gazeta mapo

24
DREJTOR ARTUR ZHEJI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E ENJTE, 18 TETOR 2012. NUMëR 721. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 9 KONSULTIMET Në NJëSINë 3, BASHA: PLANI I JEP FUND PERSEKUTIMIT Të PRONARëVE “Plani i jep fund persekutimit të padrejtë që mungesa e transparencës i ka bërë pronarëve legjitimë, autoktonë apo të rinj" EDITORIAL / 19 Mirë Imami shet, po Balla a e ka një plan? Deputeti socialist Taulant Balla, prej ditësh, ndjekur nga kamera dhe kronikat bukur të gjata të një televizioni prestigjioz si Top Chan- nel, ka ndërmarrë një udhëtim në ‘Shqipërinë tjetër’ të tij. Me një listë në dorë e cila shenjon ish-repartet ushtarake nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes, z.Balla... ALFRED LELA NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 18-19 Sipas erës Reagimet pas ekstremeve Rasti i fundit i ndezjes së qirinjve një mbasdite Tirane në kujtim të kushedisatës... Triumfi i së gabuarës? Në këto javë përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju të besoni se pikërisht ata... NEW YORK TIMES PAUL KRUGMAN KOMENT ERMIRA DANAJ KRONIKë 5 Gardisti Llupo: S’kam marrë urdhër, Prokuroria s’më ka pyetur në 15 muaj I akuzuari për vrasjen e Ziver Veizit, Agim Llupo tha se nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar mbi demonstruesit më 21 janar CMYK E vërteta historike dhe logjika e rishkrimit të historisë Transferimi i pushteteve në Shqipëri, dhjetor 1912- shtator 1914 SUPLEMENT ERE zbardh tri arsyet për heqjen e licencës së CEZ FAQE 9 Asllan Patrioti, koordinator i grevës së ish-të përndjekurve arrestohet me urdhër të Prokurorisë me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit të 700 eurove. Gjykata e Tiranës përsërit vendimin e vitit 1994, duke urdhëruar shpërndarjen e grevës së urisë. Reagojnë ish-të përndjekurit: Protestën do ta vazhdojmë tek Ambasada Amerikane. Gjergj Ndreca rikthehet nga Greqia te çadrat e grevistëve: Nuk e njohim vendimin e gjykatës, protesta do të vazhdojë GJYKATA “MBYLL” GREVëN, PRANGA PëR MASHTRIM KOORDINATORIT FAQE 10-11 Dëshmia e Norjes para gjykatësve: Ajshja më tha të mos vetëvritesha Shaban Norja pranon krimin publikisht, thotë se vajza kishte tri ditë që i lutej që ta vriste. Rrëfimi para prokurorit: Atë natë mora sëpatën me vete. Ajo ecte e para. Nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e qëllova me pistoletë. Ra në tokë, i tronditur nga ajo çfarë kisha bërë, nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, më dhimbsej” Ka qarë edhe është betuar se nuk kishte dashur ta vriste vajzën që mbante fëmi- jën e tij, por fjala para gjykatës e burrit të akuzuar për një nga krimet... FAQE 6-7 Shaban Norja në gjyq Nga ceremonia e djeshme në Sheraton Universiteti Europian i Tiranës i ka akorduar ish-kryeministrit Fatos Nano titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin mbi kontributet e rëndësishme në politikë dhe aktivizimin në botën akademike. Nano bën skanerin ç’ka shkuar mirë apo keq dhe si e sheh ai të nesërmen: Dhurata më e bukur për 60-vjetor. Kjo është një nga mënyrat më të denja për bashkëpunimin e botës akademike me politikën. Një mjedis si ky nuk mund ta gjesh në të gjitha institucionet e arsimit të lartë NANO, “HONORIS CAUSA” NGA UET: Gjykata e Tiranës vendosi të shpërnda- jë grevën e urisë që po zhvillojnë ish-të përndjekurit politikë, me një vendim të ngjashëm si ai i vitit 1994. Një ditë pasi policia e Tiranës depozitoi padinë për shpalljen të paligjshme të grevës së urisë, gjykatësja Ariana Caco pranoi kërkesën, me kushtin që brenda 15 ditësh policia të paraqesë padinë që do të shqyrtohet në themel. Në vendim nuk përcaktohet afat kohor për shpërndarjen e grevës, ndërsa të padi- turve u njihet e drejta e ankimimit në Gjykatën e Apelit. Sipas kërkesës së policisë, rezulton se ish-të përndjeku- rit që janë në grevë urie prej 26 ditësh nuk kanë kërkuar dhe as u është dhë- në leje nga Drejtoria... FAQE 2-3 Zyrtarët e Entit Rregullator të Energjisë shpjegojnë arsyet se përse CEZ-Shpërndarje do të futet në proces konsultimi për heqjen e licencës E majta dhe e djathta? Na duhet një alternativë më produktive Nga Fatos Tarifa Nga Prof.Dr. Romeo Gurakuqi

Upload: gazeta-mapo

Post on 09-Mar-2016

254 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Drejtor Artur Zheji - KryereDaKtor Arion Sulo - E EnjtE, 18 tEtor 2012. numër 721. Viti iii botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

Faqe

9 Konsultimet në njësinë 3, Basha: Plani i jeP FunD PerseKutimit të Pronarëve “Plani i jep fund persekutimit të padrejtë që mungesa e transparencës i ka bërë pronarëve legjitimë, autoktonë apo të rinj"

Faqe 16eDitorial / 19

Mirë Imami shet, po Balla ae ka një plan?

Deputeti socialist Taulant Balla, prej ditësh, ndjekur nga kamera dhe kronikat bukur të gjata të një televizioni prestigjioz si Top Chan-nel, ka ndërmarrë një udhëtim në ‘Shqipërinë tjetër’ të tij. Me një listë në dorë e cila shenjon ish-repartet ushtarake nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes, z.Balla...

AlFred LELa

ngërÇ nga Bujar KaPexhiuoP-eD / 18-19

Sipas erës

reagimet pas ekstremeve

Rasti i fundit i ndezjes së qirinjve një mbasdite Tirane në kujtim të kushedisatës...

triumfi i së gabuarës?

Në këto javë përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju të besoni se pikërisht ata...

nEw York timEs pAul krugmAn

komEntermirA dAnAj

KroniKë

5 gardisti llupo: s’kam marrë urdhër, Prokuroria s’më ka pyetur në 15 muaj I akuzuari për vrasjen e Ziver Veizit, Agim Llupo tha se nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar mbi demonstruesit më 21 janar

CmyK

E vërteta historikedhe logjika e rishkrimit të historisë

transferimi i pushteteve në Shqipëri, dhjetor 1912- shtator 1914

suPlement

ere zbardh tri arsyet për heqjen e licencës së CeZ

FAQe 9

Asllan Patrioti, koordinator i grevës së ish-të përndjekurve arrestohet me urdhër të Prokurorisë me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit të 700 eurove. Gjykata e Tiranës përsërit vendimin e vitit 1994, duke urdhëruar shpërndarjen e grevës së urisë. Reagojnë ish-të përndjekurit: Protestëndo ta vazhdojmë tek Ambasada Amerikane. Gjergj Ndreca rikthehet nga Greqia te çadrat e grevistëve: Nuk e njohim vendimin e gjykatës, protesta do të vazhdojë

GjYkata “mbYLL” GrEvën, pranGa për mashtrim koordinatorit

Faqe 10-11

Dëshmia e Norjes para gjykatësve: Ajshja më tha të mos vetëvriteshaShaban Norja pranon krimin publikisht, thotë se vajza kishte tri ditë që i lutej që ta vriste. Rrëfimi para prokurorit: Atë natë mora sëpatën me vete. Ajo ecte e para. Nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e

qëllova me pistoletë. Ra në tokë, i tronditur nga ajo çfarë kisha bërë, nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, më dhimbsej”Ka qarë edhe është betuar se nuk kishte dashur ta vriste vajzën që mbante fëmi-jën e tij, por fjala para gjykatës e burrit të akuzuar për një nga krimet... FAQe 6-7

shaban norja në gjyq

nga ceremonia e djeshme në sheraton

Universiteti Europian i Tiranës i ka akorduar ish-kryeministrit Fatos Nano titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin mbi kontributet e rëndësishme në politikë dhe aktivizimin në botën akademike. Nano bën skanerin ç’ka shkuar mirë apo keq dhe si e sheh ai të nesërmen: Dhurata më e bukur për 60-vjetor. Kjo është një nga mënyrat më të denja për bashkëpunimin e botës akademike me politikën. Një mjedis si ky nuk mund ta gjesh në të gjitha institucionet e arsimit të lartë

nano, “honoris Causa” nga uet:

Gjykata e Tiranës vendosi të shpërnda-jë grevën e urisë që po zhvillojnë ish-të përndjekurit politikë, me një vendim të ngjashëm si ai i vitit 1994. Një ditë pasi policia e Tiranës depozitoi padinë për shpalljen të paligjshme të grevës së urisë, gjykatësja Ariana Caco pranoi kërkesën, me kushtin që brenda 15 ditësh policia të paraqesë padinë që do

të shqyrtohet në themel. Në vendim nuk përcaktohet afat kohor për shpërndarjen e grevës, ndërsa të padi-turve u njihet e drejta e ankimimit në Gjykatën e Apelit. Sipas kërkesës së policisë, rezulton se ish-të përndjeku-rit që janë në grevë urie prej 26 ditësh nuk kanë kërkuar dhe as u është dhë-në leje nga Drejtoria... FAQe 2-3

Zyrtarët e Entit Rregullator të Energjisë shpjegojnë arsyet se përse CEZ-Shpërndarje do të futet në proces konsultimi për heqjen e licencës

e majta dhe e djathta? na duhet një alternativë

më produktive

Nga Fatos Tarifa

Nga Prof.Dr. Romeo Gurakuqi

Page 2: Gazeta Mapo

Pas padisë së policisë, Gjykata e Tiranës vendos të shpërndajë grevën e ish-të përndjekurve. Vendimi, i ngjashëm me atë të vitit 1994

MAPO 19MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 052 MAPO e enjte, 18 tetor 2012

www.mapo.al

Leonard Bakillari

Tiranë Gjykata e Tiranës vendosi të shpërndajë grevën e urisë që po zhvillojnë ish-të përndjeku-rit politikë, me një vendim të ngjashëm si ai i vitit 1994. Një ditë pasi policia e Tiranës depozitoi padinë për shpalljen të paligjshme të grevës së urisë, gjykatësja Ariana Caco pranoi kërkesën, me kushtin që brenda 15 ditësh policia të paraqesë padinë që do të shqyrtohet në themel. Në vendim nuk përcaktohet afat kohor për shpërndarjen e grevës, ndërsa të paditurve u njihet e drejta e an-kimimit në Gjykatën e Apelit. Sipas kërkesës së policisë, rezulton se ish-të përndjekurit që janë në grevë urie prej 26 ditësh nuk kanë kërkuar dhe as u është dhënë leje nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për zhvil-limin e saj. Në këtë rast, policia është institucioni shtetëror i ngarkuar me ligj për garantimin e ren-dit dhe sigurisë publike, çka, sipas gjykatës, e legji-timon këtë organ si palë në procesin gjyqësor. Por argumenti më i fortë është ai i veprave penale që kanë ndodhur gjatë grevës së urisë, siç ishte rasti i djegies së shtetasit Gjergj Ndreca nga një tjetër grevist, i cili po he-tohet tashmë nga Prokuro-ria. “Konkretisht në datat 08.10.2012 dhe 10.10.2012, janë regjistruar dy inciden-te të rënda, ku pjesëmarrë-si i grevës së urisë, shtetasi Gjergj Ndreca dhe Irakli Bejko, kanë tentuar të dje-gin veten me lënde djegëse në ambientet e grevës, ku kanë pësuar dëmtime të rën-da, të rrezikshme për jetën. Përsa i përket dëmtimit me zjarr të shtetasit Gjergj Ndreca, Prokuroria e Rre-thit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit nën hetim Perikli Shqevi, akuzuar për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”- argumenton në kërkesën e saj policia e Tiranës. Në këto rrethana, policia i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e grevës së urisë deri në paraqitjen e një padie për vlefshmërinë e këtij tu-bimi të organizuar nga një grup ish-të përndjekur-ish politikë. Kjo kërkesë, sipas gjykatës, duhet pran-uar, pasi jemi para një tubimi ku ka ndodhur një ve-për penale, për të cilën po heton prokuroria, çka për-bën shkak për shpërndarjen e grevës së urisë pasi është kryer një krim. “Gjykata duke e konsideruar se këto incidente gjatë zhvillimit të kësaj greve urie (tu-bimi) mund të përsëriten dhe se këto incidente mund të vënë në rrezik jetën ose shëndetin e pjesëmarrësve, urdhëron shpërndarjen e grevës së urisë që po zhvil-lohet nga një grup ish-të përndjekurish politikë”- thuhet në vendimin e gjykatës.

Greva e 1994-s dhe vendimi i gjykatës Rreth 18 vite të shkuara, një tjetër grevë ish-të

përndjekurish është mbyllur me vendim gjykate, me të njëjtat argumente ligjore si ai i djeshmi. “Mapo” zbardh vendimin e gjyqtarit Artan Ze-neli, marrë në vitin 1994 për ish-grevistët e urisë

që kërkonin dëmshpërblimin. Asokohe, të orga-nizuar në Shoqatën Kombëtare të të Dënuarve Politikë, disa përfaqësues paraqitën në Këshillin e Ministrave një peticion me 10 pika, kryesisht me karakter ekonomik. Pasi kërkesa e tyre nuk u pranua nga qeveria e kohës, të dënuarit poli-tikë nisën një grevë urie, që njësoj si tani u cilë-sua e paligjshme nga Gjykata. Në vendimin e datës 5 gusht të vitit 1994 gjyqtari Artan Zeneli pranoi padinë e Qeverisë së kohës, duke urd-hëruar pezullimin e grevës së urisë që po zhvil-lohej nga të përndjekurit politikë. Asokohe, gjy-qtari që tashmë është pjesë e Gjykatës së Lartë, i

referohet një dekreti të vitit 1991 që kishte si qëllim të rregullonte marrëd-hëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, pa-varësisht faktit se situata e të përndjekurve të për-bashkët me këtë dekret kishte vetëm anën eko-nomike të saj. “Duke qenë

se greva e shpallur ka karakter ekonomik dhe synon plotësimin e kërkesave ekonomike të anës së paditur dhe duke qenë se këto probleme janë të karakterit të rëndësishëm shoqëror, unë si gjyqtar i vetëm çmoj se ato duhet t’i nënshtrohen një gjyki-mi të drejtë, objektiv dhe të paanshëm dhe për të ruajtur këtë ob-jektivitet, çmoj se gre-va e urisë e nisur nga ana e të paditurve duhet të pezullohet deri në përfundim të gjykimit të çështjes”- thuhet në vendimin e gjyqtarit Artan Zene-

li, dhënë në gusht të vitit 1994. Për të arritur në këtë përfundim, gjykatësi i referohet nenin 9 të dekretit nr.7458 datë 22.01.1991 “Për të drejtën e grevës”, thuhet se “Kur greva shoqërohet me veprime të paligjshme, palët i drejtohen gjykatës. Gjykata përcakton përgjegjësi-në e palëve, veprimet që ato duhet të kryejnë dhe kur ka pasoja financiare, cakton palën që detyro-het të zhdëmtojë”.

Greva sipas Kodit të Punës… Një nen i ngjashëm citohet në bazën ligjore të

padisë që pas 18 vitesh, në situatë gati të ngjashme, policia i drejton gjykatës, duke i kërkuar shpërndar-jen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë. Bëhet fjalë për Nenin 197/9 të Kodit të Punës, që ka si objekt efektet e grevës së paligjshme në rastet e konflikteve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Aty shprehimisht citohet se “Kur greva shoqërohet me veprime të paligjshme, palët i drejtohen gjykatës, e cila përcakton përgjegjësitë e palëve, ve-primet që ato duhet të kryejnë, cakton dëmin e shkaktuar dhe detyrimet e palës që duhet të zhdëm-tojë”. Por këtë radhë, një nen i tillë nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, e cila me sa duket ka gjetur një zgjidhje tjetër për shpërndarjen e grevës së urisë, duke u kujdesur për sigurinë e pjesëmar-rësve në grevë për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë zhvillimit të saj.

Gjykata përsërit vendimin e ’94-s: Të mbyllet greva e urisë gjykata e tiranës ka miratuar kërkesën e policisë për shpërndarjen e grevës së urisë, me argumentin se ka pasur vepra penale. mapo zbardh vendimin e gjykatës së vitit 1994, që shpërndau grevën e urisë së ish-të përndjekurve politikë

Neni 197/9 i Kodit të PunësEfektet e grevës së paligjshme1) Kur greva nuk është e ligjshme, punëdhënësi mund të ndërpresë marrëdhëniet e punës me grevistët. ai ka të drejtë që ndaj punëmarrësve që nuk rifillojnë punën brenda tri ditëve, të zgjidhë kontratën e punës me efekt të men-jëhershëm, si dhe t’u kërkojë atyre shlyerjen e dëmit të shkaktuar. në këtë rast nuk zbatohen dispozitat për procedurat e pushimit nga puna.2) Kërkesa për dëmshpërblim mund të drejtohet edhe kundër sindikatës që organizon grevën.3) Kur greva shoqërohet me veprime të paligjshme, palët i drejtohen gjykatës, e cila përcakton përgjegjësitë e palëve, veprimet që ato duhet të kryejnë, cakton dëmin e shkaktuar dhe detyrimet e palës që duhet të zhdëmtojë.4) nëse rrethanat e lejojnë, gjykata mund të vendosë rifillimin e punës.Kodi i Procedurës CivileNeni 32padia mund të ngrihet:a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.Neni 202Kur lejohet sigurimi i padisëme kërkesën e paditësit, gjykata brenda 5 ditëve lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

sigurimi i padisë lejohet kur:a) padia mbështetet në prova me shkresë;b) paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë. garancia mund të kërkohet edhe për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e këtij neniNeni 204sigurimi i padisë mund të kërkohet edhe përpara ngritjes së padisë në gjykatën e vendit ku ka bani-min paditësi ose ku ndodhet pasuria me të cilën do të sigurohet padia. në këtë rast gjykata cakton një afat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë, brenda të cilit duhet të paraqitet padia në gjykatë.Ligji nr.8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”neni 2 pika 5tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqë-sor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit.Neni 9një tubim në një shesh ose vendkalim publik mund të shpërndahet nga forcat policore me uniformë, vetëm në rastet kur:b) gjatë zhvillimit të tij kryhen krime;Neni 16mbajtja e një tubimi në vende të hapura për publikun mund të ndalohet dhe të mbyllet, nëse ka filluar, kur:c) ekziston rrezik për jetën ose shëndetin e pjesëmarrësve.

NeNet ku u bazua gjykata për grevëN e urisë

Faksimile e vendimit të vitit

1994 për grevën e urisë

Në vendimin e datës 5

gusht të vitit 1994 gjyqtari Artan Zeneli

pranoi padinë e

Qeverisë së kohës, duke

urdhëruar pezullimin e

grevës së urisë që po zhvillohej

nga të përndjekurit

politikë

f kus

Page 3: Gazeta Mapo

Ndreca i është afruar çadrave të grevës brenda një ambulance rreth orës 21.00 të mbrëmjes, prej nga bëri thirrje për vazhdimin e protestës deri në plotësimin e kërkesave

Asllan Patrioti është arrestuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Policia: E kapëm në flagrancë me 700 euro

MAPO 3e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Dashamir Biçaku

Tiranë Asllan Patrioti, njëri prej koordinatorëve të grevës së urisë u arrestua mbrëmë nga policia e Tira-nës, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia bëri me dije se Patrio-ti u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa po merrte nga shtetasi italian me inicialet M.N shumën e 700 eu-rove. Historia nis nga qershori i këtij viti, kur italiani denoncoi vjedhjen e makinës së tij. “Policia e gjeti dhe ia ktheu makinën pronarit, por që prej asaj kohe, Asllan Patrioti kërcënonte shtetasin italian, me pretendimin se kishte ndikuar në gjetjen e makinës së tij, duke i kërkuar 700 euro”,-tha mbrëmë zëdhënësja e policisë së Tira-nës. Sipas saj, urdhri për arrestimin e Patriotit është firmosur nga Prokuro-ria e Tiranës, ndërsa koordinatorit të grevës i janë gjetur paratë në cilësinë e provës materiale. E ndërsa Patriotit i komunikohej akuza në policinë e Ti-ranës, grevistët e urisë besonin se ai ishte shoqëruar për të negociuar zbat-imin e vendimit të gjykatës, për shpërndarjen e grevistëve.

Kthehet Gjergj Ndreca Rikthimi i Gjergj Ndrecës ka

ngritur moralin në çadrën e gre-vistëve të urisë, pas një dite tensio-nesh për shkak të vendimit të Gjykatës së Tiranës. Ndreca i është afruar çadrave të grevës brenda një ambulance rreth orës 21.00 të mbrëmjes, prej nga bëri thirrje për vazhdimin e protestës deri në plotës-imin e kërkesave. “Këtu po vetëflijo-hen vëllezërit e mi” -tha Ndreca për mediat, duke kërkuar të rikthehej në grevë, edhe pse gjendja shëndetë-sore nuk ia lejonte një gjë të tillë. I pyetur për shëndetin, i vetëdjeguri me benzinë 1 javë më parë tha se “Kam probleme me sytë, shikoj pak. Nuk e kam ndjekur grevën sepse kam qenë në reanimacion. Gjykata ju merr të keqen të burgosurve poli-tikë. Ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe as këtë qeveri. Ne njohim Gjykatën e Hagës, Strasburgut. Ne nuk njohim gjykata që thonë nuk njohim grevën e urisë,” -tha Ndreca. Edhe pse Ndreca ka kërkuar t’u bashkohet grevistëve të tjerë, policia nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Ambu-lanca ku ai ndodhej është shoqëruar nga forcat e policisë drejt spitalit.

Reagimi i grevistëve Që prej orës 10.00 të mëngjesit,

kur ish-të përnd-jekurit në grevë u njohën me vendi-min e Gjykatës, situata ka qenë e tensionuar pranë çadrave të ngri-tura 26 ditë më parë. Koordina-torët e grevës thanë për mediat s e n u k k a n ë

ndërmend ta ndërpresin protestën e tyre dhe se në nxirren me forcë nga policia, kanë gati një tjetër vend. Ata kanë refuzuar të firmosin proces-verbalin që i vinte në dijeni për vendimin e gjykatës. Koordinato-ri i grevës së urisë së ish-të burgo-surve politikë, Asllan Patrioti, në një deklaratë të ashpër theksoi se nëse përdoret forca kundër gre-vistëve, do të ketë viktima. “Kam heshtur se do bënim mbase nego-ciata, kërkuam të ulim gjakrat, dhe u bëj thirrje, të ulin gjakrat, ndry-she do kesh kufoma. Ne duam dëmshpërblim për ligjin. Çfarë u pengon të na e jepni? Nëse ti tenton t’i nxjerrësh me forcë këta njerëz, të siguroj se do kemi probleme”-i bëri ai thirrje kryeministrit të vendit. Ish-të përndjekurit në grevë thanë mbrëmë se po u shkelen të drejtat dhe se një qëndrim të tillë nuk e ka-në hasur as në regjimin e Enver Hox-hës. “Na kanë ndaluar cigaret dhe takimet me familjarët. Ne kemi qenë në burgjet e Enverit, maskara ka qe-në, por 5 minutshin e familjes e kishte në rregull maskarai. Familjet kanë ardhur dhe nuk i lënë. Ku jemi, në burg apo internim”,-tha Asllan Patrioti për mediat.

Policia arreston për mashtrim koordinatorin e grevës, rikthehet Ndreca asllan patrioti u arrestua me urdhër të prokurorisë, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit. policia: Kërcënonte një italian për 700 euro, me pretendimin se i kishte gjetur makinën e vjedhur. rikthimi i gjergj ndrecës nga greqia ngre moralin e të mbeturve në grevë

Tiranë partia Demokratike nuk ndry-shon qëndrim sa i përket mënyrës sesi janë dëmshpërblyer ish-të përndjekurit grevistë. zëdhënësja e pD-së, silvi Bar-dhi, iu referua dje të dhënave që ministri i Drejtësisë, eduard halimi, paraqiti në komisionin e ligjeve, dy ditë më parë. “z.halimi njohu deputetët e aleancës rama-tufa se viktimat e kësaj aleance që ndodhen në çadrat e ngritura me urdhër të edi ramës te studio e Kristaq ramës, kanë marrë së bashku, lekë, dhe lekë privatizimi 256 mijë dollarë. përveç tyre, ata kanë marrë apartamente banimi, së paku 240 mijë dollarë të tjera dhe kanë privatizuar me çmime simbo-like me lekë privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijë dollarë. pra, në zbatim të ligjit të dëmshpërb-

limit të të përndjekurve politikë, vetëm zotërinjtë që po grevojnë në studion e Kristaq ramës dhe deklarojnë çdo ditë se nuk kanë marrë asgjë, janë dëmsh-përblyer me lekë për këstin e parë dhe sipas ligjit edhe të atë të dytë me lekë privatizimi dhe fabrika në linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijë dollarë” - tha Bardhi. ajo shtoi se “personi me tre emra dhe me vilë luksoze në Korfuz, i cili ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandi-dat në Bruksel për shqipërinë, me porosi do të lyente me benzinë dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta një grevisti me probleme serioze mendore, ka marrë në përputhje me ligjin një aparta-ment 3+1 si edhe dëmshpërblimin prej 530 mijë lekësh”.

greva, Bardhi: Viktimat e aleancës së ramës kanë marrë 256 mijë $

topi: qëndrimi i qeverisë ndaj grevistëve, kriminal

Tiranë Kryetari i partisë “Fryma e re Demokratike”, Bamir topi, deklaroi dje nga qyteti i elbasanit se indiferentizmi nga ana e qeverisë ndaj grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë është kriminal. sipas tij, qeveria nuk ka pasur në plan të parë qytetarin, por veten dhe famil-jarët e saj. ndërsa ka zhvilluar një takim me mbështetësit e FrD-së në qytetin e el-basanit, topi ka theksuar se kjo parti do të

dijë të komunikojë me qytetarët. “partitë e vjetra mashtrojnë me premtimet e tyre, por FrD-ja do të mbajë premtimet”- tha topi. Kryetari i FrD-së u shpreh gjithashtu gjatë takimit se elbasani është një qytet i traditës qytetare, mikpritjes, por edhe i seriozitetit në organizim. po dje, kryetari i FrD-së ishte edhe ne Korçë, ku mori pjesë në hapjen e degës së kësaj force politike.

Historia nis nga qershori i këtij viti, kur italiani denoncoi vjedhjen e makinës së tij. “Policia e gjeti dhe ia ktheu makinën pronarit, por që prej asaj kohe, Asllan Patrioti kërcënonte shtetasin ital-ian, me pretendimin se kishte ndikuar në gjetjen e makinës së tij, duke i kërkuar 700 euro”

Asllan Patrioti, dje në grevën e urisë

Page 4: Gazeta Mapo

politika Gjatë qëndrimit në Bukuresht kreu i opozitës, edi rama u takua me kryeministrin rumun, Viktor ponta. nga rrjeti social “twitter” rama është shprehur se takimi ka pasur si kryefjalë perspektivën europiane dhe bashkëpun-imin midis Shqipërisë dhe ruman-isë. “Diskutuam për bashkëpunimin në kushtet e të qenit në opozitë, por që nesër do jetë në qeveri”, - u shpreh rama në lidhje me këtë takim. Selia rozë

informon se kryetari rama ka pasur një takim edhe me studentët shqiptarë, ku ka shpalosur programin “për një rilindje Shqiptare”. “Bukuresht, me studentët shqiptarë në Hotel Continental, ku qëndroi Ismail Qemali deri ditën e nisjes drejt Vlorës,1912. pas takimit ku folëm për ëndrrat, shpresat, përpjekjet e tyre dhe Shqipërinë që duam të kemi”, - shk-ruan rama në ‘twitter’, duke sjellë në kujtesë për 100-vjetorin e pavarësisë

edhe plakun e mençur. partia Socialiste në njoftimin e saj sqaroi se rama dhe ponta diskutuan edhe për qëndrimin e rumanisë për Kosovën. Kryesocialisti rama ndodhet prej dy ditësh në rumani, ku pritet të takohet edhe me personal-itete të larta. Sipas selisë rozë, rama ka shpalosur programin e partisë Socialiste për një “rilindje Kombëtare”, duke nënvizuar se pas 2013-ës pS do të jetë në qeveri.

rama në Bukuresht: në 2013 do të jemi në qeveri

Berisha: Gati të punoj për kushtet, por opozita po tregohet konfuze Kryeministri Sali Berisha shprehet i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, me qëllim miratimin e tri kushteve të mbetura për statusin e vendit kandidat në dhjetor

TIRANË Kryeministri Sali Berisha mo-ri pjesë dje në punimet e ditës së parë të Kongresit Statutor të Partisë Popullore Europiane (PPE) që po zhvillohet në kryeqytetin rumun, Bukuresht. Më herët Berisha zhvilloi takime të veçan-ta me ish-ministrin italian, Franco Frattini, zëvendëskancelarin dhe min-istrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger dhe Kryeministrin e Fin-landës, Jyrki Katainen. Pjesë e bisedi-meve gjatë këtyre takimeve ishte edhe statusi i vendit kandidat për Shqipëri-në. Kështu, gjatë takimit që kryeminis-tri Berisha zhvilloi me kryetarin e gru-pit ad hoc në PPE për politikat e jasht-me, Franco Frattini, ky i fundit u intere-sua për hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit, pas raportit të Komision-it Europian që propozoi dhënien e sta-

tusit të vendit kandidat për Shqipëri-në. Nga ana e tij, Kryeministri e cilësoi si një dokument historik raportin dhe vlerësoi si të drejta kërkesat e KE-së për miratimin e tri akteve legjislative para marrjes së vendimit nga Këshilli Euro-pian në dhjetor të këtij viti. Berisha nënvizoi se këto akte janë tashmë në Kuvend dhe presin votën e opozitës so-cialiste, në mënyrë që këto kërkesa të fundit të plotësohen në kohë me kon-sensus. “Kryeministri siguroi gatish-mërinë e mazhorancës për të hedhur hapat e fundit bashkë me opozitën, si akte në interesin më të mirë të vendit.

Kryeministri theksoi se qëndrimet bllokuese dhe konfuze të opozitës po vonojnë miratimin e këtyre ligjeve në kohën e duhur”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë. Berisha zhvilloi një takim edhe me zëvendës-kancelarin dhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger. Në ta-kim, zëvendëskancelari Spindelegger e cilësoi raport-progresin e Komision-it Europian në lidhje me Shqipërinë si shumë pozitiv dhe e siguroi Kryemin-istrin për mbështetjen e palëkundur të Austrisë në procesin e vendimmarrjes për statusin kandidat dhe në hapat e mëtejshëm për integrimin europian. Ai theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë politike, Shqipëria dhe mazh-oranca qeverisëse kanë bërë shumë përpjekje dhe ka arritur shumë në rrugën e modernizimit dhe integrim-it. Edhe gjatë këtij takimi Berisha i cilësoi si të drejta kërkesat e KE-së për dhënien e statusit dhe u angazhua se mazhoranca do bëjë gjithçka të mun-dur që të përmbushë këto detyrime, por nënvizoi se “për këtë është e nevo-jshme që opozita gjithashtu të heqë dorë nga bllokimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja”.

Dy draftet që përbëjnë paketën e reformës parlamentare janë përfshirë pa patur një konsensus paraprak mes palëve. Në rend të ditës dhe Gjykata e Lartë.

Fejzi Braushi

Kuvendi përfshin për miratim në rendin e ditës së seancës së sotme dy nga tri çështjet e lëna nga Komisioni Europian si kushte për të marrë sta-tusin e vendit kandidat. Bëhet fjalë për nismën për disa ndryshime në ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, e cila për hir të së vërtetës ka qenë në ren-din e ditës edhe në seancat e shkuara, si dhe për draftin e reformës parla-mentare. Megjithatë, kjo nuk nënkupton miratimin e këtyre dy nismave për shkak se palët nuk ka-në mundur të gjejnë paraprakisht një zgjidhje për çështjet të cilat kanë bërë të pamundur miratimin e tyre deri më tani. Burime pranë të dyja partive kryesore të përfaqësuara në Kuvend kanë bërë të ditur se nuk ka patur asnjë zhvillim të ri në drejtim të gjetjes së një konsensusi për se-cilën nga këto dy çështje.

rendi i ditësKuvendi ka publikuar dje në

mbrëmje rendin e ditës të seancës së

sotme, ku veç çështjeve të pritshme për t’u diskutuar, janë dhe dy nga nismat që për t’u miratuar kërkojnë konsensusin edhe të opozitës. Bëhet fjalë për pikën e gjashtë të rendit të ditës dhe që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimeve të reformës parla-mentare. Më konkretisht, miratimin e projektvendimit “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuven-dit”, si dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Sta-tusi i deputetit”. Të dyja këto nisma përbëjnë paketën e propozimeve për reformën parlamentare, miratimi i së cilës është vendosur nga KE si kusht për dhënien e statusit të ven-dit kandidat. Por duket se kemi të

bëjmë me një vendim të drejtueses së Kuvendit për ta përfshirë këtë çështje në rendin e seancës së sotme, dhe jo një vullnet të shprehur para-prakisht nga palët për ta miratuar këtë reformë me konsensus. Të kon-taktuar nga gazeta dy nga anëtarët e grupit të punës që funksionoi për di-sa muaj për këtë çështje, Jemin Gja-na dhe Ditmir Bushati kanë bërë të ditur se çështja që mban ende të bllokuar arritjen e konsensusit për reformën, pra koha e fjalës së kreut të opozitës në parlament mbetet ende pa zgjidhje. Gjithashtu, burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se për-faqësuesit e kësaj force nuk kanë dhënë asnjë pëlqim deri më tani për

kalimin e kësaj pakete propozimesh në seancën e sotme. Çka lë të kupto-het qartë se futja e reformës parla-mentare në seancën e sotme është vetëm një tentativë politike që mazh-oranca të tregojë se është opozita ajo që pengon plotësimin e kushteve të BE-së. Mësohet se lidhur me kohën

e fjalës së kreut të opozitës në parla-ment, mazhoranca u ka ofruar so-cialistëve si zgjidhje që ai të flasë pas fjalës kryesore që mban Kryeminis-tri. Por sipas socialistëve kjo zgjid-hje nuk është e pranueshme, pasi së pari nuk arrihet të identifikohet se cili mund të konsiderohet fjalim kryesor, si dhe nuk i jep mundësinë opozitës që të përgjigjet për çdo ndërhyrje që mund të bëjë kreu i ekzekutivit.

Gjykata e LartëSi pikë e shtatë e rendit të ditës së

seancës së sotme është përcaktuar për votim projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”. Kjo është hera e tretë që ky projektligj futet në rend të ditës, pavarësisht se opozita ka bërë të qa-rtë se s’do ta votojë atë për sa kohë mazhoranca nuk i jep zgjidhje çështjes së kreut të Qarkut të Fierit. Por ashtu si në rastin e reformës par-lamentare, edhe në atë të nismës për ndryshime në ligjin e Gjykatës së Lartë mazhoranca duket se kërkon të vërë opozitën para një situate që ta bëjë atë të ndjehet përgjegjëse për zvarritjen që po i bën këtyre dy çështjeve dhe nëpërmjet tyre edhe procesit të integrimit. Gjatë seancës së sotme pritet të bëhet betimi edhe i 7 anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Gjana dhe Bushati thanë se çështja që mban ende të bllokuar arritjen e konsen-susit për reformën mbetet ende pa zgjidhje

4 MAPO e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Statusi, reforma parlamentare futet për miratim në seancën e sotme

“Pavarësisht situatës së vështirë politike, Shqipëria dhe mazhoranca qeverisëse kanë bërë shumë përpjekje dhe ka arritur shumë në rrugën e modernizimit dhe integrimit

sali Berisha

Page 5: Gazeta Mapo

Policia e Kukësit ka arrestuar mëngjesin e djeshëm Avdi Laçin, i cili në bashkëpunim me vëllanë vranë të atin për paratë e pensionit

KuKës Policia e Kukësit ka arrestuar njërin prej vëllezërve që vranë të atin vetëm pak orë pas krimit. Përmes një njoftimi për shtyp, policia lokale bëri me dije se kishte vënë në pranga 36-vjeçarin Avdi Laçi, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e dytë. Mësohet se dy vëllezërit e kishin ekzekutuar babanë me kallash-nikov vetëm pak minuta pasi ishte kthy-er nga Komuna ku kishte marrë pensio-nin. Burime nga policia e Kukësit thanë se dy vëllezërit i kërkonin babait 74-vjeçar paratë e pensionit për të luajtur kumar. Sipas policisë së Kukësit ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 të së mar-tës, në fshatin Bardhoc, komuna Tër-thore. “Shtetasit Avdi Sali Laçi, vjeç 36

dhe vëllai i tij, Vexhi Laçi 31 vjeç, dys-hohen se në banesën e tyre për motive të dobëta kanë vrarë me armë zjarri babain e tyre, shtetasin Sali Laçi, vjeç 74”, - njoftoi policia. Sipas saj, forca të shumta të antikrimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes të njoftuar nga fqinjët, por dy personat që akuzohen për krimin ishin larguar menjëherë nga vendngjarja. Fil-limisht policia dyshoi për përfshirjen në krim të vetëm njërit prej vëllezërve. 36-vjeçi që sipas policisë luante kumar dhe ishte shfaqur edhe më herët i dhun-shëm, ishte i dyshuari kryesor për kri-min, por pas sqarimit të rrethanave dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, duket se ai është ndihmuar edhe nga vëllai më i vogël. Banorë të zonës thanë se familja Laçi jetonte në varfëri dhe se vëllezërit ishin të papunë, por edhe nuk duket se kërkonin të punonin. Banorët thanë se 36-vjeçari dhe vëllai i tij luanin shpesh kumar dhe duket se i harxhonin të ard-hurat e vetme të familjes për këtë qëllim.

Vrasja e 74-Vjeçarit Arrestohet njëri prej vëllezërve

I akuzuari për vrasjen e Ziver Veizit, Agim Llupo tha se nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar mbi demonstruesit më 21 janar. “Prokuroria ka gjetur tek unë fajtorin dhe kjo gjë më shqetëson. Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor ndaj meje”

Leonard Bakillari

Tiranë Ish-majori i Gardës së Re-publikës, Agim Llupo, i akuzuar nga prokuroria për dy vrasje në demonstratën e 21 janarit, ka aku-zuar prokurorinë për njëanshmëri në hetim, duke mos bërë sipas tij asgjë për të zbuluar të vërtetën. Llupo tha se prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të vërtetuar se ai është fajtor si-kundër akuzohet, pasi prej 15 mua-jsh është mbajtur në burg pa i mar-rë asnjë dëshmi. Që në nisje të se-ancës së djeshme gjyqësore ndaj tij dhe ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, gjithashtu i akuzuar për vrasje, gardisti Agim Llupo ka kërkuar të bëjë një deklaratë. Në mungesë të avokatit të tij, Llupo ka lexuar një material, ku sipas tij përshkruan pozicionin e tij në ra-port me drejtësinë lidhur me ng-jarjet e 21 janarit. “Prokuroria ka

gjetur tek unë fajtorin dhe kjo gjë më shqetëson. Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor ndaj meje që në momentin që jam arres-tuar. Sipas akuzës, e vërteta doli në shesh dhe unë jam fajtori, por kjo nuk është e vërtetë. Asnjëherë kërkesat e avokatëve të mi nuk ja-në marrë parasysh nga prokuro-ria”, - tha Llupo në sallën e gjyqit. Më tej ai tregoi para gjykatës se më 21 janar nuk kishte pasur as-një urdhër për të qëlluar, madje në cilësinë e zv/komandantit të një-sisë speciale nuk kishte dhënë as-një urdhër të tillë për vartësit. “Nuk ka pasur asnjë urdhër për hapje zjarri dhe pushim zjarri, por ligji i Gardës e lejon këtë gjë. Kam hapur zjarr në protestë, por kam qëlluar vetëm në ajër. Vetë ligji i Gardës legjitimon hapjen e zjarrit

kur cenohet institucioni. Unë kam qenë duke kryer detyrën dhe kam zbatuar ligjin”, - tha i pandehuri. Po ashtu, i akuzuari për vrasje tre-goi se ditën e ngjarjes nuk ka qenë në kushte të mira fizike, pasi përveçse është qëlluar me gurë nga protestuesit, ka pasur tem-peraturë për shkak të gazit lotsjel-lës që ka hedhur policia. “Jam go-ditur me gurë në kokë nga pro-testuesit. Kam pasur plagë në shpatull dhe në këmbë. Nuk kam qenë në gjendje të mirë fizike, pasi kisha temperaturë të lartë dhe kur vajta për t’u mjekuar më thanë se efekti vinte nga gazi lotsjellës”,- tha Llupo. Pas përfundimit të deklaratës nga i akuzuari për vras-jen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, gjykata vijoi seancën me leximin e tri deklarimeve të dhëna nga dëshmitarë të cilët nuk ndod-hen në Shqipëri. Dëshmitë e dy prej miqve të Aleks Nikës dhe deklarimet e gazetarit Fatos Mah-mutaj, i plagosur në ngjarjet e 21 janarit, kanë mbyllur seancën e djeshme gjyqësore ndaj të pande-hurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume. Prendi dhe Llupo akuzohen nga prokuroria për vrasjen e shtetasve Faik Myr-taj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ndërsa Kume, shoferi i koman-dantit të Gardës, akuzohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gardisti LLupo: S’kam marrë urdhër, Prokuroria s’më ka pyetur në 15 muaj

ambasadori

MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 05

elbasan policia e elbasanit tha dje se ka shmangur një tragjedi në Belsh të këtij qyteti. Një konflikt për një pronë, për të cilën palët pretendonin se ishin pronarë, për pak sa nuk është kthyer në një kasaphanë të vërtetë. ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që mësohet se ka ndalur konfliktin mes dy palëve. konflikti ka ndodhur mes pjesëtarëve të një fisi. ramadan Bali, 45 vjeç, së bashku me dy djemtë e xhaxhait të tij, a.Bali dhe B.Bali, përkatësisht të moshave 40-45 vjeç, për motive pronësie janë konfliktuar e më pas kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime në pjesë të trupit shtetasve s.Bali dhe Xh.Bali të moshave 30-35 vjeç, të cilët ishin të afërmit e tyre. Në konflikt janë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë dhe si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas. pas mjekimit ata ndodhen jashtë

rrezikut për jetën. ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë, e cila ka shpërndarë palët dhe ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Në banesat e njerëzve të përfshirë në konflikt është kryer një kontroll nga policia. Nga dëshmitë e para agjentët kishin informacion që 45-vjeçari ramadan Bali kishte në banesën e tij një sasi tritoli, me të cilën kishte kërcënuar se do ta përdorte kundër palës tjetër. Nga kontrolli i shtëpisë së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpe lëndë plasëse me ambalazh plastik me mbishkrimin ‘magnum 395’, si dhe 5 pako me ambalazh letre, lëndë plasëse tritol. Ndaj ramadan Balit u mor masa e arrestit në flagrancë për mbajtje të armëve, lëndëve plasës pa leje të organeve kompetente, deri në sqarimin e ngjarjes së regjistruar dje në Belsh. F.S.

kushërinjtë zihen për pronën, kapen 10 kallëpe tritol

MAPOe eNjte, 18 tetor 2012www.mapo.al 5

Përleshje me thika në gjimnaz, 2 të plagosur përleshje me thika para gjimnazit “kostandin kristoforidhi” në elbasan, plagosen dy adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites jashtë mureve të shkollës, por në afërsi të saj. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin kirurgjik, ku edhe morën ndihmën e parë mjekësore. sipas të dhënave spitalore ata ndodhen jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë

janë intensifikuar shërbimet e policisë në shkolla për të bërë të mundur edhe kapjen e të dyshuarve për ngjarjen. agjentët kanë arritur të identifikojnë autorët e krimit, të cilët janë gjithashtu në të njëjtën moshë me të plagosurit. Dy të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe pritet arrestimi i tyre. shkaku i konfliktit ka qenë banal dhe raste të ngjashme nuk kanë munguar në shkolla. F.S.

kronikë

“sipas akuzës, e vërteta doli në shesh dhe unë jam fajtori, por kjo nuk është e vërtetë. asnjëherë kërkesat e avokatëve të mi nuk janë marrë parasysh nga prokuroria”, - tha llupo

Agim Llupo, dje në gjykatë

Page 6: Gazeta Mapo

MAPO 19MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 052 MAPO e martë, 16 tetor 2012

www.mapo.al

Edhe pse pistoleta ende nuk është gjetur nga ana e policisë, Nishani thotë se e beson plotësisht dëshminë e 80-vjeçarit

MAPO 19MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 056 MAPO e enjte, 18 tetor 2012

www.mapo.al

Elitjona Doko

Krahas skenës së krimit, prokurori i dosjes “Ajshe Vata”, Sokol Nishani, dha detaje edhe për mënyrën sesi drejtësia ra në gjurmët e au-torit. Sipas Nishanit, pas marrjes në dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur, ku trupi u gjet në orët e para të mëngjesit të së enjtes, paralel me mbledhjen e provave në vendngjarje, nisi puna për shoqërimin e personave të cilët dys-hoheshin të kishin pasur kontaktet e fundit me vajzën, kryesisht për ditën që mbeti e ekze-kutuar, por edhe u kërkuan tabulatet e kompanive për-katëse të numrit të celularit që Ajshja kishte, me qëllim zbardhjen e telefonatave të fundit që kjo kishte bërë apo m a r r ë . Me s s h u m ë t ë shoqëruarve, tregon Nishani, ishte dhe Shaban Norja, pasi komshinjtë kishin dëshmuar se i kishin parë bashkë ditën që ndodhi ngjarja. Në dësh-minë e tij të dhënë në polici, në ditën e parë që u gjet trupi, Nishani thotë që Shabani ka deklaruar se e njihte vik-timën vetëm nga larg dhe se nuk kishte kon-takte me të. Pas kësaj deklarate ai është lënë i lirë, për t’u shoqëruar më pas ditën e dytë. “Pas publikimit të lajmit që Ajshja ishte shtatzënë dhe priste një fëmijë tre muajsh, Shabani ka pranuar përpara oficerëve gjyqë-sorë se e njihte vajzën dhe se kishin kryer mar-rëdhënie seksuale metë, por që nuk e kishte vrarë ky i fundit dhe se autori mund të ishte babai i fëmijës që ajo priste, pasi, sipas tij, mund të ishte ndjerë xheloz dhe e kishte vrarë në gjaknxehtësi e sipër”, tregon prokurori. Më pas Nishani shpjegon se 80-vjeçari është lënë

sërish i lirë, por që mbahej nën vëzhgim nga ana e policisë. Prova e parë që prokuroria dis-ponoi për të implikuar autorin ishte këmisha e gjakosur, dhe grisur, si dhe thika që u gjet nga policia gjatë kohës që i bënë krehje zonës për gjetjen e kokës së vajzës. Pas ekzaminim-it të gjakut, i cili ndodhej në bluzë dhe provave të tjera të mbledhura në vendngjarje, gjithçka të çonte drejt Shaban Norjas, i cili u ndaluar për herë të tretë nga policia, për të mos u lënë më i lirë. I gjendur përballë provave të mjaftueshme

dhe të pakontestueshme, që ky ishte autori, Nishani sqaroi se ai vendosi të rrëfehej para het-uesve të çështjes, duke pranu-ar autorësinë e krimit mak-abër. “Mënyra e ndërtimit të skenës së krimit nga hetuesit e çështjes përkonte me rrëfi-min e Shabanit. Madje, Shaba-ni na shoqëroi për te vendi ku kishte hedhur kokën dhe sëpatën me të cilën kishte kry-er prerjen e kokës”, tha proku-rori dhe sipas tij pati një për-puthshmëri mes dëshmisë së tij për mënyrën e kryerjes së

krimit dhe asaj që raporti ekspertizës mjeko-lig-jore u ka dërguar për goditjen nga prapa me plumb në kokë, apo për goditjen e qafës deri në 6 herë me sëpatë. Edhe pse pistoleta ende nuk është gjetur nga ana e policisë, Nishani thotë se e beson plotësisht dëshminë e 80-vjeçarit, i cili deklaron ta ketë hedhur në lumë. “Për ne nuk ka asnjë dyshim që ky është autori i ngjarjes, kemi prova të pakontestueshme dhe të mjaf-tueshme për ta dënuar, nuk kemi asnjë provë që tregon se mund të ketë një bashkëpunëtor të dytë, edhe pse ne nuk i kemi mbyllur përfundi-misht hetimet”, deklaron prokurori.

Prokurori: Komshinjtë panë vrasësin me vajzën në mesditëshaban norja u shoqërua tri herë, në dy marrje në pyetje mohoi lidhjet me vajzën dhe atësinë e fëmijës. Krimin e rrëfeu vetëm pasi ishin gjetur thika dhe këmisha e gjakosur

f kus

“Ajo nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e qëllova me pisto-letë. Ajo ra në tokë, i tronditur nga ajo çfarë kisha bërë, nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, më dhimbsej”

Shaban Norja, autori i vrasjes së 18-vjeçares Ajshe Vata, me të cilën kishte një lidhje prej më shumë se 4 vitesh, dhe babi i foshnjës tremuajshe që Ajshja priste, ka shfaqur shenja pendese gjatë një intervistimit të dytë që i është bërë nga prokurori i çështjes, Sokol Nishani, në prani edhe të avokatit të tij mbrojtës Osman Dashi. Në një prononcim të fundit të dhënë, përfaqësuesi i organit të akuzës, Sokol Nishani, ka hedhur dritë mbi mënyrën e ekzekutimit të 18-vjeçares, raportin që çifti kishte krijuar si dhe lëvizjet që autori i vrasjes Shaban Norja kishte bërë pas masakrimit të 18-vjeçares. Sipas Nishanit, autori pretendon se ka mësuar për shtatzëninë e vajzës rreth dy-tri javë para se të ndodhte krimi, ndërsa

zbardh bisedën që ky i fundit ka bërë në atë moment. “Ajshja erdhi më takoi pikërisht në kasollen e vjetër vetëm pak metra larg banesës së saj, ku ne takoheshin zakonisht. Ishte shumë e frikësuar dhe nga sytë i dilnin lot, më tha që ishte shtatzënë. U shokova në ato momente dhe i thashë që unë nuk jam babai i foshnjës që ajo priste. Por me sytë e përlotur m’u betua që unë isha dhe se nuk kishte pasur marrëdhënie intime me asnjë person tjetër. Unë e besova, sepse e njihja

mirë personalitetin e saj, ndaj i ofrova ndihmën time që të abortonte fëmijën për dy arsye, në radhë të parë sepse ajo ishte një vajzë e re dhe kishte jetën përpara, por edhe për faktin se unë isha burrë plak dhe se nuk mund t’i ofroja një të ardhme. Ajshja e refuzoi ndihmën time, duke më thënë se nuk do të bënte një veprim të tillë, më mirë ta vriste se të hiqte fëmijën”, ka treguar Shabani para prokurorit. Ndërsa rrëfehej përpara prokurorit, Shabani ka thënë se gjatë këtyre dy javëve është takuar shpesh me Ajshen dhe se ajo ia përsëriste vazhdimisht kërkesën për ta vrarë, pasi për të ishte e vetmja mënyrë për të fshirë turpin që kishte bërë. Pikërisht ditën që ka ndodhur ngjarja Shabani tregon se është takuar me Ajshen në mesditën e 10 tetorit dhe se kishte vazhduar me kërkesën që duhet t’i jepte fund jetës së saj, duke i thënë që ka ardhur koha që ajo të vdiste. “Ti mua duhet të më vrasësh, jo vetëm të më vrasësh, por të më presësh kokën, të më zhdukësh, madje më digj që familjarët të mos më identifikojnë dhe të mos marrin vesh kurrë që unë kam qenë shtatzënë”, kanë qenë

Rrëfimi rrëqethës i 84-vjeçarit: Mora sëpatën me vete. Ajo ecte e para

Prokurori kërkon ekspertizë

mendore për Norjen

I braktisur në fatin e tij, burri që akuzohet se abuzoi

për 4 vjet me radhë me një vajzë katër herë më të vogël se

vetja, ka filluar të lëshohet mendërisht. Shaban Norja,

autori i vrasjes horror, ndodhet i vetëm në një qeli në

dhomat e paraburgimit në Durrës.

Që prej ditës së arrestimit, Shabanin e ka vizituar vetëm

avokati i tij dhe prokurori i çështjes, Sokol Nishani,

ndërsa është braktisur plotësisht nga dy fëmijët e tij,

edhe me kërkesën e këtij të fundit nuk ka pranuar të

takojë askënd nga të afërmit, edhe pse nuk dihet nëse ka

pasur që kanë kërkuar ta takonin. Sipas prokurorit të

çështjes, gjendja e tij emocionale në ditën e fundit

që e ka takuar ka qenë e rënduar, ndaj është kërkuar

që t’i bëhen ekzaminimet përkatëse për gjendjen e tij

mendore, menjëherë pas përfundimit të masës.

ekzamiNim

“ajo nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e qëllova me pistoletë. ajo ra në tokë, i tronditur nga ajo çfarë kisha bërë, nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, më dhimbsej, ndërsa më pas mora sëpatën dhe e qëllova 5-6 herë...”

Vendi ku u gjet trupi i pajetë i 18-vjeçares

“mënyra e ndërtimit të skenës së krimit nga hetuesit e çështjes përkonte me rrëfimin e Shabanit. Madje, Shabani na shoqëroi për te vendi ku kishte hedhur kokën dhe sëpatën me të cilën kishte kryer prerjen e kokës”

Prokurori

Shaban Norja dje në gjykatë

Page 7: Gazeta Mapo

Request for proposal GRD-RFP-2012-014For

“Purchase of Banking Materials”Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 – Purchase of Banking Materials.The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Al-bania Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request to: [email protected] .Proposal must be delivered on or before:1 – October 24th, 2012, 12:00 hrs (CET) for Request for proposal GRD-RFP-2012-014 in a sealed envelope marked with:

Proposals sent by fax or email will not be accepted.

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e KombitTwin Towers, Tower 1, 9th floorTirana, AlbaniaTo the attention of: Mr. Igli Kasneci General Resources Manager

Name of the bidding service provider

Elitjona Doko

Ka qarë edhe është betuar se nuk kishte dashur ta vriste vajzën që mbante fëmijën e tij, por fjala para gjykatës e burrit të akuzuar për një nga krimet më makabre në vend pak njerëz mund të prekë, ndërsa ai dyshohet si përdhunuesi e më pas masakruesi i 18-vjeçares Ajshe Vata, me të cilën kishte, siç ka thënë edhe vetë, 3-4 vjet i lidhur. Dje gjatë masës së sigurisë 80-vjeçari është përlotur ndërsa tregonte se përse kishte kryer vrasjen dhe se, sipas tij, ishte vajza që i kishte kërkuar të kryente krimin. Prokuror i çështjes, Sokol Nishani, kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg“ për 80-vjeçarin, nën akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, vepër pe-nale për të cilën parashikon ligji mbi 20 vite burg. Ndërkaq, lidhur me çështjen, avokati i 80-vjeçarit, Osman Dashi, ka pohuar se është dakord me vendimin e organit të akuzës, pasi pro-vat dëshmojnë se ai është autori i ng-jarjes, ndonëse do të kërkojë rrethana lehtësuese në gjykim për shkak të moshës së vjetër. Gjykata pasi dëgjoi palët, dëgjoi edhe vetë të akuzuarin që ka pohuar para gjykatës dhe publiki-sht vrasjen dhe përçudnimin e ku-fomës së 18-vjeçares, ka vendosur masën e sigurisë me burg për të. Më poshtë dëshmia e Shaban Norjas në sallën e gjyqit:

I pandehur keni për të thënë diç-ka?

Të çohem në këmbë?Po.Zoti gjykatës, unë nuk kam dash me

e vra as i herë atë. Nuk kam dash me e vra. Kishte tre ditë e tre net, që m’u luste: “Aman, më vrit, se nuk mund ta heq fëmijën”. Unë i thosha: “Paret do t’i jap unë, do të çoj unë, unë prezent, qite fminë”. Nuk ngjojte kurrë, kurrën e kurrës. E kam ngju tre net e tre ditë.

“E kam të ndalume sipas fesë që kam”, më thojte, - “Duhet të më vratç, që të mos më njohë njeri. Më vrit, ma prit kokën, ma hidh larg që mos më njohin njerëzit, mos ta marri vesh njeri që unë kam qënë shtatzënë”.

Çfarë lidhje keni ju me vajzën?Urdhëro!Çfarë lidhje keni patur me vik-

timën?Po me atë kisha tre katër vjet i lidh

unë. Me vajzën kisha lidhje të ngushtë. Ajo pat mbet shtatzënë dhe …

Nga kush ka ngelur shtatzënë?Po nga unë ka mbet, se më thanë që

janë bërë dhe analiza dhe unë e kam bërë.

Sa kohë kishte që e dinit që vaj-za ishte shtatzënë?

Dy javë, tre javë, s’e mbaj mend mirë.

Çfarë kërkoni përfundimisht nga gjykata?

Çfar kërkoj nga gjykata? Atë që kam ba nga zori e kam ba, nuk kam dashur. Kur e kam bërë, sikur vrava veten time. I thashë do të vras dhe ty dhe veten, më tha “Jo, mos e vra veten tone, se do e marrin vesh të gjithë pastaj”.

Nga ta dimë ne që këto që thoni ju janë të vërteta?

Këto që po i them me gjithë shpirt...

MAPO 7e martë, 16 tetor 2012www.mapo.al

Nuk kam dash me e vra. Kishte tre ditë e tre net, që m’u luste: “Aman, më vrit, se nuk mund ta heq fëmijën”

MAPO 7e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Dëshmia para gjykatësve: E vrava nga zori, ajo më tha të mos vetëvriteshagjykata vendos masë sigurie me burg për shaban norjan, autorin e masakrës në Xhafzotaj. 80-vjeçari pranon krimin publikisht, thotë se vajza kishte tri ditë që i lutej që ta vriste

këto fjalët që autori pretendon që Ajshja i ka thënë atij. “Dola nga shtëpia rreth orës 23:00, pa e kuptuar djali dhe nusja që sapo ishin kthyer nga Italia, mora pistoletën dhe një sëpatë dhe me motorin tim u nisa drejt kasolles ku kisha lënë takim me Ajshen”, rrëfehen ngjarjen i akuzuari për krimin makabër. Ai i ka dhënë prokurorisë detaje të mjaftueshme për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat mesnatën e 10 tetorit. “Ajo nuk vonoi shumë të vinte dhe rreth orës 23.15 minuta ajo mbërri aty, ndërsa më pas unë mora pistoletën dhe mjetet e tjera që m’u donin për ta vrarë Ajshen dhe ecëm në këmbë drejt ven-dit ku dhe u gjet e pajetë”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se vajza nuk kishte kundërshtuar, madje kishte ecur përpara deri te vendi ku ndodhi krimi. “Ajo nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e qëllova me pistoletë. Ajo ra në tokë, i tronditur nga ajo çfarë kisha bërë, nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, më dhimbsej, ndërsa më pas mora sëpatën dhe e qëllova 5-6 herë në anën e majtë të qafës për t’i prerë kokën”, rrëfehet Norja, që, sipas

prokurorit, ka qenë pas kësaj në një gjendje jo të mirë mendore. “Në pamundësi për ta djegur, pasi nuk ma mbante zemra, vendosa t’i mbështjell kokën me tre qese që të mos i rridhte gjaku, për ta flakur në kanalin mes shkurreve, i cili ndodhej vetëm pak metra nga vendi i vrasjes së bashku me sëpatën që e kisha përdorur për t’i prerë kokën”, ka treguar autori i krimit. Ai ka thënë se pas kësaj është larguar me motor drejt autostradës Tiranë-Durrës, dhe më pas ka shkuar në hyrje të qytetit të Shijakut, ku dhe ka hedhur në lumë pistoletën. “Pas këtyre lëvizjeve kam shkuar sërish në kasollen ku takohesha me Ajshen, kam hequr bluzën e gjakosur, e kam copëtuar me një thikë dhe i kam hedhur vetëm 10-15 metra në një vendgrumbullim plehrash larg banesës së Ajshes”, tregon autori i vrasjes Shaban Norja. Version plotësisht i vërtetuar nga prokurori përsa i përket skenës së krimit, por jo dëshirës së vajzës për t’u ekzekutuar, pasi i vetmi dëshmitar mbetet 80-vjeçari dhe se versioni i vajzës tashmë nuk mund të vërtetohet kurrë.

Çfar kërkoj nga gjyka-ta? Atë që kam ba nga zori e kam ba, nuk kam dashur. Kur e kam bërë, sikur vrava veten time. I thashë do të vras dhe ty dhe veten, më tha “Jo, mos e vra veten tone, se do e marrin vesh të gjithë pastaj”

Page 8: Gazeta Mapo

8 MAPO e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Page 9: Gazeta Mapo

Alpha Bank në Greqi njoftoi se në 16 tetor 2012, u firmos me bankën Cred-it Agricole S.A kontrata për blerjen e të gjithë kapitalit aksionar që ajo zotëron në Emporiki Bank. Sipas kësaj kontrate, shitblerja e Empori-ki Bank do të përfundojë brenda datës 31/12/2012, natyrisht mbasi të merren miratimet nga autoritetet përkatëse. Sikurse është bërë e njo-hur, përpara përfundimit të trans-aksionit, Credit Agricole S.A. do të rikapitalizojë bankën në një shumë prej 2.85 miliardë eurosh, duke in-jektuar edhe një shumë prej 0.5 mil-iardë eurosh, përveç injektimit të shumës prej 2.3 miliardë eurosh që është bërë në korrik 2012. Gjithash-tu, Credit Agricole S.A. do të nënsh-

kruajë një obligacion të konver-tueshëm në vlerën 150 milionë euro të emetuar nga Alpha Bank, që sipas zgjedhjes së Credit Agricole S.A., mund të konvertohet në aksione të za-konshme të Alpha Bank, sipas kush-teve dhe afateve të caktuara në mar-rëveshjen për emetimin e obligacion-it. Alpha Bank do të blejë të gjithë kap-italin aksionar të Emporiki Bank kun-drejt një shume simbolike, në për-puthje me kushtet dhe afatet e përcak-tuara nga Fondi Grek i Stabilitetit Fi-nanciar. Transaksioni do të rezultojë për grupin e kombinuar në një rikap-italizim të pastër në shumën prej 3 mil-iardë eurosh dhe kontribuon në planin e kapitalizimit të vetë Alpha Bank. Alpha Bank do të vazhdojë me

integrimin dhe përfundimin e ris-trukturimit të Emporiki Bank, ndër-marrë nga Credit Agricole S.A që nga blerja në vitin 2006. Integrimi pritet të sjellë përfitime financiare thelbësore, duke përfshirë ndërmjet të tjerave, përfitime nga sinergjia e shpenzimeve operative, që vlerësohen në 150 milio-në në vit. Transaksioni përfaqëson një hap të rëndësishëm në strukturimin e sektorit bankar grek, ku Alpha Bank dhe Emporiki Bank së bashku do të kenë një pjesë tregu prej 19% të depoz-itave në Greqi dhe 25% në kreditim, si dhe pjesën më të madhe për huatë hi-potekare dhe kreditë për kompanitë. Shuma totale e parashikuar e ak-tiveve në mars 31, 2012 do të jetë 78 miliardë euro.

Alpha Bank në Greqi blen të gjithë kapitalin aksionar të Emporiki Bank S.A.

Zyrtarët e Entit Rregullator të Energjisë shpjegojnë arsyet se përse CEZ-Shpërndarje do të futet në proces konsultimi për heqjen e licencës. Perfor-manca e keqe e CEZ ka destabilizuar tregun e energjisë dhe buxhetin e shtetit

Javën që vjen Enti Rregullator i En-ergjisë do të marrë në shqyrtim nis-jen e procedurave për heqjen e li-cencës për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, CEZ. En-tela Çipa, përfaqësuese e ERE-s ka sqaruar për mediat se janë kryesisht tri arsye se përse Enti Rregullator i Energjisë do të marrë në shqyrtim heq jen e licencës. E para dhe më kryesorja është mosimportimi i en-ergjisë nga ana e CEZ-it për mbuli-min e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, pasi siç e ka bërë ERE publike, CEZ ka detyrimin ligjor që të importojë sasinë totale të humb-

jeve në rrjetin e shpërndarjes, gjë të cilën nuk po e kryen. Humbjet e en-ergjisë në rrjet aktualisht janë 50 %. Së dyti, operatori me pronësi çeke i shpërndarjes së energjisë nuk i është përmbajtur planeve të tij për të investuar, që kishte paraqitur në momentin që bleu nga qeveria shq-iptare Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë (OSSH). Për vitin 2011, re-alizimi i këtij plani ishte vetëm 39%. Së treti, CEZ nuk ka likuiduar fatu-rat ndaj kompanive në sektorin en-ergjetik, përkatësisht KESH-it dhe OST-së, duke krijuar në këtë mënyrë një situatë të rënduar financiare në të gjithë tregun energjetik. I gjithë ky destabilitet që e ka zanafillën nga keqadministrimi i CEZ-it ka sjellë pasoja negative direkte në buxhetin e shtetit. Vetëm këtë muaj kostoja në buxhet llogaritet rreth 63 milionë euro. Prej të cilave, buxheti pagoi rreth 13 milionë euro borxhe direkt në arkën e CEZ-it, si fatura të pap-aguara ndërmarrjeve të ujësjellësit. Dhe nga ana tjetër, qeveria lëshoi një letërgaranci 50 milionë euro për im-portin e energjisë deri në fund të vitit, e cila do të administrohet nga KESH si një borxh që do të merret

në bankat e nivelit të dytë. Por sipas vendimit të qeverisë, për këtë qëllim ky detyrim do t’i faturohet CEZ-it. Destabiliteti i krijuar në tregun e en-ergjisë u vu në dukje edhe nga Komisioni Europian nëpërmjet Ra-portit të Progresit, ku u vlerësua se reformat në sektorin e energjisë lënë për të dëshiruar. “Humbjet në

shpërndarje dhe në rrjet janë rritur dhe mbledhja e faturave është përkeqësuar më tej”, thuhet në ra-port. Pavarësisht disa përmirësime-ve në prodhimin e energjisë gjatë gjysmës së parë të 2012, kjo situatë ka çuar në vështirësi financiare për KESH-in, që ka qenë i detyruar të kërkojë subvencione dhe hua të ga-rantuara nga shteti, vë në dukje KE. “Për më tepër, një konflikt midis K E S H- it d h e ko mp a n i s ë s ë shpërndarjes CEZ mbi borxhet mbetet e pazgjidhur dhe mund të rrezikojë stabilitetin e sektorit të en-ergjisë”, njofton Raporti i Progresit. Sipas pasojë e kësaj situate, ka pasur pak progres në sigurimin e furnizimit me energji. Shqipëria ka përmirësuar kapacitetin e inter-konjeksionit përmes inaugurimit të një nënstacioni të ri në Tiranë, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të plotësuar lidhjet e interkon-jeksionit me shtetet fqinjë, këshillon Komisioni Europian. Kapaciteti i gjenerimit të energjisë është për-mirësuar përmes ndërtimit të hidro-centraleve të vegjël, por vendi mbetet tepër i varur nga kushtet hi-drologjike.

MAPOe enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Konsultimet për planin e përgjithshëm rregullues kanë vijuar me njësinë Bashkiake nr 3. Kryetari i Bashkisë, lulzim Basha ka garantuar banorët e kësaj njësie se ky plan nuk do të miratohet pa u dëgjuar zëri i çdo qytetari, pasi siç tha ai ‘ky është plani më i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit për sot dhe për brezat që do të vijnë”. Kryetari i Bashkisë ka nënvizuar se plani urbanistik do t’u ofrojë në mënyrë transparente, mundësi zhvillimi të gjithë pronarëve të tiranës, autoktonë apo të rinj. miratimi i këtij plani, sipas

kryetarit të Bashkisë i pret rrugën çdo arbitrariteti dhe i bën transparente lejet e ndërtimit, për çdo qytetar dhe sektorin e ndërtimit. “plani i jep fund persekutimit të padrejtë që mungesa e transparencës i ka bërë pronarëve legjitimë, autoktonë apo të rinj, por në të njëjtën kohë respekton zhvillimin e qëndrueshëm dhe bën të mundur që harmonia midis interesit publik dhe interesit privat, t’i japë plotësisht kësaj pjese të qytetit fytyrën e një lagjeje dhe të një qyteti evropian” – u shpreh Basha. Kreu i

Bashkisë ka prezantuar projektet strategjike për zonën ku shtrihet njësia 3, siç është zgjatimi i dy krahëve të lanës, duke ruajtur të njëjtin profil, deri tek ndërprerja me rrugën “sadik petrela”. përsa i përket infrastrukturës së transportit publik, përveç linjave të autobusëve propozohen kalimet e tramit në Unazën 3 të qytetit dhe në aksin e rrugës së “Dibrës”, si pjesë e linjës lindje-perëndim (Kombinat-Kinostudio). në këtë njësi bashkiake, plani parashikon ndërtimin e 3 çerdheve, 2 kopshteve dhe 1 shkolle 9-vjeçare.

Basha: Plani i jep fund persekutimit të pronarëve

ERE zbardh tri arsyet për heqjen e licencës së CEZ

9

Vodafone Albania prezanton shërbimin “Vodafone Call Me Back”

Vodafone albania sapo ka nxjerrë në treg shërbimin më të ri për klientët me parapagesë për të lehtësuar komunikimin e tyre: Vo-dafone call me Back. Ky shërbim u mundëson klientëve që të kryejnë një telefonatë edhe nëse nuk kanë kredit të mjaftueshëm. Klientët mund të hyjnë në menynë #123# dhe nëpërmjet opsionit callme-Back do mund të njoftojnë falas numrin Vodafone që dëshirojnë të telefonojnë. Ky i fundit do të njofto-het me një sms për kërkesën e klientit. gjithashtu klientët mund të dërgojnë sms falas kundrejt numrit 144 me tekstin “më telefono_(hapë-sirë)_(numrin e personit që klienti dëshiron t’i telefonojë)” p.sh.: me telefono 06XXXXXXXX. Klientët mund të dërgojnë deri në 5 kërkesa në muaj , maksimumi 2 në ditë.

Subvencionepër racat cilësore të bagëtive

ministria e Bujqësisë në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë programin që parashikon shtimin e subvencioneve në fushën e bleg-torisë. Konkretisht bëhet fjalë për një projekt që do të subvencionojë fermerët për mbarështimin e tufave të bagëtive të imta me 100 krerë, të racave të rralla, me qëllim përmirësimin racor të tyre. programi u njoftua nga ministri i Bujqësisë, genc ruli gjatë një vizite në qendrën e transferimit të teknologjive Bujqësore në qarkun e Korçës. në qendrën e transfer-imit të teknologjive Bujqësore në Korçë mbarështohen bërthama racore të bagëtive të imta në nivel të lartë gjenetik. aty gjenden lloje të ndryshme dhish dhe dhensh, të huaja dhe autoktone. Fermerët në këtë qark mund të përdorin këto bagëti për të mbarështuar tufat e tyre. qendra ka laboratorë specifikë për kryerjen e analizave dhe siguron ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshil-limor dhe fermerët.

shkurt

Entela Çipa, përfaqësuese e ere-s, ka sqaruar për mediat se janë kryesisht tri arsye se përse enti rregullator i en-ergjisë do të marrë në shqyrtim heqjen e licencës. e para dhe me kryesorja është mosimportimi i energjisë nga ana e cez-it për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes

Deklarata

ekonomia

transaksioni përfaqëson një hap të rëndësishëm në strukturi-min e sektorit bankar grek, ku alpha Bank dhe emporiki Bank së bashku do të kenë një pjesë tregu prej 19% të depozitave në greqi

Bordi drejtues i ERE

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO10 e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Detajet e ceremonisë solemne në “Sheraton”, Fatos Nano: Kjo është një nga mënyrat më të denja për bashkëpunimin e botës akademike me politikën. Një mjedis si ky nuk mund ta gjesh në të gjitha institucionet e arsimit të lartë

Jonida Tashi

Universiteti europian i tiranës i jep titullin “Doctor honoris causa” liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos nano. në

një ceremoni solemne, sa elitare aq edhe aka-demike, të zhvilluar mbrëmë në mjediset e “ho-tel sheraton”, drejtues, profesorë, akademikë dhe studentë të Universitetit europian të tira-nës kanë ekzekutuar vendimin e marrë nga sena-ti i këtij universiteti për dhënien e titullit “hono-ris causa” ish-kryeministrit të vendit, “për kon-tributet e rëndësishme në politikë dhe aktiviz-imin në botën akademike”. pa mundur t’i fshe-hë emocionet, si dhe duke dhënë falënderime nga zemra për vlerësimin që i ka bërë Uet, na-no e cilësoi këtë vendim si dhuratën më të bu-kur që i është bërë për ditëlindjen e 60-të: “e vlerësoj ceremoninë e sotme, jo vetëm në planin akademik dhe njerëzor; jam shumë i im-presionuar që kjo ndodh - po tregohem i sin-qertë - është dhurata më e bukur për 60-vje-torin tim. por më lejoni të ndaj me ju vlerësimin që kjo është një nga mënyrat më të denja për partneritetin, afrimin, bashkëpunimin midis botës akademike dhe politikës. Besoj është një mënyrë e denjë, sepse është e mbështetur në procedura standarde të qytetërimit të ko-hës. Bëhet në sytë e publikut”.

Ceremonia para se akrepat e orës të shkonin 18:00, stu-

dentët, pedagogët e Uet dhe mjaft personal-itete nga bota akademike kishin zënë vendet duke pritur politikanin që s’i shpëton vëmendjes së askujt. e para në sallën e madhe ka hyrë bash-këshortja e tij, Xhoana nano. e veshur “shik” me të zeza, siç do t’i takonte një ceremonie solemne ku i nderohej bashkëshorti, Xhoana ka grishur qetësinë e sallës me një aureolë buzëqeshjesh, e para uljes ka shtrënguar du-art me miqtë e nanos, midis të cilëve nuk mun-gonte as arben malaj. Fill pas saj ka hyrë në sallë Fatos nano, i veshur me mantelin bo-jëqielli të Uet, që ndriçohej edhe më shumë nga dritat e kamerave të televizioneve dhe blicet e aparateve. të pranishmit në ceremo-ni e kanë pritur në këmbë e me duartrokitje, të cilat politikani i përktheu në fytyrën e tij me buzëqeshje falënderimi. Fjalën e hapjes në ceremoni e ka mbajtur presidenti i Uet, prof. Dr. ardian civici, i cili duke shprehur vlerësimin për Fatos nanon kujtoi se ai ka qenë një nga profesorët e shumë ekono-mistëve të njohur sot në vend: “sot kemi nderin dhe kënaqësinë të nderojmë me titul-lin ‘honoris causa’ një nga personalitetet e shquara të botës akademike shqiptare, që ka qenë edhe një nga profesorët tanë. e njo-him edhe si një politikan të suksesshëm për sa i përket reformave në vend”. pas presidentit të Uet, dy rekomanduesit e titullit në senatin e Uet, prof. Dr. engjëll pere dhe prof. i asoci-uar, tonin gjuraj kanë shpjeguar arsyet e pro-pozimit të tyre. prof. Dr. peraj vlerësoi se roli i ish-kryeministrit Fatos nano nuk ndalet vetëm në ekonomi dhe politikë, por edhe në kon-tributin e dhënë në botën universitare: “ai ka qe-në pedagog, por nuk është pedagogjia, sigurisht, kontributi i tij më i madh për arsimin: Fatos nano, si ish-kryeministër i shqipërisë i hapi udhë zgjer-imit të autonomisë së universiteteve dhe u bë instalues i zgjedhjeve për në strukturat dre-

jtuese të tyre. ai mund të konsiderohet si një prej themeluesve të arsimit të lartë privat në shq-ipëri”.

ndërsa rektori i Uet, tonin gjuraj, duke vlerë-suar figurën shumëdimensionale të nanos, u shpreh se ai është një prej reformatorëve të njërës gjysmë të ylberit politik shqiptar, me sti-lin e tij tolerant të të bërit politikë, brenda dhe jashtë grupimit të tij politik. “si në parti edhe në qeveri ai ka qenë përfshirës dhe jo përjashtues i elitave akademike”, - theksoi gjuraj. Vendimi i marrë nga senati akademik i Uet është certifi-kuar edhe nga Komisioni i Vlerësimit të titujve akademikë në ministrinë e arsimit. nën tingujt e himnit “honoris causa” dhe mes trokitjes së duarve, presidenti i Uet, ardian civici ka ftuar Fatos nanon për t’i akorduar titullin e nderit, e duke i lënë radhën për të folur. Ish-kryeministri i vendit vlerësoi faktin se “një mjedis si ky nuk mund ta gjesh në të gjitha institucionet e arsim-it të lartë”. ai e ktheu pas kohën për arsimin, duke sjellë në vëmendje “që me procesin e nisur në ko-hën e duhur, disa vite më parë, po plotësohet një vakuum shumë i rëndësishëm në kontekstin kombëtar, të integrimit të shqipërisë në botën e qytetëruar, në Be, me universitete që mishëro-jnë iniciativën sipërmarrëse të botës akademike dhe mbledhin në një komunitet aftësi të spika-tura, të cilat nuk kanë nevojë t’i emërtoj, sepse keni ditur t’i mblidhni në një mjedis, në një insti-tucion të shquar siç është Uet”. por gjatë fjalës së tij që zgjati për më shumë se 60 minuta, ai fo-li qartë, ngadalë, jo vetëm për arsimin, por edhe për politikën, edhe për ekonominë, profesionin e tij të parë. Duke bërë bilancin e 22 viteve de-mokraci, ish-kryeministri Fatos nano ka shfrytë-zuar marrjen e titullit “honoris causa” nga Uet për të shpallur pikëpamjet e tij politiko-eko-nomike, që shumë shpejt do t’i paraqesë në një plan konkret.

mbylljen e fjalës, që nano e ka lënë bisedë të hapur për të ardhmen, e kanë shoqëruar sërish duartrokitjet dhe më pas ai është larguar nga sal-la për të qëndruar disa minuta në hollet e hotelit për të biseduar me miqtë dhe kolegët e tij, por insistimi i gazetarëve për një prononcim sado të shkurtër për zhvillimet politike në vend, nëse do të merrte pjesë në asamblenë Kombëtare të partisë socialiste ditën e premte, bëri që ai të kthejë veç një përgjigje të prerë për ta: “Ka disa ditë që mbështetës të figurës së ish-kryeminis-trit në partinë socialiste janë shprehur për me-diat se Fatos nano do të rikthehet pranë ps-së shumë shpejt dhe me një platformë të re politike, ka gjëra më të rëndësishme në këtë vend për të diskutuar”. Dhe kështu, me një cigare në dorë e ftoi veten për të dalë në oborr, ndërsa të ftuarit nisën të largohen. Fatos nano është personal-iteti i tretë shqiptar që nderohet me titull “ho-noris causa” nga Universiteti europian i tiranës, pas ish-presidentit të Kosovës, Behgjet pacolli dhe shkrimtarit Dritëro agolli.

Universiteti Europian i Tiranës i ka akorduar ish-kryeministrit Fatos Nano titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin mbi kontribu-tet e rëndësishme në politikë dhe aktivizimin në botën akademike

Nano merr “honoris Causa” nga uet: Dhurata më e bukur për 60-vjetor

Nga Fatos Nano

E vlerësoj ceremoninë e sotme, jo vetëm në planin akademik dhe njerëzor; jam shumë i impresionuar

që kjo ndodh -po tregohem i sinqertë- është dhurata më e bukur për 60-vjetorin tim. Por më lejoni të ndaj me ju vlerësimin që kjo është një nga mënyrat më të denja për part-neritetin, afrimin, bashkëpunimin midis botës akademike dhe politikës. Besoj, është një mënyrë e denjë, sepse është e mbështe-tur në procedura standarde të qytetërimit të kohës. Bëhet në sytë e publikut dhe megjithëse edhe për shkak të përvojës sime në qeveri nuk mund të mos jem i ndjeshëm ndaj mjaft procedurave të tjera që nuk janë kurdoherë transparente, që të çojnë në lind-jen e institucioneve të tilla. Duhet të vlerë-soj që me procesin e nisur në kohën e duhur, disa vite më parë, po plotësohet një vaku-um shumë i rëndësishëm në kontekstin kombëtar, të integrimit të Shqipërisë në botën e qytetëruar, në BE, me universitete që mishërojnë iniciativën sipërmarrëse të botës akademike dhe mbledhin në një komu-nitet aftësi të spikatura, të cilat nuk kanë nevojë t’i emërtoj sepse ku keni ditur t’i mblidhni në një mjedis, në një institucion të

shquar siç është UET. Më lejoni ta shfrytëzoj këtë moment për

të nisur me ju, shpresoj, një proces që do të na ndihmonte reciprokisht, por do të ndi-hmonte edhe publikun, të zhvillohej më tej partneriteti i politikës me botën akademike. Natyrisht, në funksion të nivelit të zhvil-limit të vendit, të sfidat e të cilat dukemi dhe jemi maturuar për t’u përballuar dhe janë kryesisht sfida të integrimit, por edhe të kompeticionit rajonal dhe global me vende dhe kombe që kanë hyrë në këtë rrugë edhe shumë përpara Shqipërisë, por njëkohë-sisht me të në procesin e rënies së mureve, rënies së komunizmit dhe shtrimit në hapë-sirën universale të parimeve dhe realiteteve të demokracisë moderne. Besoj se kam të drejtë të them që jemi maturuar të gjithë së bashku për të nisur një arsyetim më cilësor, më të thelluar, mbi bazën e një përvoje tash-më më shumë se 20-vjeçare. Në funksion të një alternative, që në këtë rast nuk ka ko-notacion politik, unë do të preferoja dhe do ta vlerësoja në këtë proces një alternativë akademike, profesionale dhe intelektuale, që do të na mundësonte të shërbenim në pozicionet e nderuara që përfaqësojmë dhe që na njeh publiku. Të shërbenim për të

moDelet I KemI marrë nga jashtë. KonFlIKtUalItetI Im me BerIshën nDër VIte. Fryma e san eXhIDIos Dhe sI U sollëm polItIKIsht me të. Ç’strategjI zhVIllImI DUhet të KIshte aDoptU-ar shqIpërIa. Fatos nano në një FjalIm të gjatë para senatIt të Uet-It e të tjerëVe nga Bota aKaDemIKe Bën një sKaner të Ç’Ka shKUar mIrë apo Keq Dhe sI e sheh aI të nesërmen.

E majta dhe e djathta? Na duhet një alternativë më produktive

REktoRi i UEt, toNiN GjURaj

“Meqë edhe ne si universitet, si insti-tucion që pranojmë, mëtojmë, prodho-jmë dhe rrezatojmë intelektualizëm; meqë toleranca, hapja, fryma e konsensusit, dhe përfshirja janë kolona që na mbajnë dhe na prijnë, si rek-tor i universitetit Europian të Tiranës, si diplomat, peda-gog, por sidomos si intelektual i këtij vendi, pata nderin t’i propozoj senatit të uET-it titullin akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Fatos Nano”.

PRof. DR. ENGjëll PERE

“Një tjetër aktiv-izëm i tij e lidh me ne të botës universitare, duke na e bërë edhe më të afërt. Ai ka qenë pedagog, por nuk është pedagogjia, sigurisht, kontributi i tij më i madh për arsimin: Fatos Nano si ish-kryeministër i Shqipërisë, i hapi udhë zgjerimit të autonomisë së universiteteve dhe u bë instalues i zgjedhjeve për në strukturat drejtuese të tyre. Ai mund të konsiderohet si një prej themeluesve të arsimit të lartë privat në Shqipëri”.

Fatos Nano, gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Page 11: Gazeta Mapo

MAPOe enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al 11

ndihmuar vendimmarrësit në tërësi, insti-tucionet politike apo shtetërore, për të ndi-hmuar grupet e interesit dhe faktorë të tjerë të shoqërisë civile, gjetjen ose ofrimin min-imalisht të propozimeve për zgjidhje më racionale të investimit kombëtar për zhvil-lim, për zgjidhje më të ekuilibruara që do ta bënim të qëndrueshëm zhvillimin tonë ekonomik dhe shoqëror, për zgjidhje më të qëndrueshme politike që do ta bënin edhe politikën aq të qetë, sa ç’duhet për të mbështetur dinamika kompetitive të zhvil-limit kombëtar dhe të integrimit, pra din-amika që na lejojnë të barabitemi, të konkurrojmë dhe të mos humbasim mini-malisht në kontaktet e njohura në bazë mar-rëveshjesh ose jo, ashtu si edhen lëvizjet e lira të njerëzve të vlerave, kapitaleve dhe ideve, me kombet e tjerë në rajon apo më gjerë, duke i përdorur më mirë resurset kombëtare, eksperiencën kombëtare dhe natyrisht të gjithë përfaqësuesit. Duke i stimuluar në një proces dhe një mjedis, që natyrisht duhet të mbështetet shumë më tepër se deri më sot te merita dhe te vlerësi-mi i saj nëpërmjet rezultatit që e bën cilindo sektor të zhvillimit kombëtar konkurrues dhe jo humbës në kompeticionin me të tjerët. Ka natyrisht mjaft çështje për të dis-kutuar. Unë sot nuk dua të bëj autoritetin fundor, dua thjesht të nis një proces që shpresoj dhe jam i angazhuar ta vazhdojmë së bashku për të shqyrtuar, së bashku me publikun, analiza dhe konkluzione që do të vijnë nga procese profesionale arsyetimi për politikën dhe shoqërinë, për strategjinë e zhvillimit kombëtar, veçanërisht eko-nomik, për marrëdhëniet e Shtetit të së Dre-jtës dhe së drejtës së qytetarëve në raport me një situatë që asnjëherë nuk ka për t’i kënaqur të gjithë.

Por, sot ka probleme që duam s’duam vi-jnë në mënyrë periodike dhe mbeten kro-nike në formë rekomandimesh për integ-rim, dhe i gjithë rrethi i fenomeneve që natyrshëm shoqërojnë këtë zhvillim, sepse me një vështrim vertikal mbi zhvillimin dhe eksperiencën 20 e ca vjeçare në demokraci, duket se nuk ka vetëm grupime të ndry-shme politike, ballafaqim apo konflikte shpesh edhe të egër midis tyre, ka edhe kon-cepte të ndryshme, ka edhe qasje të ndry-shme ndaj zhvillimit kombëtar, zhvillimit të institucioneve demokratike, ndaj skemës dhe hapësirës në të cilin përfaqësuesit e ndryshëm, jo vetëm politikë, duhet të inte-grohen dhe të kontribuojnë në realizimin e

aspiratave kombëtare për zhvillim dhe in-tegrim. Tashmë duket se janë të qarta, siç janë pak a shumë të konturuara dy grupi-met e mëdha të qendrës së majtë dhe të djathtë, edhe konceptet përkatëse. Ne, natyrisht, në çaste si ky, kur kjo analizë ma-turohet, detyrohemi për respekt të kriter-eve akademike të arsyetimit, të vlerësojmë edhe pasoja të ndryshme, për rrjedhim të shqyrtojmë mundësinë e një alternative më produktive të vendit. Po përpiqem të jem pak më eksplicit. Jo vetëm në përvojën time, por meqenëse periudha e shërbimit tim politik zë një pjesë të konsiderueshme të historisë sonë në demokraci dhe të balla-faqimeve të njohura që kanë ndodhur, duket se ka vend për të shqyrtuar dallimet dhe pasoja, ndikimet mbi shoqërinë apo ekonominë, mbi institucionet dhe njerëzit të një koncepti centralizues e të autoritetit përballë një koncepti të delegimit të auto-ritetit. I pari mbetet tipar i qendrës së djath-të, i dyti është afirmuar si tipar i së majtës së re. Kjo mund të na sillte në arsyetime akoma më ekzigjente. Meqenëse, mesa kup-toj unë, ajo që i ka bashkuar, larg fasadës së konflikteve politikanët shqiptarë të çdo krahu në shërbimin për vendin, përveç kar-rierës respektive, ka qenë filozofia e mos humbjes së kohës për të shpikur modele, por e përdorimit, shpresoj, racional të saj, për të adoptuar edhe në Shqipëri modele të konsoliduara dhe efikase të demokracisë dhe institucioneve të saj, të ekonomisë së tregut, modele të afirmuara në Europë, në vendet e zhvilluara të Perëndimit dhe huaz-imi, përshtatja, edukimi i përfaqësueseve, ligjbërësve, administratës, aktorëve të in-teresit me legjislacionin dhe ekspertizën përkatëse. Ndërkaq, kur them 20 vjet nuk janë pak për t’u ndjerë të maturuar për ar-syetime, për më shumë racionalitet alter-nativ, kam parasysh në jetën shumëpla-nëshe të vendit, mjaft nga problemet që vazhdojnë të jenë aty e të mos zgjidhen, nga fusha e pronësisë tek ajo e dhënies së të dre-jtës, po marr dy shina të forta të funksion-imit të shoqërisë. Ndoshta kanë sjellë edhe përplasje, ndoshta burojnë nga përplasje ose clash-e legjislative, apo të modelit insti-tucional të zgjedhur edhe për shkakun e natyrshëm, që shpresoj të jemi mësuar ta tresim, sepse i kemi marrë asistencë, vë-mendje, trajnime dhe iniciative reciproke, kanë filluar në realitet, dhe në Shqipëri ka sektorë të jetës, legjislacionit, të zhvillimit të institucionit apo shoqërisë, ku shfaqet

për shkak të historisë së njohur të marrëveshjeve dhe konflikteve të mëdha të dy gru-pimeve kryesore në këta 20 vjet, dhe natyrisht meje dhe Berishës, si drejtues të tyre, shpesh iniciativa të tilla degradonin në gjysmë produk-ti, meqenëse pD nuk e pranoi p.sh. marrjen e Kontrol-lit të lartë të shtetit, që e mori pr, por principi dhe tradita që ky institucion duhet t’i takojë opozitës për të kontrolluar qeverinë krijoi të drejtën e qytetar-isë për shumë vjet. sot përjetojmë të kundërtën atë që të gjithë, madje dhe partneritetet, na monitorojnë e ngrenë në mënyrë të vazhdueshme që të frenohet përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë”

Fatos Nano, gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

dallimi midis modelit amerikan, federal, presidencial ekzekutiv dhe modelit euro-pian parlamentar me mazhoranca të kon-trolluara rigorozisht nga loja parlamentare.

Po të hedh ndonjë hap më tutje, mund të arsyetonim nëse Shqipërisë në shekullin e ri, si shtet i pavarur dhe pas periudhës së pubertetit, në demokraci i shërbejnë më mirë përvojat modelet, skemat e kontrollit vertikal pushtetushtrues, mbi të gjitha ini-ciativat që prodhojnë zhvillim, apo alterna-tivisht i shërben më mirë një skemë ku au-toritetet përfaqësues të niveleve të ndry-shme qendrore e vendore, administrative, ekzekutive dhe legjislative, qeveritare dhe jo qeveritare, sipërmarrëse dhe ofruese shërbimesh për shoqërinë të konkurrojnë dhe të maksimalizojnë kontributin e tyre për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe një dinamikë më të lartë ekonomike për ven-din. Ekonomike sepse aspekti fundor në të cilën do duhet të vazhdojmë të matemi me vendet që na rrethojnë dhe me tregjet glo-bale që po lundrojnë gjithnjë e më të pam-brojtur, është ekonomia ajo që vendos, mbi, për fat të keq, edhe treguesit e autoritetit, kredibilitetit apo të integrimit me dinjitet të përfaqësuesve të vendit në mjedisin global. Rrjedhimisht përfaqësues të shquar të botës akademike do të vazhdojnë ta kenë të vështirë për t’u bërë bashkautorë të inicia-tivave rajonale apo globale në rast se eko-nomia kombëtare çalon, dështon në balla-faqimin me tregjet e tjera. Më tutje, unë be-soj se ka vend për të përfshirë në arsyetime dhe analiza më të thelluara zgjidhjen fun-dorë të disa çështjeve që ende vazhdojnë ta tërheqin nga mbrapa integrimin tonë në BE, që nga çështjet e pronësisë, të drejtësisë tek ato të një administratë të mbështetur mbi meritën dhe të pacenueshme nga ro-tacionet politike si edhe një skenë që do të ishte më efikase për vendin në marrëdhëni-et e sipërmarrjes me përfaqësuesit që mund të na çonte deri te një nga aspektet më të dis-kutueshme si pjesë e luftës kundër korrup-sionit në vendet me demokraci ende të brishtë si vendet tona në raport me prakti-ka të konsoliduar të funksionimit të shtetit dhe institucioneve në vendet e zhvilluara, siç është praktika e lobingut të legalizuar, iniciativa dhe grupe interesash që i shërbe-jnë një pjesë të rëndësishme të perspektiva kombëtare të zhvillimit.

Besoj se do të ishte një proces që do t’i shërbente shoqërisë, një proces që do të na jepte edhe kënaqësi profesionale. Jam i bin-dur se i njoh mjaft nga kolegët për të kup-tuar duke qenë më të lirë nga trysnia poli-tike e kohës, sesi mund të çliroheshin ka-pacitete të shquara që kemi arritur të krijo-jmë në më pak më shumë se 20 vjet nga rrethana; trysni dhe skema që largojnë dhe nuk i maksimalizojnë kontributet dhe efek-tet e profesionalizimit në të gjitha fushat.

Besoj se kjo do të ndihmonte, jo vetëm botën akademike, të bëhej më e spikatur dhe më frytdhënëse, më afër vendimmar-rjes dhe zgjidhjes së sfidave kombëtare, por jam i bindur që kjo do të ndihmonte dhe kri-tikën që të rritej, të vlerësohej dhe të stabi-lizohej si një profesion i vështirë, që kërkon kualifikime dhe aftësi partneriteti me të gjithë faktorët. E them këtë sepse, duke ar-dhur nga bota e politikës, unë i vlerësoj shumë sidomos një mjedis si ky, që të jem i sinqertë, ndoshta jam dhe i gabuar, nuk mund ta gjesh në të gjitha institucionet e ar-simit privat, s’po e ngacmoj mikun tim Dh-ori Kulen sot, por dhe aty jo të gjithë janë fëmijë të së njëjtës familje, pra një institu-cion kaq aktiv sa ju mendoj se gjëja e fundit që do të bënte në çfarëdo rrethanash, trys-nish apo konflikte interesi do të ishte, mos-respektimi i kritereve akademike të meritës në karrierë, pra moskonsiderimi i rezultat-eve profesionale në promovimin e përfaqë-suesve në politikë, kjo nuk ndodh akoma. Nga eksperienca ime modeste, më lejoni të ndaj me ju shqetësimin që kërkon përgjigje se përse iniciativa të dobishme, standarde në zhvillimet bashkëkohore të provuara me sukses shpesh ndërpriten. P.sh. në histori-në e shkurtër të politikës shqiptare pas viteve ‘90, ka një vend të caktuar mar-rëveshja e San Exhidios, në zjarrin e armëve të ’97-ës, ku përfaqësuesit kryesorë të

partive parlamentare arritën, me frymën e krishterë të komunitetit, të ndërtojnë disa principe që i ofroheshin klasës politike për t’i respektuar si frymë, në zgjidhjen e disa sfidave themelore që kanë të bëjnë me ra-portet e politikës me sovranitetin dhe push-tetin. Sovraniteti në fund të fundit ka të bëjë me ushtrimin e pushtetit, dhe marrëveshja funksionoi, të paktën në dy legjislaturat ku grupimi i majtë që unë drejtoja kishte mazhorancën konkretisht në një drejtim sensitiv që edhe sot pengon integrimin e të gjitha kontributeve për një zhvillim më din-amik të vendit. Mbi bazën e asaj mar-rëveshjeje mazhoranca që unë kisha ven-dosi t’i lejonte dhe që t’i lëshonte opozitës më shumë hapësirë në jetën parlamentare dhe institucionale të vendit seç i kishte dhë-në vota emocionale e ’97-ës. Në Shqipëri të gjitha votimet janë tmerrësisht emocionale. Pra opozita, nga ‘97 deri më 2005 mori dhe ruajti të drejta përfaqësimi më shumë sesa vota popullore, në drejtimin e komisioneve parlamentare, të institucioneve më të larta të auditit shtetëror, në drejtimin e delega-cioneve apo pjesëmarrjen në përfaqësim ndërkombëtar të vendit etj. Për shkak të historisë së njohur të marrëveshjeve dhe konflikteve të mëdha të dy grupimeve krye-sore në këta 20 vjet, dhe natyrisht meje dhe Berishës, si drejtues të tyre, shpesh inicia-tiva të tilla degradonin në gjysmë produkti, meqenëse PD nuk e pranoi p.sh. marrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që e mori PR, por principi dhe tradita që ky institucion duhet t’i takojë opozitës për të kontrolluar qeverinë krijoi të drejtën e qytetarisë për shumë vjet. Sot përjetojmë të kundërtën atë që të gjithë, madje dhe partneritetet, na monitorojnë e ngrenë në mënyrë të vazh-dueshme që të frenohet përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë. Unë besoj se po të nisim një proces të tillë, do të mund të fitonim të drejtën publike të diskutimit dhe për të ushtruar një trysni pozitive ndaj për-faqësuesve politike ndaj disa çështjeve që ende kanë mbetur pa përgjigje dhe që janë etike për zhvillimin kombëtar. P.sh: a kemi një model të kristalizuar përfundimisht dhe të mbështetur me prioritete të studiuara të ekonomisë që duke maksimalizuar resur-set kombëtare, jo vetëm materiale por dhe njerëzore, të jemi të sigurt që do të kemi af-tësi konkurruese në integrim nga tregjet ra-jonale dhe më gjerë. Unë besoj se kjo është më e dobishme sesa polemikat e shteteve mbi saktësinë e shifrave të rritjes apo mosr-ritjes, që nga GDP deri te të ardhurat per-sonale. Dhe, meqenëse dhe në këtë fushë trysnia pozitive e partnerëve ndërkom-bëtarë ka qenë dhe mbetet e pranishme, atëherë ka vend për të diskutuar që pas një investimi të jashtëzakonshëm që ka bërë mazhoranca në vitin e 8-të të qeverisë për ndërtimin dhe modernizimin e infrastruk-turës së vendit (rrugë, energji dhe diçka më tutje, shpresojmë deri në klasifikim) të mund të nisim arsyetimin përmbyllës të drejtimeve prioritare te të cilat duhet përqendruar investimi kombëtar, trajnimi njerëzor, kapacitetet e reja, legjislacionit të përshtatshëm, i lehtësirave apo politikave më dobiprurëse që rregullon marrëdhëniet e sipërmarrësve me legjislacionin dhe shtetin, i politikave fiskale, të shpërndarjes, të rishpërndarjes së fondeve dhe të ard-hurave publike. Me një ekspertizë të mesit të vitit 2000 të bërë nga qeveria në partne-ritet me qendra me reputacion dhe të spe-cializuara në studime të tilla, rezulton se Shqipëria, për të pasur aftësi të qën-drueshme kompetitive në procesin e integ-rimit, mund të përqendrohej në tre sektorë themelorë zhvillimi, që do të kristalizonin dhe mbronin në luftën e kompeticionit global më mirë resurset dhe karakteristikat institucionalo-gjeografike.

Pra, duket se ka mjaft propozime, inte-resa, shumë hapësirë që diskutimi dhe part-neriteti midis botës akademike dhe asaj politike të fokusohej, të nxiste gjetjen e zgjidhjeve e më racionale për një zhvillim kombëtar më të qëndrueshëm dhe konkur-rues. Le ta vazhdojmë këtë bisedë në tituj më të ardhshëm.

*Fjala e mbajtur pas marrjes së titullit ‘Doctor Honoris Causa’.

Page 12: Gazeta Mapo

12 MAPO e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

CmYK

Page 13: Gazeta Mapo

www.mapo.al

Transferimi i pushteteve në Shqipëri, dhjetor 1912- shtator 1914

historia Pse MaPo acadeMe?

E vërtEta historikE dhE logjikaE rishkrimit të historisëHistorianët tanë…janë mbështetur dhe mbështeten, shumë here në mënyrë të pandërgjegjshme, në dy shkolla historike tashmë të diskredituara, siç janë pozitivizmi dhe historicizmi. Aderimi në secilën nga këto shkolla i ka penguar shumë prej tyre të shohin tablonë më të gjerë historike.

Është në fakt një ‘thyerje’ e gazetarisë së përditëshme, një kalim nga ‘breaking news’ në ‘breaking views’, nga lajmi i parë te pikëpamja, ose pikëpamjet e ekspozuara dhe të debatuara. Është një përpjekje e parë për të shërbyer si urë mes botimeve apo konferencave akademike dhe shtypit të përditshëm. Sigurisht, pa pretendimin e përditësimit të akademikes, kjo do të qe e pamundur, por për njëfarë zbutjeje të hendekut që ekziston mes shkrimit akademik dhe shkrimit për kronikën e së përditëshmes. Në këtë vazhdë, ky numër i radhës i mapo academe sjell, dy kumtesa të Fatos Tarifës dhe Romeo Gurakuqit, mbajtur në konferencën e fundit të akademisë Shqiptare të arteve dhe Shkencës

Page 14: Gazeta Mapo

14E EnjtE, 18 tEtor 2012www.mapo.al

TezaHistorianët tanë…janë mbështetur dhe mbështeten, shumë here në mënyrë të pandërgjegjshme, në dy shkolla historike tashmë të diskredituara, siç janë pozitivizmi dhe historicizmi. aderimi në secilën nga këto shkolla i ka penguar shumë prej tyre të shohin tablonë më të gjerë historike.

Të rishkruash historinë e një

populli është një pretendim i

jashtëzakon-shëm dhe një

projekt kolosal dhe, nëse

perifrazojmë filozofin e

shquar David Hume, pretend-ime të jashtëza-

konshme kërkojnë një

dokumentacion të jashtëzakon-

shëm.

Fatos tarifa

Historia dhe politikaÇështje të tilla si studimi objektiv i his-torisë, e vërteta historike, apo çështje që kanë të bëjnë me rivlerësimin dhe rishkrimin e historisë kanë qenë dhe mbeten filozofikisht shumë të ndërli-kuara dhe politikisht shumë sensitive. Historia dhe studimi i saj nuk janë thjesht diçka për të kaluar kohën, por kanë një rëndësi politike të jashtëza-konshme. Platoni thoshte se “ata që shkruajnë historinë, sundojnë shoqëri-në”, ndërsa Pierre Bourdieu, në anal-izën që i bën prodhimit kulturor dhe kapitalit simbolik, argumenton se mo-nopoli i së drejtës për të formuluar për-caktime zyrtare nënkupton edhe “për-dorimin e legjitimuar të dhunës fizike dhe simbolike”. A nuk thoshte George Orwell se “Kush kontrollon të kalu-arën, kontrollon të ardhmen dhe kush kontrollon të sotmen, kontrollon të kaluarën”? Kjo shpjegon përse politi-kanët, kudo dhe kurdoherë, kanë dashur dhe janë përpjektur që t’i falsi-fikojnë faktet historike dhe t’i interpre-tojnë ngjarjet historike sipas interesave të tyre. “Gënjeshtra mbi faktet histor-ike dhe shkatërrimi i provave ka qenë për shumë shtetarë, diplomatë, politi-kanë dhe shkrimtarë pjesë legjitime e ushtrimit të pushtetit…Falsifikuesit shpesh herë janë shtyrë nga dëshira për të justifikuar veprimet e tyre, ose të par-tisë së tyre nga pikëpamja e interesave të atyre [grupeve], mbështetjen e të cilave ata kanë dashur të fitojnë, ose [të grupeve] që ata kanë dashur të neutral-izojnë…Një ndër detyrat kryesore të kërkimeve historike është pikërisht të zbulojnë falsifikime të tilla” (Ludvig von Mises).

Pikërisht sepse falsifikimi i historisë dhe kërkesa për rishkrimin e saj janë çështje shumë të komplikuara dhe sen-sitive, shumë prej atyre (në radhë të parë historianë) që do të duhej të flisnin si për nevojën e rishkrimit të historisë sonë kombëtare, ashtu edhe për rrezi-kun e shtrembërimit të saj, kanë prefer-uar heshtjen në vend të prononcimit publik. Në trajtimin e kësaj çështjeje unë vetë shkruaj dhe flas jo si historian, pasi i tillë nuk jam, por si një njohës i sociologjisë historike të krahasuar dhe si studiues i politikës. Historia e një kombi nuk është pronë as e histo-

rianëve, as e politikanëve. Të parët janë studiuesit dhe shkruesit e saj dhe duhet të jenë këta që zbulojnë të vërtetat his-torike dhe garantojnë mbrojtjen e tyre nga çdo falsifikim dhe nga çdo për-pjekje për revizionimin e tyre. Politi-kanët, nga ana e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në interpretimin e historisë, ndërkohë që, në Shqipëri, kjo është pikërisht ajo çka ata kanë bërë për dekada me radhë dhe vazhdojnë të bëjnë edhe sot. Politikanët kanë për de-tyrë të përmirësojnë të sotmen dhe të planifikojnë të nesërmen e popullit të tyre, jo të udhëzojnë sesi duhet inter-pretuar e djeshmja.

Në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera, marrëdhënia mes politikës dhe historisë ka qenë dhe mbetet një mar-rëdhënie shumë e vështirë. Kjo mar-rëdhënie është e tillë që, në çdo kontekst nacional të dhënë, jo vetëm historia ka ndikuar ose mund të ndikojë në proce-sin politik, por edhe vetë historia mund të jetë politizuar, ose të politizohet. Në Shqipëri i kemi parë të ndodhin të dyja këto. Përdorimi apo keqinterpretimi i historisë për qëllime politike natyrisht nuk është një dukuri vetëm shqiptare. Jacques Revel argumenton se historia nuk ka qenë asnjëherë një fushë dhe një subjekt për të cilin janë interesuar dhe interesohen vetëm historianët profe-sionistë; për të kanë qenë dhe janë të in-teresuara të gjitha klasat në pushtet dhe institucionet e tyre, duke u përpjekur vazhdimisht të mobilizojnë “resurset konjitive, argumentative dhe simbolike të së kaluarës”. Po kështu, disa kohë më parë, një numër profesorësh të njohur në Oksford, në Kembrixh dhe në disa prej universiteteve britanike më të mi-ra bënë publikisht të njohur shqetësi-min e tyre se “keqinterpretimi i të kalu-arës mund të deformojë kuptimin nga publiku të ngjarjeve të rëndësishme historike”, se “një histori e keqe mund të çojë në analiza politike të këqia dhe në politika të këqia”, dhe se “një histori e keqe krijon probleme reale duke sh-trembëruar kuptimin e çështjeve bash-këkohore kur politikanët dhe njerëz të tjerë e përdorin historinë si retorikë për të evokuar epoka të kaluara,...ose thjesht për ta rishkruar atë për qëllime politike”.

Rivlerësimi i historisë ngarkon me përgjegjësi cilëtdo (individë apo insti-

tucione) që marrin përsipër ta bëjnë këtë. Në shkencë nuk është e pamun-dur të marrësh një rrugë të gabuar, por seduktive dhe politikisht oportune. Por, nëse jemi të ndershëm me veten to-në, si shkencëtarë, dhe kemi vullnetin të ndjekim të vërtetën kurdo që e shohim atë, duke përdorur të gjitha faktet që kemi në dispozicion, të pade-formuara nga retorika dhe nga auto-riteti, të ekzaminuara në mënyrë skru-puloze dhe kurajoze dhe të verifikuara në masën më të madhe të mundshme, pavarësisht se ku na çojnë ato, atëherë mund të themi se kemi marrë rrugën e drejtë. Nëse nuk mund të gjykojmë me mendjen tonë, nëse nuk kemi kurajon dhe vullnetin të vemë në dyshim auto-ritetet, atëherë ne lehtësisht mund ed-he të manipulohemi nga ata që janë në pushtet.

Vitet e dundit, historianë dhe studi-ues të ndryshëm kanë ngritur me të drejtë dy çështje me rëndësi shumë të madhe për historiografinë shqiptare dhe, në përgjithësi, për shkencat tona shoqërore: (1) çështjen e nevojës së rish-krimit të historisë tonë kombëtare dhe (2) çështjen e depolitizimit të gjuhës me të cilën duhet shkruar historia. Unë bashkohem me shqetësimin e shprehur nga shumë historianë se tekstet e his-torisë duhet të spastrohen nga paroki-alizmi dhe nga “terminologjia e papër-shtatshme që përdoret kur është fjala për paraqitjen e historisë së popujve” të tjerë. Por, unë nuk u jap të drejtë atyre që kërkojnë të evitojnë cilësime të tilla si “barbar”, kur është fjala për krimet dhe masakrat e bëra nga pushtues të huaj. “Nuk është e vërtetë që në histori, për të evituar gjykimet e mbështetura mbi vlera, nuk lejohet të flitet për akte

barbare”. Epistemat historikeHistoria e çdo populli nuk shkruhet

vetëm një herë, ajo rishkruhet, por jo sa herë që ndërrohen partitë politike në pushtet, siç kërkohet aktualisht në Shqipëri. Kohë të reja mund të zbuloj-në fakte të reja historike dhe faktet e re-ja mund të bëjnë të domosdoshme riv-lerësimin dhe rishkrimin e historisë së një populli. Po kështu, kuptimi ynë mbi të kaluarën nuk është dhe s’mund të jetë kurrë tërësisht i saktë dhe përfun-dimtar, por është në një “fluks të vazh-dueshëm”. Për këtë arsye, merita e his-torianit është që, kurdoherë që është domosdoshme dhe e mundur, ta paraqesë historinë në një dritë të re për ta kuptuar më mirë atë. Por, që dikush, nisur nga konsiderata ekstra-aka-demike, të pretendojë se historia duhet doemos të rishkruhet, pa zbuluar dhe pa sjellë ai vetë, ose studiues të tjerë, as-një fakt të ri që do të përgënjeshtronte trajtimin e derisotëm të ngjarjeve apo të periudhave të caktuara historike, kjo do të ishte një aventurë, të cilës çdo po-pull dhe çdo historian i mençur do të duhej t’i shmangeshin.

Historia e Shqipërisë, veçanërisht historia e periudhës moderne të saj, natyrisht mund të rivlerësohet dhe të rishkruhet, por vetëm mbi bazën e fak-teve të reja, te dokumentuara përtej çdo dyshimi. Për historinë, dokumentet ka-në po atë vlerë dhe rëndësi që kanë fak-tet empirike në shkencat natyrore dhe ato shoqërore. Të rishkruash historinë e një populli është një pretendim i jashtëzakonshëm dhe një projekt kolo-sal dhe, nëse perifrazojmë filozofin e shquar David Hume, pretendime të jashtëzakonshme kërkojnë dokumen-

E vërtEta historikEdhE logjika E rishkrimit të historisë

Page 15: Gazeta Mapo

15E EnjtE, 18 tEtor 2012www.mapo.al

Historiografia nuk mund të pretendojë të jetë tërësisht objektive, ose se ajo mund të zbulojë të vërtetën “përfundimtare” për ngjarje, për periudha, ose për personalitete historike që ajo studion. ajo, përkundrazi, synon dhe bën përpara duke zbuluar fakte të dokumentuara dhe të vërteta të pjesëshme që i sqarojnë më mirë, ose në një mënyrë të re ngjarjet historike dhe rolin historik të personaliteteve dhe të grupeve të caktuara shoqërore.

tacion të jashtëzakonshëm.Në veprën e tij Les Mots et les choses,

përkthyer dhe botuar në anglisht nën titullin The Order of Things: An Archae-ology of the Human Sciences (Rendi i g jërave: Arkeolog jia e shkencave hu-mane), Michel Foucault zhvillon një ndër temat e tij qendrore, atë se të gjitha periudhat historike janë karakterizuar nga një sërë kushtesh esenciale, të cilat bëjnë të mundur interpretimin me vër-tetësi të ngjarjeve historike, pra i bëjnë ato ose të pranueshme, ose të merren si të mirëqena. Foucault argumenton se, me kalimin e kohës, këto kushte ndry-shojnë dhe kjo bën që një epistemë e një periudhe të caktuar historike, që do të thotë njohja shkencore e saj, të zëvendëso-het nga një epistemë tjetër. Këtë nocion fukojam, Jean Piaget e krahason me no-cionin “paradigmë”, të formuluar nga Thomas Kuhn në veprën e tij të njohur Struktura e revolucioneve shkencore.

Unë nuk di ndonjë rast që historia-nët shqiptarë, në këto njëzet vitet e fun-dit, të kenë shtjelluar dhe argumentuar një epistemë apo një paradigmë të re, duke hedhur dritë mbi cilëndo periud-hë të rëndësishme të historisë së pop-ullit shqiptar, çka do ta bënte impera-tive rishkrimin e historisë së kësaj apo të asaj periudhe. Një ndër arësyet pse kjo nuk ka ndodhur është se historia-nët tanë, me aq sa jam i informuar për studimet e tyre, janë mbështetur dhe mbështeten, shumë here në mënyrë të pandërgjegjshme, në dy shkolla histo-rike tashmë të diskredituara, siç janë pozitivizmi dhe historicizmi. Aderimi në secilën nga këto shkolla i ka penguar shumë prej tyre të shohin tablonë më të gjerë historike. Ata, të cilët mund të konsiderohen pozitivistë, nuk mbajnë

sa duhet parasysh faktin se historia nuk ka për detyrë të regjistrojë të gjitha ngjarjet e së kaluarës, por vetëm ato ngjarje që bëjnë kuptim historikisht, çka kërkon gjetjen e një kriteri që bën të mundur dallimin e asaj që është histo-rikisht domethënëse nga ajo që nuk është e tillë. Të tjerë, ata që mund të konside-rohen historicistë, me të drejtë kërkojnë që për të kuptuar një ngjarje apo një du-kuri historike duhet të njohin e të kup-tojnë evolucionin që ka bërë të mundur atë ngjarje apo dukuri. Sidoqoftë, gabi-mi i historicistëve ka qenë dhe mbetet besimi i tyre në idenë se analiza e së ka-luarës, si e tillë, përmban në vetvete in-formacion mbi atë sesi do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.

Vlerat, objektiviteti dhe rishkrimi i historisëÇdo shkencë, pra dhe ajo që studion

historinë, nuk “prodhon” dhe as nuk zbulon kurrë të vërteta përfundimtare. “Gjithmonë do të mbeten disa pyetje që s’marrin përgjigje, madje edhe pyetje që janë të pazgjidhshme, si edhe proble-me, zgjidhja e të cilave është përtej af-tësisë madje edhe të mendjeve më të sh-quara”. Një shkencë që pretendon se ka zbuluar të vërtetën e fundit nuk është shkencë; ajo është fe. Shkenca e vërtetë nuk njeh kufij përfundimtarë në atë sferë të realitetit që ajo studion dhe as autoritete të padiskutueshme. As his-toriografia nuk mund të pretendojë se mund të jetë tërësisht objektive, ose se mund të zbulojë të vërtetën “përfun-dimtare” për ngjarje, për periudha, ose për personalitete historike që ajo stu-dion. Ajo, përkundrazi, synon dhe bën përpara duke zbuluar fakte të doku-mentuara dhe të vërteta të pjesëshme që i sqarojnë më mirë, ose në një mënyrë të

re ngjarjet historike dhe rolin historik të personaliteteve dhe të grupeve të caktuara shoqërore.

Unë besoj se objektiviteti në studi-min shkencor të realitetit shoqëror (të realitetit historik apo atij aktual) nuk mund të jetë kurrë absolut; objektivite-ti është gjithnjë relativ. Po kështu, asn-jë studiues nuk mund të gjykojë për ng-jarje ose dukuri shoqërore i çveshur tërësisht nga vlerat e tij politike e morale. Edhe pse studiuesit e shkencave socia-le dhe historianët, pothuajse pa për-jashtim, shpallin se ata, në çdo rast, i ndajnë vlerat nga faktet, ose origjinën e një teze nga vlefshmëria e saj, unë men-doj se kërkimi në fushën e historisë dhe në shkencat sociale influencohet pothu-ajse gjithnjë―edhe pse jo gjithnjë në të njëjtën masë―nga personaliteti, nga formimi kulturor, nga vlerat dhe nga interesat e vetë studiuesit. Një fakt i til-lë, siç shkruan Leon Bramson, do të shokonte vetëm një pozitivist, për të cilin “shkenca është bërë Jerusalemi i Ri”.

Ndarja e plotë e fakteve nga vlerat individuale është diçka thuajse e pa-mundur në shkencat sociale dhe në his-toriografi, përderisa cilësitë e tyre hu-mane, si individë njerëzorë, janë ndër mjetet e studimit që përdorin si soci-ologët, ashtu edhe antropologët, histo-rianët, studiuesit e shkencave politike etj. Unë i përmbahem tezës se vlerat ja-në funksionale për studiuesin e shkencave sociale dhe për historianin, ashtu siç ato janë të tilla edhe për individët e tjerë që ata studiojnë. Shumica e studimeve histor-ike, sociologjike, politike, antrop-ologjike dhe psikologjike orientohen dhe ndikohen në presupozimet, në meto-dat, në problemet dhe në konceptet e tyre nga filozofitë sociale dhe politike të vetë autorëve të tyre, të cilët, sado që të për-piqen, nuk mund të mbeten spektatorë, ose studiues neutralë të ngjarjeve apo të dukurive.

Një “shkencë e kulluar”, e cila, siç besojnë ata historianë dhe ata studiues të shkencave sociale që frymëzohen nga imazhi Njutonian, do t’i ngjante fizikës, vështirë se është e mundur në hisotio-grafi dhe në shkencat sociale. Pavarë-sisht kësaj, studiuesit e shkencave so-ciale dhe historianët kanë detyrimin që të jenë sa më shumë objektivë që është e mundur―d.m.th. që të mbështeten në kritere ndërsubjektivisht të verifikue-shme, për të konfirmuar përgjithësimet që ata bëjnë kurdoherë që kjo është e mundur dhe të mos lejojnë shtrembëri-min e qëllimshëm të fakteve. Kjo është në të njëjntën linjë me standardin weberi-an. Për Weberin, “Studiuesi i shken-cave sociale [dhe i historisë] nuk mund të heqë dorë tërësisht nga përkushtimi i tij ndaj vlerave....Çështja është që në rolin e tij si studiues, duhet të ekzistojë një sistem i veçantë nënvlerash, i cili të ketë përparësi tek ai; kjo do të thotë që qartësia konceptuale, konsistenca dhe përgjithësimi, nga njëra anë, dhe saktë-sia empirike dhe verifikueshmëria, nga ana tjetër, janë produkt i çmuar i kër-kimit”.

Në të njëjtën linjë arësyetimi me We-berin, unë mendoj se, në vend që të kërkojmë interpretime të çveshura tërësisht nga vlerat tona njerëzore (mo-rale ose politike), ne, si studiues të his-torisë dhe të jetës së shoqërisë, lipset të bëjmë kujdes dhe të dimë të mbajmë një pozitë, e cila na bën të balancuar, të mo-deruar dhe reflektivë në gjykimet dhe në vlerësimet tona. Qendrimi i moderu-ar (jo ekstremizmi), argumenti i balan-cuar, respekti për mendimin e tjetrit dhe toleranca ndaj tij janë virtytet kryesore të një historiani dhe të një studiuesi ob-jektiv të jetës shoqërore. Si studiues, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për ku-fizimet tona dhe të pranojmë se mund të j e m i e d h e t ë nj ë a n s h ë m a p o paragjykues dhe, në atë masë që kjo është e mundur, t’ia bëjmë këtë të qartë edhe publikut me të cilin komuniko-jmë. Norman Davis argumenton se “Objektiviteti i plotë është i pamundur. Ne duhet të synojmë të arrijmë objek-tivitetin, por s’mundemi kurrë të arri-jmë atje. Sidoqoftë, një historian duhet të përpiqet të jetë i paanshëm dhe ta

shohë çdo ngjarje nga këndvështrime të ndryshme. Shanset më të mira për t’iu qasur të vërtetës janë kur, përpara se të gjykojmë [mbi ngjarje dhe dukuri të caktuara] krijojmë perspektiva të ndryshme [për vlerësimin e tyre]. His-toriani ka për detyrë të jape një gjykim, por edhe të deklarojë qartë: ‘ky është opinioni im dhe këto janë faktet që unë sjell përpara jush’”.

Ka shumë periudha dhe ngjarje të historisë së Shqipërisë, të cilat është e domosdoshme të rivlerësohen se-riozisht dhe të rishkruhen. Të tilla nuk janë vetëm periudha e monarkisë zo-giste, ose ajo e Luftës së Dytë Botërore apo ngjarjet e vitit 1997 por, për mendi-min tim, në radhë të parë―dhe mbi të gjitha―periudha e socializmit shtetëror (1945-1990), si edhe rivlerësimi i figura-ve historike kryesore të asaj periudhe. Unë nuk mendoj se historianët shqip-tarë, ose ndonjë historian i huaj, kanë zbuluar deri më sot dokumente histo-rike të reja dhe kaq të rëndësishme saqë e bëjnë të domosdoshme sot rivleresi-min e ngjarjeve që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ose rolin e figurave të tilla të shquara dhe madhore në historinë e kombit tonë si, Ismail Qemali, Fan S. Noli, Luigj Gu-rakuqi etj., dhe as të figurave të tilla fa-mëkeqe si, Esat Pashë Toptani etj. Nga ana tjetër, është tërësisht e mundur dhe e domosdoshme që të rivlerësohen ngjarje dhe figura historike të periu-dhës së Luftës së Dytë Botërore, të gjys-mëshekullit komunist, si edhe të këtyre dy dekadave të fundit.

Këtë periudhë të fundit e theksoj ve-çanërisht sepse, përgjithësisht, mendo-het se studimi i të sotmes është detyrë vetëm e sociologëve, e ekonomistëve dhe e studiusve të shkencës politike dhe jo detyrë e historianëve. Fatkeqësisht, një pikëpamje të tillë e gjejmë jo vetëm tek historianë të rinj, por edhe tek ndon-jë prej historianëve tanë më të shquar. Prof. Kristo Frashëri, për shembull, shprehej pak kohë më parë se, nëse ai, “si historian”, nuk ka marë pjesë në de-bate mbi “çështjet politike, ekonomike e shoqërore të ditës”, këtë e ka bërë pa-si “këto janë çështje me të cilat merren zakonisht analistët e ditës”. Historianët, sipas tij, duhet të merren me “çështje që tashmë kanë hyrë në histori”, pra me “ngjarje që kanë ndodhur jo më pak se 40-50 vjet më parë”. Në fakt, siç vinte në dukje me të drejtë Ludvig von Mises, “Asnjë analizë e periudhës së sotme nuk mund të jetë johistorike. Ekzaminimi dhe përshkrimi i të sotmes janë domos-doshmërisht një analizë historike e së kaluarës që po mbaron dhe e momentit që sapo kaloi”.

Në përfundim, dëshiroj të theksoj se rishkrimi i historisë së një populli dhe reviozionimi i saj janë dy gjëra krejt të ndryshme; duke pranuar të parën, unë jam kundër të dytës, domethënë kundër revizionimit të historisë, të cilin e kuptoj si shtrembërim të qëllimtë të fakteve historike, duke i paraqitur fak-tet dhe ngjarjet e së kaluarës, ose per-sonalitete historike të caktuara, në një dritë më shumë ose më pak të favor-shme, nisur ose nga motive ideologjike, ose nga qëllime politike të caktuara, fja-la vjen, për të demonizuar kundërshta-rin, ose për t’ia hedhur fajin tjetërkujt. Ajo që unë propozoj është që qeveria shqiptare të mos futë hundët në çësht-jet shkencore që kanë të bëjnë me vlere-simin dhe rishkrimin e historisë së Shqipërisë dhe të mos bëjë presion mbi historianët shqiptarë për ta revizionu-ar historinë tonë kombëtare dhe për t’i shkruar tekset bazë të saj sipas intere-save të politikës së ditës, përndryshe do të përsëritnim historinë e vjetër, kur Enver Hoxha vendoste se kush ishte Haxhi Qamili dhe pse duhej shpallur armik Sejfulla Malëshova. Nëse duam ta quajmë të perënduar atë kohë, duhet të çmojmë më shumë lirinë intelektuale dhe të udhëhiqemi vetëm nga e vërteta, e cila, siç thoshte Francis Bacon, nuk është pjellë e autoritetit por e kohës, dhe të cilën nuk mund ta zbulojnë as qeve-ria, as historianët e huaj, por vetëm in-tegriteti, puna e palodhur, talenti dhe pro-fesionalizmi i studiuesve tanë.

Page 16: Gazeta Mapo

16E EnjtE, 18 tEtor 2012www.mapo.al

HisToria

Prof.Dr. romeo Gurakuqi

Objekti i trajtesës është shqyrtimi i procesit të ndërtimit të një autoriteti të brendshëm politik dhe institucional shqiptar, të njohur nga Fuqitë e Mëdha në harkun kohor 1913-1914 dhe rruga e ndjekur për realizimin e këtij legaliteti. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë shqyrtimin e procesit të për-puthjes së përpjekjeve të brendshme shtetform-uese shqiptare me aktet ndërkombëtare që njo-hen pavarësinë e Shqipërisë dhe krijimin e saj si principatë autonome, neutrale dhe nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Ky proces i përputhjes dhe i vënies në jetë të së drejtës së brendshme me aktin ndërkombëtar që njohu pavarësinë e Shq-ipërisë, ka qenë një proces i vështirë, që u zgjat në kohë dhe nuk u arrit të përmbyllej plotësisht në praktikë, për shkak të ndërhyrjes së një seri rrethanash të brendshme shqiptare të lidhura me orientimet krejtësisht të përkundërta politike e kulturore të qendrave pushtetare në këtë vend në harkun kohor dhjetor 1912 janar 1914 dhe më tutje, ndërhyrjes ushtarake të fuqive fqinje, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Italisë, mungesës së bash-kërendimit të plotë të politikave në lidhje me Shq-ipërinë midis krijueses së shtetit shqiptar, Peran-dorisë Austro-Hungareze dhe Mbretërisë së Ital-isë dhe vendosjes në kahe të kundërta politike dhe ushtarke të dy fuqive që kanë pasur qendrime se-rioze dhe të verteta në lidhje me krijimin e shtetit shqiptar në Ballkan, Mbretërisë së Bashkuar dhe Perandorisë Austro-Hungareze.

Në harkun kohor dhjetor 1912 deri në janar 1914, kur pushteti perandorak osman ra, në Shq-ipëri kanë vepruar këto autoritete:

1. Ka qenë autoriteti i përkohshëm nacional shqiptar i shpallur me 28 nëntor 1912 në Vlorë i drejtuar nga Ismail Qemali, i cili filloi sendërti-min e pushteteve shteterore të Shqipërisë dhe bëri përpjekjet maksimale për shtrirjen e autoritetit kombëtar në të gjithë Shqipërinë.

2. Krahinat e Shqipërisë së Jugut gjendeshin të pushtuara prej trupave greke, të cilat kishin pushtuar të gjithë hapësirën minimale të preten-duar nga kryeministri Venizellos në Konferencën e Ambasadorëve dhe prisnin sanksionimin ndërkombëtar të aneksimit të kësaj hapësire nën Mbretërinë e Greqisë.

3. Shqipëria e Veriut dhe Qendrore gjendej në pushtimin e trupave serbe dhe malazeze. Pas dorëzimit të Shkodrës nga ana e Essad Pashës trupave malazeze me datën 23 prill 1913 dhe pas hyrjes me 14 maj 1913 trupave ndërkombëtar të drejtuara nga nën admirali britanik Sir Cecil Bur-ney, për qytetin më të madh të Shqipërisë, filloi periudha e administrimit prej Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve, periudhë që zgja-ti nga data 14 maj 1913 deri me 18 tetor 1913. Nga kjo datë e fundit dhe deri me ardhjen e Princ Wiedit, do të jetë KNK institucioni që do ta ad-

ministrojë qytetin përmes trupës ndërkombëtar të drejtuar më pas nga koloneli britani Phillips, si guvernator civil dhe komandant ushtarak i qytetit.

4. Krahinat e tjera, si për shembull Malësia, Mirdita, Malësia e Lezhës dhe ultësirat në mes lumejve Buna dhe Mat, nuk vareshin nga ndonjë autoritet qeverisës dhe vazhdonin të administro-heshin në bazë të normave e të zakoneve të tyre tradicionale. Pak më vonë disa forma administra-tive autonome u formuan në Lezhë nën kryesinë e bajraktarit Ded Coku dhe në Shëngjin nën dre-jtimin e prijësit të fisit të Shkrelit Vat Marashi, ky i fundit i shkëputur nga administrimi i Lezhës e si rrjedhim në një lloj konflikti me ate.

5. Zgjerimi i shtrirjes së autoritetit të Qeverisë së Përkohshme në veri të Beratit u bllokua prej Essad Pashë Toptanit, i cili, pasi u largua nga Shkodra me forca të konsiderueshme ushtarake paramilitare dhe pas tërheqjes së trupave ushta-rake të Serbisë, mori kontrollin e plotë të Shq-ipërisë Qendrore dhe u përpoq ta drejtonte lëvizjen e kësaj pjesë të Shqipërisë për një princ otoman, në hudhinë që ai deshironte. Synimi i tij ishte të përmbyste Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe të merrte drejtimin e shtetit të ri shq-iptar në duart e veta. Pavarësisht se Essadi shkoi në muajin qershor 1913 në Vlorë dhe pranoi mad-je edhe postin e ministrit të brendshëm, ai u për-poq ta shfrytëzojë këtë emërim për organizimin e xhandarmërisë shqiptare, me synime krejtë-sisht përsonale. Duke përfituar nga pushtimi grek i Shqipërisë së Jugut dhe nga përparimi i trupave serbe në Shqipërinë Veriore dhe Lindore, që e kishin pamundësuar praktikisht veprimtarinë e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Essadi, filloi përpjekjet për përmbysjen e Ismail Qemalit. Fil-limisht ai njoftoi njohjen e suzerenitetit të Sullta-nit dhe paraqiti flamurin e tij, që ishte skicuar nga një shqiponjë me një gjysmë henë. Më pas ai bëri thirrje për shpërndarjen e Qeverisë së Vlorës dhe formimin e një qeverie të re me qendër në Durrës. Pas refuzimit të prerë të kërkesës nga Ismail Qe-mali, Essadi më 12 tetor 1913 ngriti një qeveri të tij në Durrës të quajtur, Senati i Shqipërisë Qen-drore.

Qeveria e Durrësit u formua jo rastësisht në një moment shumë vendimtar për rrjedhat cen-tralizuese që do të duhej të merrte administrimi i Shqipërisë, me ardhjen e KNK në Vlorë, kur ekzistonte mundësia e njohjes së Qeverisë së Përkohshme dhe pranimi i saj si qeveri e ligjshme e Principatës të sapoformuar të Shqipërisë. Nis-ma e Essad Pashë Toptanit errësoi qendrimet pa-triotike dhe bashkimin e shqiptarëve. Ajo qeveri shërbeu si alibi e qarqeve shoviniste fqinje dhe fuqive të Antantës për mosnjohjen e qeverisë së Ismail Qemalit dhe forcave patriotike me orien-tim laik që mbështeteshin nga Austro-Hungaria,

Transferimi i pushteteve në Shqipëri, dhjetor 1912- shtator 1914

objekti i trajtesës është shqyrtimi i procesit të ndërtimit të një autoriteti të brendshëm politik dhe institucional shqiptar, të njohur nga Fuqitë e Mëdha në harkun kohor 1913-1914 dhe rruga e ndjekur për realizimin e këtij legaliteti.

dhe për të treguar me gisht mungesën e aftësisë shtetformuese të shqiptarëve.

Kufijtë e qeverive të pavarura njëra nga tjetra nuk ishin vendosur asnjëherë në mënyrë të sak-të, por autoriteti më efiçient e secilës prej tyre ush-trohej në rajonet e mëposhtme: Qeveria e Vlorës e ushtronte pushtetin e saj më efektiv nga rrjedha e lumit Shkumbin deri në jug, duke përfshirë El-basanin dhe Beratin; qeveria e Durrësit në terri-toret në mes lumejve Mat dhe Shkumbin, me Ti-ranën dhe pjesën shqiptare të Dibrës; qeveria e Shkodrës e ushtronte veprimtarinë e vet në qytet dhe në rrethina, në një distancë të përmendur më lart.

Sa më sipër tregon qartë se situata në Shqipërinë e gjysmës së dytë të vitit 1913 ishte një anarki e plotë dhe vetëm ndërhyrja e KNK do të fillonte korrigjimin e situatës në terren.

Krijimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrol-li u parashikua nga vendimi final i adaptuar nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha mbi organizimin e Shqipërisë me 29 korrik 1913, gjegjësisht pa-rashikuar në pikat 4, 5, 6. Misioni kryesor i KNK ishte organizimi i Principatës së Shqipërisë dhe plotësimi i tranzicionit të këtij entiteti nga sundi-mi otoman në pavarësi. Kësisoj, KNK do të jetë organizmi tranzitor në rrugën e transformimit të Statusit të Shqipërisë në shtetësi të plotë, proces i cili ishte parashikuar të zgjaste pak kohë nga fuqitë, por që rrjedhat ndërkombëtare e nxorën atë plotësisht jashtë limiteve kohore të parashi-kueshme, duke e mbyllur pa sukses këtë fazë të

parë të shtetësisë. KNK ka qenë instrument i një lloj protektorati ndërkombëtar nën të cilin u ven-dos Shqipëria e re, organizëm ky që kufizoi ushtri-min e plotë të sovranitetit, përmes formave të kon-trollit shumëplanësh dhe njëkohësisht shumë të sterholluara për të funksionuar normalisht. Ky instrument i kujdestarisë se gjashtë Fuqive euro-piane lindi nga frika e krijimit të ndonjë zbrazë-tie pushteti. Megjithatë, në këndvështrimin tonë, puna e këtij institucioni në tre muajt e parë të je-tës së vet, u perqendrua dallueshëm në sh-mangien dhe dezintegrimin e plotë të të vetmit institucion kombëtar që e kishte filluar me kohë misionin e tranzicionit të pushtetit: Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Duke mos e njohur Qeve-rinë e Përkohshme të Vlorës, të lindur nga një ku-vend kombëtar mbarëshqiptar, koncerti i Fuqive të Mëdha la menjanë përpjekjen e brendshme për të materializuar shtetësinë, duke mos njohur njëkohësisht edhe parimin e vetvendosjes dhe du-ke filluar nga e para sëndërtimin e elementëve përbërës shtetëror të Principatës së Shqipërisë. Mosnjohja e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës mendoj se ka ardhur për arsye politike, të lidhu-ra fillimisht me statusin e papërcaktuar të Shqipërisë në momentin e formimit të saj (Qeve-risë së Vlorës), por edhe me kontradiksionin e ha-pur në qendrimet politike të pjesmarrësve në Koncertin Europian. Si qeveri e krijuar nga një kuvend kombëtar gjithpërfshirës që njëkohësisht shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe e para qeveri e Shqipërisë që arriti të artikulohet si përfaqësue-

Princ Vidi duke zbarkuar në Durrës

Ismail Qemali me dy djemtë

Page 17: Gazeta Mapo

17E EnjtE, 18 tEtor 2012www.mapo.al

se e gjithë shqiptarëve dhe kërkoi njohjen ndër-kombëtare, ajo normalisht do të duhej të kishte përparësi në bashkëpunimin e organizmit ndër-kombëtar që mori përsipër konfigurimin e shte-tit. Austriakët, me mbështetjen e pasigurtë të ita-lianëve, i janë përmbajtur linjës së njohjes së Qe-verisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, dhe kanë bërë përpjekje pa fund për t’ia imponuar KNK pranimin e kësaj qeverie, si qeveri e të gjithë ven-dit, sikurse në fakt pjesa përparimtare e shoqërisë shqiptare e njihte atë. Por shtetet e tjera të Antan-tës, veçanërisht Franca, janë imponuar për ta traj-tuar atë njëlloj me qeverisjet lokale të krijuar rish-tasi nepër Shqipëri, e veçanërisht për ta barazuar statusin e saj me krijesen që realizoi njeriu i tyre, Essad Pashë Toptani. Mungesa e shtrirjes së in-tegritetit në të gjithë hapësirën territoriale të ven-dit nuk mund të përbënte një argument të mjaf-tueshem për këtë mosnjohje, për shkak të vësh-tirësive të krijuara nga pushtimet e huaja, serbe, greke dhe malazeze, me të cilat nuk po e zgjidh-nin dot as fuqitë garantuese të pavarësisë së Shqipërisë. Gjithsesi, territori i kufizuar në të cilin Qeveria e Përkohshme e ushtroi aktivitetin, sher-beu si alibi shumë e fortë për errësimin e pozicio-nit të saj teorik nacional.

Me këmbënguljen e përfaqësuesve të vendeve të Antantës, KNK u prir drejt politikës së konsi-derimit si qeverisje krahinore të të gjitha autori-teteve të ndërtuara në Shqipëri, ndonëse kjo nuk u zyrtarizua për shkak të rezistencës së Austro-Hungarisë që mbështeste Qeverinë e Përkohsh-me të Ismail Qemalit. Prandaj si KNK në tërësi ashtu edhe Fuqitë e veçanta, në praktikën e marrëdhënieve me “pushtetet krahinore”, i njih-nin Qeverisë së Përkohshme të Vlorës një peshë të veçantë. Por vendet e Antantës përfituan nga paqartësia e politikës italiane, indiferentizimi gjerman dhe penguan njohjen e Qeverisë së Për-kohshme si qeveri e të gjithë Shqipërisë. Orienti-mi politik që KNK mori ishte që të gjitha këto qe-verisje krahinore të vendoseshin gradualisht nën kontrollin e një qeverisjeje qendrore që do të kri-johej me mbërritjen e Princit në Shqipëri.

Në fillim të muajit dhjetor 1913, si për ta për-forcuar këtë linjë të përgjithshme, anëtari fran-cez në KNK, Krajewsky, propozoi këtë ndarje ad-ministrative për Shqipërinë: 1. Shqipëria Qendro-re, ose Durrësi, që përfshinte territorin në mes lumenjve Mat dhe Shkumbin; 2.Shkodra, së bashku me zonat fushore të saj; 3.Mirdita së bashku me bajrakët në aleancë me atë: Selishtë,

Perlat dhe Kthellë; 4. Malësia e Madhe dhe kra-hinat Malore në Veri dhe në Lindje të Shkodrës (këto dy rajonet e mësipërme gëzonin praktikisht pavarësinë, ndaj delegati francez, propozoi që për disa kohë këto rajone të vazhdonin të njiheshin me disa privilegje të veçanta); 5 Vlora së bashku me krahinat e Beratit dhe Elbasanit; 6dhe 7 do ishin dy distriktet ende nën pushtimin grek re-spektivisht me qendra administrative në Korçë dhe në Gjirokastër. Propozimi francez synonte të shmangte me çdo kusht Qeverinë Përkohshme nga pozicioni parësor si bazë e gatshme për qeve-risjen e ardhshme të Principatës së Shqipërisë së drejtuar nga Princ Wied. Vendet e tjera të An-tantës ndoqën aleatin e tyre në këmbënguljen që pranimi nga ana e Princ Wied-it i fronit të Shqipërisë, të mos kushtëzohej me aprovimin e Qeverisë së Përkohshme.

Situatës kaotike që mbizotëronte në Shqipëri-në e fundvitit 1913 dhe fillimit të 1914, iu shtuan përpjekja e Komitetit Xhonturk “Bashkim dhe Përparim” dhe e rretheve të caktuara nostalgjike pro otomane në Shqipëri, për të vendosur në fro-nin e Shqipërisë një princ të origjinës turke dhe Ekspedita e Essad Pashes në Shqipërinë Mesme, që synonte të krijonte një qendër pushtetare ri-vale ndaj qeverisë së Vlorës, së drejtuar nga ai me qendër në Durrës. Puçi ushtarak në histori njihet si Komploti i Beqir Grebënesë. Ai komplot erdhi si rezultat i vonesës së madhe mbi 6 mujore, të kr-ijuar në aktivitetin e fuqive të mëdha në përfun-dimin e ndërtimit institucional të Shqipërisë së dalë nga vendimet e Konferencës së Ambasa-dorëve në Londër. Kjo vonesë kishte mundësuar jo vetëm rizgjimin e ëndrrave të otomanistëve për të rimarrë pushtetin në Shqipëri, por edhe am-bicjet e përfaqësuesve më të spikatur të klasës feudale vendase për t’iu kundërvënë forcave kombëtariste shekullare, që kishin filluar të ndër-tonin shtetin e pavarur shqiptar pas vendimeve të Kuvendit të Vlorës së nëntorit 1912, në mënyrën e tyre të sinqertë dhe atdhetare. Viktimë e am-bicjeve dhe intrigave të forcave konservatore oto-maniste ra edhe Ismail Qemali dhe qeveria që ai drejtonte me aq përkushtim patriotik. Qendra ri-vale pushtetare në Shqipëri e krijuar në dy mua-jt e fundit të vitit 1913 nga Essad Pashë Toptani, është shembulli më i qartë i riorganizimit të kë-tyre forcave të së shkuarës. Në fund të fundit, ky rivalitet ishte pjesë e udhëkryqit ku ndodhej shteti i ri: Ismail Qemali dhe qeveria e tij, duke u mbështetur nga shumica e shqiptarëve, ishin të

vendosur që Shqipëria të bëhej një shtet europi-an, të qeverisej për këtë nga një princ nga dinas-titë europiane, dhe këtë kryetari i qeverisë ia kishte bërë të qartë Portës së Lartë.

Në këtë situatë të vështirë rivaliteti e presioni politik, në mbrëmjen e datës 10 janar 1914, Ismail Qemali, duke vënë mbi të gjitha interesat e Shq-ipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me KNK, shpalli se për të shpëtuar vendin nga rënia në një luftë civile dhe shkatërrimi, ishte i përgatitur ta dorëzonte autoritetin e tij në duart e KNK, në qoftë se ky institucion do ta merrte këtë angazhim për të gjithë Shqipërinë.

Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit, Essad Pa-sha mbeti përsoni i vetëm me ndikim në Shqipëri, që kishte një program politik të qartë, ishte në zotërim të shumave të mjaftueshme parash për të realizuar objektivat e tij politike Megjithëse ishte “prishësi kryesor i njësisë shqiptare”, ai serish konsiderohej tanimë e vetmja forcë reale në vend, me të cilen do të duhej të bëheshin llogaritë. Pas një kundërshtimi të ashpër nga ana e tij, me datën 30 janar 1914, përfaqësuesit e KNK ia arritën të firmosin me Essad Pashë Toptanin një memoran-dum në gjuhën turke, të vetmen të cilen ai zotëron-te mirë, mbi bazën e të cilit ai duhej ta dorëzonte administratën e Shqipërisë Qendrore në duart e KNK-së. Ky organizëm më pas do të duhej ta cak-tonte atë në krye të përfaqësisë që do të shkonte në Europë për t’i ofruar fronin e Shqipërisë Princ Wied-it.

Marrëveshja i siguroi atij de facto realizimin e objektivit personal politik për mbizotërimin e ar-dhshëm në skenen politike të Shqipërisë së tra-zuar.

Në prag të ardhjes së Princ Wied, KNK arriti të vendoste nën administrimin e drejtorit admin-istrativ të çështjeve të brendshme, përveç Vlorës, Durrësit e Shkodrës, edhe Lezhën e Shengjinin. Kësisoj, me përjashtim të Shqipërisë së Jugut nën pushtimin grek, pjesa tjetër e Shqipërisë u bash-kua formalisht nën një administratë të vetme. Misioni i parë si direktorat ekzekutiv dhe ligjvë-nës në Shqipëri nga ana e KNK u realizua. Deri me ardhjen e Princit dhe shpalljen e Statutit Or-ganik, KNK do të kryej funksionet e tij si direk-torat, për të kaluar më pas në funksionet mbikqyrëse e kontrolluese deri në momentin e dezintegrimit dhe shpërndarjes faktike.

Qeveria e parë shqiptare në Princ Wied rezul-toi një dështim i plotë, që nuk arriti të bindë botën dhe as shqiptarët se ky vend mund t’u rezistonte përpjekjeve për absorbim nga fqinjët ballkanikë. Pavarësisht përpjekjeve të nacionalistëve për të predikuar doktrinen e unitetit, qeveria nuk u rez-istoi dot intrigave politike, në qendër të të cilave ka qenë, në planin e jashtëm Italia, dhe në planin e brendshëm njeriu më i pushtetshëm në këte qe-veri, Essad Pashë Toptani. Mbretërimi i Wied-it duhet të vendoset në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare të kohës, kur fuqitë europiane që ishin marrë vesht për krijimin e Shqipërisë, ishin përfshirë në një pështjellim të pangjashëm dhe pas fillimit të luftës, i gjithë themeli mbi të cilin ishte arritur konsensusi për Shqipërinë dhe Princ Wied-in, u shpërbë për të mos u rikthyer më kur-rë mes tyre. Me 15 prill 1914 KNK përfun-doi procesin e përpunimit të Projekt Statutit Or-ganik të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit, pas aprovimit të qeverive të Fuqive të Mëdha, do të funksiononte sistemi qeverisës i Principatës së Shqipërisë. Me 29 prill 1914, KNK arriti të apro-vojë ad referendum Rregulloren e Brendshme të funksionimit të KNK (Rregullorja e Organizimit

të KNK në Shqipëri dhe Ushtrimi i Funksioneve të tij). Me aprovimin e Rregullores përvijohet në mënyrë përfundimtare procesi i shndërrimit të KNK nga një institucion ndërkombëtar me funk-sione drejtuese direktive, në një institucion me funksione kontrolluese, garantuese dhe mbikqyrëse. Ndoshta në rastin e Shqipërisë së vitit 1914, do të ishte dashur që funksioni qeverisës i KNK të ishte zgjatur edhe disa muaj dhe formimi i qeverisë nga ana e Princ Wied do duhej të ishte shtyrë deri në përpunimin e aprovimin përfun-dimtar të Statutit Organik nga një asamble nacio-nale. Kjo do i kishte mundësuar Princ Wied-it të mbështetej më fuqimisht nga një organizëm qe-verisës i pavarur e veprues dhe do të kishte mundësuar lënien menjanë e izolimin e forcës më të fuqishme konservatore të Shqipërisë së asaj ko-hë, Essad Pashë Toptanit dhe rrethit të tij neo-hamidian. Duke formuar menjëhere qeverinë dhe duke i dhënë Essadit vendin e premtuar, qeveria e Wied-it do të përfshihej në një spirale krizash nga të cilat ajo nuk do të arrijë të dalë më asn-jëherë. Shqipëria e atëhershme vuante nga shkëputja me të kaluarën, vuante nga mospasja e një grupimi të gjërë shoqëror të emancipuar, vuante nga ekzistenca e një klasë drejtuese që e kishte pak të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë kombëtare dhe rendte ende me fantazmat e rua-jtjes së çifligjeve të dhuruara personale. Kurse for-cat e emancipuara të shoqërisë shqiptare, ata që ndërtuan Shqipërinë e Vlorës, përbënin një pa-kicë gati të papërfillshme dhe të pafuqishme për të ndërmarrë nisma që thyenin tabutë konserva-tive të një shoqërie të sapodalë në liri. Kjo liri e brishtë, e shoqëruar me cungime të rëndësishme territoriale, të sanksionuara edhe me marrëveshje ndërkombëtare, e ndjekur hap pas hapi nga etja e shfrenuar e fqinjëve grabitçarë, e kishte çorien-tuar kahun e drejtimit përparimtar të kësaj shoqërie, e kishte lënë atë prehë të pambrojtur nga aventurierët që fatkeqësisht në atë kohë (mbase edhe në vijim), ishin me shumicë. Sido-qoftë, në analizë të fundit, vendosja e Kontrollit Ndërkombëtar në Shkodër më pas edhe në Shq-ipëri ishte, sipas mendimit tonë, një zhvillim poz-itiv, një hap i rëndësishëm në shkëputjen me të kaluarën, një shtysë për forcat e brendshme për-parimtare, ende të dobëta, dhe për vetë procesin e ri mëvetësues dhe qytetërues që do të duhej të kalonte shteti i ri shqiptar. Sikur rrjedha e mar-rëdhënieve ndërkombëtare nuk do të shkonte drejt ballafaqimit të armatosur, zhvillimi politik, ekonomik dhe qytetërues brenda shtetit shqip-tar, nën këtë ombrellë garancie, mendojmë se do të kishte qenë në parametra tejet të ndryshëm: Shqipëria do të bëhej shtet, fillimisht një Princi-patë e më pas Mbretëri, me në krye një sovran eu-ropian; ndasitë e brendshme do të vinin gradual-isht duke u shuar; strukturat administrative e in-stitucionale të shtetit do të bëheshin funksion-uese; trupat greke, serbe e malazeze do të tërhiqeshin dhe mbrojtja e trojeve etnike shqip-tare jashtë kufijve të Londres 1913, do të ishte një realitet veprues; Turqia do të shkurajohej nga ën-drra e saj për rikthim; Italia e diskretituar para forcave kombëtariste do të zhvendosej e turpëru-ar dhe e humbur nga bregu shqiptar i Adriatikut dhe Jonit; Austro-Hungaria do të vazhdonte të mbështeste rrugën e konsolidimit të projektit të saj të kahershëm për themelimin e shtetit ilirik, tashmë jo në kundërshti me Anglinë, por në ale-ance me atë; Fuqitë së bashku do të detyroheshin të garantonin me vepra jetën e shtetit të ri ball-kanik që krijuan vetë.

Esat Pasha, majtas

Page 18: Gazeta Mapo

MAPO18 e eNjte 18 tetor 2012www.mapo.al

opEdizraeli është i vetmi vend në lindjen e mesme, ku arabët mund të zgjidhen në parlament në zgjedhje demokratike.

franca nuk mundet ta pranojë se nuk është më fuqi dominuese në kulturën botërore. kjo, si në të majtë e si në të djathtë të politikës franceze. ata vazhdojnë të mendojnë se amerikanët janë kauboj primitivë ose fermerë që s’kuptojnë asgjë.

Nëse je i fuqishëm, ka më shumë gjasa që të mos i dëgjosh e as shohësh sinjalet që vijnë nga jashtë.

Adam Michnik, gazetar polak

01

02

03Opinione dhe Editoriale

Sipas erës

Nga BujAr KAPExhiu

Rasti i fundit i ndezjes së qir-injve një mbasdite Tirane në kujtim të kushedisatës vajzë

të vrarë në Shqipëri, nga njëra anë të jep shpresë për ca reagime të mëte-jshme, por nga ana tjetër të bën të re-flektosh edhe për reagimet tona të mëparshme, jo vetëm në lidhje me dhunën ndaj grave (nëse mund ta quajmë vetëm dhunë, apo tashmë vrasja e grave dhe vajzave është fenomen më vete që duhet shkëpu-tur nga dhuna që i përfshin të gjitha). Dhe në këtë reflektim më kujtohet se si rasti në fjalë, i kushedisati pra në Shqipëri, vërtet mund të shokojë dikë nga makabriteti, por nëse do të ishte vetëm kaq do të ishte një fat-keqësi e madhe, madje dëshpëruese. Le të kthehemi pak pas në këto vite për të parë se çfarë ka ndodhur (duke bërë një listë shumë të shkurtër dhe aspak shteruese) dhe sesi kemi reaguar ne. E kam shumë merak të them “ne”, se në përgjithë-si prapë “ne” vdesim pak t’ia ngjeshim fajin të tjerëve, si për sh-embull “ku jeni ju shoqata grash që nuk dilni në protestë, ku jeni ju të tjerë që s’dilni në protestë” etj. etj. Në fakt, për sa kohë do vazhdojmë me “ne” dhe “ata” që duhet të protesto-jnë e të ngrënë zërin, kam shumë frikë se asgjë nuk do ndodhë dhe po ne do të vazhdojmë të prodhojmë ngjarje të tilla.

Dhe këtu pikërisht fillon reflek-timi mbi reagimet tona vetëm ndaj ekstremeve. Do i rikthehem vrasjes së vajzave dhe grave pak më tej, dhe po kaloj në disa raste të tjera. Para një viti një grup minatorësh në Bul-qizë u detyruan të protestonin në mënyrë ekstreme, duke ndërmarrë një grevë urie 1400 metra nën tokë. Kërkesat e tyre ishin më baziket e mundshme, megjithatë iu desh të rrinin ca kohë aty nëntokë, të mer-reshin edhe me policinë që herë pas here shkonte t’i nxirrte jashtë etj. etj. Ishte i vetmi moment kur vëmendja jonë u përqendrua pak tek ata. Kur them vëmendja jonë, i referohem vë-mendjes sonë të përgjithshme nëpërmjet mediave (sepse ndërkohë disa grupe të rinjsh që nuk presin format ekstreme të protestës për mbështetje, ishin aty, duke i mbështetur minatorët). Ndërkohë që në ato miniera kishte vite që mi-natorët e shkretë punonin në kushte të tmerrshme (sikurse vazhdojnë) dhe një pjesë e tyre kishin humbur edhe jetën. Por për sa kohë protestat e minatorëve ishin protesta nor-male, askush nga ne (me përjash-time shumë të vogla) nuk e vrau mendjen. Madje, siç ndodh përherë, filluam dhe t’i gjejmë anët politike,

ky është i atij, ai është i këtij. Duke harruar se kushdo të ishte i kujtdo, kushtet në minierë vazhdojnë të je-në të tmerrshme, Bulqiza vazhdon të jetë një qytet ekstremisht i varfër edhe pse në ato miniera nxirret krom, dhe se privatizimi i minierave është bërë në formën më antisociale të mundshme. Qëkur minatorët dolën nga greva e urisë nëntokë, as-gjë nuk ka ndryshuar, dhe vëmend-ja jonë nuk është më te ta, pavarë-sisht se humbjet e jetës prej këtyre kushteve kanë vazhduar.

Sikurse thashë, duke mos qenë aspak shteruese, po i referohem ras-tit të fundit të grevës së të përnd-jekurve politikë. Problemet e tyre kanë vite që janë aty, të shtruara mirë e mirë, por duhej që protesta e tyre të shkonte deri në vetëdjegie që të tërhiqte vëmendjen tonë. Përn-dryshe nuk ishin shumë interesantë sa për të na tërhequr vëmendjen. Fatkeqësisht, përsëri reagimi ynë vjen vetëm mbas një rasti ekstrem, se përndryshe do të ishim duke u marrë me ndonjë gjë tjetër. Dhe përsëri varet sesa do zgjasë, se shumë shpejt vëmendja mund të na tërhiqet nga ndonjë gjë tjetër që të na duket më ekstreme akoma.

Ka pasur dhe ca raste të shkëpu-tura fatkeqe të disa qytetareve të hi-pur në tarracën e një pallati, duke na përplasur ballit problemin e pro-nave, të strehimit, të shitjes së apar-tamenteve, shtojeni listën vetë. Dhe vëmendja jonë për këto probleme ka qenë për aq sa ka zgjatur kronika televizive, duke harruar që ne të gjithë jemi pjesë e kësaj shoqërie, dhe padrejtësitë që prekin dikë, di-ku mund të prekin këdo nga ne.

Një rast tjetër reagimi ndaj eks-tremit ishte ai i vajzës 17-vjeçare të vrarë për gjakmarrje. Por ama gjak-marrja ka kaq vite që po e gërryen shoqërinë tonë, por për sa kohë bëhej sipas rregullave nuk na shqetësonte dhe aq shumë. Cilat rregulla mund të jenë në një fenomen të tillë vrastar jo vetëm të familjeve që prek direkt por të gjithë neve? Është e pamundur të mos e kupto-jmë se çdo çështje e tillë na prek të gjithëve si shoqëri, dhe ndoshta do të ishte më mirë që të mos prisnim ekstremin për të reaguar. Ne kemi vite që shikojmë një shtet të dorë-zuar plotësisht ndaj këtij fenomeni, trishtohemi pak kur shikojmë ndon-jë rast në TV dhe me kaq e kemi larë ndërgjegjen tonë. Dhe ndërkohë, fenomeni vazhdon e vazhdon të gër-ryejë shoqërinë ku ne jetojmë të gjithë bashkë, dhe jo secili/a në hapësirën e tij private.

Dhe vijmë te çështja e dhunës

Ermira DaNaj

komENt

ndaj grave, meqë kështu e quajmë zyrtarisht. Rasti i Aishes është më i fundit (nuk i dihet se ndërkohë ndonjë vajzë apo grua tjetër mund të jetë duke u dhunuar diku në Shq-ipëri). Por, le të themi që numri i grave dhe vajzave të vrara në Shq-ipëri këto vitet e fundit është numër me dy zero. Mbaj mend para shumë vitesh, një baba vrau vajzën e tij se kishte shkuar pa leje në pub. I gjithë fshati e përgëzoi se kishte ruajtur nderin e familjes dhe fshatit. Babai bëri shumë pak vite burg, sepse e paskërkësh kryer vrasjen në depre-sion e sipër. Në depresion e sipër e kanë kryer edhe shumë burra të tjerë që kanë vrarë gratë pasi dhe i kanë dhunuar sistematikisht apo vajzat për shkak të ruajtjes së nderit. (Kjo çështja e nderit është ajo që duhet ta rishikojmë mirë, se këto vitet e fun-dit vetëm nder që s’kemi treguar e ruajtur). Nuk mund t’i citoj këtu em-rat e grave dhe vajzave të vrara këto vitet e fundit, por besoj se kushdo, që nuk bindet sesa shumë raste janë, mund t’i gjejë statistikat dhe emrat madje. Vrasja e vajzave dhe grave nuk është një fenomen që po ndodh sot, dhe sikur e thashë rasti i fundit ndoshta ishte shokues prej detajeve. Por këtu nuk duhet të na shqetësojë makabriteti, por fenomeni, dhe nuk janë të rëndësishëm më emrat e përveçëm. Makabër ishte dhe rasti i babait që e hodhi foshnjën 3-ditëshe nga materniteti, se dyshonte se nuk ishte i tij. Dhe në vend që t’i bëhej gjy-qi babait vrasës, të gjithë i bënin gjy-qin moral nënës. Reagimi ynë nuk duhet të zgjasë për aq kohë sa një ng-jarje mbetet në TV. Nëse do të vazh-dojmë të merremi me rastet në veçanti nuk do të zgjidhim asgjë, ose shumë pak. Ne duhet të reagojmë ndaj fenomeneve, dhe jo vetëm në rastet ekstreme. Për ata që kanë mer-ak se ç’ka bërë shoqëria civile, ishte kjo shoqëri që çoi në Parlament nismën për ligjin kundër dhunës në familje. Por këto fenomene nuk mund të zgjidhen vetëm nga një palë e vetme. Nëse gjykatësit nuk e zba-tojnë këtë ligj, nëse gratë e dhunuara nuk kanë ku të “mbyten” nëse de-noncojnë dhunën dhe pranojnë të durojnë, nëse fëmijët tanë edukohen që mund të dhunojnë dhe mund të dhunohen, një ligj nuk mund të zgjidhë gjë, as një konferencë dhe as shumë konferenca, apo tryeza qof-shin. Përveç shoqërisë civile (në këtë rast i referohem atyre shoqatave që

punojnë me çështjen e dhunës ndaj grave) mbështetje duhet nga shteti (nëpërmjet arsimit, policisë, mbështetjes sociale etj.) dhe sidomos nga ne të tjerët që jemi shoqëria në tërësi, nëpërmjet reagimeve të për-ditshme ndaj çdo rasti dhune, ndaj vajzave apo ndaj djemve, fëmijëve, të rriturve, të moshuarve, kujtdo. Çdo padrejtësi para së cilës mbyllim sytë dhe nuk reagojmë, na bën edhe ne viktima të saj.

*Pedagoge e aSociuar në ueT.

Një rast tjetër reagimi ndaj ekstremit ishte ai i vajzës 17-vjeçare të vrarë për gjakmarrje. por ama gjakmarrja ka kaq vite që po e gërryen shoqërinë tonë, por për sa kohë bëhej sipas rregullave nuk na shqetësonte dhe aq shumë. cilat rregulla mund të jenë në një fenomen të tillë vrastar jo vetëm të familjeve që prek direkt por të gjithë neve? është e pamundur të mos e kuptojmë se çdo çështje e tillë na prek të gjithëve si shoqëri, dhe ndoshta do të ishte më mirë që të mos prisnim ekstremin për të reaguar. Ne kemi vite që shikojmë një shtet të dorëzuar plotësisht ndaj këtij fenomeni, trishtohemi pak kur shikojmë ndonjë rast në tV dhe me kaq e kemi larë ndërgjegjen tonë. Dhe ndërkohë, fenomeni vazhdon e vazhdon të gërryejë shoqërinë ku ne jetojmë të gjithë bashkë, dhe jo secili/a në hapësirën e tij private.

Dhe vijmë te çështja e dhunës ndaj grave, meqë kështu e quajmë zyrtarisht. rasti i aishes është më i fundit (nuk i dihet se ndërkohë ndonjë vajzë apo grua tjetër mund të jetë duke u dhunuar diku në shqipëri). por, le të themi që numri i grave dhe vajzave të vrara në shqipëri këto vitet e fundit është numër me dy zero. mbaj mend para shumë vitesh, një baba vrau vajzën e tij se kishte shkuar pa leje në pub. i gjithë fshati e përgëzoi se kishte ruajtur nderin e familjes dhe fshatit. Babai bëri shumë pak vite burg, sepse e paskërkësh kryer vrasjen në depresion e sipër...

Reagimet pas ekstremeve

Page 19: Gazeta Mapo

MAPO 11MAPO 11MAPOe eNjte 18 tetor 2012www.mapo.al 19

aLfrED LELa

Paranoja, do të qe

përgjigjja më shpjeguese,

ndoshta. Për të mos e lënë pa përgjigje

edhe udhëti-min guliveri-

an të depu-tetit socialist

nëpër Shq-ipëri, duhet gjetur edhe

për të një shpjegim

Në këto javë përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju të besoni se pikërisht ata

kishin idetë e duhura për të zgjidhur problemet e ekonomisë ende të brishtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, ja dhe disa gjëra që duhet t’i dini: Në rast se kërkoni re-zultate, administrata Obama e kishte gabim për diçka: në atë se ishte tepër optimiste për mundësitë e një rimëkëmbjeje të shpejtë. Mirëpo re-publikanët e kishin gabim në gjithç-ka.

Ja edhe diçka për këtë optimizëm të gabuar: Në parashikimet tani famëkeqe të janarit të vitit 2009, eko-nomistët që punonin për adminis-tratën e ardhshme parashikuan se pjesa më e madhe e ndikimit të krizës financiare të vitit 2008 do të mbetet pas dhe se shkalla e papunësisë do të jetë nën 6 për qind. Qartazi, kjo gjë nuk ndodhi.

Pse kishte gabuar administrata? Nuk kishte të bënte me një besim të ekzagjeruar në pushtetin e planit të vet të stimulimit; raporti parashikoi një rimëkëmbje dukshëm të shpejtë edhe pa stimuj. Në vend të kësaj, njerëzit e presidentit Obama dështu-an të çmojnë atë që tani është dituri e përgjithshme ndër analistët eko-nomikë: krizat e rënda financiare shkaktojnë dëme të qëndrueshme ekonomike dhe duhet shumë kohë për rimëkëmbje.

Ky vëzhgim i njëjtë, natyrisht, ofron një arsyetim të pjesshëm për dobësimin e vazhdueshëm të ekono-misë. Dhe pyetja që do të duhej të sh-trojmë, duke e pasur parasysh realite-tin jo të kënaqshëm, është se çfarë mund të ofrojë politika për mundësi më të mira të trajtimit të dëmit. Kam-pi i Obama-s këmbëngul për një rol më aktiv qeveritar; propozimi i tij i fundit ekonomik, “Akti amerikan i punës”, mund të ketë tentuar të për-shpejtojë rritjen, duke mbështetur shpenzimet publike dhe vënë paratë në duart e njerëzve të gatshëm t’i për-dorin ato. Republikanët, nga ana tjetër, insistojnë se shtegu drejt pros-peritetit parasheh shkurtime të ash-pra në shpenzimet e qeverisë.

Dhe këtu republikanët e kanë fa-talisht gabim.

Demonstrimi më i fundit shkatër-rimtar i këtij gabimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili sapo ka publikuar Parashikimin Ekonomik Botëror, një raport që kombinon para-shikimet afatshkurtra me analiza të thella ekonomike. Ky raport është një dokument i zbehtë dhe shqetësues, i cili na thotë se ekonomia botërore po ecën dukshëm më keq sesa pritej, me rrezikun në rritje të një recesioni glob-al. Mirëpo raporti nuk e tregon vetëm anën e zezë, përmban po ashtu edhe analiza të kujdesshme të arsyeve pse gjërat po shkojnë kaq keq. Dhe ajo që kjo analizë konstaton është një pjesë disproporcionale e lajmeve të këqija që vijnë nga shtetet që i binden një llo-ji të politikave të kursimit, të cilat re-publikanët duan t’ua imponojnë amerikanëve.

Epo mirë, nuk e thotë këtë me shumë fjalë. Ajo të cilën raporti vërtet thotë është: “Aktiviteti i pesë vjetëve të fundit ka zhgënjyer më shumë eko-nomi me plane gjithnjë e më agresive të konsolidimit fiskal”. E kjo, pak a shumë, është e njëjta gjë.

Për republikanët që i janë kushtu-ar qasjes që punon për shkurtim të shpenzimeve në një ekonomi depre-sioni - “konsolidim fiskal”, siç e quan FMN-ja - është gjë e mirë, jo e keqe, për krijimin e vendeve të reja të pu-nës. Pak pas zgjedhjeve të mesman-datit, shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi një raport mbi politikat ekonomike - të titulluar “Shpenzo më pak, posedo më pak, rrite ekonominë”, - i cili bënte thirrje për shkurtime të thella shpenz-imesh dhe i dha menjëherë sinjale të gjithë kombit se konsolidimi fiskal (po, e përdorën të njëjtin term) mund të thellojë krizën ekonomike. “Efek-tet jo-keynesiane”, bëri të ditur rapor-ti, mund të kthejnë gjithçka në rendin e vet.

Çfarë del të mos jetë aq e vërtetë. Ajo që Fondi Monetar tregon është se shtetet që po imponojnë shkurtimet më të mëdha të shpenzimeve janë po ashtu shtetet që kanë përjetuar krizat më të thella ekonomike. Në të vërtetë, dëshminë që sugjeron se anashkalimi i këndvështrimit standard se shkur-timet e shpenzimeve e rëndojnë eko-nominë në aspektin afatshkurtër, kë-ta deputetë e kanë kuptuar plotësisht gabim. Shkurtimet e fundit të shpenz-imeve del se kanë bërë edhe më shumë dëm sesa shumë analistë - përfshirë këtu edhe ata të vetë FMN-së - kanë pritur. Kjo ngre pyetjen se cila formë e politikave ekonomike do të ketë efekt pas zgjedhjeve.

Në rast se fiton Obama, sipas të gjitha gjasave do të imponojë stimuj modestë, me qëllim të shndërrimit të rimëkëmbjes graduale, që duket se tashmë ka nisur të ndodhë në një kthim më të shpejt të punësimit. Republikanët, megjithatë, janë të ven-dosur për një doktrinë ekonomike e dëshmuar e rrejshme, ç’është e vërte-ta katastrofike, në shtetet tjera. Nuk pritet që ata të ndryshojnë pikëpamje përballë përvojave të dukshme. Mbi të gjitha, gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës ortodokse republikane, në asnjë aspekt të politikave ekonomike. Partia mbetet kundërshtare e rregulli-meve efektive financiare, përkundër katastrofës së vitit 2008; mbetet e ob-sesionuar ndaj rreziqeve të inflacion-it përkundër viteve të tëra alarmesh të rreme. Prandaj dhe nuk duket e gatshme të heqë dorë nga këndvësh-trimet e veta politikisht të volitshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

Dhe në gjithë këtë ka edhe diçka tjetër: nëse Mitt Romney i fiton zgjed-hjet, Dhoma e Përfaqësuesve me sig-uri do t’i shqyrtojë idetë ekonomike në mënyrë që të shfajësohet. Me fjalë të tjera, gjërat e mira politikisht mund të rezultojnë të jenë ide të këqija. Dhe nëse del pikërisht kështu, atëherë amerikanëve do t’u mbetet të paguajë çmimin.

Deputeti socialist Taulant Balla, prej ditësh, ndjekur nga kamera dhe kronikat bukur të gjata të një

televizioni prestigjioz si Top Channel, ka ndërmarrë një udhëtim në ‘Shqipërinë tjetër’ të tij. Me një listë në dorë e cila shenjon ish-repartet ushtarake nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes, z.Balla ‘pikturon’ me fjalë një “kundërvajtje”, ndërkohë që në sfondin pas tij shtrihen pamje mrekulluese të natyrës pikëzuar nga ndërtesa e makineri rakitike të ‘ushtrisë së pamposhtur’ të socializmit shqiptar.

Në fakt, dhe mund t’ia mvishni këtë forcës së imazhit, mendja më shumë se nëpër fjalët e deputetit, bredh nëpër gjarpërimin e vijës bregdetare, erë e ngrohtë mesdhetare që tund pishat apo ullinjtë. Pyetja, paradoksal-isht, nuk është ‘ç’bën kjo qeveri që shet ç’ka?’, por ‘si ka mundësi që gjire të tilla të ngrohta e gjithë dritë, perla të natyrës mbylleshin në grushtin e hekurt të regjimit dhe bëheshin reparte ushtarake, ndotur më bunkerë?’ Pse?

Paranoja, do të qe përgjigjja më shpjeguese, ndoshta. Për të mos e lënë pa përgjigje edhe udhëtimin guliverian të deputetit socialist nëpër Shqipëri, duhet gjetur edhe për të një shpjegim. Një arsyetim i kësaj guide anti-privatizim, a anti-turistike në daç. Arsyeja e parë, dhe për këtë nuk mund të qortohet, edhe pse do preferonim opozitë të ndershme në vend të hileqares, ka të bëjë me atë se opozitat, si rregull, qëmtojnë raste kur kapitali i tyre politik mund të rritet në dëm të pozitës. Arsyeja e dytë ndoshta është ideologjike: z.Balla, si përfaqësues i një partie të majtë, programi i së cilës rreh nga e përbashkëta, publikja dhe jo privatja, kërkon t’i mbajë në sferën e së parës dhe të mos ia lërë së dytës ish-repartet ushtarake nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtu fillon edhe gabimi i deputetit të majtë. Ai është përfaqësues i një partie që kërkon ta marrë pushtetin nesër, dhe nesër nuk është shumë larg: zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen dikur në qershorin e vitit që vjen, pra nja tetë muaj më vonë. Elektorati gri, por sidomos socialist do donte të shihte te z.Balla jo një denonciatoar, por një reformator. Një pyetje për të: çdo të bënte Partia Socialiste me repartet ushtarake të dala jashtë funksionit? Do t’i shiste? Apo do t’i mbante ashtu siç janë, muze të paranojës komuniste? Apo, kur të vinte në pushtet do preferonte t’i shiste vetë?

Të mbajturit e këtyre pronave të patundshme si pjesë e domain-it publik, për të qenë të ndershëm me veten, nuk do të përkthehej në më shumë se ca gjire të tjera bregdetare mbytur nën grumbujt e mbeturinave. Aksioni i shtetit do duhej të ishte i dyfishtë në këtë rast: edhe t’i menaxhonte, por edhe t’i rifunksionalizonte ose të investonte në to duke u ndërruar destinacion. Raporti i shqiptarit me publiken, por edhe publikja e menaxhuar nga shteti, të paktën deri më tash, janë asgjë më shumë se demonstrim i paedukatës dhe limontisë, të cilat kanë bërë lapidar në sytë dhe memorien tonë.

Në duelin publikja dhe privatja në Shqipëri, kjo e fundit e ka fituar tashmë betejën, pavarësisht ceneve. Pyetja ‘cila publike’ dhe ‘cila private’, sigurisht është tjetër gjë. Në kronikën e radhës, një shpjegim, në mos qoftë nismë e deputetit, ndoshta duhet të vijë si pyetje e gazetarit të TCh: Po plani juaj, cili është, z.Balla?

Triumfi i së gabuarës?Mirë Imami shet, po Balla a e ka një plan?

Në rast se fiton obama, sipas të gjitha gjasave do të imponojë stimuj modestë, me qëllim të shndërrimit të rimëkëm-bjes graduale, që duket se tashmë ka nisur të ndodhë në një kthim më të shpejt të punësimit. republikanët, megjithatë, janë të vendosur për një doktrinë ekonomike e dëshmuar e rrejshme, ç’është e vërteta katastrofike, në shtetet tjera. Nuk pritet që ata të ndryshojnë pikëpamje përballë përvojave të dukshme. mbi të gjitha, gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës ortodokse republikane, në asnjë aspekt të politikave ekonomike. partia mbetet kundërshtare e rregullimeve efektive financiare, përkundër katastrofës së vitit 2008; mbetet e obsesionuar ndaj rreziqeve të inflacionit përkundër viteve të tëra alarmesh të rreme. prandaj dhe nuk duket e gatshme të heqë dorë nga këndvështrimet e veta politikisht të volitshme për krijimin e vendeve të reja të punës. 

PauL krugmaN

— ALfrEd LELA

thE NEw York timEs   EDitoriaL

Në duelin publikja dhe privatja në Shqipëri, kjo e fundit e ka fituar tashmë betejën, pavarësisht ceneve. Pyetja ‘cila publike’ dhe ‘cila private’, sigurisht është tjetër gjë. Në kronikën e radhës, një shpjegim, në mos qoftë nismë e deputetit, ndoshta duhet të vijë si pyetje e gazetarit të TCh: Po plani juaj, cili është, z.Balla?

Page 20: Gazeta Mapo

Trajneri i tulipanëve tregon se bashkëshortja e tij e kishte telefonuar duke i kërkuar mendim për rezul-tatin e saktë të sfidës, që për teknikun do të ishte 1-2

Dy golat e avantazhi në 30 minutat e para nga ana e Jeremain Lens dhe Bruno Martens Indi e vunë në një pozitë shumë komode skuadrën e Luis Van Gal për vazhdimin e ta-kimit në “Nacional Arena” të Buku-reshtit, atje ku holandezët regjistru-an fitoren e 4-të në po kaq ndeshje të luajtura. Portokallinjtë e mbyllën ta-kimin me rezultatin 4-1 pasi edhe Van der Vaart e Van Persie arritën të shënojnë në portën e rumunëve që golin e vetëm e shënuan me anë të Siprian Marika. Trajneri Van Gal u shfaq shumë i kënaqur me paraq-itjen e të tijve që po ecin të sigurt dre-jt Botërorit Brazil 2014.

“Sigurisht që tani mendoj se jemi favoritët e grupit ndërsa për ven-din e dytë shikoj Rumaninë dhe Hungarinë që duhet të luftojnë me njëra tjetrën. Por mendoj gjithash-tu se edhe Turqia ka një skuadër të mirë apo më saktësisht ka një 11-tësh shumë të mirë por jo një skuadër në tërësi të mirë dhe ky është problem i tyre. Jam i kënaqur me Van der Vart pasi kishte një tjetër rol në ndryshim nga ndesh-jet e mëparshme megjithatë gjëra të bukura pasi zotëron një teknikë të lartë me topin në këmbë. Ruma-nia mu duk një skuadër shumë mirë e organizuar, por që u penal-izua nga dy golat tanë të shpejtë që e detyruan atë të sulmojë dhe kjo

na ndihmoi ne. Gruaja ime më tele-fonoi përpara ndeshjes dhe më py-eti për rezultatin dhe unë i thashë 1-2, kështu që ajo nuk ka arritur të fitojë dot bastin që ka vënë”.

Tashmë lufta në grupin D është e përqendruar tek vendi i dytë ku Hungaria dhe Rumania janë në kuotën e 9 pikëve ndërsa Turqia, Estoni dhe Andorra thjesht plotë-sojnë numrin e skuadrave në grup.

Trajneri i Rumanisë Viktor Picur-ka pranoi se rasti më i mirë për ta për të shkuar drejtpërsëdrejti në finalet e botërorit Brazil 2014 prak-tikisht ka ikur. “Ne tani na duhet të luftojmë me fqinjët tanë Hun-garinë që arriti të fitojë ndaj Turq-isë. Nuk e prisnim dhe unë person-alisht nuk e prisja një humbje me kaq gola dhe mendoj se është pak e padrejtë. Por kjo është situate jo-

në tani. Kemi humbur vetëm një betejë. Shanset për një vend të parë në grup janë minimizuar ndjeshëm pas këtij rezultati. Na duhet të përgatitemi për ndeshjet e a r d h s h m e d h e m e s h u m ë mundësi të luftojmë për vendin e dytë me fqinjët tanë Hungarinë. Në mars Holanda do të presë në shtëpi Estoninë, ndërsa Rumania do të udhëtojë drejt Hungarisë.

Van Gal: Holanda bëri qëgruaja ime të humbasë bastin

MAPO e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al20

e rrallë reagimi Bjellorusia shuan ëndrrën kualifikim për Shqipërinë U-19Nuk ka mundur dot të realizojë ën-drrën me një kualifikim mbresëlënës për në “Elite Round”, por gjithsesi ka lënë një shije të mirë kjo aventurë e Shqipërisë së 19-vjeçarëve në një grup ku kundërshtarët ishin të një kalibri vërtet të lartë. Shqipëria U-19 kishte një mungesë të madhe. Bëhet fjalë për mesfushorin Elvis Kabashi, i cili kishte plotësuar numrin e kartonëve të verd-hë dhe ishte i detyruar të pushonte. Mungesa e tij në mesfushë është ndier shumë, ndaj edhe formacionit të Stra-koshës i ka munguar frymëmarrja dhe vizioni në lojë. Ndeshja nis me kuqez-injtë tanë në sulm, teksa fitojmë një go-ditje dënimi në pozicion ballor, që në minutën e tretë. Minuta e 19-të është tepër e rrezikshme për Shqipërinë. Rasadkin vepron bukur në mbrojtjen tonë dhe gjen momentin e hapësirën e duhur për të goditur. Topi i drejtohet këndit të djathtë të poshtëm të Strako-shës, por ky i fundit stërzgjatet e devi-jon “sferën” në këndore, duke evituar një gol të sigurt. Për t’u evidentuar

minutat e 31-të dhe 35-të, kur miqtë ekzekutojnë tri goditje radhazi nga këndi. Topi drejtohet në zonën e Stra-koshës nga Gurenko, por ky i fundit spastron rrezikun me daljet e sigurta, me dy duart e ngritura lart.

Në pjesën e dytë Strakosha vendos të bëjë zëvendësimin e parë në skuadrën e tij. Nxjerr nga fusha She-hajn, në hije gjatë 45 minutave të para të lojës, duke aktivizuar Latifin. Syni-mi është i qartë, të konsolidojë edhe më tepër repartin ofensiv, sepse kërkohet doemos fitorja. Kuqezinjtë derdhen në sulm, teksa brenda pesë minutash fito-jnë dy këndore dhe godasin portën bjelloruse dy herë rrezikshëm. Protag-onist është Gjino, ndërkohë që reagimi i kundërshtarit vjen në minutën e 53-të me anë të Vasilyuchek, që provon gatishmërinë e Strakoshës. Minuta e 61-të është fatale për tanët, teksa Mus-kaj i ndërhyn në mënyrë të parregullt sulmuesit bjellorus, ndërsa kryesori nuk heziton, por tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Ekzekuton saktë

Belyavski dhe e kalon Bjellorusinë në epërsi. Goditet Shqipëria U-19 në mo-mentin e saj më të mirë. Mundohen të reagojnë futbollistët tanë, por vuajnë organizimin në mesfushë. Në minutën e 76’, lojtarët e kombëtares shqiptare janë dorëzuar pa kushte pas golit të Ko-marov. Fitorja nuk u ka bërë punë as bjellorusëve, që janë eliminuar pasi Belgjika ka mposhtur Italinë, duke u kualifikuar së bashku me të kaltrit.

sportSHqiPëRiA

Kishte ditëlindjen dhe në pushim të ndeshjes mes Kilit dhe argjentinës, gjyqtari anësor nikolas jegros vendosi t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë, një foto-kujtim me lionel mesin. Detyra zyrtare nuk e pengoi g jyqtarin negros që të ndiqte instinktin e një fansi të zjarrtë duke i kërkuar 25-vjeçarit arg jentinas një foto së bashku. nga pamjet e para, mesi është habitur për mo-mentin kur g jyqtari e ka thërritur. ndoshta ka kujtuar se do të merrte ndonjë këshillim, apo ndoshta dhe ndëshkim. por jo, g jithçka ka qenë jashtë kornizave të lojës. gjyqtari paraguaian i kërkoi asit arg jentinas një foto si kujtim për 45-vjetorin e lindjes. nëse g jesti i tij ishte kundër rregullave të FIFa-s, asnjë nuk besojmë se do t’i prishë shumë punë g jyqtarit, sepse me mbushjen e 45-vjetorit të lindjes, ai ka vendosur të lërë edhe profesionin e arbitrimit.

merr sërish ‘tapirin e artë’ mario Balo-teli. pavarësisht ndeshjes së madhe me Italinë në “san siro” kundër Danimarkës, supermario është ndalur nga programi “striscia la notizia” në lidhje me deklaratën e sulmuesit të psg, zllatan Ibrahimoviç, që ka qenë ndër të tjera edhe ish-shok skuadre me Balotelin. suedezi ka thënë për Balotelin se “është një lojtar medio-kër”, ndaj edhe emisioni i njohur i ka dhënë çmimin që e fiton zakonisht njeriu që bën një budallallëk me brirë apo që dështon tmerrësisht shumë...megjithatë, Balo nuk ka ndërmend që të bëjë polemikë: “nuk besoj se e ka thënë diçka të tillë”, - deklaron ai për Ibrën. mbase ideja se shumë shpejt do të bëhet baba, e ka zbutur sulmuesin e mançester sitit, që edhe me klubin e tij nuk i ka marrëdhëniet e mira, ndërsa për këta të fundit e ka ruajtur një “shigjetë”: “Kritikat bëhen në sy dhe jo në media”. por ajo që ka më tepër rëndësi për të në këtë moment është raporti me rafaela Fikon dhe se ka ndërmend që të jetë një “baba i mirë”.

Gjyqtari Jergos i kërkon Mesit një foto për ditëlindjen e tij

Baloteli: Do jem një baba i mirë. ibra nuk i ka thënë ato fjalë

tashmë lufta në grupin D është e përqendruar tek vendi i dytë ku hungaria dhe rumania janë në kuotën e 9 pikëve ndërsa turqia, estoni dhe andorra thjesht plotësojnë numrin e skuadrave në grup

Mavraj: Jemi në garë për kreunmërgim mavraj duket se po e shijon gjatë suksesin ndaj sllovenisë, ndërsa edhe pas kthimit në gjermani, nuk ka harruar të postojë në adresën e tij në Facebook emocionet e fitores dhe dëshirën e tij të madhe për një kualifikim në Brazil. “shumë i gëzuar për fitoren mbrëmë (të martën). jemi sërish në garë për një vend më të mirë. tani jam kthyer në gjermani që të rikthe-hem me skuadrën”, shkruan mavraj, që së bashku me cenën kompletojnë qendrën e mbrojtjes

Shqipëri-Kamerun më 14 nëntorshqipëria do të luajë një miqësore ndaj Kamerunit të samuel etosë. lajmi është bërë zyrtar nga drejtuesit e Federatës shqiptare të Futbollit, sipas të cilëve, është arritur marrëveshja mes dy federatave dhe ndeshja do të luhet në mesin e muajit nëntor, më saktësisht më 14 nëntor. takimi, sipas të gjitha gjasave, do të luhet në zvicër, në stadiumin e gjenevës (nuk është vendosur ende zyrtarisht) dhe pritet që të dyja skuadrat të luajnë me lojtarët e tyre më të mirë.

Page 21: Gazeta Mapo

preç Zogaj është kandidati nga Shqipëria për çmimin “Balkanika”. juria ka përzgjedhur si kandidat për çmimin më të rëndësishëm letrar për rajonin një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të spikatur të gjeneratës së viteve tetëdhjetë, me përmbledhjen me poezi “një ngjarje në tokë”. ardhja e Zogajt në letërsinë shqipe u prit si një risi nga botuesit, shkrimtarët, kritikët dhe lexuesit e poezisë qëkurse botoi vëllimin e parë poetik “emrat tuaj” në vitin 1985. më pas, ai ka botuar vëllimet “e pakryer”, “a thua do të vish duke qeshur”, “Qielli i gjithkujt”, “Këmbësor në qiell”, “Kalimi”, “pas erës së re”, “Gjallë unë pashë”, “nuk ndodh asgjë veç dashurisë” etj. në vitin 1999 preç Zogaj ka marrë çmimin kombëtar “penda e argjendtë” për vëllimin poetik “Kalimi”, si libri më i mirë i vitit. në vitin 2007 e ka përsëritur ketë sukses me vëllimin “Gjallë unë pashë”. preç Zogaj është një prej poetëve shqiptarë më

të përkthyer jo vetëm në antologji dhe revista të ndryshme letrare, por, çfarë është e veçantë, edhe në vëllime me poetikë më vete. në vitin 1995 shtëpia botuese franceze “l’esprit de la peninsules” botoi nga Zogaj vëllimin “terre sans continent” (tokë pa kontinent), ku u përfshinë rreth gjashtëdh-jetë poezi të përzgjedhura nga librat e autorit para hapjes demokratike të vendit. në vitin 2011 shtëpia botuese “mondus press” e universitetit të Dallasit, ShBa, botoi vëllimin me poezi të zgjedhura nga Zogaj, “occurrence on earth” (ngjarje në tokë). Ky vëllim i përkthyer nga poeti dhe studiuesi i mirënjohur shqiptar Gjekë marinaj, u prezantua vitin e kaluar në Cansas City, në konferencën e përvitshme të lidhjes së përkthyesve amerikanë. juria shqiptare e çmimit “Balkanika” përzgjodhi pikërisht këtë vëllim të Zogajt për të përfaqësuar vendin tonë në këtë konkurs për botimet e vitit 2011.

Preç Zogaj është kandidatura shqiptare në “Balkanika”

ekspozita “Ikona shqiptare”, që u çel dje në Galerinë Kombëtare të arteve, është një retrospektivë e historisë së ikonografisë në vendin tonë

shpata dhe Përkrenarja e skënderbeut në Tiranë për 100 mijë dollarënjë ditë pasi Komisioni i edukimit dhe mjetet e Informimit publik kaloi marrëveshjen e bashkëpunimit mes austrisë dhe Shqipërisë për huadhënien e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut vjen dhe lajmi i mirë. objektet e heroit tonë kombëtar do të vijnë në Shqipëri më 20 nëntor. Kostoja e sjelljes së tyre për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë. Kjo është vendosur pas konsultimeve që janë bërë mes specialistëve të muzeut mesjetar të austrisë, ku dhe ndodhen përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut dhe muzeut Historik Kombëtar. objektet me vlerë historike për vendin tonë do të ekspozohen më 27 nëntor në pavijonin e mesjetës në muzeun Historik Kombëtar. Disa muaj më parë një grup ekspertësh austriakë erdhën në tiranë për të parë nëse muzeu Historik Kombëtar i plotësonte kushtet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së dy ekzemplarëve të rrallë. ata i dhanë “oK” kushteve që ofronte muzeu ynë Kombëtar, por duhej të plotësohej edhe një kusht tjetër: baza ligjore për të bërë të mundur huadhënien e objekteve që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore nga një shtet në një shtet tjetër. për këtë shërbeu vizita e kryeparlamentares austriake Barbara prammer, e cila premtoi se parlamenti austriak do të miratojë brenda këtij muaji aktet ligjore që do t’i hapin rrugë huadhënies për një afat 3-mujor të përkrenares dhe shpatës e Skënderbeut, për një ekspoze në muzeun Historik Kombëtar në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut do të ekspozohen në pavijonin e mesjetës, në kushte të plota të sigurisë.

Ekspozita

Festivali

Ikona që paraqet Kostandinin e Madh, hipur mbi një kalë të murrmë, i cili marshon me ush-tarët e tij drejt luftës në Tiber,

ku dhe prijësit i është shfaqur kryqi, është përzgjedhur si imazhi i ekspoz-itës “Ikona shqiptare” të shek. XIV-XX që u çel dje në Galerinë Kom-bëtare të Artit. Ikona e Kostandin dhe Athanas Zografit i përket vitit 1765, dhe është zbuluar vitet e fundit në Korçë, është një prej 47 ekzem-plarëve të rrallë që janë ekspozuar në GKA në kuadër të 100-vjetorit të Pa-varësisë. “I kam përzgjedhur këto objekte si përpjekje për të ilustruar zhvillimin e ikonografisë në territo-rin shqiptar. Ikonat i përkasin shek-ujve XIV deri XX, dhe nga fillimi në fund ekspozita është një retrospe-ktivë e historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shek. XIV deri te një iko-në e vitit 1920, pikturuar nga Spiro Xega. Në këtë përzgjedhje dymbëd-hjetë ikona vijnë nga Muzeu Kom-bëtar ‘Onufri’, Berat; tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak Ungjilli, nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë; ndërsa pjesa tjetër është fond

i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tira-në” -u shpreh drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Ruben Shima, në çelje të kësaj eskspozeje. Ekspoz-ita nis me disa ekzemplarë me autorë anonimë të shek. të 14-të dhe vijon më pas me veprat e Onufrit, David Sele-nicës, Johan Çetiri, Kostandi dhe Athanas Zografi, Kostandin Shpata-raku, Vangjel Zengo dhe mbyllet me Spiro Xegan. Koleksionet i përkasin një pjesë fondit të Galerisë Kom-bëtare të Arteve, Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë dhe Muzeut Kombëtar ‘Onufri’ në Berat.

Gjendja e tyre është relativisht e mirë. Disa prej tyre duket se i janë nënshtruar vitet e fundit restaurim-it, edhe pse dëmtimet e rënda si dj-egiet janë të parikuperueshme. Ato më delikatet janë mbyllur me xham për t’u mbrojtur. Më të dëmtuarat ja-në ikonat që vijnë nga Muzeu i Bera-tit. “Gjendja e tyre është komplekse dhe variabël në muze të ndryshëm. Problematikë shfaq Muzeu i Beratit për shkak të kushteve dhe hapësirat në të cilat mbahen dhe ruhen këto ikona. Këto artefakte kanë nevojë të vazhdueshme për ndërhyrje dhe ku-

jdes nga ana e institucioneve përgjegjëse. Ka ikona që janë restau-ruar shumë vite më parë, por që sot janë të paprezantueshme për publi-kun për shkak të dëmtimeve që ka-në”- ngre shqetësimin e tij drejtori Shima. Në muzeun e Korçës, sipas Shimës, ndodhen disa ekzemplarë të rrallë që janë dhe pjesë e këtij kolek-sioni.

Galeria Kombëtare e Arteve ka në fondin e saj një koleksion të rëndë-sishëm ikonash, kryesisht pasbizan-tine, të cilat datojnë prej shek. XIV deri në shek. XX. “Shqipëria ka qenë një qendër e rëndësishme e ikono-grafisë në Ballkan. Ikonografia njeh një lulëzim në periudhën pasbizan-tine në këtë territor. Kësaj periudhe i përkasin edhe autorët e shquar iko-nografë si Onufri, David Selenicasi, Zografi dhe Kostandin Shpataraku, Zengo etj. Për të gjithë këta atdheu i tyre ishte parajsa, ishte jeta qiellore”- shpjegon Shima, teksa tregon një nga një ikonat e ekspozuara në sallën e madhe të GKA-së. Tradita e artit iko-nografik në Shqipëri vazhdoi deri në vitin 1964, kohë kur aktiviteti fetar në vend mori fund. A.Tuci

Ruben Shima: Muzeu “Onufri” nuk ka kushte për ruajtjen e ikonave

21MAPOe enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

Çmimi

Giffoni, “udhëton” nga Durrësi në shkodërnëse një vit më parë “Giffoni Shqipëria” e ngriti siparin në Shkodër, edicioni i tetë i të vetmit festival për fëmijë dhe të rinj në Shqipëri u çel në Durrës. prej dy ditësh projeksionet e filmave janë realizuar në teatrin “aleksandër moisiu”. programi i filmave si çdo vit parashikon prodhimet më të mira kinematografike të realizuara këto dy vitet e fundit në vende të ndryshme të botës. tematikat që sjellin në ekranin e madh janë të larmishme, tema sociale, të marrëdhënieve delikate mes adoleshentëve, por edhe realizime që përcjellin mesazhe të forta sensibilizuese përmes gjetjeve artistike të regjisorëve. Drejtori ekzekutiv i festivalit, namik ajazi, duke e parë këtë format si një mundësi të vetme për t’i afruar të rinjtë drejt kinemasë, e sjell këtë festival në edicionin e tetë, pavarësisht vështirësive financiare. Vetëm pak ditë më parë, Claudio Gubitosi, themeluesi i formatit “Giffoni Film Festival”, duke shprehur admirim për të rinjtë shqiptarë që bëhen çdo vit pjesë e këtij festivali në Itali, theksoi se Shqipëria këtë vit do të bëhet qendra e Ballkanit. “Free to Fly” (mbi 13 vjeç) dhe “Y Generation” (mbi 16 vjeç) janë dy juritë e festivalit që në përfundim të projeksioneve japin votën e tyre për filmin që u ka pëlqyer më shumë.. pas Durrësit, “Giffoni” do të udhëtojë nesër drejt Shkodrës, për të vazhduar një traditë që ka nisur nga ky qytet tetë vite më parë. edicioni i tetë do të përmbyllet në tiranë, ku jurisë shqiptare i bashkohet edhe ajo ndërkombëtare, me të rinj që vijnë nga Italia, Kosova, maqedonia dhe mali i Zi.

Gjendja e tyre është relativisht e mirë. Disa prej tyre duket se i janë nënshtruar vitet e fundit restaurimit, edhe pse dëmtimet e rënda si djegiet janë të parikuper-ueshme

Kopertina e librit të Preç Zogajt

armët e skënderbeut

Festivali “Giffoni”

ikona që paraqet Kostandinin e Madh

Page 22: Gazeta Mapo

6 6 3 2 4 5

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:001, 222, 246, 263, 329, 415, 422, 556, 643, 759, 795, 939.Numra me 4 shifra:1136, 1596, 1892, 2156, 2632, 2895, 3166, 4479, 4576, 4841, 5414, 5675, 6324, 6514, 6523, 8152.Numra me 5 shifra:12811, 23201, 25968, 31531,

33764, 45196, 54930, 56212, 63215, 69587, 81632, 90568.Numra me 6 shifra:145465, 148654, 152635, 159687, 256522, 514623, 526369, 529587, 552641, 625749, 645918, 718998, 743324, 852154, 879548.Numra me 7 shifra:2065022, 5235641.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

MAPO22

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Disa shfryrje nervash që duan të shfaqen në mo-mentet më të papër-shtatshme janë shenjat që tregojnë nervozizmin tuaj të tepruar. hëna në kuadraturë në shenjën e Bricjapit po ju shtyn të silleni si femije. Mendo-huni dhe ndryshoni.

Forma mund të jetë shumë e bukur dhe mund tu tërheqë, por mund tu tërheqë aq shumë sa t’ju bëjë të harroni arsyen.Fatmirësisht plantetet në shenjën e Bricjapit do t j u n d i h m o j n ë t ë qëndroni me këmbë në tokë.  

Ndonjëherë autostima juaj duhet të rritet për shkak se ju jeni shumë kri-tikë me veten tuaj. Prezenca e Venusit rrit faktorin tuaj tërheqës, dhe do ju japë mundësi ta vini atë në provë. Të jeni të sigurt që do të merrni re-zultate të mira.

Shumë impenjime në fushën profesionale po ju largojnë nga miqtë dhe nga partneri juaj. Mundo-huni ta rreguloni këtë sa më parë pasi tranziti i Ve-nusit në shenjën e Akrepit, bën që të jenë nën tension më të madh raportet tua-ja me personat që ju doni.

Saturni në aspekt pozitiv mbron financat tuaja dhe ju bën më të kujdesshëm me shpenzimet. Ky do të ishte momenti më i për-shtatshëm për të bërë in-vestime. Nëse intuita juaj nuk ju gënjen zakonisht, mund të provoni të jeni të guximshëm.

Për faj të planeteve në shenjën e Bricjapit, sot edhe pse ju nuk dëshironi të jeni pjesë e ndonjë kon-flikti, nuk do të rrini ta evi-toni dot. Sidomos në planin profesional situata do të jetë e vështirë. Mun-dohuni t’i bëni ballë me durim dhe me pak ironi.

Venusi jo harmonike në shenjën e Akrepit po vë në provë shumë të vështirë nervat tuaja dhe mbi të gjitha, nervat e personave që ju rrethojnë. Prej disa kohësh në fakt nuk flitet dot me ju dhe jeni të gatshëm të shpertheni për gjënë më të vogël.

Kundërshtia e Hënës i shtohet asaj të Mërkurit dhe të plutonit dhe kon-tribuon jo pak për tu bërë të ndiheni akoma më të lodhur, të pakënaqur dhe të zhgënjyer në shumë as-pekte. Mos u demoralizo-ni pasi rrota do të rrotulo-het së shpejti per ju.

Vetëm Neptuni këmbën-gul që tu bezdisë, pasi të gjithë planetet e tjerë duan kush e kusht t’ju përkëdhelë më parë. Mbajini mirë sytë hapur pasi mund t’ju vjedhin, por në dashuri dhe në punë nuk duhet të shqetësohe-ni pasi cdo gjë shkon mire.

Hëna dhe Mërkuri në shenjën e Bricjapit ju shpallin një periudhë të kënaqshme dhe shumë të favorshme me mundësi për të vazhduar gjatë. do të rriten brenda jush duri-mi dhe pjekuria. Sot mund të jetë dita e duhur për të kërkuar një rritje të rrogës.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. Emër e nderim i madh që fiton dikush me veprat e tij. 5. Gatim me pa-tate. 9. Lokal për pije. 11. Instituti Juridik. 12. Familje gjuhësh, në të cilën hyjnë hungarishtja, finlandishtja dhe gjuhë të tjera të ngjashme me to. 13. Enë e ushtarit për të ngrënë. 14. Në këtë ditë. 15. Luma, këngëtare. 18. Tak-së shtesë që vihet nga shteti për disa mallra. 21. Merret me diçka sa për të kaluar kohën. 26. Jeta e përditshme gjithmonë njëlloj. 28. Në vendin e vet, ashtu si duhet. 28. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të trashë, me gjethe të mëdha, të dhëmbëzuara. 31. Tirana në makina. 32. Lumë i vendit tonë. 35. Burim. 36. Përemër vetor. 37. Enë laboratorike. 39. Vend me ujë të ndenjur e baltë. 42. Zhiti, poet. 44. Tërësia e vetive të një njeriu, të cilat ai përpiqet t'i vërë në dukje në çdo kohë. 45. Me qëllim, me paramendim. 46. Vasi, regjizor i njohur. 47. E mbushur deri në grykë.

Vertikalisht:1. Kallëzim popullor për një ngjarje të së kaluarës, për një figurë historike etj. 2. Antonio, kompozitor i famshëm italian. 3. Një ditë më parë. 4. Batu-ta pa të forta. 5. Fotografi me përmasa të mëdha e një personi të njohur. 6. Objekte fluturimi jashtëtokësore. 7. Lapi, aktore humoriste. 8. Ent Ndër-timi. 9. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejt të parëve të përbashkët. 10. Chriss, këngëtar. 15. Periudhë kohe. 16. Kryeqyteti i Kilit. 17. Kënga më e bukur e një këngëtari. 19. E bëri e plotësoi një punë, ose e ... 20. Dallgë e madhe që shkaktohet nga një tërmet. 22. Koliqi, studiues e publicist i njo-hur. 23. Përemër vetor. 24. Tokë që ka kohë pa u punuar. 25. Kujdes e pjekuri në veprime e në të folur. 27. Flori. 30. Jani i Rilindjes. 33. Xhani, ish-futbol-list i famshëm italian. 34. Në formë vezake. 38. Pjesëz mohuese. 40. Hap, ose... 41. Lëng që del nga syri. 43. Institut Studimesh.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12

13 14 15 16

17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27

28 29 30 31

32 33 34 35

36 37 38 39 40 41

42 43 44

45 46 47

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

2 1 63 7 8 9

9 2 5 33 6 4 1

1 7 5 8

8 3 4 56 2 9

7 962 3 4 1

9 4 21 7

3 8 17 6 48 35 4 6

M E R E M E N T I M I S T A D

O E R A H U Q Z B A T I M I

G O V A T A B H O D A I K

A O K E R P A N R M T

D O K U M E N T A R O P T I K A

I K I N E U T R A L E A T

S A M O V A R R E C I D I V

H I D E G R I S S A L D I M

O I S K U O A Z N A J A

B U N A T U T P L A C K A

5 2 6 3 2 5 4 1 5 2 5 9 8

5 7 4 8 5 4 1 5 2 6 3 5 2

1 0 2 2 2 1 5 4 6 5 9 8 5

7 4 8 5 4 1 5 2 0 1 2 6 3

5 2 1 0 2 5 6 4 1 4 5 8 7

9 5 4 8 9 4 0 5 2 1 0 2 3

3 3 6 2 0 1 5 4 7 8 9 5 4

8 5 4 1 1 2 1 5 8 6 3 2 0

1 5 5 5 6 6 4 1 5 9 8 7 8

4 8 5 1 5 2 6 3 2 0 1 5 2

6 3 5 2 9 8 7 4 8 5 4 1 5

2 6 3 2 5 1 4 5 2 6 3 2 0

1 5 7 4 8 5 4 1 5 2 6 3 1

ëShtë 96 VjeçAr – U Bë BABA

Ramjit Raghav nga India është mashkulli më i vjetër në botë që është bërë baba. Ai është 96 vjeçar dhe tashmë e ka thyer rekordin personal. Para dy vitesh, atij i lindi djali Karamjit dhe asokohe, Raghav e fitoi për herë të parë titullin e babait më të moshuar. Edhe pse atëherë u betua se ai ishte fëmija i tij i fundit, Ramjit dhe gruaja e tij 54-vjeçare Shakuntala, muajin e kaluar u bënë me një djalë tjetër, të cilit ia vunë emrin Ranjit. “Çfarë të bëj? Ky është vullneti i Zotit. Ai ka dashur që unë të kem një fëmijë tjetër”, ka deklaruar 96-vjeçari

E ENJTE, 18 TETOR 2012www.MAPO.AL

Sot do të jeni ju protago-nistët e ditës falë prezencës së Hënës, Plu-tonit dhe Mërkurit në shen-jën tuaj. Këto influkse e rri-sin humorin tuaj dhe ju bëj-në të jeni më të predispo-zuar ndaj të tjerëve. Ka mundësi të merrni një tele-fonatë shumë interesante.

Të frymëzuara nga këngëtarja Mariah Carey, shumë nëna në pritje kanë vizatuar barkun e tyre të fryrë me figura të ndryshme. Më poshtë u sjellim disa vizatime interesante të barkut të shtatzënave...

Fitorja është në duart tu-aja. është ajo cfare do tu thotë Marsi dhe edhe më dyshuesit prej jush do të duhet të pranojnë që gjërat po shkojnë ashtu si duhet për ju. Ndiheni në gjendje për të pushtuar botën, dhe mund ta bëni me veprimet e duhura.

VIzAtIme Në BArKUN e ShtAtzëNAVe

Page 23: Gazeta Mapo

o.P Latas, Le Courrier des Balkans

Ai u bë Kryeministër më 15 shkurt 1991, ditën që mbushi 29 vjeç. Përkrahës i Milosheviçit, ai “mbështeti” trupat malazezë të angazhuar në frontin e Dubrovnikut, më pas i prishi marrëd-hëniet me mentorin e tij serb dhe e udhëhoqi Ma-lin e Zi drejt pavarësisë dhe integrimit europian. I konsideruar si një nga politikanët më të pasur të botës, Milo Gjukanoviç vazhdon të jetë “gosp-odar”, zoti i gjithëpushtetshëm i Malit të Zi.

Milo Gjukanoviç ishte beniamini i “brezit”, por bashkë me sllovenin Milan Kuçan, është i mbijet-uari i fundit i brezit të udhëheqësve politikë të shpërbërjes së Jugosllavisë, pas vdekjes së Sllo-bodan Millosheviçit, Alija Izetbegoviçit, dhe Kiro Gligorovit.

Lindi në Nikshiq në vitin 1961, e zbuloi poli-tikën në bankat e gjimnazit duke u angazhuar në radhët e rinisë socialiste. U lidh shumë shpejt me kuadro që kishin më shumë përvojë në Ligën e komunistëve malazezë: Momir Bulatoviç dhe Sve-tozar Maroviç. Kjo treshe drejtoi “revolucionin antiburokratik” të janarit 1989, një puç i vërtetë që përfundoi me largimin e drejtuesve të vjetër të Ligës.

Drejtuesit e rinj, besnikë të Sllobodan Millo-sheviçit, e futën Malin e Zi në politikën naciona-liste dhe luftarake të Beogradit. Ndërsa Milo Gju-kanoviç u bë kryeministër i republikës së vogël të federuar në shkurt 1991, ishin ushtarët malazezë që sulmuan qytetin e Dubrovnikut vjeshtën që er-dhi më pas. Milo Gjukanoviç inkurajoi trupat në front, u bëri thirrje për të luftuar ustashët.

Shkëputja e vitit 1997Pas Marrëveshjes së Dejtonit (nëntor 1995) që

i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë, Milo Gjukanoviç e kuptoi në kohën e duhur se historia do të ndërronte drejtim. Ai e shtyu Partinë De-mokratike të Socialistëve (DPS), trashëgimtare e ish-Lidhjes së Komunistëve, të distancohej grad-ualisht nga Beogradi. Kjo linjë e re politike shkak-toi shkëputjen, e cila u vulos përfundimisht në vitin 1997. I gjendur në minorancë, Momir Bula-toviç krijoi një parti të re, Partinë Socialiste Pop-ullore (SNP), ndërsa Milo Gjukanoviç, Svetozar Maroviç, Filip Vujanoviç dhe Milica Pejanoviç–Durisiç ruajtën kontrollin e aparatit të DPS.

Më 5 tetor 1997, Milo Gjukanoviç u zgjodh Pres-ident i Republikës, duke mundur në një betejë të ashpër Momir Bulatoviç. Fitorja e ekipit të ri u konfirmua edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 1998.

Ndërsa Kosova po shkonte me shpejtësi drejt luftës, drejtuesit malazezë ruajtën një linjë ekui-libri të rafinuar. Vendi priti refugjatë shqiptarë, si edhe luftëtarë të UÇK-së, por kjo nuk e mbrojti nga bombardimet e NATO-s në pranverë 1999. Milo Gjukanoviç kërkoi ndalimin e bombardime-ve, duke treguar në të njëjtën kohë vijën e tij “pro perëndimore”. Për më tepër, paraja ndërkom-bëtare rrodhi lumë: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ndihmuan në trajnimin e pol-

icisë malazeze, e cila u kthye në një armë të vër-tetë në përballjen me Beogradin, duke u bërë në të njëjtën kohë garda pretoriane e Milo Gju-kanoviçit dhe baza e kontrollit të tij mbi shoqëri-në malazeze.

drejt pavarësisë Milo Gjukanoviç, i mësuar vetëm me suk-

sese, pësoi një “dalje nga rruga” më 5 tetor 2000, kur fitoi opozita demokratike serbe, të cilën ai e kishte mbështetur dhe financuar. Nga sot-nesër, perëndimorët u entuziazmuan nga “Serbia e re demokratike”, duke harruar Malin e Zi dhe pre-tendimet e tij autonomiste, tashmë të perceptu-ara si “anakronike”.

Ky ndryshim qëndrimi nuk ishte vetëm me fjalë, sepse shumë shpejt u ndërprenë kreditë që vërshonin deri atëherë në Malin e Zi, duke e ven-dosur vendin në një situatë shumë të vështirë. Opozita “unioniste” gjeti një figurë të re reference në Beograd, Vojislav Koshtunicën, më “i paraq-itshëm” se Sllobodan Millosheviç.

Gjatë zgjedhjeve të prillit 2001, DPS për pak humbi pushtetin në përfitim të SNP: asnjëherë Mali i Zi nuk kishte qenë kaq afër alternancës.

DPS duhet të zgjerohet për të mbijetuar: ajo u hap ndaj Partisë Social–Demokratike (SDP) madje bëri edhe një aleancë jetëshkurtër me Aleancën Liberale të Malit të Zi (LSCG), e cila kishte si qëllim formimin e një “blloku malazez” të bashkuar përballë partive pro-Beograd. Sidomos, DPS e radika-lizon gjithnjë e më shumë ligjërim-in e saj për sovranitet, duke prem-tuar një referendum që do të mbahet më 22 maj 2006, sipas rregullave ad hoc të diktuara nga Bashkimi Europi-an. Është koha e duhur që Milo Gju-kanoviç të paraqitet si “babai i pavarë-sisë”.

Klani i Europës “Etapa” vijuese e itinerarit të tij

është natyrisht futja e Malit të Zi në rrugën e integrimit europi-an, por në lidhje me këtë pikë, Milo Gjukanoviç ndoshta nuk është personi më i për-shtatshëm.

Europianët mendojnë se drejtuesi i “vjetër”, tashmë 50 vjeç, duhet të lirojë vendin, por sidomos, mendojnë se emri i Mi-lo Gjukanoviçit është shumë i lidhur me trafiqet – që prej viteve të sank-sioneve dhe embar-gos dhe deri tek trafiqet aktuale të drogës. Në fund të vitit 2010, ata

kërkuan tërheqjen e tij shumë relative nga jeta politike, për t’i dhënë Malit të Zi statusin e vendit kandidat.

Kryeministër u bë i riu Igor Luksiç, por Milo Gjukanoviç ruajti presidencën e DPS dhe qëndroi “gospodar”, zoti i gjithëpushtetshëm i vendit, duke u marrë në të njëjtën kohë me menaxhimin e bizneseve të tij. Kthimi i tij në krye të listës së “Për një Mal të Zi europian” bëri që disa në Bruk-sel të kërcasin dhëmbët...

Në të njëjtën kohë, klani ka pësuar disa të çara, me luftën e hapur që kundërvuri Milo Gjukanoviç me “zotin e Budvës”, Svetozar Maroviç. Megjithatë, hapësira për të vepruar e këtij të fun-dit është shumë e kufizuar: Mali i Zi ka vetëm një “gospodar”, vetëm një zot, dhe Milo Gjukanoviç bën pjesë në rrethin shumë të ngushtë të 20 dre-jtuesve politikë më të pasur të botës...

*PërkTheu: BlerTa hySka

MAPO 23e eNjte, 18 tetor 2012www.mapo.alfaqja e fUndiT

SOTBeteja e Dyrrahut (Durrësi i sotëm) u zhvillua më 18 tetor 1081 ndërmjet perandorisë bizantine të udhëhequr nga perandori aleks i komneni dhe Normanëve të italisë së jugut nën Dukën e puljes dhe kalabrisë robert giskardi. Beteja përfundoi me fitoren e Normanëve.

pas pushtimit të italisë nga Normanët perandori bizantin mikeli Vii e fejoi të birin me të bijën e robert giskardit. kur mikeli u rrëzua nga froni, roberti e mori këtë si shfajësim për të pushtuar perandorinë Bizantine në vitin 1081. ushtria e tij rrethoi Dyrrahun, por

flota u mund nga venedikasit. më 18 tetor, Normanët u përplasën me një ushtri bizantine të prirë nga aleks i komneni në periferi të Dyrrahut. pas fitores, Normanët u futën në Dyrrah në shkurt 1082 dhe përparuan duke kapur shumicën e maqedonisë dhe thesalinë.

18 tetor

1081

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] cEL: 068 20 55 477

Drejtor: Artur Zheji kryeredaktor: Arion SuLo. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BoGdAni. Politika: nevila Përndoj, fejzi BrAuShi. Kronika: Leonard BAKiLLAri, dashamir BiçAKu Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxhA. Sociale: jonida TAShi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: jeton SELiMi. Komentatorë&Analistë: Gentian ELEZi, Arjan VASjAri, Prof. Asoc. dr. Adrian ciVici. Karikatura: Bujar KAPExhiu. Faqosja: florenc ELEZi. ilir driZAri, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çiLi. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj fishta pranë uET

Beteja e dyrrahut

Ndërsa kosova po shkonte me shpejtësi drejt luftës, drejtuesit malazezë ruajtën një linjë ekuilibri të rafinuar. Vendi priti refugjatë shqiptarë, si edhe luftëtarë të uçk-së, por kjo nuk e mbrojti nga bombardimet e Nato-s në pranverë 1999. milo gjukanoviç kërkoi ndalimin e bombardimeve, duke treguar në të njëjtën kohë vijën e tij “pro perëndimore”...

‘ZoTi’ i PALëKundShëM i MALiT Të ZiMilo GjukaNoviç

email: [email protected][email protected]

Page 24: Gazeta Mapo

24 MAPO e enjte, 18 tetor 2012www.mapo.al

CmYK

GERALDINA E SHQIPTARËVEBIOGRAFI E AUTORIZUAR

Mbretëresha Geraldinë, e bukur si një princeshë përrallash, qëndroi vetëm për disa muaj në fronin e një monarkie plot intriga dhe komplote, në krah të bashkëshortit të saj, Mbretit Zog, nën klimën e fashizmit. Më pas, fati i tyre do të ishte lufta dhe mërgimi, pasi fashistët, nazistët dhe së fundi njëri prej regjimeve më të egra komuniste morën në dorë drejtimin e vendit të tyre të dashur, të bukur, por të varfër, ballkanik.Kjo është biogra� a e autorizuar e një Mbretëreshe të hijshme, madhështia e së cilës mplekset me hidhërimin dhe pasigurinë. Nëpërmjet këtij rrë� mi ajo tregon se si i ka qëndruar pranë burrit të saj mysliman, Zogut, si edhe për përkushtimin e ndaj popullit shqiptar gjatë kohës që ishte në mërgim. Jeta europiane e paraluftës është vënë përballë historive të arratisjes, shpresave dhe dashurisë së kësaj gruaje trime.

Gwen Robins u lind në Australi, por u rrit në Zelandën e Re. Ajo jeton prej tridhjetë e gjashtë vjetësh në Angli, në një shtëpi të shekullit të gjashtëmbëdhjetë në Oksfordshajër, me bashkëshortin e saj danez.

Ish-gazetare e Fleet Street, ajo u bë shkrimtare njëzet vjet më parë. Robins ka shkruar njëzet libra, kryesisht, biogra� të grave të shquara, si: Vivien Leigh, Margaret Rutherford, Agata Kristi, princeshës Greis, të Monakos, Barbara Kartlandit dhe, së fundmi, Mbretëreshës Geraldinë të shqiptarëve.

Çmim

i: 80

0 L

9 789995 639730

ISBN: 978-99956-39-73-0

GERALDINA E SHQIPTARËVE Biogra� e autorizuar

GWEN ROBYNS

14 / S

CRIP

TA M

ANEN

T

14

Gwen

ROBYNS

GERALDINA E SHQIPTARËVE

BIOGRAFIA E GERALDINES

Gwen Robyns

Promovimi i librit bëhet ditën e enjte, 18 tetor, ora 18:00 në hollin e Universitetit Europian të Tiranës

RRËFIMI I MBRETËRESHËS SË SHQIPTARËVE për autoren britanike Gwen Robyns: Jeta në Budapest, ballot dhe mëtuesit

hungarezë, fotoja e saj me të cilën Zogu ‘u dashurua’, takimi i parë me Mbretin shqiptar dhe martesa me të, mosdurimi

për ‘të ngjiturin’ kontin Çiano, sulmi italian dhe largimi nëpërmjet Greqisë në Mercedes-in e kthyer në ambulancë për

Mbretëreshën lehonë, rrugëtimi rraskapitës nëpër Europë, e deri te jeta e trazuar në Marok, Spanjë e Afrikën e Jugut