gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HëNë, 20 MAJ 2013. NUMëR 912. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 FAQE 6 Idrizi në Kukës: Motoja e PDIU “E dua Shqipërinë të Bashkuar” FUSHATA Vladimir Karaj LOBIMI, KONTRATA MILIONëSHE PëR IMAZH DHE TAKIMI RAMA - TONY BLAIR AFëR / LARG UNIVERSITET 12 Shtetet nordike, na ishte njëherë parajsa e arsimit falas Në çastin kur vendet nordike kanë prezantuar taksat e shkollës, si të gjithë vendeve të tjera, numri i studentëve të huaj ka rënë ndjeshëm Pas arrestimit të shefit të Rendit në Berat, hije dyshimi bien mbi operacionin e policisë. Përgjimet tregojnë mesazhin që i kishte mbërri- tur prokurorit në Berat, për të mos marrë 8 milionë lekë në këmbim të lirimit të një të arrestuari. Oficeri i arrestuar: Prokurori më tha që miku yt po na merr më qafë! I kishte mbërritur informacioni. Gjykata e Tiranës urdhëroi pak ditë më parë arrestimin e një oficeri policie, i cili dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj një... FAQE 7 Zbardhen përgjimet, si u dekonspirua operacioni në Berat Luſta bëhet me ushtarët që ke….por mund të zgjidhen dhe më të mirë* Djathtas nuk pati presion dhe kundërshtime për listat. Të përjash- tuarit nuk reaguan dhe as thanë që ky ishte fundi i rrugëtimit me PD, përkundrazi manifestuan devocio- nin ndaj partisë duke u treguar të gatshëm të punojnë për fushatën. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme po të mos kishte patur reagime as në kampin tjetër, sikurse bëri A. Malaj apo ndonjë tjetër. Paradoksal- isht, lista e së majtës është goxha më e majtë qoftë dhe në përfshirjen e miqve apo shokëve të kryetarit, qoftë dhe në mospërfshirjen e mbështetësve të ish-kryetarit të PS. Ishte moralisht më i papër- shtatshëm në kuadrin e ‘Rilindjes’ pakti me LSI, sesa ‘azili politik’ që PD iu bëri tre ish-deputetëve të PS... KLEJD KëLLIçI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Dashuri vlonjate Daullet e shiut në konventën e PS Konventa e djeshme kombëtare e Partisë Socialiste ra në një humnerë... është koha e lajmit hiperlokal Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm... KOMENT JONILA GODOLE BLOG ALFRED LELA EDITORIAL / 11 Në BRENDëSI Flamuj me drapër e çekanë dhe garë ngjyrash në Konventën e PS Revolucionit të purpurt i shpëtojnë disa flamuj të vjetër rozë, që kontrastonin dje në Pallatin e Kongreseve. LSI e PS, garë entuziazmi dhe flamujsh. Rama: Zgjidhni trenin që ju çon në BE, jo trenin e mallrave të PD. Mesazhi i Dritëro Agollit: Bashkimi, fuqi dhe shpresë. Rexhep Meidanit: Mësoni nga gabimet e së shkuarës Opozita ka “ndezur trenin e saj me 36 vagonë”, i cili premton se do të çojë Shqipërinë në Europë. Partia Sociali- ste, në rolin e lokomotivës së këtij tre- ni, ka zhvilluar dje konventën e saj zgjedhore, ku pjesën e parë të saj ia ka kushtuar paraqitjes së bashku për herë të parë të të gjithë aleatëve të saj, të cilët në mënyrë figurative janë... FAQE 4 Emri i Ilir Metës si kryeministër i mundshëm është përmendur dje në Berat, pas shfaqjes së tij përkrah Edi Ramës në Konventën e PS. Nasip Naço: Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i së majtës. Meta kryeministër do bëjë më shumë se gjithë të tjerët. është një lider i provuar këto vite”. FAQE 3 NAÇO: TË VOTOJMË PËR METËN Rama e Meta dje në Konventën e PS Berisha në Vlorë: Alternativa e Ramës është "Kokëdhima " Kryeministri komenton dokumentarin e Ramës, duke e krahasuar atë me librin“Kujtimet e vegjëlisë” së Enver Hoxhës FAQE 6 BARDHYL LONDO: KOHA KUR KAFENEJA E LIDHJES U MBUSH ME “ÇIMKA” Jeta që na dhanë/ Shkrimtari flet për frymën liberale që gjeti në Lidhjen e Shkrimtarëve, por dhe për praninë e shumë oficerëve të Sigurimit. FAQE 13 RIVALITET PS-LSI PëR KRYEMINISTRIN

Upload: gazeta-mapo

Post on 13-Mar-2016

234 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E hënë, 20 maj 2013. numër 912. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

FAQe 6

Idrizi në Kukës: Motoja e PDIU“E dua Shqipërinë të Bashkuar”

fushata

Vladimir Karaj

lobimi, KonTraTa milionëshe për imazh dhe TaKimi rama - Tony blair

Afër / lArg

universiTeT

12 shtetet nordike, na ishte njëherë parajsa e arsimit falasNë çastin kur vendet nordike kanë prezantuar taksat e shkollës, si të gjithë vendeve të tjera, numri i studentëve të huaj ka rënë ndjeshëm

Pas arrestimit të shefit të Rendit në Berat, hije dyshimi bien mbi operacionin e policisë. Përgjimet tregojnë mesazhin që i kishte mbërri-tur prokurorit në Berat, për të mos marrë 8 milionë lekë në këmbim të lirimit të një të

arrestuari. Oficeri i arrestuar: Prokurori më tha që miku yt po na merr më qafë! I kishte mbërritur informacioni.

Gjykata e Tiranës urdhëroi pak ditë më parë arrestimin e një oficeri policie, i cili dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj një... FAQe 7

zbardhen përgjimet, si u dekonspirua operacioni në berat

Faqe 16

lufta bëhet me ushtarët që ke….por mund të zgjidhen dhe më të mirë*

Djathtas nuk pati presion dhe kundërshtime për listat. Të përjash-tuarit nuk reaguan dhe as thanë që ky ishte fundi i rrugëtimit me PD, përkundrazi manifestuan devocio-nin ndaj partisë duke u treguar të gatshëm të punojnë për fushatën. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme po të mos kishte patur reagime as në kampin tjetër, sikurse bëri A. Malaj apo ndonjë tjetër. Paradoksal-isht, lista e së majtës është goxha më e majtë qoftë dhe në përfshirjen e miqve apo shokëve të kryetarit, qoftë dhe në mospërfshirjen e mbështetësve të ish-kryetarit të PS. Ishte moralisht më i papër-shtatshëm në kuadrin e ‘Rilindjes’ pakti me LSI, sesa ‘azili politik’ që PD iu bëri tre ish-deputetëve të PS...

klejd Këlliçi

ngërÇ nga bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

dashuri vlonjate

daullet e shiut në konventën e ps

Konventa e djeshme kombëtare e Partisë Socialiste ra në një humnerë...

është koha e lajmit hiperlokal

Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm...

KomenTjonilA godole

blogAlFred lelA

ediTorial / 11

në brendësi

Flamuj me drapër e çekanë dhe garë ngjyrash në Konventën e psRevolucionit të purpurt i shpëtojnë disa flamuj të vjetër rozë, që kontrastonin dje në Pallatin e Kongreseve. LSI e PS, garë entuziazmi dhe flamujsh. Rama: Zgjidhni

trenin që ju çon në BE, jo trenin e mallrave të PD. Mesazhi i Dritëro Agollit: Bashkimi, fuqi dhe shpresë. Rexhep Meidanit: Mësoni nga gabimet e së shkuarës

Opozita ka “ndezur trenin e saj me 36 vagonë”, i cili premton se do të çojë Shqipërinë në Europë. Partia Sociali-ste, në rolin e lokomotivës së këtij tre-ni, ka zhvilluar dje konventën e saj zgjedhore, ku pjesën e parë të saj ia ka kushtuar paraqitjes së bashku për herë të parë të të gjithë aleatëve të saj, të cilët në mënyrë figurative janë... FAQe 4

emri i ilir metës si kryeministër i mundshëm është përmendur dje në berat, pas shfaqjes së tij përkrah edi ramës në Konventën e ps. nasip naço: me votën tuaj bëjmë metën kryeministër të shqipërisë. ilir meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i së majtës. meta kryeministër do bëjë më shumë se gjithë të tjerët. është një lider i provuar këto vite”.  Faqe 3

Naço: të votojmë për metëN

rama e meta dje në Konventën e ps

berisha në vlorë: alternativa e ramës është "Kokëdhima "Kryeministri komenton dokumentarin e ramës, duke e krahasuar atë me librin“Kujtimet e vegjëlisë” së Enver Hoxhës FAQe 6

bardhyl londo: Koha Kur KaFeneja e lidhjes u mbush me “ÇimKa”jeta që na dhanë/ Shkrimtari flet për frymën liberale që gjeti në lidhjen e Shkrimtarëve, por dhe për praninë e shumë oficerëve të Sigurimit. FAQe 13

rivaliTeT ps-lsi për KryeminisTrin

Page 2: Gazeta Mapo

VlorëBerisha: Alternativa e Ramës është modeli Kokëdhima

kronikeKorrupsioni në Prokurori, si u dekonspirua operacioni në Berat

rama: Zgjidhni trenin që ju çon në BE, jo trenin e mallrave të PD1

2 afër/larg

“Një video e shkurtër shfaq copëza të rralla të strehës së shenjtë të zotit Blair, vend ku ai ka nënshkruar marrëveshje me vlerë dhjetëra milion paund që prej kohës që la punën si kryeministër”Faqe 5 Faqe 6 Faqe 7

Vladimir Karaj

Ndërsa prej muajsh opozita ka sul-muar qeverinë se po bën makiazh në SHBA duke paguar miliona të

taksapaguesve për lobim (shuma e fundit e përmendur 400 mijë dollarë), e përjavsh-mja “The Sunday Telegraph” e Londrës ka zbuluar se me të ardhur në qeveri (nëse fiton zgjedhjet) Partia Socialiste nga ana e saj do të paguajë “miliona paund” për këshillat e ish-kryeministrit britanik, To-ny Blair. Loja me lobingun tek të huajt, e fshehur shpeshherë nën maskën e për-mirësimit të imazhit të Shqipërisë, por që përgjithësisht ka shërbyer vetëm për të ndihmuar politikanët shqiptarë të bëjnë t a k i m e ( n d o n j ë h e r ë e d h e v e t ë m 5-minutëshe) me drejtues botërorë, të cilat më pas shiten si suksese politike, ka kush-tuar disa miliona euro në vitet e fundit.

S’ka transparencëShifrat që janë publikuar disa herë nga

media, nuk janë bërë asnjëherë publike prej partive shqiptare apo qeverisë dhe ja-në zbuluar vetëm pas transparencës që ka-në bërë kompanitë e paguara. Nga ana e tyre, as qeveria e cila ka shpenzuar më shumë në vitet e fundit për lobim dhe as partitë e opozitës që po ashtu kanë paguar disa miliona, nuk duket se kanë ndërmend të tregojnë motivet e pagesave dhe as të bëjnë transparentë (vlen për partitë poli-tike) burimin e parave me të cilat është paguar ky lobim.

Përfolja e Tony Blair si lobues i mund-shëm i një qeverie socialiste nuk është më anën tjetër e para që përfshin një njeri kaq të pushtetshëm. Qeveria Berisha pati për njëfarë kohe shërbimet e “Global Ridge”, kompania e krijuar nga ish-Sekretari amerikan për Sigurinë, Tom Ridge, i cili duket se qe një ndër lobuesit për pranimin

e Shqipërisë në NATO. Sidoqoftë, asnjë nga punët që bëjnë lobuesit e paguar “sh-trenjtë” nuk është bërë publike nga palët e përfshira në Shqipëri. Madje edhe kontratat apo vlerat e pagesave janë mba-jtur përgjithësisht sekret dhe zbuluar vetëm falë vetëdeklarimeve të kompanive që i kanë marrë paratë. Shqiptarët janë përgjithësisht në errësirë, për arsyet pse janë paguar këto para dhe nëse ato kanë pasur apo jo efektet e dëshiruara.

... para për imazh?!Vetëm pak ditë më parë deputeti i PS,

Ditmir Bushati akuzonte qeverinë se po përdorte paratë e taksapaguesve për të sig-uruar mbijetesën e tij. “Jemi përballë një fenomeni, që sa më shumë trash zullumet ky pushtet, të cilit po i afron fundi, aq më shumë shtohet kostoja për taksapaguesit shqiptarë. Sali Berisha duket qartë që është i vetmi Kryeministër në NATO dhe Europë që i ka vendosur një çmim anti-amerikanizmit të tij, sentimenteve të tij antiperëndimore dhe këtë çmim për fat të keq do ta paguajnë taksapaguesit shqip-tarë”, thoshte Bushati për Top-Channel. Kjo nuk ishte hera e parë që PS ankohej për lobimin që qeveria paguante me para nga buxheti. Por publikimi nga “The Sun-day Telegraph” i një marrëveshjeje mes Ramës dhe Tony Blair tregon se pagesa të ngjashme do të bëhen edhe nëse PS merr

Lobimi, kontrata milionëshe për imazh dhe takimi Rama - Tony Blair

pushtetin. “Një video e shkurtër shfaq copëza të rralla të strehës së shenjtë të zotit Blair, vend ku ai ka nënshkruar mar-rëveshje me vlerë dhjetëra milion paund që prej kohës që la punën si kryeministër”, shkruan e përditshmja britanike. Kjo e fun-dit thotë se zyra e Blair ka konfirmuar që ka një marrëveshje dhe se Government Advi-sory Practice (GAP) e themeluar prej Blair pasi ai la zyrën si kryeministër, do të këshillojë Shqipërinë (nëse PS fiton zgjed-hjet) për të ndihmuar anëtarësimin në Bash-kimin Europian dhe për t’i dhënë këshilla se si të implementojë reformat e brendshme në stilin e Laburizmit të ri. Sipas gazetës bri-tanike GAP, Bler ka kontrata luksoze me një numër shtetesh. Ata veçojnë atë të arritur me Brazilin, i cili i paguan kompanisë në fjalë 4 milion paund në vit, por edhe mar-rëveshje me Kolumbinë, Kazakistanin dhe Kuvajtin. Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë se sa mund të kushtojë marrëveshja me Shq-ipërinë, për të cilën siç shkruan gazeta, ne-gocimi ka nisur në shkurt, kur Alastair Campbell, ish-drejtori për komunikimin i Blair gjatë kohës që ky ishte kryeministër, ndodhej në Tiranë për të promovuar ditarin e tij, një libër bestseller. Gazeta thotë se përmes një zëdhënësi të Blair është mësuar edhe se Alastair Campbell ishte duke këshil-luar socialistët në fushatën elektorale.

Për Ramën dhe socialistët më shumë se ajo që mund të ndodhë ose jo pas zgjed-hjeve (edhe pse “The Sunday Telegraph” e përshkruan si fitues të mundshëm sipas sondazheve?!) duket se marrëveshja mad-je edhe shtrëngimi i duarve me Blair, i cili sipas gazetës britanike vijon të admirohet nga shqiptarët, janë parë si një bonus në fushatën elektorale. Partitë politike shq-iptare tentojnë gjithmonë të gjejnë miq të fortë në Perëndim, për të thënë që kanë mbështetjen e asaj pjese të botës.

Në vitet 2009-2010, sipas “Open Data

Albania”, e cila publikoi të dhënat e zgjeruara

për pagesat që janë bërë nga Shqipëria në

Uashington për lobimin ishin dhënë rreth 1

milion dollarë. Nga tri partitë politike më të

mëdha në vend që kanë shpenzuar për lobim

rezulton se LSI ka paguar 154 298 dollarë, PD 120 000 dollarë, PS 82 250 dollarë, ndërsa

qeveria 825 000 dollarë.

londoner-i i çoi një email Campbell-it me pyetjen nëse ai në fakt i kishte zhytur këmbët në politikën shqiptare, por ende nuk ka marrë përgjigje. megjithatë, ylli i tij duket se do të ngrihet pothuajse aq lart sa i komedianit norman Wisdom në atë vend (Shqipëri). Koment i britanikes London Evening Standard për përfshirjen e Campbell në politikën shqiptare.

“Kur shikon programin që ai ka ndërtuar, ka ngjashmëri. Nëse e

lexoni këtë libër është qartësisht e dallueshme se Edi Rama ka studiuar

çfarë bëri Tony Blair, duke marrë vlerat e politikës së tij. Unë jam i

majtë, por jeni ju ata, të cilët duhet të vendosni për fatet e vendit tuaj, se kush duhet të jetë kryeministër.

Nuk është sekret t’ju them se e pëlqej shumë Edi Ramën”

... Alastair Campbell, (drejtori mediatik i Tony Blair) për Edi Ramën në promovimin e librit

të botuar nga UET Press në Tiranë

edi rama dhe Tony Blair

Page 3: Gazeta Mapo

Kush do të jetë kryeministër nëse e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit? Pyetja që për

shumëkënd tingëllon pa kuptim, duket se do të hapë debatin e radhës mes të majtëve. Në të njëjtën kohë që dje pasdite të gjithë deputetët e PS-së i drejtoheshin Edi Ramës nga tri-buna e Konventës si kryeministri i ardhshëm i vendit, nga Berati, po një deputet i sigurt për katër vitet e tjera, Nasip Naço i LSI-së, në krah të Ilir Metës deklaronte se “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shq-ipërisë. Ilir Meta ka qenë kryemin-istri më i suksesshëm i së majtës. Meta kryeministër do bëjë më shumë se gjithë të tjerët. Është një lider i pr-ovuar këto vite”. Megjithëse nuk preferoi ta shtjellonte më tej deklaratën për Metën kryemi-nistër, në fjalimin e tij në Berat Na-ço ishte i mendimit se LSI do jetë lo-komotiva e së majtës, e majta e bash-kuar do t’i japë vendit një progres të ri dhe se “me votën e shqiptarëve, Meta do jetë kryeministër i Shq-ipërisë dhe kryeministri më i mirë”. Madje, ish-ministri i Ekonomisë e

quajti Metën “mal të politikës shqip-tare”.

Çështja e kryeministrit të ri nëse e majta fiton zgjedhjet ka kohë që përflitet se është pjesë e mar-rëveshjes së papublikuar mes Metës dhe Ramës. Spekulimet rreth paktit ose ndarjes së push-tetit janë të shumta. Ato shkojnë nga ndarja e dy mandateve kryem-inistrore katërvjeçare, nga një për secilin, deri te ndarja dyvjeçare e mandatit 2013-2017. Por të gjitha mbeten në lëmin e spekulimeve. Në 2009-ën, pas daljes së rezultatit, Rama negocioi me ndërmjetës me Ilir Metën që katër mandatet e LSI-së t’u bashkoheshin 66 mandateve të PS. Si shkëmbim, thuhet se i ofroi Metës edhe postin e kryemi-nistrit.

Në fjalën e kreut të LSI-së në konventën e djeshme të PS-së ra në sy se ai në asnjë moment nuk iu drejtua Ramës me emër dhe aq më tepër ta cilësonte si aleatët e tjerë kryeministrin e ardhshëm të ven-dit. Rivaliteti mes Ramës dhe Metës për kryeministrin politiki-

sht duket jo shumë real, pasi në një koalicion, të drejtën për të qenë kryeministër e merr partia që fiton më shumë mandate në zgjedhje. Por hedhja e idesë për Metën kry-eministër duket si provokim për ta mbajtur ndezur si “debat” dhe par-athotë vështirësitë e kompozimit të qeverisë së re PS-LSI dhe qe-verisjes së nesërme. Gjithmonë nëse e majta fiton.

Meta në BeratNga Berati, Meta akuzoi kryemi-

nistrin Berisha për diskriminimin e këtij qarku, duke anashkaluar thirr-jet e deputetëve të LSI-së për rikth-imin e vëmendjes nga ky qark. “Kry-eministri në largim e ka diskrimin-uar Beratin si asnjë qark tjetër në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre 8 viteve. Ai dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk kanë dëgjuar zërin tuaj, por njëkohësisht nuk kanë dëgjuar as zërin tim, as zërin e deputetit të Be-ratit, Nasip Naços, në parlament dhe kudo, për të treguar jo ndonjë dashuri shumë të madhe për Bera-tin, Skraparin dhe Kuçovën, se atij i ka mbetur ora për këtë qark akoma

në referendumin e ‘94-ës. Por të tregonte dhembshurinë më të pakët që mund të tregohet ndaj këtij pop-ulli”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-së u shpreh i bindur për fitoren e së ma-jtës në qarkun e Beratit, pasi sipas tij “qytetarët nuk kanë ndërmend të presin Berishën të mbajë premti-met”. “Por ne jemi njerëz bujarë, mikpritës, tolerantë. Pas 23 qer-shorit nuk do ta presim Berishën si kryeministër, se ai me votën tuaj, të të gjithë shqiptarëve, do të shkojë në opozitë. Por ne do ta presim si turist, të vizitojë kalanë, malin e Tomorit, Kanionet”, - tha Meta.

“Shqiptarët kërkojnë një lider-ship me këmbë në tokë që kujdeset për hallet e përditshme të njerëzve. Është koha për të ecur më shpejt, është koha për rrotacion, për ndry-shim. Është koha të ecim më shpejt përpara drejt një progresi shoqëror. Ne do t’i rikthejmë Beratit shpresën. Në 24 qershor do të gdhihemi të gjithë fitimtarë, se do t’i japim fund politikës që armiqëson shqiptarët. Me ne, të gjithë do të jenë të fituar”, - theksoi kreu i LSI-së.

3kryesore 20.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Në fjalën e kreut të LSI-së në konventën e djeshme të PS-së ra në sy se ai në asnjë moment nuk iu drejtua Ramës me emër dhe aq më tepër ta cilësonte si aleatët e tjerë kryeministrin e ardhshëm të vendit...

Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ai i PS-së, Edi Rama u shfaqën për një kohë të gjatë përkrah njëri-tjetrit në Konventë. Në daljen e tyre të dytë publike bashkë, pas aleancës së 1 prillit, Rama dhe Meta kanë ndjekur së bashku një pjesë të prezantime-ve në podium. Bashkimi ka qenë pikë krye-sore edhe në fjalimin e kreut të LSI-së, i cili u shpreh i bindur për fitoren e së majtës. “Më 23 qershor shoqëria jonë është përpa-ra sfidës së madhe për të dëshmuar zgjuarsinë dhe pjekurinë, forcën dhe vend-osmërinë, për të realizuar më në fund ndryshimin e madh, për të bërë rrotacio-nin e domosdoshëm, që do t’i çelë rrugën e pandalshme Shqipërisë së vlerave të vër-teta evropiane. Bashkimi i së majtës është një aksion politik për forca politike evro-

piane dhe për misionarë të së nesërmes ev-ropiane të Shqipërisë”, - tha ai. Meta shtoi më tej se koalicioni i majtë nuk erdhi si rrjedhojë e kalkulimit të numrave, por është një detyrë dhe përmbushje e përgjegjësisë historike. “Nevoja e bashkë-punimit për të ardhmen europiane të ven-dit, energjia dhe vizioni ynë i përbashkët për atë se çfarë do të jetë Shqipëria e pas 23 qershorit, vlerat e së majtës moderne dhe progresiste europiane, solidariteti, hu-manizmi e kohezioni social formësuan dhe e konsolidojnë çdo ditë koalicionin tonë të fitores, si fuqi kryesore që do të garantojë përfundimisht në këtë vend vendosjen e shtetit mbi pushtetin dhe pushtetit në shër-bimin e qytetarëve”, - tha ai. Sipas Metës, koalicioni i fitores sa vjen e konsolidohet

çdo ditë për të garantuar atë që ai e quajti një fitore plebishitare. “Të dashur motra dhe vëllezër socialistë. Pas 23 qershorit, ne të gjithë do të punojmë për të krijuar një shoqëri më të denjë, më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë. Për një mirëqe-verisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme, duke i qëndruar besnikë vlerave të një shoqërie të emancipuar për të garantuar atë që shqiptarët e ëndërrojnë prej 22 vitesh, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Edhe pak javë na ndajnë nga fitorja historike dhe plebishi-tare e 23 qershorit, nga lindja e një Repub-like të re, e asaj të Shqipërisë së vërtetë ev-ropiane. Rroftë Shqipëria Europiane. Fitore”, -tha më tej Meta, i cili u duartrok-it në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Meta përkrah Ramës: Bashkimi i së majtës, përgjegjësi historike

Deputeti në Berat: Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i së majtës. Meta kryeministër do bëjë më shumë se gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite”

Rivaliteti për kryeministrin, Naço: Të votojmë për Metën

Page 4: Gazeta Mapo

Fejzi Braushi

Opozita ka “ndezur trenin e saj me 36 vagonë”, i cili premton se do të çojë Shqipërinë në Europë. Partia Sociali-ste, në rolin e lokomotivës së këtij tre-ni, ka zhvilluar dje konventën e saj zgjedhore, ku pjesën e parë të saj ia ka kushtuar paraqitjes së bashku për herë të parë të të gjithë aleatëve të saj, të cilët në mënyrë figurative janë quajtur edhe nga folësit gjatë këtij aktiviteti si ‘vago-nët e trenit’ të koalicionit zgjedhor opozitar. Bëhet fjalë për koalicionin më të madh që është krijuar ndonjëherë në historinë 22-vjeçare të zgjedhjeve plu-raliste në Shqipëri, dhe që në përbër-jen e tij ka forca apo grupe politike që nisin që nga e majta ekstreme, siç janë komunistët, për të vazhduar me të ma-jtët e moderuar, forca të qendrës, të qendrës së djathtë dhe pse jo, dhe të së djathtës ekstreme, siç janë partitë që përfaqësojnë ish-të përndjekurit poli-tikë. Jo vetëm kaq, por në këtë ko-alicion bëjnë pjesë edhe forca politike që përfaqësojnë grupe sociale të ndry-shme, siç janë ato që mbrojnë interesat e komunitetit rom, personat me aftësi të kufizuara, çamët apo edhe mi-noritetet greke. Për të treguar se tash-më dasitë mes këtyre aleatëve janë eza-uruar, kreu socialist Edi Rama u ul në krah të atij të LSI-së, Ilir Meta, ndërsa në skenë u ngjitën për të përshëndetur kryetarë partish që përfaqësojnë inte-resat e komuniteteve të ndryshme që janë në “armiqësi” me njëri-tjetrin, si të çamëve ashtu edhe të minoritarëve grekë, të përndjekurve, apo aleatët e pakënaqur etj. Por ndërsa një gjë e til-

lë është bërë nga krerët e partive, kjo nuk është respektuar plotësisht nga mbështetësit e tyre, të cilët dalloheshin në sallë nga flamujt e partive që për-faqësonin. Ra në sy numri i madh i fl-amujve të të gjitha ngjyrave, a thua se kishim të bënim me një garë se kush kishte më shumë flamuj. Mbizotëron-te e purpurta, apo mavia siç e quan kreu i mazhorancës, ngjyrën që kreu i socialistëve i ka dhënë flamurit të PS. Por fushatës për të ndryshuar ngjyrën e simboleve të PS-së nga rozë në të pur-purt i kanë shpëtuar disa flamuj të vjetër, të cilët dalloheshin dje në sallë. Por kjo nuk ka penguar aleatët e tjerë që edhe ata të shfaqeshin ndoshta në raport të zhdrejtë me forcën apo buri-met që sjellin në këtë koalicion. LSI me anë të mbështetësve të saj që kishin zë-në pjesën qendrore të sallës së Pallatit

të Kongreseve, demonstroi entuziazëm të madh dhe gati sfidues, sidomos kur në skenë doli Ilir Meta. Me dhjetëra fl-amuj të kësaj force u valëvitën në sallë, ndërsa brohoritjet e mbështetësve të kësaj force mbizotëruan për disa minu-ta në sallë. Por menjëherë sapo Meta mbaroi fjalën dhe në skenë u ngjit kreu i koalicionit, Edi Rama, u vu re se pak-ësimi i numrit të mbështetësve të LSI-së dhe për rrjedhojë dhe të flamujve të saj. Madje një nga përfaqësuesit e kësaj force mblodhi pjesën kryesore të flamujve të kësaj partie, duke lënë në sallë një numër të vogël. Por gara e flamujve nuk ishte vetëm mes atyre të PS-së dhe LSI-së, pasi në sallë ka-në gjetur rastin që të shfaqeshin edhe flamujt që ishin harruar prej shqip-tarëve, si ato të kohës së komunizmit, me drapër e çekanë, apo edhe flamuj me shqiponjë me yll mbi krye. Çka duket se ka kompleksuar jo pak so-cialistët që ishin në rolin e mik-pritësve. Ndaj organizatorët e kësaj konvente në sallë u jepnin pa pushim urdhra përfaqësuesve të tyre që sa herë që komunistët ngrinin për të valëvitur flamujt e tyre, të ngrinin dhe ata flamujt e PS-së, në mënyrë që të eklipsoheshin ata me drapër e çekanë apo ata me yll. “Këta kanë frikë edhe nga flamujt”, u shpreh një nga përfaqësuesit e partive komu-niste, i cili në dorë mbante një flamur kombëtar me yll. Por ndërsa këto ishin probleme apo dasi që tregojnë diver-sitetin e këtij koalicioni të madh, duket se probleme ka jo pak edhe tek dre-jtuesit e këtij koalicioni, dhe në mënyrë

LSI me anë të mbështetësve të saj që

kishin zënë pjesën qen-drore të sallës së Pallatit të Kongreseve, demonstroi entuziazëm të madh dhe gati sfidues, sidomos kur

në skenë doli Ilir Meta

NgjARjE E Ditës4 në fokus

Kreu i LSI nuk preferon të qëndrojë afër me Ramën në rreshtimin e aleatëve. Petro Koçi e sjell në qendër të skenës

koNveNta e psaleatët, flamuj me drapër e çekanë dhe gara mesnuancave të së kuqes Revolucionit të purpurt i shpëtojnë disa flamuj të vjetër rozë, që kontrastonin dje në Pallatin e Kongreseve. LSI e PS, garë entuziazmi dhe flamujsh

të veçantë te krerët e partive kryesore të tij. Kështu, një largësi është vënë re mes vetë Ramës dhe Metës në fund të takimit, kur në skenë u ngjitën të gjithë aleatët e PS-së. Nuk dihet nëse ka qe-në e qëllimtë apo jo, por Meta nuk ka zënë vend në qendër të grupit të ale-atëve përkrah Ramës, por ka kërkuar që të qëndrojë disi i mënjanuar. Çka është vënë re nga aleati Petro Koçi, i cili shkoi dhe e solli Metën në qendër të skenës, aty ku ishte dhe Rama. Pa-varësisht kësaj, Meta nuk ka pranu-ar të qëndrojë pranë Ramës në skenë, duke lënë në mes kreun e partisë që mbron interesat e komunitetit rom, Avdi Keçin.

uriMi

mesazhi i Dritëroit: Bashkimi është fuqi dhe shpresë Mesazhi i shkrimtarit të njohur, Dritëro Agolli, nuk ka munguar në Konventën e Ps, edhe pse vetë ai e kishte të pamundur praninë fizike. Patriarku i së majtës ka folur për bashkimin, si një akt që sjell fuqi dhe shpresë. i lexuar nga një përfaqësues, mesazhi i Dritëroit erdhi si apel për të majtën, përmes vargjeve të Naim Frashërit: “Punë, punë natë e ditë; që të shohim pakëz dritë!”. “Në pamundësi fizike për të marrë pjesë me ju, e ndjej që jam i pranishëm me zemër, shpirt dhe mendje. ju dërgoj përshëndet-jet e mia, duke ju uruar edhe duke e bekuar bashkimin historik të së majtës socialiste, Lsi-së, socialdemokrate e të gjithë progresistëve, për një fitore të madhe në zgjedhjet e 23 qershorit.  Bashkimi është fuqi dhe shpresë. Edhe lumenjtë bashko-hen, madje edhe detet. Një njeri i vetëm ka në fillim iluzione, pastaj bashkohet me një komunitet, shoqatë apo parti. Kur ndahet nga shokët, kujton se do të bëjë vezën e patës, por ulet dhe bën vezën e rabeckës”, - tha ai. shkrimtari ka bërë thirrje për më pak fjalë dhe më shumë punë e ekonomi pas 23 qershorit. “Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, por edhe shumë i bindur se këtë radhë e gjithë opozita e bashkuar do të realizojë fitoren e madhe e të shumëpritur për të kryer rotacionin e nevojshëm si rruga më e mirë për të ecur në hapa të sigurt drejt integrimit europian

të shqipërisë e të shqiptarëve”,-mbyllej mesazhi i Dritëro Agollit, lexuar në Konventën e Ps-së.   

Ish-presidenti Rexhep Meidani është shprehur i bindur për rrotacionin, por bën apel për qeverisjen e së majtës

Ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili në të shkuarën nuk i ka kursyer kri-tikat për Ramën, u shpreh dje në Konventë i bindur se rrotacioni poli-tik do të ndodhë më 23 qershor. Ai tha se në këtë fazë të tranzicionit shqiptar kërkohet një dinamikë tjetër, një energji dhe freski qe-verisëse, që sipas tij nuk mund të ar-rihet nga e djathta e konsumuar me dy mandate radhazi. “Një situatë të tillë kritike mund ta kapërcejë vetëm ky koalicion i gjerë politik”, - tha

Meidani për koalicionin e majtë, duke e vënë më pas theksin tek sfi-dat e së ardhmes. “Mbi të gjitha, kërkohet një vendimmarrje e për-bashkët politike për çështje kyç; sidomos për ato ekonomike, të pu-nësimit, taksave, deficitit e borxhit publik, energjisë, edukimit, shënde-tësisë, mjedisit etj, që nën darën e krizës kanë një ndikim të fuqishëm në jetën tonë”,- tha ai. Meidani shtoi më tej se një qeveri nuk mund t’i zgjidhë menjëherë problemet e qytetarëve, por shprehu bindjen se qeveria e ma-jtë nuk do të jetë burimi i problemeve. “Prandaj dhe jam para jush, më i bin-dur se më parë për këtë rrotacion qe-verisës; jo sepse programet e partive të përfaqësuara këtu u japin përgjigje të gjitha pyetjeve, por sepse sfidat e

sotme kërkojnë një përafrim tjetër, më tepër vullnet politik, një mendim më të kualifikuar në vendimmarrje. Edhe pse ky udhëtim i përbashkët nuk do të jetë i lehtë, pritshmëria dhe shpre-sat mbeten shumë të mëdha, sidomos në rindërtimin e shpresës së qytetarëve’, - tha ish-presidenti Meidani. Ai ka bërë thirrje që në rrugën e qeverisjes, koalicioni i majtë të mësojë nga gabimet e ndërsjella, nga përplasjet e keqkuptimet e së kaluarës së largët dhe të afërt, duke i minimizuar ato. “Ky duhet të jetë bashkim-betimi i kësaj konvente. Është ai që bën fuqinë, është ai që për-bën thelbin e fitores zgjedhore; është ai që duhet të jetë dhe zemra e qe-verisjes sonë. Ai duhet zhvilluar dhe ruajtur!” - tha Meidani.

meidani: mësoni nga gabimet e së shkuarës

Flamur i Partisë komuniste dje në konventën e PS

Page 5: Gazeta Mapo

520.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Rama e quajti skuadrën e deputetëve dhe programin

si ‘garancia për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit’.

“100 vjet më parë, një ëndërr në dukje e pamun-

dur bashkoi një grusht shqiptarësh kurajozë dhe

lindi shtetin shqiptar

Milo: DëshMojMë se jeMi të gjithë bashkë “Ne jemi sot këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se jemi në një front që ëndrrat dhe aspiratat e tyre të gjejnë realizim të plotë. Ne jemi sot këtu që t’u dëshmojmë të gjithë shqiptarëve se ekipi ynë elektoral sot dhe qeverisës nesër do të jetë i ndryshëm nga ata njerëz që i kanë qeverisur deri më sot”

qarku i elbasaNit

Ben Blushi: Ulqini i dha teserën e PS edi ramës më 2003 Një nga figurat kryesore të socialistëve, Ben Blushi, duke prezantuar dje në Pallatin e Kongreseve skuadrën e kan-didatëve për deputetë që ai vetë drejton në qarkun e Elbasa-nit, ka evidentuar mes të tjerëve si një prurje që i ka dhënë forcë garës në këtë qark, ish-kreun e PS-së së Tiranës, Mu-sa Ulqinin, i cili sipas tij, nuk do mbahet mend thjesht dhe vetëm si një deputet i Elbasanit, por do mbahet mend se është ai personi që i dha teserën e partisë Edi Ramës në vi-tin 2003, kur drejtonte PS-në e kryeqytetit. Madje jo pa hu-mor, ai ka përfituar nga rasti që të thumbojë edhe vetë kreun Rama me këtë fakt, duke pyetur Musa Ulqinin se si guxoi që t’i japë Ramës teserën dhe ta fuste atë në parti. “Dua të bëj një ndalesë te Musa Ulqini. Një shok i të gjithëve ne, një kandidim i të cilit na ka dhënë më shumë besim, më shumë kurajë në fitoren në qarkun e Elbasanit. Musai ven-dosi të kandidojë në Belsh dhe në Cërrik. Duke i shtuar fuqi kësaj gare, duke i shtuar fuqi listës tonë në Elbasan. Musai nuk do mbahet mend vetëm si deputet i Belshit dhe Cërrikut, sigurisht mbahet mend dhe për një gjë tjetër që do ia them sot. Musai mbahet mend si njeriu që i dha teserën e PS-së Edi Ramës, edhe unë dua t’i bëj një pyetje sot, o Musa ku e gjete këtë guxim? Musai s’ka përgjigje, ndaj po vazhdoj”, - tha Blushi në fjalën e tij. Më tej ai ka prezantuar edhe gazetarin Alfred Peza, të cilin e ka quajtur si njohje të vjetër të kohës kur ata të dy punonin si gazetarë të “Koha Jonë” në vitet 1992-1997.

rama: Zgjidhni trenin që ju çon në be, jo trenin e mallrave të pD “Ne kemi programin më të detajuar që një forcë politike ka pasur në këto 20 vjet përpara një ballafaqimi zgjedhor”

Pjesën e dytë të Konventës së saj zgjedhore Partia Socialiste ia ka kushtuar prezantimit të të gjithë skuadrës së kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, e cila përbëhet nga më shumë se 140 “lojtarë”. Në fillim është bërë pre-zantimi i skuadrave të secilit qark, të cilat pasi ngjiteshin në skenë për-shëndesnin me nga një kandidat që nuk është në listat fituese dhe me kreun e listës. Skuadra e parë që është prezantuar ka qenë ajo e Lezhës dhe pas saj ajo e Kukësit, Di-brës, Gjirokastrës, e kështu me rad-hë, për t’u mbyllur me Tiranën dhe Vlorën. Një hapësirë më e madhe iu është dhënë natyrisht skuadrave të Fierit dhe Tiranës, si dy qarqet më të mëdha në vend që nxjerrin dhe

numrin më të madhe të deputetëve. Krerëve të listave të këtyre dy qar-qeve, Gramoz Ruçit dhe Pandeli Ma-jkos, i është lënë një kohë më e gjatë për të prezantuar emrat e kandi-datëve që ata kanë në skuadrat e tyre. Në fund radha ka qenë e Ramës, i cili, si i pari i listës së Vlorës ka mbajtur një fjalim përmbyllës të ditës së parë të kësaj konvente dyditore. Rama e quajti skuadrën e deputetëve dhe programin si ‘garan-cia për fitoren e zgjedhjeve të 23 qer-shorit’. “100 vjet më parë, një ëndërr në dukje e pamundur bashkoi një grusht shqiptarësh kurajozë dhe lin-di shtetin shqiptar. Sot kur 100-vje-tori i dytë i këtij shteti sapo ka fillu-ar, ne jemi më shumë se një grusht njerëzish, jemi shumica e shqip-tarëve që me forcën e një ëndrre do të shkojnë përpara drejt 23 qershorit për të fituar zgjedhjet dhe për të ril-indur Shqipërinë”, - tha Rama në fjalën e tij. Më tej ai ka theksuar se ndihej krenar dhe i privilegjuar si askush tjetër në krye të kësaj Skua-

dre Kombëtare, duke ftuar gjithë pjesëtarët e saj që të ngjiteshin në skenë. “Unë jam krenar, sepse sot, ne, kemi programin më të detajuar që një forcë politike ka pasur në këto 20 vjet përpara një ballafaqimi zgjedhor. Jo një program elektoral të radhës, por një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar për të rilindur Shqipërinë dhe për t’i dhënë çdo familjeje shqiptare mundësinë që të jetojë me punën e vet të ndershme”, - tha Rama. Gjithashtu ai ka veçuar si pjesë e garancisë së suksesit në këto zgjedhjet faktin se opozita ka sot koalicionin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në vend. “Unë jam krenar, sepse, ne, Partia Socialiste e Shqipërisë jemi sot lo-komotiva e një transformimi të madh. Jemi sot forca udhëheqëse e

“Aleancës për Shqipërinë Europi-ane”, aleanca e një bashkimi të madh”, - shtoi Rama. Pra për të tria këto arsye, pra skuadra e kandi-datëve, programi i detajuar dhe ko-alicioni më i madh, opozita do të fitojë në 23 qershor, për t’u dhënë shqiptarëve, siç tha ai, rilindjen që kërkojnë. “Për të gjitha këto arsye, pas një rrugëtimi të vështirë në opozitë, në mbrojtje të lirive dhe të vlerave të de-mokracisë në 23 qershor ne do të fito-jmë. Do të fitojmë për Shqipërinë Eu-ropiane! Do të fitojmë për qytetarët e Shqipërisë Europiane!”, - tha Rama. Ndërkohë që gjatë pjesës së parë, ai duke iu referuar dy koalicioneve, i ftoi shqip-tarët që të zgjedhin mes trenit të opoz-itës që të çon në Europë dhe ‘trenit të mallrave’, siç e quajti ai koalicionin e mazhorancës.

Disa nga krerët e koalicionit të majtë dje në Pallatin e kongreseve

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180

POLIAMBULATORI I RI SALUS

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

NË QËNDËR TË TIRANËSVIZITA FALAS !

Dr. Luca Calligaris Specialist Kirurgji e Përgjithshme Kirurgji Onkologjike

Dr. Enton BollanoDr. Shkencave Kirurgjikale

-Kirurgjia e tumorit të gjirit. -Kirurgjia e tumorit të stomakut-Kirurgjia e kolorektalit (zorrës së trashë)-Gurët në tëmth-Hernie abdominal, inguinale, etj.-Variçet-Hemorroidet.

Specialist Kirurgji e PërgjithshmeSëmundjet e Zorrës së Trashë

- Sëmundjet hemorrodiale - Fistula anale - Sinusi Pilonidalos- Fisura anale -Polipet e zorrës së trashë- Tumoret e Zorrës së Trashë - Prolapsi rektal -Trajtimi i inkontinencës anale

Përfitoni tani....!

gjiNushi: të largojMë DiktatoriN e fuNDit të MesDheutKreu i Partisë social-Demokrate, skënder gjinushi tha dje se ndryshe nga koalicioni opozitar, ai i Berishës po shkon drejt së shkuarës.“treni ynë me 37 vagonë, i kryesuar nga Ps-ja, konkurron me trenin me qymyr të saliut, i cili shkon drejt së shkuarës, ndërsa treni ynë shkon drejt së ardhmes. shqiptarët nuk duhet të ngatërrojnë trenat”, tha gjinushi.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi theksoi se 23 qer-shori është beteja më e madhe për shqiptarët, që do të bëjë të mundur çlirimin e Shqipërisë nga totalitarizmi. Ai e cilësoi qeverinë e sotme një bandë hajdutësh, ndërsa ka shtuar se Shq-ipëria po përjeton një regjim i cili mbështetet tek urrejtja dhe varfërimi i qytetarëve. “Në këtë rrafsh 20-vjeçar keni ndërmarrë dy beteja të mëdha për të shpëtuar Shqipërinë, betejën ‘92- ‘96, dhe këtë të renë më të fundit, 2009-2013. Dhëntë Zoti që kjo të jetë beteja e fundit, për ta çliruar njëherë e mirë këtë vend, dhe nga mar-rëzia totalitare”, tha Ngjela.

Ngjela: 23 qershori, betejë si e ‘92-‘96

Page 6: Gazeta Mapo

takiMi

POSTRIBË Në një takim të zhvilluar me banorë të Postribës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se mazhoranca vjen në këto zgjedhje me premtime të mbajtura.

“Më 23 qershor do të bëhet një diferencë e madhe. Është diferenca mes asaj që ne votonim në Parla-ment, projektit të kryeministrit Sali Berisha për rrugë të reja, për shkol-la të reja, për ujësjellës të rinj, për qendra shëndetësore, dhe atij tjetrit që votonte kundër çdo rruge, çdo projekti, çdo shkolle, çdo qendre shëndetësore, çdo ujësjellësi, çdo

universiteti. Është diferenca mes atij që ka ndryshuar Shqipërinë dhe atij që nxin sa herë që Shqipëria arrin një progres të jashtëzakonshëm”, - tha ajo. Topalli shtoi se Berisha do të bëjë çdo reformë për të arritur një tjetër objektiv; heqjen e vizave me SHBA: “23 qershori do të jetë dita e fitores më të thellë nga ‘92-shi që Partia De-mokratike ka arritur ndonjëherë. Në këtë datë, Edvin Rama shkon si humbësi më i madh. Ka humbur në 2005-ën, 2007-ën, 2009-ën, në 2011-ën, ai do të jetë më i humburi i të gjithë të humburve në 2013-ën”.

është diferenca mes atij që ka ndryshuar Shqipërinë dhe atij që nxin sa herë që Shqipëria arrin një progres të jashtëzakonshëm”

Topalli: Do arrijmë çdo objektiv për heqjen e vizave me SHBA

pDiu

KuKËS- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u kërkoi qytetarëve të Kukësit që të votonin për PDIU-në. Idrizi tha se PDIU-ja është forca e vetme që i ka dhënë një vizion të ri bashkimit kombëtar shqiptar. Ai kritikoi gjithashtu retorikën e përdorur mes drejtuesve të partive politike. “Keni dëgjuar retorikën e ashpër, shpesh-herë të papranueshme e agresive mes krerëve të partive politike. Ne e refuzojmë këtë retorikë, sepse nuk ndahemi nga njëri-tjetri për parti. Ne konkurrojmë me ide, me pro-gram, me vizion për të ardhmen e

këtij vendi dhe do të konkurrojmë deri më 23 qershor në orën 6, pas kësaj, duhet të jemi të gjithë si një komb i bashkuar, me qëllim arritjen e objektivave tona. Gjuha e urrejtjes duhet të shmanget, në qëllim të një vizioni dhe politike të re, të ideve dhe programeve të qenësishme”,- tha ai. PDIU-ja konkurron me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit, me lista të plota me 140 kandidatë, ndërsa vetë Idrizi është përfshire në listën e PD-së për qarkun Fier. Motoja e fushatës së PDIU-së është: “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”.

“keni dëgjuar retorikën e ashpër, shpeshherë të papranueshme e agresive mes krerëve të partive politike”

Idrizi në Kukës: Motoja e PDIU-së “E dua Shqipërinë të Bashkuar”

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari VLORË Dokumentari i paraqitur nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dy ditë më parë në Vlorë, kryeministrit Berisha i ngjason me librin e Enver Hoxhës, “Ku-jtimet e vegjëlisë”. Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në qarkun e Vlorës, një ditë pas prezantimit të kandidatëve të PS-së, Berisha tha se vlonjatët nuk kanë nevojë për kujtimet e fëmijërisë së Ramës. “Ata që ndoqën paraqitjen, kon-statuan se hyrja e paraqitjes ishte si ku-jtimet e vegjëlisë’. Një dokumentar që iu kujtoi vlonjatëve të gjeneratës tjetër li-brin e Enver Hoxhës “Kujtimet e veg-

jëlisë”. Së dyti, kam besim të madh se vlonjatët nuk kanë shumë nevojë për ku-jtimet e fëmijërisë sime, të Ramës apo kujt tjetër. Ata kanë nevojë për shkol-la, për rrugë më të mirë, më shumë tur-izëm, për prodhim më të madh, për vende pune, kanë nevojë për integrim të mëtejshëm me Europën, kanë nevojë për një Vlorë që është në lartësinë e potenci-aleve të mëdha, natyrore e njerëzore që ka”, - tha dje Berisha. Kryeministri shtoi se ndryshe nga sa mendon Rama, vlon-jatët nuk janë të izoluar, pasi lëvizin pa viza nëpër Evropë. “Unë ftoj çdo qytetar

të Vlorës që ndjehet i izoluar, të mos e votojë kurrë Sali Berishën”,- shtoi ai. Berisha theksoi gjithashtu se vetëm kjo mazhorancë mundëson statusin e ven-dit kandidat. “Tani (Rama) s’përmend Fierin, përmend Ilirin. Fieri, ishin këshilltarë të PS-së që kaluan tek LSI. Pra ata i quajti armiq, ndërsa marrjen e Ilirit e quan fitoren më të madhe. Rëndë-si ka që këta zotërinj, t’iu besosh këtyre ëndrrën, projektin më të madh, për gratë, burrat, fëmijët e këtij vendi, është njësoj si të shkosh në shkretëtirë për të gjetur eskimezë”, tha ai.

Berisha: Dokumentari i ramës, si “kujtimet e Vegjëlisë”

Patozi: “Edi Rama, Vlora nuk të lë të kalosh. Ne do t’i themi Jo modelit Rama-Kokëdhima. Do i themi Po zhvillimit të Vlorës, Po vendeve të punës, do i themi Po Vlorës”

VLORË Në prezantimin e kandi-datëve të PD-së për qarkun e Vlorës, kryeministri Sali Berisha ftoi vlonjatët që të votonin për modelin e zhvillimit, investimeve dhe punësimit. Në kahun tjetër, si-pas tij, ka vetëm një model; “Rama-Ko k ë d h i m a ” . “A l t e r n at iva e Ramës, për ta kuptuar, ju bëj thirrje të lexoni për Kokëdhimën. Çfarë është Kokëdhima, është sim-boli, ikona e spekulimit mbi tokë. E nisi me Hajdin Sejdinë, me faj-det, përfundoi në menaxherin de facto të Bashkisë së Tiranës për 11 vite. Pse zoti Rama në dokumen-tarin për kujtimet e vegjëlisë nuk vendose asg jë nga kujtimet e Bashkisë? S’i vendosje dot, se modeli që vendose në bashki për 11 vite ishte modeli i drejtuar nga Kokëdhima që fitonte 80% të ten-derave. Ecën me një platformë akuzash, mohimi”, - u shpreh kreu i ekzekutivit. Berisha aku-zoi sërish opozitën për bllokimin e statusit të vendit kandidat. “Vetë Komisioni Europian kishte bindur zotin Rama dhe kishim rënë dakord për të votuar 3 ligjet. Zoti Rama nuk i votoi kurrë lig-jet. Bllokoi statusin. Do t’i bëjmë një pyetje nga ky shesh kreut të PS-së. Erdhe këtu dhe shpalle izolimin e thellë në të cilin e pas-

ka zhytur Berisha, Vlorën. Zotëri, Vlora kryeqendra historike e kombit, sot anëtare e NATO-s. Vlora është qytet i qytetarëve që lëvizin të lirë pa viza në Europë. Vlora, qytet i një vendi që plotë-soi të gjitha kushtet për statusin e kandidatit, qenka i izoluar”. Po ti që nuk voton 3 ligjet për t’i mohuar statusin, ç’të drejtë ke ti?”- iu dre-jtua Berisha, Ramës. Kryeministri premtoi 7 milionë turistë për këtë vit, ndërsa i mbetet qëndrimit të tij se Shqipëria do të përmbushë të gjitha kriteret për heq jen e vizave me SHBA-në. “Ne jemi një forcë politike serioze, ne bëjmë gjithçka për të mbajtur fjalën to-në. Premtuam rritje rrogash dhe pensionesh, i dyfishuam ato, premtuam anëtarësimin në NA-TO, sot jemi anëtarë të NATO-s, premtuam liberalizimin e vizave, sot lëvizim pa viza. Ju premtoj se do bëjmë gjithçka për të hequr vizat me SHBA, vendin mik”- tha ai. Gjatë prezantimit të djeshëm, foli edhe kryetari i grupit të pu-nës dhe ai që kryeson listën e kandidatëve për deputet në këtë qark, Astrit Patozi. Ky i fundit shigjetoi dyshen Rama-Kokëdhi-ma, të cilët kryesojnë listën e de-putetëve nga ana e PS-së për këtë qark. Patozi u shpreh gjatë fjalës së tij se Vlora do të ndalojë mode-lin “ama-Kokëdhima”. “Më 23 Qer-shor, Vlora nuk do të votojë vetëm për vete, por për të gjithë Shqipëri-në, për të sprapsur modelin e shëmtuar Rama-Kokëdhima…Vlonjatët e dinë mirë se Rama me mos votimin e ligjeve të statusit, nuk bllokoi vetëm integrimin në Europë, por bllokoi shtrimin e rrugëve, ndërtimin e By- Passit aq

Vlorë, Berisha: alternativa e ramës është modeli kokëdhima

të rëndësishëm për këtë qytet, si dhe shumë vepra të tjera, shkolla, spitale, investime në të mirë të qytetarëve të Vlorës dhe te gjithë Shqipërisë”,- tha ai, duke hequr më pas një paralele me punën që Rama ka zhvilluar në Tiranë si kryetar i Bashkisë.

“Ai ju premtoi rrugë, ju premtoi uljen e taksave për biznesin, ndër-sa në Tiranë në 11 vite shkatërroi sheshin Skënderbej, nuk mbështeti

biznesin, pasi ai punoi për Kokëd-himën, partnerin dhe ortakun e tij në grabitjen e Tiranës në 11 vite. Të njëjtën gjë kërkon të bëj edhe në Vlorë, kërkon që biznesmenët e Vlorës të punojnë për Koçon, i cili nuk di të paguajë taksa…Edi Rama, Vlora nuk të lë të kalosh. Ne do t’i themi jo modelit Rama-Kokëdhi-ma. Do i themi po zhvillimit të Vlorës, po vendeve të punës, do i themi po Vlorës”,- tha ai.

“Më 23 Qershor, Vlora nuk do të votojë vetëm për vete, por për të gjithë shqipërinë, për të sprapsur modelin e shëmtuar Rama-Kokëdhi-ma…Vlonjatët e dinë mirë se Rama me mos votimin e ligjeve të statusit”

Page 7: Gazeta Mapo

7kronika e ditës 20.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Leonard Bakillari

TIRanË Gjykata e Tiranës urdhëroi pak ditë më parë arrestimin e një oficeri pol-icie, i cili dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj një prokurori për lir-imin e një personi që ndodhej në qeli. En-ton Softa u prangos pas përgjimeve të kr-yera, ku rezulton se ai kishte kërkuar shumën e 8 milionë lekëve nga babai i të arrestuarit, për t’i dhënë prokurorit. Në 14 mars të këtij viti, shtetasi Agim Ago kallëzoi në polici prokurorin Ermir Be-ta, i cili sipas tij i ka kërkuar shumën e 8 milionë lekëve për të ndryshuar masën e sigurisë për djalin e tij, Lavdërim Ago, i arrestuar nga policia e Beratit pas një konflikti. Nga përgjimet rezulton se ofi-ceri i policisë mbante kontakte të vazh-dueshme me kallëzuesin të cilin e siguron-te se djali do të dilte nga qelia brenda datës 29 mars në këmbim të 8 milionë lekëve. Hetimi që përfundoi me arrestimin e ofic-erit të policisë dyshohet se është dekonspi-ruar, pasi Enton Softa thotë në përgjime se prokurorit i ka shkuar fjala që po e hetojnë. Në një nga bisedat me kallëzuesin, Softa shprehet: “Montuan edhe kamera atje, se mos vete të çosh lekët në zyrë se do të mar-rin për korrupsion pasiv”. Në datën 20 mars, ata nisen në drejtim të Tiranës, ku sipas përgjimeve do t’i çojnë lekët proku-rorit, por gjatë rrugës, oficeri i policisë vëren një automjet që e ka ndjekur që prej qytetit të Beratit. Për këtë arsye, ai thotë se nuk mund t’i dorëzojnë paratë, por të kthe-hen sërish në qytetin e Beratit. “I kishte shkuar haberi edhe atij. Ki mendjen i kishin thënë. I thashë këtu-këtu më është qepur njëri tërë rrugës. Më tha mua mos na kanë bërë ndonjë hile?”- thuhet në një nga bisedat e përgjuara. Por dekonspirimi i hetimit provohet në fund të bisedave, kur kallëzuesi takohet me avokatin e djalit të tij dhe mbrojtësin e personit tjetër të përfshirë në konflikt. Avokatët thonë se “ata kanë frikë” dhe më pas shkojnë në prokurori. Sapo dalin prej andej, ata i thonë kallëzu-esit se nuk do gjë njeri prej tij. “Ik ore, s’do gjë njeri. Po ik ore më lër rehat”- i është dre-jtuar një prej avokatëve kallëzuesit, pasi ka dalë nga Prokuroria e Beratit.

korrupsioni në prokurori, si u dekonspirua operacioni në berat Përgjimet zbardhin mesazhin që i kishte mbërritur prokurorit, për të mos marrë 8 milionë lekë në këmbim të lirimit të një të arrestuari. Oficeri i arrestuar: Prokurori më tha që miku yt po na merr më qafë! I kishte mbërritur informacioni

në datën 20 mars 2013, në intervalin kohor 13:20-18:20 shtetasit agim ago dhe enton Softa janë nisur në drejtim të Tiranës për t’i çuar shumën e parave të kërkuara prokurorit të çështjes. Gjatë bisedave mes tyre, shtetasi enton Soft a ka shfaqur dyshime se ishin në ndjekje nga policia. ai identifikon targën e mjetit që i ka ndjekur që nga qyteti i Beratit dhe për këtë arsye, sipas tij nuk është realizuar dorëzimi i parave. agimi: Me përqindje, aman me përqindje. Unë i thashë do shes vreshtin…eno: Nga momenti që do t’i japim lekët nuk do llafosësh me asnjë njeri në botë..eno: As ja dhashë këtij në dorë, as se. i kthejnë letrat nga e para prapë, e çove çunin dëm pastaj, i bën të madhen. eno: Vepra që i kanë vënë ata e ka 10 deri në 20 vjet… E zëmë se do t’i vejë minimum 10-të vjet. Ky hetim do të mbyllet mbas tre katër muajsh. Me pranim akuze do të ulet një e treta e dënimit, mbeten 7 vjet…eno: Muhabeti është i mbyllur, me të dorëzuar këto e ke 100 milion për qind të mbyllur.eno: Ç’janë këta?Agimi: Eee, ça bën ai?eno: ishin në Berat ata, nga Berati po vinin… i fiksova, kishte një të çarë ai. i fiksova që në Posh-një unë, mbrapa nesh po i shikoja nga pasqyraeno: Edhe kur të dali çuni po të pyesin i dhe, s’dhashë gjë thuaji. Di unë ça u bë, se mora vesh ça u bë. Asnjë gjë nuk dhashë… se t’i kthejnë letrat nga e para dhe e ha sa krahu pulën pastaj. të mallkosh veten…eno: Prapë ky benci prapa nesh?... Ore ai benci mbeti prapa nesh ai, mos ke folur në ndonjë vend ti?.... janë policia, na ruajnë… Çe hapi krahun këtu ky me targë përpara… s’po më pëlqen kjo makinë e t’i gimi.. po na patën ndjekur dije se na kanë përgjuar…eno: s’ja japim fare sot. Kthehemi prap me leket në Berat. Po q…. t’ëmën si do t’i vijë terezia…eno: Erdhën deri aty nga mbrapa ata, erdhën nga mbrapa atij, erdhën nga mbrapa këtij… Kur të kthehemi, kastile i ngatërrova. Nga vajta unë, andej vinin ata… Kështu që s’do bëjmë gjë sot. E rregullova me botin…

eno: i kishte shkuar haberi edhe atij. Ki mendjen i kishin thënë. i thashë këtu-këtu më është qepur njëri tërë rrugës. Më tha mua mos na kanë bërë ndonjë hile? s’bën vaki, është njeriu im i thashë unë. Do ta ketë më keq për veten e tij, se për mua. O ça thoj i thashë unë, as bëhet fjalë fare. je mirë i thashë unë, ai thotë vetëm të dali…eno: Ermiri më tha mua, mbaji ti, në momentin që do nxjerrim çunin tha, në atë kohë do m’i sjellësh… po ore po, i thashë unë këtu, këtu muhabeti tani. Ai i ra hilesë dhe ai direkt edhe atë e kishin paralajmëruar. Kini mendjen…eno: Katër herë në tiranë. Ne u futëm nga krahu poshtë, më tha në telefon ai hajde lart, unë kas-tile ja futa poshtë. Ata nga mbrapa nesh. agimi: Edhe me ty nuk do flasim më, nuk do takohemi në Berat më.eno: As te dyqani im, as në telefon… Ore hajt se po të bëjmë, do t’i rregullojmë gjërat po hajtë.agimi: Ose këtij të fundja ja bijmë lekët kur të niset për tiranë ky.eno: Po ç’ke ti, këtij do ja nis unë, ti do m’i sjellësh mua, unë do ja çoj me një njeri tjetër.

në datë 26 mars 2013, kallëzuesi takohet sër-ish me shtetasin enton Softa, i cili i thotë se prokurori e ka pritur keq. Sipas tij, prokurori i ka thënë se miku i tij (kallëzuesit) ia kishte punuar. “ai miku jot më tha mua, na e ka me të future”- thotë eno në bisedën me kallëzuesin. agimi: E takove Ermirin?entoni: E takova, më priti keq.entoni: Ai miku jot më tha mua, na e ka me të futur tha.entoni: Ku di unë!... Montuan edhe kamera atje se mos vete të çosh lekët në zyrë se do të marrin për korrupsion pasiv. Vunë mikrokamer te zyra e atij. Më lër kohë më tha mua të kthjellohem tha, t’i shikoj njerëzit, t’i njoh vetë. Ka mundësi më tha lëmë rehat fare. Më lër pak kohë të kthjellohem. Nuk rrezikoj unë tha, i thashë unë të vijë të të takojë avokati. Flas vetë me avokatin. Më lër ca kohë të kthjellohem tha se…agimi: Kështu më tha edhe mua….entoni: Po ashtu mos i shko më se do të marrin për korrupsion pasiv, do të të fusin në burg këta.entoni: Do kthjellohem unë tha ai. i kanë thënë

që po t’i sjellin lekët me numra serie. Edhe mua më tha njëri këtu…entoni: Miku jot më tha do të na marri në qafë ty dhe mua. Ç’ne mua i thashë, as mua, as ty. Mos e ço nëpër mend. Ore, mua më erdhi llaf i saktë, më tha mos. Unë u futa për të bërë nder ty tha ai. Unë të thashë tha ai po qe se e rregul-lon me atë të madhin tha ai, unë s’doja g jë. Kam marrë edhe shumë kështu tha ai. siç duket nga ajo që…entoni: Dola lart te rruga unë, dy makina prapa. Me një nga ato makinat unë e kam kapur një herë katër veta, një tjetër pastaj prap nga mbrapa. E kupton që ata të janë vënë ty nga mbrapa tani edhe thonë është e sigurt që do të ja japi këtij. të premte, të shtunë, të diel s’u takuam bashkë ne, asnjë lloj makine. Erdhe ti dje, kështu që telefoni im është në përgjim, e dëgjojnë ata bam, bam, fillojnë lëvizjet. agimi: telefoni tat edhe mund të jetë edhe i imi.entoni: jo jo, i imi, i imi është 100 për qind. se dhe boti që më tha sot, më tha mua, ki kujdes më tha mua. tha mos bëj nder tha se me dashje apo pa dashje po të çojnë dëm. Kështu që…agimi: të priti keq ty ëë?entoni: Boti më tha tullë, më ka ardhur infor-macioni tha. Njeriu jot tha do na e fusi të dyve. i thashë unë ore s’bën vaki, ore kështu ça po të them unë tha. se më tha, më thanë drejt për drejtë, megjithatë më tha mua, më lër kohë të kthjellohem. agimi: i çuan ata gjame t’ju bënin gjyq edhe s’vajti ky prokurori. entoni: sot?agimi: Eeeentoni: Epo e di unë atë. agimi: Eeeentoni: E di unë, dje ka qenë kështu. Dje tre herë e kam marrë unë, tre herë më, s’kishte bërë vaki të më bërtiste.agimi: Kush të bërtiti?entoni: Ky.agimi: Ermiri?entoni: ik lëmë rehat më tha mua, se kam shumë punë. sot e takova në mëngjes te dera unë. Opo dale një çik i thashë unë. Nuk rrezikoj unë tha ai. Unë u futa për ty tha ai, nuk futem unë tha ai.

përgjiMet e shefit të reNDit Me kallëZuesiN

Page 8: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

20.05.2013

Page 9: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9

CMYK

20.05.2013

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj”

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, [email protected], www.uet.edu.al

Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët

CEZ Shpërndarje

E-BILL

ANKESA DHE SQARIME

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

FACEBOOK

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave.

E-mail:[email protected][email protected]

Tel: 042274141042274184

Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të

gjithë vendin.

Dispeçeria Rajoni Qendër – 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025Dispeçeria Durrës – 052 22097Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

17 (2

62), V

iti V

iii b

otim

it p

rill

201

3 Ç

mim

i 300

lek

ëe

përm

uajs

hm

e

SAIMIR PIRGU

Një intervistë intime në apartamentin nju jorkez të tenorit. Ditët e tij nëpër botë, karriera, malli për të afërmit, marrëdhëniet me Domingon e yje të tjerë të Operas. Rrëfimi i çiltër i një djali

që u rrit me qumështin pluhur që e ëma merrte si racion në Metalurgjikun e Elbasanit.

doRëShkRIMI / VItet ‘50, AnA e eRRët e StUdentëVe ShqIPtARë në bAShkIMIn SoVjetIk

FëMija i MEtaluRgjikut, DON alFREDO i bOtës

kAStRIot ISlAMIPS ka ‘vdekur’, tani kemi Partinë e Ramës

deShMIA‘Fantazma’ shqiptare në shtëpinë e julian Amery

edISon YPILasgushishtja është standardi im

dokUMentLetra e fundit e Esat Toptanit, shkruar ditën e vrasjes

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

Dashuri vlonjate

Nga Bujar Kapexhiu

Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në ra-portimin e tyre të përdit-

shëm, deri tani ka mbizotëruar mod-eli i “rojtarit” (Gatekeeper): gazetari vendos jo vetëm për përmbajtjen që përçohet në media, por bën edhe seleksionimin dhe përpunimin e in-formacioneve të botueshme apo të transmetueshme. Kjo ka qenë prak-tikisht aureola që e ka shoqëruar profesionin e gazetarit të medias tradicionale, deri sa u shfaq inter-neti. Moria e informacioneve që vër-shojnë nga web nga burime të ndry-shme, ka nxjerrë në pah një detyrë të re të gazetarëve: renditjen dhe sistemin e përmbajtjes së informa-cioneve. Kështu që sot “Gatekeeper” po kthehet përherë e më shumë në një “Gatewatcher” dhe “mbështetës”.

Ky dimension i ri i gazetarit e ka vendosur atë në një marrëdhënie të re me platformat mediale ekzistuese. Nëse deri dje platforma mbi-zotëruese ishte media gjeneraliste, fokusimi te ngjarjet dhe temat e mëdha “të prodhuara” kryesisht në kryeqendrat e banimit, sot ky raport është prishur. Duke sjellë kësisoj një disbalancim të raportimit në qendër dhe periferi. Me anë të disa mode-leve të reja interaktive, siç janë plat-format hiperlokale, të cilat shfaqen në formën e gazetave apo formateve të tjera të medias lokale që ofrojnë informacione shtesë dhe mbi të gjitha, informacione alternative, bëhen më të prekshme pikat e dobë-ta të gazetarisë sot: një gazetari e fik-suar tek “e madhja” që lë pas dore të përditshmen.

Platformat hiperlokale vs. media gjeneraliste

Në njëfarë mënyre, hiperlokalite-ti në media, edhe pse nuk është tra-jtuar më vete, nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar deri tani. Atë e kemi ndeshur në formën e gazetave të për-ditshme apo të përjavshme në qytete dhe krahina larg qendrës, por që nuk patën jetëgjatësi.

Media gjeneraliste e fokusuar në jetën sociale dhe politike të përqen-druar në kryeqytet, siç është rasti i Shqipërisë, nuk ia del dot më të për-faqësojë shoqërinë e gjerë si të tillë. Lajmi lokal merr vëmendjen e me-dias gjeneraliste vetëm kur vlera e tij përcaktohet nga redaksia si “e lartë”, në këtë rast, reduktimi bëhet kryesisht në katastrofa të bujshme natyrore dhe njerëzore.

Po kaq të lëna pas dore janë edhe komunitetet e margjinalizuara brenda qendrës, të cilat mbulohen vetëm sporadikisht nga mediat gjeneraliste dhe sidomos pas një fushate reklamuese të vetë këtyre komuniteteve. Të paktën në formën e gazetës së shtypur, qasja profesio-nale ndaj tyre ka qenë dhe mbetet e vështirë deri sot.

Por interneti duket se e ka kaluar këtë distancë. Sa më shumë gjener-aliste bëhen mediat, aq më shumë duket se lexuesi kërkon dhe i mun-gon e përditshmja, një komunitet ku të gjejë dhe rigjejë vazhdimisht vet-veten dhe të tjerët në raport me të. Modeli hiperlokal i Everyblock inici-uar fillimisht në Boston vite më parë dhe i aplikuar ndërkohë me sukses në qytete të mëdha europiane, tregon nevojën për identifikim më të madh të shoqërisë me mjedisin ku jeton, të cilën mund ta përkufizonim edhe me termin “nevojë për afërsi sociale”.

Duke përmbledhur sa thamë de-ri tani, me media hiperlokale do të nënkuptojmë portalet informative apo të lajmeve online që merren

kryesisht me nevojat e një komunite-ti lokal në aspektin gjeografik, por edhe me ato të grupeve të margjinal-izuara. Në krahasim me mediat tradicionale që mund të kenë vepru-ar në rrafsh lokal dhe rajonal, plat-format hiperlokale kanë një fokus më të ngushtë dhe specifik. Për hir të kostove të ulëta të produksionit, ato trajtohen ndërkohë si pjesë e rëndësishme e gazetarisë online.

Studiuesit e medias i ndajnë këto platforma hiperlokale në tri katego-ri të rëndësishme.

Së pari, kemi faqet autoriale ose redaksionale (pra, që drejtohen nga një person apo redaksi e caktuar). Së dyti, kemi faqet agregate, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër përveçse mbled-hin lajme dhe informacione hiperlo-kale nga website-e të tjera, dhe këto i transmetojnë dhe ndërmjetësojnë më tej.

Dhe së treti, kemi faqet e gazetar-isë qytetare (Citizen Journalism) që fillon me blogjet e individëve të ndryshëm.

Lajmi hiperlokal: E ardhmja e gazetarisë?Përse media gjeneraliste nuk ia

ka dalë deri tani të përfaqësojë plotë-sisht komunitetet e ndryshme shoqërore në larminë e tyre? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e rëndësishme sepse hedh dritë mbi funksionet e platformave hiperlo-kale. Mungesa e burimeve njerëzore, por edhe financiare ka sjellë mosmbulimin në kohë dhe cilësi të ngjarjeve të jetës së përditshme. Këtë mungesë të punës gazetareske, në epokën e internetit, ka në dorë ta mbushë vetë publiku, në rolin e lex-uesit, dëgjuesit apo shikuesit. Lajmi hiperlokal kryesisht në web e kthen lexuesin e tij në “gazetar”, formulues dhe seleksionues, dhe mbi të gjithë në një shpërndarës të tij. Nëse për gazetarët kritika më e madhe në dekadat e fundit ka qenë shkëputja e kontaktit të tyre personal dhe fizik nga lexuesit, lajmi hiperlokal për-piqet ta vendosë sërish këtë kontakt.

Në një treg mediatik si ai shqip-tar, ku gazetat lokale janë gati in-ekzistente, një platformë hiperlo-kale kthehet në një alternativë të vërtetë pasi e çliron konceptin nga financimi si dhe nuk është e lidhur me mungesat e burimeve njerëzore.

Kohët e fundit të bien në sy krye-sisht platformat hiperlokale të apli-kuara në disa qytete shqiptare, si Sa-

Është koha e lajmit hiperlokal

komeNt

JoNila godole

Pra, platformat hiperlokale forcën e tyre e kanë sidomos në këto anekse të lëna pas dore nga media tradicionale që përjeton sot krizën e saj jo vetëm financiare, por mbi të gjitha një krizë besimi. gazetaria tradicionale duket se është shkëputur nga lexuesi. Platformat hiperlokale po pozicionohen fillimisht si burime alternative krahas mediave lokale, si një zë i dytë për shoqërinë, dhe pesha e tyre do të rritet, sa më shumë të ulet cilësia e këtyre të fundit.

randa, Vlora, Shkodra, por edhe në rang rrethi apo komune. Portali “Sa-randa Web” për shembull e përku-fizon misionin e tij, si: “Një faqe për të gjithë sarandjotët dhe adhuruesit e saj”. Aty mund të gjesh njoftime për aksidente dhe ngjarje tragjike, njoftime për ndeshje sportive dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre, por edhe problematika sociale, projekte për të ardhmen e qytetit, oferta tur-istike etj. Gjithashtu, një element shtesë është interaktiviteti i lexuesve dhe “miqve” të faqes, të cilët rapor-tojnë, por edhe vlerësojnë, apo kri-tikojnë informacionet e paraqitura. Autorët e faqes janë një grup i vogël i përbërë nga gazetarë - që kanë punuar deri para pak vitesh në me-dian lokale të Sarandës dhe zonave përreth, por edhe si korrespondentë të mediave gjeneraliste në kryeqytet – dhe menaxherë kulturorë që kanë kontribuar pranë bashkisë së qytetit apo në organizata jofitimprurëse. Vetë krijuesit e kësaj platforme e shohin punën që bëjnë si një përzi-erje mes gazetarisë profesionale dhe punës reklamuese me publikun (PR), duke bashkuar interesat e kon-sumatorit dhe biznesit vendas.

Ndërsa për këtë platformë hiper-lokale mund të themi se ajo i përafrohet shumë modeleve simotra në gjithë botën për nga misioni dhe shërbimet ndaj komunitetit të qytetit e më gjerë, qytete të tjera të Shq-ipërisë si Shkodra, Elbasani, Korça, Durrësi etj, janë ende në fazën e parë të zhvillimit. Ofertat hiperlokale ja-në më shumë në formën e blogjeve personale, nga individë që personi-fikohen me qytetin apo komunitetin e tyre, por pa u kthyer ende në një motor gjenerues dhe bashkëpunues mes aktorëve pjesëmarrës në komu-nitetet nga ata vijnë. Kështu që del nevoja e orientimit të këtyre faqeve drejt nevojave të përdoruesve.

Ndërkohë shumë pozitiv po re-zulton përdorimi i platformave hip-erlokale nga organizatat jofitim-prurëse dhe institucionet e tjera që operojnë në vend. Pothuajse të gjitha janë prezent në rrjetet sociale. Duke sjellë vetëm një apo dy shembuj: qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve CRCA (Children’s Human Rights Centre of Albania) publikon

vazhdimisht aktivitetet që bën dhe kërkon mendimin e publikut dhe të të interesuarve për projekte dhe tema relevante në të ardhmen. Për-ditësimi i vazhdueshëm me lajme dhe informacione lehtëson punën e gazetarëve në mediat gjeneraliste, të cilët mund të kenë akses në materi-alet e publikuara pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht. Po ashtu, mar-rëdhënia ndërnjerëzore mes au-torëve të faqes online dhe të intere-suarve, qofshin këta gazetarë apo të tjerë, siç e dëshmojnë të dyja palët është më dinamike, më e shpejtë dhe e dobishme.

E njëjta gjë nëse do të vëzhgonim platforma të tjera hiperlokale me një fokus tematik shumë të ngushtë, siç është për shembull faqja online “An-imal Rights in Albania, Now!” që merret me të drejtat e kafshëve në vend, por edhe me adoptimet e kaf-shëve apo njoftimet për kafshë shtë-piake të humbura. Faqja ndiqet mo-mentalisht nga rreth 15.000 persona. Të drejtat e kafshëve tematizohen shumë pak në median gjeneraliste, ndërkohë që nga mesazhet që shkëmbehen në komunitetin e per-sonave që mbrojnë këtë kauzë të kri-johet përshtypja se interesi për këtë fushë është gjithnjë në rritje.

Pra, platformat hiperlokale forcën e tyre e kanë sidomos në kë-to anekse të lëna pas dore nga me-dia tradicionale që përjeton sot krizën e saj jo vetëm financiare, por mbi të gjitha një krizë besimi. Gaze-taria tradicionale duket se është shkëputur nga lexuesi. Platformat hiperlokale po pozicionohen filli-misht si burime alternative krahas mediave lokale, si një zë i dytë për shoqërinë, dhe pesha e tyre do të rritet, sa më shumë të ulet cilësia e këtyre të fundit.

Nga ana tjetër, ky zhvillim përbën një shans edhe për gazetarët e medi-ave lokale, të cilët duke publikuar në mënyrë krosmediale, jo vetëm mund të rrisin të ardhurat e tyre, por edhe ta mbajnë në jetë profesionin e gaze-tarit.

*Autorja është gazetare dhe Pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Analiza është botuar së pari në Medi@Link, revistë online e Institutit

Shqiptar të Medias.

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 20.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

22 Blog / daullet e shiut në konventën e Partinë Socialiste

Kulturë / londo: Kafeneja e lidhjes së Shkrimtarëve ishte e mbushur me “çimka”

universitet / Shtetet nordike, na ishte njëherë parajsa e arsimit falas

Ajo që ka rëndësi është çfarë bën me paratë e tua, dhe jo nga vijnë ato.   merton miller 

Studiuesit shqiptarë, njëherë e mirë duhet ta kuptojnë që nuk mund të krijojnë «disidentë» vetëm pse duan ta kenë një të tillë. letërsia shqipe, për shumë arsye (politike e psikologjike), nuk e ka njohur disidencën dhe ne duhet ta studiojmë si të tillë, pa pasur nevojë të shpikim disidentë në demokraci.

kleJd këlliçi

Strategjitë e zgjedhura

nga PD e PS janë të

rrezikshme e nuk premto-

jnë asgjë të mirë për të ardhmen.

Ndoshta betejat për

jetë a vdekje e kanë këtë

pasojë. Jetë a vdekje ajo e

Berishës për të treguar që

qëndron akoma si fig-urë politike, jetë a vdekje ajo e Ramës për të mun-

dur atë që është sot

makthi më i madh i së

majtës.

komeNt Djathtas nuk pati presion dhe kundërshtime për listat. Të përjashtuarit nuk reaguan dhe as tha-në që ky ishte fundi i rrugëtimit me PD,

përkundrazi manifestuan devocionin ndaj partisë duke u treguar të gatshëm të punojnë për fushatën. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme po të mos kishte patur reagime as në kampin tjetër, sikurse bëri A. Ma-laj apo ndonjë tjetër. Paradoksalisht, lista e së majtës është goxha më e majtë qoftë dhe në përfshirjen e miqve apo shokëve të kryetarit, qoftë dhe në mospërfshirjen e mbështetësve të ish-kryetarit të PS. Ishte moralisht më i papërshtatshëm në kuadrin e ‘Rilindjes’ pakti me LSI, sesa ‘azili politik’ që PD iu bëri tre ish-deputetëve të PS. Në të djathtë, debate nuk pati dhe shumëkush u habit. Disa ia mveshën këtë dëshirës pragmatike të Berishës për të zgjeruar bazën e koalicionit të tij, e di-sa të tjerë treguan se në PD askush nuk bzan, qoftë dhe se nesër mund të përjashtohet nga frytet e fitores së ngushtë. E logjikshme që brenda PD nuk ka debat, por dhe aq i logjikshëm ka qenë dhe prezantimi i depu-tetëve të ‘rinj’ në familjen e djathtë. Në internet qarkul-lon një foto e grave të rëndësishme të PD dhe në krah të tyre, Kastriot Islami. Pa dashur të komentojmë nën-tekstin komik që iu dha fotos, vihet re një ndryshim themeltar mes PD e PS. Berisha i paraqiti deputetët e rinj si ‘plaçkë lufte, si të konvertuar në religjionin ‘djathtist’ duke bekuar për më tepër orientimin e tyre të ri. Islami, Kadeli e Dogjani (por më shumë Islami) u parakaluan si të mundur në ‘në triumfin’ e atij mitin-gu dhe jo si vlera shtesë që do t’i sillnin diçka më shumë të djathtës. Është diçka që Berisha bën dhe ka arritur ta bëjë gjithmonë mirë, të larguar apo të rinj hyjnë në PD, jo për ta shpëtuar por më tepër për t’u konvertuar, si dikur ‘djemtë plangprishës’ të Aleancës Demokra-tike apo PDR. Është pikërisht kjo që Berisha iu ofroi simpatizantëve të tij si për t’u thënë se gjithë këto vite ai kishte të drejtë.

E kundërt ishte situata brenda PS dhe sidomos pas aleancës së 1 prillit, kur Socialistëve nuk iu ofrua dorëzimi i LSI - por një pakt ku palët do të shohin part-nerin me dyshim, njëfarë kontrate martesore ‘intere-si’, kushtet e së cilës janë të përcaktuara që përjashto-jnë flirtet por jo marrëdhëniet jashtëmartesore. Jo më kot ‘çifti’ po zhvillon një fushatë të ndarë me të vetmin nëntekst që i bashkon, atë të anti-berishizmit. Dikush një ditë tha se aleanca majtas do të fitojë zgjedhjet sepse LSI do të ruajë votat e veta, por tashmë nuk dihet nga kush, ndoshta nga njëri- tjetri. Si Rama dhe Meta hyj-në në garë me objektiv marrjen e pushtetit por me nën-tekste thuajse të ndryshme. I pari do të jetë kryemi-nistër, por mbi të gjitha kryetar i padiskutueshëm par-tie, me një listë-cocktail që përherë e më tepër i përng-jan administratës së ish-bashkisë së Tiranës, përzier me Mjaftin dhe biznesin e ndërtimeve. I dyti kërkon të përjetësojë modelin e partisë që në fund vendos, bën e zhbën qeverinë. E megjithatë, pak socialistë do t’ia dinë për nder nëse Meta do të mundësojë fitoren në këto zgjedhje. Mazhorancat, siç mëson LSI pas 2009, bëhen e zhbëhen brenda natës, qoftë dhe përpara një kafeje të thjeshtë e jo më një banketi me ngjala. Në ko-tecin e së majtës ka vend vetëm për një gjel, gjë që nuk siguron askënd mbi stabilitetin e paktit Meta-Rama.

Strategjitë e zgjedhura nga PD e PS janë të rrezik-shme e nuk premtojnë asgjë të mirë për të ardhmen. Ndoshta betejat për jetë a vdekje e kanë këtë pasojë. Jetë a vdekje ajo e Berishës për të treguar që qëndron akoma si figurë politike, jetë a vdekje ajo e Ramës për të mundur atë që është sot makthi më i madh i së majtës.

*Frazë e marrë nga filmi ‘Il Divo’ 2008.

Lufta bëhet me ushtarët që ke….por mund të zgjidhen dhe më të mirë*

“Lexime të veprës së Bilal Xhaferrit”, përgatitur nga Departamenti i Letërsisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, me shkrimet që ka brenda dhe me mënyrën e përgatitjes, duke u munduar të zbulojë në letrat shqipe disidencë, ka përfunduar në pseudoshkencë. Ky libër nuk është homazh për Xhaferrin, por akuzë ndaj Kadaresë

Më 1622 u instalua “propa-ganda” si term dhe aktiv-itet kishtar. Në dekadën e

fundit të shekullit XVIII, “propagan-da” u sekularizua, kurse nga mesi i shekullit XIX mori konotacione poli-tike dhe religjioze, derisa në shekul-lin njëzet u politizua skajshëm nga nazizmi, fashizmi dhe komunizmi. Në të gjitha rastet e përdorimit, pro-paganda ka qëllimin e njëjtë: përhapjen e një informacioni vetëm nga njëra anë, duke fshehur anën tjetër. Propaganda, sot si dikur, është fshehje e të vërtetës objektive, për një të vërtetë subjektive (individuale, klanore, partiake). Kjo praktikë është aktive edhe sot në media, por edhe nëpër departamente letërsie.

Një shembull të pastër të propa-gandës e jep edhe libri “Lexime të ve-prës së Bilal Xhaferrit”, në të cilin shfaqet hapur mjerimi akademik dhe “shkenca” tendencioze që dom-inon në sferën letrare shqiptare. Si të gjithë librat propagandistikë, në njërën anë edhe ky duket se ka qël-lim të mirë. Duket, por nuk ka, pasi ai realisht nuk është përgatitur për nder të Xhaferrit, por për inat të Kadaresë. Madje, nga ngutja për të goditur Kadarenë, libri është përgat-itur pa kujdesin e nevojshëm. Ka shkarje teknike, gabime gjuhësore, kaos në radhitje, si dhe, sado që bot-imi pretendon të jetë shkencor, në të nuk ka asnjë shkrim shkencor, por vetëm ese (Bashkim Kuçuku, Ymer Çiraku, Floresha Dado, Dhurata Shehri, Agron Tufa, Sabri Hamiti, Nysret Krasniqi e Kujtim M. Shala), seminare (Anila Mullahi) dhe thashetheme (Dritëro Agolli, Vath Koreshi, Edip Hoxha, Ballkize Hali-li, Antika Myrto e Tasim Besho). Sa-do të bukura qofshin esetë, janë tepër personale; sado të mira qof-shin seminaret, kanë diçka naive; sado interesante qofshin kujtimet, ngelin në nivel thashethemesh. Në një botim të përgatitur nga Departa-menti i Letërsisë, lexuesi pret të lexojë shkrime shkencore, jo kutur-isje që më shumë merren me fatin e autorit sesa me veprën e tij, aq sa

duket se ky libër është përgatitur en-kas që te lexuesi të zgjojë mëshirë për “viktimën” Xhaferri dhe urrejtje për “xhelatin” Kadare, pasi që ro-mani “Dasma” u bë shkaktar për in-ternimin e Xhaferrit, i cili, sipas dis-kursit dëshiror të disa autorëve të përzgjedhur në këtë libër, ishte: di-sident, univers, shkrimtar postmod-ern etj., pavarësisht se ai kishte shk-ruar poezi për komunizmin, pavarë-sisht se ishte “univers” që mund të futet brenda një vëllimi dhe pavarë-sisht se talenti i tij në prozë shkonte deri te realizmi, kurse në poezi nuk shkon përtej romantizmit.

Komunisti dhe revizionisti Që në fillim duhet pasur parasysh

që kjo nuk ishte përplasje titanësh, por përplasje në një titan, pasi Kadare nuk u mor me atë që u për-plas në të dhe që u dëmtua jo pak. Derisa në poezi, Kadare herë i af-rohej socrealizmit e herë i largohej, në prozë kishte marrë edhe kritika serioze për shkak se kishte “harru-ar” të përmendte partinë komuniste dhe liderin e saj në romanin “Gjen-erali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe kishte botuar në revistën “Nëntori” një novelë dekadente me titullin “Përbindëshi” (1965), që nuk u lejua të botohej si libër. Ndërsa Bilal Xhaferri nuk kishte shfaqur asn-jëherë elemente dekadente, aq më pak disidente. Ai kishte botuar vetëm një libër me tregime dhe një libër me poezi, ku gjendeshin edhe poezi prokomuniste. Pra, për nga niveli artistik, këta dy shkrimtarë nuk mund të mateshin. Megjithatë, në vitin 1967 vendosën të garojnë në

konkursin letrar për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Bilal X h a f e r r i s h k r u a n r o m a n i n “Krastakraus”, kurse Kadare “Kështjellën”. Fiton “Kështjella”, natyrisht. Mirëpo, kur ende dy ro-manet e konkursit ndodheshin në dorëshkrim, në vitin 1968 Kadare boton romanin “Dasma”, të cilin “ri-vali i konkursit” ia kritikon ashpër, jo pse ishte roman me tezë, sepse përgatitja profesionale e Bilal Xhaferrit ishte shumë modeste që ta nuhaste një gjë të tillë (ai kishte kry-er vetëm shkollën shtatëvjeçare natën), por sepse, sipas tij, “Dasma” ishte roman që “ul femrën shqip-tare”, “roman revizionist”, prandaj “i dështuar”. Këto epitete që Xhafer-ri i nxirrte me mllef, disa studiues të veprës së tij i marrin si disidencë të pastër. Të sulmoje tjetrin për re-vizionizëm në kohën e komunizmit, do të thoshte të mundoheshe t’i hyje në qejf partisë, pasi me fjalën “re-vizionist” etiketoheshin tradhtarët e doktrinës komuniste. Pra, Bilal Xhaferri e mbronte komunizmin nga revizionisti Kadare dhe për këtë sot shpallet disident. Ky është kulmi i paradoksit.

Pas kritikës që i bëri Xhaferri Kadaresë, e pësoi sulmuesi, jo i sul-muari. Pse? Sepse akuza ishte thjesht shprehje e një mllefi (të nxitur mbase nga një inat personal pas humbjes në konkurs), kurse mënyra e artikulimit të mllefit ishte shqetësuese për deba-tet e hapura në lidhje dhe cerbëret e partisë nuk do të lejonin që këtë tur-bullirë ta sillte një njeri “me njolla në biografi”, sado komunist i flaktë të ishte ai, sado i kuq të ishte ai, sado i fiksuar pas të kuqes (“Lirishta e kuqe”, “Purpuranti”).

Ndryshe, një pyetje mund ta sqa-rojë gjithë “disidencën” e Bilal Xhaferrit: pse, pasi iku nga Shq-ipëria dhe u vendos në Amerikë, nuk u bë disident? Ai jetoi atje deri një vit pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe nuk shkrepi asnjë fishekzjarr disidenti për ta njoftuar botën mbi atë që po ndodhte në Shqipërinë komuniste. Ai pati fatin të dilte nga ferri dhe nuk ngriti zërin për të dëshmuar për krimet. Po të përdornim logjikën e një shkrimtarit frëng, kjo heshtje e tij do të mjaftonte për ta cilësuar “bashkëfajtor” për tmerrin në Shqipëri.

Studiuesit shqiptarë, njëherë e mirë duhet ta kuptojnë që nuk mund të krijojnë «disidentë» vetëm pse duan ta kenë një të tillë. Letërsia shqipe, për shumë arsye (politike e psikologjike), nuk e ka njohur dis-idencën dhe ne duhet ta studiojmë si të tillë, pa pasur nevojë të shpikim disidentë në demokraci.

Disidenca, apo pseudoshkenca

ag apolloNi

komeNt

Page 12: Gazeta Mapo

12 universitet

StudImIRasti shqiptaR

Në limit të skadimit të arsimit suedez falasmarsida gjonçaj, e diplomuar për gazetari në universitetin e tira-nës, ka përfunduar në lund të Suedisë një master për Studime europiane në vitin e fundit, kur ky shtet ofronte studim falas. “doja të bëja një mas-ter jashtë dhe kisha dëgjuar fjalë të mira për universitetet në Suedi, si edhe për faktin që arsimi ishte falas, por njoftimin për hapjen e aplikimeve për programin master në Studime evropiane pranë universitetin e lundit e ndesha rastësisht në një website me informacione aka-demike. Programi përshtatej me interesat e mia dhe kështu vendosa të aplikoj. më vonë, pasi aplikova, mora vesh që në programet e bursave nuk përfshihej shkolla ime. gjithsesi, shtysa kryesore mbetej fakti që arsimi ishte falas. Kjo deri në vjeshtën e 2010-ës ama, sepse vitin tjetër shteti suedez futi tarifat e shkollimit për studentët nga jashtë Be-së”, ku-jton marsida fillimin e aventurës së saj nordike. Vetëm se dhe pse pa tarifa shkollimi, duhet të plotësonte një varg pro-cedurash të tjera që nuk e bënin shumë të lehtë sipërmar-rjen. “Puna e vizës ishte disi më e komplikuar, pasi procedu-rat zgjatën shumë dhe madje për këtë arsye e humba javën e parë të shkollës. Për më tepër që ambasada asokohe ishte në Shkup dhe u desh të udhëtoja për në maqedoni për in-tervistën e për të vulosur pasaportën. Shto këtu edhe shpenzimet financiare (tarifa e vizës, udhëtimi vajte-ardhje në Shkup, garancitë bankare në mungesë të bursës), të gjitha këto e bënë atë periudhë akoma më stresuese. megjithatë, krahasuar me disa nga shtetet e tjera, në Sue-di ishte e mundur të punoje pa kufizime edhe duke qenë e pajisur me lejen e qëndrimit si studente”. edhe jetesa në qytetin universitar të lundit, ku “rreth 80 për qind e popull-sisë janë studentë dhe shumë prej të cilëve ndërkombëtarë, sado që futja e tuition fees e ka reduktuar pak numrin e stu-dentëve të huaj që nuk janë qytetarë të Be-së”, kishte sfi-dat e saj. “Kjo vështirësonte shumë mundësitë e strehimit, pasi më 2010-ën numri i dhomave të konvikteve apo apar-tamenteve të lira ishte shumë më i ulët nga ai i studentëve që kërkonin strehim. megjithatë, autoritetet kanë qenë gjithnjë në dijeni të këtij problemi dhe kanë marrë men-jëherë masa në mënyrë që të mos ketë studentë të pas-trehë. Po ndërtohen banesa të reja për studentët, ndërkohë që kushtet në konvikte janë tejet të mira. Përgjithësisht, sado i vështirë në fillim, mund të them që është një nga ven-dimet më të mira që kam marrë dhe si përvojë do t’ia këshilloja gjithkujt.” Vetëm se tani, duhet të kini parasysh që keni dhe një taksë për të paguar.

Ndryshe nga shtetet e tjera të europës, për vite me radhë pesë shtetet nordike kanë ofruar arsim të lartë pa tarifa shkollimi. Por në çastin kur ato kanë

prezantuar taksat e shkollës, numri i studentëve të huaj ka rënë ndjeshëm, megjithatë ende ka shumë të rinj të huaj që i përzgjedhin për shkak të cilësisë

Në të gjithë botën, numri i atyre që lëvizin përtej kufijve kombëtarë për të studiuar është rritur shumë në dekadën e fundit. Për pasojë është rritur interesi për vendet nor-dike, veçanërisht nga vendet jashtë Bash-kimit Europian. Deri pak vite më parë, ven-det nordike kishin një traditë të gjatë të ar-simit të lartë falas, të financuar nga taksa-paguesit.

Por situata tashmë ka ndryshuar. Dani-marka ishte e para që prezantoi tarifat e studimit më 2006-ën. Finlanda hodhi një projekt pilot 5-vjeçar më 2010-ën, ndërsa Suedia i solli tarifat në sezonin e vjeshtës së 2011-ës. Islanda dhe Norvegjia kanë nge-lur pa tarifa. Arsimit të lartë të vendeve nordike tani i duhet të konkurrojë në një treg të vërtetë global, në të cilin konkurren-ca është e ashpër dhe institucionet punojnë fort për të tërhequr studentët më të mirë.

Studimet krahasuese që OECD kryen çdo vit për arsimin botëror tregojnë se rreth 3.7 milionë studentë janë të përfshirë në programe studimi jashtë vendlindjes, gjysma prej të cilëve në Europë. Në nivel global, vendet nordike kanë raportin më të lartë të shtetit financues të arsimit të lartë. Për një kohë të gjatë ata qëndruan jashtë skemës europiane duke mos e futur tarifën e shkollimit për studentët ndërkombëtarë. Megjithatë, në vitet e fundit, një ndryshim i politikave të edukimit dhe reformat në sistemin arsimor i kanë sjellë vendet nor-dike në një linjë me vendet e tjera perëndimore. Nga një studim i Universiteti të Oksfordit, impakti i prezantimit të tari-fave shpjegon trendin e numrit të stu-dentëve ndërkombëtarë, jep hartën e paso-jave në nivelin nordik dhe perspektivat e së ardhmes që janë të rëndësishme në kontek-stin nordik.

Ka pasur 68 256 studentë të huaj në pesë shtetet nordike të Danimarkës, Finlandës, Islandës, Norvegjisë dhe Suedisë në 2010-ën. Sipas studimit të fundit, numri i stu-dentëve të huaj është rritur 117% që nga vi-

ti 2005 dhe ata përbëjnë 5.8% të numrit të përgjithshëm të popullatës studentore nor-dike prej 1.18 milionë anëtarësh. Danimar-ka ka përqindjen më të lartë të studentëve të huaj, 8.6% të gjithë studentëve, ndërkohë që Suedia ka numrin më të lartë midis pesë shteteve, 27 859. Studimi ka zbuluar një rritje në proporcionet e studentëve te huaj dhe kolegjeve e universiteteve shkencore në Norvegji gjashtë viteve të fundit.

Aplikimi i tarifave varion mes vendeve. Danimarka ka më shumë eksperiencë në këtë sektor, duke qenë se e futi sistemin e tarifave më herët se të tjerët. Në Dani-markë, universitetet mund të vendosin tar-ifa shkollimi që ndoshta kapërcejnë kostot, por të ardhurat shtesë që ato përftojnë duhet të përdoren për skema bursash. I njëjti rast është edhe në Suedi, megjithëse u prezantua më 2011-ën dhe përvoja është më e kufizuar. Kur vendi nisi të aplikojë tar-ifat e shkollimit në 2011, strukturat suedeze nisën të merrnin masa që të përforcohej pozita konkurruese e shtetit që do të kom-pensonte efektin e tarifave. U prezantua

gjithashtu një tarifë aplikimi ndërkohë që legjislacioni siguroi që tarifat do mbulonin kostot e plota.

Vendi i tretë është Finlanda, e cila ka një projekt pilot tarifash shkollimi për periud-hën 2010-2014. Por të gjithë studentët ndërkombëtarë mund të marrin një diplomë në këto vende pa qenë subjekt tar-ifimi.

Edhe pasojat e tarifave janë të ndry-shme: Danimarka dhe Suedia që i kanë im-plementuar në shkallë të gjerë, kanë pësuar një rënie të rreptë të numrit të studentëve ndërkombëtarë nga vende jashtë BE-së. Në Danimarkë, kjo rënie u ndoq nga një rritje domethënëse në numrin e studentëve jo nga BE-ja dy vite pasi u prezantua sistemi i tarifave. Kjo për shkak të sistemit të përhapur të bursave për këta studentë si edhe nismat e tregut. Në Suedi numri ra nga 8000 më 2010-ën në 2000 më 2011-ën. Në Danimarkë dhe Suedi rënia ishte pasojë e pakësimit të numrit të studentëve nga Azia. Për ta ndryshuar këtë, Suedia prezantoi disa nisma, përfshirë këtu fushata marketingu dhe fonde më të mëdha për bursa.

Në Finlandë, projekti pilot, i cili ende po ekzekutohet në shkallë të vogël, nuk sjell një panoramë të plotë të impaktit. Dy uni-versitetet më të mëdha do vazhdojnë të ke-në tarifa deri kur projekti të mbyllet më 2014-ën. Kjo do i bëjë të mundur të fitojnë më shumë përvojë deri në një ndryshim të përhershëm. Në Norvegji dhe Islandë, numri i studentëve ndërkombëtarë është rritur në 7 vitet e fundit, duke përfshirë stu-dentë jashtë zonës së BE-së dhe Europës, që lë të kuptosh se ata po zgjedhin pro-grame studimi në këto dy vende për shkak të tarifave në vendet e tjera nordike. Uni-versitetet e Islandës kanë pasur rritje vër-tet domethënëse me studentë të huaj, përf-shirë më shumë studentë nga vendet në zh-villim, të cilët nuk e përballojnë dot të stu-diojnë në vende me tarifa shkollimi.

shtEtEt nORdikE na ishte njëherë parajsa e arsimit falas

FinlandëNë qershor të 2009-ës, si pjesë e reformave të univer-siteteve, Finlanda vendosi të prezantojë projektin pilot për tarifat e shkollimit në një periudhë nga 2010-2014. Reforma u lejoi universiteteve autonomi më të madhe.

Norvegji Studentët nuk paguajnë tarifa shkollimi për arsimin e lartë. Kjo aplikohet si për studentët norvegjezë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë. Sistemi norvegjez është i har-tuar që kushdo të ketë mundësi të barabarta për të studi-uar në arsimin e lartë në vend.

islandë Sipas ligjeve të qeverisë islandeze, arsimi në Islandë është falas për vendasit ashtu edhe ndërkombëtarët. Përveç taksës administrative që të gjithë duhet të pagua-jnë në vit, e cila shkon në rreth 350 euro.

Danimarkë më 2006-ën, parlamenti danez vendosi që studentët jashtë zonës së Be-së duhet të paguanin tarifa të plota shkollimi në arsimin e lartë, duke u bërë vendi i parë nor-dik me tarifa shkollimi për studentët ndërkombëtare. ligji synoi të tërhiqte studentët më të kualifikuar nga vendet e treta për programe master sipas një skeme bur-sash dhe vendesh të lira.

SuediNë 2010-ën parlamenti suedez vendosi që studentët jashtë zonës së Be-së duhet të paguanin tarifën e apli-kimit dhe të shkollimit në universitete nga semestri i veshtës 2011 e tutje.

Studimet krahasuese që oeCd kryen çdo vit për arsimin botëror tregojnë se rreth 3.7 milionë studentë janë të përfshirë në pro-grame studimi jashtë vendlindjes, gjysma prej të cilëve në europë. Në nivel global, vendet nordike kanë raportin më të lartë të shtetit financues të arsimit të lartë.

Page 13: Gazeta Mapo

1313kulturë 20.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

k u j t i m e

Shkrimtari flet në kujtimet e tij (“Jeta që na dhanë”, në proces botimi nga toena) për frymën liberale që gjeti në lidhjen e shkrimtarëve, por dhe për praninë e shumë oficerëve të Sigurimit, të cilët merrnin informacion për çka ndodhte në selinë dhe në kafenenë e shkrimtarëve. Si përpiqeshin të krijonin miqësi me shkrimtarët dhe si mbanin në kontroll dhe vrojtonin godinën dhe personat që hynin dhe dilnin në lidhjen e Shkrimtarëve

Në lidhje e dinim se një operativ ishte i caktuar të ndiqte lidhjen. Kishin zgjedhur një djalë të ri që përpiqej të shtirej si mik i shkrimtarëve dhe artistëve dhe i letërsisë. madje kishte bërë edhe vetë disa sprova të dështuara të shkruante tregime. Ai përpiqej të dukej si i mirinformuar për letërsinë dhe artet, ndërsa në biseda dukej më i çliruar dhe shumë më liberal se sivëllezërit e tij të zanatit...

Megjithëse i njihja mirë ambientet e Lidhjes së Shkrimtarëve, vitet e shtegtimit kishin bërë

punën e tyre: unë kisha marrë shumë zakone dhe një pjesë të mentalitetit të provincës. E kuptova menjëherë forcën e jashtëzakonshme që ka provinca për të të thithur dhe fundosur në baltovi-nën e vet. Të nesërmen u paraqita që në orën tetë të mëngjesit në punë. Kupto-het që nuk kishte njeri fare. U ngjita në zyrat bosh të “Dritës”, dola në tarracën e madhe dhe po shikoja si po vinin një nga një pas orës nëntë punonjësit e Lid-hjes. Askush nuk ngjitej në zyrë, me përjashtim të ndonjë punonjësi të vjetër afër pensionit. Ditën e punës e fillonin nga kafja, të cilën e zgjatnin sa më shumë të ishte e mundur. Mëngjesi ishte si njëfarë parade për të gjithë pu-nonjësit, të cilët mblidheshin grupe-grupe sipas marrëdhënieve që kishin me njëri-tjetrin. Aty gratë ekspozonin të kuqin e buzëve dhe veshjet e tyre të cilat përpiqeshin t’i ndërronin çdo ditë, ndërsa burrat pinin kafe të shoqëruar në shumicën e rasteve edhe me një gotë alkooli. Në kolltukët e sallës së madhe pinin kafenë udhëheqja e Lidhjes dhe miqtë e tyre.

Që nga mëngjesi dhe deri sa ikte ed-he punonjësi i fundit ishte një jetë kre-jt tjetër nga ajo e provincës. Gratë ishin shumë më të çliruara dhe nuk e kishin për gjë të pinin duhan edhe në ambien-tet publike. Madje edhe kush nuk e pinte, e tymoste nganjëherë për t’u du-kur e kohës. Nganjëherë pinin edhe nga një gotë alkooli. Problemi më i madh i tyre ishte kur u vinin burrat. Zakonisht ato zbrisnin dhe dilnin jashtë me ta, nuk i fusnin në kafe ose në zyra. Ishte një taktikë e zakonshme për t’u treguar sa më pak nga ajo që ndodhte gjatë ditës së punës në Lidhje. Duke qenë një ditë krejt ndryshe nga ajo që ishte në qend-rat e tjera të punës, një mjedis shumë më liberal ose shumë pak i ngjashëm me ambientet e tjera, burrat që dhe pa këto zakonisht ishin shumë xhelozë për faktin e vetëm se gratë e tyre punonin me njerëz të njohur publikë, mund të tërboheshin fare.

Ajo që të kujtonte provincën ishte dita e enjte, kur në gjithë Shqipërinë zhvilloheshin format e edukimit. Në bibliotekë mblidheshin gjithë punon-jësit e Lidhjes, pothuajse asnjëherë nuk mungonin edhe sekretarët e Lid-hjes. Zakonisht sipas programit që vinte nga zyra të tjera për gjithë Shq-ipërinë ngarkohej dikush për të refer-uar të cilin nuk e dëgjonte asnjëri dhe pas kësaj diskutimet ktheheshin më tepër në humor të padëmshëm ku sek-retarët e Lidhjes ngacmonin me pyetje për probleme të ndryshme politike dhe ideologjike shoferët të cilët ishin edhe preja më e mundshme për t’i për-dorur si gjah humori. Ishin “kuvende” ku nëpunësit e lartë të Lidhjes kishin mundësi të tregonin aftësinë e tyre për humor, por indirekt edhe pushtetin që kishin në dorë.

Por kishte edhe ngjashmëri të tjera me provincën. Edhe në Lidhje e dinim se një operativ ishte i caktuar të ndiqte Lidhjen. Kishin zgjedhur një djalë të ri që përpiqej të shtirej si mik i shkrim-tarëve dhe artistëve dhe i letërsisë. Madje kishte bërë edhe vetë disa spro-va të dështuara të shkruante tregime. Ai përpiqej të dukej si i mirinformuar për letërsinë dhe artet, ndërsa në bise-da dukej më i çliruar dhe shumë më lib-eral se sivëllezërit e tij të zanatit. Kjo i krijonte njëfarë mundësie të shoqëro-hej dhe nganjëherë të pinte edhe kafe me shkrimtarë dhe artistë të njohur..E dinim gjithashtu se nga Ministria e Brendshme dikush tjetër ishte caktuar të ndiqte “problemin” e Lidhjes. Ky rrinte zakonisht gjithë ditën te hotel “Dajti” ose te hotel “Tirana”. Hapësira e veprimit të tij ishte shumë më e gjerë sepse ai ndiqte jo vetëm problemet e in-teligjencës krijuese, por “ mbulonte gjithë inteligjencën”. Dhe, sipas mënyrës së tyre, e mbulonin mirë: në fund të viteve tetëdhjetë tavolinat e kaf-enesë së Lidhjes por dhe shumë zyra, u mbushën me “çimka” aq sa ne poth-uajse u shndërruam në memecë dhe fil-luam të belbëzonim apo të merreshim vesh me shenja.

I vetmi që nuk përpiqej asnjëherë të fshinte veten e tij ose që mundohej të

shpallte veten në çdo rast si punonjës i sigurimit, ishte i ashtuquajturi drejtor i klubit të Lidhjes, Fadili, një burrë shumë praktik dhe shumë i zgjuar. Pa-ra vizitorëve që vinin për punët e tyre në Lidhje ai prezantohej si drejtor i klu-bit. Me këtë paraqitje fitonte një ose dy dopio raki në ditë. Dhe, me që nuk e pinte rakinë, porosiste banakieren t’i merrte lekët viktimës dhe këto lekë kalonin pastaj në xhepin e “drejtorit”.Ky drejtor në këmbim të një apo dy dopieve raki u premtonte letrarëve nga rrethet lejë krijuese, orare të reduktu-ar pune, studio, botime. Kur vinin e kërkonin fshihej ose mbyllej në të vet-men banjë të Lidhjes në katin e dytë. Miço shoferit, i cili nuk i duronte dred-hitë e Fadilit, një ditë një letrar nga rrethet, i kërkoi t’i tregonte zyrën e “drejtorit” të klubit. Miço hokatari e ngjiti në katin e dytë, hapi derën e ban-jës dhe i tha: kjo është zyra e drejtorit...Para nesh Fadili kishte synimin të paraqitej gjithmonë si punonjës i or-ganeve të sigurimit, ose siç quhej shkurt atëherë, “i organeve”... Shumi-ca thoshin që kishte qenë vërtetë, të tjerë thoshin se ishte ende... Madje Fadili kishte zakonin që sa herë vinte në banak të kafenesë dhe na kthente shpinën, bënte një lëvizje sikur rregul-lonte revolverin nën xhaketë... Po ti

Fadil, e pyeta një ditë, si ke ardhur nga sigurimi në Lidhje. “Drejtori” gjithë se-riozitet m’u përgjigj: dikush duhej të vinte nga ne në Lidhje, dhe ata zgjod-hën atë që kishte punuar me më nder-shmëri...Pas viteve nëntëdhjetë e tako-va një ditë Fadilin dhe e pyeta se ku pu-nonte megjithëse e kishte mbushur moshën për pension. Në zanat, më tha me seriozitetin e zakonshëm. Si, i thashë, po ti ke qenë në sigurim. Po, tha, por ne që kemi punuar me ndersh-mëri, na mbajtën përsëri...

Në Lidhje dukeshin herë pas here punonjës që s’kishin të bënin fare me letërsinë. Edhe për këta qarkullonin lloj-lloj fjalësh për lidhjen e tyre me sig-urimin dhe për informacionin që duhej të jepnin për ato që ndodhnin në selinë dhe në kafenenë e shkrimtarëve. Këto fjalë nxiteshin edhe nga fakti që shumë prej tyre i vinin në një zyrë prej nga dukej shumë mirë kush hynte dhe kush dilte në Lidhje. Kjo zyrë, sipas fjalëve që qarkullonin, që kur ishte ndërtuar godina në kohën e Zogut, ishte projek-tuar për të ndenjur rojet besnike prej nga kishin të gjitha mundësitë të vroj-tonin dhe të mbanin nën kontroll gjithçka mund të ndodhte në këto am-biente enigmatike dhe të rrethuar gjith-monë nga njëfarë solemniteti, por edhe misteri imponues...

Bardhyl londo:Kafeneja e Lidhjes së Shkrimtarëve ishte e mbushur me “çimka”

Page 14: Gazeta Mapo

Rreth një mijë prostituta vihen në aksion çdo vit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. The Hollywood Reporter njofton se një prostitutë gjatë një nate mund të përfitojë deri në 30.000 euro gjatë kohës kur po zhvillohet evenimenti prestigjioz në Francë. “Arabët janë njerëzit më bujarë në botë... Në Kanë, ata mbajnë para në tufa prej 10.000 eurosh. Ata madje as që i numërojnë”, ka deklaruar një drejtues prostitucioni, Elie Nahas, i cili jeton në Liban për shkak të akuzave kundër tij. Prostitutat kanë treguar se shumë ‘marrëveshje’ arrihen nëpër parqe dhe në hotele, ku negociohen çmimet dhe tregohet numri i dhomës ku duhet të shkojnë

Kanë, prostitutat mund të përfitojnë deri në 30 mijë euro për një natë

4 4 7 2 5 6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:151, 321, 465, 860.Numra me 4 shifra:0155, 0215, 1011, 2201, 2563, 2942, 3467, 4632, 5451, 7256, 7656, 8373, 8745, 8656, 9666.Numra me 5 shifra: 14751, 26182, 32014, 36195, 38148,

49161, 51645, 65987, 66051, 72287, 80572, 84356.Numra me 6 shifra: 100032, 115263, 130507, 251465, 263200, 405514, 416147, 420414, 426451, 444563, 445141, 548745, 777858, 802555.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Vullneti i dikujt për të arritur patjetër atë që kërkon a mendon. 9. Materiale metalike që mblidhen për t'u ricikluar. 15. Institut Republikan. 16. Lumë i madh në Azinë Perëndimore. 17. Lloj dreri me brirë shumë të degëzuara. 18. Ai që është shumë i dhënë pas një skuadre. 20. Bashkimi Europian. 21. Gjokë, poet i njohur. 22. Njeri me huqe. 23. Me në krye Leonidën luftuan kundër persëve. 26. Dru pylli me fletë si të dardhës. 28. Agjensi Ndërtimesh. 29. Duhen larë pas drekës. 31. Simboli kimik i kromit. 33. Të holla që i merren dikujt me kusht që të kthehen përsëri. 35. Fusha bujqësore. 36. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, e të territorit. 38. Lakmi. 39. Baba. 40. Banka Kombëtare. 41. S'ka problem. 42. Markë cigaresh. 44. Lëndë që dëmton organizmat e gjalla. 46. Veshët e tenxheres. 47. Shtet aziatik. 49. Në këtë ditë. 50. Ataturk i Turqisë. 51. Përemër vetor.

Vertikalisht:1. Gatime mishi. 2. Thimi i Rilindjes Kombëtare. 3. Mjet shumë i mprehtë. 4. Është gaz që përdoret për ndriçim. 5. Garnizon Ushtarak Zviceran. 6. I ka dufi në mes. 7. Letërsia e Rilindjes. 8. I huaj, që ka ardhur nga një vend tjetër. 9. Lëndë anestezike. 11. Njeri që e çmon dhe e nderon veten. 12. Udhë-zim për mënyrën se si përgatitet a gatuhet diçka. 13. Take e njohur e këngës. 14. Fill për të qepur. 19. I rremë. 21. Që ka humbur shijen freskinë dhe cilësitë e tjera të mira, pasi ka ndenjur për një kohë të gjatë. 24. Që zhvillohet a që bëhet në të njëjtën kohë me një tjetër. 25. Tepelena në makina. 27. Për-fundim. 30. Vegël që përdoret për të ngjeshur dheun. 32. Hajrie, aktore e njohur. 34. Shkronja e fundit e alfabetit grek. 37. Notë muzikore. 38. Ilva, gazetare. 40. Pemë që bën lule me erë të mirë. 42. Jo mirë. 43. Përemër vetor. 44. Greminë. 45. Përdorëse e kuzhinës. 48. Sigla e Pukës.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

6 8 99 7

6 2 15 4 6

3 22 3 4

3 8 94 5

7 3 6

2 4 37 8

5 6 98 2 9

5 41 4 7

9 8 52 7

3 5 6

horosKopi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

15 16 17

18 19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29 30

31 32 33 34 35

36 37 38 39 40

41 42 43 44 45

46 47 48

49 50 51

LUaNi (23/VII-22/VIII) virGjeresha (23/VIII-22/IX)

Venusi, përendesha e dashurisë do e marre ne mbrojtje sot jetën tuaj ne çift. Përfitoni për te folur me partnerin mbi disa tema delikate ose për te zgjidhur me qetësi disa probleme. Beqaret do kenë një dite si gjithë te tjerat, pra nuk do e takojnë atë qe kane ëndërruar. Financat do jene me te favorizuara. Do shpenzoni për gjerat me te nevojshme dhe do tregoheni te matur.

Ka shume mundësi qe te gjitha dëshirat tu-aja te realizohen gjate kësaj dite. Partneri do jete me humor shume te mire dhe i gatshëm t’ua beje qejfin. Beqaret do tako-jnë disa persona interesante dhe do iu duhet te zgjedhin. Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Sektori i financave do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm dhe do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur.

BiNjaKet (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Venusi do mbroje dashurinë tuaj sot dhe nuk do lejoje askënd ta prishe atmosfer-ën ngrohte qe është krijuar. Disa mund te kalojnë edhe çaste te mbushura me pa-sion dhe sensualitet. Beqaret me ne fund do arrije te kryejnë takimin e ëndrrave te tyre dhe te takojnë personin ideal. Marsi dhe Merkuri do iu ndihmojnë tas stabili-zoni situatën financiare.

Duhet te largoni me çdo kusht sot turpin nga jeta juaj ne çift dhe te bëni çmos për t’i sh[prehur ato qe ndjeni. Jo vetëm qe partneri do iu kuptoje me mire, por edhe ju do ndiheni me te çliruara. Beqaret do jene me te privilegjuar ne planin senti-mental. Përgatituni për te reja. Për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme fi-nancat do kenë goxha tronditje.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Lidhja juaj do jete e kënaqshme gjate kësaj dite. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te dalin neper takime, por do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm ose me miqtë. Ne planin financiar duhet me patjetër te përballeni me prob-lemet, jo t’i anashkaloni ato.

Me ne fund do arrini te bini dakord me part-nerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata mbi te ardhmen. Qëndrueshmëria do mbi-zotërojë gjate gjithë ditës. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta arritur atë qe kane dëshiruar. Qielli do jete plot ngjyra. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni vigji-lente dhe shtrëngojeni sa me pare rripin e shpenzimeve.

Ujori (20/I-19/II) peshQit (20/II-19/III)

prej jush nuk do i harroje ato qe kane ndodhur para disa kohesh. E mira do ishte qe ne mbrëmje te flisnit hapur. Beqaret do jene impulsive dhe për këtë arsye mund te bëjnë disa gabime. Ne planin financiar tregohuni te arsye-shëm nëse nuk doni te futeni ne një rru-ge pa dalje.

Dite mjaft konfuze kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk do e dini nga te shkoni aspo çfarë te bëni. Ne orët e pas-ditet për disa mund te ketë një qartësim te qiellit. Beqaret do jene me te vëmend-shëm se kurrë ndaj personave te rinj qe do iu kalojnë pranë dhe do joshin pa fund. Fi-nancat do kenë përmirësime.

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjapi (22/XII-20/I)

Hëna do e ndërlikojë mjaft sot jetën tuaj ne çift. Nëse tregoheni shume posesive me atë qe keni ne krah mund te debatoni ashpër. Be-qaret me ne fund do e largojnë turpin dhe do pranoje ftesat qe do iu bëhen. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Situata financiare nuk do jete e mire. Problemet do jene te njëpasnjëshme prandaj kujdes me shpenzimet. Nuk ehte momenti për investime.

Dite e favorshme për te dashuruarit. Me ne fund do i largoni dyshimet qe keni pasur për partnerin dhe do ndiheni mire ne krahët e tij. Beqaret do jene shume kërkues dhe te pavendosur. Edhe pse mundësitë për ta-kime interesante do jene te shumta ata nuk do përfitojnë aq sa duhet. Ne planin finan-ciar gjithçka do jete si një ëndërr për ju. Do merrni një dhurate te madhe.

peshorja (23/IX-22/X) aKrepi (22/X-21/XII)

Ka rrezik qe kjo dite te jete e vështirë për gjithë te dashuruarit. Do gjendeni përballë sfidave te vështira dhe nuk do arrini dot te vendosni. Edhe me partnerin do keni probleme ne komunikim. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sesa te dalin neper takime te cilat mund t’i lëndojnë me vone. Ekuilibri financiar do ketë tronditja, prandaj bëni kujdes!

Me ne fund pas kaq shume përpjekjesh, këmbënguljeje, tolerance dhe bashkë-punimi do arrini te jeni te lumtur ne çift. Gjate gjithë ditës do jeni te gëzuar dhe te buzëqeshur. Për beqaret miqësia do lua-je një rol te rëndësishëm për te pasur ta-kime interesante. Ne planin financiar do iu kërkohesh shlyerja e një huaje te marre prej shume kohesh.

14 zbavitje LoJRA TË NDRSyHME

Page 15: Gazeta Mapo

1001 Ditë që FormëSuaN BotëN

KuSh IShte ‘FRymëzueSI I Vetëm’ I SheKSPIRItNuk do ta dimë kurrë nëse ishte William Shakespeare ai që autorizoi shtypshkruesin Thomas Thorpe të bo-tonte të vetmin edicion të soneteve të tij (poezi me 14 vargje secila) që pa dritën e publikimit në të gjallë të tij. Radha e poezive mbi tema si ekstaza dhe dëshpëri-mi i dashurisë, ikja e kohës, ndarja dhe tradhtia, fa-ma dhe vdekja, ishin shkruar vite më parë –ndoshta ndërmjet 1592 dhe 1598. Shumica e 154 soneteve i dre-jtohen një djaloshi të ri anonim, të cilin poeti e adhu-ron me një gjuhë intime dhe dashurore. Kjo u hapi rrugë spekulimeve se Shakespeare ishte i lidhur në marrëdhënie romantike me një figurë të paidentifi-

kuar, sipas përkushtimit të shtypshkruesit “të vetmit frymëzues të këtyre soneteve vijuese Mr. W.H.).

Inicialet mbrapsht mund t’i përkasin Henry Wriothelesy, Kont i Southampton-it, të cilit Shake-speare i kushtoi dy poezi më të gjata “Venusi dhe Adonisi” dhe “Dhunimi i Lukrecit”. Të tjerë aka-demikë kanë sugjeruar se bëhet fjalë për William Herbert-in, Kont i Pembroke, por shumë teori gëlo-jnë-përfshirë mundësinë se ato janë thjesht një gabim i pafat shtypi i inicialeve të vetë autorit W.S.

Spekulimet nuk mbarojnë aty. Nja 27 prej sone-teve i adresohen një gruaje, e cila zakonisht refero-

het si “zonja e errët”, me të cilin poeti është dhimb-shëm dhe hidhërueshëm në dashuri. Shumë për-pjekje janë bërë për ta identifikuar atë, por është ndoshta gabim për të këqyrur për shenja autobio-grafike në këto poezi-nuk është madje e sigurt as se rendi në të cilin paraqiten në libër i përgjigjet kro-nologjisë në të cilën i shkroi autori. Ajo çfarë sone-tet zbulojnë, siç ndodh edhe me dramat e tij, është gjenia e jashtëzakonshme e tij dhe aftësia për të ekspozuar psikologjinë e zemrës njerëzore me të gjitha dhimbjet dhe pasionet, me një gjuhë që ende rezonon me lexuesit edhe sot.

Një ndërgjegje në faj ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti

është një rrëfim. Albert CAmus

20 mAj

1609

alfred lela

Konventa e djeshme kombëtare e Partisë Socialiste ra në një hum-nerë, ku për hir të së vërtetës, gjërat që bën Edi Rama bien rrallë ose kurrë: atë të mungesës së estetikës. Për të cituar një ‘estet’ tjetër në radhët dje të munduara për estetikë të socialistëve, Ar-tan Lamen, konventa e djeshme ishte një ‘amerikanizëm me brekushe Kavaje’. Daullet e shiut, sipas Kadaresë, binin si dikur para portave të Krujës për të shoqëruar, sa e pagjasë kjo, emra zanoret e të cilëve zgjateshin mundimshëm, por mbyteshin nga prania e bashkëtingëlloreve për të krijuar efektin e çmimeve Grammy apo Oscar. Ose, për një asosacion pak më lokal Danc-ing with the stars, varianti i të cilit vjen shtatoreve edhe në Shq-ipëri.

Emrat e një pjese të mirë të të ftuarve në skenë, jo për faj të atyre që kanë këta emra sigurisht, tingëllojnë qesharakë kur zg-jaten e stërzgjaten me qëllim krijimin e një emfaze elektorale. Kur u shton edhe një dëngëdëng daullesh, e gjitha kthehet në një teatër alternativ që për një event politik është pak si shumë.

Këto dy elementë, daullet dhe emrat e thirrur hollivudshëm, ndeshen jo vetëm me veshin por edhe ngjyrën e cila u krijon sfon-din. E purpurta që kundërshtarët politikë të Ramës kanë zgjed-hur ta quajnë mavia. E purpurta, një zgjedhje personale e Edi

Ramës, është më pak se sa thërret në logun e burrave apo në sheshin e betejës, daullja. I rri shkurt së gjithës kur dihet që har-monia kjo është në fund të fundit: bashkëjetesë moskërcitëse e elementëve. Për përputhshmërinë e emrave të thirrur në stilin sa-të-hajë-gabzherri me ngjyrën në fjalë nuk mund të thuhet e njëj-ta gjë. Stili i thirrjes dhe ngjyra nuk stonojnë në raport me njëri-tjetrin, por emrat e bërtitur prishin punë, ama. Veshi i mësuar me Russell, Rihana, Nicole, apo Katy, e ka të vështirë të ëmbëlso-het me ta zëmë Baftjar, Gramoz e të tjerë.

Ky sigurisht është një vështrim estetik, quaje sipërfaqësor, i asaj që dukej dje në konventën e Partisë Socialiste. Por i tillë ka qenë kryesisht komunikimi i z. Rama në këtë fushatë, estetik dhe i formës, më shumë se i përmbajtjes. Nëse do të kërkohej një ka-lim edhe te përmbajtja e asaj që socialistët kanë shpalosur dje, mund të thuhet shpejt e shpejt se nuk kishte shumë.

Nervi i fjalimeve ishte i mpirë nga ankimtaria e madhe për Sa-li Berishë sundimtarin. “Ne gratë e Shqipërisë jemi të dhunuara”, tha një prej kandidateve të Vlorës, ‘por pas 23 qershorit do të çlirohemi”. Krijimtari letrare pa politikë, e llojit pas erës së re, do-methënë. Për të përdorur një prej frazave të parlatorëve të djeshëm në konventë, Spartak Ngjelës: nuk më ke thënë asgjë.

Flickr

TiTulli: Vlorë foTo: KM.goV.al

Erald Kapri

MarsEl lEla

Erion Habilaj

Eljan Tanini

soKraT TurTulli

në FacEbooK

Daullet e shiut në konventën e PsRama të paktën të jetë mirënjohës ndaj Pd për faktin se udhëton në rrugë të mira dhe ka internet tullë nga autobuzi. 

Për të kuptuar Ramën duhet të lexoni Frojdin - Sali Berisha.

Ka ndonjë gazetar opozitar në Vlorë? Qenkan të gjithë të kënaqur me qeverinë?

Nuk dalin ditët e tjera, por edhe të dielën njerëzit mbushin statuset për politikanët që na janë bërë njolla edhe kur fiket ekrani.

Nasip Naço, pak më parë nga Berati deklaroi: Në 24 qershor, Ilir meta do jetë kryeministri i vendit...bir Selman i babës, kë të qesh më parë:)).

BLitz

milionë kopje shet revista e famshme Time, e 11-ta në listë për të njëjtin vit.

3.2milionë kopje është tirazhi i AARP, një revistë për pensionistë, më e shitura në Amerikë për vitin 2012

22.7

milionë kopje shet revista për meshkuj, maxim.

2.5

Është vendi që zë revista elitare The Economist në këtë listë me rreth 850 mijë kopje të shitura në Amerikë.

97

[email protected] ceL: 068 20 55 477

themelues: henri ÇiLi. Kryeredaktor: arion SuLo. Zv/kryeredaktor: alfred LeLa, aleksandra BogDaNi. Politika: Nevila përNDoj, Fejzi BrauShi. Kronika: Leonard BaKiLLari, Dashamir BiÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc eLezi. ilir Drizari, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj Fishta pranë uet

marketing / drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 e-mail: [email protected] / Robert maNe Cel: 068 20 55 440

15blOg 20.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 16: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

20.05.2013