gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MëRKURë, 3 PRILL 2013. NUMëR 873. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Hetim kryepolicit të Gramshit, u shtyp nga kreu i Bashkisë dhe nuk denoncoi AKSIDENTI Ekonomia e vendit ka shënuar rritjen më të ulët në 15 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitin 2012 ekonomia u rrit me vetëm 1,6% nga 6% që konsiderohet normale për Shqipërinë si një vend në zhvillim nga BB dhe FMN Ekonomia u shtua me vetëm 1,6 për qind gjatë vitit 2012, ndërkohë që si vend në zhvillim ritmet e rritjes që i ta- kojnë Shqipërisë janë 6 për qind sipas parashikimeve të FMN dhe BB. Por duket se kriza ekonomike e ka zhven- dosur vendin nga trajektorja e rritjes normale. Instituti i Statistikës... FAQE 6 Ekonomia në zgrip, rritet 5 herë më pak se mundësitë E munde me Aritmetikë Thonë që çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë. Sot, në ditën e tretë të lajmit për afrimin PS-LSI, mbetet të bëhet një bilanc i shpejtë i asaj që ka ngjarë e asaj që pritet të ngjasë. E para: duket se marrëveshja është jo vetëm arritur, por ajo është e qën- drueshme. Ndryshe nga herët e tjera, kur Ilir Meta ka thënë një gjë, dhe ka bërë një gjë tjetër, kësaj rad- he duket se ai do të bashkohet me Edi Ramën. Mesa duket, nga darka e ngjalave e këtej, komunikimi është rritur e forcuar. Edi Rama ka duru- ar poshtërimin që iu bë nga opinio- ni publik pas asaj darke, duroi poshtërimin që Ilir Meta i bëri gjatë krizës presidenciale. Ai duroi ironi- të e LSI-së për projektin e Rilindjes, taksës progresive, projektit të shën- detësisë falas. Edi Rama dje la të kuptonte se do të duronte sërish... SOKOL BALLA NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Ia la në derë Mbi alenacën Meta-Rama Kokëfortësia dhe arroganca në politikë zakonisht paguhen shtrenjtë. Në zgjedhjet... Letër vllaut tim Kim Mehmetit E di se keto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qendrime mbi ate që ti ke thënë apo ke dashur të thuash... KOMENT VISAR K. BERISHA KOMENT SHKëLZEN MALIQI CMYK KOMENT / 11 Nga George Friedman KRIZA E PAPUNëSISë DHE “FASHIZMI” Që KëRCëNON EUROPëN AFëR / LARG FAQE 7 Kudo dhe kurdo, informacionet më të fundit tashmë në celularin tuaj 12:34 PM 12:34 PM Kerko ne ikub.al Kerko Posto ne ikub.al Njoftime Time.al Horoskopi 27/02/2013 15:16 time.al Njoftime Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh > Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online? mobile ikub.al Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz > Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi > Bashkim Tahiri në gjyq BERISHA SFIDë META-RAMëS ME VOTAT PëR 3 MINISTRAT FAQE 4 Dosja e Prokurorisë: Si u arrestua me çantat me ilaçe babai i Tahirit Zbardhet hetimi i prokurorisë për implikimin e Bashkim Tahirit në tregtinë e ilaçeve. “Ai ka qëndruar rreth 30 minuta në shtëpinë ku mbaheshin ilaçet, e më pas ka dalë me çanta në duar. Është arrestuar në makinë” Pak ditë pas arrestimit dhe lirimit të babait të deputetit Saimir Tahiri, si i dyshuar për kontrabandë ilaçesh, zbardhet dosja e prokurorisë që kundërshton thuajse të gjitha të dhënat e policisë së kryeqytetit. Në deklaratën e saj, policia e Tiranës tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një hetimi 3-mujor, por prokuroria pretendon se është vënë... FAQE 7 Faqe 3-5 Preç Zogaj i komunikon Ramës largimin nga koalicioni dhe i numëron 5 premtime politike të rrëzuara nga aleanca me LSI. “Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar, bie në pjesë të tëra ‘Rilindja’, bie opsioni i aleancës antiregjim, i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qeverisë” Zogaj, letër lamtumire Ramës: Me LSI-në bie Opozita e Bashkuar DEBATET Në PS Rama zyrtarizon ſtesën për Metën, pas kundërshtimit në Kryesi nga Erion Braçe dhe sqarimeve me Arta Daden dhe Arben Malajn. Shqetësime mes deputetëve të PS për reagimin e bazës dhe justifikimin e aleancës me Metën. Berisha: Pas ikjes së LSI, mazhoranca ekziston dhe gjithçka do ecë në përputhje me Kushtetutën, deri ditën e mandatit të ardhshëm. PD, negociata me deputetët e pavarur dhe me Dulen, për votimin e tre ministrave të rinj që do të zëvendësojnë ata të LSI-së. Aleanca me LSI zemëron Gjinushin, por mbështetet nga Spartak Ngjela. “Qeverisë i humbet legjitimiteti, duhet një qeveri teknike, ndaj Meta ta çojë punën deri në fund. Unë jam pro koalicioneve, ndaj lëvizja e Metës ishte politike”

Upload: gazeta-mapo

Post on 12-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E mërkurë, 3 prill 2013. numër 873. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Hetim kryepolicit të Gramshit, u shtyp nga kreu i Bashkisë dhe nuk denoncoi

aksidenti

Ekonomia e vendit ka shënuar rritjen më të ulët në 15 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitin 2012 ekonomia u rrit me vetëm 1,6% nga 6% që konsiderohet normale për Shqipërinë si një vend në zhvillim nga BB dhe FMN

Ekonomia u shtua me vetëm 1,6 për qind gjatë vitit 2012, ndërkohë që si vend në zhvillim ritmet e rritjes që i ta-kojnë Shqipërisë janë 6 për qind sipas parashikimeve të FMN dhe BB. Por duket se kriza ekonomike e ka zhven-dosur vendin nga trajektorja e rritjes normale. Instituti i Statistikës... FAqe 6

ekonomia në zgrip, rritet 5 herë më pak se mundësitë

Faqe 16

E munde me Aritmetikë

Thonë që çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë. Sot, në ditën e tretë të lajmit për afrimin PS-LSI, mbetet të bëhet një bilanc i shpejtë i asaj që ka ngjarë e asaj që pritet të ngjasë. E para: duket se marrëveshja është jo vetëm arritur, por ajo është e qën-drueshme. Ndryshe nga herët e tjera, kur Ilir Meta ka thënë një gjë, dhe ka bërë një gjë tjetër, kësaj rad-he duket se ai do të bashkohet me Edi Ramën. Mesa duket, nga darka e ngjalave e këtej, komunikimi është rritur e forcuar. Edi Rama ka duru-ar poshtërimin që iu bë nga opinio-ni publik pas asaj darke, duroi poshtërimin që Ilir Meta i bëri gjatë krizës presidenciale. Ai duroi ironi-të e LSI-së për projektin e Rilindjes, taksës progresive, projektit të shën-detësisë falas. Edi Rama dje la të kuptonte se do të duronte sërish...

SokolBalla

NgërÇ Nga bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

Ia la në derë

mbi alenacën meta-rama

Kokëfortësia dhe arroganca në politikë zakonisht paguhen shtrenjtë. Në zgjedhjet...

letër vllaut tim Kim mehmetitE di se keto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qendrime mbi ate që ti ke thënë apo ke dashur të thuash...

KomeNTViSAr k. beriSHA

KomeNTSHkëlzen mAliqi

CmyK

KomeNT / 11

Nga George Friedman

Kriza e papuNësisë dhe “Fashizmi” që KërCëNoN europëN

AFër / lArG

FAqe 7

Kudo dhe kurdo,infor macionet më të fundit

tashmë në celularin tuaj

Posto ne ikub.al

12:34 PM12:34 PM

Kerko ne ikub.al Kerko

Posto ne ikub.al

Njoftime Time.al Horoskopi

27/02/2013 15:16 time.

al

Njoftime

Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh >

Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online?

mobileikub.al

Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz >

Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi >

bashkim Tahiri në gjyq

BErisha sfidë mEta-ramës mE votat për 3 ministrat

Faqe 4

Dosja e Prokurorisë: Si u arrestuame çantat me ilaçe babai i Tahirit Zbardhet hetimi i prokurorisë për implikimin e Bashkim Tahirit në tregtinë e ilaçeve. “Ai ka qëndruar rreth 30 minuta në shtëpinë ku mbaheshin ilaçet, e më pas ka dalë me çanta në duar. Është arrestuar në makinë”

Pak ditë pas arrestimit dhe lirimit të babait të deputetit Saimir Tahiri, si i dyshuar për kontrabandë ilaçesh, zbardhet dosja e prokurorisë që kundërshton thuajse të gjitha të dhënat e policisë së kryeqytetit. Në deklaratën e saj, policia e Tiranës tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një hetimi 3-mujor, por prokuroria pretendon se është vënë... FAqe 7

Faqe 3-5

Preç Zogaj i komunikon ramës largimin nga koalicioni dhe i numëron 5 premtime politike të rrëzuara nga aleanca me lSI. “Me koalicionin PS-lSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar, bie në pjesë të tëra ‘rilindja’, bie opsioni i aleancës antiregjim, i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qeverisë”

zogaj, letër lamtumire ramës: me lsi-në bie opozita e bashkuar

dEBatEt në ps

rama zyrtarizon ftesën për Metën, pas kundërshtimit në Kryesi nga Erion Braçe dhe sqarimeve me Arta Daden dhe Arben Malajn. Shqetësime mes deputetëve të PS për reagimin e bazës dhe justifikimin e aleancës me Metën. berisha: Pas ikjes së lSI, mazhoranca ekziston dhe gjithçka do ecë në përputhje me Kushtetutën, deri ditën e mandatit të ardhshëm. pd, negociata me deputetët e pavarur dhe me Dulen, për votimin e tre ministrave të rinj që do të zëvendësojnë ata të lSI-së. Aleanca me lSi zemëron Gjinushin, por mbështetet nga Spartak Ngjela. “Qeverisë i humbet legjitimiteti, duhet një qeveri teknike, ndaj Meta ta çojë punën deri në fund. Unë jam pro koalicioneve, ndaj lëvizja e Metës ishte politike”

Page 2: Gazeta Mapo

2 afër/larg

Nga George Friedman*

Kriza globale financiare e vitit 2008 ka çuar dalëngadalë në një krizë papu-nësie globale. Kjo krizë e papunësisë do t’i hapë rrugën mjaft shpejt një krize politike. Kriza përfshin të tria

shtyllat kryesore të sistemit global, Europën, Ki-nën dhe Shtetet e Bashkuara. Niveli i intensitetit ndryshon, reagimi politik ndryshon dhe marrëd-hënia me krizën financiare ndryshon. Por ekzis-ton një element i përbashkët, papunësia, si prob-lem qendror i sistemit financiar.

Europa është pika kryesore e kësaj krize. Para një muaji, Italia mbajti zgjedhjet dhe partia që fitoi shumicën e votave, me rreth një të katërtën e totalit, ishte një grup krejt i ri, i quajtur “Lëvizja Pesë Yjet” (Five Star), që udhëhiqet nga një komedian profe-sionist.

Është e rëndësishme të kuptohen pasojat e këtij lloji të papunësisë. Ekziston papunësia afatgjatë e nënklasës. Kjo valë e papunësisë ka goditur punë-torë të radhës së lartë në shkallën e mesme dhe pu-nëtorë të shkallës së mesme. Merrni parasysh një arkitekt që njoh unë në Spanjë, i cili humbi punën. I martuar e me fëmijë, ai ka qenë i papunë për aq kohë që është zhytur në një mënyrë jetese krejtë-sisht ndryshe dhe të papritur. Varfëria është mjaft e vështirë për t’u menaxhuar, por kur ajo është e lidhur edhe me humbjen e statusit, dhimbja është komplikuar.

Ideja se regjimi shtrëngues i mandatuar nga Gjermania do të jetë në gjendje të mbijetojnë poli-tikisht është e vështirë të imagjinohet. Në Itali, me papunësinë “vetëm” 11.7%, suksesi i Lëvizjes “Pesë Yjet” (Five Star), përfaqëson një përgjigje të pash-mangshme ndaj krizës. Deri kohët e fundit, mo-spagesa ka qenë frika kryesore e europianëve, të paktën nga elita financiare, politike dhe gazetareske. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë drejt zgjidhjes së problemit bankar, por duke gjeneruar një krizë ma-sive sociale. Ajo krizë sociale gjeneron një reagim politik që do të parandalojë strategjinë gjermane nga të qenit e kryer. Për Europën Jugore, ku kriza sociale është vendosur për një afat të gjatë, si dhe për Europën Lindore, nuk është e qartë sesi page-sa e borxhit do t’u sillte përfitime. Ato mund të je-në të ngrira nga tregjet e kapitalit, por kostoja e mb-etur në të është e ndarë në mënyrë aq të pabarab-artë saqë baza politike në favor të kursimit është shpërbërja. Kjo është krijuar nga thellimi i armiqë-

sisë me Gjermaninë. Gjermania e sheh veten si të virtytshme për kursimin e saj. Të tjerët e shohin atë si grabitqare në eksportimin e saj agresiv, me eksport më të rëndësishëm tani, papunësinë. Ajo që është e drejtë është jomateriale. Fakti që ne po shohim dallimin në rritje mes bllokut gjerman dhe pjesës tjetër të Europës është një nga zhvillimet më të domethënëse që kur kriza filloi.

Tensioni në rritje mes Francës dhe Gjermanisë është veçanërisht i rëndësishëm. Marrëdhëniet franko-gjermane nuk ishin vetëm një nga parimet themeltare të Bashkimit Europian, por një nga ar-syet pse bashkimi ekziston. Pas dy luftërave botërore, u kuptua se paqja e Europës varej nga uniteti mes Francës dhe Gjermanisë. Marrëdhë-nia është larg prishjes, por ajo është tensionuar. Gjermania dëshiron të shohë Bankën Qendrore Europiane të vazhdojë politikën e saj të përqen-druar në kontrollin e inflacionit. Kjo është në in-teres të Gjermanisë. Franca, me afërsisht 11% pap-unësi, ndjen nevojën e Bankës Qendrore Europi-ane për të stimuluar ekonominë europiane e kësh-tu për të reduktuar papunësinë. Ky nuk është një debat misterioz. Ky është një debat rreth kujt e kon-trollon Bankën Qendrore Europiane, cilat janë pri-oritetet e Europës dhe, në fund të fundit, se si Eu-ropa mund të ekzistojë me dallime të tilla të mëd-ha në papunësi.

Një përgjigje mund të jetë se norma e papunë-sisë së Gjermanisë do të rritet. Ajo mund të zbusë ndjenjat anti-gjermane, por nuk do të zgjidhë prob-lemin. Papunësia, në nivelet që shumë vende ka-në arritur dhe duket të mbeten, detyron pushtetin politik të qeverive për të ndjekur politikat e nevo-jshme për të menaxhuar sistemin financiar. Argu-menti i Lëvizjes “Pesë Yjet” (Five Star) në favor të mospagesës nuk po vjen nga një parti e pado-bishme. Elita mund të mbajë lëvizjen në përbuzje, por ajo fitoi 25% të votave. Dhe të kujtojmë se heroi i Europhiles, Mario Monti, mezi fitoi 10% të votave vetëm një vit pasi Europa e festoi atë.

Fashizmi i kishte rrënjët e tij në Europë, në dësh-timet masive ekonomike në të cilat elitat financiare nuk arritën të njihnin pasojat politike të papunë-sisë. Ata qeshën me partitë e udhëhequra nga

Kriza e papunësisë dhe “fashizmi” që kërcënon Europën

njerëzit që kishin qenë vagabondë që shisnin karto-lina në rrugë dhe premtonin mrekulli ekonomike vetëm nëse përgjegjësit për mjerimin e vendit do të spastroheshin. Burra dhe gra, të zhytur në jetën e re-hatshme të borgjezisë së vogël, nuk qeshën, por iu përgjigjën me padurim kësaj shprese. Rezultati ishte: qeveritë mbyllën ekonomitë e tyre nga bota dhe menaxhuan punën e tyre përmes direktivës dhe ma-nipulimit. Kjo është ajo që ka ndodhur pas Luftës së Parë Botërore. Kjo nuk ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, sepse Europa ishte e pushtuar. Por kur ne shikojmë nivelet e papunësisë sot, dallimet mes ra-joneve, faktin se nuk ka premtime të përmirësimit dhe se klasa e mesme po hidhet në radhët e dëbimit, mund të shohim modelet që formohen.Historia nuk përsëritet aq mjeshtërisht. Fashizmi në kuptimet e viteve 1920 dhe 1930 ka vdekur. Por dalja e partive të reja politike që flasin për të papunët dhe të varfrit e rinj është diçka që është e vështirë të imagjinohet që nuk po ndodh. Rritja e partive të tilla si “Agimi i Artë” në Greqi apo lëvizjet katalanase për pavarësi, që duan të ripërcaktojnë sistemin që ka anuar deri më tani kundër klasës së mesme, është e pashmangshme. Ita-lia ishte thjesht, edhe një herë, e para që do ta provon-te. Është e vështirë të shikohet jo vetëm se si kjo përmbahet brenda shteteve, por edhe si një tjetër krizë financiare mund të shmanget, pasi vullneti poli-tik për të duruar kursimin është prishur. Është gjithashtu e vështirë të shikohet se si do të mbijetojë zona e tregtisë së lirë përballë nevojës urgjente gjer-mane për të eksportuar sa më shumë të mundet për të mbajtur veten. Dallimi mes interesave gjermane dhe atyre të Europës Jugore dhe Lindore ka qenë i thellë dhe është rritur atëherë kur dukej se një kom-promis ishte i mundur për të shpëtuar bankat. Kjo është për shkak se kompromisi kishte pasojën e padëshiruar të shkaktimit të forcës që do ta dëmton-te: papunësinë. Kriza e papunësisë është një krizë politike, dhe kjo krizë politike do të dëmtojë të gjitha institucionet për të cilat Europa ka punuar aq shumë për t’i ndërtuar. Për 17 vjet Europa lulëzoi, por kjo ishte gjatë një prej kohëve më të begata në histori. Ajo nuk ka hasur në një prej maktheve të të gjitha vendeve, një makth të vjetër dhe të thellë europian: Papunësinë në një shkallë masive. Testi i Europës nuk është borxhi mbizotërues. Testi i saj është nëse ajo mund të shmangë zakonet e vjetra dhe të këqija, të rrënjosura në papunësi.

*Përgatiti: Mimoza Golikja, marrë me shkurtime nga stratfor.com, origjinali: Europa,

papunësi dhe destabilitet. Titulli i redaksisë.

“Mund të argumentohet se

numrat nuk janë aq keq sa duken duke

qenë se njerëzit janë duke punuar në

ekonominë informale. Kjo mund të jetë e

vërtetë, por në Greqi, për shembull,

farmacistëve u është shkurtuar furnizimi sepse të hollat për

importimin e mallrave kanë avulluar”

G. Friedman

ajo mund të zbusë ndjenjat anti-gjermane, por nuk do të zgjidhë problemin. Papunësia, në nivelet që shumë vende kanë arritur dhe duket të mbeten, detyron pushtetin politik të qeverive për të ndjekur politikat e nevojshme për të menaxhuar sistemin financiar

Papunësia në Francë është e përqendruar në dy pole të mëdha në veri dhe në jug,

me juglindjen e Francës që është më i madhi prej tyre. Kështu, në qoftë se shikoni

në hartë, pjesa jugore e Europës është goditur

jashtëzakonisht shumë me papunësinë dhe Europa

Lindore nuk është aq keq, por Gjermania, Austria,

Holanda dhe Luksemburgu kanë mbetur relativisht të padëmtuara. Se sa kohë do

të zgjasë kjo...

Produkti i Brendshëm Bruto Tremujor, INSTAT 2

Momentet kryesore

Ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 përqind kundrejt tremujorit të katërt

të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 0.1 përqind.

Viti 2012 mbështetur mbi informacionet tremujore shënoi një rritje prej 1.6 përqind krahasuar

me vitin 2011.

Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin Posta dhe komunikacioni,

Industria dhe Shërbimet e tjera respektivisht me 24 përqind, 7.8 përqind dhe 7.8 përqind

krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor

krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi, Transporti dhe Tregti

Hotele dhe Restorante respektivisht me 15.4 përqind, 8.4 përqind dhe 1.7 përqind.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012 me rritje u paraqit Posta dhe komunikacioni me

6.3 përqind, Transporti me 5 përqind. Industria dhe Ndërtimi u shfaqën me rënie krahasuar me

tremujorin para-ardhës respektivisht me 4.8 përqind dhe 1.4 përqind.

Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 6.1 përqind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit

2011 dhe 1.6 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës.

Ndryshimet në përqindje për degët kryesore të ekonomisë, (t4_2012/ t4_2011)

Politikë Rama fton LSI-në: Të kapërcejmë të shkuarën

ekonomiaNë zgrip, rritet 5 herë më pak se mundësitë

dosja e Prokurorisë:Si u arrestua me çanta me ilaçe babai i Tahirit

Dallimi mes interesave gjermane dhe atyre të Europës Jugore dhe Lindore ka qenë i thellë dhe është rritur atëherë kur dukej se një kompromis ishte i mundur për të shpëtuar bankatFaqe 5 Faqe 6 Faqe 7

George Friedman

12 afër/larg

Page 3: Gazeta Mapo

Nevila Perndoj

Pas negociatave intensive të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike me eksponentë të së majtës, por edhe të pa-

varur në Kuvend, që prej njoftimit për largimin e Ilir Metës nga koalicioni qe-veritar, kryeministri Berisha ka marrë mbështetjen se ka kuorumin e nevo-jshëm (71) për të zgjedhur tre ministrat e rinj në postet, që aktualisht mban LSI-ja. Në një konference për shtyp, Berisha paralajmëroi largimin e tre ministrave të LSI-së, teksa shtoi se një forcë poli-tike nuk mund të jetë njëkohësisht në qeveri dhe në opozitë. Ai konfirmoi se qeveria do të jetë e plotë në përbërje, me të gjithë numrat e nevojshëm. Berisha pranoi se largimi i Ilir Metës ishte i parakohshëm, bazuar marrëveshjes PD-LSI, por i padëmshëm, sipas tij, në përpjekjet për të ruajtur këtë mazho-rancë deri në zgjedhjet e 23 qershorit. “…Nuk them se koha që u përzgjodh nga LSI-ja ishte në përputhje me mar-rëveshjen, por nga ana tjetër ishte kre-jtësisht e padëmshme, pa pasoja... Nuk mund të them se krijoi pasoja”, - tha mbrëmë Kryeministri. Ai përjashtoi ed-he variantin tjetër që diskutohej prej dy ditësh, atë të zgjedhjeve të para-kohshme.“… Maxhoranca ekziston në parlament dhe gjithçka do të ecë në për-puthje me Kushtetutën, por të jemi re-alist që Kushtetuta i ka përcaktimet. Do të ishte naive të mendohej se qeveria do të vinte në pushtet se nuk mund ta rrëzojnë kundërshtarët e saj me 70 vo-ta, as edhe një ditë, vendi do të shkonte në zgjedhje të përgjithshme siç e për-cakton Kushtetuta brenda 42 ditëve, por

këto janë të papërshtatshme sepse janë përgatitur qindra vëzhgues nga mbarë bota për të parë zgjedhjet dhe në qoftë se ne shkojmë në zgjedhje të para-kohshme, të siguroj se as 10 % e tyre nuk do të vijnë të vëzhgojnë zgjedh-jet...”, - tha ai. Kreu i ekzekutivit dha përgjigje mohuese edhe për mundësi-në e krijimit të një qeverie teknike. “…Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që ata që duan të zëvendësojnë kryemini-strin duhet të kenë një votë më shumë për atë që parashikojnë si kryeministër. Zoti Rama, pas dështimit të marrjes të pushtetit me dhunë më 21 janar, bëri përpjekje nga më absurdet, veçanërisht betimi i tij se Sali Berisha nuk do të jetë kryeministri i 100 vjetorit të pavarësisë mbeti në arkivat e ligësisë së tij. Përpjek-ja e tij, zotimi i tij dhe rrahja e gjoksit se ne me këtë qeveri nuk do të shkojmë në zgjedhje, do të arkivohet përsëri në arki-vat e ligësisë së tij. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do ti japin vendit zgjedh-jet e standardeve më të mira. Mund të informoj qytetarët shqiptarë se ne dis-ponojmë gjithçka që Kushtetuta e ven-dit cilëson si maxhorancë për të vazhd-uar qeverisjen me forcën e plotë të ekze-kutivit, deri ditën e mandatit të ardh-shëm…”, - tha ai

koalicioni me lsi-në Kryeministri është treguar i matur

në raport me qëndrimet e tij kundrejt kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Duke vlerësuar bashkëqeverisjen e deri-tashme, Berisha tha se një koalicion parazgjedhor me LSI-në do të ishte i panatyrshëm. “Në këtë jetë, martesat dhe divorcet janë bërë ligjësi, po flasim me gjuhë të thjeshte, por po të flasim me gjuhë politike, natyrisht ka qënë një ko-

alicion, i cila ka qenë legjitim dhe unë do ju lutesha që për hir të nocioneve të bëheshe gjithnjë dallim midis ko-alicionit parazgjedhor dhe koalicionit paszgjedhor. Koalicioni parazgjedhor në rregullin e tij dhe ne moralin e tij është koalicioni brenda spektrit, dmth duhet të jemi fare të sinqertë se një ko-alicion parazgjedhor midis PD dhe LSI ishte i panatyrshëm dhe nuk mund të ndodhte. Kjo është e vërteta....”,- tha ai.

negociatat Prej dy ditësh, zyrtarë të lartë të

Partisë Demokratike janë angazhuar në një proces negociatash intensive për

të siguruar kuorumin e nevojshëm për sfidën e radhës, atë të miratimit të tre ministrave të rinj pas largimit të afërt të ministrave të LSI-së. Demokratët synojnë jo vetëm arritjen e kuorumit prej 71 votash, por edhe kapërcimin e kësaj shifre, për të treguar publikisht se kanë një mbështetje më të madhe që, sipas burimeve, kap 74 vota . Por sa e mundshme është kjo për t’u realizuar? Burime zyrtare nga PD-ja thanë mbrëmë për gazetën “Mapo” se de-mokratët pretendojnë të votojnë emrat e rinj në Kuvend me 74 vota dhe jo 71. Edhe pse asnjë prej zyrtarëve nuk bëri me dije emrat e deputetëve që do të votojnë pro konfigurimit të ri, diskuti-mi mbetet i hapur pikërisht te depu-tetët e pavarur, si Kastriot Islami, Asl-lan Dogjani, i cili deklaroi shkëputjen nga PS-ja, por edhe te një tjetër depu-tet, Dritan Prifti. Ky i fundit u shpreh dje në një prononcim televiziv se ai dis-tancohej nga kjo marrëveshje e re që Il-ir Meta, sipas tij, e bëri për interesat e tij. I hapur diskutimi mbetet edhe për Shpëtim Idrizin, për të cilin në rrugë informale u përfol se do të ishte ministër i këtij kabineti, por që më pas e mohoi vetë ai në faqen e tij në Face-book. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është përfshirë gjithashtu në një proces negociatash me eksponentë të lartë të PD-së, por ende pa vendime konkrete, ndërkohë që nuk përjashto-het mundësia e ndonjë rrjedhjeje tjetër votash nga ndonjë deputet të pak-ënaqur i grupit parlamentar të PS-së. Gjithçka mbetet e hapur për diskutim, në një kohë që zyrtarisht koalicioni qe-veritar ka 69 vota, pa deputetët e pa-varur.

Prova për 3 ministrat e rinj, PD negociata me deputetët e pavarur

TIRANË Pas mbledhjes së grupit parla-mentar të PS-së, një prej deputetëve të kësaj force politike, Asllan Dogjani, deklaroi shkëputjen zyrtare nga selia rozë. ”…Nga ky moment, unë kam ven-dosur të dal si deputet i pavarur dhe të kandidoj për zgjedhjet e 23 Qershorit, si kandidat i pavarur. Për mua nuk është e lehtë të shkëputem nga grupi parlamentar, se kam pasur një bashkë-

punim të shkëlqyer me kolegët dhe gjej rastin që t’i falenderoj një nga një. Unë nuk do isha larguar nga Partia Socialiste, por më larguan dhe ai që më largoi është kryetari i partisë, Edi Rama. Ky vendim nuk është se është marrë sot, por është një vendim i paralajmëruar në kohë për shkak të mosmarrëveshjeve parimore që ke-mi pasur me kryetarin”,- tha dje Dog-

jani. Sipas tij, Rama nuk ka vlerësuar punën dhe kontributin e tij në Partinë Socialiste dhe se ndaj tij por edhe so-cialistëve të Kukësit, kreu i PS-së është treguar “mosmirënjohës, mo-spërfillës, dhe arrogant”. “Një arsye tjetër që më bëri të dal publikisht sot me këtë vendim janë edhe zhvillimet e fundit politike, koalicioni me LSI-në, që tashmë ka marrë udhë dhe

është bërë publik, ka zhvlerësuar mundin, djersën, sakrificën e social-istëve shqiptarë dhe ka minuar bes-imin e gjithë shqiptarëve në vlerat e vërteta të drejtësisë”, - tha ai. Sa i për-ket qëndrimit të tij të ardhshëm në Kuvend, në raport me qeverinë ak-tuale, Dogjani tha se si deputet i pavarur ai do të veprojë sipas kohës dhe momentit.

dogjani: shkëputem nga Ps, do jem deputet i pavarur

Sali Berisha në seancën e së

enjtes në parlament

Kryeministri tha se pas ikjes së LSI-së mazhoranca ekziston në Parlament dhe se gjithçka do ecë në përputhje me Kushtetutën, deri ditën e mandatit të ardhshëm. Negociata me deputetët e pavarur, por edhe me Dulen, për votimin e tre ministrave të rinj që do të zëvendësojnë ata të LSI-së

3kryesore 3.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

TIRANË Pak orë para fillimit të konferencës për shtyp, kreu i ekze-kutivit, Sali Berisha, paralajmëroi se do të fliste për programin e PD-së lidhur me zhvillimin rural në vend. Ai i parapriu gjithashtu me një deklaratë interesimit të djeshëm të përfaqësuesve të medias lidhur me largimin e LSI-së nga koalicioni qe-veritar. Këtë situatë e komentoi dje në faqen e tij në Twitter edhe kry-etari i PS-së, Edi Rama. “Interesant! Kur Kryeministri meket nga ngjar-jet, del e flet për fshatin. Të gënjejë fshatin dhe 4 vjet, i vetmi iluzion që i ka mbetur. Koha për të ikur” - shkru-an Rama në Twitter. Në zgjedhjet e fundit lokale PD-ja shënoi rezultat më të mirë në fshat, sesa PS-ja.

“Berisha është mekur nga largimi i Metës”

Rama: PD ftesë PBDNJ-së,Dule:

“jemi në komunikim me të gjitha partitë” TIRANË Para se të marrë një vendim zyrtar se me cilën prej forcave politike do të bash-këpunojë në zgjedhjet e ardhshme parla-mentare, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkon të njihet hollësisht me përm-bajtjen e marrëveshjes PS-LSI. “…Është një vendim i PS-së për ftesë bashkëpuni-mi LSI-së. Ajo që ne na intereson është përmbajtja që këto dy parti do t’i japin bashkëpunimit të tyre, duke qenë se edhe ne jemi në prag të vendimmarrjes, që ta ke-mi parasysh këtë…”, - tha mbrëmë Dule në një intervistë për TCH. Ndërsa kërkon sqa-rime nga dy partitë në fjalë, Dule në të njëjtën kohë ka pasur kontakte edhe me zyrtarë të lartë të PD-së, më konkretisht me sekretarin për Çështjet Organizative njëherazi ministër i Brendshëm, Flamur Noka. Negociatat sa duket nuk kanë dalë ende me një vendim, ndërkohë që mbrëmë kryeministri Berisha ftoi publikisht PBDNJ-në të bëhej pjesë e koalicionit. “PBDNJ është parti që ka pasur një rol të rëndësishëm në spektrin social, së pari si avokate e minoriteteve, por kjo parti ka sh-trirje të gjerë në mbarë vendin si parti e të drejtave të njeriut. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të”,- tha Berisha. I py-etur për këtë ftesë, Dule la të hapur çdo shteg. “PBDNJ-ja është në komunikim poli-tik me të gjitha forcat politike në vend. Ed-he kur ka qenë në qeverisje me PD, PBDNJ-

ja e ka mbajtur të hapur rrugën e bashkë-punimit me PS-në. Jemi parti e ha-pur, që nuk kemi frikë nga dia-logu…”, tha ai.

Asllan Dogjani

Page 4: Gazeta Mapo

4 në fokus ngjarje e ditës

reagimet

Gjinushi: Meta hyri si hajdut në opozitë, Ngjela: LSI lëvizje politikeLëvizja Socialiste për Integrim konsiderohet si mish i huaj në opozitë. Kjo të paktën për një pjesë të mirë të aleatëve të Partisë Socialiste, të cilët duket se kanë mbetur të zhvlerësuarr dhe jashtë loje nga rikthimi i LSI-së në gjirin e opozitës së majtë. Gji-nushi, Zogaj e Koçi, thuajse në unison me njëri-tjetrin e kanë konsideruar këtë rikthim një dështim të kauzës opozitare dhe shpërbërje të opozitës së bash-kuar. Në një konferencë për me-diat, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, theksoi se LSI mini-malisht duhet të kishte rrëzuar këtë Qeveri , s i borxh ndaj qytetarëve, ndërkohë kjo forcë politike po largohet nga Qeveria si misionare e Berishës. “Të ka-pur nga ky panik kanë kurajën sot të kërkojnë votat e atyre që vranë më 21 janar dhe votat e atyre që vodhën për katër vjet më radhë. PSD është e bindur se as-një socialist dhe asnjë i majtë nuk mund të mashtrohet më nga LSI”, - tha Gjinushi. Ai denoncoi LSI-në se po futet si hajdute në shtëpinë e të majtës dhe për këtë arsye duhet përzënë si e tillë. “Roli i PSD-së është që e majta të përfaqësohet nga një e majtë e ndershme e pakorruptuar”, - theksoi Gjinushi. Ndërkohë që më pozitiv për këtë kalim të LSI-së nga qeverisja në opozitë ka qe-në kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, i cili i kërkoi Metës që ta çojë de-ri në fund këtë çështje dhe të bashkojë votën për të rrëzuar qe-verinë dhe për të krijuar një qe-veri teknike deri në zgjedhje. “Qeverisë i humbet legjitimiteti, duhet një qeveri teknike, ndaj

Meta ta çojë punën deri në fund. Unë jam pro koalicioneve, ndaj lëvizja e Metës ishte politike”, tha Ngjela.

TIRANË Pas largimit zyrtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kampin blu është shtuar akoma më shumë nevoja për shtrëngimin e radhëve brenda së djathtës. Për këtë arsye, natyrshëm lind pyetja nëse ka ard-hur koha që PD-ja t’i drejtojë një ft-esë zyrtare FRD-së. Por i pyetur për këtë çështje, Berisha deklaroi dje në një konferencë për shtyp se FRD-ja është një parti në pamje e djathtë, por në thelb e majtë. “Po, tani prob-lemi është se ne kemi koalicion me të gjithë spektrin, por e djathta që votoi majtas, është pak në pamje e djathtë, në thelb e majtë, ka prob-lem. Ne kemi bashkuar si kurrë ndonjëherë spektrin e djathtë, ne nuk kemi pasur një spektër më të gjerë të spektrit të djathtë sesa ç’kemi në këto zgjedhje. Ne përf-shimë në këtë spektër, 53.7% të të

djathtëve shqiptarë”, - tha Berisha, edhe pse në fakt vetë ai ka bashkëqe-verisur prej gati katër vitesh me një parti të majtë. Në anën tjetër, kryet-ari i FRD-së, Bamir Topi, komentoi marrëveshjen e re Meta-Rama, duke theksuar se partitë politike në Shqipëri mendojnë më shumë për pushtetin, sesa për shtetin. “Uroj që shqiptarët ta kenë kuptu-ar falsitetin e politikës, që të beso-jnë te forcat politike që mendojnë se para se të ketë pushtet, duhet të ketë shtet. Pushteti që del nga vota (uroj të jetë e lirë), duhet të prod-hojë institucione dhe shtet të fortë. Ne jemi në përpunimin e qëndrim-it tonë. Kemi përjashtuar koalicio-net me partitë e vjetra. Nëse nuk krijohet një koalicion jashtë këtyre të dyjave, do të qëndrojmë më ve-te”, - tha Topi.

Berisha: Jo koalicion me FRD, është në thelb e majtë

Preç Zogaj i ka dhënë fund “sqarimit” me Edi Ramën, duke u larguar nga koalicioni i majtë. Largimi i paralajmëruar duket i

përshpejtuar edhe nga aleanca Meta-Rama, që sipas Zogajt rrëzon konceptin e Opozitës së Bashkuar.

Preç Zogaj i ka dhënë fund “sqa-rimit” me Edi Ramën, duke u lar-guar nga koalicioni i majtë. Lar-gimi i paralajmëruar duket i për-shpejtuar edhe nga aleanca Meta-Rama, që sipas Zogajt rrëzon kon-ceptin e Opozitës së Bashkuar. Në letrën e “lamtumirës” për Ramën, Zogaj shpjegon arsyet që e kanë mbajtur për 4 vjet në tryezën e opozitës dhe që në kushtet e ko-alicionit të ri nuk qëndrojnë më. “Në vjeshtën e vitit 2009, rrugët to-na politike u takuan në shqetësi-min e mospërmbushjes së stan-dardeve zgjedhore në zgjedhjet e atij viti. Aty mori jetë lëvizja ndër-partiake për transparencën e zgjedhjeve dhe, më tej, një opozitë gjithnjë e më e bashkuar, që kishte për qëllim të qëndronte fort përbal-lë qeverisë së tavolinës Berisha-Meta dhe të përgatiste alternativën e fitores në përballjen elektorale me të”, -shkruan Zogaj në letrën për Ramën. Ai ka shtuar më tej se në ditët e saj më të mira, Opozita e Bashkuar ka qenë për vendin fuq-ia dhe shpresa. “Falë saj, vëmend-ja dhe ndjeshmëria ndërkom-bëtare për zgjedhjet u ngritën në nivelet më të larta; mori jetë një alternativë fitimtare, e aftë për të mundur qeverinë Berisha-Meta me frymë, me program, me etikë, me moral, me numra. Përkrah jush dhe kolegëve të tjerë të nde-

ruar opozitarë, kam dhënë edhe unë kontributin tim në aulat e opozitarizmit dhe në media për këto qëllime. Kjo ka qenë dhe mbetet një periudhë e vyer për a n g a z h i m e t e m i a p o l it i ko -qytetare. Unë ju falenderoj nga zemra për respektin që keni treguar ndaj meje, edhe pse kam patur statusin e një individi të lirë në këtë tryezë”,- shkruan Zogaj. Në letrën e tij, Zogaj i bën me dije Ramës se Opozita e Bashkuar i kishte të gjitha letrat dhe numrat për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, pa qenë nevoja t’i zgjaste para-prakisht dorën një partie qeverita-re. “Unë e kam zhvilluar dhe mbro-jtur gjatë këtë pikëpamje pranë jush, tashmë pa sukses. Fitorja e zgjedhjeve si opozitë pushoi së qe-ni bindja juaj. Me argumentin e bashkimit për fitoren, ju i keni drejtuar sot një ftesë për koalicion parazgjedhor LSI-së. Personalisht, duke përshëndetur largimin e LSI-së nga qeveria, do të kisha prefer-uar votimin veç e veç të kësaj force politike dhe të Opozitës së Bash-kuar. Publikut nuk i duhet hequr mundësia të gjykojë me votë, dre-jtpërsëdrejti, histori politike të rralla si kjo e LSI-së gjatë këtyre katër viteve. Është e drejta juaj të mendoni ndryshe. Është e drejta juaj të ndërtoni koalicionet që i mendoni më të efektshme në funk-

Zogaj, letër lamtumire ramës: me LSi bie Opozita e Bashkuar Preç Zogaj i komunikon Ramës largimin nga koalicioni dhe i numëron 5 premtime politike të rrëzuara nga aleanca me LSI. “Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar, bie në pjesë të tëra ‘Rilindja’, bie opsioni i aleancës anti-regjim, i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qeverisë”

sion të marrjes së pushtetit”, - thotë Zogaj. Megjithatë, politikani shton se ftesa e Ramës për LSI-në prodhon efekte të tjera në rrafshin politik. “Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar, ashtu siç e kemi konceptuar e siç ka funksionuar deri tani; bie në pjesë të tëra të strukturës së saj ‘Rilindja’, si emri i alternativës së PS-së; bie opsioni i aleancës anti-regjim, bie opsioni i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qe-verisë. Fushata dhe termat e saj mbeten për t’u përcaktuar nga e para. E vetmja gjë logjike në këtë zhvillim është bashkimi pragmatist i dy të majtave. Në këto kushte, me historinë politike që kam dhe për shkak të qëndrimeve publike që kam mbajtur për shumë ngjarje të këtyre katër viteve, e konsideroj të përfun-duar angazhimin tim në koalicionin tuaj të derisotëm dhe të parin-ovueshëm vazhdimin në koalicionin tuaj të ri”.Zogaj e përfundon letrën për Ramën me një urim për punë të mbarë dhe suksese.

“E djathta që votoi majtas, është pak në pamje e djathtë, në thelb e majtë, ka problem”

OLLdaShi: Është koha të pastrohemi nga njollat TIRANË një pjesë e mirë e anëtarëve të kabinetit qeveritar postuan në faqet e tyre në Facebook qëndrimin e mëngjesit të djeshëm të kryemi-nistrit Berisha lidhur me largimin e Lsi-së nga koalicioni qeveritar. ndërsa ministri i Punëve Publike dhe transportit, sokol Olldashi, përcolli në mënyrë figurative një tjetër qëndrim për çështjen në fjalë. ”një miku im më dërgoi një mesazh. M’u duk shumë i këndshëm dhe men-dova se duhet ta ndaj me ju: restau-rimi i monumenteve është proces i domosdoshëm për të pastruar njollat, që krijohen nga koha. nëse bëhet nga profesionistë, rezultati mund të jetë spektakolar”, - shkruan Olldashi në faqen e tij në Facebook.

largimi

Page 5: Gazeta Mapo

503.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Braçe kundër Ramës, Dade e Malaj kërkojnë sqarime

ERion BRaçEUnë personalisht e gjej pa vend dhe jam kundër një koalicioni të tillë. tashmë ti dhe Ps duhet ta harroni 21 janarin. Unë qëndrimin tim e kam shkruajtur...

aRta DaDEjemi vënë para një fakti të kryer dhe nuk e dimë se çfarë përmban marrëveshja. ndaj do ishte më mirë që të na thonit se çfarë marrëveshje keni arritur që të dimë dhe ne çfarë t’u themi njerëzve.

aRBEn MalaJUnë kam deklaruar publikisht që duhet të votonim tre ligjet dhe atëherë më keni kritikuar për qëndrimet e mia. tashmë duhet t’i votojmë, pse çfarë ka ndryshuar?

Marrëveshja Rama-Meta është kundërshtuar vetëm nga Erion Braçe në mbledhjen e Kryesisë. “Ti dhe PS ta harroni 21 janarin pas kësaj”. Replikat e Ramës me Daden e Malajn dhe shqetësimet për reagimin e bazës Fejzi Braushi

Marrëveshja Meta-Rama ka marrë një votë kundër, dy kontestime dhe shumë shqetësim për reagimin e bazës, brenda Partisë Socialiste. Mbledhja e Kryesisë, e thirrur nga Edi Rama, formalizoi megjithatë pa ndonjë surprizë lëvizjen që përflitej prej orësh: ftesën zyrtare për ko-alicion parazgjedhor me LSI-në e Ilir Metës. Takimi ka filluar në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm, me një parashtrim të shkurtër të kryetarit të PS. “Pavarësisht së shkuarës, nevoja për të fituar zgjedhjet na dikton që ne duhet të ftojmë Lëvizjen Socialiste për Integrim në një koalicion parazgjedhor”,-tha Rama, pasi e kishte diskutuar një natë më parë këtë çështje me deputetë të partisë. Në diskutim ka ndërhyrë menjëherë Erion Braçe, i cili ka

shprehur prerazi qëndrimin e tij kundër këtij koalicioni. “Nuk e shoh të nevojshëm, e mbi të gjitha normal. Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet edhe vetëm. Ju vetë e keni thënë këtë gjë”,-mësohet të ketë thënë Braçe, duke u konfirmuar kështu si deputeti i vetëm që u shpreh hapur kundër aleancës me Metën. Qëndrimi i Braçes nuk është pranuar nga Rama. “Kemi thënë se një ko-alicion me LSI është i mundur, nëse ajo largohet nga qeveria. Pse tani ky ndryshim”,-është përgjigjur kryesocial-isti, duke frenuar kësisoj zërat e tjerë kundër kësaj aleance. Megjithatë, depu-teti socialist i ka kujtuar Ramës 21 janarin. “Tashmë ti dhe PS duhet ta harroni 21 janarin”,-e ka mbyllur fjalën e tij deputeti Braçe. Edhe pse të gjithë e kishin të qartë se ç’po ndodhte, mbledhja e djeshme e

Partisë Socialiste ka pasur edhe nota groteske, kur deputetët e informuar nga media kanë kërkuar shpjegime nga Ra-ma. Dy të përjashtuarit nga darka e së hë-nës te Xibraku, Arta Dade dhe Arben Ma-laj, i kanë kërkuar shpjegime Ramës për pikat e marrëveshjes me Metën apo për vendimin për të votuar tre ligjet e integ-rimit. Por Rama i ka hedhur poshtë si njërin, tjetrin version, duke thënë se s’është punë e tij se ç’shkruhet në media. “Jemi vënë para një fakti të kryer dhe nuk e dimë se çfarë përmban marrëveshja. Ndaj do ishte më mirë që të na thonit se çfarë marrëveshje keni arritur që të dimë dhe ne çfarë t’u themi njerëzve”,-ka pye-tur deputetja Arta Dade, e cila ka marrë si përgjigje të thatë nga Rama mungesën e një marrëveshje. Rezerva për koalicio-

nin e ri, apo për lëvizjet e diktuara të PS-ka ka mbajtur edhe deputeti Malaj, veça-nërisht me tre ligjet. Ai i ka thënë Ramës se ishte kritikuar kur kishte shprehur publikisht mendimin për votimin e tre ligjeve, që tashmë PS po përgatitet t’i voto-jë për hir të LSI-së. “Kush tha që do t’i votojmë tre ligjet”,-tha Rama, i cili si përgjigje i rekomandoi Malajt të merrej me gazetat. Në debatin e djeshëm kanë ndërhyrë edhe Shkëlqim Cani apo Besn-ik Baraj, të cilët kanë shprehur shqetësi-min për të gjetur një justifikim për bazën. Mbledhja është mbyllur sërish nga kry-etari i PS-së, i cili pak minuta më vonë lex-oi publikisht, këtë herë para grupit par-lamentar dhe medias, ftesën për Ilir Metën që t’i bashkohej koalicionit të ma-jtë për zgjedhjet e 23 qershorit.

rreth 23% e të intervistuarve e

ndjejnë veten afër me Partinë Demokratike,

20% me Partinë Socialiste, dhe 4%

refuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje

debatet në kryesi

Në emër të popullit. Kështu e ka justifi-kuar kreu socialist Edi Rama ftesën pub-like që i ka bërë dje Lëvizjes Socialiste për Integrim, për t’ bashkuar në një ko-alicion parazgjedhor. Duke dalë nga mbledhja e kryesisë, ku u vendos pikër-isht formalizimi i ftesës për LSI-në, kreu socialist ka zgjedhur mbledhjen e grupit parlamentar, ku nëpërmjet mediave t’i drejtohej publikisht lidershipit të LSI-së që t’i bashkohej koalicionit opozitar. “Në emër të interesit kombëtar dhe publik, si edhe në emër të interesit të PS-së për të materializuar përmes instrumentit të qeverisjes programin tonë të ri për një Rilindje Shqiptare, dua të shpallim vull-netin për të hapur një faqe të re të histo-risë së bashkëjetesë sonë në skenën poli-

tike shqiptare, me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prandaj e ftoj sot, drejtpërdre-jt dhe publikisht LSI-në, që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë poli-tik, të vijë në koalicionin tonë parazgjed-hor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste euro-piane” - u shpreh Rama në fjalën e vet. E shkuara ka theksuar kryesocialisti, duke iu referuar pikërisht dasive që ka-në shoqëruar marrëdhëniet mes PS dhe LSI-së në këto vite, i ka dhënë të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëri-tur gabimet që në këto 8 vjet i kanë kush-tuar, sipas tij, jo vetëm PS-së dhe të ma-jtës si e tërë, por edhe gjithë shqiptarëve.

“Nga ky bashkim do të humbiste vetëm ajo pakicë politike që e ka emrin Partia Demokratike, por që s’ka lidhje me asgjë demokratike - e cila ka përfituar 8 vjet rresht falë manipulimeve zgjedhore dhe mosmarrëveshjeve e ndarjeve në kampin tonë. Boll! Asnjë dyzim më shumë në rrugën ku ka 8 vjet që fiton një njeri i vetëm, që përfaqëson historikisht pakicën dhe humbet një popull i tërë që sot vuan zgjedhën mbytëse të kësaj pa-kice. Sot duhet bashkim!”, - tha Rama. Askush që do rrotacionin, ka thënë ai, nuk duhet t’i trembet këtij bashkimi. Përkundrazi, gjithkush që do rilindjen e këtij vendi, shtoi Rama, duhet ta kupto-jë se ajo realizohet përmes pushtetit, jo përmes ngurrimit për t’u bashkuar në

funksion të fitores. Rama ka përcjellë një mesazh edhe për të gjithë skeptikët apo kundërshtarët e një bashkëpunimi të til-lë brenda PS-së, duke i ftuar ata që të kapërcejnë të shkuarën dhe të binden se kjo është rruga e vetme për të siguruar votën e shqiptarëve dhe fitoren e zgjed-hjeve parlamentare. “E di që e shkuara

ka hijen e vet që sot pengon shumëkënd të shohë qartë, qoftë rrezikun që u kano-set zgjedhjeve të 23 qershorit nga zgjati-mi i asaj hijeje, qoftë perspektivën reale të ndryshimit që hap ky bashkim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Por kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, e shkuara mban peng poli-tikën dhe përmes politikës pengon njerëzit dhe popujt të ndryshojnë të ar-dhmen. Historia mëson se ky kapërcim nuk është çështje konsensusi, po bind-jeje. Nuk është çështje që trajtohet me moralizime apolitike, po që adresohet me vizion politik. Nuk është çështje që zgjidhet me mjetet e së shkuarës, po që zhvillohet mbi interesat e të ardhmes”, - tha Rama në fjalën e tij.

kOaLiciOnin me metën

Debatet në kryesinë e PS Edi Rama: ashtu siç edhe jeni njohur, këtë mbledhje të krye-sisë e kemi thirrur për të diskutuar së bashku mundësinë për të zgjeruar koalicionin parazgjedhor edhe me forca të tjera. e kuptoni besoj se e kam fjalën me Lsi-në. Pavarësisht së shkuarës, nevoja për të fituar zgjedhjet na dikton që ne duhet të ftojmë dhe këtë forcë në një koalicion parazgjedhor.Erion Braçe: Unë nuk jam dakord me një koalicion të tillë, nuk e shoh të nevojshëm dhe mbi të gjitha normal. gjithashtu, nuk arrij të kuptoj dhe logjikën se për të fituar zgjedhjet duhet të bashkë-punojmë me Lsi-në. ne i fitojmë zgjedhjet dhe vetëm, duke bërë koalicion me qytetarin. ju vetë e keni thënë këtë gjë.Rama: a keni qenë ju të gjithë me radhë dhe unë bashkë me ju që kemi thënë me qindra herë që një koalicion me Lsi-në është i mundur, nëse Lsi largohet nga qeveria? Pse duhet tani ky qëndrim?Arta Dade: jemi vënë para një fakti të kryer dhe nuk e dimë se çfarë përmban marrëveshja. ndaj do ishte më mirë që të na thonit se çfarë marrëveshje keni arritur që të dimë dhe ne çfarë t’u themi njerëzve.Rama: nuk ka asnjë marrëveshje.Dade: Po për çfarë po flasim atëherë, për çfarë na keni thirrur?Rama: jemi mbledhur për të vendosur nëse duhet t’i dërgojmë një ftesë publike Lsi-së për t’u bashkuar në koalicionin tonë.Braçe: Unë personalisht e gjej pa vend dhe jam kundër një ko-alicioni të tillë. tashmë ti dhe Ps duhet ta harroni 21 janarin. Unë qëndrimin tim e kam shkruajtur...Rama: e ke shkruajt gabim, pra.Arben Malaj: Unë jam i shqetësuar që vendi ynë nuk e mori statusin e vendit kandidat për shkak se ne nuk votuam tre ligjet. Unë kam deklaruar publikisht që duhet të votonim tre ligjet dhe atëherë më keni kritikuar për qëndrimet e mia. tashmë duhet t’i votojmë, pse çfarë ka ndryshuar?Rama: Kush të tha që do votojmë tre ligjet?Malaj: Mediat kanë shkruajtur për këtë gjë.Rama: Po mirë, ik merru me gazetat, se ne diskutimet nuk i zhvillojnë me ato që shkruhet në to.Malaj: Fitorja e zgjedhjeve të 23 Qershorit nga Partia sociali-ste të ketë në zemër të saj rritjen e numrit të deputetëve so-cialistë. Fitorja duhet bazuar në maksimizimin e kontributeve dhe votave të çdo socialisti dhe çdo mbështetësi...Shkëlqim Cani: duhet të shohim se cilat janë kostot e një bashkëpunimi të tillë. a ka një bashkëpunim me Lsi-në kosto pozitive apo negative për ne?Rama: e kuptoj që ti çdo gjë e trajton nga ana ekonomike.Baraj: Pas marrëveshjes së re me Lsi-në, si do e justifikojmë këtë në bazë? na duhet një strategji e mirë për të justifikuar këtë lëvizje në bazë, për të motivuar bazën.

Rama fton LSI-në në koalicion: Të kapërcejmë të shkuarën

Page 6: Gazeta Mapo

Produkti i Brendshëm Bruto Tremujor, INSTAT 2

Momentet kryesore

Ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 përqind kundrejt tremujorit të katërt

të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 0.1 përqind.

Viti 2012 mbështetur mbi informacionet tremujore shënoi një rritje prej 1.6 përqind krahasuar

me vitin 2011.

Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin Posta dhe komunikacioni,

Industria dhe Shërbimet e tjera respektivisht me 24 përqind, 7.8 përqind dhe 7.8 përqind

krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor

krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi, Transporti dhe Tregti

Hotele dhe Restorante respektivisht me 15.4 përqind, 8.4 përqind dhe 1.7 përqind.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012 me rritje u paraqit Posta dhe komunikacioni me

6.3 përqind, Transporti me 5 përqind. Industria dhe Ndërtimi u shfaqën me rënie krahasuar me

tremujorin para-ardhës respektivisht me 4.8 përqind dhe 1.4 përqind.

Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 6.1 përqind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit

2011 dhe 1.6 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës.

Ndryshimet në përqindje për degët kryesore të ekonomisë, (t4_2012/ t4_2011)

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari

Nëse ke lënë peng një shtëpi për të marrë kredi, do ta kesh shumë të vështirë t’i shpëtosh bankës, pasi qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë e kanë forcuar ligjin, duke ndryshuar Kodin e Procedurës Civile. Procedurat e reja janë miratuar dje nga komisioni i Ligjeve. Neni 577 i Procedurës Civile ndryshohet si vijon: “Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofrues, atëherë brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij përmbaruesi gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit, i cili ulet në 50% të vlerës aktuale. Ankandi i dytë për shitjen e sendit zhvillohet jo më vonë se 15 ditë nga data e caktimit të çmimit të ri”. Ky

në fakt është një ndryshim thelbësor në favor të bankave. Sipas ligjit në fuqi, ankandi i dytë mund të zhvillohet vetëm pasi të kenë kaluar tre muaj nga ankandi i parë dhe çmimi i ri mundet të jetë 20% më i ulët. Procedura zgjat me vite, ndërsa bankat pohojnë se këto zvarritje krijojnë kosto që e bëjnë të papërballueshme ndjekjen e qindra proceseve gjyqësore. Ndryshimi tjetër thelbësor në favor të bankave ka të bëjë me kompetencat e nxjerrjes së urdhrit ekzekutiv, të cilit i është shtuar edhe një afat i qartë kohor. “Në çështjet e ekzekutimit të garancisë që rrjedh nga mosshlyerja e kredisë bankare, urdhri i ekzekutimit duhet të nxirret

brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit, nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi”. Procedura aktuale nuk ka një afat të përcaktuar. Gjykata kur merr vendime të tilla ia kalon për ekzekutim Përmbarimit, i cili nga ana e tij vepron në varësi të çështjes, pa një afat detyrues kohor. Kjo është një tjetër pengesë themelore që i frenon bankat të marrin atë që u takon nga klientët e tyre “të këqij’. Ndryshimet që pritet të votohen në seancën e ditës së Enjte parashikojnë lehtësi proceduriale dhe kohore për ekzekutimin e kolateralit nga sistemi bankar.

Rregullat e reja për kolateralin, deputetët miratojnë projektin

Blerina HoxHa

Ekonomia u shtua me vetëm 1,6 për qind gjatë vitit 2012, ndërkohë që si vend në zh-villim ritmet e rritjes që i

takojnë Shqipërisë janë 6 për qind sipas parashikimeve të FMN dhe BB. Por duket se kriza ekonomike e ka zhvendosur vendin nga trajektor-ja e rritjes normale. Instituti i Statis-tikës publikoi dje treguesin e rritjes se Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku pjesa më e madhe e sektorëve ka-në shënuar rënie ose një rritje shumë të ulët.

ecuriaPërjashto vetëm vitin 1997, rritja

ekonomike për vitin 2012 rezulton të jetë më e ulëta që pas vitit 1991, kur regjimi diktatorial u zëvendësua me atë demokratik. Shifra e rritjes mad-je është dyfish më i ulët se parashi-kimi i fundit i Ministrisë së Finan-cave, që priste të mbyllte një vit me rritje në nivelin e 3%. Por çfarë do të thotë kjo për shqiptarët dhe eko-nominë e tyre familjare? Më pak vende pune, më pak të ardhura, më shumë borxhe dhe më pak perspe-ktiva në horizont. Në këto kushte çdo qeveri që do të vijë në pushtet duket se do ta ketë të vështirë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shënoi rënie të ndjeshme që në tremujorin e parë të 2012-ës. Situata u përmirësua në tremujorët e tjerë, megjithëse në përfundim të vitit niveli i rritjes rezultoi 1.6 për qind. Në tre muajt e fundit të vitit, kontrib-utin pozitiv në rritjen ekonomike e kanë dhënë sektorët e bujqësisë, in-

dustrisë, shërbimeve dhe postë-ko-munikacionit. Ndërkohë që ndërti-mi, transporti dhe dega “Tregti, Ho-tele dhe Restorante” shënuan rënie.

Fshati mban ritminNë dy vitet e fundit rezulton se

sektori bujqësor po kryeson rritjen ekonomike nga të gjitha degët e tjera të ekonomisë me një rritje më shumë se 6 për qind vitin e shkuar. Ka sek-torë që janë rritur edhe më shumë, por pesha e bujqësisë në PBB është

ekonomia në zgrip, rritet 5 herë më pak se mundësitë

Përjashto vetëm vitin 1997, rritja ekono-mike për vitin 2012 rezulton të jetë më e ulëta që pas vitit 1991, kur regjimi diktato-rial u zëvendësua me atë demokratik

depozitat dhe kreditë, ecuria kundër politikës së BsHPërkundër politikave të Bankës së Shqipërisë, të cilat nuk nxisin kursimin, shqiptarët gjithnjë e më shumë shtojnë tendencën për të depozituar para në banka. Kursimet në banka kanë shënuar një rritje të ndjeshme në muajin e dytë të vitit 2013. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit, stoku i depozitave në sistemin bankar arriti në 933.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.5% me bazë mujore. Në krahasim me shkurtin e një viti më parë, depozitat janë 6% më të larta. Kursimet në banka janë rritur nga

performanca e mirë e depozitave në monedhën vendase, që u rritën me 1.1% me bazë mujore, ndërkohë që ato në valutë kanë shënuar një tkurrje të lehtë. Kanë qenë kryesisht individët, por edhe bizneset, ata që kanë shtuar lekët në bankat vendase. Në fund të shkurtit depozitat në lekë përbënin 51.5% të totalit të depozitave, duke e rritur peshën e tyre në krahasim me disa muaj më parë, ku kursimet në valutë pothuajse u barazuan me ato në lekë. Ndërkohë që situata e kreditimit mbetet e njëjtë me atë të vitit që shkoi me rritje gati afër zeros.

Neni 577 i Pro-cedurës Civile ndryshohet si vijon: “Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofrues, atëherë brenda 10 ditëve çmimi ulet në 50% të vlerës aktuale

Ekonomia e vendit ka shënuar rritjen më të ulët në 15 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitin 2012 ekonomia u rrit me vetëm 1,6% nga 6% që konsiderohet normale për Shqipërinë si një vend në zhvillim nga BB dhe FMN

Vitet rritja1996 9 1997 -11 1998 9 1999 14 2000 7 2001 42004 62005 6 2006 52007 62008 82009 32010 3,22011 2.92012 1,6

(vlerat në %)

ecuRia e PBB

madhe dhe rritja në këto nivele pritet të orientojë politikat qeverisëse ed-he në vitet në vijim. Industria shënoi një rritje prej 7.8 për qind në tremu-jorin e katërt të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe u ul me 1.4 për qind krahasuar me tremujorin para-ardhës. Dega Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rënie me 1.7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremu-jor të një viti. Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2012 u

ul me 8.4 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe u rrit me 5 për qind ndaj tremu-jorit paraardhës. Dega e postë-ko-munikacionit pati një rritje me 24 për qind këtë tremujor krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe një rritje me 6.3 për qind përkun-drejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Grupi i shërbimeve të tjera në tremu-jorin e katërt të vitit 2012 shënoi një rritje me 7.8 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 dhe një rritje me 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.

Në dy vitet e fundit rezulton se sektori bujqësor po kryeson rritjen ekonomike nga të gjitha degët e tjera të ekonomisë me një rritje më shumë se 6 për qind vitin e shkuar

Ardian Fullani

Ndryshimet në përqindje për degët kryesore të ekonomisë, (t4_2012/ t4_2011)

Komisioni i ligjeve

Page 7: Gazeta Mapo

7kronika e ditës 03.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

shembet një ndërtesë tek ish-teC-i në zonën e Kombinatit, duke i marrë jetën një personi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:40. Banorët e zonës deklaruan se në momentin e shembjes një person po punonte me matrapik brenda ndërtesës për të nxjerrë skrap. 

ata madje theksojnë se kanë dëgjuar edhe të bërtitura. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet ka vërtetuar se në gërmadhat e banesës së shembur gjendet një person. Pas rreth dy orësh gërmime të forcave zjarrfikëse, fatkeqësisht shtetasi Mitush

rama 32-vjeç, është nxjerrë i pajetë nga rrënojat. nxjerrja e skrapit në këtë zonë edhe pse e jashtëligjshme është kthyer në një problem shqetësues. Kanë qenë jo të pakta rastet kur njerëzit që nxjerrin skrap kanë gjetur vdekjen brenda godinave të amortizuara. 

Vdes duke mbledhur skrap 32-vjeçari

Bashkim Tahiri në gjyq

Më shumë se 6 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e gjakmarrjes që nga viti 1990, ndërsa 10 mijë familje janë ngujuar. Ky është përfundimi i një raporti të përpiluar nga ana e avokatit të Popullit. sipas të dhënave të këtij raporti, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në tiranë, për shkak se familjet migronin për t’i shpëtuar gjakësit. shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpëtuar as fëmijët dhe femrat. Vrasjet për gjakmarrje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarrje ose hakmarrje. sipas raportit

të avokatit të Popullit, numri më i madh i të vrarëve për gjakmarrje i përket grupmoshës nga 21-37 vjeç. ndërsa rastet më pak të përha-pura janë ato mes të miturve apo të moshuarve. ndryshe nga ç’mendohej, tirana kryeson qytetin me numrin më të madh të të vrarëve për gjakmarrje. rreth 23 % e vrasjeve kanë ndodhur në kryeqytet, ndërsa 17% e tyre kanë ndodhur në shkodër.

tirana        23.6 % të numrit të të vrarëveshkodra       17.6 % të numrit të të vrarëveFieri          6 % të numrit të të vrarëveVlora        5.5 % të numrit të të vrarëveBerati       4.7 % të numrit të të vrarëvedurrësi       4.5 % të numrit të të vrarëveelbasani      3.8 % të numrit të të vrarëve

leonard Bakillari

TIRANË Pak ditë pas arrestimit dhe lirim-it të babait të deputetit Saimir Tahiri, si i dyshuar për kontrabandë ilaçesh, zbard-het dosja e prokurorisë që kundërshton thuajse të gjitha të dhënat e policisë së kryeqytetit. Në deklaratën e saj, policia e Tiranës tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një hetimi 3-mujor, por prokuroria pretendon se është vënë në dijeni vetëm ditën e arrestimit në fla-grancë të shtetasit Bashkim Tahiri. Në dosjen e prokurorisë thuhet se hetimet për këtë çështje kanë nisur pas informa-cionit se disa persona kontrabandonin ilaçe nga Italia, të cilat më pas shiteshin në zonën pranë QSUT-së në Tiranë. Por, pavarësisht pretendimeve të policisë se rrjeti hetohej prej tre muajsh, prokuro-ria ka paraqitur si provë në gjykatë vetëm procesverbalet që mbajnë datën 25 mars, pra ditën e arrestimit të shtetasve Bashkim Tahiri dhe Dritan Gjiza. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas informacioneve të policisë, shteta-si Dritan Gjiza kishte ardhur nga Italia në datën 24 mars 2013 duke hyrë nga Por-ti i Durrësit dhe kishte sjellë me vete ed-he disa çanta me medikamente, të cilat do t’i shiteshin shtetasit Bashkim Tahiri, babai i deputetit socialist, Saimir Tahiri. “Nga vëzhgimi ka rezultuar se rreth orës 10:30 të datës 25 mars 2013 është futur në banesën e shtetasit Dritan Gjiza, një per-son i moshës rreth 60 vjeç, pa patur ndonjë send me vete. Ai ka qëndruar rreth 30 minuta në banesë dhe ka dalë nga aty së bashku me dy persona të tjera, shtetasin Dritan Gjiza dhe një grua të moshuar, duke mbajtur në duar disa çanta. Pasi personat janë futur në maki-nën e personit rreth 60 vjeç, të parkuar disa metra larg shtëpisë, ka ndërhyrë

Dosja e Prokurorisë: Si u arrestuame çanta me ilaçe babai i Tahirit

policia për të kontrolluar çantat dhe në njërën prej tyre ka konstatuar fillimisht disa kuti kartoni me medikamente mjekësore”, - thuhet në dosjen e proku-rorisë. Më tej akuza sqaron edhe një tjetër moment që bie në kundërshtim me deklaratën e policisë. Sipas prokurorisë, gruas së arrestuar, e identifikuar si shtetasja Nadire Taga, i është gjetur me vete shuma prej 90 mijë lekësh, që sipas saj e kishte marrë nga shtetasi Bashkim Tahiri për ilaçet që i kishte shitur. Ndërsa policia ditën e arrestimit tha se vlera e ilaçeve ishte 10 mijë euro. Dy personat e ndaluar së bashku me ba-bain e deputetit janë pyetur nga ana e policisë, dhe ata kanë deklaruar se ila-çet ishin futur kontrabandë nga Italia nëpërmjet Portit të Durrësit. Dritan Gjiza ka deklaruar se medikamentet i kishte marrë në Itali nga një shtetas italian dhe i kishte sjellë për t’ia shitur shtetasit Bashkim Tahiri, i cili kishte një farmaci pranë QSUT-së, Tiranë. “Dritan Gjiza ka deklaruar se me shtetasin Bashkim Tahiri e kishte pre-zantuar vjehrra e tij që jetonte në Itali si dhe ka pranuar se kishte sjellë dhe herë të tjera medikamente të tilla nga ky vend, të cilat ia ka shitur shtetasit Bashkim Tahiri”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Në asnjë prej akteve të paraqitura nga prokuroria nuk thuhet se sendet e sekuestruara janë medika-mente mjekësore, pasi nuk janë kryer analizat e tyre në laborator. Ky fakt është përmendur edhe nga avokati mbrojtës i Tahirit, i cili i ka kërkuar gjykatës ta cilësojë si të paligjshëm ar-restin në flagrancë të klientit të tij. He-timet ndaj shtetasve Bashkim Tahiri dhe Dritan Gjiza po kryhen nga njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës.

Gjakmarrja, 6 mijë të vdekur në 23 vjet

Zbardhet hetimi i prokurorisë për impliki-min e Bashkim Tahirit në tregtinë e ilaçeve. “Ai ka qëndruar rreth 30 minuta në shtëpinë ku mbaheshin ilaçet, e më pas ka dalë me çanta në duar. Është arrestuar në makinë”

SHKB heton shefin e Komis-ariatit të Gramshit pas incidentit të ndodhur në stadium. Kryebashkiaku e kishte aksidentuar atë në këmbë, por kreu i policisë nuk bëri asnjë denoncim

TIRANË Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkon përjashtimin nga policia të shefit të Komisariatit të Gramshit, Lulëzim Shala, pas in-cidentit të kryetarit të Bashkisë në stadiumin e qytetit. Burime të Poli-cisë së Shtetit thanë se kryekomisar Shala është proceduar në mënyrë di-siplinore pas një hetimi të kryer nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit

të Brendshëm në lidhje me reagimin e policisë pas hyrjes në stadium gjatë ndeshjes Gramshi- Mamurrasi. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 0-0, ndërsa kryetari i Bashkisë së qytetit të Gramshit, Dritan Bici u fut me au-tomjetin e tij në fushë. Sipas burime-ve të SHKB-së por edhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, pritet që të kryejnë një proces hetimi ad-ministrativ të çështjes, duke marrë dhe verifikuar faktet dhe informa-cionet e vëna në dispozicion nga SHKB-ja. Më pas si pjesë e procesit të hetimit administrativ, pritet që vetë shefi aktual i Komisariatit të Gramshit, Lulëzim Shala të japë ed-he ai versionin e tij mbi ngjarjen dhe mbi pretendimet e ngritura nga SHKB-ja, që tashmë janë depozituar

në një raport në Drejtorinë e Stan-dardeve Profesionale. Shkak për procedimin disiplinor të kërkuar nga SHKB-ja dhe me informacionet e ofruara nga kjo e fundit është bërë pikërisht incidenti i datës 13 mars të këtij viti, gjatë ndeshjes së futbollit Gramshi- Mamurrasi, e luajtur në fushën sportive të Gramshit. Sipas burimeve, në momentin e futjes në fushë me mjetin e tij, kryebashkiaku Bici ka shkelur në këmbë shefin e Komisariatit të Gramshit. Nga ky in-cident që nuk është vënë re, por është mësuar më vonë ndërsa të gjithë sytë e opinionit publik ishin përqendruar në veprimin e kryetarit të Bashkisë së Gramshit, z. Dritan Bici, i cili ishte fu-tur bashkë me veturën e tij deri në me-sin e fushës, ndërsa më pas ai ishte

ndaluar nga policia dhe ishte shoqëru-ar në komisariatin e policisë së qytetit. Ndërkaq për veprimet e tij, kryebash-kiaku u procedua penalisht me disa akuza, ndërsa ndaj tij FSHF-ja nisi ed-he një proces disiplinor. Thuajse askush nuk u mor me rastin e Shalës, ndërsa oficerët e SHKB-së nisën veri-fikimin për rastin. Nga verifikimet e kryera mësohet se Shala kishte marrë një dëmtim serioz në këmbë. Sipas burimeve, incidenti i shkaktuar si dhe vetë dëmtimi i shefit të komisariatit duhej të ishin njoftuar nga ky i fundit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Për këtë fakt SHKB-ja informacionet e mbled-hura ia vuri në dispozicion Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Polici-në e Shtetit, për të marrë masat e saj disiplinore. D.Biçaku

Kryepolici u shtyp nga kreu i Bashkisë, por nuk denoncoi

“dritan gjiza ka deklaruar se me shtetasin Bashkim tahiri e kishte prezantu-ar vjehrra e tij që jetonte në itali si dhe ka pranuar se kishte sjellë dhe herë të tjera medikamente të tilla nga ky vend, të cilat ia ka shitur shtetasit Bashkim tahiri”

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici

Page 8: Gazeta Mapo

CMYK

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 3.04.2013

Kontakt:Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëriwww.megateksa.com; [email protected] e shërbimit për klientin: 04 23 88 333

Autobuzi Megatek-Citypark

FALAS, çdo 30 minuta!

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Atmosfera romantike mund

të krijohet me përdorimin

e elementëve artistikë

të cilët përdorin ngjyrën

e kuqe apo simbole të

dashurisë. Sektori më i ri

në MEGATEK,

“Korniza dhe Piktura”,

ofron mundësinë

e zgjedhjeve ekonomike

nëpërmjet të cilave

ju mund të shprehni

dashurinë dhe të krijoni

ambjent të dashur.

Momentet me

të bukura, mund t’i

memorizoni në foto

të vendosur në korniza

me simbolin e zemrës

dhe t’ia dhuroni njerëzve

të dashur…

1.290 LKodi: 36028

Kornizë druri34 x 16.5 x 2.7 cm

590 LKodi: 36027

Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

720 LKodi: 36025

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

490 LKodi: 36020

Kornizë xhami 17 x 22 cm

720 LKodi: 36043

Kornizë MDF10 X15 cm

550 LKodi: 36023

Kornizë metalike21 x 16 x 6 cm

750 LKodi: 36024

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

990 LKodi: 36026

Kornizë druri18 x 26 x 1.2cm

6.450 LKodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 LKodi: 24380

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

7.890 LKodi: 24387

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

1.990 LKodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 40 x 40 cm 1.590 L

Kodi: 24282

Pikturë me kornizë38 x 37.5 cm

Page 9: Gazeta Mapo

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 93.04.2013

Kontakt / [email protected]; [email protected]; Cel: 068 20 55 432

Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë:

Gazetarë:Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj.

sektOri i MarketinGut:Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: [email protected]. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

Njoftim punësimi

E përmuajshmeNr. 27, Viti II botimittetor 2012Çmimi 300 Lekë

Aurela Hoxha dheçantat që tronditën Tiranën

Libra, receta, dekor

Nr. 2

7, V

iti II

bot

imit

tet

or 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

DOSSIERSa fëmijë?Ilva Tare

Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji“I thuaj ‘jo’”Xhani ShqerraKu është kufi ri?

KINKALERI

Kthesa e madhe e ZANA ÇELËS

4Duhet të kesh

mikesha

Monika KryemadhiVera GrabockaKristina JorgaqiArdit GjebreaSaimir BrahoMerita Rexha

Seks në takimin e parë?gjërat që duhet të bëshpara se të shkosh 3525

HERMES MANIA

Të martohesh me të?SIPAS YJEVE

ZANA ÇELËSZANA ÇELËSAngazhimet e reja në shoqërinë civile. Ndryshimet e karakterit por jo të pamjes. Sekretet e zonjës së pamoshë

E përmuajshmeNr. 29, Viti II botimitdhjetor 2012Çmimi 300 Lekë

Nr. 2

9, V

iti II

bot

imit

dhj

etor

201

2

Çmim

i 300

Lek

ë

Eglantina GjermeniIlva TareXhani ShqerraSingle & the city

Julka GramoEster HoxhaViol Xhafaj

Aritmetika e lidhjesFatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

Libra, receta, ide

JozefinaDITËT E MIA TË ËMBLA

Kinkaleri

Në çift

Veshja e festaveSi Estela Ujka

HOROSKOPI

2013

Julka GramoJulka Gramo

DOSSIERNën yllin e festave

Parf�me, dhurata dekor

gatime

I shkrujanë BABAGJYSHIT

Ne që (s’)duam FESTAT

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

10 (2

57), V

iti V

ii bot

imit

NëN

tor

201

2 Ç

mim

i 300

Lek

ëe

përm

uaj

shm

e

10 BURRAT E SHEKULLITDhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar.

Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida Duma-

Sali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

sokol balla Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

DorëshkrimiLibri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

9 (

256)

, VIT

I VII B

OTI

MIT

TET

OR

201

2 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJ

SHM

E PËR BURGUN DHE HISTORINELIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë.

Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

ALBERT P. NIKOLLA NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESËARTUR ZHEJIHAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPESRAPORTI BRITANIK ‘23MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

PERSIDA ASLLANIKËRKOHET NJË HEROINË

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

Pa kufizime 200 MB 200 MB

Çdo operator 200 Min. 200 Min.

Çdo kohë

200 SMS 200 SMS

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 1

4 (2

59), V

ITI V

III BO

TIM

IT J

ANAR

201

3 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJS

HME SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË

Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë

sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

SPECIALE/ 2013SHQIPËRIA DHE BOTA, SI DO TË JENË...

AMIK KASORUHOGJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

RAPORTI BRITANIKE VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

MAJLINDA BREGUNË KOHËN E LEXIMEVE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË MIQËSI EUROPIANE

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Albert Nikolla Përdor standardin...pa dashuri

Ardian NdrecaIku edhe ky vit, si kalë i çalë

JOHN KERRY

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

11 (

258)

, Vit

i Vii b

oti

mit

dh

jeto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi,

detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

REPoRTAZhKur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

NAsho JoRGAQiRAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS

PikTuRATASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

PRoFilKUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

Gilman bakalliShqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

optikaGrand

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e për të gjithë rajonin.CARTIERGrand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,AlbaniaTel:0673001000; 0674006606; [email protected]; www.grandoptika.al

2012 UET Press / Kolana historike

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

Ia la ne derë

Nga Bujar KapexhIu

E di se keto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qendrime mbi ate që ti ke thënë apo ke

dashur të thuash. Herë të vrullshme, herë rragatëse ishin, i pashë. Ke pezm, e marr me mend! Por, për fjalën e thë-në ia vlen një liri, thot shkronjëtari. A ia vlejti për ty, Kim? Për fatin tënd e to-nin, jo! Aq më pak do t`ia vlej nëse pra-non viktimën brenda teje, njeriut të lirë kjo nuk i rri mbi n`ballë!

Gjithsesi.Në fillimet e shekullit të kaluar, kur

po bëhej garë mes idealistësh se kush e do vendin më shumë, Fishta i patë drejtuar Hil Mosit një letër, duke e ni-sur “Gabove Hilë...”, krejt kjo pse Hili kishte ra në kurthën e të bërit mirë duke vepruar shtrembër. Deshta ta huazoj këtë titull për këtë letër, por mbasi as unë e as tij s`jemi Fishtë e Hilë, refuzova të dehëm nga ajo kupë që ma ofroj yshtja!

Pse duhet t`i them dy-tri fjalë edhe pse nuk njihemi? Se nuk më lë rehat ai mbiemri i përdorun (edhe nga ti në apologjinë tënde) për identitetin tonë të përbashkët; shqiptaria (shqiptariz-ma), e në të cilin si ti edhe unë jemi të dashuruar!

Shikuar prej atij brumi që unë jam formuar, shqiptarinë (`izmen) e kam kapërthyer në mendjen time si konsen-susin e arritur nga unë e ti për ato që i quajmë vlera identitare, tuat e t`mijat, prej të cilave ushqehemi, të cilat i ush-qejmë e për të cilat jemi marr vesh e me vdekë, po t`jetë nevoja. Sepse pa to ti dhe unë ma nuk jemi as ti as unë e me to të dy jemi ma shumë se ti e unë! Kre-jt mendoj se kështu janë krijuar edhe kombe ma t`mëdha po edhe ma të vo-gla se ky i yni, mbi konsensusin (t`pa negociushëm) për të përfaqësuar të përbashktën.

Pra, na jemi pajtuar me 1908 për gjuhen tonë, ballë-oxhakun e shqip-tarisë (`izmës); Na po ashtu jemi paj-tuar, fal Rilindjes, se Gjergj Kastrioti i quajtun Skënderbe, është diga që mban historinë tonë pa u shformësu-ar; Me gjasë, krejt e kemi pranuar se tradicioni jonë sekular, përbën theme-let e kulturës sonë, këtë na e tregon ep-osi ynë, kanga jonë... e kështu me rad-hë jemi pajtuar për shumë gjëra tjera; Në fund jemi pajtuar edhe për rrugën se ka t`shkojmë tash e tutje. E kemi pranuar paqësisht se Europa është sh-trati i kombit tonë.

Pasi krejt këtyre ua kemi dhanë for-mën (duke quajtur shqiptarizëm), ke-mi vendosur ta dërgojmë në shkollat tona, atje ku fëmijët tanë do ushqehen me to, për unitetin e kombit. Dhe kemi bërë mirë, sepse, siç thotë mendimtari francez Xavier Darcos, kombi pa shkollën s`mund të jetojë, për shkak se e dyta është vendi ku mësohet

unitetit i të parës: ajo çfarë kemi të për-bashkët, ajo çka duam të bëjmë të për-bashkët! Pra, me një fjalë, shqiptarinë (`izmen) sot duhet ta ruajë si orakull jetëdhënës, shkolla jonë.

Por, ti, në apologjinë tënde, mer-reshe me atë se kush e ka ruajtur nukleusin e shqiptarizmës deri sa ai ishte nën shiun e heshtave anmike. M’u duk (e zemra më dhimti kur e pashë) se kishte një lajthitje logjike në trajtesën tënde sa i përket këtij ar-gumenti. Pse? Praktikat historike kanë treguar, por edhe sociologjia e komunitetit dëshmon një gjë të tillë, se diferentja mbetet e tillë si vlerë identirare e komuniteti veç nëse ar-rin të ndërtojë një refuzim përmba-jtësor ndaj supremacisë. Por kurrse-si, siç del nga konstatimi yt, se su-premacia (asimiluese për nga natyra si çdo supremaci tjetër vlerash) ka mbajtur në gjirin e vet të pa prekur identitetin tonë. Aq më tepër nese kjo supremaci është integraliste, pra asimiluese, unipolare, antipluraliste, siç ishte në rastin tonë. Jo unë, por metodat shkencore na e zbulojnë këtë fakt.

E ndryshmja jeton, zhvillohet dhe bërtet vetëm në përballje opozitare, ashtu siç edhe ka ndodhur zaten me ne si popull. Herë me gjysmë zëri, herë thekshëm, por asnjëherë pa dëshirën për t’u identifikuar. Shqiptaria (`izmi) nuk ka banuar diku, por ajo është zh-villuar te dikush! Historia e thotë, jo unë. Shqiptaria (`izmi) jeton sot falë amplifikimeve të herë pas hershme që figura të ndrituna a lëvizje të rëndë-sishme i kanë bërë. Netët historike nuk na kanë bërë nder, ato veç sa na kanë trullosur.

Në anën tjeter shumica e element-eve integrale të shqiptarisë (`izmës) ishin atëherë e mbesin sot e gjithë ditën liridashëse, kulturalisht (shpirtnisht), politikisht... (Skënderbeu, flamuri, et-ja jonë europiane... deri edhe gjuha, Kim). E si do rrinte ky zjarr kaq i gjallë afër kënetës integraliste?!

Ky zjarr, Kim, mbeti në zemrat e di-sa iluministëve të cilët iu bënë strehë e rujtën në gjirin e vet duke i dhënë jetë atij zjarri nga jeta e vet. Pak ishin ata, shumë pak, tjerët bënin veç numër. Di-kush shkroi një formulë pagëzimi di-ku, dikush ndërtoi një Çetë... pat edhe bejte, dikur vonë erdh edhe Milosao, e kështu fija u ngjit.

Në vazhdën e kësaj.Konstatimi juaj apologjik kishte një

shembull, më sa unë pashë, mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetu-ar) afër teje, Kim; komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ishe përthellu-ar në faktin se ata nuk janë më!

Pse u zhdukën? Për veç disa fak-torëve tjerë jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kul-turore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rriten bren-da trupit shqiptar dhe shqiptarët e is-lamizuar krijuan një subpopullacion kulturor, ortodoksët të vetin, katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qën-droi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vet-veten. Pse kështu, sepse kishin dy dis-favore, e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prod-honin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, poli-tikisht, fizikisht... Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëru-an kurrë plotësisht nga hamendja; herë çon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna Perendimi), herë nos-talgjia për Babën (kur duhmat e Lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët, tashmë kishin harruar të zgjo-heshin.

Njëjtë u ndodhi, ashtu si shqip-tarëve ortodoksë e katolikë të tu Kim, edhe shqiptarve të islamizuar, në Pa-zar të Ri, Rashkë, Tutin, Tivar... Për fa-tin e tyre të keq nuk hëngrën të njëjtën manë shpirtërore çfarë hëngrën shq-iptarët në Shkodër e Korçë. A ruajtën gjë nga shqiptarizma ata, asnjë gjë!

Krejt këtë nuk e thash që t`i bijë vi-jë asaj që ti shpreh, por të nxisë ty e veten për të reflektuar mbi një goditje të re që shqiptarizma jote dhe imja po pëson sot nga nostalgjikë, mohues e lloj-lloj haxhiqamilësh me flamurin e Babës nxjerrun nga pluhuri i harresës, apo internacionalist shumëngjyrësh që prodhojnë e shuajnë kombe brenda ditës. A thua ku e ka fillin ky vet asi-milim i ri, Kim i dashtun? Në mosngjitjen e shqiptarizmës në petkun e huazuar, veshur rishtazi, apo në en-tropinë shoqnore të trashëguar nga një strukturë mendimi (ndërgjegje) mo-huese; mohues një herë mohues gjithëherë?!

Për fund, por jo për të fundit herë! Kombin tonë e mbajtën gjallë vlerat e mbikohshme, të cilat u kultivuan tek-tuk, prej dikujt, por të cilat shërbyen si ilaç për të shëruar tërë kombin!

U mundova mos ta shtoj dhimbjen e këtyre ditëve, vlla i dashur, por ta ri-kujtoj se më shumë se ti më dhimbset e vërteta.

Letër vllaut tim Kim Mehmetit

debat

Visar K. berisha

Posta e redaksIsë[email protected]

e majta progresive do ringrihetNga Krasjoti tp

Z.Çili! dyshimet se z.Berisha ja ka zënë kokën në derë z.rama u vërtetuan plotësisht. Në këtë koalicion nuk ka as moral as pragmatizëm. Z.rama vetëm se fton z.Meta të zien dorë për dore e të mbyten të dy politikisht. Ju qoftë rruga e mbarë, ky është fati i gjithë politikanëve që nuk kanë asnjë skrupull, që lexojnë me laps në dorë vetëm Makiavelin. këto zgjedhje me siguri do je-në një triumf personal i z.Berisha. e majta progresive do ringrihet.

Në shkrim: Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta

Marrëveshjet njëprillase Nga Klodi

aha Mateo renci, jo aq ambicioz sa për të lëshuar karrigen e kryebash-kiakut të Firences, ndofta në këmbim të asaj të kryeministrit. gjithsesi meqë renesancën e importuam nga Italia, marrëveshjet njëprillase quhen edhe “pesce d’aprile” apo këtu peshku nuk mund të ketë lidhje me tryezën e koalicioneve para elektorale. Megjithatë, ka një kingmaker të vetofru-ar për president, që la në pritje kryebashkiakun Basha disa orë prapa derës së Berishës. ka filluar koha e pragmatizmit elektoral, apo mos vallë ren-zi shqiptar ka vendosur për koalicion paszgjedhor duke ua vënë fajin e dështimit të integrimit vetëm në zgjedhjen e 2009, duke nxjerrë minis-trat si votues të lirë për 84 ditët e qeverisë Berisha. kjo do të ishte shumë e komplikuar për ramën e pozicionuar.

Në shkrimin: konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm rama-Meta

Meta ia ka dalë mbanë të jetë në qendër të vëmendjes Zamir

Një ‘bast’ politik, ku figurat kryesore mediatike - nga Baze i majtizuar, Çi-li i qendërzuar dhe Peka i djathtizuar - kanë marrë të mirëqenë ‘faktin’ se Meta ka dalë nga koalicioni, e aq më tepër më 1 Prill. gjithsesi, përtej skep-ticizmit prej përvojës kryeministrore të Majkos, që nuk para i beson qe-verisjeve njëprillëse, Meta ia ka dalë mbanë të jetë në qendër të vë-mendjes publike, edhe pse i ka lënë të hapura lëvizjet djathtas, në qendër apo majtas. Bukmejkërsat kanë luajtur 1,x,2, për kingmejkerin. kësisoj me 2 prill, Meta është ‘padashur’ fitues me 1, edhe sikur të luajë me x, apo me 2. Por a është loja e (7) prillit e njëjtë me atë të (23) qershorit? Virtualisht po, realisht dyshoj se jo. ashtu si shija e mishit të krokodilit ndryshon nga shija e mishtë e ngjalës. Por Meta ia doli mbanë që të shprishë skemën e inflacionit 60% të ‘sorosit’. dorështrirja e ramës e zhbën vetvetiu këtë ‘sondazh’.

Nëse Jorgo Papandreu (i dështur në vendin e tij për të lidhur pas qerres sirizen), sergei dimitrevic stanishevi (gjysmë i dështuar në Bullgarinë e tij, ku edhe nëse teorikisht partia e tij fiton zgjedhjet e 12 majit, praktiki-sht ai nuk do të jetë as kryeministër), nëse Xhani Pitella i Pd-së nuk ia do-li dot mbanë të sintonizonte zërin me regjistër qendre të Mateo rencit me zërin mëngjarash të Bersanit për të nxjerrë jashtë loje zërin e çjerrë të grilos, atëherë si mundet vallë që “renesanca” europiane të akordo-het thjesht e vetëm në tiranë? ka dava koalicioni sa të davaritet tymnaja njëprillase.

Në shkrimin: Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 03.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

2 Blog/ Hollywood-i bën retro... në filma

Kulturë/ “Meshari” për të gjithë

universitet/ Çelësat e suksesit për të rinjtë

E vërteta gjendet në buzët e burrit që po vdes. Matthew arnoldFaqe 15 Faqe 13 Faqe 122

Thonë që çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë. Sot, në ditën e tretë të lajmit për afrimin PS-

LSI, mbetet të bëhet një bilanc i shpejtë i asaj që ka ngjarë e asaj që pritet të ng-jasë.

E para: duket se marrëveshja është jo vetëm arritur, por ajo është e qën-drueshme. Ndryshe nga herët e tjera, kur Ilir Meta ka thënë një gjë, dhe ka bërë një gjë tjetër, kësaj radhe duket se ai do të bashkohet me Edi Ramën. Me-sa duket, nga darka e ngjalave e këtej, komunikimi është rritur e forcuar. Edi Rama ka duruar poshtërimin që iu bë nga opinioni publik pas asaj darke, du-roi poshtërimin që Ilir Meta i bëri gjatë krizës presidenciale. Ai duroi ironitë e LSI-së për projektin e Rilindjes, taksës progresive, projektit të shëndetësisë fa-las. Edi Rama dje la të kuptonte se do të duronte sërish, derisa opinioni të shfrynte, për në fund, të pranonte se kjo, pra bashkimi i së majtës, ishte e vet-mja rrugë që ai të bëhej, “kryeministër për të gjithë ne”.

E dyta: si pasojë e parë, duket se e majta vërtet është bashkuar, ose së paku dy copat e saj më të mëdha, duke korrur edhe duartrokitjet e të “majtit” Ngjela. Të vegjlit janë ende skeptikë, sidomos për lojën që po bën LSI. Sipas Gjinushit, skeptikut të pandreqshëm, LSI që të bëhet e besueshme, duhet jo vetëm të dalë nga qeveria, por edhe ta rrëzojë atë. Por siç tha edhe Topalli dje nga Shkodra, “Rama na e bëri kush-tetutën të fortë, kështu që qeveria do të vazhdojë”.

E treta: Qeveria duket se vërtet do të vazhdojë. Mbi të nuk rëndon kërcënimi

i një mocioni, në radhë të parë se, megjithëse tani nuk i ka 71 votat për t’u mbajtur, kundërshtarët nuk i kanë 71 vota për ta rrëzuar. Kjo edhe falë Kaçit, Dritanit dhe së fundi dje, edhe Asllanit.

E katërta: në fakt e majta nuk është totalisht e bashkuar, e si rrjedhim, edhe rezultati i 23 qershorit është ende i paqa-rtë, sepse nuk dihet nëse këtë rezultat do ta/apo sa do ta dëmtojnë 4000 votat e Dritanit në Fier e qindra votat e Asl-lanit në Kukës. E majta e bashkuar po, shpëtoi përfundimisht nga Kaçi dhe llogaritë e tij të gabuara, e tani ai do jetë vetëm taksirat i “Panoramës”, por e ma-jta nuk ka shpëtuar nga taksiratet e ve-ta dhe parashikimet ogurzeza se dhe e bashkuar nuk i fiton zgjedhjet. Kjo sepse siç e tregojnë reagimet këto tri ditë, shumë opozitarë janë të irrituar, edhe pasi kanë kaluar tri ditët e para të çudisë. Dhe kush nga e majta e ribash-kuar shpreson se ndoshta gjithçka do zbutet në tri ditët e tjera, në fakt pas tri ditësh vjen protesta e opozitës tjetër pa-ra Kryeministrisë. Dhe nuk di se çfarë do t’i thotë sot xhajës së Aleksit, Rama kur ta takojë, por ka shumë gjasë që Marku të dielën të jetë përkrah Kresh-nik Spahiut në protestën kundër qe-verisë. E megjithë bllokadën mediatike që po i bëjnë Nikut, ka shumë gjasë që përkrah tij dhe Markut të jenë shumë më tepër protestues se ç’mendohej të ishin para një prillit. Kaq për 21 janarin, në respekt të të vdekurve, sesa të të gjal-lëve. Se të gjallët rregullohen. Siç u rregulluan Rama me Metën.

E pesta: bashkimi i së majtës në fakt, vdes projektin e një opozite të madhe. Meta me gjasë sjell në koalicion edhe

Dulen, por me kushte të tjera, e kështu Spahiut nuk i mbetet veçse të kalërojë vetëm, ose të rikthehet në grigjën e Topit, aty ku edhe nisi ideja e lëvizjes së tij, duke e bërë polin alternativ të qen-drës së djathtë, të vetmin pol atraktiv për votuesit gri, apo ata të zhgënjyer nga qeveria. Ah po, edhe ata të fundmit të zhgënjyer nga 1 prilli.

E gjashta: por le ta pranojmë: bash-kimi i së majtës ishte një mision i papër-funduar. Dhe nga shumica e majtë e shqiptarëve, e dëshiruar. Edi Rama pa-ti aftësinë, ashtu si në 2007-ën, t’i bash-këngjiste këtij misioni edhe fitoren e tij në 23 qershor. Me shpresën se si në 2007-ën, kur nga ky bashkim mori bashkinë, (e nga ndarja e la katër vjet më pas), po ashtu t’i marrë Saliut Kry-eministrinë. Por, a do ta lërë tani Ilir Me-ta Bashkinë?

E shtata: kjo është padyshim dilema e dytë e kësaj marrëveshjeje. Nëse do ke-mi një koalicion parazgjedhor, a do të ribëhen koalicionet në pushtet lokal? A do të humbasë PD këshillin bashkiak të Tiranës? Petrit Vasili do të lërë bash-kinë se do kandidojë për deputet, apo se LSI do të ikë nga koalicioni? Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet ta kemi të qa-rtë: kjo nuk është një marrëveshje Ra-ma-Meta, por një marrëveshje Rama-Meta-Berisha. Nëse po, atëherë Ilir Me-ta nuk është vetëm garant i rikthimit të së majtës në pushtet, por edhe garant i tranzicionit të butë (Nobody touches Luli!).

E teta: nga kjo lojë, më i fituar duket se del Berisha. Pakti Rama-Meta nuk do të na lejojë kurrë të kuptojmë nëse në Shqipëri kishte një shumicë shqip-

tare që mund ta rrëzonte Sali Berishën me votë. Opozita thotë se ai bëri shumë zullume. Por ai sot po ikën nga push-teti në mënyrë po aq dinjitoze, sa edhe ditën kur erdhi në pushtet. Ky pakt i së majtës po i jep Berishës një shans të rrallë: që pas tetë vjetësh qeverisje jo-brilante, të hyjë në fushatë si lider i opozitës. I fituari i dytë është Ilir Meta, që përcaktohet jo vetëm si bërës i Mbretit, por edhe përcaktues i Trashëgimtarit të tij. Këtu fiton edhe Luli, por si gjithmonë fitoret e tij mba-jnë erën e sqetullave të të tjerëve. Lajm i mirë për Lulin është se nënsqetullën e Metës këtë radhë e ndan së bashku me Edi Ramën.

E nënta: Rama ndërkohë qesh kur lexon të gjitha këto. Sepse ai, më në fund u bë politikan. Në 23 qershor ai bëhet kryeministër. E kush shpreson se ai do ikë shpejt, gabohet rëndë. Ilir Meta me më pak se dy vjet kryeministër, është sot ende lojtar kryesor. Fatos Nano, sa-do sporadik, mbetet lojtar, pikërisht si ish-kryeministër. Sali Berisha si ish-president, ishte pasionant, si kryemi-nistër do largohet me një barrë përvojë në kurriz, por në politikë do qëndrojë derisa të bëjë Lulin kryetar partie e kan-didat për kryeministër. Sigurisht kjo do kërkojë kohë. Derisa Rama të lërë pos-

tin e kryeministrit. Por Berisha ka premtuar se do jetojë gjatë. Edi Rama do jetë aty bashkë me të, bashkë me Metën, e bashkë me Lulin. Ai do arrijë qëllimin e tij, të bëhet kryeministër, pa-si të realizojë pjesërisht një mision, atë të bashkimit të së majtës, por jo të Shq-ipërisë së rilindur. Jo sepse ai nuk deshi, por sepse ai nuk mundi. Këtë e pranoi dje. Kur tha se pa LSI nuk fitohen zgjed-hjet. Kur pranoi atë që gabimisht bëri në 2009-ën, kur mendonte fitoren i vetëm, në emër të pasionit për një Shq-ipëri ndryshe, përtej së majtës e së djathtës. Por ndryshe nga Berisha, Ra-ma nuk e la shansin e dytë në dorë as të pasionit, e as të fatit, por të Ilir Metës. Duke bërë kështu edhe llogarinë më perfide të kësaj marrëveshjeje: për të ndarë me Ilir Metën mëkatin e një hum-bjeje të mundshme në 23 qershor. Për t’u thënë të gjithëve se Meta nuk ishte mjaft për fitoren, e si pasojë për t’i mb-yllur atij derën e së majtës. Për të fituar më në fund e përfundimisht atë që nuk ishte kurrë e tija, Partinë Socialiste. Së cilës i ndryshoi ngjyrën dhe stemën, sti-lin dhe zërin, veshjen dhe bizhutë, por jo zakonet e vjetra të mikpritjes së tradhtuar. Por, sigurisht që kjo është llogari e fundit.

E dhjeta: sepse llogaria e parë dhe kryesore, e këtu s’ka ç’thotë as Tan Hox-ha i ISB, është në favor të së majtës së bashkuar. Mund të hipotezojmë shifrat e sakta, por pas 23 qershorit e majta rik-thehet në pushtet.

Dakord, duhet ta mundte Berishën me letërsi (frymë). E mundi me aritme-tikë. Por prapë, fitore është.

Fitore si e Ramës.

Kokëfortësia dhe arroganca në politikë zakonisht paguhen shtrenjtë. Në zgjedhjet e vitit

2005 një leksion për arrogancën e tij e pat marrë Fatos Nano, pasi që e pat nënçmuar shkëputjen e Ilir Metës dhe grupit që formoi partinë Lëvizja So-cialiste për Integrim, e cila parti ia shkëputi PS-së një pjesë të elektoratit të majtë. LSI-ja u bë shkak kryesor pse e majta humbi pushtetin. Pas dështim-it në vitin 2005 Nano u detyrua që të japë dorëheqje nga kreu i PS-së, dhe nuk arriti që të kthehet në politikë ak-tive, edhe pse bëri disa përpjekje.

Me pasojat e kokëfortësisë dhe ar-rogancës do të ballafaqohet edhe zëvendësuesi i Nanos në PS, Edi Rama. Paradoksalisht, Rama ka qenë politi-kani i cili gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2005 ishte distancuar nga mio-pia e Nanos në qasjen ndaj LSI-së dhe Metës, duke parashikuar se kjo do të ketë si pasojë humbjen e zgjedhjeve. Për të dëshmuar se e majta pa unitet nuk mund të ketë sukses, në zgjedhjet lokale të vitit 2007 Rama bëri koalicion me Metën dhe partitë tjera të së majtës për t’i fituar ato bindshëm.

Por, pas suksesit të vitit 2007, kur Rama siguroi edhe mandatin e tretë si kryebashkiak i Tiranës, Rama do të

bëjë gabimin e Nanos, duke ushqyer bindjen se mund të bëhet lider i vetëm i së majtës edhe pa LSI-në. Ai besoi se ligji i ri zgjedhor që e akordoi me Sali Berishën, do të favorizojë PS-në, si partinë individualisht më të madhe në Shqipëri, si dhe lidershipin e tij, karshi rivalitetit që u shfaq në raport me Ilir Metën, i cili ishte kundër ligjit të ri zgjedhor.

Në vitin 2009 strategjia e defaktor-izimit të LSI-së dhe të Ilir Metës dësh-toi. Në vend që e gjithë e majta të futet nën ombrellën e PS-së dhe Ramës si lider i saj, LSI-ja arriti që të kalojë pra-gun zgjedhor dhe në zgjedhjet nacio-nale fitoi 4 mandate që do të bëhen de-cizive për mbetjen e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Koalicioni i PD-së pat fituar rrafsh gjysmën e mandateve, 70 deputetë, kurse PS-ja 66, dhe 4 man-datet e LSI-së, edhe nëse do të përcak-toheshin për t’u bashkuar me të ma-

jtën, nuk do të kishin efektin dhe Meta vendosi që të bëjë koalicion me Ber-ishën.

Pas dështimit të vitit 2009 Rama ka insistuar shumë kohë në parregullsinë dhe vjedhjen e votës, duke organizuar protesta dhe greva, por nuk arriti që të rihapen dhe rinumërohen votat kon-testuese. Në këtë periudhë animoziteti mes Ramës dhe Metës thellohet dhe duket i pakapërcyeshëm, sikurse edhe ribashkimi i votës së të majtës konsid-erohej si mision i pamundur. Në këtë atmosferë të mosunitetit do të mbahen edhe zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku Rama vendosi që të garojë për postin e kryebashkiakut të Tiranës edhe për të katërtën herë. Kësaj here Rama mori edhe një leksion ndëshkues për kokë-fortësi dhe arrogancë, sepse serish nënçmoi faktorin LSI, që në një garë tejet të baraspeshuar si “fotofinish”, ku vendimtare u bënë një grusht votash, fitues doli Lulëzim Basha i PD-së.

Ndonëse edhe këtë humbje Rama e priti me hidhërimin e “vjedhjes së përsëritur”, pasi Basha e siguroi fitoren pas rivlerësimit të disa dhjetëra votave kontestuese në forumin e KQZ-së, ku PD-ja kishte mazhorancën, ai pas disa muajsh do të bëjë një reflektim serioz të gabimeve vetanake, që edhe i kanë

mundësuar ‘skemat e vjedhjeve’. Në rastin e Tiranës ka qenë evidente se përparësia e madhe që e ka pas Rama në tri garat e para është shkrirë, pasi që i kanë ikur votat e LSI-së.

Pas kongresit të PS-së në nëntor të vitit 2011 Edi Rama ka bërë kthesën strategjike, duke e ndërprerë politikën e protestave dhe konflikteve, i kthen deputetët e PS-së në Kuvend, dhe rifil-lon dialogun dhe afrimin me të gjitha forcat politike të majta, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e formulës së pajtim-it me Ilir Metën.

Në vigjilje të zgjedhjeve të përgjith-shme, që do të mbahen në qershor, LSI-ja ka vendosur që të dalë nga koalicioni me PD-në dhe këto ditë pritet shpallja e koalicionit të madh të majtë, PS-LSI, që do të përfshijë edhe shumë parti dhe grupe të tjera të së majtës. Një kon-centrim i tillë i forcave të majta nuk ka ndodhur prej kohësh. Dhe ky manovër që nuk vjen në momentin e fundit, por në kohën duhur dhe që sinjalizon se është përgatitur gjatë dhe i ka edhe ba-zamentet e orientimeve programore, paralajmëron se e majta në qershor do të konkurrojë fuqishëm për të rimarrë pushtetin pas 8 vitesh.

Ky koncentrim i partive të majta, krahas çarjeve që kanë ndodhur në

bllokun e partive të djathta, ku disa subjekte të reja, si Aleanca Kuq e Zi dhe Fryme e Re Demokratike, kanë gjasa që të rrëmihin një pjesë të votës së djathtë përafërsisht në ato përqindje sa i shkëpuste LSI-ja bllokut të majtë kur garonte jashtë këtij blloku, pothuajse garanton rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti.

Kuptohet, për një pjesë të opinionit pajtimi i Ramës me Metën pas ri-valitetit të gjatë duket, nëse jo i pamun-dur, atëherë i dyshimtë. Por, në politikë nuk janë të rralla këto kthesa për 180 gradë! Tandemi Rama-Meta, në fillim të viteve 2000 ka funksionuar shumë mirë, kur Meta ishte Kryeministër i Shqipërisë dhe Rama Kryebashkiak ambicioz, që arriti ta bëjë mrekullinë e parë të madhe në Shqipëri, duke e ring-jallur kryeqytetin nga ngulfatja që e kishte kapluar gjatë anarkisë së peri-udhës pasdiktatoriale.

Koalicioni i ri Rama-Meta ka gja-sa që të bëjë kthesën e re në Shqipëri, duke ia hapur rrugën Shqipërisë për integrime europiane dhe krijimin e kushteve për tejkalimin e politikave të konfliktualitetit të brendshëm, sepse me largimin e Sali Berishës duhet pritur edhe konsolidimi i së djathtës shqiptare.

E munde me Aritmetikë

Mbi aleancën Meta-Rama

soKol balla

shKëlZeN Maliqi

KoMeNt

KoMeNt

Page 12: Gazeta Mapo

12 arsimi i lartë aktIVItet

“Çelësi i Suksesit” është aktiviteti që i ndihmon të rinjtë të përfshihen në diskutime dhe tema që shqetësojnë vendin dhe sesi ata përmes ideve të tyre të mund të japin zgjidhje.

FTESË PËR OFERTË Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, i ndryshuar, në VKM, nr. 27, datë 19.01.2007, “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, në VKM, nr. 165, datë 27.02.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, si dhe në VKM, Nr. 268, datë 18.4.2012 “Për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla”.

1.Kërkohet, që projekti të realizohet në segmentin e rrjedhës e poshtëme të lumit Molla e Lurës, nga Hec-et ekzistuese “Lura 1,2,3” deri te liqeni i Hec-it “Skavica”.

2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcak-tuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

4. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 29/04/2013, ora 12:00.

10. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM DAEL DERVISHI

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E EKONOMISË,

TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE

Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, 1001 Faqja web: http://www.mete.gov.al

universitetet, ja çelësat e suksesit për të rinjtë Ide për punësim, karrierë dhe qytetari aktive janë fjalëkyçet që kanë mbledhur bashkë 150 maturantë nga gjimnazet e kryeqytetit për një cikël trajnimesh në mjediset e UET-it. Një projekt mes Forumit Europian Studentor Tirana dhe Universitetit Europian të Tiranës, që për pesë javë rresht synon t’u mësojë të rinjve disa çelësa suksesi.

Për tri ditë ata ishin studentë të Universitetit Europian të Tiranës, duke dëgjuar prezantime nga një staf pedagogësh, duke mësuar si të fla-sin në publik, si të shkruajnë një projekt, si të përgatisin një letër motivimi, si të marrin ven-dimet e duhura në zgjedhjen e programit të stu-dimeve, si të jenë kreativë me ide dhe rrugë të reja për punësim, si të angazhohen në poli-tikëbërje dhe të jenë qytetarë aktivë. Ishte zgjedhur e shtuna e 30 marsit për ditënisjen e aktivitetit “Çelësi i suksesit”, ku edhe pjesë-marrësit janë më të lirë të shkëputen nga dety-rimet shkollore për të hyrë në petkat e studen-tit për një fundjavë. Aktiviteti i organizuar nga Forumi Europian Studentor Tirana (AEGEE) dhe Universiteti Europian i Tiranës është një cikël trajnimesh pesëjavor i ideuar për të kri-juar një platformë të vazhdueshme për të rinj më aktivë në shoqërinë e sotme, duke u bërë pjesë më aktive në proceset demokratike me fokus nxitjen, fuqizimin dhe orientimin e tyre.

Të rinjtë e përzgjedhur nga aplikimet pranë AEGEE-së janë 150 maturantë nga thuajse të gjitha gjimnazet e Tiranës, të cilët të ndarë në grupe prej 30 personash do të kenë mundësi të trajnohen çdo javë pranë Universitetit Europi-an të Tiranës. Aktiviteti, një format i aplikuar në vendet europiane, konsiston në edukimin joformal, si një teknikë e re e mënyrës së shpjegimit të koncepteve, ku roli i trajnerit apo profesorit është të nxisë debatin dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup.

“Tematikat e zgjedhura për ciklin e trajni-meve kanë të bëjnë me formësimin personal dhe profesional të të rinjve dhe perspektivat e tyre në fushën e arsimit, punësimit, lëvizjes së lirë, krijimtarisë, sipërmarrjes apo strukturave dhe ndarjes së pushteteve në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe në kontekstin politik, eko-nomik, social dhe kulturor ku ata jetojnë”- shpjegon presidenti i AEGEE-së Tiranë, Erald

Aga. Në çdo trajnim, një pedagog i mirënjohur nga Universiteti Europian i Tiranës do të flasë mbi fusha të caktuara studimi, koncepte aka-demike në një mënyrë interaktive, ku mat-urantët të njihen me programet që ofrohen nga universitetet dhe të dinë të marrin vendimet e duhura për të ardhmen e tyre. Në javën e parë administratori i UET-it, Henri Çili, ka ndarë me të rinjtë disa ide mbi lidershipin, pjesëmar-rjen Aktive, iniciativën e lirë dhe njohjen e vetes. Emra të njohur nga fusha e ekonomisë apo e së drejtës, si presidenti i UET-it, Adrian Civici, apo dekani i Fakultetit Juridik, Çlirim Gjata, do të jenë të ftuar në këto bashkëbised-ime me të rinjtë në javët pasuese. Veç kësaj njo-hjeje të parë me botën universitare, të 150 mat-urantët do të trajnohen edhe mbi aspekte të karrierës, duke mësuar gjëra praktike.

“Shpesh të rinjtë që aplikojnë jashtë për stu-dime në një farë mënyre djegin mundësitë e pranimit nga universitetet për shkak se nuk di-në si të shkruajnë një letër motivimi apo një CV”- shprehen pedagogët e UET-it, të an-gazhuar në këtë cikël trajnimesh. Të rinjve që morën pjesë në trajnimin e parë iu dha mundë-sia të praktikonin të folurën në publik me anë të prezantimeve të vetes dhe projekteve ku u angazhuan, një praktikë që do u vijë në ndihmë gjatë viteve të studimit, janë të një mendjeje pedagogët. Pas përfundimit të trajnimit të parë, të rinjtë që u shpërblyen me një certifikatë për pjesëmarrjen u shprehën se kishin mësuar gjëra të reja që do u shërbenin në të ardhmen. Presidenti i UET-it, Adrian Civici, u tha se kjo mundësi ishte jo vetëm për të mësuar më shumë rreth botës akademike, por edhe një mundësi ku vetë të rinjtë të merrnin në dorë zgjedhjet e tyre. “Në përfundim të çdo cikli mendojmë që të kemi përfshirë dhe trajnuar mbi 150 të rinj në fusha të ndryshme të parashikuara nga tra-jnimi, si qytetaria aktive, politikëbërja, shkri-mi i projekteve, i Cv-së, punësimit, sipërmar-rjes, të folurës në publik apo duke i aftësuar ata dhe përgatitur që të dinë të zgjedhin profesio-nin e duhur, të pranohem në një universitet prestigjioz, të bëjnë idetë e tyre më bindëse dhe përmes komunikimit në publik, të kuptojnë koncepte ligjore dhe ekonomike apo si të tri-umfojnë në jetë duke punuar në grup dhe ko-munitet etj.”-përfundon Erald Aga, duke shtu-ar se bashkë me UET-in planifikojnë ta kthejnë këtë aktivitet në traditë të përvitshme dhe ta shtrijnë në të gjithë gjimnazet e vendit.

aplikimet janë të hapura për të gjithë të rinjtë të moshës deri në 25 vjeç: maturantë, studentë, të rinj aktivë në oJF apo forume politike, vullnetarë apo aktivistë të ndry-shëm të interesuar në temat e këtij cikli trajnimesh.

Qytetaria aktive, e drejta e votës, edukimi ligjor, shq-ipëria dhe Be-ja, lidershipi, Punësimi, karriera, sipër-marrja, sistemi i arsimit, krijimtaria, sporti, shëndeti, janë tematikat mbi të cilat diskutohet dhe trajnohen gjimnazistët.

ÇelësI I suKsesIt 150 të rinj pjesëmarrës5 cikle trajnimi Çdo javë nga 30 gjimnazistë nga tirana

Çfarë është aeGeeështë një nga organizatat më të mëdha ndërdisiplinare në europë, e cila promovon një europë të bashkuar, bashkëpunim ndërnacional, komunikim, integrim mes studentëve dhe përpiqet të krijojë një shoqëri të hapur dhe tolerante për të nesërmen. aegee është e përfaqë-suar në 271 qytete universitare në të gjithë europën dhe ka mbi 17 mijë anëtarë. aegee-tIraNa është një an-tenë e organizatës mëmë e lokalizuar në shqipëri.

Page 13: Gazeta Mapo

Prof. bardhyl demiraj

Një cak kohor i mirëseard-hur për t’iu rikthyer trashëgimisë sonë kul-turore të përftuar në mër-

gim: Me këto pak fjalë mund të ku-fizojmë thukët në kohë rrjedhën e zhvillimit të vrullshëm që po përje-ton sot kultura shqiptare, e cila mban hapur prej më se dy dekadash siparet e saj, duke përthithur natyr-shëm gjithë ato prurje e pasuri kul-turore-botuese që trashëgojmë prej mërgatës intelektuale shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të kalu-ar. Dhe është fakt i mirënjohur që lexues të sotëm-sidomos syresh në hapësirën kompakte shqipfolëse në Ballkan-po marrin në mënyrë të përshpejtuar kontakt me këtë trashëgimi të vyer kulturës shqip-tare, falë punës ngulmuese që po bëhet ndërkohë për ribotimin e plotë dhe shpërndarjen e saj kudo ku flitet shqip. Lejohemi të përmen-dim këtu si shembuj sa të veçantë aq edhe domethënës përkthimin dhe ribotimin e punës farëmirë të Patër Zef Valentinit, nestorit të mërgatës intelektuale shqiptare në Perëndim dhe autor i veprës madhore Acta Al-baniae Veneta, apo aktivitetin intele-ktual dhe letrar të Ernest Koliqit,

Mustafa Merlikës, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Arshi Pipës etj., opusi i të cilëve po i rikthehet në plotësinë e vet atdheut të tyre të munguar. Një vlerë të spikatur në këtë trashëgimi ruan padyshim ed-he puna e patëmetë e Namik Resulit (10.09.1908 - 12.09.1985), pinjollit fjalëpakë e punëshumë të kësaj ple-jade intelektualësh, i cili i përkush-toi gjithë jetën e vet aktive kulturës shqiptare dhe shkencave alban-ologjike në mërgim. Pajisur me një formim gjuhësor-filologjik solid në Universitetin e Torinos, ku edhe doktoroi pranë romanistit të njohur Matteo Bartoli, ai u kthye në fillim të viteve ‘30 në Shqipëri e dha mësim në disa shkolla e qytete (Elbasan, Shkodër, Tiranë). Rikthimi në Itali më 1939 si docent i gjuhës shqipe pranë Universitetit të Romës bëri që në gjallje të vet t’i mbylleshin njëherë e përgjithmonë dyert në Shqipëri, gjithsesi personi dhe ve-pra e tij gëzuan gjithherë mirëseard-hje e respekt në gjakun e shprishur të kulturës dhe shkencës shqiptare në mërgim, ku vijoi aktivitetin e vet intelektual si pjesëtar i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shq-iptare në Universitetin e Palermos (1948-1957) e më pas si profesor i al-

banologjisë në Institutin e Studime-ve Orientale të Universitetit të Na-polit (1957-1971). Penda e Resulit nuk reshti së shkruari deri ditët e fundit të jetës së tij, kur pa dritën e botimit edhe vepra e tij madhore Grammatica della lingua albanese (Bologna, 1985), ndërkohë që botimi i tij shkencor-kritik Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione (Città del Vaticano, 1958) është i pari i llojit të vet në historinë e albanologjisë dhe shënon si i tillë jo vetëm fillimet e filologjisë mod-erne shqiptare, por edhe fazën nismëtare të përpunimit kritik të përmendoreve të shkrimit shqip që gjëllijnë sot e gjithë ditën si bazë ma-teriale për hulumtime ballore në matriksin e kulturës etnike të pop-ullit shqiptar. Largimi i natyrshëm në kohë nga ky botim si edhe mundësitë e dikurshme të kufizuara të përhapjes së tij në gjithë arealin kulturor shqipfolës, kanë shkaktuar boshllëqe të theksuara jo vetëm në bibliotekat e studiuesve të historisë, gjuhës e kulturës së popullit shqip-tar, por edhe në formimin e përgjith-shëm të studentëve të shkencave shoqërore-albanologjike si edhe të lexuesve të thjeshtë e të shumtë, që i mbeten dashamirë kësaj kulture.

Andaj ky ribotim anastatik i botim-it të parë shkencor filologjik të “Me-sharit” të Gjon Buzukut, për të cilin janë përpjekur në fakt me përkush-tim Albert Ramaj (Albanisches In-stitut-St. Gallen) dhe Bejtullah Des-tani (Institute for Albanian Studies-Londër) i vjen lexuesit bash në ko-hën e duhur, por që sigurisht gjatë leximit, ai nuk mund të mos e ndiejë sidomos mungesën qoftë edhe në versionin origjinal italisht si të hyrjes tejet instruktive të vetë Resu-lit, ashtu edhe të aparatit të pasur filologjik që shoqëron në fund teks-tin e transkriptuar prej tij. Gjithsesi, edhe botimi anastatik vetëm i tekstit të “Mesharit” i shkon për shtat qël-limit zanafillës të kësaj ndërmarrje-je farëmirë, duke qenë njëherësh akt mirënjohjeje dhe nderimi ndaj bot-uesit të tij, e nëpërmjet tij edhe homazh i gjithhershëm ndaj kul-turës së shkrimit shqip në mërgim, që zuri fill me vetë basin e saj Gjonin, birin e Bdekës dhe kumtin e tij: “tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të endigluom en së Shkruomit Shenjtë, en së dashunit së botësë sanë, desha me u fëdigu-në, për sā mujta me ditunë, me zdri-tunë pak mendetë e atyne qi të en-diglonjënë.” * Albanolog

1313kulturë 03.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

bOtimi

Nën dirigjimin e Jetmir Barbullush-it, për gati një orë e gjysmë, orkes-tra e Filarmonisë së Kosovës ka in-terpretuar për publikun vepra të kompozitorëve shqiptarë. Koncerti i Filarmonisë me kompozitorë shq-iptarë kulmoi me “Skënderbeun”, vepra e plotë e kompozitorit Çesk Zadeja, që është ekzekutuar pre-mierë në Prishtinë. Partiturat origjinale të kësaj vepre i janë kthy-er familjes Zadeja, qershorin e vitit

të kaluar, pas 60 vjetësh që po qën-dronin në arkivat e Moskës. Për di-rigjentin shqiptar Jetmir Barbul-lushi, kjo premierë do të shërbejë si një rrugë e hapur për bashkëpun-ime të tjera tashmë me vepra të kompozitorëve nga Kosova.

Në koncertin e Filarmonisë së Kosovës janë interpretuar edhe uvertura e operës “Goca e Kaçani-kut”, largo për orkestër harkore e Rafet Rudit, si dhe rapsodi për pia-

no dhe orkestër e Ferdinand Dedës. E ftuara speciale ishte dhe pianistja Erga Halilaj, e cila është gjithashtu dhe këngëtare, madje një nga fitueset e “Star Akademi“. Erga është ndier në Prishtinë njësoj si dhe në Tiranë edhe për faktin se në këtë koncert të saj të parë me Filar-moninë e Kosovës ajo bashkë me di-rigjentin Barbullushi kanë sjellë ve-prat më të bukura të kompozitorëve shqiptarë.

Botimi i tij shkencor-kritik Il “Messale” di giovanni Buzuku. riproduzione e trascrizione (Città del Vaticano, 1958) është i pari i llojit të vet në historinë e albanologjisë

në kohën e leximitBotimi i parë shkencor filologjik i librit të Gjon Buzukut me transliterim nga Namik Resuli është bërë nga Albanisches Institut & The centre for Albanian Studies

‘MEshari’

skënderbeu i Zadesë premierë në Kosovë Koncerti i

Filarmonisë me kompozitorë

shqiptarë kulmoi me “Skënderbeun”,

vepra e plotë e kompozitorit Çesk

Zadeja, që është ekzekutuar

premierë në Prishtinë

largimi në kohë nga ky botim si edhe mundësitë e dikurshme të kufizuara të përhapjes së tij në gjithë arealin kulturor shqipfolës, kanë shkaktuar boshllëqe të theksuara

Page 14: Gazeta Mapo

Lepuri i quajtur Ralph ka rifituar titullin e lepurit më të madh në botë, të cilin e humbi në vitin 2010. Kafsha katërvjeçare në matjen e fundit ka peshuar 22.6 kilogramë.Para tre vitesh, Ralph e humbi titullin si lepuri më i madh dhe më i trashë, sepse atë ia mori Darius që asokohe peshonte 21.3 kilogramë. “Ralph tash është lepur i rritur dhe është më i rëndë se kurrë më parë. Ndjehet mirë dhe është i shëndetshëm”, ka deklaruar pronarja e tij krenare, Pauline Grant.

Lepuri më i madh në botë

5

2

5

8

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:012, 091, 112, 159, 258, 497, 530, 632.Numra me 4 shifra:2214, 3263, 5680, 6325, 6523, 6548, 6552, 7543.Numra me 5 shifra:01023, 05410, 21025, 22544, 32000,

35325, 42596, 51541, 58603, 61983, 63265, 65222, 75485, 86727, 88895, 93714.Numra me 6 shifra:020320, 021340, 226224, 302659, 315167, 362990, 444412, 454585, 524878, 536812, 596587, 744875, 826814, 858050, 874854, 963254.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Mosvlerësim ose nënvlerësim për dikë. 9. Në këtë ditë. 11. Vend i gjelbëruar në shkretëtirë. 12. Sigla e Lushnjes. 13. Vajza në dialekt. 15. Një majmun me trup të madh. 16. Vija e nisjes. 19. Politika diskriminuese që ndiqej në Afrikën e Jugut deri në vitet '90. 22. Frederik i komunizmit. 25. Me të shpejtë. 26. Vijë e lakuar dhe e mbyllur që ka trajtë vezake si të vijës së përftuar nga prerja e pjerrët e një koni. 29. Bova i kinemasë italiane. 30. Saranda në makina. 31. Lëndë ngjitëse. 32. Përemër vetor. 33. Barleti i letrave. 34. Studim me karakter kritik. 35. Bimë me erë të mirë që përdoret për gatim. 38. Agjensi Juridike. 39. Lokal për pije. 40. Sigla e Elbasanit. 41. Babuli, ish-volejbolliste. 42. Letër zyrtare, që i dërgon një shtet një shteti tjetër me anë të një përfaqësuesi. 44. Shko! 46. Në rregull. 47. Pak muhabet. 48. Vorfi e kinemasë. 49. Pjesë e shkurtër me përmbajtje komike.

Vertikalisht:1. Këshilla, mendime a ide që i japim dikujt se si të veprojë. 2. Shtet në Amerikën Latine. 3. Personazhi që luan aktori. 4. Pa para, gratis. 5. Perime si spinaqi, mbrapsht. 6. Shkronjë dyshe. 7. Një perandor i famshëm romak me origjinë ilire. 8. Tërësia e veshjeve të dikujt. 9. Lloj rreshjeje. 10. Organizatë Arabe. 13. Lëndë që përdoret për gatim. 14. Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari. 17. Që të mundon kur s'e pret, që të nxjerr të papritura. 18. Lajmëtar, ose... 20. Gaqo, kompozitor i njohur. 21. Shkronjë dyshe. 23. Merre! 24. Janushi, aktore e njohure teatrit dhe kinemasë. 27. Një gadishull në Europë. 28. Mbrapa. 30. Tymrat që ndotin atmosferën. 36. Thirrje telefonike. 37. Emri që i del dikujt ose mendimi që është krijuar për dikë. 43. Transporti Ajror. 45. Këshilli Europës.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

4 68 4 1 7

2 54 93 7 2 1

8 69 81 5 6 42 3

horoskopi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12 13 14

15 16 17 1 18

19 20 21

22 23 24 25 26 27 28

29 30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42 43 44 45

46 46 47 48 49

LUaNi (23/VII-22/VIII) virGjeresha (23/VIII-22/IX)

Ambienti në çift do jetë paksa pështjellues dhe nga momenti në moment mund të lindin debate me partnerin. Beqarët do mobilizohen mjaft për të krijuar sa më shumë mundësi për takime. Do jetë ditë me fat dhe ju mund të ndesheni me persona mjaft interesantë. Fale mbështetjes që do ju japë Neptuni në planin financiar nuk do keni asnjë problem.

Ka ardhur koha të qëndroni paksa larg partnerit tuaj dhe të reflektoni për atë që dëshironi vërtet të bëni në të ardh-men. Në fakt gjithçka do varet nga mënyra sesi ju veproni dhe ato që do thoni. Kujdes! Beqarët do kalojnë shumë momente të veçanta dhe të bukura. Mund të takoni edhe personin e shumëpritur!

BiNjaket (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Sido që të jetë situata në jetën në çift sot do ndodhin ndryshime të mëdha. Nëse je-toni bashkë, do kaloni një ditë paksa de-l i ka t e , p l o t ko n f l i kt e d h e m o s -marrëveshje. Nëse jeni beqarë planetët do jenë premtues. Ka mundësi të ndodhë një takim premtues që do jua mbushë shpirtin me gëzim. Limitoni sa të mundni shpenzimet, të paktën për sot.

Gjate kësaj dite do jeni shumë strikte në jetën sentimentale dhe nuk do i lini part-nerit aspak liri veprimi. Kujdes sepse sit-uata mund të përkeqësohet dhe ju do vuani më shumë. Beqarët do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë që kanë në mendjen e tyre. Në sektorin e parave mos bëni asnjë investim të madh sepse do keni shumë pasoja.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Saturni do merret veçanërisht sot me jetën tuaj në çift. Do ndiheni më afër atij që dashuroni dhe do e keni më të lehtë t’ia shprehni ndjenjat. Edhe ai do kujdeset më shumë për ju. Ambienti për beqarët do jetë i dyzuar dhe ju nuk do dini se ku të mbështeteni për të qarë hallin. Ditë jo fort e mirë. Në sektorin e financave do ketë ndryshime të mëdha.

Nëse tregoheni më realistë në jetën në çift do përjetoni kënaqësi më të mëdha falë mbështetjes së Uranit. Beqarët falë Hënës do kenë mundësinë të takojnë partnerin e duhur dhe që do ju përputhet shijeve të tyre. Në sektorin financiar do keni fat. Megjithatë tregohuni të matur me shpenzimet në mënyrë që situata mos ndryshojë.

Ujori (20/I-19/II) peshQit (20/II-19/III)

Në planin sentimental do keni mundësi t’i konkretizoni projektet e bëra para shumë kohësh dhe shumë nga dëshirat tuaja do të plotësohen. Gjithsesi që kjo harmoni të rez-istojë, ju duhet të tregoheni më të hapur. Ju beqarë do i jepni fund këtij statusi, megjithëse fillimisht do hezitoni ndërmjet shumë personave.

Në planin sentimental ju premtohen kënaqësi të mëdha dhe momente të pa-harrueshme. Do e shprehni të gjithë entu-ziazmin dhe do ndiheni të lumtur. Ju beqarë duhet të përgatiteni të takoni dashurinë e madhe. Ajo ka qenë shumë afër jush, por ju gjatë gjithë kësaj kohe nuk e keni parë. Bux-heti do fillojë të përmirësohet mjaft.

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjapi (22/XII-20/I)

Duke qenë se Dielli dhe Marsi do jenë të mirëpozicionuar në qiellin tuaj, ju do af-roheni më tepër me atë që keni në krah dhe do e shihni që sensualiteti do të rritet më tepër. Për beqarët duket në horizont një aventurë romantike. Hidhini hapat një nga një. Financiarisht do përballeni me situata të vështira dhe ka rrezik që disa të arrijnë edhe në katastrofë.

Të nxitur nga Marsi ju do mundoheni të krijoni një ambient romantik në jetën në çift. Partneri nuk do i rezistojë dot këtij operacioni të madh joshjeje. Për beqarët klima e momentit do jetë mjaft e ngrohtë. Kënaqësitë që do përjetoni nuk i keni takuar asnjëherë deri më sot. Edhe pse financat do jenë të mira, ju do tundoheni dhe do bëni shpenzime të çmenduara.

peshorja (23/IX-22/X) akrepi (22/X-21/XII)

Jeta në çift nuk do ketë probleme gjatë kësaj dite, por mos prisni që ajo të jetë shumë euforike. Çdo gjë do jetë si zakonisht dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion shumë të veçantë. Beqarët, pas një periudhe pritjeje, më në fund do kenë mundësi të takojnë personin e ëndrrave. Tregohuni të kujdesshëm me menaxhimin e financave dhe mos bëni asnjë investim të madh.

Duke qenë shumë të kujdesshëm në jetën në çift, as sot nuk do lejoni që grindjet të bëhen pjesë e jetës sentimentale. Venusi nga ana tjetër do bëjë të mundur që ju të përjetoni mjaft emocione. Beqarët do hed-hin poshtë çdo mundësi të mirë që mund t’ju jepet për të krijuar një lidhje vetëm e vetëm që të ruajnë lirinë. Për ata që duhen të bëjnë investime dita do jetë e mirë.

14 zbavitje LOJRA Të NDRSyHME

Page 15: Gazeta Mapo

1001 dItë Që forMësuan Botën

MaHMudI I PeraNdorIsë gHaZNaVIdeMahmudi është një prej figurave më kon-troversiale të historisë së Azisë Jugore. Ai ishte djali i madh i Sebutkiginit, një mam-luk turk (ushtar skllav) që kishte marrë kontrollin e qytetit të Ghaznit në Afgani-stanin e Jugut. Mahmudi u bë emir në vi-tin 998 dhe e kaloi shumicën e sundimit nëpër fushata në Iran, Azinë Qendrore dhe Indi, duke ndërtuar një perandori të konsiderueshme dhe nëpërmjet me-cenatit të arteve - gjë që çoi në një rilindje të letërsisë perse dhe mjeshtërive - e ktheu

Ghaznin në një prej qendrave më të mëd-ha kulturore të botës muslimane.

Megjithëse Perandoria Ghaznavide u rrëgjua pas vdekjes së tij, sundimi i Mahmudit ishte kyç në shumë forma. Mahmudi ishte një musliman sunit në një kohë kur bota islamike dominohej nga di-nastitë shiite dhe ardhja e tij në pushtet shënoi shenjën e parë të një rizgjimi sunit. Ai ishte turku i parë i rëndësishëm i botës muslimane dhe vendosmërisht i hapi rrugën ndikimit musliman në Indinë

Veriore dhe këtu qëndron edhe kontro-versialiteti i tij më i madh. Fushatat e Mahmudit në Indi shkatërruan duzina vendesh të shenjta të besimit hindu. Në traditën historike indiane ai ka hyrë si shtypësi tiranik që e përdori fenë e tij për të përligjur shkatërrimin dhe masakrat tekanjoze ndaj hinduve.

Anasjelltas, në Pakistan dhe Afgani-stan Mahmudi mbahet si hero që luftoi për të përhapur islamin përgjatë nënkonti-nentit indian.

Unë jam artist…jam këtu për të jetuar me zë të lartë.

emile Zola 

2 Prill

998

Ndërsa prej Ballkanit shfaqen simptoma prapambetjeje duke për-dorur si figurë simbol gomarin, interesante është të shihet sesi i traj-tojnë simptomat e ndryshueshmërisë vendet e Perëndimit.

Më pëlqen që ndryshimet sociale dhe politike në Perëndim, t’i shoh nëpërmjet kinematografisë. Deri para se të bëhej Obama president, një seri e tërë filmash me një njeri me ngjyrë si protagonist, lider, eman-cipues, kryesisht në rol të tillë Denzel Washington, ishin tepër të shpeshta për të mos u vënë re…

Ndërsa tani, për volumin e madh të informacionit dhe ndryshimin e jetës së amerikanëve, po marr për krahasim tre filma.

I pari është “21 Jump Street”. Dy policë maskohen si adolesh-entë në një shkollë të mesme amerikane për t’iu vënë pas një bande shpërndarëse droge. Dyshja është e përbërë nga “çuni i mamasë” dhe “i forti i mëhallës”, kështu ishin të ndara rolet kur frekuentonin të dy realisht shkollën e mesme.

Mirëpo kësaj radhe shumë gjëra kishin… ndryshuar. Nuk lejohet më të gjuash dikë me grusht për t’u bërë popullor, dikujt po i shave muzikën që dëgjon dhe i thua “gay”, mund të akuzohesh për racizëm… rolet kishin ndryshuar tashmë. “I forti” nuk ishte më popullor në shkollë. Këtë rol tashmë e kishte “çuni i mamasë”. Ky me keqardhje pohon se kishte frekuentuar shkollën e mesme në dekadën e gabuar.

Filmi i dytë si shembull është “Hot tube time machine”. Një grup prej tre meshkujsh dhe një adoleshenti, shkojnë për pushime di-ku dhe transportohen në kohë, në vitet ‘80. Dhe i gjithë filmi ndërto-

het në bazë të këtij kapërcimi në kohë. Ndryshimet e njërës dekadë prej tjetrës, efektet që këto ndryshime do të kenë në jetën e secilit. Aty gjithashtu përshkruhet se çfarë do të përfitonte dikush nëse do të nji-hte të ardhmen… Një pjesë interesante dhe plot humor e filmit është momenti kur u duhet të zbulojnë se në cilën dekadë ndodhen. Dhe për ta marrë vesh pyesin për ngjyrën e Michael Jackson.

Filmi i tretë në radhë që vë re ndryshueshmërinë, është pjesa e fundit nga filmi seri “American Pie“. Ish-adoleshentët e atëhershëm, të fundviteve ‘90, kësaj radhe 30-vjeçarë, bëjnë një reunion. Dhe ai që befason si kurdoherë është Stiffleri i famshëm. Në një moment duhet të hyjnë në një shtëpi dhe duhet të zgjedhin një pretekst. Preteksti i ngelet Stifflerit në dorë që troket dhe kërkon një telefon, sepse “i është prishur makina”. – Po si, asnjeri nga ju nuk ka celular..., vjen përgjigjia. Kur e bëra për herë të fundit, shfajësohet Stiffler, nuk kishin dalë ce-lularët.

Një shembull bonus është nga seriali i mirënjohur “How I met your mother”, ku shoqëria e famshme e serialit, për një moment pyesin njëri-tjetrin: E mbani mend kur ka qenë hera e fundit kur bëhej një pyetje quiz, dhe përgjigja nuk kërkohej në google?

Në një rast tjetër, Ted mendon se mund t’ia dalë të takohet me një gocë, pa ia parë profilin e facebook-ut më parë… dhe vetëm kjo ide ng-jan më e komplikuar sesa duket.

Hollywood-i pra, bën retro, kthehet pas për të parë sesa larg ka shkuar…*nga Bogu gomariBallkanik.wordpress.com

Flickr

TiTulli: kryeminiTsri BriTanik cameron ne meTrone e londres FoTo: weB

AidA Tuci

Në FAcebook

Hollywood-i bëN reTrosa ta marrë vesh edi rama se ky popull është lepur dhe jo gomar, elektorati i majtë i ka bërë 3 rrugë dru. (Frymëzuar nga koalicioni i mundshëm Ps-lsI)

erviN SAliANji

vlAdimir kArAj

ArbeN kAllAmATA

tani rama ka kohe pafund të mbështesë me editoriale fushatën e Metës..:)

Bast sikur zgjedhjet të bëheshin sot... sali Berisha fitonte me shumicë të mjaftueshme për të qeveris edhe 8 vjet të tjera... Nga një anë kjo s’mund të jetë e mirë, sepse mbetëm vend pa opozitë, por nga ana tjetër... çfarë mund të bëjmë... Në pritje që opozita të rilindë vetveten...

Hm, u hodha një sy gazetave online. Në të katër anët kanë plasur shkrimet e intelektualëve që shpjegojnë se përse nuk e kanë nënshkruar peticionin kundër rishikimit të historisë. as unë s’e kam nënshkruar atë peticion. Mos duhet të bëj ndonjë shkrim?! Po ju?

BlItz

Për qind e rezervave totale të njohura të naftës gjenden në Arabinë Saudite; e para në botë.

21 Milion fuçi naftë ose ekuivalentin e tyre në energji prodhon Kina; prodhuesi më i madh i energjisë në botë.

1749

Miliardë metra kubik gaz natyral prodhon rusia sipas matjeve të vitit 2008; e para në botë.

601.7

Miliardë metra kubik gaz përdor Amerika; konsumatorja nr. 1 në botë.

657.2

[email protected] cel: 068 20 55 477

themelues: henri ÇIlI. kryeredaktor: arion sulo. Zv/kryeredaktor: alfred lela, aleksandra BoGdanI. Politika: nevila përndoj, fejzi BraushI. Kronika: leonard BaKIllarI, dashamir BIÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tucI. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar KapexhIu. Faqosja: florenc elezI. Ilir drIzarI, Kujtim Bisha. Korrektore: lila plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj fishta pranë uet

Marketing / drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 e-mail: [email protected] / robert Mane Cel: 068 20 55 440

15blOg 03.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 16: Gazeta Mapo

CMYK

nJoftiM / reklaMaGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 3.04.2013

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

16 (

261),

VIT

I VIII

BO

TIM

IT M

ARS

201

3 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJ

SHM

E

ALASTAIR CAMPBELL

Eshtë spin doctor-i i fushatave të Tony Blair-it. Shqiptarët e njohin nga koha e luftës në Kosovë, kur mbronte vendimin e shefit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Campbell vjen në

Shqipëri pikërisht me Ditarët e atyre ditëve: Vitet e mia me Tony Blair, botim i UET Press. Në një bashkëbisedim me Henri ÇILIN flet për librin, rëndësinë e strategjisë në politikë, e të tjera.

EKSKLUZIVE / INTERVISTA ME FILOZOFIN FRANCEZ, LUC FERRY: BOTA ASNJËHERË NUK KA QENË MË MIRË

NJERIU I RILINDJES SË EDI RAMËS

BESNIK MUSTAFAJNgatërresat në kufirin francez me emrin Le Pen

FOTO ESSENatë shqiptare në Oslo

STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

MIRA MEKSIKur fatin ta shkruajnë librat