmë nëpërmjet këtyre e shpresojmë edhe veprave të tjera. do i kujtojmë si njerëz që nuk mundën dot ta kapërcejnë kohën e diktaturës dhe ta je-tojnë këtë kohë. Një pjesë prej tyre ndoshta ishin më të mirët.

arDian iSuFiSë bashku me lubonjën, kemi qenë shumë të interesuar që të ndërhynim në këtë zonë specifike  që ka lidhje me një bun-ker, i cili mund të jetë një metaforë dhe një simbol i rëndë-sishëm për të na folur për diktaturën dhe për kohën e regjim-it dhe gjithashtu na është dukur shumë integrues  momen-ti kur do të integronim edhe Murin e Berlinit dhe galerinë e Spaçit...

KryeMiniStri BeriShaShqipëria, në tragjedinë e saj, shndërroi pothuajse të gjitha pasuritë që krijonte në qindra e mijëra bunkerë, të cilët po t’i kthesh në blloqe të piramidave, ndoshta do të ndërtonin dy herë piramidat e faraonëve. Ky ishte njëri aspekt i tmerrshëm i bunkerit dhe bunkerizimit. aspekti tjetër, tmer-rësisht tragjik, ishte uria kronike, në të cilën kombi u zhyt në bunkerin e tij.

KryeparLaMentarja topaLLiPër mua personalisht, elementi i tretë është më prekësi, më i dhimbshmi, ndoshta e kam edhe pak më personale; Spaçi, aushvici shqiptar. Spaçi është emri që e kam dëgjuar që kur isha e vogël, aty ku familjarët e mi, ashtu si qytetarë të qytetit tim, ashtu si shumë qytetarë të tjerë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë torturoheshin në mënyrën më barbare.

aMBaSaDorja gjerMane hoLteKeMper është pjesë e karakterit të njeriut, që gjërat e zakonshme apo të shëmtuara të përpiqet t’i ndrydhë apo edhe t’i harrojë, ndaj në kontekstin e së shkuarës komuniste e socialiste bëhet ed-he më i rëndësishëm trajtimi i ngjarjeve të së shkuarës.

KryeBaShKiaKu BaShaështë e domosdoshme kjo, veçanërisht për brezin e ri, qin-dra e mijëra prej të cilëve këtu në tiranë e kalojnë periudhën e tyre të lirë të ditës apo fundjavat në këtë zonë të njohur si Blloku, por pa ditur saktësisht se çfarë simbolizonte dhe çfarë projektonte në zemrat dhe mendjen kolektive të shq-iptarëve për vite e vite me radhë.

Ndale hapin, ‘postbllok’ te Blloku

iNcideNtiNjë grup të përndjekurish politikë të kryesuar nga Skënder tufa, nuk u lejuan ti afrohen memorialit, ndërkohë që mbaheshin fjalimet përshëndetëse në ceremoninë e inaugurim-it. Ish-të përndjekurit tentuan të hyjnë me force por forcat e policisë ndërhynë duke shoqëruar Skënder tufën dhe dy persona të tjerë, Petrit lipjen dhe dejzo dhembin. “Flasin në emër të të burgosurve politikë. Ku janë të burgosurit politikë aty se nuk po i shoh”- tha tufa, ndërkohë që e shoqëronin për tek makina e policisë bashkë me dy të tjerët.

autorëtI konceptuar si një instalacion,

memoriali është realizuar nga tri objekte autentike që prezantohen

në formë artefakti, ku secila prej tyre është një rrëfenjë

Page 14: Gazeta Mapo

I pasionuari pas adrenalinës, Brian Mosbaugh, ka zgjedhur qiejt e Rio de Janeiros për të ecur mbi një litar të lidhur mes dy shkëmbinjve. Ai nuk frikësohet të ecë mbi këtë litar tejet të hollë në lartësi afro 1.000 metra. Madje, në vend të mbarimit menjëherë të ecjes, ai ka preferuar edhe të pushonte pak. Siç transmeton Start, Mosbaugh është shtrirë mbi litar dhe qëndroi për pak kohë. Më pas vazhdoi ecjen, ndërsa gjatë këtyre momenteve ai u fotografua. Pranë tij ishte dhe Andy Lewis, të dy janë pjesëtarë të grupit të quajtur “The Moab Monkeys”. Dy aventurierët e kuptojnë rrezikun e punës që kanë marrë përsipër, por për ta rreziqet për vdekje nuk janë dhe aq të frikshme.

Pushim në lartësi rreth një mijë metra

5 2 1 5 6 2

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:185, 254, 536, 869.Numra me 4 shifra:1020, 1515, 1562, 2632, 2635, 4515, 4659, 5260, 5263, 5663, 5703, 5812, 6251, 6514, 8785. Numra me 5 shifra:15252, 21545, 25640, 50316,

51383, 52102, 52261, 61655, 64282, 84854, 85795, 92542.Numra me 6 shifra:015659, 156521, 168651, 203265, 215965, 245958, 267542, 514265, 521025, 535595, 632015, 728150, 905022, 968547.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Zemërohet a preket thellë për një fyerje a padrejtësi që bëhet. 8. Njeriu si individ. 11. Organizatë Europiane. 12. Njeri që ngrihet nga varri. 14. Zog i vogël këngëtar. 17. Banor i Çekisë. 19. Shiroka, aktor. 21. Sinjal rreziku. 22. Lumë i madh në Rusi. 23. Nusja e Gjinos “14 vjeç dhëndërr”. 24. Kafshë gjitare. 25. Institut Internacional Civil. 26. Tirana në makina. 27. Lëvizje në ujë. 28. Njerëzit me lidhje gjaku, mbrapsht. 30. Çdo njeri i vështruar veçan midis njerëzve të tjerë. 33. Seksioni Bujqësisë. 35. Mysliu, regjizor. 37. Qytet në Itali. 38. Bulqiza në makina. 39. Borxh. 41. Rrotë me bisht të fortë e me fletë rreth e rrotull, që vërtitet me anë të forcës së ujit, të avullit ose të gazit dhe që vë në lëvizje gjeneratorin. 43. Dhe i butë që përdoret për të bërë vazo. 45. Klod, piktor i famshëm francez. 47. Markë makine. 49. Kërriç në dialekt. 50. Rrjedhë e madhe uji të ëmbël. 51. Trimëria.

Vertikalisht:1. Nexhmie, këngëtare e njohur kosovare. 2. Nikolla, kompozitor i njohur. 3. Shkollë e mesme fetare. 4. Shkrimtar i famshëm latin. 5. Kryeqyteti i Vietnamit. 6. Çlirimi nga varësia e paragjykimeve. 7. Memaliaj në makina. 8. Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka. 9. Simboli kimik i radiumit. 10. Tendenca e disa zyrtarëve për të favorizuar miqtë e të afërmit. 13. Industria Çelikut. 15. Pacino i kinemasë amerikane. 16. Ulje, a falje e dënimeve të dhëna nga burgu. 18. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara. 19. I mbush mendjen, ose e ... 20. Tipar i një njeriu që mendon vetëm për vete. 29. Ndërhyrje e parregullt në futboll. 31. Mustafa i televizionit. 32. Këlysh në dialekt. 34. Vend për vuajtjen e dënimit. 36. Janë në mes të vatrës. 40. Ylli, gazetar sportiv. 42. Pjesë e lojës së tenisit. 44. Juria Çeke. 46. Ent Ushtarak. 47. Në majë të bishtit. 48. Ndërmarrje Industriale.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

4 37 5

6 41 2 9

7 26 8

7 3 14 6

5 3 2

52 7 3

4 5 15 2

6 19 7

5 8 71 3 6

2 9

horoskoPi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12 13

14 15 16 17 18 19 20

21 22 23

24 25 26 27

28 29 30 31 32

33 34 35 36 37 38

39 40 41 42

43 44 45 46 47 48

49 50 51

LUaNi (23/VII-22/VIII) virGjeresha (23/VIII-22/IX)

Do mendoheni pak me shume sot per jeten tuaj ne cift. Nese partneri ju kerkon pak me shume vemendje dhe kujdes mos ngurroni t’ia jepni. Beqare, mbeshtetja qe do iu jape Venusi do ndikoje pozitivisht ne jeten tuaj sentimentale. Sot do iu duket sikur do perjetoni ngjarjet e nje romani te bukur dashurie. Mundohuni te kurseni pak lek sepse do ju duhen per me vone.

Situata ne cift do jete pak me e qete se ditet e fundit. Megjithate ju duhet te dial-ogoni me shume me partnerin per gjithcka. Disa beqare rrezikojne te kalojne nje faze izolimi te cilen mezi do e durojne. Mundo-huni te mos ndikoheni nga emocionet nega-tive. Mos ju besoni shume atyre qe keni prane sepse do ju prishin pune me financat. Mos be-ni as shume shpenzime te panevojshme.

BiNjaket (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Ka mundesi qe Saturni t’iu sjelle disa veshtiresi ne jeten ne cift. Nese ndodh kes-htu duhet ta dini se ato do e ndihmojne me shume lidhjen tuaj te ece perpara dhe jo ta komplikojne ate. Nese jeni beqare Jupiteri do iu hape rrugen per nje takim interesant. Mund te takoni edhe dike per te cilin do iu rrahe zemra fort. Do beni shume shpenz-ime dhe financat do pakesohen mjaft.

Nese keni kohe qe jeni ne cift mund te lindin disa probleme. Mos qendroni me zor ne ate lidhje, por mundohuni te ndiheni mire per ve-te. Beqaret do shkelqejne sot. Kjo klime pa-siononte do ju beje te ndiheni te lumtur. Do keni fat ne dashuri. Persa iu perket financave pritet qe ato te jene shume te mira. Edhe nese do keni nevoje per ndonje borxh, kush-tet do jene mjaft te favorshme.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Nese jeni ne cift dhe per me teper jeni te mar-tuar do i kushtoni pak me shume kohe part-nerit dhe familjes suaj. Beqaret do e per-miresojne jeten e tyre sentimentale. Analizo-jini me mire gjerat per te kuptuar cfare doni vertet. Lerini menjane kapricot. Situata fi-nanciare pritet te jete shume e mire. Do ia dil-ni te menaxhoni me mire buxhetin dhe te pak-esoni shpenzimet tuaja.

Pritet te beni projekte per te ardhmen tu-aj ne cift. Shume shpejt mund te filloni te punoni edhe bashke. Beqaret do kene nje dite mjaft te favorshme per dashurine. Ata qe keni pelqyer qe prej shume kohesh do fillojne te terhiqen nga ju. Nuk perjashto-het as ndonje fejese. Do jeni te shqetesuar per financat por do e shihni qe ato sot do stabilizohen. Kujdes me shpenzimet!

Ujori (20/I-19/II) PeshQit (20/II-19/III)

Dashuria e jete se perditshme nuk po ju mjaf-ton dhe do kerkoni dicka me shume sot. Be-qaret do takojne dike interesant por shume te ftohte. Mundohuni ta joshni me teper dhe do e shihni qe akulli do shkrihet. Ato qe ju duken te pamundura edhe mund te ndodhin kete dite. Ne planin financiar nuk do keni prob-leme te medha dhe do ndiheni me rehat.

Do keni veshtiresi per ta kuptuar part-nerin sot. Ne kete menyre edhe ai nuk do dije çfare te beje. Shkurt situata nuk do jete ashtu si duhet. Nese perpiqeni pak gjerat mund te fillojne te rregullohen nga fundi i dites. Nese jeni vetem, ju pret nje ta-kim i mrekullueshem. Pergatituni! Ne planin financiar, Merkuri do iu jape shume fat.

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjaPi (22/XII-20/I)

Jupiteri do te influencoje jeten tuaj ne cift. Ky planet i fatit do te favorizoje marred-henien tuaj duke ju bere me bashkepunues me njeri-tjetrin. Beqaret duhet te trego-hen pak te matur ne ceshtjet e dashurise. Nuk eshte dita e duhur per t’u angazhuar seriozisht. Situata financiare do jete e mire, keshtu qe ju mund te beni edhe ndon-je shpenzim me teper.

Sot do mundoheni te arrini harmonine ne cift me shume sesa te kaloni nje dite plot pasion. Do mundoheni gjithashtu te bash-kepunoni e te flisni me shume me partner-in. Beqaret do kene shume takime, por nuk do kene deshire te krijojne nje lidhje se-rioze. Nga fundi i dites ky mendim edhe mund te ndryshoje. Edhe pse do shpenzoni shume sot financat do jene te mira.

Peshorja (23/IX-22/X) akrePi (22/X-21/XII)

Marsi do e mbroje lidhjen tuaj sot. Ai do ju beje me joshes dhe do zgjoje pasionin. Pas kaq kohesh do takoni lumturine e kerkuar. Per beqaret nuk do jete nje dite shume e lehte. Do keni disa takime por nuk do gjeni personin qe po kerkoni. Do merziteni pak! Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente sepse do jete nje situate paksa delikate. Kujdes edhe me shpenzimet!

Sot do qendroni me afer partnerit. Disa prej jush do dalin nga nje situate delikate, qe i ka ftohur pak gjerat. Me ndihmen e Marsit situ-ata do rregullohet. Perfitoni nga kjo! Beqa-ret do kene nje dite te mire ne planin senti-mental. Mundohuni te hiqni tendencen per te dominuar. Ne planin financiar nuk rreziko-ni ndonje katastrofe por gjithsesi duhet te beni kujdes. Mos merrni hua sot!

14 zbavitje LOJRA Të NDRSYhME

Page 15: Gazeta Mapo

1001 Ditë që ForMëSuan Botën

lIgJI I NaPoleoNItKodi Napoleon, një përzierje sistemesh legale, hyn në fuqi në Francë

Kodi i ri Civil i marsit 1804 përmbante më shumë se 2281 nene dhe përfaqësonte kodi-fikimin e parë të ligjeve civile të një vendi. Ishte puna e juristëve francezë, të debatuara nga Këshilli i Shtetit nën drejtimin e Napo-leonit dhe në fund pagëzuar me emrin e pe-randorit francez. Ishte një kompromis ndër-

mjet ideve të revolucionit dhe ancien regime, duke përzier racionalizmin me parimet au-toritariste. Vërtetoi abolicionin e sapondod-hur të feudalizmit dhe u dha tapi legale atyre që kishin prona. Gjithashtu ndoqi parimin revolucionar të ndarjes së pasurive trashëgimtarëve meshkuj në vend të varian-tit të djalit të madh të familjes që merrte gjithçka. Por gjithashtu u dha grave status dytësor, u lejonte prindërve të ndalonin fëmijët të mos martoheshin derikur të ar-rinin të njëzetat, ndalonte sindikatat, rikon-

firmoi skllavërinë në kolonitë franceze dhe ua nënshtroi punëtorët përgjimeve policore.

Para revolucionit nuk kishte pasur sis-teme ligjore uniforme në Francë. Ligjet za-konore ishin zotëruese në Veri, ligji romak në Jug. Revolucioni solli një masiv prej 14 400 dekretesh duke e bërë rikodifikimin diç-ka thelbësore. Kodi i Ri Civil do të thoshte se Franca qeverisej nga ligje të qarta. Kode të tjera tregtare e penale pasuan, por ishte Ko-di Napoleon që kishte ndikimin më të madh në të gjithë Europën.

Burri i ka borxh mbrojtjen së shoqes, ajo i ka borxh bindjen.

NeNi 213 i KodiT NapoleoNiK

marS

1804

Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime. Më ka ndodhur edhe vonë të shoh prindër shqiptarë që ia zgjasin gotën e rakisë, ose të uiskit, fëmijës së tyre, madje ed-he atyre në moshë fare të vogël, ende pa hedhur hapat e para në jetë; për të mos folur për ata që ia fusin cigaren e ndezur në gojë dhe ia mësojnë tymos-jen që në vegjëli.

Që efektet e alkoolit janë të rrezikshme për fëmijët, dihet prej kohësh. Mjekët ua ndalojnë rreptësisht alkoolin grave shtatzëna pikërisht për dëmet që mund t’i shkaktojnë fetusit. Pasojat negative janë të vërtetuara deri në atë pikë sa edhe në shishet me alkool tashmë kanë vënë shenjën e ndalimit të pirjes nga gratë shtatzëna. Gjithashtu njihen më së miri dëmet që shkakton alkooli, pavarësisht nga mosha e atyre që abuzojnë me pije të tilla.

Ajo që bie në sy nga studimi i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë së Adolesh-encës është “detaji” i gotës së parë. Sipas këtij studimi gota e parë me pije alkoolike shpesh ofrohet nga nëna e babai, kryesisht në raste festash, datëlindjesh e martesash, madje edhe në vitet e para të jetës. Në fakt, 30% e të rinjve të intervistuar deklaron se kontaktin e parë me alkoolin e kanë fil-luar nga 6 deri në 10 vjeç, ndërsa 8% të rasteve shprehen se e kanë filluar pa-ra moshës 6-vjeçare.

Po në Shqipëri? Studime të tilla nuk më kanë rënë në sy, por mendja ma do që të dhënat duhet të jenë edhe më dramatike.

Zakonet dhe edukimi nuk mund të lihen jashtë listës së vëmendjes. Përkundrazi, në rastin e pijeve alkoolike ato janë vendimtare për të ardh-men e njeriut. Zakonet e viteve të fëmijërisë vijojnë për të gjithë jetën, pran-

daj edhe specialistët këshillojnë që fëmijët të mos pinë birrë, verë, duhan etj. Përveç dëmit të momentit, fëmija rrezikon që ta vazhdojë “vesin” për të gjithë jetën. Kjo varet kryesisht nga truri, që sikurse organet e tjera, komprome-tohen seriozisht nga alkooli.

Roli i prindërve nuk kufizohet vetëm në zakonin e dhënies së alkoolit. Nuk duhet harruar edhe shembulli që ata u japin të miturve duke konsu-muar pije alkoolike në shtëpi ose në pijetore. Në Shqipëri ndodh që prindërit t’ua japin rakinë fëmijëve “sa për ta provuar”, ndonjëherë thjesht për lojë, sa për të parë reagimin e fëmijës që rrudh buzët nga shija e çuditshme. Loja mund t’i zbavitë të rriturit përreth, që gajasen si të marrë, por mbresat te fëmija mund të mbeten të pashlyeshme.

Nuk mund të matet saktësisht ndikimi i mendësisë patriarkale, që i do fëmijët (sidomos meshkujt) të rritur, burra para kohe, kryetarë oxhaqesh mustaqebigë, që kuvendojnë këmbëkryq me gotën e mezen përpara. Megjithatë, një farë ndikimi pa dyshim ekziston, përderisa edhe sot ka ba-ballarë që i “trajtojnë si burra” fëmijët e tyre ende adoleshentë, duke përkëd-helur në fakt egon e tyre dhe jo të ardhmen e bijve.

Nga ana tjetër nuk duhen neglizhuar reklamat. Pankartat buzë rrugëve ose pamjet vezulluese në televizor ua prishin mendjen kujtdo, sidomos fëmijëve, që janë edhe më të brishtë se të rriturit. Tek e fundit edhe të mëd-henjtë e kanë të vështirë ta dallojnë përdorimin nga abuzimi. Të pish një teke nuk ka asgjë të keqe, rëndësi ka të mos teprohet. Por kur edhe një teke është teprim, atëherë nuk duhet parë vetëm gota por edhe zakonet që e mbushin atë.

Flickr

TiTulli: Një diTë me FermerëT FoTo: Faqja zyrTare e KrymeNisTriT Në FacebooK

Marsel lela

Në Facebook

VetëM Një tekeNë një botë ku peshku i madh e ha të voglin, peshqit e vegjël krijuan partinë komuniste!*

HelidoN taHiraj

ZeFiNa HasaNi

silVi bakiri

laVdriM lita

tek shikoj prurjet e reja nëpër partira, më kujtohet thënia më e bukur politike që ma ka thënë miku im Koço danaj, të cilit ia kish thënë babai i tij: “ruhu nga partizanët e 30 Nëntorit!”

Si lëndë mësimore “Shpifografia” po bëhet e nevojshme për t’u shtuar në kurrikulat universitare... Kështu fillon shkrimi i aurel Plasarit sot te “Panorama”, që s ‘duhet lënë pa lexuar!

Sikur të gjithë njerëzit që s’përgjigjen në telefon të ishin aq të zënë sa duken, kushedi sa i bukur do të ishte ky vend. 

Fondacioni Soros: 22% e shqiptareve duan Pd, ndërsa 20% duan PS. Sipas këtij sondazhi shumica e shqiptarëve kanë tendenca të qendrës së djathtë

BLitz

Kompjutera për 100 banorë gjenden në Kanada; të parët në botë

94.3Gazeta për 1 mijë banorë shiten në Islandë; e para në botë.

821

abonentë në 100 banorë të rrjeteve kabllore të internetit gjenden në Danimarkë; të parët në botë.

35.9

Telefona celularë për 100 banorë gjende në Emiratet e Bashkuara arabe; të parët në botë.

176.5

[email protected] ceL: 068 20 55 477

themelues: henri ÇiLi. Kryeredaktor: arion SuLo. Zv/kryeredaktor: alfred LeLa, aleksandra BogDani. Politika: nevila përnDoj, Fejzi BrauShi. Kronika: Leonard BaKiLLari, Dashamir BiÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc eLezi. ilir Drizari, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi gjergj Fishta pranë uet

Marketing / drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 e-mail: [email protected] / Robert Mane Cel: 068 20 55 440

15blOg 27.03.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

rando devole

Page 16: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

27.03.2013 NJOFTIM / REKLAMA28.02.2013 Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK