gazeta mapo

24
KRYEREDAKTOR ARION SULO - E PREMTE, 18 JANAR 2013. NUMëR 806. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 3 SOCIALE 15 Berisha takon Muçën: Punimet për Xhaminë e madhe nisin në mars Kryeministri Berisha priti dje në një takim kreun e KMSH-së, Selim Muça, dhe arkitektin e xhamisë së re të Tiranës, për të diskutuar mbi procedurat KQZ dhe loja politike e PD dhe PS Siç ishte paralajmëruar nga një pjesë e analistëve, KQZ përsëri nuk arriti të dalë me një vendim të cilë- suar. Për rrjedhojë, referuar për- caktimeve të nenit 24 të Kodit Zgjed- hor, pika 1/ë, mosmarrja e numrit të kërkuar ligjërisht të votave “pro” sjell si pasojë që projektakti i paraq- itur “Për caktimin e numrit të man- dateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shq- ipërisë të vitit 2013”, të rrëzohet me vendimin e KQZ-së Nr.15, datë 23.11.2012”. Pavarësisht se subjek- teve të interesuara iu la koha e duhur për ta ankimuar këtë ven- dimmarrje të KQZ-së në Kolegj Zgjedhor, ato nuk e bënë një gjë të tillë. Tashmë i takon Kuvendit që në ushtrim të kompetencës ligjore... ROLAND LAMI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 18-19 Zhbllokim Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës! Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë... Robelli ose nihilistët e rinj të Prishtinës Në gazetën “Koha Ditore” është botuar shkrimi “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë... REAGIMI KOMENT ENVER ROBELLI CMYK Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur rrëfen përjetimet e saj dhe të Erjonit në pritje të fëmijës së parë, muzikën dhe rikthimin me krijime të reja me kompozitorin e zemrës Gjykata e Prishtinës lëshon një urdhër-arrest për këngëtaren, që rrezikon të shkojë në burg Eneda Tarifa: Dëshiroj të bëhem nëna e një vajze Zanfina Ismaili, 16 ditë burg për një gaz lotsjellës SUPLEMENT FAQE 9-14 “Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor" PS, TUBIM PëR 21 JANARIN, SHBA E OSBE: Të BëHET DREJTëSI KOMENT 18 Deputeti socialist Ben Blushi pohon se koha e Berishës ka sosur dhe numëron çështjet që do të jenë në qendër të fush- atës. “Koha është shumë e shkurtër dhe asgjë nuk po ndryshon për t’i ofruar konsensus opozitës. Ne do t’i ofrojmë konsensus opozitës.” Kemi “luftuar” shumë gjatë 2-3 viteve të fundit për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Dhe shumë, ose të paktën disa prej propozimeve tona, arritëm t’i fusnim në Kodin Zgjedhor. Në një term më të gjerë, Kodi Zgjedhor duket shumë herë më tepër i përmirësuar krahasuar me të parin. Le të themi që do ketë më shumë qendra numërimi këtë herë. Nga 66 do kemi të paktën 89 ose 90 këtë herë. Procesi... FAQE 4-5 Terror në zyrat e ISKSh, një mjeke plagoset me thikë nga i shoqi FAQE 16 Socialistët votojnë në Konferencën e Kryetarëve për futjen në rendin e ditës së Kuvendit të ndarjes së vjetër zgjedhore, ndryshe nga qëndrimi i mbajtur deri tani. Harta e mandateve do të shqyrtohet të hënën sipas vendimit të KQZ-së së vitit 2009. Nasip Naço: Nëse votojmë mandatet e 2009-s, i bie të shkelim ligjin Kuvendi do të bëjë ndarjen e mandat- eve të deputetëve për çdo zonë zgjed- hore për zgjedhjet e 23 qershorit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2009. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur dje që letra e sekretares së përgjithshme të KQZ-së, Aliona Mansaku, dhe vendimi për ndarjen e mandateve të vitit 2009, që e bashkëshoqëron atë, të futet për shqyrtim në procedurë parlamentare, me qëllim që të miratohet në seancë plenare. Vendim ky që duket se ka gje- tur edhe konsensusin e opozitës, pasi përfaqësuesit e saj në Konferencën e Kryetarëve, ndryshe nga qëndrimi që ka mbajtur PS publikisht kundër këtij akti, nuk kanë shprehur asnjë vërejtje në mbledhjen e djeshme, veçse janë mjaftuar me një pyetje... FAQE 2 PD-PS, KONSENSUS I çUDITSHëM PëR NDARJEN E MANDATEVE FAQE 6-7 Blushi: Paratë do t’i gjejmë nga taksa e korrupsionit, 3 ligjet pas zgjedhjeve Linda Rama Harta elektorale e Shqipërisë Anila Tepshi Bashkëshortja e Edi Ramës u përgjigjet 7 pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike . Bashkëpunimi me Barjabën në vitin 2002 si ekspert i nivelit të tretë, historia e godinës dhe ndërtimi i saj në tokën e familjes Basha, si dhe kush janë investitorët. Borxhi 70 mijë euro që i ka dhënë motrës pa interes dhe të ardhurat prej 65 milionë lekësh në vit që ajo ka. Shtëpia e re me Edi Ramën në Dajt dhe pse s’do të ketë padi për PD-në Linda Rama: Nuk kam marrë borxh, 100 milionët ia kam dhënë hua motrës Anila Tepshi është sulmuar me thikë nga i shoqi xheloz në ambientet e punës. Flet e ëma: Nuk e dua më atë njeri afër sime bije

Upload: gazeta-mapo

Post on 10-Mar-2016

264 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

KryeredaKtor Arion Sulo - E prEmtE, 18 janar 2013. numër 806. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

Faqe

3

Faqe 16

sociale

15 Berisha takon Muçën: Punimet për Xhaminë e madhe nisin në mars Kryeministri Berisha priti dje në një takim kreun e KMSH-së, Selim Muça, dhe arkitektin e xhamisë së re të Tiranës, për të diskutuar mbi procedurat

KQZ dhe loja politike e PD dhe PS

Siç ishte paralajmëruar nga një pjesë e analistëve, KQZ përsëri nuk arriti të dalë me një vendim të cilë-suar. Për rrjedhojë, referuar për-caktimeve të nenit 24 të Kodit Zgjed-hor, pika 1/ë, mosmarrja e numrit të kërkuar ligjërisht të votave “pro” sjell si pasojë që projektakti i paraq-itur “Për caktimin e numrit të man-dateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shq-ipërisë të vitit 2013”, të rrëzohet me vendimin e KQZ-së Nr.15, datë 23.11.2012”. Pavarësisht se subjek-teve të interesuara iu la koha e duhur për ta ankimuar këtë ven-dimmarrje të KQZ-së në Kolegj Zgjedhor, ato nuk e bënë një gjë të tillë. Tashmë i takon Kuvendit që në ushtrim të kompetencës ligjore...

rolAndLami

NgërÇ Nga Bujar KaPeXhiuoP-ed / 18-19

zhbllokim

lëreni Kosovën të qetë, tiranë të tiranës!

Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë...

robelli ose nihilistët e rinj të Prishtinës

Në gazetën “Koha Ditore” është botuar shkrimi “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë...

reagiMi

KoMeNtenVer robelli

cMyK

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur rrëfen përjetimet e saj dhe të Erjonit në pritje të fëmijës së parë, muzikën dhe rikthimin me krijime të reja me kompozitorin e zemrës

Gjykata e Prishtinës lëshon një urdhër-arrest për këngëtaren, që rrezikon të shkojë në burg

eneda tarifa: dëshiroj tëbëhem nëna e një vajze

zanfina ismaili, 16 ditë burg për një gaz lotsjellës

suPleMeNt

Faqe 9-14

“Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor"

Ps, tuBiM Për 21 jaNariN, shBa e osBe: të Bëhet drejtësi

KoMeNt 18

Deputeti socialist Ben Blushi pohon se koha e Berishës ka sosur dhe numëron çështjet që do të jenë në qendër të fush-atës. “Koha është shumë e shkurtër dhe asgjë nuk po ndryshon për t’i ofruar konsensus opozitës. Ne do t’i ofrojmë konsensus opozitës.”

Kemi “luftuar” shumë gjatë 2-3 viteve të fundit për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Dhe shumë, ose të paktën disa prej propozimeve tona, arritëm t’i fusnim në Kodin Zgjedhor. Në një term më të gjerë, Kodi Zgjedhor duket shumë herë më tepër i përmirësuar krahasuar me të parin. Le të themi që do ketë më shumë qendra numërimi këtë herë. Nga 66 do kemi të paktën 89 ose 90 këtë herë. Procesi... FAqe 4-5

terror në zyrat e isKsh, një mjeke plagoset me thikë nga i shoqi

FAqe 16

Socialistët votojnë në Konferencën e Kryetarëve për futjen në rendin e ditës së Kuvendit të ndarjes së vjetër zgjedhore, ndryshe nga qëndrimi i mbajtur deri tani. Harta e mandateve do të shqyrtohet të hënën sipas vendimit të KQZ-së së vitit 2009. Nasip Naço: Nëse votojmë mandatet e 2009-s, i bie të shkelim ligjin

Kuvendi do të bëjë ndarjen e mandat-eve të deputetëve për çdo zonë zgjed-hore për zgjedhjet e 23 qershorit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2009. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur dje që letra e sekretares së përgjithshme të KQZ-së, Aliona Mansaku, dhe vendimi për ndarjen e mandateve të vitit 2009, që e bashkëshoqëron atë, të futet për

shqyrtim në procedurë parlamentare, me qëllim që të miratohet në seancë plenare. Vendim ky që duket se ka gje-tur edhe konsensusin e opozitës, pasi përfaqësuesit e saj në Konferencën e Kryetarëve, ndryshe nga qëndrimi që ka mbajtur PS publikisht kundër këtij akti, nuk kanë shprehur asnjë vërejtje në mbledhjen e djeshme, veçse janë mjaftuar me një pyetje... FAqe 2

pD-pS, konSEnSuSi çuDitShëm për nDarjEn E manDatEvE

Faqe 6-7

Blushi: Paratë do t’i gjejmë nga taksa e korrupsionit, 3 ligjet pas zgjedhjeve

linda rama

harta elektorale e shqipërisë

anila tepshi

Bashkëshortja e Edi Ramës u përgjigjet 7 pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike . Bashkëpunimi me Barjabën në vitin 2002 si ekspert i nivelit të tretë, historia e godinës dhe ndërtimi i saj në tokën e familjes Basha, si dhe kush janë investitorët. Borxhi 70 mijë euro që i ka dhënë motrës pa interes dhe të ardhurat prej 65 milionë lekësh në vit që ajo ka. Shtëpia e re me Edi Ramën në Dajt dhe pse s’do të ketë padi për PD-në

linda rama: Nuk kam marrë borxh, 100 milionët ia kam dhënë hua motrës

Anila Tepshi është sulmuar me thikë nga i shoqi xheloz në ambientet e punës. Flet e ëma: Nuk e dua më atë njeri afër sime bije

Page 2: Gazeta Mapo

MAPO2 E prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al

Kuvendi do të shqyrtojë të hënën ndarjen e mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore, sipas vendimit të KQZ të vitit 2009

TIRANË Për kryeministrin Sali Berisha, fush-ata zgjedhore tashmë ka filluar, me qëllim arritjen e një fitoreje të dytë, si ajo e 22 mar-sit të ‘92-shit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar dje gjatë takimit me kryetarët e PD-ve në rrethe, por edhe kryetarët e grupeve të pu-nës, që të trokasin për vota derë më derë të djathtë apo të majtë qofshin, me qëllim fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamen-tare. “Nuk do të krahasohemi tani me Shq-ipërinë e 20 viteve më parë, por po të hed-him sytë në Shqipërinë e 7 viteve më parë, çdo shqiptar ndien, prek, konstaton se këto 7 vite Shqipëria ndryshoi më shumë se kur-rë në historinë e saj, se në këto 7 vite Shq-ipëria kaloi nga vend i varfër, në vend me të ardhura të mesme, të larta… Në këto 7 vite Shqipëria ndërtoi infrastrukturën më mod-erne dhe po e kompleton. Është Komisioni Europian që deklaroi se Shqipëria po ndërton rrugë dhe autostrada më shumë se disa vende të rajonit të marrë së bash-ku. Në këto 7 vite reformat e udhëhequra nga PD në periudhën e krizës më të thellë

u faktuan një nga sukseset më të mëdha. U dëshmuan se kjo qeverisje dhe këto re-forma kanë kapacitet dhe aftësi për të menaxhuar me seriozitetin më të madh dhe sukses të veçantë krizën më të rëndë që ka pllakosur Europën”, - tha ai. Berisha radhiti si arritje kryesore edhe vendimin për liberalizimin e vizave apo anëtarësi-min e Shqipërisë në NATO. Këto, sipas tij, janë vetëm disa nga arsyet për të kërkuar votën e shqiptarëve. “Ne kemi jo një, por njëmijë arsye t’u drejtohemi mbarë shqip-tarëve, për të na e besuar neve votën. Nuk ka sot qytetar më të zhgënjyer se ata të cilët katër vjet më parë votuan për PS-në, sepse pas 22 vitesh pluralizëm e shohin atë sër-ish bllokuese, e shohin në rolin e murato-rit fatkeq që lartëson murin e bllokimit, në kundërshtim flagrant me aspiratat e so-cialistëve shqiptarë, në kundërshtim fla-grant me aspiratat e mbarë shqiptarëve. Dhe si alternativë ata ofrojnë: Fundërrina të të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Sali Berishës”, - u tha Berisha drejtuesve de-

mokratë të rretheve. Ai premtoi gjithashtu se fushata zgjedhore do të udhëhiqet nga vlerat. “Vlera, vlera dhe vetëm vlera. Le të bashkohen të gjithë fundërrinat, por ju jap fjalën e nderit, në mënyrën më solemne, i përgatitur me gjithë shpirt, për fushatën më të bukur. Për fundërrinat përveç Lanës, vend tjetër nuk mund të kesh. Zgjedhja është e tyre. Por të dalësh me moton: Fundërrina bashko-huni, të mundim Berishën, kjo është dëshmia e dështimit total, kjo është thirrja e njeriut që ka humbur çdo shpresë, e njeriut që ka për sh-trojë e mbulojë disfatat e njëpasnjëshme…”, - shtoi ai. Rendja pas çdo vote, sipas tij, është detyra dhe misioni i anëtarësisë së PD-së. “Unë kam besim se me vendosmërinë e përkushtimin tuaj dhe të anëtarëve, simpati-zantëve e mbështetësve tanë, 23 qershori do të jetë një 22 mars i vërtetë. Shqiptarët do të voto-jnë projektin e Shqipërisë europiane të zhvil-luar dhe do të hedhin mënjanë murin e turp-shëm të bllokimit, të cilin ata kurrë nuk e mer-itojnë. Ata meritojnë të ardhmen europiane”,- tha Berisha

Berisha: më 23 qershor fitore si më ‘92-in, fundërrinat e kanë vendin në lanë

“Socialistët nuk kanë shprehur ndonjë rezervë për përfshirjen e tij në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe e kanë miratuar atë në tërësi me konsensus.”

Fejzi Braushi

Kuvendi do të bëjë ndarjen e man-dateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e 23 qer-shorit, sipas vendimit të Komision-it Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2009. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur dje që letra e sekretares së përgjithshme të KQZ-së, Aliona Mansaku, dhe vendimi për ndarjen e mandateve të vitit 2009, që e bash-këshoqëron atë, të futet për shqyr-tim në procedurë parlamentare, me qëllim që të miratohet në seancë plenare. Vendim ky që duket se ka gjetur edhe konsensusin e opozitës, pasi përfaqësuesit e saj në Konfer-encën e Kryetarëve, ndryshe nga qëndrimi që ka mbajtur PS publik-isht kundër këtij akti, nuk kanë shprehur asnjë vërejtje në mbled-hjen e djeshme, veçse janë mjaftuar me një pyetje të kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi, se mbi ç’bazë ligjore një ndarje e tillë mandatesh duhet ta miratojë Kuvendi. Kështu burime pranë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve kanë bërë të ditur se ka qenë vetë Ruçi ai që ka kërkuar shpjegime lidhur me këtë çështje, duke thënë se mbi ç’bazë ligjore Ku-vendi duhet të marrë në shqyrtim një akt të tillë. Përgjigjen ia ka dhë-në drejtori juridik i Kuvendit, Lulëzim Lelçaj, i cili ka theksuar se në bazë të Kodit Zgjedhor, është Ku-vendi ai që bën miratimin e shpërndarjes së mandateve. Për këtë arsye mësohet se ai i ka lexuar paragrafët përkatës të nenit 76 të Kodit Zgjedhor, ku ndërmjet të tjer-ave thuhet se “Kuvendi me proce-

PD-PS, konsensus për ndarjen e mandateve të 2009-s

Vetëm katër kompani të huaja kanë paraqitur ofertat e tyre teknike për të marrë pjesë në tenderin për realizimin e projektit pilot për numërimin ele-ktronik të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 23 qershorit. ashtu siç ishte njoftuar në median vendase dhe atë të huaj, Komisioni i Vlerësimit të ofertave të kësaj procedure prokuruese bëri pranimin e ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara. nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , u paraqiten 4 kompani ofertuese. më konkretisht kompanitë e paraqitura janë: kompania spanjolle InDra, kompania amerikane ES & S, kompania angleze DrS dhe kompania spanjolle SCItl. pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike. në ditët në vijim KVo do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike. Kjo procedurë zhvillohet në dy faza, faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave ekonomike.

numërimi elektronik, katër kompani paraqesin ofertat

durë të përshpejtuar, miraton me vendim ndarjen e mandateve”. Me disa rezerva për dispozitat e ligjit të shprehur nga socialistët, mësohet se ky debat është mbyllur dhe anëtarët e tij kanë rënë dakord që kjo çështje të futet me procedurë të përshpejtu-ar në proces vendimmarrës. Të pak-tën socialistët nuk kanë shprehur ndonjë rezervë për përfshirjen e tij në kalendarin e punimeve të Kuven-dit dhe e kanë miratuar atë në tërësi me konsensus. Një fakt të tillë e bën të ditur dhe zyra e shtypit e Kuven-dit, që në një njoftim të publikuar në faqe bënë të ditur se kalendari u mi-ratua me konsensus. Pavarësisht se data e diskutimit të kësaj çështjeje në seancë nuk është qartësuar, dje në Konferencën e Kryetarëve, buri-met kanë bërë të ditur se ajo mund të kalojë që në seancën e parë, pra atë të së hënës. Por sërish edhe nëse demokratët vendosin ta kalo-jnë që të hënën në seancë plenare miratimin e ndarjes së mandatave sipas vendimit të 2009-s, duket se kjo do të jetë e vështirë. Kjo pasi aleatja e PD-së në qeveri, LSI duket

e lëkundur për të dhënë votat pro një ndarjeje të tillë. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar dje nënkryet-ari i Kuvendit, Nasip Naço, i cili ka bërë të ditur se një ndarje e tillë mandatesh është e paligjshme. ““KQZ apo dhe ndryshimet që kërkohen të bëhen e kanë futur në një ngërç Parlamentin. Për të thë-në që, nëse ne do të votojmë man-datet e 2009-ës i bie që të shkelim ligjin dhe të mos marrim parasysh ndryshimet demografike që janë bërë. Nëse do të pasqyrojmë këto ndryshime demografike, unë nuk jam i bindur në lidhje me shtimin e popullsisë në qarkun e Kukësit e mendoj që rritja nuk është natyrale, por fiktive përsa kohë nuk u lejua ai komision. LSI do ta ketë të vështirë të votojë që t’i hiqet një mandat qar-kut të Beratit e mos t’i hiqet Kukësit, kur atij i takonte për t’ia hequr”, - u shpreh Naço. Në kalendarin trijavor të punimeve të Kuvendit, miratuar dje nga Konferenca e Kryetarëve, nuk është përfshirë sërish nisma e PDIU për të miratuar një rezolutë për çështjen çame.

Zv/kryetari i KLD-së, Elvis Çefa

politika

Page 3: Gazeta Mapo

MAPO13 QErShor 2010www.gaZEtamapo.Com 05MAPOE prEmtE 18 janar 2013

www.mapo.al 3

Në prag të përvjetorit të dytë të 21 janarit, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për drejtësi. Socialistët, homazhe dhe tubim për nder të viktimave

Socialistët do të presin sugjerime për moton e eventit, mbresat, kujtimet, mendimet, fjalitë më të përshtatshme do të përzgjid-hen dhe do të përfshihen në fjalimin e Edi Ramës

Partia Socialiste do të zhvillojë homazhe paraditen e 21 Janarit, në kujtim të katër qytetarëve që hum-bën jetën teksa protestonin dy vjet më parë kundër qeverisjes, të nxitur prej videos Meta-Prifti. Është për-caktuar që në orën 10:00 të ditë së hënë lidershipi i Partisë Socialiste, i shoqëruar nga deputetët, familjarët e viktimave si dhe simpatizantët e PS, në një tubim jo aq madhështor, të marshojnë në heshtje nga selia ro-zë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Si fillim, do të ndalen në vendet ku janë vrarë katër pro-testuesit: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule. Më pas pjesëmarrësit do të dre-jtohen drejt Teatrit të Operas për të ndjekur një dokumentar që është përgatitur për 21 Janarin. Përpara

shfaqjes së dokumentarit do të mba-jë fjalën edhe kryesocialisti Edi Ra-ma në këtë ditë përkujtimi.

Rama në FacebookKryesocialisti Edi Rama ka

kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij në facebook të shënojnë çdo mbresë, kujtim apo mendim për ngjarjen e 21 Janarit në një faqe të posaçme që ka hapur në Facebook. Sipas njoftimit që ka bërë vetë Rama, fjalitë më të bukura do të përzgjidhen për t’u përfshirë në fjalimin e tij, që do të mbajë në Teatrin e Operas dhe Ba-letit. “Më 21 Janar do të përkujtojmë

për të mos harruar. Një ceremoni e denjë për dëshmorët më të rinj të betejës shqiptare për demokraci dhe një moment i veçantë në rrugën e kërkimit të drejtësisë. Duam ta nda-jmë me të gjithë ju këtë moment. Çdo sugjerim juaji për moton e këtij eventi, çdo kujtim, mbresë, mendim, fjali apo fjalë, do të ketë vendin e vet në 21 Janarin që po af-ron. Le ta zgjedhim atë së bashku dhe disa fjali tuajat do të përfshi-hen në fjalën e Edi Ramës”, thuhet në një faqe të posaçme të krijuar nga Rama në Facebook.

fe. ce

“Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”

Ambasada Amerikane në Tiranë në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, duke e kon-sideruar dhunën si të pafalshme, ka nënvizuar se ka ardhur koha që të jepen shpjegime për ngjarjen tragjike të 21 Janarit. “Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh përsëri ngush-ëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kur-rë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 Janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”, thuhet në deklaratën zyrtare që ka bërë Ambasada Amerikane në kuj-tim të tragjedisë së 21 Janarit. Më tej, ShBA i ka bërë thirrje liderëve poli-tikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë më shumë për t’i kthyer popullit shqiptar besimin në de-

mokraci, duke forcuar sundimin e ligjit. “Në këtë ditë përkujtimi paqë-sor, u bëjmë thirrje të gjithë ud-hëheqësve politikë dhe institucione-ve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokraci-në e tyre, duke forcuar sundimin e ligjit”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës.

Reagimi i OSBE-sëNga Vjena, kryetari i Prezencës

së OSBE-së në Shqipëri, ambasado-ri Eugen Wollfarth, përsëriti thirrjen e tij për drejtësi në lidhje me vdekjen e protestuesve, në protestën e para dy vjetëve në Tiranë. Wollfarth kërkoi që proceset gjyqësore për këtë ngjarje nuk duhet të ndikohen nga politika. “Në prag të përvjetorit

të dytë të ngjarjeve të 21 Janarit 2011, u shpreh sërish ngushëllimet tona më të ndjera familjarëve të vikti-mave dhe të lënduarve. Ata merito-jnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë”, tha ai. Duke u ndalur në rastin konkret, sipas tij, elementet me thelbësore të demokracisë janë llogaridhënia dhe shteti i së drejtës. “Llogaridhënia dhe shteti i së drejtës janë elemente thelbësore të de-mokracisë dhe, si të tilla, janë para-kushte për përparimin e mëtejshëm të aspiratave europiane të Shq-ipërisë”, shtoi Wollfarth. Wollfarth foli nga Vjena, ku po merr pjesë në mbledhjen vjetore të kryetarëve të misioneve.

SHBA dhe OSBE: Drejtësi për 21 janarin

PS, tubim për 21 Janarin,homazhe dhe ceremoni në TOB

TIRANË Zv.kryetari i KLD-së, Elvis Çe-fa i quan të pabazuara pretendimet e deputetit socialist Fatmir Xhafaj, lid-hur me administrimin e procesit të tes-timit për gjyqtarët e Gjykatës Admin-istrative. Në një letër drejtuar zv. Kry-etarit të Komisionit për Çështjet Lig-jore, Çefa sqaron se KLD, tashmë gjen-det në fazën e zbatimit të legjislacionit për rekrutimin e gjyqtarëve profe-sionalë dhe me integritet, në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin konsensual të miratuar nga Kuvendi. Ky ligj sipas tij përcakton se KLD është autoriteti që përzgjedh kandidatët për gjyqtarë administrativë, në funksion të së cilës Shkolla e Magjistraturës or-ganizon një testim seleksionues me shkrim. “Përberja e komisionit është e përcaktuar ne ligj. Pra, organizimi i testimit nga Shkolla e Magjistraturës është pjesë e përgjegjësisë që ka KLD-ja për realizimin e të gjithë procedurës

për përzgjedhjen e kandidatëve dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohet si përgjegjësi eksluzive e Shkollës së Magjistraturës”- thuhet në letrën që Çefa i drejton deputetit socialist Xhafaj. Numri dy i KLD-së sqaron se Këshilli, bazuar në legjislacionin për-katës në datën 30 nëntor ka miratuar një vendim “Për procedurat e përzgjed-hjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit”. Ky vendism si-pas Çefës nuk bën asgjë tjetër përveçse miraton rregulla më të detajuara të or-ganizimit të testimit, duke u bazuar në nevojën për të identifikuar çdo hap të procesit dhe për përgatitjen serioze të fondit të pyetjeve. “Asnjë ligj nuk e nd-alon dhe nuk mund ta ndalojë Këshillin të marrë çdo masë që e konsideron të ar-syeshme për organizimin sa më të mirë në funksion të rritjes së garancisë dhe integritetit të këtij testimi”- thotë Çefa.

Çefa letër Xhafajt: rekrutimi i gjyqtarëve është ligjor

Page 4: Gazeta Mapo

pari, paratë do i gjejmë duke luftuar kor-rupsionin, të cilin kjo qeveri e ka kthyer në kancer për shoqërinë gjatë 8 viteve të fun-dit….

Kur thua perceptim më i mirë i kor-rupsionit, sipas indeksit të “Transpar-ency International”, çfarë do bënit specifikisht për të luftuar korrupsio-nin, ta zvogëloni atë? Nuk është se ai do eliminohet plotësisht. Si do e zvogëloni korrupsionin zyrtar? Çfarë do zbatonit më specifikisht?

Mendoj se i kemi ligjet e nevojshme për ta luftuar korrupsionin. Problemi është se ligjet nuk zbatohen në vendin tonë. Duhen bërë dy gjëra. E para, perceptimi i atyre që qeverisin. Nëse e shihni atë që po ndodh, kultura e mosndëshkimit, nuk po flas ba-zuar në bindjet e mia, apo në bindjet tona, por sipas BE-së, po rritet në vend. Askush nuk dënohet. Nëse je ministër, nëse ke lid-hje me kryeministrin, nëse ke lidhje me familjen e tij, mund të bësh ç‘të duash në këtë vend dhe në fund, askush nuk merr dënime. Por nëse je fermer… lexova se di-kush, një djalë 18-vjeçar, fatkeqësisht shumë i varfër, iu desh të vidhte për të fitu-ar bukën e gojës në fshat, policia e arrestoi. Ai vari veten. E vërtetë.

Në burg?Po, në burg. Është histori mjaft e trishtë,

por tregon se kur policia dëshiron t’i kapë hajdutët në vend, mundet. Por pse arrin të kapë një hajdut në një zonë të thellë dhe e çon drejt varjes, por s’kapin dot hajdutët që dalin në televizor? Besoj se po të nisim që këtu, kultura e fushatës antikorrupsion mund të jetë dhe do jetë tepër e suksesshme në vend. Së dyti, është çlirimi i gjyqësorit nga qeveria. Gjyqësori i sotëm varet jashtëzakonisht shumë nga qeveria. Nëse gjyqësori nuk luan një rol të pavarur, nuk do ketë sukses në luftën kundër korrup-sionit në vend.

Do thoshit se një qeveri socialiste do sillte më shumë mundësi për të shpëtu-ar ekonominë, për të parandaluar rece-

sionin e skajshëm në Shqipëri?Jam i bindur për këtë. Diçka e tillë është

vërtetuar. Të gjitha vendet, përfshi Greqinë dhe Italinë, që kanë qenë në krizë eko-nomike gjatë katër viteve të fundit, të pak-tën, kaluan nga kriza në ndryshime poli-tike. Qeveritë ndryshojnë në Itali, ndryshoj-në në Greqi, por pse? Se vendet kanë nevo-jë për momente më të mira psikologjike dhe besoj se këto zgjedhje dhe ardhja jonë në pushtet do shërbejë si një moment i rëndë-sishëm psikologjik për bizneset, për sh-tresën e mesme dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë sa të vijmë në pushtet. Për të gjitha arsyet që përmenda më parë, për mënyrën si perceptohet kjo qeveri dhe mungesës së motivacionit që ata po tregoj-në pas tetë viteve të gjatë dhe të vështirë, sigurisht që partia, duke qenë tetë vjet në opozitë, ka më shumë motivim se sa partia që ka tetë vjet në pushtet. Nëse shikoni per-formancën e tyre, ata duken, dhe nuk po bëj shaka, tepër të lodhur. Shikon ministra që vetëm rrinë. I fton në debate publike dhe ata nuk vijnë, se e dinë që s’kanë asgjë për të thënë. Siç e thashë, s’kanë asgjë për të thënë për sa i përket përmirësimit të ekon-omisë, infrastrukturës, arsimit, borxhit publik, taksave dhe tablosë së përgjithshme të vendit që duket tepër e zymtë.

Dua t’ju pyes për skenën politike në Shqipëri. Siç e dimë, Shqipëria ka dy parti kryesore, të cilat kanë dominuar skenën politike për vite me radhë. Si mendoni, do evoluojë Shqipëria në një sistem shumëpartiak? Sigurisht, kemi Lëvizjen Socialiste për Integrim është kthyer në forcë të tretë, tani kemi edhe Aleancën Kuq e Zi, edhe parti të tjera që po shfaqen më fuqishëm. Duke parë nga e ardhmja, si do e përshkruanit ske-mën politike në Shqipëri? Po evoluon në një drejtim shumëpartiak?

Është tepër herët për të dhënë një men-dim. Tepër herët për të thënë nëse do kalo-jmë nga një sistem dypartiak në atë shumëpartiak. Sigurisht, këto zgjedhje ja-

Deputeti i PS-së, Ben Blushi shprehet se ardhja e opozitës në pushtet do shërbejë si

një moment i rëndësishëm psikologjik për bizneset dhe për shtresën e mesme

MAPO4 E prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al

Blushi: Paratë do i gjejmë duke luftuar korrupsionin

Intervistoi Janush Bugajski

Çfarë mund të bëhet më specifikisht për të garantuar se këto zgjedhje nuk do kundërshtohen, që legjitimiteti i tyre të mos vihet në dyshim. Se e kemi parë shpesh diçka të tillë në Shqipëri. Si mund të garantoni këtë herë që zgjedhjet do je-në të lira dhe të drejta, që do marrin mi-ratimin e plotë ndërkombëtar dhe që do e ndihmojnë Shqipërinë, se po flasim për zgjedhje jetësore për sa i përket pro-gresit drejt BE-së. Si mund të sigurohet diçka e tillë?

Kemi “luftuar” shumë gjatë 2-3 viteve të fundit për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Dhe shumë, ose të paktën disa prej propozi-meve tona, arritëm t’i fusnim në Kodin Zgjedhor. Në një term më të gjerë, Kodi Zgjedhor duket shumë herë më tepër i për-mirësuar krahasuar me të parin. Le të the-mi që do ketë më shumë qendra numërimi këtë herë. Nga 66 do kemi të paktën 89 ose 90 këtë herë. Procesi i numërimit do jetë shumë herë më i thjeshtë. Ndoshta nuk do shohim qendra numërimi që qëndrojnë ha-pur 2-3, me raste edhe katër ditë, siç ka ndodhur në Tiranë në 2011-ën, kur u desh të paktën një javë për të numëruar 250 mijë vota për zgjedhjet bashkiake. Shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe. Ajo për të cilën kemi nevojë është që votat të numërohen me saktësi. Vullneti i njerëzve të mos ndry-shohet nga numëruesit, se ajo që ka ndod-hur gjatë 2-3 zgjedhjeve të fundit është fak-ti që votat nuk janë numëruar siç duhet dhe në zgjedhjet e fundit kishim prova që në di-sa zona, një ose dy nga mandatet tona apo vende në Parlament i kaluan qeverisë. S’dua të them që këtë herë do ndodhë e njëjta gjë, por sigurisht, ne do marrim të gjitha masat e mundshme që diçka e tillë të mos përsëritet dhe të mbrojmë votat në çdo zo-në që mundemi.

Meqë po afrojnë zgjedhjet, do jetë një periudhë e ngjeshur me fushata ele-ktorale, do ju pyesja specifikisht për Partinë Socialiste. Nga ndryshoni ju nga Partia Demokratike? Pse e quani veten socialistë? Me fjalë të tjera, ç‘do të thotë ky etiketim? Cilat janë për-parësitë tuaja në politikë? Cili është ndryshimi mes jush dhe partive të tjera, sidomos me partinë në qeverisje?

Besoj se elektorati shqiptar e di ndrysh-imin mes socialistëve dhe demokratëve, por sigurisht, ne jemi parti e majtë, jemi parti e qendrës së majtë dhe duke qenë e tillë, ke-mi jo vetëm ndryshime ideologjike, por ed-he programesh me të djathtët…

Me qendrën e djathtë... …me qendrën e djathtë. Për sa i përket

ndryshimeve me Partinë Demokratike, shteti ka një rol tjetër në ekonomi dhe du-am që shteti të ketë një rol tjetër. Shteti duhet të mbrojë të varfrit. Shteti jo domos-doshmërisht duhet të ketë monopolin e ekonomisë, por sigurisht, kur bëhet fjalë për rregullat, shteti luan rolin e vet në rregullimin e tregjeve dhe besoj se ky është debati më i madh edhe në Evropë, edhe në Amerikë, gjatë zgjedhjeve të fundit. Cili do jetë roli i shtetit në ekonomi? Besoj se gjatë viteve të fundit, sidomos gjatë tetë viteve të fundit, kur pushtetin e mori Partia De-mokratike, ata, siç e keni parë edhe kohët e

fundit, po privatizojnë gjithçka. Po priva-tizojnë gjashtë muaj para zgjedhjeve, që s’na duket veprim shumë i drejtë. S’mund ta privatizosh ekonominë gjashtë muaj pa-ra zgjedhjeve, kur sondazhet tregojnë se do humbasësh. Për sa u përket privatizimeve, arsimit, që është krejtësisht… Të marrim arsimin si shembull. Qeveria thotë se ka më shumë studentë tani se para tetë vitesh, kur qeverisnim ne. Është e vërtetë, por kur bëhet fjalë për cilësinë, kemi arsye të dys-hojmë. Çfarë studentësh po dërgojmë në universitet? Çfarë studentësh po marrim nga universiteti? Numri i studentëve është më i madh, por diplomat shumë herë më të dobëta. Kur bëhet fjalë për sistemin shën-detësor, ai po kthehet në një “ferr” të vër-tetë për të moshuarit që vizitohen në spit-ale. Ilaçet janë të shtrenjta, s’përballohen dot nga të moshuarit, krahasuar me 3-4 apo gjashtë vite më parë. E dini arsyen? Jo vetëm se po ndodh në Itali, Greqi, Evropë, por për faktin se shteti ka hequr dorë nga kjo shtresë. Të varfrit, studentët, të rinjtë, shteti i ka braktisur. Nëse nuk ka mbrojtje, ose nëse nuk ka mbështetje për këto shtre-sa të shoqërisë, shoqëria bëhet e cenueshme. Në Shqipëri, të pasurit po pakësohen, kurse shtresat e varfra po shtohen. Numri i të varfërve shtohet krahasuar me një vit më parë. Këtë herë do përpiqemi ta aplikojmë më mirë rolin e shtetit në ekonomi, do për-piqemi të mbrojmë shtresat e varfra të shoqërisë dhe të mundohemi të zvogëlojmë humnerën mes pasanikëve dhe të varfërve.

Do zgjeroni rrjetin e sigurimeve shoqërore?

Po. Propozimet tona do i shpalosim gjatë gjashtë muajve në vijim. Do paraqesim pro-pozime konkrete për sistemin e taksave, për privatizimet, çfarë do bëjmë për arsimin, për sistemin shëndetësor, për pensionet, për pagat, për bujqësinë. Besoj se gjatë dy a tre muajve do u propozojmë shqiptarëve cila do jetë menyja dhe oferta jonë.

Siç e dini, meqë përmendët Amerikën, në SHBA debati ekonomik përqendrohet në dy çështje: taksa dhe shpenzime. Ky është thelbi i humnerës fiskale së cilës i shpëtuam...

Do u tregojmë shqiptarëve ç‘sistem tak-sash kemi në mendje. Sigurisht, jemi kundër taksës së sheshtë të famshme, që do jetë gjëja e parë që do heqim.

Po për sa i përket planit të shpenzi-meve, se buxheti i qeverisë s’është fort i shëndetshëm për momentin? Cili është propozimi juaj për gjetjen e të ar-dhurave, e burimeve për të paguar për programet?

Siç e thashë, taksa e parë që do zhdukim është taksa e korrupsionit. Sipas informa-cioneve të fundit të agjencive të njohura amerikane, 1.3 miliardë dollarë kanë ikur jashtë shtetit gjatë tetë viteve të fundit, që kur kjo qeveri mori pushtetin, vlerësohet se të paktën 1.3 miliardë euro….Këto para mund të ishin bërë pjesë e ekonomisë sonë. Mund të investoheshin në shkolla, në ndër-tim rrugësh, për një sistem më të mirë pen-sionesh, për mbrojtjen e fermerëve të ven-dit, të cilët po falimentojnë dhe për të sub-vencionuar shumë shërbime, sidomos për t’i dhënë shtresës së mesme dhe asaj të varfër më shumë lehtësi në këtë shoqëri. Së

“Kur policia dëshiron t’i kapë hajdutët në vend, mundet. Por pse arrin të kapë një hajdut në një zonë të thellë dhe e çon drejt varjes, por s’kapin dot hajdutët që dalin në televizor? Besoj se po të nisim që këtu, kultura e fush-atës antikorrupsion mund të jetë dhe do jetë tepër e suksesshme”

Çështjet e fushatës së Ps

Ekonomia, papunësia, inte-grimi europian, korrupsioni, bu-jqësia është një temë madhore, siç ju përmenda edhe më sipër, arsimi, shërbimi shëndetësor, çmimet, taksat

strategjia antikorruPsion

Besoj se po të nisim që këtu, kultura e fushatës antikorrupsion mund të jetë dhe do jetë tepër e suksesshme në vend. Së dyti, është çlirimi i gjyqësorit nga qeveria. gjyqë-sori i sotëm varet jashtëzakonisht shumë nga qeveria. nëse gjyqësori nuk luan një rol të pa-varur, nuk do ketë sukses në luftën kundër korrupsionit në vend.

intervista

Page 5: Gazeta Mapo

Sipas Blushit, tri ligjet e integrimit do miratohen pas zgjedhjeve. “Koha është shumë e shkurtër dhe asgjë nuk po ndryshon për t’i ofruar konsensus opozitës. Ne do t’i ofrojmë konsensus opozitës”

MAPOE prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al 5MAPO

në interesante edhe për faktin se çfarë Par-lamenti do nxjerrin. Për mendimin tim, Par-lamenti i radhës do jetë më i pasur, do ketë më shumë se katër ose pesë parti, sepse tani kemi një sistem partiak 3-nivelsh. Kemi dy parti të mëdha, kemi tre parti të vogla, por të mëdha dhe pjesa tjetër janë të vogla. Për sa u përket koalicioneve, është tepër herët për të folur. E di që do më pyesësh për ko-alicionet e ardhshme. E kemi thënë, e kemi bërë publike që do bëjmë koalicion me çdo forcë që do bashkohet me ne për të ndrysh-uar qeverinë, që të mund të kemi rotacion pas gjashtë muajve në vazhdim. Për sa i për-ket ideologjisë, do jetë më e lehtë këtë herë.

Dua t’ju pyes pak për Aleancën Kuq e Zi. Pashë sondazhet e kohëve të fun-dit, s’e di sa të sakta janë, më duket se ata kanë fituar rreth 15 për qind të votuesve të mundshëm, të cilët thonë se mund të votojnë për Aleancën. Kujt do ia atribuonit këtë fitore suksesi të Ale-ancës? Nacionalizmit, politikës kundër-shtuese? Cila është arsyeja?

Besoj se është politikë kundërshtuese. Ata po përdorin një gjuhë të politikës kundërshtuese dhe nuk mund ta mohoj, shqiptarët janë lodhur me partitë e mëdha, se ato e kanë qeverisur këtë vend për 20 vite rresht. Partia Demokratike ka qeverisur rreth 13 vjet, duke i mbledhur që nga 1991-shi deri më tani, ata kanë qeverisur 13 vjet, kurse ne 8-9 vite. Po pak a shumë, dy par-titë kryesore e kanë qeverisur vendin gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kur shqiptarët men-dojnë se çfarë kërkonin 20 vjet më parë, s’besoj se janë popullsi fort e lumtur. Ata mendojnë se mund të kishin arritur më shumë. Mendojnë se mund të kishin arritur më shumë, se dy partitë e mëdha nuk kanë qeverisur siç duhej. Ndihet një lloj lodhjeje në elektoratin shqiptar dhe kjo shpjegon ekzistencën e partive të politikës kundër-shtuese si Aleanca Kuq e Zi, apo suksesin e tyre, nëse do ketë një të tillë, sepse ende s’e dimë. Është tepër herët për të mësuar si do shkojnë këto zgjedhje, ashtu si ju e thoni në

Amerikë, por sapo zgjedhjet afrojnë, dy partitë e mëdha, do jenë më të forta dhe më të dukshme. Përsëri, votat e elektoratit do jenë të polarizuara dhe 90% e votave do fito-het nga dy partitë kryesore, kurse pjesa tjetër do ndahet te partitë e mëdha të vogla ose të voglat fare.

Për sa u përket koalicioneve paraz-gjedhore, madje, edhe atyre paszgjed-hore, ka gjasa që socialistët të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për In-tegrim?

Varet. Varet nëse ata do dalin nga qeve-ria para zgjedhjeve. S’kam arsye të vë në dyshim interesat e tyre, por pikë së pari, nëse do të jesh në opozitë, duhet… Kjo është A-ja e politikës. S’mund të jesh në qeveri dhe opozitë…në të njëjtën kohë. LSI duhet të dalë nga qeveria dhe të bashkohen me ne, nëse duan një koalicion parazgjedhor me ne.

Por është tepër herët për të folur?Është tepër herëtDua t’ju pyes për çështjen e integrim-

it ndërkombëtar, apo atij në BE. Si men-doni, po bën sa duhet qeveria dhe Par-lamenti që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat, duke marrë parasysh që Parlamenti duhet të miratojë disa ligje specifike që të fitojë statusin, që të plotësojë kriteret. Po bëjnë sa duhet?

Ky është një debat tepër partiak në vend dhe unë jam pjesë e tij dhe nuk jam nga ata që mund të flas jashtë argumenteve apo in-teresave partiakë, për atë që ndodhi në vend gjatë vitit të fundit, kur humbëm përsëri, për herën e tretë radhazi, statusin e vendit kandidat në BE. Mendoj se këto argumente do votohen në zgjedhjet e ardhshme. Shq-iptarët do ndjekin dështimin e klasës politike për t’i dhënë vendit statusin kandidat për herë të tretë rad-hazi, kur kroatët pritet të hyjnë, kur maqedonasit e kanë sta-tusin, kur serbët e kanë sta-tusin, kur boshnjakët e kanë, përveç nesh. Besoj se këto ar-

“Berisha i përket një brezi më të vjetër. Ai e ka bërë tashmë atë çka ka mundur të bëjë për këtë vend. Pra, koha e tij ka sosur. Është koha që ne të vërtetojmë se mund të bëjmë diçka të ndryshme, dhe ne kemi për ta bërë”.

“Koha e Berishës ka sosur, slogani i PS ‘Ndryshim”

gumente do votohen në zgjedhjet e ardh-shme dhe kjo është një arsye më shumë që shqiptarët shkojnë të votojnë dhe zgjedhin mes atyre që sipas nesh nuk kanë bërë re-forma dhe nuk po përpiqen të arrijnë kon-sensusin me opozitën, ata e bllokojnë sta-tusin. Nga ana tjetër, nëse votojnë për ne… Pas zgjedhjeve, kur ne të kemi marrë push-tetin, sigurisht që do përpiqemi të arrijmë konsensusin me opozitën me çdo kusht për marrjen e statusit. Ata s’e bënë diçka të til-lë.

S’mendoni se ligjet do miratohen pa-ra zgjedhjeve? Po thoni se do mirato-hen më pas?

Kështu mendoj. Mendoj se do miratohen pas zgjedhjeve, se koha është shumë e shkurtër dhe asgjë nuk po ndryshon për t’i ofruar konsensus opozitës. Do e luajmë ndryshe. Me konsensus do përpiqemi të ne-gociojmë me opozitën, diçka që kjo qeveri nuk e bën. Dhe s’është e gatshme ta bëjë.

Para se të kaloj te politikat rajonale, çfarë çështjesh madhore pritet të deba-tohen në fushatë?

Ekonomia e para. Ekonomia, papunë-sia, integrimi evropian, korrupsioni, bujqë-sia është një temë madhore, siç ju përmen-da edhe më sipër, arsimi, shërbimi shënde-tësor, çmimet, taksat. Këto besoj se janë gjashtë a shtatë çështjet kryesore që do de-batojmë gjatë fushatës. Dhe do kemi pro-pozime konkrete për çdo çështje. Do u tregojmë shqiptarëve sa do i taksojmë. Nëse ata fitojnë, le të themi 1 000 euro në muaj, sa shumë do i taksojmë, nëse fitojnë 2 000 euro në muaj, do u themi sa shumë do i taksojmë, do u themi fermerëve ç‘do bëjmë për ta, do u themi mësuesve, nxë-nësve dhe studentëve si do i mbrojmë ata dhe do u sigurojmë libra më të mirë dhe një sistem arsimor më cilësor. Do flasim më konkretisht, ndoshta në shkurt.

Le të kthehemi tani te politika ra-jonale, në veçanti. Dua t’ju bëj një py-etje mjaft specifike. Si do t ’u përgjigjeshit, apo cili është opinioni juaj mbi deklaratat e fundit të Kryem-inistrit të Shqipërisë për bashkim kombëtar të shq-iptarëve. A do

të thoshit se këto deklarata janë të rrezikshme? Mos vallë janë destabili-zuese e kërcënuese për stabilitetin ra-jon? Si do t’i karakterizonit deklarata të tilla?

Ç’është e vërteta, nuk i marr ato se-riozisht. Sepse Kryeministri e ka humbur tashmë kapacitetin për të dëmtuar rajo-nin. Sigurisht, ai mund të dëmtojë vendin e tij, dhe po e bën këtë si mos më mirë ditë pas dite, por ai s’ka asnjë kapacitet për të dëmtuar rajonin, sepse jo vetëm ne si vend, si popullatë, si komb, por edhe vende e popuj të tjerë të rajonit duan të gjithë paqe. Pra, jemi fort të lodhur prej luftës. Kemi patur luftime në rajon disa vite më parë në Kosovë. Më përpara në Bosnje e në Kroaci. Askush nuk dëshi-ron… Nëse ka folur dhe po flet mbi nacio-nalizmin, ai e bën këtë sepse s’ka asgjë për të thënë. Nëse flet mbi ekonominë, ai e di se kjo është gjë fort e keqe për të. Pra ai thjesht ndryshon gjuhën. Në vend se të flasë mbi ekonominë, mbi borxhin pub-lik, mbi infrastrukturën, mbi sistemin shëndetësor, mbi sigurimet, mbi pensio-net, ai zgjedh më mirë të flasë mbi nacio-nalizmin, duke u përpjekur të hiqet, së paku, si më i interesuar, por s’besoj se njerëzit do ta ndjekin. Në këto zgjedhje, ata nuk do të shkojnë për të votuar se cili do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën. Ky nuk është një problem dhe s’duhet të jetë një problem në këtë kohë. Problemi është ekonomia.

Në termat e ambicieve politike per-sonale, në rast të një situate tejet hipo-tetike ku Partia Socialiste humbet zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila mund të jetë shkak për ndry-shim të lidershipit, a keni ju aspirata për të udhëhequr Partinë Socialiste?

Askush prej nesh nuk mendon për një ditë të tillë! Ne të gjithë jemi të përqendruar tek këto zgjedhje. Dhe mbas tetë vitesh në opozitë, ne të gjithë mendojmë se jemi më të pjekur dhe më të aftë si dhe më të përgat-itur për të ardhur në pushtet. Ne do të na pëlqente të vinim në pushtet si një grup dhe si një parti, e cila ka ide të caktuara për të reformuar këtë vend, dhe kjo është detyra e madhe që ne kemi. Shumica prej nesh je-mi pak a shumë në të njëjtën moshë. Ne të gjithë e kemi filluar politikën gjatë njëzet viteve të fundit, dhe 20 vjet më parë ne ke-mi qenë studentë. Pra kjo është koha e volit-shme për brezin tonë për të vërtetuar se vendi mund të reformohet dhe mund të ndryshohet nga brezi ynë, sepse çdo brez ka disa përgjegjësi ndaj vendit të tij. Dhe ky është dallimi i madh! Pra, z. Berisha i për-ket një brezi më të vjetër. Ai e ka bërë tash-më atë çka ka mundur të bëjë për këtë vend. Pra koha e tij ka sosur. Është koha që ne të vërtetojmë se mund të bëjmë diçka të ndry-shme, dhe ne kemi për ta bërë.

Pra, cili është slogani elektoral i PS-së?

Sigurisht, ‘Ndryshim’! “Ndryshimi’ ka për të qenë titulli kryesor. Por ende nuk ke-mi ardhur në atë pikë. Këtë kemi për ta ven-dosur gjatë muajve të ardhshëm. Sigurisht, ne kemi për të propozuar ‘Ndryshim’. Ndryshimi ka për të qenë fokusi kryesor.

Marrë nga “albanian Screen”

NacioNalizmi i Berishës

Ç’është e vër-teta, nuk i marr ato seriozisht. Sepse Kry-eministri e ka humbur tashmë kapacitetin për të dëmtuar rajo-nin. Sigurisht, ai mund të dëmtojë vendin e tij, dhe po e bën këtë si mos më mirë ditë pas dite, por ai s’ka asnjë kapacitet për të dëmtuar rajonin, sepse jo vetëm ne si vend, si po-pullatë, si komb, por edhe vende e popuj të tjerë të rajonit duan të gjithë paqe

Page 6: Gazeta Mapo

kërkuar asgjë Edi Ramës.Pra nuk ka asnjë ndërhyrje të karak-

terit jo formal nga ana juaj direkt apo indirekt ndaj drejtuesve të KRRT-së së Tiranës dhe Edi Ramës për dhënien e kësaj leje ndërtimi?

Absolutisht jo, dhe është aq e vërtetë kjo sa që në momentin që ndiqeshin, ishin mbaruar letrat për të marrë lejen e ndër-timit, dhe ishin konform të g jitha rregullave dhe ligjeve, një pjesë e famil-jarëve të mi thonin se edhe po nuk i na e dha “i gjati”, ne kemi tanët në KRRT, sepse dihej që KRRT-ja në atë kohë ishte e për-bërë nga shumica e djathtë.

Pra familjarët e tu paskan votuar kundër Edi Ramës?

Një pjesë po mbase, por dihet që për za-kon tiranasit kanë një prirje të djathtë. Dhe sigurisht dhe te familjarët e mi kjo besoj nuk bën përjashtim.

Bashkia e Tiranës sot e drejtuar nga demokratët e ka çuar çështjen në Proku-rori për lejen e ndërtimit të dhënë sipas saj mbi baza të paligjëshme…Keni një koment për situatën e krijuar për pro-testën së pari?

Kjo është arësyea që thash që falenderoj shumë xhaxhain tim që më bëri mua të ndje-hem jo aq keq në momentin që e kam parë atë kronikë. Sepse xhaxhai im dhe vëllai im kanë punuar të dy dhe kanë derdhur të gjitha kursimet e jetës së tyre për të vazhd-uar dhe për ta bërë atë ndërtesë. Dhe është e paprecedentë që tek dera e shtepisë, e cila është brenda çdo lloj rregulli dhe ligji të gjen-den papritur njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje as me lagjen dhe as me banorët dhe të ushtrojnë presion. Ndërkohë që më lejo që dua të them që xhaxhai im dhe vëllai im janë në punën e tyre, nuk i kanë hyrë në hak as ligjit dhe as fqinjit dhe unë do doja shumë që ti falenderoja shumë ata fqinjë fisnik të cilët me kurajo dolën dhe aritën që të reagonin për atë lloj agresioni që bëhej në derën e fq-injit të tyre.

A keni qënë ju, a ka qënë zoti Rama

në konflikt interesi në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe shfrytëzimit për këtë pallat?

Dua që tju them tre cilësi që kanë tirana-sit. Cilësia e parë është që ata merren vetëm me punët e tyre, nuk merren me punët e të tjerëve. Dhe pot ë shikosh Tiranën e vjetër nuk ka patur kurë shere mes fqinjëve. E dy-ta tiranasit e respektojnë shumë ligjin dhe shtetitin. Dhe shumë herë kjo u merret edhe si dobësi, edhe si frikë dhe me këtë madje ed-he është abuzuar në momentin kur tiranasit nuk kanë patur shtetin në mbrojtje të dhomës së tyre. Dhe e treta që midis vetes së tyre gjerat i zgjidhin me tolerancë. Dhe nga kjo nuk bënë edhe familja ime dhe familja Basha. Unë do të thoja që duke i ditur këto tre cilësi të tiranasve xhaxhai dhe vëllai im kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të marrë atë leje ndërtimi. Dhe thënë këtë, çdo qytetar që ka truallin e vet dhe plotëson kushtet ligjore për të marrë një leje ndërtimi dhe i ndjek të gjithë procedurat ligjore, ash-tu si çdo tiranas di ti ndjekë, sigurisht që nuk jep shkas që asnjë njeri të jetë në konfikt in-teresi.

Çfarë duhet të mendojë një njeri i thjeshtë kur sheh foton e atij që ju e qua-ni banesë të ndërtuar pas vitit 2006 me një leje të firmosur nga bashkëshorti juaj aktual?

Një njeri duhet të mendoj që ai nuk është pallat, ai është shtëpi banimi. Aty nuk janë 5 kate, por janë 3 kate dhe një papafingo e vogël. Çdo njeri duhet të mendoj se ajo është një banesë me 3 kate dhe me një papafingo. Dy trashëgimtarët e saj kanë vendosur që të jetojnë bashkë me familjet e tyre. Duhet të mendojnë mendoj unë, që janë ndjekur të gjitha procurat për një leje që është kërkuar në 2004 dhe është marrë në 2006. Janë ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore për ta marrë atë leje ndërtime. Duhet të men-doj dhe një gjë tjetër, duhet të nendoj faktin duhet të sjellin në mendje atë proverbin e një vendi të vjetër që kur i ndodh diçka fqinjit prite të dera jote nëse fqinjit nuk i del në krah.

Bashkëshortja e Edi Ramës u përgjigjet 7 pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike. Bashkëpunimi me Barjabën në vitin 2002 si ekspert i nivelit të tretë, historia e godinës dhe ndërtimi i saj në tokën e familjes Basha si dhe kush janë investitorët

MAPO6 E prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al

Linda Rama: Ja përgjigjet e mia për shtatë pyetjet e PD-së

Intervistoi Sokol Balla/Top Story

Sa projekte ka ndarë zonja Linda Ba-sha me Kosta Barjabën gjatë viteve të bashkëpunimit?

Unë nuk kam bashkëpunuar Kosta Bar-jabën për asnjë projekt në kushte institucio-nale të përbashkëta. Unë jam përpjekur që të kujtoj mbasi u tha kjo se çfarë mund të ketë qenë …

Ju e njihni zotin Barjaba?Sigurisht që e njoh, dhe e njoh ashtu siç e

njihni edhe ju. E njoh si një ekspert të çështjeve sociale, dhe e njoh si një njëri të an-gazhuar në mësimdhënie. Por kjo nuk do të thotë që dikush që ka bashkëpunuar me Kosta Barjabën të shikohet sot si një njëri që duhet sulmuar nga qeveria, apo si një njëri që duhet parë me dyshim. Atëherë për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, unë nuk kam një bashkëpunim, nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë bashkëpunim midis meje dhe Kosta Barjabës, veçse kujtoj pasi u bënë ato akuza skandaloze që ka qenë një bashkëpunim. Konkretisht për përgatitjen e raportit të zh-villimit njerëzor të vitit 2002, ku zoti Barjaba ka marrë pjesë në nivelin e tretë të koordin-uesve së bashku me shumë ekspertë të tjerë, që kanë marrë pjesë në përgatitjen e atij ra-porti. Mos duhet vallë që opozita sot të më akuzojë që ndonjë nga ata ekspertë që sot është në pozicione drejtuese të ekzekutivit shqiptar që ka qenë gjithashtu kontribues në këtë raport sot është i akuzuar në mënyrë publike nga opozita shqiptare si pjesëmar-rës në manipulimet zgjedhore? A mos duhet vallë të më akuzojnë mua pse ka qenë ai kon-tribues në përgatitjen e raportit së bashku me ekspertët e tjerë? Unë nuk jam dakord me këtë qasje dhe në qoftë se një qeveri e cak-tuar ka këtë qasje, unë mendoj që ky është një kërcënim shumë i madh për vendin dhe Shqipërinë.

Cila është natyra e zyrës që ju keni ngritur dhe në të cilën ju punoni gjatë këtyre viteve?

Unë punoj në një organizatë joqeveritare, ndërkohë që gjatë gjithë karrierës sime 25-vjeçare unë kam ofruar ekspertizë për in-stitucionet e ndryshme ndërkombëtare.

Sa fonde ka thithur kjo zyrë, sa para ka thithur kjo zyrë nga fondet publike?

Zero fonde publike! Për një arsye shumë të thjeshtë. Organizata në të cilën unë punoj, që në fillim të krijimit të saj e ka pasur të ven-dosur që të mos financohet me fonde pub-like për të garantuar pavarësinë e punës që ajo bënte dhe të shërbimeve që ajo jepte. Unë mendoj që ky vendim që ajo ka marrë që atëherë është ruajtur me fanatizëm, dhe mbase kjo ka qenë një nga arsyet se pse ne jemi parë si një organizatë e cila jep shërbime me cilësi dhe ka qenë e kërkuar

Nga bashkia e Tiranës?Zero!Zero? Nga viti 2000 deri në vitin

2010?Zero!Në këtë pjesë ishte thelbi i kurioz-

itetit njerëzor, tashmë disa nga akuzat që ju drejtohen juve lidhen me periudha të caktuara kohore të disa viteve më parë. Më duhet t’ju ripyes për të marrë një përgjigje më konkrete. Cila periud-hë marrëdhënieje u kthye nga një njohje shoqërore në diçka tjetër?

Unë Edi Ramën, siç e dëgjuat edhe në in-

sertin që dhatë, e kam njohur atëherë kur ai filloi të ndryshonte Tiranën. Dorën për herë të parë ia kam dhënë para një mbledhje që bëhej për hartimin e raportit të zhvillimit njerëzor 2002, ku ai ishte pjesë e grupit krye-sor për një arsye shumë të thjeshtë: ishte me ide shumë të avancuara në procesin e decen-tralizimit. Sigurisht që marrëdhënia me Edi Ramën ka ndryshuar në sensin që thoni ju shumë vite më vonë, pas një marrëdhënie normale shoqërore prej disa vitesh.

A ka mbivendosje apo kundërvënie në qëndrimet e mëparshme me këto të sotmet, për sa i përket raportit me Edi Ramën?

Ju mund ta verifikoni nëse ka mbivendos-je apo jo, por nuk ka, dhe s’ka pse të ketë.

Kalojmë te pyetja e dytë që ju drejto-het nga PD. Cili është historiku i vërtetë i pallatit 5-katësh dhe një kat nëntokë, i bashkëshortes së zotit Rama dhe famil-jarëve të saj, ndërtuar në lulishten e pal-lateve me firmën tuaj, pra firmosur nga Edi Rama?

Po t’i numërojmë nuk janë pesë kate dhe një kat nëntokë. Dhe a është pallat ky? Kjo është një godinë, një shtëpi banimi për dy familje dhe ka tre kate, ka edhe një papafin-go, sigurisht ka dhe një bodrum nën tokë. Është një shtëpi banimi, e cila është bërë në pronën e të parëve të atyre që e kanë ndër-tuar. Pra kjo është një godinë banimi, e ndër-tuar për nevoja vetjake në një truall që është truall i hershëm i familjes Basha. Këtu gjyshi im dhe babagjyshi im, ne tiransit babagjysh i themi vëllait të madh të gjyshit, ka ndërtu-ar një shtëpi në fillim të viteve ’30 të shekul-lit të kaluar, një shtëpi në të cilën është lin-dur babai im, hallat e mia, janë lindur xhax-hallarët e mi, është lindur vëllai im, është lin-dur motra ime, jam lindur unë, janë lindur mbesa dhe nipër të tjerë dhe që shumë vonë pas viteve ‘80, ajo filloi të rrënohej u bë e pabanueshme dhe dihej që në kohën e regjimit komunist ishte shumë e vështirë me të ardhurat që të mund të bëheshin inves-time. Dhe për këtë shkak ne u zhvendosëm. Në vitin 1995 kjo tokë ju kthye pronarëve dhe që në momentin e parë që kjo tokë është kthyer, aty është ndërtuar një mur dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar. Në foton që po jepet tregohet që ka edhe një shtëpi tjetër ngjitur, gjë që tregon që asnjëherë ajo tokë nuk është përdorur për shesh midis pallat-eve, pasi ka qenë tërë kohën e rrethuar. Ky është realiteti deri në momentin që në vitin 2004 xhaxhai im dhe babai im, që më tej ia la trashëgim vëllait tim, filluan procedurën për të marrë një lejë ndërtimi për të rindër-tuar shtëpinë e cila kishte qenë në themel të trashëgimisë sonë.

Cilët janë familjarët që kanë përfituar?Ky ndërtim është ndërtuar për të jetuar

dy familje. Dhe kjo është familja e xhaxhait tim dhe vëllait tim që e trashëgoi këtë pronë nga babai.

Keni përfitim nga kjo ndërtesë?Nuk kam absolutisht pjesë në këtë

banesë. A keni patur kontakte pune apo per-

sonale me bashkinë e Tiranës dhe me Edi Ramën gjatë vitit 2005 deri në mars të vitit 2006 kur edhe është marrë kjo leje ndërtimi nga Bashkia e kryeqytetit?

Unë nuk kam patur asnjë kontakt për arësye pune me Edi Ramën dhe nuk i kam

“Në momentin që ndiqeshin procedurat ishin mbaruar letrat për të marrë lejen e ndërtimit, dhe ishin konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, një pjesë e famil-jarëve të mi thonin se edhe po nuk i na e dha “i gjati”, ne kemi tanët në KRRT, sepse dihej që KRRT-ja në atë kohë ishte e përbërë nga shumica e djathtë.”

“Ai nuk është pallat, ai është shtëpi banimi. aty nuk janë 5 kate, por janë 3 kate dhe një papafingo e vogël. Çdo njeri duhet të men-doj se ajo është një banesë me 3 kate dhe me një papafingo. Dy trashëgim-tarët e saj kanë vendosur që të jetojnë bashkë me familjet e tyre”

“Kujtoj pasi u bënë ato akuza skandaloze që ka qenë një bashkë-punim. Konkretisht për përgatitjen e raportit të zhvil-limit njerëzor të vitit 2002, ku zoti Barjaba ka marrë pjesë në nivelin e tretë të koordin-uesve së bashku me shumë ekspertë të tjerë, që kanë marrë pjesë në përgatitjen e atij raporti”

intervista

Page 7: Gazeta Mapo

Linda Rama tha se të ardhurat e saj vjetore janë 65 milionë lekë. “Kam 25 vjet në profesion dhe kam punuar edhe të

shtunave dhe të dielave. Familja jonë mund të konsiderohet si e shtresës së mesme në Europë”

MAPOE prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al 7MAPO

PD thotë duke iu drejtuar Edi Ramës, se a ndjeheni përgjegjësi ju që për inte-resa familjare keni shkelur ligjin, pasi investitor të pallatit në kohën e ndërtim-it ishin një pensionist dhe një person me të ardhura të pakta…

Investitor të pallatit është xhaxhai im dhe vëllai im. Dua ti bëj një pyetje kryeministrit që e ka artikuluar vet këtë akuzë, duke i dhë-në edhe një faturë prej 2 milionë euro ndër-timit të kësaj shtëpie. Me çfarë parash i ndër-tuan dhjetëra mijëra shtepi dy katëshe, tre katëshe, katër katëshe shqiptarët anembanë Shqipërisë, për të cilat ai shprehet krenar a thua se i ka ndërtuar vet?

Kjo është një pyetje retorike….Unë nuk pres që kryeministri të marrë

përsipër që të bëj ekonomistin dhe ta trego-jë këtë, por absolutisht unë pres që kryemi-nistri të qëndroj në misionin e tij kushtetues, që të mos abuzoj me asnjë qytetar të Repub-likës së Shqipërisë dhe të marrë në mbrojtje çdo qytetar. Edhe kur këta qytetarë janë familjarë të kundërshtarit politikë. Dhe për të vazhduar historinë e financimeve unë pot ë thoja që shqiptarët i kanë ndërtuar ato shtëpi, dhjetëra mijëra shtëpi me para emi-gracioni që vetëm emigrantët dinë t’i bëjnë, plotë kursime, plotë sakrifica dhe plotë sfi-da. Me para pune, djerse dhe sakrificash të mëdha ashtu siç edhe ka ndodhur edhe me familjarët e mij. Vëllai im ka punuar 12 vjet në emigracion, xhaxhai im ka një eksperi-encë pune nuk e sa vjeçare dhe pse në pen-sion vazhdon të punojë. Dhe janë para gjaku siç i themi ne tironsit, të cilët janë investuar për të ndërtuar një shtepi, duke vënë në dis-pozcion edhe kredi dhe prona.

Si është paguar firma e ndërtimit me para apo me leje ndërtimi, apo kontrata të tjera të favorshme nga bashkia, apo me paratë e gjobave 20 për qindëshe py-et PD?

E kuptoni si fillojnë dhe futen në të gjithë këtë vorbull të agresionit nga individët, ish-pronarët, firmat e kështu me rradhë. Unë përsëri dua të them të njëjtën gjë. Do ishte

mirë që të mos bëheshin këto lloj presionesh. Unë nuk e di se çfarë ka bërë firma, sepse atë firmë e ka zgjedhur xhaxhai im, vëllai im dhe babai im, pra nuk e ka zgjedhur unë. Por unë institoj që kryeministri duhet t’i qën-drojë misionit të tij.

Ju nuk keni dijeni nëse kjo firmë që e ka ndërtuar mund të ketë një konfikt të mundshëm interesi me bashkëshortin tuaj kur ai ka qënë kryetar i bashkisë së Tiranës?

Absolutisht jo.Ndalemi tek një tjetër temë, kredia

100 milionëshe. Pyetja e formuluar është se pse nuk është deklaruar as sot origjina e 100 mln lekëve kredi që Lin-da ka dhënë apo marrë, pse nuk deklaro-het në ILDKP?

Unë do doja të formuloja akuzën që më është bërë atë ditë. Është thënë shprehimisht që Linda Basha ka marrë një hua pa interes 100 mln lekë nga persona anonimë me thasë, a thua unë isha personi…; kjo është akuza. Unë doja ta them qartë dhe prerë që unë në jetën time nuk kam marrë asnjëherë asnjë para borxh, nuk kam marrë asnjë hua. Unë në deklaratën time të pasurisë në 2010 kam shprehur qartë se kam lënë hua pa interes 70 mijë euro dhe këto para ja kam dhënë motrës time dhe ne tiranasit dhe të tjerë në gjithë Shqipërinë, kur japim hua diku, e japim pa interes. Nuk është e vërtetë që per-soni është anonim, personi ka emër mbiemër të deklaruar në deklaratën time të pasurisë, por është konfidenciale, për të mos cënuar privatësinë e personit që nuk është publik. Nuk janë 100 milion lekë, janë 70 mijë euro, që të kthyera në lekë janë 10 milionë lekë. Në ILDKP kam vënë në dispozicion edhe buri-min e të ardhurave të mia. Motra nuk ma ka kthyer ende borxhin dhe në momentin që do ma kthejë do të jetë tek deklaratat e mia të pasurisë.

Sa të pasur jeni? Unë jam profesioniste që kam 25 vjet në

karrierë dhe jam e edukuar dhe mësuar të punoj pa orar dhe të sakrifikoj si shumë shq-

“Unë doja ta them qartë dhe prerë që unë në jetën time nuk kam marrë asnjëherë asnjë para borxh, nuk kam marrë asnjë hua. Në deklaratën time të pasurisë më 2010 kam shprehur qartë se kam lënë hua pa interes 70 mijë euro dhe këto para ia kam dhënë motrës sime dhe ne tiranasit dhe të tjerë në gjithë Shqipërinë, kur japim hua diku, e japim pa interes.”

“Nuk kam marrë borxh, 100 milionët ia kam dhënë hua motrës”

iptarë të tjerë që kanë përmirësuar ndjeshëm jetësen e tyre. Ata që më njohin mua e kanë kuptuar dhe e dinë se me jetën modeste që bënim ne, pa shumë argëtime, ne kishim kr-ijuar një mirëqënie të caktuar. Unë jam një njeri që kam 25 vjet që punoj në mënyrë in-tensive dhe jam përpjekur të përmirësoj mirëqënien time dhe familjes time dhe e vazhdoj këtë punë. Të ardhurat e mia janë 6.5 milion lekë në vit dhe në këto nivele vazh-dojnë. Këto janë të ardhurat e mia personale mesatare vjetore. Ne jemi të dy në punë dhe e dyta Edi, pas librit ka edhe të ardhura shtesë që janë marrë nga libri i tij.

A janë deklaruar në organet tatimore dhe a janë paguar taksat për 100 mln e kredisë pa interes?

Këto janë pjesë e kursimeve të mia dhe kjo është një përgjigje fare e qartë, janë paguar.

Një pjesë e publikut ka dilema mbi ak-tivitetin tuaj privat…

Unë nuk besoj se opinioni publik e ka të vështirë të kuptojë të gjithë këtë rrëmujë të lajmesh të këtyre dy javëvë. Unë jam këtu për atë pjesë të opinionit publik që e sheh me skepticizëm. Për njerëzit që mua më njohin nuk ka nevojë që unë të dal.

Krijohet një ide se raporti juaj me zo-tin Rama është jo vetëm emocional dhe shpirtëror, por edhe marrëdhënie kon-tratuale biznesi?

Janë sulme, shpifej dhe gjithë kjo vetëm për shkak se Edi kërkon të bëhet kryemi-nistër, kërkon mandatin dhe bëhet gjithcka që Edi të mos e marrë këtë mandat, mos bëjë atë që ai ka pasion, që është ndryshimi dhe kjo është arsyeja që lëshohen të gjithë këto akuza në mënyrë që njerëzit të coroditen e të thonë që në këtë vend të gjithë janë njëlloj e të mos kenë fuqi për të sjellë ndryshimin që shoqëria ka nevojë.

Duket sikur e keni parandjerë këtë sepse pas martesës jeni dorëhequr nga Sorosi dhe jeni akuzuar nga vajza e kry-eministrit? Pse i ndërmorët këto vep-rime?

Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryetare e bordit të Sorosit për të cliruar vendimmar-jen e fondacionit nga kompleksi i afrimit tim me një njeri të politikës. Ata insistuan që unë të mos dorëhiqesha, por dorëheqja ime ishte e parevokueshme. Sa për mësimdhënien, ne ishim dakordësuar që unë të bëja një tekst për lëndën që jepja dhe që unë praktikisht nuk mora pjesë në mësimdhënie. Unë jam duke e bërë atë tekst dhe kjo është arsyeja që unë jam e obliguar tek ajo dhe jo në auditor.

Nga akuzat që iu bëhen nga PD, të cilët reaguan pas akuzave që iu bën nga PS. Si mendoni që ndjehen fëmijët e kryem-inistrit, djali dhe vajza që po sulmohen nga ato që kanë deklaruar?

Unë jam këtu për të folur se si ndjehem unë, të vërtetën time para publikut.

Ju e thatë që ky lloj sulmi duhet të për-fundojë, po akuzat e PS si i gjykoni?

Nuk mund të ketë një përgjigje të rrum-bullakosur sepse unë mendoj që të aku-zosh familjarët e kundërshtarit politik ky është primitivizëm. Por nëse publiku apo rrethanat kërkojnë që njerëzit e lidhur me pushtetin apo kanë pushtet, atëherë men-doj që ky është detyrim dhe nuk është nevoja që ne të bëjmë ndonjë shpikje këtu, mjafton të shohim shembuj nga europa ku

duam të shkojmë. Burri juaj ka mbajtur post publik që

në 1998. Dëgjuam nga të tjerë se kishte vetëm 3 mijë euro. Të gjithë ne mendu-am që deklarata kishte doza të forta komike. Si është e vërteta?

Kjo pjesa e 3 mijë euro është pjesë e të gjithë sulmit prej disa vitesh që bëhet ndaj Edit dhe Edi e ka dhënë vetë përgjigjen ku thotë që është spekuluar. Edi nuk është i pa-sur, por ka të ardhura. Edi Rama nuk ka qe-në asnjëherë i pastrehë. Ai ka një apartement që e ka që prej viteve 80. Shtëpia jonë e re po ndërtohet në periferi të Tiranës, në një nga fshatrat që gjendet në zonën e Dajtit, 1 katëshe, me 1 mjedis ndenje dhe 3 dhoma gju-mi, oborr të brendshëm dhe bodrum. E kemi bërë me mundësi për t’u vizituar nga miq sepse shtëpia ku jetojmë e bën të pamundur këtë. Shtëpia po ndërtohet me kursimet to-na të përbashkëta, të miat dhe të Edit.

Kostoja?Shtëpia do ndërtohet gradualisht. Është

një shtëpi që të jep mundësinë që të mos shpenzosh shumë. Është bërë me beton me ngjyrë dhe nuk do ketë nevojë për lyerje, so-vatim dhe as për mirëmbajtje. Me mbarimin e shtëpisë do të jenë të gjitha të deklaruara dhe arredimi do të bëhet pjesë-pjesë.

Ku e radhisni juve familjen tuaj një familje e varfër një familje normale, me-satare një familje e pasur apo shumë e pasur?

Ne jemi një familje, nuk dua t’i futem kë-tyre definicioneve sepse këto definicione që shpesh herë përdoren për vende të tjera keqkuptohen në këtë situatën tonë. Ne jemi një familje normale që unë mendoj se i për-kasim shtresës së mesme të popullsisë dhe në një vend normal eruopian besoj se çdo qytetar i shtresës së mesme do të kishte këto të ardhura që kemi ne.

Kjo e majta borgjeze… Po iu jap një shembull, presidenti Bill

Clinton që kishte me shumë zemër dhe ishte shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve në nevojë, por vetë nuk kishte nevojë. As Robin Hudi vetë nuk ishte i varfër sa njerëzit që mori në mbrojtje.

Edi Rama kryeministër, Linda me se do merrej?

Me punën time profesionale, detyrën e gruas dhe detyrën e nënës.

Familjarët e kryeministrit kanë hed-hur në gjyq përfaqësues të opozitës. Do ndiqni të njëjtën rrugë? Do kemi procese gjyqësore Linda Rama vs PD?

Në familjen tonë ka patur një rast të tillë. Nënës së Edit, Anetës, një grua e adhur-ueshme e cila u gjend papritur e sulmuar nga një tufë shpifjesh nga foltorja e parlamentit. Me besimin tek institucuionet nëna e Edit iu drejtua gjykatës dhe e mbani mend që përgjigjja e gjykatës ishte që kryeminis-tri për shkak të detyrës nuk ishte i dënueshëm, dmth kryeministri ishte në shërbim të vendit dhe shqiptarëve kur shante dhe shpifte për Aneta Ramën. Është edhe arsyeja tjetër që unë vendosa që të dal të komunikoj me njërëzit lidhet me fenomenin që po gërryen shoqërinë shqiptare, të luftës së kundërshtarëve politikë me cdo mjet, pa asnjë cak që kundërshtari politike të mos konkurojë lirshëm. S’do ketë proces gjyqësor.

“Ne jemi një familje normale që unë mendoj se i përkasim sh-tresës së mesme të popullsisë dhe në një vend normal eruopian besoj se çdo qytetar i sh-tresës së mesme do të kishte këto të ardhura që kemi ne”

“Shtëpia do ndër-tohet gradualisht. Është një shtëpi që të jep mundësinë që të mos shpen-zosh shumë. Është bërë me beton me ngjyrë dhe nuk do ketë nevojë për lyerje, sovatim dhe as për mirëmba-jtje. me mbarimin e shtëpisë do të jenë të gjitha të deklaruara dhe arredimi do të bëhet pjesë-pjesë”

Page 8: Gazeta Mapo

Blerina HoxHa

Bankat në Shqipëri po korrin atë që kanë mbjellë para krizës së vitit 2008. Një studim krahasimor i Fon-dit Monetar Ndërkombëtar për bankat në rajon tregon se bankat në Shqipëri shënuan volumin më të lartë të kredidhënies në rajon në tri vitet para 2008-ës, por për shkak të kësaj situate vendi po përballet me nivelin më të lartë rajonal të kredisë me probleme. Duke i ilustruar këto zhvillime me grafikët përkatës, Fon-di vë në dukje se fitimi i bankave në Shqipëri ka qenë ndër më të lartët para krizës duke kaluar shifrat e 20 përqindëve, ndërsa pas vitit 2008 fitimet i janë kthyer uljes, por duke mos shkuar në nivele negative siç ndodhi në disa vende të tjera të ra-jonit. Rritja e kredisë ndaj ekono-misë në Shqipëri shënoi 70 për qind në vitin 2006, nivelin më të lartë në rajon, ndërsa gjatë vitit 2011 kredia me probleme po afrohet afër 20 përqindëshit, gjithashtu ndër nive-let më të larta në rajon. Fenomeni i kredive me probleme lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me volu-min e kredisë së dhënë. Pasi sa më shumë kredi të jepen, vlera neto e kredisë që nuk kthehet gjithashtu është e madhe. Duke qenë se në tri vitet e fundit kredia ekonomike është tkurrur ndjeshëm, pritet që në të ardhmen treguesi i kredive me probleme të tkurret. Nga të dhënat e fundit mësohet se kredia me prob-leme ka arritur në 23 për qind të to-talit, ndërsa kredia pa shpresë arkëtimi në mbi 7 për qind. Mirëpo të gjitha këto zhvillime ekstreme në sistemin bankar shqiptar nuk e ka-në penguar atë të performojë me fitime, që sipas të gjitha gjasave ed-he viti 2012 do të jetë më i mirë se 2011-ta. Mirëpo FMN në analizën për këtë çështje ka vlerësuar se aktivite-ti i bankave të huaja në rajon ka ndi-kuar në të dyja kahet e zhvillimet në sistemin bankar. Mbikëqyrja nga autoritetet vendore bëhet shpesh e vështirë ndaj këtyre bankave dhe nga ana tjetër krijohen deficite në kreditimin e kursit të këmbimit. Por ana e mirë lidhet me faktin se prob-lemet me asetet zgjidhen nga bankat mëma. Për shkak të krizës eko-nomike, FMN lajmëron se politika monetare mund të bëhet më e vështirë në të ardhmen, ndërsa thekson si mjaft të nevojshëm bash-këpunim rajonal. Në lidhje me uljen e riskut të kredisë, FMN kërkon nga autoritetet lokale të rajonit që të kri-jojnë procedura më të lehta në ekze-kutimin e kolateralit. Në vlerë abso-lute, sipas Shoqatës Shqiptare të

Bankave, kreditë e humbura kishin vlerën e 42 miliardë lekëve në fund të nëntorit 2012. Ky është një tregues i qartë i përkeqësimit të cilësisë së

portofolit të kredisë së sistemit ban-kar, fenomen që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kujdesit dhe shtrëngimin e ofertës nga bankat për të dhënë kredi të reja. Megjithatë, po të llogarisim se totali i kredive në vonesë ka arritur në 23%, kreditë e humbura zënë ende më pak se një të tretën e tyre. Pjesa më e madhe e kre-dive me probleme janë ato të cilësu-ara si “nën standarde” dhe që përf-shijnë vonesat nga tre deri në gjashtë muaj. Kjo është edhe kategoria e parë që, sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, cilësohet si kredi me probleme. Vendet e tjera të rajonit kanë një standard më liberal dhe vlerësojnë si kredi me probleme vetëm ato me vonesë më shumë se gjashtë muaj. Nëse edhe në Shqipëri do ta bënim vlerësimin sipas të njëjtit standard, shkalla e kredive me probleme do të ishte 12.4%.

ekonomi Qeveria shqiptare pritet të përmbyllë sot detyrimet e saj në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit TaP, duke firmosur të gjitha marrëveshjet teknike. Ministri i ekonomisë, edmond Haxhinasto do të firmosë marrëveshjen e përkohshme midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Trans adriatic” TaP aG, në lidhje me projektin e

gazsjellësit. Kompania TaP do të përfaqësohet nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Kjetil Tungland. Gjithashtu po sot do të firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me kompaninë e energjisë gjermane eon Ruhrgas (aksioner në projektin TaP), për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror. Drejtuesit TaP janë në një

fazë intensive të firmosjes së mar-rëveshjeve teknike me vendet ku kalon gazsjellësi, në mënyrë që ato të jenë gati para se konsorciumi i Shah Deniz të vendosë mbi fituesin, TaP apo nabuco. Këto marrëveshje duhet të jenë gati brenda janarit, ndërkohë që pala e ka shpallur projektin me rëndësi kombëtare.

FMN: kredia bankare, zhvillime ekstreme në Shqipëri

Vodafone, “Bota e ndryshimit” aplikimet deri më 25 janar

Leksioni i Fullanit nga Kina: Ja si zgjidhet kriza në Europë

Gazsjellësi TAP, Shqipëria sot dorëzon marrëveshjet teknike

Për të gjithë ata që janë të përkushtuar dhe me vullnet për të sjellë një ndryshim përmes një projekti social ka ende dhe pak ditë për të aplikuar në programin tashmë të mirënjohur “Bota e ndryshimit” të Fondacionit Vodafone albania. Programi “Bota e ndryshimit” është një iniciativë unike e ideuar dhe që zbatohet ekskluzivisht nga Fondacionet Vodafone anembanë globit. Ky program krijon mundësinë e kandidimit për individët me pasionin, kapacitetin dhe eksperi-encën për t’iu dedikuar një nisme që u vjen në shërbim një komuniteti në nevojë të përzgjedhur nga vetë aplikanti. eksperienca e këtij

program edhe në vendin tonë ka sjellë suksese të njëpasnjëshme me projekte fantastike që iu kanë ardhur në ndihmë komuniteteve të ndryshme në nevojë. edhe ju që lexoni këtë artikull mund të jeni një prej fituesve. nëse keni një ide, një koncept për të ndryshuar diçka në komunitetin që ju rrethon, hidheni projektin në letër dhe aplikoni për të qenë edhe ju mes fituesve të këtij viti. “nëse keni pasionin, aftësitë, energjinë për t’ju dedikuar një iniciative që keni ëndërr ta shihni të ndryshuar nga duart tuaja, ju mund te jeni fituesi i ardhshëm i “Botës së ndryshimit”, – tha albi Greva, Drejtor i Fondacionit Vodafone albania.

Pjesëmarrës në simpoziumin e eko-nomistëve Kinë-Europë, Guverna-tori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në fjalën e tij ka dhënë disa rekomandime se si Europa mund të dalë nga kriza në të cilën ndodhet. Ai tha se, ndonëse në mënyrë të de-batueshme, reagimi me politika brenda BE-së ka ecur në drejtimin e duhur dhe ka qenë gjithëpërfshirës, por ai shtoi se duhet një konsolidim më i madh i insti-tucioneve të Eu-ropës në rraf-shin teknik dhe politik. “Axhen-da e reformës, e identifikuar nga k a t ë r p r e s i -dentët (i Këshil-lit Europian, i Komisionit Eu-ropian, i Eu-rogrupit dhe i BQE-së) synon ta plotësojë bashkimin monetar me bashkim financiar, bashkim fiskal, bashkim ekonomik dhe me një shkallë disi më të lartë bashkimi politik”, - tha Fullani në fjalën e tij para ekspertëve europiane dhe atyre kinezë. Sipas tij, ky është një qëllim ambicioz dhe do të arrihet brenda një kuadri kohor të arsyeshëm. “Në këtë kontekst, ky është më shumë një parakusht për rritje afatgjatë sesa

një listë dëshirash dhe do t’i tregon-te botës se Europa i është përgjigjur dilemës për rolin e saj në ekonomi-në globale në shekullin e 21-të”, - tha guvernatori. Ai shtoi se përpjekjet për të rritur integrimin e BE-së duhet të zgjerohen e të përfshijnë një bashkëpunim më të thellë me ven-det kandidate dhe kandidate poten-ciale në Europën Lindore dhe Jug-lindore. “Këto ekonomi janë shumë

të lidhura me BE-në, si nga këndvështrimi ekonomik, ashtu edhe nga ai fi-nanciar. Ato ka-në ndërmarrë reforma struk-turore për të lib-eralizuar eko-nomitë, për të rritur konkur-

rueshmërinë dhe për të bashkëren-duar politikat. Ky do të ishte përfi-tim i ndërsjellë si për BE-në, edhe për rajonin”, - shtoi Fullani. “Do të doja të shtoja se, për realizimin e kësaj axhende hartuesit e politikave duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dimensionit kohë. Reformat që duhet të ndërmerren, duhet të bëhen në kohë, si dhe duke pasur parasysh të gjithë projektin e BE-së”, - tha më tej ai gjatë fjalës së tij.

“Do të doja të shtoja se, për real-izimin e kësaj axhende hartuesit e politikave duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dimension-it kohë. Reformat që duhet të ndërmerren, duhet të bëhen në kohë, si dhe duke pasur parasysh të gjithë projektin e Be-së”

8 MAPO e PReMTe, 18 janaR 2013www.MaPo.al

Fondi Monetar në një analizë për zhvillimet në sistemin bankar rajonal vëren se Shqipëria ka patur zhvillime ekstreme, sidomos në kredinë për ekonominë. në 2006 huatë u rritën me 70%, dhe më pas më 2011, moskthimi i tyre shkoi drejt 20 %

Të gjitha këto zhvillime ekstreme në sistemin bankar shqiptar nuk i kanë penguar bankat të performojnë me fitime, që sipas të gjitha gjasave, viti 2012 të jetë më i mirë se 2011

ardian Fullani

kredia e dhënë për ekonominë në rajon

Niveli i kredive me probleme në rajon

Page 9: Gazeta Mapo

www.mapo.al

AdriAni dhe FloriAni, më të kërkuArit e momentit

LiLjana KondaKçi Lirohet nga burgu pas 3 vjetësh dënim në itaLi

rezarta shkurta, erotike dhe e parezistueshme

ermal merdani dhuron gjak në uet

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta këto ditë dimri ka ditur të shfaqet më e ngrohtë dhe sensuale se kurrë. Të gjithë e dinë që ajo veçse këngëtare është edhe një modele dhe fotografe, po këtë herë ka preferuar të jetë ajo subjekti i blicit.

Ai është një nga personazhet e shumtë të njohur që ndjekin studimet në Universitetin Europian të Tiranës. Dhe pikërisht në një ditë të veçantë si ajo e djeshmja, në një fushatë sensibilizimi, ai i është bashkuar kauzës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”. Ermali ka qenë një nga shumë studentët e këtij universiteti, të cilët pa asnjë hezitim kanë dhuruar gjak, që do të shkojë në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë...

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Liljana Kondakçi është liruar nga burgu ditën e djeshme, duke shlyer kështu dënimin prej 2 vjet e 8 muaj burg në Itali, për akuzën e transportimit të lëndëve narkotike. Siti italian “La Gazzeta del sud”, e cila bën publik lajmin, e përshkruan Liljanën si Minën shqiptare, teksa shton se nga Durrësi në Vlorë e nga Tirana në Elbasan nuk ka familje që mos të ketë në shtëpi një disk me këngë të saj.

Këngëtarja

miriam Cani shtatzënë?

dëshiroj të bëhem nëna e një vajze

Zanfina Ismaili ka gjasa të qëndrojë disa ditë në burgun e Prishtinës, pasi në adresë të saj është lëshuar një fletë-arrest për shkak të një çështjeje që daton nga viti i kaluar. I gjithë incidenti ka ndodhur në një koncert.

Zanfina ismaili, 16 ditë burg për një lotsjellës

Yjet e skenës që japin leksione kërcimi

Faqe 9

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur rrëfen përjetimet e saj dhe të erjonit në pritje të fëmijës së parë, muzikën dhe rikthimin me krijime të reja me kompozitorin e zemrës

Baleti është një nga artet më të bukura e më të veçanta dhe teksa sheh programe të shumta televizive, tek çdo njeri shihet kënaqësia por edhe dëshira për të kërcyer po aq bukur.

eneda tarifa:

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO6 E martë, 24 janar 2012www.mapo.alMAPO16 13 qErshor 2010www.gazEtamapo.comMAPO18 E martë, 15 mars 2011www.mapo.alMAPO18 13 qErshor 2010www.gazEtamapo.comMAPO18 E martë, 17 maj 2011www.mapo.alMAPO6 E prEmtE, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 E prEmtE, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO10 E prEmtE, 18 janar 2013www.mapo.al

Jonida Hitoveizi

Eneda Tarifa këto kohë po përjeton emocionet më të ëmbla për një femër. Nga ato emocione që të ndryshojnë jetën dhe gjithçka tjetër rreth teje. Është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe lumturia vërehet lehtë në çdo frymëmar-rje, në çdo buzëqeshje të saj. Për këngëtaren e njohur dhe prezantuesen e “Portokallisë” ky është një moment i veçantë, të cilin ajo po e shi-jon në tërësinë e tij, edhe orët e shumta të gju-mit, e po ashtu edhe oreksin e shtuar. Megjithatë, as këto kohë nuk ka munguar muzika, e cila tashmë vjen dyfish e fortë, me emocione të dyfishta, pasi Eneda deri tani ka vazhduar punën e saj normalisht në “Rock-stok”, duke kënduar live çdo fundjavë. Një in-tervistë e gjatë, jo vetëm për shtatzëninë por edhe për muzikën, projektet dhe partnerin e saj, Erjonin. Si po e përjetojnë këtë moment të bukur në çift dhe kur do të jenë këngët e reja të Enedës, të cilat pas një kohe të gjatë do të mba-jnë firmën e Erjon Zaloshnjës.

Eneda, je aktualisht me pushimet e se-zonit të “Portokallisë”. Si janë për ty këto ditë të reja të 2013-ës pasi kanë kaluar ed-he angazhimet e fundvitit?

Mbas “Portokallisë” pata një aktivitet në Kosovë, që e shfrytëzova edhe për pak pushim. Tani jam kthyer dhe po shijoj pushimin si fizik edhe mendor, pasi ka qenë një ngarkesë e jashtëzakonshme. Më së shumti gjumë për të rikuperuar orët e humbura, pasi nuk ka qenë vetëm ngarkesa e “Portokallisë” por edhe im-penjimet që kam në biznesin e bashkëshortit tim, Erjon Zaloshnjës dhe të Elton Dedës tek “Rockstok”, ku jemi të angazhuar edhe si muzikantë dhe këngëtarë. Unë, Eltoni, Kame-la dhe Marsela. Kjo ishte një ngarkesë e dyfishtë për mua në kushtet e tanishme, por që e kam përballuar me forcën e mendjes dhe me kujde-sin që duhet të ketë çdo femër në periudhën e shtatzënisë. Do të doja që pushimet të zgjasnin, por ne do të fillojmë shumë shpejt sezonin e ar-dhshëm, në shkurt dhe transmetimi fillon në mars. Do të kemi një muaj kohë punë për të përgatitur dhe për të sjellë për publikun gjëra të reja.

‘Portokallia’ tashmë është bërë shtëpia jote e dytë….

Është bërë vërtet pjesë e imja dhe realisht edhe kur jemi me pushime të gjata mua më mungon shumë. Ndërkaq mund të them që muzikën e kam harruar pak në kuptimin e prodhimtarisë së re dhe gjërave të reja, por këtë e kompensoj duke kënduar live çdo javë, ndaj nuk e ndjej këtë mungesë, si dhe nga emocio-net që më jep publiku. Veç kësaj, të them të drejtën më është zbehur pak motivi për të sjellë gjëra të reja.

Përse ?Po ndoshta nga dyndja e madhe që ka këto

kohë në muzikën shqiptare. Njeriu motivohet nga gjëra të ndryshme, e unë këto kohë nuk e ndjej këtë, pasi muzika në Shqipëri është ako-ma në një kaos që duhet të shterojë mirë e mirë, pastaj të dëgjohen gjërat e mira. Ka ardhur kjo kohë, por jam unë në kohë të gabuar pasi kam impenjime të tjera. Megjithatë, e di që në çdo moment kur unë të heq dorë nga ndonjëri prej impenjimeve që kam, muzikën e kam atje dhe krijimtarinë. Mund ta bëj kur të dua dhe kjo më qetëson.

Dua të të pyes pak për bashkëpunimin me Eltonin duke sjellë një nga lokalet më

të veçanta në Tiranë të live-it?Ne kemi një miqësi shumë të mirë, sidomos

Erjoni me Eltonin. Kemi shumë vite që njihemi dhe që bashkëpunojmë. Eltoni punon në stu-dion e Erjonit, unë po ashtu. Ideja erdhi një ditë të bukur vere, në gusht, kur ne po kalonim ca ditë pushime të tre së bashku. Duke folur për muzikën dhe dëshirën për të luajtur bashkë me instrumentistë të mirë lindi kjo ide dhe nga e thëna në të bërë nuk ishte aq larg. Për herë të parë e kam vërtetuar që me vendosmëri dhe me nxitimin për të kapur momentin e duhur, me këtë dëshirë arrihet çdo gjë. Mbi të gjitha ishte shtysa e Erjonit që u mor me të gjitha punimet dhe pjesën përpara se lokali të hapej, ndërsa Eltoni u mor me pjesën muzikore, me organizimin e këngëtarëve dhe bandës. Punët janë shumë të ndara dhe rezultati është shumë njerëz, shumë dashamirës të “Rockstok” që shijojnë muzikën që luhet aty.

Çfarë ndjesie të jep publiku që vjen aty, është disi më specifik?

Ka ndodhur diçka e veçantë. Aty ka pasur edhe raste që kanë ardhur repistë dhe kur ka-në dëgjuar muzikën që luhet, kanë thënë: “Unë jam i një tjetër rryme muzikore, po më pëlqen të vij këtu sepse kënaqem shumë”. Është një vend që fton njerëz edhe me shije të tjera muzikore pasi reflektohet punë tek anëtarët e grupit, angazhim dhe profesionalizëm. Ku ka profesionalizëm ka dhe audiencë. Besoj se kjo muzikë i mungonte jetës së natës në Tiranë, duke qenë se më shumë luhet muzikë më e përgjithshme, më shqiptare apo më e përsëritur, kurse kjo është një muzikë që duke përfshirë edhe shqipen, e cila mbi të gjitha reklamon këngët tona si këngëtar më vete dhe pastaj këngë të një periudhe që kanë bërë epokë dhe kanë lënë gjurmë e veta, Bitëllsat, Abba, Ma-jkëll Xhekson, apo grupe më të hershme. Përmbledh një grupmoshë dhe shijet e një grupmoshe që tani, le të themi, janë 40-50 vjeç, ndaj lokali ynë ka një publik mbi 25 vjeç deri në 60 vjeç dhe kjo është diçka shumë e këndshme.

Çfarë mendon për raportin që ka sot në krijimtari mes kompozitorëve dhe këngëtarëve?

Ka shumë këngëtarë. Raportin mes këngëtarëve dhe kompozitorëve si numër e shoh se ka shumë këngëtarë dhe pak kompoz-itorë. Kjo do të thotë që edhe ata kompozitorë që janë duhet të bëjnë zgjedhje të duhura, të përshtatin vokalin e duhur me këngën e duhur. Janë ata që drejtojnë këngëtarët, që i japin veçantinë dhe figurën dhe kjo ndodh në çdo vend të botës, duke i njohur karakterin dhe tip-in. Janë ata të parët që sjellin burimi muzikor dhe evolucionin në këtë fushë. Por edhe këngëtarët duhet të jenë pak ekzigjentë kur shkojnë për të kërkuar një prodhim tek një kompozitor. Duhet të kenë njohuri të tilla muzikore që mos t’u ndodhë të këndojnë një këngë të vjedhur, apo gjëra të tjera.

Mendon se kompozitorët janë bërë disi përtacë falë teknologjisë?

Edhe kjo sigurisht që luan një rol, por ama kush do të punojë, punon. Tendencë për të bërë gjëra të veçanta ka si p.sh., kënga “Suus” e Rona Nishliut, një këngë e një stili tejet të veçantë. Më pëlqeu çmimi i tretë i festivalit këtë vit, apo Hersi Matmuja që kishte një këngë ndryshe. Ka disa elementë që janë kërkimorë në muzikë dhe që e bëjnë kompozimin të veçantë. Duket tendenca për të kërkuar një muzikë më të mirë më në fund dhe për t’u shkëputur nga muzika e tregut që gjithmonë do evoluojë dhe do të jetë e pranishme tek pub-liku.

Në këtë fazë, pas një pushimi pa mate-riale të reja çfarë do të kërkoje?

Do të kërkoja këngë të një stili të veçantë që unë i kam pasur me Erjonin në hapat e mi të parë. Kam bërë muzike eksperimentale me Er-jonin, ajo muzikë që më ka specifikuar dhe më ka dhënë një personalitet muzikor. Duke pasur shembullin e Erjonit si kompozitor, e di se për çfarë flas kur përmend raportin këngëtar-kom-pozitor. Tani më në fund edhe ai ka dhënë pro-vat e veta si në muzikë ashtu edhe në biznes, meqë ne po punojmë të dy në të njëjtin vend dhe vokali im këto kohë është pjekur (unë ndjej ndryshime në Enedën e para 3 viteve dhe atë që jam tani). Ndoshta koha dhe mosha, pjekuria bëjnë të vetën, por ndjej se çdo këngë që do më jepet do të di t’ia dal dhe t’i jap karakterin e duhur. Tani na mbetet vetëm të prodhojmë këtë prodhimin e ri dhe pastaj të kompozojmë këngët e reja (qesh).

D.m.th, do të rinisësh me Erjonin?Po, do të rinis me Erjonin patjetër, sepse së

pari më ka marrë shumë malli për një këngë të tij.

Sa kohë ka kaluar që s’ke kënduar një këngë të tij?

Ndoshta 6 vite. Hulumtuam nëpër fusha të tjera, pastaj edhe ai ka motivimin e vet. Nuk mund të kompozojë gjëra të veçanta në një ko-hë të gabuar.

Tani duhet të jetë më i frymëzuar?Tani po, sepse siç thashë, kanë ndryshuar

kërkesat e publikut shqiptar për këngët shqip-tare.

Këto kohë vazhdon të këndosh tek “Rockstok”?

Po, këndoj të premteve dhe të shtunave, dhe kam përshtypje që fëmija do të ketë shumë vesh muzike, sepse ka dëgjuar gjithë kohës muzikë (qesh)...

intErvistë

EnEda Tarifa: Dëshiroj të bëhem nëna e një vajze

Këngëtarja

dhe

prezantuesja e

njohur rrëfen

përjetimet e saj dhe të

erjonit në pritje të fëmijës

së parë, muziKën dhe

riKthimin me Krijime të

reja me Kompozitorin

e zemrës

Për këngëtaren e njohur dhe prezantuesen e “Portokallisë” ky është një moment i veçantë, të cilin ajo po e shijon në tërësinë e

tij, edhe orët e shumta të gjumit, e po ashtu edhe oreksin e shtuar

Page 11: Gazeta Mapo

MAPO 11E prEmtE, 18 janar 2013www.mapo.al

I kaloj gjërat pa u ankuar shumë dhe pa i lodhur të tjerët, mirëpo më shijon ky fakti i

të ndjerit e përkëdhelur nga të gjithë.

Dy zemra që rrahin në një trup...Si vjen muzika tani që je shtatzënë?Ndihem shumë mirë, ndihem më e fuqishme.Është njëlloj apo një ndjesi e dyfishtë? Vetëm më duket sikur do dalë ndonjëherë dhe do këndojë me mua edhe fëmija, sepse ndihem vërtet e fortë me këtë prani kur dalë në skenë. Po kam përshtypjen se edhe për pak do vazhdoj, sepse nuk është e këshillueshme që të bëj muzikë deri në muajt e fundit dhe aq më tepër puna natën. Deri tani kam rezistuar mirë dhe nuk kam hequr asnjë nga punët apo detyrat e mia më të përditshme. Madje nuk e kuptoj përse disa fem-ra ankohen pafund që janë shtatzëna, ndërkohë që të jesh shtatzënë është diçka shumë e bukur. I shton bukuri gjithçkaje rreth teje.

Kush të ka me më shumë merak këtë ko-hë? Kush kujdeset më shumë?

Të gjithë, pa përjashtim. Erjoni kujdeset shumë, vjehrra ime dhe nëna ime, sigurisht.

Tani gjithë vëmendja drejtohet tek ty..Nuk e kam dashur këtë, por kohët e fundit

kam filluar ta shijoj, më pëlqen (qesh). I kaloj gjërat pa u ankuar shumë dhe pa i lodhur të tjerët, mirëpo më shijon ky fakti i të ndjerit e përkëdhelur nga të gjithë.

Je bërë kurioze për ta parë gjininë e bebes?

Po, por nuk është akoma koha e duhur për ta saktësuar se çfarë është.

Çfarë e dëshiron?Unë do ta doja vajzë.Po Erjoni?Ai kam përshtypjen që do ta donte djalë, por

rëndësi ka që të jetë mirë dhe kjo na intereson të dyve. Mua më pëlqen vajzë, sepse kur të bëhet i dyti djalë, p.sh, ai do të ketë një motër të madhe që do ta drejtojë më mirë (qesh).

Ke më shumë besim tek femrat?Unë po. Po kolegët e “Portokallisë” si sillen tani

që e dinë që do bëhesh nënë?Një ditë po bisedonim se në 10 vjet në “Porto-

kalli” ka pasur shumë aktorë apo persona të sta-fit që janë bërë prindër. Ka pasur shumë bebe gjatë këtij rrugëtimi, gjë që është diçka normale. Përkujdesen si çdo shok apo mik që kam pranë. Mezi po presin të mësojnë seksin e fëmijës dhe po përgatiten për dhuratat (qesh). Ndërsa unë ende nuk kam menduar për ndonjë emër pa e marrë vesh se çfarë është. Rëndësi ka që të më shkojë gjithçka siç ka ecur deri tani.

Këto janë momente të lumtura për ty...Janë momente shumë të lumtura sepse kam

përfituar një lloj qetësie që ma jep shtatzënia, kam përshtypjen. Jam rehatuar dhe nuk i marr gjërat me vrullin që i merrja më parë. Jam bërë më e ndjeshme, por edhe më e pandjeshme për ca gjëra të tjera. Me pak fjalë, janë një tërësi emocionesh komplekse. Unë po e shijoj këtë gjendje për momentin. Më pëlqen (qesh).

Dita, si ka ndryshuar për ty?Po ka ndryshuar. Janë shtuar orët e gjumit

dhe sasia e ngrënies (qesh). Ndërsa intensiteti i punës është i njëjti, madje edhe më shumë sepse ka ndodhur që kanë ardhur më shumë punë. Çfarë është lehtësim tani është se nuk më duhet

më kohë për të shkuar tek Erjoni, sepse jam me të dhe kjo më lehtëson punën për ta pasur më pranë dhe për të ndenjur më shumë me të.

Bashkë me Erjonin ju lidh muzika, por çfarë e ndan një këngëtare dhe një kompoz-itor?

Ne jemi rritur bashkë dhe nëse do më pyesni cili është suksesi i jetëgjatësisë si çift, do ju tho-sha se është skalitja që i kemi bërë njëri-tjetrit gjatë kësaj rritjeje. Ndërsa ato që na ndajnë janë gjëra të vogla, pa rëndësi. Çfarë na lidhin, janë ato gjëra të rëndësishme që na mbajnë bashkë.

Në aspektin profesional?Në aspektin profesional na ndan fakti që unë

nuk jam shumë biznesmene, Erjoni është më shumë (qesh).

Eneda, a ka një çelës të artë një marrëdhënie e suksesshme?

Ka shumë çelësa. Kam përshtypjen që nuk është vetëm një çelës. Ka marrëdhënie që mund të kenë vetëm një. Kjo e jona ka shumë çelësa, shumë dyer, shumë përputhje. Ajo që kemi ne të dy dhe që e bën marrëdhënien të suksesshme është tolerimi i tipave që kemi. Toleranca e kara-ktereve të ndryshme që ne përfaqësojmë. Çelësi tjetër është që jemi mësuar shumë me njëri-tjetrin sepse jemi rritur bashkë. Arrijmë të kup-tohemi dhe të kemi të njëjtin botëkuptim për gjërat dhe faktet.

Është e vështirë kur të dy partnerët janë në të njëjtin profesion ose fushë?

Ndonjëherë dhe unë e kam menduar këtë në momente të caktuara, por me rritjen dhe kali-

min e kohës, me përulësinë që duhet të ketë një femër në çift dhe një mashkull në çift kam kup-tuar që ka vetëm të mira. Kam menduar deri vo-në që ne ndiheshim konkurrentë në fushën ar-tistike me Erjonin, po tani e di që nëse Erjoni më ka dhënë ndonjë këshillë apo kritikë, e ka bërë sepse e ka parë që ka pasur vend për t’u përmirë-suar. Kështu që ia di për shumë faleminderit.

Dëshira më e madhe që të shoqëron këto kohë…

Dëshira më e madhe është që të kem një shtatzëni dhe lindje të mbarë dhe pastaj rikth-imin në jetën artistike dhe jo vetëm, më i fortë se ky tani.

Lutesh shpesh në Zot?Besoj më shumë në një forcë të jashtëzakon-

shme që ka njeriu brenda vetes, por nuk besoj shumë tek Zoti. Vetë nuk jam besimtare. Ka shumë raste në jetë kur unë mund të dyshoj dhe të them që kjo është dora e Zotit, si tani të përjetimeve që ndjej me beben që mbaj. Këtu mendoj se ka diçka të mbinatyrshme. Janë dy zemra që rrahin brenda një trupi. Është një jetë që ti e ndërton nga trupi yt, mishi, gjaku yt. Kjo është diçka e mrekullueshme, diçka që të mahnit.

Fustani i bardhë... e ke pasur qejf? Do ta vishje në të ardhmen?

Nuk besoj se është parësore. Jo se nuk më pëlqen…Kur vitet ikin, fustani i bardhë nuk është më një domosdoshmëri se martesa apo raporti do të shkojë mirë. Unë nuk kam se çfarë të pres më shumë se kaq. Kam një marrëdhënie të mirë dhe ndihem e lumtur.

Page 12: Gazeta Mapo

CMYK

L

www.megateksa.comAutostrada Tiranë-Durrës, Km 7, ShqipëriLinja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 [email protected]

Page 13: Gazeta Mapo

MAPO 13E prEmtE, 18 janar 2012www.mapo.al

show bizProblemet me drejtësinë italiane nisën në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të sibarit teksa transportonte tre kile kokainë, por që mundi të shpëtonte nga një dënim kapital.

Baleti është një nga artet më të bukura e më të veçanta dhe teksa sheh programe të shumta televizive, tek çdo njeri shihet kënaqësia por edhe dëshira për të kërcyer po aq bukur. Në Shqipëri ka mjaft balerinë të talentuar, të cilët duke parë etjen e publiku, shtuar kjo edhe nga programet e shumta, ku balerinët e kërcimtarët janë rivlerësuar, kanë menduar të hapin kurse apo shkolla kërcimi. Një trend ky i sjellë nga njerëzit e famshëm që ndoshta vjen nga larg, nga vendet fqinje por edhe një evoluim dhe kthim tek e bukura. Shumë mund t’i konsiderojnë si biznese, ama kënaqësia pasi ke mësuar një kërcim të caktuar dhe mund të ndihesh i lirë të kërcesh kudo, nuk ka çmim. Kledi Kadiu është një nga balerinët e parë shqiptar, mund të themi, i cili me shkollën e tij të kërcimit në Itali ka rezultuar shumë i suksesshëm. Në Shqipëri janë emra të tjerë të njohur e të talentuar që po e zhvillojnë këtë biznes, sepse është jo vetëm gjëja që dinë të bëjnë më mirë, por edhe sepse çdokush duhet të dijë të kërcejë të paktën një stil të vetëm.

Esdalin Gorani dhe OlaEsdalin Gorani dhe partnerja e tij në jetë e në art, Ola, së fundmi kanë ndërmarrë një hap të ri. Ata kanë vendosur që të japin kurse kërcimi për të gjithë të interesuarit. Biznesi i tyre, nëse mund ta quajmë kështu, është një nga investimet e fundit që po bëjnë disa balerinë të njohur në Tiranë. Në një ambient të bollshëm, i cili ndahet në dy

pjesë; njëri është kënd lojërash për fëmijë me një bar të vogël dhe tjetri një sallë baleti, të gjithë mund të përfitojnë për të marrë disa leksione të nevojshme kërcimi nga Ola dhe Esdalini, një çift mjaft i bukur e njëkohësisht balerinë profesionistë.

Simone dhe OltaBalerini italian Simone e gjeti mjaft mirë veten në Shqipëri dhe vendosi të hapë këtu edhe një biznes, siç është shkolla e kërcimit “Dance with Olta& Simone”. Duke përfituar nga jehona e spektaklit në DWS, ku njerëzit u dashuruan me kërcimin si një nga artet më të lehta për t’u përvetësuar e për të marrë kënaqësi njëkohësisht. Shkolla e tij tashmë ecën mjaft mirë dhe të dy me Oltën janë të kënaqur me këtë sipërmarrje. Njerëzit mësojnë të kërcejnë e njëkohësisht mbajnë edhe trupin në formë.

Kledi Kadiu Shkolla që Kledi ka hapur në Itali është ndoshta një nga më të njohurat dhe më të preferuarat. Kjo falë famës dhe suksesit që djaloshi simpatik ka në vendin fqinj. Sukseset e tij vijnë përherë dhe janë të pranishme në mediat shqiptare, vetëm se në këtë shkollë që Kledi ka hapur, fëmijët apo të rinjtë shqiptarë nuk mund të ndjekin leksionet e tij. Ndoshta në një të ardhme Kledi do të vendosë të marrë një hap të tillë edhe në Shqipëri, dhe pse jeta e suksesi i tij janë çdo ditë e më shumë të lidhura në Itali.

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Liljana Kondakçi është liruar nga bur-gu ditën e djeshme, duke shlyer kësh-

tu dënimin prej 2 vjet e 8 muaj burg në Itali, për akuzën e transportimit të lëndëve nar-kotike. Siti italian “La Gazzeta del sud”, i cila bën publik lajmin, e përshkruan Liljanën si Minën shqiptare, teksa shton se nga Durrësi në Vlorë e nga Tirana në Elbasan nuk ka familje që mos të ketë në shtëpi një disk me këngë të saj. Për shumë kohë në majat e suk-sesit në Shqipëri, Liljana si shumë artistë të tjerë zgjodhi të emigronte jashtë vendit, por pa u përpjekur për të çuar përpara karrierën e saj. Derisa në fund erdhi lajmi bombë dhe i pabesueshëm për shumë adhurues të saj se ajo ishte arrestuar në shtetin fqinj për transpor-tim të lëndëve narkotike. Madje, këngëtarja ishte akuzuar se ishte pjesë e një organizate të fuqishme kriminale, e cila operonte në Eu-ropë. Por pavarësisht kësaj, fansat e vet ende i dëgjojnë me nostalgji këngët e saj, edhe pse përfshirja në një vepër të tillë për shumë prej

tyre do të mbetet zhgënjyese dhe e pafalshme. Për Liljanën, problemet me drejtësinë italiane nisën në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit teksa trans-portonte tre kile kokainë, por që mundi të shpëtonte nga një dënim kapital. Ndërsa më vonë, në vitin 2010, ajo u arrestua në Selanik dhe më pas gjykata vendosi ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Cat-anzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto. Sipas grupit hetimor italian, Kondakçi ishte pjesë e një grupi kriminal prej 20 anëtarësh dhe vetë njihej apo thërritej me nofkën “la mamma”. Pas shlyerjes së dënimit është më-suar se këngëtarja do të riatdhesohet në Shq-ipëri dhe një pohim i saj për kohën e kaluar në burg apo për gjithë eksperiencën e kaluar, sig-urisht që do të përbënte një ngjarje për adhur-uesit dhe popullaritetin e saj. Mbetet për t’u parë nëse pas gjithë kësaj ajo do të vendosë të jetojë në Shqipëri përfundimisht.

Liljana Kondakçi lirohEt nga burgu pas 3 vjEtësh në itali

Yjet e skenës që japin leksione kërcimi

Rita Ora, pushime të nxehta dhe një bashkëpunim me Snoop Dogpër rita orën këto janë ditë dhe momente padyshim shumë të bukura. pasi ia ka dalë të bëjë një vend për emrin e saj në botën e muzikës botërore. tashmë jeta e saj ndiqet hap pas hapi nga mediat e huaja, të cilat përcjellin çdo të re mbi figurën e saj. së fundmi lajmi më i ri për shqiptaren ora është se ajo ka kaluar disa ditë të bukura pushimi nën shoqërinë e reperit snoop Dog në tajlandë. Këngëtarja dhe reperi me famë ndërkombëtare mbajtën një koncert të përbashkët, i cili tërhoqi dhjetëra-mijëra fansa në atë që u konsiderua nga mediat vendase si një prej mbrëmjeve më të paharrueshme muzikore ndonjëherë. Dhe pas koncertit, rita dhe snoop kanë përfituar për të shijuar detin dhe plazhet e ngrohta të vendit ekzotik. rita në ‘twitter’ ka lënë të kuptohet se mes saj dhe snoop Dog tashmë ka nisur një bashkëpunim dhe se shumë shpejt do të lançohet një këngë e të dyve në tregun muzikor. Ky fillimviti duket plot shkëlqim për ritën, e cila veç punës ka shijuar edhe mjaft kohë në vendet e ngrohta, si në Dubai e së fundmi në tajlandë.

Këngëtarja dhe reperi me famë ndërkom-bëtare mbajtën një koncert të përbashkët, i cili tërhoqi dhjetëra-mijëra fansa në atë që u konsiderua nga mediat vendase si një prej mbrëmjeve më të paharrueshme muzikore ndonjëherë.

Esdalin Gorani dhe partnerja e tij në jetë e

në art, ola, së fundmi kanë

ndërmarrë një hap të

ri. Ata kanë vendosur që

të japin kurse kërcimi për të gjithë të

interesuarit. biznesi i tyre,

nëse mund ta quajmë

kështu, është një nga inves-timet e fundit

që po bëjnë disa balerinë

të njohur në Tiranë.

Pas shlyerjes së dënimit është mësuar se këngëtarja do të riatd-hesohet në shqipëri dhe një pohim i saj për kohën e kaluar në burg apo për gjithë eksperiencën e kaluar, sigurisht që do të përbënte një ngjarje për adhuruesit dhe populla-ritetin e saj.

Siti italian “La Gazzeta del sud”, i cila bën publik lajmin, e përshkruan Liljanën si Minën shqiptare

Page 14: Gazeta Mapo

MAPO6 E martë, 24 janar 2012www.mapo.alMAPO16 13 qErshor 2010www.gazEtamapo.comMAPO18 E martë, 15 mars 2011www.mapo.alMAPO18 13 qErshor 2010www.gazEtamapo.comMAPO18 E martë, 17 maj 2011www.mapo.alMAPO6 E prEmtE, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 E prEmtE, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO14 E prEmtE, 18 janar 2012www.mapo.al

Këngëtarja ka mbajtur me vete sprajin, pas incidentit që i kishte ndodhur në një koncert tjetër, ku njëri nga fansat e pranishëm e kishte sulmuar atë. Që atëherë, personi nuk e ka lënë të qetë zanfinënThAshEThEmE

Zanfina Ismaili ka gjasa të qëndrojë disa ditë në burgun e Prishtinës, pasi në adresë të saj është lëshuar një fletë-arrest për shkak të një

çështjeje që daton nga viti i kaluar. I gjithë inciden-ti ka ndodhur në një koncert, ku Zanfina ka pasur me vete një spraj lotsjellës dhe rastësisht sigurimi e ka gjetur atë, duke e raportuar menjëherë në polici. Por e gjithë kjo ka një shpjegim pas vetes. Këngëtar-ja ka mbajtur me vete sprajin, pas incidentit që i kishte ndodhur në një koncert tjetër, ku njëri nga fansat e pranishëm e kishte sulmuar atë. Që atëherë, personi nuk e ka lënë të qetë Zanfinën. I njëjti njeri është paraqitur dhe në shtëpinë e saj, duke u bërë ndjekës i frikshëm për këngëtaren. Zanfina ka bërë të ditur për mediat kosovare se pasi e ka paraqitur në polici rastin rreth këtij fansi të fiksuar pas saj, më pas ka tërhequr akuzat, pasi personi në fjalë ka qe-në i sëmurë mendor. Pas këtij rasti Zanfina nuk është ndjerë e sigurt dhe ka mbajtur me vete një spraj lotsjellës, i cili në rast të nevojës për vetëmbro-jtje do të mund t’i hynte në punë. Çështja ka më

shumë se një vit që po qarkullon në gjyqin e Pejës dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfun-dimtar për Zanfinën. Sipas mediumit “Indekson-line”, këngëtarja mund të vuajë 16 ditë burgim, pasi nuk i është përgjigjur ftesave të gjyqit për shkak të ndërrimit të vendbanimit të saj.

Këngëtarja e njohur rezarta shkurta këto ditë dimri ka ditur të shfaqet më e ngrohtë dhe sensuale se kurrë. të gjithë e dinë që ajo veçse këngëtare është edhe një modele dhe fotografe, po këtë herë ka preferuar të jetë ajo subjekti i blicit. së fundmi rezi ka realizuar një set mjaft të veçantë. të gjitha fotot e bëra nga armand sallabanda shfaqin tërë erotizmin dhe sensualitetin e një femre, e që në këtë rast, një modele si rezarta e ka sjellë figurën e femrës në plotësinë e saj, tërësisht e parezistueshme. Këto foto janë pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares, të cilët kanë vlerësuar origjinalitetin por edhe guximin e saj për të po-zuar. Kjo nuk është hera e parë që rezarta lë pa frymë, pasi fotografia mbetet një nga pasionet e saj dhe shpesh ajo vjen me pozime dhe foto të veçanta (nudo apo gjysmë nudo), të cilat nuk i shpëtojnë as hapësirës mediatike.

Zanfina Ismaili, 16 ditë burg për një lotsjellës

REzaRta ShKuRta, ErotiKE DhE E parEzistuEshmE

Ermal Merdani DhuROn GjaK në uEtai është një nga personazhet e shumtë të njohur që ndjekin studimet në universitetin Europian të tiranës. Dhe pikërisht në një ditë të veçantë si ajo e djeshmja, në një fushatë sensibilizimi, ai i është bashkuar kauzës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”. Ermali ka qenë një nga shumë studentët e këtij universiteti, të cilët pa asnjë hezitim kanë dhuruar gjak, që do të shkojë në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. ndërkohë veç studimeve, djaloshi simpatik është edhe pjesë e emisionit “tjetri” në top-channel, si dhe menaxhon një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Miriam Cani Shtatzënë?ajo aktualisht është e zhvendosur në tiranë, ku është një nga trajneret më simpatike të spektaklit të talenteve “the voice”. marrëdhënia e saj me alban skënderajn po shkon më së miri e duket se edhe për një kohë të gjatë çifti nuk planifikon dasmë. të paktën kështu janë shprehur të dy shpesh kur u është bërë kjo pyetje në media. por së fundmi, ato që kanë tërhequr vëmend-jen e shumë fansave të këngëtares së njohur janë disa foto të fëmijëve të postuara në Facebook-un e saj. postimi i tyre ka bërë që shumë njerëz të men-dojnë se ndoshta miriam është në pritje të një fëmije, apo se ka dëshirë të bëhet nënë. megjithatë, ky mbetet thjesht një supozim dhe dëshirë e fansave, pasi nga njerëz të afërt rreth saj nuk pohohet diçka e tillë.

Djemtë e superhitit “ng jyra e kuqe” vazhdojnë të jenë më të kërkuarit sidomos në diasporë, ku ftesat për koncerte duket se po vërshojnë më shumë sesa suksesi i tyre. “ng jyra e kuqe” dhe talenti i Florianit kanë bërë që axhenda e tyre të jetë mjaft e zënë këto kohë. madje, ata po lënë prapa sa u përket pagesave edhe disa nga artistët e tjerë më të paguar jashtë trojeve shqiptare. për nga jehona dhe kërkesat e shumta, ky është deri tani një nga bashkëpunimet më të frytshme të këngëtarit simpatik nga maqedonia.

Adriani dhe Floriani, më të kërkuarit e momentit

Zanfina ka bërë të ditur për mediat kosovare se pasi e ka paraqitur në polici rastin rreth këtij fansi të fiksuar pas saj, më pas ka tërhequr akuzat, pasi personi në fjalë ka qenë i sëmurë mendor

Këto foto janë

pritur mjaft mirë nga fansat e

këngëtares, të cilët

kanë vlerësuar

origjinalite-tin por edhe

guximin e saj për të

pozuar

Page 15: Gazeta Mapo

Ministri i Mjedisit kërkon nga krerët e qarqeve të nisin punën për ngritjen e landfilleve tranzitore për trajtimin e mbetjeve

Vetëm pak ditë pas debateve lidhur me ndërtimin e një impianti djegieje për mbeturinat në Fier, nga ish-min-istri i Jashtëm peruan, i kërkuar nga qeveria e vendit të tij, ministri i Mje-disit deklaron se kompanitë që do të hyjnë në koncesion duhet të siguroj-në transparencë financiare dhe teknologji moderne në mbrojtje të

mjedisit. “Ne duhet të kemi procedu-ra shumë të qarta dhe transparente. E para, për të drejtuar kompanitë dhe individët që mund të hyjnë në këto procese për burimet financiare, dhe e dyta, niveli teknologjik që duhet të ke-në në përputhje me standardet euro-piane. Në një nga kërkesat që unë i parashtrova përfaqësuesit të BE-së për Zgjerim ishte pikërisht asistenca që duhet të na japin në pikëpamje të këtij legjislacioni. Ligji “Për menaxh-imin e integruar të mbetjeve” i jep au-toritet Ministrisë së Mjedisit, por dhe pushtetit lokal që të shikojnë mundësinë e koncesioneve në këtë

drejtim”, - tha Mediu. Sipas kreut të Mjedisit, në Shqipëri është i domos-doshëm krijimi i landfilleve tranzi-tore, me qëllim që deri në vitin 2020 të nisë përdorimi i inceneratorëve, ku mbetjet të shërbejnë si burime të rëndësishme të energjisë apo edhe në fusha të tjera të ekonomisë së vendit. Por në shumicën e rasteve, sipas tij, bashkitë e komunat janë indiferente, ndaj ai ftoi krerët e qarqeve të nisin punën në zbatim të urdhrit të Këshil-lit të Ministrave, për të përcaktuar landfille tranzitore. “Janë impiantet, të cilat janë investuar dhe është përgjegjësi e pushtetit lokal për t’i

bërë ato eficente. Janë shumë impiante në të gjithë hapësirën e gjithë territo-rit shqiptar, në mënyrë të veçantë në vijën bregdetare që nuk janë në efi-cencë të plotë, duke filluar që nga Sa-randa e për të vazhduar pastaj më tej nivelin. Arsyet, problematikën, kry-etarët e bashkive nëse nuk e zgjidhin dot, duhet ta bëjnë prezente”, - u shpreh Mediu. Këto deklarime min-istri i Mjedisit i bëri gjatë analizës vje-tore të punës për vitin 2012. Lidhur me menaxhimin e mbetjeve, Mediu tha se gjatë vitit 2012 janë dhënë vetëm 6 leje importi, 19 leje eksporti dhe vetëm 3 leje të kalimit tranzit të mbetjeve.

Ndërtimi i impianteve të mbetjeve, Mediu: Kusht, transparenca

Kryeministri Berisha priti dje në një takim kreun e KMSH-së, Selim Muça, për të diskutuar mbi procedurat për ndërtimin e xhamisë së re. Berisha: Qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin marsJonida TaSHi

Punimet për ndërtimin e xhamisë së re në kryeqytet do të nisin në muajin mars. Deklarata është bërë nga vetë kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar dje me kreun e Komunitetit Mysliman, Selim Muça dhe arkitektin e xhamisë së re të Tiranës, Muharrem Senalp, që ka projektuar xhami në shumë vende të botës. Në këtë takim kryetari i Ko-munitetit Mysliman foli për avanci-min e procedurave për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, si dhe për problemet që dalin për realiz-imin e saj. Kryeministri shprehu kënaqësinë që ka filluar puna e pro-

jektimit të kësaj xhamie, e cila do të ngrihet në vendin tradicional dhe historik të Namazgjasë. “Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arki-tekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kuj-toj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e pa-ra të Partisë Demokratike”, - u shpreh Kryeministri gjatë takimit. Berisha e siguroi zotin Selim Muça se qeveria do të marrë të gjitha ma-sat dhe do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillo-jnë në muajin mars. Në takim ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili e garan-toi kryetarin e Komunitetit Mysli-man për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit sapo projekti të jetë dorë-zuar. I pranishëm në takim ka qenë edhe drejtori i Fondacionit Sema, Mustafa Oxhan, i cili është një nga fi-nancuesit e këtij ndërtimi. Përtej ta-kimit, burime zyrtare nga Komu-niteti Mysliman bëjnë të ditur se de-

tajet e projektit të xhamisë së re do të bëhen të ditura së shpejti, sapo të bi-het dakord për zgjerimin e njollës së vendit ku do të ngrihet xhamia e madhe. Truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konside-rueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e ci-la mbeti pa u kompensuar nga Bash-kia. Në kompensim të kësaj sipër-

faqeje, Këshilli i Ministrave më 6 prill 2011, i ka dhënë Komunitetit Mysliman një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katror, duke e çuar sipër-faqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katror. Pak kohë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të di-tur se pas faljes nga shteti shqiptar të një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katror Komunitetit dhe kombinimit me një tjetër sipërfaqe prej 3 mijë metrash, është arritur ed-he një marrëveshje me pronarët privatë të truallit. Për këtë arsye, të enjten e ardhshme në Bashki do të organizohet një takim, ku do të jenë të pranishëm krahas drejtuesve të KMSH-së edhe përfaqësuesit e tru-allit. Projekti i xhamisë së re po kry-het sipas sugjerimit të Komunitetit Mysliman, nga studio “Hassa”, me kryearkitekt Muharrem Senalp, që ka projektuar xhami në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në vitin 2002 është shpallur si një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Ber-lin dhe Këln, Gjermani etj.

Prej dy ditësh në zyrat e gjendjeve civile në kryeqytet nuk po shpërndajnë certifikata. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e bojës së printerit, për arsye se Ministria e Brendshme nuk ka bërë furnizimin me pajisje kancelarie të gjendjeve civile, duke sjellë kështu edhe një pezullim të punës. Përballë kësaj gjendjeje, ku mjaft qytetarë i kërkojnë certifikatat për probleme që s’u pret koha,

disa nga drejtuesit e minibashkive të Tiranës janë detyruar ta paguajnë vetë bojën e printerit që shkon 40-50 mijë lekë të reja. Disa njësi bashkiake të mëdha blejnë edhe dy të tilla në muaj. Sipas drejtuesve të minibashkive të majta, kjo situatë është e qëllimshme, sidomos në këtë moment kur duhen printuar dhe afishuar listat e zgjedhësve dhe boja për printer nuk mjafton. ndërsa drejtuesit e

djathtë të njësive vendore pohojnë se janë përpjekur ta mbulojnë këtë boshllëk me të ardhurat e tyre. Krahas mungesës së bojës së printerit, njësitë vendore po përballen edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike. në Minibashkinë nr.5, ditën e djeshme nuk ka pasur drita për më shumë se 3 orë, çka ka bërë që aty të pezullohej puna për çdo veprim të gjendjes civile.

Gjendjet civile pa bojë, nuk shpërndahen certifikata

Berisha takohet me Muçën: Nisin në mars punimet për xhaminë e madhe

BE jep 70 mijë euro për binjakëzimin e bashkive

Bashkimi europian i ka akorduar një grant prej 70 mijë eurosh Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për të mbështetur projektin e binjakëzimit të bashkive. ambasadori i Be-së, ettore Sequi e ka konsideruar shumë të rëndësishëm rolin e pushtetit vendor në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe konsolidimin e demokracisë. Për këtë arsye, Sequi premtoi se ndihma e Bashkimit europian në realizimin e projekteve të pushtetit vendor do të vazhdojë të jetë e konsiderueshme. “Be kërkon të ofrojë mbështetjen e tij. ne besojmë se të shkuarit drejt Be-së është objektivi juaj dhe besojmë se kjo mund të aktivizohet përmes punës dhe përkushtimit tuaj. Qeverisja qendrore dhe rajonale ka një peshë të rëndësishme në vizionin tonë të përbashkët, për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët dhe demokracinë. Kjo është arsyeja kryesore se përse ne vlerësojmë decentralizmin dhe vetëqeverisjen vendore përmes programeve të ndihmës së madhe për vendet e paraaderimit”, - thek-soi Sequi. Shoqata e Bashkive është lider në këtë projekt, i cili është pjesë e programit “europa për qytetarët”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, lulzim Basha tha se binjakëzimi do t’u japë mundësinë e ndërveprimit dhe shkëmbimit të eksperiencave jo vetëm drejtuesve vendorë, por të gjithëve, që nga të rinjtë, intelektualët e deri tek qytetarët më të thjeshtë. “Shqiptarët sot, - tha Basha, - kanë shumë për t’i treguar botës, për artin, kulturën, historinë etj”.

projekti

“ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të PD”

deklarata

sociale15MAPOe PReMTe, 18 janaR 2013

www.MaPo.al

Guri i Namazgjasë

Fatmir Mediu

Nga takimi midis kryeministrit Berisha dhe kreut të kMSH-së, Selim Muça

Page 16: Gazeta Mapo

Njoftim për LiceNsim

Në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Licen-simit Modifikimit, Transferimit të Plotë / të Pjesshëm dhe Rinovimit të Licensave”, bëjmë me dije të gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “ERMA -MP” shpk, ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u licensuar në aktivitetin e Furnizuesit të Kualifikuar të Energjisë Elektrike.

Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” , pranë Institutit të Gjeo-fizikës, Tiranë, brenda 2 muaj nga botimi i parë i këtij njoftimi.

Republika e shqipeRiseEnti rrEgullator i EnErgjisE

KrYetArisokol rAmADANi

Adresa:Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nr. 10, Tiranë Tel/Fax +355 42 22 963; Tel +355 42 69 590E-mail [email protected] www.ere.gov.al

Terror në zyrat e ISKSh-së, një mjeke plagoset me thikë nga i shoqi Anila Tepshi është sulmuar me thikë nga i shoqi xheloz në ambientet e punës. Flet e ëma:Nuk e dua më atë njeri afër sime bije dhe djalit të saj 8-muajsh

Durrës Një mjeke 32-vjeçare është bërë viktimë e dhunës nga i shoqi, i cili vuante nga çrregullime men-dore. Anila Tepshi është goditur me thikë në qafë në ambientet e Insti-tutit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës, ku i shoqi xheloz kishte shkuar për ta mbajtur nën kontroll. Policia e Durrësit tha dje se ka shpallur në kërkim Altin Tepshin, ndërsa mjekja e sapokthyer në pu-në nga leja e lindjes ndodhet në spit-al, jashtë rrezikut për jetën. Pas konflikteve të vazhdueshme mes çiftit brenda mureve të shtëpisë, sit-uata ka degraduar deri në tentativë vrasjeje, në ambientet e punës së 32-vjeçares pranë Drejtorisë Rajo-nale të Sigurimeve Shëndetësore. 32- vjeçarja mësohet se e ka pritur bashkëshortin e saj Altin Tepshi në zyrë, pasi ky i fundit kishte kërkuar ta takonte me urgjencë. Por pas di-sa minutash, punonjësit e ISKSh-së së Durrësit kanë dëgjuar një debat me tone të larta mes tyre. Sipas dëshmitarëve, mjekja Anila Tepshi ka dalë në korridorin e katit të dytë të godinës, duke ulëritur, ndërsa burri i saj e ndiqte nga pas dhe e go-diste me thikë në qafë. “Të gjithë punonjësit u tmerruan nga skena e

dhunës”-tha dëshmitari. Ka qenë ndërhyrja në kohë e kolegëve të mjekes, duke shmangur një tragje-di të mundshme, në radhët e blu-zave të bardha. Pas ndërhyrjes së punonjësve të ISKSh-së, 39-vjeçari ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë Anilën të shtrirë e të gjakosur në ambientet e punës. Policia ka shpal-lur në kërkim autorin e ngjarjes, nën akuzën e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë, ndërsa burime nga Spitali Rajonal bëjnë me dije se dëmtimet e marra në qafën e mjekes n u k i k r i j o j n ë r r e z i k p ë r jetën. Ndërkohë, nëna e 32- vjeçares ka pohuar se dhëndri i saj duhet t’i qëndrojë larg vajzës, pasi është një rrezik për jetën e saj. “Dua që ai njeri të qëndrojë sa më larg vajzës sime dhe djalit të tyre. Ai nuk ishte për të, po ç’t’i bëj vajzës, që e mori me dashuri. Po të ishte për mua, nuk e fusja kurrë në shtëpi atë n j e r i” , - k a p o h u a r n ë n a e 32-vjeçares. Shkak për këtë ngjar-je, sipas të afërmve të çiftit kanë qe-në konfliktet e vazhdueshme për motive xhelozie të Altin Tepshit ndaj së shoqes. Anila kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në punën e saj, pas plotësimit të lejes së lindjes së djalit të tyre. Mësohet se 39-vjeçari i kishte kërkuar bash-këshortes të mos kthehej më në pu-në, pasi ai kishte dyshime të vazh-dueshme për lidhje të mundshme jashtë martese, ndërsa ajo nuk e kishte marrë parasysh kërkesën e tij. Djalin e vogël e mbante nëna e

32-vjeçares, ndërkohë që mjekja vazhdonte punën sërish, pa pëlqi-min e burrit të saj. Sipas grupit he-timor, 39-vjeçari vuante prej 4 vitesh nga probleme mendore, pas humbjes së një familjari, kohë në të cilën dyshohet të ketë marrë dhe go-ditjen psikologjike. E.Doko

Vlorë Gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila u sulmua me acid paraditen e së mërkurës, është rikthyer dje në banesën e saj, në gjendje të përmirësuar. Mjekët e spitalit pohuan se dëmtimet në laring dhe në fytyrë nuk përbëjnë më problem për shëndetin e saj, ndërsa ajo do të vazhdojë të ndiqet edhe më pas nga mjekët. Gjatë ditës së djeshme, policia e Vlorës

shoqëroi një 25-vjeçar, i dyshuar për sulmin me acid, por emri i tij nuk është bërë i ditur. Megjithatë, policia mohoi të ketë arrestuar ndonjë person për sulmin ndaj gjyqtares. Hetimet janë përqendruar në pistën e një atentati për shkak të detyrës, por mbetet problem identifikimi i kësaj ngjarjeje. Gjatë ditës së djeshme, gjyqtarja Mishgjoni është

vizituar nga nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, i cili ka shprehur edhe qëndrimin e tij për ngjarjen. “Jemi këtu për të siguruar trupin gjyqësor të Vlorës se mbështetja nga ana e KLD-së do të jetë e vazhdueshme. Kërkojmë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorit para përgjegjësisë”,-tha Çefa për mediat, pas takimit me Mishgjonin.

Sulmi ndaj gjyqtares, shoqërohet një 25-vjeçar rrethe

Grabitësit e maskuar i kanë zënë rrugën një makine, duke vjedhur 20 mijë lekë. Policia nis hetimet

Burrel Grabitësit e maskuar rishfaqen në rrugë, duke terrorizuar shoferin e një makine. Të paktën kështu ka pretenduar Rajmond Kurti, i cili ka denoncuar ngjarjen në polici. Sipas tij, në aksin rrugor mes Burrelit dhe Laçit, në vendin e quajtur Shkopet, dy të rinj i kanë dalë përpara dhe i kanë grabitur 20 mijë lekë të reja. Shoferi i automjetit Volsvagen, me targa AA 224 EK ka pohuar në polici se autorët e kësaj grabitjeje ishin të rinj të moshës 20-24 vjeç. Policia e Lezhës tha se po punon për identifikimin e vendit të grabitjes dhe autorët e saj, duke hedhur kështu dyshime edhe mbi vetë denoncimin e Rajmond Kurtit. Kjo nuk është hera e parë që maskat u zënë “pritë” makinave në aksin rrugor Burrel-Milot dhe nën kërcënimin e armëve u grabisin drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve varëset, celularët dhe paratë që kanë me vete. Pas

denoncimit të grabitjes me armë, punonjës të policisë së Burrelit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët. Ata kanë marrë përshkrimin fizik të autorëve, identifikimi i të cilëve duket i vështirë, për shkak të maskimit të tyre. Tri ditë më parë, një tjetër autobus u grabit në afërsi të Tepelenës, ku persona të armatosur detyruan pasagjerët t’u jepnin gjithçka me vlerë kishin me vete. Për këtë ngjarje, policia arrestoi disa të rinj të zonës.

Denoncimi në polici: Maskat më grabitën në Shkopet

16 MAPO E PREMTE, 18 JanaR 2013www.MaPo.aL

Pranga në Korçë grabitësve të kabllove Korçë- Grabitësit e kabllove të energjisë përfundojnë në pranga. Prej disa javësh është kthyer në një fenomen me përmasa të rënda ai i vjedhjes së kabllove elektrike që shiten për skrap dhe kanë lënë në errësirë disa lagje në qytetin e Ko-rçës. Madje, mungesa e energjisë elektrike në rrugët dhe sheshet e një pjese të lagjeve të qytetit juglindor vijon të jetë prezente. nga ana tjetër, policia e shtetit është angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë jo pak kosto publike. Duke iu referuar të dhënave, zyrtare mësohet se policia e Korçës ka ar-restuar gjatë të enjtes dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur kabllot e energjisë elektrike, duke lënë pa ndriçim një pjesë të qytetit në zonën e Unazës. Policia sqaron gjithashtu për gazetën se të arrestuarit janë shtetasit olgert Tona dhe nerison Velitërna, të dy banorë të qytetit juglindor. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se të lartpërmendurit janë kapur duke vjedhur kabllot elektrike në qytet. olegrt Tona dhe nerison Velitërna akuzohen për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”. Irena Vreto

Anila Tepshi, e dhunuar nga i shoqi

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, nën akuzën e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë

Page 17: Gazeta Mapo

Leonard BAKILLArI

Tiranë Gjykata e Krimeve të Rën-da vendosi të lërë në qeli të dyshua-rin si autor të plagosjes së shefit të krimeve të Matit dhe tre bashkëpu-nëtorët e tij, që akuzohen për mba-jtje municionesh. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçarin Fi-tim Alla, akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë ndaj shefit të Krimeve, Musa Skura. Po ashtu, gjyqtari Mus-tafaj nuk mori parasysh kërkesën e mbrojtjes për veçimin e çështjes ndaj tre të arrestuarve të tjerë, njëri prej të cilëve i mitur, duke caktuar edhe ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e mbajtjes së municioneve. Në fillim të seancës përfaqësuesja e akuzës tregoi para gjykatës dinamikën e ngjarjes së të dielës së shkuar, ku mbeti i plagosur rëndë shefi i komisariatit Mat, Mu-sa Skura. Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, rezulton se më datë 13 janar, rreth orës 18:30 policia e Matit kishte organizuar planin e masave për ndalimin e disa person-ave që dyshohej se do të shisnin një sasi të konsiderueshme municio-nesh. Ky informacion kishte mbër-ritur në policinë vendore nga një in-formator, i cili tregonte se shitja e municioneve do të bëhej në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç të Matit. Operacioni është drej-

tuar nga shefi i komisariatit, Musa Skura. Sipas dëshmive të policëve që merrnin pjesë në operacion, ata ka-në zënë pritë në vendin ku ishin in-formuar se do të kryhej shitja e mu-nicioneve, ku kanë pikasur katër persona. Menjëherë policia u ka bërë thirrje të ndalojnë, ndërsa uni-format blu janë afruar pranë tyre. Të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të policisë, ndërsa shefi i Krimeve është përleshur me 19-vjeçarin Fitim Alla, i cili ishte personi i vetëm i ar-matosur. Gjatë përleshjes, Musa Skura ka kapur qytën e armës që mbante 19-vjeçar, i cili ka qëlluar duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në pjesën e djathtë të barkut. Pas kësaj ngjarjeje, policia ka mun-

dur të ndalojë katër të dyshuarit: Fi-tim Alla, 19 vjeç; Vilson Milkurti, 18 vjeç; Edison Lleshi, 18 vjeç;dhe të miturin A. Ll., 15 vjeç. Sipas proku-rorisë, arkat me municion u gjetën disa metra larg vendit ku u plagos rëndë shefi i krimeve. Sipas policisë, në operacion u sekuestruan tetë ku-ti me municion luftarak fishekë model 56 mm, ku secila prej tyre mbante 720 copë fishekë. Gjithash-tu, u sekuestrua dhe automatiku tip “Kallashnikov”, që mbahej nga 19-vjeçari Fitim Alla, me të cilin u

plagos shefi i krimeve, Musa Skura. Alla, i vetmi nga të arrestuarit që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve, nuk ka bërë asnjë deklaratë në gjykatë. Më herët, ai kishte thënë për proku-rorinë se ditën e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk kujton as-gjë nga ato që mund të kenë ndod-hur. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa avokati i tre të arrestuarve të tjerë kërkoi veçimin e çështjes dhe dërg-imin për gjykim në një gjykatë të za-

konshme. Por kjo kërkesë u refuzua nga gjykatësi Ardit Mustafja, i cili la në qeli edhe tre të arrestuarit e tjerë, më i vogli prej të cilëve 15 vjeç. Përveç hetimit të ngjarjes së rëndë, burime pranë prokurorisë thanë se po heto-het edhe për municionet e gjetura pak metra larg vendit të ngjarjes, të cilat dyshohet se do të shiteshin nga të arrestuarit. Akuza nuk përjash-ton mundësinë e trafikut të muni-cioneve, por kjo çështje është në pro-ces hetimi tashmë nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Plagosja e shefit të Krimeve, pasi kapi qytën e armës së 19-vjeçarit

Një 48-vjeçar ka qëlluar mbi nënën e 4 fëmijëve të tij dhe të dashurit të saj të ri e më pas është dorëzuar në polici. Krimi i dyfishtë, me motive pasioni

Një 48-vjeçar shqiptar, emigrant në Ita-li, ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj për motive xhelozie në Aquila të Ital-isë. Sipas mediave italiane, Burhan Kapllani, 48 vjeç, i ka zënë pritë në parkingun e një supermarketi gruas së tij Orjeta Boshti, me të cilën ishte në pro-ces divorci. 36-vjeçarja, nënë e 4 fëmi-jëve, kishte shkuar në kompaninë e të dashurit të saj Shpëtim Hana, kur është sulmuar nga bashkëshorti. Mediat e vendit fqinj pohojnë se Orjeta dhe Shpëtimi kishin dalë nga kompania në parkingun e një qendre tregtare dhe ishin drejtuar për nga makina “Opel Zafira”, kur janë gjendur në mes të breshërive. Burhan Kapllani ka qëlluar fillimisht të shoqen me një plumb pranë veshit. Mediat italiane raportojnë se i dashuri i saj Shpëtim Hana ka tentuar të largohet, për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend. Karabinierët sekuestruan armën e krimit, një pistoletë e kalibrit 22, që u gjet 300 metra larg vendit të krimit. Au-

tori i krimit u vetëdorëzua më pas te karabinierët, ku edhe ka dhënë dëshmi-në e tij mbi krimin e dyfishtë. Mësohet se viktima Orjeta Boshti kishte hapur një proces gjyqësor për divorcin nga

Kapllani. Sipas dëshmitarëve, autori ishte në gjendje të mirë ekonomike, pa-si kishte në zotërim një kompani të tregtimit të mermerëve. Policia thotë se autori aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Në vendngjarje u gjetën 2 plumba. Brenda supermarketit në momentin e vrasjes ndodhej dhe në-na e gruas së vrarë, Boshtit. Më pas, mbërriti dhe vëllai i gruas së vrarë, por nuk u lejua të afrohej pranë trupave të viktimave. Agjencitë e lajmeve italiane thonë se ngjarja shkaktoi panik në qen-drën tregtare, ku u mblodhën një turmë e madhe njerëzish. Pavarësisht kësaj, askush nuk fliste për shkak se ishin të pushtuar nga frika.

Itali, shqiptari vret gruan dhe të dashurin e saj

Në fillim të seancës përfaqësuesja e akuzës tregoi para gjykatës dinamikën e ngjarjes së të dielës së shkuar, ku mbeti i plagosur rëndë shefi i komisariatit Mat, Musa Skura

kronikë

Të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të policisë, ndërsa shefi i Krimeve është përleshur me 19-vjeçarin Fitim Alla, i cili ishte personi i vetëm i armatosur

Zbardhet në gjykatë operacioni në Burrel, ku mbeti i plagosur oficeri Musa Skura. Prokuroria: U përlesh me të armatosurin Fitim alla, pas informacionit për shitje fishekësh. autori: Kam qenë i dehur

Tiranë një i ri mbeti i plagosur dje pasdite, pasi u sulmua dhe u godit me mjete të mprehta në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Elion Lila, 22 vjeç, nga Tirana, mbeti i plagosur rëndë, pak momente pasi kishte dalë nga një lokal në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa burimet e policisë thanë se Lila ishte goditur disa herë me thikë në trup. Ende nuk është e qartë nëse i dëmtuari kishte qenë në lokal pak përpara se të sulmohej nga autorët e krimit ndaj tij, por burimet e policisë thanë se dyshonin se i dëmtuari kishte qenë në gjendje të dehur. Pasi e goditën disa herë, autorët u larguan, ndërsa i dëmtuari u dërgua me shpejtësi në spitalin ushtarak me disa plagë në trup. Mjekët e futën menjëherë të dëmtuarin në sallën e operacionit dhe pas një ndërhyrjeje që zgjati disa orë, gjendja e tij mbetej e rëndë. Hetuesit të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit, shoqëruan disa persona në cilësinë e dëshmitarëve apo që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, duke kryer veprimet hetimore në vendin e krimit. nga dëshmitë e marra, policia mësoi se personat ishin larguar me një mjet gri, ndërsa një dëshmitar u tregoi hetuesve një përshkrim fizik të të dyshuarve.

Plagoset me thikë një 22-vjeçar në Tiranë

I dashuri i saj Shpëtim Hana ka tentuar të largohet, për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend

17MAPOE PREMTE, 18 JanaR 2013www.MaPo.aL

Vendi ku u krye vrasja

Fitim Alla

Page 18: Gazeta Mapo

Siç ishte paralajmëruar nga një pjesë e analistëve, KQZ përsëri nuk arriti të dalë me

një vendim të cilësuar. Për rrjedhojë, referuar përcaktimeve të nenit 24 të Kodit Zgjedhor, pika 1/ë, mosmarrja e numrit të kërkuar ligjërisht të votave “pro” sjell si pasojë që projektakti i paraqitur “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, të rrëzohet me vendimin e KQZ-së Nr.15, datë 23.11.2012”. Pavarësisht se subjekteve të interesuara iu la koha e duhur për ta ankimuar këtë vendimmarrje të KQZ-së në Kolegj Zgjedhor, ato nuk e bënë një gjë të tillë. Tashmë i takon Kuvendit që në ushtrim të kompetencës ligjore për miratimin e ndarjes së mandateve për deputet, të përmbyllë procedurat e parashi-kuar nga Kodi Zgjedhor. Kjo situata e përsëritur në KQZ nxjerr në pah disa probleme që vlen të vihen në dukje.

Së pari, përsëri anëtarët e KQZ, si në rastin e shqyrtimit të numrit të ZAZ-ve, nuk arrijnë të sigurojnë shumicën e cilësuar për shkak të rreshtimit politik të tyre. Etika profesionale edhe në këtë rast iu nënshtrua bindjes politike. Një fakt të tillë e kanë pohuar vetë anëtarët e KQZ. Kështu që, për sa kohë konflikti politik përllogaritet si taktikë elektorale nga forcat kryesore politike, KQZ nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përdoret nga forcat politike për ta përshkallëzuar atë në ditët në vazhdim. Paradoksalisht, institucioni që mund të kontribu-onte për të qetësuar forcat politike apo rritur besimin mbi zgjedhjet, bën të kundërtën, pranon të përdoret për të ushqyer më tej konfliktin e ideuar nga forcat politike. Ndoshta është kompozuar në këtë formë pikërisht për të luajtur këtë rol. Kush mund të ketë qenë i interesuar për këtë gjë, PS apo PD? Veprimet politike në ditët në vazhdim jam i bindur që do të na e lehtësojnë përgjigjen. Përveç aspektit të ngushtë politik, ky moment nxjerr në pah faktin që partitë politike në Shqipëri akoma vazhdojnë t’i shikojnë institucionet e shtetit si zgjatim të tyre dhe jo në funksion të kufizimit të hapësirës së tyre. Mentaliteti i së shkuarës vazhdon të ketë ndikim në konceptimin e shtetit.

Së dyti, pavarësisht se KQZ nuk

arriti të dalë me një vendim brenda afateve kohore siç e përcakton ligji, pala e interesuar (PS në këtë rast) mund ta ankimonte çështjen te një institucion tjetër apolitik, siç është Kolegji Zgjedhor, me qëllim detyrimin e KQZ për të dalë me një vendim. Mirëpo, edhe nëse do të kishte një vendim të tillë, përsëri KQZ nuk kishte arsye pse të mos përsëriste të njëjtën sjellje, për sa kohë palëve politike u intereson një situatë e tillë (thjesht do të shfrytëzohej nga pikëpamja formale nga ana e PS një e drejtë, por pa shkaktuar implikime substanciale) Si zgjidhet? Ligjvënësit (për “çudi” edhe ekspertët ligjorë të PS) kanë rënë dakord që çështja të marrë zgjidhje në Parlament me shumicë të thjeshtë. Madje, precedenti i 2005-s tregon që edhe në rast se KQZ del me një draft të miratuar me shumicë të cilësuar, është Parlamenti që vendos ta marrë në konsideratë ose jo propozimin e KQZ. Konkretisht, më 2005, kur KQZ propozoi ndarjen e zonave zgjedhore, e miratoi në kohë vendimin, ia çoi Parlamentit, dhe Parlamenti vendosi komplet ndry-she. Pra, Parlamenti i njeh të drejtën vetes jo vetëm të miratojë por edhe të propozojë. Një rast sui generis, ku mungon ndarja e pushteteve. Parlamenti zbaton ligjet që i miraton vetë. Një rast tipik ku faktohet mendësia totalitare parti - shtet.

Ndërsa në një rrafsh më të ngushtë politik habia është se opozita ia ka dhënë vetë këtë të drejtë shumicës së thjeshtë, pra mazhorancës. Si ta kuptojmë këtë gjë: si naivitet apo kurth të PS? Referuar ligjit, është e qartë që duket naivitet, referuar taktikës politike ndoshta na ndihmojnë skenarët e 2007-s, 2009-s dhe 2011-s të ndjekur nga PS, për të kuptuar se çfarë synohet. Më konkretisht, ndoshta kjo forcë politike ka menduar se duke i dhënë mundësinë mazhorancës që të vejë në lëvizje Kolegjin në rastin e përcaktimit të numrit të ZAZ apo Kuvendin në ndarjen e mandateve, të ketë argument për të ngritur alibinë në publik për një manipulim të mundshëm zgjedhjesh nga ana e mazhorancës. Kjo tezë do t’i shërbente: a) për të rritur më shumë vëmendjen e ndërkombëtarëve në monitorimin e zgjedhjeve, b) do të krijonte te

MAPO18 E prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al

OpEdmisteri i vërtetë i botës është tek e dukshmja, jo tek e padukshmja.

pse u linda me bashkëkohës të tillë?

puna është mallkimi i klasës pijanike.

Oscar Wilde

01

02

03

Opinione dhe Editoriale

Zhbllokim

Nga Bujar Kapexhiu

komeNt

RolaNd lami

publiku idenë e partisë fituese në këto zgjedhje, c) do të rriste akoma më shumë klimën e tensionit me synim mobilizimin e mbështetësve, d) në kushtet e një manipulimi të mundshëm do të justifikohej marrja e masave ekstra ligjore, si ngritja e grupeve të ruajtjes së votës, e) do të bëhej më e besuar “alibia” në rast humbje për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve apo mosdorëheqjen nga kreu i PS etj.

Së treti, ndarja e mandateve para se të jetë një çështje e politikës është në radhë të parë çështje që i përket interesit publik. Kjo për arsyen e thjeshtë se preken elemente të përfaqësimit dhe të barazisë së votës. Pikërisht për shkak të vlerës që kanë elemente të tilla ligji ngarkohen institucionet e depolitizuara që të garantojnë moscenimin e tyre. Mirëpo, po të shikojmë frymën e ligjit, vërejmë se KQZ i jepet vetëm e drejta e propozimit, dhe jo e vendimit, ndërsa Kolegjit, në rast ankimimi, vetëm detyron KQZ për të dalë me një vendim të cilësuar. Pra, edhe sikur institucioni i KQZ të mbështet tek ekspertiza profesionale dhe të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për të kalkuluar mbi bazën e formulave matematikore numrin e mandateve për çdo qark, përsëri është politika ajo që vendos mbi ndarjen e mandateve. Kjo bën të kuptosh që PD dhe PS, kur e kanë hartuar ligjin, kanë menduar që një akt të tillë të mos ia besojnë ekspertizës së KQZ, por Parlamentit.

Parlamenti ose më specifikisht mazhoranca me pëlqimin e opozitës në këtë rast, është e logjikshme që të shqetësohet më shumë për interesat e veta politike sesa për çështjet e përfaqësimit apo barazisë së votës. Ishte kjo logjikë pragmatiste që vendosi në zgjedhjet e 2009-s që një deputet të zgjidhej me 8 mijë vota në Tiranë dhe një tjetër me 30 mijë vota në Kukës. Problemi edhe në këtë rast është se përllogaritjet e ngushta politike i mbivendosen interesit publik duke cenuar dy parime të rëndësishme kushtetuese: barazinë e votës dhe cilësinë e përfaqësimit. Interesat politike i mbivendosen interesit publik. Edhe këtu kemi një rast tipik të manifestimit të psikologjisë totalitare.

KQZ dhe loja politike e PD dhe PS

Së dyti, pavarësisht se KQZ nuk arriti të dalë me një vendim brenda afateve kohore siç e përcakton ligji, pala e interesuar (pS në këtë rast) mund ta ankimonte çështjen te një institucion tjetër apolitik, siç është Kolegji Zgjedhor, me qëllim detyrimin e KQZ për të dalë me një vendim. mirëpo, edhe nëse do të kishte një vendim të tillë, përsëri KQZ nuk kishte arsye pse të mos përsëriste të njëjtën sjellje, për sa kohë palëve politike u intereson një situatë e tillë (thjesht do të shfrytëzohej nga pikëpamja formale nga ana e pS një e drejtë, por pa shkaktuar implikime substanciale) Si zgjidhet? ligjvënësit (për “çudi” edhe ekspertët ligjorë të pS) kanë rënë dakord që çështja të marrë zgjidhje në parlament me shumicë të thjeshtë...

ndërsa në një rrafsh më të ngushtë politik habia është se opozita ia ka dhënë vetë këtë të drejtë shumicës së thjeshtë, pra mazho-rancës. Si ta kuptojmë këtë gjë: si naivitet apo kurth të pS? referuar ligjit, është e qartë që duket naivitet, referuar taktikës politike ndoshta na ndihmojnë skenarët e 2007-s, 2009-s dhe 2011-s të ndjekur nga pS, për të kuptuar se çfarë synohet. më konkretisht, ndoshta kjo forcë politike ka menduar se duke i dhënë mundësinë mazhorancës që të vejë në lëvizje Kolegjin në rastin e përcaktimit të numrit të ZaZ apo Kuvendin në ndarjen e mandateve, të ketë argument për të ngritur alibinë në publik për një manipulim të mundshëm zgjedhjesh nga ana e mazhorancës...

Page 19: Gazeta Mapo

MAPO 11MAPO 11MAPO 19MAPO 11MAPO 11MAPOE prEmtE 18 janar 2013www.mapo.al 19

enver Robelli

Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë së saj, Republika e Kosovës gjendet në fokus të politikës së

brendshme të një shteti fqinj - Shqipërisë. I frikë-suar se mund të humb pushtetin (gjë që në një vend demokratik do të ishte një zhvillim krejt normal), Sali Berisha, kryeministër i një shteti me skenë poli-tike jonormale, po përpiqet me ngulm që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjed-hjet e 23 qershorit 2013. Nganjëherë tentohet që të krijohet përshtypja se më 23 qershor jo vetëm që do të fitojë Berisha me kamarillën e tij, por me një harxh do të bashkohen Shqipëria e Kosova dhe më 24 qershor Hashim Thaçi do të shkojë në ekzil si kryetar i një qeverie të një vendi të aneksuar.

Para se të piskasin kreshnikët e torishtës poli-tike dhe patriotët me mentalitet opingash, duhet thënë shumë qartë: po, përkundër përkatësisë së njëjtë etnike të shumicës së qytetarëve të tyre, Shq-ipëria dhe Kosova janë - vende fqinje. Shqipëria e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Madje që në fillim të epokës së Ibrahim Rugovës para dy deka-dave, pastaj - për herë të dytë - Tirana e ka pranuar pavarësinë e Kosovës menjëherë pas 17 shkurtit 2008. Edhe Kosova e njeh Shqipërinë si vend të pa-varur. Udhëheqjet e të dy shteteve së paku në mënyrë deklarative kanë shpallur si synim integ-rimin në Bashkimin Europian, duke respektuar ku-fijtë aktualë në Europë. Shqipëria është pranuar në NATO pasi ka garantuar se respekton kufijtë ra-jonalë dhe rregullat e Aleancës Veriatlantike. Koso-va ka fituar pavarësinë pasi me Kushtetutë ka ga-rantuar se nuk ka ambicie t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër. As Sali Berisha, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti, as populisti me bateri të dobëta Kresh-nik Spahiu nuk patën protestuar kur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: “Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë. Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte”.

Pas këtyre fjalëve të qarta si kristali, Lëvizja Vetëvendosje nuk doli në rrugë. Pothuaj të njëjtat fjalë Westerwelle i kishte thënë më parë në Beograd, para atyre politikanëve serbë që me zjarr e vrull re-torik e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar. Para se të bërtasë “bashkim, bashkim”, Sali Berisha duhet të kërkojë takim me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar këtë çështje, sepse, siç dihet, pa gjermanët sot dhe në dekadat e ardh-shme në Europë askush nuk mund të marrë një ven-dim të rëndësishëm. E vërteta e hidhur është se as Berishën, as Thaçin tani për tani nuk i pret askush i rangut të lartë në Berlin. Edhe sikur t’i priste di-kush, atëherë ata do të dëgjonin apele të tharta për të luftuar krimin e korrupsionin, për të ndërtuar shtetin ku sundon ligji dhe ku shporren klanet ne-postiste dhe mafioze, të cilat kontrollojnë resurset kryesore të shtetit, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Për përralla që lidhen me “bashkimin e trojeve shq-iptare” nuk ka veshë askush as në Berlin, as në Bruksel.

Faktet nuk mund të mohohen, as ekzistenca e shtetit të Kosovës: Prishtina ka ambasador në Ti-

ranë, policë dhe doganierë në kufi me Shqipërinë, targa të veta për automjete, sistem të veçantë poli-tik, gati 100 shtete e kanë njohur Kosovën si të pa-varur, Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, madje edhe amba-sadorët e atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën i ftojnë diplomatët e Kosovës në organizime të ndry-shme.

Edhe Shqipëria e ka ambasador në Prishtinë, i cili pothuaj për çdo ditë i mban leksione pseudopa-triotike qytetarëve shqiptarë të Kosovës. T’i mbash leksione shqiptarëve të Kosovës për shqiptarizëm e patriotizëm, për sakrificë, për atdhe e për vetëmo-him, është njëjtë sikur t’i tregosh Steve Jobsit në botën e përtejme se çfarë merita ka pasur për suk-sesin e markës Apple. Para pak ditësh ambasadori i Tiranës në Kosovë u shfaq në televizion i rrethuar me disa të ashtuquajtur “veteranë të UÇK-së” dhe tha se “UÇK nuk ka bërë krime”. Së pari: një vlerësim i tillë nuk është në kompetencën e asnjë ambasadori. Së dyti: fakti që UÇK ka luftuar për lirinë e Kosovës assesi nuk i amniston disa pjesëtarë të saj, të cilët gjerë e gjatë kanë torturuar dhe vrarë shqiptarë, jo pse ata ishin kundërshtarë të çlirimit apo bashkëpunëtorë të Beogradit, por pse ishin ri-valë politikë dhe më të popullarizuar në popull. Së treti: para se ambasadori i Tiranës në Prishtinë të na tregojë broçkulla për patriotizëm e për UÇK-në, do të ishte mirë që ai ta bindte qeverinë e tij të ndi-hmojë në zbulimin e personave që themeluan dhe “mirë”mbajtën burgun në Cahan (Shqipëri veriore), ku, mes tjerësh, u torturuan edhe patriotë të mirë-filltë të Kosovës. Faji i tyre i vetëm ishte se mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën apo qeverinë në mërgim të drej-tuar nga Bujar Bukoshi. Aq skandaloz është bërë ambasadori i Tiranës në Prishtinë, saqë politikanë të nivelit të lartë në Prishtinë thonë: “Ky i ka shke-lur të gjitha rregullat diplomatike”. “Është bërë i padurueshëm”. “Do të ishte mirë që dikush t’i thoshte Sali Berishës: ‘Largoje se nuk po sillet si dip-lomat, por si aktivist mitingjesh’”.

Kosovës i duhet mbështetje jo vetëm nga Bash-kimi Europian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia etj., por i duhet përkrahje edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, në mënyrë që të gjejë vendin në mesin e shteteve sta-bile të rajonit. Më së paku, ndërkaq, Kosovës i duhet përkrahja nga politikanët mesjetarë të tipit të Dashamir Shehit, i cili flamurin e Kosovës e quan leckë. Aq më pak Kosova është e gatshme të dëgjo-jë përralla patriotike nga tipa si Aleksandër Fran-gaj, i cili në vitet ‘90 ka qenë njëri nga flamurtarët e shumtë të fushatës mediatike në Tiranë kundër shq-iptarëve të Kosovës. Gazeta e tij “Koha jonë” i quante sulmet e UÇK-së aksione terroriste si në Korsikë. Frangaj sulmonte presidentin e atëhershëm Sali Berisha se duke dërguar tanke drejt Veriut po pro-vokuaka konflikt me Serbinë. Për këtë shpifje ai qe dënuar nga një gjykatë e Tiranës. Sot, në vitin 2013, Frangaj dhe disa gazetarë të gjirizit politik të Tira-nës, për interesa të ngushta biznesi, propagandoj-në “bashkim”, madje kërcënohen se brenda pak orësh mund ta mbulojnë Kosovën me sinjalet e tele-vizioneve të tyre rozë, të cilat shquhen jo për gaze-tari profesionale, por për tifozllëk politik tejet prim-itiv.

Në këto valë po noton edhe Sali Berisha. Duke e ditur se një pjesë e madhe e kosovarëve kanë një ndjeshmëri të veçantë për shtetin shqiptar, Berisha

pothuaj për çdo ditë gjuan në opinion “propozime atdhetare”: pasaporta për të gjithë shqiptarët, kam-pionat të përbashkët futbolli, “hapësirë unike të valëve” të transmetimit për mediet e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas etj. Të gjitha këto britma atdhetare do të harrohen pas 23 qershorit. Shqipëria mund t’u japë pasaporta shqiptarëve përtej kufijve të saj, por kështu ajo do të rrezikojë liberalizimin e vizave për hapësirën e Schengenit. Asnjë qytetar i Shqipërisë nuk do të ishte i gatshëm të pranojë izo-limin për hir të disa kosovarëve mendjelehtë, të cilët pasaportën e Shqipërisë e shohin si “dëftesë patri-otizmi”. Mund të bëhet edhe një ligë e përbashkët futbolli, por jo brenda rregullave të institucioneve ndërkombëtare të këtij sporti. Me metoda të an-arkisë mund të krijohet edhe një “hapësirë unike e valëve” të transmetimit medial, por jo një hapësirë valësh profesionale e të balancuara, që te publiku bartin informacione të paanshme.

Me deklarimet e tij të fundit Berisha po e traj-ton Kosovën si diasporë, por Kosova nuk është di-asporë e Shqipërisë: Kosova është shtet. I keq, i mirë, është shtet në pronësi të gati dy milionë banorëve të saj. Dhe i së paku gjysmë milionë shq-iptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë (Europë, Amerikë, Australi e gjetiu). Për të gjithë tiranët e Tiranës vlen thirrja: lëreni Kosovën rehat dhe jashtë betejave tuaja politike dhe jashtë moçalit tu-aj politik! Punoni për vendin tuaj, mos u përpiqni që dështimet tuaja t’i maskoni duke lozur popu-lizëm mbi supet e shqiptarëve të Kosovës. Repub-lika e Kosovës nuk mund të shërbejë si terren për allishverishe të politikës së brendshme të Shq-ipërisë. As nuk duhet të shërbejë si monedhë ku-suresh në luftën e pamëshirshme për pushtet mes të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe të ash-tuquajturës Parti Socialiste. Kosova nuk ka asnjë faj për dështimet e Shqipërisë. Kosova nuk është përgjegjëse për mijëra viktimat e 1997-ës, për 26 të vrarët në Gërdec, as për të vrarët e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, as për pazaret e Ilir Metës me tendera, as për kryeneçësinë shumëvjeçare të opozitës socialiste, as për bizneset e familjes Beri-sha, as për marrëveshjen detare me Greqinë, as për stoqet me drogë në Shqipëri dhe “bastionet” si Lazarati, ku nuk hyn dot shteti shqiptar, as për shkatërrimin e ambientit në bregdet, as për dësh-timin kolosal të qeverisë së Tiranës në rrugën e in-tegrimeve europiane, as për faktin se Shqipëria në 20 vitet e fundit nuk ka arritur të organizojë asnjë palë zgjedhje të pakontestuara nga gjelat e kotecit politik. Është shumë e qartë se debati i falsifikuar për bashkim me Kosovën është nisur në pamundë-si për të zhvilluar debatin më të domosdoshëm sot në Shqipëri: si të çlirohet Shqipëria nga prangat e politikanëve mesjetarë, të cilët prioritet e kanë eliminimin e rivalit politik dhe jo përparimin e vendit.

Para rrafsh 100 vjetësh shqiptarët e Kosovës ka-në dhënë kontribut vendimtar për themelimin e Shqipërisë. Në këtë përfundim ka arritur në bazë të dokumenteve arkivore studiuesja e re britanike Nicola Guy në librin e saj të sapobotuar “Lindja e Shqipërisë”. Si duket situata në anën tjetër? Në 100 vitet e fundit dy diktatorët e Shqipërisë (Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha) hoqën dorë nga bashkimi me Kosovën për të mos zemëruar Beogradin, me ndihmën e të cilit që të dy kishin ardhur në pushtet në Tiranë. Në 100 vitet e fundit Shqipëria vetëm njëherë, më 1999, kur u detyrua nga NATO-ja, i do-

li pak në ndihmë Kosovës. Në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë Sali Berisha në revistën gjer-mane “Der Spiegel” thoshte se prapa sulmeve kundër policëve serbë në Kosovë qëndron Arkani, prijësi i paramilitarëve serbë. Në prag të fazës ven-dimtare për çlirimin e Kosovës, në vjeshtë 1998, Ber-isha dhe vartësit e tij e panë të udhës të bëjnë një përpjekje për puç në Tiranë. Nëse shikojmë pak më herët, do të vërejmë se në prag të shkatërrimit të pi-ramidave financiare Sali Berisha u përpoq ta bartë krizën në Kosovë, duke i bërë presion presidentit të atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugova që të nxjer-rë në rrugë qindra-mijëra shqiptarë për të përkra-hur opozitën serbe, e cila protestonte kundër Slo-bodan Milosheviqit, i cili kishte vjedhur votat në zgjedhjet lokale. Thua se shqiptarët e shtypur nga çizmja serbe nuk kishin problem tjetër veçse të de-mokratizonin Serbinë! Sot kur kosovarët e dëgjoj-në Reis Çiçon duke recituar lajme për prijësin e lavdishëm Sali Berisha, u kujtohet ai Reis Çiçoja i TVSH-së, i cili me ton agresiv lavdëronte studentët serbë, të cilët “do të fitojnë” dhe me urdhër të push-tetit bënte thirrje për mbështetjen e tyre nga Koso-va. Në atë kohë Berisha deklaronte publikisht se për Kosovën mjafton një “hapësirë demokratike brenda Jugosllavisë”, një “Modus vivendi”, siç thoshte ai. Duhet thënë hapur se populizmi dhe aventurat politike të Sali Berishës e kishin zemëru-ar aq shumë Ibrahim Rugovën, saqë ky i fundit me vite nuk pranoi ta takonte.

Manipulimi me Kosovën në fushatën parazgjed-hore në Shqipëri është i dëmshëm. Sot meritat më të mëdha mund t’i marrin ata politikanë të Tiranës që duan t’i emancipojnë shqiptarët dhe t’i integro-jnë në Europën e përparuar. Nga një zhvillim i tillë mund të përfitojë edhe Kosova. As Kosova, as Shq-ipëria nuk kanë asnjë përfitim nëse politikanët vazhdojnë të kopjojnë njëri-tjetrin në disa fusha që i njohin mirë, siç është, ta zëmë, manipulimi i zgjed-hjeve, kurdisja e tenderave, vjedhja e pasurisë pub-like, instalimi i sistemit nepotist, papërgjegjësia për hapësirën publike, manipulimet nacionaliste. Këtu, vërtet, “jemi një”, por s’jemi të mbarë.

Një bëhemi kur nuk çirremi “bashkim, bash-kim”, sepse bashkimi u bë, s’ka asnjë pengesë për askënd nëse dëshiron të bëjë ndonjë punë të hair-it sot në Prishtinë e Pejë, Tiranë e Berat. Një bëhe-mi kur të bëhet realitet ëndrra e një Shqipërie dhe një Kosove europiane, kur mirëqenia të jetë më e rëndësishme sesa nacionalizmi parak dhe pa as-një bazë, kur krijimi i vendeve të punës do të jetë prioritet dhe jo përzënia e investitorëve të huaj, pasi ministrat “tanë” t’u kenë kërkuar ryshfet, siç është praktika aktuale. Një bëhemi kur çdokush vetëdijesohet se ekzistenca e dy shteteve me shu-micë shqiptare në Ballkan s’është kurrfarë peng-ese për zhvillim. Një bëhemi kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Bruksel priten jo si “raste problematike” apo “si banditë të cilët duhet t’i durojmë e shfrytëzojmë”, por si politikanë të përgjegjshëm dhe punëtorë në shërbim të popu-jve të tyre. Një trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne, një Europë e bashkuar në mirëqe-nie dhe paqe. Kjo është formula e suksesit shqip-tar në Ballkan. Të tjerat janë prononcime budal-lallëku, të cilat u dashka t’i durojmë në shekullin 21. Për fatin tonë të zi. Mashtrohen lehtë të gjithë ata që mendojnë se pas aq sh umë sakrificash shq-iptarët e Kosovës do të jenë të gatshëm që shtetin e tyre ta dorëzojnë në tabaka argjendi në Tiranë.

Në gazetën “Koha Ditore” është botuar shkrimi “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”, me autor publicistin Enver

Robelli, në të cilin, ky i fundit, duke u hequr si me-sia i ri, i zbritur në tokë për të rregulluar fatin e nëpërkëmbur të “dy kombeve politike” – të Shq-ipërisë dhe të Kosovës, ka marrë në dorë flamurin e shpëtimtarit dhe godet pa mëshirë “mëkatet” e të majtëve dhe të djathtëve, të pozitës dhe të opoz-itës, në Tiranë dhe në Prishtinë.

Me pretendimin se vetëm ai e njeh të vërtetën dhe se vetëm ai e di rrugën e veçantë e të pastër nga duhet të kalojmë, si “shqetësim” të parë, në shkrimin e tij z.Robelli ngre atë se, gjoja, kryem-inistri i Shqipërisë, Sali Berisha, po përpiqet që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elekto-rale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për këtë, ai u referohet propozimeve të fundit të Qeverisë shqiptare, lidhur me shtetësinë, kampionatin e përbashkët të futbollit dhe hapësirën unike të valëve.

E vërteta është që këto propozime nuk janë gjë tjetër veç pjesë përbërëse e një procesi kompleks dhe të pandërprerë, të filluar vite më parë, nga Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, për zh-dukjen e pasojave të dhimbshme të ndarjes së dhunshme të kombit tonë. Ndryshe nga publicis-ti Robelli, i cili, me ngarkesë të theksuar stilis-

tikore, me kolorit figurativ antishqiptar, që zakon-isht shoqëron shkrimet agjitative, propagandis-tike dhe, përgjithësisht, denigruese, me qëllimin e vetëm për të nxirë e njollosur çdo gjë, Ambasa-da është e mendimit që, me përpjekje të përbash-këta, kemi shënuar arritje të mira në eliminimin e disa prej atyre pasojave si: ndërtimi i Rrugës së Kombit, i autostradës dixhitale, realizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, deri diku edhe të mallrave, hapja e pikave të reja kufitare dhe doganore, fut-ja në përdorim e abetares së unifikuar, rritja, çdo vit e më shumë, e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, intensifikimi i shkëmbimeve në fushën e turizmit, artit dhe shkencës, pasurimi i bazës ligjore të bashkëpunimit dypalësh etj. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë dhe propozimet e fundit janë pjesë e përpjekjeve për të përmbushur boshllëkun e krijuar në vite dhe shekuj.

Një “shqetësim” tjetër, i ngritur nga z.Robelli, është ai sipas të cilit Shqipëria kurrë nuk e ka ndi-hmuar as nuk e ndihmon Kosovën, se gjoja gjatë 100 vjetëve histori ajo e ka ndihmuar vetëm një herë në vitin 1999, por edhe atëherë pak dhe e detyruar nga NATO. Me “zbulimin” epokal të Ro-bellit rezulton se, veç funksioneve të tjera, NATO paska edhe atë të edukimit (në shkrimin e Robel-lit – të detyrimit) të popujve me ndjenjën e mik-pritjes.

E vërteta e thjeshtë dhe e njohur nga të gjithë, por e shtrembëruar apo e mohuar nga nihilistë si publicisti Robelli, është se mikpritja shqiptare, në vitin 1999, ka qenë krejt e natyrshme, e brend-shme dhe jo e imponuar, me karakter mbarëpo-pullor dhe pa asnjë ngjyrim politik, një mikpritje e sinqertë, siç pret vëllau, vëllanë. I mrekulluar nga vlerat dhe përmasat e mikpritjes shqiptare, presidenti Klinton pati deklaruar se “Mikpritja shqiptare fitoi mbi barbarinë serbe”. Ndihma dhe mikpritja e Shqipërisë për bashkëkombësit e saj, në pranverën e vitit 1999, nuk ishte as e pa-ra dhe as e vetmja.

“Shqetësim” tjetër i Robellit është se Shqipëria dhe Kosova na qenkan “një” vetëm në manipuli-min e zgjedhjeve, kurdisjen e tenderave, vjedhjen e pasurisë publike, instalimin e sistemit nepotist, papërgjegjësinë për hapësirën publike dhe ma-nipulimet nacionaliste. Në gjykimin tonë, si Shq-ipëria, ashtu edhe Kosova, si vende në tranzicion, kanë jo pak probleme, ashtu siç kanë edhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Disa probleme i kanë me natyrë të njëjtë, disa të tjera specifike, por jo gjithçka është baltë, siç e bën z.Robelli. Duke i konsideruar si të pavërteta vlerësimet e tij, mendojmë se më afër realitetit janë vlerësime të tilla si: Shqipëria dhe Kosova janë një në përpjek-jet e tyre për konsolidimin e vlerave të lirisë dhe

demokracisë; në punën dhe përpjekjet për real-izimin e integrimit në strukturat europiane dhe euroatlantike; natyrisht, ato janë një edhe në as-piratat për integrim dhe bashkim kombëtar, në frymën e vlerave europiane. Një “shqetësim” tjetër për publicistin Robelli përbën edhe aktiv-iteti i ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, i cili, sipas tij, me “leksionet pseudopatriotike” qenka bërë i padurueshëm në Kosovë. Nuk është hera e parë që në faqet e kësaj gazete sulmohet titullari i përfaqësisë sonë, Islam Lauka, por deri tani, as z.Lauka, as ambasada, nuk e kanë parë të arsye-shme të merren me to. Kështu do të veprohet ed-he në rastin e shkrimit të Robellit. Jo se ai ose au-torë të tjerë të ngjashëm me të nuk e meritojnë të kenë një përgjigje ndaj akuzave të tyre krejtësisht të pathemelta, natyrisht, pa rënë në nivelin e shkrimeve dhe etiketimeve të tyre vulgare, por sepse, krahas detyrave të rëndësishme që ia dik-ton posti si ambasador, z.Lauka është i angazhuar në polemikën shumëvjeçare me një numër studi-uesish dhe analistësh rusë dhe serbë, kundër tezave të tyre antishqiptare, duke qenë i bindur se kështu u jepet përgjigjja e duhur edhe nihil-istëve të rinj në Prishtinë apo në Tiranë.

* Reagim i zyrës së shtypit të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

ndaj shkrimit të Enver Robellit

Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!

Robelli ose nihilistët e rinj të Prishtinës

Polemikë

Page 20: Gazeta Mapo

sport Shqipëria ka ruajtur të njëjtin pozicion si të muajit të fundit të vitit që shkoi edhe për janarin 2013. Pra, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi pozicionohen në vendin e 63-të të FIFa-s, në kuotën e 518 pikëve, duke ardhur pas tri skuadrave të grupit tonë kualifikues për në Botërorin 2014. Më konkretisht, Zvicra është e 13-ta, me 1004 pikë, pastaj vjen norvegjia, në vendin e 24-t, me 810 pikë, e 47-ta

Sllovenia me 591 pikë. Islanda dhe Qiproja pozicionohen pas kombëtares sonë në renditjen mujore të publikuar të enjten nga FIFa për janarin. në tërësi, kjo renditje mbetet pothuajse e pandryshuar nga ajo e fundit të vitit 2012. në krye është si gjithmonë Spanja (1606 pikë) fituese në fuqi e Kupës së Botës dhe Kampionatit europian, e ndjekur nga Gjermania (1437 pikë) dhe argjentina

(1290 pikë). Vendi i katërt shkon për Italinë (1165 pikë), e ndjekur nga afër prej Kolumbisë (1164 pikë) dhe anglisë (1151 pikë). Kuqezinjtë tanë nuk kanë luajtur asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe 30-ditore, ndërkohë që miqësoren e parë me Gjeorgjinë e kanë në shkurt, para se të zhvillojnë kualifikuesen e radhës zyrtare me norvegjinë, në fushën e kësaj të fundit, në mars.

Jeton SELiMi

Në të mirë dhe në të keq të gjithë i ka-në sytë te Skënderbeu. Rivalët presin me padurim që klubi bardhekuq të humbasë pjesët e tij më të vyera në këtë merkato dimri, ndërsa këtë e shohin si mundësinë e vetme të “tan-kut” bardhekuq që të humbasë terren dhe të bëhet i arritshëm nga ata. Me fazën e dytë ende të panisur, kur janë në lojë 13 ndeshje që bëjnë 39 pikë, Skënderbeu është i pari, thundra-fortë, me 33 pikë, 10 më shumë sesa ndjekësja më e afërt Teuta.

Megjithatë, prej ditësh në kampin bardhekuq kanë nisur ethet e largim-it të mundshëm të Orelesit. Zërat për firmën e tij me Krivbasin e Ukrainës, ekip ku kanë milituar më parë edhe Ervin Bulku apo Dorian Bylykbashi, janë kontradiktorë. Orelesi gjendet në Turqi, vend ku po kryen përgatit-jet formacioni ukrainas, ndërsa me shumë gjasa mund të mos kthehet më në Shqipëri. Mesfushori 23-vjeçar ka qenë një armë potente për Dinamon,

për formacionin e Muçës, Duros, Le-vit dhe tanimë të Mirel Josës. Por kjo nuk e shqetëson aspak Bledi Shkëm-bin. Veterani i shumëshëtitur, kapit-eni bardhekuq, nuk kërkon të fshihet pas gishtit, ndërsa as nuk e shqetëson shumë largimi i Nuredin Orelesit, teksa nuk ia mohon as meritat. “Ore-lesi është një mesfushor i shkëlqyer, një element me shumë vlera për mes-fushën tonë dhe që kontribuon shumë si në fazën difensive ashtu ed-he në atë ofensive, ndaj largimi i tij natyrisht që do të linte hapësira bosh,” konfirmon Shkëmbi, që më pas bën menjëherë zjarrfikësin, tek-sa pranon se plani i presidencës është i qartë: çdo largim cilësor do të zëvendësohet po aq cilësisht. “Pikë së pari dua të sqaroj diçka: Skënderbeu

nuk është vetëm Orelesi. Natyrisht që ai kë dhënë shumë për këtë fanellë, por të mos harrojmë se jemi një ekip, një staf teknik dhe një presidencë që kemi punuar për këta objektivë mad-horë. Unë si kapiten kam biseduar me drejtuesit për shqetësimet e tifozërisë në lidhje me zërat e merkatos dhe nga presidenti Takaj kam marrë mbështetje maksimale. Presidenti ka garantuar se çdo largim do të zëvendësohet me një element cilësor, çka nuk do ta dëmtonte ekipin,” thotë Blendi Shkëmbi.

Në preferencat e korçarëve qën-dron mesfushori i Tiranës, Gilman Lika. Por, situata për të arritur te mes-fushori shkodran i Kombëtares është paksa e vështirë, pasi në drejtim të tij ofertat kanë qenë të shumta. Ndonëse

Skënderbeu e ka potencialin eko-nomik për t’ia prishur mendjen Likës, ky i fundit vështirë se do ta re-fuzonte një ofertë të mundshme që do të vinte nga një ekip europian. Njëko-hësisht, një alternativë e re është ed-he ajo e Vucajt, një njohje e vjetër e Skënderbeut, duke qenë se ka luajtur me këtë skuadër në pjesëmarrjen në Champions. Mirëpo, për të marrë shërbimet e tij, fillimisht duhet bin-dur presidenti i Laçit, Pashk Laska, për ta lënë të lirë lojtarin, i cili ende është nën kontratë me ekipin bardhe-zi. Gjithashtu, mësohet se në planet e presidentit Takaj qëndron edhe një futbollist anglez, i cili i është sugjeru-ar presidentit nga menaxherët. Për momentin, nuk bëhet e ditur mosha apo emri i këtij futbollisti.

kaPiTENi SHkëMBi: Skënderbeu nuk është vetëm orelesi

Shqiptari i rilindur në mbrojtjen me tre, merr vlerësimet maksimale nga media. Trajneri Petkoviç mendon ta stabilizojë aty

“Juventusi është skuadra më e fortë në kampionatin italian dhe favoritja për suksesin final: nëse luajnë siç dinë janë pothuajse të papërmbajtshëm. Ne ndërkohë mund të garojmë me të gjithë, në të gjithë frontet ku jemi ende. Do të lu-ajmë kundër tyre në Kupën e Italisë, men-doj se mund t’ia dalim. Në kampionat ata mbeten pa diskutim favorit, por ne vazh-dojmë me kokën lart”. Lacio e tij tashmë është në vend të dytë në klasifikim mbra-pa bardhezinjve dhe Lorik Cana shijon momentin duke besuar mbase në një hap fals të skuadrës kryesuese. Duke qëndru-ar në kuota të larta, gjithsesi, i bën mirë të gjithë ambientit. “ Është diçka shumë e bukur- zbulon mesfushori shqiptar në mikrofonat e Lazio Style Radio- Mbi të gjitha mentaliteti, ambienti, atmosfera brenda skuadrës, ndërmjet shoqërisë dhe tifozëve dhe të marrësh të gjithë këtë mbështetje është një diçka shumë e mad-he”. Vladimir Petkoviç e aktivizon krye-sisht përpara një mbrojtjeje me tre lojtarë, një rol që i pëlqen lojtarit bardhekaltër: “ Rezultatet janë meritë e tij- pranon Cana- Te Lacio më kanë marrë edhe për këtë cilësi dhe përshtatje kudo. Nëse luan më pak është akoma më e lehtë të rikthehesh

në fushën e lojës dhe të luash si mesfush-or qendre. Personalisht jam shumë i kënaqur kur luaj, gjendem shumë mirë edhe mbrapa. Vitin e ardhshëm do doja të vazhdoja në qendër të mbrojtjes, shpresoj te Lacio”. Të shtunën ndërkohë është sfida e vështirë me Palermon: “Një ndeshje shumë e vështirë. Janë një shoqëri që kanë kryer një punë të mirë në kampionatin Italian, duke arritur edhe në zonat e larta të klasifikimit. Aty luan edhe Ujkani, portieri kombëtares shqiptare, me të cilin flas shumë shpesh. Tani kanë shumë presion, të fitojmë kundër nesh do të jetë një shtytje më shumë për ta. Ndërmjet ndeshjeve të ardhshme është një ndër ndeshjet më të vështira për ne”.

Cana: Mezi pres të ndeshem me juven! ujkani dhe Palermo duan të na ndalin

20 MAPO e PReMTe, 18 janaR 2013www.MaPo.al rENDiTja FiFa

Shqipëria ruan pozitat, top-10 nuk ndryshon

arsenali

Venger: Dua kavanin,60 mln mund t’i bëjmëarsenali kërkon me ngulm edinson Kavanin, bomberin aktual të napolit dhe për të arritur tek uruguajani, trajneri arsen Venger është i gatshëm të parashtrojnë ofertën më të lartë në historinë e klubit. ndonëse nuk hyri në detaje, trajneri francez la të kuptohej se “topçinjtë” mund të bëjnë një çmenduri të pazakontë për historinë e klubit të tyre dhe të paguajnë deri 60 milionë euro për 25-vjeçarin. ”Më pëlqen shumë si futbollist. Kushton shumë, nuk mund të mohohet, por arsenali ka kohë që grumbullon fonde në pritje të futbollistit të duhur”, deklaroi Venger. Më parë, napoli ka refuzuar dy oferta prej 50 dhe 55 milionë eurosh nga Mançester Siti për golashënuesin e tij, por tashmë strategjitë e klubit mund të kenë ndryshuar, të paktën kështu beson numri një i stolit të “emirates”. ”Shumicën e rasteve, çmimet ulen në javën e fundit të merkatos dhe 90% e blerjeve bëhen pikërisht në 48 orët e fundit”, shtoi Venger. arse-nali shiti në verë sulmuesin e tij kryesor, Robin van Persi. Holandezi u largua tek Mançester junajtid për 30 milionë euro, para që nuk janë investuar ende nga klubi londinez.

Faza përgatitoreMiqësore big për korçarëtSkënderbeu do të niset drejt Portugalisë ku do të kryejë edhe fazën përgatitore në prag të rifil-limit të kampionatit. Kampionët e Shqipërisë në këtë kamping kanë arritur të sigurojë disa takime miqësore me shumë peshë në kuadër të një turneu. Më 24 janar. 3 herë kampionët e vendit do të ndeshen më 24 janar me nor-vegjezët e Sikeborgut, ndërsa më pas do të përballen me dy ekipe austriake. Më 28 janar, përballë djemve të josës do të jetë një nga ekipet më të njohura të austrisë, Rapidi Vjenës, ku ka milituar më parë edhe Hamdi Salihi, ndërsa 3 ditë më pas, korçarët do ta mbyl-lin më soft këtë fazë, ndërsa do të ndeshen me Matersburgun, edhe ky një ekip austriak.

lideri i mesfushës bardhekuqe analizon situatën në kampin e tij, teksa konfirmon se çdo largim do të zëvendësohet denjësisht

Blendi Shkëmbi

Lorik Cana

talenti

Bajerni i Mynihut ka vendosur që të presë me një dhuratë të madhe në merkato trajnerin e tij të ri, josep Guardiolën. Ditën e enjte, shtypi gjerman informoi se klubi ka nisur bisedime intensive me Santosin, për të siguruar kartonin e nejmarit. ndonëse 20-vjeçari, i konsideruar si futbollisti më i talentuar brazilian i momentit, ka thënë më parë se dëshiron të qëndrojë në atdhe deri pas Botërorit të 2014-s, interesi i fuqishëm i disa klubeve europianë bën që qëndrimi i tij në Brazil pas muajve të verës të bëhet pothuajse i pamundur. Midis klubeve që vlerësojnë

shumë neymar është Barcelona, e cila ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij, por Bajerni është i gatshëm të përmirësojë ndjeshëm këtë ofertë dhe ka edhe “kartën Guardiola”, që ka një marrëdhënie të ndërsjelltë simpatie me futbollistin. në të shkuarën, Guardiola ka pranuar hapur vlerësimin që ka për neymar dhe tek Bajerni, duket se trajneri spanjoll mund t’i premtojë një vend titullari, të cilin në “Camp nou” nuk mund ta ketë të garantuar. Mediat gjermane nuk janë në gjendje të thonë se çfarë shume mund të ofrojë Bajerni për brazilianin.

iFHHs

xhixhi Bufon, më i miri i 25 viteve të fundit

Bajerni: nejmar, dhurata e parë për Guardiolën

Është italiani Xhanluixhi Bufon, portieri më i mirë i çerekshekullit të fundit sipas renditjes së publikuar nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të futbollit. në këtë klasifikim është marrë në analizë ecuria e portierëve gjatë periudhës 1987-2011 ku numri 1 i kombëtares italiane komandon me 226 pikë përpara spanjollit Iker Kasijas me 213 pikë dhe holandezit edvin Van der Sar me 201. Klasifikimi vazhdon me danezin, Peter Shmajkëll,

gjermanin oliver Kahn, çekun Petr Çeh dhe paraguaianin Hoze luis Shilavert. Dhjetëshja e parë mbyllet me ish gardianin italian Valter Zenga që lë pas andoni Zubizarretan e brazilianin Tafarel. Për sa i përket kontinentit aziatik, koreano jugori Uon-jae li pozicionohet në vendin e 79-të, ndërsa portieri më i mirë afrikan është marokeni Badou Zaki që mban vendin e 80-të. lista mbyllet me portierin kamerunas Karlos Idriz Kameni.

Page 21: Gazeta Mapo

Edipi Mbret”, vepra e So-fokliut do të ngjitet në skenën e Teatrit Kom-bëtar në një version kre-

jt modern, po pa cenuar tekstin origjinal. Kësaj tragjedie që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori Ilir Bokshi, nuk do t’i mun-gojnë edhe ritmet dhe këngët poli-fonike si dhe një skenografi e pastër, ku elemente kryesore do jenë Dielli dhe daullet si element dhe si objekt që do të përdoren nga vetë aktorët nëpërmjet ritmeve dhe këngëve si zbërthime emocionale dhe artistike. Daullet zbresin nga lart si një lidhje midis qiellit dhe tokës, perëndisë dhe njeriut, të kësaj marrëdhënieje sa mitologjike dhe verbërisë kolek-tive si element përcjellës i njerëzim-it në çdo kohë. Prej disa javësh regjisori Bokshi ka qëndruar në Ti-ranë, ku ka zhvilluar një sërë audi-cionesh për përzgjedhjen e aktorëve që do të jenë protagonistë në tragjedinë ‘Edipi Mbret’. Ai ka përzgjedhur, ndër 75 aktorët që morën pjesë në audicione në Tiranë,

aktorët Helidon Fino, Yllka Mujo, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Lulzim Zeqja etj. Regjisori Ilir Bokshi flet për një shfaqje e cila nuk cenon tek-stin origjinal të Sofokliut, por që ai është përpjekur ta sjellë në kohë e t’i flasë publikut të shekullit XXI. “Nuk ishte shumë e lehtë pasi ishin 75 ak-torë që u testuan dhe prej këtyre u zgjodhën 16 vetë. Përsa i përket shfaq jes, problemet do t’i sjellim prej ditës së sotme, duke u bazuar në antikitet. Do të bazohemi te teksti i Sofokliut, por zbërthimi dhe krijimi i situatave do të jenë të kohës së sot-me. Gjithmonë ideja është krijimi i grupit, krijimi i tërësisë, jo individit. Prandaj historia, personazhet, është bazike në vepër, por jo në realizimin tonë.”-tha në konferencën për sht-yp regjisori Ilir Bokshi. Edipi në këtë shfaqje interpretohet nga akto-ri Helidon Fino, ndërsa Jokastra in-terpretohet nga aktorja, Yllka Mu-jo. “Më entuziazmoi ky bashkëpun-im midis teatrit të Kosovës dhe Shq-ipërisë. Është një punë që kërkon përgjegjësi. Ne e kemi filluar me

shumë vrull, që në orën 8:00 të mëngjesit.” -u shpreh aktori Heli-don Fino. Shfaqja ‘Edipi Mbret’ do të ketë premierën në nisje të muajit mars në Teatrin Kombëtar e synimi i realizuesve të kësaj shfaqjeje është pjesëmarrja edhe në festivalet ndërkombëtare. Tragjedia e Sofok-liut “Edipi Mbret” vjen si ngacmim artistik, si dhe perceptim i asaj që ndodh sot nëpërmjet tekstit, pra përrallës së Sofokliut në zbërthimin

e situatave dhe karaktereve. Edipi, ky mbret cili që kur është lindur fa-ti për të ka shkruar që do të vrasë ba-banë dhe do të martohet me nënën. Prej kësaj lidhjeje lind një fëmijë. Jokastra (nëna) duke dashur ta ndalojë këtë fat makabër, e jep fosh-njën Edip për ta vrarë. Por “xhelati” nuk vret dot foshnjën dhe ia jep një bariu që vinte nga një vend shume i largët. Edipi rritet kështu në një familje të varfër, por shumë shpejt mëson të vërtetën e prindërve që e rritën, por që nuk e kanë lindur. Ai largohet dhe ashtu siç parashikoi or-akulli vret mbretin Laj dhe më pas martohet me Jokastrën, pa e ditur që ka vrarë babanë dhe është martuar me të ëmën. Në momentin që Edipi kërkon vrasësin e Lajit mbretit që në fakt është vrarë nga vete ai, Tiresja, një magjistar, i rrëfen për parashik-imin e orakullit. Edipi e ka të pa-mundur ta pranojë atë që ka ndod-hur. Lajmëtari dhe bariu qartësojnë gjithçka duke treguar të gjithë his-torinë. Jokastra vret veten, ndërsa Edipi nxjerr sytë e tij.

në këtë 545-vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, qyteti i lezhës organizoi dje më 17 janar një simpozium shkencor me pjesëmarrjen e historia-nëve të periudhave të ndryshme, të cilët kanë referuar mbi rolin që ka luajtur lezha në lëvizjen kombëtare dhe krijimin e shtetit modern. edhe 545 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, për historianët ka ende për të hulumtuar rreth kësaj ngjarjeje, qoftë për datën e vdekjes ashtu edhe për shkaqet e saj. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se ka dokumente të pashfrytëzuara, që hedhin dritë mbi data të rëndësishme, por edhe vetë figurën e Skënderbeut. ndryshe mendon historiani Shaban Sinani. ai thotë se data e vdekjes është e faktuar, por ndryshon nga përdorimi i kalendarëve. Përsa i përket shkaqeve të vdekjes së heroit, Sinani thotë se kjo nuk ka për t’u zbardhur ndonjëherë. Këtë ditë e ka

kujtuar edhe RadioVatikani me një emision special dedikuar “atletit të Krishtit”, siç e kanë quajtur Papët e Romës heroin tonë. “Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit vet shqiptar kundër pushtuesit osman, i cili punoi edhe për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.”- thotë Radio Vatikani. lidhur me figurën madhore të heroik kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut e 545-vjetorin e vdekjes së tij, citohen fjalët e Papa Gjon Palit II, shqiptuar në aeroportin e Tiranës më 25 prill 1993, gjatë vizitës së tij papnore historike në

Shqipëri: “Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e jezu Krishtit”, i cili këtë vit (1993) kishte 525 vjetorin e vdekjes. Si në kohët e tij shumë të vështira, Kisha edhe sot nuk do të mungojë të ofrojë kontributin e vet të mundshëm për zhvillimin e plotë material e shpirtëror të popullit shqiptar”. ndërkohë në Tiranë Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes shfaqi filmin dokumentar “Skënderbeu”, premierë, të regjisorit Vladimir Prifti “Mjeshtër i Madh”, posaçërisht për personelin e Forcave të armatosura. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i figurës historike të heroit tonë kombëtar si shtetar dhe ushtarak dhe rëndësia e periudhës së Skënderbeut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

kulturë

aktorët Yllka Mujo, Helidon Fino, ema andrea, neritan liçaj etj. përmes gjuhës së Sofokliut do të flasin për publikun e shekullit XXI në skenën e Teatrit Kombëtar

“EDiPi MBrET”, me daulle dhe këngë polifonike në skenë

21MAPOe PReMTe, 18 janaR 2013www.MaPo.al

Do të bazohemi te teksti i Sofokliut, por zbërthimi dhe krijimi i situatave do të jenë të kohës së sotme. Gjithmonë ideja është krijimi i grupit, krijimi i tërësisë, jo individit

Përkujtohet Skënderbeunga lezha, Tiranë dhe në Vatikan

Gjergj kastrioti Skënderbeu

regjisori kosovar, ilir Vokshi gjatë një seance prove

Page 22: Gazeta Mapo

2

1

9

7

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:080, 149, 152, 191, 197, 201, 232, 541, 558, 574, 652, 852, 958.Numra me 4 shifra:2125, 2142, 2156, 2415, 2634, 4011, 4141, 4789, 4878, 5413, 6246, 6251, 6429, 8149, 9074, 9541.

Numra me 5 shifra:01226, 11928, 14546, 21023, 45987, 51698, 63208, 96321, 99275.Numra me 6 shifra:013021, 510131, 896541.Numra me 7 shifra:2507282, 5632596, 6428373, 6485835, 7484514, 9551464.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

MAPO22

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Hëna sot është shumë premtuese për miqësitë d h e m a r r ë d h ë n i e t sentimentale. Në qoftë se jeni çift do të jeni të disponueshëm për dialog dhe argëtim me partnerin. Në qoftë se jeni singëll mund të shpresoni të bëni një takim që do të ketë një vazhdim të shkëlqyer

Sektori profesional do të jetë më i favorizuari sot, kështu që dita e sotme do ju rezervojë kënaqësi të mëdha. Pozicioni i favor-shëm midis Hënës dhe Ju-piterit do ju lejojë të rrisni të ardhurat tuaja. Ndonjë shqetësim i vogël në dashuri, si shkak i një zën-ke gjatë mbrëmjes.

Fati do të jetë me ju për të zgjidhur në momentin e fundit një situatë të natyrës financiare, një zgjidhje e shkëlqyer nga ana juaj që do ju sjellë dhe të ardhura të mira. Fakte dhe momente të mëdha lumturie e pasioni do ju lid-hin më shumë me njeriun e zemrës.

Sfera financiare do të jetë në plan të parë sot. Ka ar-dhur koha të bëni disa ndryshime të nevojshme, të cilat do ju ndihmojnë të realizoni projekte origji-nale. Sot edhe nesër do të jenë ditët e përshtatshme për të marrë një hua ose për të bërë transferta parash.

Sektori profesional do të jetë më i favorizuari sot, kështu që dita e sotme do ju rezervojë kënaqësi të mëdha. Pozicioni i favor-shëm midis Hënës dhe Ju-piterit do ju lejojë të rrisni të ardhurat tuaja. Ndonjë shqetësim i vogël në dashuri, si shkak i një zën-ke gjatë mbrëmjes.

Hëna, Neptuni dhe Mërkuri në kundërshtim me shen-jën tuaj bëjnë që të keni ide konfuze, ju heqin besimin që keni në vetvete dhe ju bëjnë të jeni nervoz me personat që ju duan. Mun-dohuni t’i bëni gjërat me qetësi, sepse vetëm kësh-tu mund të mbaroni me sukses punën e nisur.

Hëna në shenjën tuaj bën që dita e sotme të jetë magjike, perfekte për të përfunduar me sukses çdo kontratë dhe për vazhduar një punë të kënaqshme. Program i shkëlqyer në mbrëmje me miqtë tuaj ose në shoqërinë e partnerit.

Sektori profesional do të jetë më i favorizuari sot, kështu që dita e sotme do ju rezervojë kënaqësi të mëdha. Pozicioni i favor-shëm midis Hënës dhe Ju-piterit do ju lejojë të rrisni të ardhurat tuaja. Ndonjë shqetësim i vogël në dashuri, si shkak i një zën-ke gjatë mbrëmjes.

Sot do të keni pakënaqësi në familje dhe do ju bëjnë të ndi-heni të irrituar dhe pesimist. Mundohuni të bëni ndonjë pushim të shkurtër larg shtëpisë dhe në vetmi nëse është e nevojshme dhe men-doni se mund t’ju bëjë mirë. Pasi të keni kaluar këtë mo-ment, që nesër do të ndiheni sërish entuziastë.

Ndonjëherë duhet një pauzë reflektimi edhe në periudhat më të favorshme të jetës. Dita e sotme ka për qëllim t’ju bëjë të shikoni më qartë realitetin që është i ndërtuar nga penge-sa të vogla. Ditën e sotme merreni pozitivisht si një ri-freskim të energjive tuaja.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. Lënda prej së cilës bëhet diçka. 6. Një motoçikletë e famshme italiane. 10. Targa e makinave të Elbasanit. 11. Reparti Okulistik. 12. Një sëmundje e rëndë e zorrëve. 13. Respektimi dhe falja e gabimeve të të tjerëve. 16. Një kanal de-tar që ngan gadishullin Ballkanik me atë Apenin. 19. Ka një të tillë ekuilibri në gjimnastikë. 20. Një pemë me lule që mbajnë erë të mirë. 21. Targa e makinave të Ballshit. 22. Lumë i madh në Ballkan. 26. Është shpesh pjesë e poezisë. 27. Ishte i pari i fshatit. 28. Kafshë e vogël unazore. 30. Një kompozitor i fam-shëm italian. 31. Vend për qendrimin e anijeve. 32. Qytet i vogël pranë Tira-nës. 34. Pausini e këngës italiane. 36. U rrëzua. 37. Federata e Notit. 39. Është kafshë e vogël uji. 40. Nënë në dialekt. 42. Gabime trashanike në të folur. 45. Pasojë e veprimit që ushtron dikush a diçka mbi një tjetër. 48. Element kim-ik me simbol Se. 49. Përdorimi në të shkruar a në të folur i një stili të fryrë.

Vertikalisht:1. Mjet lundrimi. 2. Qytet i madh izraelit. 3. Hekura të kthyera në formë L. 4. Copa që qepet në vendin e grisur. 5. Djalë në dialekt. 6. Vegël muzikore. 7. Vik-tor, shkrimtar i njohur rumun me origjinë shqiptare. 8. Një shpend me pendë të zeza. 9. Tasim i letërsisë shqipe. 14. Radio Tirana. 15. Fusha bujqësore. 17. Përemër vetor. 18. Frikë e madhe që ndiejmë përpara një rreziku a një fat-keqësie. 20. Diamant pa ngjyrë, i prerë në disa faqe të lëmuara e të shkëlqye-shme. 23. Metal me vlerë të madhe. 24. Që nuk ka një rajtë të caktuar. 25. Pjesë që ndodhet në mes të një vendi. 27. Janë në fillim të borderosë. 29. Be-rati në makina. 31. Frikë e madhe që përhapet në turmë. 33. Kavo në mes. 35. Pije e fortë alkoolike. 38. Kohë e mjaftueshme për të bërë diçka pa a ngutur. 41. Watson e kinemasë amerikane. 43. Simboli kimik i aluminit. 44. Agjensi Ndërtesash. 46. Notë muzikore. 47. Industria e Rëndë.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21 22 23

24 25 26

27 28 29 30 31 32

33 34 35 36

37 38 39 40

41 42 43 44 45 46

47 48 49 50

51 52 53

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

37 1 39 4

3 5 11 2 8

4 9 62 6

4 8 95 7

3 68 3

52 8 79 6 4

7 4 59

1 9 65 3 7

M A T E R I A L I V E S P A G

O E L R O T I F O J

T O L E R A N C A O T R A N T O

O A T R A B L I R I M K

S A V A A Q R I M A B E U

K R I M B B E L I N I P O R T

A V O R A N L A U R A R A

F N R V I D R A A N E J

G A F A E N D I K I M I

S E L E N I R E T O R I K A

5 2 1 5 6 5 2 1 4 7 8 5 4

8 5 4 1 5 2 1 0 2 3 2 6 5

9 8 5 7 4 8 5 1 4 5 2 3 2

6 5 9 8 5 7 4 8 5 4 1 2 0

1 2 0 3 2 6 5 1 5 9 8 7 5

4 8 5 1 5 2 6 3 8 5 4 1 5

1 5 2 0 1 2 0 3 2 6 5 2 5

9 8 7 8 4 8 5 4 0 2 0 1 5

2 6 5 9 8 7 3 4 8 1 5 2 6

3 2 5 6 4 8 5 6 5 2 1 3 2

5 9 5 1 4 7 5 2 3 2 6 2 0

1 2 4 5 6 5 8 8 5 4 7 8 9

6 5 4 1 2 5 4 4 6 2 1 5 3

QeNI BeSNIK: KUjtON PrONAreN e Ndjerë

PeShKU dOLI NgA UjI dhe e SULmOI NjerIUN

Edhe dy muaj pasi pronarja e tij vdiq, një qen në Itali çdo ditë viziton kishën të cilën ajo e kishte vizituar. Ciccio, deltari 12 vjeçar gjerman, çdo ditë pret para altarit të kishës Santa Maria Assunta, që gjendet në fshatin e San Donaci, në rajonin jugor të Pulias. Qen shkon në kishë çdo pasdite, menjëherë pasi kumbojnë kambanat, ashtu siç kishte bërë pronarja e tij kur ishte gjallë. Pronarja ka vdekur papritmas në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Ciccio ka marrë pjesë në varrim dhe e ka përcjellë arkivolin derisa është varrosur. Besnikëria e këtij qeni ka impresionuar aq shumë fshatarët, për çka e adoptuan bashkërisht, për ta ushqyer dhe kujdesur për të. Donato Panna, prifti lokal, e lejon qenin të ulet para altarit gjatë meshës.

Derisa po përpiqej t’i ushqejë peshqit në Florida, një amerikan është sulmuar nga një peshk i madh, i cili doli nga uji dhe e kafshoi në dorë. Videoja e hedhur në internet shfaq njeriun duke luftuar me peshkun në përpjekje që ta largojë nga dora e tij. Pas ‘meçit’ prej disa sekondash, peshku e ka lëshuar, ka rënë në ujë dhe ka vazhduar notimin. Bëhet fjalë për peshkun e quajtur ‘tarpon’, i cili mund ta rritet nga 1.5 deri në 2.4 metra dhe mund të peshojë nga 30 deri në 130 kilogramë

E PREMTE, 18 JANAR 2013WWW.MAPO.AL

Realizime të shkëlqyera në jetën profesionale falë kualiteteve tuaja naty-rale dhe eksperiencës suaj. Për sa i përket sfer-ës private, gjendja juaj shpirtërore është e mirë, kështu që mund t’i vlerë-soni më mirë ndjenjat tu-aja karshi partnerit.

Ju pret një ditë e qetë dhe e pasur me të reja të rëndë-sishme e zgjidhje intere-sante. Në avantazh do të jetë sektori profesional. Sa për dashurinë, sensualiteti, rrjedhshmëria në të shpre-hur dhe simpatia juaj do ju ndihmojë të tërhiqni rreth vetes persona interesantë.

Page 23: Gazeta Mapo

MAPO 23E prEmtE 18 janar 2013www.mapo.alfaqja e fundit

SOtpjetër arbnori, shkrimtar, i burgosur politik dhe politikan shqiptar, u lind më 18 janar 1935 në Durrës. në vitin 1958 pjetër arbnori filloi të punojë si mësues, por u lirua nga puna për shkaqe politike. më pas punoi për disa vjet në bujqësi. Iu lejua të studiojë me korrespondencë në Fakultetin Filologjik në Universitetin e tiranës, të cilin e kreu në vitin 1960. po në vitin 1960, pjetër

arbnori ra në sy të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 1961dhe u dënua me vdekje, për përpjekjet e tij për themelimin e një grupi Socialdemokrat. Dënimi u shndërrua më vonë në burgim të gjatë. arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. aty, në kushtet më të vështira, shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. në gusht të vitit 1989 u lirua nga burgu. në janar të vitit 1990 mori

pjesë, në Shkodër, në demonstrata kundër pushtetit komunist. në të njëjtin vit ishte bashkëthemelues i partisë Demokratike. prej vitit 1992 deri më 1997 ishte Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. pjetër arbnori vdiq nga një sëmundje në zemër, për kurimin e së cilës kishte shkuar në Itali, ku edhe ndërroi jetë, duke lënë pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

18 janar

1935

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] cel: 068 20 55 477

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred lelA, Aleksandra BogdAni. Politika: nevila Përndoj, Fejzi BrAuShi. Kronika: leonard BAkillAri, dashamir BiçAku Rrethe: Vladimir karaj. Ekonomia: Blerina hoxhA. Sociale: jonida TAShi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: jonida hiToVeizi. Sporti: jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: gentian elezi, Arjan VASjAri, Prof. Asoc. dr. Adrian ciVici. Karikatura: Bujar kAPexhiu. Faqosja: Florenc elezi. ilir drizAri, kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj Fishta pranë ueT

Pjetër Arbnori

ndërsa rrezikon të ndalohet nga shërbimet sekrete gjermane, albert Hirschman largohet për në ShBa në dhjetor 1940. Do të kthehet në Europë në fund të luftës dhe do të shërbejë si përkthyes gjatë njërit prej proceseve gjyqësorë për kriminelët gjermanë të luftës.

EmaIl: [email protected][email protected]

Ai është autor i klasikëve të sociologjisë politike, si “Dy shekuj retorikë reaksionare”. I lindur në Gjer-mani, anëtar i Rezistencës, nëpunës i lartë, teoricien heterodoks, Hirschman ishte një nga figurat (vdiq më 12 dhjetor 2012 në moshën 97-vjeçare) më origji-nale të shkencave sociale të gjysmës së dytë të shek-ullit XX. Ishte i njohur dhe i admiruar si për angazhi-met e tij antifashiste dhe intuitën analitike për “racio-nalitetet e fshehura” të ekonomive të shekullit XX, ashtu edhe për punimet mbi historinë intelektuale të tre shekujve të fundit.

Jeta e tij ishte ajo e një europiani. U lind në Berlin më 1915, në moshën 16-vjeçare u bë anëtar i rinisë socialiste të SPD dhe mori pjesë në Rezis-tencën kundër nazizmit, para se të largohej nga Gjer-mania në vitin 1933 për të filluar studimet për eko-nomi në Paris, Londër, dhe më pas në Trieste, ku luftoi pranë antifashistëve italianë në grupin social-ist të Eugenio Colorni-t. Më pas u bashkua për disa muaj me forcat e ushtrisë republikane spanjolle pra-në Barcelonës.

Kur u kthye në Francë, bashkëpunoi me Charles Rist dhe Robert Marjolin në punimet e Institutit për kërkime ekonomike dhe sociale, para se të angazho-hej si vullnetar i huaj në ushtrinë franceze, më pas u bashkua me rrjetin amerikan të Rezistencës të ngritur nga Varian Fry. Bëhet fjalë për Emergency Rescue Committee, i cili kishte për detyrë të dërgonte në New York intelektualë dhe artistë të përndjekur nga regjimi nazist, si Andre Breton, Max Ernst, Han-nah Arendt dhe Heinrich Blucher, Alma Mahler, Anna Seghers, Lion Feuchwanger, Arthur Koestler, Jacques Hadamard, Marc Chagall etj.

Ndërsa rrezikon të ndalohet nga shërbimet sekrete gjermane, Albert Hirschman largohet për në ShBA në dhjetor 1940. Do të kthehet në Europë në fund të luftës dhe do të shërbejë si përkthyes gjatë njërit prej proceseve gjyqësorë për kriminelët gjer-manë të luftës.

Shkon në Washignton, ku merr pjesë në puni-met e grupit të Federal Reserve Board, gjatë kohës

kur u përgatit Plani Marshall, më pas u vendos në Bogota, i dërguar nga Banka Botërore si ekspert fi-nanciar. Në vitin 1944, boton “National Power and the Structure of Foreign Trade”, reflektim teorik i ushqyer nga ngjarjet aktuale europiane, mbi lidhjet e fuqisë politike të një kombi dhe aftësisë së tij për të përfituar nga rendi ekonomik ndërkombëtar. Pas kthimit nga Kolumbia, harton “The Strategy of Eco-nomic Development”, në të cilin mbron parimin, de-ri atëherë krejt ortodoks, të “rritjes së paekuilibru-ar” për vendet e Botës së Tretë. Interesi për “racio-nalitetet e fshehura” dhe për kushtet teorike dhe in-stitucionale të zhvillimit është i pranishëm në shumë vepra themelore të ekonomisë së zhvillimit. Në vitin 1970, në momentin kur bëhet anëtar i Institutit për Studimet të thelluara në Princeton “Exit, Voice and Loyalty”, futet në rrugën e kritikës së racionalitetit ekonomik, që po eksplorohej në atë kohë nga Her-bert Simon dhe Amartya K. Sen. Shtatë vjet më pas, “Pasionet dhe interesat. Justifikime politike të kap-italizmit para apogjeut të tij”, propozon një histori të ndërthurur, që nga shekulli XVII, të paraqitjeve të sjelljeve individuale dhe kolektive në filozofi poli-tike dhe në ekonomi politike, që në atë kohë ishin në lindje e sipër. Parimi i ndërthurjes së disiplinave është në qendër të seminarit që drejton me bashkë-punëtorin e tij të School of Social Science, antropo-logun Clifford Geertz - parim i rimarrë në librin “Lumturia private, aksioni publik”, ku nocioni i “zh-gënjimit” i bën të mundur Hirschman-it të teorizojë lidhjet që bashkojnë nga njëra anë ciklet e angazhi-mit dhe të çangazhimit politik, dhe nga ana tjetër ciklet e konsumit të masës dhe të ardhjes në fuqi të regjimeve totalitare.

Në vitin 1991, “Dy shekuj retorikë reaksion-are” hedh dritë mbi historinë e ideve që nga shek-ulli XVIII, mbi tematikat e kudondodhura, si poli-tike dhe ekonomike, të refuzimit të progresit: efekti pervers (perversity), kotësia (futility), rrezikimi i ar-ritjeve të mëparshme (jeopardy).

Projekti intelektual që përshkruan të gjithë ve-

prën e tij është i njëjti: tejkalimi i kufijve të teorisë ekonomike për të hedhur dritë, nisur nga marrëd-hëniet e saj të pandashme me politikën - çka i sigu-roi Hirschman-it lavdinë që shkoi përtej kufijve të formimit të tij të parë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Franca ishte vendi me rëndësi thelbësore. Librat e tij kanë njohur jehonën që nuk po e njohin ende në ShBA. Nga Princeton në Paris, Hirschman lidhi miqësi me intelektualët francezë: Michel Crozier, Pierre Bourdieu, François Furet, Pierre Birnbaum, Bernard Manin. Çdo vit, ai ia “mbath” nga Institute for Advanced Study për të punuar në Paris, ku merr pjesë sipas mënyrë së tij - të hollë, letrare dhe transdisiplinare - në debatet e ideve që përshkojnë kolonat e revistave akademike.

Në maj 1982, François Furet e fton të japë një kon-ferencë mbi Marc Bloch me temë “Ekonomia si shkencë morale dhe politike”. Në vitin 1989 merr doktoratën Honoris Causa të Science Po Paris, dhe një tjetër nga Universiteti i Nanterre në vitin 1993. Përsëri Franca, kur vendos si kopertinë të Memuar-it të tij “Një farë prirjeje auto-subversive” fotografi-në që kishte patur në kartën e identitetit prej rezis-tenti francez, me emrin Albert Hermant, aty është fare i ri, vështrimin e ka të ëmbël dhe të zjarrtë.

Por rikthehet me gëzim në Berlin pas rënies së Murit - me rastin e një Honoris Causa tjetër - për të gjetur edhe këtë herë në këtë histori europianë kaq të lidhur me të tijën, lëndën për të reflektuar mbi lid-hjet midis ekonomisë, politikës, dhe shfaqjeve letra-re dhe kulturore të modernitetit tonë.

Megjithë propozimet e shumta, çmimi ‘Nobel’ nuk iu dha kurrë - pa dyshim, haraçi për t’u paguar për mendimin e lirë, origjinal, “transgresiv”, siç thoshte vetë ai, që u ka rezistuar gjithmonë ortodok-sive, qofshin ato teorike, politike ose disiplinare. His-toria do të tregojë pasurinë e madhe intelektuale të kësaj qasje.

*Profesor Annie L. Cot, Qendra e Ekonomisë - Universiteti Paris 1, Sorbonne. Marrë nga Le

Nouvel Observateur.

Albert HirscHmAniTinerAri i një ekonomiSTi Të lirë

Page 24: Gazeta Mapo

CMYK

E përmuajshmeNr. 29, Viti II botimitdhjetor 2012Çmimi 300 Lekë

Nr. 2

9, V

iti II

bot

imit

dhj

etor

201

2

Çmim

i 300

Lek

ë

Eglantina GjermeniIlva TareXhani ShqerraSingle & the city

Julka GramoEster HoxhaViol Xhafaj

Aritmetika e lidhjesFatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

Libra, receta, ide

JozefinaDITËT E MIA TË ËMBLA

Kinkaleri

Në çift

Veshja e festaveSi Estela Ujka

HOROSKOPI

2013

Julka GramoJulka Gramo

DOSSIERNën yllin e festave

Parf�me, dhurata dekor

gatime

I shkrujanë BABAGJYSHIT

Ne që (s’)duam FESTAT

MAPO 13 QeRSHoR 2012www.GaZeTaMaPo.CoM24