gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MëRKURë, 8 MAJ 2013. NUMëR 902. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Edi Hila në dy kohë; nga izolimi në liri Aksident apo vrasje? Koleci në qeli për vdekjen e policit MASA E ARRESTIT EKSPOZITA FAQE 7 FAQE 13 Vladimir Karaj RRUGëTIMI PA PENGESA I 2K DREJT POLITIKëS AFëR / LARG UNIVERSITET 12 Drejtësia shqiptare përballë studentëve Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi vlerësoi se llogaridhënia, përgjegjshmëria, eficienca, pavarësia dhe paanësia janë shtyllat mbi bazën e të cilave qëndron suksesi i sistemit të drejtësisë. Bardhi Koçi, ish-komandat i BRISK-ut është arrestuar dje, pas denoncimit të një ndërtuesi se i kishte marrë 15 mijë euro për t’i siguruar një leje ndërtimi në Vlorë. Avokatja Gega: Arrestimi i Koçit, inskenim i policisë Arrestohet një avokat, ish- komandant i BRISK-ut në Policinë e Shtetit, ndër- sa në hetim është përfshirë edhe ortak- ja e tij. Bardhi Koçi dhe avokatja Al- berta Gega janë bërë pjesë e një hetimi, pas denoncimit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar për 15 mi- jë euro një klient, me premtimin se do t’i nxirrnin një leje ndërtimi në qytetin e Vlorës. Lajmi bëhet i ditur... FAQE 7 Kontratë 15 mijë euro për një leje ndërtimi, pranga avokatit Armiku në lista dhe armiku jashtë listave Në politikën shqiptare, në fillimin e dekadës së tretë të saj, zgjidhjet janë ‘socialiste’, edhe kur problemet janë ‘demokrate’. Kastriot Islami dhe Arben Malaj, të dy ish-eksponentë të lartë socialistë, në rang ministri e më shumë, aktivë në politikë që prej fillimit, janë dy përfaqësues ekselentë të armikut në lista dhe të armikut jashtë listave. Armiku në lista është tipi i kandidatit për deputet që garon nën siglën e ish-kundërsh- tarit politik dhe ideologjik. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ka bërë strehë, duke i futur në lista mbi zonën e rrezikut, për tre të tillë: Asl- lan Dogjanin, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Kadeli do të jetë në autobus të huaj politik, por në shtëpi të vet sa i takon faktit se do mbledhë vota në Lezhë, qytet të cilin shumë e konsiderojnë ‘të marrë’ prej tij... ALFRED LELA NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Përjashta Deputetet janë shndërruar në matrioshka ruse Publikimi i listave të dy koalicioneve i dha fund ankthit të deputetëve... Media e Ballkanit (dhe ajo shqiptare) -lost in transition  Shtypi ballkanik i ditëve të sotme është më shumë një zgjatim i politikës sesa... KOMENT REMZI LANI KOMENT ROLAND LAMI EDITORIAL/ 11 Në BRENDëSI Përmbysja, 60 deputetë ikin nga Kuvendi 35 deputetë demokratë nga 70 që janë në total nuk do të jenë më pjesë e grupit të ri parlamentar, ndërsa nga 66 socialistë, 25 nuk do të rizgjidhen më. Qarku më i prekur Shkodra dhe më pas Vlora. Në Tiranë nuk rikandidojnë 11 deputetë nga 32 që ka aktualisht ky qark. Në Elbasan është bërë një ndërhyrje e thellë, ku nga 14 deputetët e zgjedhur në 2009 rikandidojnë vetëm 7 prej tyre Fotografia e fundit e përbashkët e de- putetëve me kryetaren e Kuvendit në seancën e shkuar plenare për shumë kënd prej tyre do mbetet një kujtim i fundit në karrierën e tyre legjislative. Sepse dy partitë e mëdha kanë vendo- sur që të bëjnë një reformë të thellë, du- ke tentuar të rinovojnë grupet e tyre parlamentare me elementë të rinj të pazgjedhur ndonjëherë më parë dhe duke sakrifikuar për këtë një numër të konsiderushëm deputetësh aktual, Prapaskenat e lobimeve dhe përplasjeve në PD për listën e re të deputetëve. “Shkrihet” Komisioni i Ligjeve. Nga vendi i ftohtë në listë i Ilir Rusmalit deri tek mospërfshirja e Viktor Gumit, Paulina Hotit dhe Enkeleid Alibeajt. Topalli nuk arrin të mbajë në Kuvendin e ri as dy deputetët e Shkodrës, Astrit Bushati dhe Arenca Trashani. FAQE 3 LISTA E PD, MBËSHTETËSIT E TOPALLIT MBETEN JASHTË Marrëveshja me KURUM sot në qeveri, gati pagesa e një kësti MALAJ: RAMA RREZIKON FATIN E PASOK, MANDATI IM Në FAVOR Të SOCIALISTëVE Arben Malaj çeli dje fushatën si kandidat i pavarur përkrah Fatos Nanos. Ish-kryeministri: Largojuni përfaqësuesve të rremë që janë në krye të listës së Ramës FAQE 5 FAQE 6 duke përfshirë edhe nga ata me përvojë parlamentare gati 20 vjeccare. Plot 60 deputetë nga parlamenti aktual të zgjedhur në vitin 2009 nuk do jenë më të zgjedhur për legjislaturën e re. Thënë në përqindje në listat kandi- datëve fitues nuk janë bërë pjesë jo pak, por rreth 43 për qind të të zgjedhurve aktualë, të cilët ose nuk janë rikandiduar fare ose janë vendo- sur në pjesën e listës që ka pas ose aspak shanse për t’u bërë... FAQE 4 Të LARGUARIT, MESAZHE Në FB Isaraj: PS, zgjedhja ime, Gjoni: Rama më la jashtë kooperativës

Upload: gazeta-mapo

Post on 14-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E mërkurë, 8 maj 2013. numër 902. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Edi Hila në dy kohë;nga izolimi në liri

Aksident apo vrasje? Koleci në qeli për vdekjen e policit

masa e arrestit ekspozita

FAQe 7 FAQe 13

Vladimir Karaj

rrugëTimi pa pengesa i 2K drejT poliTiKës

Afër / lArg

universiTeT

12 drejtësia shqiptare përballë studentëve Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi vlerësoi se llogaridhënia, përgjegjshmëria, eficienca, pavarësia dhe paanësia janë shtyllat mbi bazën e të cilave qëndron suksesi i sistemit të drejtësisë.

Bardhi Koçi, ish-komandat i BRISK-ut është arrestuar dje, pas denoncimit të një ndërtuesi se i kishte marrë 15 mijë euro për t’i siguruar një leje ndërtimi në Vlorë. Avokatja Gega: Arrestimi i Koçit, inskenim i policisë

Arrestohet një avokat, ish- komandant i BRISK-ut në Policinë e Shtetit, ndër-sa në hetim është përfshirë edhe ortak-ja e tij. Bardhi Koçi dhe avokatja Al-berta Gega janë bërë pjesë e një hetimi, pas denoncimit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar për 15 mi-jë euro një klient, me premtimin se do t’i nxirrnin një leje ndërtimi në qytetin e Vlorës. Lajmi bëhet i ditur... FAQe 7

Kontratë 15 mijë euro për njëleje ndërtimi, pranga avokatit

Faqe 16

Armiku në lista dhe armiku jashtë listave

Në politikën shqiptare, në fillimin e dekadës së tretë të saj, zgjidhjet janë ‘socialiste’, edhe kur problemet janë ‘demokrate’. Kastriot Islami dhe Arben Malaj, të dy ish-eksponentë të lartë socialistë, në rang ministri e më shumë, aktivë në politikë që prej fillimit, janë dy përfaqësues ekselentë të armikut në lista dhe të armikut jashtë listave. Armiku në lista është tipi i kandidatit për deputet që garon nën siglën e ish-kundërsh-tarit politik dhe ideologjik. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ka bërë strehë, duke i futur në lista mbi zonën e rrezikut, për tre të tillë: Asl-lan Dogjanin, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Kadeli do të jetë në autobus të huaj politik, por në shtëpi të vet sa i takon faktit se do mbledhë vota në Lezhë, qytet të cilin shumë e konsiderojnë ‘të marrë’ prej tij...

AlFred LELa

ngërÇ nga bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

përjashta

deputetet janë shndërruar në matrioshka ruse

Publikimi i listave të dy koalicioneve i dha fund ankthit të deputetëve...

media e ballkanit (dhe ajo shqiptare) -lost in transition Shtypi ballkanik i ditëve të sotme është më shumë një zgjatim i politikës sesa...

KomenTremzi lAni

KomenTrolAnd lAmi

ediTorial/ 11

në brendësi

përmbysja, 60 deputetë ikin nga Kuvendi 35 deputetë demokratë nga 70 që janë në total nuk do të jenë më pjesë e grupit të ri parlamentar, ndërsa nga 66 socialistë, 25 nuk do të rizgjidhen më. Qarku më i prekur Shkodra dhe më pas Vlora. Në Tiranë nuk rikandidojnë 11 deputetë nga 32 që ka aktualisht ky qark. Në Elbasan është bërë një ndërhyrje e thellë, ku nga 14 deputetët e zgjedhur në 2009 rikandidojnë vetëm 7 prej tyre

Fotografia e fundit e përbashkët e de-putetëve me kryetaren e Kuvendit në seancën e shkuar plenare për shumë kënd prej tyre do mbetet një kujtim i fundit në karrierën e tyre legjislative. Sepse dy partitë e mëdha kanë vendo-sur që të bëjnë një reformë të thellë, du-ke tentuar të rinovojnë grupet e tyre parlamentare me elementë të rinj të pazgjedhur ndonjëherë më parë dhe duke sakrifikuar për këtë një numër të konsiderushëm deputetësh aktual,

prapaskenat e lobimeve dhe përplasjeve në pd për listën e re të deputetëve. “shkrihet” Komisioni i ligjeve. nga vendi i ftohtë në listë i ilir rusmalit deri tek mospërfshirja e viktor gumit, paulina hotit dhe enkeleid alibeajt. Topalli nuk arrin të mbajë në Kuvendin e ri as dy deputetët e shkodrës, astrit bushati dhe arenca Trashani. fAqE 3

Lista e pD, mbështetësit e topaLLit mbeten jashtë

Marrëveshja me KUrUM sot në qeveri, gati pagesa e një kësti

malaj: rama rreziKon FaTin e pasoK, mandaTi im në Favor Të socialisTëveArben Malaj çeli dje fushatën si kandidat i pavarur përkrah fatos Nanos. Ish-kryeministri: largojuni përfaqësuesve të rremë që janë në krye të listës së ramës FAQe 5

FAQe 6

duke përfshirë edhe nga ata me përvojë parlamentare gati 20 vjeccare. Plot 60 deputetë nga parlamenti aktual të zgjedhur në vitin 2009 nuk do jenë më të zgjedhur për legjislaturën e re. Thënë në përqindje në listat kandi-datëve fitues nuk janë bërë pjesë jo pak, por rreth 43 për qind të të zgjedhurve aktualë, të cilët ose nuk janë rikandiduar fare ose janë vendo-sur në pjesën e listës që ka pas ose aspak shanse për t’u bërë... FAQe 4

Të lArgUArIT, MEsAzHE Në fB isaraj: pS, zgjedhja ime, gjoni: rama më la jashtë kooperativës

Page 2: Gazeta Mapo

Malaj: Rama në fatin e PASOK, mandati im në favor të socialistëve

kronikëKontratë 15 mijë euro për njëleje ndërtimi, pranga avokatit

PërMbysja e listave 60 deputetë ikin nga Kuvendi1

2 afër/larg

Vladimir Karaj

Në 2009 ai ishte i bindur dhe kategorik. “Asnjëherë!”, iu përgjigj ai Blendi Fe-vziut që e pyeti nëse do të aktivizohej

drejtpërdrejt në politikë. “Nuk kam ndër mend të merrem me politikë siç merren poli-tikanët, deputetët, ministrat e ku di unë se çfarë, njerëz që paguhen të bëjnë politikë”, thoshte atëherë Koço Kokëdhima i shpallur dje i treti në listën e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, që drejtohet nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama. Por edhe nëse ai ka qenë i sin-qertë atë ditë përballë Fevziut dhe të tjera gjëra e kanë bërë të ndryshojë mendjen me kohën, duket se Kokëdhima e ka pasur të shtruar (e ka shtruar vetë) që herët rrugën për t’u përfshirë në politikë: thjesht duhej të ecte në të.

Kjo duket se ka filluar atëherë kur si bi-znesmen vendosi të përfshihej në media. Një përfshirje që e ka çuar ashtu siç edhe thotë të jetë në konflikt të vazhdueshëm, thuajse me këdo që ka qeverisur në Shqipëri (tre kryeministra), përveç ish-kryetarit të Bash-kisë së Tiranës e kreut të PS, Edi Rama. Themelimi i “Shekullit” ka qenë guri i parë në këtë rrugë. Mënyra se si gazeta u im-ponua me një çmim të ulët (10 lekë në fillim e mëtej 20) dhe duke grumbulluar një sërë emrash e penash e bëri atë shpejt gazetën më të shitur dhe më me ndikim në vend.

Për shumë do të kishte qenë logjike, nëse Kokëdhima do të ishte përfshirë edhe më herët në lista politike, atëherë kur edhe “Shekulli” ishte sigurisht një pikë reference, por kjo nuk ndodhi. Ndoshta edhe sepse gazeta i jepte atij ndikim të mjaftueshëm për të mos e pasur nevojën e të qenit i përfshirë drejtpërdrejt. Diçka që është bërë edhe për të shmangur akuzat dhe sulmet për një qa-rk të shkurtër “biznes, media, politikë” apo edhe pasojat që mund të vinin prej kësaj.

Sidoqoftë, Kokëdhima e ka vuajtur siç thotë vetë këtë lloj akuze dhe sulmi. Ai po-hon se në 8 vjet të qeverisjes Berisha, bizne-set e tij janë “persekutuar”, gjobitur me pa të drejtë dhe sulmuar haptazi. Sidoqoftë, mbrëmë përballë Adi Krastës ai nuk shpre-hu mëri për këtë, madje tha se kishte “res-pekt” për kryeministrin, si njeri dhe se nuk do të “baltoste” figurën e kundërshtarit të tij. Nga ana tjetër, marrëdhënia e tij me me-dian dhe njerëzit e saj dhe ajo që ai ka sjellë e lënë trashëgimi (duke nënkuptuar se pas përfshirjes në PS nuk do të jetë më njësoj), i ka me vete thuajse të gjitha ngjyrat. Ylli Rakipi, botuesi i gazetës Albania, e fajëson-te në një intervistë të botuar po te Shekulli, se me çmimin nën kosto kishte vënë në lëvizje një bumerang që tani e kishte godi-tur edhe atë vetë. Për shumë, Kokëdhima ka një pjesë të fajit (si botues) për gjendjen në të cilën ndodhet media e shkruar apo edhe gjendjen në të cilën ndodhet edhe Shekulli i tij. Nga ana tjetër, ashtu siç thekson Rakipi, ai është njëkohësisht viktimë e situatës dhe një krize (e ndikuar edhe nga sulmet mbi bi-znesin e tij) të përgjithshme, ku pak gjë mund të bëhet për të shpëtuar një media të shkruar të shtrydhur deri në maksimum dhe në një treg ku asgjë nuk funksionon si duhet.

Pikërisht marrëdhëniet me shumë ngjyra

Kokëdhima drejt politikës, një rrugëtim pa pengesa

që ai ka pasur me median dhe njerëzit e saj bënë edhe që reagimet e para qoftë pro, qoftë kundër kandidimit të tij të vinin po nga kë-to rradhë. “Sepse surpriza e listës Rama ishte kandidimi në ekipin e deputetëve të Vlorës e gurusë, klientit dhe njëkohësisht njeriut të pandashëm të tij: Koço Kokëd-himës. Me këtë vendim që e mbajti të fshe-hur gjer në minutën e fundit, Rama rriskon t’u japë shumë kosto socialistëve”, shkru-ante dje te “Tema” Andi Bushati. Ky i për-mende ndërkohë një listë të gjatë akuzash që do të rigjallëroheshin prej këtij kandidi-mi. Kokëdhima me siguri e ka pritur edhe një reagim të tillë. Në gjithë këto vite që është personazh publik, për të është folur aq shumë saqë ai as do mundohet që t’i fshehë, ashtu siç nuk ka fshehur as ndikimin te kreu i Socialistëve, Rama.

Kryeministri Sali Berisha, por edhe mjaft të tjerë jo vetëm njëherë e kanë përfolur për ndikimin që ai kishte dhe lidhjet e ngushta me kreun e PS, Edi Rama. “Do i kërkoj ndjesë Koços se e kam akuzuar së tepërmi. Mos kini dyshim se administratori i vërtetë i kryetarit tuaj është ai. Po ju katandis siç katandisi klubin e vet të futbollit (aludim për Apoloninë e Fierit)”, u drejtohej Berisha de-putetëve socialistë, jo shumë kohë më parë në parlament. Në anën tjetër, Kokëdhima dhe Rama kishin mohuar një lidhje interesi mes tyre, duke e quajtur atë “vëllazërore”, siç thoshte botuesi në intervistën me Fevziun, apo “miqësi shumëvjeçare”, siç e quante Rama në librin Kurban. Të dy janë përpjekur të rrëzo-jnë me sa kanë mundur edhe mundësitë që kjo miqësi mes biznesmenit me media dhe një njeriu me pushtet politik kishte sjellë përf-itime të paligjshme. Nga ana tjetër, deri sot nuk ka asnjë akuzë të provuar që t’i shpallë fajtorë për kësisoj përfitimesh.

“Këto ditë të nxehta mërzie e zemërate pas

vjedhjes disatën për diell të fitores sonë të

katërt në Tiranë, Mustafa Nano, penë e

mprehtë plot intelekt e pasion opozitar që ngjy-

het shpesh në bojën e nervozizmit kaps...

nxorri sheshit një përsiatje të turbullt me

një paralele të hequr mes David Cameronit e Rupert Murdoch-ut nga

njëra anë dhe meje e Koço Kokëdhimës nga

ana tjetër...” Edi Rama Kurban

kanë dashur të dëmtojne imazhin e edi ramës për ta paraqitur këtë si një person kukull në duart e koços e të një grupthi sipërmarrësish të tjerë. kjo është një strategji lufte ndaj ramës, dhe nuk mbështetet as në fakte, as në të vërteta, por në objektivat politike të kundërshtareve te rames dhe Ps. koço kokëdhima

“Në fillim u fol pa shumë siguri. Por në një moment doli Arben Malaj nga mbledhja, dhe kështu raportimi më në fund pati një burim zyrtar. Malaj la të kuptohej se Kokëdhima do të ishte i dyti. Me sa duket, do ketë

pasur diskutime të tjera, që e kanë zhvendosur botuesin e Shekullit një vend më poshtë në listën e Vlorës, që rezultoi të ish “lista e sherrit”.

Respublica.al, për kandidimin e Kokëdhimës

“Do i kërkoj ndjesë Koços se e kam akuzuar së tepërmi. Mos kini dyshim se administratori i vërtetë i kryetarit tuaj është ai. Po ju katandis siç katandisi klubin e vet të futbollitFaqe 4 Faqe 5 Faqe 7

koço kokëdhima dhe edi rama duke shëtitur në bllok, pak ditë pas marrëveshjes mes Ps dhe lsi

Page 3: Gazeta Mapo

Nevila Perndoj

TIRANË Kur Jozefina Topalli mbajti fja-limin e pazakontë në konventën e fun-dit të PD-së për gratë, shumëkush ngriti pikëpyetjet e veta mbi arsyet e një rrëfimi të tillë. Ajo kujtoi fillimet në politikë, vështirësitë që kishte kalu-ar e deri tek sakrificat me dy fëmijët e saj, për hir të PD-së. Rrëfimi i gjatë e prekës i kërkuar nga vetë ajo, për shumëkend shihej si mesazh drejtuar figurave të reja ambicioze, që rishtazi synojnë të militojnë në PD. Po aq edhe për qëndrestarët dhe elitat e reja, gjith-një e në ngjitje në këtë parti. Për të treguar se kontributi i saj ishte më sub-limi, një javë para hartimit të listave përfundimtare të kandidatëve për de-putet, Topalli, (deri diku edhe me të drejtë), synonte të kishte ndikimin e saj në formatin e ardhshëm parlamentar të Partisë Demokratike. Por, si asn-jëherë tjetër, ajo është ndier më pak bindëse, dhe e fuqishme. Për herë të parë, Topalli nuk imponoi influencën e saj në parti për qarkun e qytetit “të jetës”, siç e ka cilësuar vetë ajo, Shko-drën. Ajo nuk mundi të mbante në listën e ardhshme dy njerëzit më të be-suar që kishte; Astrit Bushati deputet në tre leg jislatura dhe Arenca Trashani. Të dy ata, u zëvendësuan me dy emra të rinj të ofruar nga vetë Beri-sha në mbledhjen e fundit të kryesisë. Në listën e qarkut të Shkodrës, një vend të sigurtë ka edhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, me të cilin Topalli, ka

pasur dhe vijon të ketë një konflikt të hapur, i inicuar hershëm dhe i zhvil-luar tek mbështetësit që të dy ata kanë në këtë qark. Por pafuqia e saj duket se nuk mbaron këtu.

shkrirja e komisionit të ligjeve Një spastrim i madh për herë të parë

në historinë parlamentare të dy deka-dave të fundit i është bërë edhe komis-ionit të Ligjeve, duke filluar nga kryet-ari i saj, Ilir Rusmali, njeriu që mori përsipër reformën legjislative të pro-pozuar nga PD-ja. Përfshirja e Rus-malit në një pozicion të pasigurtë (ven-di i 17-të i listës për Tiranën) për shumëkend, që ka ndjekur ketë katër vjecar në Kuvend, mund të cilësohet surprizë. Rusmali njihej gjithashtu si deputet që gëzonte mbeshtetjen e kon-siderueshme të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Jo pak herë kjo e fun-dit, ka uruar komisionin e Ligjeve dhe vetë kryetarin për punën që ky komis-ion ka bërë. Topalli gëzonte respekt ed-he për një tjetër deputet anëtar i këtij komisioni, Viktor Gumi, dikur drejtor juridik i Kuvendit, i cili nuk është përf-shirë në asnjë vend të listës së kandi-datëve. Paulina Hoti është një tjetër anëtare e komisionit të Ligjeve deputete e qarkut të Lezhës, e cila po ashtu nuk figuron në listat e ardhshme. Një tjetër anëtar i komisionit të Ligjeve që largohet është edhe Fatos Hoxha, i cili deri më tash ka përfaqësuar qarkun e Kukësit. Enkeleid Alibeaj gjithashtu nuk do të

jetë më deputet i pasuar me emrat e tjerë Astrit Bushati, Arenca Trashani, Ylli Lame, Ilir Bano, Tritan Shehu (në një vend të pasigurtë), Luan Skuqi, si dhe Lajla Përnaska, të gjithë anëtarë të këtij komisioni. “Fërkimet” për disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në vend, kundërshtitë deri diku për ligjin e pronave, ish-të përndjekurit, statusin e nënpunësit civil, si dhe pakënaqësitë personale që kryeministri Berisha kishte krijuar me disa prej tyre, nuk mund t’i mbulonte dot as Jozefina Topalli e cila me shumicën e anëtarëve të komisionit të Ligjeve, bashkëpunonte ngushtë.

kush fitoi Jo pa qëllim pak ditë më parë në

konferencën për shtyp të mbajtur me gazetarët, Berisha deklaroi se lista e kandidatëve ishte në mendjen e tij. Siç

ndodh rëndom, ai është njeriu që i ka vënë vulën çdo emri të kaluar nëpër qarqe, duke sjellë ndryshime drastike në qarkun e Tiranës, trazimin e ujërave në Durrës, dërgimin e Ristanit në Vlorë, prishjen e klanit “Topalli” në Shkodër si dhe shpërbërjen e gjithë grupit të deputetëve në qarkun e Lezhës. Berisha largoi më vetëdije të plotë Edi Palokën, që kryesonte Lezhën, duke e kthyer sërish në Tiranë si dhe nuk futi më në lista Paulina Ho-tin, Mark Markun dhe Rajmond Hox-hën. Një situatë më e qetë shihet në qa-rqet e tjera si Korça që drejtohet nga Bode e ku lista ishte thuajse e pritshme, në Fier me drejtimin e Olldashit, qarku Kukës me Flamur Nokën dhe Elbasani me Arben Imamin. Një influencë e dukshme shkon edhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulëzim Basha, nëse do t’i hedhim një sy listës së qarkut El-basan, ku ai garoi si deputet katër vite më pare, por edhe Tiranës.

ikin gratë e PD-së Në listën e ardhshme të Partisë De-

mokratike të vetmet deputete femra, që rikandidohen janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Al-bana Vokshi. Ndërsa Rajmonda Bulku, Ledina Aliolli, Lajla Përnaska, Paulin-da Hoti, Adriana Gjonaj, Arenca Trashani, shumica e të cilave kanë qe-në aktive më së shumti në aktivitetet e organizuara nga Topalli, tanimë do të marrin drejtime të tjera.

3kryesore 08.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Përfshirja e Rusmalit në një pozicion të pasigurtë (vendi i 17-të i listës për

Tiranën) për shumëkend, që ka ndjekur ketë katër vjecar në Kuvend, mund

të cilësohet surprizë

Lista e PD, mbështetësite Topallit mbeten jashtë Berisha “shkrin” komisionin e ligjeve. Nga vendi i ftohtë i kryetarit Rusmali në listë e deri tek mospërfshirja e Viktor Gumit, Paulina Hotit dhe Enkeleid Alibeajt. Topalli nuk arrin të mbajë në Kuvendin e ri as dy deputetët e Shkodrës Astrit Bushati dhe Arenca Trashani

r e Ag i m i

berisha në Fb: impakti për listën e PD është shumë pozitiv

TIRANË Kryeministri Berisha e cilë-soi fitues listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Ndryshe nga katër vite më parë, Berisha nuk bëri asnjë prezantim pompoz për emrat e rinj, por u mjaftua me një postim në faqen e tij në Facebook për tu shprehur se impakti për listën e re ishte pozi-tive. “Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekip-it të ri parlamentar qeverisës, ekipit të fitores për 4 vitet që vi-jnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv”, - tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shprehu gjithashtu mirënjohjen për ekip-in aktual parlamentar, edhe pse ndryshimet që ai ka bërë prekin rreth 50% të emrave. “Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpunë-torëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë a n ë t a r ë t , s i m p a t i z a n t ë t , mbështetësit e Partisë Demokra-tike dhe Aleancës për Punesim, Mirëqënie dhe Integrim, të ecim sëbashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvil-luar, Shqipërisë Europiane. Fitore!!”,- shkruan Berisha në “FB”. Edhe gjatë përurimit të rrugës që lidh Urën Vajgurore me fshatrat Pashall dhe Bistrovicë, Berisha tha se Partia Demokra-tike dhe aleatët e saj paraqiten në zgjedhjet e 23 qershorit me dy lis-ta. Njëra prej tyre, sipas tij, është lista e kandidatëve që kryemin-

istri e quajti të shkëlqyer dhe tjetra është lista e veprave të

realizuara dhe që do të re-alizohen.

TIRANË Ish-themeluesi i PS-së, Kas-triot Islami, i cili garon në këto zgjedhje për Partinë Demokratike deklaroi dje se përfshirja e tij në li-stat e selisë blu është vlerësim, që i b ë h e t e k s p e r i e n c ë s s ë t i j shumëvjeçare në politikë. “…Partia ku unë investova nuk ka më nevojë për eksperiencën time, mendimin tim, kontributin tim, ndërkohë që ana tjetër e merr dhe e vlerëson këtë kapacitet. Njëra anë më kërcënon, tjetra e vlerëson qëndrimin tim në funksion të stabilitetit. Ndërkohë që

unë shprehem pro integrimit, njëra anë e dënon pse unë jam pro integ-rimit kurse ana tjetër e vlerëson këtë fakt. Nuk më ka joshur mua zoti Berisha duke më vlerësuar, por ka ndodhur momenti tjetër që zoti Ra-ma e ka shpërfillur vlerën time, nuk i duhej”,- u shpreh Islami në një in-tervistë për “News24”. Ai komentoi edhe listat e kandidatëve për depu-tet. “Të dy palët kanë hequr depu-tetë. Secila palë ka kriteret e veta. Mund të ketë të kënaqur apo të pak-ënaqur, por rëndësi kanë më shumë

ata që vendosen dhe jo ata që hiqen. PS-ja ka ndërtuar një ekip, që është më shumë klientelist, i përbërë me njerëz jashtë politikës. Zoti Berisha ka vendosur kryetarët e partive ale-ate. Efikasiteti është një çështje, që ka avantazhe dhe disavantazhe. Gjithë çështja bëhet kush motivon më mirë ekipin për të grumbulluar më shumë vota,”- tha ai. Duke iu referuar përjashtimit të Arben Ma-lajt nga listat e PS-së, Islami tha se, Partia Socialiste nuk është më parti e socialistëve të vërtetë.

islami sërish deputet: PD vlerësoi eksperiencën time

Page 4: Gazeta Mapo

Fejzi Braushi

Fotografia e fundit e përbashkët e deputetëve me kryetaren e Kuvendit në seancën e shkuar plenare për shumë kënd prej tyre do mbetet një kujtim i fundit në karrierën e tyre legjislative. Sepse dy partitë e mëdha kanë vendosur që të bëjnë një re-formë të thellë, duke tentuar të rino-vojnë grupet e tyre parlamentare me elementë të rinj të pazgjedhur ndonjëherë më parë dhe duke sakri-fikuar për këtë një numër të konsi-derushëm deputetësh aktual, duke përfshirë edhe nga ata me përvojë parlamentare gati 20 vjeccare. Plot 60 deputetë nga parlamenti aktual të zgjedhur në vitin 2009 nuk do jenë më të zgjedhur për legjislaturën e re. Thënë në përqindje në listat kandi-datëve fitues nuk janë bërë pjesë jo pak, por rreth 43 për qind të të zgjedhurve aktualë, të cilët ose nuk janë rikandiduar fare ose janë ven-dosur në pjesën e listës që ka pas ose aspak shanse për t’u bërë deputetë. Natyrisht reforma më e thellë evi-dentohet në kampin e djathtë, ku re-zulton një ndërhyrje deri në masën e 50 %, ose thënë ndryshe 35 nga 70 deputetët e zgjedhur në vitin 2009. Ndërkohë që në kampin e majtë kjo reformë është më e butë në krahasim me PD-në, por shumë më e thellë se-sa kishte deklaruar vet kryesociali-sti Edi Rama. Kështu nga 66 depu-tetët që arriti të marrë në 2009 opo-zita në këto zgjedhje nuk kandidojnë ose kandiojnë në zona jo fituese plotë

25 prej tyre. E paraqitur me përqindje bëhet fjalë për afro 40 % e numrit të deputetëve aktualë, të cilët me shumë gjasa nuk do jenë më depu-tetë në parlamentin e ri. E paraqitur sipas qarqeve situata e të larguarve, bie në sy se qarku më i goditur nga spastrimet që kanë bërë të dyja for-cat është padyshim Shkodra ku nga 11 deputetë aktual nuk do jenë më de-putetë në legjislaturën e re plotë 7 prej tyre. Këtu duhet theksuar se ajo që ka bërë reformën më të madhe në këtë zonë ka qënë pikërisht PD, e ci-la rikandidon në rradhët e saj vetëm

NgJARJe e dItëS4 në fokus

Në Tiranë nuk rikandidojnë 11 deputetë nga 32 që ka aktualisht ky qark. Në Elbasan është bërë një ndërhyrje e thellë, ku nga 14 deputetët e zgjedhur në 2009 rikandidojnë vetëm 7 prej tyre

Pavarësisht presionit në rritje të partnerëve ndërkombëtarë dhe angazhimit publik të ndër-rmarë nga liderët politikë në vend, kriteri i barazisë gjinore mbetet sërish i pazbatuar nga subjektet zgjedhore edhe në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhëshme. Parla-menti i ardhshëm do të jetë i dominuar sërish nga burrat, ndërsa numri i deputeteve femra do të jetë jo shumë i ndryshëm nga sa është dhe aktualisht. Kjo pasi partitë nuk e kanë respe-ktuar detyrimin ligjor për të patur në listat e tyre të kandidatëve 30 % dhe 1 në ccdo 3 emrat e parë përfaqësimin e secilës gjini. Në total dy partitë e mëdha kanë kandiduar 72 kandidate femra, nga 36 secila. Por duhet theksuar se dhe në këtë pjesë partitë politike kanë luajtur me hile, pasi shumicën e kandidateve femra jo vetëm që i kanë renditur në fund të listave, por në lista kanë paraqitur më shumë kandidatë sesa mandate ka realisht një qark. Për një qark si Berati që ka 8 mandate, PS ka paraqitur 9 kandidatë, ku dy emrat e fundit janë femra. Pra në total rezulton se për afro 280 emra kandi-datësh që kanë paraqitur të dyja forcat PD dhe

PS në të gjitha zonat zgjedhore, kandidate fem-ra janë vetëm 72, ose as 25 %. Por ajo që ka rëndë-si nuk janë thjesht prezenca e kandidateve fem-ra në lista, por përfaqësimi i tyre në Kuvendin e ardhshëm. Nga renditja e kandidateve femra në lista në zonat fituese, ekziston mundësia që në parlamentin e ardhshëm të ketë në rastin më të mirë 25 deputetë femra. Nga këto 13 social-istë, 10 demokrate dhe 1 e LSI-së. Moszbatimi i ligjit për barazinë gjinore haset edhe në përcak-timin që bën Kodi se në çdo 3 emrat e parë duhet të ketë përfaqësim nga secila gjini. Kështu PS nga 12 qarqe nuk e ka respektuar këtë detyrim ligjore në 3 qarqe dhe konkretisht në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër. Në dy qarqet e fundit PS nuk ka paraqitur asnjë kandidate femër në të gjithë listën. Po ashtu edhe PD nuk e ka res-pektuar këtë detyrim në 3 qarqe dhe konkre-tisht në Berat, Dibër dhe Kukës. Gjithësesi KQZ nuk ka në dorë që të kthejë listat e kandidatëve për këtëe shkelje, pasi Kodi Zgjedhor i ka dhë-në mundësi partive që ti regjistrojnë ato kun-drejt pagesës së një gjobe prej 10 milionë lekë të vjetra për çdo zonë ku ka shkelje.

Listat, PD-PS shkelin ligjin, në parlament vetëm 24 femra

thënë në përqindje në listat kandidatëve fitues nuk janë bërë pjesë jo pak, por rreth 43 për qind të të zgjedhurve aktualë, të cilët ose nuk janë rikandid-uar fare ose janë vendosur në pjesën e listës që ka pas ose aspak shanse për t’u bërë deputetë.

Përmbysja e listave, 60 deputetë ikin nga Kuvendi 35 deputetë demokratë nga 70 që janë në total nuk do të jenë më pjesë e grupit të të ri parlamentar, ndërsa nga 66 socialistë, 25 nuk do të rizgjidhen më. Qarku më i prekur Shkodra dhe më pas Vlora

PS, DePuTeTëT e LArguAr oSe Të PASigurTë

1- MArKo BeLLo2- QeMAL MiNxhozi3- GAzMir BizhGA4- hAzir GAShi5- eDiSoN KoNoMi6- AGiM LeKA7- iLir BeJTJA8- SheGuSh LiGori9- SKËNDer hASA10- ALBerT ÇAÇi11- ANDueL xhiNDi12- ArioN MuÇAJ 13- eT’heM ruKA14- VANGJeL TAVo15- ALFreD DALiPi16- NDrec DeDA 17- ASTriT Beci18- NDue KoLA19- AuroN TAre

20- DAShAMir PezA21- eNKeLeJDA ShKreLi22- iLir GJoNi23- ArBeN iSArAJ24- ArBeN MALAJ25- eLTAr DeDA

PD, DePuTeTëT e LArguAr oSe Të PASigurTë

1- MehMeT xheKA2- JeMiN GJANA3- SeLAMi xhePA4- NDriÇiM BABASi 5- GAzMeND oKeTA6- YLLi LAMA7- ADriANA GJoNAJ8- rrAhiM ÇoTA9- SYBi hiDA10- eNKeLeJD ALiBeAJ11- FAToS BeJA

12- iLir BANo13- VASiLLAQ NGreSi14- iSMAiL hoxhA15- LeDiNA ALioLLi16- FAToS hoxhA17- MArK MArKu18- PAuLiNA hoTi19- rrAJMoND hoxhA20- AreNcA TrAShANi21- ASTriT BuShATi22- rAMiz ÇoBAJ23- GJoK uLDeDAJ24- PAuLiNA hoxhA25- VATh TABAKu26- iLir ruSMALi27- LAJLA PerNASKA28- LuAN SKuQi29- rAJMoNDA BuLKu30- TriTAN Shehu31- ViKTor GuMi32- KoÇo BArKA33- KreShNiK ÇiPi34- LeoNArD DeMi

dy deputetë aktual, Jozefina Topal-lin dhe Ndue Palucën, ndërsa 5 de-putetë të tjerë ose nuk i rikandidon fare ose i kandidon në vende të pa-sigurta. Pas Shkodrës, si qarku ku është bërë një ndërhyrje e thellë ren-ditet Vlora, ku nga 12 deputetë 7 prej tyre nuk do rikandidojnë më. Ndër-kohë që nga të zgjedhurit në qarkun e Tiranës në 2009 plot 1/3 e tyre nuk do jenë më deputetë në parlamentin e ri. Në këtë qark nuk rikandidojnë 11 deputetë nga 32 që ka aktualisht ky qark. Një qark tjetër ku është bërë një ndërhyrje e thellë është dhe Elbasani, ku nga 14 deputetët e zgjedhur në 2009 rikandidojnë vetëm 7 prej tyre. Në Elbasan lar-gimet më të mëdha i ka bërë PS. Qarket më prak të prekura nga kjo reformë rezultojnë të jenë Berati dhe Korcca. Kështu në Berat nga 8 deputetët që ka aktulisht nuk ri-kandidojnë vetëm 2 nga një për se-cilën forcë. Ndërkohë në Korçë nga 12 deputetë nuk rikandidojnë vetëm 3. por ky është një nga qarqet ku ndodh një fenomen tjetër, ai i moskandidimit më në këtë zonë, por në zona të tjera. Kështu në këtë qark vihet re feno-meni i lëvizjes së deputetëve aktual në qarqe të tjera. Mund të përmendim Pandeli Majkon që ka lëvizur për në Tiranë, Mimi Kodhelin që ka lëvizur për Lezhë, ben Blushin që ka lëvizur për në Elbasan, Arben Ahmetajn që ka lëvizur për në Gjirokastër.

LiSTA e PDMAJLINdA BReguJORIdA tABAKuALBANA VOKShIARBJOLA hALIMIALBINA dedAJOzefINA tOPALLIVOLtANA AdeMIMeSILA dOdALILJANA eLMAzINë total ka 36 kandidate femra

LiSTA e PSeRMONeLA feLAJKLOdIANA SPAhIueVIS KuShIARtA dAdeOLtA XhAccKAVASILIKA hySILINdItA NIKOLLIMILeNA hARItOMIMOzA hAfIzIVALeNtINA LeSKAJLuIzA XhuVANIegLANtINA gJeRMeNIMAJLINdA BufINë total PS kandidon 36 femra

Page 5: Gazeta Mapo

508.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

“Ne do bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat socialiste ndaj kandidatit Malaj. Nëse votat do shkojnë tek Malaj dhe jo tek Kokëdhima, kjo është përgjegjësi e Ramës, jo e Malajt”

Kandidatë të pavarur do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, dy prej të cilëve në Vlorë. Pas Laureta gjonit në Vlorë dhe dritan Priftit në fier, edhe Arben Malaj nisi dje fushatën si kandidat i pavarur në Vlorë

Parti kanë paraqitur lista shumëemërore për zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e koalicioneve, ndërkohë që 4 parti të tjera do të garojnë më vete. Shumica e partive është rreshtuar në koalicionin e majtë, ndërsa 25 të tjerë në të djathtin.

Maji do të jetë afati i fundit për miratimin e listave të kandidatëve për deputetë. Komisioni Qendror i zgjedhjeve pohoi dje se përgjatë kësaj kohe do të kryhen verifikimet e nevojshme për kandidatët e listave

3 66 14Të LArguAriT Në FB

isaraj: PS, zgjedhja ime, Gjoni: rama më la jashtë kooperativës Të mbeturit jashtë listave të PS kanë mbajtur qën-drime të ndryshme, në profilet e tyre në Facebook. Arben Isaraj, i cili ka kryesuar listën e Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 4 vjet më vonë nuk u kan-didua nga Rama duket se do të mbetet në Partinë Socialiste. Në një postim të tijin në Facebook, Isa-raj jep disa alternativa zgjedhjeje mbi situatën, duke shtuar më tej të tijën: Për mua, si dje, sot dhe nesër, koha ime është zgjedhja ime-Partia Socialiste“,-thotë ai. Ai shton më tej se u është mirënjohës të gjithë mbështetësve të tij si në FB, ashtu edhe në Partinë Socialiste. Ilir Gjoni, ish-mi-nistër i Brendshëm gjatë qeverisjes socialiste ka pasur reagimin më të ashpër kundër kryesociali-stit Rama, edhe pse mbetet i angazhuar për fitoren e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai shkruan në FB se ende nuk i di arsyet që e lanë jashtë listave, arsye të cilat Rama nuk ka denjuar as t’ia thotë. „Mesa duket, kryetari nuk e pa të arsyeshme që të isha anëtar i kooperativës së tij, që gjithsesi ngeli e tipit të ulët”,-thotë Gjoni. Edhe pse pjesa e parë e mesazhit bën thirrje për fitoren e së majtës më 23 qershor, ai nuk ka hezituar t’i drejtojë kritika të rënda Ramës. “Më thanë që kryetari e paskësh çështje „personale“ me mua. Kjo ma lehtëson shumë punën, pasi qyqari nuk e di se fisi e miqësia ime nga veriu ne jug mund ta mbysin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësise së tij”,-e mbyll po-stimin e tij Ilir Gjoni. Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali është një tjetër e pakënaqur e telenovelës së listave, edhe pse vetë thotë se nuk është në poli-tikë për këtë qëllim. Përmes një mesazhi postuar në Facebook, Spiropali thotë se: “nuk jam në poli-tikë për të kaluar kohën duke pritur të më heqin a vënë emrin nëpër lista”. Por ajo shpreh keqardhjen në emër të FRESSH, që ky forum do të mbetet i papër-faqësuar në Kuvend. “Si kryetare e FRESSH-it, duke kërkuar, aq sa më përket, ndjesë që FRESSH nuk do përfaqësohet në Parla-m e nt i n sh q ip t a r, shp r e h keqardhjen dhe indinjatën time për faktin se mijëra të rinj idealistë, dinjitozë, seriozë, atyre vetë u është ngushtuar hapësira për të garuar dhe përfaqësuar, dhe as nuk do kenë model të tyre përfaqësimi në Parlament përmes a n g a z h i m it d h e kontributit”,-shkruan ajo.

malaj: rama në fatin e PASoK, mandati im në favor të socialistëve I larguari nga PS, Arben Malaj çeli dje fushatën si kandidat i pavarur përkrah Fatos Nanos. Ish-kryeministri: Largojuni përfaqësuesve të rremë që janë në krye të listës së Ramës

Arben Malaj çeli zyrtarisht dje fush-atën si kandidat i pavarur, me Fatos Nanon në krahun e djathtë. Siç kishte lajmëruar, Malaj u shfaq para gazetarëve dje në mesditë, duke paralajmëruar një fushatë intensive dhe pozitive. “Mandati im do të jetë në favor të socialistëve”,-tha depu-teti, i cili shtoi më tej se nuk kandi-donte për inat, por si reagim ndaj mungesës së vlerësimit të kontribu-tit të tij në PS. Malaj nuk e ka cilësu-ar suprizë, përjashtimin e emrit të tij nga listat e PS-së, pasi përballej prej dy vitesh me kërcënime të ekspo-nentëve të neodiktaturës në parti, të cilët donin largimin e tij nga politika. “Vendimin për të kandiduar si i pa-varur e mora sapo jam njohur me li-stat. Nuk ishte vendim i marrë në in-at, kam pritur të më vlerësohej kon-tributi dhe më pas jam deklaruar. Në thelb të listës janë vënë socialistët e nënshtruar, jo socialistët e përkush-tuar. Rama ka dy vjet që ka dashur të më aneksojë. Vendimi i tij nuk është marrë dje, por ka dy vjet duke mos më lejuar të jem faktor kon-tribuues në proceset e demokra-tizimit të partisë. Rama rrezikon të ketë fatin e PASOK në Greqi e par-

titë e majta në vendet e tjera. Për këtë e kam paralajmëruar”, theksoi më tej Malaj, si përgjigje për gazetarët. Më pas, “i përjashtuari” nga PS i ka dhënë fjalën ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili është angazhuar publik-isht për ta mbështetur atë në fushatë. Këtë akt, Nano e ka cilësuar si me-sazh për të gjithë ata që duan të bëhen të pavarur nga klanet e poli-tikës. “Është i qartë motivi që më sjell në mbështetje dhe në krah të Malajt. Është angazhim parimor, nuk ka asgjë të errët, nuk ka ndon-jë interes më të vogël se sa mbrojta e parimeve, standarteve që mund ta nxisin zhvillimin europian të Shqipërisë”, -tha Nano. Nano më tej i bëri thirrje të gjithë social-istëve të Vlorës të votojnë kandi-datin e pavarur Arben Malaj, dhe jo përfaqësuesit e rremë që ren-diten në listat e Partisë Sociali-ste. “Ne do bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat socialiste ndaj kandidatit Malaj. Nëse votat do shkojnë tek Malaj dhe jo tek Kokëdhima, kjo është përgjegjësi e Ramës, jo e Malajt. Unë jam këtu t’i bëj thirrje social-istëve të Vlorës të votojnë social-

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

VIZITA FALAS !

Përfitoni tani....!

OTORINOLARINGOLOGJI (ORL).

Dr. Andrea PalmieriDr. Paolo Agostini Dr. Francesco Oriolo Dr. Edlir Shytaj

ORTOPEDI

Dr. Mauro CardinaleDr. Leonardo BassoDr. Mauro di Leo

GASTROENTEROLOGJI – EKOGRAFI- EKOKODOPLER

Dr. Ermira Zykaj

istët e denjë. Fenomeni Malaj është një nga më përfaqësuesit e vlerave dhe kontributeve të PS-në 22 vite. Ju ftoj të votoni simbolin Malaj dhe të nxisni të gjithë miqtë t’ju largohen përfaqësuesve të rremë që janë në krye të listave të Ramës”, shtoi Na-no. Arben Malaj ishte i larguari i fundit i një liste të gjatë deputetësh, të cilët nuk janë rikandiduar nga kryesocialisti Edi Rama. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, mbrëmjen e së hënës, Malaj i kërkoi Ramës arsyet e këtij moskandidimi, ndër-sa ai vetë i ka përmendur si arsye qëndrimet që ka mbajtur Malaj ndër vite. Më pas, ai ka braktisur mbledhjen dhe është regjistruar si kandidat i pavarur në Vlorë.

dashamir tahiri i PdIu do të jetë sërish kandidat për deputet i kësaj force në Qarkun e Vlorës. Ndërsa kreu i Çamëve , Shpëtim Idrizi do të jetë në në vend të sigurtë( i treti) në listën e qarkut të fierit, deputeti i Vlorës do të garojë sërish për të pa-sur një vend në Kuvendin e ri. Në vi-tin 2009 maxhoranca arriti të fitojë pesë deputetë në qarkun e Vlorës, katër prej tyre demokratë dhe 1

nga PdIu, dashamir tahiri. Sërish llogaritë e maxhorancës bëhen në këtë shifër. Pd luan në mbrojtje për të mbajtur pesë mandatet e saj. Beteja në Vlorë pritet të jetë interesante për shkak të emrave që garojnë atje, nga kreu i PS, Rama, biznesmenti Kokëdhima, Ristani i Pd, dule i PBdNJ deri te ambicja e LSI për të marrë një mandat me kreun e LSI, Shkëlqim Selami.

tahiri i PDiU, sërish kandidat në vlorë

Page 6: Gazeta Mapo

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari Kompania gjermane hochtief Ag, më e madhja gjermane e ndërtimit, ka rënë dakord që të shesë divizionin e saj të aeroporteve tek ‘Public Sector Pension investment Board’ i Kana-dasë, teksa do ta ngushtojë fokusin e aktivitetit në ndërtim. Kjo marrëveshje përfshin edhe koncesionin e Rinasit. Marrëveshja e vlerëson biznesin, që ka aksione në aeroportet e Athinës, Buda-pestit, dyseldorfit, hamburgut, Sidneit dhe tiranës, në rreth 1.5 miliardë euro dhe hochtiefdo të marrë 1.1 miliardë euro, teksa disa aksione janë mbajtur

nga partnerët e saj, tha kompania në një deklaratë. hochtief, po kërkon gjithashtu që të shesë njësinë e saj të zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Që prej datës 23 prill 2005, tirana interna-tional Airport “Nënë tereza” menaxho-het dhe operohet nga shoqëria private e quajtur tirana international Airport ShPK (tIA). Si një firmë konçensionare tIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet. tirana Interna-cional Airport është një kompani në pronësi të hOchtIef AirPort, një nga liderët e investitorëve privatë të aero-

porteve në botë, deutsche Investitions- und enwicklungsgesellschaft (deg), një anëtare e grupit Kfë e cila është e spe-cializuar në financimin e investimeve të korporatave dhe infrastrukturave në evropë si dhe gjithashtu në financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive evropiane jashtë vendit, fondi Shqiptaro-Ameri-kan i Ndërmarrjeve (fShAN), një kom-pani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Gjermane Hochtief aG, transferon koncesionin e rinasit tek kanadezet

Nëse qeveria miraton sot marrëveshjen teknike për shlyerjen e 3 miliardë lekë borxhe ndaj kompanisë Kurum, turqit pranojnë të paguajmë një këst nga 109 milionë eurot e privatizimit tw 4 –HEC-ve këtë javë

Kompania turke Kurum është gati të derdhë paratë në këmbim të privatizim-it të katër HEC-ve, nëse sot qeveria mi-raton marrëveshjen për kthimin mbrap-sht të 3 miliardë lekëve që janë në formën e borxheve nga TVSH e parimburësuar. Ky borxh është shndërruar në pengesë për mosarkëtimin më herët të shumës prej 109 milionë eurosh në buxhet. Ekspertët në Ministrinë e Ekonomisë ka-në rënë dakord me përfaqësuesit e Ku-rum dhe pritet që brenda kësaj jave të arkëtohet një këst i shumës prej 109 mil-ionë eurove që u dha në momentin e privatizimit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, kompania është e interesuar të përfundojë transaksionin me qeverinë para zgjedhjeve.

kushtiKompania turke Kurum ka kërkuar

që të paguajë diku të 85 milionë eurot nga 109 milionë euro që dha në momentin e blerjes së katër HEC-ve. Pretendimi i kompanisë lidhet me borxhin rreth 3 miliardë lekë që i ka qeveria për TVSH-në e parimburësuar. Kushti nuk është

pranuar si i tillë nga qeveria shqiptare dhe grupi negociator në Ministrinë e Ekonomisë për shkak se, nuk ka bazë lig-jore që e mbështet. Ligji kërkon që vlera dhënë në ofertë të paguhet e plotë ndërkohë që po me ligj është sanksionu-ar edhe përdorimi i shumës. Paratë e privatizimeve duhet të përdoren 50 për qind për investime dhe 50 për qind për të shlyer borxhin publik. Për të rakord-uar me Kurum për të marrë një pjesë të parave, qeveria pritet të miratojë sot mar-rëveshje të posaçme që lejon Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që pasi të arkëtohet vlera e privatizimit të katër HEC-ve tyë nis shlyerja e detyrimeve ndaj Kurum më këste sipas një grafiku të përcaktuar.

afatiMarrëveshja për privatizimin e hidro-

centraleve u miratua me 73 vota në Ku-vend në datë 4 Mars dhe që nga kjo peri-udhë, kompania fituese kishte 45 ditë kohë për të përmbyllur transaksionin me qeverinë shqiptare. Ky afat ka mbaruar me 20 prill. Nga ana tjetër, qe-veria për të mbuluar shpenzimet e saj dhe për të rritur investimet, gjatë këtij muaji ndërmori një ndryshim në ligjin për buxhetin e shtetit nga ku mund të marrë hua nga bankat tregtare në vlerën e 12 miliardë lekëve. Si garanci për shlyerjen e kësaj huaje, qeveria ka vënë paratë që do të marrë nga priva-tizimi i hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz. Huaja tashmë e marrë nga qeveria është shpenzuar. Ministria e Ekonomisë, pas disa dësh-

marrëveshja me Kurum sot në qeveri, gati pagesa e një kësti

KëShiLLAT KrizA

Banka Botërore i ka përgatitur disa rekomandime për qeverinë e re të Tiranës, që do të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, tha për Dojce Vele Erion Luci, ekonomist në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë. Ai tha se, konsolidimi fiskal është i një rëndësie të madhe për çdo qeveri për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe përmirësu-ar efikasitetin e shpenzimeve publike. Konsolidimi fiskal mund të arrihet duke kontrolluar shpenzimet dhe përmirësuar të ardhurat nga mbledhja e taksave. Kjo kërkon një vlerësim të kujdesshëm të zërave të shpenzimeve dhe efikasitetit të tyre, si edhe të kuadrit të tatimeve dhe efektshmërisë. “Banka Botërore bashkë me

Fondin Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojnë të bashkëpunoj-në ngushtë që në të ardhmen, Shqipëri te ketë një kuadër të besueshëm konsolidimi fiskal”, thotë ekonomisti Erjon Luci.Sipas analistëve vendas të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, cilado qoftë përbërja e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, ajo do të ketë si emergjencë reduktimin e borxhit publik, rishikimin e sistemit fiskal me synim zhvendosjen e peshës së tatim-taksave nga tatimi mbi të ardhurat dhe fitimi drejt taksës mbi konsumin dhe pasuritë e patundshme, përshpejtimin e ritmeve të rritjes ekonomike të vendit dhe të procesit të integrimin.

Financat publike të Shqipërisë kërcënohen edhe nga mundësia e një rritjeje të pakontrolluar të inflacionit dhe zhvlerësimit të pasurive kombëtare, ka pohuar për D. Vele, Zef Preçi, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike. Preçi ka pohuar se, Shqipëria po vuan simptomat e krizës greko- qipriotë. Kriza është e pranishme, edhe pse ka ardhur me vonesë: ka rritje ekonomike, pothuajse afër zeros, rritje të informalitetit, të invazionit fiskal, arka e shtetit është bosh, nuk ka asnjë mundësi për të marrë borxh dhe ka mundësi të kufizuara për investime. “Nuk ka privatizime, privatizimet e mëdha janë shtyrë, nuk ka investime të huaja që të kompensojnë mosmbledhjen e taksave, pasi në tremujorin e parë

të këtij viti ka një rënie në mbledhjen e taksave në raport në 2012-ën”, tha Preçi. Shqipëria ka një borxh mesatar publik prej 62 % të Prodhimit të Brendshëm Brutto (PBB ose GDP). Banka Botërore në Takimet e Pranverës 2013 me FMN konstaton se borxhi mesatar publik pothuajse është dyfishuar në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në krahasim me vitin 2008, duke arritur nga 28,3% në atë vit në 45,5 % në vitin 2012. “Borxhi mesatar publik është në nivele me mundësi rreziku dhe përbën një barrë të rëndë për financat publike në Hungari-76 për qind, Shqipëri- 62 për qind, Poloni - 56 për qind, Serbi- 54 për qind, Kroaci dhe Slloveni- 53 për qind” konstaton Banka Botërore.

Banka Botërore rekomandime për ekonominë pas zgjedhjeve

Preçi: Financat e Shqipërisë në prag rreziqesh të tjera

timesh për shitjen e këtyre hidrocen-traleve, më datë 21 dhjetor të vitit të kaluar realizoi tenderin për privatiz-imin e tyre. Nga të tetë kompanitë pjesëmarrëse, “Kurum sha” ofroi vler-at më të larta, 52 milionë euro për HEC-et, Bistrica 1 dhe 2 dhe 57 milionë e 500

mijë euro për HEC-et Shkopet-Ulëz. Kurum kohët e fundit ishte përfshirë në negociata me bankat ndërkom-bëtare për të siguruar shumën e nevo-jshme për të paguar qeverinë në këm-bim të katër HEC-ve për shkak të mungesës së vlerave cash.

“Konsolidimi fiskal mund të arrihet duke kontrol-luar shpenzimet dhe përmirësuar të ardhurat nga mbledhja e taksave. Kjo kërkon një vlerësim të ku-jdesshëm të zërave të shpenzimeve dhe efikasitetit të tyre, si edhe të kuadrit të tatimeve dhe efektshmërisë.”

“Kriza është e pra-nishme, edhe pse ka ardhur me vonesë: ka rritje ekonomike, pothuajse afër zeros, rritje të informalitetit, të evazionit fiskal, arka e shtetit është bosh, nuk ka asnjë mundësi për të marrë borxh dhe ka mundësi të kufizuara për inves-time”, tha Preçi

Kompania turke Kurum ka kërkuar që të paguajë diku të 85 milionë euro nga 109 milionë eurot që dha në momentin e blerjes së katër HEC-ve. Pretendimi i kompanisë lidhet me borxhin rreth 3 miliardë lekë që i ka qeveria për TVSH-në e parimburësuar

Page 7: Gazeta Mapo

Masakra në kurbin, për fyerjet për një gardh Ndue Gjini, autori i vrasjes së dy-fishë në Fushë- Kuqe të Kurbinit ka pranuar autorësinë me fjalët: Nuk mund t’i duroja më gjatë fy-erjet e tyre. Ai ka pohuar se zanafilla e konfliktit me viktimat Luigj dhe Dedë Vuka kishte qenë një gardh, por më pas situata është rënduar prej fjalëve të rën-da të shkëmbyera. “Kurrë nuk e kam menduar që t’i vras, por kul-mi arriti një orë para ngjarjes. Da-jë e nip po talleshin me mua në qendër të fshatit”,-ka thënë i moshuari. Ai ka shtuar më tej se ishte përpjekur të mos konflikto-hej me ta, por ia kishin bërë borxh. Policia e Kurbinit ka mun-dur të arrestojë 72- vjeçarin në shtëpinë e tij, së bashku me ar-mën e krimit. Pas kryerjes së ekpertizës, policia e Kurbinit ka marrë në pyetje pesë banorë të fshatit, të cilët kanë qenë të pra-nishëm gjatë konfliktit.

Defekti në kompjutera mbyll doganën Një defekt në sistemin kompjuter-ik të doganës greke të Kakavijës, ditën e martë, ka sjellë probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe au-tomjeteve në të dyja anët e kufirit. Sipas burimeve zyrtare në Polici-në Kufitare, në Gjirokastër, ka qe-në ora 10.30 kur ata janë njoftuar nga pala greke në Kakavije se, kompjuterat e sporteleve të kon-trollit paraqisnin probleme teknike. Ky pezullim i punës nga pala greke ka sjellë bllokimin në kufi të qindra emigrantëve dhe dhjetra automjeteve, të cilët ud-hëtonin në drejtim të shtetit fqin-jë pasi kaluan festën e Pashkëve në vendlindje.

Pranga të arratisurit nga burgu italian Blutë e Kakavijës kanë ndaluar një 31 vjeçar nga Kruja, i cili kërkohej nga Interpoli pasi ishte arratisur nga një burg në Itali. Or-jon Brozi është paraqitur me identitet të rremë në sportolet e kontrollit të dokumentave, ndër-sa udhëtonte nga Greqia në drej-tim të Shqipërisë. “Ai ishtë shpal-lur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, ndërsa ishte dënuar me 8 vjet burg nga Gjyka-ta e Firencës, pasi në vitin 2002 në bashkëpunim edhe me dy shqip-tarë të tjera kishin vjedhur me ar-më dhe dhunuar fizikisht e mor-alisht një çift italian”, thonë burime në Polici. Pasi kishte bërë dy vite burg, në vitin 2004, Brozi

së bashku me katër italianë ishin arratisur nga qelitë e burgut të Firences, për t’u strehuar në Spanjë.

7kronika e ditës 08.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ShKurT

TIRANË Java e drejtësisë bëri bashkë shtatë Proku-rorët e Përgjithshëm të Shqipërisë në 20 vitet të fun-dit, të cilët diskutuan mbi sfidat e organit të akuzës. Konferenca e përbashkët, ku të pranishëm ishin kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Marjana Semini u fokusua kryesisht në forcimin e institu-cionit në përfaqësimin e akuzës në emër të shtetit. Organizatori i këtij aktiviteti, kryeprokurori aktu-al, Adriatik Llalla tha se prokuroria do të jetë ele-ment kyç në procesin e integrimit. “Prokuroria shq-iptare, si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë, ka qenë dhe do të vijojë të jetë element kyç në procesin

e integrimit. Për këtë arsye, e vlerësojmë me rëndë-si jetike forcimin e rolit të institucionit, duke kom-binuar arritjet më të rëndësishme ndër vite me sfi-dat që gjenden përballë”- tha Llalla. Në takim referu-an Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori, si edhe disa prej drejtuesve të Prokurorisë në vite. Të pranishëm në aktivitet ishin Maksim Haxhia, Proku-ror i Përgjithshëm në vitin 1992, aktualisht Kryetar i Dhomës së Avokatisë, i cili diskutoi mbi “Pozicionin e Prokurorit në shoqërinë civile dhe roli i tij në raport me subjektet e tjera relevante”. Gjithashtu Arben Rakipi, Prokuror i Përgjithshëm në periudhën 1997-2002 referoi temën “Standartet etike për prokurorët-

si të sigurohet integriteti drejt një Prokurorie europi-ane”. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, paraqiti në kon-ferencë disa ide mbi “Garancitë funksionale të proku-rorëve”, duke u ndalur në një sërë çështjesh dhe prob-lematikash që ka hasur gjatë punës së saj në krye të akuzës përgjatë viteve 2007-2012. I fundit në radhët e ish-prokurorëve të Përgjithshëm që referuan ishte Alush Dragoshi, i cili ka mbajtur këtë detyrë gjatë periudhës 1992-1996, aktualisht është prokuror në or-ganin qendror të akuzës. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Theodhori Sollaku i cili ka drejtuar Proku-rorinë përgjatë viteve 2002-2007, si dhe ish-prokuro-ri i Përgjithshëm, Petrit Serjani.

Java e Drejtësisë bën bashkë Prokurorët e Përgjithshëm

Bardhi Koçi, ish-komandat i BRISK-ut është arrestuar dje, pas denoncimit të një ndërtuesi se i kishte marrë 15 mijë euro për t’i siguruar një leje ndërtimi në Vlorë. Në hetim edhe ortakja e tij, e cila mohon të ketë lidhje me ngjarjen

Dashamir Biçaku

TIRANË Arrestohet një avokat, ish- komandant i BRISK-ut në Policinë e Shtetit, ndërsa në hetim është përf-shirë edhe ortakja e tij. Bardhi Koçi dhe avokatja Alberta Gega janë bërë pjesë e një hetimi, pas denoncimit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar për 15 mijë euro një klient, me premtimin se do t’i nxir-rnin një leje ndërtimi në qytetin e Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga poli-cia, ndërsa vetë avokatja Gega i tha MAPO-s se nuk ishte në kërkim dhe se kishte shkuar në komisariat për të mbrojtur kolegun e saj. Sipas pol-icisë, të dy ata janë denconcuar nga ndërtuesi Artan Hoxhaj nga Vlora,

banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë edhe personi i dëmtuar. Ky i fundit mësohet se ka pretenduar se në vitin 2009, ka kërkuar një leje ndërtimi për në qytetin e Vlorës, ko-hë kur edhe është takuar me dy avo-katët. Sipas pretendimit të Hoxhajt, ata i kanë premtuar se do t’i gjenin një shesh dhe një leje ndërtimi në qytetin e Vlorës, kundrejt një pag-ese prej 15 mijë eurosh. Pas bisedës mes tyre, ndërtuesi Hoxhaj iu ka dorëzuar paratë dy avokatëve. Buri-met e policisë thonë se ai iu ka dorë-zuar Koçit dhe Gegës 15 mijë euro në dorë. Sipas pretendimit të denon-cuesit, ai ua kishte dhënë paratë kë-tyre personave në vitin 2009, në af-ërsi të studios së këtyre të fundit në rrugën “Sami Frashëri”, përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Pas pak kohësh, kur ky i fundit nuk ka arritur të marrë as lejen e ndërtimit e po kështu edhe sheshi i ndërtimit nuk është gjetur, ndërtuesi iu ka kërkuara paratë dy avokatëve. “Më thanë që do të më kthenin paratë, nëse nuk më gjenin lejen e ndërtim-it, por edhe pas kaq kohësh nuk kam mundur t’u marr paratë e mia”,-mësohet të ketë pohuar në mjediset

e komisariatit nr. 3 ndërtuesi nga Vlora. Afërsisht katër vite pas mar-rjes së parave, ndërtuesi sipas deklarimit të tij, nuk ka marrë as lejen dhe as sheshin e ndërtimit, e po kështu edhe paratë. Artan Hox-haj iu ka rrëfyer hetuesve dy ditë më parë, historinë që ai pretendonte se i kishte ndodhur me dy avokatët. Ndërkaq, hetuesit kanë kryer edhe verifikime të tjera, përveç kallëzim-it, para se të arrestonin Bardhi Koçin. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:30, kur avokati Koçi ishte në zyrën e tij, dy vetë nga komisariati i Policisë nr.3 iu prezantuan dhe kërkuan të shkonte me ta. Në ambi-entet e komisariatit nr.3, hetuesit pasi i komunikuan faktet dhe pyetën ish- kolegun e tyre, i komunikuan edhe akuzën. Koçi mësohet se ka pretend-uar se nuk kishte marrë para dhe se nuk kishte lidhje me këtë histori. Pa-varësisht kësaj, hetuesit i komuni-kuan atij akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit të 15 mijë eurove në bash-këpunim. Pas arrestimit, avokati Koçi është izoluar në mjediset e policisë së Tiranës, ndërsa vazhdojnë hetimet për të verifikuar plotësisht denonci-min e ndërtuesit.

Kontratë 15 mijë euro për njëleje ndërtimi, pranga avokatit

Bardhi Koçi, ish-komandat i

BriSK-ut i arrestuar dje

Gjykata e Krimeve të Rënda e akuzoi Edmir Kolecin për vrasje në rrethana cilësuese të inspektorit Selami Lena. Autori: Ishte aksident, iu shmanga një makine

TIRANË Gjykata e Krimeve të Rënda la në qeli 38-vjeçarin Edmir Koleci, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të policisë, Se-lami Lena dhe plagosjen e kolegut të tij Preng Lleshi. Prokuroria e klasifikoi ng-

jarjen e së shtunës si vrasje me dashje, duke ngritur ndaj të dyshuarit akuzën e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”. Sipas përfaqësuesit të akuzës, Edmir Koleci ka udhëtuar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë duke përplasur për vdekje punonjësin e poli-cisë, i cili ishte në një pikë kontrolli në zonën e Laprakës. Por kjo akuzë është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të arrestuarit, i cili tha se punonjësit e policisë nuk kishin respektuar rregul-loren me pikën e kontrollit që kishin ngritur. Avokati pretendoi se punon-

jësit e policisë nuk ishin të pajisur me jelek fosforeshentë, çka do t’i mundë-sonte klientit të tij të identifikonte pu-nonjësit e policisë. Vetë i arrestuari mohoi akuzën e prokurorisë. Në për-balljen me gjykatësin Fran Prendi, 38-vjeçari Koleci tha se gjithçka ishte aksidentale për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte. I arres-tuari shpjegoi para gjykatës se në mo-mentin e aksidentit ka tentuar të shmangë një tjetër automjet, në kra-hun e tij të majtë, duke manovruar me shpejtësi djathtas. Në këtë moment, Ed-

mir Koleci pretendon se ka goditur dy punonjësit e policisë në mënyrë aksi-dentale. Ai gjithashtu ngriti pretendi-min se punonjësit e policisë nuk kishin jelekë fosoreshentë. “Nuk i kam parë punonjësit e policisë, pasi ata nuk kishin bluza fosforeshente. Ishte erre-sirë dhe aksidenti ndodhi shumë shpe-jt”- tha Koleci në sallën e gjyqit. Por pavarësisht pretendimeve të tij dhe avokatit mbrojtës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të dyshuarit Edmir Koleci. L.bakiLLari

Aksident apo vrasje? Koleci në qeli për vdekjen e policit

avokatja Gega: arrestimi i koçit, inskenim i policisë Avokatja Alberta gega e cilëson ar-restimin e kolegut të saj një farsë të policisë. Në një prononcim për MAPO-n, ajo sqaron konfliktin me personin që e ka denoncuar. “denoncuesi është nga Vlora dhe ka pasur një kontratë me ne dhe me një grup personash, që kanë fituar një pronë nga Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave përpara disa viteve.  Ne ndërmjetësuam mes pronarëve të truallit dhe biznesmenit për të ndërtuar një objekt në qytetin e Vlorës. Pronarët nuk kishin mundësi të mbulonin shpenzimet avokatore dhe gjyqësore, këto shpezime i ka marrë përsipër ky person vetë dhe të gjitha pagesat i ka bërë në llogarinë e studios nëpërmjet bankës”,-sqaron avokatja. Ajo thotë se vdekja e një klienti e ka ndryshuar situatën, ndërsa palët kanë gjetur një tjetër avokat për t’u përfaqësuar. Ajo përjashton implikimin e Bardhi Koçit në këtë çështje, duke thënë se ai nuk ka mbajtur marrëd-hënie financiare me asnjë prej klientëve. “Bardhi Koçi në asnjë rast nuk ka marrë para në dorë vetë, pasi marrëdhëniet me klientët i kam pasur unë dhe i kam ndër-tuar unë, nëpërmjet pagesave direkte në bankë”,-tha avokatja.

Page 8: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

08.05.2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMInIStRIA E PUnËvE PUBLIKE DHE tRAnSPoRtIt

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mbështetësedrejtoria e shërbimeve juridikeSEKTORI I SHPRONËSIMEVE

___________________________________________________________________________Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit do të zhvillojë proçedurat e publikimit për interes publik në zbatim të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pro-në private për interes publik, për pasuritë e paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”.

Publikimi do të realizohet për 7 ditë duke fil-luar nga data 04.05.2013 – 10.05.2013, sipas tekstit si më poshtë:“Shpallje Kërkese për Shpronësim PublikMinistria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë pri-vate (kultura bujqësore dhe drufrutorë), që

preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”. Sub-jekti kërkues i këtij objekti është Këshilli i Qa-rkut Vlorë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni kon-siston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësi-mi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llo-jin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëru-ara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

Përsa më sipër dhe në zbatim të pikës 3 të Ven-dimit Nr. 336 Datë. 16. 05. 2012 “Për Përcakti-min e Kritereve dhe të Proçedurave të Botimit të Njoftimeve Publike , për efekt të zbatimit të ligjit Nr. 8561, Datë. 22. 12. 2012 “Për shpronësi-met dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, lu-temi konfirmimin tuaj për publikimin e kësaj kërkese për shpronësim, sipas tekstit të më-sipërm dhe listës bashkëlidhur, me qëllim autor-izimin nga ana jonë sipas pikës 3 të këtij vendi-mi. Lutemi konfirmimin tuaj brënda datës 03.05.2013.

Shpallje kërkeSe për ShpronëSim publik

KESHILLI I QARKUT VLORE

LISTA E PRONAREVE QE PREKEN NGA NDERTIMI I LANDFILL NE FSHATIN PALAVLI, KOMUNA VERGO

Nr PRONARI Nr. Sip m2 Cmimi VLERA Shenime

Emri Mbiemri Z.K Pas. m2 TOTALE LEKE

1 KADRI DAUTI 2864 663 399 645.6 257,594 Konfirmuar nga ZVRPP2 PETRIT DAUTI 2864 664 239 645.6 154,298 Konfirmuar nga ZVRPP3 EQEREM DAUTI 2864 665 773 645.6 499,049 Konfirmuar nga ZVRPP4 RABIJE RAÇA 2864 666 356 645.6 229,834 Konfirmuar nga ZVRPP5 SIHAT RAÇA 2864 667 310 645.6 200,136 Konfirmuar nga ZVRPP6 IDRIZ RAÇA 2864 668 528 645.6 340,877 Konfirmuar nga ZVRPP7 NESIP RAÇA 2864 669 679 645.6 438,362 Konfirmuar nga ZVRPP8 BASTRI RAÇA 2864 670 2076 645.6 1,340,266 Konfirmuar nga ZVRPP9 VESEL SINANI 2864 671 860 645.6 555,216 Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE SINANI 2864 672 1009 645.6 651,410 Konfirmuar nga ZVRPP11 TAIP SINANI 2864 673 1076 645.6 694,666 Konfirmuar nga ZVRPP12 TEKI DAUTI 2864 676/677 4038 645.6 2,606,933 Konfirmuar nga ZVRPP13 SINAN KUÇI 2864 678 892 645.6 575,875 Konfirmuar nga ZVRPP14 AGO KUÇI 2864 679 1859 645.6 1,200,170 Konfirmuar nga ZVRPP15 NEDIN KUÇI 2864 680 2349 645.6 1,516,514 Konfirmuar nga ZVRPP16 SHAHIN HADERI 2864 681 7123 645.6 4,598,609 Konfirmuar nga ZVRPP17 ARIF HADERI 2864 683 3404 645.6 2,197,622 Konfirmuar nga ZVRPP18 SHPETIM DAUTI 2864 725 22 645.6 14,203 Konfirmuar nga ZVRPP19 TENO DAUTI 2864 725 2215 645.6 1,430,004 Konfirmuar nga ZVRPP20 DAUT ALINANI 2864 725 2113 645.6 1,364,153 Konfirmuar nga ZVRPP

32320 20,865,792TOTALI

Page 9: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9

CMYK

08.05.2013

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

17 (

262)

, Vit

i Viii

bo

tim

it p

rill

201

3 Ç

mim

i 300

lek

ëe

përm

uaj

shm

e

SAIMIR PIRGU

Një intervistë intime në apartamentin nju jorkez të tenorit. Ditët e tij nëpër botë, karriera, malli për të afërmit, marrëdhëniet me Domingon e yje të tjerë të Operas. Rrëfimi i çiltër i një djali

që u rrit me qumështin pluhur që e ëma merrte si racion në Metalurgjikun e Elbasanit.

doRëShkRIMI / VItet ‘50, AnA e eRRët e StUdentëVe ShqIPtARë në bAShkIMIn SoVjetIk

FëMija i MEtaluRgjikut, DON alFREDO i bOtës

kAStRIot ISlAMIPS ka ‘vdekur’, tani kemi Partinë e Ramës

deShMIA‘Fantazma’ shqiptare në shtëpinë e julian Amery

edISon YPILasgushishtja është standardi im

dokUMentLetra e fundit e Esat Toptanit, shkruar ditën e vrasjes

KESHILLI I QARKUT VLORE

LISTA E PRONAREVE QE PREKEN NGA NDERTIMI I LANDFILL NE FSHATIN PALAVLI, KOMUNA VERGO

Nr PRONARI Nr. Sip m2 Cmimi VLERA Shenime

Emri Mbiemri Z.K Pas. m2 TOTALE LEKE

1 KADRI DAUTI 2864 663 399 645.6 257,594 Konfirmuar nga ZVRPP2 PETRIT DAUTI 2864 664 239 645.6 154,298 Konfirmuar nga ZVRPP3 EQEREM DAUTI 2864 665 773 645.6 499,049 Konfirmuar nga ZVRPP4 RABIJE RAÇA 2864 666 356 645.6 229,834 Konfirmuar nga ZVRPP5 SIHAT RAÇA 2864 667 310 645.6 200,136 Konfirmuar nga ZVRPP6 IDRIZ RAÇA 2864 668 528 645.6 340,877 Konfirmuar nga ZVRPP7 NESIP RAÇA 2864 669 679 645.6 438,362 Konfirmuar nga ZVRPP8 BASTRI RAÇA 2864 670 2076 645.6 1,340,266 Konfirmuar nga ZVRPP9 VESEL SINANI 2864 671 860 645.6 555,216 Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE SINANI 2864 672 1009 645.6 651,410 Konfirmuar nga ZVRPP11 TAIP SINANI 2864 673 1076 645.6 694,666 Konfirmuar nga ZVRPP12 TEKI DAUTI 2864 676/677 4038 645.6 2,606,933 Konfirmuar nga ZVRPP13 SINAN KUÇI 2864 678 892 645.6 575,875 Konfirmuar nga ZVRPP14 AGO KUÇI 2864 679 1859 645.6 1,200,170 Konfirmuar nga ZVRPP

njoFTim

republika e ShQipëriSëkëShilli i larTë i DrejTëSiSë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendimin Nr. 325, datë 03.05.2013, vendosi të shpallë publikisht 3 (tre) vende vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit tiranë.

Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërkesat dhe dokumenta-cionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 07.06.2013.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me pro-cedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, rubrika “Korniza ligjore”, si dhe rubrika “Vende vakante”.

Shpallje e reZulTaTiT Të konkurimiTNë përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”,

znj. Suela Zenelaj

është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALISt nË SEKtoRIn E QERAvE DHE MonItoRIMIt tË KontRAtAvEnË DREJtoRInË E ADMInIDtRIMIt tË PRonËS PUBLIKE nË MInIStRInË E EKonoMISË, tREGtISË DHE EnERGJItIKËS.

Departamenti i administratës publike

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937 www.pad.gov.al

republika e ShQipëriSë miniSTria e brenDShme

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825

Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159

Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

çdo ditë gazeta ‘MAPO’çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’PLUS

e diel

E përmuajshme E përmuajshme

300 lekë 300 lekë

30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

Përjashta

Nga Bujar KaPexhiu

Në politikën shqiptare, në fillimin e dekadës së tretë të saj, zgjidhjet janë

‘socialiste’, edhe kur problemet janë ‘demokrate’. Kastriot Islami dhe Arben Malaj, të dy ish-ekspo-nentë të lartë socialistë, në rang ministri e më shumë, aktivë në politikë që prej fillimit, janë dy përfaqësues ekselentë të armikut në lista dhe të armikut jashtë listave.

Armiku në lista është tipi i kandidatit për deputet që garon nën siglën e ish-kundërshtarit politik dhe ideologjik. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ka bërë strehë, duke i futur në lista mbi zonën e rrezikut, për tre të tillë: Asllan Dogjanin, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Kadeli do të jetë në autobus të huaj politik, por në shtëpi të vet sa i takon faktit se do mbledhë vota në Lezhë, qytet të cilin shumë e konsiderojnë ‘të marrë’ prej tij, mbështetur te lidhjet e forta familjare dhe të biznesit. Dogjani dhe Islami janë në listën e Tiranës, edhe këta, në njëfarë mënyre, në shtëpinë e vet, megjithëse në autobus blu, duke patur parasysh se Dogjani do të kërkojë vota në Paskuqan, një zonë e banuar me të ardhur nga veriu. Sa i takon Islamit, barrierat lokale bien për faktin se ai është politikan qendror që në vitin 1991, duke e tejkaluar kështu momentin lokal të Dogjanit apo Kadelit. Taktikisht, përzgjedhja e këtyre vendeve për armiqtë në lista është e gjetur, duke qenë se z. Kadeli në Lezhë, si të thuash tërheq peshën e vet, ndërsa z. Dogjani e z. Islami përshtaten me Tiranën edhe prej lidhjes lokale të njërit prej tyre, por edhe për atë se kryeqyteti është më pak ideologjik dhe i sheh më kithtas ndarjet ekstreme, pasi kulturalisht është më i përgatitur për këtë.

‘Armiku’ tjetër, ai jashtë listave, përfaqësohet nga Arben Malaj, deputet i Vlorës. Ka edhe ‘të lënduar’ të tjerë në të dy krahët, por z. Malaj, megjithatë, është metodologjikisht dhe ideologjiki-sht më i lehti për t’u interpretuar, duke qenë se cilësohet si ‘socialist

24 karatësh’ dhe nuk ka ‘histori’ që i përthyhen nëpër vijimësinë e tij ideologjike. Gjithashtu, ai ka ndërtuar një aksion mbi zemërimin e përjashtimit duke marrë vendimin të kandidojë si i pavarur në qarkun e Vlorës. Ai është shndërruar në ‘armik’ nga një vendim i kryetarit të partisë së tij, duke u lënë jashtë listës së kandidatëve, edhe pse do të garojë si socialist dhe, siç është shprehur vetë, nuk do ta përdorë votën për interesa personale apo që shkojnë kundër PS.

Në të dy rastet, megjithatë, si armiqtë në lisa ashtu dhe armiku jashtë listave, marrin vota të vlefshme nga hambari elektoral i Partisë Socialiste. Nëse në rastin e tripletës Islami-Dogjani-Kadeli investimi i z.Berisha është i qartë, në atë të z. Malaj ndihma që vjen është më shumë një dëm anësor në kampin e koalicionit opozitar, ardhur si reaksion zinxhir i ngjarjeve.

Një model të tretë, përplotësues të modeleve armiku në lista, armiku jashtë listës, që ofron gara parlamentare e këtyre zgjedhjeve, është ai i Agron Dukës. Koordina-tori i programit të PS për Bujqësinë, ish-ministër socialist i Bujqësisë, z. Duka ka negociuar një vend në pole position në listën e Republikanëve të Mediut pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e opozitës. Në një intervistë, z. Duka e ka artikuluar kalimin e tij nga Venusi në Mars duke thënë: ‘nuk jam shumë skrupuloz për këto gjëra’.

Joskrupulozët, le t’i quajmë kështu, duke futur këtu edhe Meta&CO. do të thonë fjalën e tyre në këto zgjedhje. Madje, rezultati i 23 qershorit, me shumë gjasa, do të vijë nën shenjën e tyre. Mund të jetë ogur i mirë ose i keq, por është gjithsesi i pashmangshëm. Politika është çrreshtuar ideologjikisht dhe ky çrreshtim është, tani për tani, i vetmi opozicion kundër autokraturës së kryetarëve të dy partive më të mëdha. E gjitha është një ironi. Në shembjen e autokracisë ndihmojnë pikërisht ata që vetë e kanë ngritur.

Armiku në lista dhe armiku jashtë listave

editorial

alfred lela

Një model të tretë, përplotësues të modeleve armiku në lista, armiku jashtë listës, që ofron gara parlamentare e këtyre zgjedhjeve, është ai i Agron dukës. Koordinatori i programit të PS për Bujqësinë, ish-ministër socialist i Bujqësisë, z. duka ka negociuar një vend në pole position në listën e Republikanëve të Mediut pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e opozitës. Në një intervistë, z. duka e ka artikuluar kalimin e tij nga Venusi në Mars duke thënë: ‘nuk jam shumë skrupuloz për këto gjëra’. Joskrupulozët, le t’i quajmë kështu, duke futur këtu edhe Meta&Co. do të thonë fjalën e tyre në këto zgjedhje. Madje, rezultati i 23 qershorit, me shumë gjasa, do të vijë nën shenjën e tyre. Mund të jetë ogur i mirë ose i keq, por është gjithsesi i pashmangshëm...

roland lami

Publikimi i listave të dy koalicioneve i dha fund ankthit të deputetëve dhe të lidershipeve respektive për këto zgjedhje. Nisur nga ky fakt, çdokush që është i interesuar për të zhvilluar një analize politike mbi

domethënien e këtyre listave, ka një të dhënë zyrtare ku mund të bazohet. Dhe, në fakt, këto ditë nuk është se kanë munguar analizat mbi cilësinë e kë-tyre listave dhe ajo që është më e rëndësishmja, hamendësime mbi shanset për të maksimizuar votat. Një aspekt që nuk ka marrë shumë vëmendje lid-het me fatin e deputetëve të njohur brenda dhe jashtë strukturave partiake si zëra kritikë ndaj lidershipit në këto zgjedhje?

Interesant është fakti se në të dy kampet politike, deputetët që janë iden-tifikuar në këtë legjislaturë si zëra kritikë ndaj lidershipit Rama dhe Berisha, nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve. Qoftë deputetët Malaj, Bello, tek e majta apo Xhepa dhe Marku tek e djathta, nuk janë më në listat për kandidatë në këto zgjedhje. Të dy liderët, pavarësisht diferencave në krahun politik, moshës, eksperiencës politike apo synimeve individuale, janë bashkuar në një pikë, në atë që lidhet me mentalitetin. Të dy kanë menduar që nëpërmjet përjashtimit nga vende të sigurta në lista apo mospërfshirje në to, të japin me-sazhin te të tjerët sesi mund të përfundojë karriera e tyre politike në të ardh-men e afërt nëse ndokush guxon të përsërisë të njëjtin qëndrim apo sjellje. Jo vetëm kaq, por Z. Rama avancoi duke përdorur riciklimin e Z. Ulqini si mod-el që shpërblehet nëse ndokush korrigjon në të ardhmen e afërt sjelljen e tij/saj kundrejt Partisë Socialiste (në fakt, kundrejt Z. Rama). Dhe kjo sjellje është heshtja ose modifikim sjelljeje në përputhje me pritshmëritë e liderit.

Pa kuptuar, dy liderët nxjerrin në pah disa reminishenca të sistemit të kaluar, ndonëse në forma të ndryshme për shkak të kushteve shoqërore që s’janë të njëjta me ato të së kaluarës, por mendësia është e njëjtë. Kjo mendë-si lidhet me konceptimin e TJETRIT, i cili është i vendosur përballë dilemës: ose modifikim ose përjashtim, mundësi të ndërmjetme nuk ka. Ky autorita-rizëm i ri brenda partive politike po manifestohet në ato taktika politike që nëpërmjet një përqendrimi të konsiderueshëm të pushtetit të lidershipit si edhe përmes cenimeve të ndryshme të disa lirive individuale, po përpiqen të mos e lënë zërin ndryshe dhe me peshë të ketë rol dhe vlerë. Por po impono-het si normë heshtja dhe konformizmi. TJETRI i ndryshëm nuk ka ekzis-tencë.

Tashmë, deputetët e kanë të qartë që me sistemin e ri zgjedhor rruga për të siguruar një mandat nuk kalon më nga votuesi specifik, por nga selia qen-drore e partisë. Individi nuk ka më nevojë të krijojë raporte personale me votuesin për të njohur nivelin arsimor, preferencat, kërkesat ekonomike, pa-si mjafton ta zhvendosë interesin e tij te njohja personale e liderit. Nëse deri dje me sistemin mazhoritar i kërkohej të konfirmohej me votuesin, sot i duhet ta bëjë këtë gjë me liderin. Ai/ajo duhet të njohë mirë interesat, vizionin, pref-erencat dhe huqet e liderit për t’u përshtatur sa më mirë me qëllim sigurimin e një vendi të mirë në listën e mbyllur të kandidatëve. Fati i tij nuk varet më nga elektorati, por nga humori i liderit. Është ky i fundit që përcakton fatin e karrierës së tij politike dhe jo votuesi specifik

Me këto forma sjelljeje, konformizmi kthehet në normë, besnikëria në mbi-jetesë, shkalla e servilizmit në art. Pamja e liderit në shumë pak kohë fillon të ngjizet te pjesa më e madhe e deputetëve. Mbijetesa politike sa vjen dhe po sfumon individualitetin politik. Deputetet gjithnjë e më shumë po ngjajnë me njëri tjetrin. Aq me shpejtësi po avancon ky proces, sa deputetet gjithnjë e më shumë po i ngjajnë kukullës ruse e njohuri si Matrioshka ku vetëm përmasat fizike ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë.

Deputetet janë shndërruar në matrioshka ruse

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 08.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

22 Blog / Standardizimi i gjuhës

Kulturë edi Hila në dy kohë; nga izolimi në liri

universitet drejtësia shqiptare përballë studentëve

Goditur nga madhështia e një mendimi të papritur. robert Browning 

Një zgjatim i politikës

Shtypi ballkanik i ditëve të sot-me është më shumë një zgja-tim i politikës sesa përfaqë-

sues i opinionit publik. Një pjesë e kon-siderueshme e medias vazhdon të kon-trollohet nga grupe të fuqishme poli-tike. Në njëfarë kuptimi, ato lloje ko-mentesh që një numër autorësh (të tillë Karol Jakubovicz, Mihai Coman, Colin Sparks dhe Tomasz Goban-Klas) kanë përdorur për të karakterizuar situatën e medias në shoqëritë pas-komuniste kanë vlerë edhe për rajonin e Ballkanit: ‘Shtypi u bë pluralist, por jo i pavarur’, dhe ‘Shtypi u bë i lirë, por jo i pavarur’.

Zhvendosja nga ‘modeli i medias sovjetike’ tek ‘modeli i përgjegjësisë shoqërore’ (p.sh. McQuail, 2000) duket se ka qenë më e vështirë se sa ishte menduar. Zakonet e trashëguara nga koha e komunizmit duan të thonë që politikanët dhe partitë politike rreken pa pushim të ndikojnë – në fakt, të kon-trollojnë – median, sepse vazhdon të mbetet e fortë bindja që kushdo që kon-trollon informacionin ka edhe push-tetin. Klasat politike, të cilat nga natyra e kanë obsesion mbajtjen e pushtetit, ‘e konsiderojnë median jo si instrument madhor, por kryesor për politikën’ (Goban-Klas 1997, f. 37). Goban-Klas ko-menton, ‘Ky vizion për median është njëdimensional, i tejpolitizuar dhe i thjeshtëzuar; ai beson në rolin mision-ar të gazetarëve dhe në shtypin e ide-ologjizuar’ (1997, f. 37).

Po të më kërkohej të ofroja dy fjalë kyçe për të përshkruar problemin themelor me të cilin përballet media në Ballkanin e sotëm, këto fjalë do të ishin pa dyshim ripolitizim dhe klientelizëm. Në fakt, këto mund të shihen si dy anët e së njëjtës monedhë.

Për të ndjekur dialektikën e marrëd-hënies midis medias dhe politikës, mund të pohohet pa hezitim që gjatë dh-jetëvjeçarëve të tranzicionit paskomu-nist, politika ka ndikuar dhe i ka dhënë formë medias më shumë sesa media ka ndikuar dhe i ka dhënë formë politikës. Është fakt i pashmangshëm që një shoqëri e mbushur me konflikte dhe te-jet e politizuar (çka vazhdon të qëndro-jë për shoqëritë e Ballkanit) e infekton median e saj dhe e përfshin në konflikte e luftëra, si dhe e përdor si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre konflikteve, duke shkatërruar kështu pavarësinë, paanshmërinë dhe profe-sionalizmin e saj gjatë këtij procesi. Një pjesë e medias është treguar e paaftë t’i rezistojë presionit dhe joshjes së poli-tikës (dhe jo vetëm politikës); një pjesë e medias thjesht e sheh të pamundur të imagjinojë rolin e vet jashtë kësaj ansh-mërie. Kjo anshmëri, mbi të gjitha, është pasqyrim i natyrës së politikës, e cila perceptohet më shumë si konflikt se sa si dialog. Është edhe pasqyrim i faktit që shoqëritë e Ballkanit janë shoqëri më politike sesa shoqëri të informacionit, shoqëri më politike sesa shoqëri civile.

Format më të zakonshme të klien-telizmit politik gjenden tek trans-metuesit publikë, të cilët në Shqipëri, IRJ të Maqedonisë, Kosovë dhe Malin e Zi vazhdojnë të jenë nën kontrollin e qeverive qendrore, të cilat i përdorin e keqpërdorin ato gjatë dhe përtej fush-atave politike. Megjithëse do ishte e pa-mundur të krahasoheshin trans-metuesit e sotëm publikë me bastionet e propagandës që ato kanë qenë gjatë periudhës së autoritarizmit të ri, prapëseprapë, në shumicën e rasteve, kanalet televizive të ashtu-quajtura publike mbeten televizione të ‘tapetit

të kuq:’ pra, janë të mbushura me mbu-lim të protokollit dhe informacionit të qeverisë. Këto kanale publike më shumë i ngjajnë një Ministrie Propa-gande sesa medias normale.

Klientelizmi në media përbën një fenomen kompleks që duhet parë si i lidhur ngushtë me kontekstin e zhvil-limit shoqëror dhe politik në vendet e rajonit. Politika në Ballkan është shndërruar në tele-politikë. Në përgjithësi, debati politik dhe publik është zhvendosur nga sheshet e tubi-meve në ekranet debateve televizive, çka është sigurisht një zhvillim pozitiv. Ndërkohë që fillimisht politika zhvil-lohej në rrugë, tani ka kaluar në deba-tet në studio televizive. Megjithatë, duket se medias i është dashur të paguajë një çmim për këtë ndryshim.

Kjo ‘tele-politikë’ mund të shihet si një aspekt i mediatizimit të

politikës, çka është një zhvillim tërë-sisht normal. Mirëpo duket se në vend të mediatizimit të politikës, në fakt, tele-politika përbëhet më shumë nga klientelizmi politik i medias. Duke qe-në se fokusi i medias kalon nga publi-ku tek politika, për rrjedhojë, kjo i shër-ben politikës në vend që t’i shërbejë publikut. Ajo që vërehet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni është përdorimi, keqpërdorimi dhe abuzimi i medias nga politika.

Për ta përshkruar këtë situatë, anal-isti shqiptar Fatos Lubonja përdor ter-min ‘regjim mediatik.’ Sipas Lubonjës, ‘ndërsa në regjimet e ashtuquajtura pol-icore apo ushtarake, përdoren policia, ushtria, apo shërbimet sekrete që regji-mi të qëndrojë në pushtet, në rastin tonë përdoret media’ (2009, f. 10). Ndoshta termi më i saktë për t’u përdorur në këtë rast është media-kracia. Megjithëse në teori, çështjet që kanë të bëjnë me me-dian paraqiten si çështje të demokracisë, në realitet, ato shndërrohen në çështje pushteti. Siç shkruajnë Sandra B. Hrva-tin dhe Brankica Petkovic, ‘sot duket e pamundur të qëndrosh në pushtet pa mbështetjen e medias’ (2004, f. 10). Sam-uel Huntington ka folur mbi rreziqet që i kanosen demokracisë nga vetja. Në fakt, instrumentalizimi i medias e bën median pjesë të kësaj loje. Nëse keqpër-doren, mediat shndërrohen nga me-kanizëm i demokracisë në një me-kanizëm që punon ‘për të pakësuar apo shkatërruar demokracinë’ (cituar tek Sartori, 1999, f. 173).

Ekziston edhe një prirje tjetër, e cila, në pamje të parë, mund të duket si e kundërta e kontrollit dhe presionit, por që në fakt të çon tek e njëjta gjë. Në disa raste, gazetarët mund të shkruajnë çfarë të duan, mund të kritikojnë sa të duan, mirëpo paskëtaj askush nuk re-agon dhe nuk ndodh kurrgjë. Kjo gjen-dje është vëzhguar në Shqipëri, ku re-agimi i dikurshëm nervoz ndaj kritika-ve tani po zëvendësohet me indife-rencën totale ndaj këtyre kritikave. Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por askush s’e vret mendjen. Në dy vitet e fundit janë botuar artikuj të rëndësishëm investigativë, por si auto-ritetet ashtu edhe sistemi ligjor as nuk kanë reaguar e as nuk kanë filluar he-timet që artikuj të tillë kërkojnë. Me fjalë të tjera, gazetarët kanë të drejtën të flasin, por jo të drejtën për t’u dëgjuar. Indiferenca ndaj kritikave çon në zhvlerësimin e fjalës së lirë.

Një aleancë e pashenjtë: media, biznesi, politikaKur analizon situatën e medias në

Ballkan, duhet mbajtur mend që klien-telizmi dhe instrumentalizimi politik

në media përbëjnë vetëm një aspekt. Tabloja nuk do të ishte e plotë nëse analiza do të kufizohej vetëm tek këto dy elemente. Në realitet, në vendet e Ballkanit Perëndimor, media është në një pozicion sanduiç midis politikës dhe biznesit, hera-herës për shkak të presioneve me të cilat përballen, por herë të tjera sepse e vendosin vullne-tarisht veten në këtë pozitë. Kështu, media duket të jetë një zgjatje e poli-tikës nga njëra anë dhe një aneks i bi-zneseve të ndryshme nga ana tjetër.

Terreni mediatik i mbingarkuar dhe fragmentarizuar në Shqipëri, Maqedo-ni, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, nuk shpjegohet dot nga pikëpamja e logjik-ës së tregut. Për shembull, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për nga numri i gazetave të përditshme për frymë (26 të tilla, në një vend me një po-pullsi prej afro 3.5 milionë banorë), por renditet e fundit në Europë kur bëhet fjalë për tirazhin e gazetave të përdit-shme për frymë, sepse në total, këto 26 të përditshme prodhojnë më pak se 100 000 kopje.

Shumica e këtyre të përditshmeve mund të konsiderohen ‘buletine

të kompanive të ndërtimit.’ Kompanitë i furnizojnë këto gazeta me fonde jo që ato t’iu shërbejnë interesave të publi-kut, por që të mund t’iu shërbejnë inte-resave të bizneseve përkatëse. Po t’i py-esësh këto kompani se pse harxhojnë para çdo muaj për një veprimtari që nuk u sjell asnjë përfitim, përgjigja që merr rëndom është që, me anë të këtyre gazetave ‘ato mbrojnë bizneset e tyre’. Kjo ndoshta është pjesërisht e vërtetë, por vetëm pjesërisht. Me anë të këtyre gazetave, bizneset mund të ushtrojnë presion dhe të sigurojnë favore. Dhe, hera-herës, ajo çka nuk botohet (për shembull, hollësi për një ryshfet të dhë-në për të marrë një kontratë) është më e rëndësishme sesa ajo që botohet. “Me-dia nuk është fitimprurëse, por shihet si fitimprurëse tërthorazi. Media bëhet fitimprurëse vetëm si mjet për të sigu-ruar leje ndërtimi dhe favore të tjera nga qeveria. Me fjalë të tjera, në lloga-ritë e tyre, bilanci është në tërësi pozi-tiv”, thotë një aktivist i medias, cituar në raportin e fundit të organizatës spanjolle FRIDE mbi Shqipërinë (FRIDE, 2010). Një raport i OSI nënvi-zon faktin që ‘Sektori i tejngopur i me-dias në Serbi shkon përtej potencialit tregtar të ekonomisë dhe shumë organe të tjera mbijetojnë vetëm falë raportim-it të anshëm. Konkurrenca e padrejtë e bën të vështirë lulëzimin e gazetarisë së pavarur premtuese’ (2010).

Ajo së cilës i jemi dëshmitarë sot është një aleancë e pahijshme midis politikës, biznesit dhe medias, e cila, në rastet më ekstreme, mund të çojë në një formë të rrezikshme të kapjes së shtetit. Siç vinte në dukje me të drejtë gazetari kroat Drago Hedl, teksa komentonte vrasjen e Ivo Pukanic, gazetar dhe bot-ues i revistës ‘National’, në tetor 2008, kjo vrasje ofron prova ‘mbi vijën e hol-lë që ndan politikën, biznesin dhe me-dian nga mafia, krimi dhe korrupsioni’ (Hedl, nd). Në një kuptim, mund të thuhet se jo rrallë, presionet politike ja-në shndërruar në ekonomike. Siç thotë eksperti bullgar i medias, Ivan Nikol-chev, gazetarët ‘po përballen me zgjed-hjen e vështirë midis punës nën pre-sion politik ose ekonomik. Shpesh, as këtë zgjedhje nuk e kanë dhe punojnë nën të dyja ato’ (2000, f. 23). A mund të thuhet se fatorinot e rinj ekonomikë kanë zëvendësuar ish-rojet politike? Deri në një masë, po.

Media në rajon nuk përballet më me presionin e qeverisë deri në atë masë sa disa vjet më parë. Tani media për-ballet me rryma kapitaliste dhe presio-ne financiare të tilla si kapitali i huaj, shpërndarja, transparenca, pronësia, politika e punës dhe korrupsioni. Kështu, proletariati i medias është një fenomen në lindje e sipër në Ballkan tani. Ditët e sotme, pronarët dhe reda-ktorët përbëjnë një kërcënim më të dre-jtpërdrejtë apo të afërt ndaj gazetarëve sesa qeveritë. Për rrjedhojë, çështjet e nxehta në rajon tani përqendrohen tek marrëdhëniet midis organeve të medi-as dhe punonjësve të tyre, tregut të pu-nës, sindikatave profesionale dhe pro-nësisë së medias. Kjo është një axhendë që duhet trajtuar.

Kjo situatë ka çuar në atë që mund të përshkruhet si auto-censurë. Gazetarët, disa prej të cilëve punojnë pa kontrata, duhet t’iu përshtaten interesave dhe shi-jeve të pronarëve të tyre dhe të zbatojnë axhendat e atyre. Më tej, në një situatë kur reklamat qeveritare vazhdojnë të je-në një prej burimeve kryesore për shu-micën e organeve të medias (për shem-bull, në IRJ të Maqedonisë, qeveria është reklamuesi i dytë më i madh), pro-narët e medias përpiqen t’u vënë fre kri-tikave të gazetarëve të tyre ndaj qeverisë në këmbim të më shumë reklamave qe-veritare.

Një studim i kryer nga Rrjeti i Europës Juglindore për Profe-

sionalizimin e Medias (SEENPM) në 17 vende ish-komuniste, përfshi të gjitha vendet e Ballkanit, arriti në disa përfundime interesante lidhur me pro-nësinë e medias dhe ndikimin e saj mbi pavarësinë dhe pluralizmin e medias (Hrvatin dhe Petkovic, 2004). Nuk ja-në faktorët ekonomikë që vënë në lëvizje tregjet mediatike në Ballkan. Një numër relativisht i madh gazetash të përditshme erdhën në jetë me qëllim mbështetjen e interesave të caktuara politike. Disa pronarë blejnë organe të medias me qëllim që të sigurojnë mbështetje për linjat e tjera të bizne-seve të tyre (Hrvatin dhe Petkovic, 2004, f. 22-3). Në fakt, media në Ballkan duket se funksionon në një fazë para-treg, duke pasur parasysh që termi ‘treg’ nënkupton ekzistencën e një sistemi, i cili në fakt mungon.

Studimi arrin përfundimin që pro-nësia e medias në vendet ish-komu-niste, përfshi Ballkanin, është e paqa-rtë dhe jotransparente. Megjithëse në shumicën e vendeve të tilla ka legjisla-cion të miratuar që, përgjithësisht, është mjaft i përparuar, dhe që ndalon përqendrimin e pronësisë së medias në pak duar, individë të fuqishëm, shpesh me lidhje të dyshimta, mbizotërojnë gjithmonë e më shumë në tregun e me-dias, duke anashkaluar legjislacionin ekzistues. Sipas sondazheve, pas partive politike, media është institucio-ni më jotransparent në Shqipëri (shih www.institutemedia.org). Ndodh jo rrallë që i njëjti pronar (që interesin kryesor ka industrinë e naftës apo ndërtimit, në mënyrë tipike) të ketë në pronësi një gazetë, të ketë aksione në një kompani televizive, të ketë kom-paninë e vet të internetit, dhe sigurisht

klubin e vet të futbollit. Ndërkohë që kjo mund të jetë përjashtimi nga rregul-li në disa vende, në Shqipëri, ky fenomen përbën rregullin.

Nga ana tjetër, në thuajse të gjitha vendet mund të vihet re një prani e madhe e pronarëve të huaj të medias. Grupi gjerman Westdeutsche Allgeme-ine Zeitung (WAZ) kontrollon gazetat kryesore në të gjitha vendet e Ballka-nit. Nëse dhjetë vjet më parë njerëzit në Ballkan filluan të flisnin mbi privatiz-imin e medias, sot mund të flasin fare mirë për pri-Waz-izimin e medias.

Prania e pronarëve të huaj të medi-as është shoqëruar me probleme dhe debate në rajon. Botuesit vendas të gazetave janë ankuar për pozicionin monopolist të WAZ dhe çmimet damp-ing të aplikuara nga gjiganti gjerman i medias, të cilat e kanë vështirësuar pikërisht mbijetesën e tyre. Të tjerë mendojnë që WAZ është i gatshëm të flirtojë me qeveritë në rajon, apo të pak-tën t’i lërë rehat në mënyrë që fitimet e k o m p a n i s ë t ë m o s p r e k e n . Të tjerë mendojnë se prania e pronar-ëve të huaj mediatikë ka pasur një ndi-kim pozitiv. WAZ dhe të tjerë janë për-pjekur të nxisin vendosjen e rregullave në tregje ku, në fakt, këto rregulla ose nuk ekzistonin ose thjesht shkeleshin. Pronarët e huaj përgjithësisht janë më të distancuar sesa ata vendas nga inte-resat politike të ditës. Siç u shpreh në një intervistë Përfaqësuesi i Organiza-tës për Siguri dhe Bashkëpunim në Eu-ropë (OSBE) për Lirinë e Medias, Miklós Haraszti, ‘më mirë pronari i huaj sesa oligarku vendas; më mirë in-vestim nga një kompani profesioniste mediatike sesa, ta zëmë, bankat ven-dase, kompanitë vendase të naftës, kompanitë vendase të energjisë, secila prej të cilave ka median e vet për qëlli-met e veta në të cilat mund t’u kanosen apo të censurojnë gazetarët e tyre’ (Ha-raszti, nd).

Nëse do të ndaleshim tek çështja e transparencës në pronësinë e medias (kush zotëron çfarë), thjesht do gër-vishtnim sipërfaqen. Pronësia media-tike mund të jetë e fshehtë, por nuk është mister. Nuk është e vështirë të kalosh regjistrat e pronësisë së medias dhe të zbulosh në to emrat e bash-këshorteve dhe të afërmve të politika-nëve. Po të gërmosh pak më thellë, ar-rin tek çështja më problematike e trans-parencës së financimit të medias (kush paguan kë). Çështja e transparencës është zhvendosur nga shqetësimet mbi transparencën e pronësisë tek shqetësi-met mbi transparencën e financimit të medias. Këtu qëndron edhe misteri. Vite më parë, Kryeministri i Shq-ipërisë, Fatos Nano deklaroi në parla-ment se ‘thuajse 50 për qind e financi-meve të medias vijnë nga burime të panjohura’ (raportuar në Sot, 6 korrik 2004). E njëjta shifër citohej edhe nga Indeksi mbi Qëndrueshmërinë e Me-dias për vitin 2010, sipas të cilit, nga të gjitha bilancet financiare të paraqitura në Këshillin Kombëtar të Radio-Tele-vizionit (KKRT), ‘deri 50 për qind e shpenzimeve nuk mbuloheshin dhe nuk shpjegoheshin’ (IREX, 2010, f. 13). Duke pasur parasysh mungesën e transparencës së tregut të reklamave dhe mungesën e kërkimeve në këtë fushë, si edhe mungesën e vullnetit të vetë medias për të ofruar të dhëna të tilla, deri më sot,burimet e financimit të medias mbeten të paqarta.

*Ky tekst është pjesë e një studimi për me-dian në Ballkan. Botuar së pari në faqen on-line të Institutit Shqiptar të Medias.

Media e Ballkanit (dhe ajo shqiptare) -lost in transition

remzi laNi

aNalizë

Page 12: Gazeta Mapo

aktivitet12 dita kombëtare e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Halimi vlerësoi se llogaridhënia,

përgjegjshmëria, eficienca, pavarësia dhe paanësia janë shtyllat

mbi bazën e të cilave qëndron suksesi i sistemit të drejtësisë

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Drejtësisë shqiptare, ministri i Drejtë-sisë Eduard Halimi mbajti një takim të hapur më studentë të Juridikut. duke theksuar se edukimi cilësor është kyç për shtetin e së drejtës.

Gjatë javës së kremtimeve të 100 viteve drejtësi shqiptare, Min-istri Halimi ka organizuar një

leksion të hapur me studentët e fakulteteve të Drejtësisë nga institu-cione publike dhe private të arsimit të lartë, të cilët u mblodhën ditën e djeshme në mjediset e Qytetit Studen-ti. Ministri Halimi ndau me të rinjtë vizionin e qeverisë për drejtësinë në vend.

“Puna në drejtësi do profesional-izëm, përkushtim, vullnet për t’i bërë ballë presionit politik e ekonomik. Nëse ju edukoheni cilësisht e sigurt që do bëheni gjyqtarë, prokurorë, avoka-të, më të mirë, dhe më i drejtë, më i be-sueshëm do jetë edhe sistemi.” , cilësoi Ministri Halimi në fjalën e tij. Ministri vlerësoi se llogaridhënia, përgjegjsh-mëria, eficienca, pavarësia dhe paanë-sia janë shtyllat mbi bazën e të cilave qëndron suksesi i sistemit të drejtë-sisë. “Unë gjykoj se nga problemet që meritojnë vëmendjen e duhur brenda sistemit është pavarësia apo paanësia e gjyqtarëve, përgjegjshmëria e tyre para ligjit, përgjegjshmëria dhe lloga-ridhënia para qytetarëve. Ndaj është i rëndësishëm monitorimi, për të ndarë profesionistët me integritet nga devi-jantët e ligjit.” Më pas ai shpalosi para studentëve reformat e suksesshme të

arritura nga Ministria e Drejtësisë si dixhitalizimi i sektorëve të drejtësisë (Noteria, ZRPP, Gjyqësori) si dhe har-timin dhe miratimin e Paketës së dre-jtësisë kriminale dhe asaj civile ; re-formimi i Gjykatës së Lartë, reformën në pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore etj,.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Studentë të Universitetit Europian të Tiranës. Gjatë leksionit me ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi , studenti i Juridikut UET-it Andi Skënderi pyeti nëse duhet që ministri i Drejtësisë të ndërmarrë nismën për procedim penal ndaj gjyqtarëve dhe jo më KLD-ja. Min-istri u përgjigj se reformimi i KLD-së do të ishte zgjidhja më e mirë. “Mendoj se ky është një model që nuk gjendet shpesh në sisteme të tjera dhe modeli që kemi nëpërm-jet KLD-së është efektiv. Problemi qëndron se keni edhe gjyqtarë anëtarë të KLD-së. Kjo duhet të ndryshojë. Reformimi i KLD-së do të ishte gjëja më e mirë që duhet të bëjmë, duke mos emëruar më anëtarë të KLD-së nga sistemi gjy-qësor. Kjo përpjekje është marrë sis nismë, por Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndërmarrë si veprim të drejtë. Duhet njëkohësisht të marrim modele nga vende të tjera për procedim efek-tiv dhe jo në mbrojtje të sistemit”- për-fundoi Halimi.

Andi Skënderi është përzgjedhur nga ministri si një prej studentëve me punimin më cilësor për esenë me titull “ Nëse do të isha një ditë ministër”, një nismë e vetë ministrit, i cili do të ta-kohet me fituesit e këtij konkursi. Në këtë 100 vjetor të Drejtësisë ministri Halimi deklaroi hapjen e aplikimeve për intership në Ministrinë e Drejtë-sisë të 100 studentëve.

Drejtësia shqiptare përballë studentëveSTuDeNTËT TË ShQeTËSuArPËr ProBLeMeT e GJYQËSoriT

Me rastin e kremtimit të Javës së drejtësisë, (100 vite drejtësi), edhe gjykata e Lartë organizoi më 6 maj sesionin mbi sfidat e gjyqësorit shqiptar në procesin e Integrimit evropian, i cili u drejtua nga Kryetari i gjykatës së Lartë Xhezair zaganjori. edhe në këtë ak-tivitet studentët nuk kanë munguar, ku të përzgjedhur për të marrë pjesë ishin studentët e ekselencës së disa prej universiteteve në vend, të cilët mbajtën edhe refer-ate. Për universitetin europian të tiranës, referuese ishte studentja e Mast-erit të Shkencave, Jonlinda hada.“unë personalisht i qëndroj pikëpamjes se për-caktimi i afateve lig-jore procedurale për gjykimin e çështjeve të ndryshme gjyqë-sore është i domos-doshëm sepse tek ne mungon një traditë efikase, mungon kontrolli i duhur mbi aktorët që ndikojnë në gjykimin e çështjeve, si mbi gjyqtarët, prokurorët e avokatët që nuk kanë arritur të bashkërendojnë punën e aq më tepër, të identifikojnë përgjegjësitë e secilit për zvarritjet e papërligjura që kalojnë jo rrallë edhe vite me radhë. dimë parimin juridik, një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Ne, si studentë na është cituar disa herë formula e gjykimit të pandërprerë, duke konsideruar si mjet efikas për të evituar zvarritje. Për fat të keq, koncepti i gjykimit të pandërprerë në praktikën gjyqësore është deformuar pasi është braktisur, ose më mirë nuk është përqafuar asnjëherë në mënyrën e rekomandueshme nga ligji. Sa që sot, pa ndrojtje mund të themi se ai nuk ekziston në të vërtetë. Ne jemi brezi me ri i këtij siste-mi drejtësie, ne besojmë se sistemi gjyqësor shqiptar mund dhe duhet të jetë i përgjegjshëm dhe eficient.»

miNiSTri hALimi:“Puna në drejtësi do profesional-izëm, përkushtim, vullnet për t’i bërë ballë presionit politik e ekonomik. Nëse ju edukoheni cilësisht e sigurt që do bëheni gjyqtarë, prokurorë, avokatë, më të mirë, dhe më i drejtë, më i besueshëm do jetë edhe sistemi.”

Page 13: Gazeta Mapo

1313kulturë 08.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

eKSPozItAtablotë “Jazz në rrugë”, “Karuzeli”, “Akuariumi”, “Palimsest”, dëshmojnë vërtet për një thjeshtësi dhe braktisje totale të shkollimit të ftohtë, karakteristika këto për artistët që konsolidojnë personalitetin dhe origjinalitetin e vet krijues në një moment të dytë, tek fryma dhe jo më tek aftësia teknike ose inercia e kaluar

Kalimi nga shtrëngimi në liri ka manifestime të gjithfarshme. Jo të gjithë e ndiejnë nevojën e reagimit ndaj ngjarjeve, ka asish që gjejnë në liri thjesht mundësinë e mohuar për të shprehur ëndrrën e vet të kahershme, gati të pakohë, ka të tjerë që tërhiqen nga rrymat e reja, deri dje të ndaluara, dhe s’ka gjë të keqe, por vetëm nëse dijnë të përfitojnë me shprehje personale, përndryshe i shtojnë amullisë edhe një tipar qesharak

Një përsiatje për ekspozitën e piktorit Edi Hila titulluar “Zbrazëtia Ludike e Objektit” që është çelur në Universitetin Polis

Nga lekë tasi

Kënaqësitë e syrit nuk meritojnë të gjitha të bëhen tablo. Në vendin to-në ku s`u lejua as Impresionizmi , realizuesi i plotë i bukurisë së

natyrës, pra më i pafajshmi i të gjitha izmave, aq më e vështirë është të kërkosh nga publi-ku të pëlqejë largimin nga natyra, me stile më të kohës si kudo në botë. Por kur guximi që ka marrë artisti mbi natyrën po i mbush njëqind vjetët, ti të vazhdosh ta pikturosh atë me frymë po e quajmë romantike sikur s’ka ndodhur as-gjë rreth teje, kjo është thjesht prapambetje. Ja se si del praktikisht për analogji edhe urgjen-ca e trajtimit të fenomenve shoqërore në art. Edi Hila qyshse ndodhën tjetërsimet mjedisore (ndotja galopante atmosferike në botë, këtu krejt e papërfillllur, dhe e zgjeruar edhe më në vitet ‘90 me grryerje lumenjsh e prerje pyjesh, fitoi një tipar të ri tek ne: atë estetike) , e ka kup-tuar çështjen dhe qysh në vitet ‘90 kemi prej tij një seri tablosh, të përqëndruara tek banesat pretencioze që shija barbare e zengjinëve të rinj ka shpërndarë në hapësirat ndërurbane e ur-bane. Edhe në këtë sektor sikurse me peisazhin e ashtuquajtur romantik, s’ke si i kërkon llog-ari publikut, sepse shkalla e ndërgjegjësimit është e tillë, (ka mbetur e tillë) dhe nuk e ndien fyerjen ashtu si nuk kuptonte demodimin. Por artistët, disa pak, për prirje drejt shprehjes origjinale, s’qëndrojnë dot pa bërë punën e tyre në art, që është në fakt modernizim i vendit dhe mbrojtja e shijes së mirë, ashtu si të tjerë lufto-jnë në ekonomi o sektorë të tjerë. Veçanërisht e rëndësishme ka qënë kjo detyrë kur ngjarje si të viteve ‘90 shkulën amullinë e disa deka-dave. Artisti duhet t’i përgjigjet çdo emergjen-ce. Një shembull ilustrues është ekspozita e tanishme Edi Hilës e titulluar prej një tabloje të tij të para disa viteve “Zbrazëtia Ludike e Ob-jektit”. Kuratori Gëzim Qendro e shpjegon në materialin shoqërues edhe sfondin historik

mbi të cilin ndërton shikimin e tij artisti, një moment i veçantë kur shqiptarëve, bashkë me lirinë e lëvizjes, iu hap edhe mundësia (që re-zultoi iluzive ose e zbrazët për një pjesë të mad-he ndaj dhe motiv pakënaqësish dhe diferen-cimi social) e një “parajse” të ëndërruar gjatë por të bazuar tek objekti i “tregtueshëm”, me një fjalë hyrja më dramatikisht se kudo gjetkë e komsumizmit tek ne. Megjithëse tablotë e paraqitura janë krijuar në vite të ndryshme, ato të rreshtuara në një ambjent, dëshmojnë për reagimin e autorit ndaj së resë negative që po zinte vend, një gjendje veçanërisht alarmuese tek ne, sepse nuk reagohej ndaj saj. Shqetësim në rrafsh estetik pa tjetër, dhe prandaj ka qënë siç thashë nga rastet e pakta. Madje mund të interpretohet si i një artisti që vuri ujin në zjarr kryesisht për ndryshimet që ai duhej të oper-onte sëpari në “paletën e tij mendore” para se në atë fizike, drejt një shprehjeje të llojit të ri. Artisti s’mund të bëjë më tepër se aq. Kështu ajo mund të shihet njëherazi edhe si mësim a posteriori sot, derisa nuk u digjua atëherë, ose model për piktorët që mbetën pasivë ndaj kërkesës së kohës për risi. Kuratori që e ka ndjekur kohën e komenton si të paqënë reagi-min e artistëve ndaj atyre ngjarjeve. Fatkeqë-sisht është një konstatim që vërtetohet edhe më vonë. Tani, për të qënë të drejtë, kalimi nga sh-trëngimi në liri ka manifestime të gjithfarshme. Jo të gjithë e ndiejnë nevojën e reagimit ndaj ngjarjeve, ka asish që gjejnë në liri thjesht mundësinë e mohuar për të shprehur ëndrrën e vet të kahershme, gati të pakohë, ka të tjerë që tërhiqen nga rrymat e reja, deri dje të nda-luara, dhe s’ka gjë të keqe, por vetëm nëse dij-në të përfitojnë me shprehje personale, përn-dryshe i shtojnë amullisë edhe një tipar qe-sharak. Sidoqoftë, aftësia për të gjetur herët a vonë tek ngjarjet e tek “era e re” që fryn nxitjen e duhur, apo dhe në tema të tjera, ka favorin të shprehë diçka jo të zakonshme, personin vetë, një mendje dhe një puls vetiak. Kjo mjafton dhe fiton rëndësi.

Për tu kthyer te çështja e fillimit, e veçimit të artistëve të shquar nga gustoja e popullit, piktori si kategori, megjithëse shumë më i ndjeshëm se kushdo tjetër ndaj vlerave të pranuara, fillon e ngushton këndin e pamjeve

e fenomeneve që do të trajtojë gjersa largohet gati krejt prej optikës së zakonshme, dhe bëhet ai vetë normë. Shembujt janë të ndryshëm. Publiku i pamësuar s’mund të kënaqet me to pa u familjarizuar më parë me njëfarë stazhi mbasi të frekuentojë sallat e ekspozimit dhe sidomos të shfletojë albumet e mjeshtërve.

Kur Edi Hila bëri mjaft zhurmë në vitet ’70. Ishte dhe atëhere inovativ në raport me momen-tin, por duke qënë vepra e tij po themi optimiste, me bujqësi, rini etj. Komentet e këqia u mbulu-an nga titulli i pikturës. Sot ai ka mundësinë të shprehet plotësisht, dhe po nxjerr veçoritë më të fshehta imagjinative. Në rreth 15 veprat e ekspozuara vihet re ky vullnet rinovues, i vet-vetishëm dhe njëherësh i vetënxitur nga tëhuaizimi që ai pëson vazhdimisht nga “e njo-hura”; por në krahasim me të kaluarën bie në sy reduktimi edhe më i mjeteve në dobi të përm-bajtjes. E quajtura piktura minimaliste bëhet shumë shprehëse në dorën e tij në shfrytëzim të gjetjeve stilistike që “hedhin poshtë” aftësitë e tij të njohura profesionale, në favor të një na-iviteti e primitiviteti të dashur gati amatoresk siç ia indukton një sferë e tërë e artit modern. Tablotë “Jazz në rrugë”, “Karuzeli”, “Akuari-umi”, “Palimsest”, dëshmojnë vërtet për një thjeshtësi dhe braktisje totale të shkollimit të ftohtë, karakteristika këto për artistët që kon-solidojnë personalitetin dhe origjinalitetin e vet krijues në një moment të dytë, tek fryma dhe jo më tek aftësia teknike ose inercia e kalu-ar. Gjithashtu të papriturat e kompozimit, lar-gimi nga eleganca e stërnjohur e ekuilibrave të volumeve e të tjera si këto, adoptimi i një viza-timi tejet fëminor si p.sh. çifti që puthen (!), koka të hedhura këtu atje, citimi fare elemen-tar i Benvenuto Cellinit me Perseun, nëmos gabohem, grija e shtrirë qytetare, kaq ndryd-hëse në shpirt me urbanitetin e saj gati depre-siv, e shumë gjera të tjera, i bën këto pamje sim-patike, ose dhe të dhimbshme, siç janë kujti-met e fëminisë nga panaire popullore. Kurse “Cerberi i zbutur”, “Altari i munguar” dhe “Prania e munguar” kanë edhe një element tjetër, mistiko-ironik, prej të cilit mund të da-lin të tjera fanitje të llojit Chagall, të përftuara nga një botë e ndieshme personale, dhe të cilat nuk i barazon asnjë virtuozizëm i thatë.

edi hila në dy kohë; nga izolimi në liritabloja “Karuzeli”

Page 14: Gazeta Mapo

Robert Pershing Wadlow ka qenë njeriu më i gjatë që e njeh historia dhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbajë këtë rekord.Ai njihet si ‘gjiganti i Illinoisit’, pasi lindi dhe u rrit në Alton të Illinoisit. Për shkak të një çrregullimi, gjëndra e tij e hipofizës i ishte rritur shumë saqë prodhonte sasi anormale të hormonit të rritjes. Ai kishte vazhduar të rritje deri në momentin e vdekjes. Robert ka ndërruar jetë në vitin 1940, në moshë 22-vjeçare, ndërsa ka qenë i gjatë 2.72 metra dhe ka peshuar 199 kilogramë.

Njeriu më i gjatë në histori

1 4 7 8

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!Numra me 3 shifra:014, 152, 156, 250, 415, 444, 468, 487, 521, 548, 588, 598, 652, 665, 748, 965.Numra me 4 shifra:0101, 0223, 0537, 1000, 1023, 1452, 1578, 4154, 5222, 5632, 6596, 8652.Numra me 5 shifra:

14118, 25968, 32815, 36559, 54196, 57848, 65211, 65826, 84682, 91228, 94563, 99999.Numra me 6 shifra:010251, 043131, 132011, 152632, 291884, 292450, 295741, 340259, 363362, 461851, 474150, 526590, 585282, 641372.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Epërsia mbi dikë a mbi diçka, të qenët mbi të tjerët nga rëndësia. 13. Prenkë i muzikës. 14. Dokument që përmban të dhënat e prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq. 18. I kanë rrezet në mes. 19. Bamirësi. 21. Shehu, kompozitor. 22. Salvatore, piktor dhe shkrimtar i njohur spanjoll. 24. Gaz i atmosferës. 25. Bojë për mobilje. 26. Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar, që arrihet me mjete të ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. 28. Lëndë Industriale. 29. Pjesë e ngritur toke. 31. Notë muzikore. 32. Këshilli Europës. 33. I bërë pis. 36. Vend i shenjtë. 38. Nxitimi për të bërë një punë. 40. Umberto, shkrimtar i njohur italian. 41. Hajde! 42. Përemër vetor. 43. Saranda në makina. 45. Në formë të rrumbullakët. 47. Vargmale që shtrihen në Ballkan. 49. Thirrje telefonike. 51. Grup njerëzish i zgjedhur apër drejtimin e punëve në fusha të ndryshme. 52. Përfitimi që vjen nga një punë.

Vertikalisht:1. Shkurre që bën kokrra të kuqe, të ëmbla e me erë të mirë, të ngjashme me ato të manaferrës. 2. Mbështetja kryesore e diçkaje. 3. Institut Kulturor. 4. Brez rrethor në kupën e qiellit. 5. Organizata Veteranëve. 6. Pllaka të pianos, a fizarmonikës. 7. Armë zjarri. 8. Gazetë e përditshme. 9. Shko! 10. Veprime të pandershme të një njeriu, i cili përpiqet që me rrugë të padrejta e me mashtrime të marrë a të fitojë diçka që nuk i takon. 11. Vesa, këngëtare kosovare. 12. Lokal për pije. 15. Tregu Financiar. 16. Metal shumë i butë që përdoret për të ngjitur sendet prej metali. 17. Markë makine. 20. Institucion për pleqtë e vetmuar. 23. letërsia Franceze. 27. Makinë bujqësore. 30. Objekte fluturimi jashtëtokësore. 33. Birçe i kinemasë. 34. Bosht. 35. Gatime mishi. 37. Pije e ngrohtë. 39. Shtet në Afrikë. 42. Krasta i televizionit. 44. Bakër në dialekt. 46. Lloj drithi. 48. Industria kromit. 50. Organizatë Islamike.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

5 8 4 11 6 49 4 5 8 67 2 3 6

6 7 4 82 1 6 7 5

7 1 2 3 97 1 2

2 3 5

7 6 88 1

2 7 6 3 93 7 4 84 8 9

1 4 78 4 9 7 3

17 4 5 9

horoskopi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 12

13 14 15 16 17

18 19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37

38 39 40 41

42 43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

LUaNi (23/VII-22/VIII) virGjeresha (23/VIII-22/IX)

Dite e lumtur dhe e mbushur me emocione te mëdha kjo e sotmja. Do jeni gjate gjithë kohës te gëzuar dhe me dëshirë për te vazhduar jetën ne çift. Beqaret do jene joshës te mëdhenj dhe do arrijnë te lënë një takim me personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te bëni çfarëdo lloj shpenzimi. Nuk është koha për transaksione.

Dite paksa e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do bini da-kord për disa lloj temash. Respektojeni mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te refle-ktojnë mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse do keni prob-leme te mëdha me vone.

BiNjaket (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Dashuria do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Harmonia dhe mirëqena do mbi-zotërojnë dhe ju do ndiheni me mire se kurrë me pare. Nëse jeni beqare do vazh-doni te kërkoni personin ideal dhe nuk do lodheni aspak. Disa do e gjejnë ndërsa di-sa te tjerë jo. Për financat do jeni shume te interesuar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.

Ata qe janë ne një lidhje do kenë me te vër-tetë nevoje për qetësi sot. Mundohuni ta vlerësoni me shume atë qe keni ne krah dhe flisni hapur për gjithçka. Beqaret nuk duhet te bëjnë premtime te mëdha qe ne fillim te njohjes me dike. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte dhe te ulni sa te mundni shpenzimet. Operacionet e mëd-ha financiare lërini për me vone.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Gjate kësaj dite dielli do shkëlqejë ne jetën tuaj dhe do e beje atë me te bu-kur. Komunikimi me partnerin do jete edhe me i mire. Beqaret nuk do jene te gatshëm te fillojnë aventura kalimtare vetëm sa për te përjetuar emocione momentale. Për dashurinë e madhe duhet ende te prisni. Plani financiar do ketë përmirësime te ndjeshme.

Ka shume gjasa qe jeta juaj te ndryshoje njëherë e përgjithmonë sot. Do merrni di-sa vendime me rëndësi mbi te ardhmen tuaj ne çift. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet sepse ne te kundërt nuk kane për ta gjetur atë qe po kërkojnë. Financat do jene ne përgjithësi te mbrojtura. Do dini mire sa te shpenzoni qe situata te vazhdoje te jete e qete.

Ujori (20/I-19/II) peshQit (20/II-19/III)

Yjet nuk mund te garantojnë dot lumturi-në ne çift gjate kësaj dite. Mundohuni te paktën te ruani një klime te qete dhe te mos keni mosmarrëveshje te mëdha. Be-qaret do fiksohen mjaft pas dikujt qe do kaloje papritur para tyre dhe do fillojnë te interesohen se cili është ai. Ne planin financiar do keni fat.

Kushtojini kohen e duhur sot atij qe dashuroni dhe tregojini sa shume ndjeni për te. Here pas here te gjithë kemi nevo-je te dimë ndjenjat e tjetrit. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe do zhgënjehen paksa nga realiteti. Finan-cave do iu bëni një riorganizim te përgjith-shëm dhe situata do stabilizohet.

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjapi (22/XII-20/I)

Do i kushtoni me shume se kurrë vë-mendje atij qe keni ne krah. Do tregohe-ni te gatshëm te bëni edhe ndonjë çmen-duri te vogël vetëm e vetëm qe ndiheni si ne ëndërr. Beqaret me ne fund do e ar-rijnë atë qe dëshirojnë dhe do e ndry-shojnë me ne fund statusin. Ekuilibri fi-nanciar nuk do tronditet aspak. Gjithçka do shkoje mire ne këtë plan.

Me Marsin ne krah sot do kaloni një dite shume te bukur ne çift dhe te mbushur me emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret do kenë disa takime,por do e kenë te vështirë te gjejnë fjalët e duhura për t’i shprehur ndjenjat. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situ-ata do jete me e mire se kohet e fundit.

peshorja (23/IX-22/X) akrepi (22/X-21/XII)

Nëse jeni ne një lidhje, do arrini t’iu bëni balle trazirave dhe problemeve ne çift. Do tregoheni te sinqerte me njeri-tjetrin dhe nuk do i besoni shume atyre qe do iu thonë te tjerët. Beqaret do jene gati te fillojnë edhe aventura kalimtare. E rëndësishme për ta është te largojnë monotoninë qe i ka pushtuar. Situata financiare ne përgjithësi do jete e kënaqshme.

Disa nga ata qe janë ne çift do kenë gox-ha vështirësi sot. Kujdes me kokëfortësi-në dhe mungesën e tolerancës. Për beqa-ret do jete Dielli dhe Merkuri qe do fa-vorizojnë dashuriçkat. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën nëse doni te ndryshoni rrjedhën e jetës. Ne planin financiar do merrni iniciativa për ta ndryshuar situ-atën. Do ia arrini qëllimit.

14 zbavitje LOjRA Të NDRSYHME

Page 15: Gazeta Mapo

1001 ditë që formësuaN BotëN

CHARtISM-I, fARA e deMoKRACISëU hartua nga Ëillam Lovett dhe Francis Place dhe u botua pa ndonjë publicitet. Madje edhe në “takimin monstër” në Glasgoë Green në Skoci, kur Arthur Ëade tundi një kopje përmes bro-horitjeve duke shpallur se kishte në dorë “një Dokument- Dokumentin e popul-lit” nuk u bënë kopje për qarkullim. Kul-tura politike e Chartism-it ishte orale, jo e shkruar dhe shumica i dinin të gjashtë pikat e tij: e drejta universale e votës për burrat; heqja e pronësisë si kusht për të

marrë pjesë në Parlament; zgjedhje par-lamentare të përvitshme; zonat zgjed-hore të barabarta; paga për anëtarët e Parlamentit; dhe zgjedhjet me anë të votimit të fshehtë. Fillesat e Chartism-it mund të gjenden që në fund të shekullit 18, por tre faktorë mund ta shpjegojnë rritjen e tij në fillimshekullin 19. I pari ishte pakënaqësia me Aktin Reformues të vitit 1832. Faktori i dytë ishte depre-sioni ekonomik dhe i treti ishin një seri ligjesh të papëlqyeshme qeveritare, përf-

shirë edhe ‘Ligjin e Urisë’ të vitit 1834. I vetmi shpëtim dukej se ishte bashkimi i punëtorëve dhe propaganda. Rreth 1.3 milion vetë firmosën një peticion kom-bëtar dhe një Konventë kombëtare u thirr për në shkurt 1839. Peticioni u hodh poshtë. Chartism-i u zbeh në vitet 1850, por brenda një shekulli të gjitha kërkesat e tij, përjashto zgjedhjet e përgjithshme të përvitshme, u bënë të pranuara dhe po aq të nevojshme sa dhe vetë demokracia.

Karakteri është rezultat i një sistemi parimesh

stereotipe. DaviD Hume 

8 maj

1839

Gjuha si një konstrukt, produkt shoqëror, ka pasur si shoqërues të ka-hershëm debatin mbi normimin dhe standardizimin e saj. Gjuha ka një arsye – raison d’être – për të ekzistuar siç është nën ndikimin e nor-mave e standardeve sociale të cilat përherë ndryshojnë.

Siç dëshmohet, edhe ajo “më e latuara, e skalitur në gur”, gjuhës të Virgjilit dhe Ciceronit, i erdhi koha që të arkivohej, një ditë të mirë, humbi pushtetin për të imponuar rregullat e veta. Ndryshimet në struk-turën e gjuhës janë pasoja të kontributit kulturor e gjuhësor të mbartësve, folësve të gjuhës. Nën shtysën e rrethanave të reja, lind nevoja për forma e mënyra të reja për të thënë të njëjtën gjë, apo për të evoluar mendimin.

Konstruksioni social i gjuhës, i komplikon edhe më shumë debatet në linguistikë. Gjuhëtarët janë ndarë në dy kampe: ata që mendojnë se njehsimi, standardizimi duhet imponuar si një hap i menjëhershëm e njëherazi, dhe pjesa tjetër që e konsideron të padrejtë e të pamundur këtë mënyrë të imponuari. Mungesa e një mendimi të përbashkët, lid-het me pamundësinë e dhënies të një përgjigje, që shterueshëm hedh dritë mbi vetë standardin: Çfarë është standardi? Përgjigja mund të jetë e ndryshme. Kjo pyetje të qet telashe të tjera: Si duhet të jetë pra, standardi?

Përderisa sjelljet, normat dhe standardet sociale evoluojnë, folësit e gjuhës vazhdimisht krijojnë, japin e marrin fjalë dhe struktura të re-ja, të tjera, duke negociuar vazhdimisht përdorimin, paraqitjen dhe aspektet kuptimore në marrëdhëniet e tyre të përditshme.

Gjuha, si konstruksion social, si mjeti më efikas i zhvillimit të in-

teligjencës njerëzore (shqiptare në rastin tonë), rrit natyrshëm entro-pinë e vet nëpërmjet kombinacioneve, dhënie-marrjen gjuhësore mid-is individëve, grupimeve dhe komuniteteve shoqërore. Vazhdimisht midis tyre krijohen dhe negociohen fjalë, shprehje, norma e standarde të reja të paplanifikuara gjuhësore. Në ndryshim nga standardi i pl-anifikuar – si proces – gjuha (shqipe) në tërësi, nuk ka ndonjë objektiv, ndonjë paraqitje të përkryer të fundme. Asnjëherë nuk mund të arri-het në një produkt përfundimtar, përderisa përditë, gjuha vazhdimisht ndryshon, në formë dhe në përmbajtje, prej vetë përdoruesve të saj.

Dobishmëria e përvetësimit të standardit lidhet me aspekteve util-itare të kontekstit politik dhe arsimor-edukativ të vetë shtetit. Por për ta bërë pjesë të kulturës të sistemit kompleks politik, arsimor, juridik për të promovuar kohezionin shoqëror duhet të shihet si një proces që nuk arrin kurrë fundin. A duhet menduar se ka apo do të ketë një gjuhë shqipe standarde si produkt i fundmë? Pavarësisht përpjekjeve, gjuha e planifikuar standarde, standardizimi i gjuhës, kurrsesi nuk mund të universalizohet, qoftë edhe brenda kufijve të një shteti të fuqishëm apo totalitar. Gjuha standarde do të bashkëjetojë, do të zhvillohet përkrah universit të varianteve te folura jostandarde dhe nuk do të mund t’i mbivendoset atyre.

Gjuha standarde si produkt i përfundimtar, është vetëm një gjuhë e vdekur, pa përdorues e mbartës të saj, si gjuha standarde e Virgjil-it dhe Ciceronit, përdoruesit e fundit te cilës kanë vdekur kohë më parë e sot nuk ka kush tjetër gjallë që ta flasë, ta zhvillojë dhe ta evoluo-jë si gjuhë. *Nga blogu:rinstinkt.wordpress.com

Foto dite

TiTulli: puThja u ngjall FoTo: lsa

Irena ShabanI

DarDan Malaj

Sokrat turtullI

IlIr kulla

në Facebook

Standardizimi i gjuhëSPo pse poezi është të thuash: “gjuha shqipe sa e mirë, sa e ëmbël, sa e dlirë”? Naimi të më falë që nuk e pëlqeva kurrë...Ah, po e vlerësoj shumë për atdhe-dashurinë e tij.

Kryetari i Pd-së tiranës kryeson listën e lezhes! ëithout connection!!!

gëzuar Pashkët...Nano u ngjall:)))

Blitz

Kandidatë në listën e PD janë emra të njohur

61është numri i kandidatëve për deputetë të paraqitur dje në listat e PD dhe PS.

140

Në listën e PS janë emra të njohur.

49

Në të dyja listat e kombinura janë krejtësisht anonimë në rrafsh kombëtar.

170

[email protected] cel: 068 20 55 477

themelues: henri Çili. Kryeredaktor: arion sulo. Zv/kryeredaktor: alfred lela, aleksandra BogdaNi. Politika: Nevila PërNdoj, fejzi Braushi. Kronika: leonard BaKillari, dashamir BiÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar KaPexhiu. Faqosja: florenc elezi. ilir drizari, Kujtim Bisha. Korrektore: lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj fishta pranë uet

Marketing / drejtore: fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 e-mail: [email protected] / robert maNe Cel: 068 20 55 440

15blOg 08.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Miq, listat e deputetëve dolën! Sikundër e patë Kryetarët e partive ndëshkuan të pabindurit, kundërshtarët dhe rebelët e të gjithë krahëve dhe mbështetën miqtë, tarafet dhe servilët. Natyrisht nuk pati asnjë konsultim me elektoratin dhe bazën. Megjithatë, dy janë çështjet për reflektim. 1. Ka nevojë të domosdoshme për rotacion politik në Shqipëri. 2. Rotacion nuk do të thotë vetëm ndryshim kryetarësh, krahësh dhe kryeministrash. Mesa duket do të duhet ende të tranzitojmë edhe disa vite nëpër këto lloj ujrash të turbullta dhe të shëtitemi si çifutët nëpër shkretëtirë. Suksese në fushatë, o popull vërtet opozitar!

Page 16: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

08.05.2013

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj”

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, [email protected], www.uet.edu.al

Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët